Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

POLITIKA

 

Komisioneri pėr Zgjerimin nė BE, Oli Rehn, vlerėson qeverinė pėr luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit

 

Rehn: Reforma nė drejtėsi, pika kyēe e reformave tė integrimit

 

Zgjedhja e presidentit konsensual nė qershor ėshtė konsideruar nga Oli Rehn si prova mė e madhe e pjekurisė sė politikės shqiptare. Ndėrkohė, Rehn nuk ka lėnė pa pėrmendur se zgjedhjet e lira dhe reformat janė ēelėsi i integrimit pėr Shqipėrinė

 

 

 

Reformat nė gjyqėsor, kuadėr zgjedhor qė tė sigurojė standarde nė zgjedhje, lufta me zero tolerancė ndaj krimit dhe korrupsionit dhe presidenti konsensual kanė qenė tri pikat, ku ėshtė pėrqendruar mė sė shumti Komisioneri pėr Zgjerimin nė BE, Olli Rehn, gjatė takimit me kryeministrin, Sali Berisha. Pas takimit qė zgjati mė shumė se 30 minuta, kryeministri i Shqipėrisė sė bashku me Komisionerin Rehn dolėn nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp, ku komentuan zhvillimet e fundit nė vendin tonė, si dhe sfidat qė i dalin nė tė ardhmen Shqipėrisė nė kuadėr tė zbatimit tė marrėveshjes tė Stabilizim-Asocimit.

Drejtėsia

Komisioneri i BE-sė pėr Zgjerimin u shpreh se njė ndėr pikat kryesore, e cila garanton pėrshpejtimin e hapave drejt integrimit evropian janė reformat nė sistemin e drejtėsisė. Rehn pranoi se nga ana e qeverisė shqiptare ka pasur progres nė drejtim tė luftės kundėr krimit tė organizuar, por, sipas tij, ka ende shumė punė pėr t’u bėrė nė kėtė drejtim dhe drejtėsia ėshtė njė nga pikat kyēe tė kėsaj lufte. “Reformat nė gjyqėsor janė themelore, pasi prekin funksionim e tė gjithė shoqėrisė. Ka njė progres nė kėtė fushė, i cili ėshtė i domosdoshėm nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit, por ne presim tė shohim njė pėrforcim tė mėtejshėm tė reformave tė gjyqėsorit pėr tė mirėn e qytetarėve tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė njė nga fushat kyēe qė ne po monitorojmė nė kuadėr tė raportit tonė, vjetor mbi progresin. Ekspertėt tanė po e ndihmojnė Shqipėrinė dhe ne po punojmė sė bashku e njėkohėsisht po vlerėsojmė”, - tha Rehn

Ndėrkohė, komisioneri pėr Zgjerimin vlerėsoi si njė pikė kyēe tė zhvillimeve edhe zgjedhjen e presidentit tė ri nė qershorin e kėtij viti, i cili, sipas tij, do iu tregojė qytetarėve tė vendit dhe BE-sė se politika shqiptare di tė bashkėpunojė. Sipas tij, nė kuadėr tė zgjidhjes e domosdoshme ėshtė dhe kryerja e njė reforme elektorale, tė qėndrueshme. “Zgjedhja e presidentit nė qershor ėshtė njė rast tjetėr pėr Shqipėrinė, pėr udhėheqėsit politikė, shqiptarė, qė t’iu tregojnė qytetarėve tė tyre dhe Bashkimit Evropian se ata mund tė bashkėpunojnė. Reforma elektorale ėshtė shumė e domosdoshme, duhet njė regjistėr i besueshėm i gjendjes civile, i cili pėrbėn bazėn pėr njė sistem zgjedhor, tė qėndrueshėm. Bashkimi Evropian e mbėshtet kėtė reformė dhe Komisioni Evropian ka akorduar 3 milionė euro pėr projektin e reformimit tė Regjistrit Themeltar tė Gjendjes Civile. Gjithashtu, reforma tė tjera nevojiten nė luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar dhe rritjes sė ulėt ekonomike”, - tha Rehn

 

 

 

Kryeministri deklaron se do tė pranojė ēdo lloj propozimi qė i ofrohet nga opozita pėr zgjedhjet.

 

Berisha: Jam gati tė ulem me opozitėn pėr presidentin

 

Kryeministri u shpreh dje se ėshtė i gatshėm tė negociojė me tė gjithė liderėt e spektrit politik shqiptar, pėrfshirė kėtu dhe PS-nė nė lidhje me zgjedhjen e njė presidentit. Kryeministri garantoi se angazhohet nė njė reformė elektorale, e cila do tė garantojė standardet e kėrkuara nga ndėrkombėtarėt.

 

 

Kryeministri, Sali Berisha, ka ripėrsėritur edhe njėherė pėrpara komisionerit pėr Zgjerimin nė BE, se zgjedhja e Presidentit tė Republikės do tė jetė konsensuale, por kjo s`do tė thotė njė imponim nga ana e opozitės. Kryeministri u shpreh i gatshėm qė tė ulet nė bisedime me tė gjithė faktorin politik nė Shqipėri, pa pėrjashtuar nė asnjė rast asnjė forcė apo lider partie. Pyetjes nėse Berisha do tė ishte i gatshėm tė ulej nė bisedime me kreun e PS-sė, Edi Rama, Berisha iu pėrgjigj “Sė pari, qeveria mbetet e angazhuar dhe e pėrkushtuar totalisht pėr reformat. Nė kėtė kontekst, mirėpret ēdo kontribut, ēdo ofertė bashkėpunimi nga opozita dhe nga faktorė tė tjerė, tė rėndėsishėm tė shoqėrisė shqiptare. Natyrisht, njė nga problemet e rėndėsishme qė kemi pėr tė zgjidhur ėshtė presidenti konsensual dhe nė kuptimin e vėrtetė tė njė zgjidhjeje konsensuale mbetem plotėsisht i angazhuar”, - tha kryeministri. Gjithsesi, nė kuadėr tė kėsaj ēėshtjeje, kryeministri u shpreh edhe njėherė se president konsensual nuk do tė thotė njė president i imponuar nga opozita. “Me sa duket fundi i majit pėrkon me fillimin e procesit tė zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės, sipas afateve tė pėrcaktuara nė rregulloren e parlamentit dhe nė Kushtetutė. Ne jemi plotėsisht tė pėrgatitur pėr tė zgjedhur njė president konsensual. President konsensual do tė thotė jo i imponuar. Praktika e parė nė Shqipėri nė kėtė drejtim nuk ka qenė e imponuar dhe pėr kėtė ėshtė i vetėdijshėm ēdo shqiptar”, - tha Berisha.

Sistemi zgjedhor

Ndėrkohė, njė pikė tjetėr e informimit qė kryeministri shqiptar ka bėrė, kanė qenė dhe reformat qė janė ndėrmarrė dhe do tė ndėrmerren nė kuadėr tė plotėsimit tė kushteve qė imponon marrėveshja e MSA-sė. Gjithsesi, sipas Berishės, nė krye tė tė gjitha reformave, sipas tij, qėndrojnė zgjedhjet e lira dhe tė ndershme. Kryeministri u shpreh se ėshtė i gatshėm tė pranojė propozimin pėr njė sistem tė pastėr, proporcional nė zgjedhje. “Unė e sigurova komisionerin Rehn se qeveria nė krye tė tė gjitha reformave ka reformat politike dhe nė kėtė kontekst zgjedhjet e lira e tė ndershme janė tė njė rėndėsie fondamentale. Zgjedhjet e kaluara kanė pasur dy tipare tė pamohueshme, nuk ka pasur asnjė raportim nga media, nga vėzhguesit shqiptarė apo tė huaj se qeveria ka bėrė pėrpjekje pėr tė ndryshuar apo manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, sikundėr kėto janė zgjedhjet e para, rezultatet e tė cilave i kanė pranuar pa komente tė gjitha palėt. Duke shprehur kėto nė mėnyrė tė padiskutueshme biem dakord me mangėsitė serioze, proceduriale qė karakterizuan kėto zgjedhje dhe mbetemi tė pėrkushtuar tė procedojmė sa mė shpejt me kartat e identitetit, me regjistrin elektronik tė gjendjes civile. Sikundėr e sigurova se qeveria ėshtė e gatshme tė pranojė cilindo sistem qė opozita tė propozojė pėr zgjedhjet, tė pastėr, proporcional, rajonal, pėr ne nuk pėrbėn asnjė dallim madhor dhe nuk kemi asnjė kundėrshtim”, - tha kryeministri.

 

Pyetje: Zoti Rehn, si e gjykoni alternativėn e zgjedhjeve tė parakohshme, tė paralajmėruara nga opozita, nėse nuk arrihet konsensusi pėr presidentin, nė kushtet kur nuk kemi ende njė reformė zgjedhore?

 

Komisioneri Rehn: Nuk ėshtė detyra ime as e BE-sė tė pėrcaktojė se kur zhvillohen zgjedhjet. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė tė respektohen rregullat e demokracisė dhe nė Shqipėri, si dhe nė vendet e tjera.

 

Pyetje: Dje, ka ardhur njė pakt nga kryetari i PS-sė, Edi Rama, pėr kryerjen e reformave tė mėdha tė vendit, qė nė fakt, kėrkohen edhe nga BE-ja. A jeni ju gati tė uleni nė njė tryeze pėr tė shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe ato pėr njė president konsensual?

 

Kryeministri Berisha: Sė pari, qeveria mbetet e angazhuar dhe e pėrkushtuar totalisht pėr reformat. Nė kėtė kontekst, mirėpret ēdo kontribut, ēdo ofertė bashkėpunimi nga opozita dhe nga faktorė tė tjerė, tė rėndėsishėm tė shoqėrisė shqiptare. Natyrisht, njė nga problemet e rėndėsishme qė kemi pėr tė zgjidhur ėshtė presidenti konsensual dhe nė kuptimin e vėrtetė tė njė zgjidhjeje konsensuale mbetem plotėsisht i angazhuar.

 

Pyetej: Zoti Rehn, cili ėshtė pėrshkrimi juaj pėr ecurinė e reformave nė ekonominė shqiptare dhe cili ėshtė komenti juaj pėr situatėn ekonomike nė Kosovė?

 

Komisioneri Rehn: Situata ekonomike nė Kosovė fatkeqėsisht ėshtė shumė e dobėt dhe duhet njė qartėsi pėr statusin e saj, politik e ligjor, ēka do tė krijonte kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillim ekonomik, investimet e huaja dhe krijimin e vendeve tė reja tė punės. Kosova ka mundėsi tė shumta dhe domethėnėse, sidomos pas vendosjes sė statusit.

 

Pėrsa i pėrket Shqipėrisė, ne diskutuam mbi reformat qė po bėhen. Shqipėria ka njė potencial tė madh, ekonomik, i cili ėshtė gati qė tė ēlirohet si nė industri dhe turizėm. Ėshtė e rėndėsishme pėr vendin qė tė jetė nė gjendje tė luftojė kundėr korrupsionit dhe krimit, tė sigurojė njė kuadėr tė qėndrueshėm, ligjor pėr investitorėt, nė mėnyrė qė tė mund tė shfrytėzojė mundėsitė qė i jep marrėveshja e Stabilizim-Asocimit dhe marrėveshjet rajonale tė tregtisė sė lirė. Nė qoftė se kėto mundėsi shfrytėzohen, atėherė padyshim qė e ardhmja ekonomike e Shqipėrisė do tė jetė shumė e ndritshme. Nė lidhje me kėtė pyetje, njė vlerėsim mė tė saktė mund tė gjeni nė raportin vjetor tė KE-sė pėr progresin.

 

Pyetje: Nėse BE-ja nė periudhėn passtatutore nė Kosovė do tė ketė pėrgjegjėsi tė ndjeshme, a do tė thotė kjo se Kosova do tė ketė njė premisė pėr tė shpejtuar procesin e saj, integrues nė Kosovė?

 

Komisioneri Rehn: Sė pari, ne duhet tė zgjidhim ēėshtjen e statusit tė Kosovės nė mėnyrė tė qėndrueshme dhe unė besoj se OKB-ja do ta bėjė kėtė nė shpirtin e multilateralizmit tė pėrgjegjshėm. Ne mbėshtesim njė zgjidhje tė qėndrueshme tė statusit tė Kosovės dhe unė besoj se Kombet e Bashkuara do tė kryejnė njė zgjidhje tė pėrgjegjshme nė lidhje me kėtė. BE-ja po pėrgatitet tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi tė rėndėsishme pėrsa i pėrket pranisė ndėrkombėtare, civile nė Kosovė, pasi tė jetė zgjidhur ēėshtja e statusit. NATO-ja do tė vazhdojė tė jetė pėrgjegjėse pėr sigurimin e paqes dhe stabilitetit nė Kosovė. Ne kemi bashkėpunim tė plotė me NATO-n dhe tė gjitha vendet e rajonit, pėrfshirė edhe Shqipėrinė e Kosovėn, ato kanė njė perspektivė evropiane, konkrete.

 

Pyetje: Banka Botėrore ka pasur njė raport pėr reformėn ekonomike tė qeverisė, duke cituar se ka ende korrupsion nė tatime, dogana, por, mbi tė gjitha, duke vlerėsuar se niveli i kapjes sė shtetit nė Shqipėri ėshtė shumė i lartė. Cili ėshtė qėndrimi i qeverisė shqiptare lidhur mė tė?

 

Kryeministri Berisha: Sė pari, unė e vlerėsoj mjaft pozitiv raportin dhe dua tė qartėsoj se tė dhėnat qė ju citoni i pėrkasin periudhės para ardhjes nė pushtet tė qeverisė aktuale. Por, duke thėnė kėtė, nuk mund tė injorojmė se ekziston korrupsion, nuk mund tė injorojmė se ekziston krimi i organizuar. Por ajo qė ekziston, ėshtė edhe lufta me zero tolerancė. Meqenėse trajtove ēėshtjen e raportit, raporti i cilėson shpenzimet publike si optimale, ēka mė pėlqen dhe mė inkurajon qė tė optimizohen mė tej.

 

Pyetje: Sa mendoni se janė pėrmirėsuar kapacitetet administrative tė Shqipėrisė dhe si janė ato nė raport me vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor si Serbia e Mali i Zi dhe sė dyti, si po ecin reformat nė gjyqėsorin shqiptar?

 

Komisioneri Rehn: Reformat nė gjyqėsor janė themelore, pasi prekin funksionimin e tė gjithė shoqėrisė. Ka njė progres nė kėtė fushė, i cili ėshtė i domosdoshėm nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit, por ne presim tė shohim njė pėrforcim tė mėtejshėm tė reformave tė gjyqėsorit pėr tė mirėn e qytetarėve tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė njė nga fushat kyēe qė ne po monitorojmė nė kuadėr tė raportit tonė, vjetor mbi progresin. Ekspertėt tanė po e ndihmojnė Shqipėrinė dhe ne po punojmė sė bashku e njėkohėsisht po vlerėsojmė progresin. Kjo ėshtė njė nga fushat kyēe, nė tė cilat ne jemi pėrqendruar pėr raportin tonė, vjetor, i cili do tė publikohet nė vjeshtė.

 

Meta: Opozita, e gatshme pėr zgjedhjen e presidentit konsensual

 

Opozita tėrhiqet plotėsisht nga kėrkesa pėr zgjedhje tė parakohshme, nė kohėn kur do tė zgjidhet presidenti nė verėn e kėtij vitit. Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, tha pas takimit me komisionerin evropian pėr Zgjerimin, Oli Rehn, se opozita ėshtė e hapur pėr zgjedhjen e presidentit konsensual dhe se kjo ėshtė edhe kėrkesė e partnerėve ndėrkombėtarė. Meta tha se i takon kryeministrit Berisha qė tė reflektojė, nė mėnyrė qė tė mund tė arrihet klima pėr zgjedhjen e njė presidenti konsensual dhe shmangien e zgjedhjeve tė parakohshme. Ndėrsa deputetė tė opozitės kanė pėrmendur edhe emra konkretė siē ėshtė kandidatura e pėrfolur e ish-kryetarit socialist Fatos Nano, shumica e aleatėve tė PS-sė nuk shprehen pėr emra, por vetėm pėr zgjidhjen institucionale. Deputeti socialist, Taulant Balla, tha dje, se Fatos Nano do tė ishte kandidatura mė pėrfaqėsuese e opozitės pėr president dhe gjithashtu sipas tij do tė ishte njė figurė konsensuale pėr tė gjithė. Balla pėrsėriti tė njėjtin qėndrim qė kandidatura e Nanos duhet tė propozohet nė mėnyrė institucionale nga PS-ja. Ndėrsa krerėt e partive tė majta nuk japin asnjė koment lidhur me Nanon, duke mos harruar tė theksojnė herėpashere se, “ne e kemi njė president, i cili kėrkon respekt, ėshtė herėt pėr tė folur pėr emra”.

 

Sabit Brokaj

“Nuk e quaj serioze qė nė kushtet aktuale tė diskutojmė pėr emra presidentėsh. Propozimi i Ramės ka tė bėjė me faktin se ai vendos disa parakushte, pėr tė mos qenė detyrues lidhur me zgjedhjen e presidentit. Ato janė tė gjitha probleme qė shprehen me vend dhe ėshtė e vėshtirė tė monitorohet dhe tė pėrcaktohen afatet e fillimit dhe tė fundit”.

 

 

Neritan Ceka

“Zgjidhja e presidentit nuk ėshtė ēėshtje personi, ėshtė ēėshtje e ndėrtimit tė institucionit. Nuk ėshtė puna pėr tė gjetur kandidatin, por ėshtė puna pėr tė bėrė njė shtet nė Shqipėri”.

 

Paskal Milo

“Pakti politik, i propozuar nga PS-ja ėshtė njė lėvizje politike, ėshtė shumė herėt pėr tė diskutuar njė ēėshtje. Presidenti i Republikės ėshtė nė detyrė, ne kemi respekt pėr tė dhe do ta mbėshtesim atė nė tė gjithė veprimtarinė e tij, politike deri nė fund tė mandatit tė tij”.

 

Petro Koēi

“Pozicioni zyrtar i PS-sė ėshtė qė ne nuk jemi duke folur pėr emra, por pėr njė proces qė kushtėzohet me disa ndryshime nė sjelljen e deritanishme tė qeverisė “Berisha”. Jemi akoma larg momentit, kur tė fillojė njė proces i propozimit dhe shqyrtimit tė emrave konkretė”.

 

Taulant Balla

 

“Sigurisht qė propozimi i kandidaturės pėr president duhet tė jetė njė propozim institucional i opozitės, nėse do tė plotėsohen kushtet pėr tė mos pasur zgjedhje tė parakohshme. Presidenti Moisiu nuk mund tė jetė propozim i opozitės. Unė e kam bėrė propozimin tim pėr njė nga figurat mė pėrfaqėsuese tė opozitės, Fatos Nano dhe mendoj se do tė ishte njė figurė qė i kėnaq tė gjithė”.  

 

Kryetari i PS-sė shmang mediat pas takimit me komisionierin e BE-sė

 

 

Rehn, kritika tė ashpra Ramės pėr bojkotin nė Shijak

 

Kryetari i PS-sė, Edi Rama, nuk ka preferuar tė bėjė asnjė koment, pas takimit qė pati me komisionerin pėr Zgjerimin nė BE, Olli Rehn. Burime nė PS shprehen se arsyet e irritimit tė Ramės kanė qenė pikėrisht kritikat e ashpra qė komisioneri Rehn ka hedhur pėr bojkotin qė PS-ja i bėri zgjedhjeve nė zonėn 26, nė Shijak. Tė njėjtat burime saktėsojnė se, megjithėse kryetari Rama ėshtė munduar qė ta paraqesė situatėn atje, sipas variantit tė tij, tė njohur tashmė nė deklaratat e tij pėr mediat, duket se Rehn ka qenė nė njė linjė me deklaratėn e ndėrkombėtarėve, tė cilėt e komentuan bojkotin si njė veprim antidemokratik dhe e kėshilluan PS-nė qė pėr ēdo ankesė t`i adresohen Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Qėndrimi i ndėrkombėtarėve ėshtė ndoshta shuplaka mė e fortė qė ka marrė kreu i PS-sė, qė nga koha kur ka marrė drejtimin e kėsaj partie.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kuvendi sėrish pa kuorum, shtyhen votimet

 

Prej kohėsh parlamenti nuk arrin tė kryejė funksionet e tij

 

Kuvendi nuk arriti ditėn e djeshme tė miratonte projektet dhe raportet e pėrcaktuara nė rendin e ditės si pasojė e mungesė sė kuorumit tė deputetėve nė sallė. Kėshtu, deputetėt e Kuvendit arritėn vetėm tė shqyrtonin projektligjin “Pėr fondin Kullosor”, si dhe tė projektligjin “Pėr organizimin dhe funksionimin e Ministrisė sė Drejtėsisė”, tė ndryshuar”. Nga ana tjetėr, miratimi i kėtyre projekteve dhe i raporteve tė Komisionit tė Shėrbimit Civil dhe ai i Avokatit tė Popullit nuk u zhvillua pėr shkak tė mungesės sė 71 deputetėve nė sallė, kuorum ky i nevojshėm pėr tė votuar projektet nė seancė. Nga ana tjetėr, nė ēėshtjet jashtė rendit tė ditės ėshtė diskutuar pėr aksidentet e fundit, automobilistike dhe ėshtė mbajtur njė minutė heshtje pėr viktimat.

 

Mungesa e kuorumit

Prej javėsh Kuvendi nuk ka arritur tė votojė raportet e vitit 2006-tė tė Komisionit tė Shėrbimit Civil dhe Avokatit tė Popullit, megjithėse kanė qenė vazhdimisht nė rendin e seancave plenare. Shkak pėr kėtė janė bėrė festat e ndryshme dhe mungesa e 71 deputetėve nė sallė qė sipas rregullores sė Kuvendit pėrbėjnė kuorumin e duhur pėr votimin e raporteve dhe projektligjeve. Edhe ditėn e djeshme, kryetarėt e grupeve parlamentare vendosėn tė shtynin miratimin e projektligjeve pėr nė seancėn e radhės, duke qenė se nuk ishin votat e mjaftueshme nė sallė pėr t`i hedhur nė votim ato. Nėn drejtimin e nėnkryetarit tė Kuvendit, Fatos Beja, deputetėt qė gjendeshin nė sallė bėnė vetėm shqyrtimin e 2 projektligjeve, duke i lėnė kėto projekte dhe tė tjerat e mbartura nga seancat e mėparshme pėr t`i votuar javėn e ardhshme.

