Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

Letėr e Hapur drejtuar Z. Edi Rama

 

Miss Albania dhe Edi Rama

 

Nga Gentiana Ramadani*

 

I dashur Z. Rama, nė mbrėmjen e 13 Shkurtit keni qenė i ftuar nė emisionin televiziv, Studio e Hapur, tė gazetarit Gerti Shella, nė News 24 TV (njė televizion qė e respektoj). Pėrveē monologut tuaj, pėrrallor, ju ishit pėrballė edhe njė paneli nga fusha tė ndryshme tė shoqėrisė pėr t`iu drejtuar nga njė pyetje nė lidhje me atė se ēfarė keni bėrė ju si kryetar bashkie nė Tiranė nė kėto 6 vjet. Sigurisht, pėrgjigjet qė ju dhatė nuk kishin asnjė lidhje me pyetjet qė u shtruan, por nuk arrij tė kuptoj Z. Rama se deri kur ju do vazhdoni tė mendoni se keni tė drejtė tė fyeni dhe tė ironizoni inteligjencėn apo titujt e gjithsekujt nė kėtė shoqėri. Nėse nuk jeni i qartė pėr ēfarė po flas, mė lejoni t`jua kujtoj.

I dashur Z. Rama, para dy ditėsh isha e ftuar ashtu sikurse edhe ju, nė kėtė emision, si pėrfaqėsuese e shoqėrisė civile pėr t`ju bėrė njė pyetje, tė cilėn unė e gjykoja tė arsyeshme dhe me baza pėr punėn qė kryej. Jo vetėm nuk mora pėrgjigje, jo vetėm e devijuat bisedėn, ashtu siē juve dhe institucionit tuaj ju interesonte, por sė bashku me ironizimin qė i bėtė njė titullit tim tė fituar nė adoleshencė, ju mė fyet publikisht, duke thėnė se Miss Albania nuk ka informacion pėr kėtė ēėshtje, kur nė fakt, nuk isha e ftuar si miss Albania. Po tė isha si e tillė, sigurisht pyetja ime do ishte tjetėr, ndoshta pėr monopolin e sponsorizimeve kulturore, (ku ju siguroj se edhe kėtu kam informacion).

Atėherė, pėr t`ju thėnė juve se nė radhė tė parė isha aty si njė drejtuese e njė prej OJF nė Tiranė, do thoja tė suksesshme dhe kam plot informacion, sigurisht nuk mund tė mohoj edhe titullin e Miss-it, i cili nuk mė ka penguar asnjėherė tė kultivoj dijet e mia, veēanėrisht ato nė fushė gender, po ju shtroj edhe njėherė pyetjen, njėkohėsisht po jap edhe pėrgjigjen, gjė tė cilėn duhet ta bėnit ju gjatė emisionit.

Pyetja: Z. Rama, ju nuk keni patur njė strategji tė veēantė nė Bashkinė e Tiranės pėr parandalimin e dhunės nė familje apo pėr tė njohur shėrbimet mbėshtetėse, sikurse janė strehėzat apo qendrat ditore pėr grupet vulnerabėl, siē janė gratė dhe vajzat e trafikuara apo tė dhunura. Mė duhet tė theksoj se kjo ėshtė njė nga detyrat qendrore qė ka sektori i shėrbimeve sociale pranė institucionit qė ju drejtoni. Konkretisht, ēfarė keni bėrė ju pėr kėtė grup nė nevojė, pra, gratė dhe vajzat e trafikuara dhe tė dhunura? Ēfarė programesh sensibilizuese keni realizuar nė kėto 6 vjet?

Atėherė, ju them unė se ēfarė ėshtė bėrė. Asgjė.

Ju keni vetėm njė plan veprimi nė kuadėr bashkie, tė ndarė nė katėr faza, i cili ka mbetur nė kuadrin e njė cope letre tė shkruar dhe tė parealizuar.

 Faza e parė e kėtij plani, ėshtė, Ndėrgjegjėsimi i komunitetit (kėtu ėshtė realizuar vetėm njė projekt 6- mujor nė shkollėn “Myslym Keta”, shpėrndarje dhe fletėpalosje)

 Faza e dytė ėshtė Legjislacioni (Bashkia Tiranė pėr kėtė pikė ka organizuar vetėm disa tryeza tė rrumbullakta, pra, biseda)

 Faza e tretė, Integrimi-formimet profesionale, por jo vetėm. Kjo pikė ka tė bėjė me ngritjen e qendrave ditore dhe rezidenciale (kėtu ka vetėm njė qendėr pėr fėmijė Every Child, qė nuk i pėrket target grupit qė unė ju kam pyetur, pra, gratė dhe vajzat e trafikuara dhe tė dhunuara, po edhe sikur, vetėm njė qendėr pėr fėmijė nuk mjafton, aq mė tepėr me fondet e Bankės Botėrore)

Faza katėr, ėshtė studimi lidhur me dhunėn nė familje. (Edhe kėtu gjithēka ka mbetur nė kuadrin e fjalėve dhe asnjė qendėr apo mbėshtetje sociale pėr kėtė grup nė nevojė nuk ėshtė ngritur qė tė ofrojė shėrbim. Tė gjitha shėrbimet ekzistuese janė projekte tė OJF-ve qė mbahen nga donatorė tė huaj)

Siē e sheh pra Z. Rama, ju nuk keni bėrė asgjė konkrete nė lidhje me politikat sociale nė sektorin e shėrbimeve sociale nė bashki. Pėr mė tepėr kjo ėshtė dhe kompetence e qeverisjes vendore, e miratuar me ligj nr. 8652, dt 31.07 .2000, ‘Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore’. Ekzaktėsisht, neni 72 nė Fushėn e rendit dhe mbrojtjes civile, pika c), ku ju tregon juve se keni pėrgjegjėsi direkte pėr kujdesin social, zbutjen e varfėrisė, si dhe garantimin e funksionimit tė institucioneve pėrkatėse. Apo ligji nr. 9355, dt 10.03.2005-sė ‘Pėr ndihmė dhe shėrbimet Shoqėrore’ neni 1 pika 2, ku ju bėn me dije ju si institucion pėrveē tė tjerash, tė krijoni mundėsi pėr integrimin dhe sigurimin e njė sistemi ndėrhyrjesh e shėrbimesh pėr pėrmirėsimin e jetesės sė komunitetit.

Pra, deri mė tani, nuk ka asnjė punė konkrete pėr parandalimin e dhunės nė familje, nė njėsinė kundėr dhunės ndaj grave, si pjesė e sektorit tė barazisė gjinore nė Bashki. Nuk ekziston asnjė qendėr apo strehėz e ngritur nga Bashkia Tiranė, qendra kėshillimi apo avokatie (detyrė e juaja kjo) qė tė ofrojė shėrbime mbėshtetėse, mbrojtjeje pėr gratė e dhunuara, shėrbime shėndetėsore apo juridike nė Tiranė. Nėse ka, janė vetėm 2 shtetėrore, njėra ėshtė Qendra pėr pritjen e viktimave tė trafikuara- Shėrbimi Social Shtetėror ,si dhe IOM- Qendra pėr integrimin e viktimave tė trafikut.

Ēdo strehėz apo qendėr pėr mbrojtjen e grave dhe vajzave nė nevojė, janė projekte tė OJF-ve me financime tė donatorėve tė huaj.

Meqė, ju sė bashku me gazetarin aspak profesionist, u morėt rreth 7 minuta me dilemėn qė ju kishte pėrfshirė tė dyve, nėse jam apo jo njė ish-miss, vendosėt tė kthenit njė pėrgjigje, siē kurse keni bėrė gjithmonė, duke fyer atė qė keni pėrballė. Thatė se nuk kam aspak informacion pėr kėtė ēėshtje, (nė fakt, po e shikoni sa informacion kam) u mjaftuat mė kėtė fyerje ndaj meje dhe vazhduat pėrrallėn e zakonshme se ju jeni pėr barazi gjinore dhe si i tillė keni arritur tė shtoni numrin e grave socialiste nė radhėt e partisė tuaj. Por gaboheni, i dashur, edhe pse nuk ishte kjo pyetja ime, ju mė mirė se kushdo tjetėr duhet ta dini, se sasia nuk pėrbėn cilėsi. Pas kėsaj, ju mjaftoi edhe njė buzėqeshje qė kush e di se kush ju ka thėnė se e keni edhe tė bukur, sė bashku me gazetarin qė tregoi sa pak profesionist dhe i anshėm ėshtė, vazhduat si pa problem bisedėn.

I dashur zotėri, unė tė them merre mbrasht atė buzėqeshje qe vetėm ushtarėt tuaj nė selinė rozė mund ta suportojnė, pasi unė nuk dua t`ia di se kush jeni ju nė momentin qė fyeni personalitetin, punėn dhe sakrificėn time. Fyeni njė nga eksperiencat e mia mė tė bukura nė kohėn e adoleshencės, siē ėshtė marrja pjesė nė njė konkurs bukurie dhe qė me krenari ju them se nuk mė ėshtė dashur mua tė zhvishem pėr tė fituar votat e jurisė, paēka se nė atė moshė gjithēka lejohet. Jeni ju ai qė po pėrdorni fizikun, lakuriqėsinė dhe ca dėshira tė ēuditshme dhe anormale, njerėzore nė njė moshė aspak tė vogėl, duke luajtur dhe rolin e viktimės si e si pėr tė fituar votėn e qytetarit tiranas.

