Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

Njė shumicė memece

 

Mero Baze

 

Ish-ministri i Turizmit dhe Kulturės, Bujar Leskaj, ka votuar dje, hapur pėr herė tė dytė kundėr ligjit tė propozuar nga qeveria shqiptare mbi mėnyrėn e shlyerjes sė detyrimeve tė biznesit. Votimi, i cili shėnoi njė kuotė tė ulėt politike tė qeverisė shqiptare, pasi mori mė pak vota sesa priteshin, dėshmon nga ana tjetėr njė fenomen tė ri tė rrezikshėm qė po i shfaqet shumicės nė pushtet, demotivimi i aktorėve tė saj pėr tė mbrojtur politikat e qeverisė. Vota kundėr e ish-ministrit Leskaj nė tė vėrtetė mė shumė sesa votė proteste, duhet lexuar si njė nivel i ulėt motivimi politik qė kanė njerėzit e pushtetit pėr ta mbrojtur politikėn e qeverisė. Leskaj nė mėnyrė tė qartė votoi kundėr, se nuk ėshtė mė ministėr. Po tė ishte ende i tillė, nuk do tė ndihej, dhe kur punėt tė shkonin keq e mė keq siē kanė shkuar nė ministrinė e tij. Por vota e tij do tė ishte gjysma e sė keqes, nėse do tė kishim njė pjesė tjetėr aktive tė pushtetit qė tė mbronte politikat e qeverisė. Nė tė vėrtetė, kjo shumicė politike ėshtė e pashembullt nė mėnyrėn sesi degradon idetė e veta dhe projektet pėr qeverisje. Ata qė punojnė nė media dhe sidomos ata qė drejtojnė median, e dinė sa e vėshtirė ėshtė tė presėsh njė pėrgjigje pozitive pėr intervistė apo debat nga ndonjė pėrfaqėsues politik i PD-sė, qoftė ky deputet apo hierark politik. Ėshtė njė torturė e madhe t`i mbushėsh mendjen njė tufe ministrash tė mbrojnė politikat e tyre nė debatin publik. Dhe ndonjė qė e bėn, e bėn nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Arsyet, pėrse kjo shumicė ėshtė memece, mund tė jenė tė shumta, por kryesorja duket se ka tė bėjė me faktin qė shumica e pėrfaqėsuesve tė saj nuk kanė nerv politik, ose nuk duan tė pėrdoren politikisht nė favor tė kėtij pushteti qė ata vetė e kanė. Nėse i hedh njė vėshtrim kalimthi mėnyrės sesi u manaxhua publikisht ligji qė votoi kundėr ish- ministrit, nė tė vėrtetė ėshtė fyese pėr njė qeveri. Kryeministri u detyra tė dilte tė dielėn nė mbrėmje pėr tė sqaruar biznesmenėt dhe shoqatat mbi ligjin, ndėrsa nė disa debate tė mėparshme publike pėrfaqėsues tė lartė tė shumicės nuk kanė hapur gojėn fare ose janė hutuar nga akuzat pa lidhje nė adresė tė ligjit. Akoma e kam parasysh pėrfaqėsuesin e mazhorancės nė komisionin Ekonomik qė rrinte si guak para njė gazetari qė i mbushte mendjen se kėtė ligj e ka vetėm Serbia dhe nuk dinte ose nuk donte t`i thoshte asgjė. Po ashtu, vota kundėr e ish-ministrit Leskaj nuk ka tė bėjė me bizneset e tij, se dhe ashtu kurrė s`i ka patur tė formalizuara, por me idenė qė s`ka pse mbron njė ligj, kur nuk ėshtė mė ministėr. Kjo mungesė motivimi ėshtė njė sėmundje e rėndė e mazhorancės dhe bėn kontrast tė fortė me pėrgjegjėsinė, me tė cilėn opozita manaxhon kundėrshtitė e saj politike. Njė shpjegim tjetėr i kėtij demotivimi mund tė jetė dhe mungesa e shpėrndarjes sė pushtetit. Shumė deputetė, tė cilėt heshtin si guakė para opinionit publik, thuajse nuk e pėrfaqėsojnė kėtė shumicė, kanė probleme tė rėnda tė mungesės sė fuqisė pėr tė ushtruar pushtetin nė zonat e tyre, pėr shkak tė mbylljes sė rrugėve nga ministrat. Koalicioni i shumicės nė fakt, nuk po funksionon si njė qeveri e vetme, por si disa miniqeveri. Pėr shembull, nėse njė deputet ka probleme me arsimin nė zonė dhe ėshtė i PD-sė, ėshtė e sigurt se njerėzit e Pollos i mbyllin tė gjitha dyert, bilé shpesh me karshillėk, pėr tė mos lejuar pėrdorimin e ngastrės sė pushtetit tė tyre nė arsim. Atje ku ka njė ngastėr pushteti demokristiane, po ashtu e ke tė pamundur tė veprosh nė emėr tė shumicės, pasi gjithė pazaret vėrtiten te njerėzit e tyre qė mund tė kenė qenė disa ditė mė parė nė fushatė kundėr PD-sė. E njėjta situatė ndodh jo rrallė dhe me republikanė apo agrarė. Po mė e rėndė situata ėshtė pėr njerėzit e pushtetit tė PD-sė dhe me disa ministra tė PD-sė qė shtrėngojnė dhėmbėt, kur dikush nga deputetėt e PD-sė kėrkon njė mundėsi pėr ushtrim pushteti. Pra, kjo pamundėsi pėr tė ushtruar pushtetin, mund tė jetė njė arsye e fortė pėr shumė deputetė tė shumicės qė tė jenė tė demotivuar dhe apatikė nė mbrojtje tė qeverisė sė tyre.

Por, nga ana tjetėr, druhem se njė arsye ėshtė shumė mė mizore dhe ka tė bėjė me pamundėsinė e rishfaqjes sė modelit tė mėparshėm tė pushtetit socialist. Tė gjithėve na kujtohet sa aktivė kanė qenė socialistėt nė pushtet pėr tė mbrojtur dhe gjėra tė pambrojtshme tė pushtetit tė tyre. Arsyeja nė themel ishte se ata mbronin interesa personale direkte qė iua kėnaqte pushteti. Ky model dyshoj se ka funksionuar gjatė nė kokat e shumė udhėheqėsve tė PD-sė, pasi morėn pushtetin. Ata tani nuk kanė parasysh njė model tė pėrmbysur tė asaj ēfarė kishin ėndėrruar. Dhe kjo i ka bėrė ata indiferentė nė publik nė marrėdhėniet publike me politikat qeverisėse dhe agresivė nėn rrogoz kundėr qeverisė. Tashmė, kjo qeveri ka disa tipa ministrash tė paparė ndonjėherė nė historinė e politikės shqiptare. Ka ministra si Besnik Mustafaj, qė nuk kanė asnjė lidhje me qeverinė pėrveē betimit qė nuk do tė shkelė interesat kombėtare. Ai vazhdon udhėtimet e tij jashtė shtetit, takime rutinė dhe mban nė kėmbė njė administratė tė pandryshuar ose tė ndryshuar pėr keq, pėr tė mos thėnė pėrmes nepotizimit ose korrupsionit. Ka ministra aleatė, emrat e tė cilėve i njohin tė gjithė, tė cilėt e kanė ndarė pushtetin nė mendjen e tyre nė ngastra dhe as nuk kanė punė fare me politikat e qeverisė. Ka ministra tė tjerė tė PD-sė, si Nishani apo Rusmali qė Berisha i vė tė bėjnė ēdo punė qė atij i bie ndėrmend dhe punė qė iu takojnė ministrave tė tjerė. Kjo do tė ishte gjysma e sė keqes, nėse ata do ta kishin lehtėsinė tė punonin me njerėzit e tyre nė detyrat qė kanė. Nė tė vėrtetė, ata punojnė me njerėz, tė cilėve nuk iu besojnė, por dhe qė nuk i ndryshojnė dot, pasi iu bėjnė rezistencė politike. Ka ministra tė tjerė si Ritvan Bode, qė gjithė reformat dhe idetė i varros me banalitetin e cilėsisė, me tė cilėn pėrzgjedh njerėzit qė ekzekutojnė politikat e tij. Ėshtė e pashembullt pėr njė ministėr qė shkresat e tij tė shkojnė mė parė nė redaksi gazetash sesa nė zyrėn e kryeministrit dhe debatet e brendshme nė ministri tė bėhen publike mė parė sesa tė shkojnė nė zyrėn e tij. Si i tillė ai mbetet i zbuluar, kur do tė ndėrmarrė reforma tė mėdha si kėto qė po ndėrmerren dhe nuk arrin t`iu dalė dot zot projekteve tė tij. Ka dhe njė kategori tjetėr ministrash qė po shikojnė punėt e tyre, duke i bėrė ndonjė “qokė” PD-sė dhe dhjetė ndere miqve tė tyre biznesmenė apo grupeve tė interesit qė po i bėjnė tė pasur. Ky kolorit i pazakontė qeveritarėsh e bėn kėtė kabinet tė pangjizur politikisht dhe kjo rrezatohet pastaj te shumica parlamentare, te votat banale kundėr saj nga ish- ministra dhe mungesa e avokatėve publikė tė qeverisė.

 

 

 

 

 

POLITIKA

 

KKRT iu kėrkon televizoneve tė ndėrpresin transmetimet jashtė zonave tė lejuara, nė rastet kur kanė vetėm licencė lokale

 

Shtėmbari: Mė datė 1 maj do tė fillojė kontrolli pėr shkelėsit e ligjit tė frekuencave

 

 

Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit iu ka kėrkuar dje tė gjitha radiove dhe televizioneve tė mbyllin transmetimet nė zonat e palicencuara. Zėdhėnėsja e KKRT-sė, Armanda Shtėmbari, tha dje  se, nga data 1 maj 2007 do tė fillojė njė kontroll pėr tė gjitha televizionet nė lidhje me pėrdorimin e spektrit tė frekuencave qė ata disponojnė. “KKRT-ja do tė fillojė nė datėn 1 maj 2007 tė kontrollojė pėrdorimin e spektrit tė frekuencave nė tė gjithė Shqipėrinė, pasi prej kohėsh disponon tė dhėna qė disa operatorė transmetojnė jashtė zonės sė tyre tė licensimit. Grupi i inspektimit do tė verifikojė zbatimin e kushteve tė licencės sė ēdo operatori, si respektimin e kufijve territorialė, tė kushteve teknike etj”, - tha Shtėmbari.

Paralajmėrimi

Ndėrkohė, Shtėmbari u shpreh se, kryetari i KKRT-sė, me kohė u ka dėrguar njė letėr subjekteve qė operojnė nė tregun e mediave elektronike, ku i bėn me dije se do tė merren masa, nė bazė tė ligjit pėr tė gjitha ato media qė abuzojnė me spektrin e frekuencave tė transmetimit. “Kryetari i KKRT-sė, z.Ledi Bianku, nė letrėn paralajmėruese drejtuar subjekteve ka theksuar se, ndaj abuzuesve “do tė aplikohen sanksionet e parashikuara nė ligjin nr.8410, datė 30.09.1998 “Pėr Radion dhe Televizionin Publik e Privat nė Republikėn e Shqipėrisė”. “Pastrimi” i spektrit nga transmetimet e paautorizuara, duke mundėsuar finalizimin e Planit tė Frekuencave, do tė lejojė forcimin e zbatimit tė rregullave tė konkurrencės sė ndershme midis operatorėve ekzistues, do t’i hapė rrugėn pėrdorimit tė teknologjive tė reja numerike nė fushėn e medias elektronike dhe do t’i mundėsojė KKRT-sė, vlerėsimin adekuat tė kėrkesave pėr transmetime radiotelevizive kombėtare ose vendore”, - tha Shtėmbari.

Nė tregun e frekuencave ndodh rėndom qė shumė televizione qė kanė licencė lokale, tė pėrcaktuar tė shtrihen nė mbarė vendin dhe jo vetėm kaq, por tė shtrihen dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, duke shkelur kėshtu hapur ligjin. Madje, jo nė pak raste, janė pikėrisht ato media tė cilat akuzojnė homoleget e tyre pėr shkelje tė ligjit, megjithėse prej vitesh e shkelin hapur atė. Nga ana e KKRT-sė janė bėrė shpesh herė thirrje dhe janė vėnė nė dukje kėto mangėsi, por asnjėherė nuk ėshtė marrė ndonjė masė konkrete, duke e lėnė kėtė ēėshtje, mė sė shumti, nė dėshirėn e atyre qė shkelin ligjin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ministrja e Integrimit deklaron se ka filluar rishikimi i planit kombėtar pėr MSA-nė

 

Bregu: Shqipėria ka rezultatet mė tė mira krahasuar me vendet e rajonit

 

“Nėse bėjmė njė krahasim me periudhėn, kur vendet e rajonit nisėn zbatimin e detyrimeve qė rrjedhin nga MSA-ja, rezulton se kanė pasur njė shkallė mė tė ulėt tė realizimit tė objektivave nga ē‘ka Shqipėria nė kėtė moment”, - tha Bregu

 

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi dje, se qeveria shqiptare ka nisur procesin e rishikimit tė planit kombėtar tė MSA-sė, tė miratuar nė korrik tė vitit tė kaluar. Bregu u shpreh se ministritė e linjės kanė afat deri mė 20 maj tė kėtij viti tė rishikojnė zbatimin e detyrimeve qė rrjedhin nga ky plan. Sipas Bregut, faza e parė ka filluar mė datė 5 prill dhe ka zgjatur deri mė datė 15 tė kėtij muaji dhe ka rezultuar se Shqipėria, krahasuar me vendet e rajonit ka pasur njė rezultat mė tė kėnaqshėm nė realizimin e objektivave. “Nėse bėjmė njė krahasim me periudhėn, kur vendet e rajonit nisėn zbatimin e detyrimeve qė rrjedhin nga MSA-ja, rezulton se kanė pasur njė shkallė mė tė ulėt tė realizimit tė objektivave nga ē‘ka Shqipėria nė kėtė moment. Nėse flasim pėr Marrėveshjen e Ndėrmjetme, mund tė themi se shumica e objektivave tė saj janė realizuar nė mėnyrė shumė tė kėnaqshme. Faza e parė e rishikimit ka nisur mė 5 prill dhe ka pėrfunduar mė 15 prill, kohė kjo, kur MIE dhe ministritė e linjės kanė shpėrndarė udhėzimet dhe metodologjinė pėr rishikimin e PKZMSA; kanė ngritur grupet ndėrministrore tė punės qė do tė rishikojnė Planin Kombėtar; kanė bėrė vlerėsimin e zbatimit tė detyrimeve tė parashikuara pėr periudhėn korrik 2006-janar 2007-tė dhe analizėn e mosrealizimit tė angazhimeve tė ndėrmarra. Faza e dytė, nga 15 prilli deri nė 30 maj: ministritė do tė rishikojnė afatet e realizimit tė detyrimeve qė rrjedhin nga dispozitat e marrėveshjes sė Stabilizim –Asocimit, MIE dhe ministritė e linjės do tė rishikojnė pėrgjegjėsitė institucionale tė tė gjitha detyrimeve qė rrjedhin nga MSA-ja”, - tha Bregu.

Fqinjėsia

Ndėrkohė, sipas ministres sė Integrimit, nė kėtė kuadėr, njė prioritet i veēantė do t`iu jepet dhe projekteve tė bashkėpunimit rajonal dhe sidomos projekteve nė infrastrukturė mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Gjatė fjalės sė saj, Bregu foli pėr disa projekte qė kanė tė bėjnė me ndėrtimin e disa akseve rrugore qė do tė bėjnė tė mundur zhvillimin e shkėmbimeve tregtare mes dy vendeve, projekte qė kapin njė vlerė rreth 4.1 milionė dollarė, ndėrsa nė planin afatgjatė investimet nė projekte kapin njė vlerė mė shumė se 33 milionė dollarė. “Nė kuadėr tė Programit tė Fqinjėsisė Greqi-Shqipėri, Ministria e Integrimit si Njėsia Kombėtare e koordinimit pėr palėn shqiptare dhe Autoriteti Manaxhues i Programit, nė Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave greke finalizuan fazėn e pėrzgjedhjes sė disa projekteve nė transport, infrastrukturė, etj., qė do tė financohen nga programi “CARDS” pėr palėn shqiptare dhe atė ERDF (Fondet Strukturore Rajonale pėr Zhvillim) pėr palėn greke”, - tha Bregu

 

Ndėrtimet nė infrastrukturė nė kuadėr tė bashkėpunimit me Greqinė

 

Transport dhe Infrastrukturė

Ndėrtimi i pikės doganore tė Qafė-Botės

900 000 EURO nga “CARDS”

 

Ndėrtimi i rrugės Pogoni-Sopik

Totali 5 870 000 EURO; “CARDS” + ERDF

 

Ndėrtimi i rrugės Leskovik-3 Urat

800 000 EURO nga “CARDS”

 

Rehabilitimi i rrugės rurale Ventrok (Proger)- Rakica        

374 953 EURO nga “CARDS”

 

 

Ecuria e marrėveshjes INTERIM nė dogana dhe fusha tė tjera

 

Ministrja e Integrimit ka bėrė dhe njė prezantim tė ecurisė sė marrėveshjes INTERIM, kryesisht nė fushėn e doganave dhe tė konkurrencės. Sipas Bregut, Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave ka marrė tė gjitha masat pėrgatitore dhe ėshtė krejtėsisht e gatshme me burimet njerėzore dhe kapacitetet e tjera, teknike pėr zbatimin e saktė tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme (MN), si nė drejtim tė lehtėsimit tė tregtisė sė ndershme, ashtu dhe nė atė tė zbatimit tė saktė tė legjislacionit dhe parandalimit apo goditjeve tė shkeljeve doganore nė kėtė drejtim. Progres thelbėsor ėshtė arritur nė fushėn e ndihmės shtetėrore, ku, sipas Bregut, legjislacioni komunitar ėshtė pėrkthyer nė shqip kuadri ligjor ėshtė i plotėsuar. Sipas saj, ėshtė instaluar njė sistem pėr njoftimin elektronik pėr autorizim, dhėnie dhe kontrollim tė ndihmės shtetėrore. Inventari i ndihmės shtetėrore ėshtė pėrfunduar dhe pėrmban tė dhėna tė ndihmės shtetėrore qė nė 2005-sėn.

 

Berisha pret avokatin italian tė Shtetit, Fiumara

 

 

Kryeministri, Sali Berisha, priti dje nė njė takim Avokatin e Pėrgjithshėm italian tė Shtetit, Oscar Fiumara. Kryeministri nė fjalėn e tij bėri njė pasqyrė tė reformave ligjore, tė ndėrmarra nga qeveria dhe pėrpjekjet pėr forcimin e institucionit tė Avokatit tė Shtetit dhe rritjes sė kapaciteteve tė tij profesionale. “Ndonėse njė institucion i ri, ne po bėjmė tė gjitha pėrpjekjet pėr ngritjen e kėtij institucioni nė standardet e kėrkuara nė mbrojtje tė interesave tė shtetit”, - u shpreh kryeministri. Avokati italian i Shtetit, nga ana e tij, shprehu respektin pėr Shqipėrinė dhe personalitetet qė ajo ka nxjerrė gjatė historisė sė saj. Duke vėnė theksin nė rolin dhe rėndėsinė e Institucionit tė Avokatit tė Shtetit, Fiumara siguroi pėr bashkėpunimin dhe ndihmėn qė institucioni qė ai drejton, do tė japė pėr rritjen profesionale dhe tė kapaciteteve teknike tė institucionit tė Avokatit tė Shtetit nė Shqipėri. Kryeministri Berisha vlerėsoi se standardet nė proceset e integrimit janė tė njė rėndėsie tė veēantė. Nė kėtė kontekst, kryeministri vlerėsoi ndihmėn e institucionit tė Avokatit tė Shtetit italian, nė plotėsimin e standardeve dhe zhvillimit tė institucionit shqiptar tė Avokatit tė Shtetit.

 

Kryeministri uron papėn Benedikt nė 80-vjetorin e lindjes

 

Kryeministri, Sali Berisha, i drejtoi dje njė mesazh urimi Shenjtėrisė sė Tij, Papa Benedikti XVI, me rastin e 80-vjetorit tė lindjes. Nė mesazhin dėrguar Papės, kryeministri i uron Atit tė Shenjtė, jetė tė gjatė dhe e falėnderon pėr tė gjithė atė ēka Benedikti i XVI ka bėrė nė mbrojtje tė lirive dhe tė drejtave themelore tė njeriut. “Ati i Shenjte, me rastin e 80-vjetorit tė lindjes Suaj, nė emrin tim personal dhe tė qeverisė shqiptare, kam nderin t’i shpreh urimet mė tė pėrzemėrta Shenjtėrisė Suaj, pėr njė jetė tė gjatė dhe shėndet tė plotė nė dobi tė paqes dhe tė vėllazėrimit, jo vetėm pėr komunitetin katolik, por pėr tė gjithė popujt e botės. Pėrfitoj nga rasti, t’Ju falėnderoj pėr gjithė ēfarė ka bėrė Shenjtėria Juaj nė mbrojtje tė tė drejtave themelore tė njeriut dhe tė familjes, si mbėshtetje pėr shoqėrinė njerėzore dhe burim qetėsie pėr ēdo njeri. Mė lejoni edhe njėherė, Atė i Shenjtė t’Ju uroj shėndet tė plotė dhe jetė tė gjatė pėr ēuarjen mė pėrpara tė misionit Tuaj tė Shenjtė”, - thuhet nė letrėn qė kryeministri i dėrgon Papės Benedikt, me rastin e 80-vjetorit.

