Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

 

“Hundėshtypurit” dhe ritmi i reformave

 

Nga Feti ZENELI

 

Nė mbledhjen e parė tė qeverisė “Berisha 2”, kryeministri shqiptar iu kėrkoi vartėsve tė tij tė punojnė nė pėrputhje me kėrkesat e reja tė kohės, me qėllim “pėrshpejtimin e ritmit tė reformave”. Realizimi i programit qeveritar dhe plotėsimi i detyrimeve tė ndryshme integruese qė rrjedhin nga nėnshkrimi i MSA-sė, natyrisht qė s’mund tė bėhen realitet me ritmin e deritanishėm tė punėve. Siē dihet, mazhoranca ka shpalosur para shqiptarėve objektiva mjaft tė rėndėsishme social-ekonomike pėr t’u pėrmbushur dhe nė shumė aspekte punėt po ecin mirė; si nė sektorėt financiarė, fushėn arsimore, infrastrukturėn rrugore, shtimin e burimeve energjitike, legalizimin e ndėrtimeve pa leje, reformėn e pronėsisė, etj. Performancėn e deritanishme tė qeverisjes qendrore e kanė vlerėsuar pozitivisht edhe institucionet financiare, ndėrkombėtare apo organizma tė lartė, politikė tė Brukselit dhe Uashingtonit, pavarėsisht kėrkesave tė tyre, tė vazhdueshme pėr thellimin e mėtejshėm tė reformave integruese. Nga ana tjetėr, edhe mungesa e argumentave tė opozitės nė sulmet politike ndaj qeverisė tregon pikėrisht staturėn e kėnaqshėm tė ekzekutivit aktual, qė gjithsesi ka nevojė tė rifreskohet e testohet vazhdimisht. Mbi bazėn e kėtyre pretendimeve u ndryshuan edhe njė sėrė ministrash nė kabinetin qeveritar, me pėrjashtim tė ministrit tė Brendshėm dhe atij tė Shėndetėsisė. Megjithatė, gjėrat nė tėrėsi s’kanė pėr tė lėvizur me ritmin e duhur, nėse reforma administrative nuk vijon tė thellohet, atje ku ka filluar apo tė fillojė tė ecė me ritėm tė shpejtė, atje ku vijojnė tė vegjetojnė militantėt e majtė, tė trashėguar nga qeverisjet social-komuniste nė periudhėn ’97-’05-sė dhe pėr tė cilat opozita thotė se janė “engjėj”.

Njė ditė, shkrimtari francez i shekullit tė XVIII, D’Orevij, thoshte se, “nuk kishte takuar gra tė shėmtuara”. “Tė gjitha gratė janė engjėj”, - thoshte ai. Njė zonjė e ndėrpreu duke qeshur. Ajo kishte hundė shumė tė shtypur. “Mos doni tė thoni qė edhe unė me kėtė hundė tė shtypur jam engjėll?” “Po, zonjė”, - iu pėrgjigj shkrimtari. “Ju jeni njė engjėll i rėnė nga qielli, por kini patur fatkeqėsinė tė bini me hundė…” Ndaj mė kot kėrkojnė t’iua fshehin “hundėn” udhėheqėsit e majtė nėpunėsve tė sė njėjtės pėrkatėsie politike qė kanė mbushur administratėn e qeverisė “Berisha” dhe punojnė atje kundėr interesave tė mazhorancės aktuale. Rezultati i padėshirueshėm i zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit nė Tiranė dhe disa qytete tė tjera, tė mėdha tė vendit s’ka si tė mos ketė ardhur edhe nga kėta “hundėshtypur”, pėr shkak tė moszhvillimit si duhet tė reformės administrative. Nėse nė nivelet e ulėta tė qeverisjes ka sot, korrupsion, paaftėsi profesionale, egėrsi komunikimi, servilizėm, spiunllėk, etj; nė shumicėn e rasteve ato janė produkt i veprimtarisė apo sjelljes administrative tė nėpunėsve tė mbartur pėr lloj-lloj arsyesh tė pandershme e tė padrejta nga nomenklatura majtiste. Me sjelljen dhe veprimet e tyre, tė pėrvetėsuara nga qeverisjet e shkuara dhe tė urdhėruara nga opozicioni i sotėm, ata kanė vendosur nė heshtje mjaft “shkopinj” nėn rrota pėr qeverinė “Berisha”, duke e demaskuar atė nė sytė e qytetarėve. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, ata janė prezentė nė disa sektorė shėrbimi pėr popullatėn, ku fytyrat e tyre kanė vite qė iu kanė mbirė nė sy njerėzve. Pėr mjaft gazeta dhe televizione antiqeveritare, qė pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese tė medias nė Shqipėri, ata mbeten njė burim i rėndėsishėm informacioni dhe dizinformacioni. Nė disa dikastere e sektorė tė varur prej tyre sheh ato fytyra nėpunėsish qė i ka sjellė nė zyrė “kontributi” i rrugės. Edhe sikur ēdo muaj tė ndryshojnė ministrat, po qe se ndryshimi nuk shtrihet poshtė nė nivelet e ulėta tė qeverisjes, atėherė nuk ka asnjė shpresė pėr shtimin e ritmit tė reformave, pėrkundrazi, mund tė pritet rėnie e mėtejshme e ritmit tė tyre. Kujdesi i treguar deri tani nga qeveritarėt aktualė pėr tė mos shpėrblyer me poste drejtuese e pune militantėt e djathtė, sikundėr bėnė parardhėsit e tyre, politikė, nuk ka pse tė shndėrrohet nė “pėrkujdesje” pėr militantėt e majtė, pėr t’i mbajtur ata nė administratė, thjesht ngaqė kėshtu i jepen argumenta opozitės t’i konsiderojė lėvizje tė tilla, “politike”. E keqja mė e vogėl nė kėtė rast do tė ishte zėvendėsimi i njė militanti tė majtė me njė militant tė djathtė, pasi nė analizė tė fundit kontributi i tyre i ēmuar duhet vlerėsuar. I patolerueshėm ėshtė edhe rasti tjetėr, kur tėrheqja nė administratė bėhet jo mbi bazėn e aftėsive profesionale, viteve tė larta tė karakterit apo vlerave e koncepteve tė duhura, qeverisėse, por mbi bazėn e njohjeve individuale, lidhjeve familjare, pėrkatėsive krahinore, etj. Mbajtja parasysh e kėtyre treguesve pėr zgjedhjen e njė nėpunėsi tė caktuar nga ministra apo nėnministra tė ndryshėm sjellin nėpėr zyra kapacitete tė zakonshme, pėr t’mos thėnė problematike. Nga ana tjetėr, kjo kategori nėpunėsish e vė eprorin nė pozitė tė vėshtirė pėr shkak tė lidhjeve tė ndryshme nepotike, qytetarin nė mosbesim dhe arritjen e ritmeve tė kėrkuara nė diskutim.

Reformat e deritanishme tė qeverisė “Berisha” kanė prekur e zhdėrvjelltėsuar mjaft praktika organizimi tė punėve, por nuk kanė bėrė mė shumė sesa rehabilitimin e njėrit midis dy “syve” tė verbėr nga indoktrinimi dhe korruptimi majtist i administratės. Syri i nėpunėsisė vazhdon tė jetė akoma i pakuruar, sepse reforma administrative vijon prej kaq muajsh tė jetė nė fillimet dhe deformimet e saj. Koalicioni qeverisės e ka bėrė edhe mė tė vėshtirė kėtė lloj reforme, pasi njė pjesė e ministrave tė koalicionit vijnė nė bashkėqeverisjen demokratike, pasi kanė flirtuar nė mjaft raste me qeveritarėt e majtė tė periudhės ’97-’05-sė. Tė gjithė e kemi parasysh se njė pjesė e mirė e ministrave tė koalicionit iua kanė hequr shpesh litarin nga gryka mazhorancave majtiste, pėr t’i mbajtur ekstraelektoralisht nė pushtet, nėpėrmjet aleancave tė ndryshme fluide. Mė e pėrdalė se nė ato vite politika shqiptare nuk ka qenė kurrė ndonjėherė. Shembujt nė kėtė janė tė shumtė, por mjafton tė kujtojmė se qeveria “Nano 4” ka funksionuar 6 muaj me dy ministra tė dorėhequr (!?). Nė kėto kushte, specialistėt dhe demokratėt e vėrtetė ose janė pa punė, ose iu ėshtė gjetur ndonjė punė sa pėr t’iu zėnė gojėn, duke u detyruar ta hedhin “vallen” sipas ritmit tė eprorėve tė tyre me status “socialist”. Mė 3 korrik 2005-sė, administrata shqiptare kishte rreth 30 mijė nėpunės tė kėsaj kategorie, tė pajisur nga shteti socialist, pėrveēse me diploma dhe certifikata kualifikimi, tė pamerituara, edhe me statusin e nėpunėsit civil, pėr tė mos u tundur nga “furtunat” e reformave tė duhura tė shtetit ligjor, qė deri tani kanė qenė po aq tė qeta, sa dimri qė sapo shkoi.