E pra, Z. Rama, jemi nė vitin 2007-tė dhe gjithkush nga ne ka patur shansin ta kalojė njėherė kufirin shqiptar. Asnjė shtet nuk e ka filluar evropianizimin e tij nga mbjellja e njė parku, lyerja e ca palleve, apo vendosja e njė stoli. Gjithēka fillon me komunikimin (qė ju ju mungon), kujdesin social ndaj komunitetit qė ju voton, kulturėn dhe respektin qė duhet tė ketė njė udhėheqės apo lider pėr qytetarin e vet.

 

*Drejtuese e shoqatės “Gratė Mbėshtesin Gratė”

 

 

 

Mbi ekzibicionizimin

Gent Stralli

 

(Zoti Gerald Ackerman, kryetar i bashkisė sė qytetit Port Hurou, Michigan, u burgos nė vitin 1999-tė, (kur ishte kryetar bashkie), pasi u gjet fajtor pėr ekspozime tė turpshme. Zoti Ackerman u dėnua me njė vit burg)

 

Ekzibicionizi ėshtė dukuria, kur njė person, nė tė shumtėn e rasteve njė burrė heteroseksual, ekspozon gjenitalet e tij para njė personi tjetėr qė as e pret e as e dėshiron kėtė. Kėto episode ndodhin nė kontekste tė ndryshme. Pėr shembull, njė drejtues makine ndalon nė anė tė rrugės dhe pyet dikė pėr drejtimin, ndėrkohė qė organi i tij, gjenital ėshtė jashtė pantallonave. Ose pėrfytyroni njė burrė me pardesy qė pret tė hapet dera e ashensorit. Sa hapet dera, ai hap pardesynė, pėr tė ekspozuar te tė tjerėt nė ashensor organet e tij, gjenitale. Ekzibicionistėt, pėrgjithėsisht, duan tė shokojnė, tė ēuditin, ose tė bezdisin viktimat e tyre, duke ekspozuar gjenitalet. Kjo do tė thotė t’i viktimizosh ata. Ekzibicionistėt kanė shumė dėshirė tė angazhohen nė kėto sjellje dhe kjo dėshirė ėshtė urdhėruese. Ata janė zakonisht, shumė tė preokupuar me fantazitė e tyre dhe detyrohen tė ekspozojnė veten.

 

Sipas Abel-it dhe Rouleau-it, gjysma e ekzibicionistėve qė ata intervistuan, treguan se ata kanė filluar ta ekspozojnė veten te tė tjerėt nė adoleshencė, para se tė bėheshin 18 vjeē. Pėrgjithėsisht, ekzibicionistėt janė burra mbi 40 vjeē dhe mė shumė se gjysma e tyre janė tė martuar.

 

Objekt i agresionit ekzibicionist janė fėmijėt dhe gratė.

 

Murphy (1997) thekson se, shpeshherė, ekzibicionizmi lidhet me njė nga format e shumta tė ērregullimeve psikologjike. Nuk dihet mirė, nėse ka ndonjė lidhje midis ekzibicionizmit dhe aktiviteteve tė tjera, kriminale. Por, sipas studimeve, kėta burra nuk mund tė konsiderohen “normalė”.

 

Nuk dihet me siguri, nėse ka njė faktor specifik zhvillimi, ose ndonjė faktor familjar qė tė jetė shkaku i sjelljes ekzibicioniste nė adoleshencė, ose mė vonė.

 

Sipas Hollender (1997), ky lloj ekzibicionizmi qė pėrshkruam, quhet ekzibicionizmi kompulsiv dhe duhet tė dallohet nga situata tė tjera, nė tė cilat burrat dhe gratė i nxjerrin gjenitalet e tyre nė vėnde publike.

 

Ekzibicionizmi sekondar ėshtė ai, kur personi vuan nga njė ērregullim psiqik, ose neurologjik, dhe ekzibicionizmi nė kėtė rast ėshtė vetėm njė simptomė tjetėr e sjelljes qė nuk pėrputhet me kėrkesat qė ka shoqėria.

 

Hollander, flet edhe pėr njė dukuri tjetėr qė ai quan ekzibixionizmi shoqėrisht i sanksionuar. Nė kėtė rast, nuditeti ėshtė i pranuar. Kėtu hyjnė banjat e diellit nudo dhe streaking-u ( njė dukuri e pėrhapur nė kolegjet amerikane nė vitet e `70-tė). Nė kėtė rast, valltarėt nudo angazhoheshin nė ekzibicionizėm social tė sanksionuar. Por, nė asnjė rast, sjellja e valltarėve nuk duhet tė prishė rregullat dhe standardet lokale.

 

Hollender dallon edhe njė variant tjetėr tė ekzibicionzmit qė e quan “Tėrheqje Vėmendjeje”. Kėtu ai pėrmbledh daljen nudo, veēanėrisht tė grave. Nė kėtė rast mungon kompulsiviteti, qė ėshtė veēori e ekzibicionizmit tė vėrtetė. Siē shikohet, e njėjta sjellje ka motive tė ndryshme. Pėr tė klasifikuar sjelljen, duhet tė kuptohet qėllimi i veprimit ekzibicionist.

 

Sipas Hollender-it, tipi i ekzibicionit qė shqetėson mė shumė publikun, ėshtė ekzibicioni kompulsiv dhe kėtij ai i referohet si nė rastin e ekspozimeve tė turpshme.

 

Sipas Gayford nė Angli, ekspozimi i turpshėm bazohet nė tė dhėnat e mė poshtme, tė mbledhura nė Angli dhe tė pranuara edhe nė vendet e tjera tė industrializuara, perėndimore.

 

Shumica e ekzibicionistėve janė tė martuar.

Skenat ekzibicioniste shfaqen ditėn.

Dukja e gjenitaleve zgjat disa sekonda dhe organi gjenital ėshtė i shkrehur. Kur ka ereksion, ka shumė mundėsi qė personi tė pėrfundojė nė masturbacion publik.

Cfaqjet ekz ibicioniste mė shpesh ndodhin jashtė dhe nė verė.

Publiku nė vendet e zhvilluara, perėndimore, pėrgjithėsisht, e trajton ekzibicionizmin mashkullor si njė akt shumė agresiv.

 

Sipas Gayford-it, shumica e viktimave tė ekzibicionizmit janė gratė dhe fėmijėt. Disa ekzibicionistė i zgjedhin viktimat. Ata preferojnė vajzat e reja qė po hyjnė nė pubertet, sepse reagimi i tyre ėshtė ambivalent nga kurioziteti, surpriza dhe distresi.

 

Pas kėtyre qė thamė kuptohet se justifikimi pėr shfaqjet ekzibicioniste si ēėshtje thjesht private, ose si shprehje tė mentalitetit perėndimor tė ekzibicionistit nuk qėndrojnė. Kėto sjellje nuk janė tė pranueshme as pėr qytetarė tė thjeshtė, pa le mė pėr persona publikė. Ato duhen trajtuar ashtu siē janė, si akte shumė agresive.

 

 

 

 

 

 

 

POLITIKA

 

Rama mbledh njerėzit e tij, tė besuar nė kryesi dhe nė grupin parlamentar mungojnė shumica e drejtuesve socialistė

 

Rama “pėrjashton” nga grupi parlamentar shumicėn e deputetėve socialistė

 

Nano organizon nesėr, njė miting madhėshtor nė Sarandė, nė tė njėjtėn kohė kur Rama zhvillon mitingun nė Tiranė

 

Kryetari socialist, Edi Rama, ka mbledhur dje, njerėzit e tij, tė besuar nė selinė e PS-sė pėr tė diskutuar pėr situatėn tri ditėve para zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit. Rama ka shmangur nė takimin e djeshėm shumicėn e grupit parlamentar socialist, kryesisht deputetėt qė gjatė kėsaj fushatė janė pozicionuar kundėr Ramės. Nė selinė socialiste janė mbledhur dje, deputetė e anėtarė kryesie qė vazhdojnė ende ta mbėshtesin Ramėn, ndėrsa 80% e grupit parlamentar socialist ishte shpėrndarė nė rrethe nė bashki e komuna pėr tė mbėshtetur kandidatėt socialistė nė ditėt e fundit tė fushatės elektorale. Tė pyetur pėr mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar socialist, disa prej deputetėve tė kėsaj partie, si Bello, Koēi, Balla e tė tjerė, nuk ishin nė dijeni tė mbledhjes. Gjithashtu, shumica e anėtarėve tė kryesisė socialiste nuk janė lajmėruar tė marrin pjesė nė kėtė mbledhje. Burime pranė takimit thanė dje se, ēėshtje e diskutimit ka qenė njė bilanc i mundshėm i fushatės tri ditė para zgjedhjeve lidhur me mbėshtetjen qė gėzon kandidati socialist pėr Tiranėn njėherėsh kryetar i kėsaj partie, Edi Rama. Njė prej ēėshtjeve qė ėshtė diskutuar nė takimin e djeshėm tė grupit mbėshtetės tė Ramės mendohet tė ketė qenė edhe policia e ngritur pranė PS-sė, pėr t`u aktivizuar ditėn e zgjedhjeve, e cila drejtohet nga deputeti socialist, Paulin Sterkaj. Ndėrsa organizimi i mitingut pėrmbyllės tė fushatės elektorale ka marrė dje, miratimin e fundit nga Rama e mbėshtetėsit e tij nė kėtė parti. Mitingu pėrmbyllės i fushatės sė socialistėve parashikohet tė zhvillohet nesėr, nė sheshin “Nėnė Tereza”.

