Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

Alternativa pėr gjoba mė tė besueshme

 

Ēelo Hoxha

 

Ėshtė shumė e vėrtetė qė ekonomia shqiptare ėshtė njė moēalishte informaliteti, por as demonizimi i saj verbal dhe as ndėshkimi i njėanshėm i aktorėve nuk kanė pėr tė sjellė rezultatet e dėshiruara pozitive.

Ekonomia jonė ėshtė informale pėr faj tė sistemit; strukturat shtetėrore nuk kanė qenė asnjėherė tė zonjat, tė paktėn deri tani, tė progresojnė me ritmin e ekonomisė. Sistemi ligjor ka qenė dhe vazhdon tė jetė mė i ngathėt se zhvillimet nė terren.

Ligji i fundit pėr gjobat ndaj biznesit, i shoqėruar nga njė debat i fortė pėr shkak tė politizimit qė iu bėhet nismave tė qeverisė, ėshtė njė ligj i nevojshėm, i cili do tė ndihmojė nė formalizimin e ekonomisė dhe nė parandalimin e pėrpjekjeve pėr evazion, por me njė kusht, nė qoftė se qeveria shumė shpejt do tė vijojė me ligje tė tjera nė lidhje pikėrisht me kėtė ēėshtje.

Rreziku i gjobave, pėrballė tė cilave do tė jetė biznesi, me kushtin qė 15% e gjobės tė parapaguhet, mund tė ndihmojė disi nė frenimin e informalitetit, por nuk ėshtė zgjidhja absolute.

Kėtu kemi njėanshmėri pėr tė garantuar transparencė dhe besueshmėri nė luftėn ndaj njė fenomeni.

Informaliteti nė ekonominė tonė ka dy palė: biznesin dhe administratėn. Tashmė duhen ligje pėr tė pėrmirėsuar edhe punėn e administratės, mė saktė, tė kufizojnė mundėsinė e abuzimit tė saj nė kurriz tė biznesit.

Dakord, njė gjobė e padrejtė ndaj biznesit mund tė shfuqizohet nė gjykatė, por ēfarė do tė bėhet me nėpunėsin e tatimeve qė e ka vėnė kėtė gjobė? A do tė vazhdojnė tatimorėt t’i kalojnė abuzimet e tyre pa u lagur? Njė masė e tyre e padrejtė ndaj njė biznesi mund ta dėmtojė rėndė kėtė tė fundit.

Qeveria duhet tė hartojė shumė shpejt njė ligj qė tė balancojė ligjin e gjobave qė kaloi sė fundi nė parlament, jo qė biznesi tė mos e shikojė veten si viktimė, saqė ėshtė katandisur tė kėrkojė avokati nga forca politike, qė nė themel tė individualitetit tė tyre politik kanė frymėn antibiznes, por pėr nė shėrbim tė realizimit tė qėllimit.

Ėshtė i domosdoshėm njė ligj qė vendos para pėrgjegjėsisė financiare ose penale tė gjithė ata inspektorė tatimesh qė vėnė gjoba, tė cilat gjykata i vlerėson si tė padrejta. Nė qoftė se njė gjobė 5 milionė lekė, pėr shembull, rrėzohet nė gjykatė, qeveria nuk duhet tė mjaftohet vetėm me dėmshpėrblimin e subjektit tė dėmtuar. Inspektori qė ka vėnė gjobėn, duhet tė ketė pėrgjegjėsi, gjithashtu, duhet tė detyrohet automatikisht me ligj, qė ta paguajė gjobėn, ose mund tė ketė njė formė tjetėr ndėshkimi, por gjithmonė mė tė madhe se shkarkimi nga detyra. Nuk duhet tė harrojmė se pėr ēdo gjobė tė rrėzuar nė gjykatė, drejtoria e tatimeve, Ministria e Financave dhe padyshim qeveria, pėr faj tė inspektorėve tė paaftė ose moralisht tė kalbur, do tė marrė kosto morale. Kjo s’ka pse tė lejohet, faji duhet tė lokalizohet.

Pra, tė dyja palėt, biznesi dhe administrata e tatimeve, duhet tė jenė njėsoj tė kėrcėnuara pėrballė abuzimit tė mundshėm.

Nuk duhet ta shikojmė biznesin si burim tė korrupsionit, sepse burimi i tij i vėrtetė ėshtė sistemi dhe ndaj kėtij toleranca e qeverisė duhet tė jetė zero derisa, dalėngadalė, tė ndėrtohet sistemi i ri ligjor dhe moral, i aftė t’iu pėrgjigjet zhillimeve tė vrullshme ekonomike tė shoqėrisė.

 

 

 

 

 

 

 

 

POLITIKA

Biznesmenėt e ndėrtimit akuzojnė kreun e Bashkisė sė Tiranės se po fut nė kolaps aktivitetin e tyre me bllokimin e lejeve tė ndėrtimit

 

Biznesmenėt- Ramės: Po falimentojmė, gjatė 2007-tės s`ke dhėnė asnjė leje

 

Biznesmenėt e ndėrtimit e kanė akuzuar dje, kryetarin e Bashkisė, Edi Rama, se po e fut nė kolaps kėtė biznes me bllokimin e lejeve tė ndėrtimit. Deklaratat janė bėrė gjatė njė mbledhjeje qė kryetari i PS-sė, Edi Rama, ka zhvilluar me biznesmenė tė ndryshėm nė lidhje me qėndrimin e opozitės pėr ligjin e gjobave tė miratuar nga parlamenti. Por duket se biseda, e cila ishte organizuar pėr tjetėr qėllim, ka marrė njė rrjedhė tjetėr, kur njė prej biznesmenėve ka kėrkuar tė dijė se, pse nuk ėshtė mbledhur akoma KRRT-ja. Sipas biznesmenėve tė pranishėm nė takim, gjatė vitit 2006-tė, lejet e ndėrtimit u reduktuan nė 50% nė krahasim me njė vit mė parė, ndėrkohė qė, megjithėse po hyjmė nė muajin e pestė tė vitit 2007-tė, ende nuk ėshtė dhėnė nga Bashkia e Tiranės asnjė leje ndėrtimi. Kjo ka bėrė qė ky biznes, ndėr mė tė rėndėsishmit nė kryeqytet tė pėsojė dėme, nė disa raste tė pariparueshme. Por Rama ka preferuar qė ta anashkalojė kėtė temė dhe ka ritheksuar qėndrimin e tij dhe tė opozitės sė bashkuar nė kundėrshtim me ligjin e miratuar dy ditė mė parė pėr gjobat ndaj biznesit. Rama ėshtė shprehur se opozita do tė bėjė tė pamundurėn qė tė kundėrshtojė ligjin e miratuar nga njė pjesė e mazhorancės. Ai i ka bėrė thirrje presidentit, Alfred Moisiu, qė tė kthejė ligjin, i cili penalizon biznesin vendas. Zoti Rama u shpreh gjithashtu edhe pėr themelimin e njė forumi biznes-opozitė qė do tė vihet nė mbrojtje tė biznesmenėve dhe sipėrmarrėsve. "Duhet t`ju siguroj se ne kemi bėrė dhe do tė bėjmė gjithēka pėr ta zmbrapsur nismėn ligjore qė ka kaluar nė mėnyrė abuzive, pa marrė nė konsideratė asnjė nga argumentet e paraqitura. Ky ligj merr peng sipėrmarrjen", - tha Rama.

 

 

 

 

 

ZMQ nis sot nė Vlorė fushatėn pėr standardet e pėrzgjedhjes sė presidentit

 

Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve nis nė Vlorė sot,  ora 10.00, fushatėn kombėtare pėrzgjedhjen e standardeve pėr presidentin e ri tė Shqipėrisė. Sipas njė njoftimi tė bėrė nga ZMQ, qindra intelektualė dhe studentė vlonjatė  pritet tė mbėshtesin sot kėtė fushatė, tė parėn nė llojin e saj, e cila synon rritjen e integritetit tė institucionit tė Presidentit, si dhe pėrmirėsimin e nivelit tė pėrfaqėsimit. Kjo fushatė do tė zhvillohet nė tė gjitha qytetet kryesore tė Shqipėrisė.  Nė kėtė fushatė ndėrgjegjėsimi, por dhe lobimi, Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve ka gjetur mbėshtetjen e Koalicionit Shqiptar Kundėr Korrupsionit, por dhe tė Institutit Demokratik Amerikan.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Zgjerimin nė Komisionin Evropian, z.Michael Leigh, viziton Shqipėrinė

 

KE: Presidenti duhet tė zgjidhet me konsensus

 

Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Zgjerimin nė Komisionin Evropian, z.Michael Leigh, deklaroi dje nė Tiranė se Brukseli pret qė presidenti tė zgjidhet me konsensus nė Kuvend. Leigh zhvilloi takime me presidentin, ministren e Integrimit dhe kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama.

Gjatė takimit me ministren e integrimit, Leigh vlerėsoi ecurinė e reformave tė ndėrmarra dhe theksoi se duhet t’i kushtohet vėmendje kriterit politik tė Kartės sė Kopenhagenit, ēka nėnkupton dialog dhe konsensus mes forcave politike.

Leigh vlerėsoi gjithashtu si mjaft tė tė rėndėsishėm rolin qė Ministria e Integrimit ka si koordinatore e procesit dhe si monitoruese e pėrmbushjes sė detyrimeve qė rrjedhin nga Plani Kombėtar i Zbatimit tė MSA-sė.

Nė njė prononcim pėr mediat pas takimit, ministrja Bregu tha se takimi u fokusua nė ecurinė e MSA-sė dhe rezultatet e deritanishme tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme qė ka hyrė nė fuqi prej 1 dhjetorit 2006-tė.

“Kėrkuam mbėshtetje nė procesin e ratifikimit tė marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit, nė ato vende ku ndoshta duhet pėrshpejtuar procedura nė parlamentet respektive. Nga ana tjetėr, morėm edhe mbėshtetjen e Komisionit Evropian qė ky proces tė shkojė normalisht, jo vetėm pėrsa i pėrket rregullimit tė strukturės, por edhe pėrmbushjes sė tė gjitha detyrimeve qė rrjedhin nga marrėveshja”, - tha Bregu, qė shtoi se njė pjesė e rėndėsishme e bisedimeve ishte dhe situata politike nė vend dhe kėrkesa e pėrsėritur pėr konsensus mes palėve.

“Ka njė vėmendje tė madhe pėr zhvillimet politike nė vend, qoftė edhe pėr zgjedhjen e ardhshme tė presidentit dhe kėrkesa tashmė e pėrsėritur pėr faktorin ndėrkombėtar ėshtė ajo e konsensusit dhe e zhvillimit tė dialogut politik nga tė gjitha forcat politike. Nė kėtė drejtim, edhe Ministria e Integrimit ka njė rol tė konsiderueshėm, pasi ėshtė koordinatorja kryesore e procesit tė integrimit, qėllimit kryesor tė qeverisė dhe aspiratės sė tė gjithė shqiptarėve”, - u shpreh Bregu.

Gjatė takimit me Moisiun, u diskutua pėr ēėshtjen e Kosovės. Presidenti ritheksoi qėndrimin e shtetit shqiptar pėr njė Kosovė tė pavarur, sovrane, demokratike dhe qė respekton tė drejtat e njeriut dhe tė minoriteteve. Moisiu tha se Shqipėria mbėshtet planin e z. Ahtisari pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe nėnvizoi se zgjatja e kėtij procesi mbart nė vetvete rreziqe qė e kanė burimin nė forcat ekstremiste tė tė dyja palėve dhe u shpreh se njė zgjidhje e drejtė dhe e qėndrueshme e statusit tė Kosovės do tė gjeneronte paqe dhe stabilitet nė rajon e mė gjerė.

 

Rama: Do bindim presidentin qė tė mos dekretojė ligjin pėr gjobat

 

Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, deklaroi se, "opozita do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr tė bindur Presidentin e Republikės qė tė mos e dekretojė ligjin pėr procedurat tatimore, i cili u miratua dy ditė mė parė nė Kuvend".

Gjatė njė takimi me biznesmenė dhe sipėrmarrės, zoti Rama siguroi se, "pėrsa i pėrket situatės aktuale, ne do tė bėjmė gjithēka pėr ta zmbrapsur nismėn ligjore, e cila ka kaluar nė mėnyrė abuzive, pa dialog, pa transparencė dhe pa marrė nė konsideratė asnjė prej shumė argumenteve dhėnė pėr karakterin tėrėsisht antidemokratik dhe kundėrproduktiv tė kėsaj nisme".

"Duke qenė pjesė e ēdo pėrpjekjeje qė do tė bėhet qoftė pėr tė bindur Presidentin e Republikės qė ta kthejė mbrapsht kėtė ligj, i cili faktikisht merr peng sipėrmarrjen, qoftė pėr tė qenė pjesė e pėrpjekjeve pėr ta rrėzuar kėtė ligj nė Gjykatėn Kushtetuese, qoftė edhe me angazhimin tonė qė, me tė ardhur nė krye tė vendit ky do tė jetė ligji i parė qė ne do tė abrogojmė", - tha zoti Rama.

 

Meta nė Durrės: Mė shumė vėmendje pėr kėshillat vendorė

 

Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, i shoqėruar nga kėshilltarėt socialistė nė Kėshillin Bashkiak tė Durrėsit, zhvilluan takime me anėtarė tė LSI-sė nė qytetin bregdetar.

Gjatė takimeve tė zhvilluara, zoti Meta tha se, “kėshilltarėt e LSI-sė nė Bashkinė e Durrėsit, do tė japin kontributin e tyre pėr zgjidhjen e problemeve qė shqetėsojnė komunitetin”. “LSI-ja ėshtė angazhuar qė tė kthejė kėshillat vendorė nga bunkerė tė mbyllur nė parlamente vendore, ku tė debatohet pėr hallet dhe shqetėsimet e qytetarėve. Detyra e parė dhe mė e rėndėsishme pėr tė gjithė tė zgjedhurit tanė nė bashki, komuna e kėshilla vendorė, ėshtė zbatimi i gjithė atyre angazhimeve qė ne morėm pėrpara publikut dhe votuesve nė fushatėn e 18 shkurtit, pėr ta shndėrruar pushtetin vendor nė njė instrument tė fuqishėm nė shėrbim tė qytetarėve dhe interesave tė tyre”, - tha zoti Meta.

Kryetari i LSI-sė ka kėrkuar qė drejtuesit e kėsaj partie nė ēdo njėsi vendore, apo edhe nė organizatat e saj mbi qendrat e votimit duhet tė synojnė tėrheqjen e sa mė shumė anėtarėve tė rinj, intelektualėve apo njerėzve qė kanė reputacion nė komunitet.

 

 

Kryeministri shprehet nė mbledhjen e qeverisė se tė drejtėn e parablerjes nė ndėrmarrjet qė do privatizohen do e kenė pronarėt

 

Berisha: Qytetarėt e thjeshtė arkėtojnė 85 miliardė lekė nė shtet

 

“Le t’iu kthehemi taksave, nga 175 miliardė lekė qė ne arkėtojmė nė arkėn e shtetit nga doganat dhe tatimet, 85 miliardė i paguajnė qytetarėt e thjeshtė, sepse ne kemi njė taksė, tė cilėn e paguan njėsoj si presidenti, ashtu edhe fshesaxhiu, si kryeministri, ashtu edhe bujku, nė skajin mė tė largėt tė vendit dhe kjo ėshtė TVSH-ja”

 

Kryeministri, Sali Berisha, tha dje se 85% e arkėtimeve qė bėhen nė buxhetin e shtetit, vijnė si pasojė e kontributeve tė qytetarėve tė thjeshtė. Kryeministri i bėri kėto deklarata gjatė njė takimi me biznesmenė anėtarė tė dhomės sė “Konfindustrisė”. “Meqenėse midis nesh nuk mund tė ketė tabu dhe unė nuk pranoj tė ketė tabu, unė dua tė sjell nė vėmendje njė ēėshtje kryesore. Le t’iu kthehemi taksave, nga 175 miliardė lekė qė ne arkėtojmė nė arkėn e shtetit nga doganat dhe tatimet, 85 miliardė i paguajnė qytetarėt e thjeshtė, sepse ne kemi njė taksė, tė cilėn e paguan njėsoj si presidenti, ashtu edhe fshesaxhiu, si kryeministri, ashtu edhe bujku, nė skajin mė tė largėt tė vendit dhe kjo ėshtė TVSH-ja. Kjo ėshtė e vėrteta. Unė mund tė jap shumė shembuj, por po i referohem njėrit; nė piramidėn e rrogave tė kėtij shteti, sektori publik dhe privat sė bashku, kanė gjithsej 868 rrogėtarė me rrogė 1 milionė lekė, nga tė cilėt, ju siguroj se tė pakėn 600 janė nė administratėn shtetėrore nė tė gjitha nivelet. Mirėpo, kalimi nė taksėn e sheshtė pėrbėn njė problem jo vetėm monetar, por para sė gjithash problem moral shumė tė madh, sepse njė nėpunėsi qė e ka rrogėn e ulėt, sado qė t’i rritet apo ulet rroga 5 apo 10 pėr qind, atij i merret 10 pėrqindėshi, ndėrsa njė njeriu qė merr dhjetėfishin e kėsaj rroge, nė proporcion i merret 2-4-5 herė mė pak se atij”, - tha kryeministri.

Mbledhja

Ndėrkohė, menjėherė pas takimit me biznesmenėt, ėshtė zhvilluar mbledhja e Kėshillit tė Ministrave, ku kryeministri ka folur pėr ligjin e ri qė ka tė bėjė me ngritjen e qendrės kombėtare tė regjistrimit tė biznesit. Ndėrkohė, njė ligj tjetėr i rėndėsishėm, sipas kryeministrit, ėshtė ai qė ka tė bėjė me dhėnien e tė drejtės sė parablerjes pronarit tė ligjshėm tė tokės, tė objekteve qė janė nė privatizim e sipėr. “Kėto projektligje janė ndėrhyrje qė bėhen nė thjeshtimin e procedurave tė privatizimit. Praktika e deritanishme tregon se deri tani ato kanė qenė procedura tė mundimshme, zvarritėse dhe burokratike, pėr shkak tė njė morie tė pafundme kėrkesash qė duhet tė plotėsoheshin, mirėpo privatizimi, pavarėsisht se ėshtė pazgjidhshmėrisht i lidhur me procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronės, sepse, faktikisht, shumica dėrrmuese e objekteve, tė cilat janė pėr t`u privatizuar, janė tė vendosura mbi troje pronarėsh, ose nė raste tė caktuara, ndėrtesa tė tyre, tė cilat nė pėrputhje me ligjin duhet tė dalin nė privatizim me tė drejtėn e parablerjes sė pronarit.

Janė bėrė pėrmirėsime tė ndjeshme, ėshtė hequr i gjithė dokumentacioni i panevojshėm qė pengonte, ėshtė menduar qė hallkat tė thjeshtohen, duke bėrė qė dokumentacioni i privatizmit i pėrgatitur nga shoqėria apo ndėrrmarrja tė pėrcillet direkt nė Ministrinė e Ekonomisė dhe kjo e fundit, pasi pėrfundon dosjen, e pėrcjell nė Ministrinė e Financave.

