|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
EDITORIAL
Ora zero pėr liderėt e rinj nė PS
Mero Baze
Partia Socialiste po pėrjeton njė periudhė delikate ndryshimesh pas kongresit tė fundit, i cili arriti tė mbajė larg lidershipit tė kėsaj partie gjithė ata qė e themeluan dhe e udhėhoqėn kėtė parti, sė paku deri nė vitin 2005-sė. Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Ylli Bufi, gjithė kryeministrat e derisotėm, socialistė tė kėsaj partie, janė thuajse larg tė qenit mė udhėheqės nė kėtė parti. Larg drejtimit tė partisė janė po ashtu shumica e ministrave dhe ekipeve qė drejtuan qeverinė socialiste. Nga pikėpamja fizike, ky ėshtė me tė vėrtetė njė ndryshim rrėnjėsor nė atė parti, ndryshim qė, nėse ajo arrin ta gėlltisė, mund tė themi pa frikė se kemi tė bėjmė me njė parti qė nuk ka mė sė paku njė trashėgim nga elita e ish-Partisė sė Punės. Emrat e rinj qė i janė bashkuar tashmė si besnikė Edi Ramės, janė emra qė nuk kanė lidhje me tė shkuarėn e kėsaj partie. Andis Harasani, Shpėtim Idrizi, Blendi Klosi dhe ndonjė tjetėr deri vonė kanė qenė pjesė e strukturave dhe lėvizjeve politike tė sė djathtės. Paulin Sterkaj po ashtu, sė paku si polic, u bė i njohur si rrahės i Kastriot Islamit mė 28 maj 1996-tė. Po tė mos llogarisim kėtu dhe Blushin, si ish-gazetar tė RD-sė dhe njė sėrė emrash tė tjerė, tė ngjitur pas tyre, mund tė themi pa frikė se Edi Rama ka arritur, me forcė ose jo, qė nė kėtė kongres ta shkėpusė lidershipin e Partisė Socialiste nga baza e kėsaj partie dhe tiu ofrojė atyre njė ekip tė ri, i cili mė sė paku flet pėr historinė e Partisė Socialiste. Ky zhvillim, i cili duhet parė me kudjes se sa do tė mund tė instalohet nė logjikėn politike tė asaj partie, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me memorien politike tė Partisė Socialiste. Nė momentet mė dramatike tė saj, kėta njerėz ose kanė qenė nė kampin e kundėrt, ose kanė qenė sehirxhinj. Kjo parti tashmė nuk mund tė mburret mė as me rrugėt e Ilir Metės, as me patriotizmin e Majkos, as me liberalizmin e Nanos dhe me asgjė tjetėr nga trashėgimia politike dhe qeverisėse e saj. Kjo parti tani ėshtė njė lėvizje e re qė drejtohet nga Edi Rama dhe qė nuk ėshtė e sigurt ende se ku do tė shkojė. Ikja e elitės politike tė PS-sė brenda njė dite po i ngjet pak a shumė tėrmetit tė vitit 1991, kur Byroja Politike e asaj partie u shkri brenda ditės dhe nė tribunė tė kongresit u shfaq Fatos Nano, njė emėr i ri dhe i frikshėm pėr joseriozitetin e tij nga shumica e komunistėve konservatorė. Tashmė, kjo histori po pėrpiqet tė imitohet prej Edi Ramės. Si ide ėshtė e guximshme dhe ndoshta dhe frytdhėnėse pėr tė. Natyrisht qė baza e Partisė Socialiste do ta ndjejė pak si gjatė kėtė shkėputje me figurat e saj, tradicionale, por, nėse dhe ata pajtohen me fatin e tyre, askush ska pėr tė hezituar pėr tė mos shkuar pas Edi Ramės. Problemet mund tė lindin, nėse kjo elitė e shpėrndarė brenda njė dite mund tė reagojė dhe tė ngrejė alarmin jo vetėm pėr njė epokė tė re, autoritare tė drejtimit tė partisė prej Ramės, por dhe tė njė epoke, ku lidershipi i ri i PS-sė nė bisedat e tij, tė zakonshme mė sė paku flet dhe kujton historinė e kėsaj partie. Nėse do tė monitorosh njė ditė bisedat politike tė Kastriot Islamit dhe Shpėtim Idrizit, ato janė shumė tė ndryshme. Idrizi mund tė tė flasė pėr Lėvizjen e Dhjetorit, kurse Islami pėr mbylljen e universitetit nga frika e Lėvizjes sė Dhjetorit; Idrizi mund tė flasė pėr fushatėn e parė dhe tė dytė tė PD-sė me Pashkon, Islami pėr Ramiz Alinė dhe zgjedhjen e tij si kryetar i parė i Kuvendit pluralist; Idrizi mund tė tė flasė sesi fitoi PD-nė mė 26 maj, kurse Islami si e rrahu Sterkaj mė 28 maj; Idrizi mund tė tė tregojė sesi u tregua e dobėt PD-ja qė sreagoi mė `97-tėn, Islami sesi lidhej me telefon me Barkėn pėr tė shpėtuar Fatos Nanon nga burgu. Pra, historitė e atyre qė ikin dhe atyre qė vijnė nė PS janė tė ndryshme nė raport me historinė e PS-sė. Historia e vjetėr e PS-sė po ikėn. Ata qė po vijnė, nuk kanė lidhje me atė parti, por kjo sdo tė thotė se smund ta drejtojnė atė. Me kėtė kongres, Edi Rama nis vitin zero nė Partinė Socialiste, njė vit qė duket se kėrkon tė shumėzojė me zero gjithēka ka ndodhur mė parė.
POLITIKA
Ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali, do marrė pjesė nė samitin e SEECP-it qė zhvillohet nė Zagreb
Qeveria firmos nismėn antikorrupsion tė vendeve tė Evropės Juglindore
Ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali, do tė niset pėr nė Zagreb tė Kroacisė, ku pritet tė firmosė nė emėr tė qeverisė shqiptare marrėveshjen e SEECP-it pėr bashkėpunim nė luftėn kundėr korrupsionit. Sipas njoftimeve zyrtare nga Ministria e Drejtėsisė, takimi do tė zhvillohet nė datat 12 dhe 13 prill, nė Zagreb dhe si temė e diskutimit do tė jetė bashkėpunimi mes vendeve tė Evropės Juglindore pėr arritjen e standarteve tė BE-sė dhe kryesisht ato qė kanė tė bėjnė me reformat ligjore dhe rishikimin e progreseve tė bėra nė luftėn kundėr korrupsionit. Nė kėtė ministerial merr pjesė Franco Fratini, zėvendėspresident i Komisionit Evropian. Pjesėmarrja e tij dėshmon qartė angazhimin e Bashkimit Evropian nė krah tė shteteve tė Evropės Juglindore pėr tė vendosur arritje nė kėto fusha tė rėndėsishme bashkėpunimi. Ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali, do tė firmosė nė emėr tė qeverisė shqiptare njė marrėveshje mirėkuptimi, qė synon tė thellojė bashkėpunimin nė luftėn kundėr korrupsionit nė kuadėr tė nismės antikorrupsion tė vendeve tė Evropės Juglindore. Firmosja e kėsaj marrėveshjeje shėnon edhe fillimin e veprimtarisė sė zyrės ndėrlidhėse tė sekretarit rajonal tė kėsaj nisme. Zyra do tė kontribuojė mė tepėr nė forcimin e bashkėpunimit rajonal nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit.Vendet e Evropės Juglindore kanė nevojė tė forcojnė rregullat, tė rrisin zbatueshmėrinė e ligjit nė pėrgjithėsi, si pjesė mbėshtetėse tė modernizimit tė vendit - kjo mund tė bėhet vetėm nėpėrmjet vazhdimit tė reformave .
Ēorientohet elektorati socialist para dy rrymave nė parti. Pėrplasja nė bazė e kundėrshtarėve
Reformatorėt kundėr Radikalėve, fushatė e egėr nė bazėn e PS-sė
Lėvizjet politike tė grupit tė Reformatorėve janė qartėsuar dje, nga nėnkryetari i grupit parlamentar Petro Koēi. Ai tha se do tė ftohet baza e partisė pėr tė penguar frymėn pėrēarėse dhe shkeljen e rėndė tė statutit tė PS-sė.
Reformatorėt dhe radikalėt i drejtohen bazės sė PS-sė pėr tė dėshmuar mbėshtetje tė fortė atje. Deputetėt e PS-sė, tė ndarė nė dy grupe tė ndryshme pro Ramės dhe kundėr tij, kanė nisur betejėn elektorale nė bazėn e PS-sė pėr tė marrė sa mė shumė elektorat dhe pėr tė legjitimuar pretendimet e tyre nėpėrmjet bazės sė partisė. Lėvizjet politike tė grupit tė Reformatorėve janė qartėsuar dje, nga nėnkryetari i grupit parlamentar Petro Koēi. Ai tha se do tė ftohet baza e partisė pėr tė penguar frymėn pėrēarėse dhe shkeljen e rėndė tė statutit tė PS-sė. Ne do ta ftojmė anėtarėsinė qė ta pengojė kėtė frymė pėrēarėse qė solli shkelja e rėndė e statutit nė Asamblenė Kombėtare, por dhe nė kongres, duke legjitimuar pėrmes procesit tė zgjedhjeve vendosjen e rendit statutor nė parti, - tha Koēi. Ndėrsa Radikalėt vazhdojnė procedurėn e pėrzgjedhjes se kandidatėve pėr krerė tė PS-sė nė bashki e komuna sipas planit tė tyre, i cili mori edhe miratimin e kongresit, pavarėsisht se vota e kongresit pėr kėtė platformė mbeti e diskutueshme.
Reformatorėt Deputetėt firmėtarė tė rezolutės sė Petro Koēit kanė nisur turin nė bazė pėr tė kėrkuar prej saj qė tė legjitimohet zbatimi i statutit tė partisė, i shkelur sipas tyre nė mėnyrė flagrante nė kongresin socialist. Faza e parė e takimeve intensive me bazėn e partisė nis me takime tė deputetėve nėpėr zonat e tyre, elektorale, ku dhe do tė paraqiten faktet para bazės sė partisė pėr shkeljen e statutit nga kryetari Rama dhe pėrdorimin sipas tyre tė dhunės ndaj institucioneve tė partisė nė kongresin e 9 prillit. Takimet e deputetėve nė zonat e tyre, elektorale kanė nisur qė dje, ndėrsa pritet qė tė finalizohen nė fundin e kėsaj javė. Faza e dytė e turit nė bazėn e PS-sė do tė jetė e organizuar. Deputetėt firmėtarė tė rezolutės sė Koēit pritet tė dalin tė organizuar nė ēdo degė tė PS-sė nė rrethe, nė komuna e bashki pėr tė zhvilluar takime tė hapura me bazėn e partisė, ku dhe do tė diskutohet ēėshtja e shkeljes sė statutit dhe ngushtimi i demokracisė sė brendshme nė PS. Mė pas do tė jetė faza pėrfundimtare qė duket se do tė shkojė drejt vendimit pėr tė thirrur njė kongres tė jashtėzakonshėm, pėr tė rikthyer zbatimin e statutit tė PS-sė nėpėrmjet votės sė delegatėve tė kongresit tė kėsaj partie.
Radikalėt Nėnsekretarėt organizativė tė PS-sė kanė nisur punėn pėr organizimin e zgjedhjeve nė PS, sipas vendimeve tė Asamblesė Kombėtare tė PS-sė. Nėnsekretarėt kanė nisur takimet nė bazėn e partisė pėr zgjedhjen e krerėve tė PS-sė nė komuna dhe bashki, ndėrsa fushata e tyre ėshtė pėrqendruar kryesisht te zgjedhja e kryetarit tė PS-sė. Sulme tė ashpra nė bazė kundėr reformatorėve ėshtė planifikuar tė jetė thelbi i fushatės pėr zgjedhjen e kryetarit tė PS-sė. Tė zgjedhur prej Ramės si njerėzit mė tė besuar tė tij, 13 tė zgjedhurit e rinj nė krye tė PS-sė zėvendėsojnė tė gjitha strukturat e kėsaj partie, duke i dhėnė drejtimin e kėrkuar procesit tė zgjedhjeve nė parti. Kjo fushatė synon shmangien e tė gjithė tė zgjedhurve aktualė nga rikandidimi, pėr tė shmangur ēdo mundėsi tė ringjalljes sė grupeve kundėrshtare ndaj Ramės pas pėrfundimit tė zgjedhjeve nė PS. Tė gjithė tė zgjedhurit aktualė nuk shihen mė si njerėz tė besuar tė Ramės, pasi shumė prej tyre i pėrkasin rrethit tė Nanos, pasi janė zgjedhur nė kėto forume nė kongresin e dhjetorit tė vitit 2003.
Kreu socialist thėrret pėr ndihmė Metėn, Gjinushin, Milon e Cekėn pėr tė shpėtuar postin e kryetarit
Rama iu kėrkon ndihmė aleatėve pėr tė mundur Nanon
Menjėherė pas daljes sė Nanos, Edi Rama ka kėrkuar nga krerėt e koalicionit tė majtė qė tė pozicionohen nė media kundėr lėvizjeve politike tė Ramės, pėr tė ndikuar tek elektorati socialist qė tė mbėshtesė Ramėn dhe jo Nanon
Nga frika se mund tė braktiset nga elektorati socialist nė luftėn politike me Nanon, e cila sapo ka filluar, Edi Rama kėrkon ndihmėn e aleatėve tė PS-sė pėr tė mundur Nanon. Mosbesues pėr pjesėn e mbetur nė PS nė mbėshtetje tė tij ai ka vendosur tė kėrkojė mbėshtetjen e Metės, Gjinushit, Milos e Cekės. Menjėherė pas daljes sė Nanos, Edi Rama ka kėrkuar nga krerėt e koalicionit tė majtė qė tė pozicionohen nė media kundėr lėvizjeve politike tė Ramės, pėr tė ndikuar tek elektorati socialist qė tė mbėshtesė Ramėn dhe jo Nanon. Sapo Nano deklaroi nė njė emision televiziv se do tė jetė kandidat pėr president, ku dhe u shfaq hapur kundėr Edi Ramės, ky i fundit ka marrė kontakte urgjente me aleatėt, duke kėrkuar pozicionimin e tyre kundėr Nanos. Krerėt e opozitės janė pozicionuar thuajse kundėr kandidimit tė Nanos, por nuk shfaqen aq tė vendosur nė krah tė Ramės pėr ta mbėshtetur atė nė betejėn politike me Fatos Nanos brenda PS-sė. Megjithatė, Rama vazhdon pėrpjekjet e tij pėr tė krijuar njė imazh tė qartė se ai ka bashkėpunim normal me tė gjithė aleatėt dhe se gėzon mbėshtetjen e tyre nė luftėn e nisur me Fatos Nanon. Kjo dėshmohet edhe nė takimin e djeshėm me aleatėt, prej tė cilit dolėn me njė deklaratė pėr lirinė e mediave. Menjėherė pas takimit, i devotshėm pėr tė dėshmuar gatishmėri, kryetari i PAD-sė, Neritan Ceka, ishte i vetmi qė kreu me shpejtėsi detyrėn, duke sulmuar ashpėr Nanon. Ne e kemi mbyllur kapitullin me Nanon nė zgjedhjet e 3 korrikut. Nuk na lidh asgjė me atė filozofi. Nuk ėshtė filozofia e atyre qė i bėjnė vezėt nė ēerdhet e tė tjerėve, - tha dje Ceka. Ndėrsa Milo ėshtė shprehur mė i rezervuar nė qėndrimin e tij, pavarėsisht se nuk dihet, nėse ia ka dhėnė fjalėn Ramės pėr mbėshtetje ose jo. Ne do tė gjykojmė mbi faktin konkret dhe mbi programin konkret tė kėsaj partie dhe mbi kėtė bazė do tė vendosim ose jo marrėdhėnie bashkėpunimi midis PDS-sė dhe kėsaj partie, - tha Milo. Ndėrsa Meta shmang ēdo lloj pozicionimi ndėrmjet grupimeve nė PS-sė, duke i konsideruar ēėshtje tė brendshme tė PS-sė. Lutjet e Ramės drejtuar aleatėve Pasi ėshtė braktisur nga mė shumė se gjysma e grupit parlamentar tė PS-sė, Rama kėrkon mbėshtetjen e aleatėve, pėr tė forcuar pozitat e tij te baza socialiste. Por brenda partive aleate tė PS-sė ėshtė edhe LSI-ja, aleanca me tė cilėn ka shkaktuar njė sėrė reagimesh tė forta nė bazėn e partisė, madje edhe humbjen e madhe nė disa bastione tė hershme tė kėsaj partie. Nė kėtė mėnyrė, mbėshtetja e Ramės tek aleatėt mund tė sjellė edhe efekte tė kundėrta me atė ēfarė pretendon Rama, pasi armiqėsia ndėrmjet PS-sė dhe LSI-sė nė shumicėn e bastioneve socialiste ėshtė tashmė e pariparueshme. Kjo u dėshmua qartė edhe nė zgjedhjet e 18 shkurtit, ku PS-ja humbi, gjė e cila ndodhi pėr herė tė parė. Pėr t`u mbėshtetur tek aleatėt e PS-sė, ku kryesori dhe vendimtari ėshtė LSI-ja, Rama ka shpėrfillur edhe dorėheqjen e sekretarit tė pėrgjithshėm njėherėsh kryetar i grupit parlamentar socialist, Pandeli Majko. Asnjė koment nuk ka pranuar tė japė pėr kėtė dorėheqje, edhe pse Majko ishte i dyti pas tij nė PS. Rama vazhdon tė shpėrfillė distancimin prej tij tė shumicės sė kryesisė dhe tė grupit parlamentar socialist dhe tė gjitha shpresat i ka varur tek aleatėt, tė cilėt ende nuk kanė saktėsisht njė pozicionim tė qartė pėr ēfarė po ndodh nė PS.
Komiteti Kombėtar i organizatės LANĒ i jep titull nderi Metės e Brokajt tė LSI-sė
Meta i merr Ramės veteranėt
Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta dhe nėnkryetari i kėsaj partie, Sabit Brokaj, morėn dje, titull nderi nga Komiteti Kombėtar i organizatės sė veteranėve, LANĒ. Krerėt e kėsaj organizate kanė shpėrfillur kryetarin aktual tė PS-sė, Edi Rama dhe i kanė kthyer sytė nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim si njė parti qė ata mendojnė se do tė gjejnė mbėshtetjen e nevojshme, tė cilėn e kanė gjetur dikur te PS-ja. Dje, krerėt e kėsaj organizate kanė zyrtarizuar marrėdhėnien e tyre tė re me LSI-nė, duke akorduar tituj tė rėndėsishėm pėr dy prej krerėve tė saj. Nė motivacionin e titullit qė veteranėt i akorduan Metės shkruhej: "Titulli i lartė, "Nderi i Organizatės sė Veteranėve tė LANĒ", i jepet, sepse me detyrėn e lartė tė Kryeministrit ka mbėshtetur fuqimisht Organizatėn e Veteranėve tė LANĒ tė Popullit Shqiptar, ka kontribuar pėr pėrkujtimin e ngjarjeve madhore tė Luftės Antifashiste NacionalĒlirimtare, pėr pėrpjekjet qė ka bėrė me pėrkushtim pėr dekorimin e luftėtarėve tė shquar tė Pezės, tė Skraparit dhe mė gjerė. Ka bėrė pėrpjekje nė vazhdimėsi pėr tė mbrojtur vlerat e LANĒ-it nė parlament dhe pėr tė gjitha problemet qė kanė shqetėsuar veteranėt dhe organizatėn e tyre. Ka qenė dhe mbetet njė nga miqtė dhe dashamirėsit mė tė shquar tė veteranėve tė LANĒ-it". Ndėrsa Meta tha nė kėtė takim se, LSI-ja ka qenė dhe ėshtė nė mbėshtetje tė veteranėve. Ne kemi qenė gjithnjė dhe jemi nė mbėshtetje tuaj, tė veteranėve dhe organizatės sė saj, tė pasardhėsve pėr tė mbrojtur vlerat dhe fuqinė e LANĒ-it dhe pėr t'i shndėrruar ata nė frymėzim pėr ta ardhmen, - tha Meta.
Kėrkesa u bė nga kandidati i PD-sė pėr Kombinatin, Fatmir Nezaj
KQZ-ja rrėzon kėrkesėn pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė dy QV nė Kombinat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditėn e djeshme tė hedhė poshtė kėrkesėn e kandidatit tė Partisė Demokratike, Fatmir Nezaj, pėr zonėn e Kombinatit, i cili kėrkonte shpalljen e zgjedhjeve tė pavlefshme nė dy qendra votimi. Me 5 vota pro dhe me 3 kundėr, anėtarėt e KQZ-sė vendosėn tė hidhnin poshtė kėrkesėn e pavlefshmėrisė, e cila kėrkonte votat e 6 anėtarėve pėr t`u miratuar. Me kėtė vendim tė dhėnė ditėn e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli edhe procesin e shqyrtimit tė ankimeve nga kandidatėt dhe subjektet zgjedhore. Kandidati demokrat kėrkonte nga KQZ-ja shpalljen si tė pavlefshėm tė votimit nė kėto dy QV, ku, sipas tij, ditėn e votimeve, mė 18 shkurt, janė vėrejtur parregullsi. Nė QV-nė 1867 procesi i votimit u mbyll, ndėrkohė qė ishin nė pritje pėr tė votuar njė numėr shtetasish, duke iu mohuar nė kėtė mėnyrė tė drejtėn e votės. Ndėrsa nė QV-nė 1875/1 kishte probleme me fletėt e votimit. Pėrfaqėsuesit e opozitės, duke kundėrshtuar kėrkesėn, u shprehėn se ankimimi i kandidatit tė djathtė ėshtė bėrė jashtė afateve ligjore dhe si i tillė nuk mund tė pranohet. Po ashtu, sipas tyre, njė ditė mė parė Gjykata e Shkallės sė Parė, Tiranė, ka marrė njė vendim, sipas tė cilit e shpall Luzhiana Abazin, kandidate e PS-sė, fituese nė kėtė njėsi bashkiake dhe nė kėtė mėnyrė ajo ka mandatin pėr tė marrė kėtė detyrė. Tashmė pritet qė kandidati i PD-sė pėr njėsinė vendore nr.6, Fatmir Nezaj, tė ankimojė vendimin e KQZ-sė pranė Kolegjit Zgjedhor dhe tė kėrkojė aty pavlefshmėrinė pėr 2 qendrat e votimit. Sipas afatit tė Kodit Zgjedhor, kandidati i PD-sė pėr Kombinatin duhet ta dorėzojė kėtė ankimim nė Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditėve, nė tė kundėrt ai nuk pranohet. Nė zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit nė kėtė njėsi kandidati Neza konkurroi pėrballė kandidates sė LSI-sė, Luzhiana Abazi. Fatjona Mejdini
Krerėt e opozitės: Do protestojmė pėr lirinė e medias
Kryetarėt e pesė partive opozitare, Edi Rama (PS), Ilir Meta (LSI), Neritan Ceka (PAD), Skėnder Gjinushi (PSD) dhe Paskal Milo (PDS) shprehėn solidaritet pėr protesta nė mbėshtetje tė lirisė sė medias. Gjatė njė deklarate tė pėrbashkėt pėr shtyp, pesė kryetarėt e partive opozitare shprehėn angazhimin pėr tė mbrojtur liritė dhe tė drejtat e informimit tė qytetarėve, pėr tė mbrojtur dhe garantuar liritė dhe tė drejtėn pėr sipėrmarrjet e qytetarėve, pėr tė mbrojtur dhe garantuar atė qė nė fund tė fundit bėn dallimin themelor mes sė sotmes dhe sė shkuarės, liritė e medias dhe tė sipėrmarrjes. Shprehim solidaritetin tonė me tė gjithė gazetarėt, pronarėt e mediave dhe me tė gjithė ata qė sakrifikojnė pėr tė informuar publikun, pėr t'u bėrė zėdhėnės tė opinionit publik, - u shpreh kryetari i PS-sė, Edi Rama. Ndėrsa kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, theksoi se, ne jemi tė bindur qė mbrojtja e lirisė sė medias, mbrojtja e shtypit tė pavarur ėshtė sot, parėsore, ėshtė sot, vetė mbrojtja e demokracisė dhe atyre standardeve qė vendi ka arritur me shumė sakrifica. Gjithashtu, drejtuesit e pesė partive opozitare kėrkuan zbardhjen sa mė shpejt tė shpėrthimit tė njė lėnde plasėse nė makinėn e kryeredaktorit tė ZP-sė, Erion Braēe, ngjarje e ndodhur dy ditė mė parė.
