|
|
|
|
|
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
EDITORIAL
Post Mortum
Ndėshkimi i Edvinit
Ylli Pango
Jo, shkaku nuk do tė jenė as pallatet, as rrugėt, tė bėrat a tė pabėrat. Sado km a metra katrorė tė thotė Ramėdhėnėsi, nuk ia masim dot. As ndotja e tmerrshme e qytetit nuk do tė jetė shkak. Madje, as tonelatat e karburantit e orėt pa fund tė harxhuara mė kot nė pritje tė radhės sė gjatė e torturuese tė makinave pėr shkak tė rrugėve tė hapura njėkohshėm. Jo, kėto ne i lėmė e do i lėmė pas. Jemi popull qė durojmė shumė, qė harrojmė shpejt e falim lehtė nė kėso rastesh. As fotot nudo a pozimi nudo, tė cilat janė njė preferencė e tij sot, e gjithė ditėn, por edhe kanė qenė qė nė vitet e lavdishme, kur shėtiste zhveshur nga tarraca nė tarracė pallateve tė Tiranės me Desdemonėn e radhės pėrdore. As plani urbanistik qė u premtua e u premtua, por kurrė nuk u bė, nuk janė shkaku. Janė edhe kėto disi, por jo shkaku kryesor a thelbėsor. As ryshfetet qofshin a jo tė mėdha.(Ca votues tė tij ato do ti konsideronin virtut a shembull pėr t`u marrė). Sepse thuhet se shkaku qė nuk ka pasur bir kurve tė rigjejė paratė e veta, pra, po ato parį, nė xhep tė kryebashkiakut, ka qenė se ai shpejt ua gjente vendin, a i pėrcillte tė sigurta nga xhepi pėr diku larg. Plus qė xhepat qenė aq tė thellė sa askuj si arrinte dora deri nė fund. Madje, as parį -xhepi nga ato tė klientėve tė bashkisė nuk i gjeje Ramit, se parį tė vogla, a spiccioli, tė tipit 20000-30000 euro Rami nuk i merrte kurrė. Kur dikush bėnte gabimin tė ofronte kaq pak, thuhet, gjithmonė gojėt e liga, se Rami e shihte sė lartmi, shumė sė lartmi, dhe shpėrvilte buzėn e lartme: Kėto janė tė miat ėėė ? Ok, ik e na bėj atė lulishten atje. Natyrisht, ishte fjala pėr qoshe tė vogla, ku nuk mund tė bėhej as pallat e as shtėpi dhe qė mė vonė pėrbėnin krenarinė gjelbėruese tė bashkisė. Tė tilla vepra, vepra tė parave tė xhepit mbeten p.sh lulishtja-maket pranė Teatrit tė Kukullave, planifikuar posaēėrisht pėr to. Ato, kukullat, dalin natėn e luajnė aty, kur qytetarėt e Tiranės flenė. Vetėm Rami ėshtė zgjuar nė ato orė e shkon atje ti takojė. Po ashtu, edhe skarpatet e Lanės, krenaria e kalit tė shalės bashkiake dhe e kalorėsit. Aty u mendua rishtas tė vihen stola nė pjerrėsi, (veē atyre buzė rrugės anė Lanės, ku pensionistėt ulen pėr tė thithur pluhurin higjienik qė ngrenė makinat). Por, u hoq dorė, se pleqtė e fėmijėt e parė tė ulur nė to, pėrfunduan nė Lanė. U rrokullisėn mes kukurizmave gazmore tė Ramit e shqytarėve tė tij. Veē kėsaj, e paharruar mbetet pėr Lanėn vėrejtja e njė punonjėsi bashkiak mbi skarpatet e gjelbėruara. Ai zuri hundėt nga era e keqe e tha: Po kėtu nuk rrihet nga era e qelbur. Dhe pėrgjigjja e Ramit: Tė thithė populli, tė ngopet populli, tė kėnaqet populli me erė (shprehja ėshtė autentike). Shprehja mori dhenė se sidomos Edvinės i kish pėlqyer shumė e ajo ua tha shumė miqve e miqeshave. Ja, pikėrisht nė kėtė pasazh tė pafajshėm duhet zėnė filli. Filli i shkakut tė thellė tė ndėshkimit, humbjes a mė saktė vjelljes qytetare tė Ramės Edvin. Shkaku i vėrtetė psikologjik, i cili qėndron nė thelb tė cilitdo votim a mekanizėm mistik votimi tė kryer deri mė sot nė kushte normale a demokratike. Pikėrisht mistik, por realisht psikologjik, e pikėrisht pse ėshtė i tillė edhe mistik. Sepse ka tė bėjė me rezultanten e njė shumėsie opinionesh, bindjesh, qėndrimesh, mendimesh, hatėrmbetjesh, inatesh, urrejtjesh, simpatish a antipatish tė ngulitura, tė rastit, persistente, fluturake . Natyrisht, duke marrė parasysh kėtu pjesėn mė tė madhe tė votuesve, qė arsyeton, ndjen, kupton, jo fanatikėt e as sahanlėpirėsit. As skllevėrit a kuajt e radhės. Dhe kjo pjesė e madhe ka kapur atė erėn e qelbur tė jo tė Lanės , tė Ramės. Ka ndjerė gėrvishjen e thonjve tė zinj. Ka kapur pėrbuzjen e tij pėr njeriun qė hiqet se e do, ka kapur mungesėn e dashurisė sė tij pėr njeriun, ka kapur talljen e tij pėr cilindo njeri tė tė sotshmes a tė kaluarės, i zakonshėm qoftė a hero, rilindas, shkrimtar, patriot, partizan (o zot, kur iu flet veteranėve pėr luftėn qė e ka tallur sa ėshtė ngopur), ballist, zogist a neutral qoftė. Punėtor a fshatar, socialist i thjeshtė a partiak i rėndėsishėm. Ka kapur karakterin skizoid tė njeriut, qė pasi kryen a mbaron punė me cilindo, punė tė tijėn, egoizėm a epsh, interes egoist tė tijin, kthehet nė sekondė nga ana tjetėr, ikėn, harron, dhe nė sekondė nuk tė njeh mė. Sa e sa janė ata qė iu ka hedhur krahun nė qafė pėrpara kamerės, nė publik, nė parti, nė rrethe, nė bashki, nė dashuri, nė familje. Nė shoqėri?: Jo, vetėm aty jo, se shoqėri spati kurrė. E pastaj si ka njohur, kur i kanė dalė sėrish pėrballė. Kur i kanė dalė gjithė shpresė pėrpara bamirėsit, babaxhanit, tė dashurit, udhėheqėsit. Ik ore p , - i tha njė librazhdasi tė gjorė qė e priste nė derė tė bashkisė me orė tė tėra e qė dikur e kish pritur si mik nė shtėpi, nė Librazhd. Jam kryetari i PS-sė i fshatit filan, - i tha dikush tjetėr po nė derė tė bashkisė. Na plasi b , - u gjegj Rami aty pėr aty dhe hyri brenda mes admirimit tė pashoq tė lakeut mė tė afėrt. Vite mė parė, Rami na thosh se tė gjithė shqiptarėt janė kot. Vite mė parė donte tė bashkohej me Berishėn nė PD duke kėrkuar radikalizėm ekstrem, por ky i fundit se pranoi. Erdhi pastaj rastėsor si Enveri e u fut te PS-ja, ku pėr hir tė njė eksperimenti u pranua. Pra, sė fundi, hyri. Hyri, do tė perifrazonim Kadarenė, pėr tė shkatėruar partinė, Shqipėrinė. (Natyrisht, po ta linin). Dhe aty i tradhtoi tė gjithė me radhė. Tradhtoi si fillim mirėbėrėsin e madh, Nanon. E talli sė largu, por u tremb kur ai e mori nė telefon nga Kina e i tha: Roberti jam, Robert ĒAMĒAKIZI. Pastaj ngacmoi Metėn. Pasi mori parį sa deshi. Pastaj tallej me Majkon pėrpara ēdokuj qė i vinte nė zyrė, duke e marrė nė telefon e duke ngritur vivavocen. Me tė gjithė me radhė. Por tradhtoi kėsisoj edhe veten shumė shpejt. Jo si Enveri qė e nisi butė-butė e pastaj mėsoi nga Stalini. Qė pastaj filloi ti hajė shokėt, por me radhė, me ngadalė, me porcione tė vogla. Me intervale tė gjata nė fillim, ēdo dy tre vjet, e pastaj me zgjerimin e stomakut mė shumė, gjithnjė mė shumė. Deri nė gėlltitjen me batalione me ushtri, ekonomi, etj. Jo, jo nuk donte tė hante si Enveri ky. Ky i donte ti gėlltiste tė gjithė qė nė fillim, se skish kohė. Se donte tė bėnte Shqipėrinė. Edhe kė donte tė hante? Shokėt. Shokėt e Partisė sė kockės sė fortė, e kockės sė kuqe qė i zė fytin ēdo armiku, a disidenti a snobi, a nudisti antiparti. Ku vete me gjithė kėtė oreks more? Ku tė le partia ashtu. Edhe cila parti se. Ėshtė si ēeta e Shestan Verdhės ajo. Njėri ka dylbinė, tjetri torbėn me fishekė, i treti . Tė gjithė ofiqarė. Dhe tė gjithė kėsisoj nė PS e mėsuan dhe tash e dinė qė Edi do ti fshinte menjėherė pas fitores sė parė, tė madhe, pėr tė vėnė pastaj nė vend tė tyre, vogėlushėt e prapavijave tė sigurta, shqytarėt qė do ti ndėrronte si stafet nė bashki. Pėr tė mos i dashur mė vonė as kėta e pėr ti ndėrruar shpejt me tė tjerė, e pėrsėri me tė tjerė, duke mos dashur askėnd, por duke eksperimentuar e duke u tallur e duke i flakur tė gjithė pafund. Tashmė, nė kampin e kuq e dinė kėtė dhe mezi po