Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

Zgjedhjet peng i “Krizės Rama”

 

Mero Baze

 

Socialistėt po mėdyshen tė futen nė garėn elektorale pėr zgjedhjet vendore nėn peshėn e problemeve qė i hapen kryetarit tė Partisė Socialiste nga rezultati i mundshėm, negativ i kėtyre zgjedhjeve. Edi Rama, i cili u ngjit nė krye tė Partisė Socialiste pas dorėheqjes sė Fatos Nanos, tashmė e ka tė vėshtirė tė pėrballojė garėn kombėtare tė kėsaj partie dhe garėn e tij, lokale nė Tiranė, pasi rrezikon tė humbasė gjithēka. Llogaritė e tij janė tė pastra. Njė futje nė garė nė kėtė kohė i rrezikon atij jo vetėm Bashkinė e Tiranės, por dhe postin nė krye tė PS-sė. Kėrkesat e tij janė qė zgjedhjet tė shtyhen pafundėsisht, duke u kapur pas afateve kohore tė listave, vonesa, tė cilat i ka shkaktuar vetė. Shkaku real ėshtė se Rama do qė tė mbyllė ēėshtjen e presidentit dhe rizgjedhjen e tij brenda partisė para zgjedhjeve. Nėse ai garanton postin e kryetarit para zgjedhjeve, pastaj ato nuk kanė mė ndikim nė karrierėn e tij nė krye tė PS-sė. Nga ana tjetėr, kėto janė zgjedhjet e para nė opozitė pėr Partinė Socialiste dhe qysh prej vitit 1992 kjo parti nuk ka marrė pjesė nė asnjė palė zgjedhje qė s`ka organizuar vetė. PS-ja ka marrė pjesė vetėm nė zgjedhje pas vitit 1997-tė deri mė 2005-sėn dhe ka bojkotuar zgjedhjet e vitit 1996-tė. Pra, ky ėshtė testi i parė, elektoral i kėsaj partie nė opozitė dhe si i tillė ėshtė realisht njė test pėr frymėn perėndimore tė saj dhe aftėsinė e saj pėr tė shkuar nė zgjedhje, qė nuk i pėrgatit vetė. Nė tė gjitha rrethanat kėto zgjedhje i kanė parametrat shumė herė mė pozitivė se ēdo zgjedhje qė ka bėrė Partia Socialiste. Lista e zgjedhjeve ėshtė mė e mira, pasi ėshtė pėrmirėsuar lista e vitit 2005-sė, tė cilėn vetė socialistėt e kanė quajtur mė tė mirėn. KQZ-ja ėshtė mė e balancuar se kurrė dhe nuk i ngjan fare dy KQZ-ve qė kanė shpallur kryetar bashkie Edi Ramėn. E para ka qenė 6 me 1 nė favor tė Partisė Socialiste, e dyta ka qenė 5 me 2 nė favor tė Partisė Socialiste dhe falė  kėtij shpėrpjestimi, Rama ėshtė bėrė dy herė kryetar bashkie. Certifikatat pėr herė tė parė kanė tė gjitha elementet e sigurisė dhe kanė tė pėrcaktuar edhe njėsinė vendore qė i ka shpėrndarė. Nga ana tjetėr, kėto janė zgjedhjet e para, pėr tė cilat mė e interesuar se kushdo qė tė jenė tė pacenuara, ėshtė vetė qeveria, pasi ajo ka nevojė tė ketė njė certifikatė pastėrtie deri nė vitin 2009-tė, kur tė bėhen zgjedhjet parlamentare. Nė kėto kushte, asnjė arsye qė paraqet opozita nuk ėshtė bindėse, pėrveē planit real tė Edi Ramės pėr tė shmangur testin elektoral.

Por mė bindės se nė pėrpjekjen e tij pėr t`u shmangur nga testi elektoral, Edi Rama ėshtė bindės nė aftėsinė e tij pėr tė vendosur njė diktat mbi PS-nė pėrmes kėtij bojkoti. Duke udhėhequr bllokimin e zgjedhjeve, Edi Rama radikalizon situatėn brenda PS-sė dhe bėn tė heshtin gjithė zėrat gjysmė pro tij e gjysmė kundėr. Ai ėshtė pas kėsaj i plotpushtetshėm pėr t’i ndarė kundėrshtarėt e tij brenda partisė. Kush do tė dalė nga skema e bllokimit tė zgjedhjeve, rrezikon tė shpallet dezertor dhe kėshtu Rama ka siguruar bashkė me prishjen e zgjedhjeve edhe prishjen e aleancave tė heshtura brenda tij, tė cilat i shikon si rrezik nė zgjedhje dhe pas zgjedhjeve. Pra, nė gjithė kėtė histori bllokimi tė pashembullt tė zgjedhjeve, nuk kemi shkaqe reale, politike qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet elektorale, por thjesht shkaqe tė karrierės personale, politike tė Edi Ramės. Me kėtė skemė ai mban tė bllokuar debatin politik brenda PS-sė dhe po ashtu mban tė bashkuar artificialisht dhe koalicionin. Tri parti tė koalicionit, Gjinushi, Milo dhe Ceka kanė interes nga bojkoti, pasi nuk iu verifikohet mungesa e elektoratit, ndėrsa LSI-ja, e cila ka njė elektorat tė konsiderueshėm, ėshtė tashmė peng e kėsaj skeme dhe e ka tė vėshtirė tė marrė njė vendim pėr tė mbrojtur interesat e saj, edhe pse nuk e ka kundėrshtuar datėn e zgjedhjeve.

 

Si filloi bojkoti?

 

Shenjat e para tė bojkotit u dhanė nė verė, kur tė gjitha palėt ishin brenda afateve. Ndėrsa Partia Demokratike kėrkoi qė brenda afateve tė shpėrndahej lista kombėtare e zgjedhjeve, PS-ja refuzoi dhe kėrkoi disa kushte shtesė, qė kishin tė bėnin me njė regjistėr tė pėrhershėm zgjedhjesh, kusht qė vetė s`e kishte realizuar pėr tetė vite. Partisė Demokratike kjo iu kėrkua pėr dy muaj dhe qeveria mori pėrsipėr ta zgjidhte problemin. Njė muaj mė pas socialistėt bllokuan Kuvendin, duke hipur mbi tavolina dhe kėrkuan marrėveshje dhe pėr KQZ-nė. Pas ndėrhyrjes ndėrkombėtare dhe me vullnet tė qeverisė, marrėveshja e gushtit u bė. Marrėveshja parashikonte qė KQZ-ja tė shtohej me dy anėtarė, tė rregullohej ēėshtja e pėrfaqėsimit socialist nė KKRT dhe KD tė RTVSH-sė, si dhe tė hartohej regjistri i pėrhershėm i zgjedhjeve. Qeveria u tregua e gatshme. Regjistri kombėtar tashmė mbaroi dhe qeveria e ka nisur atė si listė zgjedhjesh. Por Edi Rama ka urdhėruar gjithė bashkitė dhe komunat socialiste nė vend ta bllokojnė dhe mos ta konsiderojnė. Po kėshtu, nuk po veprohet dhe pėr shtesat nė KQZ dhe institucionet e medias. Tashmė socialistėt janė kapur tek afati i listės, tė cilėn vetė e kėrkuan tė bėhej tani dhe tė bėhej kėshtu siē ėshtė bėrė. Pra, hap pas hapi, nė njė farė mėnyre po kėrkohet tė gjenden arsye pėr tė mos marrė pjesė nė zgjedhje dhe pėr tė bllokuar gjithė procesin.

Si pėr ta vulosur kėtė vendim me njė mbėshtetje politike, Rama ka thirrur dhe Asamblenė e Partisė Socialiste, e cila do tė mbėshtesė vendimin pėr tė mos marrė pjesė nė zgjedhje.

 

Rasti i parė i bllokimit shtetėror tė zgjedhjeve

 

Nė Shqipėri ka pasur raste, kur zgjedhjet janė destabilizuar, ka pasur raste, kur zgjedhjet janė manipuluar, por ky ėshtė rasti i parė, kur zgjedhjet po bllokohen. Pra, ky ėshtė rasti i parė nė historinė politike tė Shqipėrisė, ku pushteti vendor po pėrdoret si instrument shtetėror pėr tė bllokuar procesin. Nėse ky bllokim do tė vazhdojė deri nė fund, Shqipėria rrezikon tė hyjė nė njė cikėl krizash elektorale tė pafundme, pasi palėt do tė bllokojnė njėra-tjetrėn deri nė tronditje tė forta civile shumė herė mė tė rėnda se ato tė vitit 1997-tė.

Bllokimi vjen nga fakti se Edi Rama ka urdhėruar bashkitė dhe komunat socialiste tė bllokojnė procesin e administrimit tė listave dhe certifikatave, tė cilat janė detyrė e pushtetit lokal. Duke i bllokuar ato, socialistėt bllokojnė praktikisht zgjedhjet nė 55 pėr qind tė vendit dhe hedhin nė erė procesin. Kjo do tė bėjė qė Shqipėria tė hyjė nė njė krizė tė pafundme dhe vendi tė bllokohet nga paraliza e pushtetit vendor, tė cilit i mbaron mandati mė 20 janar 2007-tė.