Komisioni i Ekonomisė: Biznesi tė paguajė 25 pėr qind tė gjobės
Komisioni i Ekonomisė ka kaluar ditėn e djeshme propozimin qė bizneset tė paguajnė 25 pėr qind tė gjobės, pėrpara se tė shkojė nė gjykatė. Njė propozim i tillė ishte bėrė nga qeveria. Ndėrkohė, grupet e biznesit kėrkuan ditėn e djeshme gjatė njė seance dėgjimore nė komisionin parlamentar tė Ekonomisė, rishikimin e ndryshimeve nė projektligjin "Pėr procedurat tatimore". Pėrfaqėsues tė biznesit thanė se projektligji ėshtė antikushtetues dhe nuk godet informalitetin apo evazionin fiskal, ashtu siē po pretendohet, por zhvat biznesin formal. Nga ana tjetėr, kryetari i komisionit tė Ekonomisė, Edmond Spaho, u shpreh se projektligji qė po diskutohet nuk ėshtė antikushtetues dhe pėr kėtė nuk ka pse tė ndryshohet. Fakti qė ka njė informalitet dhe njė evazion fiskal qė vetėm nė tatime kap vlerėn e 400 milionė dollarėve e bėn tė detyrueshme kėtė ndėrhyrje ligjore, - deklaroi Edmond Spaho nė komisionin e Ekonomisė. Projektligji "Pėr procedurat tatimore" parashikon fillimisht vendosjen e gjobės ndaj bizneseve qė shkelin ligjin dhe mė pas i lejon bizneset ta apelojnė nė gjykata vendimin e marrė. Grupet e biznesit dhe deputetė tė opozitės e kundėrshtuan kėtė projektligj, qė ėshtė miratuar nė parim nė parlament dhe tani po diskutohet nen pėr nen nė komisionin e Ekonomisė.
SOCIALE
Kėshilli i Ministrave ka miratuar standardet e reja pėr trajtimin e tė trafikuarve
Miratohen standardet pėr viktimat e trafikimit
Standardet parashikojnė mbėshtetje sociale, akomodim, informim, ndihmė mjekėsore, psikologjike dhe materiale, edukim, punėsim, mundėsi trajnimi dhe masa pėr mbrojtje sociale
Qeveria shqiptare ka miratuar ditėn e djeshme standardet e hartuara nga Ministria e Punės, pėr trajtimin e viktimave tė trafikimit dhe personave qė janė nė risk trafikimi. Kėta persona, qė deri mė tani trajtoheshin nė qendra publike dhe jopublike tė shėrbimeve sociale, tashmė do tė trajtohen nė bazė tė disa standardeve, tė cilat zhvillojnė tė drejtat qė sanksionohen nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, nė konventat ndėrkombėtare tė ratifikuara dhe rekomandimet e Kėshillit tė Europės pėr luftėn kundėr trafikimit. Kėto standarde, tė miratuara nga qeveria shqiptare mbėshteten nė parimet bazė si: nė respektimin dhe garantimin e vlerave dhe tė personalitetit tė individit, tė drejtat pėr tė pėrfituar dhe pėr tė qenė i mbrojtur, mosdiskriminimin, ruajtjen e konfidencialitetit tė jetės private, tė dinjitetit dhe tė sigurisė, barazinė e mundėsive, partneritetin, integrimin shoqėror dhe pjesėmarrjen nė jetėn e komunitetit. Trajtimet Shėrbimet pėr personat e trafikuar ose nė rrezik trafikimi, aktualisht ofrohen nga Qendra Publike pėr Pritjen e Viktimave tė Trafikut dhe nga disa qendra/strehėza riintegruese tė ngritura nga OJF-tė. Nė kėto qendra, aktualisht trajtohen rreth 130 viktima tė trafikuara ose nė rrezik trafikimi. Standardet e Shėrbimeve tė Pėrkujdesit Shoqėror pėr personat e trafikuar ose nė rrezik trafikimi nė qendrat rezidenciale, hartohen pėr herė tė parė. Ato zhvillojnė nė mėnyrė specifike shėrbimet pėr viktimat e trafikut nė qendrat rezidenciale. Standardet parashikojnė mbėshtetje sociale, akomodim, informim, ndihmė mjekėsore, psikologjike dhe materiale, edukim, punėsim, mundėsi trajnimi, masa pėr mbrojtje sociale etj. Paketa pėrbėhet nga 10 standarde, ku nė fillim jepet standardi i kėrkuar, i cili shoqėrohet me kriteret, treguesit pėr matjen e cilėsisė sė zbatimit tė tij si dhe udhėzimet. Kėto standarde garantojnė ofrimin e njė pakete tė plotė dhe efiēente shėrbimesh, nė pėrputhje me nevojat komplekse tė pėrfituesve; vlerėsimin e nevojave dhe hartimin e planit tė pėrkujdesjes pėr pėrfituesin; respektimin e tė drejtave tė pėrfituesve dhe pėrgjegjėsitė e pėrfituesve; ruajtjen dhe manaxhimin e tė dhėnava personale tė pėrfituesve; shėrbime profesionale nėpėrmjet pėrzgjedhjes sė kujdesshme tė tė gjithė stafit dhe marrjes sė masave pėr zhvillimin profesional tė tij; sigurimin e pėrfituesve tė shėrbimit dhe tė stafit; kushte dhe mjedis tė pėrshtatshėm pėr pėrfituesit dhe pėr stafin nė pėrputhje me kapacitetin, karakterin e shėrbimeve dhe nevojat e pėrfituesve; bashkėpunimin nė rrjet; veprime tė koordinuara dhe partneritet me struktura dhe shėrbime tė tjera; monitorimin dhe vlerėsimin tė ofruara me qėllim rritjen e cilėsisė sė shėrbimit Rildo Ngjela
Si ėshtė konceptuar paketa e standardeve pėr trajtimin e viktimave tė trafikimit
Standardet nė paketė janė konceptuar si standarde minimale dhe nė vazhdim tė procesit tė implementimit ose zbatimit paketa do tė pasurohet me elementė tė rinj. Zbatimi i standardeve ėshtė i detyrueshėm pėr tė gjithė ofruesit e shėrbimeve publike e private dhe pėrbėjnė njė kusht nė procesin e licencimit, inspektimit dhe tė vlerėsimit tė shėrbimeve tė ofruara. Nė procesin e hartimit tė standardeve, pėrveē strukturave tė MPĒSSHB janė angazhuar ekspertė tė Ministrisė sė Brendshme, organizata aktive qė kanė qendra tė shėrbimeve, organizata ndėrkombėtare si OSBE-ja, UNICEF-i, IOM-i, KVKTNJ, pėrfaqėsues nga pushteti vendor etj. Drafti ėshtė konsultuar me tė gjithė ofruesit e shėrbimeve dhe aktorė tė tjerė tė interesuar. Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta ėshtė institucioni pėrgjegjės pėr monitorimin e zbatimit tė standardeve nėpėrmjet Inspektoriatit tė Shėrbimeve Shoqėrore.
Ministria italiane e Punėve tė Jashtme akordon bursa studimi pėr shqiptarėt
Ambasada italiane: Kėrkesat pėr bursa, deri nė 15 maj
Shtetasve shqiptarė deri nė moshėn 35 vjeē, do tu ofrohen sėrish edhe kėtė vit nga Ministria e Punėve tė Jashtme nė Itali, bursa studimi pranė institucioneve shkencore italiane pėr vitin akademik 2007-2008. Sipas njoftimit tė ambasadės italiane nė Tiranė, kėto bursa me kohėzgjatje nga 1 deri nė 12 muaj do tė kryen pranė institucioneve shkencore italiane, pėr sektorin e kėrkimeve shkencore, kurseve pasuniversitare (doktoratura, master, specializime me pėrjashtim tė disiplinave mjekėsore), kurse tė ndryshme pranė akademive, konservatorėve, Shkollės Kombėtare tė Kinematografisė, kurse tė gjuhės e kulturės italiane pėr mėsuesit e italishtes. Aktivitetet do tė zhvillohen pranė institucioneve si: universitete, institute tė larta tė formimit artistik e muzikor, Institutit tė Restaurimit, Shkollės Kombėtare tė Kinemasė, qendrave e laboratoreve tė kėrkimit, bibliotekave, arkiveve, muzeve dhe institucioneve tė tjera shtetėrore. Me pėrjashtim tė Institutit Universitar Europian, Institucion Universitar Ndėrqeveritar i lidhur me institucione komunitare, nuk mund tė jepen bursa studimi pėr ndjekjen e kurseve pranė institucioneve tė huaja edhe pse tė vendosura nė Itali dhe pranė shkollave e laboratoreve private, jo tė njohur nga shteti, sqaroi njoftimi. Pėrmes bursave tė studimit tė ofruara nga qeveria italiane, njė vėmendje e veēantė do tu rezervohet projekteve tė kėrkimit, nė lidhje me bashkėpunimin bilateral midis dy vendeve fqinje (Itali-Shqipėri). Projektet e kėrkimit pėrfshijnė sektorin e gjuhės e kulturės italiane, kooperimit ekonomik, historisė dhe marrėdhenieve midis Italisė dhe Shqipėrisė, arkeologjisė, muzikės dhe aktivitete tė tjera artistike, urbanistikės dhe arkitekturės, progresit teknologjik, turizmit, shėndeti publik. Sipas ambasadės italiane, shtetasit shqiptarė tė interesuar nė pėrfitimin e kėtyre bursave mund tė paraqesin kėrkesat e tyre brenda datės 15 maj 2007. Atasheu shkencor, prof. Adriano Ciani, drejtuesi i Sektorit tė Shkollave, dr. Sabina Sabatini dhe Instituti Italian i Kulturės, do t'iu ofrojnė ndihmė aplikantėve nė plotėsimin e formularit tė kėrkeses dhe do tė vlerėsojnė njohjen e mjaftueshme tė gjuhės italiane, e nevojshme pėr ndjekjen e studimeve.
Nė maj mbaron likujdimi i fermerėve nga projekti Subvencionimi pėr Vreshtarinė e Pemėtoret
Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit njoftoi ditėn e djeshme se, nė muajin maj, pėrfundon likujdimi i 1 704 fermerėve qė janė shpallur fitues nga projekti Subvencionim pėr sektorin e vreshtarisė, pemėtoreve e ullishteve. Sipas burimeve tė kėsaj ministrie, fondi kaloi drejtpėrdrejt nga buxheti i shtetit, nė banka dhe mė pas nė llogarinė e fermerėve. Projekti qė ėshtė implementuar nė tė gjithė Shqipėrinė, me njė fond prej rreth 4.5 milionė dollarėsh tė buxhetit tė shtetit ėshtė akorduar pėr shtimin e sipėrfaqeve me vreshta, pemėtore e ullinj, si mbėshtetje me fonde falas pėr fermerėt shqiptarė. Ky ėshtė projekti i parė pėr kėto tri kultura me kėtė fond, ndėrkohė qė MBUMK-ja ka gati edhe 10 projekte tė tjera, tė cilat, me shtimin e fondeve pėr bujqėsinė do tė implementohen sė shpejti nė shtimin e prodhimit tė qumėshtit, pėrpunimin e tij, pėrpunimin e ullirit, rritjen e krerėve nė blegtori etj. Gjithashtu, MBUMK-ja njoftoi se, kėtė vit, nė shkallė vendi janė mbjellė rreth 1 034 hektarė sipėrfaqe e re me pemėtore, me fonde falas nga buxheti i shtetit dhe deri tani kanė aplikuar 2 533 fermerė pėr njė sipėrfaqe 1 523 ha vreshta e pemėtore, prej tė cilėve pas shqyrtimit tė kėrkesave, mbėshtetur nė udhėzimin e detajuar tė MBUMK-sė pėr kriteret kanė fituar 1 704 fermerė.
ALUIZNI pėrgatit dokumentet pėr legalizimet e shtesave tė pallateve
Nė tė gjitha zyrat e ALUIZNI-t vazhdon puna pėr pėrgatitjen e dokumentacionit tė shtesave nė pallatet e ndėrtuara para dhe pas vitit 1993, bėnė tė ditur ditėn e djeshme burime zyrtare tė kėsaj agjencie. Sipas burimeve tė mėsipėrme, deri tani janė tė gatshme pėr tu miratuar nė KRRT-tė e tė gjitha rretheve shtesat e bėra nė pallatet, tė cilat kapin njė sipėrfaqe prej afro 2.190.525 metrash katrorė.
Kontrollet pėr ujin e pijshėm nė Tiranė pėrballen me rezistencėn e bashkisė
Ēmendet bashkia, gjobit punėtorėt e ujėsjellėsit
Me anė tė Inspektoriatit tė Mbrojtjes sė Territorit tė Bashkisė, punėtorėt e ujėsjellėsit si dhe inspektorėt e higjienės nuk i kanė lejuar tė veprojnė, pėr mė tepėr i kanė gjobitur kėta tė fundit, nė ēastin kur kanė dashur tė ndėrhyjnė nė pikat ku ka patur dėmtime tė tubacioneve
Alketa Alia Problemet me ujin e pijshėm kanė qenė gjithnjė nė vėmendje tė Drejtorisė sė Inspektimit tė Shėndetit publik, pasi, shpeshherė, ndotja e tij nga faktorė tė ndryshėm ėshtė bėrė shkak i pėrhapjes sė shumė epidemive. Sipas drejtorit, Manush Thanasi edhe Bashkia e Tiranės ėshė bėrė pengesė kryesore, duke mos i lejuar inspektorėt e ujėsjellėsit qė tė ndėrhyjnė nė disa pika kryesore, ku kishte raste tė plasjes sė tubacioneve. Me anė tė Inspektoriatit tė Mbrojtjes sė Territorit tė Bashkisė, punėtorėt e ujėsjellėsit si dhe inspektorėt e higjienės nuk i kanė lejuar tė veprojnė, pėr mė tepėr i kanė gjobitur kėta tė fundit, nė ēastin kur kanė dashur tė ndėrhyjnė nė pikat ku ka patur dėmtime tė tubacioneve Sipas tij, fillimisht pėr tė ndėrhyrė nė disa zona ku shfaqen probleme me tubacionet duhet qė tė bėhet njė kėrkesė nė bashki, tė jepet preventivi dhe mė vonė presin pėrgjigje pėr tė ndėrhyrė. Thanasi thotė se ata paguajnė pėr atė qė kryejnė. Gjobitja Sipas tij, Bashkia e Tiranės nuk ėshtė aspak nė ndihmė tė qytetarit, pasi ēdo gjė ėshtė e personalizuar dhe nuk punohet nė interes tė qytetarit. Ai thekson se, nė ligj ekziston neni 7643, i cili i mbron ata me tė drejtė dhe u jep tė drejtėn qė tė ndėrhyjnė edhe pa lejen e bashkisė. Nėse bashkia vazhdon gjobitjen e inspektorėve, mund ti hedhė nė gjyq dhe tė fitojė gjyqin, sepse midis njė rregulloreje tė Bashkisė sė Tiranės dhe njė ligji kushtetues, neni 1 i tė cilit ėshtė pėr detyrimet qė ka shteti ndaj qytetarėve tė tij, ti mbroje dhe ti sigurojė jetėn, ligji kushtues fiton mbi kėtė rregullore, - thekson Thanasi. Sipas tij, pėr tė ndėrhyrė nė tė tilla raste janė pėrgatitur dy procesverbale qė i lejojnė tė ndėrhyjnė pa lejen e bashkisė, nesė aty janė evidentuar probleme. Procesverbalet Njė procesverbval i ėshtė dėrguar edhe bashkisė. Zonat tė cilat janė shfaqur mė problematike janė rruga e Elbasanit, Rr. e Dibrės, Rr Perto Nini Luarasi, Rr. Mihal Grameno etj. Monitorimin e ujit, si rregull duhet ta bėjė Ndėrmarrja e Ujėsjellėsit, por pėr arsye objektive qė ata nuk kanė as pėrvojėn etj., etj., atėherė monitorimin e ujit e kryejnė ata e kryejmė edhe ne. Por, pėr tė parandaluar sėmundjet qė mund tė vijnė nga uji i pijshėm ėshtė mirė qė tė bashkėpunojmė tė dyja palėt. Ėshtė bėrė kjo aktmarrėveshje, sepse nė analizat e ujit tė pijshėm qė janė bėrė nė 52 pika tė ndryshme dhe nė disa prej tyre janė vėrejtur disa probleme. Njė masė tjetėr qė kėrkohet tė merret urgjentisht nga bashkia ėshtė dhe ndalimi i lavazheve, qė pėrdorin ujin e pijshėm, sepse kjo ėshtė njė shkelje qė iu bėhet qytetarėve,- tha ai. Gjithashtu, nė maj, sipas njė marrėveshjeje qė Ministria e Mjedisit ka kryer me ketė institucion edhe matja e ndotjes sė ajrit do tė kryhet nė Drejtorinė e Institutit tė Kontrollit tė Higjienės.
Pritet tė punėsohen edhe 200 punėkėrkues tė rinj tė sapodiplomuar
Rritet numri i personave tė punėsuar gjatė dy muajve tė fundit. Sipas Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, gjatė kėsaj periudhe janė punėsuar rreth 2380 punėkėrkues tė papunė, prej tė cilave rreth 1610 janė ndėrmjetėsuar nga zyrat e punės dhe tė tjerėt janė vetėpunėsuar. Sipas tė dhėnave nga kjo ministri, punėsimi i tyre u krye nėnėpėrmjet vizitave tė kryera nga punonjėsit e shėrbimeve tė punėsimit nė 1990 ndėrmarrje, nga tė cilat u shpallėn rreth 2347 vende tė lira, ku rreth 1511 vende pune u shpallėn nga specialistėt, ndėrsa pjesa tjetėr nga vetė punėdhėnėsit. Pėr tė rritur rolin e punės sė zyrave tė punėsimit, kjo ministri ėshtė nė fazėn e hartimit tė disa projekteve dhe programeve qė do tė ndikojnė nė rritjen e numrit tė punėsimit. Nė bazė tė fondeve qė do tė pėrdoren pėr nxitjen e punėsimit, pėr kėtė vit janė marrė masa qė rreth 150-200 punėkėrkuesve tė rinj tė sapodiplomuar tė punėsohen. Duhet theksuar se, nė vitin 2006 kanė pėrfituar nga kjo strategji e Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta rreth 2300 tė papunė. Kėto projekte, tė cilat do vazhdojnė gjatė ditėve nė vazhim kanė gjetur mbėshtetje edhe tek donatorėt e huaj. Kėshtu, njė nga prioritetet e kėsaj ministrie ėshtė bashkėpunimi me AMS (Suedi) pėr projektin Shėrbime punėsimi efiēente nė Shqipėri, i cili synon informatizimin e zyrave rajonale tė punėsimit. Nga ministri Kosta Barka, nė urdhrin pėr Shėrbimin Kombėtar tė Punėsimit, nė tė cilin pėrcaktoheshin objektivat e matshme pėr vitin 2007 tė kėtij institucioni, theksohet se programi i bashkėpunimit bilateral me Agjencinė Kombėtare pėr Punėsim tė Francės, duhet tė ketė rezultate tė matshme, tė cilat tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimeve nė tė gjitha zyrat e punėsimit, duke synuar afrimin e shėrbimeve tė punėsimit me standardet e Bashkimit Europian. Po ashtu, gjatė kėtij viti, prioritet nga Ministria e Punės ėshtė edhe zbatimi i projektit tė rajonit Marche (Itali) pėr informatizimin e zyrės rajonale tė punėsimit Vlorė.
Shkelėsit e ligjit kundėr duhanit do tė gjobiten deri nė konfiskim tė mallit
Ministria e Shėndetėsisė bėri tė ditur dje vendimet dhe gjobat qė do tė merren pėr shkelėsit e tregtimit tė duhanit. Sipas ligjit nė fuqi, tashmė produktet e duhanit duhet tė jenė tė etiketuara nė gjuhėn shqipe dhe tė paralajmėrohet konsumatori pėr rreziqet dhe sėmundjet qė produkti i duhanit sjell. Etiketat, sipas vendimit duhet tė zėnė 50 pėr qind ose mė shumė, tė sipėrfaqes sė shfaqur, por, jo mė pak se 30 pėr qind, tė faqes kryesore. Nė raste tė shkeljes sė vendimit ėshtė parashikuar dėnim deri nė konfiskim tė mallit dhe vendosja e gjobave deri nė 5 000 000 (Pesėmilionė) lekė gjobė, sipas rastit, pėr importuesin e produktit apo prodhuesin vendas. Tregtimi i produktit nėn moshėn 18 vjeē ėshtė i ndaluar, ndaj nė ēdo pikė duhet tė shkruhet nė vende tė dukshme: Ndalohet shitja e produkteve tė duhanit, personave nėn moshėn 18 vjeē. Nė rast tė moszbatimit tė ligjit, atėherė pronarit do ti konfiskohen produktet e duhanit dhe do tė vendoset deri nė 100 000 (njėqind mijė) lekė gjobė pėr subjektin shitės me shumicė apo me pakicė tė produkteve. Sipas ligjit, ndalohen reklamat dhe promovimi i produkteve tė duhanit, nėpėrmjet medias sė shkruar, transmetimeve televizive dhe radiofonike e shėrbimeve tė shoqėrive tė informacionit. Ndalohet reklama dhe promovimi, e ēdo lloji dhe forme tjetėr, e produkteve tė duhanit. Ndalohet, pėr qėllime reklame apo promovimi, botimi i fotografive, vizatimeve, etj., nė tė cilat shfaqen njerėz qė pijnė duhan dhe i imazheve, qė krijojnė pėrshtypje tė gabuara tek publiku, pėr karakteristikat e produkteve tė duhanit, efektet e pėrdorimit tė tyre nė shėndet, rreziqet dhe/ose dėmet. A. Alia
EKONOMIA
Bizneset, duke mos paguar nė rregull detyrimet marrin gjoba dhe shkojnė nė gjykatė, duke mospaguar asnjėrėn as tjetrėn
Borxhi i biznesit, jo nga gjobat, por nga mospagimi i detyrimeve
Ligji pėr procedurat tatimore ka pėr qėllim mė sė shumti qė biznesi tė arkėtojė detyrimet e bartuara dhe tė mos mund tė bartė mė detyrime tatimore. Nė rast se biznesi ka kundėrshti ndaj vlerės sė llogaritur tė taksave qė duhet tė paguajė, ai mund tė apelojė nė organet pėrgjegjėse, por mė parė duhet ti paguajė kėto taksa. Ndėrsa, vlera e gjobės qė do tė paguhet ėshtė 25% e saj dhe kjo zė peshė tė papėrfillshme krahasuar me detyrimet
Gjobat e papaguara nga biznesi zėnė njė pjesė mjaft tė vogėl nė borxhin e madh prej katėrqind milionė dollarėsh qė ky i fundit ka ndaj arkės sė shtetit. Tė dhėna nga administra e tatimeve bėjnė tė ditur se, ky borxh kaq i madh, mė i madhi i arritur ndonjėherė nė historinė e vendit ėshtė pėr shkak tė mospagimit tė detyrimeve tatimore nga biznesi. Kėto detyrime janė bartur nga koha nė kohė dhe tashmė kanė kapur kėtė vlerė mjaft tė madhe. Ligji pėr procedurat tatimore ka pėr qėllim mė sė shumti qė biznesi tė arkėtojė detyrimet e bartuara dhe tė mos mund tė bartė mė detyrime tatimore. Nė rast se biznesi ka kundėrshti ndaj vlerės sė llogarirtur tė taksave qė duhet tė paguajė, ai mund tė apelojė nė organet pėrgjegjėse, por mė parė duhet ti paguajė kėto taksa. Nė tė vėrtetė, administrata e tatimeve pėr mospagim nė kohė tė detyrimeve ndėrmerr edhe sanksione ndaj subjekteve, duke i gjobitur ato dhe tashmė, nė ligjin e ri pėr procedurat tatimore, po kėrkohet qė bashkė me detyrimin e papaguar tė paguhet edhe 25% e gjobės qė ėshtė marrė nga biznesi. Gjoba nė kėtė rast nuk shėrben si njė rast pėr tė mbushur arkėn dhe as si njė rast pėr tė rritur vlerėn e detyrimit, por thjesht si njė mjet pėr tė mbledhur detyrimin tatimor. Pra, bizneset, duke mos paguar taksat sipas vlerės qė kėrkon ligji gjobiten. Tashmė, kėto biznese, me kėtė mėnyrė sjelljeje nuk ėshtė se nuk paguajnė gjobat, por nuk paguajnė as taksat dhe apelojnė nė gjykata, tė cilat nuk dihet se kur mund tė shpreheh nė mėnyrė pėrfundimtare mbi njė ēėshtje. Problemi nuk ėshtė se biznesi kėrkon tė paguajė gjobat pas vendimit tė oganeve ku ai i apelon vendimet, problemi ėshtė se biznesi nuk paguan principalin, domethėnė nuk paguan detyrimet tatimore, thonė specialistė tė administratės shqiptare tė tatimeve. Qeveria shqiptare, duke qenė se ka pėr qėllim vetėm mbledhjen e tė ardhurave ka vendosur qė gjobat tė paguhen para vendimeve tė apelit, vetėm nė njėzet e pesė pėr qind tė vlerės sė tyre, nė njė kohė qė Itali pėr shembull, kjo gjė ėshtė nė nivelin e pesėdhjetė pėrqindėve. Synimi kryesor nė kėtė pėrmirėsim tė ligjit pėr procedurat tatimore ėshtė mbledhja e tė ardhurave me korrektėse. Tė drejtėn pėr apelim, bizneset do ta kenė tė njėjtė si edhe mė parė, por thjesht diskriminimi mes njė biznesi qė importon dhe ka punė me doganat dhe njė bizesi qė ka punė me tatimet, por hiqet, pasi siē dihet, nė dogana, ligji ekzistues ėshtė i tillė, ku detyrimet doganore dhe gjobat paguhen para vendimit tė organeve tė apelit.
