|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
EDITORIAL
Kėrcėnime tė parakohshme
Mero Baze
Debati mbi presidentin e ardhshėm tė vendit po duket se ka tejkaluar mekanizmin e paraparė pėr zgjedhjen e tij, qė ėshtė tavolina e bisedimeve. Kryeministri, Sali Berisha, ka mė se njė javė qė po e pėrdor kėtė mekanizėm si njė shans pėr tė demonstruar shumicėn e tij nė Kuvend, kurse socialistėt po pėrpiqen ta ruajnė si njė rast qė do ta pėrdorin, kur tė vijė koha. Thelbi i debatit nė tė vėrtetė mbetet njė deklaratė e pamatur e Berishės, i cili thotė se, nėse ata do tė pėrpiqen tė diktojnė presidentin dhe nuk do tė votojnė kandidaturėn e Bamir Topit, vendi mund tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme. Ky qėndrim, i cili nė tė vėrtetė e vendos Berishėn nė pozicionin e shefit tė shtabit elektoral tė kandidatit pėr president tė sė djathtės, nuk ėshtė se ia rrit Bamir Topit shanset mė shumė se sa i ka. Kandidatura e Bamir Topit, pėrtej retorikės dhe lavdėrimeve pėr inerci qė bėn politika nė kėto raste, ėshtė realisht mė e mira qė ka e djathta shqiptare. Ai ka njė profil tė pavarur, politik dhe njė identifikim nė rritje si figurė alternative brenda Partisė Demokratike. Gėzon njė autoritet masiv nė PD, por kėtė autoritet e ka siguruar jo aq shumė nga pėrplasjet sesa nga shmangia e pėrplasjeve dhe votimeve pėrballė Berishės apo njerėzve tė tij. Pra, ėshtė njė figurė qė ėshtė rritur, ngaqė nuk ėshtė bėrė pjesė e ballafaqimeve brenda PD-sė dhe as jashtė saj. Kandidatura e tij pėr president ndoshta nuk do tė ishte formalizuar nga PD-ja, sikur tė mos lindte nevoja e riformatimit tė kabinetit qeveritar dhe sikur socialistėt tė mos e kishin gati pyetjen Po Topi, pse nuk ėshtė nė qeveri?. Pra, nė njėfarė mėnyre, kandidatura e tij ėshtė formalizuar mė shumė pėr tė manaxhuar profilin e tij, tė lartė, politik, sesa njė nevojė e kėtij momenti. Kjo natyrisht e ka bėrė tė pazakontė garėn pėr president dhe ka detyruar Sali Berishėn tė hidhet nė njė fushatė elektorale tepėr ambicioze dhe shumė tė sikletshme nė objektivat qė ka vėnė. Problemi tani ėshtė, nėse jemi para mėnyrės sė duhur tė kėsaj fushate presidenciale. Sė pari, Berisha mund tė dėmtohet nga kjo fushatė, pasi Edi Rama do ta akuzojė atė se i shmanget tryezės sė bisedimeve dhe do ta zgjidhė ēėshtjen e presidentit me votim direkt pa bisedime. Unė jam shumė i sigurt se, nėse emri i Bamir Topit shkon nė Kuvend dhe aty ėshtė dhe grupi i Partisė Socialiste, ne do tė kemi president Bamir Topin. Por Edi Rama nuk besoj se ėshtė aq konstruktiv, sa tė lejojė grupin tė shkojė nė Kuvend. Kjo do ta bėjė tė pavlerė gjithė operacionin Berisha pėr zgjedhjen e Topit president. Pėr kėtė arsye, ėshtė mirė qė kėtė fushatė tė mos e udhėheqė Sali Berisha. Tė gjithė jemi tė qartė se ai e do Topin president, por nuk mund ta ēojė dot vetėm ai nė atė kolltuk. Sė dyti, jemi para njė realiteti tė aleancave fluide. Shumė deputetė socialistė nuk duan zgjedhje tė parakohshme dhe ata janė tė gatshėm ta votojnė Topin president, por, po ashtu, ėshtė e sigurt se ata nuk duan tė shpėrndahet Kuvendi, nėse dėshton votimi pėr Topin. Pra, kėrcėnimi i Berishės pėr zgjedhje tė parakohshme nuk varet vetėm nga Berisha, por varet dhe nga kundėrshtarėt e tij. Sė treti, vetė kėrcėnimi me zgjedhje tė parakohshme kthen kundėr kėsaj skeme dhe faktorin ndėrkombėtar, i cili e ka bėrė tė qartė se nuk mund tė ketė mė zgjedhje me kėto standarde administrative, pa karta identiteti dhe pa njė regjistėr kombėtar, korrekt. Shqipėria nuk mund tė hyjė nė njė spirale zgjedhjesh tė dhunshme, vetėm pėr ti qėndruar besnike disa deklaratave tė Berishės dhe pėr tė manaxhuar problemet brenda PD-sė. Sė katėrti, kandidatura e Bamir Topit do ta kishte mė tė lehtė rrugėn drejt presidencės, me atė mėnyrė qė ėshtė formuar deri mė sot dhe jo me kėtė imponim nga Berisha. Zgjedhja e njė presidenti qė vjen nga politika ka shumė avantazhe tė mėdha nė raport me njė president tė zgjedhur prej politikės pėr tu pėrdorur prej saj. Nė kėtė rast, kandidatura e Topit ėshtė mė e mira, pasi Shqipėria mund tė shpėtojė nga lloji i presidentit hibrid, qė pėrfundon nė keqpėrdorje poshtėruese si rasti i Moisiut. Por, profili politik i Bamir Topit mbulohet nga shumė hije, nėse shkon nė kolltukun e presidentit si shkak i njė imponimi politik prej Berishės. Deklaratat politike tė sė djathtės pro tij janė pozitive, ashtu si janė pozitivė dhe disa zėra nga e majta. Ai tashmė duhet ta udhėheqė vetė fushatėn drejt presidencės, pėr ta bėrė mė tė lehtė, por dhe mė tė besueshme meritėn e tij pėr tė qenė presidenti ynė. Pėr Berishėn ėshtė votuar mė 3 korrik tė 2005-sės. Nė qershor tė 2007-tės duhet tė provohet fuqia politike e Bamir Topit, e cila mund tė jetė fituese. Kėrcėnimet e parakohshme pėr zgjedhje tė reja janė realisht kėrcėnime kundėr gjithė faktorėve qė edhe mund ta bėjnė president Bamir Topin.
INTERVISTA - SPECIALE
Majlinda Bregu, nė njė intervistė pėr gazetėn TemA shprehet se duhet thelluar debati rreth tė ardhmes sė shqiptarėve nė BE
Bregu: Ndryshimet u bėnė nė funksion tė pėrshpejtimit tė reformave
Majlinda Bregu, emri i propozuar nga kryeministri, pėr tė marrė drejtimin e Ministrisė sė Integrimit, thotė nė njė intervistė pėr gazetėn TemA, se ndryshimet nė qeveri pritet ti japin njė tjetėr ritėm procesit tė reformave nė vend. Sipas saj, ndryshimet nė kabinet janė pėrfolur dhe mė parė, por ėshtė e drejtė e kryeministrit, qė ti kryejė ato nė momentin qė ai e gjykon si mė tė pėrshtatshėm. Nė lidhje me punėn e saj nė krye tė Ministrisė sė Integrimit dhe nė funksionin e zėdhėnėses sė qeverisė, Bregu shpjegon se ėshtė shumė e rėndėsishme qė shqiptarėt tė jenė tė informuar hap pas hapi nė lidhje me zhvillimin dhe dinamikėn e procesit tė integrimit. Sipas saj, ėshtė e rėndėsishme qė shqiptarėve ti shpjegohet se nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė bashkim fizik tė Shqipėrisė me BE-nė, por duhet tiu shpjegohet shqiptarėve nė radhė tė parė e ardhmja e tyre nė Evropė.
Zonja Bregu, para disa ditėsh u shpallėn nga zoti Berisha ndryshimet nė kabinetin qeveritar. Sipas mendimit tuaj, ato janė reflektim mbi problemet e hasura nė kėto dikastere, apo janė reflektim pėr rezultatet e shkurtit?
Ndryshimet janė normale nė ēdo qeveri demokratike. Nevoja pėr ndryshim ishte shprehur dhe mė parė, pasi u gjykua se ato do tė rrisin ritmin e reformave nė kuadėr tė procesit tė integrimit. Ne u ftuam tė marrim pjesė nė qeveri, pėr tė dhėnė kontributin tonė dhe unė e quaj nė radhė tė parė njė pėrgjegjėsi dhe natyrisht dhe njė vlerėsim qė na bėhet.
Kjo do tė thotė se deri nė kėto momente reformat kanė qenė tė ngadalta?
Kjo nuk do tė thotė qė kanė qenė tė ngadalta, ato kanė dhėnė rezultatin e tyre dhe janė disa reforma qė duhet thėnė se rezultatin e tyre e kanė afatgjatė. Ndryshimet u bėnė nė kuadėr tė pėrshpejtimit tė tyre. Pėr mua e rėndėsishme ėshtė qė pati njė moment ndryshimi dhe ėshtė nė tė drejtėn e kryeministrit pėr tė parė se ku kishte nevojė pėr ndryshime.
Duke u pėrpjekur tė lexoni votėn kundėr nė qytetet e mėdha, a mendoni se nė qeveri ka pak korrektime, pasi ministritė qė kanė barrėn kryesore nė krijimin e njė imazhi tė reformave, nuk kanė pėsuar ndryshime?
E thashė dhe mė parė qė ėshtė nė tė drejtėn e kryeministrit tė gjykojė pėr kohėn dhe vendin, ku dhe kur duhet tė bėhen ndryshimet. Por, duhet tė kemi diēka parasysh, se jo nė tė gjithė sektorėt reformat kanė efekt tė menjėhershėm. Pėr shembull, reformat nė ekonomi apo sektorė tė tjerė, tė ngjashėm janė reforma me ndikim afatgjatė dhe rezultati nė to nuk ėshtė aq i dukshėm pėr sytė e publikut. Pra, dua tė them se kėto janė disa sektorė, ku reforma kėrkon vazhdimėsinė e saj dhe nuk mund tė ndėrpritet nė mes.
Zonja Bregu, jeni caktuar qė tė drejtoni Ministrinė e Integrimit, njė dikaster qė duket se ka rol koordinues dhe kontraktues pėr procesin. Ēfarė mendoni se mund tė bėni mė mirė, duke ditur se pesha e luanit, janė reformat qė duhet tė bėjnė institucionet e tjera?
Ministrinė unė nuk e gjej nė njė moment dilemash, por e gjej nė njė stad tė qėndrueshėm pozitiv, pasi nėnshkirmi i MSA-sė, nė kohėn qė kėtė dikaster e drejtoi zonja Trashani, e drejtoi procesin nga objektivat pėr nėnshkrim, drejt zbatimit tė marrėveshjes sė MSA-sė, gjė qė ėshtė njė hap i rėndėsishėm. Edhe rezultatet e zbatimit tė marrėveshjes sė Ndėrmjetme qė ėshtė nė fuqi, deri tani kanė qenė mjaft tė suksesshme. Pra, mund tė themi se janė hedhur bazat e para drejt integrimit dhe Bashkimit Evropian. Gjithsesi, ēfarė mund tė bėhet mė mirė? Unė them se ėshtė i domosdoshėm thellimi i njė procesi me tė gjitha grupet e interesit, por edhe pėrfshirja e qytetarėve nė njė debat real sesi do tė jetė e ardhmja e tyre nė Evropė. Pra, kjo ėshtė njė tjetėr pjesė pėrveē drejtimeve kryesore tė procesit tė integrimit siē janė refromat nė planin politik, implementimi i standardeve nė tė gjitha fushat e tregut, si dhe thellimi i njė bashkėpunimi rajonal. Pse them se duhet thelluar debati nė lidhje me tė ardhmen e shqiptarėve nė Evropė. Sepse integrimi ėshtė njė proces kyē dhe dinamik. Nė kėtė moment qė ndodhet Shqipėria, me vendosmėrinė pėr tė qenė pjesė e BE-sė, qytetarėve shqiptarė natyrshėm i lind pyetja sesi do tė jetė kjo e ardhme, pėr ta kuptuar jo si njė proces vetėm bashkimi fizik, por si njė proces real qė do tė kushtėzojė tė ardhmen tonė si qyetarė tė BE-sė, i cili nė fakt ėshtė nė njė proces tė pėrditshėm evoluimi. Ndėrsa, ēka ėshtė mė e rėndėsishme pėr momentin, ėshtė ratifikimi i marrėveshjes me tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė, qė ka filluar dhe duhet tė pėrfundojė dy vjet pas nėnshkrimit tė saj, pra nė vitin 2008-tė. E rėndėsishme ėshtė qė ky proces tė ketė ecuri dhe rekorde pozitive. Nga ana tjetėr, i rėndėsishėm ėshtė bashkėpunimi mė i mirė i tė gjitha palėve politike nė parlament.
Ju keni tashmė dhe njė detyrė tjetėr, atė tė zėdhėnėses sė qeverisė. Nė njė deklarim publik jeni shprehur se do pėrpiqeni mė shumė qė tė krijoni imazhin e duhur pėr reformat e qeverisė. Mendoni se diēka ka ēaluar nė kėtė drejtim?
Po, funksioni i zėdhėnėsit tė qeverisė pėr herė tė parė i atribuohet njė ministri. Nė qasjen time ėshtė njė funksion i domosdoshėm pėr tė rritur transparencėn e vendimarrjes dhe reformave tė ndėrtuara nga qeveria drejt publikut. Shpeshherė nuk ka patur njė perceptim tė plotė nga ana e qytetarėve pėr rėndėsinė e reformave dhe hapat, nė tė cilėn ndodhet zhvillimi i tyre.
POLITIKA
PS ankimohet nė KQZ, Ēela jo i pranishėm nė sallė
Kandidati i opozitės, Igli Ēela, nuk konteston zgjedhjet nė Shijak
Avokati i PS-sė nuk jep njė pėrgjigje tė prerė, nėse Igli Ēeka do tė rikandidojė, nėse KQZ-ja vendos tė pėrsėrisė zgjedhjet nė Shijak
Avokatėt e Partisė Socialiste paraqiten ditėn e djeshme nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve kėrkesėn e tyre pėr shpalljen e pavlefshme tė zgjedhjeve nė zonėn zgjedhore nr. 26, nė Shijak. Kėrkesa pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė Shijak nė KQZ ėshtė depozituar vetėm nga subjekti i Partisė Socialiste dhe jo nga kandidati i opozitės pėr zgjedhjet nė Shijak, Igli Ēela. Kjo u vu re edhe nė sallėn e mbledhjeve tė KQZ-sė, ku kandidati i mazhorancės pėr zgjedhjet nė Shijak, Osman Metalla, ishte i pranishėm dhe i shoqėruar nga avokati i tij dhe nga ana tjetėr, mungonte Igli Ēela dhe avokati qė mund ta pėrfaqėsonte atė. Nga ana tjetėr, avokati i Partisė Socialiste, qė paraqiti kėrkesėn e tij, la tė kuptohej se kandidati i opozitės pėr zonėn zgjedhore nr. 26, Igli Ēela, ishte tėrhequr nga procesi zgjedhor dhe jo nga zgjedhjet nė Shijak, por ai nuk ktheu njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė, nėse Igli Ēela do tė kandidonte pėrsėri nė Shijak, nė rast se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė vendoste t`i pėrsėriste zgjedhjet nė kėtė zonė zgjedhore. Ditėn kur nė zonėn zgjedhore nr. 26 po mbahej procesi zgjedhor, kandidati i opozitės, Igli Ēela, me anė tė njė deklarate pėr mediat vendosi tė tėrhiqej nga procesi zgjedhor, duke theksuar se zgjedhjet nė kėtė zonė zgjedhore nuk po zhvilloheshin nė pėrputhje me standardet. Por, nga ana tjetėr, kandidati i opozitės, Ēela, nuk ka dhėnė komente tė mėtejshme, nėse e ka pranuar ose jo humbjen e tij nė kėtė zonė zgjedhore. Nga ana tjetėr, sipas KZZ-sė tė njėsisė zgjedhore nr. 26, kandidati i opozitės pėr zgjedhjet nė Shijak, Igli Ēela, ka arritur tė marrė vetėm 9% tė votave. I pėrkthyer nė vota rezultati ėshtė 10.078 pėr kandidatin e mazhorancės, Osman Metalla dhe 1.051 vota pėr kandidatin e opozitės, Ēela. Nė zgjedhjet e Shijakut morėn pjesė 37% e votuesve. Zgjedhjet nė Shijak nisėn nėn njė afmosferė tė tensionuar mes forcave politike, e cila bėri qė njė komisioner i PD-sė, 23 vjeē, tė plagosej nga njė komisioner i opozitės. Fatjona Mejdini
PS-ja pretendon se procesi ka pasur mangėsi proceduriale dhe ėshtė zhvilluar nėn presion
KQZ-ja jep tė hėnėn vendimin pėr Shijakun Avokati i Metallės theksoi se asnjė qendėr votimi nuk ka qėndruar e mbyllur pėr mė shumė se 30 min dhe se QV-tė kanė pasur kuorumin e nevojshėm. Sipas tij, fleta e votimit me njė vulė nuk quhet e parregullt nga Kodi Zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi qė tė japė ditėn e hėnė vendimin nė lidhje me shpalljen apo jo tė pavlefshme tė zgjedhjeve tė mbajtura nė Shijak. Anėtarėt e KQZ-sė shqyrtuan ditėn e djeshme kėrkesėn e Partisė Socialiste pėr shpalljen e zgjedhjeve tė pavlefshme nė kėtė zonė dhe vendosėn tė administronin dokumentacionin zgjedhor tė kėsaj zone. Nė mėnyrė unanime KQZ-ja vendosi qė tė thėrrasė pėr tė raportuar edhe Komisionin Zonal Zgjedhor tė kėsaj zone zgjedhore dhe mė pas tė marrė njė vendim nė lidhje me kėrkesėn e PS-sė. Avokati i PS-sė theksoi gjatė fjalės sė tij se zgjedhjet nė Shijak u shoqėruan me shumė parregullsi dhe nėn njė trysni tė madhe, psikologjike nga ana e militantėve dhe deputetėve tė PD-sė. Sipas tij, problemet nė Shijak nisėn qė nga listat zgjedhore, te KQV-tė qė funksionuan pa kuorumin e nevojshėm, apo pėr faktin qė nė ditėn e votimit, disa QV rezultuan tė mbyllura edhe pėr rreth 6 orė. Si rezultat i kėtyre problemeve nė emėr tė Partisė Socialiste avokati i PS-sė theksoi se zgjedhjet nė kėtė zonė duhet tė pėrsėriten. Nga ana tjetėr, Enkelejd Alibeaj, avokati mbrojtės i kandidatit tė mazhorancės, Osman Metalla, theksoi se tė gjitha pretendimet e avokatit tė PS-sė janė tė trilluara. Sipas Alibeajt, asnjė qendėr votimi nuk ka qėndruar e mbyllur pėr mė shumė se 30 min dhe se komisionerėt e opozitės kanė qėndruar nė pjesėn dėrrmuese tė QV-ve, pėrgjatė tė gjithė procesit tė votimit. Nga ana tjetėr, avokati i Metallės theksoi se, sipas Kodit Zgjedhor, fleta e votimit konsiderohet e pavlefshme vetėm nė momentin qė asaj i mungojnė tė dyja vulat dhe nė rastin e Shijakut fleta ka qenė e vulosur me njė vulė. Avokati i Metallės theksoi se tė gjitha pretendimet pėr parregullsi tė zgjedhjeve nė Shijak janė trille tė Partisė Socialiste dhe se askush nuk ka ushtruar presion mbi askėnd gjatė procesit zgjedhor nė kėtė zonė. Komisoni Qendror i Zgjedhjeve vendosi qė ditėn e hėnė, nė ora 10.00 tė shqyrtoheshin tė gjitha dokumentet zgjedhore pėr kėtė zonė dhe tė dėgjohej raportimi i KZZ-sė nr. 26. Fatjona Mejdini
PS-ja, padi KQZ-sė nė Kolegjin Zgjedhor pėr urdhrin e nxjerrė njė ditė para zgjedhjeve
Gjata: Jap llogari vetėm pėrpara presidentit
Avokati i Partisė Socialiste, Bledar Skėnderi, akuzoi KQZ-nė dhe kryetarin, Ēlirim Gjata, se me urdhrin e nxjerrė pėr pėrdorimin e mjeteve tė identifikimit si nė zgjedhjet e vitit 2005-sė, kishin nisur tensionet pėr zgjedhjet nė Shijak. Pėrfaqėsuesi ligjor i PS-sė theksoi se, Partia Socialiste kishte depozituar ndėrkaq nė Kolegjin Zgjedhor padinė pėr urdhėresėn e nxjerrė nga KQZ-ja nė datė 10 mars. Urdhri juaj pėr pėrdorimin e tė njėjtave mjete identifikimi si nė rastin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit 2005-sė edhe nė Shijak ėshtė njė turp i madh, - iu drejtua avokati Skėnderi kryetarit tė KQZ-sė, Ēlirim Gjata. Nga ana e tij, kryetari Gjata theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe vetė ai jepnin llogari vetėm para Presidentit tė Republikės pėr veprimet e tyre dhe jo pėrpara avokatėve tė ndonjėrės palė. Partia Socialiste denoncoi vendimin e KQZ-sė njė ditė para zgjedhjeve nė Shijak, vendim i cili konsistonte nė pėrdorimin e mjeteve tė identifikimit tė zgjedhėsve nė Shijak, si nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005-sė. PS-ja e konsideroi kėtė udhėzim tė KQZ-sė si fillimin e manipulimit tė zgjedhjeve parlamentare nė Shijak.