 

Drejtoria Rajonale e PNUD-it vlerėson arritjet e qeverisė pėr reformat dhe luftėn kundėr informalitetit

 

 

Udovcki: jemi tė kėnaqur nga arritjet e qeverisė nė procesin e legalizimeve

 

 

Drejtoria Rajonale e PNUD-it, Kori Udovcki, ka pėrshėndetur dje arritjet e qeverisė shqiptare nė disa fusha, por veēanėrisht nė ēėshtjen e legalizimeve. Kryeministri Berisha zhvilloi dje njė takim me zonjėn Kori Udovicki, Drejtore Rajonale e PNUD-it dhe Ndihmėssekretare e Pėrgjithshme e UN-it. Kryeministri nga ana e tij shprehu mirėnjohjen e tij pėr organizatėn e PNUD-it dhe bashkėpunimin e shkėlqyer me qeverinė shqiptare. Kryeministri vlerėsoi gjithashtu programin “Brain gain”, tė zhvilluar nėn kujdesin e PNUD-it, duke pėrgėzuar pėr punėn e mirė tė bėrė nga ky organizėm nė mbėshtetje tė universitetit tė Durrėsit dhe duke theksuar nevojėn e shtrirjes sė projektit pėr thithjen e trurit edhe nė administratėn publike. Mė pas, kryeministri Berisha bėri njė ekspoze tė ecurisė sė reformave nė vend, duke u ndalur nė rėndėsinė jetike qė ka pėr vendin tonė implementimi me sukses i reformave ekonomike. Nė kėtė kuadėr, kryeministri e njohu zonjėn Udovcki me pėrpjekjet e qeverisė shqiptare nė luftėn kundėr informalitetit. Zoti Berisha u ndal nė projektin pilot “ONE UN”, duke nėnvizuar rėndėsinė e kėtij projekti nė pėrmirėsimin e koordinimit midis qeverisė dhe UN-it dhe siguroi se qeveria do tė marrė tė gjitha masat pėr zbatimin me sukses tė programit. Zonja Udovcki nga ana e saj shprehu vlerėsimet e saj pėr arritjet e qeverisė shqiptare dhe hapat e ndėrmarra nė realizimin e reformave nė tė gjitha fushat, veēanėrisht nė masat pėr kryerjen me sukses tė procesit tė legalizimit, si dhe nė pėrmirėsimin e klimės ndaj biznesit, duke rikonfirmuar mbėshtetjen e PNUD-it nė kėtė drejtim.

 

Kryetari i PBDNJ-sė shprehet kundėr ligjit pėr gjobat ndaj biznesit dhe deklaron se do e dėrgojė pėr shqyrtim nė Gjykatėn Kushtetuese

 

Dule: Ligji do tė prishė konkurrencėn mes bizneseve

 

 

Kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, e ka konsideruar dje, nė kundėrshtim me Kushtetutėn ligjin pėr gjobat ndaj biznesit dhe ka deklaruar se do e dėrgojė kėtė ligj pėr shqyrtim nė Gjykatėn Kushtetuese. Dule u shpreh se, ligji ėshtė nė rrugėn e gabuar dhe nuk do tė luftojė evazionin fiskal dhe informalitetin, por do tė nxisė klientelizimin dhe do tė krijojė shtigje pėr privilegjimin e biznesit partiak. “Ende ekzistojnė hapėsirat ligjore pėr reflektim. Besoj se edhe presidenti dhe Gjykata Kushtetuese do tė kryejnė detyrėn e vet konform Kushtetutės. Besoj se do tė ketė njė akt tė formalizuar, njė kėrkesė prej njė grupi deputetėsh, ku do tė jemi natyrisht dhe nė tė PBDNJ-sė me kėrkesėn pėr ta rrėzuar kėtė ligj si antikushtetues dhe nga ana tjetėr, politikisht do t’i drejtohemi me gjithė mirėsjelljen presidentit qė ta trajtojė me sensibilitetin qė kėrkon klima politike e krijuar nė vend. Jemi tė mendimit se ligji ėshtė nė rrugėn e gabuar. Nuk do tė luftojė evazionin, informalitetin, krimin ekonomik, pėrkundrazi, do tė krijojė shtigje pėr trajtim tė privilegjuar pėr biznes partiak dhe natyrisht do tė prishė konkurrencėn. Jemi tė mendimin se fenomenet e abuzivitetit midis radhėve tė administratės fiskale janė njė nivel mė tė lartė sesa informaliteti dhe evazioni midis klasės sė biznesit. Qėndrimi i djeshėm i shumė ministrave nė parlament tregoi se janė tepėr larg funksionit tė tyre pėr tė shprehur mendimin e lirė, pėr tė shprehur opsione dhe alternativa nga kėndvėshtrimi i dikasterit qė ata drejtojnė nė lidhje me njė projektligj tė tillė tė dyshimtė. Rrjedhimisht, ėshtė e tepėrt tė themi se edhe ky riformatim i kabinetit nuk solli atė produkt qė kėrkohet nga realitetet politik”, - tha Dule.

Administrata e tatimeve ka paraqitur njė plan tė detajuar pėr tė mbledhur tė gjithė borxhin e bartur.

 

Mima: Do tė mbledhim borxhin 400 milionė dollarėsh tė biznesit

 

Zėvendėsministri i Financave tha se ligji i ri nuk mund tė veprojė pėr borxhin e mbartur

dhe biznesi do ta paguajė atė nė bazė tė po atyre procedurave qė ishin. Mima tha se, ligji i ri i miratuar para dy ditėsh nga Kuvendi nuk ka pėr qėllim tė zgjidhė ēėshtjen e borxhit tė mbartur dhe kėsisoj, biznesi nuk do tė dėmtohet pėr atė qė ka bėrė

 

 

Borxhin e mbartur prej katėrqind milionė dollarėsh tė biznesit ndaj administratės sė tatimeve, kjo e fundit do ta mbledhė duke ndjekur tė gjitha procedurat qė parashihen nė legjislacionin e vendit, por jo bazuar nė ligjin e ri, pasi ai nuk ka fuqi prapavepruese. Zėvendėsministri i Financave, Florion Mima, tha se ligji i ri i miratuar para dy ditėsh nga Kuvendi nuk ka pėr qėllim tė zgjidhė ēėshtjen e borxhit tė mbartur qė ka biznesi, por ka pėr qėllim tė mos lejojė mė qė bizneset tė fshehin detyrimet dhe tė shtyjnė nė pafundėsi pagimin e tyre. Administrata e tatimeve tha se ka pėrgatitur njė plan tė detajuar pėr mėnyrėn sesi ajo nė pėrputhje me legjislacionin do tė ndjekė tė gjitha procedurat edhe me gjykata, pėr tė arkėtuar katėrqind milionė dollarėt qė i detyrohet biznesi buxhetit tė shtetit. Borxhi i madh prej katėrqind milionė dollarėsh ėshtė i mbartur prej vitesh, por pjesa mė e madhe e tij i pėrket viteve 2000-2007-tė, nė tė cilat biznesi, duke shfrytėzuar njė ndryshim ligjor tė bėrė nė vitin 2004-tėr, e shtyu pagimin e detyrimeve tė mbartura nė pafundėsi. Deri nė vitin 2004-tėr, biznesi ishte i detyruar me ligj tė paguante detyrimet dhe gjobat e mė pas tė ankohej nė gjykata, por qeveria e atėhershme e ndryshoi ligjin, duke i lejuar biznesit qė ta mbarte borxhin, duke pritur vendimin e gjykatave, tė cilat asnjėherė nuk e zgjidhėn kėtė gjė, por e zvarritėn, duke e ēuar borxhin nė vlerėn e tashme prej katėrqind milionė dollarėsh. Zėvendėsministri Mima tha se, administrata pėr ēdo biznes dhe pėr ēdo borxh do tė kėrkojė arkėtimin, duke i ēuar kėto ēėshtje qė tė gjitha nė gjykata, nė rast se biznesi nuk do tė paraqesė njė plan pėr kthimin e borxhit. Do tė jenė gjykatat ato qė do tė detyrojnė ēdo biznes tė paguajė detyrimin, pasi ligji i miratuar tė hėnėn nė mesnatė, do tė veprojė vetėm pėr detyrimet tatimore dhe pėr gjobat qė do tė jenė pas kėsaj date. Biznesi nuk do tė ketė asnjė pasojė nga ligji i ri pėr borxhin e kaluar, domethėnė borxhi i kaluar do tė vijojė t`i nėnshtrohet tė njėjtave rregulla si edhe mė parė. Nė administratėn e doganave borxhi i bartur prej biznesit ėshtė nė vlera tė papėrfillshme, pasi legjislacioni atje i detyron biznesit tė paguajnė tė gjithė detyrimin doganor dhe pesėdhjetė e pesė pėr qind tė gjobės, para se ta ankimojnė vendimin e administratės. Kjo ka bėrė qė nė kėtė administratė tė mos ketė borxhe tė biznesit. Ligji i ri synon qė edhe nė tatime biznesi tė ketė po tė njėjtat rregulla, si edhe nė dogana dhe mundėsitė e fshehjes sė detyrimeve tė jenė mė tė vogla.

 

“Konfindustria”, jemi kundėr ligjit pėr gjobat

 

Shoqata e biznesit “Konfindustria” shprehu dje, mospėlqimin e saj pėr ligjin e ri tė procedurave tatimore nė lidhje me pagimin e detyrimeve dhe tė gjobave. Drejtues tė kėsaj shoqate thanė se biznesi tashmė do tė ketė pėrballė edhe njė pengesė tė re, e cila do ta dėmtojė, dhe ka tė bėjė me parapagimin, gjė qė do ta bėjė atė tė jetė i privuar nga njė sasi e konsiderueshme parash, tė cilėn ai do ta pėrdorte pėr tė rritur aktivitetin. Veē kėsaj, ata thanė se i trėmben abuzimit tė inspektorėve tė tatimeve, tė cilėt pėr arsye tė ndryshme mund tė vendosin njė gjobė tė pamerituar, e cila megjithatė duhet shlyer dhe pastaj tė pritet vendimi i gjykatės. “Pagimi i njė sasie parash nė kėtė mėnyrė, - tha Stefan Pinguli, kryetar i kėshillit tė “Konfindustrias”, - do tė bėjė qė nė mėnyrė tė padrejtė njė biznes tė dėmtohet rėndė. Ne kemi patur kundėrshti pėr ligjin dhe tashmė, jemi para njė fakti, i cili ėshtė ligj”. Pėrfaqėsues tė “Konfindustrias” thanė se kėrkojnė qė ligji tė rishikohet, nė mėnyrė qė biznesi tė mos jetė i pambrojtur ndaj veprimit tė inspektorit, i cili tashmė do ketė forcėn tė tė detyrojė tė paguash njė gjobė, edhe kur nuk e meriton.

Rama vazhdon spastrimet nė PS dhe shpėrblimet pėr mbėshtetėsit. Shkarkohet Koēi, zgjidhet Blushi

 

Petro Koēi shkarkohet nga posti i nėnkryetarit tė grupit parlamentar tė PS-sė

 

Sekretari politik i PS-sė, Ben Blushi, merr postin e kryetarit tė grupit parlamentar socialist, ndėrsa Petro Koēi ėshtė shkarkuar nga posti i nėnkryetarit tė grupit parlamentar. Ish-kreu i grupit parlamentar dhe ish-sekretar i pėrgjithshėm, Pandeli Majko, ka munguar dje, nė mbledhjen e grupit dhe tė kryesisė. Nė mbledhjen e grupit ka munguar edhe nėnkryetari, Petro Koēi. Nė mbledhjen e djeshme tė kryesisė sė PS-sė, ėshtė vendosur qė pėrveē postit tė sekretarit politik, Blushi tė mbajė edhe postin e kryetarit tė grupit parlamentar, ndėrsa nė mbledhjen e ardhshme tė grupit parlamentar socialist do tė zgjidhet edhe nėnkryetari i ri i grupit, si dhe sekretari i grupit parlamentar socialist. Pas vendimit tė kryesisė pėr zgjedhjen e Blushit nė krye tė grupit parlamentar, Rama ka komunikuar me deputetėt, duke kėrkuar prej tyre njė kandidaturė alternative. Nė mbledhjen e grupit nuk ėshtė propozuar asnjė rival pėr Blushin, dhe mė pas ai ėshtė votuar nga deputetėt, duke marrė tė gjitha votat e tyre, pėr postin e kreut tė grupit parlamentar. Ndėrsa vendimi pėr tė zgjedhur nėnkryetarin i ri tė grupit parlamentar ėshtė marrė, pasi Petro Koēi ėshtė emėruar nė kėtė post dhe nuk ėshtė zgjedhur. Kjo ėshtė kėrkuar nga deputetėt mbėshtetės tė Ramės nė grupin parlamentar socialist, ndėrsa vetė Koēi ka munguar nė mbledhjen e djeshme tė kryesisė dhe grupit, duke mos u pozicionuar pėr kėtė situatė tė re nė grupin parlamentar tė partisė sė tij.

Deklarata

I porsa zgjedhur nė postin e kreut tė grupit parlamentar, Blushi ėshtė shprehur se grupi parlamentar socialist ka nevojė pėr kohezion dhe bashkėjetesė. Ai ėshtė shprehur i bindur se brenda radhėve tė PS-sė ka kohezion kryesisht pas kongresit tė 9 prillit, duke pėrjashtuar idenė se PS-ja ėshtė pėrēarė pikėrisht pas kėtij kongresi. “Besoj qė grupi parlamentar socialist mė shumė sesa nevojė pėr njė kryetar kishte dhe ka nevojė pėr njė kohezion, ka nevojė pėr bashkėjetesė. Njė bashkėjetesė, e cila i jep dinjitet opozitės parlamentare. Unė shpresoj qė pas kėtij momenti, kur ka realisht njė kohezion, sidomos pas kongresit, gjė pėr tė cilėn unė jam i bindur, besoj se tani do tė jetė mė e lehtė pėr ne nė parlament dhe sigurisht qė shpresoj se do tė jetė mė e vėshtirė pėr qeverinė.

Dje, shumė nga anėtarėt e grupit kanė qenė pėr fat tė keq jashtė, pėr arsye tė ndryshme, tė cilat pėrgjithėsisht janė legjitime. Kini parasysh se ne jemi opozitė nė parlament, dhe pavarėsisht nga momentet, kur pėr shkak tė ēarjeve dhe pėrēarjeve tė shpeshta, mazhoranca e ka mundėsinė pėr tė rrėzuar votimet. Besoj qė ėshtė nė dinjitetin e qeverisė, gjė e cila i mungon, qė tė mos sjellė nė parlament ligje kaq tė diskutueshme dhe arbitrare si ai i djeshmi. Opozita ėshtė aty nė radhė tė parė t`i rrėzuar moralisht dhe kėtė mision opozita e ka kryer mė sė miri dje. Ligjin arbitrar tė taksave e ka rrėzuar moralisht, pavarėsisht nga ecuria qė ai do tė ketė nga presidenti deri nė Gjykatėn Kushtetuese ndoshta”, - tha Blushi.

 

 

Shkrihet posti i sekretarit tė pėrgjithshėm tė PS-sė, tani PS-ja me dy nėnkryetarė

 

Shkrihet posti i sekretarit tė pėrgjithshėm tė PS-sė dhe zėvėndėsohet me dy poste nėnkryetarėsh tė PS-sė. Pas vendimit tė drejtuesve socialistė pėr tė shkrirė postin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė PS-sė, Ben Blushi ka shprehur gatishmėrinė pėr tė pranuar postin e kryetarit tė grupit parlamentar tė PS-sė, nė tė cilin ai u zgjodh dje, nga kryesia. Ndryshimet nė statutin e PS-sė zgjidhin nė kėtė mėnyrė edhe debatin pėr ndarjen e posteve nė PS. Pėr kėtė ēėshtje, kryetari i ri i grupit parlamentar socialist, Ben Blushi, tha dje se asnjė nė PS nuk do tė ketė dy poste. “Dua tė them njė gjė qė e bėra tė qartė sot edhe nė grup. Kjo ėshtė bindja ime, por jo vetėm e imja, duhet tė mbetet njė parim, unė kam qenė njė pionier i ndarjes sė posteve dhe deri nė minutėn e fundit i mbetem kėtij parimi. Unė jam kryetari i grupit parlamentar, nuk jam sekretar i pėrgjithshėm dhe nuk do jem sekretari i pėrgjithshėm nė zgjedhjet e reja qė do ketė PS-ja nė fund tė majit. E kam thėnė qė nė parim tė gjitha postet duhet tė ndahen dhe tė gjithė duhet tė bėjnė njė punė dhe jo dy punė. Ka njė proces tė hartimit tė statutit. Pėrgjithėsisht, tė gjithė janė tė bindur se duhet tė ketė njė ndarje postesh, nė kongresin e ri, nė asamblenė e re tė votohet pėr sekretarin e pėrgjithshėm dhe pėr sekretarėt, pėrfshi edhe postin e sekretarit politik”, - tha Blushi.

 

Pėrmbarimi, Kuvendi kalon projektin

pėr pėrshpejtimin e ekzekutimeve

 

 

Miratohen nga ligjvėnėsit procedurat pėr tė pėrshpejtuar ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore, duke shmangur burokracitė. Komisioni i Ligjeve miratoi nė mbledhjen e djeshme projektligjin pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin "Kodi i Procedurės Civile i Republikės sė Shqipėrisė". Kodi i Procedurės Civile pėrbėn bazėn kryesore ligjore pėr sa i pėrket trajtimit tė ekzekutimit tė titujve ekzekutivė, por disa dispozita tė tij kanė karakter tė pėrgjithshėm dhe japin shumė pak informacion pėr vėnien nė zbatim tė tyre nga pėrmbaruesi gjyqėsor, duke lėnė shteg nė kėtė mėnyrė pėr abuzime, zvarritje, keqinterpretime apo vonesa nė ekzekutimin e tyre.

Nė kėtė kuadėr, nė funksion tė pėrmirėsimit tė punės sė shėrbimit pėrmbarimor pėr ekzekutimin e titujve ekzekutivė, janė propozuar disa ndryshime tė nevojshme, tė cilat do tė mundėsojnė ekzekutimin me efikasitet brenda afateve proceduriale tė titujve ekzekutiv.

Ndryshimet e propozuara pritet tė pėrmirėsojnė punėn e Shėrbimit Pėrmbarimor nė funksion tė realizimit tė objektivave tė qeverisė pėr ekzekutimin njėqind pėr qind tė titujve ekzekutiv, si dhe njėkohėsisht do tė rrisė cilėsinė dhe eficencėn nėpėrmjet vendosjes sė afateve tė prera dhe pėrcaktimit tė procedurave tė qarta, si pėr gjykatat, ashtu edhe pėr Shėrbimin Pėrmbarimor, tė cilat do tė mundėsojnė shmangien nė maksimum tė zvarritjeve apo vonesave tė tepėrta nė ekzekutim.

Sipas anėtarėve tė komisionit tė Ligjeve "reformimi i sistemit tė ekzekutimit tė vendimeve gjyqėsore ka qenė komponenti kryesor i hartimit tė kėtij projektligji, i cili ėshtė bėrė nė bazė tė disa propozimeve tė institucioneve tė drejtėsisė, gjyqtarėve tė veēantė apo juristėve tė shquar me pėrvojė akademike, gjyqėsore dhe nė fushėn e avokatisė".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

 

 

Erion Mihali dhe Betim Bakiasi janė prangosur, pasi kanė mbajtur nė “Bezn”-in e tyre njė 29-vjeēar

 

I kėrkojnė 4 milionė lekė “hajdutit”,

pranga dy tė rinjve pėr pengmarrje

 

Dy tė rinjtė kanė futur forcėrisht nė automjetin tip “Benz”, me tragė TR 1736 N, njė person me iniciale N. H, 29 vjeē, me pretendimin se u kishte vjedhur makinėn. Edhe nė Kashar prangosen dy vėllezėr qė i kishin vėnė “gjobė” njė personi

 

E akuzojnė se i ka vjedhur makinėn, mė pas i kėrkojnė 4 milionė lekė tė vjetra, duke e mbajtur peng nė makinėn e tyre. Policia e Tiranės tha dje se, dy persona janė vendosur nė pranga me akuzėn e “heqjes sė paligjshme tė lirisė sė personit”. Sipas Policisė sė Tiranės, shtetasit e arrestuar janė: Erion Mihali, 27 vjeē, i dėnuar mė parė pėr vrasje dhe Betim Bakiasi, 32 vjeē, qė tė dy nga Tirana. Mihali dhe Bakiasi, sqaroi Policia e Tiranės akuzohen se, tė hėnėn nė mbrėmje, nė njė zonė afėr parkut tė Tiranės, kanė futur forcėrisht nė automjetin tip “Benz”, me tragė TR 1736 N, njė person me iniciale N. H, 29 vjeē, me pretendimin se u kishte vjedhur makinėn. Bėhet me dije se, dy tė arrestuarit, me anė tė kėrcėnimit i kanė kėrkuar personit tė marrė forcėrisht  prej tyre, shumėn prej 400.000 lekėsh. Ndėrkohė,  forcat e komisariatit nr.2 tė policisė Tiranė, sapo morėn njoftimin pėr kėtė ngjarje, organizuan operacionin pėr identifikimin dhe kapjen e autorėve, duke bėrė tė mundur kapjen e tyre nė kushtet e  flagrancės. Forcat e policisė iu sekuestruan me cilėsinė e provės materiale dy tė arrestuarve automjetin tip “Mercedes Benz”, me targė TR 1736 N. Ndėrsa, aktet proceduriale nė ngarkim tė tyre i kaluan pėr hetime tė mėtejshme Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė.

