|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
EDITORIAL
Nė Shijak, ku vritesh nga njė lojė luftash
Mero Baze
Nėna e Marianit ishte ulur pa fuqi nė njė cep tė korridorit nė katin e dytė tė spitalit tė Durrėsit, e pafuqishme tė fliste. Babai i tij, njė burrė i fortė, krejt i shformuar nga vrasja, po ashtu kishte humbur tė gjitha fuqitė pėr t`u pėrgjigjur. Pas derės sė kirurgjisė mjekėt po jepnin e merrnin pėr tė hequr nga thonjtė e vdekjes Marianin, njė student tė vitit tė tretė, i cili kishte marrė njė plumb mespėrmes barkut, dhe i kishte mbetur 2 mm larg shtyllės kurrizore. Pėrgjigjet pėr atė qė kishte ndodhur ishin dhjetėra km larg nga spitali, nė sheshin qendror tė Shijakut dhe njeriu publik, mė i afėrt me Agron Dukėn, kishte qėlluar nė sy tė tė atit mbi studentin komisioner. Vraswsi quhej Kujtim Nerjaku. Shkak kishte qenė fakti se studenti kishte kėmbėngulur tė votohej sipas ligjit, kurse pėrfaqėsuesi i Agron Dukės kishte dashur tė ndalte votimin. Babai i tij arrin tė shqiptojė se vrasėsi ishte nė shoqėrinė e Agron Dukės, Armand Dukės dhe njėfarė Izet Avduli. Ky i fundit paskėsh njė vėlla tė arrestuar me bandėn e Aldo Bares. Brenda sallės sė reanimacionit, Marianit i ishte kthyer vetėdija dhe ende nuk e besonte dot lajmin se mund tė mbetej gjallė. Tė shikonte nė sy me mosbesim, kur ia thoshe kėtė fakt. Vrasėsi gjakftohtė kishte qėlluar 2 metra larg tij dhe kishte ikur qetėsisht nga vendi i ngjarjes bashkė me vėllezėrit Duka. Pėrtej asaj dere askush nuk e kuptonte absurdin e betejės qė kishte rrezikuar tė merrte njė jetė njeriu. Nisemi drejt Shijakut, tė shikojmė realisht ēishte kjo luftė qė po merrte njė jetė studenti. Nė qendėr tė qytetit ishin ende njollat e gjakut tė patharė dhe disa deputetė qė po jepnin intervista. Kryefjala e tyre ishte tensioni dhe paralajmėronin se do tė tėrhiqnin komisionerėt socialistė. Gazetarėt pyesnin se ku kishte probleme, por ata s`kishin raste konkrete. Flisnin nė pėrgjithėsi. Nė njė qendėr votimi, 2 km larg Shijakut, nė vendin e quajtur Sallmone, Taulant Balla, njė deputet socialist, i cili ka fituar emėr duke bėrė sherrxhiun e parlamentit, po ngatėrrohej tė gjente qendrėn dhe po rrinte nė njė pikė karburanti. Pas ca kohėsh arrin ta gjejė. Ishte e vetmja qendėr, ku votohej thuajse nė mėnyrė shembullore dhe, ku komisionerėt socialistė nuk pranuan as tė iknin nga qendra. Taulanti rrinte nė telefon vazhdimisht me kolegėt e tij, socialistė, tė cilėt i raportonin atij njėri pas tjetrit se po i tėrhiqnin komisionerėt. Taulanti i thirri jashtė dy komisionerėt socialistė dhe iua bėri tė qartė urdhrin. Ata u kthyen tė prerė brenda, por nuk lėvizėn nga tavolina. Balla u bė nervoz dhe filloi tė bėrtiste se ata duhet tė iknin, se aty po bėhej presion. Njė komisioner i PD-sė iu lut tė ulte zėrin dhe i kujtoi se nuk kishte tė drejtė tė shqetėsonte qytetarėt qė votonin. Ballės i kishte ardhur ēasti i artė i marrjes peng. Ti smund tė mė ndalosh mua tė flas, ti s`mė pengon dot mua. Unė sjam peng kėtu. Pse, peng jam? Jo, thuaj qė jam peng, po qe se jam. Unė jam deputet. Ti po mė pengon mua tė flas me tė mitė. Ju jeni bandė. Unė s`kam frikė nga ju. Unė s`jam peng .. Situata filloi tė bėhej qesharake. Rrema, njė kameraman amator, qė punon pėr disa stacione lokale nė Tiranė, filloi tė filmonte dialogun dhe po kėnaqej qė mė nė fund pati pak sherr pėr tė filmuar. Balla i skuqur spec doli jashtė qendrės. Kolegu i tij, Patozi, e ftoi tė shkonin tė hanin paēe, pa e ditur se ai ishte bėrė nervoz. Jo, - tha, - nuk vij. S`ka gjė pėr tė ngrėnė kėtu. Dhe u largua. Ndėrsa po ktheheshim nė Shijak, nė njė kafe buzė Katėr Rrugėve, shikoj ekranin e News 24. Titra alarmante. Taulant Balla, peng. Anila Basha, sė paku kėshtu shkruhej poshtė fytyrės sė shformuar tė njė femre qė fliste gati duke qarė pėr pengun mė tė fundit tė Shijakut, po njoftonte shqiptarėt se Taulant Balla ishte marrė peng. M`u duk vetja nė ėndėrr. I telefonoj Patozit qė ishte ende aty dhe i thashė: Ē`i ka ndodhur Taulant Ballės? Asgjė, - tha, - nuk pranoi tė vinte me ne pėr tė ngrėnė dhe s`di nga iku. News 24 thotė qė e kanė marrė peng, i thashė. Matanė telefonit u dėgjua njė e qeshur e mbytur qė e acaroi mė shumė me sa duket kalimin keq tė ushqimit prej sė qeshurės. Por, nė ekranin e Anilės shfryhej njė tension tjetėr, qė nuk ekzistonte gjėkundi. Flitej pėr njė deputet peng. Pastaj, pak minuta mė vonė, pėrsėri titra alarmante. Balla, i lirė. Arriti t`iu shpėtojė pengmarrėsve. Ėshtė i lirė dhe pas pak minutash do flasė ekskluzivisht pėr News 24. Dhe pak dhe pak po vjen ėshtė i lirė . Ėshtė i gjallė! Arriti ..Ishte vėrtet Taulant Balla nė distancėn kohore qė i duhej pėr tė shkuar nga Sallmone nė Shijak pėr tė folur. Dhe spati turp. I tha tė gjitha siē deshi ajo Anila. Tragjikja me komiken kurrė nuk kishin qenė mė afėr njėra-tjetrės. Nė fakt, me Taulantin smė vinte mė pėr tė qeshur. Sapo mbaronte sė foluri si peng, qeshte dhe thoshte: Na bėri gazi i botės ky Edi Rama. As me kėtė Anilėn s`mė vinte mė pėr tė qeshur. Kjo mbaj mend qė mė vinte gjithmonė nė redaksi qė tė mos shkruanim pėr vėllain e ish-ministrit, Fatmir Xhafa, qė ishte arrestuar nė Itali pėr drogė dhe gjithmonė kishte si arsyetim njė lidhje personale. Ēudi e madhe, tani qenkėsh bėrė jo vetėm gazetare, por dhe komentatore politike e News 24, i cili ėshtė stacioni rekord qė nuk ka nė punė asnjė gazetar, por vetėm njerėz tė hequr nga puna, nga administrata politike e qeverisė sė mėparshme, socialiste. Tė gjithė redaktorėt janė ish-zėdhėnėsa. Aty ėshtė ish-zėdhėnėsi i Fatos Nanos, ish-zėdhėnėsi i Pandeli Majkos, ish-zėdhėnėsi i Arta Dades, ish-zėdhėnėsi i Gramoz Ruēit e me radhė. Mė e ulėta nė detyrė ka qenė kjo Anila, qė ishte ish-zėdhėnėsja e vėllait tė Fatmir Xhafės. I zoti i lokalit fiku televizorin, duke e sharė rėndė Anilėn e shkretė qė nuk dėgjonte gjė. Pastaj m`u hakėrrye dhe mua si gazetar. Mes mėrzisė sė tij dhe marrėzisė qė ndodhte nė ekranin e Anilės dola nė rrugė drejt Shijakut. Po fliste Petro Koēi me Taulant Ballėn. Po i kundėrpėrgjigjeshin deputetėt e djathtė. Njė betejė me mullinjtė e erės, ndėrsa votimi vazhdonte qetėsisht. Nė spitalin e Durrėsit kishte mbėrritur Jozefina Topalli dhe kishte vizituar studentin e vrarė. Dhe ajo pėrcillte prej andej emocionin e njė skene tė pėrgjakshme. Arriti tė shqiptojė e para publikisht se nė vendngjarje kishin qenė vėllezėrit Duka dhe njė tjetėr. Policia vihet nė lėvizje dhe pas disa orėsh ndalon nė mes tė Durrėsit Agron Dukėn, i cili ishte larguar bashkė me vrasėsin nga vendngjarja. E morėn nė polici pėr ta pyetur si dėshmitar nė skenėn e krimit. Nuk di saktėsisht se ē`iu tha Duka ekspertėve tė policisė, por njė prej tyre mė tregoi sesi prokurori i Durrėsit, Nasi Naēi, kishte bėrtitur me tė madhe se Agron Duka ka imunitet, s`mund tė ndalet nga policia. Policėt e kishin qetėsuar, duke i thėnė se ishte ndaluar, pasi kishte qenė nė flagrancė nė vendin e krimit dhe se nuk kishte mė imunitet. Por prokurori i Durrėsit kishte ngulur kėmbė se do tė njoftonte Sollakun dhe do bėnte namin. Pas disa orėsh nė qeli, Agron Duka u la i lirė. Vrasėsi po ashtu ishte i lirė. I lirė ishte dhe vėllai i tij dhe dėshmitari tjetėr. Nėse do tė ishte fjala pėr palėn tjetėr, Sollaku do tė ishte aty duke udhėhequr arrestimet.
Nė Shijak po votohej normalisht, por nė selinė e PS-sė ishte rritur tensioni. Igli Ēela, kandidati socialist pėr deputet, bashkėpronar me Agron Dukėn nė kompaninė AIBA tashmė ishte mes dy zjarresh. Ai nuk ka emėr tė keq nė qytet, por kishte marrė garanci se do dilte deputet i sigurt, pa u konsumuar shumė. Kishte marrė garanci nga njė gjeneral i Edi Ramės, qė ėshtė graduar sė fundi, Paulin Sterkaj. Ky paska qenė disa herė nė Shijak para zgjedhjeve dhe titujt e gazetės ZP janė ende me bojė tė patharė, duke paralajmėruar nisjen drejt Shijakut tė Gjeneral Sterkajt me 200 ushtarė. Kėta do t`i jepnin mandatin Igli Ēelės. Pėr kėtė ishin dhėnė shumė garanci. Edi Rama kishte bėrė thirrje publike nė Shijak se vota pėr Igli Ēelėn ėshtė votė pėr Agron Dukėn dhe kishte paralajmėruar mbėrritjen e ushtrisė sė Sterkajt nė Shijak. Tashmė, Igli Ēela kishte para syve tė tij njė realitet tjetėr. Edi Rama kishte thėnė se pėrballė nesh janė banditėt e Shijakut. Nė fakt, i vetmi bandit i Shijakut qė kishte dalė me kobure nė brez dhe Agron Dukėn nė krah, kishte qėlluar mbi njė student tė pafajshėm dhe tė devotshėm si komisioner. Igli Ēela e ndjente kėtė. Shijaku ishte larė me gjak nė emėr tė tij. Ai do tė jetonte dhe nesėr nė atė qytet. Paulin Sterkaj, Edi Rama, Taulant Balla dhe tė tjerė do tė iknin nė mbrėmje. Atij do t`i duhet tė dalė sėrish nė sheshin qendror tė qytetit, aty ku policia mban tė rrethuar vendin, ku u vra Mariani, studenti 21-vjeēar nga njė bandit qė Igli e ka patur nė tavolinė dhe nė krah gjithė fushatėn. I ndodhur mes dy zjarresh, mes revoltės dhe neverisė qė kishte zgjuar nė qytet ky akt kriminal dhe mes nevojės qė Partia Socialiste kishte pėr t`u tėrhequr nga zgjedhjet, i skuqur nga turpi dhe me zė tė mbytur, ai doli para kamerave nė mesditė, duke njoftuar tėrheqjen. Nė fakt, tė gjithė gazetarėt kėtė lajm e kishin qysh nga ora 9. Ishte nė skenarin e Partisė Socialiste qė do tė ndodhte, por nuk ishte llogaritur gjaku. Nuk ishte llogaritur goditja pėr vdekje mbi trupin e studentit, e cila iu nxori nga duart skenarin e viktimės. Ata tani po iknin duke vrarė. Nė televizionin ku shfaqej ajo Anila, deputetėt socialistė bėnin tė paditurin pėr vrasjen dhe Agron Dukėn. I vetmi njeri qė po mungonte nė gjithė kėtė katrahurė socialistėsh, ishte njeriu qė ishte premtuar si fitoresjellės i Igli Ēelės. Mungonte Paulin Sterkaj. Ē`tė ishte bėrė vallė gjenerali me 200 trima nėn pushkė. Askush nuk e kishte parė nė Shijak. Dikush na tha se e kishin parė dy netė mė parė te njė karburant diku mes Shijakut dhe Sukthit. Shkuam aty tė pyesnim. Na tregoi njė punėtor se kishte ardhur dhe kishte bėrė fjalė me disa djem nga Shijaku. Por, sot, nuk ishte parė. Njė kolegu im qė ndiqte zgjedhjet nga ekranet nė Tiranė, mė merr nė telefon tė pyesė ē`po ndodh. Po pėrpiqesha t`i shpjegoja absurdin e dhunės dhe rolin e viktimės. Por, duke qeshur i thashė se po humbasin kėta socialistėt, ngaqė nuk qenka ky Paulini. Paulini ėshtė kėtu afėr meje, te Sheratoni, po pi kafe, - tha, - flet nė telefon vazhdimisht me dikė dhe i thotė: S`mund tė shkoj nė Shijak, se mė kanė kėrcėnuar. Njėherė u ngrit nga tavolina, bėri njė xhiro rrotull stadiumit dhe erdhi prapė. Nuk di, ē`i kanė bėrė atij Taulant Ballės, - tha, - po kėtė mė duket se kanė marrė vėrtet peng, se do t`i kenė thėnė tė mos lėvizė nga Sheratoni. Legjenda e forcės sė Edi Ramės ishte shkėrmoqur papritur. Nuk dalloja dot ēfarė ishte humor dhe ēfarė e vėrtetė tek ato qė mė thoshte kolegu im, por e vėrteta ishte se ai qė kishte kėrcėnuar Shijakun me luftė pėrmes 200 ushtarėve, nuk ishte nė Shijak. Legjendat nisėn tė shtohen. Dikush thoshte se ėshtė frikacak. Tė tjerė thoshin se ka bėrė fjalė mė disa djem nga Shijaku, tė cilėt i paskėshin thėnė se po tė panė nė Shijak, do tė tė mbajnė peng. Por kėto ishin legjenda tė pasdites. E vėrteta ishte se Igli Ēela u braktis nga gjithė premtimet. Iu premtua Paulini si i fortė, nuk i shkoi. Iu premtuan parį dhe lavatriēe nėpėr shtėpi, nuk i kishin marrė. Iu premtua qė do bliheshin komisionerė, nuk u bė. Shtoji kėsaj dhe vrasjen e Marianit dhe ai natyrisht nuk mund tė vazhdonte mė tej lojėn e rrezikshme, ku kishte hyrė. Ai sė paku do tė duhet tė jetojė sėrish nė Shijak. Pasdite vonė, nė Shijak ra qetėsia. Deputetėt socialistė kishin ikur, komisionerėt socialistė ishin kthyer pjesėrisht nė qendrat e votimit dhe zgjedhjet po vazhdonin. Natyrisht, standardi i tyre ishte goditur fort nga njė stuhi nė gotė qė Edi Rama u pėrpoq tė ngrinte qysh nė mėngjes. Tani ishte vonė tė ndreqej diēka. Duhej ruajtur thjesht integriteti i procesit dhe ai u ruajt. Mbledhja e kutive dhe numėrimi u bė transparent dhe para kamerave televizive. Nė mbrėmje, Shijaku dukej se kishte kaluar njė ditė hollivudiane, ku aktorėt qė u pėrpoqėn tė ngjallin skena lufte, kishin llogaritur tė iknin si viktima. Nė fakt, skenari iu doli nga dora dhe ikėn si agresorė. Ikėn si njė bandė qė i prishi qetėsinė njė qyteti pėr orė tė tėra dhe la nė gjendje kritike shumė afėr vdekjes njė student. Iku pėr t`u mbajtur mend gjatė nė atė qytet si njė gjė e keqe qė s`ke qejf ta kujtosh dhe nė ėndėrr.
POLITIKA Sot pritet vendimi pėr Durrėsin dhe Elbasanin
KQZ merr vendim pėr minibashkinė nr. 10 dhe Kombinatin
Anėtarėt e komisionit hodhėn poshtė kėrkesėn e Mira Veizit pėr minibashkinė nr. 10, duke lėnė fitues tė kėsaj minibashkie, kandidatin e mazhorancės, Gerti Bogdani, i cili kishte 18 vota mė shumė se kandidatja e opozitės
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ditėn e djeshme fitues tė njėsisė vendore nr. 10 nė Tiranė, kandidatin e mazhorancės, Gerti Bogdani. Nga ana tjetėr, komisioni zgjedhor vendosi, po dje, tė hedhė poshtė kėrkesėn e kandidatit tė mazhorancės, pėr njėsinė nr. 6 nė Kombinat, Fatmir Nezaj, pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė kėtė zonė dhe tė shpallė fituese kandidaten e opozitės, Luzhiana Abazaj. Palėt, sipas afateve tė Kodit Zgjedhor, kanė tė drejtėn tė paraqisin ankesat e tyre nė Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditėve. Nga ana tjetėr, ditėn e sotme pritet qė KQZ-ja tė marrė vendimin pėr ankimimet e palėve pėr dy qytetet e mėdha, Durrėsin dhe Elbasanin.
Bogdani fitues nė minibashkinė nr.10
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditėn e djeshme tė pranojė kėrkesėn e kandidatit tė mazhorancės pėr njėsinė zgjedhore nr. 10, Gerti Bogdani, pėr mosfutjen nė tabelėn e rezultateve tė 2 kutive tė qendrave tė votimit 19.96 dhe 19.85. Kėshtu, 5 anėtarė tė KQZ-sė vendosėn tė shpallnin fitues Bogdanin, i cili kishte njė diferencė prej 18 votash plus nga kandidatja e opozitės Mira Veizi. Avokatja e kandidatit tė mazhorancės pėr kėtė minibashki, Gerti Bogdanit, theksoi se, KZQV-ja e kėsaj njėsie zgjedhore i ka shpallur me tė drejtė tė pavlefshme kėto kuti votimi. Sipas saj, kutia e QV-sė nr.19.86 ka qėndruar e hapur pėr shumė kohė nė tavolinėn e anėtarėve tė grupeve tė numėrimit dhe pėr pasojė, ajo ėshtė shpallur e pavlefshme nga KZQV-ja, duke qenė se mundėsitė pėr manipulim kanė qenė tė mėdha.
Abazaj fituese nė Kombinat
KQZ-ja hodhi ditėn e djeshme poshtė me 5 vota kėrkesėn e kandidatit tė mazhorancės pėr njėsinė vendore nr. 6, Fatmir Nezaj, i cili kėrkonte pėrsėritjen e zgjedhjeve nė kėtė zonė, pėr shkak tė parregullsive tė shumta qė ishin vėnė re para dhe pas procesit tė votimit. Pasi morėn nė shqyrtim provat, anėtarėt e KQZ-sė vendosėn ta rrėzonin kėtė kėrkesė, duke e konsideruar tė pabazuar nė ligj. Nga ana tjetėr, kandidatja e opozitės pėr njėsinė vendore nr. 6 nė Kombinat, Luzhiana Abazaj, u shpall fituese pėr kėtė njėsi vendore.
KQZ vendos sot Durrėsin dhe Elbasanin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditėn e sotme pritet tė shqyrtojė kėrkesat e palėve dhe ankimet e tyre pėr procesin zgjedhor nė Durrės dhe Elbasan. Kėshtu, kandidatėt e mazhorancės nė kėto njėsi vendore kanė kėrkuar pavlefshmėrinė e zgjedhjeve, duke theksuar se, nė kėto qytete janė vėrejtur parregullsi tė mėdha gjatė, para dhe pas procesit tė numėrimit tė votave. KQZ-ja ka marrė nėn administrim njė sėrė provash pėr kėto njėsi vendore dhe ditėn e sotme pritet tė japė njė vendim pėrfundimtar. Fatjona Mejdini
Kolegji vendos nė 19 mars pėr Bushatin
Kolegji Zgjedhor hodhi ditėn e djeshme shortin pėr datat kur do tė shqyrtojė ankimimet e ardhura nga partitė politike pėr procesin zgjedhor. Kėshtu mė datė 19 mars, Kolegji Zgjedhor pritet tė vendosė pėr komunėn e Bushatit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin pėr rrėzimin e kėrkesės sė Partisė Socialiste dhe Partisė Demokristiane pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė Bushat. KQZ-ja vendosi tė marrė vendimin, sipas tė cilit numėrimi i kutive tė Qendrave tė Votimit nė Bushat tė vazhdojė. Sipas rezultatit tė deritanishėm nė kėtė zonė, fitues ėshtė kandidati i pavarur, Zef Hila, i cili ka njė diferencė tė konsiderueshme votash nga kandidati i PS-sė dhe PDK-sė.
Kryeministri paraqet para mediave emrat e kabinetit tė ri, qeveritar. Surprizė emri i zv/kryeministrit
Kabineti Berisha 2, ndryshojnė 6 poste qeveritare
Nė postin e zv/kryeministrit emėrohet Gazmend Oketa, Nishani merr Ministrinė e Rendit, Pango Ministrinė e Kulturės dhe Majlinda Bregu zėvendėson Trashanin tek Integrimi. Largohet Cikuli pėr ti liruar vendin kreut tė PDK-sė, Nard Ndoka
Kryeministri, Sali Berisha, ka prezantuar gjatė njė konference pėr shtyp, tė thirrur nė orėt e vona tė mbrėmjes kabinetin e ri, qeveritar. Gjatė fjalės sė tij kryeministri u shpreh se kabineti tashmė i ka shkuar nė dorė Presidentit tė Republikės dhe pritet vetėm dekreti i tij pėr tė kaluar mė pas nė parlament. Gjashtė janė emrat, tė cilėt deri nė fund tė kėsaj jave pritet ti bashkangjiten kabinetit qeveritar. Kėshtu, nė postin e zėvendėskryeministrit do tė emėrohet deputeti Gazmend Oketa, ndėrsa Ilir Rusmali do tė kalojė nė postin e Ministrit tė Drejtėsisė nė vend tė Aldo Bumēit. Rusmalit si funksion do i bashkangjitet dhe posti i zėdhėnėsit tė qeverisė pranė parlamentit shqiptar. Nė postin e Ministrit tė Integrimit do tė kalojė deputetja Majlinda Bregu, e cila do tė kryejė njėkohėsisht dhe postin e zėdhėnėses sė qeverisė. Sokol Olldashin nė postin e ministrit tė Brendshėm do e zėvendėsojė deputeti Bujar Nishani, ndėrkohė qė lėvizje do tė ketė dhe Ministria e Turizimit, Kulturės Rinisė dhe Sporteve, ku nė vend tė Bujar Leskajt do tė kalojė deputeti Ylli Pango. Nė Ministrinė e Shėndetėsisė prej kohėsh ėshtė konfirmuar emri i Nard Ndokės, kryetar i Partisė Demokristiane, i cili do tė zėvendėsojė nė kėtė post ish-ministrin Maksim Cikuli. Kriteret Berisha nga ana e tij u shpreh se tė gjithė ministrat, tė cilėt kanė lėnė postet e tyre do tė kalojnė me poste tė rėndėsishme nė Partinė Demokratike, por pa saktėsuar se nė ēfarė detyrash do tė vihen. Kryeministri i justifikoi ndryshimet nė qeveri me rritjen e kėrkesės sė standardeve, ndėrkohė qė nuk harroi ti falėnderonte ata pėr punėn e deritanishme. Standardet e reja kėrkojnė ritme tė reja. Dua ti falėnderoj tė gjithė ministrat pėr punėn e tyre, tė deritanishme dhe i siguroj se dhe nė tė ardhmen do tė vazhdojė bashkėpunimin me ta, - tha Berisha. Ndėrkohė, nė lidhje me postin e ministrit tė Shėndetėsisė dhe kritikat qė janė hedhur pėr emrin e propozuar, Berisha tha se, posti i ministrit nė radhė tė parė ėshtė politik, mė pas janė teknicienėt dhe specialistėt ata qė e plotėsojnė njė dikaster. Nga ana tjetėr, Berisha u shpreh se ndryshimet do tė pėrfshijnė dhe PD-nė, e cila do i nėnshtrohet njė analize tė thellė, sidomos nė ato vende, ku nuk u bė e mundur fitorja e saj nė zgjedhjet e 18 shkurtit.
Kabineti, merren mė parė votat e kryesisė
Kryeministri Sali Berisha, dje, nė orėt e vona tė mbrėmjes, ka prezantuar pėrpara anėtarėve tė kryesisė edhe pėrbėrjen e re tė kabinetit qeveritar. Burime nga mbledhja e djeshme shprehen se gjatė mbledhjes nuk ka pasur debate nė lidhje me emrat e propozuar qė i janė dėrguar Presidentit tė Republikės. Menjėherė pas mbledhjes, Berisha ka preferuar qė kabinetin e tij, tė ri ta deklarojė para mediave. Ndėrkohė, pritet qė deri nė fund tė kėsaj jave, emrat, pasi tė dekretohen nga Presidenti i Republikės, tė kalojnė pėr votim nė parlament. Berisha u shpreh i sigurt nė miratimin e kabinetit, duke deklaruar se nė Kuvendin e Shqipėrisė ai i ka tė 80 votat e koalicionit.
Sali Berisha Kryeministėr
Gazmend Oketa Zv/Kryeministėr
Besnik Mustafaj Ministėr i Punėve tė Jashtme
Majlinda Bregu Ministre e Integrimit
Bujar Nishani Ministėr i Brendshėm
Fatmir Mediu Ministėr i Mbrojtjes
Ridvan Bode Ministėr i Financave
Genc Ruli Ministėr i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės
Ilir Rusmali Ministėr i Drejtėsisė
Lulėzim Basha Ministėr i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Genc Pollo Ministėr i Arsimit dhe Shkencės
Nard Ndoka Ministėr i Shėndetėsisė
Kosta Barka Ministėr i Punės,Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta
Jemin Gjana Ministėr i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit
Ylli Pango Ministėr i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve
Lufter Xhuveli Ministėr i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave
Kryeministri deklaron se nuk do tė pranojė imponimin e minorancės pėr presidentin nė qershor
Berisha: Nė rast imponimi, jemi gati pėr zgjedhje tė reja
Mazhoranca do tė jetė e gatshme tė shkojė nė zgjedhje tė reja, nė rast se do tė tentohet qė ti imponohet zgjedhja e presidentit nga pakica. Deklarata ka ardhur nga vetė kryeministri Berisha, i cili tha se pėr 2 vota qė i mungojnė mazhorancės, nuk do tė lejohet imponimi nga pakica. Duket se sigurinė pėr zgjedhje tė parakohshme mazhorancės ia jep dhe rezultati i dalė nga zgjedhjet e 18 shkurtit, nga ku PD-ja rezultoi fituese me 53 pėr qind tė votave kombėtare. Ne do tė tentojmė deri nė fund pėr zgjedhjen e njė presidenti konsensual, por, nėse do tė tentohet qė pėr dy vota qė na mungojnė, tė na imponohet zgjedhja e presidentit nga pakica, atėherė zgjedhjet dhe vetėm zgjedhjet do tė jenė zgjidhja e kėtij problemi. Duhet lexuar qartė vota e 18 shkurtit. Ai qė e di ēdo tė thotė zgjedhje parlamentare, e di se rezultati prej 53 pėr qind, ėshtė njė rezultat plebishitar nė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe mos harrojmė se kėtu konvertohet dhe proporcionali, - u shpreh Berisha. Nga ana tjetėr, kryeministri ka pėrsėritur dhe njėherė mbėshtetjen e tij pėr kandidaturėn e Bamir Topit nė postin e presidentit. Unė mendoj se Presidenti i Republikės duhet tė jetė njė figurė mbarėpopullore dhe askush mė mirė se zoti Topi nuk e pėrfaqėson kėtė. Ai ka mbėshtetjen time, totale nė kėtė pėrzgjedhje. Nga ana tjetėr, jam i mendimit se nuk ėshtė e hijshme qė presidenti, njė figurė kaq e rėndėsishme nė hierarkinė e shtetit, tė zgjidhet nė momentin e fundit, - tha Berisha. Ndėrkohė, Berisha ėshtė deklaruar dhe njėherė nė favor tė zgjedhjes sė presidentit me votė tė popullit.