Nė hyrje tė esesė sė tij “Ekspertėt”, Faik Konica, pasi pėrshkruan “ngritjen dhe rėnien” e ministrave dhe politikanėve nė vitet e para tė shtetit tė ri, shqiptar, “…tė ēarė nga partitė dhe interesat vetjake…”, mė tej vazhdon: “Po nė kėtė fluturim tė ēuditshėm qė mund tė shėmbėllehet vetėm mė Meksikėn dhe me republikat e tjera tė Amerikės sė Mesme, njė grusht njerėzish nė Shqipėri kanė mundur tė mbajnė dhe tė shtojnė rrogat e tyre dhe tė rrinė tė patundur nė mes tė furtunave. Kėta njerėz janė tė vetėquajturit “ekspertė”. Po,r mė shumė sesa fjalėt e Konicės dhe tė ndonjė eruditi tjetėr, tė famshėm, shqiptar tė viteve tė shkuara, pėr tė pėrshkruar “profesionalizimin” e njė pjese tė mirė tė nėpunėsve tė administratės sė sotme, shqiptare bėn vend inversi i thėnies sė Arbnorit nė njė emision televiziv se, “kėta nuk janė socialistė, por specialistė”, qė konvertohet nė togfjalėshin: “kėta nuk janė specialistė, por socialistė”. Trashėgiminė e dukshme, socialiste tė administratės sė sotme, shqiptare e konfirmoi mė sė miri edhe njė anketim i bėrė nga Qendra pėr Kėrkim e Zhvillim para dhe gjatė fushatės zgjedhore tė 3 korrikut 2005-sė. Sipas kėtij anketimi, gati gjysma e tė intervistuarėve mendonin se, statusi i nėpunėsit civil iu garanton qėndrueshmėri nė vendin e punės, gjė, e cila i obligon ata t’i jenė mirėnjohės politikės dhe qeverisjes sė majtė. Kjo ishte arsyeja qė 47,6% e tyre e shikonin luftėn kundėr korrupsionit, pėrmirėsimin e eficiencės sė administratės publike dhe zbatueshmėrinė e ligjeve si njė ēėshtje qė mund tė zgjidhej brenda qeverisjes socialiste. Duke i shtuar kėsaj shifre 16,2% qė mendonin se “nuk ka nevojė pėr ndryshim” dhe 17,8% qė hezitonin tė pėrgjigjeshin, mbetej vetėm 16,2% e administratės qė mendonte se “ka nevojė pėr ndryshim”. Fakte tė tilla tregojnė se mbi 80% e administratės sė sotme, shqiptare ka qenė e komunistizuar mė 3 korrik tė vitit 2005-sė, gjė e cila ka pėrbėrė njė pengesė serioze pėr kryerjen e reformave tė ndryshme, tė parashikuara nė programin e qeverisė “Berisha”, gjatė kėtyre 17-18 muajve qė kanė shkuar, qysh atėherė. Edhe sikur gjysma e kėtyre tė jenė larguar nėpėrmjet reformash tė ndryshme nga qeverisja aktuale, pėrsėri ėshtė pėrbėrja majtiste, krahinariste apo nepotiste, apo qė mbizotėron nė administratėn aktuale. Njė strukturė e tillė e bėn tė vėshtirė rritjen e ritmit tė reformave, pėr tė mos thėnė qė shndėrrohet nė pengesė tė pakapėrcyeshme pėr arritjen e ritmit normal tė punėve.

 “Qeverisja me duar tė pastra” apo eficiencė tė lartė nuk mund tė realizohet pa pastruar administratėn nga nėpunėsit e komunistizuar, militantėt ordinerė dhe kameleonėt e tjerė, politikė, tė sjellė revolucionarisht nė dikasteret dhe institucionet tona, shtetėrore. Paralajmėrimet katastrofike tė tipit Bufi “pėr 6 ditė bukė” tė bėrė kėto muaj tė qeverisė “Berisha”, jo vetėm nėpėrmjet tė zhgarraviturit nė dėrrasėn e zezė tė Sajmir Tahirit, por edhe nėpėrmjet titujve tė gazetave apo titrave nė emisionet e lajmeve tė mediave pro opozitare, argumentohen e formulohen nė zyrat e niveleve tė ndryshme, qeverisėse. Formulime tė tilla si: “edhe njė muaj drita kemi”, “nuk ka fonde pėr rrugėn Durrės-Kukės”, “mbyllet porta e integrimit evropian pėr Shqipėrinė dhe vendet e tjera tė Ballkanit”, “krizė parlamentare pėr moszgjedhjen e presidentit”, etj., i ngulen pėrditė si gozhdė tė ndryshkura nė indet e jetės normale, shumicės sė qytetarėve shqiptarė, pikėrisht me kontributin e drejtpėrdrejtė tė kėtyre nėpunėsve. Qėllimi i “ndjellėsve tė fatkeqėsisė” nuk ėshtė ndėrgjegjėsimi i publikut pėr problemet dhe shqetėsimet, me tė cilat duhet tė pėrballet nė tė ardhmen, por krijimi i panikut dhe demoralizimi i njerėzve tė ndershėm e punėdashės. Kėmbėngulja, pėrqendrimi i forcave dhe intensiteti i lartė i propagandės pėr t’i bėrė sa mė tė besueshme te pėrkrahėsit e tyre kėto lloj profecish antishqiptare, ka si qėllim final t’iu faktojė shqiptarėve tė kundėrtėn e asaj qė ka pohuar deri tani komuniteti ndėrkombėtar pėr arritjet mbresėlėnėse tė qeverisė “Berisha”.

 

 

 

 

Ruajeni ujin, ēdo pikė ėshtė e shenjtė

 

Enkelejda Patozi

 

Mė 22 dhjetor 1992, Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara vendosi qė tė deklarojė 22 marsin e ēdo viti si Ditėn Botėrore tė Ujit, konform Axhendės 21 tė Konferencės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Mjedisin dhe Zhvillimin, (referencė, A/RES/47/193) e njohur si Samiti i Rios.

Nė kėtė ditė ftohen shtete tė ndryshme pėr tė kontribuar nė nivel lokal (kombėtar), me qėllim konkretizimin e aktiviteteve nė lidhje me informimin publik, inicimin e tryezave tė rrumbullakta, organizimin e seminareve dhe ekspozimeve nė lidhje me ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve ujore, si dhe diskutimi i fazave tė implementimit tė rekomandimeve qė shtrohen nė Axhenden 21 nė nivel lokal.

Nė mbėshtetje tė kėsaj iniciative u hartua rezoluta e adoptuar nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara, e cila me anė tė vendimit 58/217 (referencė, A/58/485) shpalli datėn 22 mars 2005-sė si dita qė deklaron dhe fillimin e Dekadės Ndėrkombėtare 2005-2015-tė pėr veprim, me temė “Uji pėr jetėn”.

 

Dita botėrore e ujit, 2007: pėrballja me krizėn

 

Tema e pėrzgjedhur kėtė vit pėr Ditėn Botėrore tė Ujit, datė 22 mars, ėshtė “Pėrballja me Krizėn e Ujit”. Tema nėnvizon vlerėn e bashkėpunimit dhe rėndėsinė e njė manaxhimi tė integruar tė burimeve ujore si nė nivel ndėrkombėtar, ashtu edhe atė lokal. Ėshtė esenciale tė adresohen ēėshtje tė lidhura me barazinė dhe tė drejtat, kulturėn apo etikėn, kur bėhet fjalė pėr burimet e kufizuara tė ujit tė pijshėm. Prishja e ekuilibrit midis mundėsisė dhe kėrkesės, degradimi i cilėsisė sė ujėrave nėntokėsore dhe sipėrfaqėsorė, debatet ndėr rajonale dhe ndėrkombėtare, tė gjitha sillen rrotull pyetjes sesi duhet tė pėrballemi me krizėn e pamjaftueshmėrisė sė burimeve ujore.

 

 

Ēfarė rezultatesh priten nėpėrmjet kėsaj dite?

 

Tė rikujtojmė rezolutėn 55/196 tė datės 20 dhjetor 2000, e cila e ka quajtur vitin 2003 si Viti Ndėrkombėtar i Ujėrave tė Ėmbla.

Tė vihet theksi nė faktin qė uji ėshtė njė ēėshtje kyēe nė zhvillimin e qendrueshėm, pėrfshirė dhe integritetin e tij me varfėrinė dhe urinė.

Tė rikujtohet, Axhenda 21, dispozitat e sė cilės u planifikuan nė Samitin Botėror pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm-Johannesburg.

Tė riafirmohet pėr t’u mbėshtetur deklarata e Kombeve tė Bashkuara tė Mileniumit qė deri nė vitin 2015-tė tė pėrgjysmohet numri i njerėzve, tė cilėt janė pa akses pėr ujė, si dhe atyre, tė cilėve u mungojnė kushtet bazė tė sanitetit.

Tė shėnohet raporti i Kombeve tė Bashkuara i Zhvillimit Ndėrkombėtar pėr ujė “Uji pėr njerėzit, uji pėr jetėn” si njė projekt i pėrbashkėt i njėzet e tre agjencive tė pėrfshira nė kėto lėvizje.

Po Shqipėria?! A po i kushtojmė rėndėsinė e duhur ujit?

Me rastin e Ditės Botėrore tė Ujit, 22 mars 2007-tė, Shoqata e Ujėsjellės-Kanalizimeve tė Shqipėrisė nėnshkroi njė marrėveshje bashkėpunimi me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės pėr realizimin e programit pėr fėmijė "Miqtė e Ujit". “Tė kursejmė ujin dhe tė ruajmė burimet tona, ujore” ėshtė njė nga motot e programit tė pėrgatitur nga shoqata, i cili synon tė kultivojė ndėrgjegjėsimin te brezat e rinj nė Shqipėri mbi rėndėsinė e mbrojtjes sė burimeve tona, ujore dhe pėrdorimin e kėtyre burimeve me pėrgjegjėsinė e duhur.

Gjithashtu, ėshtė hartuar dhe shpėrndarė njė fletėpalosje, e cila ka pėr qėllim sensibilizimin mbarėkombėtar pėr rėndėsinė qė ka kjo ditė dhe uji nė veēanti. Njėkohėsisht, nėpėrmjet saj i bėhet apel konsumatorėve: Ruaj ēdo pikė uji, ēdo pikė kushton.