Ndėrsa Rama me njerėzit e tij po pėrfundojnė pėrgatitjet pėr mitingun e madh tė fushatės elektorale tė 18 shkurtit, nė Sarandė, ish-kreu socialist, Fatos Nano, po organizon bashkė me mbėshtetėsit e tij njė miting madhėshtor nė mbėshtetje tė kandidatit socialist nė kėtė bashki, Hysen Hysi. Burime pranė ish-kreut socialist thanė dje se, nė tė njėjtėn orė, kur nė Tiranė zhvillohet mitingu pėrmbyllės i fushatės elektorale nga pesė partitė e opozitės sė bashkuar, Nano do tė jetė nė Sarandė nė mitingun pėrmbyllės tė fushatės elektorale tė PS-sė nė kėtė qytet. Mitingu ėshtė parashikuar tė jetė i pėrmasave gjigante, nė formėn e njė spektakli tė madh, ku pritet tė marrin pjesė kėngėtarė me emėr nga Tirana. Bashkė mė Nanon nė Sarandė pritet tė jenė tė pranishėm edhe disa deputetė socialistė, tė njohur si pėrkrahės tė pėrhershėm tė ish-kreut socialist.

 

Flet pėr TVSH-nė kreu i Misionit Vėzhgues Elektoral, Jorgen Grunnet

 

Tė nisė sa mė shpejt reformimi i kodit

 

Cili ėshtė mesazhi juaj pėr klasėn politike dhe aktorėt e pėrfshirė nė kėtė proces?

 

Duke folur nė emėr tė ODIHR-it, mund t’iu them atyre se prioritet pėr Kuvendin e Shqipėrisė duhet tė jetė vėnia e njė Kodi Zgjedhor, funksional me ndihmėn e ODIHR-it dhe agjencive tė specializuara, eVropiane, gati pėr zgjedhjet e tjera, parlamentare. Ato nuk mund tė zhvillohen mė parė se vera e vitit 2009-tė, pra, dy vjet mė vonė, qė do tė thotė se nuk ka dhe shumė kohė. Dua t’i inkurajoj politikanėt shqiptarė qė tė arrijnė kėtė gjė. Kėto zgjedhje janė vendore dhe tė zgjedhurit nė to nuk kanė pėr detyrė ta bėjnė kėtė gjė.

 

Cili ėshtė mesazhi juaj pėr zgjedhjet e sė dielės?

 

Zgjedhjet duhet tė jenė tė qeta dhe tė rregullta. Tė jetė njė ditė e qetė, zgjedhore , e pasuar nga njė rezultat i pranuar, kur besoni se rezultatet janė tė drejta dhe tė ndershme.

 

Ēfarė po bėn ODIHR-i dhe si do t’i monitorojė kėto zgjedhje?

 

Ne tashmė kemi marrė raportet e 23 vėzhguesve afatgjatė, qė siē e dini kanė njė kohė tė gjatė, mė tė gjatė se ē’e kishim parashikuar qė qėndrojnė nė Shqipėri. Ne presim sonte dhe nesėr vėzhguesit afatshkurtėr qė do tė jenė mė se 200 dhe do tė vijnė fillimisht nga vendet anėtare tė OSBE-sė. Do tė jenė dhe rreth 80 vėzhgues tė tjerė, ballkanikė qė kanė vendosur tė sakrifikojnė tė dielėn e tyre pėr tė monitoruar zgjedhjet nė Shqipėri. Gjithashtu, do tė jetė edhe njė delegacion prej 60 anėtarėsh nga Kėshilli i Evropės dhe Agjencia Speciale pėr Demokracinė Lokale, pėrfaqėsues tė Kongresit tė Autoriteteve Lokale Evropiane etj. Kjo e ēon nė rreth 350, le tė themi 400 numrin e vėzhguesve ndėrkombėtarė dhe unė jam i lumtur qė do tė kem njė numėr tė tillė vėzhguesish nė dispozicion ditėn e zgjedhjeve.

 

Zhveshja nė publik e Ramės, reagojnė OJF-tė rinore dhe shoqata pėr mbrojtjen e grave

 

Parlamenti Rinor, i “dhuron” tė mbathura Ramės nė ditėn e Shėn Valentinit

 

Disa OJF nė vend e kanė dėnuar dje, zhveshjen e Ramės nė publik, duke e konsideruar atė si gjest tė pamoralshėm dhe tė dėnueshėm pėr shoqėrinė. Parlamenti Rinor Shqiptar dje, duke ironizuar veprimin e kryetarit aktual tė bashkisė, ka tentuar t’i dhurojė kėtij fundit njė palė tė mbathura nė ditėn e Shėn Valentinit, si pėr t’i kujtuar se nė njė shoqėri normale, njerėzit rrinė tė veshur dhe nuk ka pse cenohet liriua e tjetrit, se aksh kryetari bashkie apo individi i shkrepet njė ditė tė bukur tė “heqė poturet” nė ambientet publike. Tė njėjtėn gjė ka bėrė dhe shoqata pėr Mbrojtjen e Grave, e cila e ka konsideruar aktin e Ramės si tė turpshėm dhe tė pajustifikueshėm pėr ditėt qė jetojmė. Sipas tyre, ėshtė e papranueshme qė kėto vepra tė kryhen nga njė individ, i cili ka marrė pėrsipėr tė japė shembullin e tij pėrpara njė mase tė madhe njerėzish, tė cilėt i kanė besuar administrimin e qytetit. Nė mbrojtje tė Edi Ramės duket se kanė dalė vetėm disa OJQ periferike, tė cilat janė tė njohura pėr qėndrimet e tyre nė bazė tė interesave tė caktuara, dhe tė dyshmita nė veprimtarinė e tyre. Ironik ėshtė fakti se me ēdo mjet kėto OJQ tė mbėshtetura dhe nga ndonjė media afėr Ramės, kėrkojnė me ēdo kusht tė shfajėsojnė veprimin e kryebashkiakut, i cili pėr ēdo njeri normal, dhe qytetar tė ndershėm tė kėtij vendi ėshtė i dėnueshėm. Nga ana tjetėr, kėto OJQ, vėrtet e quajnė si “liri private ” faktin qė njė kryebashkiak i jep tė drejtėn vetes tė zhvishet pėrpara fėmijėve nė plazhet publike, perėndimore, por asnjėherė s`kanė dalė nė mbrojtje tė qytetarėve, kur kėtyre tė fundit i janė zaptuar si pasojė e lejeve pa kriter tė kryetarit, megjithėse protestat kanė qenė tė pafundme. Krerėt e kėtyre shoqatave e dinė fare mirė se zhveshja nė ambiente publike pėrpara se tė jetė e drejtė private e njė individi, ėshtė nė radhė tė parė cenim i normave dhe rregullave tė vendosura bashkarisht nė njė komunitet, norma, tė cilat janė tė shenjta dhe duhen respektuar dhe se askush s`ka pse tė durojė nė kurriz tekat ekzibicioniste tė asnjė individi, akoma mė keq, kur kėto teka i ka njė kryetar bashkie.

 

Sekretari i Pėrgjithshėm pranon Nanon president

 

Majko: Rama po fitoi bashkinė, jo kryeministėr

 

Sekretari i Pėrgjithshėm socialist, Pandeli Majko, ka deklaruar gjatė emisionit “Opinion” se, nė rast se kryetari i kėsaj partie, Edi Rama, do tė fitojė postin e kryetarit tė bashkisė pėr herė tė tretė, ai nuk do tė mund tė zgjidhet kryeministėr nė rast fitoreje tė mundshme tė zgjedhjeve parlamentare, dy vite mė vonė. Pak ditė mė parė, kryetari socialist shprehu hapur ambiciet e tij pėr t`u bėrė kryeministėr gjatė njė interviste tė dhėnė pėr gazetėn greke “Ta Nea”. Por nuk ėshtė vetėm Majko qė ka kundėrshtuar faktin qė Rama duhet tė largohet pas dy vitesh, nėse fiton bashkinė pėr t`u zgjedhur nė krye tė qeverisė.

Nga ana tjetėr, sekretari socialist ka theksuar se ėshtė i gatshėm qė tė votojė Fatos Nanon pėr president.

 

 

 

 

 

Kandidati demokrat Olldashi promovon kartėn “AL 26”

 

Tė rinjtė, mallra dhe shėrbime me ēmim tė reduktuar

 

Kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Tiranės, Sokol Olldashi, promovoi nė ambientet e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, “Kartėn AL 26”, e cila do tė nisė tė shpėrndahet sė shpejti pas njė nisme tė ndėrmarrė nga Kėshilli Rinor Shqiptar.

Olldashi theksoi se pas dhėnies sė 1000 kartave tė para “AL 26”, ose asaj qė njihet si Karta Evropiane pėr tė rinjtė, do tė mbėshtesė zgjerimin e kėtij shėrbimi nė tė gjitha entet publike tė Tiranės, nė mėnyrė qė tė rinjtė tė pėrfitojnė me ēmim tė reduktuar mallra dhe shėrbime.

“Unė shpresoj qė sė shpejti ky shėrbim do tė arrijė tė zgjerohet dhe ju premtoj se do tė keni tė gjithė angazhimin tim qė mbajtėsit e kartės tė jenė masivisht tė shėrbyer, nė cilėsinė mė tė mirė dhe me shėrbim mė tė mirė nga tė gjitha entet publike tė Tiranės, por edhe nga bizneset e qytetit”, - iu drejtua tė rinjve tė pranishėm nė takim Olldashi, duke shtuar se ky shėrbim ėshtė njė stimulim i mekanizmave tė pėrditshėm tė shėrbimeve pėr brezin e ri tė Tiranės. Olldashi vizitoi edhe Panairin e Konsumatorėve tė Rinj nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės, ku pati mundėsinė tė takohej me tė rinjtė dhe t’iu dhuronte atyre librin e nėnshkruar prej tij “Tirana, ē‘do bėhet”.

