Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

POLITIKA

 

Disa krerė tė partive tė majta pėrkrahin Gjinushin kundėr bashkėpunimit Rama-Berisha

 

Koēi: Qėndrimi i Gjinushit tė testohet nė PS

 

Kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, u shpreh dje, se qėndrimi qė kryetari i PS-sė shprehu pak ditė mė parė lidhur me paketėn e propozimeve, duhej tė ishte konsultuar mė parė me partitė e koalicionit tė majtė

 

Krerėt e partive tė tjera tė koalicionit tė majtė janė radhitur nė krah tė pretendimeve tė socialdemokratit Gjinushi, pėrsa i pėrket propozimeve tė Ramės pėr bashkėpunim me mazhorancėn. Kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, u shpreh dje, se qėndrimi qė kryetari i PS-sė shprehu pak ditė mė parė lidhur me paketėn e propozimeve, duhej tė ishte konsultuar mė parė me partitė e koalicionit tė majtė dhe mė pas tė zyrtarizohej. Tė njėjtin qėndrim ka mbajtur nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi, i cili tha se pretendimet e Gjinushit duhet tė diskutohen nė takime ndėrmjet krerėve tė PS-sė dhe krerėve tė partive tė saj, aleate. I vetmi qė kundėrshton Gjinushin ėshtė kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, i cili u shpreh se, bashkėpunimi ėshtė i nevojshėm pėr tė gjithė, ndėrsa ata qė duan tė vetėpėrjashtohen, duke nėnkuptuar Gjinushin, nuk pėrbėn problem pėr koalicionin, sipas Metės.

 

Koalicioni jofunksional i sė majtės

Nė periudhėn parazgjedhore dhe deri nė ditėn e zgjedhjeve, kryetari i PS-sė, Edi Rama, ėshtė kujdesur qė ēdo lėvizje politike e PS-sė tė ndėrmerret nė bashkėpunim me partitė e koalicionit tė majtė. Madje, pėrkujdesja e tij shkoi deri nė pėrulje ndaj LSI-sė, sė cilės i fali tė gjitha bastionet socialiste, vetėm qė kjo e fundit tė pranonte bashkėpunimin pėr tė hyrė nė zgjedhje bashkė me PS-nė dhe kryesisht nė Tiranė. Tani, vetėm njė muaj pas zgjedhjeve, ku Rama doli fitues, bashkėpunimi me partitė e tjera tė koalicionit tė majtė nuk duket tė jetė mė i domosdoshėm, pasi pėr lėvizje tė ndryshme, politike, jo vetėm qė nuk thirret tryeza e koalicionit, por nuk ekzistojnė as kontakte dypalėshe ndėrmjet krerėve tė partive tė majta pėr qėndrimet politike qė duhet tė mbahen. Kjo u pa qartė edhe nė ftesėn publike qė kryetari socialist, Edi Rama, i bėri kreut tė mazhorancės, duke radhitur disa kushte pėr bashkėpunim me mazhorancėn. Janė pikėrisht kėto kushte nė qėndrimin e Ramės qė kanė shkaktuar reagimin e ashpėr tė kryetarit tė PSD-sė, Skėnder Gjinushi, i cili thotė se tendenca e Ramės pėr bashkėpunim me Berishėn ėshtė vetėm njė tentativė e radhės pėr pazare politike. Ky qėndrim ėshtė mbėshtetur dje, edhe nga nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Petro Koēi, i cili ka kėrkuar nga Rama qė tė ulet me partitė e koalicionit tė majtė pėr tė marrė vendime pėr lėvizjet politike qė priten nga opozita, siē ėshtė rasti i bashkėpunimit me mazhorancėn pėr zgjedhjen e presidentit.

 

Deklarata

Deputeti socialist, njėherėsh nėnkryetar i grupit tė deputetėve tė kėsaj partie, tha dje se, bashkėpunimi i partive tė majta nė fushatėn e zgjedhjeve tė 18 shkurtit ishte produktiv dhe pėr pasojė, duhet tė vazhdojė bashkėpunimi. Koēi kėrkoi qė Rama tė sqarojė pretendimet e Gjinushit nė takime dypalėshe. “Mendoj qė bashkėpunimi, i cili u zhvillua jo pa sukses gjatė fushatės elektorale, duhet tė vazhdojė edhe mė tej. Mendoj se mungesa e kontakteve ėshtė njė mangėsi e rėndėsishme e kėtyre ditėve. Kursi i komunikimit duhet tė ndryshojė nga komunikimet nė media, tė kemi njė komunikim mė tė drejtpėrdrejtė midis lidershipit politik. Ky qėndrim i Gjinushit duhet tė verifikohet me kontakte tė drejtpėrdrejta tė drejtuesve tė PS-sė dhe tė gjithė koalicionit”, - tha dje Koēi. Lidhur me ofertėn qė Rama i bėri mazhorancės pėr bashkėpunim, ku renditi disa pika pėr kryerje reformash si kushte pėr kėtė bashkėpunim, ka shprehur pretendimet e veta edhe kreu i PAD-sė, Neritan Ceka, i cili tha se mė parė se tė dilte me kėtė qėndrim, kreu i PS-sė Rama duhet tė ishte konsultuar dhe duhet tė kishte marrė miratimin e partive tė koalicionit tė majtė.

Luljeta Progni

 

Ilir Meta

“Vetė mesazhi i kėsaj dite ėshtė njė ftesė pėr tė gjithė qė tė punojnė sė bashku pėr njė tė ardhme mė tė mirė, mė tė sigurt pėr tė gjithė shqiptarėt. Unė mendoj se bashkėpunimi ėshtė i domosdoshėm mė tė gjithė. Pėrjashtimet nuk janė tė dobishme, veē atyre rasteve ku secili pėrjashton veten. I vetėpėrjashtuar ėshtė ai qė kėrkon tė mos bashkėpunojė pėr ēėshtjet qė nuk janė pronė e tij apo e partisė qė ai pėrfaqėson, por janė ēėshtje e tė gjithė vendit dhe e gjithė qytetarėve”.  

 

Petro Koēi

“Mendoj qė bashkėpunimi, i cili u zhvillua jo pa sukses gjatė fushatės elektorale, duhet tė vazhdojė edhe mė tej. Mendoj se mungeea e kontakteve ėshtė njė mangėsi e rėndėsishme e kėtyre ditėve. Kursi i komunikimit tė ndryshojė nga komunikimet nė media, tė kemi njė komunikim mė tė drejtpėrdrejtė midis lidershipit politik. Ky qėndrim i Gjinushit duhet tė verifikohet me kontakte tė drejtpėrdrejta tė drejtuesve tė PS-sė dhe tė gjithė koalicionit”.

 

Paskal Milo

“Tė shprehėsh njė pikėpamje pėr njė ēėshtje tė caktuar, politike nuk ėshtė herezi, mirė ėshtė qė kėto pikėpamje dhe diskutime tė bėhen nė tryezėn e kryetarėve tė partive politike qė duhet tė funksionojė si njė institucion, para se tė artikulohen para opinionit publik, me qėllim qė tė pėrfaqėsojnė mendimin dhe veprimin politik tė opozitės sė bashkuar, duke qenė se kėtė propozim nuk mund ta quaj pakt, se pakt quhet, kur nėnshkruhet midis dy palėve. Ky propozim nga ana e Partisė Socialiste ėshtė bėrė nė mėnyrė unilaterale dhe pa marrė pėlqimin e anėtarėve tė koalicionit tė majtė. Gjithsecili prej nesh ka tė drejtė tė shprehė mendimet, vėrejtjet, sugjerimet ndaj kėtij propozimi, me qėllim qė ky propozim tė pėrmirėsohet dhe, kur tė shkojė nė tryezėn e bisedimeve, tė mund tė arrihet njė vendim sa mė i unifikuar dhe sa mė substancial qė tė pėrfaqėsohemi denjėsisht nė negociata qė mund tė zhvillohen nė tė ardhmen me mazhorancėn. Ėshtė njė iniciativė e Partisė Socialiste, nuk ėshtė njė produkt i tavolinės sė kryetarėve tė partive aleate, duhet tė ishin konsultuar dhe duhej qė ne tė bėheshim pjesė e pėrmbajtjes sė paktit, nuk duhet tė viheshim para faktit tė kryer.

 

 

 

KQZ-ja numėroi votat e 17 QV-ve, duke nxjerrė fitues Hilėn me 2028 vota mė shumė se kandidati mė i afėrt

 

Kandidati i pavarur, Hila,

shpallet sot, fitues nė Bushat

 

Ditėn e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė bėjė edhe plotėsimin e tabelės sė rezultateve pėr kėtė njėsi vendore, duke shpallur zyrtarisht Zef Hilėn fitues nė Bushat

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numėroi ditėn e djeshme 17 kutitė e mbetura tė Bushatit, ku sipas numėrimit rezultoi se kandidati i pavarur pėr kėtė njėsi vendore, Zef Hila, rezultoi fitues me 2028 vota mė shumė se kandidati mė i afėrt. Ditėn e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė bėjė edhe plotėsimin e tabelės sė rezultateve pėr kėtė njėsi vendore, duke shpallur zyrtarisht Zef Hilėn fitues nė Bushat. KQZ-ja bėri numėrimin e votave pėr kėtė njėsi vendore, pas vendimit tė Kolegjit Zgjedhor pėr t`i dhėnė tė drejtėn kėtij institucioni pėr vazhduar punėn e lėnė pėrgjysmė nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore pėr kėtė njėsi. Pas mė shumė se njė muaji nė proces ankimi, kandidati i pavarur, Zef Hila, shpallet sot, zyrtarisht kryetar i komunės sė Bushatit. Ashtu si KQZ-ja, dhe Kolegji Zgjedhor ka marrė vendimin pėr tė hedhur poshtė kėrkesėn e Partisė Socialiste dhe Partisė Demokristiane pėr t`i shpallur zgjedhjet e pavlefshme nė kėtė njėsi vendore. Avokati i kandidatit tė pavarur nė Bushat, Zef Hila, theksoi se ėshtė e pakuptimtė tė kėrkohet pavlefshmėria e zgjedhjeve nė Bushat, sepse procesi i votimit, pavarėsisht disa parregullsive tė vogla, ka kaluar i qetė. Sipas tij, kandidati i pavarur, Zef Hila, ėshtė fitues me njė diferencė tė madhe votash. Kjo, sipas avokatit, ėshtė dukshme, duke qenė se nga 2200 votat qė janė numėruar, 1700 vota i pėrkasin kandidatit tė pavarur. Avokati i kandidatit tė pavarur, Zef Hila, theksoi se duhet tė vazhdojė puna pėr numėrimin e kutive tė votimit, sepse KZQV-ja e kėsaj komune ka numėruar vetėm 8 nga 25 QV-tė nė kėtė njėsi vendore. Sipas tij, KQZ-ja duhet tė marrė njė vendim qė procesi i numėrimit pėr kėtė njėsi vendore tė vazhdojė normalisht. Procesi zgjedhor nė Bushat ka qenė njė nga proceset mė problematikė qė janė evidentuar gjatė zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit.

Fatjona Mejdini

 

Vendimi: Policia tė ndėrhyjė, kur rrezikohet jeta e inspektorėve tė punės

 

Inspektoriati Shtetėror i Punės do tė bashkėpunojė me Ministrinė e Brendshme, sa herė tė shfaqen probleme gjatė punės pėr evidentimin e punės sė zezė. Kėshilli i Ministrave ka marrė dje, njė vendim, qė ka tė bėjė me ndihmėn qė Ministria e Brendshme duhet t’i japė kėtij institucioni, sa herė nga inspektorėt e punės kjo do tė shihet e nevojshme, si dhe nė vendimin pėrkatės janė shpjeguar dhe rastet se, kur do tė bėhet e nevojshme ndėrhyrja e policisė. Sipas vendimit tė qeverisė, nė tė gjitha rastet, kur inspektorėt e punės do tė pengohen tė hyjnė nė ndėrmarrjet apo subjektet private pėr tė ushtruar detyrat e tyre, atėherė kėta tė fundit do tė ndihmohen nga forcat e policisė. “Inspektorėt e Inspektoriatit Shtetėror tė Punės kėrkojnė bashkėpunimin e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, kur pengohen forcėrisht nga punėdhėnėsit apo personat e autorizuar prej tyre, pėr tė hyrė nė mjediset e ndėrmarrjes, pėr tė ushtruar kontroll, nė pėrputhje me legjislacionin e punės, si dhe gjatė kryerjes sė funksionit tė tyre, kur jeta e tyre ėshtė nė rrezik. Organet e Policisė sė Shtetit, nė rastet e njė ndėrhyrjeje urgjente, pas marrjes sė njoftimit zyrtar apo gojor nga inspektorėt e punės tė drejtorive rajonale dhe zyrave vendore tė inspektimit nė punė, bashkėpunojnė me kėta tė fundit dhe me grupin e inspektorėve nė ato subjekte, ku pengohet ushtrimi i detyrės sė tyre”, - thuhet nė vendimin e qeverisė.

 

Miratohet fondi i shpenzimeve pėr KKRT-nė

 

Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje, nė mbledhjen e radhės fondin limit tė shpenzimeve pėr KKRT-nė. Sipas vendimit tė qeverisė, shuma qė i vihet nė dispozicion kėtij dikasteri ėshtė 66 milionė lekė pėr shpenzime korente dhe 283 milionė lekė pėr investime Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe t? nenit 12, t? ligjit nr.8410, datė 30.9.1998-tė, «Pėr radion dhe televizionin, publik e privat, nė Republikėn e Shqipėrisė», me propozimin e ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave, vendosi:

 Miratimin e fondit limit tė shpenzimeve tė Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit, pėr vitin 2007-tė, nė shumėn 66 milionė lekė, shpenzime korente, dhe 28. 3 milionė lekė, shpenzime pėr investime. Ngarkohet Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit pėr zbatimin e kėtij vendimi”, - thuhet nė vendimin e qeverisė.

 

 

 

 

 

 

INTERVISTA

 

Intervistė me znj. Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit.

 

Topalli: Pasioni im pėr

matematikėn, idhulli im, Mari Kyri

 

 

 

Nga Blendi FEVZIU

 

Asnjėherė, as nė ėndėrrat mė optimiste tė adoleshencės, Jozefina Topalli nuk e kishte menduar kthesėn dhe rrugėn qė do tė merrte jeta e saj njė ditė. Vajza e re, e njėrės prej familjeve mė me traditė tė Shkodrės, e lidhur fort me historinė e shtetit shqiptar dhe politikės sė tij tė viteve tė pavarėsisė, dukej se notonte nė tė tjera ujėra. Politika, angazhimi, me tė cilin ishte lidhur fort gjyshi dhe babai i saj dhe qė iu kishte sjellė plot andralla nė vitet e komunizmit, ishte molla e ndaluar e vajzės. Nė vend tė saj, ajo ėndėrronte matematikėn, shkencat ekzakte dhe ndiqte si model, atė qė pak moshatare tė saj mund ta kishin si idhull, Mari Kyrinė!

Thuajse 30 vjet mė pas, nė njė moshė tė pjekur dhe me njė eksperiencė mė shumė se 10-vjeēare nė politikė, Jozefina Topalli, gruaja me postin mė tė lartė nė historinė e shtetit shqiptar, e ka disi tė vėshtirė tė rikujtojė gjithė jetėn e saj, jo prej distancės kohore, qė ėshtė ende modeste, por pėr hir tė uljeve dhe ngritjeve tė mėdha, pėr hir tė kapėrcimit tė situatave dhe perceptimeve tė ndryshme, qė jo shpesh ndodhin nė jetė. Nuk ėshtė aq e lehtė qė gjimnazistja e djeshme qė i refuzohej e drejta e studimit, me gjithė rezultatet e shkėlqyera tė shndėrrohet nė kryetaren aktuale tė parlamentit, qė pasioni pėr matematikėn tė zėvendėsohej me traditėn e vjetėr, familjare tė politikės, qė pedagogoja e Shkodrės t’i thoshte “Po”, propozimit pėr deputete nė vitin 1996-tė dhe qė nga ajo kohė, pa kuptuar, pa ndonjė shtysė tė fortė, tė mbetej nė politikė si njė ndėr personazhet mė tė rėndėsishme.

Nė njė intervistė prej 80 minutash, Jozefina Topalli i rikthehet gjithė eksperiecės sė jetės sė saj, familjes, kujtimit tė gjyshit tė saj, anėtar i regjencės sė viteve ’20-tė, Babait, ish-themelues i Bankės sė Shqipėrisė, viteve tė fėmijėrisė dhe rinisė nė Shkodėr, momenteve tė saj, tė vėshtira dhe qytetit ku jetonte, pamundėsisė pėr t’u shkolluar nė kohėn e duhur si gjithė moshatarėt e tjerė qė ishin jo rrallė me rezultate inferiore, kohės sė transformimit tė madh tė viteve ’90-tė, karrierės sė rigjetur, akademike dhe vendimit pėr tė hyrė nė politikė.

Nė njė nga sallat e pritjes nė krah tė zyrės sė saj, zyra e dikurshme e diktatorit Enver Hoxha, e transformuar krejtėsisht dhe me njė stil qė komunizmi e ka urryer shumė, Topalli, flet pėr gjithēka, pėrfshirė angazhimin e vėshtirė tė njė gruaje nė politikė, nėnėn qė jo gjithnjė ėshtė e pranishme nė familje, shqetėsimin e fėmijėve dhe pasionin e tyre qė ėshtė kaq i ndryshėm nga ai i saji, dikur, sepse jetojmė njė kohė tjetėr dhe Topalli di ta kuptojė kėtė mė mirė se kushdo.

Ajo rrėfen si rrallė ndonjėherė, duke besuar se rikthimi i kohėve dhe i asaj eksperiencė me shumė ulje dhe ngritje, i ndihmon mjaft dhe e stimulon jo pak nė punėn e vėshtirė qė ka zgjedhur tė bėjė tashmė…

 

Zonja Topalli, mirėmbrėma!

Mirėmbrėma.

 

Shpresoj qė ju tė jeni sa mė e hapur dhe sa mė e drejtpėrdrejtė, ndryshe nga intervistat politike ku kėrkohet mė shumė maturi, nė intervistat ku njeriu rrėfen jetėn nė mėnyra shumė tė hapura dhe tė sinqerta.

Sigurisht qė tė hapura, por jo aq tė thjeshta sa ato politike.

 

Nė fakt, mendoj se ēdo njeri, i cili arrin apo bėn njė hov cilėsor nė karrierėn e tij, ka tė paktėn njė moment reflektimi, kur qetėsohet dhe reflekton e thotė: Ku kam qenė, ku jam dhe ku do tė shkoj. Besoj qė kjo ėshtė njerėzore dhe normale. Besoj se edhe ju e keni bėrė, nė momentin qė keni ardhur nė krye tė parlamentit shqiptar.

Sigurisht, unė besoj se kjo ėshtė diēka qė ndjek ēdo njeri nė gjithė jetėn e tij, jo vetėm njerėzit qė merren me politikė. Sigurisht qė kur je nė politikė, kėto momente dhe ndryshimet janė mė tė mėdha, ky reflektim ėshtė ndoshta edhe mė i shpeshtė, edhe mė i thellė.

 

Cili ėshtė reflektimi i parė qė ju patėt, ky lloj reflektimi, nė momentin qė u bėtė kryetare parlamenti zonja Topalli?

Besoj se i kthehesh nė mėnyrė tė pėrsėritur gjithė asaj qė ka qenė historia, qysh kur ke qenė e vogėl, ose mė mirė, historia e familjes tėnde, tė cilėt kanė qenė vite mė pėrpara, ēfarė ėshtė menduar, kur ke qenė e re, cila ka qenė perspektiva dhe cila ka qenė ėndrra e cili ka qenė mė pas realiteti, me tė cilin je detyruar tė pėrballesh.

 

Dhe sa pėrputhej ėndrra qė ti ke patur nė rininė tėnde me kėtė realitet qė ke tani?

Asgjė tė pėrbashkėt. Ėndrrat e mia kanė qenė tė njė natyre tjetėr, qėkur nuk kishim asnjė pikė kontakti me politikėn.

 

As ėndrra juaj, mė optimiste nuk ju ēonte nė njė realitet tė tillė?

Jo, jo, asnjėherė. Kur kam qenė e vogėl, kur kam qenė nė shkollė, kisha krejt ėndrra tė tjera. Ndoshta dhe pėr faktin se ishte e pėrjashtuar politika, sepse nga politika familja ime e kishte pėsuar goxha rėndė, kėshtu qė .... Le qė nuk mendohej nė atė periudhė e jo mė tė bėje karrierė nė politikė. Ishte njė situatė krejt tjetėr, ishin vite shumė, shumė larg kėtij realiteti qė ne jetojmė sot. Ato qė mund tė mendoja, kur isha e vogėl, apo kur isha nė gjimnaz, kishin tė bėnin ndoshta me prirjen time, me shkollėn dhe me ėndrrat qė unė kisha, nėse do tė jepja mėsim matematike, apo ndoshta do tė bėhesha inxhiniere. Ndoshta kjo kishte lidhje edhe me prirjet, por edhe me librat qė njeriu lexon nė atė moshė dhe personazhet qė gjen brenda tyre, pas tė cilėve vrapon, nuk them gjithė jetėn, por pėr disa vite.

 

Cili ishte personazhi, pas tė cilit ju keni vrapuar? E mbani mend?