Nga ana tjetėr, afati nuk mund tė shtyhet, pasi Kushtetuta nuk tė lejon tė shtysh njė mandat qė e ke marrė nga populli pėr tre vjet. Vetėm njė referendum popullor mund tė shtyjė afatin. Kėshtu qė askush nuk mund tė parashikojė mė pasojat ligjore dhe politike qė do tė vijnė nga kjo krizė, qė po vėrtitet mbi kokat e politikės shqiptare, pėr shkak tė njė problemi thuajse personal qė ka kryetari i opozitės me karrierėn e tij nė rast humbjeje.

Rrugėzgjidhja?

Qeveria thotė se ėshtė e vendosur t’i zhvillojė zgjedhjet me procedurė tė ndėrmjetme, duke e konsideruar situatėn tė jashtėzakonshme, duke adoptuar kuadrin ligjor tė zgjedhjeve tė parakohshme. Pėr kėtė arsye KQZ-ja ka nisur tė shpėrndajė listėn e zgjedhėsve dhe iu ka kėrkuar njėsive vendore ta kthejnė atė tė plotėsuar pėr 21 ditė. Ajo thotė se do tė penalizojė gjithė atė pjesė tė administratės qė do t’i kundėrvihet procesit dhe nuk do tė tėrheqė vendin zvarrė pas tekave tė liderit tė opozitės. Ndėrkombėtarėt janė skeptikė pėr rrugėzgjidhjen, megjithėse nuk mbėshtesin asnjė kėrkesė tė opozitės. Ata shpresojnė deri nė fund se diēka mund tė arrihet si marrėveshje, por kėrkesat e opozitės nuk kanė shumė bazė logjike dhe argument. Dy lėshime tė vogla tė qeverisė kanė tė bėjnė me futjen nė kod elektoral tė dėnimit tė gjithkujt qė pėrdor certifikata false dhe qė tė mos lejohet tė votojė askush qė nuk e ka marrė certifikatėn nga njėsia vendore, ku voton.

Por lėshimet nuk kanė lidhje fare me vendimin e socialistėve pėr t’i bojktuar zgjedhjet si proces. Ata e shikojnė bllokimin si tė vetmen mėnyrė pėr tė dėmtuar kredencialet perėndimore tė qeverisė dhe stabilitetin qė ajo po vendos nė vend. Pas kėsaj, ata si gjithmonė shpresojnė te pėrmbysja dhe marrja e pushtetit me revansh, jo me zgjedhje. Kjo ka rritur dukshėm tensionin nė Tiranė dhe ndoshta mund tė shndėrrohet nė njė nga krizat mė tė mėdha tė historisė sė vendit, nga e cila shkaktarėt natyrisht qė s’do tė dalin pa u lagur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ngrehina qė miti s'e shmang dot

 

Baton Haxhiu

 

Njė foto, e ngritur pėrballė tė gjithė delegatėve dhe mbi kokėn e grupit udhėheqės tė Kuvendit tė LDK-sė, ishte pėshtyrė qindra herė ditėn e nėntė dhjetorit. Ajo ishte fotoja e liderit dhe krijuesit tė LDK-sė, Ibrahim Rugova. Ishte pėshtyrė ēdo e bėrė e tij pėr shtatėmbėdhjetė vite.

Frazat hipokrite, tė thėna dhe tė ngritura lart gjatė diskutimeve tė pėrēarta, ishin padyshim modeli i pėrkryer i tė rrėnuarit tė gjithė asaj qė ishte ndėrtuar pėr vite.

Po tė isha anėtar i LDK-sė apo edhe delegat i saj do tė thosha dhe mendoja ndryshe. Do tė thosha: Duhet ta urresh shumė LDK-nė. Duhet ta humbėsh kujtesėn sesi ėshtė rritur ajo lėvizje. Duhet ta pėrēmosh figurėn e Rugovės si prijės tė saj. Duhet tė jesh edhe i paditur pėr historinė e lėvizjes sė kėsaj partie. Duhet tė jesh politikisht injorant, ose i manipuluar, qė tė kesh aftėsi tė shkatėrrosh diēka tė ndėrtuar nga njė popull me njė histori krejt tė veēantė.

Do tė thosha: Delegatėt e Kuvendit tė LDK-sė ishin pėrshtypja e keqe, ishin pasqyra e njė LDK-je qė kishte akumuluar pėr vite injorancėn, joqėndrueshmėrinė politike dhe parapolitikėn si formė tė manaxhimit. Do tė thosha: Delegatėt e kėsaj partie nė Kuvendin e saj treguan se edukata akademike, aq shumė e pėrfolur pėr vite me mburrje, u shkri pėr vetėm njė ditė.

Por, ēka ėshtė mė kryesorja, ata njerėz qė folėn pėr Rugovėn dhe pėr LDK-nė, hiq kėtu Sabri Hamitin, nuk kishin kuptuar asgjė nga e kaluara dhe nga ideja e LDK-sė. E kishin shndėrruar njė parti nė pré tė grabitjeve, ndarjes sė interesave, eliminimeve dhe nė njė frymė qė e shndėrroi atė nė mentalitet tė njė koniukture ilegale, qė sė pari e poshtėroi e pastaj ia shoi namin e saj pėr vetėm njė orė.

Por nga kjo pozitė, e njohėsit tė asaj qė ėshtė zhvilluar pėr vite brenda kėsaj lėvizjeje, pėr ēka kam dhėnė kontribut edhe personalisht, do tė shkruaj diēka tjetėr. E gjithė kjo atmosferė e krijuar nė muajt e fundit tregoi njė dyshim tė qėndrueshėm prej kohėsh se LDK-ja ishte shndėrruar nė njė parti me funksionim dualist: Njė vizual televiziv, kisha me thėnė e me kollare akademikėsh, si dhe njė e nėntokės qė diktonte jetėn politike dhe dinamikėn e procesit. Njė pjesė e saj pa dashje ose qėllimisht kishte hyrė nė dosjet e krijuara dhe vazhdimisht ishte shantazhuar, siē zakonisht ndodh nė Ballkan, nga parapolitika dhe nga ideja e ndėrtimit tė konceptit nė mes tradhtarėve dhe patriotėve. Viktimat diheshin.

Nėse tė gjithė kanė qenė nė dijeni se brenda LDK-sė, pėr shkak tė rrethanave historike, ka pas jugosllavizėm, parapolitikė, tė dyshimtė, tė infiltruar, intelektualė, bujq, koniuktura tė shėrbimeve sekrete, qė mė shumė kanė hutuar se treguar tė vėrtetėn dhe rrugėn qė duhet, janė elemente tė mjaftueshme pėr tė shpjeguar, pse ka ndodhur ajo qė ndodhi dje nė Kuvendin e LDK-sė.

E gjithė ajo infrastrukturė ka qenė e manaxhuar nga njė njeri. Ibrahim Rugova. Jo pse ka ditur ta bėjė nė mėnyrė mjeshtėrore, por pėr faktin se tė gjithė kanė gjetur tė ai njė kulm pėr mbėshtetje. Kėtė, Ibrahim Rugova, e kishte arritur duke i thyer rregullat demokratike brenda LDK-sė, duke i futur tė gjithė nė poste partiake dhe duke ua ngopur gushat secilės shtresė tė LDK-sė.

Prandaj ajo LDK-ja qė ka qenė dikur, s'ka mė kuptim. S'ka mė kuptim pa njeriun qė iu ka dhėnė strehė tė gjithėve. S'ka kuptim pa Ibrahim Rugovėn. Sepse kjo qė ka ndodhur dje, nuk ėshtė mė LDK. Nuk ėshtė as hija e saj. Pėrveē njė fotografie qė shėmbėllente njė lider dhe njė parti tė udhėhequr prej tij.

Historia e kėsaj lėvizjeje ka pėrfunduar me vdekjen e njeriut qė i ka strehuar tė gjithė nė njė vend: Edhe intelektualėt, edhe akademikėt, edhe bujqit, edhe kriminelėt, edhe hajnat, edhe vrasėsit, edhe tė korruptuarit dhe korruptuesit; edhe njerėzit qė kanė luajtur lojėn e shėrbimeve, edhe ata qė kanė kryer ndonjė vrasje rrugės; edhe tradhtarėve, edhe patriotėve; edhe ata qė kanė qenė e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e kėsaj partie.

Kjo LDK nuk ka mundur ta vazhdojė rrugėn kėshtu. Nuk ka mundur tė jetė strehė e tė gjithėve. Nuk mund tė jetė strehė e njė fjalori vizionar, tė qėndrueshėm dhe tė saktė, intelektual si ai i Sabri Hamitit, si dhe e injorantėve qė s'kuptojnė asgjė nga ideja politike. Nuk mund tė jenė bashkė ata qė zhvatin nga LDK-ja dhe ata qė prodhojnė politikė nė LDK.