presin fundin e tij. Edhe nė kampet e vogla, pranė fushimit tė madh tė kuq. Janė 5 krerė qė presin kush e kush tė bėjė dashin me kėmborė. Kurbani i parė i tė pestėve ėshtė Rami i gjatė. Pastaj janė mediat qė aq shumė i deshi. Qė i ndiqte orė tė tėra rresht me laps nė dorė pėr t`u vėnė nė dukje gabimet, pėr ti korrigjuar a urdhėruar. Qė i pėrkujdeste e i ruante si sytė e ballit. Qė ti shėrbenin. Por qė e inatosin shumė, kur se shėrbejnė. Por edhe ato i kanė provuar tashmė thonjtė e dhėmbėt e tij, hungėrimat e inatosura. Dikuj i privonte licencėn dhe e mbante varur qė ti shėrbente sa mė qenėrisht, dikė e tallte, njė gazetare e quante prostitutė. Njė gazetari i trembi kalamajtė, duke e marrė qė menatė nė telefon se diē kish thėnė qė si kish pėlqyer diku nė njė gazetė qė pakkush e kish lexuar. Njė gazetar i RTSH-sė kujton se shahej 10 herė nė ditė nga nėna, sa herė jepeshin kronikat. Se Rami e ndiqte TV publik kėmba- kėmbės dhe merrej edhe me radhėn e lajmit qė kish lidhje me tė, me sekuencat qė si pėlqenin, me nuancat e buzėqeshjeve tė veta qė nuk ishin pasqyruar si duhet. Pastaj iu kthye tė mėdhenjve tė mediave, u sha e u pėrsha me ta, i kanosi, i mori me tė mirė, pastaj i sulmoi, derisa iu kthyen ata e i futėn ca tė shara dhe e tremben sa u zhduk sakaq ku sytė kėmbėt. (Se Rami ėshtė edhe frikacak e po iu ktheve, dije se i kujtohet fėminia e largėt, frika nga kalamajtė e lagjes e Beni i Lokut qė i rrėmbente bukėn me gjalpė. E nė kėso rastesh ikėn e struket diku nė errėsirė. Ul grilat e qan. Aty pastaj duhet ti fėrkosh kokėn e ta marrėsh me tė mirė. Ti thuash se ėshtė i madh, se e duan tė gjithė dhe kėsisoj vjen nė vete sėrish). Dhe kėshtu, sė fundi, u prish pėrfundimisht edhe me ca media, sepse emisionet i donte nė favor tė vetes tė gjitha, se nuk i pėlqente audienca, se kundėrshtarin e donte ti kėrkonte falje dhe sė fundi, edhe se ngjyrat nuk ishin ato qė donte e skenografinė duhet ta bėnte ai. Kėshtu, edhe mediat e zjenė, ja pinė lėngun, ia njohėn shijen dhe e flakėn. Pozita pastaj dihet qė e do shumė. Aq shumė sa nuk ka patur ndonjėherė brenda njė partie a koalicioni partish solidaritet mė tė paparė a unison mendimi si pėr kėtė person. As edhe njė politikan tė vetėm qė tė thotė qoftė edhe njė fjalė tė mirė. Nė biseda tryeze e kam fjalėn. Gjė qė nė politikė ndodh rrallė. Sa pėr biznesin siē e thamė mė lart, e di ai si ia merr shpirtin Edi. Ajo puna e lulishteve vullnetare ėshtė mė e vogla. Tė mėdhatė i dinė ata qė kanė filluar tė flasin nė TV, por do tė flasin gjithnjė e mė shumė tani shpejt. Edvini, kjo lubi e kapitalizmit tė vogėl, shqiptar, Po ēmbeti? Mbeti edhe njė qelizė e vogėl qė janė tė dashurit e zemrės, tė shpirtit, ata, pa tė cilėt njeriu nuk jeton dot, ata, pa tė cilėt njeriu nuk ėshtė njeri, ata, pėr tė cilėt njeriu ka nevojė edhe ashtu kot pa asnjė arsye, thjesht se e merr malli ti shohė, po i munguan. Se i do. Se i ka gjak, se i ka shpirt, se i dhemb pėr ta, se vuan e vuajnė pėr tė. Por, kėtu skam ēthem. Vėrtet nuk kam ētė them. Nuk kam gjė fare pėr tė thėnė. Sepse nuk ka asgjė pėr tė thėnė. Ska informacion. Ska Tėrhiqem Ėshtė vakuum Ja pra, tani besoj e kuptoni tė gjithė se kush ėshtė arsyeja e vėrtetė e mė e thellė e humbjes sė Edvinit, apo mė mirė e shkatėrrimit tė tij. Ėshtė njeriu, o njerėz, ėshtė njeriu. Ajo qė i mungon vetja, ajo qė nuk e do tek askush. Sepse mė tepėr se humbi, unė mendoj se ditėn e diel, datė 18 shkurt, Rama u ndėshkua. Por tani ai i takon sė kaluarės. Asaj bashkiake e asaj partiake. Se sot, jemi mė 19 shkurt dhe TiRama ka gdhirė pa Ramėn. Ka gdhirė Tiranė.
POLITIKA
KQZ, nis regjistrimi i partive pėr zgjedhjet nė Shijak
Nė Komisionin Qendror Zgjedhor janė regjistruar shtatė parti politike dhe njė koalicion pėr tė marrė pjesė nė procesin e pjesshėm zgjedhor tė 11 marsit nė zonėn elektorale nr. 26, nė qytetin e Shijakut. Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane, Partia Demokrate e Re, Partia Socialdemokrate, Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe Partia pėr Demokraci dhe Integritet, si dhe koalicioni "Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar" janė subjektet e regjistruara zyrtarisht nė KQZ pėr zgjedhjet e pjesshme parlamentare, tė cilat, sipas dekretit tė Presidentit tė Republikės, do tė mbahen mė 11 mars. Sipas dispozitave tė kodit zgjedhor pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė pjesshme, 9 shkurti ishte afati i fundit i regjistrimit tė partive politike pėr kėto zgjedhje, ndėrkohė qė 14 shkurti (nesėr) ėshtė data e fundit pėr regjistrimin zyrtar tė kandidatėve, qė do tė konkurojnė pėr mandatin e deputetit nė zonėn nr.26 tė Shijakut. Zgjedhja e deputetit tė ri nė kėtė zonė, bėhet pas dorėzimit tė mandatit nga ish-deputeti Sokol Olldashi, i cili kandidon si pėrfaqėsues i maxhorancės, pėr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Kėshtu, sipas vendimit tė marrė nė mbledhjen e KQZ-sė, partitė politike qė janė tė interesuara tė garojnė nė 11 mars nė kėto zgjedhje tė pjesshme, duhet tė regjistrohen nė KQZ, deri nė datėn 9 shkurt, ndėrsa koalicionet deri nė datėn 11 shkurt.
Vonesa nė ngritjen e komisioneve tė niveleve tė treta
Partitė parlamentare bėjnė ndryshime tė pėrfaqėsueve tė tyre nė komisionet e qendrave tė votimit gjė qė shkakton vonesa nė pėrgatitjet e zgjedhjeve Pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, KQZ, nė Tiranė, nuk kanė tė mbaruar problemet qė bėhen pengesė pėr ngritjen e infrastrukturės sė votimeve tė sė dielės sė ardhshme. Nė njė kohė qė nga mesjava e kaluar ka nisur procesi i trajnimit tė anėtarėve tė rreth 4700 mijė komisioneve tė qendrave tė votimit nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, partitė parlamentare bėjnė ndryshime tė pėrfaqėsueve tė tyre nė kėto komisione. Sipas kryetarit tė KQZ, Ēlirim Gjata, kjo e ka bėrė situatėn tė pasigurtė nė funksionimin e komisioneve, duke lėnė nė pikėpyetje trajnimin e anėtarėve tė rinj qė po zėvendėsohen ditėt e fundit. "Edhe pse ligji e pėrcakton qartė, se kėto komisione duhet tė ngrihen jo mė vonė se dhjetė ditė nga mbajtja e zgjedhjeve, njė pjesė e subjekteve politike qė kanė tė drejtėn pėr tė pasur komisionerė, ende nuk kanė paraqitur propozimet e tyre, duke krijuar vėshtirėsi nė procesin e trajnimit, i cili ka filluar nga data 10 shkurt dhe do tė vazhdojė deri mė 16 shkurt. Po kaq e vonuar paraqitet situata dhe nė lidhje me Grupet e Numėrimit tė Votave, GNV,kur dihet shumė mirė, se nė bashkitė e mėdha tė vendit do tė duhet tė ngrihen shumė grupe tė tilla, deklaron Gjata. Sipas KQZ-sė njė problem pengues ėshtė dhe ndryshimi i adresave tė komisioneve tė votimit. "I bėj thirrje kryetarėve tė njėsive vendore qė tė mos ndryshojnė qendrat e votimit, nė raport me materialin e sjellė nė fillim, se do tė mbesin qendra votimi "fantazėm", ose do tė ketė qendra votimi, pėr tė cilat nuk do tė ketė bazė materiale, pasi kjo e fundit ėshtė llogaritur mbi bazėn e informacionit tė parė. Kjo ėshtė e lidhur dhe me fletėt e votimit, tė cilat pėrllogariten sipas numrit tė zgjedhėsve tė sjellė nga kryetari i njėsisė, i cili ėshtė kompetent pėr kėtė ēėshtje", thotė kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Ēlirim Gjata.
