|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
Vota e pazėvendėsueshme
Mero Baze
Partia Demokratike dhe aleatėt e saj kanė pėrsėritur nė mėnyrė tė qartė humbjen nė Tiranė dhe disa qytete kryesore tė vendit, duke fituar ndėrkohė njė shumicė dėrrmuese nė jug dhe veri tė vendit dhe duke dalė formalisht fitues tė zgjedhjeve. Sipas llogarive paraprake, ende pa dalė rezultati zyrtar, kandidatėt e shumicės kanė marrė rreth 70 mijė vota mė shumė se kandidatėt e opozitės sė majtė, por, ndėrkohė, tė dyja blloqet politike kanė rėnie nga rezultati i zgjedhjeve tė vitit 2005-sė. Kandidatėt e sė majtės kanė humbur rreth 130 mijė vota, kurse kandidatėt e sė djathtės, rreth 20 mijė vota. Sikur mė 18 shkurt tė ishin bėrė zgjedhje parlamentare, shumica do tė fitonte 69 zona, ndėrsa opozita, 31 zona. I lexuar nė kėtė mėnyrė, pra, i lexuar numerikisht dhe politikisht, rezultati i zgjedhjeve ėshtė i padobishėm pėr tė dyja palėt. Pėr kėtė arsye ėshtė i padobishėm gėzimi i shtirur i Sali Berishės dhe buzėqeshja e prerė e Edi Ramės. Edhe pse s`dua tė bėhem mitoman, nė njė farė mėnyre zgjedhjet nė Shqipėri, nėse pėrpiqemi t`iu gjejmė njė model, i ngjajnė zgjedhjeve tė fundit nė SHBA, kur Bush pėrsėriti fitoren me rritje numerike votash, duke humbur gjithė qytetet e mėdha tė SHBA-ve dhe duke fituar gjithė Amerikėn rurale. Nė SHBA, shkaku u pa te pėrpjekja e Bushit pėr tė ngjallur krenari, siguri dhe seriozitet, ndėrkohė qė kishte futur vendin nė njė spirale lufte pambarim nė Irak. Politika e tij, elektorale funksionoi. Nė Shqipėri, pak a shumė, natyrisht nė mėnyrė mė banale, funksionoi njė mekanizėm i pėrafėrt. Beteja e opozitės u pėrqendrua prej mė se njė viti te njė fenomen qė ka tė bėjė mė shumė me paranojėn sesa me tė vėrtetėn. Ata u fokusuan te rreziku nga autoritarizmi i Berishės dhe e kthyen kėtė nė njė kalė beteje. Ndėrkohė qė nė qytetet e ndriēuara tė Shqipėrisė kjo gjė filloi tė zėrė pak nga pak vend, pėr hir tė sė vėrtetės duhet tė pranojmė se kjo fjalė dhe kjo betejė nė fshatrat dhe bashkitė e dorės sė dytė tė Shqipėrisė as qė kuptohet. Nė krye tė kėsaj beteje realisht u vendos njė media e angazhuar, tėrėsisht e njėanshme dhe moderne, Top Channel dhe njė grup propaganduesish tė saj qė herė shfaqen si gazetarė, herė si kėshilltarė e herė si aktivistė civilė. Ata kanė bėrė njė nga betejat mė tė angazhuara tė shoqėrisė civile dhe shtypit kundėr njė qeverie, njė betejė militante pėr t`u pasur zili. Dhe nuk ėshtė se spatėn rezultat. Mund tė them pa frikė se, fuqia e instrumentalizuar, mediatike, e kėsaj mediaje tėrėsisht tė angazhuar ia doli tė paraqesė si njė rrezik kombėtar pėrsėritjen e fitores sė Sali Berishės. Ishte njė paranojė qė funksionoi. Ishte diēka qė ishte shumė afėr perceptimit tė qytetarėve dhe pėr shkak tė sė kaluarės sė Sali Berishės dhe Partisė Demokratike nė pushtet. Tirana mbi tė gjitha duket qė filloi ta besonte kėtė. Po t`i shtosh dhe disa strese tė tjera, anėsore qė vijnė nga legalizimet, nga zaptimet e tokės, nga furtuna e ndėrtimeve pa leje qė u shfaq bashkė me lajmin se do legalizohej gjithēka, bllokimin e shumė punėve tė qeverisė pėr shkak tė betejės gati teorike tė luftės kundėr korrupsionit, ėshtė e natyrshme qė qytetarėt e lėkundur tė Tiranės ta shikonin njė fitore tė qeverisė nė Tiranė si njė rrezik. Tė gjitha broēkullat e tjera pėr raportet Berisha-Olldashi- Topi PD-Koalicion janė humbje kohe. Qeveria ka qenė mė e bashkuar se kurrė nė njė betejė elektorale dhe tė gjithė faktorėt e sė djathtės po ashtu kanė punuar bashkė. Olldashi ka marrė maksimumin e votave tė sė djathtės nė Tiranė, rreth 30 mijė vota mė shumė se Spartak Ngjela mė 2003-shin, por jo votat e qytetarėve tė lėkundur. Fushata negative e Edi Ramės kundėr Berishės dhe Olldashit dhe e kėtyre tė fundit kundėr tij, thuajse ishin njė element i dorės sė dytė qė nuk i dhanė asgjė kėsaj fushate. Fushata u mbėshtet mbi dy teza kryesore, mbi rrezikun qė vinte nga fitorja e Ramės dhe rrezikun qė vinte nga fitorja e Berishės nė Tiranė. Me fitoren e Ramės ne kemi pėrpara njė tė ardhme tė pasigurt pėr qytetin, me fitoren e Berishės kishim sipas tyre rrezikun e njė tė ardhmeje tė pasigurt pėr demokracinė. Kėshtu sė paku u pėrkthye nė opinionin qytetar beteja elektorale dhe qytetet si Tirana zgjodhėn qartazi rrezikun qė mund tė vijė nga Edi Rama si njė rrezik mė tė vogėl. Kjo betejė, e cila ka kuptim vetėm nė Tiranė, pasi kėtu humbja e PD-sė ėshtė e qartė dhe cilėsore, ėshtė realisht kali i betejės i fituar nga Edi Rama dhe media e tij, e angazhuar, pėrfshi kėtu qė nga gazeta me 30 kopje qė u hapėn pėr fushatė, deri tek ato me dhjetė mijė kopje, tė krijuara nga tenderat e Ramės vite mė parė, qė nga militantėt aktivistė qė vishnin dhe kostume gazetarėsh gjatė fushatės e deri te pėrdorimi familjar i politikės editoriale tė stacioneve televizive pro tij. Ishte njė betejė, ku Rama pėrdori gjithēka, pėr tė dėshmuar se rreziku vjen nga fitorja e Berishės dhe Tirana ia pranoi kėtė alarm. Ana tjetėr e medaljes, rreziku se Edi Rama mund ta fusė qytetin nė kaos duke e lėnė nė mes mandatin, apo duke e pėrdorur kėtė mandat pėr interesa politike, realisht qytetarėve iu ėshtė dukur mė pak e rrezikshme. Kėtu mbyllet pėr mendimin tim historia e votės cilėsore kundėr PD-sė dhe aleatėve tė saj. Nė Jug dhe Veri tė Shqipėrisė, ku qytetarėt prekin seriozitetin e qeverisė dhe jo rrezikun nga autoritarizmi, ku veriorėt shikojnė me sytė e tyre rrugėn mė tė madhe tė Ballkanit qė ndėrtohet para oborreve tė tyre, ku shikojnė pensionet e ngritura dhe investimet nė turizėm, perceptimi pėr autoritarizmin e Berishės, betejė ku u pėrqendrua dhe Edi Rama, nuk funksionoi.
Pėr rrjedhojė, socialistėt bėjnė gabim ta quajnė kėtė njė betejė si referendum pėr qeverisjen. Kjo ishte njė betejė qė mė shumė sesa fuqinė apo pafuqinė e qeverisjes, provoi fuqinė pėr tė mbrojtur kalin e betejės, me tė cilin tė dy palėt u futėn nė fushatė. Edi Rama hyri nė luftė pėr t`iu thėnė shqiptarėve se kemi njė rrezik nga fitorja e Berishės dhe e besoi Tirana, por jo bastionet e PS-sė nė jug tė vendit. Po ashtu, nuk e besuan kėtė bastionet e PD-sė nė veri tė vendit. Si rrjedhojė, pėrdorimi pėr interes personal i njė kali beteje, siē ishte rreziku nga autoritarizmi i Berishės, i dha Edi Ramės njė mandat historik nė Tiranė, por i shkaktoi Partisė Socialiste njė traumė historike nė bastionet e saj. Edi Rama ka arsye tė jetė i gėzuar qė ka mundur tė pėrdorė fuqinė e paranojės sė tij pėr Sali Berishėn, pėr tė ruajtur pushtetin nė Tiranė. Sali Berisha, po ashtu, ka arsye tė jetė i dėshpėruar, pasi, siē shkruante njė kėshilltar i Bujar Leskajt disa ditė mė parė, Sali Berisha nuk ka media nėn kontroll tė tij, pėrveē disa kopjeve nė treg qė ai i quante tė djathta. Kjo nuk di, nėse i bėn nder apo dėm Sali Berishės, por di qė i ka dhėnė betejėn nė Tiranė Edi Ramės, i cili, duke komanduar si me sustė njė ushtri tė tėrė, mediatike ia doli mbanė tė ngulisė nė zonėn mė tė ndriēuar tė Shqipėrisė njė paranojė, e cila nuk iu vėrtetua realisht nė terren. Harta e re, elektorale ndjek nė njė farė mėnyre fuqinė e valėve tė instrumentalizuara tė Top Channel-it. E vėrteta nė terren ishte ndryshe. Sali Berisha bėri zgjedhje tė lira dhe tė ndershme shumė larg zgjedhjeve tė Ilir Metės dhe Edi Ramės. Nuk preku asnjė votė, nuk pėrdori median dhe gazetarėt si letėr higjienike, siē bėri dhe bėn Edi Rama. Nuk pėrdori militantė tė shquar tė sė majtės qė nė njė Top Show flasin si gazetarė, nė njė natė tjetėr, si veprimtarė dhe nė tė tretėn, si mendimtarė. Thjesht, Sali Berisha ndoqi instinktin e tij, politik pėr t`i lėnė zgjedhjet e lira dhe duhet tė jetė krenar pėr kėtė. Ai u mund nė Tiranė nga njė paranojė qė funksionoi falė pushtetit fals tė medias dhe kontrollit tė frikshėm tė Edi Ramės mbi tė, por nuk ka asnjė arsye ti kundėrpėrgjigjet kėsaj beteje me njė betejė tė ngjashme. Le tė jetė Edi Rama politikani i fundit nė Shqipėri qė mban nėn kontroll dhe gati si ushtarė njė tufė tė madhe gazetarėsh, botuesish, ndėrtuesish dhe veprimtarėsh qė duan tė marrin dhe poza tė paanshme.
Njė histori qė nuk e shkruaja dot nė fushatė
Bilanci real i kėtyre zgjedhjeve nuk ėshtė as shumica e votave pėr kandidatėt e djathtė, as shumica e votave pėr Edi Ramėn nė Tiranė, por prova e frikshme se instrumentalizimi i medias pėr qėllime politike tashmė ėshtė sukses.
Pėr ta ilustruar kėtė, nė fund tė kėtij shkrimi duhet tė tregoj disa detaje tė frikshme tė kėsaj fushate, detaje, pėr tė cilat po mė akuzon nėn zė Edi Rama dhe gazetarėt e tij, militantė. Ndėrkohė qė nė Tiranė iu ofruan shtypit foto dhe filma nudo tė kryetarit tė Partisė Socialiste, askush nga media e kėtushme nuk pati guximin t`i botonte, edhe pse ato ishin reale dhe tė neveritshme, pasi Edi Rama pozonte nudo para fėmijėve dhe grave nė njė plazh publik. Unė i pari hezitova, pėr shkak tė historisė sė marrėdhėnieve jo tė mira, personale me Edi Ramėn. U desh t`i botonin dy gazeta tė tjera nė rajon, qė pastaj t`i botonte gazeta Sot. Tė tjerėt nuk i botuan. Turpi ishte se gjithė gazetat e tjera, mė pas, botonin lajme dhe pėrgėnjeshtrime mbi fotot, po jo fotot. Kryeredaktori i gazetės Metropol, me pronar ndėrtues, qė e bėri kėtė nga instinkti i gazetarit, u pushua tė nesėrmen dhe askush nuk shkroi mbi kėtė fakt. Pronari i gazetės TemA, po ashtu, mė kėrkoi nė njė situatė shumė tė sikletshme tė mos i botoja, edhe ai nga nevoja qė ka pėr Edi Ramėn si kryetar i mundshėm bashkie. Gazetat e tjera tashmė tė gjitha me pronarė ndėrtues u vunė nė njė censurė tė paparė dhe tė turpshme. Turpi i censurės ishte nė atė shkallė, sa kur i shikon tė njėjtėt njerėz tė tė japin leksione gazetarie dhe demokracie tė vjen pėr tė vjellė. Ata gati e kthyen nė supervlerė faktin qė njė njeri i neveritshėm qė tashmė e kemi kandidat pėr kryeministėr dhe kryetar bashkie nxjerr organet seksuale para fėmijėve dhe guxon ta quajė kėtė gjė, jetė private. Ata gati e linēuan Sali Berishėn, pse nuk qante me lot pėr kėto foto dhe t`i kėrkonte falje Edi Ramės qė i kishte parė dhe ai kėto foto. Ky ėshtė njė turp i paparė nė historinė e medias botėrore. Kėtė instrumentalizim dhe neveri nė opinion mund ta pėrhapė vetėm njė media e linēuar, e kontrolluar dhe e keqpėrdorur nga njė njeri i vetėm qė quhet Edi Rama. Ky ėshtė bilanci i vetėm i suksesit tė tij, bilanc qė do tė zgjasė, derisa informaliteti nė media tė jetė vlerė dhe jo krim.
Nė fund dua tė them se Sali Berishės dhe Edi Ramės kėto zgjedhje i kanė dhėnė mundėsinė pėr tė qarė dhe pėr tė qeshur. Tė dyve iu kanė dhėnė mundėsinė tė jenė humbės dhe fitues. Por, rezultati i tyre ka nxjerrė tė humbur lirinė e medias dhe tė drejtėn e qytetarėve pėr tė marrė prej saj mesazhin real. Kjo ėshtė njė votė e palexueshme pėr opozitėn dhe pushtetin, por njė votė e pazėvendėsueshme pėr lirinė qytetare nė kėtė vend.
Njė fitore si e Berishės
Armand Shkullaku
Vetėm katėr ditė kanė zgjatur hamendėsimet se cili do tė ishte qėndrimi i liderit tė Partisė Demokratike dhe kryeministrit tė vendit, Sali Berisha, pas rezultatit tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Ai nuk iu ka lėnė shumė shpresė atyre qė besonin nė njė reflektim tė tij pas humbjes nė qytetet mė tė mėdha, ndėrsa publiku nuk arriti tė mėsojė komentin e kryeministrit mbi shkaqet qė ēuan nė kėtė humbje. Me njė optimizėm tė sforcuar, Berisha shpalli se koalicioni i djathtė fitoi shumicėn e bashkive dhe komunave nė shkallė vendi dhe se nė total mblodhi mbi 100 mijė vota mė shumė sesa bashkimi i majtė. Kjo matematikė mund tė jetė e vėrtetė, ashtu siē mund tė jenė tė kuptueshme edhe motivet e Berishės pėr tiu referuar asaj, por ajo nuk shpjegon thelbin e asaj qė ka ndodhur mė 18 shkurt. Tė humbėsh njė betejė elektorale ėshtė njė goditje e konsiderueshme, por tė mos dish ta interpretosh rezultatin ėshtė shumė herė mė tepėr. Dalja e kryeministrit nė selinė e PD-sė pėr tė shpallur fitoren mund tė ketė befasuar shumė njerėz, por njė strategji e tillė nuk ėshtė e panjohur. Menjėherė pas 3 korrikut 2005-sė, socialistėt nė pushtet nxituan tė servirin numra dhe argumente pėr tė vėrtetuar se e majta ishte shumicė, pavarėsisht se humbi nė mazhoritar, se LSI-ja qe shkaku i disfatės apo deri tek euforia qesharake se shumė shpejt numrat nė parlament do tė barazoheshin nė 70 me 70. Partia Socialiste atėherė, ndoshta ende dhe sot, nuk kuptoi se nga pushteti nuk tė rrėzojnė apo tė sjellin thjesht numrat, por fryma qė mbizotėron, sė cilės nuk mund ti kundėrvihesh verbėrisht dhe me arrogancė. Sali Berisha sot, duhet tė pranojė se nė zgjedhjet e 18 shkurtit 2007-tė, pavarėsisht se opozita nuk ofroi ndonjė model mė tė mirė, fryma e pėrgjithshme nuk rezultoi nė favor tė tij dhe se frymėn, prirjen dhe tendencėn e elektoratit shqiptar, pėr shumė arsye, e japin qytetet e mėdha. Pas rezultatit tė kėtyre zgjedhjeve, kryeministri Berisha duhet tė mbante nė konsideratė raportin e tij me qytetarėt dhe jo koniukturat e reja brenda partisė dhe mazhorancės. Besueshmėria mund tė rikuperohet vetėm duke pranuar tė vėrtetėn, shkaqet qė sollėn humbjen dhe me aftėsinė pėr tė reaguar pas saj. Nė shfaqjen e tij, tė parė, Berisha nuk e bėri kėtė, me shpresėn se do ti vinte kapak njė kazani qė sapo ka filluar tė ziejė. Historia jonė, politike ka dėshmuar se njė mėnyrė e tillė vetėm sa e shtyn nė kohė problemin, por nuk e zgjidh atė. Partia Demokratike dhe aletatėt e saj nuk mundėn tė fitojnė nė zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit 2007-tė. Mbi kėtė tė vėrtetė thelbėsore, Berisha duhej tė kishte ngritur qėndrimin e tij, politik pėrpara shqiptarėve dhe po mbi kėtė tė vėrtetė ai duhej tė kishte dhėnė shpjegimet e veta pėr rezultatin. A erdhi humbja si pasojė e modelit tė qeverisjes, a u shkaktua ajo nga zhgėnjimi i njė pjese tė elektoratit tė djathtė, a ndikoi ritmi i ulėt i investimeve, takimi kompromentues Nano- Berisha, paralizimi i strukturave tė PD-sė, alternativa mė e mirė e opozitės, etj, kėto janė komente qė secili mund ti vėrė nė peshore sipas bindjeve tė veta, por lideri i mazhorancės ka detyrimin qė tė interpretojė rezultatin dhe jo tė gjejė alibi qė tingėllojnė shumė pak tė besueshme. Tė thuash qė ke fituar zgjedhjet, kur ke humbur nė shumicėn dėrrmuese tė qyteteve tė mėdha, qė mė 3 korrik nxorėn nė shumicė deputetė demokratė, ėshtė njė shenjė kokėfortėsie e panevojshme, e padobishme dhe njė mėnyrė gati qesharake pėr tė kapėrcyer njė goditje elektorale. Pranimi i humbjes, aftėsia pėr tė kuptuar, pse erdhi ajo, pėrpjekja pėr ta rikuperuar dhe pėr tė ndryshuar nė harmoni me interesat e elektoratit do tė ishte e vetmja mėnyrė qė Partia Demokratike tė kalonte krizėn dhe tė besonte nė njė sukses tė ardhshėm, elektoral. Shpallja e njė fitoreje virtuale nuk iua jep dot pushtetin lokal demokratėve nė bashkitė mė tė mėdha tė vendit dhe sigurisht nuk ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė nisur njė reflektim postelektoral.
POLITIKA
Kryeministri shprehet se Partia Demokratike ka fituar 56 pėr qind tė votave kombėtare
Berisha: Do lexojmė votėn kundėr tė qyteteve tė mėdha
Kryeministri u shpreh dje se, PD-ja do i nėnshtrohet njė sėrė analizash, dhe se 43 pėrqindėshi kundėr i qyteteve tė mėdha do tė bėjė qeverinė tė ridimensionojė qėndrimet e saj pėrballė qytetarėve, duke paralajmėruar kėshtu ndryshime nė kabinetin qeverisės
Kryeministri, Sali Berisha, deklaroi dje se, megjithėse Partia Demokratike ka rezultuar fituese nė zgjedhjet e 18 shkurtit 2007-tė, sėrish humbja nė qytetet mė tė mėdha tė vendit do tė bėjė qė qeveria tė ridimensionojė qėndrimet e saj. Berisha gjatė fjalės sė tij la tė kuptohej se me kėtė rast, nuk pėrjashtohen ndryshimet nė qeveri, deklaratė kjo e bėrė nga kryeministri edhe para zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Rezultati Ndėrkohė, duket se nga rezultatet pėrfundimtare koalicioni i djathtė ka dalė mė mirė se nė tė gjitha zgjedhjet e viteve tė shkuara. Berisha u shpreh se kjo fitore mund tė krahasohet mė pėrmasat e fitores sė vitit 1992. Mė 18 shkurt, shqiptarėt nė rreth 2/3 e bashkive dhe komunave tė vendit tė tyre, votuan pėr kandidatėt e koalicionit qeveritar, duke shėnuar fitoren mė tė thellė nė zgjedhjet vendore nė 15 vitet e fundit dhe pothuajse ėshtė pėrsėritur nė pėrmasa fitorja e vitit `92. Fitorja e 18 shkurtit ishte plebishitare, sepse tė gjithė ata qytetarė qė duan qė zgjedhjet lokale tė sė dielės sė shkuar t`i konsiderojnė njė votė politike, nė rast se do tė lexojnė rezultatet nė 100 zonat elektorale tė vendit, do tė gjejnė se koalicioni qeveritar u zgjua ditėn e hėnė fitimtar nė 71 prej tyre. Ndėr ta Aleanca e humbjes mori gjithsej 29 zona elektorale, - tha Berisha Analiza Por, gjithsesi, pavarėsisht se kryeministri e konsideroi si njė fitore tė madhe tė sė djathtės 18 shkurtin, nuk la pa pėrmendur dhe 43 pėrqindshin e atyre qė votuan kundėr tij nė qytetet e mėdha tė vendit. Berisha tha se vota kundėr nė kėto qytete ėshtė jo vetėm njė nder qė i bėhet pluralizimit shqiptar, por edhe njė ftesė pėr qeverinė qė tė analizojė votėn kundėr dhe tė ridimensionojė qėndrimin e saj nė raport me qytetarėt. Ndonėse siē e theksova dhe mė sipėr, 56 % e zgjedhėsve shqiptarė votuan kandidatėt e qeverisė, iu dhanė atyre fitoren nė 238 njėsi, nga 376 njėsi tė qeverisjes vendore, nė tė cilat u votua, apo nė 71 zona elektorale nga 100 qė ka vendi, sėrish 43 % e qytetarėve shqiptarė me votėn e tyre ndryshe, veēanėrisht nė qytetet e mėdha tė vendit nderuan pluralizimin politik dhe ftuan qeverinė qė tė ridimensionojė qėndrimet e saj, nė mėnyrė qė zėri i tyre tė dėgjohet mė shumė, tė pėrcillet mė shumė, nė mėnyrė qė programi, veprimtari e qeverisė tė pushtojė mendjet dhe zemrat e tyre. Nuk mundet qė pėrmasat e fitores tė errėsojnė sadopak vendosmėrinė pėr tė lexuar, pėr tė deshifruar para sė gjithash qėndrimin e tyre. Pra, nuk bie dhe nuk duhet tė bjerė nė vesh tė shurdhėr vota e tyre. Qeveria do tė shqyrtoi njė seri tė tėrė ndryshimesh dhe masash dhe po kėshtu, Partia Demokratike, jo me fjalė, por me akte konkrete do tė trokasė nė zemrėn e kėtyre qytetarėve, t`i bindė ata se mbrojtėsi dhe avokati mė i ndershėm, publik i interesit tė tyre ėshtė qeveria qė kryeson Sali Berisha, - tha kryeministri Berisha.
Para fushatės ju kishit deklaruar se do ta nxirrnit nė pension zotin Rama, ndėrkohė qė diferenca nė Tiranė ėshtė e madhe. E kujt do tė jetė pėrgjegjėsia?
E nxora nė pension si kryetar tė dėshtuar. Njė kryetar partie qė merr 25 % vota mė pak se 6-mujorin e parė duhet tė bėjė aktin qytetar. Nuk keni konstatuar ju qė little Rama kėndon kėngėn rroftė Edvini, poshtė PS-ja? A ka festė? A po feston kush pėr fitoren e Ramės? Nuk ka gėzim qyteti. Qyteti u lėndua shumė me skenat e turpshme nė Kombinat nga bandat qė qarkullonin. Qyteti ka lėndim, s`ka festė.
Zoti Berisha, pavarėsisht se koalicioni i djathtė ka dalė fitues nė kėto zgjedhje, ka humbur nė bashkitė mė tė mėdha tė vendit.
Unė do tė lexoj qėndrimin e qytetarėve shqiptarė. I kam ndjekur me vėmendje kėto ditė. Nuk flas pėr ēiftin qė bėn gjithēka pėr tė maskuar humbjen, por tė tjerėt, tė cilėt ndoshta pėr defekt tė kulturės elektorale ose pėr gjė tjetėr kanė bėrė lapsusin. Vota e kryeministrit shqiptar dhe e qytetarit mė tė largėt nga kjo qendėr ėshtė e barazvlefshme. Sė dyti, tėrėsia e kėtij vendi ėshtė tjetėr fakt qė askush nuk mund ta mohojė. Shqipėria ėshtė njė vend tėrėsor. Ajo qė thoni ju, kėrkon lexim dhe tė jeni tė sigurt se ka filluar leximi dhe deshifrimi i kėtij mesazhi, sikurse dua tė deshifrohet dhe tė lexohet fitorja. Unė personalisht, dua t`iu faktoj qytetarėve se zėri i tyre ndryshe nuk bie nė asnjė mėnyrė nė vesh tė shurdhėr, sikurse dua tė garantoj tė gjithė qeveritarėt vendorė tė zgjedhur, t`i uroj ata pėrzemėrsisht se kryeministri, i cili ka shkuar nė ēdo shesh pėr tė bėrė premtime, ai do t`i mbajė ato njėlloj, pavarėsisht kush ka fituar zgjedhjet. Dua tė garantoj se premtimet e mia kanė qenė para sė gjithash pėr qytetarėt. Qėndroj jashtė ēdo lloj koncepti diskriminimi.
Ju keni deklaruar para zgjedhjeve se do tė bėni ndryshime nė qeveri, do ta formatoni atė, pavarėsisht rezultatit tė zgjedhjeve. A do tė ketė ndryshime nė qeveri pas shpalljes pėrfundimtare tė rezultatit tė zgjedhjeve?
Njė qeveri qė merr 56 % tė votave nė referendum popullor ėshtė qeveri e akteve madhore me kėtė mbėshtetje, por absolutisht i qėndroj marrėveshjes qė kam nėnshkruar me PDK-nė pėr ta konkretizuar atė, sikurse nuk mund tė mos marr nė shqyrtim gjithēka, jo nė raportet me votat, se po tė jetė puna nė raport me votat, njė qeveri qė merr 56 % tė votave, ka notė tė shkėlqyer, por kjo nuk mė pengon mua aspak tė studioj ēdo dikaster dhe ēdo agjenci nė raport me reformat, reformat janė kriter.
Partia Demokratike ka humbur nė Tiranė, Elbasan Korēė dhe Durrės, kush e mban pėrgjegjėsinė pėr kėtė humbje?
Partia Demokratike dhe aleatėt e saj korrėn fitoren mė tė thellė nė 15 vjet pluralizėm. Ky ėshtė fakti mė flagrant, mė i ndritur dhe mė i rėndėsishėm i kėsaj fushate. Ky ėshtė fruti i kėsaj fushate. Ėshtė e vėrtetė se nė kėto qytete Partia Demokratike nuk fitoi. Ėshtė shumė e vėrtetė qė Partia Demokratike dhe unė personalisht kemi tė gjithė potencialin pėr njė shqyrtim tė tė gjitha shkaqeve dhe korrigjim tė tyre. Fitorja, edhe kur ėshtė e vogėl, ėshtė bizhu, kur ėshtė e madhe, duhet tė kesh vetėpėrmbajtje ta respektosh, tė pėrpiqesh t`iua kthesh nė mirėsi atyre qė ta dhurojnė.
Njėri prej aleatėve ėshtė shprehur i zhgėnjyer nga ju dhe nga ministrat, pėr tė cilėt shprehet se keni pėrgjegjėsi, a po funksionon normalisht koalicioni qeverisės ?
Koalicioni funksionon plotėsisht. Leximi i fitores ėshtė njė dhunti e nevojshme. Unė kėtu nuk bėra gjė tjetėr veēse lexova fitoren e thellė tė 18 shkurtit.
Pėr tė plotėsuar fitoren qė thatė, ju mungon guri mė i ēmuar, qė ėshtė qyteti i Tiranės. Si do ta shpjegonit ju humbjen nė Tiranė ?
Nuk ka pasur ndonjėherė ndėrmend Sali Berisha tė jetė as mbret as sulltan, meqenėse po flisni pėr gurin e ēmuar. Unė u shpreha se do tė respektoj votėn e qytetarėve shqiptarė. Jam shprehur se kam krenari tė madhe se kjo ka qenė vota mė e lirė qė ata kanė dhėnė nė 15 vjet. Ju keni qenė tė gjithė tek ata, mė thoni, nė cilin rast dhe nė cilin segment shteti ka ushtruar presion mbi ta. Lexoni raportin e ODIHR-it ēfarė thotė, ministria pėrmirėsoi listat, nuk bėri atė qė u bė vite mė parė duke pėrjashtuar me dhjetėra-mijėra qytetarė. Kam ndjekur gjithė ditėn median pėr tė parė, nėse do tė ketė ndonjė qytetar qė nuk e gjen emrin nė listė pėr tė votuar. Ishin nė Kombinat, por nuk pati pėrjashtime tė qėllimshme nga listat askund, asnjė qytetar opozitar nuk erdhi para kamerave tė deklaronte se nuk ka emrin nė listė dhe nuk po voton dot, pėrkundrazi, qeveria i ndihmoi, iu dha njė program tė shkėlqyer njėsive tė qeverisjes vendore me njė kontroll tė dyfishtė qė ato nuk mund tė loznin me listat. Unė nuk kisha ndėrmend tė kem as kurorėn e mbretit, as kurorėn e sulltanit. Tani ai humbi Shqipėrinė. Unė e nderova Tiranėn dhe do ta nderoj gjithė jetėn time me Sokol Olldashin, me kandidatė, tė cilėt janė vektorė e kėsaj fitoreje.