Po, unė e mbaj mend. E mbaj, sepse ka qenė njė grua dhe ajo vazhdon tė mė bėjė ende pėrshtypje. Ka qenė njė grua qė e kam admiruar. Mund tė duket shumė e ēuditshme. Mund tė duket shumė e ēuditshme, por unė, kur kam qenė e vogėl, lexoja pėr Mari Kyrinė dhe ēuditesha me aftėsitė dhe arritjet e saj tė jashtėzakonshme, sesi mund tė merrte ēmimin “Nobel”. Unė e doja shumė matematikėn, ndoshta isha e lidhur mė shumė me tė sesa me lėndėt e tjera, shkencore, kėshtu qė e shihja si njė pikė, duke ndjekur rrugėn e saj, shkollėn, universitetin, kėmbėnguljen dhe durimin e madh pėr tė arritur aty, ku ajo kishte arritur.

 

Znj.Topalli, doja t'ju pyesja tani pėr familjen tuaj dhe lidhjen e saj me qytetin, ku keni lindur dhe jeni rritur.

Familja ime ėshtė njė familje shkodrane, pavarėsisht se nuk ka jetuar nė Shkodėr gjatė gjithė kohės. Para vitit 1944-tėr, ata kanė qenė tė instaluar nė Tiranė pėr gjithė kohėn.

 

Me se merrej familja juaj?

Atėherė, nėse do tė filloja qė nga gjyshi im, ai ka qenė i angazhuar nė politikė, ka qenė senator, ka qenė anėtar i Kėshillit tė Shtetit, qė quhej Regjencė nė atė kohė, para se Zogu tė bėhej mbret. Ka qenė njė politikan i asaj periudhe i viteve '20-'30.

 

Kėshilli ka qenė niveli mė i lartė i politikės nė atė kohė qė zėvendėsonte princin e munguar.

Po, ishte katėrshja, pėrbėhej nga katėr vetė dhe ky ishte njė ndėr kėta tė 4 pėr periudhėn '23-'24-tėr dhe pastaj, nuk ka qenė senator. Pastaj, babai im, nė fakt tė gjithė kanė studiuar jashtė, qė nga babai, xhaxhallarėt e mi, duket se gjyshi, ēdo gjė qė ka patur, e ka investuar pėr edukimin e fėmijėve tė tij, qė tė vegjėl, qysh nė klasė tė parė, kanė studiuar jashtė Shqipėrisė, nė Itali, nė Breshia, nė Romė. Babai im ka studiuar pėr Ekonomi dhe ka qenė njė nga themeluesit e Bankės sė Shtetit Shqiptar dhe unė e kujtoj, qysh kur isha e vogėl se ai fliste me njė pasion tė madh pėr punėn qė kishin bėrė me krijimin e kėsaj banke. Po kėshtu, xhaxhallarėt e mi janė diplomuar pėr Drejtėsi nė Romė dhe, kur kanė mbaruar universitetin, janė kthyer nė Shqipėri. Fillimisht, nė atė kohė, ka qenė njė rregull qė gjykatėsi nuk mund tė punojė nė qytetin e vet, sepse pėr shkak tė lidhjeve dhe njohjeve tė tij influenconte nė vendimmarrje, kėshtu qė ata nga Roma kanė shkuar nė Berat dhe kanė punuar pėr vite tė tėra nė Korēė dhe pastaj nė qytete tė tjera e mė vonė kanė ardhur nė Tiranė e kanė jetuar kėtu. Nė '45-sėn, dy xhaxhallarėt e mi janė arrestuar, janė dėnuar me pushkatim, ky ėshtė kthyer nė burgim tė pėrjetshėm dhe kanė bėrė nga 25 vjet burg. Kurse babain e kanė dėbuar nga Tirana dhe ne kemi jetuar nė Shkodėr.

 

Ndėrkohė, familja juaj i kishte lidhjet me qytetin e Shkodrės?

Shumė, shumė tė forta dhe shumė tė thella, sepse kanė patur shtėpitė atje. Para se gjyshi tė hynte nė jetėn politike, do tė them diēka tjetėr, se shumė herė bėj analizėn, duke e lidhur edhe me parlamentin e sotėm, shqiptar. Tė gjithė ato figura tė viteve '20-'30-tė, tė gjithė ata politikanė tė asaj periudhe, janė njerėz, tė cilėt janė shkolluar nė Vjenė e janė edukuar nė Romė apo Paris.

 

Nė fakt, kėto ishin mėnyrat e vetme tė shkollimit, sepse Shqipėria nuk kishte asnjė universitet. Madje asnjė shkollė tė mesme, veē Normales sė Elbasanit.

Dakord, dakord. Pėr shembull, kėto tė mitė kanė studiuar nė Stamboll dhe nė Vjenė, domethėnė kanė patur njė edukim tė plotėsuar. Dhe kėshtu ka qenė njė pjesė e shoqėrisė shqiptare, pjesa elitare. Ka qenė qė ka drejtuar jetėn politike dhe nė fakt, ka hyrė nė politikė, pasi kjo ka qenė njė familje qė ėshtė marrė me tregti, shumė tregtarė tė fuqishėm, kanė patur tregti me Venecian, sepse Shkodra njihet pėr kėtė. Unė bilé, nė shtėpinė time kujtoj, kur kam qenė e vogėl, qė kemi patur kopje tė letrave tė korresponencės qė kishin pėr tregtinė, se gjysma e familjes jetonte nė Shkodėr gjysma nė Venecia. Ėshtė shumė interesante tė jetosh edhe pėr ngjarjet politike tė asaj kohe. Unė kam lexuar nė shtėpi pėr '17-tėn, janė shumė interesante pėr tė parė si ka qenė klima, zakonet, cila ka qenė kultura e asaj periudhe, domethėnė ėshtė njė thesar i madh qė sot, ėshtė nė Arkivėn e Shtetit, por ėshtė njė pjesė interesante e historisė qė ka lidhje jo vetėm me Shkodrėn, por edhe me kėtė zonė tė Shqipėrisė e lidhjet e saj me Italinė e Vjenėn. Shumė studiues nė fakt, kanė eksploruar pėr kėtė dhe kanė gjetur gjėra interesante.

 

Cila ishte jeta e familjes tuaj pas viteve 1945-sė? E fuqishme financiarisht, me lidhje politike, ndėrkohė qė detyrohet tė lėrė Tiranėn, pra, dėbohet dhe dėrgohet nė Shkodėr. Cila ishte jeta e mėpasme e familjes suaj, e cila ėshtė e ngjashme nė fakt me shumė familje qė pėsuan tė njėjtin fat?

Them se kanė qenė shumė familje shqiptare qė kanė pėsuar tė tilla drama pastaj. Thashė qė fillimisht, gjysma e familje u arrestua, u dėnua me pushkatim, babain tim e ēuan fillimisht nė bankėn e Shkodrės, derisa tė pėrgatiteshin kuadro tė tjerė nė Moskė dhe ta zėvendėsonin e mė pas e kanė ēuar punėtor hamall nė njė fabrikė. Ka qenė njė jetė shumė e vėshtirė, se babai im pėr vite me radhė ...

 

Si e pėrballonte ai kėtė? Nga njė drejtues banke, nė njė punėtor fabrike?

Unė nuk e kam dėgjuar ndonjėherė babain tim tė ankohet pėr punėn e tij, asnjėherė. Gjithmonė kam menduar se ai ka qenė mė shumė me kurajė, ndoshta mė shumė nga sa ne jemi sot. Me njė optimizėm pėr jetėn.

 

Ē'do tė thotė optimizėm pėr jetėn? Ku shfaqej?

Ne kemi kaluar shumė momente tė vėshtira. Unė kujtoj, kur babai shkonte merrte borxhe pėr t'iu ēuar ushqime vėllezėrve tė tij, por, nė fakt, ai kishte vetėm njė rrogė, tė njė punėtori, nėna ime ishte pa punė dhe ne nuk kishim parį pėr tė blerė bukė pėr veten tonė.

Dhe ajo analizė qė unė bėj pėr nėnėn time, sa zemėrgjerė qė ka qenė ajo qė nuk i thoshte kurrė "me fėmijėt tanė ēfarė do tė bėhet?". Ishin 25 vjet qė do tė shkonte nėpėr burgje pėr t'i mbajtur me ushqim, nuk ishin 5 ditė, as 5 vjet, ishin plot 25 vite. Dhe pastaj, kur kanė dalė nga burgu, babai ka bėrė njė gjė tjetėr, tė mrekullueshme dhe kėtu unė kam njė admirim edhe pėr nėnėn time, qė ka pranuar qė nga burgu, tė pranoheshin e tė bashkoheshin me ne, sepse atyre iu sekuestrua ēdo gjė. Dhe unė kujtoj, kam qenė nė klasėn e parė dhe erdhi tė jetojė me ne, ishte e ēuditshme. Imagjino, njė fėmijė 7 vjeē, troket dera, vjen dikush nga burgu, kur ke dėgjuar ato vite qė ėshtė folur pėr burgje, pėr pushkatime, ėshtė njė moment qė dhe sot e kujtoj veten time. Nuk e di ēfarė mendoja nė ato momente. Pastaj, hija e burgut, e vuajtjes qė tė ndjek ...

 

Po kur filluat tė rriteshit, kur nuk ishit mė thjesht njė fėmijė, si e pėrjetuat kėtė situatė?

Jo, unė nuk kam patur ndryshime, se nė familjen tonė ėshtė folur gjithmonė hapur, prindėrit tanė nuk janė ndarė kurrė prej nesh dhe ka ardhur nė mėnyrė krejt tė natyrshme. Mua nuk mė ka ndodhur, si pėr shembull shumė prej shokėve apo shoqeve tė mia, qė shiko se do tė bėhet njė arsyetim me realitetin, me atė qė na ėshtė thėnė dikur dhe me atė qė ėshtė nė tė vėrtetė. Kjo nuk mė ka ndodhur, se ėshtė folur gjithmonė njėlloj nė familjen tonė. Por fėmija fillon dhe merr goditjet e para. Kujtoj nė klasėn e katėrt qė mė kanė hequr foton nga tabela e nderit, ka qenė gjėja e parė, kur fėmijės i bėn pėrshtypje, pasi ai gėzon, kur ia marrin fotografinė dhe ia vėnė nė tabelėn e nderit.

 

Si ke qenė si nxėnėse?

Kam qenė sistematike. Nuk kujtoj tė mė kenė thėnė ndonjėherė nė familje: "A mėsove". Pėrkundrazi, mė thonin: "Lėri librat dhe eja tani se ke edhe gjėra tė tjera pėr tė bėrė".

 

Nė fakt, nė vitet e mia tė shkollės ka patur dy kategroi nxėnėsish. Njė kategori vajzash qė mėsonin, madje edhe pėrmendėsh, qė ishin madje me 10-ta, por nuk kishin ndonjė formim tė madh. Dhe njė kategori tjetėr, qė nuk ishin ndoshta kaq sistematikė apo tė 10-tės absolute, por ishin shumė tė fortė nga ana logjike. Dhe qė mbase patėn edhe karrierė mė tė garantuar. Ku e gjeni ju veten?

Unė nuk i ndaj nė kategori vajzash apo djemsh, nė vitet e shkollės unė kam qenė mė shumė e prirur drejt shkencave ekzakte, kisha shumė hall, kur recitoja dhe ndihesha shumė mirė kur nuk merresha shumė me problemet qė kishte libri i matematikės. Ajo qė unė kėrkoja dhe kujtoj ka qenė njė ditė e jashtėzakonshme. Nė atė kohė ka qenė Instituti Pedagogjik i Shkodrės dhe nė institut vinin shumė revista nga Bashkimi Sovjetik me olimpiada ndėrkombėtare. Kėto nuk lejoheshin tė nxirreshin jashtė institutit, unė kisha njė kushėri timin qė punonte te biblioketa dhe kėrkoi leje te drejtoresha qė unė t`i merrja kėto revista. E kujtoj Blendi, ka qenė njė olimpiadė qė zhvillohej nga '64-tra deri nė '82-shin, se nė kėtė vit kam mbaruar gjimnazin. Kam ardhur dhe i kam pėrkthyer tė gjitha me njė kėnaqėsi tė madhe, tė jashtėzakonshme. Mė binte koka mbi tavolinė duke pėrkthyer nga rusishtja. Por ishte njė kėnaqėsi qė mė bėnte tė ndihesha aq mirė.

 

Ky pasion pėr shkencat ekzakte ka ndikuar paksa nė karakterin tuaj pak tė ashpėr?

Unė mendoj se shkencat ekzakte tė japin logjikėn, kanė nė bazė njė disiplinė dhe kėmbėngulje tė fortė, tė mėsojnė qė tė jesh kėmbėngulės nė ecjen pėrpara. Kėrkon shumė vullnet, nuk tė lėnė qė tė demoralizohesh, pėrkundrazi, edhe kur dėshton herėn e parė, tė japin mundėsinė qė tė provosh pėrsėri e nė fund tė japin njė kėnaqėsi tė madhe.

 

Cila ishte jeta jashtėshkollore e njė gjimnazisteje nė Shkodrėn e asaj kohe?

Ka qenė periudha mė e bukur.

 

Pse?

E para, sepse ėshtė periudha e kohės mė tė sinqertė, ku nuk ka hile dhe nuk ka prapaskena. Kur je direkt, kur flitet lirshėm, kur ndiheshim shumė mirė me njėri-tjetrin, nė atė kohė bėnim xhiro te Piazza, edhe qyteti ka qenė i bukur nė atė periudhė.

 

Dilnit edhe bashkė me djemtė?

Po si tė gjithė tė asaj moshe, 15-18 vjeē, ėshtė krejt normale. Po edhe qyteti ka qenė i bukur atė kohė, i mbushur me rrugica, me oborre. Kur ishim tė vegjėl, ne luanim pafund, kam qenė sistematike, por edhe fėmijė qė e kam dashur shumė sportin.

 

Do doja t'ju pyesja, cilat kanė qenė pasionet tuaja, tė tjerat pėrveē atyre tė shkencave ekzakte? Zakonisht nė jetė, edhe njė fėmijė qė rritet ka shumė pasione, nuk mund tė kanalizohet vetėm nė njė.

Nė fillim, unė nuk dija si tė mėsoja, sidomos kur kisha letėrsinė, duhej tė fikja radion, duhej tė pėrqendrohesha. Matematikėn gjithmonė e kisha me muzikė, nuk dija tė ecja para, nėse nuk do tė kisha muzikė. Gjithė natėn unė flija me radion me muzikė, gjithė natėn. Nė lagjen tonė, luhej shumė volejboll. E doja shumė volejbollin. Shkoja shumė nė pallatin e sportit, ndoshta sepse ... ishte volejbollist, po nuk besoj se ishte kjo. Unė doja tė hyja edhe nė skuadėr volejbolli. Kur unė kėrkoja dhe mėsuesi iu tha prindėrve tė mi qė vajza juaj ka talent, kėta tė mitė nuk kishin shumė qejf.

 

Pėrse?

Nuk e di, nuk e kuptoj, se ata kanė qenė liberalė, jo se kanė qenė fanatikė. Nuk e di, po edhe unė nuk insistoja shumė.

 

Po ndonjė pasion tjetėr?

Kujtoj qė, kur kam qenė e vogėl, nė klasė tė 5-tė, 6-tė, mė detyronin, mė mėsonin gjuhė tė huaja nė shtėpi, pėr shembull unė dija Danten pėrmendėsh, vargje tė "Komedisė Hyjnore". Isha e vogėl, isha shumė e vogėl. Domethėnė qė nė klasė tė gjashtė, tė mėsosh pėrmendėsh. Sikur jam imponuar pak si shumė.

 

Cila ishte dritarja apo mėnyra pėrmes sė cilės ju perceptonit Perėndimin, znj. Topalli? Cili ishte informacioni qė kishit?

E para, pėrmes bisedave nė shtėpi me prindėrit, ishte njė Perėndim mė i vjetėr, dėgjoja sesi ata kanė studiuar jashtė dhe sesi e kanė parė botėn jashtė, kjo pėr mua ishte shumė e veēantė. Natyrisht, si tė gjithė shqiptarėt e tjerė qė pėrpiqeshin tė shihnin stacionet e tjera, tė huaja, edhe radion qė unė mezi e dėgjoja, pasi nuk duhej ta ngrija zėrin lart. Unė, pėr shembull, kur kujtoj gazetarin Gustavo Selva, qė atėherė ka qenė shumė i famshėm, i them: kur kam qenė e vogėl, tė ndiqnim me aq interes nė emisionet e tua.

 

Cila ka qenė gjėja qė ju impresiononte mė shumė pėr kėtė shoqėri? Kishte ndonjė karakteristikė apo ndonjė gjė specifike?

Mua tė gjitha mė dukeshin tė veēanta.

 

A mendoje atėherė se edhe Shqipėria mund tė hapej?

Unė besoj se ēdo njeri ka shpresėn brenda vetes qė mund tė ndryshojnė. Mund ta kisha menduar qė mund tė ndryshonin, ndoshta nga fundi i jetės sime, por qė ta mendoja pėr atėherė, kur ato ndryshuan realisht, jo. Kur kam qenė e vogėl, jo, nuk e mendoja.

 

Nė ē'vit mbarove gjimnazin?

Kam mbaruar nė vitin 1982. Rruga e mėtejshme, nuk mė dhanė tė drejtėn e shkollės, megjithėse unė me thėnė tė drejtėn kujtoj me respekt, kur kam marrė pjesė nė olimpiadat e matematikės dhe kishte njė direktivė qė duheshin tėrhequr kėta qė kishin prirje. Kur fitova ēmimin kėtu nė Tiranė, erdhėn profesorėt e universitetit, prof. Baxhaku apo tė tjerėt dhe duket aty ...

 

Shpresoj jo profesor Gjinushi?

Jo, jo. Por e kam patur nė olimpiadė, kur ka qenė nė Tiranė. Dhe aty, kur kanė ardhur nė qytetin tim, nuk mė nxorėn tė drejtėn pėr tė vazhduar studimet, pėr shkaqet qė u thanė mė parė, nuk pata mundėsi, nuk pata as mundėsi punėsimi pėr disa vite.

 

Si e keni pėrjetuar kėtė?

E kam pėrjetuar shumė keq. Kisha momente qė as nuk kisha dėshirė pėr tė dalė nė rrugė, doja tė rrija vetėm dhe me njė libėr e radion. Ajo qė mė kujtohet nė atė periudhė ishin prindėrit e mi qė nuk ankoheshin dhe nuk thoshin, pėrse ndoshi kjo, nė fakt, edhe unė isha pėrgatitur qė kjo do tė ndodhte, por, kur ajo ndodh, gjithsesi pėrballesh menjėherė, me atė, e cila ėshtė perspektiva jote. Pėrkundrazi, ata vazhdonin tė shikonin me shumė optimizėm, mė thoshin se jeta ėshtė shumė e gjatė, ti je fare e re; me shumė kurajė dhe i admiroj pėr kurajėn e tyre.

 

Nė momentin qė juve ju refuzua e drejta e shkollimit e ishte e vėshtirė tė gjenit punė, ēfarė shprese kishit?

Ato vite jo, nuk kisha asnjė shpresė, pavarėsisht se ēdo vit shkoja nė Komitetin e Partisė, atė Ekzekutiv. Vetėm prindėrit e mi nuk kanė shkuar kurrė pėr mua.

 

Dhe pėrgjigjja ka qenė gjithmonė e prerė?

Jo, kujtoj njė gjė shumė tė veēantė, se nė Komitet tė Partisė nė atė periudhė ishte edhe njė profesor qė unė e kisha patur nė gjimnaz dhe ai e kishte patur shumė siklet. Por, kujtoj qė kur arrita mė nė fund tė takohesha me Sekretarin e Parė tė Partisė, ishte njė tavolinė e gjatė.

 

Cili ishte ai?

Sul Bushati. Nė fakt, unė aty kam kuptuar qė edhe atij i vinte keq. Dhe nuk mė tha asgjė nė fakt. Por unė edhe sot besoj se atij i vinte keq. Unė e besoj. Tė paktėn, ai ka qenė edhe perceptimi im.

 

Dhe pas kėtij takimi, ju nuk patėt mundėsinė tė shkonit nė shkollė?

Nuk e merrte kush atė kurajė qė tė hynte garant pėr tė kėrkuar diēka tė tillė, ndoshta, jo se nuk ka ndodhur qė nė familjet e tjera qė kishin patur tė njėjtat probleme, fėmijėt tė mbeteshin pa shkollė, por ndoshta, sepse ishim mė shumė tė pėrndjekur se familjet e tjera. Ishte e pamundur.

 

Kur patėt mė pas rastin tė fillonit?

Vetėm pas ndryshimeve nė vitet '89-'90-tė. Kam bėrė kėrkesė dhe jam regjistruar.

 

E kishit pėrsėri dėshirėn?

Ēdo vit pėrsėri. Nė atė vit, mua sapo mė kishte lindur vajza dhe unė kam filluar shkollėn pėr matematikė dhe jam diplomuar pėr matematikė.

 

Degė ndoshta qė nuk do t'ju hyjė nė punė asnjėherė ...

Nuk e di, unė vazhdoja me atė idenė e mėparshme. Por edhe gjatė viteve tė universitetit, unė e kam pėrjetuar me shumė kėnaqėsi. Kisha diferencė me tė tjerėt, harroja nė ato momente se tė tjerėt nė universitet ishin mė tė vegjėl se unė, kisha edhe njė vajzė nė shtėpi, kisha obligime tė tjera, harrohesha fare, unė barazohesha me tė tjerėt dhe jetėn universitare unė e kam kaluar ashtu si tė tjerėt.

 

Ndjenit diferencė me tė tjerėt?