* Shoqata e Ujėsjellės-Kanalizimeve tė Shqipėrisė

 

 

 

 

POLITIKA

 

Disa krerė tė partive tė majta pėrkrahin Gjinushin kundėr bashkėpunimit Rama-Berisha

 

Koēi: Qėndrimi i Gjinushit tė testohet nė PS

 

Kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, u shpreh dje, se qėndrimi qė kryetari i PS-sė shprehu pak ditė mė parė lidhur me paketėn e propozimeve, duhej tė ishte konsultuar mė parė me partitė e koalicionit tė majtė

 

Krerėt e partive tė tjera tė koalicionit tė majtė janė radhitur nė krah tė pretendimeve tė socialdemokratit Gjinushi, pėrsa i pėrket propozimeve tė Ramės pėr bashkėpunim me mazhorancėn. Kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, u shpreh dje, se qėndrimi qė kryetari i PS-sė shprehu pak ditė mė parė lidhur me paketėn e propozimeve, duhej tė ishte konsultuar mė parė me partitė e koalicionit tė majtė dhe mė pas tė zyrtarizohej. Tė njėjtin qėndrim ka mbajtur nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi, i cili tha se pretendimet e Gjinushit duhet tė diskutohen nė takime ndėrmjet krerėve tė PS-sė dhe krerėve tė partive tė saj, aleate. I vetmi qė kundėrshton Gjinushin ėshtė kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, i cili u shpreh se, bashkėpunimi ėshtė i nevojshėm pėr tė gjithė, ndėrsa ata qė duan tė vetėpėrjashtohen, duke nėnkuptuar Gjinushin, nuk pėrbėn problem pėr koalicionin, sipas Metės.

 

Koalicioni jofunksional i sė majtės

Nė periudhėn parazgjedhore dhe deri nė ditėn e zgjedhjeve, kryetari i PS-sė, Edi Rama, ėshtė kujdesur qė ēdo lėvizje politike e PS-sė tė ndėrmerret nė bashkėpunim me partitė e koalicionit tė majtė. Madje, pėrkujdesja e tij shkoi deri nė pėrulje ndaj LSI-sė, sė cilės i fali tė gjitha bastionet socialiste, vetėm qė kjo e fundit tė pranonte bashkėpunimin pėr tė hyrė nė zgjedhje bashkė me PS-nė dhe kryesisht nė Tiranė. Tani, vetėm njė muaj pas zgjedhjeve, ku Rama doli fitues, bashkėpunimi me partitė e tjera tė koalicionit tė majtė nuk duket tė jetė mė i domosdoshėm, pasi pėr lėvizje tė ndryshme, politike, jo vetėm qė nuk thirret tryeza e koalicionit, por nuk ekzistojnė as kontakte dypalėshe ndėrmjet krerėve tė partive tė majta pėr qėndrimet politike qė duhet tė mbahen. Kjo u pa qartė edhe nė ftesėn publike qė kryetari socialist, Edi Rama, i bėri kreut tė mazhorancės, duke radhitur disa kushte pėr bashkėpunim me mazhorancėn. Janė pikėrisht kėto kushte nė qėndrimin e Ramės qė kanė shkaktuar reagimin e ashpėr tė kryetarit tė PSD-sė, Skėnder Gjinushi, i cili thotė se tendenca e Ramės pėr bashkėpunim me Berishėn ėshtė vetėm njė tentativė e radhės pėr pazare politike. Ky qėndrim ėshtė mbėshtetur dje, edhe nga nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi, i cili ka kėrkuar nga Rama qė tė ulet me partitė e koalicionit tė majtė pėr tė marrė vendime pėr lėvizjet politike qė priten nga opozita, siē ėshtė rasti i bashkėpunimit me mazhorancėn pėr zgjedhjen e presidentit.

 

Deklarata

Deputeti socialist, njėherėsh nėnkryetar i grupit tė deputetėve tė kėsaj partie, tha dje se, bashkėpunimi i partive tė majta nė fushatėn e zgjedhjeve tė 18 shkurtit ishte produktiv dhe pėr pasojė, duhet tė vazhdojė bashkėpunimi. Koēi kėrkoi qė Rama tė sqarojė pretendimet e Gjinushit nė takime dypalėshe. “Mendoj qė bashkėpunimi, i cili u zhvillua jo pa sukses gjatė fushatės elektorale, duhet tė vazhdojė edhe mė tej. Mendoj se mungesa e kontakteve ėshtė njė mangėsi e rėndėsishme e kėtyre ditėve. Kursi i komunikimit duhet tė ndryshojė nga komunikimet nė media, tė kemi njė komunikim mė tė drejtpėrdrejtė midis lidershipit politik. Ky qėndrim i Gjinushit duhet tė verifikohet me kontakte tė drejtpėrdrejta tė drejtuesve tė PS-sė dhe tė gjithė koalicionit”, - tha dje Koēi. Lidhur me ofertėn qė Rama i bėri mazhorancės pėr bashkėpunim, ku renditi disa pika pėr kryerje reformash si kushte pėr kėtė bashkėpunim, ka shprehur pretendimet e veta edhe kreu i PAD-sė, Neritan Ceka, i cili tha se mė parė se tė dilte me kėtė qėndrim, kreu i PS-sė Rama duhet tė ishte konsultuar dhe duhet tė kishte marrė miratimin e partive tė koalicionit tė majtė.

Luljeta Progni

 

Ilir Meta

“Vetė mesazhi i kėsaj dite ėshtė njė ftesė pėr tė gjithė qė tė punojnė sė bashku pėr njė tė ardhme mė tė mirė, mė tė sigurt pėr tė gjithė shqiptarėt. Unė mendoj se bashkėpunimi ėshtė i domosdoshėm mė tė gjithė. Pėrjashtimet nuk janė tė dobishme, veē atyre rasteve ku secili pėrjashton veten. I vetėpėrjashtuar ėshtė ai qė kėrkon tė mos bashkėpunojė pėr ēėshtjet qė nuk janė pronė e tij apo e partisė qė ai pėrfaqėson, por janė ēėshtje e tė gjithė vendit dhe e gjithė qytetarėve”.  

 

Petro Koēi

“Mendoj qė bashkėpunimi, i cili u zhvillua jo pa sukses gjatė fushatės elektorale, duhet tė vazhdojė edhe mė tej. Mendoj se mungeea e kontakteve ėshtė njė mangėsi e rėndėsishme e kėtyre ditėve. Kursi i komunikimit tė ndryshojė nga komunikimet nė media, tė kemi njė komunikim mė tė drejtpėrdrejtė midis lidershipit politik. Ky qėndrim i Gjinushit duhet tė verifikohet me kontakte tė drejtpėrdrejta tė drejtuesve tė PS-sė dhe tė gjithė koalicionit”.

 

Paskal Milo

“Tė shprehėsh njė pikėpamje pėr njė ēėshtje tė caktuar, politike nuk ėshtė herezi, mirė ėshtė qė kėto pikėpamje dhe diskutime tė bėhen nė tryezėn e kryetarėve tė partive politike qė duhet tė funksionojė si njė institucion, para se tė artikulohen para opinionit publik, me qėllim qė tė pėrfaqėsojnė mendimin dhe veprimin politik tė opozitės sė bashkuar, duke qenė se kėtė propozim nuk mund ta quaj pakt, se pakt quhet, kur nėnshkruhet midis dy palėve. Ky propozim nga ana e Partisė Socialiste ėshtė bėrė nė mėnyrė unilaterale dhe pa marrė pėlqimin e anėtarėve tė koalicionit tė majtė. Gjithsecili prej nesh ka tė drejtė tė shprehė mendimet, vėrejtjet, sugjerimet ndaj kėtij propozimi, me qėllim qė ky propozim tė pėrmirėsohet dhe, kur tė shkojė nė tryezėn e bisedimeve, tė mund tė arrihet njė vendim sa mė i unifikuar dhe sa mė substancial qė tė pėrfaqėsohemi denjėsisht nė negociata qė mund tė zhvillohen nė tė ardhmen me mazhorancėn. Ėshtė njė iniciativė e Partisė Socialiste, nuk ėshtė njė produkt i tavolinės sė kryetarėve tė partive aleate, duhet tė ishin konsultuar dhe duhej qė ne tė bėheshim pjesė e pėrmbajtjes sė paktit, nuk duhet tė viheshim para faktit tė kryer.