Koha ka qenė pėr tė reflektuar. LDK-ja e Ibrahim Rugovės ka vdekur. Ėshtė vetėm nė sirtarė ose pjesė e historisė. Prandaj ėshtė dashtė tė pastrohet LDK-ja. Fatmir Sejdiu, kryetari i tashėm i LDK-sė, deshi tė bėjė pastrimin e LDK-sė me listė. Por ai kishte mungesė talenti dhe liderizmi pėr kėtė. Atij i ka munguar sensi pėr tė pastruar partinė. Pėr dijeni tė atyre qė e njohin pak kėtė parti, LDK-ja nuk pastrohet me krijim tė listave dhe eliminimeve, sepse duhet tė shkelen rėndė procedurat demokratike. Por, pastrimi bėhet me prokurori dhe ligj. Ndryshe, ndodh ajo qė u pa nė skenė tė hapur. Kaos dhe rrahje si pasojė e mungesės sė mitit Rugova. Sejdiu nuk ishte as hija e tij. Thjesht s'ishte lider. Pėr fund edhe kjo duhet thėnė: Pėr hir tė njė historie dhe njė jetese tė pėrbashkėt, ndoshta, delegatėt e Kuvendit tė LDK-sė kanė mundur tė mos bėjnė vetėm njė gjė. Tė mos e pėshtyjnė liderin e tyre historik dhe Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Tė gjitha tjerat kanė qenė tė pritura, sepse Miti ka vdekur.

 

 

 

 

 

 

 

SPECIALE

 

Olldashi: Sfida ime me qytetarėt e Tiranės

 

Kandidati demokrat, Sokol Olldashi, shpjegon gjatė njė interviste televizive arsyet e kandidimit dhe planet e tij pėr fushatėn

 

 

 

Do hyni apo jo nė zgjedhje pa rival?

 

Unė kam hyrė nė zgjedhje dhe kam hyrė edhe nė fushatė. Unė jam mbėshtetur mbi 3 momente themelore, kandidimi qė ėshtė njė etapė e kapėrcyer, data e zgjedhjeve dhe pėrgjegjėsia ndaj qytetarėve.

 

Cila ėshtė fytyra qė u pėrpoqėt t'i jepnit Ministrisė sė Brendshme, e cila u quajt superministri?

 

U pėrpoqa tė transmetoj njė vullnet tė madh politik brenda njė kohe tė shkurtėr. Shkėputėm krimin nga politika, arritėm tė godasim grupe kriminale qė bridhnin me makina deputetėsh, u pėrpoqa tė krijoj mjedisin e duhur, nė mėnyrė qė oficerėt e Policisė sė Shtetit tė punojnė lirisht, tė kenė terrenin e duhur pėr tė punuar. Nuk iu kam ndėrhyrė nė punėn e tyre profesionale, iua kam lėnė ekspertėve punėn e  ekspertėve dhe iu kam treguar qė ka njė vullnet tė qartė politik.

 

Pasnesėr nė Bruksel ka njė raund negociatash teknike pėr vizat. Si u arrit dhe ku do tė na ēojė?

 

U arrit nė sajė tė punės sė Policisė sė Shtetit, ata kanė meritė pėr kėtė gjė. Kanė meritė pėr shkak tė luftės sė suksesshme kundėr drogės, krimit. Ka patur njė deklaratė tė Barrosos para firmosjers sė MSA-sė, njė raport progres dhe deklarat tė tjera, ku ėshtė folur pozitivisht pėr punėn e Policisė sė Shtetit. U bė raundi politik i negociatave, tani do tė vijnė negociatat teknike.

 

Mė 20 janar, shqiptarėt dhe tiranasit shkojnė nė zgjedhje?

 

Po normal. Kjo ėshtė data e vendosur nga presidenti.

 

E ēuditshme, jemi mėsuar tė shohim Ramėn dhe jo ty bashkė me Ermal Mamaqin?

 

Ajo ishte njė kėngė nė njė koncert.

 

Por titulli ėshtė “Ma kthe qytetin”?

 

Ishte e Ermalit, jo imja. Po ai e ka thėnė dhe herė tjetėr, njoh Sokol Olldashin.

 

Keni ditėlindjen mė 17 dhjetor 1972 dhe mbushni 34 vjeē. Do tė keni kohė pėr ditėlindjen, pasi mbaj mend se dhe vitin e shkuar keni qenė nė “Shqip”, nė Top Channel?

 

Nuk e mbaj mend, ku isha vjet, por kėtė radhė i bie e diel dhe besoj se do tė gjej pak kohė pėr njė rreth tė ngushtė miqsh.

 

Jeni vetėm 34 vjeē. Njė moshė pak e re pėr tė patur kėtė karrierė. Jeni njė njeri qė jeni ndihmuar nga strukturat e PD-sė apo keni bėrė njė karrierė duke kaluar nėpėr intriga dhe probleme?

 

S`e di, karrierėn nuk e kam perceptuar si njė qėllim nė vetvete. Unė jam i prirur t'i marr gjėrat nė mėnyrat qė mė vijnė. Por, padyshim i kam patur tė dyja ato qė ju thatė pak mė parė. Karriera dhe mė ėshtė ofruar nė disa raste, por mund tė them qė lėvizjet mė cilėsore nė karrierė, nė momentet mė tė rėndėsishme i kam fituar.

 

A u bėre ai Sokoli qė ėndėrroje. Sokoli qė mbaroi “Naim Frashėrin” me medalje ari?

 

Ėshtė shumė shpejt pėr tė bėrė njė balancė. Mendoj se kam shumė kohė pėrpara. Njeriu nuk bėn vetėm njė gjė nė jetė dhe nė kėtė sens njeriu ka mundėsi tė bėjė shumė gjėra. Unė ndihem mirė nė politikė, nė mėnyrėn sesi kam arritur deri aty. Mendoj se kam kuptuar njė gjė, se kam tėrheqje ndaj betejave.

 

Nuk janė pak. Studiove pėr drejtėsi dhe e le atė pėr gazetarinė, ndėrsa gazetarinė e le pėr politikėn...

 

Jo, unė vėrtet studiova pėr drejtėsi, por si prirje qė nė fillim kam patur gazetarinė. Nė atė kohė nuk ka patur njė fakultet gazetarie dhe unė bėra njė zgjedhje sa mė tė afėrt me tė, me gazetarinė. Ndoshta ka dhe njė lidhje me traditėn time familjare. Gazetaria ėshtė njė profesion qė e dua. Ndėrsa gazetaria dhe politika janė dy gjėra tė afėrta me njėra-tjetrėn.

 

Janė tė afėrta dhe ju kaluat normalisht, pasi dhe keni punuar nė media tė djathta, si “Aleanca”, “Albania”, si dhe kryeredaktor i disa televizioneve, por sėrish tė djathta. Ē’mund tė na thoni mė shumė nga gazetaria?

 

Unė vazhdoj ta dua, ėshtė njė profesion dinamik dhe qė nuk krijon rutinė pune. Je nė kontakte mė njerėz tė sferave tė ndryshme dhe njėkohėsisht je gjithnjė i informuar. Ėshtė njė ndjesi e mirė, pasi krijon lidhje kudo. Unė sot, si gazetar kam miq nė shumė qytete tė Shqipėrisė.

 

Nė politikė do qėndrosh gjatė apo ku i dihet?

 

Aq sa tė mendoj se kam diēka pėr tė dhėnė, kur tė kuptoj se s`kam ē'jap, nuk do kacavirrem.

 

Kela thotė se je besnik.

 

Ajo e beson.

 

Ajo tregon se keni dy djem… … mund t’i thoni emrat?

 

Po, kam pasion pėr emrat dhe kam prirje pėr traditė emrash shqiptarė, nuk mė pėlqen prirja pėr emra tė huaj. Kemi emrat tanė, tė bukur. Nuk ndodh qė njė gjerman tė quhet Sokol, pse njė shqiptar tė quhet Jurgen? Doja emra qė tingėllojnė mirė dhe emra qė tė kenė lidhje.

 

Keni kohė tė lexoni?

 

Sė fundi pak, se pjesėn mė tė madhe tė kohės ma merr ministria. Pėrpiqem qė nė atė pak hapėsirė tė lexoj diēka. Kam lexuar vetėm publicistikė apo monografi.

 

Ju tregova pėr kėngėn. Kjo tregon se do tė kemi njė fushatė tė qetė?

 

Ajo ishte njė kėngė dhe nuk ishte fushatė, ajo ishte festa e rinisė, 8 dhjetori. Natyrisht, kishte brenda pak doza elektorale. Megjithatė, ne jemi tė angazhuar pėr fushatė tė qytetėruar. Ne kemi nė qendėr qytetin. Shpresoj qė fushata tė shėrbejė pėr tė konsoliduar njė proces tė lirė dhe tė ndershem.

 

Ishte i pranishėm dhe vetė kryeministri, Sali Berisha. Sa do tė jetė ai i pranishėm nė fushatėn tuaj apo do tė jenė njė fushatė vetėm juaja?