Pas pėrfundimit tė fushatės elektorale, a do tė rikthehet Olldashi nė qeveri?
Olldashi mbetet njė nga figurat kryesore tė partisė sė tij.
Njė nga deputetėt e aleatėve tuaj ka akuzuar eksponentė tė lartė tė Partisė Demokratike se iu kanė kėrkuar atyre manipulim tė rezultateve.
Ky ėshtė njė trillim mediatik , njė trillim i mirėfilltė, mediatik.
Ju deklaroni se kėto ishin zgjedhjet mė tė mira nė historinė e pluralizimit shqiptar, ndėrkohė qė zoti Grunet tha se ato ishin njė shans i humbur pėr Shqipėrinė.
Po tė lexosh me ndershmėri raportin, do tė gjesh se qeveria ka i bėrė tė gjitha detyrat. Nuk do tė gjesh nė asnjė rast dhe nė asnjė moment qoftė dhe shprehjen mė minimale tė qeverisė pėr tė prekur votėn e qytetarėve. Nė bankėn e akuzės ėshtė marrėveshja e turpshme e 13 janarit, e cila u imponua nga njė njeri nė krizė, njė marrėveshje, e cila pėrbėn njė akt tė turpshėm ndaj zgejdhėsve shqiptarė, qė ashtu siē thotė raporti, pengoi punėn e gjendjeve civile, punėn e komisioneve, pėrjashtoi zgjedhės nga votimi, potencialisht dhe, meqenėse jemi te raporti, me tė cilin jam dakord 100 pėr qind thuhet se bodinakėt kokoinėt dhe veizėt minuan procesin zgjedhor nė Tiranė me veprimtarinė e tyre. Tirana doli e plagosur nga zgjedhjet, siē thotė raporti, e shumė e shumė gjėra tė tjera, nuk ėshtė ai problemi i qeverisė, qeveria bėri atė qė kishte nė dorė.
Sipas ndėrkombėtarėve atoi pak incidente qė kanė ndohur nė Tiranė u mbyllėn pa probleme dhe qė nuk kanė ndikuar nė rezultat ?
Nė planin e pėrgjithshėm tek ndikimi nė rezultat kanė patur ndikim por nuk mund tė pohoj pėrmbysės. Nė rasstin e Kombinatit pėr minibashkinė padiskutim po por nė pėrghjithėsi jo, kurse nė planin moral janė damka mbi edvinin dhe bashkiakėt e tij.
Kur do ta festonit fitoren e Partisė Demokratike ?
Fitoren do ta festojmė me reforma, pasi ato janė festa jonė. Ju lutem pėrcilluni shqiptarėve tė vėrtetat e tyre elektorale sepse kam konstatuar njė lloj konfuzioni, nuk bersoj se ėshtė I qėllimshėm por faktet janė aq kokėforta saqė nuk mund ti mohojė askush.
SHBA: Jemi dakort me raportin e OSBE/ODIHR
Zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė Shtetit Tom Casey, tha se Shtetet e Bashkuara janė dakort me raportin e paraqitur nga OSBE/ODIHR-i pėr zgjedhjet nė Shqipėri. Zgjedhjet ishin pėrgjithėsisht paqėsore e demokratike. Ne jemi dakort me raportin e paraqitur nga OSBE/ODIHR-i. Raporti i tyre paraprak nxorri nė pah disa shqetėsime teknike dhe procedurale, si dhe probleme me pėrgatitjen e zgjedhjeve. Ne jemi dakort me vlerėsimin e OSBE-sė dhe me thirrjen qė OSBE/ODIHR-i i bėnė forcave politike nė Shqipėri pėr tė punuar sė bashku drejt vazhdimit tė procesit tė reformės elektorale pėr tė arritur synimet qė i kanė vėnė vetes nė mėnmyrė qė zgjedhjet nė tė ardhmen tė plotėsojnė standarte tė larta. Nė Shqipėri, njė pjesė e shtypit e kishte interpretuar qėndrimin amerikan si tė ndryshėm nga ai i OSBE-sė. Zoti Casey tha sot se Uashingtoni mbėshtet vlerėsimet e OSBE/ODIHR-it. Ne jemi dakort me raportin e OSBE/ODIHR-it. Nė shumė vende ku vepron OSBE-ja ne i shikojmė me shumė seriozitet dhe shpesh varemi nga pėrpjekjet e OSBE-sė, ku ne po ashtu kontribuojmė, pėr analiza dhe vlerėsime te proceve tė ndryshme elektorale. Ne kemi respekt tė madh pėr zyrėn e ODIHR-it, e cila ka ekspertė shumė tė mirė nė radhėt e saj. Nė rastin e Shqipėrisė ne jemi dakort me vlerėsimin e tyre pėr zgjedhjet.
Banorėt e komunave tė Korēės komentojnė rezultatin zgjedhor
Nė fshatra nuk funksionon makineria e manipulimit
Sigurisht, - shprehen banorėt e komunave nė Korēė, - te fitorja e Partisė Demokratike, ka ndikuar rritja e rrogave dhe e pensioneve, sepse pėr fshatin shuma e pensionit prej 5 mijė lekėsh, nuk ėshtė njė pagė e pavlerėsueshme, kur gati dy vjet mė parė pensioni i tyre ishte shumė i ulėt
Falangat e manipulimit e kishin tė pamundur tė ndėrhynin te listat e votimit nėpėr fshatra qofshin kėto tė mėdha apo tė vogla me 15-17 mijė banorė siē ėshtė komuna e Pojanit nė Korēė apo e Ēėravės nė Pogradec. E njėjta pamundėsi pėr falangat ka ekzistuar edhe nė komunat e Kolonjės, apo nė ato tė Devollit, ku Partia Socialiste ka pėsuar humbjen mė tė thellė deri mė sot. Kėshtu janė shprehur mjaft prej banorėve tė komunave nė qarkun e Korēės, madje duke shtuar se fitorja ka qenė e pastėr pėr cilėndo parti qė ka fituar, ashtu siē ka qenė e pastėr edhe humbja pėr ēdo parti qė hyri nė garėn e konkurrimit. Sipas banorėve tė komunave nė qarkun e Korēės, nė fshat ėshtė mjaft e vėshtirė tė importosh nga qytete apo fshatra tė tjerė njerėz tė makinerisė manipulative, qė nė Shqipėri ka ekzistuar prej vitesh. Ėshtė e vėshtirė, sqarojnė ata, sepse sado i madh qė tė jetė fshati me 10 apo 15 mijė banorė, gati qė tė gjithė njihen me njėri-tjetrin. Asgjė nuk mund ta pengojė njė votim tė pastėr, qoftė me kartė identiteti qė ende nuk ekziston, qoftė me pasaportė me certifikatė apo dėshimi drejtimi tė automjetit. Pėr mė shumė askush nuk e merr guximin tashmė pas kaq vitesh demokraci, qė tė bėhet kamikaz pėr partinė e tij, politike, sepse gjithēka do tė ishte e dekonspirueshme lehtėsisht, madje, shpjegojnė banorėt e kėtij qarku, fitorja apo humbja e ēdo kandidati nė komunė dihet qė para se tė ndodhė votimi, sepse njerėzit e fshatrave janė nė kontakt tė pėrditshėm me njėri-tjetrin. Pėr kėtė arsye ata dinė pothuajse mendimin e gjithsecilit, ashtu siē dinė pothuajse mė saktėsi sesa tė djathtė dhe tė majtė ka fshati. Pėr tė gjitha kėto arsye ėshtė e pamundur qė falangat e manipulimit tė ndėrhyjnė nė kutitė e votimit tė komunave. Pavarėsisht se nga cila parti politike kryhesoj komuna para zgjedhjeve, lista e zgjedhjeve mbetet e pamanipulueshme nė ēfardo rrethane. Ndėrsa banorėt e qarkut tė Korēės, dalin nė kėtė konkluzion, e shtrijnė kėtė ide, edhe pėr komunat nė tė gjithė vendin, ku sipas tyre fitorja apo humbja e secilės parti ka qenė veēse e pastėr, madje e merituar. Ėshtė kjo aryeja, thonė ata, qė Partia Demokratike fitoi nė pjesėn mė tė madhe tė komunave, sepse sipas tyre, te qeveria demokratike kishin parė njė qeverisje qė po luftonte korrupsionin, krimin e organizuar, ndėrsa po bėnte tė gjitha pėrpjekjet e saj pėr tė rritur mirėqenien e qytetarėve nė pėrgjithėsi. Sigurisht shprehen banorėt e komunave nė Korēė, te fitorja e Partisė Demokratike, ka ndikur rritja e rrogave dhe e pensioneve, sepse pėr fshatin shuma e pensionit prej 5 mijė lekėsh, nuk ėshtė njė pagė e pavlerėsueshme, kur gati dy vjet mė parė pensioni i tyre ishte shumė i ulėt, pa llogaritur ndihmėn qė u dha pėr pensionistėt pėr tė festuar Vitin e Ri. Por, po kėta banorė nuk ndalen kėtu me shpjegimin e tyre, duke shtuar se jo mė pak ngritje pėsuan pensionet nė qytet, ku tashmė dy bashkėshortė tė moshuar marrin 20 mijė lekė dhe kjo nuk ėshtė pak. Veē kėsaj, ngritja e rrogave duhej tė kishte ndikuar veēanėrisht nė qytet, sepse shumica e tė punėsuarve nga shteti gjenden nė qendrat urbane, madje nė tė gjithė sektorėt dhe institucionet. Gjithsesi, banorėt e komunave tė kėtij qarku janė tė prirur tė analizojnė atė ēka njohin nga afėr nė zonat e tyre, por duke u shprehur se, Partia Socialiste edhe pse po pėrpiqet tė nėnvizojė njė ftore tė bujshme, nuk ka aq entuziazėm qė do ti shkonte realisht pėrshtat asaj qė ka fituar. Duket sikur mes socialistėve ka gėzim dhe ankth, pėrfundojnė banorėt e komunave tė qarkut Korēė ku ka fituar me shumicė Partia Demokratike Seldi Hasanasi
KQZ depoziton edhe 98 kėrkesa ankimore pėr procesin
278 KZQV dorėzojnė rezultatet nė KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi ditėn e djeshme rezultatet paraparake pėr 278 KZQV, rezultatet e tė cilave kanė mbėrritur nė kėtė institucion. Zėdhėnėsi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Leonard Olli, publikoi rezultatet paraprake tė zgjedhjeve vendore pėr disa bashki dhe komuna tė vendit. Sipas tij, pranė KQZ-sė deri tani kanė mbėrritur rezultatet nga 278 KZQV nė tė gjithė vendin. Nga ana tjetėr, kryetari i KQZ-sė, Ēlirim Gjata, theksoi se me hapjen e procesit tė ankimit dhe pavlefshmėrisė pranė kėtij institucioni janė paraqitur rreth 98 kėrkesa ankimore pėr parregullsi gjatė procesit zgjedhor ose procesit tė numėrimit tė votave, tė cilat nė ditėt nė vijim do tė merren nė shqyrtim nga KQZ-ja, sipas njė rendi tė pėrcaktuar mė parė. Gjithashtu, KQZ-ja mori nė shqyrtim situatėn e krijuar nė Njėsinė Bashkiake nr.10 nė kryeqytet, nė tė cilėn ishte bllokuar procesi i numėrimit tė votave pėr 2 kuti votimi. Sipas kryetarit tė KQZ-sė, Ēlirim Gjata, ėshtė shqetėsuese situata e paraqitur, pėr arsye se fletėt e votimit gjenden prej 48 orėsh mbi tavolinė dhe nė kėtė drejtim duhen marrė masa urgjente.
Rezultatet e ardhura nė KQZ
Bashkinė Bajram Curri - Muji Gosturani, kandidat i koalicionit tė majtė ka 16.1 pėr qind tė votave, ndėrsa Nuredin Ahmetaj i PD-sė, 56.66 pėr qind tė votave. Bashkia Ballsh- Ardian Alushi, koalicioni i majtė 38.96 pėr qind tė votave dhe Neim Begaj (PD-PDR) 55.62 pėr qind Bashkia Berat- Fadil Nasufi koalicioni i majtė 51.27 pėr qind, dhe Sali Hoxha (PD-PR) 43.01 pėr qind. Bashkia Cėrrik- Arben Ruēi koalicioni i majtė 62.45 pėr qind, dhe Lumturi Xhepaxhi (PD-PDK) 35.123 pėr qind Bashkia Ēorovodė- Ilirian Kalemasi i PD-sė 5.99 pėr qind dhe Lefter Lame koalicioni majtė 42.53 pėr qind Bashkia Divjakė- Agim Janko (PD-PDK) 24.64 pėr qind dhe Josif Kruti koalicioni i majtė 34.99 pėr qind Bashkia Fushė-Krujė- Astrit Tali koalicioni i majtė 13.56 pėr qind, dhe Ismet Mavriqi i PD-sė 74.55 pėr qind Bashkia Kukės- Hasan Halilaj (PD-PR) 57.07 pėr qind, dhe Osman Elezi koalicioni i majtė 39.91 pėr qind Bashkia Laē- Luigj Isufi i PD-sė 61.01 pėr qind, dhe Preng Laska koalicioni i majtė 38.99 pėr qind Bashkia Lushnjė- Arben Sanxhaku koalicioni i majtė 57.04 pėr qind, dhe Florian Dani i PD-sė 40.78 pėr qind Bashkia Memaliaj- Pėllumb Bodeci i PD-sė 51.69 pėr qind, dhe Reshat Tala koalicioni i majtė 48.31 pėr qind. Bashkia Orikum- Hasan Lapaj koalicioni i majtė 47.92 pėr qind, dhe Kanan Braho i PD-sė 52. 08 pėr qind Bashkia Peqin- Bujar Shaqiri koalicioni i majtė 34.94 pėr qind, dhe Ilir Rushi i PD-sė 65.06 pėr qind Bashkia Rrogozhinė- Haqim Tosku koalicioni i majtė 54.18 pėr qind, dhe Tomorr Ballabani (PD-PDK) 45.82
Zėdhėnėsja e Partisė Demokratike komenton rezultatet
Bregu: Ripėrsėritje e fitores sė vitit 1992
Kjo fitore me rreth 2/3 e njėsive tė qeverisjes vendore ėshtė mė e thella e arritur ndonjėherė nė historinė e zgjedhjeve lokale nė Shqipėri. Pėr herė tė parė nė historinė e pluralizmit shqiptar, koalicioni qeverisės i djathtė ka fituar nė 10 qarqe nga 12 qė ka gjithsej vendi
Partia Demokratike u shpreh se fitorja e koalicionit qeveritar nė zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit ėshtė pothuajse njė ripėrsėritje e fitores sė vitit 1992. Gjatė njė konference pėr shtyp zėdhėnėsja e fushatės sė PD-sė, deputetja Majlinda Bregu, u shpreh se, pėr tė gjithė ata qė besojnė nė barazinė e votės, njėlloj si nė Veri dhe nė Jug tė vendit, pėr rrjedhojė e bazojnė fitoren nė vlerėsimin e votės sė qytetarėve, koalicioni qeverisės ka rreth 100 mijė vota mė shumė pėr kandidatėt sesa binomi Rama-Meta. Sipas deputetes Bregu, kjo diferencė llogaritet nė 12 % ose nė rast se do tiu referoheshim rezultateve pėr ēdo njėsi tė qeverisjes vendore nga 378 njėsi, koalicioni qeveritar ka fituar nė 251 prej tyre. Kjo fitore me rreth 2/3 e njėsive tė qeverisjes vendore ėshtė mė e thella e arritur ndonjėherė nė historinė e zgjedhjeve lokale nė Shqipėri. Pėr herė tė parė nė historinė e pluralizmit shqiptar, koalicioni qeverisės i djathtė ka fituar nė 10 qarqe nga 12 qė ka gjithsej vendi, - u shpreh znj. Bregu. Sipas saj, nėse shqiptarėt do tė ishin tė interesuar sesi mund tė konvertoheshin kėto rezultate, nė rast se Shqipėria mė 18 shkurt do tė votonte pėr 100 deputetė nė 100 zona zgjedhore, mund t'ju them se koalicioni qeveritar do tė kishte fituar 71 deputetė dhe binomi Rama-Meta do tė kishte vetėm 29 vende nė parlament. Vota ėshtė politike, ndaj shqiptarėt kanė votuar nė mėnyrė tė qartė pėr koalicionin qeverisės, ndaj fitorja ėshtė mė shumė sesa solide, - tha znj. Bregu.
PR: Zgjedhjet, zhvillim pozitiv pėrsa i pėrket standardeve
Mediu: Kemi fituar nė rreth 30 njėsi vendore pėr kryetarė bashkish dhe komunash, njė rritje rreth 5 herė mė shumė krahasuar me vitin 2003
Partia Republikane u shpreh se zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit ishin njė zhvillim pozitiv nga pikėpamja e standardeve demokratike. Nė njė konferencė pėr shtyp, kryetari i PR-sė, Fatmir Mediu, njėkohėsisht edhe ministėr i Mbrojtjes, tha se, shqetėsimet e ndėrkombėtarėve janė tė lidhura me problemet teknike dhe tė vullnetit politik pėr tė realizuar njė reformė zgjedhore nė pėrputhje me standardet, ku OSBE/ODIHR-i kanė njė rol primar. Duke iu referuar rezultatit tė zgjedhjeve, zoti Mediu tha se, PR-ja nė kėto zgjedhje ka marrė deri nė 7 % tė votave. Kemi fituar nė rreth 30 njėsi vendore pėr kryetarė bashkish dhe komunash, njė rritje rreth 5 herė mė shumė krahasuar me vitin 2003, duke konfirmuar se ėshtė partia e dytė, kryesore nė qeverisje pas PD-sė, - tha zoti Mediu. Sipas tij, nė qendra tė mėdha tė prefekturave, PR-ja renditet nė shumė raste si forca e dytė dhe e tretė politike nė vend, gjė e cila na mundėson njė orientim tė qartė pėr organizimin tonė politik dhe elektoral nė tė ardhmen, - u shpreh z.Mediu. PR-ja ka qenė e angazhuar fuqimisht nė koalicionin me Partinė Demokratike dhe partitė e tjera, qeverisėse gjatė kėsaj fushate dhe ka kėnaqėsinė tė konstatojė dhe vlerėsojė se shqiptarėt nė shumicė kanė votuar mazhorancėn e djathtė qeverisėse. Ky rezultat pozitiv natyrisht duhet tė na bėjė tė reflektojmė pėr humbjen nė bashkitė kryesore, tė cilat kėrkojnė analizė politike dhe organizative tė koalicionit, - tha zoti Mediu. Sipas tij, ēdo tendencė pėr tė diferencuar votėn politike tė shqiptarėve ėshtė jo vetėm abuzim, por edhe miopi, e cila vendos politikėn mbi qytetarin dhe barazinė e votės sė tij. Gjatė konferencės pėr shtyp, kreu republikan denoncoi pėrjashtimin masiv tė votuesve nė shumė qytete sidomos nė Tiranė. PR-ja denoncon dhunėn verbale dhe fizike, tė ushtruar nė komisionet dhe grupet e numėrimit, - tha zoti Mediu.
Kryetari i Partisė Demokratike, dega Elbasan, komenton rezultatin
PD: Do kėrkojmė pavlefshmėri zgjedhjesh nė Elbasan
KQZV-ja e Bashkisė sė Elbasanit pėrfundoi numėrimin e votave dhe nė pėrfundim tė kėtij procesi rezulton se nė njė qendėr votimi tė lagjes Vullnetari nuk ėshtė zhvilluar votimi ditėn e zgjedhjeve dhe pėrveē kėsaj, njė kuti votimi ėshtė e parregullt, pasi, sipas Kodit Zgjedhor, ka defekte
Kryetari i degės sė Partisė Demokratike nė Elbasan, deputeti Aurel Bylykbashi, u shpreh se, PD-ja dhe kandidati i mazhorancės pėr bashkinė e qytetit, Luēiano Boēi, do tė kėrkojnė pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė Bashkinė e Elbasanit. Nė njė deklaratė pėr mediat zoti Bylykbashi tha se, KQZV-ja e Bashkisė sė Elbasanit pėrfundoi numėrimin e votave dhe nė pėrfundim tė kėtij procesi rezulton se nė njė qendėr votimi tė lagjes Vullnetari nuk ėshtė zhvilluar votimi ditėn e zgjedhjeve dhe pėrveē kėsaj, njė kuti votimi ėshtė e parregullt, pasi, sipas Kodit Zgjedhor, ka defekte. Sipas kreut lokal tė PD-sė, kjo kuti votimi e lagjes "Vullnetari" nuk ėshtė lėnė rastėsisht, pasi dihej qė nė kėtė qendėr votimi kandidati i mazhorancės, Boēi, do tė merrte njė mbėshtetje tė gjerė. Sipas zotit Boēi, nė kėto kushte PD-ja dhe kandidati Boēi do tė kėrkojnė me forcė tė madhe sipas Kodit Zgjedhor pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė Bashkinė e Elbasanit, si dhe rivotimin dhe njėherė tė tė gjithė qytetarėve tė Elbasanit, qoftė pėr kandidatin, ashtu edhe pėr anėtarėt e Kėshillit Bashkiak. Ndėrkaq, prefektja e qarkut tė Elbasanit, Mimoza Hasekiu, ka deklaruar se pėr tė gjithė ata komisionerė, tė cilėt nuk lejuan qytetarėt tė votonin tė lirė, ne kemi bėrė kallėzimin penal nė prokurorinė e rrethit gjyqėsor, Elbasan. Ndėrsa kryetari i KQZV-sė, Bashkia Elbasan, Xhevahir Halili, u shpreh se, situata e krijuar nga komisionerėt e majtė ėshtė shumė e turpshme pėr qytetin e Elbasanit. Duke iu referuar procesit zgjedhor pėr Bashkinė e Elbasanit, zoti Halili tha se, Sekretari i KQZV-sė po sorollat punėt e kėtij komisioni dhe pėr tė vėrtetuar kėtė po ju them vetėm njė fakt: ditėn e zgjedhjeve ky person ėshtė larguar nga komisoni pėr tri orė dhe ka qenė njė luftė e tmerrshme pėr ne qė tė merrnim njė vendim, pasi tė gjithė qytetarėt nuk mund tė votonin me certifikata tė marra nė datat 16, 17, 18 shkurt. Ai tha se, KQZV-ja do tė marrė tė gjitha masat qė tė ketė tė gjitha hapėsirat e nevojshme nė kohė, qė tė realizojmė pėrsėri zgjedhje nė qendrat e votimit me probleme. Ndėrkohė, sekretari i KQZV-sė, Shkėlqim Duka, akuzon komisionerėt e djathtė, tė cilėt nuk pranojnė tė numėrojnė njė kuti votimi, ku sipas komisionerėve tė mazhorancės janė konstatuar parregullsi. Gjatė ditės sė sotme, nė lidhje me procesin zgjedhor ka reaguar edhe deputeti i PS-sė, Durim Hushi. Ai tha se nė Bashkinė e Elbasanit ka pėrfunduar numėrimi i 95 qendrave tė votimit nga 97 gjithsej, duke shtuar se pėr qendrėn e 96 pritet vendimi i KQZ-sė, ndėrsa nė qendrėn e 97 nuk ėshtė zhvilluar procesi i votimit.
Aleanca e Madhe fiton shumicėn e njėsive nė Vlorė
Kandidatėt e koalicionit Aleanca e Madhe kanė fituar nė shumicėn e bashkive dhe komunave nė rrethin e Vlorės, nė procesin zgjedhor tė zhvilluar mė 18 shkurt. Nė pėrfundim tė procesit tė numėrimit tė votave, kandidatėt e djathtė rezultojnė fitues tė mandateve tė tė zgjedhurve vendorė nė Bashkitė e Orikumit dhe Selenicės, si dhe nė komunat Armen, Vllahinė, Brataj, Sevaster, Novoselė, Shushicė. Ndėrsa kandidatėt e koalicionit tė majtė rezultojnė fitues nė komunat Horė-Vranisht, Kotė e Qendėr, ku nė kėtė tė fundit ka njė kontestim rezultati nga kandidati i PBDNJ-sė, Fredo Berberi, i cili ka ankimuar nė KQZ vendimin e KQZV-sė.
PD-ja fiton 2/3 e Kėshillit Bashkiak nė Shkodėr
Partitė e spektrit tė djathtė kanė fituar nė zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit rreth 2/3 e vendeve tė Kėshillit Bashkiak tė Shkodrės. Nė bazė tė rezultateve tė publikuara nga KQZV-ja, Partia Demokratike ka grumbulluar 8351 vota, ose 31,19 pėr qind, duke pasur nė kėtė mėnyrė 14 anėtarė nė Kėshillin Bashkiak, ndėrsa socialistėt kanė marrė 5451 vota ose 20,36 % , duke u pėrfaqėsuar nė Kėshillin Bashkiak me 9 anėtarė. Sipas rezultateve zyrtare, tė publikuara nga KQZV-ja, Partia Republikane do tė ketė 5 anėtarė nė Kėshillin Bashkiak, Partia Demokristiane, tre anėtarė, LSI-ja dhe Partia Mendimi i Djathtė Liberal pėrkatėsisht nga 2 anėtarė, ndėrsa PDR, LZHK, PAA, Balli Kombėtar, BKD, PLL, PAD, PBDNJ, PSD dhe PDS me nga njė anėtar.
Edhe presidenti kėrkon qė tė nxitohet pėr realizimin e njė reforme tėrėsore, zgjedhore
Moisiu: Zgjedhjet nuk arritėn cilėsinė e duhur
Zyra e Presidentit ka lėshuar njė deklaratė nė lidhje me zgjedhjet lokale, ku ka theksuar se zgjedhjet nuk arritėn tė kishin cilėsinė e duhur. Ashtu si nė deklaratėn e tij publike tė datės 8 Janar 2007-Tė, mungesa e vullnetit politik dhe besimit tė ndėrsjelltė qenė ndėr faktorėt kryesorė qė penguan nė pėrgatitjen dhe ecurinė e procesit zgjedhor. Presidenti shpreh keqardhjen qė partitė politike dhe institucionet pėrgjegjėse nuk arritėn ti zgjidhin ato nė kohėn dhe me cilėsinė e duhur. Presidenti dėshiron tė vėRė nė dukje edhe arritjet pozitive qė u konstatuan mė 18 shkurt, pjesėmarrjen qytetare tė zgjedhėsve, sjelljen e Policisė sė Shtetit dhe organeve tė tjera, tė pavarura nė pėrputhje me ligjin, si dhe rolin informues dhe transparent tė medias. Periudha e mėpasshme e administrimit tė rezultateve u shoqėrua me mangėsi dhe incidente tė panevojshme, tė cilat e kanė burimin edhe nė sjelljen dhe ndėrhyrjet e politikės, - thuhet nė deklaratėn e presidentit. Sipas Moisiut, nė kėtė moment ėshtė e rėndėsishme mbyllja ligjore e procesit zgjedhor dhe nisja e menjėhershme e punės nga tė zgjedhurit e rinj tė qeverisjes vendore. Moisiu ka kėrkuar qė tė nisė sa mė shpejt kryerja e njė reforme tė plotė, zgjedhore. Nė ditėt dhe javėt e ardhshme presidenti e quan me rėndėsi tė veēantė nisjen e punės pėr pajisjen e qytetarėve me kartat e identitetit dhe kryerjen e njė reforme tė plotė, elektorale, tė cilat bėjnė tė mundur pėrgatitjen dhe zhvillimin nė tė ardhmen tė zgjedhjeve tė lira, tė ndershme dhe demokratike. Kėto zgjedhje, sikurse edhe jeta politike nė Shqipėri, kanė dėshmuar mė se njėherė sesa i rėndėsishėm ėshtė bashkėpunimi mazhorancė-opozitė, dialogu nė trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve, si dhe respektimi i institucioneve tė pavarura, faktorė qė janė pėrcaktues nė zgjidhjen e tė gjitha ēėshtjeve themelore qė kanė tė bėjnė me proceset zgjedhore, reformat dhe nė tėrėsi me procesin e integrimit euroatlantik, - thekson deklarata.
Sekretari socialist i kėrkon KQZ-sė qė tė publikojė vendimet
Majko: Duhet kryer reforma e plotė
Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Pandeli Majko, kėrkoi transparencė mė tė madhe pėr publikimin e vendimeve tė KQZ-sė. Nė njė prononcim pėr mediat, Majko tha, se "komenti i fundit ose publikimi i fundit nga ana e KQZ-sė nė faqen e website-it tė kėtij institucioni ėshtė ai i datės 20 shkurt, ēka do tė thotė njė mungesė tė transparencės sė situatės zgjedhore, transparencės sė vendimmarrjes lidhur me procesin zgjedhor". "Mė e rėndėsishme pėr t'u theksuar ėshtė se megjithese kemi thėnė se kemi bėrė njė reformė zgjedhore dhe kėto zgjedhje, edhe pse pa pėrfunduar, treguan se Shqipėria ka nevojė pėr njė infrastrukturė zgjedhore, pėr njė proces zgjedhor, normal, e cila nuk duhet tė lejojė qė ditėn e votimit dhe sidomos procesi paszgjedhor tė kthehet nė njė luftim militantėsh", - tha Majko. Ai tha se, "kėto zgjedhje treguan se ne duhet tė shkėputemi nga shumė histori pothuajse 'gjysmė idiote', qė nuk na ēojnė asgjėkundi dhe qė po lėmė nam nė disa drejtime, edhe nė sytė e ndėrkombėtarėve, prandaj mendoj se kėto zgjedhje nuk tejkaluan ato tė mėparshmet".