Rama, paradė nudo para plazhistėve
Si nė njė cat-walk, Edi Rama parakalon nė njė plazh publik, jo masiv, por relativisht tė frekuentueshėm. Pamundėsia pėr tė realizuar njė shtypshkrim tė gazetės nė cilėsinė reale tė fotos mund tė privojė lexuesit nga shqyrtimi i pushuesve nė plazhin e Francės. Asnjė prej tyre nuk ėshtė i zhveshur. Nė krahun e majtė tė Ramės ndodhen njerėzit qė janė shtrirė. Gjithēka mund tė dallohet qartė. Njerėz qė shijojnė plazhin dhe rrezet e diellit dhe Rama qė parakalon gjithė vijėn bregdetare, i zhveshur totalisht.
Shoqėria civile mbron dhunėn seksuale qė Rama ushtron nė njė mjedis publik
OJF-tė: I dhunuari ėshtė Rama
Pėr mbrojtėsit e tė drejtave tė njeriut nuk ka asnjė rėndėsi fakti qė kryetari i bashkisė shfaqet nudo, duke kryer dhe gjeste tė turpshme para fėmijėve nė njė plazh publik
Njė fėmijė nė sfond, njė grua qė afrohet, dy tė rinj qė zhyten nė det. Mes tyre kryebashkiaku i Tiranės, komplet i zhveshur, qė shėtit, lodron, puth tė dashurėn e tij, kjo e fundit qė tenton drejt organeve tė tij. Nėse skena do tė ishte zhvendosur nė Shqipėri, ndoshta Organizatat Jo-Fitimprurėse do tė kishin qenė mė tė prirura pėr tė mbrojtur tė drejtat e dhunuara tė pushuesve nga njė kryebashkiak i ardhur nga pėrtej detit. Ndoshta nuk do tė ndodhte kėshtu. E sigurt ėshtė qė nė ēdo vend tė botės, tė dhunuar do tė quheshin fėmijėt, tė rinjtė dhe gratė qė po pushonin nė njė zonė publike. Nuk ndodh kėshtu nė Shqipėri. I dhunuar ėshtė Edi Rama. Madje, i dhunuar politikisht. Nė kėtė pėrfundim kanė arritur njė grup organizatash jo-fitimprurėse, qė duket se janė tė gatshme tė mbrojnė tė drejtat e fėmijėve, grave dhe tė tė dhunuarve. Kanė nxituar tė dalin sė bashku nė kėtė fund fushate pėr tė thėnė qė janė dhunuar tė drejtat e kryetarit tė partisė mė tė madhe opozitare. Asnjė fjalė pėr aktin e ulėt, qė duhet dėnuar ligjėrisht, e ku e ku moralisht dhe politikisht. Asnjė fjalė pėr fėmijėn qė shfaqet nė sfond, teksa shijon diellin e verės, duke marrė dhe dozat e ēmendurisė sė njė kryebashkiaku, doza qė do tė ngelen thellė nė ndėrgjegjen e tij. Pesė organizata tė shoqėrisė civile organizuan njė konferencė pėr shtyp nė mjediset e hotel Rogner. Drejtues dhe pėrfaqėsues tė fondacionit Soros, Institutit tė Studimeve Publike & Ligjore, MJAFT, Komiteti i Helsinkit, Qendra e Aleancės Gjinore, konstatojnė me e keqardhje konfliktualitetin e ashpėr dhe shtimin e incidenteve sė fushatės zgjedhore, rritjen e gjuhės sė urrejtjes dhe cenimit tė jetės private tė kandidatėve. Si pėrfaqėsues tė disa prej organizatave joqeveritare mė tė rėndėsishme nė Shqipėri, ata i bėjnė thirrje partive politike, shtabeve elektorale, kandidatėve dhe mediave, qė tė pėrqendrohen nė shpalosjen e alternativave dhe tė projekteve tė shpallura nga kandidatėt. Qytetarėt janė tė interesuar tė dinė se ēofron secili kandidat, ēndryshim do tė ketė jeta e tyre dhe e fėmijve tė tyre, nėse zgjedhin tė votojnė pėr njerin apo pėr tjetrin, - thuhet nė njoftimin e kėtyre pesė organizatave.
Berisha: Publikimi i fotove ėshtė luftė brenda llojit
Kryeministri, Sali Berisha, tha se deklaratat e Edi Ramės dhe Ilir Metės se publikimi i fotove ka lidhje me Partinė Demokratike, janė mashtrime. Berisha tha se mė e mundshme ėshtė qė tė jetė luftė brenda llojit. Mund tė them se ėshtė njė trillim qė synon veēse tė justifikojnė humbjen fatale e tė sigurt tė tyre nė kėto zgjedhje me publikimin e kėtyre fotove. Ato foto nuk kanė asnjė lidhje dhe ėshtė e turpshme tė komentohet njė lidhje midis zhveshjes sė liderit tė opozitės nė njė plazh publik para fėmijėve e tė tjerėve, fotografimit tė tij dhe shpėrndarjes sė fotove. E dėgjova little Ramėn, domethėnė zotin Meta, dhe mund tju them se mė e mundshme ėshtė se mund tė jetė luftė brenda llojit. Por kjo nuk na intereson. Ne strategjinė e fitores e kemi tė bazuar nė mbajtjen e fjalės, nė projekte dhe nė politikat qė kemi shpallur dhe kurrė nė nudizmin e njėrit apo tjetrit dhe nė problemet e tyre. Ju e dini se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjė lidhje midis gazetės qė i ka publikuar dhe Partisė Demokratike, - tha Berisha.
Asnjė miting nėpėr rrethet kryesore. Kryesia dhe deputetėt shpėrfillin Ramėn dhe lėnė fushatėn
Partia Socialiste braktis fushatėn
Refuzimi i mbėshtetjes sė krerėve socialistė ndaj kandidatėve tė opozitės, sipas burimeve nė PS-sė, nė tė shumtėn e rasteve ėshtė pėr shkak tė kandidaturave pėr kryetarė bashkish dhe komunash, tė cilat nuk e morėn asnjėherė miratimin e forumeve tė larta drejtuese tė PS-sė
Edi Rama braktis kandidatėt pėr kryetarė tė bashkive dhe komunave nė javėn e fundit tė fushatės elektorale pėr zgjedhjet e 18 shkurtit. Ndėrsa Rama braktiset nga e gjithė kryesia dhe figurat e tjera, kryesore tė PS-sė nė fushatėn elektorale nė Tiranė. Nė javėn e fundit tė zgjedhjeve, kur Rama ėshtė i detyruar tė qėndrojė nė Tiranė, pasi ėshtė kandidat pėr bashkinė e kėtij qyteti, askush prej zyrtarėve tė lartė, socialistė nuk ėshtė i gatshėm ta zėvendėsojė atė pėr tė mbėshtetur kandidatėt e opozitės, tė cilėt nė shumicėn e komunave dhe bashkive, nuk janė tė pėlqyer nga elektorati, por as nga zyrtarėt e lartė tė PS-sė apo edhe deputetėt e kėsaj partie. Refuzimi i mbėshtetjes sė krerėve socialistė ndaj kandidatėve tė opozitės, sipas burimeve nė PS, nė tė shumtėn e rasteve ėshtė pėr shkak tė kandidaturave pėr kryetarė bashkish dhe komunash, tė cilat nuk e morėn asnjėherė miratimin e forumeve tė larta, drejtuese tė PS-sė, por u pėrzgjodhėn si kandidatė nisur nga preferencat e Edi Ramės e Ilir Metės. Asnjė miting, asnjė takim i madh, njė fushatė e vakėt, pa figurat kryesore, tė cilėt kanė preferuar qė tė qėndrojnė nė heshtje. Por jo vetėm nė lidhje me mediat, por nė heshtje pėrsa i pėrket dhe angazhimit tė tyre nėpėr zona ku janė zgjedhur deputetė, por dhe ku duhet tė ishin caktuar nga kryesia pėr tė bėrė fushatė. Shumė nga kandidatėt socialistė kanė braktisur madje dhe debatet me kundėrshtarėt. Njė fushatė qė nuk po udhėhiqet nga qendra dhe po shkon krejt nė mėnyrė sporadike. Marrėdhėniet me publikun nė qendėr janė eklipsuar nga vetė Rama, qė ka marrė nė dorė kontrollin mbi mesazhet e disa mediave personalisht, ndėrsa daljet e zyrtarėve tė caktuar pėr tė bėrė kėtė punė janė periferike.
Rama, i braktisur nė fushatė Pėrgjatė gjithė fushatės elektorale, Edi Rama ėshtė parė i shoqėruar nė turet e tij nė rrethe me pak deputetė socialistė, ndėrsa nė kėto ture kanė munguar thuajse fare, figurat kryesore tė PS-sė, si sekretari i pėrgjithshėm socialist, Pandeli Majko, sekretari politik, Ben Blushi apo sekretarėt e tjerė dhe anėtarė tė kryesisė apo grupit parlamentar. Tė vetmet aktivizime intensive tė deputetėve socialistė nė kėtė fushatė i pėrkasin Bashkisė sė Patosit, Urės Vajgurore dhe disa komunave tė Beratit, tė cilat pėrfshihen nė zonėn elektorale tė deputetit socialist, Marko Bello. Ndėrsa nė Patos dhe Urėn Vajgurore deputetėt socialistė, Ylli Bufi, Kastriot Islami, Luan Memushi, Taulant Dedja, kanė mbėshtetur fort kandidatėt e pavarur, tė cilėt i pėrkasin PS-sė, deputeti Marko Bello ka vazhduar fushatėn elektorale nė mbėshtetje tė kandidatėve tė opozitės nė disa komuna tė zonės sė tij, elektorale nė Berat. Ndėrsa nė komunat e bashkitė e tjera tė vendit, nuk ka patur aktivizime konkrete tė zyrtarėve apo deputetėve socialistė, duke lėnė kėshtu tė gjithė fushatėn elektorale nė dorėn e Edi Ramės e Ilir Metės sė LSI-sė. Ndėrsa tri ditė para zgjedhjeve, nė krah tė Ramės nė daljet e tij, publike nėpėr kryeqytet nė pėrfundim tė fushatės elektorale, mungojnė figurat kryesore tė PS-sė.