Tatimi mbi tė ardhurat personale, 1% edhe pėr pagat deri nė 20 mijė lekė Tatimi nga tė ardhurat personale pritet qė tė arrijė tė sjellė dyfishin e tė ardhurave nė buxhetin e shtetit nė fund tė vitit 2009. Aktualisht, pėr kėtė vit, tė ardhurat nga ky tatim mjaft delikat parashihet tė arrijnė nė rreth nėntėdhjetė e tetė milionė dollarė. Pėr vitin e kaluar, tė ardhurat nga tatimi mbi tė ardhurat personale kapėn vlerėn e pak mė pak se tetė miliardė lekėve ose tė rreth tetėdhjetė milionė dollarėve. Pėr vitin e tashėm, kemi njė ulje tė shkallės marzhinale tė kėtij tatimi nga njėzet pėr qind nė shtatėmbėdhjetė pėr qind. Kjo ulje ka hyrė nė fuqi nė mesin e kėtij viti, pra mė 1 korrik dhe megjithatė, tė ardhurat nga tatimi mbi tė ardhurat personale pritet tė shkojnė nė nivelin e mėsipėrm. Siē dihet, qeveria shqiptare e ka parė kėtė tatim si njė tatim mjaft tė rėndėsishėm pėr faktin se, me anė tė tij, mund tė bėhet i mundur regjistrimi i punonjėsve dhe pagimi i kontributeve tė sigurimeve shoqėrore. Siē dihet, pėr pagat deri nė njėzet mijė lekė tė vjetra do tė paguhet njė tatim prej njė pėrqindėsh, ndėrkohė qė para korrikut, kjo vlente vetėm pėr pagat deri nė njėqind e dyzet mijė lekė. Pėr pagat nga dyqind deri nėntėqind mijė lekė tė vjetra do tė paguhet dhjetė pėr qind tatim, ndėrkohė qė mė parė paguhej kjo vlerė pėr pagat mbi katėrqind mijė lekė tė vjetra. Pėr pagat mbi nėntėqind mijė lekė tė vjetra do tė paguhet qė nga 1 korriku pesėmbėdhjetė pėr qind tatim mbi tė ardhurat personale.
Pėrsa u pėrket pagave tė larta, biznesi i ka mė tė mėdha sesa shteti, por ato tė voglat janė mė tė ulėta
Biznesi i paguan punonjėsit mesatarisht 34% mė pak sesa shteti
Paga mesatare nė sektorin shtetėror, aktualisht ėshtė rreth tridhjetė e katėr pėr qind mė e lartė sesa nė sektorin privat. Tė dhėna nga Instituti i Statistikave bėjnė tė ditur se, megjithėse ėshtė mjaft e vėshtirė tė gjendet me saktėsi paga mesatare qė ofrohet nga punėdhėnėsi nė sektorin privat, ajo ėshtė rreth tridhjetė e katėr pėr qind mė e ulėt sesa ajo qė aktualisht merret nė sektorin buxhetor. Nė sistemin shtetėror punojė rreth njėqind e dhjetė mijė punonjės, ndėrsa nė atė privat punojnė rreth shtatėqind deri nė tetėqind mijė punonjės. Tė gjithė punonjėsit e sistemit shtetėror paguajnė sigurimet shoqėrore, ndėrsa nga sektori privat paguajnė kontribute tė sigurimeve shoqėrore, vetėm rreth njėqind e tridhjetė mijė punonjės.
Tė dyja vendet nėnshkruan dje marrėveshjen e bashkėpunimit pėr cilėsinė e produkteve dhe shkėmbimeve tregtare
Shqipėria dhe Kosova, standarde tė pėrbashkėta pėr produktet tregtare
Rritja e bashkėpunimit nė drejtim tė shkėmbimeve tregtare shihet me interes pėr tė dyja palėt, pėr tė krijuar njė treg mė tė gjerė tė pėrbashkėt. Kjo gjė ndihmon nė pėrballimin e konkurrencės qė produktet pritet tė hasin me liberalizimin e tregut rajonal
Shqipėria dhe Kosova do tė bashkėpunojnė pėr tė pėrmirėsuar standardet e produkteve tregtare nė tė dyja anėt e vendit, tė cilat do tė tregtohen nė tregjet shqiptare dhe kosovare. Drejtoria e Pėrgjithshme e Standardizimit tė Shqipėrisė dhe Agjencia e Standardizimit tė Kosovės, nėnshkruan dje nė Kosovė, marrėveshjen e bashkėpunimit ndėrmjet tyre pėr ngritjen e cilėsisė sė produkteve dhe tė shkėmbimeve tregtare mes dy vendeve. Tashmė, tė gjitha produktet shqiptare tė certifikuara nė Shqipėri do tė mund tė tregtohen pa asnjė pengesė nė tregjet kosovare dhe anasjelltas. Burime nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Standardizimit tė Shqipėrisė bėnė tė ditur se, marrėveshja u nėnshkrua nga kryeshefi ekzekutiv i kėsaj agjencie nė Kosovė, Hafiz Gara dhe drejtori i Standardizimit tė Shqipėrisė, Arben Nati, nė prezencė tė zėvendėsministrit tė Tregtisė e Industrisė, Kadri Kryeziu. Kjo marrėveshje bėhet, jo vetėm pėr tė rritur dhe pėrmirėsuar standardet e produkteve shqiptare dhe kosovare, por nisma tė tilla ēojnė drejt krijimit tė njė tregu tė pėrbashkėt, gjė qė do tė sjellė pėrfitime pėr tė dyja palėt. Kjo gjė ėshtė parė me rėndėsi edhe nė kuadėr tė marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė tė nėnshkruara ndėrmjet vendeve tė rajonit, tė cilat do tė mund tė sjellin njė treg mė tė zgjeruar rajonal. Liberalizimi i tregjeve rajonale bėn qė tė ketė njė rritje tė ndjeshme tė konkurrencės midis prodhimeve tė huaja dhe ato shqiptare dhe shtrirja e bashkėpunimit ekonomik dhe tregtar krijon mundėsi mė tė mira pėr tė dyja palėt, nė mėnyrė qė prodhimet tė gjejnė njė treg mė tė gjerė pėr ta pasur mė tė lehtė konkurrencėn nė tregun rajonal. Lidhur me kėtė, Kosova mbetet partneri kryesor pėr tė zgjeruar marrėdhėniet tregtare, si dhe pėr tė krijuar mė shumė mundėsi qė produktet e pėrbashkėta tė futen nė tregun rajonal. Lidhur me kėtė, drejtori i standardizimit, Arben Nati, theksoi se, "ne duhet ti promovojmė standardet, tua ofrojmė standardet biznesit, ti themi biznesit qė duhet tė punojė me standarde, sepse ėshtė nė tė mirė tė ekonomisė sė ēdo vendi dhe nė kėtė drejtim nė tė mirė tė ēdo shteti." Marrėveshja parashikon bashkėpunim me ekspertė tė tė gjitha fushave tė kėtij sektori si dhe tė prodhuesve pėr tė arritur standarde cilėsore nė prodhimin e produkteve, sipas parametrave tė BE-sė. Tė dyja palėt do tė krijojnė njė lidhje tė mėtejshme pėr realizimin e kėsaj marrėveshjeje, e cila pritet tė krijojė standarde tė pėrbashkėta midis Shqipėrisė dhe Kosovės. Ergys Mėrtiri
Qeveria, po marrėveshjes me austriakėt pėr asistencė nė dogana
Kėshilli i Ministrave miratoi nė mbledhjen e djeshme marrėveshjen me qeverinė e Republikės sė Austrisė, pėr asistencėn e ndėrsjellė dhe bashkėpunimin nė ēėshtjet doganore. Ky vendim u mor me propozimin e ministrit tė Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 17 e 23, tė ligjit Pėr lidhjen e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare. Mbi bazėn e kėsaj marrėveshjeje, qeveria austriake pritet tė japė mbėshtetjen dhe asistencėn e saj nė zhvillimin e administrimit doganor nė Shqipėri, i cili ėshtė duke iu nėnshtruar njė reformimi nė disa aspekte tė ndryshme. Nevoja pėr rritjen e cilėsisė sė kėsaj administrate, si dhe nevoja pėr tė minimizuar fenomenet korruptive dhe kontrabandėn kanė sjellė nevojėn pėr ndryshme tė mėtejshme tė kėsaj administrate. Sipas Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, kjo administratė ka pėsuar pėrgjatė kėtyre dy vjetėve ndryshime serioze nė punėn e saj, duke dhėnė fryte tė prekshme. Sipas saj, kėto ndryshime kanė bėrė qė tė ketė njė rritje tė ndjeshme tė efikasitetit tė kėsaj administrate si dhe tė ketė njė ulje mjaft tė madhe tė fenomeneve korruptive. Kjo ka bėrė qė ky dikaster tė sigurojė njė rritje tė ndjeshme tė tė ardhurave nė buxhetin e shtetit, duke siguruar njė vlerė prej rreth 500 milionė dollarėsh, mė tepėr se njė vit mė parė nė arkėn e shtetit. Kjo rritje ka qenė nė nivelet e 30 pėrqindėshit nė krahasim me vitet e kaluara, gjė qė kanė rritur mjetet fuqinė financiare tė shtetit. Tė gjitha kėto para, sipas doganave, mė parė kanė shkuar nė xhepat e punonjėsve tė kėsaj administrate si dhe tė zyrtarėve tė saj, ndėrkohė qė tashmė, rritja e kėtyre tė ardhurave ka sjellė mundėsi mė tė mėdha pėr investime nė buxhetin e shtetit. Megjithatė, sipas kėtij dikasteri ekziston nevoja pėr shtimin e reformave nė kėtė administratė, me qėllim qė ajo ti pėrgjigjet nevojave tė kohės. Pėrmirėsimi i infrastrukturės, rritja e aftėsive manaxheriale etj., mbeten aspekte tė cilat do tė vijojnė edhe mė tej nė reformat e ndėrmarra nė kėtė institucion.
Qeveria zhvillon takim me donatorėt pėr hartimin e strategjisė pėr zhvillimin rajonal
Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, do tė zhvillojė sot njė takim me donatorėt pėr hartimin e strategjisė ndėrsektoriale pėr zhvillim rajonal. Strategjia kombėtare pėr zhvillimin dhe integrimin pėrfshin njė afat kohor deri nė vitin 2013, mbi tė cilin do tė hartohen politikat ekonomike dhe tregtare qeveritare tė mėtejshme. Me kėtė nismė tė ndėrmarrė nga qeveria shqiptare synohet harmonizimi i plotė i tė gjitha projekteve tė zhvillimit, qė janė hartuar dhe po zbatohen nga ministritė. Kjo do tė sjellė qė politikat ekonomike tė mos jenė tė shkėputura nga njėra-tjetra, por tė jenė tė integruara nė njė sistem tė pėrbashkėt, duke bėrė qė ato ti shėrbejnė njėra-tjetrės. Unifikimi i tė gjitha strategjive parashikon njė program ambicioz pėr arritjen e objektivave tė zhvillimit dhe integrimit tė Shqipėrisė sipas standardeve, qė pėrcakton dhe Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit, ku ēdo sektor ka tė pėrcaktuar qartė objektivat me afate kohore dhe mėnyrėn e realizim tė tij, nė mėnyrė qė tė jetė sa mė i suksesshėm. Nė kėtė aktivitet pritet tė marrin pjesė, krahas pėrfaqėsuesve tė qeverisė edhe donatorė tė ndryshėm qė veprojnė prej vitesh nė Shqipėri dhe asistojnė financiarisht si dhe me konsulencė politikat ekonomike qė shteti shqiptar ka ndėrmarrė pėrgjatė kėtyre viteve.
KRONIKA
Trafikimi i mjeteve motorike, shpallet nė kėrkim italiani qė kishte siguruar pėr tregun njė Audi Q7
Makinat e vjedhura, nė pranga italiani 54-vjeēar, Domenico Tudisco
Mė 5 prill, nė Shkodėr u prangos Mirco Tagliani, 28 vjeē, lindur dhe banues nė Brallo di Pregula tė Italisė. Ai u kap me njė Porsche tė vjedhur mė 16 mars 2007, nė Itali
Edhe njė italian tjetėr shpallet person nė kėrkim nga drejtėsia shqiptare, nėn akuzėn pėr "trafikim tė mjeteve motorike". 54-vjeēari Domenico Tudisco, pėrveē trafikimit do tė duhet tė pėrgjigjet edhe pėr akuzėn e "mashtrimit me siguracione", pasi makinės sė vjedhur i ėshtė bllokuar edhe dokumentacioni fals. Sipas policisė sė Tiranės, 54-vjeēari Tudisco dyshohet se ka trafikuar nga Italia nė vendin tonė mjetin "Audi Q7" me targė TR 5551 M, prodhim i viteve tė fundit, i cili rezulton i vjedhur nė shtetin fqinj. "Ky mjet iu sekuestrua dje nė kryeqytet shtetasit Eduart D, 36 vjeē, nga Tirana", konfirmoi Policia e Tiranės. Prangosja e Tudiscos ėshtė e dyta me shtetas italianė brenda muajit pėr tė njėjtėn akuzė. Mė datė 5 prill 2007, ora 21.00, nga seksioni i Luftės Kundėr Trafiqeve tė Paligjshme nė Drejtorinė e Shkodrės u krye arrestimi nė flagrancė i shtetasit italian Mirco Tagliani, 28 vjeē, lindur dhe banues nė Brallo di Pregula tė Italisė si dhe mbajtės i dokumentit identifikues, pasaportė me numėr AA0184277. Arrestimi i kėtij shtetasi u bė, pasi ai ėshtė kapur nė flagrancė nė pikėn e kalimit tė Hanit tė Hotit nga policia dhe autoritetet doganore, duke hyrė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė me autoveturėn e tij tip Porsche me ngjyrė tė zezė, me targė DE.246.TW, prodhim i vitit 2007, me dokumenta italiane, e regjistruar nė pronėsi tė tij. Pėr kėtė makinė, Interpol Tirana kishte marrė tė dhėnat se ishte vjedhur mė 16 mars 2007. Raste tė tjera Ndėrkaq, antitrafiku ka hapur dosje pėr disa tė akuzuar pėr trafikim mjetesh motorike. Disa javė mė parė ra nė pranga 36-vjeēari nga Lushnja, Vasil Papa, i akuzuar pėr trafikim tė mjeteve motorike, pas denoncimit nė seksionin e Luftės kundėr Trafiqeve tė Paligjshme nga shtetasi grek Jani Simatasi, banues nė Skillas Patra tė Greqisė. Ndėrkaq, Mark Luli dhe Kujtim Shtufi u shėnuan gjatė vitit tė kaluar si dy emrat me mė shumė akuza lidhur me trafikimin e mjeteve morotike. Pas ndalimit, policia sekuestroi ekskavatorė e kamionė betoni qė dyshoheshin se ishin vjedhur jashtė shtetit. Ata akuzohen se kanė sjellė makina nga Italia nė Tiranė, duke shfrytėzuar biznesin e tyre. Mark Luli, 44 vjeē, banues nė Tiranė rezulton pronar i firmės MC Inernte si dhe pronar i dy pallateve nė Laprakė, por Luli tregton edhe lėndė drusore me shumicė. Ndėrsa, Kujtim Shtufi, 40 vjeē, banues nė Tiranė, rezultonte bashkėpronar nė firmėn Ferro Beton. Policia dyshon se, trafikimi i mjeteve motorike ėshtė kryer nė bashkėpunim me mafiat vendase, e ndonjėherė me vetė pronarėt e mjeteve, tė cilėt pėrfitojnė nga siguracionet.
tab Dy italianėt e akuzuar -Domenico Tudisco me "Audi Q7" (i blerė nga njė shqiptar)
-Mirco Tagliani me Porsche Makinė e vjedhur nė Itali, mė 16 mars 2007
Disa nga shqiptarėt e prangosur Mark Luli Kujtim Shtufi Vasil Papa
Mashtroi dy tė mitura pėr marrėdhėnie seksuale, mbetet nė qeli 19-vjeēari Dervishi
Ka mbetur nė qeli deri nė sqarimin e plotė tė rrethanave tė ngjarjes, Astrit Dervishi, 19 vjeē, i cili ėshtė akuzuar nga familjet e dy shtetaseve tė mitura pėr ngacmime seksuale. 19-vjeēari ėshtė arrestuar tri ditė mė parė, pas denoncimit tė familjarėve tė dy vajzave tė abuzuara nė polici. Pas kėsaj, policia e kryeqytetit ka arrestuar edhe 19-vjeēarin. Ndėrsa, menjehėrė pas denoncimit, policia ka mundur tė vėrė nė pranga tė dyshuarin, ndėrsa janė marrė nė pyetje tė gjithė protagonistėt e kėsaj ngjarjeje tė rėndė. I pandehuri, dje para gjyqtarit tė gatshėm, nuk ka pranuar asnjėrėn prej akuzave. Ndėrsa, prokurori i ēėshtjes ka deklaruar se, ky shtetas dyshohet tė ketė mashtruar dy vajzat e vogla, tė cilat ishin fqinjet e 19-vjeēarit. Sipas kėrkesės sė prokurorit pėr mbajtjen nė qeli tė tė riut, ky i fundit i ka mashtruar vajzat e vogla dhe mė pas ka mundur ti fusė nė njė ambient tė fshehtė dhe larg pamjes sė familjarėve tė tė miturave. Mė pas, vajzat e tmerruara kanė shkuar menjėherė pranė familjeve, ku kanė treguar edhe ngjarjen e tmerrshme. Familjarėt, pasi janė konsultuar me njėri-tjetrin kanė vrapuar drejt rajonit tė policisė numėr 4 tė kryeqytetit. Ndėrsa, prokuroria ka deklaruar se, duhet edhe pėrgjigjja e policisė shkencore, pėr tė vėrtetuar edhe abuzimin e tė miturave nga 19-vjeēari. I yshuari Astrit Dervishi, 19 vjeē, banues nė Priskė tė Tiranės, me arsim 4 klasė, nuk ka pranuar asnjėrėn prej akuzave, ndėrsa mbrojtėsi i tij ligjor ka kėrkuar njė ekspert pėr tė ekzaminuar edhe gjendjen e shėndetit mendor tė tė pandehurit. Ndėrsa, pas vendimit tė djeshėm, avokati mbrojtės ka deklaruar se do tė apelojė kėtė vendim, i cili sipas tij ėshtė i pabazuar nė prova. Vetėm njė ditė mė parė, qeveria ka paralajmėruar rritjen e tė gjitha dėnimeve qė lidhen me abuzimin e fėmijėve, ndėrkohė qė policia e Tiranės ka ngritur njė grup tė veēantė lidhur me hetimin e rasteve tė maniakėve.
Kavajė/ Kishin djegur dy persona, arrestohen pas 8 vitesh, 7 persona
Kishin vrarė 8 vjet mė parė, por janė prangosur vetėm tė martėn vonė. Agim, Ismet, Ermal dhe Besnik Agushi, Idajet Tafa, Qemal Allmeta dhe Jetmir Nela janė shtatė personat qė dyshohen se janė bashkėpuntorė nė ekzekutimin me djegie tė shtetasve Pėllumb Tafa dhe Skėnder Allmeta, si dhe plagosjen e shtetasit Xhavit Tafa, mė 8 janar 1999, nė fshatin Lekaj tė Kavajės. Prangosja e tyre u bė, pasi ishin siguruar provat pėr kėtė implikim. Sipas policisė, bėhet me dije se tė ndaluarve iu gjetėn dhe sekuestruan me cilėsinė e provave materiale dy pistoleta dhe njė pushkė model 56 si dhe 125 copė fishekė luftarake. Policia e Kavajės pretendon se, nė bashkėpunim me prokurorinė e Kavajės kanė administruar provat e nevojshme pėr dokumentimin ligjor tė kėsaj ngjarjeje. Policia, nė bashkėpunim me Prokurorinė e Kavajės, ka bėrė tė mundur zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale, tė ndodhura nė vitin 1999 nė Kavajė si dhe arrestimin e tė dyshuarve si autorė tė tyre.
Depresioni, vetėhelmohet nėna e dy fėmijėve nė Shijak
Njė 26-vjeēare nga Shijaku i ka dhėnė fund jetės, duke u vetėhelmuar me fostoksinė. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Durrėsit bėnė tė ditur dje se, 26 vjeēarja S. Gj, lindur dhe banuese nė qytetin e Shijakut ėshtė shoqėruar tė martėn pasdite nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Sipas burimeve, megjithė ndėrhyrjen e mjekėve, nuk ka mundur tė mbijetojė. Mėsohet se 26-vjeēarja nga Shijaku, nėnė e dy fėmijėve, ka ndėrruar jetė disa orė pasi ishte shoqėruar pėr nė spital. Sipas ekspertizės mjeko-ligjore, nė trupin e 26-vjeēares nuk kishte shenja dhune. Tė njėjtat burime shtuan se, nga hetimet e para mėsohet se, 26-vjeēarja, e cila vuante prej disa kohėsh nga njė sėmundje depresive, ėshtė vetėflijuar, duke marrė njė sasi fostoksine nė kohėn qė edhe e bija e mitur ndodhej nė banesė sė bashku me tė.