Firmosin tė gjithė komisionerėt e KZZ-sė nė zonėn 26, proces i qetė dhe brenda standardeve
KZZ, Osman Metalla merr votat unanime nė KZZ-nė e Shijakut
Osman Metalla ėshtė shpallur fitues nga KZZ-ja e zonės numėr 26 dhe nė proces-verbal kanė firmosur tė gjithė komisionerėt e majtė dhe tė djathtė. Nė fakt, pėrveē deklaratave politike tė eksponentėve tė PS-sė, nė KZZ-nė e Shijakut nuk kanė ekzistuar problemet e stisura nga e majta. Tė 13 komisionerėt e kėsaj KZZ-je kanė firmosur proces-verbalin, i cili kundėrshtonte vendimin e PS-sė pėr tėrheqjen e komisionerėve tė PS-sė. Nė proces-verbalin e firmosur nga tė 13 komisionerėt argumentohet se shkaqet e tėrheqjes, tė paraqitura nga e majta dhe kandidati i saj nuk janė bindėse, duke rekomanduar qė tė vazhdojė procesi. Nė vendimin e saj KZZ-ja ėshtė nisur dhe nga atmosfera tejet e qetė qė mbizotėronte nė zgjedhjet e 11 marsit nė Shijak. Pėrgjatė gjithė ditės, pėrveē presionit politik, tė ushtruar nga deputetėt e majtė, nė tė gjithė qendrat e votimit procesi vazhdonte i qetė dhe nė shumė prej tyre madje nuk ishin larguar as deputetėt e majtė. Kjo ka ndodhur nė Sallmone, ku nė njė qendėr votimi pėrveē sekretarit qė u largua me urdhėr tė Taulant Ballės, nuk lėvizi nga detyra asnjė prej komisionerėve tė majtė. E njėjta gjė ndodhi dhe nė Jubė - Sukth, ku nė dy qendra votimi kanė qenė prezentė tė gjithė komisionerėt socialistė . Nga ana tjetėr, tė 32 qendrat e votimit i sollėn kutitė e votimit tė vulosura dhe nė bazė tė tė gjitha rregullave qė kėrkon Kodi Zgjedhor. Nė pėrfundim tė numėrimit nė KZZ, fitues u shpall kandidati i PD-sė, Osman Metalla, i cili ka marrė pjesėn dėrrmuese tė votave nga qytetarėt e Shijakut.
Meta: reforma, emergjencė pas parregullsive nė proceset e fundit zgjedhore
Rama: Do ketė tė tjera raporte me mazhorancėn
Kryetari i PS-sė paralajmėron acarim tė marrėdhėnieve tė opozitės me mazhorancėn, bėn fajtore mazhorancėn pėr humbjen e PS-sė nė Shijak
Pas humbjes sė kandidatit socialist pėr deputet nė Shijak, kryetari i PS-sė, Edi Rama, paralajmėron acarim dhe konfliktualitet tė marrėdhėnieve me mazhorancėn. Nga ana e tij, Rama preferoi tė mos e komentonte incidentin e rėndė, tė ndodhur nė Shijak, duke u fokusuar mė sė shumti nė akuzat ndaj qeverisjes, e cila, sipas tij, ėshtė pėrgjegjėse pėr humbjen e PS-sė nė zonėn 26, ndėrsa kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, i cilėsoi zgjedhjet nė Shijak tė papranueshme dhe deklaroi se tani ėshtė mė e domosdoshme reforma zgjedhore pėr tė shmangur degradimin e proceseve zgjedhore nė Shqipėri. Kreu i PS-sė, Rama, tha se opozita do tė ketė reagimet e veta lidhur me zgjedhjet nė Shijak pa dhėnė detaje, nėse do tė jenė kėrkesa pėr zgjedhje tė parakohshme apo tė tjera lėvizje politike. Kjo ėshtė situatė qė do tė nxisė njė reflektim tė thellė pėr raportet tona me shumicėn, me qeverinė, nė momentet kur vendi ka nevojė pėr diēka krejt tjetėr. Ne jemi tė vendosur qė nė shėrbim tė vendit dhe qytetarėve dhe ambicies sonė pėr ti dhėnė Shqipėrisė dhe shqiptarėve njė politikė tė re, tė luajmė rolin qė na takon, duke reaguar ndaj ēdo shfaqjeje tė politikės sė vjetėr dhe ndaj ēdo impenjimi dhe abuzivizmi tė saj", - tha Rama. Ai theksoi gjithashtu se problemet me procesin zgjedhor nė Shijak janė pėrgjegjėsi e qeverisė dhe e kryeministrit". Shpreh keqardhjen e thellė pėr ditėn e zisė qė kaloi dje, procesi zgjedhor, si dhe demokracia shqiptare nė tėrėsi pėr shkak tė rėnies sė zgjedhjeve dhe pėr shkak tė dhunės sė ushtruar nga pushteti nė kėtė demokraci dhe liri tė popullit. Ėshtė fakt sesa mė shumė bėhet e qartė rėnia e qeverisė dhe e kryeministrit nė batakun e mosrealizimit tė premtimeve karshi shqiptarėve, aq mė shumė bėhet e qartė edhe gjendja e tensionit, shoqėruar me ngritjen e mekanizmave tė dobėt shtetėrorė, siē ndodhi dje, nė zonėn 26, ku doli tėrėsisht nga kontrolli njė proces zgjedhor, i cili lindi praktikisht i abortuar, si shkak i KQZ-sė dhe kryetarit tė kėtij komisioni, tė vėnė tėrėsisht nė funksion tė politikės, nė funksion tė PD-sė dhe kryeministrit", - u shpreh Rama. Deklarata Duke shprehur kundėrshtitė pėr procesin zgjedhor tė 11 marsit nė Shijak, kreu i LSI-sė tha dje, se parregullsitė e deritanishme shprehin domosdoshmėrinė pėr reformėn zgjedhore nė mėnyrė urgjente. Ai nuk ėshtė shprehur qartė lidhur me lėvizjet qė do tė ketė partia e tij pėrsa i pėrket njohjes apo jo tė rezultatit tė zgjedhjeve nė Shijak, ku fitoi mandatin e deputetit Metalla i PD-sė. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ende nė vitin 2007-tė tė ketė zgjedhje tė tilla si ato tė djeshmet nė Shijak, apo si ato tė 18 shkurtit nė Bushat, Mbrostar dhe disa zona tė tjera tė vendit, pasi kjo dėshmon edhe njėherė shqetėsimet tona pėr mungesė tė vullnetit tė qeverisė aktuale pėr tė organizuar zgjedhje te lira dhe tė ndershme. Njėkohėsisht, kjo shpreh domosdoshmėrinė pėr njė reformė mė tė thellė, zgjedhore nė vend, e cila tė evitojė tė gjitha shanset dhe mundėsitė pėr rrezikimin e votės sė lirė , por edhe tė proceseve zgjedhore. Mendoj se kėto kanė qenė zgjedhje skandaloze dhe tė papranueshme. Reforma zgjedhore ėshtė njė emergjencė dhe theksoj se do tė jetė njė reformė e thellė dhe e vėrtetė, pasi nuk mund tė vazhdohet mė me ndryshime kozmetike, tė cilat nuk e fshehin dot "helmin" e zgjedhjeve qė mund tė organizohen nė Shqipėri, me kėtė vullnet ekzistues politik si ai i djeshmi nė Shijak apo ai 18 shkurtit nė Ndroq, nė Mbrostar apo Bushat, - tha Meta Luljeta Progni
-Pėrkrahėsit e kandidatit tė pavarur, Zef Hila, kanė bllokuar dje, pėr rreth 30 minuta rrugėn nacionale Shkodėr-Lezhė.
Bushat, rinisin protestat
Kanė rinisur dje, nė orėt e drekės protestat nė komunėn problematike tė Bushatit. Kėsaj radhe kanė qenė pikėrisht pėrkrahėsit e kėtij tė fundit, tė cilėt janė mbledhur fillimisht nė oborrin e komunės sė Bushatit, duke mbajtur nė duar pankarta, nė tė cilat kishin shkruar slogane nė favor tė kandidatit tė tyre pėr kryekomunar, Zef Hila. Hila ka kėrkuar ndėrmjet tė tjerash numėrimin deri nė fund tė votave nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, mosushtrim tė presionit partiak mbi prokurorinė nė lidhje me fillimin e ēėshtjeve penale, tė ēelura me shumicė pėr llogari tė komisionerėve qė patėn braktisur detyrėn mė 18 dhe 19 shkurt, si dhe njohjen e rezultatit tė 8 kutive tė votimit tė numėruara deri tani. Turma e mbėshtetėsve dhe militantėve ka dėgjuar fillimisht fjalėn e kryetarit aktual tė komunės sė Bushatit, Zef Hila.Nė fjalėn e tij, ai ka kėrkuar ndėrmjet tė tjerash numėrimin deri nė fund tė votave nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, mosushtrim tė presionit partiak mbi prokurorinė nė lidhje me fillimin e ēėshtjeve penale, tė ēelura me shumicė pėr llogari tė komisionerėve qė patėn braktisur detyrėn mė 18 dhe 19 shkurt, si dhe njohjen e rezultatit tė 8 kutive tė votimit tė numėruara deri tani. I kėrkojmė KQZ-sė, Kolegjit Zgjedhor qė tė distancohen nga njerėzit e papėrgjegjshėm qė gėzojnė imunitet, tė cilėt po pėrpiqen qė tė minojnė kėtė proces zgjedhor dhe reformat. Ndaj ne iu themi jo kėtyre veprimeve, - theksoi nė fjalėn e tij Hila. Nė vijim, turma e protestuesve ka ecur rreth 2 kilometra nė kėmbė deri nė aksin e rrugės nacionale qė bashkohet me rrugėn e Bushatit. Pikėrisht nė kėtė vend ata kanė bllokuar pėr afro 30 minuta qarkullimin e tė gjitha automjeteve qė kalonin nė superstradėn Shkodėr-Lezhė-Tiranė, duke vijuar thirrjet pėr mbrojtjen e votės sė kandidatit tė tyre, tė preferuar ende nė detyrė, si dhe duke i bėrė thirrje pėr pėrgjegjshmėri politikės. ARBEN LAGRETA
KQZ: Metalla fitues nė Shijak me 91% tė votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ditėn e djeshme fitues tė zgjedhjeve nė Shijak, kandidatin e mazhorancės, Osman Metalla, me 91% tė votave tė fituara. Duke iu referuar rezultateve tė Komisionit Zonal Zgjedhor tė zonės zgjedhore nr. 26, KQZ-ja nėpėrmjet zėdhėnėsit, Leonard Olli, deklaroi fitues kandidatin e mazhorancės. Nga ana tjetėr, sipas KZZ-sė sė njėsisė zgjedhore nr. 26 kandidati i opozitės pėr zgjedhjet nė Shijak, Igli Ēela, ka arritur tė marrė vetėm 9% tė votave. I pėrkthyer nė vota rezultati ėshtė 10.078 pėr kandidatin e mazhoranncės, Osman Metalla, dhe 1.051 vota pėr kandidatin e opozitės, Ēela. Nė zgjedhjet e Shijakut morėn pjesė 37% e votuesve. Zgjedhjet nė Shijak nisėn nėn njė afmosferė tė tensionuar mes forcave politike, e cila bėri qė njė komisioneri i PD-sė, 23 vjeē, tė plagosej nga njė komisioner i opozitės. Mė pas opozita vendosi tė tėrheqė kandidatin e saj pėr kėtė zonė, Igli Ēelėn, me pretendimin se kishte parregullsi pėrgjatė procesit zgjedhor. Si pasojė e tėrheqjes e kandidatit tė opozitės, u tėrhoqėn edhe komisionerėt e majtė dhe procesi vazhdoi normalisht, i monitoruar vetėm nga vėzhguesit vendas dhe ata ndėrkombėtarė. Zgjedhjet parlamentare nė Shijak u zhvilluan si pasojė e dorėheqjes sė deputetit tė zonės, Sokol Olldashi, i cili la mandatin e tij pėr tė kandiduar pėrballė Edi Ramės pėr Bashkinė e Tiranės. F. M
Nishani: Standardet nuk janė plumba mbi komisionerėt
Zėdhėnėsi i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bujar Nishani, duke iu drejtuar deputetėve tė opozitės, gjatė seancės parlamentare tė mbasditės, tha se, "standardet qė kėrkoni nuk janė bojkot, nuk janė shpėrndarje e parave pėr tė blerė votat, nuk janė plumbat ndaj komisionerėve". Zoti Nishani shprehu mirėnjohje ndaj banorėve tė Shijakut pėr vlerat njerėzore qė, sipas tij, "u treguan pėrkundėr provokimeve tė rėnda qė nisėn t'iu bėheshin kėtyre banorėve qė nga 18 shkurti". Deputeti Nishani, duke falėnderuar zotin qė shpėtoi jetėn e kryekomisionerit tė PD-sė, studentit Marian Saliaga, tha se, "plumbi u lėshua nga dora e njė krimineli, por i nxitur dhe i frymėzuar nga kriminelė akoma mė tė egėr". Duke i cilėsuar deklaratat e kreut tė opozitės si nxitje e pėrplasje midis qytetarėve, vrasje, shkatėrrim dhe dhunim tė institucioneve, z. Nishani e konsideroi atė si "rast unikal dhe me rrezikshmėri pėr tė gjithė, tė majtė dhe tė djathtė". Ndėrsa nėnkryetari i grupit parlamentar tė Partisė Socialiste, Petro Koēi, u shpreh sot, mbasdite, gjatė seancės parlamentare se, "nuk e njohim kėtė proces, ėshtė njė proces i inkriminuar". Zoti Koēi tha se, "dėnojmė ēdo veprim qė ėshtė nė kundėrshtim me ligjin dhe kėrkojmė qė KQZ-ja dhe PD-ja tė mos e pėrdorin Shijakun si alibi pėr tė deformuar rezultatin e zgjedhjeve nė Elbasan, Durrės apo komunė tjetėr, pasi po vazhduat me kėtė rol, do ta ēoni vendin nė njė konflikt shumė tė keq".
Fillon konstituimi i komunave dhe bashkive tė qarkut Elbasan
Elbasan - Pas pėrfundimit tė zgjedhjeve vendore tė 18 shkurtit, nė qarkun e Elbasanit ka filluar konstituimi i institucionit tė kryetarėve tė komunave dhe tė bashkive, si dhe kėshillave komunare dhe bashkiakė. Bazuar nė Ligjin pėr qeverisjen vendore nr.8652, neni 24/2, datė31. 07. 2000, institucioni i prefektit tė qarkut Elbasan ka filluar konstituimin e njėsive vendore. Ėshtė komuna Pajovė e nėnprefekturės Peqin e para qė ka bėrė kėtė konstituim. Vetė prefektja, Mimoza Hasekiu dhe nėnprefekti, Sokol Elezi, kanė marrė pjesė nė ceremoninė e konstituimit tė kryetarit tė komunės Pajovė, Albert Kreci, si edhe tė kėshillit tė kėsaj komune. Nė bazė tė ligjit, sekretari aktual i kėshillit tė komunės ka bėrė njoftimet e kėshilltarėve qė kanė fituar mandatet sipas pėrkatėsive partiake tė pėrfaqėsimit nė zgjedhje dhe ka organizuar tė gjithė infrastrukturėn e njė konstituimi tė tillė. Nė kėtė mėnyrė ka filluar kėshtu njė proces ligjor dhe kushtetues njėkohėsisht pėr ligjėrimin e mandateve tė tė zgjedhurve lokalė pėr komunat dhe bashkitė e qarkut Elbasan, qė nė ditėt qė pasojnė do tė vazhdojnė nė komunat dhe bashkitė e tė gjithė qarkut. SUELA AZEMI Krerėt e opozitės mblidhen nė selinė e PS-sė, mungon sėrish kryetari i PSD-sė
Gjinushi largohet nga koalicioni i majtė
Kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi, ka refuzuar sėrish ftesėn e Ramės pėr njė takim tė krerėve tė opozitės nė selinė e PS-sė. Kryetari i PSD-sė ka vendosur tė mos jetė mė pjesė e opozitės sė bashkuar pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit, ku ai pretendon se PS-ja bėri padrejtėsi ndaj PSD-sė. Burime pranė PSD-sė thanė dje, se Gjinushi ia ka bėrė tė qartė Ramės se nuk do tė jetė mė pjesė e atij koalicioni tė majtė dhe sė shpejti vendimi do tė bėhet publik nga vetė kryetari i PSD-sė. Nė takimine djeshėm tė krerėve tė partive tė opozitės ėshtė folur pėr konstituimin e kėshilltarėvė bashkiake, ndėrsa Gjinushi ka refuzuar tė jetė pjesė e kėtij takimi, duke theksuar se s`ka mė ansjė lidhje me Ramėn apo Metėn. Kreu i PSD-sė ka refuzuar pėr tė disatėn herė takimet me Ramėn pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit, madje pati zėra qė ka patur njė debat tė ashpėr ndėrmjet tyre. Kjo pasi nė shumicėn e njėsive vendore, ku kandidoi PSD ja nė emėr tė opozitės, e majta humbi. Gjinushi e ka parė si jo tė rastėsishėm kėtė rezultat dhe pėr kėtė arsye ka akuzuar krerėt e PS-sė dhe LSI-sė pėr sabotim tė fitores sė PSD-sė, nė zonat qė PS-ja i kishte lėnė tė lira pėr kandidatin e Gjinushit. Ndėrsa ka munguar Gjinushi, krerėt e partive tė tjera tė koalicionit tė majtė nė takimin e djeshėm kanė folur pėr konstituimin e kėshilltarėve bashkiakė, si dhe pėr njė bashkėpunim tė mėtejshėm tė partive tė kėtij koalicioni. Nė takim ishin tė pranishėm Rama, Meta, Ceka e Milo. Ndėrsa pėrsa i pėrket ēėshtjes sė zgjedhjeve nė Shijak, krerėt e partive tė vogla tė koalicionit tė majtė, nuk janė bėrė pjesė aktive dhe gjithēka mbetet nė dorėn e PS-sė, pasi edhe kandidati ishte vetėm i PS-sė dhe jo i opozitės sė bashkuar.
Rama shmang analizėn brenda forumeve pėr humbjen e bastioneve mė 18 shkurt
Nė fund tė majit shpallen kandidatėt pėr kryetar tė PS-sė
Kryetari i PS-sė do tė votohėt nga anėtarėsia e partisė sipas parimit Njė anėtar, njė votė. Asambleja socialiste mblidhet mė 14 mars, pėr tė caktuar datėn e kongresit, ku priten ndryshimet e mėdha nė PS. Krerėt socialistė nė tė gjitha rrethet zgjidhen brenda 20 majit
Nis fushata zgjedhore nė PS. Pėrjashtohet mundėsia pėr zhvillimin e analizės pėr zgjedhjet e 18 shkurtit. Nė fund tė majit mblidhet kongresi i PS-sė, ku do tė shpallen kandidatėt pėr kryetarin e madh tė kėsaj partie bashkė me platformat e tyre. Ndėrsa krerėt socialistė nė tė gjithė vendin do tė rizgjidhen brenda afatit 20 mars-20 maj. Pavarėsisht rezultateve tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit, tė gjithė kryetarėt e PS-sė nė rrethe do tė kenė detyrėn e tyre pėr t`u zėvendėsuar me kryetarė tė rinj nė ēdo komunė e bashki. Kryetarėt e rinj tė PS-sė nė tė gjithė vendin do tė zgjidhen sipas parimit Njė anėtar, njė votė. Kryetari i PS-sė vendosi nė mbledhjen e djeshme qė tė shtyjė sėrish mbledhjen e asamblesė sė kėsaj partie pėr njė ditė mė vonė. Asambleja do tė mblidhet nesėr, mė 14 mars, ditėn e verės dhe pritet tė diskutojė dhe tė miratojė vetėm pikėn pėr zgjedhjen e krerėve socialistė nė rrethe. Mė pas do tė jetė kongresi nė fund tė majit qė do tė miratojė njė paketė tė plotė me ndryshime nė statutin e partisė. Nė kongresin e ardhshėm socialist, i cili pritet tė zhvillohet nė fund tė majit, do tė shpalosen edhe platformat e kandidatėve tė PS-sė pėr postin e kryetarit tė madh tė partisė. Pas kongresit, kryetari i kėsaj partie do tė zgjidhet sipas parimit Njė anėtar, njė votė, nga anėtarėsia e PS-sė nė tė gjithė vendin. Analiza Kryesia e djeshme e PS-sė thuajse ka shmangur tėrėsisht zhvillimin e njė analize serioze pėr humbjen e PS-sė mė 18 shkurt nė shumicėn e zonave tė konsideruara nga kjo parti si bastione historike, tė saj. Vendimet e marra nė mbledhjen e djeshme tė kryesisė sė PS-sė parashikojnė zgjedhjen e krerėve socialistė nė tė gjithė vendin, pa u bazuar nė rezultatet e e 18 shkurtit, ashtu siē ishte parashikuar. Asambleja pritet tė miratojė nesėr, vendimin pėr zgjedhjen e krerėve tė PS-sė sipas parimit Njė anėtar, njė votė, nė ēdo komunė e bashki, duke shmangur nė kėtė mėnyrė nevojėn pėr njė analizė, nė zonat ku PS-ja humbi mė 18 shkurt. Kjo pikė qė pret miratimin e asamblesė pritet tė shkaktojė debate tė ashpra brenda kėtij forumi. Kjo pasi shumė prej drejtuesve tė PS-sė janė shprehur se humbja e bastioneve socialiste kėrkon njė analizė tė hollėsishme dhe pėrgjegjėsit pėr kėtė humbje. Kundėrshtarėt e Ramės nė PS vazhdojnė tė mendojnė se humbja e bastioneve tė kėsaj partie u shkaktua nga marrėveshja e Ramės me Metėn nė kėto zgjedhje. Nė mbledhjen e asamblesė sė PS-sė pritet tė kundėrshtohet vendimi pėr tė shmangur analizėn pėr rezultatet e zgjedhjeve, gjė e cila do tė sillte rrėzimin e strategjisė sė Ramės pėr tė realizuar ndryshimet e mėdha nė tė gjitha strukturat e PS-sė. Largimi i tė gjithė krerėve tė kėsaj partie nė rrethe, pavarėsisht nėse fituan apo jo nė zgjedhjet e 18 shkurtit, pritet tė sjellė edhe reagimin e ashpėr tė kryetarėve aktualė nė ato zona, ku fitoi opozita nė kėto zgjedhje. Kėsaj kategorie i bashkohen edhe drejtuesit socialistė, tė cilėt mendojnė se PS-ja ka humbur jo vetėm nė ato zona, ku humbi kandidati i opozitės, por edhe nė ato zona, ku fitoi kandidati i opozitės, por nuk i pėrket PS-sė, por LSI-sė.
Sollaku mban nė burg gazetarin, por lė jashtė atentatorėt e Shijakut
Kryeprokurori i vendit, Theodhori Sollaku, pėrgėnjeshtroi dje, nė mėnyrėn mė tė habitshme, veprimet e organit qė ai drejton, duke thėnė para ligjvėnėsve se nuk do tė arrestohet asnjėherė asnjė gazetar pa prova. Kėtė pėrgjigje, ai e dha saktėsisht pėr rastin e burgosjes sė gazetarit Ēelo Hoxha, ku nė tė vėrtetė, ai mbahet nė burg prej dy javėsh, pa asnjė provė. Dėshmi e kėsaj tė vėrtete ėshtė pėrgjigjja e prokurorit Bilbil Mete, qė nė sallėn e gjyqit, pyetjes sė avokatit Neshat Fana, mbi provėn mė tė vogėl qė kishte prokuroria pėr gazetarin se ai kishte falsifikuar njė dokument tė paraqitur nė KZQV, i cili tha se, nuk kam asnjė provė qė e ka bėrė gazetari, por kam prova se kėta kėrkonin tė dėmtonin Marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit dhė tė manipulonin zgjedhjet. Me pėrgjigjen e djeshme, kryeprokurori Sollaku pranoi tėrthorazi se gazetari mbahej nė burg kot. Nė fakt, dita e djeshme dhe e pardjeshme ishin dėshmi tė njė krimi tė pastėr vrasjeje, me shkak zgjedhjet nė Shijak dhe pėr kėtė gjė, kryeprokurori nuk tha asgjė. Gjithashtu, ai nuk tha asgjė, as pėr thyerjen publike tė ligjit nga ana e komisionerėve, tė cilėt lanė vendet e tyre tė detyrės, nė njė kohė qė ligji e klasifikon kėtė pastėrtisht si vepėr penale. Madje, tė urdhėruarit e tij nė prokurorinė lokale e hodhėn poshtė padinė e KZZ-sė Shijak, duke i kėrkuar kėsaj tė fundit qė ta bėnte atė sipas rregullave, nė njė kohė qė prokuroria ėshtė organ qė ka pėr detyrė ndjekjen penale dhe ajo nuk ka asnjė nevojė tė presė paditė, por vetėvepron dhe ėshtė e detyruar tė veprojė. Ata e kanė bėrė veprėn e tyre nė flagrancė, publikisht dhe kjo e detyron Sollakun tė mbrojė ligjin. Nė fakt, ėshtė e qartė se ai e mbron ligjin nė pikėpamjen e kreut tė PS-sė, domethėnė burgos kundėrshtarėt edhe kur janė gazetarė dhe kur pranon vetė qė nuk ka asnjė provė.
Nė bazė tė dėshmive rezulton se Kujtim Neriaku ishte nė listėn e vėzhguesve se bashku me deputetėt e PS-sė
Dėshmitarėt: Shkaku i sherrit, ish-deputeti Agron Duka
Ka qenė ora 8 e mėngjesit, kur Marian Selimaga, sapo kishte marrė detyrėn si kryetar komisioni nė qendrėn e votimit qė ndodhej te shkolla Lidhja e Prizrenit. Fillimisht aty ka kaluar ish-deputeti i kėsaj zone, Agron Duka, i cili i ėshtė drejtuar me tone tė ashpra komisionerit 23-vjeēar. Nė debat ėshtė pėrfshirė dhe i ati Marianit. Duka mė pas ėshtė larguar nėn kėrcėnimin se ky problem nuk do tė pėrfundonte me kaq,
Shkaku i sherrit nė Shijak, ku mbeti i plagosur Marian Selimaga, ka qenė ish-deputeti i kėsaj zone, Agron Duka. Dėshmitarė nga vendi i ngjarjes thanė pėr gazetėn TemA se grindja mes Marian Selimagė, e ka zanafillėn e saj fillimisht me ish- deputetin e kėsaj zone, Agron Duka, nė qendrėn e votimit qė ndodhej te shkolla Lidhja e Prizrenit, ku Selimaga ka qenė dhe komisionier.