Fotot Nuk ka shkaktuar asnjė reagim, irritim, revoltim apo asnjė ndjesi tjetėr, publike, botimi i disa fotove nudo tė kryetarit tė socialistėve. Nėn zė, shumė prej socialistėve duket se janė mjaftuar me shkėmbim batutash nė lidhje me kėtė ēėshtje, por Rama ka mbetur zė i vetėm. Asnjė mbrojtje, asnjė argument, asnjė zė kundėr tyre. Aleati i Ramės, kryetari i LSI-sė, ka bėrė njė dalje publike nė lidhje me kėtė ēėshtje, duke theksuar se fotot tregojnė mentalitetin perėndimor tė Ramės. Njė mesazh qė ėshtė pėrkthyer nė disa variante nė opinion.
PS: Viti qė kaluam, viti mė i zymtė
Partia Socialiste reagoi nė lidhje me tė dhėnat pėr realizimin e buxhetit tė shtetit pėr vitin 2006-tė. Zėdhėnėsja e fushatės elektorale tė PS-sė, Mimi Kodheli, u shpreh gjatė njė konference pėr shtyp se "edhe pse pretendohet qė ka qenė viti mė i mirė i qeverisė, tė dhėnat pėr realizimin e buxhetit tė vitit 2006-tė tregojnė qė ai ėshtė ndoshta viti mė i zymtė nė 16 vitet e fundit nė Shqipėri". Duke analizuar disa tė dhėna, znj. Kodheli tha, se "ato flasin pėr mosrealizime nė shumė nga zėrat e buxhetit tė 2006-tės, si tė ardhurat nga tatimet e doganat, shpenzimet, sigurimet shėndetėsore, pagesa e papunėsisė dhe ndihma ekonomike". "Realizimi i planit tė investimeve nė total ėshtė vetėm 83% ose e thėnė ndryshe 9,7 miliardė lekė mė pak, ndėrsa financimet me investime tė huaja janė realizuar vetėm 65%", - tha Kodheli.
PS: Ka probleme me bojėn qė do aplikojė KQZ
Partia Socialiste reagoi nė lidhje me qėndrimet e disa institucioneve shtetėrore pėr administrimin e zgjedhjeve dhe mungesėn e transparencės nga KQZ-ja pėr bojėn matrikulluese. Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi, gjatė njė konference pėr shtyp u shpreh se, "Partia Socialiste i konsideron cenim tė standardeve tė procesit zgjedhor dhe njėkohėsisht reduktim tė dukshėm tė garancive pėr njė proēes zgjedhor tė drejtė, tė lirė dhe tė ndershėm, veprimet e disa institucioneve shtetėrore". "Vazhdon tė jetė shqetėsuese mungesa e informacionit dhe garancia mbi kualitetin e bojės sė matrikullimit", - tha Koēi duke shtuar se, "nė kundėrshtim me vendimin e KQZ- sė, PS-sė i ėshtė refuzuar tė qenit prezent gjatė kryerjes sė testit tė kėsaj boje nė njė laborator shtetėror, ku drejtuesi i kėtij laboratori nuk ka lejuar praninė e ekspertit tė Partisė Socialiste pėr tė asistuar nė kėtė test". Koēi tha se, "PS-ja kėrkon nė mėnyrė urgjente qė tė ketė tė gjithė informacionin, si edhe provat e duhura, tė cilat garantojnė pėr cilėsinė e bojės, duke verifikuar nė radhė tė parė, nėse ky produkt ka njė qėndrueshmėri nė dorėn e votuesit jo mė pak se 24 orė nga momenti i shenjimit".
Projekti ishte bėrė gati nga qeveria Majko, por Rama e fshiu dhe trualli dhe zona iu dha privatėve pėr ndėrtim
Rama zhduku projektin pėr 1234 apartamente pėr tė pastrehėt
Sipas Olldashit, me ardhjen nė krye tė bashkisė sė Ramės, ky vendim i Kėshillit tė Ministrave, i cili detyronte bashkinė tė paraqiste projektin edhe nė KRRTRSH, u shpėrfill dhe nė kėtė zonė u dhanė leje ndėrtimi pėr biznesin privat
Kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Tiranės, Sokol Olldashi, denoncoi njė rast flagrant, sipas tij, jo vetėm tė mosmbajtjes sė premtimeve, por edhe tė shkeljes sė ligjit nga kreu aktual i bashkisė, Edi Rama: moszbatimin e vendimit tė qeverisė Majko nė vitin 1999-tė pėr ndėrtimin e 1234 apartamenteve pėr tė pastrehėt. "Jemi kėtu pėr tė denoncuar njė nga gėnjeshtrat mė tė mėdha tė Rama, njė nga abuzimet dhe shkeljet mė flagrante tė ligjit qė ish-kryetari i bashkisė ka bėrė nė 6 vitet e qeverisjes sė tij, hedhjen poshtė tė projektit tė ish-kryeministrit Majko pėr ndėrtimin e 1234 apartamenteve pėr tė pastrehėt e qytetit tė Tiranės", - iu drejtua Olldashi gazetarėve, duke iu treguar projektin e vitit 1999-tė, tė vendosur nė njė stendė nė zonėn e NSHRAK-ut (Ndėrmarrja Shtetėrore e Riparimit tė Automjeteve dhe Kontrollit). Nė shkurt tė '99-tės, qeveria Majko ka marrė njė vendim qė zonėn e ish-uzinės, ku pėrfshihet NSHRAK, ish-uzina "Enver" dhe gjithė kjo zonė industriale, e pėrcaktonte pėr ndėrtim banesash pėr tė pastrehėt, konkretisht, sikurse e tregon edhe kjo stendė, pėr ndėrtimin e 1234 apartamenteve pėr tė pastrehėt e qytetit tė Tiranės", - tha z.Olldashi duke shtuar se, nėse do tė ishte zbatuar ky vendim, do tė ishte zgjidhur njė pjesė e madhe e problemeve qė kanė sot, familjet e pastreha nė kryeqytet. Sipas Olldashit, me ardhjen nė krye tė bashkisė sė Ramės, ky vendim i Kėshillit tė Ministrave, i cili detyronte bashkinė tė paraqiste projektin edhe nė KRRTRSH, u shpėrfill dhe nė kėtė zonė u dhanė leje ndėrtimi pėr biznesin privat. "Rama shkeli hapur ligjin dhe e gjithė zona u dha pėr ndėrtime pėr biznesin privat, duke zhdukur projektin e 1234 apartamenteve tė destinuara pėr tė pastrehėt. Ky ėshtė njė nga skandalet mė tė mėdha tė ndodhura gjatė qeverisjes sė z.Rama 6 vitet e fundit. Ėshtė njė cinizėm i skajshėm kundrejt familjeve tė pastreha tė Tiranės, vetėm sepse ata qė kishin qiellin mbi kokė, nuk mund t'i paguanin ryshfet z Rama", - tha Olldashi qė shtoi se pas kėtij veprimi, Rama, me njė hipokrizi tė tejskajshme, vazhdon dhe flet pėr projekte pėr strehimin.
Zėdhėnėsja e fushatės sė Partisė Demokratike, Majlinda Bregu, tha dje se, Bashkia e Tiranės ėshtė njė rast i paprecedent, pasi nuk ka vėnė nė dispozicion tė Entit Kombėtar tė Banesave as dhe njė truall tė vetėm. Mė shumė se gėnjeshtėr e mashtrim, deklarata e kryetarit me mandat tė pėrfunduar tė Bashkisė Tiranė, tingėllon tallje e shpėrfillje pėr qytetarėt, tė cilėt nuk kanė, ku tė fusin kokėn as nė ditėt me diell pėrvėlues e as nė ato me shi, si dhe ėshtė njė mashtrim publik, i pafre pėr gjithė tė tjerėt qė u lodhėn nga premtimet e pambajtura tė Ramės. Janė 3500 familje tė pastreha nė Tiranė, tė cilat shpresėn pėr strehim, nuk e kanė varur mė te Rama. Ky njeri i aftė pėr tė ndėrtuar nė rrugė, mbi rrugė, e pėr tė bllokuar sa mė shumė rrugė, e vetmja gjė qė ka bėrė ėshtė rritja e numrit tė apartamenteve nė pronėsi tė tij e miqve tė afėrm. Tirana, pa Edi Ramen, do tė zgjidhė problemin e akumuluar tė tė pastrehėve nėpėrmjet ndėrtimit tė banesave me kosto tė ulet, shitjes dhe dhėnies me qira tė subvencionuar. Rama si ekspert i tregut tė gjobave nė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit, e di fort mirė se pse nuk janė ndėrtuar banesa sociale, - tha Bregu.