Fatjona Mejdini

  

 

Parlamenti polak hap rrugėn pėr vendet e tjera. Ratifikohet MSA-ja me shumicė absolute

 

Polonia, e para nė BE qė ratifikon MSA-nė

 

Miratimi u pėrshpejtua gjatė vizitės sė kryetares sė Kuvendit me njė delegacion deputetėsh tė tė dy krahėve politikė nė Poloni

 

Parlamenti polak ratifikoi me shumicė absolute tė votave Marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit Shqipėri-BE. Ratifikimi i MSA-sė, i parashikuar mė vonė nė kalendarin e punimeve tė parlamentit polak, u pėrshpejtua gjatė vizitės sė kryetares sė Kuvendit nė Poloni. Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, zhvilloi njė vizitė zyrtare, dyditore nė Poloni me ftesė tė kryetarit tė Senatit polak, Bogdan Borusewicz, e shoqėruar nga deputetėt Bamir Topi dhe Besnik Dervishi.

Takimi i parė i kryetares sė Kuvendit ishte ai me kryetarin e Senatit tė Polonisė.

“Ne falėnderojmė vendin tuaj pėr mbėshetjen qė i keni dhėnė dhe i jepni Shqipėrisė nė procesin e integrimit nė strukturat euro-atlantike”, - tha kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė. “Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne dhe jemi tė ndėrgjegjshėm se sfida tė tjera na presin, por shpresojmė dhe besojmė se ratifikimi i MSA-sė nga vendet anėtare do tė jetė njė proces jo shumė i gjatė”, - tha Topalli.

Bashkėbiseduesit ndanė tė njėjtin mendim lidhur me forcimin e bashkėpunimit, veēanėrisht nė shkėmbimet tregtare dhe nė fushėn e arsimit pėr tė vazhduar kėshtu njė traditė tė shkėlqyer qė dy vendet kanė pasur nė kėto fusha.

Kryetarja e Kuvendit garantoi se njė klimė favorizuese ėshtė krijuar nė Shqipėri pėr investimet e huaja, duke shprehur dėshirėn pėr rritjen e investimeve polake nė vendin tonė.

Duke u ndalur nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės, zonja Topalli tha se ky vit do tė jetė njė vit historik, jo vetėm pėr Kosovėn dhe Serbinė, por pėr tė gjithė rajonin.

“Ashtu si edhe ju, - tha zonja Topalli, - ne mbėshtesim paketėn e tė dėrguarit special tė OKB-sė, Ahtisari, dhe besojmė se shumė shpejt do tė bėhet i mundur finalizimi i statusit tė Kosovės. Ndėrtimi i njė shteti tė pavarur, demokratik, multietnik do t’i shėrbejė vetėm stabilitetit nė rajon, si dhe do t’i japė mundėsinė Serbisė tė pėrshpejtojė hapat e saj drejt integrimit evropian”.

“Ne jemi shumė tė kėnaqur pėr rolin e qartė, politik tė Shqipėrisė nė shėrbim tė paqes nė rajon”, - tha zoti Borusewicz. “Ju jeni njė vend qė stabilizon rajonin. Ne mbėshtesim paketėn e zotit Ahtisari dhe shprehim bindjen se stabiliteti i Ballkanit ėshtė shumė i rėndėsishėm, jo vetėm pėr rajonin, por edhe mė gjerė”.

Kryetari i Senatit polak mirėpriti ftesėn qė zonja Topalli i bėri pėr tė parė nga afėr Shqipėrinė e pėr t’u njohur mė shumė me zhvillimin e saj.

Mė tej, kryetarja Topalli zhvilloi njė takim me kryetarin e parlamentit tė Polonisė, zotin Marek Jurek.

Jurek u shpreh nė mbėshtetje tė plotė tė integrimit tė Shqipėrisė nė NATO dhe nė BE. “Ne jemi tė interesuar nė stabilitetin e Evropės dhe po ashtu jemi tė interesuar nė integrimin sa mė tė shpejtė tė vendit tuaj nė NATO dhe nė BE. Pėr kėtė do tė keni mbėshtetjen tonė, tė pėrhershme”, - tha zoti Jurek.

 

 

 

Beteja pėr postet e sekretarėve nė PS pas largimit tė kundėrshtarėvė tė Ramės

 

Majko e Blushi sherr pėr postin e sekretarit tė pėrgjithshėm

 

Sekretari i pėrgjithshėm socialist, Pandeli Majko, ka zhvilluar njė debat tė ashpėr me sekretarin politik tė kėsaj partie, Ben Blushi, pėr postin e sekretarit tė pėrgjithshėm dhe ndryshimet qė pritet tė bėhen nė PS. Burime pranė PS-sė thanė dje, se Majko ėshtė shprehur tėrėsisht kundėr platformės sė Ramės, e cila ėshtė hartuar nga Blushi pėr ndryshimet nė strukturat drejtuese tė PS-sė, mėnyrėn e funksionimit, por edhe nė ndryshimin e kompetencave tė posteve tė kėsaj partie. Pas debatit qė Majko ka zhvilluar me Ramėn lidhur me draftin qė u miratua nė mbledhjen e dy ditėve mė parė tė Asamblesė sė pėrgjithshme, ky i fundit i ka shkarkuar tė gjitha pėrgjegjėsitė te Blushi dhe sekretarėt e tjerė, socialistė. Mė pas Majko ka kėrkuar shpjegime nga sekretari politik, Ben Blushi, i cili deri pak ditė mė parė ishte njė ndėr njerėzit qė gabimisht konsiderohej kundėrshtar i Ramės, gjė qė sipas burimeve ėshtė theksuar nga vetė Majko gjatė debatit. Ben Blushi, sekretari politik, socialist ėshtė pretendenti i vetėm pėr tė zėnė vendin e Majkos nė postin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė kėsaj partie. Ndėrsa posti i dytė i Majkos, kryetar i grupit parlamentar socialist, lakmohet nga tė tjerė njerėz pranė Ramės. Nė kėtė mėnyrė, Pandeli Majko e paguan qartėsisht praninė e tij nė mitingun e organizuar nga ish-kryetari Nano nė Sarandė nė mbyllje tė fushatės elektorale tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit, ndėrsa Rama organizonte mitingun e madh nė Tiranė. Braktisja qė Majko i bėri Ramės mė 16 shkurt, kur ai dilte pėr herė tė fundit para ditės sė zgjedhjeve pėr tė kėrkuar votėn e tij jo vetėm si kryetar bashkie, por edhe votėn e socialistėve pėr kryetar partie, Rama ka vendosur t`ia shlyejė nė tė njėjtat pėrmasa, duke i dhėnė goditjen pėrfundimtare, heqjen e dy posteve qė aktualisht ka nė PS si sekretari i pėrgjithshėm dhe kryetar i grupit parlamentar tė PS-sė.

Edhe Blushi mungoi nė mitingun pėrmbyllės tė fushatės elektorale tė Ramės, por ai ishte nė Korēė dhe atje PS-ja fitoi mė 18 shkurt, pėrveē kėsaj Blushi mundi tė bindė Ramėn se platforma qė hartoi pėr ndryshimet nė PS ishte mė e mira pėr tė realizuar planin pėr pastrimin e PS-sė nga njerėzit e Nanos. Kėtė Blushi e kishte mėsuar mirė, pasi ishte nė dijeni tė plotė tė tė gjitha lėvizjeve qė bėnte grupi i deputetėve kundėr Ramės nė PS, pasi pėrditė ai pinte kafe me ta pėr tė dėshmuar se ishte kundėrshtar i fortė i Ramės.

 

Pėrgatitet draftanaliza: Humbėm apo fituam mė 18 shkurt

 

Rama para “gjyqit” tė bazės pėr shmangien e zgjedhjeve tė parakohshme

 

Revoltohet elektorati socialist pėr shmangien e zgjedhjeve tė parakohshme dhe humbjen mė 18 shkurt. Kundėrshtarėt e Ramės, shifra konkrete qė dėshmojnė humbjen e konsiderueshme tė elektoratit socialist nė zgjedhjet vendore

 

Edi Rama gjendet para sulmeve tė elektoratit socialist nė bazė, pasi shkeli premtimin qė bėri para elektoratit socialist dhe opozitės nė tėrėsi pėr zgjedhjet e parakohshme. Nė nisje tė betejės sė tij pėr tė fituar plotėsisht PS-nė, Edi Rama i premtoi elektoratit socialist se, nė rast se opozita fiton zgjedhjet lokale, do tė kėrkojė menjėherė zgjedhje tė parakohshme. Dy ditė mė parė, kryetari i PS-sė deklaroi thuajse hapur se opozita nuk do tė kėrkojė zgjedhje tė parakohshme dhe kjo pritet tė jetė njė ndėr dy ēėshtjet, nė tė cilat do tė pėrqendrohen kundėrshtarėt e Ramės, tė mbėshtetur nga njė pjesė e konsiderueshme e elektoratit socialist, nė sulmet qė pritet tė nisin ndaj tij. E dyta ēėshtje, ku mbėshteten kundėrshtitė ndaj Ramės, ėshtė edhe bilanci i zgjedhjeve tė 18 shkurtit.

Rama shmang zgjedhjet e parakohshme

Pėrgjatė fushatės elektorale tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit, kryetari socialist, por edhe aleatėt e tij pėrsėritėn premtimin se nė rast tė fitores sė zgjedhjeve lokale, opozita do tė garantojė zgjedhje tė parakohshme. Qėndrimi i Ramės ndryshoi dhe kjo u bė e qartė nė mbledhjen e Asamblesė Kombėtare tė dy ditėve mė parė. Ky qėndrim i zyrtarizuar i kreut socialist ėshtė pritur me shumė rezerva nga elektorati socialist dhe nga zyrtarėt e kėsaj partie kryesisht nė rrethe. Nė njė situatė kur Partia Socialiste ėshtė pėrfshirė nga ndryshimet e mėdha brenda saj, sipas platformės sė Ramės dhe Blushit pėr reformimin e partisė, pakėnaqėsitė e lindura nga elektorati, por edhe zyrtarė tė kėsaj partie nė rrethe, pritet tė reflektohen nė pretendimet e tyre pėr tradhtinė qė kryetari i tyre i bėri elektoratit me kėrkesėn e munguar pėr zgjedhje tė parakohshme. Elektorati socialist, i orientuar edhe nga tė pakėnaqurit ndaj Ramės, ka nisur revoltėn pėr lėvizjet politike tė kryetarit, tė cilat filluan me shmangien e kėrkesės pėr zgjedhje tė parakohshme. Grupi i socialistėve tė pakėnaqur me lėvizjet e Ramės qė para zgjedhjeve, nė kohėn kur Rama bėnte marrėveshje me Metėn, janė pozicionuar afėr kėsaj revolte pėr tė argumentuar tė gjitha kundėrshtitė e tyre ndaj lėvizjeve politike tė kryetarit dhe pėrpjekjeve tė kėtij tė fundit pėr tė shmangur figurat historike tė PS-sė.

Humbja e PS-sė mė 18 shkurt.

E dyta ēėshtje, ku mbėshtetet revolta e socialistėve kundėr Ramės, ėshtė edhe humbja e bastioneve socialiste dhe mungesa e reflektimit tė kryetarit ndaj kėsaj humbjeje. Tepelena pritet tė jetė objekti i nisjes sė debateve nė kėtė pikė, pėr tė vazhduar mė pas me tė gjitha bastionet socialiste, ku PS-ja humbi mė 18 shkurt. Tė gjithė ata qė Rama i konsideroi agallarė tė bastioneve socialiste kanė pėrgatitur njė draft tė plotė me analiza konkrete pėr humbjen dhe fitoren e PS-sė mė 18 shkurt. Drafti i detajuar i grupit tė socialistėve, ku pėrfshihen anėtarė kryesie, deputetė, krerė tė PS-sė nė rrethe apo edhe anėtarė tė thjeshtė tė kėsaj partie, nxjerrin nė pah humbjen e konsiderueshme tė PS-sė mė 18 shkurt. Kjo pasi humbja e bastioneve ka shkaktuar rrjedhje tė theksuar tė elektoratit tradicional tė kėsaj partie, pėrballė fitores sė njė tjetėr elektorati nė qytete e mėdha, i cili ka dėshmuar nė zgjedhje tė ndryshme se nuk ėshtė elektorat stabėl i njėrės apo tjetrės forcė politike. Pėr socialistėt qė nuk pajtohen me fitoren e kėsaj partie mė 18 shkurt, kjo humbje e elektoratit do tė ketė pasoja tė rėnda nė zgjedhjet e ardhshme, parlamentare, tė parakohshme apo jo qofshin ato. Ndėrkohė, tė pakėnaqurit me Ramėn janė duke u shtuar dita-ditės, duke filluar qė nga zyrtarėt mė tė lartė tė kėsaj partie deri tek elektorati i saj, i thjeshtė.

 

Dje, skadoi afati pėr depozitimin e ankesave nė KQZ

 

Opozita nuk konteston rezultatin e zgjedhjeve nė Shijak

 

Partitė opozitare nuk depozituan nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve ankimim nė lidhje me procesin zgjedhor nė zonėn 26, nė Shijak. Opozitės mbrėmjen e djeshme i skadoi afati ligjor pėr tė depozituar kėrkesė nė lidhje me ankesat e mundshme pėr procesin zgjedhor. Sipas nenit 146 tė Kodit Zgjedhor, partitė dhe subjektet e propozuara prej tyre kanė tė drejtėn qė brenda 3 ditėve nga data e shpalljes sė rezultatit tė KZZ-sė tė bėjnė ankimimin e tyre pranė KQZ-sė.

“Ēdo subjekt zgjedhor ka tė drejtė tė ankohet nė KQZ kundėr vendimeve tė KZZ-sė ose KZQV-sė, qė cenojnė interesat e tyre, tė ligjshme, brenda tri ditėve nga data e shpalljes sė vendimit”, - theksohet nė nenin 146 tė Kodit Zgjedhor.

Komisioni Zonal Zgjedhor i zonės zgjedhore nr. 26 nė Shijak ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve nė datė 12 mars dhe pėr pasojė, ditėn e djeshme ka skaduar afati i ankimimit pėr partitė politike dhe subjektet e propozuara prej tyre nė kėtė zonė. Sipas rezultatit tė kėsaj KZZ-je, kandidati i mazhorancės, Osman Metalla, ka rezultuar fitues me 91% tė votave. Nga ana tjetėr, sipas KZZ-sė tė njėsisė zgjedhore nr. 26, kandidati i opozitės pėr zgjedhjet nė Shijak, Igli Ēela, ka arritur tė marrė vetėm 9% tė votave. I pėrkthyer nė vota rezultati ėshtė 10.078 pėr kandidatin e mazhorancės, Osman Metalla dhe 1.051 vota pėr kandidatin e opozitės, Ēela. Nė zgjedhjet e Shijakut morėn pjesė 37% e votuesve. Zgjedhjet nė Shijak nisėn nėn njė atmosferė tė tensionuar mes forcave politike, e cila bėri qė njė komisioner i PD-sė, 23 vjeē, tė plagosej nga njė komisioner i opozitės. Mė pas, opozita vendosi tė tėrheqė kandidatin e saj pėr kėtė zonė, Igli Ēelėn, me pretendimin se kishte parregullsi pėrgjatė procesit zgjedhor. Si pasojė e tėrheqjes e kandidatit tė opozitės, u tėrhoqėn edhe komisionerėt e majtė dhe procesi vazhdoi normalisht, i monitoruar vetėm nga vėzhguesit vendas dhe ata ndėrkombėtarė. Zgjedhjet parlamentare nė Shijak u zhvilluan si pasojė e dorėheqjes sė deputetit tė zonės, Sokol Olldashi, i cili la mandatin e tij pėr tė kandiduar pėrballė Edi Ramės pėr Bashkinė e Tiranės.

Fatjona Mejdini

 

 

Ankimimi nė Kodin Zgjedhor:

 

 

Neni 146

E drejta e ankimimit

 

1. Ēdo subjekt zgjedhor ka tė drejtė tė ankohet nė KQZ kundėr vendimeve tė KZZ-sė ose KZQV-sė, qė cenojnė interesat e tyre, tė ligjshme, brenda tri ditėve nga data e shpalljes sė vendimit.

2. Tė drejtėn e ankimit, sipas kėtij neni, e kanė edhe individėt ose partitė politike, tė cilėve iu ėshtė refuzuar kėrkesa pėr regjistrim si subjekt zgjedhor, si dhe subjektet e pėrmendura nė pikat 2 dhe 3 tė nenit 18 tė kėtij kodi, kundėr refuzimit tė kėrkesave pėr akreditim tė vėzhguesve, nė rastet kur akreditimi i vėzhguesve iu delegohet KZZ-ve ose KZQV-ve.

3. Kėrkesat, sipas nenit 117 tė kėtij Kodi, pėr shpalljen e pavlefshmėrisė sė zgjedhjeve mund shqyrtohen njėherėsh me ankimet e paraqitura sipas pikės 1 tė kėtij neni. Paraqitja e kėrkesės pėr pavlefshmėri shqyrtohet njėherėsh me ēdo ankim tjetėr tė paraqitur nga subjekti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

 

Nė njė raport tė publikuar dje, Banka Botėrore ka kėrkuar thellimin nė reformat sektoriale qė lidhen me rritjen e produktivitetit

 

BB: Tė rritet efikasiteti i shpenzimeve publike

 

Pagat dhe rrogat duhet tė mbahen nėn kontroll dhe tė manaxhohen brenda njė kuadri gjithėpėrfshirės tė reformės sė shėrbimit civil, duke ulur gradualisht subvencionet e mbetura, kryesisht nė sektorin e ujit dhe hekurudhave. Mbajtja e shpenzimeve kapitale nė nivelet aktuale ėshtė veprimi i duhur, ndėrkohė qė ato duhet t’i nėnshtrohen njė vlerėsimi rigoroz dhe procedurave pėrzgjedhėse tė projekteve tė investimeve publike

Banka Botėrore i ka kėrkuar dje qeverisė shqiptare, me anė tė njė raporti tė publikuar prej saj, rritjen e shpenizmeve publike dhe rritjen, sidomos tė efiēencės sė kėtyre shpenzimeve. Banka Botėrore ka theksuar nė atė raport se, madhėsia e sektorit publik shqiptar, nė pėrgjithėsi ėshtė e pėrshtatshme, por efiēenca e shpenzimeve publike ka nevojė tė pėrmirėsohet. Raporti i titulluar “Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike pėr tė siguruar njė Zhvillim Ekonomik tė Qėndrueshėm: Rishikimi i Shpenzimeve Publike dhe Institucionale” tregon se, mėnyrat si  financohet qeveria dhe si shpenzon fondet e veta mbartin rreziqe pėr gjendjen fiskale tė Shqipėrisė. Shpenzimet publike tė Shqipėrisė, nė vitin 2006 ishin 31 pėr qind e PBB-sė, ku afėrsisht, gjashtė pėr qind e PBB-sė ėshtė shpenzuar nė investime kapitale. Sipas Alia Moubayed, ekonomiste pėr Shqipėrinė dhe autorja kryesore e raportit: “Shqipėrisė i duhet tė ristrukturojė shpenzimet publike, tė ulė borxhin publik dhe tė thellojė reformat sektoriale qė lidhen me rritjen e produktivitetit dhe qėndrueshmėrisė sė kapitalit publik, nė mėnyrė qė tė rrisė efiēencėn e pėrdorimit tė burimeve publike dhe pėrmirėsojė kontributin e tyre nė rritjen ekonomike dhe uljen e varfėrisė...” Pra, shihet qartė se, raporti i Bankės Botėrore ėshtė njė raport qė mbėshtet reforminin e sietemit tonė tė shpenzimeve dhe nė pėrgjithėsi, reformat nė ekonomi, por raporti ka pėr qėllim qė t’i japė njė mesazh qeverisė dhe ligjvėnėsve nė Shqipėri se, duhet mė shumė efikasitet dhe se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bėhen shpenzime publike, tė cilat duhet t’i forcojnė pozitat e ekonomisė dhe tė agjencive shtetėrore. Shpenzimet duhet tė jenė tė tilla qė tė bėjnė tė mundur qė nė vend tė mos ketė rreziqe, tė cilat mund tė lindin rishtas prej kėtyre shpenzimeve publike. Nė raport sugjerohet njė strategji pėr maksimizimin e ndikimit tė politikės fiskale mbi rritjen ekonomike pėrmes ristrukturimit tė shpenzimeve dhe tė ardhurave. Raporti ofron kėto rekomandime kryesore: sė pari, ndryshimi i kombinimit tė pėrbėrėsve tė shpenzimeve publike ėshtė i nevojshėm pėr tė nxitur prespektivėn e zhvillimit ekonomik. Lehtėsimi i barrės sė pagesave tė interesit do tė kėrkojė njė ulje tė vazhdueshme tė nivelit tė pėrgjithshėm tė borxhit, duke zgjatur maturimin e borxhit tė brendshėm dhe duke kėrkuar financime afatgjata tė huaja (zyrtare dhe private). Gjithashtu, sugjerohet rritje e shpenzimeve operative dhe tė mirėmbajtjes, nė mėnyrė qė tė ruhet gjendja e investimeve kapitale nė kushte tė mira dhe qė tė realizohen mirėmbajtjet e prapambetura nė sektorin e transportit dhe ujit. Pagat dhe rrogat duhet tė mbahen nėn kontroll dhe tė manaxhohen brenda njė kuadri gjithėpėrfshirės tė reformės sė shėrbimit civil, duke ulur gradualisht subvencionet e mbetura, kryesisht nė sektorin e ujit dhe hekurudhave. Mbajtja e shpenzimeve kapitale nė nivelet aktuale ėshtė veprimi i duhur, ndėrkohė qė ato duhet t’i nėnshtrohen njė vlerėsimi rigoroz dhe procedurave pėrzgjedhėse tė projekteve tė investimeve publike.  Sė dyti, rishpėrndarja e shpenzimeve ndėrmjet sektorėve tė ndryshėm do tė ndihmojė kanalizimin e fondeve nga shpenzimet pėr shėrbime tė pėrgjithshme publike drejt sektorėve qė nxisin rritjen siē ėshtė arsimi. Shpenzimet nė infrastrukturė, shėndetėsi dhe mbrojtje sociale nuk duhet tė rriten pa u ndėrmarrė mė parė reformat pėr pėrmirėsimin e efiēencės dhe zvogėlimin e humbjeve. Raporti, gjithashtu numėron edhe disa pika tė tejra, tė cilat duhet tė ndiqen nė realizimin e shpenzimeve.