Kėrcėnimi, dy nė pranga

Kanė tentuar tė vjedhin pėrmes kėrcėnimit, por kanė pėrfunduar nė pranga. Policia e kryeqytetit, gjithashtu dje, ka proceduar penalisht dy persona nga Tirana, pėr veprėn penale, "vjedhje me dhunė e mbetur nė tentativė". Sipas policisė sė Tiranės, dy vėllezėrit, G. K dhe D. K, pėrkatėsisht 30 dhe 32 vjeē, kanė kėrcėnuar nėpėrmjet telefonit njė person, duke i kėrkuar atij shumėn prej 70 mijė lekėsh. Bėhet me dije se, dy vėllezėrit u kapėn dje nė flagrancė, nė afėrsi tė Kasharit, nė vendin e pėrcaktuar prej tyre pėr dorėzimin e shumės sė lekėve. Ndėrkohė, Prokuroria e Tiranės, pas konsultimit me policinė, vendosi qė dy vėllezėrit tė hetohen nė gjendje tė lirė pėr veprėn penale “vjedhje me dhunė e mbetur nė tentativė”. 

Proceset nė gjykim

Sanxhaku, Riza Malaj, Kreshnik Spahiu apo anėtarė tė bandės sė Indrit Dokles e Lul Berishės, po akuzohen pėr pengmarrje, nė shumicėn e rasteve pėr arsye pėrfitimi. Ndėrkaq, njė nga ngjarjet mė tė gjata pėr pengmarrje ėshtė rasti i hoxhės sė Gostivarit, pėr tė cilin akuzohen shtatė persona.    

Ndėrkaq, pėr pengmarrje, mė tė pėrfolurit kanė qenė anėtarėt e “Bandės sė Niklės”. Prokuroria ka pyetur plot gjashtė dėshmitarė, tė cilėt kanė dhėnė variantin e tyre pėr 4 episode tė ndyshme nė tė cilat janė tė pėrfshirė tė pandehurit. Nė kėtė gjyq janė nė bankėn e tė akuzuarve: Flamur Haka, Petrit Lleshi, Kreshnik Berisha, Agron Tafani, Ervin Belba dhe Mustafa Xheka. Kėta shtetas akuzohen nga {rokuroria pėr Krime tė Rėnda se, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė qenė protagosistė tė 9 ngjarjeve tė rėnda nė kryeqytet dhe rrethina.

 

 

Rastet e gjobėvėnies nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda

 

Genci Sanxhaku u dėnua me 16 vjet burg pėr gjobėvenien e ndodhur nė vitin 2004, ku ishte vėnė njė shpėrblim pėr lirimin e shtetases Izabela Ferra.

 

Riza Malaj akuzohet se i ka vėnė gjobė njė shtetasi nga Tropoja. Kjo i ka kushtuar kėtij tė fundit riarrestimin, pasi ishte lėnė nė arrest shtėpie.

 

Banda e Niklės akuzohet se u kanė vėnė gjoba shtetasve tė ndyshėm. Kėta tė fundit janė zgjedhur nė bazė tė pasurive dhe njohjeve tė tyre.

 

Kreshnik Spahiu ėshtė akuzuar nga prokuroria tre herė pėr gjobėvėnie dhe pjesėmarrje nė organizata kriminale.

 

Banda e Indrit Dokles ėshtė nga organizatat qė ėshtė duke u hetuar pėr gjobėvėnie.

 

 

 

Depresioni pas grindjes, vetėvaret 10-vjeēari Lalo

 

I jep fund jetės nė mėnyrė tė mistershme 10-vjeēari Eri Lalo. Vetėvrasja e minorenit ka tronditur dje kryeqytetin, ndėrkohė qė babai, Dalip Lalo, ka hedhur poshtė mundėsinė e ndikimit nga sekti i “Dėshmitarėve tė Jehovait”, i vėnė nė shėnjestėr, jo pak herė nga shumė familjarė tė fėmijėve tė vetėvrarė gjatė viteve tė fundit.

Vetėm pak minuta pas orės 3 tė pasdites, 10-vjeēari ka humbur nga sytė e nėnės dhe motrave dhe ėshtė vetėvarur pas shtėpisė, duke shkaktuar tragjedi nė shtėpinė e Lalos, i ardhur nga Skrapari nė Babrru tė Tiranės, vetėm njė vit e gjysmė mė parė.

Dyshimet e para flasin pėr njė zėnkė familjare, ēka e ka detyruar 10-vjeēarin tė mos e kapėrdijė atė, duke u detyruar tė kryejė aktin ekstrem. I mituri ėshtė gjendur nga familjarėt e tij, vetėm pak minuta pas kryerjes sė aktit ekstrem, por gjithēka ėshtė vėnė re pasi kishte marrė fund gjithēka. Disa minuta mė vonė, kanė qenė familjarėt qė kanė lajmėruar policinė, e cila ka nisur menjėherė hetimet pėr ngjarjen, duke marrė nė pyetje familjarėt.

Vetė babai i viktimės, pasi e ka pėrshkruar djalin “njė fėmijė tė rregullt” u shpreh se, tashmė qė kishte ndodhur tragjedia, nuk ėshtė e rėndėsishėm shkaku qė ēoi nė vetėvarje djalin e tij tė vetėm. Sipas tė atit, i biri ka qenė tip i ndjeshėm, ndėrkohė qė ka vėrejtur se, largėsia e prindėrve tė sotėm ndaj fėmijėve, mund tė ketė qenė shkaku kryesor pėr atė qė ka ndodhur me fėmijėn e tij. Vetėm njė muaj mė parė, njė zėnkė nė familje shkaktoi dy viktima, nėnė e bijė. Ngjarja ndodhi pranė “21 Dhjetorit”, kur njė vajzė gjimnaziste ėshtė hedhur nga kati i 11-tė i pallatit ku banonte, pas njė zenke me nėnėn e saj.

 

 

 

 

Shkurt

 

Tragjedia nė Virxhinia, studentja Pepaj rrėfen orėt e tmerrit

 

18 studentėt nė Universitetin Politeknik tė Virxhinias kanė komunikuar gjatė gjithė orėve tė tragjedisė nė universitetin e tyre, pėr tė konfirmuar se nuk iu ka ndodhur asgjė. Aurora Pepaj, njė prej studentėve shqiptarė nė kėtė universitet, ku gjetėn u vranė 32 studentė dhe u vetėvra agresori i tyre, njė 23-vjeēar koreanojugor, ka rrėfyer nė njė intervistė pėr “VOA”-n, pėrjetimin e orėve tė ankthit nė konviktet e universitetit. Ajo ka marrė, fillimisht, nė orėn 9.30,  njė e-mail nga policia pėr tė vėshtruar dhe treguar ēdo gjė tė ēuditshme rreth e rrotull. Ndėrsa, nė 10 e 15 minuta ka marrė mesazhin pėr tė qėndruar e mbyllur. Pepaj tregon se e ka ndjekur pėrmes “CNN”-it tė gjithė ngjarjen, ndėrkohė qė ka shtuar se, do tė ishte ndjerė mė mirė nėse do t’iu ishte komunikuar ajo qė po ndodhte, pasi do tė ishin marrė masa edhe mė tė mira prej saj dhe shoqeve tė tjera.   

 

 

Vjedhjet, 3 tė mitur nė gjykatė, njė 19-vjeēar nė pranga

 

Tre tė mitur, tė akuzuar nga prokuroria e kryeqytetit si vjedhės nė bashkėpunim janė paraqitur dje nė gjykatė, pėr tė marrė masėn e sigurisė. Pasi janė arrestuar tri ditė mė parė nga policia, tė miturit dyshohet se i kanė vjedhur njė sasi prej 6 mijė lekėsh njė shtetasi, nė bashkėpunim me njėri-tjetrin. Sipas prokurorit, tė tre kėta shtetas kanė pranuar akuzėn, pasi janė pyetur edhe nė shoqėrinė e prindėrve tė tyre. Pasi janė dėgjuar provat e mbledhura, gjykata ka vendosur qė tė lėrė nė gjendje tė lirė tė miturit, deri sa tė sqarohen rrethanat e vjedhjes. Policia e kryeqytetit ėshtė parballur me fenomenin e vjedhjeve nga tė miturit, ndėrsa ditėt e fundit janė shtuar shumė raste tė tė miturve tė pėrfshirė nė krimin ordiner. Vjedhjet nė autobusa, nė dyqane dhe shtėpi kanė qenė pre e tė miturve, qė nė jo pak raste shfrytėzohen nga “tutorė” tė rritur, tė cilėt shfrytėzojnė moshėn e tyre. Ndėrkaq, policia e Tiranės njoftoi dje edhe ndalimin e 19-vjeēarit, Gjilani Ēullhai, pasi akuzohet se ėshtė autor i vjedhjes sė banesės sė njė personi, dy javė mė parė, nė Kavajė.

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Bashkia e Tiranės vazhdon tė jetė fajtore pėr ndotjen e mjedisit

 

Rama, shkaktari kryesor i ndotjes sė Tiranės

 

Sipas zėvendėsministrit tė Mjedisit, Aleksandėr Garruli, Edi Rama shpall fituese nėpėr tendera firmat ndėrtuese, tė cilat nuk zbatojnė lejen mjedisore tė dhėnė nga Ministria e Mjedisit

 

Alketa Alia

Ministria e Mjedisit ka akuzuar dje Bashkinė e Tiranės si shkaktaren kryesore pėr ndotjen e mjedisit. Pas deklaratės sė kryebashkiakut Rama, i cili i bėnte thirrje qeverisė pėr tė marrė masa urgjente nė pėrmirėsimin e ndotjes sė ajrit, zv/ministri i Mjedisit, Aleksandėr Garruli, e ka cilėsuar si ndotėsen kryesore tė ajrit nė kryeqytet Bashkinė e Tiranės, e cila, sipas tij, nuk kontrollon punimet nga firmat ndėrtuese nė rrugėt e kryeqytetit. Garruli ka qenė dje i pranishėm nė njė prej segmenteve tė unazės sė kryeqytetit, tė cilėn e quajti njė nga zonat mė tė ndotura edhe pėr faktin se firma ndėrtuese e kėtij segmenti nuk zbaton lejen mjedisore tė dhėnė nga Ministria e Mjedisit. Nė vijim tė punės, specialistė tė  Agjencisė Rajonale tė Mjedisit dhe inspektorė tė kėsaj ministrie kanė kryer kontrolle pėrkatėse nė subjektet, tė cilat punojnė pėr ndėrtimin e infrastrukturės rrugore pėr Bashkinė e Tiranės. Sipas tė dhėnave, rezulton qė shumė subjekte nuk janė tė pajisura me leje mjedisore ose nuk e kanė zbatuar atė. Nisur nga shkeljet e bėra ndaj rregullores janė vendosur 25 gjoba pėr firmat qė nuk i kanė zbatuar rregullat. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Mjedisit, njė firmė ndėrtuese duhet t’u pėrshtatet kushteve tė vendosura prej saj, pėr mbrojtjen e ajrit. Bazuar nė kėto kushte, firmat qė nuk i zbatojnė ato, shkaktojnė ndotjen e ajrit.

 

BOX

Tė gjitha kushtet qė duhen tė zbatohen nga shoqėria ndėrtuese, e cila kryen punime janė si mė poshtė, ndaj mosrespektimi i rregullave sjell dhe ndotjen kryesore tė ajrit.

 

 

Veprimtaria e firmave ndėrtuese duhet tė zbatojė kėto rregulla kryesore:

- Tė respektojė detyrimet pėr mbrojtjen e shėndetit dhe e mjedisit, duke zbatuar kėrkesat e lejes sė ndėrtimit

- Kėrkesat, normat dhe standardet qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e mjedisit dhe shėndetit nga ndikimet negative tė veprimtarisė ndėrtuese.

- Tė zbatojė masat qė parandalojnė ndotjen e mjedisit dhe shkarkimet mbi normė nė ajėr, ujė dhe nė tokė.

- Tė marrė masa pėr pakėsimin e ripėrdorimin e mbetjeve qė gjeneron veprimtaria ndėrtuese.

- Tė marrė masa nė kthimin e vendit nė kushtet e kėnaqshme mjedisore, pas pėrfundimit tė veprimtarisė.

 

 

Tė merren masat konkrete pėr mbrojtjen e cilėsisė sė ajrit:

- Duke pėrdorur mbulesa tė pėrkohshme tė materialeve dhe ato tė lagen njė deri nė dy herė nė ditė, pėr tė reduktuar ēlirimin e pluhurave.

- Lėvizja e materialeve nė kantiere e nė sheshe ndėrtimi tė bėhet duke pėrdorur konvejere tė mbyllur.

- Tė gjitha ngarkesat tė sigurohen nėpėrmjet rregullit tė lagies ose mjete tė tjera pėr tė parandaluar derdhjet, rrjedhjet dhe pluhurat.

- Tė gjitha materialet e transportuara jashtė sheshit tė ndėrtimit tė jenė tė lagura nė mėnyrė tė mjaftueshme ose tė mbuluara mirė.

- Tė gjitha aktivitetet e pastrimit, nivelimit, ndėrtimit dhe transportit tė ndėrpriten gjatė periudhave me erė tė fortė.

- Tė kufizohet shpejtėsia e lėvizjes sė kamionėve nė kalimin e sheshit tė ndėrtimit, deri nė 30 km/orė.

- Tė ndalohet pėrgatitja dhe pėrpunimi i bitumeve nė temperatura tė larta nė kantieret e ndėrtimit dhe tė pėrdoren bitume qė kanė shkallė tė vogėl ēlirimesh tė ndotėsve nė ajėr.

- Tė vendosen mbulesa mbrojtėse pėr mbeturinat e ekspozuara ndaj erės.

 

 

Tė administrojė mbetjet qė gjenerohen nga veprimtaria ndėrtuese duke marrė kėto masa:

 

-  Mbetjet tė largohen ēdo ditė nga sheshi i ndėrtimit dhe tė dėrgohen nė vendgrumbullimet e pėrcaktuara nga Bashkia e Tiranės.

- Transporti i tyre tė bėhet nė orėt me trafik tė pakėsuar.

- Pėr transportin e materialeve dhe tė mbetjeve tė pėrdoren makina tė mbuluara dhe qė nuk rrjedhin.

- Tė pastrohen menjėherė rrjedhjet, derdhjet, pikimet pėr tė parandaluar ndotjen e tokės.

- Tė shtrohet me zhavorr dhe tė mirėmbahen rrugėt brenda sheshit tė ndėrtimit.

- Tė lahen gomat e automjeteve para daljes nga sheshi i ndėrtimit.

- Tė lahen gomat e automjeteve para daljes nga sheshi i ndėrtimit.

 

 

 

 

Nisin projektet pėr sezonin e ri turistik nė vendin tonė

 

Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, u takua dje me pėrfaqėsues tė organizatave ndėrkombėtare qė operojnė nė Shqipėri nė fushėn e turizmit (PNUD, OBT, GTZ, UASAID-EDEM dhe SNV). Gjatė takimit u diskutua pėr pėrgatitjet e ēeljes sė sezonit tė ri turistik qė, sipas ministrit Pango, pėrkon edhe me diskutimet nė komisionet parlamentare tė projektligjit tė ri tė turizmit. Pėr kėtė, ministri Pango u pėrqėndrua nė ngritjen e kapaciteteve njerėzore, trajnimit tė institucioneve, strukturave pėrkatėse si dhe operatorėve turistikė nė zhvillimin e njė sezoni tė suksesshėm turistik. Ndėrkohė, pėr realizimin e qėllimeve pėr njė turizėm tė mirė, ministri Pango iu drejtua organizmave ndėrkombėtare pėr hartimin e projekteve afatgjata pėr zhvillimin e turizmit, ku theksoi nė mėnyrė tė veēantė hartimin e njė masterplani konkret pėr turizmin nė plan rajonal dhe kombėtar. Njė nga drejtimet kryesore ku kjo ministri po punon ėshtė dhe asistenca teknike pėr sezonin e ri turistik e mbėshtetur nė dy drejtime kryesore siē janė: pikat kufitare dhe vendosja e sinjalistikės turistike. Nė planin e asistencės teknike, ministri Pango u pėrqėndrua nė mbėshtetjen qė organizmat ndėrkombėtare mund tė japin nė zhvillimin e turizmit rural, teknologjisė sė informacionit turistik, strategjive tė promocionit dhe marketingut tė turizmit shqiptar dhe veēanėrisht pėrmirėsimit tė legjislacionit aktual nėpėrmjet hartimit tė akteve tė posaēme nėnligjore.

Nga ana e tyre, pėrfaqėsuesit e donatorėve mbėshtetėn parimisht kėrkesat e Ministrit Pango dhe ranė dakord nė njė zbatim nė kohė tė afateve tė projekteve afatshkurtra dhe afatgjata tė zhvillimit tė turizmit.

A. Alia

 

 

 

 

 

 

 

RAJONI

 

 

Aktivitet i dendur diplomatik nė Beograd

 

Nė Beograd mbėrrijnė zėvendėskryeministri i Kinės, Hui Lijangju dhe ministri i Jashtėm i Rusisė, Sergej Lavrov. Njoftohet se tema kryesore e bisedave tė tyre me zyrtarėt e Beogradit do tė jetė procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, nė veēanti misioni faktmbledhės i Kėshillit tė Sigurimit

 

Autoritetet serbe kanė intensifikuar kėtė javė aktivitetin diplomatik pėr tė siguruar mbėshtetje pėr qėndrimin e tij nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės.

Beogradi, gjatė kėsaj jave, do tė jetė mikėpritės i shumė zyrtarėve tė lartė ndėrkombėtarė, pėr tė diskutuar pėr hapat e mėtejshėm nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

Tė hėnėn, nė Beograd qėndroi Kai Eide, diplomati norvegjez, i cili bisedoi pėr Kosovėn me presidentin, kryeministrin dhe ministrin e Jashtėm tė Serbisė.

Emri i z. Eide ėshtė pėrmendur si zėvendėsuesi i dėshiruar prej tyre i Ahtisarit, nėse do tė pėrmbushej dėshira e Beogradit pėr vazhdim tė procesit negociator me Prishtinėn.

Kryeministri Koshtunica, nė takim me zotin Eide e ka vlerėsuar si tė rėndėsishėm misionin e delegacionit faktbledhės tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Ai tha se dėrgimi i kėtij delegacioni paraqiste 'hapin e parė drejt fillimit tė negociatave tė reja pėr Kosovėn me njė ndėrmjetės tė ri'. Kryeministri Koshtunica ka deklaruar se plani i Ahtisarit ėshtė antijuridik, jolegjitim dhe direkt nė kundėrshtim me Kartėn e KB dhe Rezolutėn 1244.

Por, Beogradi po pret me interesim tė madh vizitat e zyrtarėve kinezė dhe rusė gjatė kėsaj jave. Nė Beograd mbėrrijnė zėvendėskryeministri i Kinės, Hui Lijangju dhe ministri i Jashtėm i Rusisė, Sergej Lavrov.

Njoftohet se tema kryesore e bisedave tė tyre me zyrtarėt e Beogradit do tė jetė procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, nė veēanti, misioni faktmbledhės i KS.

Ky mision pritet tė mbėrrijė nė Beograd mė 25 prill dhe mė tej nė Prishtinė. Nė pėrbėrje tė delegacionit janė pėrfaqėsuesit e 15 vendeve anėtare tė KS. Drejteusi i misionit pritet tė jetė ambasadori i Belgjikės nė OKB, Johan Verbeke.

 

 

 

Aide nuk do tė angazhohet nė njė mision tė ri pėr Kosovėn 

 

Ish-i dėrguari i OKB-sė, pėr Kosovėn, Kai Aide hodhi poshtė pohimet pėr angazhimin e tij nė ndonjė mision tė ri pėr Kosovėn, duke i quajtur spekulime. Aide tha se, vendi tij pėrkrah plotėsisht planin e Ahtisarit dhe kėrkon qė tė miratohet sa mė shpejt nė Kėshillin e Sigurimit. Kėto komente, ambasadori Kai Aide i bėri pas takimit me presidentin Sejdiu, duke thėnė se qėllimi i vizitės sė tij ėshtė pėrgatitja pėr takimin e Ministrave tė Jashtėm tė NATO-s, qė do tė mbahet javėn tjetėr nė Oslo. 

"Norvegjia, ashtu si tė gjitha vendet e tjera tė NATO-s pėrkrah planin e Ahisarit. Ne mbėshtesim fuqishėm procesin nė Kėshillin e Sigurimit dhe shpresojmė tė arrihet marrėveshja pėr kėtė plan sa mė shpejt tė jetė e mundur. Norvegjia do tė vazhdojė angazhimet e saj politike dhe financiare, nė mėnyrė qė plani i Ahtisarit, i bazuar nė rezolutėn e KS tė implementohet sa mė mirė", - deklaroi Aide. Presidenti Sejdiu, nė anėn tjetėr u shpreh i bindur se, procesi pėr pavarėsimin e Kosovės do tė pėrfundojė shumė shpejt, nė bazė tė angazhimeve dhe premtimeve tė marra nga vendet anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Presidenti i vendit falėnderoi angazhimin e Norvegjisė pėr proceset nė Kosovė.