ZMQ bėhet Transparency International Albania
Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve tashmė do tė jetė Transparency International Albania. Marrėveshja u nėnshkrua dje, nė Berlin, mes drejtorit tė ZMQ-sė, Kreshnik Spahiu dhe drejtorit pėr Evropėn dhe Azinė Qendrore. Me kėtė marrėveshje ZMQ-ja nga partner lokal pėr Transparency International, status tė cilin e mbante prej dy vjetėsh, tashmė kalon si Transparency International Albania. Marrėveshja e miratuar nga bordi i sekretariatit ndėrkombėtar tė TI, njeh juridikisht ZMQ-nė si anėtare me tė drejta tė plota tė koalicionit global kundėr korrupsionit. Zyrtarė tė Transparency International vlerėsuan rolin aktiv qė ZMQ-ja ka nė Shqipėri, nė ndėrgjegjėsimin, asistencėn, fushatat dhe aksionet konkrete kundėr fenomenit tė korrupsionit. Drejtues tė programeve rajonale tė TI, shprehėn angazhimin dhe mbėshtetjen pėr njė numėr projektesh tė rėndėsishme qė ZMQ-ja do tė ndėrmarrė sė shpejti. Drejtori i ZMQ-sė, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes u takua edhe me Presidenten e Transparency Internatonal znj. Huguette Labelle. Znj Labelle pėrgėzoi zotin Spahiu pėr nėnshkrimin e marrėveshjes dhe shprehu mbėshtetjen pėr punėn e ZMQ-sė dhe nė tė njėjtėn kohė shprehu dėshirėn pėr tė vizituar Shqipėrinė nė njė kohė tė pėrshtatshme. Nė takime me zyrtarė tė sekretariat ndėrkombėtar tė Transparency International delegacioni i ZMQ-sė diskutoi pėr rėndėsinė dhe sensibilitetin qė kanė nė Shqipėri publikimet, studimet, kėrkime dhe sondazhet nė fushėn e korrupsionit. Gjatė vizitės gjithashtu u diskutuan dhe programe dhe projekte specifike si transparenca nė sektorin privat, korrupsioni politik, varfėria dhe zhvillimi, prokurimet publike, reformat antikorrupsion nė arsim. Transparency International ėshtė njė aleancė ndėrkombėtare nė luftėn kundėr korrupsionit. TI ėshtė shtrirė me degėt e saj nė mė shumė se 90 vende tė botės. TI gjithashtu pėrdor avokatinė dhe fushatat pėr tė lobuar pranė qeverive pėr implementimin e reformave antikorrupsion. ZMQ do tė vazhdojė vizitėn nė vijim drejt Brukselit me zyrtarė tė Komisionit Evropian.
SOCIALE
Marrja e kredive nga jashtė pėr investime publike do tė rrisė mė tej borxhin e vendit
Ēdo fėmijė shqiptar lind me 530 $ borxh ndaj tė huajve
Ka njė vlerėsim hipotetik pėr mėnyrėn se sa ėshtė nė gjendje vendi tė kthejė borxhin, sepse e shpėrndarė nė 3.2 milionė bonorė, duket se shifra nuk ėshtė kushedi se ēfarė, por e mbledhur nė total duket se laku i borxheve po na mbyt. Borxhi shtohet nga viti nė vit me rreth 15 pėr qind dhe me kėto ritme pas mė pak se 7 vjetėsh ai dyfishohet. Pėrkundėr deklarimeve tė specialistėve tanė tė ekonomisė qė thonė se borxhi ėshtė nė ulje, pasi e masin atė me shifrat fiktive tė rritjes sė prodhimit kombėtar qė pa kaluar as dy vjet korrigjohen me 50 pėr qind, nė vlerė absolute ne zhytemi nė borxhe. Mė e keqja ėshtė se nuk jemi nė gjendje tė kontrollojmė se ku shkojnė paratė
Rildo Ngjela Qeveria shqiptare ka planifikuar tė rrisė qė kėtė vit 380 milionė euro borxhin qė do tė merret nga shtetet e tjera. Sipas Ministrit tė Financave, Ridvan Bode, e gjithė kjo sasi parash ėshtė e destinuar nė investime tė huaja. Por nė tė njėjtėn kohė, kreu i financave shprehet se qeveria ka marrė edhe njė kompani tė huaj pėr tė vlerėsuar fuqinė kredimarrėse tė vendit. Ėshtė si tė thuash njė vlerėsim hipotetik nė pėrfundim tė tė cilit do tė bėhet e qartė se sa para ėshtė nė gjendje tė kthejė Shqipėria me ecurinė ekonomike qė ka. Sasia e borxheve qė do tė merren nė formė tė kredive tregtare do tė mbivendoset mbi njė vlerė jo tė vogėl borxhesh qė vendi i trashėgon qė nga vitet e komunizmit. Shqipėria, prej kohėsh ka marrė kredi nga tė huajt, por shumica e tyre kanė qenė kredi tė buta. Bazuar nė treguesit ekonomikė vlerėsohet se, Shqipėria, pėr dy vjet del plotėsisht nga lista e vendeve qė marrin kredi tė buta e grante dhe do tė drejtohet tregut pėr financime. Kjo do tė thotė se borxhi i ka shanset tė jetė shumė mė i lartė. Borxhi Fėmija shqiptar qė lindi nė vitin 2006 mbart mbi shpinėn e tij edhe njė faturė borxhi ndaj tė huajve prej 530 dollarėsh. Nėse e shohim shumėn si tė tillė mund tė duket e lartė, por duke qenė se, mesatarisht, nė njė vit, ēdo shqiptar i ka tė ardhurat 2900 dollarė, shifra nuk ėshtė e frikshme. Nė fakt, shumė specialistė tė ekonomisė nuk e quajnė ndonjė gjė tė madhe borxhin e jashtėm, madje ka nga ata qė sugjerojnė qė ai tė jetė edhe mė i lartė. Sigurisht, njė ekonomi efiēente dhe qė zhvillohet e pėrballon me lehtėsi kėtė, por kjo faturė borxhi pėr njė ekonomi ku ligjin e bėn korrupsioni, nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse njė rėndim qė qeveria hedh mbi qytetarėt e vet. E shpėrndarė nė 3.2 milionė bonorė, duket se shifra nuk ėshtė kushedi se ēfarė, por e mbledhur nė total, duket se laku i borxheve po na mbyt. Borxhi shtohet nga viti nė vit me rreth 15 pėr qind dhe me kėto ritme pas mė pak se 7 vjetėsh ai dyfishohet. Pėrkundėr deklarimeve tė specialistėve tanė tė ekonomisė qė thonė se, borxhi ėshtė nė ulje, pasi e masin atė me shifrat fiktive tė rritjes sė prodhimit kombėtar qė pa kaluar as dy vjet korrigjohen me 50 pėr qind, nė vlerė absolute ne zhytemi nė borxhe. Mė e keqja ėshtė se nuk jemi nė gjendje tė kontrollojmė se ku shkojnė paratė. Shifrat Nė fund tė vitit 2006, borxhi i jashtėm i Shqipėrisė u rrit me rreth 220 milionė dollarė ose me 15 pėr qind krahasuar me fundin e vitit 2005, duke arritur nė nivelin 1.674 miliardė dollarėve. Ky ėshtė fjalė pėr fjalė raportimi pėr borxhin qė bėn Banka e Shqipėrisė. Por sipas tė tė njėjtit burim, borxhi i jashtėm vlerėsohet tė ketė arritur nivelin 22 pėr qind tė PBB-sė, duke qenė rreth 3 pikė pėrqindjeje mė i ulėt se borxhi nė vitin 2005. Dikush edhe mund tė pyesė mė tė drejtė, po ulet apo po shtohet borxhi. Nė fakt, pėr fat tė keq ndodh e dyta dhe ajo qė e bėn mė tė keqe situatėn ėshtė se borxhet i merr mė sė shumti qeveria, ēka do tė thotė se fatura ėshtė e tė gjithėve. Banka e Shqipėrisė thotė se, huamarrja qeveritare zė peshėn kryesore nė pozicionin e borxhit tė jashtėm. Borxhi i jashtėm i Qeverisė Shqiptare, nė fund tė vitit 2006 ėshtė vlerėsuar 1.299 miliardė dollarė, duke pėrfaqėsuar rreth 78 pėr qind tė borxhit tė jashtėm nė total. Banka qendrore thotė: Faktor tjetėr i rėndėsishėm nė rritjen e detyrimeve financiare tė Shqipėrisė ndaj botės mbeten lėvrimet e kredive afatgjata dhe tė atyre tė buta nga jashtė, tė cilat e kanė shtuar borxhin e jashtėm tė Shqipėrisė me 22.4 milionė dollarė. Nė kėtė borxh pėrfshihet edhe pėrdorimi i huave dhe kredive nė FMN, prej 6.1 milionė dollarėsh. Dhe pas kėtij fluksi nė rritje shifrash ėshtė normale tė pyesėsh se ku shkojnė gjithė kėto para. Lė tė ankohemi ne sa tė duam, por shifrat thonė se 29 pėr qind e kėtij borxhi shkon pėr energji, 22 pėr qind e tij ėshtė lėvruar nė transport, mbėshtetja buxhetore pėr vendin ėshtė sa 19 pėr qind e borxhit dhe sė fundi, 8 pėr qind e parave tė faturės miliardere ka shkuar nė infrastrukturė urbane dhe rurale dhe ujėsjellėsa e kanalizime. Ndėrkohė, tė dhėnat sqarojnė edhe mjaft hije tė tjera tė borxhit, siē janė luhatjet e vazhdueshme tė tregut valutor, i cili nė shumė raste sjell efekte negative. Borxhlinjtė paguan borxhet tona dhe tė baballarėve. Tė huajt janė bujarė kur tė japin para, pėrdori ti si tė duash, por ama janė skrupulozė kur vjen puna pėr tė marrė paratė e veta. Banka qendrore Sipas bankės qendrore: Shqipėria vazhdon tė riskedulojė detyrimet e prapambetura. Bėhet fjalė pėr 84 milionė dollarė, mbi tė cilat pėr njė vit shtohen miliona tė tjerė interesa. Banka raporton se, Borxhi i riskeduluar vlerėsohet nė nivelin 84 milionė dollarė, me njė rritje vjetore prej 9 milionė dollarėsh. Kreditorėt kryesorė tė borxhit tė riskeduluar janė Rusia dhe Kina. Ritmet e rritjes sė borxhit nė vitet e demokracisė nuk kanė ndryshuar, ai qė ka ndryshuar ėshtė vetėm drejtimi nga janė marrė paratė, refleksion ky i ndryshimeve politike nė vend. Sipas BSH-sė, aktualisht partnerėt kryesorė tė huamarrjes qeveritare janė Italia dhe Gjermania, me pėrkatėsisht 40 dhe 25 pėr qind tė totalit tė borxhit. Por nė ndryshim nga vitet e hershme tė borxheve, tashmė nė lojė nuk ėshtė vetėm qeveria. Biznesi privat, pa pėrjashtuar bankat e nivelit tė dytė iu ėshtė drejtuar mė shumė tė huajve pėr para vitet e fundit. Nė vitin 2006, me njė rritje vjetore prej 53 milionė dollarėsh, borxhi i sektorit privat e ka rritur nivelin e pėrfaqėsimit nė totalin e borxhit me 3 pikė pėrqindje dhe ka kontribuar nė masėn 20 pėr qind nė rritjen totale tė borxhit tė jashtėm kundrejt njė viti mė parė, citohet nė raportet e Bankės sė Shqipėrisė.
SPECIALE
Dr. Islam Lauka*
Rasti i Kosovės universal apo sui generis
Precedenti Kosovė si realpolitikė
Deklarimi i hapur dhe kėmbėngulės i Moskės zyrtare nė mbėshtetje tė tezės sė precedentit Kosovė, nė pamje tė parė, duket si paradoks. Gjatė gjithė viteve `90, Rusia i ėshtė pėrmbajtur pikėpamjes se Kosova ėshtė njė ēėshtje krejtėsisht e brendshme e Jugosllavisė dhe ėshtė pėrpjekur qė tė shmangė ndėrkombėtarizimin e saj. Vlerėsimi i ndėrhyrjes sė armatosur tė komunitetit ndėrkombėtar nė Jugosllavi, nė pranverėn e vitit 1999 si agresion dhe si shkelje e hapur e sovranitetit shtetėror dhe integritetit territorial tė njė shteti tė njohur ndėrkombėtarisht (1), nuk ėshtė gjė tjetėr, veē mishėrim i kėsaj politike. Qėndrimi aktual i Rusisė, sipas tė cilit, Kosova paraqet njė rast universal, njė precedent a model me fuqi ndikimi nė tė gjitha konfliktet e tjera, me njė fjalė, trajtimi i Kosovės, jo si njė ēėshtje e brendshme dhe ekskluzivitet i Serbisė, por ndėrkombėtarizimi dhe universalizimi i saj pėrbėn paradoksin e parė tė politikės sė Moskės. Nga ana tjetėr, siē dihet, Rusia ėshtė njė shtet federativ shumėkombėsh, i pėrbėrė nga 89 subjekte. Gjatė viteve `90 nė marrėdhėniet e saj me periferitė, siē ėshtė theksuar, pėr fat tė mirė, u shmang skenari jugosllav, por, megjithatė, ato nuk kanė qenė pa probleme. Pėr kėtė dėshmojnė qartė dy luftėrat e pėrgjakshme nė Ēeēeni. Tensione ka pasur edhe nė rajone tė tjera tė Kaukazit tė veriut, deri edhe nė Lindjen e Largme. Mbrojtja, nga ana e Rusisė, si shtet federativ shumėkombėsh e tezės sė universalitetit tė precedentit Kosovė, precedent qė, nė thelb, ka tė bėjė me krijimin e njė shteti tė ri nė hartėn politike tė Evropės, si pasojė e shpėrbėrjes sė njė federate shumėkombėshe, pėrbėn edhe paradoksin e dytė nė qėndrimin e saj. Sė fundi, qė nga shpėrbėrja e BS e nė vazhdim, Moska ka kundėrshtuar dhe kundėrshton me forcė ēdo tentativė tė faktorėve perėndimorė, nė mėnyrė tė veēantė, tė NATO-s dhe tė SHBA pėr tė depėrtuar nė hapėsirėn post-sovjetike dhe pėr t`iu afruar kufijve rusė. Duke qenė se faktori ndėrkombėtar ka luajtur dhe po luan njė rol vendimtar nė procesin e pavarėsimit tė Kosovės, nė atė qė rusėt e cilėsojnė si precedent, atėherė modelimi i kėtij rasti nė konfliktet e hapėsirės post-sovjetike do tė thoshte qė aty tė ftohen miq, jo dhe aq tė dėshiruar. Ftesa e Kremlinit nė adresė tė NATO-s dhe tė SHBA qė nėpėrmjet precedentit Kosovė tė depėrtojė nė atė qė Rusia e konsideron sferėn e saj tė influencės pėrbėn dhe paradoksin e tretė. Por njė analizė mė e thelluar dhe mė komplekse e politikės shumėplanėshe ruse, tė ēon nė pėrfundimin se nė qėndrimet e Moskės lidhur me Kosovėn nuk bėhet fjalė pėr ndonjė paradoks. Pavarėsisht thekseve apo nuancave tė kushtėzuara nga situata e brendshme dhe, lidhur me kėtė, nga ndikimi nė politikėn ndėrkombėtare, Rusia gjithnjė e ka trajtuar Kosovėn nė frymėn e interesave tė saj si fuqi e madhe. Realpolitika ka qenė dhe mbetet elementi me konstant nė qėndrimet e saj ndaj kėsaj ēėshtjeje. Tjetėr gjė qė, nė vitet `90, adresimi i kėtyre interesave ishte i ndrojtur, ndėrsa sot, pėrkundrazi, i hapur dhe ngulmues.(2) Duke iu rikthyer reagimit tė Moskės ndaj ndėrhyrjes sė armatosur nė Jugosllavi, nė mars 1999, studiues tė ndryshėm, jo pa tė drejtė, vėnė nė dukje karakterin emocional tė tij, njė frikė dhe njė fyerje tė pėrhapur gjerėsisht. (3) Tė tjerė theksojnė mllefin antiperėndimor, tė drejtuar, kryesisht kundėr NATO-s dhe SHBA. (4) Sipas analistėve, fyerja vinte pėr shkak se Rusia nuk u pėrfill, kėmbėngulja e saj kundėr ndėrhyrjes sė armatosur nė Jugosllavi nuk u mor nė konsideratė dhe, nė fazėn e parė tė operacioneve ushtarake, as qė u konsultua pėr ndonjė problem. Mospėrfshirja nė bord, kur vetėm pak vite mė pare, ky bord ishte dypolėsh, njėri prej tė cilėve, Moska, nuk u kapėrdi lehtė nga rusėt. Ndėrsa frika lidhej me rrezikun e projektimit tė situatės sė Kosovės nė hapėsirat post-sovjetike. (5) Sipas njė grupi analistėsh ushtarakė, nė perspektivė, Ballkani, nė masė edhe mė tė madhe, do tė pėrfaqėsojė nė vetvete njė nga sfidat mė tė rėndėsishme tė formimit dhe tė zhvillimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, dhe se si pėrvoja pozitive, ashtu edhe ajo negative e rregullimit tė krizės kosovare, format dhe metodat e bashkėveprimit tė pjesėmarrėsve tė kėtij procesi do tė pėrcaktojnė drejtimet e stabilizimit edhe nė hapėsirėn post-sovjetike.(6) Por frika shkonte edhe mė tej, deri te rreziku i shfrytėzimit tė metodikės kosovare nė shpejtimin e procesit tė shpėrbėrjes sė federatave shumėkombėshe. (7) Nė atė periudhė, skenari Serbia sot, Rusia nesėr, konsiderohej si njė objektiv strategjik i perėndimit, mė shumė real, se sa hipotetik. Humbja e statusit tė superfuqisė, kriza e gjithanshme ekonomike e shoqėrore qė pasoi shpėrbėrjen e BS, pėrfshirė dhe krizėn e identitetit, pėrbėjnė disa nga faktorėt qė prodhuan ato reagime, tipar i pėrbashkėt i tė cilave ishin tonet alarmiste pėr fatet e vetė Rusisė dhe hapėsirės rreth saj. Por edhe nė atė situatė krize, nė dukje tė pashpresė, nuk munguan zėrat pėr shfrytėzimin e aksionit tė ndėrhyrjes sė armatosur tė NATO-s nė Jugosllavi si alibi pėr veprime tė ngjashme tė Rusisė nė rrethin e vet.(8) Pas njė pėrgjumjeje, gjatė konfliktit nė Kosovė, realpolitika ruse filloi tė pulsojė. Pėrfundimi i aksionit tė NATO-s nė Jugosllavi, nė qershor 1999, jo vetėm e gjeti Moskėn nė bord (misioni i tė dėrguarit tė Moskės nė Jugosllavi V. Ēernomirdin sė bashku me presidentin finlandez M. Ahtisaari) por kapitali i saj politik u rrit ndjeshėm. Qė atėherė kanė kaluar rreth 8 vjet. Kriza ekonomike ėshtė lėnė pas. Kapitali politik ėshtė ndėrthurur me atė ekonomik, nė rritje konstante, gjė qė ka dhėnė impaktin e vet pozitiv nė drejtim tė forcimit tė sigurisė dhe stabilitetit tė vendit. Fluksi i pandėrprerė i dollarėve, tė siguruar nėpėrmjet diplomacisė energjetike ka davaritur reagimet emocionale dhe ka konsoliduar konstanten e pėrhershme tė Moskės- realpolitikėn. Demokracia e kontrolluar e presidentit Putin, pėrbėn njė shtrat tė favorshėm pėr kultivimin e saj. Politika e tij pragmatiste ka vėnė primatin e rentabilitetit, nė vend tė vlerave parimore dhe ideore nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, pėr tė cilat pretendonin paraardhėsit e tij (Gorbaēov, Jelcin). Konsideratat e dobisė e tė fitimit janė ato qė udhėheqin aktualisht politikėn ruse .(9) Pėr ēėshtje qė, vetėm pak vite mė parė, Moska zyrtare nuk guxonte t`i trajtonte ose qė i ngrinte me gjysmė zėri, tani, me vetėsigurinė qė i japin burimet e pasura energjetike, ka filluar jo vetėm tė ngrejė zėrin, por edhe tė kėrkojė me vendosmėri rritjen e rolit tė saj nė politikėn e madhe ndėrkombėtare. Nė fjalimin e tij nė konferencėn e Munihut, mbajtur me 10.02.07 pėr problemet e sigurisė, Presidenti Rus, V. Putin, e vlerėsoi si tė papranueshėm sistemin njėpolar nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe kėrkoi rishikimin e gjithė strukturės ekzistuese tė sigurisė globale. Sipas tij, pėrdorimi i forcės ėshtė legjitim vetėm mbi bazėn e vendimit tė OKB, e cila nuk mund tė zėvendėsohet as nga NATO, as nga BE. (10) Ndėrkohė, pak ditė pėrpara kėsaj konference, pas njė takimi me Kancelaren Gjermane, A. Merkel, me 21.01.07, lideri rus vuri nė shėnjestėr pėrpjekjet e fituesve tė luftės sė ftohtė pėr tė ndarė botėn, sipas interesave tė tyre.(11) Ėshtė e qartė se Moska e ka ngritur stekėn dhe kėrkon rritjen e pjesės qė i takon si aktor global. Ajo llogarit qė njė ndėr mėnyrat mė efikase pėr tė siguruar hisen qė i takon, veē tė tjerash, ėshtė shfrytėzimi nė maksimum i pozicionit tė saj, si njė ndėr pesė anėtarėt e pėrhershėm tė KS me tė drejtė vetoje, kur dihet qė Rusia nuk bėn pjesė dhe nuk mund tė luajė ndonjė rol nė strukturat e tjera tė rėndėsishme tė sistemit ndėrkombėtar si NATO apo BE. Qėndrimi i Rusisė ndaj ēėshtjes sė Kosovės duhet parė si element pėrbėrės i riformulimit tė politikės sė saj tė jashtme, nė pėrshtatje me rolin dhe interesat rajonalė e mė gjerė, si shfaqje tipike e realpolitikės sė njė fuqie tė madhe nė ngjitje. Po cili ėshtė thelbi i qėndrimit tė tanishėm rus pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes sė Kosovės? Gjykuar nga deklaratat publike tė Presidentit Putin dhe tė Ministrit tė Punėve tė Jashtme Lavrov, gjetja e kėsaj zgjidhjeje duhet tė pėrmbajė tre elementė: tė jetė rezultat jo i imponimit, por i marrėveshjes dhe kompromisit midis Prishtinės dhe Beogradit; tė respektojė parimet e tė drejtės ndėrkombėtare; tė njihet universialiteti i rastit tė saj. (12) Moska nuk paragjykon dhe nuk pėrjashton asnjė opsion, pėrfshirė pavarėsinė, me kusht qė tė ketė pėlqimin e Beogradit. Insistimi pėr tė siguruar miratimin e Beogradit pėr ēfarėdolloj zgjidhjeje krijon pėrshtypjen se prapa kėtij qėndrimi tė Rusisė fshihen pėrpjekjet e saj pėr tė shmangur pėrsėritjen e tė njėjtit skenar, brenda territorit tė vet, pasi rregullimi i marrėdhėnieve qendėr periferi, nė bazė tė modelit serbo-kosovar mund tė projektohet dhe nė rastin, p.sh. ruso-ēeēen. Sipas logjikės Serbia sot, Rusia nesėr, injorimi i interesave dhe vullnetit tė Beogradit, nė rastin e Kosovės, mbart rrezikun e pėrsėritjes sė tė njėjtės dukuri nė Federatėn Ruse. Ne fakt njė rrezik i tillė, ėshtė mė shumė i supozuar sesa real. Tė paktėn, tani pėr tani, duket se Moska i ka shtruar subjektet e veta federative, pėrfshirė Ēeēeninė. Pasi ka rivendosur rendin brenda vendit, Rusia kėrkon qė ta rivendosė atė edhe nė zonėn pėrreth. Precedenti Kosovė ėshtė njėri ndėr instrumentet e rradhės qė mund t`i shėrbejė kėtij qėllimi strategjik. Por zgjidhja e prodhuar si rezultat i kompromisit nuk i shėrben asaj. Vėshtirė tė pėrfytyrohet qė ish republikat sovjetike, me pėlqimin e tyre, tė lejojnė qė pjesė tė territoreve tė tyre tė vetėshpallura si tė pavarura, tė kalojnė nėn kontrollin e Moskės. Nga ana tjetėr, Rusia ėshtė e ndėrgjegjshme qė nuk ka gjasa reale qė tė arrihet ndonjė kompromis midis Prishtinės dhe Beogradit, lidhur me statusin e Kosovės. Ėshtė e qartė se, nė mungesė tė kompromisit, nė fund tė fundit, kjo zgjidhje do tė imponohet. Pavarėsisht retorikės sė deklaratave zyrtare, pikėrisht imponimi pėrbėn elementin qė i intereson mė shumė Moskės. Ai ėshtė mekanizmi qė besohet se mund tė funksionojė mė mirė nė lojėn me ish republikat sovjetike. Kjo ėshtė dhe arsyeja e insistimit tė saj kėmbėngulės pėr njohjen e rastit tė Kosovės si precedent, me fuqi ndikimi nė tė gjitha konfliktet e tjera. Nuk duket pa bazė mendimi, sipas tė cilit, midis Kosovės si pjesė e Serbisė dhe Kosovės si shtet i pavarur por tė njohur si precedent, Moska preferon opsionin e dytė. (13) Ky ėshtė varianti qė, sipas saj, do tė ishte mė rentabėl dhe do t`i sillte dividendė gjeostrategjikė dhe gjeo-ekonomikė. Ėshtė e tepėrt tė thuhet se njė qėndrim i tillė s`ka tė bėjė fare me parime, por vetėm me interesa. Referimi formal ndaj parimeve tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr respektimin e sovranitetit shtetėror dhe tė integritetit territorial (14), apo ndaj parimeve morale, jo vendime poshtėruese pėr serbėt, me ē`tė drejtė t`ua mohojmė pavarėsinė abhazėve dhe osetinėve etj (15), shėrbejnė si mbulesė e kėtyre interesave. Nė fazėn e tanishme, interesat ruse janė tė lidhura, para se gjithash, me rivendosjen e kontrollit dhe ruajtjen e tij nė hapėsirėn post-sovjetike. Orvatjet e faktorėve tė tretė pėr tė depėrtuar nė kėtė zonė dhe pėr t`iu afruar kufijve tė Rusisė, Moska i vlerėson si tė rrezikshme pėr sigurinė e vendit. Nė kėtė optikė shikohet zgjerimi i NATO-s drejt Lindjes (16), duke e konsideruar atė si faktor provokues qė minon besimin reciprok. (17) Depėrtimin ekonomik dhe ushtarak amerikan nė oborrin e pasmė rus, Kremlini e konsideron si orvatje tė Uashingtonit pėr tė spostuar Rusinė nga rajoni aq i rėndėsishėm strategjik pėr tė, siē ėshtė Kaukazi, pėr tė marrė nėn kontroll fushat e naftės, ashtu siē veproi nė Gjirin Persik. (18) Gjithnjė brenda kėsaj logjike, Moska ėshtė kundėr eksportimit tė demokracisė. Revolucionet demokratike, tė viteve tė fundit, nė Ukrainė dhe Gjeorgji i ka cilėsuar si vepėr tė anarkisė sė rrugės, tė sponsorizuar nga jashtė. (19) Ato vende (nga ish republikat sovjetike) qė u japin mbėshtetje aspiratave atlantiste apo qė vet ndjekin njė kurs properėndimor, i nėnshtrohen ndėshkimit tė Moskės. Mjetet dhe format e ndėshkimit variojnė, qė nga bllokadat ekonomike dhe deri te shantazhi politik. Precedenti i Kosovės, mendohet tė jetė, njė ndėr mjetet mė efikase tė shantazhit politik, sidomos, pėr Gjeorgjinė dhe Moldavinė qė e shohin veten, prej vitesh, nė krye tė listės sė ndėshkimit. Nėse vlerėsohet se kėto vende shkojnė shumė larg nė rrugėn e tyre drejt atlantizmit, atėherė Kremlini mund t`u tundė pėrpara hundėve kamxhikun eprecedentit Kosovė-projektin e pavarėsisė sė Transdnistrias, Abhazisė dhe Osetisė sė Jugut. Me projektet e pavarėsisė sė republikave separatiste, Kremlini beson se me njė gur mund tė vrasė dy zogj: veē shantazhit ndaj republikave ish sovjetike, tė pengohet ndėrhyrja e SHBA dhe BE nė zonėn rreth kufijve rusė, si dhe pėrzierja e tyre nė konfliktet e ngrira. (20) Nė kėtė kuptim, precedenti Kosovė merr vlerat e njė instrumenti qė do tė faktorizonte kėrcėnimet permanente tė Moskės pėr legalizimin e separatizmit tė republikave tė vetėshpallura. Njė pjesė e mirė e analistėve argumentojnė se, me shumė gjasė, ato do tė mbeten nė nivelin thjesht tė kėrcėnimeve potenciale, mė shumė se sa tė kthehen nė veprime konkrete, qė do tė ēonin nė shkėputjen e republikave tė vetėshpallura si tė pavarura nga shtetet, tė cilave u pėrkasin juridikisht. Midis argumenteve qė jepen nė favor tė kėsaj ideje janė: sė pari, njohja e pavarėsisė sė tyre do tė godiste interesat gjeostrategjike tė Rusisė, pasi Gjeorgjia dhe Moldavia do tė ishin plotėsisht tė justifikuara tė shumėfishojnė forcat pėr tė kėrkuar lidhje, integrim dhe mbrojtje nė NATO dhe BE. Simpatitė e kėtyre tė fundit pėr Tbilisin dhe Ēisinaun do tė shtoheshin.