Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

Fondet

 

Baton Haxhiu

 

Ibrahim Kelmendin, shefin e “Vendlindja thėrret” nė vitet e luftės, s`e kisha parė prej kohėsh nė Kosovė. Nuk do tė ishte personazh i kėtij shkrimi, sikur tė mos ndodhte bastisja e AAK-sė nga policia dhe burgosja e Jahja Llukės e Milazim Abazit.

Kjo ndodhi vetėm dy javė pas shkuarjes sė Z. Ramush Haradinaj nė Hagė. Ata qė e dėgjuan lajmin pėr burgosjen, filluan tė shtrojnė pyetjen, pse pikėrisht tani.

Edhe pse pėrgjigjja ishte e gatshme, sepse hetimet e bėra i ngarkojnė pėr pastrim parash, megjithatė pėrgjigjja e shumė njerėzve ishte ndryshe: Sepse s’ėshtė Ramushi kėtu nė Prishtinė. Nga kjo pėrgjigje shihej se njerėzit nuk besojnė nė krimin ekonomik tė bėrė, por mė shumė besonin nė fenomenin “Ramush”, i cili ka qenė i gjithėfuqishėm nė mbrojtjen e njerėzve tė tij.

Kėtu mė doli para Ibrahim Kelmendi, i cili fliste

zėshėm ditėn e shtunė se do tė bėjė denoncim me emra tė atyre qė kanė keqpėrdorur fondin e “Vendlindja thėrret”. As kjo nuk mė bėri pėrshtypje, sepse e kisha dėgjuar me dhjetėra herė njė rrėfim tė ngjashėm dhe e kisha pėrjetuar vuajtjet e Sami Lushtakut qė kishte mbetur pa asnjė lek dhe plumba nė ditėt mė tė vėshtira pėr luftėn e Drenicės.

Asnjė zė nuk i kishte dalė atij, Samiut, edhe pse kishte mbetur pa asgjė, pėrderisa zonat e tjera tė Kosovės me kohė kishin marrė lekė dhe armė nga tė gjitha anėt. Edhe Llapi edhe Dukagjini, edhe Karadaku edhe Gjilani...

Kush mund tė ngrejė padi dhe kush mund tė flasė pėr fondet? Kush mund tė thotė se ēka ka ndodhur? Askush.

Me siguri, Askush s’do tė bėnte asgjė edhe pėr fondin Haradinaj, sikur mos tė ishte prokurori ndėrkombėtar.

Askush s’do tė thoshte asnjė fjali pėr pastrim parash dhe as qė do t’i shkonte mendja tė ngrejė padi, nėse nuk do tė ishte bashkėsia ndėrkombėtare kėtu.

E tėra do tė ishte arsyetuar nė emėr tė njė misioni

dhe njė patriotizmi. E tėra do ta kishte njė pikė mbėshtetjeje: Nė emėr tė Ramushit! Edhe pastrimi i parave, edhe hajnia, edhe misioni, edhe keqpėrdorimi, edhe fuqia, edhe tė qenit i fortė: Tė gjitha do tė bėheshin nė emėr tė tij.

E vėrteta ėshtė diku tjetėr. Ky vend ka nevojė pėr pavarėsi, por ka nevojė pėr mbikėqyrje. Ka nevojė pėr pavarėsi, por ka nevojė pėr njė prokuror ndėrkombėtar.

Ka nevojė pėr pavarėsi, por ka nevojė edhe pėr njė gjykatė tė udhėhequr nga ndėrkombėtarėt. Sa herė qė po mė del zėri ndryshe, se pavarėsia nuk do mbikėqyrje, se duhet tė mėsohemi nga gabimet dhe duhet tė gabojmė qė tė mėsojmė ta bėjmė shtetin, po mė del se s’kam drejtė. Sepse s’jemi rritur tė udhėheqim. Nuk jemi ata qė dimė dhe mundemi tė bėjmė shtetin Vetėm.

Shikoni hajnat e qytetit tė Prishtinės, atyre qė iu ėshtė dhėnė gjithēka pėr tė ndėrtuar dhe qė kanė pasur nė dorė tė bėjmė - ēka i kanė bėrė qytetit. Shikoni spitalin dhe arsimin dhe e shihni se ēka kemi bėrė. Ky vend ėshtė plot me hajna. Banditė dhe tė pazotė pėr ta formuar shtetin.

Ne patėm rastin qė tė bėhemi vend simbol i luftės kundėr krimit. Por nuk arritėm. Ėshtė e vėrtetė se s’kemi arrestuar banditėt mė tė rrezikshėm, prandaj ende nuk kemi shmangur plotėsisht shkaqet qė kanė prodhuar kėtė rrjet kriminal.

Prandaj gjithmonė kemi lidhjen e politikės me krimin. Prandaj kemi politikėn si mbulesė tė gjithēkajės. Tash, pas kaq vitesh, kemi lidhjet e politikės me krimin dhe ato janė tė konsoliduara. Ato janė tė tilla, sepse kriminelėt dhe hajnat filluan tė quhen ndėrtues dhe projektet me plastelinė po i ndėrrojnė formėn pėrditė qytetit dhe Kosovės. Krimin me politikėn nė Kosovė, mė shumė se kushdo tjetėr, i lidhėn dhe i bėnė bashkė ata qė kishin nė dorė politikėn dhe ata qė sillen me Kosovėn si me feudin e tyre. Njė motiv i dytė, pse na duhen ndėrkombėtarė dhe prokurorė ndėrkombėtarė ka tė bėjė me misionin e pavarėsisė, sepse tė ky emėr qėndron shėmtia e shpėrdorimit tė madh qė i ėshtė bėrė Kosovės.

Mbi kėtė ndjenjė dhe mbi kėtė motiv janė mbuluar abuzimet dhe njė sistem i tėrė korruptimi i ndėrtuar, i cili ka mbajtur peng lirinė ekonomike, qė ėshtė motori i zhvillimit tė Kosovės, ka mbajtur peng jetėn politike, normale dhe demokracinė.

Sa herė qė po mendoj se Kosova e pavarur, jo e mbikėqyrur nga askush, ėshtė e vetmja zgjedhje pėr ne, po mė demanton njė rast, njė ngjarje e ēdojavshme.

Natyrisht, gjithmonė ėshtė e lidhur me politikėn. Njė miku im, kur dėgjoi edhe rastin e sotėm, mė tha shtruar: “Pse duhen kėta prokurorė dhe ky sistem gjyqėsor i Kosovės? Pse na duhet njė shtet pa ndėrkombėtarė? Gjithēka do tė bėhej si me fondet. Si me fondet qė vetėm njė emėr tė pėrbashkėt kanė: keqpėrdorimin. Dhe natyrisht qė nė zyrėn time do tė vijė njė Ibrahim Kelmendi, qė pas kaq vitesh tregon sesi janė keqpėrdor paratė, por nuk e tregon pėr arsye patriotike, sepse situata nuk ia lejon. Prandaj janė ndėrkombėtarėt. Prandaj jemi tė mbikėqyrur dhe nuk jemi tė pavarur. Sepse s’kemi guxim dhe bythė pėr shtet”.

Ēfarė vendi!

 

 

 

 

 

 

POLITIKA

 

Komisioni rrėzoi kėrkesėn e kandidatit tė PD-sė pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė tė gjithė zonėn

 

KQZ: Zgjedhjet nė Elbasan do tė pėrsėriten vetėm nė njė QV

 

 

Anėtarėt e KQZ-sė vendosėn nė mėnyrė unanime qė tė pėrsėritej votimi vetėm nė qendrėn e votimit, 23.78, qendėr, nė tė cilėn nuk ėshtė zhvilluar procesi zgjedhor dhe ku duhet tė votonin rreth 800 votues

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditėn e djeshme qė votimi tė kthehet vetėm pėr njė qendėr votimi nga e gjithė Bashkia e Elbasanit. Kėshtu, anėtarėt e KQZ-sė vendosėn nė mėnyrė unanime qė tė pėrsėritej votimi vetėm nė qendrėn e votimit, 23.78, qendėr, nė tė cilėn nuk ėshtė zhvilluar procesi zgjedhor dhe ku duhet tė votonin rreth 800 votues. Nga ana tjetėr, KQZ-ja nuk mundi dot tė miratojė kėrkesėn e kandidatit tė mazhorancės pėr Bashkinė e Elbasanit, Luēiano Boriēit, i cili kėrkonte pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė kėtė njėsi vendore. Kėrkesa e kandidatit tė mazhorancės pėr Bashkinė e Elbasanit u votua me 5 vota dhe pėr pasojė u rrėzua, duke qenė se pavlefshmėria e zgjedhjeve kėrkon 6 vota nė KQZ. Nga ana tjetėr, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas kėqyrjes sė kutisė sė votimit tė QV-sė 23.36 vendosi qė ta konsiderojė atė si tė parregullt, duke qenė se i mungonin 2 kode sigurie. Anėtarėt e komisionit rrėzuan kėrkesėn e pėrfaqėsuesve tė PS-sė pėr tė numėruar kėtė kuti votimi, duke e cilėsuar atė si tė parregullt. Kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Elbasanit, Luēiano Boriēi, kėrkon pavleshmėrinė e zgjedhjeve nė kėtė njėsi vendore. Nga ana tjetėr, nė 18 qendra votimi nga 97 gjithsej nė kėtė zonė ka munguar regjistri pėr indeksin e certifikatave dhe pėr pasojė, minimalisht 2745 zgjedhės tė pajisur me certifikata si mjet identifikimi nuk kanė arritur tė votojnė. Sipas avokatit tė Boriēit, shumė qendra votimi nė kėtė njėsi vendore kanė filluar procesin e votimit me shumė vonesė dhe po kėshtu ka pasur njė sėrė parregullsish gjatė procesit tė votimit dhe numėrimit tė tyre. Tashmė pritet qė brenda 5 ditėve ēėshtja e Bashkisė sė Elbasanit t`i kalojė Kolegjit Zgjedhor pėr njė shqyrtim tė mėtejshėm.

Fatjona Mejdini

 

KQZ-ja rrėzon kėrkesėn e Qoshės pėr minibashkinė nr. 1

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditėn e djeshme rrėzoi kėrkesėn e kandidatit tė mazhorancės pėr njėsinė vendore nr. 1 nė kryeqytet, Altin Qoshja, pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė kėtė njėsi vendore. Anėtarėt e KQZ-sė votuan me 5 vota pro kėrkesės sė kandidatit tė PD-sė, Altin Qoshja dhe 4 kundėr kėsaj kėrkese. Sipas kandidatit tė mazhorancės pėr kėtė njėsi vendore, nė kėtė zonė ka pasur parregullsi tė shumta para dhe pas procesit tė votimit dhe pėr pasojė, votimi duhej rikthyer. Duke u nisur nga afatet e Kodit Zgjedhor, kandidati i mazhorancės ka tė drejtėn qė brenda 5 ditėve ta ankimojė vendimin e KQZ-sė nė Kolegjin Zgjedhor.

 

 

 

 

 

Nė mėnyrė unanime KQZ-ja mori vendimin pėr nxjerrjen e tabelės sė rezultateve pėr kėtė njėsi

 

KQZ-ja shpall kandidatin e opozitės fitues tė Bashkisė Durrės

 

Avokati i Telitit, Enkelejd Alibeaj, theksoi se grupet e numėrimit pa tė drejtė kanė shpallur tė pavlefshme 3200 vota, 1311 vota pėrsa i pėrket Kėshillit Bashkiak dhe 1889 vota pėr kandidatėt, vota kėto tė hedhura nė kutitė jo tė duhura

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditėn e djeshme tė shpallė fitues kandidatin e opozitės pėr Bashkinė e Durrėsit, Vangjush Dako, i cili ka arritur tė fitojė 308 vota mė shumė se kandidati i mazhorancės, Armand Teliti. Kėshtu, me 9 vota pro anėtarėt e KQZ-sė vendosėn tė pranonin kėrkesėn e kandidatit tė opozitės, sipas sė cilės, KZQV-ja e Bashkisė sė Durrrėsit duhet tė shpallė rezultatin pėrfundimtar pėr kėtė njėsi vendore. Nga ana tjetėr, po me shumicė votash, anėtarėt e KQZ-sė nuk kanė miratuar kėrkesėn e kandidatit tė mazhorancės pėr kėtė njėsi vendore, Armand Telitit. Kandidati i PD-sė ka kėrkuar qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė marrė njė vendim, nė mėnyrė qė tė rikonsiderohen 3200 fletė votimi, tė cilat janė konsideruar tė pavlefshme nga KZQV-ja e Durrėsit.

Pėrfaqėsuesi ligjor i kandidatit tė PS-sė pėr Durrėsin, Vangjush Dako, kėrkonte qė KZQV-ja e Bashkisė sė Durrėsit tė bėnte shpalljen e rezultateve pėrfundimtarė dhe tė shpalltė fitues Dakon, duke qenė se ishte me njė diferencė prej 350 votash nga kandidati i mazhorancės. Nga ana tjetėr, kandidati i Partisė Demokratike, Armand Teliti, kėrkon rinumėrimin e 3200 votave, tė cilat, sipas tij, janė shpallur tė pavlefshme pa tė drejtė nga grupet e numėrimit. Avokati i Telitit, Enkelejd Alibeaj, theksoi se grupet e numėrimit pa tė drejtė kanė shpallur tė pavlefshme 3200 vota, 1311 vota pėrsa i pėrket Kėshillit Bashkiak dhe 1889 vota pėr kandidatėt, vota kėto tė hedhura nė kutitė jo tė duhura. Sipas Alibejat, grupet e numėrimit nė kundėrshtim me ligjin nuk kanė raportuar nė KZQV pėr vendimet qė kanė marrė dhe pėr shpalljen e votave tė pavlefshme, duke marrė nė kėtė mėnyrė edhe atributet e KZQV-sė. Pėrfaqėsui i PD-sė nė KQZ theksoi se nė bazė tė Kodit Zgjedhor, grupet e numėrimit duhet tė konsultoheshin mė parė me KZQV-nė pėr tė marrė vendimin e shpalljes sė pavlefshme tė kėtyre fletėve votimi, tė cilat janė shumė tė mėdha nė numėr po tė krahasohen me diferencėn prej 350 votash qė gjendet mes kandidatėve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin qė nė datė 7 tė rishqyrtojė ankesat e PD-sė dhe PS-sė pėr Bashkinė e Durrėsit.

Fatjona Mejdini

 

Teliti: Nuk kam vendosur pėr ta ankimuar vendimin

 

Kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Durrėsit, Armand Teliti, ditėn e djeshme pas vendimit tė KQZ-sė theksoi se ende nuk e kishte vendosur, nėse do ta apelonte vendimin e KQZ-sė pėr kėrkesėn e tij nė Kolegjin Zgjedhor. Nga ana tjetėr, sipas Kodit Zgjedhor, subjektet zgjedhore kanė tė drejtėn tė paraqesin ankesat e tyre nė Kolegjin Zgjedhor deri nė 5 ditė, pasi ėshtė dhėnė vendimi i KQZ-sė. Kandidati i opozitės, Vangjush Dako, i cili u shpall edhe fitues i Bashkisė sė Durrėsit, theksoi se e priste kėtė vendim dhe se ai ishte fitues qė nė datėn 18 shkurt. Nga ana tjetėr, Dako falėnderoi KQZ-nė pėr mėnyrėn profesionale, me tė cilėn e kishin shqyrtuar ēėshtjen e tij.

 

 

Grupi parlamentar i PD-sė dhe aleatėt pėrshėndesin ndryshimet nė kabinetin qeveritar

 

Deputetėt, ndryshimet nė kabinet priteshin prej kohėsh

 

Burime nga grupi parlamentar i PD-sė shprehen se ndryshimet kanė qenė tė paralajmėruara nga vetė kryeministri, ato nuk ishin tė papritura dhe kanė qenė tė mirėpritura brenda mazhorancės

 

 

Ndryshimet nė qeveri janė pėrshėndetur nga shumica e deputetėve tė koalicionit tė djathtė, tė cilėt besojnė se formatimi i kabinetit qeveritar do tė japė rezultatet e tij shumė shpejt nė kuadėr tė reformave tė premtuara. Burime nga grupi parlamentar i PD-sė shprehen se ndryshimet kanė qenė tė paralajmėruara nga vetė kryeministri, ato nuk ishin tė papritura dhe kanė qenė tė mirėpritura brenda mazhorancės.

Anėtarėt

Ndėrkohė, dhe emrat e rinj tė kabinetit e kanė konsideruar detyrėn e marrė si njė pėrgjegjėsi politike dhe angazhim qė duhet trajtuar mė me seriozitet. Ministrja e re e Integrimit, Majlinda Bregu, e ka cilėsuar emėrimin e saj nė kėtė post si njė sfidė drejt procesit tė integrimit tė Shqipėrisė me BE-nė. “Ky ėshtė njė angazhim qė duhet pėrjetuar me pėrgjegjėsi dhe seriozitet dhe nė kėtė aspekt kjo detyrė ėshtė dhe njė sfidė. Duke pasur parasysh se procesi i integrimit tė Shqipėrisė nė BE ėshtė njė proces jetik pėr vendin, pėrshpejtimi i reformave dhe dhėnia e njė impulsi edhe nė ato fusha, ku ka nevojė mė shumė, ėshtė e rėndėsishme”, - tha Bregu. Ndėrkohė, jo me mė pak pėrgjegjėsi e vėshtron detyrėn e re dhe zėvendėskryeministri i sapoemėruar, Gazmend Oketa. Ish-zėdhėnėsi i Partisė Demokratike, Gazmend Oketa, saktėsoi se “pozicioni i ri ėshtė njė detyrim jo vetėm kundrejt qeverisė sė mazhorancės dhe PD-sė qė mė dha kėtė mundėsi, por dhe njė detyrim kundrejt gjithė shqiptarėve, pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre, politike, pėr tė bėrė gjithė maksimumin e mundshėm nė ēuarjen pėrpara tė reformave dhe pėrmirėsimin e jetės sė tyre”. “Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė dhe njė vlerėsim maksimal pėr kėdo qė arrin njė pozicion tė tillė, por kėtė e shoh si njė pėrgjegjėsi tė jashtėzakonshme dhe njė detyrim pėr tė dhėnė maksimumin e mundshėm, pėr tė harxhuar gjithė energjitė e njohuritė, pėr tė ēuar pėrpara reformat e nisura nga qeveria “Berisha”, - pohoi ai. Propozimi i Oketės pėr postin e zėvendėskryeministrit ishte surpriza mė e madhe gjatė prezantimit qė kryeministri Berisha iu bėri ndryshimeve nė qeveri.

Aleatėt

Ndėrkohė, nė lidhje me ndryshimet nė qeveri janė shprehur dakord dhe aleatėt e PD-sė. Lajla Pėrnaska, deputete e PR-sė tha dje, se ndryshimet nė kabinet janė pėrherė tė domosdoshme, megjithėse, sipas saj, e djathta ka kapacitete edhe mė tė mira. “Mbetem partizane e ndryshimit, ndonėse nuk gjykoj se formati i prezantuar ėshtė zgjedhja mė e mirė, e mundshme. Nuk mund tė flas nė kėto momente pėr cilėsi specifike, por ajo qė mund tė them me siguri ėshtė se brenda koalicionit tonė ka kapacitete tė mrekullueshme qeverisjeje”, - tha Pėrnaska.

