Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

 

Gabimet historike nė emėr tė konsensusit

 

ĒELO HOXHA

 

Zgjidhjet qė janė gjetur nė tė shkuarėn pėr tė shuar grindjet mes pozitės dhe pozitės, kanė zgjidhjet mė tė gabuara tė mundshme, pavarėsisht qetėsisė sė pėrkohshme qė mund tė jetė pėrēuar nė dukje nė emėr tė konsensusit.

Ditėt e fundit lexova librin me kujtime tė Bashkim Finos, “Humnerė `97”, nė lidhje me ngjarjet e njė viti politikisht tė trazuar, pjesėn mė tė madhe tė tė cilave ai e pa me sytė e kryeministrit tė Shqipėrisė.

Isha kurioz tė dija se ēfarė i kishte mbetur nė kujtesė tė vetmit njeri me fat nė atė ēast lajthitjeje mendore tė kombit.

Ai nuk ngurron, edhe nė kėtė libėr, tė na kujtojė gabimin qė ėshtė bėrė asokohe, kur me njė tė rėnė tė lapsit, firma e ish-presidentit tė kohės i dha format kombėtar njė politikani qė nuk kishte fituar as pėr anėtar kryesie tė degės lokale tė partisė sė vet, nė njė qytet tė vogėl.

Nė radhė tė parė, nė libėr, Fino tregon se nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr koordinatat e vendndodhjes sė tij nė kohė dhe nė hapėsirė; njė politikan nė mes tė karrierės, nė qoftė se dėshiron t’i japė shtytje asaj, shkruan pėr tė ardhmen.

E dyta, njeriu qė i njeh pėrmasat e vetes, qė e di se nuk ka hiē dell shkrimtari, ia lė kėtė barrė njė profesionisti, personazhi rrėfen ndodhitė dhe shkrimtari i hedh ato nė letėr; nė qoftė se Fino e ka patur kėtė ndihmė, atėherė ka zgjedhur njė shkrimtar mė tė dobėt se vetja.

E treta, edhe po tė jesh shkrimtar, kur shkruan kujtime, duhet tė dish ēfarė tė qėmtosh nė tė shkruarėn tėnde dhe rruga mė e mirė pėr ta bėrė kėtė ėshtė tė kesh lexuar njė sėrė librash tė kėsaj fushe. Por njė njeri qė nuk lexonte libra, kur e kishte kohėn me pashė (tashmė ėshtė proverbiale ēfarė bėnte ai, kur i propozuan nė telefon pėr kryeministėr – luante tavėll), nuk ka arsye tė lexojė, kur politika i ka ofruar mundėsi tė shumta pėr tė vrarė kohėn.

Ato kujtime nuk sjellin asgjė.

Kėndvėshtrimi i autorit pėr ngjarjet e vitit 1997-tė ėshtė qėndrimi zyrtar i PS-sė, i njohur tashmė nga tė gjithė. Demonizmi i ish-Presidentit tė Republikės ėshtė konstant nga faqja nė faqe, nė marrėdhėniet president-kryeministėr Berisha ėshtė gjithmonė minuesi i tyre, ndėrsa nė ngjarje tė tjera, sidomos nė takimet me tė huajt, ish-kryeministri nuk pėrshkruan asgjė mė shumė se ēfarė ka rrokur kamera dhe ne e kemi parė me sytė tanė, herė-herė nė transmetim direkt.

Tė thuash nė njė libėr kujtimesh se kryeministri x vlerėsoi punėn e qeverisė sime (dhe ai e bėn kėtė pėr ēdo takim), apo shprehu pėrkrahjen pėr vendin tonė, do tė thotė tė harxhosh kot kohėn dhe letrėn, sepse njė personazh i ngjarjes duhet tė zbulojė ato detaje qė nuk i kanė parė ata qė nuk kanė qenė aty. Nė takime tė tilla, njė shtrėngim duarsh, njė vėshtrim, njė batutė, njė tik nervor, janė simbole tė politikės sė madhe.

Por ėshtė e kotė tė kėrkosh gjėra tė tilla nė kėtė libėr. Autori ende beson se ngutja e Prodit pėr ta takuar, para se Fino, si kryeministėr i Shqipėrisė, tė shkonte nė Greqi, ishte e shtyrė nga interpelanca qė Prodi kishte nė parlamentin italian po atė ditė, takim qė pėr nga rrethanat, vendi dhe koha kur u zhvillua linte vend edhe pėr interpretime jashtė variantit zyrtar e qė nė kujtimet e njė politikani, tė cilat shkruhen nė vaktin e duhur, njė gjė e tillė mund tė thuhet.

Por kjo ėshtė e keqja, kur nė skenė ndodhen njerėz qė nuk kanė reflekset e duhura tė interpretojnė vetė apo tė lexojnė gjestet e tė tjerėve.

Megjithatė, Bashkim Fino ka meritat e tij nė kėtė mes, njė libėr, edhe i dobėt, ėshtė mė i mirė se mungesa e tij, por ajo pėr tė cilėn unė desha tė tėrhiqja vėmendjen, ėshtė kjo: grindjet mes palėve politike nuk duhet tė shkojnė deri aty sa t’iu prishin rehatinė njerėzve tė prerė pėr tė luajtur gjithė jetėn tavėll – nė rastin e Bashkim Finos, ose pėr tė luajtur domino – nė rastin e Alfred Moisiut dhe t’iu jepen detyra me peshė pėr tė tjera shpatulla.

Nė qoftė se me zgjedhjen e presidentit tė ri kėtė vit nuk do ta bėjmė mė kėtė gabim, boll kemi bėrė.

 

 

 

 

 

Dy ngjarje

 

Baton Haxhiu

 

Dy ngjarje shokuese goditėn Kosovėn. Njė atentat, i dyti nė radhė, ndaj Anton Berishės, shefit tė ART-sė dhe arrestimi qė i ėshtė bėrė natėn e sė enjtes njėrit prej njerėzve mė tė pėrfolur viteve tė fundit- Ramė Marajt. Pėr kėtė tė dytin nuk mund tė flasim se cilit institucion i takon saktėsisht dhe ku ėshtė pėrkushtimi dhe pėrqendrimi i tij profesional. Nuk e di a mund tė bashkohen kėto ngjarje dhe tė evidentohen si ngjarje tė lidhura me njėra-tjetrėn, por tė dyja ngjarjet pėr nga pėrmbajtja janė shokuese pėr tė gjithė ne qė merremi me lajmin dhe problemet e krimit. Deri tek arrestimi ose ndalja e Ramė Marajt nė polici, nė opinion mund tė interpretohet thjesht si njė ftesė e zakonshme pėr tė biseduar me njeriun e kulisave, njeriun qė ka thurur ngjarje dhe situata tė ndryshme gjatė viteve tė fundit. Mund tė interpretohet si ndalje e njeriut qė di pėr krimin dhe edhe pėr faktin se policisė i duhen informatat. Por, arrestimi i Ramė Marajt shėnoi edhe njė pamje tjetėr disa minuta pas ngjarjes.

Njė veturė me targa 006, mė gjasė e ministres Tėrmkolli, mė tė shpejtė kishte arritur nė vendin e ngjarjes, gati sa edhe vetė policia, qė sapo kishte marrė mė vete njeriun e parė tė njė instituti dhe pronarin e njė gazete ditore; njeriu mė i pėrfolur dhe njėkohėsisht mė i heshturi pėr atė qė ėshtė akuzuar dhe pėrfolur nė emėr tė tij.

Nga kjo pamje qė ishte para syve tanė duhen konstatuar shumė gjėra, por mė kryesorja ka tė bėjė mė pamjen e “Mercedes”-it shtetėror para njė zyre qė ishte selia e tė ndaluarit.

Supozojmė qė njeriu, i cili ėshtė arrestuar, ka faj dhe ėshtė i lidhur me ngjarjen, qoftė edhe rastėsisht. Atėherė po qartėsohet prej kohėsh, po vėrtetohet se ėshtė botėrisht e ditur se lidhjet e politikės me njerėzit e dyshimtė janė tė konsoliduara. U konsoliduan, sepse kriminelėt filluan tė quhen roje, tė pėrkėdhelen dhe tė jenė fitues tė betejės mbi politikėn dhe qytetarėt.

Ėshtė e vėrtetė se kohėt e fundit policia ka arrestuar disa nga banditėt mė tė rrezikshėm, por ende nuk kemi shmangur plotėsisht shkaqet qė kanė prodhuar kėtė rrjet kriminal. Kėto vrasje qė ndodhin pėr vite para syve tanė, para shtėpive tona dhe para fėmijėve tanė e para qytetarėve.

Krimi filloi tė shpronėsojė me shantazhe dhe me pistoletė te koka nga banditėt, kur qytetarėt dhe pronarėt shantazhoheshin me tė gjitha mėnyrat pėrditė dhe deri te zhdukjet fizike.

Krimin me politikėn nė Kosovė, mė shumė se kushdo tjetėr, i lidhėn dhe i bėnė bashkė ata qė kishin nė dorė tregun e politikės dhe ata qė silleshin me qytetarin si me robin e tyre.

Policia pėr vite kishte heshtur dhe nuk kishte arrestuar askėnd. Sė fundi, ata po arrestojnė, por tashmė duhet tė zhdukim vatrėn e viruseve.

Duhet bėrė kjo pėr fėmijėt tanė, pėr tė rinjtė e Kosovės, qė nuk kanė ku tė argėtohen nė njė kryeqytet me njė gjysmė sigurie dhe me mundėsi krimi nė ēdo moment.

Kjo betejė duhet fituar pėr qytetarėt, tė cilėt janė terrorizuar nga mungesa e lirisė dhe mundėsitė e shumta qė vrasėsve iu janė dhėnė.

Ky vend po fyhet pėrditė nga njerėz qė mendojnė se Kosova ėshtė vetėm vend i heronjve dhe kriminelėve dhe nga ministra qė janė tė shoqėruar me njerėz me prejardhje tė dyshuar kriminale.

Me kėto gjėra, kėtij vendi i janė shtuar abuzimet dhe njė sistem i tėrė korruptues, i cili ka mbajtur peng lirinė ekonomike, politike dhe shoqėrore. Nuk e dimė pėr ēfarė arsyeje janė arrestuar Rama dhe tre tė tjerė, por e dimė qė duhet t’i jepet fund njė shteti qė tė arrestuarit shoqėrohen me ministra. Nuk ėshtė kjo hera e fundit qė i ndodh kėsaj qeverie dhe kėtyre ministrave.

Ky shtet nė krijim e do njė pastrim, por e do edhe njė mjedis, ku qytetarėt nuk pėrkrahin askėnd qė prapavijėn e ka kriminale. Ėshtė koha e fundit qė tė bėjmė qytetari dhe reagim qytetar.

Alarmi i mbetur nė veturėn e Ramė Marajt pas arrestimit tė tij, qė ka mbetur si zhurmė pėr banorėt e lagjes “Dardania”, ėshtė simbolika mė e mirė pėr dritėn e kuqe qė i ėshtė ndezur shoqėrisė kosovare dhe politikės. Shyqyr o Zot qė ende i kemi tė huajt...

 

 

 

POLITIKA

 

Shqipėria do tė pėrfitojė nga marrėveshja e nėnshkruar dje, nė Zagreb

 

Nėnshkruhet marrėveshja

Ja pėrfitimet nga

lehtėsimi i vizave

 

Thjeshtėsim tė formularėve dhe shkurtim tė kohės sė dhėnies sė tyre, multiviza tip Schengen, ulje e ēmimit nga 60 € nė 35 € - janė disa nga lehtėsitė qė Bashkimi Evropian iu ofron disa kategorive tė caktuara tė qytetarėve nga vendet e sipėrmendura ballkanike, qė dėshirojnė tė udhėtojnė nė vendet e BE-sė, siē janė p.sh., biznesmenėt, gazetarėt etj

 

Shqipėria, Bosnja dhe Mali i Zi - janė 3 vendet ballkanike, tė cilat do tė pėrfitojnė nga politika e re e e lehtėsimit tė vizave qė ka aprovuar Bashkimi Evropian

 

Bashkimi Evropian bėri tė ditur, me rastin e nėnshkrimit nė Zagreb tė marrėveshjeve tė lehtėsimit tė vizave dhe riatdhesimeve pėr banorėt e Shqipėrisė, Bosnjės dhe Malit tė Zi, se studentėt qė do tė ndjekin mėsimet nė vendet e BE-sė do t’i kenė vizat falas dhe me shumė hyrje-dalje. Pėr tė tjerėt ēmimi i vizave Schengen zbret nė 35 euro nga 60 euro, sa ka qenė mė parė. Njėkohėsisht, tė gjithė mbajtėsit e pasaportave diplomatike do tė udhėtojnė kėtej e tutje pa pasur mė nevojė pėr viza.

Shqipėria, Bosnja dhe Mali i Zi - janė 3 vendet ballkanike, tė cilat do tė pėrfitojnė nga politika e re e e lehtėsimit tė vizave qė ka aprovuar Bashkimi Evropian. Duke marrė pjesė nė ceremoninė e Marrėveshjeve sė Lehtėsimit dhe Riatdhesimit, qė po mbahet nė Zagreb tė Kroacisė, zėvendėspresidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratttini, u shpreh se nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje pėrbėn njė tregues tė qartė tė forcimit tė bashkėpunimit ndėmjet vendeve tė Evropės Juglindore dhe Bashkimit Evropian.

Thjeshtėsim tė formularėve dhe shkurtim tė kohės sė dhėnies sė tyre, multiviza tip Schengen, ulje e ēmimit nga 60 € nė 35 € - janė disa nga lehtėsitė qė Bashkimi Evropian iu ofron disa kategorive tė caktuara tė qytetarėve nga vendet e sipėrmendura ballkanike, qė dėshirojnė tė udhėtojnė nė vendet e BE-sė, siē janė p.sh., biznesmenėt, gazetarėt etj. Madje, zėdhėnėsi i Komisionit Evropian, Pietro Petruēi, pohoi se p.sh., pėr studentėt vizat do tė jenė falas dhe me numėr tė pakufizuar hyrje-daljesh pėrgjatė gjithė kohės sė studimeve.

Por ata qė pėrfitojnė mė shumė duket se do tė jenė zyrtarėt e lartė. Qė tani e tutje mbajtėsit e pasaportave diplomatike nuk do tė kenė mė nevojė fare pėr tė marrė vizė pėr tė udhėtuar nė vendet e BE-sė.

Nė ceremoninė e organizuar nė Bruksel nuk morėn pjesė pėrfaqėsuesit e Serbisė, siē ishte parashikuar mė parė. Shkak pėr kėtė mospjesėmarrje ishte refuzimi nga ana e Beogradit pėr tė pranuar nė territorin e tij edhe shtetas tė huaj qė kishin pėrdorur Serbinė si trampolinė pėr t`u hedhur nė vendet e BE-sė. Pritet qė pėr kėtė ēėshtje negociatat ndėrmjet Brukselit dhe Beogradit tė vazhdojnė edhe disa javė tė tjera - deri nė gjetjen e njė zgjidhjeje. Nga ana e saj Maqedonia i pėrfundoi vetėm dje negociatat me Brukselin dhe kjo bėri qė zyrtarėt e saj tė mos jenė nė Zagreb.

Duke shprehur ngazėllimin e tij pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave pėr qytetarėt e vendeve ballkanike, zyrtarėt e Bashkimit Evropian e bėnė edhe njėherė tjetėr tė qartė se lehtėsimi i regjimit tė vizave pėrbėn vetėm hapin e parė drejt njė rruge tė gjatė qė duhet tė ēojė deri nė heqjen e plotė tė tyre. Kristina Nagy, zėdhėnėse e komisionerit pėrgjegjės pėr Zgjerimin, Olli Rehn, theksoi se qeveritė e vendeve ballkanike kanė ende shumė punė pėr tė bėrė, sidomos nė ndalimin e trafiqeve, kontrabandės, emigracionit tė paligjshėm, sigurisė sė dokumenteve tė udhėtimit dhe atyre tė identitetit, para se tė mund tė fillojė tė diskutohet pėr njė heqje tė plotė tė regjimit tė vizave edhe pėr qytetarėt e vendeve tė tyre.

Viron Gjymshana, Deutsche Velle

 

Nishani nėnshkruan pėr Shqipėrinė

 

Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani dhe Zv/Presidenti i Komisionit Evropian dhe Komisari pėr drejtėsinė dhe ēėshtjet e brendshme, z.Franco Frattini, nėnshkruan marrėveshjen pėr pėrafrimin e liberalizimit tė regjimit tė vizave ndėrmjet Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian. “Ky ėshtė njė hap shumė i rėndėsishėm nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE dhe do t’i sjellė pėrfitime tė gjithė qytetarėve shqiptarė. Nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje konfirmon dhe njėherė progresin e bėrė nga vendi ynė pėr pėrmbushjen e strandardeve tė kėrkuara nga Bashkimi Evropian, po ashtu ėshtė njė shtysė e rėndėsishme pėr reformat institucionale dhe ligjore qė do tė ndėrmerren nė tė ardhmen”, - thuhet nė njė njoftim tė Ministrisė sė Brendshme.

“Ministrat e Brendshėm e tė Drejtėsisė, pjesėmarrės nė kėtė takim, ranė dakord qė perspektiva e anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian ėshtė shtysa mė e mirė pėr reformat institucionale dhe legjislative pėrsa i pėrket drejtėsisė dhe ēėshtjeve tė brendshme. Kjo jo vetėm se implementimi i standardeve tė Bashkimit Evropian nė ēėshtjet e drejtėsisė dhe ato tė brendshme ėshtė njė parakusht pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian, por dhe se do t’i sjellė pėrfitime tė menjėhershme qytetarėve dhe ekonomisė sė kėtyre vendeve pėrmes krijimit tė njė mjedisi tė sigurt pėr investime dhe zhvillim”, - vijon mė tej njoftimi.

 

 

 

 

 

 

Deputeti Petro Koēi kėrkon tė bėhet analiza e humbjes nė zgjedhjet e 18 shkurtit

 

Koēi: Tė rishikohet mėnyra e votimit nė kongres

 

Deputeti i Partisė Socialiste, Petro Koēi, i ka dėrguar dje, njė letėr kryesisė sė PS-sė, nė lidhje me analizėn qė duhet t’i bėhet zgjedhjeve tė 18 shkurtit, si dhe ka kėrkuar tė rishikohet mėnyra e votimit nė kongresin e fundit tė partisė . Sipas Koēit, rezultatet e humbjes sė 18 shkurtit duhen parė mė sė pari tek organizimi i fushatės, ndikimi i modelit “Njė anėtar, njė votė”, si dhe ndikimi i listės sė hapur pėr kėshtilltarė tė bashkive apo komunave. Ndėrkohė, nga ana tjetėr, Koēi, nė letrėn e tij ka hedhur dhe disa mendime nė lidhje me reformėn qė duhet t`i bėhet partisė nga qendra nė bazė. Sipas tij, duhet analizuar mė sė pari efektiviteti i ndryshimeve nė statutin e partisė, tė bėra njė vit mė parė, qė u iniciuan nga kryetari Rama dhe qė mė pas sollėn dhe ndryshimet nė kupolėn e PS-sė. Koēi, nga ana tjetėr, kėrkon nga kryetari tė rishikohet dhe njėherė qėndrimi nė lidhje me zgjedhjet e parakohshme, si dhe tė shikohet gatishmėria e partisė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Nga ana tjetėr, Koēi kėrkon qė tė rishikohet dhe njėherė parimi “Njė anėtar, njė votė” pėr kryetarėt e degėve vendore tė PS-sė, tė cilat nė mė tė shumtėn e rasteve kanė ngjitur nė krye njerėz, tė cilėt ndonėse nuk janė tė aftė nė manaxhimin e partisė, kanė mbėshtetjen klanore tė zonės, gjė e cila nė shumė komuna ka ēuar dhe nė humbje tė PS-sė nė zgjedhje.

 

 

Lėvizja “Mjaft” bezdis me fjalime adoleshentėt tė mbledhur pėr koncertin

 

Rreth 2 mijė persona ndjekin koncertin e Top Channel

 

Adoleshentėt e kryeqytetit kanė kaluar njė mbasdite tė kėndshme dje, nėn ritmet e muzikės pop, tė ofruar nga PS-ja, lėvizja “Mjaft, dhe disa analistė tė pavarur. Shumė pak prej tyre e dinin se protesta organizohej nė mbrojtje tė njė kanali televiz, i cili nuk pranon tė paguajė detyrimet ndaj shtetit. Por adoleshentėve tė kryeqyetit kjo pak i interesonte. Nė skenėn e koncertit ndodheshin artistėt e muzikės dhe tė humorit qė ata pėrherė i kanė parė pas ekranit dhe herėpashere ritmin e kėrcimit iua prishte tek-tuk ndonjė folės, i cili ngrite pesė gishta lart dhe ēirrej e ulėrinte nė mbrojtje tė fjalės sė lirė. Shpesh pėr zėrat e adoleshentėve, ai zė i hollė i kryetarit tė lėvizjes “Mjaft” i kujtonte se muzika do mbaronte dhe dikush kishte pėr tė folur. Ndėrkohė, Erion Velia me ngulm iu kėrkonte tė pranishmėve tė ngrinin pesė gishtat, por thirrjet ishin pėr kėngėtarin e radhės, sepse tė pranishmit nė kėtė eveniment ishin thirrur pėr t’u argėtuar. Ndėrkohė, nė koncertin e djeshėm, dukej se njė ndihmesė tė madhe iu kishte dhėnė analistėve tė pavarur dhe lėvizjes sė pavarur “Mjaft” dhe opozita. Sheshi do tė dukej shumė bosh, sikur mos kishte dhėnė ndihmesėn e saj PS-ja dhe LSI-ja, tė cilėt nė rresht kishin nxjerrė nė shesh anėtarėt e forumeve tė tyre rinore. Gjithsesi, pavarėsisht kėsaj, duhet theksuar se adoleshentėt e Tiranės, pavarėsisht se s`ia kishin idenė se pėrse ēirrej folėsi zėhollė, kryetari i “Mjaft”-it, ata kuptuan ritmet e muzikės sė kėngėtarėve tė tyre, tė preferuar.