 

 

 

Burns: SHBA dhe BE, me vota tė mjaftueshme pėr rezolutėn e Kosovės 

 

Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Burns, tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane i kanė votat e mjaftueshme pėr tė siguruar miratimin nė Kombet e Bashkuara tė njė rezolute, e cila do ta vinte Kosovėn nė rrugėn e pavarėsisė.

Nė njė takim tė organizuar mbrėmė nė Kėshillin pėr Marrėdhėniet me Jashtė nė Uashington, Bėrns tha gjatė muajit maj nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė do tė ketė njė lėvizje shumė tė shpejtė drejt njė rezolute tė tillė. 

"Gjatė muajit tė ardhshėm, besoj se do tė shikoni njė lėvizje shumė tė shpejtė drejt njė rezolute, e cila do tė krijojė njė proces qė do tė ēojė nė pavarėsinė e Kosovės”, - tha Bėrns. Sipas tij, pas pėrfundimit tė vizitės sė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit nė Kosovė e Serbi do tė ketė njė periudhė tė shkurtėr kohe para se Shtetet e Bashkuara tė paraqesin sė bashku me disa vende tė tjerė njė rezolutė, e cila nė fakt do tė shfuqizonte rezolutėn 12-44 tė qershorit 1999. Nėnsekretari amerikan i Shtetit tha se, qysh tani Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane, pothuajse i kanė votat e mjaftueshme nė Kėshillin e Sigurimit. “Mendoj se jemi pranė njė pike kur ne kemi tashmė vota tė mjaftueshme pėr ta kaluar kėtė rezolutė qė sot”, - pohoi Bėrns. Shtetet e Bashkuara, tha ndihmėssekretari i shtetit, shpresojnė se Serbia do ta kuptojė se Amerika dėshiron njė tė ardhme pozitive pėr tė. Ne nuk dėshirojmė qė ky vendim shumė i dhimbshėm dhe i vėshtirė pėr pavarėsinė e Kosovės tė prishė mundėsinė e marrėdhėnieve tė mira mes Shteteve tė Bashkuara dhe Serbisė. Burns u bėri thirrje udhėheqėsve tė Kosovės qė tė tregohen tė pėrgjegjshėm nė qėndrimin e tyre ndaj pakicės serbe. Ai po ashtu iu bėri thirrje udhėheqjes sė shqiptarėve tė Kosovės qė tė garantojė se nė rrugėt e Kosovės do tė ketė paqe, se nuk do tė ketė provokime ose demonstrata kundėr serbėve, se nuk do tė ketė sulme kundėr kishave serbe, shtėpive serbe ose civilėve serbė. Duke bėrė aluzion pėr njė veto tė mundshme tė Rusisė, zoti Burns u shpreh se kjo do tė thotė qė t’i kėrkosh Europės, Shteteve tė Bashkuara dhe ushtarėve nė terren tė marrin tė gjithė pėrgjegjėsinė pėr situatėn shumė tė vėshtirė qė mund tė krijohej nė njė rast tė tillė. Ndihmėssekretari i Shtetit tha se, ekziston marrėveshje absolute mes vendeve europiane dhe Shteteve tė Bashkuara se nuk do tė merret parasysh asnjė ide pėr ndryshim kufijsh, pra asnjė propozim pėr ndarje si pjesė e njė zgjidhjeje pėr Kosovėn.

 

 

 

Tė paktėn 33 tė vrarė nė universitetin amerikan

 

Njė person i armatosur nė Shtetet e Bashkuara ka vrarė 32 persona nė njė universitet para se tė vriste veten, nė incidentin mė tė rėndė tė kėsaj natyre. Fillimisht, vrasėsi vrau vetėm dy persona, tė tjerėt i vrau dy orė mė pas, nė njė sallė studimi nė anėn tjetėr tė konvikteve. Njė studente, dėshmitare e ngjarjes, pėrshkroi se si njė i ri, hyri dy herė nė klasėn e saj dhe i vrau pothuajse tė gjithė ata qė ndodheshin brenda.

Presidenti Bush ka deklaruar se ishte i tronditur nga vrasjet. Incidenti ka ringjallur edhe njė herė debatin pėr armėmbajtjen nė Amerikė. Shtėpia e Bardhė e ka mbrojtur tė drejtėn e amerikanėve pėr tė mbajtur armė. Sipas radios BBC, ndėrtesat e konvikteve nė Virxhinia ndodhen nė njė zonė qetė malore rurale.

Por, ishte pikėrisht nė njė vend tė tillė, ku gjatė dy incidenteve tė ndryshme, dy orė njėri pas tjetrit, njė person i armatosur, ende i paidentifikuar, kreu numrin mė tė madh tė vrasjeve nė histori para se tė vriste veten.

Gjatė gjithė ditės, tė hėnėn, studentėt dhe punonjėsit e fakultetit u pėrpoqėn tė kuptojnė se ēfarė ndodhi, duke kėrkuar me ankth lajme pėr shokėt e tyre dhe duke u mėsuar tė pėrballojnė tronditjen pas humbjes sė disa prej tyre.

Por, mes dhembjes dhe emocioneve kėrkohet tė mėsohet dhe identiteti i vrasėsit, motivet qė e shtynė atė tė vriste dhe arsyet pse autoritetet e universitetit nuk njoftuan me kohė pėr incidentin e parė qė ndodhi nė njėrin prej konvikteve.

Edhe pse gjatė kėtij incidenti u vranė dy persona, autoritetet besuan se bėhej fjalė pėr njė rast tė izoluar, qė nuk pėrbėnte kėrcėnim tė mėtejshėm. Por, kur studentėt u informuan pėr incidentin e parė me e-mail ishin vrarė dhjetėra persona tė tjerė

 

 

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve thotė se, numri i bizneseve tė mėdha ėshtė rritur me 20%

 

 

Biznesi i vogėl, 21 500 tatimpagues mė shumė

 

 

Kjo ka sjellė pėr pasojė, jo vetėm pagimin e taksava pėr kėto biznese, por edhe regjistrimin e punonjėsve dhe pagimin e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore pėr tė paktėn mbi 50 mijė vetė

 

Bizneset e reja tė regjistruara gjatė njė viti nė zyrat e degėve tė tatimeve tė vendit kanė arritur nė njėzet mijė e pesėqind. Njė mijė e gjashtė qind biznese tė reja tė regjistruara kėtė vit janė biznese tė mėdha, ēka do tė thotė se janė biznese qė paguajnė tatim mbi vlerėn e shtuar. Drejtoria e Pėrgjithshme i Tatimeve bėn me dije se, tė gjitha kėto tė dhėna janė pasojė e punės sė kryer nga administrata e tatimeve nė kontrollin ndaj bizneseve, duke kėrkuar zbatimin e ligjit. "Ne kėrkojmė mirėkuptimin e biznesit tė vogėl pėr t'u regjistruar pranė organeve tatimore, pasi jemi tė vendosur pėr tė ndaluar lojėn e pandershme, e cila nxit evazionin fiskal dhe informalitetin", - thonė specialistė tė administratės. Numri i bizneseve tė vogla, tė regjistruara pranė organeve tatimore arriti nė mbi pesėdhjetė e pesė mijė, nė fund tė muajit tetor, pas kontrollit tė inspektorėve tatimorė, ndėrsa numri i tatimpaguesve tė mėdhenj ose "VIP" arriti nė 830. Nė numrin e madh tė bizneseve tė reja, tė regjistruara nė zyrat e tatimeve gjatė gjithė vitit kėtij viti dominojnė bizneset qė mė parė nuk ishin tė regjistruar asgjėkundi dhe nuk paguanin tatime, por gjithsesi kanė ekzistuar. Njė numėr prej pesėmbėdhjetė pėrqindėsh prej tyre u pėrket bizneseve qė janė ēelur rishtas kėtė vit. Saktėsisht, ky numėr mendohet prej specialistėve tė administrarės sė tatimeve mund tė shkojė deri nė katėr mijė biznese tė reja. Numri i bizneseve tė reja qė nuk kanė qenė mė parė ėshtė mė i lartė sesa mesatarja e viteve tė shkuara. Shqipėria ka patur njė ritėm tė bizneseve tė reja qė shtoheshin pėr vit me rreth njė mijė, por kėto tė dhėna, pėr shkak tė informalitetit tė lartė nuk janė tė provuara. Tė dhėnat thonė po ashtu se, pėr herė tė parė, plani i mbledhjes sė tė ardhurave pėr biznesin e vogėl, si dhe taksėn nacionale ėshtė realizuar nė masėn 100%. Sipas tyre, gjatė dy muajve tė parė tė kėtij viti ka patur njė rritje tė regjistrimit tė biznesit tė vogėl pranė organeve tatimore. Regjistrimi i biznesit pritet tė rritet, pėr shkak tė njė ndryshimi tė bėrė nga Kėshilli i Ministrave, pėr uljen e detyrimit tatimor pėr shitėsit ambulantė, nga 75 mijė lekė nė vit, nė 800 lekė. Regjistrimi i njė numri tė tillė tė lartė biznesesh brenda njė viti, duket tė jetė njė nga lajmet mė tė mira nė lidhje me betejėn e nisur pėr formalizimin e ekonomisė. Deri vitin e shkuar, njė mijė e gjashtėqind biznese tė mėdha nuk ka paguanin tatim  mbi fitimin, pasi ato ishin tė regjistruara si biznese tė vogla dhe po ashtu, rreth njėzet mijė biznese tė vogla nuk paguanin tatim tė biznesit tė vogėl, pasi nuk ishin tė regjistrura askund. Kjo ka sjellė, pėr pasojė edhe mosregjistrimin e punonjėsve dhe mospagimin e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore, pėr tė paktėn mbi pesėdhjetė mijė vetė.

 

 

 

 

Nė takime u diskutua pėr thellimin e asistencės sė BB-sė dhe FMN-sė ndaj Shqipėrisė

 

Fullani merr pjesė nė mbledhjen e FMN-sė dhe BB-sė nė Washington

 

 

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, sė bashku me zv/ministrin e Financave, Shrefedin Shehu edhe drejtorin e KESH-it, Gjergji Bojaxhi, morėn pjesė nė Mbledhjen e Pranverės tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe tė Grupit tė Bankės Botėrore nė Washington. Sipas burimeve tė BSH-sė, gjatė qėndrimit tė tij nė SHBA, guvernatori i BSH-sė, Fullani, mori pjesė nė tryezėn e rrumbullakėt "Mbi stabilitetin financiar", tė organizuar nga Banka e Francės, ku ishin tė pranishėm shumė guvernatorė tė bankave qendrore europiane dhe pėrfaqėsues tė lartė tė FMN-sė si dhe zhvilloi takime tė shumta me pėrfaqėsues tė lartė tė FMN-sė, BB-sė dhe Rezervės Federale. Nė tė gjitha takimet, nga tė dyja palėt u vlerėsuan marrėdhėniet shumė tė mira ndėrmjet FMN-sė dhe autoriteteve tė Shqipėrisė, ndėrkohė qė diskutimet u fokusuan nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me politikėn monetare, politikėn fiskale, stabilitetin financiar, reformat strukturore nė ekonomi si dhe prespektivat e zhvillimit tė vendit.

Pėrfaqėsuesit e lartė tė FMN-sė vlerėsuan rolin e Bankės sė Shqipėrisė nė drejtim tė ruajtjes sė stabilitetit makroekonomik dhe monetar tė vendit, veēanėrisht nė kontrollin e inflacionit nė nivelet e synuara 3 pėr qind si edhe pėr masat e ndėrmarra nė drejtim tė konsolidimit tė sistemit bankar. Gjatė kėtyre takimeve u diskutua gjerėsisht vazhdimi i programeve tė asistencės teknike qė FMN-ja do t’i japė Bankės sė Shqipėrisė. Kjo asistencė do tė konsistojė nė fushat e zbatimit tė politikės monetare, tė ruajtjes sė stabilitetit financiar dhe tė fuqizimit tė mbikėqyrjes bankare, tė pėrmirėsimit tė funksioneve tė auditit, tė administrimit dhe miradministrimit tė borxhit publik, si dhe tė pėrmirėsimit cilėsor dhe sasior tė statistikave. Nė kuadėr tė takimeve me pėrfaqėsues tė lartė tė BB-sė u zhvilluan diskutime intensive me znj. Orsalia Kalantzopoulos, drejtore rajonale pėr Europėn Juglindore, z. Giovanni Majnoni, drejtor ekzekutiv pėr Shqipėrinė dhe personalitete tė tjera tė larta.

 

 

Antikontrabanda aksion nė dogana, vendos 20 milionė lekė gjoba

 

 

Grupet e Antikontrabandės pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave kanė ushtruar kontrolle tė vazhdueshme nė tė gjitha pikat doganore nė vend gjatė datave 9-15 prill. Sipas burimeve tė kėsaj drejtorie, nga kontrollet e grupit tė A/Kontrabandės nė Doganėn e Kakavijės janė sekuestruar 50 steka me cigare tė markės "Murat", tė pajisura me pulla greke nė automjetin me targa YHB5778. Ndėrsa, nė autobusin e linjės Tiranė-Athinė me targa TR6645M u gjetėn 3 kuti kartoni me artikuj kozmetikė tė padeklaruara tė cilat u sekuestruan. Grupi i Antikontrabandės nė pikėn doganore tė Hanit tė Hotit ka sekuestruar 100 steka cigare tė markės "Marlboro" pa pullė fiskale.

Nga kontrollet e kryera nė pikat e tjera doganore grupet e A/Kontrabandės kanė vendosur gjatė kėsaj jave gjoba pėr shmangie tė deklarimit nė vlerė dhe sasi nga subjekte tė ndryshme, nė njė vlerė totale prej 2767847 lekėsh.    

Gjithashtu, subjekti "EMI TRANS" me konfeksione nga Turqia, u penalizua me njė vlerė prej 1719976 lekėsh, pėr diferencė nė vlerė tė mallit tė deklaruar, ndėrsa subjekti "IN-ALB" me konfeksione tė ndryshme u penalizua me njė vlerė prej 637408 lekėsh pėr diferenca nė sasi tė mallit tė deklaruar.

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

Premiera botėrore “Berberi i Seviljes” shfaqet kėtė fundjavė nė Teatrin Kombėtar

 

Regjisori francez Eric Vigner, i pranishėm nė premierė

 

 

Dhurata Hamzai

 

Mė nė fund, ēdo kalimtari qė shkon nė qendėr tė Tiranės do t’i bier nė sy njė kalendar nė formėn e njė posteri tė madh ku janė shkruar tė gjitha datat e shfaqjeve  qė do tė jepen gjatė gjithė kėtij sezoni artistik. Kjo dukuri ėshtė pa dyshim njė nga arritjet mė tė mira tė Teatrit Kombėtar nė gjithė kėto vitet e fundit, arritje qė ėshtė pėrmbushur edhe me ngjitjen e premierave tė sukseshme nė skenė, tė cilat riciklohen herė pas here pėr auditore tė ndryshme. Pas shfaqjes mė sukses tė dramės shqipe “Korbi i bardhė” me regji tė Mihal Luarasit, premiera botėrore, “Berberi i Seviljes”, do tė shfaqet kėtė fund javė nga data 20, 21, 22 prill nė skenėn e Teatrit Kombėtar nė Tiranė. Stafi qė mori pėrsipėr vėnien nė skenė tė kėsaj komedie, tė shkruar nga francezi i mirėnjohur Beaumarchais ka njoftuar pėr premierėn dje nė njė konferencė pėr shtyp. Drama nė fjalė ėshtė pėrkthyer nga Klio Evangjeli dhe vėnė nė skenė nga regjisori francez  Eric Vigner, i  pranishėm nė kėtė prezantim. Regjizori francez Vigner ka bėrė tė ditur pėr median tė dhėnat historike, teknike dhe artistike tė kėsaj vepre,  tė cilėsuar si “njė ngjarje nė kulturėn shqiptare”. Ndėrkohė ai ka kujtuar faktin se komedia e shkruar para Revolucionit Francez i vitit 1773, gjithnjė ėshtė cilėsuar si vepėr me strukturė moderne dhe ka shėnuar kalimin nga teatri klasik francez nė atė modern. Drejtori i Teatrit Kombėtar, Kristaq Skami, u shpreh se komedia ėshtė realizuar nga njė kast aktorėsh tė njohur tė Teatrit Kombėtar, si Luiza Xhuvani nė rolin e Rozinės, Roland Trebicka nė rolin e Kontit Almaviva, Marko Bitraku nė rolin e  Don Bazilios, Helidon Fino nė rolin e Figaros, Neritan Liēaj nė rolin e Bartolos, etj. Ideja kryesore e kėsaj vepre ėshtė himnizimi  dhe sakrificat qė duhet tė bėjė njeriu pėr tė fituar dhe triumfuar nė emėr tė dashurisė. Skrami ka pėrshėndetur me kėtė rast edhe mbėshtjetjen e ambasadės franceze nė Tiranė, e cila ndihmoi me vullnetin e saj  realizimin e kėsaj shfaqje qė kėrkon njė suport tė madh teknik.

 

 

 

Njė dramė-spektakėl

 

 

Nė qendėr tė veprės ėshtė njė grua, tė cilėn i shoqi me xhelozinė e tij dhe ndjenjėn e inferioritet qė ka ndaj saj, e ka burgosur dhe e mban tė fshehur nga sytė e botės. Kjo ėshtė arsyeja qė autori, Rozinėn edhe Figaron, si edhe ambientet e shtėpisė sė tyre i ka trajtuar tė gjitha tė mbuluara me ngjyrėn e zezė. Ndėrsa nė tė kundėrt, Almavivėn, e cila simbolizon dashurinė si dhe Figaron, qė nė njė lloj mėnyre ėshtė dirigjenti i strategjisė pėr t’u futur nė kėtė burg tė zi dhe qė aty tė rrėmbejnė Rozinėn, janė veshur nė tė bardha. Vizioni modern, elegant i kohės ėshtė sjellė  pėr publikun shqiptar me kostume tė frymėzuara nga fotografi i shquar shqiptar, Marubi, dhe ato vijnė nė kėtė spektakėl si njė  kontrast bardh e zi nė pėrputhje me idenė e regjisorit mbi kėtė vepėr. Personazhet prezantohen nė kėtė dramė me veshjet tradicionale qytetare tė veriut tė Shqipėrisė, ndėrthurur me fustanellėn e jugut, realizuar nga stilistja e njohur Anila Zajmi. Dekori i shfaqjes “Berberi i Seviljes” ėshtė realizuar me ndriēim dhe efekte speciale, koncept ky i cili, sipas regjisorit tė shfaqjes, zbėrthen pėrmes efekteve tė dritave, idenė e tij pėr luftėn mes dritės dhe errėsirės. Siē u njoftua nė kėtė konferencė, kjo do tė bėhet e mundur  nga paisje shtesė pėr ndriēim e fonisė qė do tė vinė nga Franca, si dhe nga zbatimi i skemės regjisoriale nga njė inxhinier francez. Realizimi teknik i kėsaj vepre, e cila ėshtė mbėshtetur nė njė ndriēim special, e cila evidenton nė mėnyrė simbolike njė dantellė gjigande sa e gjithė hapėsira e skenės. Dekori ėshtė ideuar nga i regjisori i shfaqjes, i cili pėrpos profesionit tė regjisorit, ka edhe atė tė piktorit.  Ndėrsa muzika ėshtė kompozuar enkas pėr kėtė komedi nga kompozitori dhe muzikanti i mirėnjohur Fatos Qerimi.

 

 

 

 

 Eric Vigner nė botėn e teatrit

 

 

Eric Vigner , aktualisht drejtor i teatrit rajonal tė qytetit Lorient(France), e ka konsideruar njė eksperiencė tė vyer bashkėpunimin me aktorėt shqiptarė. Si njė regjisor, i cili  ka nė repertorin e tij  drama tė suksesshme tė repertorit aktual francez, tek ai veēohet bashkėpunimi me Margerit Duras, “Shiu i verės”, qė fillimisht u ngjit nė skenėn e  Konservatorit Kombėtar tė Artit Dramatik, Paris, pėr tė patur me pas njė tur tė suksesshėm jo vetėm nė Francė, por edhe nė Rusi. Ndėrsa nė 2002, kur vepra e shkrimtares hyri nė repertorin e Comedie Francais, Vigner u thirr nga teatri Kombėtar francez pėr tė vėnė sėrish nė skenė njė nga veprat e saj. Nė 2000 Eric Vigner ėshtė regjisor i Rinoceront tė Joneskos, vėnė nė skenėn e teatrit tė Lorient. Eric Vigner kohė pas kohe i ėshtė rikthyer suksesshėm repertorit klasik tė komedisė frėnge, duke arritur tė ngjitet nė skenėn e Teatrit Kombėtar francez (Comedie Francais)  me vepra tė Rasinit (1996), tė Molierit (1999). Nė vitin 2004  ai vuri nė skenė “Borgjezi fisnik” nė teatrin Kombėtar tė Koresė. Menjėherė pas premierės nė Seul trupa koreane bėri njė turne nė Francė. Gjithashtu kjo trupė ka dhėnė shfaqje nė 2006 pėr tre javė nė Operan Komike, Paris. Viti 2000 shėnoi eksperiencėn e parė tė Eric Vigner  nė opera, duke ngjitur nė skenėn e Lozanės operan "Didone" tė Cavalli-t, ndėrsa eksperienca e dytė ishte nė vitin 2003 kur u  ftua nga Festivali “Bach” i Lajpcigut (Gjermani)

 

 

 

 

 

Pas suksesit tė operas “Carmen” nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit 

 

 

Vikena Kamenica: Njė “Carmen”, jo vetėm pėr mua 

 

 

Pas suksesit tė saj nė Operan e Tiranės, a ishte “Carmen” pėr ju njė nga evenimentet mė tė rėndėsishme nė jetėn tuaj?