Olldashi: Vetėm katėr ditė na ndajnė nga fitorja
Kandidati demokrat pėr bashkinė e kryeqytetit, Sokol Olldashi, ka shprehur bindjen pėr fitoren nė Tiranė mė 18 shkurt. Gjatė njė mitingu tė zhvilluar nė zonėn e Kombinatit, Olldashi falėnderoi banorėt pėr mbėshtetjen qė i kanė dhėnė gjatė fushatės sė tij, elektorale dhe deklaroi se, "vetėm katėr ditė na ndajnė nga fitorja e madhe". "Ju falėnderoj pėr fitoren qė lexoj te ju. Janė vetėm katėr ditė qė na ndajnė nga fillimi i ndryshimeve tė mėdha nė ēdo zonė tė kėtij qyteti. Rrugėt tona, rrugėt e qytetarėve tė Tiranės me ish- kryetarin e korruptuar tė bashkisė do tė ndahen pikėrisht te ky kryqėzim. Destinancioni ynė ėshtė Tirana, ndėrsa destinacioni i tij ėshtė Peza", - tha z. Olldashi, qė akuzoi Edi Ramėn se nė kėto gjashtė vjet, ka ndjekur politikėn e pėrfitimit tė parave dhe jo atė tė mirėqeverisjes sė Tiranės. Ndėrsa kryeministri, Sali Berisha, pasi ftoi banorėt e Kombinatit tė votojnė mė 18 shkurt pėr Sokol Olldashin dhe Fatmir Nezėn, i siguroi ata se do tė mbėshtesė me financime tė gjitha projektet e Fatmir Nezės, pėr ta shndėrruar Kombinatin nė njė nga zonat mė tė zhvilluara tė kryeqytetit. "Unė ju premtoj se, sė bashku me Sokol Olldashin dhe Fatmir Nezėn, do tė inaugurojmė projektin e rikonstruksionit tė plotė tė rrjetit elektrik, do tė inaugurojmė ripėrtėritjen e parkut sportiv dhe tė qendrės kulturore, asfaltimin e tė gjitha rrugicave dhe rrugėve tė kėtij qyteti, gjallėrimin e jetės kulturore dhe sportive", - tha kryeministri Berisha. Nė vazhdim, kreu i qeverisė iu drejtua socialistėve tė Kombinatit, duke i kėrkuar tė vizitojnė pallatin e Edi Ramės dhe, nė qoftė se morali i tyre e pranon qė njė njeri tė pushtojė rrugėt e qyteteve me pallate tė pushtetarėve, atėherė le tė votojnė Edi Ramėn.
Kryeministri deklaron nė Durrės se pallatet e ndėrtuara nga krimi, do sheshohen
Berisha nė Durrės: Kandidati i PS-sė doli nga votimi Njė pallat, njė votė
Kryeministri, Sali Berisha, u shpreh gjatė njė takimi nė qytetin e Durrėsit, ku u prezantua kandidati i koalicionit Aleanca e Madhe, Armand Teliti, se kam ardhur te ju pėr tiu dhėnė fjalėn e nderit se me zotin Teliti do tė punojmė pėr ēdo borxh qė kemi ndaj qytetit e qytetarėve tuaj, ndaj fermerėve e banorėve tė komunave tuaja. Duke iu drejtuar tė pranishmėve, kryeministri theksoi se 18 shkurti ėshtė festa juaj, ėshtė festa e fitores. Energjia dhe entuziazmi i saj po vėrshon sot, nė tė 4 anėt e Shqipėrisė nga Kukėsi, Tropoja, Saranda dhe Gjirokastra, nga Shkodra, Vlora, Korēa e Tirana. 18 shkurti ėshtė fundi i bastionit tė mafias nė pushtet, fundi i don Edvinit. Kumbar terri ia mbathi, do tia mbathė dhe don Edvini, se nuk ka rrugė tjetėr, - tha zoti Berisha. Mė tej, kreu i qeverisė duke iu referuar njė lejeje ndėrtimi e dhėnė nga Bashkia e Tiranės pėr njė pallat 13 katėsh, i cili ėshtė ndėrtuar mbi rrugė, tha se, kur tė vini nė Tiranė, ju ftoj tė vizitoni nė qendėr tė qytetit pallatin e Dash Ramės, i cila ka pronėsuar rrugėn e qytetit. Edhe kumbar terri ka pronėsuar detin. Tė dy kanė njė fat, rrafsh me tokėn. Qytetarėve do tiu kthehet se deti ėshtė i juaji, rrugėt janė tuajat, qyteti ėshtė juaji. Rivali i kryetarit tė ardhshėm tė bashkisė nuk doli nga votimi Njė anėtar, njė votė, por nga votimi Njė pallat, njė votė, sepse socialistėt durrsakė me Njė anėtar, njė votė nxorėn njė tjetėr kandidat, por Edvini nxori atė me Njė pallat, njė votė, tha kryeministri. Duke iu drejtuar tė pranishmėve, zoti Berisha tha se para sė gjithash, ju shpreh mirėnjohjen mė tė thellė ju, qytetarėve tė Durrėsit pėr mbėshtetjen e jashtėzakonshme qė ju i dhatė Partisė Demokratike dhe ndryshimit. Mė 3 korrik, ju ishit nė zenitin e shpirtit tuaj demokrat, tė idealeve tuaja fisnike dhe ndjenjave atdhetare. Duke iu drejtuar banorėve tė Durrėsit, kryeministri tha se, kam edhe njė zotim tjetėr, ujėsjellėsin e ri pėr Durrėsin. Ju kam premtuar ujėsjellėsin e ri, sepse ju e meritoni plotėsisht. Po hapim tenderin pėr projektin dhe, sapo projekti tė pėrfundojė, do tė nisim punimet. Parashikimet pėr fonde janė bėrė nė buxhetin e kėtij viti. Durrėsi brenda vitit do tė ketė parkun e tij, industrial. Porto Romano do tė shndėrrohet nė polin kryesor energjik tė vendit. Kėto ditė inaugurojmė rrugėn e Kėnetės, rrugėn e Gjirit tė Lalzit dhe ju japim fjalėn se me Armand Telitin do asfaltojmė e gjelbėrojmė tė gjitha rrugicat e rrugėt e kėtij qyteti. Nė kėtė shesh, 17 muaj mė parė, ju premtuam universitetin Aleksandėr Moisiudhe ju sot, keni njė nga universitetet mė tė mira tė vendit, - tha zoti Berisha, ndėrsa uroi edhe njė herė banorėt e qytetit bregdetar pėr fitoren.
SPECIALE
Astrit Mėnalla dhe zgjedhjet lokale
Feti ZENELI fetizeneli@yahoo.com
Kantidati i mazhorancės pėr kryetar bashkie nė qytetin e Librazhdit, Astrit Mėnalla, ka zgjedhur si bosht tė fushatės dhe programit tė tij, elektoral togfjalėshin: Pėr njė zhvillim nė vazhdim. Shprehje tė tilla, tė cilat mė shumė sesa shpėrthime tė sforcuara politiko-elektorale, janė artikulime tė shpirtit paqėsor tė njerėzve qė aspirojnė tė shndėrrohen nė figura publike, burojnė nga mendje profesionistėsh tė pėrkushtuar, me zemėr tė madhe dhe eksperiencė tė pasur. Kėto cilėsi tė veēanta tė Astritit unė i konstatova edhe gjatė njė takimi tė shkurtėr, njohės, qė pata para pak ditėsh me tė nė qytetin e Librazhdit. Edhe nga bisedat qė zhvillova me qytetarė tė ndryshėm konstatova se, simpatia dhe respekti profesionalo-shoqėror qė librazhdasit kishin pėr inxhinier Mėnallėn i kalonte kufijtė e rreshtimit politik tė mazhorancės, pasi pėr tė flisnin me respekt e dashuri edhe anėtarė e simpatizantė tė forcave tė majta politike. Ndoshta respekti i njė rrethi tė gjerė njerėzish tė atij qyteti pėr cilėsitė e larta njerėzore dhe konsideratat e padiskutueshme tė tyre pėr aftėsitė profesionale tė Astritit kanė qenė shkaku i pėrzgjedhjes si tij si kandidat i shumicės tė kryetar bashkie tė Librazhdit. Janė pikėrisht kėto cilėsi tė veēanta qė e bėjnė inxhinier Mėnallėn tė jetė i kujdesshėm edhe nė vlerėsimin e punės sė paraardhėsit tė tij, duke artikuluar moton e tij, elektorale sipas togfjalėshit: Pėr njė zhvillim nė vazhdim, pavarėsisht qejfmbetjes dhe kėmbėnguljes sė tij, tė paarsyeshme pėr tė kandiduar si i pavarur. Mjafton tė kujtojmė se, edhe nė tre vitet e shkuara, Librazhdi ėshtė qeverisur nė pushtetin lokal nga tė djathtėt dhe brenda mundėsive qė i krijonte pushteti i majtė, qendror, paraardhėsi i Astritit ėshtė munduar tė punojė pėr zhvillimin e qytetit. Sidoqoftė, kėrkesat dhe pozicioni gjeografik i Librazhdit ofrojnė dhe pretendojnė pėr mė shumė. Por slogani: Pėr njė zhvillim nė vazhdim ka edhe njė kuptim tjetėr, mė interesant, qė lidhet me transmetimin e zhvillimit tė qeverisjes qendrore nė qeverisjen lokale. Nuk ka diskutim qė antikorrupsioni dhe efektiviteti i pėrdorimit tė fondeve publike, pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit 2007-tė, mbeten njė sfidė e mazhorancės sė djathtė pėr qeverisjen lokale, tė uzurpuar nga majtistėt. Me aleancėn e djathtė nė qeverisjen qendrore dhe Astrit Mėnallėn nė krye tė pushtetit lokal, Librazhdi do tė njohė nė 4 vitet e ardhshme njė zhvillim tė ri, tė paparė. I ndodhur buzė lumit Shkumbin dhe nė anė tė rrugės nacionale Rrogozhinė-Qafė