 

Box

Disa rekomandime pėr shpenzimet

 

Rekomandimet pėr shpenzimet

Rritje tė shpenzimeve pas reformės qė i bėn ato efiēente

Lehtėsim i barrės sė interesit

Ulje e borxhit

Rritje e shpenzimeve operative dhe tė mirėmbajtjes

Ulje graduale e subvencioneve

Rritje e shpenzimeve nė arsim

Rritje e shpenzimeve nė sektorin profilaktik nė shėndetėsi

Ngushtim i pabarazisė rajonale

Hapėsirė mė e madhe e sektorit privat

 

 

Shpenzime mė tė kujdesshme pėr rritjen e cilėsisė sė shėrbimeve

 

Banka Botėrore i ka sugjeruar qeverisė shqiptare nė raportin e saj pėr shpenzimet publike, qė tė shohė me kujdes rregullimin i shpenzimeve brenda sektorėve, duhet t’iu pėrgjigjet ndryshimeve demografike dhe kėrkesave pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimeve. Shpenzimet shtesė pėr arsimin duhet tė shkojnė pėr arsimin e mesėm pėr t’iu pėrgjigjur kėshtu rritjes sė frekuentimit nė kėtė nivel, thuhet nė raportin e BB-sė. Nė sektorin e shėndetėsisė, kalimi i shpenzimeve nga sektorėt e mbifinancuar spitalor dhe farmaceutik drejt shėrbimeve parandaluese dhe shėndetit publik mund tė ulte ndjeshėm barrėn e sėmundjeve, jo tė transmetueshme dhe kostove qė lidhen me trajtimin e tyre. Pėr mė tepėr, profili i ri (nė moshė) demografik dhe i punėsimit nė Shqipėri bėn tė nevojshėm njė reformė nė sistemin e pensioneve, ndihmės sociale dhe sigurimeve, si dhe pėrshtatjes pėrkatėse tė shpenzimeve. Gjithashtu, njė paragraf nė raport kanė zėnė edhe problemet e shpėndarjes sė shpenzimeve sipas zonave nė pėrputhje me numrin e banorėve. Raporti ka kėrkuar qė pėr tė mbėrritur tek ngushtimi i pabarazive rajonale duhet bazuar kryesisht nė rishikimin e marrėveshjeve ekzistuese financiare. Kjo duhet bėrė nėpėrmjet: 1) Futjes sė kritereve objektive pėr akordimin e fondeve pėr pushtetin vendor dhe ofruesve tė shėrbimeve; 2) lidhjes sė kėtyre kritereve me varfėrinė apo nevojat e rritjes ekonomike; 3) kalimit nga akordimet pėr shpenzime korrente  bazuar tek inputi, drejt akordimeve tė bazuara tek rezultatet, nevojat lokale dhe prirjes sė pėrdorimit tė burimeve dhe 4) vendosjes sė rregullave mbėshtetur tek performanca pėr akordimin e shpenzimeve kapitale.

 

 

Raporti i BB-sė thotė se, shpenzimet shtesė pėr arsimin duhet tė shkojnė mė shumė pėr arsimin e mesėm

 

Arsimi dhe shėndetėsia, sektorėt ku duhet tė rriten shpenzimet

 

Mė anė tjetėr, nė raportin e saj, Banka Botėrore ka kėrkuar qė edhe nė shėndetėsi tė ketė njė tjetėr mėnyrė tė realizmit tė shpenzimeve publike dhe kjo do tė konsistonte nė kalimin e njė pjese tė shpenzimeve nga sektorėt e mbifinancuar spitalor dhe farmaceutik drejt shėrbimeve parandaluese dhe shėndetit publik qė mund tė ulte ndjeshėm barrėn e sėmundjeve jo tė transmetueshme dhe kostove qė lidhen me trajtimin e tyre

 

Arsimi dhe shėndetėsia duhet tė shihen me pėrparėsi edhe mė tė madhe se tani, nė raport me shpenzimet publike qė bėn qeveria. Banka Botėrore ka bėrė tė ditur se arsimi ėshtė nga sektorėt mė tė rėndėsishėm nė jetėn e vendit, i cili ka lidhje me tė gjitha zhvillimet e pėr kėtė shkak, ajo ka kėrkuar rritjen e shpenzimeve nė kėtė sektor. Shpenzimet shtesė pėr arsimin duhet tė shkojnė pėr arsimin e mesėm, pėr t’iu pėrgjigjur kėshtu rritjes sė frekuentimit nė kėtė nivel, thuhet nė raportin e saj tė djeshėm. Pra, siē shihet, Banka Botėrore vlerėson se arsimi ėshtė njė nga hallkat me delikate, aktualisht pėr sa i pėrket detajeve tė shpenzimeve publike dhe problematikės qė ai paraqet. Nė tė vėrtetė, qeveria ka rritur nė buxhetin e kėtij viti, shpenzimet nė arsim dhe ka premtuar se do ta bėjė nė vazhdimėsi dhe ka nisur njė reformė tė gjerė nė kėtė sektor, jo vetėm nė lidhje me shpenzimet, por edhe me tė gjithė problemet e kėtij lėmi. Arsimi i mesėm, me tė vėrtetė ėshtė njė nga mė problematikėt, pasi ai ėshtė ndėrlidhėsi i arsimit nėntėvjeēar me atė tė lartė dhe ku numri i nxėnėsve ėshtė i madh dhe me liberalizimin e universiteteve, thuajse tė gjithė nxėnėsit e shkollave tė mesme do tė ndjekin universitetin. Nė rast se ata do tė vijojnė ende tė jenė nė kėtė stad, atėherė edhe universitetet do tė jenė nė njė stad tė tillė. Nė fakt, diēka e kėsaj natyre ėshtė duke ngjarė, megjithė njė reformė mbresėlėnėse tė ministrit tė Arsimit dhe tė qeverisė. Siē dihet, ministri i Arsimit ka drejtuar njė reformė mjaft elegante nė drejtim tė procedurave tė kalimit tė njė nxėnėsi tė shkollės sė mesme drejt universiteteve, por ende nuk ėshtė arritur nė njė nivel, ku mund tė kemi njė rritje tė cilėsisė sė shkollave tė mesme dhe pėr pasojė tė universiteteve. Shpenzimet nė arsim janė rritur, por janė tė pamjaftueshme dhe me tė drejtė Banka Botėrore ka kėrkuar thellimin e tyre edhe tė efiēencėn sė tyre. Mė anė tjetėr, nė raportin e saj, Banka Botėrore ka kėrkuar qė edhe nė shėndetėsi tė ketė njė tjetėr mėnyrė tė realizmit tė shpenzimeve publike dhe kjo do tė konsistonte nė kalimin e njė pjese tė shpenzimeve nga sektorėt e mbifinancuar spitalor dhe farmaceutik drejt shėrbimeve parandaluese dhe shėndetit publik, qė mund tė ulte ndjeshėm barrėn e sėmundjeve jo tė transmetueshme dhe kostove qė lidhen me trajtimin e tyre. Pra, shihet se duhet njė kujdes shumė i madh me parandalimin e sėmundjeve dhe jo me kurimin. Kjo ngjason tė jetė edhe skema e reformės qė duhet tė ndiqet, pasi nė tė vėrtetė, kurimi vjen kur sėmundja ka ardhur, por nė rast se do tė kihet kujdes me parandalimin edhe kurimi do tė jetė njė gjė me mė pak shpenzime.

 

 

Nadir Mohammed: Duhet njė kuadėr prioritetesh kombėtare

 

Qeveria shqiptare duhet tė krijojė njė kuadėr tė vetėm strategjik pėr prioritetet kombėtare dhe caktimin e politikave sektoriale. Nadir Mohammed, shef i zyrės sė Bankės Botėrore pėr Shqipėrinė, e bėri tė ditur kėtė qėndrim, dje nė publikimin e raportit, duke shtuar se kjo do tė ishte njė gjė mjaft e lavdėrueshme. Megjithatė, ky kuadėr duhet tė marrė parasysh kufizimet e fondeve publike si dhe tė sigurojė qė projektet e financuara nga sektori publik dhe ato tė zbatuara nė partneritet me sektorin privat tė regjistrohen nė buxhet, duke pėrfshirė, jo vetėm kostot e drejtpėrdrejta, por edhe ato tė nėnkuptuara qė rrjedhin mė pas. Nė tė vertetė, pėr kėtė gjė, qeveria ka nisur edhe bashkėpunimin e ekspertėve tė Bankės Botėrore dhe tė instiucioneve tė huaja financiare. Aktualisht, ka disa plane afatmesme tė zhvillimit ekonomik dhe njė strategji kombėtare pėr kėtė gjė, nė tė cilat janė pėrcaktuar disa prioritete, por ende nuk ka njė gjė tė tillė si ajo qė ka kėrkuar Banka Botėrore dhe kjo ėshtė nė proces e sipėr.

 

 

 

Duhet reformė nė shėrbimin civil

 

Nė aspektin e tė ardhurave rekomandohet njė zbutje e taksave e tė ardhurave nga puna, nė mėnyrė qė tė nxitet mė tej krijimi i vendeve formale tė punės, gjė qė kontribuon nė formalizmin gradual tė ekonomisė shqiptare. Raporti, gjithashtu, thekson se, ristrukturimi domethėnės i programeve tė shpenzimeve varet nga progresi nė ndėrtimin e institucioneve tė manaxhimit fiskal dhe kapaciteteve pėr hartimin dhe manaxhimin e reformave. Kjo mund tė arrihet pėrmes thellimit tė reformave tė manaxhimit tė financave publike nėpėrmjet  konsolidimit tė lidhjeve midis planifikimit strategjik dhe buxhetimit afatmesėm dhe vjetor; pėrpilimit tė rregullave transparente pėr rishpėrndarjen e fondeve brenda vitit buxhetor dhe miratimit tė njė ligji tė ri organik tė buxhetit qė do tė forconte pėrgjegjshmėrinė, thotė raporti i Bankės Botėrore nė lidhje mė kėtė zė. Gjithashtu, do tė duhet tė ketė njė forcim tė manaxhimit tė buxhetit kapital pėrmes: (i) konsolidimit tė portofolit tė projekteve tė financuara me burime tė brendshme; (ii) zbatimit tė prokurimeve disavjeēare, duke mbuluar koston e plotė tė projekteve; (iii) ndėrtimit tė njė sistemi tė shėndoshė pėr pėrzgjedhjen, vlerėsimin dhe monitorimin e investimeve publike dhe pėrmirėsimin e kapaciteteve pėr vlerėsimin e projekteve nė Ministrinė e Financave dhe nė ministritė e linjės; (iv) sigurimit se janė parashikuar fonde tė mjaftueshme operative dhe tė mirėmbajtjeje pėr investimet e planifikuara dhe (v), kanalizimit tė tė gjitha fondeve tė donatorėve pėrmes thesarit. Raporti kėrkon me forcė edhe krijimin e njė shėrbimi civil efikas.

 

 

Reforma nė buxhet, e mirė, tė thellohet

 

Duke vlerėsuar progresin e kohėve tė fundit nė reformat buxhetore dhe duke mbajtur parasysh nevojat pėr financimin e investimeve publike, Banka Botėrore paralajmėron se fondet e shtetit mund tė shkojnė dėm, nėse procesi i buxhetimit nuk pėrmirėsohet mė tej. Normat e finalizimit si pėr projektet e financuara brenda vendit, ashtu edhe pėr ato tė financuara nga donatorėt janė tė ulėta, niveli i planifikimit dhe monitorimit nuk ėshtė ai i duhuri, shpenzimet korrente tė projekteve tė investimeve nuk planifikohen si duhet nė buxhet dhe aspektet financiare dhe nė veēanti, prokurimet janė tė dobėta. Pa pėrmirėsimin e kapaciteteve pėr planifikim dhe buxhetim disavjeēar tė investimeve kapitale dhe pa njė lidhje mė tė mirė midis shpenzimeve korrente me ato kapitale, rreziku i shpėrdorimit tė investimeve publike tė nxituara politikisht mbetet i madh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

INTERVISTA

 

Intervistė me zėvendėsministrin e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, Eno Bozdo

 

Miratohet ligji pėr “One Stop Shop”, projekti edhe pėr licencat

 

Zv.ministri Bozdo shpjegon pėr gazetėn “TemA” se, procesin e realizimit pėr njė sėrė projektesh tė rėndėsishme tė ministrisė si: nisma “Shqipėria 1 Euro”, projekti “One Stop Shop”, koncesionet si dhe privatizimet e ndėrmarrjeve tė mėdha shtetėrore etj. Bozdo tha se, brenda vitit, kompanitė “INSIG” dhe “ARMO” do tė jenė nė duart e pronarėve tė rinj privatė, ndėrkohė qė, deri tani, procesi ėshtė nė pėrzgjedhjen e konsulencės. 

 

 

Nė ē’fazė ndodhemi me nismėn “Shqipėria 1 euro”. Kur pritet tė shkojė nė parlament projektligji pėr kėtė nismė?

 

Nuk do tė ketė njė projektligj specifik pėr kėtė nismė. Kjo, sepse nuk ėshtė e nevojshme, pėrsa kohė qė nė tė gjitha objektet, tė cilat me VKM-tė do tė pėrfshihen nė nismėn “Shqipėria 1 Euro”, do tė trajtohen me ligjin e ri koncesionar. Kjo bėn tė mundur transparencėn maksimale nė procedurat e pėrzgjedhjes si dhe arritjen e efektivitetit nė rezultatin e garės: zgjedhja e kompanisė qė ofron kontratėn mė tė mirė sipas kushteve tė pėrcaktuara mė parė.

Mund tė themi tani se, tashmė, kjo nismė ka filluar mbarė. TEC-i i Fierit, siē edhe tė tėrė janė nė dijeni, do tė jetė objekti i parė, i cili do tė jepet me koncesion nėn kėtė nisme. Megjithatė, po shfrytėzoj rastin e intervistės suaj pėr tė shpjeguar diēka vėrtet tė rėndėsishme, pėrsa i pėrket kėsaj nisme: pėr objektet tė cilat do tė jepen nėn kėtė nismė synohet tė rritet vlera e tyre. Ato janė objekte tė cilat deri mė sot, pėr shkak tė shumė arsyeve nuk kanė qenė tėrheqėse pėr investitorėt potencialė. Kjo do tė thotė se, nė thelb, nisma “Shqipėria 1 Euro” tenton t’i bėjė ato tėrheqėse, duke pėrdorur njė strategji tė ndryshme nga ato qė janė pėrdorur deri mė sot. Pėr mė tepėr, nisma ka njė konotacion tė fortė me mbėshtetjen politike qė qeveria po i bėn biznesit dhe kėsaj nisme nė veēanti, sidomos atij investues nė prodhim. Lanēimi i kėsaj nisme nga vetė kryeministri, si dhe prononcimi i herėpashershėm i ministrit tė Ekonomisė, z.Ruli, tregon vullnetin e qeverisė pėr tė mbėshtetur dhe ndihmuar investitorėt potencialė. Pra, ky proces synon tė rivlerėsojė me anė tė njė strategjie tė re dhe t’i hedhė nė treg ato objekte/asete, tė cilat ne jemi tė bindur se pėrfaqėsojnė interes pėr investitorėt, por mėnyra e deritanishme e “ofrimit” tė tyre nuk ka qenė e duhura.

 

Ėshtė thėnė qė asetet do t’iu jepen atyre investitorėve qė i kėrkojnė tė parėt, si do tė ndėrthuret kjo me ligjin e koncesioneve?

 

Ėshtė plotėsisht e ndėrthurur. Nė rastin kur subjektet do tė kėrkojnė asetet tė parėt, kjo kėrkesė klasifikohet si ofertė e pakėrkuar. Nė bazė tė ligjit tė ri koncesionar, nė dallim nga procedura e ligjit tė mėparshėm, gara ėshtė e detyrueshme tė hapet, ndėrsa kriteret do tė pėrcaktohen me VKM tė veēantė, rast pas rasti. Ai subjekt qė ka bėrė kėrkesėn i pari, vlerėsohet me 10 pikė mė tepėr. Kjo lloj procedure, nė thelb respekton inisiativėn (ėshtė dikush qė kėrkon gjithmonė i pari), por nga ana tjetėr edhe plotėsisht transparente, sepse gara ėshtė e detyrueshme tė hapet.

 

 

Ēfarė ėshtė duke u bėrė realisht me projektin “One Stop Shop”? Cilat janė hapat qė janė duke u ndėrmarrė aktualisht?

 

 

Qeveria sapo ka miratuar ligjin pėr ngritjen dhe funksionimin e Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit tė Biznesit, ose ndryshe e njohur si “One-stop-shop”. Kjo arritje i dedikohet punės sė ekspertėve lokalė dhe atyre tė Ministrisė sė Ekonomisė, mbėshtetjes sė stafit tė projektit si dhe vėmendjes sė veēantė tė ministrit Ruli pėr kėtė projekt. Dua tė them se, shumė efektiv ka qenė edhe konsultimi i gjerė me tė gjitha grupet e interesit, bashkėpunimi i ngushtė me Ministrinė e Drejtėsisė dhe tė Financave nė paraqitjen pėrfundimtare tė njė projektligji cilėsor, i cili hap njė etapė tė re nė klimėn e biznesit nė vend. Hapat e tjera qė mbeten pėr t’u bėrė janė; kalimi i projektligjit nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe pėrcaktimi i stafit dhe godinės sė kėsaj qendre.

Me kėtė inisiativė, ne kemi bėrė realitet njė ndėr premtimet e mėdha tė qeverisė: pėrmirėsimin e dukshėm dhe tė shpejtė tė klimės sė biznesit nė vend. Shqipėria, nė tė gjitha klasifikimet e saj ka shėnuar pikavarazh shumė tė ulėt, pėrsa i pėrket kohės sė regjistrimit tė biznesit si dhe licencimit tė tij. Qendra merr pėrsipėr tė regjistrojė tė gjithė bizneset nė njė ditė tė vetme, brenda 24 orėve dhe pėr me tepėr, tė licencojė (leje pėr ushtrim aktiviteti) disa aktivitete qė kanė kėrkesa dhe kėrkojnė ekspertizė jo specifike, por ku ėshtė pėrqendruar shumica e aplikimeve nga ana e biznesit. Synimi pėrfundimtar pėr kėtė qendėr do tė jetė funksionimi i saj si njė “One-stop-shop” edhe pėr licencimin, por tani pėr tani kjo ėshtė ende e parakohshme.

 

Ēfarė ėshtė duke u bėrė me privatizimin e “INSIG”-ut dhe “ARMO”-s? A kanė nisur procedurat pėr privatizim apo do tė jepen me koncesion?

 

Tė dyja kompanitė janė nė fazėn e pėrzgjedhjes sė konsulencės pėr pėrgatitjen e dosjes sė privatizimit. Pėr “INSIG”-un, pas miratimit tė ligjit specifik nė Kuvend, pas pak do tė hapet gara pėr konsulencėn. Nė tė njėjtin stad ndodhet edhe “ARMO”, e cila ėshtė nė procesin e pėrzgjedhjes sė konsulencės (tashmė ėshtė hapur gara) dhe besoj se deri nė fund tė vitit 2007, tė dyja kompanitė, d.m.th pjesa e paketės shtetėrore do tė jetė nė duar tė investitorėve privatė. Ėshtė mjaft e rėndėsihme qė kėto procese tė kryhen me kujdes dhe tė terheqin ekspertizėn e duhur. Mendoj se, vetėm kėshtu do tė kemi njė proces tė suksesshėm privatizimi.

 

Intervistoi: Ergys Mėrtiri

 

 

Box

 

Shqipėria, nė tė gjitha klasifikimet e saj ka shėnuar pikavarazh shumė tė ulėt, pėrsa i pėrket kohės sė regjistrimit tė biznesit si dhe licencimit tė tij. Qendra merr pėrsipėr tė regjistrojė tė gjithė bizneset nė njė ditė tė vetme, brenda 24 orėve dhe pėr me tepėr, tė licencojė (leje pėr ushtrim aktiviteti) disa aktivitete qė kanė kėrkesa dhe kėrkojnė ekspertizė jo specifike, por ku ėshtė pėrqendruar shumica e aplikimeve nga ana e biznesit. Synimi pėrfundimtar pėr kėtė qendėr do tė jetė funksionimi i saj si njė “One-stop-shop” edhe pėr licencimin, por tani pėr tani, kjo ėshtė ende e parakohshme.

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

Koxhaj premton masa tė rrepta, ndėshkuese

 

Aksidentet, policia

gati “gjobat e reja”

 

Mėsohet se ka nisur edhe studimi i legjislacionit pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e punės nga autoshkollat qė pėrgatisin kursantė

 

Pa bashkėpunim s’mund tė kemi rezultat nė parandalimin e aksidenteve rrugore. Kėshtu ėshtė shprehur dje, shefi i Policisė Rrugore pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, Berti Koxhaj, i cili ka kėrkuar rritje tė bashkėpunimit mes tė gjitha strukturave shtetėrore, pėrgjegjėse. Duke i konsideruar alarmante shifrat aktuale tė humbjes sė jetėve njerėzore nė aksidentet rrugore, Koxhaj tha se, bashkė me policinė duhet tė kenė angazhim maksimal pėr parandalimin e aksidenteve rrugore edhe Ministria e Transporteve, Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve, Shėrbimi i Transportit Rrugor. “Por edhe Ministria e Arsimit pėr problemet qė lidhen me edukatėn rrugore nė shkolla dhe Ministria e Shėndetėsisė pėr dhėnien e ndihmės nė kohėn e duhur dhe nė vendin e ngjarjeve aksidentale, duhet tė jenė nė dispozicion tė pėrmirėsimit tė kėsaj gjendjeje”, - tha Koxhaj. Vetėm gjatė dy javėve tė fundit kanė gjetur vdekjen nė aksidente tė ndryshme, rrugore, 24 persona dhe janė lėnduar 25 tė tjerė, duke veēuar aksidentin nė aksin rrugor Kir-Dukagjin, me 10 tė vdekur, aksidentin nė Tiranė, ku humbėn jetėn tre adoleshentė, atė tė ndodhur nė Mollas tė Elbasanit, ku humbėn jetėn pesė persona, etj.