Papamihali u prangos njė vit mė parė
Heroina, nisin proceset pėr grekun e kosovarėt
Nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda njė numėr i konsiderueshėm shtetasish tė huaj janė gjykuar pėr veprėn penale tė trafikut ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike, ndėrsa nė tė gjitha rastet, tė huajt kanė bashkėpunuar me shqiptarėt pėr tė kryer transportin
Ka pėrfunduar paraqitja e provave nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda nė lidhje me dy tė pandehurit pėr trafik droge. Shtetasi grek, Stavro Papamihali dhe Genci Marku kanė pranuar akuzėn dhe gjykimin e shkurtuar, ndėrsa pritet qė nė pak seanca tė jepet edhe vendimi i gjykatės pėr 15 kilogramė heroinė, tė kapura rreth njė vit mė parė nė makinėn e shtetasit grek nė Kakavijė. Sasia e drogės ėshtė zbuluar nė makinėn Renault, me targa greke INM 61 78, e cila udhėtonte nga Delvina nė drejtim tė Athinės dhe drejtohej nga Papamihali. Gjatė kontrollit, policia konstatoi se heroina ishte e fshehur nė pjesėt e brendshme tė mjetit. Gjatė kontrollit tė imtėsishėm, policia ka gjetur dhe sekuestruar dhe dy pistoleta, njėra prej tė cilave e pajisur me silenciator. Ndėrsa Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka bėrė tė ditur se gjatė hetimeve nė lidhje me kėtė linjė tė trafikut tė heroinės, ka zbuluar se bashkėshortja shqiptare e shtetasit grek, Eleni Gjino, nuk ka patur dijeni pėr transportin e drogės. Makina e Papamihalit ka rezultuar se ka udhėtuar njėherė nė dy ditė nė drejtim tė Shqipėrisė. Ndėrsa po dje, nė gjykatėn e Tiranės ka dėgjuar kėrkesėn pėr gjykim njė tjetėr grup tė pandehurish pėr trafik droge, pėrbėrja e tė cilit ka qenė me kombėsi tė ndryshme. Heroina me kosovarėt Ismail Kllokoqi, Fatmir Maliqi, tė dy shtetas kosovarė, si edhe dy shqiptarėt, Paolo Gjoka dhe Artan Kamberi, janė pėrballur dje, me akuzėn e trafikut ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike. Nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, njė numėr i konsiderueshėm shtetasish tė huaj janė gjykuar pėr veprėn penale tė trafikut ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike, ndėrsa nė tė gjitha rastet, tė huajt kanė bashkėpunuar me shqiptarėt pėr tė kryer transportin. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka bėrė tė ditur se ka vėrtetuar pas kapjes sė 4 kilogramėve heroinė edhe tė gjithė historinė. Sasia prej rreth 4 kg lėndė narkotike u gjet nė bagazhin e njė automjeti, me tė cilin po udhėtonin Artan Kamberi dhe Paolo Gjoka. Dyshohet se kėtė sasi lėnde narkotike, Kamberi dhe Gjoka ia kishin grabitur me dhunė nė vendin e quajtur Kthesat e Gėziqit, shtetasit kosovar, Ismail Kllokoqi, i cili udhėtonte me njė makinė sė bashku me Fatmir Maliqin. Policia iu ka sekuestruar personave tė mėsipėrm edhe tri autovetura, njė pistoletė plastike Ēakmak, si dhe njė sasi prej rreth 22.000 lekėsh, 500 euro dhe 2.000 dinarė maqedonas. Kapja e drogės nga policia u bė, pasi ishte njoftuar pėr grabitjen e njė makine kosovare nė afėrsi tė Rrėshenit.
Dy grupet nė gjykim
Ismail Kllokoqi, Fatmir Maliqi, Paolo Gjoka, Artan Kamberi, ish-punonjės policie Akuza: Trafikimi i narkotikėve nė tentativė; Vjedhje me dhunė, Prodhim dhe shitje e narkotikėve.
Stavro Papamihali, Genci Marku Akuza: Trafikimin e narkotikėve nė tentativė; Trafikim tė armėve dhe municioneve nė tentativė
Procesi ndaj Dondollakut, nė pritje tė kapos Bare
Ndėrsa Enver Dondollaku ėshtė nė burgjet italiane duke u gjykuar pėr njė tjetėr vepėr penale, nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda njė tjetėr seancė nė ngarkim tė kėtij tė pandehuri ka dėshtuar. Kapoja i bandės sė Lushnjės, Alfred Shkurti, pritet qė tė sillet nė vendlindje dhe po tė njėjtin fat pritet tė ketė edhe krahu i djathtė i tij, Enver Dondollaku. Mediat italiane kanė bėrė tė ditur se Dondollaku ėshtė duke bashkėpunuar me drejtėsinė italiane nė lidhje me akuzat qė ky shtetas ka nė vendin fqinj. Por njėri prej kushteve pėr kėtė bashkėpunim mėsohet se ka qenė edhe mosekstradimi i tij. Nė pėrgjigjen zyrtare, tė mbėrritur nga Italia nė Ministrinė e Drejtėsisė, thuhet se Enver Dondollaku, i arrestuar nė qytetin e Padovės vitin e kaluar, kishte fituar statusin e tė penduarit tė drejtėsisė. Krahas kėtij statusi, sipas ligjit, Dondollaku ka pėrfituar kujdesin dhe mbrojtjen e organeve shtetėrore, italiane dhe si rrjedhim, ekstradimi i tij cilėsohet si pamundur dhe i palejuar nga ligjet e shtetit italian. I cilėsuar si njė nga njerėzit mė tė besuar tė Aldo Bares dhe ushtar i tij, Enver Dondollaku ra na prangat e policisė italiane nė qytetin e Padovės nė maj tė vitit 2006-tė. Njė telefonatė misterioze e kishte ftuar 31-vjeēarin qė tė shkonte nė Itali. Aty e kanė pritur njė grup agjentėsh tė policisė, tė cilėt i kanė vėnė menjėherė prangat. Enver Dondollaku u mbajt nė paraburgim qė nė atė kohė, ndėrsa ndaj tij, veē shtetit shqiptar, kishte ngritur akuza tė rėnda edhe Prokuroria e Antimafias italiane. Kjo e fundit, menjėherė pas arrestimit tė 31-vjeēarit nė Padova, Ministria e Drejtėsisė dhe prokuroria shqiptare dėrguan kėrkesėn pėr ekstradimin e tij nė Tiranė, ku e priste njė dosje voluminoze me akuzat e vrasjes sė inspektorit tė policisė, Klenti Bano, vrasjes sė mbetur nė tentativė ndaj ish-shefit tė komisariatit tė policisė sė Lushnjės, komisar Sinan Meta dhe pjesėmarrjes nė vrasjen e: Nimet Zenelit, Masar Aliut, Idajet Beqirit, Luan Bilbilit dhe Xhevdet Demirit.
Piramidat, kėrkon amnisti edhe bosi i Kambo Marshall
Kėrkesa e Ylli Kambos, e paraqitur nė gjykatėn e Tiranės pėr lirimin e tij nė bazė tė ligjit pėr amnistinė, ėshtė shqyrtuar dje. Ndėrsa pritet qė tashmė palėt e pėrfshira nė kėtė gjykim tė paraqesin nė ditėt nė vazhdim edhe provat dhe faktet qė i japin apo jo tė drejtė kėrkesės sė ish-bosit tė fimės piramidale Kambo Marshall. Pas lirimit tė Asllan Xhaferrit dhe Shemsie Kadrisė, nė gjykatė ka bėrė kėrkesė pėr tė qenė i lirė edhe Ylli Kambo, ish-bosi i shoqėrisė Kambo Marshall. Gjithashtu, nė gjykatė ka kėrkuar lirimin edhe Vehbi Alimuēa, njė nga bosėt mė tė mėdhenj tė piramidave. Alimuēa ka drejtuar prej vitit 1992 deri nė vitin 1996-tė, shoqėrinė Vefa Hollding. Bosi i Vefa Hollding ėshtė dėnuar nga drejtėsia shqiptare me 20 vjet burg. Ndėrkohė qė Ylli Kambo u dėnua nė mungesė me 17 vite burg. Kuvendi i Shqipėrisė i hapi rrugė tė gjithė bosėve tė piramidave tė kėrkojnė lirimin e menjėhershėm nga gjykata. Nė listėn e veprave penale, tė cilat u falėn nga amnistia ėshtė edhe ajo e vjedhjes me anė tė mashtrimit. Pikėrisht me kėtė akuzė krerėt e piramidave u dėnuan. Njė shkak pėr tė lėnė qelinė ka qenė edhe mosha. Ndėrkohė qė pėr kėtė kategori tė dėnuarish nuk ėshtė pėrcaktuar mosha e saktė se kur duhet tė lenė qelinė, edhe pse janė dėnuar me shumė vite burg pėr njė akuzė tepėr tė rėndė. Ndėrkohė, tė gjithė kėta shtetas qė janė akuzuar pėr mashtrime nė shuma tė mėdha, janė nėn hetim sėrish pėr pastrim parash pas ēėshtjes mė tė re, tė hapur nė Prokurorinė e Pėrgjithshme nė lidhje me kėto skema mashtruese, tė cilat lulėzuan nė vend para 10 vitesh.
Lamaj, Gjykata e Apelit kthen dosjen pėr rishqyrtim
Gjykata e Lartė ka rikthyer nė Apel ēėshtjen nė ngarkim tė tė pandehurit Altin Lamaj. Sipas vendimit tė djeshėm tė Gjykatės sė Lartė, ēėshtja duhet tė rigjykohet nga Gjykata e Apelit. Lamaj u dėnua nga shkalla e parė e Krimeve tė Rėnda me tri herė burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa Apeli e reduktoi kėtė vendim nė 8 vjet heqje lirie. Altin Lamaj u arrestua nė vitin 2003, fillimisht pėr armėmbajtje pa leje. Por akuza deklaroi se dosja e tij ishte e kompletuar dhe tė gjitha provat vėrtetonin pėrfshirjen nė disa krime tė ndodhura nė Tiranė. I pandehuri Altin Lamaj u deklarua fajtor pėr disa vrasje nė bashkėpunim, tė kryera nė Tiranė, nė harkun kohor 1999-2000. Pėr tri akuza, prokuroria kėrkoi deklarimin fajtor tė tė pandehurit dhe dėnimin e tij tri herė me burgim tė pėrjetshėm. Gjithashtu, i njėjtė ka qenė vendimi i gjykatės me kėrkesat e akuzės. Ndėrsa avokatėt mbrojtės kėrkuan deklarimin e pafajshėm tė tė pandehurit Altin Lamaj, duke cilėsuar marrjen e provave si tė paligjshme dhe ngritjen e akuzave, abuzuese.
KULTURA
Mėrgimi dhe gjuha e dytė e Ovidit
DR. ARDIAN KYĒYKU
Shpėrblimi me metafora
Pėr letrarėt, Historia ka trajtėn e njė ditari apokrif qė smbyllet kurrė, e njė miniere tė vėrtetė metaforash e tė dhėnash tė ēmueshme, me tė cilat mund tė ringjizen universe tė tėra. Letėrsia e mirėfilltė i avitet kėsisoj Historisė ashtu sikurse toka i avitet farės. Nga ky shkak, Historia, - nė pėrpjekjet e saj shumėshekullore pėr tu bėrė ose pėr tė qėnė sa mė e besueshme, - ia del mbanė tė shndėrrohet nė majė tė apokrifit apo nė atdhe tė pėrfytyrimit, tė njė pėrfytyrimi qė nuk e kėrcėnon me absurd baraspeshėn jetike, por pėrkundrazi: e mbron, duke dėbuar motėrzimet e mangėta apo tė rreme. Tekstet apokrife qė nuk janė pėrpiluar pėr tė rikrijuar copėza tė sė shkuarės nė emėr tė ndonjė fushate mediatike, sjellin njė pėrmasė mistike nė perceptimin e Historisė. Tradicionalisht, Historia ėshtė shkruar nga fitimtarėt, ndėrsa Letėrsia nga tė mundurit. Po, etruskėt nuk na kanė lėnė historinė e tyre tė shkruar / ndėrsa atė tė pėrjetuarėn e shkruan pėr ne / ata qė i shfarosėn Ėshtė tronditėse tė zbulosh nė kohė se si pasioni dhe euforia kanė nxjerrė nga historia e fituesve njė letėrsi tė dobėt, ndėrkohė qė i njėjti pasion ka shėrbyer si shtysė dobiprurėse pėr shkrimtarėt e mundur, duke i falur letėrsisė sė tyre besueshmėrinė dhe harmoninė e njė historie reale. Kjo e vėrtetė nuk na detyron ta dobėsojmė rregullin pėr hir tė pėrjashtimit, por tė pranojmė se nganjėherė autori i njė teksti apokrif pozitiv, i prirė nga kėrkimi, shkoqitja dhe zhbirimi i Sė Vėrtetės, nuk ia ze vendin ndokujt, duke i zhvatur identitetin apo frymėn jetike, por pėrfshihet nė njė proces empatie tė epėrme dhe ndonjėherė mund tė themi: nė metempsikozė. Shkrimtari i gjuhėve rumanisht, frėngjisht e spanjisht Vintilė Horia ėshtė mishėrimi i kėtij lloji skribėsh. Lindur mė 18 dhjetor 1915 nė qytetin Segarēea, nė krahinėn rumune tė Dolzhit, qysh nė mituri mėsoi nga njė plakė thuajse e verbėr gjuhėn frėnge, nė tė cilėn do tė shkruante mė pas kryeveprėn Zoti ėshtė lindur nė mėrgim. Pas pėrfundimit, nė vitet 1940-1944, tė studimeve nė Fakultetin e Drejtėsisė dhe nė atė tė Letėrsisė e Filozofisė tė Universitetit tė Bukureshtit, u emėrua atashe shtypi pranė ambasadave rumune nė Romė e nė Vjenė. U arrestua nga nazistėt dhe u mbajt njė vit nė burg, pėr tu liruar nga trupat angleze mė 1945. Fill paskėtaj zgjodhi mėrgimin apo mė saktė: u zgjodh nga mėrgimi. Jetoi disa vjet nė Itali, pastaj nė Argjentinė e nė Francė, pėr tu vendosur pėrfundimisht nė Spanjė, ku edhe vdiq mė 1992, pa mundur ta rishihte vendlindjen. E meqėnėse tė panjohura janė udhėt e mėrgimit, falė njė paradoksi fatlum, nė moshėn 42-vjeēare Vintilė Horia fiton tė drejtėn tė flasė nė emėr tė Ovidius Publius Naso-s si rrjedhojė e takimit vendimtar tė autorit me veprėn e mėrgimtarit tė madh tė Tomis-it. Ndėrkaq, mes shkrimtarit tė sapopėrmendur latin tė shekullit I dhe atij rumun tė shekullit XX krijohet njė lidhje krejt e veēantė, njė lidhje e mbinatyrshme, qė buronte nga njė ngjashmėri misterioze, beson akademiku francez Daniel-Rops. Tek shfleton Tė trishtmet dhe Pontiket e Ovidius Naso-s, Vintilė Horia e gjen veten nė to dhe realizon nė nivel shpirtėror e tekstual shndrrimin e gjeografisė nė Shpirt. Aspak rastėsisht, mė vonė do tė shprehej se Qė tė mbijetoja pa u ēmendur nga dhembja, shumė vite mė parė vendosa ti zgjeroja kufijtė e vendit tim dhe ta kėqyrja Evropėn si njė atdhe mė tė madh .
Mėrgimi dhe njė grimcė vitaliteti
Por ēdomethėnė nė thelb mėrgim, dukuri qė disa i qetėson, qoftė edhe pėrkohėsisht, duke u krijuar hapėsira tė lira falė ikjes, ērrėnjosjes, - tė detyrueshme, tė vullnetshme, ose tė dyja bashkė, - tė tė tjerėve, ndėrsa disa i rilind, duan sduan?! Dukuri me tė cilėn disa bėjnė publicitet gjoja-atdhetar, mburren me njė drojė tė shtirur, ose nuk arrijnė tė ngrihen nė njė tė folme tė besueshme, e cila mund tė na e lehtėsonte pjesėmarrjen nė vuajtjen e tyre mirėfilltė; dukuri me tė cilėn tė tjerė luftojnė dhe bashkėpunojnė qė tė gjejnė njė pėrligjje, njė ideal, duke kuptuar mė nė fund se njė njeri pa ideale i ngjan njė koke pa mendime dhe se pėr njė ideal meriton ta flijosh jetėn po aq sa ai ideal e ka hak tė jetosh nė emėr tė tij - dhe tė gjitha kėto vetėm e vetėm sepse jeta e njeriut ėshtė tepėr e shkurtėr pėr dy vdekje dhe dy lindje. Gjė qė sėshtė e pamundur pėr Perėndinė. Mėrgimi nuk ėshtė sėmundje, por as nuk shėrohet ndonjėherė. Mund tė thuhet se mėrgimi ėshtė ajo aureolė, ajo bėrthamė drite, ajo shkėndijė qė pėrshfaqet nė ēastin e papėrsėritshėm kur njė jetė zėvendėsohet nga njė jetė tjetėr, e re dhe pa tė drejtė kthimi, jetė e mbjellė me ndihmėn e njė vdekjeje kalimtare, e njė vakuum-i ėshtė shkėndija qė kryen jo vetėm kėmbimin e njė trualli me njė tjetėr, e njė gjuhe me njė tjetėr, e njė fati me njė tjetėr, por nė radhė tė parė: e njė shpirti me njė tjetėr, e njė ėngjėlli mbrojtės me njė tjetėr. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pranojmė se gjatė kėtij ēasti tė epėrm mėrgimtari i ardhshėm vdes dhe rilindet, duke kaluar nėpėr gjendjen e kufomės, kurse shkėndija kthehet nė frymė jete nė flegrat e tij. Nė kuptimin klasik e tė dukshėm, mėrgimi mund tė jetė ekonomik, politik dhe kulturor. Por vendimin pėr tė mund ta marrė dhe ta zbatojė kryekėput Yjori, e kėtu duhet theksuar se, pėrmes mėrgimit hyjnorja risjell parajsoren, qoftė edhe pjesėrisht, baraspeshimin shpirtėror, vitalitetin, pėrvuejtninė, duke pėrftuar, me ēmimin e shumė flijimeve dhe shqetėsimeve, vetė ekzorcizimin e disa bashkėsive njerėzore. Nė parim, mėrgimtarėt shkojnė (nė fakt: pėrthithen nga, nxiten, joshen) drejt hapėsirash ku hahet mė mirė, mė lirė dhe ku liria nuk do tė thotė pafuqi pėr tė bėrė atė qė ėshtė e palejueshme, por fuqi e pakufizuar pėr tė bėrė atė qė sngre peshė. Por ka edhe mėrgues qė shkojnė drejt zonash ku hahet mė pak mirė, mirpo ku Fjala mund ta zėvendėsojė bukėn, ndėrsa kjo bukė - pėrjetėsinė. Tė syrgjynosur tė tillė, me sa duket tė zgjedhur, u shfaqėn njėheresh me zgjerimin e Perandorisė Romake. Qysh atėhere vitaliteti ballkanas u bė dhe mbeti ngasje dhe joshje, - ndonjėherė fatale, - fyerje e rafinuar dhe element thelbėsor pėr vazhdimėsinė e njė jete e cila nuk dėshiron tė bjerė pré e idhujtarisė dhe e shthurrjes, sepse pafuqia e individit pėr ta rigjetur veten nė kushte tė caktuara shoqėrore i hyn nė hise kohės qė ėshtė dhėnė pėr pėrsiatje, dhe e kėrkon shėrimin nė mishtor. Nė kohėn e Ovidit, Roma dhe Dakia pėrfaqėsonin dy hapėsira tejet tė ndryshme. Roma gjendej nė rėnie tė plotė morale pėr shkak tė tejngopjes lėndore, politeizmit, hedonizmit dhe luftrave pėr pushtet (qė mund ta venitin krejt shoqėrinė, pavarėsisht nga hapėsira dhe koha), ndėrsa Dakia pėrpiqej ta ruante tė pacėnuar monoteizmin e zbuluar nga Zamolksi, sidhe strukturėn arketipale tė jetės, pranė Zotit. Kur romakėt ende i luteshin, si me thėnė, me kėste e me radhė, njė morie hyjnish, kulti i Zamolksit, sipas dijetarit Mirēea Eliade , forconte nė trevat dake monoteizmin, duke krijuar kushtet pėr pėrqafimin e krishterimit, sepse Zamolksi i pėrshtatej, mė fort se tek ēdo hyjni pagane, krishterizimit thuajse tė plotė. Pėr qytetarėt e zakonshėm tė Romės, gjithēka qė nuk ishte Romė, ishte Syrgjyn. Ēdo gjė qė nuk ishte e tashme, e shitshme, e konsumueshme, pushtet, ndere etj, ishte Syrgjyn. Por kjo sdonte tė thoshte se gjithēka qė sishte Syrgjyn ishte Romė. Shihet qartė se nė kapėrthimin e tė dyja hapėsirave, - perandorake dhe arketipale, - mbetet gjithmonė njė bėrthamė e lirė, e papushtuar nga mendja dhe fuqia e njeriut.
Shartimi i dhimbshėm, apo ligjet e mbijetesės
Nė ēastin qė mund ta quajmė Ovidius, - Ovid jemi tė gjithė, shprehet kritiku Piero Cimatti, jemi ne tek kalojmė nga mospranimi i Yjorit nė mospranimin e sėmundjes sė tė qėnit plangprishės, - Roma dhe Dakia zhvillonin njė luftė tė padukshme edhe nė rrafsh gjuhėsor. Latinishtja, e cilėsuar edhe matematikė, jetoi dhe u imponua pėr njė farė kohe njėlloj sikur tė qėnkej ende gjuhė e gjallė. Ajo u harmonizua pėrsosmėrisht me synimet globalizuese tė Perandorisė Romake, por nuk mundi ta pushtonte realitetin e epėrm tė hapėsirės ballkanike. Sot ajo ėshtė njė gjuhė e vdekur. Nė thelb, latinishtja ka qėnė mbase e para gjuhė informacionale, ndėrsa dakishtja del tė ketė qėnė njė gjuhė ritualesh. Dhe informacional nėnkupton rėnie tė tė iniciuarit. Megjithėse tė dhėnat shkencore janė tė pakta, ekzistenca e gjuhės sė dakėve nuk mund tė mohohet. Nė mungesė tė saj, sipas njė logjike tė thjeshtė, latinishtja sovrane nuk kish ēfarė tė pėrthithte, ndėrsa gjuha rumune me siguri do tė kish qėnė krejt e ndryshme nga ēėshtė sot. Duke iu referuar ekzistencės sė njė shkrimi danubian, tė zhvilluar njėherazi me gjuhėn e dakėve, hulumtuesi Marco Merlini pohon se fuqia e kėtij shkrimi pėr tu lidhur me sferėn konceptuese ėshtė shumė mė e madhe se sa lidhja e tij me sferėn fonetike ( ) Njė nga veēoritė e shkrimit danubian ėshtė pėrdorimi i tij nė liturgji dhe pėr tė shprehur besime magjike-fetare. Nuk ėshtė pėrdorur pėr marrėveshje tregtare, ose pėr tė regjistruar dokumente administrative, po pėr tė komunikuar me Perėndinė . Dakologu Adrian Bucurescu ėshtė i mendimit se pllakat prej plumbi tė qytetit rumun Sinaja, - qė tė pėrmendim njė shembull, - janė me siguri geto-dake , sepse pėrmbajnė: njė alfabet identik me tė rumanishtes sė vjetėr, tė quajtur cirilik; emra hyjnish, mbretėrish, qytezash, ujrash etj, qė janė pjesė e historisė sė njohur tė Dakisė; pamje me personazhe tė veshur njėlloj si dakėt nė Kolonėn e Trajanit dhe nė monumentin e Adamklisi-sė . Njė tjetėr argument nė dobi tė mendimit se pllakat iu pėrkasin dakėve ėshtė gjuha nė tė cilėn janė shkruar, e ngjashme me gjuhėn rumune dhe me shqipen , tė dyja pasardhėse tė gjuhės sė hamendėsuar tė pellazgėve. Duke e ndryshuar me themel strukturėn e jetės shoqėrore dhe administrative tė Ballkanit, Perandoria Romake i rrėmbeu gjuhės dake hapėsirėn publike dhe e detyroi tė pėrshtatej, por tė pėrshtatej deri nė shndrrimin nė njė gjuhė tjetėr, tė ndėrmjetme, e cila do tė bėhej e pavarur - rumanishtja. Ndoshta ka qėnė njė ujdi jetike, e diktuar nga ligjet e mbijetesės, tė cilėt, rėndom, kur ujdia nuk pranohet, imponojnė dėbimin nga Historia. Kėsisoj gjuha e dakėve u tėrhoq nė tempuj, nė zonat gjeografike tė pashkelshme, sidhe nė shtėpitė e njerėzve.