 

 

 

KQZ-ja numėroi votat e 17 QV-ve, duke nxjerrė fitues Hilėn me 2028 vota mė shumė se kandidati mė i afėrt

 

Kandidati i pavarur, Hila,

shpallet sot, fitues nė Bushat

 

Ditėn e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė bėjė edhe plotėsimin e tabelės sė rezultateve pėr kėtė njėsi vendore, duke shpallur zyrtarisht Zef Hilėn fitues nė Bushat

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numėroi ditėn e djeshme 17 kutitė e mbetura tė Bushatit, ku sipas numėrimit rezultoi se kandidati i pavarur pėr kėtė njėsi vendore, Zef Hila, rezultoi fitues me 2028 vota mė shumė se kandidati mė i afėrt. Ditėn e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė bėjė edhe plotėsimin e tabelės sė rezultateve pėr kėtė njėsi vendore, duke shpallur zyrtarisht Zef Hilėn fitues nė Bushat. KQZ-ja bėri numėrimin e votave pėr kėtė njėsi vendore, pas vendimit tė Kolegjit Zgjedhor pėr t`i dhėnė tė drejtėn kėtij institucioni pėr vazhduar punėn e lėnė pėrgjysmė nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore pėr kėtė njėsi. Pas mė shumė se njė muaji nė proces ankimi, kandidati i pavarur, Zef Hila, shpallet sot, zyrtarisht kryetar i komunės sė Bushatit. Ashtu si KQZ-ja, dhe Kolegji Zgjedhor ka marrė vendimin pėr tė hedhur poshtė kėrkesėn e Partisė Socialiste dhe Partisė Demokristiane pėr t`i shpallur zgjedhjet e pavlefshme nė kėtė njėsi vendore. Avokati i kandidatit tė pavarur nė Bushat, Zef Hila, theksoi se ėshtė e pakuptimtė tė kėrkohet pavlefshmėria e zgjedhjeve nė Bushat, sepse procesi i votimit, pavarėsisht disa parregullsive tė vogla, ka kaluar i qetė. Sipas tij, kandidati i pavarur, Zef Hila, ėshtė fitues me njė diferencė tė madhe votash. Kjo, sipas avokatit, ėshtė dukshme, duke qenė se nga 2200 votat qė janė numėruar, 1700 vota i pėrkasin kandidatit tė pavarur. Avokati i kandidatit tė pavarur, Zef Hila, theksoi se duhet tė vazhdojė puna pėr numėrimin e kutive tė votimit, sepse KZQV-ja e kėsaj komune ka numėruar vetėm 8 nga 25 QV-tė nė kėtė njėsi vendore. Sipas tij, KQZ-ja duhet tė marrė njė vendim qė procesi i numėrimit pėr kėtė njėsi vendore tė vazhdojė normalisht. Procesi zgjedhor nė Bushat ka qenė njė nga proceset mė problematikė qė janė evidentuar gjatė zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit.

Fatjona Mejdini

 

Vendimi: Policia tė ndėrhyjė, kur rrezikohet jeta e inspektorėve tė punės

 

Inspektoriati Shtetėror i Punės do tė bashkėpunojė me Ministrinė e Brendshme, sa herė tė shfaqen probleme gjatė punės pėr evidentimin e punės sė zezė. Kėshilli i Ministrave ka marrė dje, njė vendim, qė ka tė bėjė me ndihmėn qė Ministria e Brendshme duhet t’i japė kėtij institucioni, sa herė nga inspektorėt e punės kjo do tė shihet e nevojshme, si dhe nė vendimin pėrkatės janė shpjeguar dhe rastet se, kur do tė bėhet e nevojshme ndėrhyrja e policisė. Sipas vendimit tė qeverisė, nė tė gjitha rastet, kur inspektorėt e punės do tė pengohen tė hyjnė nė ndėrmarrjet apo subjektet private pėr tė ushtruar detyrat e tyre, atėherė kėta tė fundit do tė ndihmohen nga forcat e policisė. “Inspektorėt e Inspektoriatit Shtetėror tė Punės kėrkojnė bashkėpunimin e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, kur pengohen forcėrisht nga punėdhėnėsit apo personat e autorizuar prej tyre, pėr tė hyrė nė mjediset e ndėrmarrjes, pėr tė ushtruar kontroll, nė pėrputhje me legjislacionin e punės, si dhe gjatė kryerjes sė funksionit tė tyre, kur jeta e tyre ėshtė nė rrezik. Organet e Policisė sė Shtetit, nė rastet e njė ndėrhyrjeje urgjente, pas marrjes sė njoftimit zyrtar apo gojor nga inspektorėt e punės tė drejtorive rajonale dhe zyrave vendore tė inspektimit nė punė, bashkėpunojnė me kėta tė fundit dhe me grupin e inspektorėve nė ato subjekte, ku pengohet ushtrimi i detyrės sė tyre”, - thuhet nė vendimin e qeverisė.

 

Miratohet fondi i shpenzimeve pėr KKRT-nė

 

Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje, nė mbledhjen e radhės fondin limit tė shpenzimeve pėr KKRT-nė. Sipas vendimit tė qeverisė, shuma qė i vihet nė dispozicion kėtij dikasteri ėshtė 66 milionė lekė pėr shpenzime korente dhe 283 milionė lekė pėr investime Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe t? nenit 12, t? ligjit nr.8410, datė 30.9.1998-tė, «Pėr radion dhe televizionin, publik e privat, nė Republikėn e Shqipėrisė», me propozimin e ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave, vendosi:

 Miratimin e fondit limit tė shpenzimeve tė Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit, pėr vitin 2007-tė, nė shumėn 66 milionė lekė, shpenzime korente, dhe 28. 3 milionė lekė, shpenzime pėr investime. Ngarkohet Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit pėr zbatimin e kėtij vendimi”, - thuhet nė vendimin e qeverisė.

 

 

 

 

 

 

INTERVISTA

 

Intervistė me znj. Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit.

 

Topalli: Pasioni im pėr

matematikėn, idhulli im, Mari Kyri

 

 

 

Nga Blendi FEVZIU

 

Asnjėherė, as nė ėndėrrat mė optimiste tė adoleshencės, Jozefina Topalli nuk e kishte menduar kthesėn dhe rrugėn qė do tė merrte jeta e saj njė ditė. Vajza e re, e njėrės prej familjeve mė me traditė tė Shkodrės, e lidhur fort me historinė e shtetit shqiptar dhe politikės sė tij tė viteve tė pavarėsisė, dukej se notonte nė tė tjera ujėra. Politika, angazhimi, me tė cilin ishte lidhur fort gjyshi dhe babai i saj dhe qė iu kishte sjellė plot andralla nė vitet e komunizmit, ishte molla e ndaluar e vajzės. Nė vend tė saj, ajo ėndėrronte matematikėn, shkencat ekzakte dhe ndiqte si model, atė qė pak moshatare tė saj mund ta kishin si idhull, Mari Kyrinė!

Thuajse 30 vjet mė pas, nė njė moshė tė pjekur dhe me njė eksperiencė mė shumė se 10-vjeēare nė politikė, Jozefina Topalli, gruaja me postin mė tė lartė nė historinė e shtetit shqiptar, e ka disi tė vėshtirė tė rikujtojė gjithė jetėn e saj, jo prej distancės kohore, qė ėshtė ende modeste, por pėr hir tė uljeve dhe ngritjeve tė mėdha, pėr hir tė kapėrcimit tė situatave dhe perceptimeve tė ndryshme, qė jo shpesh ndodhin nė jetė. Nuk ėshtė aq e lehtė qė gjimnazistja e djeshme qė i refuzohej e drejta e studimit, me gjithė rezultatet e shkėlqyera tė shndėrrohet nė kryetaren aktuale tė parlamentit, qė pasioni pėr matematikėn tė zėvendėsohej me traditėn e vjetėr, familjare tė politikės, qė pedagogoja e Shkodrės t’i thoshte “Po”, propozimit pėr deputete nė vitin 1996-tė dhe qė nga ajo kohė, pa kuptuar, pa ndonjė shtysė tė fortė, tė mbetej nė politikė si njė ndėr personazhet mė tė rėndėsishme.

Nė njė intervistė prej 80 minutash, Jozefina Topalli i rikthehet gjithė eksperiecės sė jetės sė saj, familjes, kujtimit tė gjyshit tė saj, anėtar i regjencės sė viteve ’20-tė, Babait, ish-themelues i Bankės sė Shqipėrisė, viteve tė fėmijėrisė dhe rinisė nė Shkodėr, momenteve tė saj, tė vėshtira dhe qytetit ku jetonte, pamundėsisė pėr t’u shkolluar nė kohėn e duhur si gjithė moshatarėt e tjerė qė ishin jo rrallė me rezultate inferiore, kohės sė transformimit tė madh tė viteve ’90-tė, karrierės sė rigjetur, akademike dhe vendimit pėr tė hyrė nė politikė.

Nė njė nga sallat e pritjes nė krah tė zyrės sė saj, zyra e dikurshme e diktatorit Enver Hoxha, e transformuar krejtėsisht dhe me njė stil qė komunizmi e ka urryer shumė, Topalli, flet pėr gjithēka, pėrfshirė angazhimin e vėshtirė tė njė gruaje nė politikė, nėnėn qė jo gjithnjė ėshtė e pranishme nė familje, shqetėsimin e fėmijėve dhe pasionin e tyre qė ėshtė kaq i ndryshėm nga ai i saji, dikur, sepse jetojmė njė kohė tjetėr dhe Topalli di ta kuptojė kėtė mė mirė se kushdo.

Ajo rrėfen si rrallė ndonjėherė, duke besuar se rikthimi i kohėve dhe i asaj eksperiencė me shumė ulje dhe ngritje, i ndihmon mjaft dhe e stimulon jo pak nė punėn e vėshtirė qė ka zgjedhur tė bėjė tashmė…

 

Zonja Topalli, mirėmbrėma!

Mirėmbrėma.

 

Shpresoj qė ju tė jeni sa mė e hapur dhe sa mė e drejtpėrdrejtė, ndryshe nga intervistat politike ku kėrkohet mė shumė maturi, nė intervistat ku njeriu rrėfen jetėn nė mėnyra shumė tė hapura dhe tė sinqerta.

Sigurisht qė tė hapura, por jo aq tė thjeshta sa ato politike.

 

Nė fakt, mendoj se ēdo njeri, i cili arrin apo bėn njė hov cilėsor nė karrierėn e tij, ka tė paktėn njė moment reflektimi, kur qetėsohet dhe reflekton e thotė: Ku kam qenė, ku jam dhe ku do tė shkoj. Besoj qė kjo ėshtė njerėzore dhe normale. Besoj se edhe ju e keni bėrė, nė momentin qė keni ardhur nė krye tė parlamentit shqiptar.