Thanė, vetėm 70 km larg Tiranės dhe 50 km larg qytetit turistik tė Pogradecit, i rrethuar nga pyje mahnitės dhe potenciale tė tjera, natyrore, Librazhdit i hapet njė perspektivė e shkėlqyer nėn qeverisjen lokale tė Astrit Mėnallės, i cili studimet e larta pėr inxhinieri ndėrtimi i ka kryer nė periudhėn 91-96-tė, paralelisht me ndėrmarrjen e reformave mė tė rėndėsishme, demokratike pėr instalimin e ekonomisė sė tregut nė Shqipėri. Me njė eksperiencė pune dhjetėvjeēare nė sektorin publik dhe atė privat, pėr drejtim, projektim dhe supervizim tė veprave tė ndryshme tė ujėsjellės-kanalizimeve nė Elbasan, Librazhd, Pėrrenjas e mjaft fshatra tė kėtyre zonave, Astriti ėshtė ndoshta specialisti mė i pėrshtatshėm pėr tė pėrballuar sfidat e ardhshme urbano-turistike tė qytetit tė Librazhdit. Ndėrsa kombinimi i aftėsive profesionale me cilėsitė e larta, njerėzore dhe mėnyrėn e komunikimit e kompleton mė sė miri figurėn publike tė kėtij njeriu. Figura morale e njerėzve publikė, pėr realitete tė tilla gjeografiko-shoqėrore si Shqipėria dhe rrethinat e saj ėshtė po aq e rėndėsishme pėr tu marrė nė konsideratė nga elektorati, sa dhe cilėsitė e larta tekniko-administrative tė kėtyre individėve. Sidomos i rėndėsishėm ėshtė ky kombinim karakteri pėr ato figura publike qė nė mėnyrė permanente ndodhen nė komunikim me qytetarėt, sikundėr janė edhe kryebashkiakėt apo kryekomunarėt e vendit tonė. Nė kėto raste mund tė perifrazohet deri diku kėrkesa qytetare pėr mjekėt, ku mė i miri midis tyre ėshtė ai qė shėron edhe me fjalė. Ne kemi dėgjuar sesi shprehen qytetarėt, kur priten nga drejtues apo tė zgjedhur qė dinė jo vetėm tė tė sqarojnė, por edhe ta pėrjetojnė shpirtėrisht shqetėsimin dhe problemet e ndryshme tė qytetarėve. I tillė duket se ėshtė edhe kandidati pėr kryetar bashkie nė qytetin e Librazhdit, Astrit Mėnalla, tė cilit i ka vlerė jo vetėm puna, por edhe fjala. Fjala e tij ėshtė sa popullore, po aq dhe bashkėkohore, pėr shkak tė trajnimeve dhe kualifikimeve tė shumta pasuniversitare nė Itali e Poloni apo pranė kompanive tė huaja, gjermane, angleze, etj. Por, pėrveē sa thamė mė lart, Astriti dhe tė gjithė kandidatėt e tjerė, tė mazhorancės nė tė gjithė Shqipėrinė, kanė edhe njė avantazh tė pakonkurrueshėm, nė krahasim me kandidatėt e majtė pėr pushtetin vendor dhe qė ėshtė pėrkrahja morale dhe materiale nėpėrmjet shėrbimit dhe shėrbesave qytetare tė qeverisjes qėndrore. Kėtu fjala nuk ėshtė thjesht nė pėrfitimin e diferencuar tė fondeve publike, sikundėr ka ndodhur pėr 8 vjet rresht me qeverisjet e ndryshme social-komuniste, por nė rendimentin e lartė tė grumbullimit dhe efikasitetin maksimal tė pėrdorimit tė fondeve publike. Siē dihet, qysh nė vitin e parė tė veprimtarisė sė saj, qeveria Berisha, nėpėrmjet manaxhimit profesional tė Ministrisė sė Financave nga Ridvan Bode, arriti tė shkėpusė nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit dhe tė shndėrrojė nė fonde publike plotė gjysmė miliardi dollarė, duke shtuar kėshtu mundėsitė e investimeve nė rrugė, energjitikė, turizėm, vepra bujqėsore, ujėsjellėsa, shkolla, spitale, etj. Duke ecur nė kėtė rrugė, nė tė ardhmen tonė, qeverisėse do tė krijohen e investohen gjithnjė mė shumė fonde publike anė e mbanė Shqipėrisė, pėr tė mirėn e pėrbashkėt tė tė gjithė shqiptarėve. Kriteri bazė i shpėrndarjes sė kėtyre fondeve do tė jetė vetėm efektiviteti i pėrdorimit ekonomiko-financiar, njė cilėsi kjo qė iu ka munguar kandidatėve tė majtė pėr kryetarė bashkish dhe komunash. Dhe nė kėtė pėrcaktim nuk ka asnjė paragjykim, pėrveēse njė analizė reale tė ngjarjeve dhe fenomeneve tė kaluara. Edvin Rama, Shpėtim Gjika, Niko Peleshi, e shumė emra tė tjerė, majtistėsh qė rikandidojnė nė zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit janė simbole tė abuzimit dhe korrupsionit me pushtetin. Pėrfitimet e tyre, tė paligjshme janė tė dukshme apo nudo, si fotot e Ramės nė plazhin publik tė Francės, por ėshtė paralizimi korruptiv i prokurorisė dhe sistemit gjyqėsor, arsyeja e mosndėshkimit tė duhur tė kėtyre veprimeve. Nga ana tjetėr, rikandidimi i kėtyre individėve nga e Majta e Bashkuar tregon se, edhe ata qė kandidojnė pėr herė tė parė si kundėrshtari i Mėnallės janė pėrzgjedhur mbi bazėn e kriterit: Vjedh, vjedh, por edhe punon (Lakuriq nė plazh pozon ). Vese tė tilla tė administratorėve lokalė bien ndesh me qeverisjen e duarve tė pastra tė mazhorancės aktuale dhe kėtė fatkeqėsi publike, tė paktėn pėr 3 vitet e ardhshme do ta vuajnė ato zona qė do tė mbyllim sytė majtisht para kutive tė votimit. Korrupsioni dhe pėrdorimi klanor i fondeve publike, tė krijuara me mund e sakrifica pėr shkak tė bllokimeve dhe bojkotimeve opozitare tė reformave janė tė patolerueshme nga qeveria Berisha. Dhe njė kėrkesė e tillė, mė shumė sesa nė mendjen e kandidatėve, duhet tė ngulitet mirė nė mendjen e zgjedhėsve, tė cilėt duhet tė vėnė interesin publik mbi atė politik. Nė kėto kushte, qytetarėt nuk duhet tė entuziazmohen nga fjalėt e mira dhe gurėt nė trastė, por nga premtimet e argumentuara tė kandidatėve. Astrit Mėnalla dhe kandidatėt e tjerė tė sė djathtės, tė pėrzgjedhur mbi bazėn e cilėsive tė larta, morale, korrektėsisė ligjore nė pėrdorimin e fondeve publike, aftėsive profesionale dhe eksperiencės sė pasur nė punė; premtimet e tyre i kanė tė bazuara edhe tek arritjet ekonomiko-financiare tė qeverisė Berisha dhe disiplina perėndimore e saj nė pėrdorimin e taksave tė qytetarėve shqiptarė. Transparenca perėndimore e qeverisjes, dhe jo nudizmi lindor i kreut tė opozitės, janė krenaria politike e kandidatėve pėr kryetarė nė bashkitė dhe komunat e Shqipėrisė. Mbėshtetur nė kėtė standard tė qeverisjes qendrore, inxhinier Mėnalla ka premtuar transparencėn e fondeve tė ndryshme, publike nė Bashkinė e Librazhdit, mosselektimin politik tė biznesit, hartimin e planit rregullues tė qytetit (njė sėmundje e pėrgjithshme kjo e trashėgimisė socialiste), ndėrmarrja e projekteve tė rėndėsishme, urbane nė rrugė, ujėsjellėsa, kanalizime, trajtimin bashkėkohor tė mbetjeve urbane, pėrfundimin e unazės sė madhe tė qytetit, hapjen e vendeve tė reja tė punės, nėpėrmjet stimulimit tė sipėrmarrjes sė lirė, private, krijimin e kushteve pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja nė kėtė trevė me potenciale tė shumta, natyrore, kryesisht nė fushėn e pėrpunimit tė drurit, pėrmirėsimin e shėrbimit shėndetėsor, zgjerimin e aktiviteteve sportive, etj. Jo mė kot e mora si shembull pėr tė gjithė modelin Mėnalla, duke cituar vlerat e tij, tė larta, njerėzore apo eksperiencėn dhe aftėsitė e veēanta, drejtuese. Kam qenė pėr njė ēast dėshmitar i respektit dhe pėrkrahjes qytetare qė ai gėzon nė Librazhd. Janė pikėrisht kėta inidvidė qė, mė shumė sesa nė mėnyrė politiko-imponuese e fitojnė fare natyrshėm besimin e komunitetit dhe bėjnė ēdo pėrpjekje pėr tė mos i zhgėnjyer ata. Zoti i shtoftė dhe populli i votoftė modele tė tilla! Nėse do tė perifrazoja 4 vargje tė njė balade tė hershme tė Koēi Petritit, i cili pėr njė periudhė tė gjatė kohe, nė vitet e monizmit ka punuar nė qytetin e Librazhdit si mėsues: Unė i shoh gjithė urat/ Nga urė e Bushtricės/ Ja urė e Qabesė/ Ja e Drashovicės do tė thosha: -Unė e shoh zhvillimin/ Tek model Mėnalla/ Braktisni tė shkuarėn/ Shihni nga e ardhmja!...