(21) Sė dyti, legalizimi i separatizmit nė njė zonė me sizmicitet tė lartė politik, siē ėshtė Kaukazi, me zhurmėn qė do tė shkaktonte, mund tė zgjonte xhindin nacionalist, tė cilit kurrė nuk i dihet, megjithėse, tani pėr tani, ėshtė nėn kontroll. Sė fundi, njohja e njėanshme e pavarėsisė sė tyre, nga ana e Rusisė, jo vetėm nuk do tė ēonte nė njohje ndėrkombėtare, pasi, deri tani, tė gjitha shtetet dhe organizatat ndėrkombėtare janė shprehur pėr tėrėsinė territoriale tė Gjeorgjisė dhe Moldavisė, por do tė komplikonte edhe marrėdhėniet e Rusisė me perėndimin, nė mėnyrė tė veēantė, me BE dhe SHBA, pėr tė cilėt kufijtė ndėr-republikanė sovjetikė, pas shpėrbėrjes sė BS, janė njohur si kufij ndėrkombėtarė dhe nuk mund tė ndryshohen. Nė thelb, ky ka qenė dhe mbetet qėndrim zyrtar edhe i Kremlinit. Nisur nga sa sipėr, nuk pritet ndonjė ndryshim radikal i Rusisė, nė mbėshtetje tė tendencave separatiste. Vetėm duke ruajtur gjendjen e tyre aktuale (22), de fakto tė pavarura, de jure nė pėrbėrje tė shteteve tė dala nga shembja e BS, republikat e vetėshpallura, mund tė shfrytėzohen si leva tė ndikimit rus, pa dėmtuar interesat e Moskės, marrėdhėniet e saj me partnerėt euroatlantikė dhe pa cėnuar ekuilibrat gjeopolitikė delikatė nė rajon. Beogradi pėrpiqet qė nė betejėn pėr realizimin e objektivit tė vet strategjik pėr tė mos lejuar shkėputjen e Kosovės, tė tėrheqė Rusinė, duke e mikluar me shprehjen e mirėnjohjes, me evokimin e lidhjeve tė vjetra miqėsore e tradicionale, si dhe duke u betuar pėr besnikėri tė pėrjetshme. Nė njė intervistė nė Ria Novosti, Ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Vuk Drashkoviē, pasi evidentoi marrėdhėniet e mira historike midis serbėve dhe rusėve deklaroi se nė politikėn e Beogradit, Rusia zė njė vend qėndror. Sipas tij, aktualisht, strategjia e politikės sė jashtme serbe mund tė krahasohet me njė avion modern, korpusi i tė cilit ėshtė Bashkimi Europian, motori-serb, njėri krah-marrėdhėniet e veēanta me Rusinė, ndėrsa tjetri-marrėdhėniet me ShBA. (23) Drashkoviē harron se lufta e ftohtė ka pėrfunduar me kohė dhe se vendi i tij nuk e gėzon mė rėndėsinė e dikurshme gjeopolitike. Ai harron, gjithashtu, qė politikanėt aktualė serbė janė larg Titos, i cili, sa qe gjallė, i shfrytėzoi me mjeshtėri tė dy krahėt, por qė, nė fund tė fundit, me gjithė pėrpjekjet e tij, nuk e evitoi dot pėrplasjen dhe shkatėrrimin pėrfundimtar tė avionit jugosllav. Nga ana e saj, Kryetarja e Qendrės Koordinuese pėr Kosovėn, S. Rashkoviē-Iviē, shpresėn qė Kosova tė mbetet pjesė e patjetėrsueshme e Serbisė e var tek mbėshtetja e Rusisė. (24) Kuptimplotė ėshtė edhe fakti qė nė demonstrimet e komunitetit serb nė Mitrovicėn Veriore, mė 09.02.07, dy ishin parullat qė ranė mė tepėr nė sy: Kosovėn nuk e japim! dhe Rusi na ndihmo!. (25) Nga Moska i ka drejtuar sytė, gjithashtu, edhe Peshkopi i Kosovės, Artemije, i cili lutet dhe shpreson qė zėri i Rusisė pėr tokėn e shenjtė tė Kosovės tė dėgjohet nė Nju-Jork dhe nė Uashington. (26) Lutjes sė tij i bashkohen edhe Kryetari i Delegacionit Serb nė bisedimet e Vjenės, Leon Kojen dhe, padyshim, Kryeministri Voisllav Koshtunica, qė tė dy tė bindur se Moska do tė bllokojė pavarėsinė e Kosovės(27), pasi nuk mund tė ketė njė rezolutė tė KS, pa marrė mė parė pėlqimin e Moskės(28), duke krijuar kėshtu idenė se ekziston njė unitet i plotė midis vėllezėrve tė njė gjaku e tė njė besimi pėr tė mbėshtetur vetėm atė zgjidhje qė ėshtė e pranueshme pėr Beogradin, pra mbetjen e Kosovės nėn sovranitetin serb. Ėshtė fakt i njohur, tashmė, se sa herė qė Serbia ėshtė gjendur apo gjendet nė vėshtirėsi, sytė i ka drejtuar dhe i drejton nga Rusia. Ashtu siē ėshtė i njohur fakti se Serbisė, njė ndihmė e tillė, nga ana e Moskės, nuk i ka munguar. Por, shumė analistė, sidomos rusė, vėnė nė pah njė dukuri tjetėr interesante, sipas tyre, tė verifikuar, mė se njė here, nga historia. Vėrtet, kur ėshtė nė hall, Serbia kthehet me fytyrė nga Rusia, theksojnė studiuesit, por, me kalimin e lumit, i kthen shpinėn asaj. Kėtė fakt e ka konstatuar princi Vladimir Meshēerskij, qė nė kohėn e luftėrave ruso-turke, nė vitin 1877, nė librin e tij Pravda o Serbii, nė tė cilin shkruan se serbėt i drejtohen Rusisė, vetėm kur kanė nevojė pėr bajonetat e saj. Historianėt Nina Smirnova dhe Vitali Melik-Karamov, nė njė shkrim tė tyre, kushtuar kėtij libri, shprehen se Serbia, me t`u bėrė e pavarur nė vitin 1878, nė sajė tė ndihmės sė Rusisė, i ktheu asaj shpinėn dhe deri nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore, politika e saj u orientua drejt kundėrshtares sė Shėn Peterburgut, Perandorisė Austro-Hungareze (29). Tė njėjtėn dukuri konstaton studiuesi Aleksandėr Bezhickij nė shkrimin Lufta qė ėshtė gjithmonė me ty. (30) Kėsaj periudhe i pėrket thėnia e njohur e Carit Aleksandėr III,tani e tutje, Rusia ka vetėm dy aleatė tė sigurt-ushtrinė dhe flotėn e saj. Nė periudhėn midis dy luftėrave botėrore, Beogradi nuk kishte asnjė lloj marrėdhėnie me Moskėn, ai ishte ndėr kryeqytetet e fundit qė e njohu BS (1940). Studiuesit rusė nuk lėnė jashtė vėmendjes edhe faktin qė, me pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore dhe ēlirimin e Jugosllavisė, nė sajė edhe tė ndihmės sė ushtrisė sovjetike, u krijua Republika Federative Popullore e Jugosllavisė, e cila, vetėm pas tre vjetėsh, do tė bėhej vendi i parė i bllokut tė Lindjes qė do t`i kundėrvihej hapur Kremlinit, pėr t`u lidhur me kundėrshtarėt e tij anglo-amerikanė. Veē aleancave tė herėpashershme me kundėrshtarėt e jashtėm tė Moskės, Beogradi nuk ka munguar tė bėjė aleancė edhe me kundėrshtarėt e brendshėm tė saj. Nė kėtė drejtim ėshtė domethėnėse pėrkrahja qė Jugosllavia i dha grushtit tė shtetit kundėr Gorbaēovit, nė gusht tė vitit 1991, apo kundėrshtarėve tė Jelcinit, nė tetor tė viti 1993. Nisur nga kėto fakte, historiani Sergej Romanenko, argumenton se tė gjitha pretendimet pėr marrėdhėnie tė veēanta me Beogradin nuk i kanė sjellė dobi as Shėn Peterburgut, as Moskės. (31) Ndėrsa, pėr studiuesin, Juri Davidov, marrėdhėniet vėllazėrore midis Beogradit dhe Moskės, jo vetėm nuk kanė sjellė dobi, por pėrkundrazi, kanė pasur pasoja fatale pėr Rusinė. Sipas tij, pikėrisht Serbia e tėrhoqi atė nė Luftėn e Parė Botėrore, luftė qė ndryshoi nė mėnyrė tragjike historinė e mėtejshme tė vendit .(32) Nuk janė tė paktė studiuesit rusė qė konkludojnė se liderėt e Serbisė motėr bėjnė politikė vetėm nė interes tė tyre dhe jo tė Rusisė, se i duhet dhėnė fund politikės sė kėrkimit tė aleatėve tė pėrjetshėm midis margjinalėve dhe populistėve qė deklarohen pėr miqėsi tė pėrjetshme me Rusinė: pėr publikun- nė emėr tė vėllazėrisė sllave, por nė praktikė, vetėm pėr ruajtjen e pushtetit tė tyre. (33) Qė ky konkluzion ėshtė afėr sė vėrtetės dėshmohet nga vala mė e fundit e dashurisė qė ka kapluar Beogradin pėr Moskėn. Cilido e ka tė qartė se afshi i kėsaj dashurie tė margjinalėve dhe populistėve serbė pėr nėnėn Rusi ushqehet nga njė motiv i vetėm-pėrpjekja pėr shfrytėzimin e vetos ruse (34) pėr tė mos lejuar shkėputjen e Kosovės nga Serbia, nė rastin mė tė mirė, dhe shtyrjen, sa mė shumė tė jetė e mundur, tė zgjidhjes sė statusit tė saj pėrfundimtar, nė rastin mė tė keq. I zhveshur nga lėvozhga e sllavofilisė, ortodoksisė, apo miqėsisė sė pėrjetshme, orientimi aktual i Beogradit drejt Kremlinit s`ėshtė gjė tjetėr, veē realpolitikė e kulluar, nė shėrbim tė interesave shtetmėdha tė Serbisė dhe tė elitės sė saj politike nė pushtet. A do tė vazhdojė Moska tė marrė vendime fatale nė favor tė margjinalėve dhe populistėve tė Beogradit, tė interesave tė veta gjeostrategjike, apo nė favor tė sigurisė dhe tė stabilitetit nė Ballkan dhe mė gjerė, kjo mbetet pėr t`u parė. Nė kėtė kontekst, qėndrimi ndaj planit tė Ahtisaarit pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, do tė jetė njėherėsh test dhe sfidė pėr politikėn dhe diplomacinė ruse. Nė njė prononcim pėr radion B 92, nė fillim tė dhjetorit 2006, ambasadori rus nė Beograd, Aleksandėr Aleksejev, u duk se favorizoi pikėrisht populistėt serbė kur deklaroi se Rusia do tė vėrė veton, nėse propozimi pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nuk do tė jetė i pranueshėm pėr Beogradin dhe pėr Prishtinėn. (35) Ashtu siē pritej, deklarata e tij u tumir nė kor, pothuaj, nga gjithė spektri politik nė Beograd, por ngjalli dyshime dhe shqetėsim nė qendrat kryesore vendimmarrėse tė politikės botėrore. Politikanė, diplomatė, analistė e studiues iu pėrveshėn punės pėr tė parashikuar mundėsinė e vėnies ose jo tė vetos ruse ndaj planit tė Ahtisaarit. Analisti i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, James Lyon, parashikoi njė probabilitet shumė tė lartė tė pėrdorimit tė vetos nga Moska.(36) Tė njėjtin mendim pėrsėriti ish shefi i Misionit Verifikues tė OSBE, gjatė luftės nė Kosovė, ambasadori Uilliam Walker. (37) Pėrkundrazi, zėvendėsi i Marti Ahtisaarit, Albert Rohan, u shpreh optimist se Rusia nuk do t`a pėrdorte veton. (38) Nė kėtė linjė u deklaruan, Riēard Hollbruk, analistėt amerikanė, Patrik Mur, Janusz Bugajski dhe Ēarl Kupēan, analisti rus Sergei Rumanenko, ai i BBC, Gabriel Partosh etj.(39) Disa prej analistėve paralajmėrojnė qė kėrcėnimet e Moskės pėr pėrdorimin e vetos duhet tė merren seriozisht, pasi fuqia e saj pėr tė bllokuar ėshtė reale. Sipas drejtorit tė Institutit tė Studimeve Strategjike nė Lubjanė, B. Grgiē, KS, ėshtė vendi ku Rusia mund tė shfaqė pushtetin e saj ndėrkombėtar. (40) Tė tjerė i pėrmbahen mendimit se kėrcėnimi me veton ėshtė instrument shumė mė i vlefshėm se sa pėrdorimi i saj. Sipas tyre, pikėrisht duke kėrcėnuar, Moska rrit ēmimin dhe fiton mė shumė, pas dyerve tė mbyllura tė realpolitikės.(41) Politikėbėrėsit nė Moskė duhet t`a dinė qė pėrdorimi i vetos nė rastin e Kosovės ka njė kosto. Pėr fat tė keq, kjo kosto ėshtė shumė e lartė. Veto ndaj planit Ahtisaari do tė thotė konservim i situatės, gjithnjė e mė tė acaruar e mė shpėrthyese nė Kosovė, e aftė pėr tė hedhur nė erė gjithsa ėshtė bėrė deri tani, nga faktorėt vendorė dhe ata ndėrkombėtarė, pėrfshirė Rusinė, pėr qetėsimin dhe stabilizimin e Ballkanit. Paqėtimi i tij sot ėshtė njė objektiv strategjik i perėndimit, njė bast i Europės dhe SHBA-sė, qė lidhet drejtpėrdrejt me kredibilitetin e tyre. Vėshtirė tė merret pėrsipėr nga kushdo qoftė, njė pėrgjegjėsi e tillė e rėndė, siē ėshtė rrezikimi i stabilitetit tė rajonit tė Ballkanit, edhe ashtu tė trazuar. Veē kėsaj, realizimi i synimeve strategjike tė Rusisė, si fuqi nė rritje, nuk mund tė konceptohet jashtė bashkėpunimit me faktorin ndėrkombėtar. Kėto interesa janė tė fushave dhe pėrmasave tė tilla qė bėjnė tė domosdoshėm bashkėpunimin me fuqi tė tjera tė mėdha. Ėshtė kjo arsyeja qė forcimi dhe zhvillimi i marrėdhėnieve me SHBA, BE, si dhe me faktorė tė tjerė tė rėndėsishėm globalė dhe rajonalė, kanė qenė dhe mbeten midis prioriteteve tė politikės ruse. Qė nga viti 1990, pėr Moskėn zyrtare, kėto marrėdhėnie kanė qenė shumė mė tė rėndėsishme se sa lidhjet tradicionale sentimentale me Beogradin apo me ndonjė vend tjetėr ballkanik. Gjatė gjithė kėsaj periudhe, ajo asnjėherė nuk shkoi deri nė atė pikė sa tė rrezikojė raportet e saj me perėndimin. (42) Rusia, gjithashtu, ėshtė anėtare e KS, G-8, Grupit tė Kontaktit, Kuartetit etj dhe, ashtu siē kanė nevojė kėto organizma me peshė pėr kontributin rus, edhe Moska ka nevojė pėr to. Nė kėtė kuptim, pėrdorimi i mekanizmit tė vetos nuk ėshtė njė lojė aq e thjeshtė, siē gjykohet nė Beograd. Ajo nuk ėshtė as qėllim nė vetvete. (43) Historikisht ėshtė dėshmuar qė fuqitė e mėdha tė drejtėn e vetos e ushtrojnė me kimet, nė raste krejt tė veēanta. Edhe gjatė periudhės sė luftės sė ftohtė, nė kulmin e mosmarrėveshjeve midis superfuqive tė kohės, SHBA dhe BS, kėsaj tė drejte i janė referuar shumė rrallė. Nga ky kėnd vėshtrimi, pėrdorimi i saj pėrbėn nė vetvete njė precedent, pasojat e tė cilit, nuk mund tė mos merren nė konsideratė nga secili prej pesė anėtarėve tė KS qė e gėzon tė drejtėn e vetos. Abuzimi me tė kthehet nė bumerang pėr vetė abuzuesit. Ėshtė kjo arsyeja qė fuqitė e mėdha, para se ēėshtjet t`i kalojnė pėr diskutim dhe votim nė KS, i trajtojnė nė forume tė tjera. Nė rastin e Kosovės, njė forum i tillė ėshtė Grupi i Kontaktit, ku, me pėrjashtim tė Rusisė, tė pesė vendet e tjera paraqiten me njė qėndrim, thuajse unik. Gjatė vizitės sė tij, nė fillim tė shkurtit 2007, nė Moskė, i dėrguari i posaēėm amerikan nė Kosovė, Frank Wisner, deklaroi se SHBA janė gati tė marrin pėrgjegjėsinė pėr zgjidhjen e ēdo problemi bashkė me Rusinė , se do tė ishte mė mirė sikur procesin e Kosovės qė e filluam sė bashku , ta pėrfundonim po sė bashku. Kėshtu do tė ishte mė mirė pėr ne dhe pėr rajonin.(44) Logjika t`a thotė qė Rusia do t`i bashkohet pesėshes sė Grupit tė Kontaktit dhe, nė pėrgjithėsi, qėndrimit perėndimor. Kėtė ide mbėshteti Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, pas kthimit nga vizita e tij nė Moskė, nė fillim tė dhjetorit 2006. Sipas tij, pėrcaktimi i statusit tė Kosovės do tė jetė mė tepėr faktor i afrimit tė Rusisė me shoqėrinė perėndimore, deri te njė qėndrim unik, se sa shkas pėr largim. (45) Nė njė zhvillim, disi tė papritur pėr Serbinė, Ministri i Punėve tė Jashtme tė Rusisė, Sergej Lavrov, deklaroi nė fillim tė shkurtit 2007 se Moska nuk i ka premtuar kurrė Beogradit se do tė pėrdorė veton nė KS (46) dhe se kėrcėnimi me veto ėshtė larg nga realizimi i saj. (47) Sipas tij, ashtu si edhe mė parė, Rusia do t`i mbrojė fort interesat e veta, pa rėnė nė konfrontim tė panevojshėm, duke i zgjidhur nė mėnyrė pragmatike detyrat qė ka pėrpara. (48) Njė qėndrim realist dhe i pėrgjegjshėm i Moskės ndaj planit Ahtisaari pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, si dhe bashkėpunimi konstruktiv me tė gjithė faktorėt relevantė ballkanikė, nė radhė tė parė me shqiptarėt dhe serbėt, pėr vėnien e tij nė jetė, nuk bien ndesh me interesat e saj, pėrkundrazi, siē dėshmon pėrvoja historike e largėt dhe e afėrt, njė Ballkan konfliktual ėshtė nė kundėrshtim me interesat e popujve tė tij, tė popujve fqinjė dhe mė gjerė. Zgjidhja e drejtė dhe e qėndrueshme e ēėshtjes sė Kosovės e qetėson rajonin. Njė Ballkan i qetė gjeneron siguri dhe stabilitet nė krejt kontinentin europian. Siguria dhe stabiliteti pėrbėjnė elementėt e domosdoshėm, pa tė cilėt, nuk mund tė flitet ,midis tė tjerash, as pėr ndėrtimin dhe funksionimin normal tė gazsjellėsve e naftėsjellėsve shinat, mbi tė cilat Rusia mbėshtet konsolidimin e kthimit tė saj nė politikėn e madhe. - vijon - * Drejtor i Institutit Shqiptar tė Studimeve Politike islamlauka@yahoo.com P.s: Pikėpamjet e shprehura nė studim, janė tė autorit dhe nuk implikojnė asnjė institucion tjetėr.
EKONOMIA
Totali i investimeve tė huaja, vitin e shkuar arriti nė rreth 450 milionė dollarė
Investimet e biznesit italian, 220 milionė USD, ai amerikan vetėm 10 milionė
Nė vitin 2005, investimet e huaja direkte nė Shqipėri zbritėn nė 255 milionė dollarė edhe pėr shkak tė mungesės sė privatizimeve. Aktualisht, ato janė rreth dy herė mė tė larta dhe mund ta rendisin Shqipėrinė nė grupin e vendeve me investime tė mira si Rumania dhe Bullgaria, qė zotėrojnė rreth 70% tė investimeve tė huaja nė rajon me rreth 15 miliardė dollarė
Investimet e huaja tė kryera drejtpėrdrejt nga investitorė apo biznese tė huaja pėrfaqėsohen nė Shqipėri nė pjesėn mė tė madhe nga investitorė italianė. Kjo ėshtė njė e dhėnė e cila kundėrshton logjikėn qė ekzistonte deri nė vitin 2004, mbi stokun e kapitalit tė investimeve tė huaja nė Shqipėri, ku kapitali grek ishte i pari, me rreth dyzet e tetė pėr qind dhe ai italian vinte i dyti, me rreth tridhjetė pėr qind. Tashmė, sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė dhe tė Ministrisė sė Financave, investimet e biznesit italian zėnė rreth pesėdhjetė e njė presje njė pėr qind tė totalit tė investimeve tė huaja pėr vitin e shkuar. Menjėherė pas kapitalit italian vjen ai grek, me rreth njėzet e katėr pėr qind. Vendet e tjera tė rajonit si Kroacia, Maqedonia, Bullgaria apo Rumania, tė marra tė gjitha sė bashku zėnė shtatė presje gjashtė pėr qind tė totalit. Investime tė vendeve tė Lindjes sė Mesme nė Shqipėri janė vetėm dy presje nėntė pėr qind e totalit tė investimeve tė huaja direkte. Afėrsisht, po nė kėtė kuotė janė edhe investimet e huaja direkte amerikane, tė cilat saktėsisht zėnė dy presje shtatė pėr qind tė totalit. Investimet e huaja direkte vitin e shkuar, sipas tė dhėnave tė Ministrisė shqiptare tė Financave kapėn vlerėn e rreth katėrqind e pesėdhjetė milionė dollarėve. Nė kėtė total shihet se investimet italiane janė rreth dyqind e njėzet milionė dollarė. Investimet e huaja tė investitorėve apo biznesmenėve grekė kapin vlerėn e rreth njėqind e dhjetė milionė dollarėve. Investimet amerikane arrijnė nė rreth dhjetė milionė dollarė. Po nė kėtė nivel janė edhe ato tė vendeve tė Lindjes sė Mesme, ku kryesisht dominojnė investimet e biznesit libanez. Investimet e huaja tė vendeve tė rajonit janė nė nivelin e investimeve tė huaja tė vendeve tė Lindjes sė Mesme. Ndėrsa, investimet e huaja tė vendeve tė tjera tė marra sė bashku, tė cilat kapin rreth njėmbėdhjetė pėr qind tė totalit kanė shkuar nė rreth pesėdhjetė milionė dollarė. Njė e dhėnė e rėndėsishme, pėr sa iu pėrket investimeve tė huaja nė Shqipėri ėshtė ajo se ka patur njė rritje tė dukshme tė kapitalit turk, i cili ka arritur nė rreth katėr pėr qind tė totalit ose nė rreth shtatėmbėdhjetė milionė dollarė.
Krahasuar me rajonin, Shqipėria renditet e fundit
Megjithėse flukset e investimeve tė huaja nė Shqipėri kanė qenė nė rritje tė vazhdueshme, ato mbeten nė nivele shumė tė ulėta nėse i krahasojmė me rajonin. Tė dhėna tė Ministrisė sė Financave bėjnė tė ditur se, kjo ka ardhur si pasojė e njė trashėgimie negative tė dėmtimit tė rėndė tė klimės sė biznesit, pėr shkak tė pengesave tė konsiderueshme administrative. Po ashtu edhe korrupsioni i pėrhapur ka patur efektin e tij. Per vitin 2005, investimet e huaja direkte pėr efekt edhe tė mungesės sė privatizimeve zbritėn nė dyqind e pesėdhjetė e pesė milionė USD. Pėrsa i pėrket rajonit, investimet e huaja direkte pėsuan njė rritje tė konsiderueshme qė nga vitin 2003 dhe brenda 2 vjetesh mė pas, falė dhe privatizimeve tė mėdha, ato u trefishuan, duke arritur nė 2004-ėn nė rreth njėmbėdhjetė miliardė dollarė. Kėto dy vende, aktualisht kanė njė total investimesh tė huaj mė tė madh sesa pesėmbėdhjetė miliardė dollarė. Bullgaria dhe Rumania janė vendet qė kanė thithur mbi 70 % tė fluksit tė investimeve tė huaja tė tė gjithė rajonit pėr vitin 2004. Vetėm Rumania, pėr vitin 2004 ka tėrhequr investime tė huaja direkte sa pesė vendet e tjera tė rajonit tė marra sė bashku, duke arritur vlerėn e mė shumė se pesė miliardė dollarėve. Nė aspektin e prejardhjes ose origjinės, Italia dhe Greqia ruajnė njė pozicion mbizotėrues nė investimet e huaja direkte nė Shqipėri. 51 pėr qind e ndėrmarrjeve tė investimit direkt janė me pjesėmarrje tė kapitalit tė huaj italian dhe 24 pėr qind me kapital tė huaj grek. Ndjekėsit mė tė afėrt janė kapitali turk (4 pėr qind) dhe ai amerikan (3 pėr qind). Ndėrkohė vėrejmė njė hapje drejt Lindjes sė Mesme, shoqėruar edhe me rritjen e flukseve tė kapitalit nga kėto vende.
Deri nė 2004-ėn, kapitali grek zinte 48% dhe ai italian vetėm 30%
Nė kėndvėshtrimin e stokut tė kapitalit tė huaj, nė fund tė vitit 2004, jo mė pak se tetėdhjetė e dy pėr qind e kėtij stoku ishte pėr llogari tė vendeve tė Bashkimit Europian, me investitorė kryesorė Greqinė (me dyzet e tetė pėr qind tė stokut tė kapitalit tė huaj nė fund tė vitit 2004) dhe Italinė (me 30 pėr qind). Greqia dhe Italia kanė rritur ndjeshėm praninė e tyre nė stokun e kapitalit tė huaj nė vend. Afėrsia gjeografike e Shqipėrisė me kėto dy vende si dhe njė bashkėpunim i fuqishėm ekonomik me BE-nė janė ndėr arsyet kryesore pėr dominimin e investitorėve tė huaj nga kėto vende. Rritja e stokut tė kapitalit tė huaj nė vite vėrehet tė ketė qenė mė e ndjeshme pėrsa i pėrket kapitalit grek. Ky i fundit, nė fund tė vitit 2004 vlerėsohet nė rreth 18 miliardė lekė nga 7 miliardė lekė vlerėsuar nė fund tė vitit 2001. Kapitali grek ėshtė i pėrqėndruar kryesisht nė sektorin e komunikacionit (gjashtėdhjetė e tetė pėr qind) ardhur si rezultat i pėrfshirjes nė privatizime gjatė viteve 2000-2001 dhe tregtisė me shumicė (trembėdhjetė pėr qind). Pėrgjatė viteve tė fundit ėshtė zbehur disi prania e tij nė industrinė e veshjeve. Kapitali italian pėr periudhen e vrojtuar (2001-2004) ka ruajtur rreth intervaleve 60-65 pėr qind pėrfaqėsimin e tij me investime nė industrinė pėrpunuese. Nė fund tė vitit 2004, stoku i kapitalit italian vlerėsohet nė rreth njėmbėdhjetė presje tetė miliardė lekė ose rreth njėqind e pesėmbėdhjetė milionė dollarė, nga rreth dyzet milionė dollarė nė vitin 2001. Pra shihet se ritmi i rritjes sė investimeve tė huaja greke dhe italiane nė Shqipėri ka arudhur duke u rritur dhe gjatė vitit tė shkuar ai pati rritje edhe mė tė ndjeshme.
Investimet e huaja, 52% nė Tiranė
Pėr sa i pėrket shpėrndarjes gjeografike tė investimeve tė huaja direkte nė Shqipėri vihet re njė pėrqėndrim i tyre nė Tiranė, me rreth pesėdhjetė e dy pėr qind dhe nė pjesėn perėndimore tė vendit, kryesisht nė Durrės. Zonat ku janė pėrqėndruar investimet e huaja direkte janė zonat me tė ardhura mė tė larta dhe infrastrukturė mė tė zhvilluar. Pjesa e brendshme qendrore si dhe verilindja e vendit janė ndėr zonat mė pak tė preferuara nga investitorėt e huaj. Pėrveē infrastrukturės sė pazhvilluar tė kėtyre zonave dhe marketingut tė munguar, njė rol tė rėndėsishėm mendohet tė ketė luajtur migrimi i brendshėm dhe i jashtėm, i cili vėshtirėson gjetjen e fuqisė punėtore tė kualifikuar nė to. Megjithatė, njė pėrqindje tė konsiderueshme tė investimeve tė huaja direkete kemi nė rrethe kufitare me Greqine, si Korēa dhe Gjirokastra, ku mesa duket kanė ndikuar afėrsia me Greqinė dhe infrastruktura.
Industria pėrpunuese, sektori mė tėrheqės
Nė rast se do tė shohėsh shpėrndarjen sipas sektorėve do tė vėsh re se industria pėrpunuese, ku pėrfshihen nė pjesėn mė tė madhe, ajo e tekstileve dhe e kėpucėve zė vendin kryesor nė thithjen e investimeve tė huaja nė vend. Mjaft investitorė italianė dhe grekė nė Shqipėri e kanė zhvilluar investimin e tyre nė ngritjen e linjave tė prodhimit tė kėpucėve dhe tė tekstileve, tė cilat mė pas i eksportojnė nė vendet e Bashkimit Europian. Ndėrtimi, i cili ėshtė njė nga sektorėt qė ėshtė zhvilluar mė shumė nė Shqipėri ėshtė i pandikuar shumė nga investimet e huaja direkte dhe vetėm tetė pėr qind e totalit tė tyre i janė kushuar kėtij sektori. Mė poshtė akoma ėshtė edhe transporti me telekomunikacionin, qė pėrsa iu pėrket investimeve tė huaja direkte kanė marrė vetėm pesė pėr qind tė totaliat prej katėrqind e pesėdhjetė milionė dollarėsh.