Ėshtė rregulluar edhe mėnyra e njoftimit pėr privatizmin nė rastet e ankandit, duke bėrė tė mundur qė pėrveē publikimit tė buletinit pėrkatės tė bėhet afishimi dhe nė mjediset, ku do tė bėhet ankandi, nė objektin qė do tė privatizohet, nė prefekturė, duke rritur maksimalisht transparencėn e kėtij procesi”, - tha kryeministri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Enver Reēi, sekretari organizativ i PS-sė sė Tiranės, denoncon anėtarėsimet e reja masive nė PS, si faktor manipulimi pėr zgjedhjet e reja nė parti

 

Reagimi i bazės: Rama e bėri PS-nė han pa porta

 

Vota pėr Ramėn, rekrutohen 1415 anėtarė tė pėrkohshėm socialistė vetėm nė Tiranė

 

Anėtarėt e pėrkohshėm nė PS, tė cilėt quhen anėtarė socialistė qė prej datės 14 mars, deri nė datėn 9 prill do tė vendosin pėr zgjedhjet nė PS. Ky vendim i legjitimuar nė Asamblenė Kombėtare tė 14 marsit dhe mė pas nė kongresin e 9 prillit, ka shkaktuar reagimin e aspėr tė bazės sė PS-sė. Socialistėt e Lushnjės e kanė pritur me sulme tė forta kryetarin socialist, Edi Rama, tė cilin e kanė akuzuar si iniciator tė idesė sė pranimeve masive nė PS tė anėtarėve tė pėrkohshėm me mision vetėm votėn pėr Ramėn dhe njerėzit e tij. Socialistėt e Lushnjės e kanė akuzuar Ramėn se ky i fundit, sipas tyre, e ka bėrė PS-nė si “han pa porta”. Rama ėshtė pėrpjekur t`i vlerėsojė kėto reagime si reaksion qė vjen pėr shkak tė komenteve tė bėra nė shtyp dhe jo si njė fenomen qė ekziston nė tė vėrtete nė PS. Pėr kėtė ēėshtje, ka reaguar dje edhe sekretari organizativ i PS-sė sė Tiranės, i cili tha se pėrgjatė 14 marsit deri mė 9 prill janė anėtarėsuar 1415 socialistė vetėm nė PS-nė e Tiranės.

Deklarata

Anėtarėsimet e reja shihen nga sekretari organizativ i PS-sė sė kryeqytetit, Enver Reēi, si fenomeni qė shkakton manipulimin e zgjedhjeve tė reja nė PS. Reēi tha dje se qė prej momentit, kur Asambleja Kombėtare vendosi qė anėtarėt e rinj tė PS-sė, qė do tė anėtarėsohen deri mė 9 prill, do tė kenė tė drejtėn e votės, numri i anėtarėsisė sė PS-sė sė Tiranės ėshtė rritur me 1415 veta. Ai tha dje se kėta anėtarė tė rinj mund tė qėndrojnė nė PS deri nė momentin e votimit, por nuk ka garanci se do tė vazhdojnė tė jenė anėtarė tė kėsaj partie, edhe pasi ata tė kryejnė misionin e tyre, dhėnien e votės pėr individė tė caktuar. “Nė Tiranė, deri nė kėtė moment ose deri nė datėn 9 prill, siē ėshtė dhe vendimi i Asamblesė sė Pėrgjithshme, janė anėtarėsuar rreth 1415 anėtarė tė rinj, tė cilėt, sipas kėtij vendimi dhe atij qė miratoi kongresi i mėparshėm, do tė jenė votues nė

datėn 12 maj pėr tė votuar pėr kryetarin e Partisė Socialiste, shokun Edi. Problemi nė kėtė rast shtrohet dhe unė mendoj se a do tė vazhdojnė tė militojnė kėta anėtarė partie pas zgjedhjeve nė parti. Kjo mbetet pėr t`u parė”, - tha Reēi.

Anėtarėt e pėrkohshėm

Qysh prej vendimit tė marrė nė Asamblenė Kombėtare tė PS-sė, mė 14 mars, janė shtuar masivisht anėtarėt e PS-sė nė tė gjitha degėt e kėsaj partie nė rrethe. Sipas disa zyrtarėve socialistė, emrat e rinj nė radhėt e socialistėve do tė kenė mision tė vetėm dhe tė pėrkohshėm tė votojnė Edi Ramėn kryetar, si dhe disa tė tjerė zyrtarė socialistė, tė cilėt gjithashtu i pėrkasin preferencave tė kryetarit Rama. Ēėshtja e anėtarėsimeve masive ėshtė ngritur si problem shqetėsues nė tė gjitha forumet drejtuese tė PS-sė nė bazė. Nė takimin e dy ditėve mė parė me socialistėt e Lushnjės, Rama ėshtė pėrballur me presionet e forta tė drejtuesve socialistė atje, tė cilėt kanė kėrkuar shpjegime, pėr atė ēfarė po ndodh me anėtarėsimet nė PS. Ndėrsa tė tjera reagime tė kėsaj natyre pritet tė ketė edhe nė takimet e tjera qė kryetari socialist do tė zhvillojė nė degėt e PS-sė nė rrethe. Pavarėsisht reagimeve tė bazės, anėtarėt e rinj socialistė, tė cilėn morėn teserėn e PS-sė qė prej datės 14 mars e deri nė datėn 9 prill, do tė kenė tė drejtėn e votės pėr tė vendosur pėr lidershipin e ri tė PS-sė. 

 

 

Nano merr pjesė nė ceremoninė e 80-vjetorit tė lindjes sė Benediktit tė XVI

 

Ish-kryetari socialist, Fatos Nano, mori pjesė dje nė ceremoninė solemne, tė organizuar nga Selia e Shenjtė nė Vatikan me rastin e 80-vjetorit tė lindjes sė Benediktit tė XVI dhe dyvjetorit tė mandatit tė tij papal. Zyra e shtypit pranė ish-kreut tė PS-sė, bėri tė ditur se zoti Nano, duke i uruar ditėlindjen Atit tė Shenjtė, i shprehu urimet mė tė pėrzemėrta. Zoti Nano i dhuroi Papa Benediktit tė XVI njė statujė tė argjendtė tė Nėnė Terezės. “Nėnė Tereza pėrfaqėson pėrkushtimin mė tė thellė tė shqiptarėve ndaj perėndisė dhe shpreh krenarinė e tyre qė i kanė dhėnė njerėzimit dhe krishtėrimit pjesėn mė pėrfaqėsuese tė qytetėrimit tė tyre”, - u shpreh zoti Nano, i cili i uroi gjithashtu Atit tė Shenjtė forcė dhe kurajė nė pėrmbushjen e misionit tė tij fisnik. Ndėrsa Papa Benedikti i XVI, duke vlerėsuar Nėnė Terezėn, teksa mbante nė duar bustin e saj tė argjendtė, theksoi se, “Nėnė Tereza mbetet simbol i shqiptarėve”. Ati i Shenjtė bekoi Shqipėrinė, duke i uruar njė tė ardhme tė begatė nė gjirin e kombeve tė qytetėruara. Ceremonia solemne u zhvillua nė sheshin para kishės sė Shėn Pjetrit, nė prani tė disa dhjetėra personaliteteve ndėrkombėtare dhe qindra mijėra besimtarėve katolikė nga Italia dhe e gjithė bota.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

 

Tre ministrat e Kulturės

 

Mehmet Kraja

 

Pėr kulturėn shqiptare do tė duhej tė ishte situatė ideale: administrimin e saj nė tre shtete, qė pėrfshijnė rreth nėntėdhjetė pėr qind tė hapėsirės sonė etnike, e bėjnė tre ministra shqiptarė. Njė situatė tė kėtillė, me shanse kaq tė mėdha, kultura shqiptare nuk e ka pasur kurrė deri mė sot. E, megjithatė, gjendja nė kulturėn shqiptare nuk ėshtė e mirė.

Nė tė vėrtetė, pėr ata qė nuk kanė informacion, duhet sqaruar se njė administrim i kėtillė i kulturės nė tre shtete, prej ministrave shqiptarė, nuk ka filluar tani, por zgjat qė nga zgjedhjet e fundit nė Maqedoni, kur PDSH-ja u fut nė koalicion qeverisės dhe ministėr tė Kulturės emėroi Ilirian Beqirin. Mbase e kam harruar dhe nuk e di saktėsisht, nėse emėrimi i Beqirit ishte i afėrt nė kohė me Bujar Leskajn e Shqipėrisė, por e di saktėsisht se Astrit Haraēia i Kosovės bėri stazhin mė tė gjatė nė kėtė post, nė krahasim me dy kolegėt e tij dhe vazhdon akoma tė jetė ministėr, ndėrkohė Leskaj dhe Beqiri u larguan tash sė fundi nga postet e tyre, njėri pėr shkak tė ndryshimeve nė qeverinė e Shqipėrisė pas zgjedhjeve lokale, kurse tjetri pėr shkak tė njė skandali kulturor-politik qė ndodhi nė Maqedoni. Ėshtė interesant fakti se, krahas favorit “teorik” qė iu krijua kulturės sonė me administrimin e saj prej kuadrove shqiptare, asaj iu krijua edhe njė shans tjetėr krejt i veēantė: tė tre ministrat ishin tė rinj, pothuajse tė njė moshe, qė nuk ėshtė argument i parėndėsishėm pėr punėt e qeverisjes, sepse kuadri i ri thonė se sjell ide tė reja dhe mėnyrė tė re tė manaxhimit tė punėve tė njė dikasteri.

Por ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė?

Gjithsesi, ishte rast unik qė tė tre ministrat shqiptarė tė kulturės, nė tre shtete, tė vihen nė kėto poste tė rėndėsishme pa pasur asnjė ide pėr kulturėn dhe specifikat e saj, madje pa pasur as dijen elementare pėr kėtė fushė. Bujar Leskaj i Shqipėrisė, pas njė viti e gjysmė qė qėndroi nė postin e ministrit tė Kulturės dhe Turizmit, dha njė ndihmesė tė fortė qė partia e tij nė pushtet t’i humbte zgjedhjet e radhės. Nga ajo qė pamė nė media, nė fushatėn parazgjedhore pėr zgjedhjet lokale nė Shqipėri, Partisė Demokratike tė Sali Berishės nuk iu afrua asnjė emėr i rėndėsishėm i kulturės, as nė Tiranė, as nė rrethet e tjera. Ishte njė gjė e pritshme, sepse t’i vėsh nė ballė njė komuniteti kulturor dhe artistik tė konsoliduar (siē ėshtė ai i Shqipėrisė) njė figurė qė nuk thotė dhe nuk di tė bėjė asgjė pėr atė komunitet, natyrisht qė do tė marrėsh si shpėrblim ose abstenimin, ose kundėrshtimin e hapur. Prandaj, largimi i Leskajt ishte njė rrjedhojė logjike e kėtyre zhvillimeve, por shija e keqe do tė mbetet pėr njė kohė mė tė gjatė, sepse tė eksperimentosh nė kulturė me kuadro tė kėtilla, nė vijimėsi duhet tė paguash njė ēmim tė lartė. Kjo ėshtė demokracia dhe nė Shqipėri, nė kėtė pikė, gjėrat paraqiten jashtėzakonisht tė kthjellėta.

Natyrisht qė ky nivel i reagimit politik nuk mund tė ndodhte te shqiptarėt nė Maqedoni. Sa pėr komunitetin kulturor shqiptar tė Maqedonisė, Ilirian Beqiri do tė qėndronte ministėr pėrjetėsisht, sepse ky komunitet as e ka sensin e reagimit, as nuk e pyet njeri. Por ishte komuniteti kulturor maqedonas, qė gjeti rastin e pėrshtatshėm t’ia tregonte derėn, sepse ky ministėr, lapidar nė padijen e tij, ēohet jerm dhe pėrzihet nė punėt e njė teatri dhe njė shfaqjeje teatrore. Pavarėsisht nga prapaskenat e mundshme politike, ky incident u afishua dhe kjo afishe, nė njė ambient normal kulturor, ėshtė e mjaftueshme pėr tė larguar njė ministėr.

Nga kjo treshe, i pandryshueshėm mbetet ministri Haraēia. Nė shumė pika ngjan me dy tė parėt. Ėshtė i moshės sė re, po si ata. Nuk vjen nga komuniteti kulturor dhe artistik, njėsoj si ata. Gati ēdo ditė e bėn nga njė skandal “tė vogėl” kulturor dhe, nė kėtė pikė, mbase iua kalon tė gjithėve. Ta zėmė, nė njė ambient normal kulturor, vetėm njė deklaratė e tij me rastin e dorėzimit tė ēmimeve “Azem Shkreli” do tė mjaftonte pėr njė largim shembullor nga ky post. Por, ndėrmjet Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kosovės, nė kėtė pikė ka njė ndryshim esencial: ndėrsa nė Shqipėri tashmė janė krijuar kushtet pėr llogaridhėnie demokratike dhe, ndėrsa nė Maqedoni komuniteti kulturor maqedonas ka rolin e katalizatorit; nė Kosovė tė gjitha ato qė thuhen pėr gjendjen shkatėrrimtare nė kulturė, pėr degradimin e institucioneve etj., tė gjitha ngjajnė me atė qė bėn njė kalė i zgjebosur nė derė tė hanit. Llogaridhėnia demokratike nė Kosovė nuk shihet as nė perspektivė.

 

 

 

 

 

 

 

      Po kalamajtė kush do t`i ruajė?

   (Seksizmi nė zgjedhjet presidenciale franceze)

 

Dashnor Kokonozi

 

Nė njė artikull tė djeshėm tė gazetės “Le Monde”, Silvanė Agasinski, filozofe dhe bashkėshorte e ish- kryeministrit dhe ish-kandidatit pėr president nė zgjedhjet e kaluara, L. Zhospin, ngre njė problem tepėr interesant tė filozofisė politike. Pasi shprehet se ndryshimi nė fushėn e politikės tradicionale midis krahut tė majtė dhe tė djathtė "po dredh kėmbėn", ajo shtron pyetjen, nėse alternativat demokratike tė sė ardhmes fshihen pikėrisht nė alternativat qė ofrojnė kandidatė tė sekseve tė ndryshėm, pra, nėse konkurrenca pėr majat e pushtetit tashmė nuk do tė bėhet mbi bazėn e pėrfaqėsuesve tė partive, por tė atyre tė sekseve tė ndryshėm.

E vėrteta ėshtė se shenjat e para qė platformat e partive, me ndarjen e tyre klasike nė tė majtė e nė tė djathtė, nuk kanė mė shumė gjėra pėr t`iu ofruar zgjedhėsve, u dukėn qė nė konkurrimin presidencial tė vitit 2002 nė Francė, kur vetė Lionel Zhospin deklaroi se projekti qė do t`i paraqiste ai popullit francez "nuk do tė kishte asgjė socialiste". Nė tė vėrtetė, shumė socialistė, te kjo frazė e kandidatit tė sė majtės panė humbjen e tij tė ardhshme, sikundėr edhe ndodhi. Me sa dukej, atė qė kishte kuptuar ai, nuk e kishte kuptuar ende ajo qė nė atė kohė u quajt "e majta e bashkuar". Mė vonė u mor vesh se kandidati i sė djathtės ekstreme, Le Pen, qė mundi Zhospin-in nė turin e parė dhe doli i vetėm pėrballė Zhak Shirakut, kishte marrė edhe shumė vota tė sė majtės, veēanėrisht tė ekstremit tė saj. Atėherė, mos kemi edhe sot njė gabim vlerėsimi nė opinionin e znj. Agasinski, sikundėr ndodhi edhe me tė shoqin pesė vjet mė parė?

Vėshtirė t`i pėrgjigjesh menjėherė kėsaj pyetjeje. E vėrteta ėshtė se, ndonėse nuk njihet ende reagimi pėrfundimtar i bazės, dihet si reaguan kandidatėt e ndryshėm pėr president gjatė konkurrimit tė brendshėm nė radhėt e PS-sė Franceze. Midis tė tjerave, monumentale mbeti thėnia e L. Fabiusit, kandidat dhe ish-kryeministėr socialist i kohės sė F. Miterand-it, i cili, kur mori vesh se brenda partisė do tė kishte konkurrente Segolen Ruajal-in, bėri publikisht pyetjen: “Po kalamajtė kush do t`i ruajė?”

Pėrgjigja erdhi vetėm pak ditė mė vonė, kur votuesit socialistė zgjodhėn pėrfundimisht si kandidate vetė zonjėn Ruajal. Ata qė nuk e pėlqyen njė gjė tė tillė, kaluan nga ironia nė sarkazėm, duke bėrė pyetjen: “Po qe se Segolenė do qė zgjidhet presidente, atėherė zonja e parė e vendit do tė jetė Fransua Hollandė? Duke lėnė tė kuptojnė se dyshonin pėr rolin qė kishte luajtur nė kėtė mes F. Hollandė, i cili, pėrveēse ndan shtratin me S. Ruajal, ėshtė edhe sekretari i parė i Partisė Socialiste franceze.

Ishin qėndrime qė priteshin nė atė fazė tė parė, por nuk pritej qė sulme tė tilla tė rritnin sė tepėrmi popullaritetin e znj. Ruajal nė masat e popullit francez. Brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, sondazhet nxirrnin nė pah se ajo e tejkaloi sė tepėrmi tė djathtėn ekstreme tė Le Pen-it dhe u shpall si konkurrente e frikshme e vetė Nikolla Sarkozit, kandidatit tė qendrės sė djathtė (UMP, Bashkimi pėr njė Lėvizje Popullore), madje nė mjaft raste dilte disa pikė para tij.

Duket se tė qenit femėr fshihte njė potencial tė panjohur pėr publikun e gjerė. Nė pėrfytyrimin e pėrbashkėt tė mjaft francezėve imazhi saj mori trajtėn e njė nėne mbrojtėse tė popullit, veēanėrisht tė shtresave mė tė brishta sociale, zgjedhėset femra shihnin tek ajo revanshin e frustracioneve tė jetės sė tyre, ndėrkohė qė shumė tė rinj pranojnė mė mirė ndėshkimin e nėnės sesa tė babait, nė rast se gabojnė....

Por, ndonėse kishte njė pėrvojė politike jo tė vogėl, ajo ka qenė tri herė ministre nė qeveritė e mėparshme dhe e vetmja femėr qė ėshtė zgjedhur nė krye tė njė Kėshilli Rajonal (Poitou Charentes), qė nė ndarjen administrative franceze ėshtė njė lloj qeverie vendore me kompetenca tė gjera, analistėt vunė re edhe mjaft mungesa gjatė fushatės sė saj. Veēanėrisht gjatė fazės sė parė nuk ruajti njė linjė, ose sajonte e krijonte nė ēast e nė vend, nė vartėsi tė pyetjeve qė i vinin nė mitingje. Nė shumė raste i ndėrtonte fjalimet nė pėrgjigje tė ideve qė ngrinte nė fushatėn e tij N. Sarkozi.

Mė i rėndė u cilėsua zbulimi qė bėri sė pari shtypi anglo-sakson: qėndrimi aspak miqėsor i kandidates socialiste ndaj pronarėve dhe padronėve tė ndėrmarrjeve. Duke synuar votat e punonjėsve tė thjeshtė, tė rrogėmarrėsve, ajo nuk e fshihte agresivitetin dhe armiqėsinė e saj ndaj rrogėpaguesve. “Qėndrime tė sė majtės sė viteve '70”-tė, - shkruanin nga Parisi korrespondentėt e gazetave londineze a njujorkeze.

Natyrisht, e rrethuar nga njė shtab specialistėsh, ajo me kohė bėnte rregullimet e duhura dhe projekti saj presidencial evoluonte pozitivisht nė dhėnien e njė pėrgjigjeje bindėse pėr ēėshtje tė tilla jetike si siguria e brendshme, ulja e papunėsisė, rindarja e pasurive kombėtare, emigracioni etj.

Por shqetėsimet nisėn tė rėndojnė fushatėn e saj presidenciale, rreth njė javė mė parė, kur ish- kryeministri tjetėr socialist, Mishel Ronkard, i bėri thirrje znj. Ruajal tė bashkohej me centristin F. Bajru (njė kandidat tjetėr serioz i kėsaj fushate presidenciale), si alternativė pėr tė mundur Sarkozin. Bajru e priti pozitivisht kėtė ide, ndėrkohė qė znj. Ruajal u acarua dhe e cilėsoi propozimin si njė pazar nė kurriz tė votuesve francezė. Por, pa u harruar thirrja e ish- kryeministrit, Ronkard, njė ide e tillė bashkėpunimi u formulua pėrsėri edhe nga njė autoritet tjetėr i sė majtės franceze, B. Kuēner ( ish-guvernatori i Kosovės), person me autoritet tė padiskutueshėm nė Francė.