Do jenė tė dy elementėt. Ai do tė jetė i pranishėm pėr aq sa fushata ka tė bėjė me punė e qeverisė. Por fushata do tė jetė dhe e Sokolit. Unė kam stafin tim dhe projektin tim, i cili do tė ofrojė zgjidhje pėr ato probleme qė ne konstatojmė.

 

Cilat janė marrėdhėniet tuaja me Berishėn. Jeni i besuari i tij apo ju zgjodhi ju si pasojė e punės qė keni bėrė nė ministri?

Unė me zotin Berisha kam marrėdhėnie shumė tė mira, por mua nuk mė zgjodhi ai kandidat pėr Bashkinė e Tiranės. Unė besimin e mora shkallė-shkallė, fillimisht nga forumet e PD-sė nė Tiranė dhe mė pas u votova nga kryesia. Gjej rastin dhe t`i falėnderoj ata qė mė zgjodhėn.

 

Pra, keni kėrkuar vetė tė kandidoni? S`e kam dėgjuar asnjėherė mė parė. Interpretimet kanė qenė nga mė tė ndryshmet.

Interpretimi ėshtė i lirė.

 

Po, se shumėkujt i shkon nė mendje komisioni hetimor me Edi Ramėn. Ishte njė pėrballje interesante. Atje nis fushata?

 

Unė e thashė dhe nė fillim. Unė nuk jam nė dyluftim me Edi Ramėn. Ai ėshtė krejt anėsor nė vėmendjen time. Sfida ime janė qytetarėt e Tiranės. Sfida ime ėshtė tė arrij tė marr besimin e qytetarėve nė projektin tim pėr Tiranėn. Ta bėjmė qytetin tė banueshėm, tė jetueshėm, dhe jo stresant. Kjo ėshtė sfida ime. Tė marr besimin pėr kėtė projekt. Do ketė dhe kritikė pėr atė qė ėshtė bėrė keq, pėr korrupsion nė Bashki, pėrdorimi i interesave individuale pėr urbanistikėn. Sa i pėrket megafonit, pėr kėtė pyesni Edin. Elementėt e mi janė kėta, por, nėse ai e pėrdor megafonin, unė s`do i pėrgjigjem dot.

 

Nė Kuvend jeni shprehur se keni njė dosje “Rama” nė sirtar. A do ta pėrdorni tani?

Jo. Ne e kemi atė dosje, e cila ėshtė dėrguar dhe nė prokurori. Ajo nuk ėshtė e panjohur.

 

A do tė ketė ndonjė pėrballje Rama-Olldashi nė media?

Unė do isha i gatshėm tė pėrballesha pėr problemet e Tiranės, por, s`e pėrcaktoj dot unė axhendėn e zotit Rama.

 

Edi Rama duket se ka zgjedhur njė mėnyrė injoruese, duke mos dalė vetė, por duke nxjerrė zėdhėnėsin e tij.

Nuk besoj se kjo ka pėr qėllim tė mė takojė. Rama funksionon si PS dhe jo si bashki.

 

Shpresoni qė do ktheheni nė pushtet?

 

Rezultat pozitiv jep ajo qė PD-ja ka bėrė pėr 1 e gjysmė pushtet. Pėrmbushi premtime dhe tejkaloi disa prej tyre.

 

A mendoni ju si qytetar se Rama ka merita nė ndryshim?

 

Si qytetar do e nis me njė pyetje. A mendoni se nė 6 vjet ndonjė qytet i Shqipėrisė nuk ėshtė zhvilluar? Problemi ėshtė a i pėrgjigjet zhvillimi mundėsive qė Tirana ofronte?

Zhvillim ka, por sa mundėsi zhvillimi shfrytėzohen? U zhvilluan Vlora, Lushnja, Elbasani etj., problemi ėshtė sa dhe si. Tirana ėshtė zhvilluar keq, ėshtė bėrė e lodhshme pėr qytetarėt. Qytetarėt kanė probleme me cilėsinė e jetės.

 

Cilat fusha do pėrmirėsohen? Ē’tė reja do sjellė Olldashi?

Nuk besoj se ėshtė vendi pėr programin. Nė vija tė pėrgjithshme doja tė thoja njė problem. Tirana duhet tė zhvillohet me njė plan.

 

Politika konkrete pėr tė stimuluar biznesin e ligjshėm?

Ėshtė e vėrtetė se Tirana ėshtė e shtrenjtė, po tė shikojmė ecurinė e ndėrtimeve kanė rritje tė frikshme, dyfishin. Kjo vjen nga monopoli mbi lejet e ndėrtimit dhe klientelizmi. Pėr biznesin kemi marrė masa. Kemi pėrgjysmuar taksėn e biznesit. Opozita e quajti tmerr. Hoqėm taksėn dhe volėm tė ardhura mė shumė dhe regjistruam mė shumė biznese tė vogla.

 

Pėrtej sloganit “T’i kthejmė Tiranėn qyetarėve”, kujt do t’ia merrni?

 

Tirana nuk ka qenė e qytetarėve dhe kur e them kėtė slogan kam parasysh pikėrisht kėtė. Prej 6 vjetėsh kemi vendosur nė qendėr tė qytetit objektet, fasadat. Nė qendėr tė kryeqytetit duhet tė jetė njeriu. Qyteti duhet tė jetė nė funksion tė qytetarit. Kryetari i Bashkisė jeton nė Pezė. Nuk kam asgjė kundėr, sepse kėshtu siē ėshtė bėrė Tirana ėshtė e pamundur tė jetohet, qytetarėt duan tė jetojnė nė Tiranė dhe kryetari vetė ka ikur tė jetojė nė Pezė

 

Pse duhet t`ju votoj zoti Olldashi?

Nė 30 ditėt e fushatės sime unė do tė bind zgjedhėsit, pse duhet tė mė votojnė. Shpresoj ta kem bėrė edhe kėtė.

 

 

 

 

 

 

 POLITIKA

 

 

 

 

Komisionieri Evropian pėr Zgjerimin shprehet se bojkoti i opozitės nuk ėshtė rruga demokratike pėr tė drejtuar politikėn

 

Rehn: Pres nga tė gjitha forcat politike, shqiptare tė futen nė zgjedhje

 

“Dua tė them se nė njė numėr vendesh tė Ballkanit ne kemi parė tė bojkotohet parlamenti apo zgjedhjet dhe mė vjen keq ta them qė kjo nuk ėshtė njė mėnyrė demokratike pėr tė drejtuar politikėn, prandaj do ta shkurajoja bojkotin, pėr sa kohė procesi zgjedhor reflekton standarde evropiane. Pres nga tė gjitha forcat politike nė Shqipėri qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet e ardhshme lokale tė 20 janarit”, - tha Rehn

 

Komisioneri pėr Zgjerimin, Oli Rehn, ka deklaruar dje, se pėr sa kohė zgjedhjet zhvillohen brenda standardeve tė kėrkuara, atėherė bojkoti i opozitės ėshtė i pavlefshėm. Komisionieri evropian i bėri kėto komente pas pyetjes, nėse KE-ja do i njihte zgjedhjet nė Shqipėri, nė rast tė njė bojkoti nga ana e opozitės shqiptare. Sipas Rehn, bojkoti nuk ėshtė rruga demokratike pėr tė zgjidhur problemet e politikės, duke lėnė tė kuptohet se zgjedhja qė ka bėrė opozita nuk ėshtė ajo ēka kėrkon komuniteti ndėrkombėtar. Nga ana e tij, Rehn tha se KE-ja nuk e mbėshtet bojkotin e opozitės, pėr sa kohė standardet e zgjedhjeve plotėsohen. “Pėr sa kohė zgjedhjet zhvillohen sipas standardeve evropiane, atėherė ne kemi tė drejtė tė pretendojmė qė nė zgjedhje tė marrin pjesė tė gjitha forcat politike. Dua tė them se nė njė numėr vendesh tė Ballkanit ne kemi parė tė bojkotohet parlamenti apo zgjedhjet dhe mė vjen keq ta them qė kjo nuk ėshtė njė mėnyrė demokratike pėr tė drejtuar politikėn, prandaj do ta shkurajoja bojkotin, pėr sa kohė procesi zgjedhor reflekton standarde evropiane. Pres nga tė gjitha forcat politike nė Shqipėri qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet e ardhshme lokale, mė 20 janar”, - tha Rehn. Duket se, pavarėsisht se kryetari i PS-sė deklaron se nė rrugėn e bojkotit opozita ka mbėshtetjen e komunitetit ndėrkombėtar, sėrish faktet thonė tė kundėrtėn. Kjo ėshtė hera e dytė qė Komisioneri pėr Zgjerimin, Rehn, del kundėr bojkotit tė opozitės. Nė rastin e parė, Rehn u pozicionua kundėr bojkotit tė parlamentit qė bėnte aso kohe opozita, ndėrsa tė njėjtin qėndrim mban tashmė edhe pėr deklaratėn pėr bojkotin e zgjedhjeve nga Edi Rama.