 

-Padiskutim, ishte vėrtet nga ato “ėndrra nė sirtar”. Njė sadisfaksion qė mė mungonte artistikisht. Pėr njė mezzosoprano ėshtė njė nga kyerolet dhe nga mė tė rėndėsishmit pėr repertorin e saj. Tė kesh ėndrra ėshtė e domosdoshme, pasi ato bėhen shtysa pėr t’i arritur. Ato duket sikur flenė, por pėr to unė punoj ēdo moment. Nuk dihet kur, por e di se unė do t’i realizoj, sepse i pėrkushtohem totalisht.

 

Si je ndier gjatė provave me partnerėt e huaj, sidomos regjizoren Patricia Panton dhe me partnerėt shqiptarė. A mund tė na rrėfesh diēka mė tepėr rreth marrėdhėnieve artistike dhe profesionale para premierės?

 

 -Kryesisht, me regjizoren Patricia Panton ishte njė njohje artistike qė kishte nisur njė vit mė parė, kur realizuam pėr herė tė parė operan “Faust”. Kuptova stilin dhe natyrėn e punės dhe sidomos pėrvojėn e saj nė teatro tė ndryshme tė botės. Kjo pėr mua krijoi njė komoditet tė madh duke menduar se mė priste njė punė shumė e gjithanshme, sidomos  ajo e krijimit tė njė karakteri shumė tė veēantė tė kėsaj heroine nė kėtė vepėr. Ajo ma lexoi shumė mirė temperamentin tim dhe u mundua tė mė krijonte njė “liri” dhe “natyrshmėri” tė atillė qė mė nė fund realizimi i pikave kyēe tė kėtij roli tė kishte natyralitet dhe njė spontanitet qė bashkė me muzikėn dhe fjalėn tė shkonte sa mė shpejt nė publik dhe tė pėrjetohej po me tė njėjtin intesitet. Ndėrsa pėr kolegėt e mi nė teatėr duhet tė them se janė ata qė tė japin ngrohtėsinė e familjes dhe tė japin mbėshtetje nė ēdo hap qė hedh nė punėn tėnde. Ndihem mirė sepse ata kanė besim tek unė. Nė kėtė rast nuk mund tė lė pa falenderuar pėr tė gjithė kėtė vepėr qė nga drejtuesit e teatrit maestro Zhani Ciko, drejtoren muzikore zonjėn Edith Mihali, mikeshėn dhe kolegen time Marjana Lekėn.

TKOB-i dhe drejtuesit e tij kanė meritėn se projektuan njė “Carmen” tė plotėsuar nė tė gjithė komponentėt, muzikorė dhe skenikė. Ne solistėve, por dhe tė tjerėve na kėrkohej tė ishim nė lartėsinė e realizimit dhe justifikimin individualisht tė pjesėmarrjes.

 

 

Ēfarė ishte duke bėrė Vikena Kamenica para se tė ngjizej projekti i “Carmen”. Carmen si rol vjen nė momentin e duhur nė karrierėn tuaj?

 

-Pėrfundimi i bursės dyvjeēare i CEE Muzik-Theater nė bashkėpunim me TKOB-in, ndryshoi shumė gjėra nė punėn time teknike vokale, si dhe tė kėrkesave qė duhet tė kem ndaj vetes e tė repertorit qė duhet tė punoj nė vazhdim. Me bėri tė kuptoj sesa komponent duhet tė ketė njė kėngėtar pėr tė merituar emrin artist dhe pėr ta bėrė jetėn sa mė tė gjatė nė skenė dhe t’i rezistoj sa mė shumė konkurrencės artistike. Pėrvoja e realizimit tė “Dasma e Figaros” me partnerė tė ndryshėm nė Bukuresht, vvork-shopet nė Vienė, etj, etj, mė ambjentuan me mjediset artistike tė nivelit europian. I tillė ėshtė bėrė vitet e fundit dhe TKOB. Mbase ishte i gjithė ky reflektim me veten tėnde pėr tė marr guximin pėr tė realizuar kėtė rol kaq tė larmishėm siē ėshtė Carmen. E them guxim, sepse jam krenare me veten qė startova me njė rol kaq tė madh vetėm 27 vjeē. Fati i kėngėtarėve lirik ėshtė se njė rol vetėm e nis sė kėnduari dhe mund tė tė shkoj gjithė jeta duke realizuar kėtė rol dhe duke i dhėnė nga shfaqja nė shfaqje shumė e mė shumė. Dhe Carmen hyn tek kėto role e unė jam shumė e lumtur. Erdhi vėrtet nė momentin e duhur!  

 

Nė opera ėshtė zbatuar gjatė kėtij harku kohor edhe projekti pėr pjesėmarrjen e tė rinjve. Ju vetė sa e pėrfshirė ndiheni?

 

-Kjo ėshtė njė iniciativė e mrekullueshme e maestros Ciko duke menduar se nga bangat e shkollės dalin me qindra artistė dhe shumė tė talentuar. Duke qenė se jemi i vetmi institucion i kėsaj specifike nė tė gjithė Shqipėrinė, vetėm njė projekt i tillė mund t’iu jap kėnaqėsinė e fillimit tė karrierės tė tė rinjve dhe tė fillojnė tė shijojnė frytin e viteve tė studimit. Ėshtė stimuluese qė shteti e pėrkrah kėtė inisiativė dhe tani janė 10- artistė tė rinj qė janė pėrfshirė nė kėtė projekt. 

 

Si do ta cilėsonit suksesin e “Carmen” pėr pesė ditė me radhė nė TKOB, dhe cili ėshtė mendimi juaj pėr marrėdhėniet e publikut shqiptar me muzikėn klasike?

 

-Sukses i merituar e them pa mburrje. Dhe kėtė e kam nė kompleksitet! Ishte njė produksion qė ėshtė kuruar nė ēdo detaj. Do ta nisja qė nga kontraktimi i duhur pėr kėtė vepėr qė u bė me dirigjenten spanjolle Gloria Isabel Ramos Triano, qė jo vetėm realizoi anėn muzikore nė pėrsosmėri (sepse autori veprėn e ka realizuar totalisht mbi temperamentin dhe folkun spanjoll), por me performancėn e saj krijoi njė efekt tė mrekullueshėm, gjė tė cilėn publiku e ndjeu nė tėrėsi nė gjithė veprėn. Ideja e njė stafi drejtues femėror sikur na krijoi mė tepėr ngrohtėsi dhe konfidencė mes nesh dhe drejtuesve tė veprės. Unė u ndjeva mė e hapur dhe miqėsore. Mbase kėshtu m’u duk dhe e pata mė tė lehtė. Regjizorja Panton solli frymėn e duhur tė asaj epoke. Veshjet perfekte tė atyre viteve, falė bujarisė sė “Sartoria Arrigo” - Milano, qė ndihmuan ēdo personazh nė skenė pėr tė realizuar karakterin e vet me paraqitje tė nivelit europian tė teatrove homologė. Loja teatrale e ēdo individi nė skenė sikur u nxit edhe nga prezenca e njė trupe baleti tė shkėlqyer me solistėt e flamengos Marta dhe Daniel, tė cilėt me stimuluan nė interpretim. Dhe ėshtė e vėrtetė qė publiku ėshtė kritizeri mė i mirė karshi dhe kėtyre detajeve. Duhet tė jenė shumė komplekse pėr tė realizuar teatrin muzikor pėr atė ēka ai do tė shoh kur vjen pėr tė ndjekur njė vepėr.

 

Ju duhej tė interpretonit njė rol mjaft interesant, njė natyre tė veēantė gruaje dhe gati misterioze qė vė nė lojė gjithė personazhet qė e rrethojnė, si u njėsuat me Carmen, me cilat mjete figurative dhe artistike arritėt ta realizonit kėtė figurė?

 

-Dua tė ndalem tek ajo ēka nisa Teatri Muzikor! Ti ke njė ngjarje pėr tė treguar me fillimin -zhvillimin-fundin dhe sidomos kur ke njė personazh me gjendje shumė tė ndryshueshme emocionale. N.q.s nuk e pėrcjell dot emocionalisht sado ta realizosh vokalisht- njė nga sopranot mė tė mėdhaja nė Vienė siē ėshtė Ileana Coutrubas mė ka thėnė: “mos guxo ta realizosh, se do tė dėshtosh! Dhe dėshtimi mė i madh ėshtė ai para publikut qė del nga salla dhe nuk ka kuptuar asgjė nga ajo ēka ti ke dhėnė”. Mjeti im kryesor ishte zbėrthimi nė total i personazhit dhe interpretimit logjik tė ēdo fjale qė kėndon. Nuk duhet harruar qė kėndohet fjala dhe po interpretove fjalėn ti ke realizuar rolin. Kjo ėshtė ajo ēka unė bėj dhe nuk ėshtė se kam thėnė unė kėtė!  

 

 

Si do tė na e bėje njė rrėfim pėr planet e tua pas kėtij suksesi?

 

 

-Kalendari personal i imi ėshtė shumė i ngjeshur. Nė 25 prill starton musical “Chicago” me kompaninė “Theater International-Musical” drejtuar nga Holta Dulaku.

 Duke qenė se unė jam pjesė e kėsaj kompanie qė nė krijimin e saj, padyshim do kem dhe personazhin tim nė kėtė vepėr mbase jo me protagonizėm tė plotė ( sepse    provat e kėsaj vepre kanė nisur paralelisht me Carmenin). Do tė kem karakterin tim shumė tė veēantė siē ėshtė Mama Matron. Ėshtė njė sfidė pėr mua ky personazh por dhe njė surprizė pėr publikun padiskutim. Mė pas do rikthehem pėrsėri nė Rumani nė kuadėr tė CEE-Music Theatre dhe bashkėpunimeve tė TKOB dhe Rumanisė,  pėr tė realizuar pėrsėri djaloshin Cherubin nė “Dasmėn e Figaros” por premierė nė njė teatėr tjetėr. Kam dhe shumė plane nė vazhdim me TKOB dhe bashkėpunime tė reja qė mbase do t’ia lėmė njė takimi tjetėr pėr treguar impresione tė tjera.

 

 

 

 

 

 

 

 

SPECIALE ARSIMI

 

 

REAGIM

 

Ligji pėr arsimin e lartė, Komisioni i Medias zhvillon seancė dėgjimore me rektorėt

 

Rektorėt: Statusi i profesorit nė ligj, tė rishikohet

 

Rektorėt e universiteteve janė shprehur ditėn e djeshme, nė komisionin parlamentar tė Edukimit dhe Mjeteve tė Informimit Publik se, statusi i profesorit duhet tė shikohet nga e para, ashtu siē ėshtė rishikuar edhe statusi i studentit. Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, duke folur pėr vlerat e draftit, tha se, Konferenca e Rektorėve e mbėshtet variantin e qeverisė dhe beson se, me sugjerimet e bėra, ky ligj arrin parametrat optimalė, nė pėrputhje me sfidat qė kanė universitetet tona pėr t’u integruar. “Zbatimi i parimit tė demokracisė nė diskutimin me grupet e interesit, pėrshtatja ligjore e universiteteve nė sfidat qė kanė kėto tė fundit pėr afrimin e tyre me parimet e procesit tė Bolonjės, rritja e autonomisė universitare etj., janė disa nga arritjet qė shėnohen nė kėtė draft”, - tha Rrokaj. Megjithė anėt pozitive, rektorėt theksuan nevojėn pėr tė bėrė edhe pėrmirėsime nė kėtė projektligj, pėr ēėshtje qė janė madhore pėr jetėn e universiteteve. “Nevoja pėr pavarėsi e organeve kolegjiale dhe autoriteteve drejtuese pėr vendosje tė marrėdhėnieve tė partneritetit dhe jo vasalitetit, ndikimi i politikės nėpėrmjet ekzekutivit nė kėtė autonomi dhe rregullimi i pėrgjegjshmėrisė sė arsimit tė lartė nė hapėsirėn ligjore shtetėrore janė disa nga ēėshtjet qė duhen rishikuar”, - theksoi rektori i Universitetit tė Tiranės. Ai, duke kėmbėngulur nė kėto ēėshtje, shprehu nevojėn pėr tė pėrcaktuar sa mė parė nė ligj statusin e profesorit, sikurse ėshtė vendosur me tė drejtė nė kėtė draft edhe pėr statusin e studentit. Projektligji “Pėr arsimin e lartė” ėshtė njė nga nismat mė ambicioze tė qeverisė, i cili realizon njė autonomi tė plotė financiare dhe liri akademike pėr institucionet e arsimit tė lartė, tė cilat do tė kenė liri tė plotė dhe vendimmarrje pėr tė gjitha problemet e tyre institucionale.

 

 

BOX

 

Nė ligj nuk ka status pėr profesorėt, por vazhdon direkt tek:

 

Neni 47

Personeli akademik dhe titujt akademikė

 

1. Personeli akademik kryen veprimtari tė mėsimdhėnies, kėrkim shkencor ose tė aplikuar, shėrbime pėr zhvillim tė institucionit, konsultim dhe kėshillim pėr studentėt dhe detyra administrative. Raportet ndėrmjet veprimtarive tė ndryshme pėrcaktohen nė rregulloret e Institucioneve tė Arsimit tė Lartė dhe janė pjesė e kontratave tė punės mes palėve.

2. Personeli akademik nė Institucionet e Arsimit tė Lartė, sipas rolit dhe veprimtarisė qė kryen, kategorizohet nė: a) profesorė, b) docentė dhe c) lektorė.

a) Nė kategorinė “Profesorė” janė anėtarėt e personelit akademik, titullarė tė lėndėve ose moduleve dhe udhėheqės tė veprimtarisė sė kėrkimit shkencor. Anėtarėt e personelit akademik tė kėsaj kategorie kanė gradėn shkencore “Doktor” dhe titujt akademikė: “Profesor i asociuar”, “Profesor”, “Profesor emeritus” dhe “Akademik”.

b) Nė kategorinė “Docentė” janė anėtarėt e personelit akademik, qė zhvillojnė kryesisht veprimtari mėsimore. Anėtarėt e personelit akademik tė kėsaj kategorie kanė titullin akademik “Docent” ose gradėn shkencore “Doktor”.

c) Nė kategorinė “Lektorė” janė anėtarėt e personelit akademik qė zhvillojnė veprimtari mėsimore-kėrkimore. Lektorėt duhet tė kenė diplomė “Master i Nivelit tė Dytė” dhe tė pėrmbushin kriteret e qė pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, me propozim tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės.

3. Ndarja nė nivele, brenda secilės kategori, emėrtimi dhe renditja e tyre, si dhe kritere tė mė tė hollėsishme kualifikimi pėr secilin rast, pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, referuar edhe pėrshkrimit tė vendit tė punės.

4. Numri i pėrgjithshėm i personelit nė ēdo institucion publik tė arsimit tė lartė miratohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės. Struktura dhe organika e personelit tė Institucionit tė Arsimit tė Lartė pėr tė gjitha nivelet miratohet nga titullari i institucionit.

5. Niveli i pagave sipas kategorive dhe vendeve tė punės pėrcaktohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

6. Titujt akademikė jepen nga institucione tė arsimit tė lartė, tė pėrcaktuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, si dhe nga Komisioni i Vlerėsimit tė Titujve Akademikė. Titulli “Profesor i asociuar”, “Profesor Emeritus” dhe “Docent” jepen nga institucionet e arsimit tė lartė. Titulli “Profesor” jepet nga Kėshilli i Vlerėsimit tė Titujve Akademikė.

Titulli “Akademik” jepet nga Akademia e Shkencave nė pėrputhje me ligjin “Pėr Akademinė e Shkencave”.

Titulli “Docent” u jepet anėtarėve tė personelit akademik qė kanė gradėn shkencore “Doktor”. Ai u jepet edhe anėtarėve tė personelit akademik me diplomė “Master i Nivelit tė Dytė”, ose ekuivalent i saj nė vende tė tjera, tė vlerėsuar me rezultatin “shumė mirė” ose “shkėlqyer” dhe qė kanė veprimtari mėsimore-kėrkimore nė njė institucion tė arsimit tė lartė prej sė paku 5 vitesh, pėrjashtuar diplomat e ekuivalentauara, sipas paragrafit tė tretė, tė nenit 89, tė kėtij ligji.

7. Kriteret dhe procedurat e dhėnies sė titujve akademikė “Docent”, “Profesor i asociuar”, “Profesor” dhe “Profesor emeritus” pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, me propozim tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės.

 

 

 

BOX

 

 

 

Neni 53

Statusi i studentit

 

Njė person fiton statusin e studentit, me regjistrimin e tij nė njė institucion tė arsimit tė lartė dhe e humbet kėtė status me marrjen e diplomės ose certifikatės pėrkatėse, si dhe nė raste tė ndryshme tė ēregjistrimit tė tij. Tė drejtat dhe detyrimet e studenteve pėrcaktohen nė bazė tė kėtij ligji, si dhe nė statutet e institucioneve tė arsimit tė lartė.

 

Neni 54

Tė drejtat dhe detyrat e studentėve

 

1. Studentėt kanė tė drejtė:

a) tė ndjekin leksione, seminare dhe tė gjitha aktivitetet e tjera mėsimore, tė organizuara nė pėrputhje me statusin e tyre;

b) tė pėrdorin ambiente nė biblioteka, salla kompjuterash dhe shėrbime tė tjera qė ofrohen pėr studentėt nga institucioni;

c) tė zgjedhin dhe tė zgjidhen nė organet e institucionit parashikuar pėr studentė, nė pėrputhje me kėtė ligj dhe statutin e institucionit;

d) tė shprehin opinionin e tyre mbi cilėsinė e mėsimdhėnies dhe punėn e personelit akademik tė institucionit.

2. Studentėt kanė detyrė:

a) tė zbatojnė rregullat e hartuara nga institucioni;

b) t’u kushtojnė vėmendjen e duhur studimeve dhe tė marrin pjesė nė aktivitetet akademike;

c) tė paguajnė tarifat e shkollimeve dhe tė shėrbimeve qė u ofrojnė institucionet;

d) tė respektojnė kodin e etikės akademike, tė pėrcaktuar nė statutet ose rregulloret e institucioneve respektive tė arsimit tė lartė;

e) tė tregojnė vėmendjen e duhur ndaj tė drejtave tė personelit dhe tė studentėve tė tjerė; etj.

3. Nė statutin e institucionit pėrcaktohen tė drejta dhe detyra tė tjera tė studentėve nė pėrputhje me kėtė ligj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Zėvendėsministrja e Arsimit thotė se, ligji i arsimit tė lartė ėshtė hartuar pas shumė debatesh dhe nuk ka nevojė tė rishikohet

 

Gjonaj: Ligji i arsimit tė lartė, njė hap mė shumė drejt zhvillimit

 

 

Zėvendėsministrja e Ministrisė sė Arsimit, Ardiana Gjonaj, tha ditėn e djeshme se, projektligji i propozuar nga qeveria e shqiptare synon reformimin e sistemit tė arsimit tė lartė dhe kėrkimit shkencor, nė pėrputhje dhe nė harmoni me tendencat europiane tė zhvillimit tė kėsaj fushe dhe pėrfshirjen reale tė institucioneve tona nė hapėsirėn respektive europiane. Sipas Gjonajt, ky projektligj rrit nė mėnyrė tė ndjeshme shkallėn e autonomisė institucionale, strukturore dhe akademike, pėrmirėson qeverisjen e institucioneve, kombinuar kjo me rritjen e pėrgjegjėsisė dhe transparencės, pra rrit shkallėn e demokracisė. “Me miratimin e kėtij ligji krijohen mundėsitė ligjore pėr integrimin e kėrkimit dhe institucioneve kėrkimore nė universitete, pėr zgjerimin horizontal dhe vertikal tė sistemit pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesave nė rritje pėr arsimim, krijohet njė sistem shumė fleksibėl arsimimi me mundėsinė e diplomave dhe kualifikimeve ndėrdisiplinore apo tė pėrbashkėta, tė transferimeve dhe grumbullimit tė krediteve tė fituara, (autonomi akademike) pėr tė Mėsuarin Gjatė Gjithė Jetės”, - tha ajo. Numri dy i arsimit shprehet se, projektligji i paraqitur sanksionon detyrimin e institucioneve tė arsimit tė lartė dhe tė shtetit pėr cilėsinė e diplomave, duke pėrmirėsuar sistemin e vlerėsimit tė brendshėm e tė jashtėm tė cilėsisė dhe atė tė akreditimit. “Projektligji i paraqitur sanksionon ristrukturohen dhe shtohen kategoritė e personelit akademik, duke u dhėnė tė drejtė institucioneve tė pėrcaktojnė kriteret dhe procedurat e nevojshme pėr punėsimin e tyre (autonomi institucionale). Pėr herė tė parė sanksionohet roli dhe pjesėmarrja e studentėve nė qeverisjen e institucioneve tė arsimit tė lartė. Kėto dhe shumė elementė tė tjerė shėnojnė njė arritje mjaft tė rėndėsishme tė projektligjit”, - thotė Gjonaj. Sipas saj, qeveria shqiptare, ėshtė e ndėrgjegjshme qė kėto transformime kėrkojnė mbėshtetje shumė mė tė madhe financiare. Gjonaj shprehet se, nė synimin e rritjes sė pandėrprerė tė financimit nga buxheti i shtetit pėr institucionet e arsimit tė lartė, pėr mbėshtetje me kredi nga institucione tė mėdha financiare si Banka Botėrore (BB) dhe Banka Europiane pėr Integrim (BEI) dhe sidomos tė rritjes sė autonomisė nė pėrdorimin e tyre nė trajtėn nga mė tė avancuarat e kėsaj autonomie: financimi me grant, pas njė periudhe 2-3-vjeēare, bėhet e domosdoshme dhe rritja e kualitetit tė drejtimit e manaxhimit tė institucioneve, pra autonomi financiare. 