Karta Evropiane e tė Rinjve Shqiptarė, “Al 26”, ėshtė njė mekanizėm i huazuar nga praktika e disa vendeve evropiane i vėnė nė zbatim nga Kėshilli Rinor Shqiptar. Disa nga pėrfitimet qė kanė tė rinjtė nga kjo kartė janė ēmime tė reduktuara nė sistemin e shėrbimeve qė sektori i biznesit ofron pėr tė rinjtė, mundėsi tė lehtėsuara udhėtimi dhe turizmi dhe mbėshtetje sociale dhe juridike falas ose me ēmime nėn kosto.

 

Kandidati demokrat prezanton para artistėve programin e tij, kulturor

 

Olldashi: Do riaktivizojmė estradėn

dhe do ketė njė galeri pėr Tiranėn

 

"Unė ju premtoj se njė nga angazhimet e mia mė tė para, do tė jetė dinamizimi i jetės kulturore tė kėtij qyteti. Ky qytet ka artistėt, ky qytet ka publik, pra, duhet qė vetėm bashkia tė luajė rolin e ndėrmjetėsit mes tyre"

 

Kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Tiranės, Sokol Olldashi, zhvilloi takim me artistėt nė Teatrin e Operas dhe Baletit, tė cilėt i siguroi se nėn drejtimin e tij, bashkia do tė angazhohet pėr dinamizimin e jetės kulturore tė kryeqytetit. Sipas tij, Tirana i ka tė gjitha potencialet artistike dhe resurset financiare pėr tė pasur njė jetė tė pasur, kulturore, por ajo qė ka munguar deri tani, ka qenė dėshira e mirė pėr t'i shfrytėzuar kėto potenciale.

"Unė ju premtoj se njė nga angazhimet e mia mė tė para, do tė jetė dinamizimi i jetės kulturore tė kėtij qyteti. Ky qytet ka artistėt, ky qytet ka publik, pra, duhet qė vetėm bashkia tė luajė rolin e ndėrmjetėsit mes tyre", - theksoi Olldashi, qė shtoi se edhe fondet e Bashkisė sė Tiranės janė mė se tė mjaftueshme pėr tė riorganizuar dhe dinamizuar jetėn kulturore tė vakėt tė Tiranės.

"Duhet ta ndryshojmė kėtė gjendje, sepse ekzistojnė mundėsitė dhe potencialet artistike dhe financiare tė bashkisė pėr tė krijuar njė infrastrukturė tė pėrshtatshme. Nuk ėshtė shpenzim i tepėrt, nuk ėshtė as ndonjė kosto e madhe pėr buxhetin e bashkisė, pėr buxhetin prej 100 milionė Eurosh qė bashkia ka ēdo vit nė dispozicion, tė investojė njė tė njėqindėn pėr tė rregulluar tė gjithė infrastrukturėn kulturore tė kryeqytetit", - tha Olldashi, duke shtuar se ka qenė e pafalshme pėr njė ish-ministėr Kulture si Rama, t'i lėrė kryeqytetasit tė kenė njė jetė kulturore, minimale. Sipas Olldashi, tė vetmet qė ofrojnė jetė kulturore nė kryeqytet janė institucionet kombėtare. Kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Tiranės theksoi se nuk mund tė vazhdohet mė nė kėtė gjendje, sepse vetė qyteti i Tiranės duhet tė ofrojė njė jetė kulturore tė larmishme.

"E vetmja ofertė kulturore qė ėshtė sot, nė Tiranė janė ato qė vijnė nga institucionet kombėtare, nga Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri Kombėtar, Teatri i Kukullave dhe Qendra Kulturore e Fėmijėve. Nuk mundet qė e gjithė jeta kulturore e Tiranės tė bazohet vetėm nė kėto institucione", - theksoi Olldashi, duke shtuar se janė njė sėrė institucionesh kulturore nė Tiranė qė kanė nevojė tė riaktivizohen, duke shtuar kėshtu ofertėn kulturore nė kryeqytet. Nė kėtė kuadėr Olldashi theksoi se Estrada e Tiranės ėshtė njė nga institucionet qė ka nevojė tė riaktivizohet, duke pasur njė traditė dhe auditor tė konsoliduar. Gjithashtu, kandidati demokrat hodhi idenė qė Tirana tė kishte njė galeri tė vetėn, e cila jo vetėm do tė dinamizonte ekspozitat, por edhe do tė ruante standardin e Galerisė Kombėtare tė Arteve.

 

 

Njė sektor pėr tė zhvilluar turizmin

 

Nga Sokol Olldashi

 

Do tė diskutojmė pėr Tiranėn turistike, pėr dimensionin turistik qė duhet tė ketė Tirana, pėr burimet qė mund tė shfrytėzohen si resurse turistike tė kryeqytetit dhe pėr mėnyrėn sesi bashkia duhet tė funksionojė pėr t’i shfrytėzuar kėto burime qė ka.  Turizmi ka qenė njė nga mangėsitė e radhės nė Bashkinė e Tiranės, pasi gjithė kėto ditė qė kam diskutuar me qytetarėt e Tiranės kam vėnė nė dukje mungesėn e theksuar tė vizionit qė ka patur bashkia kėto gjashtė vjet pėr fusha tė ndryshme nė kuadėr tė zhvillimit tė qytetit. Turizmi ėshtė padiskutim njė nga dėshtimet e bashkisė, dhe deri mė sot, bashkia nuk ka ende njė sektor tė turizmit qė do tė duhet tė promovonte vlerat turistike tė qytetit tė Tiranės, vlera qė janė tė lidhura me faktin e tė qenurit kryeqytet, zyra qė janė tė lidhura me faktin e tė qenurit qendra mė e madhe, ekonomike nė vend. Kemi njė vend ku vlerat janė tė lidhura me vlerat kulturore tė Tiranės, kemi vlerat e trashėgimisė artizanale tė qytetit, me monumentet e kulturės, me traditėn historike tė kėtij qyteti.

Tirana ka potenciale mjaft tė fuqishme pėr tė zhvilluar turizmin, diēka unė pėrmenda, do tė ishte shkėmbimi i turizmit pėr njerėzit qė vijnė pėr aktivitet ekonomik nė kėtė qytet, turizmi kulturor. Tirana ka njė burim turistik, tė mrekullueshėm. Ėshtė mali i Dajtit. Tirana duhet tė ofrojė dhe pjesėn e unazės qė mund tė tėrheqė njerėz.

Tirana sot, nuk ka njė qendėr pėr informacionet turistike, Bashkia nuk ka shfrytėzuar asnjė rast, qoftė dhe nė panairet e ndryshme qė janė zhvilluar nė qytet pėr tė promovuar vlerat turistike tė Tiranės.

Nė gjashtė vite nuk ėshtė prodhuar asnjė material turistik pėr Tiranėn nga bashkia, nė mėnyrė qė tė shėrbente si guidė qoftė pėr agjencitė turistike qė janė nė qytet, qoftė pėrt agjencitė turistike tė vendeve tė tjera, tė vendeve tė treta qė do tė kishin dėshirė tė kishin njė burim informacioni se ē`ėshtė Tirana, ē’vlera ka ky qytet dhe ēfarė atraksioni turistik mund tė bėnte.

I vetmi atraksion turistik qė mund tė njihet nė faqet e internetit tė bashkisė ėshtė njė hartė, por qė dhe ajo ėshtė publikuar mė 27 janar 2007-tė, pra, as njė muaj mė parė. Edhe ajo ėshtė paraqitur nė anglisht, e pakuptueshme pėr njerėzit dhe kjo tregon se ėshtė njė pėrpjekje shumė e pėrciptė.

Nė strategjinė e zhvillimit qė ne kemi hartuar pėr Tiranėn nė katėr vitet e ardhshme, kemi pėrcaktuar se infrastruktura dhe komunikimi do tė jenė ēėshtje prioritare. Kjo ėshtė e ndėrthurur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me zhvillimin e turizmit nė kėtė qytet.

Nėse pretendojmė tė kemi njė zhvillim turistik tė Tiranės, duhet tė mendojmė dhe pėr njė infrastrukturė komunikimi dhe pjesėn tjetėr tė kėsaj infrastrukture qė lidhet me rrugėt dhe me shėrbime tė tjera, tė ndryshme.

Kemi planifikuar njė akses tė mirė tė informacionit, akses tė mirė tė internetit.

Nė analizėn e 12 sektorėve prioritarė qė do tė duhet tė fokusohet Bashkia e Tiranės nė katėr vitet e ardhshme, Tirana turistike ėshtė studiuar dhe planifikuar nė mėnyrė tė detajuar.

Angazhimet tona, konkrete janė; brenda vitit tė parė do tė ngrihet sektori i turizmit nė bashki, do tė pėrgatitet njė plan i detajuar i masave sesi do tė veprojė bashkia me agjentėt turistikė nė terren, do tė krijohe njė faqe dixhitale e informacionit, e cila nuk do tė jetė e pėrciptė, por e detajuar, nė mėnyrė qė tė pėrfshihet i gjithė informacioni qė do tė duhej pėr agjencitė turistike qė do tė veprojnė.

Do tė nėnshkruhet njė marrėveshje partneriteti me operatorėt turistikė, veēanėrisht duke patur si prioritet operatorėt e turizmit kulturor.

Pėrsa i pėrket viteve tė tjera tė mandatit, synojmė tė zbatojmė tė gjithė planin turistik pėr Tiranėn, duke e shndėrruar bashkinė nė agjenci tė promovimit tė turizmit, duke krijuar efekte pozitive me anė tė projekteve tė tjera qė kanė tė bėjnė me infrastrukturėn pėr pėrmirėsimin e kushteve tė pėrgjithshme tė infrastrukturės si rrugėt, gjelbėrimi, dhe parametrat e tjerė qė pėrbėjnė cilėsinė e jetės nė njė qytet tė madh.