 

 

 

 

 

Kryeministri deklaroi se Rama nuk do pėrdorė mė “serial killer” pėr zgjedhjet

 

Berisha: “Kėto zgjedhje nuk janė kongrese partish”

 

“Ky zotėri, ju siguroj se do tė pėrballet me pasojat mė serioze dhe askush nė Shqipėri nuk do tė paguajė njė ēmim mė tė shtrenjtė. Natyrisht, ai nuk paguan, se ikėn nė Paris. Ai ka gati valixhet, por kjo gjė mbetet njė njollė turpi nė histori”

 

Kryeministri, Sali Berisha, deklaroi ditėn e djeshme gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar se pėrgatitjet pėr zgjedhjet vazhdojnė intensivisht. “Ėshtė konkluduar njė koalicion i spektrit tė djathtė prej 10 forcash politike, mė i gjeri qė vendi ka njohur nė 15 vitet e fundit”, - tha Berisha. “Por, siē po deklaron rėndom, kreu i PS-sė ka vendosur tė mos marrė pjesė nė zgjedhje. Duhet t’ju informoj se, veēanėrisht ditėt e fundit, rreth 4 ditė mė parė, ai deklaroi se do hyjmė nė zgjedhje me kushtin qė ose do tė fitonte ai, ose zgjedhjet do tė ishin tė manipuluara. Mė pas, mori disa sinjale tė reja, tė cilat e treguan atė tė pashpresė. Ai pėrpiqet tė bindė bashkėpunėtorėt e tij, duke u thėnė se ata nuk humbasin asgjė nga mospjesėmarrja nė kėto zjedhje, vetėm se dėmtojnė Berishėn dhe qeverinė. Kjo ėshtė absolutisht motoja qė jehon nė tė gjitha takimet e tyre. Mund t’u them me pėrgjegjėsi tė plotė se, pėrveē njeriut me tabelė tė zezė, njeri tjetėr nė atė parti, nuk e do fitoren e tij. Njė grup i tyre e bėn kėtė se mendon se nė kėtė mėnyrė do t’i japė duart mė shpejt atij dhe do t’ia marrin partinė. Tė tjerė mendojnė se nė kėtė mėnyrė kryetari de fakto do tė kthehet nė skenė mė lehtė, por kėto janė kalkulimet e tyre”, - tha mė tej kryeministri. Berisha tha se zotimi i mazhorancės ėshtė tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr njė proces zgjedhor tė lirė e tė ndershėm dhe tė zbatojė ligjet dhe kushtetutėn e kėtij vendi. “Ky zotėri, pasi kapi kreun e Partisė Socialiste, me njė skenar nga mė primitivėt nė historinė e njė vendi, mendoi se listat janė ēengeli pėr ta zvarritur Shqipėrinė, pėr tė tėrhequr zvarrė tė ardhmen e qytetarėve shqiptarė. Pasi dėshtoi nė bllokimin me borie e bilbila tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit, tani mendon tė bllokojė liberalizimin e vizave dhe mendon se pėr kėtė do tė fajėsohet Berisha dhe qeveria e tij. Kėto zgjedhje nuk janė kongrese partish, nuk janė zgjedhje partiake. Kėto zgjedhje janė tė shoqėrisė shqiptare dhe ajo meriton tė ketė njė vlerėsim maksimal, meriton tė nderohet, sepse, nė datėn 3 korrik, u ngrit mbi dhjetra pengesa dhe provoi rotacionin e pushtetit”, - tha kryeministri. “Ky zotėri, ju siguroj se do tė pėrballet me pasojat mė serioze dhe askush nė Shqipėri nuk do tė paguajė njė ēmim mė tė shtrenjtė. Natyrisht, ai nuk paguan se ikėn nė Paris. Ai ka gati valixhet, por kjo gjė mbetet njė njollė turpi nė histori. Ai ėshtė njė lake pushteti, i rritur dhe i mbruajtur nė njė familje nomenklature me konceptin e fitimit mė tė pavlerė dhe inferioritetit tė gjithė shoqėrisė. Ky ėshtė koncepti i nomenklaturės sė vjetėr. Sapo u pėrmbys diktatura, ai u largua nė Paris dhe jetoi kanaleve, ndėrsa tani ka bėrė para tė pafundme dhe jeton hoteleve”, - deklaroi kryeministri. Berisha tha se “90 pėr qind e listave hartohen nga punonjėsit e tij, por ai e di se nuk mund tė bėjė nė 2006-ėn, atė qė bėri me listat nė 2003-shin. E di se nuk mund tė pėrdorė ‘serial killer’ dhe dashnorėt e tij, pėr tė rrėmbyer nė mesnatė kutitė e votimit. E di se nuk mjaftojnė mė as lidhjet e krimit, as lidhjet e trupit pėr tė prishur zgjedhjet. Ai e mendon veten si Zeusi qė mund ta tėrheqė rrėshqanthi vendin. Zgjedhja ėshtė e tij. Unė i bėra njė letėr, i thashė se ke bėrė njė zgjedhje fatale.”

 

 

Asambleja Kombėtare e Socialistėve miraton njė rezolutė pėr zgjedhjet

 

PS: Nuk bėhemi pjesė e njė procesi pa standarde

 

Socialistėt nuk pranojnė tė hyjnė nė zgjedhje, duke e cilėsuar kėtė njė proces pa standarde tė kėrkuara. Ditėn e djeshme ėshtė mbledhur Asambleja Kombėtare e kėsaj partie, e cila ka miratuar edhe njė rezolutė, ku parashtrohen disa nga kėrkesat e opozitės dhe fton Partinė Demokratike tė plotėsojė standardet zgjedhore. “Zgjedhjet lokale nė Shqipėri mė shumė se kurrė, mė shumė se ēdo herė tjetėr nė historinė e shkurtėr tė demokracisė sonė po ndiqen me shqetėsim nga publiku shqiptar dhe vėzhgohen nga afėr prej komunitetit ndėrkombėtar. Pa dyshim, nuk ėshtė rezultati ai qė do tė vėzhgohet, por ėshtė procesi prej nga do tė dalė rezultati”, thuhet nė nisje tė rezolutės. Mė poshtė vijon teksti i plotė i saj.

 

Asambleja Kombėtare e PSSH-sė

- Duke synuar shmangien e krizės, ku ka hyrė procesi zgjedhor dhe krijimi i kushteve pėr tė garantuar zhvillimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme nė pėrputhje me standardet demokratike;

- Duke konsideruar tė domosdoshėm riformulimin e Kodit Zgjedhor bazuar nė rekomandimet e OSBE/ODHIR-it;

- Duke e vlerėsuar tė dėshtuar procesin pėr reformėn zgjedhore, pėr shkak tė mosbashkėpunimit nga ana e Partisė Demokratike;

- Duke pasur parasysh moszbatimin e marrėveshjes politike tė 30 gushtit mes PS-sė dhe PD-sė, si pasojė e bllokimit arbitrar nga ana e kėsaj tė fundit tė amendamenteve pėrkatėse nė komisionet parlamentare;

- Duke e parė krejt tė pamundur ligjėrisht zhvillimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme nė 20 janar 2007;

- Si edhe duke konstatuar se procesi elektoral nė Shqipėri ka hyrė sot nė rreth vicioz dhe zgjedhjet e lira e tė ndershme nė kushtet e sotme janė plotėsisht tė kompromentuara,

 

Partia Socialiste e Shqipėrisė:

1.     Vlerėson se duhen vazhduar pėrpjekjet pėr tė mos lejuar rikthimin e praktikave famėkeqe elektorale tė viteve ’96-’97 dhe pėr tė rigjetur fillin e dialogut e tė bashkėpunimit nė vendosjen e rregullave tė bashkėjetesės demokratike;

2.     Distancohet nga ēdo proces elektoral antikushtetues e antiligjor pa standarde demokratike, qė synon deformimin e vullnetit tė zgjedhėsve shqiptarė mė 20 janar 2007 dhe imponimin e dhunshėm tė njė farse, ku asnjė forcė progresiste nuk mund tė marrė pjesė;

3.     Rikonfirmon vullnetin e palėkundur pėr tė hapur njė kapitull tė ri nė historinė e zgjedhjeve nė Shqipėri, duke ofruar konsensus pėr arritjet e standardeve demokratike zgjedhore dhe duke refuzuar ēdo rregull apo udhėzim tė imponuar nė rrugė tė njėanshme, qė zgjat zinxhirin e zgjedhjeve tė kontestuara, tė deformuara e tė papranueshme pėr vizionin tonė europian pėr Shqipėrinė.

4.     Fton koalicionin qeveritar, posaēėrisht Partinė Demokratike, pėr t’i dhėnė fund konfliktualitetit qė pengon realizimin e konsensusit pėr ēėshtjet e axhendės europiane tė Shqipėrisė e pėr t’i dhėnė jetė, bashkė me ne, njė procesi zgjedhor tė pakontestueshėm, tė padeformueshėm dhe tė denjė pėr ambicien e shqiptarėve tė shekullit tė XXI si edhe pėr kėrkesat e botės demokratike ndaj nesh;

5.     Shpreh mirėnjohjen pėr angazhimin e mbėshtetjen konstante tė komunitetin ndėrkombėtar, pėr realizimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme nė Shqipėri dhe rinėnvizon me kėtė rast pėrkatėsinė e vet tė plotė ndaj vlerave, parimeve e standardeve tė bashkėjetesės sė kėtij komuniteti.