Shkalla drejt Gjuhės sė Qiellit
Romani i Vintilė Horias nis me fjalitė tronditėse tė Ovidit: I mbyll sytė qė tė rroj. Dhe qė tė vras . Nė botėn e padukshme nganjėherė hyhet pėrmes njė mllefi qė ėshtė i dėnueshėm pėr moralin, por i mėrguari, qoftė edhe nė gjendje foshnjore, i nėnshtrohet tashmė njė morali tjetėr, ngaqė nis njė dialog mėse prindėror e miqėsor me Yjorin, njė dialog tė fshehtė, nė njohjen e tė cilit ata qė nuk e kanė pėrjetuar smund tė depėrtojnė veēse pjesėrisht, me ndihmėn e njė tufe paragjykimesh. Njė ēėshtje vetjake, e cila si rregull shtjellohet brenda cakut tė sė shprehėshmes, i bėn jehonė pėrmbysjes sė parė qė ndodh nė mėrgim dhe pikėrisht mohimit tė gjeografisė dhe tė politikės nė pėrgjithėsi. I mbyll sytė dhe vras, dėshmon Ovidi, poeti rrėnjėshkulur. Sa tė gjalla janė kėto pėrfytyrime, mė tė gjalla dhe mė tė kthjellta se sa vetė kujtimi i kėsaj pasditeje I mbyll sytė dhe jetoj. Unė jam poeti, ai sėshtė veēse njė perandor. Ndėrsa mė vonė: Ndodhem kėtu prej dhjetė ditėsh; e kam braktisur Romėn para tre muajsh, por jam nė Romė... Por nė kėtė ēast, kur shkruaj kėta rreshta, ndjehem i pushtuar nga njė dyshim i tmerrshėm. Roma ėshtė larg, nė cepin tjetėr tė tokės, e pėrjetuar, si tė thuash, e shkėputur prej meje si njė fakt i ēuditshėm, tė cilin mund ta rindėrtoj me pėrfytyrimin, por asnjėherė saktėsisht. E kaluara ime ka njė emėr, por sa parį bėn? Qaj. Ndjej frikė dhe tė ftohtė, por hyjnitė janė bėrė copė e ēikė Jeta ime dhe vargjet e mia flisnin ndryshe, sepse jetoja nga njė iluzion qė e kėndoja pėr kėnaqėsinė e tė tjerėve Tė trishtmet, kėshtu do tė quhet libri im i ardhshėm Poeti ėshtė i bindur se ka humbur gjithēka, ndėrsa fakti qė, nė kėmbim tė kėsaj gjithēkaje, mund tė presė Vetė Zotin, nuk e ngushėllon. Hėpėrhė ai bėn ēmos tė nuhatė shkaqet e syrgjynosjes, tė cilat do ti zbulojė me saktėsi befasuese alter-egoja e tij, Vintilė Horia, afro dymijė vjet mė vonė. Jo pėrligjja dhe pėrkrahja e rėnies morale tė romakėve pėrmes botimit tė vėllimit Ars amandi e syrgjynosėn Ovidin, por joshja nga qarqet neopitagoriane, monoteiste, nga mėsimet e Pitagorės qė predikonin ekzistencėn e njė Zoti tė vetėm, maturia nė kėnaqėsitė e dashurisė trupore, mospranimi i ēdo ushqimi me prejardhje shtazore. Edhe ai ishte i mėrguar, njėlloj si Ovidi, sepse e pat zgjedhur kurbetin nė Krotana. Ndėr skllevėrit, pohon Ovidi, ndodhej edhe Zamolksi, prifti qė u bė mė vonė pontifex maximum dhe hyu i vetėm i getėve . Pikėrisht kur hyn nė lidhje me pitagorizmin, ze fill pėr Ovidin edhe pėrshfaqja e Zotit tė vetėm. Ky vegim paraprihet nga asgjėsimi i iluzioneve. Lėnda, e mishėruar deri atėhere nė hyjni me grada dhe zanate tė ndryshme, detyrohet tė pranojė se nuk ėshtė krijuese, por vetėm e krijuar. Nė fazėn e parė, Ovidi sheh dhe shijon vetėm pjesėn e hidhur tė mėrgimit, ngrirjen fizike, pafuqinė pėr tė qėnė atje ku ia ka ėnda. E cfilit pa masė humbja e njė jete tė suksesshme, plot ndere, pasuri etj, humbja e saj brenda njė ēasti tė vetėm, sa njė pulitje sysh; e bren detyrimi pėr ta pranuar shkallė-shkallė jetėn e vet tė re, mjedisin e ri, pritjen e ankthshme dhe kapitėse tė faljes perandorake Pejsazhi nė tė cilin gdhihet, e lebetit. Vallė a ka zogj mė tragjikė se sa kėta sgalemė me fluturim tė harmonishėm, klithmat e tė cilėve ma coptojnė zemrėn sikur tė parathėnkan njė fatkeqėsi, sikur dashkan tė ringjallin kujtimin e disa qėniesh tė kaluara, qė pėrulen para krimesh nga mė tė urrejtshmet ? Banorėt qė mund ti bėhen fqinjė dhe miq, ose armiq gjer nė vdekje, mbahen mė kėmbė nė ca kushte tė cilat poeti nuk i ka hasur as nė ankthe. Ata hanė verė tė kuqe, tė gurėzuar nga dimrat e tmerrshėm, dhe e presin verėn nė trajtė kubash, me thika, martohen, vdesin, vuajnė, luten, zbaviten. Ata qajnė kur lindet dikush dhe kremtojnė sa herė ndonjėri syresh (ri)mėrgon nė Tė Padukshme. Hedhin djelmosha tė pafajshėm nė gropa plot me shigjeta, qė, pėrmes shqyerjes sė tyre tė marrin pėrgjigje nga Perėndia dhe, nė rast se pėrgjigjja vonon, do tė thotė se i flijuari nuk ka qėnė i pastėr sa duhet, ndaj pėrgatisin njė tjetėr Falja e ėndėrruar nga Ovidi nuk po vjen. I qarkuar tani nga ngricat e Pontit dhe nga dėborat e Haemusit , pėr muaj tė tėrė asnjė lajm nga Roma nuk do tė mundė tė mė vijė, vėren ai. Madje edhe falja, nėqoftėse perandori do tė ma jepte, do tė duhej tė priste shkrirjen e akujve. E di se askush nė Romė nuk e vret mė mendjen pėr mua dhe as pėr mundėsinė e njė faljeje . Nė fakt, Ovidi ska si ta marrė me mend se, pikėrisht pėrmes mosfaljes sė tij nga Augusti, filloi tė fitojė faljen nga Jezusi. Ai pėrjeton njėfarė trefishimi tė shikimit, pėr tė mos thėnė ngritje tė shikimit nė fuqi kubike; i jepet dhuntia e kapjes sė thelbit tė qėnieve dhe tė sendeve dhe, nė rastin mė tė keq, kjo pėrbėn njė shenjė rinie apo rinimi, njė mposhtje, qoftė edhe tė dhunshme e tė trishtė, e vesit tė rehatisė, qė i thellon rrėnjėt tek njeriu njėherazi me kalimin e viteve. Ndoshta tingėllon kėrshėritėse, dėshmon dikur Ovidi, por nuk kam frikė prej getėve. Kam dėgjuar se janė tejet besimtarė dhe i falen njė hyu tė vetėm, emri i tė cilit nė kėtė ēast nuk mė kujtohet. Si mundet njė hy i vetėm ta mbushė krejt qiellin? Po qe se qielli ėshtė i zbrazėt, sikurse besojmė, ky hy duhet tė jetė tepėr i vogėl dhe fillikat nė mes tė njė heshtjeje dhe tė njė vetmie bezdisėse. Ky hy i vetėm, nė tė vėrtetė duhet tė ngjajė me mua, tė paktėn nga ky kėndvėshtrim . Ndėr shqetėsimet lidhur me mbushjen e qiellit, larg lavdisė sė pėrditshme, i shqitur nga shfrenimet trupore dhe nga qetėsia lėndore, Ovidi zbulon se sėshtė edhe aq keq tė jesh anonim. Fillimisht ndėrgjegjėson lumturinė qė nuk shkruan mė ashtu siē qe mėsuar, ose detyruar. Nga proza ime, thotė, janė zhdukur hyjnitė, janė zhdukur heronjtė dhe metaforat mitologjike. Jam i lirė, nė fshehtėsi, tė shkruaj siē mendoj dhe si jetoj. Thjesht . Mė pas kupton se Malana, gjella e mėrgimit, i pėlqen. U mėsua me ushqimin njėlloj si edhe me gjuhėn e atyre viseve. Latinishtja ime e ka humbur pastėrtinė, ngaqė e flas vetėm me Honoriusin e me Dokian, ligjėrata e sė cilės ėshtė njė pėrzierje e latinishtes me getishten, tė cilėn e kuptoj fare mirė, pra getishten e njoh po aq mirė sa edhe latinishten. Jam madje i joshur tė shkruaj vargje nė kėtė gjuhė nė tė cilėn, doradorės qė ia zbuloj tė fshehtat, ia shijoj ėmbėlsinė dhe harmoninė. Ėshtė njė gjuhė e gatuar pėr poezinė, ngaqė, nėse nė fillim duket e ashpėr dhe barbare, si e strukur mes mjekrave tė njerėzve tė kėtushėm, ka njė tingėllimė krejt tjetėr kur e shkruan Jam gjithashtu i prirur ti pėrkthej Gjeorgjiket nė getisht, sepse kjo gjuhė ėshtė krijuar pėr tė zbuluar magjitė e natyrės dhe fjalėt e saj rrokin shpeshherė jehonėn e dukurive qė pėrfaqėsojnė. Kėtu askush, ose pothuajse askush nuk i kupton poemat e mia Pėrderisa skam lexues, ēkuptim ka tė shkruaj mė? Por padyshim pa shkruar smund tė rroj. Do tė vdes nė ditėn kur nuk do tė mund tė mbaj mė nė dorė stiletin . Por nuk mund tė shkruhet nė gjuhėn e tjetėrkujt pa ndėrhyrjen e Dashurisė. Edhe udhėt e saj janė gjithaq tė panjohura, sa edhe tė mėrgimit. Njė bashkėkohės dak i Ovidit, e lut poetin e madh perandorak ta ndihmojė. Dhe pikėrisht tė shkruajė nė emėr tė tij disa letra dashurie. Daku ėshtė i pėrshkuar keqas nga shigjeta e Kupidonit dhe do tė dėshironte ti tregonte sė dashurės tepėr tė re se ndjenjat e tij tė flakta nuk janė shndėrruar nė informacione tė akullta. Ēėshtja ėshtė se e dashura e dakut nuk di latinisht. Atėhere Ovidi i jep zemėr: Do ti shkruajmė nė getisht, Herimon! dhe bėhet kėsisoj shkuesi (mblesi) i huaj dhe i padukshėm i njė dashurie qė ndodh e shteret nė dhé tė huaj, mes dy njerėzish tė lindur nė gjuhė tjetėr! Ovidi pėrsiat pikėrisht rreth mortjes para-vdekje, rreth fikjes sė jetės brenda njeriut para se ky tė japė shpirt. Dashuria e tė dyve bėhet nė njė farė mėnyre mjaft e panjollė, dashuri e tė treve, njė gjendje shpirtėrore ku Ovidi ėshtė zgjedhur tė pėrmbushė detyrėn e zėdhėnėsit tė Shpirtit. Ai rifillon tė jetojė, domethėnė pushon sė vdekuri tash e mbrapa dhe e lėmon nė heshtje gjuhėn e dytė. Kėshtu nisi tė bjerė lart: nga poet i politeizmit, bėhet bir i paemėr, por i lumtur, i Perėndisė. Kėtij Uni i pėrgjigjet njė gjuhė tjetėr, me qarkullim tė kufizuar, por me njė fuqi vigane pėr tė folur me Zotin. Ish-poeti e nuhat se matrica e thelbėsuar kodėr-luginė-kodėr e kėsaj hapėsire prodhon nė kohė qetėsinė, mėnēurinė, pėrsiatjen, ose, mė saktė, vetėzotėrimin, ēka do tė thotė zotėrim i botės.
Pamėshira e historisė shpeshherė tėrheq mėshirėn e Perėndisė
Vendimtar pėr fatin e mėrgimtarit tė madh ėshtė udhėtimi me varkė, njė dalje e thjeshtė pėr peshk . Gjumi e zgjon nė njė tjetėr udhėtim, nė qėndėr tė hemisferės sė lėngėt tė detit, mes peshqsh me trajta, ngjyra e madhėsi tė ndryshme. Njė peshk i ndritshėm nis tė rrėshqasė nė tė njėjtin kah me poetin. Nuk kish ndonjė ngjyrė tė caktuar dhe asnjė shėnjė se dallonte nga tė tjerėt, por diēka pėrtej arsyes dhe shqisat e mia, mė thoshin se ky ishte peshku, njė krijesė qė i pėrfaqėsonte tė gjithė peshqit, simboli zanafillor i species apo i jetės nė pėrgjithėsi. Ky simbol e prin drejt hijes sė njė njeriu. Ovidi dėshmon se tek pėrparonte drejt asaj hijeje, po e kuptoja qė ishte e bėrė nga njė dritė mė e fuqishme se sa e rrezes dhe e bėrthamės qė mė rrethonte. Ajo dritė e pėrqendruar ia krijon trupin vetvetes, po mendoja: Ja, mė nė fund. Mbėrrita nė skaj tė udhėtimit tim tė gjatė dhe po gatitesha tė zbrisja, tamam sikur ajo hije, desha tė them dritė, tė qėnkej limani ku do tė gjeja gjithēka qė pata kėrkuar mė kot deri atėhere. Ndoshta e kishte fjalėn tek Liria. Zbulon se, ēuditėrisht, dakėt janė tė lirė. Zamolksin e zgjedhin vetė, nuk i detyron kurrkush. Vetė e zgjedhin truallin dhe gruan. Kjo lumturi ėshtė e perėndishme. Dakėt askush si ka detyruar tė mėrgojnė kėtu, nė kėtė trevė, tė cilėn ende se marr vesh, por qė nuk e urrej mė . Libri i ri i tij do tė quhet Pontiket, nderim i pėrvuejtshėm pėr vendim tim tė mėrgimit . Afrimi tek Zoti ia zbulon sėrish tė fshehtėn e Gjuhės. Kuvendon me fshatarin Komozous dhe ky nuk beson se romakėt flasin latinisht. Ēėshtė ajo, latinishtja?! Nė heshtje dhe nė dyshim tė shenjtė Komozousi i ngre njė himn gjuhės sė shpirtit, gjuhės nė rrafshin e dritės shpirtėrore, jo si njė sistem mendimi tė organizuar, por si njė sistem ndjesie dhe mėshire qė i nėnėshtrohet hyjnores. Si ėshtė e mundur qė njė fshatar, qoftė edhe nga njė vend tjetėr, tė flasė njė gjuhė tė ndryshme. Kafshėt sdo tė mund ta kuptonin. Si ka mundėsi qė gjėra si toka, pema, zogu, tė thirren ndryshe, kur ato gjithkund janė tė njėjta ?! Para se tė lindej nė mėrgim, Ovidi kuvendon me njė prift tė mistershėm dak. Tė dhemb largėsia qė tė ndan nga tė dashurit, nga qielli dhe nga toka e fėminisė, i thotė ky. Ta dish qė njė qiell i vetėm ndehet pėrmbi viset tona tė pėrgjakura dhe mėrgimi tė ėshtė dhėnė vetėm si parapėrgatitje. Mos rri i trishtuar nė Tomis dhe bėhu gati pėr jetėn tjetėr, tė amėshuarėn, tė afėrtėn, ku dhembja nuk njihet, sepse koha ska kuptim pėrveēse brenda caqeve tė dhembjes... ke pėr tė qėnė ose ske pėr tė qėnė fare. Ata qė do tė jenė nuk do tė njohin gjė tjetėr pėrveē gėzimit, sepse do tė gjenden nė dritėn e Zotit dhe kjo dritė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse mirėsi Mendo qė shpirti ėshtė fryti i vetė mundimit tėnd, qė e ngjiz ditė pėr ditė me bėmat e tua tė mira dhe qė shpirti ėshtė i pavdekshėm Para se tė vdesėsh, do tė mėsosh edhe shumė gjėra tė tjera, sepse shpirti yt ėshtė gjithnjė e mė i hapur ndaj frymės sė vetme . Nė Romėn e largėt, nga ku tė rinjtė romakė vazhdonin tė vinin nė Daki, pėr tė gjetur njė qiell tė ri, i pamėshirshmi Perandor August vdes, por ēėshtja e faljes dhe e kthimit nė Romė nuk e shqetėson mė Ovidin pėrveēse si njėfarė plogėshtie e kujtesės. Nė ēRomė do tė doje tė ktheheshe pasi je bėrė qytetar i Qiellit?! Ovidi mban fjalimin e parė nė gjuhėn e dytė, ndėrsa folėsit e lindur njėheresh me tė, e pėrshėndesin me thjeshtėsi, me njė rrahje tė daulleve, sipas zakonit, ndonėse fjalimi i Ovidit ishte njė laudatio kushtuar perandorit tė ri. Por ata ndoshta pėrshėndetėn gjuhėn qė pėrdori, jo kuptimin e fjalėve. Nė njė ēast tė ndritshėm, nė jetėn e tė syrgjynosurit shfaqet mjeku Teodor i cili, aspak rastėsisht, - sepse rastėsia ėshtė njėfarėsoj e pranueshme vetėm nė mungesė tė Besimit, - pat qėnė dėshmitar pamor nė lindjen e Jezus Krishtit, nė Guvėn e Shenjtė tė Bethleemit, madje u kėqyr nga sytė e foshnjės sė sapolindur, nga sytė e Atij qė u lind nė mėrgim. Nė guvė pat mbėrritur tepėr vonė, sepse Mesia tashmė qe lindur, mbase njė tjetėr dėshmi se Perėndia ska nevojė pėr mjekė dhe as pėr mamķ. Ndėrkaq, tė tjerėt, me pėrjashtime tė pakta, ende hyjnizoheshin dhe ia preknin kurmin, qė tė bėheshin tė pavdekshėm, njėlloj si ai doktoruci i zymtė romak qė ēante e ggryente me thika vrasės e gjallesa tė tjera pėr tė gjetur se ku pikėrisht, nė ēorgan fshihet pėrjetėsia Ish-poeti i Romės, poet fillestar nė gjuhėn e dakėve, vdes nė mėrgim dhe nė paqe, duke kuptuar edhe pse Mesia nuk mund tė lindej nė ato treva. Cili do ta kryqėzonte kėtu?! Ai vdes i qetė, sepse pėr bijtė e Perėndisė tė vdesėsh diku ėshtė njėlloj si tė vdesėsh nė hapėsirėn ku je lindur - gjithsesi ringjallesh nė Tė Padukshme. Nėse ndokush do ti zbulojė kėto shėnime, beson i sapolinduri, do tė mundė tė marrė pjesė nė shqetėsimet dhe nė shpresat e kėtyre kohėve tė pashoqe nė tė cilat jetojmė: kohė pritjeje dhe sigurie. Nuk ėshtė fjala veēse pėr njė ēast, por - e di, ama, - pėr njė nga mė tė bukurit e historisė, sepse Zoti ndodhet mes nesh dhe ende se ka bėrė tė njohur praninė e Vet. Ky ēast do tė kalojė dhe nuk do tė na mbetet tjetėr gjė veē sigurisė . Ndoshta ėshtė ēasti qė na fryn nė flegra mundėsinė pėr tė mos pritur njė botė tjetėr me shpėrfilljen me tė cilėn tė vdekurit pranojnė ngushėllimet.
RAJONI
Pėrgatitje pėr 120 ditėt e para tė Kosovės shtet
Anėtaret e Ekipit tė Unitetit tė Kosovės, sot kanė udhėtuar pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr tė marrė pjesė nė konferencėn ndėrkombėtare: Pėrgatitja e Strategjisė pėr 120 ditėt e para pėr Kosovėn
Pas miratimit tė rezolutės sė re pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, faza 120-ditėshe do tė jetė njė sprovė, tė cilėn kosovarėt do ta kalojnė me sukses. Por, ėshtė me rėndėsi tė madhe qė nė kėtė konferencė, pala kosovare tė argumentojė se ėshtė e pėrgatitur pėr tu pėrballur me sfidat qė dalin gjatė periudhes passtatusore. Kjo do tė thotė qė do tė jemi tė gatshėm tė impelementojmė krejt ato qė kemi thėnė nė takimet e Vjenės dhe ėshtė me rėndėsi qė kjo fazė e parė e tranzicionit 120-ditėsh tė jetė sprovė e drejtpėrdrejtė e gatishmėrisė sonė tė pėrditshme dhe unė mendoj qė Kosova do tė shpejtojė hapin e vet ne proceset integruese, - deklaroi sot kryesuesi i Ekipit tė Unitetit, dr. Fatmir Sejdiu, para nisjes pėr nė konferencėn ndėrkombtare me temėn: Pėrgatitja e strategjisė pėr 120 ditėt e para tė Kosovės, ku udhėheqėsit kosovarė do ti paraqesin edhe njė herė argumentet pėr krijimin e shtetit tė Kosovės. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, shfaqi besimin se nė pėrshpejtimin e proceseve integruese tė Kosovės do tė ndihmojė edhe prania civile ndėrkombtare dhe trupat e NATO-s, tė cilėt do tė qėndrojnė edhe pas zgjidhjes sė statusit. Pėrderisa Kryeministri i Kosovės dhe anėtari i Grupit Negociator, Agim Ēeku, tha: Pėrvojat e ekspertėve tė ndryshėm ndėrkombtare nė konferencėn e Nju-Jorkut do ti ndihmojnė qeverisė pėr tė manaxhuar mė mirė sfidat e para tė shtetėsisė sė Kosovės. Nė konferencėn e nesėrme, e cila pritet tė zgjasė deri me 14 prill ėshtė paralajmėruar edhe pjesėmarrja e anėtarėve tė Grupit Politik Strategjjk, pėrfaqėsues tė minoriteteve dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civilie. Lideri i partisė ORA si dhe anėtari i Grupit Negoicator, Veton Surroi, temėn e quajti tė njė rėndėsie tė veēantė, pėr faktin se, siē tha ai, kėsaj ēėshtjeje nuk i ėshtė kushtuar vėmendje e duhur nė Kosovė dhe konferenca ėshtė rast i mirė qė sė bashku me miqtė ndėrkombėtarė tė bisedojmė pėr atė prioritete tona qeverisėse, tė Grupit tė Unitetit, etj. Konferencėn, e cila pritet tė drejtohet nga i dėrguari i posaēėm amerikan pėr Statusin e Kosovės, Frenk Wizner dhe nga diplomati austriak, Vofgang Petriē, do tė ta hapė ish-presidenti amerikan, Bill Klinton.
Petersen: Tė merret parasysh padurimi i kosovarėve pėr statusin
Ish-kreu i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Soren Jessen-Petersen i ka thėnė BBC-sė se duhet marrė seriozisht padurimi i qytetarėve tė Kosovės rreth zgjidhjes sė statusit tė saj. Por, ai ka thėnė se nuk pajtohet me vlerėsimet se mosmarrja e shpejtė e vendimit pėr statusin, mund tė ēojė nė shprėthim tė dhunės. I bindur se Kosova do tė marrė pavarėsinė, z. Jessen Petersen shfaqi drojėn se disa vende nė KS duan qė tė zgjasin dhe tė shtyjnė procesin e zgjidhjes sė problemit.
Duam njė vlerėsim mbi mbledhjen e parė tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn?
Nuk e besoj se ishte njė befasi. Ne e dinim se procesi nė Kėshillin e Sigurimit do tė fillonte dhe kjo ėshtė me rėndėsi, sepse ky ėshtė hapi i fundit nė kėtė proces tė gjatė tė zgjidhjes sė statusit. Por, ne gjithashtu e dinim se ai nuk do tė zgjidhej menjėherė. Mendoj se ne kemi pritur pikėpamje dhe zėra tė ndryshėm dhe se Rusia, mbase do tė donte mė shumė kohė rreth kėsaj ēėshtjeje para se tė detyrohej tė merrte njė vendim rreth kėsaj. Nė pėrgjithėsi, nuk mendoj se ishtė njė befasi, por kujtoj se ėshtė jashtėzakonisht mirė qė kjo ēėshtje ėshtė vėnė para Kėshillit tė Sigurimit. Ėshtė jashtėzakonisht e mirė qė disa vende tė rėndėsishme kanė dalė nė mbėshtetje tė propozimit tė Ahtisarit si dhe ėshtė me rėndėsi tė madhe qė sekretari i pėrgjithshėm ka dalė qartė nė pėrkrahje tė propozimit tė Ahtisarit, qė nėnkupton njė pavarėsi tė ashtuquajtur tė mbikėqyrur. Mendoj se procesi po ecėn nė drejtimin e duhur, por gjithashtu e di se disa muaj tė ardhshėm do tė jenė shumė tė vėshtirė, sepse ka nga ata qė po bėjnė sa kanė mundėsi qė ta shtyjnė kėtė proces dhe shtyrja, natyrisht qė nuk ėshtė mike e qėndrueshmėrisė.
Ju mė tingėlloni nga pak edhe optimist, megjithėse nė Kėshillin e Sigurimit ka patur dallime tė theksuara rreth planit tė Ahtisarit. Mund tė thuhet se ky ėshtė fillimi i ndarjeve nė Kėshillin e Sigurimit dhe se nė tė ardhmen do tė shohim pėrēarje tė tilla mė tė mėdha?