Vetėm muajt e parė, pastaj u bėra njėsoj si shokėt dhe shoqet e tjerė.

 

Nga viti '82 qė keni mbaruar gjimnazin dhe deri nė '89-tėn qė keni filluar universitetin, a keni punuar?

Vitet e para nuk pata mundėsi tė punoja, ose mė mirė po tė filloj tė tregoj, ėshtė njė histori e tėrė dhe nuk ia vlen tė ndalem dy herė, me fletėt e punės, mė mbajtėn njėherė 6 muaj, nuk mė dhanė rrogėn, mė thanė pas 6 muajsh.

 

Ēfarė punėsh ishin kėto?

Kėrkova fillimisht nė Uzinėn e Telit, por gjithmonė punėtore. Pastaj shkova nė disa vende tė tjera, pastaj mė ēuan nė institutin e Misrit, si punėtore sėrish, mė nė fund aty mė pranuan, se babai i njė djali qė unė kisha patur nė klasė, e kisha ndihmuar, kur isha nė shkollė, punonte nė komitet tė Partisė dhe ai mė nė fund ndėrhyri qė ... Megjithatė, unė nuk dua t'i kujtoj mė kėto.

Pėrse?

Sepse janė vitet mė tė bukura. Megjithėse, duket tė shohim edhe anėn pozitive, unė besoj se kjo periudhė tė bėn tė jesh me kėmbė nė tokė, tė mėsohesh tė pėrballesh me tė papriturat e jetės dhe tė respektosh njeriun e thjeshtė. Mua mė kanė bėrė shumė punė kėto dhe mė kanė ndihmuar shumė. Unė iu jam mirėnjohėse tė gjithė atyre qė kanė punuar me mua nė ato kohė tė vėshtira.

 

Kur jeni martuar?

Nė '87-'88 dhe vajza mė ka lindur nė '89-tėn.

 

Bashkėshorti ishte njė lidhje me dashuri apo njohje?

Ne kemi qenė nė njė lagje dhe ka qenė pak a shumė njohje familjare.

 

Tė paktėn nga fotot e asaj kohe, ju keni qenė njė vajzė e bukur dhe elegante. Ē'raporte keni patur me djemtė?

Tė gjithė tė rinjtė janė interesantė dhe tė bukur. Shkodranėt janė shumė fjalėmbėl dhe fjalėmirė dhe shumė xhentilė, duke tė mbuluar edhe me respekt dhe kjo ka qenė njė gjė shumė e mirė, shumė e veēantė si sjellje e qytetarit tė njė qyteti.

 

Vazhdon ende, apo nuk ruhet kjo traditė?

Unė them se nė njėfarė mėnyre, nė ambiente tė caktuara, kjo vazhdon tė ruhet.

 

Po mė pas, t'ju bėj dy pyetje qė lidhen me ato qė quhen kufijtė e dy epokave apo kohėve tė ndryshme.. Cili ka qenė perceptimi juaj, i parė qė sistemi po ndryshonte? Ka gjithmonė njė sinjal.

Nuk e di, sapo kishte lindur vajza, nė familjen time vjen im shoq dhe bashkė me shokėt e tij tregon se nė x fabrikė kishte filluar po bisedohej se ata do dilnin dhe do tė protestonin e mė pas, dilnin nė rrugicė. Kėshtu ėshtė Shkodra, njerėzit nisin e grumbullohen aty nė shtėpi tė ndryshme dhe bisedojnė qė do tė mblidhen e do tė protestojnė nė mėnyrė tė heshtur. Mua mė dukej e pabesueshme. Dhe vjen ajo ditė, kam pas vajzėn fare tė vogėl dhe e kam lėnė nė shtėpi, pasi dola me bashkėshortin, ishte dita e parė, kur u bė protesta te busti i Stalinit nė qendėr tė Shkodrės. Njė ditė e jashtėzakonshme. Njė tension atė ditė! Shteti qė ishte mobilizuar pėr tė reaguar. Pastaj, shkuan disa djem, kujtoj se edhe dy bashkėmoshatarė tė mi, shumė kurajozė pėrfunduan nė polici. Mė pas, ia dolėn ta rrėzojnė bustin e Stalinit, po atė natė ka qenė njė terror i jashtėzakonshėm. Nė rrugicėn pėrballė shtėpisė sime, arrestuan njėrin, mė vonė edhe disa tė tjerė, dy shoqet e mia, qė i kisha moshatare, i morėn nė polici. Ishte lėvizja e parė, antikomuniste, nuk kishte ndodhur mė parė dhe mė pas ka ndodhur nė Tiranė, momente tė paharrueshme.

 

Po momenti i rėnies sė monumentit tė Enver Hoxhės?

Unė edhe sot, kam emocione shumė. E kam ndjekur nė televizor, nuk kam qenė nė Tiranė.

 

Po ju bėj njė pyetje tė drejtpėrdrejtė qė duhet tė jetė edhe shumė e sinqertė. Nė momentin qė sistemi po ndryshonte, qė njė epokė e re po ndryshonte, po nė radhė tė parė me ato familje qė e kishin pėsuar nė 50 vjet. A pati ndonjė moment qė kishte ndonjė ndjenjė revanshi ndaj atyre qė ishin sjellė keq ndaj jush? Brenda vetes?

Jo, asnjėherė. Unė kurrė nuk kam fajėsuar 2-3 persona. Mendoj se ka qenė diēka mė e thellė sesa tė kapesh me njė person, me ca qė mund tė kenė dalė dėshmitarė etj. Jo, asnjėherė, unė nuk besoj se nė pėrgjithėsi mund tė ketė ndodhur me klasėn e tė persekutuarve.

 

Po ndonjė ndjenjė e tillė?

Unė mendoj se njė ndjenjė tė tillė e kam patur pėrpara, gjatė fėmijėrisė, apo kohės sė gjimnazit, por, kur sistemi ndryshoi, jo. Isha tjetėr njeri, mė i lumturi nė botė, qė gjėrat po ndryshonin pėr tė gjithė. Nė fund tė fundit, tė gjithė e kishin pėsuar.

 

 

Nuk kishe asnjė ide si do tė shkonte karriera juaj mė pas?

Kush mendonte pėr karrierė nė atė periudhė Blendi. E vetmja gjė qė mendohej ishte qė do jem e lirė tė shoqėrohem me kė dėshiroj, apo tė kėndoj atė kėngė qė mė pėlqen dhe atė qė mendoj. Ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh sot, fjalė tė pėrshkruajnė atė qė ndjeva nė atė periudhė. Ishte luks, ishte e pamundur.

 

Po nga vitet '90-tė, kur u bėnė ndryshimet e para, deri nė vitin '96-tė, kur ju keni hyrė nė parlament, me se jeni marrė?

Mbarova universitetin pėr matematikė, meqenėse u diplomova me rezultate shumė tė mira, aty kam punuar si kancelare dhe nė `96-tėn, zgjedhjet janė bėrė nė maj, unė kujtoj se isha shumė e kėnaqur nė universitet, kisha bėrė edhe disa studime tė shkurtra, disamujore jashtė Shqipėrisė, mendoja tė ndėrtoja njė perspektivė krejt tjetėr.

 

Karrierė akademike?

Absolutisht. Kur nga janari, pėr herė tė parė nga dega e PD-sė sė Shkodrės mė thonė, nėse mund tė angazhohesha, tė isha e pranishme nė Kėshillin Bashkiak tė Shkodrės, unė pėrsėri isha shumė e kufizuar me jetėn nė universitet dhe jo qė nuk thashė "Po", por thashė edhe "Jo".

 

Kjo ėshtė e ngjashme me tė gjithė njerėzit qė kanė hyrė nė politikė. Nė momentin e parė kanė thėnė "Jo", duke menduar qė karriera qė kanė ėshtė mė e rėndėsishnme. Por, pėrse ju zgjodhėn juve pėr t'ju marrė nga fakulteti?

Unė mendoj se PD-ja, si nė ēdo kohė, kėrkon qė tė gjejė emra qė tė kenė njė emėr nė atė komunitet, ku jetojnė dhe tė mbledhin sa mė shumė vota. Unė e plotėsoja atė, qė unė besoj se kam mė shumė vota sesa partia, pasi nė fakt, nuk ėshtė e vėshtirė tė fitosh aty.

 

Ju a kishit ndonjė lidhje me Partinė Demokratike?

Nuk kisha nė qytet, por i kisha miq tė gjithė ata qė drejtonin degėn e Partisė Demokratike. Nė Shkodėr nė fakt, ėshtė pak e vėshtirė pėr ta kuptuar. Nuk ka struktura tė Partisė Demokratike.

Sepse ėshtė vetė qyteti qė ka njė natyrė tė veēantė. Besoj se nga Tirana do tė kenė pyetur nė qendra tė ndryshme se cilėt janė emrat qė mund t'i bėnin mė mirė zgjedhjeve tė '96-tės. E kam bėrė unė, se ne si PD i bėjmė ca gjėra nė momentin e fundit, kur do tė dorėzoheshin emrat pėr deputetė. Mė erdhi turp nga vetja, qė kur tė ofrojnė, tė mos pranoje dhe tė refuzoje. Unė refuzova.

 

Ēfarė tė thoshin te familja e bashkėshortit?

Je shumė e re pėr tė marrė njė angazhim politik, duhet tė ecėsh nė jetėn universitare, ku ke filluar dhe me pas mund tė futesh nė politikė. Mendoj se sot, kjo ka qenė e vėrtetė dhe ndoshta ashtu duhej tė kisha bėrė. Ata asnjėherė nuk mė kanė thėnė mos hyr nė politikė, por erdhi njė moment qė ne kishim njė detyrim dhe ka njė pėrgjegjėsi. Unė besoja nė atė periudhė kėshtu.

 

Zgjedhja juaj mos ka patur tė bėjė edhe me faktin se babai juaj kishte lidhje me politikėn?

Nė shenjė frikėsimi, unė them se po. Unė besoj se kisha tė tjera ėndrra dhe vrapoja. Kjo ishte themelore.

 

Nė rast se do tė ishit nė kėto pozita aktuale qė jeni sot, njihni politikėn prej 10 vitesh, i njihni uljet e ngritjet e saj, do tė thoshnit pėrsėri "Po", po t'jua kėrkonin tė futeshit nė politikė?

Unė do thoja njė gjė tjetėr. Njeriu duhet tė marrė njė pėrgjegjėsi dhe nuk duhet tė tėrhiqet. Por, gjithsesi, unė mendoj se ka qenė shumė herėt pėr mua. 30 vjeē, kam qenė shumė e re, besoj. Ndoshta do tė kishte qenė mė mirė tė ndėrmerrja kėtė nismė, pasi tė kesh akumuluar eksperiencė mė tė madhe dhe me tė gjerė nė njė fushė tė caktuar.

 

A do iu sugjeronit njerėzve tė hynin nė politikė?

Unė do t'iu sugjeroja njerėzve tė hynin nė politikė.

 

Gjithsesi, hyrja juaj nė politikė pėrkon me njė periudhė pak tė vėshtirė, pak shokante, ajo e '96-'97-tės. Si e kujtoni atė?

Shumė shokante. Unė e kam pėrjetuar tmerrėsisht keq vitin '97-tė. Edhe sot, kur e kujtoj, kam njė ankth.

 

Pėr ē`arsye? Ju keni qenė njė deputete e thjeshtė.

Krejt e thjeshtė jo! Atėherė kam qenė kryetare e komisionit tė Ligjeve dhe nuk mund ta kisha imagjinuar kurrė se do tė ndodhte ajo qė ndodhi mė pas. Ēdo qytetar ėshtė nė politikė, ka njė pėrgjegjėsi, ka njė boshllėk, para njė periudhe shumė tė vėshtirė tė vendit. Nuk dua ta kujtoj. Ka qenė njė ndėr periudhat mė tė vėshtira. Sepse e paguam shumė dhe vazhdojmė ta paguajmė shumė atė. Unė si pjesė e gjithė shoqėrisė, natyrisht duke qenė nė politikė, e kam pėrjetuar edhe mė shumė.

 

Mė pas, a e prisnit tė zgjidheshit nėnkryetare?

Unė mendoja se isha shumė e re pėr tė marrė tė tilla pėrgjegjėsira. Dhe aq mė shumė, qė kishim kaluar momente jo vetėm tronditėse, tė papritura. Unė mendoja se vendi i kreut tė parlamentit ėshtė e vetmja karrige qė njė opozitė ka dhe kur ma propozuan, unė isha e vetmja grua qė mbeta nė '97-tėn nė grupin parlamentar tė PD-sė. Kujtoj qė unė nuk e pranova dhe shkova te z.Berisha e i thashė qė nuk mundem. Di qė mė kanė marrė nėnkryetare parlamenti pa thėnė qė "po, unė e pranoj tė bėhem".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

 

Ka njė rritje mjaft tė madhe tė kėrkesave pėr investime me anė tė koncesioneve dhe privatizimeve

 

Kėrkesat, 700 milionė USD pėr investime nė energji, miniera dhe infrastrukturė

 

Tė dhėna nga Ministria e Ekonomisė bėjnė tė ditur se, tė gjitha kėrkesat e biznesit tė huaj pėr investime nė miniera, energji dhe infrastrukturė do tė shihen me pėrgjegjėsi tė madhe dhe do t’i nėnshtrohen garės, nė pėrputhje me ligjin e koncesioneve dhe me atė tė prokurimeve publike

 

Numri i kėrkesave tė biznesit tė huaj gjatė kėtyre muajve tė parė tė kėtij viti pėr tė investuar nė vendin tonė ka pėsuar njė rritje mjaft tė madhe krahasuar me vitet e shkuara. Kėto kėrkesa kanė tė bėjnė mė sė shumti me kėrkesa pėr koncesione nė miniera, nė energji dhe nė ndėrtim. Tė dhėna tė Ministrisė sė Ekonomisė bėjnė tė ditur se, llogaritur nė vlerė financiare, tė gjitha kėto kėrkesa deri mė tani shkojnė deri nė shtatėqind milionė dollarė. Tė dhėnat bėjnė tė ditur se, po pėrjetohet njė rritje e madhe e kėrkesave pėr investime, pėr shkak tė ligjit tė ri tė koncesioneve dhe tė mjaft masave tė tjera tė marra pėr nxitjen e investimeve tė huaja. Tashmė, vendi po futet nė njė fazė tė re investimesh, ku njė sėrė objektesh nė fushėn e energjisė do tė ofrohen pėr koncesion dhe po kėshtu edhe nė infrastrukturė. Vitin e shkuar, investimet e huaja nė vend kapėn njė vlerė, e cila llogaritet deri nė katėrqind milionė dollarė amerikanė, nė njė kohė qė kjo vlerė ėshtė mė e ulėta nė rajon pėr numėr banorėsh. Gjatė kėtij viti, investimet e huaja pritet tė kapin vlera mjaft tė larta edhe pėr shkak tė privatizimeve nė tė cilat qeveria ka vendosur tė fusė disa nga objektet mė tė rėndėsishme tė ekonomisė sonė si “Armo”, “Albtelekom”, sistemin e transmetimit tė energjisė etj. Duhet thėnė se, vende si Rumania dhe Bullgaria, nė vitet 2000-2002, si shkak i shumė privatizimeve i hapėn rrugė njė sasie mjaft tė madhe tė investimeve tė huaja, nė njė kohė qė lehtėsirat pėr biznesin e huaj nė ato vende janė mė tė pakta sesa nė Shqipėri. Tė dhėna nga Ministria e Ekonomisė bėjnė tė ditur se, tė gjitha kėrkesat e biznesit tė huaj pėr investime nė miniera, energji dhe infrastrukturė do tė shihen mė pėrgjegjėsi tė madhe dhe do t’i nėnshtrohen garės, nė pėrputhje me ligjin e koncesioneve dhe me atė tė prokurimeve publike. Shumė shpejt, nė qeveri do tė ketė njė paketė tė nxitjes sė investimeve tė huaja, qė do tė sendėrtojė nismėn Shqipėria dhe nė tė cilėn do tė pėrfshihet edhe ligji i partneritetit tė publikut me privatėt. Fakti qė, deri mė tani, pa nisur mirė procesi i koncesioneve dhe i privatizimeve ka njė kėrkesė qė shkon nė shatėqind milionė dollarė, do tė thotė se vendi po kthehet nė njė vend ku biznesi i huaj mendon se mund tė investohet. Pas pak ditėsh, nė lidhje me rrezikun e borxhit qė paraqet vendi ynė do tė ketė edhe njė tregues tė matur nga njė prej gjigandėve botėrorė tė kėsaj fushe si “Moody’s”, e cila e ka pėrfunduar llogaritjen dhe me anė tė rrezikut tė borxhit tė vendit tonė, do tė nėnkuptohet edhe shkalla e rrezikut tė investimeve nė Shqipėri. Siē dihet, Shqipėria, duke qenė se nuk ka patur njė normė tė matur tė credit rating (rrezikimi i borxhit) mendohet nga institucionet ndėrkombėtare njė vend, me rrezik njėqind pėr qind. Tashmė qė ky do tė matet, do t’iu tregojė investitorėve qė qeverisė shqiptare mund t’i jepen kredi, pasi rreziku ėshtė shumė mė pak sesa njėqind pėr qind. Kjo do tė ndihmojė investitorėt, pasi ata do tė mund ta pėrkthejnė rrezikun e vogėl tė borxhit edhe si rrezik mė tė vogėl nė investime.

 

 

Takimi, presidenti Moisiu priti drejtorin e ri tė KESH-it, Gjergj Bojaxhi dhe e siguroi pėr mbėshtetje

 

Moisiu: Do t’i kėrkoj prokurorisė mė shumė angazhim ndaj vjedhjeve tė energjisė

 

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, siguroi dje drejtorin e ri tė Korporatės Shqiptare tė Energjisė, Gjergj Bojaxhi, se ai do ta mbėshtesė nė detyrėn e vėshtirė pėr tė furnizuar me energji qytetarėt dhe se do t’i kėrkojė Prokurorisė sė Pėrgjithshme qė tė marrė nė konsideratė kallėzimet penale pėr tė gjithė ata qė kanė abuzuar me fondet nė korporatė dhe pėr tė gjithė ata qė vjedhin energjinė elektrike. Presidenti Moisiu e uroi drejtorin Bojaxhi, pėr detyrėn dhe shprehu biundjen se, tė gjithė konsumatorėt e energjisė, qofshin famlijarė apo biznese nuk mund tė vazhdojnė tė mos paguajnė energjinė elektrike.

 

 

 

Bujqėsia, mė shumė se gjysma e prodhimeve nė treg vendase

 

Mungesa e furnizimit tė rregullt tė industrisė pėrpunuese nė vend nga produkete bujqėsore vendase ka bėrė qė importet tė shėnojnė njė rritje tė ndjeshme pėrgjatė pjesės sė parė tė kėtij viti. Siē bėhet e ditur nga Ministria e Bujqėsisė, prodhimi bujqėsor dhe ai blegtoral nė vend plotėson vetėm 65 pėr qind tė tregut, ndėrkohė qė ky sektor pėrdor vetėm 15 pėr qind tė lėndės sė parė qė prodhohet nė vend. Drithėrat dhe nėnproduktet e tyre si mielli, brumėrat etj., janė prej prodhimeve mė pak tė prodhuara nė vend, duke bėrė qė, thuajse tė gjitha kėto produkte tė vijnė nga importi. Gjithashtu edhe sheqeri qėndron nė nivele tė larta tė importit. Importi i sheqerit dhe produkteve tė tij ka shkuar nė shifrat e 1 miliard lekėve. Gjithashtu, nė nivele tė larta gjendet edhe lėnda e parė pėr industrinė e vajit dhe veēanėrisht nė atė tė ullirit si dhe importet e perimeve, tė cilat vazhdojnė tė kenė njė tendencė nė rritje, megjithėse ndodhemi nė stinėn e rritjes sė prodhimeve vendase.

Burime nga Ministria e Bujqėsisė bėjnė tė ditur se, kjo situatė ka bėrė qė tė shihet si njė zgjidhje, aplikimi i rimbursimit tė TVSH-sė pėr sektorin agroindustrial qė pėrdor lėndė tė parė tė prodhuar nė vend.

 

 

Cigaret, rritja e akcizės do tė jetė graduale deri nė vitin 2009

 

Akciza e cigares, kėtė vit, do tė jetė 5 euro/kg mė e lartė dhe nė 2009-ėn do tė shkojė 30 euro/kg nga 20 qė ėshtė

 

Rritja e akcizės, e cila, pėr gjysmėn e dytė tė vitit 2006 shkoi nė 16 euro pėr kilogram do tė rritet pėrsėri edhe pėr kėtė vit. Burime nga Ministria e Financave bėjnė tė ditur se, akciza pėr cigaret do tė shkojė nė 20 euro pėr kilogram pėr kėtė vit dhe do tė vazhdojė tė rritet me nga 5 euro pėr ēdo vit, deri nė vitin 2009. Kėshtu, nga 10 euro pėr kilogram qė ishte nė gjysmėn e parė tė vitit tė kaluar, deri nė vitin 2009 akciza e cigareve do tė trefishohet, duke shkuar nė 30 euro pėr kilogram. Rritja e kėsaj akcize bėhet nė mėnyrė graduale, pėr tė mos sjellė efekte negative tek konsumatorėt. Natyrisht qė, efekti i aplikimit tė kėsaj akize do tė sjellė edhe rritjen e ēmimit tė cigares, e cila pritet sė paku tė dyfishohet deri nė vitin 2009. Kjo ėshtė njė politikė e ndjekur nga qeveria shqiptare, e cila tenton tė ulė konsumin e cigares nė vend nėpėrmjet rritjes sė ēmimit tė saj. Po kėshtu, kjo rritje bėhet nėn shembullin e tė gjitha vendeve tė BE-sė, tė cilat aplikojnė politika tė tilla kundėr duhanit dhe nė kėtė mėnyrė tentohet qė ēmimi i duhanit nė vend t’i afrohet ēmimit tė vendeve nė rajon. Siē dihet, Shqipėria ėshtė njė prej vendeve me konsum mė tė lartė tė cigares pėr numėr popullsie. Sipas tė dhėnave, rreth 60 pėr qind popullsisė sot nė Shqipėri ėshtė konsumuese e duhanit, ndėrkohė qė, sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave nė njė vit zhdoganohen rreth 3500 tonė cigare nė tė gjithė vendin. Nė kėtė mėnyrė, kjo rritje e akcizės sjell edhe njė rritje tė tė ardhurave nė buxhetin e shtetit. Nga 18.5 miliardė lekė qė hyjnė sot nė arkėn e shtetit nga akcizat, pritet qė kėto tė ardhura tė rriten nė 34.2 miliardė nė vitin 2009.

