|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
EDITORIAL
Fantazmat duhen identifikuar
Ēelo Hoxha
Nė shkrimin e sotėm kisha planifikuar tė shkruaja pėr njė temė ekonomike, por njė telefonatė e papritur, dje nė mėngjes, shumė mė herėt se tė ulesha para kompjuterit pėr tė vazhduar me rutinėn e ditės, ma ndėrroi planin. Tashmė qė po shkruaj, gjėrat kanė pėrfunduar mirė, personi i grabitur nė rrugė ėshtė liruar, familjarėt dhe miqtė e tij janė qetėsuar, por ngjarja nuk mund tė kalohet nė heshtje. Dje nė mėngjes, ndėrsa po shkonte nė punė, shoferi i partisė (Balli Kombėtar Demokrat) u rrėmbye me forcė nga tre persona tė panjohur pėr tė, tė cilėt, pa u identifikuar, e hipėn nė njė xhip (ose furgon shoferi ka qenė aq i hutuar sa nuk e ka fiksuar llojin e makinės) dhe e ēuan nė njė bodrum sa pėr verifikime. Xhipi (ose furgoni) kishte ngjyrė shumė tė errėt (shoferi nuk ishte nė gjendje ta pėrcaktonte nė ishte e blu, e gjelbėr e thellė, apo e zezė), xhamat ishin tė padepėrtueshėm, kėshtu qė ai nuk mund ta shikonte rrugėn nėpėr tė cilėn kaloi makina dhe vendin ku e ēuan e pėrshkruan vetėm si njė tip bodrumi tė errėt. Nga dėshmia e shoferit rezulton se, verifikimi ka qenė vetėm pretekst, sepse gjithė pyetjet qė iu bėnė ishin rreth Artur Roshit, kryetarit tė partisė dhe autorit tė kėtij shkrimi, sekretar i pėrgjithshėm. Pasi e lanė djaloshin disa minuta nė bodrum, e hipėn pėrsėri nė tė njėjtėn makinė dhe e lėshuan diku te Zogu i Zi, ku ra nė kthetrat e njė furgoni tė policisė, i cili mblidhte tė rinj nėpėr Tiranė, tė cilėt mendohej se nuk e kishin kryer ushtrinė. Furgoni i policisė ishte plot me tė rinj, asnjėri prej tyre nuk kishte kaluar nė pėrvojėn e shoferit 19-vjeēar tė Ballit Kombėtar Demokrat; ata nuk e kishin idenė e makinės me xhama tė zinj, tė tre personave muskulozė tė veshur me kostume civile dhe tė bodrumit tė errėt. Cilėt janė kėta persona qė kanė luksin tė rrėmbejnė njerėz dhe tė mos identifikohen? Ēfarė do tė kishte ndodhur me shoferin, nė qoftė se ai nuk do tė kishte patur me vete celularin dhe tė lajmėronte tė afėrmit e tij qė u vunė nė lėvizje? A ishte ky rrėmbim njė kėrcėnim pėr personat, tė cilėve iu shėrben shoferi, kur dihet qė Arturi Roshi dhe unė vazhdojmė tė mbahemi nė arrest politik? Nėpėrmjet telefonit, krerė tė lartė tė policisė sė Tiranės garantuan se grabitja njėorėshe e shoferit tonė nuk ishte bėrė nga policia. Dakord, shoferi i PBKD-sė ėshtė 19 vjeē dhe nuk e ka kryer ende shėrbimin ushtarak, por kjo nuk ėshtė arsye qė ai tė rrėmbehet nė rrugė, ndėrkohė qė nuk ka refuzuar asnjė fletėthirrje; mobilizimi me forcė mund tė bėhet, pasi janė konsumuar gjithė mėnyrat e tjera tė mobilizimit, dhe, mė kryesorja, pėrse duhej tė pyetej nė lidhje me drejtuesit e partisė, nė qoftė se ai u mor vetėm pėr shkak tė shėrbimit ushtarak? Pastaj, a mund tė rrėmbehet njė person nė kėtė mėnyrė nga njerėz tė panjohur, tė ēohet nė njė vend tė panjohur, tė mbahet aty pa asnjė shkak dhe pastaj tė lirohet pa asnjė shpjegim? A nuk ėshtė kjo njė vepėr e pastėr penale: rrėmbim personi? Nė qoftė se ata njerėz kanė pėrfaqėsuar njė institucion, patjetėr qė duhet tė ishin identifikuar; nėpunėsit e institucioneve tė njė shoqėrie demokratike nuk mund tė vijnė vėrdallė si fantazma. Gjithė zyrtarėt e Ministrisė sė Mbrojtjes, me tė cilėt kontaktova me telefon, u treguan tė arsyeshėm dhe nuk kishin dijeni pėr rrėmbimin e shoferit, por zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i personave fillon me shpjegimet e furgonit tė policisė qė mblidhte tė rinjtė me shėrbimin ushtarak ende tė pakryer. Drejtuesit e atij furgoni kanė patur dijeni pėr vendndodhjen e shoferit tonė, ku e la makina e paidentifikuar. Nė qoftė se kalimi i shoferit nga njė furgon nė tjetrin ka qenė vetėm rastėsi dhe jo vepėr nė bashkėpunim, atėherė ēėshtja bėhet mė e komplikuar, sepse nė kėtė vend ka grupe njerėzish (apo pėrfaqėsues institucionesh) qė veprojnė nė mėnyrė tė kundėrligjshme nė dritėn e diellit.
POLITIKA
Merret peng shoferi i Ballit Kombėtar Demokrat
Rrėmbehet nė mėnyrė misterioze nga njė makinė e errėt dhe pyetet nė lidhje me Ēelo Hoxhėn dhe kryetarin e PBKD-sė, Artur Roshi
Tre persona tė panjohur rrėmbyen dje nė mėngjes shoferin e Partisė Balli Kombėtar Demokrat, e hipėn nė njė makinė me xhama tė padukshėm dhe e ēuan nė njė bodrum. Tė panjohurit e pyetėn pėr rreth njė orė pėr kryetarin e partisė, Artur Roshi dhe pėr gazetarin Ēelo Hoxha. Ulian Bajrami i tha mbrėmė gazetės se personat qė e rrėmbyen nuk u identifikuan dhe e lanė tė lirė atė, duke e ēuar nė njė cep tė sheshit tė Zogut tė Zi. Bajrami tha se, sapo u la i lirė, menjėherė aty u shfaq njė furgon policie qė e mori dhe e dėrgoi nė degėn e mobilizimit tė ushtrisė pėr ta dėrguar ushtar. Nė furgon kishte edhe dy tre tė rinj tė tjerė, tė cilėt ishin marrė nga ky furgon i dytė dhe u ēuan edhe ata nė degėn e ushtrisė. Njerėzit qė e rrėmbyen ishin tre persona civilė qė nuk iu identifikuan, por vetėm e terrorizuan me pyetje pėr dy drejtuesit e partisė. Pyetjet ishin tė karakterit tė tillė si: Ēbėn Arturi, me kė dhe ku pi kafe, apo ēbėn Ēelo, ēnumra telefoni kanė etj. Bajrami tha se mbi tė ata nuk ushtruan dhunė fizike, por thjesht e morėn me forcė nė makinė dhe e ēuan nė njė bodrum, pėr tė cilin ai nuk di tė thotė se ku ndodhet. Policia e Tiranės saktėsoi se ajo nuk ka asnjė lidhje me kėtė akt dhe ėshtė njohur vetėm nga zyrtarėt e Ballit Kombėtar Demokrat pėr kėtė ndodhi. Ėshtė mjaft e habitshme sesi shoferi rrėmbehet dhe pyetet pėr drejtuesit e partisė nga persona tė paidentifikueshėm nė njė vend tė fshehtė e mė pas i dorėzohet njė furgoni policie qė e ēon nė degėn e ushtrisė. Pak kohė mė parė, prokuroria i burgosi dy drejtuesit e Ballit Kombėtar Demokrat, Artur Roshi dhe Ēelo Hoxha me njė akuzė false, akuzė, e cila mbahet nė kėmbė prej saj. Ata qė tė dy ndodhen nė arrest shtėpie prej dy javėsh. Rrėmbimi i shoferit nuk mund tė jetė bėrė pėr mobilizim nė ushtri, pasi personat do ti ishin identifikuar dhe nuk do ta pyesnin si prokurorė pėr drejtuesit e partisė, tė cilėt kanė ende mbi shpinė njė akuzė nga prokurori.
Kryetari socialist thyhet para Nanos, pranon kandidimin e tij pėr president
Edi Rama pranon Nanon si kandidat pėr president
Arrihet marrėveshja ndėrmjet grupeve nė PS, bie lufta politike e 17 deputetėve socialistė kundėr Ramės, nė mbrojtje tė statutit tė partisė
Kėrcėnimi i hapur i Nanos pėr tė marrė sėrish PS-nė, thyen qėndrimin e fortė tė Ramės pėr tė mos e pranuar Nanon si kandidat pėr postin e presidentit. Burime pranė PS-sė thanė dje, se grupet kundėrshtare nė PS kanė arritur njė marrėveshje ndėrmjet tyre, gjė e cila ka ndėrprerė edhe luftėn politike qė kishin nisur 17 deputetėt socialistė kundėr Ramės nė kongresin e 9 prillit. Sipas burimeve nė PS, Edi Rama ka pranuar qė ish-kreu socialist, Fatos Nano, tė jetė kandidat zyrtar i PS-sė pėr postin e presidentit, nė shkėmbim tė ndėrprerjes sė luftės qė kishin nisur kundėrshtarėt e tij, bashkė me Nanon, pėr tė dobėsuar pozitat e Ramės nė krye tė PS-sė.
Negociatat e vėshtira Nė kongresin e 9 prillit, ku pati pėrplasje tė forta ndėrmjet dy grupeve nė PS, nga njėra anė Edi Rama dhe mbėshtetėsit e tij dhe pėrballė tyre Pandeli Majko dhe 17 deputetė tė tjerė socialistė. Nga debatet e zhvilluara ndėrmjet grupeve, u duk se PS-ja po shkon drejt ndarjes sė saj, pasi edhe deklaratat e eksponentėve tė dy grupeve ishin mjaft tė ashpra dhe me qėndrime ekstreme nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn. Preteksti i debatit qė pėrfshiu PS-nė para, gjatė dhe pas kongresit tė prillit, kishte nė thelb ose sė paku nė dukje, problemet statutore tė kėsaj partie. Nėnkryetari i grupit parlamentar, Petro Koēi, paraqiti njė ankesė nė Komisionin Qendror tė Garancive Statutore, ku pretendonte se ėshtė shkelur rėndė statuti i partisė. Koēi u mbėshtet nga shumica e grupit parlamentar dhe pėrgjatė debatit pėr kėtė ankesė deri nė kongresin e 9 prillit, nė PS ndodhėn dy dorėheqje tė bujshme. Mark Nikolli dha dorėheqjen nga posti i kryetarit tė KQGS-sė, pėr shkak tė rrėzimit tė kėrkesės sė Koēit, ndėrsa nė kongres, nė pėrpjekje pėr tė mbrojtur statutin, Pandeli Majko u pozicionua tėrėsisht kundėr Ramės. Megjithė debatet e forta pėr tė rrėzuar platformėn e Ramės, ky i fundit mundi ta votojė atė, duke bėrė qė pretendimet e 17 deputetėve socialistė tė rrėzoheshin. Vetėm dy ditė pas kongresit, Pandeli Majko dha dorėheqjen nga posti i sekretarit tė pėrgjithshėm tė PS-sė dhe kreut tė grupit parlamentar tė kėsaj partie. Dorėheqja e Majkos pritej tė pasohej nga njė luftė tjetėr e fortė ndėrmjet grupeve nė PS, por ndodhi e kundėrta, Pikėrisht nė kėtė moment, 17 deputetė socialistė ndėrprenė madje edhe deklaratat publike kundėr Ramės dhe u krijua njė situatė tėrėsisht normale nė PS, sikur s`kishte ndodhur asnjėherė debati nė kongresin e 9 prillit dhe dorėheqja e Majkos u konsiderua ngjarje krejt normale.
Kompromisi Kur brenda PS-sė zhvillohej debati i fortė, jashtė forumeve tė saj, Fatos Nano kėrcėnonte fort kryetarin socialist, Edi Rama, se do t`i merrte partinė. Daljet e tij publike, menjėherė pas kongresit, por edhe para tij, dhanė pėrshtypjen se Nano do tė niste njė tjetėr lėvizje pėr katarsis nė PS, madje, ai edhe e deklaroi njė gjė tė tillė. Ndėrsa Nano kėrcėnonte, zėra tė ndryshėm pranė dy grupeve kundėrshtare po punonin pėr tė gjetur njė kompromis pėr tė shmangur ndarjen e PS-sė, me tė cilin kishin kėrcėnuar 17 deputetė tė kėsaj partie. Negociatorėt vazhdonin bisedimet ndėrmjet tyre dhe ēdo debat vėrtitej rreth kandidimit tė Nanos pėr president. Burimet pranė PS-sė thonė se pėrgjatė kėtyre ditėve, palėt nė negociata (ku pėrfshihet edhe sekretari politik, Ben Blushi, si dhe kryetar i grupit parlamentar tė kėsaj partie) kishin hasur vėshtirėsi, pėr shkak tė qėndrimeve tė Ramės, i cili nuk pranonte tė tėrhiqej nga vendimi i tij pėr tė mos e kandiduar Nanon pėr president. Njė kėrcėnim i qartė dhe i hapur i vetė Nanos drejtuar Edi Ramės, ka bėrė qė ky i fundit tė thyhet nga presioni dhe tė pranojė qė Fatos Nano tė jetė kandidati i PS-sė pėr postin e presidentit. Disa deputetė mbėshtetės tė Ramės nė PS, zhvilluan takime me ish-kreun socialist, Fatos Nano, pretendent pėr kandidat pėr president. Ndėr ta edhe sekretari organizativ, Bashkim Fino, i cili kėrkoi qė kryesia e PS-sė tė pozicionohej qartė pėr ēėshtjen e presidenti. Burimet sqarojnė se vendimi i Ramės pėr tė pranuar kandidimin e Nanos ka ardhur pas njė sėrė presionesh se Nano do t`i merrte Partinė Socialiste, nėse nuk do tė pranonte kandidimin e kėtij tė fundit pėr president. Kjo arritje e kompromisit midis palėve nė PS, dėshmohet edhe nė deklarimet e ditėve tė fundit tė mbėshtetėsve tė Ramės. Bashkim Fino deklaroi dy ditė mė parė nė njė tė pėrditshme se, Nano ėshtė njė kandidaturė e mirė e PS-sė pėr president. Kandidatura e Nanos, tashmė mbetet tė vlerėsohet vetėm nga aleatėt e PS-sė, tė cilėt, gjithsesi, nuk kanė ndonjė peshė specifike sa pėr tė dėmtuar kompromisin e arritur kėto ditė brenda grupeve nė PS, pėr tė kandiduar Nanon pėr postin e presidentit. Luljeta Progni
Fino: Ska anėtarė njėpėrdorimsh nė PS
Pas ankesave tė bazės pėr anėtarėsimet e reja nė PS dhe abuzimet e mundshme gjatė zgjedhjeve, sekretari organizativ i PS-sė, Bashkim Fino, tha dje se anėtarėt e PS-sė qė do tė marrin teserėn pas 9 prillit nuk kanė tė drejtėn e votės. Fino ka hedhur poshtė pretendimet e disa zyrtarėve socialistė dhe tė bazės sė partisė, se anėtarėt e pėrkohshėm tė PS-sė do tė vendosin pėr kandidatėt socialistė pėr postet drejtuese tė kėsaj partie gjatė zgjedhjeve tė reja. Procedurat pėr anėtarėsimet e reja kanė qenė deri mė 9 prill dhe ky afat ėshtė respektuar nga zyrat e organizimit nė PS dhe nga ato nė rrethe e bashki. Absolutisht nuk do tė ketė jashtė kėtij afati pranime tė tjera ose siē thuhet pėrdorim njėherėsh tė anėtarėsisė nė parti. Me kėtė rast, ne do tė bėjmė dhe regjistrin themelor tė anėtarėsisė sipas rretheve, bashkive e komunave. Ky ėshtė respektim i vendimit tė Asamblesė Kombėtare tė PS-sė dhe sipas tij mund tė ketė pranime nė parti pas datės 9 prill, por anėtarėt e rinj nuk do tė marrin pjesė nė votimin nė kongres me tė drejtė vote. Ka njė komision tė zgjedhur nė parti, i cili po i verifikon listat dhe i takon kėtij komisioni tė zgjedhur tė vendosė pėrfundimisht pėr listėn e zgjedhėsve, ashtu siē bėn edhe KQZ-ja", - tha dje Fino.
Ish-kryeministri, vizitė nė parlamentin italian, takohet me kryetarin e Komisionit tė Jashtėm
Nano takon Ranierin, premtohet ratifikimi i MSA-sė nga Italia
Italia ėshtė e gatshme qė tė ratifikojė marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqipėrinė. Kėshtu u deklarua gjatė njė takimi qė ish-kryeministri, Fatos Nano, zhvilloi nė parlamentin italian me kryetarin e Komisionit tė Jashtėm dhe tė Ēėshtjeve Evropiane, dr.Umberto Ranieri. Tė dy bashkėbisueduesit shkėmbyen informacion dhe opinione mbi gjendjen politike nė Shqipėri dhe pėr marrėdhėniet bilaterale ndėrmjet Republikės sė Italisė dhe Republikės sė Shqipėrisė, si dhe pėr zhvillimet nė rajon. Bashkėbiseduesit ndanė tė njėjtin mendim pėr nevojėn e mėnjanimit tė konflikteve dhe forcimin e stabilitetit politik tė vendit, nė dobi tė pėrshpejtimit tė reformave pėr integrim nė pėrputhje me marrėveshjen e Asocim-Stabilizimit Shqipėri-BE. Nė kėtė funksion duhen vlerėsuar edhe zgjedhjet e afėrta presidenciale, - thuhet nė njė njoftim tė zyrės sė shtypit pranė Nanos. Gjatė takimit, Ranieri informoi se sė shpejti nisin procedurat e komisionit qė ai drejton pėr pėrgatitjen e ratifikimit tė kėsaj marrėveshjeje nga parlamenti i Repulikės sė Italisė. Bashkėbiseduesit njohėn nevojėn e lehtėsimit tė procedurave dhe tė saktėsimit tė prioriteteve pėr lėvrimin dhe pėrdorimin e fondeve tė kooperacionit italian pėr Shqipėrinė. Nė takim u diskutua dhe pėr gjendjen nė rajon. Nano dhe Ranieri shprehėn mbėshtetjen pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės nė pėrputhje me paketėn Ahtisari pa humbje kohe. Sė afėrmi, Ranieri, kryetar i Komisionit tė Jashtėm dhe tė Ēėshtjeve Evropiane tė parlamentit italian nė krye tė njė delegacioni parlamentar do tė vizitojė Shqipėrinė.