Mendoj se nuk ka asnjė arsye pėr tė qenė ndoshta optimist i tepruar, por as pesimist, pėr faktin se kjo ėshtė rruga normale e punės nė New York. Kėshilli i Sigurimit mblidhet pėr tė diskutuar njė ēėshtje dhe kjo ėshtė njė ēėshtje shumė komplekse. Ata, gjithnjė kanė raundin e parė tė diskutimeve dhe fakti se nuk janė pajtuar menjėherė ėshtė shumė normal. Mendoj se nė disa javė tė ardhshme ose mbase nė disa muaj tė ardhshėm do tė ndihmohet qė tė qartėsohen qėndrimet. Shqetėsimi im nuk ėshtė rezultati pėrfundimtar, sepse ai ėshtė i qartė: Kosova do tė bėhet e pavarur dhe kjo ėshtė e qartė. Por, shqetėsim imi dhe kėtė e ndajnė edhe shumė tė tjerė ėshtė koha kur duhet tė bėhet. Kam drojėn se kjo mund tė zgjatet dhe tė shtyhet dhe kam shqetėsim se gjatė kėsaj kohe mund tė shkohet deri te pėrshkallėzimi i situatės.
Zoti Jessen-Petersen, ju thatė se Rusia dhe disa vende tė tjera duan shtyrjen e procesit. A mund tė ndėrlidhet kjo me kėrkesėn pėr dėrgimin e njė misioni tė KS-sė nė Kosovė dhe nė Beograd?
Ta shohim kėtė nė njė dritė qė nuk ėshtė negative. Mendoj se ėshtė me rėndėsi qė tė tėrheqim vėrejtjen ndaj ēfarėdo pėrpjekjeje pėr tė pėrshkallėzuar situatėn. Por, nė kėtė ēėshtje le tė provojmė ta shohim nė aspektin pozitiv. Ka vende nė Kėshillin e Sigurimit, qė me gjithė faktin se ka patur takime dhe raporte tė tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė nė Kosovė, ato nuk e kuptojnė qartė se ēfarė po ndodh nė terren.
Nėse ata ndihen mė rehatshėm, pėr tė marrė njė vendim qė unė vlerėsoj se do tė jetė pozitiv dhe nėse ndihen mė rehat para se ta marrim kėtė vendim pozitiv pėr Kosovėn, ndoshta udhėtimi atje do tė jetė i dobishėm. Por, nėse qėllimi i kėtij udhėtimi ėshtė qė tė shtyhet procesi i statusit deri nė pafundėsi, atėherė mendoj se do tė ketė problem. Por, unė preferoj qė tė jem pozitiv dhe anėtarėt duan qė tė shohin vetė dhe nuk ka asnjė mėnyrė qė tė vlerėsohet gjendja, sepse kjo ėshtė bėrė ēdo tre muaj. Pra, s'ka asnjė mėnyrė qė ata tė dalin me njė propozim mė tė mirė sesa Ahtisari, qė ėshtė njė propozim gjithėpėrfshirės dhe i plotė, por mbase do tė ndihen mė mirė, sepse kanė qenė nė terren, para se t'i thonė po propozimit.
Ju po e pėrmendni shpesh fjalėn pėrshkallėzim. A mund tė thuhet se ēfarė ėshtė ajo qė do ta pėrshkallėzojė situatėn nė Kosovė dhe a mund tė flasim pėr njė shtyrje tė procesit mė shumė se tre muaj?
Unė preferoj qė tė mos caktoj afate, sepse njerėzit nė terren dhe kėtė e di nga pėrvoja ime, pra njerėzit nė Kosovė nuk kanė durim. Natyrisht qė nuk kanė durim mė, sepse kanė pritur pėr mė shumė se tetė vjet tani dhe ēdokush duhet ta kuptojė pse s'kanė mė durim. Pėr kėtė arsye duhet pasur kujdes kur tė thuhet tre muaj ose diēka e tillė. Por, ajo qė ėshtė e qartė ėshtė se edhe durimi ka kufi, ēdokund nė botė, kudo qoftė, nėse gjendeni nė njė situatė kur prisni njė rezultat dhe nė kėtė rast njė rezultat qė shumė njerėz kanė menduar se ėshtė dashur tė dalė menjėherė pas luftės nė vitin 1999. Prandaj mendoj se ky padurim duhet marrė seriozisht, por nuk pajtohem me ata qė thonė se, nėse nuk ka vendim do tė ketė dhunė, sepse nuk e besoj se ky ėshtė qėndrimi i shumicės nė Kosovė. Nė anėn tjetėr do tė ishte gabim po tė mos kuptohej se kjo ėshtė njė shoqėri, durimi i sė cilės ėshtė zgjatur mė shumė se ē'duhet. Pra, nė kėso situatash, ne e dimė se ēfarė ekonomie tė shkatėrruar ka, ēfarė numri tė papunėsisė si dhe tė paqartėsisė dhe natyrisht se ka njė kufi tė durimit dhe kjo duhet tė merret shumė seriozisht.
Zoti Jessen-Petersen ėshtė thėnė se ka disa mėnyra se si tė pavarėsohet Kosova. Njė nga to ėshtė pėrmes KS. Por, ēdo tė ndodhė nėse KS nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės?
Mendoj se gjėja e parė ėshtė ajo qė po thoni, pra mė e mira do tė ishte qartėsimi. Kjo ėshtė ajo qė i duhet sot Kosovės pėr tė ecur pėrpara nė ekonomi, nė njė rrugė tė bashkėjetesės. Pėr qartėsimin mendoj se njė vendimi i KS do tė ishte pėrgjigjja mė e mirė. Nėse nga ana tjetėr, KS nuk do tė jetė nė gjendje ta zgjidhė kėtė problem dhe unė me keqardhje e them se edhe nė tė kaluarėn KS nuk ka mundur tė veprojė nė njė situatė tė caktuar. Kėtu mendoj nė rastin e Kosovės 8 vjet mė parė, kur NATO filloi luftėn pa njė mandat tė KS, megjithėse sekretari atėherė i OKB-sė, Kofi Annan, e cilėsonte ende veprimin si tė ligjshėm. Ne kemi parė nė tė kaluarėn, situata kur KS nuk ka mundur tė mobilizojė vullnetin e nevojshėm dhe nė njė shkallė tė lartė tė pajtohet. Por, pastaj ka alternativa dhe alternativa nė kėtė rast ėshtė se vende shumė tė rėndėsishme, siē janė SHBA-tė dhe njė numėr i vendeve tė rėndėsishme tė BE-sė, qė e ndiejnė se ka vetėm njė pėrgjigje e kjo ėshtė pavarėsia, mbase atėherė do tė gjejnė mėnyra pėr tė vepruar vetė. Por, siē e thashė, para se kjo tė ndodhė, do tė ishte shumė mė mirė qė KS tė vepronte dhe tė vinte me njė zgjidhje tė qartė. Kjo, pėr faktin se qartėsimi ėshtė nė interes tė Kosovės, por edhe nė interes tė vendeve tė rajonit nė Ballkan.
Mė lejoni zoti Jessen-Petersen t'iu pyes. Nėse pėr shqiptarėt, pavarėsia nėnkupton shumėēka, pėr Serbinė, kjo ėshtė krejtėsisht diēka tjetėr. Prandaj, a ka mundėsi qė dy shtete tė pavarura tė jetojnė pranė njėra-tjetrės apo pėrkrah njėra-tjetrės?
Kjo nuk ėshtė ēėshtje e mundėsive, por ēėshtje se nuk ka alternativa tė tjera. Kosova dhe Serbia janė fqinje dhe nga pėrvojat e kaluara, ju nuk mund tė zgjidhni fqinjėt, por duhet tė gjeni mėnyra se si tė jetoni me ta, cilėtdo qofshin ata. Nė kėtė rast ėshtė me rėndėsi qė Serbia dhe Kosova tė bėhen fqinje tė mira, sepse na duhet njė ngjallje e ekonomisė, tregtisė dhe bashkėpunimi rajonal. Kjo nuk ėshtė vetėm nė interes tė Kosovės dhe Serbisė, por edhe tė tė gjitha vendeve nė rajon, pra i Shqipėrisė, Bosnjės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Prandaj nuk ėshtė ēėshtja nėse ėshtė e mundur dhe ne e dimė se do tė jetė shumė e vėshtirė nė fillim, por mė vonė do tė gjejnė mėnyra se si tė bashkėjetojnė. Mendoj se ėshtė po aq e rėndėsishme qė kur tė kemi njė qartėsimin e statusit edhe shqiptarėt, edhe serbėt, por edhe pėrfaqėsuesit e pakicave tė tjera, pas njė kohe do tė gjejnė mėnyra qė tė afrohen me njėri-tjetrin, sepse nuk ka alternativa tė tjera.
SPORTI
KAMPIONATI/ Kapiteni i skuadrės sė Tiranės nuk diskuton fare fitoren me vlonjatėt
Devi Muka: Nėse e mundim ne, Flamurtari sėrish do tė mbijetojė
Kėtė fundjavė vjen sėrish superliga, nė njė kohė qė lufta sa vjen dhe bėhet mė interesante. Tirana ėshtė tashmė vetėm 7 pikė larg nga kreu, teksa parashikohet qė tė mbetet njė distancė e tillė edhe nė vazhdimėsi. Tirana e Muēės, kėtė tė shtunė pret vlonjatėt nė pozita delikate dhe qė sė fundmi i kanė dhėnė njė tjetėr votėbesim trajnerit tė tyre Ruci. Kapiteni i skuadrės sė Tiranės, Devi Muka, luan kėtė javė kundėr skuadrės sė qytetit tė tij tė lindjes. Pikėrisht pėr pėrballjen me Flamurtarin, ai do tė thoshte: Si vlonjat qė jam, ju siguroj 100% se Flamurtari nuk e rrezikon aspak daljen edhe nėse mundet nga ne. Nė pėrgjithėsi, mė ka ecur goli pėrballė patriotėve tė mi dhe shpresoj qė edhe kėtė herė tė shėnoj. Pėr ne ky ėshtė njė takim shumė i rėndėsishėm, ku nuk na lejohet rezultat tjetėr, pėrveē fitores. Pas dy ndeshjeve mungesė, si rrjedhojė e dėmtimit tė pėsuar nė kofshė, nė ndeshjen e kombėtares shqiptare pėrballė asaj sllovene, Devi Muka pritet tė zbresė nė fushė qė nga minuta e parė. Kapiteni i kryeqytetasve ėshtė riaftėsuar plotėsisht dhe mendohet ta udhėheqė Tiranėn drejt fitores sė 18-tė nė kėtė kampionat. Nė lidhje me gjendjen e tij, pas riaftėsimit Muka shton: Deri tani nuk kam ndier mė dhimbje nė kofshė. Pushimi absolut qė bėra, pas konsultave me masazhatorin e kombėtares, Bulinger, duket se ma ka rigjeneruar muskulin. Prej dy ditėsh kam nisur tė vrapoj pa asnjė lloj problemi, ēka mė ka ngritur shumė prikollogjikisht. Pėr ndeshjen me skuadrėn e Tiranės, Muēa nuk do tė ketė shėrbimet e Sinanit. Kartoni i tretė i verdhė, i marrė tė shtunėn nė Krujė do ta detyrojė Vioresin Sinanin ta shohė ndeshjen me Flamurtarin nga tribuna e stadiumit "Qemal Stafa". Njė skualifikim i tillė pėr Sinanin ėshtė i pari nė kėtė sezon, teksa edhe kapiteni i skuadrės sė tij rezervon diēka pėr sulmuesin dhe bomberin e kėtij kampionati: Shpreh keqardhje qė nuk do tė jetė kėtė ndeshje, por nuk mbaron kėtu kampionati. Viori ėshtė duke kaluar njė formė tė shkėlqyer dhe e ka shpėtuar disa herė Tiranėn me golat e shėnuar. Por, pavarėsisht skualifikimit tė tij, them se ne tė tjerėt qė do tė aktivizohemi, kemi pėr tė dhėnė mė tė mirėn. Kam besim se nė ndeshjet e tjera sė bashku me fitoret e Tiranės do tė rivijnė edhe golat e tjerė pėr tė. Trofeu i golshėnuesit, mendoj se i takon atij kėtė vit. Nė kampin kundėrshtar atė tė Vlorės ka njė dėshirė pėr reflektim. Ruci votėbesohet, nė njė kohė qė sekretari i klubit fton publikun qė tė mbėshtesė nė kėto javė tė mbetura skuadrėn e tij tė zemrės: Pėr kėtė do t'i kėrkoja personalisht publikut tė mbėshtesė skuadrėn, me shpresėn qė i njėjti staf dhe tė njėjtėt lojtarė tė na kthejnė entuziazmin nė kėto javė tė mbetura, pa arritur nė vendime ekstreme, sepse mund tė ndikojnė mė keq nė kėtė situatė tashmė kritike.
Ke foto VLLAZNIA Tekniku Josa: Kontrata ime? Ka kohė... "Nė kontratėn qė kam tė nėnshkruar me presidentin Fushaj ėshtė edhe opsioni pėr ta drejtuar kėtė skuadėr edhe nė kupat e Europės, nėse ajo e fiton kėtė tė drejtė, por ne besoj se nuk do t'i pėrmbahemi 100% kėsaj kontrate. Arsyeja ėshtė qė, nėse tė dy palėt do tė jenė tė kėnaqura me njėra-tjetrėn, mund ta vazhdojmė edhe sezonin e ardhshėm bashkėpunimin. Por, pėr tė folur pėr kėtė gjė ėshtė ende herėt, janė edhe 7 ndeshje kampionati dhe nė fund tė tij do tė shohim punėn qė ėshtė bėrė. Do tė bėhen bilancet dhe pastaj do tė shikohet nėse klubi ka ngelur i kėnaqur nga puna ime, apo unė nga klubi. Gjatė kėsaj periudhe qė drejtoj Vllazninė, jam munduar qė jo vetėm tė arrij rezultate pozitive, por edhe tė lė gjurmė me punėn time. Mbase mė ka ndihmuar edhe pak fati, sepse rezultatet erdhėn njėri pas tjetrit, ashtu siē mund tė ketė edhe probleme tė vogla, qė duhen rregulluar nė vazhdim. E theksoj edhe njė herė tjetėr, se jam i kėnaqur me kėtė periudhė tė punės qė jam nė Shkodėr. Ka kohė deri tek firma tjetėr...
Ke foto LEGJIONARET Kristi Vangjeli i rikthehet stėrvitjes, mungon Altin Haxhi nė miqėsore Pasi u aktivizua edicionin e kaluar me Brann nė kampionatin e Norvegjisė, sulmuesi korēar kreu njė lėvizje dhe u afrua pranė skuadrės GAIS tė Suedisė, me tė cilėn kreu debutimin, duke zhvilluar takimin e parė ndaj Hamarby nė Allsveskan tė Suedisė. ndeshja pėrfundoi 1-1. Memelli luajti gjithė ndeshjen si titullar dhe u ndėshkua me karton tė verdhė minutėn e 54-t pėr ndėrhyrje tė parregullt. Skuadra Brann, tek e cila, vitin e kaluar militoi edhe sulmuesi shqiptar Migen Memelli fitoi jashtė fushe 1-0, duke mundur Stabaek. Me skuadrėn Brann vazhdon tė aktivizohet futbollisti shqiptar nga Kosova, Ardian Gashi, i cili luajti si titullar gjatė gjithė takimit. Mungon Altin Haxhi nė miqėsore. Mesfushori veteran i kombėtares shqiptare Altin Haxhi, ka munguar nė takimin qė skuadra e tij Ergotelis ka zhvilluar me isholloren fqinje Ofi, nė Kretė. Ndeshja ėshtė fituar 2-1 pėr skuadrėn e verdhezinjve tė Haxhit, por Altini nuk u aktivizua asnjė minutė, pėr shkak tė dėmtimit nė muskujt abdominal qė po kalon. Kristi Vangjeli i rikthehet stėrvitjes. Mbrojtėsi shqiptar i Aris tė Selanikut, Kristi Vangjeli i ėshtė rikthyer fushave tė stėrvitjes pas atij lėndimi tė lehtė qė kaloi. Futbolliti korēar po zhvillon stėrvitje tė diferencuar dhe pritet tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen e fundjavės ndaj Ergotelis Aperture faqe 22 me foto
Pėrcaktohen dėnimet pėr parregullsitė e javės, disiplinorėt me dorė tė fortė
Disiplina: Luftėtari, njė ndeshje pa publik
Klubi i Futbollit Luftėtari ėshtė ndėshkuar me 100 mijė lekė gjobė, ndėrkohė qė skuadra e Luftėtarit do tė zhvillojė ndeshjen e radhės nė shtėpi me dyer tė mbyllura, pa shikues. Vendimi ėshtė marė nga Komisoni i Disiplinės pranė FSHF-sė nė bazė tė nenit 24/1 a,b tė Kodit tė Drejtėsisė Sportive. Edhe kapiteni i Luftėtarit, Neritan Novi, u gjobit me 30 mijė lekė dhe me 3 ndeshje pezullim. Pa u ndėshkuar nuk mbeti as drejtori teknik i Dinamos, Ilir Daja, pėr gjeste ndaj arbitrit Sokol Jareci, ku Daja u nxorr me tė kuqe gjatė zhvillimit tė ndeshjes Dinamo-Partizani (0-2). Daja u pezullua me njė ndeshje dhe 10 mijė leke gjobė. 1. Drejtori Teknik i ekipit te Dinamos, Ilir Daja, per protesta dhe gjeste ndaj arbitrit dhe nxjerrja jashte fushes nga arbitri kryesor pezullohet 1 (nje) ndeshje dhe gjobitet me 10.000 leke ne baze te nenit 25/4 te K.D.Sportive. 2. Klubi i Futbollit Luftetari ne ndeshjen me KF Shkumbinin per mosmarrje te masave organizative, ne fushen e ndeshjes, mjediset e stadiumit para gjate e pas ndeshjes ne baze te nenit 24/1 a,b te K.D.Sportive denohet 100.000 leke gjobe dhe fusha pezullohet me 1 (nje) ndeshje pa spektatorė. 3. Futbollisti i KF Luftetarit, Neritan Novi, per kundershtim dhe shtyrje te arbitrit pezullohet 3 (tre) ndeshje dhe gjobitet me 30.000 leke ne baze te nenit 26 pika d e K.D.Sportive 4. Ne ndeshjen Bilisht Sport-Ada, e zhvilluar me dt.31.03.2007. Klubi i Futbollit Ada te Velipojes ka aktivizuar nje futbollist te pafederuar. Ekipi i Ades e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0 dhe K.F Ada gjobitet me 30.000 leke, ne baze te nenit 24 pika 32 te K.D.Sportive. 5.Futbollisti i ekipit te Laēit, Blend Vashaku, per goditje me grusht te asistentit te ndeshjes pezullohet 6 (gjashte) muaj ne baze te nenit 26 pika 3 e K.D.Sportive. 6. Ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin Loro Boriēi ndermjet Ada-Sopoti, per mosmarrjen e masave organizative per fillimin me vonese te ndeshjes klubi i futbollit Ada gjobitet me 30.000 leke gjobe. 7. Futbollisti i ekipit te Cakranit, Vladimir Gjoni, per goditje me grusht te asistentit te ndeshjes pezullohet 6 (gjashte) muaj ne baze te nenit 26 pika 3 e K.D.Sportive. 8. Futbollisti i klubit te futbollit Memaliaj, Qamil Skenderi, per goditje me grusht te kundershtarit pezullohet 6 (gjashte) jave ne baze te nenit 26/1,b te K.D.Sportive. 9. Pėr reklamimin e bere nga KF Kelcyra per ndeshjen me Gramozin te Ersekes per pretendimin per tre lojtare te pafederuar Komisioni i Disiplines do te vendose javen e ardhme, kur te kete dhe dokumentacionin e duhur. 10. Klubi i futbollit te Cakranit, per mosmarrjen e masave organizative e per mosparaqitjen e forcave te rendit ne ndeshjen e futbollit Cakrani-Dajti, ekipi i Cakranit e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0 ne baze te nenit 3 pika 5 te K.D.Sportive. 11. Per reklamimin e bere nga Klubi i Futbollit Naftetari, pas verifikimit te bere nga pergjegjesi i sektorit, Vasillaq Zeri dhe nga vete Komisioni i Disiplines te FSHF-se u arrit ne perfundimin se futbollistet e aktivizuar nga KF Veleciku jane te federuar dhe aktivizuar kundrejt te gjitha rregullave te FSH-se. 12. Per reklamimin e bere nga Klubi i futbollit Turbina ne Komisionin e Disiplines per kontestimin e gjykimit te njeanshem te arbitrave i drejtohet Komisionit Tekniko Gjykues te FSHF-se kundrejt rregullave te FSHF-se. Kunder vendimit lejohet ankimimi brenda 5 (pese) diteve ne Komisionin e Apelit.
Futbollisti model i kombėtares shqiptare flet pėr fundin e sezonit me Marsejėn
Lorik Cana: Duhen fitore deri nė fund
Kapiteni i ri i Marsejės, ashtu siē po cilėsohet gjithmonė e mė shumė nga shtypi francez, shqiptari Lorik Cana, ka folur pėr football.fr pas fitores sė madhe tė Marsejės me Lilė (4-1), nė prag tė sfidės sė radhės me Valencien.
Lorik Cana, OM ka bėrė njė nga ndeshjet e tij mė tė mira kundėr Lilės?
Pėr nga cilėsia dhe prodhimi i lojės ėshtė e vėrtetė qė ne kemi bėrė njė ndeshje tė mirė. Nuk ishte e lehtė. Kur kundėrshtari ishte me dhjetė lojtarė na lejoi mė shumė hapėsirė. Por, nga ana tjetėr, gjithmonė ėshtė provuar se ėshtė mė vėshtirė pėrballė njė kundėrshtari qė luan me dhjetė. Unė besoj se kemi pasur meritėn pėr tė krijuar shumė lėvizje dhe prodhuar lojė kundėr njė ekipi si Lilė, qė ėshtė shumė rigoroz nė lojė. Ne arritėm tė bėjmė diferencėn dhe kjo ėshtė mirė pėr ne.
Si e ndieni veten nė rolin e kapitenit?
Personalisht, unė nuk e kam pritur pėr tė mbajtur shiritin e kapitenit dhe kėtė e kam thėnė edhe nė ekip. Nė fushėn e lojės nuk ndryshon asgjė, por pėrpara ndeshjes ka mė shumė rėndėsi. Dihet qė kapiteni ėshtė Habib (Beje) dhe ne kemi dėshirė qė i ai tė rikthehet sa mė shpejt tė jetė e mundur. Unė kam provuar qė ta pėrdor kėtė komandim nė mėnyrėn mė tė mirė, por nė fushėn e lojės nuk ndryshon asgjė.
Ēfarė mendoni pėr praninė e Xhibril Sise nė bankinė?
Ėshtė zgjidhje e trajnerit. Xhibril po jeton njė moment delikat, por megjithatė, ai mbetet njė sulmues i madh. Pas periudhės qė ka kaluar, nuk mund ti kėrkohen kurrsesi mrekullira. Pritet shumė nga Xhibril, ai ėshtė numri njė te Marseja, qė ėshtė klubi numėr njė nė Francė. Ėshtė normale qė ai tė ketė presion. Ne do ta ndihmojnė tė rimarrė vetėn, por ai ėshtė i vetėdijshėm qė faktori mė i rėndėsishėm ėshtė klubi.
A do tiu krijojė probleme Valensienes?
Unė nuk luajta ndeshjen e ardhjes. Ky ekip nuk na krijoi probleme nė Velodrom. Fituam ndeshjen, por nė fizionominė e ndeshjes, nuk e meritonim tu imponoheshim. Nė imazhin e trajnerit tė tij, ekipi i Valensien ėshtė rigoroz dhe ka njė sulmues shumė tė mirė (Savidan). Ata ndaluan Lionin nė shtėpi. Valencien ka nevojė pėr pikė dhe do tė luftojė. E dimė se nuk do tė na bėjė asnjė dhuratė atje. Duhet tė jemi ne qė do tė shkojmė pėr tė kėrkuar fitoren.
Cilat janė ekipet qė iu trembeni mė shumė nė kėtė fundsezoni?