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Nė Ditėn Botėrore tė Ujit, MASH-i ka prezantuar programin “Miqtė e Ujit”

 

Shamata: Fėmijėt tė ruajnė ujin

 

Prishja e ekuilibrit midis mundėsisė dhe kėrkesės, degradimi i cilėsisė sė ujėrave nėntokėsore dhe sipėrfaqėsore, debatet ndėrrajonale dhe ndėrkombėtare, tė gjitha sillen rreth pyetjes se si duhet tė pėrballemi me krizėn e pamjaftueshmėrisė sė burimeve ujore

 

Zėvendėsministri i Arsimit, Halit Shamata dhe drejtori i Ujėsjellėsit tė Tiranės, Kostandin Budurushi, kanė nėnshkruar ditėn e djeshme njė marrėveshje bashkėpunimi, mbi bazėn e programit tė MASH-it “Miqtė e Ujit”. Objektivi i pėrgjithshėm i kėtij programi ėshtė rritja e ndėrgjegjėsimit tek fėmijėt, pėrsa iu pėrket ēėshtjeve tė lidhura me ujin, pikėrisht nė njė moshė tė re, nėpėrmjet njė metode interesante dhe interaktive, duke kombinuar mėsimet mbi principet bazė nė lidhje me ujin, me lojėra dhe aktivitete, tė cilat pėrforcojnė kėto njohuri tė marra. Sipas kėtij programi, fėmijėt qė do tė pėrfshihen nė kėtė program pilot do tė jenė nxėnės tė klasave tė treta tė shkollave fillore nė Tiranė, Durrės, Korēė, Shkodėr, Kavajė, Pogradec, Gjirokastėr, Berat dhe qytete tė tjera tė mėdha tė vendit. Nė bazė tė marrėveshjes, shoqata do tė marrė pėrsipėr trajnimin nė rajonet e sipėrpėrmendura tė mėsuesve. Nxėnėsit e shkollave tė pėrzgjedhura do tė marrin materiale si njė libėrth pėr fėmijė, pėr tė mėsuar mė tepėr rreth ujit dhe rezervave tė tij si dhe edukimin ndaj kursimit dhe ruajtjes sė ujit. Mėsuesit do tė fillojnė t’iu shpjegojnė materialin nxėnėsve, bazuar nė Udhėzuesin pėr Mėsuesit, pėrgatitur nga shoqata.

Klima

Tė gjithė jemi duke e pėrjetuar njė ndryshim klimatik tė paqėndrueshėm, i cili ka ardhur si pasojė e asaj qė e gjithė bota e quan ‘ngrohja globale’. Kjo klimė ka ndikuar edhe tek uji dhe rezervat e tij, qė nė vendin tonė ndodhen me shumicė. Pėr kėtė arsye, Ministria e Arsimit ka hartuar programin, i cili konsiston nė ruajtjen e ujit nga e gjithė popullsia. Sipas shkencėtarėve, njė ekzaminim i kujdesshėm i tė dhėnave tė klimės ka zbuluar se Europa ka pėrjetuar njė periudhė tė stėrzgjatur tė ngrohtė, e njohur si Periudha e Ngrohtė e Mesjetės, ndėrmjet viteve 600 dhe 1150, njė klimė mė e freskėt ndėrmjet viteve 1150 dhe 1460, njė ngrohje e shkurtėr ndėrmjet viteve 1460 dhe 1560, e ndjekur nga njė ftohje dramatike e njohur si Periudha e Akujve tė Vegjėl, ndėrmjet viteve 1560 dhe 1850. Shkencėtarėt shprehen se, studimi i tė dhėnave tė unazave tė pemėve ėshtė i rėndėsishėm. “Duke studiuar gjerėsinė e unazave tė pemėve mund tė pėrcaktohet historia e rritjes sė pėrvitshme tė pemėve. Unazat individuale pėrcaktojnė vitet individuale, ndėrsa gjerėsia e ēdo unaze tregon shkallėn e rritjes atė vit. Gjerėsia e unazave tė pemėve tė gjetura nė lartėsi tė mėdha dhe gjerėsi tė mėdha ėshtė zakonisht njė funksion temperature, ku unazat e gjera tregojnė vite tė ngrohta dhe unaza tė ngushta tregojnė vite tė freskėta. Pėr shkak se forma e unazave ėshtė e ngjashme me gjurmėt e gishtave, dendrokronologjistėt janė nė gjendje tė ndėrtojnė njė kronologji, duke bashkuar format e njėjta tė unazave tė gjetura tek pemėt e gjalla, nė trarėt e drurit dhe fosilet e pemėve”, - thonė shkencėtarėt.

Projekti

Nė fillim tė muajit maj, ndėrmarrjet respektive tė ujėsjellės-kanalizimeve do tė organizojnė konkurse pėr 12 vizatimet mė tė mira tė tė gjithė fėmijėve nė shkollat pjesėmarrėse, me temė “Uji nėpėrmjet syve tė fėmijėve”. Tė gjitha vizatimet fituese nė nivel lokal, duke pėrfshirė dhe 12 vizatimet mė tė mira do tė shfaqen nė njė ekspozitė, e cila do tė organizohet nga shoqata, gjatė konferencės sė saj vjetore. Me 12 vizatimet e pėrzgjedhura do tė pėrgatitet edhe njė kalendar pėr vitin e ardhshėm 2008.

Tema e pėrzgjedhur kėtė vit pėr Ditėn Botėrore tė Ujit ėshtė “Pėrballja me krizėn e ujit”. Kjo temė nėnvizon vlerėn e bashkėpunimit dhe rėndėsinė e njė manaxhimi tė integruar tė burimeve ujore si nė nivel ndėrkombėtar, ashtu edhe nė atė lokal. “Ėshtė esenciale tė adresohen ēėshtje tė lidhura me barazinė dhe tė drejtat, kulturėn apo etikėn, kur bėhet fjalė pėr burimet e kufizuara tė ujit tė pijshėm”, thuhet nė program.

 

BOX

 

Objektivat specifike tė programit “Miqtė e Ujit”

 

- T’iu sigurojė nxėnėsve tė shkollave tė pėrzgjedhura nė tė gjithė Shqipėrinė njohuritė bazė, pėr tė kuptuar konceptet themelore rreth burimeve ujore dhe pėrdorimit tė tyre, duke theksuar fort kursimin dhe mbrojtjen e ujit;

 

- Tė nxisė nxėnėsit e pėrfshirė nė program, pėr tė shprehur njohuritė e fituara gjatė zhvillimit tė programit, nė formėn e vizatimeve, ku tė reflektohet njėri prej principeve kryesore tė trajtuara dhe tė mėsuara gjatė kėsaj kohe tė zhvillimit tė programit;

 

- Tė bėhet vlerėsimi dhe pėrzgjedhja e vizatimeve pėr t’u ekspozuar nė nivel lokal, rajonal dhe kombėtar, duke synuar ndėrgjegjėsimin e komunitetit mbi rėndėsinė e kursimit dhe mbrojtjes sė burimeve tona ujore, e parė kjo nga sytė e fėmijėve.

 

 

 

 

 

Universiteti “Luigj Gurakuqi” ndėrton faqen e internetit

 

Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrės, qė kėtej e tutje do ta servirė informacionin pėr tė gjithė tė interesuarit, pėrmes njė faqeje interneti. Ata qė pėrfitojnė direkt nga pėrmbyllja e kėtij projekti janė 11 mijė studentėt e kėtij universiteti dhe 200 pedagogėt e brendshėm dhe tė jashtėm, qė shėrbejnė nė 22 degėt e 6 fakulteteve. Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Mahir Hoti, u shpreh ditėn e djeshme se, me vėnien nė shėrbim tė faqes sė re tė internetit, niveli i kėtij institucioni ka kaluar tashmė nė njė stad edhe mė tė lartė, duke iu pėrgjigjur kėsisoj standardeve bashkėkohore nė raport dhe me homologėt e tij nėpėr botė. Sipas rektorit Hoti, nėn kujdesin e pedagogut Benon Paloka, shef i seksionit tė informatikės pranė kėtij universiteti, tė interesuarit e shumtė qė kėrkojnė informacion nga ky institucion do tė mund tė gjejnė gjithēka qė u nevojitet, si njoftimet e ndryshme nė lidhje me aktivitetin e kėtij universiteti, aplikimet lidhur me anagazhimet qė ka universiteti me botėn e huaj, programet mėsimore, kurrikulat nė pėrputhje me Kartėn e Bolonjės pėr studentėt dhe pedagogėt, etj. Duke e cilėsuar faqen e internetit tė universitetit “Luigj Gurakuqi” si plotėsim tė njė kushti shumė tė domosdoshėm pėr aktivitetin e kėtij institucioni, Hoti tha se, “ky kusht u realizua edhe nė sajė tė premtimit dhe tė mbėshtetjes sė qeverisė shqiptare dhe personalisht kryeministrit, Sali Berisha, i cili ka deklaruar se plotėsimi i kushteve sa mė tė mira nė fushėn e arsimit ėshtė detyrė parėsore e kėsaj qeverie.”

 

 

 

Basha: Terminali afron Shqipėrinė me botėn

 

Nga terminali i ri i Rinasit nisi ditėn e djeshme fluturimi i parė me linjėn ajrore “Austria Airlines”, Tiranė-Vjenė, e cila provoi nisjen nga pista e re nė orėn 14:20. Ceremonia u zhvillua nė njė atmosferė festive dhe me pjesėmarrjen e rreth 250 fėmijėve nga shkollat e Tiranės dhe Rinasit, me flamuj, balona e aeroplane festivė. Nė kėtė ceremoni mori pjesė ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulėzim Basha, drejtori i Pėrgjithshėm i TIA-s, dr. Costandin Von Alvenselben, etj. Ministri Basha theksoi mes tė tjerave se, “ky ndėrtim modern do ta afrojė akoma mė shumė Shqipėrinė me Europėn dhe botėn”. Edhe drejtori i pėrgjithshėm i TIA-s, dr. Costandin Von Alvenselben, mes tė tjerave, nė fjalėn e vet tha se, “pėr pasagjerėt, ky terminal ofron mė shumė komoditet, shėrbim mė tė mirė, mė shumė hapėsirė dhe njė mjedis mė social e relaksues.” Terminali i ri nė Rinas i ndėrtuar me strukturė metalike moderne, nga kompania "Tirana International Airport", (TIA), u pėrurua dje. TIA, e cila e ka marrė me koncesion tė tipit BOOT pėr 20 vjet aeroportin "Nėnė Tereza" ka investuar 50 milionė USD pėr ndėrtimin e kėtij terminali tė ri si dhe tė gjithė infrastrukturės sė re tė shėrbimeve.

 

 

 

 

Sipas tė dhėnave nga MSH-ja, pėrhapja e tuberkulozit nė vendin tonė ėshtė e ulėt

 

Tuberkulozi, 700 raste ēdo vit

 

Pėr kontrollin e kėsaj sėmundjeje, pėr pesė vitet e ardhshme, Fondi Global Kundėr AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malarjes ka miratuar projektin pėr Shqipėrinė, me njė vlerė prej 1.4 milion dollarėsh

 

Nė Shqipėri, paraqiten rreth 700 raste tė reja me tuberkuloz nė vit, ēka do tė thotė 20 raste tė reja pėr 100 mijė banorė. Nė ndryshim nga shumica e vendeve tė tjera ish-socialiste, situata epidemiologjike e tuberkulozit nė Shqipėri nuk ėshtė pėrkeqėsuar. Madje, sipas specialistėve, nė vlerėsimin e deritanishėm ėshtė vėnė re se, situata epidemiologjike e kėsaj sėmundjeje konsiderohet relativisht e ulėt, krahasuar kjo me vendet e tjera tė Europės Lindore. Nė bazė tė tė dhėnave statistikore nga Ministria e Shėndetėsisė, nė vendin tonė paraqiten rreth 700 raste tė reja me tuberkuloz nė vit ose 20 raste tė reja pėr 100 mijė banorė. Ministria e Shėndetėsisė vlerėson se, me njė tregues tė tillė, vendi ynė renditet nė grupin e dytė tė vendeve europiane me nivele relativisht tė mira shėndetėsore. Megjithė pėrmirėsimin e kėsaj gjendjeje, specialistėt vėnė re shumė faktorė qė, aktualisht, mund ta pėrkeqėsojnė kėtė sėmundje.

“Ndėrmjet kėtyre faktorėve pėrmendim lėvizjet e pakontrolluara tė popullatės brenda dhe jashtė vendit, si dhe urbanizimi i shpejtė dhe i pakontrolluar i zonave tė veēanta”, - shprehen specialistėt.

Kontrolli i tuberkulozit

Pėr kontrollin e kėsaj sėmundjeje, pėr pesė vitet e ardhshme, Fondi Global Kundėr AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malarjes ka miratuar projektin pėr Shqipėrinė, me njė vlerė prej 1.4 milion dollarėsh. Ky projekt, sė bashku me kontributin e vazhdueshėm qė do tė ketė Ministria e Shėndetėsisė do tė konsolidojė kontrollin e tuberkulozit nė vendin tonė nė zonat problematike verilindore, ku integrimi i luftės kundėr tuberkulozit nė sistemin parėsor dhe vendosja e mjekut tė familjes nė njė pozicion kyē do tė ndihmojnė mė tej kontrollin ndaj kėsaj sėmundjeje. Gjithashtu, OBSH-ja,ka shprehur mbėshtetjen e saj se do tė jetė njė partner i vazhdueshėm dhe vital i Ministrisė sė Shėndetėsisė nė rrugėn drejt konsolidimit tė progresit ekzistues dhe sfidave tė tjera pėr kontrollin e tuberkulozit nė Shqipėri.

Faktorėt

Tuberkulozi ėshtė sėmundje infektive e shkaktuar nga njė mikrob i quajtur “mykobakterium tuberkulozis”, i cili dėmton organizmin e njeriut dhe kryesisht mushkėritė. Rruga kryesore e transmetimit tė tuberkulozit ėshtė nėpėrmjet kollės apo teshtitjes. “Nėse je nė kontakt tė ngushtė me tė sėmurin pėr njė kohė tė gjatė, mikrobet e tuberkulozit shpėrndahen nė ajėr, duke kaluar nėpėrmjet rrugėve tė frymėmarrjes nė mushkėri”, - shpjegojnė mjekėt. Atėherė kur njerėzit e sėmurė kolliten, teshtijnė, flasin ose pėshtyjnė, ata pėrhapin nė ajėr mikrobet e tuberkulozit, tė njohura ndyshe si bacile. Qė njė person tė infektohet duhet tė thithė njė numėr tė vogėl tė kėtyre bacileve dhe nėse lihet i patrajtuar, ēdo person me tuberkuloz aktiv mund tė infektojė brenda njė viti 10-15 persona. Deri 50 vjet mė parė, nuk kishte medikamente pėr tė kuruar tuberkulozin. Tani, nė ēdo vend ku ėshtė bėrė vėzhgim janė dokumentuar shtame rezistence ndaj njė medikamenti dhe ēfarė ėshtė mė negative kanė filluar tė dalin shtame qė janė rezistente ndaj tė gjitha medikamenteve kryesore antituberkuloz.

Trajtimi

Sipas mjekėve, rezistenca e sėmundjes ndaj mendikamenteve ėshtė shkaktuar nga trajtimi jo i vazhdueshėm ose i pjesshėm i pacientit ose atėherė, kur pacienti nuk arrin tė marrė rregullisht tė gjitha medikamentet pėr periudhėn e caktuar. Por, njė formė veēanėrisht e rrezikshme e tuberkulozit rezistent ndaj medikamenteve ėshtė tuberkulozi rezistent ndaj shumė medikamenteve (TB - RSM), i cili ėshtė konsideruar si sėmundje bacile rezistente, sė paku ndaj izoniazidit dhe rimfapicinės, dy medikamentet mė tė fuqishme antituberkulare. Ndonėse tuberkulozi rezistent ndaj medikamenteve ėshtė i trajtueshėm, ai kėrkon kimoiterapi ekstensive (deri nė trajtim pėr dy vjet), e cila ėshtė padiskutim e shtrenjtė, shpesh 100 herė mė tepėr se trajtimi i tuberkulozit tė ndjeshėm ndaj medikamenteve dhe gjithashtu ėshtė mė tepėr toksike pėr pacientėt.

Alketa Alia

 

 

BOX

24 marsi, Dita Botėrore e Tuberkulozit

 

Mė 24 mars tė vitit 1882, dr.Koch nė Berlin shpalli zbulimin e bacilit tė tuberkulozit. Me zbulimin e kėtij bacili u ēel rruga pėr eliminimin e tuberkulozit, sėmundje qė nė atė kohė vriste me miliona njerėz. Megjithėse shkaktari i kėsaj sėmundjeje ėshtė zbuluar prej mė shumė se njė shekulli dhe ndonėse ekzistojnė medikamente shumė efikase pėr kurimin e saj, kjo sėmundje paraqet ende probleme. Praktikat e kontrollit, aksesi i ulėt nė shėrbimin shėndetėsor, varfėria, jostabiliteti shoqėror janė shkaktarėt qė kanė ndikuar sė tepėrmi nė rritjen e pasojave tė kėsaj sėmundjeje. Njė tjetėr shkaktar i kėsaj sėmundjeje ėshtė dhe emigrimi nė rritje nga vendet me pėrqindje mė tė lartė tė kėtij virusi, qė ka sjellė si pasojė rritjen e numrit tė rasteve me tuberkuloz edhe nė shumė vende tė Europės Perėndimore. Specialistėt shpjegojnė se, vitet e fundit, tuberkulozi ka marrė pėrmasa tė mėdha dhe situata po keqėsohet gjithnjė e mė shumė nga shfaqja e rezistencės ndaj mjekimit. Statistikat vėnė nė dukje se, ēdo vit, nė nivel global 8.4 milionė njerėz sėmuren me tuberkuloz aktiv. Ēdonjėri prej tyre infekton 10 deri nė 15 njerėz nė vit, vetėm me anė tė frymėmarrjes. Ndėrsa, nė 51 vende tė kontinentit europian janė raportuar 370 mijė raste me kėtė virus, shumica e tė cilėve nga vendet e Europės Qendrore dhe Lindore. Nė vitin 1982, pikėrisht nė njėqindvjetorin e zbulimit tė bacilit nga dr.Koch, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė dhe Unioni Ndėrkombėtar i Tuberkulozit shpallėn 24 marsin si Ditėn Ndėrkombėtare tė Tuberkulozit.

 

 

 

Studimi / Tė rinjtė pijnė pa marrė parasysh pasojat

 

Tė rinjtė e grupmoshės 18-24 vjeē i injorojnė pasojat e alkoolit tė shumtė, sipas studimit tė bėrė nga kompania amerikane “YouGov” rreth 4 500 njerėzve. Njė nė katėr femra, pra 26 pėr qind, 18-24 vjeē ndihet se ka vėnė sigurinė e saj nė rrezik, duke u kthyer nė shtėpi nė errėsirė, pas njė nate jashtė. Pėr meshkujt, rreziku i dėmtimeve nga mosnjohja e limiteve tė tyre ėshtė i dukshėm, njė nė pesė meshkuj (21%) 18-24 vjeē thotė se ėshtė dėmtuar, duke u sjellė nė mėnyrė tė pakujdesshme, pasi kishte pirė.

Statistikat zbulojnė se, 8 nga 10 vdekje tė kėmbėsorėve nė ditėt e premte dhe tė shtuna lidhen me pijen. Studimi, gjithashtu zbulon se, 1 nė 5 18-24 vjeēarė pranon se e ka tradhėtuar partnerin e tij nėn influencėn e alkoolit. Suzie Hayman, njė nga studiueset e kėtyre rasteve thotė se, pas disa pijeve nė fundjavė mund tė ndihesh se je plotėsisht i pashkatėrrueshėm dhe i pamposhtur, por nė fakt, ti po e vendos veten nė gjitha llojet e rreziqeve. “Alkooli lidhet me shqisat e tua dhe tė bėn mė vulnerabėl pėr tė pasur njė aksident ose tė sulmohesh. Askush nuk dėshiron qė tė pėrfundojė nė spital, kėshtu qė merre pak mė shtruar dhe s’do ta prishėsh natėn ose jetėn tėnde”, - thotė ajo.

Zbulime tė tjera nga studimi tregojnė se, afėrsisht 45 pėr qind e meshkujve 18-24 vjeē rrėfejnė se nuk kanė qenė nė gjendje tė kujtojnė veprimet e tyre mėngjesin e ardhshėm, pas njė nate jashtė.