Ajo qė ne presim ėshtė dyfishimi i numrit tė turistėve brenda mandatit 4-vjeēar. Sigurisht, do tė duhen dhe plane pėr ture turistike dhe itinerare pėr vizitorėt. Program me Dajtin pėr turizmin alpin. Vizita tė organizuara nė biznes pėr njė mundėsi tė shkėmbimit ekonomik.

Janė piketat kryesore pėr njė Tiranė turistike. Sot, asnjė gjė nuk ėshtė bėrė dhe zhvillimi ėshtė produkt i aftėsisė sė iniciativės sė lirė. Mundemi nė 4 vjet tė pėrmirėsojmė ndjeshėm situatėn dhe ta bėjmė Tiranėn njė mundėsi tė tė qenit qytet atraktiv, qė tė ofrojė kulturė, trashėgimi, biznes, jetė kulturore, jetė nate dhe gjithēka qė njė vizitor kėrkon nga njė qytet.

 

Bert Braun, Drejtor pėr Ēėshtjet e Evropės Juglindore nė Kėshillin e Sigurisė Kombėtare tė SHBA-sė jep vlerėsimet

 

Qeveria amerikane: Olldashi, ministri mė

i suksesshėm nė vitet e demokracisė nė Shqipėri

 

Bert Braun, Drejtor pėr Ēėshtjet e Evropės Juglindore nė Kėshillin e Sigurisė Kombėtare tė SHBA-sė, vlerėson Sokol Olldashi si ministrin e Brendshėm mė tė suksesshėm nė tė gjithė vitet e demokracisė dhe thekson se pėr Shqipėrinė dhe qeverinė e saj, ėshtė shumė e rėndėsishme qė Ministria e Brendshme tė vazhdojė tė drejtohet me kėtė pėrkushtim dhe profesionalizėm.

Bert Braun shpreh konsiderata tė larta pėr punėn e Sokol Olldashit si ministėr i Brendshėm dhe vlerėson me nota shumė pozitive aktivitetin e tij, veēanėrisht: nė drejtim tė thellimit tė reformave nė Ministrinė e Brendshme; nė drejtim tė rritjes sė performancės sė Ministrisė sė Brendshme dhe institucioneve qė varen prej saj; nė rezultatet e luftės kundėr krimit nė pėrgjithėsi e veēanėrisht ndaj krimit tė organizuar; nė bashkėpunimin e frytshėm dhe efektiv me institucionet e specializuara pėr rritjet e sigurisė nė vend dhe rajon.

Ky vlerėsim i ėshtė pėrcjellė ambasadorit tonė nė SHBA, Aleksandėr Sallabanda, qė zhvilloi mė 12 dhjetor 2006-tė njė takim pune nė selinė e ambasadės me Bert Braun pėr situatėn parazgjedhore nė Shqipėri.

Gjatė kėtij takimi, Braun u njoftua prej ambasadorit se ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi, ėshtė zgjedhur nga Partia Demokratike dhe koalicioni qeverisės si kandidat pėr kryetar bashkie, pėrgjegjėsi qė e detyronte atė tė jepte dorėheqjen si ministėr i Brendshėm dhė rrjedhimisht, nuk mund tė merrte pjesė nė kėtė takim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

 

Qeveria ka vendosur tė trajtojė nė mėnyrė tė veēantė punonjėsit e minierave qė s’janė mė nė punė

 

 

Vendimi, 5 200 punonjės tė minierave do tė marrin nga 5 800 lekė nė muaj

 

Sipas projektligjit, punonjėsit duhet tė kenė punuar nė miniera, jo mė pak se 11 vjet e gjysmė nė nėntokė si dhe tė kenė njė periudhė sigurimi, jo mė pak se 23 vjet, nė rastet kur nuk ushtrojnė veprimtari ekonomike trajtohen me pėrfitim

 

Tė gjithė punonjėsit e minierave do ta rimarrin trajtimin e veēantė tė punės sė nėntokės, nėse nuk merren mė me punė private. Kėshilli i Ministrave ka marrė vendimin nė mbledhjen e fundit pėr ripėrfshirjen e rreth 5 200 punonjėsve nė skemėn e kontributeve pėr pensione. Tashmė, projektligji kaloi pėr miratim nė qeveri dhe pėrmban njė shtesė pėr trajtim tė veēantė tė punonjėsve qė kanė punuar nė miniera, nėntokė. Sipas projektligjit, punonjėsit duhet tė kenė punuar nė miniera, jo mė pak se 11 vjet e gjysmė, nė nėntokė, si dhe tė kenė njė periudhė sigurimi, jo mė pak se 23 vjet dhe nė rastet kur nuk ushtrojnė veprimtari ekonomike trajtohen me pėrfitim. Specialistet e ISSH-sė sqaruan se ky projektligj ka ardhur si pasojė e kėrkesave tė vazhdueshme pėr ēėshtjen e ndėrprerjes sė trajtimit tė veēantė tė minatorėve dhe nga pėrfaqėsuesit e sindikatės sė minatorėve nė Kėshillin Administrativ tė ISSH-sė, pėr shkak punėsimi ose vetėpunėsimi dhe mosrikthimi mė nė skemė edhe pse kanė ndėrprerė aktivitetin ekonomik. Pra, 5 200 punonjės tė minierave do tė pėrfitojnė nga 5 800 lekė nė muaj. Pėrfitimet do tė rriten ose indeksohen sa herė nė atė masė qė rriten ose indeksohen pensionet e pleqėrisė nga sigurimi i detyrueshėm shoqėror. Madje, edhe ata qė nuk kanė pasur mundėsi tė tėrheqin pėrfitimet, mund t’i marrin nė ēdo kohė, por jo mė shumė se pėr 1 vit. “E drejta pėr tė kėrkuar shumat e marra tepėr gjatė njė viti ushtrohet jo mė vonė se 3 vjet nga marrja e tyre, por jo mė vonė se 6 muaj nga data e konstatimit dhe masa e ndalesės pėr ēdo muaj ėshtė 20 pėr qind e kėstit mujor tė trajtimit tė veēantė”, thuhet nė projektligj. Periudha e pėrfitimit tė trajtimit tė veēantė, duke filluar nga data 16.12.2000 e nė vazhdim, njihet periudhė sigurimi pėr efekt pensioni pleqėrie, invaliditeti e familjar nga skema e sigurimit tė detyrueshėm shoqėror. Mungesa e njė klauzole nė ligj, pėr rastet pas ndėrprerjes sė aktivitetit ekonomik, ka bėrė qė specialistėt e ISSH-sė tė propozojnė nė kėtė projektligj qė kėstet mujore tė trajtimit tė veēantė tė ndėrpriten pėr aq kohė sa personi pėrfiton tė ardhura nga veprimtaria ekonomike si i punėsuar ose i vetėpunėsuar. Pėrjashtim bėn vetėm nė rastet e veprimtarisė ekonomike si tė vetėpunėsuar nė bujqėsi e blegtori.

 

 

Sigurimet shoqėrore, tė ardhurat rriten me 31 milionė USD

 

 

Tė ardhurat nga sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore gjatė vitit 2006 u rriten me 3.1 miliardė lekė, ose 31 milionė dollarė, krahasuar me vitin 2005.   Sipas tė dhėnave tė publikuara nga Ministria e Financave, tė ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, qė pėrbėn njė nga taksat ku ulja ishte mė e madhe me 30 %, u rritėn me 3.1 miliardė lekė mė shumė, nė krahasim me njė vit mė parė ose me 9 % mė shumė tė tė ardhurave nga kjo taksė nė krahasim me 2005-ėn. Specialistė tė financave publike shpjegoinė se edhe pse kemi njė ulje me 1/3 tė vėllimit total tė kėsaj takse, kemi njė rritje prej 9 % tė tė ardhurave nė buxhetin e shtetit. Po ashtu, edhe tė ardhurat nga taksat doganore janė rritur me 3 % nė vitin 2006, nė krahasim me vitin 2005. Burime zyrtare tė Ministrisė sė Financave bėnė tė ditur se, nga 6.3 % qė ka qenė nė fund tė vitit 2005, niveli i taksimit mesatar nė doganė ka zbritur nė 5.5 % nė fund tė vitit 2006. Por sipas tė dhėnave tė publikuara, gjatė vitit 2006 ka njėkohėsisht njė rritje tė tė ardhurave. Specialistė tė financave bėnė tė ditur se, kjo dėshmon njė pėrmirėsim nė administrim, njė ulje tė evazionit fiskal nė dogana dhe ulje tė kontrabandės.