Masat parandaluese

“Nisur nga kjo situatė, Policia Rrugore ka forcuar masat e kontrollit nė tė gjithė vendin”, - ka deklaruar Koxhaj, duke shtuar se kėto masa konsistojnė nė kontrollin me grupe task force tė tė gjitha mjeteve tė shėrbimit publik, si tė atyre qė qarkullojnė nė akset nacionale, por edhe tė atyre nė zonat rurale, pėr evidentimin e dokumentacionit tė mjeteve, pajisjen me leje drejtimi. Nė tė gjithė vendin janė tė angazhuara 670 forca, oficerė dhe policė, pėrfshi kėtu struktura drejtuese, operuese dhe mbėshtetėse pėr manaxhimin e qarkullimit rrugor.

Nė tė njėjtėn kohė, mėsohet se janė forcuar masat e kontrollit duke ngritur postoblloqe nė bashkėpunim me forcat e rendit, me grupet e gatshme tė rendit pranė komisariateve pėr kontrollin e drejtuesve tė mjeteve pėr pije alkoolike, intensifikim tė kontrolleve pėr tejkalimin e shpejtėsisė, sidomos me radarė, etj.

Por, sipas Koxhajt, pėr tė parandaluar aksidentet rrugore do t'i mėshohet mjaft edhe aplikimit tė masave administrative me gjobė. “Kėto masa do tė jenė nė kufijtė maksimalė, tė parashikuara nga kodi rrugor dhe veēanėrisht sanksionet plotėsuese pėr pezullimin e lejeve tė drejtimit, pėr tė gjithė kundėrvajtėsit qė janė burim pėr aksidentet rrugore”, - deklaroi shefi i Policisė Rrugore. Ndėrkaq, mėsohet se ka nisur edhe studimi i legjislacionit pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e punės nga autoshkollat qė pėrgatisin kursantė. Koxhaj ka renditur ndėr shkaqet e kėtyre aksidenteve mosrespektimin e rregullave tė qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve tė mjeteve, sjelljen jokorrekte nga kėmbėsorėt nė rrugė, mungesėn e sinjalistikės, amortizimin e rrugėve, mosrespektimi i normave tė qarkullimit rrugor, kryesisht shpejtėsia, etj.

 

Aksidentet nė rrugė

 

Deputetėt e opozitės ditėn e djeshme kėrkuan qė qeveria tė nxjerrė pėrgjegjėsitė e veta pėr aksidentet e shumta automobilistike, tė ndodhura nė akset rrugore nė vend. Sipas deputetėve tė opozitės, qeveria ėshtė treguar neglizhente pėr kėtė situatė jonormale. Opozita theksoi se njė pjesė e fajit ėshtė e policisė rrugore, e cila nuk po merr masat e duhura pėr tė parandaluar kėto aksidente. Deputeti i PS-sė, Taulant Balla, kėrkoi dje, qė deputetėt nė Kuvend tė mbanin njė minutė heshtje pėr 20 viktimat e ditėve tė fundit, tė cilėt kanė humbur jetėn nė aksidentet rrugore. Kėshtu, deputetėt nė Kuvend mbajtėn njė minutė heshtje nė shenjė nderimi dhe pėrkushtimi pėr kėto viktima.

 

 

Droga, tė akuzuarit e “Poter-Al” nisin procesin nė gjykatė

 

Tė pandehurit e “Poter- Al”, janė paraqitur dje, nė seancėn e parė nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda. Ilir Koēiaj, Xhiljano Xhoxhi, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi, Robert Peēi dhe Kozma Laēka, tė arrestuar nė maj tė vitit tė kaluar, akuzohen pėr trafik ndėrkombėtar lėndėsh narkotike nė bashkėpunim. Seanca e parė ėshtė shtyrė pėr mosformim tė trupit gjykues. Ndėrsa pritet qė javėn e ardhshme tė lexohet edhe kėrkesa pėr gjykim ndaj tė pandehurve tė arrestuar nė kuadėr tė operacionit policor “Poter -Al”. Akuzat qė rėndojnė mbi tė pandehurit ėshtė ajo e trafikimit tė lėndėve narkotike nė bashkėpunim dhe prodhimit dhe shitjes sė narkotikėve, mbajtjes pa leje tė armėve luftarake dhe pėrdorimit tė dokumenteve tė falsifikuara. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka pėrfunduar hetimin mbi njė prej organizatave tė trafikut ndėrkombėtar tė kokainės e heroinės, tė shtrirė nė shtatė shtete dhe po aq qytete tė Shqipėrisė. Sipas kėrkesės pėr gjykim, organizata vepronte nė dy drejtime. Ka qenė fillimisht drejtėsia italiane ajo qė ka filluar hetimin ndaj kėsaj bande, duke lėshuar 13 fletė-arreste ndėrkombėtare, njė pjesė e tė cilave janė ekzekutuar para disa viteve. Gjithashtu, para disa kohėsh, drejtėsia gjermane ka ndaluar dy prej korrierėve tė drogės, pjesė e kėsaj organizate. Tė arrestuarit akuzohen se e siguronin kokainėn nė Holandė ose nė Francė dhe prej andej e trafikonin nė dy krahina tė Italisė dhe nė Gjermani, ku shpėrndahej nė tregun vendas. Ndėrkaq, ata akuzohen se trafikonin nga Shqipėria drejt Italisė heroinė, tė cilėn dyshohet se e siguronin nė Turqi. Sipas prokurorisė, njė tjetėr treg i narkotikėve qė zotėrohej nga banda nė fjalė ishte edhe Greqia, ku kryesisht trafikohej heroinė ose hashash. Gjatė viteve tė fundit, drejtėsitė e vendeve tė sipėrpėrmendura kanė arritur tė sekuestrojnė sasi tė mėdha heroine e kokaine, si edhe parį, tė cilat pėrdoreshin pėr blerjen e drogės.

 

 

Abuzimet me “2KR”, nis procesi 2 ndaj Agim Rrapajt

 

Nė ēėshtjen e dytė, gjyqėsore pėr tė pandehurin Agim Rrapaj ish-drejtori i projektit “2KR”, dje kanė patur radhėn dėshmitarėt e akuzės. Pasi ėshtė lexuar kėrkesa pėr gjykim, pėrfaqėsuesi i organit tė akuzės ka paraqitur para trupit gjykues listėn e dėshmitarėve, ndėrsa dje nuk ėshtė paraqitur asnjėri prej tyre. Kėshtu qė nė javėn e ardhshme pritet qė dėshmitarėt nė lidhje me veprimet qė ka kryer Rrapaj nė kohėn kur drejtonte “2KR”-nė, tė tregojnė variantin e tyre. Agim Rrapaj akuzohet pėr shpėrdorim detyre, ndėrsa shkeljet e tij janė gjetur nga Kontrolli i Lartė i Shtetit, tė cilėt kanė pėrpiluar njė dosje me dokumente qė vėrtetonin veprimet e paligjshme tė Rrapajt, ish-drejtuesit tė “2KR”. Vetėm dy muaj mė parė, ky shtetas u dėnua pėr tė njėjtėn akuzė me njė vit heqje lirie, ndėrsa edhe bashkėpunėtori i tij ka patur tė njėjtin fat. Sipas akuzės, pėrgjegjėsia nė detyrė ka qenė mė e madhe, gjithashtu dhe shkeljet kanė rėnduar, duke i shkaktuar njė dėm tė konsiderueshėm shtetit. Sipas prokurorit, ish-drejtori i projektit “2KR”, Agim Rrapaj, njė vit mė parė ėshtė vėnė nėn akuzėn e falsifikimit tė dokumenteve zyrtare dhe shpėrdorimit tė detyrės, tė kryer nė bashkėpunim. Kėto akuza janė ngritur nė lidhje me grantin japonez qė pėrfitoi projekti “2KR”. Ndėrsa nė kėrkesėn pėr gjykim thuhet se gjatė kontrollit nė Ministrinė e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit u konstatuan shkelje tė dispozitave ligjore dhe nėnligjore nė pėrdorimin e fondeve buxhetore, nė fushėn e shpėrblimit dhe pagave, si dhe nė fushėn e prokurimeve publike. Ky ka qenė edhe vendimi i marrė nga Kontrolli i Lartė i Shtetit. Sipas hetimeve, shkelja e kėtyre dispozitave ka sjellė njė dėm ekonomik prej 164,818,264 lekėsh. Sipas materialeve tė dorėzuara nė gjykatė nga ana e prokurorisė, mėsohet se Agim Rrapaj, nė postin e drejtuesit tė projektit “2KR”, ka pėrfituar njė grant tė dhėnė nga qeveria japoneze. Fondet e kėtij granti janė keqpėrdorur nga drejtuesi i “2KR” dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ėshtė ngritur edhe akuza e parė ndaj Rrapajt.

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

Ide nė sirtar? FP7 i sjell nė jetė...

 

 

Alban Bala

 

Kurrė Evropa nuk ka qenė mė pranė shkollės dhe kėrkimit shkencor, shqiptar. FP7, Programi Kuadėr Shtatė – i financuar prej Komisionit Evropian – nismoi tė premten nė Tiranė rrugėn e tij, duke hapur dyert e bashkėpunimit mes tė gjithė kėrkuesve, instituteve tė specializuara, universiteteve dhe ndėrmarrjeve qė synojnė teknologji tė reja dhe zbulimet e pėrparuara tė shkencės.

I planifikuar tė zgjasė pėr 7 vite, deri mė 2013-tėn, programi i mbėshtetjes FP7 krijon mė shumė sesa thjesht mundėsi financimi tė projekteve tė pėrbashkėta mes strukturave homologe nga tė katėr anėt e Evropės.

Sinergjia e veprimit shkencor, e hulumtimit dhe zbulimit aplikativ, e promovimit tė risive teknologjike nė fushėn e ideve dhe prodhimit ėshtė siguria se Evropa e sė ardhmes do tė jetė mė e qėndrueshme dhe mė e zhvilluar sesa sot.

Kemi nevojė tė dimė, tė njohim, tė zhvillohemi dhe tė rritemi si qytetėrim nė harmoni me tiparet mė tė mira tė kombeve tona. PF7 ėshtė rruga e bashkimit tė kėtyre prirjeve.

Politika e Komisionit Evropian nė promovim tė lėvizjes sė lirė si premisė e zhvillimit global shprehet nė kėtė program pėrmes nxitjes sė shkėmbimit tė kėrkuesve shkencorė nga ēdo cep i globit drejt hapėsirave komunitare.

Rėndėsia qė Bashkimi Evropian i ka dhėnė Kėrkimit Shkencor dhe Zhvillimit Teknologjik (R&D) trupėzohet mė sė miri nė vlerėn prej mė se 53 miliardė eurosh qė komisioni ka vėnė nė dispozicion tė programit FP7.

E thėnė thjesht: tė gjithė ata qė ėndėrrojnė pėr realizimin e ideve tė mbetura nė sirtar, bėjnė mirė tė zgjohen. Ėshtė koha pėr t’u integruar nė dijen globale. Ėshtė koha pėr t’u integruar nė shpirtin evropian tė bashkėpunimit pėr hir dhe nė funksion tė ideve tė reja. Mjafton tė paraqesėsh njė projekt serioz, tė gjesh bashkėpunėtorėt e duhur, evropianė apo botėrorė, tė aplikosh sipas rregullave dhe nė kohė dhe tė pėrpiqesh tė japėsh maksimumin prej ēastit qė projekti yt financohet.

Nė FP7 mund tė zhvillosh projekte mbi shėndetin, bujqėsinė, bioteknologjitė, teknologjitė e informacionit, telekomunikacionit dhe transmetimit tė tė dhėnave pėr energjinė, mjedisin, transportin, shkencat sociale dhe humane, sigurinė apo hapėsirėn kozmike.

Jemi pjesė e botės sė qytetėruar dhe gjithnjė kemi vuajtur pėr njė shenjė qė ta kuptonim kėtė. Ky sinjal qė vjen sot, nga Bashkimi Evropian ėshtė dėshmia se tė parėt integrohen ata qė aspirojnė pėr tė ardhmen pėrmes kulturės sė ideve dhe pėrpjekjeve pėr t’i sjellė ato nė jetė.

Programet Kuadėr (FP) kanė pasur njė sukses tė madh nė Evropė qė prej ideimit tė tyre nė vitin 1984-tėr. Sekreti parėsor, sipas evropianėve, i pėrket dimensionit ndėrkombėtar qė kanė programet dhe idesė sė bashkėpunimit ndėrmjet kėrkuesve shkencorė tė vendeve tė ndryshme.

Shqiptarėt janė nė kohė tė dėshmojnė se kjo dorė e shtrirė pėr bashkėpunim nga Komisioni Evropian e ka tė gjithė dashamirėsinė, gatishmėrinė dhe aftėsinė tonė pėr ta shtrėnguar dhe pėr tė punuar sė bashku pėr tė ardhmen.

 

 

 

 

 

 

 

 

Vizioni i munguar i mediave shqiptare

 

Kleves Bitro*

 

Pėr disa ditė me radhė disa prej mediave shqiptare duke pėrdorur si mbulim “zbulimin” e njė videoje me thirrje raciste tė njė toge ushtarėsh grekė diku nė njė ishull tė largėt e tė izoluar tė Greqisė (ka qindra tė tillė nė Greqi, madje disa prej tyre janė fare tė shkretė dhe me sipėrfaqe qesharake qė edhe vetė peshkatarėt qė shkojnė atyre anėve mezi i gjejnė) filluan tė mbjellin klimėn e reagimeve tė dhunshme dhe tė pakontrolluara nė disa qytete tė Shqipėrisė. Kjo pjesė mediatike arrogancėn e vet dhe karshillėkun ndaj ligjeve demokratike dhe qeverisė shqiptare kėsaj radhe vendosi ta bėjė duke u vėnė zjarrin disa flamujve tė Greqisė nė tokėn shqiptare. Kėtyre mediave nuk u mjaftoi as falja publike e Ministrisė sė Mbrojtjes sė Greqisė, as deklaratat e Ministrisė tonė tė Mbrojtjes, as reagimet e Ministrisė sė Jashtme shqiptare apo edhe e kryediplomatit tė Greqisė nė Tiranė (ambasadori Kokosi). Tė gjitha kėto nuk kishin vlerė pėr njė pjesė tė shtypit shqiptar, i identifikuar tashmė si i ngatėrruar me konflikte tė mėdha interesi, pėr tė cilat qeveria ka vendosur t’iu presė rrugėn (fjala bie, disa prej pronarėve tė gazetave iu lindi ideja brilante qė tė shpikin deri divorce familjare pėr t’ia hedhur ligjit qė nuk i lejon tė jenė edhe drejtues kompanish, edhe tė kėrkojnė pjesėn e luanit nga tenderat shtetėrorė dhe njėkohėsisht tė jenė edhe botues). Kėta lloj “patriotėsh” qė manaxhojnė dhe drejtojnė njė pjesė tė shtypit shqiptar, si dhe mbėshtetėsit e tyre nė prapavijėn politike, tė veshur me kostume nė aparencė nacionaliste, (kur kanė qenė titullarė tė Ministrisė sė Jashtme shqiptare as qė bėhej fjalė pėr ndonjė reagim tė ngjashėm) nuk e kanė pėr gjė tė fėrkojnė duart e tė pinė verė “made in Greece” para ekraneve televizive qė fryjnė edhe mė pėrpjekjet pėr tė ndezur zjarre, atje ku nuk ka nė marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Kėtyre zotėrinjve qė gjoja iu zgjohet ndjenja e atdhetarisė shumė herė mė tepėr sesa kapaciteti i tyre, real, emocional, iu vjen pėrshtat, kur individė tė caktuar vendosin tė imitojnė Don Kishotin e tė marrin nė dorė frenat e shtetit pėr t’iu pėrgjigjur vetė ēdo gjėje qė mendojnė se iu prek identitetin. Kėshtu, duke qenė vazhdues tė denjė tė vlerave mė negative qė mbart nė vetvete njė pjesė e vogėl e shoqėrisė sė pakultivuar, pėrfitojnė nga rasti pėr tė demonstruar me djegie flamurėsh tė Greqisė nė sheshe kryesore tė qyteteve shqiptare, madje duke pretenduar qė njerėzit t’i ndjekin nė “veprat” e tyre, tė turpshme dhe tė dėnueshme. Marrėzia e tyre shkon edhe mė tej, kur, pasi ditėn kanė djegur flamurėt e njė shteti tjetėr, nė darkė, mbi hirin e punės sė tyre, tė mbrapshtė ngrejnė lloj-lloj rubrikash me gjoja e-mail-e qė vijnė nga tė katėr anėt e botės e qė kėrkojnė ndėrhyrjen e qeverisė, gjoja nė mbrojtje tė dinjitetit kombėtar tė shqiptarėve. Disa tė tjerė organizojnė emisione histerie, antimarrėdhėniesh, duke ftuar qė tė flasin pėrfaqėsuesit mė problematikė tė palėve tė pėrfshira. Ironi mė tė madhe nė gjithė kėtė llum qė pėrpiqet tė trazohet e tė ēlirojė erėn e keqe (e qė mė pas tė mbytė gjithė botėn) nuk ka. Si mundet qė njė pjesė e shoqėrisė shqiptare tė mos mendojė se stuhia e ngritur nė gotė mbi njė video kompromentuese, tė “zbuluar” pas shumė kohe nga ndodhia e saj e vėrtetė, nuk duhet tė dėmtojė atė marrėdhėnie qė me shumė mund (e mira gjithmonė kėrkon shumė herė mė tepėr kohė qė tė ngjizė) ėshtė krijuar mes Shqipėrisė dhe Greqisė? Cilat janė qarqet qė kėrkojnė me ēdo kusht tė godasin klimėn nė pėrmirėsim tė marrėdhėnieve dypalėshe qė kanė arritur tashmė dy shtetet tona duke mėnjanuar paragjykimet dhe duke lėnė pas tė kaluarėn? Ēfarė vlerash pėrfaqėsojnė kėta njerėz qė nuk marrin parasysh asgjė, qoftė nivelin e marrėdhėnieve tregtare, ekonomike apo tė tjera? Kush mund tė jetė ai qė mendon se integrimi nė Evropė dhe ulja nė tryezė do tė bėhet jo me fqinjėt po me jashtėtokėsorėt? Kush mund tė jetė kaq i fortė sa tė mos marrė parasysh komunitetin e 1 milionė shqiptarėve nė Greqi dhe qindra mijėra njerėz tė tjerė kėtu nė Shqipėri qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr pėrfitojnė nga kjo valė e rėndėsishme e emigracionit shqiptar? Vetėm para dy ditėsh presidenti i Greqisė, Karolos Papulias, ka transmetuar nė momentin e fluturimit nė hapėsirėn ajrore, shqiptare gjatė udhėtimit pėr nė Kroaci, mesazhin: "Ndėrkohė qė po fluturoj mbi hapėsirėn ajrore, shqiptare, dėshiroj t’i shpreh shkėlqesisė Tuaj (Presidentit shiptar) pėrshėndetjet e mia, mė tė ngrohta dhe dėshirat mė tė sinqerta pėr lumturinė Tuaj personale dhe njėkohėsisht pėr prosperitetin e popullit mik, shqiptar”. Sigurisht qė nė kokat e nxehta dhe nė kokat e tė pėrfshirėve me fije tė dukshme e tė padukshe nė interesa qė nuk kanė lidhje me prosperitetin e shqiptarėve, ky mesazh nuk do tė thotė asgjė, madje ata me influencėn e tyre dhe paranė mund edhe tė bindin disa qė mesazhi ka qenė krejt tjetėr dhe i kundėrti i tij, por kjo nuk i shėrben askujt, tė paktėn opinionit tė shėndoshė dhe tė kulturuar tė kombit shqiptar. Fatkeqėsisht, ditėt e fundit Tirana dhe disa qytete tė Shqipėrisė ngjajnė tė paralizuara dhe tė mbajtura peng. Nuk ėshtė vetėm Shijaku qė u pėrgjak pėr interesa tė ngushta, politike, por janė edhe qytetet shqiptare, ku u krye njė akt i patolerueshėm si djegia e simboleve kombėtare tė njė shteti fqinj, tė cilat kanė hyrė nė ciklin e atyre interesave qė veprojnė me receta qė mbledhin kokėrr pėr kokėrr tė gjitha vlerat mė tė mbrapshta tė njė shoqėrie, pa menduar se ēfarė dėmi i sjellin vendit. Tė gjitha kėto qytete kanė hyrė tashmė nė njė periudhė “tė sėmurė” qė ngjall veēse ligėshtim. E sigurt ėshtė se situata qė paraqitet nė terren, atje ku bashkėjetesa e grekėve dhe shqiptarėve lėviz nė pėrditshmėrinė e saj me njė veēanti pėr t’u patur zili, ėshtė krejt tjetėr nga ajo qė duan disa tė mbjellin nė Shqipėri. Nuk mundet qė disa dhjetėra individė tė zėvendėsojnė qindra-mijėra tė tjerė, ashtu si nuk ka mundėsi qė tė vazhdojė njė gjendje e tillė, e ngjashme “me lėvizje tė armatosur” qė pėr fat tė keq ka gjetur gjithnjė mbėshtetės si brenda Kuvendit shqiptar, ashtu edhe nė shtyp. Shqipėria tashmė nuk mund tė jetė peng i askujt e aq mė pak lėvizjeve brenda saj qė shkojnė tėrėsisht nė kundėrshtim me rendin, ligjin dhe tė drejtėn demokratike. Kėto raste nuk mund tė jenė pėrgjithėsuese dhe as toleruese dhe pėr kėtė qeveria shqiptare ka pėrgjegjėsi tė plotė. Shqipėria nuk ėshtė mė vendi i revolucionit dhe i klasės punėtore dhe komuniteti shqiptar nė Greqi pas shumė vuajtjesh dhe pėrpjekjesh ka arritur qė tė krijojė atė klasė tė mesme qė ėshtė e nevojshme pėr tė sfumuar ēdo goditje ndaj interesit tė pėrgjithshėm. Vetė shteti grek kuptoi (dhe nė mėnyrė shumė tė drejtė) se nuk mund tė arrestojė e tė kthejė mbrapsht tė gjithė shqiptarėt, vetėm e vetėm pse dikush ka marrė peng autobusėt e tyre apo ka vjedhur, pse jo dhe vrarė, nė momente tė caktuara shtetas grekė. Mė mirė do tė ishte qė tė pėrshpejtonte hapat integruese tė komunitetit tė emigrantėve shqiptarė, pasi vetė kėta tė fundit nuk do tė lejojnė qė dikush apo raste tė veēanta t’iu prishin interesin e tyre dhe familjeve qė bashkėjetojnė sot, nė Greqi. Njė gjė e tillė tashmė ėshtė realitet dhe kėtė realitet nuk mund ta trondisin as artikujt e shtypit nė duart e segmenteve antiqeveritare nė cilėndo anė tė kufirit tė ndodhen dhe as emisionet qė ngrihen nėn erėn e flamujve tė djegur, me shpresėn se do tė rindezin njė flakė qė ėshtė shuar njėherė e pėrgjithmonė.