Premtohet njė ndihmė financiare prej 200 milionė eurosh pėr tre vitet e ardhshme
KE: Vlerėsim pėr ligjin e gjobave, por duhet zbatuar
Michael Leigh, Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Zgjerimin i Komisionit Evropian, inkurajon udhėheqėsit shqiptarė nė Tiranė tė punojnė sė bashku pėr angazhimet e marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit. Leigh u takua gjatė dy ditėve tė fundit me presidentin Moisiu, kryeministrin Berisha, ministrin e Jashtėm, Mustafaj, ministren e Integrimit, Bregu dhe liderėt e opozitės, Edi Rama dhe Ilir Meta pėr tė diskutuar me ta rrugėn e Shqipėrisė drejt Bashkimit Evropian. Z. Leigh nėnvizoi se marrėveshja e Stabilizim-Asocimit ėshtė njė kuadėr i qėndrueshėm pėr Shqipėrinė pėr tė shkuar mė pranė Bashkimit Evropian. Ai bėri tė qartė se, pėr tė pėrmbyllur me sukses reformat nė kuadėr tė marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit, sidoqoftė ėshtė i nevojshėm njė bashkėpunim mė i mirė mes partive politike dhe mbi tė gjitha stabilitet. Kjo ėshtė thelbėsore qė Shqipėria tė ecė pėrpara drejt Bashkimit Evropian. "Pėrmbushja e kushteve tė marrėveshjes sė Stabilizimit-Asocimit kėrkon reforma tė vėshtira nė fusha tė tilla si gjyqėsori, tė drejtat e pronės dhe lufta kundėr korrupsionit. Kjo kėrkon bashkėpunim mes tė gjitha partive politike dhe mbi tė gjitha stabilitet. Zgjedhjet presidenciale tė verės do tė jenė njė mundėsi pėr tė treguar qė politikanėt shqiptarė mund tė punojnė sė bashku pėr interesin kombėtar. Bashkimi Evropian vazhdon tė mbetet i angazhuar pėr tė ardhmen evropiane tė Shqipėrisė. Pėr tre vitet nė vazhdim, Komisioni Evropian ka parashikuar njė ndihmė financiare prej 200 milionė eurosh pėr Shqipėrinė. Por, pėrgjegjėsia kryesore pėr ta afruar Shqipėrinė me Bashkimin Evropian mbetet detyrė e udhėheqėsve politikė shqiptarė. Vetėm tė bashkuar shqiptarėt mund tė pėrballojnė sfidat e vėshtira, me tė cilat vendi haset nė rrugėn e tij drejt Bashkimit Evropian - tha Leigh.
Zyrtari i KE ka vlerėsuar ligjin pėr gjobat, dhe ka thėnė se nė BE ka praktika tė ndryshme, ka vende ku gjoba paguhet menjėherė nė 50 pėrqind tė vlerės, por ai ka vėnė theksin nė nevojėn e zbatimit korrekt tė ligjit. Leigh ka vlerėsuar reformat e qeverisė, dhe ka theksuar se deri mė tani ka patur vizita tė shpeshta tė zyrtarėve tė BE nė Shqipėri, pasi aty ka progres. Ekonomia, rendi dhe qėndrimi pėr ēeshtjet rajonale kanė marrė vlerėsimin kryesor.
Ministri i Jashtėm takohet me Michael Leigh
Mustafaj: Jemi pėrpara rajonit, kėrkojmė lehtėsim tė shpejtė tė vizave
Ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, zhvilloi dje, njė takim me Drejtorin e Pėrgjithshėm pėr Zgjerimin pranė Komisionit Evropian, Michael Leigh, i cili viziton Shqipėrinė nė kuadėr tė njė turi rajonal pėr intensifikimin e dialogut politik me BE-nė. Burime zyrtare pranė MPJ-sė bėjnė tė ditur se gjatė takimit, ministri Mustafaj e njohu zotin Leigh me reformat qė ka ndėrmarrė nė vazhdimėsi qeveria shqiptare, pas nėnshkrimit tė MSA-sė, reforma qė kanė rezultuar tė suksesshme dhe i janė shtuar dosjes sė progresit tė Shqipėrisė, nė procesin e integrimit evropian tė saj. Ministri Mustafaj falėnderoi zotin Leigh nė mėnyrė tė veēantė pėr vullnetin pozitiv tė treguar nga Komisioni Evropian nė negocimin dhe siglimin para pak ditėsh tė Marrėveshjes pėr Lehtėsimin e Regjimit tė Vizave mes Shqipėrisė dhe BE-sė. Lėvizja e lirė e qytetarėve shqiptarė ėshtė njė nga objektivat parėsore tė qeverisė sonė. Krahasuar me vendet e tjera, tė cilat e negociuan njėherėsh me ne kėtė marrėveshje, Shqipėria ėshtė mė pėrpara nė plotėsimin e standardeve, njė prej tė cilėve ėshtė nėnshkrimi dhe ratifikimi i Marrėveshjes sė Ripranimit. Nuk do tė ishte e drejtė qė ne tė prisnim sa ta negociojnė, ta nėnshkruajnė e ta ratifikojnė njė marrėveshje tė tillė dhe vendet e tjera tė rajonit, qė Marrėveshja pėr lehtėsimin e Regjimit tė vizave tė hyjė nė fuqi, - u shpreh ministri Mustafaj. Ndėrsa zoti Leigh vlerėsoi punėn e bėrė nga qeveria shqiptare nė kontekstin e angazhimeve qė ajo ka marrė edhe nė marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit, duke shprehur bindjen se edhe viti 2007-tė do tė shėnojė njė raport pozitiv tė progresit qė ka bėrė vendi drejt rrugės sė integrimit. Ai siguroi se Marrėveshja pėr Lehtėsimin e Regjimit tė Vizave i paraprin vullnetit pėr liberalizim tė plotė tė kėtij sistemi, duke shtuar se e konsideron kėtė marrėveshje njė fillim tė mirė pėr tė ardhmen. Leigh informoi se Bashkimi Evropian dėshiron ta shoqėrojė kėtė marrėveshje edhe me shtimin e bursave pėr studentėt shqiptarė qė dėshirojnė tė studiojnė nė vendet e BE-sė, tė cilat do tė realizohen nėpėrmjet programeve tė arsimit tė Unionit.
Vazhdon ritmi rekord i ratifikimeve. Pas zgjedhjeve nė Francė, do tė vijė dhe ratifikimi
Franca: Nė vjeshtė, ratifikojmė MSA-nė
Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, nė vijim tė takimeve me kryetarėt e parlamenteve evropiane pėr ratifikimin e MSA-sė, merr edhe nga Franca premtimin pėr ratifikim tė kėsaj marrėveshjeje brenda njė kohe tė shkurtėr. Burime zyrtare nga Kuvendi bėjnė tė ditur se kryeparlamentarja Topalli zhvilloi njė vizitė zyrtare dyditore nė Francė, me ftesė tė kryetarit tė senatit francez, Christian Poncelet. Gjatė fjalės sė tij kreu i parlamentit francez vlerėsoi se hapat qė ka bėrė Shqipėria gjatė kėtyre viteve, nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit kanė bėrė qė tė pėrshpejtohet dhe mė tej ratifikimi i kėsaj marrėveshjeje. Nėnshkrimi i MSA-sė me BE-nė ėshtė njė hap shumė i rėndėsishėm, - u shpreh zoti Poncelet. Vendi juaj ka zgjedhur tashmė tė integrohet nė familjen e madhe evropiane dhe ne e dimė qė Shqipėria e ka shikimin drejt Evropės. Gjithashtu e dimė se, pėrpjekjet qė po bėni janė serioze dhe sfidat janė tė vėshtira, siē ėshtė sfida e luftės ndaj krimit apo ndėrtimi i shtetit ligjor, por ėshtė e qartė se ju po ecni nė rrugė tė mbarė. Nė kėtė marshim tė jeni tė bindur se Franca ėshtė dhe do tė jetė pranė jush, - u shpreh Poncelet. Kryeparlamentarja Topalli, duke vlerėsuar mbėshtetjen e vazhdueshme qė Franca i ka dhėnė Shqipėrisė, e njohu kryetarin e senatit francez me reformat mė tė fundit tė ndėrmarra nga mazhoranca dhe me rezultatet pozitive tė arritura. Jemi tė ndėrgjegjshėm se imazhi qė vendet e tjera kanė pėr Shqipėrinė, ėshtė njė imazh i njė perceptimi tė gabuar. Ne po punojmė seriozisht qė paralelisht me ndryshimin nė kahun pozitiv tė realitetit, tė ndryshojmė imazhin e vendit tonė, i cili e ndjen veten pjesė tė Evropės, - tha kryetarja e Kuvendit. Ndėrkohė, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, zhvilloi njė takim me ambasadoren franceze nė Tiranė, znj.Franēoise Bourolleau, e cila deklaroi se parlamenti francez do tė ratifikojė gjatė vjeshtės sė kėtij viti marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqipėrinė. Znj.Bourolleau sqaroi se ratifikimi i MSA-sė nga parlamenti francez do tė bėhet menjėherė, sapo nė Francė tė kenė pėrfunduar zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare qė pritet tė zhvillohen gjatė kėtyre muajve. Ambasadorja franceze i ofroi znj. Bregu gjithė mbėshtetjen e nevojshme nė procesin e integrimit dhe asistencė teknike nė fusha tė veēanta, ku deri tani mund tė jenė hasur vėshtirėsi nė implementimin e MSA-sė e pėrafrimin e legjislacionit sipas Acquis communautaire(E drejta Evropiane), - thuhet nė njė njoftim tė Ministrisė sė Integrimit.
ZMQ nis fushatėn nė qytetet pėr standardet e zgjedhjes sė presidentit
NDI, McNally: Qytetarėt duhet tė kėrkojnė pėrfaqėsimin e duhur
Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve nisi fushatėn kombėtare ne qytetet kryesore tė Shqipėrisė mbi standardet pėr zgjedhjen e presidentit tė ri tė Shqipėrise. Qindra juristė, studentė dhe qytetarė morėn pjesė nė takimin e organizuar nė qytetin e Vlorės. Nė fushatėn e nisur disa javė mė parė nga Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, i ėshtė kėrkuar parlamentit shqiptar dhe lidershipit politik, Berisha dhe Rama, aprovimi i disa kritereve tė domosdoshme nė pėrzgjedhjen e kandidaturave qė do tė synojnė fronin e kreut tė shteit. Nė kėtė takim me qytetarėt vlonjatė, drejtuesit e ZMQ-sė shoqėroheshin edhe nga Drejtori i Institutit Demokratik Amerikan, Z. Shaun McNally. Nė fjalėn e tij kreu Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, Kreshnik Spahiu, ritheksoi domosdoshmėrinė qė Presidenti i Republikės duhet tė jetė shqiptar, i pakorruptuar, pa dosje, transparent dhe pa konflikt interesi, si dhe figurė e shquar e shoqėrisė. Presidenti i ri i Republikės nuk mund tė jetė vetėm i parapėlqyeri i dyshes Berisha-Rama, po i Vlorės, Shkodėrs, Korēės dhe i gjithė Shqipėrisė. Drejtuesi i Institutit Demokratik Amerikan deklaroi para qytetarėve vlonjatė se kjo ėshtė forma mė demokratike qė ju ti kėrkoni parlamentit shqiptar rritjen e vazhdueshme tė standardeve tė pėrfaqėsimit tė vullnetit tuaj. Intelektualė dhe juristė vlonjatė shprehėn shqetėsimin e tyre pėr arrogancėn nė procesin vendimmarrės qė shprehin aktorėt politik pėr ēėshtje tė rėndėsishme. Ata shprehėn protestėn e tyre qė vota e parlamentarėve duhet tė reflektojė vullnetin popullor.
Kryeministri mbėshtet deklaratat e kryetarit tė grupit parlamentar, Topi, pėr problemet nė koalicionin qeverisės
Berisha: Duhet nxitur dialogu qė tė kemi qėndrime tė njėjta
Berisha nga ana e tij, u shpreh se e djathta nuk mund tė mburret me votimin qė iu bė nė parlament ligjit tė gjobave, duke pranuar kėshtu dhe problemet qė janė shfaqur sė fundi nė radhėt e koalicionit qeveritar
Kryeministri, Sali Berisha, ka mbėshtetur dje, deklaratat e kryetarit tė grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, nė lidhje me dialogun dhe intensifikimin e marrėdhėnieve qė duhet tė ketė mes PD-sė dhe partive tė koalicionit. Berisha nga ana e tij, u shpreh se e djathta nuk mund tė mburret me votimin qė iu bė nė parlament ligjit tė gjobave, duke pranuar kėshtu dhe problemet qė janė shfaqur sė fundi nė radhėt e koalicionit qeveritar. Nuk mund tė them se koalicioni mund tė mburret me votimin pėr ligjin e gjobave, por natyrisht, njė dialog mė intensiv duhet tė zhvillohet, nė mėnyrė qė brenda harkut tė koalicionit tė ketė njė qėndrim tė njėjtė. Topi Ndėrkohė, gjatė minutave pėr diskutime jashtė rendit tė ditės nė Kuvend dhe nė vijim tė deklaratave tė njė dite mė parė, mbi funksionimin e koalicionit tė djathtė, Bamir Topi tha se parlamentet e djathta e kanė tė detyrueshme tė bashkėpunojnė nė nivelin e procedurave parlamentare. "Gjithmonė jam i mendimit se ėshtė i domosdoshėm bashkėpunimi mes palėve tė mazhorancės, madje edhe me opozitėn. Por, duke e lidhur me bashkėpunimin nė koalicionin e djathtė, simptomat janė simptoma alarmi. Problemi nuk ėshtė si funksionon mazhoranca nė njė ligj konkret, por nė tė pėrgjithshmen e saj", - tha Topi. Vetėm njė ditė mė parė, kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė ka shprehur pakėnaqėsinė e tij nė lidhje me funksionimin e koalicionit, si dhe pėr disa nga deklaratat e bėra prej njėrit prej krerėve tė kėtij koalicioni, i cili u shpreh se do e dėrgonte ligjin nė Gjykatėn Kushtetuese dhe do tė kėrkonte rishikim tė pozicionit tė partisė sė tij nė koalicion. Topi, pa pėrjashtuar as pėrgjegjėsinė qė ka nė kėtė situatė PD-ja, tha se nuk ėshtė nė nderin e asnjė kryetari brenda koalicionit, i cili ka pėrgjegjėsinė e tij dhe pėr qeverisjen tė bėhen deklarata, pa u konsultuar mė parė nė tryezė. Ndėrkohė, vetėm njė ditė pas deklaratave tė Topit, nė tė njėjtėn linjė qėndronte dhe kryeministri Berisha, i cili ėshtė njėkohėsisht dhe kryetar i PD-sė, partisė mė tė madhe tė koalicionit qeverisės.
Kryeministri iu kėrkon tė zgjedhurve vendorė tė intensifikojnė luftėn kundėr informalitetit nė ekonomi
Berisha: Nga 2900 licenca avokatėsh vetėm 300 paguajnė tatimet
Kryeministri, Sali Berisha, iu ka kėrkuar dje tė zgjedhurve vendorė nė konferencėn e tyre kombėtare tė intensifikojnė luftėn kundėr informalitetit, duke e konsideruar kėtė si njė ndėr sfidat mė tė mėdha tė ekonomisė kombėtare. Nė konferencė, binte nė sy mungesa e kreut tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, i cili njėkohėsisht ėshtė dhe kryetar i shoqatės sė kryetarėve tė bashkisė. Kryeministri tha se ekonomia shqiptare mund dhe do tė zhvillohet, vetėm e vetėm si njė ekonomi formale. Pėr kėtė duhet ta bėjmė ēėshtjen e informalitetit njė ēėshtje kryesore tė rendit tė ditės, pasi lufta kundėr informalitetit ėshtė gjithashtu edhe njė problem moral. Shoqėria shqiptare duhet tė ruajė njė kohezion dhe nuk duhet tė pranojė njė polaritet, i cili vazhdon tė rritet duke krijuar njė hendek midis shtresave tė ndryshme tė saj, - tha Berisha. Kryeministri u shpreh se ėshtė e rėndėsishme tė krijohen hapėsirat e mjaftueshme tė tregut tė lirė, pasi kjo e bėn ekonominė mė tė fortė e tė sigurt nė hapat e saj drejt zhvillimit. Nuk do t`iu vijė mirė avokatėve se nga 2900 licenca janė vetėm 300 qė paguajnė detyrime tatimore. Ne jemi zyrtarė tė gjithė sė bashku dhe betejėn kundėr informalitetit nuk mund ta zhvillojė vetėm organi tatimor, ndonėse ka pėrgjegjėsinė mė kryesore, sepse ėshtė njė mal i tėrė dhe nuk duhet tė tė pranojmė qė kėtė barrė tė madhe t`iua lėmė vetėm atyre, duhet ta marrė pėrsipėr secili prej nesh, ēdo kėshilltar, ēdo parlamentar, vetėm nė kėtė mėnyrė ne do tė mund tė ngushtojmė hendekun e madh qė po krijohet nė Shqipėri midis shtresave tė ndryshme tė popullatės. Vetėm nė kėtė mėnyrė ne do tė mund tė garantojmė kohezionin social nė shoqėrinė tonė. Kjo shoqėri duhet tė ruajė njė kohezion. Nuk duhet tė pranojė njė polaritet qė rritet me shpejtėsi marramendėse. Unė kam besim shumė te ju se do tė pėrballemi me kėtė sfidė dhe nė pėrballjen me kėtė sfidė jashtė tė gjitha arbitrariteteve, ne bėjmė ekonominė tonė mė tė lirė, mė tė fuqishme, mė tė sigurt. Ne do tė zgjerojmė lirinė e tregut, pa tė cilėn liritė e tjera vyshken, nuk kanė tė ardhme, - tha Berisha. Duke iu drejtuar kryetarėve tė bashkive, komunave dhe kėshilltarėve, Berisha theksoi se qeveria ėshtė e vendosur nė zbatimin me pėrpikmėri tė Kartės Evropiane, tė autonomisė lokale dhe rajonale. Pėr kėtė do tė pėrshpejtohen procedurat e decentralizimit. Berisha ftoi Ministrinė e Brendshme dhe Agjencinė e Pronave tė pėrshpejtojnė tė gjitha procedurat e dorėzimit tė pronave. Nėpėrmjet studimit dhe zbėrthimit tė ligjit tė ri tė partneritetit publik pėrfaqėsuesit vendorė do tė kenė mundėsinė tė shumėfishojnė veprimtaritė e tyre nė territoret e bashkive dhe komunave. Kjo ka njė rėndėsi shumė tė madhe, sepse atė buxhet qė keni, ju do tė mund tė pėrdorni sė bashku me sektorin privat pėr tė ndėrtuar shumė mė tepėr nga ē`ėshtė kapaciteti i tij. Sė shpejti, nė qershor, i cili ėshtė viti fiskal i BB-sė, do tė nisė projekti i 6000 km rrugė rurale dhe dytėsore, - u shpreh kreu i shtetit. Pėr kėtė ēėshtje ėshtė ngritur njė komitet ndėrministror dhe sapo tė vendosen shumat e para nga BB-ja, do angazhohen fonde nga buxheti i shtetit, si dhe do kėrkohen fonde nga donatorė tė tjerė. Ky projekt, sipas kryeministrit, pritet tė jetė ndėr kryesorėt nė punimet e qeverisė pėr vitet nė vazhdim.