EKONOMIA
Kryetari i FMN-sė, Portugal: Performanca makroekonomike e Shqipėrisė ka qenė shumė pozitive
FMN-ja akordon njė fond tė ri prej 3.6 milionė dollarėsh pėr Shqipėrinė
Fondi i akorduar ka ardhur pas vlerėsimeve tė bėra nga Bordi Ekzekutiv i FMN-sė, gjatė tė cilit janė bėrė edhe vlerėsimet pėr situatėn ekonomike nė vend. Shuma e akorduar do tė kompletojė fondin total prej 10.3 milionė dollarėsh, tė akorduar mė parė nga FMN-ja
Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka ēelur njė fond tė ri prej 3.6 milionė dollarėsh pėr Shqipėrinė. Fondi ėshtė miratuar nė bordin ekzekutiv dhe do tė ndėrmerret nė kuadėr tė marrėveshjes sė Programit tė Rritjes dhe Reduktimit tė Varfėrisė qė FMN-ja ka me Shqipėrinė. Kjo shumė do tė kompletojė disbursimin total, nė kuadėr tė dy marrėveshjeve tė ndėrmarra mė parė me FMN-nė, tė cilat nė total kapin shumėn e rreth 10.3 milionė dollarėve. Marrėveshja ekzistuese trevjeēare, nė kuadėr tė Programit tė Rritjes dhe Reduktimit tė Varfėrisė (PRGF/EFF) ėshtė aprovuar mė datė 1 shkurt tė vitit tė kaluar dhe kjo marrėveshje kap vlerėn e 25.5 milionė dollarėve. Fondi prej 3.6 milionė dollarėsh, i miratuar sė fundmi nga FMN-ja pėr Shqipėrinė ėshtė ndėrmarrė si pasojė e vlerėsimeve qė Bordi Ekzekutiv i FMN-sė ka patur pėr zhvillimet ekonomike nė vend.
Vlerėsimet
Nė datėn 2 shkurt, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndėrkombėtar pėrfundoi rishikimin e dytė mbi paraqitjen ekonomike tė Shqipėrisė dhe sigurinė mbi financimin nė kuadėr tė marrėveshjes trevjeēare tė Programit tė Rritjes dhe Reduktimit tė Varfėrisė (PRGF/EFF), ku dhe u mor vendimi pėr akordimin e fondit prej 3.6 milionė dollarėsh. Zv.drejtori dhe kryetari i pėrkohshėm i FMN-sė, Murilo Portugal, ka vlerėsuar situatėn ekonomike nė Shqipėri, duke e quajtur mjaft pozitive paraqitjen e gjendjes makroekonomike nė vend. Ai vlerėsoi si tė rėndėsishme hapat e ndėrmarra nga qeveria nė drejtim tė reduktimit tė borxhit publik, si dhe tė investimeve tė kryera nė infrastrukturė. Portugal tha se, ...autoritetet janė tė angazhuara nė disiplinėn fiskale dhe janė duke zbatuar njė program fiskal, qė ka si qėllim reduktimin e borxhit publik, ndėrkohė qė po sigurohen financimet e pėrshtatshme pėr projektet prioritare nė infrastrukturė, shėndetėsi dhe arsim. Mbajtja nė nivele tė ulėta e inflacionit, pėrmirėsimi i pozicionit tė jashtėm ekonomik tė vendit dhe vazhdimi i ritmeve tė rritjes ekonomike kanė qenė pikat kryesore qė FMN-ja ka vlerėsuar lidhur me zhvillimet ekonomike nė vend.
Masat
Mbajtja nė kėto nivele e treguesve ekonomikė pėrbėn rrugėn e ecurisė sė mėtejshme ekonomike nė vend pėr FMN-nė. Duke parė nė vazhdimėsi, mbajtja e kėtyre arritjeve pėrgjatė procesit tė reduktimit tė varfėrisė do tė kėrkojė zbatimin e reformave shtesė strukturore nė funksion tė zhvillimit tė rritjes. Gjithashtu, janė vlerėsuar si tė pėrshtatshme edhe masat e planifikuara pėr sigurimin e zvogėlimit tė rreziqeve fiskale tė lidhura me zbatimin e projekteve tė mėdha, pėr tė cilat FMN-ja mendon se do tė jetė thelbėsore implementimi i plotė i kėtyre masave, pėr tė mbrojtur shpenzimet e tjera prioritare, nė rast tė tejkalimit tė kostove nė projektet e rrugėve tė mėdha. Pėr sa i pėrket sektorit financiar jobankar, FMN-ja e shikon krijimin e njė autoriteti mbikėqyrės tė pavarur dhe tė unifikuar si njė hap tė rėndėsishėm pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė mbikėqyrjes. Sipas saj duhen ndėrmarrė pėrpjekje tė vazhdueshme, tė nevojshme pėr njė rritje tė shpejtė tė kapaciteteve tė institucionit tė ri, sė bashku me alokimin e burimeve tė nevojshme. Nė sektorin energjitik, pėrzgjedhja e Korporatės Financiare Ndėrkombėtare si konsulente pėr privatizimin e rrjetit tė shpėrndarjes sė KESH-it shihet si njė hap mjaft i rėndėsishėm pėr nė procesin e privatizimit tė KESH-it. Pėrpjekjet e pėrbashkėta janė shumė tė nevojshme pėr tė siguruar njė ofertė tė qėndrueshme tė energjisė dhe si rrjedhim, pėrmirėsimin e performancės financiare tė KESH-it, - u shpreh Protugal.
Rekordi, qeveria arriti tė rishpėrndajė 2.5 miliardė dollarė
Totali i shpenzimeve tė kryera vitin e kaluar arriti nė mbi 254 miliardė lekė ose dy miliardė e gjysmė dollarė, nga 267 miliardė lekė tė planifikuara. Nė njė farė mėnyre, realizimi i shpenzimeve ėshtė kthimi i parave ndaj qytetarėve apo mė saktė rishpėrndarje e parave. E thėnė ndryshe, kėto shpenzime arritėn nė rreth 28.32 pėr qind tė Produktit tė Brendshėm Bruto, nga 28.26 pėr qind qė ishin njė vit mė parė. Shpenzimet korrente pėr vitin 2006 janė realizuar pothuajse nė kufijtė e parashikimit, duke u tejkaluar me rreth 124 milionė lekė, por duke qenė rreth 5.4 pėr qind mė tė larta, se nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, ose nė shumė absolute rreth 10.4 miliardė lekė mė shumė. Nė nivelin e kėtyre shpenzimeve, ndikim kanė pasur shpenzimet operative dhe tė mirėmbajtjes, shpenzimet pėr subvencione, shpenzimet pėr asistencėn sociale, tė cilat janė realizuar nė nivel mė tė lartė se parashikimi. Shpenzimet e personelit gjatė vitit 2006 u realizuan nė nivelin 96.2%, me njė kursim rreth 2.2 miliardė lekė, bėjnė tė ditur tė dhėna zyrtare tė Ministrisė sė Financave. Nė tė vėrtetė, veē reformės administrative, u ndoqėn disa poltika tė reja nė fushėn e shpenzimeve pėr personelin si rritja e pagave nė sektorin e arsimit dhe shėndetėsisė me 20% , duke filluar nga 1 korriku 2006 dhe pėr infermierėt, 25%.
Negociatat pėr Albtelecomin, drejt fundit
Kompania turke Ēalik, e cila po negocion me njė grup tė ngritur nga qeveria shqiptare pėr tė nėnshkruar njė kontratė pėr blerjen e Telekomit ka rėnė dakord nė pikat mė tė rėndėsishme tė negociimeve. Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, tha dje se, negociatat janė drejt fundit dhe tashmė, marrėveshja ėshtė arritur pėr pikat thelbėsore. Siē ėshtė bėrė e njohur, qeveria shqiptare ka ngritur njė grup, i cili po negocion me pėrfaqėsues tė kompanisė Ēalik. Grupi kryesohet nga zėvendėsministri, Gjergj Bojaxhi dhe nė planin paraprak synonte tė merrte nga pala trurke miratimin e saj pėr tė gjetur njė grup (konsorcium) investitor strategjik, i cili tė mund tė siguronte investime tė reja tė rėndėsishme nė Albtelecom. Duket se tashmė, pėr kėtė pikė ėshtė rėnė dakord, pasi qeveria shqiptare tha nėpėrmjet grupit negociues se ajo nė kėtė pikė nuk do tė lėshonte.
RRETHE
Maunia pėrplaset me autoveturėn, vdes 50-vjeēari
POGRADEC- Njė 50-vjeēar, banues nė qytetin e Pogradecit, i quajtur Adriatik Koēi, ka gjetur vdekjen pas njė aksidenti automobilistik. Teksa udhėtonte me autoveturėn e tij, me targa PG 30 48 B, ai ėshtė pėrplasur me njė maune tė qytetit tė Ohrit, e cila atė ēast kishte qenė duke kaluar nė unazėn e qytetit tė Pogradecit. Mėsohet se pėr shkak tė kėsaj pėrplasjeje, vdekja e Koēit ka qenė e menjėhershme, pa lėnė mundėsinė e ndėrhyrjes sė mjekėve edhe pse viktima ėshtė ēuar me urgjencė nė spitalin e Pogradecit. Policia ka mbėrritur nė kėtė ngjarje, menjėherė pas aksidentit dhe ka bėrė tė mundur ndalimin e drejtuesit tė maunes, ndėrsa po hetohet pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje me pasojė vdekjen. Burime pranė policisė bėnė tė ditur se, aksidenti nė fjalė ka ndodhur nė orėn 20.15 minuta tė ditės sė djeshme, pėrgjatė unazės sė qytetit tė Pogradecit, nė kohėn kur dy automjetet po shkėmbesheshin me njėra-tjetrėn. Pikėrisht nė kėtė ēast, autovetura e drejtuar nga Adriatik Koēi ėshtė pėrplasur me maunen e Ohrit, me targa 303 IA, me drejtues Adriatik Lumanin, banor i qytetit tė Strugės. Ndėrkohė, burimet policore sqaruan se drejtuesi i manues, ndėrsa ka ndalur udhėtimin ėshtė pėrpjekur tė japė ndihmėn e parė, me qėllim shmangien e vdekjes sė tė dėmtuarit, por gjithēka ka qenė e pamundur. Pėr shkak tė plagėve tė rėnda, Koēi ėshtė ndarė pėrfundimisht nga jeta, Paraprakisht, mund tė thuhet se, gjithēka ka ndodhur pėr shkak tė mosrespektimit tė rregullave tė qarkullimit, por gjithsesi, policia ėshtė duke dokumentuar tė gjitha hollėsitė e ngjarjes. Aktualisht ėshtė shoqėruar pėr nė komisariatin e policisė, Pogradec drejtuesi i manunes, Adriatik Lumani. SELDI HASANASI
Ministri i Arsimit mbėshtet platformėn e kandidatit Lorenc Luka Pollo: Arsimi, prioriteti i qeverisė Berisha
Njė pjesė e reformave qė kemi ndėrmarrė janė arritur, ndėrsa tė tjerat janė nė proces. Pėr realizimin e tyre nė terren kemi gjetur njė mbėshtetje tė dukshme nga komuniteti i arsimtarėve...