 

 

Socialistėt shprehen skeptikė pėr ndryshimet nė kabinetin “Berisha”

 

Majko: Naivitet tė besosh se shkaqet e krizės janė tre emra ministrash

 

Sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Pandeli Majko, tha dje se ndryshimet nė qeveri nuk janė gjė tjetėr vetėm se mbyllje e njė cikli qeverisės dhe hapja e njė tjetri qė nuk do sjellin asgjė tė re. Sipas tij, do tė ishte qesharake tė mendohej se tre persona nė qeveri janė pėrgjegjės pėr krizat e njėpasnjėshme qė ka kaluar vendi gjatė qeverisjes sė parė tė kryeministrit aktual. "Mendoj se kemi mbylljen e njė cikli, qė u quajt qeveria “Berisha 1” dhe hapjen e njė cikli tjetėr qė quhet “Berisha 2”. Duke patur parasysh shqetėsimet, tė cilat nuk janė shprehur thjesht dhe vetėm nga opozita, por kam idenė se njė gjė e tillė u shpreh dhe nė zgjedhjet e 18 shkurtit, qytetarėt ishin tė prirur tė shikonin si problematike te qeveria “Berisha 1”, momente tė tilla si energjia elektrike, sistemi i taksave, problemet e marrėdhėnieve me qytetarin, reforma arsimore, reforma e shėndetėsisė, korrupsioni qė lidhet me kėta sektorė dhe elementė tė natyrave tė tjera, tė cilat natyrisht nuk mund tė bėjnė fajtor ish-ministren e Integrimit, ish-ministrin e Kulturės apo ish-ministrin e Drejtėsisė. Do tė ishte qesharake qė sot, tė thoshim se largimi i kėtyre tre njerėzve, shpėtoi qeverinė apo orientoi njė politikė tė re nė marrėdhėnie me shqetėsimet qė shqiptarėt kanė ndaj qeverisė qė po largohet”, - tha sekretari i pėrgjithshėm i selisė rozė

 

 

LSI: Ndryshimet, janė “arna” pėr tė mbuluar konfliktet brenda mazhorancės

 

Skeptike nė lidhje me ndryshimet nė qeveri ėshtė shfaqur dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim, e cila me anė tė zėdhėnėsit tė saj, politik, Sokol Dervishaj, u shpreh se emrat e rinj tė kabinetit janė njė tjetėr dėshmi e thellimit tė krizės sė mazhorancės. “Mballomat e djeshme. qeveritare, tė cilat ndryshe nga sa priteshin, konsistojnė thjesht dhe vetėm nė ndryshime mekanike emrash ministrash, janė dėshmi e qartė se kjo mazhorancė nuk do tė qeverisė ndryshe dhe mė mirė. Dje, tė gjithė shqiptarėt prisnin tė dėgjonim se ēfarė ka ndryshuar nė filozofinė e qeverisė sė Berishės, se cilat janė prioritetet e saj nė kuadėr tė ndryshimeve qė bėri, ēfarė nuk ka funksionuar nė institucionet qė zėvendėsuan titullarėt e tyre dhe se ēfarė strategjish do tė ndjekė ajo pėr tė nxjerrė vendin nga kriza e thellė, nė tė cilėn ka hyrė. Shpallja e disa ministrave tė rinj, tė cilėt kanė pasur si cilėsi tė pėrbashkėt qė gjatė gjithė kėsaj kohe kanė demonstruar vetėm agresivitet politik, ėshtė tregues i qartė i kriterit tė pėrdorur pėr pėrzgjedhjen e tyre, i cili nė asnjė rast nuk mbėshtetet mbi njė filozofi tė re drejtimi dhe qeverisjeje, por te zhurma agresive dhe thellimi e pėrshkallėzimi i konfliktit me opozitėn”, - tha Dervishaj

 

Sėmuret Erdogan, anulon viztėn pėr nė Shqipėri

 

 

Kryeministri turk, Recep Tayyp Erdogan, ka anuluar vizitėn e parashikuar pėr tė zhvilluar dje, nė vendin tonė, pasi mjekėt nuk e kanė lejuar tė udhėtojė dhe shkak pėr kėtė kanė qenė problemet me shėndetin . Zėdhėnėsi i kryeministrit, Dritan Mishto, bėri tė ditur dje se, pėr arsye shėndetėsore, kryeministri i Republikės sė Turqisė, zoti Recep Tayyip Erdogan, nuk do tė zhvillojė vizitėn e tij, zyrtare, dyditore nė Tiranė, tė parashikuar nė datat 13-14 mars 2007-tė. Kjo vizitė, e detyruar tė shtyhej nė momentet e fundit pėr arsyet shėndetėsore qė ka pasur kryeministri Erdogan, do tė zhvillohet nė njė datė tjetėr.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Organizmat mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare qė veprojnė nė Shqipėri dėnojnė tėrheqjen e opozitės nga zgjedhjet nė Shijak

 

Ndėrkombėtarėt: Bojkoti, pjesė e antivlerave demokratike

 

“E drejta e qytetarėve pėr tė votuar lirisht ėshtė njė element thelbėsor i demokracive dhe ėshtė pėrgjegjėsia e tė gjitha forcave politike ta mbrojnė dhe ta mbėshtesin kėtė tė drejtė. Ne ritheksojmė se bojkotimi dhe pengimi i mbajtjes sė zgjedhjeve tė mandatuara ligjėrisht nuk pėrputhet me vlerat demokratike, euroatlantike”, - thuhet nė deklaratė

 

Komuniteti ndėrkombėtar njėzėri ka dėnuar dje, ashpėr me anė tė njė deklarate tė pėrbashkėt, tėrheqjen nga zgjedhjet e 11 marsit nė zonėn 26 tė Shijakut tė komisionerėve tė majtė. Deklarata e pėrbashkėt e smbasadės sė SHBA-ve, asaj tė Republikės Federale tė Gjermanisė nė cilėsinė e mbajtėses sė Presidencės sė BE-sė dhe Delegacionit tė Komisionit Evropian dhe Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, shprehet se bojkotimi i zgjedhjeve dhe mbajtja peng e tyre nuk pėrputhen me vlerat demokratike tė njė sistemi.

Deklarata

Deklarata shprehet se shqetėsimet nė lidhje me procesin zgjedhor duhet tė adresohen nė institucionet zgjedhore dhe jo tė merren vendime tė njėanshme, tė cilat kanė si synim deformimin e procesit. Sipas deklaratės sė komunitetit ndėrkombėtar, detyra e forcave politike ėshtė t’i japin tė drejtėn qytetarit qė tė ushtrojė vullnetin e tij me anė tė votės, ndėrsa ajo e forcave politike ėshtė qė ta respektojnė dhe mbrojnė kėtė votė. “Ne vėrejmė me keqardhje atmosferėn e trazuar dhe tė tensionuar, nė tė cilėn u mbajtjėn zgjedhjet e pjesshme tė 11 marsit nė Shijak. E drejta e qytetarėve pėr tė votuar lirisht ėshtė njė element thelbėsor i demokracive dhe ėshtė pėrgjegjėsia e tė gjitha forcave politike ta mbrojnė dhe ta mbėshtesin kėtė tė drejtė. Ne ritheksojmė se bojkotimi dhe pengimi i mbajtjes sė zgjedhjeve tė mandatuara ligjėrisht nuk pėrputhet me vlerat demokratike, euroatlantike. Shqetėsimet lidhur me pėrgatitjet e zgjedhjeve dhe mosmarrėveshjet mbi procedurat duhet t’i drejtohen Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė pėrputhje mė ligjin shqiptar. Ne i bėjmė thirrje qeverisė dhe tė gjitha partive politike tė fillojnė tani punėn pėr reformėn zgjedhore, pėr tė cilėn ka nevojė kaq urgjente”, - thuhet nė deklaratė.

Precedenti

Si rrallėherė, komuniteti ndėrkombėtar dhe organizmat mė tė rėndėsishme qė veprojnė nė vend, si ambasada e SHBA-ve, vendi qė mban presidencėn e radhės sė BE-sė, Delegacioni Evropian apo misioni i OSBE-sė, kanė reaguar kaq ashpėr ndaj njė vendimi politik siē ishte ai i bojkotimit tė zgjedhjeve tė 11 marsit nga ana e PS-sė. Duket qartė se deklarata e komunitetit ndėrkombėtar ėshtė mbėshtetur dhe nė vlerėsimet e vėzhguesve, tė cilėt ishin nė vendngjarje dhe verifikuan nga afėr situatėn politike atje. Nė shumė raste, u vėrejt se ikja e komisionerėve tė PS-sė dhe lėnia e detyrės ishte thjesht njė kapriēio politike, duke dhėnė kėshtu njė shembull tė keq tė bashkėpunimit pėr njė proces tė lirė dhe tė ndershėm.

 

 

 

Deklaratė e Pėrbashkėt e Ambasadave tė

Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės,

Republikės Federale tė Gjermanisė, nė cilėsinė e Mbajtėses sė Presidencės sė BE-sė,

Italisė,

Delegacionit tė Komisionit Evropian dhe

Prezencės sė OSBE-sė

nė Shqipėri

 

Ne vėrejmė me keqardhje atmosferėn e trazuar dhe tė tensionuar, nė tė cilėn u mbajtjėn zgjedhjet e pjesshme tė 11 marsit nė Shijak. E drejta e qytetarėve pėr tė votuar lirisht ėshtė njė element thelbėsor i demokracive dhe ėshtė pėrgjegjėsia e tė gjitha forcave politike ta mbrojnė dhe ta mbėshtesin kėtė tė drejtė. Ne ritheksojmė se bojkotimi dhe pengimi i mbajtjes sė zgjedhjeve tė mandatuara ligjėrisht nuk pėrputhet me vlerat demokratike, euroatlantike. Shqetėsimet lidhur me pėrgatitjet e zgjedhjeve dhe mosmarrėveshjet mbi procedurat duhet t’i drejtohen Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė pėrputhje mė ligjin shqiptar. Ne i bėjmė thirrje qeverisė dhe tė gjitha partive politike tė fillojnė tani punėn pėr reformėn zgjedhore, pėr tė cilėn ka nevojė kaq urgjente vendi.

 

 

Partia Socialiste braktis komisionerėt e Shijakut, bojkotin ia faturon iniciativės sė tyre, personale

 

Dade: Komisionerėt u tėrhoqėn me iniciativėn e tyre

 

Menjėherė pas deklaratės sė ndėrkombėtarėve, PS-ja ia ka faturuar komisionerėve braktisjen e detyrės mė 11 mars. Heqja nga vetja e pėrgjegjėsisė nė adresė tė komisionerėve dhe duke ia lėnė fajin “iniciativės” sė tyre, personale pėr bojkotin e zgjedhjeve, e rėndon akoma mė shumė pozicionin e komisionerėve socialistė, tė cilėt duhet tė pėrballen tashmė me pyetjet nė prokurori se kush i detyroi tė tėrhiqen.

 

 

 

Partia Socialiste, pas deklaratės sė dhėnė nga ndėrkombėtarėt, ia ka faturuar bojkotin e zgjedhjeve iniciativės personale tė komisionerėve. Duke mos pėrmendur nė asnjė rast urdhrin politik tė dhėnė nga kupola e kėsaj partie nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe nga vetė kryetari i saj, Edi Rama. Sekretarja pėr marrėdhėniet me jashtė nė PS, Arta Dade, tha dje se komisionerėt u tėrhoqėn si pasojė e presionit psikologjik dhe fizik tė ushtruar nga e djathta, por nė asnjė rast nuk u pėrmend urdhri i dhėnė nga kryesia e PS-sė pėr tėrheqjen e tyre. “Dhuna e ushtruar ndaj komisionereve dhe simpatizantėve tė koalicionit tė majtė nga klanet famėkeqe tė krimit, nė bashkėpunim me struktura tė policise dhe tė mbėshtetur nga deputetė tė djathtė, dhunė qė ēoi nė ushtrim tė presionit psikologjik e fizik, me pasojė tėrheqjen e komisionerėve tė majtė, janė simptoma tė frikshme tė ripėrtėritjes sė njė skenari famėkeq, tashmė tė njohur pėr shqiptarėt nė zgjedhjet famėkeqe tė 1996-tės”, - thuhej nė deklaratėn e lexuar nga Arta Dade

Anashkalimi

Nė fjalėn e saj, sekretarja pėr marrėdhėniet me jashtė u mundua tė justifikojė goditjen qė i dhanė ndėrkombėtarėt selisė rozė, duke dalė jashtė teme dhe duke sjellė nė vėmendje pjesė tė shkėputura nga raporti i OSBE/ODIHR-it, i cili pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se nė shumicėn e tij kritikonte mungesėn e bashkėpunimit nga ana e opozitės nė zgjedhjet e kaluara. Dade u mjaftua duke thėnė se qeveria nuk arriti tė lexonte mesazhin e dhėnė nga ana e kėtyre organizmave ndėrkombėtarė dhe u mundua qė me tone tė ashpra t’ia faturojė kritikat e adresuara nga ndėrkombėtarėt selisė sė saj, diku tjetėr. “Partia Socialiste e Shqipėrisė i bėn thirrje qeverisė dhe Sali Berishės tė heqin dorė nga dhuna, terrori, pėrshkallėzimi ekstrem dhe tensionimi i situatės politike nė vend. Shqipėria nuk mund tė ngelet peng e politikanėve me mentalitete tė vjetra”, - tha Dade.

Braktisja

E megjithėse kanė kaluar tri ditė qė nga zgjedhjet e 11 marsit, askush nga PS-ja nuk ka dalė qoftė edhe njė herė nė media dhe tė denoncojė qoftė edhe njė emėr, i cili nė emėr tė ndonjė force politike ka ushtruar dhunė e presion mbi komisionerėt e saj. Nga ana tjetėr, heqja nga vetja e pėrgjegjėsisė nė adresė tė komisionerėve dhe duke ia lėnė fajin “iniciativės” sė tyre, personale pėr bojkotin e zgjedhjeve, e rėndon akoma mė shumė pozicionin e komisionerėve socialistė, tė cilėt duhet tė pėrballen tashmė me pyetjet nė prokurori se kush ishin personat, tė cilėt i detyruan tė tėrhiqen, ndėrkohė qė dihet fare mirė se tėrheqja nuk erdhi nga asnjė lloj presioni psikologjik apo fizik, por thjesht nga urdhri i Edi Ramės dhe kryesisė sė PS-sė.

 

Nė disa qendra votimi komisionerėt socialistė nuk u tėrhoqėn, duke mos iu bindur urdhrave tė kupolės sė PS-sė

 

Tėrheqja e komisionerėve, urdhri ishte politik

 

Urdhri pėr tėrheqjen e komisionerėve ka qenė politik dhe aspak si pasojė e iniciativės personale tė komisonerėve tė PS-sė. Shumica e tyre ishin thirrur nga Durrėsi pėr tė qenė pjesė nė komisionet e qendrave tė votimit dhe nė asnjė rast nuk iu ka shkuar ndėrmend tė tėrhiqen si pasojė e dhunės psikologjike apo fizike, sepse ajo nuk ka ekzistuar. Pamjet e shfaqura nga “Shijak TV” nga qendra e votimit nė Sallmone, tregonin qartė se urdhri pėr largimin e sekretarit nė kėtė qendėr votimi vinte direkt nga Taulant Balla dhe atij nuk po i bėhej kurrfarė presioni. Nė rast se do ekzistonte njė presion i tillė, nuk kishte pse qėndronte nė kėtė qendėr votimi, ku Balla pretendonte se e kishin marrė peng kryetari i qendrės sė votimit, komisioneri i PS-sė dhe dy anėtarė tė tjerė. Komisioneri socialist thjesht ishte nė lartėsinė e detyrės dhe nuk iu bind urdhrave qė vinin nga lart. E njėjta gjė ka ndodhur dhe nė Jubė-Sukth, ku komisionerėt socialistė nuk iu bindėn urdhrit tė kupolės sė PS-sė. Faktet tregojnė qartė se komisionerėt kanė zbatuar thjesht urdhrin politik tė ardhur nga lart dhe pėrgjegjėsia duhet kėrkuar diku gjetkė.

 

PR-ja vlerėson deklaratėn e ndėrkombėtarėve pėr zgjedhjet

 

Pėrnaska: Skenari i PS-sė ka dėshtuar njėherė e pėrgjithmonė

 

 

Grupi parlamentar i Partisė Republikane vlerėsoi dje, deklaratėn e pėrbashkėt tė ambasadorėve tė akredituar nė Tiranė, qė ishin gjatė gjithė kohės nė terren pėr tė monitoruar procesin zgjedhor nė Shijak. Deputetja e PR-sė, Lajla Pėrnaska, gjatė njė konference pėr shtyp, u shpreh se, "deklarata nėnvizon se bojkotimi dhe pengimi i mbajtjes sė zgjedhjeve tė mandatuara ligjėrisht nuk pėrputhet me vlerat demokratike, euroatlantike, si dhe i bėn thirrje qeverisė dhe tė gjitha partive politike tė fillojnė tani punėn pėr reformėn zgjedhore, pėr tė cilėn ka nevojė kaq urgjente". "Skenari i subjekteve tė majta pėr ta bllokuar procesin deri nė bojkot dhe pėr tė mohuar tė drejtėn e zgjedhėsve pėr tė ushtruar votėn e tyre tė lirė, dėshtoi jo vetėm mė 11 mars nė Shijak, por ka dėshtuar njėherė e pėrgjithmonė nė kėtė vend", - u shpreh zonja Pėrnaska

 

LSI-ja e cilėson si tė drejtė raportin e ndėrkombėtarėve pėr zgjedhjet

 

Dervishi: Duhet tė fillojė urgjent reforma pėr Kodin Zgjedhor

 

Lėvizja Socialiste pėr integrim ka pėrshėndetur dje, deklaratėn e ambasadorėve pėr zgjedhjet e Shijakut dhe ka kėrkuar hartimin sa mė tė shpejtė tė Kodit tė ri Zgjedhor, i cili do i japė fund krizave tė tilla. Zėdhėnėsi politik i LSI-sė, Sokol Dervishi, tha dje, se partia qė ai pėrfaqėson ėshtė kundėr kėsaj fryme nė proceset zgjedhore. “Faktikisht. LSI-ja dhe e gjithė opozita ndajnė tė njėjtin shqetėsim me ambasadorėt. Shqetėsimi i sotėm i ambasadorėve ėshtė njė shqetėsim shumė legjitim dhe i drejtė, sepse procesi i votimeve nė Shijak vetėm nė njė zonė tė vetme u zhvillua nė njė situatė tė acaruar, politike qė mė pas solli atė rezultat qė tė gjithė paraprakisht e prisnin. Praktikisht LSI-ja, por edhe opozita ėshtė kundėr kėsaj fryme nė proceset zgjedhore, prandaj kemi kėmbėngulur pėr njė reformė tė thellė tė procesit zgjedhor pėr tė dalė pėrfundimisht nga kaosi i organizimit tė zgjedhjeve, nė mėnyrė tė tillė dhe pėr tė ndryshuar rrėnjėsisht sistemin zgjedhor, sepse ky sistem zgjedhor qė kemi prodhon vetėm pseudomazhoranca dhe pseudodeputetė.  Pa ndryshuar reformėn zgjedhore, Shqipėria do tė mbetet nė tė njėjtat nivele tė krizės sė bashkėpunimit tė forcave politike”, - tha Dervishaj

 

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

 

 

 

Instituti i Sigurimeve Shoqėrore nis kompensimin e energjisė pėr pensionistėt

 

ISSH: Nga 20 marsi, 500 lekė pėr pensionistėt

 

Pensionisti, nė mėnyrė qė tė plotėsojė kriteret e pėrfitimit tė kėtij kompensimi duhet tė deklarojė emrin, atėsinė, mbiemrin dhe vendbanimin

 

Instituti i Sigurimeve Shoqėrore ka nisur verifikimin e listave tė personave qė do tė pėrfitojnė nga skema pėr kompensimin e energjisė elektrike. Kategoritė shtesė qė do tė pėrfshihen nė kėtė skemė do tė marrin shtesėn prej 500 lekėsh nė muaj, duke filluar qė nga data 20 mars, ndėrkohė qė efektet financiare fillojnė nga data 1 janar. Pėr kėtė kategori, lista emėrore e pėrfituesve tė kompensimit tė energjisė elektrike pėrcaktohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore dhe strukturat rajonale nė vartėsi tė tij, nė bazė tė deklaratės personale tė lėshuar nga pensionisti. Pensionisti, nė mėnyrė qė tė plotėsojė kriteret e pėrfitimit tė kėtij kompensimi duhet tė deklarojė emrin, atėsinė, mbiemrin dhe vendbanimin. Gjithashtu, duhet tė deklarojė numrin e kontratės me degėn e shitjes sė energjisė elektrike shėnuar nė faturėn e shitjes.

Formulari i deklarimit

Tė gjithė pensionistėt qė kanė dorėzuar dokumentet pėr t’u pėrfshirė nė kėtė skemė kanė plotėsuar edhe njė formular deklarimi. Deklarimet qė janė bėrė nga personat qė pretendonin tė pėrfshihen nė skemėn e subvencionimit tė energjisė kanė kaluar nė kontroll tė hollėsishėm. Tashmė, kėtij procesi po i nėnshtrohen edhe kategoritė e reja qė do tė pėrfitojnė nga skema e kompensimit dhe nė rast se do tė verifikohen persona qė kanė bėrė deklarime tė rreme pėr tė pėrfituar nė mėnyrė tė padrejtė nga kjo skemė, ata duhet tė kthejnė menjėherė tė gjitha paratė e pėrfituara. Por nuk ėshtė vetėm ky penaliteti, pasi kėta persona do tė pėrjashtohen pėrfundimisht nga kjo skemė edhe nė rast se pas njė periudhe kohe do tė plotėsojnė kriteret e pėrfitimit. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ISSH-ja iu ka bėrė thirrje pensionistėve qė tė plotėsojnė dokumentacionin e kėrkuar dhe pėr ēdo paqartėsi t'u drejtohen zyrave qendrore pėrmes letrave pėr tė marrė sqarimin e nevojshėm, sepse njė pjesė nuk ka pėrfituar nga mosplotėsimi i saktė i dokumentacionit dhe nga mossaktėsimi i kontratės me KESH-in. Nė bazė tė listave tė pėrfituesve tė mundshėm, ISSH-ja harton pasqyrėn pėrmbledhėse tė numrit tė pėrfituesve dhe kėrkesėn pėr fonde pėr financimin e pagesave. Ndėrkohė, tė gjithė kėta persona qė do tė marrin 500-lekėshin pėr kompensim, gjatė muajit mars do tė marrin pagesėn e 3 muajve sė bashku, pra 1500 lekė.