Kryeministri iu kujton tė zgjedhurve vendorė pėrgjegjėsinė qė ata kanė, nė rast se nuk denoncojnė rastet e kultivimit tė drogės
Berisha: Ligji do tė veprojė me tė gjithė forcėn e tij
Ligji pėr ndėshkimin e autoriteteve vendore pėr kultivimin e trafikut do tė veprojė me tė gjithė forcėn e tij, nė rast se nga ana e Ministrisė sė Brendshme evidentohen raste kultivimi tė bimės Canabis Sativa. Kryeministri iu ka kujtuar dhe njėherė dje, tė zgjedhurve vendorė, pėrgjegjėsinė qė ata kanė nė bazė tė ligjit pėr kontrollin e territorit qė kanė nėn administrim, nė bashkitė apo komunat ku janė zgjedhur. Problemi i kultivimit dhe trafikimit tė kanabisit ėshtė shqetėsues pėr imazhin e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare, - tha kryeministri. Sipas tij, ēmimi qė paguajmė ėshtė i madh, pasi Shqipėria futet nė dosjen e zezė tė vendeve, tė cilat janė burime eksportuese tė drogės. MSA-ja duhet tė votohet nė 27 parlamentet e qeverive evropiane dhe lufta kundėr trafiqeve dhe kriminalitetit qė ushqejnė, ėshtė e domosdoshme pėr krijimin e marrėveshjeve dhe bashkėpunimit me ndėrkombėtarėt. Ligji i pėrgjegjėsisė sė autoriteteve vendore pėr kontrollin e territorit do tė veprojė me tė gjithė forcėn e tij. Ne nuk duhet tė jemi mė burim eksporti droge, ndaj dhe ju bėj thirrje qė kėtė ēėshtje, komunat nė zonat e jugut dhe tė veriut, tė cilat janė edhe zonat mė problematike, por edhe nė tė gjitha zonat e tjera tė organizojnė njė kontroll tė posaēėm tė territorit pėr kėtė bimė, e cila damkos vendin, imazhin dhe ushqen kriminalitetin. Nė rast se ne tė gjithė e shtrojmė kėtė si njė ēėshtje tė rėndėsishme, ne faktikisht asgjėsojmė tėrėsisht mbjelljen e saj nė Shqipėri dhe nė kėtė mėnyrė bėhemi mė tė sigurt pėr veten tonė dhe pėr tė tjerėt. Ne duhet tė ecim drejt njė vendi normal, me njė luftė eficiente kundėr kriminalitetit. Siē edhe jeni nė dijeni, organet e rendit, shėrbimet sekrete, prokuroria, po bėjnė njė pėrpjekje tė madhe kundėr trafiqeve tė drogės, tė armėve dhe tė qenieve njerėzore dhe kjo pėrpjekje do tė vijė nė rritje. Ne duhet ta nxjerrim Shqipėrinė nga harta e trafiqeve dhe kjo realizohet vetėm duke zbatuar ligjin e duke konsoliduar shtetin ligjor, - u shpreh kryeministri. Ēėshtja kanabis sipas tij mbetet delikate jo vetėm nė zonat e veriut dhe jugut, por edhe nė zonat e tjera, prandaj toleranca nė vitet nė vazhdim ndaj kultivimit tė saj do tė jetė zero. Kryeministri iu kėrkoi pėrfaqėsuesve vendorė tė organizojnė njė kontroll tė programuar tė territorit, duke mos qenė mė e nevojshme tė kapen me helikopterė, satelitė apo mjete tė tjera. Lufta kundėr kriminalitetit duhet tė jetė efikase dhe vėnia nė funksion tė plotė tė komiteteve antitrafik, si dhe bashkėpunimi i ngushtė me organet e rendit do ndihmojnė nė nxjerrjen e Shqipėrisė nga harta e zezė e ēdo lloj trafiku.
Kuvendi votoi deputetin e PD-sė, Luan Skuqi, nė postin e anėtarit mė tė ri tė komisionit parlamentar tė Edukimit dhe Mjeteve tė Informimit Publik. Aktualisht, deputeti Skuqi figuron anėtar i komisionit parlamentar tė Politikės sė Jashtme tė Kuvendit, ndėrkohė qė, qė nga dita e sotme ai do t'i bashkangjitet anėtarėve tė tjerė tė komisionit tė Medias. Pas pėrfundimit tė seancės plenare, opozita e kundėrshtoi kėtė votim, me argumentin se kjo i prish balancat nė kėtė komision. "Gjatė dhjetė ditėve tė fundit komisioni i Medias ėshtė shtuar me tre anėtarė, pas largimit tė deputetit Ylli Pango, me detyrėn e ministrit tė Kulturės. Natyrisht, kjo bėhet pėr tė ndėrruar balancat nė komision, meqė kėto ditė po shqyrtohen disa ligje nė proces", - tha kryetarja socialiste e kėtij komisioni, Valentina Leskaj. Sipas deputetes sė PS-sė, "kjo ėshtė njė shkelje, pasi nuk mund tė ndryshojė numri i anėtarėve tė komisionit. Nėse largohet njė anėtar i tij, ai duhet tė zėvendėsohet me njė tjetėr anėtar, po nga mazhoranca, - tha Leskaj.
KOMENTE
Rreziku qė vjen nga kafazi
Agim Baēi
Thuajse tė gjitha shoqėritė perėndimore prej kohėsh kanė ngritur problemin e pėrballimit tė njė shoqėrie tė prirur ndaj konsumit. Askush sot nuk mund tė thotė plot siguri se zhvillimi material ėshtė njėkohėsisht edhe rruga pėr qetėsi shpirtėrore. Madje, nė zemėr tė botės sė moderuar gjatė kohėve tė fundit ėshtė dėgjuar tė thuhet mė plot gojėn e kundėrta, pasi tashmė, ajo qė mund tė konsiderohet sot zhvillim qė mbart me vete edhe kohėn e vogėl nė drejtim tė ideve, nė drejtim tė kulturės, e si e tillė, kjo kohė mbart me vete edhe pikėpyetjet e ruajtjes sė dinjitetit. Por, tė gjithė filozofėt pėrputhen nė njė pikė - nėse rrėnohet dinjiteti, atėherė mali njeri rrezikon tė shembet. Edhe nė Shqipėri, prej shumė kohėsh principi i kėnaqėsisė dhe show-biznesit ka pushtuar hapėsirėn e kulturės. Mbi lirinė ėshtė mbivendosur mundėsia pėr tė patur gjithēka. Tė qenurit individ, tė qenurit vetvetja tashmė ėshtė zėvendėsuar me mundėsinė pėr tė plotėsuar nevojat ndryshe je i flakur nga shoqėria dhe kultura jote ėshtė jashtė programit Big Brother. Pėr kulturėn dhe politikėn ėshtė mė i rėndėsishėm Beni i kafazit ai ka fituar tė drejtėn e fjalės. Pultet e mbajnė stacionin aty, sepse me tė mund tė debatojė kushdo dhe ekziston mundėsia qė mbi tė mund tė triumfojnė tė gjithė. Ky ėshtė Hollivudi i sotėm i ndeshjes sė ideve ballafaqimi i kulturės. Rrezikohemi nga pushteti i njeriut tė nivelit mesatar- njeriut qė nė qėllimin e vet ka shmangien e individit, shmangien e atij qė di tė mendojė ndryshe dhe zėvendėsimin me mendimin e pėrgjithshėm, - paralajmėronte nė vitet `30-tė filozofi spanjoll, Jose Oretga&Gaset. Koha, tė cilėn ai e ka paralajmėruar, tashmė po jetohet. Rreziku i sė nesėrmes Ajo qė rrezikon mė sė shumti nė kėtė show tė ngjizet gabim, ėshtė pikėrisht ajo qė nesėr do tė ketė fatin tė drejtojė kėtė vend rinia e sotme dhe tė shkolluarit. Nuk flas thjesht pėr njė vajzė si ajo e Gjuhėve tė Huaja qė, pasi nuk ka marrė provimin, kėrkon tė zhvendosė impulset e profesorit nga pėrgatitės brezi nė prodhues hormonesh. Flas pėr njė rini monolite, ku individualizmi i pėrket teknikės sė informacionit, por jo ideve. Pra, njė rini drejt ritmit pėr njė kulturė, por pa shumė mendim, pra, nevojėn pėr tė dalė nga guaska jote. E mjaftuar me informacionin, me mundėsinė pėr tė parė gjithēka, me mundėsinė pėr tė lėvizur kudo, e pėrballur me ligjėrim gjuhėsh tė huaja pėrballė gjyshėrve qė dinė vetėm shqip, rinia e sotme rrezikon qė tė izolohet nė kufijtė mė tė tmerrshėm tė antihumanizmit. Pėrballė prindėrve qė duhet tė garantojnė tė mirat e tyre materiale, pėrballė tė shkolluarve tė rėnė pre e nevojės emergjente pėr tė qenė nė treg (nėnkupto nė modė), rinia e sotme duket me e izoluar se kurrė pa treguar vullnetin mė tė vogėl se do tė mund tė jetė e aftė tė ndėrmarrė njė aksion human. *** Bota sot ka vėrtet spektakle misesh, ku Beni i kafazit ėshtė vendimtar. Madje, ka edhe ēmendurinė e madhe pėr tė konsideruar gjithēka kulturė - ecjen, veshjen, lėvizjet, ushqimin, krehjen e flokėve, apo gjithēka tė mundshme qė mund tė bėjė njeriu. Si art sot paraqitet edhe tubimi i njėmijė nudistėve nė ndonjė shesh. Por, njėkohėsisht, bota moderne ka ditur tė ruajė vlerat dhe tė ngrejė barriera pėr tė mbrojtur mendimin e vėrtetė. Nėse njė kryeministėr nė Spanjė e konsideron homoseksualizmin si normal, ekzistojnė disa priftėrinj (madje vetė peshkopi i Madridit) dhe intelektualė qė protestojnė. Nėse sot nė botė ka kulturė televizive, ekzistojnė edhe dhjetėra akademi serioze, me profesorė seriozė dhe studentė seriozė. Ndėrsa ne, rrezikojmė tė jemi tė dyshimtė nė vlera, pasi ata qė paguhen pėr autoritet, vetėm janė qarė apo i kanė mbajtur iso ēmendurisė, duke zgjedhur mbijetesėn nė vend tė betejės- duke zgjedhur gėnjeshtrėn nė vend tė vlerės. Ndaj, nėse ardhja e kulturės sė miseve mbetet e pashmangshme, kjo sduhet tė na pengojė tė shmangim ēmendurinė, duke tentuar tė themi tė vėrtetėn. Mjafton tė kujtojmė kėtu thirrjen mė tė fundit tė Papa Benediktit tė XVI, i cili dy javė mė parė paralajmėronte Evropėn nga kėrcėnimi i dehumanizmit, pėr shkak tė mungesės sė besimit nė Zot dhe tė kulturės sipėrfaqėsore pa asnjė kontroll, tė ardhur ēdo ditė pėrpara nesh furishėm nga televizionet apo interneti. Etja pėr zhvillim pa pėrkujdesje shpirtėrore, pa njohen e Krijuesit dhe pa respektin pėr vlerat individuale, rrezikon tė na e kthejė Benin e kafazit si modelin e sė nesėrmes, ku gjithēka i shmanget vlerės dhe tė menduarit tė vėrtetė. Kafazi i Artė si model dhe si metaforė ka tė drejtėn tė gėlojė edhe ai nė jetėn e kėtij vendi, por shoqėria duhet tė gjejė antikorpet qė ai model dhe ajo klishe tė mos shndėrrohen nė bjerraditės tė sė sotmes dhe tė nesėrmes. Shkurt, pamjet e hedhjes sė kapeleve lart, kur diplomohen studentėt nė universitet, duhet tė bėhen mė tė dashurat pamje tė rinisė dhe jo konkurset trupore tė kėngės, bukurisė apo kafazit.
Muzeumi i Shkencave tė Natyrės dhe dinosaurėt e sė kaluarės
Alban Bala
Muaj mė parė, nė shumė televizione pashė profesorė e shkollarė qė demonstronin pėrpara njė godine tė vjetėr dhe tė plasaritur, me shumė oborr pėrpara, nė hyrje tė tė cilit qėndron si pllakė pėrkujtimore njoftimi se aty ndodhet Muzeu i Shkencave tė Natyrės. Me pankarta nė duar, me vrer e ashpėrsi, e gjithė elita universitare e Tiranės protestonte atė ditė tė lagėsht dimri kundėr mundėsisė sė rikthimit tė kėsaj godine te pronarėt e saj legjitimė, tė cilėve iu ėshtė rrėmbyer kjo pronė nė vitet e komunizmit. Nė atė ngjarje tė njė stine mė parė, mė ra nė sy fakti se, thuajse asnjė media me ndonjė pėrjashtim- nuk u mor me pronarėt, nuk e kundėrpeshoi lajmin me argumentet e tyre, nuk i konsideroi ata si pjesė e pandashme e ngjarjes. Pėr tė qenė i kthjellėt, dua tė them qysh nė krye se jam dhe mbetem nė favor tė forcimit tė shkollės shqipe, nė ēdo nivel tė saj. Besoj dhe mbėshtes bindjen se ēdo shqiptar, qė e konsideron shkollėn mė shumė se njė diplomė, ėshtė i gatshėm tė paguajė mė shumė nė shkėmbim tė cilėsisė sė arsimit tė fėmijėve tė tij. Jam i palėkundur nė idenė se rolin parėsor nė zhvillimin e kėtij sistemi sido qė tė vijnė punėt- duhet dhe do ta ketė shteti. Sistemi privat vetėm sa e tendos interesin e shtetit pėr tė mbetur kompetitiv dhe dinjitar nė procesin e prodhimit tė elitave kombėtare. Njoh faktin dhe iu jam mirėnjohės tė gjithė atyre kėrkuesve shkencorė, studiuesve dhe profesorėve pėr ndėrtimin e asaj trashėgimie me vlera tė rralla edhe nė rrafsh evropian- e cila strehohet brenda Muzeumit tė Shkencave tė Natyrės. Por njėkohshėm, jam thellėsisht i keqardhur nga vizioni rudimentar i elitave universitare shqiptare, qė bėrtasin nė mbrojtje tė njė padrejtėsie historike nė emėr tė biokulturės prehistorike. Refuzimi i sė drejtės sė pronarėve pėr tė marrė mbrapsht, apo pėr tė negociuar denjėsisht mbi fatin e mėtejshėm tė asaj prone, ėshtė njė pėrpjekje e dėshpėruar pėr tė mbajtur gjallė dinosaurėt e sė kaluarės. Kjo pėrpjekje nuk prodhon dot as kulturė dhe as respekt. Asnjė shkollim, asnjė dije, asnjė pėrparim nuk mund tė arrihet, nėse nėpėrkėmbet etika e qasjes ndaj procesit. Njė student nuk mund tė respektojė as ligjet e natyrės dhe as punėn e profesorėve tė tij, nėse mėsimi i parė qė i jepet atij ėshtė dhunimi i sė drejtės sė tjetrit. Nė njė shkollė tė vjedhur mund tė bėhesh mė sė shumti njė hajdut me shkollė Sepse e keqja, si kategori filozofike- nuk bėhet dot kurrė njė burim pėr tė mirėn. Mjeti (etikisht) i keq e shkatėrron nė kėtė rast ēdo qėllim tė mirė. Kėshtu, nėse qėllimi i Muzealėve tė Natyrės apo i universitetit tė Tiranės qė rri pas tyre ėshtė tė mbesin brenda asaj godine, duke pretenduar se nuk lėvizin dot, ngase iu shkatėrrohen eksponatet e rralla, kjo do tė thotė se ajo godinė asnjėherė nuk mund tė rinovohet dhe ripėrtėrihet. Atėherė, brenda 10 viteve tė ardhshme, me apo pa respektimin e pronarėve legjitimė, ai muzeum do tė jetė njė gėrmadhė, ku nuk do tė guxojė tė hyjė askush. Shteti ka tė drejtė tė blejė dhe, nėse universiteti dėshiron, le ta detyrojė shtetin tė paguajė ēmimin e tregut pėr atė tokė, pėr atė godinė, pėr atė kohė tė humbur dhe pėr atė ēnjerėzim qė ish-pronarėt kanė vuajtur pėr gjysmė shekulli pėr hir tė dinosaurėve tė sė kaluarės. Asnjė dinosaur tjetėr, sado natyral qė tė shitet, nuk ka mė tė drejtė tė shkelė tė drejtat themelore tė shtetasve.