Avokati i PS-sė: Nuk kam dijeni pėr plagosjen e komisionerit tė PD-sė nė Shijak
Pėrfaqėsuesi ligjor i socialistėve, Bledar Skėnderi, theksoi ditėn e djeshme nė KQZ se ai nuk kishte dijeni pėr plagosjen e komisionerit tė Partisė Demokratike, Marian Seliaga, nga njė eksponent i PS-sė gjatė procesit tė votimit nė Shijak. Avokati i PS-sė theksoi se nuk i kishte parė edicionet e lajmeve, nė ditėt kur nė zonėn e Shijakut kryhej procesi i votimit dhe pėr rrjedhojė, nuk kishte informacione nė lidhje me kėtė ngjarje. Skėnderi theksoi se e vetmja gjė qė kishte parė, ishte vizita e kryeministrit, Sali Berisha, nė spital, si pasojė e plagosjes sė njė komisioneri nė Shijak. Nė orėt e para tė datės 11 mars, kur kishte nisur procesi zgjedhor nė zonėn zgjedhore nr. 25, bodyguard-i i ish-deputetit socialist tė Shijakut, Agron Duka, qėlloi me pistoletė komisionerin e PD-sė, Marian Seliaga, duke i shkaktuar 21-vjeēarit plagė tė rėnda, qė pėr pak i morėn jetėn.
Kalon dhe nė Senat rezoluta nė favor tė anėtarėsimit tė shpejtė nė NATO
Senati amerikan: Shqipėria nė NATO, brenda vitit 2008-tė
Senati amerikan ka kaluar ditėn e enjte rezolutėn nė mbėshtetje tė zgjerimit tė NATO-s, duke pėrfshirė brenda Shqipėrinė, Kroacinė, Gjeorgjinė, Maqedoninė dhe Ukrainėn. Njė rezolutė e ngjashme u miratua para disa ditėsh dhe nga Shtėpia e Pėrfaqėsuesve. Senatori Ricard Lugar, njė drejtues i rėndėsishėm republikan i Komisionit tė Senatit pėr Marrėdhėniet me Jashtė, tha se anėtarėsimi i kėtyre vendeve nė NATO do tė ishte njė sukses pėr Evropėn, NATO-n, dhe Shtetet e Bashkuara. Lugar tha se nė kėtė mėnyrė do tė zgjerohej zona e paqes dhe sigurisė. Ai tha se Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia kanė bėrė progres nė reformat pėrmes pjesėmarrjes nė Planin e Aksionit pėr Anėtarėsim nė NATO qė nga viti 2002. Pėr fat tė keq, Gjeorgjia dhe Ukraina nuk kanė marrė pjesė nė njė Plan Aksioni pėr Anėtarėsim, por nuk ėshtė e thėnė, pasi ata kanė bėrė progres tė dukshėm, - tha Lugar. Senatori amerikan shtoi se legjislacioni i miratuar, parashikon jo vetėm suport politik, por dhe asistencė konkrete nė fushat e nevojshme pėr anėtarėsim. Ky legjislacion do tė ofrojė dhe njė motivim tė rėndėsishėm dhe asistencė pėr kėto vende, pėr tė vazhduar implementimin e reformave nė fushėn e ligjit, mbrojtjes dhe ekonomisė. Shqipėria ėshtė nė pritje tė marrjes sė njė ftese nga NATO pėr anėtarėsim. Duket se njė gjė ėshtė nė prag, pasi vitin e ardhshėm do tė ketė njė samit zgjerimi tė NATO-s. Zyrtarė tė lartė tė kėsaj strukture gjigante kanė kėrkuar pėrshpejtim tė reformave, ndėrkohė qė SHBA-tė duket se janė bėrė aleati kryesor nė rrugėn e Shqipėrisė drejt anėtarėsimit. Njė sėrė deklarimesh dhe iniciativash e tregojnė njė gjė tė tillė. Gjatė samitit tė fundit tė NATO-s nė Riga, ishte presidenti amerikan ,Xhorxh Bush, qė kėrkoi anėtarėsim tė shpejtė pėr tė tri vendet qė kanė bashkuar forcat nėn organizimin e asaj qė quhet karta Adriatik 3.
Nano i kthehet betejės me Edi Ramėn. Kryetari aktual, frikė pėr kandidimin e tij nė postin e kryetarit
Kandidimi pėr kreun e PS-sė, Nano presion Ramės qė tė bėhet president
Burime pranė ish-kreut socialist thanė dje, se nuk pėrjashtohet mundėsia e kandidimit tė tij pėr postin e kryetarit, ndėrsa nuk dihet ende me saktėsi, nėse kjo ėshtė njė ambicie pėr t`u kthyer nė krye tė PS-sė, apo njė presion
Ish-kryetari socialist, Fatos Nano, i cili prej pak kohėsh ka dėshmuar dėshirėn e tij pėr tė qenė president konsensual, shfaqet papritur si kandidat i mundshėm pėr kryetarin e PS-sė pėrballė kryetarit aktual, Edi Rama. Burime pranė ish-kreut socialist thanė dje, se nuk pėrjashtohet mundėsia e kandidimit tė tij pėr postin e kryetarit, ndėrsa nuk dihet ende me saktėsi, nėse kjo ėshtė njė ambicie pėr t`u kthyer nė krye tė PS-sė, apo njė presion ndaj Ramės qė ky i fundit tė pranojė Nanon si kandidat pėr president konsensual. Nano ėshtė shfaqur dy ditė mė parė nė media duke dhėnė opinionet e tij pėr zhvillimet mė tė fundit nė vend, ku dhe ėshtė pėrqendruar te zgjedhjet nė Shijak. Sipas tij, zgjedhjet nė Shijak janė njė dosje pėr t`u arkivuar dhe nė mėnyrė jo tėrėsisht tė qartė ai ka fajėsuar dy duar, tė cilat ska pse tė mos konsiderohen si tė Edi Ramės, pasi Nano e ka lėnė edhe kėtė hapėsirė. Nė daljen e tij tė dy ditėve mė parė, ish-kreu socialist ka ritheksuar se tani e kanė radhėn pėr tė folur ata qė nuk kanė logjikė, ndėrsa pėr kandidatin pėr president, ai ėshtė shprehur se ėshtė ende herėt, pasi kjo ēėshtje mund tė hapet pėr diskutim, kur ti vijė radha logjikės. Pėrveē deklaratės publike nė disa media, nė njė tė pėrditshme, dje, Nano ka deklaruar se do tė plotėsojė formularin pėr tė hyrė nė garė pėr postin e kryetarit tė PS-sė. Njerėz pranė Nanos nuk e kanė mohuar njė deklaratė tė tillė, ndėrsa askush nuk ėshtė i qartė, nėse Nano do tė hyjė nė kėtė garė, e cila zhvillohet mė pak se dy muaj mė vonė, mė 12 maj. Ndėrsa kandidaturat pėr postin e kryetarit tė PS-sė duhet tė depozitohen nė kongresin e 6 prillit, ku dhe do tė konfirmohet pėrfundimisht, nėse Nano do tė hyjė nė garė me pasardhėsin e tij nė PS, Edi Ramėn.
Beteja e re Ndėrsa zhvillimet e fundit nė kėtė parti, pėrsa i pėrket reformės thelbėsore tė drejtimit dhe funksionimit tė saj, rizgjedhjen e tė gjithė zyrtarėve tė kėsaj partie, duket se po krijojnė njė klasė tė re brenda radhėve socialiste. Tė prekur nga ndryshimet radikale qė kryetari Rama ka vendosur tė bėjė nė tė gjitha forumet drejtuese tė PS-sė, nga qendra deri nė bazė, shumica e zyrtarėve tė kėsaj partie, tė mbėshtetur edhe nga njė pjesė e konsiderueshme e elektoratit socialist, janė kundėr kėtyre lėvizjeve dhe pėr pasojė, janė shumė tė gatshėm tė pozicionohen kundėr Ramės. Kjo do tė sillte humbjen e njė mase tė konsiderueshme votash pėr Ramėn nė garėn e mundshme ndėrmjet tij e Nanos pėr postin e kryetarit tė partisė. Nė kėtė kategori pėrfshihen kryetarėt, sekretarėt dhe anėtarėt e tė gjitha forumeve socialiste nė bazė. Kėsaj kategorie i shtohen deputetė dhe anėtarė kryesie nė Tiranė, bashkė me njerėzit e tyre tė besuar nė bazėn e partisė. Pėrveē kėsaj, brenda radhėve tė PS-sė, Nano ka ende admiruesit e tij, tė cilėt nuk e kanė vėnė nė dyshim nė asnjė moment mbėshtetjen e tyre ndaj liderit historik tė PS-sė. Nė kėto kushte, kur Nano hedh nė treg idenė e kandidimit tė tij pėrballė Ramės pėr postin e kryetarit tė partisė, ky i fundit do tė duhet tė tėrhiqet nga lufta e hapur qė ai i shpalli Nanos, e cila u finalizua me promovimin e emrit tė Bashkim Finos si kandidat i PS-sė pėr president, duke lėnė nė kėtė mėnyrė jashtė tė gjitha mundėsive kandidimin e Nanos nė kėtė post.
Meta dhe Rama takojnė zyrtarin e PSE
Ndihmė nga BE-ja pėr reformėn zgjedhore
Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta dhe kryetari i PS-sė, Edi Rama, kanė zhvilluar njė takim me kryetarin e grupit parlamentar tė Partisė Socialiste Evropiane nė Parlamentin Evropian, Martin Schulz. Rama kėrkoi gjatė takimi edhe mė tej mbėshtetjen aktive tė PE-sė dhe BE-sė pėr tė nxitur reformėn zgjedhore nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, Meta theksoi se, qeveria Berisha po cenon parimet e demokracisė evropiane, mbi tė cilat njė vend si Shqipėria, qė kėrkon tė aderojė nė BE, duhet tė funksionojė. "Socialistėt e PE-sė e kanė tė qartė qė Shqipėria duhet tė ketė njė perspektivė evropiane, pra t`i bashkohet BE-sė. Por duhet tė jetė e qartė qė ka njė parakusht pėr kėtė, ne duam reforma nė vendin tuaj, duam reformat e domosdoshme pėr tė garantuar standardet demokratike dhe i duam nė kohėn e duhur, - tha Shulz. Ne duam njė zgjidhje pėr ēėshtjen e Kosovės. Kjo ėshtė njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme pėr momentin. Duhet qė propozimet e Ahtisarit dhe UN tė pranohen nga tė gjithė aktorėt e pėrfshirė nė kėtė ēėshtje dhe pėr kėtė duam njė qėndrim tė qartė. Pėrsa i pėrket situatės nė vendin tuaj, mund t“ju them se tashmė ėshtė e qartė se, kur ju bashkėpunoni, fitoni zgjedhjet. Bashkėpunimi pra, sjell fitore. Megjithatė, kuptova nga fjalimet tuaja qė ishit tė shqetėsuar. E vėrteta ėshtė se edhe ne jemi tė shqetėsuar gjithashtu. Sali Berisha ėshtė larg garantimit tė standardeve demokratike qė kėrkohen pėr t`u bėrė pjesė e familjes sė madhe tė BE-sė. Kjo nuk ėshtė hiē e mirė dhe nuk mund tė jetė e pranueshme. Ka ardhur koha qė Sali Berisha tė zgjedhė, nėse do tė garantojė standardet apo do tė japė dorėheqjen, - ka vijuar mė tej Shulz.
LSI: Tė nisė sa mė shpejt reforma zgjedhore
Partia Lėvizja Socialiste pėr Integrim shprehu nevojėn pėr fillimin sa mė shpejt tė reformės zgjedhore. Nėnkryetari i LSI-sė, Sokol Axhemi, gjatė njė konference pėr shtyp, theksoi se, "ēėshtja e diskutimit pėr zgjedhjen e presidentit pėr momentin ėshtė e parakohshme, pasi duhen ndjekur afatet e caktuara, ligjore bazuar nė dispozitat kushtetuese dhe nė respekt tė shtetit ligjor". "Ne mendojmė se vendi ka nevojė pėr diskutime pėr zgjidhjen e disa ēėshtjeve tė tjera, mė tė rėndėsishme dhe prioritare qė kanė tė bėjnė me reformat e domosdoshme qė duhen realizuar nė disa sektorė kryesorė tė jetės sė vendit pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė krizės energjitike, reformat mė tė thelluara nė luftėn ndaj korrupsionit, si dhe pėrmirėsimin e shėrbimeve ndaj qytetarėve", - tha zoti Axhemi. Nėnkryetari i LSI-sė tha se, "tashmė, qytetarėt shqiptarė kėrkojnė nga politika qė pėrpara se tė diskutojė pėr presidentin apo tė kėrkohet konsensus pėr ēėshtjet e presidentit, ėshtė e domosdoshme qė tė tregohet konsensus nga qeveria dhe nga ne si opozitė, pėr tė bėrė njė reformė tė thellė dhe tė vėrtetė zgjedhore, bazuar edhe nė shqetėsimin e ndjeshėm tė ndėrkombėtarėve pėr mosrealizimin e standardeve tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit dhe apelit mė tė fundit nga komisioneri i BE-sė, Rehn, pėr fillimin urgjent tė reformės zgjedhore".
Deputetėt anti-Rama po grumbullojnė firmat e anėtarėve tė kongresit pėr tė rrėzuar Ramėn
Firma pėr tė rrėzuar paketėn e Ramės
Deputetėt anti-Rama kanė ndėrmarrrė kėtė nismė, duke marrė parasysh faktin se tė zgjedhurit e kėtij kongresi po kalojnė mandatin e fundit dhe janė ndėr tė rrezikuarit kryesorė nga Rama.
Kundėrshtarėt e Ramės brenda Partisė Socialiste kanė nisur mbledhjen e firmave tė nevojshme nga anėtarėt e kongresit pėr tė rrėzuar paketėn Rama pėr ndryshimet nė PS. Deputetėt anti-Rama kanė ndėrmarrrė kėtė nismė, duke marrė parasysh faktin se tė zgjedhurit e kėtij kongresi po kalojnė mandatin e fundit dhe janė ndėr tė rrezikuarit kryesorė nga Rama. Kjo duket qartė, sepse paketa Rama parashikon largimin e shumicės sė tyre. Duke parandjerė njė gjė tė tillė, duket se votat e tyre mund tė jenė kundėr Ramės. Kėtė pranverė parashikohen qė tė organizohen dy kongrese nė Partinė Socialiste. I pari, nė dukje njė kongres i tipit administrativ, qė do tė marrė nė shqyrtim kandidaturat e atyre qė do garojnė pėr kreun e PS-sė dhe i dyti, kur do tė bėhen ndryshimet nė statut dhe do tė zgjidhet kryetari i ri. Njė mėnyrė e pėrzgjedhur pėr tė testuar dhe ndjeshmėritė e anėtarėve tė kongresit socialist. Kongresi i parė do tė thirret mė datė 9 prill dhe aty pritet tė administrohen kandidaturat pėr kryetar tė PS-sė. Gjatė kėtij kongresi do tė bėhet dhe paraqitja e platformave nga kandidaturat pėr kryetar tė partisė. Gjithashtu, nė kongres do tė bėhet dhe caktimi i datės sė votimit tė anėtarėsisė pėr zgjedhjen e kryetarit. Ndėrsa kongresi i dytė do tė zhvillohet njė muaj e gjysmė mė vonė dhe ai do tė miratojė programin dhe statutin e partisė dhe do tė bėjė ndryshimet e pėrmirėsimet nė to. Kongresi ėshtė thirrur pėr nė datėn 26 maj pėr tė miratuar ndryshimet nė statutin e PS-sė, si dhe pėr tė zgjedhur organet drejtuese. Socialistėt janė nė pritje tė kėtyre kongreseve pėr tė zgjedhur kryetarin e ri, ndėrkohė qė akoma nuk ėshtė bėrė njė analizė pėr rezultatin zgjedhor. Gati ėshtė njė draft pėr t`u diskutuar nė lidhje me numrin e votave qė ka humbur nė total kjo forcė politike, ndėrsa, pėrsa i pėrket bastioneve, Rama ka theksuar se ato humbėn pėr shkak tė mosreformimit tė PS-sė nė ato zona.
Kongresi i parė - Kandidatėt pėr kryetar tė PS-sė paraqesin nė kongres platformėn e tyre. - Kongresi vendos datėn e zhvillimit tė votimit nga anėtarėsia e partisė nė shkallė vendi, jo mė vonė se dy muaj nga data e zhvillimit tė kongresit. - Kongresi zhvillohet me datė 9 prill 2007-tė. - Do tė administrohen kandidaturat pėr kryetar tė PS-sė. - Do bėhet paraqitja e platformave nga kandidaturat pėr kryetar tė partisė. - Caktimi i datės sė votimit tė anėtarėsisė pėr zgjedhjen e kryetarit.
Kongresi i dytė - Kongresi miraton programin dhe statutin e partisė dhe bėn ndryshimet e pėrmirėsimet nė to. - Kongresi thirret me datė 26 maj pėr tė miratuar ndryshimet nė statutin e PS-sė, si dhe pėr tė zgjedhur organet drejtuese.
KOMENTE
Njeriu me dy pėrvjetorė
Orhan Sakiqi
Nė muajin mars, patrioti tiranas Osman Kazazi ka dy pėrkujtimore; mė datėn 6-03-1998-tė u bė Qytetar Nderi i Tiranės dhe mė 5-03-1999-tė ai ndėrroi jetė. Pėr tė pėrkujtuar kėtė figurė tė shquar tė Tiranės, por edhe tė Shqipėrisė po radhis kėtu fjalėn qė kam mbajtur nė pėrkujtimoren pėr njėvjetorin e vdekjes sė tij, mė 5-03-2000.
*** Jemi mbledhur kėtu pėr tė pėrkujtuar njėvjetorin e vdekjes sė z.Osman Kazazi, Pishtar i Demokracisė, Qytetar Nderi i Tiranės. Dy vjet mė parė, nė kėtė sallė, ne si Kėshill Bashkiak nderuam z. Kazazi si nderi i Tiranės. Ishte titulli i parė qė jepnim dhe nuk ishte e rastėsishme. Nėpėrmjet z. Kazazi si pėrfaqėsues tipik i tyre titulli iu dha gjithė patriotėve tė Tiranės, qė luftuan pėr Shqipėri dhe atdhe dhe si shpėrblim morėn burgjet komuniste. Njė vit mė parė nga Bashkia e Tiranės e pėrcollėm atė pėr nė banesėn e fundit. Ka qenė nderi jonė si bashki, si qytetarė tė Tiranės qė arritėm ti organizojmė kėto ceremoni tė thjeshta pėr kėtė figurė kaq tė nderuar, por edhe kaq tė dashur pėr tė gjithė. Osmani ose Lala siē e thėrrisnim, mbetet figurė e papėrsėritshme. Ai ia kushtoi gjithė jetėn popullit dhe bashkėqytetarėve tė tij duke sakrifikuar rininė, familjen dhe motrat e tij, tė dashura. Ėshtė folur dhe do tė flitet gjithmonė pėr punėn dhe veprėn e z. Kazazi. Unė do tė ndalem pėr vitet pas burgut, me fjalėt e tij: U lirova nga burgu mė 1986-tėn, plot 42 vjet burgje dhe kampe pėrqendrimi. Hyra i ri dhe dola 70 vjeē, i thinjur, i rraskapitur, pa prindėr dhe pa fėmijė. Edhe nėnėn nuk e gjeta. Njeriu qenka i fortė. Vitet e demokracisė e ringjallėn Lalėn. Ai u zgjodh kryetar i Shoqatės Kombėtare tė tė Pėrndjekurve Politikė. Shtėpia e tij nė rrugėn e Veriut ishte pėr disa kohė kryesia e shoqatės. Ėshtė merita e tij qė duke trokitur derė mė derė shumė tė pėrndjekur u punėsuan nė administratėn shtetėrore. Osmani ngrihej mbi interesat e ēastit, mbi urrejtjen, mbi shpifjen. Pėr tė kishte njė zot: Shqipėria. Vitin e mrapshtė 1997-tė Osmani e pėrjetoi me vuajtje e pėrmallim. Kėto dy vite, - thoshte ai, - mė plakėn, mė mėrzitėn mė shumė se 40 vjetėt e burgut. Kėshtu i brengosur si vetė jeta e tij, u nda nga ne Osman Kazazi. Por shpresa e tij pėr ditė mė tė mira nuk u shua kurrė. Nuk mė harrohen fjalėt e njė bashkėvuajtėsi tė tij, z. Islam Lleshi, para se arkivoli i tij tė prehej nė dhe: Ndaloni burra; dua tė them edhe unė dy fjalė: Osman i dashur, e fillove jetėn me okupatorėt dhe e mbylle me horrat. Kėtyre fjalėve nuk kam sė ēfarė ti shtoj mė tepėr. Autoritetet nuk lejuan qė arkivoli i tij tė vendosej pėr ceremoni shtetėrore nė njė mjedis qė e meritonte. Ne e pėrcollėm nga hyrja e bashkisė. Osman Kazazi mbetet figurė e shquar dhe e pastėr e palcės sė qytetarėve tė Tiranės, simbol i qėndresės antikomuniste, model i njeriut tė dashur e besimtar. Ai sot, nuk ėshtė midis nesh, por na bekon me fjalėn e menēur dhe tė mirė tiranase, na ushqen me shqiptarinė dhe qytetarinė tiranase. Kur i dhamė titullin Qytetar Nderi nė kėtė sallė, i thamė: I dashur Lale, e gėzofshi titullin e lartė, ditė tė bardha pėr ju, pėr Tiranėn dhe gjithė Shqipėrinė!. Sot, pas dy vjetėsh i themi: I dashur Lalė, Ditė tė bardha ti pe shumė pak dhe kėto nė demokraci. Ne punojmė qė kėto ditė tė bardha tė vijnė sa mė shpejt. Kėshtu vėmė nė vend amanetin tėnd.