Sherri Ka qenė ora 8 e mėngjesit, kur Marian Selimaga, sapo kishte marrė detyrėn si kryetar komisioni nė qendrėn e votiomit qė ndodhej te shkolla Lidhja e Prizrenit. Fillimisht aty ka kaluar ish-deputeti i kėsaj zone, Agron Duka, i cili i ėshtė drejtuar me tone tė ashpra komisionerit 23-vjeēar, i cili nė atė kohė sapo kishte marrė detyrėn dhe mė pas ėshtė shprehur dhe me fjalė ofenduese nė drejtim tė tij. Pak momente mė vonė, aty pranė do tė kalonte dhe babai i Marianit, i cili do tė konfliktohej edhe ky me ish-deputetin Duka, duke i kujtuar kėtij tė fundit se nuk ėshtė detyrė e tij tė merret me bindjet politike tė tė tjerėve, por tė shikonte punėn e tij. Duka mė pas ėshtė larguar nėn kėrcėnimin se ky problem nuk do tė pėrfundonte me kaq dhe i ka hipur makinės sė tij, duke u larguar, pėr tė dėrguar mė pas nė vendngjarje bodyguard-in e tij, Kujtim Neriaku.
Ngjarja Ka qenė ora 9.30 e datės 11 mars, kur Marian Selimaga me automjetin e tij ishte duke udhėtuar nė drejtim tė KZZ-sė, zona 26, kur nė rrugė i ėshtė shfaqur Kujtim Neriaku. Dėshmitarėt shprehen se Neriaku shoqėrohej dhe nga njė person tjetėr me emrin Izet Abdyli, edhe ky i njohur pėr lidhjet e tij, tė forta me deputetin Duka. Nė momentin qė i ėshtė afruar makinės sė Marian Selimagės, nė afėrsi tė ndėrtesės sė Albtelekom-it nė Shijak, nė fillim janė dėgjuar tė shara nga ana e Neriakut dhe mė pas ėshtė dėgjuar njė krismė e vetme pistolete. Plumbi, sipas policisė, ka pėrshkuar fillimisht derėn dhe mė pas e ka goditur Selimagėn nė pjesėn e barkut. Autori ėshtė larguar menjėherė nga vendi i ngjarjes, ndėrsa nė orėt e vona tė natės, nė polici, janė shoqėruar Agron Duka, Armando Duka dhe Izet Abdyli, si bashkėpunėtorė dhe dėshmitarė nė kėtė ngjarje.
Kryeministri viziton nė spital komisionerin e PD-sė Marian Selimaga, e konsideron krim politik
Berisha: Dėnim maksimal pėr atentatin politik ndaj Selimagės
Kryeministri, Sali Berisha, ka kėrkuar dje, dėnim maksimal pėr autorėt e ngjarjes sė 11 marsit nė Shijak, ku u plagos komisioneri i PD-sė Marian Selimaga. Berisha u shpreh se, qytetarėt e Shijakut e thanė fjalėn e tyre, ndėrkohė qė e konsideroi si krim politik, pasi atentatori ishte njeri i afėrt me fisin Duka. Kėto deklarata kryeministri i bėri nė spitalin e Durrėsit, ku shkoi pėr tė vizituar komisionerin e plagosur Marian Selimaga. Dje. nuk kam folur, sepse kam dashur tė flasin qytetarėt e Shijakut, por sot, dėnoj me ashpėrsinė mė tė madhe kėtė krim tė shėmtuar, politik. E quaj politik, sepse u realizua nga dukėt e krimit, njeriu i dukėve tė krimit, ndėrkohė qė kreu i tyre, nė vend qė tė dėnonte me ashpėrsi kėtė akt, pėrzgjodhi si mburojė strofullėn e Sollakut, - tha Berisha. Grupi Por, me njė gjuhė jo pak mė tė ashpėr kryeministri ėshtė shprehur pėr aktin dhe nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė. Si pėrgjegjės direkt pėr urdhrin e vrasjes Berisha etiketoi kryetarin e PS-sė, Edi Rama, duke i konsideruar pėrpjekjet e socialistėve pėr tė sabotuar procesin e Shijakut, si skenar paramilitar, tė iniciuar nga kryetari i PS-sė. Ky ėshtė njė akt i shėmtuar, e ritheksoj, i realizuar nga falangat paramilitare tė Edvin Ramės, sepse projekti ėshtė bėrė prej tij dhe lejtnantėve tė tij tė krimit. Dje, nė mėngjes, Edvin Rama me fletushkėn e tij, terroriste shpallte luftė nė Shijak, luftė pėr ēdo votė dhe gjatė gjithė ditės, i tmerruar nga pasqyra, nuk doli dot para mediave. Ai kishte frikė pasqyrėn, sepse do ta tradhtonte fytyrėn e tij, por nuk nxori dot as ali komikėt e tij pėr tė dėnuar krimin. Pėrkundrazi, gjeti njė prej tyre, tė shquar nė marrėzi, tė deklaronte qė Saliaga nuk ishte komisioner dhe nuk kishte tė bėnte me zgjedhjet, - tha Berisha. Ndėrkohė, kryeministri gjatė fjalės sė tij nuk la pa pėrmendur dhe rolin e disa mediave, sipas tij, tė kontrolluara nga Edi Rama, tė cilat u munduan tė disinformojnė opinionin publik, duke e shndėrruar atentatin nga njė plagosje politike, nė njė plagosje pėr shkaqe banale. Qytetarėt e Shijakut e mbajnė mend mirė Edvin Ramėn, duke iu thėnė se ēdo votė pėr Igli Ēelėn ėshtė votė pėr Agron Dukėn. Jo rastėsisht dukėt e krimit ishin mbrapa vrasėsit dhe vrasėsi bodyguard i tyre. Pasi shkrehėn bateri kallashnikovi, lajnė duart si Pilati dhe thėrrasin pėr standardet. Nesėr do tė dalin ti shpallin zgjedhėsit e Shijakut si eskimezė dhe jo evropianė, sepse nuk votuan pėr ta nė doktrinėn e ideologut tė partisė sė tyre. Zgjedhėsit e Shijakut dhanė njė leksion qytetar, ruajtėn gjakftohtėsinė dhe nuk ranė pre as e aktit tė shėmtuar kriminal dhe as e histerisė mediatike tė mediave tė kontrolluara prej tij, tė cilat u pėrpoqėn tė nxijnė qėndrimin e tyre, qytetar, duke mashtruar dhe dezinformuar sikur nė Shijak ēpo ndodhte, nė njė kohė kur qytetarėt votonin me qetėsinė mė tė madhe dhe nuk dėshmonin as edhe njė qėndrim tjetėr pėrveē atij qytetar, - tha Berisha.
Paloka: Bashkė me Kullėn duhet gjykuar Shpėtim Idrizi
Sot, nė bankėn e tė akuzuarve i pari duhet tė jetė Shpėtim Idrizi, pastaj ekzekutorėt". Ish-kandidati i Partisė Demokratike pėr zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005-sė nė zonėn elektorale nr.37 nė Tiranė, Edi Paloka, ka dėshmuar pėr herė tė parė dje, nė procesin gjyqėsor nė ngarkim tė Bashkim Kullės, i cili akuzohet pėr vrasjen e komisionerit tė opozitės, Learton Vathi. Paloka, i thirrur nga prokuroria nė cilėsinė e dėshmitarit, ka rrėfyer pėr mė se njė orė para togave tė zeza tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda rreth ngjarjes sė ndodhur afro dy vjet mė parė nė mjediset e shkollės "Hasan Prishtina" nė Tiranė. Paloka iu ka bėrė tė ditur gjykatėsve gjithēka nga 3 korriku i 2005-sės, qė nga mėngjesi e deri nė ekzekutimin e komisionerit Learton Vathi. Qė nga njoftimi se nė njėsinė 3700, afėr komunės sė Dajtit, pranė Institutit tė Fizikės Bėrthamore, disa persona kanė tentuar mė forcė pėr tė futur pėr tė votuar disa qytetarė, tė cilėt nuk ishin nė listė, e deri verifikimin e gjendjes pikėrisht te kjo qendėr. "Aty mėsova se njė grup njerėzish, sė bashku me Ilir Kokonėn dhe Bashkim Kullėn, kishin shkuar nė qendrėn e votimit dhe kishin tentuar tė fusnin pėr tė votuar persona, tė cilėve nuk iu takonte tė votonin", - shpjegoi Paloka. Pėrsa i pėrket takimit me vėllezėrit Kulla, Paloka tha se Bashkimin dhe tė vėllanė, Nehatin, e kishte takuar disa ditė para zgjedhjeve, pasi kishte mėsuar se Bashkimi ishte anėtar i shtabit elektoral tė Shpėtim Idrizit. "Kėtė ma kėrkuan anėtarėt e shtabit tim elektoral shtoi Paloka tė cilėt donin ti jepja njė zgjidhje problemit Kulla, pasi nga ana e kėtij tė fundit kishte patur kėrcėnime". "I thashė Bashkimit tė mos vepronte siē kishte vepruar deri tani me njerėzit e mi. Ndėrsa ai mė tha se ishte i detyruar ti shėrbente Shpėtim Idrizit, pasi ai i kishte dhėnė njė sasi tė madhe parash, pėr tė cilėn nuk mė tregoi shifėr, si dhe pėr zhdoganimin e njė "Benzi" qė Bashkimi kishte marrė ato ditė. Pas bisedės mė premtoi se do tė rrinte nė shtabin e Idrizit, por nuk do tė vepronte siē kishte vepruar deri tani", - ka vazhduar dėshmia e Palokės. Duke u pėrqendruar te vrasja e komisionerit tė djathtė, Paloka ka rrėfyer hap pas hapi gjithēka ka ndodhur, deri nė marrjen e lajmit tė rėndė. "Pasdite, kur mė ka telefonuar Leartoni, mė tha se nė shkollėn "Hasan Prishtina" po bėhej nami , - ka vazhduar Paloka dėshminė e tij, - Leartoni mė tha nė telefon se kishte qenė Ilir Kokona, sė bashku me njė grup njerėzish, tė cilėt iu vulosnin certifikata pėr tė votuar personave, tė cilėve nuk iu takonte. E pyeta se ēfarė bėjnė komisionerėt? Ai mė tha tė flisja nė telefon me njė grua, tė cilėn nuk e di se cila ishte. Unė arrita tė dėgjoja nėpėrmjet telefonit krisma armėsh, si dhe ulėrimat e gruas qė kishte telefonin e Leartonit nė dorė, e cila bėrtiste "E vranė, e vranė!". Paloka ka treguar gjithēka i kanė treguar dėshmitarė tė shumtė nė vendin e ngjarjes. "Mė thanė dėshmitarė tė shumtė, tė cilėt e kishin parė skenėn dhe e kishin njohur Bashkimin, - shtoi Paloka, - Por mė pas mė ka thėnė edhe Veli Rada, qė ishte ndodhur aty nė momentin e vrasjes. Me sa kam dėgjuar, Bashkimit dikush ia ka dhėnė pistoletėn, se ai vete nuk e ka patur, ėshtė nisur drejt Leartonit e ka pyetur kush ėshtė, ndėrsa Lertoni ėshtė pėrpjekur tė largohet, po ai i ėshtė afruar dhe e ka vrarė Ndėrsa Bashkim Kulla ėshtė larguar mė pas me motor me vėllanė e Ilir Kokonės dhe kėtė e kanė parė shumė persona". Nė fund tė dėshmisė sė tij, Paloka, i pyetur nga gjykatėsit ka mohuar qė komisioneri i vrarė tė ketė pasur ndonjė njohje tė mėparshme me ekzekutorin e tij.
Nuk mė duken se kanė ndonjė lidhje me atė qė ndodh kėtu, - shprehej njė nga banorėt
Shijak, qetėsi nė terren konflikt nė media e politikė
Zgjedhje nė Shijak, sherri nė media dhe nė selinė e PS-sė! Kjo ka qenė situata e djeshme nė zonėn 26, ku kandidonte Osman Metalla dhe Igli Ēela. Ndėrsa banorėt t e Shijakut e kanė cilėsuar ēmenduri metamorfozėn e asaj qė ka ndodhur dje, nė kėtė zonė, ku nga terreni nė ekrane televizive gjithēka ndryshonte mė njė shpejtėsi marramendėse. Nuk mė duken se kanė ndonjė lidhje me atė qė ndodh kėtu, - shprehej njė nga banorėt qė sapo kishte votuar, kur pranė tij kishte qenė Taulant Balla me Astrit Patozin. Befasia, qė nė mėngjes Tė befasuar nga veprimi i mėngjesit i komisionerėve socialistė, pėrfaqėsuesit e mazhorancės dhe votuesit janė gjendur krejt tė papėrgatitur. Kjo edhe pėr faktin se, shumica prej tyre spara merr vesh shumė nga zyrat. Nėn njė pėrkujdesje tė shumė tė zgjedhurve tė pranishėm gjatė gjithė fushatės, banorėt e zonės janė ndjerė disi mė tė angazhuar pėr tė plotėsuar thirrjen e votimit. Por votuesve tė orėve ta para iu ėshtė dashur tė kthehen sėrish nė shtėpi, pasi komisionerėt e majtė kanė thėnė se janė nė pritje tė njė urdhri pėr tė firmosur fillimin e votimit. Duke qenė se komisionerėt e majtė nė shumicėn e zonave nuk kanė qenė vendas, por tė importuar nga zona tė ndryshme, edhe marrėveshja nuk ka qenė e lehtė, duke bėrė qė deri rreth orės 11 qendrat tė qėndronin tė mbyllura, duke lėnė qindra votues pa e hedhur votėn. Acarimi me TV Megjithatė, kjo mė pas do tė konsiderohej mė e vogla e ngjarjeve. Plagosja nė mes tė Shijakut e kishte mbytur disi atmosferėn, ndėrkohė qė prania e madhe e mediave duket se i kishte dhėnė edhe njė seriozitet mė tė madh tė pranishmėve nė qendra. Por, tė pamėsuarit me jetėn me televizon nėpėr kėmbė e ka patur mė tė keqen pėr shumicėn e tyre mė vonė, teksa shihnin sesi transformohej njė ngjarje e qetė nė njė llahtar me politikanė. Shumica e banorėve iu drejtohej gazetarėve pėr tė saktėsuar, nėse ata qė flisnin, kishin parė terrenin e zonės 26, apo po flisnin pėr ndonjė zonė tjetėr. Por, duket se tėrheqja e Ēelės nga vazhdimi i kandidimit ka sqaruar edhe shumicėn e banorėve. Nuk kishte pse tė bėnte kaq zhurmė pėr tu tėrhequr, pasi kėshtu na ka fyer tė gjithėve. Nėse do tė jepte dorėheqje, le ta jepte nė mėngjes, kur u plagos Mariani, e jo tani qė ėshtė kuptuar rezultati, - thotė Shefqet Sijoni, njė nga vėzhguesit nė Sallmone, qė gjithsesi pėr shumė orė vazhdonte tė pyeste pėr mėnyrėn sesi mund tė ndryshonin kaq shpejt gjėrat- nga terreni nė ekran.
Pengmarrja e Ballės? Banorėt: Mund ti ketė ndodhur nė ėndėrr
Pengmarrja e Ballės, e shfaqur nė njė televizion vetėm pak minuta, pasi ai ishte larguar nga Sallmonia ka habitur banorėt e kėtij fshati, tė cilėt nuk po e besonin se bėhej fjalė pikėrisht pėr ata. Nėse deputeti Balla e ka parė pengmarrjen nė ėndėrr, atėherė kjo ėshtė tjetėr gjė, por kėtu nė kėtė qendėr nuk ka ndodhur, - shprehet pėr gazetėn TemA njė nga pėrfaqėsuesit e PD-sė nė komisionin e qendrės sė votimit nė shkollėn Rilindja, Indrit Kuēi. Sipas tij, nė kėtė qendėr ēdo gjė kishte shkuar qetė. Nuk dimė ēfarė i ka ndodhur Ballės gjatė rrugės pėr nė Shijak, por kėtu te ne ai ka vėzhguar votimet dhe mė pas ka ikur i qetė, - shprehet Kuēi. Ndėrkohė, nė qendrėn e votimit nė Sallmone, edhe kreu i KZQV-sė, pėrfaqėsues i PS-sė, mėsohet se kishte firmosur se, largohej pas urdhrit tė PS-sė dhe se gjithēka deri nė atė orė kishte qenė e qetė. Madje, nė kėtė fshat kanė qėndruar edhe disa pėrfaqėsues tė socialistėve, tė cilėt nuk kanė pranuar tė marrin urdhėr nga socialistėt, por kanė vijuar tė qėndrojnė nė votim deri nė fund tė procesit. Ndėrkohė, pasi kanė parė disa herė radhazi atė qė ėshtė transmetuar nė disa televizione, banorėt kanė reaguar tė zemėruar. Socialistėt ndihen keq me ne, se kanė humbur gjithmonė kėtu. Por kjo nuk iu jep tė drejtėn tė na fyejnė, pasi kanė sajuar gjėra tė paqena, - thotė Luli, njė banor tjetėr i fshatit, i cili si shumica e tė tjerėve nuk e ka kuptuar pėr njė kohė tė gjatė ndryshimin e madh mes asaj qė ndodhte aty dhe asaj qė thuhej nė televizon.
EKONOMIA
Ndihma pėr kompanitė eksportuese shqiptare bazohet nė skemėn e pėrdorimit tė fondit pėr rritjen e konkurrueshmėrisė sė eksporteve
Skemė mikrokredish pėr bizneset eksportuese
E gjithė procedura pėr kėtė skemė, bazohet nė kuadrin rregullues tė financimit tė eksporteve, tė cilat janė tė pėrcaktuara nga standardet e OBT-sė, OECD-sė dhe BE-sė. Ndihma ndaj kompanive shqiptare eksportuese synon pėrmirėsimin e marketingut tė produkteve si dhe pėrmirėsimin e metodave dhe programeve tė manaxhimit
Eksportuesit shqiptarė do tė jenė pėrfitues tė skemės sė mikrokredive, pėrmes financimit, prej nga pritet rritje e konkurrueshmėrisė sė prodhimeve shqiptare drejt tregjeve tė huaja. Tė dhėna nga Ministria e Ekonomisė bėjnė tė ditur se, kjo skemė ėshtė gati dhe efektive, duke realizuar edhe njė nga objektivat e kėsaj ministrie, tė programuar brenda 3-mujorit tė parė tė kėtij viti. Nė buxhetin e vitit 2007, kjo ministri ka parashikuar njė fond prej 250 mijė eurosh, nė ndihmė tė kompanive shqiptare eksportuese, qė do tė menaxhohet nga "Albinvest"-i. Ndihma pėr kompanitė eksportuese shqiptare bazohet nė skemėn e pėrdorimit tė fondit pėr rritjen e konkurrueshmėrisė sė eksporteve, pas miratimit nga Komisioni i Ndihmės Shtetėrore. E gjithė procedura pėr kėtė skemė bazohet nė kuadrin rregullues tė financimit tė eksporteve, tė cilat janė tė pėrcaktuara nga standardet e OBT-sė, OECD-sė dhe BE-sė. Ndihma ndaj kompanive shqiptare eksportuese synon pėrmirėsimin e marketingut tė produkteve si dhe pėrmirėsimin e metodave dhe programeve tė manaxhimit. Siē dihet, vendi ynė ka njė ekonomi, e cila ka njė deficit mjaft tė madh tregtar dhe kjo gjė ėshtė bėrė shqetėsuese, pasi krijon njė varėsi tė madhe tė ekonmisė sonė nga paratė qė dėrgojnė emigrantėt, tė cilat shkojnė kryesisht pėr tė mbuluar kėtė deficit tė madh. Rritja e eksporteve ėshtė vėnė nė fokus tė punės sė qeverisė dhe pėr kėtė gjė, deri mė tani janė marrė njė sėrė masash, tė cilat synojnė tė ndihmojnė bizneset prodhuese dhe eksportuese tė rrisin investimet dhe prodhimet e tyre. Kjo, nė fakt do tė ketė edhe ndikime tė tjera, siē ėshtė rritja e numrit tė tė punėsuarve apo edhe rritja e treguesve tė tjerė ekonomikė si shitjet. Ulja e disa taksave, ku mė kryesore ėshtė ulja e vlerės sė kontributit shoqėror qė paguan njė biznes pėr ēdo tė punėsuar ėshtė njė masė e marrė nė kėtė drejtim pėr tė gjithė biznesin nė pėrgjithėsi. Pėr bizneset eksportuese, tashmė ministria po sheh mundėsinė e krijimit tė njė skeme tė posaēme, qė do tė pėrpiqet tiu sigurojė bizneseve tona mundėsinė e gjetjes sė tregjeve dhe tė pėrqasjes sė cilėsisė sė mallrave me vendet e Bashkimit Europian, me anė tė njė agjencie, e cila do tė bėjė tė mundur dhėnien e njė certifikate tė njohur nga kėto vende, e cila dėshmon pėrputhshmėrinė e cilėsisė sė mallrave tė bizneseve tona eksportuese me ato tė vendeve tė Bashkimit Europian.
Shitja e apartamenteve qė nga 1996-ta ėshtė rritur me rreth 50%, ndėrsa pėr 2006-ėn, vetėm 6%
Shitja e apartamenteve bie me 50%
Shtitja e apartamenteve tė banimit gjatė vitit tė shkuar ka pėsuar njė rėnie tė madhe krahasuar me vitin 2005. Tė dhėna nga Banka e Shqipėrisė bėjnė tė ditur se, pėr vitin 2005 ka patur njė rritje tė shitjeve krahasuar me vitin paraardhės nė masėn e rreth dyzet e tetė pėrqindėve, ndėrsa nė vitin 2006 shitjet kanė pėsuar njė rritje qė nuk ėshtė as gjashtė pėr qind krahasuar me 2005-ėn. Nga viti 1996, shitja e apartamenteve ėshtė rritur thuajse ēdo vit, me rreth pesėdhjetė pėr qind dhe vetėm vitin e kaluar ka njė stopim tė shitjes sė apartamenteve. Specialistė tė Drejtorisė sė Makroekonomisė nė Ministrinė e Financave thanė pėr gazetėn TemA se, ndalja nė vend e shitjes sė apartamenteve ka ndodhur pėr njė numėr mjaft tė madh arsyesh. Ndėr tė parat ėshtė se ēmimi i tyre ėshtė rritur me rreth tridhjetė deri nė dyzet pėr qind. Numri i ndėrtimeve ka pėsuar njė ulje tė lehtė, pėr shkak tė masave dhe kontrolleve mė tė mėdha qė administrata shtetėrore ėshtė duke ushtruar mbi tė gjithė biznesin nė vend, e pėr pasojė edhe mbi ndėrtimet. Duhet thėnė se, rreth dhjetė pėr qind e ndėrtimeve nė Tiranė janė shtesa katesh dhe kapin afėrsisht njė vlerė prej rreth treqind milionė dollarėsh, ēka ka bėrė qė biznesi i ndėrtimit tė mendojė se do ta ketė tė vėshtirė si mė parė. Po ashtu, edhe qytetarėt janė duke pritur pėr njė liberalizim tė ēmimeve nisur nga tė dhėnat se mund tė liberalizohet tregu i dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit, gjė qė deri mė tani ka qenė monopol dhe ka komanduar nė njė farė mase edhe ēmimet. Nė tė vėrtetė, Banka e Shqipėrisė shprehu shqetėsim para disa ditėsh, nė lidhje me ndėrtimet, duke thėnė se ato janė njė lloj rreziku pėr ekonominė kombėtare, pėr shkak tė ēmimeve tė mėdha qė ofrojnė dhe sasisė sė madhe tė parave qė bllokojnė. Specialistė tė Ministrisė sė Financave bėjnė po ashtu me dije faktin se shitja e banesave nuk mund tė dėshmojė pėr rėnie tė fuqisė blerėse, pasi siē u tha edhe mė lart, mė shumė kemi tė bėjmė me ndryshim tė klimės sė kėtij sektori, i cili ėshtė nė pritje tė mjaft ndryshimeve, tė cilat deri mė tani nuk kanė ardhur. Nė tė vėrtetė, lejet e ndėrtimit nė Tiranė, ku edhe kryhet volumi mė i madh i ndėrtimit nė tė gjithė vendin, ende vazhdojnė tė jenė nė nivele tė ulėta. Mund tė thuhet se, nė bazė tė statistikave kemi edhe njė rėnie tė numrit tė lejeve tė ndėrtimit tė dhėna nė kėtė periudhė.
Stabiliteti i lekut nuk ul normat e interesit
Forcimi dhe stabiliteti i lekut, kohėt e fundit, duket se nuk do tė ndikojė nė uljen e normave tė interesit nė bankat qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė Shqipėri. Leku ka treguar njė nivel tė kėnaqshėm stabiliteti nė tregun valutor, duke shfaqur, jo vetėm stabilitet, por edhe duke rritur pozitėn e tij me 2 pikė kundrejt monedhave tė huaja. Megjithatė, kjo gjė duket se nuk do tė ketė ndojnė ndikim tė madh nė normat e interesit tė bankave tė nivelit tė dytė. E pyetur nga gazeta TemA lidhur me kėtė gjė, Banka Amerikane e Shqipėrisė shprehet se, normat e interesit nuk do tė ndikohen nė pėrgjithėsi nga ky stabilitet i monedhės shqiptare. Elvis Plaku, pėrgjegjės pėr marrėdhėniet me shtypin nė Bankėn Amerikane shprehet: Pėrsa i pėrket mundėsisė sė uljes sė normave tė interesit, normalisht kjo do tė jetė nė vartėsi tė politikave qė pėrcakton Banka e Shqipėsė si dhe tendencat e vetė tregut dhe ekonomisė nė pėrgjithėsi. Nė pėrgjithėsi, kjo ndodh edhe pėr arsye tė faktorėve tė tjerė qė ndikojnė nė tregun bankar nė pėrgjithėsi, por edhe pėr arsye pasi bankat e nivelit tė dytė janė tė detyruara tė ndjekin edhe normat qė pėrcakton Banka e Shqipėrisė. Politikat e bankave tė nivelit tė dytė lėvizin brenda kėtyre normave tė pėrcaktuara nga banka qendrore. Nė kėtė rast, Banka e Shqipėrisė ndjek politikat e saj monetare, nė mėnyrė qė tė ruajė pozitat e lekut. Njė ulje e ndjeshme e normave tė interesit do tė sillte rėnie tė lekut nga pozitat e deritanishme, pasi do tė sillte rėnien e depozitave nė lek, duke shtuar depozitat nė valutė. Nė kėtė mėnyrė, duket se normat e interesit do tė vazhdojnė tė jenė nė tė njėjtat pozita, megjithė performancėn e kėnaqshme tė lekut shqiptar nė tregun valutor.
Drejtori i ERT-sė, Hydajet Kopani, raporton nė parlament pėr projektet e entit pėr tė pėrmirėsuar tregun e telefonisė
Kopani: Eagle Mobile fillon brenda vitit
Sipas raportit tė ERT-sė, me mbarimin e procedurave tė privatizimit tė Albtelekomit do tė fillojnė menjėherė procedurat pėr hedhjen nė treg tė kompanisė sė tretė tė telefonisė celulare, Eagle Mobile
Kompania e tretė e telefonisė celulare Eeagle Mobile pritet tė nisė nga puna brenda njė viti. Kryetari i Entit Rregullator tė Telekomunikacionit, Hydajet Kopani, e konfirmoi kėtė pėrgjatė seancės sė punimeve tė komisionit parlamentar tė ekonomisė, ku ishte i pranishėm pėr tė paraqitur punėn e ERT-sė pėrgjatė vitit 2006. Kopani prezantoi nė kėtė seancė raportin vjetor tė ERT-sė si dhe planin e nismave qė do tė ndėrmerren pėrgjatė kėtij viti. Sipas tij, procedurat pėr Eagle Mobile janė shtyrė pėr shkak tė vonesave tė privatizimit tė Albtelekomit, por tashmė ajo pritet tė futet nė treg brenda vitit. Nė kėtė mėnyrė, pritet qė kompania Eagle Mobile tė hyjė sė shpejti nė treg, duke shtuar numrin e operatorėve nė kėtė sektor. Futja e operatorit tė tretė pėrbėn njė prej politikave mė tė rėndėsishme tė qeverisė dhe tė ERT-sė, pėr tė ndikuar nė uljen e tarifave tė bisedave telefonike me celular. Futja e Eagle Mobile do tė sillte rritjen e konkurrencės nė treg, prej sė cilės do tė pėrfitonin konsumatorėt, duke pėrfituar ēmime mė tė lira pėr ēdo bisedė. Pėrveē kėsaj, sipas tė dhėnave, pas fillimit tė shėrbimit nga Eagle Mobile do tė shikohet mundėsia edhe pėr futjen e njė operatori tė katėrt nė treg. Kopani tha se, gjatė kėtij viti, njė ndėr ēėshtjet kryesore tė punės sė ERT-sė ka qenė rregullimi i hapjes sė plotė tė tregut, ndaj pėr ketė ERT-ja po punon pėr pėrgatitjen e njė kuadri rregullator pėr krijimin e mundėsive reale tė pėrdorimit tė linjave fundore tė telefonisė fikse.