Rritet presioni mbi Serbinė
Judy Dempsey The New York Times
Serbia do tė jetė fokusi i vėmendjes intensive diplomatike kėtė javė, pėrderisa zyrtarėt e lartė rusė dhe kinezė vizitojnė Beogradin, ndėrsa diplomatėt e lartė evropianė udhėtojnė nė Moskė. Stuhia e aktivitetit sinjalizon fillimin e numėrimit tė ditėve para pavarėsisė pėr Kosovėn, sipas analistėve, pavarėsisht kundėrshtimit tė fuqishėm tė Serbisė pėr tė hequr dorė nga provinca qė ėshtė qeverisur si njė protektorat i Kombeve tė Bashkuara qė prej vitit 1999-tė. Ndoshta ky aktivitet ėshtė fillimi i parė i raundit tė fundit tė manovrimeve tė tilla, - ka thėnė Ivan Vejvoda, drejtor i Zyrės nė Beograd i Fondit Marshall. SHBA-tė dhe britanikėt duan mbylljen e procesit. Bashkimi Evropian, qė do tė zėvendėsojė Kombet e Bashkuara nė Kosovė, kur Kėshilli i Sigurimit tė jetė pajtuar pėr statusin e provincės, po ashtu pėrpiqet pėr njė zgjidhje tė shpejtė. Por dy pengesat kryesore janė kundėrshtimi i patundur i Serbisė ndaj rekomandimeve tė bėra nga emisari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari dhe Rusia. Liderėt e Serbisė kanė pėrjashtuar planin e Ahtisaarit, qė parasheh njė periudhė tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare dhe do ti jepte Kosovės armatėn e saj, flamurin, himnin dhe Kushtetutėn pėrpara arritjes sė shtetėsisė sė plotė. Nė vend tė kėsaj, ata kanė propozuar njė status qė do ti jepte Kosovės mė shumė se autonomi, por mė pak se pavarėsi, pa qartėsuar sesi do tė funksiononte kjo nė praktikė. Deri mė tash, Serbia ka marrė mbėshtetje nga Rusia. Moska, sidoqoftė, nuk ka saktėsuar ndonjė opsion konkret ose nuk ka lėnė tė kuptohet se do ta pėrdorė Kosovėn si njė anije pazarllėku pėr negociata tjera. Kėto do tė mund tė pėrfshinin marrėdhėniet nė njė treg tė ri dhe pėlqimin politik mes Moskės dhe Evropės. Ne thjesht nuk e dimė se cilat janė qėllimet e vėrteta tė Rusisė, - ka thėnė njė diplomat i lartė i Bashkimit Evropian i pėrfshirė nė negociatat pėr Kosovėn. Sergey V. Lavrov, ministri i Jashtėm i Rusisė, do tė arrijė nė Beograd tė mėrkurėn pėr dy ditė bisedime me presidentin, Boris Tadiē, kryeministrin, Vojislav Kostunica dhe ministrin e Jashtėmm Vuk Draskoviē. Lavorv po vjen pėr tė diskutuar pėr Kosovėn, - ka thėnė njė diplomat rus nė Beograd. I pyetur nėse ministri i Jashtėm po vinte me ndonjė ide tė re qė do tė mund ta nxiste Serbinė tė pranojė planin e Kombeve tė Bashkuara, diplomati ka thėnė se Moska dėshiron tė dėgjojė se ēfarė ka pėr tė thėnė lidershipi nė Beograd. Deri vonė, Rusia kishte sugjeruar se, nėse Kosova do tė arrinte pavarėsinė, rajonet tjera nė kėrkim ndarjesh - nė Gjeorgji dhe Moldavi, pėr shembull - do tė mund tė bėnin pohime tė njėjta. Moska, sidoqoftė, ėshtė pėrmbajtur nga bėrja e kėtyre krahasimeve nė javėt e fundit. Nė vend tė kėsaj, Rusia ka kėrkuar mė shumė kohė pėr negociata, pėrpara se Kėshilli i Sigurimit tė debatojė ēėshtjen. Si njė anėtar i pėrhershėm i Kėshillit, Rusia ka pushtetin e vetos. Diplomatėt amerikanė dhe evropianė kanė rezistuar vonesat e mėtejme, gjerėsisht, pėr shkak se ata frikėsohen se uniteti i brishtė mes tri partive politike kryesore tė shqiptarėve tė Kosovės - me tė cilin grupet janė zotuar tė mos pėrdorin dhunėn pėr tė shtyrė kėrkesat e tyre pėr pavarėsi - do tė mund tė shthurej. Ka shumė arsye pėr tė besuar se zgjidhja e shtyrė nga Rusia, e shtyrė nga vetė qeveria e Serbisė, do tė ēojė nė mė shumė dhunė, - ka thėnė Nicholas Burns, nėnsekretari amerikan i shtetit pėr ēėshtje politike, gjatė njė fjalimi tė hėnėn nė Kėshillin pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Washington. Serbia gjithashtu po shpreson tė fitojė mbėshtetjen e Kinės, e cila ka pushtetin e vetos nė Kėshillin e Sigurimit. Hui Liangyu, zėvendėskryeministri i Kinės, ėshtė planifikuar tė arrijė nė Beograd tė martėn. Bashkimi Evropian, qė veē ėshtė duke bėrė pėrpjekjet e duhura pėr tė zėvendėsuar Kombet e Bashkuara nė Kosovė, do tė ndjekė bisedimet nė Moskė tė premten krahas anėtarėve tjerė tė tė ashtuquajturit Grupit tė Kontaktit pėr Ballkanin. Grupi pėrfshin Gjermaninė, SHBA-tė, Rusinė, Francėn, Britaninė dhe Italinė. Ai gjithashtu ėshtė paraparė tė takohet sėrish javėn e ardhshme nė Berlin. Gjermania, qė aktualisht mban Presidencėn e Unionit, ka thėnė se ende shpreson tė thyhet gjendja pa rrugėdalje mes Kosovės dhe Serbisė pėrpara samitit tė G-8 nė qershor. Sipas zyrtarėve gjermanė, kancelarja Angela Merkel nuk dėshiron qė ēėshtja tė dominojė takimin, nė tė cilin ajo do tė bėjė ndryshimin klimatik prioritetin kryesor. Pėr tė parė sesa e brishtė ėshtė atmosfera mes Beogradit dhe disa prej anėtarėve tė Grupit tė Kontaktit, ambasadori gjerman nė Serbi, Andreas Zobel, kėrkoi falje pėr komentet qė i bėri javėn e kaluar nė njė forum nė kryeqytetin serb. Z.Zobel kishte vėnė pikėpyetje, nėse Kosova ka qenė gjithmonė pjesė e Serbisė dhe paralajmėroi se, nėse zgjidhja pėr Kosovėn nuk do tė ishte pavarėsia, situata do tė mund tė shpėrthente edhe nė rajone tjera tė Serbisė.
SPORTI
Presidenti i FSHF-sė merr OK nga homologu anglez pėr kėtė miqėsore
Zyrtare: Angli-Shqipėri mė datė 25 maj
Kombetarja shqiptare e futbollit si rralle here do te zhvilloje nje miqesore luksi, ku perballe do te kete perfaqėsuesen angleze te futbollit. Pas kontaktesh te vazhdueshme ndermjet FSHF-se dhe Federates Angleze, sot eshte arritur marrėveshja qe perfaqesuesja e Shqiperise te zhvilloje nje takim miqesor me perfaqesuesen ishullore ne 25 maj 2007 ne Angli. Ka qene vete presidenti i The FA, Geoff Thompson, i cili me ane te faksit ka njoftuar presidentin e FSHF-se, Armand Duka, per zhvillimin e ketij takimi miqesor. Ne kete leter behet e ditur se perfaqesuesja e Anglise do te luajė me skuadren kombetare "B", si pasoje e impenjimeve te lojtareve me klubet respektive ku luajne. Presidenti, Armand Duka, ne emer te Federates Shqiptare te Futbollit ka falenderuar presidentin e Federates Angleze te Futbollit per zhvillimin e ndeshjes miqesore, duke pranuar me kenaqesi ftesen. Ne ditet ne vijim do te behet i ditur edhe stadiumi se ku do te zhvillohet ndeshja miqesore Angli-Shqiperi.
Trajneri i skuadrės sė Partizanit parashikon pėrballje tė egėr me kryesuesit e kampionatit
Lika: Tirana, bėj shumė kujdes me ne
Trajneri i tė kuqve ka frikė vetėm Tiranėn nė kėto 6 javė tė mbetur, dhe paralajmėron vetėm atė tė bėjė shumė kujdes. Sipas tij, Vllaznia dhe Teuta kanė njė tjetėr vėshtirėsi pėr skuadrėn e Partizanit, ndėrsa Tirana mbetet kocka e fortė, por edhe kjo duhet tė bėjė shumė shumė kujdes. Nėnvlerėsim, eufori, apo shtysė psikologjike? Hasan Lika ėshtė shfaqur entuziast pėr gazetarėt edhe pse tekniku pėrgjithėsisht ėshtė i ftohtė. Tekniku i kuq nuk e ka fshehur faktin se formacioni i tij ėshtė i gatshėm tė luftojė pėr tė dy trofetė sezonalė, teksa vetėm disa javė mė parė opsioni i vetėm i realizueshėm konsiderohej vetėm Kupa e Shqipėrisė. Partizani ėshtė i vetmi ekip qė ka marrė pikė tė plota nė fazėn e tretė, duke kryesuar kėshtu dhe njė renditje specifike, nėse klasifikimi do tė bazohej mbi rezultatet e kėsaj faze. Nė pesė takimet e para, Partizani ka shėnuar 11 gola, duke pėsuar vetėm 2 tė tillė, njė nga Kastroti dhe njė nga Besa. Partizani synon tė vendosė njė rekord sezonal me njė seri prej gjashtė fitoresh rresht nė kampionat, kur tė shtunėn do tė jetė pėrballė Apolonisė sė vendit tė fundit dhe mungesa tė rėndėsishme nė vijėn sulmuese. Trajneri Lika do ti ketė tė gjithė lojtarėt nė dispozicion kundrejt Apolonisė sė Markos, qė do tė mbėrrijė nga ana e saj me tre lojtarė tė pezulluar: Maringlen Shoshin, Blerim Sinanin dhe maqedonasin Aleksandėr Jakimoviskin, autori i golit tė dytė tė fierakėve nė fitoren 2-1 me Luftėtarin, por dhe sulmuesin Denis Mema, pėr shkak dėmtimi. Gjithsesi, edhe Partizani, qė pas Apolonisė modeste do tė pėrballet nė javėn e 29 me njė nga rivalėt pėr vendin e dytė, Teutėn e Durrėsit, vuan nga sindromi i kartonave tė verdhė dhe njė ndėshkim i Bakajt apo Dhėmbit me karton tė verdhė nė ndeshjen me Apoloninė do ti hiqte Likės dy nga lojtarėt mė tė mirė tė skuadrės nė dy ndeshjet e ardhshme me Teutėn e Starovės (me tė cilėn do tė pėrballet edhe tė mėrkurėn e ardhshme nė gjysmėfinalen e dytė tė Kupės sė Shqipėrisė), por dhe nė takimin e javės sė 30, me njė tjetėr protagonist, Vllazninė. Partizani fitoi takimin hapės tė fazės sė parė nė kryeqytet me rezultatin e ngushtė 3-2, ku anėsori sulmues, Gjergji Muzaka realizoi dhe golin mė tė shpejtė tė kampionateve shqiptare nė vetėm 8 sekonda lojė. Muzaka ka shėnuar dy gola nė dy takime kundėr Apolonisė. Apolonia, e cila drejtohet nga trajneri i tretė sezonal, Andrea Marko, pas rumunit Silviu Dumitresku dhe fierakut Dhimitėr Papuēiu, humbi nė fazėn e dytė me tė kuqtė e Likės. Nė 53 takime tė luajtura midis tyre, Partizani ka regjistruar 34 fitore, 12 barazime dhe 7 ndeshje janė fituar nga Apolonia, me njė golaverazh tė dukshėm nė favor tė Partizanit, me 148 gola tė shėnuar dhe 46 tė pėsuar.
Kampionati i parė i institucioneve, kompanive dhe bankave nė minifutboll
Kryeministria mundet nga SIGAL 4-1
Grupi A - Rezultatet Banka e Shqipėrisė - Raiffeisen Bank 0-3 D. P. Doganave - Supersport 2-3 Kryeministria - SIGAL 1-4 Renditja 1 Raiffeisen Bank 6 8-3 2 0 0 2 Supersport 6 6-3 2 0 0 3 D.P.Doganave 3 6-4 1 0 1 4 SIGAL 3 5-4 1 0 1 5 Kryeministria 0 4-9 0 0 2 6 Banka e Shqipėrisė 0 1-7 0 0 2 Grupi B - Rezultatet Banka Amerikane - Vodafone 2-1 ISB / ACIT - Uestern Union 2-1 DHL - EUROSIG 7-7 Renditja 1 ISB / ACIT 6 7-4 2 0 0 2 Uestern Union 3 4-3 1 0 1 3 Banka Amerikane 3 5-6 1 0 1 4 DHL 2 12-12 0 2 0 5 Vodafone 1 6-7 0 1 1 6 EUROSIG 1 8-10 0 1 1 Grupi C - Rezultate Atlantik - Porsche Albania 2-2 Banka Popullore - AMC 2-3 Banka Italo-Shqiptare - SIGMA 4-1 Renditja 1 AMC 6 18-3 2 0 0 2 Banka Italo-Shqipt. 6 11-2 2 0 0 3 Banka Popullore 3 6-6 1 0 1 4 Atlantik 1 5-6 0 1 1 5 Porsche Albania 1 3-9 0 1 1 6 SIGMA 0 2-19 0 0 2 Dita e tretė (Dt. 24-25.04.2007) Grupi A Banka e Shqipėrisė - Kryeministria 24.05.07 20.00 D. P. Doganave - SIGAL 25.05.07 19.00 Raiffeisen Bank - Supersport 25.05.07 21.00 Grupi B Banka Amerikane - DHL 24.05.07 20.00 ISB / ACIT - EUROSIG 25.05.07 21.00 Vodafone - Uestern Union 25.05.07 20.00 Grupi C Atlantik - Banka Italo-Shqiptare 24.05.07 19.00 Banka Popullore - SIGMA 25.05.07 19.00 Porsche Albania - AMC 25.05.07 20.00
Kryesia e stadiumit kombėtar pranon ofertėn e FSHF-sė Kuqezinjtė do tė rikthehen nė shtėpinė e tyre, nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa. Dje nė mesditė, bordi drejtues i stadiumit Qemal Stafa, me nė krye drejtorin Perikli Dhales, kanė vendosur ta pranojnė ofertėn e FSHF-sė. Kėtė fakt e bėri tė ditur edhe federata, nėpėrmjet zėdhėnėsit pėr shtyp, Lysien Nurishmi. Ndėrkohė, nė bazė tė kontratės qė do tė firmosin sot tė dyja palėt, institucioni i futbollit do tė administrojė me qira stadiumin pėr ndeshjen me Luksemburgun. Siē kam deklaruar dje nė gazetėn Sporti shqiptar, bordi drejtues i stadiumit mė mirėkuptoi dhe e mbėshteti dėshirėn time, qė ndeshja tė zhvillohet nė Qemal Stafa. Nesėr (sot) do tė takohemi me drejtuesit e FSHF-sė pėr tė vendosur edhe pikat e kontratės, - u shpreh drejtori i stadiumit Qemal Stafa, Perikli Dhales. Duhet thėnė se stafi teknik i kuqezinjve, me nė krye trajnerin Oto Bariē dhe zėvendėstrajnerin Sllavko Kovaēiē, kanė shprehur dėshirėn e tyre pėr ta zhvilluar kėtė takim nė Qemal Stafa.
Kallamarja tradhėton Bushin, 6000 euro gjobė Edhe pse gjate te gjitha deklaratave ne median greke eshte pozicionuar ne favor te sulmuesit shqiptar, Alban Bushit, klubi grek i futbollit, Apollon Kallamarja, ku aktivizohet lojtari i kombetares shqiptare e ka denuar ate me 6000 euro gjobe. Nje goditje e ulet qe terminologjine e saj e ka nga sporti i boksit le noble art, por qe eshte pervetesuar nga klubi helen, i cili, pavaresisht levdatave, si nje Kale Troje, tipike e grekeve, e ka goditur pas shpine lojtarin e saj. Keshtu, pas nje mbledhjeje te zhvilluar sot, klubi grek i Kallamarjase ka vendosur qe te gjobise Bushin nga ana e tij, pa marre parasysh sesa mund te jete gjoba qe Federata Greke, EPO mund ta ndeshkoje ate. Pra, nese ketyre 6000 eurove te klubit do ti shtohen edhe ato 10 000 te Komisionit te Disiplines Greke, atehere gjesti i Lokut do te ishte me i shtrenjti, ne historine e futbollit, edhe me shume se sa lojtari spanjoll i Valencias, Navarro, i cili ne fund te fundit me shume se sa nje gjest, ne Champions League ndaj Interit ka perdorur duart dhe grushtat.
Pele: Kristiano Ronaldo, njė nga mė tė mirėt e planetit
Pele, futbollisti mė i madh qė ka parė ndonjerė bota e futbollit, e konsideron Kristiano Ronaldon si njė nga lojtarėt mė tė mirė aktualė nė planet. Pohimin e ka bėrė pėr sitin Sky Sports. Diamanti i zi, i botės sė futbollit, Pele, pohon se Kristiano Ronaldo, braziliani i natyralizuar si portugez ėshtė duke bėrė njė paraqitje tė jashtėzakonshme nė kampionatin e vėshtirė anglez. Kristiano Ronaldo ėshtė sot njė nga lojtarėt mė tė mirė tė planetit, luan shumė mirė nė Angli, - citohet Pele. Por, ėshtė ende herėt pėr thėnė se ėshtė futbollisti mė i mirė nė botė. Ėshtė dhe Kaka, qė luan po kaq mirė dhe gjendet nė tė njėjtin nivel me Ronaldon. Para katėr pesė vitesh kishim dhe Ronaldinjon nė tė njėjtėn gjendje. Duhet tė presim edhe dy vite tė tjerė pėr Kristiano Ronaldon ta parė nėse do ta ruajė kėrė nivel.
Majkėll Ouen rikthehet nė fushė, ndoshta kundėr Ēelsit Sulmuesi i Njukasėllit, Majkėll Ouen mund tė kthehet shumė shpejt nė fushėn e gjelbėr, pas njė pushimi thuajse njėvjeēar, pėr shkak tė lėndimit. Sipas mediumeve angleze, Oueni mund tė vihet nė dispozicion tė trajnerit Glen Roder qė nė ndeshjen e sė dielės qė Njukasėlli e zhvillon kundėr Ēelsit. Oueni nuk ka luajtur qė nga vera e kaluar, kur pėrjetoi njė lėndim tė rėndė nė Kupėn e Botės nė Gjermani. Kohė mė parė, Oueni ka thėnė se do tė jetė pikėrisht ndeshja Njukasėll-Ēelsi, ajo qė do tė shėnojė rikthimin e tij nė fushėn e gjelbėr, por duket se trajneri Glen Roder nuk beson nė gatishmėrinė e tij. "Nuk kam biseduar me Majkėllin rreth asaj se a do tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen e sė dielės. Gjasat qė ai tė luajė nė kėtė ndeshje janė 50 me 50, por ai nuk do tė rikthehet nė fushė derisa tė jetė nė gjendje tė shkėlqyeshme, kurse momentalisht ka probleme me lėndimin e ri, tė cilin e ka pėrjetuar nė stėrvitjen e javės sė kaluar", - ka theksuar Reder, duke shtuar se nė rast se Oueni nuk do tė luajė tė dielėn, atėherė sigurisht qė ai do tė paraqitet nė ndeshjen e javės sė ardhshme kundėr Ridingut.
RAJONI
SHBA-tė do ta njohin pavarėsinė, pas miratimit tė rezolutės
Nėnsekretari i Departamentit amerikan tė Shtetit, Nicholas Burns, tha se, sapo tė jetė miratuar rezoluta, udhėheqėsit e Kosovės do tė shpallin pavarėsinė. Mė pas, sipas tij, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet e tjera do ta njohin kėtė pavarėsi
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė bashkėsponsorojnė nė njė rezolutė, e cila do ti mundėsojė pushtetit tė pėrkohshėm tė Kosovės tė shpallė pavarėsinė, thekson njė kumtesė e Departamentit tė Shtetit, duke cituar nėnsekretarin e Departamentit tė Shtetit, Nicholas Burns. Kjo rezolutė do tė pasonte pas vizitės sė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit mė 23 dhe 24 prill nė Bruksel, nė Serbi dhe nė Kosovė. Ne duhet tė veprojmė shpejt gjatė javėve dhe muajve tė ardhshėm, nė mėnyrė qė tė mbarojmė punė duke e ndihmuar Kosovėn drejt pavarėsisė, - tha Burns. Pėr miratimin e rezolutės sė re mbi Kosovėn, qė do tė shfuqizonte tė tanishmen 1244 kėrkohet vota pro e nėntė vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit, me kusht qė asnjė nga vendet me tė drejt vetoje tė mos e pėrdorė atė. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanė shtuar pėrpjekjet diplomatike pėr tė bindur Rusinė tė mos e pėrdorė veton gjatė miratimit tė rezolutės pėr Kosovėn. Edhe vizitat e larta tė zyrtarėve tė Kinės dhe tė Rusisė kėsaj jave nė Beograd nga disa qarqe janė komentuar si pėrpjekje pėr tė bindur zyrtarėt serbė tė pranojnė dokumentin e Ahtisarit pėr Kosovėn. "Sapo tė jetė miratuar rezoluta, ne mendojmė se udhėheqėsit e Kosovės do tė shpallin pavarėsinė. Mė pas, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet e tjera do ta njohin kėtė pavarėsi, - citon kumtesa nėnsekretarin Bruns.