 

*(Sekretar i dytė i ambasadės shqiptare nė Athinė)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Studentėt shqiptarė hasin pengesa

 

 Skėnder Saqipi nė Bujanovc

 

Pas diplomimit tė shkollės sė mesme, studentėt shqiptarė nga lugina e varfėr e Preshevės ballafaqohen me shumė pengesa, kur dėshirojnė tė studiojnė nė universitet.

”Mundėsitė pėr studim janė tė vogla”, - tha Selman Hasani, i cili nuk ka arritur tė sigurojė njė vend nė fakultet, as nė Serbi, e as jashtė vendit. “Meqė shumė studentė nuk janė nė gjendje tė regjistrohen [nė fakultet], rrugėt dhe kafenetė janė tė mbushura me tė rinj”, - tha ai. “Studentėt qė i vijojnė studimet, ose kanė shumė tė holla, ose njohin ndokėnd me ndikim”, - shtoi ai. “Por, ē`tė bėjnė ata studentė qė nuk kanė tė holla apo lidhje?”

Autoritetet universitare nė Shqipėri dhe Kosovė, qė janė destinacionet mė tė preferuara pėr studentėt nga Serbia jugore, pohojnė se problemi kryesor nė Luginėn e Preshevės ėshtė mungesa e njė universiteti.

Interesimi pėr tė vijuar arsimin e lartė ėshtė i madh. “Nė vitin 2006-tė, mė shumė se gjysma e 700 studentėve shqiptarė, tė cilėt u diplomuan nė shkollat e mesme nė komunat e Bujanovcit, Preshevės dhe tė Medvegjės, shprehėn interesim pėr tė vijuar studimet nė universitet”, - tha zyrtari nga komuna e Bujanovcit, Nehat Aliu.

Por, mungesa e njė universiteti nė gjuhėn shqipe nė rajon do tė thotė qė studentėt duhet tė luftojnė pėr vende nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Shqipėri. Pagesa nė kėto universitete mund tė jetė shumė e lartė dhe konkurrenca e rreptė.

Pėr ta lehtėsuar regjistrimin e studentėve tė Serbisė jugore pėr vende jashtė Serbisė, autoritetet lokale nė Preshevė, Bujanovc dhe Medvegjė kanė krijuar njė komision pėr t’i mbledhur dhe procesuar tė gjitha aplikacionet dhe pastaj t’i dėrgojnė ato nė universitetet jashtė Serbisė.

Kryesuesi i komisionit, Islam Isufi, tha se, universitetet nė Shqipėri, nė vitin akademik 2006-2007-tė, pėr studentėt e Luginės sė Preshevės kanė ndarė 59 vende. “Kėtė vit janė regjistruar njėzetė e dy studentė”, - tha ai.

Deri vitin e kaluar, nė universitetet nė Prishtinė dhe Tetovė, studentėve shqiptarė nga lugina i ėshtė siguruar njė numėr i caktuar vendesh.

“Por, meqė konkurrenca nė kėto universitete ėshtė shumė e lartė, kjo kuotė ėshtė hequr”, - tha Isufi.

”Nė vitin akademik 2006-2007-tė, gjithsej rreth 350 studentė nga Lugina e Preshevės janė duke studiuar nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni”, - tha komisioni. Pasi studentėt shqiptarė diplomohen nė Tiranė, Prishtinė dhe Tetovė, shumica kthehen nė Luginėn e Preshevės, edhe pse disa mbesin nė kėto qytete.

Studentėt, tė cilėt pėr shkaqe financiare nuk mund tė studiojnė nė Shqipėri apo Kosovė, regjistrohen nė fakultetet e Bujanovcit dhe Vranjes, ku mėsimet mbahen nė serbisht. Nė universitetin e Prishtinės, nė vitin 1999-tė ėshtė rivendosur Fakulteti i mėsuesisė, pasi autoritetet serbe u larguan nga Kosova.

Ēdo vit regjistrohen rreth 80 studentė tė sponsorizuar nga shteti, kurse 90 studentė i paguajnė studimet nga xhepi i tyre.

Sipas drejtorit tė kėsaj shkolle, Rade Stojilkoviē, nė kėtė fakultet kėtė vit u regjistruan rreth dhjetė studentė shqiptarė.

Por, pėr studentėt shqiptarė pengesė janė vėshtirėsitė gjuhėsore. “Gjatė ligjėratave teorike dhe praktike, lindin probleme”, - tha Stoilkoviē. Studentėt e tjerė studiojnė nė kampusin e universitetit tė Nishit, i cili gjendet nė Vranje. Por shqiptarėt atje ankohen pėr diskriminim etnik, si dhe pėr probleme gjuhėsore.

“Pėr ta mėsuar serbishten, neve na duhet shumė”, - tha Burim Salihu, student i juridikut atje. “Meqenėse nuk e flasim serbishten aq mirė, edhe studimet tona zgjasin mė gjatė sesa ne i planifikojmė”.

Nderim Rustemi, njė shqiptar tjetėr, i cili studion juridikun nė Vranje, tha se disa anėtarė tė stafit haptazi shprehin qėndrime antishqiptare. “Njė profesor, i cili nuk ka ditur se nė klasė tė tij ka studentė shqiptarė, tha: “Nė shkollėn tonė nuk na nevojiten shqiptarėt”, - tha Rustemi. “Unė u bezdisa kur e dėgjova kėtė”.

Nė pėrgjithėsi, qė nga viti 2001, numri i shqiptarėve qė studiojnė nė fakultetet serbe ėshtė nė rėnie. Pas kryengritjes nė Luginėn e Preshevės, marrėdhėniet nė mes tė dy komuniteteve janė pėrkeqėsuar, prandaj shumė shqiptarė hezitojnė mė shumė tė studiojnė nė fakultetet nė qytetet serbe. Autoritetet lokale nga Bujanovci dhe Presheva nė vitin 2001, me qėllim tė zbutjes sė problemit, filluan njė iniciativė pėr tė hapur nė Luginėn e Preshevės njė fakultet nė gjuhėn shqipe. Ata mė nė fund mund tė arrijnė sukses. Mė 14 dhjetor 2006-tė, ministri serb i Arsimit, Sllobodan Vuksanoviē, kryetari i komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa dhe zyrtari i kėshillit komunal, Aliu, pėr hapjen e Fakultetit tė mėsuesisė nė Bujanovc, arritėn njė marrėveshje.

Tė gjitha lėndėt do tė jenė nė gjuhėn shqipe dhe autoritetet lokale do tė kenė kompetenca pėr punėsim tė stafit lokal. Zyrtarėt nga Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk e pėrcaktuan numrin e studentėve qė do tė regjistrohen nė tetor, pasi kjo duhet tė pėrcaktohet nė bazė tė planit vjetor pėr vende nė universitetet serbe. Nėse kėtė tetor hapen dyert pėr gjeneratėn e parė tė studentėve, kjo do tė ndikojė nė zbutjen e problemeve pėr studentėt e Serbisė jugore, tė cilėt dėshirojnė tė vijojnė arsimin e lartė, por nuk kanė ku tė shkojnė.

 

 

 

 

 

 

EDITORIAL

 

 

Hutia pas propozimit “Rama”

 

Nga Andi Bushati

 

Mazhoranca e ka pėrcjellė me hezitim dhe pa njė opsion konkret propozimin e bėrė nga Edi Rama pėr tė kėmbyer vendimin e opozitės pėr zgjedhje tė parakohshme me njė pakt pėr reforma tė thella. Nė tė njėjtėn ditė, kandidatja pėr zėdhėnėse e qeverisė ėshtė mjaftuar ta etiketojė Ramėn me njė gjuhė qė i shkonte pėrshtat fushatės elektorale qė PD-ja porsa e humbi. Ndėrsa, dje, vetė kryeministri Berisha nuk ka dalė kundėr reformave, por nuk ka dashur nė asnjė moment t’i pėrgjigjet pozitivisht kreut tė opozitės.

Ndoshta kjo mungesė reagimi dhe kjo tutje vjen nga lėvizja e beftė dhe e papritur e Edi Ramės. I pikturuar pėr njė kohė tė gjatė si destruktiv, ithtar i dhunės parlamentare, prishės i procesit zgjedhor dhe sė fundi shkatėrrues i garės nė Shijak, pakkush e ka besuar se lideri i opozitės mund tė shfaqet nė njė version pozitivist. Pra, qė tė heqė dorė nga vendimi unanim i pesė partive tė majta pėr tė shkaktuar me ēdo kusht njė krizė gjatė zgjedhjes tė presidentit tė ri nė verė, nė rast se mazhoranca jep ok-ejin pėr njė sėrė reformash thelbėsore nė procesin zgjedhor, nė sistemin e drejtėsisė, nė ndarjen e territorit, nė decentralizimin e pushtetit dhe nė administratėn publike.

Ky hutim dhe kjo mungesė pėrgjigjeje e mazhorancės vjen nga dilema, nė tė cilėn e ka vėnė ky propozim. Nė radhė tė parė, pjesa mė e madhe e PD-sė dhe aleatėve tė saj janė tė bindur se Rama nuk ėshtė i sinqertė; se atij nuk i intereson reformė e thellė dhe mbarėvajtja e vendit, se ai, duke u ndier fitues, kėrkon njė tjetėr betejė tė shpejtė, elektorale. Dhe tė gjitha kėto arsye do t`i bėnin ta kundėrshtonin propozimin e kreut tė socialistėve.

Por, nga ana tjetėr, PD-ja nuk ėshtė pro krizės presidenciale. Pėr mė tepėr ajo nuk ėshtė nė thelb kundėr disa prej propozimeve qė ka artikuluar Rama, ndaj kjo e fut nė njė situatė paradoksale: qė e bėn edhe tė mos e pranojė, edhe tė mos e hedhė dot poshtė idenė e kundėrshtarit tė saj mė tė madh politik.

Nė fakt, Edi Rama ka disa arsye pėr tė mos e pasur krejt demagogjik propozimin e tij. Ėshtė i vėrtetė fakti se ai do njė kohė pėr tė reformuar partinė. Ėshtė i vėrtetė fakti se ai do edhe njė kohė pėr tė larė hesapet me kontestatorėt e tij brenda saj. Ėshtė e vėrtetė, nė fund tė fundit, se ai mund tė mos dojė zgjedhje tė parakohshme pas disa muajsh. Arsyet janė disa. Sė pari, sepse ai nuk do njė telash tė ri pėrpara ndėrkombėtarėve, nė sytė e tė cilėve ka humbur jo pak, si rezultat i krizės parazgjedhore. Sė dyti, sepse zgjedhjet e parakohshme do ta pėrjashtonin atė nga ambicia e fortė, kryeministrore, pasi ai nuk mund ta lėrė nė mes mandatin qė sapo i dhanė zgjedhėsit e Tiranės.

Pra, Edi Rama, duke luajtur njėkohėsisht kartėn e tolerantit dhe bashkėpunuesit, qė i shkon aq shumė njė fituesi, zgjidh me anė tė heqjes dorė nga zgjedhjet e parakohshme, shumė nga problemet e tij. Nga pakti prej pesė pikash qė propozon, ai mund tė nxjerrė vetėm pėrfitime. Nėse refuzohet, ai do tė ketė rastin tė tregojė edhe njėherė me gisht kundėrshtarėt e tij si destruktivė dhe jobashkėpunues. Nėse i pranohet, ai fiton edhe staturėn e liderit tė njohur nga pala tjetėr, edhe kohėn qė i duhet pėr aksionin e vet, politik. Nė kėtė kuptim lėvizja e fundit e Ramės ėshtė njė lėvizje e qėlluar. Ajo qė nuk kuptohet, ėshtė hutimi dhe pasiguria, me tė cilėn mazhoranca dhe vetė Berisha po reagojnė ndaj saj. Ata nuk duhej tė vonoheshin t’i thonin po propozimit “Rama”, natyrisht, me vėrejtjet, shtesat apo sugjerimet e tyre. Sepse nė thelb, edhe Berisha, edhe Rama kanė nevojė tė blejnė kohė, sepse tė dy e dinė shumė mirė se askush nuk pėrfiton, nėse futemi nė njė sistem zinxhir zgjedhjesh. Dhe sepse e dinė qė gjithkush do ta ketė tė vėshtirė ta marrė pėrsipėr kėtė kosto. Por, qė kjo tė ndodhė, duhet qė sė pari, diēka tė ndryshojė te Berisha: Qė ai ta njohė, sė paku tani pas zgjedhjeve, Edi Ramėn, si liderin e socialistėve; qė ai tė heqė dorė nga etiketimet kryetar “de jure” dhe kryetar “de fakto”; qė ai tė fillojė ta gjykojė rivalin e tij pėr nga propozimet dhe jo pėr nga profili qė i ka pikturuar vetė. Sepse nė kėtė mėnyrė, edhe po mos tė shmangte zgjedhjet e parakohshme dhe kriza tė reja, Berisha do tė shmangte sė paku, mbajtjen e kostove pėr to.

 

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Intervistė me mjeken reumatologe nė QSUT, Dorina Ruci

 

Pacientėt me reumatizėm, gjithnjė nė rritje

 

Sipas mjekėve, shkaktarėt e kėsaj sėmundjeje tė pashėrueshme janė tė ndryshme, duke mos pėrjashtuar edhe mungesėn e aktivitetit fizik dhe trashėgiminė gjenetike. Reumatizma cilėsohet si njė sėmundje qė nuk ka shėrim, pasi ajo fillon tė shfaqet sėrish pas shumė kohėsh. Tė vetmin mjekim qė rekomandojnė mjekėt pėr t’u pėrdorur ėshtė medikamenti i ri, Mabthera, por qė ėshtė shumė i papėrballueshėm pėr xhepin e pacientit, pasi ky ilaē kushton mė tė vėrtetė shumė shtrenjtė. Sipas mjekes reumatologe nė QSUT, Dorina Ruci, njė problem i ri qė po haset gjithnjė e mė shpesh dhe qė trajtohet shumė mirė edhe nė QSUT ėshtė ostoporoza ose ajo qė quhet epidemia e heshtur e shekullit. Pra, kocka fillon tė humbasė gėlqeren dhe bėhet jo shumė kompakte dhe e fortė siē ėshtė zakonisht, duke filluar tė humbasė mikroarkitekturėn e vet dhe bėhet lehtėsisht e thyeshme.

 

 

Reumatizma ėshtė njė sėmundje e pashėrueshme, por a ka mjekime qė mund tė ndikojnė nė pėrmirėsimin e saj?

 

Sigurisht, mjekime ka dhe nė klinikėn tonė ka filluar edhe mjekimi i ri bashkėkohor, por ashtu siē thatė edhe ju, kjo ėshtė njė sėmundje kronike qė vazhdon gjatė gjithė jetės dhe tė sėmurėt vijnė pothuajse gjithė jetėn e tyre tek ne. Kjo sėmundje ka periudha reminicioni apo siē quhen ndryshe pėrmirėsime tė plotė, qė mund tė zgjasin edhe pėr disa vjet, por sėmundja ndėrkohė kthehet herė pas here. Klinika jonė ka disa muaj qė ka filluar trajtimin e kėsaj sėmundjeje me medikamentin e ri, Mabthera. Ky ėshtė njė lloj medikamenti qė ėshtė mjaft i kushtueshėm dhe pacientėt, zor se mund ta blejnė dot nė mėnyrė ambulante. Ne kemi arritur qė njė numėr i konsiderueshėm i pacientėve tanė ta realizojnė me shumė sukses kėtė mjekim dhe rezultati ka qenė shumė i mirė.

 

A ėshtė nė rritje numri i kėtyre pacientėve?

 

Pacientėt tė sėmurė me reumatizėm janė gjithnjė nė rritje, kjo pėr shkak tė depistimeve tė shumta. Njėkohėsisht, njerėzit kanė filluar tė jenė mė tė kujdesshėm ndaj dhimbjes. Gratė janė mė tė kujdesshme gjatė periudhės sė menopuazės, ashtu edhe burrėt gjatė ushtrimit tė punės dhe si pasojė e depistimeve, vėnė re qė problemet reumatizmale janė mė tė pranishme. Sėmundjet reumatizmale ndahen nė dy sėmundje tė mėdha, nė sėmundje degjenerative dhe inflamatore. Sėmundjet degjenerative pėrfshijnė mė tepėr moshėn pas dekadės sė tretė dhe ato inflamatore prekin kryesisht moshat e reja. Tė gjitha kėto raste trajtohen nė klinikėn e reumatologjisė. Nė sėmundjet degjenerative futen tė gjitha sėmundjet e artrozave, osteoartozat, gornotrozat qė janė procese degjenerative ose procese tė plakjes sė kockave. Problem i ri, qė po haset gjithnjė e mė shpesh dhe qė trajtohet shumė mirė edhe tek ne ėshtė ostoporoza ose ajo qė quhet epidemia e heshtur e shekullit. Kocka fillon tė humbasė gėlqeren dhe bėhet jo shumė kompakte dhe e fortė siē ėshtė zakonisht, por fillon tė humbasė mikroarkitekturėn e vet dhe bėhet lehtėsisht e thyeshme. Klinika bėn diagnostifikimin e kėsaj sėmundjeje si dhe trajtimin me shumė sukses qė fillon nė ambulator. Doja tė theksoja se qėllimi i shtrimit kėtu nė klinikėn tonė ėshtė edhe vėnia e diagnozės. Kjo, pasi shumė sėmundje ngjasin me njėra-tjetrėn dhe duhet njė ekzamini i hollėsishėm imunologjik, pėr tė ndarė se cilat nga sėmundjet duan njė mjekim apo njė tjetėr. Shtrimi nė spital nuk zgjat mė shumė se 10 ditė. Kjo kohė shėrben qė pacientit t’i bėhet diagnoza dhe mė pas, mjekimin e vazhdon edhe nė shtėpi. Kėtu bėjnė pėrjashtim ato raste qė kėrkojnė njė mjekim tė zgjatur dhe qė duhet qė patjetėr tė rrijnė tė shtruar nė spital.

 

A mund ta pėrdorin kėtė ilaē tė gjithė pacientėt pa pėrjashtim dhe cilat janė efektet anėsore tė tij?

 

Jo tė gjithė mund ta pėrdorin, zakonisht pėrdoret pasi ke pėrdorur fishekėt e zakonshėm pėr shėmbull, ilaēet disi me tė lira apo me mė pak rrezik pėr jetėn dhe qė kanė mė pak efekte. Nė momentin qė kėto ilaēe nuk kanė dhėnė asnjė efekt, atėherė ka njė numėr tė caktuar pacientėsh qė nė bazė tė disa kritereve mund tė pėrdorin Mabthera. Si ēdo medikament edhe ky ka risket e veta, por nė kėtė rast ėshtė shumė efikas.

 

Si mund tė mjekohen pacientėt qė paraqiten nė klinikė?

 

Nė rastet kur diagnoza ėshtė e sigurt dhe kur pacienti mund tė realizojė edhe ekzaminimet, qoftė imunologjike, jashtė spitalit, situata nuk ėshtė shumė alarmante. I sėmuri nuk ka nevojė tė shtrohet. Bėhen analizat ambulatorisht, tė cilat realizohen edhe nė spitalin tonė, nėpėrmjet pikės sė analizave tė laboratorit dhe kur pacienti ėshtė i rimbursuar me njė librezė shėndeti dhe njė rekomandim mjeku, atėherė vizitat janė falas. Nė rast tė kundėrt paguhet njė tarifė qė ėshtė mė e ulėt se nė klinikat private. Ky ėshtė sistemi ambulator qė i vihet njė diagnozė dhe pacienti dispancerizohet mė njė kartelė dhe ėshtė i ndjekur ambulatorisht. Kur situata nuk ėshtė mirė, domethėnė kur i sėmuri vjen nė gjendje tė pėrparuar dhe nuk ėshtė diagnostikuar dhe sėmundja ka marrė pėr keq, atėherė ai shtrohet, pėr tė realizuar mjekimin dhe analizat amulatorike.

 

Cilėt janė faktorėt qė ndikojnė nė sėmundjen e reumatizmės?

 

Ka shumė faktorė qė ndikojnė p.sh, thonė qė lagėshtira ndikon tek reumatizmat, por kjo nuk ėshtė fare e vėrtetė. Ashtu si ēdo organ tjetėr edhe kocka apo mbėshtjelljet e kyēeve kanė disa valvulreceptorė qė pėrcaktojnė trysninė e kyēeve. Kėto acarohen nė periudhėn e lagėshtirės ose prishjes sė kohės. Zakonisht, njerėzit qė vuajnė nga reumatizma ankohen shumė pėr dhimbjen. E vėrteta ėshtė se, sėmundjet e reumatizmės janė tė ndarė nė dy lloje. Nė degjenartive, qė kryesohen zakonisht me dhimbjen, qė kryesisht gjatė prishjes sė kohės bėhen mė tė ndjeshme. Grupi i madh i sėmundjeve inflamatore, qė kap mė shumė moshat e reja dhe tė mesme, tė cilat nuk lėnė pa prekur edhe organet, qė shpėrthejnė gjatė perudhės sė ngrohjes sė kohės, me diellin dhe me temperaturat e larta.