 

 

 

Reshjet kanė rritur nivelin e Fierzės dhe kanė bėrė qė kriza tė tejkalohet

 

 

Prodhimi vendas i energjisė arrin nė 10 milionė kW/h

 

 

Reshjet e ditėve tė fundit kanė pėrmirėsuar situatėn hidrike tė vendit, ēka ka ndikuar nė njė furnizim mė tė qėndrueshėm nga prodhimi vendas. Megjithatė, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bėn tė ditur se ėshtė duke vazhduar tė importojė nė nivele maksimale pėr tė garantuar furnizimin konstant tė qytetarėve. Sipas korporatės, pėrmirėsimi i situatės hidrike nė vend, si dhe mbajtja nė mėnyrė konstante e importit nė nivelet maksimale tė lejueshme nga rrjeti, si dhe sigurimi i importit edhe pėr periudhėn nė vazhdim kanė bėrė qė vendi tė tejkalojė krizėn energjitike. Gjithashtu, korporata bėn tė ditur se nė ditėt e fundit ka pėrshtatur strukturėn e importit me dinamikėn e konjukturave tė tregut tė energjisė. Nė lidhje me kėtė, KESH-i ka ndėrprerė kontratėn e importit pėr muajin shkurt nga shoqėria italiane “AEM Group”. Sipas KESH-it, kjo gjė ėshtė bėrė nė zbatim tė udhėzimeve tė nxjerra nga Grupi i Emergjencės, i ngritur prane Ministrisė sė Ekonomisė pėr manaxhimin e situatės energjitike nė vend si dhe nė mirėkuptim tė plotė me vetė kompaninė italiane. Me kompaninė “AEM Group”, KESH-i ka lidhur mė parė, nė muajt dhjetor-janar, njė kontratė, e cila ėshtė respektuar plotėsisht nga palėt. Aktualisht, ka filluar tė importohet energji nga shoqėria serbe “Rudnap”, e cila ėshtė kompania mė e fundit qė ka ofruar energji pėr Shqipėrinė. Kjo shoqėri ėshtė duke realizuar furnizimin me energji elektrike nėpėrmjet shoqėrisė rumune “EZPADA”. Ndėrprerja e kontratės me kompaninė italiane AEM dhe lidhja e kontratės me kompaninė “Rudnap”, sipas korporatės bėhet pėr arsye tė ēmimit mė tė lirė qė ofron kompania serbe. Ēmimi i energjisė i ofruar nga kjo shoqėri ėshtė rreth 6 euro mė i ulėt se sa ai i shoqėrisė italiane. Pjesa tjetėr e energjisė sė importuar vazhdon tė furnizohet normalisht nga tė njėjtėt operatorė sipas kontratave tė lidhura nga KESH-i. Aktualisht, importi nė vend vazdon tė jetė nė maksimumin e mundshėm qė lejon rrjeti i transmetimit nė Shqipėri, duke ofruar pėr konsumatorėt njė sasi prej 11.7 milion kW/h energji elektrike nė ditė. Kontratat e lidhura nga KESH-i kanė bėrė qė tė sigurohet energjia e importit pėr muajt nė vazhdim. Korporata ėshtė duke importuar energji nga rreth 15 kompani tė ndryshme tė huaja. Ndėrkohė qė, prodhimi nė vend ėshtė ruajtur nė nivelin e rreth 10 milion kW/h nė ditė, nė mėnyrė qė tė ruhen rezervat hidrike. Nė kėtė mėnyrė, aktualisht janė duke u shpėrndarė pėr konsumatorėt mbi 21 milion kW/h energji nė ditė, gjė qė pėrballon nė njė masė tė konsiderueshme nevojat e konsumit. Nga ana tjetėr, zbutja e motit ka bėrė qė ky konsum tė bjerė, duke u bėrė mė i pėrballueshėm pėr KESH-in. Sipas tė dhėnave, nevojat e konsumit nė ditė mė tė ftohta tė vitit shkojnė deri nė 24 milion kW/h nė ditė. Reshjet e rėna gjatė kėtyre ditėve kanė krijuar mundėsi pėr tė manaxhuar rezervat dhe pėr tė siguruar energjinė pėr gjithė vitin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

Gjykata e kryeqytetit jep masėn e sigurisė pėr vrasėsin e gruas, me probleme tė rėnda mendore

 

Osmani, shtrim i detyruar nė spital

 

Prokuroria: Ishte shtruar dy herė nė spitalin psikiatrik dhe kishte qenė agresiv me tė gjithė familjen 

 

Ėshtė shtruar me urdhrin e gjykatės nė spitalin psikiatrik vrasėsi i bashkėshortes, Saba Osmani. Dje, gjykata e kryeqytetit ka shqyrtuar kėrkesėn e prokurorit tė ēėshtjes pėr tė caktuar masėn e sigurisė pėr personin, i cili dy ditėt pas arrestimit ka shfaqur probleme tė rėnda tė shėndetit mendor. Ndėrsa, nė argumentet e prokurorit tė ēėshtjes, mėsohet se ky shtetas kishte mė shumė se 5 vite qė vuante nga tė tilla probleme dhe ka qenė agresiv me familjarėt e tij pėrgjatė gjithė kėtyre viteve. Ndėrsa, Osmani ėshtė shtruar nė spitalin psikiatrik tė kryeqytetit dy herė, me simptoma shumė tė rėnda dhe ėshtė lėnė sėrisht i lirė deri sa, tri ditė mė parė, ka mundur tė vrasė edhe gruan e tij 30-vjeēare nė njėrėn prej krizave tė tij nervore. Gjykata, pasi ka parė edhe raportin e pėrpiluar nga mjekėt ligjorė ka vendosur qė ky shtetas tė shtrohet me detyrim nė spitalin psikiatrik, ndėrsa lirimi i tij nga spitali pritet qė tė bėhet nga njė vendim i dytė i dhėnė nga kjo gjykatė.

Akuza

Saba Osmani akuzohet se, tri ditė mė parė ka qėlluar pėr vdekje bashėshorten e tij 4 herė me thikė, duke e lėnė tė vdekur nė vend. Ndėrsa nga raporti mjeko-ligjor thuhet se gruaja 30-vjeēare ka gjetur vdekjen nga gjakderdhja. Sipas rindėrtimit tė minutave tė fundit tė ngjarjes, thuhet se ēifti banonte nė katin e parė tė pallatit 183 qė ndodhet nė rrugėn “Ali Demi”. Dy fėmijėt ishin nė gjumė, ndėrsa ēifti vazhdonte tė grindej. Nga dėshmia qė ka dhėnė vetė i arrestuari para oficerėve tė policisė gjyqėsore mėsohet se sherri kishte zgjatur pėr rreth dy orė me radhė. I ndikuar nga sasia e shumtė e alkoolit qė kishte konsumuar, por i ndodhur edhe nė njė gjendje tė vazhdueshme depresive, 41-vjeēari nuk ka ngurruar t’ia ngulė thikėn 4 herė tė shoqes. Goditjet, sipas mjekėsisė ligjore janė marrė nė gjoks e bark, ndėrsa thika e fundit i ėshtė ngulur nė zemėr, pa i dhėnė asnjė sekondė jetė mė tepėr. Pasi ka parė pellgun e gjakut, teksa pėrhapej nė dysheme, Saba Osmani ka shkuar afėr sirtarit ku mbante ilaēet e tij kundėr depresionit, paracetamolėve dhe disa qetėsuesve tė tjerė, duke i gėlltitur menjėherė. Policia e gjeti tė shtrirė dhe menjėherė i vuri prangat, si autorin e kėsaj ngjarjeje. E shoqja nuk pati mundėsi pėr mbijetesė, pasi kishte ndėrruar jetė nė ēastin kur erdhėn forcat e policisė.  Ēifti kishte dy fėmijė dhe bėnin njė jetė normale deri 5 vjet mė parė, kur Saba Osmani filloi tė shfaqte ērregullime mendore. Vitet e fundit, jeta e tyre kishte filluar tė degradonte nė sherre pafund e sidomos pas periudhės, kur 41-vjeēari iu ishte nėnshtruar kurimeve intensive nė spital, pėr tė stabilizuar gjendjen e tij psikike.

 

 

 

 

 

 

Alban Pojani u arrestua tė dielėn me akuzėn e shkatėrrimit tė pronės

 

Lihet i lirė i dyshuari pėr vėnien e tritolit

 

 

“Detyrim paraqitje” ėshtė masa qė ka dhėnė Gjykata e Tiranės, pėr shtetasin Alban Pojani, i cili u arrestua ditėn e dielė. Masa ėshtė marrė, pasi ndaj tij, prokuroria kishte ngritur akuzėn e vendosjes sė njė sasie lėnde plasėse nė njė dyqan nė Tiranė. Vendimi u dha gjatė ditės sė djeshme nga gjyqtarja Rezarta Vigani, pas kėrkesės sė paraqitur nga pėrfaqėsuesi i Prokurorisė sė Tiranės, Blerim Tominaj. Ndėrkohė, Alban Pojani ka mohuar akuzėn e ngritur ndaj tij. Ai u arrestua dy ditė mė parė nga forcat e komisariatit Nr.2 tė policisė, pasi dyshohet si autor i vendosjes sė njė sasie lėnde plasėse nė njė dyqan te rruga e Kavajės. Sipas tė dhėnave tė para nga policia u bė e ditur se njė shkak i shpėrthimit ka qenė konkurrenca. Policia deklaroi se e ka arrestuar autorin e kėsaj ngjarjeje, ndėrsa nga shpėrthimi nuk ka pasur persona tė dėmtuar, pėrveēse u regjistruan disa dėme materiale. Nga burime tė policisė mėsohet se nė deklaratėn e tij, i arrestuari Alban Pojani, 36 vjeē, nga Tirana, ka pėrmendur disa konflikte qė ka pasur me pronarin e lokalit tė dėmtuar. Shuma e dėmit llogaritet tė jetė rreth 75 milionė lekė, ndėrsa ėshtė shoqėruar edhe vėllai i autorit. Pronari i dyqanit, Avjetan Demollari, i ka pohuar grindjet me Pojanin, pėr shkak tė konkurrencės, meqė tė dy i kishin dyqanet afėr dhe tregtonin tė njėjtat mallra, ku pėrfshiheshin pajisje elektrike. Siē njoftuan burimet zyrtare tė policisė, ngjarja ka ndodhur rreth orės 03:00 duke u gdhirė ditėn e dielė. Nga shpėrthimi ėshtė dėmtuar me lėndė plasėse dyqani me pajisje elektronike “Amerikan Shop”, i cili ndodhet nė rrugėn e Kavajės. Me tė marrė njoftimin nė lidhje me ngjarjen, nga ana e forcave tė komisariatit Nr.2 ėshtė ngritur grupi hetimor pėr dokumentimin ligjor tė ngjarjes dhe identifikimin e autorėve tė saj. Nga kryerja e veprimeve hetimore nė vendngjarje ka rezultuar se lėnda plasėse ka qenė e vendosur nė pjesėn e jashtme tė dyqanit.