Ndryshimet e tarifave
Ka pasur disa pėrpjekje nga ERT-ja pėr tė ndikuar nė ēmimet e telefonisė celulare nė vend. Pėrpjekja me ndikimin mė tė madh ishte ajo e bėrė pėrgjatė verės sė vitit tė kaluar, me uljen e tarifave tė interkoneksionit, ku ERT-ja urdhėroi tė dyja kompanitė e telefonisė celulare si dhe kompaninė Albtelekom tė ulnin kėto tarifa nė masėn 43 pėr qind, gjė qė bėri qė kėto tarifa tė ulen nė njė masė prej rreth 120 lekėsh pėr minutė. Siē u shpreh edhe Kopani pėrgjatė seancės, aplikimi i kėtyre tarifave bėri qė tarifat e interkoneksionit tė barazoheshin me ato tė vendeve tė BE-sė. "Reduktimi i ndjeshėm i tarifave nė rrjetet celulare nė gusht tė 2006 zvogėloi kostot e thirrjeve dret rrjetit celular, duke krijuar premisa pėr reduktimin e tarifave tė pėrdoruesve pėr kėto thirrje", - tha Kopani gjatė seancės. Ndėrkohė, si pasojė e kėsaj, Kopani u shpreh se, qė prej datės 1 shtator, operatori Albtelekom ka reduktuar tarifat drejt operatorėve celularė nė masėn 8-18 lekė pėr minutė. Ndėrkohė qė, kompania AMC ka reduktuar tarifat pėr thirrjet drejt Albtelekomit nė masėn 10 lekė pėr minutėn e parė dhe 20 lekė pėr tė dytėn si dhe ka reduktuar nė masėn 8 dhe 16 lekė pėr minutė, thirrjet drejt rrjetit Vodafon. Ndėrsa, kompania Vodafon reduktoi nė masėn 4 lekė pėr minutė pėr thirrjet drejt AMC-sė aplikoi njė reduktim prej 4 lekėsh/min dhe drejt Albtelekomit, njė reduktim prej 16 lekėsh pėr minutė.
ERT-ja synon ndėrtimin e njė qendre kombėtare monitorimi pėr radiofrekuencat
ERT-ja synon qė gjatė vitit 2007 tė vėrė nė zbatim njė projekt tė ri pėr studimin dhe ndėrtimin e njė qendre kombėtare monitorimi pėr spektrin e radiofrekuencave. Drejtori i ERT-sė, Hydajet Kopani, u shpreh gjatė prezantimit tė raportit tė ERT-sė nė komisionin parlamentar se, po punohet pėr gjetjen e mundėsive tė financimit tė kėtij projekti. Pėr kėtė ėshtė ngritur edhe njė grup pune, i cili do tė bėjė tė mundur realizimin e projektit. Ky projekt do tė zbatohet pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe do tė synojė tė vendosė njė rregull dhe monitorim tė radiofrekuencave sipas standardeve tė vendeve tė zhvilluara. Tė gjitha kėto do tė tentojnė tė sjellin krijimin e hapėsirave tė duhura pėr pėrmirėsimin e shėrbimit telefonik nė Shqipėri, pėrveē aplikimit tė tarifave mė tė ulėta telefonike. Pėr realizimin e projekteve tė saj, ERT-ja ka kėrkuar mbėshtetjen e instancave mė tė larta tė shtetit, duke kėrkuar, veē tė tjerash edhe zgjerimin e stafit tė saj, nė mėnyrė qė enti ti pėrgjigjet mė mirė nevojave tė kėrkuara.
BSH: Treguesit flasin pėr rritje tė eksporteve nė vitin 2006
Banka e Shqipėrisė bėn tė ditur, nėpėrmjet njė raporti tė saj se, gjatė vitit 2006 transaksionet arritėn nė njė vlerė prej 2.9 miliardė eurosh. Prej tyre, vlera e importit tė mallrave shkon nė rreth 2.3 miliardė euro, ndėrsa tė ardhurat e eksportit llogariten nė rreth 630 milionė euro, duke njohur njė rritje prej rreth 100 milionė eurosh. Norma vjetore e rritjes tė eksporteve ka shkuar nė nivelin 19 pėr qind, duke qenė mė e lartė se ajo e importeve e cila, sipas tė dhėnave ėshtė rritur me 15 pėr qind. Megjithatė, deficiti tregtar ka pasur njė rritje prej 200 milionė eurosh. Gjithsesi, sipa bankės, vėrehet njė zhvillim pozitiv nė pėrmirėsimin e raportit tė mbulimit tė importeve nga eksportet, i cili pėr kėtė vit shėnoi 27 pėr qind, me njė rritje prej njė pikė pėrqindjeje ndaj vitit 2005.
Rritja e eksporteve
Viti 2005 ka patur njė ngadalėsim tė rritjes sė eksporteve si pasojė e rritjes sė konkurrencės nė industritė kyēe tė eksporteve shqiptare (tekstile dhe kėpucė), nga hapja e tregjeve europiane drejt Turqisė dhe vendeve tė lindjes sė largėt si Kina dhe India. Pėrveē kėsaj, njė tjetėr faktor qė ka ndikuar nė ngadalėsimin e rritjes sė eksporteve ėshtė edhe situata energjitike nė vend. Megjithatė, banka shprehet se, vendi ėshtė duke e rekuperuar ndjeshėm kėtė ngadalėsim, duke shfaqur njė rritje pėrgjatė vitit 2006. Masat antidumping, tė marra nga BE-ja, ndikuan ndjeshėm nė pėrmirėsimin e situatės sė industrisė pėrpunuese nė vend, sidomos nė industrinė tekstile dhe nė prodhimin e kėpucėve. Suficiti tregtar qė erdhi nga kjo industri, gjatė kėtij viti, rezultoi 45 pėr qind mė i lartė se ai i njė viti mė parė. Industria e tekstileve dhe kėpucėve pėrbėn thelbin e industrisė eksportuese nė vend, duke kontribuar nė rreth 55 pėr qind, nė tė ardhurat vjetore nga eksporti i mallrave dhe vėmendja e shtetit ka qenė e pėrqėndruar pėr tė krijuar kushte favorizuese ndaj kėtij sektori. Gjithashtu, eksporti i brendshėm ka shfaqur zhvillime pozitive edhe nė eksportimin e bakrit, mineraleve dhe nė lėndėve djegėse tė mineraleve, duke kontribuar ndjeshėm nė rritje tė tė ardhurave tė eksportit pėr vitin 2006.
Importet
Importet vazhdojnė tė jenė kahu dėrrmues i rrjedhjes sė shkėmbimeve tregtare tė Shqipėrisė me botėn, duke pėrfaqėsuar mėse 79 pėr qind tė vėllimit tregtar. Pėrsa i pėrket Prodhimit tė Brendshėm Bruto, importet kanė zėnė rreth 32 pėr qind tė PBB-sė, duke pasqyruar edhe ritmet e rritjes ekonomike tė vendit. Kėto ritme janė ndikuar ndjeshėm nė njė sėrė sektorėsh si materialeve tė ndėrtimit, infrastrukturė, mallra dhe makineri. Shtimi i importeve nė makineri pėrbėn njė tregues pozitiv, pasi pritet qė kjo tė sjellė rritjen e prodhimit nė vend. Rritja e pazakontė e ēmimeve tė naftės, importet e larta nė energji elektrike si dhe rritja e ēmimeve tė metaleve nė tregjet botėrore, e shoqėruar kjo me kėrkesėn e lartė pėr mallra konsumi, pėrbėjnė faktorėt kryesorė nė rritjen e importeve gjatė vitit 2006.
SOCIALE
Prezantohet drejtori i ri i Ujėsjellės-Kanalizimeve tė Tiranės
Budurushi: Do tė punoj me pėrkushtim nė shėrbim tė qytetarėve
Zėvendėsministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Stavri Ristani, ka prezantuar ditėn e djeshme drejtorin e ri tė Ndėrmarrjes sė Ujėsjellės-Kanalizimeve tė Tiranės (UKT), Kostandin Budurushin. Drejtori i ri zėvėndėson nė kėtė pozicion ish-drejtorin Xhelal Mziu, i cili nė zgjedhjet e 18 shkurtit ka fituar mandatin pėr tė drejtuar Bashkinė e Kamzės. Budurushi vjen nė krye tė shoqėrisė nga radhėt e teknicienėve, pas njė eksperiencė tė gjatė pune nė UKT. Me profesion inxhinier mekanik, ai ka mė shumė se 8 vite qė ka punuar si drejtues dhe inxhiner nė degė tė ndryshme tė ndėrmarrjes. Nga viti 1999 deri nė fund tė vitit 2000, Budurushi ka punuar si drejtor i Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit Fshat nė Tiranė (sot Ujėsjellės-Kanalizime sh.a.) dhe mė pas, si kryeinxhinier nė kėtė degė. Gjatė prezantimit, drejtori i ri i ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit, Konstandin Budurushi, u shpreh se do tė punonte me pėrkushtim pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė pėrformancės sė shoqėrisė, mė qėllim rritjen e cilėsisė sė shėrbimeve ndaj konsumatorit. Pėr tė arritur kėtė mision, ai u shpreh se tė gjithė punonjėsit e kėsaj ndėrmarrjeje duhet tė bashkėpunojnė me njėri-tjetrin, qė furnizimi me ujė dhe tė gjithė punėt e tjera qė vijnė pas furnizimit tė kryhen me pėrkushtim dhe devotshmėri. Prioritet do tė jetė edhe informatizimi i tė gjitha degėve tė shoqėrisė dhe krijimi i njė harte dixhitale tė rrjetit tė kanalizimeve, - tha Budurushi.
Berlin, stenda shqiptare, me interes pėr kompanitė e huaja nė Berlin
Leskaj: Mė shumė turistė tė huaj nė Shqipėri
Stenda shqiptare pėrmbante foto nga qytete historike dhe turistike si dhe materiale tė shumta promocioni si botime dhe guida turistike
Ministria e Turizmit ka njoftuar se, vendi ynė nė panairin e pėrvitshėm ndėrkombėtar tė turizmit nė Berlin ėshtė pėrfaqėsuar me njė stendė tė madhe, e cila shqafi interesin e biznesmenėve nga vende tė ndryshme tė botės, pėrfaqėsues tė agjencive tė turizmit dhe qytetarė tė shumtė. Stenda pėrmbante foto nga qytete historike dhe turistike si dhe materiale tė shumta promocioni si botime, guida turistike dhe objekte tė tjera. Sipas kėsaj ministrie, nė njė nga ambientet e panairit u zhvillua edhe njė konferencė pėr shtyp me pėrfaqėsues tė medias gjermane, operatorė turistike dhe pėrfaqėsues tė bizneseve tė ndryshme. Kjo konferencė u organizua nga Ministria e Turizmit (MTKRS), nė bashkėpunim me GTZ-nė dhe Entin e Turizmit, Tirana Airport Partners dhe ambasadėn shqiptare nė Gjermani. Ministri i Turizmit, Bujar Leskaj, nė cilėsinė e autoritetit mė tė lartė nė fushėn e turizmit, gjatė kėsaj konference bėri njė pasqyrė pėrmbledhėse tė zhvillimeve nė fushėn e turizmit nė Shqipėri, angazhimin e qeverisė shqiptare nė procesin e hartimit tė kuadrit tė plotė ligjor nė kėtė fushė. Leskaj, nė prezantimin e tij vuri nė dukje pėrpjekjet dhe rezultatet e arritura nė fushėn e implementimit tė strategjisė kombėtare tė zhvillimit tė turizmit, hartimin e strategjisė sė turizmit kulturor dhe planveprimin pėr implementimin e saj, ku prioritet i ėshtė dhėnė gėrshetimit tė turizmit mjedisor me atė monumental dhe vlerat kulturore. Projektet pėr turizmin Duke vėnė nė dukje se zhvillimi i turizmit shqiptar pėrbėn njė prioritet pėr qeverinė shqiptare tė drejtuar nga Sali Berisha, Leskaj informoi mbi angazhimin nė fushėn e promocionit nėpėrmjet realizimit tė disa guidave turistike kulturore, hartimin e ligjit tė ri pėr turizmin si dhe bashkėpunimin tepėr tė ngushtė me organizatat ndėrkombėtare qė operojnė nė Shqipėri si USAID-i, SNV-ja, GTZ dhe UNDP. Shqipėria siguron stabilitet dhe siguri pėr turistėt e huaj si dhe pėr investitorėt qė janė tė interesuar tė shohin nga afėr natyrėn e virgjėr shqiptare, - tha Leskaj, duke vėnė nė dukje pasurinė e madhe natyrore tė Shqipėrisė dhe ekzistencės sė florės dhe faunės sė shumėllojshme nė vend. Nė programin e qeverisė pėr vitet 2005-2009 ėshtė vėnė theksi, veēanėrisht nė zhvillimin e turizmit, duke e parė atė si njė ndėr tre fushat prioritare (krahas agro-industrisė dhe eksportit) pėr zhvillimin e shpejtė dhe tė qėndrueshėm tė vendit. Nė kėtė aspekt, ai ėshtė dhe do tė jetė njė pjesė e strategjisė kombėtare drejt pėrmbushjes sė nevojave urgjente tė zhvillimit dhe si detyrim i vendit pėr qėllimet e zhvillimit tė mijėvjeēarit. Kthimi i turizmit nga pasuri potenciale nė pasuri reale pėr zhvillimin dhe begatinė e shpejtė tė vendit ėshtė njė nga objektivat, me tė cilat duhet tė matet roli i institucioneve, i shtetit dhe i politikave qė mbėshtesin, pėrkrahin, stimulojnė dhe zhvillojnė subjektet akomoduese dhe njėsitė e atraksioneve turistike, - tha Leskaj. Sipas tij, tani pas 15 vitesh nė njė sistem tė hapur ekonomisė sė tregut, nga njė numėr i kufizuar dhe strikt i kontrolluar nė lėvizje dhe sjellje nga ish-Sigurimi i Shtetit i grupeve turistike qė mund tė vizitonin Shqipėrinė, tė organizuar nga i vetmi tour operator shtetėror qė zotėronte rreth 30 objekte akomoduese nė tė gjithė vendit, kemi njė zhvillim tė turizmit me mbi 900 objekte akomoduese private, rreth 100 agjenci turistike dhe 25 pika hyrjeje nė Shqipėri.
Ndihma ekonomike, rritet numri i pėrfituesve me aftėsi tė kufizuar
Lezhė- Numri i personave me aftėsi tė kufizuar dhe i invalidėve qė trajtohen me ndihmė ekonomike nė Bashkinė e Lezhės rezulton tė jetė rritur nė dy muajt e parė tė kėtij viti. Nga 292 qė ishte numri i pėrfituesve me aftėsi tė kufizuar nė fund tė vitit tė kaluar, ky numėr ėshtė rritur nė kėtė fillimviti me 6 persona. Po ashtu edhe numri i invalidėve qė trajtohen me kėtė ndihmė ėshtė rritur me 10 persona. Burime nga Bashkia e Lezhės shprehen se, nė kategorinė e personave me aftėsi tė kufizuar pėrfshihen 244 handikapė, 48 tė verbėr dhe 3 paraplegjikė, tė cilėt pėrfitojnė njė kujdestari prej 76 personash gjithsej. Tė gjithė kėta persona, duke i shtuar dhe personelin e kujdestarėve pėrfitojnė njė pagesė mujore prej 8 mijė lekėsh nė muaj. Tė njėjtėn ndihmė pėrfitojnė aktualisht edhe 307 persona invalidė, nga 297 qė ishin nė fund tė vitit tė kaluar. Shefi i sektorit tė pėrkrahjes sociale pranė Bashkisė sė Lezhės, Mark Milani, e shpjegoi rritjen e numrit tė personave qė trajtohen me ndihmė ekonomike, me faktin e daljes sė tyre pėr herė tė parė nė Kemp, por edhe me zhvendosjen e kėsaj kategorie nga rrethet e tjera nė Lezhė. Sipas tij, pritet qė numri i pėrfituesve tė kėsaj kategorie tė rritet edhe mė shumė nė muajt nė vazhdim.
Ministria e Punės, projekt pilot nė tre zona, nė ndihmė tė fėmijėve nė nevojė
Barka: Pėr 2006-ėn, vetėm 260 fėmijė braktisin rrugėt
Sipas monitorimit, kėta fėmijė iu pėrkisnin familjeve tė ardhura dhe me probleme sociale qė nuk arrijnė tė pėrshtaten me kėrkesat e reja tė tregut tė punės, ku ka ndikuar edhe arsimimi jo i mjaftueshėm i prindėrve, papunėsia si pasojė e formimit profesional tė ulėt si dhe mungesa e informacionit pėr marrjen e shėrbimeve sociale qė duhet tė pėrfitojnė
Problemet ekonomike dhe sociale tė familjeve shqiptare, kėto vite kanė ndikuar mjaft nė shtimin e fėmijėve qė punojnė pėr tė siguruar vetė tė ardhurat familjare. Janė rreth 260 fėmijė qė janė monitoruar vetėm nė Tiranė, Berat dhe Korēė, tė cilėt kanė braktisur shkollėn pikėrisht pėr kėtė arsye. Sipas tė dhėnave, kėta fėmijė kryenin punė nga mė tė ndryshmet nė rrugėt e qytetit dhe askush nuk ishte i sigurt nė punėn qė kryente. Monitorimi Ministria e Punės ka filluar zbatimin e njė projekti pilot pėr monitorimin e punės sė fėmijėve dhe pėr kėtė ėshtė ngritur edhe njė grup pune i caktuar. Si rezultat, ata kanė arritur tė largojnė nga puna nė rrugė mbi 260 fėmijė, tė cilėt punonin pėr tė siguruar jetesėn. Nė mbledhjen e djeshme tė Komitetit Kombėtar Drejtues Kundėr Punės sė Fėmijėve, drejtuar nga ministri Kosta Barka u analizua puna e bėrė prej 2 vjetėsh si dhe vėshtirėsitė e hasura gjatė zbatimit tė fazės sė parė tė kėtij projekti. Sipas tyre, kėta fėmijė iu pėrkisnin familjeve tė ardhura dhe me probleme sociale qė nuk arrijnė tė pėrshtaten me kėrkesat e reja tė tregut tė punės, ku ka ndikuar edhe arsimimi jo i mjaftueshėm i prindėrve, papunėsia si pasojė e formimit profesional tė ulėt, mungesa e informacionit pėr marrjen e shėrbimeve sociale qė duhet tė pėrfitojnė, etj. Kėshtu nė kuadėr tė kėtij projekti, ata kanė vendosur tė monitorojnė fėmijėt qė punojnė pėr tiu ardhur nė ndihmė atyre dhe familjeve. Ministri Barka thekson se, kjo fazė ka pėrfunduar nė tri rajone, nė Tiranė, Berat dhe Korēė, tė konsideruara edhe mė problematiket nė kėtė fushė. Sipas tij, nė qendėr tė kėtij projekti ka qenė eliminimi i punės sė fėmijėve dhe pėrmirėsimi i praktikave dhe politikave pėr tė adresuar kėtė fenomen. Komitetet e veprimit lokal, pasi kanė analizuar ēdo rast kanė marrė vendime tė rėndėsishme, zbatimi i tė cilave ka ndihmuar nė tėrheqjen e fėmijėve nga puna, rikthimin nė shkollė dhe integrimin e tyre, duke pėrmirėsuar njėkohėsisht kushtet dhe jetėn familjare nėpėrmjet ndihmės pėr familjen, punėsimit tė prindėrve, formimit profesional pėr familjarėt dhe fėmijėt (kur ėshtė i mundur) dhe kėshillimeve si nė fushėn psikologjike, shėndetėsore dhe ligjore. Objektivi i grupit tė punės Njė vėmendje e posaēme, nė kuadėr tė kėtij projekti i ėshtė kushtuar dhe identifikimit tė rasteve tė fėmijėve qė konsiderohen nė risk pėr tė punuar, duke bėrė njė punė parandaluese dhe kėshilluese me to. Nėpėrmjet punės sė grupeve multidisiplinare, nė bashkėpunim me shkollat dhe organizatat qė ofrojnė shėrbime nė kėtė fushė ėshtė siguruar qė mbi 220 fėmijė tė mos braktisin shkollėn dhe tė mos pėrfundojnė nė tregun e punės. Kryesisht, sipas ministrit Barka, kėta fėmijė qė iu pėrkasin familjeve me tė ardhura dhe me probleme sociale qė nuk arrijnė tė pėrshtaten me kėrkesat e reja tė tregut tė punės, ku ka ndikuar edhe arsimimi jo i mjaftueshėm i prindėrve, papunėsia si pasojė e formimit profesional tė ulėt, mungesa e informacionit pėr marrjen e shėrbimeve sociale qė duhet tė pėrfitojnė, etj., janė ndihmuar vetėm nė sajė tė projektit nė fjalė. Alketa Alia
Deri nė dhjetor 2006 janė tėrhequr nga puna vetėm 75 fėmijė
Sipas Ministrisė sė Punės, nė kėto rajone ku ky grup pune po punon janė ngritur dhe funksionojnė Grupet Multidisiplinare tė Monitorimit dhe komitetet lokale, tė cilat evidentojnė dhe ndihmojnė fėmijėt qė punojnė nė rrugė. Objektivi strategjik i kėtij projekti, pėr eliminimin progresiv tė punės sė fėmijėve nė rajonet e caktuara, nėpėrmjet vendosjes sė njė sistemi pilot tė monitorimit tė punės sė fėmijėve ėshtė realizuar, duke tėrhequr nga tregu i punės deri nė dhjetor tė vitit 2006 mbi 75 fėmijė dhe nga Komitetet e Veprimit Lokal nė tė tre rajonet janė trajtuar 260 raste tė fėmijėve qė punonin ose ishin nė risk pėr tė punuar. Mbyllja e fazės sė parė tė projektit u konsiderua i suksesshėm nga Komiteti Kombėtar, qė drejtohet nga Ministri i Punės dhe nė tė cilėn bėjnė pjesė, nė cilėsinė e anėtarit, zv. ministri i Rendit, pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Drejtėsisė, tė Arsimit, Organizatat e Punėdhėnėsve dhe Punėmarrėsve, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile. Pėr kėtė arsye u konsiderua me domosdoshmėri vazhdimi i projektit dhe shtrirja e tij edhe nė rajone tė tjera, ku puna e fėmijėve ėshtė konsideruar si njė fenomen tepėr shqetėsues. Ndėr tė tjera, Ministri i Punės theksoi se: ky program pėrbėn njė pėrpjekje modeste pėr tė kontribuar nė krijimin e kushteve pėr rritjen, zhvillimin dhe edukimin e brezit tė ri nė kushte normale e favorizuese, larg deformimeve e devijancave, megjithatė mund tė konsiderohet njė hap i hedhur nė rrugėn e duhur. Sipas tij, puna e fėmijėve pėrbėn njė ndėr patologjitė sociale mė antinjerėzore tė tranzicionit dhe njė ndėr preokupimet mė tė sinqerta tė qeverisjes dhe se pėr ta luftuar atė duhet mė shumė vullnet, vizion dhe humanizėm nga tė gjithė, veēanėrisht nga strukturat shtetėrore. Sistemi i Monitorimit tė Punės sė Fėmijėve ėshtė prezent nė Shqipėri qė prej dy vjetėsh. Ai zbatohet nga njėsia pėr Eliminimin e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, me mbėshtetjen finaciare tė ILO/IPEC (Organizata Ndėrkombėtare e Punės).
KRONIKA
Dy viktimat e familjes Aliu trondisin kryeqytetin. Elona dhe Bukuroshja u hodhėn njėra pas tjetrės
Konflikti pėr telefonatėn iu merr jetėn nėnė e bijė. Mbyllen hetimet
Tė shokuar kanė qenė mėsuesit dhe nxėnėsit e shkollės Besnik Sykja, ku ishte nxėnėse viktima. Elona ishte nė vitin e katėrt dhe shoqet e shkokėt e klasės e kanė pėrshkruar si njė tip normal, pa probleme dhe mesatare nė mėsime
Konflikti pėr njė telefonatė ka shkaktuar tragjedinė nė familjen Aliu, ku nėnė e bijė kanė gjetur vdekjen njėra pas tjetrės duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit tė tyre nė Rrugėn e Kavajės. Policia tha dje se, ishin mbyllur edhe hetimet mbi ngjarjen, duke lėnė tė lirė kryefamiljarin Aliu dhe tė shoqėruarit e tjerė, pasi thuajse ėshtė krejt e sqaruar ajo qė ka ndodhur nė momentin tragjik. Sipas policisė, 18-vjeēarja mėsohet se ėshtė hedhur nga ballkoni pas njė konflikti tė pazgjidhur qė ka pasur me nėnėn e saj, e cila mėsohet ti ketė kėrkuar asaj se kush e kishte telefonuar. Sipas dėshmive mėsohet se, Elona Aliu nuk ka pranuar tė tregojė dhe ka dalė nė ballkon, por ėshtė ndjekur nga nėna e saj, me tė cilėn ka debatuar sėrish, deri kur vajza i ka dhėnė fund fjalėve tė saj, duke u hedhur nga ballkoni. Pas rėnies sė vajzės 18-vjeēare nga kati i 11-tė, nėna e saj, Bukuroshe Alia, 48 vjeē, siē duket ėshtė ndjerė fajtore pėr ngjarjen dhe ėshtė hedhur edhe ajo nga i njėjti ballkon, duke gjetur vdekjen nė vend. Enkela Alia, motra e vajzės 18-vjeēare qė ishte hedhur nga ballkoni, si dhe vajza e Bukuroshe Alisė, pasi ka humbur nėnėn dhe motrėn, ka tentuar edhe ajo tė hidhej nga ballkoni i shtėpisė, por ėshtė mbajtur nga vėllai dhe nusja e tij, si dhe nga policia qė kishte mbėrritur nė vendin e ngjarjes. Reagimi Qindra vizitorė janė ngjitur dje, nė katin e 11-tė tė njėrės prej dy kullave tė larta nė rrugėn e Kavajės, e cila humbi dje, dy pjesėtare tė familjes, Bukuroshe dhe Elona Aliun, nėnė e bijė. Dhjetėra viztorė kanė udhėtuar nga Tepelena, prej nga ku vinte kjo familje, e cila prej disa vitesh ishte zhvendosur nė kryeqytet. Ishte njė tragjedi. Edhe sot, nuk e besoj sesi nėnė e bijė i dhanė fund jetės nė atė mėnyrė", - tregon njė banore gati e pėrlotur. "Ende nuk dua ta besoj", - shton mė tej ajo. "Ishte njė familje e qetė. Njerėz qė shikonin hallin e tyre", - vijon bisedėn njė burrė, i cili rrėfen se ėshtė banor i pallatit, ku ndodhi ngjarja. Ai tregon se, kishte mėsuar se vajza e shtėpisė, Elona, vazhdonte shkollėn e mesme nė Gjirokastėr dhe vinte nė kryeqytet nė fundjavė, ndėrsa Haxhiu, me profesion inxhinier, ishte njė njeri i qetė, ndėrsa tė orienton drejt katit, ku dhe jeton familja Aliu. Ndėrkaq, tė shokuar kanė qenė mėsuesit dhe nxėnėsit e shkollės Besnik Sykja, ku ėshtė ishte nxėnėse viktima. Elona ishte nė vitin e katėrt dhe shoqet e shkokėt e klasės e kanė pėrshkruar si njė tip normal, pa probleme dhe mesatare nė mėsime. Ndėrkaq, policia thotė se ėshtė nė dijeni edhe pėr djalin, pėr tė cilin mėsohet tė ketė nisur konflikti nėnė e bijė.