Kompensimi i energjisė

Pensionistėt qė do tė futen nė skemėn pėr kompensimin e energjisė, me vendimin e Kėshillit tė Ministrave do ta marrin shtesėn prej 500 lekėsh nė muaj qė nga data 20 mars. Pėrveē pensionistėve kryefamiljarė, tashmė pėrfitojnė edhe ato familje ku figurojnė vetėm dy pensionistė, qė nuk kanė persona tė tjerė qė paguhen. Efektet financiare do tė fillojnė qė nga data 1 janar. Rreth 30 mijė pensionistė kanė pėrfituar shumėn prej 500 lekėsh nė muaj pėr kompensimin e rritjes sė ēmimit tė energjisė elektrike. Sipas parashikimeve, numri i pensionistėve qė duhej tė pėrfitonin nga ky vendim arrinte nė 83 mijė persona, por aktualisht atė e marrin vetėm 30 mijė. Nga kriteret kryesore pėr tė pėrfituar kompensim ishte qė pensionisti tė mos kishte detyrime tė prapambetura ndaj Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare, si dhe qė kontrata me KESH-in tė jetė nė emrin e pensionistit pėrfitues. Pikėrisht kėto dy kritere kanė bėrė qė numri i pėrfituesve tė jetė vetėm 30 mijė, por Instituti i Sigurimeve Shoqėrore iu ka kėrkuar pensionistėve qė t’i plotėsojnė kėto dhe tė paraqiten pėr tė marrė shtesėn prej 500 lekėsh nė muaj.

 

 

 

 

Ministria e Arsimit, studim pėr punėn e arsimtarėve

 

MASH-studimi: A janė tė kėnaqur mėsuesit me punėn e tyre

 

Ministria e Arsimit ka njoftuar dje se do tė zhvillojė njė studim tė quajtur “A janė tė kėnaqur mėsuesit me punėn e tyre”, i cili konsiston nė studimin e punės sė tė gjithė punonjėsve tė arsimit bazė, pra me qėllim qė tė gjejė se sa tė kėnaqur janė mėsuesit e shkollave bazė dhe tė mesme, lidhur me marrėdhėniet e punės dhe kushtet e mėsimdhėnies nė shkollat ku ata punojnė. Progresi i zbatimit tė projektit “Cilėsi dhe Barazi nė Arsim” ( EEE-P Education Excellation and Equality Program) do tė monitoret nėpėrmjet sistemit tė disa indikatorėve tė projektit, tė cilėt pėrfshijnė informacionin lidhur me inputin, procesin dhe rezultatin e projektit. Njė nga rezultatet kyēe tė EEE-P-sė ėshtė edhe rritja e shkallės sė kėnaqėsisė sė mėsuesve nė punė, tė tilla si kushtet e punės, mbėshtetja pėr tė ndryshuar, mundėsitė pėr zhvillim profesional, mjedisi i mėsimdhėnies, lehtėsitė, materialet, paga dhe manaxhimi. Ky tregues do tė pėrllogaritet ēdo vit mbi bazėn e anketimeve tė mėsuesve tė pėrzgjedhur rastėsisht nga arsimi parauniversitar dhe do tė jetė pjesė e sistemit tė indikatorėve tė performancės sė sektorit tė arsimit. Pritet qė gjatė implementimit tė projektit, ky tregues tė shkojė nė rritje, pasi pėrbėn njė kėrkesė tė pėrmirėsimit tė qėndrueshėm tė cilėsisė sė mėsimdhėnies dhe mėsimnxėnies. Ėshtė e rėndėsishme qė indikatori i pėrllogaritur nga ky studim do tė bėhet pjesė e informacionit statistikor qė pėrgatitet nė MASH. Pėr tė bėrė tė mundur realizimin e kėtij studimi kėrkohet asistenca teknike e njė kompanie lokale qė ka eksperiencė nė kėtė fushė. Njė nga nismat e MASH-it pėr rritjen e motivimit tė mėsuesve nė punė ėshtė edhe rritja e pagave me afėrsisht 23%, vitin e kaluar, 2006. MASH ėshtė i pari dikaster qė firmos njė Memorandum Bashkėpunimi me njė bankė (Raiffeisen) pėr kredi preferenciale deri nė 800 euro, nė pėrmirėsim tė jetesės sė punonjesve tė saj, mėsuesve. Gjithashtu, vitin e fundit janė ndėrmarrė nisma serioze pėr njė kuadėr mė cilėsor trajnimesh pėr mėsuesit nė punė, por edhe pėr hartimin e Kornizės Kombėtare tė Kualifikimeve.

 

 

BOX

Ēfarė ka bėrė MASH-i pėr arsimtarėt

 

1. Rritja e pagave, me afėrsisht 23%, vitin e kaluar 2006.

2. Kredi preferenciale nga banka “Raiffesen”. Mėsuesit mund tė marrin njė kredi deri nė 800 euro me kushte preferenciale. Nisma e parė e tillė qė ndėrmerr njė dikaster nė favor tė punonjėsve tė saj.     

3. Kuadėr mė cilėsor trajnimesh pėr mėsuesit,

4. Me anėn e reformės sė “Altertekstit”, mėsuesi ka mė tepėr kompetenca.   

5. Mė tepėr vendimmarrje pėr lėndėn, nė kuadėr tė rritjes sė autonomisė shkollore.

6. Me gjithė kėto nisma, mė tepėr vemėndje dhe respekt ndaj figurės sė mėsuesit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Raporti i ILO-s thotė se, femrat janė mė tė diskriminuara nė punė dhe pagė

 

Femrat pėrfitojnė 90% tė pagės sė burrave

 

Njė rishikim i statistikave ekzistuese dėshmon se, nė shumicėn e ekonomive, gratė, ende fitojnė 90 pėr qind ose edhe mė pak tė asaj qė fitojnė kolegėt e tyre meshkuj

 

Organizata ndėrkombėtare e punės, ILO, nė bazė tė njė raporti tė ri vė nė dukje “Feminizmin e varfėrisė nė punė”. Sipas kėtij raporti, numri i grave qė marrin pjesė nė tregun e punės apo qofshin nė kėrkim aktiv tė punės ėshtė tepėr i lartė. Problematika e kėtyre grave qėndron edhe nė diskriminimin e sistemit tė vlerėsimit tė pagave. “Pavarėsisht njėfarė progresi, shumė gra janė ende tė lidhura pas punėve mė pak tė paguara, shpesh nė ekonominė informale me mbrojtje ligjore tė pamjaftueshme, mė pak ose aspak mbrojtje shoqėrore dhe me njė shkallė tė lartė pasigurie”, - thotė Juan Somavia, drejtor i pėrgjithshėm i ILO-s. “Promovimi i punės sė denjė si njė instrument fondamental nė kėrkesėn globale pėr barazi gjinore do tė ēojė nė rritjen e tė ardhurave dhe mundėsive pėr gratė dhe nxjerrjen e familjeve prej varfėrisė”, - shton ai. Njė rishikim i statistikave ekzistuese dėshmon se, nė shumicėn e ekonomive, gratė ende fitojnė 90 pėr qind ose edhe mė pak tė asaj qė fitojnė kolegėt e tyre meshkuj. Pra, kjo gjė ndodh edhe kur femrat kryejnė tė njėjtėn punė sikurse edhe meshkujt. Statistikat ekzistuese dėshmojnė se, nė shumicėn e ekonomive, gratė, ende fitojnė 90 pėr qind ose edhe mė pak tė asaj qė fitojnė kolegėt e tyre meshkuj. Sipas raportit, edhe nė profesionet qė janė “pėr femra” si: infermieria dhe arsimi mungon barazia gjinore nė paga.

Arsimimi

Njė ndėr faktorėt qė ndikon nė diferencat midis grave dhe burrave nė punė ėshtė dhe arsimimi. Nė bazė tė rezultateve tė nivelit tė arsimimit tek femrat del se, shumica e tyre nuk e kanė pėrfunduar arsimin e lartė ose e kanė ndėrprerė atė. Por njė ndėr problemet, tė cilat indentifikohen edhe nė Shqipėri ėshtė ndalimi i vajzave pėr tė mbaruar qoftė edhe arsimin fillor, qė i rėndon shanset qė ato kanė pėr tė pėrcaktuar tė ardhmen e tyre. Megjithatė, nė bazė tė kėtij raporti, theksohet se, ka njė ngadalėsi tė nivelit tė diferencimit tė grave nė punė. Raporti nxjerr pėrfundimin se, krijimi i punėve adekuate tė denja dhe produktive pėr gratė ėshtė i mundshėm.

Varfėria

Studimi vėren se, sa mė i varfėr tė jetė rajoni, aq mė shumė gjasa ka qė gratė tė punojnė nė pėrqindje mė tė lartė se burrat nė punė tė papaguara nė familje ose si punėtore qė punojnė pėr llogari tė tyre dhe qė sigurojnė pak tė ardhura.

Nė rajonet mė tė varfėra tė botės, pjesa e punėtoreve femra kontribuese tė familjes nė numrin e pėrgjithshėm tė tė punėsuarve ėshtė ende shumė mė e lartė se ajo e burrave, nė kushtet kur gratė kanė mė pak gjasa tė jenė punėtore me pagė. 

Strategjia pėr barazinė nė punė

ILO, organizata ndėrkombėtare e punės nėnvizon nė raportin e saj mė tė fundit pėr punėsimin e grave se, pėr zvogėlimin e kėsaj diference kėrkohet punė dhe ndjekja e politikave tė posaēme. Sipas raportit, globalizimi mund tė ndihmojė pėr tė ngushtuar diferencėn nė tė ardhura pėr disa profesione. Ndėr tė tjera, gjetja e vendeve tė pėrshtashme pėr gratė ėshtė njė zgjidhje. Politikėbėrėsit, sipas tyre, nuk duhet qė vetėm ta vendosin punėsimin nė qendėr tė politikave sociale dhe ekonomike, por duhet tė pranojnė gjithashtu se, sfidat qė pėrballin gratė nė botėn e punės kėrkojnė njė ndėrhyrje tė ndėrtuar pėr nevoja specifike. Ndėr tė tjera pėrmendet edhe rritja e nivelit tė arsimimit pėr femrat.

Alketa Alia

 

BOX

 

Statistikat e BE-sė pėr punėsimin e grave

 

Nė vitin 2006, ILO vlerėsoi se, 1.2 miliardė nga 2.9 miliardė punėtorė nė botė janė gra. Por, nga ana tjetėr, ILO deklaron se, mė shumė gra se kurrė mė parė janė tė papuna (81.8 milionė), tė lidhura me punė bujqėsore apo shėrbime qė kanė rendiment tė ulėt, qė marrin pagė mė tė ulėt pėr tė njėjtėn punė si burrat. Nė ekonomitė e zhvilluara dhe BE, nė Europėn Qendrore dhe Lindore (ku bėn pjesė edhe Shqipėria), nė ish-vendet e Bashkimit Sovjetik dhe nė Azinė Lindore, rreth 80 gra pėr 100 burra janė ekonomikisht aktive. Nė Afrikėn Subsahariane, raporti ėshtė 75 gra pėr 100 burra, nė Azinė Juglindore dhe Pacifik, ai ėshtė 73 pėr 100 dhe nė Amerikėn Latine dhe Karaibe, 69 pėr 100. Nivelet e ulėta tė pagave tė grave i atribuohen rritjes sė ulėt ekonomike nė BE dhe, nė veēanti, pėrkeqėsimit tė kushteve tė tregut tė punės nė shtetet e reja anėtare. Nė shumė vende europiane, gratė vazhdojnė tė jenė tė punėsuara nė mėnyrė disproporcionale nė sektorė qė paguhen mė pak. Pėr shembull, nė Britaninė e Madhe, 60% e grave janė tė punėsuara nė dhjetė profesione qė konsiderohen mė pak tė paguara si, shėrbime pėrkujdesje, arkėtare, shėrbime gatimi, pastrim dhe punė zyre.

 

 

 

 

Dimension i ri pėr projektet franceze nė bujqėsi

 

Ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana, me ftesė tė ministrit francez tė Bujqėsisė e Peshkimit, Dominik Bysėro, mori pjesė ditėt e fundit nė takimin ndėrkombėtar tė bujqėsisė qė u zhvillua nė Paris. Burime nga kjo ministri shprehen se, nė takimin ndėrkombėtar tė bujqėsisė, qė ėshtė njė ndėr veprimtaritė mė tė mėdha tė bujqėsisė europiane e botėrore, morėn pjesė rreth 20 ministra tė Bujqėsisė tė Europės e mė gjerė. Nė kėtė aktivitet, ministri Gjana u takua dhe diskutoi me homologun francez pėr problemet e bashkėpunimit nė fushat qė mbulojnė dy ministritė, nė drejtim tė transferimit tė teknologjive dhe pėrmirėsimin racor blegtoral. Ministri Gjana falenderoi pėr mbėshtetjen e qeverisė franceze, pėr interesin e Francės ndaj vendit tonė, pėr projektet franceze nė Shqipėri si dhe pėr pėrmirėsimet racore nė gjedh dhe nė tė imėta, ndėrkohė qė operatorėt francezė siguruan pėr vazhdimėsinė e projekteve tė tyre edhe nė sektorė tė tjerė tė bujqėsisė dhe ushqimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RAJONI

 

Ndihmėssekretari i shtetit pėr ēėshtjet e Europės, Daniel Fried, flet pas vizitės nė Serbi dhe Kosovė

 

SHBA, optimiste pėr miratimin e planit Ahtisari nė KS

 

“Nuk do tė pandehja se do tė ketė njė veto tė Rusisė. Ne, deri tani, kemi bashkėpunuar me rusėt dhe qėllimi ynė ėshtė ta vazhdojmė kėtė bashkėpunim”, - thotė Daniel Fried

 

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės edhe njėherė janė shfaqur optimiste pėr njė arritje tė pajtueshmėrisė nė Kėshillin e Sigurimit lidhur me dokumentin e Marti Ahtisarit pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Me kėtė, Washingtoni sikur deshi t’i demantojė skeptikėt pėr njė bllokadė tė mundshme, duke parashikuar njė kompromis midis vendeve anėtare me tė drejtė vetoje dhe duke rikujtuar bashkėpunimin e deritanishėm me to nė Grupin e Kontaktit si dhe mbėshtetjen e Rusisė pėr planin Ahtisari nė tė gjitha fazat. 

“Nuk do tė pandehja se do tė ketė njė veto tė Rusisė. Ne, deri tani, kemi bashkėpunuar me rusėt dhe qėllimi ynė ėshtė ta vazhdojmė kėtė bashkėpunim”, - tha Daniel Fried, ndihmėssekretar i shtetit pėr ēėshtjet e Europės, nė njė takim me gazetarė, pas kthimit tė tij nga vizita nė Kosovė dhe nė shtete tė tjera tė Ballkanit. Fried, mė tej tha se, njė shumicė e moderuar nė tė gjithė rajonin e mbėshtet dokumentin e Ahtisarit, i cili tha se ėshtė shumė mė i mirė se vazhdimi i gjendjes sė tanishme. “Do tė ketė ekstremistė qė do tė inskenojnė provokime, mirėpo bashkėsia ndėrkombėtare po e mbėshtet njė zgjidhje qė u siguron tė drejta tė gjithė banorėve tė Kosovės, e sidomos komunitetit serb. Kjo ėshtė njė situatė shumė mė e mirė se njė gjendje e pashpresė dhe pa zgjidhje e statusit. Nė njė rast tė tillė do tė kishte shumė mė tepėr probleme dhe shumė mė tepėr gjakderdhje”, - tha nė Washington ndihmėssekretari Daniel Fried. Ai hodhi poshtė edhe pohimet e zyrtarėve serbė se pavarėsia e Kosovės do tė pėrbėnte njė presedan tė rrezikshėm nė historinė e Kombeve tė Bashkuara.

“Kosova nuk pėrbėn presedan pėr asnjė rajon tjetėr, as pėr Abkhazinė, as pėr Osetin Jugore, as pėr Ceceninė, apo Korzikėn a Teksasin”, - tha zyrtari i lartė amerikan, duke shtuar se, Shtetet e Bashkuara do ta thonė kėtė sa herė qė ėshtė e nevojshme. Duke sqaruar mė tej pozitėn e veēantė tė Kosovės, Fried tha se, nė shumė vende tė botės ekzistojnė probleme midis bashkėsive shumicė dhe pakicė, ku ka edhe tendenca separatiste. "Mirėpo nuk ka asnjė situatė tjetėr nė botė tė ngjashme me Kosovėn. Nuk ka njė vend ku Kombet e Bashkuara kanė udhėhequr nė njė territor pėr tetė vjet, nuk ka njė rast kur NATO-ja ka qenė e detyruar tė ndėrhyjė pėr tė ndalur njė proces tė pastrimit etnik", - theksoi Frid. Nė fund, ndihmėssekretari Fried nuk ka dashur t’i pėrgjigjej pyetjes, nėse Washingtoni do tė njihte nė mėnyrė unilaterale pavarėsinė e Kosovės nė rast tė vetos ruse nė Kėshillin e Sigurimit.

 

 

 

Di Carlo: Plani i Ahtisarit shpie nė njė Kosovė stabile 

 

Rozmari di Carlo, zėvendėse e ndihmėssekretarit amerikan tė Shtetit tha se, propozimi i kryenegociatorit Marti Ahtisari do tė shpierė nė njė Kosovė mė stabile dhe prosperuese pėr tė dyja palėt. "Ne mendojmė se Ahtisari ka bėrė njė punė jashtėzakonisht tė mirė. Ai ka treguar fleksibilitet dhe ajo qė ka prodhuar ai janė kompromiset pėr tė dyja palėt", - tha Di Carlo, duke shtuar se, nė dokumentin e Ahtisarit ekzistojnė disa kompromise shumė tė forta. Di Carlo tha se ėshtė koha qė tė inkurajohen palėt pėr t'u bashkuar rreth propozimit tė Ahtisarit dhe tė gjejnė hapėsirė tė pėrbashkėt. 

 

 

Strasburg

 

Parlamenti Europian mbėshtet planin e Ahtisarit

 

Parlamenti Europian votoi mbrėmė pėr tė mbėshtetur planin e kryenegociatorit Marti Ahtisari pėr statusin e Kosovės. Parlamenti Europian theksoi se, ky propozim ishte i "rėndėsisė mė tė lartė pėr stabilitetin dhe zhvillimin e tė gjithė rajonit". Mė tutje ėshtė thėnė se parlamenti shpreson qė Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara do tė miratojė shpejt rezolutėn e re pėr Kosovėn, tė bazuar nė planin e Ahtisarit. Nė kėtė kuadėr, parlamenti ėshtė shprehur i gatshėm qė tė lejojė fonde shtesė tė Bashkimit Europian pėr Kosovėn.

 

 

Moskė

 

Ėshtė herėt qė KS tė shqyrtojė planin e Ahtisarit

 

Rusia tha se ėshtė shumė herėt pėr Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara qė tė shqyrtojė planin e propozuar pėr statusin e Kosovės dhe se nevojiten negociata tė reja ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Ministria e Jashtme tha se ėshtė i "parakohshėm" vendimi qė kryenegociatori Marti Ahtisari tė dorėzojė propozimin e tij brenda muajit nė Kombet e Bashkuara, megjithė dėshtimin e bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. "Pa marrėveshje ndėrmjet palėve, tė bazuar nė kompromis, kėto propozime nuk mund tė garantojnė zgjidhje stabile dhe afatgjatė. Ėshtė e nevojshme qė tė vazhdojnė konsultimet e paanshme", - tha Ministria e Jashtme e Rusisė.

 

 

Rohan merr rrugėn pėr New York

 

Albert Rohan, zėvendėsi i tė dėrguarit tė OKB-sė pėr Kosovėn, ka udhėtuar dje pėr nė New York, ku do ta paraqesė propozimin pėr statusin e Kosovės, para Kėshillit tė Sigurimit. Nė New York, Rohan do tė dėrgojė versionin pėrfundimtar tė negociuar mes palėve si dhe propozimin e saktė pėr statusin e Kosovės, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i UNOSEK-ut, Remi Durlo. Durlo ka thėnė se, nė propozimin pėr statusin nuk ka paqartėsi dhe se statusi i ardhshėm i Kosovės propozohet qartė nė dokumentin e Ahtisarit.

