|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
EDITORIAL
TiRama
Baton Haxhiu
Kur humb mund tė gjesh njė milion arsye pėr mossuksesin. Mund tė gjesh edhe dhjetėra arsye tė tjera, periferike qė nuk ta mbėshtesin analizėn e arsyeve kryesore. Nėse mbėshtesim arsyet mbi fitoren e Berishės nė vitin 2005-sė, atėherė mund tė nxjerrim edhe faktet, pse PD-ja dhe Berisha i humbėn zgjedhjet lokale. Mbėshtetėsit e tezave pėr fitoren e Berishės kishin tė bėnin me konsumimin e figurės sė Nanos dhe Partisė Socialiste nė tetė vitet e pushtetit. Njė lider qė ishte pėrshkruar me njė delir liderizmi dhe me njė papėrgjegjshmėri ndaj opinionit dhe votuesit shqiptar. Mospėrfillja e opinionit publik e kishte bėrė Nanon figurėn e pėrfolur dhe tė ndryshkur politikisht. Njeriu qė pėr vite kishte qėndruar mbi tė tjerėt dhe kishte vendosur figurėn e tij mbi situatėn politike. Kishte bėrė edhe njė hap tutje nė kėtė drejtim. Ai kishte ndėrtuar perandorinė tij tė vendosjes jashtė strukturės sė pushtetit, duke anashkaluar figurat kryesore nė Partinė Socialiste. Nė njė moment tė kulmit tė fuqisė sė tij ai kishte detyruar Ilir Metėn tė largohet nga pushteti duke vendosur kėshtu monopolin e liderit tė pakontestueshėm nė Partinė Socialiste. Gjatė kėsaj periudhe, Nano kishte treguar mospėrfillje ndaj votuesit socialist dhe atij shqiptar, duke treguar arrogancėn e paparė karshi tė gjithėve. I shoqėruar nga kritika tė shumta, ndėrkombėtare, tė opozitės dhe nga vetė e majta, lideri i PS-sė bėhet figura qendrore e sė keqes pėr tė gjithė. Opozita dhe lideri i sė djathtės, Sali Berisha, e kishte quajtur Kryehajduti shqiptar, duke aluduar pėr shkelje tė rėnda tė ligjshmėrisė. Ai e kishte pėrqendruar kritikėn e tij nė lojėn politike tė duarve tė papastra dhe e kishte emėrtuar Nanon si padrino. Gjatė kėsaj periudhe Nano, tregoi fuqinė tij dhe papėrgjegjshmėrinė, duke e larguar Ilir Metėn nga Partia dhe njėkohėsisht duke e pėrēarė tė majtėn, nė kohėn kur po afroheshin zgjedhjet e pėrgjithshme. Viti 2005-sė tė majtėn e gjeti tė pėrēarė dhe nė konflikt tė atillė, sa gati ishte e pamundur tė paramendohej se mund tė qėndronte nė pushtet. Gjuha e rėndė e debateve dhe e ofendimeve gjatė tėrė vitit 2005-sė e kishte favorizuar pozitėn e sė djathtės, e cila po rikthehej nė pozitėn e vrojtuesit tė njė fushate ofenduese Meta - Nano. E djathta kishte pėrdorur fuqishėm kėtė ndarje dhe kishte hyrė nė zgjedhje pėr tė fituar ndaj tė majtės sė ndarė dhe tė konsumuar politikisht. Hajnitė, jeta e papėrmbajtshme luksoze, pasurimi i shpejtė i figurave socialiste bėnė qė 2005-sa ti takonte tė djathtės. Fitorja e sė djathtės riktheu Berishėn nė pushtet me premtimet se do tė ndėrtojė njė politikė me duar tė pastra. Njė ekonomi tė ndėrtuar mbi rregullat e lojės. Njė kontratė me bashkėsinė ndėrkombėtare pėr tė rrėnuar krimin dhe njė pensionim tė pėrhershėm tė politikės sė Nanos. Berisha kishte trashėguar probleme serioze. Fitorja e tij me duar tė pastra e legjitimoi atė qė tė hapė betejėn nė shumė pika. Por, duke harruar se konfliktualiteti ka edhe rrezikun si pjesė tė procesit. Kriza nė Partinė Socialiste dhe mungesa e liderizmit i kishte dhėnė Berishės njė komoditet tė paqėndrueshėm, sepse ai konsideronte se dy liderėt e sė majtės, Rama dhe Meta, janė lehtė tė manaxhueshėm. Nė njė periudhė kohore prej njė viti e gjysmė, Berisha bėri njė punė tė jashtėzakonshme, por figura e tij filloi tė konsumohej panevojshėm. Ka qenė nė secilin medium, duke sqaruar tė gjitha gjėrat qė kishin tė bėnin me pushtetin, por jo vetėm me tė. Modeli i qeverisjes sė tij ishte mė i hapur, por duke qenė i tillė u bė lehtė i konsumueshėm. Kėto janė vetėm disa nga aspektet dhe shkaqet, pse ky ndryshim kaq i shpejtė te votuesi shqiptar. Duke anashkaluar kėto shkaqe qė mund tė konsiderohen periferike, megjithatė, duhen cekur tri arsye kryesore, pse Berisha humbi zgjedhjet lokale vetėm njė vit e gjysmė pas fitores sė tij. Takimi me Nanon dhe rikthimi nė pozitė miqėsore i dy figurave mė tė urryera nė skenė, duke u shfaqur si bashkėveprues dhe paqėsorė nė njė proces parazgjedhor qė ishte bllokuar pėr njė muaj. Paraqitja e Nanos si shpėtimtar, edhe pse mund tė duket si gjest i denjė pėr tė reflektuar gabimet e sė kaluarės, nė opinion u perceptuan si model i sė keqes. Berisha u atakua nga tė gjithė pėr faktin se ai kishte premtuar se me Nanon kishte pėrfunduar politikėn e bashkėpunimit. Ky ka qenė momenti i zhgėnjimit pėr opinionin publik dhe pėr votuesin shqiptar, sepse Berisha ishte menduar si njeri me principe dhe i pakorruptuar politikisht. Ndodhi qė figura e Berishės u bė e barazvlefshme me Nanon pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, edhe pse ai kishte pėrdorur si argument kryesor padėgjueshmėrinė e paprecedent tė liderit tė ri, socialist, Edi Rama. Momenti i dytė kishte tė bėnte me gjuhėn qė Berisha pėrdori gjatė fushatės. Ai trajtonte Ramėn me tė njėjtėn gjuhė Ad-hominem, sikurse kishte bėrė edhe me Nanon dikur. Duke tejkaluar masėn e fair play-it, Berisha dėshmoi se nuk ėshtė vetėm Nano arsye e gjuhės sė ashpėr tė Berishės, por nė princip, ai dėshiron jo ta fitojė kundėrshtarin, po ta rrėnojė edhe moralisht atė. Ai po ndihej i sigurt nė fuqinė e tij, edhe kur po fliste pėr gjėra qė ishin pak tė qėndrueshme. Pesha e fjalisė sė tij ishte bėrė inflative pėr shkak tė paraqitjes sė shpeshtė nė intervista dhe shpjegimeve pėr gjėrat qė iu takojnė ekspertėve. Berisha nuk ishte me fat, edhe pėr shkak tė reshjeve tė pakta tė shiut gjatė tėrė vitit, ēka e bėri Shqipėrinė me mungesė tė rrymės, nė kohėn kur po pėrcaktoheshin kushtet pėr zgjedhjet lokale. Certifikatat, pastaj manaxhimi i keq i situatės dhe takimi me Nanon e bėnė Berishėn humbės. Sė fundi, bashkimi i Ramės dhe Metės kundėr Nanos, pastaj flirti i Olldashit me Nanon dhe rikthimi i duarve tė shtrėnguara e bėnė tė djathtėn tė humbur nė kėto zgjedhje. Por, gabimi kryesor ishte fushata ad-hominem dhe shpenzimet e shumta pėr fushatėn lokale. Kėto pamje tė shtrenjta, vizuale votuesit i dhanė shijen e korrupsionit dhe ngjashmėritė me fushatat socialiste. Kjo votė kundėr Berishės ėshtė e rėndė edhe pėr faktin se mund tė shkaktojė paqartėsi tė tjera, gjatė kohės kur do tė zgjidhet presidenti. E panjohura pėr kryeministrin Berisha do tė shfaqet qė nesėr. Kryeqyteti i Tiranės pėr njė kohė do tė ndėrrojė edhe emrin, sepse kryetari i ri, i vjetėr i saj fuqizoi pushtetin e tij mbi votėn kundėr Berishės dhe qeverisjes sė tij. Por, asesi nuk ėshtė vetėm meritė e asaj qė ka bėrė nė fushatėn zgjedhore. Ndryshe si mund tė shpjegohet fitorja nė Elbasan, Durrės, Korēė. Sidoqoftė, perceptimi i pėrgjithshėm ėshtė se kjo fitore i takon Ramės dhe Metės, edhe pse Ramės nuk i rrinte mirė roli i viktimės, ai e bėri shumė tė ndjeshėm opinionin publik pėr mėnyrėn sesi e trajtonte e djathta. Me gjasė, pas dy fitoresh tė njėpasnjėshme tė Ramės nė kryeqytet, ka tė atillė qė pseudonimet e tyre nė MSN i kanė lidhur me fitoren e Ramės duke e ndėrruar njė shkronjė kryeqytetit shqiptar. TiRama po e quajnė kryeqytetin.
POLITIKA
Bllokohet numėrimi i votave nė Njėsinė Bashkiake numėr 10, nė momentin qė Bogdani rezulton fitues
Harasani, presion komisionerėve tė kthejnė rezultatin nė favor tė Veizit
Menjėherė pasi ėshtė marrė lajmi pėr situatėn e bllokuar, kanė zbarkuar nė KZQV-nė numėr 10 tė gjithė krerėt e PS, ndėrkohė qė i dėrguar i kėsaj partie ka qenė deputeti, Andis Harasani, i cili ėshtė kujdesur personalisht pėr ti bėrė presion
Mira Veizi, kryetarja aktuale e Njėsisė Bashkiake numėr 10 tenton manipulimin e rezultatit, e mbėshtetur nė kėtė proces dhe nga njė grup deputetėsh socialistė me nė krye Andis Harasanin. Dje, pėr tėrė ditėn ėshtė ndėrprerė numėrimi i votave nė KZQV-nė numėr 10, pikėrisht nė momentin kur kandidati i PD-sė, Gerti Bogdani, ka rezultuar nga numėrimi rreth 50 vota mė shumė se rivalja e tij, e majtė, Mira Veizi. Komisionerėt socialistė, kanė kontestuar rezultatin me pretendimin se nė dy kuti ka pasur fletė tė pavlefshme numėrimi, ndėrkohė qė numėruesit e djathtė me tė drejtė kanė kėrkuar qė tė bėhet rinumėrimi i votave, gjė qė nuk ėshtė pranuar nga komisionerėt e majtė. Por, ndėrkohė, tė majtėt nuk janė mjaftuar me kaq. Menjėherė pasi ėshtė marrė lajmi pėr situatėn e bllokuar, kanė zbarkuar nė KZQV-nė numėr 10 tė gjithė krerėt e PS-sė, ndėrkohė qė i dėrguar i kėsaj partie ka qenė deputeti Andis Harasani, i cili ėshtė kujdesur personalisht pėr ti bėrė presion komisionerėve tė djathtė, me qėllim qė tė pranonin kushtet e vendosura nga komisionerėt e PS-sė. Pas tij, jashtė dyerve tė KZQV-sė ka mbėrritur dhe Igli Toska, i cili ishte pajisur me njė vėrtetim pėr tė hyrė nė KZQV nga kryetari i Partisė Socialiste, Besnik Bare, por forcat e policisė e kanė ndaluar tė hyjė nė ambientet ku kryehet numėrimi i votave. Pas tij ka mbėrritur atje edhe deputetja Arta Dade, dhe kjo nuk ėshtė lejuar tė hyjė nė ambientet e KZQV-sė, pasi ligji e shpreh qartė se partitė politike kanė tė drejtė tė dėrgojnė vetėm njė pėrfaqėsues dhe kėtė tė drejtė e kishte ezauruar mė parė deputeti Andis Harasani. Situata ka vazhduar tė jetė e tensionuar pėrgjatė gjithė ditės sė djeshme dhe provokimet nuk kanė reshtur nga ana e tė majtėve. Burime tė policisė shprehen se nė lidhje me incidentin qė pretendohej nga ana e deputetes Arta Dade, ai nuk ka qenė gjė tjetėr vetėm se njė verifikim personi, i cili dyshohej se posedonte materiale zgjedhore. Shefi i Komisariatit Nr.3, Gjergji Jorgo, ka vėnė re njė person qė qėndronte brenda perimetrit tė ruajtur nga policėt dhe qė mbante nė dorė njė tufė me dokumente qė sė largu dukeshin si materiale zgjedhore. Pasi ėshtė bėrė verifikimi i personit, ai ėshtė lėnė i lirė. Gjatė ushtrimit tė detyrės nga ana e shėrbimeve policore, rreth orės 0915 ėshtė konstatuar njė shtetas, i cili mbante nė duar disa dokumente, pėr tė cilat nga ana e drejtuesit tė Komisariatit tė Policisė Nr. 3, komisar Gjergj Jorgo, (nė perimetrin e pėrcaktuar mė lart) i ėshtė bėrė thirrje qė tė afrohej, me qėllim identifikimin dhe verifikimin e dokumentacionit, tė cilin mbante nė duar dhe administronte, thirrje sė cilės shtetasi i ėshtė bindur. Pas verifikimit tė ēastit qė iu bė dokumentacionit qė mbante nė duar shtetasi, pa cenuar dhe dėmtuar asgjė ndėr to, i janė lėnė pėrsėri shtetasit, por nė kėtė moment, nė vendin e tė ashtuquajturit incident, janė shfaqur dhe kanė ndėrhyrė deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė cilėt kanė debatuar me drejtuesin e policisė, - thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė policisė.
Shoqėrohen nė polici shkaktarėt e incidentit nė KZQV-nė e Ndroqit
Sherri u provokua nga vėzhguesit e kandidatit socialist
Janė arrestuar dy persona, tė cilėt mendohet tė ishin shkaktarėt e konfliktit tė ndodhur dje, nė qendrėn e numėrimit tė votave, tė komunės Ndroq dhe qė si pasojė ēoi nė bllokimin e numėrimit tė votave, pranė kėsaj qe ndre.Shkak i kėtij incidenti ishte presioni qė shtetasit Arjan Hyka dhe Petrit Cali,vėzhgues pranė Q.N.V, pėrfaqėsues tė forcės politike tė majtė, po i bėnin komisionerėve tė numėrimit tė votave, pėr tė ndryshuar rezultatet e tyre nė favor tė kandidatit tė PS-sė. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orės 8.00 tė mėngjesit pranė Q.N.V-sė nė Ndroq, ku sipas burimeve pranė kėsaj qendre, dy vėzhguesit e sė majtės qė ishin tė pranishėm nė numėrimin e votave, kanė filluar konfliktin me grupet e numėrimit tė votave pėr tė ndryshuar rezultatet e votimeve. Menjėherė pas kėtij konflikti, i cili degjeneroi nė dhunė e pėrleshje, dolėn tė dėmtuar rėndė dy shtetasit shkaktarė tė kėsaj ngjarjeje, militantė tė sė majtės. Pas kėsaj ngjarjeje, u thirrėn menjėherė nė ndihmė forcat e policisė sė Komisariatit nr 3, Tiranė, pėr tė kthyer qetėsinė pranė kėsaj qendre dhe dėrgimin e menjėhershėm tė tė dėmtuarve pranė Spitalit Ushtarak, Tiranė, nga ku bėhet e ditur se dy shtetasit janė nė gjendje tė mirė shėndetėsore. Menjėherė ndaj tyre u vu dhe masa e arrestit nga Komisariati nr.6, Tiranė. Ndėrkohė, nga burime zyrtare tė policisė nė vendngjarje, bėhet e ditur se gjendja e rėndė, e krijuar nė ambientet e qendrės sė numėrimit tė votave, Ndroq, mes militantėve tė sė majtės me ata tė sė djathtės, bėri qė kjo qendėr tė ndėrpresė procesin e numėrimit tė votave rreth orės 18.00 tė ditės sė djeshme. Policia qė ndodhej nė vendngjarje, pas hetimeve tė zhvilluara paraprakisht, gjeti pranė shkallėve tė Q.N.V-sė njė sasi prej 95 fletėsh votimi pėr kandidatin e kryetarit tė komunės dhe njė celular tė tipit NEC, tė cilat i sekuestroi nė cilėsinė e provės materiale. Ndėrkohė, bėhet e ditur se, grupi hetimor i ngritur pranė kėsaj qendre po punon pėr zbardhjen e mėtejshme tė motiveve qė ēuan nė kėtė ngjarje tė rėndė.
Deputeti i PS-sė gris proces verbalet nė KZQV-nė numėr 2
Deputeti i PS-sė, Alfred Dalipi, gris proces verbalet e KZQV-sė tė Njėsisė Bashkiake numėr 2. Njė rast i paprecedent ka ndodhur dje, nė qendrėn e numėrimit tė Njėsisė Bashkiake numėr 2, ku kandidojnė pėr kryetar tė njėsive bashkiake Pėrparim Bodinaku nga Partia Socialiste dhe Bujar Brovina nga Partia Demokratike. Burime pranė QNV-sė numėr 2 thanė dje se, zoti Dalipi nuk ėshtė shfaqur i kėnaqur vetėm me prezencėn e tij si vėzhgues gjatė numėrimit tė votave, por ka dashur tė bėjė dhe investiguesin, ndėrkohė qė duket se nuk e njeh Kodin aktual Zgjedhor dhe ka grisur proces verbalin qė ishte pėrgatitur pėr tu dorėzuar nė KQZ. Dalipi ka pretenduar se proces verbali pėr njė kuti votimi duhej tė ishte brenda kutisė, ndėrkohė qė nė bazė tė ligjit, ai duhet tė dorėzohet dorazi nė KQZ. Nė ndihmė tė Dalipit duket se ka ardhur dhe deputeti tjetėr i PS-sė, i kudondodhuri nė kėto raste, Paulin Stėrkaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos tė marrė nė administrim votat e Bushatit
KQZ ndėshkon komisionerėt rebelė
Nė mėnyrė unanime anėtarėt e KQZ-sė kanė vendosur tė marrin vetė nė dorėzim numėrimin nė disa zona problematike dhe nga ana tjetėr, kanė vendosur tė ndėshkojnė me gjoba administrative njė pjesė tė komisionerėve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur tė marrė masat e duhura pėr njė pjesė parregullsish, tė cilat janė evidentuar gjatė procesit tė zgjedhor. Kėshtu, nė mėnyrė unanime anėtarėt e KQZ-sė kanė vendosur tė marrin vetė nė dorėzim numėrimin nė disa zona problematike dhe nga ana tjetėr, kanė vendosur tė ndėshkojnė me gjoba administrative njė pjesė tė komisionerėve nė komuna, tė cilėt kanė hezituar tė vazhdojnė numėrimin e votave. Por, anėtarėt e KQZ-sė nuk kanė ndėshkuar njė pjesė tė komisionerėve, tė cilėt ende nuk kanė pėrfunduar numėrimin e votave nė disa qytete tė mėdha si Elbasani.
KQZ do tė numėrojė votat e Bushatit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrė vendimin pėr tė pezulluar numėrimin e votave nė zonėn e Bushatit. Si pasojė e situatės sė tensionuar mes kampit tė majtė dhe atij tė djathtė nė Bushat, anėtarėt e KQZ-sė kanė vendosur qė tė pezullojnė atje procesin e numėrimit. Kryetari i KQZ-sė, Gjata, ka akuzuar pėr situatėn e tensionuar nė kėtė zonė vetė kandidatėt e garės nė Bushat. Por, nga ana tjetėr, Gjata ka thekuar se pėrgjegjės kryesor pėr kėtė situatė ėshtė deputeti i zonės, Tom Doshi. Tashmė, 3 ekspertė tė KQZ-sė po marrin bazėn materiale nė kėtė zonė dhe po e transportojnė drejt KQZ-sė, ku aty pritet tė pėrfundojė edhe numėrimi i votave tė kėsaj komune.
Shkarkime dhe gjoba pėr komisionerėt Nga ana tjetėr, Komisioni Qendror nuk ka ngurruar qė tė marrė edhe vendimin pėr shkarkimin e komisionerėve, ēuarjen e tyre pėr kallėzim penal, si dhe gjobitjen me gjoba administrative tė njė pjese prej tyre. Kėshtu, KQZ-ja ka vendosur qė tė shkarkohet Bedri Muēa, kryetar i KZQV-sė, komuna Paskuqan, si dhe vendosjen e masės administrative me gjobė pėr 13 anėtarėt e kėtij komisioni, pėr bllokimin e procesit tė numėrimit tė votave. Tė njėjtėn masė, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka marrė edhe pėr kryetarėt, nėnkryetarėt dhe sekretarėt e KZQV-ve nė komunat Bubullimė, Armen dhe Dėrmenas. Nga ana tjetėr, kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, iu ka bėrė thirrje komisionerėve nė tė gjitha KQZV-tė, ku nuk ka pėrfunduar numėrimi, qė tė nxitojnė me procesin, sepse nė tė kundėrt, do tė merren masa.