Kėshilli Administrativ

Gjonaj u shpreh se pėrmirėsimi i formave tė drejtimit kolegjial, i rritjes sė pjesėmarrjes sė pėrfaqėsuesve nga biznesi, shoqėria civile e studentėt, pėrbėjnė njė risi, nė ngjashmėri me drejtimin e universiteteve moderne nė Europė. “Kėto forma drejtimi i garantojnė shtetit dhe shoqėrisė zhvillimin pa ndėrprerje tė vetė institucioneve tė arsimit tė lartė, shmangien pėr falimentimin e tyre dhe sidomos krijojnė mundėsi pėr pjesėmarrjen e kapitalit financiar vendas apo tė huaj nė zhvillimin e institucioneve, kuptohet me mundėsinė e pjesėmarjes sė drejtpėrdrejtė tė tyre nė qeverisje”, - thotė ajo.

Si ėshtė pritur projektligji

Sipas Gjonajt, nė hartimin e projektligjit ėshtė debatuar gjerėsisht dhe ėshtė marrė mendimi i strukturave tė ndryshme universitare, Konferencės sė Rektorėve, Kėshillit pėr Arsimin e Lartė Shkencėn, (KALSH), qeverisė studentore etj., pėr tė arritur nė kėtė variant pėrfundimtar dhe tė gjitha kėto struktura e kanė vlerėsuar projektligjin e ri tė arsimit tė lartė. Nė debatin pėr projektligjin e ri tė arsimit tė lartė ka qenė i mirėpritur edhe kontributi i munguar i opozitės. MASH-i ka bashkėpunuar me tė gjitha strukturat e sistemit tė arsimit tė lartė, nė ndryshim nga qeverisja e mėparshme qė politizoi nė maksimum institucionet dhe nxorri nė rrugė tė gjithė profesoratin shqiptar, si protestė pėr gjendjen shumė tė rėndė tė arsimit tonė tė lartė.

Zgjedhjet

Ligji pėrcakton qė, nė zgjedhjen e autoriteteve drejtuese, votat e studentėve dhe votat e personelit joakademik pėrllogariten me pėrqindje, ato vlejnė 20 pėr qind nė totalin e pėrgjithshėm tė votave pėr studentėt dhe 5 pėr qind nė totalin e pėrgjithshėm tė votave pėr personelin joakademik. “Rektori apo autoriteti i barazvlefshėm me tė, nė institucionet e arsimit tė lartė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, propozohet nga ministri pėrkatės dhe emėrohet nga Presidenti. Dekani apo autoriteti i barazvlefshėm me tė, nė institucionet e arsimit tė lartė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, emėrohet nga ministri pėrkatės. Pėrgjegjėsit e departamenteve nė institucionet e arsimit tė lartė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme zgjidhen me tė njėjtat procedura. Presidenti i Republikės emėron rektorin e zgjedhur. Rektori emėron dekanin/drejtorin e zgjedhur. Dekani/drejtori emėron pėrgjegjėsin e departamentit/ qendrės sė kėrkimit dhe zhvillimit. Ministri i Arsimit shpall ditėn e fillimit tė procesit zgjedhor nė institucionet publike tė arsimit tė lartė. Zgjedhjet zhvillohen sipas rregullores sė zgjedhjeve, tė pėrgatitur dhe miratuar nga institucionet e arsimit tė lartė, nė pėrputhje me kėtė ligj. Rregullorja e zgjedhjeve pėrcakton procedurat dhe kriteret pėr organizimin e zgjedhjeve nė tė gjitha nivelet pėr organet dhe autoritetet drejtuese nė institucionet publike tė arsimit tė lartė”, thuhet nė ligj.

Kohėzgjatja e mandatit

Sipas ligjit tė miratuar nga qeveria, organet dhe autoritetet drejtuese nė institucionet publike tė arsimit tė lartė zgjidhen me njė mandat 4-vjeēar. Autoritetet drejtuese zgjidhen, jo mė shumė se dy herė radhazi nė tė njėjtin funksion. Autoritetet e pėrcaktuara, zgjidhen pa kufizim tė numrit tė mandateve. Nė ligj thuhet se, rektori i njė institucioni tė ri publik tė arsimit tė lartė caktohet nga Ministri i Arsimit, me njė mandat njėvjeēar nė drejtim dhe ky mandat mund tė pėrsėritet, por jo mė shumė se dy herė radhazi. Rektori i emėruar cakton dekanin/drejtorin. Dekani/drejtori i emėruar cakton pėrgjegjėsin e departamentit/qendrės sė kėrkimit dhe zhvillimit. Postet pėr autoritetet drejtuese sipas pikave 2 dhe 3, tė kėtij neni, kriteret, qė kėto autoritete duhet tė plotėsojnė dhe procedurat pėr pėrzgjedhjen e tyre, bėhen publike. Mandati pėr organet dhe autoritetet e tjera, drejtuese dhe administruese, tė njė institucioni tė ri publik tė arsimit tė lartė ėshtė i njėjtė me atė tė rektorit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

Tek Tirana, fillimisht ka kaluar nė heshtje situata, pas barazimit me Flamurtarin

 

Trajneri Muēa: “E mora ekipin

me 1 pikė para, e ēova me 11”

 

Nuk do tė ketė asnjė lėvizje, nė njė kohė qė Muēa do tė jetė trajner i Tiranės deri nė fund, kur kanė mbetur edhe 6 javė kampionat dhe Tirana ėshtė vetėm 5 pikė nga vendi i dytė, Vllaznia. Fjalia e donatores Shefikat Ngjela, e cila pohoi se Muēės nuk mund t’i japim fletėlavdėrime, ia ka pėrforcuar edhe mė shumė idenė ish-lojtarit tė famshėm tė 17 Nėntorit. Vetė trajneri i skuadrės kryesuese tė kampionatit, thotė: “Mund t’iu them se Tiranėn do ta drejtoj deri mė 26 maj, sepse mė pas do tė vazhdoj detyrėn time, atė tė sekretarit tė klubit. Fillimisht, skuadrėn e mora vetėm pėr pak kohė, derisa tė qetėsoheshin “ujėrat”, por ishin donatorėt ata qė mė pas mė propozuan qėndrimin deri nė fund tė kampionatit. Nė kėtė mėnyrė, unė automatikisht do ta mbyll kėtė kapitull, madje, nėse shpallemi kampionė dy javė pėrpara, jam gati qė t’ia lė vendin trajnerit tė ri”, - pėrfundon Shkėlqim Muēa. Ndėrkaq, ka kaluar fillimisht pa sanksione ēėshtja e analizės sė barazimit me vlonjatėt tė shtunėn. Nuk ėshtė hera e parė nė kėtė sezon qė drejtuesit mė tė lartė kėrcėnojnė me ndėshkime, por e vetmja herė kur gjėrat janė tronditur nga themelet ka ndodhur me shkarkimin e trajnerit Josa dhe pėrjashtimin e dyshes Patushi-Merkoēi. Flamurtari, tashmė iku, nė njė kohė qė bardheblutė kanė nisur tė mendojnė pėr transfertėn me Elbasanin, fushė nė tė cilėn gjithmonė e kanė pasur tė vėshtirė pėr tė marrė njė fitore. Pėr kėtė pėrballje, kryeqytetasve do t’u rikthehet Vioresin Sinani, i cili vjen pas njė jave pezullim, si rrjedhojė e tre kartonėve tė verdhė qė kishte marrė. Ndėrkaq, trajneri dhe sekretari bardheblu doli kundėr thėnieve tė donatores Shefikat Ngjela, qė gjithashtu e kishte kritikuar Muēėn pėr merkaton e dobėt qė ka bėrė te Tirana. Trajneri-sekretar nė detyrė thekson: “Jam absolutisht kundėr atyre fjalėve, sepse pjesa mė e madhe e lojtarėve tė Tiranės janė tė martuar dhe me fėmijė, kėshtu qė nuk e meritojnė tė gjykohen nė kėtė mėnyrė. Ne si drejtues s’mund tė hyjmė nė jetėn e tyre private, por duhet ta vlerėsojmė gjithsecilin nė bazė tė kontributit qė jep nė fushė. Nėse “x” lojtarė ka gabuar, ne shumė mirė mund ta gjobitim ose ta ulim nė stol, por jo tė arrijmė deri nė atė pikė sa ta fyejmė nė mėnyrė tė papėrgjegjshme. Do tė ishte mė mirė qė donatorja Shefikat Ngjela tė fliste njė herė brenda familjes, pėrpara se tė nxirrte gjithė ato fjalė nė media. Personalisht, kam qenė i hapur pėr ēdo gjė me donatorėt dhe e mira do tė ishte t’i hapnim letrat nė tavolinė, pėr t’i kapur tė gjithė nė detaje, pasi klubi nuk ėshtė imi. Sa pėr veten time, do tė thoja se nuk kam arsye pse tė kritikohem, pasi e mora ekipin me 1 pikė para, e ēova me 11 dhe tani jemi me 5 tė tilla. Ndėshkimet dhe pėrjashtimet janė nė dorėn e donatorėve, pasi janė ata qė financojnė”, - pėrfundon komentin e tij trajneri, pas deklaratave tė donatores Ngjela pėr futbollistėt.

 

Shkurt nga kampionati

Vllaznia: “FSHF, ndrysho orarin e ndeshjeve”

Zgjatja e ditės dhe pėr mė tepėr rritja e temperaturave kanė pasur ndikimin e vet te ndeshjet e fundit tė kampionatit shqiptar. Kjo, sepse nė orėn 15:00, qė ėshtė aktualisht orari i zhvillimit tė tyre, shumė prej tifozėve nuk preferojnė tė dalin nga shtėpitė pėr tė shkuar nė stadium. Pėr tė mos thėnė pastaj qė edhe futbollistėt e kanė tė vėshtirė tė luajnė nė kushte tė tilla. Duke qenė kėshtu, drejtuesit mė tė lartė tė klubit shkodran kanė hartuar dje njė kėrkesė zyrtare, e cila do tė mbėrrijė sot nė zyrat e federatės. E firmosur nga presidenti Fushaj dhe sekretari Medja, nė tė thuhet: “Klubi “Vllaznia” kėrkon spostimin e orarit tė ndeshjeve, duke nisur nga kjo javė dhe duke i ēuar ato nga ora aktuale 15.00, dy orė mė vonė, saktėsisht mė 17:00.”

Partizani, stėrvitje me “shirit tė zi”

Seanca e djeshme stėrvitore ka qenė krejt ndryshe nga ditėt e tjera. Pas kthimit nga varrezat e Sharrės, tė gjithė futbollistėt kanė zbritur nė fushė nė njė atmosferė tė zymtė. Shumė nga lojtarėt e njihnin nga afėr Jotin, madje e kishin edhe shok tė ngushtė. Gjithsesi, stėrvitja ka vijuar sipas programit, megjithatė ndihej thellė atmosfera e zymtė, pėr shkak tė vdekjes sė Kastriot Cemės.

Elbasani, e hėna stėrvitje me mungesa

Kampionėt, si ēdo ditė tė hėnė janė grumbulluar nė stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, pėr tė zhvilluar mė pas seancėn e plotė nė parkun “Rinia”. Para kėsaj seance, trajneri, Ilirian File, ka bėrė njė analizė tė shkurtėr tė paraqitjes sė lojtarėve nė takimin me Vllaznisė, ku nuk i ka kursyer edhe kritikat. Nė kėtė seancė kanė munguar tre futbollistė, pikėrisht Abdulla, Merkoēi dhe Sina, tė cilėt kishin marrė leje pranė klubit.

Abdulla-Merkoēi nė dyshim pėr Tiranėn

Elbasani rrezikon tė mos ketė tė gatshėm pėr takimin tepėr interesant tė kėsaj jave ndaj Tiranės sulmuesin Eldorado Merkoēi. Ky i fundit ėshtė dėmtuar nė gju nė takimin e fundit nė Shkodėr ndaj Vllaznisė dhe ka munguar nė seancėn e parė stėrvitore tė javės, ndėrkohė qė drejtuesit e stolit tė ekipit kanė shprehur frikėn e tyre nė lidhje me mosrikuperimin e lojtarit deri nė ditėn e ndeshjes. Njė tjetėr futbollist i dėmtuar nė kampin elbasanas ėshtė Abdulla Ishaka, i cili nuk luajti nė takimin e fundit, ndėrkohė qė tė hėnėn ka qenė gjatė gjithė kohės nėn trajtimin e mjekut.

 

Kievo shpreson te talenti i Bogdanit pėr mbijetesėn

Kievo i ka drejtuar sytė nga Erjon Bogdani, pėr tė mbijetuar nė Serinė A italiane. Pas humbjes sė pėsuar nė fushėn e Udinezes, tashmė skuadra e Del Nerit gjendet nė njė situatė aspak komode, pasi diferenca e pikėve me ekipet qė renditen nė vendet e fundit ėshtė ngushtuar dukshėm. Nė kėtė situatė tė krijuar, ku pavarėsisht lojės sė bukur Kievo nuk po arrin tė marrė edhe rezultate pozitive, opinioni sportiv nė qytetin e Veronės ka hedhur alarmin. Tashmė, tė gjithė janė tė bindur se pėr tė dalė nga kjo situatė dhe pėr tė vazhduar rolin e "Hirushes" nė elitėn e futbollit italian, nevojitet zemėr dhe krenari. Njėkohėsisht, duhet edhe qė futbollistėt kryesorė tė skuadrės, tė rikthehen duke qenė protagonistė. Sipas gazetės lokale, "L‘Arena" mbijetesa e skuadrės qėndron nė kėmbėt e Bogdanit dhe tė Obinasė, qė me golat e tyre mund dhe duhet tė jenė decizivė. Dy sulmuesit, sė bashku me Semiolin dhe Italianon janė lojtarėt mė tė mirė qė Del Neri ka nė dispozicion dhe nė momentet kyēe yjet duhet tė tregohen tė tillė. fshf.org

 

 

Boltoni i paguan operacionin Blerim Xhemailit

Ekipi i ri i Blerim Xhemailit, Bolton Wanderers, me tė mėsuar lajmin se ėshtė lėnduar rėndė futbollisti i tyre ka reaguar shumė shpejt nė ndihmė tė futbollistit shqiptar. Mjeku i ekipit, menjėherė fluturoi pėr nė Zurich, pėr tė parė gjendjen dhe nivelin e lėndimit tė Xhemailit. Njė gjest shumė i madh human dhe profesional, ku anglezėt dėshmuan se nuk e lėnė tė vetmuar futbollistin e tyre. Blerim Xhemaili ndeshjen qė skuadra e tij e luajti me Sionin e ka shikuar nėpėrmjet televizionit. Shumė shpejt, ai do tė udhėtojė drejt Boltonit, pėr tė filluar me njė terapi ujore. Mė pas, futbollisti me prejardhje nga Tetova, do tė shkojė nė SHBA, ku do t’i nėnshtrohet njė operacioni te mjeku Guru Richard Steadman (65). Mjeku amerikan ka njė pėrvojė tė madhe mbi 25-vjeēare tė operacioneve tė tilla dhe njihet me nofkėn “Papa” i gjurit. “Pėsova njė lėndim tė rėndė nė gju dhe jam i vetėdijshėm se ē‘ka ndodhur me mua”, -deklaroi Xhemaili. Ai u premtoi tifozėve tė tij njė kthim edhe mė mirė. “Do tė kthehem dyfish mė i fortė se mė parė. Nė lojė mund tė aktivizohem vetėm pas katėr muaj e gjysmė ose pesė”, - premton Xhemaili pėr mediat zvicerane. Pėr Xhemailin ėshtė shumė me rėndėsi qė tė kthehet sa mė shpejt nė fushėn e gjelbėr. Siē duket, ai do tė mungojė nė stėrvitjet e para te ekipi i Bolton Wanderers dhe do tė jetė edhe mė vėshtirė qė Xhemaili tė fitojė menjėherė vendin e titullarit nė ekip.  Dėshpėrimi mė i madh mund tė ndodhė qė ai tė mos luaj edhe nė Kampionatin Europian 2008 qė do tė mbahet nė Austri dhe Zvicėr, ndėrsa Xhemaili mbron ngjyrat e kėsaj tė fundit. Vlen tė pėrmendet se lojtari i Bayernit, Hasan Salihamixhiē, vetėm katėr muaj pas operacionit te i njėjti mjek ėshtė angazhuar nė lojė.

 

Stanimir Stoillov, trajneri i ri i Bullgarisė

Stanimir Stoillov eshte edhe trajneri me i ri i kombetares bullgare. Nje lajm i tille eshte konfirmuar sot nga Federata e Futbollit Bullgar, teksa te gjitha mediat bullgare kane paraqitur njeriun zevendesues ne stolin e skuadres kombetare te tyre, pas largimit te Hristo Stoickov, qe ka ardhur pas barazimit me Shqiperine. Stoillov, i njohur me pseudonimin, "Don Ballon" pritet te jete ne bankinen e Bullgarise ne ndeshjen e 2 qershorit me Bjellorusine.

 

Elbasan, drejt ringritjes sė ekipit tė boksit

Ekipeve tė klubit shumėsportėsh te Elbasanit do t’u shtohet edhe ai i boksit, i cili prej shumė vitesh ka qenė i shpėrbėrė, pėr shkak tė mungesės sė financimeve pėr kėtė sport. Pėr ringritjen e kėtij sporti ėshtė krijuar njė grup nismėtarėsh, tė cilėt kanė qenė figura te boksit elbasanas tė periudhės 1953-1963. Veteranė tė boksit elbasanas janė mbledhur dhe kanė diskutuar pėr mėnyrėn se si do tė procedohet pėr ringritjen e ekipit tė boksit. Ish-kampionė tė kėtij sporti kanė mundur qė tė sensibilizojnė opinionin sportiv qytetar dhe tė ngjallin njė interes te tė rinjtė e kėtij qyteti, tė cilėt kanė shprehur dėshirėn e tyre pėr tė qenė tė gatshėm tė fillojnė stėrvitjen menjėherė, sapo tė ringrihet ekipi i boksit.

Nė kėtė qytet, ky sport i ka fillimet e tij nė vitin 1950 dhe pjesėmarrjen e parė tė suksesshme e ka shėnuar katėr vite mė pas, nė kampionatin e tė rinjve me trajner Naim Dylgjerin. Boksierėt mė tė shquar tė asaj periudhe pėrmenden Bujar Orizaj, Ymer Bakalli, Petrit Nanushi etj, qė u shpallėn dhe kampionė kombėtarė. Ish-trajneri i ekipit kombėtar, Ymer Bakalli, shprehet i sigurtė se ky sport do tė rilindė e do tė jetė nė elitėn e ekipeve tė shumėsportėshit tė klubit te Elbasanit.

 

 

 

 

 

 

 

Pėr trajnerin e skuadrės sė Ēelsit, Benitez kėrkon trofeun europian

 

Murinjo: “Liverpuli ka pėrparėsi nė Ligėn e Kampionėve”

 

Trajneri i Ēelsit, Hoze Murinjo, ka thėnė se qėllimi i skuadrės sė tij pėr t'i fituar katėr trofe nė kėtė edicion mund tė shėrbejė si pėrparėsi pėr Liverpulin nė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve. Ēelsi, tashmė e ka fituar Kupėn e Ligės, ndėrsa nė kampionatin anglez gjendet nė pozitėn e dytė me tri pikė mė pak se Manēester Junajtedi qė kryeson renditjen. Londinezėt, me 9 maj takohen me "Djajtė e kuq" nė kampionat, ndėrsa nėntė ditė mė vonė, pėrsėri nė finale tė Kupės FA. "Njėri nga ndihmėsit e mi e ka shikuar ndeshjen Liverpul - PSV nė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve, e pastaj edhe 60 minuta tė ndeshjes kundėr Manēester Sitit, nga e cila u largua, pasi ėshtė vėrejtur qartė se ėshtė duke u pėrgatitur pėr gjysmėfinalen e Ligės sė Kampionėve", - ka thėnė Murinjo. Trajneri i Ēelsit ka shtuar se, pėr dallim nga Liverpuli, skuadra e tij nė kėtė javė do t'i zhvillojė edhe dy ndeshje. "Pas ndeshjes me Blekburnin nė gjysmėfinale tė Kupės FA do tė luajmė ndeshje shumė tė rėndėsishme kundėr Uest Hemit, nė tė cilėn patjetėr na duhet fitorja. Nė fundjavė do tė luajmė kundėr Njukasėllit, ku po ashtu imeprativ e kemi fitoren", - ka thėnė strategu portugez. Murinjo ka shtuar se, Ēelsi, gjatė gjithė stinorit ka luftuar pėr t'i fituar katėr trofetė. Ai ka thėnė se, qysh nė nėntor tė vitit tė kaluar, nė njė bisedė me trajnerin e Manēester Junajtedit kanė parashikuar se ėshtė e mundur qė skuadrat e tyre tė takohen nė finale tė Ligės sė Kampionėve.