Sigurisht, unė besoj se kjo ėshtė diēka qė ndjek ēdo njeri nė gjithė jetėn e tij, jo vetėm njerėzit qė merren me politikė. Sigurisht qė kur je nė politikė, kėto momente dhe ndryshimet janė mė tė mėdha, ky reflektim ėshtė ndoshta edhe mė i shpeshtė, edhe mė i thellė.

 

Cili ėshtė reflektimi i parė qė ju patėt, ky lloj reflektimi, nė momentin qė u bėtė kryetare parlamenti zonja Topalli?

Besoj se i kthehesh nė mėnyrė tė pėrsėritur gjithė asaj qė ka qenė historia, qysh kur ke qenė e vogėl, ose mė mirė, historia e familjes tėnde, tė cilėt kanė qenė vite mė pėrpara, ēfarė ėshtė menduar, kur ke qenė e re, cila ka qenė perspektiva dhe cila ka qenė ėndrra e cili ka qenė mė pas realiteti, me tė cilin je detyruar tė pėrballesh.

 

Dhe sa pėrputhej ėndrra qė ti ke patur nė rininė tėnde me kėtė realitet qė ke tani?

Asgjė tė pėrbashkėt. Ėndrrat e mia kanė qenė tė njė natyre tjetėr, qėkur nuk kishim asnjė pikė kontakti me politikėn.

 

As ėndrra juaj, mė optimiste nuk ju ēonte nė njė realitet tė tillė?

Jo, jo, asnjėherė. Kur kam qenė e vogėl, kur kam qenė nė shkollė, kisha krejt ėndrra tė tjera. Ndoshta dhe pėr faktin se ishte e pėrjashtuar politika, sepse nga politika familja ime e kishte pėsuar goxha rėndė, kėshtu qė .... Le qė nuk mendohej nė atė periudhė e jo mė tė bėje karrierė nė politikė. Ishte njė situatė krejt tjetėr, ishin vite shumė, shumė larg kėtij realiteti qė ne jetojmė sot. Ato qė mund tė mendoja, kur isha e vogėl, apo kur isha nė gjimnaz, kishin tė bėnin ndoshta me prirjen time, me shkollėn dhe me ėndrrat qė unė kisha, nėse do tė jepja mėsim matematike, apo ndoshta do tė bėhesha inxhiniere. Ndoshta kjo kishte lidhje edhe me prirjet, por edhe me librat qė njeriu lexon nė atė moshė dhe personazhet qė gjen brenda tyre, pas tė cilėve vrapon, nuk them gjithė jetėn, por pėr disa vite.

 

Cili ishte personazhi, pas tė cilit ju keni vrapuar? E mbani mend?

Po, unė e mbaj mend. E mbaj, sepse ka qenė njė grua dhe ajo vazhdon tė mė bėjė ende pėrshtypje. Ka qenė njė grua qė e kam admiruar. Mund tė duket shumė e ēuditshme. Mund tė duket shumė e ēuditshme, por unė, kur kam qenė e vogėl, lexoja pėr Mari Kyrinė dhe ēuditesha me aftėsitė dhe arritjet e saj tė jashtėzakonshme, sesi mund tė merrte ēmimin “Nobel”. Unė e doja shumė matematikėn, ndoshta isha e lidhur mė shumė me tė sesa me lėndėt e tjera, shkencore, kėshtu qė e shihja si njė pikė, duke ndjekur rrugėn e saj, shkollėn, universitetin, kėmbėnguljen dhe durimin e madh pėr tė arritur aty, ku ajo kishte arritur.

 

Znj.Topalli, doja t'ju pyesja tani pėr familjen tuaj dhe lidhjen e saj me qytetin, ku keni lindur dhe jeni rritur.

Familja ime ėshtė njė familje shkodrane, pavarėsisht se nuk ka jetuar nė Shkodėr gjatė gjithė kohės. Para vitit 1944-tėr, ata kanė qenė tė instaluar nė Tiranė pėr gjithė kohėn.

 

Me se merrej familja juaj?

Atėherė, nėse do tė filloja qė nga gjyshi im, ai ka qenė i angazhuar nė politikė, ka qenė senator, ka qenė anėtar i Kėshillit tė Shtetit, qė quhej Regjencė nė atė kohė, para se Zogu tė bėhej mbret. Ka qenė njė politikan i asaj periudhe i viteve '20-'30.

 

Kėshilli ka qenė niveli mė i lartė i politikės nė atė kohė qė zėvendėsonte princin e munguar.

Po, ishte katėrshja, pėrbėhej nga katėr vetė dhe ky ishte njė ndėr kėta tė 4 pėr periudhėn '23-'24-tėr dhe pastaj, nuk ka qenė senator. Pastaj, babai im, nė fakt tė gjithė kanė studiuar jashtė, qė nga babai, xhaxhallarėt e mi, duket se gjyshi, ēdo gjė qė ka patur, e ka investuar pėr edukimin e fėmijėve tė tij, qė tė vegjėl, qysh nė klasė tė parė, kanė studiuar jashtė Shqipėrisė, nė Itali, nė Breshia, nė Romė. Babai im ka studiuar pėr Ekonomi dhe ka qenė njė nga themeluesit e Bankės sė Shtetit Shqiptar dhe unė e kujtoj, qysh kur isha e vogėl se ai fliste me njė pasion tė madh pėr punėn qė kishin bėrė me krijimin e kėsaj banke. Po kėshtu, xhaxhallarėt e mi janė diplomuar pėr Drejtėsi nė Romė dhe, kur kanė mbaruar universitetin, janė kthyer nė Shqipėri. Fillimisht, nė atė kohė, ka qenė njė rregull qė gjykatėsi nuk mund tė punojė nė qytetin e vet, sepse pėr shkak tė lidhjeve dhe njohjeve tė tij influenconte nė vendimmarrje, kėshtu qė ata nga Roma kanė shkuar nė Berat dhe kanė punuar pėr vite tė tėra nė Korēė dhe pastaj nė qytete tė tjera e mė vonė kanė ardhur nė Tiranė e kanė jetuar kėtu. Nė '45-sėn, dy xhaxhallarėt e mi janė arrestuar, janė dėnuar me pushkatim, ky ėshtė kthyer nė burgim tė pėrjetshėm dhe kanė bėrė nga 25 vjet burg. Kurse babain e kanė dėbuar nga Tirana dhe ne kemi jetuar nė Shkodėr.

 

Ndėrkohė, familja juaj i kishte lidhjet me qytetin e Shkodrės?

Shumė, shumė tė forta dhe shumė tė thella, sepse kanė patur shtėpitė atje. Para se gjyshi tė hynte nė jetėn politike, do tė them diēka tjetėr, se shumė herė bėj analizėn, duke e lidhur edhe me parlamentin e sotėm, shqiptar. Tė gjithė ato figura tė viteve '20-'30-tė, tė gjithė ata politikanė tė asaj periudhe, janė njerėz, tė cilėt janė shkolluar nė Vjenė e janė edukuar nė Romė apo Paris.

 

Nė fakt, kėto ishin mėnyrat e vetme tė shkollimit, sepse Shqipėria nuk kishte asnjė universitet. Madje asnjė shkollė tė mesme, veē Normales sė Elbasanit.

Dakord, dakord. Pėr shembull, kėto tė mitė kanė studiuar nė Stamboll dhe nė Vjenė, domethėnė kanė patur njė edukim tė plotėsuar. Dhe kėshtu ka qenė njė pjesė e shoqėrisė shqiptare, pjesa elitare. Ka qenė qė ka drejtuar jetėn politike dhe nė fakt, ka hyrė nė politikė, pasi kjo ka qenė njė familje qė ėshtė marrė me tregti, shumė tregtarė tė fuqishėm, kanė patur tregti me Venecian, sepse Shkodra njihet pėr kėtė. Unė bilé, nė shtėpinė time kujtoj, kur kam qenė e vogėl, qė kemi patur kopje tė letrave tė korresponencės qė kishin pėr tregtinė, se gjysma e familjes jetonte nė Shkodėr gjysma nė Venecia. Ėshtė shumė interesante tė jetosh edhe pėr ngjarjet politike tė asaj kohe. Unė kam lexuar nė shtėpi pėr '17-tėn, janė shumė interesante pėr tė parė si ka qenė klima, zakonet, cila ka qenė kultura e asaj periudhe, domethėnė ėshtė njė thesar i madh qė sot, ėshtė nė Arkivėn e Shtetit, por ėshtė njė pjesė interesante e historisė qė ka lidhje jo vetėm me Shkodrėn, por edhe me kėtė zonė tė Shqipėrisė e lidhjet e saj me Italinė e Vjenėn. Shumė studiues nė fakt, kanė eksploruar pėr kėtė dhe kanė gjetur gjėra interesante.

 

Cila ishte jeta e familjes tuaj pas viteve 1945-sė? E fuqishme financiarisht, me lidhje politike, ndėrkohė qė detyrohet tė lėrė Tiranėn, pra, dėbohet dhe dėrgohet nė Shkodėr. Cila ishte jeta e mėpasme e familjes suaj, e cila ėshtė e ngjashme nė fakt me shumė familje qė pėsuan tė njėjtin fat?

Them se kanė qenė shumė familje shqiptare qė kanė pėsuar tė tilla drama pastaj. Thashė qė fillimisht, gjysma e familje u arrestua, u dėnua me pushkatim, babain tim e ēuan fillimisht nė bankėn e Shkodrės, derisa tė pėrgatiteshin kuadro tė tjerė nė Moskė dhe ta zėvendėsonin e mė pas e kanė ēuar punėtor hamall nė njė fabrikė. Ka qenė njė jetė shumė e vėshtirė, se babai im pėr vite me radhė ...