 

 

Berisha nė Strasburg kėrkon pėrkrahje pėr pavarėsinė

 

Kryeparlamentari, Kolė Berisha, ka takuar nė Strasburg kryetarin e Parlamentit tė Europės, Hans-Gert Pottering, kryetarin e Komisionit pėr Marrėdhėnie me Jashtė, Jacek Saryusz-Wolski, autorin dhe raportuesin e rezolutės pėr tė ardhmen e Kosovės, Joost Lagendijk, si dhe grupe deputetėsh tė formacioneve tė ndryshme politike nė PE. Berisha ka bėrė thirrje qė PE-ja ta votojė rezolutėn pėr Kosovėn nė Seancėn Plenare tė Parlamentit Europian, e cila, megjithatė nuk ėshtė votuar mbrėmė. Kryetari i Kuvendit takoi edhe autorin e rezolutės pėr tė ardhmen e Kosovės, Joost Lagendijk, tė cilin e ka falėnderuar pėr formulim tė saktė nė kėrkesėn pėr pavarėsinė e Kosovės, njofton Zyra pėr Marrėdhėnie me Mediat e Kuvendit tė Kosovės.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

 

 

Piktori Nestor Jonuzi rikthehet me 50 akuarele nė Galerinė Kombėtare tė Arteve

 

Jonuzi, gjithnjė brenda lojės sė zgjedhur     Dhurata Hamzai

-Natyra nė akuarelin e Nestor Jonuzit ėshtė e transmentuar shumė mė tepėr si ndjesi dhe emocion. Kėshtu e merr edhe vet piktori jetėn, ndėrsa duke endur qetėsisht cilėndo nga veprat (dhe pa sforcimin tekanjoz  pėr t’u dukur shumė modern), piktorit Nestor Jonuzi i shpėrthen simbolika e modernitetit vetvetiu, duke e vulosur pikturėn e tij me mė shumė jetėgjatėsi

 

 

Piktori Nestor Jonuzi u “rikthye” ditėn e hėnė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve me njė ndjesi mė tė mirė se ajo qė kishte provuar pak kohė mė parė gjatė karrierės sė tij tė shkurtėr si drejtor i kėtij institucioni. Rikthehet mė i gėzuar, sepse pėruron njė ekspozitė me 50 vepra, tė cilat ishin kryesisht punime nė akuarel, peizazhe, kompozime dhe portrete. Ishte njė numur i madh pjesėmarrėsish nė kėtė ekspozitė, qė niste qė nga miqtė e shumtė tė piktorit, artistė, politikanė, shkrimtarė e tė rinj e tė reja, ndėrsa nė ato momente tė ēeljes sė ekspozitės ishte i pranishėm edhe ministri i kulturės, Bujar Leskaj, i cili pak kohė mė parė kishte firmosur edhe shkarkimin e piktorit nga posti i drejtorit tė GKA-sė. Bota e artistit ėshtė e paparishikueshme, sepse pėrveē shenjave tė ngazėllimit rreth emocioneve tė veprave qė ai krijon, tė gjitha tė tjerat kalojnė pa lėnė mė asnjė gjurmė. Asnjė shenjė mėrie nuk i ka mbetur kėtij piktori nga largimi qė i bėn prej postit tė drejtorit tė Galerisė Kombėtare tė Arteve. Duke e ndjerė prej kohėsh se ėshtė pėrveē vetvetja nė krijimtarinė e tij, Nestor Jonuzi ditėn e hėnė e ēeli ekspozitėn me fjalė tė thjeshta, madje duke qeshur e duke iu drejtuar pjesėmarrėsve me kėto fjalė: “Sot unė jam njė artist dhe ju keni ardhur nė ekspozitėn time. Unė jam piktori Nestor Jonuzi. Vij para jush pa asnjė hipokrizi. Ju kam pritur me gjithė zemėr nė ditėn e ekspozitės sime”. Fjalėt e tij tė thjeshta i kanė lėnė kohėn e duhur ministrit tė Kulturės, Bujar Leskaj, qė tė reagojė me kėto fjalė: “Duke i uruar mikut tim piktor, Nestor Jonuzit, suksese tė pėrzemėrta nė kėtė ekspozitė, unė mendoj se ai po rikthehet nė shtėpinė e tij, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve si njė artist i vėrtetė. Po i them kėto fjalė, pa letėr pėrpara, pa patur frikė se bėj sot ndonjė gabim politik. Por, ju them se asnjė ministėr nuk ėshtė i pėrhershėm, asnjė drejtor nuk ėshtė i pėrhershėm dhe as njė kryeministėr nuk ėshtė i pėrhershėm. Ai qė ėshtė vėrtet i pėrhershėm ėshtė artisti, ėshtė piktori Nestor Jonuzi”. Kėto fjalė tė shprehura me pėrzemėrsi nga Ministri i Kulturės, nė ditėn e fundit tė postit, pjesėmarrėsit i kanė duartrokitur, duke ndjekur mė pas edhe njė vlerėsim tė poetit Dionis Qiriziadhi pėr veprėn e piktorit e duke vijuar, mė pas, nė sallėn Nr. 2. tė ekspozitave nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Ajo qė erdhi nė sytė e ēdo vizitori ka qenė me tė vėrtetė njė pamje interesante, ku spontaniteti dhe ngacmimet impulsive tė njė krijuesi tė vėrtetė pėrvijonin nga njėra tablo nė tjetrėn cilėsi tė veēanta dhe tepėr individuale tė shprehjes artistike. Mėnyrėn origjinale tė qasjes sė pėrhershme tė pikturės sė Jonuzit nė mjedisin e artit shqiptar, piktori i njohur, Sali Shijaku, e ka pėmbledhur me kėto fjalė: “Sytė tanė tė joshur nga shkėlqimi brilant i ngjyrave tė vajit, sikur gjejnė prehje nė magjinė e njė koloriti kaq delikat e transparent”. “E kam zili Nestorin se ėshtė vetvetja!”, pohon njė miku i tij piktor”, ndėrsa njė tjetėr piktor i talentuar, Agim Sulaj, me banim na Itali, pat thėnė para disa kohėsh se: “Kur kam qenė nė shkollėn e pikturės nė Vlorė, sa herė e shihja tė kalonte Nestor Jonuzin, me dosje nėn sqetull, unė e adhuroja atė, sepse i adhuroja ngjyrat e tij dhe stilin e tij delikat nė atė kohė kur shumė gjėra nuk ishin siē duhej nė veprat e artit tė realizmit socialist”. “Nestori ėshtė njė piktor lirik i rrallė”, ka pohuar Agim Sulaj. Ndėrsa mjeshtri i pikturės, Sali Shijaku, pėrpiqet ta ēmojė nė maksimum ruajtjen e linjės sė pikturės sė Nestor Jonuzit tė shprehur nė akuarel. Pėr kėtė veti tė piktorit ai pohon se “Spontaniteti dhe ngacmimet impulsive qė karakterizojnė stilin e njohur liriko-simbolik tė autorit, spikasin edhe mė dukshėm nė kėtė gjini (akuarel), ku ato vijnė si cilėsi tė veēanta tė shprehjes artistike”. Tė gjitha vlerėsimet e marra nė vite si piktor, Nestor Jonuzi i ka fituar gjatė njė pėrvoje tė pėrftuar nga tė kuptuarit nė vetvete tė mjeshtėrisė sė paralindur. Falė pėrvojės sė mjeshtėrisė (gjithnjė brenda lojės sė zgjedhur), piktori nuk tė lodh pėr ta ndjekur ligjėratėn e tij figurative tė vijave, ngjyrave dhe formave, qė “gjithnjė shtjellohen me art, nė shėrbim tė njė zgjidhjejeje interesante e bashkėkohore, por edhe qė ruajnė pėrherė freskinė e tė prekurės sė parė”, sipas piktorit Sali Shijaku. Mė nė fund, tė mbledhura nė njė ekspozitė, veprat nė akuarel tė Jonuzit kanė drejtuar vėmendjen e botės sė artit drejt ekzistencės sė tyre. “Nė tė gjitha veprat e mėpasshme, jo vetėm nė peisazhe, por edhe nė portrete e kompozime, akuarelet kanė pasur e kanė virtuozitetin e penelatave elegante, duke sjellė nė ēdo krijim butėsinė dhe elegancėn e penelatave tė rralla, tė lakmueshme nga ēdo artist”, ka theksuar piktori i njohur Skėnder Kamberi. Transparencėn e ngjyrave, qė evidentohet nė akuarelet e piktorit e kanė pohuar edhe kritikė tė tjerė arti si Edi Hila, Harrallamb Fandi, Aleksandėr Babe, etj. Natyra nė akuarelin e Nestor Jonuzit ėshtė e transmentuar shumė mė tepėr si ndjesi dhe emocion. Kėshtu e merr edhe vet piktori jetėn, ndėrsa duke endur qetėsisht cilėndo nga veprat (dhe pa sforcimin tekanjoz  pėr t’u dukur shumė modern), piktorit Nestor Jonuzi i shpėrthen simbolika e modernitetit vetvetiu, duke e vulosur pikturėn e tij me mė shumė jetėgjatėsi.

 

 

 

Pasaporta e Artit

 

Nestor Jonuzi ka njė karrierė tė gjatė piktorike qė nga koha e diplomimit nė Akademinė e Arteve nė Tiranė, nė vitin 1967. Ka punuar si pedagog i pikturės nė Liceun Artistik “Naim Frashėri” tė qytetit tė Vlorės. Nga viti 1983 ushtron aktivitetin e tij si profesionist i lirė. Nė Tetor tė vitit 2005 emėrohet Drejtor i Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. Qėndron nė kėtė detyrė deri nė nėntor 2006. Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė dhe nga viti 1990-1992 ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Vlorės. Piktori Nestor Jonuzi ėshtė vlerėsuar edhe me titujt e nderit si “Piktor i Merituar”, “Piktor i Popullit” dhe me Urdhrin “Naim Frashėri” ( tė klasit tė parė). Ėshtė fitues i ēmimeve kombėtare nė konkurset e arteve figurative tė zhvilluara nė 1970, 1974, 1981. Ekspozita personale qė u ēel tė hėnėn nė GKA do tė qėndrojė aty deri 20 mars.

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

Bashkė me magazinierin nė hetim edhe dy tė rinj

 

Futi hashash nė qeli,

mbetet vetė nė burg

 

Ish-magazinieri i burgu 302, Robert Xhaferi, qė u arrestua tri ditė mė parė me dy qese hashash nė korridoret e kėtij burgu, do mbetet nė qeli deri nė fund tė hetimeve

 

Mbetet nė qeli ish- magazinieri i burgu 302, Robert Xhaferi, qė u arrestua tri ditė mė parė me dy qese hashash nė korridoret e kėtij burgu. Gjykata e Tiranės ka shqyrtuar dje, kėrkesėn e depozituar ditėn e hėnė nga prokuroria pėr tė caktuar masėn e sigurisė pėr kėtė shtetas. Pas shqyrtimit tė provave qė deri mė tani prokuroria ka mundur tė gjejė pėr kėtė dosje hetimore, gjykata ka vendosur qė ish- magazinierin Xhaferi ta lėrė nė burg pa afat. Ndėrsa pritet qė njė masė disiplinore tė marrė edhe i dėnuari, i cili ka porositur Xhaferin pėr hashashin. Nė tė njėjtėn dosje prokuroria ėshtė duke hetuar nė gjendje tė lirė tė miturit Lurand Ll, 17 vjeē dhe Ted K, 17 vjeē,  pėr “moskallėzim tė krimit” si dhe 16-vjeēarin Geri K, pėr veprėn penale tė “prodhimit dhe shitjes sė lėndėve narkotike”, i cili ėshtė larguar. Kėta tė fundit i kanė kėrkuar Xhaferit tė ēonte nė dhomat e paraburgimit disa sende.

Arrestimi

Sipas akuzės, magazinieri i brendshėm i institucionit, Robert Xhaferri, kishte pėr detyrė qė gjatė gjithė ditėve tė javės tė mblidhte kėrkesat e tė paraburgosurve pėr blerjen e ushqimeve, rrobave apo sendeve tė tjera dhe t`i blinte ato me lekėt qė tė burgosurit kishin tė depozituara nė llogaritė e tyre pranė financave tė institucionit. Pas marrjes sė kėrkesave, magazinieri Xhaferri ēdo tė shtunė bėnte pazaret pėr tė paraburgosurit e kėtij institucioni, duke i blerė sendet e kėrkuara dhe duke dorėzuar faturėn pėrkatėse. Sendet e blera prej tij, gjatė sė shtunės sė kaluar, i janė nėnshtruar kontrollit rutinė pėr sende tė paligjshme dhe ka rezultuar se brenda njė palė kėpucėsh tė reja ishin futur dy qese tė vogla hashashi. Menjėherė pas gjetjes sė kėtyre qeseve, oficeri pėrkatės i rojeve ka lajmėruar titullarin e burgut, sipas procedurave tė institucionit dhe ky i fundit ka lajmėruar policinė dhe organet hetimore. Tė mbėrritur nė mjediset e paraburgimit 302, punonjėsit e policisė kanė sekuestruar dy qeset me drogė e mė pas i kanė vėnė prangat magazinierit Xhaferri. Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve ka pezulluar 45-vjeēarin, menjėherė sapo ėshtė mėsuar skandali. Ndėrkohė ėshtė pezulluar edhe vėllai i magazinierit tė arrestuar. Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve ka marrė si masė paraprake pezullimin nga detyra tė shefit tė Burimeve Njerėzore, Androkli Xhaferri, i cili ėshtė vėllai i policit tė arrestuar. Burime nga ky institucion pohojnė se kjo masė ėshtė marrė pas kapjes sė vėllait tė tij me drogė, nė mėnyrė qė tė mos dyshohet se ai do ketė ndikime nė ecurinė e hetimeve.

 

 

“Segmenti”.. i drogės, nė hetim njė polic

 

 “Segmenti i ndėrprerė”, operacioni mė i madh i Antidrogės sė Tiranės, pritet tė ketė mė shumė tė pandehur nė listė. Sipas hetimeve tė policisė dhe prokurorisė, dyshohet se njė punonjės i policisė tė jetė i implikuar nė kėtė rrjet tė trafikut tė drogės. Mėsohet se agjenti i infiltruar ka kapur njė kontakt tė trafikantėve dhe njė kolegut tė tij. Gjatė operacionit policor u kapėn 27 kg e 480 gr heroinė dhe 445 gr kokainė. Kjo sasi droge mban vendin e parė, pas kapjes sė 15 kilogramėve pak vite mė parė, nė linjėn e autobusėve Tiranė- Athinė. Droga u kap si rezultat i survejimit tė lėvizjeve tė dy personave tė arrestuar, pasi oficeri i Antidrogės qė infiltrohet me grupe trafikantėsh, kishte lajmėruar pėr njė ngarkesė tė madhe qė pritej pėr nxjerrje nga vendi. Tė arrestuarve, Kujtim Karamuēa dhe Adhurim Nela, iu janė gjetur edhe dy pistoleta me silenciator dhe dy makina.

 

 

 

Toshi, vrasėsi i basketbollistėve nėn akuzė edhe pėr prostitucion

 

 

Nė gjyqin nė ngarkim tė Damiano Toshit, i akuzuar pėr trafik prostitucioni, pritet tė dėgjohet dėshmia e vajzės, e cila kė bėrė edhe denoncimin nė polici pėr kėtė shtetas. Damiano Toshi, njėri prej anėtarėve tė bandės, e cila njihej me emrin “Banda e Ēobenjve” nė Korēė, ėshtė duke u gjykuar nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda pėr njė tjetėr akuzė. Ndėrsa gjykata e Elbasanit e ka dėnuar kėtė shtetas me burgim tė pėrjetshėm sė bashku me bashkėpunėtorėt e tij pėr vrasjen e dy basketbollistėve. Mbi Damiano Toshin ekziston nė Greqi dhe Gjermani edhe akuza e trafikut tė lėndėve narkotike dhe shfrytėzim prostitucioni. Damiano Toshi ėshtė akuzuar direkt pėr vrasjen e dy basketbollistėve, Sokol Jahollari e Rafael Riza, si dhe pėr plagosjen e Julian Beēkės. Por ai ėshtė hetuar nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda edhe pėr organizimin e vrasjes sė Klajdi Jahos. Ndėrsa gjyqi nė ngarkim tė kėtij shtetasi ėshtė nė fazėn e paraqitjes sė dėshmitarėve. Prokuroria dyshon se Toshi ka trafikuar njė shtetase, tė cilėn mė parė e kishte mashtruar e mė pas e kishte detyruar me dhunė tė prostituonte nė Selanik. Kjo e fundit, pasi ka mundur tė largohet, ka bėrė denoncimin nė policinė e Korēės, menjėherė sapo ėshtė kthyer, mė pas kjo dosje i ka kaluar pėr hetim Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda pėr trafik. Ndėrsa Toshi ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm pėr vrasje. Gjyqi nė ngarkim tė Toshit ėshtė duke u zhvilluar nė mungesė, nė pritje tė ekstradimit tė tij. Policia gjermane ka arrestuar Damiano Toshin dy vjet mė parė, ndėrsa pritet qė Toshi tė mbarojė dėnimin e dhėnė nga gjykata gjermane pėr tė vazhduar dėnimin e pėrjetshėm nė vendlindje.

 

 

 

Haklajt, prangosja e Hamdiut

shtyn seancėn e sė motrės, Zylfies

 

 

Dėshmitarėt e akuzės kanė munguar njė tjetėr herė nė gjyqin nė ngarkim tė tė pandehurit Hamdi Haklaj. Ndėrsa seanca e radhės ėshtė shtyrė pėr javėn tjetėr. Nė 31seanca gjyqėsore nė ngarkim tė Haklajt, i arrestuar vetėm dy ditė mė parė nė Goteborg, janė shtyrė rreth 80 pėr qind e tyre, ndėrsa organi i akuzės ėshtė ende nė fazėn e paraqitjes sė provave dhe dėgjimit tė dėshmitarėve. Dosja nė ngarkim tė Hamdi Haklajt ėshtė depozituar nė gjykatėn e Tiranės mė datė 8 gusht tė dy viteve mė parė dhe ka vazhduar nė mungesė tė tė pandehurit, pasi ky i fundit ishte nė kėrkim. Tashmė pritet qė ky gjyq tė vazhdojė vetėm pas mbėrritjes sė tė pandehurit. Akuza qė rėndon mbi Haklajn ėshtė ajo e vrasjes nė rrethana tė cilėsuara dhe mbajtje pa leje tė armėve luftarake. 69-vjeēari Hamdi Haklaj, njė nga 10 personat mė tė kėrkuar nė vend, ėshtė prangosur nė Suedi. Prej dy javėsh Interpol Tirana bashkėpunoi me Interpol Stokholmin, pasi kishin mbėrritur informacione pėr strehim tė mundshėm tė Haklajt. Pas verifikimeve rezultoi se, pasi kishte kaluar nė Kosovė, disa ditė pas vrasjeve, 69-vjeēari shkoi nė Gjermani. Prej andej, ai zhvendoset nė Goteborg tė Suedisė, ku vendosi tė jetonte atje, i pashqetėsuar nga askush. Policia ra nė gjurmėt e tij dhe agjentėt e kanė fotografuar disa herė Haklajn nė afėrsi tė banesės dhe arrestimi erdhi pas disa kohėsh vėzhgimi.Verifikimi i dokumenteve, tė cilat ishin false, ishte hapi paraprak i agjentėve qė mė pas i vunė prangat. Hamdi Haklaj akuzohet pėr vrasjen e njė vajze dhe gjyshit tė saj, teksa shkonin pėr ngushėllim, ndėrsa iu kishte zėnė pritė nė vendin e quajtur Qafa e Rumikut, ku mbeti i vdekur pas breshėrisė sė “Kallashnikovit” Ram Hoxha, ndėrsa mbesa, Fatmira, ndėrroi jetė pas disa ditėsh. Ndėrsa njė tjetėr Haklaj ėshtė nė kėrkim. Zylfije Haklaj, vajza e familjes Haklaj, akuzohet pėr vrasje. Nė datė 2 prill 2002, nė qendėr tė Tropojės u vranė Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani dhe mbetėn tė plagosur shtetasit Hysen Biberaj dhe Izet Dushaj. Mėsohet se vrasja ėshtė kryer nė ambientet e njė lokali nė qendėr tė qytetit tė Bajram Currit. Ndėrsa vetėm pas kryerjes sė saj u bė i ditur emri i autorit. Nga tė dhėnat e marra, autori i krimit ėshtė motra e katėr vėllezėrve tė vrarė tė familjes Haklaj, Zylfije Haklaj. Pas ngjarjes, burimet tregojnė se Zylfija ėshtė larguar e qetė bashkė mė armėn e krimit, njė automatik, si dhe me granatat qė mbante nė brez. Askush nuk arriti tė vėrė nė pranga Zylfijen. Vendndodhja e saj nuk dihet ende.