 

 

 

 

Socialistėt ndahen nė dy qėndrime pėr hyrjen nė zgjedhje. Rama kėmbėngul bojkot, Majko kundėr

 

Rama: Shtyrjen e kėrkuan ndėrkombėtarėt

 

Pandeli Majko, Sekretar i Pėrgjithshėm i PS-sė, i mbėshtetur nga njė pjesė e kryesisė sė PS-sė ka kėrkuar qė tė mos merren vendime radikale pėr tė bojkotuar zgjedhjet

 

Socialistėt ndahen nė dy qėndrime tė ndryshme pėr hyrjen nė zgjedhje. Pandeli Majko, Sekretar i Pėrgjithshėm i PS-sė, i mbėshtetur nga njė pjesė e kryesisė sė PS-sė ka kėrkuar qė tė mos merren vendime radikale pėr tė bojkotuar zgjedhjet. Pėrballė tij, Edi Rama ėshtė shprehur i palėkundur nė qėndrimin pėr tė mos hyrė nė zgjedhje, duke kundėrshtuar krahun liberal nė kryesinė e PS-sė tė drejtuar nga Majko. Nė mbledhjen e kryesisė sė dy ditėve mė parė, Rama e Majko kanė zhvilluiar njė debat tė gjatė dhe mė pas ėshtė kėrkuar mbledhja e jashtėzakonshme e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė kėsaj partie, pėr tė saktėsuar nėse PS-ja do tė hyjė ose jo nė zgjedhje. Duke kėrkuar mbėshtetjen e njerėzve tė tij nė Asamblenė e Pėrgjithshme, Rama ka mbytur zėrat kundėr bojkotit nė PS dhe ka mundur tė miratojė rezolutėn e bojkotit tė PS-sė ndaj zgjedhjeve vendore tė 20 janarit. Ndėrkohė, Rama ka deklaruar se kanė qenė ndėrkombėtarėt, dhe jo PS qė kanė kėrkuar shtyrjen e zgjedhjeve. Njė ditė mė pas, nė Asamblenė Kombėtare tė PS-sė, Sekretari i Pėrgjithshėm i kėsaj partie, Pandeli Majko, i ėshtė shmangur qoftė debatit nė asamble, qoftė daljes nė media lidhur me qėndrimin pėr bojkot tė zgjedhjeve.

Debati

Duke risjellė nė vėmendjen e kryetarit tė PS-sė Rama dhe mbėshtetėsve tė tij nė kryesinė e kėsaj partie se, bojkoti nuk ėshtė rruga mė e mirė pėr opozitėn, Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė ėshtė pėrpjekur nė kryesinė e sė dielės qė tė shmangė njė vendim zyrtar pėr bojkot tė PS-sė nė zgjedhjet e 20 janarit. Majko ka theksuar disa herė se qėndrimi i PS-sė pėr tė bojkotuar zgjedhjet do tė dėmtojė imazhin e kėsaj partie tek ndėrkombėtarėt, madje ai ka risjellė nė vėmendjen e kryesisė edhe deklaratat e ndėrkombėtarėve, ku kėrkohej nė ēdo rast tė mos pėrdoret bojkoti. Kėrkesa e Majkos drejtuar kryesisė, qė tė mos merren vendime tė nxituara pėr bojkotin ėshtė hedhur poshtė menjėherė nga Rama. Pa i dhėnė shumė argumenta qėndrimit tė Majkos, Rama ka qenė i prerė nė qėndrimin e tij dhe ka deklaruar se bojkoti ėshtė rruga e vetme qė mund tė ndjekė PS-ja nė kėtė situatė. Duke theksuar se PS-ja s’ka pse tė ketė frikė pėr tė hyrė nė zgjedhje, qoftė edhe me 20 janar, Majko ka kėrkuar nga Rama hapat e mėtejshme pas bojkotit dhe pasojat qė sjell pėr PS-nė ky vendim. Rama nuk ka dhėnė asnjė shpjegim pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm dhe mė pas ėshtė vendosur tė thirret Asambleja e Pėrgjithshme, e cila njė ditė mė pas vendosi qė PS-ja tė bojkotojė zgjedhjet.

Luljeta Progni

 

Forumet e kėtyre partive, duket se nuk kanė marrė nė shqyrtim kėtė kėrkesė

 

Aleatėt e majtė, asnjė vendim pėr bojkot

 

Asnjė forum drejtues i partive aleate tė PS-sė nuk ėshtė mbledhur pėr tė vendosur nėse do tė bojkotojnė zgjedhjet. Partitė aleate tė PS-sė vazhdojnė punėn pėr pėrgatitjen pėr tė hyrė nė zgjedhje me 20 janar, duke pėrjashtuar mundėsinė e bojkotit tė zgjedhjeve. Burime pranė partive aleate tė PS-sė thanė dje se Rama nuk e ka mbėshtetjen e aleatėve pėr tė bojkotuar zgjedhjet. Kjo, pasi praktika e bojkotit nuk ėshtė pranuar nga disa prej krerėve tė partive aleate tė PS-sė nė koalicionin e majtė. Pėrgjatė dy ditėve tė fundit, nuk ka patur asnjė kontakt ndėrmjet krerėve tė partive tė majta aleate me PS-nė dhe kryetarit socialist Edi Rama. Pėrgjatė kėsaj kohe ka patur vetėm kontakte ndėrmjet deputetėve tė PS-sė me ata tė partive aleate, telefonata tė cilat synonin tė shmangnin frikėn e mundėsisė sė regjistrimit tė secilės parti nė KQZ. Burimet thanė se mundėsia pėr t’u regjistruar nė KQZ nga secila parti aleate e PS-sė mbetet e hapur, pasi KQZ-ja ėshtė shprehur e gatshme tė bėjė regjistrimin edhe pas pėrfundimit tė afatit tė regjistrimit tė partive politike pėr zgjedhje. Ndėrsa PS-ja ka ndėrprerė tė gjitha procedurat pėr pėrgatitjen pėr zgjedhje, LSI-ja dhe partitė e tjera tė koalcionit tė majtė vazhdojnė punėn pėrgatitore pėr tė hyrė nė zgjedhje, ndoshta edhe mė 20 janar. Nė Patos, dy ditė mė parė, LSI-ja shpalli kandidatin e saj pėr kryetar bashkie, duke pėrjashtuar ēdo mundėsi tė bashkėpunimit me PS-nė nė kėtė bashki. Tė njėjtėn rrugė po ndjek edhe PSD-ja, krerėt e sė cilės vazhdojnė punėn pėr pėrgatitjen pėr tė hyrė nė zgjedhje, pavarėsisht rezolutės sė PS-sė pėr tė bojkotuar zgjedhjet. 

 

 

 

 

 

 

Nė konkluzionet e takimit theksohet se duhet bashkėpunim pėr njė proces tė lirė dhe tė ndershėm

 

Kėshilli i Ministrave i BE: Palėt tė bashkėpunojnė

 

Bashkimi Europian ka kėrkuar nga palėt qė tė zhvillojnė zgjedhje brenda standarteve, dhe ka kėrkuar bashkėpunim mes palėve. Kjo ėshtė cilėsuar dhe nė paragrafin e fundit qė u shtua nė konkluzionet e mbrėmshme tė takimit tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė, ku thuhet, po e citojmė: "Kėshilli i Ministrave i Bashkimit Europian i bėn thirrje qeverisė dhe opozitės shqiptare qė tė punojnė bashkarisht nė mėnyrė konstruktive pėr tė mundėsuar zhvillimin e drejtė dhe tė lirė tė zgjedhjeve tė ardhshme vendore".

Nė tekstin e konkluzioneve kushtuar zhvillimeve tė fundit nė Shqipėri, Bashkimi Europian pėrshėndet hyrjen nė fuqi tė Marrėveshjes sėAsocim - Stabilitetit. Duke vėnė nė dukje masat inkurajuese tė marra sė fundmi nė vend, Kėshilli i Ministrave i BE-sė thekson se nevojitet tė ecet mė me vendosmėri nė kėtė drejtim duke pėrparuar sidomos nė vėnine nė jetė tė reformave ekonomike, politike dhe gjyqėsore, po ashtu si dhe nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Deputetėt e djathtė deklarojnė se Rama po e tėrheq opozitėn drejt krizės

 

Opozita bojkoton seancėn parlamentare

 

Opozita bojkotoi ditėn e djeshme sėrish seancėn plenare, megjithėse nė rendin e ditės kishte njė sėrė projektesh tė rėndėsishme pėr t`u votuar. Deputetėt e mazhorancės kanė hedhur dje, akuza tė ashpra ndaj kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama. Sipas tyre, Rama ėshtė shkaku kryesor qė po tėrheq opozitėn drejt bojkotit pėr zgjedhjet e ardhshme lokale, duke i shkaktuar vendit kėshtu njė dėm shumė tė madh. Deputeti i Partisė Demokratike, Ylli Pango, deklaroi se njė individ me ērregullime psikike si puna e Edi Ramės nuk duhet lejuar qė ta tėrheqė vendin drejt humnerės.