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

 

Analistė tė pėrkryer, ndėrsa pionerė, asnjėherė...

 

Ilir Levonja

 

Publikimi i disa fotove nudo nga e kaluara jo fort e largėt e kryesocialistit, E. Rama, nė gazetėn "Sot", ka turbulluar me tė drejė opinionin publik, shqiptar, pėr shumė e shumė arsye. Po ajo mė kryesorja, qėndron nė faktin se E. Rama ėshtė lideri i njė prej forcave mė kryesore nė jetėn politike tė vendit, pra, njė figurė tepėr e rėndėsishme. Kėshtu qė ndjeshmėria publike mbi tė kaluarėn apo tė tashmen e tij, ėshtė mė se e justifikueshme. Mė bėri pėrshtypje, reagimi i dhjetėra e dhjetėra lexuesve shqiptarė nė botė, nė lidhje me njė shkrim tė studiuesit Ardian Klosi, nė faqen elektronike tė gazetės "Shekulli" tė datės 12. 02. 2007-tė. Midis tė tjerave, ata kundėrshtonin me forcė argumentet e zotit Klosi, i cili, si gjithmonė ėshtė pėrpjekur t'i dalė nė mbrojte E. Rames, sepse pėr shqiptarin miku i vėrtetė nė ditė tė vėshtira njihet. (Njė nga tiparet dalluese tė identitetit tonė.) Dhe ndodh shpesh qė, pėr efekt tė aftėsisė profesionale, elokuencės, gjoja keqardhjes pėr keqinterpretimin qė i bėjmė gjėrave, duke qenė se tė tjerėt janė "injorantė", tė arrihet njė lloj kourumi i opinionit pėr tė shpėtuar protagonistin nga situata. Ėshtė njėsoj si me thėnė se vetėm faė aftėsisė shprehimore dhe bagazhit intelektual, edhe pse nuk kanė tė drejtė, kėta njerėz janė aq tė zotė sa tė ta mbushin mendjen. Kjo gjė po ndodh edhe sot, nė Shqiperi, kėtė pėrmbajtje ka edhe shkrimi "Turpi i mediave dhe i shtypit" i Ardian Klosit. Ndėrkaq, opinionet janė nga mė tė ndryshmet, reagimet vazhdojnė dhe analiza tė tjera po vijojnė.

 Siē e thashė edhe mė sipėr, falė elokuencės studiuesi Klosi arrin tė krijojė njė situatė tė tillė, ku tė krijohet pėrshtypja se figura mė madhore e qytetarisė apo e progresit, E. Rama, po bėhet viktimė e intrigave politike dhe e prapambetjes shoqėrore,shqiptare. Pėrqasjet e tij me delegacionin shqiptar nė kopshtin e Frankfurtit dhe tė shqiptarit qė rrahu gjermanin, sepse po lahej lakuriq, tė cilit Klosi i ka shėrbyer si pėrkthyes nė gjyq, nuk janė asgjė tjetėr veēse tentativa tė tipit tė mėsipėrm. Sepse, tė dalėsh lakuriq, tė pozosh nudo, e tė tjera gjėra si kėto, qenkan qytetari. Madje, njė tjetėr analist si Skėnder Minxhozi, sot, mė 13. 02. 2007-tė, nė gazetėn "Panorama" e konsideron mė se normale mosfshehjen e lakuriqėsisė, ashtu si Shpėtim Nazarko nė "ABC" pretendon se ato foto janė njė tregues i suksesit tė Ramės, etj. Pėrfundimisht, karakterizojnė devijimin e rolit tė intelektualit nga misioni i tij, shkėputjen nga ndjesia popullore, e pėr mė tepėr, vazhdojnė tė prodhojnė hipokrizi. Nuk dua tė mendoj se ēfarė do tė shkruanin pikėrisht kėta analistė, shto pastaj edhe Andrea Stefanin, i cili nuk e njeh paragrafin, apo Mustafa Nanon, nėse njė nga eksponentet e PD-sė do tė ishte gjetur nė pozita tė tilla. Nuk dua ta mendoj, sepse po pėrpiqem tė respektoj prirjen pėr tė qenė i pavaruar, prirjen pėr tė mos bėrė dallim rrėnjėsor e anormal nga ndjesia e popullit tim, prirjen pėr tė racionalizuar pėrfundimisht idenė se familja ėshte gjėja mė e rėndėsishme pėr jetėn, njerėzimin dhe shoqėrinė.

 Sociologjisht, ne bėjmė analistin e pėrkryer, ndėrsa pionerin asnjėherė. Domethėnė qė, do tė isha kurioz se, cili prej kėtyre burrave qė flasin pėr qytetari, civilizim, ka kurajėn e tė shkojė nė plazh e tė bėjė banjė nudo, me gruan, motrėn, vajzėn, djalin? Pėrgjigjja ėshtė e menjėhershme, asnjėri prej tyre. Kėshtu qė, do tė ishte e kotė pėrpjekja pėr tė mbrojtur njė ide apo njė nismė.

 Ajo qė po ndodh sot, nė Tiranė, normalisht tė jep pėrshtypjen e njė shantazhi, madje, tė njė strategjie tepėr tė stėrholluar. Me E. Ramėn, lufta e lobinjgjeve po bėhet duke paralelizuar edhe vetė politikėn. Ndoshta mė mirė nga kushdo, kėtė mund ta ketė kuptuar edhe vetė Rama, i cili di tė mos lėshohet kollaj. Nė fund tė fundit, tė gjitha gjasat tė ēojnė mė shumė drejt njė shantazhi brenda llojit, sesa njė shantazhi frontal. Ardhja nė politike e Ramės, duke marrė postin e Ministrisė sė Kulturės nga Arta Dade mė 1999-tėn, u pa si njė risi, pėr faktin se, pas njė atmosfere tė trishtė nga`97-ta, ngjyrat e fasadave tė tij dukej se po jepnin shpresė. Po dalngadalė, gjėrat po ndryshonin, risia po kthehej nė kėrcėnim, derisa njė ditė rezultoi vėrtet si e tillė. Pra, kur pritej ardhja e njė njeriu, i cili i jepte frymėmarrje jetės politike njė prej forcave mė tė rėndėsishme, duke e reformuar atė nga kulti i individit, mendėsia e unit dominues, ndjesia e bejllekut, kur thote A. Meksi, erdhi pikėrisht ai qė fuqizoi mė shume kėto. Dita-ditės, nė zona tė ndryshme tė vendit, njerėzit me tė cilėt PS-ja fitoi dhe drejtoi shtetin, pushtetet vendore e politikat e tjera, qeverisese sot, kanė dalė tė pavarur, madje, kundėr kryetarit tė saj, kundėr aleancave dhe koalicionit qė ai drejton. Formula e xhaketave tė kthyera, e kryetarit tė ri, rezultoi nė njė epidemi shpėrbėrjeje dhe jo nė njė reformė.

 Pavarėsisht numrit aktual nė organin e ligjbėrjes pėr nga revanshi dhe, nėse glorifikimi i Ramės do tė vazhdojė nė kėto linja, shumė shpejt PS-ja ka pėr tė qenė satelit i LSI-sė. Dalja paralele e Nanos, e cila vazhdon tė sfidohet nga koalicioni i majtė e, nėse nuk gjendet konsensusi jo i sforcuar pėr kandidaturėn e tij nė postin e presidentit, pa diskutim qė do tė kemi njė LSI tė dytė verėn e 2007-tės. Mos edhe, miniparti lokale me tipare radikale dhe elemente qė do tė vazhdonin tė pillnin qeverisje tė sforcuara. Nė kėto kushte, karreria politike e Ramės nuk do mund tė mbahet mė me akuza ndaj pozitės pėr shantazhe me foto nudo.

Pastaj, pėr rastin konkret, ka dhe njė ekuivok tė madh me opinionin. Pėrpara gazetės "Sot", fotot nudo tė E. Rames i ka botuar revista kroate "Fokus" disa javė mė parė, po kėshtu, edhe njė e pėrditshme tjetėr nė Bosnjė-Hercegovinė.

 

 

 

 

 

Kostumi i padukshėm i kryetarit

Resmi Hibraj

 

Reputacioni politik i Rames po bie dita-dites dhe kjo rėnie i ngjan njė orteku qė fiton shpejtėsi bashkė me masėn, duke marrė me vete gjithēka qė i del pėrpara. Kampi opozitar ėshtė nė panik tek po sheh me nervozizėm diskreditimin publik tė figures sė liderit tė tij. Dhe kanė tė drejtė tė bėhen nervozė tė majtėt, sepse humbja e Ramės mė 18 shkurt do ta zhytė nė krizė edhe mė tė thellė opozitėn.