Kėtė radhė, pa e fshehur bezdisjen qė ndiente, diku nė njė bisedė televizive, kandidatja socialiste la njė deriēkė hapur pėr ta parė kėtė ēėshtje, por nė turin e dytė tė zgjedhjeve. Gjė qė shprehte njė lloj entuziazmi tė tepruar, duke lėnė tė kuptohet se do tė qe ajo qė do tė ndodhej pėrballė Sarkozit nė turin e dytė dhe nė atė ēast mund tė pranonte edhe votat e Bajrusė. Pyetja qė shtrohet ėshtė se, ēfarė ėshtė ajo qė shohin dy politikanė tė majtė me pėrvojė tė madhe, Ronkard dhe Kuēner, qė nuk arrin ta kuptojė znj. Ruajal? Vėrtet ata me nuhatjen qė kanė parandiejnė humbjen e kandidates sė partisė sė tyre socialiste? Duhen edhe katėr ditė pėr tė kuptuar, nėse ata shohin fantazma me sy hapur, ndėrsa me instinktin e saj femėror znj. Ruajal ka njė pamje mė tė mirė tė realitetit.

Gjithsesi, kėtu ka njė opinion mjaft tė pėrhapur se, po qe se nė turin e dytė Ruajal do tė jetė e vetme para Sarkozit, humbja e saj ėshtė pothuaj e sigurt. Ajo vėrtet do tė ketė votat e kandidatėve tė vegjėl tė sė majtės ekstreme (komunistėve, trockistėve, ambientalistėve), por jo ato tė votuesve tė F. Bajrusė, tė cilat peshojnė shumė. Por, po qe se nė turin e dytė, pėrballė Sarkozit do tė jetė Bajru, ky i fundit ka shumė mundėsi tė jetė presidenti i ardhshėm popullit francez, sepse i gjithė krahu i majtė, pa dallim, do tė votojė pėr tė. Dhe ē'ėshtė e vėrteta, Bajru, pa asnjė kompleks, tė paktėn tri herė nė ditė shprehet: “Unė do tė jem presidenti i ardhshėm i Francės”.

Ėshtė e tepėrt tė thuhet se nė kėto hesape ata nuk marrin parasysh dinamikėn e fuqishme tė kandidatit tė qendrės sė djathtė, Nikolla Sarkozit, sikundėr po ashtu nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se, ndonėse fituesi do tė dalė pas njė procesi tė saktė numėrimi, politika, megjithatė, nuk bėn pjesė te shkencat e sakta.

 

 

 

 

 

 

 

 

Digjen kreditet e Beogradit

 

Shkėlzen Maliqi

 

Nicholas Burns, ndihmėssekretar i shtetit, deklaroi hapur nė Kongresin amerikan se SHBA-tė do tė njohin pavarėsinė e Kosovės, edhe nėse Kėshilli i Sigurisė nuk do tė aprovojė rezolutėn pro pavarėsi. Ky qėndrim decidiv sigurisht qė e ka djegur fort Serbinė zyrtare. Beogradi gjithnjė insiston nė parimin e pacenueshmėrisė sė kufijve tė shteteve sovrane, anėtare tė OKB-sė dhe mban shpresė se do tė mbajė nė kontroll Kosovėn falė njė formulimi nė rezolutėn 1244 pėr Kosovėn, ku thuhet se ėshtė pjesė e RF-sė sė Jugosllavisė.

Tani qė Serbia kujtohet, duke shpresuar nė ndihmėn e Rusisė, qė tė paraqitet si mbrojtėse e parimeve tė sė drejtės dhe rendit ndėrkombėtar, prononcimi kaq i hapur i Burnsit rikthen situatėn e vitit 1999-tė, kur edhe atėherė ndėshkimi i Serbisė nga forcat e NATO-s`ėshtė bėrė pa lejen dhe vulėn e KS-sė. Qėndrimi i administratės sė SHBA-ve ėshtė se pėr Kosovėn nuk ka alternativė tjetėr pos pavarėsisė, ashtu si dhe nė vitin 1999-tė, kur forca perėndimore e udhėhequr nga SHBA- tė nuk ka parė alternativė tjetėr pos ndėshkimin e Serbisė pėr krimet dhe tė pabėrat e tmerrshme nė Kosovė.

Por, jo vetėn nė Kosovė. Sot, Serbia zyrtare, e pėrkrahur edhe nga disa shtete tjera, do qė rastin e Kosovės ta shkėpusė nga historia, sikur nuk ka ndodhur fare shkatėrrimi i Jugosllavisė dhe sikur nė kėtė shkatėrrim Serbia nuk e ka luajtur rolin mė destruktiv dhe tė dėnueshėm nga ligjet ndėrkombėtare dhe ligjet e humanitetit. Pėr mė tepėr, autoritetet serbe dhe bėrėsit e opinionit nė Serbi, me njė hipokrizi tė pashoqe shtrojnė argumentin krahasues, i cili kinse dėshmon pėr padrejtėsinė qė i bėhet kombit serb. Ata thonė se bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka lejuar qė tė pavarėsohet Republika e Serbisė nė Bosnjė, kurse tani insiston nė copėtimin e territorit tė Serbisė, duke ia marrė Kosovėn. Nė opinioni serb sot kemi njė refren tė vazhdueshėm vajtues se serbėve po iu bėhet edhe njė padrejtėsi, ndėrkohė qė shqiptarėt po shpėrblehen. E vėrteta historike ėshtė se serbėt janė shpėrblyer dhe jo dėnuar pėr krimet qė kanė bėrė gjatė luftėrave tė viteve '90-tė tė shekullit tė kaluar. Para sė gjithash, ka qenė tmerrėsisht i padrejtė vendimi i paradokohshėm i Gjykatės Ndėrkombėtare nė Hagė, qė e ka liruar Serbinė nga padia pėr gjenocidin nė Bosnjė. Serbėt, tė inspiruar dhe tė ndihmuar me armė, financa dhe njėsi ushtarake dhe vullnetare nga Beogradi, nė Bosnjė kanė provokuar dhe zhvilluar njė luftė tė tmerrshme me qėllime ashiqare gjenocidale. Nuk ėshtė vetėm Srebrenica dėshmi pėr gjenocidin (Gjyqi i Hagės e konfirmoi gjenocidin, por nuk konstatoi involvimin e drejtpėrdrejtė tė Serbisė nė tė!?), por janė edhe krimet dhe spastrimet e tjera mė tė mėdha, qė i janė bėrė nė vitet e para tė luftės, kur nė Bosnjė ende nuk kishin ardhur trupat "garantuese" tė OKB-sė. Nė Bosnjė, nuk ka ekzistuar ndonjė autonomi serbe, si dhe mė pak shtet serb, kurse ata kanė arritur qė tė shpallin republikėn serbe. Duke qenė vetėm njė e treta e popullsisė, serbėt pushtuan dhe spastruan 70 % tė territorit tė Bosnjės, shtet ky qė pėrndryshe ishte pranuar nė anėtarėsi tė OKB-sė. Vetėm pas intervenimit tė faktorėve ndėrkombėtarė dhe konferencės sė Dejtonit, kufijtė e Republikės sė Serbisė janė rrudhur pak, por sėrish u zaptua pak mė shumė se 51 % e territorit tė Bosnjės.

Brejtja e ndėrgjegjes sė politikanėve botėrorė pėr gabimet dhe hezitimet nė parandalimin e gjenocidit nė Bosnjė ka qenė motivi kryesor, pse nė rastin e Kosovės, kur Serbia filloi edhe njė luftė krejtėsisht tė pabarabartė dhe me qėllim qė tė shfarosė shqiptarėt, tė ndėrmerret relativisht shpejt fushata e bombardimeve ndėshkuese. Edhe atėherė Serbia luante nė kartėn e parimeve dhe tė rendit ndėrkombėtar, por pėr kėtė nuk u mashtruan fuqitė e mėdha.

Kur liderėt botėrorė sot pareshtur pohojnė se Kosova ėshtė rast joprecedent, ēka do tė thotė se nuk mund tė aplikohet nė vendet tjera, kjo ka tė bėjė kryesisht me ndėshkimin e joparimėsisė sė serbėve, tė cilėt nė njė luftė dolėn fitues dhe copėtuan Bosnjėn dhe dolėn pėrfitues, duke krijuar njė republikė me kufijtė etnikė qė mė parė nuk kanė ekzistuar si tė tillė, kurse edhe nė luftėn tjetėr, qė e humbėn, atė tė Kosovės, duan qė tė respektohet pacenueshmėria e kufijve. Faktorėt e ndėrgjegjshėm ndėrkombėtarė me parimin e joprecedencės duan qė tė vendosin njė rend kompensues nė Ballkan nė zgjidhjen e dy ēėshtjeve kyēe: ēėshtjes serbe dhe ēėshtjes shqiptare.

Madje, zgjidhja pėr Kosovėn, qė ėshtė propozuar nga Ahtisari dhe pėrkrahet nga fuqitė perėndimore pėr pakicėn serbe nė Kosovė, ka paraparė masat e jashtėzakonshme garantuese. Por, megalomania serbe si nė rastin e Republikės se Krajinės qė ishte instaluar nė territorin e Kroacisė, nuk njeh kufij dhe e shikon me arrogancė ēdo arbitrim tė jashtėm, qė nuk favorizon Serbinė e Madhe. Serbėt nė Kroaci refuzuan autonominė e lartė dhe mbetėn pa asgjė, madje u tradhtuan nga Beogradi. Kėshtu mund tė ndodhė edhe nė Kosovė, nėse refuzohet plani i Ahtisarit dhe garancitė evropiane pėr minoritetin serb.

Paralajmėrimi i Nicholas Burnisit rikujton serbėt se duhet tė ballafaqohen me historinė e tyre. E vėrteta ėshtė se ata nuk janė ndėshkuar sa duhet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

Festohet 18 prilli, “Dita Ndėrkombėtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike”

 

 

Homazh antikitetit

-Festimet janė zhvilluar me njė sėrė veprimtarish si hapja e muzeve falas pėr publikun, pėrurime punimesh restauruese, mirėmbajtje dhe pastrim tė siteve dhe zonave rreth monumenteve, intervista dhe transmetime emisionesh televizive nė median elektronike, organizimin e festivaleve folklorike, lojėrave popullore, takime me nxėnėsit dhe studentėt e shkollave, promovime librash, fletėpalosje, etj

 

 

 

 

 

 

Dita Ndėrkombėtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, e shpallur botėrisht si e tillė qė nė vitin 1982 nga ICOMOS dhe miratuar nė Konferencėn e Pėrgjithshme tė UNESCO-s njė vit mė vonė ėshtė manifestuar dje nė mbarė vendin si njė mundėsi pėr tė promovuar trashėgiminė e tyre kulturore dhe rritur ndėrgjegjėsimin pėr vlerat e saj. Trashėgimia kulturore shqiptare tashmė ėshtė pjesė e trashėgimisė kulturore evropiane dhe botėrore si nė rastin e Gjirokastrės, Butrintit, Isopolifonisė etj. MTKRS, nė kuadėr tė festimit tė kėsaj dite ka organizuar njė sėrė aktivitetesh nė rang vendi nė institucione kombėtare tė trashėgimisė si: Parqet Kombėtare Arkeologjike, nė Muzetė Kombėtarė dhe Drejtoritė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės. Festimet janė zhvilluar me njė sėrė veprimtarish si hapja e muzeve falas pėr publikun, pėrurime punimesh restauruese, mirėmbajtje dhe pastrim tė siteve dhe zonave rreth monumenteve, intervista dhe transmetime emisionesh televizive nė median elektronike, organizimin e festivaleve folklorike, lojėrave popullore, takime me nxėnėsit dhe studentėt e shkollave, promovime librash, fletėpalosje, etj. Nuk ėshtė lėnė jashtė vėmendjes dje edhe prezantimi i vlerave tė qytetit ilir tė Bylisit, pranė fshatit Hekal tė Mallakastrės. Ky qytet prej disa vitesh bėn pjesė nė listėn e qendrave arkeologjike turistike me mbėshtetjen e Ministrisė sė Turizimit Kulturės, Rinisė dhe Sporeteve, Institutit te Monumenteve tė Kultures dhe Institutit Arkeologjik. Burime tė ndryshme historike tregojnė se, vendbanimi i ri me sipėrfaqe tė sheshtė dhe shumė mė tė madhe nga ajo e qytetit prej nga lindi, me mure rrethuese me gjatėsi 2200-2300 metra, u shndėrrua shumė shpejt nė njė qendėr kryesore ekonomike dhe politike pėr fisin e bylynėve. Fuqinė ekonomike dhe politike tė kėtij qyteti e tregon dhe fakti se nė vitin 230- 146 p.e.s ai pret monedhėn e vet prej bronzi, tė cilat u pėrdorėn nė trevėn e bashkėsisė dhe jashtė saj. Nė shekullin e III p.e.s u sistemua dhe u ndėrtua agoraja (qendra ) e qytetit prej 4 ha, ku ngrihej teatri me 9.000 vende, stadiumi, gjimnazi, etj. Pas pushtimit romak u pėrfshi nė provincėn maqedonase, por e ruajti autonominė bashkė me rrethinat deri nė shek. e I tė e.r.s.  Sipas burimeve historike, nė fund tė shekullit tė II tė e.s qyteti e humb rėndėsinė dhe jeton si njė qytet i zakonshėm, madje kthehet nė gjendjen e njė fshati ku mendohet tė kenė ndikuar luftrat iliro- romake, ndėrsa nė shekullin V- VI, pas rrėnimit tė Apolonisė, u bė qendra kryesore midis Shkumbinit dhe Vjosės. Mė pas qyteti i Bylisit u rrėnua gjatė dyndjeve barbare dhe nuk u rimėkėmb mė. Qėndra peshkopale u shpėrngul nė Ballsh. Gėrmimet e para arkeologjike nė kėtė qėndėr e kanė zanafillėn e tyre nė vitin 1978. Nė inventarin e kėtij qyteti numėrohen rrėnojat e 5 bazilikave paleokristiane, 5 mozaikė me motive tė ndryshme gjeometrike, floreale, zoomorfe, tė cilat i takojnė shekullit tė 5- 6 e.s, monumente tė larmishme antike, si mure rrethuese, teatri i rrėnuar, tri shėtitore, njė sterė pėr ambiente publike, e cila shėrbente pėr grumbullimin e ujit etj. Nė gėrmimet arkeologjike te kryera nė vitin 1999 nė Pallatin e Peshkopalit, njė ndėr monumentet mė tė rėndėsishėm tė trevės sė Ballkanit, dolėn nė dritė dhjetė dhoma, tė cilat kanė shėrbyer si magazina, punishte etj, ndėrsa vitin e kaluar u zbuluan pesė dhoma te tjera. Aktualisht qyteti antik i Bylisit i ėshtė nėnshtruar disa ekspeditave arkeologjike shqiptaro-franceze. Gjatė ekspozimit tė kėtyre vlerave vėmendje i ėshtė kushtuar edhe mozaikut, njė gjini e pikturės monumentale dekorative e cila ėshtė njohur nė Shqipėri qė nė lashtėsi si dhe nė kohėn e vonė antike. Lulėzimin mė tė madh aplikimi i kėsaj gjinie tė artit e ka pasur nė shekujt e parė tė erės sė re, kur nga gurėt e zallit u kalua nė kubikė tė prerė prej guri, balte tė pjekur mermeri dhe qelqi. Mozaikėt e shekullit tė parė janė thjesht ornamentalė  me figura me kubikė tė zinj, tė vendosur mes sfondit tė bardhė. Kėtu vlen tė pėrmendet njė mozaik i zbuluar nė qytetin e Durrėsit me figura tė ndryshme gjeometrike dhe skena nga mitologjia detare. Mozaikė tė kėsaj periudhe janė zbuluar edhe nė Apoloni dhe Butrint. Shqipėria ėshtė njė vend i pasur me mozaikė. Shumė thesare tė tjera janė ekspozuar dje edhe nė Muzeun Historik Kombėtar nga IMK dhe njė Durrės

Shqipėria zotėron njė pasuri tė madhe tė vlerave arkeologjike, tė cilat dėshmojnė kulturėn e popullit tonė nė shekuj, pjesa mė e madhe e tyre ndodhet nė gjendjen fillestare tė zbulimit, ndėrsa njė pjesė e tyre dallohen ndodhet ende nė formėn e gjurmėve.

 

 

 

Aprovohet Projekt Rregullorja pėr funksionimin e parqeve arkeologjike

 

 

Pango mbledh Bordin Kombėtar tė Parqeve Arkeologjike

 

 

Nė ditėn Ndėrkombėtare tė Monumenteve dhe Siteve Arkeologjikė, ministri Pango ka mbledhur dje Bordin Kombėtar tė Parqeve Arkeologjike nė vazhdėn e organizimit tė njė sėrė aktivitetesh pėr kremtimin e kėsaj dite, nga institucionet e trashėgimisė kulturore nė tė gjithė vendit. Tė pranishėm nė takim ishin pėrfaqėsues nga  institucionet tona kombėtare si: Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Komisioni i Unesco-s nė Ministrinė e Jashtme, Instituti i Arkeologjisė, Instituti i Monumenteve tė Kulturės.

Ne ēelje tė takimit Ministri Pango tha se “pėr vendin tonė, i pasur me monumente dhe pėr mė tepėr i konsideruar nga UNESCO si njė vend i dendur me monumente nė njė sipėrfaqe tė vogėl, kjo ėshtė njė ditė tejet e rėndėsishme, aq mė tepėr kur 18 pėrqind e kėtyre monumenteve, apo 700 syresh kanė pėsuar dėmtime”. Ministri pango ka lėshuar alarmin pėr tė gjithė njerėzit e ndjeshėm ndaj kėtij problemi pėr t’i mbrojtur kėto monumente, ndėrkohė qė dje ka pohuar se janė marrė marrė masat emergjente pėr tė ndėshkuar kundravajtėsit dhe njėkohėsisht po punojmė pėr tė sanksionuar mė mirė statusin e parqeve tė rinj arkeologjik, pėr tė cilin ėshtė zhvilluar edhe ky takim. Pango ka pohuar se e gjithė kjo shėrben “pėr t’i zhvilluar mė tej ata, sipas modelit tė parkut kombėtar tė Butrinti, Apollonisė e Shkodrės deri diku, edhe tė parqeve tė Amantias, Orkumit, Bylisit, Antigonesė”. Sipas ministrit tė MTKRS, 18 prilli  nuk ėshtė vetėm nje ditė ceremonish, pėrurimesh, vizitash falas nėpėr muzetė, sikundėr  ndodh nė kėtė ditė nėpėr botė, por njė ditė shumė e rėndėsishme ndėrgjegjėsimi, pasi nė vendin tonė si turizmi natyror, ai i  diellit, rėrės, janė kaq afėr me atė kulturor. Pango ka pohuar se me kėtė aksion kombėtar pėr sinjalistikėn, hapjen e zyrave me asistencėn turistike, tė vėnė nė efiēencė tė plotė e pėr t’i bėrė ato mė tė vizitueshme, do tė mundėsohet ardhja e mė shumė turistėve se vitin qė shkoi. Nė kėtė mbledhje ka marrė rrugė edhe diskutimi dhe aprovimi i Projekt Rregullores sė funksionimit tė parqeve arkeologjike si dhe miratimi i njė sistemi tė unifikuar tė biletave nė tė gjitha parqet arkeologjike kombėtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Pacientėt shkojnė tė vizitohen, ndėrsa mjeku i adreson nė klinika private

 

QSUT, atje ku mjekėt iu ofrojnė pacientėve sorrollatjen

 

Pacientėt sorollaten nga njė qendėr spitalore nė tjetrėn, pa kurrfarė pėrgjigje. Kjo gjė pėrkeqėson sėmundjen e tyre, duke i afruar ata drejt vdekjes

 

Alketa Alia

Liman Muēa ėshtė njė i moshuar qė kėrkon tė kryejė analizat nė qendrėn radiologjike, pėr tė kuruar sėmundjen qė ka. Prej kohėsh, ai pohon se vuan nga sėmundja e prostatės, tė paktėn kėshtu i thonė mjekėt. Ndėrkohė, pasi ka shkuar njėherė tek mjeku i familjes, edhe nė ambulancėn e lagjes, ata e adresojnė pėr tė kryer analizat nė spitalin “Nėnė Tereza”, pėr shkak tė mungesės sė aparaturave nė ambulancėn e lagjes. Me njė recetė mjekėsore tė adresuar nga vetė mjeku, Liman Muēa niset pėr nė spitalin e QSUT-sė, pėr tė kryer edhe analizėn pėrfundimtare qė mė pas, nė bazė tė rezultatit, tė kurohet. Fillimisht, pasi pret me orė tė tėra pas derės sė mjekut tė spitalit nė qendrėn radiologjike ETR, ku sipas rekomandimit tė mjekut tė parė duhej tė kryente edhe kontrollin me aparaturėn pėrkatėse, kthehet mbrapsht sėrish. Sipas mjekut Astrit Hoxha, nė kėtė klinikė lejohen tė kryejnė vizitė me mjetet mjekėsore pėrkatėse, vetėm pacientėt e shtruar nė spital dhe sipas tij, kjo ishte me urdhėr tė drejtorit tė spitalit. Sorollatja e pacientėve nė kėtė spital ndodh shpesh, ndėrkohė qė pacientit i shkruhet qartė nga mjeku i parė se ky kontroll mjekėsor mund tė kryhet vetėm mė qendrėn radiologjike, pikėrisht nė ETR. Ndėrkohė, sipas mjekut tė ETR-sė, pacienti nuk duhet ta kryejė kėtė vizitė nė spitalin publik nė QSUT, por duhet tė shkojė nė klinikat private. Adresimi i shpeshtė nėpėr klinikat private apo mitmarrja nėn dorė e parave nga mjekėt ėshtė njė fenomen, i cili ndodh shpesh nė kėtė qendėr spitalore publike. Ai qė vuan mbetet sėrish pacienti, i cili, nė vend qė tė ndihmohet dhe t’i diagnostikohet sėmundja sa mė parė, duhet tė endet nga njė derė e mjekut nė tjetrėn, ndėrkohė qė sėmundja avancon akoma mė shumė. “Tė shkoj nė privat, pėr tė diagnostikuar kėtė sėmundje kushton 35-40 mijė lekė tė vjetra, nuk kam ku t’i marr”, - pohon Limani.  Ndonėse i moshuar, pa kushte ekonomike dhe me vėshtirėsitė e shumta qė i vijnė nga sėmundja, e cila e mundon prej kohėsh, Limani duhet tė endet sėrish nga njė derė nė tjetrėn, pėr tė gjetur ndonjė mjek qė ta ndihmojė. Indiferentizmi i mjekėve ndaj sėmundjes sė pacientit ėshtė njė fenomen tepėr i pėrhapur, aq sa edhe sqarimi kundrejt pacientit pėr mėnyrėn se ku duhet tė adresohet shprehet po njėlloj. Nė bazė tė reformės spitalore, pacienti, nė fillim duhet tė adresohet tek mjeku i familjes apo ambulancat e lagjes dhe mė pas, nė bazė tė rekomandimit tė tyre mund tė dėrgohet nė QSUT, nėse situata nuk mund tė kontrollohet nga ata. Ndonėse reforma u krye pėr tė shmangur pikėrisht sorollatjen e pacientit dhe radhėt e tėra pas dyerve tė spitaleve, mjekėt janė tė parėt qė nuk po zbatojnė kėtė rregull. Ēdo ditė, nė qendrat e spitalit “Nėnė Tereza”, pacientėt nuk konsultohen nė qendrat pėrkatėse tė konsultave, por tek mjekėt ku i adresojnė.