 

Redaksionale

 

Tė tallesh me muzikėn

 

Nėse dikush mendonte dje, se Adrian Gaxha ka ndonjė ngjashmėri me kėngėtarėt nė festivalin e Woodstock-ut e nėse turma e djeshme kishte nė mesin e saj qoftė dhe njė element tė vetėm si Abbie Hoffman, atėherė lėvizja “MJAFT” do ta quante tė kryer misionin e saj.

A nuk u krijua ajo pėr tė zgjuar ndėrgjegjen shoqėrore, pėr tė krijuar njė rrymė, pėr tė patur njė reaksion?

A nuk janė tė gjithė ata tė rinj dhe a duhej tė prisnim qė nė protestėn e djeshme tė kishte qoftė njė mesazh sublim pėr kauzėn sublime qė thonė se mbrojnė?

Njė grup tė rinjsh, qė kakarisin lirika qesharake, me tinguj tė pėrzier, tė vjedhur e tė stisur keq, madje shumė, shumė keq, tė paguar nga televizioni qė po mbronin, tentuan tė sillnin njė Woodstock nė Tiranė.

Kjo ėshtė fyerje!

Fyerje pėr tė gjithė ata qė dėgjojnė muzikė dhe qė e dinė se ajo ėshtė gjuha e shpirtit.

Fyerje pėr tė gjithė ata qė e dinė ende se muzika vazhdon tė jetė revoltė, se kėshtu ka qenė gjithmonė, ėshtė edhe sot e kėsaj dite, kur dėgjohet qė nga garazhet me tonet alternative “Fight the power” e deri te koncertet masive nė mbrojtje tė dėmeve qė po shkakton ngrohja globale.

Fyerje, sepse tė gjithė ata qė dinė tė bėjnė muzikė, protestojnė dhe krijojnė reagim, qė nga ata qė bėjnė punk dhe acid dhe qė janė anarkistė e deri tek ata, tė cilėve njė mik iu ka vdekur nė luftė.

Fyerje, sepse nė kėtė vend ka pasur dhe ka reagim pėrmes muzikės, sado spontan tė ketė qenė ai. Ka pasė reagim nė fillimet e viteve ’90-tė, kur njė brez, i cilėsuar brez i humbur nga diktatura, sillte nė skenė balada rock, e deri nė ditėt e sotme, kur rapper-at, bashkohen nė tė dy krahėt, ku ndodhen shqiptarė, pėr tė proklamuar bashkim.

Fyerje, sepse nė skenė kėnduan meshkuj, me zėra e dridhje femrash, madje kundėr kėtyre tė fundit ka njė lėvizje tė fuqishme muzikore, e asnjė nuk u revoltua.

As me gjuhėn e muzikės nuk u arrit tė pėrēohej njė mesazh. Dhe ėshtė gjuha mė e lehtė nė botė pėr tė komunikuar.

Pas kėtij koncerti duket se ka nevojė tė bėjmė njė koncert proteste ndaj atyre qė na dhunojnė veshėt me tinguj mediokėr.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Grupi parlamentar i PS-sė kėrkon mocion me debat pėr kryeministrin pėr mediat dhe biznesin

 

PS-ja kėrkon pėrsėri nga Berisha tė prononcohet nė Kuvend pėr mediat

 

Nėnkryetari i grupit parlamentar tė Partisė Socialiste, Petro Koēi, me anė tė njė letre drejtuar kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, ka kėrkuar zhvillimin e njė mocioni pėr debat me kryeministrin Berisha nė lidhje me politikėn e qeverisė ndaj biznesit dhe medias. Nė emėr tė grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi ka kėrkuar zhvillimin e kėtij mocioni me debat.

“Nė zbatim tė rregullores sė Kuvendit tė Shqipėrisė, nenit 98 tė saj, paragrafi 1 dhe 2, nė emėr tė grupit parlamentar tė PSSH-sė kėrkoj zhvillimin e njė mocioni me debat me kryeministrin e Shqipėrisė, z.Sali Berisha, pėr politikėn e qeverisė aktuale ndaj biznesit dhe medias”, - theksohet nė letrėn e dėrguar dje kryetares sė Kuvendit, Topalli. Me anė tė kėsaj letre, Koēi thekson se ndaj qeverisė “Berisha” po vihen re politika abuzive, selektive, jotransparente ndaj biznesit nė pėrgjithėsi dhe medias nė veēanti.

“Qeveria e z. Sali Berisha po praktikon politika abuzive, selektive, jotransparente ndaj biznesit nė pėrgjithėsi dhe medias nė veēanti qė kanė rėnduar marrėdhėniet e operatorėve privatė tė biznesit dhe medias me shtetin, si edhe kanė cenuar lirinė e medias dhe investimet vendase dhe tė huaja nė Shqipėri. Kjo politikė rrezikon ta ēojė ekonominė dhe shoqėrinė shqiptare drejt njė krize tė rėndė”, - theksohet nė letrėn e dėrguar nga nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi. Pėr disa javė radhazi, deputetėt e opozitės kanė kėrkuar qė kryeministri Berisha tė pėrgjigjet nė Kuvend nė lidhje me disa deklarata tė tij pėr median dhe nė lidhje me ndryshimet e bėra nė ligjin pėr tatimet. Disa ditė mė parė, kryeministri Berisha iu pėrgjigj nė Kuvend njė interpelance tė kėrkuar nga opozita nė lidhje me deklaratėn e tij se mafia ka penetruar nė media, duke e pėrdorur atė si hanxhar. Pėrgjatė interpelancės nė Kuvend, Berisha theksoi se lira e medias nuk ka lidhje me shmangjen qė pronarėt e kėsaj mediaje i bėjnė ligjit dhe taksave qė duhet t`i paguajė shtetit.

Fatjona Mejdini

 

Zėdhėnėsja e qeverisė thekson se organizatat ndėrkombėtarė kanė vlerėsuar qeverinė

 

Departamenti i Shtetit

Nismat e qeverisė stimuluan shtypin e lirė

 

Zėdhėnėsja e qeverisė, Majlinda Bregu, tha gjatė njė konference pėr shtyp se Departamenti amerikan i Shtetit dhe organizatat e medias kanė vlerėsuar nė raportet pėr lirinė e shtypit hapat e ndėrmarra nga qeveria shqiptare pėr tė pėrmirėsuar situatėn e medias. “Nė tė gjitha raportet e Departamentit amerikan tė Shtetit dhe tė organizatave qė monitorojnė lirinė e shtypit nė Shqipėri thuhet se qeveria ka respektuar fjalėn e lirė. Por duke iu referuar kėtyre raporteve, theksohet se mungon transparenca e financimeve nė media. Pėr kujtesė tė audiencės, nė vitin 2004-tėr, njė grup gazetarėsh dhe redaktorėsh ngritėn shqetėsimin e tyre pėr sa i pėrket pėrpjekjeve tė qeverisė pėr tė kufizuar lirinė e shtypit. Ata u shprehėn se pėrdorimi arbitrar i kontrolleve financiare dhe padive kundėr gazetarėve nga ana e qeverisė ka cenuar lirinė e shtypit. Nė emėr tė qeverisė dua tė njoftoj opinionin publik se nė raportet e Departamentit amerikan tė Shtetit, Human Rights Developement, Freedom House, apo nė deklaratat e Parlamentit Evropian pėr vitet 2001-2005-sė, qeveria ėshtė kritikuar pėr kėrcėnimin dhe burgosjen e gazetarėve dhe pėr njė lloj ndarje tė mediave pro dhe kundėr qeverisė, duke pėrdorur edhe reklamėn shtetėrore si kulaē dhe kėrbaē nė tė njėjtėn kohė.

Nė kėto raporte citohet se kjo formė hakmarrjeje zyrtare u bė veēanėrisht e ashpėr nė vitet 2001 dhe 2002”, - tha Bregu.

“Departamenti amerikan i Shtetit nė vitin 2004-tėr theksonte se, ka pasur probleme thelbėsore e tė rėndėsishme pėr sa i pėrket pėrdorimit tė medias pėr qėllime politike. Media e pavarur ka qenė aktive, por ėshtė cenuar nga niveli i ulėt i profesionalizmit dhe mungesa e financimeve. Pėrveē disa pėrmirėsimeve, shumica e stacioneve radiotelevizive kanė qenė tė njėanshėm nė mbulimin e ngjarjeve politike. Nė janar 2004-tėr, dy reporterė tė “Top Channel”-it u arrestuan pėr pak kohė, sepse kishin filmuar kryeministrin nė publik, pa dijeninė e tij. Nė shkurt tė po kėtij viti, forcat e sigurisė arrestuan pėr disa orė dy gazetarė tė televizionit “ALSAT” dhe konfiskuan videokasetėn, ku ata kishin regjistruar kryeministrin duke vizituar njė spital. Mungesa e kontratave tė punėsimit pėr shumė gazetarė ėshtė pėrmendur si njė pengesė e shpeshtė pėr gazetarinė e lirė. Shpifja dėnohet penalisht nga gjoba deri nė 2 vjet burgim. Nė vitin 2005-sė, po raporti i Separtamentit amerikan tė Shtetit citon: “Gjatė kėtij viti “zgjedhor”, politizimi i mediave u rrit mė shumė se nė vitet paraardhėse. Botuesit dhe pronarėt e gazetave vazhdojnė tė botojnė lajme qė i shėrbejnė interesave tė tyre ekonomike dhe politike dhe disa herė bllokojnė ato lajme qė shkojnė kundėr kėtyre interesave. Gazetarėt vazhdojnė tė praktikojnė vetėcensurim. Ka pasur pak transparencė pėr sa i pėrket financimit tė medias. Media e pavarur ka qenė aktive, por ėshtė cenuar nga niveli i ulėt i profesionalizmit dhe mungesa e financimeve. Ka pasur raportime pėr raste dhune fizike tė ushtruar nga policė dhe zyrtarė tė tjerė ndaj gazetarėve. Ka pasur presion politik tė medias. Gazetarėt vazhdojnė tė ankohen se botuesit dhe redaktorėt i censurojnė drejtpėrdrejt ose nė mėnyrė indirekte nė pėrgjigje tė presioneve politike ose ekonomike”, - vijoi mė tej Bregu.

Ndėrsa nė raport, pėr vitin 2006-tė, thuhet se polarizimi i prodhimeve tė mediave nė kampin opozitar ėshtė bėrė mė i prononcuar.

Botuesit dhe pronarėt e gazetave vazhdojnė tė botojnė lajme qė i shėrbejnė interesave tė tyre ekonomike dhe politike dhe disa herė bllokojnė ato lajme qė shkojnė kundėr kėtyre interesave.

Nė pėrgjithėsi, individė tė ndryshėm mund tė kritikonin hapur qeverinė dhe aksionet e saj si nė mediat e shkruara, ashtu edhe nė ato audiovizive, pra nuk referohet pėr censurė ndaj fjalės sė lirė. Nuk ka pasur raste pėrdorimi, ose kėrcėnimi pėr pėrdorim tė padive pėr shpifje pėr tė kufizuar diskutimin e lirė politik. Nė maj, parlamenti ndryshoi ligjin mbi mediat, duke ristrukturuar bordin drejtues tė RTSH-sė dhe Kėshillin Kombėtar tė RadioTelevizioneve. Gazetarėt vazhdojnė tė ankohen se botuesit dhe redaktorėt i censurojnė drejtpėrdrejt ose nė mėnyrė indirekte nė pėrgjigje tė presioneve politike ose ekonomike. Shumė gazetarė raportojnė se mungesa e kontratave tė punėsimit, shpesh ka cenuar aftėsinė e tyre pėr tė punuar objektivisht. Ndėrsa nė raportin e Freedom House pėr vitin 2006-tė theksohet se, botuesit dhe pronarėt e mediave kanė tendencėn t’i hartojnė politikat e tyre editoriale bazuar nė interesa politike dhe ekonomike, ēka, sė bashku me pasigurinė e punės, mė tė cilėn pėrballen gazetarėt, ushqen njė kulturė vetėcensurimi.

Qeveria “Berisha” hoqi reklamėn shtetėrore pikėrisht pėr tė mos pasur nė dorė as kulaēin dhe as kėrbaēin, nuk ka patur asnjė rast padie kundėr medias nė kėto 20 muaj tė qeverisjes sė demokratėve, asnjė gazetar nuk ėshtė arrestuar apo paditur pėr hir tė detyrės.

Qeveria ka kėrkuar edhe nė bazė tė rekomandimeve tė tė gjitha institucioneve ndėrkombėtare transparencė nė burimet e financimit tė medias, duke respektuar lirinė e shtypit, mbi tė cilin mungesa e kuadrit ligjor ka ulur standardet etike dhe profesionalizmin nė gazetari.

Shqipėria ka nevojė tė miratojė ligje pėr tė luftuar piraterinė e mediave dhe pėr tė rregulluar njėherė e mirė kuadrin ligjor pėr mediat nė Shqipėri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ministrja e Integrimit mori pjesė nė konferencėn e organizuar nga Instituti i Kėrkimeve Politike “Alcide De Gasperi”

 

Bregu: Integrimi nė BE varet

nga reformat e qeverisė

 

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, theksoi ditėn e djeshme se integrimi nė Bashkimin Evropian ėshtė nė varėsi tė drejtpėrdrejtė tė shpejtėsisė, me tė cilėn qeveria Berisha do tė realizojė reformat.

“Nė krye tė Ministrisė sė Integrimit do tė kem privilegjin tė jem njė prej aktorėve kryesorė qė do tė bėjnė tė mundur rikthimin me dinjitet tė Shqipėrisė nė familjen evropiane, sė cilės i pėrkasim natyrshėm. Kjo do tė varet nga ecuria e reformave tė nisura nga qeveria “Berisha”. Sa mė shpejt tė ecin ato, aq mė shpejt Bashkimi Europian si njė i tėrė do tė lehtėsojė kufizimet nė pėrgatitjen pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė kėtė Bashkim”, - deklaroi ministrja Bregu, e cila uroi njė realizim sa mė tė shpejtė tė reformave tė nisura. Deklarata e Bregut erdhi gjatė njė konference tė organizuar nga Instituti i Kėrkimeve Politike “Alcide De Gasperi”. Gjatė kėsaj konference qė u vlerėsua nga ana e ministres sė Integrimit, Bregu, theksoi se anėtarėsimi nė BE i Shqipėrisė nuk mund tė vijė pa njė dialog dhe bashkėpunim me fqinjėt si nė rastin e Italisė.

“Evropa ėshtė gjithnjė e mė shumė njė bashkim politik, vendet qė dėshirojnė tė bashkohen me tė duhet tė tregojnė vullnet dhe aftėsi pėr tė hyrė nė dialog serioz, politik jo vetėm me BE-nė, por edhe me fqinjėt. Do tė ishte absurde tė mendohej se Shqipėria mund tė integrohej nė BE pa vendosur dhe zhvilluar bashkėpunim tė ngushtė me vendet fqinje, njė prej tė cilėve ėshtė edhe Italia”, - theksoi ministrja e Integrimit. Sipas saj, Shqipėria ka njė rol konstruktiv dhe tė rėndėsishėm nė zhvillimin e rajonit dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit.

“Shqipėria ka dhėnė njė shembull tė shkėlqyer nė rajon, pasi ka drejtuar suksesshėm fusha tė rėndėsishme tė bashkėpunimit rajonal, veēanėrisht marrėveshjet e tregtisė sė lirė me fqinjėt”, - deklaroi Majlinda Bregu.

F. Mejdini

 

Senatori Gustavo Selva merr

drejtimin e institutit “Alcide de Gasperi”

 

Nė 50-vjetorin e themelimit tė Bashkimi Evropian dhe nė vigjilje tė stadit tė ri qė po arrin ky Union, me anėtarėsimin e shteteve tė reja nga lindja e kontinentit, nė njė nga sallat e hotel “Tirana Internacional”, Instituti i Kėrkimeve Politike “Alcide de Gasperi”, organizoi konferencėn me temė “Themeli i Evropės sė Bashkuar dhe Shqipėria”. Tė pranishėm nė kėtė konferencė ishin politikanė, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik, intelektualė dhe personalitete tė medias, artit dhe botės akademike. Merrte pjesė ministrja e Integrimit, znj. Majlinda Bregu, kryetari i komisionit parlamentar tė Integrimit, ish- kryeministri, Ilir Meta, ambasadori i Gjermanisė, e cila ka presidencėn e Bashkimit Evropian, Hans Peter Annen, si dhe ambasadori italian, Massimo Ianuēi. Nė ēelje tė konferencės Drejtori Ekzekutiv i Institutit tė Kėrkimeve Politike “Alcide De Gasperi”, z. Fahri Balliu, njoftoi kalimin e presidencės sė institutit te senatori Gustavo Selva, kryetar i komisionit tė Jashtėm tė senatit italian, i cili nuk mundi tė ishte i pranishėm nė aktivitet, pėr shkak tė njė seance urgjente dėgjimore qė komisioni i senatit mban lidhur me zhvillimet mė tė fundit nė Afganistan. Duke pranuar funksionin e presidentit, presidenti Selva solli njė pėrshėndetje pėr tė pranishmit, pėrcjellė nga ambasadori italian, Ianuēi. “Kam kėnaqėsinė tė marr pjesė dhe tė shpreh mendimet e mia modeste nė kėtė aktivitet, nė tė cilin na kanė tubuar jo vetėm vlerat e mėdha demokristiane, tė pėrfaqėsuara nga statisti i madh, Alcide De Gasperi, por edhe ato tė pėrbashkėta europeiste, tė pėrfaqėsuara edhe nga bashkėkohėsit e tij tė mėdhenj, Shuman dhe Adenauer”, - tha mė tej nė pėrshėndetjen e tij, ambasadori Ianuēi.

 

Meta: Tė stimulohet konkurrenca pėr tė hyrė nė BE

 

Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, njėkohėsisht kryetar i komisionit tė Integrimit deklaroi gjatė konferencės “Themelet e Bashkimit Evropian dhe Shqipėria”, se janė disa ēėshtje urgjente qė duhen zgjidhur, pėr tė arritur anėtarėsimin nė BE. “Pėr Shqipėrinė, Evropa qėndron te zhvillimi i saj ekonomik, te politikat qė ajo ka pėrzgjedhur me pragmatizėm e qė konvergojnė nė njė tėrėsi organike drejtimesh zhvillimore.

Para se gjithash, zhvillimi ekonomik realizohet duke promovuar dhe rritur nė mėnyre cilėsore prodhimin vendas, duke forcuar avantazhet konkurruese tė vendit pėr tė siguruar qėndrueshmėrinė dhe harmoninė e zhvillimit nė epokėn e globalizimit dhe organizimeve, brenda tė cilave po integrohet. Pėr tė realizuar zhvillimin ekonomik prodhimi vendas duhet mbrojtur, ashtu siē duhet mbrojtur konsumatori. Suksesi i prodhimit vendas nė tregun evropian e mė gjerė do tė arrihet duke rritur konkurrueshmėrinė e tij, duke rritur ndjeshmėrinė dhe kėrkesat e tregut vendas ndaj produktit tė industrive vendase, kryesisht tė asaj qė pėrbėn avantazhin konkurrues tė vendit”, - tha Meta. “Ndėrkohė qė zhvillimi dhe rritja e prodhimit vendas nuk mund tė realizohet pa realizuar infrastrukturėn e nevojshme tė tij. Pėr Shqipėrinė, Evropė do tė thotė sigurimi i burimeve tė qėndrueshme e tė rinovueshme tė energjisė. Zgjidhja e kėsaj sfide nuk mund tė realizohet me ndėrhyrje “kozmetike”, por me njė rikonceptim tė strategjisė sė kėtij sektori jetik. Nė thelb tė tij qėndron privatizimi i prodhimit, distribucionit dhe shėrbimit tė faturimit, ndėrkohė qė krijohen hapėsira pėr investime private, pėr burime tė reja alternative, sidomos nė prodhimin e energjisė sė rinovueshme”, - vijoi Meta. Ai e ka cilėsuar si shumė tė nevojshme zgjidhjen e ēėshtjes sė pronės dhe legalizimet.

 

 

 

Kėshilli i Ministrave akordon 2 miliardė lekė pėr kartat e identitetit, tė cilat pritet tė mbarojnė brenda pak muajve

 

Berisha: Kartat e identitetit, sistemi mė modern i informacionit individual

 

 

“Sistemi bazohet nė njė arkitekturė tė hapur, e cila mundėson pėrputhshmėrinė dhe shkėmbimin e informacionit me tė gjitha sistemet e tjera tė tė dhėnave dhe informacion tė tillė si sistemi i sigurimeve shoqėrore, tatimeve, regjistrimit tė pronėsisė, patentave, kriminalistikės etj.”, - tha kryeministri

 

 

Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje, vendimin, i cili ka tė bėjė me prodhimin dhe shpėrndarjen e kartave tė identitetit dhe pasaportave elektronike tė shtetasve, projekt i cili, sipas kryeministrit Berisha, pritet tė pėrfundojė brenda muajve tė kėtij viti. Gjatė fjalės sė tij kryeministri u shpreh se vendimi i qeverisė do tė shoqėrohet edhe me njė shtesė fondi prej 2 miliardė lekėsh nė buxhetin e vitit 2007-tė. Kryeministri tha se me zbatimin e kėtij projekti, Shqipėria do tė ketė njė nga sistemet mė tė pėrparuara tė manaxhimit tė identitetit tė shtetasve, i cili bazohet nė njė arkitekturė qė pėrfshin pėrpunimin dhe pėrputhshmėrinė e informacionit qė ka tė bėjė me individin, qė nga identiteti, sistemi i sigurimeve shoqėrore, tatimet, regjistrimi i pronėsisė, patentėn, kriminalistikėn etj. “Me zbatimin e kėtij projekti Shqipėria do tė ketė njė nga sistemet mė tė pėrparuara tė manaxhimit tė identitetit tė shtetasve dhe njė nga kartat mė moderne tė identitetit tė tyre. Sistemi bazohet nė njė arkitekturė tė hapur, e cila mundėson pėrputhshmėrinė dhe shkėmbimin e informacionit me tė gjitha sistemet e tjera tė tė dhėnave dhe informacion tė tillė si sistemi i sigurimeve shoqėrore, tatimeve, regjistrimit tė pronėsisė, patentave, kriminalistikės etj. Nė mėnyrė tė veēantė sistemi do tė koordinohet dhe do tė harmonizohet plotėsisht me sistemin e regjistrit kombėtar tė shtetasve, projekt, i cili ėshtė nė fazat e para tė zhvillimit tė tij. Pėr hartimin e kėtij projekti njė meritė tė veēantė kanė specialistėt e Ministrisė sė Brendshme dhe institucionet e tjera, por kontributin kryesor e ka veēanėrisht grupi qeveritar qė ėshtė mbėshtetur nga njė ekip ekspertėsh tė shquar, ndėrkombėtarė, tė mbledhur nga guvernatori Tom Rixh”, - tha kryeministri.