SOCIALE
Aparatura e vetme e rezonancės vonon pacientėt nė pėrcaktimin e sėmundjes
QSUT, pacientėt e rretheve, nė radhė pėr vizitėn
Tė sėmurėve mund tiu duhen edhe disa muaj pritje pėr tė bėrė kėtė rezonancė, ndėrkohė qė shėndeti i tyre rėndohet ditė pas dite
Pacientėt qė vuajnė nga paralizat vihen nė radhė pėr marrjen e shėrbimit nė tė vetmen aparaturė tė rezonancės magnetike qė ekziston nė shkallė vendi. Mosplanifikimi i vizitave nga ana e stafit mjekėsor, sipas njė programi tė caktuar ēon nė krijimin e radhėve tė gjata me pacientė para dyerve tė pavijonit ku ndodhet kjo aparaturė. Tė sėmurėve mund tiu duhen edhe disa muaj pritje pėr tė bėrė kėtė rezonancė, ndėrkohė qė shėndeti i tyre rėndohet ditė pas dite. Duke futur kėtu edhe faktin qė nuk kanė se ku tė rrinė, pasi duhet ta bėjnė ēdo ditė vajtje-ardhje rrugėn pėr tė bėrė vizitėn. Mjeku specialist neurolog nė QSUT, Liro Buda, shpjegon se mosplanifikimi i vizitave pėr kryerjen e ekzaminimeve ka shtuar problemet me pacientėt kėto kohėt e fundit nė kėtė pavijon. Kjo ndodh, sepse kėtu tė gjithė mjekėt kanė tė drejtė qė tė bėjnė vizita dhe kontrolle pėr pacientėt e tyre, tė cilėt duhen futur dhe nė kėtė aparaturė. Shumė herė janė shkaktuar pėrplasje pacientėsh, pasi ka ndodhur qė mjekė tė ndryshėm kanė vendosur pėr pacientė tė ndryshėm, kryerjen e rezonancės nė tė njėjtin orar, ku ka vetėm njė aparaturė nė pėrdorim, gjė qė ėshtė e pamundur, - ka deklaruar Buda. Sipas doktorit, planifikimi i kėtyre vizitave pėr ekzaminime nga administrata e drejtorisė sė QSUT-sė do tė ndihmojė nė pėrcaktimin e diagnozės sė saktė tė pacientėve nė kohėn e duhur. Ndėrkohė qė, mjekėt e spitalit thonė se situata paraqitet gjithnjė e mė shqetėsuese, pasi ky aparat nuk gjendet as nė privat, ndaj pacientėt nga tė gjitha rrethet vijnė nė QSUT pėr kėtė ekzaminim. Pjesa mė e madhe e tyre janė nga zonat e largėta tė vendit. Kohėt e fundit, probleme janė vėnė re edhe me funksionimin e skanerit edhe pse ndodhen dy aparatura dhe nė kėtė rast ka pėrplasje tė shumta mes pacientėve, - pohon doktori. Aparatura e vetme e rezonancės ėshtė blerė para disa vitesh dhe ka kushtuar rreth 1.2 milion dollarė. Edhe pse ėshtė nė gjendje pune tė vazhdueshme, ajo nuk ka pėsuar ndonjė dėmtim serioz sa tė rrezikojė shėndetin e pacientėve qė kanė nevojė pėr tė. Projekti i riaftėsimit Fillimi i vitit 2007 do ta gjejė kėtė pavijon me njė repart tė veēantė pėr riaftėsimin e personave tė sėmurė. Janė dhėnė fondet pėr ngritjen e njė reparti pėr riaftėsimin e personave tė paralizuar nga drejtoria e spitalit tė QSUT-sė, nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė, - ka deklaruar Buda. Sipas doktorit, kėto fonde do tė pėrdoren pėr rikonstruksionin e repartit ekzistues tė rehabilitimit, i cili ndodhet nė kushte tė mjerueshme. Ndėrkohė qė ėshtė vendosur qė tė shtohen dhe ambientet pėr kėtė repart. Kėshtu, drejtuesit e spitalit kanė vendosur, pas verifikimeve tė bėra qė tė shndėrrohet nė pjesė tė kėtij reparti edhe kati i parė i kėtij spitali. Deri tani, ky i fundit ėshtė mbajtur si bodrum, nė tė cilin janė ruajtur ilaēet apo pajisjet e ndryshme tė spitalit. Punimet pėr rindėrtimin e kėtij reparti pritet qė tė nisin gjatė muajit janar. Ndėrkohė qė, nė kėtė pjesė tė ndėrtesės kanė nisur punimet pėr pastrimin e bodrumit dhe futjen e aparaturave tė reja rehabilituese pėr kėtė kategori, qė do tė mbėrrijnė me tė pėrfunduar rikonstruksioni. Konsultat Nė kėtė spital ėshtė vendosur njė tjetėr rregullore pėr zhvillimin e konsultave. Tė gjithė mjekėt e pavijonit, pėr tiu ardhur nė ndihmė pacientėve, njė herė nė jave gjatė gjithė ditės duhet tė zhvillojnė konsulta. Ndėrkohė qė, nė spitalet e tjera tė QSUT-sė, konsultat tė vendosura nė rregullore zhvillohen dy herė nė javė nga shefat e shėrbimit. Kėshtu, nė spitalin neurologjik ēdo ditė ka orar zyrtar pėr zhvillimin e konsultave, tė cilat realizohen, jo vetėm nga shefat e pavijoneve, por dhe nga mjekėt specialistė. I gjithė personeli mjekėsor njė herė nė javė ka ditėn e tij tė vizitave. Kjo ėshtė pėrcaktuar sipas njė marrėveshjeje tė stafit drejtues dhe ekipit mjekėsor, - thotė Buda. Ndėrmarrja e kėsaj iniciative do tė shmangė radhėt e gjata nėpėr dyert e mjekėve, por pėr vizita si dhe do tė bėjė tė mundur diagnostikimin e hershėm tė sėmundjes, pėr ta kuruar atė nė kohė. Nė kėtė pavijon janė tė shtruar rreth 88 pacientė nga zona tė ndryshme tė vendit. Ndėrkohė qė, numri mendohet tė jetė mė i lartė, sepse njė pjesė e madhe e pacientėve pasi marrin mjekimin ambulator dhe medikamentet pėrkatėse shkojnė nė shtėpi pėr trajtim dhe kthehen vetėm pėr kontrolle.
Drejtori i ISHP-sė shprehet se rastet e paraqitura janė sporadike
ISHP: Vendi nuk po pėrballet me njė epidemi gripale
Shqipėria nuk po pėrballet me njė situatė gripale dhe nga studimi i situatės konstatohet se, rastet e paraqitura janė sporadike si nė Qendrėn Spitalore Universitare Nėnė Tereza, ashtu edhe nė ambulancat e shėrbimit parėsor nė kryeqytet. Deklarata u bė ditėn e djeshme nga Drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP), Eduard Kakariqi, pas konsultimeve me mjekė tė Qendrės Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" (QSUT), lidhur me shtimin e rasteve tė pacientėve me viruse gripi gjatė ditėve tė fundit. Sipas tij, specialistėt e Insitutitit tė Shėndetit Publik, aktualisht janė duke punuar pėr identifikimin e tipit tė virusit tė gripit mbi bazė tė mostrave tė marra nga pacientėt qė kanė shfaqur simptoma tipike gripale, por qė kanė patur edhe komplikacione. Kakariqi shpjegoi se, treguesi qė vėrteton se vendi ynė nuk po pėrballet me njė epidemi gripale ėshtė frekuentimi i shkollave 9-vjeēare, ku nuk ka tė dhėna pėr pėrhapje tė gripit. "Kur kemi tė bėjmė me epidemi gripale, fėmijėt janė mė tė predispozuarit pėr ta pėrhapur sėmundjen mes njėri-tjetrit pėrmes spėrklave, teshtimave dhe kollės. Gjthashtu, edhe tė dhėnat e shėrbimit pediatriatik tregojnė se nuk ka shtim alarmant tė rasteve me grip tek fėmijėt", - vuri nė dukje ai. Kakariqi e cilėsoi rritjen e pacientėve nė shėrbimin infektiv si artificiale dhe kjo pėr faktin se pacientėt mendojnė se shėrbimi shėndetėsor ėshtė mė cilėsor nė QSUT, ndėrkohė qė sipas tij, pacientėt konsulencėn mjekėsore duhet ta marrin fillimisht nė shėrbimin parėsor, pranė mjekut tė familjes. Por edhe nga tė dhėnat e ISHP-sė rezulton se numri i konsultave nė ambulanca nuk ėshtė shqetėsues", - tha Kakariqi.
MSH: Klinikat qė nuk raportojnė abortet dėnohen me heqje tė licencės
Klinikat private qė nuk do tė raportojnė rastet e aborteve qė do tė kryhen nė to do tė rrezikojnė humbjen e licencave. Pėr tė parandaluar kėtė fenomen, Ministria e Shėndetėsisė ka vendosur qė tė detyrojė klinikat tė raportojnė evidencat e aborteve qė kryhen nė ambientet e kėtyre klinikave. Nė kėtė mėnyrė do tė mblidhen tė dhėna tė sakta mbi numrin e aborteve nė vend, pėrveē atyre qė kryhen pranė materniteteve. Nė bazė tė rregullores sė re, klinikat private tė licencuara, nė bazė tė njė rregulloreje tė re do tė marrin njė formular, tek i cili ato duhet tė raportojnė tė gjithė veprimtarinė e tyre. Burime pranė kėsaj ministrie pohojnė se, nėse nuk do tė raportohen ēdo vit formularėt me rastet pėrkatėse, atėherė klinika do tė ndėshkohet deri nė mbyllje tė aktivitetit. Sipas studimeve tė bėra nga Instituti i Shėndetit Publik ka rezultuar se pjesa mė e madhe e kėtyre klinikave, i zhvillojnė abortet nė kushte tė palejueshme dhe tė rrezikshme pėr shėndetin e nėnave, sidomos atyre tė rejave. Njėkohėsisht, sipas specialistėve tė ISHP-sė, kjo ndodh edhe pėr shkak tė mosraportimit tė aborteve tė kryera dhe tė nivelit tė ulėt tė lindshmėrisė qė ekziston nė vendin tonė, ku rezultojnė dy-tre lindje tė gjalla pėr ēdo grua. Ndėrkohė qė, tė vetmet institucione qė raportojnė numrin e aborteve tė kryera nė vendin tonė janė maternitetet. Nga studimi i ISHP-sė rezultoi se, asnjė nga personeli mjekėsor i klinikave private nuk ishte nė dijeni tė pėrdorimit tė metodave zyrtare pėr raportimin e aborteve. Sipas statistikave tė nxjerra nga Ministria e Shėndetėsisė rezulton se, numri i aborteve tė raportuara nė shkallė vendi arrin nė 9 mijė raste nė vite. Ndėrsa, nė kryeqytet, numri i aborteve qė raportohet nga dy maternitetet kap shifrėn mbi 3 mijė raste nė vit. Por kjo shifėr mendohet tė jetė mė e lartė, duke futur kėtu edhe ato aborte qė kryhen nė klinikat private. Nė shkallė vendi, raporti i abortit dhe lindjeve ėshtė dy me njė.
SPORTI
POSTHUMBJA/ Trajneri i skuadrės kryesuese nuk pranon lindjen e njė krize brenda skuadrės qė drejton
Muēa: Ka edhe 39 pikė nė lojė, ska mė tolerime nė garė
Tekniku bardheblu: Unė jam pėrpjekur tua bėjė tė qartė nė dhomat e zhveshjes edhe lojtarėve se ėshtė akoma edhe 1/3 e kampionatit dhe se nė lojė janė 39 pikė tė tjera tė disponueshme pėr ne dhe pėr ekipet qė pretendojnė vendin e dytė
Pėr trajnerin e Tiranės, rezultatet e dy ndeshjeve tė fundit pėr Tiranėn nuk pėrbėjnė start krize, por kurrsesi nuk mund tė tolerohen pėr tė gjithė skuadrėn. Nuk ka fatura pėrgjegjėsie edhe pėr vetė faktin se Tirana ėshtė 8 pikė larg, nė njė kohė qė nga ana tjetėr, Tirana duket sikur ka pėsuar lėkundjen e radhės. Vetė Muēa thekson: Ėshtė shumė e vėshtirė qė nė Shqipėri tė mbash njė ritėm me kahun vetėm nga fitorja. Sinqerisht prisja qė ekipi tė reagonte pas humbjes me Teutėn, pasi nuk na ka ndodhur kurrė qė tė pėsonim dy humbje rresht. Mė duhet tė them dhe tė ndalem edhe nė faktin se ekipi nuk luajti keq, por pas shėnimit tė golit nga ana e Abazaj, toleroi mė shumė se ēduhej, duke humbur edhe raste. Ka njė ligj nė futboll: po nuk shėnove, do tė pėsosh. Golin e parė tė Besės (Arapi) edhe pse i bukur, ishte mė shumė i rastėsishėm. Kjo padyshim qė nxiti nė ekstrem futbollistėt e Besės pėr tė fituar njė takim qė nuk e kishte menduar kurrė si tė atillė. Sipas trajnerit tė Tiranės ėshtė krijuar njė atmosferė e pazakontė nga media, por jo vetėm kaq. Edhe nga tė gjithė faktorėt e tjerė dhe ende pa u mbyllur faza e dytė, pėr njė Tiranė kampione. Unė jam pėrpjekur tua bėj tė qartė nė dhomat e zhveshjes edhe lojtarėve se ėshtė akoma edhe 1/3 e kampionatit dhe se nė lojė janė 39 pikė tė tjera tė disponueshme pėr ne dhe pėr ekipet qė pretendojnė vendin e dytė, - shton trajneri qė ka arritur ta nxjerrė Tiranėn dy herė kampion nė sezonet 1994-1995 dhe 1999-2000. Kėshtu mendon tekniku nė lidhje me 2 humbjet radhazi tė skuadrės bardheblu, nė njė kohė qė pikėrisht nesėr, nė javėn e 21, Tirana tė pėrballet nė Selman Stėrmasi me Flamurtarin e Vlorės, ekip qė i shkaktoi dhe humbjen e parė Tiranės nė kampionat (3-2), nė javėn e 10-tė tė fazės sė parė. Pėr kėtė sfidė, Muēa thotė: Tirana ka humbur me disa ekipe qė i ka konsideruar tė lehta dhe tė padiskutueshme fitoret. Humbjet tona janė me Flamurtarin, me tė cilin do tė pėrballemi nė ndeshjen e radhės, me Kastriotin nė Krujė dhe Besėn nė Tiranė. Ndėrsa, mesfushori i avancuar i skuadrės sė Tiranės, njė lider nė ekip, Devi Muka pėr kėtė ndeshje kundėr skuadrės sė qytetit tė tij tė lindjes, Flamurtarit do tė thoshte: Pas humbjes me Besėn e Kavajės, kampionati nuk na lejon mė tė humbasim asnjė ndeshje. Na duhet tė fitojmė ndeshjen, nėse nuk duam tė krijojmė komplikime tė panevojshme. Ndeshjet kundėr Flamurtarit janė shumė emocionuese pėr mua edhe pse pėr ngjyrat kuqezi kam luajtur shumė pak. Do tė thosha se ndiej pėr Vlorėn njė nostalgji, por si kapiten i Tiranės ėshtė detyra ime edhe si futbollist profesionist tė kėrkoj fitoren e ekipit tim me ēdo kusht dhe do tė jap maksimumin tim.
Tifozėt e skuadrės sė Elbasanit, shumė tė ashpėr me ekipin dhe trajnerin e tyre
Kjo skuadėr nuk meriton respektin tonė
Fillimisht duhet ti shpjegojmė trajnerit Gėzdari dhe shumicės sė futbollistėve qė nuk janė elbasanllij dhe qė akoma nuk po integrohen me ekipin se ēdo tė thotė Gorgė. Po mė mirė kėtė mund tua tregojė Stojku se, jo vetėm ėshtė elbasanlli, por vazhdon tė ngelet mė i miri i ekipit. Pėr kėtė ai mjafton ta marrė njė ditė nė shėtitje Gėzdarin dhe tia tregojė. Sigurisht, me kusht qė ta gjejė ndonjė ditė esėll, se vetėm atėherė ai do tė kuptojė se nė ēgjiriz e ka futur skuadrėn e Elbasanit. Elbasani ka zhgėnjyer edhe nė ndeshjen e radhės kundėr Teutės nė Ruzhdi Bizhuta. Miqtė e drejtuar nga Starova janė treguar mė kompaktė dhe kanė marrė njė 3-pikėsh me shumė vlera. Duhet thėnė se skuadra e Elbasanit ėshtė kthyer nga krenaria nė turpin e kėtij qyteti, pasi po degjeneron me lojėn e saj nga ndeshja nė ndeshje, me disa lojtarė anonimė dhe pa gjak, tė cilėt nuk meritojnė as tu pėrmendim emrat. Kjo skuadėr gjatė gjithė ndeshjes ka luajtur e ēorientuar dhe trajneri Gėzdari ėshtė njė dėshtak, duke mos e pasur haberin se si funksionon njė skemė futbolli. Ne si tifozė ultras i kemi qėndruar dhe do ti qėndrojmė besnikė skuadrės sonė, por nuk fshehim realitetin qė kjo skuadėr, jo vetėm nuk meriton tė luajė nė Ruzhdi Bizhuta, por dhe stėrvitjen duhet ta bėjė nė ambientet e mrekullueshme tė lumit GORGA, atje e ka vendin kjo pseudoskuadėr qė po thyhen zemrat e tifozerisė, duke ia ulur kokėn nga njėra ndeshje nė tjetrėn. Nuk ka turp mė tė madh pėr njė tifozeri kur pėrfaqėsohet nga disa futbollistė si kėta qė kemi, pasi kush e kupton futbollin dhe realitetin e tij, kur shikon Elbasanin duke luajtur kupton se kėta futbollistė luajnė sa pėr tė kaluar radhėn dhe nuk ndjejnė me zemėr fanellėn verdheblu, pastaj ajo qe dihet ėshtė qė kėta GORGISTA luajnė nė Elbasan vetėm e vetėm pėr shumat e parave qė fitojnė nga kontratat e tyre. Jemi tė detyruar ti mėsojmė shumė gjėra trajnerit dhe futbollistave joelbasanas (GORGISTA), qė skuadra jonė e zemrės edhe nė momentet mė tė vėshtira tė saj ėshtė dalluar pėr njė shpirt tė lartė gare dhe futboll luftarak, duam tiu kujtojmė kėtyre mbeturinave futbollistike se nuk kanė shansin tė tallen me skuadrėn tonė dhe me ne si tifozė ultras. Madje, ne si tifogrup do ti kėrkojmė presidentit tonė tė nderuar, Arben Laze, me anė tė njė peticioni, respektin qė po i mohoni ju fanellės sonė tė shenjtė verdheblu dhe paralajmėrim pėr pėrjashtim nga skuadra tė disa mbeturinave qė kujtojnė se futbolli luhet me emėr dhe jo me zemėr. Mendojmė se, nėse skuadra jonė do tė humbasė edhe ndaj Luftėtarit nė Gjirokastėr kėtė javė, presidenti ynė Laze duhet tė dėrgojė Gėzdarin dhe tė tjerėt tė stėrviten tek Gorga, sepse mbase atje e kanė edhe vendin e vet ku frymėzohen dhe ku mund tė marrin dhe veten nga klima, e cila mundet ti ndihmojė pėr tė fituar formėn e mirė fizike. Mbase jemi dhe shumė tė ashpėr nė konsideratat tona, por ndihemi shumė tė ofenduar dhe na ėshtė rrėmbyer krenaria jonė kampione nga disa mbeturina qė hidhen nga njė kosh nė tjetrin. Sa pėr ndeshjen Kuli, Vila, Buna, Gjondeda kanė qenė si Ronaldinjo pėr mbrojtjen tonė kukull dhe mė pas, Xhafa ka shtyrė topin me portėn e boshatisur 0-1. I bėjmė thirrje edhe njėherė tė gjithė skuadrės se tani e tutje tė mos presin mė respekt nga ana jonė, pasi respekti ėshtė reciprok dhe nė kėtė botė ēdo tė mbjellėsh, do tė korrėsh. Tigrat nuk harrojnė tė pėrshėndesin 3 ish-futbollistėt e Elbasanit Vrapi, Tetova, Brahja, pėr atė ēfarė kanė dhėnė me fanellėn tonė dhe pėr pėrshėndetjen qė na dhanė nė fund tė takimit nė Ruzhdi Bizhuta pavarėsisht se kundėrshtarė. (kfelbasani.com)
Alfred Bode/Ardhmėri e yjeve pėr Shabanin dhe Halimin
Dy talente tė rinj nga shkolla e futbollit Bashkimi nga Kumanova janė vėnė nėn shėnjestėr tė klubeve tė ndryshme nga Europa. Armend Halimi dhe Samir Shabani janė shpresa e re e klubit kumanovar, tė cilėt pritet tė aktivizohen nė kampionatet e njohura jashtė Maqedonisė. Pėr tė plotėsuar ėndrrat e tyre ka marrė pėrgjegjėsinė menaxheri sportiv me licencė tė FIFA-s, Alfred Bode nga Shqipėria. Ai ka folur rreth planeve tė tij dhe mundėsinė e aktivizimit tė dy futbollistėve 19-vjeēarė nė ligat e huaja. Jam mjaft i interesuar pėr kėta dy futbollistė. Janė lojtarė shumė cilėsorė qė kanė tė ardhme. Gjatė vizitės sime nė Kumanovė, kam parė njė stėrvitje profesionale tė trajnerit Maxhuni, me intensitet tė lartė qė ata djem e pėrballuan me sukses. Shpresoj se gjithēka do tė jetė pozitive nė njė tė ardhme shumė tė shpejtė pėr ata, - tha Bode. Ai ka pranuar se i ka nėn vėzhgim tė vazhdueshėm dhe po pėrcjell nė ēdo hap punėn e tyre. Ata janė nėn kujdesin tim, tė presidentit tė klubit dhe tė tė gjithė atyre tė cilėt janė pėrfshirė nė marrėveshjen qė e kemi bėrė pėr ata, - shprehet ai. Alfred Bode ka marrė pėrsipėr qė tė pėrcjellė nga afėr lojėn e tyre, pasi tė fillojė kampionati i Maqedonisė, ku tė dy futbollistėt do tė jenė titullarė me ekipin e parė. Do tė vete tė shoh si luajnė ata. Tė gjitha ndeshjet qė do tė jenė brenda unė do ti ndjek. Ju them se do tė jem atje nė takimin me Pobedėn, - sqaron Bode. Nė pyetjen se cilat janė skuadrat e interesuara, Bode nuk ka dashur tė publikojė gjė tani. Ky ėshtė sekreti profesional, por e rėndėsishmja ėshtė se bėhet fjalė pėr kampionate tė njohura nė Europėn Perėndimore, - pėrfundoi Bode. Jozyrtarisht mėsohet se bėhet fjalė pėr shtete tė gadishullit skandinav, nė rend tė parė kampionati norvegjez. Dy futbollistėt zigjelbėr, Armend Halimi, i cili luan nė pozitėn e mesfushorit dhe mbrojtėsi, Samir Shabani, janė ftuar edhe nga seleksionuesi i Maqedonisė deri nė U-21, Mirsad Jonuz pėr ndeshjen miqėsore kundėr Shqipėrisė. Shabani dhe Halimi janė aktivizuar edhe nė stinorin pranveror me ekipin e parė, kurse ky i fundit disa herė ka tundur rrjetat e kundėrshtarėve. Ditė mė parė, Bunjamin Shabani, njė talent tjetėr nga Bashkimi ėshtė marrė vesh me Lyn e Norvegjisė dhe pas pėrfundimit tė kampionatit tė Maqedonisė do tė udhėtojė te skuadra e tij e re. Nėse realizohet edhe kjo ėndėrr e dy lojtarėve tė tjerė, atėherė kalimi i Bunjamin Shabanit do tė llogaritet me kėmbė shumė tė mbarė.
Aperture faqe 22 me foto
Flet sulmuesi kryesor i skuadrės bardheblu, protagonist nė shumė takime pėr ekipin e tij
Vioresin Sinani: Njė Tiranė me dy humbje rresht nuk pėrsėritet mė
Vioresin Sinani ėshtė njė nga vlerat e padiskutueshme, jo vetėm tė Tiranės, por dhe tė kampionatit shqiptar. Me 14 gola nė 19 ndeshje tė aktivizuara, ai ėshtė favoriti kryesor pėr tė fituar Kėpucėn e Artė, si golashėnuesi mė i mirė i sezonit. Jo pak i trishtuar pėr humbjet e fundit tė Tiranės me Teutėn (kupė) dhe Besėn (kampionat), sulmuesi shkodran flet pėr autokritikėn qė duhet tė bėjė ekipi, kualifikimin nė Kupėn e Shqipėrisė dhe opinionin e tij pėr partnerin e ri tė sulmit, Oriand Abazaj, si dhe pėr detaje tė tjera.
Sinani, dy humbje rresht midis Kupės sė Shqipėrisė dhe kampionatit, njė gjė shumė e rallė pėr njė skuadėr tė formatit tė Tiranės nė Shqipėri?
Humbje qė na rėndojnė shumė, por qė shpresoj se do tė rikthehemi sėrish te fitorja nė ballafaqimin me Flamurtarin nė fundjavė. Personalisht, nuk dua ti rikthehem humbjes me Besėn nė kuptimin e statistikave, pasi sporti i njeh tė gjitha rezultatet. Ajo qė vlen tani ėshtė autokritika qė duhet tė bėjė ekipi, jo vetėm nė ndeshjen e radhės, por dhe nė atė tė Kupės sė Shqipėrisė me Teutėn.
Tirana ndodhet pėr momentin 8 pikė pėrpara Teutės sė vendit tė dytė. Ka njė lloj vetėkėnaqėsie te ju apo nuk e vendosni nė diskutim titullin kampion?
Absolutisht nuk jemi tė vetėkėnaqur. Tė gjithė lojtarėt i kanė dėshiruar fort fitoret si me Teutėn nė Kupė, ashtu dhe me fqinjin e saj, Besėn nė kampionat. Unė besoj se njė Tiranė me dy humbje rresht nuk do tė pėrsėritet mė. Synimi ynė ėshtė tė thellojmė diferencėn sa mė shumė, por nuk besoj se ka ndonjė ekip nė Shqipėri qė fiton kampionatin 10 javė para mbarimit tė kampionatit.
Tė mėrkurėn, Tirana do tė pėrballet nė Kupėn e Shqipėrisė me Teutėn, ndaj sė cilės keni humbur takimin e parė nė Durrės (2-1)...
Pėr mua ėshtė njė ndeshje e vėshtirė. Por, ajo qė duhet tė theksoj ėshtė fakti qė fitorja me Flamurtarin do tė na ndihmojė psikologjikisht edhe pėr fitoren e kualifikimin nė Kupėn e Shqipėrisė me Teutėn. Nėse objektivat e Tiranės janė tė fitojė ēdo ndeshje edhe tė miat janė tė shėnoj vazhdimisht. Rivaliteti me Plakun mė jep kėnaqėsi, por them se fituesi i Kėpucės sė Artė do tė vendoset dy-tri javėt e fundit. Megjithatė, kėnaqėsi mė tė madhe kam qė tė dalė Tirana kampion, kur skuadra ime tė sigurojė titullin edhe matematikisht, sigurisht do tė mendoj edhe pėr Kėpucėn e Artė tė Sinanit. Nuk mė pėlqen tė deklaroj numra fiksė, e rėndėsishme ėshtė pėr mua tė ndihmoj ekipin dhe shokėt e mi tė skuadrės. Smund ta them tani kur duhen edhe 13 javė.
Pas largimit tė Hamdi Salihit, jeni maja e vetme sulmit te Tirana, ndėrkohė qė partner sulmi te ju ėshtė blerja e re, Oriand Abazaj. Sa e vlerėsoni atė?
Padyshim qė e ndiej mungesėn e Salihit, por i gjithė ekipi ėshtė duke punuar pėr tė ndihmuar nė mėnyrė maksimale. Abazaj, nė vlerėsimin tim ėshtė njė lojtar shumė i mirė dhe me tė ardhme, pasi dhe mosha e tij e re ia jep kėtė mundėsi. Natyrisht qė nuk duhet tė neglizhojė aspak punėn, do tė bėhet i rėndėsishėm pėr ekipin e Tiranės.
Nė media ėshtė shkruar pėr njė kėrkesė tė presidentit tė Vllaznisė, Valter Fushaj nė lidhje me njė rikthim tuajin te ekipi shkodran?
Unė jam futbollist profesionist dhe kam detyrime kontraktuale me klubin e Tiranės, tė cilėn do ta respektoj deri nė fund. Nuk mė pėlqen tė deklarohem tani. Ajo qė dua tė ritheksoj ėshtė tė fitoj tė dyja trofetė me Tiranėn, si kampionatin dhe Kupėn, pastaj tė tjerat le tia lėmė mė mirė kohės.(albania-sport.com)
Trajneri i Interit beson nė kualifikimin nė turin tjetėr tė Champions League
Manēini: Rezultati i ndeshjes, jo i drejti
Trajneri i Interit, Roberto Manēini ka pohuar se, rezultati i barabartė qė skuadra e tij e arriti nė duel me Valencian nė Gjyzepe Meaca, nuk paraqet gjendjen reale nė fushė dhe shpreh mendimin se Interi e ka merituar fitoren. Skuadra e Manēinit arriti tė dalė dy herė nė epėrsi, por Valencia nė tė dyja rastet arriti ti barazojė shifrat. Kėsisoj, Interin pas dy javėsh e pret njė punė e vėshtirė nė stadiumin e nxehtė Mestaja. Mendoj se 2:2 ėshtė njė rezultat qė mashtron. Valencia ishte shumė e rrezikshme nė disa situata, por nė pjesėn e parė futbollistėt e saj thuajse nuk janė vėrejtur nė fushė. Interi e meritoi fitoren. Nuk e kemi merituar kėtė barazim para tifozėve tonė edhe pse ish-trajneri im, Vujadin Boshkov, thoshte se barazimi ėshtė mė i mirė se humbja, - ka theksuar Manēini. Pėrkundėr rezultatit zhgėnjyes nė ndeshjen e parė, Manēini beson edhe mė tutje se skuadra e tij do tė mund tė kalojė nė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve. Ėshtė dashur ti shfrytėzojmė mė mirė rastet e krijuara, por edhe me kėtė rezultat nuk shqetėsohem pėr ndeshjen e kthimit, sepse kemi skuadėr mė tė mirė dhe mendoj se do tė kualifikohemi mė tej. Jam i vetėdijshėm pėr numrin e madh tė lojtarėve tė mi tė aftė pėr tė arritur rezultatin e dėshiruar nė ndeshjen e kthimit, prandaj them se jam i bindur nė suksesin tonė pas dy javėsh nė Valencia edhe pse e di se nuk do tė jetė lehtė, - ka nėnvizuar Manēini. Loja e Interit nė pėrballje me Valencian nuk i ngjante aspak mbizotėrimit tė zakonshėm, tė cilin jemi mėsuar ta shohim nė Serie A, gjatė kėtij edicioni. Ndoshta nuk kemi luajtur nė mėnyrė perfekte, siē kemi luajtur zakonisht nė kėtė edicion, por po e pėrsėris se kemi qenė skuadėr mė e mirė se Valencia dhe e kemi merituar fitoren, - ka pėrfunduar Manēini. Ndėrkohė, trajneri i Valencias, Kuike Sanēez Flores, pėr dallim nga Manēini, nuk ka dashur tė zgjatet shumė nė deklaratėn e tij, duke thėnė: Jam i kėnaqur me kėtė rezultat. Ishte njė rezultat real, jo i drejti.