 

 

 

 

Ndryshime nė Kodin Penal, penalizohen personat qė shfrytėzojnė fėmijėt

 

Njė vit burg pėr ata qė shfrytėzojnė fėmijėt

 

Pėrmes nismės ligjore tė ndėrmarrė nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, mbėshtetur nga disa organizata jofitimprurėse tė tė drejtave tė fėmijėve, synohet qė sė shpejti tė pėrmirėsohet Kodi Penal i Shqipėrisė, i cili do tė penalizojė ashpėr personat qė do tė pėrfitojnė duke shfrytėzuar fėmijėt. Sipas njė projektligji, tė depozituar tashmė nė kryesinė e Kuvendit, parashikohet qė shfrytėzimi i fėmijės sė mitur pėr punė apo shėrbime tė detyruara, pėrfshirė edhe kėrkesėn pėr lėmoshė nga prindėrit apo kujdestarėt ligjorė, pėrbėn vepėr penale, i cili parashikon burgim deri nė njė vit dhe gjobė tė pėrcaktuar. Ndryshimet e propozuara vendosin sanksione edhe kur shfrytėzimi i fėmijės sė mitur bėhet nga tė tretėt, pėr tė cilėt parashikohet burgim deri nė tre vjet dhe gjobitje. Ndėrsa, kur shfrytėzimi i fėmijės sė mitur sjell pasoja tė rėnda pėr shėndetin ose vdekjen, ndryshimet nė kėtė kod parashikojnė dėnim me burgim nga tre deri nė shtatė vjet. Nismėtarėt e kėtij projektligji propozojnė ndėr tė tjera qė nė Kodin Penal tė saktėsohen masat ndėshkuese edhe pėr ata persona qė shesin fėmijėt. Sipas projektligjit, ofrimi, dhėnia apo pranimi i shitjes sė fėmijės pėr qėllime tė shfrytėzimit seksual, transferimit tė organeve tė fėmijės pėr pėrfitim apo birėsimit tė paligjshėm tė tij dėnohet me burgim deri nė shtatė vjet. Masa ndėshkuese parashikohen edhe ndaj prindėrve apo tė afėrmve qė abuzojnė me femijėt. Tashmė, do tė konsiderohen abuzim emocional me fėmijėn edhe ato veprime qė shkaktojnė dėmtime tė shėndetit fizik, mendor, moral dhe social, si pasojė e kufizimit tė lirisė sė lėvizjes, sjelljes denigruese, kėrcėnuese dhe frikėsuese, tė cilat dėnohen me gjobė ose me burgim deri nė tre vjet. Gjithashtu, sipas ndryshimeve mė tė fundit tė propozuara nė Kodin Penal, ēdo person qė do tė kapet, duke shpėrndarė imazhe pornografike tė fėmijėve nė internet, bluetooth, shtėpi diskografike, librari, gazeta ose mediume tė tjera, do tė dėnohet me burgim deri nė pesė vjet. Kėto amendamente mbi Kodin Penal synojnė mbrojtjen e fėmijėve nga pornografia nė internet apo nė media.

 

 

 

 

 

QSSH: Tė shpėtojmė jetėn e studentes me leuēemi

 

Qeveria Studentore Shqiptare (QSSH), pėrmes njė konference pėr shtyp tė zhvilluar ditėn e djeshme nė Fakultetin e Histori-Filologjisė, bėri thirrje pėr tė mundėsuar sigurimin e mjeteve financiare qė do tė shpėtonin jetėn e studentes 20-vjeēare nga Burreli, Besnike Markola, e cila vuan nga semundja e rėndė e leuēemisė. “Mjekėt deklarojnė se, pas analizave tė kryera, rezulton se njėri nga vėllezėrit e studentes ka tė njėjtin grup gjaku dhe ėshtė kompatibėl pėr transplantin e palcės. E vetmja gjė qė mban peng situatėn dhe agravon gjendjen shėndetėsore tė vajzės ėshtė mosveprimi i shpejtė”, - u shpreh numri dy i Qeverisė Studentore, Erlis Hereni, sipas tė cilit Ministria e Arsimit, Ministria e Shėndetėsisė dhe Ministria e Punės duhet tė ndėrhyjnė sa mė shpejt pėr tė bėrė tė mundur sigurimin e mjeteve financiare, qė do tė shpėtonin jetėn e Besnike Markolės, e cila prej mėse dy muajsh gjendet e shtruar nė spitalin Nr.1 tė Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė Tiranė. Studentja 20-vjeēare, nė vitin e dytė pėr Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin e Shkodrės, filloi tė rėndohej nga sėmundja e leuēemisė qė nė muajin shkurt tė kėtij viti. Sipas mjekėve, vajza shėrohet vetėm me ndėrhyrje kirurgjikale pėr tė bėrė transplantin e palcės kurrizore, njė ndėrhyrje qė kushton rreth 100 mijė euro dhe realizohet nė Turqi ose nė Itali. Ata thonė se, nėse operacioni nuk kryhet brenda njė muaji, vajza ka mundėsi tė pakta pėr tė jetuar. Pėr tė siguruar mjetet financiare, studentėt e Universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės kanė marrė njė nismė humane pėr mbledhjen e lekėve nė ndihmė tė shoqes sė tyre, si dhe kanė hapur dy numra llogarie nė “Raiffeisen Bank”: nė lekė 1401666955 dhe nė euro 1400666955. Aktualisht, studentėt e Shkodrės kanė arritur tė sigurojnė gjatė tri ditėve njė shumė prej 500 mijė lekėsh nga 100 mijė euro qė nevojiten.

 

 

 

Javėn e ardhshme nis fushata globale “Arsim pėr tė gjithė”

 

“Shkollė miqėsore pėr ēdo fėmijė”, ėshtė fushata qė do tė zhvillohet nga 23-29 prill nga Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri (CRCA), nė kuadėr tė fushatės globale “Arsimim pėr tė gjithė” nėn moton “Arsimimi dhe tė drejtat e njeriut”. Qėllimi i fushatės nė Shqipėri me moton e pėrshtatur “Shkollė miqėsore pėr ēdo fėmijė” ėshtė ndėrgjegjėsimi i qeverisė shqiptare, politikanėve dhe publikut tė gjerė pėr problemet e arsimimit tė fėmijėve nė Shqipėri, veēanėrisht arsimimit tė vajzave dhe fėmijėve tė grupeve vulnerabėl, fenomenin e braktisjes sė shkollės etj. Koalicioni pėr arsimimin e fėmijėve, nė kuadėr tė zhvillimit tė kėsaj fushatė promocionale ka planifikuar disa aktiviteteve. Ditėt nė vazhdim do tė ofrojnė pėrgatitjen dhe prezantimin e letrės informuese “Shqipėria dhe arsimimi i fėmijėve”, me tė dhėna pėr situatėn e arsimit parauniversitar, botimi dhe shpėrndarja e posterit “Shkollė miqėsore pėr ēdo fėmijė”, takim me parlamentarėt, ku do tė ftohen tė gjithė deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė dhe takime pune kombėtare, pėr tė diskutuar problemet e arsimit dhe fėmijėve nė Shqipėri. Gjatė kėsaj jave organizatat qė punojnė pėr arsimimin e fėmijėve dhe sindikatat e mėsuesve nė tė gjithė botėn kėrkojnė nga qeveritė dhe politikanėt sigurimin e tė drejtave tė arsimimit pėr ēdo njeri, si pjesė e tė drejtave tė njeriut. Fushata ndėrgjegjėsuese e konsideron arsimimin si njė tė drejtė tė ēdo fėmije dhe si njė mundėsi zhvillimi e progresi pėr shoqėritė.

 

 

 

 

 

 

P/ligji pėr arsimin e lartė, Komisioni i Medias dėgjon dekanėt e fakulteteve

 

Rektorėt iu lėnė stafetėn dekanėve pėr t’u ankimuar

 

Drejtuesit e fakulteteve janė shprehur se, nenet qė pėrcaktojnė emėrimet e drejtuesve dhe autonominė financiare tė institucioneve qė ata drejtojnė duhet tė rishikohen dhe tė pėrmirėsohen

 

Rildo Ngjela

Ka nisur dje dita e dytė e ankimimit tė drejtuesve tė arsimit tė lartė mbi projektligjin e arsimit. Njė ditė mė parė ishin rektorėt ata qė ankimuan nė komisionin parlamentar, projektligjin e arsimit tė lartė, ndėrsa ditėn e djeshme stafetėn e ankesave e kanė marrė dekanėt.

Dekanė tė disa fakulteteve tė Universitetit tė Tiranės dhanė ditėn e djeshme mendimet e tyre rreth projektligjit “Pėr arsimin e Lartė”, gjatė njė seance dėgjimore me deputetė tė Komisionit parlamentar tė Edukimit dhe Mjeteve tė Informimit Publik. Dekanėt, nė fjalėn e tyre u shprehėn nė mbėshtetje tė sugjerimeve dhe propozimeve tė Konferencės sė Rektorėve, rreth disa pėrmirėsimeve qė nevojiten tė bėhen nė kėtė p/ligj. Kėshtu, pikat mė tė debatuara tė kėtij drafti lidhen me emėrimet e drejtuesve dhe autonominė financiare tė fakulteteve. Pėr pikėn e parė, dekanėt u shprehėn kundėr pėrcaktimit qė jepet nė p/ligj, i cili parashikon qė emėrimi i tyre tė mos bėhet mė nga Presidenti i Republikės, por nga Ministri i Arsimit. Dekanėt kėrkuan nga deputetėt qė neni qė parashikon kėtė ndryshim tė hiqet fare.

Nonda Varfi, dekan i Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja, duke folur pėr nismėn e ardhur nga qeveria, tha se, drafti vė nė dyshim pėrputhjen me strategjinė e Bolonjės.

Njė tjetėr kėrkesė e parashtruar nga dekanėt lidhej me faktin se ligji i drejtohet vetėm arsimit tė lartė publik dhe jo atij privat, ndėrkohė qė nė vend funksionojnė 15 universitete publike dhe po aq private. “P/ligji duhet tė kufizojė me njė nen tė veēantė hapjen e shkollave tė larta, publike apo private, se pėr njė kohė shumė tė shkurtėr do tė kemi njė inflacion diplomash”, - tha dekani Fatos Harizaj. Po ashtu, nga dekanėt u kėrkua edhe kthimi i pronave tė fakulteteve, gjė qė nuk ėshtė e parashikuar nė draftin e qeverisė.

Rektorėt

Dy ditė mė parė, rektorėt e universiteteve janė shprehur nė Komisionin parlamentar tė Edukimit dhe Mjeteve tė Informimit Publik se, statusi i profesorit duhet tė shikohet nga e para, ashtu siē ėshtė rishikuar edhe statusi i studentit. Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, duke folur pėr vlerat e draftit, tha se, Konferenca e Rektorėve e mbėshtet variantin e qeverisė dhe beson se, me sugjerimet e bėra, ky ligj arrin parametrat optimalė, nė pėrputhje me sfidat qė kanė universitetet tona pėr t’u integruar. “Zbatimi i parimit tė demokracisė nė diskutimin me grupet e interesit, pėrshtatja ligjore e universiteteve nė sfidat qė kanė kėto tė fundit pėr afrimin e tyre me parimet e Procesit tė Bolonjės, rritja e autonomisė universitare etj., janė disa nga arritjet qė shėnohen nė kėtė draft”, - tha Rrokaj.

Megjithė anėt pozitive, rektorėt theksuan nevojėn pėr tė bėrė edhe pėrmirėsime nė kėtė projektligj, qė janė ēėshtje madhore pėr jetėn e universiteteve. “Nevoja pėr pavarėsi e organeve kolegjiale dhe autoriteteve drejtuese pėr vendosje tė marrėdhėnieve tė partneritetit dhe jo vasalitetit, ndikimi i politikės nėpėrmjet ekzekutivit nė kėtė autonomi dhe rregullimi i pėrgjegjshmėrisė sė arsimit tė lartė nė hapėsirėn ligjore shtetėrore janė disa nga ēėshtjet qė duhen rishikuar”,- theksoi rektori i Universitetit tė Tiranės. Ai, duke kėmbėngulur nė kėto ēėshtje, shprehu nevojėn pėr tė pėrcaktuar sa mė parė nė ligj statusin e profesorit, sikurse ėshtė vendosur me tė drejtė nė kėtė draft edhe pėr statusin e studentit. Projektligji “Pėr arsimin e lartė” ėshtė njė nga nismat mė ambicioze tė qeverisė, i cili realizon njė autonomi tė plotė financiare dhe liri akademike pėr institucionet e arsimit tė lartė, tė cilat do tė kenė liri tė plotė dhe vendimmarrje pėr tė gjitha problemet e tyre institucionale.

 

 

 

 

 

Si bėhet zgjedhja e autoriteteve drejtuese tė arsimit tė lartė

 

Neni 21

Zgjedhja e organeve dhe e autoriteteve drejtuese nė institucionet publike tė arsimit tė lartė

 

1. Nė institucionet publike tė arsimit tė lartė organet dhe autoritetet e tyre drejtuese zgjidhen.

2. Organet drejtuese tė njė institucioni publik tė arsimit tė lartė pėrcaktohen, si mė poshtė vijon:

 

a) Senati akademik pėrbėhet nga anėtarė, personel akademik, personel joakademik dhe studentė, tė cilėt zgjidhen drejtpėrdrejt nga grupet pėrkatėse tė anėtarėve tė institucionit.

b) Kėshilli i fakultetit pėrbėhet nga anėtarė tė personelit akademik, tė personelit joakademik dhe studentė, tė zgjedhur drejtpėrdrejt nga grupet pėrkatėse tė anėtarėve tė fakultetit.

c) Kėshilli i instituteve tė kėrkimit dhe zhvillimit pėrbėhet nga anėtarė tė personelit tė tyre akademik dhe pėrfaqėsues tė personelit joakademik, tė zgjedhur drejtpėrdrejt nga grupet pėrkatėse tė anėtarėve tė institutit.

d) Kėshilli i kolegjit profesional pėrbėhet, nė shumicėn e tij, nga anėtarė tė personelit akademik, tė personelit joakademik dhe studentė, tė zgjedhur drejtpėrdrejt nga grupet pėrkatėse tė anėtarėve tė kolegjit. Nė pėrbėrje tė kėtij kėshilli bėjnė pjesė edhe pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit, sipas llojit tė programeve tė studimit, qė kolegji profesional ofron.

e) Pjesėmarrja e studentėve nė senatet akademikė dhe kėshillat e fakulteteve/instituteve ėshtė 15 pėr qind.

 

3. Autoritetet drejtuese nė njė institucion publik tė arsimit tė lartė zgjidhen sipas modaliteteve tė mėposhtme:

a) Rektori i institucioneve publike tė arsimit tė lartė zgjidhet me votim tė fshehtė, nga i gjithė personeli akademik, personeli joakademik dhe studentėt e institucionit.

b) Dekani/drejtori zgjidhet me votim tė fshehtė nga i gjithė personeli akademik, personeli joakademik dhe studentėt e fakultetit/institutit tė kėrkimit dhe zhvillimit/kolegjit profesional.

c) Pėrgjegjėsi i departamentit/qendrės sė kėrkimit dhe zhvillimit zgjidhet me votim tė fshehtė nga i gjithė personeli akademik respektiv.

4. Nė zgjedhjen e autoriteteve drejtuese, votat e studentėve dhe votat e personelit joakademik pėrllogariten me pėrqindje. Ato vlejnė 20% nė totalin e pėrgjithshėm tė votave pėr studentėt dhe 5% nė totalin e pėrgjithshėm tė votave pėr personelin joakademik.

5. Rektori apo autoriteti i barazvlefshėm me tė, nė institucionet e arsimit tė lartė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, propozohet nga ministri pėrkatės dhe emėrohet nga Presidenti.

6. Dekani apo autoriteti i barazvlefshėm me tė, nė institucionet e arsimit tė lartė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme emėrohet nga ministri pėrkatės.

7. Pėrgjegjėsit e departamenteve nė institucionet e arsimit tė lartė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, zgjidhen me tė njėjtat procedura, pėrcaktuar nėshkronjėn”c”, tė pikės 3, tė kėtij neni.

8. Presidenti i Republikės emėron rektorin e zgjedhur. Rektori emėron dekanin/drejtorin e zgjedhur. Dekani/drejtori emėron pėrgjegjėsin e departamentit/ qendrės sė kėrkimit dhe zhvillimit.

9. Ministri i Arsimit dhe i Shkencės shpall ditėn e fillimit tė procesit zgjedhor nė institucionet publike tė arsimit tė lartė. Zgjedhjet zhvillohen sipas rregullores sė zgjedhjeve, tė pėrgatitur dhe miratuar nga institucionet e arsimit tė lartė, nė pėrputhje me kėtė ligj. Rregullorja e zgjedhjeve pėrcakton procedurat dhe kriteret pėr organizimin e zgjedhjeve nė tė gjitha nivelet pėr organet dhe autoritetet drejtuese nė institucionet publike tė arsimit tė lartė.

 

 

 

 

Nga dekanėt u kėrkua edhe kthimi i pronave tė fakulteteve, gjė qė, sipas tyre, nuk ėshtė e parashikuar nė draftin e qeverisė.

Por ēfarė thuhet nė draft...???