Prandaj, e majta shqiptare ka nisur fushatėn alarmante pėr t`i gjetur kryetarit Rama njė kostum politik qė t`i mbulojė lakuriqėsinė publike, nė tė cilėn gjendet prej kohesh. Dhe kėtu nuk bėhet fjalė thjesht pėr fotot nudo nė njė plazh publik, edhe pse ato nė vetvete pėrbėjnė njė provė tė pakundėrshtueshme tė degjenerimit moral tė figurės kryesore, politike tė opozitės, njekohėsisht edhe kryetar i bashkisė se kryeqytetit tonė. Kėto foto janė dėshmi e aftėsisė sė varfėr, gjykuese tė Ramės dhe e papėrgjegjshmėrisė sė tij si qytetar e akoma me keq, si figurė publike. Njė sjellje e tillė, skandaloze e Ramės tregon se atij i mungojnė normat mė tė thjeshta tė kulturės dhe etikės, qė janė tė domosdoshme pėr njė politikan qė pretendon tė marrė mbi supe pėrgjegjėsi madhore, lokale e kombėtare. Njė figurė politike, ndryshe nga njė aktor apo kėngėtar, ka mbi supe pėrgjegjėsinė e tė qenit figurė referuese dhe njė nga detyrat qė mbart ky rol ėshtė projektimi i vlerave dhe normave qytetare e familjare.

Megjithatė, kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr lakuriqėsine fizike tė Rames. Akoma mė tragjike ėshtė lakuriqėsia e tij, morale. Rama nuk ėshtė dalluar asnjėherė si njė individ i balancuar nė gjykim dhe qė misheron virtytet apo thjesht tiparet e njė lideri. Ngado e shohim duke ngritur zėrin, duke fyer pėrfaqėsues tė medias, kolegė e vartės tė tij, apo edhe qytetarė tė thjeshtė me tonin e tij, arrogant e cinik. Rama e ka harruar B   ashkinė e Tiranės, qė nga dita kur u ngjit nė postin e kryetarit tė partisė, ai ka abuzuar me besimin e qytetarėve tė Tiranės qė i besuan frenat e drejtimit pėr dy mandate me radhė. Pas makiazhit mashtrues qė i bėri pallateve dhe rrugėve tė Tiranės fshihen probleme madhore tė qarkullimit, ujit, rregullimit tė territorit dhe politikės favorizuese lidhur me lejet e ndėrtimit. Tė gjitha premtimet mahnitėse qė Rama ka shpalosur gjatė fushatės elektorale iu deshen plot dy mandate pėr t`i neglizhuar dhe nuk mund tė akuzojė ekzekutivin pėr sabotim, sepse gjatė pjesės dėrrmuese tė mandatit tė tij, socialistėt gėzuan pushtetin.

Fatkeqėsisht pėr Ramėn, fushata elektorale nuk ėshtė thjesht podiumi, ku shpalosen me konfidencė tė pashtershme premtime marramendėse dhe ku rrihet gjoksi pėr sukseset e arritura. Kjo kohė ėshtė edhe koha e gjykimit tė pashembullt dhe njė analizė therrėse e kandidatėve, si nė rrafshin profesional, edhe nė atė personal. Rama dhe socialistėt gjenden nė pozicionin e vėshtirė tė mbrojtėsit, ata qė normalisht i kemi parė tė jenė agresivė e tė akuzojnė pamėshirshėm kundėrshtarėt e tyre, politike. Rama, strategu i luftės politike, denigruese, personale, e gjen veten tė akuzuar kėtė radhė  dhe pa shumė kohė nė dispozicion pėr tė riparuar dėmin e shkaktuar. Socialistėt dhe aleatet janė gjendur nė befasi nga skandali i nudizmit tė kryetarit dhe reagimi i tyre, fillestar ishte i plogėsht. Ky skandal nuk mund tė ndodhte nė njė kohė mė tė keqe pėr socialistėt. Kanė mbetur vetėm disa ditė deri mė 18 shkurt dhe kjo ėshtė kohė e pamjaftueshme pėr t`u hedhur nė ofensivė. Imazhi i fotove nudo tė Ramės duket se do t`i shoqėrojė votuesit deri nė momentin final. Duke qenė tė vetėdijshėm pėr rrezikun qė i kanoset Ramės, tė majtėt filluan fushatėn qė synon gjetjen e njė kostumi, i cili do tė mbulojė lakuriqėsinė politike tė Ramės. Rama akuzoi opozitėn pėr montazh, akuzė sė cilės i mungon fuqia argumentuese, duke pasur parasysh origjinėn e fotografive. Meta nuk arriti tė bėjė mė shumė sesa njė deklarate, naive se gjoja dalja nudo e Rames pėrligjet me filozofinė moderne, perėndimore, qė ushqen kryetari. Sipas logjikės sė Metės, duhet qė tė gjithė parlamentarėt modernistė, evropianė tė dalin nudo nėpėr plazhe. Deklarata e Metės sjell nė skenėn e politikės shqiptare njė dimension tė ri tė “modernizmit evropian” .

Mė tutje, Rama iu kthye miqve tė tij, besnike e tė fuqishėm tė medias sė majtė, duke mbushur faqe tė tėra me belbėzime mjerane gazetaresh mercenarė, qė duke qenė tė paaftė pėr tė justifikuar skandalin e Ramės, iu rikthyen edhe njėherė pretendimeve tė vjetra se mazhoranca po bėn luftė politike, denigruese. Madje, njė nga kėta gazetarė-mercenarė nė faqet e gazetės “Shekulli”, Arben Rrozhani, ishte tronditur aq shume nga sikleti qė po pėrjeton kryetari i tij, sa arriti pas njė nate pa gjumė tė shkruajė disa paragrafe qė janė vėrtet jo shumė koherente e me merita logjike, por qė e bėjnė punėn e tyre, duke mbrojtur kryetarin lakuriq. Rrozhani nė ethet e tij, krijuese arrin aq sa lakuriqėsinė e Ramės kėrkon t’ia transferoje Berishės. Njė lėvizje e tillė mund tė ketė vlera simbolike,letrare, por ėshtė dėshtake nė misionin e saj pėr tė ridrejtuar vėmendjen e publikut larg skandalit tė Ramės.

Socialistėt kanė shumė pak kohė nė dispozicion pėr ta bindur publikun se kryetari i tyre, megjithėse krejtėsisht i zhveshur ndaj publikut, mbart nė vetvete edhe virtyte tė padukshme qė do t`i vėrė nė shėrbim tė Tiranės, ne rast se fiton njė mandat tė tretė. Rama ka nevoje urgjente pėr tė maskuar lakuriqėsinė e tij, politike dhe do tė duhet shumė mė tepėr sesa faqet e gazetave tė majta pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.

 

 

Kthim ne identitet

 

Abdulla Diku*

 

Nuk e dija dhe nuk kisha dėgjuar ndonjėherė, qė tė zhvishesh nė njė plazh publik qenka jo moral, por kryemoralitet. Nuk e di, pėrse ne, si shqiptarė qė jemi, nuk dallojme dot normalen nga anormalja. Ne themi tė afrohemi e tė bashkohemi me botėn e qytetėruar, por nuk e dimė ēdo tė thotė qytetėrim. Tė paktėn teorikisht, ne e dime qė bota e qytetėruar personalitetin e njeriut e vlerėson shumė. Ne themi dhe bėjmė tė kundėrtėn. Pėr ne, njė familjar i mirė nuk ėshtė asgjė, ndėrsa njė njeri qė nuk e ka pėr gjė tė dalė fare lakuriq nė njė ambient publik, ky po, ky ėshtė mishėrimi i evropianit e kaluar atij.

Ē’bėhet kėshtu me mendjen tonė, qė jo vetėm qė ėshtė shekuj larg Evropės, por ėshtė dhe shumė anash saj, pra, nuk jemi nė linjė fare.

Mendoni pak se ē’do kish ndodhur nė politikat e shteteve evropiane. Sa ministra kanė dhėnė dorėheqjen e janė larguar nga politika, vetėm se janė pėrfolur pėr gjeste tė ngjashme. E mbani mend tėrmetin nė politikėn amerikane dhe se fundi nė atė angleze pėr kėsi lloj sjelljesh? Po si mundet qė kėto gjėra vetėm ne shqiptaret i quajmė tė drejta?

Unė jam kundėr cenimit tė jetės private, por jeta private nuk ėshtė dalja lakuriq nė njė plazh publik. Askush nuk i ka bėrė foto Rames, nė shtėpinė e tij apo nė oborrin e tij. Ai ka dalė nė mes tė njė plazhi, dhe nuk e ka pėr gjė tė thotė qė ishte ashtu lakuriq, pasi shoqėrohej nga ish-e dashura e tij. Nuk dua tė di sesa tė dashura ka patur a do tė ketė Rama, por njė familjar si do ta gjykonte kėtė lakuriqėsi? A do ishte ky njė gjest normal? Kurrsesi. Bota e qytetėruar gjėnė mė tė shenjtė tė sajėn ka familjen, si baza e njė shoqėrie demokratike.

Rama e quan cenim tė jetes private, madje bėn me faj ndoshta edhe ata qė e kanė fotografuar. Por ai vetė, pse paska kaq shumė tė drejtė tė dalė lakuriq nė ambiente publike. Secili prej nesh bėn njė zgjedhje qė i pėlqen nė shtėpinė e tij dhe, nėse dikush e pėrgjon, fotografon etj, atėherė ėshtė cenuar vėrtet jeta e tij, private dhe kjo ėshtė shkelje e sė drejtės sė njeriut.

Qytetari i parė i ēdo qyteti duhet tė jetė njeriu-model qė tė mishėrojė cilėsitė mė tė mira njerėzore; tė jetė njė familjar i mirė, qytetar i ndershem, administrator i zoti etj.

Nuk di, nėse ndonjė nga kėto cilėsi i ka Rama.

Publikimit i fotove nuk duhet pėrdorur si pretekst se po cenohet jeta private e Ramės.

Po jeta private e personave qė gjendeshin nė atė moment nė plazh nuk qenka cenuar nga Rama? Aq mė shumė qė nė sfond tė fotove ndodheshin edhe fėmije. Tė kish ndodhur kjo situatė me ndonjė politikan evropian, sot ai nuk do figuronte mė nė listėn e p