Mėrgim Mavraj bėhet gjerman, e thėrret Shpresa Mbrojtėsi shqiptar i skuadrės gjermane tė kategorisė sė tretė, Darmstadt, Mėrgim Mavraj ėshtė bėrė gjerman tė mėrkurėn, pasi ka zhvilluar ndeshjen e tij tė parė me kombėtaren gjermane U-21 nė pėrballjen miqėsore me Italinė. Futbollisti i cili ishte konsideruar si njė kandidat pėr tė veshur fanellėn e kombėtares shqiptare ka hequr dorė nga kjo e fundit pėr tu aktivizuar me Shpresat e pancerėve. Mavraj ėshtė futur si zėvendėsues nė minutėn e 67-tė tė ndeshjes qė ėshtė zhvilluar nė Reutlingen dhe qė ka pėrfunduar pa gola. Mavraj, mė parė kishte marrė pjesė nė njė grumbullim tė kombėtares shqiptare nga ish-trajneri Hans-Peter Briegel, por kishte ndėrruar mendje kur nuk ishte ftuar nga Otto Bariē nė grumbullimin e zhvilluar nė Antalia nė fillim tė vitit dhe nė ndeshjen miqėsore kundėr Maqedonisė. Mbrojtėsi 20-vjeēar ėshtė futbollisti i katėrt shqiptar qė brenda kėtij viti ka zgjedhur njė kombėtare tė huaj pėr tė luajtur nė vend tė asaj shqiptare. Mė parė, njėjtėn gjė kanė bėrė edhe Gjergji Kone dhe Sotir Nini qė kanė zgjedhur kombėtaren greke si dhe Pėrparim Hetemaj, qė tashmė ka debutuar me Finlandėn.
Altin Haxhi, dhimbje tė forta nė muskujt e barkut Altin Haxhi, mbrojtesi veteran i skuadres sone kombetares dhe aktualisht lojtar i skuadres se Ergotelis se Kretes nė Greqi ka ndjere dje ne stervitje dhimbje te forta ne muskujt e barkut. Keto dhimbje e kane detyruar te lere stervitjen e se merkurres, duke bere drejtuesit e kesaj skuadre te kene dyshime per aktivizim e tij kete fundjave, ne ndeshjen e veshtire kunder skuadres se Olimpiakosit. Haxhi nuk eshte pare as ne stervitjen e mengjesit te dites se enjte. Te gjithe ne skuadren ishullore e dine se atributi i shqiptarit 31-vjeēar eshte nje barometer persa i perket paraqitjes se Ergotelis dhe sidomos, kunder nje Olimpiakosi, nje skuader me nje roster te gjere yjesh nga gjithe bota.. N.q.s Altin Haxhi nuk do tia arrije ti kaloje keto dhimbje, kjo do te ishte nje mangesi e madhe per Ergotelisin. Mjeket e skuadres jane optimiste dhe thane se Haxhi ka shume mundesi te jete ne fushe kunder kampioneve, por asgje nuk eshte e sigurte akoma. Por sipas trajnerit te Ergotelis, Nikos Karageorgiu, nese Haxhi nuk do tia arrije te stervitet deri te premten, te pakten ne nje program vetjak, atehere ai nuk do te rrezikoje shendetin e lojtarit dhe nuk do ta aktivizoje.
KULTURA
Botohet vėllimi i dytė Antologji e plagėve nėn terrorin komunist
Me njė tė kaluar qė ėshtė ende e pranishme
Dhurata Hamzai
Ndikimet e komunizmit ende po lėnė gjurmė tė thella nė mentalitetin shqiptar. I parė nė kėtė rrafsh dalja e vėllimit tė dytė tė librit Antologjia e plagėve nėn terrorin komunist veē funksionit dokumentues e atij sintetizues ka dhe njė funksion tė tretė tė rėndėsishėm: Sensibilizimin e shoqėrisė sė sotme shqiptare lidhur me njė tė kaluar qė ėshtė ende e pranishme. Ndėrsa nė vėllimin e parė prej 628 faqesh, botuar nė vitin 2005, janė angazhuar disa autorė si Agim Musta, Visar Zhiti, Tanush Mulleti e Enver Lepenica, kėtė herė peshėn mė tė madhe tė kėtij libri e kane mbajtur autoret Agim Musta dhe Enver Memisha. Musta pohon se nuk e mohon ndihmesėn e autorėve, miqve dhe institucioneve tė cilat i kanė ofruar materialet, dokumente dhe arkivat e duhura. Ndėrkohė ata do tė jenė edhe tė pranishėm nė vėllimin e dytė tė Antologjisė sė plagėve nėn terrorrin komunist. Njė prej kritereve tė pėrfshirjes nė kėtė antologji ka qenė prania nė tė e autorėve tė persekutuar gjatė diktaturės, qė kanė qenė tė burgosur tė internuar, tė arratisur. Mbi shtatėdhjete e tre autorė kanė qenė tė pėrfshirė nė vėllimin e parė tė librit Antologjia e plagėve. Kėmbėngulja e autorit Agim Musta pėr vijuar me seri tė tjera Antologjinė e plagėve motivohet jo vetėm nga fakti se ka njė mumur tė madh personalitesh qė meritojne vendin e nderit nė kėtė antologji, por edhe nga fakti qė Shqipėria po kėrkon tė integrohet nė Europė. Pėr botimin e kėtij libri ka kontribuar edhe Ministria e Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve. Integrimi i saj duket i pamundur, nėse nuk do tė mund tė shkėputet nga ndikimet e komunizmit, tė cilat mbeten pjesė integrale e mentalitetit shqiptar. Nė kėtė prizėm edhe vėllimi i dytė i Antologjia e plagėve nėn terrorin komunist, veē funksionit dokumentues e atij sintetizues ka dhe njė funksion tė tretė tė rėndėsishėm: Sensibilizimin e shoqėrisė sė sotme shqiptare lidhur me njė tė kaluar qė ėshtė ende e pranishme, thotė Agim Musta. Nė kėtė libėr janė pėrfshirė At Zef Pllumi, Vilheme Vranari, Dhimitėr Pango, Agim Pepa, Ernest Koliqi, Bilal Xhaferi, Klito Fundo, Islam Spahiu, Luigj Martini, Merkur Babameto, Ramadan Sokoli, Pal Doēi, etj, etj. Autori i librit, Agim Musta, ėshtė edhe njėri ndėr personazhet e kėsaj antologjie si njė bashkėvuajtės me shokwt e brezit tė tij, i cili u dėnua nga Gjykata Ushtarake me 13 vjet burg pėr veprimtari antikomuniste. Kur mė ēuan nė burgun e Burrelit, nė vjeshtėn e 1962-isht, mė caktuan nė kaushin nr.9. Midis 40 tė burgosurve qė ishin nė kaush, ndodhej dhe Muhamet Hoxha nga Gjirokastra, rrėfen autori mes fragmenteve te tjera tė kėtij libri, duke pėrfshirė edhe fakte tė pėrjetuar nga ai vet nėn terrorin komunist. Agim Musta u lind nė qytetin e Gjirokastrės nė vitin 1930 nė njė familje intelektualėsh. Shkollėn fillore e ka kryer nė vendlindje, ndėrsa gjimnazin e mbaroi nė Tiranė. U diplomua nė Fakultetin Gjuhė-Histori. Pėr njė dekadė ka shėrbyer si mėsues historie nė Sarandė, Kuēovė dhe Tiranė. Nė vitin 1962, u dėnua pėr veprimtari antikomuniste me 13 vjet burg. Agim Musta sot ėshtė njė prej studiuesve mė seriozė tė periudhės sė diktaturės komuniste. Ka botuar shumė libra me motive nga terrori komunist nė Shqipėri, midis tė cilave pėrmendim: Mandelėt e Shqipėrisė, Dosjet e gjalla, Mjerim pa fund, Kush ishte Enver Hoxha, Burgjet e shtetit burg, Gjėmat e komunizmit nė Shqipėri, Dėshmoj pėr tė vėrtetėn, Albumi i burgjeve tė diktaturės nė Shqipėri, etj. Nw fletėt e kėtij libri gjenden shumė dėshmi interesante dhe tė padėgjuara, tė cilat me siguri do tė prekin ndėrgjegjen e gjithėsecilit pėr mos shkelur kurrė nė gjurmėt e moralit komunist.
Fragmente nga Antologji e plagėve nėn terrorin komunist II
"Edip Tėrshana" misteri i qelisė
E shoqja, Xhevria, shumė shpejt mėsoi pėr arrestimin e Edipit. Ajo i druhet kontrollit tė policisė. Pėr kėtė me nxitim fsheh ēdo shėnim e letėr qė lidhet me bashkėshortin. E ndihmuar nga Qamil Shehu, librat mė tė rėndėsishėm i fshehėn nėn ēatinė e shtėpisė sė Zabit Haxhiut. Mė pas ajo mori flakė e librat u dogjėn. Me arrestimin e Jani Konomit, erdhi nė Peshkopi bashkėshortja e tij. Ajo pėr gjashtė javė qėndroi nė shtėpinė e Edipit. Nė tė njėjtėn kohė erdhi edhe e ėma e Rexhep Mborjes, e cila pėr gati tetė muaj bashkėjetoi me Xhevrien. Nė shtėpinė e Edipit qėndruan me ditė e javė tė tėra edhe familjarė tė tė burgosurve tė tjerė. Kjo pėr Xhevrien nuk ishte e lehtė. Nė kushtet e mungesės sė triskave pėr ushqim e veshmbathje (pushteti dhe Fronti nuk i pajisėn me triska, pasi konsideroheshin armiq) ishte e vėshtirė tė pėrballoje me ushqim e bukė njė familje tė madhe. Nga ushqimi i familjes ndanė njė pjesė edhe pėr tė burgosurit. Sa herė pėrgatiste diēka pėr Edipin do tė bėnte tė njėjtėn gjė edhe pėr Janin, Hysniun, Rexhepin, Selimin e Alqin. Nė pėrballimin e vėshtirėsive ekonomike kishte ndihmėn e vėllait, Sakipit dhe tė Sheh Hysenit. E bija, Liria, kujton: "Nėna pas arrestimit tė Edipit nuk u ligėshtua, por qėndroi si burrneshė. Me nėnėn e Rexhep Mborjes qė unė e thėrrisja teze, bisedonte si tė ishin dy motra. Kishte njė karakter e forcė tė ēuditshme. Nė fytyrėn e saj, nuk ishte e mundur tė shikoje brengėn, pėr tė shoqin. Kurrė nuk e jepte veten pėrpara nesh dhe tė tjerėve. Me njė kurajo tė habitshme u mbante lart moralin edhe tė afėrmve tė tė burgosurve tė tjerė qė qėndronin nė shtėpinė tonė. Gjendja ekonomike e detyroi tė shesė pajėn time tė nusėrisė, e cila aso kohe gjendej me vėshtirėsi e kushtonte shtrenjtė".
* * *
Burgu ndodhej nė njė ndėrtesė pėrdhese, pas shtėpisė sė Xhevdet Kumbarēes. Brenda atyre mureve tė trashė, policėt dėfrehen me viktimat e tyre. Nė mesin e oborrit njė qershi. Me trupin tė lidhur pas trungut tė saj dhe krahėt e hapur nė zgjatimet e dy degėve, njė i burgosur ngjante si Jezu Krishti i kryqėzuar. Ai herė pas here kėrkonte ujė, por xhelatėn i pėrgjigjen: "Kėshtu do tė ngordhėsh, qen!". Nė njė degė tjetėr tė saj, njė tjetėr i burgosur qėndron i varur kokėposhtė. Ai lutet qė mė mirė tė vritet nga plumbi. Edipi duhet t'i shohė kėto skena. Duhet tė shohė edhe lulėzimin e plotė tė qershisė nė ato ditė maji. Lule dhe tortura! Kontraste qė xhelatit i pėlqenin. Ata donin t'i thyenin shpirtėrisht tė burgosurit. Kėtė, nė radhė tė parė, duan ta bėjnė ndaj Edipit, prandaj "ekranizojnė" para syve tė tij skena makabre. Pėrpara togės sė ekzekutimit nuk duan tė ēojnė njerėz me ideale, njerėz tė pamposhtur, por tė penduar e tė vrarė moralisht.
* * *
Ditėn burgu dukej i qetė. Ai gjallėrohej natėn. Pas mesit tė saj, kėrcitje e ēizmeve tė policėve, rrapėllima dyersh, tringėllima bravash e hekurash. Nga qelia nė hetuesi dhe nga hetuesia nė qeli. Hetuesit ndėrrohen tė mposhtin lodhjen e gjumin, tė burgosurit nuk lihen asnjė ēast tė qetė... Tortura fizike e shpirtėrore nga njėra anė xhelatėt, nga ana tjetėr viktimat. Luftė krejt e pabarabartė. Nė qeli e nė hetuesi xhelatėt provuan edhe mbi trupin e Edipit torturat mė barbare. Kryetari i Komisionit amerikan pėr Shqipėrinė, denoncoi torturat qė bėheshin nė burgjet komuniste tė kėtij vendi: "... Mbi trupin e tij shqiptari provoi ēarje kėmbėsh dhe mbushje tė plagėve me kripė, korrentin elektrik nė dhėmbėt e thyer ose kockat rrėzė veshit, zhytje nė ujė tė ftohtė pėr njė kohė tė gjatė, deri nė grykė, rrahje pėr vdekje, vendosje thumbash druri nėn thonjtė e gishtave, kalimi nėpėr tė gjitha hallkat e pėrgatitjes pėr ekzekutim, dhe sė fundi, para togės sė pushkatimit". Ndonėse u torturua barbarisht, Edipi nuk ia tha tė gjitha hetuesit. Kėtė pohim e bėn vetė hetuesi nė relacionin pėr prokurorinė. "Ai ka pohuar vetėm njė pjesė fare tė vogėl tė veprimtarisė sė tij. Ai nuk ka thėnė asgjė rreth grupit, komiteteve, nėnkomiteteve tė ngritura nė Prefekturė". Shefi i sigurimit K. N. insiston tė sigurohen letrat qė Edipi u shkroi me 27 dhjetor 1943 Mehdi Frashėrit dhe Ministrisė sė Arsimit. Ai kėrkon tė rihapen dosjet gjyqėsore tė Suat Asllanit, Qenan Dibrės, Sami Qeribashit, Musine Kokalarit, Shaban Ballės, Ivzi Goles dhe Faik Shehut pėr tė gjetur dėshmi tė lidhjeve tė tyre me Edip Tėrshanėn. Nė qelitė e errėta tė burgut, shėndeti i tij sa vjen e dobėsohet. Trupi i tij, dikur i lidhur e i mbushur mirė, ėshtė bėrė kockė e lėkurė. Pasi pėrfunduan hetimet, e lejuan familjen tė takohej me tė. Xhevria dėrgon nė takim Lirinė dhe Nihatin. I dėrgojnė edhe disa gazeta "Bashkimi", me tė cilat kishin "ambalazhuar" rrobat dhe ushqimet. Prej gazetave Edipi informohet rreth situatės, pėr politikėn e brendshme e tė jashtme tė shtetit shqiptar, pėr marrėdhėniet vėllazėrore me Jugosllavinė e me Bashkimin Sovjetik, mbillet vrer ndaj shteteve perėndimore. Vazhdojnė me intensitet tė lartė reformat, shtetėzimet, grumbullimet e mallrave e bereqetit, gjyqet ku dėnohen dhjetra e qindra njerėz. Nėpėrmjet atyre artikujve shikon edhe valėn e urrejtjes qė po ngrihej kundėr diktaturės. Nuk ishte i burgosur vetėm ai, por njė popull i tėrė, qė jeton mes telave me gjemba. Pėr net tė tėra, nė zyrėn e hetuesit, Edipi pėrballet me lloj-lloj njerėzish. Shumė prej tyre, deri dje i kishte pasur shokė. Por sot ata duken tė shpėrfytyruar, tė tjetėrsuar. Ėshtė sistemi qė prish njeriun, ngrė vėllain kundėr vėllait. Shqipėria ėshtė kthyer nė njė shtet ku tė gjithė pėrgjohen. Ndonėse i dėrrmuar pėr vdekje, ai shpreson se njė ditė dhuna do tė marrė fund, diktatura do tė mundet nga paqja e demokracia. Pas takimit me Lirinė e Nihatin, Edipi u rikthye nė qeli. I prekur nga skena e krijuar dhe ndarja e dhimbshme, tret mendimin nė vitet e shkuara. Nė pak mė shumė se tri dekada iu desh tė vendosej nė gjashtė qytete. Me pak plaēka ngarkuar herė nė kuaj, e herė nė karroca, iu desh tė braktiste tri herė vendlindjen. Edipi e parandjen fundin, por nuk i trembet atij. Jeta e tij e shkurtėr po kėputej, po ai nuk ėshtė penduar. E jetoi atė me nder e krenari. Diēka bėri pėr vendin e tij. Bėri aq sa mundi nė jetė, tani nuk mund tė ndahet prej saj pa shprehur dufin e zemrės, pa treguar se pse po vuan e po e jep jetėn. Nė jetė ndodhka t'i shkruash edhe atij qė urren mė shumė. Letrat u shkruan nė qelinė e errėt tė burgut, nė kushte ēnjerėzore, pa mjete... Shfrytėzoi anėsoret e gazetave "Bashkimi", ēdo cep tė tyre qė nuk ishte i mbushur me germa... Nė njėrėn prej tyre ėshtė grumbulluar tėrė urrejtja, nė tjetrėn tėrė dashuria, se njėra shkruhet pėr diktatorin, tjetra i drejtohet tė bijės, Lirisė. Por qė tė dyja ato janė njė testament politik, njė gur i ēmuar nė historinė e rezistencės antikomuniste tė popullit tonė, shprehje e guximit dhe e kurajos njerėzore, por edhe e mprehtėsisė intelektuale pėr tė depėrtuar nė dukuritė mė tė qenėsishme tė kohės. Pas shkrimit tė tyre, Edipi mendon se vdekja tani pėr tė nuk kishte mė rėndėsi. I bindur se e ka pėrmbushur misionin e vet, vendos t'i japė fund jetės. Pret damarėt e krahut, me mendimin se pas vdekjes, familja, bashkė me kufomėn, do t'i gjente letrat e shkruara, fshehur nė xhaketė. Brenda pak ēasteve, nė kėmbėt e tij formohet njė pellg gjaku. Edipi, nga hemoragjia, humbet ndjenjat. Rastėsisht, derėn e qelisė e hap njė nėntoger nga Pogradeci. Kur e kupton ē'ka ndodhur, menjėherė jep alarmin. Edipin e dėrgojnė me urgjencė nė spital, nė njė dhomė tė veēantė, nėn mbikqyrjen e rreptė tė policisė. Pjesėtarėt e familjes nuk u lejuan ta shikonin. I bėnė njė mjekim intensiv pėr dy javė rresht. Shefat e policisė me hetuesin K. N. nė krye, me britma e sharje urdhėrojnė doktor Shyqyriun qė ta shpėtonte me ēdo kusht. Kjo nuk bėhej nga humanizmi njerėzor. Pėrkundrazi, nga etja pėr gjak e viktima tė tjera. Ata trembeshin, se me vdekjen e tij, mbyllej njė ēėshtje tė cilės i ishin pėrkushtuar pėr shumė muaj, binte sipari i njė tragjedie, qė donin ta ēonin deri nė aktin e fundit. Xhelatėt donin ta shpėtonin viktimėn jo pėr ta sjellė nė radhėt e njerėzve, po pėr ta ēuar nė sallėn e gjyqit e pastaj para skuadrės sė pushkatimit. Dy letrat u gjetėn dhe hetuesi K. N. i shumėfishoi nė disa kopje pėr ta bėrė mė tė plotė dosjen e Edipit. Ato, krahas "fakteve" tė tjera, shėrbyen si njė provė materiale pėr dėnimin e tij me vdekje.
II.
Ēfarė i shkroi Edip Tėrshana, gjaksorit ENVER
Ideali Kombėtar mė ka ba qė jam kundra Lėvizjes Nac. Ēli. unė qė isha nė Dibėr krijuesi saj, Lėvizja Nac. Ēli. asht nė tradhti t'Atdheut se jo vetėm qė hoqe dorė nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor Shqipėrija ėshtė robėri tė Beligradit politikisht dhe ekonomikisht. Sot organizatorėt Sllavė, janė ato qė drejtojnė punėt shtetnore e para-shtetnore. Kjo ėshtė tradhti. Sot politika e jashtme e juaj sllave mė ka shkaktuar qė U.N.O. tė jetė kundra nesh, humbim shumė miq; kjo ėshtė Tradhti. Jam kundra pėr vrasjet me Gjyq pa Gjyq qė i bahet kėtij Populli, pse kėshtu donte sllavi. Pėr 20.000-30.000 Shqiptar qi dergjen nė burgje se s'janė "KOMUNISTA" Sllavė kjo ėshtė tradhti; jam kundra se e plaēkiti, ky ėshtė Pushtet Tregu Shqiptar pėr tė vesh Klyshėt e Rusisė dhe la Popullin buth-lakuriq qė na qė kishim pėr 20 vjet vesh-mbathje, kjo ėshtė pra Tradhti; jam kundra kėtij Pushteti se ėshtė spekullatore tua grabit Popullin me Ligj, mallin e sekuestruar nga Tregėtarėt po ja shet ma shtrenjt se Tregtarėt qė e kishin; la nė rrugė nji grumbull familjesh tė tregtarėve kinė se janė spekullatorė, kurse Pushteti mori grunin 10 lekė ja shiti 15, mori duhanin 15-20 Fr. ja shiti 100 Fr. 120. Mallin e U.N.R.A.S. nuk e pa Populli nji pjesė tė madhe se shkoj nė Rusi e ne Titua kjo ėshtė Tradhti; jam kundra se pėr dy vjet kemi shpenzuar dy miljard e disa milion Fr. Shqip. pėr tė ushqyer Pelat Anshoret e Frontit; sot thuhet gjithka pėr Pushtetin, dije Nacionalistėt thonin gjithēka pėr Atdheun; A janė tradhti kėto? Jam kundra se e ulin aq poshtė Rinin sa thėrret jemi binjt e Stalinit aq poshtė sa qė pėrmend Stalinin gjith ngrihen nė Kėmbė; jam kundra se injoranca sdon Kulturėn; kėshtu duan Sllavėt. Kjo besoj tradhėti; jam kundra se liri fjale Shtyp s'ka, ka vetėm terror; do tė rrojnė tė Frontit tė tjerėt tė vdesin, kjo ėshtė shqiptarizėm? Jam kundra se nė Historinė pėr Shkollat Unike thohet; Ballkani nė kohėt e lashta banohesh prej Grekėrve e Maqedonasve Ilirėt e lavdishėm zhduken pse kėshtu i pėlqejnė Imperializmit Sllavė; Pjetri tha; Rusia duhet tė ketė tre sy: Vlladivistok, Petrograd e Durrės dhe Dishepulli i tij Stalini nė Pushtetin Tradhtar tė soēėm nė Shqipėri ju mbeti tok dhe tek ne. Jam kundra se grabitni teshat e reaksionarėve si i quani dhe shkuan kėto tė ardhme pra grabit dhe ha, kėsaj i thonė me vjedh lirinė. Ėshtė tradhti. Jam kundra se oficerė tė mbrojtjes kėtu nė Dibėr arrijnė me grabitė gratė e botės, me grabit kariodhat dhe teshat shtėpiake e kush nuk i thotė gjė. Kjo ėshtė poshtėrsi. Jam kundra se tregtia, toka dhe nėntoka, ekonomia kombėtare ėshtė nė dorė tė sllavėve, njėzet shoqni jugosllave nė ekonominė shqiptare. Ėshtė kjo tradhti e naltė. Enver Tu i shfaq kėto, tu qenė i vendosur me idealin kombėtar unė kam qenė, jam kundra pushtetit, e kėtė popullit ja kam vu nė dritė, i cili e ka pa dhe pranoi se 95% ėshtė kundra pushtetit veē se terrori i madh i mban, pret nėnė e mjerė Rusi, i jati do tė vrasė tė birin, tė bijėn e vet dhe pėr kėtė ėshtė tradhti e pushtetit popullor. Ky pushtet futi pėrēarje toskė e gegė, katolik e ortodoks, mysliman e ortodoks pra tradhti e naltė. ... more tė mjerė, ju ka verbu fanatizmi i ideollogjisė dhe nuk shihni faktin qė po i bėni popullit varrin qė je tu e ja bėrė atdheut me politikėn e juaj tė jashtme. Ėshtė tradhti. Rroftė ideali kombėtar, rroftė Shqipėria me Kosovėn qė ju ia falėt Jugosllavisė. Rroftė populli shqiptar, rroftė flamuri kombėtar i panjollosur.
"Mos e vishni petkun e tradhtisė"
Mė 21 nėntor tė vitit 1947 mori fund gjyqi kundėr dymbėdhjetė tė akuzuarve. Pėr katėr ditė rresht Edipi qėndroi pėrballė trupit gjykues. Jo shumė larg tij, ulen e ngrihen, duke i lėshuar vendin njeri-tjetrit, dėshmitarėt. Prokurori ndėrhyn sa herė "shkelet" ligji e "pėrdhoset" drejtėsia. Ai, me ton tė ashpėr e tė prerė, u drejtohet gjyqtarėve kur ata nuk e "zotėrojnė" situatėn apo "tolerojnė" tė pandehurin. "Mbrojtėsi" i ligjit e i drejtėsisė dukej sikur po gjykonte jo vetėm Edipin, por edhe vetė trupin gjykues. Nė pasditen e 21 nėntorit, sipas "fajeve" tė kryer, u dha vendimi. Edipin e pėrplasėn pėrsėri nė qeli. Shefat tani duken indiferentė ndaj tij. Hetuesi nuk e thėrret si mė parė nė zyrėn e vet. Gardiani parakalon vazhdimisht para derės sė qelisė, por nuk e hap atė. Tashmė Edipi pėr ta nuk kishte kurrfarė interesi. Hetuesi merrej me probleme tė tjera. Pėr Edipin tani filloi "prehja" e "qetėsia", qė shumė shpejt do t'ia prishnin krismat e armėve. Edipi pret pėrgjigjen e Gjykatės sė Lartė Ushtarake, megjithėse nuk shpreson tek ndonjė mrekulli. Lejohen takimet me pjestarėt e tė afėrm. Por shumica e miqve nuk i shkojnė nė takim, pėr shkak tė rrjedhojave qė do tė kishin. Nė fund tė muajit dhjetor 1947 Xhevrien e lajmėrojnė tė takohet me Edipin. Edhe kėsaj radhe ajo dėrgon fėmijėt. Nė njė dhomė tė vogėl, nė prani tė gardianit, Liria dhe Nihati qėndrojnė pėrballė babait tė tyre. Gardiani ndjek me kujdes ēdo fjalė e lėvizje tė Edipit, i cili diē dėshiron t'u thotė atyre, por prania e gardianit ia kyē gojėn. Por heshtja nė raste tė tilla flet shumė, shumė... Liria dhe Nihati shikojnė qė babai i tyre e ka kokėn pjesėrisht tė qethur e tė fashuar. Janė plagėt ende tė pashėruar nga torturat. Edipi, ndonėse i dėrrmuar fizikisht, qėndron kryelartė. Momenti i ndarjes po afronte. Duke u pėrshėndetur me Lirinė e Nihatin, Edipi u tha: "Mos mė vishni petkun e tradhtisė".