 

Neni 83

Pronat e paluajtshme tė institucioneve publike tė arsimit tė lartė

 

1. Pronat e paluajtshme publike, tė nevojshme pėr ushtrimin e veprimtarisė kalojnė nė administrim tė institucioneve publike tė arsimit tė lartė me vendim tė Kėshillit tė Ministrave dhe propozim tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės.

2. Institucionet publike tė arsimit tė lartė mirėmbajnė dhe pėrdorin pėr interesa tė institucionit, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi, pronat e paluajtshme publike qė u janė lėnė nė administrim. Ato hipotekohen nė pronėsi tė shtetit pėr pėrdorim nga universitetet.

 

 

Dekanėt janė ankuar pėr autonominė financiare tė institucioneve qė ata drejtojnė.

Por ēfarė thuhet nė draft...???

 

BOX

Neni 75

Tė ardhurat e institucioneve publike tė arsimit tė lartė

 

1. Nė tė ardhurat e institucioneve publike tė arsimit tė lartė pėrfshihen:

a. Tarifat e studimeve, tė cilat janė tė diferencuara sipas cikleve, formave tė studimeve, etj;

b. Tė ardhura nga organizimi i trajnimeve ose kualifikimeve pėr tė tretė, sipas marrėveshjeve tė lidhura;

c. Tė ardhura nga shėrbimet qė realizohen nga institucionet publike tė arsimit tė lartė qė veprojnė nė fushėn e artit, kulturės dhe sportit;

d. Tė ardhura nga kryerja e punimeve kėrkimore tė porositura dhe shėrbimeve tė tjera tė specializuara;

e. Tė ardhura qė krijohen nga dhėnia e aktiveve nė pėrdorim tė palėve tė treta, nė trajtėn e kontratave tė qiradhėnies dhe me forma tė tjera kontraktimi;

f. Dhuratat, trashėgimitė dhe donacionet publike;

g. Financimet e pakthyeshme tė marra nga burime tė huaja nė kuadrin e projekteve dy e shumėpalėshe;

h. Financime tė tjera tė ligjshme tė marra nga burime tė ndryshme.

 

2. Tė ardhurat e krijuara sipas pikės 1 tė kėtij neni, derdhen 100% nė llogarinė e institucionit dhe pėrdoren nga vetė ai, sipas rregullave tė pėrcaktuara.

 

Neni 77

Financimi nga buxheti i shtetit

 

1. Transferta nga buxheti i shtetit pėr institucionet publike tė arsimit tė lartė jepet nė formė granti, qė pėrdoret sipas kėtyre kategorive:

a) Transferta e pakushtėzuar

b) Transferta me konkurrim pėr investime

2. Transferta e pakushtėzuar, pėrdoret pėr financimin e shpenzimeve qė lidhen me funksionimin e institucioneve tė arsimit tė lartė dhe pėr financimin e investimeve me karakter tė vazhdueshėm.

Transferta me konkurim pėr investime pėrdoret pėr financimin e investimeve me karakter ndėrtimi dhe projekte tė tjera tė mėdha, sipas klasifikimit nė procedurat pėr manaxhimin dhe investimet publike.

 

 

Neni 78

Shpėrndarja e financimit nga buxheti i shtetit

 

1 Shpėrndarja e transfertės sė pakushtėzuar bazohet nė njė formulė qė garanton barazi, drejtėsi dhe transparencė. Kriteret dhe komponentėt e formulės pėrcaktohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės, nė konsultim me Kėshillin e Arsimit tė Lartė dhe Shkencės dhe miratohen nė ligjin vjetor tė buxhetit tė shtetit.

2. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, pas propozimit tė Kėshillit tė Arsimit tė Lartė dhe Shkencės dhe bazuar nė formulėn e shpėrndarjes, cakton shumėn e grantit tė pakushtėzuar nga buxheti i shtetit pėr ēdo institucion publik tė arsimit tė lartė, pėr periudhėn njėvjeēare, nė bazė tė njė planifikimi 3-vjeēar.

3. Shpėrndarja e grantit konkurrues pėr investime bėhet mbi bazėn e projekteve qė paraqiten nga institucionet e arsimit tė lartė sipas kritereve tė pėrcaktuara nė ligjin vjetor tė buxhetit.

4. Struktura e hartimit tė buxhetit pėr ēdo institucion publik tė arsimit tė lartė bėhet sipas strukturės sė buxhetit tė shtetit, tė pėrcaktuar me udhėzim tė Ministrit tė Financave.

 

Neni 79

Hartimi i buxhetit tė institucioneve publike tė arsimit tė lartė

 

Projektbuxheti i njė institucioni publik tė arsimit tė lartė hartohet nga rektorati, duke u mbėshtetur nė programin buxhetor afatmesėm 3-vjeēar dhe nė propozimet e ardhura nga strukturat pėrbėrėse tė institucioneve, si dhe miratohet nga Senati Akademik, pasi aprovohet prej Kėshillit tė Administrimit. Hartimi i buxhetit tė bėhet nė pėrputhje me standardet e vendosura nga Ministria e Financave. Projektbuxheti i pėrcillet Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, i cili, brenda 30 ditėve ushtron kontrollin qė i takon sipas ligjit nė formėn e kėrkesės sė motivuar pėr rishikim.

 

Neni 80

Rregullat e administrimit dhe raportimit financiar

 

1. Rregullat e administrimit financiar tė institucioneve publike tė arsimit tė lartė pėrfshijnė rregullat pėr hartimin e planeve tė detajuara tė shpenzimeve, qė miratohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe nga Ministria e Financave.

2. Institucionet publike tė arsimit tė lartė zbatojnė rregullat e raportimit qė pėrcaktohen nga ligji dhe standardet pėrkatėse tė kontabilitetit publik, si dhe kėrkesat specifike qė pėrcaktohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės.

3. Institucionet publike tė arsimit tė lartė paraqesin ēdo vit raportet pėr rezultatet e veprimtarisė sė tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

 

Anglezėt nuk vendosin pėr njė ballafaqim miqėsor. Projektohet tjetėr skuadėr

 

Nuk ka miqėsore me Uellsin dhe Anglinė

 

Kanė dėshtuar pėrpjekjet e FSHF-sė pėr tė siguruar njė miqėsore qoftė me Uellsin, por dhe me Anglinė. Tė dyja skuadrat kanė miqėsore tė planifikuara. Uellsi do tė luajė miqėsore me Zelandėn e re mė datė 26 maj 2007. Nga ana tjetėr, Anglia as qė i bėhet tė luajė me Shqipėrinė. “Pėr momentin, Anglia nuk ka asnjė projekt tė planifikuar pėr tė luajtur miqėsore me Shqipėrinė. Obligimet e lojtarėve tė pėrfaqėsueses me klubet e tyre janė thuajse tė paevitueshme dhe ne kemi planifikluar miqėsore me Brazilin mė 1 qershor 2007, ndeshja e parė zyrtare nė stadiumin UEMBLI tė rinovuar. Kjo do tė jetė miqėsorja e vetme qė ne do tė luajmė pėrpara takimit zyrtar me Estoninė”, - u shpreh Brian Barwick, drejtori ekzekutiv i FA, i kontaktuar nga “TemA”. Tani, FSHF-ja ka mbetur nė dorė tė Sport Five pėr t’i gjetur njė miqėsore nė prag tė ndeshjes me Luksemburgun.

 

Zyrtare: Shqipėri-Luksemburg nė “Qemal Stafa”

Ndeshja kualifikuese pėr Euro 2008, mes Shqipėrisė dhe Luksemburgut do tė luhet nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe drejtoria e stadiumit kombėtar "Qemal Stafa"  kanė arritur marrėveshjen pėr zhvillimin e ndeshjes nė kėtė stadium. "U arrit marreveshja me stadiumin dhe sė shpejti pritet firmosja e kontratės me bordin drejtues tė stadiumit", - tha zėdhėnesi i shtypit nė FSHF, Lysjen Nurishmi. Sipas tij, FSHF-ja do tė administrojė aktivitetin, shitjen e biletave, kontrollin dhe sigurinė nė stadium, si dhe akreditimin e gazetarėve dhe stafit tė punės. Prej disa muajsh, FSHF-ja ka shprehur interesin e saj pėr tė patur njė kontratė afatgjatė me stadiumin kombėtar pėr zhvillimin e ndeshjeve tė ekipit kombėtar. FSHF-ja ka menduar qė disa ndeshje tė pėrfaqėsueses kuqezi t'i zhvillojė nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė, pėr t'u dhėnė mundėsinė sportdashėsve tė ndjekin nga afėr lojtarėt e kombėtares.

 

 

 

VENDIMET

Disiplina: Trajnerėt pa licencė, gjobiten me 500 mijė lekė

1. Klubet e futbollit:

a) Luftėtari me trajner   Edi Martini

b) Kastrioti me trajner  Ramadan Ndreu

c) Besėlidhja me trajner  Luan Metani

d) Lushnja me trajner    Artan Bano

qe kane aktivizuar trajneret e mesiperm te pafederuar ne FSHF, klubet gjobiten me nga 50.000 leke gjobe secili ne baze te kreut 16, Neni 24, pika 24 te K.D.Sportive. Ne rast se trajneret e mesiperm qendrojne perseri ne pankina, pa u federuar ne FSHF, ekipet do te humbasin ndeshjet.

2. Ju komunikojme individeve te meposhtem se n.q.s nuk paraqesin faturat per likujdime te detyrimeve financiare ne FSHF, gjithashtu aktivizimi i tyre ne javen e radhes (ardhshme) perben shkelje qe do te shkoje deri ne humbjen e ndeshjes ne rast mosshlyerje te detyrimit te meposhtem.

K.F Besa

 

 

 

1. Renato Arapi - 10.000 lekė gjobė

2. Alban Dragusha - 5000 lekė gjobė

3. Bikoula Nana - 30.000 lekė gjobė

4. Erkolan Endene - 5000 lekė gjobė

K.F Flamurtari

1. Zv/trajneri Eqerem Memushi - 50.000 leke gjobe

2. Masazhatori Ardian Lluka - 50.000 leke gjobe

3. Richard Makumba - 30.000 leke gjobe

4. Nikolou Richard - 30.000 leke gjobe

K.F Luftėtari

1. Rostand Simo - 10.000 leke gjobe

2. Arlind Nora - 100.000 leke gjobe

3. Besmir Sinanaj – 5000 leke gjobe

K.F Shkumbini

1. Dorjan Bubeqi - 10.000 leke gjobe

2. Klement Xhyra - 5000 leke gjobe

3. Alban Bizhyti - 30.000 leke gjobe

4. Vasian Ballco - 10.000 leke gjobe

5. Ervin Llani - 30.000 leke gjobe

K.F Apolonia

1. Ervin Sulejmani - 50.000 leke gjobe

K.F Dinamo

Goran Vincetic - 5000 leke gjobe

K.F Kastrioti

1. Shkelzen Rustami - 10.000 leke gjobe

2. Erion Dushku - 30.000 leke gjobe

3. Eduart Tanushi - 5000 leke gjobe

K.F Teuta

1. Sulejman Starova - 20.000 leke gjobe

2. Daniel Xhafaj - 5000 leke gjobe

3. Bekim Kuli - 5000 leke gjobe

 

3. Futbollisti i K.F “Partizani”, Elis Bakaj, per marrje te kartonit te verdhe ne kete ndeshje te kupes qe ploteson 3 (tre) numrin e kartonave te verdhe pezullohet pėr ndeshjen e radhes per Kupen e Shqiperise. Pėr marrjen e kartonit te kuq ne kete ndeshje nga Elis Bakaj, per ofendim te arbitrit, pezullohet pėr 1 (nje) ndeshje te radhes dhe gjobitet 30.000 leke gjobe, ne baze te nenit 26 pika 7 te K.D.Sportive.

4. Futbollistėt e K.F Besa:

1. Bikuola Nana

2. Amarildo Belisha

3. Alban Dragusha

Te tre keta futbolliste, per gjeste fyese ndaj publikut dhe arbitrit pezullohen me nga 2 (dy) ndeshje te radhes e gjobiten me nga 20.000 leke secili, ne baze te nenit 26/pika 7 te K.D.Sportive.

5. Reklamimi i bere nga K.F Iliria nuk ka baze per t’u marre ne konsiderate nga Komisioni i Disiplines, por ky reklamim (relacion) i percillet Komisionit Tekniko Gjykues te FSHF-se.

6. Futbollisti i KF Ada I U-19, Gledian Mata, per ofendim te arbitrit pezullohet 3 (tre) jave nga aktiviteti, ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive.

7. Futbollisti i U-19 I K.F Shkumbinit, Elio Ceka, per goditje me shuplake as/arbitrit pezullohet 6 (gjashte) ndeshje nga aktiviteti futbollistik ne baze te nenit 26/1,a te K.D.Sportive.

8. Trajneri i ekipit “U-19” K.F Shkumbinit, Sokol Branica, per proteste e gjeste fyese ndaj arbitrit denohet 1 (nje) ndeshje nga aktiviteti ne baze te nenit 25/4 te K.D.Sportive.

9. Trajneri i ekipit Partizani “U-17” Ledio Pano per proteste e gjeste fyese ndaj arbitrit pezullohet 1 (nje) ndeshje nga aktiviteti ne baze te nenit 25/4 te K.D.Sportive.

10. Ekipi i “U-19” i K.F Dinamo, per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin e Kastriotit e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 ne baze te nenit 23/3,d te K.D.Sportive.

Kunder vendimit lejohet ankimim brenda 5 (pese) ditesh ne Komisionin e Apelit

 

 

Teuta, rikthehet konflikti Starova-Mancaku

Bledar Mancaku ėshtė pezulluar pėrkohėsisht nga presidenti Hasanbelliu. Ai ėshtė pezulluar nga ekipi, pėr arsye se ka shkaktuar njė zėnkė me trajnerin e tij Starova. Ky konflikt u duk si i pėrfunduar dhe dukej se gjėrat ishin sheshuar me rikthimin e Mancakut nė fushėn e lojės, por, mesa duket, inatet e vjetra midis tyre s’janė harruar. Dueli Starova-Mancaku pėrsėritet pėr tė dytėn herė brenda kėtij sezoni futbollistik. Rikthimi i tij te Teuta, duket i vėshtirė pėr kėtė sezon, sepse presidenti i ka dhėnė tė drejtė trajnerit dhe nuk pėlqen qė tė fusė pėrēarjen nė ekip nė kėtė fundkampionati, pasi mund t’i kushtojė shtrenjtė Teutės. Kartonėt e marrė nė pėrfundimin e ndeshjes me Partizanin e kanė bėrė me dhimbje koke trajnerin Vasil Bici. Kėtė javė nė pėrballjen me Teutėn, Besa do ketė shumė mungesa nė formacion pėr kėtė arsye. Bici ėshtė i shqetėsuar pėr kėtė fakt, pasi Teuta mund tė jetė kundėrshtari i tij nė finalen e kupės sė Shqipėrisė dhe do dėshironte tė shikonte formacionin e tij mė tė mirė nė fushė. 

Lala e Berisha kėrkohen nga CSKA e Sofjes

Futbollistė tė kombėtares shqiptare janė vėnė nė shėnjestėr tė skuadrės kampione tė Bullgarisė, CSKA nga Sofja. Kėshtu, nė planet e tyre gjendet kapiteni i Hanoverit, Altin Lala, lojtar i pazėvendėsueshėm nė pėrbėrjen e ekipit gjerman. Ndėrkohė, sulmuesi i Hamburgut, Besart Berisha ėshtė po ashtu nė listėn e kampionit tė shumėfishtė tė Bullgarisė. Pėrveē Berishės, tė kuqtė nga kryeqyteti bullgar janė tė interesuar edhe pėr golashėnuesin e Bundesligės sė dytė tė Gjermanisė, Edmond Kapllani, futbollist i Karlsrues.

 

Zatullko: Me Ndrekėn dhe Bylykbashin, nė UEFA

Edhe pse jane mundur ne ndeshjen e fundit, 1-0,nga skuadra e Zoryas, ne transferte, skuadra ukrainase e Krivbas Krivi Rog, ku luajne dy futbollistet shqiptare, Henri Ndreka dhe Dorian Bylykbashi, duket se nuk i ka humbur shpresat per nje vend sa me te mire ne renditje. Aktualisht, Krivbas ndodhet ne vend te 7 te klasifikimit, me 29 pike, vetem dy larg vendit te gjashte, ku ndodhet Karpaty i Lvivit, me 31 dhe drejtuesit e skuadres se qytetit metalurgjik, Krivo Rog, jane te bindur se kjo skuader, me kete grup lojtaresh dhe potencial ekonomik, shume shpejt do te arrije nje vend edhe ne kupat e Europes, pse jo ne UEFA. Keshtu, per faqen zyrtare te sajtit ukrainas, drejtori i FC Krivbas, Aleksander Zatullko, ka dhene nje prononcim, ne te cilin ka folur per objektivat e skuadres. "Me ne fund, une dhe qytetaret, tifozet e Krivbas po shohin futboll te vertete", - ka deklaruar Zatullko. "Kemi barazuar me Dinamon e Kievit dhe me Arsenalin, per te mos folur per fitoret qe na kane renditur ne vend te shtate. Pra, une mendoj se kjo skuader eshte pa frike per ne vend te trete, ose te katert, pra ne Kupen UEFA", - ka vijuar drejtori i pergjithshem. Madje, ai nuk ka lene pa permendur edhe dyshen shqiptare, qe, sipas tij, jane protagoniste ne sukseset e Krivbas, per te cilet ka thene: "Bylykbashi eshte nje lojtar superteknik, lojen e te cilit nuk ka njeri te mos e pelqeje. Ndersa, Ndreka eshte nje futbollist i fuqishem ne luften ne ajer dhe ne spastrimin e zones. Jane dy lojtare, fale ndihmes se te cileve, skuadra jone do te shkoje lart kete sezon", - ka perfunduar drejtori i Krivbas, Zatullko.

 

BOKS

Kliēko dhe Buster, frikė nga Luan Krasniqi

 

Pas fitores se kolegut tė Luan Krasniqit, Universum Box Stall nga Hamburgu, Ruslan Ēagajev kunder  bishės" ruse Valujev, letrat nė Klasen Mbreterore tė Boksit janė pėrzier pėrseri. Vladimir Kliēkos nuk i intereson njė Valujev pa titull dhe natyrisht qė ai me mirė heq dorė nga boksi sesa ta humbė titullin kundėr Luan Krasniqit dhe ish-manaxherit te tij, Hans Peter Kohl. Edhe pse, manaxheri tij e ka bllokuar Color Line Arena te Hamburgut me 14 korrik pėr Luan Krasniqin, ai, aty nuk do dyluftojė Lamon Bruster. Pasiēė, Kliēko ėshtė marrė vesh qe njė javė me parė te dylufojė me te ne Köln Arena, ku, para dy javesh, komentatori Stefan Raab, nė njė dyluftim kundėr koleges sė Luanit, Regjina Halmish, ka mbledhur 19.500 spektatorė dhe ka pasur mbi 10 milionė teleshikues. Kėtė duel e ka fituar boksierja Halmish, qė ka marrė njė milion euro. Pos problemit qė Kliēko dhe Bruster mė shumė humbin kundėr Luanit sesa fitojne ėshtė edhe arsyeja qė Kliēko ka njė marketing me te madh sesa Luani. Kliēko ka kontrate me televizionin privat ‘RTL’ dhe atė amerikan HBO. Kurse, Luani e ka me televizionin shteteror ZDF. Kjo ėshtė pengesa kryesore, sepse televizionet nuk mund te binden se kush do ta ketė ekskluzivitetin. Ndaj, Kliēko pret rastin qė t’i hakmerret Bruster pėr humbjen e tij nė Las Vegas para tre vitesh, ku Kliēko u ankua se i ėshtė manipuluar uji. Duke dhėnė teza tipike komuniste, se shishet e ujit i kanė humbur edhe FBI... Mirėpo, Bruster me nje goditje i ka prishur memorien e tij, sikurse miku i Luanit, Corrie Sanders para katėr vitesh nė Hannover. Kliēko, nė kėto dy duele ka treguar se ka njė mjeker prej qelqi dhe njė goditje e mirė ėshtė fatale pėr tė. Ai e di mirė edhe njė fakt tjeter se, Luani e njeh mirė atė dhe e ka pasur ndėrmend qė ta eliminoj vėllain e tij Vitali, e pastaj tė merret me tė. Edhe Lamon Bruster do ketė buxhet me te madh kundėr Kliēkos sesa kundėr Luanit. Ai e ka thėnė pėr kėtė ZDF, pas fitores me Lucky Punch kundėr Luanit, kur atė e mbanin pėr krahėsh katėr veta: "Se do e lus Zotin qė mos ta bėjė tė mundur qė kurrė mė nė jetėn e tij, tė mos dal para grushtave tė Luan Krasniqit." Njė gjė te tille e tha edhe kundershtari i fundit, Brian Minto, i cili nga goditjet e tij te forta i ka shkaktuar infrakt nė tru, boksierit gjerman Axel Schulz. “Po tė boksonte Luani me Lamon Bruster, ashtu si me mua, ai do kishte dalė fitues nga dyluftimi.” Media gjermane i favorizon dy kundershtarė tė mundshėm: Tony Thompson dhe Hasim Rahman. Prandaj, pas kalimit tė pėngesės sė 14 korrikut, Luanit do t’i hapet rruga drejt majave tė boksit botėror.