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

Dy policėt e patrullės, Avdulla Zyberi dhe ndihmėsi Shkėlqim Zyka, shpėtojnė pėr mrekulli

 

Pranga Fatjon Aliajt, aksidentoi

dy policė me makinėn e vjedhur

 

“Me qėllim pėr tė humbur gjurmėt e automjetit, Fatjon Aliaj, person me precedentė kriminalė nė fushėn penale tė vjedhjes sė pasurisė, ka lėvizur me automjetin e vjedhur nga Gjykata e Lartė nė drejtim tė rrugės "Myslim Shyri", duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor", sqaroi policia e Tiranės

 

Vjedh makinėn, por ndalet nga aksidenti qė shkakton disa minuta mė vonė pėr shkak tė qarkullimit kundravajtje. Policia e Tiranės njoftoi dje se, nė bashkėpunim me prokurorinė ka ngritur njė grup hetimor pėr zbardhjen e aksidentit qė ndodhi mėngjesin e djeshėm nė rrugėn “Myslim Shyri”, kur njė person, duke drejtuar njė makinė tė vjedhur ėshtė pėrplasur me njė makinė policie. Si pasojė e kėtij aksidenti kanė mbetur tė plagosur si drejtuesi i mjetit tė vjedhur, ashtu edhe dy punonjės tė policisė sė Tiranės, tė cilėt deri dje vonė ishin tė shtruar nė Spitalin Ushtarak. Ngjarja ndodhi dje nė orėn 06.00, nė kryqėzimin e rrugės "Myslim Shyri" me rrugėn "Sami Frasheri", kur automjeti tip Benz, me targė TR 0804 K, i drejtuar nga shtetasi Fatjon Aliaj, 26 vjeē, banues nė Tiranė, duke qarkulluar kundravajtje pėrplaset me automjetin e policisė tė autopatrullės “Shqiponja”, tip “Volkswagen”, me targė POLICIA 0098, me drejtues Avdulla Zyberin dhe ndihmės Shkėlqim Zykan. Sipas policisė, nga hetimet e kryera rezulton se, dje rreth orės 05.55 , nė rrugėn "Reshit Ēollaku", Aliaj, nėpėrmjet mashtrimit ka arritur t'i marrė shtetasit Denis Shehu, automjetin pronė e tij, tip “Mercedes Benz”, me targė TR 0804 K, duke u larguar menjėherė nga vendi i ngjarjes.

“Me qėllim pėr tė humbur gjurmėt e automjetit, Fatjon Aliaj, person me precedentė kriminalė nė fushėn penale tė vjedhjes sė pasurisė ka lėvizur me automjetin e vjedhur nga Gjykata e Lartė nė drejtim tė rrugės "Myslim Shyri", duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor", sqaroi policia e Tiranės. Policia e Tiranės bėn me dije se, pas marrjes sė shėrbimit dhe tė detyrave tė pėrcaktuar nė instruktazh, nė orėn 06.00, punonjėsit e policisė Avdulla Zyberi dhe Shkėlqim Zyka me automjetin e shėrbimit Policia 0098, kanė vazhduar lėvizjen nga Drejtoria e Policisė nė rrugėn “Sami Frasheri” dhe sapo kanė hyrė nė rrugėn “Myslim Shyri”, automjeti i tyre i tyre i shėrbimit ėshtė goditur nga automjeti tip “Mercedes Benz”, i cili po qarkullonte kundratabelė. Mėsohet se, menjėherė nė vendngjarje kanė shkuar forcat e policisė, tė cilat kanė dėrguar personat e dėmtuar nė spital si dhe kanė siguruar vendin e ngjarjes.

Policia e Tiranės informoi se, automjeti i policisė, si shkak i pėrlasjes ėshtė pėrmbysur dhe ėshtė dėmtuar nė pjesėn e pėrparme dhe gjithashtu ka dėmtuar mjetin tip “Ford”, me targė TR 3505 M, ndėrsa mjeti tip “Mercedes Benz” ėshtė dėmtuar nė pjesėn e pėrparme dhe si pasojė e shpejtėsisė sė madhe ėshtė rrotulluar, duke dėmtuar mjetin tip "Citroen" me targė Roma 3K4578 dhe ėshtė ndaluar pas njė rrotullimi rreth 15 metra, duke u pėrplasur me derėn e dyqanit ushqimor nė rrugen “Myslim Shyri”, ku ėshė dėmtuar qepeni i kėtij dyqani. Policia e Tiranės konfirmoi se, nė bashkėpunim me Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė kanė ngritur grupin hetimor, i cili po heton pėr veprat penale tė vjedhjes me anė tė mashtrimit e mbetur nė tentativė, shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor dhe tė shkatėrrimit tė pronės.

R.BELO

 

Ndalohet “Ramboja” 70-vjeēar

  

Ėshtė ndaluar pardje, nė orėt e para tė pasdites, njė i moshuar nga njė fshat i rrethit tė Shkodrės, i cili po kėtė ditė ka kanosur pėr vdekje me pistoletė njė tė ri bashkėfshatar, pas njė grindjeje ordinere.

Sipas burimeve nga komisariati i policisė sė Shkodrės, pardje pasdite u bė arrestimi nė flagrancė i shtetasit Selim Zymer Ēoku, 69 vjeē, lindur nė fshatin Grudė Fushė tė komunės Gruemirė tė rrethit Malėsi e Madhe dhe banues nė fshatin Guci e Re, tė komunės Rrethina tė Shkodrės. Arrestimi i fshatarit, me vetėm 4 klasė shkollė, u bė pėr arsye se, po atė ditė, rreth orės 08.00, nė vendin e quajtur Guci e Re, nė afėrsi tė fshatit tė tij me tė njėjtin emėr, ai ka kanosur me armė zjarri tė riun bashkėfshatar F. B, 23 vjeē, pas njė grindjeje tė momentit, por tė evitueshme. Ndėrkohė, i kėrcėnuari nuk ka ngurruar ta denoncojė kanosėsin e tij plak ditėn pėr diell. Gjatė kontrollit tė ushtruar nė banesėn e shtetasit tė prangosur Selim Ēoku u gjetėn dhe u sekuestruan nė cilėsinė e provės materiale njė pistoletė model “54” dhe 2 krėhėrera pistolete, me 13 copė fishekė, tė kalibrit 7.62 mm qė ai i mbante pa leje. U kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet nė ngarkim tė tė ndaluarit i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor tė Shkodrės, pėr veprat penale tė mbajtes pa leje tė armėve tė zjarrit dhe municionit luftarak si dhe kanosjes.

A.LAGRETA

 

Box

 

Aksidentoi nėnė e bir, pranga 36-vjeēarit Belushi

 

Pa kaluar ende ankthi i tragjedisė, njė aksident tjetėr ka ndodhur nė Shkodėr, por pėr fat, kėtė herė pa pasoja tragjike pėr jetėn. Njė 36-vjeēar u ndalua mėngjesin e djeshėm nga policia, pasi ai akuzohet se, pasditen e sė hėnėn ka aksidentuar me automjetin e tij dy kalimtarė, njėri prej tė cilėve i mitur. "36-vjeēari Artur Belushi, lindur dhe banues nė lagjen "Qemal Stafa" tė qytetit tė Shkodrės, u ndalua nėn akuzėn e shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor", - thanė burime zyrtare tė policisė sė Shkodrės. Aksidenti pėr tė cilin akuzohet 36-vjeēari ndodhi nė aksin rrugor Ura e Bunės-Xhabijaj, nė vendin e quajtur lagje "Liria". Belushi ishte duke drejtuar automjetin e tij tip "Benz", me targa WGQ 512, kur aksidentoi 63-vjeēaren M. Gega dhe 13-vjeēarin K. Gega, tė cilėt ishin duke ecur dhe mė pas u largua nga vendi i ngjarjes. Dy tė aksidentuarit u transportuan nė spitalin e Shkodrės dhe ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn.

 

 

Tentojnė tė vjedhin repartin, pranga 16-vjeēarėve

 

BERAT-Dy 16-vjeēarė nga fshati Lapardha, komuna Otllak, e rrethit tė Beratit kanė pėrfunduar nė prangat e policisė, pasi rreth orės 13:00 tė ditės sė djeshme kanė tentuar tė vjedhin njė repart ushtarak qė ndodhet nė fshatin Magjat tė komunės Perondi, tė rrethit tė Kuēovės. Dy adoleshentėt nga Lapardhja, E. Q dhe E. K, tė vitlindjes 1991, pasi kanė dalė nė kodrėn ku dukej reparti ushtarak nr.3362, nė fshatin Magjat tė komunės Perondi kanė zbritur pėr tė parė dhe mė pas pėr tė vjedhur nė repartin ushtarak. Por, ndėrsa janė futur brenda territorit, ata janė pikasur nga roja i repartit dhe janė ndalur prej tij. Mė pas ėshtė njoftuar nė Drejtorinė e Policisė, nga ku ėshtė bėrė shoqėrimi i tė dy 16-vjeēarėve. Njoftime nga Drejtoria e Policisė sė Shtetit bėjnė tė ditur se, 16-vjeēarėt E. Q dhe E. K janė arrestuar, pasi kanė konsumuar veprėn penale tė “vjedhjes nė bashkėpunim e mbetur nė tentativė”.

A. KAJA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nuk plotėson kushtet e tregtimit

   Tregtarėt, rezerva pėr tregun 500 mijė $

 

KUKĖS-Nė fakt, janė shpenzuar 500 mijė dollarė pėr ndėrtimin e tregut tė ri agroushqimor nė Kukės, qė pritet tė pėrfundojė brenda njė kohe tė shkurtėr, por tregtarėt nuk e kanė mirėpritur. Arsyeja e vetme, sipas tyre, ėshtė kapaciteti i vogėl i njėsive tė shitjes dhe magazinimit qė, sipas tyre, nuk i plotėsojnė nevojat e tregtarėve. “Duhet thėnė se nisma e ndėrmarrė pėr ndėrtimin e njė tregu tė ri u vlerėsua jashtė mase nga ana jonė si tregtarė, pasi kushtet aktuale tė tregtimit janė jashtė ēdo norme tė higjienės. Por ajo ēfarė po shohim realisht nė zbatimin e projektit pėr ndėrtimin e kėtij tregu lė pėr tė dėshiruar. Hapėsirat e njėsive tė tregtimit brenda ndėrtesės janė tejet tė vogla dhe s’kanė kapacitet pėr mallin qė do tė tregtojmė. Ne nuk kemi asnjė kundėrshtim pėr kushtet qė janė parashikuar tė vihen nga bashkia pėr taksat apo qiranė, por kjo hapėsirė ėshtė e pamjaftueshme dhe sėrish do tė ketė tregtarė nė rrugė jashtė kontrollit. Kjo do tė sjellė probleme pėr tė gjithė ne tregtarėt qė do tė jemi nė atė treg.”

Bashkia e Kukėsit fitoi kėtė projekt tė financuar nga Ministria e Bujqėsisė dhe Ushqimit gjatė vitit tė kaluar. Ai ėshtė cilėsuar si njė prej projekteve mė ambicioze dhe tė rrallė nė vend. Bashkė me tregun po ndėrtohet edhe njė depo e magazinimit dhe seleksionimit tė patates, me vlerė 500 mijė dollarė edhe ky njė financim i Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit.

BUJAR MUĒATA

 

 

 

Sot, festa pagane e pranverės, historia e ėmbėlsirės 500-vjeēare

Agron Duka, mjeshtri i ballakumeve

 

Pėr ditėn e verės, nga amvisat elbasanase, llogaritet se piqen mbi 300 mijė ballakume, pa shtuar kėtu edhe numrin e kėrkesave tė shumta qė vijnė nga rrethe tė tjera tė vendit...

 

 

Amvisat e Elbasanit nuk mund tė quheshin amvisa, nėse nuk dinin recetėn e gatimit tė ballakumes dhe ravanisė. Ato nuk i ēonin ballakumet pėr t’i pjekur nė furrė, por i piqnin nė shtėpi, vetėm me saē, qė tė mos i shikonte syri i lig ose qoftėlargu.

 

(BOX, poshtė fotos sė Agron Dukės)

 

“Ballakumja e Elbasanit ka njė tė veēantė, qoftė nė aromė, qoftė nė llojin e gatimit. Mė parė, familjet e bėnin pak nga pak grumbullimin e arrave, gėshtenjave, miellit tė misrit si dhe gjalpin e Polisit qė ėshtė mė i miri pėr gatimin e kėsaj ėmbėlsire, pasi del nga kullotat me trėndelinė, tėrfil si dhe lule aromatike.”

-----------------------------------------------------------------------------------

ELBASAN- Festa pagane e 14 marsit nis me ballakumet, pėr gatimin e sė cilave mjeshtri Agron Duka vazhdon tė ruajė traditėn e tė parėve. Atmosfera e Ditės sė Verės apo siē quhet ndryshe “Festa e Luleve”, ngaqė simbolizon ardhjen e pranverės ka nisur qė dje nė qytetin e Elbasanit. Mė tepėr se kurrė, me ankth e gėzim bashkė kanė mbetur pjekėsit e furrave me dru, pasi elbasanllinjtė preferojnė qė nė kėtė ditė tė mos ndezin sobat apo gazin nė shtėpitė e tyre, por tė gatuajnė gjellėt tradicionale tė tavave. Por, mbretėresha e ditės sė verės mbetet ballakumja, ėmbėlsira tradicionale dhe e papėrsėritshme nė asnjė qytet tjetėr. Llogaritet mbi 300 mijė numri i ballakumeve qė piqen nga amvisat elbasanase, pa shtuar kėtu edhe kėrkesat e shumta qė vijnė nga rrethe tė tjera.

Njė mjeshtėr i vjetėr i gatimit tė ballakumes nė Elbasan, me njė eksperiencė tė gjatė pune nė gatimin dhe tregtimin e kėsaj ėmbėlsire tradicionale ėshtė Agron Duka. I prononcuar pėr “TemA”-n, ai deklaron se, “pėrveē qytetarėve elbasanas, njė fluks i madh kėrkesash pėr ballakume ka ardhur edhe nga qytete tė mėdha tė Shqipėrisė si Tirana, Durrėsi, Kavaja, etj.” Megjithėse, jo pak herė, amvisa nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė kanė provuar ta gatuajnė kėtė ėmblėsirė, por ka qenė e pamundur ta arrijnė atė shije dhe aromė tė vėrtetė qė ka ballakumja elbasanase. Pikėrisht pėr kėtė arsye, kjo ėmbėlsirė mbetet monopol i qytetit tė Elbasanit. Historikisht, gatimi dhe servirja e ballakumes nėpėr tryezat e familjeve elbasanase daton 500 vjet mė parė. Lidhur me traditėn e kėsaj feste, mjeshtri Duka tregon: “Dita e Verės ėshtė krijuar qė nė kohėt e lashta. Flitet nė gojėdhėnė se, asokohe ka qenė njė femėr e shenjtė qė quhej Djana e “Kandaviensis”, e cila ishte perėndeshė e gjuetisė sė pyjeve nė lashtėsi dhe qė pėrshkruante tė gjithė natyrėn e zonės sė Ēermenikės. Nėna mė tregonte qė Dita e Verės nisi tė festohej pikėrisht nė kohėn kur Djana e shenjtė u shfaq nė pyjet e Ēermenikės dhe vazhdon deri nė ditėt e sotme, ku me qindra njerėz e festojnė kėtė ditė nė pyje e kodra tė pyllėzuara, pra nė natyrė.” Lidhur me ėmbėlsirėn tradicionale tė kėsaj dite, mjeshtri Duka shpjegon se, “si fillim u prodhua ravania, njė lloj ėmblėsire karakteristikė e ditės sė verės kjo, e gatuar vetėm me miell misri, qė gatuhet edhe nė ditėt e sotme, po nė Ditėn e Verės. Shumė kohė mbas ravanisė, u krijua ballakumja, qė gatuhej vetėm nga banorėt e rrethinave tė Elbasanit, Ēemenikės, si dhe tė trevave qė e rrethojnė. Ballakumja lindi, pasi dita e verės e donte patjetėr njė ėmblėsirė tė veēantė, pasi nata e verės festohet nė shtėpi, kurse dita nė natyrė dhe duke u festuar nė natyrė patjetėr qė duhej servirur njė ėmblėsirė. Pėr kėtė qėllim, amvisat gatuan Ballakumen, qė tashmė mban bashin e kėsaj festė.” Bile, nė Elabasan nuk mund tė quhesh amvisė pėr sė mbari, nėse nuk di tė gatuash ballakumen. Amvisat e Elbasanit qė para njė shekulli e mė pas nuk mund tė quheshin amvisa, nėse nuk dinin recetėn e ballakumes dhe ravanisė. “Nėnat tona nuk i ēonin ballakumet pėr t’i pjekur nė furrė, por i piqnin ato nė shtėpi, vetėm me saē, qė tė mos i shikonte syri i lig ose qoftėlargu, sepse nėse i shikonte, ballakumet binin shpejt dhe bėheshin “tuc”.

 

                                            Sekretet e ballakumes

 

Ballakumja e Elbasanit ka njė tė veēantė, qoftė nė aromė, qoftė nė llojin e gatimit. Mjeshtri Duka deklaron se, “gatimi i ballakumes ėshtė nė kompleks. Para 100 vjetėsh e deri vonė, familjet e bėnin pak nga pak grumbullimin e lėndėve tė para, duke i mbajtur vetėm pėr ditėn e verės. Nė kohėn e pjekjes sė tyre hiqnin mėnjanė arrat, gėshtenjat, miellin e mirė tė misrit si dhe gjalpin cilėsor. Edhe nė atė kohė, por edhe tani, gjalpi i fshatit Polis ėshtė mė i miri pėr gatimin e ballakumeve dhe ravanisė, pasi fshati ėshtė nė njė zonė malore dhe kullota ėshtė me trėndelinė, tėrfil si dhe shumė lulė aromatike. Mė parė, kur ballakumja piqej tek Zaranika, era vinte deri tek stadiumi ose e kundėrta. Kusht pėr njė ballakume cilėsore ėshtė gjalpi, mė pas ėshtė rrahja me dorė e dhe marifeti i pjekjes. Ravania dhe ballakumja kanė tri faza, lėnda e parė, mėnyra e pėrpunimit dhe pjekja. 

SUELA AZEMI

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

Nė njė mendje pėr ēėshtje tė rėndėsishme

 

 Ministrat e Brendshėm dhe tė Drejtėsisė tė Bashkimit Evropian kanė mendime tė njėjta pėr ēėshtje tė rėndėsishme. Kur para disa javėsh Gjermania mori pėrsipėr kryesimin e radhės sė Bashkimit Evropian, kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi se nė kėtė gjashtėmujor Bashkimi Evropian do tė bėjė njė politikė mė pranė qytetarėve. Siē duket, ministrat e Brendshėm dhe tė drejtėsisė tė BE-sė e kanė marrė me zemėr kėtė deklaratė tė saj. Kjo pėr faktin se nė takimin e Drezdenit ata sollėn nė rrugė vendime, tė cilat me tė vėrtetė e meritojnė tė klasifikohen si 'mė pranė me qytetarin'. Si pėr shembull unifikimi i sė drejtės familjare dhe trashėgimisė nė Bashkimin Evropian. Shumė i rėndėsishėm nė njė kohė kur, gjithnjė e mė shumė kemi lidhjen e martesave binacionale mes shtetasve nga vende tė ndryshme anėtare tė Bashkimit Evropian. Pastaj, bashkėpunimi mė i mirė i policisė pėrtej kufijve. Njė ēėshtje shumė e rėndėsishme kjo pėr njerėzit nė Bashkimin Evropian. Anketat e fundit tregojnė se rreth 80 pėr qind e qytetarėve tė BE-sė mbėshtesin inciativa tė tilla. Cili qytetar nė Bashkimin Evropian nuk dėshiron qė autoritetet e sigurisė tė mos bashkėpunojnė mė mirė nė luftė kundėr terrorizmit dhe kriminalitetit ndėrkombėtar? Kjo duhet tė ndodhė patjetėr nė Evropėn pa kufij qė po rritet nga dita nė ditė. E megjithatė, deri tani ėshtė bėrė pak. Sigurisht qė kemi EUROPOLIN, por njerėzit qė punojnė aty, shpesh janė tė frustruar nga pengesat qė dalin si pasojė e rregullave kombėtare. Tani pritet qė gjithēka tė funksionojė mė mirė me qasjen automatike nė bankat e tė dhėnave tė vendeve anėtare, me datotekat e shenjave tė gishtave dhe informatat pėr analizat e ADN-sė. Pėrveē kėsaj, ėshtė dhe lufta e pėrbashkėt kundėr pėrhapjes sė videove plot dhunė dhe lojėrave vrasėse. Dorėn nė zemėr, kush mund tė jetė kundėr njė iniciative tė tillė. Parė mė hollėsisht tė gjitha kėto nisma duhet tė jenė tė vetėkuptueshme nė njė Evropė, e cila po rritet bashkarisht. Por kjo nuk shihet kėshtu nga tė gjithė, pėr shkak se ministrat e Brendshėm dhe tė Drejtėsisė mund ta thonė fjalėn vetėm pėr shtetet e tyre, ku rregullat dallojnė nga njėra-tjetra. Sidoqoftė, kėshtu nuk mund tė vazhdohet pėrgjithmonė. Evropa duhet tė flasė me njė zė, pėrndryshe qytetarėt e saj nuk do ta pranojnė pėr njė kohė tė gjatė njė gjendje tjetėr. Thellimi i bashkėpunimit nė luftimin e kriminalitetit ėshtė nė interes tė veēantė dhe pėr tė mirėn e tė gjithė njerėzve nė Bashkimin Evropian. Po ashtu, me interes ėshtė qė tė dihet e drejta familjare, pa marrė parasysh se ēfarė nacionaliteti apo ēfarė partneri bashkėshortor kemi. Me interes ėshtė po ashtu qė fėmijėt dhe tė rinjtė tė mbrohen nga dhuna audiovizuale. Ministrat nė Drezden e kuptuan mirė kėtė. Andaj ėshte e kuptueshme qė ministri i Brendshėm gjerman, Volfgang Shojble, e sheh si tė suksesshėm startin e presidencės sė radhės sė BE-sė. Por suksesi do tė jetė i vėrtetė, vetėm nėse 27 ministrat do tė mbajnė fjalėn e tyre dhe marrėveshjet e arritura nė takimin joformal tė Drezdenit do tė provojnė qė sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur t'i kthejnė nė vendime nė vendet e tyre dhe t'i zbatojnė edhe nė praktikė. Pra, tė lėnė njėherė nė shtėpi sqimat kombėtare dhe rezervat. Vetėm qėllimet e mira nuk do tė arrijnė tė bindin qytetarėt. Tani ėshtė koha, kur kėrkohet politika e rezultateve.