Ėshtė e vėshtirė pėr tu thėnė: Lens, Toulouzė, Lilė, Bordo dhe Sosho. Ne duhet tė pėrqėndrohemi dhe diferenca do tė duket nė numrin e pikėve tė marra. (albania-sport.com)
BULLGARIA Shfaqen emrat e parė pėr zėvendėsuesin e Stoiēkovit Me largimin e Hristo Stoickov, i cili firmosi pėr 1.5 milion euro me Celta Vigon do tė largohen edhe stafi i tij drejtues. Assistenti Dimitar Dimitrov dhe zv.trajnerėt Krassimir Bezinski e Ljubo Shejtanov. BFU do tė mblidhet posaēėrisht mė 25 Prill pėr tė vendosur se kush do tė jetė trajneri i ri. Kandidaturat janė 1- Plamen Markov ish-trajner i mėparshėm i Bullgarisė qė e kualifikoi skuadrėn nė EURO 2004 2 - Dimitar Penev - njė nga legjendet e futbollit bullgar qė bėri histori me pėrfaqėsimin e Bullgarisė nė botėrorin USA 94. 3 - Miodrag Jesic - ish-trajner i Partizanit tė Beogradit dhe CSKA-sė, nė njė kohė edhe trajner i futbollistit tė pėrfaqėsueses sonė Altin Haxhi kur aktivizohej nė Bullgari Megjithatė qėndron edhe mundėsia qė nė ndeshjet ndaj Belarus tė jenė nė drejtim dy trajnerė - Stanimir Stoilov (tani tek Levski) dhe Stoyco Mladenov (aktualisht tek CSKA).
Skolari dėshiron ta drejtojė sėrish Brazilin Pėrzgjedhėsi i Portugalisė, Luis Felipe Skolari ka bėrė tė ditur se, pas Euro-2008 do ta braktis postin e tanishėm dhe njėherėsh ka shprehur dėshirėn qė ta drejtojė Brazilin. "Pas pesė vjetėsh e gjysmė ka ardhur koha e ndryshimit. Mendoj se njė trajner duhet tė qėndroj nė krye tė njė klubi apo kombėtareje tre apo katėr vjet, por jo mė shumė se kaq", - ka vijuar strategu brazilian. Skolari, i cili e drejtoi Portugalinė nė Euro-2004 dhe Botėrorin 2006, mė parė e ka udhėhequr Brazilin deri te titulli i pestė i kampionit botėror nė vitin 2002. Megjithatė, pas atij suksesi, ai ishte larguar, pasi ishte i pakėnaqur me presionin qė i bėhej pėr shkak se nuk jetonte nė Brazil, por nė Europė. Por, Skolari ka thėnė se nė tė ardhmen e afėrt mund ta drejtojė sėrish Brazilin. "Mendoj se ėshtė e mundshme qė trajneri brazilian ta drejtojė kombėtaren e tij edhe nėse jeton nė Europė, sepse madje 75 pėr qind e futbollistėve brazilian qė janė tė pėrfshirė nė kombėtare luajnė nė Europė. Po ashtu, ndeshjet miqėsore luhen nė Europė, kėshtu qė gjėja e vetme qė mbetet nė Brazil ėshtė qė tė pėrgatitet plani i punės dhe qė pėrzgjedhėsi tė jetė i pranishėm njė herė nė muaj atje, pėr tė shikuar ndeshjet e kampionatit vendas dhe qė tė informohet pėr talentet e rinj", - ėshtė shprehur Skolari.
Shkurt nga sporti Maradona del nga spitali Legjenda e ekipit te Argjentines ne futboll, Diego Maradona, doli nga klinika Güemes, ku ishte shtruar prej 13 ditesh per probleme te shkaktuara nga alkooli, beri te ditur te merkuren shtypi lokal. Maradona, 46 vjeē, u largua te merkuren nga spitali i shoqeruar nga disa te aferm, konfirmoi agjencia zyrtare Télam. Ai u largua nga futbolli profesionist ne 1997-ėn.
Henry pėrsėrit se do tė qėndrojė te Arsenali Sulmuesi francez, Thierry Henry, ka mbyllur mundesine e nje largimi nga Arsenali dhe nenshkrimin me FC Barcelona ne fund te sezonit, ne deklarimet per TV britanik anglez Sky Sports, teksa nė edicionet e tij thekson: "Duhet te dal ne Londer e te bej te ditur publikisht se do te qendroj te Arsenali dhe e vetmja mundesi eshte qe te qendroj", - deklaroi ai. Kohė mė parė, Henry u deklarua zyrtarisht qė do tė shitej nga klubi londinez.
Shkarkohet manaxheri i Fulham, Coleman Chris Coleman, manaxheri i Fulham, si dhe asistenti i tij, Steve Kean, jane shkarkuar dhe trajneri i Irlandes se Veriut, Lawrie Sanchez, do te drejtoje ekipin deri ne fund te sezonit, beri te ditur nepermjet nje njoftimi klubi anglez i futbollit. Ekipi i Fulham, i mundur te marten ne Craven Cottage nga Manchester City (3-1), nuk ka fituar asnje nga tete ndeshjet e fundit (5 humbje, 3 barazime), duke qene ne vendin e 15-te te klasifikimit, kater pike larg zones se renies ne D2. Coleman mori detyren e manaxherit ne prill 2003, duke e nxjerre klubin ne vendin e 12-te sezonin e fundit. Zevendesi i tij eshte trajneri i Irlandes se Veriut, qe kryeson grupin F te eliminatoreve te Euro 2008, duke drejtuar ekipin prej tre vjetesh.
Sipas Standard liezh, S.Conceicao kėrkohet nga Metz Belget e Standard Liezh bene te ditur se mesfushori i tyre portugez, Sergio Conceiēao, i intereson klubit francez Metz (D2). "FC Metz, qe pret te kaloje ne Liga 1, interesohet per Sergio Conceiēao dhe pret pergjigjen e lojtarit", - theksoi Standard nepermjet nje njoftimi. I pyetur nga AFP, nje zedhenes i Metz beri te ditur se klubi nuk eshte i interesuar per portugezin. Conceiēao, 32 vjeē dhe me 56 seleksione ne ekipin e Portugalise, shkoi te Standard ne shtator te 2004-ės. Ai eshte zgjedhur si lojtari me i mire ne Belgjike ne 2005-ėn.
RRETHE
Pyjet drejt shkatėrrimit. Koncerni austriak STRABAG SE, projekt madhor pėr zonėn turistike Dardha, qendėr kombėtare e skive dhe teleferikėve
Nuk mund tė tolerohet mė prerja e paligjshme e pyjeve pėr lėndė ndėrtimi dhe dru zjarri. Skema qė pyjet e Dardhės tė rrethit Korēė tė administrohen nga rrethi i Devollit, nuk ka rezultuar aspak e suksesshme...
KORĒĖ- Pyjet e fshatit turistik tė Dardhės pėrfshihen nė territorin administrativ tė rrethit tė Korēės, por administrimi real i tyre bėhet nga shėrbimi pyjor i rrethit Devoll. Ky fakt ėshtė konsideruar si absurditet nga banorėt e kėtij fshati, tė cilėt kanė shpjeguar se, ka qenė kjo kontraditė e 15 viteve tė fundit qė ka sjellė masakrimin e pyjeve tė Dardhės. Pėr kėtė arsye ata kėrkojnė qė pyjet e Dardhės tė kalojnė sa mė shpejt tė jetė e mundur nėn administrimin e rrethit tė Korēės, me qėllim qė tu jepet fund abuzimeve dhe korrupsionit nė pyje. Mė shumė se kushdo tjetėr jemi ne tė interesuar pėr mbrojtjen e pyjeve tona, - pohojnė banorėt e fshatit Dardhė. Shqetėsimin e dardharėve e sjell pėr gazetėn TemA Koli Skėnde, zėvendėskryetari i pleqėsisė sė fshatit Dardhė. Sipas tij: Pėr fshatin turistik tė Dardhės do tė ketė njė investim madhor nga koncerni austriak STRABAG SE, i cili synon ndėrtimin e pistės sė skive dhe tė teleferikut, projekt ky qė do ta kthejė Dardhėn nė njė qendėr kombėtare tė skive. Kjo do tė diktojė edhe njė kujdes tė veēantė pėr pyjet tona. Nuk mund tė tolerohet mė prerja e paligjshme e pyjeve pėr lėndė ndėrtimi dhe dru zjarri. Skema qė pyjet e Dardhės tė rrethit Korēė tė administrohen nga rrethi i Devollit, nuk ka rezultuar aspak e suksesshme, pasi nuk ekzistojnė interesa tė njėjta nga dy komunitetet e rretheve pėrkatėse. Pėr kėtė arsye, i kėrkojmė qeverisė qė administrimi i pyjeve tė Dardhės ti kalojė shėrbimit pyjor tė rrethit Korēė dhe njė gjė e tillė tė bėhet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, sepse sa mė shumė kalon koha, aq mė tė dėmtuara do tė jenė pyjet e fshatit tonė. Kjo kėrkesė e jona bėhet edhe mė e ligjshme pas investimit madhor tė austriakėve, i cili u realizua falė kujdesit tė kryeministrit, Sali Berisha. Pa pyje, fshati ynė nuk do tė kishte suksesin e duhur nė drejtim tė turizmit nė pėrgjithėsi dhe tė turizmit familjar nė veēanti. Falė punės sė kryer nga shėrbimi pyjor i rrethit Devoll, njė vit mė parė, u vendosėn mė shumė se 200 procesverbale, me njė vlerė qė shkonte nė disa milionė lekė tė reja, por ndėrkohė, mund tė themi se shifrat tegojnė se deri ku ka shkuar dėmtimi i pyjeve tė Dardhės dhe sa i braktisur ka qenė ai nga kujdesi real, - ka shpjeguar Skėnde. Shfrytėzimi i pyjeve tona pėr lėndė druri, me leje dhe pa leje, ka qenė i vazhdueshėm gjatė 15 viteve tė fundit edhe pse dy viteve tė fundit ka patur pėrmirėsime, veēanėrisht nė sajė tė interesit tė treguar nga prefektja Zefi. Ndėrsa, nuk mund tė mohohet fakti i mbajtjes sė procesverabaleve dhe arkėtimi i tyre ka qenė i pamundur ose mjaft i vėshtirė. Ne mendojmė se e vetmja zgjidhje pėr tė shpėtuar pyjet tona mbetet kalimi i tyre nėn adinistrimin e rrethit tė Korēės. Tashmė, kėto pyje vlerėsohen si pasuri qė do tė jenė nė shėrbim tė mirėqėnies sė fshatit Dardhė dhe tė komuniteteve pėrreth, por jo vetėm kaq, investimi i austriakėve do tė nxisė interesin pėr turizmin familjarė nė njė brez tė gjerė fshatrash, i cili do tė reflektohet edhe nė zona tė tjera turistike tė kėtij qarku, nė drejtim tė investimeve, sepse Dardha do tė shėrbejė si njė shembull i mirė, - ka pėrfunduar zėvėndėskryetari i pleqėsisė sė fshatit Dardhė, Koli Skėnde. Seldi Hasanasi
Vetėm 35% e banorėve konsumojnė mish tė freskėt Bashkia vulos 60% tė prodhimit
ELBASAN-Nė qytetin e Elbasanit operojnė rreth 60 subjekte private qė tregtojnė mish tė therur, ka tre stabilimente sallami dhe 90 lokale, gjelltore tė cilat tregtojnė mish tė freskėt, 18 ruleta, 15 Fast Food-e dhe rreth 13 institucione publike qė furnizohen me mish nga kjo thertore. Nė vit, nė kėtė thertore theren rreth 13 mijė krerė gjeth, 12 mijė krerė tė imta, nė njė prodhim total rreth 2 mijė tonėsh mishi tė freskėt. Ky produkt merret nga 35% e banorėve tė popullatės, pėr shkak tė nivelit tė dobėt ekonomik pjesa tjetėr furnizohet me produkte mishi tė ardhura nga importi, pra me pėrbėrje frigoriferike. Gjithashtu, mishi tregtohet edhe nė tetė tregje, tė cilat ndodhen nė qarkun e Elbasanit. Lidhur me kėtė rrjet tregtimi shumė delikat dhe qė pėrbėn rrezik tė pėrhershėm pėr hapjen e vatrave tė sėmundjeve tė rrezikshme, Drejtoria e Shėrbimeve Sociale, Shėndetėsore e Veterinare, mbas njė analize tė hollėsishme ka pėrcaktuar si objektivin kryesor tė saj, garantimin e produktit ushqimor dhe sidomos tė atij me origjinė shtazore, konform neneve tė lejuara higjieno-sanitare dhe standardeve teknike e teknologjike. Rezultatet e deritanishme janė inkurajuese dhe kanė tendencė nė rritje. Sot vuloset dhe certifikohen nga shėrbimi veterinar i bashkisė, rreth 60% e sasisė sė mishit qė konsumohet nė qytetet. Me ndėrtimin e thertores sė re dhe vėnien e saj nė funksionim do tė lehtėsohet puna e subjekteve private dhe se mishi do tė jetė i kontrolluar nga specialistėt pėrkatės tė qytetit tė Elbasanit. Tashmė, mbetet problem vetėm tregtimi i mishit tė therur nėpėr rrugė, gjė e cila do tė marrė rrugėzgjidhje nga policia bashkiake e qytetit tė Elbasanit, me qėllim evitimin e sėmundjeve tė shfaqura vitet e fundit. Suela Azemi
Drejtoria arsimore nuk shpėrndan formularin A1 Zvarritet regjistrimi i maturantėve
SHKODĖR-Afati i pėrfundimit tė regjistrimit tė maturantėve pėr zgjedhjen e degės sė tyre tė studimit, i vendosur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, duket se nuk ka fuqi pėr Drejtorinė Arsimore tė Shkodrės. Kėshtu, nė njė kohė qė ky afat pėrfundimtar ishte parashikuar mė 8 prill, njė gjė e tillė nuk ėshtė realizuar nė shkollat e mesme tė qytetit, si pasojė e mosshpėrndarjes ende tė formularit A1, tė pėrcaktuar pėr kėtė qėllim nga dikasteri i arsimit. Nisur edhe nga fakti se kjo datė, sė bashku me datėn 9, pra tė hėnėn koinciduan me ditė pushimi, pritej qė regjistrimi i maturantėve pėr tė pėrcaktuar lėndėt me zgjedhje me anė tė formularit tė emėrtuar A1 tė fillonte mėngjesin e djeshėm, por njė gjė e tillė nuk ėshtė vėrejtur tė jetė bėrė nė asnjė nga shkollat e mesme tė rrethit, ndonėse ėshtė tejkaluar me 3 ditė afati i fundit i vendosur nga Ministria e Arsimit. Disa nga drejtorėt e shkollave tė mesme kryesore tė qytetit bėnė tė ditur se do tė zhvillohet njė mbledhje nė Drejtorinė Arsimore tė rrethit tė Shkodrės, pėr ti njohur ata me detajet e plotėsimit tė kėtij formulari, i cili ende nuk ka mbėrritur nė kėto shkolla. Duke qenė kėshtu, maturantėve shkodranė kandidatė pėr studentė, duke nisur qė sot iu mbeten gjithsej edhe 17 ditė pėr tė plotėsuar preferencat e tyre nė mėnyrė zyrtare, pasi afati pėrfundimtar i regjistrimeve ėshė data 28 prill. A. Lagreta
Shkollat, vula pa emėr
MIRDITĖ- Nga 33 shkolla autonome nė zonėn e Mirditės, vetėm pesė prej tyre kanė pėrjetėsuar emra nė dyert e tyre, ndėrsa nė zyrėn rajonale tė arsimit tė konfirmojnė se asnjė nga vulat e shkollave nuk ka emėr. Kjo, sepse disa prej tyre janė emėrtuar kohėt e fundit, ndėrsa vulat janė prodhur pėrpara se tė merreshin kėto vendime. Ajo ēfarė bie nė sy ka tė bėjė me faktin se janė emėrtur disa shkolla periferike tė fshatrave tė thella. Ndėrsa, nga tre shkolla tė mesme qė operojnė aktualisht nė Mirditė, vetėm njėra prej tyre ajo e komunės sė Fanit, e ka rimarrė emrin e mėsuesit tė popullit Ndrec Ndue Gjoka. Megjithėse, nuk ka asnjė vendim zyrtar pėr heqjen e emrit tė shkollės sė mesme tė Rrėshenit, pas vitit 1992, qė nga ajo kohė, kjo shkollė quhet thjesht shkolla e mesme e pėrgjithshme Rrėshen. Njė emėrtim tė tillė, mban edhe shkolla e mesme Industriale nė Rubik. Pėr shkollat 9-vjeēare nė Rrėshen ėshtė mjaftuar, duke pėrdorur numrat rendorė 1 dhe 2. Gjon Marku
Zjarri zhurit 20 hektarė pyje
KUKĖS-Njė zjarr i rėnė pas mesit tė natės sė tė martės, nė masivin e pyjeve tė Hasit, ka djegur rreth 20 ha, kryesisht frashėr, shkozė dhe shkurre tė tjera. Zona e pėrfshirė nga zjarri ndodhet nė lartėsinė mbi 700 m mbi nivelin e detit, nė afėrsi tė fshatit Myē Has, qė ndodhet 8 km larg nga qyteti i Kukėsit. Zjarri ėshtė dalluar pak orė para mėngjesit nga ana e policisė sė Kukėsit, ndėrsa pėr shuarjen e tij janė angazhuar njė numėr specialistėsh tė ndėrmarrjes pyjore tė Hasit dhe tė Kukėsit si edhe banorė tė fshatit Myē, Has. Burimet nga vendi i ngjarjes flasin pėr njė sipėrfaqe prej 20 ha tė djegur, ndėrsa ėshtė bėrė i mundur me mjete rrethanore lokalizmi dhe mė pas shuarja e plotė e zajrrit. Sipas zėdhėnėsit tė policisė sė qarkut ėshtė ngritur njė grup pune, i cili po heton pėr tė zbuluar shkaqet e zjarrit, ndėrsa paraprakisht mendohet tė ketė qenė pakujdesi i barinjve me cigare apo zjarr pėr tu ngrohur. Zjarret nė masivet e pyjeve nė rajonin e Kukėsit janė njė dukuri e njohur. Dėmet mė tė mėdha nga zjarri janė shėnuar nė vitin 2002, kur nė shkallė qarku u dogjėn mbi 1000 hektarė. Edhe terreni i thyer e malor, shpeshherė bėhet pengesė pėr shuarjen e kėtyre zjarreve. Bujar Muēmata
(FOTO e ke dita one me Analiza e policisw Korēw)
Analiza e punės, gjatė tre muajve, asnjė vrasje
Policia godet grupet e drogės
Drejtori Hoxha: Askush nga autorėt nuk ka mundur tė largohet nga vendi i ngjarjes apo tė shpallet i kėrkuar. Sasia e lėndės narkotike tė kapur ka qenė 26 kilogramė
KORĒĖ- Nė harkun kohor tė 90 ditėve janė goditur disa grupe kriminale tė implikuar nė trafikun e lėndėve narkotike tė llojit cannabis sativa dhe heroinė. Autorėt e kėtij trafiku janė vėnė nėn pranga, ndėrsa askush nuk e ka patur tė mundur tė largohet nga vendi i ngjarjes apo tė rezultojė si i shpallur nė kėrkim. Tashmė, autorėt e krimit gjenden para organeve tė drejtėsisė. Goditja e grupe tė drogės ka ardhur si rezultat i rritjes sė nivelit profesional tė punonjėsve tė policisė, rritjes sė besimit nė komunitet edhe rritjes sė fuqisė zbuluese. Ndėrsa ėshtė paraqitur njė tablo e evidentimit tė tė gjithė veprave penale ėshtė nėnvizuar fakti se, nė qarkun e Korēės, nga seksioni i Antiterrorit nuk ėshtė evidentuar asnjė vepėr penale, por njėkohėshisht u vu nė dukje fakti qė nė kėtė qark nuk ėshtė shėnuar asnjė vrasje. Informacioni i mėsipėrm ėshtė bėrė i njohur nga drejtori i policisė nė qarkun e Korēė, Bujar Hoxha, gjatė analizės sė tremujorit tė parė tė kėtij viti, ku ishte i pranishėm drejtori i Drejtorisė sė Koordinimit dhe Kontrollit, Nazmi Kotorja dhe kryetari i kėshillit tė qarkut Korēė, Ilir Hoxhaj Drejtori i Drejtorisė sė Policisė tė Qarkut tė Korēės, Bujar Hoxha, vuri nė dukje goditjen e grupeve tė trafikut tė lėndėve narkotike, tė llojit kannabis sativa, heroinė dhe pėrzierės narkotikė. Sipas drejtorit Hoxha, gjatė harkut kohor tė 90 ditėve janė goditur 4 grupe kriminale. Numri i autorėve tė pėrfshirė nė kėto grupe ka qenė 7 shtetas, ku nė sajė tė operacioneve policore ėshtė bėrė i mundur arrestimi i tyre, ēka do tė thotė se fuqia zbuluese nė kėtė rast ka qenė nė masėn 100%. Askush nga autorėt nuk e pati tė mundur tė largohet nga vendi i ngjarjes apo tė shpallet si i kėrkuar. Sasia e lėndės narkotike tė kapur ka qenė 26 kilogramė. Goditja e grupeve tė lėndėve narkotike ka ardhur si rezultat i rritjes sė nivelit profesional, besimit nė komunitet dhe rritjes sė fuqisė zbuluese. Nė krahasim me tremujorin e parė tė vitit tė kaluar, fuqia zbuluese ėshtė rritur nė masėn 2.3%. Arritjet e tremujoroit tė parė na japin mundėsinė tė shohim, jo vetėm anėt pozitive, por edhe mangėsitė, me qėllim ndėrtimin e njė pune sa mė tė kualifikuar dhe profesionale, - u theksua nė analizė. Rritja e besimit nė komunitet dhe respektimi i tė drejtave tė qytetarėve kanė qenė nė vėmendjen tonė tė pėrhershme, - vijoi Hoxha. Nė vijim tė analizės, theksi u vu edhe tek vepra penale e vrasjes, ku u evidentua fakti se, gjatė tremujorit tė parė tė kėtij viti nuk ėshtė shėnuar asnjė vepėr penale e kėtij lloji. Goditja e grupeve kriminale tė lėndėve narkotike, bashkėpunimi i komunitetit me policinė, arrestimi i shtetasve pėr veprat penale tė mashtrimit, korrupsionit, trafiqeve tė paligjshme, kontrabandės etj., kanė sjellė rritjen e sigurisė sė qytetarėve. Vetėm pėrsa u pėrket krimeve ekonomike dhe financiare, u sqarua nė analizė, janė evidentuar 20 vepra penale, me 32 autorė, ku veprimtaria e dokumentuar e autorėve i ėshtė pėrcjellė organit tė prokurorisė. Nga 32 shtetas tė implikuar nė kėtė lloj krimi, vetėm njė person rezulton i shpallur nė kėrkim. Ndėrkohė, u nėnvizua fakti se, nga ana e seksionit tė antiterrorit nuk ėshtė evidentuar asnjė vepėr penale. Seldi Hasanasi
Kapet i dėnuari pėr armėmbajtje pa leje
TROPOJĖ-Forcat e komisariatit tė policisė sė Tropojės kanė prangosur Adil Dautaj, i vitlindjes 1981, nga fshati Gegaj dhe banues nė qytetin e Bajram Currit. Ky ndalim, sipas forcave tė policisė ėshtė bėrė dje pasdite, mbi bazėn e njė urdhėrarresti lėshuar nga gjykata e Tropojės mė 8.3.2007, sepse ishte dėnuar nė shkurt tė kėtij viti, me akuzėn e armėmbatjes pa leje tė njė psitoletė TT. Po me kėtė akuzė, mė 2 prill tė kėtij viti u pragosėn dhe dy tė rinjtė Aanit Hoxha dhe Fatjon Hoxha, pasi ishin zėnė mė parė me njė tė ri tjetėr, afėr gjimnazit tė qytetit. Ndalimet e shumta ditėt e fundit nė Tropojė kanė bėrė qė pėr herė tė parė tė mbipopullohen edhe dhomat e paraburgimit me 28 tė paraburgosur. B. Muēmata
Rrugorėt bllokojnė 178 automjete
ELBASAN- Aksidentet vdekjeprurėse tė ndodhura nė qarkun e Elbasanit kanė rikthyer kontrollet e rrepta tė policisė sė qarkullimit rrugor. Tė paktėn dy nga rrethet mė tė prekura nga tė tilla aksidente, Librazhdi dhe Elbasani, i janė nėnshtruar njė kontrolli radikal tė uniformave blu pėr qarkullimin. Sė paku 178 mjete tė pėrdorimeve familjare janė bllokuar pėr tė dy rrethet si dhe janė hequr 99 leje tė drejtimit tė mjeteve, vetėm tremujorin e parė tė kėtij viti. Librazhdi ka nisur kontrollin pas aksidentit tė fundit nė qytetin e Prrenjasit, ku njė 28-vjeēar humbi jetėn teksa u pėrplas me motoēikletėn e tij me njė makinė tjetėr nė tregun e kėtij qyteti. Mė tė rrepta kanė qenė kontrollet nė tė gjitha akset rrugore tė rrethit tė Elbasanit. Sipas shefit tė qarkullimit pėr Elbasanin, Avdi Alucaj, nisur edhe nga ngjarja e Mollasit, ku humbėn jetėn 5 persona, si dhe nga ngjarja e njė dite mė parė ku njė 40-vjeēar humbi jetėn aksidentalisht nė aksin rrugor Gramsh-Cerrik, vetėm tremujorin e parė janė ndėshkuar administrativisht 9221 shtetas, me njė vlerė prej 7.005.590 lekėsh. Halucaj, ndėr tė tjera deklaron se, nė periudhėn kohore janar-mars 2007, nė qarkun e Elbasanit kanė ndodhur 46 aksidente automobilistike me pasojė 12 shtetas tė vdekur, 6 shtetas tė plagosur rėndė dhe 49 shtetas tė plagosur lehtė. Kontrolle tė tilla nė qarkun e Elbasanit do tė vazhdojnė, me qėllim parandalimin e aksidenteve me pasoja vdekjeje, qė kanė ardhur mė sė shumti nga pakujdesia e drejtuesve tė automjeteve.