*** Sot, pas 7 vjetėsh, mė kujtohet se nė paraditen e datės 6-03-1998-tė, kur Osmani u bė qytetar nderi i Tiranės, u zhvillua mitingu pėr Kosovėn: Njė komb, njė qėndrim. Lala ishte nė tribunė. Nuk mund tė mungonte aty patrioti qė kishte punuar pėr njė Kosovė tė pavarur. E sot, mund tė themi: Fli i qetė i dashur Lalė, ėndrra jote dhe e shumė tė tjerėve po realizohet. Sot, gjithashtu mund tė kėrkojmė mė shumė vėmendje pėr tė dhe pėr tė tjerėt qė vuajtėn kaq shumė. Megjithatė, nė mungesė tė saj, secili qytetar tiranas qė e ndjen dhe lexon kėto dy radhė nė kėto ditė marsi, le tė vendosė dy lule nė bustin e tij nė rrugėn e Veriut, ku ka banuar.
Tė dielėn me INDRO MONTANELLI-n *Letra & Editorialė
Muri qė i ndan letrarėt nga populli
I dashur Montanelli, Duke rilexuar kėto ditė biografinė e Giacomo Leopardi-t prej Iris Origo-s, nė botimin italian tė 1974-trės, e pėrkthyer dhe e botuar me propozimin e saj, gjej nja dy shkase joshėse pėr ti komentuar. Tė parin po e shkėpus prej epistolarit, drejtpėrdrejt, sepse mbėshtet gjykimin tuaj, tė njohur pėr kulturėn e pallatit nė historinė italiane: Sipas meje njė gjė ėshtė e qartė: Italia nuk mund tė shpresojė, pėrderisa tė mos ketė libra tė pėrshtatshėm e nė kėrkesat e kohės, qė tė mund tė lexohen dhe tė mirėkuptohen prej lexuesit tė zakonshėm. Dhe mė duket se shembulli mė i fundit qė vjen prej kombeve tė tjera, na tregon qartė sesa tė vlefshėm mund tė jenė nė kėtė shekull librat me tė vėrtetė kombėtarė, pėr tė zgjuar shpirtėrat e fjetur tė njė populli dhe pėr tė prodhuar ngjarje tė mėdha. Por, nė kunorėn e tė kėqijave tona tė viteve gjashtėqind e mbrapa, qėndron njė mur qė i ndan njerėzit e letrave nga populli, njė mur qė sa vjen e ngrihet gjithnjė e mė lart. E dyta ka tė bėjė me njė prej episodeve tė shumta dhe gjithnjė e mė delirante tė kryengritjeve kundėrpapale tė Italisė qendrore tė gjysmės sė parė tė viteve tetėqind: nė njėrėn prej kėtyre, mė 1817-tėn nė Macerata, kryengritėsit vendosėn gjatė natės njė proklamatė qė thoshte pak a shumė kėshtu: Sa herė qė Zoti i madh dėshiron ti dėnojė popujt, iu jep njė qeveri tė paaftėsh. Tash, si historian, problemin e vėshtirė po iua lė ju qė ta shtjelloni: kur ndonjėherė mėshira e Zotit ka qenė aleatja jonė?
- Francesco Fiorista, Milano
X X X
I dashur Fiorista, Jo aq pėr shkaqe polemike - dhe e kuptoni se jam krejtėsisht nė njė mendje me ju, e tė dy jemi pro rėndėsisė sė madhe tė Leopardit - po pėr ta bėrė shtjellimin tonė edhe mė tė saktė dhe mė thellues, mė lejoni qė ti kthehem pyetjes suaj: kur ndonjėherė ne italianėt e kemi merituar mėshirėn e Zotit? I cili, nėse ka bėrė ndonjė gabim, ka qenė mu ai qė na ka lejuar pak si shumė. Kush qe ai qė me Kishėn nė krye thirri nė Itali francezėt krahėthatė pėr tė pėrzanė gjermanėt krahėthatė, mandej spanjollėt pėr tė pėrzanė francezėt, e mandej austriakėt pėr tė pėrzanė spanjollėt, e mandej pėrsėri francezėt pėr tė pėrzanė austriakėt? Por, le ti kthehemi pėrmbledhjes sonė, modeste, asaj tė gjuhės. E kam heqė prej mendjes, apo mė mirė, e kisha harruar kėtė kalim epistolar tė Leopardit, qė megjithatė, nuk mė befason. Njė sqarim, ndėrkaq. Unė nuk jam njė fanatik i Leopardit, ashtu siē nuk jam i asnjė shkrimtari italian tė viteve tetėqind. Nėse Vaghe stelle delOrsa me kėtė tjetrėn, ėshtė, - sepse vėrtet ėshtė - njė poezi e lartė dhe e madhe, La donzelletta vien dalla campagna qė vjen mbas saj, ėshtė njė ornament qė vlen pak. Dhe nuk them kėshtu pėr shkak tė asaj qė thotė Leopardi nė letrėn e riprodhuar nga mikesha ime e vjetėr, Iris Origo, e cila si angleze e zonja, para se tė gjykojė edhe pėr autorėt italianė, gjithēka kėrkon ta dokumentojė deri nė hollėsi. Ajo e ka kuptuar shumė mirė qė e pėrsėriste vazhdimisht kėtė nė bisedat tona nė Val dOrcia drama e kėtyre autorėve ėshtė mungesa, siē mund ta pėrcaktojmė, e parimit themelor tė profesionit: gjetja e njė gjuhe letrare qė i pėrkon asaj tė folur. I shkreti Manzoni ishte krejt i bindur se pėr tė shkruar njė roman tė lexueshėm dhe tė kuptueshėm prej tė gjithėve, pra edhe prej mė tė pėrvujtunve, e pėr kėtė ai e kishte fjalėn ēka provohej prej fakteve pėr I promessi sposi, se ai duhej shkruar nė frėngjisht - dhe qe pėr fatin e tij dhe tonin, qė Faurel-i e bindi pėr kėtė. Mandej, pėr tė gjetur njė gjuhė italiane, e cila tė mund tė qėndronte natyrshėm edhe nė gojėn e personazheve tė tillė, tė pėrvujtun si Renzo dhe Lucia, shkoi dhe e gjeti nė Firenze (e famshmja larje e teshave nė Arno) duke bėrė pėr vete sipas meje disi komike kjo fshatarėt lombardas, tė cilėt flasin me mėnyrėn dhe veset e atyre qė njihen si toskanėt mė popullorė. Dhe kjo, ngaqė nė Toskanė, muri qė nė tė gjithė pjesėn tjetėr tė Italisė qe ngritur pėr tė ndarė letrarėt nga populli, kėtu kishte mbetur shumė mė pak i papėrshkueshėm se kudo tjetėr. Unė jam munduar, siē ju e dini, tė spjegoj pėrsenė e gjithė kėsaj dhe nuk dua tė pėrsėris. E po kėshtu, nuk dua tė ngjall asnjė jehonė as kundėrshtim dhe as miratim - midis specialistėve. Italia, siē e dini, ėshtė njė vend shoqatash. Dhe unė, i regjistruar nė shoqatėn e gazetarėve, aty dua tė rri, me Berluskonėt e mi, me Previtėt e mi, me Bicamerale-n time. Ku tjetėr tė shkoj e tė varem? 26 janar 1998
Loja politike pėr presidentin e ardhshėm
Besian Trenova
Nė muajin qershor tė kėtij viti mbaron mandati pesėvjeēar i presidentit dhe parlamentit do t`i duhet tė zgjedhė njė president tė ri. Pėr kėtė arsye kanė filluar edhe diskutimet mediatike nė lidhje me presidentin e ardhshėm. Loja politike nė kėtė rast bėhet mė tėrheqėse pėr faktin se pėr zgjedhjen e presidentit duhen tė paktėn 84 vota dhe se asnjė grupim politik nuk e ka numrin e nevojshėm. Gjithashtu, ethet politike shtohen, edhe pėr faktin se, nė rast se parlamenti nuk do tė arrijė tė zgjedhė presidentin, atij do t`i duhet tė shpėrndahet dhe tė kalojmė nė zgjedhje tė parakohshme. Kampet politike kanė filluar tė shfaqin qėndrimet e tyre nė lidhje me zgjedhjen e presidentit. Mė sė shumti, duket se midis tyre po zhvillohet njė lojė me letra. Si fillim pati njė sėrė diskutimesh tė zjarrta qė u bėnė nė publik pėr takimin midis Berishės dhe Nanos, duke aluduar pėr njė premtim tė Berishės ndaj Nanos pėr ta bėrė president. Takimi para zgjedhjeve lokale tė dy politikanėve dhe fjalimet e tyre, parimore pėr mbarėvajtjen e demokracisė nė vend, shumė njerėzve iu lanė pėrshtypjen se marrėveshja pėr presidentin e ri ishte bėrė dhe se nė qeshor do tė kishim Nanon si president tė ri. Por, pas zgjedhjeve lokale duket se nuk paskėsh qenė tamam ashtu. Nga e djathta filloi tė vihet nė dukje emri i Bamir Topit si kandidati zyrtar pėr president. Njė ambicie tė tillė nuk e ka mohuar as vetė Bamir Topi pėrkundrejt komenteve se ai po bėhet kartė e re, politike e Berishės me destinimin pėr ta djegur si njė figurė shumė konkurruese brenda PD-sė. Njė ambicie e tillė duket se pėr kandidatin Topi ka qenė e lindur pėrpara disa muajsh, kur ai refuzonte tė kandidonte pėr kryetar bashkie nė Tiranė me argumentin se karriera e tij, politike nuk kishte nė axhendė kalimin nė drejtimin e kryebashkiakut. Sė fundi, refuzimi pėr tė marrė pjesė si numri dy i qeverisė e forcon mė shumė argumentin se kandidati Topi pėrkundrejt opinioneve tė ndryshme preferon tė rrezikojė nė politikė, tė sfidojė dhe jo tė bėhet kartė qorre, politike, ashtu siē komentohet. Nė ndryshim nga njė pjesė e rėndėsishme e figurave qė kanė bėrė karrierė nė PD pėrgjatė shumė viteve, Bamir Topi ka patur sukses mė sė shumti pėr shkak tė personalitetit tė tij. Ėshtė vėshtirė qė tė gjesh nė PD ndonjė personalitet, i cili tė ketė arritur atje ku ėshtė nė sajė tė aftėsisė sė tij. Nuk ka ndonjė qė tė ketė patur sukses pa promovimin dhe ndihmėn e Berishės. Madje, nuk janė tė pakta rastet, kur, pasi kanė bėrė karrierė nė sajė tė preferencave tė Berishės, kanė harruar ashtu si kali me kalorėsin, kur shikonte njerėzit qė duartrokisnin kalorėsin, kujtonte se njerėzit pėrshėndetnin atė. Me kėtė gjė dua tė them se kandidati Topi nuk i pėrngjet aspak njė modeli tė tillė. Opinioni se Topi po shkon si mish pėr top nuk ka asnjė logjikė, pasi, siē u pėrmend edhe mė lart, kandidimi pėr president ka ardhur nė fillim si njė ambicie personale e vetė kandidatit Topi dhe sė dyti, historia e ngritjes sė tij nė karrierėn politike ėshtė jashtė modelit tė personave qė ngrihen dhe bien jo pėr shkaqe tė aftėsive tė tyre. Kandidimi i tij ka njė rrezik tė madh, qė ka tė bėjė me intrigat brenda parlamentit. Nuk ka ndonjė dyshim se Nano do tė gjejė mbėshtetėsit e tij pėr tė kandiduar si president, duke luajtur pokerin e tij, politik, edhe pse kartat qė ka nė dorė, i ka tė dobėta. Po kėshtu, edhe dyshja Meta-Rama do tė bėjnė lojėn e tyre pėr tė zgjedhur njeriun e tyre si president, qė nė mėnyrė absolute nuk ėshtė Nano. Atėherė, kush do tė fitojė? Procedura e zgjedhjes sė presidentit ėshtė paksa e ndėrlikuar, pasi parashikon pesė raunde. Shpresa e Topit do tė jetė tė marrė votat e njerėzve tė dyshes Meta-Rama, n.q.s. do t`i duhet tė pėrballet nė fund me Nanon dhe nė tė kundėrt tė marrė vota nga njerėzit e Nanos, n.q.s. do t`i duhet tė pėrballet me njeriun e grupit Rama-Meta. Gjithsesi, interesat dhe intrigat janė mė tė ndėrlikuara nga sa mund tė dalin nė dukje. Shumė deputetė, duke qenė se votimi ėshtė i fshehtė, do tė preferonin tė votonin ēdo lloj kandidature, pasi nuk iu intereson tė kalojnė nė zgjedhje tė tjera; sė pari, se mund tė kenė harxhuar shumė parį pėr ta fituar atė mandat; sė dyti, nuk janė tė sigurt se mund tė kandidojnė pėrsėri pėr shkak tė luftės sė bėrrylave brenda partisė qė i pėrkasin; sė treti, nuk kanė ndonjė garanci se do tė fitonin, edhe nė rast se do tė konkurronin duke parė rezultatin krejt tė ēuditshėm tė 18 shkurtit. Pėrkundrejt tė gjithė hamendjeve, nė fund tė fundit Bamir Topi mbetet kandidati mė i mundshėm pėr t`u zgjedhur, pasi atij do t`i duhet tė gjejė disa vota nga njė opozitė e pėrēarė.
RAJONI
Kryeadministratori dhe Presidenti Sejdiu nė OKB pėr takimin tremujor tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn
Ryker: Ka pasur progres nė kėta tre muaj
Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Joachim Ruecker dhe presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, udhėtuan dje drejt New York-ut, pėr tė marrė pjesė nė takimin e rregullt tremujor tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn. Kryeadministratori Joachim Ruecker i tha radios Evropa e Lirė, se raporti i cili mund tė jetė i fundit i paraqitur nga ana e shefit tė UNMIK-ut nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, do tė ketė tone pozitive. "Ne do tė raportojmė se ka pasur progres nė kėta tre muaj, por natyrisht ende ka probleme dhe duhet vazhduar punėn. Institucionet e Kosovės duhet tė vazhdojnė tė fokusohen nė zbatimin e standardeve. Pėr shembull, ka ende probleme me kthimin, me sundimin e ligjit, ka ende gjėra pėr tu bėrė, por parimisht ky do tė jetė raport pozitiv", tha Ruecker. Ndėrkaq, presidenti Sejdiu tha se nė takimet me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon, me zėvendėssekretarin e OKB-sė, Jean Mari Guehenno, si dhe me anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit, do tė argumentojė synimin e Kosovės pėr pavarėsi. "Misioni ėshtė shumė i qartė, qė nė kėtė kohė, kur ėshtė pėrcjellė propozimi i presidentit Ahtisaari bashkė me propozimet nė OKB, ti japim edhe njėherė argumentet tona para Kėshillit tė Sigurimit, ku edhe do ti drejtohem nė njė seancė tė veēantė, ku do tė shpjegojmė ecjen tonė tė deritanishme dhe do tė shpjegojmė nė mėnyrė tė qartė, pėrcaktimin tonė pėr Kosovėn demokratike dhe shtet tė pavarur e sovran", theksoi Sejdiu. Raportin tremujor mbi pėrmbushjen e standardeve, Ruecker e paraqet nė Kėshillin e Sigurimit dy javė para se njė gjė tė njėjtė ta bėjė kryenegociatori i Kosovės, Martti Ahtisaari, i cili pritet qė mė 3 prill, tė paraqesė propozimin e tij pėr statusin para organit mė tė lartė tė Kombeve tė Bashkuara. Megjithatė, Ruecker nuk mendon se raportimi i tij do tė shėnojė fundin e raporteve tė Kosovės para mekanizmave tė lartė ndėrkombėtarė, natyrisht nėse brenda tre muajve tė ardhshėm zgjidhet statusi. "Mendoj se zbatimi i standardeve do tė vazhdojė si pjesė e agjendės sė Bashkimit Evropian. Plani pėr veprim i BE-sė i ka pėrfshirė tė gjitha standardet dhe nėnstandardet, kėshtu qė ska rėndėsi se si do tė shkohet nė Kėshillin e Sigurimit. Ne, Kosova sigurisht se do tė raportojė pėr standardet nė procesin e pėrafrimit me BE-nė", u shpreh Ruecker. Ai beson se zėvendėsimi i Rezolutės 1244 me njė tė re, nė bazė tė sė cilės do tė zgjidhet statusi i ardhshėm i Kosovės, nuk do tė vonojė. "Plani i Ahtisaarit ka njė bazė shumė tė mirė dhe ia shtron rrugėn rezolutės. Por, duhet tė shohim, pasi kjo ėshtė ēėshtje e Kėshillit tė Sigurimit dhe ai do tė merret me kėtė nė fillim tė prillit", theksoi Joachim Ruecker. Nė takimin e rregullt tė Kėshillit tė Sigurimit sė bashku me shefin e UNMIK-ut, mė herėt qe thėnė se do tė shkonte kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku. Presidenti Sejdiu dje i hodhi poshtė kėto pohime. "Ka qenė njė aranzhim shumė mė i hershėm. Kemi njė bashkėpunim tė jashtėzakonshėm me kryeministrin Ēeku. Nuk ka qenė nevoja, qė tė jemi dy persona nė tė njėjtėn kohė nė Kėshillin e Sigurimit. Pėr mua ėshtė e rėndėsishme, qė tė mbajmė kėtė orar tė rėndėsishėm tė zhvillimeve dhe tė japim mendimin pėr Kosovėn. Unė mendoj se kryeministri Ēeku nė rrugėtim e sipėr qė ka pasur, ka bėrė dhe do tė bėjė punė tė madhe pėr Kosovėn, sikurse edhe gjithė tė tjerėt", tha Sejdiu. Ruecker dhe Sejdiu pritet, qė pėrveē pjesėmarrjes nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, tė kenė edhe takime tė tjera me zyrtarė tė lartė tė OKB-sė. Kosova, nesėr edhe nė Uashington Kosova paralajmėrohet tė jetė njėra ndėr temat nė takimin e sė hėnės edhe nė Uashington, ndėrmjet Pėrfaqėsuesit tė Lartė tė Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme Havier Solana dhe Ministrit tė Jashtėm tė Gjermanisė Frank Valter Steinmeier me Sekretaren amerikane tė Shtetit Condolezza Rice. Pjesėmarrėse nė takim do tė jetė edhe Komisionerja e Bashkimit Evropian pėr Raporte me Jashtė Benita Ferrero Ualdner. Ata gjithashtu do tė diskutojnė edhe pėr problemet nė Lindjen e Mesme dhe programet bėrthamore tė Iranit.
Box
Patrick Moore: Kosova, test pėr BE
Nuk kam asnjė dilemė se ēfarė do tė bėjnė Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Madje nuk kam shumė dilema as rreth veprimeve tė Rusisė, sepse ata janė "lojtarė tė mirė shahu" dhe nuk brengosen shumė pėr serbėt. Ata vetėm janė duke shfrytėzuar serbėt pėr avantazhe taktike. Rusėt pėr Kosovėn do tė kėrkojė njė ēmim tė lartė dhe nė fakt kurrė nuk kanė thėnė se do tė shfrytėzojnė veton. Marrė nė tėrėsi besoj se me rusėt do tė arrihet njė marrėveshje. Mė interesant do tė jetė tė shihet se ē'do tė ndodh me Bashkimin Evropian nė periudhė kur Rusia do tė bėjė lojėn e bllokimit tė zgjidhjes pėr Kosovėn. Kjo mund tė jetė njė test i madh i unitetit tė Bashkimit Evropian, ashtu siē ishte ēėshtja e Kushtetutės sė pėrbashkėt. Mbetet tė shihet nėse nė pėrpjekjet e Rusisė pėr tė bllokuar dhe shantazhuar zgjidhjen pėr Kosovėn, vendet e Bashkimit Evropian do tė tregojn forcė, vendosmėri dhe unitet siē synojn tė bėjnė Polonia dhe vendet baltike, apo do tė tentojnė tė bėjnė njė ujdi sa mė tė mirė tė mundshme me Rusinė pėr ta qetėsuar ate siē dėshirojnė Gjermania, Italia dhe Franca. Kėto janė ēėshtjet qė do tė dalin nė shesh dhe qė kanė tė bėjnė me fatin e Bashkimit Evropian.
Moskė, Lavrov: Bisedimet pėr Kosovėn nėn drejtimin e njė ndėrmjetėsuesi tjetėr ndėrkombėtar
Rusia sugjeroi dje qė bisedimet lidhur me statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhej tė vazhdonin nėn drejtimin e njė ndėrmjetėsuesi tjetėr ndėrkombėtar. I dėrguari aktual i OKB-sė, Martti Ahtisaari ka shpallur pėrfundimin e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinės lidhur me njė propozim tė tij, qė e vendos Kosovėn nė rrugėn drejt pavarėsisė nga Serbia.Rusia e ka konsideruar si tė parakohshėm vendimin e ish-presidentit finlandez dhe dje deklaroi se bisedime tė tjera ishin tė nevojshme pėr pėrcaktimin e satusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ahtisaari paraqiti tė enjten e shkuar pėr shqyrtim nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė propozimin e tij, pa vazhduar pėrpjekje tė tjera pėr tė siguruar "aprovimin" e Serbisė. "Nė kėtė stad, duke marrė parasysh se si janė formuluar kėto qėndrime, ėshtė e nevojshme qė negociatat tė vazhdojnė", deklaroi gjatė njė konference shtypi minsitri i Jashtėm rus, Sergei Lavrov. "Nėse Martti Ahtisaari mendon se ka bėrė gjithēka mundet, atėherė padyshim mund tė gjendet njė person tjetėr pėr drejtimin e bisedimeve tė tjera", deklaroi ai. Analistėt dhe diplomatėt perėndimorė deklarojnė se Rusia mund tė pėrpiqet tė shtyjė apo pengojė procesin, por nuk do tė bllokojė propozimin e Ahtisaarit qė ka siguruar mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Lavrov, i cili ripėrsėriti qėndrimin e njohur se ēdo zgjidhje duhej tė ishte e pranueshme edhe pėr Beogradin, sinjalizoi pėr herė tė parė se Rusia nuk do tė pėrdorė veton e saj nė Kėshillin e Sigurimit ndaj planit tė OKB-sė. "Nuk mund tė bėhemi mė serbė se serbėt dhe nuk mund mund tė deklarojmė nė asnjė rrethanė se do tė bllokonim njė zgjidhje qė nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr tė dy palėt", deklaroi ai. Burime politike nė Prishtinė deklaruan kėtė javė se njė shtojcė e propozimit tė Ahtisaarit rekomandon nė mėnyrė tė qartė pavarėsinė e Kosovės, megjithėse ish-presidenti finlandez kishte shmangur pėrdorimin e kėsaj fjale nė planin 58-faqėsh tė prezantuar muajin e kaluar.