* * *
Pėr Xhevrien dhe fėmijėt e saj, Viti i ri 1948 nuk ishte si tė tjerėt. Ata e ndiejnė thellė mungesėn e Edipit, i cili me humorin e kėndshėm e tė ēiltėr krijonte njė atmosferė tė ngrohtė nė gjirin e familjes. Nihati ka vėnė pėrpara disa libra, dhuratė e Edipit pėr Vitin e Ri. Xhevria pėrpiqet t'ua lehtėsojė brengėn fėmijėve. Pėrgatit diēka qė edhe ata tė bashkohen nė kėtė festė me tė tjerėt. Shpresa pėr kthimin e tė shoqit ende nuk i ėshtė fikur. Por, mė 13 janar 1948 vjen nė Peshkopi pėrgjigjja e Gjykatės sė Lartė Ushtarake. Dymbėdhjetė tė dėnuarit, tė mbledhur nė njė dhomė, dėgjojnė vendimin e formės sė prerė. Mė shumė i gėzohen shikimit me njėri-tjetrin se sa shpresės qė mund tė sillte vendimi i Gjykatės sė Lartė. Pėr Edipin mbetet nė fuqi vendimi i Gjykatės Ushtarake Peshkopi - dėnim me vdekje. Kjo nuk e befason, nuk e ligėshton. Ai e kishte nėnshkruar vdekjen me dorėn e tij me letrėn drejtuar Enver Hoxhės. Jani Konomit dhe Hysni Alimerkos, u falet jeta. Njė indiferentizėm i pashembullt deri nė ironi. Me mospėrfillje dėgjojnė vendimin e Gjykatės sė Lartė edhe tė tjerėt. Qėndrimi i tė dymbėdhjetėve ėshtė njė sfidė ndaj diktaturės. Kėtė e shohin edhe gjykatėsi, prokurori e shefat, tė cilėt e kishin menduar krejt ndryshe reagimin e tyre. Ditėt kalonin njėra pas tjetrės. 14, 15, ... 17 janar. Nė kėtė datė mbushen plot tetė muaj nga dita e arrestimit. Gjatė kėsaj periudhe Edipi disa herė e kishte pėrjetuar vdekjen. Sjell nė mend ato ēka kishin ndodhur me tė nė kėta tetė muaj dhe ēuditet se si gjendet ende gjallė. 18 janar 1948. Ora po shkonte 0130. Komandanti i skuadrės urdhėron policėt tė marrin armėt. Edipi e ndjen se i kanė mbetur pak ēaste. Ngrihet nė kėmbė dhe qėndron para derės sė qelisė. Ajo hapet gjithė zhurmė. "Qenke bėrė gati, ė? ... Dil atėherė", i thotė kryepolici. E pėrplasin nė makinė. Kalojnė vendin ku tetė muaj mė parė e kishin arrestuar. Pastaj makina i afrohet kthesės tek lagja Bulke. Ajo rrėshqet mbi njė shtresė tė hollė akulli, mbuluar me njė borė tė ashpėr, pa arritur tė kalojė brrylin e fortė tė kthesės. Duket sikur nuk don tė ecė nė rrugėn e krimit. Mė nė fund arrijnė nė vendin e ekzekutimit, tek varreza e pėrbashkėt ku kanė gjetur vdekjen nga plumbat dhjetra tė tjerė. Policėt e zėnė pėr krahu, por Edipi i kundėrshton. "Mos mė mbani, eci vetė." - u thotė atyre. Pėrpara xhelatėve qėndron kryelartė. "Cila ėshtė fjala e fundit?" - e pyesin. ' Shqipėria! - pėrgjigjet Edipi. Njė breshėri plumbash e rrėzon pėrdhe. Lajmi i vrasjes sė Edipit u pėrhap rrufeshėm. E mėsoi nga shokėt e klasės edhe i biri, Nihati. Edhe Xhevria e ndjen se i shoqi nuk rron mė, por pėrmbahet. Edipi, pas tė vėllait, ishte viktima e dytė e diktaturės. Edhe ky pa varr... Fundi i Edipit lė pas njė tragjedi tė re. Pėr dekada tė tėra pasardhėsit do t'i ndiqte hija e tij, pėrbuzja, kėrcėnimi, por mbijetojnė me dinjitet.
E P I L O G
Ē'paradoks! Edhe nė dhé tė huaj, madje, nė Turqi, njerėzit qė pėr vite e dekada tė tėra punuan kundėr saj, kanė njė varr ku prehen eshtrat e tyre. Nė Shqipėri mijėra, dhjetra mijėra bij tė saj pa varr. Edhe Edipi, pa varr ose e shumta njė varr tė pėrbashkėt, anonim pėr tė afėrmit, pėr brezat. Por paradokset nuk mbarojnė kėtu. Edhe sot ky varr mbetet anonim. Anonim ata qė pėrpiu nė gjirin e tij e po ashtu edhe ata qė me njė urdhėr kryen veprėn makabre. Edipi ecėn drejt tij krenar, pa menduar pėr lapidar a pėrmendore (i meriton ato). Ngritja e tyre ose vendosja e njė pllake pėrkujtimore me emrat e tė rėnėve ėshtė njė detyrim moral e qytetar, por mbi tė gjitha i shtetit qė e quan veten demokratik. Ėshtė respekt pėr gjakun e derdhur nė emėr tė idealit kombėtar e demokratik, por edhe njė kujtesė pėr brezat. Edipi ecėn drejt tij i bindur se e ka kryer detyrėn ndaj vendit dhe bashkėqytetarėve, se tėrė jetėn kishte luftuar e punuar pėr liri, demokraci dhe pėrparim. Ecėn drejt tij i bindur, siē i shkruan nga burgu tė bijės, Lirisė, se "vdes si shqiptar". Edipi gjithė jetėn ėndėrroi e punoi pėr njė Shqipėri tė lirė, demokratike, me kufij etnikė, autoritarė e miq tradicionalė. Nė emėr tė tyre nuk rreshti sė luftuar, madje me diktaturėn e diktator pa shpirt. Me kurajo tė lartė qytetare e civile ngre zėrin edhe kundėr Enver Hoxhės, tė cilin e akuzon pėr tradhti kombėtare. U pėrlesh me diktaturėn i bindur, siē i shkruan nga burgu tė bijės, Lirisė, se "Ėndrra ime qė Shqipėria do tė bėhet si dua unė, do tė realizohet". Krahas heroikes, jeta dhe vepra e Edipit mbart nė vetvete tragjizmin dhe shpresėn. Tragjizmi i tij ėshtė i tėrė shqiptarėve. Tragjizmi qėndron nė terrorin, mungesėn e lirisė, nė varfėrinė e tejskajshme tė popullit, nė tradhėtinė ndaj idealit kombėtar. Edipi shpreson nė njė tė ardhme mė tė mirė tė vendit tė tij, tė lulėzuar e pa diktator. Nė tė, bijtė e tij, do tė ndjehen tė lirė e do tė rrojnė nė harmoni e dashuri mes njėri-tjetrit. Jeta e tyre do tė shkojė si nė vaj. Ata do tė rriten plot dinjitet dhe veten do ta ndiejnė bij shqiptarė. Vitet kalojnė dhe ėndrra e Edipit thėrret. Ajo nxjerr nė rrugė qindramijėra vetė. Ajo lexohet nė fytyrat e gjithė shqiptarėve. Shqipėria rilindi pėrsėri. Rilindi ideali i Edipit, ėndrra e tij, Rilindi shpresa, jeta. Nė themelet e saj ėshtė gjaku i Edipit dhe i mijra tė tjerėve.
RAJONI
Asnjė rezultat nga negociatat nė Vjenė
Nė fillim tė negociatave pėrfundimtare mes serbėve dhe shqiptarėve pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, tė mėrkurėn, nė Vjenė, nuk u arrit asnjė qasje. Nisur nga fakti qė tė paktėn po zhvillohen bisedime, i ngarkuari i posaēėm pėr Kosovėn, Marti Ahtisari, foli pėr njė fillim tė mirė tė raundit, ndoshta tė fundit tė bisedimeve mes serbėve dhe shqiptarėve. Megjithėse nuk kemi tė bėjmė me negociata tė reja, tha finlandezi, por me njė mundėsi pėr tė dyja palėt, qė tė paraqesin qendrimin e tyre dhe tė ofrojnė propozime pėr pika tė caktuara. Ahtisari, megjithatė la tė nėnkuptohet, qė njė kompromis nuk pritet: "Ne duhet tė bėjmė dallim ndėrmjet ēėshtjes sė statusit dhe elementeve tė tjerė tė kėtij plani tė zgjeruar. Dy tė tretat ose tre tė pestat e tij kanė tė bėjnė me popullėsinė joshqiptare nė Kosovė dhe me tė pėrditshmen e tyre, pavarėsisht nga ēėshtja e statusit. E parė nė kėtė aspekt ka mundėsi qė tė arrihen disa pėrmirėsime nė tekst", - tha Ahtisari. Ekipi negociator serb, i kryesuar nga kėshilltari i kryeministrit, Alexander Simiē, u tregua i gatshėm qė tė negociojė njė pėr njė tė gjitha pikat e planit tė Ahtisarit gjatė ditėve tė ardhshme, por ata thanė se do t'i hedhin poshtė tė gjitha pasazhet, qė sipas Beogradit cėnojnė integritetin territorial tė Serbisė. Kritikė ushtroi Simiē nė adresė tė Ahtisarit: "Nga njėra anė, ai thotė se ka njė hapėsirė tė gjerė negociuese dhe nga ana tjetėr, nuk flet mė pėr negociata, por pėr konsultime. Kjo flet pėr njė transforim thelbėsor tė pozicionit. Pa negociata tė reja, ne e kemi tė pamundur qė tė gjejmė njė kompromis tė pranuar nga tė dyja palėt. Por dihet qė vetėm zgjidhja e pranuar nga tė dyja palėt ėshtė e mundshme nė OKB." Pala shqiptare, nė tė kundėrt thotė se, me propozimet e saj, ajo i pėrmbahet ftesės sė bėrė nga Ahtisari dhe kritikon Beogradin. Drejtuesi i grupit, Veton Surroi, i tha Dojēe Veles: "Kemi qėndrime diametralisht tė kundėrta nė qasje. Beogradi ka aplikuar njė rifillim tė negociatave, duke ndryshuar natyrėn e dokumentit, ndėrsa ne kemi ardhur me obligimin qė kemi marrė nga ftesa e presidentit Ahtisari, qė tė vijmė tė japim sqarime tė mundshme nė njė dokument, i cili mund tė ndryshohet vetėm me pėlqimin e tė dyja palėve." Ahtisari ka tėrhequr vėmendjen se nuk duhet tė ketė kurrsesi shtyrje tė mėtejshme tė zgjidhjes sė statusit, pėrndryshe siguria nė rajon ėshtė nė rrezik. Sulmet dhe kėrcėnimet e bėra gjatė kohėve tė fundit janė shenjė pėr kėtė, ka thėnė ai, duke shtuar mė tej se, nuk e ndjen veten tė kėrcėnuar prej tyre. Bisedimet nė Vjenė do tė zhvillohen nė rang delegacionesh deri mė datėn 2 mars. Pėr datėn 10 mars ėshtė parashikuar njė takim final me pėrfaqėsuesit mė tė lartė nga Beogradi dhe Prishtina.
Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bėrns, komenton zgjidhjen e statusit nė Kosovė
SHBA: Rusia do ti bashkohėt Perėndimit pėr statusin
Nėnsekretari amerikan i Shtetit pėr ēėshtjet politike, Nikolas Bėrns, i tha Zėrit tė Amerikės se Rusia, ende nuk e ka bėrė tė qartė qendrimin e saj pėrfundimtar pėr statusin e Kosovės, por shprehu besimin se mendimi i Shteteve tė Bashkuara dhe i vendeve perėndimore lidhur me kėtė status do tė dalė fitues. Ishin disa komente mjaft tė drejtpėrdrejta qė numri tre i Departamentit tė Shtetit, Nikolas Bėrns bėri mbrėmė gjatė njė takimi tė organizuar nė Uashington. Zėri i Amerikės e pyeti nėse do tė jetė e vėshtirė arritja e njė konsensusi ndėrkombėtar pėr Kosovėn nė Kombet e Bashkuara, duke patur parasysh kundėrshtimet e Rusisė. Pikėpamja jonė ėshtė se do tė arrihet njė konsensus ndėrkombėtar, njė konsensus i pėrafėrt, kur presidenti Ahtisari tė paraqesė planin e tij dhe ėshtė e qartė se Shtetet e Bashkuara do ta mbėshtesin me forcė njė zgjidhje tė statusit pėrfundimtar pėr Kosovėn qė do tė lindė nga ky proces diplomatik. Ne shpresojmė se Rusia do ti bashkohet njė grupi tė madh vendesh qė duan tė shikojnė fitoren e paqes dhe tė stabilitetit dhe jo tė bėhet forcė pėrēarėse. I pyetur se a do tė bėjė rezistencė Rusia, nėse do tė duhet qė Beogradit dhe Prishtinės tu imponohet statusi pėrfundimtar, nėnsekretari i shtetit Burns tha: Nuk e di nėse kjo ėshtė e vėrtetė. Mendoj se rusėt, ende nuk e kanė bėrė tė qartė qendrimin e tyre pėrfundimtar. Por mendimi ynė ėshtė se shtetet qė kanė kontribuar realisht pėr Kosovėn, me trupa, me para dhe me ndihma kanė qenė vendet e Europės Perėndimore dhe Amerika dhe ne kemi njė mendim tė pėrbashkėt. Mendoj se nė fund tė fundit kjo pikėpamje do tė triumfojė. Zoti Bėrns foli mbrėmė nė njė konferencė tė organizuar nė Uashington nga Kėshilli Atlantik i Shteteve tė Bashkuara dhe njėra nga ēėshtjet qė ai trajtoi ishte Ballkani, si rajoni i cili ende nuk ka mundur tė pėrfitojė nga tė mirat e vizionit tė njė Europe tė bashkuar dhe paqėsore. Ai la tė kuptohet se, zgjidhja e statusit tė Kosovės do tė ishte njė hap me rėndėsi nė realizimin e kėtij vizioni. Populli i Kosovės ka pritur 8 vjet dhe kėrkon tė dijė se cili do tė fati i tij: nėse do tė jetojė nė njė shtet tė pavarur apo do tė vazhdojė tė jenė i lidhur me njė shtet serb dhe pėrgjigjja do tė vijė brenda 4-5 javėsh, kur negociatori i OKB-sė, presidenti Marti Ahtisari ti paraqesė Kėshillit tė Sigurimit rezultatet e negociatave tė tij mes Beogradit dhe Prishtinės, - tha nėnsekretari amerikan i shtetit. Zoti Bėrns pėrsėriti se Shtetet e Bashkuara, tė cilat kanė drejtuar pėrpjekjet ndėrkombėtare pėr tė organizuar negociatat Prishtinė-Beograd vazhdojnė ta mbėshtesin zotin Ahtisari. Nga mesi ose nga fundi i marsit, - tha zoti Bėrns, - ne do tė shikojmė njė debat mjaft tė fuqishėm nė Kombet e Bashkuara pėr tė ardhmen e Kosovės, me shpresėn se ky do tė jetė njė kalim paqėsor.
Udhėheqėsit kosovarė: Nuk negociojmė vijėn kufitare me Maqedoninė
Udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės vazhdojnė tė mbajnė qėndimin se marrėveshja pėr ndryshimin e kufirit mes tė Kosovės dhe Maqedonisė, e nėnshkruar nė vitin 2001, mes autoriteteve tė Shkupit dhe Beogradit ėshtė e papranueshme pėr ta. Ata rikujtojnė autoritet Maqedonase se po nė vitin 2001, Kuvendi i Kosovės ka nxjerrė njė rezolutė, e cila hedh poshtė marrėveshjen Shkup-Beograd. Kėto deklarime u bėnė tash, kur banorėt e fshtarave qė pėrfshihen nė zonėn kufitare tė kontestuar kanė shprehur shqetėsimin e tyre se, autoritet maqedonase po u kėrkojnė atyre qė tiu blejnė pronat. Kryeministi Ēeku shpreson se ēėshtja, siē e cilėson ai, e pazgjidhur e kufirit juglindor Kosovė-Maqedoni, ku bėhet fjalė pėr 2500 hektar tokė, nuk do tė shkaktojė tensione dhe prishje tė marrėdhėnieve Kosovė-Maqedoni. "Ne e shohim kėtė ēėshtje si tė ngritur pa nevojė dhe ėshtė njė ēėshtje, e cila nuk i pengon marrėdhėniet e mira mes Kosovės dhe Maqedonisė dhe nuk e cenon aspak stabilitetin e Maqedonisė", - thotė kryeminstri Ēeku. Autoritetet e Maqedonisė, kanė kėrkuar qė ēėshtja e demarkacionit tė kufirit Kosovė-Maqedoni tė futėt nė pakon e ndėrmjetėsit ndėrkombėtar Marti Ahtisari dhe tė zgjidhet krahas vendimit pėr statusin e Kosovės. Mirėpo, autoritetet kosovare mendojnė se ēėshtja e pazgjidhur e kufirit juglindor tė Kosovės, nuk ėshtė urgjente dhe nuk rrezikon stabilitetin nė kėto dy vende. Ata thonė se ēėshtja mund tė zgjidhet nė njė moment mė tė pėrshtatshėm, pėrkatėsisht kur Kosova ta ketė pėrcaktuar statusin e saj politik. Ata thonė se do tė vazhdojnė njė bashkėpunim shumė tė ngjeshur me Maqedoninė pėr ēėshtje qė thjesht kontribojnė edhe pėr stabilitet nė rajon. Autoritetet e Shkupi dhe ato tė Beogradit, nė vitin 2001, pėrcaktuan vijėn kufitare mes kėtyre dy vendeve dhe marrėveshja pėrfshiu 2500 hektarė tokė tė Kosovės, tė cilat kaluan nėn administrimin maqedon. Kėtė marrėveshje e njohu edhe zyra ligjore e OKB-sė, duke e cilėsuar marrėveshje tė vlefshme. Marrėveshja mes Beogradit dhe Shkupit pėr vijėn kufitare shpjegon se kufijtė administrativė shndėrrohen nė kufij shtetėrorė, ndėrkaq demarkacioni apo pėrcaktimi nė terren ėshtė lėnė pėr mė vonė dhe kjo pėr shkak tė reagimeve tė autoriteteve tė Prishtinės dhe banorėve tė zonave kufitare. Ekspertėt thonė se, bazuar nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare, lejohet qė kufijtė tė lėvizin vetėm deri nė 300 metra hapėsirė, mirėpo marrėveshja Shkup-Beograd, pėrfshin 2500 hektarė tokė dhe me kėtė, disa fshtra shqiptare automatikisht kalojnė nėn administrimin maqedon.
Pėr herė tė parė, pas rreth njėqind vitesh, kemi prespektivė pėr paqe nė Ballkan
Toni Bler: Ndėrhyrja nė Kosovė ishte e suksesshme
Ndėrhyrja nė Kosovė ishte i drejtė, e duhur dhe plotėsisht e suksesshme, - tha kryeministrit britanik Toni Bler. Duke iu pėrgjijur pyetjes sė njė deputeti konservator nė parlament se, ndėrhyrja nė Kosovė nuk mund tė quhet suskes, gjithnjė derisa tė mos ketė kthim tė sigurtė pėr tė gjithė, Blair theksoi rėndėsinė e sigurisė pėr tė tė gjithė, por se ndėrhyrja nė Kosovė ėshte asgjė mė pak se sukses. Pėr herė tė parė pas rreth njė qind vitesh, tani kemi njė prespektivė pėr paqe nė Balkan dhe natyrisht me prespektivė tė anėtsimit tė ardhshėm nė Bashkimin Europian, si njė bonus i madh pėr rajonin derisa ata shėnojnė progres nė kėtė rrugė. Natyrisht, pajtohem plotėsisht se nė Kosovė si dhe nė pjesė tė tjera tė Ballkanit mbetet mjaft pėr tu bėrė, por mė duhet tė them se unė besoj se ndėrhyrja nė Kosovė ishte e domosdoshme, e drejtė dhe e suksesshme dhe se i ofroi Ballkanit njė prespektivė pėr njė ardhme me dinjitet, - deklaroi kryeministri britanik, Tony Blair.
RRETHE
Gėlltit doza tė mėdha nga ilaēet e gjyshit E braktis i dashuri, vetėhelmohet studentja
KOLONJĖ-Njė vajzė 18-vjeēare, e quajtur Lediona Memo, banore e qytetit tė Ersekės, studente nė Universitetin e Tiranės ka tentuar tė ndahet nga jeta fill pasi ka mėsuar se ishte braktisur nga i dashuri i saj. Pėr ti dhėnė fund jetės, 18-vjeēarja ka pėrdorur njė sasi tė konsiderueshme barnash, por nė ēastin kur kishte kalur nė njė gjendje tė vėshtirė shėndetėsore ėshtė pikasur nga tė afėrmit e saj, tė cilėt e kanė ēuar me urgjencė nė spitalin e Ersekės. Tashmė, vajza ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn, por pas marrjes sė ndihmės sė parė nė qytetin e saj i ėshtė dashur ti nėnshtrohet ndėrhyrjeve tė specializuara nė spitalin rajonal tė qytetit tė Korēės, ku aktualisht ndodhet nėn kujdesin e mjekėve. Mėsohet se vajza 18-vjeēare ka patur marrėdhėnie dashurie me njė djalė student, por pas disa kohėsh, marrėdhėnia e tyre ka pėrfunduar nė dėm tė vajzės. Gjithēka ėshtė mėsuar pas mbėrritjes sė saj nė spital, gjatė kohės kur policia ka marrė nė pyetje familjarėt dhe vetė vajzėn, qė kanė pohuar rrethanat e ngjarjes qė mund tė kishtė pėrfunduar nė mėnyrėn mė tragjike. Sipas policisė, mėsohet se 18-vjeēarja Memo nuk kishte shumė qė kishte ardhur nė vendlindjen e saj, Ersekė. Megjithatė, policia nuk bėri tė ditur se kur ishte njoftuar studentja pėr braktisjen nga i dashuri i saj dhe nė ēfarė rrethanash, por konfirmoi se 18-vjeēarja kishte konsumuar njė sasi tė madhe barnash, rreth orės 14.30 minuta tė ditės sė enjte. Pikėrisht nė kėtė orė, Lediona Memo ishte ēuar me urgjencė nė spitalin e Ersekės dhe mė pas nė atė tė Korēės. Pas hetimeve paraparake ka rezultuar se fill pas marrjes sė njoftimit se i dashuri e kishte braktisur, vajza ka rėnė nė gjendje dėshpėrimi, ndėrsa ka gjetur barnat e gjyshit tė saj qė i ka pėrdorur pėr tu vetėhelmuar. Por, kur ndodhej nė gjendjen mė tė vėshtirė shėndetėsore, vajza ėshtė kuptuar nga familjarėt e saj, tė cilėt kanė nxituar ta ēojnė nė spital dhe pikėrisht ky veprim me urgjencė ka bėrė tė mundur nxjerrjen e vajzėa nga kthetrat e vdekjes. Burimet spitalore bėnė tė ditur se, tashmė vajza gjendet jashtė rrezikut pėr jetėn dhe parametrat e saj shėndetėsorė po vazhdojnė tė pėrmirėsohen. SELDI HASANASI
Prangoset nga policia. Klientė tė rregullt njė 65 dhe 72-vjeēar Kishte kthyer banesėn nė shtėpi publike
Dje, dy prej klientėve tė rregullt, njė burrė 65 vjeē dhe kolegu i tij, 72 vjeē, kanė hyrė nė banesėn njėkatėshe tė Kozeta Merkajt, por janė kapur nė flagrancė prej agjentėve tė policisė kriminale
BERAT-Kishte rreth katėr muaj qė e kishte kthyer banesėn e vet nė shtėpi publike, duke filluar njė aktivitet qė mendonte se do ti sillte fitime tė konsiderueshme, ngaqė nuk paguante asnjė lloj qiraje. Vetėm njėra nga dhomat ishte adaptuar pėr ushtrim prostitucioni, megjithėse ėshtė konstatuar se vizitat e shpeshta tė njerėzve tė panjohur, midis tė cilėve edhe pleq, kanė ardhur nė rritje. Por, nga sa duket, pikėrisht ky shtim klientele ka bėrė qė dhoma publike tė bjerė nė sy tė komshinjve, tė cilėt nė fillim kishin menduar se njerėzit shkonin nė shtėpinė e mjekes popullore 37-vjeēare pėr tu yshtur dhe pėr tu shėruar nga syri i keq. Mė pas, komshinjtė kishin vėnė re se klientėt dilnin mė pak energjikė sesa dukeshin nė momentin e hyrjes pėr nė banesė. Ēfarė pra po ndodhte nė shtėpinė misterioze tė Kozeta Merkajt? Pėr tė mėsuar mė tepėr rreth banesės njėkatėshe nė lagjen Donika Kastrioti, disa prej komshinjve kanė njoftuar agjentėt e policisė kriminale, tė cilėt kanė filluar ta mbajnė nė vėzhgim shtėpinė. Pas rreth katėr muaj hetimesh dhe grumbullim tė dėshmive, agjentėt e policisė kanė organizuar punėn e kapjes nė flagrancė tė 37-vjeēares Merkaj, e cila ushtronte prostitucion nė banesėn e vet. Nė mesditėn e djeshme, dy prej klientėve tė saj tė rregullt, njė burrė rreth 65 vjeē dhe kolegu i tij, 72 vjeē, kanė hyrė njėri pas tjetrit nė banesėn njėkatėshe tė Merkajt, por janė kapur nė flagrancė prej agjentėve tė policisė kriminale dhe oficerėve tė luftės kundėr trafiqeve dhe prostitucionit. Kėta kanė hyrė befasisht nė banesėn e qejfit dhe kanė prangosur pronaren qė priste dhe pėrcillte kientėt. Mė pas, klientėt e gjetur nė dhomė janė shoqėruar pėr nė ambientet e policisė, ku kanė kanė rrėfyer pėrpara oficerve tė policisė tė gjitha mėkatet qė kishin bėrė. Ata iu kanė thėnė oficerėve se kishin disa muaj qė ishin klientė tė rregullt tė 37-vjeēares K. Merkaj dhe se pėr tė shuar epshet e tyre seksuale paguanin nga 500-1000 lekė. Ndėrsa, klientėt, pas marrjes nė pyetje jan lėnė tė lirė, shtetėsja K.Merkaj ėshtė ndaluar pėr konsumimin e veprės penale ushtrim prostitucioni, parashikuar nga neni 113 i K.Penal. Nė harkun kohor prej tre muajsh, arrestimi i djeshėm e ēon nė tre numrin e tė ndaluarve pėr ushtrim prostitucioni nė lokalet dhe banesat e tyre, ku protogoniste kanė qenė femrat. ABEDIN KAJA
Nė spital, i plagosur rėndė edhe njė 15-vjeēar Gjuante me eksploziv, gjen vdekjen
SHKODĖR-Gjuetia me lėndė eksplozive vazhdon tė marrė jetė njerėzish nė rrethin e Shkodrės. Viktima e fundit ka gjetur vdekjen e menjėhershme pasditen e pardjeshme, teksa lėnda plasėse i ka shpėrthyer nė dorė nė momentin qė po peshkonte nė det. Sė bashku me tė ka qenė edhe njė adoleshent, i cili ėshtė plagosur nga shpėrthimi, por pėr fat tė mirė ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn. Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Shkodrės, pasditen e sė mėrkurės, nė fshatin Luarzė tė Komunės sė Velipojės, ka gjetur vdekjen shtetasi Palokė Mark Shanaj, 60 vjeē, lindur dhe banues nė kėtė fshat. Mėsohet se viktima, me gjendje civile i martuar, ka gjetur vdekje tė menjėhershme dhe nė mėnyrė tragjike, pasi lėnda plasėse i ka shpėrthyer nė dorė, pikėrisht nė momentin kur ai po peshkonte dhe po bėhej gati ta pėrdorte atė. Se bashku me viktimėn ka qenė edhe njė adoleshent 15-vjeēar, K. Jakaj, lindur dhe banues nė fshatin Samrisht tė Komunės sė Dajēit tė rrethit tė Shkodrės, e cila ndodhet vetėm pak kilometra larg Velipojės. Falė transportimit urgjent tė adoleshentit tė plagosur drejt Spitalit rajonal tė Shkodrės, marrjes sė ndihmės sė parė si dhe mbajtjes nėn mbikėqyrjen e rreptė tė mjekėve bėhet e ditur sė fundi se, dje ai e kishte kaluar rrezikun pėr jetėn, ndėrkohė qė vazhdon tė qėndrojė nė spital. Nė vendngjarje u gjet njė pjesė e fitilit tė mbetur zjarrpėrcjellės si dhe njė enė e mbushur me lėndė kimike, nitrat, me tė cilėn shtetasi Palokė Shanaj pėrgatiste nė mėnyrė artizanale lėndėn plasėse. Materialet i kaluan Prokurorise sė Rrethit Gjyqėsor tė Shkodrės pėr veprėn penale tė shkaktimit tė vetėvrasjes. ARBEN LAGRETA
Fillon vendosja e internetit nėpėr shkolla
KUKĖS- Ka nisur vendosja e internetit nėpėr shkollat e arsimit parauniversitar tė qytetit tė Kukėsit. Drejtori i Drejtorisė Rajonale tė Arsimit, Ibsen Elezi, saktėsoi se, tashmė ėshtė instaluar sistemi i internetit nė shkollat e qytetit tė Kukėsit, ku secila prej tyre ka faqen e saj nė internet e me lidhje 24-orėshe qė garanton komunikimin pėrmes internetit me tė gjithė botėn. "Lidhja me internet e shkollave ėshtė pjesė e njė projekti, i cili synon brenda njė kohe tė shkurtėr instalimin e tij nė rreth 30 shkolla nga 57 qė ka rrethi", - tha Elezi. Sipas tij, synohet qė mė pas tė futet nė program edhe mėsimi i informatikės pėr nxėnėsit qė tė mund tė shfrytėzojnė informacionin bashkėkohor qė ėshtė aktualisht nė qarkullim. Vendosja e internetit nė shkolla, si dhe procesi i ringritjes sė bibliotekave shkollore mendohet se do tė ndikojė ndjeshėm nė rritjen e cilėsisė sė mėsimdhėnies e standardeve mėsimdhėnėse nė sistemin arsimor, por edhe nė futjen nė njė stad tė ri tė tė gjithė arsimit parauniversitar nė rajonin e verilindjes.