 

Kristiano Ronaldo "mister dollari" i Manēesterit

Futbollisti i kombėtares portugeze, Kristiano Ronaldo, te Manēester Junajtedi nuk do tė mbahet nė mend vetėm pėr golat e shėnuar, asistimet dhe kalimet e shumta qė i bėn, por edhe pėr shumėn e tė hollave qė fiton nė "Old Traford". Nė javėn e kaluar portugezi ka nėnshkruar kontratė tė re pesėvjeēare me "Djajtė e kuq", nė njė vlerė prej 45.5 milionė eurosh, qė do tė thotė se, ai, pėr njė vit do tė fitojė 9.1 milionė euro. Nėse e shndėrrojmė nė pagė javore, ashtu siē paguhen zakonisht futbollistėt nė Angli, Kristiano Ronaldo pėr ēdo javė do tė paguhet nga 175 mijė euro, duke e thyer edhe rekordin e deritashėm, qė e mbante bashkėlojtari i tij, Rio Ferdinand.

 

Ke foto

ITALI

Sulmuesi, Vieri, do tė kthehet tė mėrkurėn me Atalantėn

 

Sulmuesi i Atalanta Bergamo, Christian Vieri, i cili nuk ka luajtur nje ndeshje prej nje viti, do te kthehet te merkuren ndaj Empoli per javen e 22-te te kampionatit italian te futbollit, sipas sė pėrditshmes sportive, “La Gazzetta dello Sport”. Vieri, 33 vjeē, nuk ka luajtur ne nje ndeshje profesionale qe nga 26 marsi 2006. Ne ate kohe me Monakon, ai u demtua ne gjurin e majte gjate nje ndeshjeje te kampionatit francez ndaj Paris SG.

Me pas, "Bobo" eshte operuar dy here ne gju dhe nuk ka luajtur. Ne Empoli, "ai do te jete ne pankine e me pas, natyrisht do te aktivizohet ne fund te ndeshjes per 25-30 minuta", - tha trajneri i Atalanta, Stefano Colantuono, i cituar nga La Gazzetta. Vieri, i cili ka qene pa klub, qe nga kalimi te Sampdoria (ku nuk qendroi veēse disa dite), nenshkroi me 30 gusht me Atalanta per nje page prej 1500 euro ne muaj, minimumi per nje lojtar qe luan ne Serine A. Ai shkoi te Monako ne janar 2006, pasi qendroi per nje kohe te gjatė ne pankine te AC Milan, duke luajtur vetem shtate ndeshje ne kampionatin e Frances (3 gola) e me pas u demtua.Vieri (49 seleksione, 23 gola), nuk u grumbullua ne seleksionin e Italise qe fitoi Kupen e Botes ne Gjermani.

 

Raul: “Dua tė qėndroj te Reali, pse tė mė heqin...?”

 

Kapiteni i Realit tė Madridit, Raul Gonzales, i cili sipas mediave spanjolle ėshtė nė qendėr tė vėmendjes tė zyrtarėve tė Liverpulit, ka kėrkuar nga zyrtarėt e Realit qė nė mėnyrė tė prerė tė definojnė tė ardhmen e tij nė "Santiago Bernabeu". "Dėshiroj tė mė thonė hapur, pa marrė parasysh cili do tė jetė vendimi i tyre. Dua tė di nėse do tė qėndroj apo mė ėshtė hapur dera e daljes", - ka thėnė Rauli, duke shtuar se zyrtarėt e klubit ende nuk i kanė thėnė asgjė. "Jam shumė i qetė, sepse kam edhe tri vjet kontratė dhe nuk di si filluan kėto spekulime. Megjithatė, dėshira dhe vullneti im ėshtė tė vazhdoj deri nė fund me Realin". Duke komentuar lojėrat e dobėta tė Realit, kapiteni i madrilenėve ka thėnė se e pėrkrah projektin e presidentit Ramon Kalderon, i cili kėrkon mė shumė kohė dhe qetėsi. "Momentalisht,, nuk jemi shumė tė pėrqėndruar te lufta pėr trofe dhe ajo qė duan tė gjithė futbollistėt ėshtė stabiliteti nė skuadėr. Mirėpo, 12 muaj nuk mjaftojnė pėr tė pėrmirėsuar situatėn, e cila ka qenė e komplikuar nė edicionet e fundit", - ka pėrfunduar Rauli.

 

Shkurt nga Bota

Barcelona, dėmtohet nė kėmbė mbrojtėsi Edmilson

 

Mbrojtesi brazilian i FC Barcelona, Edmilson, do te jete i padisponueshem per dy jave pas demtimit te pesuar ne kemben e djathte, beri te ditur klubi te marten. Edmilson, 30 vjeē, "tashme ka nisur periudhen e riaftesimit", sipas buletinit mjekėsor nga klubi FC Barcelona dhe do te jete "i gatshem pas dy javesh". FC Barcelona ndodhet aktualisht ne krye te Ligas, me 4 pike larg FC Sevilja e 5 pike nga Real Madridi.

 

Cili ėshtė mė i miri i Premier Ligės: K.Ronaldo, apo Drogba?

 

Futbollisti i Manēester Junajtedit, Kristiano Ronaldo dhe ai i Ēelzit, Didie Drogba, janė kandidatėt mė seriozė pėr tė fituar ēmimin e futbollistit mė tė mirė nė Ligėn Premiere pėr edicionin 2006/07, tė cilin e ndajnė futbollistėt e katėr ligave profesioanale nė Angli. Pėrveē tyre, nė listėn e tė nominuarve janė edhe dy bashkėlojtarėt e Ronaldos, Rajan Gigs e Pol Skols, kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard dhe anėtari i Arsenalit, Ēesk Fabregas. Ronaldo dhe Fabregas janė nė luftė edhe pėr shpėrblimin e futbollistit mė tė mirė tė ri. Nė kėtė konkurrencė, pa gjasa nuk janė as Uejn Runi i Manēester Junajtedit, Aron Lenon i Totenhemit, Mika Riēards i Manēester Sitit dhe Kevin Dojl i Redingut. Futbollistėt do t'i fillojnė votimet menjėherė, ndėrsa shpėrblimet ndahen mė 22 prill. Ronaldo dhe Drogba nė muajt e fundit pėrmenden si kandidatė mė seriozė. Drogba ėshtė futbollist kyē i Ēelzit dhe me 30 gola tė shėnuara nė tė gjitha garat ėshtė lojtari mė efikas i kėtij stinori nė Angli. Ronaldo, megjithėse si mesfushor, ka shėnuar 21 gola dhe shumė ekspertė e cilėsojnė si futbollistin mė tė mirė nė botė nė kėtė edicion. Xherard ishte futbollisti mė standard te Liverpuli, ndėrsa Fabregas (mė i riu nė konkurrencė, mė 4 maj i mbush 20 vjet), pėr mrekulli po e ndėrton lojėn e Arsenalit. Theks i veēantė u kushtohet edhe Rajan Gigsit dhe Pol Skolsit, tė cilėt nė fund tė stinorit do t'i kenė 33, pėrkatėsisht 32 vjet e gjysmė. Duke iu falėnderuar lojės sė tyre, "Djajtė e kuq" janė rrugė tė mirė pėr t'i fituar tri trofe, ndėrsa nė muajin e ardhshėm do tė ndeshen me Ēelzin pėr sė paku dy trofe. Sa u pėrket futbollistėve tė rinj, pėrveē Ronaldos dhe Fabregasit, kandidat serioz ėshtė edhe Runi, i cili pėr shkak tė disa rėnieve nė formė, nuk gjendet nė rrethin ngushtė pėr shpėrblimin kryesor. Pa gjasa nuk janė as Aron Lenoni, qė po kontribon shumė nė rezultatet e Totenhemit dhe Mika Riēards, i cili mė kandidaturėn mė shumė e bazon nė popullaritetin e tij se sa nė lojėrat qė ka treguar. Kevin Dojl, vetėm dy vjet mė parė ka luajtur nė skuadrėn Kork tė Irlandės, ndėrsa sivjet nė Ligėn Premiere po dėshmon se bėhet fjalė pėr njė futbollist shumė cilėsor.

 

Ke foto

BASKETBOLL

Pallati i Sportit nė Bajram Curri u harrua

 

Duket paradoksale, por edhe pse ekipi i "Valbones" prej 4 vitesh vazhdon te mbetet sundues i padiskutueshem ne kampionatin e basketbollit te meshkujve, ende asnje ndeshje zyrtare nuk ka zhvilluar ne qytetin e Bajram Currit ne prani te sportdashesve te vet dhe kjo gje duket do te vazhdoje edhe per shume kohe, aq sa ne qytet thone se "vetem emrin e ka "Valbona", pasi nuk e kemi duartrokitur ne ndonje ndeshje te zhvilluar Bajram Curri".

Kete situate e pranon edhe kryetari i Bashkise se Bajram Currit, Nuredin Ahmetaj, i cili tha se, "per Pallatin e Sportit, ende nuk kemi ndonje sinjal se do te mund te perfundoje se ndertuari edhe pse vitin e kaluar u akorduan per kete qellim nje milion leke, qe nuk dihen se pse u akorduan". Edhe pse kampionia e vendit, "Valbona" vazhdon t'i zhvilloje te gjitha ndeshjet jashte. Kjo ndodh me gjithe premtimet e dhena se ndertimi i pallatit te sportit te ketij qyteti do te perfundonte brenda gjashtemujorit te dyte te vitit 2004. Ndersa, ne realitet edhe pse kane kaluar afro 3 vjet, thuajse nuk eshte bere gje, ndersa godina gjysme e ndertuar eshte kthyer ne stalle bagetish e baze ushqimore per te.

Punimet per ndertimin e nje pallati sporti ne qytetin e Bajram Currit kane nisur 20 vjet me pare, ndersa mbeten pergjysme ne vitin 1990 per mungese fondesh. Sipas specialisteve, per perfundimin e punimeve te mbetura pergjysme nevojiten edhe rreth 30 milionė leke, por megjithe kerkesat e vazhdueshme nga ana e pushtetit vendor, nuk eshte marre mundimi te investohet ne kete drejtim. Pallati i sportit eshte parashikuar te kete nje kapacitet prej 1500 vendesh si dhe mjedise te tjera te nevojshme per sportiste e gjyqtare. Ndertimi i tij ishte parashikur t'u sherbente edhe sporteve te tjera te zhvilluara ne kete zone si, boksi, mundja, basketbolli, peshengritja etj. Po ashtu, ai mund t'u sherbente edhe ekipeve te tjera te vendit per zhvillimin e fazes stervitore ne kete zone me klime mjaft te pershtatshme ne stinen e veres. Edhe pse ndertimi i tij shihet mjaft i leverdisshem, ende asnje investim konkret nuk behet, me perjashtim te premtimeve. Por, premtimet nuk bejne asgje te mundur, ndersa qytetaret vazhdojne t'u gezohen arritjeve te ekipit te tyre, vetem permes ekranit te televizorit.

 

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

                                    

Babai i 28-vjeēares sė zhdukur padit nė polici 32-vjeēarin kuēovar

 

 “Armand Gorezi mori vajzėn time nė Itali”

BERAT-Ka nėntė vjet qė ėshtė larguar nga banesa e saj dhe qė nga ajo ditė nuk ėshtė bėrė mė e gjallė. Eglantina Kėmbaci, vjeē 28, lindur dhe banuese e lagjes “Kushtrim”, tė qytetit tė Beratit rezulton e humbur qė nga viti 1998, kur ajo ka qėnė 20 vjeēe dhe qė nga ai vit ajo i ka shkėputur lidhjet me familjen e saj. Pas pritjes sė gjatė dhe shpresės se vajza e tyre njė ditė do tė telefonontė pėr vendndodhjen e saj, familjarėt e Eglantina Kėmbacit e kanė humbur atė, duke iu drejtuar pėr ndihmė, ditėn e djeshme, Seksionit tė Luftės Kundėr Trafiqeve tė Paligjshme tė Drejtorisė sė Policisė sė Beratit. Ka qenė babai i vajzės, 54-vjeēari Ramadan Kėmbaci, ai qė mė parė i ka shpjeguar policisė edhe rrethanat e largimit tė vajzės, e cila, sipas tij, ėshtė larguar nga familja nė vitin 1998, sė bashku me njė djalė nga qyteti i Kuēovės tė quajtur Armando Gorezi, me destinacion Italinė. Qė nga dita kur ėshtė larguar nga shtėpia, vajza nuk ka komunikuar mė, duke i  shkėputur lidhjet mė familjen e saj. Nisur nga kallėzimi i shtetasit Ramadan Kėmbaci, babai i 28-vjeēares Eglantina Kėmbaci, seksioni i luftės kundėr trafiqeve tė paligjshme nė Drejtorinė e Policisė Berat, dje ka nisur procedimin penal nė gjendje tė lirė ndaj shtetasit Armando Gorezi, i datėlindjes 19.11.1975, lindur nė Kuēovė dhe banues nė Tiranė. 32-vjeēari Gorezi akuzohet pėr konsumimin e veprės penale tė “trafikimit tė femrave pėr prostitucion”.

Abedin Kaja

 

 

 

Punėtorėt i dėrgojnė peticion kryeministrit Berisha

Naftėtarėt paralajmėrojnė grevėn e urisė

 

Qė prej njė muaji, 40 punonjėsit janė larguar nga puna me urdhėr tė drejtorit Ilir Llupo, por qė nga ajo kohė e deri mė sot, nuk kanė pėrfituar asnjė trajtim financiar…

 

KUĒOVĖ-Janė 40 punėtorė tė Ndėrmarrjes sė Shpim-Kėrkimit, nė qytetin e Kuēovės, tė cilėt kėrcėnojnė me grevė urie, nė rast se nuk do t’u zgjidhet problemi i lindur mes tyre dhe drejtuesve tė ndėrmarrjes ku ata kanė punuar. Sipas grupit tė drejtuesve qė po pėrgatisin grevėn, shkak pėr ndėrmarrjen e njė veprimi tė tillė ėshtė bėrė largimi pa as njė motiv nga puna i tyre, veprim i ndodhur pėrpara njė muaji dhe qė nga kjo periudhė, ata nuk janė trajtuar financiarisht. Ndėrsa, punėtorėt kėrcėnojnė mė grevė urie, drejtuesit e ndėrmarrjes thonė se, gjithēka bėhet nė kuadrin e reformave tė ndėrmarra nga “Albpetrol”-i, me qendėr nė Fier. Kjo ndėrmarrje, me shtrirje edhe nė disa rrethe tė tjera pėrpara njė muaj ka shkurtuar gjithsej 140 punėtorė, midis tyre edhe 100 punėtorė qė i pėrkasin rrethit tė Kuēovės. Por, vetėm 40 prej tyre, tė cilėt banojnė nė qytetin e Kuēovės, thonė se, nė mbrėmjen e sotme do tė futen nė grevė urie. Punėtorėt thanė se janė larguar nga puna, pas komunikimit qė u ėshtė bėrė nga drejtori i kėsaj ndėrmarrjeje, Ilir Llupo dhe qė nga ajo kohė, ata nuk janė trajtuar financiarishtė, qoftė edhe me asistencė sociale dhe nuk u ėshtė dhėnė as libreza e punės me motivin e largimit nga puna. Kryetari organizator i grevės, Sherif Hoxha, thotė pėr gazetėn: “Kemi shkuar disa herė te shefi i personelit tė ndėrmarrjes, pėr tė tėrhequr prej andej librezėn e punės, por nga ai kemi marrė pėrgjigjen: Nuk e di pėrse jeni larguar nga puna dhe pėr rrjedhojė nuk di as motivin e shkurtimit dhe largimit tuaj nga ndėrmarrja”. Po kėshtu, grevistėt thonė se iniciativėn vetėsakrifikuese, nėpėrmjet grevės sė urisė, do ta ndėrmarrin tė detyruar nga gjendja e vėshtirė ekonomike nė tė cilėn ndodhen, pasi e vėtmja e ardhur financiare pėr ta ka qenė puna nė kėtė ndėrmarrje. Punėtorėt thonė gjithashtu se, kryetari i sindikadės, Petraq Petushi, i ka braktisur, duke mos i mbėshtetur nė grevėn e tyre, pėr shkak tė interesave tė tij personale qė ai ka me drejtuesit e ndėrmarrjes. Po kėshtu, punėtorėt nė ditėn e djeshme i kanė dėrguar edhe njė peticion kryeministrit tė vendit, Sali Berisha, duke kėrkuar ndihmėn e tij nė zgjidhjen e kėtij problemi.

Abedin Kaja

 

Policia shqiptare dhe ajo greke aksion kundėr trafikut

Bllokohen 42 automjete dhe 43 klandestinė

 

GJIROKASTĖR- Drejtoria e policisė sė qarkut tė Gjirokastrės, nė bashkėpunim me drejtorinė e policisė sė qarkut tė Epirit dhe asaj tė Janinės kanė ndėrmarrė gjatė tre ditėve tė fundit njė aksion tė pėrbashkėt pėr parandalimin dhe goditjen e trafikut tė qenieve njerėzore, bimėve narkotike, trafikut tė mjeteve motorike dhe trafikimit tė fėmijėve.

Burime zyrtare tė policisė sė Gjirokastrės thanė se, nga data 13-16 prill, nė zbatim tė planit tė veprimit nr.7815/1, datė 21/11/2006, ardhur nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit dhe nė vijim tė operacioneve tė njėpasnjėshme, dy drejtoritė respektive zhvilluan njė operacion tė pėrbashkėt gjatė tė cilit u arritėn rezultate pozitive. Nė kėtė aksion, policia e qarkut tė Gjirokastrės u mbėshtet edhe nga forcat e FNSH-sė sė Fierit.

Nė kėtė kuadėr ėshtė arrestuar njė person nėn akuzėn e kontrabandės sė mallrave tė akcizės, ndėrsa u dėrguan pėr ndjekje penale, nė gjendje tė lirė 2 shtetase nga Elbasani dhe Bulqiza qė udhėtonin me dokumente greke tė falsifikuara drejt shtetit fqinj. Nga postoblloku i ngritur nė Sofratikė tė Gjirokastrės, policia e kėtij rrethi dhe FNSH Fier, kanė kontrolluar pėrgjatė tri ditėve 1301 automjete, 42 prej tė cilėve u bllokuan, ndėrsa u vendosėn 230 masa administrative me vlerė 142.000 lekė. Policia kufitare e komisariatit tė Gjirokastrės ka bllokuar 43 shtetas, tė cilėt tentonin tė kalonin kufirin nė mėnyrė tė paligjshme, ndėrkohė qė policia greke ka kthyer 373 shtetas shqiptarė nga rrethe tė ndryshme tė vendit. Aksioni i policisė sė qarkut tė Gjirokastrės u shtri edhe nė rrethin e Tepelenės, ku nga postoblloku i ngritur nė vendin e quajtur Dragot-Tepelenė dhe Qesorat-Tepelenė u kontrolluan 463 automjete, 3 prej tė cilėve u bllokuan pėr mangėsi nė dokumentacion. Gjatė kėtyre kontrolleve u vendosėn 28 masa adminstrative me vlerė 17.000 lekė si dhe u shoqėruan pėr verifikim nė mjediset e komisariatit tė Tepelenės 39 shtetas. Nga postoblloku i ngritur nė vendin e quajtur kryqėzimi i Ēarēovė-Pėrmet, u kontrolluan 168 automjete, ndėrsa u vendosėn 13 masa administrative me vlerė 8500 lekė si dhe u verifikuan 29 shtetas. Shėrbimet e policisė kufitare bllokuan 11 shtetas, tė cilėt po tentonin tė kalonin kufirin nė mėnyrė tė paligjshme, ndėrsa pala greke ka kthyer 32 persona.

 

Pranga trafikantit nga Skrapari

 

KORĒĖ- Njė shtetas 26-vjeēar nga rrethi i Skraparit u arrestua tė martėn nga policia, gjatė tentativės pėr tė kaluar ilegalisht drejt Greqisė, pėr qėllime fitimi, njė grup prej tetė personash. Burime zyrtare tė policisė rajonale thanė se, Vehip Shimi, 26 vjeē, nga fshati Zaloshnjė i Skraparit, u kap nė flagrancė, nė afėrsi tė fshatit Rehovė nė rrethin e Kolonjės, duke tentuar tė kalonte nė Greqi tetė emigrantė klandestinė, pesė prej tė cilėve nga Skrapari, dy nga Elbasani dhe njė nga Lushnja. 26-vjeēari Shimi iu kishte kėrkuar pesė prej emigrantėve klandestinė njė shumė prej 100 eurosh, secili pėr kalimin ilegal drejt Greqisė, ndėrsa tre tė tjerėt do t'i ndihmonte pa pėrfitim. Policia sqaroi se, Shimi u kap nė udhėtim e sipėr, sė bashku me grupin e klandestinėve, ndėrsa mbi tė rėndon akuza "dhėnie ndihme nė kalimin e paligjshėm tė kufirit pėr qėllime fitimi".