Tė dhėna
Viktimat Elona Aliu, 18 vjeē Bukuroshe Aliu, 45 vjeē
Tentoi Enkela Aliu, 22 vjeē (Njėkohėsisht dėshmitare kryesore e ngjarjes)
Ngjarja Tė dielėn nė orėn 21.30 Lartėsia rreth 30 metra
Sollaku nė Kuvend, kėrkon ndryshimin e ligjit pėr pėrgjimet
Deputetė tė Komisionit tė Ligjeve nė Kuvend i kėrkuan dje, kryeprokurorit Sollaku mė shumė angazhime aktive tė institucionit tė tij nė luftėn kundėr korrupsionit. Edhe vetė Sollaku, gjatė raportimit vjetor theksoi se problemet kryesore nė vend mbeten ato tė krimit tė organizuar, trafiqeve tė paligjshme dhe korrupsionit. Institucioni qendror i akuzės duhet tė ishte mė i angazhuar dhe mė aktiv nė luftėn kundėr korrupsionit, pasi ky ėshtė detyrimi kryesor, ligjor, - u shpreh kreu i kėtij komisioni, Fatos Beja, i cili i kėrkoi nė tė njėjtėn kohė Sollakut edhe pasqyrimin e shqetėsimit mes parlamentit dhe prokurorisė. Ndėrkaq, gjatė raportimit nė kėtė komision, kryeprokurori theksoi se duhet rishikuar ligji i pėrgjimeve tė telefonave pėr tė garantuar mbrojtjen e privatėsisė sė individit. Ligji i pėrgjimeve telefonike ka nevojė pėr tu rishikuar dhe pėr tė pėrcaktuar qartė kriteret mė tė sakta pėr rastet qė kėrkojnė njė miratim pėrgjimi, - tha Sollaku gjatė raportimit nė komisonin e Ligjeve. Sipas kreut tė akuzės, vetėm gjatė vitit tė kaluar ka patur rreth 1000 kėrkesa tė miratuara pėr pėrgjime telefonike, ndėrkohė qė vetėm nė SHBA nė njė vit miratohen 1700 tė tilla. Sollaku tha se njė pjese e mirė e kėtyre kėrkesave janė refuzuar. Ndėrkohė, nė raportin e tij Sollaku ka vlerėsuar se, gjatė vitit 2006-tė janė hetuar 633 procedime pėr vepra penale qė lidhen me korrupsionin, ku numrin mė tė madh tė veprave penale e zė krimi i shpėrdorimit tė detyrės dhe veprimeve arbitrare nga funksionarė shtetėrore apo nė shėrbim publik me 556 raste. Pėr kėto vepra penale raporti i Sollakut vlerėson impenjimin e prokurorėve dhe zbatimin e veprimeve stimuluese pėr zbulimin dhe goditjen e krimit. Por, nga ana tjetėr, ai ka kėrkuar mė shumė nga strukturat e policisė qė kanė atribute gjyqėsore, si dhe kontrolli i brendshėm financiar, nė drejtim tė ndjekjes e dokumentimit tė rasteve tė korrupsionit dhe referimin ose kallėzimin e tyre nė prokurori.
Shkurt
Fotaq Zaharia, nis leximi i krimeve nė gjykatė
I tmerrshmi i Vlorės, Fotaq Zaharia, ėshtė njohur dje, me kėrkesat paraprake tė palėve, ndėrsa ka fiilluar edhe gjykimi pėr pesė akuzat qė rėndojnė mbi kėtė tė pandehur, tė arrestuar disa javė mė parė. Pasi ėshtė dėgjuar kėrkesa pėr gjykim, Zaharia ėshtė njohur edhe me listėn e dėshmitarėve qė pritet tė thirret nga prokuroria nė kėtė shqyrtim gjyqėsor. Gjatė seancės sė parė ai nuk ka pranuar tė pėrfaqėsohet nga asnjė avokat, duke u shprehur se nuk ka nevojė pėr njė tė tillė. I pandehuri 47-vjeēar, Zaharia, deri njė muaj mė parė kryesonte nė listėn e personave shumė tė kėrkuar, pasi nė qershor tė vitit 2001, nė rrethana misterioze mundi tė largohet sė bashku me tre bashkėvuajtėsit e tij nga dhomat e paraburgimit tė Vlorės, nga ku po priste shqyrtimin e ēėshtjes sė tij nė Gjykatėn e Lartė, pas rekursit tė vendimit tė dhėnė nga Gjykata e Apelit, e cila e dėnoi me 25 vjet burg pėr njė sėrė veprash tė rėnda, penale, mes tė cilave Pengmarrje, Grabitje me armė, Tentativė vrasje. Ndėrkohė, mėngjesin e djeshėm, togat e zeza, pas dėgjimit tė kėrkesave paraprake, vendosėn hapjen e shqyrtimit gjyqėsor, duke i dhėnė fjalėn pėrfaqėsuesit tė akuzės tė lexojė kėrkesėn pėr gjykim.
Amnistia, Andonit i falet dhuna ndaj policėve
Pezullohet ēėshtja pėr Kundėrshtim tė punonjėsve tė policisė ndaj Armando Andonit (Arjan Selimit). Dje, nė gjykatėn e Tiranės ėshtė vendosur qė tė pandehurit Andoni, i cili ėshtė tashmė nėn akuzė pėr trafik ndėrkombėtar droge, ti pushohet ēėshtja pėr pėrdorimin e dhunės ndaj punonjėsve tė policisė sė burgjeve. Kjo ēėshtje nė bazė ka njė ndėr akuzat qė amnistia e miratuar nė parlament nė janar tė kėtij viti e ka parashikuar nė njė nga nenet e saj. Ndėrsa Andoni ėshtė pėrleshur me punonjėsit e policisė sė burgjeve, tė cilėt kanė patur urdhėr pėr ta shoqėruar kėtė person nė gjyq, me forcė. Andoni nuk ka pranuar tė paraqitet nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda pėr ti marrė shenjat e gishtėrinjve nė prani tė palėve nė gjykim. Edhe pse nuk donte tė bėhej gati, Selimi ėshtė marrė nga dhoma i zhveshur. Ai u paraqit nė gjyq vetėm me njė palė tė brendshme. Nga ana e policisė ėshtė bėrė e ditur se Selimit i ėshtė dhėnė urdhri pėr tu bėrė gati dhe ka refuzuar me qėllim. Me tė hyrė nė sallė, ka filluar tė kafshojė nga duart policėt e shoqėrimit, tė cilėt kanė qenė tė detyruar ti qėndrojnė pranė, me qėllim shmangien e veprimeve tė dhunshme. Arjan Selimi nuk ka pranuar tė vazhdojė gjykimin, duke pretenduar se ėshtė rrahur.
Konflikti Aviacioni Civil-Albatros
Provat e Dibrės, bie gjytari Tonaj
Pėrjashtimi i trupit gjykues u kėrkua menjėherė pas vendimit tė gjykatės pėr tė pranuar si provė kasetėn e pėrgjimit tė transmetuar edhe nė njė TV privat
Treshja e gjyqtarėve, e kryesuar nga Sokol Tona, nuk do tė vazhdojė gjykimin e ēėshtjes mbis ish-drejtorin e Aviacionit Civil, Gazmend Dibra. Ky ka qenė vendimi i Gjykatės sė Tiranės, pas kėrkesės qė ka bėrė avokati mbrojtės i Gazmend Dibrės. Pasi ėshtė depozituar kjo kėrkesė, gjykata e ka shqyrtuar, duke i dhėnė plotėsisht tė drejtė palės mbrojtėse, sipas sė cilės, gjatė seancės pėr marrjen e provave materiale procesi ka qenė i njėanshėm, duke favorizuar hapur palėn akuzuese. Kėrkesa e formuluar me shkrim ishte pėrpiluar kundėr trupit gjykues tė kryesuar nga gjyqtari, Sokol Tona. Tani pritet qė kjo ēėshtje tė hidhet sėrish nė short pėr ti caktuar njė tjetėr treshe gjykuese. Pėrjashtimi i trupit gjykues u kėrkua menjėherė pas vendimit tė gjykatės pėr tė pranuar si provė kasetėn e pėrgjimit tė transmetuar edhe nė njė TV privat. Mbrojtja kundėrshtoi me forcė marrjen e kėsaj prove, duke e cilėsuar tė jashtėligjshme, pėr aq kohė sa pėrgjimi nuk ėshtė kryer me vendim gjykate. Pėr avokatin e Gazmend Dibrės, Genc Gjokutaj, gjithēka ėshtė kryer nė kundėrshtim me ligjin dhe nė kėto kushte, ata qė e kanė bėrė kėtė pėrgjim duhet tė pėrgjigjen penalisht. Gazmend Dibra akuzohet nga organi i Prokurorisė, pėr veprėn penale tė Shpėrdorimit tė detyrės dhe Korrupsion pasiv tė personave qė ushtrojnė funksione publike. Hetimi Sipas kėrkesės pėr gjykim tė lexuar nė gjykatė, para trupit gjykues tė drejtuar nga Sokol Tona, shkak pėr fillimin e procedimit penal kundėr Gazmend Dibrės ėshtė bėrė shfaqja e njė kasete regjistrimi nė njė TV, mė datė 11 shtator 2006. Sipas akuzės, mėsohet se, Gazmend Dibra, i cili ėshtė marrė nėn cilėsinė e tė pandehurit ka bėrė njė takim me administratorin e shoqėrisė ajrore Albatros Airways, Aleksandėr Hoxha, ku fillimisht ėshtė biseduar pėr ēėshtjen e borxhit tė shoqėrisė ndaj Albtransport Sh. a dhe detyrimin pėr ta shlyer atė. Ky takim, sipas akuzės, ka qenė tepėr i gjatė dhe janė diskutuar probleme nga mė tė ndryshmet. Gjatė bisedės, nga ana e tė pandehurit, Gazmend Dibra, ėshtė kėrkuar ndėrhyrja e administratorit tė shoqėrisė, deklaruesit Aleksandėr Hoxha, pranė Presidentit tė Republikės, i cili ėshtė daja i tij, pėr tė dekretuar shkarkimin nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, nė kėmbim tė krijimit tė lehtėsirave pėr shoqėrinė Albatros sh.p.k dhe shtyrjes sė pagimit tė borxhit ndaj shoqėrisė nė likuidim Albtransport sh. a.
Konflikti
Pas publikimit tė skandalit Albatros, Gazmend Dibra, ish-drejtori i Aviacionit Civil ka lėnė detyrėn, duke dhėnė dorėheqjen. Pas kėsaj, Dibra ėshtė marrė nė pyetje nė lidhje me telefonatėn e tij. Ndėrsa, e vetmja provė e organit tė akuzės ėshtė kaseta me pėrgjimin telefonik tė Dibrės. Nė gjyq janė marrė nė pyetje disa dėshmitarė, tė cilėt ka treguar variantin e tyre tė ngjarjes nė lidhje me bllokimin e kompanisė Albatros. Ndėrkaq, provat qė administron prokuroria nė lidhje me ēėshtjen janė deklarimet e shtetasve, Aleksandėr dhe Valer Hoxha, Albens Vokopola, Ernest Vrioni, Luan Jaupaj dhe Rudina Fortuzi, kaseta filmike, si dhe procesverbalet e transkriptimit tė pėrmbajtjes sė tyre si edhe disqet e pėrgjimeve telefonike pėr numrin 0682044001, sė bashku me procesverbalet e transkriptimit tė bisedave tė pėrgjuara dhe tabulatet e thirrjeve telefonike hyrėse-dalėse pėr numrat e telefonit 0682044001dhe 0692065557.
Suedi Pranga tė fundmit tė Hakljave, vrau Ram Hoxhėn
Arrestohet nė Goteborg tė Suedisė, Hamdi Haklaj, nė shoqėrinė e disa shtetasve kosovarė. Interpol Tirana ka bėrė tė ditur dje se, policia suedeze ka bėrė tė mundur arrestimin e shtetasit nė kėrkim qė prej vitit 1992. Ndėrsa, pritet qė ky shtetas, i kėrkuar qė prej mė shumė se 10 vitesh tė esktradohet nė vendin tonė brenda muajit. Hamdi Haklaj dyshohet pėr vrasjen e shtetasit Ram Hoxha dhe plagosjen e mbesės sė tij, Fatmira Hoxha, ngjarje kjo e ndodhur nė fshatin Kojel tė Tropojės, mė datė 10 qershor tė tre viteve mė parė. Ndėrsa, pas vrasjes, policia ka blinduar tė gjithė vendin, por pa mundur tė vintė nė pranga tė dyshuarin kryesor pėr vrasjen e Ram Hoxhės. Sipas hetimeve, vrasja ėshtė kryer pėr hakmarrje, ndėrsa policia ka kontrolluar pėr njė kohė tė gjatė kufirin me Kosovėn. Hamdiu ėshtė djali i vetėm i Haklajve qė ka mbetur gjallė. Ndėrsa, sipas hetimeve, pėrplasja midis dy fiseve tropojane ka nisur gjatė fushatės elektorale tė vitit 1997. Sipas pretendimit tė plakut tė Haklajve, Haki Hoxha, ish-shefi i rendit tė Tropojės ka ndėrhyrė pėr tė arrestuar Shkėlqimin, sipas porosive nga Tirana. Ky i fundit u vra disa muaj mė vonė nė Qafėn e Luzhės. Pėr tu hakmarrė pėr kėtė, Fatmir Haklaj, nė vitin 1998, vret me pistoletė vėllain e Haki Hoxhės, nė mjediset e komisariatit tė Tropojės. Disa muaj mė vonė, Fatmir Haklaj vritet nė pritė po nė qytetin e Tropojės. Nė vitin 2000 vritet Halil Haklaj, ndėrsa nė 4 janar tė vitit 2001 ekzekutohet me snajper, nga rreth 600 metra distancė, Ylli Haklaj. Hamdi Haklaj, pas vdekjes sė vėllait tė tij tė fundit, vendos tė dalė nė mal, sė bashku me motrėn e tij Shotėn. Qėllimi i kėsaj arratie ishte hakmarrja pėr katėr vėllezėrit e vrarė. Mė parė, ai ishte shpallur nė kėrkim, nė vitin 1993, pėr njė krim tė kryer, por pas njė marrėveshjeje me dy fiseve kjo ēėshtje u mbyll.
Tollia, frika e dėshmitareve vijon ti lejojė show
Arben Tollia ka insistuar edhe nė seancėn e djeshme gjyqėsore qė nė sallėn e gjyqit tė vijnė tė gjitha vajzat qė e kanė akuzuar pėr pėrdhunim. Tollia, i akuzuar pėr marrėdhėnie seksuale me tė mitura nė rrethanė cilėsuese ėshtė irrituar nė sallėn e gjyqit dhe ka kėrkuar qė dėshmitė e vajzave tė dhėna nė polici e prokurori tė bėhen edhe nė gjyq. Tollia ėshtė shprehur se nuk ka pėrdhunuar asnjė nga vajzat, por se ato i kanė shkuar me dėshirė dhe mė pas, kur nuk kanė pėrfituar gjė, e kanė kėrcėnuar se do ta kallėzonin, kėshtu kanė bėrė. Tė gjitha vajzat, tė cilat nė listėn e Arben Tollisė arrijnė nė 370, kanė bėrė kallėzim nė polici e mė pas kanė pohuar nė prokurori, por nė gjykatė, njė pjesė e mirė e vajzave janė tėrhequr. Ato janė shprehur se nuk kanė kryer marrėdhėnie me Tollinė, por veēse kanė pirė kafe nė lokale tė shtrenjta tė Durrėsit, Shkodrės, Tiranės e Elbasanit. Xh. M ėshtė njėra prej vajzave, e cila ka dhėnė deklarimet e saj nė prokurori. Para gjykatės, vajza nuk ėshtė paraqitur dhe Prokuroria, nė bashkėpunim me gjykatėn nuk kanė arritur ta gjejnė vendndodhjen e saj. Studentja nga Elbasani ka treguar se, Tollia nuk i pėrdhunonte vajzat, por i merrte pėr kafe dhe ato vetė shkonin me tė pa u shtrėnguar. Arben Tollia ėshtė shprehur se nuk do tė mund tė vazhdonte procesi gjyqėsor pa u shpjeguar mirė tė gjitha vajzat para tij. Maniaku seksual, i akuzuar nga njė numėr i madh vajzash tha se ka shkuar dhe ka bėrė fotografi me to, por me dėshirėn dhe miratimin e tyre. Gjithashtu, ai i tregoi gjykatės se ka nė dorė tė gjitha fotot e vajzave dhe tė disa prej nėnave tė njė pjese tė tyre. Disa herė ka ndėrhyrė edhe organi i Prokurorisė, duke pretenduar se vajzat qė ka pėrdhnuar Tollia, nė disa raste kanė ndryshuar thėniet pėr faktin se i druhen opinionit publik. Njė pjesė e tyre nuk duan tė shfaqen nė publik dhe pėr kėtė arsye kanė deklaruar nė polici e prokurori, duke mos pranuar tė paraqiten nė gjykatė. Arben Tollia u arrestua rreth njė vit e gjysmė mė parė, pasi u denoncua pėr pėrdhunim nga pesė femra. Ai ka deklaruar se ka pasur 370 tė dashura, por asnjėrėn prej tyre nuk e ka detyruar me forcė tė shkojė me tė, aq mė pak ta pėrdhunojė.
Drogė te burgu 302, nė pranga magazinieri dhe 3 tė tjerė
Pėr drogėn e futur nė burgun 302 nė kryeqytet, policia e Tiranės, nė bashkėpunim edhe me prokurorinė kanė filluar ēėshtjen penale ndaj disa personave qė kanė futur lėndėn e ndaluar nė mjediset ku vuhet dėnimi. Burimet zyrtare tė policisė kanė bėrė tė ditur dje se, ka filluar ēėshtja nė ngarkim tė Robert Xhaferit, 45 vjeē, me punė magazinier nė burgun nr 302, pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės, Lurand Ll, 17 vjeē dhe Ted K, 17 vjeē, pėr moskallėzim tė krimit si dhe 16-vjeēarit Geri K, pėr veprėn penale tė prodhimit dhe shitjes sė lėndėve narkotike, i cili ėshtė larguar nė drejtim tė paditur dhe po punohet pėr kapjen e tij. Policia e Tiranės ka bėrė tė ditur dje se, kėta persona nėpėrmjet magazinierit tė burgut nr. 302, dy ditė mė parė kanė futur njė sasi prej 30 gramėsh bime narkotike marijuanė, pėrmes njė palė atleteve, pėr njė tė dėnuar. Ndėrsa, Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve ka pezulluar 45-vjeēarin, menjėherė sapo ėshtė mėsuar skandali. Por, ndėrkohė ėshtė pezulluar edhe vėllai i magazinierit tė arrestuar. Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve ka marrė si masė paraprake pezullimin nga detyra tė shefit tė Burimeve Njerėzore, Androkli Xhaferri, i cili ėshtė vėllai i policit tė arrestuar. Burime nga ky institucion pohojnė se kjo masė ėshtė marrė pas kapjes sė vėllait tė tij me drogė, nė mėnyrė qė tė mos dyshohet se ai do ketė ndikime nė ecurinė e hetimeve.
KOMENTE
Ndėshkimi nga leximi i gabuar i votės
Leximi i votės, qoftė nė humbje ashtu edhe nė fitore ėshtė njė detyrė e rėndėsishme e pjesmarrėsve nė zgjedhje. Fundi i fundit, vota mbetet tregusi kyē i asaj qė kanė kėrkuar tė arrijnė konkurrentėt- tė paktėn pėr aq kohė sa ėshtė edhe mekanizimi pėr tė shpallur humbėsit apo fituesit. Po nė fakt pėrse ky pėrshtjellim pėr fitoren apo humbjen kur janė dhėnė shifrat e votuesve tė 18 shkurtit? Pėrse e majta kėmbėngul qė ka fituar? Shifrat janė realitet - pikėpyetjet janė politikė. Pra, nėse konkretisht ka fituar PD, praktikisht politikė nisi tė bėjė PS. Fitorja nė qytete tė mėdha, sidomos nė Tiranė ku prej kohėsh Edi Rama ka montuar njė qeveri paralele, ėshtė e rėndėsishme pėr imazhin e ardhshėm tė socialistėve. Sidomos pėr pozicionin e Ramės, i cili fitoren e kishte dosmosdoshmėri, pasi luanin mė shumė se sa dy mandate- luante e gjithė karriera e tij politike. Por ēfarė mund tė sjellė kėmbėngulja e PS-sė pėr tė bindur shqiptarėt se kanė fituar, ngase kanė fituar nė qytetet e mėdha? Pra, ēfarė mund tė sjellė ky ekzagjerim i pambėshtetur nė shifra? Reflektimi i parė ishte dje nė Shijak, ku dy komuna, qė pėrbėjnė shumicėn e votuesve nė kėtė zonė e qė pėr ditė me radhė kishin ndjerė injorimin e votės sė tyre, dėrrmuan PS-nė. Por, kjo ėshtė vetėm njėra anė e medaljes, pasi njė humbje tjetėr duket se do tė rezultojė edhe mė e madhe, pasi revanshi i sė majtės mund tė shamngė edhe ato zėra tė drejtė kritikash brenda koalicionit tė djathtė,duke i dhėnė kohėn e plotė Berishės qė tė rikuperojė edhe ato gjėra qė u kontestuan pėrmes votės mė 18 shkurt. Pra, PS rrezikon tė thellojė humbjen pėr aq kohė sa doti krijojė mazhorancės privilegjet e njė minorance- ku tė gjitha mendjet duhet tė mblidhen pėrballė tė njėjtit kundėrshtar. Ndėrkaq, edhe mė e dėshme kjo lloj pasqyre leximi mbetet pėr publikun, i cili tashmė e ka tė vėshtirė tė dallojė humbėsin nga fituesi dhe mazhorancėn nga minoranca. Ky nuk ėshtė mė njė dėm ndaj politikės, por ndaj demokracisė, pasi mosbesimi ka kaluar edhe tė shifrat. .... Nė Shqipėri mungojnė elitat cilėsuese ato lloj elitash qė nė shumė vende tė botės njihen edhe si pėrcaktueset e fytyrės sė fituesve. Por kėto elita flasin pėrpara e jo pas zgjedhjeve, pasi pas zgjedhjeve topi kalon te partitė. Mungesa e elitave tė gjithėpranuara e kthen debatin pėr cilėsinė e votės nė njė debat krejtėsisht politik, dhe shpesh larg realitetit tė asaj qė u nevojitet subjekteve pjesmarrėse nė zgjedhje. Mungesa e elitave ka kthyer nė qendėr tė vėmendjes fjalėn e masmedias, sidomos tė televizionit. Por, kėta tė fundit, duke qenė ende nė njė fazė ndėrtimi, (pėr shkak tė historisė sė shkurtėr tė televizoneve nė Shqipėri) tė varur nga interesat financiare, nuk mund tė garantojnė mendim tė qėndrueshėm. Sepse edhe mediat duhet tė mendojnė se, pasi dėgjuesi mbyll TV-nė apo lexuesi gazetėn, nis leximi konkret i vetmi lexim qė duhet tė preokupojė realisht kampet politike.
Rusia sipas Putinit
(Nėpėr faqet e librit qė i kushtoi jetėn gazetares Ana Politkovskaja) D. Kokonozi
Kur, pak kohė mė parė, fill pas botimit nė anglisht, libri i A. Politkovskajas u pėrkthye menjėherė pothuaj nė tė gjitha gjuhėt evropiane, shumė nga miqtė e saj, si brenda Rusisė, por veēanėrisht jashtė saj, e kėshilluan tė lėrė menjėherė vendlindjen dhe tė vendoset nė ndonjė nga shtetet evropiane. Ajo nuk e pranoi njė gjė tillė. Dhe kėtė e shprehte hapur edhe nė intervistat e shumta qė jepte nėpėr gazetat dhe TV-tė evropiane, sa herė ftohej pėr promovimin e librave tė saj.
Megjithatė, kur nisi anketat e saj, tė famshme mbi keqtrajtimin e civilėve nė Ēeēeni, ndaj saj u bėnė pėrpjekje pėr ta helmuar dhe, kur qėlloi qė ajo shpėtoi krejt rastėsisht, kėrcėnimet pėr jetėn e saj u bėnė mė tė drejtpėrdrejta. Vetėm nė kushtet e njė rreziku ekstrem ajo u detyrua tė vendoset pėr pak muaj nė Austri. Por vetėm pėr pak muaj.
Edhe kur u kthye nė atdhe, ajo ishte e ndėrgjegjshme pėr rrezikun qė e kėrcėnonte, veēanėrisht pas denoncimeve tė ashpra qė i bėnte politikės sė V. Putinit, por mund tė thuhet se ajo nuk kėrkonte tė luante rolin e heroinės kokėkrisur. Mbase, nė thellėsi tė saj besonte nė tė drejtėn e shprehjes sė lirė, edhe nė njė vend si Rusia. Vrasja qė iu mė me dy plumba nė kokė, ndėrsa hynte nė apartamentin e saj nė Moskė, nė tetor tė vitit tė kaluar, pėrgėnjeshtroi atė ēka ajo kėrkonte tė besonte, por konfirmoi ashpėrsisht atė ēka ajo kishte denoncuar, qė tė nesėrmen e ardhjes sė V. Putinit nė Kremlin: autoritarizmin e regjimit nė fuqi dhe rrezikshmėrinė qė paraqet ai pėr popullin rus, por edhe pėr kombet e tjerė, tė cilėt Moska po pėrpiqet t`i mbajė forcėrisht tė lidhur pas vetes. Nė librin Rusia sipas Putinit, qė patėm rastin tė lexonim kėto kohėt e fundit, vėrehet se vėshtrimi dhe anketat e saj, veē dėshmive tronditėse pėr krimet nė Ēeēeni, qė ajo i ktheu nė ēėshtje tė jetės sė saj, mbulojnė praktikisht tė gjithė Rusinė. Por, thelbin e kredos sė saj, e motiveve qė e shtynin tė denonconte pareshtur, ajo e shpreh te pėrgjigjja qė i jep njė pyetjeje qė i shtron vetes: Pse nuk e dua Putinin? Sepse, ai nuk e do popullin e tij! Pėr tė Putini mbetet njė prodhim i shėrbimeve sekrete, ai nė asnjė rast nuk ka mundur tė lajė hesapet e tė shkėputet nga e kaluara e tij prej koloneli, i asaj qė do tė mbetet pėr gjithnjė e mbuluar nga njė emėr i zymtė, KGB-sė. Politkovskaja thotė se sikundėr dje, edhe sot, shqetėsimi i tij, kryesor mbetet rregullimi i hesapeve me bashkėqytetarėt e tij tė etur pėr liri, liri, tė cilėn ai bėn ēmos ta nėpėrkėmbė, siē ka bėrė gjatė karrierės sė tij, tė mėparshme. Dhe njė gjė tė tillė ajo e provon me njė numėr tė madh artikujsh, reportazhesh e anketash, tė cilat nė ndonjė rast marrin trajtėn e proces-verbaleve tė mbajtur me imtėsi nė njė vend, ku ka ndodhur njė krim i madh. Dhe ky vend pėr tė ėshtė e gjithė Rusia.