 

 

 

 

VENDIMI/ Nė Kardif, Mishel Platini shpall fituesit e Europianit tė pas 5 viteve

 

Euro 2012, finalet nė Poloni dhe Ukrainė, bie Italia

 

Pėr kandidaturėn e Poloni-Ukrainė votuan 12 anėtarė tė UEFA-s

Pėr kandidaturėn e Italisė votuan vetėm 4 anėtarė tė UEFA-s

Ministrja italiane e Sporteve, Melandri: “UEFA zbatoi politikėn e saj sportive”

Presidenti i “Lega-Calcio”, Matarreze: “Njė vepėr e presidentit Platini”

 

POLONIA

Kryeqyteti: Varshava

Sipėrfaqja dhe popullsia: 312.685 km2, 38 milionė banorė

Besimi fetar: Katolikė 92%, ortodoksė 1,5%.

Analfabetė: 1,2%.

Mosha e jetesės: meshkujt deri 71 vjeē, femrat deri 79.

Numėi i makinave: 13.500.000, nga tė cilat 11.200.000 autovetura.

Kompjuter: 142 pėr 1.000 banorė.

Televizione: 229 pėr ēdo 1.000 banorė.

UKRAINA

Kryeqyteti: Kiev, Republikė.

Sipėrfaqja dhe popullsia: 603.700 km2, 47.500.000 banorė.

Besimi fetar: Ortodoksė 30%, katolikė 8,2%, protestantė 3,5%.

Analfabetė: 1,6%.

Mosha e jetesės: Meshkujt deri nė 62 vjeē, femrat deri 74.

Numri i makinave: 6.500.000, prej tė cilave 5.500.000 autovetura.

Kompjuter: 20 pėr ēdo 1.000 banorė.

Televizione: 456 pėr ēdo 1.000 banorė.

 

Polonia dhe Ukraina u zgjodhėn pėr tė organizuar sė bashku finalet e Euro 2012-ės. Vendimi u lajmėrua sot nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, nė Kardif tė Uellsit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dha verdiktin pėrfundimtar pas shqyrtimit tė tri ofertave Poloni/Ukrainė, Kroaci/Hungari dhe Itali. Polonia dhe Ukraina do tė kenė nė dispozicon nga katėr stadiume secili pėr finalet e vitit 2012. Polonia do t’i zhvillojė ndeshjet nė Gdansk, Poznan, Varshavė dhe Vrkolau, ndėrsa Ukraina ka zgjedhur qytetet Dnipropetrovsk, Donetsk, Kiev dhe Lvov.

Polonia nuk ka mbajtur kurrė mė parė finalet e njė Europiani, edhe pse ka patur tradita tė fuqishme futbollistike. Polonia ishte e treta nė Kupėn e Botės 1974 dhe 1982, ndėrsa futbollistėt ukrainas kanė pasur rolin e tyre kur Bashkimi Sovjetik fitoi Kampionatin e parė Europian tė vitit 1960. Ukraina arriti deri nė ēerekfinale nė Kampionatin Botėror 2006, nė prezantimin e parė tė saj si vend i pavarur. Zhan-Pierr Eskaletes, presidenti i Federatės Franceze tė Futbollit, bėri tė ditur pėrmes gazetės presitigjioze sportive franceze, “L’Equipe” se Franca ka ndėrmend tė shpallė kandidaturėn pėr organizimin e Euro 2016-ės. “Kjo ide na zhurmon nė kokė prej kohėsh. Ne kemi folur pėr ketė edhe me Mishel Platininė”, -citohet Eskalete. Franca, qė ka organizuar Kampionatin Europian tė vitit 1984, ku u shpall dhe kampione e Europės, shpreson nė pėrzgjedhjen e kandidaturės sė saj.

 

Thanė autoritetet italiane pas vendimit:

Ministrja e Sporteve, Xhiovana Melandri

 

“UEFA bėri njė zgjidhje, falė politikės sė saj sportive qė ajo ka. U ka dhėnė njė shans vendeve qė sapo kanė hyrė nė familjen europiane qė tė futen tėrėsisht me peshė edhe nė familjen e futbollit europian. Natyrisht qė zhgėnjimi ėshtė shumė i madh, teksa vazhdoj tė jem e bindur qė kandidatura jonė ishte shumė e fortė. Pėr UEFA-n nuk ishte aspak njė zgjidhje e lehtė. Uroj vendet qė e fituan dhe tashmė uroj po kėshtu tė fitojė Italia nė fushė. Ndėrkaq, Italia dhe ne bashkė kėtu duhet tė vazhdojmė punėn pėr rinovimin dhe transformimin e futbollit tonė. Problemi i stadiumeve ėshtė njė ēėshtje e madhe dhe duhet tė ndėrrojmė kėtė model qė tashmė nuk funksionion mė. Ishte njė garė, e kemi humbur kėtė betejė pėr kandidaturėn, por duhet ta marrim sportivisht kėtė gjė.”

Antonio Matarreze

 “Njė vendim i tillė ėshtė efekti qė UEFA zgjodhi pėr president tė saj Mishel Platininė. Unė edhe mund tė largohem, edhe pse nuk mė duket momenti, por jam zgjedhur nė mėnyrė demokratike. Kam gati njė vit qė kam ardhur nė kėtė detyrė. Por, jam i bindur qė edhe ne, nėse do tė ishim prezantuar nė kėtė garė me njė federatė mė tė fortė, sėrish do tė kishim humbur. Ėshtė filozofia e UEFA-s qė ka ndryshuar. Ne vijmė nga njė prej tragjedive mė tė mėdha tė futbollit italian.”

Italia, numri njė nė renditjen e FIFA-s

Italia ka rimarrė kryesimin nė renditjen botėrore tė FIFA-s pėr muajin prill 2007, duke lėnė pas Argjentinėn qė e mbajti atė gjatė muajit mars. Fitorja e Italisė me Skocinė nė kualifikueset e Euro 2008-ės e ringjiti skuadrėn “axurre” nė toplistėn e botės. Brazili sėrish ėshtė nė vendin e tretė. Nė dhjetė ekipet mė tė mira janė: Italia, Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, Holanda, Portugalia, Anglia, Spanja dhe Ēekia. Holanda dhe Portugalia ngjitėn nga njė vend, duke qenė tani respektivisht nė vendin e gjashtė dhe tė shtatė. Edhe Spanja njė pozicion dhe tani ėshtė nė tė nėntin. Ēekia ėshtė njė vend mė poshtė (10). Turqia bėri kėrcimin mė tė madh me 7 vende, nga e 27 nė muajin mars nė vendin e 17 nė muajin prill.

 

 

 

 

 

Shkurt nga Bota

Romario nė kontakte me njė televizion brazilian

Shenuesi brazilian Romario, 41 vjeē, i cili synon te arrije numrin e 1000 golave ne karrieren e tij, tashme qė luan me klubin e Vasco da Gama, eshte ne kontakte me nje televizion, ku do te marre pjese ne emisionin "Fantastico", nje nder me populloret ne vend. Negociatat do t'i japin mundesine "Baixinho" (i vogli), te angazhohet ne kete program pas fundit te karrieres si futbollist. Kampionati brazilian perfundon ne fund te vitit 2007.

 

Lipi: “Do tė stėrvis kur tė mė mbushet mendja”

Pas fitimit te Kampionatit Boteror Gjermani 2006, me Italine, trajnerin me i suksesshem ne historine italiane te futbollit, Marcelo Lipin, duket se nuk e terheq me profesioni i tij. Keshtu, nga Kardifi, kryeqyteti i Skocise, ne te cilin u percaktuan shtetet qė do te jene pirtese tė Europianit 2012, ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Interit dhe i kombetares italiane ka deklaruar per te perditshmen italiane, "Gazzetta Dello Sport" se ai nuk eshte ende gati qe te marre nje skuader. "Nuk me mungon fakti qe nuk jam trajner, sepse une kam arritur ate qe kisha si objektiv", - ka thene Lipi. Nderkohe, pyetjeve nese ka menduar apo jo qe te shikoje ofertat qe i vijne nga shume klube italiane dhe europiane, Lipi ka thene: "Sigurisht qe i kam menduar dhe i kam shqyrtuar, por problemi eshte se kete vere nuk kam deshire te stervis asnje skuader. Dua te jem i qete dhe te shikoj pushimet, gje qe nuk arrita ta beja sezonin e kaluar, si pasoje e Boterorit. Pra, do te kthehem ne fushe, atehere kur te me mbushet mendja", - ka shtuar ai. Edhe pse deshira per te stervitur nuk i mungon ai thotė: "Une jam nje trajner dhe si i tille e kam per zemer profesionin tim. Megjithate, mendoj se ka kohe mjaft per te vendosur", - ka perfunduar Lipi.

 

 

 

 

 

 

 

 

RAJONI

 

 

Ahtisari: Ndryshimi i propozimit tim pėr Kosovėn, me rrezik

 

“Mė duket se ėshtė shumė e rrezikshme nėse fillojmė tė prekim rreth planit”, - iu ka thėnė mediave Ahtisari

 

Marti Ahtisari, autor i propozimit tė pavarėsisė sė mbikėqyrur pėr Kosovėn, nė njė prononcim pėr agjencinė “Reuters’ ka thėnė se, ndryshimi i planit tė tij do tė mund ta shndėrronte Kosovėn nė njė territor nė tė cilin do tė jetė e pamundur tė qeveriset.

“Mė duket se ėshtė shumė e rrezikshme nėse fillojmė tė prekim rreth planit”, - iu ka thėnė mediave Ahtisari, duke shtuar se, nė kėtė rast do tė pėrballeshim me faktin se Kosova do tė shndėrrohej nė njė vend me tė cilin nuk mund tė qeveriset ashtu si duhet.

Sipas agjencisė “Reuters”, i cili thirret nė burime diplomatike perėndimore, thuhet se Rusia po bėn pėrpjekje qė “ta zbusė” planin e Ahtisarit, apo qė tė sigurojė mė shumė autonomi pėr pakicėn serbe nė Kosovė.

Ndėrkohė, disa analistė perėndimorė thonė se, Serbia, tashmė ka pranuar qė ta ndajė Kosovėn, duke marrė kontrollin mbi pjesėn veriore tė saj, por Ahtisari ka qenė kundėr kėsaj, duke shprehur frikėn se, nisma e ndarjes nuk dihet se ku do tė ndalej.

Kryenegociatori Marti Ahtisari, po ashtu ka shprehur shpresėn e tij se ai nuk do t’i duhej mė OKB-sė pėr Kosovėn, pėr njė raund tė ri bisedimesh.

“Kur tė skadojė afati i punės sime, nė qershor, sinqerisht shpresoj se shėrbimet e mia nuk do tė jenė mė tė nevojshme dhe deri atėherė do tė sillet vendimi (pėr Kosovėn).” 

 

Plasnik: Austria pėrkrah planin e Ahtisarit 

 

“Plani i Ahtisarit (pėr Kosovėn) ėshtė i mirė dhe tashmė Kėshilli i Sigurimit duhet tė sjellė vendimin pėr tė”, - ka thėnė dje nė Beograd, ministrja e Jashtme e Austrisė, Ursula Plasnik.

Sipas Plasnikut, Ahtisarit ka bėrė njė plan serioz dhe tė balancuar, i cili pėrkrahet edhe nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Moon.

“Ahtisari ėshtė diplomat i vyer me mandat tė OKB-sė, i cili ka dorėzuar nė Kėshillin e Sigurimit njė plan tė punuar me kujdes dhe tė balancuar, i cili ka pėrkrahjen edhe nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė”, - tha ajo.

 

 

 

BE-ja me njė zė pėr statusin e Kosovės 

 

Vendet anėtare tė Bashkimit Europian do tė dalin mė njė qėndrim unik pėr statusin e Kosovės, ka thėnė sot nė Prishtinė, Axel Schafer, nga Bundestagu gjerman. 

Sipas Schaferit, i cili ka kryesuar njė delegacion tė Bundestagut nė vizitė Prishtinės, ky unitet i vendeve tė BE-sė ėshtė vėrtetuar edhe nė deklaratėn e Bremenit. Megjithatė, deputeti gjerman nuk ka dashur tė flasė rreth qėndrimit tė shtetit gjerman, nė rast tė mosmiratimit tė rezolutės sė re nė Kėshillin e Sigurimit.

“Politika gjermane bazohet nė faktin qė, edhe si kryesuese dhe anėtare e BE-sė tė merr vendime tė pėrbashkėta me tė gjitha anėtaret e kėsaj bashkėsie dhe gjithė angazhimi ėshtė pėr njė vendim tė pėrbashkėt. Shtetet anėtare tė BE-sė, nė deklaratėn e Bremenit e kanė treguar pozitėn e tyre qė ėshtė unike dhe, po ashtu, pesė anėtaret e tjetra tė BE-sė, qė janė anėtare tė KS-sė do ta japin mendimin e tyre”, - tha Schafer.

Deputetėt gjermanė janė takuar nė Prishtinė me kryetarin e vendit, Fatmir Sejdiu dhe kryetarin e Kuvendit, Kolė Berisha. Njė ditė mė parė, ata e kanė vizituar edhe Beogradin, kurse tė enjten do tė shkojnė nė Shkup.

 

 

Polt: Pavarėsia e Kosovės ėshtė opsioni i vetėm pėr SHBA-nė 

 

Ambasadori amerikan nė Beograd, Michael Polt, u ka thėnė mediave serbe se, SHBA-tė pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės, e cila do tė ishte rezultat i njė rezolute nė Kėshillin e Sigurimit.

“Politika e SHBA-ve ėshtė se pavarėsia e Kosovės shihet si opsioni i vetėm dhe se plani i Ahtisarit ėshtė i vetmi i qėndrueshėm pėr Serbinė dhe regjionin”, - ka thėnė Polt.

Mediat serbe kanė kėrkuar nga ambasadori Polt qė ta komentojė deklaratėn e nėnsekretarit tė Shtetit, Nicholas Burns, se SHB-tė do ta njohin pavarėsinė e Kosovės nė bazė tė vullnetit tė popullit tė kėtij vendi, edhe nėse nė KS nuk sillet rezoluta e re, kurse Polt ka thėnė: “Burns e ka shfaqur qartė politikėn e SHBA-ve ndaj Kosovės. Amerika dėshiron pavarėsinė e Kosovės, nė kuadėr tė njė rezolute tė re nė Kėshillin e Sigurimit.”

 

 

Rindizet debati pėr armėt nė SHBA

 

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, thotė se pret qė tė rindizet debati lidhur me kontrollin e armėve nė SHBA, pasi njė student vrau 32 vetė nė njė universitet nė Virxhina.

Zoti Bush tha se do tė ketė shumė diskutime, por paralajmėroi qė tė pritet deri sa tė jenė qartėsuar faktet e vrasjeve tė ditės sė hėnė.

Komentet e tij u pasuan nga reagime prej demokratėve tė lartė. Udhėheqėsi i shumicės nė senat, Harry Reid, tha se reagimi nuk duhet tė jetė i nxituar. Njė mbėshtės i kontrollit mbi armėt nė SHBA, Paul Helmke, tha se vendi nuk kishte bėrė asgjė pėr tė ndaluar dhunėn nga armėt, pas masakrės nė shkollėn nė Columbine tetė vjet mė parė.

Shefi i policisė sė Virxhinias, Steven Flaherty, tha se, armėt ishin blerė nė mėnyrė tė ligjshme nga studenti 23-vjeēar me origjinė nga Koreja e Jugut, Cho Seung-Hui, qė mendohet se ka kryer vrasjet.

"Hetuesit kanė ndjekur origjinėn e kėtyre armėve dhe kanė konfirmuar se Cho i ka blerė kėto armė nė mėnyrė tė ligjshme sipas ligjit tė Virxhinias", - tha shefi i policisė.

"Nuk ka prova nė kėtė moment qė tė sugjerojnė se Cho ka lėnė ndonjė letėr vetėvrasjeje", - tha zoti Flaherty.

 

 

 

75 tė vrarė dhe mbi 100 tė plagosur nga sulmet nė Bagdad

 

Tė paktėn 75 persona u vranė nė sulmet me bomba dje nė Bagdad. Sulmi i fundit ndodhi nė lagjen me shumicė shiite. Mė shumė se 100 persona raportohet se u plagosėn.

Nė sulmet e mėhershme nė Bagdad u vranė tė paktėn 16 persona dhe mbi 30 tė tjerė u plagosėn. Nga zhvillimet e tjera: trupat britanike edhe zyrtarisht i bartėn tek forcat irakiane pėrgjegjėsitė pėr sigurinė nė krahinėn Majsan. "Sot, kur governatori i krahinės Majson dhe forcat irakiane tė sigurisė marrin pėrgjegjėsitė pėr sigurinė. Ne po tregojmė sėrish se armiqtė e paqes dhe demokracisė nuk do tė kenė sukses", - tha nė ceremoninė pėrkatėse komandanti i trupave britanike gjenerali Jonathan Shau.

Kryeministri, Nuri al Maliki, nė fjalimin e tij tha se, Iraku planifikon tė marrė kontrollin e sigurisė nga trupat e huaja nė tė gjithė territorin e vendit deri nė fund tė vitit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

 

 

Kryebashkiaku Peleshi harron internetin falas

 

KORĒĖ-Kryebashkiaku i qytetit tė Korēės, Niko Peleshi, fill pas uljes nė karrigen e pushtetit, krahas premtimeve tė tjera, nuk harron tė nxjerrė nga axhenda e tij edhe njė nga projektet prezantuar me mjaft bujė, siē ishte ai i internetit falas, tė cilin do ta instalonte nė biblioteken e qytetit nė shėrbim tė tė rinjve, sepse, sipas tij, vetėm kėshtu do tė mund tė fillonte njė epokė tjetėr nė drejtim tė marrjes sė informacionit. Tashmė kur kanė kaluar disa muaj nga ardhja nė pushtet e tij, nuk ka asnjė shenjė nė zbatimin e projektit tė premtuar dhe as qė flitet pėr informacion elektronik. Interneti falas pėr tė rinjtė e qytetit u premtua nga Peleshi gjatė fushatės elektorale. Kjo do tė konkretizohej menjėherė sapo ai tė vinte nė pushtet. Por, jo vetėm kaq, por Niko Peleshi, gjatė fjalimeve tė tij elektorale nuk nguroi tė pėrcaktonte edhe afate nė instalimin e projektit tė tij, pėr internetin falas. Brenda muajit tė parė, nėnvizonte Peleshi, nė bibliotekėn e qytetit, tė rinjtė, nxėnėsit e shkollave dhe tė universitetit do tė gjejnė tė instaluar internetin. “Njė sėrė kompjuterash do tė jenė nė shėrbim tė tyre”, - theksonte ai. Tashmė, kur ka kaluar mė shumė se njė muaj nga ardhja e tij si kryebashkiak i qytetit tė Korēės dhe kur ka patur nė dispozicion gjithė kohėn e nevojshme tė mundshme, nuk gjendet asnjė gjurmė e projektit tė prezantuar me aq mjeshtėri pėrmes gojtarisė qė vuri nė dispozicion tė dėgjuesve. Biblioteka e qytetit vazhdon tė mbetet po aq e heshtur sa edhe mė parė, ku brenda saj gjen vetėm disa pensionistė tė cilėt lexojnė shtypin e pėrditshėm. Vetėm tė rinj dhe studentė nuk shikon tė hyjnė aty, pėr tė marrė informacion pėrmes shėrbimit falas tė internetit, sepse, nė tė vėrtetė, ky projekt nuk ekziston. Ka shumė qytetarė qė shprehen: “Tė vėmė nė dijeni policinė e qarkut Korēė qė tė shpallė nė kėrkim internetin e Peleshit, sepse ku i dihet mbase e ka instaluar, por ka humbur.” Por, nė premtimet e harruara tė Niko Peleshit, nuk rezulton vetėm projekti i internetit falas, por edhe ai i uljes sė taksave pėr biznesin e vogėl, ku nė premtimin e tij nėnvizohej se, taksat do tė pėsonin ulje deri nė masėn 30%. Po me kaq bujė premtoi edhe pėr vėnien nė funksionim tė sahatit tė Korēės, por fatkeqėsisht as kjo nuk ndodhi. Peleshi nuk harroi tė premtonte as eliminimin e radhėve tė gjata pėrpra sporteleve tė gjendjes cilvile, ku pėrmes ideve tė reja do tė gjendeshin mundėsi tė tjera pėr tė mos mėrzitur dhe shpenzuar kohėn e qytetarėve, por edhe sot e kėsaj dite, vargu i qytetarėve qė kėrkojnė njė certifikatė nuk ka tė sosur. 