Shuma

Ndėrkohė. nė vendimin e qeverisė thuhet se Ministrisė sė Brendshme pėr kėtė projekt do i akordohet dhe shuma pre 2.027 miliardė lekėsh pėr realizimin e kėtij projekti. Zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinant Poni, tha se projekti nė fazat e tij, tė njėpasnjėshme pėrmban sė pari kriteret e procedimit tė tenderit, mė pas do tė bėhet dhe ngritja e qendrės sė personalizimit tė kartave tė identitetit, pasi kartat, pavarėsisht se kush e fiton tenderin, firmė e huaj apo vendase, do tė prodhohen nė Shqipėri, ngritjen mė pas tė stacioneve pėr aplikimin e kartave, tė cilat ėshtė menduar qė tė vendosen pranė gjendjeve civile, pasi dhe dokumentacioni pranė kėtyre institucioneve ėshtė mė i plotė. Poni shprehet se nė tė gjithė vendin do tė ngrihen rreth 300 apo 400 pika pėr shpėrndarjen e kartave, me qėllim pėrfundimin sa mė tė shpejtė tė kėtij procesi, por edhe qė qytetarėve t’iu shmangen radhėt e gjata, qė krijohen rėndom nė tė tilla raste.

 

 

Projekti pėr kartat do tė pėrfshijė dhe pasaportat biometrike

 

Kryeministri bėri tė ditur se projekti nė fjalė do tė pėrfshijė prodhimin dhe pajisjen e shtetasve shqiptarė me kartat e identitetit, prodhimin dhe pajisjen e shtetasve shqiptarė me pasaportat biometrike, si dhe krijimin e njė infrastrukture moderne qė do tė shėrbejė si bazė pėr ndėrtimin e tė gjitha tė dhėnave tė tjera, sociale dhe ekonomike tė shtetasve, duke krijuar kėshtu bazėn pėr tė gjitha shėrbimet e qeverisjes elektronike, si pėr qytetarėt, ashtu dhe pėr bizneset. Gjithashtu, kryeministri informoi se brenda njė kohe tė shkutėr do t`i nėnshtrohen procesit tė dixhitalizimit regjistri i taksave, sistemi i doganave, si dhe do tė aplikohet prokurimi elektronik si forma mė transparente dhe mė moderne e prokurimeve.

 

 

 

Tentativa e parė pėr prodhimin e kartave dėshtoi nė vitin 1998-tė

 

Nė vitin 1998-tė, u ndėrmor hapi i parė pėr krijimin e kartave tė identitetit nga qeveria e asaj kohe. Por cilėsia e dobėt dhe ēka ishte mė e keqja, kryerja pa njė sistem informatizimi i tyre bėnė qė kartat e identitetit tė mos zgjasin mė shumė se njė vit. Pėrgjatė viteve qė pasuan, nė ēdo palė zgjedhje qė zhvilloheshin, lindte nevoja pėr kartat e identitetit, gjė e cila shmangte dhėnien e certifikatave, problemi i tė cilave u agravua akoma mė shumė nė dy zgjedhjet e fundit, ato tė korrikut 2005-sė dhe tė 18 shkurtit 2007-tė. Nga ana tjetėr, kėrkesat kanė qenė tė vazhdueshme nga komuniteti ndėrkombėtar pėr kėtė ēėshtje, por e vėrteta ėshtė se qeveritė, kryesisht ato socialiste, pak rėndėsi i kushtuan kėtij problemi.

 

Vendimi i qeverisė pėr prodhimin e kartave

 

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 8, tė ligjit nr.8952, datė 10.10.2002, “Pėr dokumentin e identitetit tė shtetasve shqiptarė”, tė pikave 4, shkronja “a”, e 5, tė nenit 19, tė ligjit nr.8950, datė 10.10.2002, “Pėr gjendjen civile”, tė ndryshuar, tė neneve 21 e 27, tė ligjit nr.8379, datė 29.7.1998, “Pėr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tė shtetit tė Republikės sė Shqipėrisė” dhe tė ligjit nr.9645, datė 27.11.2006-tė, “Pėr buxhetin e shtetit, tė vitit 2007-tė”, me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1. Miratimin e projektit “Prodhimi dhe shpėrndarja e dokumentit tė identitetit dhe tė pasaportave elektronike tė shtetasve shqiptarė”, sipas aneksit, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

 

2. Ministrisė sė Brendshme, nė buxhetin e miratuar pėr vitin 2007-tė, t’i shtohet fondi prej 2 027 000 000 (dy miliardė e njėzet e shtatė milionė) lekėsh, pėr prodhimin e dokumentit tė identitetit tė shtetasve shqiptarė.

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTET

 

Monarku i ri i Partisė Socialiste

 

Ilir Levonja

 

Besoj se u pa qartė qė, Kongresi i radhės i PS-sė finalizoi portretin autoritar tė Edi Ramės dhe pasuesve tė tij. Pėrfundimisht, hapat pėr reformimin e saj u konkretizuan me njė bilanc votash prej 12 me 41, ku e vetmja dritare qė dėshmonte vėrtet frymėn demokratike brenda radhėve tė saj, siē ishte edhe vota e fshehtė, u mbyll kollaj fare. Pra, reforma nė PS ka nisur me ritėm tė lartė, pavarėsisht se shumė nga garda e vjetėr dhe e re bėjnė thirrje pėr qetėsi e maturi, duke sugjeruar alternativėn e bashkėpunimit dhe jo tė pėrēarjes. Kam parasysh kėtu edhe intervistėn mė tė fundit tė ish-presidentit Meidani nė gazetėn ''Panorama'' , njė ditė para kongresit, i cili midis tė tjerave pėrkrahte pikėrisht platformat qė siguronin demokracinė brenda radhėve tė PS-sė; domethėnė, votėn e fshehtė, presidentin konsensual dhe vėmendjen e duhur nė lidhje me kėshillat qė jepte Komuniteti Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Po, tė gjitha kėto mbetėn veēse stalaktide, nė kuadrin e akustikės gjigantografomane tė E. Ramės, tė cilin me tė drejtė njė analist i vijės sė ashpėr, K. Myftaraj, e krahason me Hitlerin.

Madje pėr herė tė parė, nė njė mėnyrė tė habitshme njė lider si E. Rama merr guximin t'i tregojė Komunitetit Evropian dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, e pėr mė keq nė emėr tė shqiptarėve, sinorėt se deri ku i takon atyre ndėrhyrja. Pa hezituar aspak, ky moment na ringjalli butaforinė e byroistėve tė diktaturės sė proletariatit, nė kohėrat e bllokadave nga perėndimi. Ky tipar vihet re edhe nė politikėn kushtėzuese tė lidershipit tė sė majtės nė opozitė, nė oshilacionet e deklaratave dhe antideklaratave, duke mohuar kategorikisht partneritetin. Ėshtė njėsoj si me thėnė se, pozicioni i E. Ramės ka krijuar njė pasiguri pėr shkak tė domosdoshmėrisė dhe mendėsisė. Sepse, nuk ka si shpjegohet ndryshe qė disa javė mė parė, ai u shpreh pro konsensusit pėr zgjedhjen e presidentit, por mė vonė, pas deklaratave pėr asnjė lloj kompromisi me pozitėn pėr kėtė ēėshtje, e qejfmbetjeve tė zakonshme tė Gjinushit, Rama nuk do tė ishte mė ai pari. Nga kjo pikėpamje, duket se revanshi kushtėzues e ka burimin nė kontradiksionin Nano, Gjinushi, Meta. Mund tė thuhet se te Gjinushi kjo ėshtė mė e dukshme, pėr faktin se, ndėrsa Meta ka marrė njė lloj simpatie nga Nano, i pari as qė pėrmendet fare. Normalisht, kjo ėshtė e shpjegueshme, sepse ėshtė i vetmi lider me cilėsitė e monarkut absolut, pavarėsisht faktit qė nuk ka fituar asnjėherė zgjedhjet drejtpėrsėdrejti.

Njeriu, i cili mė shumė se kushdo tjetėr, mallkon vetveten, nėse mund tė shprehemi kėshtu, ėshtė pikėrisht Nano. Simboli i sė majtės, ku sipas shumė analistėve tė kėtij spektri, por edhe tė atij tė pavarur, ekziston mendimi se nė kohėn e tij partia ishte mė e hapur. Bilé, pėrpos kėsaj fryme do tė penetronte edhe E. Rama. Sidoqoftė, pas Nanos vjen tashmė edhe njė karvan i gjatė emrash, tė cilėt janė tė magjepsur nga mėnyra sesi po transformohet kjo parti. Sesi po glorifikohet uni, pasi nė kohėn e tij (Nanos), ekzistenca e liderit ishte nėn njė kurorė liderėsh. Kjo e bėnte tė lehtė garėn, ngjizjen e fraksioneve krahas njė spektakli, i cili shoqėronte ulje-ngritjet nga postet. Megjithatė, paralelisht me arritjet, Nano pati dhe minuse nė drejtim tė marrėdhėnive parti-administratė publike, duke e kthyer kėtė tė fundit nė njė strehė punėsimi pėr militantėt. Nuk ėshtė i rastėsishėm vėzhgimi i njė gazetari mbi pjesėmarrjen nė kongres tė shumė ish-policėve tė liruar nga detyra. Pra, hapja pambarim dhe shtimi i dikastereve, organikave ka sjellė tashmė fryrjen e dy rrymave tepėr tė ashpra ndaj njėra-tjetrės. Shumė analistė e nėnvleftėsojnė kėtė fakt. Nė Shqipėri, ekziston njė gjeneratė e tėrė njerėzish, tė cilėt raportet me demokracinė i kėrkojnė nė kushte tė ēuditshme. Biznesmenė, tė cilėt aspirojnė shtetin pėr shmangie taksash. Pikėrisht kėtu, nė kėtė amulli patologjike, Rama ka mundėsuar dhe pozicionuar vetveten. Herė i mėdyshur e herė optimist emocionant, siē edhe ishte nė rastin e Kongresit tė 9-tė, ai i shpalli ambiciet drejt pushtetit absolut. Pra, ricikloi unin qė sapo kish filluar tė zhbėhej nė politikėn shqiptare. Askush tė mos kujtojė se nė skaj tė mendjes sė E. Ramės nuk fle ndonjė ambicie pėr tė rrokur pushtetin magjik tė tipit Nano-Berisha. Problemi ėshtė se, ai nuk mendon kushtet, nėn tė cilat u formuan kėto figura. Dhe, ndėrsa ēifti Nano-Berisha ėshtė distancuar pėrfundimisht nga rruga e konfliktit, E. Rama sapo e ka ēelur atė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vonohen reformat nė shėrbimin sekret tė Rumanisė

 

Marian Chiriac

Bukuresht

 

Rivaliteti mes tė presidentit tė Rumanisė, Traian Basescu dhe kryeministrit tė tij, Calin Popescu Tariceanu, po rrezikon tė ndalojė reformat urgjente pėr shėrbimet sekrete.

Disa vėzhgues pohojnė se ky konflikt konfirmon thėnien rumune se, “kur dy njerėz luftojnė, i treti fiton”, pasi asnjėri nga dy zyrtarėt nuk ėshtė duke pėrfituar politikisht nga bllokada e tanishme.

Askush nuk e mohon faktin se ky sektor ka nevojė pėr reforma. Edhe pas gati dy dekadave tė rėnies sė regjimit komunist, nė Rumani ende funksionojnė ligjet qė i japin kompetenca tė gjera katėr shėrbimeve sekrete dhe sipas disave, kjo inkurajon korrupsionin dhe shkeljen e tė drejtave tė njeriut.

“Sipas ligjit tė tanishėm, nėse njė agjent sekret e shkel qafėn e njė njeriu dhe e vret atė, atėherė asgjė nuk do tė ndodhė me tė, nėse ai pohon se ishte nė ‘mision’”, - tha Marius Oprea, kėshilltar i kryeministrit pėr ēėshtje tė sigurisė kombėtare.

Oprea ėshtė mbėshtetės i pakos sė ligjeve tė qeverisė qė synojnė tė kufizojnė kompetencat e shėrbimeve sekrete.

Propozimet pėrfshijnė bashkimin e disa agjencive dhe vendosjen e zyrtarėve nėn kontrollin e ministrive qeveritare.

Agjentėt duhet tė marrin vendime nga gjykata pėr tė kryer shumicėn e aktiviteteve, pėrpos nė raste tė ndėrlidhura me luftimin e terrorizmit. Ata gjithashtu nuk do tė kenė tė drejtė tė infiltrohen nė media, gjykata, institucione shtetėrore, parti politike, unione apo grupe fetare.

Ligjet e reja gjithashtu do t’i jepnin fund pėrzierjes sė shėrbimeve sekrete nė aktivitetet ekonomike. Pėr momentin, agjentėt mund tė fillojnė biznese pėr tė financuar misionet e ndryshme dhe mediat vazhdimisht kanė pohuar se disa kompani janė vetėm njė fasadė pėr shėrbimet sekrete.

Pakoja legjislative ende nuk ėshtė diskutuar nė parlament, por disa kundėrshtarė tė rėndėsishėm tė ligjeve tė reja vetėm janė shfaqur, ndėr ta edhe presidenti Basescu.

Ai po lufton pėr pakon legjislative, e cila ėshtė pėrpiluar nga kėshilltarėt e tij politikė dhe ushtarakė dhe i ėshtė prezantuar autoritetit pėr koordinim tė sigurisė kombėtare, Kėshilli Suprem pėr Mbrojtje Kombėtare, CSAT.

Kėtė javė, CSAT pritet tė japė aprovimin pėrfundimtar pėr propozimet e presidentit, pas sė cilės ato do t’i dorėzohen parlamentit.

Analistėt theksojnė se ka ndryshime tė mėdha nė mes tė dy pakove tė propozuara.

“Ligjet e promovuara nga kryeministri do tė vendosnin kontrolle mė tė rrepta parlamentare pėr shėrbimet sekrete dhe pėr agjentėt, duke i bėrė ata mė tė pėrgjegjshėm pėr ēfarėdo shkelje tė tė drejtave tė njeriut”, - tha pėr “Ballkan Insajt”, gazetari nga e pėrditshmja “Adevarul”, Mircea Marian. “Ligjet e promovuara nga presidenti i japin shėrbimeve sekrete kompetenca mė tė gjera”.

Marian e definoi kėtė konflikt si njė pėrplasje rreth kompetencave. “Konflikti mes zyrtarėve mė tė lartė tė vendit rreth ligjeve tė ardhshme tė sigurisė ėshtė njė shenjė se tė dyja palėt dėshirojnė t’i kontrollojnė shėrbimet e inteligjencės”, - tha ai.

Nė muajt e fundit marrėdhėniet mes tė Tariceanut dhe Basescut janė pėrkeqėsuar, si rezultat i mosmarrėveshjeve tė tyre rreth masave pėr tė luftuar korrupsionin.

Ky konflikt gjithashtu ka stopuar punėn e parlamentit rreth pėrpilimit tė ligjit kundėr korrupsionit.

Ky bllokim mes tė presidentit dhe kryeministrit gjithashtu ka vonuar zgjedhjet e Rumanisė pėr Parlamentin Evropian.

Analisti ushtarak Radu Tudor pajtohet se kjo betejė nuk ėshtė nė tė mirėn e demokracisė sė vendit dhe ėshtė e dėmshme pėr axhendėn e sigurisė.

“Fatkeqėsisht, ambiciet e pamendėta politike dhe konflikti i personaliteteve po ndikojnė nė interesat e Rumanisė, sė cilės ende i mungon njė ligj i mirėfilltė i sigurisė”, - tha ai. “Ne na duhen ligje pėr ta pėrmirėsuar efikasitetin dhe pėr ta pėrforcuar kontrollin e shtetit mbi shėrbimet e sigurisė dhe pėr t’i ulur shpenzimet, por politikanėt nuk janė tė interesuar ta bėjnė njė gjė tė tillė”.

Ngatėrresat rreth interpretimit tė ligjeve tė tanishme tė sigurisė e detyruan shefin e inteligjencės sė jashtme, SEIF, Claudiu Saftoiu qė tė japė dorėheqjen javėn e kaluar.

Saftoiu, i zgjedhur nga presidenti nė shtatorin e kaluar, dha dorėheqje, pasi e informoi komisionin parlamentar se SIE ka pėrgjuar bisedat telefonike tė njerėzve tė dyshuar pėr shkelje tė sigurisė kombėtare.

Saftoiu bėri njė gafė, kur pranoi para deputetėve se SIE-ja ka pėrgjuar bisedat telefonike pėrmes autorizimeve tė lėshuara nga kryeprokurori i vendit, edhe pse sipas ligjit, vetėm gjykatėsit mund tė japin urdhra tė tillė.

Saftoiu kėrkoi falje dhe pranoi se detyrat e tilla duhet tė kryhen me autorizimin e gjykatėsit.

Por Mircea Marian thotė se, Saftoiu ra viktimė e ligjeve tė paqarta tė sigurisė. “Kur SIE dėshiron tė pėrgjojė ndonjė bisedė telefonike, ajo duhet t’i lidhė pajisjet e saj me ato tė shėrbimit tė brendshėm tė sigurisė, SRI dhe kjo duhet tė bėhet me urdhrin e prokurorit”, - tha ai.

“Pas kėsaj, SRI-ja duhet tė kėrkojė autorizim nga gjykatėsi”, - tha Marian. “Saftoiu gaboi, vetėm pse nuk e ka pėrshkruar si duhet procesin e pėrgjimit dhe autorizimit”.

Largimi i menjėhershėm i Saftoiut u konsiderua si njė goditje e rėndė pėr presidentin Basescu, i cili ėshtė akuzuar nga kundėrshtarėt e tij se ka pėrdorur shėrbimet sekrete pėr t`i pėrgjuar politikanėt”.

Njė komision parlamentar rishtazi rekomandoi suspendimin e presidentit pėr shkelje tė kushtetutės dhe pėr pėrzierje nė punėn e qeverisė.

Por pėr shumicėn e njerėzve, konflikti i brendshėm politik dhe mosmarrėveshjet rreth ligjeve tė sigurisė janė vetėm edhe njė dėshmi e paaftėsisė sė politikanėve dhe institucioneve politike qė t’i kundėrvihen ndikimeve tė ish-agjentėve tė policisė sekrete tė kohės sė komunizmit, e njohur me emrin Securitate.

Sondazhet tregojnė se shumė njerėz besojnė se praktikat e korruptuara tė shėrbimeve sekrete janė traditė e Securitate, e cila ka rekrutuar me dhjetėra mijėra njerėz pėr tė punuar si spiunė.

“Nė Rumani, kėta njerėz ende janė nė pushtet, tė cilėt nuk i nėnshtrohen kontrolleve tė duhura politike dhe ligjore”, - tha njė qytetar 62-vjeēar nga Bukureshti, Matei Popescu.

“Fuqia e ish-zyrtarėve tė sigurimit shtetėror ėshtė e njėjtė edhe me sistemin e ri – ata vetėm e kanė ndėrruar emrin e tyre”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

 

Miratohet fondi i Bankės Islamike, pėr njė pjesė tjetėr tė rrugės Durrės-Kukės

 

35 mln USD pėr rrugėn Kalimash-Rrexhepaj

 

Sipas ministrisė, rruga do tė ndėrtohet nė bazė tė parametrave tė njė shpjetėsie mesatare 100-120 km/orė dhe parashikohet tė pėrfundojė nė maj 2009

 

Alketa Alia

U nėnshkrua dje miratimi i kredisė pėr financimin e segmentit Kalimash-Rrexhepaj. Nėpėrmjet negociatave tė shumta mes qeverisė dhe Bankės Islamike pėr Zhvillim, kjo e fundit i ka dhėnė “ok”, financimit tė kredisė pėr ndėrtimin e kėtij segmenti qė pėrfshihet nė rrugėn Durrės–Kukės–Morinė. Fondi prej 35 milionė dollarėsh i dhėnė nga Banka Islamike ėshtė fondi me vlerė mė tė madhe i dhėnė prej kėsaj banke pėr vendin tonė. Punimet, nė bazė tė marrėveshjes sė nėnshkruar midis ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha dhe Bankės Islamike pėr Zhvillim, pritet tė fillojnė nė fund tė vitit 2007 ose nė fillim 2008 dhe do tė pėrfundojnė nė maj tė vitit 2009. Sipas kėsaj ministrie, rruga do tė ndėrtohet sipas parametrave tė njė shpjetėsie mesatare 100-120 km/orė, ndėrkohė do tė shėrbejė edhe pėr hapjen e shumė vendeve tė punės. Segmenti rrugor ėshtė parashikuar tė jetė me gjatėsi 5.6 km dhe me katėr korsi sipas standardeve bashkėkohore europiane. Gjithashtu, janė marrė masa pėr sigurinė rrugore, duke pėrdorur tė gjithė elementėt bashkėkohorė tė sinjalistikės horizontale dhe vertikale, nė pėrputhje me standardin e projektimit. Banka Islamike pėr Zhvillim u bashkangjitet partnerėve tė tjerė ndėrkombėtarė si Banka Botėrore, fondi ‘Opec’ dhe bankat e tjera, tė cilat, sė bashku me qeverinė shqiptare po financojnė ndėrtimin e kėtij korridori. Kjo kredi siguron edhe financimin e fundit pėr segmentin e autostradės Durrės-Kukės-Morinė, Kalimash-Rrexhepaj. Sipas tė dhėnave teknike mbi rrugėn, nė 70% tė gjatėsisė sė kėtij segmenti rrugor do tė jetė ndėrtimi i trupit tė rrugės jashtė aksit ekzistues, duke kaluar nė shpatet shkėmbore tė zonės. Ndėrsa, parametrat teknike tė projektimit do tė jenė tė standardeve italiane CNR.  Rruga do tė jetė me katėr kalime tė ndara mes tyre, pėr tė mundėsuar vazhdimėsinė normalisht tė trafikut. Pėr tė shmagur aksidentet e shumta dhe pėr njė trafik normal janė marrė pėrsipėr qė tė ndėrtohen gjithashtu edhe 200 m linear ura dhe vepra arti tė madhėsive tė ndryshme.