Shkurt Mastrogiacomo, Talebanėt e falin edhe pėr tre ditė
Talebanėt kanė shtyrė edhe pėr tre ditė tė tjera afatin pėr ekzekutimin e mundshėm tė njė gazetari tė rrėmbyer italian, pėr t'i dhėnė mė shumė kohė Romės tė reagojė lidhur me kėrkesat e tyre, deklaroi dje njė zėdhėnės i rebelėve. Lajmi pėr shtyrjen e afatit, qė pėrfundoi dje, erdhi njė ditė pasi Italia kėrkoi mė shumė kohė ndėrkohė qė rebelėt deklaruan se kishin ekzekutuar shoferin afgan, i cili ishte rrėmbyer sė bashku me gazetarin e "La Repubblica", Danielle Mastrogiacomo. "Po shtyjmė edhe pėr tre ditė afatin. Do tė presim pėr njė pėrgjigje lidhur me kėrkesat tona", deklaroi pėr agjencinė Reuters, Mullah Hayatullah Khan.
Gjermani, arrestohet bosi i njė bande serbe Policia gjermane arrestoi Andrija Drashkoviē, bosin e dyshuar tė njė bande serbe, i cili gjykohet nė mungesė nė Serbi pėr vrasje dhe kėrkohet nė Itali me akuzėn pėr trafik droge. Drashkoviē, i konsideruar si pjesė e botės sė krimit nė Serbi dhe mbėshtetės i kriminelit tė vrarė, Zheljko ''Arkan'' Raznatoviē, u arrestua nė Frankfurt tė dielėn e kaluar, deklaroi njė zėdhėnės i policisė gjermane. Drashkoviē kėrkohej me njė mandat ndėrkombėtar arresti, i nxjerrė nė Itali.
Pranga shefit tė doganave nė kohėn e Millosheviēit Autoritetet serbe kanė arrestuar njė ish-zyrtar i cili dyshohet pėr pėrvetėsim fondesh, abuzim tė postit dhe pastrim parash gjatė konflikteve ballkanike tė viteve '90. Policia arrestoi sot Mihajl Kertes, ish-shefi i doganės i cili kishte lidhje tė ngushta me ish-udhėheqėsin serb Sllobodan Millosheviē. Ai ishte njė ndėr dy ndihmėsit e Millosheviēit, tė cilėt u akuzuan tė martėn se kishin fshehur para nė llogari bankare nė Qipro, kur Beogradi ishte nėn sanksione ndėrkombėtare. I dyshuari tjetėr, ish-zėvendės kryeministri i Jugosllavisė Jovan Zebiē vdiq tė enjten nga shkaqe ende tė pasqaruara. Autoritetet serbe thonė se Millosheviēi dhe bashkėpunėtorėt e tij transferuan nė mėnyrė tė paligjshme fonde qeveritare prej miliona dollarėsh nė llogari tė huaja bankare nė vitet '90.
KULTURA
Cili ėshtė amerikani qė francezėt i kanė akorduar ēmimin e Mozartit tė letrave Jim Harrison: Pse i lexojnė francezėt veprat e mia -Jim Harrison ka ndezuar oreksin njerėzor; pėr ushqim dhe pije, pėr art, pėr seks, pėr dhunė dhe pėr mė tepėr, lokomotivat e dashurisė dhe vdekjes. Ndoshta asnjė shkrimtar amerikan nuk di ta bėjė kėtė gjė mė mirė se ai. Harrison jeton ndėrmjet veruit tė Miēiganit dhe jugut tė Arizonės me Lindėn, bashkėshorten e tij pėr mėse 40 vjet tashmė
Nė shtatė novelat e tij, tre pėrmbledhje, njėmbėdhjetė libra me poezi dhe njė numėr tė madh esesh, Jim Harrison ka ndezuar oreksin njerėzor; pėr ushqim dhe pije, pėr art, pėr seks, pėr dhunė dhe pėr mė tepėr, lokomotivat e dashurisė dhe vdekjes. Ndoshta asnjė shkrimtar amerikan nuk di ta bėjė kėtė gjė mė mirė se ai. Qė nga publikimi i tij i parė me poezi, Plain Songs, nė vitin 1966, Harrison u shndėrua nė njė poet tė mirėfilltė. Personazhet e tij ishin tė mbushur plot dėshira dhe etje, gjė qė shprehej mė sė miri nė fjalėt e tij, pėr tė jetuar jetėn me gjithė kuptimin e fjalės. Harrison jeton ndėrmjet veruit tė Miēiganit dhe jugut tė Arizonės me Lindėn, bashkėshorten e tij pėr mėse 40 vjet tashmė. Ambjenti nė tė cilin ai banon ėshtė i mbushur me zogj, arinj dhe njė peisazh tė jashtėzakonshėm, pasi pėr autorin, kėto janė nevojshmėrira. Ai u rrit duke gjuajtur, peshkuar dhe pėrshkuar pyjet e Miēiganit, dhe ishin pikėrisht kėto aktivitete dhe ekskursione qė nxitėn edhe imagjinatėn e tij. Edhe pse kėto aspekte tė jetės sė tij rurale ndikonin nė punėn e tij, Harrison nuk mund tė konsiderohej si njė njeri me njė botė tepėr tė vogėl. Ai konsiderohet si njė nga shkrimtarėt mė tė shquar nė dy dekadat e fundit dhe paguhet nė shuma marramendėse pėr tė shkruar skenare pėr filma. Mė 1994 kur u shfaq filmi Ujku ishte bazuar pikėrisht nė librin e tij Legjenda e Ujėvarės. Harrison ka dhe listėn e tij hollivudiane tė miqve, tė tillė si Jack Nicholson, Harrison Ford, Michael Keaton dhe sė fundmi John Huston. Ai ėshtė njė njeri i cili mund tė shpėrbėjė Jungun, tė flas pėr klubet pariziene tė natės, tė dėnojė cuisine minceur dhe tė kripos fjalimin e tij me shprehje nga Rilke, tė gjitha kėto nė njė fjali tė vetme. Kjo intervistė ėshtė bėrė nė Nevv York, ku Harrison ishte duke qėndruar gjatė turneut tė tij pėr tė promovuar novelėn mė tė re tė shkruar, me titull Rruga pėr nė Shtėpi. Libri, i cili ishte njė vazhdim i veprės Dalva tė shkruar nė vitin 1988, ėshtė shkruar nė pesė akte, tė gjitha tė ngjashme me njėra-tjetrėn, qė flasin pėr sagėn e njė familjeje pėr tė cilėn Harrison kishte shkruar nė veprėn Dalva. Turi mė i fundit i ndėrmarrė nga ai pėr promovimin e librit, e ka ēuar nė Francė, vend nė tė cilin ai ka fituar me zotėsi statusin e superstarit virtual. Miku i tij i vjetėr Terry McDonnell, kryeredaktori i Mens Journal, ėshtė shprehur se francezėt i kanė akorduar Harrison ēmimin e Mozartit tė letrave, i cili ėshtė tepėr domethėnės pėr ta. Intervista me shkrimtarin ka nisur pikėrisht duke folur pėr fansat e tij, tė cilėt janė tepėr tė shumtė nė numėr, nė shtetin francez.
Intervista
Si e shpjegoni popullaritetin tuaj nė Francė?
-Francezėt kanė njė interes tė jashtėzakonshėm pėr letėrsinė amerikane. Ishin pikėrisht francezėt qė demaskuan edhe Fualkner. Ata pėlqejnė letėrsinė amerikane nė tė cilėn pėrshkruhet ambjenti rural. Ata nuk duan tė lexojnė fiction-at e Nju Jorkutpasi dinė gjithēka pėr ta. Lexuesit janė mė tepėr tė interesuar mė tepėr pėr peisazhin qė pėrshkruhet nė vepėr. Ata nuk e kanė kėtė gjė atje, njė hapėsirė tė stėrmadhe boshe, pasi kanė njė jetė sociale tepėr tė homogjenizuar. Ata pėlqejnė hapėsirėn e madhe nė tė cilė shtrihet Amerika.
Barry Hannah ėshtė gjithashtu i njohur atje. Duket se lexuesit francez pėlqejnė gjuhėn e thjeshtė dhe tė ngjyrosur.
-Kjo ėshtė e vėrtetė. Ata e pėlqejnė kėtė, dhe e pranojnė me shumė lehtėsi, ndryshe nga ajo qė ndodh nė Amerikė. Ata nuk janė shumė tė orientuar drejt subjektit grotesk tė veprės. Nėse lexon letėrsinė e tyre, si pėrshembull Proust, duhet tė mundohesh pak pėr tė gjetur linjėn e ngjarjes.
Ose njė fjali tė shkurtėr...
-Pikėrisht. Fjalitė zgjasin nga dy faqe. (Qesh). Francezėt janė tepėr tė sofistikuar pėrsa i pėrket literaturės qė pėrzgjedhin. Ata janė njerėz tė thjeshtė; kasapė, aktore, apo bukėpjekėsa. Ata nuk janė vetėm njerėz tė fuqishėm dhe tė pasur. Kujtoj diēka qė mė tha dikush atje; ėshtė njė gjė tė cilėn unė nuk e kisha menduar asnjėherė mė parė, dhe mė ēuditi. Ai mė tha se francezėt lexojnė veprat e mija, pasi nė fiction-in tim shfaqet veprimi por edhe mendimi. Nė shumė letėrsira tė tjera mund tė gjesh ose njėrėn, ose tjetrėn, por smund ti gjesh tė dyja bashkė. Ne pėrpiqemi qė ti ndajmė ato. Kėtė gjė e gjen edhe nė veprat e Barry. Pikėrisht kjo gjė, nxit njė sistem tė menduari tė mrekullueshėm, tė cilin njerėzit kanė gjasa ta pėrqafojnė. Mua nuk mė ndodh tė ulem dhe tė nis tė mendoj pėr tė shkruar njė fiction, por komenti i atij njeriu mė bėri qė tė mendoja shumė. Ishte koment i vėrtetė pėr njė numėr tė konsiderueshėm tė veprave tė mia. Nė tė vėrtetė, nuk ka ndonjė personazh idiot nė to. Gjithmonė mė kanė acaruar sė tepėrmi dialogjet hollivudiane; ka shumė dialog, gjė qė mund tė mėrzisė edhe njė mekanik tė Ford-it. Njerėzit nuk flasin nė atė mėnyrė. Edhe njerėzit nė provincėn ku unė jetoj janė mė interesant nė tė folur sesa ato dialogje. Kėshtu lind pyetja, nga vjen kjo gjė? Besoj se ėshtė njė nevojė e jashtėzakonshme reduktive. Pėrgatiti: Xhuli Moran
-Moj e bukura more, Ma e bukura stin prandvere, Kur mė del nė derė, Vasha dhe hėna, N'atė zaman tasaj furie etj, do tė kėndohen nga Marjana Leka, Edith Mihali, Sidrit Bejleri, Armando Lika, Genciana Paparisto, Sabahet Vishnja, etj.
Nė sallėn e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit do tė jepet sot njė koncert me zėrat lirikė mė tė zgjedhur
Mimozat e Tiranės ruajnė arin e traditės
Dhurata Hamzai
Pėr tė katėrtin vit rradhazi nė sezonin artistik tė Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit shfaqet koncerti tradicional i Ditės sė Verės. I titulluar Mimozat e Tiranes ky koncert do tė vijė dhe me njė konceptim tė veēantė pėr kėtė vit. Programi do tė jetė i ndėrtuar me kėngė popullore qytetare, tė cilat nė kėtė rast janė mė tė dashura dhe mė afėr shijes sė publikut. Ky koncert do tė bėhet nėn interpretimin e kėngėtarėve lirikė tė TKOB-it dhe kėngėtarėve tė Ansamblit tė Kėngėve dhe Valleve Popullore dhe tė tė ftuarėve. Moj e bukura more, Ma e bukura stin prandvere, Kur mė del nė derė, Vasha dhe hėna, N'atė zaman tasaj furie etj, do tė kėndohen nga Marjana Leka, Edith Mihali, Sidrit Bejleri, Armando Lika, Genciana Paparisto, Sabahet Vishnja, etj. Muzika do tė vijė nėn ekzekutimin e Orkestrės sė TKOB, me dirigjent Edmond Dokon. Ky ėshtė njė koncert i traditės vokale shqiptare. Organizatorėt shprehen se tradita vokale nė Shqipėri ka qenė njė traditė qe i ka hapur udhėn artit lirik shqiptar, i cili ēoi nė formimin e traditės operistike shqiptare. sipas tyre ishte pėrcaktimi nė mėnyre tė vetevetishme i njė politike kulturore qė buroi nga ndėrgjegjia e pionierėve tė artit lirik shqiptar, tė cilėt pėr tė emancipuar shijet e publikut shqiptar qė nga vitet 1920 e mė tutje iu pėrqasėn atij nėpėrmjet lartėsimit tė kėngės popullore nė nivelin e modeleve klasike tė saj. Kjo traditė e cila pėrbėn njė pasuri tė kultures shqiptare duhet tė ketė hapėsirėn e duhur nė jetėn artistike, pasi nuk e ka humbur akoma efikasitetin. Njerėzit e ndjejnė tė nevojshme qė kėngėn popullre tė mos ta shijojnė vetėm nė nivelin rudimentar tė saj apo burimor, por ta shohin tė lartėsuar pėrmes pastrimit tė kualiteteve qė ajo pėrmban nė nivelin e arit te paster, i cili e bėn atė njė produkt kulturor tė stilit tė aftė pėr tu paraqitur nė podiumin koncertor. Kėshtu tradita jonė e ka ruajtur ndėr vite, gati po afron njė shekull pas fenomenit tė parė tė artit tė kultivuar me Rilindjen e Shqipėrise qė ėshtė kėnga patriotike dhe kėtė fenomen tė dytė qė ėshtė kėnga popullore e pėrpunuar. Zėrat qė ende jehojnė tė pionerėve tė kantos, si Tefta Tashko, Marie Kraja, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Kristo Koēo, Jorgjie Truja, etj e lanė atė tė gjallė nė memorien e kulturės kombėtare si njė vlerė tė ēmuar dhe dėshmi e identitetit tė kulturės shqiptare. Evoluimi i muzikės shqiptare dhe i jetės artistike nė vend gjatė hapjes sė saj demokratike, gjithėsesi nuk duhet tė ēonte nė njė braktisje apo ne rastin mė tė mirė pluhurizim tė kėsaj tradite. Pikėrisht pėr kėto motive vjen kjo mbrėmje ku Mimozat e Tiranės do te jenė mimozat qė vijnė nga gjithė Shqipėria.
II.
Punimet mė tė mira tė Kolombit do tė ekspozohen nė 23 mars nė Galerinė Kombėtare tė Arteve
Zef Kolombi, artisti qė emancipoi pikturėn shqiptare
Zef Kolombi, artisti qė hodhi hapat e rėndėsishėm nė emancipimin e pikturės shqiptare, me seriozitetin e veprės sė tij u orvat tė zvogėlojė hendekun me Perėndimin. Kolombi vazhdon tė vlerėsohet nga kritikėt pėr ndikimin e fuqishėm nė konsolidimin e kėsaj fushe tė artit nė gjysmėn sė parė tė shekullit tė XX. Pėr nivelin e lartė artistik dhe pėr mesazhet qė pėrcjell piktura e Kolombit, koleksione tė veprave tė tij ruhen nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė dhe nė Galerinė e Arteve nė Shkodėr. Dy javė mė parė piktori i shquar shkodran u pėrkujtua nė Shkodėr me njė sėrė aktivitetesh nė 100 vjetorin e lindjes sė tij, ku mes tė cilave spikaste ekspozita retrospektive me 33 punime tė tij. E mbyllur vetėm dy ditė mė parė kjo ekspozitė do tė ēelet sėrish nė 23 mars, por kėtė herė nė mjediset e Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. Drejtori i Galerisė sė Arteve nė Shkodėr, Artan Draēini, tha dje pėr median se "ekspozita me punimet e Kolombit, qė do tė ēelet nė 23 mars nė Tiranė, ėshtė pjesė e projektit tė hartuar nga dy galeritė e arteve, ajo e Tiranės dhe Shkodrės". Draēini e vlerėsoi si mjaft tė suksesshme ekspozimin e 33 punimeve tė Kolombit pėr gjatė dy javėve nė Galerinė e Arteve tė qytetit tė Shkodrės, ku, sipas tij, artėdashės tė shumtė patėn rastin tė shijonin 33 punime tė Zef Kolombit, tė cilat ruhen nė galeritė e arteve figurative nė Tiranė dhe Shkodėr. Gjatė ditėve tė ekspozitės nė Shkodėr, ishin tė pranishėm dhe studiues tė artit si Ylli Drishti, Suzana Varvarica Kuka, dhe Zef Paci, tė cilėt kanė dhėnė disa mendime profesionale rreth veprės sė piktorit Zef Kolombi. Ylli Drishti, shef i sektorit tė studimit dhe kėrkimit nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė, shprehet se "nė historinė e artit realist shqiptar, piktori Zef Kolombi vlerėsohet pėr nivelin e lartė artistik nė pikturimin e natyrave tė qeta. Ky artist, me realizmin e tij kararakterizohet nga drita dhe harmonia koloristike". Drishti vlerėson se Kolombi i pikturoi me ngrohtėsi edhe detajet mė tė vogla tė ēdo objekti, shkėlqimin e qelqit, vezullimin e kokrrave tė rrushit, duke krijuar brenda tablosė ajėr dhe njė qetėsi imponuese. "Krijimtaria e Kolombit ėshtė dėshmi e njė krijuesi tė tėrhequr nga zhurmat e jetės sė pėrditshme. Kolombi priret drejt njė pikture mė elitare, gjė qė ndjehet qartė nė disa nga tablotė e tij mė kualitative, si Portret plake, Tri riska shalqinj dhe Rrush e dardhė, tha Drishti, duke nėnvizuar se me nivelin e lartė cilėsor Kolombi ndikoi fuqishėm nė konsolidimin e pikturės shqiptare realiste tė gjysmės sė parė tė shekullit tė XX. Ndėrsa studiuesja Suzana Varvarica Kuka, vlerėsoi se krijimtaria e Kolombit ka rėndėsi nė disa drejtime. Duke cilėsuar kontributin qė dha vepra e Kolombit pėr fillimin e shkollės realiste nė artin shqiptar, nė fillim tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė XX, Varvarica theksoi se "krijimtaria e Kolombit ėshtė njė urė lidhėse e kėsaj shkolle tė re me njė shkollė mėmė klasike, siē ėshtė shkolla perėndimore e Romės. Nė disa vepra, Kolombi arriti tė shquhet pėr vlera cilėsore tė realizmit dhe kjo bėri qė ato tė mos e braktisin asnjėherė sallėn e ekspozimit tė periudhės sė Rilindjes dhe tė Pavarėsisė Kombėtare, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. Madje, tashmė, ajo sallė nuk mund tė kuptohet pa veprat e tij". Studiuesja thotė se Kolombi pikturoi telajo nė pėrmasa tė vogla, me subjekte intime, qė lidhen me peisazhin, objektin dhe njeriun e zakonshėm e familjar. Por nga ana tjetėr ai nuk anashkaloi ngjarjet historike, edhe pse i trajtoi shumė pak. "Duke gjurmuar me kujdes ēdo punim tė Kolombit, vitet dhe situatat historike kur u krijuan ato, themi se piktura e tij i pėrket periudhės sė Rilindjes dhe Pavarėsisė Kombėtare Shqiptare nė historinė e artit shqiptar, objektivat dhe parimet e sė cilės i gjejmė dhe nė krijimtarinė e tij", pėrfundoi Varvarica. Pėr studiuesin Zef Paci, Kolombi, nuk ishte njė piktor thjesht realist nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, siē ėshtė shpallur vite mė parė. Arti i tij ishte njė thellim nė psikologjinė e personazhit. Dhe, njė rezultat tė lartė nė kah psikologjik, Zef Kolombi e arrin me "Autoportretin", me njė plastikė skulpture. Ai vlerėson se Kolombi ėshtė artisti qė hodhi hapat e rėndėsishėm nė emancipimin e pikturės shqiptare, qė me seriozitetin e veprės sė tij, orvatet tė zvogėlojė hendekun me Perėndimin me anė tė kėrkesave e prirjeve qė rrezaton vepra e tij.