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

“Cikloni”, sot, nė gjykatė, 4 ushtarakėt e fishekėve

 

Prokurorėt: Tregu i

armėve, jo nė Kosovė

 

Zgjerohet rrethi i tė hetuarve. Nė repartin e Mbreshtanit ka filluar inventari i tė gjitha armėve

 

Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka depozituar kėrkesėn pėr shqyrtimin e masės sė sigurisė pėr katėr ushtarakėt, tė cilėt dyshohet se janė pjesė e trafikut tė armėve dhe municionit. Sipas burimeve ngas Gjykata e Krimeve tė Rėnda, sot, katėr tė pandehurit do tė njihen zyrtarisht me akuzat qė rėndojnė mbi ta, ndėrsa nė dosje janė vetėm njė pjesė e provave tė mbledhur nga prokuroria deri mė tani. Hetimet janė duke vazhduar ende nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda pėr tė gjetur tė tjerė bashkėpunėtorė tė kėtyre ushtarakėve tė arrestuar. Tė dyshuar si trafikantė municionesh janė shtetasit Arif Mata, Medi Hasani, Pajtim Lama dhe Gramoz Bendo. Ndaj tyre qė prej dy ditėsh ka filluar procedimi penal pėr veprėn penale “Trafikim i armėve dhe municioneve”. Burime zyrtare tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit bėnė tė ditur se, mbrėmjen e sė martės ėshtė finalizuar me sukses operacioni i koduar “Cikloni”, nė kuadėr tė tė cilit u bė i mundur arrestimi nė flagrancė i katėr personave, nėn akuzėn e trafikut tė armėve dhe municioneve, si dhe sekuestrimi i njė sasie prej 57 mijė fishekėsh luftarakė. Deri mė tani, tė akuzuarit nuk kanė pranuar qė ta kenė marrė kėtė sasi municioni, nė repartet ku ata shėrbenin.

Hetimet

Ndėrsa hetimet janė nė kulmin e tyre, ende nuk ėshtė mėsuar destinacioni i fishekėve, tė cilėt janė kapur duke u transportuar nga kėta shtetas. Burimet pranė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda kanė mohuar destinacionin drejt Kosovės. Ndėrsa shumė pista janė ende nė hetim nga agjentėt kriminalė. Nė polici janė shoqėruar edhe shumė persona tė tjerė, tė cilėt dyshohet se kanė lidhje me kėta shtetas apo kanė qenė nė dijeni tė trafikut tė municioneve. Nė repartin e Mbreshtanit ka filluar inventari i tė gjitha armėve. “Cikloni” ėshtė quajtur operacioni i nisur qė prej disa muajsh dhe qė ėshtė pėrfunduar vetėm tri ditė mė parė, i zhvilluar nga sektori i Luftės Kundėr Trafiqeve dhe sektori i Operacioneve Speciale pranė Drejtorisė sė Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Kėta persona janė kapur nė flagrancė nė afėrsi tė fshatit Karbunarė tė rrethit Lushnjė, duke transportuar me automjetin tip kamion, i markės “Benz” me targė U 1166, njė sasi prej rreth 54 mijė fishekėsh luftarakė tė modelit 56, tė kalibrit 7.62 mm. Kjo sasi fishekėsh ishte marrė nė Berat, me qėllim trafikimin e tyre. Sasia prej 54 mijė fishekėsh ėshtė gjetur e fshehur poshtė njė ngarkese me gurė nė mjetin e sipėrpėrmendur, e vendosur nė 90 arka metalike.

 

 

Operacioni “Cikloni”

 

Arif Mata (me gradėn Major)

Medi Hasani,

Pajtim Lama

(Pjesėtarė tė Brigadės 4460 nė Pezė Helmės, Tiranė).

Gramoz Bendo, magazinier armatimi nė Repartin Ushtarak Nr.4453, Berat.

 

Sekuestrimet

54.000 fishekė luftarakė tė modelit 56, tė kalibrit 7.62 mm

3.000 fishekė tė kalibrit 7.62 mm

 

 

“Rrethimi”, avokatėt mohojnė

grabitjen: Ka qenė njė zėnkė

 

Kanė mbetur nė burg tė gjithė personat e arrestuar gjatė operacionit policor “Rrethimi”, tė cilėt janė dyshuar si grabitės serialė shtėpish nė periferi tė kryeqytetit. Ndėrsa avokatėt mbrojtės tė tė pandehurve kanė treguar dje, para togave tė zeza njė tjetėr variant nga ai i prokurorisė. Megjithė kėtė histori tė ndryshme, gjykata e Tiranės i ka lėnė 5 tė arrestuarit, mes tyre dhe njė grua, nė burg pa afat, ndėrsa pritet qė tė sqarohen rrethanat e ngjarjes. Ali Seferi, Arens Kalivaēi, Xhevahire Dajēi, Hamdi Tota dhe Roland Kalkuli janė tė pandehurit qė janė paraqitur dje, nė gjykatė. Tė arrestuarit u kapėn duke grabitur banesėn e Shkėlqim Vulkajt. Ndėrsa avokati mbrojtės dhe tė pandehurit kanė deklaruar se Shkėlqim Vulkaj kishte shkuar njė natė te lokali qė Dajēi drejtonte dhe gabimisht i kishte marrė disa ēelėsa. Ndėrsa i gjithė grupi kishte shkuar nė shtėpinė e kėtij tė fundit pėr t’ia marrė, por kanė hasur nė rezistenėn e kėsaj familjeje. Sipas tė pandehurve, ata janė keqtrajtuar nga familjarėt e Vulkajt dhe mė pas janė denoncuar nė polici. Sipas policisė sė Tiranės, operacioni i koduar “Rrethimi” ka pėrshirė disa zona tė banuara nė periferi tė Tiranės, ku dyshohej se vepronte banda e grabitėsve, duke filluar qė nga Kamza dhe fshatrat pėrreth, deri nė zonėn e Krujės. Sipas burimeve tė policisė, ėshtė bashkėpunuar dhe me familjen e tė dėmtuarit, e cila ka treguar lėvizjen e mėtejshme tė autorėve. Nė momentin e ndalimit, tė dyshuarve si grabitės tė disa shtėpive nė periferi tė Tiranės iu janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale njė automatik model 56, i pajisur me njė karikator me 15 fishekė, njė pushkė model 54 me dy krehėra, njė granatė difensive dhe njė automjet tip “Opel” me targa L379TOY.

 

 

“Servisi”, gjykata kėrkon 30 ditė kohė pėr provat e hashashit tė Bashos

 

Prokuroria e Tiranės duhet tė gjejė prova mė tė sigurta nė 30 ditė pėr tė akuzuar Birēe Bashon, tė prangosurin gjatė operacionit “Servisi”. Ky ka qenė vendimi i gjykatės sė Tiranės dje, nė mesditė. Basho u arrestua si shpėrndarės hashashi nė afėrsi tė Fushės sė Aviacionit, ku ndodhet edhe servisi i tij. Policia deklaroi se ky shtetas ishte arrestuar si shpėrndarės, ndėrsa Basho ka bėrė tė ditur dje, para togave tė zeza se sasinė e hashashit e kishte pėr pėrdorim vetjak dhe se nuk kishte ndėrmend ta shiste. Ndėrsa pritet qė pas njė muaji, prokurori i kėsaj ēėshtjeje tė sjellė prova tė reja pėr tė riun. Nė rast tė kundėrt, ky shtetas do tė lėrė qelinė. Sipas burimeve policore, nė sajė tė informacioneve tė marra, u bė i mundur lokalizimi i njė qendre qė shėrbente pėr shitjen e bimėve narkotike nė kryeqytet dhe identifikimi i personit qė merrej me kėtė aktivitet. Agjentė policie, teksa kanė vėnė re 24-vjeēarin Basho duke i shitur njė tė riu 3 gramė marijuanė, kanė gjetur momentin e pėrshtatshėm pėr t’u hedhur nė “sulm”. Njė kontroll i ushtruar nė servisin e tij ka bėrė tė mundur gjetjen dhe sekuestrimin nė cilėsinė e provės materiale tė njė sasie prej 400 gramėsh bimė narkotike tė llojit marijuanė, e cila dyshohet tė ketė qenė e destinuar pėr shitje. Gjithashtu, prokurori ka deklaruar se po punohet pėr zbulimin e tė gjithė rrjetit, ku bėnte pjesė dhe 24-vjeēari i arrestuar. Mbi kėtė tė fundit rėndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes sė narkotikėve nė bashkėpunim”.

 

 

Grinden pėr parkimin, pranga shqiptarit dhe italianit

 

Pas njė sherri pėr parkimin e makinės nė Podenone, njė shqiptar dhe njė italian janė arrestuar, ndėrsa njėri prej tyre ka shpėtuar mrekullisht nga njė plumb. Vilson Ēifliku, 51 vjeē, emigrant i rregullt prej mė shumė se 10 vitesh nė kėtė zonė, ėshtė grindur me njė shtetas italian, Francesco Maserin, 65 vjeē. Ky i fundit kishte parkuar gabim dhe ėshtė grindur me shqiptarin. Ky i fundit e ka sharė dhe ka filluar tė qėllojė, por nė mes tė sherrit ėshtė futur banakieri i lokalit pėrballė, i cili ka dashur tė qetėsojes tė dy personat e pėrfshirė nė grindje. Sipas mediave italiane, shqiptari njihej si njė njeri shumė i qetė dhe se ai nuk kishte sjellė asnjėherė probleme, nė zonėn ku jetonte. Gjatė grindjes, Ēifliku i kishte parė nė makinė rivalit tė tij njė pistoletė dhe, pasi e kishte shtyrė disa herė italianin, e kishte marrė pistoletėn nė dorė pėr ta trembur. Ai ka qėlluar nė drejtim tė 65-vjeēarit, i cili me tė parė armėn, vrapoi pėr t’u fshehur. Plumbi pėr fat tė mirė nuk ka plagosur askėnd. Por policia ka vėnė nė pranga shqiptarin pėr tentativė vrasjeje, si edhe pronarin e pistoletės, e cila ishte pa leje. Sipas policisė italiane, 65-vjeēari bėnte qitje nė poligon, por armėn e kishte siguruar nė tregun e zi.

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

Kapiteni i skuadrės shqiptare, pas mungesės sė sulmuesit, flet edhe pėr manovrat e Bariē-it

 

Altin Lala: “Tare duhej tė ishte me skuadrėn”

 

“Sllovenėt nuk janė aspak skuadėr e pamundur dhe nuk mund tė them se do t’i mundim, por patjetėr mund tė them se duhet tė luajmė si njė skuadėr e tėrė dhe tė gjithė sė bashku. Duhet qė repartet tė kuptohen njėri me tjetrin dhe qė tė mos u krijojmė mundėsi sllovenėve tė organizohen. Duhet tė luajmė shumė pranė njėri-tjetrit. Duhet qė ne t’u shkatėrrojmė atyre ēdo kontakt me topin e parė dhe tė mos i lemė tė organizohen. Nėse luajmė me kėtė ide dhe arrijmė ta konkretizojmė, duke e vėnė nė zbatim kėtė mėnyrė kemi shumė shanse pėr fitimin e ndeshjes"

 

 

Kapiteni i ri i skuadrės pėrfaqėsuese, Altin Lala, i cili do tė zėvendėsojė Igli Taren me shiritin e kapitenit, flet pėr detyrėn e re si dhe pėr “shokun” e tij dhe miqėsinė e ngushtė qė ai ka me bullgarin Chavdar Yankov, duke e lidhur me ballafaqimin qė ata do tė kenė njėri me tjetrin nė takimin qė do tė luhet nė Sofje: “Holanda do tė fitojė grupin tonė dhe Bullgaria me Rumaninė do tė konkurrojnė midis tyre, pėr tė pėrcaktuar se kush do tė sigurojė vendin e dytė”, - u shpreh kapiteni i ri Altin Lala, nė njė bisedė ekskluzive qė ai dha pėr gazetėn bullgare “Tema-Sport”. “Skuadra jonė ka njė test tė rėndėsishėm me Slloveninė, pėrpara se tė ballafaqohet me Bullgarinė. Mund t’iu them se tė dyja ndeshjet janė shumė delikate. Duhet tė fitojmė tė parėn dhe pastaj tė mendojmė pėr Bullgarinė, me tė cilėn ne dėshirojmė tė zhvillojmė njė lojė tė fortė. Eventualisht, Bullgaria ėshtė skuadėr e fortė dhe me njė sulm shumė tė rrezikshėm, ku Berbatov dhe Bojinov janė lojtarė tė klasit botėror”, - vazhdoi tė shpjegohet nė prononcimin e tij mesfushori i Hannover-it, Altin Lala. “Personalisht, mendoj se Bullgaria nuk ėshtė e pamundshme. Ata kanė probleme nė mesfushė dhe nė mbrojtje. Mbrojtėsat nuk sinkronizohen siē duhet njėri me tjetrin dhe mesfushorėt kanė tendencė qė tė distancohen dhe shkėputen nga plani i lojės dhe tė luajnė larg njėri-tjetrit. Kuptohet, ne nuk do tė luajmė me 10 lojtarė nė mbrojtje, vetėm se ata kanė sulm tė rrezikshėm. Skuadra jonė pa nė mėnyrė tė detajuar videon e ndeshjes Rumani-Bullgari dhe kemi nxjerrė disa pika nga ku do tė parashtrojmė planstrukturėn tonė pėr ndeshjen ndaj bullgarėve”, - u shpreh Lala. “Nėse kualifikimi pėr nė Europian do tė mbetet tė diskutohet midis Rumanisė dhe Bullgarisė, unė kam dėshirė qė tė kualifikohet Bullgaria dhe jo Rumania, tė cilėn nuk e kam qejf. Ėshtė thjesht njė gjykim personal. Kam shumė respekt pėr Hristo Stoichkov, por mbi tė gjitha me atė skuadėr luan miku im i ngushtė Chavdar Yankov, me tė cilin unė jam shumė shok si nė fushė, ashtu edhe jashtė saj nė Hanover, ku luajmė sė bashku. Ėshtė djalė dhe shok i mrekullueshėm dhe do tė jetė e pazakontė tė luaj ndaj tij. Ndoshta edhe mund t’ia pasoj topin disa herė nė fushė”, - u shpreh duke qeshur mesfushori shqiptar rreth miqėsisė dhe lidhjeve tė tij miqėsore qė ai ka me lojtarin e pėrfaqėsueses bullgare Chavdar Yankov. “Jam i sigurtė qė ne do tė vėmė njė bast tė vogėl pėrpara ndeshjes, por Chak ka mė shumė shanse se unė pėr tė fituar. Gjithashtu, shpresoj qė ai tė qendrojė tek Hannover, pasi ėshtė nė Loan nga Sllavia e cila kėrkon 1.75 milionė euro pėr kartonin e tij. Unė jam gati tė shkoj dhe t’i ulem nė gjunjė presidentit tė ekipit bullgar, vetėm e vetėm qė ai ta uli pak ēmimin”, - cilėsoi Lala. Pėrsa i pėrket emėrimit tė tij si kapiten i ri i skuadrės kuqezi, Lala mendon se ėshtė nder, por edhe njė detyrė e vėshtirė. Mendoj se trajneri Otto Bariē bėri gabim qė e la Iglin jashtė nė kėtė mėnyrė dhe nė kėto momente. Ai ėshtė njė lojtar shumė i rėndėsishėm pėr skuadrėn dhe njė shembull i shkėlqyer pėr lojtarėt e rinj qė tė mėsojnė nga profesionalizmi i tij si futbollist. Megjithatė, jeta vazhdon dhe unė si kapiten i ri do tė dėshiroj tė vazhdojė ta mbajė lart stafetėn e tij, aty ku e la Igli. Ėshtė krenari dhe nder tė mbash shiritin e kapitenit tė kombėtares kuq e zi, por ėshtė njė barrė e rėndė, e cila kėrkon respekt dhe dedikim serioz”, - pėrfundoi kapiteni i ri skuadrės kuq e zi, Altin Lala.

 

Aperture faqe 22 me foto

 

Sulmuesi shqiptar i Kievos jep fare pak shanse pėr kundėrshtarin nė “Loro Boriēi”

 

Bogdani: “Jemi tė dėnuar tė fitojmė ne!”

 

Erjon Bogdani, sulmuesi shqiptar i Kievos, pritet te jete ne fushe qe nga minuta e pare, ne ndeshjen e se shtunes, me Sllovenine. Dhe nuk ka se si te ndodhe ndryshe, kur ka shenuar plot 6 gola, ne perballjet me fanellen verdheblu te skuadres italiane te Serise A. "Do te jete nje ndeshje shume e rendesishme", - ka thene shtatlarti shqiptar, i cili pranon se e vlereson ne maksimum kete perballje. Megjithate, shpresat per nje fitore ndaj slloveneve jane te medha. Per futbolli.com, Bogdani shprehet optimist se Shqiperia ne "Loro Boriēi" do te arrije patjeter nje tripikesh, qe do te jete edhe suksesi i pare i kuqezinjve per kete edicion. Pėr sfidėn e sė shtunės, Eri thekson: “Do te jete nje ndeshje shume e veshtire. Kam degjuar se te gjithe, perfshire edhe gazetaret sportive po thone se kundershtari i radhes eshte me i dobet se Shqiperia. Une nuk mendoj aspak keshtu. Sigurisht, nese do te flasim per emra dhe per klubet se ku luajne futbollistet e te dy kombetareve, ne i bie qe te jemi me nivel paksa me te larte se Sllovenia. Por, ketu luhet futboll dhe ky eshte nje sport, ku i vogli nganjehere edhe e mund te madhin ose siē thuhet ndryshe, "Davidi mund Goliatin". Sipas sulmuesit shqiptar, Sllovenia nuk eshte nje kundershtar mesatar. Por me disa gjera me shume apo me pak eshte thuajse njesoj si Shqipėria. “Nuk luajne ne menyren tone, pra me pasime te shumta, por jane te rrezikshem kur duan te behen. Di te them se me siguri nuk do te jete ajo Sllovenia e famshme e ’99-ės. Pėr shembull, nėse flasim me histori, ne vitin 1999, Sllovenia na ka mundur 0-1 ne "Qemal Stafa", me gol te te njohurit Zaovic, qe ishte edhe ylli i asaj kohe i kombetares sllovene. Te mos harrojme qe kundershtari yne ka patur asokohe trajner edhe te njohurin Katanec, qe sot eshte trajneri i Maqedonise. Une kam luajtur ne ate ndeshje dhe ashtu si une edhe Lala dhe mendoj se ajo Slloveni nuk krahasohet me kete te sotmen. Mos harrojme qe ka dale edhe ne Kampionatin Europian te 2000-shit”. Shumė pesimist nuk ėshtė, pėrkundrazi, vetė sulmuesi shqiptar kalon limitet e modestisė pėr befasitė e futbollit dhe e mbyll: “Na vjen keq, por kete here jemi te denuar te fitojme ne!” 

 

Lorik Cana, tetė klube i kėrkojnė kartonin

“Kam tetė destinacione qė mund tė lėviz: njė ėshtė nė Gjermani, katėr nė Angli, dy nė Itali dhe njė nė Spanjė”. Lorik Cana luajti vetėm njė pjesė nė nė testin e fituar 6-0 kombėtarja A me ekipin modest tė Olimpikut. Madje, mesfushori i fuqishėm shqiptar tregoi jo pak nga vlerat e tij si futbollit, por dhe nga cilėsitė e tij si individ, kualitete kėto qė e kanė pėrzgjedhur edhe si ambasador i PNUD-it, ndėrkohė qė Loriku ishte pjesė e ndeshjes sė bamirėsisė “Zidan vs.Ronaldo”, e cila u luajt ditėn e henė nė “Velodrom” tė Marsejės, teksa vetė lojtari pėr kėtė temė thekson: “Kam pasur kontakte nga drejtues tė Olimpikut tė Lionit, njė ekip qė kryeson me meritė kampionatin francez, por unė mendoj se nė Francė, Olimpiku i Marsejės ėshtė mė i madhi. Personalisht, nuk kam qenė i interesuar pėr tė lėvizur te Lioni. Nė Francė luaj vetėm pėr Marsejėn, ndėrsa jashtė mė pelqen tė luaj nė Spanjė apo Itali. Por kam dhe dy vjet kontratė me Marsejėn, ndėrkohė qė klubi shpejt do tė bėhet pronė e njė miliarderi kanadez. Do tė rinovoj edhe dy vjet kontratėn me Marsejėn.”

 

 

Arsenali, 280 mijė euro pėr 16-vjeēarin shqiptar 

Tashmė nuk pėrbėn ndonjė sekret edhe pse ēudia ėshtė e madhe. Mediat greke, nėpėrmjet faqeve tė tyre tė internetit kanė bėrė publik lajmin e bujshėm, qė vjen nga qyteti i vogėl grek Volos. Bėhet fjalė pėr Lori Kerin, shqiptarin 16-vjeēar, qė luan me skuadrėn inferiore tė Magnesiakos. Por, nuk janė vetėm mediat greke qė e kanė bėrė publik kėtė fakt. Pėr djaloshin shqiptar ka shkruar me superlativa edhe gazeta britanike "Sport Daily". Nėn titullin "Raca e Ninėve", midis tė tjerave thuhet: "Talenti 16-vjeēar shqiptar, Lori Keri, mendohet njė ndėr futbollistėt mė shpresėdhėnės qė ka futbolli i Thesalisė. Ai ėshtė njė qendėrsulmues qė luan me kėmbėn e majtė nė skuadrėn e Magnesiakos dhe padyshim dallohet si mė i miri i brezit tė ri tė futbollistėve tė Thesalisė.