 

Si e pėrballonte ai kėtė? Nga njė drejtues banke, nė njė punėtor fabrike?

Unė nuk e kam dėgjuar ndonjėherė babain tim tė ankohet pėr punėn e tij, asnjėherė. Gjithmonė kam menduar se ai ka qenė mė shumė me kurajė, ndoshta mė shumė nga sa ne jemi sot. Me njė optimizėm pėr jetėn.

 

Ē'do tė thotė optimizėm pėr jetėn? Ku shfaqej?

Ne kemi kaluar shumė momente tė vėshtira. Unė kujtoj, kur babai shkonte merrte borxhe pėr t'iu ēuar ushqime vėllezėrve tė tij, por, nė fakt, ai kishte vetėm njė rrogė, tė njė punėtori, nėna ime ishte pa punė dhe ne nuk kishim parį pėr tė blerė bukė pėr veten tonė.

Dhe ajo analizė qė unė bėj pėr nėnėn time, sa zemėrgjerė qė ka qenė ajo qė nuk i thoshte kurrė "me fėmijėt tanė ēfarė do tė bėhet?". Ishin 25 vjet qė do tė shkonte nėpėr burgje pėr t'i mbajtur me ushqim, nuk ishin 5 ditė, as 5 vjet, ishin plot 25 vite. Dhe pastaj, kur kanė dalė nga burgu, babai ka bėrė njė gjė tjetėr, tė mrekullueshme dhe kėtu unė kam njė admirim edhe pėr nėnėn time, qė ka pranuar qė nga burgu, tė pranoheshin e tė bashkoheshin me ne, sepse atyre iu sekuestrua ēdo gjė. Dhe unė kujtoj, kam qenė nė klasėn e parė dhe erdhi tė jetojė me ne, ishte e ēuditshme. Imagjino, njė fėmijė 7 vjeē, troket dera, vjen dikush nga burgu, kur ke dėgjuar ato vite qė ėshtė folur pėr burgje, pėr pushkatime, ėshtė njė moment qė dhe sot e kujtoj veten time. Nuk e di ēfarė mendoja nė ato momente. Pastaj, hija e burgut, e vuajtjes qė tė ndjek ...

 

Po kur filluat tė rriteshit, kur nuk ishit mė thjesht njė fėmijė, si e pėrjetuat kėtė situatė?

Jo, unė nuk kam patur ndryshime, se nė familjen tonė ėshtė folur gjithmonė hapur, prindėrit tanė nuk janė ndarė kurrė prej nesh dhe ka ardhur nė mėnyrė krejt tė natyrshme. Mua nuk mė ka ndodhur, si pėr shembull shumė prej shokėve apo shoqeve tė mia, qė shiko se do tė bėhet njė arsyetim me realitetin, me atė qė na ėshtė thėnė dikur dhe me atė qė ėshtė nė tė vėrtetė. Kjo nuk mė ka ndodhur, se ėshtė folur gjithmonė njėlloj nė familjen tonė. Por fėmija fillon dhe merr goditjet e para. Kujtoj nė klasėn e katėrt qė mė kanė hequr foton nga tabela e nderit, ka qenė gjėja e parė, kur fėmijės i bėn pėrshtypje, pasi ai gėzon, kur ia marrin fotografinė dhe ia vėnė nė tabelėn e nderit.

 

Si ke qenė si nxėnėse?

Kam qenė sistematike. Nuk kujtoj tė mė kenė thėnė ndonjėherė nė familje: "A mėsove". Pėrkundrazi, mė thonin: "Lėri librat dhe eja tani se ke edhe gjėra tė tjera pėr tė bėrė".

 

Nė fakt, nė vitet e mia tė shkollės ka patur dy kategroi nxėnėsish. Njė kategori vajzash qė mėsonin, madje edhe pėrmendėsh, qė ishin madje me 10-ta, por nuk kishin ndonjė formim tė madh. Dhe njė kategori tjetėr, qė nuk ishin ndoshta kaq sistematikė apo tė 10-tės absolute, por ishin shumė tė fortė nga ana logjike. Dhe qė mbase patėn edhe karrierė mė tė garantuar. Ku e gjeni ju veten?

Unė nuk i ndaj nė kategori vajzash apo djemsh, nė vitet e shkollės unė kam qenė mė shumė e prirur drejt shkencave ekzakte, kisha shumė hall, kur recitoja dhe ndihesha shumė mirė kur nuk merresha shumė me problemet qė kishte libri i matematikės. Ajo qė unė kėrkoja dhe kujtoj ka qenė njė ditė e jashtėzakonshme. Nė atė kohė ka qenė Instituti Pedagogjik i Shkodrės dhe nė institut vinin shumė revista nga Bashkimi Sovjetik me olimpiada ndėrkombėtare. Kėto nuk lejoheshin tė nxirreshin jashtė institutit, unė kisha njė kushėri timin qė punonte te biblioketa dhe kėrkoi leje te drejtoresha qė unė t`i merrja kėto revista. E kujtoj Blendi, ka qenė njė olimpiadė qė zhvillohej nga '64-tra deri nė '82-shin, se nė kėtė vit kam mbaruar gjimnazin. Kam ardhur dhe i kam pėrkthyer tė gjitha me njė kėnaqėsi tė madhe, tė jashtėzakonshme. Mė binte koka mbi tavolinė duke pėrkthyer nga rusishtja. Por ishte njė kėnaqėsi qė mė bėnte tė ndihesha aq mirė.

 

Ky pasion pėr shkencat ekzakte ka ndikuar paksa nė karakterin tuaj pak tė ashpėr?

Unė mendoj se shkencat ekzakte tė japin logjikėn, kanė nė bazė njė disiplinė dhe kėmbėngulje tė fortė, tė mėsojnė qė tė jesh kėmbėngulės nė ecjen pėrpara. Kėrkon shumė vullnet, nuk tė lėnė qė tė demoralizohesh, pėrkundrazi, edhe kur dėshton herėn e parė, tė japin mundėsinė qė tė provosh pėrsėri e nė fund tė japin njė kėnaqėsi tė madhe.

 

Cila ishte jeta jashtėshkollore e njė gjimnazisteje nė Shkodrėn e asaj kohe?

Ka qenė periudha mė e bukur.

 

Pse?

E para, sepse ėshtė periudha e kohės mė tė sinqertė, ku nuk ka hile dhe nuk ka prapaskena. Kur je direkt, kur flitet lirshėm, kur ndiheshim shumė mirė me njėri-tjetrin, nė atė kohė bėnim xhiro te Piazza, edhe qyteti ka qenė i bukur nė atė periudhė.

 

Dilnit edhe bashkė me djemtė?

Po si tė gjithė tė asaj moshe, 15-18 vjeē, ėshtė krejt normale. Po edhe qyteti ka qenė i bukur atė kohė, i mbushur me rrugica, me oborre. Kur ishim tė vegjėl, ne luanim pafund, kam qenė sistematike, por edhe fėmijė qė e kam dashur shumė sportin.

 

Do doja t'ju pyesja, cilat kanė qenė pasionet tuaja, tė tjerat pėrveē atyre tė shkencave ekzakte? Zakonisht nė jetė, edhe njė fėmijė qė rritet ka shumė pasione, nuk mund tė kanalizohet vetėm nė njė.

Nė fillim, unė nuk dija si tė mėsoja, sidomos kur kisha letėrsinė, duhej tė fikja radion, duhej tė pėrqendrohesha. Matematikėn gjithmonė e kisha me muzikė, nuk dija tė ecja para, nėse nuk do tė kisha muzikė. Gjithė natėn unė flija me radion me muzikė, gjithė natėn. Nė lagjen tonė, luhej shumė volejboll. E doja shumė volejbollin. Shkoja shumė nė pallatin e sportit, ndoshta sepse ... ishte volejbollist, po nuk besoj se ishte kjo. Unė doja tė hyja edhe nė skuadėr volejbolli. Kur unė kėrkoja dhe mėsuesi iu tha prindėrve tė mi qė vajza juaj ka talent, kėta tė mitė nuk kishin shumė qejf.

 

Pėrse?

Nuk e di, nuk e kuptoj, se ata kanė qenė liberalė, jo se kanė qenė fanatikė. Nuk e di, po edhe unė nuk insistoja shumė.

 

Po ndonjė pasion tjetėr?

Kujtoj qė, kur kam qenė e vogėl, nė klasė tė 5-tė, 6-tė, mė detyronin, mė mėsonin gjuhė tė huaja nė shtėpi, pėr shembull unė dija Danten pėrmendėsh, vargje tė "Komedisė Hyjnore". Isha e vogėl, isha shumė e vogėl. Domethėnė qė nė klasė tė gjashtė, tė mėsosh pėrmendėsh. Sikur jam imponuar pak si shumė.

 

Cila ishte dritarja apo mėnyra pėrmes sė cilės ju perceptonit Perėndimin, znj. Topalli? Cili ishte informacioni qė kishit?

E para, pėrmes bisedave nė shtėpi me prindėrit, ishte njė Perėndim mė i vjetėr, dėgjoja sesi ata kanė studiuar jashtė dhe sesi e kanė parė botėn jashtė, kjo pėr mua ishte shumė e veēantė. Natyrisht, si tė gjithė shqiptarėt e tjerė qė pėrpiqeshin tė shihnin stacionet e tjera, tė huaja, edhe radion qė unė mezi e dėgjoja, pasi nuk duhej ta ngrija zėrin lart. Unė, pėr shembull, kur kujtoj gazetarin Gustavo Selva, qė atėherė ka qenė shumė i famshėm, i them: kur kam qenė e vogėl, tė ndiqnim me aq interes nė emisionet e tua.