G. Marku
SOCIALE
Liberalizohet pėrdorimi i fondeve pėr bibliotekat e arsimit bazė dhe tė mesėm
MASH: Gjimnazet dhe shkollat bazė, vetėpėrdorim fondesh
Nė bazė tė rregullores sė pėrcaktuar nga kjo ministri, pėrfitojnė nga fondi pėr bibliotekat shkollore tė gjitha shkollat publike parauniversitare, pra kopshte, shkolla bazė dhe tė mesme, tė cilat kanė mjedise tė sigurta pėr ruajtjen dhe pėrdorimin e librave dhe mjedise tė posaēme pėr bibliotekė
Ministria e Arsimit ka vendosur qė tu japė dorė tė lirė shkollave 9-vjeēare dhe tė mesme qė tė pėrdorin fondet pėr bibliotekat, tashmė tė detyrueshme nė tė gjitha shkollat e Republikės. Me kėtė vendim, arsimi bazė dhe i mesėm nė tė gjithė vendin do tė vetėmanaxhojnė fondet pėr pasurimin e bibliotekave tė tyre. Nė bazė tė rregullores sė pėrcaktuar nga kjo ministri, pėrfitojnė nga fondi pėr bibliotekat shkollore tė gjitha shkollat publike parauniversitare (kopshte, shkolla bazė dhe tė mesme), tė cilat kanė mjedise tė sigurta pėr ruajtjen dhe pėrdorimin e librave, pra mjedise tė posaēme pėr bibliotekė. Njė shkollė e tillė mund tė porosisė libra pėr nxėnėsit, por jo tekste lėndore, pra libra qė vlejnė pėr zhvillimin e kurrikulės nė bazė shkolle, libra artistikė pėr nxėnėsit qė i pėrmban lista e miratuar nga MASH-i i bordit letrar (BORELASP), tekste ndihmėse pėr zgjedhjen e literaturės (ndihmėse joartistike nė shkollat e arsimit parauniversitar, sipas udhėzimit tė nėntorit tė MASH); libra tė tjerė artistikė tė programit mėsimor tė letėrsisė sė shkollės sė mesme; libra shkencorė sipas nivelit dhe interesit tė nxėnėsve; libra profesionalė pėr personelin mėsimor, pėrfshirė edhe tekste pėr mėsuesit lėndorė. Tregu i librit Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka caktuar Drejtoritė Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore (DAR, ZA) qė t'iu sigurojnė shkollave tė juridiksionit tė tyre, katalogė tė ofertave tė subjekteve qė tregtojnė librin. Komisionet lėndore tė mėsuesve, pra mėsues tė sė njėtės lėnde nė njė shkollė, duke patur parasysh fondin qė shkolla disponon dhe kėrkesat e bėra nga tė gjithė mėsuesit, vendosin se cilėt libra do tė blihen nga shkolla, sipas njė shkalle domosdoshmėrie, pra qė pėrcakton se cili libėr ėshtė mė i domosdoshėm. Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, deklaroi se, pėr herė tė parė nė buxhetin e shtetit janė parashikuar mbi 300 mijė euro, vetėm pėr bibliotekat. Para disa ditėsh, ministri Pollo miratoi rregulloren pėr pėrdorimin e kėtyre fondeve, tė planifikuara pėr blerjen e librave tė bibliotekave tė shkollave tė sistemit arsimor parauniversitar. Gjithashtu, pėr pasurimin dhe pajisjen e shkollave me biblioteka, MASH-i, nė bashkėpunim me UNICEF-in, pėrmes projektit do tė pajisė shkollat e ciklit parauniversitar me biblioteka dhe libra, me njė vlerė prej mbi 150.000 eurosh, tė mbledhura nga donatorė privatė dhe partnerė ndėrkombėtarė.
Studimet / Njė ecje e shpejtė pėr 5 minuta ndalon tundimin pėr tė pirė duhan
Ushtrimet e shkurtra ndihmojnė duhanpirėsit tė heqin vesin
Ushtrimet mund tė ndalojnė dėshirėn pėr duhan edhe nėse bėn vetėm 5 minuta dhe nuk do qė tė bėhesh me djersė. Ecja e shpejtė pėr 5 minuta ose bėrja e disa tėrheqjeve mund tė ndihmojė nė heqjen e dėshirės pėr duhan. Ushtrime mė tė gjata dhe mė intensive mund tė ndihmojnė gjithashtu, por nuk janė tė nevojshme. Kjo gjė ka rezultuar sipas pėrmbledhjes sė 12 studimeve mbi dėshirėn pėr tė pirė duhan dhe ushtrimeve. Pėrmbledhja ėshtė bėrė nė gazetėn britanike Addiction. I pėrzgjedhur ishte edhe dr.prof, Adrian Taylor, i Shkollės sė Sportit dhe Shėndetit nė Universitetin Exeter tė Anglisė. 12 studimet ishin tė ndryshme nė formė. Secili kėrkonte masa dhe lloje tė ndryshme ushtrimi. Shumica pėrfshinte duhanpirės qė nuk ushtrohen rregullisht. Nė shumicėn e studimeve, duhanpirėsve u kėrkohej qė tė mos pinin duhan pėr njėfarė kohe, qė fillonte nga gjysmė ore deri nė 17 orė mesatarisht. Nė disa studime, ata vendoseshin nė situata tunduese, si pėr shembull, tė rrinin nė njė dhomė me njė cigare tė ndezur. Mbi tė gjitha, studimet tregojnė qė ushtrimet ulin dėshirėn pėr tė pirė duhan dhe e zgjasin kohėn e ndezjes sė njė cigareje. Ulja e dėshirės pėr tė pirė njė cigare pas ushtrimeve ishte inkurajuese, shkruajnė tė pėrzgjedhurit nė gazetė. Nėse njė ilaē do tė jepte tė njėjtat efekte do tė shėnohej menjėherė si njė ndihmė e vlefshme pėr tė ndihmuar njerėzit tė lėnė duhanin, - thotė Taylor, nė njė lajmėrim tė Universitetit Exeter. Pėrmbledhja nuk e tregon tamam se si ushtrimi e pret dėshirėn pėr cigare, por tė pėrzgjedhurit argumentojnė se ushtrimi bėn mė shumė se thjesht ti shpėrqėndrojė nga dėshira pėr duhan. Nevojiten studime tė tjera, por skuadra e Taylor-it thekson se ushtrimet ndalojnė stresin, pėrmirėsojnė humorin dhe nxisin pėrhapjen e kimikateve tė trurit qė mund tė zvogėlojnė dėshirat pėr nikotinė. R. N.
Kurse profesionale pėr tė papunėt
Ministri i Punės, Kosta Barka, deklaroi dje se, nė Shqipėri do tė shtohen qendrat e formimit profesional, duke u shndėrruar nė njė nga objektivat kryesore tė vitit 2007. Ky projekt ėshtė nisur tashmė nė shumė qytete kryesore, nė bashkėpunim me Ministrinė e Punės dhe Zyrėn e Punėsimit. Sipas analizave tė kryera nga kjo ministri ėshtė venė re qė nė tregun e punės nė Shqipėri punėkėrkuesit e papunė tė regjistruar nė Zyrėn e Punės janė persona me njė kualifikim tė ulėt ose tė pakualifikuar. Nė bazė tė informacioneve tė marra nga zyra e qendrat publike tė formimit profesional rezulton se, nė tė gjithė vendin janė regjistruar nė kėto qendra 2 826 persona, nga tė cilat 1 135 janė certifikuar. Ndėrsa, numrin mė tė madh tė tė regjistruarve nė kėto qendra e zėnė tė rinjtė. Ata janė kryesisht tė moshės 19-24 vjeē, 35% e tė cilėve kanė mbaruar arsimin e mesėm dhe profesional. Ndėrsa, rreth 62 % e pjesėmarrėsve janė tė papunė, prej tė cilėve 28% janė kontigjent i zyrave tė punėsimit, pra tė regjistruar si tė tillė nė kėto zyra. Shifrat flasin pėr njė ecuri tė mirė tė procesit tė trajinimit nė kėtė fillimviti. Misioni i Ministrisė sė Punės dhe i strukturave nė varėsi tė saj, gjatė kėtij viti ėshtė rritja e trajnimit nė kurset profesionale dhe rritja e punėsimit tė personave qė trajnohen. Pėr kėtė arsye, sipas Ministrisė sė Punės, njė nga objektivat pėr vitin 2007 ėshtė kualifikimi i kėtyre tė papunėve nė pėrputhje me kėrkesat e tregut tė punės. Kėshtu, do ti kushtohet njė rėndėsi e veēantė edhe rritjes sė numrit tė tė papunėve qė formohen profesionalisht. Ndėr arritjet e fillimvitit, nė fushėn e punėsimit dhe formimit profesional mund tė theksohet vėnia nė eficenēė tė plotė e kurseve profesionale si, instalime elektrike, hidraulike, nė fushėn e ndėrtimit, punim druri, elektromekanikė, etj., nė disa rajone tė vendit si: nė Tiranė, Vlorė, Durrės, Fier, Elbasan, Korēė.
Reumatologjia pa shtretėr, pacientėt mjekohen nė shtėpi
Pavijoni i Reumatologjisė, i cili iu shėrben tė sėmurėve me reumatizėm vuan prej kohėsh mungesėn e numrit tė shtretėrve pėr shtrimin e pacientėve. 25 ėshtė numri i shtretėrve tė vėnė nė dispozicion tė tė sėmurėve, ndėrkohė qė nė kėtė pavijon vijnė pėr tu vizituar rreth 30-50 persona nė ditė. Sipas mjekėve, numri i pacientėve qė vijnė ēdo ditė kėtu ėshtė tepėr i madh nė krahasim me atė qė mund tiu ofrohet pacientėve. Ndaj, kjo ka bėrė qė shumica e pacientėve tė ndjekin mjekimin nė shtėpi, pėrveē atyre rasteve kur pacienti nuk shfaq probleme tė ndjekjes me analizat. Sėmundja e reumatizmės ėshtė njė sėmundje qė nuk ka njė shėrim tė plotė, por qė duhet tė kontrollohet herė pas here tek mjeku, pėr ta mbajtur pacientin nėn vėzhgim. Si nė tė gjithė klinikat e tjera edhe aty kanė realizuar sistemin e planifikimit tė shtrimeve tė pacientėve, sidomos tė rretheve, pėrveē rasteve tė urgjencave qė kanė numrin e tyre tė caktuar. Por, kjo praktikė, nuk e ka zbutur aspak numrin e pacientėve tė shumtė qė dynden ēdo ditė pas derės sė klinikės, por edhe nė rast tė shtrimit tė tyre, mungesa e kushteve tė shtretėrve bėn qė vetėm pacientėt e sėmurė rėndė tė shtrohen pėr tė kryer kurimin nėn vėzhgimin e mjekut. Alketa Alia
Studimi / Njė shqiptar konsumon 15 herė mė shumė ujė se njė njujorkez
Shqiptarėt, 200 mln USD pėr depozitat e ujit
Shqipėria konsiderohet tė jetė njė vend i pasur me burime ujore. Rezervat e rinovueshme tė ujit nė vend arrijnė nė nė 13 300 metėr kub pėr frymė, prej tė cilave, 65 pėr qind burojnė brenda territorit tė Shqipėrisė dhe pjesa tjetėr prej vendeve fqinje, pėrkatėsisht Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Tė shpėrndara nė mėnyrė tė pabarabartė, kėto rezerva uji pėrbėhen kryesisht prej ujėrave tė sipėrfaqes qė burojnė prej lumenjve, liqeneve dhe lagunave. Sipas studimit tė BB-sė, sektori i ujit nė Shqipėri vuan prej njė morie problemesh si p.sh konsumi i lartė, shpėrdorimi i ujit, lidhjet e parregullta, tarifat nėnkosto, mbledhjet e parregullta tė tė ardhurave dhe investimet e pamjaftueshme nė infrastrukturėn pėrkatėse.
Rildo Ngjela Shqiptarėt konsumojnė 15 herė mė shumė ujė se njė banor nė Nju York. Duke llogaritur qė, mesatarisht, shqiptarėt furnizohen mesatarisht 4-5 orė nė ditė me ujė dhe njė njujorkez 24 orė del nė pėrfundimin se, pėr pak kohė, shqiptarėt konsumojnė rreth 15 herė mė shumė ujė. Sipas njė studimi tė Bankės Botėrore, shqiptarėt kanė shpenzuar rreth 200 milionė dollarė, vetėm pėr tė ndėrtuar depozitat e ujit, tė cilat kanė mbipopulluar tarracat e pallateve nė mbarė vendin. Banka Botėrore ka asistuar qysh nė fillim tė viteve 90 ndėrhyrjet nė sistemin e Ujėsjellės-Kanalizimeve, duke mbėshtetur projekte tė emergjencės dhe duke projektuar ndėrhyrje afatgjata nė sistem. Megjithė investimet e rėndėsishme ndryshimet nė situatėn demografike dhe kėrkesės sė trashėguar pėr investime, situata, gjithsesi kritike, ka qartėsuar njė qasje tė rėndėsishme politike nė vendimin e donatorėve. Pėr kėtė arsye, Banka Botėrore vendosi qė tė mbėshtesė ndėrmarrjet, pėr tė fituar njė profil komercial tė vetėqėndrueshėm, duke pėrmirėsuar shėrbimet dhe performancėn financiare, ndėrsa pėrgatiti strategjinė e transferimit tė aseteve tė kėtij sektori drejt pronėsisė sė pushtetit vendor. Ky hap do tė mbėshtetet nga rigjenerimi i kostove, pėrmes pėrfshirjes sė sektorit privat nė manaxhimin e ndėrmarrjeve dhe nė aktivizimin e publikut nė kėtė proces administrimi. Decentralizimi Strategjia e decentralizimit tė sektorit, qė qeveria shqiptare miratoi vitin e shkuar, synon pėrmbushjen e plotė tė procesit tė transferimit tė pronėsisė sė sistemit tė UK-sė tek pushteti vendor brenda vitit 2007. Problematika e sistemit, megjithatė mbetet e mprehtė. Kėrkesa e banorėve pėr ujė nė rritje shpjegohet, jo vetėm me rritjen e numrit tė popullsisė nė qendrat e banuara, por edhe me sasinė e madhe tė humbjes sė ujit, e cila nė ēdo qytet vlerėsohet tė jetė 50 pėr qind mė e lartė se normat. Sipas studimit tė BB-sė, sektori i ujit nė Shqipėri vuan prej njė morie problemesh si p.sh: konsumi i lartė, shpėrdorimi i ujit, lidhjet e parregullta, tarifat nėn kosto, mbledhjet e parregullta tė tė ardhurave dhe investimet e pamjaftueshme nė infrastrukturėn pėrkatėse. Rrjedhimisht, pavarėsisht se Shqipėria ėshtė e pasur me rezerva ujore, furnizimi me ujė i qyteteve ėshtė i pamjaftueshėm, ndėrkohė qė, pothuajse gjysma e popullsisė nė fshat pėrdor ujin e puseve. Studimi i Bankės Botėrore thotė se mungesa e furnizimit me ujė tė pijshėm pengon investimet private dhe vė nė rrezik shėndetin e njerėzve, sidomos pjesėn mė tė varfėr tė tyre. Projektet Duke filluar prej vitit 1992, Banka Botėrore ka asistuar nė pėrmirėsimin e shėrbimeve tė sektorit tė ujit nėpėrmjet disa projekteve qė janė tė pėrfunduara si: rehabilitimi i ujėsjellėsve nė Durrės, nė qershor 1994-dhjetor 2001, me njė kosto totale prej 19 519 milionė USD dhe rehabilitimi emergjent i ujėsjellėsve nė korrik 2000-mars 2003, me njė kosto prej 14.63 milionė USD, nga ku 10 milionė janė kredituar prej Bankės Botėrore.
BOX
Si e shpėrdorojnė shqiptarėt ujin e pijshėm???
Kur Berlinwasser montoi njė sahat kolektiv uji nė njė komunė nė Durrės, kompania zbuloi se banorėt e kėsaj zone harxhonin 9 herė mė shumė ujė pėr person sesa banorėt e Nju Jorkut. Kjo ndodhte, ndėrsa gjithė fshatrat e komunės, kush mė shumė e kush mė pak, ankoheshin pėr mungesėn e ujit, ndėrsa gratė e mbartnin atė me bidona pėr nė shtėpi. Shpjegimi ishte shumė i thjeshtė, atyre qė iu arrinte uji, e pėrdornin pėr tė ujitur baēet e mbjella me misėr e domate. Deri dy vite mė herėt, parė nga lart, i gjithė tubacioni kryesor qė sjell ujin nga Fushė-Kuqja nė Durrės, tė kujtonte bregun e lulėzuar tė Nilit. Ndėrhyrja e kryer e ka frenuar fenomenin e shpėrdorimit masiv, por nuk e ka asgjėsuar atė. Nė Shqipėri, njė banor i qytetit parashikohet tė konsumojė nė ditė rreth 150 litra ujė, ndėrsa njė banor i fshatit pritet tė konsumojė jo mė pak se 100 litra. Kjo vlerė ėshtė mesatare e nevojave tė aktivitetit ditor tė banoreve, nė tė cilėn pėrfshihen edhe nevojat e industrisė, institucioneve dhe ato komerciale. Ndėrkaq, nė Shqipėri prodhohet njė sasi uji nga ndėrmarrjet e ujėsjellėsave dhe ēdo banori i takon njė normė konsumi mesatarisht nė shkallė vendi rreth 450 litra nė ditė pėr banor pėr zonėn urbane dhe rreth 270 l.d.b pėr zonėn rurale. Kėto vlera tė prodhimit tė ujit, disa herė mė tė larta se norma pėr konsum pėr banor vjen kryesisht si rrjedhojė e shpėrdorimeve mjaft tė mėdha tė ujit, si dhe pėrdorimeve pėr nevoja tė tjera si vaditje, larje rrugėsh, oborresh etj. Nė dhjetėra raste, depozitat rrjedhin shumė mė tepėr ujė nga sa konsumon krejt familja. Njė tub i zakonshėm (gjysmė polėsh) si ai qė furnizon ēezmėn e shtėpisė harxhon nė 5 orė rrjedhje tė lirė, sasinė e ujit qė duhej tė konsumonin 2 persona pėrgjatė njė muaji. Nėse qytetarėt nuk pėrkujdesen tė ndreqin galenxhantėt e depozitave mbi banesat e tyre, atėherė edhe ata kanė faj qė ndėrmarrja nuk ėshtė nė gjendje tiu japė ujė 24 orė nė ditė. Dhjetėra lavazhe pėrgjatė autostradave, brenda blloqeve tė qyteteve apo nė periferi garojnė sot nėn tabela si Lavazh me ujė tė pijshėm, Lavazh me gjenerator/pompė, etj, duke dėshmuar haptazi se ku shkon uji qė prodhohet pėr tė furnizuar qytetarėt shqiptarė. Situata e shprehur nė numra ngjason sot dramatike edhe pse ajo ėshtė pėrmirėsuar disa herė nga momenti i fillimit tė ndėrhyrjes sė Bankės Botėrore. Rildo Ngjela
Si paraqitet gjendja sot, nė lidhje me humbjet e ujit qė prodhojnė ndėrmarrjet e UK-ve nė qytetet e asistuara nga Banka Botėrore
B.1. Humbjet e Ujit
Nr. Ndėrmarrja Ujėsjellės-Kanalizime Uji i prodh m3 Uji faturuar m3 Humbjet e Ujit m3 Humbjet ne % 1 Sh.A. Ujėsjellėsi Sarandė 4,710,000 625,000 4,085,000 87 2 Sh.A. Ujėsjellėsi Lezhė 1,811,000 898,000 913,000 50 3 Sh.A. Ujėsjellėsi Durrės 23,193,000 6,275,000 16,918,000 73 4 Sh.A. Ujėsjellėsi Fier 12,380,000 1,636,000 10,744,000 87
BOX
Projekte nė pėrgatitje
Asistenca pėr Mjedisin Global - Projekti pėr sistemin e Integruar tė Ujit dhe Ekosistemeve Decentralizimi i Shėrbimeve tė Furnizimit me Ujė dhe Kanalizimeve
Decentralizimi i pronėsisė mbi sistemin e Ujėsjellės-Kanalizimeve nėnkupton kalimin e kontrollit tė njėsive rajonale tė sistemit tė UK-sė nga pushteti qendror tek ai vendor, ku ēdo njėsi administrative vendore qė pėrfshihet apo pėrfiton nga sistemi, renditet si ortakė nė bordin e pronarėve tė sistemit rajonal. Ky bord emėron kėshillin mbikėqyrės, i cili nė kėtė rast do tė pėrbėhet nga njė shumicė pėrfaqėsuese e pushtetit vendor. Njė anėtar i kėtij kėshilli i pėrket Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė UK-sė. Pushteti vendor emėron drejtorin e Ndėrmarrjes sė UK-sė, nė pėrputhje me njė kontratė, nė themel tė sė cilės qėndrojnė treguesit e performancės qė duhet tė arrijė ndėrmarrja nė shėrbime, investime dhe mirėmbajtje. Paralelisht, nė qytete do tė ndėrtohet edhe Shoqata e Konsumatorėve tė Ujit, qė do tė mbikėqyrė ndėrmarrjen lokale tė UK-sė, do tė raportojė problemet e komunitetit nė Kėshillin Mbikėqyres dhe Pushtetin Vendor, duke i detyruar tė zgjedhurit vendorė tė respektojnė cilėsinė e shėrbimeve, duke i bėrė ata tė vlerėsueshėm sipas rezultateve tė kėnaqėsisė sė qytetarėve. Mė poshtė jepet i skematizuar njė gjykim krahasues mes modelit tė centralizuar tė sistemit tė UK-sė dhe atij tė decentralizuar.
EKONOMIA
Kompania e huaj konsulente do tė pėrcaktojė vlerėn reale pėr 11 % aksione qė shteti ka nė AMC
Qeveria, konsulencė tė huaj pėr privatizimin e aksioneve shtetėrore nė AMC
Studioja juridike konsulente qė do tė ndjekė kėtė proces do tė ketė si detyrė tė ndihmojė nė plotėsimin e kuadrit tė nevojshėm ligjor, nė hartimin e fushatės sė nevojshme pėr privatizim, si dhe nė shitjen e aksioneve shtetėrore. Prej kėtyre fazave, shitja e aksioneve do tė realizohet nė bashkėpunim me AMC-nė.