Projekti

Sipas tė dhėnave teknike, 70% e gjatėsisė sė kėtij segmenti rrugor do tė jetė ndėrtimi i trupit tė rrugės jashtė aksit ekzistues, duke kaluar nė shpatet shkėmbore tė zonės. Gjerėsia e trupit tė rrugės do tė arrijė nė 23 m. Trupi i rrugės do tė pėrfshijė ndėrtimin e dhjetė viadukteve pėr katėr kalime, me gjatėsi totale prej 800 metrash dhe lartėsi maksimale tė kolonave deri nė 48 metra. Do tė ndėrtohen gjithashtu edhe 200 m linear ura dhe vepra arti tė madhėsive tė ndryshme. Rruga do tė ketė nėnshtresa rrugore me trashėsi 50 cm si dhe shtresa asfaltike me trashėsi 20 cm. Gjithashtu, janė marrė masa pėr sigurinė rrugore, duke pėrdorur tė gjithė elementėt bashkėkohorė tė sinjalistikės horizontale dhe vertikale, nė pėrputhje me standardin e projektimit.

 

 

 

Instituti i Ndėrtimit akreditohet me dy laboratorė tė rinj

 

Akreditohen 2 laboratorė tė Institutit tė Ndėrtimit, tė cilėt testojnė produkte tė ndėrtimit. Ministri i Punėve Publike dhe Transportit, Lulzim Basha, i pranishėm nė kėtė ceremoni, e vlerėsoi procesin e akreditimit si tė rėndėsishėm, jo vetėm pėr tė ardhmen e Institutit tė Ndėrtimit, por gjithashtu edhe si zbatim tė kėrkesave specifike tė Komunitetit Europian dhe pikėrisht direktivave mbi Mbrojtjen e Interesave Publike nė lidhje me jetėn, shėndetin, lėvizjen e tė mirave materiale etj. Ky akreditim ėshtė bėrė nė bazė tė standardeve ISO/IEC 17025 dhe, sipas ministrit Basha, ėshtė njė element i rėndėsishėm pėr tė rritur besueshmėrinė nė cilėsinė e shėrbimeve qė laboratorėt e kėtij instituti do t’u ofrojnė subjekteve ndėrtimore nė tregun vendas. Sipas ministrit, ky ėshtė njė plotėsim i detyrimeve qė rrjedhin nga Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit pėr eliminimin e barrierave teknike. Instituti i Ndėrtimit ka nė varėsi tė tij 6 laboratorė, tė cilėt kryejnė testime kimike fiziko-mekanike, mbi lėndėt e para dhe produktet. Ky institut, i vetmi i kėtij lloji nė Shqipėri, ėshtė krijuar kohėt e fundit, si rezultat i bashkimit tė disa institucioneve qė zhvillojnė aktivitetin e tyre nė fushėn e ndėrtimit. Objekti kryesor i punės ka kryerjen e veprimtarive kėrkimore, shkencore, zhvillimore, studimore dhe projektuese nė fushėn e ndėrtimit.

 

 

 

MSH kėrkon pėrqindje nga taksat e duhanit dhe alkoolit nga Ministria e Financave

 

Ministria e Shėndetėsisė kėrkon nga Ministria e Financave qė njė pėrqindje e taksave tė duhanit dhe alkoolit tė jepet pėr promocion shėndetėsor. Sipas  Ministrisė sė Shėndetėsisė, hyrja e ligjit nė fuqi “pėr kontrollin e duhanit”, ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi do tė ndihmonte nė kufizimin e duhanpirjes dhe dėmeve shėndetėsore qė shkakton konsumimi i tij. Por, pa njė promocion tė shėndoshė, sipas tyre, edhe ligji mbetet i pazbatueshėm. Ndaj, zgjidhja ėshtė qė njė pjesė e akcizės sė duhanit dhe alkoolit tė pėrdoret pėr tė shėndoshur financimet pėr promocionin shėndetėsor, pėr tė kufizuar dėmet qė kėto substanca i shkaktojnė shėndetit. Sipas ministrit Ndoka, kjo ėshtė plotėsisht nė pėrputhje me rekomandimet e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė dhe me Konventėn pėr Kontrollin e Duhanit, ku thuhet qė njė pjesė e akcizės sė duhanit tė hipotekohet nė luftėn kundėr duhanit, e pasqyruar edhe nė strategjinė e shėndetit publik, tė miratuar nga Ministria e Shėndetėsisė. Ministri Ndoka pohon se ėshtė i gatshėm tė propozojė amendimet e duhura ligjore, nėse kėto janė tė nevojshme. Pėr kėtė propozim janė konsultuar modele tė vendeve tė ndryshme perėndimore, ku ėshtė zbatuar eksperienca e  pėrdorjes sė taksave tė duhanit dhe alkoolit nė funksion tė parandalimit tė sėmundjeve qė ato shkaktojnė.

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

Akuza kėrkon zgjatjen e kohės sė hetimit

 

Afatet, pas Salillarit e Sukajt

kėrkon lirinė edhe Artur Vaqo

 

Dosja nė ngarkim tė Gėzim Salillarit, Ilir Sukajt dhe Artur Vaqos nuk ėshtė dėrguar ende nė gjykatė. Asnjė prej akuzave tė bėra publike nuk ėshtė vėrtetuar ende, ndėrsa dy tė pandehurit e parė kanė lėnė qelitė tashmė

 

 

Pas lirimit tė dy tė dyshuarve si bashkėpunėtorė nė trafikun e lėndėve narkotike, dje ėshtė paraqitur nė gjykatė edhe i dyshuari i tretė, Artur Vaqo. Seanca e djeshme gjyqėsore ka dėshtuar pėr mungesė tė pėrfaqėsuesit tė organit tė akuzės, ndėrsa Vaqo ka depozituar ankesėn pėr zgjatjen e paligjshme tė afateve tė paraburgimit disa muaj mė parė. Duket se edhe mbrojtėsi i ligjor i Artur Vaqos ėshtė duke ndjekur tė njėjtėn strategji pėr tė nxjerrė nga qelitė klientin e tij. Vaqo, i arrestuar njė vit mė parė nga policia, ka qėndruar nė qeli pas 4 shtyrjeve tė afateve. Pėrfaqėsuesi i organit tė akuzės ka kėrkuar zgjatjen e afateve tė parabugimit ēdo tre muaj, duke e lėnė kėtė shtetas nėn akuzė dhe pa asnjė provė tė re. Dosja nė ngarkim tė Gėzim Salillarit, Ilir Sukajt dhe Artur Vaqos nuk ėshtė dėrguar ende nė gjykatė. Asnjė prej akuzave tė bėra publike nuk ėshtė vėrtetuar ende, ndėrsa dy tė pandehurit e parė kanė lėnė qelitė tashmė. Dosja e Gėzimit tė “Kashtės” ėshtė veēuar nga dosja e parė dhe akuza pėr trafik lėndėsh narkotike ka rėnė.

Lirimet

Ilir Sukaj, i pandehuri tjetėr, i cili nga prokuroria ishte konsideruar si numri dy i trafikut tė drogės, ėshtė lėnė i lirė, pasi edhe pas 1 viti nuk ėshtė gjetur asnjė provė e re. Sipas prokurorisė, kėta shtetas janė arrestuar pas kėrkesės sė policisė italiane. Tre tė pandehurit njė muaj pas arrestimit nė Shqipėri janė dėnuar me vendim tė formės sė prerė tė gjykatės sė Barit. Ilir Sukaj ėshtė dėnuar me 12 vite burg, ndėrsa pas amnistisė sė aplikuar nga drejtėsia italiane, kėtij shtetasi i ėshtė ulur dėnimi dhe emri i tij ėshtė hequr nga lista e INTERPOL- it. Avokati mbrojtės ka kundėrshtuar vendimin e Shkallės sė Parė, ku me kėrkesė tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, janė zgjatur edhe pėr tre muaj afatet e hetimit pėr Sukajn. Shkak pėr kėtė zgjatje, sipas burimeve nga akuza, ėshtė pritja e ardhjes sė letėr-porosisė, brenda sė cilės do tė vinte edhe vendimi i formės sė prerė tė gjykatės sė Barit, ku i pandehuri Sukaj ėshtė dėnuar me 12 vjet burg.

Arrestimet

Arrestimi i Artur Vaqos, Gėzim Salillarit dhe Ilir Sukajt ėshtė bėrė nė bazė tė njė urdhėr-arresti tė lėshuar nė vitin 2001 nga gjykata e Barit. Urdhėr ky qė sipas mbrojtėsit ligjor, i ka kaluar tė gjitha afatet proceduriale, tė parashikuara nė ligjet italiane pėr ekzekutimin e vendimit. Gėzim Salillari u lirua nė mesin e muajit janar tė kėtij viti nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda, duke kaluar ēėshtjen pėr moskompetencė nė prokurorinė e Durrėsit, ku gjykata e kėtij qyteti e la tė lirė me masėn “Detyrim paraqitjeje”. Disa ditė mė parė, u lirua nga Gjykata e Apelit pėr mungesė tė ardhjes sė vendimit tė formės sė prerė nga gjykata e Barit nė Itali, ku ėshtė dėnuar me 12 vjet burg edhe Ilir Sukaj. Arrestimi i Ilir Sukajt u krye mėngjesin e 27 prillit tė vitit qė kaloi, duke u akuzuar pėr veprat penale tė “Krijimit tė organizatės kriminale”, “Kryerjen e krimeve nė kuadrin e organizatės kriminale”, si dhe “Trafik ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike”, tė gjitha kėto nė bashkėpunim. Sipas materialeve tė prokurorisė, kėto vepra penale janė kryer nė shtetin fqinj tė Italisė gjatė viteve 1998-2000.

 

Si u prangosėn

 

Njė vit mė parė, policia prangosi Ilir Sukajn dhe Artur Vaqon, i dėnuar nė Itali me 23 vjet burg, i cili vazhdon tė mbetet nė qeli nė mungesė tė vendimit tė ardhur nga autoritetet italiane. Ndėrkohė, pak orė pas arrestimit tė tyre, policia arrestoi edhe Gėzim Salillarin, i cili u lirua 9 muajsh qėndrimi nė qeli. Nė gjykatėn e Barit tė Italisė, pėrveē tre tė pandehurve, kjo gjykatė ka dėnuar edhe rreth 10 persona tė tjerė, tė cilėt janė shpallur fajtorė pėr veprat penale tė “Trafikut ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike me tonazh tė lartė”.

 

 

Trafiku i drogės, akuza kėrkon

18 vjet pėr biznesmenin Shira

 

 

Prokuroria kėrkon dėnimin me 18 vite burg tė biznesmenit dibran, i cili akuzohet pėr trafik lėndėsh narkotike, Rasim Shira. Dje, nė gjykatė, janė lexuar konkluzionet pėrfundimtare dhe pas kėsaj ėshtė kėrkuar edhe dėnimi i kėtij shtetasi. Ndėrsa Gjykata pėr Krime tė Rėnda ka dėgjuar gjatė seancave gjyqėsore disa dėshmitarė, tė cilėt kanė rrėfyer pėr veprimtarinė e Shirės nė Turqi. Pas mbylljes sė seancave me marrjen e provave, gjykata i ka dhėnė tė drejtėn akuzės tė pėrgatisė konkluzionet pėrfundimtare. Mbi 50-vjeēarin rėndon akuza e “Organizimit dhe financimit tė trafikut tė lėndėve narkotike”. Nė janar tė njė viti mė parė, Rasim Shira u ndalua, pasi ndaj tij ishin kryer hetime nga drejtėsia turke dhe ajo shqiptare. Sipas akuzės, nė datė 14 dhjetor tė vitit 2003, nė pikėn e kalimit kufitar Ipsala- Edime nė Turqi, nga kontrolli i ushtruar, nė kamionin e tij janė gjetur 92.970 kilogramė heroinė, e sistemuar nė 174 pako. Drejtuesi i kamionit ėshtė arrestuar nga autoritetet turke. Pėr tė njėjtėn ngarkesė ėshtė arrestuar njė shqiptar dhe njė turk tjetėr, tė cilėt punonin nė magazinėn, ku u ngarkua droga nė Turqi. Pas pėrgjimeve dhe pyetjeve tė tė arrestuarve, ėshtė bėrė e mundur edhe arrestimi i Shirės. Nga hetimet ka rezultuar se shoferi i kamionit nuk ka pasur dijeni pėr drogėn. Gjatė njė kontrolli tė imtėsishėm tė ushtruar nė automjetet me targė 34 AR 631 tip maune, si dhe rimorkio, me targė 34 RO107, targa tė shtetit turk, u gjend lėnda narkotike. Ndėrsa pėr linjėn e trafikut nga Turqia nė Shqipėri dhe anasjelltas janė arrestuar disa shtetas shqiptarė. Grupi i tė pandehurve qė ėshtė arrestuar gjatė operacionit “Kompas” dyshohet se e sillte drogėn nga Turqia, nė drejtim tė Shqipėrisė e mė pas nė Itali. Njė tjetėr person i akuzuar pėr trafik narkotikėsh nga Turqia ėshtė edhe Sahaban Dauti. Por dy prej grupeve mė tė mėdha tė kėtij trafiku mbeten banda e Lulėzim Berishės, si dhe “Banda e Lushnjės”, e drejtuar nga Aldo Bare.

 

 

Tollia, show me 40 mesazhe femrash nė gjykatė

 

 

Arben Tollia, i akuzuar pėr pėrdhunimin e rreth 40 vajzave, ka paraqitur dje, para gjykatės mesazhet telefonike qė i kanė dėrguar disa prej tė dėmtuarave tė pandehurit. Pėrmbajtja e tyre, pėrveēse vulgare, ka treguar se njė pjesė e tė dėmtuarave e dashuronin 60-vjeēarin. Ndėrsa edhe foto nudo janė paraqitur dje para gjykatės nė cilėsinė e provės materiale. Kjo ka qenė njė ndėr provat qė ka vėrtetuar edhe njė pjesė tė pretendimeve tė tė pandehurit nė lidhje me femrat. Ndėrsa pėrdhunimi nė asnjėrėn prej dėshmive nuk pėrmendet. Femrat nė fjalė kanė kryer marrėdhėnie seksuale me dėshirė me tė pandehurin, pas disa seancash mashtrime nga ky i fundit. I pandehuri ka pranuar tė ketė mashtruar vajzat, nė disa raste edhe gratė me prona imagjinare dhe me njė jetė super luksoze. Disa dėshmitarė nė sallėn e gjyqit kanė deklruar se pas njohjes me Tollinė, kanė mėsuar pėr tė gjitha bėmat e tij, ndėrsa kanė treguar se Tollia ishte mjeshtėr nė mashtrimin e vajzave. Qė nė fillim, i pandehuri iu thoshte vajzave se ishte i pasur dhe kishte makina luksoze. Iu premtonte jetė pėrrallore dhe mė pas i fuste nė rrjetin e tij tė pėrdhunimit. Arben Tollia tė gjitha vajzat qė e kanė kallėzuar i ka ēuar nė tė njėjtat hotele dhe motele. Tollia ka pranuar faktin qė ka shkuar nė hotele dhe motele me vajzat, por nuk ka pranuar se i ka pėrdhunuar femrat. Sipas Tollisė, vajzat kanė qenė tė gatshme tė sakrifikonin duke shkuar me tė, vetėm pėr tė bėrė disa xhiro me njė makinė tė marrė hua. Arben Tollia ėshtė arrestuar pas denoncimeve nė masė nė policinė e Elbasanit tė disa femrave. Ky i fundit i mashtronte dhe, pasi shėtiste me to, i ēonte nė hotel, ku mė pas i nxirrte nė foto edhe nudo. Njė pjesė e fotove janė paraqitur nė prokurori si prova materiale. Ndėrsa Tollia i ka detyruar vajzat duke pėrdorur kėto foto qė tė shkonin me tė, edhe pasi ato nuk kishin mė dėshirė. Nė gjykatė kanė mbėrritur pėr tė dėshmuar vetėm njė numėr i vogėl i tė dėmtuarave, ndėrsa pjesa tjetėr nuk ka mundur tė japė dėshminė pėrballė tė pandehurit Tollia. 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

 

 

Sipas reformės sė pagės, po pėrgatitet edhe rritja e shpėrblimeve pėr punonjėsit shkencorė

 

Qeveria: 35 milionė lekė, pėr rritje pagash gjatė vitit 2007

 

Sipas planifikimit tė bėrė lidhur me reformėn e pagave, prej rritjes sė rrogave tė kėtij viti do tė pėrfitojnė kryesisht pesė kategori tė ndryshme punonjėsish, tė cilėt do tė pėrfitojnė njė rritje qė do tė variojė nga 5 pėr qind deri nė 20 pėr qind

 

 

Qeveria shqiptare ka vendosur tė shpenzojė 35 milionė dollarė pėr rritjen e pagave gjatė vitit 2007. Kjo shumė do tė jetė efekti financiar nė buxhetin e shtetit, i cili do tė vijė si pasojė e reformave qė qeveria do tė ndėrmarrė gjatė kėtij viti nė lidhje me rritjen e pagave. Prej kėsaj reforme do tė pėrfitojnė njė sėrė punonjėsish tė administratės shtetėrore. Pėr punonjėsit e sistemit tė arsimit parauniversitar si dhe pėr punonjėsit e shėndetėsisė, rritja e pagave qė do tė ndėrmerret gjatė kėtij viti do tė jetė rreth 20 pėr qind mesatarisht, ndėrsa pėr punonjėsit mbėshtetės, tė cilėt vazhdojnė tė paguhen me sistemin me klasa, rritja do tė shkojė mesatarisht nė 15 pėr qind. Po kėshtu, gjatė kėtij viti do tė ketė njė rritje me 7 pėr qind pėr rrogat e punonjėsve tė policive, njė rritje prej 11 pėr qind tė rrogave tė profesoratit tė universiteteve dhe shkollave tė tjera tė larta etj. Pėrveē kėtyre kategorive, qeveria ėshtė duke parė mundėsinė e aplikimit tė shpėrblimit tė studimeve pasuniversitare dhe gradave e titujve shkencore tė punonjėsve tė administratės. Gjithashtu, qeveria ėshtė duke parė me prioritet edhe sistemin e pagesės sė pėr punonjėsit shkencorė, me synim barazimin e shpėrblimit pėr gradat dhe titujt shkencorė tė punonjėsve nė institucionet kėrkimore shkencore, me ata qė punojnė nė universitete dhe nė shkollat e tjera tė larta. Deri tani, qeveria ka ndėrmarrė njė sėrėr reformash nė lidhje me rritjen e pagave. Nė refomat e deritanishme janė parė me pėrparėsi rritja e pagave tė ulėta, kryesisht pagat me klasa nė tė dy sistemet, sistemin me 10 klasa dhe nė sistemin me 14 klasa. Tė gjitha pagat pėr klasė nė kėto dy sisteme janė rritur mesatarisht me 15 pėr qind. Sipas miratimit tė projektvendimit “Pėr pagėn minimale nė shkalle vendi”, u caktua qė paga minimale tė rritet me 18 pėr qind, duke bėrė qė paga minimale tė shkojė nė 14 mijė lekė. Kjo solli pėr pasojė edhe rritjen e tė gjitha pagave tė punonjėsve mbėshtetės tė institucioneve tė administratės publike si punonjesit e pastrimit, arkėtarėt, punonjėsit e mirėmbajtjes, shoferėt, teknikėt e specialiteteve tė ndryshme, llogaritarėt etj. Rritje tė ndjeshme tė pagave gjatė vitit tė kaluar ka patur pėr punonjėsit e shėndetėsisė dhe arsimit. Rritja e pėrgjithshme e pagave pėr punonjėsit e infermierisė nė shėndetėsi ka qenė mesatarisht nė masėn 25 pėr qind, pre sė cilės pėrfituan rreth 12 mijė infermierė tė sistemit shėndetėsor. Po kėshtu, ka patur rritje tė ndjeshme tė pagave edhe pėr punonjėsit me arsim tė lartė tė kėtij sistemi, tė cilėt kanė pėrfituar njė rritje mesatarisht prej 20 pėr qind, duke bėrė qė tė pėrfitojnė rreth 3 mijė mjekė tė dhe specialistė tė fushave tė ndryshme qė punojnė nė sistemin shėndetėsor. Pėrsa i pėrket arsimit ka pasur njė rritje tė pagave nė tėrėsi, ku pėr punonjėsit e shkollave tė mesme dhe 9-vjeēare ka patur njė rritje qė varion 34 deri ne 40 pėr qind. Nė pergjithėsi, pėr tė gjithė punonjėsit e arsimit parauniversitar, duke patur parasysh sa pėrmendėm mė sipėr, rritja mesatare ėshtė nė masėn 27 pėr qind, prej sė cilės kanė pėrfituar rreth 36 mijė punonjės mėsimorė.