Condolezza Rice kėrkon unitet tė BE-sė rreth Kosovės
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condolezza Rice, nė bisedė me shefin e diplomacisė sė Sllovakisė, Jan Kubis, vlerėsoi se uniteti i Bashkimit Europian ėshtė ēelėsi qė do ta ndihmojė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, njoftuan dje mediat sllovake. "Rice i ėshtė kthyer disa herė ēėshtjes sė Kosovės dhe ka theksuar se uniteti i BE-sė ėshtė ēelėsi qė do ta ndihmojė zgjidhjen, por nėse nuk ka unitet mund tė krijohen shumė komplikime, madje tensione dhe probleme", - tha Kubis pėr agjencinė sllovake tė lajmeve SITA. Ai tha se i ka premtuar koleges amerikane se, Sllovakia do tė koordinojė qėndrimin e saj pėr Kosovėn me BE-nė dhe, nė kėtė frymė, do tė pėrgatitet pėr votim tė pėrbashkėt pėr rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
Dora Bakojanis: BE-ja duhet tė jetė unike nė qėndrimin pėr Kosovėn
Ministrja e Jashtme e Greqisė, Dora Bakojanis deklaroi se, Bashkimi Europian duhet tė jetė unik nė qėndrimin ndaj Kosovės dhe se vendimi pėr statusin e Kosovės duhet tė merret nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. "Nuk dua tė spekuloj se ēfarė do tė jetė statusi e Kosovės", - tha zonja Bakojanis dhe shtoi se, "prej fillimit, kemi thėnė se ėshtė i nevojshėm vendimi i Kėshillit tė Sigurimit dhe se BE-ja duhet tė jetė unike nė qėndrimin e saj". Kėto komente ajo i bėri sot nė Beograd, ku po merr pjesė nė takimin e Ministrave tė Jashtėm tė vendeve tė organizatės pėr bashkėpunimin ekonomik tė rajonit tė Detit tė Zi.
Lordi Johnston zgjidhet sėrish raportues pėr Kosovėn
Lordi Russell-Johnston sėrish do tė jetė raportues pėr Kosovėn, ka vendosur dje Komiteti Politik i Kėshillit tė Europės. Ai ka mundur nė konkurrencė, deputetin Nigel Evans. Zgjedhja e lordit Johnston si raportues pėr Kosovėn, pėr delegacionin serb tė Kėshillit tė Europės, ėshtė njė zgjedhje e lobistit shqiptar. Lordi Johnston qartė ėshtė lobist i shqiptarėve tė Kosovės, e kjo do tė thotė se njerėzit qė ulen kėtu nė delegacionin serb do tė kenė probleme me kėtė njeri dhe me raportet e tij, - ka deklaruar kryesuesi delegacionit serb, Milosh Aligrudiē. Lordi Johnston ėshtė deputeti britanik, i cili, kohė mė parė, propozoi njė rezolutė, e cila u miratua nė Kėshillin e Europės dhe nė tė cilėn theksohet se pavarėsia ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn.
Forcat serbe pėrqėndrohen nė luginė dhe kufirin me Kosovėn
Forcat speciale serbe dhe ato tė xhandarmėrisė janė duke u shtuar nė Luginėn e Preshevės si dhe nė vijėn kufitare mė Kosovėn, tė cilat janė duke e renduar gjendjen e sigurisė nė kėtė rajon. Sipas Merxhan Memishit, zėvendėskryetar i Komunės sė Preshevės, shtimi i kėtyre forcave, nė momentin kur pritet zgjidhja e statusit tė Kosovės, e ka vėshtirėsuar edhe lėvizjen e shqiptarėve qė jetojnė nė malėsinė e Preshevės dhe tė Bujanocit. Civilėt shqiptarė tė kėtij rajoni, shpesh janė pre e kontrolleve tė shumta dhe tė paarsyeshme nga kėto forca serbe, ka thėnė Memishi, i cili vlerėson se, nė kėtė zonė, duhet tė patrullojė policia multietnike dhe jo forcat speciale dhe xhandarmėria.
Lantos: Gjitha bota duhet ta njohė Kosovėn si tė pavarur
Pavarėsisė sė Kosovės, kėsaj jave, nė kongresin amerikan i ėshtė dhėnė njė mbėshtetje e madhe nga kongresmeni Tom Lantos, kryetar i Komisionit pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve. Nė dėgjimin qė u organizua nga komisioni qė e kryeson ai, Lantos edhe njė herė ritheksoi domosdoshmėrinė e njohjes sė pavarėsisė si njė parakusht pėr stabilitet politik, zhvillim dhe perspektivė tė Kosovės. Pėr Kosovėn nuk do tė ketė liri pa pavarėsi dhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare nuk do tė ketė asnjė zgjidhje tjetėr tė pranueshme pėrpos pavarėsisė, - tha Lantos. Tomas Lantos ishte ndėr kongresistėt e parė amerikanė qė vizitoi Kosovėn ,nė njė periudhė tė vėshtirė nė qershor tė vitit 1990. Ai, nė fjalėn e tij pėrkujtoi udhėtimin me ish-kongresistin Joseph DioGuardi dhe takimin me udhėheqėsit e alternativės sė atėhershme kosovare.
Lavrov: Njohja e njėanshme e pavarėsisė mund tė destabilizojė Ballkanin
Ministri i Jashtėm i Rusisė, Sergei Lavrov, paralajmėroi dje se, ēfarėdo pėrpjekje pėr tė pranuar njėanshėm pavarėsinė e Kosovės mund tė destabilizojė Serbinė dhe rajonin e Ballkanit. "Ne jemi shumė tė interesuar pėr stabilitet nė Ballkan dhe ky stabilitet mund tė shkelet nga cilado pėrpjekje pėr pranimin e njėanshėm tė pavarėsisė sė Kosovės", - tha Lavrov nė Beograd, pas takimit me presidentin Boris Tadiē. "Cilado zgjidhje pėr problemin e Kosovės duhet tė jetė e pranueshme pėr Beogradin dhe Prishtinėn. Ēfarėdo pėrpjekje pėr zgjidhje tė njėanshme qė do tė imponohej ėshtė absolutisht e papranueshme", - tha Lavrov. Ai theksoi se Rusia beson se janė tė domosdoshme negociata tė mėtejshme pėr statusin e Kosovės, nė mėnyrė qė tė arrihet kompromis ndėrmjet autoriteteve tė Serbisė dhe tė Kosovės.
BOTA
Sulmohen tė krishterėt, nė njė shtėpi botuese nė Turqi
Gjatė njė sulmi ndaj njė shtėpie botuese tė krishterė nė Turqi, tė mėrkurėn, mė 18 prill, gjetėn vdekjen njė punonjės gjerman dhe dy turq. Atentatori i kishte lidhur viktimat e tij nga duart dhe kėmbėt dhe iu kishte prerė gurmazin
Ndonėse policia nė Malatja ka arrestuar ndėrkohė pesė tė pandehur, tė gjithė djem nė moshėn 20 vjeē dhe ka sekuestruar armėt me tė cilat dyshohet tė jetė kryer krimi, motivet janė ende tė paqarta. Duket se zbardhja e motivit do tė jetė e vėshtirė. Ministri i Brendshėm turk, Abdulkadir Aksu, deklaroi: "Kemi tė bėjmė me njė rast pėr drejtėsinė, ndaj ne i mbajmė tė fshehta hetimet. Nuk dua tė jap asnjė informacion tjetėr, nė mėnyrė qė garantohen hetime tė patrazuara dhe tė detajuara." Tre persona, dy turq dhe njė gjerman, ishin lidhur dhe iu ishte prerė gurmazi nė ambientet e shtėpisė botuese tė krishterė. Kjo sipėrmarrje ėshtė njė bashkėpunim turko-amerikan, e cila qysh nga viti 2001 ėshtė vendosur nė Malatja dhe shet atje edhe bibla e kryqe. Sipas tė dhėnave tė shtypit lokal si dhe tė pronarit tė shtėpisė botuese ka pasur herė pas here kėrcėnime ndaj ndėrmarrjes, e cila megjithatė nuk kishte kėrkuar mbrojtjen e personave. I pyetur nėse tė krishterėt kanė pasur edhe rolin e misionarėve, gjė qė ėshtė e ndaluar, guvernatori i Malatjasė, Ibrahim Dashėz tha: Ne kėtu nė Malatja nuk kemi ndonjė reagim apo revoltė kundėr punės misionare, por kanė qarkulluar fjalė pėr njė gjė tė tillė, njerėzit flasin pėr kėtė, ashtu si kudo nė Turqi.". Megjithatė ėshtė e qartė se, me kėtė atentat nė qytetin lindor tė Anadollit, dhuna kundėr tė krishterėve nė Turqi ka arritur kulmin.
SOCIALE
Intervistė me z.Agron Tufa, pedagog nė Fakultetin Filologjik, dep. i Gjuhės dhe Letėrsisė
Masivizimi i part-time ose kurset kundėr analfabetizmit
Kohėt e fundit vihet re njė rritje e konsiderueshme e studentėve qė frekuentojnė shkollimin e lartė me anė tė sistemit part-time. A ėshtė ky njė fenomen qė nė tė ardhmen do tė mund tė ndikojė nė arsimimin kolektiv tė shoqėrisė?
Kontradikta e vėrtetė del nė pah kur kjo e drejtė formale kushtetuese, qė i garanton arsimimin ēdo shtetasi, provohet nė praktikė dhe praktika nxjerr nė shesh se kjo e drejtė formale nuk pėrligjet me anėn pėrmbajtėsore. Pra, kontigjenti i studentėve part-time ka dėshmuar se gjatė kėtyre viteve nuk e justifikon kėtė tė drejtė, ngase niveli i pėrvetėsimit tė dijeve ėshtė katastrofikisht i ulėt. Mendoj se, as programet minimale mėsimore, nuk i pėrligjin kėta studentė. Kemi njė dyndje pa kriter nė auditore, e cila ėshtė njė pėrmbytje e vėrtetė. Janė mesatarisht 400 studentė pėr ēdo kurs, kur nė sistemin full-time njė kurs nuk e tejkalon kuotėn mbi 150. Ky shpėrpjestim sasior shoqėrohet edhe me njė shpėrpjestim tė madh cilėsor. Atėherė, ku qėndron dobia e njė shpikjeje tė tillė? Tabloja vetėm sa vjen e rėndohet nga viti nė vit dhe katėrqind studentė shumėzuar nė katėr vite bėjnė 1600 diplomantė, 90% e tė cilėve kalojnė me ndėrhyrje tė gjithanshme. Nė kėto kushte, kam konsoliduar njė mendim tė ngulmėt pėr kėtė mizėri tė panatyrshme tė certifikimit tė dijes dhe gjithė kėtė proces, mė pėlqen ta krahasoj me kurset masive kundėr analfabetizmit.
Ju, si pedagog i tė dyja kampeve stundentore, atij tė part-time dhe full-time, si e klasifikoni dijen e pėrgjithshme tė tė dyja palėve, duke i krahasuar respektivisht me njėra-tjetrėn?
As nuk mund tė bėhet njė krahasim me sistemin e ditės, edhe pse tek part-time mund edhe tė gjesh tre a katėr studentė pėr kurs qė e kapin nivelin e shtatės a tė tetės. Besoj se, me kėtė mėnyrė tė vepruari, ne po kryejmė njė vetėvrasje tė sigurtė e banale nė arsim, duke rritur njė ushtri fiktive tė diplomuarish qė nuk i pėrgjigjen nivelit tė dijeve. Ky ėshtė shaktėrrimi i arsimit, inflacioni i tij, tėhuajėsimi nga ēdo sistem dijeje dhe mėnyra mė e sigurt qė ta nxjerr qejfit punėn fisnike tė transmetimit tė njohurive dhe shkencės. Unė mendoj me tmerr pėr pasojat e shpejta qė do tė vuajė shoqėria dhe mentaliteti ynė, sapo ky kontigjent, i ngjashėm me produktet dimėrore tė serave, tė pozicionohet nė destinacionin pėrfundimtar: nė katedra, auditore, institute etj. Mund tė ishte shmangur, mund tė ishte gjetur njė formulė tjetėr pėrzgjedhjeje, mund tė ishte ulur numri i kuotave tė pranimit, por pėrballė njė dyndjeje tė tillė, ēdo pedagog me mendje tė shėndoshė do tė ndihej krejt i shkurajuar. Krahasuar me studentėt e sistemit full-time, studenti part-time paraqet njė personalitet me dije tė ēorganizuara, me tė meta qysh nė arsimin e mesėm, me dobėsi tė theksuar nė lidhjen koherente tė disiplinave, tė cilat, shpesh, duke qenė se studenti ka kaluar disa vite ndėrprerje nga gjimnazi, kanė karakter fragmentar.
Pėr ju personalisht, a pėrbėn problem mosha e studentėve apo angazhimi i tyre nė jetėn private jashtė fakultetit?
Mosha asnjėherė nuk pėrbėn problem, pasi rolet janė tė ndara: unė flas, shpjegoj, jap informacionin apo analizėn e tij, sa mė pėrgjegjshėm tė jetė e mundur, ndėrsa nga ana tjetėr, qė tė realizohet komunikimi ideal - marrja, kėrkohet roli plotėsues - njė dėgjues sa mė i vėmendshėm. Vetėkuptohet pėr vetė natyrėn se, kėta studentė kanė pėrkushtimet e tyre me punėn, familjen apo shėrbimin, por kjo nuk duhet tė ndikojė aspak nė statusin e studentit nė auditor, se pėr kėtė kanė paguar. E rėndėsishme ėshtė qė vullneti i tyre tė mos mjaftojė nė pėrmbushjen e ritualit formal, atė tė regjistrimit, tė frekuentimit nė leksione, por tė realizohet qėllimi final: pėrvetėsimi i dijeve dhe pėrgatitja qė garanton nivelin e programit mėsimor. Nga pėrvoja ime, mė rezulton se ky nivel ka qenė nė gjendjen mė dėshpėruese. Nė kėto raste, zakonisht thuhet se qėllimi i mirė (garantimi me kushtetutė i arsimimit pėr ēdo shtetas), nuk e justifikon mjetin - reflektimin mbi dijet e marra.
Sa e thjeshtė apo e vėshtirė ėshtė ti transmetosh dije kėsaj kategorie studentėsh?
Thashė, ėshtė e vėshtirė tė realizohet njė situatė normale e transmetimit tė dijeve, sado e thjeshtuar apo e reduktuar qoftė ajo, sepse niveli i studentit part-time, pasqyron tė meta tė mėdha tė mėparshme, tė trashėguara nga pėrvetėsimi i dobėt i dijeve nė shkollėn e mesme, distanca kohore nga mbarimi i kėsaj shkolle, kujtesa e ngarkuar me angazhime tė tjera dhe shkėputja nga informacioni dinamik - nga leximet, pėr shembull. Njė e metė e madhe ėshtė edhe ēėshtja e mentalitetit. Dihet pėrgjithėsisht (dhe ky nuk ėshtė mė njė paragjykim), se pėr part-time ekziston opinioni qė mjafton tė mėsosh nja dy gjėra njė kėtu e njė atje - dhe do tė kalosh, se profesorėt e dinė me kė kanė tė bėjnė, etj. Por, edhe nėse nuk e merr vetė me meritė lėndėn, atėherė zbatohet strategjia tjetėr: fakultetit i hyhet nga dera e fshehtė, qė do tė thotė, shfrytėzohen disa miq a tė njohur tė profesorit. Fillon kėsisoj njė sagė e mėrzitshme, bezdisėse e sikletosėse me telefona, ndėrhyrje, pusulla e letra, duke provokuar situata pafundėsisht banale dhe kur mbėrrijmė nė kėtė pikė tė procesit, kemi dalė tashmė nė njė fushė tė hapur, jashtė dyerve tė fakultetit. Mirėpo, cili pedagog me ndėrgjegje profesionale dhe konstrukt etik e dėshiron kėtė?
Intervistoi: Norel ZAIMI
Komisioni parlamentar pėr Integrim miraton nė parim pr/ligjin e arsimit tė lartė
Pollo: Qėndrimi i komisionit, profesional
Ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka mbėshtetur ditėn e djeshme qėndrimin e mbajtur nga Komisioni parlamentar pėr Integrimin, i cili ka miratuar nė parim pr/ligjin pėr arsimin e lartė. Sipas Pollos, ky qėndrim ka qenė objektiv dhe profesional. Nga konkluzionet e bėra tė ditura vėrejmė se anėtarėt e kėtij komisioni vėrtet janė thelluar nė leximin e kėtij projektligji, i cili synon ndėr tė tjera edhe integrimin e arsimit tonė tė lartė nė zonėn europiane tė arsimit tė lartė (Europian High Education Area EHEA), - tha Pollo. Ai u shpreh se, njė nga objektivat specifike tė projektligjit ėshtė edhe pėrmbushja e detyrimeve qė rrjedhin nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Stabilizim-Asosicimit. Nga MSA kėrkohet respektimi i Deklaratės sė Bolonjės dhe nė veēanti: ndėrtimi i kurrikulave nė pėrputhje me tre ciklet e studimit; futja e sistemit europian tė transferimit tė krediteve (ECTS), si dhe shtojcės sė diplomės; hartimi dhe implementimi i standardeve kombėtare pėr sigurimin e sistemit tė cilėsisė, zhvillimi i procesit tė akredimit, si njė proces i pavarur; kryerja e procesit tė njohjes sė diplomave dhe gradave mbi bazėn e procedurave dhe standardeve evropiane; eliminimi i pengesave nė lidhje me mobilitetin e studenteve dhe te stafit akademik; detyrimi qė mėsimdhėnia tė shoqėrohet me kėrkimin shkencor; autonomi nė mėnyrėn e financimit dhe tė pėrdorimit tė fondeve nga vetė institucionet e arsimit tė lartė, pėr tė krijuar kushte pėr realizimin e objektivave tė tyre, - tha Pollo. Sipas tij, nė vitet 1994 dhe 1999 u ndėrtuan dy ligje tė reja pėr arsimin e lartė nė vendin tonė. Por, megjithatė, legjislacioni aktual, megjithė ndryshimet e bėra ishte bėrė pengesė pėr pėrshtatjet ligjore dhe pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė MSA-sė, - tha ai. Pollo u shpreh se, me kėtė projektligj legjislacioni i arsimit tė lartė merr njė trajtė tė re, pikėrisht pėr tė pasqyruar ndryshimet e gjithė sistemit, nė pėrshtatje me modelet europiane dhe me standardet e Kėshillit tė Europės.