“Loja ėshtė vetėm e njė individi, i cili prej vitesh vuan prej ērregullimesh mendore. E kam njohur atė nė disa rrethana tė tjera dhe nuk do tė mendoja kurrė qė ai do tė vendosej nė krye tė partisė mė tė madhe opozitare nė vend”, - theksoi deputeti i PD-sė, Ylli Pango. Sipas tij, socialistėt nuk duhet ta mbėshtesin Ramėn nė kėtė rrugė qė ka zgjedhur, sepse e ardhmja e vendit nuk mund tė sakrifikohet pėr karrigen e njė njeriu. Nga ana tjetėr, Pango deklaroi se rruga e bojkotit qė ka zgjedhur Edi Rama nuk mbėshtetet as nga ndėrkombėtarėt, tė cilėt kanė theksuar se zgjedhjet duhet tė bėhen brenda afateve kushtetuese. Ministri i Transporteve, Lulėzim Basha, deklaroi se bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e kryetarit tė PS-sė, Edi Rama, ishte i lajmėruar qė 6 muaj mė parė. “Edi Rama me fantazinė e tij, tė sėmurė ka 6 muaj qė bėn turbullira dhe trazira. Ai ka 6 muaj qė kėndon kėngėn e mbrapshtė tė vitit 1997-tė”, - theksoi ministri Lulėzim Basha. Sipas tij, Rama ėshtė njeriu qė nė 15 vjet kaloi nga fashizmi nė komunizėm. Lulėzim Basha i bėri thirrje deputetėve tė majtė tė distancohen nga rruga qė kryetari i PS-sė, Edi Rama, ka zgjedhur. Nga ana tjetėr, deputetėt e mazhorancės theksuan se ata janė tė vendosur pėr tė zhvilluar zgjedhje brenda standardeve, tė cilat do t`i shėrbejnė vendit pėr njė integrim tė mėtejshėm. Sipas tyre, politika dhe e ardhmja e vendit nuk mund tė udhėhiqen nga mafia dhe nga njerėz, tė cilėt duan destabilizimin e vendit.

Fatjona Mejdini

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve tha se nuk do tolerohen vonesat nė paraqitje

 

Gjata: Zbatojmė ligjin pėr regjistrimet

 

Javėn e kaluar, pranė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve u regjistruan 39 subjekte zgjedhore. Nga ana tjetėr, asnjė parti parlamentare e spektrit tė majtė nuk ėshtė regjistruar nė KQZ

 

Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ēlirim Gjata, deklaroi ditėn e djeshme se komisioni do t’i priste partitė politike deri nė orėn 24.00 pėr t`u regjistruar si subjekte pėr zgjedhjet e ardhshme lokale. Gjata theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė zbatonte ligjin dhe afatet qė ai pėrcakton pėr regjistrimin e kėtyre partive, duke mos toleruar paraqitjen me vonesė tė kėtyre subjekteve pėr t`u regjistruar. Javėn e kaluar, pranė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve u regjistruan 39 subjekte zgjedhore. Nga ana tjetėr, asnjė parti parlamentare e spektrit tė majtė nuk ėshtė regjistruar nė KQZ dhe pėr pasojė, kėto parti klasifikohen si mospjesėmarrėse nė zgjedhjet e ardhshme lokale. Partitė e regjistruara deri sot nga KQZ-ja janė Partia Demokratike (PD), Partia Demokrate e Re (PDR), Partia Konservatore, Partia Emigracioni Shqiptar (PESH), Partia Komuniste e Shqipėrisė (PKSH), Partia Forca Albania (PFA), Partia e Ballit Kombėtar (PBK), Partia pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Punėtorėve tė Shqipėrisė (PMDP), Partia Demokratike Demokracia e Re e Djathtė Shqiptare (PDDRDSH), Partia Lėvizja e Legalitetit (PLL), Partia e Unitetit Kombėtar (PUK), Partia e Pajtimit Kombėtar (PPK), Partia Lėvizja Punėtore Shqiptare (PLPSH), Partia Aleanca Socialiste e Shqipėrisė (PASSH), Partia Demokracia e Re Evropiane (PDRESH), Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBKD), Partia Balli Kombėtar Demokrat (PBKD), Partia Lėvizja pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut (PLDLNJ), Partia Komuniste Shqiptare 8 Nėntori (PKSH 8 Nėntori), Partia Agrare Ambientaliste e Shqipėrisė (PAA), Partia e Reformave Demokratike (PRDSH), Partia Socialkristiane e Shqipėrisė(PSKSH).

Njė tjetėr anėtar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Klement Zguri, deklaroi dje se procesi zgjedhor ėshtė nė ngėrē, ndaj partitė politike duhet tė marrin pėrsipėr gjithė detyrimet e tyre. Nė kėtė drejtim, ai kėrkoi qė "partitė politike tė paraqesin sa mė parė pranė KQZ-sė, emrat e komisionerėve pėr zgjedhjet vendore". Nė mbledhjen e djeshme, KQZ-ja nė bazė tė rregullores, mori nė shqyrtim donacionin e dhėnė nga Prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri, e cila ka marrė pėrsipėr tė financojė botimin e manualit tė KZQV-ve. Ky manual do tė pėrdoret pėr trajnimin e trajnuesve dhe anėtarėve tė KZQV-ve dhe duke qenė se vlera e financuar nga Prezenca e OSBE-sė kalon masėn prej 300 mijė lekėsh, siē ėshtė parashikuar nė rregulloren e KQZ-sė, i takon kėtij komisioni tė shprehet me vendim pėr pranimin e kėtij donacioni. Duke vlerėsuar kėtė donacion, kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, shprehu mirėnjohjen pėr ndihmesėn dhe kontributin e dhėnė nga OSBE-ja, si dhe bindjen se ky bashkėpunim do tė vazhdojė me tė njėjtat ritme.

Fatjona Mejdini

 

KQZ-ja miraton ngritjen e Bordit tė Monitorimit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ditėn e djeshme ngritjen e Bordit tė Monitorimit tė Mediave pėr zgjedhjet e ardhshme lokale, i cili do tė ketė detyrėn tė monitorojė pasqyrimin e aktiviteteve tė partive politike gjatė fushatės zgjedhore. Kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, deklaroi se Bordi i Monitorimit tė Mediave duhet tė bėjė njė vėzhgim tė paanshėm dhe objektiv. “Nga ky bord i rėndėsishėm kėrkohet profesionalizėm. Ndaj tė njėjtin koncept me kolegėt e tjerė tė KQZ-sė, duke kėrkuar njė vėzhgim tė paanshėm, tė drejtė, profesional dhe qė tė plotėsojmė standardet nė kėtė fushė”, - theksoi kryetari i KQZ-sė. Nė pėrbėrjen e Bordit do tė jenė z. Isuf Meli, Agron Ēobani, Nebil Ēika, Hamdi Jupe, Ilir Podgorica, Ilir Zhilla dhe znj. Entela Komnino.

 

Zv/ministri i Brendshėm inspekton punėn e bėrė nga njėsitė vendore nė kryeqytet

 

Minibashkitė nė Tiranė vazhdojnė punėn pėr listat

 

Minibashkitė nė kryeqytet po vazhdojnė me intensitet punėn pėr pėrgatitjen e listave zgjedhore. Njė gjė ėshtė bėrė e ditur gjatė njė takimi qė zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinand Poni, zhvilloi me kryetarėt e Njėsivė Bashkiake nr.1 dhe nr.2, pėrkatėsisht me zonjėn Anita Zaimi dhe z. Pėrparim Bodinaku. “Z. Pėrparim Bodinaku raportoi se gjatė javės sė kaluar, ėshtė punuar me dy turne pėr pėrfundimin nė kohė tė listave paraprake dhe regjistrit tė pėrhershėm tė listave zgjedhore. Sipas tij, u vendosėn nė rrjet 9 kompjutera tė rinj, tė cilėt do tė pėrshpejtojnė procesin, por dhe do ta bėjnė atė mė tė sigurt. Ndėrsa znj. Anita Zaimi bėri njė performancė tė punės sė Njėsisė Bashkiake nr. 1, duke treguar ambientet e punės tė pėrgatitura enkas pėr kėtė qėllim. Edhe kjo njėsi, sipas saj, vendosi nė rrjet 5 kompjutera tė rinj, qė po japin njė ndihmė tė madhe nė procesin e rėndėsishėm tė pėrgatitjes sė listave paraprake tė zgjedhjeve dhe tė regjistrit tė pėrhershėm”, - thuhet nė njė njoftim tė Ministrisė sė Brendshme. Ndėrsa nė orėn 13.00, Poni dhe prefekti i Tiranės, Ruzhdi Keēi, zhvilluan njė takim pune me kryetarin e Njėsisė Bashkiake nr. 11, Laprakė, z. Haki Mustafa. Gjatė vizitės nė ambientet e punės pėr pėrgatitjen e listave zgjedhore, Mustafa tregoi mbi punėn e kėsaj njėsie pėr pėrgatitjen sa mė shpejt tė listave paraprake tė zgjedhjeve, duke punuar njėkohėsisht nė zėvendėsimet dhe heqjen e regjistrit tė pėrkohshėm dhe dublimeve. “Deri ditėn e diel do tė pėrfundojnė listat paraprake tė regjistrit tė pėrhershėm”, - u shpreh Mustafa. Ai iu premtoi kryetarėve tė njėsive bashkėpunim tė vazhdueshėm, tė pandėrprerė, angazhimin maksimal dhe transparent tė Ministrisė sė Brendshme pėr ndihmė pa orar pėr pėrfundimin sa mė tė shpejtė dhe tė saktė tė listave zgjedhore.