SHKODĖR- Ministri i Arsimit dhe Shkencės, z. Genc Pollo ishte dje i pranishėm nė qytetin e Shkodrės, nė takimin e organizuar nė sallėn e Prefekturės me arsimtarėt, nga kandidati demokrat pėr kryetar bashkie tė kėtij qyteti, Lorenc Luka. I shoqėruar edhe nga Ministrja e Integrimit, Arenca Trashani, si dhe deputeti Gilman Bakalli, nė fjalėn e tij Pollo ėshtė ndalur kryesisht nė mbėshtetjen e platformės arsimore tė kandidatit Lorenc Luka, duke i siguruar nė tė njėjtėn kohė edhe mbėshtetjen e plotė tė dikasterit tė tij. Nė kėtė periudhė fushate e kam tė vėshtirė tė ndaj funksionet e mia. Mendoj se platforma qė synon kandidati Luka ėshtė e drejtė dhe tė ēon drejt fitores. Gjithsesi, them se ėshtė mirė qė njė kryetar bashkie tė jetė nė sinkron tė mirė me qeverinė qendrore, pavarėsisht forcės politike qė pėrfaqėson, - theksoi ndėrmjet tė tjerash nė fjalėn e tij ministri Pollo, duke u ndalur nė vijim edhe nė traditat e hershme arsimdashėse tė kėtij qyteti si dhe nė mbėshtetjen qė qeveria shqiptare do tė japė nė kėtė fushė tė rėndėsishme. Arsimi ėshtė shpallur si njė prioritet madhor i qeverisė shqiptare. Njė pjesė e reformave qė kemi ndėrmarrė janė arritur, ndėrsa njė pjesė tjetėr janė nė proces. Ēdo reformė ėshtė e vėshtirė, por e domosdoshme. Pėr realizimin e tyre nė terren kemi gjetur njė mbėshtetje tė dukshme nga komuniteti i arsimtarėve, - nėnvizoi ai. Ndėrsa, duke folur pėr njė trajtim sa mė dinjitoz financiar tė mėsuesve, Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, vuri theksin nė rritjen para pak kohėsh tė pagave tė arsimtarėve nė masėn 23 pėr qind, duke e konsideruar atė si rritjen e parė reale tė tyre, jo vetėm pėr tė pėrballuar rritjen e indeksit dhe atė tė inflacionit. Nė mbyllje tė fjalės sė tij, duke u ndalur nė marrėdhėniet me pushtetin vendor, Pollo siguroi vazhdimin e njė bashkėpunimi tė frytshėm nė kėtė drejtim si dhe iu bėri thirrje tė pranishėmve nė sallė qė tė votonin subjektin e tij politik nė zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit. Nga ana jonė do tė vazhdojė delegimi i fondeve drejt bashkive me drejtuesit mė tė aftė nė kėtė fushė, ku ajo e Shkodrės ka vendin e saj tė padiskutueshėm. Tė kemi kėshtu njė Shkodėr moderne qė tė jetė e aftė ti bėjė ballė sfidave tė arsimit, - u shpreh Pollo. Nė kėtė takim elektoral ka folur pėr platformėn e tij tė arsimit, tė mbėshtetur kryesisht nė investime edhe kandidati pėr kryebashkiak tė Shkodrės, Lorenc Luka, aktualisht kryetar i kėshillit tė kėtij qarku. ARBEN LAGRETA
Aksidentoi pėr vdekje, arrestohet tiranasi
ELBASAN- Njė shtetas 35-vjeēar nga Tirana u arrestua dje nga policia, pasi akuzohet tė jetė shkaktar i njė aksidenti me pasojė vdekjen, qė ndodhi mbrėmjen e pardjeshme nė aksin rrugor Elbasan- Metalurgji. "A. Shmili, 35 vjeē, lindur dhe banues nė Tiranė, ka qenė duke drejtuar njė automjet Fuoristradė kur ka aksidentuar 61-vjeēarin Qani Ēekani, banues nė Elbasan. Aksidenti ndodhi nė vendin e quajtur "Karburanti Gjata". Mėsohet se i aksidentuari u dėrgua menjėherė nė spitalin rajonal, por megjithė ndihmėn e menjėhershme mjekėsore, ka ndėrruar jetė rreth orės 22:45 tė ditės sė djeshme. Mbi Shmilin rėndon akuza "shkelje e rregullave tė qarkullimit rrugor".
Treni shtyp 60-vjeēarin Merkaj
DURRĖS- Njė person ka gjetur vdekjen si pasojė e shtypjes nga treni i linjės Elbasan-Durrės, ndėrsa policia ka arritur tė bėjė identifikimin e tij. Paraditen e djeshme, makinisti nuk ka mundur tė shmangė njė aksident me pasojė vdekjen e njė shtetasi qė nė ato ēaste ishte duke kaluar pėrmbi shina. Pėr pasojė, ai ka vdekur i shtypur nga treni, ndėrsa polica ka thėnė mė pas se faji ka qenė i vetė personit, i cili ishte 60 vjeē, punonjės i Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit nė Durrės. Kėtė konfirmim si dhe identifikimin e tij, policia e ka bėrė disa orė pas aksidentit tragjik, qė ndodhi rreth 400 metra larg stacionit hekurudhor nė Durrės. Kufoma i pėrket shtetasit Aleksandėr Merka, 60 vjeē, banues nė lagjen nr.9 tė qytetit. Nga hetimet e deritanishme tė policisė mendohet se shkak i aksidentit ka qenė vetė viktima, i cili nė kushtet e njė shiu tė rrėmbyeshėm ka qenė i pavėmendshėm nė momentin qė po kalonte shinat. Mendohet se 60-vjeēari, baba i tre fėmijėve, ka qenė nė nxitim e sipėr pėr tė shkuar nė punė, nė momentin qė u pėrplas nga treni.
Goditi mjekun nė krye tė detyrės, prangoset
FIER- 53-vjeēari Qani Troka ėshtė arrestuar dje nga policia, pasi akuzohet tė ketė fyer dhe goditur njė mjek nė krye tė detyrės, me pretendimin se ai nuk ka ekzaminuar drejt bashkėshorten e tij. Gjithēka ka ndodhur nė poliklinikėn e qytetit tė Fierit, kur Qani Troka, nė nervozizėm e sipėr ka fyer dhe goditur mjekun gastrolog A. Sulejmani. Burime zyrtare tė policisė sė Fierit thanė se, Qani Troka, me banim nė fshatin Kafaraj, u arrestua rreth orės 15:30 tė ditės sė djeshme, nėn akuzėn fyerje dhe goditje pėr shkak tė detyrės". Mėsohet se prokuroria ka nisur hetimet lidhur me kėtė rast.
Vdekja e Shkurtit ka qenė e menjėhershme Fėmija 2-vjeēar mbytet nė vaskat e peshkut
Gjithēka ka ndodhur brenda pak minutave, kur 2-vjeēari ndodhej i vetėm nė shtėpinė e tij dhe ka dalė nga banesa, iu ėshtė afruar vaskave tė peshkut dhe ka rrėshqitur nė brendėsi tė ujėrave tė ftohta
KORĒĖ- Nė njė fshat tė rrethit Korēė, nė Ēaushli, fshat i cili gjendet nė kufi me rrethin e Pogradecit, njė ngjarje tejet tragjike ka rrėmbyer nė mėnyrė tė papritur dhe krejt aksidentalisht jetėn e njė fėmijė 2 vjeē. Gjithēka ka ndodhur brenda pak minutave, kur 2-vjeēari ndodhej i vetėm nė shtėpinė e tij. Ka qenė ky ēast kur 2-vjeēari, Daniel Shkurti, ka dalė nga banesa dhe iu ėshtė afruar vaskave tė peshkut, qė gjendeshin nė brendėsi tė oborrit dhe ku babai i tij, Fredi Shkurti, punonte ēdo ditė nė rritjen e peshkut. Ndėrsa fėmija ėshtė gjendur buzė vaskave ka rrėshqitur dhe ka pėrfunduar nė mėnyrė tė beftė, nė brendėsi tė ujėrave tė ftohta tė vaskės, qė pėr 2-vjeēarin kishin qenė mjaft tė thella. Mėsohet se fėmija ėshtė gjetur qė nė atė moment nga i ati, por gjithēka kishte marrė fund, pasi vdekja e Danielit kishte qenė mjaft e shpejtė, aq sa edhe ndihma mjekėsore ka qenė e panevojshme. Ngjarja pėr vdekjen e fėmijės ėshtė konfirmuar edhe nga burimet e policisė, tė cilat pohuan se nga hetimet e kryera ka rezultuar se vdekja e fėmijės ka qenė aksidentale. Babai i fėmijės dhe tė afėrmit e viktimės kanė pohuar se fėmija ishte mbytur kur nė banesė nuk ndodhej asnjė prej pjesėtarėve tė familjes.
|