Njė arsye tjetėr qė e ka shtyrė Politkosvkajan tė shkruajė njė libėr tė tillė, ėshtė edhe shqetėsimi qė asaj i shkakton (dhe qė nuk ngurron ta shprehė) vėshtrimi idilik qė disa udhėheqės perėndimorė kanė pėr V. Putinin. Kohėt e fundit ne bėmė tė njohur pėr lexuesit e gazetės TemA librin me kujtime tė jetės politike qė nxori nė publik ish-kancelari Shrėder. Aty me tė vėrtetė pėr Putinin flitet po me ato lėvdata sipėrore, me tė cilat flisnin dikur udhėheqėsit e lindjes pėr krerėt e Moskės komuniste, gjė qė tė bėn tė mendosh se nuk ėshtė thjesht problemi i interesit pėr gazin rus, por edhe njė mungesė e madhe informacioni qė ka perėndimi pėr tė. Ndėrkohė, javėt e fundit edhe shumė intelektualė francezė kanė kritikuar rreptėsisht aktin e presidentit Shirak, qė pak kohė mė parė, nė njė ceremoni pothuaj tė fshehtė, i akordoi V. Putinit Urdhrin e Legjionit tė Nderit. Pėr Ana Politkovskajan, qė tė kuptosh se cili ėshtė Vladimir Putini, duhet tė njohėsh realitetin rus. Dhe libri qė kemi nė dorė, pikėrisht njė mision tė tillė merr pėrsipėr. Natyrisht, kėtu nuk ėshtė fjala mė shumė pėr tė bėrė njė recensė a paraqitje tė tij, tė imėt, sesa pėr njė homazh pėr dinjitetin dhe ndjenjėn e theksuar qytetare tė Poltikovskajas. Madje, nė njė rast ajo thotė se, nuk marr pėrsipėr tė analizoj politikėn e Putinit, sepse nuk jam politologe. Unė jam veēse njė grua, - shton ajo, - njė qenie njerėzore midis miliona tė tjerėve, njė fytyrė qė kalon nė rrugėt e Moskės, Groznit, Shėn Petėrburgut.
Pikėrisht, me njė vėshtrim tė tillė, aq tė natyrshėm e njerėzor, ajo, f.v.j. nė anketėn e saj, tė gjatė Ushtria ruse pėrballė nėnave tė ushtarėve, na njeh me njė pamje qė do t`i kishte mbetur pėrjetėsisht e panjohur botės po tė mos qe pena dhe guximi i saj: me pėrpjekjet e dhimbshme tė nėnave ruse, bijtė e tė cilėve rekrutohen nga ushtria dhe dėrgohen pėr t`u masakruar nė frontin ēeēen a gjetiu, ku vriten, shpeshherė pėr shkak tė paaftėsisė sė komandantėve tė tyre e mė tej, nuk bėhet asnjė pėrpjekje pėr t`u tėrhequr kufomat, madje as merr kush mundimin tė njoftojė familjet pėr vrasjen e bijve tė tyre. Kapitulli Kthimi ynė nė Mesjetė, sjell kalvarin, tė cilit i nėnshtrohen qytetarėt e thjeshtė, por edhe kuadro tė ndryshėm, pėr shkak tė besimit tė tyre, fetar, mysliman. Ata i nėnshtrohen njė diskriminimi tė paimagjinueshėm nga i gjithė aparati shtetėror, rus, por veēanėrisht nga e famshmja Zyrė Federale e Sigurimit, pasuesja e KGB-sė. Njė fat jo mė i mirė i pret edhe ata qė padisin ushtrinė apo administratėn ruse. Sado e pabesueshme tė duket, Politkovskaja sjell njė sėrė faktesh, ku tregohet se metodat sovjetike tė shtypjes janė ende plotėsisht nė fuqi, tė pandryshuara. Madje, edhe mė keq, pėr tė zhdukur apo pėr tė bėrė tė pabesueshme ēdo gjurmė akuze qė penalizon ushtarakėt kriminelė qė gėzojnė mbrojtjen e Moskės, bėhet edhe mbyllja e individėve tė ndryshėm nė spitalet psikiatrikė apo shpallja si tė sėmurė psikiatrikė e individėve tė akuzuar. Nė njė rast, Politkovskaja sjell prova se njė mjeke psikiatre vazhdonte tė mashtronte me profesionin e saj prej mjekeje psikiatėr qė nga koha e dėnimeve qė i bėheshin disidentėve rusė qė hartonin samizdatet, tridhjetė vjet mė parė. Kapitujt e librit vazhdojnė tė tė ngjallin zymtėsi njėri mė shumė se tjetri: Korrupsioni qė ēoi nė tragjedinė e Beslanit, ushtarakė qė pėrdhunojnė e vrasin vajza tė pambrojtura, ofiqarė tė shitur, diktatorė tė vegjėl krahinash tė humbura e tė largėta qė gėzojnė pėrkrahjen e Putinit, zhvleftėsimi i njeriut tė ndershėm, lindja e njė klase peshkaqenėsh tė rrezikshėm, lindja e tė ashtuquajturve pasanikėt e rinj, rusė. Pra, kemi tė bėjmė me njė libėr, ku me tė vėrtetė do tė ishte shumė e pėrciptė tė flasėsh thjesht se ėshtė krijim i njė gazetareje tė talentuar; nė faqet e tij sheh se ndjek luhatjet e shpirtit tė dikujt qė e do pafundėsisht vendin e vet dhe nė emėr tė kėsaj dashurie dhe ndjenje qytetare ajo nuk ngurron tė nxjerrė nė sytė e tė gjithėve njė realitet qė shumė vetė as qė guxojnė tė mendojnė se duhet ta denoncojnė. Ajo e denoncoi dhe ata e vranė. Ndėrsa po hidhnim kėto shėnime pėr Politkovskajan, kėto ditė mėsuam se njė gazetar tjetėr rus, I. Safronov vdiq duke rėnė nga dritaret e njė ndėrtese tė lartė nė Moskė. Shoqata Reporterėt pa kufij e denoncoi njė gjė tė tillė si vrasje tė mirėfilltė. Edhe Bashkimi i gazetarėve rusė shprehu njė dyshim tė tillė dhe kėrkoi qė paralelisht me anketėn zyrtare t`i krijohen kushtet qė tė organizoje dhe ai hetimet e tij. Dihej qė Safronovi po hetonte pėr shitjen e armėve qė Rusia bėnte nė drejtim tė Iranit dhe Sirisė. Mė Safranovin shkon nė 28 numri i gazetarėve rusė qė janė vrarė, qė kur nė krye tė vendit ka ardhur njė ish- oficer i KGB-sė, Vladimir Putini. Shoqata e Reporterėve pa kufij, denoncon vazhdimisht njė situatė shumė tė vėshtirė tė gazetarisė nė Rusi. Pasi fillimisht futi nėn kontroll mediat elektronike, tani me sa duket i erdhi radha shtypit tė shkruar. Nė raportin e fundit mbi lirinė e shtypit Rusia u rendit nė vendin e 147 nga 168 vende qė ka gjithsej klasifikimi.
RAJONI
Prishtinė, dy tė arrestuar nėn dyshimin pėr pastrim parash
Ndalohen dy zyrtarė tė lartė tė AAK-sė
Njė nga tė arrestuarit, Jahja Lluka, ėshtė kėshilltari i Kryeministrit tė Kosovės, ndėrsa tjetri, Milazim Abazi, drejtor i Kasabank
Policia ka ndaluar paraditen e djeshme nė Prishtinė Jahja Llukėn, anėtar i Kryesisė sė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe kėshilltar i kryeministrit, si dhe Milazim Abazin, drejtor i Kasabank-ės, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės, Veton Elshani. Ai tha se tė arrestuarit dyshohet se janė tė pėrfshirė nė veprėn penale, pastrim parash. Arrestimet kanė pasuar me bastisjen e selisė qendore tė AAK-sė nė Prishtinė dhe tė zyrave tė Kasabank-ės, po ashtu nė kryeqytet. Janė arrestuar dy persona, nėn dyshimin se kanė tė bėjnė me veprėn penale, pastrim tė parave. Mandej, me urdhėr tė gjykatėsit, po ashtu janė bastisur shtėpitė dhe zyrat ku ata kanė punuar. Njėri nga tė arrestuarit supozohet se e ka pasur zyrėn nė AAK dhe ėshtė bėrė bastisja, me qėllim qė tė merren dokumentacionet e nevojshme nėse ekzistojnė, nėse janė aty. Personi tjetėr, nuk mund tė konfirmojmė nėse ėshtė ithtar i AAK-sė, por ėshtė zyrtar i lartė i Kasabankės, - tha Elshani. SHPK-ja po vazhdon edhe mė tej aksionin e bastisjes nė zyrat e AAK-sė, nė kryeqendėr. Zėdhėnėsi Elshani thotė se, bastisja nuk ka tė bėjė me AAK-nė si parti, por me individėt e caktuar qė aderojnė nė kėtė parti. Kjo bastisje nuk ka tė bėjė me AAK-nė, por me personat dhe individėt e caktuar, - tha Elshani. Ndryshe, ai thekson se hetimet rreth kėtij aktiviteti penal kanė nisur mė herėt. Hetimet kanė nisur kohė mė parė dhe sot kanė rezultuar me arrestimin e kėtyre dy personave, - pohoi Elshani, duke mos konfirmuar nėse arrestimi i drejtorit tė Kasabank-ės, ndėrlidhet me bastisjen qė kishte bėrė kohė mė parė policia nė kėtė bankė. Atėherė, drejtori i Kasabank-ės, Milazim Abazi, pati deklaruar se policia ka ndėrmarrė aksionin pėr tė hetuar fondin Haradinaj dhe jo aksionet e bankės. Nuk mund ta konfirmoj njė gjė tė tillė nė mėnyrė eksplicite, pasi kėto hetime janė komplekse dhe mund tė pėrfshijnė institucione tė ndryshme. Prandaj, nuk mund tė them nė mėnyrė eksplicite, a ka lidhje me njė institucion apo jo, - tha Elshani. Zyrtarė tė AAK-sė kanė thėnė se do tė dalin me qėndrimin zyrtar tė partisė rreth bastisjes nė fjalė.
RFE
Optimistė pas bisedimeve nė Vjenė
Prishtina e sheh veten fituese nė bisedime
Autoritetet kosovare, pjesėmarrėse nė bisedimet pėr statusin e Kosovės thanė, pas raundit tė fundit tė bisedimeve nė Vjenė se edhe pse nė to nuk u arrit ndonjė marrėveshje me Beogradin, kanė hequr pengesat qė procesi i statusit tė kalojė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Beogradi e ka kundėrshtuar paketėn e ndėrmjetėsit tė OKB-sė Marti Ahtisari, duke e cilėsuar atė si bazė tė krijimit edhe tė njė shteti tė ri shqiptar nė Ballkan. Por pala kosovare, me tu kthyer nė Prishtinė, tha se, megjithė kompromiset e dhimbshme qė pranoi gjatė 14 muajve tė procesit, ajo e sheh veten fituese. Sipas presidentit Sejdiu, Prishtina ka ofruar maksimumin e saj. "Pėr Kosovėn ėshtė e rėndėsishme qė kėtė proces e kanė mbėshtetur Grupi i Kontaktit dhe vendet mė tė fuqishme qė kanė qenė nė rrjedhė gjithė kohėn. Pėr ne ėshtė po ashtu me rėndėsi qė tė bėjmė veprimet tona, nė akordancė me tė gjithė partnerėt qė e kanė ndihmuar Kosovėn, - shtoi ai.
'Rruga drejt pavarėsisė'
Pėrfaqėsuesit e Prishtinės janė tė mendimit se me bisedimet e fundit, ato tė ditės sė shtunė nė Vjenė, i kanė hapur rrugėn pavarėsisė tė Kosovės. Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, menjėherė pas bisdimeve tė Vjenės, tha pėr BBC-nė se, megjithėse nuk kishte pasur marrėveshje nė kėto bisedime, ato kishin kaluar nė njė atmosferė korrekte dhe civilizuese. Bisedimet pėrfunduan ashtu siē ishte pritur, pa ndonjė rezultat konkret, pa ndonjė marrėveshje, por ato ishin te rėndėsishme", - tha z. Ēeku. "Rėndėsinė e kėtij takimi e shoh nė dy aspekte: e pari, sepse ishte takimi i fundit me tė cilin u pėrmbyll procesi i bisedimeve pėr statusin e Kosovės dhe e dyta, vetė pėrmbyllja e kėtij procesi e fuqizon legjitimitetin e propozimit tė presidentit Ahtisari", - shtoi ai. Kryeministri i Kosovės shprehu besim se, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė do ta pėrkrahė njeriun e vet dhe do ta pėrkrahė pavarėsinė e Kosovės. Presidenti Ahtisari, tė martėn do ta dėrgojė nė OKB propozimin e tij. Nė fillim tė prillit, ai do tė japė sqarime pėr propozimin e tij para organizatės. Pritet qė po kėtė muaj tė fillojnė pėrgatitjet pėr miratimin e njė rezolute tė re pėr Kosovėn.
Franca e vlerėson tė barazpeshuar propozimin e Ahtisarit
Versioni i fundit i propozimit tė Ahtisarit ėshtė njė zgjidhje e baraspeshuar pėr Kosovėn, pasi palėt nuk kanė arritur tė merren vesh mes tyre, ka thėnė sot pėr mediat, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme tė Francės, Jean Baptiste Mattei. Nė mungesė tė njė marrėveshjeje, propozimi pėr statusin qė pėrgatiti Marti Ahtisari, na duket njė zgjidhje e barazpeshuar, - ka thėnė Mattei. Duke shprehur keqardhjen e Francės qė negociatat nuk u kurorėzuan me marrėveshje, Mattei ka thėnė se propozimi i Ahtisarit harmonizon aspiratat e shumicės me garanci serioze ofruar pėr pakicat, para sė gjithash atė serbe.
Vetėvendosja: Arrestimi i Kurtit, montim politik
Nė njė konferencė pėr mediat, tė mbajtur dje nė Prishtinė, drejtues tė lėvizjes Vetėvendosje kanė paralajmėruar demonstrata tė reja pėr realizimin e synimeve tė saj. Njėkohėsisht, krerėt e kėsaj lėvizjeje, duke folur pėr arrestimin e prijėsit tė tyre, Albin Kurti, kanė thėnė se ky ėshtė njė proces i montuar politik. Glauk Konjufca, nga kjo lėvizje, ka thėnė se, avokati i caktuar nga gjykata pėr tė mbrojtur Kurtin, nuk mund ta pėrfaqėsojė atė, pasi qė Kurti nuk ka dashur tė ketė mbrojtės ligjor. Mbajtja nė paraburgim e kreut tė lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, ėshtė vazhdimėsi e pėrpjekjeve tė regjimit aktual nė Kosovė pėr ta penguar aktivitetin e Vetėvendosjes, - ka vlerėsuar Konjufca. Duke folur pėr tragjedinė e 10 shkurtit, kur nė demonstratėn e Vetėvendosjes u vranė dy persona, aktivisti, Visar Ymeri, ka thėnė se demonstratat e kėsaj lėvizjeje kanė pėrfunduar me dhunė, vetėm kur pushteti ka ndėrhyrė dhunshėm. Sa herė qė njė demonstratė e lėvizjes Vetėvendosje ka pėrfunduar me dhunė kjo ka qenė pėr shkak se ndėrhyrja e pushtetit ka qenė e dhunshme, - ka thėnė Ymeri.
RRETHE
Zbardhet atentati nė kishė, tregon prifti Albert (Bartolomeo) Bullari Bullari: Mė thoshte ti lija fronin se ishte mbreti i ēifutėve
I riu mu afrua, mė ndiqte nėpėr kishė mes ikonave, duke vazhduar thirrjet dhe lutjet, ndėrsa, nė njė moment, arriti tė mė kapė dhe mė qėlloi nė supin e majtė
KUĒOVĖ-Prifti i kishės Ringjallja e Krishtit, at Albert Bullari, i pagėzuar me emrin Bartolomeo, ende nuk arrin ta besojė ngjarjen e ndodhur fundjavėn e shkuar. Duke falenderuar Zotin qė i shpėtoi pėr mrekulli sulmit tė 25-vjeēarit, Ylli Polo, i cili me dy thika nė dorė tentoi ta qėllonte, sulm qė fatmirėsisht ka pėrfunduar me njė goditje tė lehtė nė faqe, ka pranuar tė zbardhė ngjarjen. Sipas tij, ka qenė paraditja e sė shtunės, kur 25-vjeēari, Polo, i pajisur me dy thika tė kryqėzuara nė formė kryqi ka hyrė brenda ambienteve tė kishės Ringjallja e Krishtit, duke thirrur se ishte mbreti i ēifutėve. Pastaj ka shkuar pranė njė ikone, ėshtė lutur pak ēaste dhe ka tentuar tė qėllojė mes lutjeve tė pakuptimta at Albert (Bartolomeo) Bullarin. Ndėrkohė qė, shmangia dhe fshehja mes orendive tė kishės i ka shpėtuar priftit jetėn. Finalja ka qenė vetėm njė goditje nė shpatull dhe njė goditje e zbutur nė faqe. Bilanci vetėm njė plagė e lehtė thike. Ka qenė njėri besimtar i cili ndodhej brenda kishės, duke kryer ritin e faljes i cili, kur ka dėgjuar rrėmujėn ėshtė kthyer, ka parė sulmin ndaj priftit dhe pasi i ka ardhur atij nė ndihmė ka bėrė njoftimin e policisė. Mirėpo, si e ka pėrjetuar 47-vjeēari, at Albert (Bartolomeo) Bullari, i cili e drejton kėtė kishė qė prej vitit 1992, kėtė sulm tė beftė? Ai shprehet: Nuk dua ta besoj njė ngjarje tė tillė. Falenderoj nė radhė tė parė Zotin e gjithėpushtetshėm, qė mė shpėtoi nga vdekja. Si ndodhi ngjarja? Vazhdoja tė prisja dhe pėrcillja besimtarėt dhe as qė e kisha menduar kurrė se do tė ndodhesha nė njė situatė tė tillė. Nė kishė ka qenė vetėm njė besimtar, duke vazhduar lutjen, kurse unė isha duke u pėrgatitur tė dilja nga faltorja. Isha nė pritje tė pėrfundimit tė riteve, po ecja nėpėr korridorin e pjesės sė brendshme tė kishės pėr nė dalje tė saj, kur pashė se nga dera e brendshme hyri dikush qė e mbylli shumė fort portėn, duke shkaktuar njė zhurmė tepėr tė madhe, pėr shtėpinė e Zotit. Por nuk mė bėri vetėm zhurma pėrshtypje. Dėgjova qė i riu i porsahyrė bėrtiste se ishte mbreti i ēifutėve, ndaj duhej ti liroja fronin. Dua tė them se ishte njė skenė e tillė pėr ambientin e kishės sa nuk kishte si tė mos mė bėnte pėshtypje. Vijova rrugėn, duke shpejtuar hapat dhe ajo ēka pashė mė ēuditi dhe mė shumė. I riu mbante nė duar dy thika tė kryqėzuara nė formėn e kryqit dhe uli kokėn mbi ikonėn e parė qė ndodhet nė hyrje tė kishės. Nuk kuptova asgjė, ndėrsa ai mu drejtua, menjėherė, me thikat, duke vijuar tė flasė fjalė tė tilla tė pakuptimta si: ai ishte Zoti, ishte mbreti i ēifutėve. Veprova instiktivisht, duke e mėnjanuar nga trupi, pasi ai vazhdonte tė mė afrohej. E largova me anė tė njė tavoline qė mu gjend pėrpara dhe shėrben nė kishė. Ajo ēka po ndodhte mė pas ishte e ēuditshme pėr mua, pasi djali herė mė drejtohej pėr tė qėlluar, herė tė tjera lutej nėpėr ikona dhe vazhdonte tė pėshpėriste fjalėt pa kuptim qė pėrmenda. Ndėrkohė, pashė se nė ndihmė mė erdhi njė besimtar qė kishte dėgjuar nga kreu i kishės, ku kryhen lutjet, zhurmėn e krijuar. Mė pas, i riu mu afrua, mė ndiqte nėpėr kishė mes ikonave, duke vazhduar thirrjet dhe lutjet, ndėrsa, nė njė moment arriti tė mė kapė dhe mė qėlloi nė supin e majtė, por tehu i thikės nuk arriti tė mė depėrtojė nė trup. Ndjeva njė fraksion sekonde qė thika mė preku nė faqe, duke me shkaktuar gjakderdhje. Sėrish u largova me shumė shpejtėsi dhe me ndihmėn e besimtarit morėm nė telefon policinė e Kuēovės. Nė tė njėjtėn kohė qė ne po tentonim tė dilnim nga kisha, djali u fut nė brendėsi tė saj, shkoi tek vendi ku kryejnė lutjet drejtuesit e kishės dhe policia qė erdhi shumė shpejt e gjeti me duart e kryqėzuara lart. Lidhur me motivet qė e kanė shtyrė tė riun Ylli Polo tė ndėrmerrte kėtė akt kriminal at Bartolomeo nuk di tė thotė asgjė. Unė i dua tė gjithė besimtarėt, vijoj tiu shėrbej prej vitesh nė kėtė kishė, me dėshirėn pėr ta mbajtur si shtėpi tė Zotit. Kjo ngjarje qė ndodhi, pėr mua ėshtė e ēuditshme, e pakuptimitė. Ishte njė veprim qė kėrkonte tė mė shkaktonte plagė, nuk e di, unė jo si prift, por edhe si njeri, kurrė nuk kam prekur askėnd. ABEDIN KAJA
Vetėvaret nė haurin e shtėpisė 20-vjeēarja
GRAMSH- Brenda javės, nė qarkun e Elbasanit ka ndodhur njė tjetėr tragjedi. 20-vjeēarja Xhuljeta Idriz Veliu, banore e fshatit Grik, komuna Kukėr, e rrethit tė Gramshit ėshtė vetėvarur rreth orės 14.00, nė haurin e shtėpisė sė saj, me njė litar. Kanė qenė prindėrit e vajzės, ata tė cilėt e kanė gjetur vajzėn tė varur dhe pa asnjė shenjė jetė. Menjėherė, nė vendin e ngjarjes kanė shkuar ekspertė tė grupit hetimor, tė cilėt do hetojnė pėr rrethanat qė e ēuan 20-vjeēaren nė vetėvarje. Ekipit tė ekspertėve do ti duhej rreth tri orė pėr tė shkuar nė vendin e ngjarjes, pasi shtėpia ku banon 20-vjeēarja ėshtė nė kufi me qytetin e Korēės dhe rrugė tejet e amortizuar. Por nga hetimet paraprake tė policisė bėhet e ditur se shkak i vetėvarjes ka qenė depresioni. S.AZEMI
Hajdutėt bėjnė kėrdinė
VLORĖ-Nuk ka ditė dhe natė pa vjedhje nė qytet. Grabitėsit e pandėshkuar vjedhin lekė, pajisje, bazė materiale dhe deri makina, pa u ndalur para askujt, as edhe nga policia. Nė lagjen 29 Nėntori tė qytetit, hajdutėt, tė cilėt etiketohen si persona tė paidentifikuar kanė hyrė nė banesėn e njė qytetari dhe i kanė vjedhur atij plot 4 milionė lekė, bizhuteri dhe sende tė tjera. Ashtu si gjithmonė, po punohet pėr kapjen e hajdutėve, ndėrkohė qė qytetarit i janė vjedhur tė gjitha kursimet dhe pjesė nga pasuria modeste e famijes. Ndėrkohė, rreth orės 21:00, nė lagjen Kushtrimi, po nga persona tė paindentifikuar ėshtė vjedhur automjeti tip Benz Mercedez 250, me ngjyrė tė ngjyre tė zezė, me targa TR.6684.K, nė pronėsi tė shtetasit A. H. Edhe pėr kėtė rast, policia tha se, po punohet pėr identifikimin dhe kapjen e autorėve tė vjedhjes. Kėto grabitje e kanė rritur edhe mė shumė numrin e vjedhjeve nė qytet, qė nga fillimi i vitit, ku mesatarisht rezultojnė tė jenė kryer mė shumė se dy vjedhje nė ditė, shifėr kjo nga mė tė lartat nė historinė e qytetit, por edhe nė historinė e policisė sė Vlorės, e cila, shifrat e zbulimit i ka nė nivelet mė tė ulėta nė tė gjithė historinė e saj. ERGYS ALUSHI
Tragjedi automobilistike, bie nė greminė furgoni me 13 vetė Vdesin 10 pasagjerė, dy tė mbijetuar
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, rreth orės 17:30', si shkak i daljes jashtė kontrollit tė njė automjeti furgon, qė ėshtė rrokullisur nė humnerėn e thellė tė zonės sė quajtur Kiri i Dukagjinit
(BOX) DĖSHMIA E 15-VJEĒARIT TĖ MBIJETUAR
Emri: Gėzim Mbiemri: Cerina Vjeē:15, nxėnės nė shkollėn e mesme pyjore
Po udhėtoja me furgonin qė u rrėzua, i cili po udhėtonte nga Dukagjini nė drejtim tė qytetit tė Shkodrės, ku ndjek vitin e parė tė shkollės sė mesme pyjore. Nė furgon ishim 12 pasagjerė. Deri nė kthesė tė Karmės udhėtimi shkoi mirė, por kėtu furgoni u rrėzua nga njė lartėsi ndoshta 100-150 metra dhe pėrfunduam nė ujėrat e lumit Kir. Unė dhe njė person tjetėr dolėm nė sipėrfaqe tė ujit. Pasagjerėt e tjerė janė brenda nė furgon. Pastaj me not iu afrova bregut. Dola nė tokė dhe nė kėmbė shkova drejt njė zone tė banuar, ku dhashė alarmin pėr atė qė ndodhi." PS: Sapo ka mbėrritur nė spitalin e Shkodrės, adoleshenti i ėshtė nėnshtruar terapisė intensive mjekėsore, megjithėse gjendja e tij shėndetėsore ishte jashtė rrezikut pėr jetėn. ---------------------------------------------------------------------------------------
SHKODĖR- Njė furgon ėshtė rrėzuar dje pasdite nė njė humnerė afro 100 metra tė thellė, nė zonėn e thellė malore tė Dukagjinit, ndėrkohė qė nė tė kanė qenė duke udhėtuar trembėdhjetė pasagjerė. Konfirmimi bėhet i ditur pėr gazetėn TemA nga burime pranė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Shkodrės si dhe Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė (FNSH). Sipas tyre, nga gjithė grupi i pasagjerėve kanė mbetur 3 tė mbijetuar, qėmė pas janė marrė nė mbrojtje nga policia, ndėrsa pjesa tjetėr ka mbetur brenda automjetit qė ndodhet gjashtė metra poshtė ujėrave tė lumit Kir. Drejtori i policisė sė qarkut tė Shkodrės, Ahmet Prenēi, tha dje nė mbrėmje se, njė prej tė mbijetuarve,Marketin Kola, ndodhet nėn kujdesin e mjekėve nė Spitalin Ushtarak, ndėrsa dy tė tjerėt, Gėzim Qerimaj dhe Fran Ēuni,ndodhen nė spitalin e Shkodrės. Po sipas tė mbijetuarit, qė i referohet drejtori Prenēi, nga ky aksident kanė humbur jetėn 10 tė tjerėt. Tragjedia automobilistike ka ndodhur dje pasdite, rreth orės 17:30 minuta dhe si shkak ka qenė dalja jashtė kontrollit e njė automjeti tip furgon, ēka ka shpėnė nė rrėzimin dhe rrokullisjen e tij nė humnerat e thella tė zonės sė quajtur Kiri i Dukagjinit, nė komunėn e Pultit, tė rrethit tė Shkodrės. Fillimisht, alarmin pėr kėtė tragjedi e ka dhėnė me celular, pikėsėpari pėr Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Shkodrės, njė person i ndodhur nė vendngjarje, i cili ka hequr tė zitė e ullirit pėr tė gjetur njė pozicion tė pėrkohshėm pėr valėt e telefonisė celulare, qė nė kėtė zonė tė thellė mungojnė thuajse fare. Gjithnjė sipas informacionit paraprak, furgoni nė fjalė nė tė cilin ndodheshin gjithsej 13 persona ėshtė rrėzuar, duke u pėrplasur disa herė nė faqet e ngushta dhe tė thepisura tė kėsaj humnere, qė ka ngrėnė edhe herė tė tjera jetė njerėzore. Me tė marrė njoftimin, tė gjithė drejtuesit e policisė, prokurorisė si dhe tė hetuesisė sė Shkodrės janė nisur urgjentisht nė vendngjarje. Eskortės sė tyre i ėshtė bashkangjitur edhe Reparti i Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė (FNSH) si dhe 50 trupa tė forcave RENEA, tė pajisura me tė gjitha mjetet e nevojshme pėr nxjerrjen e trupave nga njė thellėsi e tillė, si litarė e prozhektorė elektrikė, tė cilat ishin tė domosdoshme pėr tė bėrė tė mundur kėrkimet gjatė orėve tė vona tė natės. Vlen tė nėnvizohet se distanca ndėrmjet Kirit tė Dukagjinit, ku ndodhi aksidenti i rėndė dhe qytetit tė Shkodrės ėshtė rreth 65 kilometra dhe rruga drejt kėsaj zone nuk mund tė bėhet mė shpejt se pėr dy orė e gjysmė, falė terrenit tejet tė thyer malor. Kjo ka bėrė qė forcat e policisė tė vonohen pėr mbėrritjen, kurse bllokimi i valėve nuk e favorizon komunikimin nėpėrmjet radiove apo aparateve celularė. Po ti referohesh historikut tė kėsaj rruge mėson se nuk ėshtė hera e parė qė nė kėtė zonė tė frikshme ndodhin aksidente tė tilla automobilistike. Aksidenti i parė nė kėtė aks tė rrezikshėm rrugor daton nė fillim tė viteve 70, kur drejtuesit e njė ndėrmarrjeje tė qytetit tė Shkodrės gjetėn tė gjithė vdekje tė tmerrshme, teksa po udhėtonin drejt qytetit verior. Po kėshtu, nė fund tė viteve 80, tė njėjtin fat kanė pėsuar edhe pasagjerėt e njė autobusi qė pėrfundoi edhe ai nė humnerėn e rrugės sė Kirit tė Dukagjinit, gjė e cila ēoi nė shkarkimin e drejtuesve tė parkut tė autobusėve tė asaj kohe, pėr arsye tė mospėrzgjedhjes sė shoferėve mė tė rinj pėr tė pėrshkruar kėtė aks tė rrezikshėm rrugor. Pėr nxjerrjen e trupave, nga ana e policisė dhe grupit tė ndihmės sė shpejtė ėshtė punuar gjatė gjithė orėve tė mbasdites dhe pasmesnatės sė djeshme, gjė qė ka qenė tejet e vėshtirė pėr shkak tė errėsirės sė thellė, ndėrsa vazhdon puna pėr identifikimin e tė gjithė personave qė kanė humbur jetėn nė tė. Qė prej mbrėmjes sė djeshme, nė kthesėn e Karmės nė Kir tė Dukagjinit, ku ėshtė dhe vendi i aksidentit tragjik ndodhen dy grupe tė gatshme tė komisariatit, dy grupe tė FNSH-sė, ambulanca dhe infermierė tė spitalit rajonal tė Shkodrės, ambulancat e repartit 1101 tė reagimit tė shpejtė tė ushtrisė, me 20 ushtarė, si dhe drejtues tė drejtorisė sė policisė sė qarkut Shkodėr. ARBEN LAGRETA Viktimat Gjok Uka (shoferi i furgonit) Kristina Kola Elsa Zefi Kurt Zefi Kol Doda Pjetėr Leka Mark Ndreci Gjergj Ndreci Zoje Nika Kute Bardhaj
Tė mbijetuarit Marketin Kola Gėzim Qerimaj Fran Ēuni
Vdes elektricisti 50-vjeēar
SHKODĖR-Aksidentohet me vdekje nė vendin e tij tė punės njė elektricist, qė po punonte nė nėnstacionin elektrik tė Vaut tė Dejės. Konfirmimi i mėsipėrm mėsohet nga burime tė sigurta pranė Komisariatit tė Policisė sė Shkodrės. Dje nė orėt e para tė pasdrekes ka gjetur vdekjen e menjėhershme elektricisti 50-vjeēar Ali Myrtja, lindur dhe banues nė fshatin Mjedė tė Shkodrės dhe punonjės nė nėnstacionin elektrik tė Vaut tė Dejės. Gjithnjė sipas informacionit tė mėsipėrm, viktima qė ishte nė organikėn e sektorit tė shpėrndarjes sė kėtij nėnstacioni, mėsohet tė ketė qenė duke punuar, kur njė masė elektrike ia ka marrė jetėn. Bėhet e ditur se ka qenė induksioni i linjave elektrike qė ka shkaktuar edhe fenomenin, i cili ka rezultuar fatal pėr jetėn e elektricistit fatkeq. Gjithsesi, bėhet e ditur se Prokuroria e Rrethit tė Shkodrės ka ndėr mend qė tė hapė ēėshtje penale, me qėllim zbardhjen e plotė e arsyeve tė tjera tė mundshme pėr humbjen e jetės sė njė elektricisti me pėrvojė nė nėnstacionin e Vaut tė Dejės. ARBEN LAGRETA
Flakėt e zjarrit rrezikojnė puset e naftės
KUĒOVĖ-Ka qenė ora 09:30 e ditės sė djeshme, kur zjarri i shfaqur nė fillim nė njė sipėrfaqe relativisht tė vogėl, shumė shpejt, ka pėrfshirė njė sipėrfaqe tė konsiderueshme tė territorit naftėmajtės tė Kozares, ku ndodhen rreth 350 puse nga 1722 puse qė ka gjithsej ndėrmarrja e prodhimit tė naftės nė Kuēovė. Zjarri i rėnė ėshtė konstatuar nė fillim nga roja i puseve, i cili ka kėrkuar menjėherė ndihmėn e repartit tė zjarrfikėsve, qė kanė mbėrritur menjėherė nė vendin e ngjarjes. Kjo ndėrhyrje e menjėhershme ka bėrė qė tė shpėtojnė nga djegia dhjetėra puse nafte tė ndodhura shumė afėr sipėrfaqės ku flakėt pėrparonin me shpejtėsi drejt puseve. Nga hetimet paraprake tė kryera nė vendngjarje, grupi ekspert i policisė kriminale dhe ai i zjarrfiksave kanė konstatuar se zjarri mund tė jetė shkaktuar nga pakujdesia e ndonjė banori tė zonės, por nuk pėrjashtohet edhe vėnia e qėllimshme e flakėve nga njerėz qė mund tė kenė probleme me kėtė ndėrmarrje. A KAJA
Skopjon goma, vdes drejtuesi i mjetit
BERAT-Njė tjetėr aksident me pasojė vdekjen e njė 42-vjeēari ka ndodhur nė rrugėn Poshnje-Ura Vajgurore, pjesė e aksit tė rrugės nacionale Berat-Lushnjė. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 19:00, tė ditės sė djeshme, kur shtetasi Agim Nuha i vitlindjes 1965, lindur dhe banues nė fshatin Ēiflik tė komunės Poshnje, i martuar me dy fėmijė ka qenė duke udhėtuar drejt qytetit Ura-Vajgurore me mjetin e tij, autoveturė e markės Mazda, me targa BR.358 A. Nė vendin e quajtur SMT-ja, pėr shkak tė skopjimit tė gomės sė parė, tė krahut tė djathtė tė makinės, ai ka dalė nė krahun e majtė tė rrugės dhe mė pas ėshtė pėrplasur mė njė kazan autoboti qė ndodhej i parkuar jashtė pjesės sė rrugės. Kanė qenė kalimtarė tė rastit, ata qė kanė njoftuar nė komisariatin e policisė tė Beratit, nga ku kanė mbėrritur me shpejtėsi punonjėsit e qarkullimit rrugor, tė cilėt kanė nisur me urgjencė pėr nė spitalin e qytetit tė Beratit drejtuesin e mjetit Agim Nuha. Edhe pse mjekėt kanė bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta shpėtuar nga vdekja 42-vjeēarin, Nuha, nuk ka mundur ti shpėtojė vdekjes. ABEDIN KAJA
SPORTI
Skicė pėr njė studim Ngjyra e shuar e skuadrės sė qytetit
* Pėrse ngjyra e klubit ėshtė bėrė gjėja mė e parėndėsishme?