Ergys Mėrtiri

 

 

Box

Pėrfituesit e rritjeve tė pagave pėrgjatė vitit 2007

 

1-     Rritje mesatarisht 20% pėr punonjėsit e sistemit tė arsimit parauniversitar dhe sistemit tė shėndetėsisė;

2-     Rritje mesatarisht 15% pėr punonjėsit mbėshtetės, tė cilėt vazhdojnė tė paguhen me sisitemin me klasa;

3-     Rritje mesatarisht 7% tė punonjėsve tė policive tė ndryshme dhe forcave tė armatosura;

4-     Rritje mesatarisht 11% tė profesoratit tė universiteteve dhe shkollave tė tjera tė larta;

5-     Rritje mesatarisht 5% tė pjesės pėr tė cilėt reforma ka pėrfunduar.

 

 

 

 

Shpėrblimi i administratorit shkon deri nė dy milionė lekė pėr njė aktiv prej rreth 200-milionėsh

 

Vendimi: Administratori i falimentimit subvencionohet deri nė 12 pėr qind

 

 

Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje kushtet dhe kriteret pėr pėrcaktimin e masės sė shpėrblimit dhe rimbursimit tė shpenzimeve tė administratorit tė falimentimit. Sipas ndryshimeve tė bėra, qeveria ka pėrcaktuar se shpėrblimi i administratorit tė falimentimit do tė bėhet nga gjykata, e cila do tė marrė parasysh punėn e kryer, rezultatet e arritura, rėndėsinė e falimentimit dhe kujdesin e treguar nga administratori i falimentimit, nė pėrmbushjen e detyrave pėr shpėrblimin ndaj tij. Sipas kėsaj skeme, shpėrblimi i administratorit tė falimentimit pėrbėhet nga pagimi i njė pėrqindjeje tė shumės sė aktivit tė grumbulluar nė varėsi tė shumės sė llogaritur prej falimentimit. Kėshtu, masa e shpėrblimit tė administratorit shkon deri nė 14 nė rastin, kur aktivi nuk ėshtė mė shumė se njė milion lekė, ndėrsa kur aktivi shkon deri nė 200 milionė lekė, administratori do tė pėrfitojė njė shumė prej gati dy milionė lekėsh. Sipas ligjit tė miratuar dje nga qeveria, administratori pėrfiton njė shpėrblim dhe subvencionim prej rreth 0.9 pėr qind, kur aktivi ėshtė nė mbi 200 milionė lekė. Administratorit tė falimentimit i paguhet gjithashtu, mbi shumėn e pasivit tė falimentimit, njė shpėrblim shtesė nga 0,15 deri nė 0,75 pėr qind pėr shumėn deri nė 10 000 000 (dhjetė milionė) lekė dhe nga 0,05 deri nė 0,37 pėr qind pėr shumėn mbi 10 000 000 (dhjetė milionė) lekė.

 

Box

 

Shpėrblimi (masa e falimentimit nė pėrfundim tė procedurės sė falimentimit), sipas kėtyre kufijve:

 

•       nga 12 % nė 14 %, kur aktivi nuk ėshtė mė shumė se 1 milion lekė;

•       nga 10 % nė 12 %, kur aktivi ėshtė mbi 1 milion deri nė 3 milionė lekė;

•       nga 8,50 % nė 9,50 %, kur aktivi ėshtė mbi 3 milionė deri nė 5 milionė lekė;

•       nga 7 % nė 8 %, kur aktivi ėshtė mbi 5 milionė deri nė 10 milionė lekė;

•       nga 5,5 % nė 6,5 %, kur aktivi ėshtė mbi 10 milionė deri nė 50 milionė lekė;

•       nga 4 % nė 5 %, kur aktivi ėshtė mbi 50 milionė deri nė 100 milionė lekė;

•       deri nė 1,80 %, kur aktivi ėshtė mbi 100 milionė deri nė 200 milionė lekė;

•       deri nė 0,90 %, kur tejkalon 200 milionė lekė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

Njeriu me emėr mitik

 

 

Ali Podrimja

 

 

I zgjedhuri i Zotit kishte edhe emėr mitik. Nė Kėln ishim njohur. Ai kishte studiuar nė Zagreb. Pėr ēudi, shumė miq tė tij ishin edhe tė mitė. Pra, nuk e kishim tė pėrbashkėt vetėm thurjen e vetmisė. Kishim bėrė ca javė e qindra kilometra. Nė takimet letrare flisnim pėrmes poezisė edhe pėr momentin politik tė Europės. Unė kisha probleme me hipokrizinė e tė mėdhenjve. E ndieja nė asht ende thikėn e tyre, e cila rrėshqiste edhe mė poshtė. Mikun e frikėsonte paqja, lumturia. Nuk dinte si tė veprojė me to!

Bisedonim herė pas herė edhe pėr mbiekzistencėn hebraike. Tėrė atyre katrahurave si u kishin shpėtuar deri te formimi i Shtetit izraelit. Kur ndėrronim fjalė rreth kėsaj, qeshte ēuditshėm. Rėnditte shum shembuj bindės pastaj. Theksonte posaēėrisht menēurinė, guximin dhe solidaritetin brenda gjakut hebraik. Kishte raste kur reagoja. Kėto virtyte nuk i mungonin as popullit tim. Por kur preknim ēėshtjen e organizimit, aty frenoja. Nuk mund tė dėshmoja njė iniciativė ku kishim dalė fitues. Nė kėtė kishte dorė ēatia, arroganca fisnore, bajraktarllėku. Ndėrsa organizimi i kishte shpėtuar hebrenjtė. Ishte ajo fuqia magjike qė mbante gjallė virtytet, tė cilat i theksonte me njė qetėsi dheu miku nga Tel-Avivi.

Pakėz folklorist isha unė. Nuk mund shkėputesha aq lehtė nga vetvetja. Rėnditja triumf pas triumfi nga lashtėsia e kėndej, por mungonte rezultati, siē thoshte ai. Miku kishte tė drejtė, ngulte kėmbė nė konkreten. E venerova kėtė mė vonė. Mė kot trimėria kur mungon organizimi; kur nuk di ku hyn e del, duhet tė ekzistojė njė farė maje orientuese. Pashė se nuk mund tė krenohesha. Krye nė vete, nė mėnyrė farefisnore, nuk bėhet gjė. Kėtu na zėnė pritėn edhe fqinjtė tanė grabitės. Bindi njerėzit e shndėrruar nė karrige, qė pėr ambiciet e tyre njė popull e shpien nė kasaphane, e bėjnė “gjakun deri nė gju”. Mė vinte inat: tė jesh trim e humbės. Miku qetas vazhdonte bisedėn. Isha bindur se na ka munguar organizimi kombėtar dhe nė momente kyēe na ka lėnė takati.

Ktheheshim nga njė mbrėmje letrare. Miku nga Tel-Avivi ma kujtonte prapė gjestin shqiptar, siē e quante ai: mbrojtjen e hebrenjve nė kohėn e nacizmit. Nuk mund ta kuptonte se shqiptarėt, popull i varfėr e i pakrah, kishin mbrojtur hebrenjtė!. Ē’fshehtėsi kishte nė kėtė madhėshti? Diēka e tillė nuk kishte ndodhur askund nė Ballkan, bile as te popujt civilizues, siē e quajnė veten tė mėdhenjtė, qė e mbajnė edhe kėrbaēin. Ma kishte kujtuar “Kanunin e Lekė Dukagjinit”. Nuk di pse dhe nė cilėn gjuhė e kishte lexuar. Dikur kishte pėshpėritur: Talmudi shqiptar… Njihte familje qė ishin kthyer nė Izrael. Me admirim flisnin pėr fqinjtė e tyre shqiptarė. Ca nga to prapė ishin kthyer nė dherat e Arbėrisė. Nuk kishin mundur tė nguliteshin nė mesin e ri. Kėtu na kaloni ju shqiptarėt, thoshte. Keni diēka qė nuk e kanė tė tjerėt: njerėzoren, miqėsinė, respektin; besoni mė shumė se tė tjerėt nė vlerėn dhe besnikėrinė e njeriut. Pse e bėni kėtė, mbetet enigmė? Shkaku se nuk dėshironi ndoshta tė jeni tė vetmuar, apo edhe pėr arsye tė tjera psikoetike. Kot e ka pseudoshkenca serbe qė propagon dhe bėn ēmos t’ju paraqesė nė njė dritė tjetėr, qė mė shumė ėshtė karakteristikė pėr ta. Ju kujtohet Qosiqi, babai i kombit serb, ē’thotė: Ēdo gjė serbe ėshtė ngritur mbi rrenėn? Kam lexuar elaborate tė tyre mė se tė marra. Jam turpėruar si njeri dhe kam mallkuar nacionalizmin duke parė se ku ėshtė nė gjendje tė tė shpie. Aty qėndron dhe debakli serb. Besoj se do tė turpėrohen, nėse nuk ėshtė vonė. Ballkani ėshtė zorrė qorre. Europa mund ta operojė kur tė dojė.

As tani nuk e di pse mė kishte pyetur sa banorė ka Kosova. Me kėtė ēėshtje ėshtė manipuluar gjithmonė nga pushteti, i pata thėnė. Ndodhte kjo thjeshtė pėr arsye politike. Fshihej realiteti. Pėrafėrsisht, ne e dinim sa jemi, e dinin edhe tė tjerėt se ish-shtetin fantom e bėnin vėrtet dy popuj dhe ne. Por kur i zumė ngoje partitė; numri i tyre e tmerroi. Secila mėhallė e paska nga njė parti, tha i befasuar. Pėshpėritte ēuditshėm nė vetvete. Pakėz tepėr iu kishin dukur. Nė njė kohė tė ligė tė veprojnė kaq shumė parti?! Pas njė heshtjeje, mė pat pyetur se pėr kė veprojnė ato. Unė pata mbetur i ngrirė. Pėr kė tjetėr, pos pėr ēėshtjen kombėtare. Kishte shtuar atėherė: Numri i tyre bėn tė dyshosh se vepruekan mė tepėr pėr interesa klanore, fisnore; logjike e podrumeve misterioze, hauptbanhof-it. Janė burra tė menēur, pata kundėrshtuar, patriotė tė zot; betohen nė tokė e nė qiell. Kisha zėnė ngoje figura tė devotshme tė bėrė dhe’ e qė pėr ēėshtje kombėtare kishin shkrirė tėrė pasurinė. As tė sotmit nuk besoj se i rrinė larg kėtij kodi etik.

Miku nga Tel-Avivi kishte pėrcjellė deri nė fund fjalėt e mia. Pikėllueshėm kishte shtuar pastaj: Ku derdhet fuqia, pak gjė bėhet pėr ēėshtje kombėtare. Thashė se ēdo gjė varet nga uniteti i brendshėm dhe  forca: edhe organizimi, edhe triumfi, edhe ndėrtimi i shtetit. Kishte mėrmėritur diēka nė gjuhėn e vet. Vėshtirė ta bindja se si trimat tanė nuk ka; shtohen dhe bėjnė punė, tė gjorėt. I zgjedhuri i Zotit kishte mbyllur bisedėn preras: Rezultati, poet?

Bajraktarėt e tij nuk e mbaj mend si quheshin nė gjuhėn e Talmudit as nuk e kisha pyetur nė tė ndarė. E kujtova nė kėtė zezonė mikun nga Tel-Avivi qė mbante emėr mitik. Ai quhej David.

 

II.

 

Promovimi/ Kongoli vjen me romanin e ri “Jetė nė njė kuti shkrepėsesh”

 

 

Krimet e shoqėrive nė tranzicion

 

 

Njė roman i ri, i shkruar nga Fatos Kongoli qė analizon njė shoqėri nė tranzicion dhe i titulluar “Jetė nė njė kuti shkrepėsesh” ėshtė prezantuar dy ditė mė parė nė Tiranė, nė Muzeun Kombėtar. Romani i ri i shkrimtarit tė njohur ka dalė nė dritėn e botimit nga shtėpia botuese “Toena”. Ngjarjet e romanit zhvillohen diku, nė njė apartament luksoz, nė njė prej pallateve tė larta mė tė reja tė kryeqytetit. Ka ndodhur njė krim dhe vrasėsi ėshtė njė gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas njė bashkėjetese prej dy vjetėsh, sapo ėshtė ndarė me mikeshėn e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e njė emisioni tė pėrjavshėm televiziv me VIP-a. Romani zhvillohet nė dy kohė. Koha reale janė dy javė tė muajit korrik tė vitit 2004, kur gazetari, nė njė gjendje psikike tė rėnduar, kryen aksidentalisht krimin. Koha tjetėr pėrfshin jetėn e kėtij personazhi tė ditėve tona, lindur tridhjetė e dy vjet tė shkuara, nė njė apartament modest, nė njė pallat modest, nė njė lagje modeste tė kryeqytetit. Njė jetė e ndrydhur dhe e mbyllur nė pėrmasat e njė kutie shkrepėsesh. Autori kėrkon rrėnjėt e skizofrenisė kolektive, qė ka shoqėruar dhe vazhdon tė shoqėrojė ecjen e shoqėrisė sė sotme shqiptare, veē tė tjerash, edhe nė pėrmasat e ndrydhura tė hapėsirave tė saj tė jetesės. Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e sė pėrditshmes sė njerėzve tė zakonshėm, por njėherazi edhe hendekun e lemerishėm tė pabarazisė sociale dhe tė moskomunikimit qė ėshtė krijuar tashmė brenda kėsaj shoqėrie, ndaj sė cilės, personazhi kryesor, gazetari qė ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr pėrsipėr tė pėrballet me poshtėrsinė dhe ligėsinė njerėzore derisa i pafuqishėm nė kėtė mision, dorėzohet. Mė kot pėrpiqet tė gjejė strehė te kujtimet e fėmijėrisė, tė dashurive tė tij. "Jetė nė njė kuti shkrepsesh" ėshtė i nėnti nė serinė e romaneve tė autorit, qė nis me "Ne tė tre" (1985) dhe "Karuseli" (1990), pėr tė vazhduar me njė varg prej shtatė romanėsh tė tjerė: "I humburi" (1992), "Kufoma" (1994), "Dragoi i fildishtė" (1999), "Ėndrra e Damokleut" (2001), "Lėkura e qenit" (2003), "Te porta e shėn Pjetrit" (2005). Njė pjesė e mirė e kėtyre romaneve ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja. Librat e Kongolit janė botuar nė Francė, Itali, Zvicėr, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari e Serbi, me jehonė nė disa nga gazetat dhe revistat mė tė mėdha europiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L'Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, etj. Ėshtė tri herė fitues i ēmimit vjetor pėr librin mė tė mirė nė prozė dhėnė nga Ministria e Kulturės (1995, 2000, 2002), si dhe i ēmimit Velia (2000). Ėshtė fitues i ēmimit ndėrkombėtar "Balkanika"-2002. Ėshtė fitues, gjithashtu, i ēmimit mė tė lartė letrar nė Shqipėri "Penda e Artė" (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarė e ka vlerėsuar me ēmimin "Shkrimtari i vitit" pėr 2006-ėn, ndėrsa romani "Lėkura e qenit", pėrkthyer nė gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 nė Gjermani.

 

 

 

 

 

 

 

 

SPECIALE

 

Miratohet rregullorja e re e Maturės Shtetėrore, thjeshtėzohen procedurat

 

MASH: Aplikime mė tė thjeshta pėr maturantėt

 

Nė ndryshim me vitin e kaluar, penalizimi pėr kopje apo tentativė pėr kopje pėr kėtė vit do tė jetė 1 vit pėrjashtim nga provimet me zgjedhje, ndėrkohė vjet ka qenė 3

 

Rildo Ngjela

Ministria e Arsimit ka njoftuar ditėn e djeshme se, procedurat e aplikimit dhe tė gjitha procedurat e tjera pėr t’u pranuar nė shkollė tė lartė janė lehtėsuar nėpėrmjet hartimit tė njė rregulloreje tė re, sipas tė cilės, aplikimet nuk do tė bėhen mė me shkrim, por me plotėsim tė formularit A1. Sipas rregullores, nė krahasim me rregulloren e njė viti mė parė, pėrveē ndryshimeve qė kanė tė bėjnė me emėrimin e ri tė institucioneve tė maturės si p.sh AVA dhe grafikut tė ri tė veprimtarive tė dorėzimit tė formularėve, rregullorja 2007 thjeshtėson tė gjitha procedurat, ashtu siē u premtua nga ministri Pollo nė fillim tė pėrgatitjeve tė sivjetshme pėr Maturėn Shtetėrore. Vitin e kaluar, drejtoritė arsimore rajonale duhet tė plotėsonin nė mėnyrė mekanike, dorazi, njė formular tė quajtur B1 pėr krijimin e tė dhėnave tė kandidatėve (data base), qė i dorėzohej Qendrės sė Provimeve. Kjo ka krijuar, jo rrallė pasaktėsi, tė cilat pengonin hartimin e saktė tė data baze-s. Sipas rregullores sė re, kėtė vit, duke qenė se “A1” do tė njihet edhe nga njė lexues optik, tė dhėnat do tė pėrpunohen nė mėnyrė automatike dhe mė tė shpejt nga qendra e pėrpunimit informatik, qė ėshtė ngritur pranė AVA-sė.

Rregullorja

Vitin e kaluar, me qėllim qė nxėnėsit tė futeshin nė provime duhet tė paraqisnin nė klasė njė fletė pranimi, tė cilėn e merrnin kur regjistroheshin. Rregullorja e re pėrcakton se do tė shmangen pengesat nė lidhje me fletat e pranimit, si njė veprim i karakterit burokratik, qė disa nxėnės i pengoi tė zhvillonin provimet. Nė momentin e regjistrimit do tė krijohet njė listė emėrore, ku nxėnėsi duhet vetėm tė firmosė nė fillim tė procesit. Sipas MASH-it, janė saktėsuar procedurat pėr pėrgatitjen e testeve tė tė gjitha llojeve. Pra, nė nenet e rregullores janė saktėsuar tė gjithė procedurat pėr periudhėn e KOEPS-it, e njohur si koha e izolimit tė specialistėve nė AVA, me qėllim hartimin dhe shumėfishimin e testeve nė sekret tė plotė. Ndėrsa, nxėnėsit qė vjet nuk mundėn tė fitojnė njė tė drejtė studimi, pėr shkak tė rezultatit tė ulėt mund tė aplikojnė edhe kėtė vit, por duhet tė japin provimet me zgjedhje.

Tė rejat

Nė rregulloren e re ėshtė sanksionuar pėr herė tė parė edhe ngritja e komisioneve pėr shqyrtimin e testeve qė dyshohen pėr kopjim, (komisionet KOPOTED), tė cilat, vitin e kaluar u ngritėn me njė urdhėr tė ministrit dhe nuk shin parashikuar nė rregullore. Ėshtė sanksionuar njė kre i ri, lidhur me procedurat e zhvillimit tė provimeve nė sesionin e dytė tė zhvillimit tė provimeve, pra nė vjeshtė. Ėshtė sanksionuar e drejta e nxėnėsve pėr tė marrė njė kopje tė testit, gjatė afatit tė ankimimit pėrkundrejt njė pagese; janė saktėsuar kėrkesat pėr sallat e provimeve, ku njė sallė duhet tė sigurojė vend pėr tė paktėn 15 nxėnės dhe ėshtė saktėsuar fakti qė nxėnėsit e shkollave private do t’i japin provimet e maturės nė mjediset e shkollave publike. Sipas rregullores, nė ndryshim me vjet, kėtė vit penalizimi pėr kopje apo tentativė pėr kopje do tė jetė 1 vit pėrjashtim nga provimet me zgjedhje dhe jo mė 3 vjet.

 

 

 

BOX

Ndryshimet nga Matura Shtetėrore e vitit tė kaluar

 

1. Vitin e kaluar, drejtoritė arsimore rajonale duhet tė plotėsonin nė mėnyrė mekanike, dorazi, njė formular tė quajtur B1, pėr krijimin e tė dhėnave tė kandidatėve (data base), qė i dorėzohej Qendrės sė Provimeve. Kjo ka krijuar jo rrallė pasaktėsi, tė cilat pengonin hartimin e saktė tė data base-s. Kėtė vit, duke qenė se “A1” do tė njihet edhe nga njė lexues optik, tė dhėnat do tė pėrpunohen nė mėnyrė automatike dhe mė tė shpejtė nga qendra e pėrpunimit informatik, qė ėshtė ngritur pranė AVA-sė.

 

2. Do tė ketė njė transparencė mė tė plotė, qė nė fillim tė procesit tė Maturės Shtetėrore deri nė pranimet nė universitete, qė rrjedh nga pajisja e tė gjithė kandidatėve me njė numrėr indentifikimi (ID).

 

3. Vitin e kaluar, me qėllim qė nxėnėsit tė futeshin nė provime, duhet tė paraqisnin nė klasė njė fletė pranimi, tė cilėn e merrnin kur regjistroheshin. Me rregulloren e re do tė shmangen pengesat nė lidhje me fletat e pranimit, si njė veprim i karakterit burokratik, qė disa nxėnės i pengoi tė zhvillonin provimet. Nė momentin e regjistrimit do tė krijohet njė listė emėrore, ku nxėnėsi duhet vetėm tė firmosė nė fillim tė procesit. 

 

4. Janė saktėsuar procedurat pėr pėrgatitjen e testeve tė tė gjitha llojeve. Mė saktė, nė nenet e rregullores janė saktėsuar tė gjithė procedurat pėr periudhėn e  KOEPS-it, e njohur si koha e izolimit tė specialistėve nė AVA, me qėllim hartimin dhe shumėfishimin e testeve nė sekret tė plotė.