 

OSBE dhe PAMECA trajnojnė policinė pėr zgjedhjet

 

Nis trajnimi i policisė pėr detyrat dhe rolin e saj nė zgjedhjet lokale. Nė seancėn e djeshme trajnuese ka marrė pjesė dhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Bajram Ibraj, Zv/Shef i Zyrės sė Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, Alexander J.Finnen, si dhe Zv/Shef i Misionit PAMECA, Doug Adams. Nė fillim tė takimit Ibraj iu ka kujtuar rėndėsinė qė ka sjellja e policisė nė kushtet e zgjedhjeve, duke iu kujtuar drejtuesve tė policisė intensitetin nė qendrat e tyre nga kandidatėt pėr kėto zgjedhje. Gjithė ky proces trajnimi ka si qėllim realizimin e objektivave tė Policisė sė Shtetit nė funksion tė ruajtjes sė rendit e tė sigurisė publike gjatė zhvillimit tė zgjedhjeve pėr organet e qeverisjes vendore, krijimin e standardeve tė unifikuara tė organizimit tė shėrbimeve nga tė gjitha drejtoritė e policisė nė qarqe, sigurimin e zbatimit korrekt tė legjislacionit zgjedhor nga ēdo punonjės policie, si dhe pėrmirėsimin e performancės sė policisė nė publik. Nga ana e tij, Zv/Shefi i Zyrės sė OSBE-sė, Finnen, nė fjalėn e tij vuri nė dukje rėndėsinė e zbatimit me korrektėsi tė detyrimeve qė pėrcakton ligji pėr strukturat policore.

 

 

Zhvillohet takimi i 15 i grupit konsultativ Shqipėri-BE, ku u diskutua pėr zgjedhjet

 

BE: Tė bashkėpunohet nė kohėn qė ka mbetur

 

Ambasadori gjerman, Hans Peter Anen, bėri thirrje pėr “bashkėpunim mes mazhorancės dhe opozitės, nė mėnyrė qė kjo pak kohė e mbetur tė shėrbejė pėr tė plotėsuar standardet e procesit zgjedhor”

 

Pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian kėrkojnė bashkėpunim mes forcave politike qė koha e mbetur nė dispozicion pėr zhvillimin e zgjedhjeve, tė shėrbejė pėr plotėsimin e standardeve zgjedhore. Deklaratat u bėnė gjatė takimit tė 15 tė grupit konsultativ Shqipėri-BE, ku u diskutua pėr zhvillimin e zgjedhjeve vendore, sistemin gjyqėsor, luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar dhe terrorizimit, luftėn kundėr drogės, vizat, kontrollin e kufijve, policinė, pastrimin e parave dhe luftėn kundėr drogės.

Duke u pėrqendruar te pėrgatitja e zgjedhjeve vendore si ēėshtja e parė dhe njėkohėsisht mė e rėndėsishmja e axhendės, ministrja e Integrimit, Arenca Trashani, ftoi tė gjithė aktorėt kyē tė procesit tė marrin tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe tė kontribuojnė pėr t’iu ofruar shqiptarėve njė proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm. “Organizimi dhe zhvillimi i tė gjithė procesit zgjedhor sipas standardeve tė kėrkuara, nuk ėshtė vetėm detyrė e qeverisė, por edhe e opozitės. Gjej rastin tė ftoj tė gjithė aktorėt kryesorė tė procesit tė kontribuojnė pėr njė proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm, pasi vetėm kėshtu do tė bėjnė njė hap para drejt integrimit tė Shqipėrisė”, - tha ministrja Trashani nė fjalėn e saj. Edhe ambasadori gjerman, Hans Peter Anen, bėri thirrje pėr “bashkėpunim mes mazhorancės dhe opozitės, nė mėnyrė qė kjo pak kohė e mbetur tė shėrbejė pėr tė plotėsuar standardet e procesit zgjedhor”. Dirk Lange kreu i Drejtorisė sė Zgjerimit pranė BE-sė, tha se njė proces zgjedhor i ndershėm dhe brenda standardeve do tė jetė hap vendimtar nė rrugėn e Shqipėrisė drejt BE-sė.

Nga pala shqiptare merrnin pjesė nė takim ministrja e Integrimit, Arenca Trashani, zv/kryeministri, Ilir Rusmali, ambasadori i Shqipėrisė nė BE, Artur Kuko, pėrfaqėsues nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme. Pėrfaqėsues tė BE-sė, pjesėmarrės nė takim, ishin Dirk Lange, kreu i Drejtorisė sė Zgjerimit pranė BE-sė, Clive Rumbold, pjesėtar i kėsaj drejtorie, Helmut Lohan, ambasadori i BE-sė nė Tiranė dhe ambasadori gjerman nė Tiranė, Hans Peter Anen, qė nė kėtė rast pėrfaqėsonte presidencėn e radhės nė BE, atė tė Finlandės.

 

Ministri i Jashtėm garanton autoritetet ndėrkombėtare pėr standardet zgjedhore

 

Mustafaj letėr ndėrkombėtarėve:

Procesi, mė i rėndėsishėm se rezultati

 

Ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, ka njoftuar dje me anė tė njė letre, personalitetet mė tė larta ndėrkombėtare pėr datėn e zgjedhjeve lokale, dhe garantimin e standardeve tė tyre, duke i ftuar tė dėrgojnė sa mė shumė vėzhgues pėr tė monitoruar zgjedhjet. Nė letėr shkruhet se, bazuar nė Kushtetutėn e Shqipėrisė dhe me dekret tė Presidentit tė Republikės, zgjedhjet lokale do tė zhvillohen nė datėn 20 Janar 2007-tė. “Realizimi i njė procesi zgjedhor nė linjė me standardet ndėrkombėtare ėshtė pėr qeverinė shqiptare mė i rėndėsishėm sesa vetė rezultati i zgjedhjeve”, - shkruan ministri nė letrėn pėr OSBE/ODIHR-in, Asamblenė Parlamentare tė OSBE-sė, Kėshillin e Evropės, Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale tė Kėshillit tė Evropės, Presidencėn Finlandeze tė Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Evropian, Presidencėn e Komisionit Evropian dhe Delegacionin pėr Marrėdhėniet me Vendet e Evropės Juglindore nė Parlamentin Evropian. “Autoritetet shqiptare ftojnė dhe mirėpresin me kėnaqėsi njė numėr tė pakufizuar vėzhguesish tė kėtyre organizatave e institucioneve pėr tė monitoruar kėto zgjedhje”, - thekson ministri, duke vėnė nė dukje bashkėpunimin e frytshėm me OSBE/ODIHR-in gjatė procesit tė pėrgatitjes sė zgjedhjeve lokale. Ministri i Punėve tė Jashtme, Mustafaj, ka siguruar ndėrkombėtarėt se, delegacionet e dėrguara prej tyre do tė kenė krahas tė tjerėve edhe gjithė mbėshtetjen e tij, personale, pėr tė kryer me sukses misionin e tyre.

A.Alia

 

Berisha- Fata: NATO, e hapur pėr zgjerim

 

Kryeministri i Shqipėrisė, Berisha, u takua dje me Ndihmėssekretarin e Mbrojtjes tė SHBA-sė, Daniel Fata. Takimi u pėrqendrua nė diskutimin e qėndrimeve tė Samitit tė Rigės pėr vendet qė aspirojnė anėtarėsimin nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut e veēanėrisht nė sinjalet pozitive qė dha samiti pėr Shqipėrinė. Berisha dhe Fata ndanė vlerėsime pozitive pėr reformat e ndėrmarra deri tani nga qeveria pėr vendosjen e shtetit ligjor dhe sidomos nė arritjet e luftės kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit si dy nga drejtimet mė tė rėndėsishme pėr integrimin e vendit nė institucionet euro-atlantike. Fata ritheksoi edhe njėherė se, nėn frymėn e Samitit tė Rigės, NATO ėshtė e hapur pėr t’i ofruar ftesė nė samitin ardhshėm tė Zgjerimit vendeve qė plotėsojnė standardet e anėtarėsimit.

A.A