KQZ fillon procesin e ankimimit
Megjithėse nuk ka mbaruar ende procesi i numėrimit tė votave nė disa njėsi vendore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur tė nisė nė bazė tė Kodit Zgjedhor procesin e ankimimit dhe kėrkesave pėr pavlefshmėri tė votimit. KQZ me marrjen e vendimit pėr fillimin e kėtij procesi ka llogaritur qė tė zbatojė afatet e kodit dhe mos tė krijojė vonesa nė pėrfundimin e procesit zgjedhor. Nė ditėt nė vazhdim pritet qė njė numėr i madh subjektesh politike tė depozitojnė pranė KQZ-sė ankimimet e tyre pėr procesin dhe kėrkesat pėr shpalljen si tė pavlefshme tė votimeve nė disa njėsi vendore. Fatjona Mejdini
Moisiu: KQZ-ja tė ndėrhyjė qė procesi tė shkojė normalisht
Presidenti, Alfred Moisiu, i kėrkon KQZ-sė qė tė ndėrmarrė tė gjitha veprimet e nevojshme, ligjore dhe kushtetuese pėr tė sjellė procesin nė normalitet. Njė kėrkesė tė tillė zoti Moisiu ia ka pėrcjellė kryetarit tė KQZ-sė, Ēlirim Gjata dhe nėnkryetarit tė kėtij komisioni, Flamur Ēato, gjatė njė takimi tė zhvilluar nė Presidencė. Pėrmes njė deklarate tė kryetarit tė KQZ-sė, Ēlirim Gjata, bėhet e ditur se ky institucion ka ndjekur me shumė kujdes, por dhe me shumė shqetėsim situatėn e krijuar nė lidhje me ecurinė e procesit zgjedhor. Ritheksoj se zgjedhjet nuk janė vetėm njė ditė, por quhen tė pėrfunduara, vetėm atėherė kur ka pėrfunduar procesi i numėrimit tė votave dhe dokumentacioni ėshtė dorėzuar i rregullt, konform ligjit pranė KZQV-sė respektive. Fenomenet negative tė bllokimit tė procesit tė numėrimit tė votave nuk janė vetėm antiligjore, por cenojnė rėndė procesin zgjedhor nė tėrėsi dhe vetė imazhin e vendit tonė, - shprehet zoti Gjata. Sipas tij, nga dita e hėnė, komisioni e vlerėsoi seriozisht situatėn dhe ndėrmori veprime energjike dhe me vendimet e tij mundėsoi zhbllokimin e situatės nė disa bashki tė mėdha. Por, ditėn e martė situata u agravua sėrish, nė disa njėsi tė tjera, vendore. KQZ-ja do tė vazhdojė tė veprojė energjikisht pėr t'i prerė rrugėn abuzimeve apo dhe veprimeve militantiste. Iu bėj thirrje edhe njėherė subjekteve politike pėr tė ndėrmarrė hapat e nevojshme, por edhe anėtarėve tė KZQV-ve dhe GNV-ve tė respektojnė Kodin Zgjedhor dhe udhėzimet e Komisionit, pėrndryshe do tė pėrballen me pasojat dhe forcėn e ligjit. KQZ-ja nuk do tė tolerojė askėnd tė dėmtojė kėdo, qė, pėr ēfarėdo arsye, tenton tė cenojė ecurinė dhe pėrfundimin e procesit zgjedhor, - thuhet nė deklaratėn e zotit Gjata.
Gjata: Kandidatėt tė respektojnė institucionet nė punėn e tyre
Kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, pas vendimit tė kėtij institucioni pėr pezullimin e KZQV-sė nė komunėn Bushat, kėrkoi nga kandidatėt qė pėr ēėshtjet e tyre tė respektojnė institucionet dhe jo tė hedhin njerėzit nė rrugė, duke kaluar mė pas nė situata tė rėnda. Gjatė njė komunikimi me mediat, kryetari Gjata bėri tė ditur se, "gjendja nė Bushat, sipas organeve tė rendit, ishte tepėr e agravuar dhe mund tė shkaktonte dhe pėrplasje midis militantėve tė tė dy kandidatėve pėr kryetarė komune nė atė zonė. KQZ, duke parė se procesi po degjeneronte, mori vendimin pėr pezullimin e procedurave tė numėrimit nė KZQV-nė Bushat". Sipas zotit Gjata, aktualisht ka filluar ekzekutimi i kėtij vendimi. Baza materiale, zgjedhore do tė sillet pranė KQZ-sė ashtu siē ėshtė dhe mė pas ky institucion do tė marrė njė vendim lidhur me fatin e saj. "Sapo tė marrim tė dhėnat, mė pas do tė veprojmė me masa tė tjera, lidhur me komisionerėt ose anėtarėt e GNV-ve. Por, shkaktarėt e kėsaj situate, sipas informacioneve qė kemi, janė kandidatėt dhe deputeti i zonės". Duke komentuar situatėn e rėndė nė kėtė njėsi vendore, kreu i KQZ-sė theksoi se, "mund tė ketė shumė parregullsi nė kėtė KZQV, ne nuk e paragjykojmė kėtė. Mund tė ketė dhe pavlefshmėri dhe ata qė ankohen, mund tė kenė tė drejtė, por nė asnjė mėnyrė kandidatėt nuk mund tė veprojnė qė tė nxjerrin njerėzit nė rrugė nė mbėshtetje tė kėrkesave tė tyre. Ajo qė tė paktėn arritėm vjet, qe rruga institucionale, ku ministrat mbanin radhėn pranė KQZ-sė pėr tė shqyrtuar ēėshtjet e tyre pranė kėtij institucioni, kėsaj radhe u prish pikėrisht nga tė njėjtėt njerėz".
LSI fiton rreth 18% tė votave nė Durrės, 11% nė Elbasan, 15%, Vlorė, 15% nė Berat, 9% nė Korēė, 8 % nė Lezhė, 12% nė Fier
LSI, pėrcaktuese e shumė rezultateve tė sė majtės
Rezultatet e deridjeshme, tė cilat thuajse janė drejt pėrfundimit tė plotė tė zyrtarizimit, dėshmojnė se njėzet e pesė mijė votat e LSI-sė i kanė dhėnė fitoren Edi Ramės nė Bashkinė e Tiranės. Sipas rezultateve, LSI-ja ka marrė rreth 15 % tė votave nė Tiranė, gjė e cila dėshmon se pa kėto vota tė LSI-sė, Edi Rama do ta kishte humbur Bashkinė e Tiranės. Tė njėjtat shifra regjistrohen edhe nė shumicėn e bashkive dhe komunave, duke dėshmuar kėshtu se ėshtė LSI-ja faktori pėrcaktues i fitores sė majtės mė 18 shkurt, nė bashkitė kryesore tė vendit. Sipas tė dhėnave, thuajse nė shumicėn e zonave pėrfundimtare, shėnohet njė pėrqindje e konsiderueshme e votave tė LSI-sė, e cila i jep fitoren sė majtės nė mėnyrė pėrcaktuese. Nė Bashkinė e Durrėsit LSI-ja ka marrė rreth 18% tė votave, nė Bashkinė e Elbasanit LSI-ja ka marrė 11% tė votave, nė Vlorė, 15%, nė Berat, 15%, nė Korēė, 9%, nė Lezhė, 8 %, nė Fier, 12% tė votave. E njėjta pėrqindje shėnohet edhe nė shumicėn e komunave qė ka fituar e majta. Sipas pėrllogaritjeve tė votave tė marra nga kandidatėt e sė djathtės, pėrcaktohet qartė se kanė qenė votat e LSI-sė qė i kanė dhėnė fitoren PS-sė, duke filluar qė te Bashkia e Tiranės dhe nė tė gjitha bashkitė dhe komunat, ku e majta fitoi mė 18 shkurt. Nėse dha fitoren e sė majtės nė bashkitė kryesore tė vendit bashkėpunimi i PS-sė me LSI-nė, mbetet pėr t`u analizuar nė strukturat e PS-sė, nėse ka qenė pikėrisht marrėveshja me LSI-nė qė ka shkaktuar humbjen e bastioneve socialiste. Sidoqoftė, LSI-ja i dha fitoren PS-sė kryesisht nė Bashkinė e Tiranės, ku kandidoi kryetari socialist, Edi Rama dhe pėr kėtė arsye, mbetet qė LSI-ja tė jetė forcė pėrcaktuese nė tė gjitha zhvillimet brenda sė majtės nė tė ardhmen. Kjo, pasi pėrqindja e fituar prej kėsaj partie mė 18 shkurt mbetet njė kėrcėnim i pėrhershėm pėr PS-nė. Ndėrsa LSI-ja ka marrė disa prej bastioneve socialiste nė kėto zgjedhje, pasi nė krye tė bashkive dhe komunave qė konsideroheshin bastione socialiste, tani do tė drejtojė LSI-ja dhe pėr pasojė, pas katėr vitesh, kur dhe pėrfundon mandati i tyre, kjo do tė ndikojė nė tjetėrsimin e elektoratit, duke bėrė qė kėto bashki e komuna tė mos quhen mė bastione socialiste. Kjo ishte edhe arsyeja, pse disa prej deputetėve tė grupit parlamentar socialist kundėrshtuan prerė dhe hapur marrėveshjen me LSI-sė, duke e konsideruar kėrkesėn e LSI-sė pėr kėto zona si tendencė pėr tė shkatėrruar kėtė parti dhe pėr t`i marrė elektoratin asaj, pikėrisht nė zonat ku elektorati ėshtė nė shumicė absolute i PS-sė. L.Progni
Jepen sinjalet e para tė ndėshkimit tė deputetėve qė mbėshtetėn tė pavarurit
Kodheli: Tė pavarurit socialistė shkaktuan humbjen e bastioneve tona
Kryetari i PS-sė, Rama, pėrjashton nga fitorja deputetėt socialistė, falėnderon njė pjesė tė grupit parlamentar pėr fitoren
Zėdhėnėsja e fushatės elektorale tė PS-sė, Mimi Kodheli, ka dhėnė dje, paralajmėrimin e parė pėr tė gjithė ata deputetė apo zyrtarė tė tjerė, socialistė, tė cilėt dolėn kundėr vullnetit tė Ramės gjatė fushatės elektorale duke mbėshtetur kandidatėt e pavarur, socialistė. Kodheli tha se, nė bashkitė dhe komunat ku humbi PS-ja mė 18 shkurt, pėrgjegjės kryesorė janė pikėrisht kandidatėt e pavarur. Menjėherė pas saj, kryetari socialist, Edi Rama, gjatė falėnderimit pėr mbėshtetėsit e fushatės, citoi fjalėt: Falėnderoj shumicėn e grupit parlamentar, socialist, duke lėnė tė hapur mundėsinė pėr ndėshkimi ndaj atyre deputetėve qė u rebeluan gjatė fushatės. Ata e konsideruan marrėveshjen e Ramės me Metėn si shitje tė bastioneve socialiste, gjė, e cila nė tė vėrtetė ndodhi, pasi PS-ja humbi disa prej bastioneve tė saj, shumica e tė cilave nuk i pėrkasin atyre zonave, ku kishte PS-ja kandidatė tė pavarur. Pjesė e kėtij grupi tė deputetėve qė pritet tė ndėshkohen nga Rama janė disa prej figurave tė vjetėra tė kėsaj partie, ndėrsa nuk dihet ende reagimi qė do tė kenė dhe cilat do tė jenė armėt, me tė cilat ata do tė mbrohen kundėr Ramės dhe mbėshtetėsve tė tij. Zėdhėnėsja e fushatės elektorale, Mimi Kodheli, e ka dhėnė dje, mesazhin e ndėshkimit tė pritshėm, tė tyre, duke i bėrė ata drejtpėrdrejt fajtorė pėr humbjen e PS-sė nė ato zona tė konsideruara bastione tė hershme tė PS-sė. Kemi fituar nė Tiranė, Fier, Berat, Durrės, Vlorė, Korēė, Lezhė, Lushnjė, Pogradec, Ersekė, Pukė, Ēorovodė, Librazhd, Pėrrenjas, Mamurras, Shijak, Patos, Cėrrik, Rrogozhinė, Maliq. Nga njė analizė paraprake nė bashkitė, nė tė cilat e mjata nuk ka mundur tė fitojė kryetarin e bashkisė, ndėr faktorėt qė kanė ndikuar nė kėtė rezultat, konsiderojmė mosperceptimin si duhet tė mesazhit nga kandidatėt tek elektorati dhe nė njė shumicė prej tyre pėr shkak tė konkurrencės sė kandidatėve tė pavarur brenda sė majtės. Gjithsesi, ne deklarojmė se edhe nė shumicėn e kėtyre bashkive si Sarandė, Gramsh, Ballsh, Tepelenė, Delvinė, Memaliaj, Konispol, qytetarėt do tė drejtohen nga kėshillat bashkiakė, shumicėn e tė cilėve e ka fituar koalicioni i majtė. Shifrat flasin qartė nė favor tė sė majtės, duke dėshmuar se vota e popullit nė favor tė sė majtės sė bashkuar ėshtė mbi 50 pėr qind nė nivel kombėtar. Njė tregues ky i qartė i konfirmimit tė alternativės sė majtė nė kėto zgjedhje, - tha dje, Kodheli. L.Progni
Nė shumicėn e bashkive e komunave tė humbura nga PS-ja e djathta fiton pėr herė tė parė
Bastionet e humbura tė PS-sė nuk kishin kandidatė tė pavarur
Dy prej bashkive ku kandidatėt e pavarur socialistė punuan fort dhe tė mbėshtetur nga strukturat socialiste dhe deputetėt e zonave tė tyre ishin Bashkia e Urės Vajgurore dhe ajo e Patosit, ku fitoi kandidati i opozitės sė bashkuar. Nė tė tjera njėsi vendore, kandidatėt e pavarur nuk e kanė patur mbėshtetjen e deputetėve socialistė apo tė strukturave, duke qenė kėshtu tė pafuqishėm pėr tė ndikuar nė rezultatet e votave tė sė majtės mė 18 shkurt. Nė 3 zonat ku PS-ja ka humbur, pikėrisht ato qė i konsideron bastione tė vjetėra, nuk ka patur tė pavarur nga radhėt e PS-sė. Ky fakt pritet tė jetė njė ndėr argumentet, me tė cilat do tė mbrohen deputetėt socialistė, kandidatėt e pavarur apo zyrtarėt socialistė vendorė qė mbėshtetėn kandidatėt e pavarur, socialistė, ndaj atij ndėshkimi qė kryetari socialist, Edi Rama, ka bėrė ndėrmend t`iu japė atyre. Nė Sarandė, Gramsh, Ballsh, Tepelenė, Delvinė, Memaliaj, Konispol nuk ka patur kandidatė tė pavarur nga radhėt e PS-sė, edhe nė raste kur ka patur, ata nuk janė mbėshtetur nga strukturat e PS-sė apo deputetė tė kėsaj partie. Ky fakt e rrėzon pretendimin e zėdhėnėses sė PS-sė, sipas saj humbja e bastioneve erdhi pėr shkak tė kandidatėve tė pavarur. Nė bashkitė, Gramsh, Ballsh, Tepelenė, Delvinė, Memaliaj, Konispol, ka fituar PD-ja pėr herė tė parė, pasi kėto bashki janė konsideruar bastione tė PS-sė dhe janė fituar gjithnjė nga PS-ja. Pėrveē kėtyre bashkive, janė njė sėrė komunash tė njohura si bastione tė padiskutueshme tė PS-sė, qė janė humbur nga kjo parti dhe ka fituar nga PD-ja. Ėshtė komuna Labinot Fushė dhe Labinot Mal, ku asnjėherė nuk ka fituar PD-ja dhe kėto komuna janė konsideruar si zona tė sigurta dhe tė padiskutueshme nga socialistėt. Nė kėto kushte, pritet qė deputetėt qė punuan nė zonat e tyre, elektorale duke mos u pėrqendruar nė Tiranė, ashtu si shumica e lavdėruar nga Rama, tė kėrkojnė shpjegime nga kryetari Rama dhe mbėshtetėsit e tij, se cilat janė arsyet qė humbi PS-ja bastionet e saj, historike, pasi, rrėzohet konstatimi i publikuar dje, nga Kodheli, sipas tė cilit tė pavarurit socialistė shkaktuan humbjen e kėsaj partie nė bastionet e saj. Deklarata Nėnkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koēi, tha dje, se jo nė tė gjitha zonat qė humbi PS-ja janė fajtorė tė pavarurit. Koēi u shpreh dje, se shumė shpejt nė PS do tė nisė njė analizė e thelllė pėr humbjen e bastioneve socialiste. Koēi tha se analiza duhet tė jetė e qetė dhe e matur dhe tė mos vihen para pėrgjegjėsive vetėm individė tė veēantė, qofshin ata edhe deputetė tė kėsaj partie. Ne kemi fituar zgjedhjet dhe sigurisht qė kjo nuk duhet tė na bėjė qė tė shmangim analizat, ku kemi humbur zona, ku tradicionalisht PS-ja ka qenė fituese. Mendoj qė faktorėt qė kanė ndikuar nė humbjen e kėtyre zonave, sidomos tė disa komunave qė kanė qenė tradicionalisht tė PS-sė, janė njė sėrė faktorėsh kompleksė, qė janė shoqėruar, nga kandidimi i kandidatėve tė pavarur, si dhe lidhur me imazhin e kandidatėve, por, nga ana tjetėr, edhe nga pamjaftueshmėria e mbėshtetjes elektorale e fushatės dhe nga keqmanaxhimi i kapaciteteve elektorale tė strukturave tė partisė nė disa raste nė rang rrethi apo nė rang tjetėr. Nė raste tė veēanta kanė ndikuar dhe tė pavarurit, siē ėshtė rasti i Pėrmetit apo i Kėlcyrės, por nė kėto zona nuk ka patur mbėshtetje qendrore e megjithatė, efekti ka qenė negativ, por ėshtė pėrgjegjėsia morale dhe politike e vetė kandidatėve tė pavarur dhe e mbėshtetėsve tė tyre qė kanė ēuar nė humbje. Gjykoj se nė analiza duhet tė jemi tė kujdesshėm, sepse nė fund tė fundit, ne dhamė mesazhin qė duke qenė tė bashkuar, mund tė fitojmė dhe se mund tė jetė njė tendencė qė kėrkon tė ngarkojė me pėrgjegjėsi automatikisht individė tė caktuar, pėrfshirė dhe deputetė tė grupit parlamentar dhe kjo mund tė cenojė kohezionin tonė, tė mėtejshėm, kėshtu qė mendoj se duhet njė analizė serioze dhe e kujdesshme. Luljeta Progni
Departamenti i Shtetit lėshon njė deklaratė nė lidhje me procesin zgjedhor
SHBA: Procesi, pėrgjithėsisht paqėsor dhe demokratik
Departamenti Amerikan i Shtetit ka lėshuar dje, njė deklaratė nė lidhje me zgjedhjet lokale nė Shqipėri. Zyrtarėt amerikanė i kanė cilėsuar zgjedhjet si pėrgjithėsisht paqėsore dhe demokratike. Ashtu si tė tjerė organizma ndėrkombėtarė, edhe Shtetet e Bashkuara kanė kėrkuar qė tė punohet me shpejtėsi pėr arritjen e standardeve pėr zgjedhjet e ardhshme. Nė deklaratė iu bėhet thirrje partive politike tė punojnė sė bashku pėr tė realizuar sa mė shpejt reformėn zgjedhore. Para dy ditėsh ishte Presidenca e Bashkimit Evropian qė lėshoi njė deklaratė, ku iu bėnte thirrje subjekteve qė tė mbyllin sa mė shpejt procesin zgjedhor, brenda kornizave ligjore. Kjo presidencė ka vlerėsuar nė deklaratėn e saj, raportin paraprak tė lėshuar nga vėzhguesit e OSBE/ODIHR-it dhe ka theksuar se duhet respektuar rezultati zgjedhor. Sipas saj, zhvillimi i zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme ėshtė njė kusht pėr integrimin e vendit. Presidenca lokale e BE-se merr parasysh vlerėsimin paraprak tė Misionit vėzhgues tė zgjedhjeve OSBE/ODHIR mbi zhvillimin e zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit nė Shqipėri. Presidenca lokale e BE-sė iu bėn thirrje tė gjitha subjekteve pėrgjegjėse tė pėrmbyllin procesin zgjedhor nė pėrputhje me rregullat kushtetuese dhe ligjore dhe vėren me shqetėsim incidentet qė po ndodhin nė disa pjesė tė vendit. Ajo thekson se tė gjitha forcat politike nė Shqipėri duhet tė respektojnė rezultatin e zgjedhjeve dhe duhet tė bashkėpunojnė nė mėnyrė konstruktive. Ajo kujton se mbajtja e zgjedhjeve tė lira dhe ndershme dhe respekti ndaj procedurave demokratike pėrbėn njė kėrkesė thelbėsore pėr marrėdhėnie mė tė afėrta me BE-nė, - thekson deklarata.
Flet Kėshilltari i lartė i Komisionit Helsinki i Kongresit amerikan, Robert Hand
Hand: Zgjedhjet qė nė fillim nuk morėn drejtimin e duhur
Kėshilltari i lartė i Komisionit Helsinki i Kongresit amerikan, Robert Hand, shprehu zhgėnjim rreth zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit nė Shqipėri. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, zoti Hand tha se, pėr shkak tė vonesave, mosmarrėveshjeve mes politikanėve, incidenteve dhe njė sėrė problemesh tė tjera, do tė kishte qėnė suprizė pėr tė, nėse zgjedhjet do tė kishin pėrmbushur standardet ndėrkombėtare. Zyrtari i Komisionit amerikan tė Helsinkit thotė se udhėheqėsit politikė shqiptarė duhet tė mėsojnė nga gabimet dhe jo ti pėrsėrisin ato nė zgjedhjet e ardhshme.
Zoti Hand, shefi i misionit tė vėzhguesve tė OSBE-ODIHR-it, u shpreh i zhgėnjyer rreth zgjedhjeve, duke i cilėsuar ato si njė shans i humbur pėr plotėsimin e standardeve ndėrkombėtare. Cili ėshtė reagimi juaj?
Nuk jam aspak i habitur qė jo vetėm misioni i vėzhguesve, por edhe tė gjithė pėrfaqėsuesit e komunitetit ndėrkombėtar, qė i ndoqėn kėto zgjedhje, i cilėsuan ato si njė shans i humbur. Mendoj se kjo pritej, duke pasur parasysh vonesat nė organizimin e zgjedhjeve, mungesėn e besimit mes kandidatėve dhe shumė gjėra tė tjera qė nuk u bėnė nė kohėn e duhur. Nė fakt, unė do tė isha habitur sikur zgjedhjet tė pėrmbushnin standardet, sepse qė nė fillim ato nuk morėn drejtimin e duhur. Deri diku, ėshtė meritė e zyrtarėve tė zgjedhjeve, qė zgjedhjet u zhvilluan. Qė zgjedhjet tė jenė nė pėrputhje me standardet e OSBE-sė, ato duhet tė zhvillohen nė mėnyrė tė natyrshme dhe jo me ndėrhyrjen e jashtme apo me tensionet, qė i shoqėruan ato. Jam krejtėsisht dakord me deklaratėn e ODIHR-it, se zgjedhjet ishin njė shans i humbur dhe shpresoj qė njėherė e pėrgjithmonė tė gjitha palėt nė Shqipėri ta shqyrtojnė me seriozitet kėtė kritikė. Shpresoj qė zyrtarėt e zgjedhur tė fillojnė nga detyra dhe ti shėrbejnė popullit dhe udhėheqėsit e Shqipėrisė tė mėsojnė nga gabimet e kėtyre zgjedhjeve, nė vend qė tė pėrsėrisin tė njėjtat gabime nė zgjedhjet e ardhshme.
Zoti Hand, vetėm tri ditė para zgjedhjeve, ju thatė dhe unė po ju citoj: Shqipėria pėrballet me pengesa qė duhen kapėrcyer dhe jo vetėm pėr tė mirėn e integrimit tė vendit nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian, por pėr tė mirėn e popullit, i cili meriton njė qėndrim shumė tė mirė nga ana e politikanėve. Dhe tri ditė pas zgjedhjeve, nuk duket se Shqipėria ka kapėrcyer ndonjė pengesė.