 

 

 

400 konferenca nė njė gjysmė viti

 

 Berndt Rieger

 

 

Nė vitin 2005-sė Hollanda dhe Franca hodhėn poshtė kushtetutėn e re tė BE-sė. Tronditja ishte e thellė. Nė vitin 2006-tė u reflektua intensivisht sesi do tė veprohej nė tė ardhmen me projektin e reformave. Nė 2007-tėn pritet tė pasojnė veprat. Rotacioni mbi parimin e rastėsisė pėr presidencėn e radhės sė Kėshillit Evropian deshi qė pikėrisht Gjermania tė marrė pėr gjashtė muajt e ardhshėm rolin e ndėrmjetėsit nė gjirin e 27 vendeve tė Unionit.

Lista e temave qė dėshiron tė ēojė pėrpara brenda gjashtė muajsh presidenca gjermane e Kėshillit Evropian ėshtė e gjatė, shumė e gjatė. Ajo nis nga reduktimi i burokracisė pėr tė shkuar deri te luftimi i shėndetit tė tepėrt te tė rinjtė. Rreth 400 konferenca parashikohet tė mbahen. Janė planifikuar 100 udhėtime ministrash nga Berlini nė Bruksel. 6000 netė pėr delegacionet. Kostot e pėrgjithshme gjatė presidencės gjermane tė Kėshillit Evropian pėr vendet e takimeve, qendrat e shtypit dhe personelin e sigurisė do t’iu kushtojnė taksapaguesve gjermanė rreth 100 milionė euro.

Pritjet ndaj presidencės sė radhės tė vendit mė tė madh, anėtar tė Unionit janė tė mėdha. Pika mė e rėndėsishme: Gjermania duhet tė japė njė shtysė pėr zgjidhjen e krizės kushtetuese. Kėshtu ėshtė shprehur kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker, i cili dy vjet e gjysmė mė parė ishte presidenti i radhės i Kėshillit Evropian.

“Unė dėshėroj qė gjatė vitit 2007-tė tė vėmė sėrish nė lėvizje Evropėn dhe tė mos qėndrojmė nė vend edhe njė tjetėr vit. Unė mendoj se Gjermania do tė na vėrė tė gjithėve nė lėvizje”, -shprehet Jean Claude Juncker. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pėrpiqet t’i ulė disi pritjet e larta. Vetėm pas zgjedhjeve nė Francė nė mes tė muajit qershor mund tė paraqesė ajo vėrtet njė propozim pėr daljen nga dilema kushtetuese: “Presidenca gjermane e Kėshillit Evropian nuk mund tė arrijė rezultate sa i takon marrėveshjes pėr kushtetutėn. Ne kemi pėrcaktuar qė presidenca gjermane tė tregojė njė rrugė dhe mė vonė, deri nė presidencėn franceze tė radhės, pra, nė vitin 2008-tė, tė kemi njė zgjidhje nė mėnyrė qė njerėzit tė dinė sesi do tė shkojnė nė zgjedhjet evropiane”. Kėto zgjedhje do tė mbahen nė verėn e vitit 2009-tė.

Presidenca gjermane do tė pėrpiqet tė riparojė raportin me Rusinė dhe nuk do tė kursejė as temat “furnizim me energji” dhe “mbrojtje e investuesve”. Pėr shtetet e pasura me energji nė Azinė Qendrore do tė miratohet njė strategji nė politikėn e jashtme. Misioni mė i gjerė i BE-sė deri tani pėr ndėrtimin e njė shteti do tė pėrgatitet pėr Kosovėn.

Mė 25 mars, nė Berlin, do tė festohet me madhėshti 50 vjetori i Bashkimi Evropian. Nė njė deklaratė nė Berlin kryetarėt e shteteve dhe qeverive tė vendeve anėtare tė BE-sė do tė pėrshkruajnė orientimin e ardhshėm tė Evropės. Pyetja sa e madhe duhet tė jetė BE-ja pas anėtarėsimit edhe tė shteteve tė Ballkanit, duhet tė marrė pėrgjigje. Ambasadori gjerman nė BE, nė Bruksel, Wilhelm Schönfelder, paralajmėron se as Gjermania nuk mund tė bėjė mrekulli: “Mua mė pėlqen e anasjellta, pra, jo tė shpresohet sė tepėrmi, por tė kontribuohet mė shumė nga sa pritet. Efekti i kundėrt do tė ishte i keq, pra, tė pranohet nė fund se nuk janė arritur tė gjitha ato qė dėshironim”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 Abhazia nė kėmbim tė Kosovės?

 

 Imrud Richardson

 

 Mjetet diplomatike qė ka nė dorė Gjermania pėr ta bashkuar qėndrimin e BE-sė dhe Rusisė pėr statusin final tė Kosovės - Dy ekspertė tė njohur tė kėsaj fushe japin pikėpamjet e tyre. "Nuk do tė jetė mė pak pavarėsi", - kėshtu tha kancelarja, Angela Merkel, nė njė intervistė dhėnė kanalit tė dytė, ZDF. Mė tepėr se kaq, kryetarja e radhės e BE-sė nuk pranoi tė prononcohej pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, pa dėgjuar njėherė propozimin e tė ngarkuarit tė OKB-sė, ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari. Por ajo shtoi se, sapo ky tė dalė me propozimin e tij pas zgjedhjeve nė Serbi, atėherė Gjermania do tė fillojė negociatat. Roli moderues i Gjermanisė ėshtė i dyfishtė: Si kryetare e radhės sė Bashkimit Evropian ajo do tė duhet tė arrijė qėndrim tė njėjtė mes tė gjithė anėtarėve. Si kryetare e radhės sė G-8-tės, ajo ka mundėsi tė negociojė me Rusinė qė kjo tė mos e pengojė njohjen e propozimit tė Ahtisaarit nga Kėshilli i Sigurimit. Dy sfida tė mėdha pėr Angela Merkel-in qė kėrkojnė shumė menēuri diplomatike.

Nė intervistė me Deutsche Wellen japin opinionet e tyre pėr kėtė ēėshtje dy ekspertė tė politikės sė jashtme nė Gjermani, deputeti liberal, Rainer Stinner, dhe shkencėtari i Institutit Gjerman pėr Politikė tė Jashtme (DGAP), Alexander Rahr.

Stinner: “Kohėt e fundit kemi dėgjuar pėr njė ashpėrsim tė qėndrimit rus nė Grupin e Kontaktit. Por lind pyetja: Ēfarė ka bėrė Rusia pėr vitet e fundit pėr Serbinė dhe cila ėshtė rėndėsia strategjike e Kosovės pėr Rusinė? Unė mendoj se, me anė tė njė politike tė menēur dhe tė qėllimshme nė shėrbim tė interesave ruse mund tė arrihet afrimi me pozicionin rus. Prandaj edhe mendohet qė qėndrimet e shprehura deri tani nga Rusia, se ajo nuk do ta lejojė miratimin e propozimit tė Ahtisaarit nė Kėshillin e Sigurimit, po qe se ky mė parė nuk do tė jetė miratuar edhe nga Serbia, janė mė tepėr pėr tė ngritur ēmimin diku tjetėr, pra tė negociueshme. Nevojitet menēuri politike, ku kėtė vit Gjermania luan njė rol tė rėndėsishėm, qė tė ndikojė te Rusia pėr tė ndryshuar qendrimin e kėsaj”.

Eksperti pėr ēėshtje ruse nė Shoqatėn Gjermane pėr Politikė tė Jashtme (DGAP), Alexander Rahr, sqaron: "Argumenti kryesor i Rusisė do tė jetė qė dhe serbėt do tė duhet tė kenė tė drejtėn e votės nė njė vendim tė tillė. Por mė e rėndėsishme pėr Rusinė ėshtė fakti qė Moska do t'i interpretojė problemet e rajoneve tė tilla, si Abhazia, Osetia jugore dhe Transnistria, ngjashėm me rastin e Kosovės. Nė kėtė mėnyrė Rusia do tė ngulė kėmbė qė edhe nė territoret postsovjetike tė merren vendime qė i drejtojnė ato nga pavarėsia. Prandaj edhe Rusia do t'i kėrkojė bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė njohė pavarėsi tė tjera si zgjidhje tė konflikteve separatiste, pėr shembull nė Abhazi".

Abhazia dhe rajone tė tjera, precedente pėr Kosovėn? Sa seriozisht e ka Rusia, kur kėrkon njė gjė tė tillė? Stinner: "Nė shikim tė parė mund tė jetė seriozisht. Por, po tė analizosh mė thellė, e shikon qė nuk ka asnjė krahasim ndėrmjet kėtyre dy vendeve: Ata janė individualisht tė ndryshėm, edhe nė aspektin historik, dhe duhen trajtuar si tė atillė. Nuk mund tė ketė zgjidhje tė njėjta pėr tė gjitha problemet rajonale nė kėtė botė, prandaj edhe secili rast duhet parė si rast mė vete". Atėherė, si mund tė ndryshohet qėndrimi i Rusisė nė ēėshtjen e Kosovės? Stinner: "Sė pari, mund tė veprohet nė iniciativėn e partneritetit Nato-Rusi, qė ėshtė njė partneritet strategjik. Kėtu duhet tė sqarohet se ajo qė po bėn NATO-ja aktualisht nė Ballkan, nuk ėshtė kundėr interesave ruse, sepse edhe qeveria ruse ka interes tė ruajė sigurinė". Por, Rusia dhe perėndimi nėnkuptojnė dy gjėra tė ndryshme me sigurinė: Rahr: "Sigurisht qė Rusia ėshtė e interesuar qė nė rajon tė ketė paqe, por ekspertėt rusė kanė kohė qė paralajmėrojnė se pavarėsia e Kosovės do tė sjellė dikur edhe krijimin e njė "Shqipėrie tė Madhe", e kjo sipas tyre do tė thotė, njė Turqi e dytė nė Evropė e qė do tė sillte njė konflikt tė ri kulturash, mė shumė kriminalitet nė Ballkan e mė shumė destabilizim tė gjendjes. Ky ėshtė kėndvėshtrimi rus, me tė cilin perėndimi nuk ėshtė dakord, por edhe politika ruse nganjėherė duhet tė marrė parasysh se ē'mendon dhe thotė elita e saj, prandaj edhe kėtu duhet tė veprojė diplomacia".

Stinner mendon se fushat, ku diplomacia, konkretisht ajo gjermane, nė emėr tė Bashkimit Evropian dhe tė G 8-tės ka shumė fusha ku mund tė veprojė: Stinner: "Gjermania ka me Rusinė lidhje nga mė tė ndryshmet. Njėra nga kėto lidhje, qė nė muajt e fundit ka dalė nė plan tė parė, ėshtė ajo energjitikės e ku kemi interesa tė pėrbashkėta. Ne kemi interesin e sigurisė sė furnizimit me energji, ndėrsa Rusia ka interes qė tė furnizojė dhe tė fitojnė parį. Kėto sigurisht qė janė interesa konkurruese, por nė kėtė fushė ne duhet tė hyjmė nė njė dialog tė ngushtė me Rusinė. Gjermania ėshtė duke e bėrė njė gjė tė tillė. Pra, temat e dialogut gjermano-rus janė tė shumta. Rahr: “Ėshtė vėrtetė shumė e vėshtirė tė imagjinosh se, cili ėshtė ēmimi qė duhet paguar pėr tė zbutur Rusinė nė kėtė rast. Argumenti i viteve `90-tė ka qenė vazhdimisht paraja: Rusia ka qenė e varur nga ndihmat financiare qė i ka dhėnė perėndimi. Kėshtu ishte edhe nė rastin e luftės sė Kosovės nė 1999-tėn. Por ato kohėra kanė marrė fund. Si superfuqi energjitike Rusia tani ka filluar tė tregojė muskuj dhe do tė jetė dakord vetėm me njė zgjidhje qė kėnaq dhe interesat e drejtpėrdrejta tė saj. E njėra prej tyre do tė ishte Abhazia, sepse nė njėfarė mėnyre Rusia kėrkon sukses tė ri nė dobi tė saj nė territoret postsovjetike". A ekziston mundėsia qė bashkėsia ndėrkombėtare tė pranojė pavarėsinė e Abhazisė? Rahr: "Hė pėr hė, jo, sepse bashkėsia ndėrkombėtare ka njė mendim tjetėr pėr konfliktet e ngrira nė territoret postsovjetike dhe Bashkimi Evropian e SHBA-tė e ndjejnė veten momentalisht mė tė fuqishme ndaj Rusisė. Por, kur tė vijė puna deri te votimi nė Kėshillin e Sigurimit, mendoj se do tė ketė probleme. Nuk duhet harruar qė perėndimi ka nevojė pėr Rusinė nė Kėshillin e Sigurimit, pėr njė ēėshtje tjetėr, shumė tė rėndėsishme dhe kjo ėshtė grindja atomike me Iranin, sepse nga kjo do tė varet shumė mė tepėr paqja botėrore sesa nga pavarėsia e Kosovės. Ka mundėsi qė tė ndodhė diēka, qė sot ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet, pra, qė pozicionet e Rusisė dhe perėndimit me Abhazinė tė afrohen".

Pavarėsisht sesi merret vendimi nė Kėshillin e Sigurimit, njė gjė ėshtė e qartė: Gjermania duhet tė bashkojė edhe zėrat e 27 vendeve anėtare tė BE-sė. Si do tė mund tė arrihet kjo?

Stinner: "Ėshtė njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme pėr mendimin tim: Politika gjermane duhet tė ketė kujdes, qė Bashkimi Evropian tė mos pėrēahet nė ēėshtjen e Kosovės. Zgjidhja e Ahtisaarit, "sovranitet nė mbikėqyrje" apo "pavarėsi e kushtėzuar" ėshtė njė zgjidhje, me tė cilėn mund tė mbeten tė kėnaqur edhe ato shtete qė kanė pakica etnike nė vendet e tyre, e qė kanė frikė se edhe kėto mund tė kėrkojnė shkėputje, pasi mbikėqyrja do tė bėhet nga Evropa. Aspekti i dytė, shumė i rėndėsishėm ėshtė qė ne, si Bashkim Evropian duhet ta zgjidhim kėtė ēėshtje nė bashkėpunim tė ngushtė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ka tashmė shumė vjet qė unė dėgjoj nė Uashington e veēanėrisht nė Pentagon, kėrkesėn e qartė pėr ta pavarėsuar Kosovėn sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, si edhe pėr ta njohur atė plotėsisht. Prandaj edhe duhet tė kujdesemi qė tė mos ketė pozicione tė kundėrta ndėrmjet Amerikės dhe Evropės. Marrim njė shembull: Nė qoftė se nė Kėshillin e Sigurimit nuk merret dot vendim pėr propozimin e Ahtisaarit, pėr shkak tė vetos sė Rusisė dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė vendosin ta njohin pavarėsinė qė do tė vetėshpallnin kosovarėt dhe kėtė nuk do ta bėnin vendet e tjera tė BE-sė, atėherė kjo do tė ishte njė katastrofė diplomatike pėr Bashkimin Evropian edhe pėr kėtė ēėshtje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

 

Ruli: Jemi nė pritje tė plotėsimit tė kushteve tė kontratės nga “Calik Enerji”

 

Ministri i Ekonomisė u shpreh se, menjėherė pas privatizimit tė “Albtelekomit” do tė futet nė treg edhe operatori i tretė i telefonisė celulare “Eagle Mobile”

 

Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, deklaroi dje se, pritet qė sė shpejti tė pėrfundojė plotėsisht procesi i privatizimit tė “Albtelekomit”. Ruli u shpreh se, procedurat thuajse kanė mbaruar dhe ministria ėshtė nė pritje qė kompania turke “Calik Enerji” tė plotėsojė kushtet e kontratės pėr tė pėrfunduar procesin. Ruli u shpreh se, mbi tė gjitha, ministria ėshtė nė pritje tė plotėsimit tė atyre kushteve tė kontratės, tė cilat janė tė panegociueshme pėr qeverinė. Nė kėto kushte hyjnė paraqitja e njė konsorciumi me pjesėmarrjen e njė kompanie me eksperiencė nė fushėn e telekomunikacioneve sė bashku me "Calik Enerji" si dhe kushtet pėr shėrbimin ‘Roaming’. Po kėshtu, me privatizimin e “Albtelekomit” do tė fillojnė menjėherė edhe procedurat pėr futjen nė treg tė operatorit tė tretė tė telefonisė celulare “Eagle Mobile”. Ruli u shpreh se, e vetmja arsye e shtyrjes sė futjes nė treg tė kėtij operatori ka qenė vetėm investigimi qė iu bė privatizimit tė kopanisė “Albtelekom”. Nė kėtė mėnyrė, sipas ministrit, shtyrja lidhet me veēantinė e investigimit tė kryer, i cili ka sjellė vonesa nė procesin e pėrfundimit tė privatizimit tė “Albtelekomit”. Pėr kėtė arsye, qeveria ka kėrkuar nga ERT-ja qė tė shtyjė pėr njė vit hyrjen nė treg tė “Eagle Mobile”, me qėllim qė kjo tė ndodhė pas privatizimit tė “Albtelekom”-it. Nga ana e tij, drejtori i ERT-sė, Hydajet Kopani, ka deklaruar gjithashtu para dy ditėsh, nė komisionin parlamentar tė ekonomisė se, futja nė treg e kėtij operatori do tė bėhet brenda njė viti. Sipas tij, procedurat pėr “Eagle Mobile” janė shtyrė pėr shkak tė vonesave tė privatizimit tė “Albtelekomit”, por tashmė ajo pritet tė futet nė treg brenda vitit. Futja e njė operatori tė tretė shihet si njė domosdoshmėri pėr tė ndikuar nė uljen e tarifave telefonike celulare nė vend, prandaj dhe qeveria si dhe ERT-ja shprehen se do tė bėhen pėrpjekjet e duhura qė ky operator tė fillojė sa mė parė aktivitetin e tij.

 

 

 

Ministria e Ekonomisė ka paraqitur skemėn e granteve qė do t’i bėjė produktet shqiptare tė konkurrueshme nė tregjet e huaja

 

Fillon realizimi i skemės 250 mijė dollarėshe pėr eksportuesit

 

Pėrveē subvencionimit financiar, shteti shqiptar iu garanton bizneseve qė eksportojnė produkte tė tyret nė tregjet e huaja edhe asistencė teknike pėr tė rritur konkurrueshmėrinė e tyre, informacion mbi tregjet e huaja, si dhe kontakte me biznese tė huaja pėr tė rritur bashkėpunimin me to

 

 

Ministria e Ekonomisė dhe agjencia “Albinvest’ paraqitėn skemėn e granteve qė qeveria do tė akordojė pėr bizneset eskportuese. Lidhur me kėtė skemė, ministria organizoi dje nė mjediset e hotel “Tirana International” njė konferencė lidhur me problematikat dhe instrumentet pėr mbėshtetjen e eksporteve, nė tė cilėn ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė bizneseve eksportuese si dhe tė institucioneve tė huaja ekonomike qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė Shqipėri. Ministri Ruli u shpreh gjatė takimit se, ky ėshtė vetėm hapi i parė i cili hidhet nė ndihmė tė eksportuesve shqiptarė dhe se kjo nismė do tė pasohet shumė shpejt me njė paketė tė plotė, e cila do tė synojė tė rrisė konkurrueshmėrinė e prodhimeve shqiptare. Grantet do tė jepen nė kuadėr tė Fondit tė Konkurrencės qė qeveria shqiptare ka akorduar si ndihmė ndaj kėtyre bizneseve, pėr tė bėrė tė mundur qė prodhimet shqiptare tė mund tė konkurrojnė pėrkrah prodhimeve tė tjera nė tregjet e huaja.