Informaliteti/ Minatorėt rrezikojnė tė mos marrin pension
Pensionet false, rrezikojnė 320 minatorė
Instituti i Sigurimeve Shoqėrore iu ka kėrkuar tė gjithė ish-punonjėsve tė minierave qė pėrfitojnė trajtim tė veēantė, tė cilėt kanė probleme me dokumentacionin, tė riverifikojnė tė dhėnat personale pranė Drejtorisė sė Pėrgjithėshme tė ISSH-sė. Nė kuadėr tė luftės kundėr informalitetit dhe pas arrestimit tė disa grupeve falsifikatorėsh me nė krye Lul Profesorin dhe kėrkesave tė vazhdueshme nga ana e Sektorit Kundėr Krimit Ekonomik pėr dosjet e pensioneve tė minatorėve, Instituti i Sigurimeve Shoqėrore ka ngritur njė grup tė posaēėm pune, i cili deri tani ka kontrolluar 1563 dosje tė trajtimit tė veēantė tė punonjėsve tė nėntokės nė Tiranė, nga tė cilat rreth 320 kanė rezultuar me probleme, ndėrkohė qė kontrolli vazhdon ende. Kryesisht, nė kėto dosje ėshtė konstatuar mungesa e kushteve ligjore tė neneve 2 dhe 4 tė ligjit Nr. 8685, dt. 09.11.2000 dhe kėrkesave tė VKM Nr. 73, dt. 15.02.2001. Kėshtu, dosjet nuk plotėsojnė kėrkesat e nenit 2, pra tė kenė 11 vjet e 6 muaj punė nė miniera nėntokė dhe periudhė sigurimi 23 vjet dhe tė nenit 4, pra qė kėrkesa pėr pėrfitim duhej tė bėhej deri mė datė 31.03.2001. Instituti i Sigurimeve Shoqėrore ka afishuar listat me emrat e personave, dosjet e tė cilėve rezultojnė me probleme, nė qendrat paguese tė kėtij trajtimi dhe brenda njė muaji, duke filluar nga dita djeshme, personave me problematikė nė dosje iu ėshtė kėrkuar tė paraqiten pranė drejtorisė rajonale, nė mėnyrė qė tė saktėsohen tė dhėnat, pasi nė rast tė kundėrt do tiu pezullohet pensioni. Nga shqyrtimi i dokumenteve tė dosjeve tė pėrfitimit rezulton se, 45 pėrfitime rrezikojnė tė mbeten pa kushtet e kėrkuara nga dispozitat e mėsipėrme dhe 275 pėrfitime kanė rezultuar se nuk plotėsojnė kushtet e mėsipėrme, pas verifikimeve tė dokumenteve mbi tė cilat janė caktuar pėrfitimet me dokumentet e origjinės. Ndėrkaq, ISSH-ja ka paralajmėruar se, pas kontrollit tė dosjeve tė minatorėve, i cili do tė jetė nė tė gjithė Shqipėrinė, do tė nisė edhe verifikimi i dosjeve tė pensioneve tė pleqėrisė, invaliditetit dhe familjar. Vetėm njė javė mė parė, drejtoresha e ISSH-sė, Evelina Koldashi, gjatė njė interviste pėr mediat deklaroi se, nga verifikimet e deritanishme ishin konstatuar rreth 1000 pensione false, nga tė cilat 338 u pėrkisnin shkeljeve tė pensioneve pas vdekjes dhe 430 ish-ushtarakė.
Ekspertėt e Bankės Botėrore miratojnė skemėn e re tė ndihmės ekonomike
Skemė e re pėr familjet me ndihmė ekonomike
Sipas Ministrisė sė Punės, nga kontrollet e ushtruara nga Inspektoriati i Pagesave KESH nė nivel rajonal dhe qendror gjatė periudhės janar-mars 2007, ka rezultuar qė nė 95 njėsi vendore janė trajtuar me pagesa tė padrejta 872 familje
Alketa Alia Familjet qė trajtohen me ndihmė ekonomike, sė shpejti do tė pėrfshihen nė njė skemė tė re (NE), tė konsoliduar me ekspertė tė Bankės Botėrore. Sipas MPĒSSHB-sė, nė tė parashikohen pėrmirėsime tė mekanizmit tė identifikimit dhe trajtimit tė familjeve nė nevojė, pėr tė nxjerrė nga skema abuzivistėt dhe pėr tė rritur masėn e pėrfitimit pėr familjet nė nevojė. Nė lidhje me shqetėsimin pėr vonesat e ndihmės ekonomike, sipas kėsaj ministrie janė shkaktuar si rezultat i tejzgjatjes sė procesit tė konstituimit tė strukturave tė reja tė njėsive vendore. Sipas kėtij dikasteri, iu ėshtė kėrkuar njėsive vendore tė zgjidhin sa mė shpejt situatėn e ndarjes sė NE-sė, tė pėrcaktojnė drejt familjet nė nevojė dhe tė nxjerrin nga skema familjet qė abuzojnė. Sipas kėsaj ministrie, nga kontrollet e ushtruara nga Inspektoriati i Pagesave KESH nė nivel rajonal dhe qendror, gjatė periudhės janar-mars 2007 ka rezultuar qė nė 95 njėsi vendore janė trajtuar me pagesa tė padrejta 872 familje. Po ashtu, nė mjaft raste ėshtė konstatuar se, shpėrndarja e masės sė ndihmės ekonomike nuk ėshtė bėrė nė pėrputhje me nivelin e pėrcaktuar nė vendimin pėrkatės tė Kėshillit tė Ministrave. Pėr shkeljet e konstatuara, sipas Ministrisė sė Punės janė propozuar 41 masa administrative, nga tė cilat 4 largime nga detyra, 24 vėrejtje dhe 13 gjoba. Si rezultat i largimit tė abuzuesve apo personave tė cilėt rihyjnė nė tregun e punės, ka patur njė rėnie tė familjeve qė trajtoheshin me ndihmė ekonomike nga 114586 familje nė 110913 nė fund tė tremujorit. Heqja nga skema e pėrfitimit tė ndihmės ekonomike tė kėtyre personave do tė sjellė edhe njė rritje tė NE-sė pėr ata qė vėrtet kanė nevojė. Pėr kėtė vit, qeveria parashikohet tė hartojė njė fond suplementar nė mes tė vitit, nga i cili parashikohet tė rritet edhe vlera e fondit pėr ndihmėn ekonomike.
1 - Fondi i parashikuar pėr vitin 2006 nga Ministria e Punės pėr Mbrojtjen Sociale ishte:
- Ndihma ekonomike 2 miliardė e 800 milionė lekė - Pagesa e personave me aftėsi tė kufizuar 7 miliardė e 100 milionė lekė - Kompensimi i energjisė pėr tė dyja kategoritė 200 milionė lekė
2 - Realizimi (ėshtė bėrė shtesė fondi nė gjashtėmujorin e dytė) rezulton nė fund tė vitit 2006 pėr mbrojtjen sociale fondi total i shpenzuar 10 miliardė 354 milionė:
- Ndihma ekonomike 3 miliardė e 48 milionė lekė - Pagesa e personave me aftėsi tė kufizuar 7 miliardė e 14 milionė lekė - Kompensimi i energjisė pėr tė dyja kategoritė 292 milionė lekė
3 - Pėr vitin 2007 ėshtė parashikuar njė fond total prej 11 miliardė e 157 milionė lekėsh, 8% mė shumė se njė vit mė parė:
- Ndihma ekonomike 2 miliardė e 600 milionė lekė - Pagesa e personave me aftėsi tė kufizuar 8 miliardė e 200 milionė lekė - Kompensimi i energjisė pėr tė dyja kategoritė 357 milionė lekė
MBUMK, strategji pėr zhvillimin e bujqėsisė
Hartimi i njė strategjie sektoriale pėr zhvillimin e bujqėsisė nė vendin tonė ka qenė tema e diskutuar dje nė Ministrinė e Bujqėsisė Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit. Nė takimin e zhvilluar midis zv/minitrit tė MBUMK-sė dhe pėrfaqėsuesve tė shoqatės sė fermerėve, zv/ministri Prenga pohoi se po hartohet nė kuadrin e programit tė qeverisė 2007-2010 qė synon integrim mė tė mirė dhe mė tė plotė me standardet ndėrkombėtare pėr sektorė specifikė dhe prioritarė tė bujqėsisė shqiptare. Kryetari i shoqatės sė fermerėve, Nesto Zoi, paraqiti disa opinione dhe alternativa zhvillimi pėr strategjinė sektoriale tė Bujqėsisė, me qėllim pėrcaktimin sa mė tė qartė dhe funksionalė tė elementėve pėrbėrės tė strategjisė. Sektorėt prioritarė pėr zhvillimin e bujqėsisė janė pėrcaktuar si primarė pemėtarinė, vreshtarinė, blegtorinė, ullishtet dhe rritjen e prodhimit nė sera.
KULTURA
Plagjiatura dhe origjinaliteti
Shefqet Riza
Shoqėria e cila nuk ėshtė nė gjendje ti ēmojė vlerat e vėrteta shkencore, i merr nė mbrojtje formalitetet. Te ne gjithēka sillet e mbėshtillet nė formalizėm e zbrazėti. Ndodh qė kandidati tė avancohet shumė shpejt nė titullin e doktorit tė shkencave, por edhe e kundėrta, qė pėr shkak tė ndonjė zėnke a smire tė mos doktoroj kurrė edhe ai qė vėrtet e meriton. Nuk dimė apo nuk duam tė bėjmė dallimin e asaj qė vlen nga ajo qė nuk ka vlerė. Doktori i shkencės do tė duhej ti kontribuojė shkencės, tė shkėlqejė me dije, me autoritet, me zotėsi, me guxim intelektual e shkencor dhe tė jetė me tė vėrtetė shembull i tipit tė shkencėtarit e pedadogut tė universitetit. Por kjo shoqėri, ne, nuk jemi tė aftė ti dallojmė shkencėtarėt nga joshkencėtarėt, shkencėtarėt pa titull dhe shkencėtarėt me titull. Kjo ka rėndėsi, bile tė dorės sė parė. Duket se me kėta tituj mė shumė kemi lavde personale, autoritete tė rrejshme shkencore, shitblerje titujsh, manipulime a operacione tė tjera tregtare se sa vlerė tė njėmendtė shkencore. Pas rėnies sė komunizmit nė Evropėn Juglindore ka rėnė edhe niveli intelektual e shkencor nė shkallėn mė tė ulėt. Kjo po ndodh sepse kriteret vlerėsuese janė dobėsuar tejet shumė. Ku tė kesh qejfin mund ta blesh njė doktoraturė, qoftė nė Maqedoni, nė Bullgari nė Shqipėri, nė Kosovė a gjetiu nėse ke para. Sot paraja ėshtė gjithēka. Po pate para nė kufi ta qesin doktoratėn dhe sa ēel e mbyll sytė bėhesh me fakultet, me diplomė, me doktoratė. Kritere vlerėsuese nuk ka, madje ato po bijnė vazhdimisht pėr shkak tė gėrshetimit tė interesave tė ngushta personale, pėr shkak tė erupsionit tė interesave tė ngushta egoiste, tė ryshfetit, tė grykėsisė, tė prestigjit pėr tė zėnė vend nė ndonjė post nė ndonjė ministri apo si ligjėrues nė ndonjė fakultet, tė grykėsisė pėr para, pėr pozitė nė shoqėri. Morali tepėr poshtė ka rėnė. Madje edhe i profesorit e i shkencėtarit. Si duket sot askujt nuk i ka mbetur tė mendojė pėr shkencėn e mirėfilltė. Interesi i ēdo shoqėrie, prandaj edhe i kėsaj tonės, ėshtė qė njeriu i arsimuar, i kulturuar, intelektuali e shkencėtari i vėrtetė tė shkrihet nė personalitet tė njėjtė me njeriun e zellshėm punėtor qė e ēon pėrpara shoqėrinė, pėrkatėsisht zhvillimin shoqėror. Prandaj e kemi kėtė gjendje ēfarė e kemi. Sot na ėshtė krijuar njė gjendje llafazane, konferanciere e shpirtit. Kurrė mė shumė tubime, konferenca e debate shterpe nuk ka pasur nė Kosovė se sa sot. Kurrė mė shumė njerėz tė shkolluar e me tituj tė lartė shkencorė nuk kemi pasur se sa sot. Nuk dallojnė shumė edhe ata qė shesin mend se janė shkolluar jashtė dhe qė dinė gjuhė tė huaja. Mund tė dish gjuhė tė huaj, por mund tė mos kesh haber me shkencėn. Gjuhėn e huaj e di edhe kamarieri, po kamarier ėshtė. Tė mos harrojmė se edhe jashtė ka fakultete e universitete private qė dallojnė pak ose aspak nga kėta tanėt nė Kosovė. Dalin kėta shkencėtarė me tridhjetė fraza shkencore dhe vap (!) shesin mend se mund tė bėhen menaxherė tė shkencės e tė kulturės. Dalin shkencėtarė me Dr. pėrpara qė i pėrfolin gjėrat e ditura e tė stėrditura nė formėn e tipit apologjetik, poltronist, etj. Ndonėse te tė tillėt pak ka punė shkencore-hulumtuese, kreativitet e pavarėsi, kurse mė shumė citatomani e thashomani, megjithatė tė tillėt arrijnė tė avancohen nė shoqėri. Ata vėrtet arrijnė tė bėhen kolltukomanė, burokratė, teknokratė tė kulturės e tė shkencės, esksperokratė. Arrijnė ti zėnė vendet e pamerituara. Tė tillėt, si mediokritete tė shkencės e tė kulturės, gjithnjė janė tė pėrshtatshėm, tė drejtė e tė privilegjuar nė shoqėri, prandaj edhe arrijnė tė lartėsohen nė hierarkinė shoqėrore.
Mentorėt
Njė dobėsi tjetėr ėshtė se mentorėt mjaft sipėrfaqėsisht i kontrollojnė temat, kurse ngandonjėherė fitohet pėrshtypja se nuk i kontrollojnė fare. Mentorėt, pra, nuk e kryejnė me seriozitet punėn qė u besohet. Njėsoj veprojnė edhe recensentėt e librave. Ėshtė njė pjesė qė nuk di se ēėshtė recensioni, ērėndėsi e ēpėrgjegjėsi ka recensenti. Kjo mund tė shihet nga librat qė dalin sot, madje edhe nga librat shkollorė e universitarė ku pėrgjegjėsia e autorit dhe e recensentit bashkė me redaktorin ėshtė e madhe. Mentorėt duket se rrallė bėjnė punė tė mirėfilltė pedagogjike e shkencore me kandidatėt pėr titull tė ardhshėm shkencorė, nuk i udhėzojnė nė metoda shekncore-hulumtuese dhe pėr forma tė tė menduarit kritik nė punėn e tyre shkencore. Tjetėr, ėshtė i domosdoshėm rigoroziteti dhe masa objektive gjatė zgjedhjes sė temės. Prandaj duhet tė ashpėrsohen kriteret dhe tė forcohet pėrgjegjėsia e mentorit. Fjala ėshtė qė ti iket familjarizmit, subjektivizmit nė raportin mentori kandidati komisioni. Fjala ėshtė qė kandidati i ardhshėm potencial i shkencės, doktori i ardhshėm, tė mos bėhet servil pėr tia mbajtur ēantėn profesorit apo pėr tiu nėnshtruar atij nė forma tė ndryshme vetėm sa pėr ta marrė njė titull formal shkencor. Ēėshtjen e doktorit tė shkencės duhet ta kuptojnė si ēėshtje serioze tė dy palėt, madje tė gjithė - komisioni vlerėsues dhe mbarė shoqėria. Njė gjė na ėshtė shumė e qartė: nuk kemi seleksionim rigoroz, prandaj kemi edhe doktorate qė sēojnė peshė, qė sjanė dėshmi e punės serioze shkencore. Kemi tema tė mbrojtura qė nuk i ofrojnė asgjė shkencės, por vetėm sjellin implikime e pshtjellime pėr shkencėn. Nė njė libėr pėr fėmijė (Princi i Vogėl), Antoan dė Sent Ekzyperi, duke bėrė fjalė pėr moralin e shkencėtarit e merr shembull gjeografin. Pėr hulumtuesin, pėr atė qė shkruan libra tė trashė a gjėra shkencore, kėrkon nė radhė tė parė tė jetė i moralshėm, sepse ...po tė gėnjente do tė shkaktonte katastrofė nė librat e gjeografisė. E ne sa katastrofa mund ti shkaktojmė?!