Ministria e Ekonomisė ka vendosur tė kėrkojė njė konsulent tė huaj pėr privatizimin e paketės shtetėrore tė kompanisė telefonike celulare AMC. Privatizimi i kėsaj pakete ėshtė planifikuar tė kryhet gjatė kėtij viti dhe ky proces, tashmė do tė kryhet prej studiove tė huaja juridike, tė cilat do tė jenė tė kontraktuara nga qeveria pėr kėtė proces. Kontraktorėt e huaj do tė kenė si detyrė tė realizojnė edhe procesin e pėrgatitjes sė kuadrit tė nevojshėm ligjor si dhe tė realizojė tė tėrė procesin nė tėrėsi, duke pėrcaktuar edhe vlerėn e aksioneve tė shtetit nė kompaninė AMC. Nė kėtė mėnyrė, pas pėrfundimit tė kuadrit tė plotė ligjor, pas pėrcaktimit tė vlerės sė aksioneve shtetėrore tė kompanisė, konsulenti i huaj do tė bėjė edhe fushatėn e marketingut pėr shitjen e kėtyre aksioneve. Ndėrkohė qė, shitja e paketės shtetėrore do tė bėhet nė bashkėpunim me kompaninė, e cila zotėron aktualisht shumicėn e aksioneve tė kompanisė, Cosmote Group. Shteti shqiptar zotėron aktualisht 11 pėr qind tė aksioneve tė operatorit AMC, pėr tė cilat pritet tė mėsohet vlera reale nė tė cilėn do tė shiten. I gjithė ky proces do tė mbarojė brenda vitit. Privatizimi i aksioneve shtetėrore nė kompanitė private ėshtė bėrė i mundur si pasojė e miratimit tė ligjit tė ri pėr privatizimet. Sipas kėtij ligji, tė miratuar sė fundmi nė fund tė dhjetorit nga qeveria shqiptare janė ndryshuar njė sėrė aktesh nėnligjore, tė cilat synojnė qė, procesi i privatizimit tė kompanive ku shteti ėshtė aksioner, tė kryehet nė formėn e duhur. Ligji parashikon qė, tashmė kuota shtetėrore tė pėrcaktohet mbi vlerėsimin e tė gjithė kapitalit tė kompanisė, ku shteti ka aksione, me vlerėn e tregut qė kjo kompani ka sot. Nė kėtė mėnyrė, sipas kėsaj procedure, nuk do tė merren thjesht vlerat e regjistrit kontabėl tė kompanisė pėr tė pėrcaktuar vlerėn e aksioneve shtetėrore, por vlerėsimi do tė bėhet mbi bazė tė kapitalit tė plotė qė kompania ka sot. Mė pas do tė bėhet vlerėsimi se sa do tė duhet tė jenė aksionet e shtetit nė kėtė kompani. Duke i nxjerrė aksionet nė vlerėn e tregut bėhet e mundur njė vlerėsim mė real pėr kėto aksione. Nė kėtė mėnyrė, kompania konsulente e cila do tė ndjekė procesin e privatizimit tė aksioneve shtetėrore nė AMC, do tė duhet tė veprojė mbi bazėn e kapitalit tė plotė tė kompanisė, pėr tė bėrė vlerėsimin e kėtyre aksioneve.
Ministria e Ekonomisė ka filluar hartimin e kuadrit ligjor pėr liberalizimin e tregtisė
Ministria e Ekonomisė ka ngritur njė grup pune qė do tė hartojė plotėsimin e tė gjithė kuadrit ligjor, i cili do tė rregullojė liberalizimin e tregtisė nė Shqipėri. Grupi ka filluar punėn pėr realizimin e kėtij kuadri, i cili pritet tė mbarojė brenda vitit. Legjislacioni i cili po pėrgatitet tė hartohet ka si synim tė realizojė lehtėsimin e tregtisė, duke eliminuar barrierat jotarifore. Sipas ministrisė, kėto barriera janė mė tepėr tė pėrhapura se barrierat tarifore dhe niveli i pengesave qė ato shkaktojnė ėshtė mė i lartė se ai i taksave tė ndryshme. Pritet qė ky grup tė pėrfundojė raportin e progresit pėr masat dhe veprimet qė duhet tė merren pėr lehtėsimin e tregtisė nga kėto barriera. Hartimi i kėtij ligji shihet i domosdoshėm nga ministria, nė kushtet e nėnshkrimit tė marrėveshjes sė MSA-sė, pėr tė pėrmirėsuar klimėn e biznesit nė kushtet e njė konkurrence tė fortė nga tregjet e huaja tė rajonit dhe tė BE-sė. Hartimi i politikave stimuluese pėr biznesin, sipas ministrisė, duhet shoqėruar doemos edhe me lehtėsime tė tilla ligjore, tė cilat krijojnė mundėsi pėr mė tepėr frymėmarrje ndaj biznesit. Sipas ministrisė, krijimi i kushteve pėr rritjen e biznesit, prodhimi, si dhe konkurrueshmėrisė sė tyre ndaj tregjeve tė huaja pėrbėn njė prej ēėshtjeve me vėmendjen mė tė madhe tė qeverisė, e cila shihet si vendimtare pėr ekonominė shqiptare.
ZMQ kėrkon heqjen e licencės pėr Eagle Mobile
Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarit ka shprehur dje, pėrgjatė njė konference pėr shtyp se, sė shpejti, ajo do tė pėrfaqėsojė juridikisht interesat e kompanive private lidhur me atė qė ajo e quajti moshapje tė tregut tė telekomunikacionit nė Shqipėri. Sipas saj, vonesa e futjes nė treg tė operatorit Eagle Mobile ėshtė nė kundėrshtim me ligjin pėr mbrojtjen e konsumatorėve. Nė kėto kushte, ZMQ-ja ka kėrkuar nga ERT-ja heqjen e licencės pėr operatorin Eagle Mobile, i licencuar pėr ofrimin e shėrbimit publik tė telefonisė sė lėvizshme. Kjo kėrkesė, bazohet nė nėnin 55, tė ligjit pėr Telekomunikacionin, ku parashikohet se kjo licencė i hiqet operatorit, nėse nga ky i fundit nuk respekton kushtet e tij. Kushti, i cili nuk ėshtė respektuar nga operatori Eagle Mobile, sipas ZMQ-sė, ėshtė se ky operator nuk ka pėrmbushur afatin e pėrcaktuar tė fillimit tė shėrbimit. Megjithatė, Ministria e Financave ėshtė shprehur se shkaqet e shtyrjes sė futjes nė treg tė operatorit Eagle Mobile kanė qenė pėr arsye tė shtyrjes sė procesit tė privatizimit tė kompanisė Albtelecom. Pėr kėtė arsye, ka qenė Ministria e Financave, ajo qė i ka kėrkuar ERT-sė tė shtyjė afatin e futjes nė treg tė kėtij raporti, deri nė pėrfundimin e kontratės pėr privatizimin e Albtelecom-it. Sipas deklaratave tė drejtorit tė ERT-sė, Hydajet Kopani, nė komisionin parlamentar tė ekonomisė, dalja nė treg e kompanisė sė tretė celulare do tė kryhet brenda kėtij viti.
1 miliard e 89 milionė lekė, tė ardhurat nga akciza
Tė ardhurat nga akciza gjatė dymojorit tė parė tė kėtij viti arritėn nė shumėn e njė miliard lekėve. Drejtoria sė Pėrgjithshme e Tatimeve bėn tė ditur se, tė ardhurat nga akciza pėrgjatė kėtij dymujori janė realizuar nė masėn 99.5 pėr qind tė tė ardhurave tė planifikuara. Sipas kėtyre tė dhėnave, vetėm gjatė muajit shkurt, tė ardhurat e mbledhura nga kjo taksė arritėn 530 milionė lekė.
BOTA
Palestinė, 83 deputetė votuan pėr qeverinė e re e bashkimit kombėtar
Kryeministri Ismail Hanija kėrkoi gjatė fjalimit tė tij pėrfundimin e bojkotimit kundėr palestinezėve
Parlamenti palestinez ka vendosur dje me shumicė votash qė tė krijohet njė qeveri e re e bashkimit kombėtar. 83 deputetė votuan pėr kabinetin e ri tė kryeministrit Ismail Hanija, 3 kundėr. Deputetėt palestinezė u takuan nė dy vende njėkohėsisht - nė Ramallah dhe nė Jordanin Perėndimor, pėr tė votuar pėr qeverinė e re. Nė prag tė mbledhjes presidenti Mahmud Abaz u bėri thirrje deputetėve qė ta ruajnė bashkėsinė kombėtare dhe tė bėjnė ē“ėshtė e mundur pėr ta pėrfunduar okupimin. Nė tė njejtėn kohė ai u bėri thirrje izraelitėve qė tė rikthehen nė tryezėn e bisedimeve: "Po i bėj sot thirrje popullit izraelit, qeverisė dhe partive tė tij. Ne jemi tė gatshėm pa kushte dhe kufizime qė tė rifillojmė procesin e paqes, jemi tė gatshėm pėr bisedime mes qeverisė izraelite dhe qeverisė sonė. Ne zgjasim dorėn dhe kėrkojmė paqe, paqe tė barabartė, njė paqe qė mund tķ japė shpresa brezit tė ri pėr bashkėjetesė, njė paqe qė e pėrfundon dhunėn dhe qė bazohet nė tė drejtėn e barazisė." Kryeministri i vjetėr dhe i ri Ismail Hanija kėrkoi gjatė fjalimit tė tij pėrfundimin e bojkotimit kundėr palestinezėve. Ai i bėri thirrje SHBA-s, qė t“i pėrfundojnė sanksionet ndaj palestinezėve. Nė tė njejtėn kohė ai theksoi se qeveria palestineze qė udhėhqe ai kėrkon kthimin e rajoneve palestineze nė njė shtet me kufijtė e vitit 1967 dhe jo tė gjithė vendin historik Palestina. Sipas ekspertėve kjo do tė thotė se Hanija e pranon me kėtė deklaratė ekzistencėn e Izraelit. "Qeveria nugl kėmbė se ēelėsi pėr sigurinė dhe stabilitetin ėshtė qė tė marrė fund okupimi palestinez dhe tė pranohet e drejta e popullit palestinez pėr vetėqeverisje. Qeveria do tė punojė sė bashku me shtetet arabe dhe bashkėsinė ndėrkombėtare qė tė tė rivihen tė drejtat tona legjitime dhe qė tė krijohet njė shtet i pavarur palestinez aty ku u pushtua nė vitin 1967 me kryeqytet Jeruzalem." Nė tė njejtėn kohė Hanija theksoi se populli palestinez ka tė drejtė tė vetėmbrohet nga pushtuesit izraelitė. Por nė Jeruzalem kjo fjali u kuptua si njė thirrje pėr dhunė kundėr Izraelit. Izraeli ka deklaruar se do t “i vazhdojė kontaktet me presidentin Abaz. Ai u zgjodh nga populli palestinez nė zgjedhje tė ndara. Por ne nuk do tė bisedojmė me njė qeveri qė e refuzoi sot nė mėnyrė publike ekzistencėn tonė dhe qė bėn thirrje pėr dhunė kundėr shtetit tonė, tha Zėdhėnėsja e qeverisė Miri Elsin Nė Izrael po rriten shqetėsimet se fronti ndėrkombėtar kundėr palestinezėve mund tė fillojė tė lėkundet. Nė Evropė disa shtete kanė deklaruar gadishmėri pėr bisedime me ata ministra qė nuk janė antarė tė Hamasit.
Ēfarė rezulton pėr qeverinė e re palestineze
Qeveria e re palestineze e unitetit kombėtar e miratuar nga fraksionet rivale tė Fatahut dhe Hamasit fitoi sot votėbesimin nė parlament. Pėrse u formua? Qeveria e mėparshme e kryesuar nga Hamasi qė erdhi nė pushtet pasi grupi islamik nė fjalė fitoi zgjedhjet e janarit 2006, u paralizua nga refuzimi i Izraelit dhe fuqive perėndimore pėr tė bėrė tratativa me njė administratė, qė refuzon tė njohė ekzistencėn e Izraelit, refuzon tė heqė dorė nga dhuna dhe refuzon tė pranojė marrėveshjet e kaluara tė paqes me shtetin hebre. Pėrleshjet mes forcave besnike tė Hamasit dhe fraksionit Fatah tė presidentit palestinez, Mahmoud Abbas shkaktuan mė shumė se 300 tė vdekur vitin e kaluar, duke intensifikuar frikėn e njė lufte civile. Embargoja ndėrkombėtare lidhur me ndihmėn e drejtpėrdrejtė pėr Autoritetin Palestinez, nėnkuptonte se pagat nė sektorin publik nuk ishin paguar plotėsisht, duke pėrkeqėsuar krizėn ekonomike. Fatahu dhe Hamasi ranė dakort tė ndalnin luftėn e brendshme mes tyre dhe tė formonin njė qeveri tė unitetit kombėtar nė bisedimet e ndėrmjetėsuara nga Arabia Saudite qė u zhvilluan mė 8 shkurt nė Mekė. Pėrbėrja Kabineti ka nėntė portofole pėr Hamasin, gjashtė pėr Fatahun, katėr pėr blloqet e krahut tė majtė dhe pesė pėr tė pavarurit. Ismail Haniyeh i Hamasit mbetet kryeministėr sė bashku me zėvendėsin e tij, Azzam al-Ahmad gjithashtu i Fatahut. Portofolet kryesore si pėr shembull Financat, Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme, nuk u janė dhėnė anėtarėve tė Hamasit, gjatė njė strategjie tė hartuar pėr t'i dhėnė fund dhe pėr tė zbutur embargon ndėrkombėtare. Cilat janė sfidat kryesore? Dhėnia fund e pėrleshjeve tė brendshme dhe heqja e embargos sė vendosur nga Katėrshja e ndėrmjetėsuesve tė Lindjes sė Mesme - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kombet e Bashkuara. Nuk ėshtė e qartė nėse qeveria palestineze do tė jetė nė gjendje t'i kapėrcejė rivalitetet dhe tė punojė nė drejtim tė formimit tė njė koalicioni tė vėrtetė me shansin pėr t'i bindur donatorėt ndėrkombėtarė tė rifillojnė ndihmėn e drejtpėrdrejtė. Platforma e qeverisė nuk arrin tė pėrmbushė kėrkesat e Katėrshes, por ajo zotohet tė respektojė marrėveshjet e paqes nė tė kaluarėn. Nuk ėshtė e qartė nėse qeveria do tė miratojė njė plan arab paqeje qė do tė bėjė thirrje pėr tėrheqjen e Izraelit nga tė gjitha territoret e pushtuara arabe dhe themelimin e njė shteti palestinez, nė kėmbim tė paqes me tė gjitha vendet arabe. Plani mund tė rifillojė gjatė njė samiti arab nė Rijad, ku pritet tė marrin pjesė Haniyeh dhe Abbas nga fundi i kėtij muaji. Sa do zgjasė? Janė tė paktė palestinezėt qė parashikojnė se kjo qeveri do tė zgjasė deri nė zgjedhjet e ardhshme tė planifikuara parlamentare brenda njė harku kohor prej tre vjetėsh, por shumė varet nga fakti nėse ajo do tė mund tė ndalė dhunėn, tė zbusė embargon dhe tė paraqesė njė front tė bashkuar lidhur me njė paqe me Izraelin. Cili ėshtė reagimi i ndėrkombėtarėve? Izraeli ėshtė zotuar tė bojkotojė qeverinė e unitetit, ashtu siē shmangu ish-qeverinė e kryesuar nga Hamasi, ndėrsa ruante kontakte tė drejtpėrdrejta me Abbas-in. Ai dėshiron lirimin e ushtarit izraelit tė rrėmbyer pranė Gazės nė qershor, si dhe pranimin e kushteve tė Katėrshes pėrpara se tė marrė nė konsideratė modifikimin e qėndrimit tė tij. Uashingtoni ka premtuar tė vazhdojė punėn me Abbas-in, por ka rezervat e tij lidhur me qeverinė e unitetit kombėtar. Sanksionet amerikane ndaj bankave qė kanė marrėdhėnie financiare me Autoritetin Palestinez i kanė frenuar ato nga transferimi i parave pėr qeverinė e mėparshme. Bashkimi Evropian duket i pėrēarė ndėrsa njė pjesė e anėtarėve pėrfshirė Francėn, kanė sinjalizuar se embargoja duhet tė zbutet.
Ku ndodhen pjestarėt e kabinetit tė luftės tė Bushit
Figurat kryesore nė planifikimin dhe ekzekutimin e ndėrhyrjes ushtarake nė Irak tashmė nuk janė nė krah tė Bushit. Reuters jep njė hartė tė hetės aktuale: DONALD RUMSFELD, 74 vjeē, sekretar i Mbrojtjes, 2001 deri nė 2006. Aktualisht: Jeton nė pronėn e tij nė fshatin St. Michaels nė Merilend (SHBA), rreth njė orė e gjysmė me makinė larg Uashingtonit. Zėvendėspresidenti amerikan, Dick Chenney ėshtė fqinji i tij. COLIN POWELL, 69 vjeē, sekretar i Shtetit, 2001 deri nė 2005. Aktualisht: lektor; anėtar i bordit pėr kompaninė e shėndetėsisė tė bashkėthemeluesit sė faqes amerikane tė internetit AOL; pjesėrisht partner strategjik nė kompaninė e pėrbashkėt tė kapitalit Kleiner Perkins Caufield& Byers. GEORGE TENET, 54 vjeē, drejtor i CIA-s, 1997 deri nė 2004. Aktualisht: shkruan kujtime qė pritet tė botohen nė prill. Anėtar i bordit tė drejtuesve sė Guidance Software. PAUL WOLFOWITZ, 63 vjeē, zėvendėssekretar i Mbrojtjes, 2001 deri nė 2005. Aktualisht: drejtor i Bankės Botėrore DOUGLAS FEITH, 53 vjeē, nėnsekretar pėr politikėn e mbrojtjes, 2001 deri nė 2005. Aktualisht: profesor i politikės sė sigurisė kombėtare nė Georgetown University. Shkruan kujtime lidhur me luftėn kundėr terrorizmit. RICHARD PERLE, 65 vjeē, kryetar i bordit tė politikės sė mbrojtjes nė Departamentin amerikan tė Mbrojtjes, 2001 deri nė 2003. Aktualisht: bashkėpunėtor nė American Enterprise Institute, njė organizėm kėrkimor me qendėr nė Uashington. LEWIS "SCOOTER" LIBBY, 56 vjeē, shefi i personelit tė zėvendėspresidentit Dick Chenney, 2001 deri nė 2005. Aktualisht: Nė pritje tė vendimit tė gjyqit pėr dėshmi tė rreme, pengim tė drejtėsisė dhe deklarata false tė dhėna gjatė njė hetimi, lidhur me dekonspirimin e njė oficereje tė CIA-s.
Ish agjentja e CIA-s, Valleri Plejm: Zyrtarė tė lartė tė Shtėpisė sė Bardhė ua dhanė identitein tim gazetave
Gruaja nė qendėr tė skandalit tė CIA-s, thotė se emri dhe identiteti i saj u abuzua nė mėnyrė tė papėrgjegjshme nga zyrtarė tė lartė tė Shtėpisė sė Bardhė. Ish agjentja e CIA-s Valerie Plame i bėri akuzat tė premten para komisionit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve. Deri mė tani, ajo pat qendruar nė heshtje, afro katėr vjet pas zbulimit tė identitetit tė saj, menjėherė pas situatės sė ndezuar politike pas pushtimit tė Irakut. Ajo ishte agjentja e CIA-s, identiteti i sė cilės thuhet se u bė publik qėllimisht nga zyrtarė nė kreun e shtetit. Valerie Plame Wilson nuk doli nė publik pėr afro katėr vjet, ndėrkohė qė zhvilloheshin hetime federale dhe debate rreth karrierės sė saj. Vetėm pasi demokratėt morėn kongresin ajo theu heshtjen. E vėrteta, i tha ajo komisionit ėshtė se kishte qenė agjente: "E dua karrierėn tim sepse e dua vendin tim". Njė prokuror federal mėsoi se sė paku tre zyrtarė tė Shtėpisė sė Bardhė kishin nxjerrė emrin e saj tek gazetarėt nė verėn e vitit 2003. Kritikėt thonė se synimi ishte diskreditimi i burrit tė saj, ambasadorit Joseph Wilson. Ai ishte dėrguar nė Niger nga CIA pėr tė zbuluar nėse Iraku kishte blerė materiale bėrthamore atje...njė akuzė, tė cilėn administrata e pėrdori si shkak pėr luftėn nė Irak. Mė pas, Wilson publikoi njė artikull qė akuzonte administratėn e presidentit Bush se nuk ishte treguar e drejtė me popullin amerikan. Zbulimi mė pas i identitetit tė saj nga administrata e presidentit Bush ēoi nė publikimin e emrit tė saj nė shtyp: "U ndjeva sikur dikush mė kishte goditur me grusht. Efekti ishte i menjėhershėm pėr sigurinė e tė gjithė familjes sime, agjentėve dhe njerėzve me tė cilėt kisha punuar". Kjo i dha fund karrierės sė saj. Ndėrkohė qė disa pėrkrahės tė administratės nuk treguan rėndėsi pėr ēėshtjen duke thėnė se nuk kishte ndonjė tė keqe, Plame e bėri tė qartė se kush fshihej pas kėsaj: "Emri dhe identiteti im u abuzuan nė mėnyrė tė papėrgjegjshme nga zyrtarė tė lartė tė Shtėpisė sė Bardhė dhe Departamentit tė Shtetit". Askush nuk ėshtė akuzuar pėr zbulimin e identitetit tė saj. Por kėshillitari mė i lartė politik i presidentit Bush, Karl Rove, e nxori identitetin e saj tek gazetarėt. Dhe njė nga zyrtarėt mė tė lartė tė zėvendės presidentit, Lewis Libby, u gjet fajtor kohėt e fundit se i kishte gėnjyer prokurorėt federalė pėr rolin e tij nė kėtė ēėshtje: "Tė gjithė e dinin qė punoja pėr CIA-n. Dhe kur betohesh pėr tė ruajtur sigurinė kombėtare, ata duhet tė ishin tė zellshėm tė mė mbronin mua dhe ēdo agjent tė CIA-s". Shumcia e republikanėve nė komision mungonin...meqenėse nuk ishte ditė seancash nė Kongres. Por ligjvėnėsi nga Virginia Tom Davis mori pjesė. Ai tha se dukej se zyrtarė tė Shtėpisė sė Bardhė nuk e dinin se Wilson ishte agjence e fshehtė: "Kjo duket mė shumė si problem i CIA-s se sa i Shtėpisė sė Bardhė. Nėse agjencia nuk merr masa tė duhuara pėr tė mbrojtur identitetin e agjentėve tė fshehtė, atėherė kush do ta bėjė kėtė". Nga ana tjetėr, demokratėt shprehėn indinjatėn e tyre lidhur me skandalin. Kryetari i komisionit, Henry Waxman tha se Kongresi nuk mund tė japė ndėshkime penale. Por detyra e Kongresit ėshtė tė gjejė se ēfarė u bė gabim dhe tė kėrkojė mbajtjen e pergjegjėsive.