 

5. Nxėnėsit qė vjet nuk mundėn tė fitojnė njė tė drejtė studimi, pėr shkak tė rezultatit tė ulėt mund tė aplikojnė edhe kėtė vit, por duhet tė japin provimet me zgjedhje.

 

 

6. Nė rregulloren e re janė sanksionuar pėr herė tė parė edhe:

 

a) Ngritja e komisioneve pėr shqyrtimin e testeve qė dyshohen pėr kopjim, (komisionet KOPOTED), tė cilat, vitin e kaluar, u ngritėn me njė urdhėr tė ministrit dhe nuk ishin parashikuar nė rregullore.

b) Njė kre i ri, lidhur me procedurat e zhvillimit tė provimeve nė sesionin e dytė tė zhvillimit tė provimeve (vjeshta)

c) Ėshtė sanksionuar e drejta e nxėnėsve pėr tė marrė njė kopje tė testit gjatė afatit tė ankimimit pėrkundrejt njė pagese.

ē) Janė saktėsuar kėrkesat pėr sallat e provimeve, ku njė sallė duhet tė sigurojė vend pėr tė paktėn 15 nxėnės.

d) Ėshtė saktėsuar fakti qė nxėnėsit e shkollave private do t’i japin provimet e maturės nė mjediset e shkollave publike

 

7. Nė ndryshim me vjet, kėtė vit penalizimi pėr kopje, a tentativė pėr kopje do tė jetė 1 vit pėrjashtim nga provimet me zgjedhje (vjet ka qenė 3 vjet) 

 

 

 

BOX

PROCEDURAT E APLIKIMIT PĖR PROVIMET E MATURĖS

 

Neni 21

MASH miraton deri mė datė 30 mars:

21.1 Formularin A1 (tė dhėnat e kandidatit dhe kėrkesa e tij pėr provimet e lėndėve me zgjedhje).

21.2 Udhėzuesin e formularit A1.

21.3 Formularin A2 (tė dhėnat e nxėnėsve qė kanė marrė provimet e detyruara, me notėn mesatare dhe pėrzgjedhjen e degėve tė shkollave tė larta ku dėshiron tė studiojė).

21.4 Udhėzuesin e formularit A2.

21.5 AVA dėrgon nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė formularėt A1 dhe udhėzuesit pėr ta dhe KMSH-tė e DAR-ve dhe ZA-ve i dėrgojnė ato nė KSHMSH-tė deri mė 10 prill.

Neni 22

Ēdo nxėnės nė vitin e fundit tė shkollės sė mesme, pavarėsisht nėse jep apo jo provimin me zgjedhje, plotėson dhe dorėzon formularin A1 nė KSHMSH-nė e shkollės ku ai mėson, brenda datės 28 prill.

Formularėt e plotėsuar dėrgohen zyrtarisht nga KSHMSH-nė e shkollės nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė brenda datės 30 prill, sė bashku me fotokopjen e tabelės sė regjistrimeve.

KMSH-tė e DAR-ve dhe ZA-ve i dėrgojnė ato zyrtarisht, tė ndara sipas shkollave, sė bashku me fotokopjet e tabelave tė regjistrimeve, nė AVA, brenda datės 3 maj.

Kandidatėt qė dėshirojnė tė vazhdojnė studimet nė shkollat e larta duhet tė plotėsojnė edhe formularin A2, brenda datės 30 qershor dhe ta dorėzojnė atė nė KSHMSH.

Neni 23

Tė gjithė personat qė kanė kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, qė kanė marrė Dėftesė Pjekurie dhe dėshirojnė tė vazhdojnė studimet nė shkollat e larta do tė japin dy provimet me zgjedhje. Regjistrimi pėr provimet me zgjedhje do tė bėhet:

 

a) Nė shkollat ku kėta persona kanė kryer shkollat e mesme.

b) Nė KMSH tė DAR-it apo ZA-sė, ku ka figuruar shkolla e mesme, nėse shkolla e mesme apo profili i shkollės sė mesme qė kanė kryer ėshtė mbyllur. Nė kėtė rast, kėta persona paraqesin nė kėtė KMSH dokumentet e mėposhtme:

1 Vėrtetimin qė ka mbaruar shkollėn e mesme, i shoqėruar me notat e 4 (katėr) ose 5 (pesė) viteve tė shkollės sė mesme, lėshuar nga drejtori i shkollės pėrkatėse, bazuar nė regjistrin themelor (amza).

2 Kopje tė noterizuara tė dėftesės sė pjekurisė.

3 Njė kopje tė dokumentit tė identifikimit tė noterizuara, (pasaportė) ose certifikatė lindjeje me fotografi, lėshuar jo mė vonė se tre muajt e fundit.

4 Kėrkesėn me shkrim pėr dhėnien e provimit me zgjedhje.

KMSH i DAR-it apo ZA-sė cakton shkollėn e mesme ku kėta persona do tė plotėsojnė formularėt A1 dhe A2 dhe do tė japin provimet me zgjedhje. KMSH i DAR-it apo ZA-sė pėrcakton pėr kėta nxėnės, nė bazė tė dokumentave tė paraqitura, notėn mesatare tė viteve tė shkollimit si edhe notat e provimeve tė detyruara D1 e D2 dhe ia pėrcjell ato zyrtarisht shkollės ku i cakton.

Neni 24

Ēdo nxėnės qė ka mbaruar shkollėn e mesme para vitit shkollor 2005-2006, por NUK ka marrė dėftesėn e pjekurisė, jep provime tė detyruara dhe me zgjedhje. Ai plotėson dhe dorėzon formularin A1 nė shkollėn ku e cakton KMSH i DAR-it dhe ZA-sė pėrkatėse, pasi ka paraqitur tek ato dokumentet e mėposhtme:

1 Vėrtetimin qė ka mbaruar shkollėn e mesme, tė shoqėruar me notat e 4 (katėr) ose 5 (pesė) viteve tė shkollės sė mesme, lėshuar nga drejtori i shkollės pėrkatėse, bazuar nė regjistrin themelor (amza).

2 Njė kopje tė dokumentit tė identifikimit tė noterizuar, (pasaportė) ose certifikatė lindjeje me fotografi, lėshuar jo mė vonė se tre muajt e fundit.

3 Kėrkesėn me shkrim pėr dhėnien e provimeve.

Neni 25

Tė gjithė nxėnėsit qė nė vitin shkollor 2005-2006 dhanė provimet me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore dhe nuk janė regjistruar nė asnjė nga degėt e shkollave tė larta publike, pėr t’u regjistruar nė kėto shkolla kėtė vit duhet tė rijapin provimet me zgjedhje, pranė shkollave tė mesme ku kanė dhėnė provimet e detyruara. Pėr kėtė, ata duhet tė bėjnė kėrkesė pranė KMSH tė DAR/ZA pėrkatėse, duke paraqitur Dėftesėn origjinale tė Pjekurisė.

Neni 26

KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė, pas verifikimit tė dokumentacionit dhe kėrkesės sė ēdo nxėnėsi/kandidati, tė parashikuara nė nenet 23, 24, 25  cakton shkollėn ku nxėnėsi/kandidati regjistrohet pėr provimet e maturės dhe e informon atė me shkrim.

KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė dėrgon nė KSHMSH dokumentacionin e ēdo nxėnėsi/kandidati, tė parashikuara nė nenet 23, 24,25.

KSHMSH-ja, pas marrjes sė njoftimit zyrtar dhe dokumentacionit pėrkatės merr masa pėr regjistrimin e ēdo nxėnėsi/kandidati, tė parashikuara nė nenet 23, 24,25.

Neni 27

Ēdo kandidat, i parashikuar nė nenet 22,23, 24, 25, qė jep provimin me zgjedhje, paguan tarifėn e Maturės Shtetėrore, nė mėnyrė individuale, sipas udhėzimit tė posaēėm qė dėrgon MASH-i. Pagesa kryhet para se tė dorėzohet i plotėsuar formulari A2.

Neni 28

Regjistrimi i ēdo kandidati pėr provimin me zgjedhje, parashikuar nė nenet 23, 24, 25, 26, konsiderohet i plotė, nė qoftė se krahas plotėsimit me saktėsi tė ēdo tė dhėne tė kėrkuar, formularit A2 i bashkėngjitet mandatarkėtimi origjinal qė vėrteton pagesėn e tarifės sė Maturės Shtetėrore. Formulari A2 pranohet vetėm i shoqėruar me mandatarkėtimin.

Neni 29

Nė qoftė se, pėr arsye tė ndryshme kandidati NUK merr pjesė nė provimin me zgjedhje pėr tė cilin ka bėrė pagesėn, kjo e fundit NUK kthehet.

Neni 30

Formularėt A1 dhe A2 konsiderohen tė plotėsuar, kur nė to janė hedhur tė gjitha tė dhėnat qė duhet tė plotėsojė shkolla. Pėr rastet e parashikuara nė nenet 23, 24, 25 secilit formular i bėhet njė fotokopje qė mbahet e protokolluar nė drejtorinė e shkollės.

Neni 31

KSHMSH-ja dėrgon zyrtarisht nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė formularėt A2, tė plotėsuar sipas nenit 31, si edhe tabelėn e regjistrimeve, brenda datės 2 korrik. KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė, pasi bėn verifikimet pėrkatėse, i dėrgon formularėt, ndarė sipas shkollave, sė bashku me tabelat e regjistrimeve, zyrtarisht me shkresė pėrcjellėse nė AVA, mė 11 korrik.

Neni 32

Formularėt A1 dhe A2, tė dorėzuar nė AVA, pėrpunohen nga Qendra e Pėrpunimit Informatik tė tė Dhėnave tė Maturės Shtetėrore, e ngritur aty dhe qė ėshtė nė varėsi tė MASH-it. Kjo qendėr ndėrton bazėn e tė dhėnave tė ēdo nxėnėsi/kandidati, pajis ēdo nxėnės/kandidat me njė numėr regjistrimi pėrkatės, i cili pėrbėn elementin kryesor tė identifikimit tė nxėnėsit/kandidatit.

Neni 33

Qendra e pėrpunimit informatik tė tė dhėnave tė Maturės Shtetėrore, nėpėrmjet MASH-it, i dėrgon zyrtarisht AVA-sė bazėn e tė dhėnave tė nxjerra nga formularėt e plotėsuar A  deri nė datėn 7 maj. Mbi kėtė bazė, AVA ndėrton punėn e saj tė mėtejshme pėr zhvillimin dhe administrimin e provimeve tė Maturės Shtetėrore.

Neni 34

Qendra e pėrpunimit informatik, nėpėrmjet AVA-sė, dėrgon zyrtarisht, deri mė 25 maj, nė KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė, njoftimin ku jepet numri i regjistrimit tė ēdo nxėnėsi/kandidati pėr provimet e Maturės Shtetėrore.

KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė i dėrgon njoftimet me numrat e regjistrimit tė ēdo nxėnėsi/kandidati nė KSHMSH brenda datės 30 maj.

Neni 35

KSHMSH, 1 (njė) ditė pas pėrfundimit tė vitit shkollor njofton ēdo nxėnės pėr numrin e regjistrimit.

KSHMSH-ja evidenton deri nė datėn 31 maj nxėnėsit mbetės dhe njofton zyrtarisht KMSH-nė e DAR-it dhe ZA-sė pėr nxėnėsit mbetės.

KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-sė, 2 (dy) ditė pas pėrfundimit tė vitit shkollor, njofton zyrtarisht AVA-nė pėr ēdo nxėnės mbetės, duke dėrguar edhe nė formė elektronike listėn e nxėnėsve mbetės sipas shkollave.

Neni 36

AVA, bazuar nė nenin 35 ndėrton bazėn e tė dhėnave pėrfundimtare dhe listėn emėrore pėrkatėse tė nxėnėsve/kandidatėve qė marrin pjesė nė provimet e Maturės Shtetėrore.

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Drejtoresha e ISSH-sė garanton ecurinė e skemės aktuale. Gati penalizimet pėr abuzuesit

 

Koldashi: Pensionet,

ja hapat pėr tė

shmangur informalitetin

 

Janė verifikuar abuzimet pėr 338 raste pagesash pensioni pas vdekjes pėr 470 ish-ushtarakė dhe 140 minatorė qė kanė pėrfituar trajtimin e veēantė dhe pagėn si tė punėsuar. Janė nė verifikim edhe rastet e marrjes sė dy pensioneve, fenomen ky i ndodhur nė disa prej familjeve qė kanė migruar brenda vendit

 

 

Paketa e masave kundėr informalitetit ka dhėnė efektet e saj, pozitive nė fushėn e pagesave dhe pėrfitimeve nė Sigurimet Shoqėrore. Drejtoresha e kėtij institucioni, Evelina Koldashi, ka deklaruar pėr mediat se, brenda disa muajsh, si pasojė e masave tė marra, pritet tė pastrohet i gjithė sistemi nga abuzimet qė janė kryer nė vite. Sipas Koldashit, mungesa e tė dhėnave tė centralizuara ka qenė edhe shkaku i kėtij informaliteti, ndėrkohė qė po punohet pėr tė informatizuar gjithė procesin.

Nė kuadėr tė projektit kundėr informalitetit keni nisur prej disa muajsh njė verifikim tė dhėnash nė fushėn e pagesave tė pensioneve. A keni deri mė sot njė rezultat konkret?

Qė nė fillim tė vitit 2007-tė, Instituti i Sigurimeve Shoqėrore ka miratuar njė paketė masash kundėr informalitetit. Mund tė themi se sot ISSH-ja ka nisur kontrollin e pensioneve tė lidhura gjatė dhjetė viteve tė fundit, ku pėrfshihen pensionet e pleqėrisė, pensionet familjare dhe tė gjitha trajtimet e veēanta qė bėhen nga ISSH-ja. Pas kontrolleve tė para disponojmė tė dhėna paraprake, tė cilat kanė pėrvijuar masat e marra. Megjithėse ende po verifikohen tė dhėnat, mund tė themi se kemi evidentuar 338 raste pagesash pensioni pas vdekjes. Janė nė verifikim edhe rastet e marrjes sė dy pensioneve, fenomen ky i ndodhur nė disa prej familjeve qė kanė migruar brenda vendit, tė cilėt kanė marrė pension si nė vendin ku kanė jetuar mė parė, ashtu edhe nė rrethin ku kanė migruar. Ndėrkaq, janė konstatuar edhe 470 raste pėrfitimi nga ish-ushtarakėt dhe 140 raste nga ish-minatorėt, tė cilėt kanė pėrfituar nė tė njėjtėn kohė edhe trajtimin e veēantė, edhe pagesėn si tė punėsuar, ndėrkohė qė ligjėrisht pagesa e veēantė ndėrpritet nė momentin qė i trajtuari hyn nė marrėdhėnie pune.

Cilat kanė rezultuar shkaqet e kėtij informaliteti?

Mungesa e bazės sė tė dhėnave nė mėnyrė tė centralizuar ka bėrė qė tė ndėrhyhet nė falsifikimin e moshės dhe ndryshimin e kategorisė sė punės, pėr tė pėrfituar mė shpejt. Gjithashtu, nga mungesa e tė dhėnave tė centralizuara disa pensionistė kanė pėrfituar dy pagesa – njė nė qytetin ku kanė dalė nė pension dhe njė nė qytetin ku kanė migruar gjatė viteve tė fundit.

Ēfarė do tė ndodhė me rastet e verifikuara si informale?

Mund t’ju them se pėr pagesat e pensioneve pas vdekjes sė personit, nga kontaktet me tė afėrmit ėshtė arritur qė tė arkėtohet rreth 75 pėr qind e shumės sė paguar nė mėnyrė tė padrejtė (3 milionė e 633 mijė e 314 lekė) dhe po punohet pėr tė rifutur nė arkė edhe pjesėn tjetėr. Po punohet nė tė njėjtėn kohė qė tė gjitha pagesat e dyfishta tė kthehen nė arkė dhe instituti ka kontaktuar me tė gjitha rastet e konfirmuara, me qėllim zhdėmtimin e shumės sė pėrfituar nė mėnyrė tė padrejtė.

Po punohet gjithashtu nė informatizimin e Arshivės, si rruga optimale pėr shmangien e informalitetit, pasi duhet tė kemi parasysh dėmtimet qė kanė ndodhur nė vitin 1991 dhe nė vitin 1997-tė nė disa ish- ndėrmarrje, ēka e ka bėrė tė pamundur pėrmbledhjen e saktė tė tė dhėnave, ēka edhe ėshtė shfrytėzuar nga disa raste pėr plotėsim dokumentacioni tė falsifikuar.

Cilat ėshtė zgjidhja pėr tė shmangur kėtė fenomen? Ēfarė masash keni marrė?

Sė pari, po punohet pėr krjimin e njė baze tė dhėnash nė mėnyrė tė centralizuar dhe pajisjen me numėr sigurimi tė gjithė kontribuesve. Pėrmes numrit tė sigurimit, qė do tė jetė unik, konfirmohet karriera dhe periudha kontributive. Gjithashtu, ISSH-ja ka nisur projektin pėr pajisjen e ēdo pensionisti me numėr sigurimi dhe kartėn personale me fotografi. Kjo do tė bėjė tė mundur shmangien e tėrheqjes sė dy pensioneve nga i njėjti person. Ndėrkaq, pas njė marrėveshjeje mes Ministrisė sė Financave dhe Ministrisė sė Brendshme qė mė 15 nėntor tė vitit 2006-tė, ka nisur shkėmbimi i tė dhėnave pėr certifikatat qė lėshohen pėr tė vdekurit, mė qėllim ēregjistrimin qė nė momentin e parė tė pensionistit tė vdekur. Gjithashtu, ISSH-ja ka nisur edhe verifikimin e gjallesės pėr moshėn mbi 80 vjeē. Janė verifikuar rreth 60 pėr qind e pensionistėve mbi kėtė moshė, tė njė numri prej 27 mijė e 836 tė tillėsh. Kėto hapa kanė ēuar nė propozimin e ndryshimit tė legjislacionit, duke parashikuar ndėshkime deri nė ndjekje penale pėr tė gjithė pėrfituesit nė mėnyrė tė padrejtė nė kėtė sistem.

Nė raportin e fundit tė Bankės Botėrore, pėrveē nevojės sė betejės kundėr informalitetit ėshtė ngritur edhe alarmi lidhur me garancinė e kėtij sistemi pensionesh nė 35 vitet e ardhshme. A mund tė thoni, sa ėshtė e sigurt skema aktuale?

Ju falėnderoj pėr kėtė shqetėsim dhe dua tė theksoj me kėtė rast se alarmi i Bankės Botėrore nuk ėshtė pėr garancinė e sistemit aktual, por pėr domodoshmėrinė e pjesėmarrjes sė shtetasve shqiptarė qė janė nė marrėdhėnie pune nė sistemin e pagesės sė kontributeve tė Sigurimeve Shoqėrore. Pensionet qė merren janė tė sigurta, pasi njė e drejtė e fituar nuk humbet, asnjė pensionist nuk ka arsye tė shqetėsohet lidhur me pėrfitimin qė do tė marrė, pasi pėrfitimi i tij ėshtė i garantuar. Shqetėsimi i Bankės Botėrore dhe i yni lidhet pikėrisht me atė brez qė ėshtė ende larg derdhjes sė kontributeve e si pasojė, gjatė 35 viteve tė ardhshme mund tė mbetet jashtė pėrfitimit, ose me pėrfitim tė vogėl, pėr shkak tė mosplotėsimit tė viteve tė duhura, tė siguruara pėr tė pėrfituar pension. Situata aktuale nxjerr nė pah domodoshmėrinė e administrimit tė sistemit tė sigurimeve shoqėrore dhe hartimin e politikave nxitėse pėr pjesėmarrjen nė skemė. Hartimi i kėtyre politikave ėshtė i lidhur ngushtėsisht me edukimin e publikut pėr pėrfitimet qė rrjedhin nga kjo skemė.

Ku duhet tė konsistojė reforma dhe a e prek ajo kėtė skemė? 

Reforma e ndėrmarė nga ISSH-ja nė modernizimin e sistemit tė pensioneve konsiston nė ndėrtimin e njė baze tė centralizuar tė tė dhėnave pėr historikun e punės pėr ēdo individ, si dhe pagesėn e kontributeve nga ana e tyre. Informatizimi ėshtė prioritet qė do tė lehtėsojė punėn e administratės pėr miradministrimin e fondeve. Nė kėtė proces, ISSH-ja po ndihmohet nga “Human dynamics”, njė kompani e pėrzgjedhur nga Komisioni Evropian, e specializuar nė fushėn e sigurimeve dhe informatikės. Kjo firmė do tė ofrojė ndryshimet legjislative, pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe organizimit tė administratės sė Sigurimeve Shoqėrore, duke e pėrafruar me normat e BE-sė. Pjesė e reformės do tė jetė edhe ristrukturimi i administratės aktuale nė pėrputhje me kėrkesat qė kėrkon kjo reformė, duke synuar pėrgatitjen e njė stafi tė aftė pėr tė pėrmirėsuar shėrbimin, komunikimin dhe tė garantojė transparencėn.

 

 

tab

 

Disa nga rastet e konstatuara

 

338 raste pagesash pensioni pas vdekjes

(Ėshtė arkėtuar rreth 75 pėr qind e shumės sė paguar nė mėnyrė tė padrejtė)

470 raste pėrfitimi tė padrejtė nga ish-ushtarakėt (Po punohet pėr arkėtimin e dėmit)

140 raste pėrfitimi tė padrejtė nga ish-minatorėt (Po punohet pėr arkėtimin e dėmit)

 

Shkaqet e informalitetit

 

Mungesa e tė dhėnave tė centralizuara;

Djegia e dokumentacioneve mė 1991-shin dhe 1997-tėn;

Mosverifikimi nė rastet e migrimit brenda vendit.