Pėr ēlirimin nga glorifikimi e megalomania
Universiteti ynė do tė duhej tė ketė koncepcione tė qarta pėr studime pasuniversitare dhe tė doktoratės. Ėshtė koha pėr njė analizė kritike tė shkollimit superior. Ėshtė koha qė magjistrat dhe doktorėt e ardhshėm tė orientohen nė tema tė rėndėsishme dhe tė dobishme pėr kombin e shoqėrinė, nė disertacione tė tilla qė prekin thelbin e problemeve shkencore. Nuk duhet lejuar qė prej dy librave tė bėhet e treta ai i doktoratės dhe kandidati sa ēel e mbyll sytė tė avancohet nė titullin e doktorit tė shkencės. Nuk duhet lejuar qė nga njė parafrazim, kopjim a kompilim i nivelit mė tė ulėt tė bėhet tema e doktoratės. Mungesa e frymės kritike po hetohet nė tė gjitha fushat e jetės shkencore, kulturore e arsimore. Edhe sot, pas rėnies sė komunizmit, kudo po hetohet manipulimi, mistifikimi, legjendarizimi e glorifikimi i historisė sipas konjukturave politike. Edhe sot shkruhet nė frymėn romantike. Ta zėmė, koha pas 1912-tės, ajo e Fan Nolit dhe e Ahmet Zogut ose u hudh poshtė krejtėsisht, ose u mitizua e u fetishizua, ashtu siē bėri komunizmi pėr pėrmbysjen e gjoja tė vjetrės dhe propagandimit tė njė rendi tė ri nė frymėn siē i konvenonte konjukturės politike. Pėr fat tė keq edhe pas rėnies sė komunzmit agonia po vazhdon. Madje edhe sot vėrehet prirja pėr ta luftuar frymėn kritike dhe pėr ta avancuar rrenėn a shpirtin provincial fshataresk pėr interesa tė grupeve tė ndryshme politike, tė cilat nga pasioni i luftės pėr pushtet manipulojnė me historinė, me opinionin publik, qė ėshtė mjaft e rrezikshme. Vetėm fryma kritike ėshtė nė gjendje ta ēojė shoqėrinė pėrpara, ta bėjė pastrimin e identitetit tė rrejshėm, ēlirimin nga glorifikimi e megalomania. Mentorit shpeshherė nuk i paguhet materialisht kjo punė, por kur caktohet nga fakulteti ai duhet ta dijė se ėshtė i nderuar. Kjo hap edhe ēėshtje tė tjera, nė radhė tė parė se sa ėshtė profesori pedagog nė kuptimin e plotė tė fjalės. Zgjedhja e kuadrit mėsimor nė universitet vetėm pse ka titullin dr. pėrpara nuk garanton gjithnjė kualitetin dhe nuk ėshtė gjithnjė zgjidhja mė e mirė, ndonėse formalisht shkollimi superior e kėrkon kėtė. Jemi dėshmitarė se nė mjaft raste nuk janė tė sinkronizuara mirė cilėsitė pedagogjike me ato shkencore te disa profesorė. Pėr tė qenė profesor nė fakultet duhet shumė shkathtėsi e njohuri, kulturė e urti, sepse ato duhet tė barten te tė tjerėt te studentėt. Fjala ėshtė qė tė dallohen shkencėtarėt nga pseudoshkencėtarėt, shkencėtarėt me titull dr. pėrpara nga ata tė vėrtetė por pa titull, tė verifikuar si punėtorė shkencorė e si pedagogė. Ėshtė koha tė mendohet edhe pėr kėtė problem, tė ndryshohet edhe ligji qė e rregullon kėtė materie dhe tė mos mbėshtetemi vetėm nė formalitete. Sduhet tu hyjmė nė hak doktorėve tanė tė shkencave qė janė pėr ēdo lėvdatė, qė meritojnė mirėnjohje pėr punėn dhe angazhimin e tyre shkencorė. Disa i njohim dhe i dimė, sepse me tė vėrtetė kanė vlera dhe kanė dhėnė kontributin e tyre shkencor, ndonėse tė tillėt numėrohen nė gishta. Nė Universitetin tonė publik janė hapur tema pėr disa plagjiatura dhe ėshtė mirė qė janė hapur. Por kjo ēėshtje do norma dhe rregullim ligjor. Me norma ligjore duhet paraparė se ēėshtė origjinalitet, ēėshtė imitim (mimesis), ēėshtė plagjiaturė, ēėshtė kopjim, ēėshtė kompilim, ēėshtė pėrkthim etj. Pėr tė tillėt qė i shkelin normat duhet tė parashihen edhe sanksionet. Por pėr kėtė duhet tė ekzistojnė kritere, sisteme parimesh e rregullash tė caktuara. Teorema e Pitagorės ėshtė po ajo e zbuluar nga Pitagora para mija vjetėsh dhe pėr shtjellimin e saj askush smund tė quhet plagjiat, kompilator a diē tjetėr. Tekstet shkollore e deri diku edhe ato universitare janė kompilim. Veēanėrisht tekstet e shkollimit parauniversitar llogariten si kompilim, prandaj as nuk llogariten punė shkencore dhe nuk duhet tė ndikojnė nė avancimin e titujve universitarė. Kėtu metodologjia e hartimit tė tyre ēon peshė, sepse shkenca konsolidohet nė bazė tė zbatimit tė metodave e metodologjive tė ndryshme tė hartimit tė tyre. Ka pikėpamje se vetėm librat e pėrkthyer nga gjuhėt e huaja na qenkan tė mira, tė dobishme dhe me vlerė, kurse tonat jo. Ky ėshtė njė gabim. Edhe dokumentet e UNESKO-s e theksojnė strategjinė edukativo-arsimore, duke potencuar hartimin e teksteve mbi baza nacionale a tė shoqėrisė ku jetojnė e veprojnė nxėnėsit. Tekstet shkollore nuk duhet tė mbėshteten nė vlerat dhe pėrmbajtjet e kulturave tė tjera etnike, por nė vlerat e shtetit ku jetojnė nxėnėsit, sepse nė kėtė mėnyrė lehtėsohet dhe bėhet mė i pėrafėrt mėsimi pėr ta dhe inkuadrimi nė shoqėrinė ku jetojnė. Pėr ta kuptuar funksionin e tekstit shkollor ėshtė e rėndėsishme tė potencohet se teksti shkollore edhe me pėrmbajtje e edhe me orientim ideor ėshtė tekst kombėtar. Madje edhe fizika e matematika janė tekste kombėtare shkollore. Ato krijohen nė mbėshtetje tė identitetit tė mėvetėsishėm kombėtar. Gati nuk ka shtet qė nuk i krijon tekstet e veta shkollore. Ka raste kur nė shtetet e tė njėjtės gjuhė mund tė pėrdoren edhe tesktet shkollore tė krijuara nė njė shtet tjetėr, por vetėm me lejen e ministrisė sė arsimit. Teksti i Gjermanisė mund tė pėrdoret edhe nė Austri, njėsoj siē mund tė pėrdoret ta zėmė teksti i Shqipėrisė nė Kosovė, nė Maqedoni e gjetiu ku ekzistojnė shkollat shqipe. Rėndom mund tė pėrkthehen tekstet e lėndėve ekzakte, por kurrsesi ato tė shkencave a tė lėndėve shoqėrore. Kjo veēanėrisht ndalohet pėr tekstet e gjuhės e tė letėrsisė, tekstet e historisė, tė artit, tė filozofisė, tė sociologjisė, tė gjeografisė - me fjalė tė tjera tekstet qė hyjnė nė grupin e lėndėve kombėtare. Kėto lloje tė teksteve nuk mund tė pėrkthehen, ato duhet tė hartohen tė mvetėsishme. Teksti a vepra e pėrkthyer nga njė gjuhė nė gjuhėn tjetėr (nė kėtė rast nė gjuhėn shqipe) ka vlerėn e pakontestueshme nėse pėrkthehet bukur e mirė. Pėrkthimi, pėr shkak tė rėndėsisė qė ka, hyn nė autorėsi dhe numėrohet autorėsi. Prandaj askush ska arsye qė pėrkthimin ta pėrvetėsojė si punė tė tij origjinale. Origjinal ėshtė vetė pėrkthimi. Tė njėjtėn gjė, tė njėjtėn vepėr po tua japim dy a mė shumė pėrkthyesve, do tė shohim se nė nuanca do tė ndryshojė, por sguxon tė ndryshojė nė pėrmbajtje. Kurse assesi sėshtė e moralshme tė mos theksohet pėrkthimi.
Na ka e ka thėnė Lasgushi se ēdomethėnė plagjiat
Eruditi ynė Lasgush Poradeci, poeti e pėrklthyesi i shkėlqyer, njohėsi i mrekullueshėm i letėrsisė kombėtare dhe i letėrsive tė huaja klasike e bashkėkohore, nė letrėn qė ia shkroi mė 26 korrik 1940 njė miku tė tij e shpjegon qartė ēdomethėnė krijim, origjinalitet, imitim, plagjiat. ...Asnjė, nga gjithė veprat artistike me jetė tė pėrbotshme sėshtė origjinale; trupi i tyre ėshtė i huaj; vetėm shpirtin, them unė, si-a-u disputon njeri. As njeri, them unė, as perėndi. Njeriu, them unė, ėshtė mė pak se perėndija e mė shumė se njeriu, po shpirti lith njeriun me perėndinė duke valuar madhėrisht midis tė dyjave: ja! Ky ėshtė, them unė, shpirti i veprave artistike tė vėrteta, qenia metafizike e artistit ri-krijonjės e tė tretur nė veprėn rikrijonjėse tė tij. Thėnė shkurt, asgjė e re sėshtė medoemos krejtėsisht e re. Asgjė origjinale sėshtė krejtėsisht origjinale. E reja dhe e vjetra bashkėjetojnė, gėrshetohen, kundėrshtohen. Anarkizmi, plagjiatura e gjėra tė tjera nė fushėn e mendimit kritik ēojnė drejt ērregullimit tė peshimit tė vlerave. Sot ėshtė ēmonopolizuar botimi i librit. Ėshtė mirė qė sot nuk ka censurė politike, po autocensurė pėr vlera tė njėmendta doemos duhet tė ketė. Nė promovimomanitė tona tė librave ka aq shumė frymė jokritike, marrėzi, hipokrizi e primitivizėm sa tė vjen tė vjellėsh. Qartė vėrehet mungesa e sinqeritetit dhe e kompetencės sė recensentėve nė gjykimin e vlerave nė kėto promovime, sepse tė gjithė na dalin me vlera shkencore, letrare; tė gjithė na dalin tė veēantė, tė zellshėm, interesantė, talentė, tė suksesshėm nė kėto promovime apo mė mirė me thėnė lajkėtime solemne. Sa larg jemi nga fryma kritike qė e kultivoi Faik Konica para tetėdhjetė-nėntėdhjetė vjetėsh. Eh, sa larg jemi.
(Shėnim: Titulli ėshtė i autorit Sh. Riza. Mestitujt janė redaksionalė-Dh.H)
KRONIKA
45-vjeēarja tregon orėt e dhunės
Pajani: Ju rrėfej vrasjen e tim shoqi
Hasani ma kishte nxirė jetėn dhe dhuna qė ushtronte mbi mua herė-herė i kalonte caqet e njerėzores
Ka rrėfyer para togave tė zeza tė gjykatės sė Tiranės njė tjetėr herė minutat e fundit tė bashkėshortit tė saj. Aishe Pajani, e akuzuar pėr vrasjen e bashkėshortit tė saj, Hasan Pajanit, mė 11 mars tė kėtij viti, ka pranuar autorėsinė e vrasjes, por ka shpjeguar se arsyet qė e kanė ēuar nė kėtė veprim, kanė qenė tė forta. Viktima ditėn e fundit tė jetės sė tij ka qenė i dehur, ashtu si nė njė pjesė tė mirė tė ditėve. Ai ka ushtruar dhunė mbi tė pandehurėn 45-vjeēare, nėnė e 6 fėmijėve. E ka rrahur pa ndonjė arsye madhore, gjė qė e bėnte ēdo ditė apo disa herė nė ditė. E pandehura ka deklaruar para gjyqtarit tė gatshėm se ia kishte nxirė jetėn dhuna qė viktima ushtronte mbi tė, e cila herė-herė i kalonte caqet e njerėzores. Ndėrsa avokati mbrojtės ka kėrkuar qė e pandehura tė mund tė lihet nė njė masė mė tė lehtė sigurie, pasi fėmijėt e saj tashmė nuk kanė asnjė mbėshtetje. Por njė gjė e tillė nuk ėshtė marrė parasysh nga gjykata. 45-vjeēarja ėshtė lėnė nė qeli, ndėrsa avokati i saj mbrojtės ka deklaruar se do tė kėrkojė apelim tė kėtij vendimi. Rrėfimi Pasi ėshtė mbajtur nė dhomat e izolimit nė drejtorinė e policisė sė kryeqytetit, Aishe Pajani ėshtė marrė nė pyetje pėr disa ore mė radhė, ndėrsa ajo nė fillim ka ngurruar tė flasė pėr vrasjen e bashkėshortit tė saj. Mė pas, kur ajo ėshtė bindur se nuk kishte rrugėzgjidhje tjetėr, ka pranuar tė flasė para hetuesve. Ka detyruar vajzėn e saj tė vogėl qė tė mbajė gojėn mbyllur, ndėrsa ajo e ka dėgjuar nėnėn. E mitura edhe pas traumės sė rėndė i ka qėndruar besnike nėnės sė saj, derisa kjo e fundit ka folur e para. Gruaja e dhunuar pėr vite me radhė ėshtė lėnė nė qeli, ndėrsa pėr fėmijėt e saj tashmė janė kujdesur tė afėrmit e viktimės. Mbrojtja Pėr mbrojtjen e tė miturve tashmė tė mbetur vetėm, ditėt e fundit janė interesuar disa organizata qė operojnė nė fushėn e tė drejtave tė fėmijėve. Mėsohet se fėmijėt i janė nėnshtruar njė terapie paraprake dhe janė duke u ekzaminuar nga psikologėt. Ndėrsa e mitura, e cila ka qenė e pranishme nė tė gjithė skenėn e tmerrshme tė vdekjes sė tė atit, pasi ėshtė marrė nė pyetje nė praninė e disa tė afėrmve tė saj, ėshtė duke u asistuar nga disa mjekė.
Si u gjet kufoma
Hasan Pajani, 52 vjeē, banor i Baldushkut, ėshtė gjetur rreth 500 metra larg shtėpisė sė tij i groposur cekėt nė njė kanal nga bashkėfshatarėt e tij. Pas lajmit qė Pajani ėshtė nisur drejt Greqisė, tė afėrmit ishin merakosur, pasi ky i fundit nuk i kishte marrė asnjėherė nė telefon. Por bashkėshortja e tij ishte kujdesur qė ti njoftonte tė afėrmit se kishte folur me tė shoqin. Pas kėsaj, familjarėt e Pajanit ishin qetėsuar. Ndėrsa fėmijėt e tjerė ishin gėnjyer nga nėna dhe mė pas nga motra e tyre. Fshatarėt qė kanė gjetur kufomėn, kanė lajmėruar menjėherė policinė, e cila mė pas ka mundur tė gjejė edhe autorin.
Droga, si i tradhtoi biseda nė qeli dy shqiptarėt nga Maqedonia
Kanė folur nė njė dialekt tė vjetėr tė turqishtes pėr njė ēantė dhe transportin e saj drejt Shqipėrisė, por pėrkthyesi i ka transkriptuar bisedat midis Blerim Fejzullahut dhe Habib Rexhepit, tė bėra nė dhomat e paraburgimit. Kėta tė fundit, shtetas maqedonas, janė dy prej tė pandehurve, tė cilėt akuzohen pėr trafik ndėrkombėtar droge. Sė bashku edhe me Naser Tahirin, dy tė pandehurit janė kapur nė afėrsi tė hotelit Mondial nė kryeqytet me 6 kilogramė lėndė narkotike nė njė makinė, e cila ishte nė pronėsi tė Kryqit tė Kuq maqedonas. Gjatė bisedave, dy shqiptarėt kanė biseduar edhe pėr tė pandehurin e tretė, ndėrsa kanė shpresuar qė ky i fundit tė mos fliste. Tė pandehurit kanė rėnė dakord me njėri-tjetrin qė tė mos flisnin, derisa tė merreshin nė pyetje, ndėrsa kanė deklaruar se duhet tė paguanin qė tė dilnin qė andej. Pėrgjimi ėshtė bėrė nė dhomat e paraburgimit pas arrestimit. Por kėtė pėrgjim ka dashur ta hedhė poshtė avokati mbrojtės, i cili ka kėrkuar qė ky veprim i prokurorisė tė shpallet nga gjykata si i paligjshėm, se nuk ėshtė bėrė me vendim gjykate. Ndėrsa tė pandehurit kanė pranuar akuzat. Blerim Fejzullu, Habib Rexhepi dhe Naser Tahiri, janė tre tė pandehuri qė dje u ulėn nė bankėn e tė akuzuarve dhe kanė pranuar tė rrėfehen. Habibi dhe Fejzullahu nė deklarimin e tyre para gjykatės janė shprehur se kanė pranuar tė transportojnė drogėn nga Shkupi i Maqedonisė pėr nė Tiranė. Ne e morėm drogėn nga njė person nė Shkup dhe pranuam ta sjellim nė Tiranė. Kėtu nė Tiranė do ta shisnim nė kėmbim tė 60 mijė eurove. Sapo erdhėm nė Tiranė, arritėm te njė lokal nė qendėr, Taivani. Atje takuam personin e parė, i cili ra dakord tė na jepte 60 mijė euro. Pas kėtij takimi do tė bėnim njė tjetėr. Shkuam tė takonim njė tjetėr person tė quajtur Shpėtim. Ky na tha se na priste te hotel Mondial. Por, sapo mbėrritėm atje me makinė ramė nė prangat e policisė. Aty mėsuam se Shpėtimi ishte person i infiltruar.
Krimet e Rėnda, nis projekti pėr sallat e reja
Punimet pėr ndėrtimin e Gjykatės sė re pėr Krime tė Rėnda janė pėruruar dje me anė tė njė ceremonie. Kryetari i kėsaj gjykate, Sandėr Simoni, ka pėrshėndetur tė pranishmit dhe ka falėnderuar Komisionin e BE-sė pėr mbėshtetjen qė kanė dhėnė pėr pushtetin gjyqėsor e atė tė drejtėsisė nė pėrgjithėsi. Simoni ka deklaruar se, Ne besojmė se Gjykata e Krimeve tė Rėnda tashmė ka justifikuar mė sė miri qėllimin e krijimit dhe ka patur njė impakt tė rėndėsishėm nė luftėn ndaj krimit tė rėndė e atij tė organizuar, sigurinė publike nė vend, vendosjen e drejtėsisė, besimin ndaj pushtetit gjyqėsor dhe pėrmirėsimin e imazhit tė tij. Pallati i drejtėsisė, i planifikuar pėr tė filluar ndėrtimin nė mesin e gushtit tė njė viti mė parė, ėshtė shtyrė pėr shkak tė vonesave pėr tranferminin e repartit RENEA. Pėr tė bėrė tė mundur ndėrtimin e kėtij pallati, ėshtė dhėnė njė fond prej 6.5 milionė eurosh nga Bashkimi Evropian. Ky fond ėshtė pėrcaktuar nė kuadėr tė luftės kundėr krimit tė organizuar. Ndėrtesa, qė aktualisht ėshtė nė funksion tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda, pas pėrfundimit tė pallatit tė drejtėsisė do ti kalojė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve. Ndėrsa ndėrtesa ku ndodhet Drejtoria e Burgjeve do ti kalojė Drejtorisė sė Policisė Kufitare.
Vjedhja, dy tė rinjtė mbeten nė qeli
Janė paraqitur dje pėr tė marrė masėn e sigurisė dy shtetas, Mersin Uka, 21 vjeē dhe Renaldo Kurti, 21 vjeē, i dėnuar mė parė pėr vjedhje me armė nė bashkėpunim. Prokurori i ēėshtjes nė gjykatėn e kryeqytetit ka kėrkuar lėnien nė qeli tė dy tė pandehurve, ndėrsa ata akuzohen pėr vjedhje me dhunė, kanosje dhe kundėrshtim tė punonjėsve tė policisė. Prokurori ka deklaruar para gjykatės se tri ditė mė parė, tė dy shtetasit e arrestuar nė mbrėmje nė rrugėn Vaso Pasha i kanė vjedhur me dhunė njė telefon celular Nokia shtetasit E. T, 19 vjeē, banues nė Tiranė. Ndėrsa dy tė pandehurit nuk kanė pranuar asnjėrėn prej akuzave. Nė momentin qė kanė kryer veprėn penale tė mėsipėrme kanė ndėrhyrė pėr kapjen e tyre punonjėsit e policisė, tė cilėt kanė qenė tė dislokuar me shėrbim. Gjatė kryerjes sė detyrės punonjėsit e policisė janė penguar, kundėrshtuar me dhunė, janė kanosur, fyer, si edhe ėshtė goditur njė nga punonjėsit e policisė, nga autorėt e vjedhjes. Nė cilėsinė e provės materiale u sekuestrua telefoni dhe njė kartėmonedhė 100-lekėshe. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisė se Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pėr veprat penale tė Vjedhje me dhunė nė bashkėpunim, Kundėrshtimit tė punonjėsit tė policisė sė rendit publik, Goditje pėr shkak tė detyrės, Kanosje pėr shkak tė detyrės, Fyerje pėr shkak tė detyrės dhe Mosbindje ndaj urdhrit tė punonjėsit tė policisė rendit publik.