KRONIKA
Pėrmetari bėnte edhe presione si punonjės policie pėr shoqėrimin e viktimave nė organet policore
Prangoset polici Altin Anxhaku, mashtronte si ndėrmjetės nderesh
Akuza: Me pretendimin se ushtronte detyrėn e punonjėsit tė policisė, iu ka marrė me anė tė mashtrimit, disa qytetarėve jo vetėm nga Tirana, por edhe nga rrethet, shuma parash pėr zgjidhje tė problemeve deri dhe ēėshtje gjyqėsore
Prezantohej si punonjės policie dhe iu merrte shuma tė mėdha parash qytetarėve nė kėmbim tė premtimit pėr ti kryer ndere, deri nė zgjidhje konfliktesh nė gjykata. 35-vjeēari nga Pėrmeti, Altin Anxhaku, ėshtė prangosur pasditen e sė premtes nė rrugėn e Kavajės pas disa denoncimesh tė pėrsėritura ndaj tij pėr veprėn e mashtrimit. Ky shtetas, me pretendimin se ushtronte detyrėn e punonjėsit tė policisė, iu ka marrė me anė tė mashtrimit, disa qytetarėve jo vetėm nga Tirana, por edhe nga rrethet, shuma parash pėr zgjidhje tė problemeve deri dhe ēėshtje gjyqėsore, apo duke iu bėrė presione si punonjės policie pėr shoqėrimin e tyre nė organet policore, - thanė dje, burime nga policia e Tiranės. Nė momentin e ndalimit, nė rrugėn e Kavajės, 35-vjeēarit Anxhaku policia i gjeti dhe i sekuestroi nė cilėsinė e provės materiale, disa sende tė kundėrligjshme si njė pistoletė tė imituar, ēakmak, njė dokument policie, njė palė pranga policie dhe njė radiomarrėse - dhėnėse. Tashmė, mbi Anxhakun rėndojnė akuzat pėr Pėrvetėsim tė titullit apo detyrės shtetėrore, Mbajtje pa tė drejtė e uniformės dhe tė veprės sė Mashtrimit. Mashtrimi, vepėr e pėlqyer nė kryeqytet Mashtrimi rezulton tė jetė njė nga veprat e pėrsėritura nė mėnyrė tė shpeshtė nė kryeqytet. Kėshtu, vetėm dy javė mė parė u prangosėn Hysen Sinani, 60 vjeē dhe Naile Baja, 49 vjeē, qė tė dy nga Tirana, tė cilėt akuzohen se, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, nė periudhėn 2005- 2006-tė, kanė mashtruar tre shtetas, duke iu marrė shumėn prej 2 milionė lekėsh, me pretendimin se do tiua kthenin me pėrqindje. Ndėrkaq, mashtrimi pėr viza ēoi nė pranga dy muaj mė parė shtetasit Malo Qoku dhe Edlira Spahia. Tė prangosur pas operacionit Piramida, tė dy akuzohen se kanė mashtruar rreth 80 persona nga qytete tė ndryshme me pretendimin e emigrimit nė Australi. Ndėrkohė, qė nga janari policia duket se ka ngushtuar rrethin e falsifikatorėve, qė pėrmes mashtrimit plotėsonin dokumente false. Lulėzim Sinani, i njohur si Profesori, i prangosur me mbi 160 vula, akuzohet si njė dispeēer pėr shumė nga mashtruesit, tė cilėt siguronin dokumentet nė zyrėn e tij fare pranė gjykatės sė Tiranės. Dhonat Pando, Shpėtim Ahmetaj dhe Donika Sako janė tre emrat qė akuzohen pėr mashtrim me pensionet, duke plotėsuar dokumente false pėr mė shumė se 150 qytetarė tė ndryshėm qė kanė aplikuar te kėta qytetarė pėr tė pėrfituar dokumentacionin e rremė. Ndėrsa Mirela Laēi do tė prangosej katėr javė mė parė, pas identifikimit si mashtruesja e taksistėve. Dhjetėra denoncime kishin bėrė qė policia tė vihej nė gjurmėt e biondes enigmatike e cila, pėrmes premtimit pėr tė siguruar punė tė ndryshme, iu pėrvetėsonte taksistėve shuma tė mėdha parash dhe mė pas zhdukej. Ajo prezantohej si manaxhere e disa firmave tė mėdha.
Tė prangosur nė Tiranė pėr mashtrim qė nga janari
Altin Anxhaku Lulėzim Sinani, Profesori Dhonat Pando Shpėtim Ahmetaj Donika Sako Malo Qoku Edlira Spahija Hysen Sinani Naile Baja Mirela Laēi (mashtronte taksistėt)
Romė/ Vranė Dritan Shametin natėn e Vitit tė Ri, prangosen dy kushėrinjtė
Prangosen dy kushėrinjtė qė vranė shqiptarin nė Romė natėn e ndėrrimit tė viteve. Policia italiane bėri tė ditur dje, se kishte arrestuar dy tė rinj shqiptarė, tė dyshuar pėr vrasjen e Dritan Shametit, 21-vjeēarit shqiptar qė u qėllua me armė nė vendin e quajtur Arco di Travertino nė Romė, natėn e Vitit tė Ri. Autoritetet italiane thanė dje se, vrasja ėshtė kryer me paramendim nga dy kushėrinjtė, bashkėkombas tė viktimės, pėrkatėsisht me inicialet C.K, 28 vjeē dhe T.B, 22 vjeē, tė dy emigrantė tė paligjshėm nė Itali dhe me precedencė penale. Sipas hetuesve italianė, vrasja e 21-vjeēarit Shameti ėshtė kryer pas njė sherri qė ka ndodhur nė diskon Voks Maris nė Campino, pikėrisht natėn e Vitit tė Ri. Vrasja ka ndodhur pėr motive banale mes dy grupeve rivale qė merreshin me shfrytėzim prostitucioni. Fillimisht ka patur sherr jashtė diskotekės, pastaj, disa orė mė vonė, janė dėgjuar dy tė shtėna pistolete nga agresorėt qė ndoqėn viktimėn, - ka sqaruar policia pas hetimeve tė para mbi ngjarjen. Por, kanė qenė pikėrisht tė afėrmit nė biznes qė kanė saktėsuar se Shameti ishte ekzekutuar nga dy shokėt e tij, njėkohėsisht edhe kushėrinj tė parė mes tyre. Ndėrkohė, gjatė tė njėjtit operacion pėr kapjen e dy kushėrinjve, u arrestua dhe njė shqiptar tjetėr, 22- vjeēar dhe njė vajzė rumune, 28 vjeē. I prangosuri bashkė me dy kushėrinjtė akuzohet pėr favorizim prostitucioni. Autoritetet thanė se, nė diskon ku ndodhi edhe sherri, janė gjetur sasi tė konsiderueshme kokaine, ēka i shton akuzėn edhe pėr trafik droge pėrveē akuzės sė ngritur pėr trafik prostitucioni.
Shkurt Shmangia e aksidenteve mbledh drejtuesit e Policisė dhe Rrugėve
Pėrmirėsimi i treguesve tė sigurisė rrugore pėr uljen e ngjarjeve aksidentale dhe tė pasojave qė i shoqėrojnė ato ka qenė nė qendėr tė takimit tė djeshėm mes Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė policisė, Bajram Ibraj, me Drejtoren e Pėrgjithshme tė Rrugėve, Lejla Saraēi. Nė takim kanė qenė tė pranishėm edhe pėrfaqėsues nga Drejtoria e Rendit dhe Sigurisė Publike, si dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimit tė Transportit Rrugor. Pėrmirėsimi i segmenteve tė amortizuara, pėrmirėsimi i sinjalistikės, si dhe forcimi i kontrollit pėr treguesit teknikė tė automjeteve kanė qenė ndėr kėrkesat qė policia iu ka drejtuar drejtuesve tė Rrugėve. Krahas kontrolleve tė strukturave tė Policisė sė Shtetit ėshtė e nevojshme tė punohet mė shumė nė drejtim tė ndėrgjegjėsimit tė qytetarėve pėr respektimin e rregullave tė qarkullimit rrugor, - ka deklaruar Ibraj. Nė disa segmente rrugore, veēanėrisht ai Fushė- Krujė-Shkodėr, me parametrat qė ka, sinjalizimi i vendosur, rrugor me vijė tė ndėrprerė qė lejon parakalimin, paraqet probleme serioze nė drejtim tė sigurisė rrugore, fakt ky qė krijon dhe probleme serioze, ligjore. Ndėrkohė, nė tė gjitha akset rrugore vėrehen mungesa tė theksuara tė sistemeve tė sinjalizimit vertikal, ndėrsa sinjalizimi horizontal ėshtė inekzistent, duke ndikuar nė uljen e parametrave tė sigurisė
Policia shton kontrollet, dy nė pranga, njė nėn hetim
Dy tė prangosur dhe njė i hetuar nė gjendje tė lirė kanė qenė rezultati i orėve tė vona tė sė premtes tė policisė sė kryeqytetit. Policia e Tiranės bėri tė ditur dje, se kishte vėnė nė pranga Fatos Isakun, 20 vjeē, i shpallur nė kėrkim pėr "Vjedhje me dhunė", si dhe A. Boēka, 23 vjeē, nga Peqini pėr veprėn penale tė "Ushtrimit tė prostitucionit". Isaku akuzohet si pjesėtar i njė grupi vjedhėsish, ndėrkohė qė 23- vjeēarja, Boēka, ėshtė prangosur pas njė hetimi disaditor, teksa kėrkonte klientė. Ndėrkohė, policia ka vendosur hetim nė gjendje tė lirė pėr shtetasin Sh.Dishnica, pasi mjeti tip BMW, tė cilin ai kishte nė pronėsi, rezulton tė jetė i vjedhur nė Itali. Sipas policisė, do tė hetohen tė gjitha procedurat, deri nė kalimin nė pronėsi tė mjetit, i cili rezulton tė jetė grabitur nė vendin fqinj.
Sa kushtojnė gabimet e prokurorit apo oficerėve tė policisė
Arrestimi i gabuar, 20 kėrkesa presin pėr dėmshpėrblim
Pothuajse 90 pėr qind e personave qė kanė kėrkuar kompensim pėr burgim tė padrejtė kanė qenė tė akuzuar pėr vepra tė rėnda penale, jo vetėm tė dėnueshme nga ligji, por edhe nga shoqėria
Njė gabim i prokurorit apo oficerit tė policisė, nė lidhje me tė dyshuarit e arrestuar pėr njė krim, i kushton shtetit 50 mijė lekė nė ditė. Por, qėndrimi nė arrest i tė dyshuarve tė pafajshėm nė dhomat e paraburgimit apo nė shtėpi zgjat me muaj ose mė vite tė tėra, kėshtu qė edhe shuma qė shteti duhet tė paguajė bėhet mė e madhe. Shifrat e kėrkesave pėr kompensim tė burgimit tė padrejtė, tė depozituara nė gjykatėn e Tiranės janė tė konsiderueshme. Aktualisht, nė kėtė gjykatė janė duke u shqyrtuar 20 kėrkesa tė tilla dhe shumica e tė pandehurve tė pafajshėm kėrkojnė kompensim tė dėnimit nė shuma tė konsiderueshme. Kėto shuma janė tė destinuara tė dalin nga Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit. Ndėrsa, pakujdesia e oficerit tė policisė apo prokurorit nuk paguhet. Ligji nuk e parashikon ndėshkimin e drejtpėrdrejtė tė njė pėrfaqėsuesi tė organit tė akuzės pėr gabime tė tilla, tė cilat ndikojnė, jo vetėm nė jetėn dhe veprimtarinė e mėtejshme tė tė pandehurit, por edhe nė jetėn e familjarėve dhe tė tė afėrmve tė tij. Paraburgimi Pothuajse, 90 pėr qind e personave qė kanė kėrkuar kompensim pėr burgim tė padrejtė kanė qenė tė akuzuar pėr vepra tė rėnda penale, jo vetėm tė dėnueshme nga ligji, por edhe nga shoqėria. Ndėrsa, kompensimin pėr prishje tė imazhit apo shkaktim tė dėmit moral, nuk bėhet fjalė qė tė shpallurit e pafajshėm ta kėrkojnė nė gjykatė. Avokatėt mbrojtės kanė depozituar nė gjykatė, menjėherė pas shpalljes sė pafajėsisė, kėrkesat pėr kompensim. Edhe tė pandehurit qė janė dėnuar pėr vepra tė rėnda penale kanė depozituar nė pak raste kėrkesa pėr kompensim, pikėrisht pėr ditėt qė kanė qėndruar nė qeli pa ndonjė akuzė. Tė paraburgosurit kanė pėrfituar dėmshpėrblim, duke llogaritur ēdo ditė paraburgimi me 5 mijė lekė tė reja ēdo ditė dhe ēdo ditė paraburgimi ėshtė e barabartė me njė ditė e gjysmė burgim. Sipas legjislacionit nė fuqi, kompensim pėr burgim tė padrejtė pėrfitojnė dhe personat, tė cilėt janė lėnė nė arrest shpie, por nė kėtė rast, ēdo ditė llogaritet me 3 mijė lekė nė ditė. Ndėrkohė, nė gjykatė kanė paraqitur kėrkesat pėr kompensim pėr burgim tė padrejtė 20 persona, tė cilėt janė shpallur tė pafajshėm nga gjykata pėr veprat penale, pėr tė cilat akuzoheshin nga prokuroria. Nga 20 kėrkesa tė depozituara deri nė javėn e kaluar, vetėm njė pjesė e tyre ėshtė pranuar nga gjykata. Njė pjesė tjetėr ėshtė refuzuar nga gjykata, pėr shkak tė mungesės sė bazės ligjore. Ndėrsa, disa prej tyre janė pranuar pjesėrisht, ku thuhet qė shteti duhet ti paguajė atij qė ka paditur, gjysmėn e shumės sė kėrkuar ose mė pak.
Persona qė kėrkojnė dėmshpėrblim nė gjykatė, tė akuzuar pėr vepra tė rėnda
Granit Arifaj U dėnua nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda pėr grabitje, vetėm me njė provė zėri. Njė fėmijė kishte dėgjuar tė flitej nė disa dialekte, njėri prej tė cilėve ishte folur nga Arifi. Fėmija kishte zgjedhur zėrin e tė pandehurit. Ndėrsa, autori i vėrtetė, i arrestuar pėr njė vepėr tjetėr ka pranuar krimin dhe ka liruar Arifin nga pėrgjegjėsia. Ai qėndroi dy vjet nė paraburgim. Edmond Reshka U arrestua dhe qėndroi dy vjet nė paraburgim, pėr vrasjen e njė kambisti nė vitin 1999. Prova e vetme me tė cilėn Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka sjellė tė pandehurin nė gjykatė ėshtė njė gjurmė gishti qė, sipas akuzės, i pėrket gishtit tė vogėl tė dorės sė majtė tė Edmond Rreshkės. Gjykata e Krimeve tė Rėnda i ka dhėnė pas dy vitesh pafajėsinė. Prokurori kishte kėrkuar dėnimin me 12 vjet heqje lirie. Nikolin Prenga I vetmi person i arrestuar sė bashku me Agim Pepėn, pas vrasjes sė kolonel Gani Malushit, kėrkon dėmshpėrblim nga Gjykata e Tiranės. Ndėrsa, Agim Pepa u dėnua nė qershor 2004 me burgim tė pėrjetshėm, nė Shkallėn e Parė, Nikolin Prenga u dėnua me 2 vjet e 6 muaj burg, por vendimi pėr Prengėn ndryshoi nė apel. Pepa mbeti nė burgim tė pėrjetshėm, ndėrkohė qė Nikolin Prenga fitoi lirinė, duke marrė pafajėsi pėr veprėn penale tė pėrkrahjes sė autorit tė krimit. Elvis Prethi U arrestua nga policia, dy javė pas vetėshpėrthimit aksidental tė njeriut bombė nė rrugėn Don Bosko. Prokuroria deklaroi se, arrestimi i tij dhe i disa bashkėmoshatarėve tė Prethit ishte bėrė, pasi nė telefonin e viktimės janė gjetur numrat e celularėve tė tre tė ndaluarve tė lartpėrmendur. Gjithashtu, sipas burimeve, kėta kanė qenė numrat e celularėve me tė cilėt viktima kishte komunikuar mė shpesh. Njė tjetėr argumentim i arrestimit tė tre lushnjarėve ishte edhe lidhja farefisnore e dy prej tyre me Leonard Priftin, njėrin prej anėtarėve kryesore tė Bandės sė Lushnjės.
Emrat e tė pandehurve qė kanė marrė pafajėsinė dhe kanė qėndruar nė paraburgim, tė cilėt kėrkojnė kompensim tė ditėve tė burgut
Granit Arifaj Edmond Reshka Mentor Daci Dritan Tershana Nikolin Prenga Fatmir Bodinaku Leonard Shima Elvis Prethi Idriz Murati Agim Spaho Leonard Memaga Gentian Zere Frrok Gjini
Ēėshtjet e pushuara
Luan Biberaj - pushuar Arben Veliko - pushuar Mirjam Peposhi - pushuar
Ēėshtjet e pranuara nga gjykata
Avzi Ēejku - pranuar Bujar Gjoka - pranuar Ismet Kasamaj - pranuar Agim Ymeri - pranuar
SPORTI
Ronald Gercalliu rrėfen aventurėn e tij me FSHF-nė, duke zbardhur versionin e tij Ja pse hezitova sjelljen e dokumenteve pėr nė kombėtare
Ronald Gercalliu eshte nje tiranas 21-vjeēar, qe luan prej disa kohesh ne Austri. Gercalliu tregon sekretet e tij, ne lidhje me drejtuesit me te larte te futbollit shqiptar dhe menyren se si eshte detyruar qe te largohet nje here e pergjithmone nga kombetarja shqiptare, pasi i jane kerkuar 7 000 euro ne fillim dhe me pas 5 000. Per futbollistin e FK Austria Wien, kombetarja ka kohe qe eshte nje kapitull i mbyllur, por duke pare se edhe lojtare te tjere po tregojne paturpesite e FSHF-se, kerkoi te thoshte edhe ai diēka, ne menyre qe te gjithe ta njohin fytyren e vertetė te futbollit shqiptar.