 

Si mund tė trajtohen kėto sėmundje?

 

Atėherė, nė njėrin grup ėshtė e kėshillueshme plazhi apo rėra e nxehtė dhe grupi tjetėr kėtė nuk e duron dot. Tė dyja grupeve tė sėmundjeve iu bėn mirė plazhi dhe noti. Kėshtu qė, ka pika ku tė dy grupet bashkohen dhe ka pika ku kėto sėmundje largohen nė mėnyrė ekstreme.

 

Cilėt janė faktorėt qė shkaktojnė sėmundjet e reumatizmnės?

 

Sėmundjet inflamore janė procese tė pasqyruara mirė. Njėri faktor mund tė jetė ai gjenetik. Kėtė sėmundje shpeshherė e gjejmė tė trashėguar. Po edhe kėto nuk janė tė saktėsuara tamam. Shumė herė akuzohen edhe faktorėt viralė epo edhe helmet e ndryshme, si siliciumi apo punėt nėpėr miniera. Kryesisht, kėto sėmundje kanė tė bėjnė me moshėn, me profesionin dhe faktorėt gjenetikė (p.sh ashtu si njė familje e tregon plakjen mė shpejt, ashtu edhe kockat kanė njė rrjedhė natyrale tė kėtyre). Gjithsesi, ata qė janė munduar mė shumė nė jetė apo qė kanė bėrė njė punė fizike vuajnė mė shpejt nga sėmundjet degjenerative.

 

Ē’ėshtė ostoperoza?

 

Kohėt e fundit ėshtė pėrhapur shumė, sepse ėshtė sėmundja e shekullit, ėshtė sėmundja e rehatisė. Duke lėnė shumė nga aktiviteti fizik, pra duke mėnjanuar gjithnjė e mė shumė sportin dhe aktivitetet e tjera fizike apo edhe mbajtja e dietave nga moshat e reja, vjen momenti qė ne kapim ostoporozėn nė shifra shumė tė larta edhe nė Shqipėri. Dieta ėshtė e pėrhapur shumė nė moshat e reja, pikėrisht nė momentin kur kocka po formohet dhe po formon pikun e intensitetit maksimal tė saj. Sidomos vajzat, por edhe djemtė mbajnė dieta shumė tė forta, duke mos pėrdoruar produktet mė kryesore kėto dieta tė nuk janė aspak tė kėnaqshme pėr kockėn. Si tė tilla, ato ndikojnė pėr keq, sepse qė nė fillim kur formohet kocka ka dificite tė kalciumit nė tė. Njė faktor tjetėr tek tė rinjtė ėshtė pirja e shumė kafeve, e cila eliminon me anė tė urinimit shumė kalcium. Pėrdorimi i alkoolit dhe duhanit janė dy elemente tė rėndėsishmė qė ndikojnė nė shėndetin e kockės. Klinika jonė ėshtė pėr t’u pėrgėzuar, pasi ka filluar edhe mjekimin me medikamente, ashtu si nė gjithė botėn.

 

Personat qė janė tė sėmurė me reumatizėm a rrezikojnė tė paralizohen?

 

Ka raste kur ecja e sėmundjes ėshtė nė mėnyrė progresive dhe kjo nuk mund tė quhet paralizė, sepse nuk funksionojnė nervat dhe personat nuk janė nė gjendje tė lėvizin fare. Tek ne, problemi ėshtė kur kyēet ngrijnė. Kyēi nuk luan mė funksionin e tij lėvizės, por pėr arsye tė njė sėmundjeje tė quajtur artriti, ai ngrin nė njė pozicion, qoftė tė pėrkulur, qoftė tė shtrirė dhe kėshtu qė i sėmuri nuk lėviz dot.

Intervistoi: Alketa Alia

 

 

 

 

 

Ministria e Punės prezanton strategjinė sociale pėr nxjerrjen e vendit nga varfėria

 

Barka: Strategji e re pėr uljen e varfėrisė

 

Sipas Barkės, ajo pėrfshin, jo luftėn kundėr pėrjashtimit social, por punėn dhe investimin e tė gjitha strukturave shtetėrore pėr zgjerimin e pėrfshirjes sociale dhe kjo nuk ėshtė thjesht ndryshim terminologjish, por ndryshim koncepti

 

Ministri i Punės, Kosta Barka, prezantoi dje, para donatorėve tė huaj, draftin e pėrfshirjes sociale qė synon uljen e varfėrisė nė vend. Strategjia e re ėshtė njė dokument shumė i rėndėsishėm qė synon integrimin europian tė Shqipėrisė. Si i tillė, sipas Ministrisė sė Punės, ky program ėshtė i bazuar nė njė plan veprimesh kundėr varfėrisė dhe pėrjashtimit social tė vendeve anėtare tė Bashkimit Europian. Ai ėshtė njė dokument me horizont planifikues 7-vjeēar (2007-2013) dhe pėrqėndrohet kryesisht nė ēėshtjet e lidhura me varfėrinė dhe pėrjashtimin social, probleme qė vazhdojnė tė jenė ende shqetėsues pėr vendin dhe shoqėrinė. Nė kėtė kuadėr, prioritetet politike tė kėtij dokumenti kanė tė bėjnė me rritjen e pjesėmarrjes nė tregun e punės, sigurimin e mbrojtjes sė tregur formal tė punės, pėrmirėsimin e aksesit tė grupeve vurnerabėl nė shėrbime, pėrmirėsimin e shėrbimeve tė kujdesit social, shėndetėsor, rritjen e aksesit nė strehim, etj.

Strategjia

Ministri i Punės, Kosta Barka, theksoi se, “Strategjia e Pėrfshirjes Sociale shėnon njė hap cilėsor nė politikat sociale tė qeverisė, njė hap tė rėndėsishėm nė kalimin drejt politikave sociale aktive, parandaluese dhe integruese”. Sipas Barkės, ajo pėrfshin, jo luftėn kundėr pėrjashtimit social, por punėn dhe investimin e tė gjitha strukturave shtetėrore pėr zgjerimin e pėrfshirjes sociale dhe kjo nuk ėshtė thjesht ndryshim terminologjish, por ndryshim koncepti.

Varfėria

Ndėr tė tjera edhe zv/ministri i Punės, Kastriot Sulka, bėri njė prezantim tė zgjeruar tė draftit paraprak tė strategjisė, duke e vėnė theksin nė pėrmirėsimit qė pritet tė sjellė implementimi i tij nė tė ardhmen. Duke u pėrqėndruar nė kategoritė e grupeve sociale ndaj tė cilave ėshtė e orientuar strategjia, Sulka theksoi se, me implementimin e strategjisė ėshtė parashikuar qė deri nė 2015, varfėria tė reduktohet nė 12.2% nga 25% qė ėshtė tani, ndėrsa varfėria ekstreme tė zhduket plotėsisht. Deri nė vitin 2009, asnjė kategori pensioni tė mos jetė nėn nivelin jetik tė varfėrisė dhe po deri nė kėtė vit, pėrqindja e grave tė punėsuara nė sektorin jobujqėsor tė arrijė nė 45%, nga 32% qė ėshtė tani. Gjithashtu, strategjia parashikon edhe pėrmirėsime tė ndjeshme nė fushėn e arsimit, shėndetėsisė, infrastrukturės rrugore, veēanėrisht asaj rurale, etj. Procesi i hartimit tė saj nuk ka pėrfunduar, por pritet qė tė pėrfundojė nė qershor tė kėtij viti. Nė kėtė takim merrnin pjesė donatorė tė rėndėsishėm si, BB-ja, OSBE-ja, UNICEF-i, SIDA Suedeze, USAID-i, ILO, PNUD-i, pėrfaqėsues tė qeverisė austriake, kanadeze, franceze, italiane, spanjolle, zvicerane, etj.

Alketa Alia

 

 

 

Studimi i Bankės Botėrore tregon shifrat reale tė shpėrdorimit tė ujit nė tė gjithė vendin

 

Durrės, vetėm 32% e qytetarėve kanė matėsa uji

 

Vetėm 32 pėr qind e konsumatorėve nė Durrės kanė matėsa pėr ujin e pijshėm, ndėrkohė qė gjatė kėtij viti pritet vendosja e 4 100 matėsave tė tillė nė kėtė qark, me qėllim rritjen e arkėtimeve nga faturat e shitjes sė ujit tė pijshėm. Shifrat janė publikuar sė fundi, pas njė studimi tė Bankės Botėrore nė Durrės, Fier, Lezhė dhe Sarandė. Sipas kėtij studimi, nė rrethin e Durrėsit janė identifikuar 42 615 lidhje uji, nga tė cilat 4392 janė joaktive, ndėrsa mbi 38 mijė klientė tė tjerė faturohen rregullisht. Nga rezultatet e kėtij studimi mėson se, rreth 34 pėr qind e lidhjeve nė qarkun e Durrėsit janė tė paligjshme dhe ato pėrfshijnė kryesisht fshatrat e Patokut dhe Adriatikut nė rrethin e Kurbinit, qė ndodhen shumė pranė burimeve dhe stacionit tė ujėsjellėsit tė Fushė-Kuqes, ndėrsa pjesa tjetėr e abuzimit me ujin e pijshėm vėrehet kryesisht nė Shkozet, nė Spitallė dhe nė zonėn e ish-kėnetės, tė cilat janė zonat periferike mjaft tė populluara tė qytetit tė Durrėsit. Vendosja e kontratave me matėsa tė instaluar dhe legalizimi i lidhjeve tė paligjshme nė zonat e reja tė banimit janė dy sfidat mė tė rėndėsishme tė operatorėve tė kėtij sektori nė rrethin e Durrėsit. Vitin e kaluar u realizua projekti i furnizimit me ujė i 15 fshatrave tė komunave tė Katundit tė Ri dhe Bashkisė sė Manzės, me njė fond prej afro 2.7 milionė USD, tė financuar nga OPEC-u, ndėrsa pėrfundoi ngritja e 8 ēezmave publike nė zonėn e Porto Romanos, ku furnizimi i banorėve me ujė tė pijshėm mungonte prej disa vitesh.

 

 

 

KOLONE ANASH ME GRI

 

Zbulohet ilaē i ri pėr kancerin e gjirit

 

Njė nga kompanitė farmaceutike amerikanė mė tė njohura nė tė gjithė botėn, “Glaxo Smithline” (FDA), ka aprovuar njė ilaē tė ri qė quhet Tykerb, i cili ėshtė nė mėnyrė tė dallueshme mė efektiv se barnat e tanishme qė luftojnė shkallėt e avancuara tė kancerit tė gjirit. Kanceri i gjirit ėshtė shkaku i dytė kryesor i vdekjeve tė grave nė tė gjithė botėn. Sipas statistikave botėrore, rreth njė milion raste pritet tė shfaqen vetėm kėtė vit. Duke iu referuar tė dhėnave tė kėsaj kompanie janė derdhur me miliona dollarė pėr punė kėrkimore dhe ndėrgjegjėsim pėr kancerin e gjirit, e cila ėshtė njė nga sėmundjet qė luftohet mė keq nė botė dhe barna e re e “Glaxo Smithline”, qė quhet Tykerb mund tė jetė njė armė vendimtare nė kėtė betejė. Siē ėshtė Herceptina, ilaēi mė i pėrdorur, Tykerb ėshtė pjesė e gjeneratės sė re tė ilaēeve tė kancerit qė sulmon veēanėrisht proteinat qė shkaktojnė kancerin. Megjithatė, ndryshimi ėshtė se ilaēi i ri shkon disa hapa mė larg. “Si fillim, ne pėrqėndrohemi tek terapia konkrete, prandaj ka shkaktuar kaq shumė emocion. Mund tė fokusojė ato qeliza tė kėqija qė shkaktojnė kancerin dhe mund ta marėsh ilaēin nė rrugė orale, qė ėshtė shumė mė mirė, mė e mirė se kemioterapia. Gjithashtu, nuk ka efekte anėsore, as efekte anėsore kardiovaskulare siē bėjnė dhe ilaēet e tjera”, - shprehet dr. K. Geeta, kirurg gjiri nė Institutin i Kancerit “Rajiv Ganghi”. Sigurisht, duke marė parasysh qė ilaēi me emrin “Herceptin”, i cili ėshtė arma mė e mirė pėr tė kuruar kėtė sėmundje ėshtė jashtėzakonisht i shtrenjtė nė Indi, Tykerb do tė jetė gjithashtu i pakapshėm pėr indianėt, vetėm nėse do tė bėhen ndėrhyrje rrėnjėsore nė ēmim.

 

 

 

 

 

 

 

 

SPECIALE PER KOSOVEN

 

 

 

Dr. Islam Lauka*

 

Rasti i Kosovės universal apo sui generis

 

 

REALITETI DHE REALIZMI.

 

 

Populli kosovar ėshtė i ndėrgjegjshėm se legalizimi i pavarėsisė shėnon fillimin e njė pune tė vėshtirė dhe me shumė pėrgjegjėsi pėr vėnien nė jetė tė vendimit tė ri tė Kėshillit tė Sigurimit. Pėrgjegjėsia, nė radhė tė parė, bie mbi shqiptarėt qė pėrbėjnė shumicėn. Pėr ta duhet tė jetė e qartė se, e parė si qėllim nė vetvete, pavarėsia nuk zgjidh asgjė. Ajo nuk ėshtė shkopi magjik qė, me njė tė rėnė, zhduk varfėrinė, papunėsinė, korrupsionin, krimin e organizuar etj, dukuri qė shoqėrojnė ēdo vend nė tranzicion, aq mė tepėr atė qė sapo ka lėnė pas njė tė kaluar konfliktuale, sikurse ėshtė Kosova. Pavarėsia ėshtė pėrgjegjėsi e dyfishtė, para popullit dhe para partnerėve ndėrkombėtarė. Sigurimi i progresit ekonomik dhe shoqėror tė vendit; konsolidimi i institucioneve, rendit dhe ligjit; respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe tė komuniteteve pakicė dhe, mbi kėtė bazė, forcimi i kohezionit tė shoqėrisė multietnike; thellimi i punės pėr zbatimin e standarteve qė diktohen nga nevoja e integrimit euroatlantik; zhvillimi i bashkėpunimit dhe marrėdhėnieve miqėsore me fqinjėt, me SHBA, me BE dhe partnerė tė tjerė ndėrkombėtarė, janė disa nga detyrat dhe pėrjgegjėsitė kryesore qė qėndrojnė, aktualisht, para lidershipit shqiptar, materializimi i tė cilave do tė bėnte tė mundur qė shteti i ri qė po lind,  tė zhvillohet normalisht. Kjo ėshtė njė barrė sa e rėndė aq dhe e pėrgjegjshme. Kurorėzimi me sukses i kėtij objektivi do ta shndėrronte Kosovėn nga konsumuese e sigurisė, nė kontribuese tė saj.

Qė ajo tė kthehet me tė vėrtetė nė njė kontribuese tė sigurisė, varet shumė edhe nga fakti se cili do tė jetė qėndrimi i Beogradit dhe komunitetit serb nė Kosovė, ndaj pavarėsimit tė saj: irracional dhe bllokues apo realist dhe produktiv.

Qėndrimet refraktare tė Grupit Negociator Serb ndaj procesit tė statusit, futja e Kosovės nė kushtetutėn e re serbe, si pjesė e pandashme e saj, deklarata e Kryeministrit Koshtunica se “pėr Serbinė nuk ka dilema midis Kosovės dhe Europės” 1, deri te thirrjet “jetėn e japim, Kosovėn nuk e japim”, dėshmojnė se, ende Beogradi mbetet peng i miteve, me tė cilat vazhdon tė manipulojė  elita e tij politike, kryesisht nė funksion tė lojės pėr pushtet. Mendimi i pėrgjithshėm ėshtė se, ka ardhur koha qė, mė sė fundi, shoqėria serbe t`i  ēmontojė mitet, tė ēlirohet prej tyre dhe prej pėrfytyrimeve tė gabuara qė e lidhin me to. Ajo duhet ta njohė realitetin dhe ta shohė atė drejt nė sy. Kosova e pavarur, tashmė, ėshtė njė fakt. Pranimi i tij  pėrbėn njė ndėr testet mė tė vėshtira tė shoqėrisė sė sotme serbe, nė rrugėn e ēlirimit tė saj nga irracionalizmi, njė test qė vėshtirė tė kalohet, pa njohjen e realitetit dhe pa njė qėndrim realist ndaj tij. Ky ėshtė konkluzioni, nė tė cilin kanė arritur shumė analistė, studiues e politikanė serbė, midis tė cilėve edhe profesori i Fakultetit Filozofik tė Beogradit, Mirosllav Jovanoviē. Nė shkrimin e tij “Serbia nė fillim tė shek. 21-tė, ose mbi krizėn, shkaqet e saj dhe pėrgjegjėsitė”, prof. Jovanoviē, vė nė dukje se “Vetėdija e shoqėrisė sė sotme serbe nuk i pėrgjigjet fare realitetit. Nėse analizohet zhvillimi historik, gjatė shek. 19-20-tė, sidomos 10-vjeēari i fundit tė shek. 20-tė, mund tė arrihet nė konkluzionin qė populli serb ka pėrjetuar tronditje dhe humbje dramatike, politike, shoqėrore, territoriale, ekonomike dhe demografike. Nė kundėrshim me kėto fakte, pėrfytyrimi kolektiv pėr veten, pėr rėndėsinė dhe rolin e vet nė politikėn rajonale, europiane dhe atė botėrore, me tė cilin ka manipuluar dhe, ende, vazhdon tė manipulojė elita politiko-shoqėrore serbe, bazohet nė njė sėrė premisash tė gabuara”2. Nė vazhdim, ai rendit njė numėr, relativisht tė gjatė, premisash tė tilla tė gabuara, midis tė cilave: serbėt janė dominues nė aspektin ekonomik dhe kulturor nė Europėn Juglindore; Serbia ėshtė “lider nė Ballkan” dhe “faktor i rėndėsishėm nė politikėn europiane”; territori serb ėshtė “njė hapėsirė e rėndėsishme strategjike; Serbia dhe populli serb “zėnė njė vend tė veēantė midis Lindjes dhe Perėndimit; drejtėsia ėshtė nė anėn serbe sepse “ky ėshtė njė popull i zgjedhur nga zoti”3. Jovanoviē pohon se serbėt vazhdojnė tė jenė peng i miteve, legjendave dhe stereotipeve tė sė kaluarės, midis tė cilėve ai rendit mitin e Kosovės dhe pjesėn e tij pėrbėrėse pėr princin Llazar, tė cilit, nė prag tė betejės, iu premtua “mbretėria qiellore” 4.

Duhet pranuar se pėrfytyrimet e gabuara pėr veten dhe pėr tė tjerėt, rendja pas miteve etj, nuk janė “mėkat” vetėm i shoqėrisė serbe. Ku mė shumė e ku mė pak, kėto dukuri i gjejmė tek tė gjithė popujt ballkanikė, midis tė cilėve, edhe te shqiptarėt 5. Problemi i vėrtetė nė rastin e serbėve, siē argumenton, prof. George Schopflin, qėndron nė atė qė miti i ėshtė pėrshtatur botėkuptimit tė shoqėrisė pėr tė pėrjashtuar tė tjerėt 6.

I sajuar nė shekullin e 19 dhe i pėrshtatur pėr botėkuptimin e shoqėrisė sė atėhershme serbe, miti i Kosovės u pėrdor si njė instrument pėr realizimin e “projektit tė Serbisė sė madhe”. Edhe sot, pas 150 vjetėsh, ky mit vazhdon tė instrumentalizohet pėr tė gjeneruar mentalitetet pėrjashtuese tė sė kaluarės. Impulset pėrjashtuese, pėr fat tė keq, Beogradi pėrpiqet t`i mbajė tė karikuara edhe midis radhėve tė serbėve tė Kosovės. Pėr sa kohė tė vazhdojė ky lloj karikimi, kthimi i Kosovės nė kontribuese tė sigurisė do tė jetė problematik. Kuptohet qė, mentaliteti pėrjashtues bie ndesh, jo vetėm me rrjedhat e sotme globale por edhe me vet aspiratat e Serbisė pėr hapje me botėn dhe pėr integrim nė strukturat euroatlantike.

Hapi i parė pėr tė treguar qė Beogradi ėshtė gati tė heqė dorė nga qėndrimet irracionale dhe ta trajtojė  Kosovėn jo si mit, por si realitet, ėshtė pranimi i pėrgjegjėsisė pėr krimet masive tė kryera kundėr shqiptarėve, gjatė regjimit tė Milosheviēit. Deri mė sot, Beogradi zyrtar, ende nuk e ka dėnuar kėtė politikė, as nuk ka kėrkuar falje, siē veprohet nga kombet e civilizuara, nė raste tė tilla.

Qėndrimi realist ka tė bėjė, mbi tė gjitha, me heqjen dorė nga insistimi kėmbėngulės i Beogradit pėr rikthimin e Kosovės nė Serbi. Pas gjakderdhjes sė shkaktuar nga bajonetat serbe nė vitin 1999, s`mund tė bėhet mė fjalė pėr rikthim tė Serbisė nė Kosovė, ose anasjelltas, nė ēfarėdo forme qoftė. Siē shprehet me tė drejtė prelati anglez Uiljam Ralf Ing (William Ralph Inge) “njeriu mund tė ndėrtojė pėr vete njė fron me bajoneta, por nuk mund tė qėndrojė nė tė” 7.

Sė fundi, Beogradi duhet tė ambjentohet me idenė e njė Kosove tė pavarur dhe tė pėrgatitet pėr tė jetuar normalisht me tė, si me ēdo fqinj tjetėr. Sepse edhe Kosova ėshtė njė vend normal, si tė gjitha vendet e tjera. Drejtori i Forumit pėr Marrėdhėnie Etnike nė Beograd, Dushan Janiē, ka tė drejtė kur konstaton se nė Beograd janė tė pranishme vetėm deklaratat e politikanėve pėr skandale dhe incidente nė Kosovė, se ende disa njerėz mendojnė qė “ajo ėshtė shumė larg dhe se pėrfaqėson njė vend tė egėr, ku nė ēdo moment, dikush e vret dikė dhe kėshtu me rradhė” 8.