 

Skema

Sipas kėsaj skeme, qeveria ka akorduar njė fond, me njė vlerė prej 25 milionė lekėsh nė funksion tė fuqizimit tė aktiviteteve, tė cilat kanė si synim eksportimin e produkteve tė tyre. Sipas kėsaj skeme, eksportuesit shqiptarė do tė mund tė pėrfitojnė grante tė cilat do tė kenė njė vlerė prej rreth njė milion lekėsh. Nga kjo skemė do tė pėrfitojnė ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, tė cilat janė nė fokusin e vėmendjes nė strategjinė qeveritare pėr rritjen e eksporteve. Ky fond do tė shėrbejė pėr bashkėfinancimin e aktiviteteve qė kėto biznese do tė ndėrmarrin, pėr tė rritur aftėsinė e tyre pėr tė konkurruar nė tregjet e huaja, duke pėrmirėsuar cilėsinė e produkteve, nivelin teknologjik tė prodhimit, reklamimin etj. Subvencionimi prej shtetit do tė mbulojė deri nė 50 pėr qind tė shpenzimeve tė projekteve, por brenda njė kufiri prej rreth 10 mijė dollarėsh. Nė kėtė mėnyrė do tė subvencionohen projekte deri nė 20 mijė dollarė, tė cilat do tė mund tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e bizneseve, tė cilėt do tė aplikojnė pėr tė pėrfituar nga ky fond. Pėrveē aspektit financiar, kjo skemė do tė ndihmojė kėto biznese edhe me asistencė teknike, informacion mbi tregjet e huaja, me realizimin e mesazheve promorcionale etj. Gjithashtu, “Albinvesti”, i cili do tė jetė pėrgjegjės pėr realizimin e kėsaj skeme do tė ndihmojė bizneset, duke iu mundėsuar atyre pjesėmarrje nė panaire tė ndryshme ndėrkombėtare, si dhe nė misione biznesi, nė tė cilat prodhuesit shqiptarė do tė kenė mundėsi tė shkėmbejnė eksperienca me biznesmenė tė huaj si dhe tė vendosin kontakte tregtare me ta. Kėshtu, nė projektet pėr kėto ndėrmarrje pėrfshihet edhe ndihma nė certifikimin e produkteve tė tyre, gjė qė ėshtė e domosdoshme pėr tė konkurruar nė tregjet e huaja, trajnimin e punonjėsve tė kėtyre ndėrmarrjeve, pėrmirėsimin e teknologjisė prodhuese, nė mėnyrė qė produktet tė dalin me njė kosto sa mė tė ulėt dhe nė njė kohė prodhimi sa mė tė shpejtė, etj.

 

Mbėshtetja ndaj biznesit

 

Ministri Ruli u shpreh gjatė takimit se e gjithė procedura pėr skemėn e granteve bazohet nė kuadrin rregullues tė financimit tė eksporteve, tė cilat janė tė pėrcaktuara nga standardet e OBT-sė, OECD-sė dhe BE-sė. Ndihma ndaj kompanive shqiptare eksportuese synon pėrmirėsimin e marketingut tė produkteve si dhe pėrmirėsimin e metodave dhe programeve tė manaxhimit bashkėkohor. Gjithashtu, ministri Ruli, foli pėr vėshtirėsitė e biznesit shqiptar nė kushtet e hapjes sė tregut vendas ndaj tregjeve tė huaja, si pasojė e marrėveshjeve tė liberalizimit me vendet e rajonit dhe tė BE-sė, ku nevoja pėr tė ndihmuar bizneset eksportuese bėhet e domosdoshme. Lidhur me kėtė, Ruli u shpreh pėr hapat qė ka ndėmarrė qeveria nė lidhje me krijimin e lehtėsirave tė shumta ndaj kėtyre bizneseve siē janė, ulja e ēmimit tė energjisė elektrike, ulja e kontributit tė sigurimeve shoqėrore, lehtėsirat nė sistemin fiskal, etj. Gjithashtu, nė kėtė kuadėr, qeveria ėshtė duke punuar pėr realizimin e reformės rregullatore nė ndihmė tė biznesit shqiptar, qė pritet tė eliminojė burokracinė administrative si dhe veprimet korruptive.     

Ergys Mėrtiri

         

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtues tė lartė tė “Statkraft”-it, nė njė takim me kryeministrin Berisha, shfaqėn interes pėr investime dhe blerjen e OST-sė

 

Gjigandi norvegjez i energjisė kėrkon tė blejė OST-nė

 

Drejtuesit e kompanisė vlerėsuan se e gjejnė tė ngjashme hidrologjinė dhe topologjinė e Shqipėrisė me atė tė vendit tė tyre, ndėrsa klima e biznesit dhe progresi i Shqipėrisė i ka bėrė ata ta konsiderojnė Shqipėrinė me prioritet pėr investimet e tyre nė Ballkan

 

Gjigandi norvegjez i shpėndarjes sė energjisė. “Statkraft” shprehu dje interesin e tij zyrtar pėr tė blerė sistemin e transmetimit tė energjisė sė vendit tonė, pjesė e Korporatės Shqiptare tė Energjisė, KESH. Gjatė njė takimi, qė patėn dje drejtues tė lartė tė kėsaj kompanie me kryeministrin Sali Berisha, u shpreh interesi i kėtij gjigandi energjitik pėr tė investuar nė vendin tonė dhe pėr tė blerė OST-nė (operatorin e sistemit tė transetimit). Sipas tė dhėnave nga takimi, nė tė u diskutua pėr mundėsitė e investimeve nė fushėn energjitike nė Shqipėri, nė kuadrin e politikės sė zgjerimit tė biznesit tė kėsaj kompanie nė Ballkan. Drejtuesit e kompanisė vlerėsuan se e gjejnė tė ngjashme hidrologjinė dhe topologjinė e Shqipėrisė me atė tė vendit tė tyre, ndėrsa klima e biznesit dhe progresi i Shqipėrisė i ka bėrė ata ta konsiderojnė Shqipėrinė me prioritet pėr investimet e tyre nė Ballkan. Kryeministri, Sali Berisha, duke shprehur kėnaqėsinė pėr interesimin e kompanisė sė njohur norvegjeze pėr tė investuar nė Shqipėri, theksoi se, “qeveria shqiptare, me reformat e ndėrmarra, ka krijuar njė klimė tė favorshme mbėshtetėse pėr investimet, ku prioritet mbetet sektori energjitik." Nė kėtė drejtim, kryeministri shprehu mbėshtetjen e qeverisė nė lidhje me investimet e kėtij lloji nė Shqipėri, veēanėrisht tė investimeve norvegjeze. "Shqipėria ėshtė njė vend shumė i pasur nė ujėra, por vetėm 1/3 e kapacitetit hidrik tė vendit shfrytėzohet. Interesi i investitorėve tė huaj nė fushėn e energjisė ka qenė shumė i madh dhe janė paraqitur njė sėrė projektesh pėr shfrytėzimin e energjisė ujore, tė gazit tė lėngėt dhe erės. Nė kėtė kuadėr, kompania "Statkraft" ėshtė e ftuar tė konsiderojė investimet e saj nė tė gjitha kėto fusha", - tha kryeministri Berisha. Kompania norvegjeze "Statkraft", operon nė 154 HEC-e nė Norvegji, Holandė, Suedi, Gjermani dhe vende tė tjera. "Statkraft" ėshtė kompania e dytė nė botė pėr prodhimin e energjisė sė rinovueshme. Interesimi i kėsaj kompanie tė madhe pėr tė investuar nė Shqipėri nė fushėn e energjisė dhe sidomos interesimi pėr tė marrė pjesė nė privatizmin e sistemit tė transmetimit, qė pritet tė bėhet gjatė kėtij viti, ėshtė njė lajm mjaft i mirė pėr ekonominė dhe fushėn e energjisė nė vend. “Statkraft” ėshtė njė nga kompanitė mė tė mėdha dhe mė serioze nė Europė dhe e njohur pėr peshėn e saj nė investimet energjitike. Siē dihet, sistemi i transmetimit tė energjisė nė vend ėshtė ndarė nga KESH-i dhe funksionon si njė kompani mė vete dhe kjo masė ėshtė marrė pėr t’i hapur rrugė privatzimit tė saj. OST-ja ėshtė aktualisht nė procesin e pėrgatitjes sė saj pėr t’u futur nė kėtė proces dhe ajo ėshtė duke evidentuar asetet e saj, tė cilat deri mė tani kanė qenė pjesė e tė gjithė korporatės sė energjisė KESH. Nė sistemin tonė tė transmetimit pritet qė gjatė kėtij viti tė nisin disa investime mjaft tė rėndėsishme si, ndėrtimi i dy linjave tė mėdha tė transmetimit tė energjisė Tiranė-Elbasan dhe Koman- Elbasan.

 

 

BB, projekt me qeverinė pėr bregdetin jugor Orikum-Sarandė

 

 

Banka Botėrore po punon drejtpėrsėdrejti me sektorin publik, duke ndihmuar qeverinė shqiptare nė zbatimin e projektit pėr manaxhimin e integruar dhe pastrimin e zonės sė bregdetit, qė ėshtė edhe faza e parė e njė programi me dy faza pėr manaxhimin e integruar dhe pastrimin e zonės bregdetare, bėnė tė ditur dje pėr median burimet zyrtare tė kėsaj banke.   Objektivi i pėrgjithshėm i programit ėshtė mbrojtja e burimeve natyrore dhe aseteve kulturore, si edhe nxitja e zhvillimit tė qėndrueshėm tė bregdetit shqiptar. Njė aktivitet i rėndėsishėm qė po zbatohet aktualisht nė kuadrin e kėtij projekti ėshtė edhe hartimi i planit pėr zhvillimin e bregdetit jugor, qė mbulon zonėn nga Orikumi deri nė kufirin grek. Pas miratimit tė kėtij plani nga Kėshilli Kombėtar i Rregullimit tė Territorit, ai do tė pėrfaqėsojė instrumentin zyrtar tė qeverisė shqiptare qė do tė udhėheqė zhvillimin e zonės. Nė datėn 15 shtator 2007 ėshtė pėrcaktuar afati i pėrfundimit tė tij, bėnė tė ditur burimet zyrtare tė Bankės Botėrore. Banka Botėrore, pėrmes njoftimit zyrtar tė saj, bėri tė ditur se, ky institucion nuk sponsorizon iniciativa tė sektorit privat, si dhe nuk pėrfshihet nė mbėshtetjen e tyre.

 

 

Komisioni Europian jep 1 milion euro pėr KLSH-nė

 

Delegacioni i Komisionit Europian dhe Kontrolli i Lartė i Shtetit organizuan dje nė Tiranė njė ceremoni zyrtare pėr promovimin dhe implementimin e projektit tė binjakėzimit tė financuar nga Bashkimi Europian "Mbėshtetje pėr Kontrollin e Lartė tė Shtetit". Projekti me vlerė 1 milion euro, qė financohet nga programi CARDS 2004 filloi mė 15 janar dhe do tė zgjasė pėr njė periudhė 20-mujore. Partnerėt e binjakėzimit pėr tė vėnė nė jetė kėtė projekt tė financuar nga Bashkimi Europian janė Zyra e Kontrollit Kombėtar tė Mbretėrisė sė Bashkuar dhe Gjykata e Llogarive e Holandės. Kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Robert Ēeku, nė fjalėn e mbajtur me kėtė rast u shpreh se, "projekti ka pėr qėllim tė ndihmojė nė mėnyrė aktive Kontrollin e Lartė tė Shtetit pėr tė pėrmirėsuar shėrbimin publik, besueshmėrinė dhe transparencėn e tij nė kontrollin qė ai ushtron mbi buxhetin e shtetit dhe raportimin qė bėn nė parlament."

Qėllimi afatmesėm i projektit ėshtė tė krijojė njė shėrbim sa mė modern tė kontrollit, qė tė jetė i pėrgatitur tė mbikėqyrė shpenzimet e tė gjitha fondeve. "Ky projekt do tė pėrmirėsojė transparencėn nė pėrdorimin e fondeve publike, pėr tė siguruar qė paratė e taksapaguesve janė pėrdorur me tė vėrtetė dhe nė mėnyrė tė frytshme. Kėshtu do tė pėrmirėsojė shėrbimet publike pėr tė mirėn e tė gjithė qytetarėve shqiptarė", - tha shefi i delegacionit tė Komisionit Europian nė Shqipėri, ambasadori Helmuth Lohan, gjatė ceremonisė sė organizuar pėr pėrurimin e projektit

 

 

Miratohet struktura e Entit Rregullator tė Ujėrave

 

 

Komisioni Parlamentar i Ekonomisė dhe Financave miratoi dje strukturėn e Entit Rregullator tė Furnizimit me Ujė dhe Largimit tė Pėrpunimit tė Ujėrave tė Ndotura. Sipas projektligjit tė miratuar pėr kategorizimin e pozicioneve tė punės ėshtė mbajtur parasysh pėrgjegjėsia nė mbulimin e detyrave brenda njė sektori, dhėnia e kėshillave pėr ēėshtje specifike etj. Numri i punonjėsve tė ERRU-sė parashikohet tė arrijė nė 21 persona. Kryetari i komisionit, Edmond Spaho, u shpreh se, kjo strukturė i jep mundėsinė kėtij enti, tė rrisė standardet e punės dhe teknikave pėr sektorėt e furnizimit me ujė dhe kanalizimeve tė ujėrave tė zeza. Gjthashtu, ky komision

miratoi edhe strukturėn e Entit Rregullator tė Telekomunikacioneve. Komisioni i Ekonomisė miratoi kėrkesėn pėr rritjen e numrit tė punonjėsve tė kėtij enti me 10 persona. Projektstruktura qė paraqitet pėr miratim kėrkon rritjen e numrit tė punonjėsve nga 55 qė ėshtė aktualisht nė 65 punonjės.

Sipas kryetarit tė ERT-sė, Hydajet Kopani, miratimi i strukturės sė ERT-sė do tė krijojė mundėsi mė premtuese pėr rritjen e efikasitetiti tė punės, nė kuadrin e zhvillimit tė tregut tė telekomunikacioneve, tė pėrmbushjes sė detyrave pėr pėrafrimin e legjislacionit dhe tė standardeve me vendet e BE-sė

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

Otto Bariē shpall listėn pėr dy ndeshjet eliminatore kundėr Sllovenisė dhe Bullgarisė

 

Kombėtarja, Bogdani e Kapllani,

favoritėt pėr sulmin kuqezi

 

Portieri i Shpresave, Enea Koliqi do tė zėvendėsojė Ilion Likėn nė listėn zyrtare tė lojtarėve tė thirrur nga trajneri kroat Oto Bariē. Argumenti i largimit tė Ilion Likės nga anti-Sllovenia e Bullgaria lidhet me mosaktivizimin e tij nė ndeshjet e fundit me ekipin e Dinamos

 

Tekniku kroat i kombėtares shqiptare, Otto Baric, i vendosur tė gjejė njė tjetėr hapėsirė pėr sulmuesit qė po luajnė aktualisht me skuadrat europiane: lihet jashtė kapiteni Tare dhe Murati, thirret Berisha, i padėgjuar muajin e fundit. Trajneri kroat i pėrfaqėsueses shqiptare ka shpallur listėn e lojtarėve qė ai do tė grumbullojė. Sipas teknikut ėshtė lėnė jashtė Tare dhe Murati qė praktikisht, sipas Bariēit, nuk aktivizohen, ndėrkohė qė thirret Besart Berisha, qė nuk e ka parė as stolin e rezervave nė Bundesliga qė pas ndeshjes me Maqedoninė. Grumbullimi per dy ndeshjet e radhes fillon ne date 19 mars 2007 ne hotel “Adriatik” ne Durres. Kombetarja shqiptare mund te luaje me tri sulmues ndaj Sllovenine, ne ndeshjen e 24 marsit. Edhe pse nje gje e tille nuk eshte konfirmuar ende, pasi lista zyrtare e 22 futbollisteve te grumbulluar nuk eshte bere publike akoma nga ana e Federates Shqiptare te Futbollit, nje lajm i tille duket se ka dale nga burime prane trajnerit te kombetares shqiptare, Oto Baric. Edmond Kapllani dhe Erjon Bogdani do te jene dy sulmuesit baze te formacionit, ndersa i treti do te zgjidhet me balotazh, ndermjet Berishes, Bushit dhe Salihit. Mund ta nise ndeshjen Bushi, pare faktin se ka forme shume me te mire se dy lojtaret e tjere edhe pse ka shenuar shtate gola ne kampionatin grek. Berisha ka kater ndeshje qe nuk aktivizohet tek skuadra e tij gjermane, Hamburg, ndersa Salihi ka shenuar dy gola, por ka zhvilluar vetem dy ndeshje me fanellen e skuadres austriake Ried. Pra, me i kuotuari deri tani eshte Alban Bushi. Shqipėria nėn drejtimin e trajnerit kroat nė tri ndeshje ka mundur tė grumbullojė vetėm njė pikė me Bjellorusinė (2-2, mė 2 shtator 2006, Minsk), ndėrsa ka humbur dy tė tjera: me Rumaninė (0-2, mė 6 shtator 2006, Tiranė) dhe me Holandėn (2-1, mė 11 tetor 2006, Amsterdam). Pėr fat tė keq edhe nė ndeshjen e parė ndėrkombėtare tė vitit 2007 pėrfaqėsuesja kuqezi humbi 0-1 nė Shkodėr (7 shkurt 2007) nė testin miqėsor kundėr Maqedonisė, duke krijuar njė pėrshtypje jo fort tė mirė me mėnyrėn se si formacioni shqiptar interpretoi lojėn. Shqipėria ka nevojė tė ngutshme pėr pikė, teksa ėshtė edhe objektivi i FSHF-sė dhe pėrmes saj inderekt edhe objektivi i trajnerit Bariē. Kreu i federatės ka bėrė publike se kėrkon tri pikėt ndaj Sllovenisė (me apo pa Taren), pėr tė kaluar edhe nė renditjen e pėrkohshme kundėrshtarin e datės 24 mars, i cili pėrpara ballafaqimit me Shqipėrinė ka grumbulluar dy pikė mė shumė se Shqipėria. Pas Luksemburgut, me zero pikė nė tri ndeshje, por qė ende nuk i ėshtė gėzuar njė goli, Shqipėria ėshtė ekipi i dytė nga shtatė ekipet qė formojnė Grupin G, qė ka shėnuar mė pak gola: vetėm 3 nė tri takime dhe pėr ta bėrė akoma mė intriguese kėtė fakt, tė tri golat janė shėnuar nė transfertė, 2 kundėr Bjellorusisė nė Minsk dhe 1 kundėr Holandės. Edhe pse tė gjithė pretendojnė se Bariēi mė tė zgjidhur ka vijėn sulmuese pėrsa iu pėrket emrave. Madje, pėr ndeshjet e rėndėsishme kundėr Sllovenisė e Bullgarisė nuk u thirr kapiteni Igli Tare, njėheherėsh edhe golashėnuesi i dytė mė i mirė pas Alban Bushit nė grupin e lojtarėve aktivė. Asnjė sulmues nuk ėshtė autor i njė prej tri golave, qė iu pėrkasin dy mesfushorėve (ofensivit Ervin Skela dhe difensivit Debatik Curri) si dhe njė mbrojtėsi (Besnik Hasit, jo natyral si mbrojtės).

Lista e plotė

Arjan         BEQAJ

Ilion LIKA

Isli    HIDI

Armend DALLKU

Elvin BEQIRI

Blerim RUSTEMAJ (Nėse pajiset me pasaportė shqiptare)

Nevil         DEDE

Erjon         XHAFA

Arjan         PISHA

Besnik HASI

Debatik CURRI

Lorik CANA

Ervin BULKU

Altin HAXHI

Altin LALA

Jahmir       HYKA

Klodian DURO

Devi MUKA

Xhevair SUKAJ

Alban        BUSHI

Edmond KAPLLANI

Erjon         BOGDANI

Hamdi       SALIHI

Besart       BERISHA.