Nėse mund tė pėrdor analogjinė e vrapuesit qė kapėrcen pengesat, mund tė them se me kėto zgjedhje Shqipėria ka humbur deri diku balancėn, nuk ėshtė rrėzuar, por ende ka kohė ti kapėrcejė pengesat, megjithatė, duhet tė pėrgjigjet me shpejtėsi dhe seriozitet pėr zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Kur flasim pėr pengesat drejt integrimit evropian, dyert ende janė tė hapura pėr Shqipėrinė dhe ajo ka mundėsi tė rimėkėmbet. Por, siē e thashė edhe javėn e kaluar dhe siē pėrmendet nė raportin e OSBE-sė, zgjedhjet lokale nuk kanė tė bėjnė me integrimin evropian, por me ēėshtje lokale. Madje, pėr mua ky ėshtė shansi mė i madh i humbur, qė zgjedhjet lokale nė Shqipėri shndėrrohen nė njė fushatė pėr ēėshtje me rėndėsi kombėtare. Cila ėshtė arsyeja pėr mbajtjen e kėtyre zgjedhjeve lokale, kur nė to nuk trajtohen ēėshtje lokale, tė cilat do tiu jepnin mundėsinė zgjedhėsve tė votonin pėr kandidatin, qė do ti trajtonte mė mirė pikėrisht kėto ēėshtje?
Ju thoni qė zgjedhjet lokale duhet tė pėrqendrohen nė ēėshtje lokale dhe jo tė shndėrrohen nė zgjedhje tė pėrgjithshme, ku trajtohen ēėshtje kombėtare si integrimi nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Si mund tė edukohet elektorati, qė tė bėjė pikėrisht kėtė, ti mbajė pėrgjegjės politikanėt pėr ēėshtjet lokale?
Deri diku elektorati shqiptar po reagon nė kėtė mėnyrė, duke mos marrė pjesė nė zgjedhje. Ndėrsa nė kėto zgjedhje pjesėmarrja ishte nėn 50 pėr qind, nė tė ardhmen mund tė shikojmė njė pjesėmarrje edhe mė tė ulėt. Pėr mua njė gjė e tillė do tė ishte gabim. Zgjedhėsit duhet ti mbajnė pėrgjegjės politikanėt dhe, nėse ata nuk bėjnė atė qė premtuan, elektorati voton pėr dikė tjetėr nė zgjedhjet e ardhshme. Organizatat joqeveritare, qė mbrojnė ēėshtje tė ndryshme, janė njė fomė e mirė pėr tu lidhur me kandidatėt gjatė fushatės dhe pėr ti mbajtur ata pėrgjegjės, kur fillojnė detyrėn. Nga ana e tyre, votuesit duhet tė vazhdojnė tė jenė konstruktivė. Zgjedhėsit duhet tė angazhohen nė njė proces paqėsor e tė qytetėruar dhe tė mbrojnė ēėshtje tė caktuara, lokale dhe nė afatin e gjatė shpresoj qė qėndrime tė tilla tė ndryshojnė atmosferėn politike nė Shqipėri.
Zoti Hand, dy muaj para zgjedhjeve, nė intervistėn qė dhatė pėr Zėrin e Amerikės, ju shprehėt njė zhgėnjim tė madh lidhur me mosmarrėveshjet qė ekzistonin mes politikanėve shqiptarė edhe lidhur me datėn e zgjedhjeve. A jeni njėsoj tė zhgėnjyer sot, pas zgjedhjeve?
Po, jam, fatkeqėsisht. Pjesė e arsyes qė isha aq negativ gjatė intervistės para 2 muajsh ishte qė gjėrat tė ndryshonin. Kjo deri diku ndoshta ndodhi dhe pėr kėtė u desh njė angazhim i madh i komunitetit ndėrkombėtar. Megjithatė, zgjedhjet nė Shqipėri pėrfunduan nė zhgėnjim pėr mua. Njė vend qė pėrpiqet tė konsolidojė institucionet demokratike, nuk duhet tė mbėshtetet nė ndėrhyrjen e komunitetit ndėrkombėtar edhe pėr mbajtjen e zgjedhjeve. Shqipėria duhet tė pėrparojė nė procesin zgjedhor nė tė gjitha nivelet qeverisėse, nė mėnyrė qė kėto procese tė jenė tė natyrshme, njerėzit ti besojnė sistemit dhe tė pranojnė rezultatin, pavarėsisht nga fituesi, ta pranojnė atė si rezultati i vėrtetė, qė pasqyron vullnetin e popullit. Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė ka nevojė tė bėjė Shqipėria, ndėrsa ecėn drejt integrimit evropian.
BOTA
Majk Mekonell merr postin e drejtorit kombėtar tė zbulimit nė njė kohė kritike pėr vendin
Bush: Nevojiten reforma tė mėtejshme nė shėrbimet e zbulimit
Njė nga sfidat e menjėhershme me tė cilėn pėrballet zoti Mekonell ėshtė ndjekja e veprimeve tė Al-Kaidės, grupi pėrgjegjės pėr sulmet terroriste tė 11 shtatorit tė vitit 2001 nė Shtetet e Bashkuara. Njoftimet e medias thonė se, AL-Kaida, e cila ėshtė nė qendėr tė luftės kundėr terrorizmit, po rimerr fuqitė dhe po krijon njė bazė tė re veprimi nė Pakistan, pėrgjatė kufirit me Afganistanin
Presidenti Bush thotė se komuniteti amerikan i shėrbimit sekret duhet tė zbatojė mė shumė reforma, nė mėnyrė qė tė pėrballojė sfidat e luftės kundėr terrorizmit. Presidenti foli nė ceremoninė e betimit tė drejtorit tė ri tė zbulimit. Majk Mekonell merr postin e drejtorit kombėtar tė zbulimit, nė njė kohė kritike pėr vendin. Nėnadmirali nė pension dhe ish-kreu i Agjencisė Kombėtare tė Sigurisė ėshtė ngarkuar me detyrėn e koordinimit tė punės sė mė shumė se 10 agjencive tė zbulimit dhe tė shėrbejė si kėshilltari mė i lartė i presidentit pėr zbulimin. Njė nga sfidat e menjėhershme me tė cilėn pėrballet zoti Mekonell ėshtė ndjekja e veprimeve tė Al-Kaidės, grupi pėrgjegjės pėr sulmet terroriste tė 11 shtatorit tė vitit 2001 nė Shtetet e Bashkuara. Njoftimet e medias thonė se, AL-Kaida, e cila ėshtė nė qendėr tė luftės kundėr terrorizmit, po rimerr fuqitė dhe po krijon njė bazė tė re veprimi nė Pakistan, pėrgjatė kufirit me Afganistanin. Nė fjalėn e tij nė ceremoninė e betimit tė zotit Mekonell, presidenti Bush u pėrqėndrua tek nevoja pėr tė qenė vigjilentė. Eksperienca e gjatė e zotit McKonell e ndihmon atė pėr tė patur tė qarta kėrcėnimet qė kemi pėrballė nė shekullin e ri. Ai e di se terroristėt qė goditėn Shtetet e Bashkuara mė 11 shtator tė vitit 2001 janė tė vendosur tė godasin vendin pėrsėri. Presidenti tha se ai kėrkon qė zoti Mekonell tė pėrmirėsojė bashkėpunimin dhe shkėmbimin e informacionit ndėrmjet agjencive tė zbulimit dhe tė pėrqėndrohet tek rekrutimi i mė shumė agjentėve qė flasin gjuhė kritike pėr momentin, si arabishtja dhe persishtja. Zoti Mekonell tha se rekrutimi i agjentėve tė tillė ėshtė me rėndėsi tė dorės sė parė dhe u zotua se do tė bėnte shumė ndryshime nė praktikat e vjetėruara tė marrjes sė punė. Politikat e vjetra kanė penguar zbatimin e disa reformave tė nevojshme, si rekrutimi i amerikanėve tė lindur nga prindėr tė huaj, apo qė kanė gjyshėr tė ardhur nga njė vend tjetėr, tė cilėt i njohin kėto gjuhė tė huaja si gjuhėn e nėnės, njohin veēori nga kultura tė ndryshme dhe kuptojnė llojin e kėrcėnimeve qė pėrballojmė. Presidenti Bush dhe zoti Mekonell nuk pėrmendėn nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ēėshtjen e pranisė sė Al-Kaidės pėrgjatė kufirit afgano-pakistanez. Gjatė njė konference shtypi pėr gazetarėt, zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Toni Snou, gjithashtu nuk pranoi tė jepte hollėsi, por ai hodhi poshtė nė mėnyrė tė veēantė thėniet se administrata e presidentit Bush nuk po bėn sa duhet pėr ndjekjen dhe shkatėrrimin e rrjetit terrorist. Terroristėt janė ēorganizuar keq, por duhet ta kemi tė qartė se ata janė njerėz tė vendosur dhe do tė mundohen tė riorganizohen. Ndėrkohė, ne jemi po aq tė vendosur pėr ti eliminuar dhe pėr tė ndryshuar situatėn, - tha Toni Snou. Zėdhėnėsi Snou tha se Al-Kaida ėshtė njė organizatė amorfe dhe ka tendenca tė lėvizė. Ai tha se ajo mbetet njė kėrcėnim i rėndėsishėm terrorist dhe se administrata vazhdon tė marrė masat e nevojshme pėr tiu pėrgjigjur kėtij kėrcėnimi.
Britania do tė tėrheqė 1 mijė e 600 trupa nga Iraku
Kryeministri britanik, Tony Blair, thotė se Britania do tė tėrheqė 1 mijė e 600 trupa nga Iraku gjatė muajve tė ardhshėm dhe do tu dorėzojė forcave irakiane pėrgjegjėsinė e sigurisė nė qytetin jugor tė Basrės. Zoti Blair tha sot nė Dhomėn e Komuneve se, Britania do ta pakėsojė numrin e trupave nga 7 mijė e 100 nė 5 mijė e 500. Kryeministri tha se, njė pjesė e trupave do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė Irak tė paktėn deri nė vitin 2008 pėr sa kohė tė jenė tė nevojshme. Ai shtoi se shumica e trupave tė mbetura do tė dislokohen nė bazėn ajrore tė Basrės dhe do tė luajnė rol mbėshtetės, por do tė vazhdojnė tė gatshme pėr detyra luftarake. Duke folur nė Berlin, Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha se, koalicioni i forcave ndėrkombėtare nė Iran mbetet i paprekur. Nė Washington, njė zėdhėnės i Shtėpisė sė Bardhė tha se, Presidenti Bush e sheh tėrheqjen si njė shenjė suksesi, pėrderisa forcat britanike nė Basra janė tė afta tė transferojnė mė tepėr kontroll tek irakianėt. Edhe Danimarka thotė se deri nė muajin gusht do ta tėrheqė kontingjentin e vet prej 460 trupash nė Irak.
Karnavalet e sivjetshme nė New Orleans, shenjė pozitive rimėkėmbjeje
Karnavalet qė i paraprijnė agjėrimit para Pashkėve katolike pėrfunduan nė New Orleans. Kėto festime tė bujshme qė njihen me emrin Mardi Gras tėrhoqėn turma shumė mė tė mėdha se vitin e kaluar dhe zyrtarėt thonė se kjo po ndihmon pėrpjekjet pėr rimėkėmbjen e qytetit pas Uraganit Katrina qė goditi qytetin nė gusht 2005. Ky ishte viti i dytė qė qyteti i New Orleansit po feston Mardi Granė qė pas Uraganit Katrina. Zyrtarėt lokalė thonė se ky ėshtė sukses si nga fondet qė i ka sjellė qytetit, ashtu edhe pėr domethėnien simbolike pėr rigjallėrimin e New Orleansit. Popullsia e qytetit vazhdon tė jetė nėn 50 pėr qind tė nivelit qė kishte para Uraganit Katrina, por shumė banorė qė janė kthyer thonė se janė tė vendosur tė rindėrtojnė jetėn qė kishin para Katrinės. Njerėzit kanė marrė masa pa pritur pėr qeverinė. Njė ndėr problemet mė tė mėdha pėr qytetin dhe imazhin e tij mbetet niveli i kriminalitetit. Qė nga fillimi i kėtij viti, 27 vetė janė vrarė nė New Orleans, 9 prej tyre brenda njė periudhe 7-orėshe javėn e kaluar. Por Kevin Kelly, njė biznesmen dhe banor i New Orleansit thotė se, shumica e kėtyre krimeve ndodhin nė zona larg lagjes sė famshme turistike, French Quarter: "Njerėzit mund tė ndeshin probleme, nėse jetojnė nė zona me kriminalitet tė lartė, pėrgjithėsisht nė lagjet e varfėra, ku ka edhe shumė kontrabandė droge." Shumė banorė, tė revoltuar nga niveli i krimit, morėn pjesė muajin e kaluar nė njė protestė, ku i kėrkonin kryetarit tė bashkisė, Ray Nagin dhe forcave tė rendit tė bėjnė mė shumė pėr tė ndrequr problemin. Por Kevin Kelly thotė se problemi i krimit nuk ka penguar investimet nė qytet dhe rritjen e shpejtė tė pronės sė patundshme, njė pjesė e sė cilės nxitet nga projektet e qeverisė federale qė kanė pėr qėllim tė rigjallėrojnė qytetin. "Kemi pasur investues nė pasuri tė patundshme tė ardhur nga Gjermania dhe Londra e mbarė Shtetet e Bashkuara. Qeveria federale ka krijuar nxitje shumė pozitive, pėrmes uljes sė taksave, pėr tė shtuar investimet", - u shpreh ai. Njė pjesė e mirė e New Orleansit ėshtė nėn nivelin e detit dhe mbrohet nga diga, disa prej tė cilave u ēanė gjatė Uraganit Katrina. Rreth 80 pėr qind e qytetit u pėrmbyt si rezultat dhe zonat e goditura mė rėndė mbeten tė pabanueshme. Por lagjet e qytetit qė ndodhen mė lart nivelit tė detit pėrgjatė brigjeve tė Lumit Misisipi dhe qendra e qytetit po e marrin veten shpejt dhe zyrtarėt thonė se bizneset atje po lulėzojnė.
Bisedimet filluan dje paradite dhe po ndėrmjetėsohen nga Ahtisari dhe zėvendėsi i tij, Albert Rohan
Filloi raundi i ri i bisedimeve shqiptaro-serbe nė Vjenė
Ajo ēfarė presim tani ėshtė qė ne t'i japim konturat e fundit kėtij dokumenti. Delegacioni ynė nuk ka ardhur kėtu qė tė ndėrrojė strukturėn e pakos. Ne e pranojmė pakon e zotit Ahtisari. Ne kemi ardhur vetėm tė japim disa sqarime shtesė nėse ėshtė e mundur, - tha Surroi, pėrfaqėsues i palės shqiptare
Bisedimet filluan nė orėn 10 nė Qendrėn Ndėrkombėtare 'Austria' dhe po ndėrmjetėsohen nga vet zoti Ahtisari, zėvendėsi i tij Albert Rohan, pėrfaqėsues tė BE-sė, SHBA-sė dhe NATO-s. "Ideja e organizimit tė kėtij raundi diskutimesh ėshtė qė palėt tė njihen me dokumentin, sepse ėshtė e rėndėsishme qė ne tė bisedojmė pėr plotėsimin e tij dhe tė mėsojmė nėse palėt do tė bien dakord pėr ndonjė pikė. Ndonėse tani nuk ėshtė momenti pėr kėtė, ne do t'i marrim nė konsideratė ato". Kėshtu u shpreh sot nė prag tė fillimit tė raundit tė ri tė negociatave nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit, kryengociatori i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari. Ashtu siē ishte parashikuar, bisedimet filluan nė orėn 10 nė Qendrėn Ndėrkombėtare 'Austria' dhe po ndėrmjetėsohen nga vet zoti Ahtisari, zėvendėsi i tij Albert Rohan, pėrfaqėsues tė BE-sė, SHBA-sė dhe NATO-s. Udhėheqėsi i ekipit negociator tė Kosovės, Veton Surroi, nė prag tė takimit sqaroi se pakoja e Ahtisarit nuk do tė ndryshojė nė aspektin substancial. Sipas tij, ndryshimet dhe sqarimet qė mund tė kėrkojė pala kosovare janė tė nivelit teknik: "...Ajo ēfarė presim tani ėshtė qė ne t'i japim konturat e fundit kėtij dokumenti. Delegacioni ynė nuk ka ardhur kėtu qė tė ndėrrojė strukturėn e pakos. Ne e pranojmė pakon e zotit Ahtisari. Ne kemi ardhur vetėm tė japim disa sqarime shtesė nėse ėshtė e mundur", - sqaroi Surroi. Ndėrkaq, koordinatori i ekipit negociator serb, Slobodan Samarxhiē, nėnvizoi se delegacioni serb pret njė procedurė korrekte nė bisedime. "Ky ėshtė fillimi i bisedimeve qė do tė zgjasin shtatė-tetė ditė. Andaj ne jemi tė gatshėm dhe presim procedurė korrekte nė bisedimet pėr pikat qė janė nė rend tė ditės", - tha Samarxhiq. Nė Vjenė, nė ekipin negociator serb ndodhet edhe kėshilltari i presidentit serb Boris Tadiē, Leon Koen. Sipas tij, pala serbe do tė angazhohet pėr ruajtjen e integritetit territorial tė Serbisė. "Ne do tė pėrqėndrohemi para sė gjithash nė pikat relevante tė propozimit tė tij ku vihet nė pikėpyetje sovraniteti dhe integriteti i vendit tonė", - sqaroi Koen. I pyetur pėr mundėsinė qė Rusia tė pėrdorė veton e saj nė Kėshillin e Sigurimit kundėr propozimit tė Ahtisarit pėr statusin e Kosovės, anėtari i Ekipit negociator tė Kosovės, Veton Surroi, theksoi: "Ne kemi obligim ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė qartėsuar pozitėn tonė. Kemi njė vit qė kemi negociuar me zotin Ahtisari dhe ekipin e tij dhe ne nuk besojmė qė jemi nė gjendje qė tė bindim ndonjė vend tė caktuar. Mendoj se fuqitė nė Grupin e Kontaktit duhet tė jenė ato qė do tė marrin njė vendim mes tyre". Bisedimet qė filluan sot nė Vjenė dhe pritet tė pėrfundojnė me 2 mars janė cilėsuar mė tepėr si bisedime konsultative dhe teknike. Ndėrkohė, ende nuk ėshtė konfirmuar mbajtja e njė takimi tė nivelit tė lartė, qė ėshtė parashikuar tė mbahet mė 10 mars.
Bullgaria mbėshtet Ahtisarin
Bullgaria do tė japė kontributin e saj pėr arritjen e njė qėndrimi tė bashkuar tė BE-sė nė lidhje me Kosovėn. Kėtė e ka theksuar tė mėrkurėn nė Beograd, presidenti bullgar, Georgi Prvanov. Planin e Ahtisarit, ai e ka cilėsuar si njė bazė tė mirė pėr bisedimet e Vjenės. Prvanov kėrkoi gjithashtu si nga Beogradi, ashtu edhe nga Prishtina, njė pjesėmarrje konstruktive nė bisedimet aktuale nė Vjenė. Presidenti bullgar u takua nė Beograd me homologun e tij serb, Boris Tadiē dhe kryeministrin Vojisllav Kostunica. Qė nga 1 janari, Bullgaria ėshtė anėtare e Bashkimit Europian.
Intervistė e Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu
Sejdiu: Prishtina ėshtė kundėr rinegocimit tė plotė tė pakos sė Ahtisarit
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, nė njė intervistė thotė se, grupi negociator i Kosovės ėshtė i bindur se do tė arrijė tė ndryshojė disa pika nė pakon e Ahtisarit, pėr tė cilat Prishtina zyrtare nuk ėshtė e kėnaqur
Zoti President, gjatė kėtij muaji patėm shfaqje tė dhunės nė Prishtinė, ishin protestat e 10 shkurtit kundėr grupit negociator dhe kundėr pakos sė Ahtisarit, ku pati dy persona tė vrarė dhe ishte shpėrthimi mbi veturat e UNMIK-ut. Ku ka gabuar grupi negociator, qė njė shtresė e shoqėrisė ėshtė e pakėnaqur?
Ngjarjet qė ndodhėn nė Prishtinė kanė qenė refleksione qė kanė lėnė gjurmė jo tė mira pėr Kosovėn. Pra ka qenė njė orė e ligė pėr Kosovėn. Protesta e 10 shkurtit, nė karakterin e saj ishte e panevojshme dhe pėr pasojė prodhoi dy viktima qė nė radhė tė parė ėshtė njė humbje pėr familjet dhe po ashtu pėr Kosovėn. Ėshtė e drejtė e ēdokujt qė tė japė vizionin tjetėr, tė protestojė, por ekziston njė nevojė qė gjithė kjo tė jetė nė kuadėr tė kornizave ligjore. Unė mund tė them se ekipi i unitetit ka bėrė punėn e vet. Ka ofruar qasjet e Kosovės pėr tė gjitha problemet nė takimet e Vjenės dhe mendoj se vendimet tona kanė qenė vendime tė konsensusit dhe qė pėrfaqėsojnė vullnetin e pėrgjithshėm tė qytetarėve tė Kosovės.
Zoti president, grupi negociator i Kosovės ka hartuar njė listė me vėrejtje pėr disa pika nė pakon e Ahtisarit, mendoni se mund tė ndryshohet kjo pako?
Nuk them se mund tė bėhet ndonjė ndryshim i madh, por ne jemi tė bindur se Ahtisari mund tė ketė konsideratė ndaj argumenteve qė ne kemi ofruar. Ajo qė mund tė themi si Prishtinė zyrtare ėshtė se nuk jemi nė favor tė asaj qė duhen ricikluar bisedimet dhe tė shkohet nė pafundėsi tė debateve qė, nė fund tė fundit, nuk do tė prodhonin asgjė, pėrkundrazi do tė prodhonin rreziqe pėr Kosovėn. E rėndėsishmja nė tė gjithė kėtė proces ėshtė se Ahtisari do tė pėrcjellė nė KS edhe rekomandimin e tij politik dhe besojmė se nė kėtė pjesė tė dokumentit do tė jetė fjala pėr pavarėsinė e Kosovės.
Marti Ahtisari ka thėnė se, 2/3-at e dokumentit tė tij flet pėr serbėt, ndėrsa pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės janė shprehur se pakoja e Ahtisarit ėshtė e padrejtė, sepse i trajton nė mėnyrė tė drejtė tė gjitha pakicat pėrfshirė edhe serbėt, duke aluduar nė atė se serbėt e Kosovės duhet tė kenė mė shumė tė drejta?
Ėshtė e vėrtetė se nė dokumentin e Ahtisarit nė 2/3-at flitet pėr serbėt e Kosovės. Mirėpo, kėrkesa tė ngjashme me serbėt kanė shtruar edhe komunitet e tjera pakicė, mirėpo pakicat e tjera jo serbe janė integruar nė shoqėrinė kosovare. Pėr ne ėshtė mė rėndėsi qė do tė veprojmė nė zbatimin e standardeve ndėrkombėtare dhe nė kėtė linjė, pjesa kryesore nė dokument qė ka tė bėjė me serbėt ėshtė e mbėshtetur nė standardet ndėrkombėtare, mirėpo nė disa ēėshtje, pjesa ku flitet pėr tė drejtat e serbėve tejkalon standardet ndėrkombėtare. Ajo qė nė dėshirojmė ėshtė qė tė krijohet njė ofertė serioze e Kosovės nė kuptimin e akomodimit tė serbėve nė shoqėrinė kosovare.