Seldi Hasanasi

 

 

 

Rinis aksioni pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje nė Jalė

Kryebashkiaku Bollano kundėr Policisė Ndėrtimore

 

Numri i ndėrtimeve pa leje tė ngritura nė bregdetin e Jalės ėshtė rreth tetėdhjetė, ndėrsa janė prishur tetėmbėdhjetė objekte dhe janė planifikuar tė prishen edhe dhjetė tė tjera...

 

VLORĖ-Edhe ditėn e mėrkurė, Policia e Ndėrtimit rajonale, nė bashkėpunim edhe me forca tė ardhura nga Tirana ka vazhduar aksionin e saj pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje nė bregdetin turistik tė Jalės, nė Himarė. Aksioni i nisur ditėn e martė ka regjistruar prishjen e 18 objekteve tė ndėrtuara pa leje nė kėtė rajon, ndėrkohė qė janė planifikuar pėr t’u prishur edhe 10 tė tjera. Numri total i ndėrtimeve pa leje ėshtė rreth 80 dhe tė gjitha janė planifikuar kohė mė parė pėr t’u prishur. Ashtu si edhe ditėn e martė, aksioni i Policisė sė Ndėrtimit ka ndeshur nė kundėrshtimin e pronarėve tė kėtyre objekteve tė ndėrtuara pa leje nė bregdet. Edhe tė martėn dhe tė mėrkurėn, pronarėt e objekteve, pėrfshi gra e fėmijė, janė pėrpjekur tė pengojnė me gjithfarė lloj mėnyrash fadromat dhe policinė e ndėrtimit nė prishjen e objekteve tė tyre, por nuk ia kanė arritur dot qėllimit. Me pronarėt ėshtė bashkuar edhe kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, i cili ka kėrkuar ndėrprerjen e aksionit me pretendimin se pėr tė nuk ėshtė pyetur bashkia, por edhe pėr faktin qė, sipas tij, objektet janė nė proces legalizimi. Megjithė kundėrshtimet, Policia e Ndėrtimit ka vazhduar  prishjen e ndėrtimeve nė bregdetin turistik tė Jalės. Drejtori i Policisė sė Ndėrtimit tė Vlorės, Gėzim Gosturani, e ka konsideruar kėtė aksion si mė tė madhin dhe mė tė suksesshmin nė zbatimin e ligjit dhe lirimin e zonave turistike nga ndėrtimet pa leje. Gosturani ėshtė deklaruar se pronarėt e objekteve tė paligjshme janė njoftuar tė gjithė pėr kėtė veprim, qė, sipas tij, ėshtė mbėshtetur nė ligj. Po ashtu, tė gjithė shtetasve qė kanė ndėrtuar pa leje, u ėshtė lėnė koha e mjaftueshme pėr tė marrė masat pėr prishjen vetė tė kėtyre ndėrtimeve. Gosturani i ka kėrkuar politikės dhe kryetarit tė Bashkisė sė Himarės qė tė respektojė ligjin dhe tė bashkėpunojė me institucionet e shtetit pėr tė liruar kėtė perlė tė bregdetit shqiptaė nga ndėrtimet pa leje. Tė hėnėn nė mbrėmje, pronarėt e objekteve tė prishura dhe ato qė do tė prishen nė vazhdimėsi, mėsohet tė jenė grumbulluar nė Himarė, pėr t’u takuar me kryetarin e bashkisė Bollano, duke  paralajmėruar se do tė hyjnė nė grevė urie nė rrėnojat e ndėrtimeve tė prishura. Ditėn e martė, pėrgjatė gjithė natės, kanė mbėrritur nga Greqia shumė emigrantė, familjarė tė pronarėve tė ndėrtimeve qė po prishen, ndėrkohė qė ėshtė lajmėruar dhe ėshtė pritur edhe ardhja e disa deputetėve grekė, por edhe e mediave tė shtetit fqinj. Situata nė Jal ka qenė shumė e tensionuar dhe nė kufijtė e njė pėrplasjeje tė mundshme fizike midis banorėve tė zonės, forcave tė Policisė sė Ndėrtimit, por edhe atyre tė rendit qė e mbėshtesin aksionin.

Ergys Alushi

 

Ndalohet kontrabandisti i bagėtive

 

SHKODĖR- Sipas burimeve zyrtare nga komisariati i policisė, dje ėshtė bėrė arrestimi nė flagrancė i shtetasit Kujtim Rasim Lekaj, 42 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Muriqan tė rrethit tė Shkodrės dhe me arsim tė mesėm. Arrestimi i tij u ndėrmor, pasi gjatė kontrollit tė ushtruar nė njė stallė nė pronėsi tė tij pranė banesės, iu konstatuan 18 krerė gjedhė nga tė cilėt, 13 viēa dhe 5 krerė lopė. Kjo sasi bagėtish dyshohet tė jetė futur kontrabandė nga territori i Malit tė Zi, nėpėrmjet kalimit tė paligjshėm tė kufirit, duke shmangur detyrimet doganore, nė rast se do tė kalonin nga pika e kalimit kufitar tė Muriqanit. Gjithsesi, togat e zeza ende nuk e kanė dhėnė verdiktin, nėse i ndaluari i ka kaluar nė tė vėrtetė ose jo kontrabandė kėto bagėti pėrderisa edhe akuza kundėr tij formulohet me termin “dyshohet” pėr kontrabandė me mallra tė tjerė.

 A.LAGRETA

 

 Bie nga ballkoni fėmija dyvjeēar

 

ELBASAN-Mbrėmjen e sė martės, njė fėmijė dy vjeē, lindur e banues nė lagjen “5 Maji” tė qytetit tė Elbasanit, ka rėnė nga ballkoni i katit tė tretė tė shtėpisė, ku banonte, aksidentalisht. Burime tė policisė bėnė tė ditur se, me marrjen e informacionit grupi hetimor ka hetuar pėr rrethanat e kėsaj ngjarjeje, ku ka arritur nė konkluzionin se fėmija me iniciale S. L, ka rėnė aksidentalisht nga ballkoni i katit tė tretė, si pasojė e pakujdesisė nga ana e prindėrve tė fėmijės. Djali 2-vjeēar menjėherė ėshtė dėrguar pėr nė spitalin Kirurgjik tė Elbasanit, e pasi ka marrė ndihmėn e parė nga ana e mjekėve, ėshtė dėrguar menjėherė pėr nė Tiranė, pasi gjendja e tij paraqitej kritike.

 S.Azemi

 

Procedohet pėrdhunuesi 51-vjeēar

 

LUSHNJĖ- Ka nisur procedimi penal ndaj njė 51-vjeēari, i cili akuzohet pėr "kryerje tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė, tė mbetur nė tentativė". Burime zyrtare nga policia lokale thanė se, nė bazė tė kallėzimit penal tė bėrė dje nė komisariatin e policisė sė nga 34-vjeēarja V. F, nga qyteti i Lushnjės, shtetasi G. Sh., akuzohet se nė orėt e natės tė datės 7 prill tė kėtij viti, ka tentuar kryerjen e marrėdhėnieve me dhunė nė lokalin ku ajo punonte si kamariere. Policia po heton pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes.

 

Ndalohet hajduti adoleshent

 

FUSHĖ-KRUJĖ- Burime zyrtare tė policisė bėnė tė ditur se, tė mėrkurėn, shtetasi G. K, 17 vjeē, i cili ishte dėnuar njė herė pėr vjedhje, ėshtė ndaluar, pasi dyshohet si njė nga autorėt e vjedhjes sė njė automjeti. Sipas policisė, nga hetimet e para mėsohet se 17-vjeēari, nė bashkėpunim me shtetasit Florian Zeqo, 24 vjeē dhe Klodian Troka, 26 vjeē, qė tė dy banues nė Frakull, kanė vjedhur tre vjet mė parė autoveturėn tip 'Ford Escort', me targė DR 10 20 C, pronė e shtetasit A. C. Autovetura e vjedhur ėshtė braktisur nė fillim tė muajit mars tė kėtij viti, nė njė nga rrugėt e fshatit Luz, pranė Fushė-Krujės.

Materialet proceduriale pėr veprėn penale tė vjedhjes i janė kaluar Prokurorisė sė rrethit tė Krujės, ndėrsa forcat e policisė po punojnė pėr ndalimin e dy shtetasve tė pėrfshirė nė vjedhjen e automjetit.

 

 

 

 

 

 

 

      Lufta kundėr informalitetit nė sigurimet shoqėrore             

      Hiqen pensionet e paligjshme

 

KUKĖS-Lufta ndaj informalitetit nė fushėn e derdhjes sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore ėshtė shpallur si prioritet i stafit tė ri tė Drejtorisė rajonale tė Sigurimeve Shoqėrore nė Kukės, ku pėrfshihen edhe tė siguruarit e rretheve Has dhe Tropojė. Ky informalitet, si nė shumė sektorė tė tjerė tė ekonomisė, vitet e fundit ka lėshuar rrėnjė edhe nė fushėn e sigurimeve dhe tė pėrfitimit tė pensioneve. Verifikimet e bėra gjatė muajit janar dhe shkurt tė vitit 2007 kanė nxjerrė nė pah shumė parregullsi, sidomos nė pėrfitimin e pensioneve pėr pensionsitėt qė e kanė kalur moshėn 85 vjeē. Ėshtė bėrė verifikimi fizik i pėrfituesve tė tyre dhe ka rezultuar se pensionet merreshin edhe pasi njerėzit kishin vdekur. "Pėr kėtė dhe raste tė tjera tė infomalitetit nė fushėn e sigurimeve dhe pėrfitimit tė pensioneve, ne kemi dėrguar dhe ēėshtjet nė prokurori pėr ndjekje penale. Ndėrkohė qė, mbatja nė mėnyrė tė jashtėligjshme e dokumentacionit dhe vulave nė disa zyra vendore nė Has dhe Tropojė nga tė ashtuquajturit likujdatorė tė ndėrmarrjeve ėshtė burim informaliteti, sepse ligji saktėson se gjithė ky dokumentacion duhet tė jetė nėn administrimin e degės rajonale tė sigurimeve shoqėrore, madje edhe arkivat duhet ta dorėzojnė kėtė dokumentacion tek ne", - thotė drejtori rajonal i sigurimeve shoqėrore tė Kukėsit, Mirdash Hoxha. Nė fakt, edhe pak ditė parė, nga skema e pėrfitimit tė pensioneve janė hequr dhe 45 pėrfitues qė merrnin pension si veteran ose pasardhės veteranėsh tė LANĒ-it. Edhe dosjet e shumė minatorėve qė kanė fituar pensione tė parakohshme dhe qė mė pas janė punėsuar sėrish janė nė procesin e verifikimit, ndėrkohė qė ėshtė rritur numri i tė sigurarve qė janė emigrantė jashtė vendit. Stafi i ri i kėsaj drejtorie po bėn pėrpjekje edhe pėr pėrimirėsimin e imazhit tė kėtij sektori, pasi nė vitit e fundit ky imazh ėshtė cenuar mjaft edhe nga puna jo korrekte e vetė punonjėsve dhe drejtuesve tė sigurimeve. Vetėm Kukėsi ka 22 mijė pensionistė, ndėrkohė qė mijėra tė tjerė janė kontribues vullnetarė nė sigurime.

Bujar Muēmata

 

 

 

Prefektja dhe zv.ministri inspektojnė zonėn

Tėrmeti, 17 shtėpi tė dėmtuara

 

Disa familje tė fiseve Pisha, Korra, Cangonja, Idrizi e Gjini ndodhen nė gjendje kritike, ndėrsa prefektja e Elbasanit dhe zv.ministri i Brendshėm kanė inspektuar banorėt pėr t’u premtuar zgjidhje tė situatės…

 

ELBASAN-Nė dy fshatra tė komunės Labinot Mal tė rrethit tė Elbasanit nga lėkundjet e forta tė tėrmetit, qė goditi fuqishėm kėtė rajon, pasojat e shkaktuara janė jo tė vogla. Bėhet fjalė vetėm pėr dėme materiale dhe jo pėr dėme nė njerėz, por disa familje tė kėsaj komune malore e kanė kaluar natėn e sė hėnės jashtė. Tė paktėn 17 shtėpi nė fshatrat Benė e Dritas janė dėmtuar nė njė shkallė tė konsiderueshme. Njė pjesė e mureve tė tyre, disa orė pasi u goditėn nga lėkundjet e tėrmetit gjatė tė cilit u plasaritėn kanė filluar tė shkatėrrohen dalėngadalė edhe si rezultat i amortizimit tė madh tė tyre. Situatėn e kanė parė nga afėr drejtuesit e pushtetit vendor tė komunės Labinot Mal, njė nga mė tė largėtat kjo nga qendra e prefekturės sė Elbasanit. Kryetari i komunės, Qani Xhafa, sė bashku me punonjės tė administratės sė komunės kanė evidentuar pasojat e dėmeve dhe sipas tij, tė paktėn 17 shtėpi janė gati drejt shkatėrrimit tė plotė tė tyre. Disa familje tė fiseve Pisha, Korra, Cangonja, Idrizi e Gjini ndodhen nė gjendjen mė kritike pėr momentin. Gjthashtu, mbasditen e sė martės ėshtė nisur pėr nė Benė edhe zv.ministri i Brendshėm, Ferdinad Poni, si dhe Prefektja e Qarkut tė Elbasanit, pėr tė vizituar banorėt e kėtij fshati si dhe pėr t’u premtuar atyre njė zgjidhje sa mė tė shpejtė pėr situatėn, ku nuk ka munguar edhe pjesėmarrja e njė grupi specialistėsh nga ministria, me qėllim vlerėsimin e dėmeve tė shkaktuara. Gjendja e keqe fizike e banesave tė tyre  dhe tėrmeti i fortė me epiqendėr nė fshatin Benė i ka bėrė ato thuajse tė pabanueshme. Banorėt e fshatit tregojnė tė trishtuar dhe me dhimbje pėr ēastet e tmerrit qė kanė pėrjetuar gjatė kohės qė tėrmeti shkundi tokėn, ndėrsa, mė pas, muret filluan tė ēaheshin e tė shembeshin pjesė-pjesė, duke u shkaktuar njė tjetėr plagė tė rėndė sociale, atė tė strehimit.

Suela Azemi

 

Njėzet familje, dy javė pa ujė tė pijshėm

 

BERAT-Janė mbi 20 familje me mbi 120 banorė tė zonės sė “Pjeshkores”, nė lagjen “30-vjetori”, qė vazhdojnė tė jenė pa ujė tė pijshėm, ndonėse kanė kaluar dy javė nga dita qė kanė kėrkuar riparimin e tubit tė nėndheshėm furnizues qė ėshtė ēarė. Sipas disave prej tyre, ėshtė i pafalshėm fakti qė, ndėrsa uji i pijshėm vazhdon tė derdhet nė lumin Osum, ata pėr shkak tė indiferencės sė Ndėrmarries sė Ujėsjellsit tė vazhdojnė tė ngelen pa u furnizuar me tė. Tubi i ēarė dhe presioni i ujit qė del prej tij po shkatėrron rrugėt. Sipas pėrfaqėsuesve tė familjeve, ata kanė rreth dy javė qė sorollaten nėpėr zyrat e pushtetit lokal pėr tė komunikuar mė tė zgjedhurit e tyre, por askush deri mė sot nuk i ka dhėnė zgjidhje problemit. Inxhinieri i kėsaj ndėrmarrjeje, Lefter Ndrio, u ka thėnė se defekti nuk do tė riparohet pėr arsye se ata e kanė marrė ujin duke bėrė lidhje direkt nga tubi kryesor, qė furnizon qytetin me ujė tė pijshėm. Ky pretendim  i inxhinierit Ndrio hidhet poshtė nga qytetarėt e “Pjeshkores”, tė cilėt argumentojnė se ata kanė qė nga viti 1990, qė e kanė bėrė lidhjen dhe se kėtė lidhje e kanė bėrė specialistėt e Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit, me tė cilėn qė nga kjo periudhė kohė  kanė kontrata tė rregullta, duke shlyer rregullisht pagesat pranė Ndermarrjes sė Ujėsjellės-Kanalizimeve. Mė poshtė, ata shprehen se kjo ėshtė thjesht njė neglizhencė apo dashkeqėsi, sepse ėshtė e pafalshme qė uji i pijshėm tė vazhdojė tė derdhet nė lumin Osum.

Abedin Kaja

 

Studentėt, ndihma pėr operacionin

 

SHKODĖR- Nė kushtet e indiferencės shtetėrore pėr sigurimin e financimit e kurimit jashtė tė studentes sė sėmurė rėndė nga leuēemia, dje njė pėrfaqėsi e studentėve tė Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi” ėshtė zhvendosur nė sheshin “Piaca”, nė qendėr tė qytetit me qėllim ekspozimin e nismės sė tyre pėr mbledhjen e shumės sė kėrkuar pėr ndėrhyrjen kirurgjikale. Ndėrkohė, duke nisur qė nga dita e shtunė kur edhe filloi kjo nismė nėn moton “Shpėtoni njė jetė”, ata tė cilėt po reagojnė duke kontribuar nė emėr tė humanizmit janė vetėm qytetarėt shkodranė. Kėta tė fundit janė parė dje duke ndihmuar financiarisht me aq sa kishin mundėsi pėr mbulimin e shpenzimeve qė kėrkon operacioni i kushtueshėm. “Deri tani nuk ka patur asnjė reagim nga ana e instancave tė pushtetit lokal apo atij qendror. Ndėrkohė, gjendja e saj shėndetėsore vazhdon tė pėrkeqėsohet nga dita nė ditė”, - u shpreh njėri nga studentėt dje, i pėrfshirė nė nismėn e mėsipėrme. 

A.     Lagreta

 

Fiket zjarri nė pyjet e Vlahnės

 

HAS-Zjarri, qė 48 orė mė parė pėrfshiu pyjet e zonės tė Vlahnės nė rrethin e Hasit ėshtė shuar mėngjesin e sė martės, ndėrkohė qė e gjithė zona ėshtė duke u monitoruar nga frika e rindezjes sė vatrave. Pėrgjegjėsi i policisė pyjore tė rrethit, Ibrahim Xhebexhia, tha se, "zjarri pėrshkoi njė sipėrfaqe mjaft tė madhe tė pyjeve tė zonės sė Vlahnės, qė llogaritet nė rreth 15 ha pyje dhe dėmet janė tė konsiderueshme". Ndėrkohė, burime zyrtare tė policisė lokale thanė se, pėr tė zbardhur shkaqet e zjarrit tė rėnė nė zonėn e Vlahnės, por dhe nė pyjet e Letajt, ku u dogj njė sipėrfaqe prej 3 ha ėshtė ngritur njė grup hetimor, i cili po punon intensivisht nė kėtė drejtim. Zjarret e dy ditėve tė fundit nė zonėn e Hasit kanė shkaktuar shqetėsim tek banorėt e fshatrave afėr kufirit me Kosovėn edhe pėr faktin se gjatė ndėrhyrjes pėr shuarjen e flakėve mund tė shkaktohet ndonjė tragjedi, pasi nė zonėn pėrreth mund tė 'fshihet' ndonjė minė, megjithėse ajo konsiderohet e pastruar. Nė kėtė fillimpranvere, nė pyjet e rrethit tė Hasit, qė zėnė mbi 50 pėr qind tė sipėrfaqes sė kėtij rrethi, janė shėnuar disa raste tė rėnies sė zjarrit qė llogaritet tė kenė pėrfshirė rreth 20 ha pyje.