 

Kjo vėrtetohet nga ato ēka ai ka paraqitur sivjet. Nė skuadrėn e tij ka qenė lojtar bazė dhe i pazėvendėsueshėm. Me ekipin e tij ka luajtur nė 24 ndeshje dhe ka shėnuar 24 gola. Keri ka dhėnė gjithashtu edhe 18 asiste pėr gol". Lori, siē e thėrrasin shkurt talentin shqiptar ėshtė fėmijė i njė emigranti ekonomik shqiptar dhe qysh nė fillim tė periudhės sė sivjetme gjendet nė objektiv tė skuadrave tė mėdha tė Athinės e tė Selanikut, por, jo vetėm tė kėtyre. Sipas gazetės sė njohur britanike "Sport Daily", qė kėtu e 4 muaj mė parė, talenti shqiptar ndodhet nėn vėzhgimin e klubit tė njohur anglez Arsenal.

 

Ke foto

Diarra: “Ndihem krenar qė do tė vesh fanellėn e kombėtares”

Futbollisti francez, Lasan Diarra, ėshtė pėrfshirė nė emėroren e futbollistėve, tė cilėt janė ftuar nga pėrzgjedhėsi Rajmond Domenek, pėr ndeshjen e ardhshme ndaj Lituanisė nė kuadėr tė kualifikimeve pėr Euro-2008. Megjithatė, futbollisti i Ēelsit, fillimisht nuk kishte besuar se ėshtė ftuar nė skuadrėn kombėtare, edhe pse, pas stėrvitjes sė Ēelsit, njė gjė tė tillė ia kishin kumtuar trajneri Hose Murinjo dhe bashkėlojtari i tij, Klod Makelele. Mesfushori mbrojtės ėshtė ftuar nė kombėtaren e Francės, pėrkundėr faktit qė tek Ēelsi ka qenė titullar vetėm nė 16 ndeshje, prej se ka ardhur nė “Stemford Brixh”. “Isha nė stėrvitje. Murinjo dhe Makelele erdhėn tė mė jepnin lajmin se mua mė ka ardhur ftesa nga kombėtarja. Mendova se ata po bėnin shaka, prandaj edhe fillova tė qeshja sė bashku me ata. Kur edhe bashkėlojtarėt e tjerė filluan tė bisedojnė rreth kėsaj teme nė zhveshtore, atėherė e kuptova se vėrtet isha i pėrfshirė nė emėroren e kombėtares dhe u ndieva krenar”, - ka thėnė 22-vjeēari, Diarra. Duke pasur parasysh faktin se nė radhėt e kombėtares franceze ka shumė futbollistė tė lėnduar, atėherė ekziston mundėsia qė Diarra tė debutojė nė ndeshjen kundėr Lituanisė nė fanellėn e “gjelave”, kurse dėshira e tij ėshtė tė luajė pėrkrah Klod Makeleles. “Klodi ėshtė shembull pėr mua, ai mė ka ndihmuar shumė. Dua ta arsyetoj besimin e dhėnė nga pėrzgjedhėsi Domenek dhe tė dėshmoj se ai kishte tė drejtė qė mė pėrfshiu nė kombėtare. Do tė jetė njė nder pėr mua qė do tė vesh fanellėn e kombėtares”, - ka shtuar Diarra. Futbollisti i ri francez ka pohuar se gjatė janarit i ishte ofruar mundėsia pėr tė kaluar si huazim nė ndonjė skuadėr tjetėr, por ai nuk ėshtė penduar qė ka mbetur te Ēelsi. “Kurrė nė jetė nuk i kam pasur gjėrat e lehta. Nuk kam pasur sukses nė akademitė e futbollit tė Nantės dhe Le Manit, kurse edhe tek Ēelsi kam pasur momente tė vėshtira, por kurrė nuk jam penduar qė kam ardhur nė Londėr. Nė moshėn time ėshtė normale tė kalosh nėpėr gjėra tė tilla, sidomos kur jeni anėtar i njė klubi tė madh”, - ka pėrfunduar Diarra. Ai ka ardhur tek Ēelsi nė vitin 2005 nga Avra, pėr njė shifėr prej 4 milionė eurosh.

 

Ke foto

Kaka’ ėndėrron tė ketė njė djalė

Njėri ndėr futbollistėt mė tė mirė nė botė, mesfushori i Milanit dhe i kombėtares braziliane Rikardo Izekson dos Santos Leite, i njohur si Kaka, e ka befasuar skuadrėn e tij qė tashmė dhe eventualisht atė tė ardhshmen, duke thėnė se e vetmja gjė pėr tė cilėn ėndėrron ėshtė dėshira pėr ta pasur njė djalė. Sipas mediave tė huaja, braziliani ka thėnė se lindja e njė fėmije ėshtė shumė mė e rėndėsishme se fitimi i Ligės sė Kampionėve apo titulli i kampionit nė Itali. Kaka, i cili muajin e ardhshėm mbush 25 vjeē, para mė shumė se njė vit ėshtė martuar me Karolian Selison dhe i ka shprehur qartė prioritetet e tij tė jetės dhe kjo nuk ka tė bėjė as me pasurinė dhe as me famėn e tij. “Ngadhėnjimi nė kampionat ose nė Ligėn e Kampionėve? Jo, ‘goli’ im mė i mirė do tė ishte kur nė duart e mia tė mbaja djalin tim. Futbolli, gjithsesi, ėshtė i rėndėsishėm pėr mua dhe nuk kursej asgjė pėr tė fituar me Milanin, por nėse mė duhet tė them se cila ėshtė dėshira ime mė e madhe nė jetė, pa dyshim se do tė thosha , fėmijėt”, - ka thėnė Kaka’.

 

 

Ke foto

Didier Drogba nėn hetime intensive

Sulmuesi i Ēelzit, Didier Drogba, mund tė dėnohet pėr shkak tė “rolit” tė tij me incidentin qė ndodhi nė ndeshjen ndėrmjet Ēelzit dhe Totenhemit, e vlefshme pėr Kupėn FA. Nė xhirimet televizive, Drogba shihet duke e goditur me kėmbė tifozin e Totenhemit, i cili pas pėrfundimit tė ndeshjes u pėrpoq tė sulmonte Frenk Lampardin. Sipas gazetės britanike ”Mirror”, Komisioni Disiplinor e ka kėrkuar xhirimin e ndeshjes pėr tė verifikuar gjestin e Drogbės, i cili pritet tė dėnohet me tė holla, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė ai tė pezullohet pėr disa ndeshje. Nė afėrsi tė Drogbės nė atė rast janė gjendur edhe Xhon Terri dhe Eshli Kol, por ata nuk kanė reaguar dhe nuk pritet tė dėnohen. Ndėrkaq, tifozit tė Totenhemit, pėrjetėsisht i ėshtė ndaluar hyrja nė stadiumet e futbollit tė Anglisė.

 

Ke foto

Kapelo merr lėvdata nga Kalderoni

Ramon Kalderon, president i Realit, pėrkundėr rezultateve tė dobėta nė kampionatin spanjoll, eliminimin nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionėve vazhdon tė besojė nė trajnerin italian, Fabio Kapelo. “Besoj se nė ndeshjen e javės sė fundit kundėr Majorkės do tė shpallemi kampionė. Megjithėse i kemi dy rivalė shumė tė fortė, nuk jemi pa gjasa, sepse kemi skuadėr shumė tė mirė”, - e ka shprehur optimizmin e tij Kalderon. “Kapelo erdhi nė njė moment tė vėshtirė pėr skuadrėn, me tetė futbollistė tė rinj dhe me tre stinorė pa fituar asnjė trofe. Ai ėshtė trajner i madh dhe ne ishim ata qė e lutėm tė vijė te ne, sepse patėm besim se mund ta fitojmė kampionatin”, - ka shtuar Kalderon. Ai ka folur edhe pėr tė ardhmen e Robinjos. “Dėshirojmė qė Robinjo tė mbetet me ne sa mė gjatė dhe ėshtė e qartė se nuk mendojmė ta shesim. Me siguri se ėshtė nė mesin e pesė futbollistėve mė tė mirė nė botė”, -ėshtė shprehur ai.

 

Ke foto

Kristiano Ronaldo: Nuk dua tė jem “galaktik”

Ylli i Manēester Junajtedit, portugezi Kristiano Ronaldo, ka thėnė se nuk dėshiron tė kalojė te Reali i Madridit dhe nė lidhje me kėtė ėshtė shprehur shkurt: “Nuk dua tė jem galaktik”. Tė trimėruar me deklaratėn e manaxherit tė Ronaldos, Zhorzh Mendes, sipas sė cilit portugezi deri nė fund tė stinorit nuk do tė mendojė pėr rinovimin e kontratės me Manēesterin, zyrtarėt e Real Madridit kanė pėrgatitur ofertėn prej rreth 90 milionė eurosh. Sipas gazetės spanjolle "AS", kontrata aktuale e Ronaldos, e cila skadon nė vitin 2010, nuk ka ndonjė klauzolė rreth shkėputjes, kėshtu qė pronari i klubit anglez, amerikani Malkom Glejzer, do tė pėrpiqet tė pėrfitojė sa mė shumė nga ky rast. Megjithėse, flitet me tė madhe pėr kalimin e tij nė njėrėn nga klubet e njohura tė Spanjės, Ronaldo ka thėnė se ai ende ėshtė futbollist i Manēester Junajtedit. “Nėse gjėrat shkojnė mirė, dėshiroj tė mbetem nė “Old Trafford”. Nuk jam ‘galaktik’ i Realit, sepse dua tė lė gjurmė nė historinė e Manēesterit”, - ka thėnė 22-vjeēari Ronaldo, i cili nuk e ka fshehur dėshirėn qė me “Djajtė e kuq” tė vazhdojė kontratėn sė paku edhe pėr dy vjet. Nėse lideri i Ligės Premiere e pranon ofertėn e Realit tė Madridit, atėherė ky do tė jetė transferimi mė i shtrenjtė nė historinė e klubit spanjoll. Rekordin e deritashėm e mban Zinedin Zidan, i cili nė vitin 2001 pėr 75 milionė euro nga Juventusi kaloi te Reali.

Belgėt "kėrcėnojnė" Kristiano Ronaldon     

Portieri i kombėtares sė Belgjikės, Stin Stinen, ka pohuar se Kristiano Ronaldo do tė "masakrohet" nė ndeshjen kualifikuese pėr Euro-2008 dhe ka porositur bashkėlojtarėt e tij qė mos i kursejnė kėmbėt e portugezit. "Pas vetėm dy minutash lojė do ta 'masakrojmė' aq shumė, sa do tė jetė i detyruar ta braktisė fushėn me barelė. Portugalia ka kualitet tė madh dhe ne duhet tė luajmė nė mėnyrėn tonė. Nė rast se pėrpiqemi tė luajmė si portugezėt, atėherė humbja ėshtė e sigurt", - ka theksuar Stinen, pas stėrvitjeve tė paraditės tė kombėtares belge. Megjithatė, mė vonė portieri belg, sėrish ka dalur para gazetarėve dhe e ka 'zbutur' deklaratėn e tij tė mėparshme, duke thėnė: "Mendoj se fjalėt e mia nuk kanė qenė tronditėse. Ne jemi skuadėr mysafire dhe duhet tė luajmė nė mėnyrėn tonė. Nuk kam menduar se Ronaldon do ta largojmė nga fusha nė mėnyrė speciale, por kam dashur tė them se duhet tė luajmė lojė tė fortė. Po ashtu, nuk kam thėnė se bashkėlojtarėt e mi duhet t'ia thyejnė kėmbėt dikujt, por qė duhet tė jenė agresivė nė lojė."  

 

 

 

Shkurt nga Bota

Uest Hem, Ashton i padisponueshėm deri nė fund tė sezonit

Sulmuesi i West Ham, Dean Ashton, eshte operuar edhe njehere ne kaviljen e majte dhe do te jete i padisponueshem deri ne fund te sezonit, beri te ditur klubi anglez i futbollit. 23-vjeēari ka pesuar nje frakture muaj me pare dhe pas demtimit tjeter, iu nenshtrua operacionit te henen. "Ai mund te nise levizjet pas gjashte javesh", - saktesoi fizio-terapisti i klubit, Steve Allen.

Livorno, Orsi zėvendėson trajnerin Arrigoni

Livorno ka shkarkuar trajnerin italian, Daniele Arrigoni dhe e ka zevendesuar ate me Fernando Orsi, beri te ditur klubi italian i Serise A. Daniele Arrigoni paguan keshtu rezultatet e dobeta te ekipit toskan, qe ndodhet ne vendin e 13-te ne klasifikim.

Orsi, 46 vjeē, eshte ish-portier i Lazio Roma e ish-ndihmes i Roberto Mancini, aktualisht trajner i Inter Milano.

Porto, mesfushori i ri Castro kalon me ekipin e parė

Mesfushori 18-vjeēar portugez, André Castro, ka kaluar ne radhet e ekipit te pare te FC Porto, aktualisht lider i kampionatit portugez te futbollit, beri te ditur klubi te enjten. Lojtari, qe do te mbaje numrin 35, do te jete ne dispozicion te trajnerit Jesulado Ferreira deri ne fund te sezonit. "Ishte nje enderr qe u realizua", - theksoi lojtari. FC Porto kryeson kampionatin me 52 pike, e ndjekur nga Benfica me 51 pike.

Basketboll 2008: Pėrbėrja e grupeve

Argjentina, kampione olimpike ne basketboll ne fuqi, ndodhet ne grupin A te turneut eliminator te Amerikes per Lojėrat Olimpike 2008, ndersa SHBA-tė, tė 3-at ne Athine, ndodhen ne grupin B. Ne turneun e Amerikes nga 22 gushti deri ne 2 shtator ne Las Vegas (Nevada), kualifikohen dy vende per ne Lojėrat e Pekinit. Perberja e grupeve pas hedhjes se shortit eshte:

Grupi A: Argjentina, Meksika, Panama, Porto Riko, Uruguaj

Grupi B: Brazil, Kanada, SHBA, Ishujt Vierges, Venezuela.

 

Tenis, njė portugeze 14-vjeēare kalon turin e parė

Nje portugeze 14-vjeēare, Michelle Larcher de Brito, eshte kualifikuar per ne turin e 2-te te turneut ATP e WTA ne Miami, te merkuren. Lindur me 29 janar 1993, Larcher de Brito behet keshtu lojtarja e dyte me e re ne histori qe fiton nje ndeshje ne Miami, pasi mundi amerikanen Meghann Shaughnessy (3-6, 6-2, 7-6). Lojtarja me e re ka qene amerikania Jennifer Capriati, qe para se te festonte 14-vjetorin, fitoi ne turin e pare ne 1990. Ne turin e ardhshem, e reja portugeze do te ndeshet me sllovaken Daniela Hantuchova, ne krye te serise N.16, e cila fitoi te dielen turneun ne Indian Uells.

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

 

 

Gjykata: Ndarjet midis ēifteve, nė rritje

Fėmijėt, viktima tė divorceve

 

VLORĖ-Nga viti nė vit ka ardhur duke u rritur numri i zgjidhjes sė martesave. Deklarimi vjen nga Gjykata e Rrethit, e cila ka dhėnė alarmin e shtimit tė rasteve tė divorceve, jo vetėm ndėr ēiftet e reja, por edhe tek mosha mė tė konsoliduara. Por, ndėrsa martesa dhe ndarja ėshtė njė zgjedhje e vet atyre qė janė lidhur me kėtė akt, gjykata vėren si shqetėsuese pasojat qė vijnė nga ndarja e ēifteve, pasoja tė cilat i vuajnė fėmijėt, tė cilėt nė shumė raste mbeten pa ushqim, pa strehim dhe pa mundėsi reale pėr t’u arsimuar. Nėse numri i divorceve nga viti nė vit ėshtė nė rritje, padyshim nė rritje ėshtė edhe numri i fėmijėve nė qytet, tė cilėt, jo vetėm rriten pa njėrin prind, por rrezikojnė tė mbeten pa kushtet mė elementare tė jetesės dhe tė shkollimit.

Problem pėr gjykatėn ka qenė llogaritja e detyrimit pėr ushqim, qė kanė prindėrit ndaj fėmijėve apo edhe bashkeshorteve tė tyre nė raste tė caktuara, pasi pjesa mė e madhe e qytetarėve kryejnė aktivitete informale, jo tė regjistruar ose e regjistrojnė atė nė emėr tė familjarėve tė tjerė pėr t’iu shmangur detyrimeve tė ndryshme dhe duke i bėrė tė paekzekutueshėm  vendimet. Por, ndėrsa bashkėshortėt, sidomos burrat, fshehin tė ardhurat kur shkojnė pėr ndarje nė gjykatė, me qėllim qė gruaja tė mos i marrė pjesė nga kjo e ardhur apo pasuri, nga kjo fshehje ata qė e pėsojnė janė fėmijėt. Pėr vetė faktin qė gjykata vendos mbi tė dhėnat pasurore qė depozitojnė nė gjykatė bashkėshortėt qė ndahen. Ky fakt pėrbėn njė problem serioz, pasi nga vendimi qė jep gjykata nė favor tė njė shtetasi, ajo qė ai pėrfiton realisht ėshtė thjesht njė vendim nė favor, pra njė copė letėr.

ERGYS ALUSHI

 

 (FOTO tek dita one me ”Gati abortimi” )

 

Numri mė i lartė shėnohet tek nėnat e grupmoshės 15-24 dhe 24-45 vjeē

 

Pėrgjysmohen abortet vullnetare

 

 

Nėse nė muajin janar 2006 u regjistruan 32 aborte, pėr muajin janar 2007 pati vetėm 25 raste, nėse pėr muajin shkurt 2006, numri i aborteve shkoi nė 54, nė shkurt 2007, ky numėr zbriti sėrish nė 25 aborte…

 

KORĒĖ- Pėr dy muajt e parė tė vitit 2007 ėshtė shėnuar njė ulje e ndjeshme e aborteve. Nga 86 abortime tė regjistruara nė muajt janar-shkurt tė njė viti mė parė, pėr 2007-ėn, abortet kanė zbritur nė 50 raste ose 36 aborte mė pak. Ulja e numrit tė aborteve ka nisur tė ndihet qė nga viti 2006, pasi nė 3-4 vitet e mėparshme, numri i abortimeve ka qenė shumė mė i lartė. Nė kėtė pėrfundim ka dalė zyra e statistikave pranė maternitetit tė qytetit tė Korēės, ku tė dhėnat statistikore tregojnė se, numri i abortimeve nė dy vitet e fundit ka pėsuar ulje. Ashtu si edhe mė parė edhe tani, shkak pėr fenomenin e abortimeve janė: gjendja ekonomike, problemet sociale tė familjes, emigracioni, planifikimi familjar, shtatzanitė e padėshiruara, shtatzanitė tek moshat e reja, problemet shėndetėsorė tė nėnės shtazėnė etj.

Burime pranė zyrės sė statistikave nė maternitetin e qytetit tė Korēės pohojnė se, abortet po vijnė nė ulje, ndėrsa shihet qartazi tendenca qė ky fenomen tė pėsojė ulje maksimale. Tė dhėnat mė tė fundit kanė treguar se, ulja e aborteve ka nisur qė nga viti 2006, ndėrsa gjatė vitit 2007, abortet kanė qenė edhe mė tė ulėta. Shpresohet qė viti nė vazhdim tė mbyllet mė njė numėr shumė mė tė vogėl abortesh, krahasuar me 3-4 vjet mė parė. Nėse nė muajin janar tė vitit 2006 u regjistruan 32 aborte, pėr muajin janar tė 2007 pati vetėm 25 raste dhe nėse pėr muajin shkurt tė 2006-ės, numri i abortimeve shkoi nė 54, pėr vitin nė vazhdim zbriti sėrish nė 25 aborte. Edhe pėr muajin mars, ecuria e aborteve ėshtė mė e ulėt se marsi i vitit 2006. Numri mė i lartė i aborteve shėnohet nga nėna tė moshės nga 15-24 vjeē, tė ndjekura nga gupmosha 24-45 vjeē, ndėrsa ka pak aborte te moshat 45 vjeē e lartė. Abortet vullnetare, bėjnė tė ditura burimet, bėhen nga nėnat me moshė tė re, por nė numrin e abortimeve pėrfshihen edhe aborte spontane si dhe ato aborte qė janė tė kushtėzuara nga shėndeti i nėnės. Tė njėjtat burime shpjeguan se, kur nėna shtazėnė vuan nga disa sėmundje tė ndryshme, abortet janė tė pashmangshme. Ndėrkohė, ėshtė vėnė theksi tek sensibilizimi i mėtejshėm i grave, pėrsa i pėrket planifikimit familjar. Ky sensibilizim duhet tė jetė edhe mė efikas, jo vetėm nė qendrat urbane, por edhe nė ato rurale. Gjithsesi, si shkaqe dominante tė aborteve konsiderohet gjendja ekonomike e familjeve. Pėr shkak tė aborteve tė shumta gjatė viteve tė kaluara, ku si gjithnjė numrin mė tė madh tė kėrkesave vullnetare pėr aborteve e zinin moshat e reja, gjendja ekonomike dhe problemet sociale tė familjes ishin faktorėt kryesorė qė ēonin nėnat nė njė shtatzani tė padėshiruar, pėr shkak tė pamundėsisė nė rritjen e fėmijės. Ndėrsa, statistikat flasin pėr ulje tė aborteve. Qė nga viti 2006 rezulton se, familja nė rrethin e Korēės ka mundur tė pėrmirėsojė jetėn e saj ekonomike. Janė konsoliduar familjet e emigrantėve, pas zgjidhjes sė problemeve tė tyre tė shumta me dokumentacioninin legal dhe pėr rrjedhojė, problemet sociale nuk janė aq tė mprehta ashtu si mė parė. Tė dhėnat statistikore flasin pėr njė punė mė tė kualifikuar nė drejtim tė planifikimit familjar, ndėrsa theksohet se mbetet ende shumė pėr tė bėrė.