Zoti president, disa herė keni deklaruar se janė shterur mundėsitė pėr vazhdimin e bisedimeve me autoritet serbe. Nė anėn tjetėr, bisedimet nė Vjenė po vazhdojnė, pse tani e keni konsideruar tė nevojshėm vazhdimin e bisedave?
Grupi negociator i Kosovės mban qėndrimin se janė shterur mundėsitė pėr bisedime tė mėtejshme me autoritetet e Beogradit. Bisedimet e Vjenės kanė tė bėjnė mė njė konsultė shtesė qė Ahtisari e ka kėrkuar. Pėr ne e rėndėsishme nga kėto bisedime ėshtė qė tė argumentojmė qėndirmin tonė se Kosova nuk do tė pranojė asnjė kompromis qė nėnkupron heqjen dorė nga parimet me tė cilat ėshtė paraqitur deri tani nė takimet e Vjenės dhe nga ajo qė ėshtė vizioni ynė themelor pėr tė ardhmėn e Kosovės.
Zoti president, Ahtisari nė dokument, nė asnjė moment nuk pėrmend fjalėn pavarėsi, ngjashėm pritet tė ndodhė edhe nė KS, ku do tė nxirret njė rezolutė pėr Kosovėn. Si do tė veprojė mė pas Prishtina zyrtare, do tė shpallė pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanshme?
Unė mendoj se do tė ketė dy ėasje paralele. E para, se ky dokument ėshtė njė pjesė e marrėveshjes sė drejpėrdrejtė, pavarėsisht se mund tė nėnshkruajnė apo jo palėt dhe e dyta ėshtė se, presidenti Ahtisari, sigurisht do ta paraqesė me njė shkresė apo dokument tjetėr anėn politike se ēfarė duhet tė pėrcaktojė KS-ja, nė kuptimin e mbėshtetjes. Ne, realisht presim qė nė pjesėn e rekomandimeve, Ahtisari tė japė edhe idenė e tij pėr pavarėsinė e Kosovės. Mendoj se nė kėtė kohė, institucionet e Kosovės do tė kryejnė punėn e tyre dhe pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ketė njė mbėshtetje ndėrkombėtare tė heqjes nga fuqia e rezolutės 1244 dhe mė pas, ne mund tė bėjmė veprimet brenda institucioneve tė Kosovės jo unilaterale. Pra, nėse ėshtė e nevojshme edhe njė deklarim tė kuvendit tė Kosovės pėr pavarėsinė e Kosovės dhe natyrisht kėrkesėn pėr njohje ndėrkombėtare tė saj.
Rohan: Moszgjidhja e problemit tė Kosovės rėndon mbi Europėn
Ndihmėsi i Ahtisarit, Albert Rohan, ka tėrhequr vėmendjen qė anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit qė tė jenė tė vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė e tyre nė lidhje me Kosovėn. "Pasojat negative tė moszgjidhjes sė problemit do tė binin para sė gjithash mbi Europėn, e cila ėshtė pėrfaqėsuar mė sė shumti me personel civil dhe ushtarak nė Kosovė", - ka thėnė ai nė njė intervistė dhėnė tė pėrditshmes vjeneze, Wiener Zeitung. Diplomati austriak thotė se, me shumėkombėsi nė Kosovė nuk mund tė nėnkuptohet bashkėjetesa ndėrmjet etnive, por jetesa e etnive pranė njėra-tjetrės. "Kjo ka qenė kėshtu qysh nė kohėn e Jugosllavisė dhe ndoshta nuk do tė ndryshojė aq shpejt. Ne duam tė arrijmė qė komuniteti serb tė mbetet nė Kosovė dhe ata qė kanė ikur tė kthehen", - ka thėnė Rohan.
EKONOMIA
Drejtori i Doganave, Dervishi, tha se heqja e tyre do tė sjellė mashtrime me fatura pėr ēmimet e blerjes
Referenacat nuk do tė hiqen, janė mjet kontrolli
Sipas Dervishit, orientimi i OBT-sė dhe institucionit qė monitoron tė gjitha doganat nė Europė ėshtė qė ēmimet e referencės tė pėrdoren sa mė pak dhe tė fillojnė tė ulen. Por duket se doganat e kanė tė vėshtirė t'i besojnė biznesit dhe faturave qė ata sjellin kur blejnė mall jashtė shtetit dhe e gjejnė veten mė komode tė pėrdorin ēmimet e referencės, tė cilat janė tė datuara gjatė gjithė kohės me ēmimet e tregjeve jashtė vendit
Doganat nuk do tė heqin dorė nga ēmimet e referencės dhe do tė vazhdojnė t'i pėrdorin si njė masė kontrolluese pėr bizneset, tė cilėt kėrkojnė tė mashtrojnė me fatura pėr ēmimet e blerjes. Drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, Pėrparim Dervishi, e bėri tė qartė kėtė qėndrim, gjatė njė takimi me bizneset e Dhomės Amerikane tė Tregtisė. Sipas Dervishit, orientimi i OBT-sė dhe institucionit qė monitoron tė gjitha doganat nė Europė ėshtė qė ēmimet e referencės tė pėrdoren sa mė pak dhe tė fillojnė tė ulen. Por duket se doganat e kanė vėshtirė t'i besojnė biznesit dhe faturave qė ata sjellin kur blejnė mall jashtė shtetit dhe e gjejnė veten mė komode tė pėrdorin ēmimet e referencės, tė cilat janė tė datuara gjatė gjithė kohės me ēmimet e tregjeve jashtė vendit. "Unė e kam deklaruar se nuk mund tė heqim dorė nga ēmimet e referencės, jo pėr t'i pėrdorur ato si shabllon, por si njė indikator tregu dhe kontrolli", - ka deklaruar Dervishi. Dervishi ka sqaruar se, gjatė vitit tė fundit janė azhornuar ēmimet e refrencės pėr mė shumė se 1000 artikuj, por ndėrkaq, nė doganat e vendit kalojnė rreth 6 mijė lloje artikujsh, pėr tė cilėt nuk janė bėrė ndryshimet e nevojshmne. "Ju keni kundėrshtimet tuaja, por nė rast se doganėn e kalojnė dy tregtarė me tė njėjtin mall dhe njėri e ka faturėn e blerjes 50 dollarė dhe tjetri 100, pėrse duhet tė jetė barra fiskale mė e lartė pėr njėrin sesa pėr tjetrin", - ka deklaruar Pėrparim Dervishi. Drejtori i Doganave ka mbrojtur idenė se doganat i pėrdorin ēmimet e referencės, atėherė kur kanė dyshime tė forta pėr vlerėn e origjinės. Kėshtu, kontroll rigoroz kanė patur, sidomos produktet si hekuri, gruri, ēimento dhe pėr ēmimet e referencave tė kėtyre artikujve, doganat i referohen buletineve zyrtare ndėrkombėtare. Ēmimet e referencave janė vėnė prej kohėsh nė qendėr tė opinionit, pasi Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave i ka ndryshuar shpesh dhe nė tė vėrtetė, kėto ndryshime, sipas saj, janė bėrė pėr shkak se ēmimet nga ato vinin ndryshonin dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė. Doganat, prej vitesh kanė qenė njė nga hambarėt e korrupsionit dhe dhe kryesisht kjo gjė ėshtė bėrė me anė tė ēmimit tė referencave, ku biznese tė caktuara paraqisnin ēmime fiktive dhe jo tė vėrteta nėpėr doganat e vendit. Drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, Dervishi, ka kohė qė e ka hequr pėrfundimisht mundėsinė e spekulimit kėsisoj nė dogana dhe kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore pse tė ardhurat doganore kanė pėsuar njė rritje tė habitshme vitin e shkuar dhe kėtė vit. Gjithashtu edhe akcizat janė mbledhur nė mėnyrė mjaft tė ndryshme krahasuar me njė vit e gjysmė mė parė. Vetėm kafe janė zhdoganuar dy herė e gjysmė mė shumė nė 2006-ėn qė tė thotė se kjo sasi kafeje dikur ka kaluar kontrabnadė.
Fierza rritet me gjysmė metri nė ditė, prodhon 9 milionė kW/h
Konsumi ditor i energjisė elektrike mban nivelin e 19.8 milionė kWh/ditė, bėnė tė ditur dje tė dhėna zyrtare tė KESH-it. Sipas kėtyre tė dhėnave, prodhimi ditor i energjisė elektrike nga HEC-et kryesore nė vend shėnon vlerėn e 9 milionė kWh/ditė, ndėrsa importi nė 10.8 milionė kWh/ditė. Aktualisht, niveli i liqenit tė Fierzės ka arritur nė 261.75 metra, prurjet shėnojnė nivelin 220 m3/sek, ndėrsa rritja e nivelit tė ujit ėshtė 2 cm/orė ose rreth gjysmė metri nė ditė. Me kėtė nivel prurjesh, Fierza mund tė kapė nivelin maksimal prej 296 metrash pas rreth dy muajsh, nė rast se nuk do tė ketė reshje. Pra, aktualisht kriza energjitike nė kaskadėn e Drinit ėshtė mbyllur.
Ligj i ri pėr magazinat doganore
Njė ligj i ri pėr magazinat doganore ėshtė pėrpiluar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave dhe shumė shpejt, ai do tė shkojė pėr diskutime nė qeveri. Ky projekt i ri parasheh dhėnien e mė shumė hapėsirave magazinave doganore, duke i bėrė ato, sipas specialistėve tė Drejtorisė sė Doganave, mė fleksible. Shumė shpejt do tė bėhet e mundur qė me anė tė njė modulari tė kontrollohet vlera e faturės sė njė tregtari, i cili ka importuar vazhdimisht gjatė kohėve tė fundit. Vlera e faturės duhet tė jetė ajo e tregut dhe kur njė tregtar kalon doganėn, me anė tė kėtij modulari, doganierit do t'i paraqiten njė sėrė vlerash, me tė cilat tregtari e ka kaluar kėtė mall gjatė kohėve tė fundit dhe kjo do ta ndihmojė pėr tė qenė realist nė ngarkesėn fiskale qė do t'i faturohet biznesmenit.
Ecuria ekonomike forcon depozitat nė lekė
Zvogėlimi i diferencės sė interesit tė depozitave nė valutė me ato nė lekė dėshmon pėr qėndrueshmėrinė nė rritje tė monedhės sonė si pasojė, mė sė shumti, e faktit qė ekonomia jonė ėshtė futur nė pikė tė qėndrueshme dhe nuk pritet tė ketė luhatje
Normat e interesit tė depozitave nė lekė janė forcuar nė krahasim me vitet e kaluara. Kėtė vit kemi njė diferencė tė interesit tė depozitave nė valutė kundrejt atyre nė lekė, me reth njė presje katėr, ndėrkohė qė, nė vitin 2003, kjo diferencė ishte katėr. Nė vitin 2005, diferenca e normave tė interesit tė depozitave nė euro ndaj atyre nė lekė ishte dy prejse pesė deri nė tre. Tė dhėna nga Banka e Shqipėrisė bėjnė tė ditur se, me vendimin e fundit tė kėtij institucioni pėr rritjen e normės bazė tė interesit tė depozitave, diferenca ndaj interesit nė lekė pritet tė pėsojė ndoshta edhe njė ulje tė re. Megjithė uljen e diferencave tė interesave, leku ka shfaqur prirje mbiēmuese kundrejt dollarit, ndėrsa ka qenė relativisht i qėndrueshėm kundrejt euros gjatė gjashtėmujorit tė parė tė vitit. Banka e Shqipėrisė bėn me dije gjithashtu se, nė terma vjetorė, leku vazhdon tė jetė i mbiēmuar ndaj tė dyja monedhave kryesore, pėrkatėsisht rreth 4.4 dhe 0.4 pėr qind kundrejt dollarit dhe euros. Specialistė tė poltikave bankare shpjegojnsė se, zvogėlimi i diferencės sė interesit tė depozitave nė valutė me ato nė lekė dėshmon pėr qėndrueshmėrinė nė rritje tė monedhės sonė, por mė sė shumti dėshmon se ekonomia jonė ėshtė futur nė pikė tė qėndrueshme dhe nuk pritet tė ketė luhatje tė mėdha nė kursin e kėmbimit. Domethėnė, tė gjitha bankat, tashmė e dinė se ekonomia nuk mund tė dobėsohet nė atė pikė sa ato tė mund tė humbasin nga interesi i depozitave nė lekė. Deri mė tani, pėr sa i pėrket interesit tė depozitave nė lekė ishte vėnė re njė prirje, ku duke qenė se leku nuk dihej se me ēvlerė do tė shitej apo kėmbėhej pas njė kohe tė caktuar askush nuk dėshironte tė depozitonte nė banka lekė, por nė valutė, sepse interesat e tij ishin tė larta. Fakti qė kėto interesa po pėrqasen gradualisht do tė thotė se, tashmė njerėzit kanė filluar tė besojnė tek qėndrueshmėria e lekut dhe po rrisin depozitimet e tij dhe jo mė vetėm tė valutės. Siē edhe u tha, interesat e depozitave nė valutė ishin deri nė pesė herė mė tė ulėta sesa nė lekė e pėrsėri klientėt i depozitonin paratė nė valutė, duke mos qenė tė sigurt pėr vlerėn e lekut nė njė kohė tjetėr, ndėrsa vlera e euros apo e dollarit parashihet tė mos bjerė aq sa tė mund tė skicojė njė humbje tė ndjeshme tė vlerės sė kursimit. Leku ynė kohė qė ėshtė nė njė pikė, ku ėshtė mjaft i mbiēmuar ndaj valutave kryesore, por asnjėherė nuk ka patur siguri se njė depozitė e konsiderueshme nė lekė mund tė kishte kėtė vlerė edhe nė njė afat njėvjeēar apo dyvjeēar. Kjo, tashmė duket se po fashitet dhe po mendohet se edhe leku ėshtė njė monedhė sė cilės i besohet. Ky pėrfundim, thonė ekspertėt e politikave bankare tė Ministrisė sė Financave, kryesisht vjen prej faktit se ekonomia ėshtė nė njė rrugė tė pakthyeshme drejt proceseve zhvillimore nga BE-ja. Edhe Banka e Shqipėrisė vlerėson se gjashtėmujori i dytė i vitit 2006 u karakterizua nga konsolidimi i mėtejshėm i ekuilibrit tė pėrgjithshėm makroekonomik tė vendit. Nė programin e saj monetar, ku ėshtė faktorizuar edhe vendimi i kohėve mė parė pėr rritjen e normės javore tė marrėveshjeve tė riblerjes me 0.25 pikė pėrqindjeje, parashikohet njė rritje ekonomike nė nivelin 5 pėr qind. Banka e Shqipėrisė ka marrė tė gjithė masat pėr tiu pėrgjigjur nė kohė nevojave tė ekonomisė pėr para, duke bėrė kujdes qė tė vėrė nėn kontroll presionet inflacioniste qė zakonisht gjeneron rritja e kėrkesės sė brendshme. Nė pėrputhje me kėrkesat e ekonomisė pėr kredi si dhe nė pėrputhje me objektivin pėr inflacionin, Banka e Shqipėrisė ka parashikuar njė rritje tė ofertės sė parasė nė masėn 13.6 pėr qind. Ashtu si edhe nė fund tė tremujorit tė parė tė vitit 2006, do tė tregohet kujdes maksimal, pėr tė respektuar kufizimet sasiore qė rrjedhin nga marrėveshja me FMN-nė, nė fund tė tremujorit tė tretė tė kėtij viti.
SPORTI
Kampionati kombėtar i futbollit ka luajtur dje ndeshjet e javės sė 20-tė
Teuta thyen brenda kampionėt, Dinamo zhgėnjen nė Vlorė
Skuadra e drejtuar nga trajneri Sulejman Starova ka luajtur mė mirė dhe e ka merituar plotėsisht fitoren ndaj kampiones nė fuqi, Elbasanit, tė arritur me anė tė njė goli tė vlonjatit Daniel Xhafaj
Kategoria Superiore ka luajtur dje pasdreke ndeshjet e saj tė javės sė 20-tė, duke dhuruar disa rezultate interesante, ku, padyshim spikat ajo fitore minimale, por mjaft e vlefshme, qė Teuta e Durrėsit arriti nė stadiumin Ruzhdi Bizhuta ndaj Elbasanit, si dhe ai barazim 1-1 qė Apolonia mori nė Krujė me Kastriotin. Ndėrkaq, nė dy ndeshjet e tjera, Flamurtari mundi nė fushėn e vet, me lojė dhe me rezultat, Dinamon, ndėrsa Shkumbini vuajti, por arriti gjithsesi tė mposhtte Luftėtarin nė rikthimin nė fushėn e vet, pas pezullimit tė fushės peqinase nga ana e FSHF-sė. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sulejman Starova ka luajtur mė mirė dhe e ka merituar plotėsisht fitoren ndaj kampiones nė fuqi, Elbasanit, tė arritur me anė tė njė goli tė vlonjatit Daniel Xhafaj, i cili, nė minutėn e 62-tė sigloi golin e tij tė nėntė sezonal. Ndėrkaq, nė Vlorė, Flamurtari vendas iu fal njė dygolėshi tė tė riut Dritan Sakaj, fillimisht pesė minuta para pėrfundimit tė pjesės sė parė dhe pastaj, 16 minuta pėrpara pėrfundimit tė kohės sė rregullt, pėr tė mposhtur Dinamon e drejtuar nga lojtari/trajner, Redi Jupi. Tashmė, vlonjatėt janė barazuar me pikė me Besėn e vendit tė shtatė. Nė Krujė do tė ishte i pėrhershmi Sebino Plaku, ai qė do tė shtangte tifozerinė vendase me njė gol tė shėnuar nė minutėn e 35-tė, por Apolonia do tė humbiste nė minutėn e 76-tė afrikanin Auia, pėr shkak tė dy kartonėve tė verdhė dhe vetėm 3 minuta mė pas do tė pėsonte edhe golin e barazimit, me autor Osusin. Gjithsesi, ėshtė njė pikė mjaft e vlefshme pėr Apoloninė kjo e sotmja, ndonėse ėshtė barazuar tashmė me pikė me Shkumbinin, qė arriti tė mposhtte Luftėtarin e mbetur me 10 lojtarė, vetėm me njė gol tė Erion Rizvanollit, 8 minuta para pėrfundimit tė kohės sė rregullt.
Rezultatet e djeshme - Superliga
ELBASANI - TEUTA 0-1 Shėnues: Daniel Xhafaj 62' Gjyqtarė: Lorenc Jemini, Prek Pjetrushi, Sokol Avdo Stadiumi Ruzhdi Bizhuta, Elbasan
FLAMURTARI - DINAMO 2-0 Shėnues: Dritan Sakaj 40', 74' Gjyqtarė: Shkėlqim Guēe, Agim Guēe, Eduart Miho Stadiumi Flamurtari, Vlorė
KASTRIOTI - APOLONIA 1-1 Shėnues: Osusi 79'/ Sebino Plaku 35' Kartona te kuq: Auia 76'(Apolonia) Gjyqtarė: Aranit Lulaj, Sonil Zeka, Dritan Rexha Stadiumi Kastrioti, Krujė
SHKUMBINI - LUFTĖTARI 1-0 Shėnues: Erion Rizvanolli 82' Gjyqtarė: Kridens Meta, Melis Dervishi Dritan Salaj Fusha Sportive, Peqin
Kategoria e Parė - java e 15-tė
ERZENI - SKĖNDERBEU 1-0 Gjyqtarė: Robert Shoshaj, Gėzim Koka, Ermal Deraj Stadiumi Tofik Jashari, Shijak
GRAMSHI - LAĒI 3-1 Gjyqtarė: Erion Dobi, Laver Alla, Eriseld Bodeci Fusha Sportive, Gramsh
LUSHNJA - POGRADECI 4-1 Shėnues: 15', Guranjaku 35', Elezi 53', Canka 84/ Cutra 77'' Kartona tė kuq: Koreshi 74'(Lushnja) Gjyqtarė: Bledi Breshani, Armand Shkėmbi, Bledar Mesi Stadiumi Roza Haxhi, Lushnjė
FT / Final TEPELENA - SOPOTI 1-0 Gjyqtarė: Lulzim Guzja, Arjan Molla, Arben Pregja Fusha Sportive, Tepelenė
BESĖLIDHJA - ADA 3-0 Shėnues: Ferraj 11', 53' Gjyqtarė: Servet Bogdani, Enea Jorgji, Gazmend Bimi Stadiumi Besėlidhja, Lezhė
TOMORI - BILISHTI SPORT 1-0 Shėnues: Uka 72' Gjyqtarė: Agron Kastrati, Ismail Ziraj, Alfred Lamēe Stadiumi Tomori, Berat
KONTRATA Roi Makai: Me Bajernin e Mynihut edhe pas 2008-ės
Sulmuesi i Bajernit tė Mynihut, Roi Makai u shpreh se do tė preferonte tė qėndronte te bavarezėt deri nė fundin e karrierės sė tij. Holandezi, kontrata e tė cilit pėrfundon nė 2008-ėn, ka qenė zgjedhja e parė e trajnerėve nė sulm pėrkrah peruanit Klaudio Pizaro. Nėse do tė varej tek unė, atėherė do tė qėndroja kėtu. E imagjinoj qė karriera ime futbollistike mund tė mbyllet kėtu nė Mynih. Gjithsesi, nuk e di se cilat janė qėllimet e klubit nė 2 vitet e ardhshme, -deklaroi Makai pėr gazetėn Die Welt. Ish-sulmuesi i Deportivo La Coruna, i cili u shpall golashėnuesi mė i mirė nė sezonin 2002-2003 flet edhe pėr aventurėn spanjolle. Me skuadrėn e Deportivos kam fituar tė gjithė titujt e mundshėm. Te spanjollėt kam kujtime shumė tė bukura, - vijoi holandezi, duke shtuar gjithashtu se, Reali i Madridit do tė rikthehet nė kohėt e tij tė lavdishme, megjithėse renditet e katėrta nė renditje. Madrilenėt nuk janė shumė larg nga Barcelona dhe Sevilja. Pranoj se pėr ata nuk ka qenė ndonjė sezon i dobėt.