Masat e marra

Projekti pėr krjimin e njė baze tė dhėnash nė mėnyrė tė centralizuar;

Projekti pėr pajisjen me numėr sigurimi tė gjithė kontribuesve;

Projekti pėr pajisjen e ēdo pensionisti me numėr sigurimi dhe kartėn personale me fotografi;

Shkėmbimi i tė dhėnave me Ministrinė e Brendshme pėr certifikatat qė lėshohen pėr tė vdekurit nga gjendjet civile;

Informatizimi i Arshivės, si rruga optimale pėr shmangien e informalitetit.

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

Superliga/ Kthehen ndeshjet e kampionatit, Tirana kėrkon 3 pikė pėr tė ruajtur distancat

 

Kreu nuk parashikon surpriza

Zona e ftohtė, pėrplasen rivalėt

 

Partizani synon fitoren e pestė rresht nė fazėn e tretė, kur tė shtunėn do tė pėrballet nė kryeqytet me Besėn e vendit tė pestė. Tė kuqtė vijnė nė sfidėn me kavajasit pas fitores sė rėndėsishme nė transfertė me Dinamon (0-2) nė javėn e 26-tė. Formacioni i Vasil Bicit, gjithashtu fitoi (2-1) tė shtunėn e kaluar me Apoloninė e vendit tė fundit. Tirana kryesuese (+7 pikė nga vendi i dytė), e cila barazoi (1-1) nė Krujė me Kastriotin do tė luajė nė “Qemal Stafa” me Flamurtarin, i cili nga ana e tij humbi (0-2) nė Vlorė me Vllazninė. Shkodranėt e Mirel Josės dėshirojnė tė pėrfitojnė nga faktori fushė nė pėrballjen me Elbasanin e drejtuar nga i komanduari File, pėr tė konsoliduar vendin e dytė. Elbasani vjen nė sfidėn me kuqeblutė, pas barazimit (0-0) nė shtėpi me Teutėn. Shkodranėtm kur duhen edhe shtatė javė nga pėrfundimi i kampionatit kanė vetėm njė pikė mė shumė se dy ndjekėset e saj, Partizani dhe Teuta, tė cilat bėjnė pjesė nė gjysmėfinalistėt e Kupės sė Shqipėrisė dhe kanė edhe njė mundėsi mė shumė pėr tė luajtur nė kompeticionet europiane. Teuta-Dinamo ėshtė njė tjetėr ēift tėrheqės, pavarėsisht se Dinamo e vendit tė shtatė shkon nė Durrės, jo me shumė motive tė forta. “Djemtė e detit”, tė cilėt barazuan tė shtunėn e kaluar nė kampionat me Elbasanin (0-0) dhe tė mėrkurėn nė Kupė me Partizanin (po 0-0), nuk kanė humbur asnjėherė nė shtėpi, teksa numėrojnė tetė fitore dhe pesė barazime. Intrigė paraqesin dy ndeshjet e tjera, ku katėr ekipe tė cilėt renditen nga vendi 9-12 do tė ndeshen midis tyre nė luftėn pėr mbijetesė. Shkumbini i vendit tė 10 pret nė shtėpi Kastriotin qė ka vetėm njė pikė mė shumė se peqinasit. Njė fitore e radhės e skuadrės sė Sejdinit do tė sillte kėmbimin e vendeve.

 

Vllaznia - Elbasani

Arbitrat: Tanush Latifi (Gjirokastėr), Denis Koreshi (Lushnjė), Fatmir Elezi ( Durrės)

Ndeshja e Shkodrės duket e lehtė pėr vendasit, tė cilėt janė mė tė motivuar dhe kanė mė shumė arsye tė fitojnė kėtė pėrballje me kampionėt. Elbasani, pas shkarkimit tė trajnerit dhe i dalė komplet nga objektivat e fillimsezonit, mendon vetėm tė pėrfundojė sezonin, duke ruajtur mesin e artė nė renditje. Djemtė e Josės vėshtirė qė tė gabojnė nė kėtė takim. Ata vijnė nga njė fitore shumė e vėshtirė nė trasfertė dhe janė brenda arritjes sė objektivit. Pėr vendasit nuk do tė jetė i pranishėm Skerdi Bejzade, ndėrsa pėr Elbasanin do tė mungojė Gentian Stojku. Ky takim mund tė quhet e takimi i “ishėve”, pasi Safet Osja, Klevis Dalipi dhe Xhevair Sukaj vjet kanė qenė pjesė pėrbėrėse e kampionėve dhe tani do tė jenė kundėrshtarė. Marrėdhėniet e mira qė ekzistojnė midis dy klubeve mund tė ndikojnė edhe nė rezultatin e lojės, megjithėse Vllaznia qėndron shumė herė mė lart se kampionėt kėtė vit dhe dy pėrballjet e kėtij sezoni e kanė treguar diēka tė tillė, ku Vllaznia ka fituar si brenda nė Shkodėr, ashtu edhe nė Elbasan. Nė fushė do zbresin dy ekipe, njėri qė ėshtė shumė i motivuar dhe do luftojė deri nė javėn e fundit pėr tė arritur objektivin e sezonit dhe ekipit tjetėr, i cili ka deklaruar se pėr ta ka pėrfunduar tashmė kampionati dhe mendojnė pėr vitin tjetėr. Elbasanit i mungojnė forcat pėr tė pėrballuar furinė Shkodrane. Kuqebluve nuk u lejohen mė hapat falsė e aq mė shumė nė fushėn e tyre dhe Vllaznia, vėshtirė qė tė falė nė “Loro Boriēi” .

Tirana - Flamurtari

Arbitrat: Mentor Sopjani (Durrės), Sokol Avdo (Tiranė) , Denis Rexha (Tiranė)

Tirana vjen pas gjysmėhapit fals qė bėri nė ndeshjen e Krujės dhe kėtė takim duhet ta fitojė, nėse dėshiron tė mos e ndėrlikojė mė shumė fitimin e titullit. Muēės do t’i kthehen nė kėtė pėrballje kapiteni Muka dhe Klodian Dura, tė cilėt do jenė njė siguri mė shumė nė fushėn e lojės pėr bardheblutė. Ekipi mik i Flamurtarit vjen pas njė humbjeje nė fushėn e tij dhe pas njė kampionati mjaft zhgėnjyes. Drejtuesit e klubit kishin menduar tjetėr renditje pėr klubin bregdetar, por, mesa duket, nuk janė vetėm lekėt ato tė cilat tė ngjisin nė renditje, por duhet dhe ambientimi me ligėn superiore. Vasil Rucit i ėshtė kėrkuar qė tė arrijė njė rezultat pozitiv, nė rast tė kundėrt pozicioni i tij te kuqezinjtė do vihet nė dyshim. Pėrballja e “Qemal Stafės” do jetė njė ndeshje reale, sepse asnjėri nga ekipet s’mund tė tolerojė ndaj njėri-tjetrit. Njė rrėshqitje tjetėr e Tiranės do ta bėnte kampionatin mė tė bukur, pasi ndjekėsit e tij do afroheshin, duke pasur parasysh qė si ka zhvilluar akoma ndeshjet me ta. Dy pėrballjet e kėtij sezoni kanė pėrfunduar me nga njė fitore pėr secilėn skuadėr. Vlonjatėt kanė dhuruar gjithmonė lojė tė bukur dhe surpriza nė kryeqytet.

Partizani - Besa

Arbitrat: Aranit Lulaj (Vlorė), Emiljano Biēaku (Tiranė), Pajtim Goxhaj (Gjirokastėr)

Para kėsaj sfide, tė dy ekipet kanė luajtur tė mėrkurėn ndeshjet e kupės sė Shqipėrisė. Partizanit nuk i falen hapat fals nė kėtė takim dhe barazimi do tė quhej njė rezultat negativ. Besa do bėjė njė lojė mjaft komode dhe nuk ndodhet nė presion, pasi ekipi i Bicit, thuajse ka bėrė njė hap tė sigurt pėr kalimin nė finale tė kupės sė Shqipėrisė dhe ka siguruar njė vend nė mesin e artė tė renditjes tė superligės. Tė kuqve ju duhet fitorja pėr tė mbajtur shpresat pėr vendin e dytė. Lika e di mirė rrezikshmėrinė qė ka ky takim, pasi kavajasit kanė surprizuar dhe kanė marrė rezultate shumė tė mira kėtė vit nė kryeqytet.

Teuta - Dinamo

Arbitrat: Lorenc Jemini (Tiranė), Agim Guēe (Lushnjė), Melis Dervishi (Shkodėr)

Teuta lufton nė tė dy frontet dhe nuk do tė donte tė dilte nga loja pėr vendin e dytė kaq shpejt, kur kanė mbetur dhe 7 javė nga pėrfundimi i kampionatit. Ekipi i Starovės ėshtė mė i motivuar dhe ka njė arsye mė shumė pėr ta fituar kėtė takim. Nė kampin blu ndodh e kundėrta, Dinamo ka dalė jashtė objektivave tė fillimsezonit. Redi Jupi, njė javė pėrpara deklaroi se ekipi i tij i ngjante njė karikature ku tė gjithė, kush mė pak e kush mė shumė kishin kontribuar pėr ta bėrė kėtė. Dinamo shkon nė Durrės sa pėr t’u paraqitur nė fushėn e lojės dhe jo se ka ndonjė dėshirė pėr tė fituar kėtė takim, pėr ta, tani kampionati po duket shumė i gjatė e mezi presin tė pėrfundojė dhe t’ia rifillojnė nga e para pėr sezonin e ardhshėm. Teuta, pavarėsisht se ka zhvilluar njė ndeshje ditėn e mėrkurė kundėr Partizanit pėr kupė ėshtė mė e favorizuar pėr tė fituar kėtė takim.

 

 

 

 

 

 

Aperture faqe 22 me foto

 

Situata nė fundin e tabelės, aty ku lufta pėr tė mos rėnė njė kategori mė poshtė ėshtė shumė e fortė

 

Java e 27-tė, ballafaqohen rivalėt e mbijetesės

 

 

Shkumbini - Kastrioti, peqinasit mė tė qetė

Arbitrat: Elvis Peza (Tiranė), Ergin Doda (Tiranė), Geranto Qirici (Tiranė)

Pas fitores sė arritur nė fushėn e vėshtirė tė Gjirokastrės, peqinasit do presin nė fushėn e tyre Kastriotin. Shkumbini vjen mė i sigurt nė kėtė pėrballje, por euforia do ta dėmtonte shumė. Krutanėt, nga ana tjetėr, vijnė nga njė barazim i mundimshėm kundėr Tiranės. Fitorja e njėrit apo tjetrit ekip do t’i jepte njė siguri mė shumė pėr tė qėndruar nė superligė. Ndeshja mendohet tė jetė shumė e fortė, sepse luhet pėr tė qėndruar mes mė tė mirėve tė futbollit shqiptar. Ekipi mik shpreson qė nė rezultat tė mos ndikojė arbitrimi, por ta fitojė ajo skuadėr qė luan mė mirė nė fushėn e gjelbėr. Krutanėt, pėrveēse arbitrimit i tremben edhe tifozėrisė peqinase dhe kanė kėrkuar marrjen e masave nga klubi i Shkumbinit, pėr tė mos u pėrsėritur ngjarje si ajo e njė jave mė parė. Miqtė do jenė disi mė tė favorizuar, pasi skuadra vendase ka zhvilluar njė takim ditėn e mėrkurė kundėr Besės e vlefshme pėr gjysmėfinale. Trajneri Sejdini ėshtė njė drejtues me eksperiencė dhe di ta motivojė ekipin nė pėrballje tė tilla. Kjo ndeshje duhet tė luhet vetėm nė fushė dhe duhet tė fitojė mė i miri.

 

Apolonia - Luftėtari, fierakėt ndoshta tolerojnė?

Arbitrat: Shkėlqim Guēe  Lushnjė), L.Mustafaraj (Tiranė), Alfred Lamēe (Patos)

Kjo do jetė edhe pėrballja e dy ekipeve qė janė mė tė rrezikuar pėr tė rėnė nga liga superiore. Barazimi nė kėtė sfidė do ishte vetėvrasės pėr tė dy ekipet. Apolonia ka mė shumė mundėsi pėr tė fituar kėtė ndeshje, duke u favorizuar dhe nga faktori fushė. Trajneri i ri i Luftėtarit, Edi Martini, do ketė mungesa nė kėtė sfidė. Ai s’do tė ketė nė dispozicion kapitenin Novi, i cili ėshtė i dėnuar me karton dhe sulmuesin Olgert Stafa, i cili para dy ditėsh ėshtė ndaluar nga policia e qytetit tė tij pėr trafik droge. Fitorja do t’i jepte njė shpresė tė vogėl secilit prej ekipeve. Fierakėt kanė treguar se janė njė kockė e fortė nė fushėn e tyre e sidomos me kundėrshtarėt e tyre direkt. Trajneri i Apolonisė, Andrea Marko, do dijė ta shfrytėzojė mė sė miri kaosin qė po ndodh nė kampin kundėrshtar.

Kalendari i mbijetesės

Renditja aktuale e katėr ekipeve pas 26 javėve kampionat

9.Kastrioti 25 6 8 12 24-38 26

10.Shkumbini 25 7 4 15 27-38 25

10.Luftėtari 25 6 5 15 16-32 23

12.Apolonia 25 5 4 17 25-47 19

Kalendari i Kastriotit

Java 27: Shkumbini - Kastrioti

Java 28: Kastrioti - Luftėtari

Java 29: Apolonia - Kastrioti

Java 30: Flamurtari - Kastrioti

Java 31: Kastrioti - Elbasani

Java 32: Dinamo - Kastrioti

Java 33: Kastrioti - Besa

Kalendari i Shkumbinit

Java 27: Shkumbini - Kastrioti

Java 28: Flamurtari - Shkumbini

Java 29: Shkumbini - Elbasani

Java 30: Dinamo - Shkumbini

Java 31: Shkumbini - Besa

Java 32: Partizani - Shkumbini

Java 33: Shkumbini - Teuta

Kalendari i Luftėtarit

Java 27: Apolonia - Luftėtari

Java 28: Kastrioti - Luftėtari

Java 29: Luftėtari - Flamurtari

Java 30: Elbasani - Luftėtari

Java 31: Luftėtari - Dinamo

Java 32: Besa - Luftėtari

Java 33: Luftėtari - Partizani

Kalendari i Apolonisė

Java 27: Apolonia-Luftėtari

Java 28: Partizani - Apolonia

Java 29: Apolonia - Kastrioti

Java 30: Teuta - Apolonia

Java 31: Apolonia - Flamurtari

Java 32: Vllaznia - Apolonia

Java 33: Apolonia - Elbasani

 

 

Shkurt nga bota

Reali, 86 milionė euro pėr K.Ronaldon

Ofertė rekord e Realit tė Madridit pėr Kristiano Ronaldon. Shifra e re arrin nė 86 milionė euro. Transferimi, nėse do tė realizohet, pritet tė jetė mė i shtrenjti nė historinė madrilene, nėse kemi parasysh se kalimi i yllit francez, Zinedin Zidan, nga Juventusi te Reali kushtoi 73 milionė euro. Kristiano Ronaldo shėnoi dy gola nė ndeshjen e fundit Manēester Junaitid-Roma 7-1 pėr ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve.

 

Skandali nė Itali, 48 tė akuzuar nga “Calciopoli”

Prokuroria e Napolit mbylli hetimin nė lidhje me “Calciopoli”, e njohur botėrisht si skandali i pėrgjimit tė telefonatėve dhe trukimit tė rezultateve tė disa ndeshjeve nė kampionatin e futbollit italian tė niveleve tė ndryshme. Janė 48 individė tė pėrfshirė nė dosjet voluminoze tė prokurorėve italianė, ku mbi tė gjithė si zakonisht “shkėlqejnė” emrat e ish-drejtuesve tė Juventusit, Moxhi dhe Xhiarudo, por dhe ish-dizenjuesve tė arbitrave Bergamo dhe Paireto. Nė publikimin e ri janė nėntė emra tė rinj tė dhe nėntė ndeshje, rezultatet e tė cilave pretendohen se janė tė parafiksuara. Mbi tė gjitha ėshtė ndeshja Juventus-Milan e 18 dhjetorit tė vitit 2004, e pėrfunduar 0-0 (arbitėr Bertini). Takime tė tjera janė Mesina-Rexhina 2-1 (gjyqtar Rakalbuto) e 31 dhjetorit 2004 dhe disa ndeshje tė tjera. Nė hetimet e para tė Prokurorisė sė Napolit u pėrfshinė tetė arbitra, midis tyre Paparesta, De Santis e Beritini. Nė hetimet plotėsuese emrat e rinj janė: Salvatore Rakalbuto, Stefano Kasara, Antonio Datilo, Marko Gabriele dhe Ticiano Pieri. Nė hetim ėshtė edhe ndihmėsi Marēelo Ambrozino.

 

Ansi Agolli, tani sulmues me Vaasan PS nė Finlandė

Ansi Agolli, 24 vjeē, ka nėnshkruar pėr finlandezėt e Vaasan. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga faqja zyrtare e klubit. Mesfushori i njohur shqiptar, i cili ka luajtur mė parė nė Shqipėri me rekordmenen kryeqyetase, Tiranėn (dhe pėr dy sezone i huazuar me Apoloninė e Fierit) nėnshkroi mė 5 prill 2007, pėr skuadrėn e tij tė tretė jashtė Shqipėrisė deri nė fund tė sezonit. Klubi i fundit pėr tė cilin luajti Agolli (179 cm, 72 kg) ishte FC Luzern nė Zvicėr, por anėsori i majtė, i cili ka luajtur 11 ndeshje me pėrfaqėsuen U-21 tė 2 ndeshje me Kombėtaren A, ka veshur edhe fanellėn e Neujshatel Ksamaks nė kampionatin maksimal zvicerian, Super League. Siti i klubit finlandez VPS Vaasan thekson faktin se, Agolli ėshtė njė lojtar i shpejtė nė krah. Trajneri i ri i shqiptarit, Jari Pyykola, vlerėson mentalitetin e lojės sė Agollit, ndėrsa, vetė Ansi, nė njė deklarim tė shkurtėr pėr faqen zyrtare tė dhėnė menjėhėrė pas nėnshkrimit ka theksuar se e vlerėson shumė fanellėn e ekipit tė Vaasanit dhe se ai do tė ndihmonte skuadrėn nė Veikasuliiga. Kampionati finlandez fillon mė 21 prill dhe Vaaseni ndeshjen e parė e ka nė shtėpi me Tamperen (ora 17:00). Kampionati finlandez pėrbehet nga 14 skuadra, zhvillohen 26 javė kampionat dhe

pėrfundon mė 3 nėntor 2007.

 

Shtyhet pėr mė vonė asambleja e zakonshme e FSHF-sė

Komiteti Ekzekutiv i Federatės Shqiptare tė Futbollit, ėshtė mbledhur tė enjten dhe ka marrė disa vendime, midis tė cilave ishte edhe shtyrja e zhvillimit tė asamblesė sė zakonshme tė organizmit qė qeveris futbollin shqiptar, pėrcaktimi i stadiumit pėr ndeshjen e 2 qershorit 2007, midis Shqipėrisė dhe Luksemburgut, si dhe shkarkimi nga detyra i shefes sė protokollit, Marjeta Xeko dhe transferimi nė detyrė i shefit tė ekipeve kombėtare, Besnik Ēela. Tė gjitha vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-sė janė si vijon:

1. Zhvillimi i asamblese se zakonshme te FSHF-se pas orientimit te marre nga UEFA u vendos te mbahet ne nje date tjeter. Meqenese UEFA ka hartuar nje draft te statutit te FSHF-se sipas statutit Ttp per te gjitha federatat anetare, ajo eshte ne kontakte te vazhdueshme me MTKRS-nė qe ky statut te jete ne perputhje te plote me ligjin e aportit te Republikes se Shqiperise dhe per kete arsye, mbledhja e asamblese se zakonshme u shty per nje date tjeter brenda afateve kohere qe percakton statuti i FSHF-se derisa draftstatuti i UEFA-s te jete gati.

2. Persa i perket percaktimit dhe vendit te zhvillimit te  ndeshjes eliminatore Shqiperi-Luksemburg, neser do te diskutohet dhe me zv/trajnerit Slavko Kovaēiē, i cili do te shikoje nga afer kushtet ne stadiumin "Ruzdi Bizhuta" per akomodimin e ekipit kombetar. Me pas do te merret nje vendim perfundimtar per zhvillimin e ndeshjes.

3. Komiteti Ekzekutiv vendosi:

• Lirimin nga detyra tė znj. Marjeta Xeko per arsye te shkeljes administrative.

• Z.Besnik Ēela zbret nga detyra e shefit te ekipeve kombetare dhe me merr detyren e inspektorit te sigurise te stadiumeve.

 

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

 

                                     

I marrin vėllanė ushtar, rreh burrin e shefes sė rekrutimit

 

KOLONJĖ- 20-vjeēari nga qyteti i Ersekės, i quajtur Qani Qirjako, ėshtė vėnė nėn pranga nga policia, pasi ka rrahur bashkėshortin e Mimoza Gorės, e cila kryen detyrėn e shefes sė Qendrės sė Mobilizim-Rekrutimit tė kėtij rrethi. Sherri mes bashkėshortit tė Mimoza Gorės dhe Qani Qirjakos ka ndodhur, sepse kėtij tė fundit i kishin marrė vėllanė forcėrisht pėr tė kryer shėrbimin e detyrueshėm ushtarak. Nėn kėtė motiv, Qani Qirjako i ka dhėnė tė drejtė vetes pėr tė sulmuar bashkėshortin e shefes sė Rekrutim-Mobilizimit, duke e qėlluar atė mė grushta dhe shkelma. Ngjarja ka ndodhur njė ditė pas marrjes forcėrisht tė vėllait tė tij, kur Qani Qirjako ka dalė pėr tė bėrė “tė fortin” e qytetit tė Ersekės. Tashmė, ēėshtja i ka kaluar prokurorisė pėr hetime tė mėtejshme.