SELDI HASANASI

 

Qytetarėt denoncojnė nėpėrmjet telefonit

Arrestohen dy shtetas

 

SHKODĖR- Dy telefonata tė ndryshme, tė bėra dje, rreth mesit tė natės nė sallėn operative, pranė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Shkodrės kanė rezultuar tė sakta, por edhe efektive pėr uniformat blu. Si pasojė, ata kanė bėrė tė mundur kontrollin nė flagrancė si dhe mė pas arrestimin e dy personave tė cilėve iu gjetėn armė tė mbajtura pa leje, pėrkatėsisht nė banesė dhe nė automjet. Nė kėtė mėnyrė, dy aksionet e djeshme tė policisė sė komisariatit tė Shkodrės janė mundėsuar, falė bashkėpunimit tė frytshėm qė komuniteti i kėtij qyteti iu ka ofruar uniformave blu. Sipas burimeve nga Komisariati i Policisė sė Shkodrės, tė martėn, rreth orės 23.00 u bė arrestimi nė flagrancė i shtetasit Gezim Zenel Mustafa, 40 vjeē, lindur dhe banues nė lagjen “Shiroke” tė qytetit tė Shkodrės, me arsim tė mesėm.  Arrestimi i tij u bė pėr arsye se, po kėtė ditė, pas njė telefonate tė marrė nė sallėn operative, nė orėn 22.00, nga forcat e policisė sė komisariatit tė Shkodrės ėshtė ushtruar kontroll nė banesėn e tij dhe pėr pasojė i janė gjetur dhe sekuestruar; njė automatik tip “Kallashnikov” dhe 140 fishekė “Model 56”, tė cilat ky shtetas i mbante pa leje. Ndėrkohė, vetėm pas dy orėsh, njė telefonatė e dytė e marrė po nė sallėn operative ka rezultuar po aq e saktė sa e para pėr tė njėjtėn shkelje ligjore. Po sipas burimit tė mėsipėrm, tė mėrkurėn rreth orės 01.0 pas mesit tė natės u arrestua nė flagrancė shtetasi Taulant Bahri Hotaj, 29 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Shtoj i Ri tė komunės sė Rrethinave, rrethi Shkodėr, me arsim tetėvjeēar.

Arrestimi i tij u krye pėr arsye se, nė po kėtė ditė, e pikėrisht rreth orės 00.30 minuta pas mesit tė natės, pas njė telefonate tė marrė nė sallėn operative nga shėrbimet e policisė sė Komisariatit tė Shkodrės ėshtė ushtruar kontroll i befasishėm nė automjetin e tij tip “Benz”, me targė FR 45 13 B, nė kompleksin sportiv “Zmijaneve” qė ndodhet pranė fshatit tė tij. Si rrjedhojė, atij i janė gjetur dhe sekuestruar njė pistoletė tip “TT”, sė bashku me njė krėhėr tė mbushur me 7 fishekė, tė cilat ky person i mbante pa leje. Materialet nė ngarkim tė dy shtetasve tė ndaluar i kanė kaluar pėr ndjekje Prokurorisė sė Rrethit Gjygjėsor tė Shkodrės, pasi ata akuzohen pėr armėmbajtje pa leje.   

ARBEN LAGRETA

 

 

Universiteti, paqe me qendrėn spitalore 

 

ELBASAN-Universiteti “Aleksandėr Xhuvani”, nuk ėshtė mė nė konflikt me drejtorinė e qendrės spitalore “Xhaferr Kongoli”, lidhur me pronėsinė e godinės sė Spitalit Infektiv, ku ėshtė vendosur Fakulteti i Infermieristikės. Bashkekzistencėn e Fakultetit tė Infermierisė me Repartin Infektiv, rektori i Universitetit “Aleksandėr Xhuvani”, prof.dr. Jani Dode, e kishte cilėsuar “njė absurd qė duhet tė marrė fund sa mė shpejt tė jetė e mundur.” Pas njė kėmbėnguljeje tė gjatė tė rektoratit tė kėtij universiteti nė janar tė vitit 2005, Kėshilli i Ministrave vendosi kalimin e pėrgjegjėsisė sė administrimit tė mjediseve tė repartit Infektiv tė Qendrės Spitalore tė Elbasanit nga Ministria e Shėndetėsisė te Ministra e Arsimit dhe e Shkencės, por me kusht qė kati pėrdhes tė shėrbejė si repart shėrbimi qė do tė pėrdoret nga spitali pėr ofrimin e kujdesit shėndetėsor nė shėrbimin infektiv. Sipas Drejtorit tė Qendrės Spitalore, nuk ka asnjė lloj arsyeje dhe argumenti apo hapėsire ligjore qė nga universiteti tė kėrkohet largimi i repartit infektiv nga godina ku ai ndodhet qė nė hapjen e kėtij shėrbimi spitalor. Nė tė gjitha vendet e zhvilluara, por edhe nė Tiranė e Shkodėr, Fakulteti i Infermierisė ndodhet nė tė njėjtėn godinė me spitalin, pasi shkolla, jeta dhe puna e studentėve tė kėtij fakulteti ėshtė e lidhur me pacientėt. Kėshtu argumenton Deliallisi, drejtori i qendrės, Xhafer Kongoli, i cili gjykon se, “konflikti i ndezur nga Rektorati i Universitetit ka marrė fund, pasi nuk kishte kuptim qė nga ana e tyre tė kėrkohej largimi nga godina i Repartit Infektiv.”

SUELA AZEMI

 

 

 

 

 

 

Gjendet i mbytur nė lumė 65-vjeēari

 

LEZHĖ- Konsumimi i tepėrt i alkoolit, duket se ka qenė shkaku kryesor qė shtetasi P. Loshi, 65 vjeē, banues nė fshatin Ishull Lezhė, tė pėrfundonte i mbytur nė rrjedhėn e lumit Drin, i cili pėrshkon qytetin e Lezhės. Trupi i pajetė i tė ndjerit ėshtė gjetur rreth orės 16.00, nė grykėderdhjen e lumit nė det. Burime zyrtare tė policisė konfirmojnė versionin e ekspertėve tė tyre, sipas tė cilėve, mendohet se, Loshi ka rėnė nė lumė njė natė mė parė. Disa dėshmitarė kanė dėshmuar se, gjatė gjithė ditės sė martė, viktima ishte parė duke konsumuar alkool dhe nė orėt e pasdites ka qenė totalisht i alkoolizuar. Mė tej, ai ėshtė nisur nė drejtim tė bansesės, por nuk dihen rrethanat se si ai, nė kulmin e shiut qė binte atė ditė, ka rėnė nga ura kryesore e qytetit tė Lezhės, pėr nė ujėrat e tejfryrė tė lumit Drin. Ai ka pluskuar brenda tyre pėr mė shumė se 24 orė, kur edhe banorėt e fshatit tė tij Ishull Lezhė e kanė gjetuar trupin e pajetė, pikėrisht aty ku lumi Drin bashkohet me detin Adriatik. Policia po heton pėr tė gjitha rrethanat e kėsaj ngjarjeje, ku humbi jetėn 65-vjeēari P. Loshi.

 

(FOTO gjej nga arkivi njė qė po flet nė telefon )

 

Femra mashtruese hiqej si sekretare e kompanisė “AMC”

Vjedhje nė emėr tė kompanive celulare

 

Thirrja: “Alo, ju jeni shpallur fitues i 20 milionė lekėve, por qė tė mund t’i tėrhiqni ato duhet tė blini gjashtė karta rimbushėse. Do t’iu marrim pas 5 minutash... Ndryshe do skualifikoheni dha paratė i kalojnė njė abonenti tjetėr...”

LAĒ-“Alo flas nga AMC-ja. Nga pėrzgjedhja qė iu ėshtė bėrė numrave, ju jeni shpallur fitues i 20 milionė lekėve, por qė kėto para tė mund t’i tėrhiqni nga kompania jonė, duhet tė blini gjashtė karta rimbushėse AMC dhe tė na i dėrgoni ne. Do t’iu marrim sėrish pėr pesė minuta, ndryshe ju skualifikoheni dhe shuma e parave i kalon njė abonenti tjetėr”. Kaq ka mjaftuar pėr tė futur nė kurth njė 45-vjeēar nga Laēi, Lekė T, tė cilit i janė marrė plorė 64 karta rimbushėse “AMC” dhe “Vodafon”, tė konvertuara nė 64 000 lekė, brenda 20 minutave, duke bėrė vetėm tre telefonata. Ngjarja ka ndodhur me njė banor tė lagjes nr.4 tė qytetit tė Laēit, i cili, pasi ka marrė telefonatėn e parė nga mashtruesja qė fliste nė emėr tė “AMC”-sė, ka blerė gjashtė karta duke rimbushur telefonin. Por ato kanė qenė tė pamjaftueshme. Mashtruesja ka filluar sėrish telonevelėn e saj, duke i telefonuar sėrish Lekė T-sė. Kėtė herė e ka sinjalizuar se qė ai tė merrte nė mėnyrė tė padiskutueshme njė autoveturė tip “Pezho”, duhet tė blinte dhjetė karta rimbushėse  AMC, dhjetė Vodafon dhe t’i jepte 12 numrat e secilės kartė rimbushėse. Pas blejės sė 20 kartave dhe dhėnies sė numrave, mashtruesja e ka telefonuar sėrish, duke i thėnė se, nėse ai donte tė merrte si dhuratė dhe njė shtėpi nė Tiranė duhet tė blinte sėrish edhe 36 karta, nga tė cilat 18 AMC dhe 18 Vodafon. Prej tyre ai do t’i jepte “sekretarisė” numrat dymbėdhjetėfishiorė. Pas blerjes sė kartave rimbushėse dhjetė mijė lekėshe, mashtruesja i ka ofruar njė tjetėr “shans”. Sipas saj, qė Lekė T. tė merrte edhe shtėpinė edhe “Pezho”-nė duhej ta kompletonte “lojėn” edhe me blerjen e dhjetė kartave AMC dhe Vodafon. Ndėrsa 45-vjeēari ka nxituar sėrish tė realizojė fundin e “lojės”, duke marrė tė tjera karta telefonike me para borxh, pasi lokalit ku i kishte marrė tė parat i ishin mbaruar, ėshtė bėrė i mundur dhe konstatimi i mashtrimit. Njeriu qė e ka zgjuar Lekė T-nė nga “gjumi” i kėtij mashtrimi ka qenė pronari i lokalit ku ai kishte marrė kartat telefonike. Ky e ka pyetur pėrse kishte marrė nga 64 karta telefonike, ndėrsa Leka, plot pasion i ka treguar sė kishte fituar njė shtėpi nė Tiranė dhe kėrkonte tė marrte njė “Pezho”, nga AMC-ja. Por, pikėrisht kėtu, tregtari e ka ndaluar tė merrte kartat e tjera, duke e sqaruar se e gjitha ajo kishte qenė njė mashtrim pėr tė. Ndėrsa, telefoni ka rėnė sėrish dhe “sekretarja” i ka kėrkuar tė blinte edhe dhjetė karta AMC dhe Vodafon, pėr tė marrė makinėn, Lekė T. i ka kėrkuar  emrin dhe kur duhej tė vinte tė merrte shtėpinė qė kishte fituar. Ndėrkohė, ka ndėrhyrė pronari i lokalit, i cili i ka kėrkuar “sekretares” numrin e telefonit dhe pėrse ajo telefononte nga numėr i fshehtė. Kaq ka mjaftuar qė supermashtruesja tė mbyllte telefonin, ndėrsa Lekė T., i ndodhur pėrballė kėsaj supervjedhjeje i ėshtė drejtuar policisė sė Kurbinit, ku ka bėrė kallėzimin. Policia tha se po heton rreth pretendimeve qė ka ngritur qytetari i mashtruar pėr tė gjetur “sekretaren bujare” qė fliste nė emėr tė kompanive celulare.

GJON MARKU

 

Takim pėr drogėn nė prefekturė

 

VLORĖ-Pasditen e djeshme, nė ambientet e prefekturės ėshtė zhvilluar njė takim pėr parandalimin e kultivimit tė bikės narkotike “canabis sattiva” nė fshatrat e Vlorės. Na takim tė pranishėm kanė qenė Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, Barjam Ibraj, Prokurori i Vlorės, Petrit Ēano, sekretarja e pėrgjithshme e Prefekturės, Dorote Konomi, si dhe drejtuesit e policisė sė qytetit tė Vlorės. Takimin e hapi sekretarja e Prefekturės, e cila u shpreh se, pėr ndalimin e kultivimit tė bimės narkotike duhet njė punė intensive, jo vetėm e forcave tė rendit, por edhe e banorėve, tė cilėt duhet tė ndėrgjegjėsohen se  kultivimi i lėndėve narkotike ėshtė jo vetėm dėmtues pėr vetė individėt, por edhe pėr imazhin e fshatrave  tė lumit tė Vlorės. Pas znj. Konomi, e cila aktualisht ėshtė dhe prefekte e komanduar, fjalėn e mori drejtori i policisė sė Vlorės, Astrit Mehja, i cili deklaroi se, kohėt e fundit, policia ka pasur njė bashkėpunim tė ngushtė me gjykatėn, prokurorinė si dhe trupat Delta Forcė. Mė tej, Ibraj ka deklaruar se ky takim ishte i dyti, pas atij tė zhvilluar njė ditė mė parė nė Fier, duke pėrmendur faktin se ėshtė ulur kultivimi i lėndės narkotiike “canabis sattiva” nė qarkun e Vlorės me 4-fish mė pak se viti i 2005. Ibraj ka shtuar se, kėtė vit janė kapur 1000 kg canabis si dhe janė vėnė nė pranga 150 persona. Takimi u zhvillua disa ditė para fillimit tė stinės sė mbjelljes sė canabisit.

ERGYS ALUSHI

 

Dėbora bllokon rrugėt malore

 

SHKODĖR- Reshjet e dėborės, qė gjatė dy ditėve tė fundit kanė rėnė pa pushim nė disa zona malore tė qarkut tė Shkodrės, kanė shkaktuar bllokime tė rrugėve rurale, ku mė problematike situata paraqitet nė segmentin Selcė-Vermosh, segment ky momentalisht i pakalueshėm. Ndėrkohė, mėsohet se trashėsia e dėborės nė komunėn e Kelmendit ka arritur nė rreth 80 centimetra, duke shkaktuar probleme tė shumta nė lėvizjen e banorėve tė kėsaj zone. Burime nga prefektura e qarkut thanė se, dėbora e rėnė ka krijuar tė njėjtat probleme dhe nė zonėn e Dukagjinit, ku rrugėt rurale, aktualisht, janė tė pakalueshme. Reshjet e dėborės kanė shkaktuar vėshtirėsi edhe nė rrethin e Pukės, ku trashėsia nė zona tė veēanta ka arritur deri nė 50 cm. Mė problematike paraqitet lėvizja e automjeteve nė rrugėt nacionale Pukė-Kukės, Pukė-Qafė Mali, Fierzė-Iballė. Nė kėto zona, pėr shkak tė reshjeve tė dėborės, ka pasur dhe dėmtime tė shtyllave elektrike, me pasojė mungesėn e energjisė elektrike pėr banorėt.

 

Policia, aksion pėr vjeljen e gjobave

 

 FIER- Forcat e policisė sė qarkullimit rrugor kanė ndėrmarrė njė aksion ndaj drejtuesve tė automjeteve qė nuk kanė shlyer gjobat e vendosura pėr shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor. Sipas shefit tė kėtij sektori, Leonard Muka; "Fieri ėshtė ndėr rrethet me pėrqindje mė tė lartė tė shlyerjes sė gjobave, nė shkallė vendi. Puna jonė nė kėtė drejtim nuk do tė vazhdojė me fushatė, por do tė jetė njė prioritet i pėrhershėm". Gjatė kėtij aksioni, qė ka filluar disa ditė mė parė, policia ka bllokuar dokumentacionin e tė gjithė atyre drejtuesve tė mjeteve qė nuk kanė shlyer gjobat e vendosura, duke i detyruar ata qė tė derdhin detyrimet financiare tė prapambetura. Ndėrkohė, vetėm javėn e fundit mėsohet se janė vendosur rreth 345 gjoba ndaj drejtuesve tė mjeteve qė kanė shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe atyre qė qarkullojnė me mungesė dokumentacioni.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA SERISH

 

 

Operacioni bllokon sėrish drogė nė Tiranėn e Re

 

“Segmenti 2”, nė pranga

Mane, me 4 kg heroinė

 

Sasia e madhe e heroinės ėshtė gjetur e fshehur nė gomėn e makinės. Dyshohet tė jetė pjesė e rrjetit tė mėparshėm

 

Vazhdimi i “Segmentit” ka rezultuar sėrish pozitiv pėr policinė e kryeqytetit, teksa ka prangosur dje Jorgo Manen, me 4 kilogramė heroinė. Policia tha se kishte arritur tė bllokonte Manen dje nė mesditė, nė kryeqytet, nė zonėn e Tiranės sė Re, gjatė operacionit tė quajtur “Segmenti i ndėrprerė 2”. Sasia e madhe e heroinės ėshtė gjetur e fshehur nė gomėn e makinės, pronė e Jorgo Manes, me targa TR 9977 D. Krahas kėsaj sasie droge, forcat e policisė, thanė mė tej burimet e policisė, sekuestruan me cilėsinė e provės materiale edhe automjetin ku u gjet ajo. Burime tė policisė shtuan se, Mane kishte ditė qė ndiqej dhe se bėhet fjalė pėr vazhdimin e operacioneve qė kanė “punonjės” tė pėrbashkėt tė kėtij trafiku.

Segmenti i parė

Policia arriti tė martėn e 6 marsit tė prangoste Kujtim Karamuēėn dhe Adhurim Nela, gjatė operacionit  “Segmenti i ndėrprerė”, njė nga operacionet mė tė mėdha tė Antidrogės sė Tiranės, ku edhe u sekuestruan 27 kg e 480 gr heroinė dhe 445 gr kokainė. Policia tha se, droga u kap si rezultat i survejimit tė lėvizjeve tė dy personave tė arrestuar. Njė oficer antidroge ishte infiltruar nė grupin e kėtyre trafikantėve, kishte lajmėruar pėr njė ngarkesė tė madhe qė pritej tė nxirrej nga vendi. Ai nuk mund tė kishte kontakt me tė arrestuarit, pasi ata kryesisht vepronin nė fshehtėsi, duke pėrdorur bizneset private pėr mbulim. Heroina vinte nga Maqedonia, pėr tė kaluar mė pas nė Itali, ndėrsa nga hetimet njėmujore doli pėrfundimi se, vlera e gjithė lėndės narkotike, mendohet t’i pėrkasė shifrės 300 mijė euro. Grupi hetimor kishte nė dorė prova tė sigurta pėr implikimin e kėtyre dy shtetasve, prova qė janė mbledhur nga policia gjatė njė muaji.

Bashkėpunėtorėt

Menjėherė pas arrestimit tė Nelajt dhe Karamuēės, policia tha se ishte nė hetim tė disa bashkėpunėtorėve nė kėtė rrjet. Ndėrkaq, policia nisi mbledhjen e tė dhėnave mbi mėnyrat e transportit tė lėndės narkotike. E gjithė sasia e heroinės dhe kokainės, bashkė me pėrzierėsit dhe disa sende tė tjera janė gjetur nė katin e pestė tė njė apartamenti nė afėrsi tė Stacionit tė Trenit. Antidroga e Tiranės kishte marrė informacione pėr njė rrjet tė trafikut dhe shpėrndarjes sė lėndėve narkotike, qė kishte si pikėnisje Maqedoninė, me destinacion Italinė. Ndėrsa, hetimi pėr kėta shtetas ka nisur pothusjse njė vit mė parė. Burime policore thanė dje se, Mane dyshohet tė jetė pjesė e kėtij rrjeti.

 

 

 

Arrestimet, suksesi nga tė infiltruarit nė grupet shpėrndarėse

 

Edhe “Segmenti i ndėrprerė 2” mėsohet tė ketė patur informatorin pėr rrugėtimin e sigurt tė mallit. Nė tė dhėnat e policisė sė kryeqytetit mėsohet se, shumė prej operacioneve tė antidrogės nė kryeqytet janė kryer nė bashkėpunim edhe me drejtoritė e policive tė qarqevė tė tjera tė vendit. Por, bashkėpunimi ka qenė edhe me policitė e vendeve fqinje, tė cilat kanė sinjaliziuar policinė shqiptare dhe menjėherė, nė bazė tė materialeve dhe letėrporosive ka nisur edhe pėrgjimi i tė dyshuarve si trafikantė. Nė operacionin e koduar “Segmenti i ndėrprerė”, ashtu si nė pothuasje tė gjitha operacionet e tjera tė suksesshme, tė dyshuarit kanė qenė nėn vėzhgim. Gjithashtu, edhe agjenti i infiltruar ka patur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė pėrfundimin e kėtij operacioni. E gjithė linja e trafikut tė rreth 27 kg drogė, tė bllokuar dy ditė mė parė nė Tiranė, qė niste nė Maqedoni e pėrfundonte nė Itali vėzhgohej prej njė muaji nga agjentėt dhe inspektorėt e Antidrogės. E gjithė lėnda narkotike ėshtė dėrguar nė laboratorin kriminalistik, tė Ministrisė sė Brendshme, pėr tė konfirmuar saktėsisht, nėse kemi tė bėjmė me heroinė dhe kokainė tė kapur. Ndėrsa, pritet qė nga kėto kontrolle tė dalin edhe gjurmėt e gishtave tė personave qė janė marrė me paketimin apo me transportin e kėsaj lėnde tė ndaluar.