EKONOMIA
HEC-et e reja do tė prodhojnė nė total rreth 68 mijė kW/orė energji elektrike nė ditė
Koncesionet, 32 HEC-e presin tė fillojnė ndėrtimin
Procesi i koncesioneve hap dritėn jeshile pėr kompanitė qė presin tė ndėrtojnė kėto hidrocentrale dhe rreth 26 prej tyre kanė paraqitur qė mė parė studimet pėrkatėse pėr ndėrtimin e tyre. Ndėrkohė qė, pėrveē HEC-eve qė do tė ndėrtohen, pritet qė tė jepen me koncesion edhe njė sėrė HEC-esh ekzistuese, pėr tu rehabilituar
Me nisjen e procesit tė dhėnies me koncesion tė hidrocentraleve tė vogla janė mė shumė se 32 HEC-e tė tilla qė presin tė fillojnė ndėrtimin. Kanė qenė njė sėrė kompanish, tė cilat kanė kėrkuar qė kohė mė parė tė ndėrtojnė vepra tė tilla, pėr tė shfrytėzuar rezervat hidrike nė vend, madje shumė prej tyre kanė paraqitur edhe projektet dhe studimet pėrkatėse pėr ndėrtimin e tyre. Ndėr hidrocentralet mė tė rėndėsishme qė pritet tė ndėrtohen me koncesion sė shpejti janė HEC-e tė tilla si ai i Gostimes dhe Shushicės, tė cilat do tė kenė njė kapacitet prej 8000 kW/h nė ditė, HEC-i Stavecit dhe ai i Urės sė Prenit, tė cilėt do tė kenė njė kapacitet prej 6000 kW/h nė ditė si dhe ai i Hotolishtit, me 5000 kW/h nė ditė. Sipas projekteve tė paraqitura, pritet qė nga kėto HEC-e tė vogla tė pėrfitohet njė kapacitet prej rreth 68 mijė kW/h, pa llogaritur HEC-et e kėrkuara, pėr tė cilat nuk ėshtė paraqitur projekt si dhe pa llogaritur edhe HEC-et e vogla ekzistuese, tė cilat presin tė rehabilitohen tashmė, nė bazė tė ligjit tė ri tė koncesioneve. Kjo sasi pėrbėn rreth 10 pėr qind tė sasisė sė energjisė qė nevojitet pėr nevojat e konsumit nė ditė. Ndėrtimi i kėtyre veprave pėrbėn njė prej rrugėve tė zgjidhjes sė problemit tė energjisė nė vend, jo shumė pėr sasinė e energjisė qė mund tė prodhohet prej tyre, por mė tepėr pėr faktin se ato mund tė ndėrtohen pranė ndėrmarrjeve tė ndryshme, gjė qė sjell uljen e ngarkesės sė rrjetit si dhe uljen e humbjeve nė rrjet. Prodhimi i energjisė nga burimet hidrike konsiderohet mjaft i leverdisshėm, pasi kostoja e energjisė sė prodhuar nė kėtė mėnyrė ėshtė minimale dhe pėr mė tepėr, nuk ka asnjė kosto mjedisore. Ndėrtimi i hidrocetraleve konsiderohet njė mjet i rėndėsishėm pėr shfrytėzimin e burimeve hidrike nė vend, tė cilat deri tani shfrytėzohen nė mė pak se njė tė tretėn e sasisė sė pėrgjithshme tė kėtyre burimeve. Fillimin e procesit tė dhėnies me koncension tė kėtyre hidrocentraleve e kanė mirėpritur, jo vetėm kompanitė tė cilat janė tė interesuara nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė pėr tė ndėrtuar kėto HEC-e, por edhe komuniteti i biznesit, i cili pret tė pėrfitojė energji me njė ēmim mė tė ulėt si edhe banorė tė zonave qė kanė burime tė konsiderueshme hidrike. Nė kėtė mėnyrė, para disa ditėsh drejtuesit e qarkut tė Dibrės, qė njihet pėr rezervat e mėdha ujore, e ka pėrshėndetur vendimin e qeverisė pėr ndėrtimin e hidrocentraleve tė vogla. Sipas tyre, ky do tė sillte rivėnien nė punė pėr njė sėrė hidrocentralesh ekzistuese, tė cilat nuk janė nė funksionim dhe qė do tė mund tė ndikonin nė pėrmirėsimin e prodhimit tė energjisė nė vend, duke plotėsuar njė pjesė tė nevojave energjitike. Nė kėtė mėnyrė, me anė tė kėtij vendimi, hidrocentralet e Llixhave, Zerqanit, Pilafės etj., presin rivėnien e tyre nė punė pėr tė prodhuar energji. Pėrveē tyre, nė rrethin e Dibrės ka edhe shembuj realė tė funksionimit tė hidrocentraleve tė tilla siē janė dy hidrocentralet lokale tė Tuēepit dhe Arrasit, tė cilat janė aktualisht nė funksionim dhe prodhojnė energji. Kėto hidrocentrale janė dhėnė me koncesion rreth katėr vjet mė parė dhe nė jo pak raste kanė furnizuar me energji pa ndėrprerje konsumatorėt e kėtyre dy komunave. Ergys Mėrtiri
Box
Disa prej HEC-eve qė presin tė ndėrtohen
HEC-i i Gostimės 8000 kW/h nė ditė HEC-i i Shushicės 8000 kW/h nė ditė HEC-i i Stavecit 6000 kW/h nė ditė HEC-i i Urės sė Prenit 6000 kW/h nė ditė HEC-i i Hotolishtit 5000 kW/h nė ditė
KESH-i ka siguruar energji me ēmim mė tė ulėt, duke e zbritur nivelin mesatar tė ēmimit nė 20 euro pėr megavat
Sigurohet importi pėr tė gjithė muajin mars
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka nėnshkruar kontratat pėr importin e energjisė pėrgjatė muajit mars. Sipas korporatės ėshtė siguruar e gjithė sasia e nevojshme pėr kėtė muaj, gjė qė do tė sjellė, jo vetėm garancinė pėr furnizimin me energji pėrgjatė kėtij muaji, por edhe mundėsitė qė korporata tė vazhdojė tė ruajė rezervat hidrike, duke rritur ēdo ditė nivelin e Fierzės. Pėrveē kėsaj, korporata shprehet se importi ėshtė siguruar kundrejt njė ēmimi shumė tė lirė, duke sjellė uljen e ēmimit mesatar tė energjisė sė blerė nė 20 euro pėr megavat. Ndėrkohė, KESH-i bėn tė ditur se grupi i emergjencės vazhdon tė mbajė sasinė e shpėrndarjes sė energjisė nė nivele tė larta. Aktualisht, korporata ėshtė duke shpėrndarė rreth 19 milionė kW/h nė ditė, prej tė cilave mbi dhjetė milionė vijnė nga importi. Sasia e importuar e energjisė elektrike do tė vazhdojė kėshtu tė mbetet e lartė edhe gjatė muajit mars, megjithėse situata hidrike paraqitet mjaft e mirė. Korporata do tė vazhdojė tė ruajė rezervėn hidrike, nė mėnyrė qė tė mos kemi mė pėrsėritje tė krizės energjitike. Niveli i ujit nė liqenin e Fierzės ėshtė aktualisht nė rreth 263 metra, duke shkuar nė mbi 17 metra mbi nivelin e stakimit i cili ėshtė 246 metra. Ky nivel vazhdon tė jetė nė ngritje dhe shkon nė rreth gjysmė metri nė ditė, si pasojė e reshjeve tė mjaftueshme, tė cilat janė nė nivelin e rreth 200 metrave pėr sekondė. Aktualisht, hidrocentrali vazhdon tė punojė me dy turbina, duke mbajtur nė nivele tė ulėta shpenzimin e rezervės nė liqen. Tė dy turbinat ndikojnė nė nivelin e liqenit me rreth 20 cm nė ditė. Niveli i ujit nė liqen ėshtė rreth 30 metra mbi nivelin maksimal dhe sipas ritmeve me tė cilat paraqitet ngritja e nivelit, nėse vazhdohet me tė njėjtin ritėm, Fierza mund tė arrijė nivelin maksimal qė mund tė mbajė diga brenda dy muajsh. KESH-i ėshtė duke bėrė pėrpjekjet qė tė futet nė periudhėn e thatėsirės me nivelin maksimal tė rezervave hidrike nė vend.
KOMENTE
Decentralizimi dhe reforma zgjedhore
Feti ZENELI fetizeneli@yahoo.com
Disa prej bashkive tė mėdha nė shkallė kombėtare, me nė krye Tiranėn, u fituan nga opozita, nė zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit 2007-tė. Me pėrjashtim tė bashkive Korēė dhe Elbasan, edhe mė parė ato kishin qenė nė duart e socialistėve. Rifitimi pėr tė dytėn apo pėr tė tretėn herė prej tė majtėve i kėtyre bashkive nuk ėshtė ndonjė fatkeqėsi kombėtare, sikundėr deklaronin pėrfaqėsuesit politikė tė opozitės pėr fitoren e zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut 2005-sė nga tė djathtėt. Nė vija tė pėrgjithshme, kjo situatė e krijuar ditėt e fundit reflekton demokraci balancuese nė ushtrimin e pushtetit, ndryshe nga sa ka ndodhur gjatė qeverisjeve tė majta, ku ekzekutivi dhe pushteti lokal pėrbėnin dy duart e njė trupi qė mbijetonte nėpėrmjet korrupsionit galopant nė tė gjitha nivelet e pushtetit. Nuk dua tė bėhem i bezdisshėm me statistikat kombėtare dhe ndėrkombėtare tė kėtij fenomeni, tė cilat njihen tashmė edhe nga fėmijėt. (Ėshtė tjetėr gjė mospranimi i tyre pėr shkak tė indoktrinimit majtist tė shumicės sė pensionistėve). Por, nėse korrupsionit tė qeverisjes qendrore tė tė majtėve iu prenė rrėnjėt me zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3 korrikut 2005-sė, korrupsionit nė nivelet lokale tė shumicės sė bashkive kryesore tė vendit iu ujitėn e plehėruan rrėnjėt nėpėrmjet rezultatit tė padėshiruar tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit 2007-tė. Megjithatė, mazhoranca aktuale ka njė rrugė demokratike pėr reduktimin e korrupsionit tė mbartur, majtist nė pushtetin lokal, edhe atje ku ajo i ka humbur kėto zgjedhje, nėpėrmjet implementimit ligjor tė modeleve perėndimore pėr reformėn zgjedhore dhe decentralizimin e pushtetit vendor. Nuk ka diskutim qė centralizimi majtist i qeverisjes lokale dhe pamundėsia parlamentare pėr kryerjen e reformės zgjedhore kanė qenė dy arsyet kryesore tė humbjes sė disa prej bashkive tė mėdha nga tė djathtėt. Nė ēkuptim? Shumė prej analistėve nga radhėt e politikės apo gazetarisė sė pavarur, mė duket se nuk kanė qėlluar nė shenjė, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit 2007-tė. Pėr mendimin tim, pakėnaqėsitė e disa pronarėve pėr shkak tė legalizimit dhe difektet e tjera tė qeverisė Berisha pėr investimet dhe antikorrupsionin, nė kėto 16-17 muaj qė kanė kaluar qysh nga mesi i shtatorit 2005-sė, kur u dekretua ky kabinet, kurrsesi nuk mund tė kenė ndikuar pėr keq. Asnjė mendje normale nuk mund ti konsiderojė 500-600 milionė euro tė ardhura buxhetore shtesė pėr shkak tė luftės efektive antikorrupsion apo krijimin e mundėsive praktike pėr futjen nė qarkullim ekonomik tė 3-4 miliardė eurove nga legalizimet si produkte keqqeverisėse. Natyrisht qė reforma tė tilla mund tė mos i japin frytet aty pėr aty, bilé edhe mund ta vėnė nė vėshtirėsi sipėrmarrjen private pėr pak kohė, derisa tė bėhet tranzitimi praktik i buxhetit nga sektorėt informalė nė sektorėt formalė tė ekonomisė, por nė kėtė rast, qytetarisė nuk i falet tė tregohet dritėshkurtėr nė vlerėsimin e situatės. Kam dėgjuar shpesh gjatė kėtyre pak ditėve paszgjedhore qė kanė kaluar qysh nga 18 shkurti, shumė pakėnaqėsi tė artikuluara nga shtresa tė ndryshme tė popullsisė, tė cilat pasqyrojnė interesin personal tė ēatit prej tyre, qė shpesh arrin deri te shprehja: Ēna duhet ky lloj integrimi qė na lė pa trafiqe, korrupsion, informalitet, anarshi urbane... e tė tjera veprimtari tė paligjshme qė pasurojnė njė grup njerėzish nė kurriz tė tė gjithė shoqėrisė. Nė njė farė mėnyre, ky ėshtė apel pėr tė rikthyer izolimin komunist ose korrupsionin socialist, ndaj qytetarėve e fshatarėve tanė, tė etur plot 50 vjet pėr liri e mirėqenie, tė cilėt i filluan proceset demokratike me thirrjen masive: E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa, nuk ka pse tiu soset durimi pėr detyrat atdhetare qė duhet tė kryejnė, qoftė edhe pėr faktin se nuk duhet ti hedhin nė lumė sakrificat e deritanishme pėr kėtė aspiratė tė lartė, kombėtare. Nė kėto kushte, rezultati i zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit, pėr humbjen e disa bashkive tė mėdha nga e djathta, ska pse tė nxisė llafazanėrinė dhe intrigėn, pėrkundrazi, duhet komentuar e pėrshėndetur pėr sakrificat nė emėr tė integrimit qė, nėpėrmjet reformash me kosto jo tė vogėl pėr qeverinė, kryeministri Berisha po bėn nė kurriz tė mazhorancės. Pėr rrjedhojė, ėshtė absurde pėr qytetarin dhe miopi pėr politikanin apo gazetarin qė kryerjen e reformave ta shikojė si shkak tė humbjes elektorale tė sė djathtės. E kundėrta ėshtė e vėrtetė: Zgjedhjet lokale 2007-tė nė disa qytete tė mėdha tė vendit janė humbur pėr moskryerje reformash, qė lidhen me decentralizimin perėndimor tė qeverisjes lokale dhe reformėn zgjedhore. Le tė flasim me fakte dhe argumente: Sė pari, centralizimi mjatist i pushtetit lokal dhe minoranca bllokuese e parlamentit bėnė qė zgjedhjet lokale 2007-tė tė zhvilloheshin mbi bazėn e infrastrukturės manipuluese tė proceseve tė ndryshme, elektorale tė zhvilluara qė nga 97-ta deri mė 3 korrik 2005-sė. Nė kushte tė tilla, me humbje tė pushtetit pėr tė djathtėn do tė kishin pėrfunduar edhe zgjedhjet parlamentare tė 2005-sės, nėse LSI-ja nuk do tė kishte garuar e ndarė nga PS-ja. Ky fakt, gjithsesi, nuk ka aspak lidhje me konkluzionin e padrejtė tė disave qė thonė se, shqiptarėt janė popull i majtė. Njė argument i freskėt nė kėtė drejtim ėshtė votimi masiv pro sė djathtės nė zonat rurale apo qytetet e vogla tė Shqipėrisė, tė zbrazur nga ish-pushtetarėt e korruptuar majtistė, tė grumbulluar nė Tiranė, Durrės, Vlorė, Korēė e disa qytete tė tjera, tė preferuara pėr njė jetė mė tė mirė. Ndoshta problemi qėndron te shifra totale nė listat e zgjedhėsve e barbartė me afro 90% tė popullsisė sė vendit. Aritmetikisht rezulton qė mosha nėn 18 vjeē tė pėrbėjė vetėm 10%, njė shifėr tėrėsisht e pabesueshme. Unė mendojė se, pėr qytetet Tiranė-Durrės, Fier-Vlorė e ndonjė ēift tjetėr qendrash tė mėdha, urbane mund tė ketė votues me dyqytetari, njė status manipulues dhėnė nga qeverisja tetėvjeēare e tė majtėve, e cila iu krijon atyre mundėsinė tė votojnė dy a mė shumė herė. Mjaftojnė 50 mijė votues tė kėsaj kategorie ta ndryshojnė edhe mė keq se kaq sa ndodhi mė 18 shkurt, rezultatin e zgjedhjeve. Ky dyshim mbetet pėr tu verifikuar nėpėrmjet reformės sė menjėhershme zgjedhore, e cila ndoshta do tė kėrkonte edhe riparimin e ndonjė bashkimi dikasterial tė pastudiuar, siē ndodhi me krijimin e Ministrisė e Brendshme. Reforma zgjedhore dhe decentralizimi i pushtetit lokal nė tė ardhmen kėrkojnė qė dikasteri i pushtetit lokal nė qeveri tė jetė ministri mė vete. Sė dyti, rezulton se, gjatė viteve 98-2007-tė ėshtė realizuar njė supercentralizim antikushtetues i bashkive, sidomos i asaj tė kryeqytetit, ku tėrė kompetencat u pėrqendruan nė njė dorė tė vetme. Konkretisht nė Tiranė, pushteti lokal i sė cilės ka mė shumė nevojė se ēdo bashki tjetėr pėr decentralizim, pėr gjithēka vendos e vulos kryetari Rama, duke i lėnė pa asnjė kompetencė tė 11 njėsitė bashkiake, kryetarėt e tė cilave nuk mund tė konsiderohen as mė shumė e as mė pak, vetėm se pėrgjegjėsa tė gjendjes civile apo shpėrndarjes sė asistencės. Ndėrsa votojmė pėr kryetarin dhe Kėshillin Bashkiak tė kėtyre njėsive, nė kundėrshtim tė hapur me Kushtetutėn dhe Kartėn Evropiane tė Autonomisė Lokale, tė 11 Njėsitė Bashkiake nė kryeqytet, nuk kanė asnjė kompetencė tjetėr, ligjore pėr ti shėrbyer komunitetit. Kjo ėshtė arsyeja qė administrimi i territorit dhe dhėnia e lejeve tė ndėrtimit ka mbetur ekskluzivitet i kryebashkiakut, i cili deri tani nuk ka arritur tė shikojė pėrtej qendrės dhe bulevardit tė Tiranės, duke i lėnė nė informalitet dhe anarshi urbane zonat e tjera tė kryeqytetit. Pėrveē tė tjerash, teorikisht, arbitrariteti dhe pėrqendrimi i kompetencave ėshtė shkak pėr korrupsion tė shtuar. Nė kėto kushte, kėrkohet qė me ligj bashkėkohor tė ēlirohet Tirana nga pasojat abuzive tė delegimit tė kompetencave dhe tė 11 minibashkitė tė shndėrrohen nė bashki me kompetenca tė plota pėr administrimin e territorit, me buxhet mė vete, me tė drejtėn e vjeljes dhe administrimit ligjor tė taksave brenda kėtij territori, me drejtori urbanistike (specialist i mirėfilltė i kėsaj fushe dhe jo mėsues matematike), etj. Nė rast tė njė organizimi tė tillė, bashkia qendrore mund tė kishte kompetencė vetėm kontrollin e zbatimit tė ligjshmėrisė dhe rregullave tė tjera nga bashkitė vartėse. Modeli ėshtė i lehtė pėr tu gjetur, qoftė edhe duke iu referuar organizimeve tė tilla nė kryeqytetin grek apo atė italian. Fjala vjen, Athina, kryeqyteti grek me mbi 6 milionė banorė, ka njė bashki qendrore dhe 39 bashki tė tjera me nga 150 mijė banorė secila. Ne themi qė Tirana po shkon drejt shifrės 1 milion banorė, por pėr kushtet dhe problemet qė ka aktualisht kryeqyteti shqiptar, ku ēdo minibashkie i bie mesatarisht tė ketė nė administrim rreth 90 mijė banorė, nuk mund tė vazhdohet mė qė gjithēka tė drejtohet nga zyrat pranė Sahatit. Nė kėtė mėnyrė, edhe pėrfaqėsimi elektoral do tė ishte mė i shpėrndarė dhe pushteti qendror mė afėr qytetarėve. Nėse do tė ekzistonte njė organizim i tillė, edhe fushata elektorale pėr zgjedhjet vendore nė Tiranė nuk do tė bėhej dhe aq nė mėnyrė partiake e tė pėrgjithshme, por me projekte konkerte pėr ēdo minibashki. Natyrisht, propozimi i bėrė duhet parė nė mėnyrė profesionale, ku Ministrisė sė Brendshme i del detyrė tė hartojė sa mė parė projektligjin pėr shndėrrimin e 11 minibashkive nė organe funksionale tė pushtetit lokal nė Tiranė, me kompetenca tė plota, administrative. Njėkohėsisht pėr Ministrinė e Punėve Publike, Tansportit dhe Telekomunikancionit, nė kushtet kur hartimi i Planit tė Ri Rregullues pėr Tiranėn do tė jetė pėr 4 vjet peng i Ramės, del detyrė qė tė propozojė amendimet e duhura, ligjore pėr ndryshimin e Ligjit Nr. 8405, datė 17.09.98 Pėr Urbanistikėn, me synim zėvendėsimin e rolit tė KRRT-sė me zyrėn e kryeurbanistit. Kjo strukturė ėshtė e nevojshme tė krijohet me ligj edhe nė bashkitė dhe komunat e tjera tė vendit, me qėllim qė tė shmanget deri diku korrupsioni dhe burokracia nė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit. Njėkohėsisht, duhen pėrcaktuar drejt kompetencat ligjore, tė drejta dhe detyrat e kryeurbanistit, me qėllim qė ai tė ketė epror vetėm zbatimin e ligjit dhe rregullave tė tjera, tė pėrcaktuara nė kėtė drejtim.
KRONIKA
Mbi 10 tė dėnuar nė izolimin e burgut tė Lezhės, pas pėrleshjes me njėri-tjetrin
Prokuroria hap dosje pėr tė dėnuarit e implikuar
Policia e burgjeve ushtron kontroll nė tė gjitha qelitė e tė burgosurve, gjenden disa thika artizanale
Nė burgun e Shėnkollit Lezhė ka filliar ēėshtja penale nė ngarkim tė disa prej tė dėnuarve, tė cilėt kanė krijuar kaos pasditen e sė mėrkurės. Burimet pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve kanė bėrė tė ditur se, pasi situata ėshtė vėnė nėn kontroll janė izoluar tė gjithė tė dėnuarit qė kanė prishur dyert e qelive dhe qė janė pėrleshur mė njėri-tjetrin nė korridor. Komisioni i disiplinės nė burgun e Shėnkollit ėshtė mbledhur dje paradite dhe ka vendosur nė izolim dy tė dėnuarit qė kanė filluar edhe grindjen, e cila mė pas ėshtė kthyer nė njė pėrleshje masive. Sipas tė njėjtave burime, pasi janė marrė dėshmitė e protagonistėve ėshtė njoftuar edhe prokuroria, e cila ėshtė duke u marrė me ēėshtjen. Sipas Drejtorisė sė Brugjeve mėsohet se do tė hapet njė dosje me tė gjithė protagonistėt e sherrit, ndaj tė cilėve pritet tė shtohen akuzat dhe pėr kėtė nė dėnimin e pėrgjithshėm. Kontrolli. Pasi ėshtė vėnė situata nėn kontrollin e forcave tė policisė, mėsohet se ėshtė ushtruar edhe kontroll pėr sende tė ndaluara. Tė njėjtat burme kanė theksuar se, nė qeli tė ndryshme janė gjetur thika tė punuara nė mėnyrė artizanale nga vetė tė dėnuarit. Njė pjesė e mirė e tė dėnuarve nuk ėshtė pėrfshirė nė grindjen masive tė burgut tė Lezhės, kjo pėr tė mos humbur shansin e uljes sė dėnimit pėr sjellje tė mirė. Sipas drejtuesve tė kėtij burgu, shumė tė dėnuar nė raste tė tilla zgjedhin tė mos bėhen palė me grupet e ndryshme, pėr tė mos shtuar telashet e tyre me drejtėsinė. Paraprakisht, drejtoria e burgut tė Lezhės ka ēuar nė izolim pėr disa ditė rreth 10 tė dėnuar si tė implikuarit kryesorė. Ndėrsa, qė dje kanė filluar tė ndėrrohen edhe dhomat e disa protagonistėve pėr tė evituar kontaktet me kundėrshtarėt. Ndėrsa, pritet qė transferimet pėr nė burgun e Burrelit dhe tė kryeqytetit tė fillojnė nė ditėt nė vazhdim, pėr tė qetėsuar gjendjen. Hetuesit janė ende duke mbledhur materiale pėr tė mbushur dosjen hetimore, ndėrsa shkaku pėrse ka nisur grindja, e cila ka degjeneruar nė rrahje masive, ende nuk ėshtė bėrė i ditur. Policia e burgjeve ka marrė masat qė edhe nė ditėt nė vazhdim tė dėnuarit tė mos kenė kontakte me njėri-tjetrin. Pėr kėtė pritet tė kėtė transferime dhe qarkullime tė reja. Vėtėm pak ditė mė parė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve mundi tė bėjė edhe lėvizjet e fundit nė qeli.
Itali
Njė vėlla vritet, dy plagosen pėr larje hesapesh
Tre vėllezėr shqiptarė jane pėrfshirė nė njė shkėmbim zjarri gjatė ditė sė mėrkurė nė Breshia tė Italisė. Si pasojė ka mbetur i vdekur nė vend njėri prej tyre, ndėrkohė qė dy tė tjerėt janė plagosur. Ngjarja ka ndodhur pas orės 23.00 tė mbrėmjes tė sė mėrkurės, nė rrugėn Pontolia, nė zonėn e Breshias. Viktima ishte 32 vjeē, ndėrkohė qė tė plagosurit ishin tė moshave 25 dhe 22 vjeē. Tė tre u dėrguan nė spitalin e Romano di Lombardias nė Bergamo. Nga hetimet paraprake tė kryera nga karabinerėt e repartit operativ nė Breshia, nė bashkėpunim me ekspertėt ligjorė rezulton se, plumbat janė shtėnė nga njė pistoletė si, pasojė e njė grindjeje mes tre vėllezėrve dhe disa bashkėkombasve tė tyre. Sipas dėshmitarėve, personat kanė shkėmbyer fjalė tė ashpra nė gjuhėn shqipe. Karabinerėt kanė mundur tė gjejnė disa gėzhoja nė vendin e ngjarjes, ndėrkohė qė vazhdohet puna pėr zbardhjen e incidentit. Policia ende nuk ka dhėnė asnjė detaj pėr identitetin e viktimave dhe as motivin e kėsaj pėrleshjeje tė pėrgjakshme.
Fillon gjyqi pėr tė renė nga Tropoja
Avokati kėrkon kohė pėr njohjen me dosjen
Nė gjykatėn e kryeqytetit, dje ėshtė zhvilluar seanca e parė pėr tė pandehurėn Aurora Breēani. E reja akuzohet pėr vrasjen e njė 35-vjeēari nga Tropoja. Nė seancėn e djeshme, avokati mbrojtės ka kėrkuar kohė qė tė njihet me aktet e dosjes dhe me deklarimet e dėshmitarėve tė dhėna nė organin e akuzės sė qytetit tė Tropojės. Dosja nė ngarkim tė sė resė Breēani ėshtė transferuar pėr nė gjykatėn e kryeqytetit, pas kėrkesės sė organeve tė drejtėssė sė qytetit verior. Kjo, pasi ēėshtja nė ngarkim tė sė resė ėshtė delikate. Sipas organit tė akuzės dhe dosjes qė ėshtė dėrguar nė gjykim, viktima Agron Rrahmani ėshtė qėlluar nga 20-vjeēarja, Aurora Breēani. Pas ngjarjes ėshtė shoqėruar 20-vjeēarja, sė bashku me disa tė afėrmit e saj. Rrahmani ėshtė vrarė brenda nė dhomėn e vajzės, me 6 plumba kallashnikovi. Viktima ishte pronar i disa lokaleve, si dhe kishte qenė disa kohė emigrant nė Belgjikė. Sipas prokurorisė, ngjarja ka ndodhur nė 14 tetor tė 2005. Breēani nuk ka bėrė asgjė pėr tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Arrestohet studenti pėr drogė
Policia e kryeqytetit njoftoi dje mbi arrestimin e shtetasit Joni Mosku, 22 vjeē, banues nė Korēė, aktualisht student, pasi dyshohet pėr veprėn penale prodhim dhe shitje tė narkotikėve. Sipas Policisė sė Tiranės, ky shtetas u kap nė kushtet e flagrancės, me njė sasi lėnde narkotike prej 27 gram, e llojit heroinė, e paketuar nė 25 doza dhe e destinuar pėr shitje. Forcat e policisė i sekuestruan 22-vjeēarit Mosku, me cilėsinė e provės materiale, pėrveē sasisė prej 27 gramėsh heroinė edhe 8 000 lekė, tė ardhura kėto tė fituara nga shitja e lėndės narkotike, si dhe 2 aparate telefoni celuar. Mėsohet se aktet proceduriale nė ngarkim tė kėtij shtetasi i kaluan pėr hetime tė mėtejshme Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė.
Specialistėt do tė pėrpilojnė njė raport me tė dhėnat
Pėrfundon kontrolli i dosjeve tė pėrmbarimit
Kontrolli i dosjeve tė pėrmbarimit nė kryeqytet dhe rrethe ka pėrfunduar. Burimet pranė Ministrisė sė Drejtėsisė bėjnė tė ditur se, tė gjitha tė dhėnat qė janė marrė nga kėto inspektime janė duke u pėrpiluar pėr tu paraqitur nė njė raport. Vetė pėrmbaruesit shprehen se, megjithė vėshtirėsitė qė kanė hasur nė ekzekutimin e dosjeve gjyqėsore kanė arritur tė kryejnė edhe punė tė mirė. Kėshtu, njė nga vėshtirėsitė qė ata kanė hasur janė ekzekutimet e vendimeve gjyqėsore qė kanė lidhje me institucionet shtetėrore si dhe ato qė lidhen me detyrimin e prindėrve pėr tė paguar pensionet ushqimore tė fėmijėve. Por problem janė edhe ekzekutimi i vendimeve qė ka tė bėjė me kthimin e pagesave tė energjisė elektrike. Edhe gjobat janė njė pikė e dobėt e Pėrmbarimit. Dosjet gjyqėsore penale shpesh rezultojnė mė me shumė probleme, duke mos lėnė pas edhe dosjet civile. Pėrmbaruesit i kanė vėnė nė dispozicion tė gjitha materialet pėrkatėse. Janė kontrolluar mė sė shumti sipas burimeve, tė gjitha procedurat e ankandit nga ana e inspektorėve tė drejtėsisė. Pas kontrollit tė ushtruar do tė bėhet edhe njė analizė pėrfundimtare, e cila do tu komunikohet pėrmbaruesve. Mosekzekutimi i vendimeve gjyqėsore e rikthen pėrmbarimin nė gjykatė. Ēėshtjet qė dalin me vendim gjykate pėr tu ekzekutuar bėhen shpesh pengesė nė punėn e pėrmbaruesve. Shumė ēėshtje kanė njė emėr, kundėrshtim i vendimeve pėrmbarimore. Tashmė, kjo situatė ėshtė bėrė tepėr e njohur. Pėrmbarimi ėshtė i dobėt pėr ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore, kryesisht kur bėhet fjalė pėr pėrplasjet me shtetin, por ka edhe raste kur ēėshtjet bėhen mė delikate.
|
|