Duke hequr dorė nga demonizimi i shqiptarėve dhe i vendit tė tyre, Beogradi do tė bėnte shėrbimin mė tė mirė pėr bashkėkombėsit e vet, qė edhe ata tė pėrgatiten pėr tė jetuar nė njė Kosovė tė pavarur dhe ta konsiderojnė atė si vendin e tyre, njė vend normal qė u garanton komuniteteve pakicė, tė gjitha liritė dhe tė drejtat njerėzore dhe kombėtare, nė pėrshtatje me standartet mė tė pėrparuara ndėrkombėtare. Integrimi nė institucionet e shtetit tė ri, do tė ishte shėrbimi mė i mirė qė ata do t`i bėnin nė radhė tė parė vetes sė tyre, por edhe shoqėrisė kosovare nė pėrgjithėsi. Kryetarja e Komitetit Serb tė Heksinkit, Sonja Biserko, shprehet e bindur se ekziston hapėsira pėr integrimin e tyre nė kėtė shoqėri dhe se ata i pret njė perspektivė mė e mirė nė Kosovė 9.  Ėshtė pėr t`u shėnuar fakti qė shqiptarėt nuk kanė patur, as nuk kanė asnjė problem me serbėt si popull. Problemi i tyre ka qenė dhe mbetet me shtetin serb. Ndarja prej tij shėnon fillimin e marrėdhėnieve tė reja me serbėt nė Kosovė, qė s`mund tė jenė tjetėr veē marrėdhėnie tė bashkėpunimit, bashkėjetesės dhe tė harmonisė ndėretnike, me kusht qė kėta tė fundit, si komunitet pakicė, tė jenė luajalė ndaj shtetit tė tyre tė ri.

Shpresohet se pavarėsimi i Kosovės do tia kthjellojė arsyen Beogradit pėr tė kuptuar se nė botėn tonė reale nuk ka “mbretėri qiellore”, as komb “tė zgjedhur nga Zoti”. Tė gjitha shtetet dhe popujt janė tė barabartė dhe, duke qenė tė tillė, marrėdhėniet midis tyre duhet tė zhvillohen, jo nga pozitat e dominimit apo diktatit tė “liderit”, por tė mbėshteten nė parimet e barazisė dhe tė respektit tė dyanshėm.

Sot qėndrimi realist kėrkohet nga tė gjithė, jo vetėm nga serbėt. Tė gjithė jemi tokėsorė dhe, si tė tillė, gjatė bashkėjetesės historike nė Ballkanin tonė tė vogėl, na ka qėlluar qė edhe tė pėrbaltemi me njėri-tjetrin. Nėse vėshtrimin tonė e mbajmė prapa dhe tė pėrqėndruar tek pėrbaltja reciproke, mrrolja dhe zemėrimi me njėri-tjetrin kanė pėr tė na  kapluar, duke na errėsuar shikimin pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt. Pėrvoja e vendeve tė Europės Perėndimore, mė herėt dhe atyre tė Vishegradit 10 mė vonė, tė cilat, pa harruar tė kaluarėn, e lanė pas atė, pėr t`u pajtuar e pėr t`iu pėrshtatur vlerave tė pėrbashkėta demokratike, ėshtė modeli mė i mirė qė duhet ndjekur nga tė gjithė popujt ballkanikė, pėrfshirė serbėt dhe shqiptarėt. Ėshtė nė interesin e tyre qė tė hapin njė kapitull tė ri miqėsie dhe bashkėpunimi, me interes pėr ta dhe pėr rajonin. Pavarėsimi i Kosovės nuk duhet t`i ndajė, por t`i bashkojė ata, mbi njė bazė tė re. Ka shumė gjasė dhe shpresė qė pikėrisht kėshtu tė ndodhė. Gardhi i mirė bėn fqinjė tė mirė. Secili zot nė shtėpinė e vet. Deri tani, populli i Kosovės nuk ishte zot nė shtėpinė e tij. Gjatė shekujsh, midis forcave tė huaja pushtuese, nė Kosovė janė zhvilluar beteja tė shumta, por pa fitues pėrfundimtarė. Beteja e sotme, duket se ėshtė e fundit. Ajo do tė shpallė edhe fituesin pėrfundimtar, atė qė i takon me tė drejtė tė jetė i tillė-tė zotin e shtėpisė, popullin kosovar; shqiptarėt, serbėt, romėt, turqit, ashkalinjtė, tė gjithė ata qė jetojnė dhe duan tė jetojnė nė Kosovė, qė e njohin dhe e duan atė si shtetin dhe vendin e tyre.

 

 

 

                                        Fund

 

 

 

* Drejtor i Institutit Shqiptar tė Studimeve Politike

 

e-mail-islamlauka@yahoo.com

 

P.S: Pikėpamjet e shprehura nė studim janė tė autorit dhe nuk implikojnė asnjė institucion tjetėr. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RAJONI

 

 

Putin nėnshkruan nė Athinė marrėveshjen pėr naftėsjellėsin Burgas-Aleksandrupoli

 

Nėnshkrimi i marrėveshjes u krye nėn praninė e kryeministrit grek Karamanlis, tė presidentit rus Putin edhe kryeministrit bullgar, Stanishev

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nėnshkruar dje nė Greqi, marrėveshjen pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit Burgas-Aleksandropolis. Sipas marrėveshjes, nafta do tė transportohet nėpėrmjet njė tubacioni qė do tė kalojė nė Bosfor dhe do tė jetė gjithsej 285 km.

Nėnshkrimi i marrėveshjes ndėrshtetėrore pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit Burgas-Aleksandrupoli nė rezidencėn e presidencės greke nga ministrat e Energjisė tė Greqisė, Bullgarisė edhe Rusisė nė praninė e kryeministrit grek Karamanlis, tė presidentit rus Putin edhe kryeministrit bullgar Stanishev, u bė pėrmes njė ceremonie madhėshtore.

Pėr presidentin Putin, tė ardhur me tė njėjtin avion qė ka pėrshkuar qindra mijėra kilometra nėpėr Europė edhe Azi pėr avancimin e strategjisė sė tij energjitike, vepra ėshtė njė tjetėr rrugėdalje pėr transportimin e burimeve tė shumta energjitike tė vendit tė tij drejt Perėndimit.

Ndėrsa pėr Athinėn, kjo shėnon hyrjen e saj nė hartėn energjitike botėrore me avantazhe ekonomike edhe politike, ashtu si edhe pėr Sofjen e porsahyrė nė familjen europiane, qė e servir veprėn edhe si njė nga letėrkredencialet e saj mė tė mira. "Ėshtė njė vepėr me rėndėsi strategjike pėr rajonin mė tė gjerė, pasi kontribuon nė zhvillimin dhe bashkėpunimin e vendeve dhe popujve tė saj", - tha Karamanlis.

"Ėshtė njė shembull i shkėlqyer i marrėdhėnieve tė partneritetit", sipas presidentit Putin, i cili tha se do tė kontribuojė edhe nė stabilitetin e rajonit tė Ballkanit. "Si shembull tė njė bashkėpunimi konstruktiv", e pėrcaktoi nga ana e tij kryeministri bullgar Stanishev.

Naftėsjellėsi i nėndheshėm prej 279 kilometrash i gjatė, 161 nė territorin bullgar edhe 118 nė atė grek, i cili bashkon siē thuhet tre kombe, dy dete dhe dy kontinente, do tė fillojė nga ndėrtimi vitin e ardhshėm dhe do tė pėrfundojė nė vitin 2011.

Nga terminalet e portit tė Burgasit, ku do tė pėrfundojė e transportuar me cisternat lundruese nga Novorosisku nafta e Kaspikut, do tė transportohen nė portin grek tė Aleksandrupolit dhe prej andej nė perendim, po me cisterna, 35 deri 50 milionė tonė naftė nė vit qė do tė lehtėsojnė ndjeshėm ngushticėn e renduar tė Bosforit nga ku, aktualisht kalojnė 100 milionė tonė naftė nė vit nga 110 tė disponueshme. Vepra gėzon pėrkrahjen e plotė tė Bashkimit Europian tė vėnė ndėrkohė nėn presionin e Uashingtonit pėr mosvartėsi tė tij tė njėanshme nga burimet energjitike ruse.

Vetė definimi i marrėveshjes, tė iniciuar qė prej 14 vjetesh, kaloi pėrmes 40 valėve tė njė presioni tė tillė qė arriti kulmin nė finishin e saj. Nga njėra anė, Putini, me shantazhin e opcioneve alternative si naftėsjellėsi Bluestream II siguroi kontrollin e plotė tė veprės me 51% tė aksioneve, pėrkundrejt 24.5% tė Sofies edhe Athinės. Nga ana tjetėr, Uashingtoni me interesimin e tij pėr blerjen e njė pjese tė aksioneve greke edhe bullgare tė naftėsjellėsit nga firmat si Chevron dhe veēanėrisht insistimin e tij  pėr furnizimin e gazsjellėsit Turqi-Greqi-Itali me gazin e Azerbajxhanit, Iranit edhe Irakut.

Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Bryza, qė u gjend kėto ditė nė Athinė, mėsohet se pati njė takim tė posaēėm, qė u mbajt i fshehtė, edhe me ministrin grek tė Zhvillimit, Shufas. Thuhet se gazi ishte njė nga motivet kryesore qė solli pėr tė tretėn herė brenda dy vjetesh, presidentin Putin nė Athinė, ku paraqiti tė njėjtin argument, si edhe nė Romė, se gazi rus do tė jetė i disponueshėm qė me pėrfundimin e gazsjellėsit, nė vitin 2010, kurse ai i Azerbajxhanit, tė Shah Deniz, njėrit prej burimeve mė tė mėdha nė botė, 2 vjet mė vonė.

Sidoqoftė, i vėnė pėrballė njė "lufte tė ftohtė energjitike", siē thotė njė pjesė e analistėve, apo jo, Ballkani me naftėsjellėsin Burgas-Aleksandrupoli, njė segment kyē i njė rrjeti mė tė gjerė ndėrkontinental lindje-perėndim aspiron tė kthejė njė faqe tė re, duke konfirmuar mė si miri pozitėn e tij tė rėndėsishme energjitike dhe gjeopolitike nė skenėn europiane dhe botėrore.  

 

“DVV”

 

BOX

Putin dhe Karamanlis diskutojnė pėr Kosovėn

 

Presidenti Putin zhvilloi edhe njė takim me kryeministrin grek Karamanlis, ku u diskutua njė tjetėr ēėshtje e rėndėsishme pėr interesat e Rusisė, ajo e ndėrtimit, pėrveē naftėsjellėsit edhe e njė gazsjellėsi qė do tė furnizojė Turqinė dhe nėpėrmjet Greqisė do tė kalojė nė Itali. Ky plan ėshtė diskutuar edhe shtatorin e kaluar. Po kėshtu, bisedime ka patur edhe rreth sistemeve tė armatimit tė prodhimit rus qė dėshiron tė blejė Greqia. Nuk janė dhėnė shumė detaje pėr njė ēėshtje tjetėr, atė tė sistemeve antiraketė qė kėrkon tė ndėrtojnė SHBA-tė nė Poloni dhe Ēeki.

Diskutimet kanė prekur edhe ēėshtjen e Kosovės edhe atė tė Qipros. Mėsohet se, gjatė diskutimeve ndėrmjet presidentit Putin dhe Karamanlisit, nuk ėshtė folur pėr veto tė saj nė Kėshillin e Sigurimit, edhe pse Moska e ka vlerėsuar si tė parakohshėm dėrgimin e planit tė Ahtisarit nė OKB dhe pėrfundimin e dialogut dhe negociatave mes Serbisė e Kosovės. Kryeministri Karamanlis ka dhėnė njė darkė pėr nder tė presidentit rus Putin dhe kryeministrit bullgar Stanisef nė restorantin e dėgjuar “Dhionisos”, me pamje nga Akropoli i lashtė nė Athinė.

Pala ruse, nė kėtė darkė pėrfaqėsohej pėrveē presidentit Putin edhe nga presidenti i Rosneft S. Bogda-nchikov, presidenti i ?ransneft S. Vainshtock, presidenti i Gazprom Al. Ducov, presidenti i Stroy-transgaz V. Lorents dhe drejtori i pėrgjithshėm i Rosoboro-nexport State Corporation S. Chermezov. Ndėrsa, Bullgaria, pėrveē kryeministrit tė saj kishte nė darkė edhe drejtorin e pėrgjithshėm tė Bulgar-gas EAD k. L. Denchev.

 

 

Sejdiu: Rezoluta e re, maksimumi nė qershor

 

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka ritheksuar dje se pavarėsia ėshtė njė obsion i pashmangshėm pėr Kosovėn. Duke folur nė njė takim me banorėt e njėsisė komunale tė Junikut, Sejdiu shprehu bindjen se, kryenegociatori Ahtisari do tė propozojė pavarėsinė nė Kėshillin e Sigurimit. "Pakoja e Ahtisarit pėrmban substancėn e shtetit tė Kosovės dhe maksimumi nė muajin qershor, Kėshilli i Sigurimit do tė miratojė rezolutėn e re", - ėshtė shprehur Sejdiu. Ai ka shtuar mė tej se, pėrveē pakos, i dėrguari i OKB-sė do tė paraqesė edhe formulėn pėr ardhmėrinė e Kosovės, ndėrsa i pyetur pėr qėndrimin e Rusisė, ai ėshtė shprehur se, "Moska mund tė mos e pėrkrahė rezolutėn, por nuk do ta kundėrshtojė atė."

 

 

Pica 1 mijė dollarėshe thyen rekordet

 

Pica luksoze ėshtė shpikur nė njė piceri tė Nju-Jorkut, qė ka pronar shqiptarin Nino Selimaj

 

Njė picė ka thyer tė gjitha rekordet botėrore, jo pėr madhėsi apo shumėllojshmėri asortimentesh, por pėrsa i pėrket ēmimit. Pica kushton plot njė mijė dollarė, duke merituar edhe emrin pica luksoze dhe ėshtė shpikur nė njė piceri tė Nju-Jorkut, qė ka pronar njė shqiptar. Nino Selimaj ėshtė pronari i lokalit nė Manhattan, ku prodhohet kjo picė tepėr e veēantė. Diametri i saj ėshtė 32 centimetra dhe nėse dikush kėrkon qė ta konsumojė, duhet ta porosisė 24 orė mė parė, pasi edhe asortimentet qė pėrdoren pėr tė janė tė freskėta. "E di qė nuk ėshtė pėr tė gjithė, po ka shumė njerėz nė New York qė mund ta shijojnė. Sapo e kam shitur njė dhe mund tė shiten edhe tė tjera pas saj", -shprehet shqiptari Selimaj, i cili ka emigruar pėrtej oqeanit, 29 vjet mė parė. 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

Problem numrash nė kampin vlonjat, nė njė kohė qė Partizani rigjen Beqirin

 

Flamurtari me pesė mungesa ndaj Partizanit

 

Mbrojtėsi Behari: “Do ta quaja derbin personal. E pėrsėris, jam i gėzuar tė marr pjesė nė kėtė ballafaqim. Kjo do t'i shėrbejė Flamurtarit pėr njė fitore, prej sė cilės do tė ndieja edhe njė kėnaqėsi personale”

 

Flamurtarit do t’i mungojnė pesė lojtarė nė ndeshjen e radhės. Kėta lojtarė do tė mungojnė pėr arsye dėmtimi dhe kartonėsh. Bėhet fjalė pėr Sakajn, Nenajn, Begajn, Kuqin dhe Gunėn. Futbollistėt e Partizanit e kanė tė ndaluar prononcimin pėr shtypin, pėrveē rasteve kur i lejon vetė trajneri. Lika ka pėrcaktuar tė martėn, tė enjten dhe ditėn e parandeshjes, momentet e vetme kur do tė ketė kontakte mė shtypin. Nė kampin e kuq, gjatė stėrvitjes ėshtė zhvilluar edhe njė ndeshje kontrolli, e cila ka pėrfunduar nė barazim midis tyre, ku lojtarėt janė ndarė nė mėnyrė racionale dhe tė drejtė, bazuar nė forcėn dhe teknikėn e tyre. Ndėrkaq, nė kampin vlonjat duan pikė dhe kėrkojnė suksesin e dytė. Mbrojtėsi Behari, pėr kėtė ndeshje do tė thoshte: “Flamurtari ėshtė skuadra e qytetit tė lindjes, fėmijėrisė dhe formimit si futbollist. Partizani ėshtė skuadra e njė karriere 5-vjeēare, pra shkolla ime. Do ta quaja derbin personal. E pėrsėris, jam i gėzuar tė marr pjesė nė kėtė ballafaqim. Kjo do t'i shėrbejė Flamurtarit pėr njė fitore, prej sė cilės do tė ndieja edhe njė kėnaqėsi personale. Ky objektiv mė shtyn tė kėrkoj njė pjesėmarrje dhe pėrkrahje maksimale ditėn e shtunė nga mbarė publiku vlonjat. Objektivi ynė ėshtė tė jemi nė mesin e artė tė klasifikimit, duke parė qė ekipet e kreut janė larguar shumė. Ndėrsa, mė shumė objektiva do tė kemi nė sezonin tjetėr”. Fjalė optimiste, nė njė kohė qė kampet janė gati. Megjithatė, ka shumė mungesa dhe jo pak nė radhėt e skuadrės sė Vasil Rucit. Kėtė lajm e konfirmon zėvendėstrajneri Luan Birēe, i cili thotė se kėta lojtarė do tė mungojnė pėr arsye dėmtimi dhe kartonėsh. Bėhet fjalė pėr Sakajn, Nenajn, Begajn, Kuqin dhe Gunėn, ku tre tė parėt janė parė me formacionin e dytė, ndėrsa dy tė fundit nuk janė stėrvitur me ekipin. Ndėrsa, nė anėn tjetėr, nė kampin e kuq ka njė moral shumė mė tė lartė dhe njė situatė, ku Lika po harmonizon mė sė miri sektorėt e tij. "Shpresojmė tė mos ia dhurojmė vetė fitoren kundėrshtarit", - ėshtė shprehur Lika. Futbollistėt e kanė shumė tė vėshtirė ta pranojnė humbjen nė stėrvitje, aq mė tepėr nė Vlorė ndaj Flamurtarit. Lika duket se beson shumė tek tė rinjtė e repartit tė avancuar, ndaj, jo mė kot dje ka punuar mė shumė me sulmin. Ndeshja nė Vlorė, sipas shortit tė hedhur nė ‘Alsat’ do tė gjykohet nga arbitri Mentor Sopiani.

 

 

SHKUMBINI - TIRANA

Albano Janku, Fatmir Lamaj, Gerard Qirici

 

LUFTETARI - VLLAZNIA

Kridens Meta, Denis Rexha, Agim Guce

 

KASTRIOTI - TEUTA

Aranit Lulaj, Labion Mustafaj, Sokol Avdo

 

FLAMURTARI-PARTIZANI

Mentor Sopiani, Indrit Shima, Emiljano Bicaku

 

ELBASANI-BESA

Shkelqim Guce, Eduard Miho, Engjell Pjetrushi

 

DINAMO - APOLONIA

Sazan Velcani, Arjan Mali, Arben Molla

 

 

KATEGORIA 1

 

SKENDERBEU - POGRADECI

Sadik Disha, Enea Jorgji, Ilir Tartari

 

LUSHNJA - TEPELENA

Idriz Gashi, Ismail Ziraj, Sonil Zeka

 

ERZENI - BILISHTI SPORT

Ardian Rama, Ergin Doda, Alfred Lamce

 

ADA-TURBINA

Mirash Metohija, Arben Pregja, Gezim Koka

 

GRAMSHI - SOPOTI

Lorenc Jemini, Laver Alla, Rejdi Avdo

 

BESELIDHJA - LACI

Arben Nase, Ermal Deraj, Ervis Kello

 

 

 

 

 

Mbrojtėsi shqiptar mė nė formė lihet jashtė kombėtares

Zoti Bariē, ku ėshtė Kristi Vangjeli?

Mbrojtesi shqiptar me ne forme sot ne Europe eshte Kristi Vangjeli. Kete e ka treguar ne fushe dhe nuk kerkon asnje fjale te mire nga ne. Konkretisht, kur edhe lojtari me i mire shqiptar Lorik Cana po kalon nje periudhe te ulet, ai mbetet mbrojtesi me i mire shqiptar. Eshte me te vertete e ēuditshme sesi nuk thirret ne kombetaren shqiptare dhe thirren lojtare te kampionatit shqiptar dhe te tjere qe luajne ne Ligat e Europes Lindore, ku kampionatet e tyre te futbollit jane akoma ne nje nivel te ulet europian. U mesuam thjesht me disa emra te talentuarish ne kohen e Brigelit dhe po justifikojme veten me keta emra, kur kane pasur luhatje te vazhdueshme. I vetmi qe ka ruajtur formen e tij ne nivele te larta eshte mesfushori Lorik Cana, ndersa te tjeret pa perjashtim kane bere nje-dy ndeshje te mira dhe me kete kane siguruar ne nje fare menyre vendin ne kombetare.

Ne Greqi, renditjen mjaft te mire te Aris e lidhin me paraqitjen e shqiptarit Kristi Vangjeli, nje lojtar i te gjithe pozicioneve. Ai, ndonese para disa vjetesh filloi si sulmues e vendosen ne mbrojtje e ka luajtur mjaft mire kete rol. Shpesh here, trajneri i Aris e dergon Kristi Vangjelin ne pozicionet dhe repartet ku ekipi ka luhatje dhe Vangjeli e ben mjaft mire kete. I kudondodhur, lojtar i gjithe reparteve, Vangjeli ka marrė nje pervoje te tejmadhe si rralle ndonjė lojtar tjeter. Por me terheqesja eshte se ajo qe ben Vangjeli ne ato reparte ku luan eshte dhe me e mire se e vete lojtareve qe kane shume vite qe luan te njejtin rol. Kete sezon, ai renditet si nje nga mbrojtesit me te mire te kampionatit grek te krahut te djathte. Por ai eshte shfaqur i tille edhe ne mesfushe, duke dhene pasime dhe krosime mjaft te sakta per sulmuesit e Aris. Kristi Vangjeli, jo vetem qe eshte me i mire se mbrojtesit e tjere te kombetares shqiptare, por eshte disa klase me teper se ata. Ndersa lexon listen e Bariēit sheh se ka shumė lojtare qe nuk e meritojne vendin e tyre ne kombetare, sidomos ne mbrojtje. Tashme, keta lojtare e kane treguar nivelin amator te tyre me gabimet e shpeshta te bera. Vangjeli eshte nje yll ne futbollin grek, por fatkeqesisht, ne syte e Bariēit jane vendosur gjyslykė, ku shihen vetem lojtaret e percaktuar nga te paaftet.