 

Cila ka qenė gjėja qė ju impresiononte mė shumė pėr kėtė shoqėri? Kishte ndonjė karakteristikė apo ndonjė gjė specifike?

Mua tė gjitha mė dukeshin tė veēanta.

 

A mendoje atėherė se edhe Shqipėria mund tė hapej?

Unė besoj se ēdo njeri ka shpresėn brenda vetes qė mund tė ndryshojnė. Mund ta kisha menduar qė mund tė ndryshonin, ndoshta nga fundi i jetės sime, por qė ta mendoja pėr atėherė, kur ato ndryshuan realisht, jo. Kur kam qenė e vogėl, jo, nuk e mendoja.

 

Nė ē'vit mbarove gjimnazin?

Kam mbaruar nė vitin 1982. Rruga e mėtejshme, nuk mė dhanė tė drejtėn e shkollės, megjithėse unė me thėnė tė drejtėn kujtoj me respekt, kur kam marrė pjesė nė olimpiadat e matematikės dhe kishte njė direktivė qė duheshin tėrhequr kėta qė kishin prirje. Kur fitova ēmimin kėtu nė Tiranė, erdhėn profesorėt e universitetit, prof. Baxhaku apo tė tjerėt dhe duket aty ...

 

Shpresoj jo profesor Gjinushi?

Jo, jo. Por e kam patur nė olimpiadė, kur ka qenė nė Tiranė. Dhe aty, kur kanė ardhur nė qytetin tim, nuk mė nxorėn tė drejtėn pėr tė vazhduar studimet, pėr shkaqet qė u thanė mė parė, nuk pata mundėsi, nuk pata as mundėsi punėsimi pėr disa vite.

 

Si e keni pėrjetuar kėtė?

E kam pėrjetuar shumė keq. Kisha momente qė as nuk kisha dėshirė pėr tė dalė nė rrugė, doja tė rrija vetėm dhe me njė libėr e radion. Ajo qė mė kujtohet nė atė periudhė ishin prindėrit e mi qė nuk ankoheshin dhe nuk thoshin, pėrse ndoshi kjo, nė fakt, edhe unė isha pėrgatitur qė kjo do tė ndodhte, por, kur ajo ndodh, gjithsesi pėrballesh menjėherė, me atė, e cila ėshtė perspektiva jote. Pėrkundrazi, ata vazhdonin tė shikonin me shumė optimizėm, mė thoshin se jeta ėshtė shumė e gjatė, ti je fare e re; me shumė kurajė dhe i admiroj pėr kurajėn e tyre.

 

Nė momentin qė juve ju refuzua e drejta e shkollimit e ishte e vėshtirė tė gjenit punė, ēfarė shprese kishit?

Ato vite jo, nuk kisha asnjė shpresė, pavarėsisht se ēdo vit shkoja nė Komitetin e Partisė, atė Ekzekutiv. Vetėm prindėrit e mi nuk kanė shkuar kurrė pėr mua.

 

Dhe pėrgjigjja ka qenė gjithmonė e prerė?

Jo, kujtoj njė gjė shumė tė veēantė, se nė Komitet tė Partisė nė atė periudhė ishte edhe njė profesor qė unė e kisha patur nė gjimnaz dhe ai e kishte patur shumė siklet. Por, kujtoj qė kur arrita mė nė fund tė takohesha me Sekretarin e Parė tė Partisė, ishte njė tavolinė e gjatė.

 

Cili ishte ai?

Sul Bushati. Nė fakt, unė aty kam kuptuar qė edhe atij i vinte keq. Dhe nuk mė tha asgjė nė fakt. Por unė edhe sot besoj se atij i vinte keq. Unė e besoj. Tė paktėn, ai ka qenė edhe perceptimi im.

 

Dhe pas kėtij takimi, ju nuk patėt mundėsinė tė shkonit nė shkollė?

Nuk e merrte kush atė kurajė qė tė hynte garant pėr tė kėrkuar diēka tė tillė, ndoshta, jo se nuk ka ndodhur qė nė familjet e tjera qė kishin patur tė njėjtat probleme, fėmijėt tė mbeteshin pa shkollė, por ndoshta, sepse ishim mė shumė tė pėrndjekur se familjet e tjera. Ishte e pamundur.

 

Kur patėt mė pas rastin tė fillonit?

Vetėm pas ndryshimeve nė vitet '89-'90-tė. Kam bėrė kėrkesė dhe jam regjistruar.

 

E kishit pėrsėri dėshirėn?

Ēdo vit pėrsėri. Nė atė vit, mua sapo mė kishte lindur vajza dhe unė kam filluar shkollėn pėr matematikė dhe jam diplomuar pėr matematikė.

 

Degė ndoshta qė nuk do t'ju hyjė nė punė asnjėherė ...

Nuk e di, unė vazhdoja me atė idenė e mėparshme. Por edhe gjatė viteve tė universitetit, unė e kam pėrjetuar me shumė kėnaqėsi. Kisha diferencė me tė tjerėt, harroja nė ato momente se tė tjerėt nė universitet ishin mė tė vegjėl se unė, kisha edhe njė vajzė nė shtėpi, kisha obligime tė tjera, harrohesha fare, unė barazohesha me tė tjerėt dhe jetėn universitare unė e kam kaluar ashtu si tė tjerėt.

 

Ndjenit diferencė me tė tjerėt?

Vetėm muajt e parė, pastaj u bėra njėsoj si shokėt dhe shoqet e tjerė.

 

Nga viti '82 qė keni mbaruar gjimnazin dhe deri nė '89-tėn qė keni filluar universitetin, a keni punuar?

Vitet e para nuk pata mundėsi tė punoja, ose mė mirė po tė filloj tė tregoj, ėshtė njė histori e tėrė dhe nuk ia vlen tė ndalem dy herė, me fletėt e punės, mė mbajtėn njėherė 6 muaj, nuk mė dhanė rrogėn, mė thanė pas 6 muajsh.

 

Ēfarė punėsh ishin kėto?

Kėrkova fillimisht nė Uzinėn e Telit, por gjithmonė punėtore. Pastaj shkova nė disa vende tė tjera, pastaj mė ēuan nė institutin e Misrit, si punėtore sėrish, mė nė fund aty mė pranuan, se babai i njė djali qė unė kisha patur nė klasė, e kisha ndihmuar, kur isha nė shkollė, punonte nė komitet tė Partisė dhe ai mė nė fund ndėrhyri qė ... Megjithatė, unė nuk dua t'i kujtoj mė kėto.

Pėrse?

Sepse janė vitet mė tė bukura. Megjithėse, duket tė shohim edhe anėn pozitive, unė besoj se kjo periudhė tė bėn tė jesh me kėmbė nė tokė, tė mėsohesh tė pėrballesh me tė papriturat e jetės dhe tė respektosh njeriun e thjeshtė. Mua mė kanė bėrė shumė punė kėto dhe mė kanė ndihmuar shumė. Unė iu jam mirėnjohėse tė gjithė atyre qė kanė punuar me mua nė ato kohė tė vėshtira.

 

Kur jeni martuar?

Nė '87-'88 dhe vajza mė ka lindur nė '89-tėn.

 

Bashkėshorti ishte njė lidhje me dashuri apo njohje?

Ne kemi qenė nė njė lagje dhe ka qenė pak a shumė njohje familjare.

 

Tė paktėn nga fotot e asaj kohe, ju keni qenė njė vajzė e bukur dhe elegante. Ē'raporte keni patur me djemtė?

Tė gjithė tė rinjtė janė interesantė dhe tė bukur. Shkodranėt janė shumė fjalėmbėl dhe fjalėmirė dhe shumė xhentilė, duke tė mbuluar edhe me respekt dhe kjo ka qenė njė gjė shumė e mirė, shumė e veēantė si sjellje e qytetarit tė njė qyteti.

 

Vazhdon ende, apo nuk ruhet kjo traditė?

Unė them se nė njėfarė mėnyre, nė ambiente tė caktuara, kjo vazhdon tė ruhet.

 

Po mė pas, t'ju bėj dy pyetje qė lidhen me ato qė quhen kufijtė e dy epokave apo kohėve tė ndryshme.. Cili ka qenė perceptimi juaj, i parė qė sistemi po ndryshonte? Ka gjithmonė njė sinjal.

Nuk e di, sapo kishte lindur vajza, nė familjen time vjen im shoq dhe bashkė me shokėt e tij tregon se nė x fabrikė kishte filluar po bisedohej se ata do dilnin dhe do tė protestonin e mė pas, dilnin nė rrugicė. Kėshtu ėshtė Shkodra, njerėzit nisin e grumbullohen aty nė shtėpi tė ndryshme dhe bisedojnė qė do tė mblidhen e do tė protestojnė nė mėnyrė tė heshtur. Mua mė dukej e pabesueshme. Dhe vjen ajo ditė, kam pas vajzėn fare tė vogėl dhe e kam lėnė nė shtėpi, pasi dola me bashkėshortin, ishte dita e parė, kur u bė protesta te busti i Stalinit nė qendėr tė Shkodrės. Njė ditė e jashtėzakonshme. Njė tension atė ditė! Shteti qė ishte mobilizuar pėr tė reaguar. Pastaj, shkuan disa djem, kujtoj se edhe dy bashkėmoshatarė tė mi, shumė kurajozė pėrfunduan nė polici. Mė pas, ia dolėn ta rrėzojnė bustin e Stalinit, po atė natė ka qenė njė terror i jashtėzakonshėm. Nė rrugicėn pėrballė shtėpisė sime, arrestuan njėrin, mė vonė edhe disa tė tjerė, dy shoqet e mia, qė i kisha moshatare, i morėn nė polici. Ishte lėvizja e parė, antikomuniste, nuk kishte ndodhur mė parė dhe mė pas ka ndodhur nė Tiranė, momente tė paharrueshme.