* Ēfarė stili kanė skuadrat e qyteteve tona?
* Dikur ka qenė i njohur kolektivizmi dhe shpirti i lartė i garės sė 17 Nėntorit (Sportklub Tiranės), teknika dhe eleganca e futbollit sulmues tė Vllaznisė, teknika e vogėl dhe kompaktėsia e Besės sė Kavajės, futbolli i lirshėm i Lokomotivės (Tetutės), forca e palėkundshme e Labinotit (KS Elbasanit), stili i futbollit elegant e tė shpejtė tė Flamurtarit, fuqishmėria e papėrmbajtshme e Partizanit, futbolli elegant dhe teknik i Dinamos, njė nobilitet i Skėnderbeut.
* Kampionati i 68-tė Kombėtar i Shqipėrisė, ky 2006-2007, ka regjistruar rekordin e rekordeve: Apolonia e Fierit - 50 lojtarė tė aktivizuar nė 23 javė tė kampionatit.
* Ndodhi nė kampionatin 2005-06: nga 313 lojtarėt e aktivizuar prej 10 klubeve, 133 prej tyre ose plot 42.49 pėr qind, pra gati gjysma e tyre, erdhėn rishtas, nė krahasim me kampionatin pasardhės.
* Dhe nė fund: si mund tė ndalet ky spontanitet, kjo shpėrbėrje, kjo tronditje, kjo paqėndrueshmėri, ky amatorizėm, ky indisiplinim?
Dikur ka qenė ndryshe. Ishte koha kur sportisti, nė rastin e kėtij shkrimi, futbollisti, ndjente krenari si pėrfaqėsues i qytetit tė tij ku kishte lindur, ku ishte rritur, ku ishte bėrė sportist apo futbollist. Ai ishte krenar qė pėrfaqėsonte klubin apo skuadrėn e qytetit tė tij. Sot nuk ėshtė mė kėshtu. Shqipėria kėrkon qė nė mėnyrėn e vet ti ngjasojė Perėndimit edhe nė kėtė fushė. Nuk ka mė atdhetari tė klubit sportiv, ka pėrfaqėsim, mbi tė gjitha simbas interesave financiare qė tė jep profesioni, nė kėtė rast profesioni i futbollistit. Kėshtu qė, si ēdo shtetas i shtetit kapitalist, punėn do ta gjejė simbas intereseva financiare. Kjo mėton tė jetė filozofia e jetės sė sotme edhe nė sportet, pra edhe nė futboll. 1. Nė Shqipėri, ngjyrat e klubit qė pėrfaqėson kanė humbur krejt rėndėsinė e tyre. Vllaznia e Shkodrės, kur sapo ka bėrė njė kthesė tė bukur nė ecurinė e saj nė kėte kampionat tė 68-tė kombėtar tė futbollit, papritmas i dorėzohet nė Shkodėr, nė mėnyrėn mė naive, skuadrės sė fundit nė renditje, Shkumbinit tė Peqinit, nė njė 0-2 spektakolar. Njė ngjarje qė ndoshta shėnon fillimin e njė kthese tė mundshme tė skuadrės peqinase pėr shpėtim, qė vėrtet do tė jetė mė spektakolari i gjithė ngjarjeve tė saj nė plot 13 kampionate tė pandalė qė skuadra e qytetit tė vogėl qėndron nė kampionatin kombėtar. Ndėrkaq, Vllaznia, e cila iu ka dhuruar plot 6 pikė dy skuadrave tė fundit tė kėtij kampionati, Apolonisė dhe Shkumbinit, mu nė fushėn e vet, pra para tifozėve tė vet e la stadiumin kombėtar Loro Boriēi, pa u shqetėsuar fort prej fishkėllimave, aty-kėtu dhe sharjeve tė tifozėve tė vet. Ndonėse humbja ėshtė tejet e rėndė, kur kujton se 9 herė kampionia kėrkon tė jetė mbas 4 vjetėve nėnkampione e Shqipėrisė dhe tė fitojė njė pjesėmarrje nė Kupat e Europės 2007-08. E pra, si ėshtė e mundur qė futbollistėt shkodranė, tė cilėt tri ditė mė parė e lanė po nė qetėsi olimpike stadiumin kombėtar Qemal Stafa, mbasi u mėnjanuan po qetė-qetė prej Partizanit, nė njė mosvazhdim tė tyre nė Kupėn e Shqipėrisė, dėshtojnė kėsisoij pa u pėrshkuar prej asnjė emocioni? Nė fund tė fundit, pėrveē fitimeve tė ditės, tė rrogės mujore apo dhe tė ēmimeve qė iu blatohen futbollistėve tė klubeve shqiptare prej presidentėve tė tyre, a ka dhe diēka tjetėr qė i nxit kėta futbollistė shqiptarė mbrenda territorit prej 28.743 kilometrash katrorė tė tokės sė tyre po shqiptare? Do tė kishte pėr tė qenė ajo qė duhet quajtur ndera e fanelės sė klubit tė qytetit tėnd, shpirti atdhetar i skuadrės sė qytetit tėnd, lidhja me zemėr me tifozėt e qytetit tėnd. Pėr fat tė keq, kjo ka humbur keqas nė Shqipėrinė tonė. Njė pjesė e mirė e futbollistėve shkodranė, tė cilėt mund ti sigurojnė Vllaznisė tė drejtėn pėr tė luajtur nė Evropė, mund tė mos jenė mė pjesė e skuadrės shkodrane, sepse mund tė marrin rrugė pėr te klubet e tjerė, mu para turit tė parė tė Kupės sė Evropės. Kėsisoji, ata luftojnė mė fort se pėr tė shkuar nė Evropė, pėr tė fituar ndeshjen e radhės (nėse vėrtet atė ditė kanė interesa pėr ta bėrė kėte sakrifice, si bie fjala, premtimi pėr njė ēmim financiar tė njė shėrblimi presidencial dhe aq). Mesa duket, luftohet pėr paranė e ditės, pėr asgjė tjetėr. Ngjyra e klubit, thuajse ėshtė bėrė gjėja mė e parėndėsishme. Edhe Vllaznia e Shkodrės, e cila ėshtė shquar historikisht pėr forcėn tradicionale, autoktone tė ngjyrave tė klubit tė qytetit, ndėr 24 futbollistė qė ka aktivizuar nė kėtė kampionat, 10 i ka tė ardhur. Mirėpo, kjo shifėr nuk ėshtė asgjė kur kujton se kampionati i 68-tė kombėtar i Shqipėrisė, ky 2006-2007, ka regjistruar rekordin e rekordeve me skuadrėn, emri i sė cilės ėshtė Apolonia e Fierit, e cila, tė shtunėn qė shkoi arriti nė numrin e 50 lojtarėve tė aktivizuar nė 23 javė tė kampionatit tė Shqipėrisė. Jemi tė bindur se kjo shifėr pėrbėn njė prej ngjarjeve mė sensacionale nė historinė e kampionateve tė Shqipėrisė. Do ti rreshtojmė kėta emra, tė cilėt kanė luajtur nė vetėm 23 javė tė njė kampionati tė vetėm me tė njėjtėn skuadėr pėr tė mbetur mirė nė historinė tonė: Miēo, Begaj, Sulejmani, Shoshi, Kote, Kule, Gega, Bejko, Vrenozi, Geraldinho, Mema, Plaku, Hysko, Meto, Hazizi, Bratja, Mėrtiri, Demiri, Merlikaj, Rushani, Henry, Dos Santos, Rocha De Oliveira, Da Costa Silva, Ribeiro, Duraj, Prifti, Byzyka, Bregu, Breshani, Ribaj, Stambolliu, Doēi, Ēabej, Meta, De Oliveira, Gėrxho, Zendeli, Dimovski, Charles, Awia, Washington, Galvao, Deliovski, Risatevski, Bajrami, Ēuko, Nuru, Ofejen dhe Jakimovski. Ėshtė fantastike! Nė kėtė 50-she gjen thuajse gjithė racat dhe nėnracat: shqiptarė, sllavė, brazilianė, shqiptarė tė Shqipėrisė, tė Kosovės apo tė Maqedonisė, jugorė e veriorė tė tokės arbnore, myzeqarė e labė, gegė e toskė. E gjithė kjo djemuri ka nxituar tė rrėmbejė fanelat e Apolonisė sė Fierit, edhe pse kjo zė vendin e fundit dhe e cila nė historinė e futbollit shqiptar, kurrė nuk ka shkuar mė larg se vendi i 4-t, ndonėse njė herė, mė 1998 ka njė sukses gjigand pėr historinė e saj modeste: qe fituese e Kupės sė Shqipėrisė dhe preku Evropėn. Sidoqoftė, pėr autorin e kėtij shkrimi dhe me siguri jo vetėm pėr tė, mbetet prekėse mė fort se asgjė tjetėr Apolonia e Fierit e Majacit dhe e Tegut, e cila e pėrbėrė nga futbollistė tė lindur, rritur e formuar nė qytetin e Fierit, ia arriti tė trondiste gjithė skuadrat e Shqipėrisė nė vitet 80. Pa harruar ndėrkaq edhe njė lloj nostalgjie personale kur kujton se njė Dizdar i shquar, Tahir Beg Dizdari, nėnprefekt i Fierit nė vitet 30 qe edhe kryetar nderi i shoqėrisė Apolonia. E pra, si mundet tė pėrforcojė nderin e klubit, tė ngjyrave tė klubit njė Apoloni kėsisoji shumėkombėshe si kjo e 50-shes sensacionale e vitit 2007, ku logjika e zhvillimeve tė thotė se tė gjithė vijnė vetėm pėr interesa financiare dhe asesi pėr nder tė qytetit? Ėshtė e padyshimtė qė edhe nė Shqipėri futbolli do tė shkojė tek kapitali, siē ngjet nė gjithė botėn. Mirėpo, a mund tė mendojmė vėrtet se ia kemi mbėrritur kėsaj, pra qė e kemi kapė kapitalin dhe ska ngjyra klubi mė? A besojmė se nė botėn perėndimore tė futbollit janė shuar ngjyrat e klubit pėr shkak tė kapitalit? Normalisht, pėr tiu dhėnė pėrgjigje kėtyre pyetjeve, duhet tė nisim e tė japim shembuj tė pambarimtė nga skuadrat perėndimore, siē ngjet rėndom kohėt e fundit nė gazetarinė sportive shqiptare, teksa tash e pare shkruhet se, kėshtu vepron Interi e kėshtu vepron Juventusi. Po si mund tė guxojmė e tė marrim shembuj prej klubeve tė tillė qė kanė nga 60.000 tė abonuar pėr gjithė kampionatin? Nė njė kohė qė jemi tė sigurtė se Shqipėria e vogėl (po, po e vogėl) kurrė nuk mund tė mbėrrijė kėtu, sepse, pėrveē tė tjerave ėshtė nė njė stad krejt tjetėr tė zhvillimit tė saj kapitalist. E pra, kėmbėt nė tokė do tė thoshim. Shqipėria e futbollit nuk ka pėrse tė humbasė kėsisoji ngjyrėn dhe nderin e klubit, deri aty sa te Apolonia tė vėrshojnė 50 futbollistė pėr 23 ndeshje dhe Vllaznia tė lėshojė pa i rrahė zemra mu nė ēaste kulmore tė ambicjeve tė saj dhe futbollistėt ta lėnė fushėn e lojės pa asnjė shqetėsim. 2. Nė Kampionatin Kombėtar tė Shqipėrisė ka humbur lidhja spektator-futbollist. Ėshtė vėrtet paradoksale qė skuadra mė e mirė e Shqipėrisė, Sportklub Tirana, e cila kryeson plot forcė kampionatin e kombėtar, nuk ndiqet mesatarisht nga mė shumė se rreth 2000-2500 spektatorė pėr ndeshje. Nuk vij mė nė stadium, - na thotė njė tifoz i vjetėr i sportklubit, - sepse nė skuadėr nuk ka mė tiranas. Nuk mund ta pranojmė kėtė lokalizėm tė skajshėm qė kurrsesi nuk shkon me kohėn e sotme. Mirėpo, kur vėrejmė se nga 25 futbollistė qė ka aktivizuar SK Tirana nė kėtė kampionat, 15 janė tė marrė prej klubeve tė tjera, atėherė, mos ndoshta vėrtet ėshtė tejkaluar ai qė quhet sensi i masės? Aq mė tepėr, kur vėshtron se nė 11-shen bazė tė 22 herė kampiones, 8 lojtarė nuk janė prodhim i Sportklub Tiranės, qė ka pasė gjithmonė fidanishten mė prodhimtare tė talenteve nė futbollin shqiptar. Nuk mund tė themi megjithatė, se te Sportklub Tirana ėshtė lejuar tė shuhet ngjyra e klubit, sepse financat e saj gjithė kėto vite tė fundit, mesa dimė, kanė qenė mė tė fuqishmet dhe mė tė organizuarat. Ndonėse prapseprap, fakti qė edhe kampionia e shquar nuk ndiqet nga spektatorėt qė meriton tregon se as pėr tė nuk ka mė dashuri dhe dhimbje si dikur. Kėto janė tronditjet e mėdha tė futbollit shqitar. Nėse jemi treguar tė vėmendshėm, qoftė edhe nėpėrmjet ekraneve tė TV, do tė kemi konstatuar pėrshembull se, java e 23-tė qė sapo kaloi duhet tė ketė vendosė rekordin mė rėnės tė mungesės mė tė papame tė spektatorėve nė stadiume. Nė ndeshjen Dinamo-Apolonia tribuna karshi nuk kishte asnjė spektator. Nė atė SK Tirana-Apolonia nuk ishin as 50 tė pranishėm nė tė, ēka nuk kishte ndodhur asnjėherė nė ndeshjet e kryeqytetasve; nė ndeshjen e Shkodrės, tribuna karshi, thuajse kishte tifozė sa gjysma e atyre qė nė vitet 70-80 e shkonin Vllazninė nė stėrvitje; nė Durrės, tribuna karshi ishte thuajse e boshatisur; nė ndeshjen e pardjeshme Partizani-Kastrioti, skuadra 15 herė kampione e Shqipėrisė, padyshim regjistroi numrin mė tė pakėt nė histori tė spektatorėve tė saj tė tribunės sė madhe tė ashtuquajtur karshi, qė mund tė numėroheshin njė pėr njė me sy. Rezistoi disi vetėm stadiumi Besa. Kjo ishte pamja e mjerueshme. A mund tė pranojmė ndėrkaq se kjo ndodhte pėr shkak se nė kėto orė ishin nė TV ndeshjet e huaja si pėrshembull 4 a 5 ndeshje nga kampionati i Gjermanisė? Patjetėr edhe kjo temė sundon ēėshtjet shqiptare tė futbollit, tashmā e trajtuar deri nė mėrzi prej nesh, por kurrsesi vetėm kjo. Pėr fat tė keq, kjo rėnie e pashembullt ėshtė ndihmuar tejet nė mėnyrė tė pavetėdijshme nga vetė Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka gjithė kėto kohė qė nuk do tia dijė asesi pėr ruajtjen dhe forcimin e traditės dhe stilit tė klubeve shqiptare. Vijmė kėshtu te stili. E pra (sa shumė e pra!), ēfarė stili kanė skuadrat e qyteteve tona? Dikur ka qenė i njohur kolektivizmi dhe shpirti i lartė i garės sė 17 Nėntorit (Sportklub Tiranės), teknika dhe eleganca e futbollit sulmues tė Vllaznisė, teknika e vogėl dhe kompaktėsia e Besės sė Kavajės, temperamenti shpėrthyes dhe futbolli i lirshėm i Lokomotivės (Teutės), forca e palėkundshme e Labinotit (KS Elbasanit), harmonia dhe vendosmėria e stilit elegant e tė shpejtė tė Flamurtarit, fuqishmėria e papėrmbajtėshme e Partizanit, futbolli elegant dhe teknik i Dinamos apo tradita e qėndresės dhe nobiliteti i njė futbolli tė Skėnderbeut. A i kemi mė kėto karaktere tė futbollit tė qyteteve tona? Kemi pėrshtypjen se kanė humbur ose janė duke humbur keqas. Stili ėshtė shpėrbėrė. Tė ashtuquajtura shkolla tė ndryshme kanė zbehė dhe aty-kėtu kanė prishė ngjyrat e skuadrės sė qytetit nė Shqipėri. Shembulli mė i qartė ėshtė Apolonia e Fierit, me 50 futbollistėt e saj tė stileve, guhėve, shpirtėrave e kombėsive tė llojllojshme, e cila me gjithė bartjen e saj imituese evropiane shumėkombėshe, prap e fundit se e fundit ėshtė dhe mbi tė gjitha, tejet larg atij stili sado modest tė dikurshėm fierak tė Majacit apo Tegut me shokė. Shembull po i qartė ėshtė gjithashtu edhe rasti i Vllaznisė, e cila ndėrsa shet bie fjala, Sinanin dhe Salihin, ēka ėshtė normale nė kėtė epokė tė tregut, nuk arrin qė me ardhjet tė ruajė stilin e saj tradicional. Shembull i qartė janė madje edhe dy superklubet e dikurshėm, Partizani e Dinamo, tė cilėt kanė humbur krejt stilin e lojės sė tyre. Nga ana historike ėshtė interesante tė kujtojmė se, megjithėse kėto klube fuqizoheshin duke rrėmbyer futbollistėt nga skuadrat e tjera, ata arritėn ta krijonin stilin e tyre, deri diku origjinal tė forcės dhe ritmit atletik sulmues te Partizani apo tė harmonisė dhe tė teknikės graduale, por elegante tė Dinamo. Erdhi njė kohė qė kėto dy skuadra e bėnė si mėnyrė tė tyren marrjen nga skuadrat e qyteteve tė atyre futbollistėve, tė cilėt iu shkonin pėr shtat stilit tė tyre. Kjo ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr studimin e futbollit tonė edhe ngaqė tregon se trajnerėt e tyre tė asokohe, mė tepėr se njė mbėshtetje tek autoriteti prepotent i klubeve ushtarake kėmbėngulnin te njė koncept i drejtė i formimit dhe ruajtjes sė stilit tradicional tė skuadrave qė drejtonin. Ndėrsa sot, shohim se te kėto dy skuadra stili ėshtė tronditur tejet. Ėshtė diēka heterogjene, njė lloj shpėrbėrje thjesht pėr faktin se ndryshimi i vazhdueshėm i pėrbėrjes sė skuadrės, vit pėr vit, madje disa herė gjatė ecurisė sė njė kampionati tė vetėm, nuk lejon pėrforcimin, e aq mė pak ruajtjen e njė stili sado modest qoftė ai. Ndėrkaq, nuk po mėtojmė tė analizojmė nė kėtė shkrim rėnien e dukshme tė dy skuadrave tė traditės nė Shqipėri: Flamurtarit tė Vlorės dhe Skėnderbeut tė Korēės. Kėtu ngjyra tradicionale e klubit ka pėsuar njė zbehje tė plotė, mu pėr shkak tė paaftėsisė pėr tė sjellė nė skuadėr lojtarė tė njė stili, prodhim tė mirėfilltė tė futbollit vendor, nėse mund ta quajmė kėshtu. Pa shkuar mandej te ruajtja e vlerave nė ikje tė klubit tė qytetit. 3. Ajo qė nuk ka mundur tė displinojė drejt njė kahu shkencor Federata Shqiptare e Futbollit ėshtė mu lėvizja e futbollisėve apo organizimi i njė tregu serioz, tė qėndrueshėm tė shitblerjes sė futbollistėve. Ėshtė krejt e papranueshme ajo qė ka ndodhur kėto vite, ku mu pėr shkak tė lėvizjes absurde tė futbollistėve nga njė klub nė tjetrin, mbėrritėm te ai qė e kemi bėrė tė njohur si rasti Billa (padyshim rast botėror), ku i njėjti futbollist mbrenda sė njėjtės javė tė kampionatit luajti me dy skuadra tė ndryshme. Ndodhi nė kampionatin 2005-06, qė nga 313 lojtarėt e aktivizuar prej 10 klubeve, 133 prej tyre ose plot 42.49 pėr qind, pra gati gjysma e tyre tė kenė ardhur rishtas nė krahasim me kampionatin pasardhės, pra atė 2004-05 Kjo do tė thotė qė mbrenda njė sezoni ėshtė ndėrruar 42 pėr qind pėrbėrja e klubeve dhe lojtarėve. Mund edhe tė ndodhė, por nė kampionatin shqiptar tė jeni tė sigurtė se kjo ndodh pėr vit dhe po aq tė jeni tė sigurtė se kėto prurje lojtarėsh, jo vetėm se nuk janė cilėsore, por ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme, ato bėhen pa ndonjė kriter shkencor nė ruajtje tė stilit, traditės sė skuadrės, historisė, portretit tė saj dhe kurrsesi, nė ndryshim pėr mirė tė gjithė kėtyre cilėsive. Cili trajner nė botė mund tė formojė, tė ruajė, tė pėrforcojė stilin apo ngjyrat tradicionale tė klubit apo skuadrės, kur kjo, jo vetėm qė ndryshon nga kampionati nė kampionat, por pėrmbyset nė pėrbėrje nga kampionati nė kampionat, shpesh edhe nga njėra periudhė nė tjetrėn mbrenda njė kampionati tė vetėm. Edhe nė kėtė rast, ndokush mund tė na kundėrvihet me ndryshimet qė ndodhin nė skuadrat perėndimore. Tė jeni tė sigurtė se atje gjithēka ndryshon nė pėrpjekje pėr tė mos prishur asgjė prej stilit tė mėparshėm, prej traditės dhe vetė shkollės sė klubit. Pėrkundrazi, synohet pėrsosje e kėtij stili dhe e kėsaj shkolle. Si mund tė ndalet ky spontanitet, kjo shpėrbėrje, kjo tronditje, kjo paqėndrueshmėri, ky amatorizėm, ky indisiplinim? Nuk e merr pėrsipėr ky shkrim, kjo skicė pėr njė pėrimitėsim tė mėtejshėm apo dhe studim, prej ēka, mesa duket del njė problematikė e pafund e kampionatit tė Shqipėrisė, i cili ka pėsuar dy humbjet mė tė mėdha tė tij nė nė kėto vite: ka humbur ngjyrėn dhe flamurin e klubit dhe i ka ikur ndjeshėm spektatori. Kjo e dyta, pėr shkak edhe tė sė parės. E pra? (Prap e pra!) Ėshtė vėrtet interesante: nė Shqipėri, thuajse ka njė revoltė sa herė qė vjen njė trajner i huaj, qoftė kur ky vjen te kombėtarja, qoftė kur ky vjen te klubi. Ėshtė njė temė e trajtuar prej nesh me kohė dhe tash pėr tash nuk ka pėrse ti kthehemi sėrish. Duket se e gjitha kjo ka tė bėjė me njė sjellje apo qėndrim qė vjen prej regjimit qė shkoi, njė lloj mendjemadhėsie qė iu mėkua asokohe shqiptarėve ndaj tė huajit, njė ksenofobie tipike e nacionalizmit socialkomunist. Por nė mjedisin tonė tė futbollit, pothuajse nuk bėn pėrshtypje kurrsesi, dukuria e pėrmasave e shpėrbėrjes sė skuadrave, e ēngjyrosjes sė tyre prej stilit, traditės, flamurit dhe shkollės sė klubit tė qytetit, sado modeste tė jenė tė gjitha kėto pėr njė pėrfaqėsuese po modeste tė qytetit nė sportin apo futbollin modest shqiptar. Nuk ka ardhur, por po kalon koha e asaj qė thamė: disiplinimit tė tregut tė futbollit nė Shqipėri, seriozitetit nė afatet e sė drejtės sė federimit tė lojtarėve pėrgjatė lėvizjeve tė pakriter tė tyre. Mbi tė gjitha, tė mundėsisė sė aktivizimit dhe mbėshtetjes tė lojtarėve tė klubeve, tė atyre tė rritur dhe tė formuar nė klub. Pėr tė ndryshuar kėshtu rrėnjėsisht njė dukuri negative, shpesh mund tė pėrdoren edhe disa metoda tė ashtuquajtura tė rrepta. Bie fjala, nuk do tė dukej aspak konservatore qė pėr disa vite tė kishte njė vendim qė do ti detyronte skuadrat shqiptare qė mė e pakta, 60 pėr qind tė pėrbėrjes sė tyre tė ishte