Vjedhja e kabllove, hetime nė KESH
VLORĖ-Punėtorė tė agjencisė elektrike dyshohet tė jenė vjedhės tė disa kabinave tė tensionit tė lartė, tė grabitura ditėt e fundit. Njė fakt i tillė pritet tė hetohet nga agjentė tė policisė kriminale, por edhe oficerė tė policisė gjyqėsore nė prokurorinė e rrethit. Shkak pėr njė hetim tė tillė, mėsohet tė jenė bėrė disa dyshime tė krijuara pas disa informacioneve dhe tė dhėnave qė kanė rezultuar pas hetimeve tė disa vjedhėsve ordinerė tė kabllit elektrik me pėrbėrje bakri, tė cilėt e vjedhin atė thejsht pėr ta shitur nė pikat e grumbullimit tė hekurishteve, me qėllimin e vetėm pėrfitimin financiar. Burime brenda institucionit tė akuzės nė Vlorės bėjnė tė ditur se, kabinat e tensionit tė lartė, 20 KW, janė vjedhur nga njerėz profesionistė, pėr vetė specifikat qė ka montimi dhe infrastruktura elektrike nė kėto kabina tė reja. Gjatė hetimit tė vjedhėsve ordinerė tė telit tė bakrit ka rezultuar edhe njė fakt tjetėr, sipas tė cilit, nė disa raste, teli bakėr i vjedhur prej hajdutėve ordinerė ėshtė blerė nga punonjės tė agjencisė elektrike me njė ēmim qesharak, ndoshta pėr tu pėrdorur pėr punė private nga ana e kėtyre punonjėsve. Ergys Alushi
KOMENTE
Kush kėrkon liri fjale, duhet tė mbrojė gazetėn TemA
Feti ZENELI fetizeneli@yahoo.com
Midis shumė absurditeteve qė u thanė e manifestuan nė Kongesin e 9-tė tė Partisė Socialiste, ishte dhe thirrja qė Edvin Rama iu bėri militantėve dhe kongresmenėve pėr tė protestuar duke kėndua, nė datėn 13 prill, nė sheshin Skėnderbej, nė mbrojtje tė fjalės sė lirė, duke nėnkuptuar nė kėtė mėnyrė mbrojtjen e biznesit tė Top Media-s nga ushtrimi i kontrollit tatimor. Kėrkesa tė tilla, jo vetėm qė janė tė padrejta e ta paligjshme, por edhe shumė kompromentuese pėr misionin e opozitės nė demokraci. Normalisht, opozita duhet tė bėjė presion politik mbi qeverinė qė drejtėsinė ta vendosė nėpėrmjet zbatimit tė ligjit dhe jo nėpėrmjet pėrjashtimit apo selektimit tė subjekteve qė nuk duhet apo nuk pėlqejnė ti nėnshtohen atij. Njė politikan i zgjuar e normal duhet tė qėndrojė larg kėtyre makinacioneve qė inskenon Press capture kapja e medias. Pėr mė tepėr, kjo ēorbė nuk mund tiu serviret pėr t`u ngrėnė nga qytetarėt, tė cilėt e kanė mendjen te halle e probleme tė tjera. Po edhe nė fushėn e medias, ata janė tė informuar mė sė miri se kush duhet mbėshtetur realisht dhe kush pėrkėdhelet padrejtėsisht. Siē dihet, nga radhėt e medias, nė shėnjestėr tė diskriminimit majtist kanė qenė vetėm Shijak TV, gazeta 55 dhe TemA. Pjesa tjetėr e medias ėshtė majmur e fuqizuar financiarisht nėpėrmjet mbėshtetjes sė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė nga qeveritė e njėpasnjėshme, socialiste tė periudhės 97-05-sė; me reklama, leje ndėrtimi, fshatra turistikė, sponsorizime ilegale, etj. Qeveria Berisha filloi ti presė njė e nga njė kanalet e financimit qeveritar e informal tė medias dhe kėto ditė ka mbėrritur te kontrolli fiskal i veprimtarisė sė tyre si biznese, gjė e cila ka shkaktuar revoltimin e asaj pjese tė medias qė nuk ka vuajtur kurrė pėr parį, tė pastra apo tė pista qofshin ato. Por, kontrolli tatimor pėr biznesin e mediave para sesa tė mbėrrinte te Top Media, ka kaluar dhe ka gjobitur me mbi 250 milionė dollarė ish-pronarin e gazetės TemA. Nga ana tjetėr, kėto ditė, u njohėm gjithashtu edhe me njė kėrkesė-padi tė familjes Sollaku qė i kėrkon drejtorit tė gazetės TemA 350 mijė dollarė dėmshpėrblim, vetėm pėr botimin disa ditė tė pyetjes: A ia ka treguar e shoqja, Zeqineja, Dhori Sollakut tė vėrtetėn pėr vrasjen e shoferit tė tij? Ndoshta me kėtė objekt mund tė bėhej njė tubim mjaftisto-majtist, nė mbrojtje tė fjalės sė lirė dhe jo pėr ruajtjen tė pacenuar tė mirėqenies materiale tė disa mediave tė majmura nga informaliteti dhe evazioni fiskal. Normalisht, kushdo, jo mė politikanėt kryesorė tė vendit, duhet tė ankohen pėr probleme reale dhe jo pėr sajesa banale. Po me kėtė lloj pėrgjegjėsie duhet bėrė edhe mbrojtja politiko-institucionale. Urtėsia popullore, pėr tė bėrė dallimin midis atij qė ka tė drejtėn morale dhe ligjore tė shqetėsohet e revoltohet, pasi i ka vajtur shpirti nė majė tė hundės nga padrejtėsitė e ndryshme dhe atij qė e ka nė majė tė gjuhės ankesėn pėr ēdo gjė apo i ka zėnė sytė e mira, duke i ekzagjeruar problemet e krijuara, ka zgjedhur thėnien: Uuuu tjetri nga plumbi, uuuu... dhe ti nga gjembi. Pak a shumė kėshtu duket se po ndodh me njė pjesė tė medias sot, kryesisht me ato televizione dhe gazeta, tė cilat kanė qenė tė pėrkėdhelurat e pushtetit tė kaluar, majtist. Pėr shumė kohė, para 3 korrikut 2005-sė, ato janė ushqyer financiarisht sa nga reklamat dhe sponsorizimet qeveritare, aq dhe nga tregu informal. Kjo ishte arsyeja qė nė zgjedhjet mė tė fundit, parlamentare, ato, me tė gjitha mjetet dhe mėnyrat u vunė nė shėrbim tė fitores sė njė mandati tė tretė, qeverisės prej tė majtėve. Ka bėrė pėrjashtim kėtu media e shoqėrisė Spektėr sh.a., por qė tashmė ėshtė rreshtuar nė frontin antiqeveritar si dhe shumė tė tjera para saj. Deri kėtu skemi asgjė pėr tė kontestuar, pasi si mbėshtetja e drejtpėrdrejtė apo e tėrthortė qė njė media e caktuar i jep krahut tė majtė, politik, ashtu dhe kundėrshtimi qė ajo i bėn krahut tė djathtė janė ēėshtje preferencash apo dhe detyrimesh reciproke. Kjo ėshtė e njėjta gjė sikur ti thuash, pėr shembull, Erion Braēes: - Pse je socialist e nuk je demokrat? Qėndrimi i zgjedhur ėshtė pjesė e lirisė dhe tė drejtės individuale apo institucionale qoftė ajo. Nė pluralizėm, kėto tė drejta, edhe po tė dojė kush, nuk ka mundėsi praktike qė tė ti ndalojė pėr ti gėzuar, qoftė kjo edhe qeveria e njė vendi. Bilé, qeveria aktuale, pėr ti shpėtuar paragjykimit publik lidhur me mbėshtejen apo mosmbėshtetjen e njė mediaje tė caktuar, nėpėrmjet disa vendimeve apo masave tė tjera, tė marra, ka arritur qė tiu sigurojė realisht tė gjithave papėrjashtim lirinė dhe barazinė e duhur. Por vendimi pėr heqjen e reklamave shtetėrore nė media dhe projekti pėr shndėrrimin e Piramidės nė Pallat tė Artit, qė pėrveē tė tjerash ėshtė edhe njė tentativė tjetėr e qeverisė pėr tė mos e ndarė median nė ca tė nėnės dhe nė ca tė njerkės, duket se ka acaruar padrejtėsisht njė pjesė tė medias me mazhorancėn aktuale, deri nė atė masė saqė ajo ka kohė qė i thotė: - tė bardhės, e zezė dhe tė zezės, e bardhė. Bilé, shkojnė edhe mė tej, duke e konsideruar kėtė pėrpjekje tė qeverisė Berisha pėr ta shkėputur biznesin e medias nga informaliteti dhe perversiteti financiar, si njė tendencė pėr mbytje tė fjalės sė lirė. Njė absurditet. Realisht, ėshtė pasurimi i paligjshėm i disa njerėzve, duke penguar direkt ose indirekt integrimin e pjese dėrrmuese tė shoqėrisė, shfaqja mė e rėndė e diktaturės nė demokraci. Ajo ėshtė cenim i lirisė ekonomiko-shoqėrore tė tjetrit. Ndaj mė kot disa pėrfaqėsues mediatikė vendosmėrinė e institucioneve tė ndryshme, qeveritare pėr tė zbatuar ligjin, e etiketojnė si terrorizėm apo banditizėm shtetėror, duke harruar se ndonjėherė fjalėt vrasin mė shumė se plumbi. Gjithēka e bėjnė pėr tu mbrojtur nga gjembi, duke injoruar plagėt e plumbit tė padrejtėisė dhe pabarazisė pėr tė tjerėt. Nėse duhet bėrė njė protestė pėr fjalėn e lirė, momentalisht kjo duhet bėrė nė mbrojtje tė fjalės sė lirė tė gazetės TemA.
Protestė pėr mungesėn e dhunės
Ēelo Hoxha
Nesėr, do tė dalin nė sheshin Skėnderbej duke kėnduar e tundur vithet ata gazetarė, gazetare dhe qytetarė qė jetojnė nė njė realitet tė ndryshėm, nga ai ku jeton pjesa tjetėr e shqiptarėve. Gjynah qė pėr njė ngjarje tė gėzuar tė gjendet njė justifikim pervers: protestė nė emėr tė dhunės ndaj mediave. Njė tubim me kėngė e valle nuk mund tė jetė veē festė e madhe pėr lirinė e tubimit tė qytetarėve apo pėr lirinė e fjalės qė kanė disa gazetarė nė kėtė vend. Unė nuk do tė jem mes tyre. Pas dy javėsh burg, po bėhet njė muaj qė vazhdoj tė mbahem nė arrest shtėpie. Sot, kolegėt qė do tė dalin nesėr, nė shesh, do tė vrasin mendjen se ēfarė do tė veshin pėr festėn, unė nuk e kam kėtė luks. Sot, duhet tė paraqitem nė prokurori, tė mė kujtojnė qė nuk jam njeri i lirė. Pėr kėtė fakt nuk e ka ngritur zėrin asnjėri nga ata qė do tė jenė nesėr, nė shesh dhe skanė pėr ta bėrė kėtė as pas ahengut. Nga ana tjetėr, asnjė prej mediave qė nesėr do tė ketė pėrfaqėsuesit e vet nė festėn e lirive qė gėzojnė, nuk ėshtė e paditur apo e dhunuar nga institucioni, pėr inat tė tė cilit ata do tė festojnė. Festa mė duket se ka njė lloj fryme mazokiste, njė lloj karshillėku ndaj qeverisė, ngaqė ajo nuk po i dhunon me tė vėrtetė. Nė qoftė se gazetarėt dhe gazetaret qė do tė dalin nesėr, nė shesh do ta kishin vėrtet shqetėsim dhunėn ndaj gazetarėve, ata duhet tė jepnin ndonjė shenjė pėrkrahjeje pėr mua. Nuk iua kėrkoj njė gjė tė tillė, e aq mė pak mund tė lutesha ata nuk e konsiderojnė tė rrezikshme burgosjen e njė gazetari, por e them kėtė vetėm pėr tė treguar se cili mund tė ishte nesėr, shkaku i vėrtetė pėr njė protestė tė besueshme. Nė qoftė se gazetarėt dhe gazetaret qė do tė dalin nesėr, nė shesh do ta kishin vėrtet shqetėsim dhunėn qė sot, ushtrohet ndaj disa mediave, atėherė ata duhet tė kishin shkruar apo protestuar nė mbrojtje tė gazetės TemA, sė cilės i duhet tė shkojė nė gjyq, sepse gruaja e kryeprokurorit i ka vėnė vetes qėllim ta shtojė llogarinė bankare me 300 milionė lekė, pa derdhur asnjė pikė djersė. Disa gazetarė shkruajnė pėrditė kundėr Berishės, njė pjesė e tyre e kanė kthyer nė mision tė jetės sė vet ta shajnė kėtė njeri dhe askush nuk iu ka prekur njė qime, ndėrsa gazetės TemA gruaja e kryeprokurorit i kėrkon 300 milionė lekė pėr njė pyetje qė ne i kemi bėrė tė shoqit. Historia e shtypit botėror ka shembuj tė pafund protestash nė mbrojtje tė fjalės sė lirė. Mė i hershmi qė mė vjen tani nė mendje, ėshtė rasti i Xhon Miltonit, qė nė vitin 1644-tėr shkroi pamfletin Areopagitica nė mbrojtje tė lirisė sė shtypit, sepse parlamenti kishte nxjerrė njė vit mė parė njė ligj qė ndalonte botimin e librave pa aprovimin e qeverisė. Gjithmonė, protesta nė mbrojtje tė lirisė sė shtypit ka qenė kundėr ligjeve censuruese ose kundėr dhunės, ose izolimit tė gazetarėve. Nė Shqipėri nuk ka ndonjė ligj censurues, kundėr tė cilit protestojmė, ndėrsa mediat qė do tė dalin nesėr, nė shesh nuk kanė asnjė gazetar tė dhunuar apo izoluar, ndėrsa ėshtė e sigurt qė ata nuk do ta zėnė nė gojė tė vetmin gazetar nė gjendje arresti sot pėr sot nė Shqipėri; atėherė, cila ėshtė dhuna qė po ushtrohet nė kėtė mes dhe ne tė tjerėt nuk e shohim? Ndoshta, kėrkimet e tatimorėve qė kanė nxitur kėtė tymnajė, do tė na ndihmojnė tė zbulojmė njė ditė planetin, nė tė cilin jetojnė njė pjesė e kolegėve tanė dhe sponsorėt e tubimit tė tyre.
Tė burgosurat bullgare mund lirohen, nėse zgjidhen deputete
Ekaterina Petrova Sofje
Paramendoni kėtė pamje: derisa anėtarėt e Parlamentit Evropian takohen mė 23 maj, ata do ti duartrokasin 18 parlamentarėt e rinj nga Bullgaria, tė cilėt pėr herė tė parė do tė shėrbejnė nė kėtė parlament. Por, derisa parlamentarėt duartrokasin, vetėm 12 bullgarė do tė hyjnė nė parlament. Kėrkojmė ndjesė, - thonė ata. Kolegėt tanė nuk arritėn tė vijnė, sepse ata janė ndaluar, pėr shkak se ballafaqohen me dėnim me vdekje nė Libi. Nė zyrėn e tij nė Tripoli, lideri i Libisė, koloneli Gaddafi, ėshtė nėn presion. Mė duhet ti liroj, - mendon ai. Ata tani janė anėtarė tė Parlamentit Evropian. Njė skenar i tillė ėshtė paramenduar nga njė grup i qytetarėve bullgarė, nėse partitė politike, bullgare do ta kishin pranuar propozimin e tyre pėr ti emėruar motrat e burgosura nė Libi pėr parlamentare nė Parlamentin Evropian. Por, pėrkundėr mbėshtetjes sė fuqishme, publike dhe tė mediave pėr kėtė propozim, mė 28 mars, parlamenti e hodhi poshtė kėtė mundėsi. Tani, komisioni lidhur me kėtė iniciativė thotė se mėnyra sesi politikanėt e kanė trajtuar planin e tyre, tregon mungesėn e pėrkushtimit ndaj kėtij problemi. Motrat bullgare janė nė burg qe prej tetė vitesh, tė akuzuara pėr infektim tė qėllimshėm tė 293 fėmijėve me virusin HIV. Nė shkurt 1999-tė, autoritetet e Libisė arrestuan Christiana Vulcheva, Nasya Nenova, Snezhana Dimitrova, Valentina Siropulo, Valya Chervenyashka dhe mjekun Zdravko Georgiev, nė lidhje me epideminė e HIV/AIDS qė ndodhi nė spitalin e fėmijėve Benghazi. Duke hedhur poshtė raportet e shkencėtarėve ndėrkombėtarė, tė cilėt insistojnė nė pafajshmėrinė e tė akuzuarve, nė maj tė vitit 2004-tėr, njė gjykatė e Libisė i dėnoi me vdekje katėr motrat medicinale. Ndėrkohė, doktor Georgievi u lirua nga akuzat, edhe pse qė atėherė ai nuk ėshtė lejuar tė largohet nga vendi. Pasi Gjykata Supreme e Libisė vendosi pėr rinisjen e procesit gjyqėsor, vendimi me vdekje u konfirmua edhe njėherė nė dhjetor 2006-tė. Pėr momentin, vendimi ėshtė duke u apeluar. Njė vendim i ri pritet tė bėhet nė maj. Bullgaria ka provuar taktika tė shumta, diplomatike dhe masa ligjore pėr ti liruar pesė motrat, por kėto tentime nuk kanė treguar sukses. Iniciativa e fundit pėr ti zgjedhur gjashtė tė burgosurit nė Parlamentin Evropian, ėshtė njė qasje e re. Javėn e kaluar, ky komision zyrtarisht e dorėzoi kėrkesėn te tė gjitha partitė politike, pas disa muajve tė qarkullimit tė kėsaj ideje nė publik. Disa media ndėrkombėtare dhe vendore e mbėshtetėn njė iniciativė tė tillė. Nė numrin e 15 marsit, revista Economist e quajti kėtė njė propozim tė guximshėm dhe tė lavdėrueshėm, duke shtuar se kjo do ta vendosė skandalin e motrave tė burgosura nė zemrėn e institucioneve politike tė Evropės dhe do tė demonstrojė njė ndjenjė tė jashtėzakonshme nė politikėn bullgare. Pakė politikanė e konsideruan kėtė propozim nė kėtė mėnyrė. Disa u ankuan se sugjerimi nuk ėshtė serioz. Shumė vėzhgues tė pavarur gjithashtu e kritikuan kėtė ide. Duke e refuzuar kėtė iniciativė, politikanėt kanė demonstruar se ata kanė mendim praktik, - tha gazetarja nga javorja Politika, Zoya Dimitrova. Politikanėt gjithashtu thanė se propozimi teknikisht ėshtė i pamundur, pasi sipas ligjit tė tanishėm, tė emėruarit pėr Parlamentin Evropian duhet tė kenė qėndruar nė Bullgari, apo nė ndonjė shtet tjetėr tė BE-sė, pėr tė paktėn dy vite para zgjedhjeve. Motrat e burgosura janė jashtė vendit qe prej tetė vitesh. Aleksandar Djurov, profesor i drejtėsisė dhe anėtar i komisionit tė kėsaj iniciative, tha se ligji mund tė ndryshohet, nėse ekziston vullneti politik. Nėse ka vullnet, ka zgjidhje, - tha ai. Nė kėtė aspekt ai ka tė drejtė, meqė vullneti politik nė Bullgari nuk ekziston. Kur parlamentari nga Forcat e Bashkuara Demokratike, Yane Yanev, e dorėzoi mė 28 mars kėrkesėn pėr ta ndryshuar ligjin, deputetėt e hodhėn poshtė. Pėrpos gjėrave teknike, politikanėt gjetėn edhe mangėsi tė tjera nė kėtė iniciativė. Derisa komisioni i iniciativės tha se zgjedhja e motrave nė Strasburg do ti ofronte liderit tė Libisė njė rrugė tė lehtė pėr ta zgjidhur kėtė problem, - sikurse tha Vasil Vasilev, deputetėt e tjerė nuk u pajtuan me kėtė. Kristian Vigenin, nga Koalicioni pėr Bullgari, i cili pėr momentin ėshtė nė qeverisje, nuk beson se zgjedhja e rastit pėr motrat, do ti ndihmonte kauzės sė tyre. Vigenin tha se dyshon se, parlamentarėt nuk do tė lirohen nga pėrgjegjėsitė e tyre [nė Libi], vetėm pse ata janė zgjedhur nė parlament. Disa politikanė e kritikuan kėtė ide si populiste dhe gjithashtu mohuan se kjo do ti vijė nė ndihmė motrave medicinale nė mėnyrė praktike. Borislav Ralchev, zėvendėskryesues i Lėvizjes Kombėtare tė Simeonit tė Dytė, NDSV, tha se shndėrrimi i motrave nė deputete evropiane nuk do ti mveshė Libanit ndonjė obligim ligjor ndaj motrave. Tė tjerėt madje e konsiderojnė tė pahijshme kėtė ide. Nuk ėshtė e drejtė tė luajmė me njė ēėshtje qė ėshtė aq e ndjeshme pėr kėtė shoqėri dhe ti testojmė ndjenjat e viktimave dhe familjarėve tė tyre, - tha Antonia Purvanova, nga NDSV. Opozita ka hedhur poshtė kėtė ide me arsyetim tjetėr, Asen Agov, nga Demokratėt pėr Bullgari tė Fuqishme, tha se pėrkundėr kėrkesave tė partisė sė tij, qeveria dhe institucionet e involvuara nė kėtė rast nuk kanė ndonjė qėndrim rreth asaj se cilat do tė jenė rezultatet praktike tė kėsaj iniciative. Pavarėsisht sesa tė arsyeshme janė kundėrshtimet e politikanėve, ato nuk ndihmojnė nė zbutjen e ndjenjave tė viktimave. Ka ardhur koha qė politikanėt, parlamenti dhe diplomatėt tė tregojnė sesa tė pėrkushtuar janė pėr ta zgjidhur kėtė problem, - tha Dr. Georgiev pėr mediat. Pėrkundėr goditjes sė marrė mė 28 mars, kjo iniciativė ende mund tė ketė sukses. Mė 29 mars, Yane Yanev tha se partia e tij ende planifikon ti nominojė motrat, pėrkundėr kufizimeve ligjore dhe nevojės pėr tė mbledhur 10,000 nėnshkrime pėr ēdo kandidate si kusht pėr tė nominuarit jopartiakė.
|
|