 

Po momenti i rėnies sė monumentit tė Enver Hoxhės?

Unė edhe sot, kam emocione shumė. E kam ndjekur nė televizor, nuk kam qenė nė Tiranė.

 

Po ju bėj njė pyetje tė drejtpėrdrejtė qė duhet tė jetė edhe shumė e sinqertė. Nė momentin qė sistemi po ndryshonte, qė njė epokė e re po ndryshonte, po nė radhė tė parė me ato familje qė e kishin pėsuar nė 50 vjet. A pati ndonjė moment qė kishte ndonjė ndjenjė revanshi ndaj atyre qė ishin sjellė keq ndaj jush? Brenda vetes?

Jo, asnjėherė. Unė kurrė nuk kam fajėsuar 2-3 persona. Mendoj se ka qenė diēka mė e thellė sesa tė kapesh me njė person, me ca qė mund tė kenė dalė dėshmitarė etj. Jo, asnjėherė, unė nuk besoj se nė pėrgjithėsi mund tė ketė ndodhur me klasėn e tė persekutuarve.

 

Po ndonjė ndjenjė e tillė?

Unė mendoj se njė ndjenjė tė tillė e kam patur pėrpara, gjatė fėmijėrisė, apo kohės sė gjimnazit, por, kur sistemi ndryshoi, jo. Isha tjetėr njeri, mė i lumturi nė botė, qė gjėrat po ndryshonin pėr tė gjithė. Nė fund tė fundit, tė gjithė e kishin pėsuar.

 

 

Nuk kishe asnjė ide si do tė shkonte karriera juaj mė pas?

Kush mendonte pėr karrierė nė atė periudhė Blendi. E vetmja gjė qė mendohej ishte qė do jem e lirė tė shoqėrohem me kė dėshiroj, apo tė kėndoj atė kėngė qė mė pėlqen dhe atė qė mendoj. Ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh sot, fjalė tė pėrshkruajnė atė qė ndjeva nė atė periudhė. Ishte luks, ishte e pamundur.

 

Po nga vitet '90-tė, kur u bėnė ndryshimet e para, deri nė vitin '96-tė, kur ju keni hyrė nė parlament, me se jeni marrė?

Mbarova universitetin pėr matematikė, meqenėse u diplomova me rezultate shumė tė mira, aty kam punuar si kancelare dhe nė `96-tėn, zgjedhjet janė bėrė nė maj, unė kujtoj se isha shumė e kėnaqur nė universitet, kisha bėrė edhe disa studime tė shkurtra, disamujore jashtė Shqipėrisė, mendoja tė ndėrtoja njė perspektivė krejt tjetėr.

 

Karrierė akademike?

Absolutisht. Kur nga janari, pėr herė tė parė nga dega e PD-sė sė Shkodrės mė thonė, nėse mund tė angazhohesha, tė isha e pranishme nė Kėshillin Bashkiak tė Shkodrės, unė pėrsėri isha shumė e kufizuar me jetėn nė universitet dhe jo qė nuk thashė "Po", por thashė edhe "Jo".

 

Kjo ėshtė e ngjashme me tė gjithė njerėzit qė kanė hyrė nė politikė. Nė momentin e parė kanė thėnė "Jo", duke menduar qė karriera qė kanė ėshtė mė e rėndėsishnme. Por, pėrse ju zgjodhėn juve pėr t'ju marrė nga fakulteti?

Unė mendoj se PD-ja, si nė ēdo kohė, kėrkon qė tė gjejė emra qė tė kenė njė emėr nė atė komunitet, ku jetojnė dhe tė mbledhin sa mė shumė vota. Unė e plotėsoja atė, qė unė besoj se kam mė shumė vota sesa partia, pasi nė fakt, nuk ėshtė e vėshtirė tė fitosh aty.

 

Ju a kishit ndonjė lidhje me Partinė Demokratike?

Nuk kisha nė qytet, por i kisha miq tė gjithė ata qė drejtonin degėn e Partisė Demokratike. Nė Shkodėr nė fakt, ėshtė pak e vėshtirė pėr ta kuptuar. Nuk ka struktura tė Partisė Demokratike.

Sepse ėshtė vetė qyteti qė ka njė natyrė tė veēantė. Besoj se nga Tirana do tė kenė pyetur nė qendra tė ndryshme se cilėt janė emrat qė mund t'i bėnin mė mirė zgjedhjeve tė '96-tės. E kam bėrė unė, se ne si PD i bėjmė ca gjėra nė momentin e fundit, kur do tė dorėzoheshin emrat pėr deputetė. Mė erdhi turp nga vetja, qė kur tė ofrojnė, tė mos pranoje dhe tė refuzoje. Unė refuzova.

 

Ēfarė tė thoshin te familja e bashkėshortit?

Je shumė e re pėr tė marrė njė angazhim politik, duhet tė ecėsh nė jetėn universitare, ku ke filluar dhe me pas mund tė futesh nė politikė. Mendoj se sot, kjo ka qenė e vėrtetė dhe ndoshta ashtu duhej tė kisha bėrė. Ata asnjėherė nuk mė kanė thėnė mos hyr nė politikė, por erdhi njė moment qė ne kishim njė detyrim dhe ka njė pėrgjegjėsi. Unė besoja nė atė periudhė kėshtu.

 

Zgjedhja juaj mos ka patur tė bėjė edhe me faktin se babai juaj kishte lidhje me politikėn?

Nė shenjė frikėsimi, unė them se po. Unė besoj se kisha tė tjera ėndrra dhe vrapoja. Kjo ishte themelore.

 

Nė rast se do tė ishit nė kėto pozita aktuale qė jeni sot, njihni politikėn prej 10 vitesh, i njihni uljet e ngritjet e saj, do tė thoshnit pėrsėri "Po", po t'jua kėrkonin tė futeshit nė politikė?

Unė do thoja njė gjė tjetėr. Njeriu duhet tė marrė njė pėrgjegjėsi dhe nuk duhet tė tėrhiqet. Por, gjithsesi, unė mendoj se ka qenė shumė herėt pėr mua. 30 vjeē, kam qenė shumė e re, besoj. Ndoshta do tė kishte qenė mė mirė tė ndėrmerrja kėtė nismė, pasi tė kesh akumuluar eksperiencė mė tė madhe dhe me tė gjerė nė njė fushė tė caktuar.

 

A do iu sugjeronit njerėzve tė hynin nė politikė?

Unė do t'iu sugjeroja njerėzve tė hynin nė politikė.

 

Gjithsesi, hyrja juaj nė politikė pėrkon me njė periudhė pak tė vėshtirė, pak shokante, ajo e '96-'97-tės. Si e kujtoni atė?

Shumė shokante. Unė e kam pėrjetuar tmerrėsisht keq vitin '97-tė. Edhe sot, kur e kujtoj, kam njė ankth.

 

Pėr ē`arsye? Ju keni qenė njė deputete e thjeshtė.

Krejt e thjeshtė jo! Atėherė kam qenė kryetare e komisionit tė Ligjeve dhe nuk mund ta kisha imagjinuar kurrė se do tė ndodhte ajo qė ndodhi mė pas. Ēdo qytetar ėshtė nė politikė, ka njė pėrgjegjėsi, ka njė boshllėk, para njė periudhe shumė tė vėshtirė tė vendit. Nuk dua ta kujtoj. Ka qenė njė ndėr periudhat mė tė vėshtira. Sepse e paguam shumė dhe vazhdojmė ta paguajmė shumė atė. Unė si pjesė e gjithė shoqėrisė, natyrisht duke qenė nė politikė, e kam pėrjetuar edhe mė shumė.

 

Mė pas, a e prisnit tė zgjidheshit nėnkryetare?

Unė mendoja se isha shumė e re pėr tė marrė tė tilla pėrgjegjėsira. Dhe aq mė shumė, qė kishim kaluar momente jo vetėm tronditėse, tė papritura. Unė mendoja se vendi i kreut tė parlamentit ėshtė e vetmja karrige qė njė opozitė ka dhe kur ma propozuan, unė isha e vetmja grua qė mbeta nė '97-tėn nė grupin parlamentar tė PD-sė. Kujtoj qė unė nuk e pranova dhe shkova te z.Berisha e i thashė qė nuk mundem. Di qė mė kanė marrė nėnkryetare parlamenti pa thėnė qė "po, unė e pranoj tė bėhem".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

 

Ka njė rritje mjaft tė madhe tė kėrkesave pėr investime me anė tė koncesioneve dhe privatizimeve

 

Kėrkesat, 700 milionė USD pėr investime nė energji, miniera dhe infrastrukturė

 

Tė dhėna nga Ministria e Ekonomisė bėjnė tė ditur se, tė gjitha kėrkesat e biznesit tė huaj pėr investime nė miniera, energji dhe infrastrukturė do tė shihen me pėrgjegjėsi tė madhe dhe do t’i nėnshtrohen garės, nė pėrputhje me ligjin e koncesioneve dhe me atė tė prokurimeve publike

 

Numri i kėrkesave tė biznesit tė huaj gjatė kėtyre muajve tė parė tė kėtij viti pėr tė investuar nė vendin tonė ka pėsuar njė rritje mjaft tė madhe krahasuar me vitet e shkuara. Kėto kėrkesa kanė tė b