SUEDEZI Henrik Larson: Pas 12 marsit do tė rikthehem nė Suedi
Rinovimi i kontratės me Manēester Junajtid nuk ėshtė mė nė planet e sulmuesit tė saj Henrik Larson. Ish-futbollisti i kombėtares suedeze ka thėnė se, pas njė muaji do tė rikthehet nė vendlindje te skuadra e Helsingborgut. 35-vjeēari erdhi nė Old Traford nė 1 janar nė formė huaje pėr njė kontratė e cila pėrfundon nė 12 mars. Sipas tė pėrditshmes angleze The Guardian, Larson ka biseduar personalisht me trajnerin Aleks Ferguson, tė cilit i ka thėnė se nuk do tė dėshironte tė qėndronte nė Old Traford mė shumė se 10 javė. Unė nuk po them se nuk jam i kėnaqur kėtu dhe prandaj po refuzoj rinovimin, por ka disa gjėra tė tjera pėr tė cilat po mendoj. Personalisht, Manēesteri ka qenė njė aventurė e jashtėzakonshme. Unė erdha nė Angli nė janar dhe do tė rikthehem nė shtėpi nė mars pėr tė luajtur me Helsingborgun, - deklaroi suedezi. Nė 8 takime me fanellėn e djajve tė kuq, Larson shėnoi vetėm 2 gola, njė herė nė Kupėn e Anglisė kundėr Aston Vilės dhe njė nė kampionat me Uatfordin.
Tifozėt nga ILIRIDA kėrkojnė tė ketė njė pėrfaqėsuese tė futbollit edhe pas statusit
Shqiptarėt nė SHBA: Duam vetėm njė kombėtare
Tifozėt, shpeshherė llogariten si lojtari i dymbėdhjetė nė fushėn e futbollit. Ata i dhurojnė shije, gjallėri dhe interes lojės sė futbollit dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, mendimi i tyre, gjithsesi ka zėnė vend nė debatin rreth futbollit shqiptar nė pėrgjithėsi. Nė deklaratat e tyre, kryesitė e grupeve mė tė njohura tė tifozllėkut shqiptar nga Maqedonia, kanė kėrkuar qė tė pranohet transparenti i tyre njė komb, njė kombėtare. Vetė ky transparent flet pėr ėndrrėn e atyre mijėra tifozėve qė bėjnė qindra kilometra rrugė pėr tė parė dhe mbėshtetur nga afėr futbollistėt kuq e zi. Disa prej tyre nuk janė kundėr formimit tė pėrfaqėsueses sė Kosovės, por dėshirojnė tė mburren me njė kombėtare tė fortė tė futbollit shqiptar. Dhashtė Zoti qė Kosova sa mė shpejt tė bėhet shtet i pavarur, ndėrsa atėherė me siguri se FFK-ja do tė pranohet nė UEFA. Mendojmė se edhe Kosova duhet tė ketė kombėtaren e vet. Nėse ndodhė kjo, atėherė krerėt e FFK-sė tė kenė parasysh se edhe nė Maqedoni ka futbollistė shqiptarė qė dinė tė luajnė futboll dhe qė janė lėnė anash nga FFM-ja dhe FSHF-ja. Me angazhimin e tyre edhe grupi ynė do tė pėrkrahė kombėtaren e Kosovės, siē ėshtė duke e bėrė me kombėtaren e Shqipėrisė, - thuhet nga kryesia e grupit tė tifozėve Shvercerat nga Shkupi. Ky grup i njohur si Dardanėt -Shkup prej ndeshjes me Rusinė (1999) nuk ka lėnė asnjė ndeshje pa e pėrcjellė. Grupi i tifozėve Ballistėt, ėshtė shprehur qartė se janė kundėr ndarjes sė kombėtares shqiptare. Ne jemi pėr njė kombėtare tė vetme futbolli te shqiptarėt. Besojmė se mė shumė sukses do tė ketė nė kėtė mėnyrė. Kjo ide mund tė realizohet nėse ka vullnet tė mirė, - tha Valdrin Hasani, kryetar i Ballistėve. Mosndarjen e futbollit shqiptar e kanė kėrkuar edhe grupi i tifozėve Ilirėt, tė cilėt gjithashtu janė pjesė e tifozėve kuqezi. Jemi pėr njė kombėtare futbolli. Ne jemi pjesė e tifozėve kuqezi, ēdoherė e kemi mbėshtetur kombėtaren shqiptare. Nėse bėn Kosova kombėtare tė futbollit, sėrish ne do tė bėjmė tifo pėr kombėtaren e Shqipėrisė, - tha Avdulla Ymeri, kryetar i Ilirėve. Megjithatė, kryetari i Ballistėve, ka theksuar rrezikun e pėrēarjes sė tifozėve shqiptarė nėse Kosova do tė garojė nė mėnyrė tė pavarur. Mendoj se do tė ketė ndarje tė tifozėve. Ka filluar tė duket edhe tani se ēdonjėri ka mendime tė ndryshme. Ėshtė ende herėt pėr tė folur, por sa e shohim disponimin, do tė ketė ndarje nė tifoskenėn shqiptare, - tha Hasani. Mbetet nė dėshirėn dhe vullnetin e mirė qė tifozėt edhe nė tė ardhmen tė jenė tė bashkuar dhe tė ngelen fuqia shtytėse e lojtarėve shqiptarė. (marrė nga talentet.com)
FSHF Nurishmi: Miqėsorja me Maqedoninė ende e pazyrtarizuar
Nė pėrgatitje pėr eliminatoret e Kampionatit Europian te ekipeve U-21 (Shpresa) 2009, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ėshtė nė kėrkim tė njė miqėsoreje pėr datėn 28 mars, e lirė nga UEFA. Zėdhėnesi i shtypit nė FSHF, Lysjen Nurishmi, u shpreh nė ambientet e FSHF-sė, se pas miqėsoreve qė kombėtarja e Shpresave ka zhvilluar me Turqinė (0-2 nė Stamboll) dhe Greqinė (3-1 nė Athinė), FSHF-ja ka kontaktuar me Federatėn Maqedonse, por ende nuk ėshtė caktuar pėrfundimisht. Sipas tij, nėse tė dy federatat bien dakort, atėherė ndeshja miqėsore me Maqedoninė do tė luhet nė transfertė. Nė eliminatoret e Kampionatit Europian 2009, Shqipėria U-21 ndodhet nė grupin e parė sė bashku me Italinė, Kroacinė, Greqinė, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe, ndėrsa Maqedonia bėn pjesė nė grupin e pestė sė bashku me Holandėn, Zvicrėn, Norvegjinė dhe Estoninė.
KOMBĖTARJA SUEDEZE Sven Goran Erikson, sytė nga kombėtarja e Suedisė
Sven Goran Erikson ka shprehur interesimin pėr tė marrė drejtimin e kombėtares sė Suedisė, nė rast se pėrzgjedhėsi i tanishėm, Lars Lagerbak, do tė tėrhiqet vitin e ardhshėm. Eriksoni ka mbetur pa punė qė kur ka braktisur drejtimin e Anglisė, pas mossuksesit tė anglezėve nė Botėrorin-2006. Eliminimi nga Portugalia e rrezikoi reputacionin e suedezit, por ai kohėt e fundit ėshtė pėrmendur si kandidat pėr tė marrė drejtimin e Olimpikut tė Marsejės. Megjithatė, ish-ndihmėsi i Eriksonit, Tord Grip, ka hedhur poshtė zėrat se Olimpiku i ka ofruar punė trajnerit tė spikatur suedez. Ndėrkohė, i pyetur nėse Eriksoni dėshiron ta marrė drejtimin e kombėtares suedeze, Grip ėshtė pėrgjegjur: Besoj qė Eriksoni e dėshiron njė gjė tė tillė. Ėshtė njė gjė e shkėlqyeshme tė jesh pėrzgjedhės i kombėtares sė vendit tuaj. Natyrisht, Sveni ėshtė i interesuar pėr kėtė, por mendoj se ai, fillimisht dėshiron tė marrė drejtimin e njė klubi, para se tė kthehet sėrish nė njė mision tė tillė me skuadrat kombėtare.
Liga e Kampioneve, Paolo Maldini, 100 ndeshje nė ligė
Mbrojtesi italian i AC Milan, Paolo Maldini, titullar te marten ne Glasgow ndaj Celtic, ben pjese mes pese lojtareve qe kane luajtur 100 ndeshje ne Ligen e Kampioneve. Ai i shtohet keshtu listes se brazilianit Roberto Carlos e spanjollit Raul me Real Madridin, anglezit David Beckham me Manchester United dhe Real dhe gjermanit, Oliver Kahn, per Bayern Munich. Italiani eshte nderkohe lojtari qe ka luajtur me shume ndeshje ne te gjitha kompeticionet europiane (163), duke qene para portugezit Luis Figo. Maldini e ka luajtur ndeshjen e pare per klubin e tij ne janar 1985, ne moshen 17 vjeē. Ai ka fituar kater nga gjashte C1 (1989, 1990, 1994 e 2003) me Milanin, ku eshte aktivizuar ne rolin e mbrojtesit te majte pas atij te qendermbrojtesit, ne 2001-shin. Ai eshte shpallur shtate here kampion i Italise me mė shume se 600 ndeshje te luajtura ne Serine A. Nderkohe, Maldini eshte aktivizuar me ekipin e Italise me numrin me te madh ne histori (126 seleksione). Krahas Baresi (nr. 6), numri i fanelles se Maldinit (3) nuk do t'i jepet asnje lojtari tjeter te Milanit, perveē djalit te tij, qe luan me ekipin e te rinjve. Maldini, i caktuar kapiten me largimin e Franco Baresi, eshte djali i nje tjeter figure emblematike te klubit, Cesare Maldini.
UEFA pret raportin e tė deleguarit para prononcimit
UEFA beri te ditur te merkuren se pret raportin e te deleguarit per ndeshjen e 8-ve te finaleve vajtje te Liges se Kampioneve Lille- Manchester, para se te prononcohet per incidentet e ndodhura ne tribunat e stadiumit Félix-Bollaert ne Lens. Raportet e te deleguarit dhe gjyqtarit te ndeshjes pritet te dorezohen brenda 48 oreve, tha nje zedhenes i UEFA-s per AFP-nė. Pas fitores ndaj Lille (1-0), Manchester United kritikoi masat e sigurise ne stadiumin e Lensit dhe veprimet e policise perballe tifozeve.
KULTURA
Gati projekti pėr garėn nė Star Akademi
Xhuli Moran
Tashmė nė zyrat e Star Academy kanė mbėrritur me qindra tė rinj qė kėrkojnė tė provojnė fatin e tyre nė kėtė akademi televizive. Pas disa audiocionesh, janė pėrzgjedhur ata mė tė mirėt. Ndryshe nga njė vit mė parė, kėtė herė gara e madhe do tė zhvillohet vetėm nė dy disiplina, nė kėngė dhe kėrcim. Pra, ėshtė hequr instrumenti. Formula e spektaklit do tė jetė disi ndryshe nga ajo e vitit tė shkuar. Akademia e Yjeve do tė startoj sė shpejti nė Tv Klan pėr tė zbuluar dhe trajnuar tė tjerė talente tė reja, jo vetėm nga Tirana, por dhe nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė. E madje dhe nga vendet fqinje. Producentja Zana Cela ka ndėrtuar tashmė njė strukturė tė re, ku megjithatė pika mė e fortė do tė mbetet gara dhe debate qė ajo do tė shkaktojė. Por sfida kėtė herė do tė zhvillohet mes dy ekipesh, pra ndryshe nga edicioni i parė, kur konkurimi bėhej shumė individual. Tė rinjtė qė do tė kenė karakter deri diku tė ngjashėm dhe aftėsi deri diku tė njėjta do tė vihen pėrballė, si pėrfaqėsues tė ekipit tė tyre. Derisa nė fund tė dalin mė tė mirėt. Duket sikur historia po pėrsėritet, pikė pėr pikė si njė vit mė parė kur do tė niste edicioni i parė i serialit tė gjatė televiziv Star Academy. Zana Ēela ka nisur sėrish punėn pėr tė mbledhur talentet e panjohura, nga Tirana e qytetet e tjera tė Shqipėrisė. Reklama qė ėshtė shfaqur prej ditėsh nė ekranin eTv Klanit, pėr tė bėrė me dije nisjen e edicionit tė dytė, ka mbledhur me qindra tė rinj. Ajo qė producentja ka vėnė re kėtė vit ėshtė prurja e madhe nga rrethet. Nė listėn e gjatė tė pjesmarrėsve nė audicione mė tė shumtė janė emrat e tė rinjve qė vijnė nga Berati, Erseka, Lushnja, Shkodra, Korēa, Peshkopia, Durrėsi...Njė fakt ky qė e ka kėnaqur jo pak Zana Ēelėn, sepse synimi i kėtij projekti ky ka qenė qė nė krye tė herės: tė shkojė pėrtej kryqytetit, madje dhe pėrtej Shqipėrisė. Nė listėn e pjesmarrėsve janė shėnuar kėto ditėt e fundit dhe tė rinj qė jetojnė nė Itali e Greqi. Ata janė gati tė sakrifikojnė pėr tė braktisur pėr aq kohė sa i duhet spektaklit, tė lėnė vendet ku jetojnė prej vitesh. Sepse duan tė bėhen tė famshėm. Tani e kanė tė lehtė tė besojnė nė kėtė mrekulli. Edicioni i parė i Star Academy, sfidantėt e parė qė u bėnė pjesė e kėtij spektakli ėshtė njė garanci e mirė pėr tė besuar se fama mund tė arrihet nėse arrin tė hysh nė kėtė garė tė fortė. E nėse ia del tė dalėsh nė krye tė saj, fati i sė nesėrmes ėshtė edhe mė i garantuar. Gjithēka ka ndodhur pas pėrfundimit tė edicionit tė parė tė Star Academy flet qartė pėr kėtė. Nė datat 17, 18 dhe 19 nėntor nė tri netėt e festivalit Kėnga magjike 2006, ndėr emrat e njohur tė muzikės shqiptare, ishin dhe emrat e gjashtė prej finalistėve tė kėsaj Akademie. Denis Hasa, Emi Bogdo, Floriana Shehu, Orgesa Zaimi dhe Ronela Hajati u prezantuan pėr herė tė parė nė njė festival me kėngė qė kompozitorė me emėr krijuan enkas pėr ta. Zaimi e Hajati arritėn madje tė rrėmbejnė dhe njė ēmim, duke shėnuar kėshtu fitoren e parė nė njė festival me tė tilla pėrmasa, siē ėshtė Kėnga magjike. Ardit Gjebrea ua kishte premtuar fituesve tė Star Academisė tė drejtėn pėr tė hyrė nė njė festival tė tillė, Pra Valon Shehut dhe Erga Halilajt. Por as njėrin dhe as tjetrin nuk i pamė nė kėtė festival. Jo pse Gjebrea nuk mbajti premtimin, por sepse fati u kishte rezervuar njė tjetėr mundėsi kėtyre tė rinjve tė talentuar , qė u zbuluan dhe u trajnuan pėr 11 javė nė tv Klan. Jo shumė kohė nga pėrfundimi i garės nė Star Academy, dy fituesit e kėngės Valon Shehu dhe Erga Halilaj dhe fituesi i disiplinės sė dancit, Bledi Radonshiqi do tė niseshin drejt Italisė pėr tė nisur studimet nė akademinė Larcobaleno nė Milano. Ku Radonshiqi vazhdon tė studiojė edhe sot e kėsaj dite. Historia do tė vazhdojė. Nga skena e Star Academy-sė ė do tė trajnohen tė tjerė talentė tė rinj qė do tė jenė gati tė hyjnė nė botėn e artit si artistė tė vėrtetė, ashtu siē kanė hyrė tashme Orgesa, Ronela, Erga, ValonDONT TELL ANYBODY, NOT YET Jakup Ferri / vizatimet e reja
Shpesh na ngacmon fakti, se ēdo fillim shoqėrohet me entuziazėm ose pasion, i cili shpesh ngatėrrohet me kuriozitetin. Momenti kur ne fillojmė diēka, ėshtė momenti kur gjėrat na bien mbi sy, ashtu sikurse ndodh me dritėn e diellit. Mirėpo kėtu nuk ėshtė i rėndėsishėm fillimi. Kėtu dhe jo vetėm, ka rėndėsi vazhdimi. Jo finalja! Aspak! Tė gjithė janė shumė larg saj. Jo finalja, por vetėm vazhdimi. Vite mė parė artisti kosovar Jakup Ferri, u shfaq nė arenėn e artit bashkohor nėpėrmjet njė cikėl videosh, tė cilat na pėrcilleshin nga autori pėr autoironi dhe pa nevralgji. Kjo pėrzgjedhje e tij ishte me tė vėrtetė joshėse dhe interesante. Pėr njė periudhė kohe, Jakup Ferri vazhdoi ta ēojė pėrpara kėrkimin, ku mund tė vėrenim mos interesimin e tij rreth estetikės. Por njėkohėsisht videot e Ferrit nuk rrezikonin ezaurimin e mendimit tė dytė. Ky cikėl videosh konsistonte mė tepėr nė dokumentime performancash, ku situatat qė ai formulonte, nuk na kujtojnė koherencat e vendit nga ai vjen, por formulėn groteske: arti si lojė, loja si jetė. Por duket se pas disa trampolinash rezidencash around the world (New York, Finland Vienna, Amsterdam), Jakup Ferri nuk ėshtė mė i interesuar rreth telekamerės dhe objektvit, i cili spiunon situata dhe njerėz. Tashmė artisti kosovar duket se tėrhiqet mė tepėr pėr projekte si studimet, skicat, vizatimi. Ne preferojmė qė transformimet tė respektojnė shkallėn hierarkike, por pėr Ferrin shkallėt ekzistojnė ndryshe. Dhe janė pikėrisht kėto qė shfaqen nė vizatimet e tij tė para. Njė piramidė e cila tė ngjit nėpėrmjet qindra shkallėsh nė njė fushė futbolli minore. Mandej tek vizatimi pasardhės do tė vėrejmė formėn e anasjelltas tė piramidės dhe njėrėz mbi shkallė qė e shohin vetveten kaubojsė tė parekomanduar Ėshtė interesant ky elementi i shkallės tek vizatimet e reja tė Jakup Ferrit, sepse e vėrejmė pothuajse ngado. Njė detaj i piramidės me shkėmbime zjarrri, por qė ėshtė njė tjetėr vizatim. Njerėz tė cilėt kryejnė vetvrasje kolektive, duke u hedhur njėri pas tjetrit nga lartėsia e konsiderueshme e njė peme. Pėr tė hipur nė pemė edhe kėtu nevojitet shkalla. Dy shokė vrapojnė tė marrin topin qė ka ngelur nė njė dritare, e cila ėshtė shumė larg prej tokės dhe shkalla ndihmon. Gati retorike kjo panorama e shkallės, por ne do tė preferojmė tė kundėrtėn e saj. Sepse shkalla pėr artistin tonė ka njė tjetėr funksion. Vizatimet e Ferrit vijojnė me situata paksa agresive. Nė to vėrehen armė zjarri dhe fishekė tė hiperbolizuar, zinxhirė tė tėrė fishekėsh, prej nga kuptojmė se memoria e tė kaluarės mund tė kondicionojė edhe statutin, edhe koherencėn. Nga tė gjitha vizatimet e reja tė Jakup Ferrit njėra prej tyre nuk mund tė kalojė pa tėrhequr vėmendjen. Nė tė imazhi analog i dy bashkėshortėve vihet nė njė aksion piatė. Bashkėshortja (ndoshta) i lutet apo e urdhėron bashkėshortin qė ti kthejė prizėn e rrymės elektrike Kėshtu Ferri na eksiton mė shumė dhe ne preferojmė kėshtu.
Fani Zguro
EKONOMIA
Pritet qė investimet e huaja direkte tė pėrmbushin gjysmėn e nevojave tė pėrgjithshme pėr investime deri nė vitin 2009
Privatizimi do tė jetė burimi kryesor i rritjes sė investimeve tė huaja
Nė planin ekonomik afatmesėm, qeveria ka parashikuar tė ndihmojė nė zhvillimin e disa sektorėve, tė cilėt shikohen si mė tė mundshėm pėr tu zhvilluar. Sektorė tė tillė si industria e kėpucėve dhe veshjeve, biznesi i shėrbimeve dhe tė materialeve tė ndėrtimit shihen si sektorė ku do tė investohet nė mėnyrė tė veēantė, pėr vetė mundėsitė qė krijojnė pėr zhvillim
Procesi i privatizimeve dhe sidomos ai i sektorėve strategjikė tė ekonomisė do tė jetė burim kryesor i rritjes sė investimeve tė huaja direkte nė periudhėn afatshkurtėr dhe afatmesme. Nė strategjinė e qeverisė pėr periudhen 2007-2008, pėr tė rritur investimet e huaja ėshtė pėrfundimi i privatizimeve dhe dhėnia e koncesioneve nė sektorin elektroenergjitik, nė sektorin e naftė-gazit, nė sektorin e transportit dhe tė SME-ve. Sipas planit ekonomik afatmesėm, rritja e investimeve tė huaja pėrbėn njė prej synimeve kryesore tė qeverisė pėrgjatė kėsaj periudhe. Sipas kėtij plani, gjysma e nevojave pėr investime tė ekonomisė shqiptare do tė pėrballohet nga investimet e huaja direkte (IHD-tė). Pėr realizimin e kėsaj, brenda njė afati katėrvjeēar, programi i qeverisė ka marrė parasysh njė sėrė procesesh, si fuqizimi i kapacitetit regullator mbi tregun, vendosja e konkurrencės dhe eliminimi i informalitetit nė ekonomi, garantimi i tė drejtave pronėsore dhe zgjidhja e konflikteve tė trashėguara, liberalizimi i procedurave pėr hyrjen nė treg dhe integrimi mė i shpejtė me tregjet rajonale dhe tė BE-sė etj.
Sektorėt ku do tė investohet
Sipas programit tė qeverisė do tė synohet rritja e fluksit tė kėtyre investimeve nė sektore tė veēantė si nė industrinė e kėpucėve dhe veshjeve, biznesin e sherbimeve dhe tė materialeve tė ndėrtimit. Sipas studimeve tė kryera nga qeveria, nė bashkėpunim me programin CARDS rezulton qė Shqipėria ka njė avantazh konkurrues nė kėta sektorė, tė cilėt kanė nevojė tė menjėhershme pėr aktivitete promovuese. Gjithashtu, nė fokus tė kėtij programi ėshtė edhe rritja investimeve edhe nė sektorė tė tillė si nė atė tė minierave, gazit dhe naftės, agrobiznesit dhe turizmit, pėr tė cilat investimet do tė bėhen vetėm pasi tė jenė kryer studime sektoriale tė mirėfillta mbi mundėsitė qė krijojnė kėta sektorė. Nė funksion tė qėllimeve promovuese, Ministria e Ekonomisė ka gati njė projekt pėr tė zhvilluar disa aktivitete tė tilla nė vende si Italia, Gjermania dhe Austria pėr promovimin e industrisė sė kėpucėve dhe veshjeve, pėr biznesin e shėrbimeve, si dhe atė tė materialeve tė ndėrtimit.