Renditja - Grupi G

Holanda             4 3 1 0 7 2         10

Bullgaria            4 2 2 0 7 3         8

Rumania            3 2 1 0 7 3         7

Bjellorusia          4 1 1 2 7 10       4

Sllovenia            3 1 0 2 4 7         3

Shqipėria           3 0 1 2 3 6         1

Luksemburgu              3 0 0 3 0 4         0

 

FLASIN PROTAGONISTĖT

Salihi: Njė gol nė Shkodėr? E ėndėrroj!     

Njeri nga sulmuesit e grumbulluar per ndeshjen me Sllovenine eshte edhe goleadori shqiptar, i cili, aktualisht luan me suadren austriake te Ried, Hamdi Salihi. Sapo ka marre vesh qe ka qene ne listen e 23 lojtareve te thirrur nen “arme” per dy ndeshjet e radhes, ate ndaj Sllovenise dhe Bullgarise, Salihi ka reaguar menjehere duke thene: “Jam shume i nderuar qe jam thirrur ne kombetare. Baric ka qene dhe ka pare ndeshjen e Riedit, ashtu siē e dini, ndaj Shturm Grac, ku ne fituam 2-0 dhe i kishte pelqyer loja ime.” “Pra, ne kemi folur ne pushim te ndeshjes dhe ai me ka siguruar qe do te me grumbulloje”, - ka shtuar shkodrani. Por, njera nga arsyet se perse Bariēi e ka marre, madje do ta fuse ne 18-she glashenuesin eshte sepse ndeshja me Sllovenine do te luhet pikerisht ne “Loro Boriēi” te Shkodres, ne stadiumin ku Salihi ka shenuar golat e tij te pare dhe eshte rritur me ekipin e Vllaznise. Madje, kur e pyet se si ndihet qe kthehet pas kaq kohesh ne Shkoder ai sqaron: “Eshte nje emocion i madh. Ata njerez qe me kane duartrokitur per kaq kohe do ta bejne serish nje gje te tille, sepse tani vesh fanellen e kombetares”, - ka vijuar ai. Dhe, per t’i respektuar ata, te cilet do t’ia bejne hyzmetin, si Salihit, ashtu edhe kombetares nga shkallet e stadiumit, goleadori ka nje deshire, madje me shume se kaq. “Kam deshire te shenoj nje gol ne Shkoder, aq me teper me fanellen e ekipit kombetar. Do te qe kryeveper.” (futbolli.com)

Pas dy muaj shkėputjeje shėndetėsore, mesfushori shqiptar paraqitet optimist

Skela: “I kėnaqur qė rikthehem”

Energie Cottbus ka humbur ndeshjen e javės sė 25-tė tė Bundesliga, nė shtėpinė e vet dhe 10 minutat e fundit pėr skuadrėn vendase ėshtė aktivizuar mesfushori i kombėtares shqiptare Ervin Skela. Ndonėse jo nė gjendjen e tij optimale, pėrsėri fantazisti vlonjat u ndie tepėr i kėnaqur qė mė nė fund arriti tė rikthehet nė fushėn e lojės pas asaj pauze shėndetėsore, 2-mujore. “Padyshim qė ndihem i kėnaqur. Kalova njė periudhė tė tensionuar, por duket sikur gjithēka po shkon mirė me shėndetin, por jo edhe aq mirė me skuadrėn“, - u shpreh Ervini pėrpara mediave, pas pėrfundimit tė takimit tė djeshėm ndaj Alemania Aachen qė Cottbus e humbi 0-2, pėrpara pak mė tepėr se 15.000 shikuesve. “Nuk di tė them shumė pėr mėnyrėn e lojės sė skuadrės, pasi ėshtė ndeshja e parė qė luaj dhe jam duke u pėrshtatur pas dy muajsh mosaktivizim. Personalisht, mendoj se duhen ndryshuar disa gjėra jo shumė tė rėndėsishme”, - vazhdoi Skela qė ridebutimin e tij tė parė nė Bundesliga pati fatin ta realizonte pėrpara simpatizantėve tė skuadrės nė Stadion der Freundschaft. “Mendoj se nuk duhet tė varemi shumė tek loja me topa tė gjatė. Nuk them tė largohemi totalisht, por njė ndėrthurje e lėvizjeve do tė ishte ndoshta pak mė interesante pėr tė ardhmen e skuadrės, qė mendoj se ka shumė mundėsi qė tė ruajė mosthellimin e krizės dhe t’i shpėtojė rėnies”, - cilėsoi Ervini gjatė prononcimit tė tij.

 

Hyka: “Kundėr Sllovenisė, synoj minutat e Maqedonisė”

Vetėm pak ditė mė parė, mė 8 mars 2007, Jahmir Hyka mbushi 19 vjeē, por gati njė muaj mė parė, ai festoi aktivizimin e parė me kombėtaren shqiptare nė ndeshjen e humbur me Maqedoninė (0-1), ku “Albanian Maradona” luajti disa minuta. Tani, mė 13 mars, ish-lojtari i Dinamos (Shqipėri) dhe Rozenborgut (Norvegji), tashmė nė radhėt e Olimpiakosit ka marrė sėrish ftesėn pėr ndeshjet zyrtare kundėr Sllovenisė (mė 24 mars 2007, nė Shkodėr) dhe Bullgarisė (28 mars 2007, nė Sofie). “Jam shumė i lumtur”, - ėshtė shprehur Jahmir Hyka, eksluzivisht pėr Albania-sport.com, pas shpalljes sė listės zyrtare tė lojtarėve tė thirrur nga trajneri kroat Oto Bariē. Me vetėm 168 cm i lartė (57 kg) Hyka zotėron magjinė e pėrpunimit tė topit, “viktimė” e tė cilit ka rėnė edhe kroati me pėrvojė tė madhe nė punėt e futbollit. “Falėnderoj Zotin dhe tė gjithė ata qė mė kanė ndihmuar”, - shton Hyka, qė nuk harron kurrė tė pėrmendė se ėshtė njė besimtar i devotshėm. “Tani nuk na mbetet gjė tjetėr, vetėm qė tė luftojmė tė gjithė bashkė pėr fitoren mė Slloveninė”, - shton Jahmiri. “Do tė isha i kėnaqur po tė luaja tė paktėn ato minuta si me ndeshjen me Maqedoninė, por gjithsesi, kjo ėshtė njė e drejtė qė e vendos trajneri”, - pėrfundon Hyka prononcimin.

 

Teuta / Gentjan Gjondeda drejt Gjermanisė

Rikthim lojtarėsh ndaj Flamurtarit

Dy futbollistėt e kuq, Babamusta dhe Beqiri, tė cilėt nuk kanė qenė tė disponueshėm pėr Kastriotin, po rikuperohen gradualisht. Mesfushori nga Durrėsi, duket se nuk do tė ketė asnjė problem deri tė shtunėn, ndėrsa pėr Beqirin, stafi teknik ėshtė disi i shqetėsuar. Mbrojtėsi i krahut tė djathtė ndien akoma shqetėsime nė pulpė, por shpreson tė riaftėsohet plotėsisht pėr Flamurtarin. Pas njė sezoni tė dėshtuar pėr shkak tė dėmtimit tė rėndė, mbrojtėsi laēian i Teutės, Julian Brahja, do tė jetė gati pėr t’u aktivizuar te Teuta. Burime nga stafi mjekėsor i Teutės bėjnė tė ditur se, futbollisti ėshtė rikuperuar plotėsisht, nė njė kohė qė tashmė gjithēka varet nga forma e tij sportive. Brahja, i shpallur kampion me ekipin e Elbasanit, u dėmtua nė njė takim miqėsor me ekipin e Kastriotit, ku dėmtoi gjurin. Nga ana tjetėr, tė njėjtin fat pati edhe Gentian Gjondeda, i cili nė takimin me Vllazninė pėsoi njė dėmtim tė rėndė, qė do njė trajtim mjekėsor jashtė shtetit. Presidenti Hasanbelliu ka marrė pėrsipėr shpenzimet e operacionit nė Gjermani, ndėrkohė qė Altin Raklli ėshtė ndėrmjetėsi qė do tė bėjė tė mundur qė vlonjati ta kryejė kėtė operacion nė njė nga klinikat mė tė njohura nė Gjermani.

 

BOKS

Krasniqi, koncentrim maksimal pėr sfidėn

Me rastin e takimit tė parė tė pėrbashkėt tė Luan Krasniqit dhe kundėrshtarit tė tij Brian Minto, Luani u paraqit tejet i disponuar. Po ashtu vėrehej edhe koncentrimi i dukshėm i tij nė meēin e ardhshėm tė 17 marsit. Nė konferencėn pėr shtyp, Krasniqi tha:  “Unė jam njėqind pėr qind i gatshėm dhe se dyluftimi ėshtė afėr.” Se ēfarė mendon me kėtė Krasniqi ėshtė fakti se ai, luftėn me amerikanin e pret me kureshtje, ngase ai e di se me Brian Minton do tė ketė njė kundėrshtar serioz. “Minto nuk ėshtė gjithkushi, ai deri mė tani ėshtė fituar vetėm nga Tony Tubbs”. Brian Minto, po ashtu ėshtė i vetėdijshėm pėr detyrėn qė e pret: “Krasniqi ėshtė natyrisht njė person krejtėsisht tjetėr krahasuar me Axel Schulz. Krasniqi ėshtė njė ngadhnjyes i vėrtetė.” Nė pyetjet se si duket e ardhmja e tij, Luani tha: “Unė koncentrohem nė 17 marsin e ardhshėm. Brian Minto do tė bėj ēmos pėr tė shfrytėzuar rastin, prandaj unė do tė duhet tė jam adekuat. Pyetjes se si do tė shkojė mė tej, do t’i pėrgjigjem nė ring”. Pak mė shumė peshonte me prognozimin e tij Jean-Marcel Nartz. Njė luftė e kampionit botėror i pėrket udhėheqėsit teknik Krasniqi, i cili ndodhet nė TOP 6 mė tė mirė botėrore nė boks.

 

 

 

Blic nga Superliga

Flamurtari, nė duart e tifozėve

Edhe pse nė takimin ndaj Besės ėshtė evidentuar ndonjė dėmtim, kjo nuk e ka kondicionuar stėrvitjen e tė gjithė grupit vlonjat. Nė kėtė fillimjave bie nė sy forma qė ka rikuperuar Behari, lojtari mė me eksperiencė nė radhėt e Flamurtarit. “Nė ndeshjen ndaj Partizanit do t’i kėrkoja njė mbėshtetje dhe njė pėrkrahje maksimale publikut vlonjat, sepse vetėm kėshtu do tė mund ta lėmė prapa humbjen ndaj Besės dhe tė mendojmė tė lartėsojmė emrin e Flamurtarit”, - deklaron trajneri Ruci nė emėr tė ekipit.

Partizani, me mungesa nė stėrvitje

Vėshtirė tė kujtohet me saktėsi dita kur futbollistėt e kuq kanė bėrė pushimin e fundit. Kalendari i ngjeshur i javėve tė fundit ka sfumuar ēdo mundėsi pushimi. Edhe pas fitores sė fundit me Kastriotin, s’ka pasur pushim pėr futbollistėt e kuq, tė cilėt dje janė stėrvitur nga trajneri Lika, sigurisht me ngarkesė jo tė lartė fizike. Megjithatė, disa nga titullarėt kanė munguar nė seancėn e djeshme. Kėshtu, Gjyla e Shehi kanė marrė leje pranė stafit teknik, ndėrsa Pinari e Muzaka vetėm sa janė paraqitur, pasi nuk kanė qenė nė kondicion fizik pėr t’u stėrvitur. Pjesa e tjetėr e titullarėve ka bėrė vetėm vrapime shkrydhėse, ndėrsa rezervave iu ėshtė kushtuar mė shumė vėmendje.

Alban Hoxha nėn “mbikėqyrjen” e Ilion Likės

Portieri i ri i Dinamos, Alban Hoxha, pas dy ndeshjeve tė para me blutė e kryeqytetit ka marrė disa mesazhe urimi nga miq dhe dashamirės tė tij, tė cilėt e kanė pėrgėzuar pėr paraqitjen si dhe i kanė dhėnė kurajo pėr tė ardhmen. Njė nga kėta ėshtė edhe i pezulluari i vetėm i Dinamos, Ilion Lika, i cili jo vetėm qė e ka pėrkrahur 19-vjeēarin Hoxha nga ana morale, por edhe me bazė materiale. Ilioni ka menduar qė uniforma e tij ta vazhdojė karrierėn te blutė, sepse fizikisht vetė e ka tė pamundur dhe si tė denjė ka parė tė riun Alban Hoxha. “Pas kėtyre dy ndeshjeve tė para kam pasur shumė telefonata dhe mesazhe urime dhe nė kėtė mori pėrkrahjesh nuk mund tė mungonte edhe Ilion Lika, i cili ėshtė njė nga ata persona qė mė ka qėndruar afėr tek Dinamo dhe jam munduar qė tė pėrfitoj teknikisht nga ai. Prandaj dua t’i falėnderoj tė gjithė pėr gjithēka qė po bėjnė pėr mua”, - ėshtė shprehur portieri dinamovit, Alban Hoxha.

Blutė, vazhdon dhimbja e kokės

Gjatė kėtyre javėve tė fundit, blutė kanė pasur disa mungesa, tė cilat kanė ardhur si rezultat i dėmtimeve dhe pezullimeve pėr arsye tė ndryshme. Edhe java e re ka nisur me probleme tė vjetra pėr Dinamon. Pas pushimit tė sė dielės, dje dinamovitėt kanė nisur pėrgatitjet pėr ndeshjen e radhės, ku pėrballė do tė kenė skuadrėn e Apolonisė. Nė pėrgatitjen e djeshme, grupi blu nuk ka qenė i plotė, pasi Ishka nuk ėshtė pėrgatitur, sepse nė ndeshjen me Elbasanin ka marrė njė goditje nė gju. Gjithashtu, i riu Klevis Betja nuk u stėrvit dje, sepse ėshtė me grip. Mbrojtėsi i ri Bici ka qenė i grumbulluar me kombėtaren U-19, ndėrsa trajneri i dėmtuar Redi Jupi ka munguar pėr disa arsye personale. Por problemi mė i madh pėr Dinamon do tė jetė mungesa dyjavore e mbrojtėsit Erion Xhafa, pasi ai e ka plotėsuar numrin gjashtė tė kartonėve tė verdhė.

Tirana, mungon Eleandro Pema nė stėrvitje

Pas fitores sė vėshtirė 1-0 me Apoloninė dhe njė dite pushimi, dje nė mesditė bardheblutė iu janė rikthyer pėrgatitjeve tė zakonshme tė fillimjavės. Stėrvitja e djeshme u zhvillua nga Kodrat e Liqenit Artificial, ku skuadra nėn drejtimin e pėrgatitėsit atletik, Rauf Dimraj, zhvilloi vrapime tė gjata dhe ushtrime aerobike pėr shkrydhjen e muskujve. Mungesa e vetme nė kėtė seancė ishte ajo e sulmuesit Eleandro Pemės, i cili kishte hemoragji pas heqjes sė njė dhėmballe. Sot ėshtė planifikuar qė skuadra tė zbresė nė njėrėn prej fushave tė kompleksit tė ekipeve kombėtare nė Kamėz.

Elbasani, kosovarėt me kombėtaren e tyre

Tė tre lojtarėt kosovarė qė luajnė pėr ekipin e Elbasanit janė grumbulluar nga kombėtarja e kėtij vendi. Pikėrisht Fisnik Papuci, Liridon Leci dhe Ilir Nallbani janė grumbulluar nga pėrfaqėsuesja kosovare, e cila do tė zhvillojė njė takim miqėsor kėtė tė mėrkurė, me njė nga ekipet mė tė mira tė kampionatit kosovar, qė mbetet ende pėr t’u pėrcaktuar. Pas Ilir Nallbanit, i cili ka qenė i grumbulluar edhe mė parė, tashmė ėshtė radha e Papucit dhe e Lecit, qė tė debutojnė me fanellėn e pėrfaqėsueses kosovare.

 

Shkurt nga Bota

Rauli thotė se do tė shfrytėzojė shansin qė i jepet

Kapiteni i Real Madridit, Rauli, beson te shansi per kthimin ne ekipin kombetar spanjoll per ndeshjen e ardhshme eliminatore te Euro 2008 ndaj Danimarkes, sipas shtypit spanjoll te se martes. "Besoj se eshte shansi im. Ky eshte mendimi im", - deklaroi sulmuesi spanjoll. Rauli nuk figuronte ne listen e lojtareve te grumbulluar ne tetor per ndeshjen eliminatore te Euro 2008 ne Suedi (humbur 2-0) dhe as per ndeshjen miqesore fituar 1-0 perballe Anglise me 7 shkurt ne Manchester. Spanja, ne veshtiresi ne grupin e saj eliminator, do te ndeshet me Danimarken ne stadiumin “Bernabeu” me 24 mars dhe me pas me Islanden ne Majorka.

 

Oli Kahn mund tė vazhdojė edhe pas 2008-ės

Drejtuesi i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, u shpreh te marten per shtypin gjerman se portieri emblematik dhe kapiteni, Oliver Kahn, mund te vazhdoje karrieren ne nivele te larta edhe pas qershorit 2008, kur Kahn eshte shprehur se do te largohet. "Ai eshte nen kontrate deri ne 2008-ėn, por mendoj se ka ende rezerva", - theksoi Rummenigge per Bild. "Por, ky eshte nje vendim i marre nga vete Oliver dhe ne dhjetorin e ardhshem ne do te diskutojme perseri per kete gje", - theksoi drejtori i pergjithshem i klubit gjerman me me shume tituj ne histori. Kahn, 37 vjeē, beri te ditur ne janar se do t'i jape fund karrieres ne 2008-ėn. Portieri gjerman, qe i dha fund karrieres me ekipin kombetar (86 seleksione) pas Boterorit 2006 luan per Bayern Munich qe nga 1994 ku dhe ka fituar shtate tituj te kampionit, pese Kupa te Gjermanise, Ligen e Kampioneve ne 2001 dhe Kupen UEFA ne 1996.

Ēelsi, Ganezi Essien zgjat kontratėn deri nė 2012-ėn

Mesfushori ganez i Celsit, Michael Essien, ka zgjatur kontraten e tij me klubin kampion te Anglise deri ne 2012-ėn, beri te ditur klubi londinez. Essien, 24 vjeē, shkoi nga Lioni te Celsi ne gusht te 2005. Ai ka luajtur 46 ndeshje me ekipin e tij kete sezon, duke shenuar kater gola.

Inter, mesfushori Dacourt dėmtohet nė kavilje

Mesfushori i Interit, Olivier Dacourt, ka demtuar kaviljen e majte gjate ndeshjes se fituar me AC Milan (2-1) te dielen per javen e 28-te te kampionatit, beri te ditur klubi pa saktesuar kohen e rikuperimit. Francezi, qe u demtua ne pjesen e pare te lojes, u zevendesua ne fillim te pjeses se dyte, nuk do te kthehet ne fushen e lojes para fundit te marsit. Dy mesfushore te tjere te klubit lider te kampionatit jane ende ne gjendje riaftesimi, francezi Patrick Vieira dhe argjentinasi Esteban Cambiasso.

Totti do tė kthehet nė kombėtare nė shtator

Kampioni i botes dhe kapiteni i AS Roma, Francesco Totti, i cili u largua nga karriera nderkombetare pas Boterorit 2006 do te kthehet ne ekipin kombetar ne shtator, beri te ditur Federata Italiane e Futbollit (FIGC). "Francesco Totti do te jete ne dispozicion te seleksionit shtatorin e ardhshem", - theksoi FIGC nepermjet nje njoftimi. Ne shkurt 2006, Totti (58 seleksione, 9 gola), pesoi nje frakture ne kemben e majte gjate nje ndeshjeje kampionati. Qe nga fitorja e Italise ne Berlin, Totti vendosi qe t'i kushtohej klubit te tij, Romes, qe aktualisht mban vendin e dyte ne klasifikim pas Interit dhe qe eshte kualifikuar per ne gjysmėfinalet e Liges se Kampioneve. Totti eshte gjithashtu shenuesi me i mire i Serise A me 18 gola pas 27 javeve.

Angli, biletat pėr ndeshjen e parė nė Wembley janė shitur

Te gjitha biletat per ndeshjen e pare ne stadiumin e ri te Wembley-t mes seleksioneve Shpresa te Anglise dhe Italise me 24 mars jane shitur brenda disa oreve, beri te ditur Federata Angleze e Futbollit (FA). Stadiumi do te jete i mbushur me 60.000 spektatore per kete ndeshje, qe do te luhet ne oren 16.00 dhe ndeshja vlerėsohet si "me e rendesishmja ne histori" per seleksionin Shpresa, sipas FA-sė. Me nje kapacitet te pergjithshem prej 90.000 vendesh, rikonstruksioni kushtoi rreth 1,2 miliardė euro.

Parashikimet jane qe per here te pare do te jene 90.000 spektatore per finalen e Kupes se Anglise me 14 maj.