me lojtarė vendorė, tė rritur e tė formuar nė klub. E po kėshtu, tė mbėrrinim te rregullorja apo vendimi tjetėr qė nuk do tė lejonte mė tepėr se tre lojtarė tė huaj nė klubet. Na duket se kjo ėshtė urgjente, ndėrsa ndalimi i federimeve tė shfrenuara nga njėra periudhė e parė nė tė dytėn mbrenda tė njėjtit kampionat kombėtar ėshtė mė tepėr se urgjente. Duhen blerje, dėgjon tė thuhet deri nė njė pėrsėritje tė mėrzitshme nė mjedisin e futbollit nė Shqipėri dhe thuajse kurrė nuk dėgjon tė thuhet se ēka do tė bėjmė me prodhimin apo formimin e rritjen e futbollistėve tė rinj nė klubet shqiptare, nė skuadrėn e qytetit. Kur dihet se futbollit shqiptar kurrė nuk i kanė munguar talentet. Madje, me gjithė modestinė e zhvillimit dhe ecurisė sė tij, nuk i kanė munguar as talente tė rangut evropian. Shembujt nuk janė tė paktė, prej njė Riza Lushte e deri te njė Panajot Pano, prej njė Loro Boriēi e deri te njė Sabah Bizi, prej njė Naim Kryeziu e deri te njė Igli Tare, prej njė Refik Resme e deri te njė Ilir Pernaska, prej njė Qemal Vogli e deri te njė Perlat Mustė, prej njė Lin Shllaku e deri te njė Altin Rraklli, prej njė Skender Halili e deri te njė Erion Bogdani, prej njė Jani Kaēi e deri te njė Foto Strakosha. Nuk janė vetėm kėta, tė cilėt kanė qenė, pėrveē tė tjerave, modele tė stilit tė klubit tė tyre shqiptar. Ngjyrat e shuara tė skuadrės sė qytetit, tė klubit tonė tė futbollit rrezikojnė tė thellohen ndėrkaq. Futbollistėt shqiptarė tė kampionatit shqiptar, mė fort se sa pėr tė nxituar pėr te njė pjesėmarrje nė Evropė, mendojnė se ku do tė jenė stinėn e ardhshme. Mė fort se sa tė gėzojnė tifozėt, tė cilėt prej kohėsh nuk i ndiejnė plotėsisht se janė tė tyret, mendojnė se me cilėn skuadėr do tė jenė kampionatin tjetėr. Mė tepėr se tė kėrkojnė tė pėrsosin stilin e skuadrės sė qytetit qė nuk ėshtė mė i tyri, mendojnė ikjen e shpejtė dhe tė mundshme te njė skuadėr tė njė page tjetėr, sepse tė ashtuqajturat kontrata tė tyre janė jo thjesht tė brishta e tė paqėndrueshme, por tejet tė shkurtra e lehtėsisht tė ēartuna dhe gjithnjė e mė pak juridike. Vllaznia e Shkodrės, nė njė ēast kulmor tė ambicjeve tė saj i dorėzon nė mėnyrė aspak bindėse njė 3-pikėsh tė ēmueshėm skuadrės sė fundit tė kampionatit dhe lojtarėt e saj nuk shfaqin ndonjė mėrzi prej fishkėllimave tė publikut tradicional shkodran, sepse shumica e kėtyre lojtarėve nuk e dinė se ēka ėshtė publiku shkodran. Apolonia e Fierit arriti nė rekordin shqiptar dhe evropian tė 50 lojtarėve tė aktivizuar nė 23 javė kampionat, por nuk i shpėtoi vendit tė fundit, Partizani e Dinamo, kanė ndėrruar dhjetėra trajnerė dhe mbi 100 lojtarė mbase vetėm nė pak vite tė fundit, por kanė 16 vjet qė sė bashku kanė fituar vetėm tre tituj, ndėrsa stili dhe ngjyra e klubit tė tyre ėshtė zbehur deri nė skaj. Kampionati i Shqipėrisė pėrvit ndryshon mesatarisht deri nė mbi 30 trajnerė, pėr vetėm 10 skuadra mbrenda njė kampionati tė vetėm, po asnjė prej tyre nuk ia arrin tė pėrēojė mė tej stilin e klubit, tė ruajė flamurin e skuadrės sė qytetit. Skėnderbeu i Korēės dhe Flamurtari i Vlorės kanė e pakta 10 vjet qė janė nė kėrkim tė stilit tė humbur tė skuadrės sė qytetit tė tyre, por askund nuk e gjejnė. Federata Shqiptare e Futbollit pėrmendet ēdo ditė nė shtyp, radio e TV, por asaj ka kohė qė i ka humbur ngjyra e klubeve dhe stili i skuadrave tė qyteteve. Tė shtunėn qė shkoi, futbolli shqiptar vendosi edhe njė rekord tjetėr: i boshatisi si asnjėherė tribunat e ashtuajtura karshi qė dikur ka qenė galeria gjigande e futbollit shqiptar. Ėshtė pak pėr tė thėnė skicė pėr njė studim, mė drejt ėshtė tė thuash: guxim pėr njė vendim tė rreptė qė shpėton ngjyrat e klubeve dhe skuadrave tė qyteteve shqiptare, madje disa vendime.
BESNIK DIZDARI
KULTURA
Pėrroi dhe psikika e ngjarjeve nė romanin Kukullat e pyllit tė Hiqmet Meēaj
Njė roman pėr farat pa emėr
-Njėra nga meritat e mėdha tė romanit Kukullat e pyllit lidhet edhe me kohėn: pamundėsia e plotė pėr tė gjetur moshėn e autorit. Menēuria e kėtij tė fundit, lehtėsia me tė cilėn e sundon nga rrėnjėt lėndėn artistike, rrjedhja e fjalės nga lėnda (jeta) drejt letėrsisė (rikrijimit tė realitetit) zėvendėsojnė moshėn dhe tiparet vetjake tė autorit, duke arritur atė qė vetėm talenti i lindur mund ta ketė: fuqinė prapavepruese...
Dr. ARDIAN KYĒYKU
Dalje
Nė botėn ballkanase tė letrave, numuri i atyre qė trumbetojnė vdekjen e kahershme tė romanit, shterjen dhe shfuqizimin e tij, ėshtė pothuajse i barabartė me numurin e atyre qė besojnė nė triumfin e tij tė ngadaltė e tė pashmangshėm. Mes ēudirave qė ka sjellė sindromi (pėr tė mos thėnė: vesi) i integrimit, mes dyndjes sė tė paftuarve qė gėzojnė Pavdekėsinė me botime luksoze, promovime, ēmime dhe pėrkthime nė gjuhė tė qarkullimit ndėrkombėtar, shquhen qartė shkrimtarėt qė srreshtin sė botuari, - pėr tė bindur veten dhe tė tjerėt se nuk janė shterur, - shkrimtarėt qė botojnė pėr tė mos u vakur mė tej me ndonjė veprimtari tjetėr, si dhe autorė tė pėrkushtuar, qė lexohen pak (ndofta ngaqė nuk shiten aspak). Ėshtė njė stėrmundim qė prek majat e idealizmit tė kulluar tė shkruash njė roman nė gjuhėn shqipe, ku tre nė dy vetė merren me letėrsi dhe ku mjegullimi i sistemit tė vlerave sajon e pluhuros hierarki shpesh absurde dhe tragjike. Vlera e mirėfilltė e njė vepre letrare peshohet me mjetet e shitblerjes, ashtu siē mund tė caktohej vlera e njė pikture nga pesha e ngjyrave qė janė pėrdorur, apo nga numuri i qimeve tė penelave, teksa kapitja e lexuesit, vėmendja e tij e ēoroditur nga hallet e pėrditshme, shihet si pėrqindje pėrjetėsie e librave tė shkruar fundekrye nė harmoni me tezat zhdanoviste. Idhujtaria nuk e ka pėr gjė tė shohė nė rėnien e pėrgjithshme shpirtėrore ngadhnjimin e njė letėrsie tejet tokėsore, ateiste (gjoja laike, botėrore, e lirė dhe e pavarur), qė e bind lexuesin se universi kaq ėshtė, dy-tri dashuriēka, ca komplote nė terrin e historisė, ndonjė frikėzė e fshehtė, ndonjė pėrpushje, pickim, kafshim gjinjsh, ndonjė ndarje dhe vaje tė kallura nė tesha postmoderniste, servirur nė njė shqipe tė ēartur nga barbarizmat dhe qė synon tė paraqitet si mėmė e ardhmėrisė. Fatmirėsisht ka edhe shkrimtarė qė ia kanė dalė mbanė tė ngrihen mbi vetveten e detyruar dhe tė bjenė nė dorėn e bekuar tė servantizmit (term i imi), domethėnė: tė krijojnė vepra befasuese nė njė moshė tė nderuar. Rasti i Hiqmet Meēajt nuk mund tė pėrfshihet kėtu, nėse lexuesi cilėsor ka ndjekur me vėmendje ecurinė e poezisė dhe tė prozės sė shkurtėr tė kėtij autori. Njėra nga meritat e mėdha tė romanit Kukullat e pyllit lidhet edhe me kohėn: pamundėsia e plotė pėr tė gjetur moshėn e autorit. Menēuria e kėtij tė fundit, lehtėsia me tė cilėn e sundon nga rrėnjėt lėndėn artistike, rrjedhja e fjalės nga lėnda (jeta) drejt letėrsisė (rikrijimit tė realitetit) zėvendėsojnė moshėn dhe tiparet vetjake tė autorit, duke arritur atė qė vetėm talenti i lindur mund ta ketė: fuqinė prapavepruese. Asnjėherė nuk ėshtė vonė qė njė vepėr arti tė botohet shumė vite mė vonė se tė tjerat dhe tė jetė pararendėsja e tyre. Duhet shtuar se romani Kukullat e pyllit nuk ka ende njė pararendės, tė paktėn nė letrat shqipe. Autori ka dalė tė bėjė art pa fund me mund magjie e jo magji, e as tė ndreqė dynjanė, sepse, si ēdo shkrimtar i mirėfilltė, njeh po aq mirė sa jetėn, aq edhe kufijtė e vetvetes.
Pėrroi dhe psikika e ngjarjeve
Kulti i historisė sė ngarkuar, tė koklavitur, plot shembje, intriga, vrazhdėsi e absurd, merr nė romanin Kukullat e pyllit njė goditje tė merituar. Ngjarjet nuk rrjedhin nga e majta nė tė djathtė, nga lart poshtė, ose anasjelltas, por nga njė bėrthamė gati e padukshme, si spermatozoid qė turret tė bėhet vdekatar, tė plaket e tė shuhet sa mė shpejt. Autori heq dorė me vetėdije nga qindra efektet dhe hiperbolat qė ofron realiteti ballkanik, zgjedh rrugėn mė tė mundimshme, atė tė thjeshtėsisė sė parme, dhe ndeshet me kohėn. Qarkullojnė mjaft pėrcaktime tė kohės, qoftė nė letėrsi, qoftė nė filozofi. Hiqmet Meēaj e shqyrton kohėn edhe nė esenė qė shoqėron romanin dhe qė synon tė japė njė ide rreth rrymės tė cilėn ai e emėrton «mikrobotizėm». Bindjet e modernistėve dhe tė pasmodernistėve duken sot njėfarėsoj tė tejkaluara, ose jo fort kėnaqėse. Pėrgjigjet e viganėve tė shpirtėrimit ngrihen mbi to fare natyrshėm dhe na ndihmojnė qė ta shohim shumė qartė letėrsinė dhe jetėn e sotme. Kur mė pyet ēėshtė koha, nuk di tė tė pėrgjigjem, thoshte Shėn Agustini. Kurse, kur nuk mė pyet, di tė tė them ēėshtė koha. Para, gjatė dhe pas fjalėve tė Shėn Agustinit, rridhte kohė, dhe kjo ėshtė e vetmja pėrgjigje e mundshme. Koha ėshtė parė edhe si rrjedhje e sendeve dhe e qėnieve nė hapėsirė, por ėshtė parė edhe si hapėsirė mes ftesės sė Hyut dhe pėrgjigjes po, ose jo, tė njeriut (i ftuari). Nė romanin «Kukullat e pyllit» Hiqmet Meēaj i mbėshtet tėrthorazi pėrfytyrimet e mėsipėrme, por me mjete vetėm letrare. Ai shprehet mes rreshtash se qėnia njerėzore nuk ėshtė njė e vetme, por njė shumė qėniesh tė cilat i bart nė vete, i takon, i njeh, i jeton gjatė jetės, dhe vdes nė hipostazėn e njėrės prej tyre. Autori nuk e pėrjashton mundėsinė qė copėzimi i qėnies dhe dallimet mes njėrit copėzim dhe tė tjerėve tė jenė njė gjetje e modernistėve pėr ta bėrė realitetin mė tė pranueshėm.
Njė pamje e re e vėllavrasjes
Romani sjell njė pamje krejt vetjake tė botės shqiptare dhe evropiane, pėrtej legjendave tė shpikura dhe maktheve tė dalė boje. Romani ka jetė - dhe kjo jetė ėshtė e rėndomtė, e mrekullueshme, e paparashikueshme, shkatėrrimtare, shajnitėse, si tė gjitha qėniet dhe gjėrat qė skthehen mė. Njė poet i ri (Admeti), caktohet tė punojė nė fshatin Kajat, detyrohet tė ndahet nga e dashura, dhe shkon nė njė hapėsirė qė nuk gjendet nė asnjė hartė e ku mezi e presin ta bėjnė pijanec e puthador. Aty asgjė skishte ndryshuar qė nga koha e pellazgėve, vetėm se trupat e njerėzve qenė zvogėluar, truri qe bėrė sa i pulės, kurse kėndezėt kėndonin njėlloj dhe thoshin se vezėt i bėnin ata»(f. 44). Nė klishetė jetėgjata tė realizmit socialist, poeti i ri do tė kish zbuluar Parajsėn e krijimit gju(hė) mė gju(hė) me popullin, njerėz tė thjeshtė plot mirėsi, dėshirėn e pafundme pėr punė, duar e kokė me kallo, besnikėri tė pėrjetshme ndaj Parti(ve)sė etj. Admeti nuk e ka kėtė fat. Ai zgjohet mes njė bote qė ka njė krejt tjetėr lloj pasurie: pasurinė e sė pakthyeshmes. Kajati gjallon nė histori e gjeografi sipas ligjeve tė farave qė e sundojnė, ndonėse syrit tė ardhur nga tjetėrkund, arkeologut enigmatik Xhuzepe, nuk i shpėton e vėrteta se Po ta dinit sa popuj e sa ushtri kanė kaluar kėtej, nėpėr kėta male, sa gjuhė tė huaja janė dėgjuar tė fliten, atėherė do tė ndjeheshit vėrtet tė mburrur, qė kėta kėtu (tregon kafkat e shqiptarėve tė lashtė sh. im) fituan mbi tė gjitha kėto gjuhė (f. 52). Pasi merr nga Kajati kafka, stolķ e plot sende tė ēmuara, qė fshatarėve u duken ēinglamingla, Xhuzepja dėrgon nė hapėsirėn nga e cila vjen edhe material jetik, farė tė zgjedhur, ēunakun Shaho. Ėshtė e lehtė tė pėrfytyrohet shpirtėrimi i Kajatit pasi farat e mira shkulen e mbillen nė truall tė huaj, tė largėt, nga ku disa kthehen dhunshėm e nga ku tė tjerat, qė kanė gjetur vetveten, nuk do tė duan tė kthehen mė. Vijnė kohėra, gjatė tė cilave, siē shprehet me tė drejtė hoxha i fshatit, vėllai duhet tė ruhet nga vėllai. Romani rimerr nga njė tjetėr kah parabolėn e krishterė tė martirizimit, trajtuar edhe nga Dostojevski, Gide apo tė tjerė. Vetėm kur kokrra e grurit vdes, ajo jep shumė fryt. Po nuk vdiq Nė romanin e Hiqmet Meēajt kokrra e grurit ėshtė farė pa emėr. Ėshtė farė e keqe dhe farė e mirė. Farat janė lindur qė tė ndeshen pėr jetė a vdekje. Fara pėr farėn ėshtė vdekje. Sipas autorit, fara qė u kultivua mirė, po tė kthehet e tė ndrydhet nė ambjentin e parė, domethėnė tė egėr, e ka tė vėshtirė tė rrojė, tė zhvillohet, kurse ajo qė u rrit nė ambjentin e parė, domethėnė nė gjendje tė egėr, megjithėse i afrohet gjithnjė e mė shumė egėrsisė, jeton pėrbukuri (f. 49). Farat mishėrohen nga dy kushėrinjtė e parė, Shahoja dhe Baxhoja. I pari del nga hapėsira e egėr, jeton ngadhnjimin e vet nė hapėsirėn e lirė dhe frytėzuese tė Perėndimit, pastaj firmos njė peticion si shumė tė rinj tė kohės, dhe sos nė truallin e parė, kur binjaku i dikurshėm shpirtėror, Baxhoja, pasi ka kaptuar me guxim shkallėt e tė qėnit kusar, pushkatar, partizan pa din e pa iman, komunist i thekur etj, ėshtė shndėrruar nė pushtetarin e pėrjetshėm tė hapėsirės. Shahoja u qe pėrkushtuar bimėve, insekteve dhe gjenetikės, nuk e kishte haberin nė punėt e njerėzisė, kurse Baxhoja as qė donte tia dinte pėr arritjet e gjenetikės, pėr thellinat e ndritshme apo tė frikshme tė filozofisė. Ai ka pushtetin dhe, kur ke pushtetin, bindesh se ke pushtet mbi vetė pavdekėsinė. Ēpeshė mund tė ngrejė filozofia, dhembjet e dashurisė sė vrarė, e pamundėsisė pėr tė dėshmuar se nuk je kukull, por qėnie e gjallė, e shkatėrrueshme nga gjithkush e nga gjithēka, ndonėse e pavdekshme nė thelb?!
Makthi
Duke zbuluar mjeshtėrisht lidhjet e brendshme tė librit, njėri nga kapitujt e romanit pėrfundon me shenjėn :, kurse njė tjetėr (f. 68) pėrbėhet vetėm nga njė fjali: «Tė gjitha kėto kishin ndodhur, apo do tė ndodhnin?». Lexuesi ftohet nė ankthin mė mizor qė pėrjetuan shqiptarėt gjatė gjysmėshekullit tė kuq. Ankthi i atyre qė mund tė ndodhnin, qė ishin tė gjitha tė pėrbindshme dhe qė, pėr fat tė keq, pasi ndodhnin apo jo, duke fituar forcėn e errėt tė makthit, rrėnonin e drobitnin me tė njėjtėn egėrsi. «Por plaku Shaho, thotė autori, qė nga ajo natė nisi tė plakej ēdo ditė e mė tepėr, tė zbardhej nė fytyrė e tė kėrrusej nė trup, megjithėse Admeti qe i bindur se atė natė nuk u tha gjė qė ta rėndonte, sepse ajo natė nuk kishte ndodhur» (f. 143). Bjerrja e farės sė mirė ndodh pas njė nate qė mund tė quhet e pranimit dhe e faljes sė madhe. Natė kur Shahoja pranon se, gjatė gjithė jetės, ėshtė mbajtur njė grimė larg shkatėrrimit pėrfundimtar pikėrisht nga fara e mbrapshtė, Baxhoja. Ai ia fal ish-kusarit tė gjitha, jo vetėm sepse nuk ka mjete pėr tė mos falur, jo vetėm se, si qėnie e zgjedhur, ėshtė ngjizur tė zbatojė parimin kuranik «Mėshira Ime ia kalon hidhėrimit Tim», por edhe sepse tashmė dhe parreshtur ėshtė njė njeri krejt tjetėr. Njė njeri qė dyshon pėrnjimend nėse ka qenė ndonjėherė i ri, jashtė shtetit, i dashuruar me njė tė huaj tė mrekullueshme, dishepull i njė profesori qė nderohet mė vonė me Ēmimin Nobel, i lirė e sidomos krejt i pavarur nga mėshira e Baxhos. «Ishin vite tė lumtura, mbushur me suksese e dashuri verbuese, prandaj i picėrronte sytė nė tė gjitha pozat»(f. 167). Ishin! Vargu i tjetėrsimeve, qė, me sa duket, mund tė mbyllen (pó pėr-kohėsisht) vetėm me vdekjen e njeriut, pėrfaqėson kredon filozofike tė autorit. Shpėrbėrja e qėnies, dyzimi, trizimi a shumė-zimi i saj nė hapėsirė, por sidomos nė kohė, shprehet dhimbshėm nė mbyllje tė romanit. «Edhe ato shėnimet qė grisa e i flaka nė zjarr, thotė Shahoja, nuk kanė lidhje fare me mua plakun, por mė atė, tė riun , qė vazhdoj ta mbaj brenda vetes sime, ti ndjej ēdo ditė dhimbjet, rėnkimet e pėrpėlitjet» (f. 178).
(Sh)qytetėrimi
Pjella e farės sė keqe, nė njė pikė kulmore tė romanit, plagos pėr vdekje (burrnie) pjellėn e farės sė mirė. Djali i Shahos nuk arrin tė bėjė mė fėmijė, sepse thika e Billit, djalit tė pagjak tė Baxhos, ia pret kėtė dhunti. Kuptohet tė kujt janė tė katėr nipėrit e farės sė mirė. Lexuesi ndjen nė eshtėr se kjo ngjarje jo vetėm mund tė jetė e vėrtetė, por edhe se nuk ėshtė skaji i mbramė ku mund tė arrijė kafshėria e njeriut tė kohės sonė. Dhuna ėshtė e pranishme nė ēdo faqe tė romanit, e pėrcjellė me qetėsi dhe gjithėkuptim shpirtėror mbase bindje se vetėm gjithėkuptimi do tė mund ta mposhtė gjithė kėtė mallkim tė zi. Nėnės i vritet burri dhe djali dhe i jepet kurajo djallėzisht me njė «Ki kujdes tjetrin!» (f. 127). Mirpo terrori, nė mėnyrė krejt tė natyrshme, ka nisur e vazhdon tė hajė edhe pjellat e veta. Roja qė i caktohet Admetit, haf(h)ija e kudondodhur, me tė cilin, falė bashkėjetesės sė detyruar, i pėrndjekuri gati ze miqėsi, dėrgohet Alpeve tė lavdishme tė Shqipėrisė dhe nis tė vrasė burra e tė ēnderojė gra, derisa njė plumb ia hap syēkėn e tretė nė zverk dhe i zgjon Admetit njė mendim shkundullues. Po ta kishin lėnė tė mė ruante mua, thotė, ndoshta do tė rronte e do tė bėhej njeri i mirė» (f. 121). Disa nga pasardhėsit e farės sė egėr provojnė heraherės ndonjė kafshim ndėrgjegjeje, por nuk dalin dot e as qė duan vėrtet tė dalin nga vetvetja. Mbesa e Baxhos bijėsohet prej njė ambasadori komunist, bredh e kėndellet jashtė shtetit, dhe qė atje sjell si trofé pėr Kajatin dhe atdheun nė pėrgjithėsi, si paradhėnie pėr tranzicionin, njė kuti tė babėzitur Pandore. Sa mirė ėshtė tė drogohesh atje larg, mes tė panjohurish, me djersėn dhe gjakun e barbarėve, qė si njohin virtytet e hashashit e as mrekullitė e jetės diplomatike! Mesazhi ėshtė i qartė si tehu i shpatės: murtajėn e sotme e sollėn pak nga pak ata qė dje mund tė dilnin nga kafazi, ata qė mund tė bridhnin dynjasė, qė rronin nė vend tonė jo nė vendin tonė.
Hyrje
Romani «Kukullat e pyllit» zgjon shumė mė tepėr mendime dhe mbase edhe debate. I shkrova kėta rreshta nėn bindjen se mangėsitė e mundshme tė njė vepre pėrbėjnė atė qė tashmė e dimė, ndėrsa arritjet e saj dhe vlerat e papėrsėritshme janė dhuratat pa tė cilat do tė mbeteshim dijetarė tė pashoq. Besoj se nuk ėndėrrojmė tė jemi tė tillė. Hėpėrhė na mjafton ėndja e dhuruar nga pena e pangatėrrueshme e Hiqmet Meēajt, shkrimtar qė, me pėrkushtim e aftėsi tė rralla, siē mė shkruante nė njė letėr nga hapėsira greke e Mėrgatės shqiptare, «kish nja 40 vjet qė rrinte nė qoshen e tij». Qoshe, sė cilės letėrsia shqipe duhet ti bėjė patjetėr njė pėrkulje nderimi. Ska vdekur njeri nga kjo.
Bukuresht, dimėr 2005
|
|