Promovimi
Promovimi i biznesit shqiptar pėrbėn njė prej politikave tė cilat shihen si tė domosdoshme nė zhvillimin e ekonomisė nė vend. Pėr kėtė ėshtė krijuar edhe Agjencia Shqiptare pėr Biznesin dhe Investimet, e cila tashmė ėshtė rikonstruktuar nė funksion tė kėtij qėllimi. Qeveria e shikon tė domosdoshme fuqizimin e kėsaj agjencie me burime financiare dhe njerėzore, nė mėnyrė qė tė realizohen nė mėnyrė sa mė efikase politikat dhe strategjitė e nevojshme. Pėrmirėsimi i imazhit tė Shqipėrisė pėrbėn njė prej mjeteve tė rėndėsishme pėr tė rritur investimet. Pėr kėtė, nuk ka ende njė studim tė mirėfilltė pėr tė pėrcaktuar imazhin e Shqipėrisė nė botė, por megjithatė ėshtė duke u shikuar mundėsia pėr tė patur njė shtrirje tė informacionit promovues, sidomos me vende tė tilla si Italia, Greqia, por edhe Austria, Gjermania dhe vendet e rajonit, me tė cilat marrėdheniet e biznesit janė mė intensive dhe me interes reciprok.
Masat
Masat e ndėrmarra pėr tė rritur investimet e huaja pėrgjatė periudhės nė vazhdim kanė tė bėjnė me pėrshpejtimin e procesit tė privatizimeve, i cili shihet si njė burim kryesor pėr rritjen e kėtyre investimeve nė njė periudhė afatmesme, trajnime tė stafit tė agjencisė Albinvest, tė cilėt do tė mund tiu ofrojnė investitorėve shėrbime tė rėndėsishme pėr zhvillimin e tyre si dhe identifikimi i tregjeve dhe i mundėsive tė investimeve nė sektorė potencialė si nė atė tė elektro-energjitikės, minierave, gazit dhe naftės, agrobiznesit dhe turizmit. Gjithashtu, masat qė do tė vazhdojnė tė ndėrmerren nė funksion tė rritjes sė investimeve janė edhe ato qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e klimės sė biznesit. Nė kėtė drejtim do tė vazhdojnė tė ndėrmerren njė sėrė masash si thjeshtimi i procedurave pėr regjistrimin e biznesit, thjeshtimi i procedurave tė licensimit, lehtėsimi i procedurave doganore dhe tatimore, zgjidhja e problemeve tė tokės dhe tė ndėrtimit, pėrmirėsimi i procedurave tė ankimimit administrativ, reduktimi i ekonomisė informale qė do tė kenė efekt pozitiv nė rritjen e investimeve nė vend.
Privatizimi i kompanive shtetėrore
Privatizimi i kompanive shtetėrore shihet si njė mjet i rėndėsishėm nė planin ekonomik afatmesėm tė qeverisė pėr tė rritur investimet e huaja. Pėr kėtė, qeveria ėshtė duke vlerėsuar asetet dhe shėrbimet e ndėrmarrjeve mė kryesore shtetėrore, tė cilat janė nė proces privatizimit. Privatizimi i kėtyre ndėrmarrjeve do tė kryhet brenda vitit 2007. Lidhur me kėtė, qeveria ėshtė duke bėrė ristrukturimin e disa kompanive shtetėrore, nė mėnyrė qė tė rrisė efiēencėn e tyre, pėr tė patur njė privatizim mė tė efektshėm, duke rritur vlerėn e kompanive nė treg. Aktualisht, janė nė rrugėn e privatizimit disa nga kompanitė mė tė mėdha shteterore si, Albtelecom, Armo, INSIG, KESH, pjesa e shpėrndarjes etj. Gjithashtu, me ndryshimin edhe tė ligjit pėr koncensionet ėshtė parashikuar dhėnia me koncension e shumė hidrocentraleve ekzistuese si dhe tė hidrocentraleve tė reja, tė cilat janė dhėnė me koncension pėr ndėrtim. Ergys Mėrtiri
Box Kompani tė rėndėsishme qė janė nė proces privatizimi
Privatizimi i Albtelecom-it parashikohet tė realizohet gjatė vitit 2007 dhe pritet qė ky privatizim tė sjellė rreth 10-15 miliardė lekė nė buxhetin e shtetit. Privatizimi i ARMO-s, parashikohet tė fillojė nė gjashtėmujorin e dytė tė kėtij viti dhe vlerėsohet tė kushtojė rreth 10.7 miliardė lekė. Aktualisht ėshtė nė proces shqyrtimi forma e privatizimit nėse do tė jepet ose jo me koncesion. Privatizimi i sektorit tė shpėrndarjes sė KESH-it pritet tė realizohet nė vitin 2008 dhe vlera e tė ardhurave nuk mund tė parashikohet ende, pasi pritet qė mė parė tė realizohet ndarja e kėtij sektori nga korporata.
SOCIALE
Maturantėt tė bėjnė gati dokumentet pėr tu regjistruar
Nė fund tė marsit nisin regjistrimet
Burime nga Ministria e Arsimit flasin pėr javėn e fundit tė marsit, kur edhe do tė nisin procedurat e reja tė Maturės Shtetėrore 2
Rildo Ngjela Regjistrimet pėr nė shkollat e larta do tė fillojnė javėn e fundit tė marsit, sipas burimeve nga Ministria e Arsimit. Maturantėt qė do tė konkurrojnė me anė tė Maturės Shtetėrore duhet tė aplikojnė nė shkollat e larta, ku duan tė vazhdojnė studimet, nė muajin mars ose prill, sipas ministrit tė Arsimit dhe Shkencave, z. Genc Pollo. Por burime nga kjo ministri kanė bėrė tė ditur se, propozimi qė po shqyrtohet mė sė shumti pėrkon me javėn e katėrt tė marsit. Tė njėjtat burime ripohojnė deklaratėn e bėrė ditė mė parė nga ministri i Arsimit, z. Genc Pollo, i cili theksoi se kėtė vit maturantėt do tė lehtėsohen, duke iu dhėnė mė shumė kohė nė dispozicion pėr plotėsimin e formularit. Nė ndryshim nga njė vit mė parė, kėtė vit do tė ekzistojė vetėm njė formular, i cili do tė pėrmbajė tė gjitha tė dhėnat e atyre qė do tė konkurrojnė nė Maturėn Shtetėrore. Arsye pėr kėtė ndryshim janė bėrė parregullsitė e vėrejtura gjatė Maturės Shtetėrore 1 dhe moskorrespodenca e emrave tė konkurrentėve tė maturės, me emrat qė ishin regjistruar nė shkollat e larta. Kėtė vit nuk do tė ndryshojė tarifa qė maturantėt duhet tė paguajnė pėr tė konkurruar, pasi sipas ministrit Pollo, Matura Shtetėrore i plotėson vetė nevojat e saj financiare, duke mos i rėnė nė qafė buxhetit tė shtetit. Procedurat Maturantėt qė duan tė fitojnė statusin e studentit do tė kenė edhe kėtė vit mundėsinė tė regjistrohen nė aq degė sa dėshirojnė, pa asnjė pengesė nga ana ligjore dhe me njė ēmim mė tė ulėt nė krahasim me periudhėn para maturės shtetėrore. Nė kėtė mėnyrė, studentėt do tė duhet tė paguajnė tre mijė lekė pėr provimet e maturės dhe dyqind lekė pėr ēdo shkollė tė lartė ku do tė konkurrojnė, nė rast se premtimi i z. Pollo pėr mosndryshim tė ēmimeve do tė mbahet. Maturantėt duhet tė aplikojnė nė sekretaritė e shkollave tė larta, pėr degėt ku kanė dėshirė tė vazhdojnė studimet e larta dhe mė pas do tė japin provimet e maturės, tė cilat do tė pėrcaktojnė edhe fatin e tyre. Ndryshimet e Maturės Shtetėrore 2 Ministria e Arsimit dhe e Shkencave si dhe grupi i punės qė rishikoi Maturėn Shtetėrore vendosi ndryshimin e disa procedurave pėr pranimin nė shkollat e larta tė maturės 2007. Gjatė takimit tė zhvilluar ditė mė parė ndėrmjet dekanėve tė fakulteteve kryesore tė vendit, pėrfaqėsuesve tė maturantėve, studentėve dhe grupit tė punės nė mjediset e Ministrisė sė Arsimit u lajmėruan ndryshimet qė parashikohen nė Maturėn Shtetėrore 2, qė kanė lidhje, kryesisht me koeficientėt e lėndėve me zgjedhje. Nė kėtė mėnyrė, dekani i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės njėherėsh bashkėpunėtor nė hartimin e Maturės Shtetėrore, z. Llukan Puka, sqaroi se, procedura e re u jep mė shumė liri fakulteteve pėr tė zgjedhur lėndėt qė mendojnė se kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me profilin e tyre. Procedura e re nuk njeh mė lėndėt me zgjedhje tė ndara nė dy kategori, siē ka qenė nė maturėn e parė shtetėrore, nė lėndė tė profilit natyror dhe tė profilit shoqėror, por ēdo fakultet do tė zgjedhė lėndėt qė mendon se janė mė afėr profilit tė vet. Kėto lėndė mund tė jenė mė shumė se dy dhe mund t`iu pėrkasin profileve tė ndryshme, duke marrė koeficientin 1.3. Ndėrkohė, lėndėt qė nuk do tė preferohen nga fakulteti do tė kenė koeficientin 1. Vetėm Fakulteti i Ekonomikut vendosi tė mos pranojė asnjė koeficient, duke i shumėzuar tė gjitha shkollat dhe tė gjitha lėndėt me koeficientin njė.
TAGLIO
Qeveria: Familjet dhe bizneset, tė ruajnė vetė matėsit e ujit
Me propozimin e ministrit tė Punėve Publike, Lulzim Basha, Kėshilli i Ministrave vendosi ditėn e djeshme tė bėjė disa ndryshime nė vendimin Pėr administrimin e furnizimit me ujė pėr pėrdoruesit familjarė dhe jofamiljarė. Sipas kėtij vendimi, konsumatorėt jofamiljarė, shtetėrorė ose privatė qė furnizohen me ujė tė pijshėm i sigurojnė, administrojnė dhe ruajnė vetė matėsit e ujit. Nė rast dėmtimi, konsumatori jofamiljar duhet tė njoftojė me shkrim, Ndėrmarrjen e Ujėsjellėsit dhe tė marrė masa pėr ta zėvendėsuar matėsin e ujit brenda 30 ditėve. Pagesa e konsumit tė ujit pėr kėtė periudhė bėhet nė bazė tė normave tė konsumit mesatar mujor tė konsumatorit. Nėse Ndėrmarrja e Ujėsjellėsit nuk njoftohet pėr dėmtimin e matėsit ose matėsi nuk vendoset brenda afatit tė caktuar, konsumatori (jofamiljar) detyrohet tė paguajė konsumin mesatar tė ujit me 5-fishin e ēmimit. Nė rast se konsumatori nuk paguan detyrimin qė ka ndaj Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit, nė bazė tė kontratės pėr furnizimin me ujė, detyrohet tė paguajė njė shtesė pėr kamatėvonesė 0.5 pėr qind tė vlerės sė konsumit tė ujit pėr ēdo ditė vonese, por jo mė shumė se 10 pėr qind. Nėse pagesa nuk kryhet brenda 30 ditėsh, Ndėrmarrja e Ujėsjellėsit ndėrpret furnizimin me ujė. Shpenzimet e kryera nga Ndėrmarrja e Ujėsjellėsit, pėr rilidhjen e konsumatorit me rrjetin e furnizimit me ujė, tė pėrballohen nga konsumatori.
MSH: Nė fokus pėrmirėsimi i shėrbimit pediatrik
Pėrmirėsimi i shėrbimit pediatrik do tė fokusohet nė mėnyrė tė organizuar nė aspektet parandaluese, diagnostikuese dhe terapeutike tė shėndetit tė fėmijėve. Sipas Ministrisė sė Shėndetėsisė, shėrbimi cilėsor pediatrik pėr fėmijėt ėshtė njė ndėr rezultatet mė tė dėshirueshme pėr qeverinė, e cila nėpėrmjet mėnyrave me kosto efektive do tu pėrgjigjet nevojave tė fėmijėve. Nevojat mė imediate janė fokusuar, veēanėrisht nė drejtim tė familjeve nė zonat mė tė varfra tė vendit, ku janė prezente kequshqyerja, defiēenca jodike, sėmundjet infektive, problemet neonatale dhe ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme si abuzimi i fėmijėve, pėrdorimi i drogės, shtatzanitė adoleshente dhe rreziku nga infeksioni i SIDA-s. Pėr spitalin e Pediatrisė nė QSUT janė planifikuar dhe po kryhen ndryshime efektive, duke nisur nga ristrukturimi i disa shėrbimeve dhe aplikimi i Kartės pėr tė Drejtat e Pacientėve tė Vegjėl, qė parashikon sė pari shtrimin e nėnave bashkė me fėmijėt dhe pėrkujdesjen e veēantė, jo vetėm mjekėsore, por edhe psikologjike pėr tė vegjėlit e sėmurė. Sipas tė dhėnave statistikore tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, problemet shėndetėsore, ende tė pranishme te fėmijėt nė vendin tonė janė kequshqyerja dhe mungesa e jodit. Nga njė studimi i fundit i UNICEF-it, kequshqyerja e fėmijėve ishte mjaft e shprehur nė zonat malore (32 pėr qind) dhe mė pak nė zonat fushore, por qė gjithsesi e konsiderueshme (24 pėr qind). Studimi u krye nė 5 qarqe, ku u diferencuan nė shifra qarqet e veriut, ku fenomeni ishte mė i shprehur. Nisur nga kėto tė dhėna, Ministria e Shėndetėsisė do tė ribėjė njė studim tė kėsaj natyre, pėr tė evidentuar edhe njė herė zonat mė problematike dhe mundėsitė e ndėrhyrjes.
Gjelbėrimi dhe kontrolli i cilėsisė sė karburanteve pėrmirėson cilėsinė e ajrit
ISHP: Kontrolli i makinave shmang ndotjen e ambientit
Tė dhėnat e ISHP-sė vėnė nė dukje se, ajri nė qytetet e mėdha tė vendit ėshtė i ngarkuar me ndotės nga shkarkimet e automjeteve
Rildo Ngjela Gjelbėrimi dhe zbatimi i legjislacionit tė ri pėr cilėsinė e karburanteve qė prodhohen e importohen nė vend dhe kontrolli teknik i motorėve tė automjeteve janė rekomandimet kryesore tė Institutit tė Shėndetit Publik pėr pėrmirėsimin e gjendjes problematike tė cilėsisė sė ajrit urban. Tė dhėnat e ISHP-sė vėnė nė dukje se, ajri nė qytetet e mėdha tė vendit ėshtė i ngarkuar me ndotės nga shkarkimet e automjeteve (PM10). Monitorimi i cilėsisė sė ajrit gjatė pesė viteve tė fundit konstaton se, 80- 90 pėr qind e popullatės urbane nė qytetet kryesore tė vendit ėshtė e ekspozuar ndaj pėrqėndrimeve tė grimcave tė imėta PM 10 shumė mė tė larta se normat e lejuara tė vendit tonė dhe BE-sė. Kėto shifra, tė cilat tregojnė shkarkimet nė ajėr tė ndotėsve kryesorė tė tij theksojnė rritjen e peshės specifike tė trafikut automobilistik nė ndotjen e ajrit urban, zvogėlimin e rolit tė madh tė industrisė nė kėtė drejtim dhe analizojnė faktorėt kryesorė qė e bėjnė ndotjen e ajrit. Ndotja Specialistėt theksojnė se, PM 10 ėshtė aktualisht ndotėsi kryesor dhe mė i rrezikshmi i atmosferės urbane tė qyteteve shqiptare. Grimcat e imėta krijohen nė masė tė konsiderueshme, si pasojė e shkarkimeve tė automjeteve dhe janė veēanėrisht karakteristikė e makinave tė vjetra me motor dizel. Lidhur me vlerėsimin e rrezikut shėndetėsor tė qytetarėve qė jetojnė nė zonat urbane, humbja e pritshme e jetėgjatėsisė e popullatės sė Tiranės pėr shkak tė ndotjes sė ajrit konceptohet 1.5- 2 vite jetė (sipas vlerėsimit tė ekspertizės sė OBSH "Cilėsia e Ajrit nė Tiranė" 2006). ISHP-ja rekomandon se masat qė duhet tė merren nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit duhet tė fillojnė me pajisjen e pikave tė shitjes sė karburanteve me certifikatėn e cilėsisė tė krahasuar me standardet tona. I rėndėsishėm ėshtė edhe shtimi i sipėrfaqeve tė gjelbėruara, tė cilat duhet tė rriten tė paktėn 1- 2 metra katrorė/ banorė/nė vit, pėr tė arritur njė nivel minimal 40-50 metra katrorė, pas njė periudhe kohore prej jo mė shumė se 20 vjetėsh. Tirana dhe Elbasani Qytetet e Tiranės dhe tė Elbasanit kanė ndotje tė ajrit mbi normat e lejuara. Ėshtė ky konstatimi i Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP), rezultat i konstatuar nga monitorimi i cilėsisė sė ajrit pėr vitin 2006. Specialistė nė departamentin e Ekspertizės Sanitare dhe Shėndetit Mjedisor, tregojnė se, rezultatet e monitorimit flasin pėr njė pėrmbajtje tė lartė tė pluhrave totale dhe pluhrave tė respirueshėm, ku Tirana dhe Elbasani rezultojnė me ndotje tė ajrit, 2 herė mbi normėn e lejuar pėr Shqipėrinė dhe 3 herė mė tė lartė se norma e caktuar nga Bashkimi Europian. Rezultatet e monitorimit nė pesė vitet e fundit tregojnė njė rritje konstante tė pluhrave tė imėta, qė nuk ndikohen nga shtrimi i rrugėve, zgjerimi i tyre si dhe nga rritja e shpejtėsisė sė trafikut. Nga monitorimi vihet re tejkalimi i normės sė pėrmbajtjes tė dioksidit tė azotit nė zonėn e "21 Dhjetorit" nė Tiranė si dhe nė zonėn e Kombinatit Metalurgjik nė Elbasan, si pasojė e shtimit tė numrit tė automjeteve nė qarkullim si dhe nga vjetėrsia e motorėve tė tyre.
ISKSH: Do tė riorganizohet skema pa cėnuar qytetarėt
Nė Shqipėri: Kontributi pėr Sigurimet Shėndetėsore mė i ulėti nė rajon
Qytetarėt shqiptarė derdhin vetėm 3.4 pėr qind tė pagės, pėr sigurimet shėndetėsore, njė shumė e ulėt kjo krahasuar me vendet e tjera tė rajonit, bėnė tė ditur burime nga Instituti i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor (ISKSH), sipas tė cilave, skema e kėtyre sigurimeve ka nevojė pėr riorganizim. Specialistė tė ISKSH-sė, vėnė nė dukje se ky riorganizim do tė bazohet nė rritjen e masės sė kontributeve, pa cėnuar popullatėn nga masa aktuale qė paguajnė njerėzit pėr sigurime shoqėrore, taksa. Po kėshtu, brenda shumės sė pėrcaktuar, prioritet duhet tu jepet kontributeve shėndetėsore, pasi sipas specialistėve, kėshtu arrihet njė rregullim brenda taksimit tė pėrgjithshėm. Kontributi pėr personat e punėsuar ėshtė 3.4 pėr qind e pagės mujore, nga tė cilat 1.7 pėr qind i paguan punėdhėnėsi dhe pjesėn tjetėr, (po aq) e paguan punėmarrėsi. Kjo shifėr tregon se vendi ynė renditet i fundit krahasuar me vendet e rajonit, ndėrkohė qė kontributi pėr sigurimet shėndetėsore nė Rumani ėshtė 14 pėr qind; Slloveni 13.25 pėr qind; Maqedoni 9.5 pėr qind; Hungari 14 pėr qind; Gjeorgji 4 pėr qind; Estoni 13 pėr qind; Ēeki 13.5 pėr qind; Kroaci 18 pėr qind dhe Bullgari 6 pėr qind.
KOLONE ANASH ME GRI
Drejtoria e Tatimeve ka deklaruar se, kėtė vit skemės sė atyre qė paguajnė kontribute do ti shtohen 80 mijė njerėz, ndėrkohė qė vitin e shkuar u regjistruan dyzet e pesė mijė tė punėsuar
Nis puna pėr regjistrimin e 80 mijė punonjėsve qė nuk paguajnė sigurime
Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve bėri tė ditur dje se, gjatė kėtij viti synohet tė futen nė skemėn e kontributeve shoqėrore dhe shėndetėsore rreth 80 mijė persona mė shumė se nė vitin 2006. Sipas tė dhėnave qė vijnė nga ky ent, tė gjitha bizneset duhet tė respektojnė ligjin pėr Sigurimet Shoqėrore dhe Shėndetėsore, pasi nga kjo varet edhe nėse pensionistėt do tė paguhen nė kohėn dhe masėn e duhur. Puna e zezė ėshtė njė problem i madh, jo vetėm ekonomik, por edhe social, thonė zyrtarė tė Drejtorisė sė Tatimeve. Sipas tė dhėnave tė publikuara nga Ministria e Financave, gjatė vitit 2006 u futėn nė skemėn e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore rreth 45 mijė persona. Tė ardhurat nga sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore gjatė vitit 2006 u rriten me 3.1 miliardė lekė krahasuar me vitin 2005. Tė dhėnat nga Ministria e Financave shpjegojnė se, tė ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, qė pėrbėn njė nga taksat ku ulja ishte mė e madhe me 30 %, u rritėn me 3.1 miliardė lekė mė shumė nė krahasim me njė vit mė parė ose me 9 % mė shumė e tė ardhurave nga kjo taksė nė krahasim me 2005-ėn. Aktualisht, organet tatimore janė pėrfshirė nė njė punė tė pėrditshme pėr tė ndaluar punėn e zezė. Nė fakt, ende njė pjesė e bizneseve tatimpaguese tė kontributeve tė detyrueshme tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore bėjnė fshehje tė konsiderueshme tė numrit tė punėmarrėsve dhe tė pagės sė tyre tė vėrtetė, me qėllim mospagimin e kontributeve si dhe tatimin mbi tė ardhurat personale. Mangėsi evidentohen edhe nė deklarimin dhe pagesat e kontributeve pėr njė numėr tė konsiderueshėm punonjėsish qė llogariten me nivelin e pagės minimale mujore, ndėrkohė qė paga reale ėshtė mė e madhe.