Prangosja e 20-vjeēarit, Qani Qirjako, ėshtė konfirmuar edhe nga burime pranė Drejtorisė sė Policisė nė Qarkun e Korēės, tė cilat pohuan se, arrestimi i tij u krye nė orėn 20.30 minuta, pas denoncimit tė bėrė nė polici nga shtetasi Jonuz Gora. Ndėrkohė, tė njėjtat burime konfirmuan se, pas hetimeve paraprake ka rezultuar se vėllai i Qani Qirakos, Elvin Qirjaku, ishte vėnė nė dijeni nga Qendra e Rekrutim-Mobilizimit, pėr kryerjen e shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm, ndėrsa ky i fundit edhe pse kishte marrė njoftim nuk i ishte pėrgjigjur thirrjes. Gjithashtu, mėsohet se, Elvin Qirjako, edhe pse ishte me banim nė qytetin e Ersekės, pėrpiqej t’i shmangej detyrimit ushtarak. Nė kėto rrethana, Qendra e Rekrutim-Mobilizimit, duke vėnė nė dijeni komisariatin e policisė dhe sė bashku me forcat e rendit kanė shkuar nė shtėpinė e Elvin Qirjakos dhe e kanė marrė kėtė tė fundit forcėrisht, me qėllim qė ai t’i pėrgjigjej ligjit pėr kryerjen e shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak. Por, burimet policore bėjnė tė ditur se, njė ditė mė vonė, pasi ishte marrė forcėrisht Elvin Qirjako, nė skenė kishte dalė vėllai i tij, Qani Qirjako, i cili, marrjen forcėrisht tė vėllait tė tij ia atribuonte shefes sė Rekrutim-Mobilizimit, Mimoza Gorės dhe jo zbatimit tė ligjit. Pėr kėtė arsye, ai ka zgjedhur bashkėshortin e saj pėr t’u hakmarrė, sepse e ka patur tė pamundur tė hakmerrej ndaj Mimoza Gorės, e cila ishte nė krye tė detyrės. Tashmė, dosja nė ngarkim tė Qani Qirjakos i ka kaluar prokurorisė pėr hetime tė mėtejshme.

S. Hasanasi

 

(FOTO tek dita one me Berisha nė Korēė )

 

Kryeministri inauguron hidrocentralin e Gjanēit

Berisha garanton mbėshtetje pėr 21 hidrocentrale

 

Nė H/C e Gjanēit shoqėria “Spaho” sh.p.k ka investuar 1 milion e 21 mijė euro, prodhimi i tij vjetor do tė jetė 28.570 milionė kW/h, kurse janė edhe 21 H/C tė tjerė nė qarkun e Korēės qė presin investime....

 

KORĒĖ- Nis nga puna njė nga hidrocentralet mė tė rėndėsishėm tė qarkut tė Korēės, i vėnė nė funksionim nga njė firmė private. E premtja e djeshme ka qenė dita e pėrurimit tė kėtij investimi. Nė inaugurimin e hidrocentralit tė Gjanēit ka qenė i pranishėm edhe Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, i shoqėruar nga ministri i Ekonomisė, Genc Ruli. Gjatė fjalės sė mbajtur, kryeministri Berisha ka konfirmuar edhe njė herė mbėshtetjen e ofruar nga qeveria pėr investitorėt nė ngritjen e hidrocentraleve tė vogla, tė mesme, por edhe tė mėdha. Gjatė kėtij pėrurimi ėshtė vėnė nė dukje se, qarku i Korēės ėshtė i pasur me burime hidrike nė prodhimin e energjisė elektrike, madje ėshtė theksuar leverdisshmėria qė ka ky qark pėr prodhimin real tė energjisė. Nė tė numėrohen 21 hidrocentrale tė vogla, ku 11 i pėrkasin rrethit tė Korēės, 5 rrethi i Devollit dhe 5 rrethit tė Kolonjės, tė cilėt, sė bashku jepnin njė prodhim vjetor prej 28.570 milionė kw/h. Si hidrocentrale mė tė hershme pėrmenden ai i Sratobėrdės, Vithkuqit, ndėrsa si njė nga hidrocentralet mė tė rėndėsishėm tė kėtij qarku vlerėsohet ai i Gjanēit, qė u vu nė funksionim pas njė investimi prej 1 milionė e 21 mijė eurosh, tė shoqėrisė “Spaho” sh.p.k, ndėrsa ai do tė jetė nė gjendje tė ketė njė prodhim vjetor nga 6-8 milionė kilovat-orė. Si mjaft produktivė renditen hidrocentralet e Lozhanit, Nikolicės. Gjithashtu, mund tė thuhet se mjaft prej hidrocentaleve tė dikurshėm si ai i Dardhės, Plovishtit Mirasit, Menkulasit janė braktisur. Falė iniciativės sė qeverisė pėr mbėshtetjen e investitorėve nė ndėrtimin e hidrocentaleve tė vegjėl, tė mesėm apo tė mėdhenj, aktualisht nė qarkun e Korēės ka filluar puna pėr ngritjen e hidrocentaleve tė rinj edhe aty ku nuk kanė funksionuar mė parė. Njė hidrocentral i tillė ėshtė ai i rrethit kolonjė, nė fshatin Qafzez, ndėrsa janė ndėrmarrė iniciativa tė tilla edhe nė Korēė e Pogradec. Nė kėtė kuadėr, kryeministri, Sali Berisha, ka pėrshėndetur iniciatorėt e ngritjes sė kėtij hidrocentrali dhe nė tė njėjtėn kohė i ka siguruar ata pėr mbėshtetjen qė do t’u ofrohet nga qeveria. Ndėrsa ėshtė ndalur nė rėndėsinė e hidrocentraleve, Berisha  i ka kėrkuar KESH-it dhe Ministrisė sė Ekonomisė, tė kryejė zbatimin e kuadrit mė tė favorshėm ligjor, ndėrsa Entit Regullator tė Energjisė, tė tregojė njė kujdes tė veēantė pėr ta.

Seldi Hasanasi

 

Aksidenti, njė i vdekur dy tė plagosur

 

BERAT- Ora 11:20, e ditės sė djeshme ka qenė fatale pėr vėllezėrit Ēaushaj dhe djalin e tyre 14-vjeēar, Klejdi, banorė tė fshatit Portėz, tė rrethit tė Fierit. Pėr shkak tė devijimit nga rruga dhe daljes nė krah tė kundėrt, makina tip “Fiat Bravo”, me targa greke TKZ.4388, qė drejtohej nga shtetasi Pavllo Ēaushaj (mbiemir i ndryshuar Stevi), ėshtė pėrplasur me mjetin tip “Benz”, me targa SR.5710, i cili drejtohej nga shtetasi Stefan Cara. Pas pėrplasjes sė “Fiat”-it me “Benz”-in ka gjetur vdekjen vėllai i drejtuesit tė “Fiat”-it, 55-vjeēari Ēaush Ēaushaj, si dhe ėshtė plagosur dhe ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, nė spitalin e qytetit tė Beratit, djali 14-vjeēar i Pavllos, i quajtur Klejdi Stevi. Burime nga vendi i ngjarjes thanė se fisi Ēaushaj (Stevi) ka qenė duke udhėtuar nga Berati pėr nė Fier, por nė pjesėn e rrugės nacionale pranė komunės Poshnje, automjeti i tyre ka dalė nga rruga dhe ėshtė futur nė krah tė kundėrt tė saj. Mė pas ėshtė pėrplasur me automjetin tip “Benz”, me targa SR.5710, i cili drejtohej nga shtetasi Stefan Cara, qė udhėtonte nė drejtim tė qytetit tė Beratit. Pas pėrplasjes janė aksidentuar rėndė tė tre shtetasit qė ndodheshin me mjetin “Fiat Bravo”, tė cilėt mė pas janė dėrguar me urgjencė pėr nė spitalin civil rajonal tė Beratit. Mė pas, tė dy drejtuesit e mjeteve janė shoqėruar pėr nė ambientet e komisariatit tė policisė, me qėllim zbardhjen e shkaqeve tė aksidentit me pasojė vdekjen.

Abedin Kaja

 

Analiza e punės tremujore

Vepra penale 130, janė zbuluar 115

 

SHKODĖR- Ėshtė zhvilluar dje analiza e punės 3-mujore e drejtorisė sė policisė pėr parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisė kriminale si dhe ruajtjen e rendit dhe tė sigurisė publike gjatė kėsaj periudhe, ku ishin tė pranishėm edhe drejtuesit vendorė si dhe ata tė prokurorisė, gjykatės dhe SHISH-it tė kėtij qarku. Raportin e mbajti drejtori i komanduar i kėsaj drejtorie, Sokol Harapi. Sipas tij: “Nė shkallė qarku, gjatė 3-mujorit tė parė tė kėtij viti janė evidentuar gjithsej 130 vepra penale, nga tė cilat janė zbuluar 115, ose thėnė ndryshe nė njė masė prej 88 pėr qind zbulueshmėrie. Autorė tė veprave penale kanė qenė gjithsej 155 persona, nga tė cilėt janė arrestuar dhe ndaluar 64 prej tyre, shpallur nė kėrkim 22 si dhe ndiqen nė gjendje tė lirė 69 persona.” Ndėrkohė, duke u ndalur nė 3 vrasjet e ndodhura gjatė kėsaj periudhe, pėrkatėsisht nė Shkodėr, Pukė dhe malėsi tė Madhe, raporti nėnvizonte: “Nė sajė tė punės sė bėrė ėshtė arritur, jo vetėm zbulimi dhe dokumentimi ligjor i tė tre veprave penale, por edhe kapja e arrestimi i autoreve tė vrasjeve.” Pėr sa i takon Seksionit tė Luftės Kundėr Trafiqeve tė Paligjshme si dhe atij tė Luftės Kundėr Drogės, u raportua ndėrmjet tė tjerash se, “gjatė kėtij 3-mujori janė evidentuar 8 vepra penale me 10 autorė, nga tė cilėt 2 janė ndaluar dhe 8 ndiqen nė gjendje tė lirė. Gjatė kėsaj periudhe janė intervistuar nė llogari tė kėtij sektori gjithsej 302 persona. Nė lidhje me trafikun e drogės janė evidentuar 2 vepra penale, zbuluar qė tė dyja si dhe janė arrestuar 2 autorėt e tyre.” Vlen tė pėrmendet puna e bėrė pėr kapjen nė flagrancė tė njė personi me 1.kg e 190 gramė lėndė narkotike kokainė. Ky person u kap nė pikėn e Kalimit Kufitar tė Hanit tė Hotit, nė tentativė pėr ta trafikuar kėtė sasi droge nė Mal tė Zi.

A. Lagreta

 

Sekuestrohen 2250 paketa pa pullė fiskale

 

ELBASAN-Oficerė tė policisė tė sektorit tė Luftės sė Krimit Ekonomik, gjatė njė operacioni tė beftė kanė mundur tė sekuestrojnė njė sasi prej 2250 paketash “Marlboro” tė bardhė, tė cilat ishin pa pullė fiskale. Burime tė policisė bėnė tė ditur se, kėto paketa u sekuestruan gjatė njė kontrolli tė befasishėm, tė kryer nė banesėn e shtetasit Aleksandėr Boci, 45 vjeē, lindur e banues nė lagjen “Shėn Koll”. Policia ka shoqėruar nė komisariat poseduesin e kėtyre paketave, i cili i siguronte ato nga tregu i zi i paketave pa pullė fiskale nė kryeqytet. Paketat tregtoheshin nė tregun ambulant tė Elbasanit, por edhe nė disa bare tė qytetit. Aktualisht, Boci po merret nė pyetje nga oficerė tė krimit ekonomik nė lidhje me kėtė ngjarje. Ndėrkohė qė, paketat e sekuestruara i janė dorėzuar policisė tatimore tė qytetit tė Elbasanit.

Suela Azemi

 

 

 

 

 

 

Edhe pėr kėtė sezon nuk do tė jetė gati

Bashkia heq nga lista e plazhin e vjetėr

 

VLORĖ-Nė prag tė sezonit turistik, bashkia e qytetit ka deklaruar se, edhe pėr kėtė vit, plazhi i vjetėr nuk do tė jetė gati pėr pushuesit. Prej vitesh ėshtė premtuar dhe deklaruar pėr sistemimin e kėtij plazhi, por edhe kėtė vit nuk ėshtė bėrė asgjė pėr tė krijuar kushtet qė ai tė jetė i pėrshtatshėm pėr pushuesit. Nė tė mungon gati gjithė infrastruktura. Nė rrugė mungojnė vijat e bardha si pėr kėmbėsorėt, ashtu edhe pėr automjetet, mungojnė semaforėt, tabelat orientuese pėr zonat ku ka plazhe apo dhe pika turistike me vlera kulturore apo historike. Rikonstruksioni i rrugės Transballkanike, e cila ėshtė ende nė proces e sipėr, vazhdon tė krijojė probleme pėr trafikun, pėr faktin se, pjesa mė e madhe e makinave lėvizin vetėm nė aksin kryesor Vlorė-Skelė. Ndėrkohė, edhe pse ėshtė kryer zgjerimi i njė pjese tė rrugės nė hyrje tė qytetit tė Vlorės, pėrsėri kjo rrugė nė pjesėn tjetėr tė gjatėsisė sė saj ėshtė e ngushtė dhe pėr pasojė e vėshtirėson shumė trafikun. Aktualisht, plazhi i vetėm i frekuentueshėm nė qytet ėshtė ai i “Ujit tė Ftohtė”, ndėrkohė qė ka dhe disa plazhe tė tjerė tė vegjėl, qė pėr pasojė mbajnė kapacitete shumė tė pakta pushuesish.

Territori qė administron Bashkia e Vlorės ėshtė 10 herė mė i vogėl se territori i Bashkisė sė Orikumit dhe 5 herė mė i vogėl sesa territori i komunės Qendėr. Plazhe tė tilla si ai i Zvėrnecit dhe Radhimės, apo dhe tė tjerė ndodhen pėrkatėsisht nė territorin e  Bashkisė sė Orikumit dhe komunes Qendėr. Megjithė kėto mangėsi, Bashkia e Vlorės ka deklaruar se ka gati planin pėr organizimin e njė sezoni turstik edhe mė tė mirė se sa vitin e kaluar, por problem mbetet miratimi i buxhetit nga kėshilli bashkiak, i cili ėshtė vonuar, jo vetėm nga zgjedhjet, por edhe nga problemet me konstituimin e tij. Ndėrsa, nė mesin e muajit maj pritet qė bashkia tė ēelė zyrtarisht sezonin turistik, kėshilli i bashkisė ende nuk ka kaluar tek diskutimi i buxhetit, i cili, bashkė me projektet pėr turizmin ka edhe njė sėrė investimesh tė tjera nė rrugė dhe blloqe banimi.

Ergys Alushi

 

(FOTO tek dita one me Kukėsi )

 

Konstituohet kėshilli i ri i qarkut. Ikėn Asllan Noka i PS-sė

Bruka i PD-sė zgjidhet kryetar me 100% tė votave

 

Shefqet Bruka ėshtė zgjedhur dje kryetar i kėshillit tė qarkut, pasi ka marrė njėqind pėr qind tė votave tė kėshilltarėve, duke i dhėnė Partisė Demokratike pėr tė parėn herė drejtimin e kėtij institucioni…

 

KUKĖS-Kėshilli i qarkut tė Kukėsit ėshtė konstituuar brenda pak orėve, pasi tė djathtėt, qė kanė shumicėn absolute nė kėtė kėshill, prej 35 anėtarėsh, nuk e kanė patur tė vėshtirė tė bėjnė konstituimin dhe zgjedhjen e kryetarit tė ri nga radhėt e PD-sė. Shefqet Bruka ėshtė zgjedhur me 100 pėr qind tė votave tė pjesėmarrėsve si kryetar i kėshillit tė qarkut tė Kukėsit. Bruka ka qenė mė parė kryetar i PD-sė, nėnkryetar i kėshillit tė rrethit dhe ėshtė ndėr eksponentėt mė tė mirė qė ka aktualisht PD-ja nė Kukės. Nė fakt, pėr tė ardhur nė krye tė kėshillit tė qarkut Shefqet Bruka janė tėrhequr nga mandati i kėshilltarit tė PD-sė nė Bashkinė e Kukėsit dy kėshilltarė tė zgjedhur nė votimet e 18 shkurtit, pasi krytari i kėshillit duhet tė jetė mė parė anėtar i kėshillit bashkiak. Kėshtu qė, PD-ja ka bėrė lėvizjet e duhura pėr t’i hapur rrugėn Brukės pėr tė ngjitur nė krye tė qarkut nė vend tė Asllan Nokės. Nė kėshillin e qarkut tė Kukėsit bėjnė pjesė edhe tė zgjedhurit vendorė nga Hasi e Tropoja. Nė mbledhjen e djeshme  kanė munguar disa kėshilltarė tė majtė, ndėrkohė qė nė dy komuna ende nuk ėshtė konstituuar kryetari i ri, pasi ka kontenstime. Po ashtu, nė komunnėn Arrėn ende nuk janė mbajtur votimet. Kjo ėshtė hera e parė qė PD-ja drejton kėshillin e qarkut tė Kukėsit.

Bujar Muēmata

 

Kompania italiane “Cotonela” ka investuar 6 milionė euro

Kryebashkiaku Luka takon Zannierin

 

SHKODĖR-Kryetari i Bashkisė sė Shkodrės, Lorenc Luka, ka pritur dje, nė njė takim tė veēantė, presidentin e kompanisė sė njohur italiane “Cotonela”, Maurizio Zannier, i cili shoqėrohej edhe nga Miss Italia 2006 znjsh. Claudia Andreatti. Duhet theksuar se kompania “Cotonela” ėshtė sponsori zyrtar i Miss Italisė. Qėllimi i kėtij takimi ishte mirėnjohja e kryebashkiakut Luka pėr kompaninė “Cotonela”, e cila, muajt e fundit, po realizon nė qytetin verior njė nga investimet mė tė mėdha nė Shqipėri. Janė rreth 6 milionė euro qė po investohen nė fushėn e logjistikės nga kjo kompani, me qėllim qė sė shpejti, prodhimet e kėsaj kompanie tė dalin ne tregun botėror me emrin “Cotonela”, por nėn siglėn “Made in Albania”. Nė repartet e ngritura mė parė nė zonėn industriale tė qytetit tė Shkodrės pėr kėtė qėllim do tė jenė tė punėsuar rreth 900 punojės dhe ata do tė jenė nė gjendje qė tė kryejnė tė gjitha proceset e duhura, duke filluar qė nga sigurimi i lėndės sė parė, prerjen, qepjen, kontrollin e cilėsisė, ambalazhimin, marketingun si dhe sigurimin e tregut tė shitjes, tė gjitha kėto sipas standardeve tė prodhimit tė vendeve tė Bashkimit Europian. Madje, nga kėtu prodhimet e “Cotonela” do tė tregtohen edhe nė Malin e Zi. Luka e ka siguruar Zannier se, “pushteti lokal po bėn tė gjitha pėrpjekjet e duhura me qėllim qė tė inkurajojė dhe tė mbėshtesė investitorėt e huaj qė duan tė investojnė nė rajonin e Shkodrės.”

 A. Lagreta

 

Aksidenton me motor tė miturin

 

ELBASAN-Pasditen e djeshme, nė vendin e quajtur Ura e Zaranikės, shtetėsja Vjola Resmiu, 20 vjeē, ka aksidentuar me automjetin e saj tip motor “Honda 97 CC”, pa targa, tė miturin Fatjon Neziri, 7 vjeē, banues nė lagjen “Vullnetari” tė qytetit tė Elbasanit. Vajza me motor ka qenė duke lėvizur me shpejtėsi nė njė nga rrugėt e brendshme tė lagjes ku edhe banon dhe nė njė moment pakujdesie ka pėrplasur me mjetin qė drejtonte tė miturin, i cili ėshtė transportuar me urgjencė nė spital, ku i ėshtė dhėnė ndihma e nevojshme mjekėsore dhe fatmirėsisht, sipas mjekėve, ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn.

 S.Azemi

 

 

Prefektura, Task-Forcė pėr qarkullimin rrugor

 

KORĒĖ-Grupi Task-Forcė i Prefekturės sė Korēės pėr kontrollin nė veprimtari tė ndryshme ekonomike dhe tė sektorėve qė kanė tė bėjnė me sigurinė e qytetarėve, e ka shtrirė veprimtarinė e tij edhe mbi gjendjen e qarkullimit rrugor, me qėllim parandalimin e aksidenteve automobilistike. Burime zyrtare nga Prefektura bėnė tė ditur se, ditėt e fundit, janė ushtruar kontrolle tė shumta nė akset rrugore nacionale tė rajonit nga grupi Task-Forcė, i pėrbėrė prej inspektorė tė transportit rrugor, tė policisė rrugore dhe tė Degės sė Tatim-Taksave. Si rrjedhojė, e janė vendosur mbi 30 masa administrative me gjoba, 7 prej tė cilave nė vlerėn 5-15 mijė lekė tė reja dhe nė dy raste janė hequr lejet e qarkullimit pėr drejtuesit e mjeteve. Shmangia e informalitetit, evazionit fiskal, kontrolli mbi gjendjen teknike tė mjeteve dhe tė problemeve qė ato mund tė shkaktojnė nė qarkullimin rrugor kanė qenė objekt i kėtyre kontrolleve tė Task-Forcės. Qėllimi kryesor i kėtyre kontrolleve ishte parandalimi i aksidenteve automobilistike nė akset kryesore rrugore tė rajonit tė Korēės, sidomos nė rrugėn nacionale Korēė-Pogradec dhe atė Korēė-Devoll. Brenda njė periudhe tė shkurtėr kohore, mbi 3 aksidente automobilistike janė regjistruar nė kėto akse rrugore, me pasojė 3 persona tė vdekur dhe disa tė plagosur. Ngjarjet e fundit ishin edhe njė nga arsyet e marrjes sė masave mė tė rrepta pėr qarkullimin rrugor si nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Korēės dhe nga Prefektura e Qarkut.