Arlind Ciri

 

GJERMANI-KOTBUS

Ervin Skela, nė fushė kundėr Verder Bremen

Pas rikthimit tė tij befasues (edhe pse pėr njė dhjetėminutėsh lojė), nė takimin e humbur nė shtėpi nga Energie Kotbus kundėr Alemania Aahen, Ervin Skela, tashmė bėn pjesė nė formacionin e Kotbus nė pėrballjen me Hertėn, takim qė do tė luhet tė premten nė Berlin.

Futbollisti i kombėtares shqiptare dhe nė kėtė takim do tė jetė nė pankinė si zėvendėsues. Gazeta gjermane “Lausitzer Rundshcau” shkruan se, kurba e pėrmėrisimit tė gjendjes fizike tė Skelės njeh vetėm ngritje dhe duket se fantazisti shqiptar e ka kaluar plotėsisht sėmundjen qė e ndaloi atė pėr dy muaj nga fusha e blertė. Pėr kėtė, trajneri Petrik Sander, pėr herė tė parė ka bėrė planin pėr njė rikthim tė plotė tė Skelės nė funksion tė lojės sė Energi Kotbus. “Ne jemi duke e pritur atė prej njė kohe relativisht tė gjatė. Ne shpresojmė se nė ndeshjen kundėr Verder Bremenit, ai do tė jetė mė shumė se njė alternativė”, citohet Sander nga siti lr-online.de. Tashmė gjendja e tij shėndetėsore ėshtė e shėnuar plotėsisht, falė edhe stėrvitjes sė veēantė me trajnerin e fitnesit Dirk Keller. “Ne jemi me rezultatet e tij tė trajnimit shumė tė kėnaqur”, - thotė Sander.

 

UEFA zgjidh konfliktin nė Grupin 1 (U-21)

Pas konfliktiti qe ndoshi ne grupin 1 per eliminatoret europiane per U-21 per ndarjen e ēifteve mes njera- tjetres u desh nderhyrja e UEFA-s qe gjithēka te merrte forme te prere. Shqiperia U-21 do te perballet ne ndeshjen e pare me Italinė U-21, e vlefshme per elimintatoret e Grupit 1 tė vlefshme pėr Kampionatin Europian 2009, finalet e tė cilit do tė luhen nė Suedi. Shorti u hodh dje ne seline e UEFA-s, ku skuadrat nuk kishin edhe si ta kontestonin. Pas Italise, Shqipėria do tė pėrballet nė Tiranė me Ishujt Faroe Ndeshja e tretė U-21 do tė presė Kroacinė dhe nė tė katėrtėn pėrfaqėsuesja italiane do tė vijė nė Tiranė (mė 11/12 shtator 2007). Pastaj, kuqezinjte do te perballen me Greqinė nė Athinė, mė 13/14.10.2007 dhe nė Tiranė mė 20/21 nėntor 2007.

Ja dhe kalendari i plote i Grupit 1

Dita 1, 02/03.06.2007

Ishujt Faroe-Kroaci

Greqi-Azerbajxhan

ITALI-SHQIPERI

Dita 2, 05/06.06.2007

SHQIPERI-ISHUJT FAROE

Dita 3,08/09.09.2007

SHQIPERI-KROACI

Dita 4, 11/12.09.2007

SHQIPERI-ITALI

Dita 5, 13/14.10.2007

GREQI-SHQIPERI

Dita 6, 16/17.10.2007

AZERBAJXHAN-SHQIPERI

Dita 7, 17/18.11.2007

ISHUJT FAROE-SHQIPERI

Dita 8, 20/21.11.2007

SHQIPERI-GREQI

Dita 9, 06/07.09.2008

KROACI-SHQIPERI

Dita 10, 09/10.09.2008

SHQIPERI-AZERBAJXHAN

 

 

Aperture faqe 22 me foto

 

Kampionati Botėror i Automobilizmit pritet tė ēelė siparin me pilotė tė rinj, por pa gjermanin

 

Formula 1, starti i ri pa Shumin nė pistė

 

Dhe ka mbėrritur edhe koha pėr start. Gjithēka ėshtė gati. Motorėt janė ndezur dhe tashmė ka nisur nė kėtė pranverė marsi edhe kampionati i kėndshėm i Formula 1. Ajo ka njė kampion nė fuqi qė ėshtė Alonso, nė njė kohė qė nuk do tė ketė mė idhullin gjerman Shumaker. Kampioni i botės nė fuqi, Fernando Alonso, ka pranuar se nė kėtė fundjavė tė Ēmimit tė Madh tė Australisė, nuk ka asnjė parashikim pėr tė bėrė. Spanjolli 25-vjeēar, i cili nė kėtė sezon do tė garojė me skuderinė McLaren, pas dy sezoneve me skuderinė Renault, ku u shpall dhe kampion bote, ka qenė ndėr protagonistėt e testimeve dimėrore. Megjithatė, ai sė bashku me makinėn e tij ‘McLaren Mercedes’, shpeshherė ėshtė renditur menjėherė prapa makinave Ferrari. Fernando Alonso, vitin e kaluar, fitoi me Reno-nė e tij Ēmimin e Madh tė Australisė. Por, sezonin e kaluar, megjithatė, etapa australiane ishte gara e tretė e Botėrorit tė Formula 1 2006. Kėtė vit, pėrkundrazi Australia paraqet provėn e parė. “Punova shumė kėtė vit, - pohoi Alonso, - edhe pse me duhej tė familjarizohesha me skuadrėn time tė re dhe mė njėvendshin e ri. Jam shumė i motivuar”. Alonso, mė pas, saktėson: “Janė shumė gjėra tė reja nė kėtė sezon: rregulla rė reja, tė gjitha skuadrat janė tė pajisura me goma Brixhstoun, pilotė qė kanė ndėrruar skuadrat. Tė gjithė nisemi nga zero, ka shumė tema diskutimesh interesante. Nėse do tė fitoj garėn e parė me MekLaren? Do tė bėj gjithēka pėr t’ia dalė”. Nė kėtė sezon, spanjolli i skuderisė McLaren do tė jetė i vetmi pilot nė vijėn e nisjes qė ka fituar titull kampion. Pėrkrah tij, te skuderia nga Uokingu do tė jetė debutuesi Ljuis Hamilton. Ndėrkaq, ata qė vazhdojnė tė mbeten pretendentė janė ferraristėt. Makina e re e kokėkuqes F2007 ka lindur me bazat e makinės sė sezonit tė kaluar, pra makinės 248F1, e cila dominoi bindshėm nė pjesėn e dytė tė sezonit tė kaluar. Edhe pse Ros Braun, dy ditė mė parė tha se Ferrari do ta vuajė disi mungesėn e Shumit dhe do tė ketė probleme me orientimin, ai shtoi gjithashtu se, Raikonen ishte piloti ideal pėr tė zėvendėsuar Majkėll Shumakerin. Felipe Masa do tė paraqitet nė Australi pėr tė fituar. Viti i tij i dytė te Ferrari nis nėn parashikimet mė tė mira. “Jemi gati pėr nisur sezonin”, - thotė 25-vjeēari brazilian nga Melburni, ku tė premten veturat e Formula 1 do tė zbresin nė pistė pėr ditėn e parė tė sezonit tė ri. “Vitin e kaluar, nė prag tė garės sė parė, shumė njerėz ishin skeptikė pėr potencialitetin tim. Tani, dymbėdhjetė muaj mė pas, me disa fitore dhe disa “pole position” nė xhep, mendoj se kam ndryshuar shumė dhe jam mė i fortė mendėrisht”, - shpjegon Felipe. Ferrari ka provuar vetėm nė testimet e Bahreinit konfigurimin pėrfundimtar aerodinamik, i cili nė krahasim me paraardhėsin ėshtė i modifikuar nė tė gjitha pjesėt. Gjithsesi, nuk bėhet fjalė pėr ndonjė revolucion nė tė gjithė sektorėt. Shumaker, kėtė sezon nuk do tė jetė mė nė drejtimin e “kokėkuqes”, por do tė bashkėpunojė nė mėnyrė aktive me ekipin e Marenelis. “Pėr mua, prania e tij ėshtė njė fakt pozitiv dhe nėse do tė vijė nė pistėn e garave ndonjėherė, unė nuk do tė hezitoj t’i kėrkoj atij kėshilla pėr ndonjė argument. Sigurisht do tė isha i lumtur tė mė ndihmonte mua, Kimin dhe skuadrėn”, -thotė Masa. Braziliani i lėshon edhe njė “shigjetė” dy herė kampionit tė Botės, Fernando Alonsos. “Shkojmė nė Melborune, nė njė pistė shumė teknike qė mė pėlqen shumė dhe shpresoj se do tė jemi ne fituesit”, - pėrfundon Masa.

Nuk do tė jetė Shumakeri, me njė karrierė fantastike, tė cilin e nisi si pilot profesionist nė vitin 1991 me skuderinė Jordan Beneton, e mė pas pėr katėr sezone me Beneton, nė dy prej tyre kampion bote, pėr tė vazhduar me skuderinė mė tė adhuruar nė mbarė botėn: ‘Ferrarin’, me tė cilin u bashkua nė vitin 1996, pėr tė qenė simboli i “kokėkuqes” pėr 11 kampionate botėrore, prej tė cilėve fitoi pesė herė rresht nga viti 2001 deri nė vitin 2004, kur ia dorėzoi kurorėn e kampionit, spanjollit Fernando Alonso tė skuderisė franceze, Reno. Shumi ėshtė mbajtės i thuajse tė gjitha rekordeve nė Formula 1: shtatė herė kampion (1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004); 91 fitoreve absolute, 154 podeve, 68 “pole”, 76 xhiro tė shpejta, 1369 pikėve. Gjithsesi, imazhi i Shumit ėshtė i pranishėm nė cirkuitet e Formula Njė, si njė nga drejtuesit kryesorė tė Kavalinos. 

ĒMIMI I MADH I AUSTRALISE, 10 FITUESIT E FUNDIT

2006: Fernando Alonso (SPA/Renault)

2005: Giancarlo Fisichella (ITA/Renault)

2004: Michael Schumacher (GJER/Ferrari)

2003: David Coulthard (ANG/McLaren-Mercedes)

2002: Michael Schumacher (GJER/Ferrari)

2001: Michael Schumacher (GJER/Ferrari)

2000: Michael Schumacher (GJER/Ferrari)

1999: Eddie Irvine (ANG/Ferrari)

1998: Mika Häkkinen (FIN/McLaren-Mercedes)

1997: David Coulthard (ANG/McLaren-Mercedes)

 

 

 

Shkurt nga Bota

Sportivja "MARCA": “K. RONALDO TE REAL MADRIDI”

Sulmuesi portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do te nenshkruaje per Real Madridin ne fund te sezonit, shkruante te enjten gazeta sportive spanjolle “Marca”, pa cituar burime. "Cristiano Ronaldo do te nenshkruaje per Real Madridin, pas perfundimit te sezonit", - theksonte gazeta. "Kjo eshte goditja qe do te beje presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, kete vere. Nje transferte galaktike", shkruante “Marca”. Sipas “Marca”-s, Ronaldo "ka vendosur qe te largohet nga United per te luajtur me Real Madridin"dhe po pret fundin e sezonit per te njoftuar menaxherin Alex Ferguson lidhur me deshiren e tij per t'u larguar."

Bayern Mynih- Pėr Balak, Efenberg ėshtė trajneri ideal

Kapiteni i ekipit te Gjermanise ne futboll, Michael Ballack, eshte shprehur ne shtypin gjerman se, Stefan Effenberg do te jete kandidati ideal per te marre drejtimin e ekipit te Bayern Munich, nese Ottmar Hitfzeld vendos qe te mos zgjase kontraten qe perfundon ne qershor. "Nese Ottmar Hitzfeld largohet, nuk duhet lene kohe per te reflektuar per caktimin e trajnerit te ri. Per mua, ai do te jete Stefan Effenberg", - theksoi Ballack per gazeten “Süddeutsche Zeitung’. Ballack, i cili u largua verėn e kaluar per te Ēelsi, u shpreh se Effenberg "eshte njeriu i zgjidhjes se situatave". "Nese ai nuk ka pervoje si trajner, mund te permendim edhe faktin se Jürgen Klinmann nuk kishte asnje pervoje para se te zgjidhej seleksioner i Nationalmannschaft", - vazhdoi Ballack. Effenberg, 38 vjeē, ka luajtur per Bayern mes 1990-ės e 1992-shit, me pas ne 1998-2002, ai fitoi me klubin bavarez tre tituj te kampionit te Gjermanise dhe Ligen e Kampioneve ne 2001. Ai ka luajtur edhe me Mönchengladbach (1987-90 e 1994-98), Wolfsburg (2002-03), ne Itali (Firence 1992-94), duke i dhene fund karrieres ne 2004-ėn ne Katar.

 

 

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

 

 

Intervistė e pėrfaqėsuesit rom nė kėshillin e komunės Otllak, Qerim Myrteli, pėr gazetėn “TemA”

 

Myrteli: Tani besoj qė njė rom mund tė bėhet edhe president

 

“Kishim dėgjuar qė nė Amerikė mund tė bėhej president edhe njė njėri me ngjyrė, por na dukej e pabesueshme qė tė ndodhte kjo gjė edhe nė vendin tonė…”

                                            

                                         

                                             QERIM MYRTELI

 

•       Tani, jo vetėm unė, por i gjithė komuniteti rom ka tė drejtė tė besojė se, nesėr, komuna mund tė drejtohet edhe nga njė rom. Nuk na pengon askush…

 

•       Sa herė qė bėheshin zgjedhjet lokale apo ato parlamentare, na vinin pėrfaqėsues tė partive kryesore dhe na kėrkonin votėn. Tė gjithė shkonim nė votime dhe votonim pėr pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor, por asnjėherė nuk kishim votuar pėr njė pėrfaqėsues tė komunitetit rom…

 

•       Vendosa tė kandidoj, pas propozimit tė shumė romėve, duke patur besim se zgjedhjet pėr pushtetin lokal tė 18 shkurtit do tė zhvilloheshin tė ndershme, korrekte dhe pa manipulime…

 

•       Askush nuk na pengon tė jemi tė barabartė dhe tė respektuar. Gjithēka varet nga ne. Ne jemi me fat qė jetojmė nė Shqipėri…

 

                                    (BOX, brenda intervistės)

                Kėshilltari rom drejton mbledhjen e kėshillit

 BERAT- “E pabesueshmja u bė realitet”, kėshtu do tė shprehej pėr gazetėn, anėtari i kėshillit tė komunės Otllak, Qerim Myrteli, ndėrsa mbante nė dorė gazetėn “TemA”, tė sė dielės dhe falenderonte pėr shkrimin “Romėt, kėta “indianė” tė “europianizuar”, ku midis tė tjerash shkruhej se komuniteti rom i Otllakut ndihet tėrėsisht i integruar nė jetėn shoqėrore dhe se nė zgjedhjet 18 shkurtit 2007, ky komunitet ka pėrfaqėsuesin e vet nė kėshillin e komunės. Nė mbledhjen pėr konstituimin e kėshillit tė komunės Otllak, ish-sekretari i komunės Otllak, Tahir Jaho, pasi e deklaroi tė hapur, sipas traditės, ftoi pėr drejtimin e mbledhjes kėshilltarin me moshė mė tė madhe, nga mė tė rinjtė e dalė prej zgjedhjeve tė 18 shkurtit, pėrfaqėsuesin e komunitetit rom tė kėsaj komune, 70-vjeēarin Qerim Myrteli. I emocionuar, ky i fundit falenderoi pėr respektin qė iu bė dhe mė pas u kalua nė procedurat e zgjedhjes sė drejtuesve tė kėshillit tė komunės. Kryetar u zgjodh Shkėlqim Hibro, kurse pėrfaqėsues pėr nė kėshillin e rrethit do tė jenė Renato Bilēari i PD-sė dhe Nasi Gjoka, i LSI-sė. Pas zgjedhjeve tė drejtuesve tė kėshillit tė komunės Otllak, kryetari nė detyrė, Pėrparim Sino, i dorėzoi shiritin e kryetarit tė komunės si dhe fillimin e detyrės kryetarit tė ri tė kėsaj komune z. Lefter Maliqi, pėrfaqėsues i partisė sė LSI-sė. Nė pėrfundim tė takimit, pėrfaqėsuesi rom nė kėtė kėshill, Qerim Myrteli dha kėtė intevistė pėr gazetėn “TemA”.

 

Z.Myrteli, si u ndjetė kur iu ftuan pėr tė drejtuar mbledhjen pėr konstituimin e kėshillit tė komunės?

 

Ndonėse jam 70 vjeē, dua tė them se dita kur unė fitova mandatin pėr tė pėrfaqėsuar komunitetin tim nė kėshillin e komunės dhe dita e sotme, kur m’u propozua qė tė drejtoj mbledhjen me 17 kėshilltarė, pėr tė konstituar kėshillin e komunės, kanė qenė ditėt mė tė lumtura tė jetės time. Kjo qenka hapėsira qė tė jep demokracia. Nuk e kisha besuar, por tani e pabesueshmja u bė realitet. Kishim dėgjuar dhe bisedonim njėri me tjetrin se nė Amerikė mund tė bėhej president edhe njė njėri me ngjyrė, por na dukej e pabesueshme qė tė ndodhte kjo gjė nė vendin tonė. Tani, jo vetėm unė, por i gjithė komuniteti rom ka tė drejtė tė besojė se, nesėr, komuna mund tė drejtohet edhe nga njė rom. Nuk na pengon askush. Kam lexuar shkrimin e sė dielės te gazeta “TemA”, ku  flitej pėr komunitetin rom. Morėm disa gazeta, u njohėm edhe mė mirė me origjinėn tonė, pasi nuk e dinim se kishim 700 vjet qė jetojmė kėtu. Asnjėherė, nuk e kemi ndier veten tė huaj dhe nuk ka se si tė jemi tė huaj, vetėm pse jemi romė, nė njė vend ku jetojmė prej mė shumė se 700 vjetėsh.

 

Nė ē’rrethana vendosėt tė konkurronit pėr anėtar tė kėshillit tė komunės Otllak?

 

Sa herė qė bėheshin zgjedhjet lokale apo ato parlamentare, na vinin pėrfaqėsues tė partive kryesore dhe na kėrkonin votėn. Tė gjithė shkonim nė votime dhe votonim pėr pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor, por asnjėherė nuk kishim votuar pėr njė pėrfaqėsues tė komunitetit rom. Gjithmonė kemi qenė mosbesues. Na thoshin se, nė qoftė se do tė nxirrnim njė kandidat tonin, ai nuk do tė fitonte, pasi votat do t’ia vidhnin dhe kėshtu, deri tani, ne nuk kemi patur njė zė tonin nė “parlamentin” e komunės. Duke parė mundėsitė e hapėsirat qė siguron demokracia edhe pėr minoritetet, duke patur besim se zgjedhjet pėr pushtetin lokal tė 18 shkurtit do tė zhvilloheshin tė ndershme, korrekte dhe pa manipulime, me propozimin e shumė romėve qė banojnė kėtu nė Otllak, por edhe tė fshatrave tė tjerė tė komunės, unė vendosa tė konkurroj pėr anėtar nė kėshillin e komunės si pėrfaqėsues i tyre.

 

Si janė marrėdhėniet e komunitetit tuaj me pjesėn tjetėr tė shumicės?

 

Marrėdhėniet me pjesėn tjetėr, ne i kemi shumė tė mira. Asnjėherė nuk jemi diferencuar nga popullsia vendase, pasi edhe ne e quajmė veten vendas, pavarėsisht origjinės sonė tė hershme. Madje, krahasur me disa familje tė tjera, qė kanė ardhur mė vonė nė komunėn tonė, rezulton se ne tė jemi autoktonė, mė autoktonė se ata, ndaj nuk ndihemi inferiorė. Nga ana e shtetit, gjatė gjithė kohėrave, ne jemi trajtuar njėlloj si tė tjerėt. Fėmijėt tanė shkojnė rregullisht nė shkollė, kemi trajtim mjekėsor etj. Jemi vendosur kėtu shumė herėt dhe jemi marrė me punė bujqėsie. Edhe pas viteve ’90, ne kemi pėrfituar tokė sipas ligjit tė shtetit shqiptar dhe nuk ėshtė bėrė asnjė diferencim. Shumė nga ne, qė kanė emigruar apo kanė ditur ta shfrytėzojnė mirė tokėn, jetojnė nė kushte shumė tė mira dhe nuk kanė dallim nga pjesa tjetėr e shoqėrisė. Ata kanė bėrė shtėpi tip vila, kanė makina tė mira etj. Puna, duke u vendosur nė njė vend, na ka bėrė qė tė jemi tė barabartė me tė gjithė pjesėn tjetėr tė shoqėrisė. Duke shfrytėzuar intervistėn tuaj, pėr tė cilėn iu falėnderoj, unė dua t’iu bėj thirrje tė gjithė romėve, kudo qė ndodhen, tė respektojnė punėn dhe ta kėrkojnė lumturinė nėpėrmjet punės, pasi askush nuk na pengon tė jemi tė barabartė dhe tė respektuar. Gjithēka varet nga ne. Ne jemi me fat qė jetojmė nė Shqipėri. Gjyshi mė tregonte se edhe nė kohėn kur pushtuesit racistė kėrkonin tė na zhduknin, vėllezėrit tanė shqiptarė na kanė ruajtur dhe nuk na kanė dorėzuar asnjėherė te vrasėsit tanė.

ABEDIN KAJA