 

Arrestohet 78-vjeēari, mbante drogė

 

SHKODĖR- Njė i moshuar u arrestua paraditen e sotme (e martė) nga policia e Shkodrės, pasi ndaj tij gjykata e rrethit kishte vendosur masėn e sigurisė “arrest nė burg” nėn akuzėn e mbajtjes sė lėndėve narkotike. Burime zyrtare tė policisė lokale thanė se, K.Guri, 78 vjeē, u arrestua nė banesėn e tij, nė fshatin Vukjakaj, komuna Shllak. Sipas tij, masa e sigurisė ndaj Gurit ishte vendosur nė 12 maj tė vitit tė kaluar nga gjykata e rrethit tė Shkodrės.

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

 

Aksioni direkt i Aksionit Civil

 

Fitim Zekthi

 

Ka shumė kohė qė dy organizata tė quajtura tė shoqėrisė civile nė vend kanė marrė nė duar skeptrin e njė beteje tė ethshme ndaj qeverisė, duke e cilėsuar atė si njė grupim politik qė kėrcėnon demokracinė. Nė tė vėrtetė, ēdokund, shoqėria civile sillet, kur ajo sheh se njė qeveri realisht kėrcėnon parimet e demokracisė dhe funksionimin e saj si njė mbrojtėse e parimeve dhe vlerave qė mbart ky sistem. Termi shoqėri civile ėshtė pėrdorur nė fakt mjaft herėt, qė kur nė Evropė hidheshin themelet e mendimit politik modern dhe ėshtė pėrdorur fillimisht nga Hegeli, i cili nėnkuptonte me shoqėrinė civile “daljen nga pakica”, domethėnė, daljen, siē e shpjegonte ai, nga injoranca dhe oponencėn ndaj veprimeve jodemokratike tė shtetit. Pėrkufizimin e plotė shoqėria civile e ka marrė me disidentin polak Adam Michnik, i cili zhvilloi njė betejė tė pandėrprerė me komunizmin dhe tashmė drejton gazetėn mė tė madhe nė Poloni dhe asnjėherė nuk pranoi tė merrej me politikė. Nė Shqipėri, njėra syresh prej kėtyre shoqatave qė drejton kėtė betejė ėshtė lėvizja “Mjaft” dhe tjetra ėshtė “Aksioni Civil”. Ajo qė vihet re nė tė gjithė filozofinė e kėtyre shoqatave ėshtė se ato kėrkojnė qė tė vendosin ndėrgjegjen e tyre mbi ligjin zyrtar tė vendit. Nė njė tubim pėr tė mbrojtur sipas tyre fjalėn e lirė, drejtuesit e tyre, sidomos ata tė “Aksionit Civil” folėn pėr njė kryeministėr stalinist nė vend dhe pėr njė popull qė duhet tė ishte i tėri tashmė nė veprim kundėr tij. “S’kemi ē’presim, - thanė ata, - do tė na gjykojnė pasardhėsit, nėse e lėmė Berishėn kryeministėr”. Nė fakt, shoqata e tyre quhet “Aksioni Civil”, njė emėr qė pėrdoret nė fushėn e sė drejtės penale dhe s’ka asnjė lidhje me terminologjinė politike. Aksioni Civil ėshtė veprimi i zhdėmtimit qė bėhet ndaj dikujt, para se tė shprehet gjykata. Nė historinė politike botėrore ėshtė njohur deri mė tani njė tjetėr lėvizje qė ngjan me kėtė tė tyren dhe quhet “Aksioni Direkt”. “Aksioni Direkt” ėshtė njė lėvizje, e cila vepron edhe ilegalisht, por edhe legalisht. “Aksioni Direkt” ėshtė ajo lėvizje anarkisto-majtiste qė kėrkon tė imponojė ndėrgjegjen e saj dhe nuk merakoset, nėse rregullat dhe procedurat e shtetit flasin ndryshe. Ajo kėrkon tė vendosė vetė dhe pėrpiqet tė rezistojė, duke u mbrojtur me ēdo kusht. Ata e konsiderojnė kėtė lloj sjelljeje si njė nga mjetet nė dispozicion dhe mendojnė se me betejėn e tyre duhet tė marrin nė kontroll tė menduarit e njerėzve, duke u pėrpjekur direkt tė veprojnė jo vetėm me manifestime. Kėtė gjė kėrkojnė tė bėjnė edhe kėta veprimtarėt tanė. Medemek po rreken tė mbrohen ndaj rrezikut pėr tė censuruar fjalėn e lirė dhe pastaj bėjnė thirrje tė mos presin mė, por tė veprojnė. Vetėm me shoqėritė civile nuk ka kėtu ngjasim. Kėtu kemi vėrtet aksion direkt qė nė kohė pak mė tė hershme ishte krejtėsisht anarkist dhe madje i dhunshėm. Sot, anarkizmin dhe dhunėn fizike kėto lėvizje i kanė zėvendėsuar me dhunėn verbale dhe anarkizmin e thirrjeve. Ata nuk duan t’ia dinė se njė administratė ka tė drejtė tė kontrollojė pėr shmangie fiskale ēdo media dhe, nėse administrata thyen rregullat, shkohet nė gjykatė. Ata nuk duan t’ia dinė se njė qeveri zgjidhet pėr njė mandat katėrvjeēar me votim. Dy ditė mė pas nga protesta e kėtyre dy shoqatave ndaj qeverisė, njė nga njerėzit qė vetėm si dėshmitar i krimeve tė komunizmit mund t’i shėrbente kėtij vendi, Ramiz Alia, vijon logjikėn e “Aksionit Direkt” dhe thėrret pėr largim nga politika tė Berishės dhe tė Nanos nė njė intervistė tė marrė prej dikujt qė ka dėshmuar se mendon po si “Aksioni Direkt”. Shqiptarėt sot, nga Ramiz Alia mund tė presin tė dėshmojė se ē’vrau dhe si vrau komunizmi, si rekrutoi dhe shkatėrroi jetėn nė kėtė vend, por ai veproi si pjesė e “Aksionit Civil”, kėrkoi t’iu imponojė njerėzve ndėrgjegjen e tij mbi logjikėn e ligjit dhe rregullave tė demokracisė, qė dihet qė thonė se nga politika largohesh me votė. Shihni si e pėrdorin kėta ligjėrimin (i cili mezi numėron 70 fjalė dhe tė shėmtuara bilé). Thonė nė shkrimet e tyre se qeveria po vepron kundėr logjikės sė Adam Smithit pėr taksat. Pra, thonė se kėrkojnė taksa tė ulėta dhe heqje barrierash, megjithėse janė majtistė tė njohur, njėsoj si Ramiz Alia, qė thoshte se reformat nė ekonomi duhet tė nxisin biznesin. Po ashtu, thonė se konflikti i kryeministrit me biznesin ėshtė lėvizje pėr tė shmangur vėmendjen nga dėshtimet e qeverisė dhe nga kriza e pėrfaqėsimit, ashtu siē bėri Klinton, kur sulmoi Sudanin pėr t’iu larguar ēėshtjes “Levinski”, apo Thatcher, kur sulmoi Argjentinėn pėr ishujt Malvine. Pra, pėrdorin stilemat e Enver Hoxhės mbi imperializmin qė kėrkon tė largojė vėmendjen nga shqetėsimet e proletariatit. Sa pėr kulturė, Thatcher e sulmoi Argjentinėn nė ishujt Malvine, se kjo e fundit, mė parė, i sulmoi ata qė dihet se janė pjesė e Mbretėrisė sė Bashkuar. Nė fakt, drejtuesit e “Aksionit Civil” mbahen mend se, kur shkonin dikur nė kafen e njohur “Fideli” tek ish- parku “Rinia”, sapo uleshin nė tryezė, thonin gjithėherė nga njė frazė tė re qė e kishin lexuar rishtaz njė natė mė parė nga Niēe apo Sartori, pėr tė bėrė si tė ditur. Kjo ndodhte aq shpesh, sa dikush qė e dinte mirė sesa kėta merreshin me kėtė punė iua pėrmendi dhe kaq qe. Tashmė, atė delirin e kafeve e kanė nxjerrė nė televizione dhe janė grupuar pėr tė luftuar autoritarizmin e kryeministrit sipas tyre. Ata thjesht janė militantė tė “Aksionit Direkt” dhe nuk mund tė thonė se janė militanė tė shoqėrisė cilvile. Ėshtė shumė e vėrtetė qė qeveria ka vėshtirėsi dhe dėshtime nė punėn e saj dhe do tė ishte mirė qė shoqėria civile tė luante rolin e saj, aq sa mund tė flitet kėtu pėr shoqėri civile. Mirėpo, kėtė rol e tjetėrsojnė kėta tė “Aksionit Direkt” dhe ia dalin tė shuajnė ēdo shkėndijė tjetėr qė mund tė ketė shenja tė njė oponence civile. Problemi ėshtė se kėtė “Aksion Direkt” e ka nė fizionomi kreu i partisė mė tė madhe nė opozitė dhe ėshtė fare e kthjellėt se kėta njerėz janė nė kėto grupime tė “Aksionit Direkt” nėn tėrheqjen e litarit tė tij. Ai i ka bėrė ata qė ta zhvendosin nga tavolinat dhe kafenetė vetėdijen e tyre nėpėr televizione dhe manifestime, pėr tė pasur kėshtu njė mjet mė shumė pėr t’iua imponuar atė njerėzve.

 

 

 

 

 

 

 

Tre ministrat e Kulturės

 

Mehmet Kraja

 

Pėr kulturėn shqiptare do tė duhej tė ishte situatė ideale: administrimin e saj nė tre shtete, qė pėrfshijnė rreth nėntėdhjetė pėr qind tė hapėsirės sonė etnike, e bėjnė tre ministra shqiptarė. Njė situatė tė kėtillė, me shanse kaq tė mėdha, kultura shqiptare nuk e ka pasur kurrė deri mė sot. E, megjithatė, gjendja nė kulturėn shqiptare nuk ėshtė e mirė.

Nė tė vėrtetė, pėr ata qė nuk kanė informacion, duhet sqaruar se njė administrim i kėtillė i kulturės nė tre shtete, prej ministrave shqiptarė, nuk ka filluar tani, por zgjat qė nga zgjedhjet e fundit nė Maqedoni, kur PDSH-ja u fut nė koalicion qeverisės dhe ministėr tė Kulturės emėroi Ilirian Beqirin. Mbase e kam harruar dhe nuk e di saktėsisht, nėse emėrimi i Beqirit ishte i afėrt nė kohė me Bujar Leskajn e Shqipėrisė, por e di saktėsisht se Astrit Haraēia i Kosovės bėri stazhin mė tė gjatė nė kėtė post, nė krahasim me dy kolegėt e tij dhe vazhdon akoma tė jetė ministėr, ndėrkohė Leskaj dhe Beqiri u larguan tash sė fundi nga postet e tyre, njėri pėr shkak tė ndryshimeve nė qeverinė e Shqipėrisė pas zgjedhjeve lokale, kurse tjetri pėr shkak tė njė skandali kulturor-politik qė ndodhi nė Maqedoni. Ėshtė interesant fakti se, krahas favorit “teorik” qė iu krijua kulturės sonė me administrimin e saj prej kuadrove shqiptare, asaj iu krijua edhe njė shans tjetėr krejt i veēantė: tė tre ministrat ishin tė rinj, pothuajse tė njė moshe, qė nuk ėshtė argument i parėndėsishėm pėr punėt e qeverisjes, sepse kuadri i ri thonė se sjell ide tė reja dhe mėnyrė tė re tė manaxhimit tė punėve tė njė dikasteri.

Por ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė?

Gjithsesi, ishte rast unik qė tė tre ministrat shqiptarė tė kulturės, nė tre shtete, tė vihen nė kėto poste tė rėndėsishme pa pasur asnjė ide pėr kulturėn dhe specifikat e saj, madje pa pasur as dijen elementare pėr kėtė fushė. Bujar Leskaj i Shqipėrisė, pas njė viti e gjysmė qė qėndroi nė postin e ministrit tė Kulturės dhe Turizmit, dha njė ndihmesė tė fortė qė partia e tij nė pushtet t’i humbte zgjedhjet e radhės. Nga ajo qė pamė nė media, nė fushatėn parazgjedhore pėr zgjedhjet lokale nė Shqipėri, Partisė Demokratike tė Sali Berishės nuk iu afrua asnjė emėr i rėndėsishėm i kulturės, as nė Tiranė, as nė rrethet e tjera. Ishte njė gjė e pritshme, sepse t’i vėsh nė ballė njė komuniteti kulturor dhe artistik tė konsoliduar (siē ėshtė ai i Shqipėrisė) njė figurė qė nuk thotė dhe nuk di tė bėjė asgjė pėr atė komunitet, natyrisht qė do tė marrėsh si shpėrblim ose abstenimin, ose kundėrshtimin e hapur. Prandaj, largimi i Leskajt ishte njė rrjedhojė logjike e kėtyre zhvillimeve, por shija e keqe do tė mbetet pėr njė kohė mė tė gjatė, sepse tė eksperimentosh nė kulturė me kuadro tė kėtilla, nė vijimėsi duhet tė paguash njė ēmim tė lartė. Kjo ėshtė demokracia dhe nė Shqipėri, nė kėtė pikė, gjėrat paraqiten jashtėzakonisht tė kthjellėta.

Natyrisht qė ky nivel i reagimit politik nuk mund tė ndodhte te shqiptarėt nė Maqedoni. Sa pėr komunitetin kulturor shqiptar tė Maqedonisė, Ilirian Beqiri do tė qėndronte ministėr pėrjetėsisht, sepse ky komunitet as e ka sensin e reagimit, as nuk e pyet njeri. Por ishte komuniteti kulturor maqedonas, qė gjeti rastin e pėrshtatshėm t’ia tregonte derėn, sepse ky ministėr, lapidar nė padijen e tij, ēohet jerm dhe pėrzihet nė punėt e njė teatri dhe njė shfaqjeje teatrore. Pavarėsisht nga prapaskenat e mundshme politike, ky incident u afishua dhe kjo afishe, nė njė ambient normal kulturor, ėshtė e mjaftueshme pėr tė larguar njė ministėr.

Nga kjo treshe, i pandryshueshėm mbetet ministri Haraēia. Nė shumė pika ngjan me dy tė parėt. Ėshtė i moshės sė re, po si ata. Nuk vjen nga komuniteti kulturor dhe artistik, njėsoj si ata. Gati ēdo ditė e bėn nga njė skandal “tė vogėl” kulturor dhe, nė kėtė pikė, mbase iua kalon tė gjithėve. Ta zėmė, nė njė ambient normal kulturor, vetėm njė deklaratė e tij me rastin e dorėzimit tė ēmimeve “Azem Shkreli” do tė mjaftonte pėr njė largim shembullor nga ky post. Por, ndėrmjet Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kosovės, nė kėtė pikė ka njė ndryshim esencial: ndėrsa nė Shqipėri tashmė janė krijuar kushtet pėr llogaridhėnie demokratike dhe, ndėrsa nė Maqedoni komuniteti kulturor maqedonas ka rolin e katalizatorit; nė Kosovė tė gjitha ato qė thuhen pėr gjendjen shkatėrrimtare nė kulturė, pėr degradimin e institucioneve etj., tė gjitha ngjajnė me atė qė bėn njė kalė i zgjebosur nė derė tė hanit. Llogaridhėnia demokratike nė Kosovė nuk shihet as nė perspektivė.

 

 

 

 

 

 

 

 

Rekuiem pėr ligjin e alkoolit

 

XHOVANI SHYTI

 

Nė prill tė vitit 2006-tė, pas miratimit nga parlamenti, hyri nė fuqi ligji antialkool, qė sė bashku me atė antiduhan jo vetėm e ngrenė Shqipėrinė nė nivelin e standardeve perėndimore, por janė dy ligje qė sfidojnė edhe jo pak vende rajonale.

Nė miratimin e ligjeve antialkool dhe antiduhan, pėr tė parėn herė nė kėto 16 vite tė funksionimit tė jetės parlamentare, tė gjithė krahėt e pėrfaqėsuesve politikė tė Kuvendit votuan nė unanimitet. Gjė qė pritej tė sillte po tė tillė mbarėsi dhe nė implementimin e tyre, ku referuar tė dhėnave zyrtare, mėson se numėrohen rreth 350 mijė persona si konsumatorė tė alkoolit. Nga kėta, rreth 30 pėr qind janė tė “dashuruar” me kėtė pije “qejfsjellėse”, kurse 20 pėr qind e kėtij kontigjenti e pėrdor alkoolin mbi normat e lejuara. Njė pjesė jo e vogėl e tyre i pėrket konsumatorėve me moshė 14-40 vjeē. Gjithė kjo armatė e merr rregullisht alkoolin nėpėr lokale tė tilla shėrbimi si bare, restorante, pub-e, bilardo etj.

Nė anėn tjetėr, ekspertėt kriminalistė thonė se rreth 30 pėr qind tė krimeve ordinere i kryejnė tė rinj tė paskeduar mė parė nga ana e policisė, por qė bėhen autorė spontanė tė tyre. Nė kėrkim tė shkaqeve dhe arsyeve qė i shpien kėta tė rinj drejt kėtij kriminalizimi spontan, ekspertėt kriminalistė dhe sociologėt e kanė konstatuar alkoolin si stimulues tė kėtij fenomeni. Sipas tyre, pėrpara kryerjes sė veprave tė ndryshme kriminale, kryesisht rrahje, vrasje, vetėvrasje, goditje me mjete tė forta rrethanore, apo me thika dhe armė zjarri, ka dalė se tė rinjtė kanė konsumuar pije alkoolike.

Hyrja nė fuqi e ligjit antialkool, pra, pritej tė ndikonte dukshėm nė uljen e numrit tė konsumatorėve tė tij, duke minimizuar, pse jo edhe duke fshirė pėrgjithmonė nga lista e policisė kontigjentin e kėtyre tė rinjve qė kryejnė krime spontane. Nė nenet e veta, ligji antialkool parashikon mostregtim tė pijeve alkoolike te tė rinjtė, qė nuk i kanė kaluar tė 18 vjeēėt, afishimin nėpėr tė gjitha lokalet e tregtimit tė parullave antialkool, kufizimin dhe pėrqendrimin e njėsive tregtuese tė alkoolit etj.

Nenet e ligjit antialkool janė tė zbatueshme nė mėnyrė taksative, mirėpo, edhe pse ka kaluar njė vit, implementimi i tij ka mbetur vetėm nė letėr. “Ka dėshtuar”, - do tė shprehej z. Roland Shuperka, koordinatori zyrtar i Luftės Kundėr Alkoolit dhe Duhanpirjes, pranė Institutit tė Shėndetit Publik.

Z.Shuperka thotė se ligji ka njė vit qė ka hyrė nė fuqi, por nuk ka asnjė gjurmė tė zbatimit tė tij. “Gjithēka mbeti nė kuadrin e propogandės. Sepse asnjė nen tė ligjit antialkool nuk e gjen tė implementuar nė jetėn e pėrditshme. Qė tė bindeni, inspektoni njėsitė tregtuese tė alkoolit…”

Kėshtu shprehet z. Shuperka, pohimet e tė cilit i pėrforcon terreni. Nė asnjė nga ambientet e bareve, pub-eve, restoranteve, kafeneve etj., nuk vihen re afishime tė fletėvolantėve, apo parullave antialkool, ndėrkohė qė tregtimi i pijeve alkoolike vazhdon tė bėhet pa asnjė dallim moshor.

Po nė ligjin antialkool, nė mėnyrė taksative, parashikohet mbikėqyrje e rreptė nga ana e strukturave zyrtare kontrolluese dhe ndėrmarrje sanksionesh e gjobash tė rėnda ndaj shkelėsve tė kėtij ligji. “Me zbatimin e ligjit antialkool ngarkohet Inspektoriati Sanitar. Ky nuk e ka bėrė detyrėn, pasi pretendon se nuk ka numrin e duhur tė inspektorėve, pėr ta ndjekur kontrollin gjatė 24 orėve. Kemi propozuar qė sė bashku me inspektoriatin tė hidhet nė veprim edhe policia bashkiake, mirėpo drejtuesit e tyre na thonė se kjo nuk mund tė bėhet pėr mospėrputhje ligjore. Ligji “Pėr policinė bashkiake” kufirin e gjobės maksimale e ka deri nė 50 mijė lekė, kurse ligji antialkool deri nė 100 mijė lekė. Janė njė sėrė rregullimesh qė duhen bėrė. Por, pėr mua nuk ėshtė kjo arsyeja kryesore e dėshtimit tė kėtij ligji, por mungesa e dėshirės pėr ta implementuar atė, pėr arsye pėrfitimesh personale”, - thotė z. Shuperka, duke u shprehur skeptik edhe pėr suksesin e implementimit tė ligjit antiduhan. Zbatimi i kėtij tė fundit hyn nė fuqi nė datėn 26 maj 2007-tė, mirėpo askush nuk di tė thotė, nėse do tė ketė sukses apo edhe pėr tė, pas disa muajsh do tė jepet njė “meshė” pėrshpirtjeje.