Roland, pse vendosėt tė flisnit pas kaq shumė kohėsh? Eshte e vertete qe kam pritur disi, por pasi njeri nga te afermit e mi me tha per deklaraten e Xhemailit sot dhe pasi kam degjuar disa here per histori te tilla, vendosa te them edhe une timen. U vonova disi, sepse nuk kam dashur qe njerezit te kujtojne se thjesht po nxjerr arsye per refuzimin e kombetares shqiptare. Tani besoj se nuk dyshon me njeri te keto qe them. Kur kam qene i vogel, endrra ime e vetme ka qene uniforma kuqezi, por kur erdhi koha qe mund te realizoja kete enderr e kuptova qe ajo uniformė per te cilen enderroja ishte nje uniforme qe nuk fitohet me mund e djersė, por vetem me miqesi e para. Miqėsi dhe para? Po eshte e vertete. Ne vitin 2004, kur isha me Sturm Graz, kam udhetuar per ne Tirane, per te marre pjese ne nje zbor te U-21. Megjithese trajneri i atehershem Lika me donte ne kuader, nje anetar i FSHF-se me tha se ishte i veshtire aktivizimi im, pasi kisha nje shtetesi tjeter. Une iu thashe se rregulli i FIFA-s te lejon te zgjedhesh per cilen kombetare do luash, nese nuk ke prezenca me asnje kombetare. Si i shpjegoi Ēela atėherė kėto vėshtirėsi pėr aktivizimin tuaj? Ai me tha se eshte e vertete qe lejohet te luash per Shqiperine, por ama duhet bere nje aplikim me FIFA-n dhe nje aplikim i tille kushton. Unė i pasur nuk jam dhe sidomos atėherė qe isha ne fillim te karrieres, por i thashe se isha gati te paguaja aty direkt, pasi mendova se ēmimi i nje aplikimi ishte diēka simbolike, 10, 20 apo 50 euro. Ēela buzeqeshi dhe me tha se kushton 7 000 dollare dhe duhet bere patjeter zyrtarisht nepermjet FSHF-se. Iu thashe se do mendohem dhe do tiu kthej pergjigje. Ēfarė ndodhi mė pas? Gjate kohes qe qėnqrova ne Tirane te te afermit e mi, mora ne telefon ne FSHF per te pyetur, sepse mu duk ēmim shume i larte per nje aplikim te thjeshte dhe me vone mesova se nuk ekzistonte fare nje gje e tille. Atje me lidhen me nje person qe s'ia mora vesh emrin, por ishte sekretari i FSHF-se ne ate kohe. Kur e pyeta per ēmimin e aplikimit ai nuk mu pergjigj, por me pyeti se me ke kisha folur. Kur i thashe se kisha folur me z. Ēela, me tha se eshte i njejti ēmim qe me ka thene edhe ai, por nuk me dha asnjehere nje shifer. Ky ishte kontakti i fundit? Jo, me moren ne telefon edhe nje here tjeter ne prill 2005 dhe me thane se Lika me kishte pelqyer dhe me donte ne ndeshjen kunder Danimarkes, prandaj duhet te beja aplikimin dhe te dergoja gjithe dokumentat dhe parate sa me shpejt ne FSHF, qe te isha i gatshem per ndeshjen Danimarke-Shqiperi. Aty iu thashe se nuk kam mundesi te paguaj atė shume. Me thane se 5 000 euro mjaftonin dhe 2 000 do ti vinte vete FSHF-ja, por i falenderova per oferten dhe iu thashe qe do te mendohem. Kjo ishte hera e fundit qe kam pasur kontakte personalisht. Te afermit e mi jane interesuar edhe me pas, por gjithnje iu kane kerkuar para. Tani gjithēka eshte kapitull i mbyllur. Ēfarė mendimi keni tani pėr FSHF-nė dhe futbollin shqiptar nė pėrgjithėsi ? Mendoj se kemi talente te shumta si ne Shqiperi, ashtu edhe jashte saj, por drejtuesit tanė nuk duan talente, por vetem para. Atyre nuk u intereson se futemi apo jo ne Europian apo Boteror, por u intereson te fitojne sa me shume nga lojtare e rinj qe nuk dine rregullat dhe kane deshire te madhe per te luajtur per kombetaren. I besoj te gjithe per ato qe thone se iu jane kerkuar para nga FSHF-ja. Eshte turp qe ata njerez kane ne dore fatin e nje shteti te detyrojne me zor te luash per vende te tjera. Nuk eshte problemi per 5 000 apo 7 000 euro, por ja i pagova, po pastaj sa duhet te paguaj per ēdo ndeshje qe thirrem? Po kur te nderrohet trajneri, mos do tė filloje gjithēka nga fillimi me 5 000 euro te tjera. Keto prapaskena, jo vetem me bene te mos mendoj me per kombetaren, por ma bejne te veshtire edhe te shoh ndeshjet e saj, pasi e di tani qe nuk eshte ajo kombetare qe enderroja, por nje miks lojtaresh qe e meritojne dhe lojtaresh qe paguajne, te drejtuar nga nje tufe hajdutesh. (futbolli.com)
SLLOVENIA Kek: E njoh Shqipėrinė, nė gol tė parėt Matjazh Kek, trajneri i kombėtares sė Sllovenisė deklaroi sėrish se strategjia e formacionit tė tij nė ndeshjen kundėr Shqipėrisė ėshtė shėnimi i golit sa mė shpejt tė jetė tė e mundur. Unė i kam ndjekur kundėrshtarėt tanė dhe Shqipėria paraqet njė ekip tė vėshtirė. Qėllimi ynė kryesor ėshtė tė shėnojmė tė parėt. Ne duhet tė ushtrojmė presion nė mbrojtjen e tyre, - ėshtė shprehur Kek pėr Martin Pavcnic, korrespodentin nga Ljubljana tė uefa.com. Kundėr Shqipėrisė, trajneri slloven ka ndeshjen e parė zyrtare nė krye tė pankinės sė pėrfaqėsueses sė tij. Kek filloi punė nė muajin shkurt, pas shkarkimit tė Branko Oblak, i cili grumbulloi vetėm tri pikė nė tri ndeshje. Nė takimin e parė miqėsor nė drejtimin e Kek, Sllovenia fitoi 1-0 me Estoninė nė Domzale. Mė 24 mars, Sllovenia do tė luajė kundėr Shqipėrisė nė Shkodėr, ndėrsa katėr ditė mė pas do tė pėrballet nė Celje me Holandėn, kryesuesen e Grupit G tė kualifikueseve tė Euro 2008. Trajneri Kek ka bėrė vetėm njė ndryshim nė listėn e tė pėrzgjedhurve: mesfushori Luka Zhinko zėvėndėsoi sulmuesin Zlatko Dediē. Nė listė janė dhe tri emra tė rinj, tė cilėt ende nuk kanė zhvilluar njė takim me pėrfaqėsuesen sllovene: portieri Jasmin Handanoviē, mbrojtėsi Mitja Morec dhe mesfushori Dare Vrsiē. SKUADRA SLLOVENE Portier: Jasmin Handanovic (FC Koper), Samir Handanovic (Rimini Calcio). Mbrojtės: Matej Mavric (TuS Koblenz), Fabijan Cipot (NK Maribor), Bojan Jokic (NK Gorica), Bostjan Cesar (Olympique de Marseille), Branko Ilic (NK Domale), Mitja Mörec (SK Sturm Graz), Suad Filekovic (FC Krylya Sovetov Samara). Mesfushorė: Luka inko (NK Domale), Robert Koren (West Bromwich Albion FC), Anton logar (Anorthosis Famagusta FC), Andrej Komac (Djurgårdens IF FF), Dare Vrsic (MK ilina), Nastja Ceh (FC Khimki), Goran ukalo (TuS Koblenz). Sulmues: Ermin Rakovic (NK Domale), Milivoje Novakovic (1. FC Köln), Klemen Lavric (MSV Duisburg), Valter Birsa (FC Sochaux-Montbéliard).
Besėlidhja nuk fiton me Laēin, grusht arbitrit Tre kartona tė kuq, ky ėshtė bilanci i ndeshjes Besėlidhja-Laēi (0-0). Lezhjanėt barazuan dje ne shtepi me Laēin e vendit te peste, ne njė takim qė ėshtė shoqėruar me tension nė fushė, ku ėshtė dashur dhe ndėrhyrja e policisė nė fund tė takimit. Trajnerėt e dy skuadrave, Zhejani (Besėlidhja) dhe Ndreu (Laēi) u pėrpoqėn tė qetėsonin situatėn. Nefail Zhejani, trajneri i Lezhės pohoi se, ekipi i tij e kėrkoi fitoren, zhvilloi njė volum loje tė madh, por pa mundur tė finalizojė. Tekniku Ndreu, i Laēit, shtoi se Besėlidhja luajti e tensionuar, pasi kėrkoi me ēdo kusht fitoren.
Murinjo: Lampard dhe Terri, qėndroni te Ēelsi! Menaxheri i Ēelzit, Hoze Murinjo, ka thėnė se ka dėshirė qė mbrojtėsi Xhon Terri dhe mesfushori Frenk Lampard tė mbeten nė skuadrėn londineze deri nė vitin 2010, atėherė kur edhe portugezit i skadon kontrata. Murinjo ka thėnė se nuk ka dėshirė tė ndikojė nė vendimin e dy futbollistėve tė pėrmendur, por e ka pranuar se ka biseduar me Terrin dhe Lampardin pėr tė ardhmen e tyre. Do tė dėshiroja tė qėndrojnė te Ēelzi deri nė vitin 2010, atėherė kur edhe mua mė skadon kontrata. Ata i takojnė Ēelzit dhe historisė sė kėsaj skuadre, janė tė lidhur ngushtė me kėtė klub dhe pėr kėtė arsye nuk kanė pse tė shkojnė diku tjetėr, - ka thėnė strategu portugez. Gjatė ditėve tė fundit, nė mediat britanike vazhdon tė shkruhet se Lampardi ėshtė nė bisedime me zyrtarėt e Juventusit, ndėrsa Terri i ka ndėrprerė bisedimet me krerėt e Ēelzit, pėr shkak se nuk janė pajtuar rreth pagės vjetore tė futbollistit. Spekulimet vazhdojnė edhe rreth largimit tė Murinjos, i cili, sipas tyre, do tė kalojė te Reali i Madridit, por kontroversi portugez i ka demantuar pėrsėri. Kam thėnė 50 herė nė dhjetė ditėt e fundit dhe po e them pėrsėri, dėshiroj tė mbetem te Ēelzi, - ka pėrfunduar Murinjo.
Superliga/ Fitojnė Dinamo, Partizani nė Vlorė e Vllaznia nė Gjirokastėr
Sejdini dhe Peqini, mposhtin Tiranėn Teuta ruan vendin e dytė nė renditje
Shkumbini-Tirana 2-1 Luftėtari-Vllaznia 0-1 Flamurtari-Partizani 0-2 Dinamo-Apolonia 2-1 Elbasani-Besa 3-0
Dy fitore tė mėdha resht tė Shkumbinit me Vllazninė (0-2, nė Shkodėr, njė javė mė parė) dhe Tiranėn (2-1, nė Peqin dhe pa tifozė) po vėrtetojnė faktin se trajneri me pėrvojė tė madhė nė kampionatin shqiptar, Faruk Sejdini, ka pėr tia dalė sėrish ta mbajė nė Superligė, njė ekip modest, por luftarak si Shkumbini. Shkumbini, qė vetėm dy javė mė parė humbi 0-2 me Tiranėn (2 gola tė Sinanit) nė Peqin, tė shoqėruar me incidente tė dhunshme kundėr trajnerit tė bardhebluve, Shkėlqim Muēa, arriti tė fitojė njė takim shumė tė vėshtirė me kryesuesit, me njė mbėshtetje tė jashtėzakonshme nga disa mijėra tifozė jashtė rrethimit zyrtar tė fushės sė Peqinit. Ishin kėto dy fitoret mė tė bujshme tė Xhaxhit, qysh kurse ka marrė drejtimin e Shkumbinit nė javėn e 10-tė tė kampionatit, pas largimit tė Vasil Bicit. Ish-lojtari i Tiranės (por mė parė edhe i Dinamos e Partizanit), Erjon Rizvanolli, finalizoi nė minutėn e 20-tė me mjeshtėri njė aksion tė shpejtė tė skuadrės sė tij, duke mposhtur Isli Hidin dhe mbyllur pjesėn e parė me rezultatin 1-0, pavarėsisht shtyllės sė goditur nga Klodian Duro dhe rastit tė pashfrytėzuar tė elbasanasit tė tjetėr tė bardhebluve, Hetlem Ēapja. Pėr Rizvanollin, ky ishte goli i dytė sezonal kundėr Tiranės, pas atij tė realizuar nė barazimin 2-2 tė fazės sė parė. Pjesa e dytė ofroi mė shumė spektakėl dhe emocione nė fushė, me protagonistė vėllezėrit Duro: Klodian i dhuroi njė asist tė pėrkryer Abertit dhe Duro i madh shpėrtheu fuqishėm me kokė, duke barazuar rezultatin nė tė 49. Disa minuta mė vonė ėshtė kavajasi Dorian Bubeqi, qė falė edhe punės sė jashtėzakonshme nė mesfushė tė lushnjarit tė bardhekaltėrve, Alban Byzhyti (nė ditė tė shkėlqyer) shėnoi golin e fitores nė minutėn 67, duke i dhuruar tri pikė tė ēmuara Shkumbinit, qė tashmė e sheh veten me vetėm njė pikė larg Luftėtarit, qė humbi 0-1 nė shtėpi, nė mėnyrė dramatike me Vllazninė. Kjo ishte dhe fitorja e dytė historike e Shkumbinit nė 32 pėrballje me Tiranėn, e cila nga ana e saj ka fituar 24 ndeshje, ndėrsa tė barabartė nė rezultat dy ekipet janė ndarė 5 herė, pėrfshirė dhe barazimet e bujshme 4-4 dhe 2-2, tė cilat provokuan dhe shkarkimet e italianit Leonardo Menikini dhe trajnerit aktual tė Vllaznisė, Mirel Josa. Java e ardhshme (luhet mė 31 mars) propozon njė sfidė tjetėr mjaft delikate Apolonia-Shkumbini, ku do tė pėrballen dy ekipet e vendeve tė fundit nė luftėn pėr mbijetėsė. Dinamo nuk fal, mund edhe Apoloninė e lodhur Dinamo pėrsėrit fitoren e javės sė fundit tė fazės sė dytė, madje me tė njėjtat shifra 2-1, duke marrė revanshin nė mėnyrė tė dyfishtė pėr humbjen 1-0 nė Fier me Apoloninė. Tri pikė tė arta pėr Dinamon, e cila sė bashku me Besėn dhe Elbasanin formojnė mesin e artė. Njė humbje ndoshta e pamerituar pėr Apoloninė, situata e sė cilės tani ėshtė shumė kritike. Nė njė ambient tashmė tė mėsuar, pa tifozė, Dinamo dhe Apolonia zhvillojnė njė ndeshje realtivisht tė mirė. Njė pjesė e parė, e cila deri nė minutėn e 25-tė ka folur pėr miqtė. Nė minutėn e dytė, njė gabim fatal i Ishkės nė hyrje tė zonės dinamovite i jep shansin Xheraldinjos tė gjendet i vetėm pėrballė Hoxhės, qė bėn mrekullinė, duke shpėtuar portėn dinamovite. Nė minutėn e 7-tė, pėrsėri rast pėr Apoloninė dhe pėrsėri gafė. Kėtė herė ėshtė portieri Hoxha qė gabon, por fatmirėsisht topi vjen sėrish nė duart e tij. Pėr tė parė njė kundėrpėrgjigje dinamovite duhet minuta e 17-tė, kur Vinsentic pason pėr Qorrin, i cili gjuan me tė majtėn, por topi devijohet nė goditje kėndi prej Ofojen. Loja mė shumė nė mesfushė, ndonėse herė pas here skuadrat mundohen edhe ti drejtohen portave respektive. Nė minutėn e 28-tė pėrsėri protagonist portier dinamovit Hoxha, tė cilit i shpėton topi nga duart, por gjuajtja e Deliovskit diagonal pėrfundon jashtė. Nė aksionin pasardhės, radha i vjen Miles, por edhe diagonal gjuan jashtė kuadratit tė portės fierake. Duket se goli ėshtė pranė dhe akoma mė pranė ai shfaqet nė minutėn e 32-tė. Pas njė goditjeje dėnimi, ekzekutuar nga Qorri, Ahmataj me kokė godet shtyllėn. Topin e kthyer prej saj nė njė distance prej 10 metrash, Ishka e dėrgon jo nė rrjetė, por nė tribunat anėsore. Megjithatė, pėr tė kaluar skuadrėn e Jupit nė avantazh, mendon pas 5 minutash mė i miri nė fushė, Vinsentic. Pas njė topi tė marrė prej Poēit, ai nuk fal dhe Dinamo e sheh veten nė fitore. Pjesa e parė mbyllet me kėtė episod tė diskutueshėm nė zonėn dinamovite, episode i cili kontestohet shumė nga trajneri fierak Andrea Marko. Pjesa e dytė nis me zėvendėsime tė trajnerėve, por edhe me njė lojė mė agresive nga tė dyja skuadrat, ndonėse me pak raste. Marko, duket se ka studiuar mirė dhe aksionet fierake pėrqėndrohen mė shumė mjatas, nga ku vjen edhe goli i barazimit. Ėshtė minuta e 15-tė, kur Zheraldinjo pason pėr Jakimovskin, i cili me njė gjuajtje tokas barazon rezultatin. Dinamo shkundet dhe pas 6 minutash mund tė shėnonte me anė tė Qorrit, pot tė majtėn e tij e frenon me mjeshtėri Zendel. Mė pas, radha i vjen Miles, i cili pas njė rrėmuje nė zonė nga 10 metra larg gjuan jashtė. Nė minutėn e 32-tė, lojėn e marrin nė dorė dy mė tė mirėt e Dinamos. Vincentic, kėtė herė kthehet nė pauses e topin e tij perfekt, ashtu si dhe aksioni dinamovit e shfrytėzon Ahmataj, duke shėnuar golin e dytė pėr blutė. Apolonia ėshtė e lodhur pėr tu kundėrpėrgjigjur, goli i dytė dinamovit ėshtė edhe episiodi i fundit i kėsaj ndeshjeje. Partizani kalon nė Vlorė, Lika: E merituam! Pas ndeshjes se sotme, ku Partizani arriti te fitonte 2-0 ne Vlore, ndaj Flamurtarit, nje mendim te tij per perballjen e ka dhene edhe trajneri i Partizanit, Hasan Lika. Keshtu, Lika ka pohuar se skuadra e tij e ka merituar plotesisht fitoren, ashtu si dy jave me pare, kur Flamurtari e meritoi fitoren me Partizanin. Futbolli keshtu eshte. Sot fitoj une, neser fiton ti. E rendesishme eshte qe kjo fitore te jete e merituar, - ka thene Lika. Pra, ne zhvilluam nje ndeshje te mire, ku u treguam shume racionale. Patem gjithsej 3 raste per te shenuar, dy nga te cilat i shfrytezuam dhe nje gol erdhi si pasoje e nje 11-metershi, ndersa tjetri, si pasoje e nje aksioni dhe nje goditjeje model nga larg e Bulkut. Pra, mendoj se e merituam plotesisht fitoren. Objektiv? Une e kam thene, qe eshte Europa, ska rendesi se si do te shkojme. Por trajneri i Partizanit, Hasan Lika, nuk ka qene i vetmi qe ka folur pas ndeshjes. Kjo, pasi nje gje te tille e ka bere edhe lojtari qe ka shenuar golin me penallti, Gjergji Muzaka, i cili dy jave me pare ka shkaktuar nje penallti, por kete here, sipas vete Muzakes, ai e ka lare gabimin: Shenova me penallti dhe i dhashe fitoren skuadres, ashtu sikurse dy jave me pare shkaktova penallti dhe ne humbem, - ka thene Muzaka. Ndihem shume i kenaqur, sepse me ne fund ia kthyem me te njejten monedhe, - ka perfunduar Muzaka.
Nisi shitja e biletave pėr Shqipėri-Slloveni Kush dėshiron tė blejė bileta tė tė gjitha tribunave pėr ndeshjen kundėr Sllovenisė mund ti terheqe ato nė zyrate Federatės Shqiptare tė Futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit ėshtė duke ndjekur njė politikė marketingu tė panjohur mė parė, nė lidhje me shitjen e biletave pėr ndeshjen e rendėsishme ndėrkombėtare Shqipėri-Slloveni, takim qė do tė luhet nė stadiumin Loro Boriēi (ora 17:00). Shitja do tė fillojė ditėn e hėnė, mė 19 mars 2007 dhe tė interesuarit, qoshin kėta individė, klubet e futbollit apo dhe institucione mund tė blejnė bileta nė sasinė qė dėshirojnė. FSHF-ja dėshiron qė ēdokush tė ketė mundėsinė tė jetė nė stadium. Pavarėsisht se ndeshja zhvillohet nė Shkodėr, kėtė tė drejtė e kanė tė gjithė dhe pėr kėtė arsye edhe u vendos qė biletat tė shiten edhe pranė zyrave te FSHF-se. Federata shqiptare publikoi para disa ditėsh edhe ēmimet e biletave pėr ndeshjen ndėrkombėtare me Slloveninė. Ēmimi i biletės pėr tribunat kryesore ėshtė 1500 lekė, pėr ato pėrballė 1000 lekė dhe pėr ato harkore 500 lekė. Ashtu siē dhe ishte paralajmėruar, biletat do tė shėrbejnė edhe pėr hedhjen e njė shorti special pėr fitimin e njė makine me kilometra zero. Nė sfidėn tepėr tė rėndėsishme si pėr kombėtaren tonė, ashtu edhe pėr kundėrshtarėt pritet qė pėrveē tifozėve tė shumtė kuqezinj, ta ndjekin atė edhe rreth 100 tifozė sllovenė, tė cilėt do tė jenė tė pranishėm mė 24 mars nė mitikun e Shkodrės. Shqipėri-Slloveni ėshtė ndeshja e katėrt pėr vendin tonė nė Grupin G, tė vlefshme pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, finalet e tė cilit do tė luhen vitin e ardhshėm nė Austri dhe Zvicėr. Shqipėria, nė tri ndeshjet e para zyrtare ka mundur tė grumbullojė vetėm 1 pikė nė transfertėn e Bjellorusisė (2-2) dhe ka humbur me Rumaninė nė Tiranė (0-2) dhe me Holandėn nė Amsterdam (2-1). Sllovenia ka grumbulluar 3 pikė nė tri ndeshje: 1 fitore me Luksemburgun (2-0) dhe dy humbje: me Bullgarinė (3-0) dhe Bjellorusinė (4-2).
Bariē ndėrron axhendė, vjen tė martėn Trajneri i perfaqėsueses shqiptare te futbollit, Otto Baric ka njoftuar zyrtaret e FSHF-se se, per arsye shendetesore do te mberrije ne Shqiperi per sfiden ndaj Sllovenise, diten e marte, date 20.03.2007. Bariē ka njoftuar se gjendja e tij shendetesore, ditet e fundit, eshte perkeqesuar dhe per kete arsye, diten e hene, ai do te beje nje kontroll mjekesor, per te vendosur nese eshte ne gjendje te udhetoje drejt Tiranes. Per kete arsye, trajneri Baric ka udhezuar zevendesuesin e tij, Kovacic dhe stafin drejtues te ekipit kombetar per fillimin e grumbullimit te ekipit kuqezi, duke filluar nga data 18.03.2007. Tekniku i pankines kuqezi pritet te jete ne hotel AdriatiK ne Durres, diten e marte, per drejtuar seancat stervitore te ekipit ne prag te sfides delilate me Sllovenine me date 24.03.2007. Presidenti i FSHF-se dhe te gjithe drejtuesit e institucionit i urojne trajnerit Bariē sherim te shpejte.
|
|