Specialistėt shprehen se migrimi vjen si rrjedhojė e zhvillimit tė pabarabartė territorial tė vendit
Migrimi i brendshėm nė Shqipėri, i pakontrolluar
Specialistėt e demografisė tregojnė se, fluksi mė i madh i migrimit ėshtė ai nga zonat rurale nė ato urbane. Njė tjetėr drejtim i lėvizjes migratore ėshtė shpėrngulja e popullsisė nga zonat malore, kryesisht nga pjesa verilindore e vendit drejt zonės sė ulėt bregdetare, si pasojė e kushteve tė vėshtira gjeo-klimatike dhe nga varfėria e madhe
Rildo Ngjela Migrimi i brendshėm gjatė pesėmbėdhjetė viteve tė fundit pėrbėn njė nga proceset e pandashme tė tranzicionit shqiptar. I kryer nė mėnyrė tė pakontrolluar, jo nė pėrputhje me kornizat normale tė urbanizimit, sikurse ndodh nė shumicėn e vendeve, ai ka krijuar ērregullime nė strukturat sociale tė qyteteve. Aktualisht, brenda lagjeve dhe zonave tė ndryshme urbane, relativisht tė ngushta, qarkullojnė e jetojnė shtresa shoqėrore, familje e individė qė nuk e njohin pothuajse fare njėri-tjetrin. Duke hedhur njė vėshtrim mbi historikun e migrimit tė brendshėm, statistikat tregojnė se, nė Shqipėri, lėvizja e popullsisė ėshtė shfaqur nė tri forma kryesore. Lėvizja natyrore, qė pėrfaqėsohet me lindjet e me vdekjet; lėvizja territoriale, qė realizohet pėrmes migrimit dhe emigracionit ndėrkombėtar dhe lėvizja shoqėrore. Sipas specialistėve tė demografisė, tė tria kėto forma kanė sjellė ndryshime tė vazhdueshme nė hartėn gjeografike tė vendosjes sė banorėve si dhe transformime nė pėrbėrjen sociale, profesionale, arsimore e kulturore tė popullsisė. Migrimi Specialistėt shpjegojnė se, migrimi, si zhvendosje e individėve dhe grupeve brenda vendit, nga njė qendėr e banuar nė njė tjetėr, vjen si rrjedhojė e zhvillimit tė pabarabartė territorial tė vendit dhe synon tė vendosė ekuilibrin ndėrmjet zonave me pamjaftueshmėri tė burimeve tė punės dhe zonave qė me mundėsitė e zhvillimit tė tyre e me nivelin mė tė lartė tė shpėrblimit tė punės shfaqin aftėsi tėrheqėse ndaj krahėve tė punės". Sipas specialistėve, migrimi i brendshėm nė Shqipėri kalon nė tri etapa tė ndryshme. Etapa e parė pėrfshin periudhėn 1945-1960, qė shquhet pėr ritme tė larta tė shpėrnguljes sė popullsisė nga fshati nė qytet. Zhvillimi i industrisė, i ndėrtimit, i transportit dhe i degėve tė tjera ēuan nė rritjen e shpejtė tė qyteteve dhe krijimin e qyteteve tė reja. Nė kėtė periudhė, popullsia qytetare u dyfishua, kurse popullsia fshatare u shtua vetėm 30 pėr qind. Etapa e dytė pėrfshin periudhėn 1961-1990, qė karakterizohet nga frenimi administrativ i procesit tė urbanizimit. Etapa e tretė ėshtė ajo qė fillon pas vitit 1990 dhe pėrkon me ndryshimet e thella tė sistemit politik dhe ekonomik dhe me ndryshimet e ndjeshme tė stukturės social-ekonomike tė vendit. Fluksi mė i madh Kjo etapė shkaktoi rritjen e popullsisė qytetare dhe reduktimin, pėr tė parėn herė tė popullsisė fshatare. Specialistėt e demografisė tregojnė se, "fluksi mė i madh i migrimit ėshtė ai nga zonat rurale nė ato urbane". "Njė tjetėr drejtim i lėvizjes migratore ėshtė shpėrngulja e popullsisė nga zonat malore, kryesisht nga pjesa verilindore e vendit drejt zonės sė ulėt bregdetare si pasojė e kushteve tė vėshtira gjeo-klimatike dhe nga varfėria e madhe", - thonė specialistėt e demografisė. Njė lėvizje migratore e fuqishme ėshtė ajo qė vjen nga zonat rurale e urbane, drejt rajonit Tiranė-Durrės. Sipas specialistėve, faktorėt kryesorė qė i detyrojnė njerėzit tė shpėrngulen lidhen me synimin pėr t'iu shpėtuar kushteve tė vėshtira tė jetės nė fshat, mosmarrėveshjet e lindura prej ndarjes sė tokės, izolimi qė krijon largėsia e shkollave dhe qendrave shėndetėsore, mungesa e njė politike tė qartė e tė frytshme ekonomike pėr mbėshtetjen e zhvillimit tė bujqėsisė nė fshat, dobėsimi i lidhjeve ekonomike me fshatin dhe imazhi i qytetit si vendi ideal pėr tė jetuar.
UNFPA: 16.6 % e lindjeve kryen nga tė rinjtė
Tė paktėn 16.6 pėr qind e tė gjitha lindjeve nė Shqipėri kryen nga adoleshentėt, sipas Fondit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Popullsinė (UNFPA). Duke iu referuar tė dhėnave tė Institutit tė Statistikės, UNFPA bėn tė ditur se, tė rinjtė nė vendin tonė nuk kanė njohuri tė mjaftueshme pėr metodat parandaluese tė shtatzanisė, ndėrkohė qė kontraceptivėt pėrdoren vetėm nga 11 pėr qind e pupullsisė. Sipas publikimit tė tė dhėnave tė UNFPA-s, nė Shqipėri jetojnė rreth 737 465 femra tė moshės riprodhuese dhe nga statistikat e Institutit tė Shėndetit Publik rezulton se ēdo vit lindin rreth 40 mijė fėmijė. Tė dhėnat e fundit tė PNUD-it, nga raporti pėr zhvillim njerėzor tregojnė se, jetėgjatėsia mesatare nė vend ėshtė 73,8 vjeē. Pėr burrat, kjo moshė ėshtė 72 vjeē, ndėrsa pėr gartė 77 vjeē.
Regency Casino i dhuron Shtėpisė sė Fėmijės Zyber Hallulli njė kėnd lojėrash
Njė ditė e bukur plot diell u bė edhe mė e bukur nga gėzimi i fėmijėve qė mė nė fund kanė njė kėnd lojėrash brenda ambienteve tė shtėpisė. Njė mundėsi argėtimi pėr ta qė na u ofrua nga Regency Casino, kompani tė cilėn kam dėshirė ta falenderoj pėr kontributin e tyre. Kėto ishin fjalėt e Drejtoreshės sė Shtėpisė sė Fėmijėve Zyber Hallulli nė kryeqytet. Pas ditėve tė ngarkuara me tension nga fushata elektorale, duket se ēdo gjė po i rikthehet normalitetit. Data 20 shkurt nuk ėshtė asnjė datė e shėnuar, por te fėmijėt e qendrės Zyber Hallulli do tė mbahet mend si ditė speciale, sepse ata do tė kenė mundėsi tė kenė kėndin e tyre tė lojėrave. Ata mund tė luajnė dhe tė argėtohen aty, duke mos e ndjerė veten inferiorė ndaj fėmijėve tė tjerė. Regency Casino shprehet se, ky dhurim u bė nė kuadrin e nismės pėr tė qenė pjesė e pandarė nė zhvillimin e kryeqytetit. Si pjesė e komunitetit, Regency Casino u shpreh e nderuar qė kontributi i tyre shkoi pėr tė ndihmuar kėtė shtresė nė nevojė siē janė fėmijėt e qendrės Zyber Hallulli. Bashkė me kėtė kontribut, fėmijėt morėn edhe urimet e pėrzemėrta pėr lumturi dhe sukses nė jetė.
KOMENTE
Ndėshkimi prej kolegėve
Ēelo Hoxha
Partia Demokratike i ka fituar, statistikisht, zgjedhjet ka marrė shumicėn e bashkive dhe komunave tė vendit, megjithatė, me humbjen e bashkive tė mėdha, ajo ka marrė njė shuplakė politike nga ato qė tė lėshojnė sytė xixa. Kjo qė ndodhi nė kėto zgjedhje ėshtė e disata e herė qė ndodh e tashmė mund tė pėrmblidhet nė njė maksimė pėr brezin e ri tė politikanėve: elektorati qytetar, shqiptar ėshtė mjeshtėr pėr tė ndėshkuar. PD-ja e fitoi Shkodrėn, ashtu siē ka bėrė gjithmonė, por rezultati i kėtij qyteti ėshtė i mbushur me cinizėm pėr tė dyja palėt. Nga njėra anė, fitorja e PD-sė me pjesėmarrjen e mė pak se 30% tė elektoratit ėshtė fyrje pėr socialistėt qė nė kėtė qytet nuk janė mazhorancė as brenda 30%, nga ana tjetėr, mosdalja nė zgjedhje e shumicės sė djathtė ėshtė miratimi i shkodranėve tė thjeshtė pėr punėn e qeverisė nė kėtė vit e gjysmė e, padyshim, edhe pėr punėn e gjithė kryebashkiakėve tė mėparshėm. Durrėsi ėshtė njė histori akoma mė e hidhur; humbja, pėrsėri pėr shkak tė pjesėmarrjes sė ulėt nė votime, nė njė qytet ku, njė vit e gjysmė mė parė PD-ja fitoi 100%, nuk ka nevojė pėr analiza tė thella: thjesht tė djathtėt janė tė pakėnaqur dhe rrinė larg ata mė tė zemėruarit votojnė kundėr. Nė qoftė se PD-ja dėshiron tė bėjė njė analizė tė sinqertė tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit, mė sė pari duhet tė shkojė nė sitė fitoret e saj, qoftė nė fshatra, qoftė nė bastionet ku mospjesėmarrja rezultoi fatale. Votat e fshatit PD-ja i fitoi kryesisht me rritjen e pensioneve tė fshatarėve nė mėnyrė tė ndjeshme; popullsia e fshatit ėshtė e dominuar nga pensionistėt ose moshat afėr tyre rinia ka emigruar ose nė qytete e mėdha ose mė larg. Ky ėshtė vetėm njė faktor qė justifikon dashamirėsinė e fshatarėve ndaj PD-sė nė kėto zgjedhje, faktor tjetėr janė dritat mė shumė se vitet e shkuara, pavarėsisht propagandės negative tė sė majtės, apo memecėrisė sė KESH-it dhe Ministrisė sė Ekonomisė pėr kėtė ēėshtje; mospėrgojimi i qeverisė pėr korrupsion dhe vlerat tradicionale tė familjes tė kėrcėnuara nga nudizmi mund tė jenė faktorė shtesė pėr ti lėvizur ca vota tė majta tė fshatit djathtas. Por jeta nė qytet ėshtė e ndryshme. Nė njė realitet ku jeta varet nga kuleta qytetari e fillon ditėn me disa mijėra lekė minus: gota e qumėshtit, veza, copa e djathit, rriskat e bukės, qiraja ditore pėr ata qė jetojnė me qira (ndėrkohė qė fshatari i merr nga lopa tė gjitha kėto) morali familjar nuk ėshtė kėshilltar dominant nė gjykimin e qytetarit, e pėr mė tepėr, mediat e majta kanė vite qė punojnė pėr degjenerimin e familjes dhe moralit shoqėror, por kjo kėrkon njė analizė mė vete. Me pak fjalė, kėto janė arsyet, pėrse nudot e Ramės nuk dhanė efekt nė Tiranė dhe nė qytetet e tjera tė mėdha; ajo ishte njė lėvizje e zgjuar, por nė terrenin e gabuar; votuesi shqiptar i shikon gjėrat ndryshe nga njė votues anglez apo amerikan. Takimi Nano-Berisha e ka dėmtuar shumė PD-nė nė kėtė fushatė, antikomunistėt e vėrtetė, ata qė sakrifikuan jetėn e tyre nė vite dhe e vunė pėrsėri nė rrezik nė vitin 1997-tė, filluan tė flasin pėr vėrtetimin e teorive tė konspiracionit, qė unė i kam dėgjuar sa herė prej tyre, me bazė Katovicėn. Ky grup votuesish, njė numėr, pa tė cilėt e djathta nuk fiton dot, nuk janė pėrfaqėsuar as te PD-ja, as te PR-ja, as te PDR-ja e gjithė aleatėt qeverisės. Ndoshta pėr ta mund tė ishte menduar qysh para 3 korrikut qė tė mos kishte lindur nevoja e pėrqafimit me Xhuvelin, i cili ka ndikimin e vet, modest nė humbjen e lokaleve nė qytete. Sado qė i shtojnė shifrat e proporcionalit falė komisionerėve tė tyre, matrapazė, partitė e pėrfaqėsuara nė qeveri nuk zgjerohen nė terren, por brenda PD-sė; ballistėt e legalistėt edhe kėta tė pėrēarė nga papjekuria e tyre dhe makinacionet e sė majtės me bazė disa brezash mė terren, ndėshkojnė me heshtje (ose edhe ata qė votojnė, vidhen nga republikanėt) sepse nuk shikojnė pėrfaqėsuesit e tyre as nė parlament, as nė qeveri. Rritja e pensioneve nė qytet nuk ka patur ndonjė efekt kushedi te votuesi qytetar, e para, sepse jeta ėshtė shumė e shtrenjtė, e dyta, sepse shumica e pensionistėve tė qytetit janė bėrthama e administratės qė mbante nė kėmbė diktaturėn dhe ata nuk votojnė kundėr PS-sė, edhe sikur ti varėsh. Njė reformė tjetėr, e suksesshme e qeverisė qė mua mė vjen ndėrmend ėshtė ajo e provimeve tė maturės nė fushėn e arsimit, por ėshtė e pėrkohshme, njė herė nė vit, pasi fitojnė shkollėn studentėt kanė halle tė tjera. Shiritat e prerė nga kryeministri gjatė fushatės, me pėrjashtim tė atij shatėrvanit te Zogut tė Zi, ishin pėr gjėra qė mbilleshin jo pėr tė korra. Ura qė bėri bashkia te pallatet e aviacionit, njė investim gati i pėrafėrt me shatėrvanin, u bė pėr dy-tre muaj, ndėrsa shatėrvani u bė pėr trefishin e kohės kjo ėshtė shpejtėsia me tė cilėn punon qeveria. Kėshtu qė, cilado qoftė masa e abuzimit nė investimet e bashkisė, puna ėshtė mė e prekshme se ajo e ministrive. Dhe e meta mė e madhe e ministrave: memecėria. Pėrveē kryeministrit aty nuk dėgjohet zė tjetėr nė mbrojtje tė punės sė qeverisė dhe kjo ka kosto shumė tė lartė: ministrat ose nuk punojnė, ose janė krejtėsisht tė paaftė nė marrėdhėnie me publikun. Personalisht mendoj se ėshtė e vėrtetė e para. Qeveria duhet tė shkundet. Kryeministri duhet ta ndajė mendjen: ose tė ketė njė qeveri teknicienėsh ose politikanėsh, por ska pse tė mbajė ministra qė nuk janė as teknicienė tė shquar dhe nuk kanė asnjė lidhje me PD-nė dhe me tė djathtėn. Disa punė bėhen nga dashuria pėr njė kauzė, jo nga dashuria pėr intersa personale; ata qė kanė ardhur nė qeveri pa asnjė kontribut politik, se kanė problem tė zhyten nė qetėsinė private nė mbarim tė mandatit. Vota e shqiptarėve, e lirė apo e vjedhur, ka ndėshkuar shumė politikanė, por, nė kėto vite demokraci, ky ėshtė i vetmi rast qė unė mbaj mend, kur puna e dobėt e ministrave, ndėshkoi kolegun e tyre mė tė suksesshėm.
Kosova lėviz drejt njė faze madhėshtore
Agim Ēeku Fjala e pėrjavshme nė radio
Tė nderuar bashkėqytetarė, Tė enjten, patėm kėnaqėsinė tė takohemi me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s, Jap De Hop Shefer. NATO ka qenė njė pjesė e rėndėsishme e histories sonė. Ajo na ndihmoi nė ēlirimin e vendit mė 1999-tėn. Sot dhe nė tė ardhmen, aleanca ushtarake e Amerikės dhe shumicės sė vendeve tė Evropės ka njė rol kyē pėr tė luajtur. Sekretari Shefer kishte disa mesazhe tė rėndėsishme pėr Kosovėn, tė cilat do tė doja ti ndaja me ju. Ai na tha qartė se NATO-ja ėshtė e pėrkushtuar pėr tė garantuar integritetin territorial tė Kosovės, nė kufijtė aktualė. Ai tha se NATO-ja nuk do tė lejojė ndarjen e Kosovės. Ai ritheksoi rolin e NATO-s nė mbrojtjen e sigurisė dhe lirisė sė lėvizjes pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Ai shprehu hapur kundėrshtimin ndaj ēdo shfaqjeje tė dhunės qė cenon sigurinė dhe stabilitetin e vendit. Ai kishte besimin se ne, populli i Kosovės, do ta marrim atė qė duam pa pėrdorur dhunė. Sė fundi, ai konfirmoi mbėshtetjen e NATO-s pėr procesin dhe dokumentin e Ahtisaarit. Ky dokument i jep njė rol tė madh NATO-s. Ky dokument bėn tė qartė se institucionet e sigurisė sė Kosovės do tė zhvillohen me mbėshtetjen e NATO-s dhe sipas standardeve tė NATO-s. Kishim disa mesazhe dhe kėrkesa tė qarta pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm. I kėrkuam qė KFOR-i dhe NATO-ja tė nisin pėrpunimin e planit qė do tė na mundėsonte zhvillimin e institucioneve tė sigurisė, nė mėnyrė qė tė jemi gati pėr Ditėn e Pavarėsisė. I kėrkuam qė NATO-ja tė ndihmojė nė ngritjen e kėtyre institucioneve. I kėrkuam, gjithashtu, qė NATO tė ftojė Kosovėn nė Programin e Partneritetit pėr Paqe, si njė hap paraprak dhe esencial pėr anėtarėsimin nė NATO. Kosova po bėhet gati tė marrė kontrollin mbi sigurinė e vet. Nga dokumenti i presidentit Ahtisaari del qartė se do tė kemi njė sektor tė pavarur dhe gjithėpėrfshirės tė sigurisė. Do tė kemi policinė tonė, forcėn ushtarake, Ministrinė e Mbrojtjes, do tė kemi kontrollin mbi hapėsirėn tonė, ajrore, do tė kemi njė shėrbim tė inteligjencės, do tė kemi njė Kėshill tė Sigurisė Kombėtare. Do tė kemi pra, tė gjitha institucionet qė qytetarėt e Kosovės i presin prej njė shtet demokratik dhe modern. Ne do ti kemi tė gjitha institucionet qė duhet ti ketė njė vend anėtar i NATO-s. Ne do ti kemi tė gjitha institucionet qė do tė na mundėsojnė tė bėhemi anėtarė tė NATO-s - aleancės mė tė fuqishme, ushtarake tė botės. Dua tė jem i qartė: nė ndėrtimin e njė shteti modern, ne nuk do tė harrojmė tė kaluarėn tonė, tė lavdishme. Nė takimet me njerėz, ata mė kanė shprehur brengat e tyre pėr atė qė dokumenti i Ahtisaarit pėrmban lidhur me TMK-nė. Si ish-komandat i TMK-sė, e konsideroj kėtė institucion si familjen time dhe do tė kujdesem pėr tė qė tė ketė trajtimin e duhur. Kemi folur hollėsisht me ekipin e Ahtisaarit, pikė pėr pikė e rresht pėr rresht lidhur me kėto shqetėsime. Jemi siguruar se gradualisht TMK-ja do tė kalojė nė forcėn e re. Ushtria e Re, por edhe Ministria e Mbrojtjes do tė ndėrtohen nga TMK-ja. Jo rastėsisht, kėto dy procese janė paralele. Ndėrkohė qė TMK-ja pėrfundon mandatin, do tė kemi ngritjen e strukturės sė re, ushtarake. Ky proces do tė zgjasė rreth 1 vit. Pjesa mė e madhe e TMK-sė do tė kalojė nė forcėn ushtarake tė Kosovės. Po ashtu, jemi duke hartuar projektligjin pėr pensionim tė parakohshėm, nė mėnyrė qė tė gjithė pjesėtarėt qė nuk mund tė jenė pjesė e forcės sė re, tė trajtohen me dinjitetin dhe respektin qė meritojnė. Ne jemi krenarė pėr TMK-nė, pėr atė qė ajo ka pėrfaqėsuar dhe pėr atė qė ajo ka arritur. Tani, Kosova lėviz drejt njė faze madhėshtore tė historisė sė saj. Ne nuk do tė harrojmė pėr asnjė ēast rolin historik tė UĒK-sė dhe TMK-sė. Tė dashur miq, ka pasur dyshime, nėse do tė kemi ushtri apo jo. Tani ėshtė e qartė se ushtri do tė kemi. Kėtij fakti duhet ti gėzohemi. Shteti i Kosovės do tė ketė forcėn e vet tė sigurisė, moderne dhe sipas standardeve bashkėkohore. Ky simbol i pavarėsisė sonė do tė jetė njė faktor stabiliteti nė rajon. Ne do tė mburremi me kėtė forcė, e cila do ti sjellė Kosovės respekt dhe miq tė shumtė.