Operacioni nisi pas prangosjes sė Agaēit, mesnatėn e sė mėrkurės nė qytetin e Lushnjės
Ilaēet kontrabandė, pranga bosit tė Famo Group, Viktor Jaso
Pranga edhe furnizuesit. Agaēi nuk ishte i licencuar pėr kryerjen e kėtij aktiviteti nga dega e tatimeve dhe medikamentet i kishte marrė nga dega kryesore e kompanisė "Famo Group"
Sekuestrohen ilaēe kontrabandė. Forcat e policisė sekuestruan dje njė sasi tė konsiderueshme medikamentesh farmaceutike kontrabandė, me vlerė rreth 160 mijė euro, nė shoqėrinė farmaceutike "Famo Group" nė Tiranė. Ndėrsa, nė pranga janė vendosur tre persona, mes tyre edhe administratori dhe ortaku i kėsaj shoqėrie. Sipas Policisė sė Shtetit, gjatė kėtij operacioni, i cili u zhvillua nė qarkun e Tiranės dhe Fierit, u arrestuan 41-vjeēari Viktor Jaso, nė cilėsinė e ortakut nė shoqėrinė "Famo Group", Taulant Petani, 34 vjeē, administrator i kėsaj shoqėrie, si dhe Pėrparim Agaēi, nga Lushnja, me akuzėn e "mbajtjes, depozitimit dhe tregtimit tė mallrave kontrabandė". I pari qė ka rėnė nė pranga mėsohet tė kėtė qenė Pėrparim Agaēi, pasi gjatė kontrollit tė ushtruar nė banesėn e tij nė Lushnjė u gjet njė sasi e konsiderueshme medikamentesh, njė pjesė e sė cilės rezultonte pa pullė kontrolli. Sipas policisė, nga verifikimet paraprake rezultoi se, Agaēi nuk ishte i licencuar pėr kryerjen e kėtij aktiviteti nga dega e tatimeve dhe medikamentet i kishte marrė nga dega kryesore e kompanisė "Famo Group". Mė pas, inspektorėt e policisė kanė konstatuar pėrpara banesės sė Pėrparim Agaēit, mjetin tip Volkswagen, me targa TR 0956 N, me drejtues shtetasin Ardian Shegaj, qė i pėrkiste shoqėrisė "Famo Group", sh.p.k, me seli nė Tiranė. Nga hetimet e mėtejshme rezultoi se, Shegaj kryente me mjetin e kėsaj shoqėrie shpėrndarjen dhe furnizimin me medikamente tė pikave tė ndryshme tė shitjes. Duke marrė shkas nga kjo, policia, nė bashkėpunim edhe me specialistė tė Qendrės Kombėtare tė Kontrollit tė Barnave, si dhe tė Policisė Tatimore Dega Tiranė, ushtruan kontroll edhe nė depon kryesore tė komanisė "Famo Group", tek rruga e Kavajės, Tiranė. Bėhet me dije se, gjatė kėtij kontrolli, forcat e policisė gjetėn dhe sekuestruan, nė cilėsinė e provės materiale njė sasi tė konsiderueshme medikamentesh tė llojeve tė ndryshme, pa pullėn e kontrollit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė. Sipas Policisė sė Shtetit, ndaj kompanisė "Famo Group", sh.p.k dhe mė parė janė marrė masa administrative dhe heqje pėr njė periudhė tė lejes pėr ushtrimin e profesionit. Verifikimet Pėrveē urdhėresės pėr tė shoqėruar me etiketėn shqip ilaēet, qendra e furnizimit me medikamente mėsohet tė ketė nisur gjithashtu edhe njė kontroll lidhur me cilėsinė e ilaēeve qė hyjnė nė Shqipėri, pėr tė shmangur medikamentet e skaduara. Vetė ministri Ndoka, menjėherė pas marrjes sė postit tė tij, shpalli si prioritet importimin e ilaēeve nga vendet e BE-sė dhe nga vendet fqinje, ku ilaēet kanė garanci dhe mundėsi verifikimi.
Si u prangos grupi i produkteve false
Nė korrikun e vitit tė shkuar, pas ankesave tė konsumatorėve, u shkatėrrua grupi i falsifikatorėve tė pijeve freskuese. Burimet e policisė njoftuan se, Sektori i Luftės Kundėr Krimit Ekonomiko-Financiar, nė bashkėpunim me komisariatin nr.3 tė Tiranės, nga njė operacion i mirėorganizuar, nė rrugėn Don Bosko, nė afėrsi tė pallateve tė quajtura Almak, bėnė sekuestrimin e firmės Horecal Al Distributor, si dhe kapėn nė flagrancė 6 persona, me tendencė falsifikimin e vulave dhe stampave, kryesisht tė pijeve freskuese. Nė pranga ranė Andi Gjikola, 27 vjeē, Elion Vrioni, 29 vjeē, Juxhin Zylyftari, 18 vjeē, M.K, 13 vjeē, L.Sh, 14 vjeē, O.Z, 15 vjeē dhe L.Sh, 14 vjeē, tė gjashtė banues nė Tiranė. Kėta shtetas kryenin falsifikimin me anė tė njė pajisje, e cila mundėsonte stampimin e datės sė re sė skadencės, duke i hequr kėshtu edhe incialet e pijeve, tė cilat ishin tė skaduara qysh nė vitin 2005. Nga puna hetimore e bėrė rezultoi se tė dy 27 dhe 29-vjeēarėt shtynin dhe pėrdornin pėr tė realizuar kėtė falsikim 4 personat e mitur.
Vrasjet, Interpoli ekstradon 6 tė akuzuar nga Greqia dhe Belgjika
Interpol Tirana ka ekstraduar dje tre tė kėrkuar nga Greqia, ndėrkohė qė mbrėmjen e njė nate mė parė janė ekstraduar nga Belgjika edhe tre tė tjerė tė kėrkuar. Tre tė ekstraduarit nga Greqia ishin shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar, pėr veprat penale tė vrasjes me dashje dhe tė mbetur nė tentativė. Kėshtu ėshtė ekstraduar 42-vjeēari Osman Vani, nga Burreli, i shpallur nė kėrkim, pasi Gjykata e Matit, nė 18 shkurt tė 1998-ės e ka dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, pėr vrasje me dashje kryer nė bashkėpunim. Vani, mė 4 maj tė vitit 1997, nė fshatin Shlli Mat, nė bashkėpunim me Ilir Frangun, ka vrarė me armė zjarri shtetasin Hasan Minxhozi pėr motive tė dobėta. Personi i dytė i ekstraduar ėshtė 30-vjeēari Edmond Merko, nga Vlora, i shpallur nė kėrkim, pasi Gjykata e Vlorės nė 25 nėntor tė vitit 2004 e ka dėnuar me 3 vjet heqje lirie pėr vrasje me dashje tė mbetur nė tentative. Edmond Merko, nė bashkėpunim me shtetasin Jetnor Bino kanė plagosur Ilmi N. nė 24 tetor 2003 nė qytetin e Vlorės. I ekstraduari i tretė ėshtė 42-vjeēari Fatmir Bregu nga Durrėsi, i shpallur nė kėrkim, pasi Gjykata e Durrėsit, mė 24 dhjetor 1997 e ka dėnuar me 20 vjet heqje lirie pėr vrasje me dashje. 42-vjeēari ėshtė shpallur fajtor pėr ngjarjen e 20 korrikut 1997 nė Maminas tė Durrėsit, ku ai ka vrarė shtetasin Dashamir Zeza. Ndėrkohė, njė natė mė parė, Interpol Tirana ekstradoi nga Brukseli tre persona nė kėrkim ndėrkombėtar pėr vrasje. Policia e Shtetit njoftoi dje se, nga Interpol Tirana ishin ekstraduar nga Belgjika Sokol Brahimi, 43 vjeē, Ilir Ēelaj, 27 vjeē dhe Akil Hallvatori (Isuf Alimetaj), 23 vjeē, qė tė tre nga Shkodra. Sipas Policisė sė Shtetit, tė tre ishin shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar, pasi Gjykata e rrethit Gjyqėsor Shkodėr ka caktuar ndaj tyre masėn e sigurisė arrest me burg pėr veprėn penale tė vrasjes me paramendim tė kryer nė bashkėpunim. Policia e Shtetit konfirmoi se, kėta persona kanė vrarė nė bashkėpunim shtetasin shqiptar Mario Zykaj mė datė 24 prill tė vitit 2004, nė qytetin Gent, Belgjikė. Bėhet me dije se, arrestimi i tyre ėshtė bėrė nė kuadėr tė njė komisioni ndėrkombėtar ndėrmjet Belgjikės e Shqipėrisė.
Shkurt Prenēi: Do tė vijojmė betejėn antikanabis
Lufta kundėr kulivimit tė bimėve narkotike do tė jetė prioritet i Policisė sė Shtetit, - u shpreh dje Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Ahmet Prenēi. Gjatė konferencės me temė "Bashkėqeverisje vendore nė dobi tė qytetareve", qė u zhvillua dje nė ambientet e hotel "Sheraton", kreu i Policisė sė Shtetit bėri njė ekspoze tė punės sė bėrė gjatė vitit 2006, nė drejtim tė luftės kundėr kultivimit tė bimėve narkotike. "Si rezultat i kombinimit tė masave parandaluese dhe atyre shtrėnguese nė zonat problematike ėshtė minimizuar fenomeni i kultivimit tė bimėve narkotike, ėshtė reduktuar sipėrfaqja dhe numri i bimėve tė kultivuara dhe ėshtė punuar mirė pėr vėnien e autorėve para pėrgjegjėsisė penale", - vuri nė dukje Prenēi. Sipas tij, ka ndryshime nė hartėn e kultivimit krahasuar me njė vit mė parė dhe konkretisht, ndėrsa zona mė problematike nė vitin 2005 paraqitej Vlora dhe Shkodra, nė vitin 2006 vihet re se pėrveē Shkodrės, njė numėr i madh bimėsh narkotike janė asgjėsuar edhe nė zonėn e Tropojės. Gjithashtu, ka vijuar mė tej Prenēi, nė qarkun e Gjirokastrės vazhdon tė mbetet problem zona e Lazaratit. Nė kuadėr tė luftės kundėr kultivimit tė bimėve narkotike, drejtori i pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit kėrkoi qė, bashkėpunimi midis Policisė sė Shtetit, pushtetit vendor dhe institucioneve tė tjera tė ngrihet nė njė shkallė dhe cilėsi mė tė lartė.
Asgjėsohet droga e sekuestruar nė operacione
Njė sasi prej 20 kg e 521 gramėsh lėnde narkotike e llojit heroinė, 525 kg lėndė narkotike e llojit, marijuane, si dhe 104 rrėnjė papaver sominiferum, u asgjėsua njė ditė mė parė nga Policia e Tiranės. Sipas njoftimit, dhėnė dje pėr shtyp nga Drejtoria e Policisė sė qarkut Tiranė, "pėr asgjėsimin e lėndės narkotike, qė ruhej nė dhomėn e provave tė kėsaj drejtorie ishte formuar komisioni pėrkatės i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė gjykatės, prokurorisė, Ministrisė sė Shėndetėsisė, si dhe pėrfaqėsuesve tė Drejtorisė sė Policisė sė Shtetit". Bėhet me dije se, "transportimi i lėndės narkotike, deri nė vendin e pėrcaktuar nga komisoni pėr asgjėsimin e saj u bė me mjete tė policisė dhe nėn vėzhgimin e gjithė anėtareve tė komisionit." Vendimi pėr asgjėsimin e kėsaj sasie lėnde narkotike u mor nga Gjykata e rrethit Gjyqėsor Tiranė.
EKONOMIA
Ky proces do tė bėhet nga Ministria e Financave si dhe degėt e shoqėrive publike nė prefekturė
Privatizimet, kontratat e shitjes, tashmė i nėnshkruan Ministria e Financave
Shumė hallka thjeshtohen, duke sjellė qė dokumentacioni i privatizimit, i pėrgatitur nga shoqėria, ndėrmarrja publike apo shtetėrore, tė pėrcillet direkt nė METE, e cila e dėrgon mė tej nė Ministrinė e Financave. Ministria e Financave do tė kryesojė edhe komisionin e verifikimit tė sipėrfaqeve tė truallit, tė objekteve qė janė privatizuar, ēka rregullon edhe procedurat e funksionimit tė kėtij komisioni
Pėr tė gjitha privatizmet qė do tė bėhen tashmė nė vendin tonė, kontratat do tė nėnshkruhen nga Ministria e Financave. Ndryshimet e fundit, tė bėra nė projektin e ri parashohin heqjen e mjaft procedurave burokratike, tė cilat kanė vonuar privatizmet dhe kanė lėnė edhe hapėsira pėr spekulime. Tė dhėna nga Ministria e Financave bėjnė me dije se, nga praktika e deritanishme nė procedurat e privatizimit ka rezultuar se, disa hallka nėpėr tė cilat kalon procesi sjellin vonesa dhe vėshtirėsi tė panevojshme, si nė ato qė lidhen me kontrollin e dokumentacionit tė vlerėsimit tė shoqėrive, pėrpilimin e genplaneve etj. Me ndryshimet e bėra nė kuadrin ligjor, kėto hallka thjeshtohen, duke sjellė qė dokumentacioni i privatizimit, i pėrgatitur nga shoqėria, ndėrmarrja publike apo shtetėrore, tė pėrcillet direkt nė METE, e cila e dėrgon mė tej nė Ministrinė e Financave. Gjithashtu, me ndėrhyrjet nė ligj ėshtė rregulluar edhe mėnyra e njoftimit pėr privatizim nė rastet e ankandit, ēka bėn tė mundur, qė pėrveē publikimit nė buletinin pėrkatės, tė bėhet edhe afishimi nė mjediset ku do tė organizohet ankandi, nė objektin qė do tė privatizohet, nė prefekturė, duke rritur transparencėn nė procedura. Gjithashtu, i rėndėsishėm ėshtė dhe rregullimi ligjor, tė cilin e kėrkon procedura e lidhjes sė kontratave, qė eliminon problematiken e shfaqur nė praktikė nė procesin e mbylljes sė privatizimit, pasi tashmė nuk ekziston mė organi i varėsisė administrative. Ky proces do tė bėhet nga Ministria e Financave si dhe degėt e shoqėrive publike nė prefekturė, sipas legjislacionit nė fuqi. I rėndėsishėm vlerėsohet edhe rregullimi i procedurės qė lidhet me privatizimin e truallit tė objekteve tė privatizuara. Me rregullimin ligjor tė bėrė sė fundi, subjektet do tė paguajnė qiranė e truallit, deri nė momentin e pagesės sė vlerės sė plotė tė truallit, ēka nuk ėshtė bėrė mė parė. Nė pėrmirėsimet ligjore caktohet Ministria e Financave qė tė kryesojė komisionin e verifikimit tė sipėrfaqeve tė truallit tė objekteve qė janė privatizuar, ēka rregullon edhe procedurat e funksionimit tė kėtij komisioni. Gjithashtu, nė kėto vendime janė bėrė rregullime edhe lidhur me shpėrndarjen e tė ardhurave qė realizohen nga privatizimi, duke parashikuar rritjen e pėrqėndjes qė pėrfiton Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės. Ky lidhet me rregullimin e pėrdorimit tė tė ardhurave pėr procedurat e privatizmit sikurse janė pagesat e ekspertėve, etj.
Dalin nė shitje 22.19 miliardė lekė bono thesari
Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave zhvilloi dje ankandin e radhės pėr shitjen e bonove tė thesarit tė qeverisė. Sipas Departamentit tė Operacioneve Monetare pranė kėsaj banke, nė kėtė ankand, Ministria e Financave ofroi pėr shitje bono thesari me maturim 3-mujor, 6-mujor dhe 12-mujor, tė cilat do tė pėrdoren pėr Bankėn e Shqipėrisė dhe pėr bankat e nivelit tė dytė.
Nga totali prej 22.19 miliardė lekėsh, 3.3 miliardė do tė jenė bono me maturim 3-mujor, 6.4-miliardė do tė jenė bono me maturim gjashtėmujor dhe 12.6 miliardė do tė jenė bono me maturim 12-mujor. Nė ankandin e zhvilluar javėn e kaluar u shitėn vetėm bono me maturim tremujor, me njė vlerė prej rreth 4.4 miliardė lekėsh.
Miratohet tregtia e lirė me Turqinė
Ėshtė miratuar Marrėveshja e Tregtisė sė Lirė me Turqinė. MTL-ja me Turqinė mbyll procesin e liberalizimit tė tregtisė me Vendet e Europės Juglindore, si njė plotėsim i angazhimeve qė rrjedhin dhe nga Marrėveshja e Stabilizim-Asocimit ndėrmjet Shqipėrisė dhe BE-sė. Turqia paraqitet si njė partner shumė i rėndėsishėm nė shkėmbimet tregtare me Shqipėrinė, tė cilat, sipas burimeve zyrtare tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės arrijnė nė rreth 210 milonė dollarė nė vit.Sipas kėsaj MTL-je, liberalizohet plotėsisht shkėmbimi i produkteve industriale si dhe arrihet njė shkallė e konsiderueshme e liberalizimit tė produkteve bujqėsore. Pėr herė tė parė, Turqia hap tregun pa tarifa doganore, pėr sasi tė vlerėsueshme produktesh si vezė, bimė mjeksore, si dhe shume produkte tė tjera. Burime zyrtare tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, qė zhvilloi edhe negociatat e duhura pėr arritjen e MTL-sė me Turqinė, vlerėsojnė se kjo marrėveshje ėshtė nxitėse pėr rritjen e pranisė sė investitorėve tė huaj dhe atyre turq nė veēanti, nė njė treg qė siguron investime tė huaja.
Arkėtimet e energjisė nė Lezhė rriten me 23% gjatė muajit mars
Arkėtimet e energjisė elektrike nė qytetin e Lezhės janė rritur me 23 pėr qind gjatė muajit mars. Sipas tė dhėnave, energjia e paguar gjatė muajit tė kaluar pėr kėtė qytet ka shkuar nė 97 pėr qind, duke llogaritur konsumatorėt shtetėrorė dhe privatė. Sipas KESH-it, rritja e faturimit ka ardhur si pasojė e aplikimit tė kamatės pėr vonesat nė pagimin e energjisė. Aplikimi i kamatės ka motivuar qytetarėt si dhe subjektet private pėr tė rritur kujdesin, pėr shlyerjen nė kohė faturat e energjisė elektrike. Konsumatori privat ka pasur ndikimin kryesor nė rritjen e arkėtimit tė energjisė elektrike nė kėtė qytet. Nivel tė ulėt nė kėtė qytet zė ende arkėtimi i energjisė sė faturuar pėr konsumatorėt nė fshat, i cili mbetet nė nivelin e 61 pėr qind. Sipas KESH-it, kjo ka ardhur si pasojė e mosshpėrndarjes sė mirė tė faturave nė zonat rurale prej postės nė zonat rurale. Lidhur me kėtė, sipas KESH-it, moskorrektesa e duhur e treguar nga Posta Shqiptare ka sjellė zvogėlimin e rritjes sė arkėtimit tė energjisė, i cili do tė ishte edhe mė i madh nėse faturat do tė ishin shpėrndarė nė mėnyrėn e duhur. Arkėtimi i energjisė dhe ulja e humbjeve nė rrjet mbeten sftidat kryesore qė korporata ka nė vėmendje qė me ardhjen e drejtorit tė ri tė saj Gjergji Bojaxhiu. Pėrveē kėsaj, edhe institucionet ndėrkombėtare si Banka Botėrore kanė vendosur nivelin e arkėtimeve si njė prioritet nė kėrkesat e tyre ndaj korporatės. Niveli i deritanishėm i arkėtimeve ka sjellė rezultate tė dobėta financiare, tė cilat rėndojnė gjendjen si dhe mundėsitė e korporatės pėr tė zgjidhur problemin e energjisė nė vend.
|
|