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

Edmond Abazi (Myftari) dhe Edi Kani u prangosėn nė rrugėn “Don Bosko”

 

Trafiku i armėve, nė pranga

dy tė rinjtė me tetė “Zastava”

 

Tė prangosurit e sė martės vonė e ēojnė nė tetė numrin e tė prangosurve pėr trafik armėsh, pas tri operacioneve tė koduara “Cikloni”

 

 

“Cikloni”pėrfshin edhe dy tė prangosur tė tjerė. Edmond Abazi (Myftari), 30 vjeē dhe 28-vjeēari Edi Kani, qė tė dy nga Tirana, janė arrestuar me tetė pistoleta, tė cilat iu janė sekuestruar, gjatė operacionit tė koduar "Cikloni 3". Dy tė prangosurit pėr trafik armėsh u arrestuan mbrėmjen e sė martės, nga strukturat e Policisė sė Shtetit, nė rrugėn "Don Bosko", ndėrkohė qė, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda kishte nisur prej kohėsh njė hetim ndaj dy tė prangosurve. Tetė pistoletat ishin tė tipit “Zastava” 6.53 mm, ndėrkohė qė ėshtė sekuestruar edhe njė shumė prej 13.900 lekėsh, si dhe njė autoveturė “Volkswagen”, golf 4, me targė BE 404 LB. Mėsohet se aktet proceduriale nė ngarkim tė Edmond Abazit (Myftari) dhe Edi Kanit i kaluan pėr hetime tė mėtejshme Prokurorisė pėr Krime tė Rėnda, me akuzėn e "trafikimit tė armėve dhe municioneve luftarake".

Ky ėshtė aksioni i tretė brenda njė muaji, ku janė vėnė nė pranga ushtarakė dhe trafikantė armėsh.

“Cikloni”

Operacioni i parė i koduar “Cikloni”, vuri nė pranga mė 23 mars tė kėtij viti njė oficer dhe disa pjesėtarė tė Shtabit tė Brigadės 4460 nė Pezė-Helmės, sė bashku me magazinierin e Mbreshtanit nė repartin 4453. Katėr ushtarakėt u prangosėn nė Karbunarė tė Lushnjės, duke transportuar me automjetin tip kamion, i markės “Benz Mercedes”, me targė U 1166, njė sasi prej rreth 54.000 fishekėsh luftarakė tė modelit 56 tė kalibrit 7.62 mm. Sasia prej 54.000 fishekėsh ėshtė gjetur e fshehur poshtė njė ngarkese me gurė nė mjetin e sipėrpėrmendur, e vendosur nė 90 arka metalike. Ndėrkohė qė, disa orė mė vonė, nga kontrolli i policisė nė shtėpinė e nėnoficerit Mehdi Hasani, u sekuestruan 3.000 fishekė tė kalibrit 7.62 mm, tė paketuara nė 60 pako. Grupi i hetuesve tha se, kishte njė dosje tė gjerė tė kėtij trafiku dhe shumė shpejt priteshin prangosje tė tjera, tė cilat janė pjesė e “porosisė” pėr kėtė mall.

Vazhdimi

Vetėm 10 ditė pasi ishte paralajmėruar vijimi i prangosjeve nėn akuzėn e trafikut tė armėve, u zhvillua “Cikloni 2”, ku kanė ranė nė pranga njė i ri nga Tirana dhe njė 39-vjeēar nga Fushė-Kruja. Policia bėri tė ditur se kishte arrestuar 33-vjeēarin Bujar Doku, nga Tirana dhe tė Bashkim Dervinėn, 39 vjeē, nga Fushė-Kruja. Tė dy tė prangosurit u kapėn me 22 pistoleta, gjatė operacionit qė u krye njėkohėsisht nė Tiranė, Durrės dhe Kukės. Tė dy shtetasit e mėsipėrm u arrestuan nėn akuzat pėr veprat penale tė "trafikimit tė armėve dhe municionit" si dhe "prodhimit dhe shitjes sė narkotikėve tė kryer nė bashkėpunim". Gjatė operacionit, policia tha se, sekuestroi edhe 22 copė pistoleta, (20 tė tipit "Blow Mini", kalibėr 6,35 dhe 2 "Bereta" tė kalibrit 9 mm) si dhe automjetn tip “Benz”, me targė TR 2785 H, me tė cilin kryhej transporti i tyre. Dy tė prangosurit u kapėn nė tė dalė tė Kukėsit, gjatė kohės qė tė dy shtetasit e mėsipėrm po transportonin nė drejtim tė Tiranės, me automjetin tip “Benz”, me targė TR 2785 H, sasinė prej 22 pistoletash. Gjithashtu, gjatė kontrollit tė ushtruar nė banesat e 39-vjeēarit Dervina, policia gjeti dhe sekuestroi edhe njė sasi prej 211 fishekėsh tė kalibrave 6.35 mm, 7.62 mm, 9 mm, si dhe njė sasi prej 200 gr. pluhuri, e cila dyshohet pėr farė hashashi. Operacioni u krye nga Sektori i Luftės Kundėr Trafiqeve tė Paligjshme nė Drejtorinė e Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar, nė bashkėpunim me Prokurorinė pėr Krime tė Rėnda, ku ishte regjistruar mė parė njė procedim penal. Sipas policisė, "Cikloni 2", ka bėrė tė mundur ndėrprerjen e njė linje tė trafikut tė armėve, duke bėrė tė mundur edhe sigurimin e provave tė mjaftueshme.

 

 

“Cikloni 3”

Edmond Abazi (Myftari) 

Edi Kani

 

“Cikloni 2”

Bujar Doku

Bashkim Dervina

 

“Cikloni 1”

Arif Mata (me gradėn Major)

Medi Hasani

Pajtim Lama

(Pjesėtarė tė Brigadės 4460 nė Pezė-Helmės, Tiranė).

Gramoz Bendo,

magazinier armatimi nė Repartin Ushtarak Nr.4453, Berat.

 

 

Itali/Trafiku i drogės, “Kapo” vė nė pranga gjashtė shqiptarė e njė rumune

 

 

“Kapo” vė nė pranga gjashtė shqiptarė dhe njė rumune nė Pordenone tė Italisė, pas njė hetimi gati njėvjeēar. Policia italiane tha dje se kishte shkatėrruar njė bandė italo-shqiptare qė merrej me trafikun e drogės. Nė pranga kanė pėrfunduar shtatė persona, nga tė cilėt gjashtė shqiptare tė rinj dhe njė vajzė rumune. Ata janė: Gerton Deliallisi, 22 vjeē, Besmir Doda, 20 vjeē, Nimet Grabovaj, 29 vjeē, Kleanthi Latifaj, 26 vjeē, Asllan Muka, 27 vjeē dhe Leonardo Muka, 23 vjeē, si dhe rumunia, Vasilica State, 22 vjeē. Arrestimet u bėnė tė mundura nga policia e Pordenones, nė kuadrin e operacionit “Kapo”, pas njė hetimi gati njėvjeēar. Sipas njoftimeve, policia italiane ka sekuestruar gjatė kėtij operacioni njė kilogram marijuanė, 200 gramė kokainė, 20 gramė hashash dhe njė pistoletė. Aktualisht, ėshtė lėshuar njė mandat arresti pėr njė tjetėr tė kėrkuar, pjesė e bandės, i cili ėshtė ende i lirė. Ndėrkohė, gjatė operacionit tė djeshėm, policia ėshtė pėrballur edhe me tentativėn pėr arratisje tė njėrit prej shqiptarėve tė ndaluar, por ai menjėherė ėshtė vėnė nėn kontroll nga Policia e Shtetit.

Rastet

Ky ėshtė rasti i tretė brenda tre javėsh qė prangosen shqiptarė nė Itali, tė akuzuar pėr drogė. Mė 30 mars, njė shqiptar qė transportonte 1 kg heroinė u arrestua nė Komo nė Itali. Gezim Zhubi, 43 vjeē, u arrestua pasi agjentėt e policisė e kanė gjurmuar dhe e kanė filmuar, duke dorėzuar sasinė prej 1 kg heroine 2 shtetasve italianė. Nė njė aksion tė mėtejshėm, agjentėt kanė ndaluar ēiftin italian qė mori drogėn nga 43-vjeēari shqiptar, ndėrsa heroinėn ēifti e kishte fshehur nė karrocėn e fėmijės sė tij 2-vjeēar. Droga ishte e ndarė nė 2 pako, ndėrsa policia prangosi ēiftin italian, Antonella Taliente dhe Muhamed Ali Fatnassi. Droga mendohet se ishte e destinuar pėr nė tregun e Rexhio Kalabrias. Ndėrsa, tre ditė pėrpara se tė binte nė pranga Zhubi, nėn akuzėn e drogės do tė binin nė pranga katėr shqiptarė, pasi Guardia di Finacias e Torinos, i kapi me 60 kilogramė heroinė, me vlerė 5 milionė euro. Shqiptarėt e arrestuar ishin: Oktovian Nikolla, 41 vjeē, Robert Sulovari, 36 vjeē, Eder Sylari, 36 vjeē dhe Fatjon Borokoēi, 23 vjeē. Qė tė katėr u kapėn nė flagrancė, ndėrkohė qė Nikolla dhe Sylari e mbanin heroinėn nė njė valixhe me rrota. Droga ishte e ndarė nė paketa 50 dhe 100 gramėshe, ndėrkohė qė shtėpia e 23-vjeēarit, Fatjon Borokoēi, ishte transformuar nė njė laborator tė vėrtetė droge. Heroina kishte si destinacion tregun e Milanos dhe pjesėn tjetėr tė Italisė sė Veriut.

 

 

 

 

 

 

 

 

Prokurori kėrkon ndryshimin e masės pėr shkak tė moshės

 

I mituri pranon akuzėn pėr

drogė, dėnohet me kusht

 

Dajēi ėshtė arrestuar para disa javėsh, pasi ai dyshohej nga policia si shpėrndarėsi kryesor i drogės nė disa gjimnaze tė kryeqytetit

 

I mituri i akuzuar pėr shpėrndarje droge, Fatjon Dajēi, do lėrė qelinė, pasi gjykata ka vendosur dje dėnimin e kėtij shtetasi me kusht. Dajēi ėshtė arrestuar para disa javėsh, pasi ai dyshohej nga policia si shpėrndarėsi kryesor i drogės nė disa gjimnaze tė kryeqytetit. Dajēi, pasi ėshtė ndaluar, ka pranuar akuzėn, gjithashtu edhe gjykimin e shkurtuar. I mituri ėshtė dėnuar me 5 vjet heqje lirie pėr akuzėn e shpėrndarjes dhe mbajtjes sė lėndėve narkotike. Por ky dėnim ėshtė reduktuar nė 3 vjet e tre muaj, pasi i mituri pėrfiton uljen e dėnimit. Gjatė kėrkesės sė tij pėr dėnimin, prokurori ka kėrkuar edhe pezullimin e masės sė sigurisė ndaj kėtij shtetasi, pasi mosha e tij nuk mund tė pėrballonte qėndrimin nė qeli. Ky ėshtė njė nga rastet e pakta nė gjykatė, ku bėhet njė kėrkesė e tillė pėr njė tė mitur.

Vendimi

Tashmė Dajēi, i akuzuar dhe i gjykuar se iu tregtonte lėndė narkotike bashkėmoshatarėve tė tij, nuk duhet tė kryejė asnjė vepėr tjetėr penale, tė rėndė sa kjo apo mė tė rėndė se tregtimi i lėndėve narkotike, pasi do tė rikthehet nė qeli pėr tė vuajtur tė dyja dėnimet. Me kėrkesėn e organit tė akuzės ka qenė dakord edhe mbrojtja e tė pandehurit, sipas sė cilės, ky i fundit ėshtė penduar dhe se koha e paraburgimit i ka shėrbyer pėr tė reflektuar. Ndėrsa nė kėrkesat pėrfundimtare, mbrojtja e tė pandehurit ka kėrkuar qė ky shtetas tė dėnohet me minimumin qė e parashikon ligji pėr shkak tė moshės dhe pėr shkak tė mungesės sė kushteve nė burgje pėr njė tė mitur. Disa muaj mė parė, antidroga ka arrestuar dy gjimnazistė, tė cilėt janė kapur me njė sasi tė konsiderueshme hashashi, e cila ishte destinuar pėr t’u shitur nė gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Policia arrestoi njė vajzė 17-vjeēare dhe njė djalė nė tė njėjtėn moshė me vajzėn. Rastet e arrestimeve tė adoleshentėve me sasi tė ndryshme droge, policia e kryeqytetit ka hasur thuajse ēdo ditė. Njė javė mė parė, u mbikėqyr njė 16-vjeēar, i cili e ēoi policinė te personi qė ia kishte shitur drogėn. Droga e kapur ishte mbėshtjellė me njė qese tė vogėl, nga ato qė pėrdoren nė farmaci.

 

Vėlla e motėr, pranga pėr drogė

 

Policia ka arrestuar Florinda Berishėn, 16 vjeē, me arsim tetėvjeēar, banuese te fabrika e tullave nr.3, sepse ėshtė kapur duke i shitur lėndė narkotike njė shtetasi. Rezulton se Florinda e ushtron aktivitetin bashkė me vėllain, Safetin, 24 vjeē. Gjatė kontrollit nė banesė iu gjetėn dhe sekuestruan nė cilėsinė e provės njė sasi lėnde heroinė, e paketuar nė 2 doza pėr shitje, vepėr penale kjo e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Gjithnjė duke iu referuar kėtyre burimeve, shitja e drogės mundėsohej nga vėllai i tė miturės dhe nga njohjet e kėsaj tė fundit me gjimnazistėt. Pėr tė shitur heroinėn, e mitura pėrdorte taktika tė ndryshme, tė cilat si duket i kishin sjellė sukses tė madh. Pėrveē vėllait mė tė madh, e mitura kishte arritur tė krijonte shoqėri me vajzat dhe djemtė e gjimnazit tė Kamzės dhe iu ofronte atyre mallin e kėrkuar me aq ngulm nga konsumatorėt adoleshentė.

 

 

KLD, projekt pėr gjykime

tė veēanta pėr tė miturit

 

 

Ngritja e seksioneve tė veēanta pėr tė miturit nė gjykatat shqiptare ka bashkuar mendimin e tė gjithė anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė nė mbledhjen e djeshme. Shqyrtimi i kėtij projekt- dekreti ėshtė vlerėsuar si shumė i nevojshėm nga tė gjithė anėtarėt. Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė gjatė shqyrtimit tė hollėsishėm tė kėtij projekti janė shprehur se fillimisht projekti duhet tė kufizohet nė trajtimin e ēėshtjeve penale qė lidhen me tė miturit dhe se duhet tė bėhet kujdes nė mėnyrėn sesi do tė funksionojnė kėto seksione nė praktikė, nėpėr rrethet gjyqėsore. Njė pjesė tė mirė tė mbledhjes e ka zėnė shqyrtimi nga ana teknike i kėtij projekt-dekreti, ndėrsa janė dėgjuar mendimet e tė gjithė anėtarėve tė KLD-sė. Nė mbledhjen e djeshme, Presidenti i Republikės ka prezantuar edhe dokumentin orientues “Pėr ēėshtje tė reformave strategjike nė pushtetin gjyqėsor”, duke sqaruar edhe qėllimin e kėtij veprimi si orientim i politikave pėr pėrmirėsimin dhe shėndoshjen e sistemit tė drejtėsisė nė pėrqasje me standardet e njohura ndėrkombėtare. Po dje, nė rendin e ditės KLD-ja ka shqyrtuar edhe materialin me Mendime mbi zbatimin e Projektit pėr Riorganizimin e disa Gjykatave tė Rretheve Gjyqėsore, tė dėrguar Presidentit tė Republikės nga ministri i Drejtėsisė. Ndėrsa ėshtė vendosur me shumicė votash qė dy materialet e fundit, tė propozuar nga presidenti, t’i kalojnė presidentit dhe ministrit tė Drejtėsisė pėr t’i patur parasysh pėrgjatė procedurės sė dekretimit. Ndėrkohė qė kandidatėt pėr vendet vakante janė intervistuar po dje. Konkurrentėt pėr kryetar tė Gjykatės sė Apelit, Tiranė dhe pėr kryetarin e Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor, Korēė kanė paraqitur programet pėrkatėse. Nė pėrfundim, kėtė konkurs e kanė fituar Metush Saraēi (qė ėshtė emėruar kryetar i Gjykatės sė Apelit, Tiranė) dhe Admir Belishta, kryetar tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor, Korēė.

 

Vjedhėsit e makinave, akuza paraqet provat pėr tre tė rinjtė

 

Gjykata e Tiranės ka shqyrtuar dje, kėrkesėn e prokurorisė pėr sigurimin e masės sė arrestit pėr tre tė dyshuarit e vjedhjes sė makinave nė kryeqytet. Erald Qafa ėshtė paraqitur dje, para gjykatėsit tė gatshėm, ndėrsa nuk ka dashur tė pranojė akuzėn dhe nuk ka preferuar tė flasė nė lidhje me tė. Ndėrsa masa e sigurisė pėr shtetasin Roland Boēi ėshtė bėrė nė mungesė tė tij. Mbrojtėsit ligjorė tė kėtyre dy tė arrestuarve nga policia e kryeqyetit kanė kėrkuar njė masė mė tė lehtė sigurie. Por njė kėrkesė e tillė nuk ėshtė marrė parasysh. Tė dy kėta shtetas janė hetuar pas kėrkimeve tė bėra nga policia e Tiranės pėr zbardhjen e vjedhjes sė njė makine tip “Benz”. Erald Qafa, 28 vjeē, banues nė Tiranė, i dėnuar mė parė pėr tė njėjtėn vepėr penale dhe bashkėpunėtori i tij, Roland Boēi, 22 vjeē, banues Tiranė, i dėnuar mė parė pėr vjedhje mjetesh, kanė rezultuar se, qė pasi janė liruar nga qelia, nuk e kanė lėnė profesionin e vjetėr. Prokurori dje, gjatė prezantimit tė provave para gjykatės, ka deklaruar se tė dy kėta shtetas, pėrveēse kanė vjedhur targat e Vlorės nė rrugėn e Elbasanit, kanė mundur tė vjedhin me tė njėjtėn teknikė edhe nė datėn 11 janar nė Shkozė mjetin tip “Benz 200”, ngjyrė gri, me targa tė huaja 2179SP33, nė pronėsi tė shtetasit V.A. Mė datė 7 janar, nė rrugėn “Mihal Grameno”, kanė vjedhur mjetin tip “Benz 200”, ngjyrė e zezė, me targa tė huaja AS 862 WM, nė pronėsi tė shtetasit P. M. Mė datė 07.03.2007-tė, nė rrugėn “Qemal Stafa”, kanė vjedhur mjetin tip “Benz 250”, ngjyrė e zezė, me targė TR 4875 H, nė pronėsi tė shtetasit F. Sh. Mė datė 12.03.2007-tė, nė rrugėn “Hoto Beg”, kanė vjedhur mjetin “Benz 200”, ngjyrė gri, me targė TR 3835 M, nė pronėsi tė shtetasit N. B. Ndėrsa Erion Hysellari, kolegu i kėtyre tė fundit, ėshtė lėnė pėrsėri nė qeli. Hysellari ėshtė arrestuar, pasi janė grumbulluar prova tė mjaftueshme qė ky shtetas i arrestuar ėshtė autor i vjedhjes sė kasetofonave. Gjykata e ka lėnė kėtė shtetas nė qeli, ndėrsa Hysellari ėshtė pėrsėritės pėr kėtė vepėr penale.