Beogradi pret qė Rusia tė bllokojė planin e OKB-sė pėr Kosovėn
Aleksandar Vasoviē
Derisa politikanėt serbė janė tė bindur se Rusia, e ndoshta edhe Kina, do ta ndalin planin e OKB-sė pėr Kosovėn, analistėt liberalė nė Beograd pohojnė se Rusisė nuk mund ti besohet aq shumė. Zyrtarėt e afėrt me kryeministrin e Serbisė, Vojisllav Koshtunica, megjithatė pohojnė se Beogradi po llogarit vetot e Rusisė dhe Kinės nė Kėshill tė Sigurimit tė OKB-sė pėr ta bllokuar pavarėsinė e Kosovės. Pa pajtimin e Rusisė dhe Kinės nuk do tė ketė rezolutė tė OKB-sė mbi Kosovėn, - tha Leon Kojen, anėtar i grupit negociues tė Serbisė mbi Kosovėn. Kojen tha se, nuk ėshtė aq i brengosur me planin e Ahtisarit, duke shtuar, njė paralajmėrim nga njė anėtar i Kėshillit tė Sigurimit se kur zgjidhja ėshtė e papranueshme, zakonisht mjafton pėr ta braktisur atė zgjidhje. Serbia do ta rikonfirmojė pozitėn e saj kundėr pavarėsisė sė Kosovės nė konsultime nė Nju Jork, - vazhdoi ai. Jam i sigurt se kompromisi mes tė fuqive tė mėdha nuk do tė jetė nė dėmin tonė. Qeveria e Beogradit ka hedhur poshtė planin e Ahtisarit, por ka pranuar tė marrė pjesė nė konsultime tė caktuara pėr 21 shkurt nė Vjenė. Serbia dhe Rusia janė aleatė tradicionalė, me lidhje tė ngushta etnike dhe religjioze, bazuar nė besimin nė Kishėn Ortodokse. Pas publikimit tė planit tė Ahtisarit, Rusia e kundėrshtoi atė plan, duke pohuar se pavarėsia e Kosovės do tė inkurajojė lėvizjet separatiste nėpėr botė. Rusia druan posaēėrisht nga lėvizjet separatiste nė Kaukaz, ku me vite tė tėra ėshtė duke luftuar lėvizjet pėr pavarėsinė e Ēeēenisė. Javėn e kaluar, presidenti i Rusisė, Vladimir Putin, pėrforcoi pėrkushtimin e Serbisė, kur insistoi se vendi i tij nuk do ta mbėshtesė njė plan pėr Kosovėn, nėse ai plan ėshtė i papranueshėm pėr Serbinė. Nėse ne shohim se njėra nga palėt nuk ėshtė e kėnaqur me zgjidhjen, ne nuk do ta mbėshtesim atė plan, - tha Putin nė njė forum tė zyrtarėve tė lartė tė sigurisė. Ndėrmjetėsuesi Ahtisari tha se askush nuk duhet tė ngutet me pėrfundime rreth qėndrimit rus. Ai i tha mediave finlandeze kėtė javė se, nga Rusia ka pasur lajme tė ndryshme. Nuk duhet ti konsiderojmė ata si serbė mė tė flakėt se edhe vetė serbėt. Nė fakt, pozita pėrfundimtare e tyre do tė shihet, pasi plani tė vendoset para Kėshillit tė Sigurimit. Megjithatė, disa politikanė dhe analistė serbė ende dyshojnė se Rusia do ta pėrdorė veton e saj nė mbėshtetje tė Serbisė nė OKB dhe tė rrezikojė njė konfrontim me perėndimin rreth njė territori, i cili nuk ka ndonjė rėndėsi tė madhe, strategjike. Jelica Kurjak, konsull i Serbisė nė Moskė, shfaqi njė parashikim mė tė nuancuar sesa disa politikanė nė Beograd, tė cilėt e prezantojnė veton e Rusisė si njė punė tė kryer. Ėshtė vėshtirė tė parashikohet, nėse Rusia do ta pėrdorė veton e saj nė Kėshillin e Sigurimit tė KB-sė, - tha ajo pėr mediat serbe. Njė zyrtar i lartė i BE-sė nė Bruksel nuk beson se Rusia do ta pėrdorė veton nė Kėshill tė Sigurimit. Nuk duhet tė harrojmė se Rusia ėshtė vendi me pėrdorim mė tė ulėt tė vetos nė historinė e Kėshillit tė Sigurimit, - tha diplomati. Njė diplomat rus tha se, Kremlini kupton brengat e Serbisė rreth Kosovės dhe ne kemi brengat tona tė natyrės sė ngjashme. Megjithatė, Rusia ėshtė njė superfuqi dhe do ti planifikojė veprimet e saj sipas interesave tė saj, strategjike, - tha ai duke folur me kusht tė anonimitetit. Ne kurrė nuk kemi thėnė se do ta pėrdorim veton ndaj ēfarėdo propozimi. Ky ėshtė njė opsion, por jo shpresa e fundit. Vladimir Gligorov, analist i Ballkanit nė Institutin e Vjenės pėr Studime Ekonomike, tha se brengat e Rusisė nuk kanė tė bėjnė me Serbisė, por me rivendosjen e pozitės sė saj tė Kėshillin e Sigurimit tė KB-sė. Shumė analistė liberalė nė Serbi pajtohen, duke dyshuar se politikanėt serbė e kanė zmadhuar rolin dhe synimet e Rusisė ndaj Kosovės. Ėshtė e qartė se rusėt do tė tentojnė ti zgjidhin problemet e tyre me perėndimin, - tha Dragan Bujosheviē, njė analist nga Beogradi. Ai theksoi se Rusia gjithmonė ka kėrkuar njė kompromis nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit. Njė diplomat serb nė Beograd tha se historia ka treguar se nuk ėshtė menēuri tė varemi shumė nė solidaritetin sllav tė Rusisė.
KRONIKA
Miku i zani Ēaushit, pritet tė gjykohet pėr vrasje tė mbetur nė tentativė, pėr ngjarjen e 4 viteve mė parė
Filip Gjeloshi sėrish nė gjyq
Nuk lexohet kėrkesa pėr gjykim, mungojnė avokatėt dhe tė pandehurit
Ka nisur nė gjykatėn e Tiranės gjyqi nė ngarkim tė Filip Gjeloshit, njė nga personat mė tė kėrkuar, i arrestuar nė shtator nga forcat spaciale. Gjeloshi nė kėtė proces gjyqėsor akuzohet sė bashku me viktimėn e tij, Shpėtim Beqiraj. Ndėrsa Gjeloshi akuzohet pėr vrasje tė mbetur nė tentativė, Beqiraj akuzohet pėr dėshmi tė rreme. Dje, nuk ėshtė bėrė i mundur leximi i kėrkesės pėr gjykim nga prokuorir i ēėshtjes, pėr mungesė tė palės sė akuzuar. Sipas burimeve nga prokuroria, ky hetim ka rifilluar, pasi gjykata disa muaj mė parė dha pafajėsinė pėr Gjeloshin, por pas disa hetimesh tė tjera janė gjetur prova tė sakta pėr tė ngritur akuzėn mbi Gjeloshin. Ndėrsa gjatė tė njėjtave hetime, ka rezultuar se viktima ka ndryshuar thėniet e tij gjatė procesit hetimor. Arrestimi Arrestimi i Filip Gjeloshit, tashmė i dėnuar pėr njė tjetėr vepėr penale me 17 vjet burg, ėshtė bėrė nė Lekbibaj tė Tropojės, nė njė shpellė ku strehohej i kėrkuari sė bashku me dy shokėt e tij, vėllezėr midis tyre, Sinan Gjeloshgjokaj dhe Arben Gjeloshgjokaj, pėrkatėsisht 30 dhe 16 vjeē, nga fshati Vranė i Lekbibajt. Ky person, ishte i shpallur nė kėrkim qė prej datės 2 qershor 2005-sė, pėr veprėn penale tė Vrasjes sė mbetur nė tentativė, ngjarje tė cilėn e kishte kryer po nė kėtė datė, nė Allias tė Tiranės dhe pėr kėtė kėrkohej nga Komisariati nr.4 i kryeqytetit. Filip Gjeloshi u hetua pėr tė disatėn herė, pasi tentoi tė vriste nė vitin 2003 fqinjin e tij, Shpėtim Beqiraj, pranė godinės sė Medresesė nė Tiranė. Pėr kėtė ngjarje, mėsohet se Beqiri ka qenė elektricist. Pikėrisht vendi i punės qė mbante i dėmtuari ka sjellė edhe pasojėn. Nga tė dhėnat nė dosjen e gjykimit, bėhet e ditur se midis tė dėmtuarit dhe tė pandehurit ka lindur njė konflikt pėr mungesėn e energjisė elektrike. Familjes sė Filip Gjeloshit i ėshtė prerė energjia elektrike e mė pas ai ka kėrkuar ta zgjidhė problemin nėn kėrcėnimin e armės. Pas kėsaj tentative vrasjeje, Gjeloshi u arrestua nga forcat e Antiterrorit nė Allias tė Tiranės, mė datė 27 gusht 2004-tėr. Gjatė kėtij gjykimi tė dytė, Filip Gjeloshi ishte i pranishėm nė disa seanca gjyqėsore, por nuk e pranonte akuzėn. Nė seancėn e fundit tė kėtij gjykimi, mė 3 maj tė vitit 2005-sė, gjyqtari i Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės, Altin Abdiu, nuk e mori parasysh kėrkesėn e prokurorit tė ēėshtjes, i cili kishte kėrkuar si masė dėnimi pėr tė pandehurin Filip Gjeloshi, 12 vite burg. Pėr Abdiun, i pandehuri ishte i pafajshėm, pasi nė dosjen hetimore nuk kishte pasur asnjė provė konkrete qė tė vėrtetonte fajėsinė e tij.
Akuzat
Filip Gjeloshi ka qenė i dėnuar mė parė pėr njė vrasje tė kryer nė vitin 1997-tė nė fshatin e tij tė lindjes, Lekbibaj. Pas kėsaj, ai doli nga burgu me trazirat e vitit 1997-tė dhe mė pas u vetėdorėzua pėr tė fituar lehtėsira. Gjatė rikthimit nė burg, Filip Gjeloshi njeh dhe forcon miqėsinė nė burg me Myrteza Ēaushin, tė njohur ndryshe me emrin Zani. Gjatė kohės kur Filip Gjeloshi ishte duke vuajtur dėnimin nė burgun 302, u plagos me thikė. Nė vitin 1995-sė ėshtė gjykuar dhe dėnuar me 14 vjet heqje lirie nga gjykata e rrethit Tropojė pėr vrasje, ndėrkohė qė akuzohej dhe pėr pėrdhunimin e njė shtetaseje nė Tropojė. Nė vitin 1996-tė ėshtė arrestuar nė Allias. Gjatė arrestimit ėshtė plagosur njė agjent i policisė kriminale i Komisariatit Nr. 1, pasi Gjeloshi bėri rezistencė me armė. Nė qershor 2005-sė, pas njė grindjeje pėr motive tė dobėta, ka tentuar tė vrasė shtetasin Kujtim Pėrshpali. Pasi qėllon me automatik nė drejtim tė banesės sė tij, arrin vetėm ta plagosė. Qė nga kjo kohė ka qenė nė kėrkim nga policia si element me rrezikshmėri tė lartė, shoqėrore dhe person, i cili ka kundėrshtuar disa herė me armė ndaj forcave tė policisė. Ėshtė dėnuar nga gjykata e Tiranės me 17 vjet heqje lirie
Dosja Tarifa
Mungojnė palėt nė proces, shtyhet sėrisht gjykimi pėr skandalin e abuzimeve
Shqyrtimi i ēėshtjes nė ngarkim tė ish- ambasadorit tonė nė SHBA, Fatos Tarifa, ka mbetur nė vend qė prej disa javėsh pėr mungesa tė palėve nė proces. Dje, e ka patur radhėn pėr tė munguar mbrojtja e tė pandehurit. Organi i akuzės ka pėrfunduar hetimet ndaj Tarifės dhe qė prej disa muajsh dosja me tė njėjtin emėr i ėshtė nėnshtruar shortit. Tarifa akuzohet pėr shpėrdorim tė detyrės dhe abuzime me tė. Dėmi, qė Kontrolli i Lartė i Shtetit ka pėrcaktuar se ka shkaktuar Fatos Tarifa gjatė kohės qė ka qenė nė detyrėn e ish-ambasadorit mendohet tė jetė rreth 33 mijė dollarė. Megjithatė, tė gjitha tė dhėnat dhe kundėrshtitė do tė paraqiten gjatė seancave gjyqėsore. Ndėrkohė qė kallėzimi penal kundėr tij ėshtė bėrė nga njė biznesmen me emrin, Indrit Bregasi. Disa kohė mė parė, prokuroria e kryeqytetit pohoi se pas marrjes sė dosjes nga KLSH-ja, ka filluar procedimi penal pėr rreth 33 mijė dollarė abuzime. Skandali i pėrfshirjes nė aferė korruptive tė ish-ambasadorit tonė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u bė publik, pas regjistrimit tė njė bisede telefonike tė Indrit Bregasit dhe Tarifės. Sipas burimeve tė prokurorisė sė Tiranės, dėmi arrin nė 33 mijė dollarė, pėr tė cilat Tarifa do tė pėrgjigjet. Tarifa u shkarkua nga detyra nga presidenti, me propozim tė ish-kryeministrit, Fatos Nano, disa kohė mė parė. Indrit Bregasi, personi qė ka regjistruar bisedėn me ambasadorin tonė nė SHBA, Fatos Tarifėn, ka shpjeguar nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, arsyet qė e ēuan tė ndėrmerrte, sipas tij kėtė hap. Po sipas Bregasit, biseda u incizua me kėrkesė tė avokatit tė kėtij tė fundit, pėr shkak tė presioneve dhe shantazheve, qė ambasadori Fatos Tarifa ka bėrė nė adresė tė biznesmenit. Bregasi pretendon se Tarifa, i ka pasur hua njė shumė prej 3500 dollarėsh, pasi i kishte dhėnė fjalėn se do tė fitonte njė tender pėr punimet e ambasadės. Pas marrjes sė kėsaj huaje, sipas Bregasit, Tarifa ka filluar tė bėjė shantazhe dhe presione me anė tė telefonit nė adresė tė biznesmenit, gjė e cila ka bėrė qė biznesmeni tė pėrgjojė bisedėn dhe mė pas kasetėn ta dėrgojė nė mediat shqiptare. Bregasi gjatė intervistės shprehet se me ambasadorin Tarifa ka pėrfunduar dhe punė tė tjera nė ambasadėn shqiptare nė Uashington.
Sahin akuzohet pėr dokumente false
Nis gjyqi pėr shtetasin turk
Ka nisur gjyqi nė ngarkim tė shtetasit turk, Irfan Sahin, i cili ėshtė arrestuar nė Rinas disa muaj mė parė, pasi mbante njė pasaportė tė falsifikuar. Sipas hetuesve, shtetasi turk, 50-vjeēar, kėrkohej nė Itali pėr trafik droge. Nga policia mėsohet se, specialistėt e Seksionit tė Luftės Kundėr Pastrimit tė Parave dhe Krimit Ekonomiko-Financiar, realizuan arrestimin e shtetasit Irfan Ilyas Sahin, 50 vjeē, me shtetėsi turke dhe me banim nė Turqi, i dėnuar mė parė me 16 vjet burg nė Itali pėr trafik lėndėsh narkotike. Arrestimi i kėtij shtetasi turk u bė, pasi ėshtė konstatuar nga shėrbimet e Komisariatit tė Policisė sė Rinasit, nė ambientet e sallės sė tranzitit me njė pasaportė italiane me fotografi tė tij, por me njė emėr tė njė personi tjetėr. Ndėrkohė, pasaporta nė emėr tė tij iu kalua Institutit tė Policisė Shkencore pėr ekzaminim kriminalistik, nga ku dhe rezultoi e falsifikuar. Ndaj tij u bė ndalimi i menjėhershėm. Mė pas, qe gjykata ajo qė e la nė arrest me burg. Por, disa ditė pas lėnies me arrest nė burg, avokati i tij pėrsėriti kėrkesėn pėr ndryshimin e masės sė sigurimit. Dhe kjo masė u ndryshua nga burgim, nė detyrim paraqitjeje. Por, sipas vendimit tė gjykatės bėhet e ditur se shtetasi turk nuk do tė ekstradohet. Janė bėrė tė gjitha verifikimet e mundshme dhe ka rezultuar se Irfan Sahin, nuk ėshtė person i kėrkuar nė shtetin e tij. Gjatė marrjes nė pyetje, i pandehuri ėshtė shprehur se ka hyrė nė Tiranė vetėm pėr tė kėrkuar punė, me qėllim mbajtjen e familjes sė tij.
KULTURA
Akuza pėr autorėsinė e pėrkthimit dje nė promovimin e librit tė Oliver Schmitt Arbėria Venedike 1392-1479)
Aida Camaj: Ardian Klosi mė ka mohuar gjysmėn e librit
Dhurata Hamzai
I sapodalė nė dritėn e botimit, pėrkthyer nga origjinali nė gjermanisht, libri Das venezcianische Albanien (Shqipėria veneciane) e Oliver Jens Schmitt, ėshtė botuar me poshtėshėnimin: shqip nga Ardian Klosi, dhe me titullin Arbėria Venedike 1392-1479). Autori i librit nė fjalė, Dr. Oliver Schmitt, ėshtė profesor i Historisė sė Europės Juglindore tė Universitetit tė Vjenės, i cili ka dhėnė leksione mė parė nė Munih dhe nė Bern. Oliver Schmitt hyn nė radhėn e personaliteteve mė tė shquar tė albanologėve dhe ballkanologėve tė gjuhės gjermane si Hahn, Shuflaj, Nopscka, etj tė cilėt kanė arritur ta ndriēojnė historinė e vendit tonė nė kontekstin e gadishullit Ballkanik dhe tė botės mesdhetare mė mirė se asnjė tjetėr. Pėrkthyesi Ardian Klosi pohon se nė kėtė libėr gjendet Historia e Venetikut nė Shqipėrinė, mė saktė nė Arbėrinė mesjetare, siē nuk jemi mėsuar tė lexojmė deri mė tani. Venetiku i zhveshur nga ngjyrimet e djallėzisė dhe lakmisė, nė tė vėrtetė e vetmja fuqi perėndimore ku mbėshtesnin shpresat vendasit. Duke mbajtur titullin Arbėria Venedike 1392-1479) dhe pėrkthyes tė vetėm Ardian Klosin libri ėshtė promovuar, mbrėmė nė orėn 18.00 nė mjediset e bibliotekės kombėtare nė praninė e shumė personaliteteve tė kulturės, ku ishin tė pranishėm edhe Ardian Klosi dhe drejtori i Bibliotekės Kombėtare, z. Aurel Plasari. Pas kėsaj ėshtė planifikuar njė promovim tjetėr sot mė 22 shkurt 2007, ora 11:00 nė teatrin "Migjeni" Shkodėr. Ndėrsa pėrkthyesi Klosi pas botimit tė kėtij libri pohon se kjo vepėr dhe pėrkthimi i saj qė po i paraqitet tani lexuesit ka njė histori tė gjatė, duke pretenduar ndėrkohė se Kam filluar tė merem me historinė mesjetare tė Arbėrisė qysh nė kohėn e gjimnazit tim, kur mė ranė nė dorė veprat e Milan Shuflajt..., njė tjetėr histori ka dalė nė dritė pikėrisht dje, pas promovimit mbi autorėsinė e plotė tė pėrkthimit tė kėtij libri. Historinė e rrėfen Aida Cama, e cila punon si gazetare e lirė nė Gjermani dhe emri i saj ėshtė bėrė shumė i njohur nėpėrmjet stacionit tė Deutsche VVelle. Aida Camaj pjesėmarrėse nė kėtė promovim nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn TemA shfaq pretendimin e saj se ajo ėshtė autore pėr pėrkthimin e gati gjysmės sė librit, por emri i saj nuk figuron nė asnjė faqe tė librit. Madje, emri i saj nuk gjendet as mes radhės sė bashkėpunėtorėve tė cilėt Ardian Klosi i falenderon nė fjalėt hyrėse rreth librit. Dua tė falenderoj nė radhė (alfabetike) Neritan Cekėn, Ferid Dukėn, Luan Malltezin, Aurel Plasarin, dhe Pėllumb Xhufin, pėr shtysa tė ndryshme. Ndėrkohė, bashkėpunimin me pėrkkthyesen Aida Cama, pėrkthyesi i librit Ardian Klosi nuk e pėrmend nė asnjė vend. Sot unė morra pjesė nė promovimin e librit. Unė morra nė dorė librin nė gjuhėn shqipe te Oliver Jens Schmitt-it, por emri im si autore mungonte, ka pohuar tepėr e indinjuar dje pėr gazetėn TemA, pėrkthyesja dhe gazetarja Aida Camaj. Unė pyes Klosin nė telefon, a ka ndryshyar gjė nė planet tona. Ai thotė jo, shtoi ajo. Pa mohuar vlerėn e librit, duke shpresuar dėrkohė nė zgjidhjen e kėtij incidenti qė shfaqet si pretendim i ligjshėm nga pėrkthyesja Aida Camaj, le ti referohemi intervistės sė saj, duke shpresuar qė nė ditėt qė vinė nėpėrmjet bashkėpunėtorėve tė tjerė tė dalė nė shesh e vėrteta.
Intervista
Zonjushė Aida, cili qe shkaku qė ju morrėt pjesė nė promovimin e librit Arbėria Venedike tė albanologut Oliver Jens Schmitt?
-Shqipėria veneciane! Ah, Arbėria venedike e paskan pėrkthyer? Mirė...
Pra, si u ndodhėt ju nė promovimin e kėtij libri?
-Unė jam Aida Cama. Jetoj nė Gjermani dhe punoj si gazetare e lirė. Sot ndodhem nė Tiranė ku kam ardhur pėr tė marrė pjesė nė promovimin e botimit shqip tė librit Shqipėria veneciane tė Oliver Jens Schmitt. Ngjarjen e kam pritur prej katėr vitesh. Katėr vjet mė parė unė vizitoja kolekiumet e historianėve qė merren me Europėn juglindore nė Universitetin e lirė tė Berlinit. Nė njė nga takimet e tė premtes, Oliver Jens Schmitt flet pėr levantinėt. Autori ishte njohur mė parė me botimin e Shqipėrisė veneciane me tė cilin ai mbrojti titullin doktor.
Pra, ju e njihni dhe autorin Schmitt dhe librin e tij nė origjinal?
- Po. Tre ditė mė vonė unė marr nė dorė librin tė dėrguar nga autori. Pasi lexova faqet e para vendosa qė libri tė kthehej nė gjuhėn shqipe. Autori mė dha 40 faqe provė pėr tė parė cilėsinė e pėrkthimit. Prova i ishte dėrguar Pirro Mishės. Ai kishte marrė nga Adrian Klosi vlerėsimin pozitiv tė pėrkthimit.
Ju pohoni se vetė jeni pjesėmarrėse nė kėtė pėrkthim?
-Unė dhe Z. Schmitt ramė dakort qė tė filloja pėrkthimin. Pėr financimet do tė mendonim gjatė punės. Njė vit mė parė Adrian Klosi pyet a mund tė marrė pjesė nė pėrkthim. Ramė dakort qė Klosi tė pėrkthejė gjysmėn e dytė tė librit. Pjesėn e parė (302) faqe unė tashmė e kisha pėrkthyer. Klosi morri pėrsipėr po ashtu redaktimin dhe botimin e librit nė shtėpinė e tij botuese.
Bėhet fjalė pėr librin qė po promovohet, apo ėshtė njė variant tjetėr? - Flas pikėrisht pėr librin qė u promovua sot. Nė fund tė dhjetorit 2006 Klosi merr prej meje 302 faqe tė pėrkthyera. Unė ftohem nga Autori pėr tė ardhur nė Tiranė pėr promovimin e librit. Dhe vij kėtu. Tė hėnėn mė 19 shkurt, unė marr njė ftesė nga ambasada gjermane pėr promovimin e librit nė Bibliotekėn Kombėtare. Libri Arbėria venedike me pėrkthyes Adrian Klosin. Klosi thotė qė nuk ka tė bėjė me ftesėn, ambasada thotė qė vetėm e ka shpėrndarė ftesėn por formulimin e ka bėrė Klosi. Unė pyes Klosin nė telefon a ka ndryshyar gjė nė planet tona. Ai thotė jo.
Cili ėshtė apeli juaj nė kėtė rast? Sot unė mora pjesė nė promovimin e librit. Unė mora nė dorė librin nė gjuhėn shqipe te Oliver Jens Schmitt-it, por emri im si autore e pėrkthimit tė gati gjysmės sė ktij libri mungonte.
|
|