Ndėrkaq, edhe katėr aksionet e mėprashme, si “Segmenti i ndėrprerė 1”, “Rrethi i Mbyllur”, “Start 2007” apo “Mulliri” kanė qenė rezultat i infiltrimit tė ekspertėve antidrogė nė linjėn e trafikantėve, si edhe tė bashkėpunimit tė qytetarėve, tė cilėt, pėrmes lajmėrimeve kanė bėrė tė mundur qė policia tė arrijė tė ngrėjė nė kohėn e duhur planin pėr t’i kapur nė flagrancė trafikantėt.

 

 

Korrupsioni, nė pranga polici Leka, 17 tė tjerė nėn hetim

 

 

Njė polic rrugor nė pranga, katėr nėn hetim dhe shtatė tė larguar. Ky ėshtė bilanci mė i fundit i Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme, ndėrkohė qė edhe 6 punonjės tė tjerė tė policisė nė Elbasan, pėrfshirė edhe vetė shefin e sektorit tė policisė rrugore, do tė pėrgjigjen ndaj akuzave pėr korrupsion dhe shpėrdorim detyre. Sipas Ministrisė sė Brendshme, punonjėsi i Komisariatit tė Policisė Rrugore Tiranė, Mentor Leka, 38 vjeē, u arrestua tė mėrkurėn nė darkė nga SHKB-ja, nė kohėn qė ia merrte turnin e tretė nė shėrbim. Ai akuzohet pėr veprėn penale tė "korrupsionit". Pas kėrkesės sė SHKB-sė, Gjykata e Tiranės mėsohet se ka caktuar ndaj 38-vjeēarit Leka, masėn e sigurisė "arrest nė burg". Ndėrkohė qė, nė kuadrin e hetimeve tė ndėrmarrė prej disa javėsh, mbi bazėn e kallėzimit tė SHKB-sė dhe pas koordinimit tė punės me Prokurorinė Tiranė ka filluar procedimi penal pėr "korrupsion", edhe ndaj 4 punonjėsve tė tjerė tė Komisariatit tė Policisė Rrugore nė Tiranė, konfirmoi Ministria e Brendshme.

SHKB-ja, sipas Ministrisė sė Brendshme, ka administruar prova pėr pėrfshirje nė afera korruptive gjatė ushtrimit tė detyrės edhe ndaj 7 punonjėsve tė tjerė tė kėtij komisariati.

Mėsohet se SHKB-ja, ka kryer hetime dhe ka dėrguar pėr ndjekje penale edhe 6 punonjės tė policisė rrugore nė qarkun e Elbasanit, pėrfshirė edhe vetė shefin e sektorit tė policisė rrugore, pėr veprat penale tė "korrupsionit" dhe "shpėrdorimit tė detyrės" dhe pritet qė organi i prokurorisė t'i kėrkojė gjykatės caktimin e masės sė sigurimit ndaj tyre. 

Ministria e Brendshme deklaron se, "aktiviteti abuziv i kryer nga kėta punonjės tė policisė rrugore ėshtė i dokumentuar nga SHKB-ja, me filmime, pėrgjime, marrje deklarimesh nga dhjetėra drejtues tė automjeteve, tė cilėt kanė kryer edhe denoncime pėr mėnyrėn e ndalimit tė automjeteve, kėrkimin dhe marrjen e parave nga punonjėsit e policisė rrugore, nė kėmbim tė mosbllokimit dhe mosndėshkimit tė tyre pėr shkeljet e bėra. “SHKB-ja ka shpėrndarė numrat e telefonit pėr 12 qarqet, ku qytetarėt duhet tė bashkėpunojnė pėr tė denoncuar aferat korruptive brenda policisė, pėr tė shmangur kėtė fenomen”, -thanė dje zyrtarė tė Ministrisė sė Brendshme, tė cilėt konfirmuan se, janė nėn hetim edhe disa punonjės tė tjerė policie, jo vetėm nė shėrbimin rrugor.

 

 

Masat e SHKB-sė

 

Tiranė

Nė pranga Mentor Leka

4 nėn hetim

7 tė larguar

 

Elbasan

6 nėn hetim

Mes tyre edhe shefi

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

- Edhe nėse figura femėrore tregohet duke e mbajtur lulen nė fytyrėn e saj, duke shfaqur dashurinė e saj, apo nėn hundė, thjesht veprimi i nuhatjes sė lules mund tė pėrfaqėsoj njė sėrė kuptimesh tė ndryshme, duke pėrfshirė edhe mundėsinė pėr shfaqje mirėsjellje, padurim seksual dhe fantazi seksuale

 

 

Waterhouse dhe simbolet e piktorėve bashkėkohės tė personifikuara nėn seksualitetin femėror

 

 

 

Feminiliteti i luleve dhe shkenca e erotikės

 

 

 

Pėrsa i pėrket shijes pėrfaqėsues tė kėsaj janė tė pasur me evidenca mbi formimet sociale dhe kulturore. Veēanėrisht pikturat dhe imazhe tė tjera vizive kanė vėnė nė epiqendėr pikėrisht aromėn dhe shijen e grave. Gjatė viteve 1860-1910 janė shfaqur evidenca tė shumta ku shihej se nė epiqendėr tė njė vepre arti vihej forma e trupit dhe gjinia. Edhe pse shumica e pėrcakton si njė aktivitet mobilizues dhe jo shoqėror, piktura tė grave qė iu marrin erė luleve kanė mesazhe nga mė tė ndryshmit. Lulet shfaqen nė shumė mėnyra, dhe interpretimi i tė tilla imazheve varet nga dallimet nė prezantimin vizual dhe eksperienca. Njė sėrė faktorėsh, tė tillė si mėnyra sesi mbahet lulja, distanca nga hunda apo forma qė ka marrė trupi, shprehja e fytyrės, sytė e hapur apo tė mbyllur, rrobat dhe ambjenti pėrreth, kanė njė domethėnie tė madhe, pėrsa i pėrket pėrfaqėsimit tė feminilitetit.  

Edhe nėse figura femėrore tregohet duke e mbajtur lulen nė fytyrėn e saj, duke shfaqur dashurinė e saj, apo nėn hundė, thjesht veprimi i nuhatjes sė lules mund tė pėrfaqėsoj njė sėrė kuptimesh tė ndryshme, duke pėrfshirė edhe mundėsinė pėr shfaqje mirėsjellje, padurim seksual dhe fantazi seksuale.

Mund tė sugjerojė njė pafajėsi para-seksuale dhe paditurinė e fėmjės pėr botėn, apo zgjimin seksual tė njė vajze tė re, e gjitha, duke parė lulet qė ndodhen rreth saj. Nė tė vėrtetė, faktori i nuhatjes simbolizonte disa gjėra, tė cilat artistėt e shekullit tė nėntėmbėdhjetė ishin tė aftė t’i personifikonin nėn seksualitetin femėror.

Pikturat e femrave qė iu merrnin erė luleve pėrcaktonin feminilitet, jo vetėm nėpėrmjet gjuhės sė trupit dhe prezantimit tė gjesteve fizike tė marrjes erė, por edhe njė referencė tė ideve bashkėkohore dhe shkencore rreth erės apo seksualitetit femėror. E megjithatė, thuajse asgjė nuk ėshtė shkruar mbi mėnyrėn nė tė cilėn historia e nuhatjes influenconte dhe leximin e kėtyre veprave.

 

 

Duke lexuar disa nga pikturat e John William Waterhouse

 

 

Pikturat e Waterhouse mund tė lexohen si tė ralla dhe magjepsėse rreth figurės sė gruas nėn vizionin pasionant, i cili nėnkuptohet vizualisht, por jo direkt. Tabloja reflekton njė magjepsje bashkėkohore me nevojshmėrinė e nuhatjes pėr tė shtuar dozėn sentimentale dhe kujtimet vizuale tė mbyllura nė zemėr, tė cilat shfaqeshin si nė kėrkimet e letėrsisė, ashtu dhe nė ato psikologjike, gjatė asaj periudhe. Nė kėtė kontekst, mund tė mendohet se shenjtėrimi shton imagjinatėn, ngrihet para se tė mbyllen sytė e saj, duke pasur imazhin haluēinues tė tė dashurit tė saj. Nė tė vėrtetė, mėnyra sesi pozon, tregon shumė gjėra, duke lėnė vend edhe pėr spekullime, tė cilat lėnė vend pėr njė kopsht nė mur, apo imazhin e saj tė shtrirė tek ai, me pėllėmbėn e saj tė hapur dhe tė mbėshtetur butėsisht nė kraharorin burrėror. Megjithatė mund tė themi se lulja, e cila mund tė shfaqet si e puthitur fort nė gojėn e saj, nė tė vėrtetė mund edhe tė ketė marrė formėn buzėve tė saj.

 

Trėndafili im i ėmbėl

 

 

Sigurisht qė imazhi i lulėzimit tė njė trėndafili i mbajtur me shumė dashuri, mund tė themi se ishte proverbial. Pėr shembull, nė vitin 1868, njė shkrimtar tepėr i njohur nė gazetėn Penny Illustrated ka shkruar: Kush mund tė refuzojė pėrfumin e lules sė tij tė preferuar, lulėzimin e magjishėm tė pemėve qė gjenden aty pėrreth apo prekjen delikate me anė tė asaj dore tė butė, e cila mbante lulen? Vetėm me njė trėndafil pėr pesėmbėdhjetė sekonda, njė burri mund t’i gėnjehen tė gjitha ndjesitė e tij, dhe me dorėn e tij, nė imagjinatė, rreth njė beli tė hollė tė rumbullakėt, sytė e tij kėrkojnė miniaturėn e vetes nė ato pasqyra qė e shikojnė nė ēdo anė, dhe me veshėt qė presin tė pėrshpėriten fjalė, me buzėt qė...., mė mirė e lėmė me kaq.

Pikturat e Waterhouse, nė mėnyrė tė ngjashme sugjerojnė aftėsinė e njė trėndafili pėr tė zgjuar vizione. Nė tė vėrtetė, mund tė komentojmė murin e mbushur me trėndafila si hapėsirėn nė tė cilėn imagjinata e saj ka projektuar formėn pėr tė dashurin e zemrės. Kjo gjė tė sjell nė mendje pasazhin e Marie Corelli-t, nė romancėn e saj me titull “Jeta qė zgjat”, nė tė cilėn njė trėndafil i kuq, si njė kalorės guximtar dhe shpėtimtar, ngjitet nė kėshtjellėn ku mbahet e burgosur heroina e tij, pėr tė shkuar tek ajo, duke parė tek ajo sesi hapen ngadalė petalet, pikėrisht drejt saj, dhe sesi “buzėt e ėmbla rrumbullakosen pėr tė pritur njė puthje”.

Pėr mė tepėr, ne mund tė shohim edhe kuqėsinė e trėndafilit, ndėrkohė qė ai reflekton vetveten, duke qenė se bėhen krahasime tepėr tė qarta ndėrmjet njė trėndafili dhe njė gruaje, tė cilėt duket se janė puthitur kaq mirė me njėri tjetrin, saqė tė japin pėrshtypjen e njė imazhi nė pasqyrė.

Faqet e saj janė pikturuar me njė tė kuqe tepėr tė ėmbėl, e cila shkrihet shumė bukur me lulen, e cila ndodhet e puthitur nė fytyrėn e saj, ndėrsa jeshilja duket se zbut sė tepėrmi tonet duke dhėnė njė imazh tė qartė tė formės sė trėndafilit, i cili ėshtė dhe pjesa pėrbėrėse e murit.

Nė kėtė mėnyrė, dashamirėsia e saj mund tė lexohet edhe si njė drejtim i vetes, vetėm nga akti i thjeshtė i nuhatjes sė lules, si njė akt autoerotik, veēanėrisht kur e konsideron trėndafilin-vaginėn si njė metaforė dhe piktura njihet si alternativa me titull “Trėndafili im i ėmbėl”.

Nė tė vėrtetė, nėse ne e interpretojmė aktin e tė prekurit dhe nuhaturit tė trėndafilit, ndėrsa fantazojmė pėr dashnorėt meshkuj tė cilėt mund tė konsiderohen me tone mastrubuese, implikimi i perversitetit theksohet edhe mė shumė nga ndjesia e cila njihet nė gjuhėn e thjeshtė si “dėmtimi i vetes”, nė momentin kur protagonistja femėr mbėshtet pėllėmbėn e saj tė dorės nė gjembin e trėndafilit tė kuq. Nė ēdo rast, nuk ka dyshime se kjo pėrcaktohet si njė entitet erotik dhe njė stimulues seksual. Nė tė vėrtetė, duke kombinuar figurėn fizike me atė tė trėndafilit, i cili ėshtė i pozicionuar ndjeshėm nė faqen e saj, ideja e kėnaqėsisė shkrihet dhe konsumohet nė vetė aktin e nuhatjes sė lules, i cili vizivisht ėshtė tepėr i qartė.

Nė vitin 1890, idetė erotike rreth efekteve tė erės ndaj seksit femėr, kanė qenė nė qarkullim pėr dekada me radhė. Nė fillim tė vitit 1851, nė njė shkrim tė gazetės “Mjekėsia Psikologjike dhe Patologjia Mendore”, pėrshkruhen efektet e aromės ndaj meshkujve heteroseksual, si njė nevojshmėri dhe njė pjesė e shėndetshme e procesit tė riprodhimit, por si njė luks pėr femrat.

Nėse vepra e Waterhouse “Shpirti i Trėndafilit” sugjeron pasion nėpėrmjet pikturimit tė njė sėrė aromash, si nė veprat e tij mė tė hershme “The Shrine” (Vend i shenjtė) (1895), nė tė cilėn njė vajzė e re, e veshur me tė bardha qendron pėr tė marrė erė njė vazo tė mbushur me lule, sugjeron njė tentativė tė re seksuale dhe njė humbje tė pafajėsisė. Ashtu si dhe tek “Shpirti i Trėndafilit”, shikuesi presupozon rolin e personazhit nė njė moment privat dhe intim. Edhe pse e kėnaqur, shfaqja fizike e vajzės tregon qartė ngjashmėrinė e saj me njė lule, dhe njė lloj qetėsie, e cila nuk dėshiron qė tė prishet pėr asnjė arsye, pėr t’i lėnė vend shijimit tė kėnaqėsisė sė plotė. Nė tė vėrtetė, kjo pamje shfaqet duke treguar sesi kėrkon dikė, i cili duhet tė vijė nga cepi i murit dhe ta kapė nė befasi. Nė krye tė shkallėve, i ardhuri duhet tė ketė simbolikėn e tij tė tė shprehurit, me shikim nga vajza. Nė tė vėrtetė, mund tė ketė qenė pikėrisht ky sens jo fort normal i sjelljes femėrore i cili detyroi Athenaeum, tė raportonte se fytyra e protagonistit “nuk ishte tepėr perfekte nė formė apo lloj” dhe se ajo shfaqej mė shumė “sensuale dhe jo aq e pastėr, apo aq sa ajo kėrkonte tė shfaqej”. Kėshtu qė ndėrsa nė “Shpirti i Trėndafilit” dhe “The Shrine”, nuhatja e trėndafilave nė njė kopsht tė mbyllur mund tė simbolizojė natyrshmėrinė tradicionale, insinuimi i vendosmėrisė sė njė gruaje pėr tė kėnaqur dėshirat e saj seksuale mund tė jetė gjithashtu sugjerues pėr sfida bashkėkohore, pėr tė ndaluar sjellje tė njė marrėdhėnieje seksuale ndėrmjet Femrės sė Re dhe mbėshtetėsve tė saj meshkuj.

 

 

 

John William Waterhouse

 

Dihet shumė pak pėr jetėn private tė tė njėrit prej mjeshtėrve tė mėdhenjė tė pikturės, Willian Waterhouse. Por veprat e tij, edhe pse po mbushin gati dy shekuj ende vazhdojnė tė pushtojnė revistat dhe kopertinat e librave nė mbarė botėn. Dihet qė vetėm disa letra kanė mbijetuar, edhe pse pėr shumė vite, identiteti i modeleve tė tij ka mbetur njė mister. Nė njė nga letrat thuhet se Mary Lloyd, modelja e Lord Leighton nė tė famshmen “Flaming June”, pozonte gjithashtu edhe pėr Waterhouse. Mundet qė edhe modeli tepėr i njohur italian, Angelo Colorossi, i cili ka pozuar pėr Leighton, Millais, Sargent, Watts, Burne-Jones dhe shumė tė tjerė artistė viktorianė, tė ketė pozuar edhe pėr Waterhouse.

Piktori i madh u lind Romė nė vitin 1849 dhe vdiq nė Londėr, nė vitin 1917. Roma ishte dhe vendi nė tė cilin i ati punonte si piktor. Tė gjithė e thėrrisnin “Nino”. Nė vitin 1850, familja e tij u rikthye nė Britani. Pėrpara se tė hynte nė Akademinė Mbretėrore nė vitin 1870, Waterhouse ka shpenzuar shumė kohė duke punuar me tė atin nė studion e kėtij tė fundit. Punėt e tij tė para ishin tė njė teme klasike, nė frymėn e sir Laėrence Alma-Tadema dhe Frederic Leighton, dhe janė ekspozuar nė Akademinė Mbretėrore, Shoqatėn e Artistėve Britanikė si dhe Dudley Gallery. Nė fund tė viteve 1870, fillimin e 1880-ės, Waterhouse ka bėrė udhėtime tė shpeshta drejt Italisė, nė tė cilėn ka pikturuar disa vepra me subjekt gjinor.

Pas martesės sė tij nė vitin 1883 me Esther Kenworthy, Waterhouse u vendos nė Primrose Hill Studios.

VVaterhouse dhe gruaja e tij Esther nuk kishin ndonjė fėmijė. Esther Waterhouse jetoi me bashkėshortin e saj pėr 27 vjet, duke u ndarė nga jeta nė vitin 1944. Sot ajo gjendet nė tė njėjtin varr me tė shoqin nė varrezat e Kensal Green, nė veri tė Londrės. Punonjėsit e mėvonshėm tė studios Primrose Hill do tė ishin disa nga emrat e artistėve tė mėdhenj si Arthur Rackham dhe Patrick Caulfield.

Waterhouse ka pikturuar kryesisht me bojėra vaji, edhe pse ėshtė pėrzgjedhur si drejtuesi i Insitutit Mbretėror tė Piktorėve tė bojėrave tė ujit, nė vitin 1883, dhe dha dorėheqjen nga ky post nė vitin 1889. Nė vitin 1884, publikimi i “Kėshillim i Orakullit”, i solli atij tepėr fat; vepra u mor nė zotėrim nga Sir Henry Tate, i cili bleu edhe veprėn me titull “Zonja e Sharlotės”, nga ekspozita e vitit 1888, nė Akademi. Veprat e mėvonshme tregojnė interesin nė rritje tė Waterhouse pėr tema tė natyrės para-Rafaeliste, veēanėrisht ato tė grave tė fuqishme dhe tragjike, si dhe pėr pikturat abstrakte. Piktura tė tjera qė tregojnė njė femėr fatale janė “Circe Invidiossa”, “Cleopatra”, “Dama e bukur Sans Mersi” dhe versione tė shumta tė Lamias. Nė vitin 1885, Ėaterhouse ėshtė pėrzgjedhur si njė anėtar i jashtėm i Akademisė Mbretėrore, ndėrsa nė vitin 1895 iu dha anėtarėsia e plotė.

Vepra e tij pėr marrjen e diplomės mbante titullin “Sirena”. Edhe pse vepra nuk pėrfundoi plotėsisht deri nė vitin 1900, Ėaterhouse ofroi veprėn e tij “Ofelia” tė vitit 1888, si tė pėrkohshme, pėr tė hyrė (kjo pikturė ishte e “humbur” gjatė pjesės mė tė madhe tė shek.20—tashmė ėshtė pjesė e koleksionit tė Lord Lloyd Webber).

Nė mesin e viteve 1880, Ėaterhouse nisi tė tė shfaqte punimet e tij nė Grosvenor Gallery, ndėrsa mė vonė pėrdorte New Gallery, si dhe galeritė nė Birmingham, Liverpool dhe Manchester. Pikturat e kėsaj periudhe, tė tilla si “Mariamme”, ishin shpėrhapur me shpejtėsi nė Britani dhe jashtė saj, si pjesė e lėvizjes simboliste ndėrkombėtare. Nė vitin 1890, Waterhouse nisi tė pikturonte portrete. Nė vitin 1900, ishte njė nga tė parėt e Fondit tė Artistėve pėr Luftėn, duke krijuar Destiny, dhe kontribuar nė shfaqje tė ndryshme teatrale. Nė vitin 1901, ai u shpėrngul nė St. John’s Wood dhe iu bashkua Klubit tė Artistėve tė St. John, njė organizatė sociale ku bėnin pjesė dhe Alma-Tadema dhe George Clausen. Ai gjithashtu ka shėrbyer nė kėshillin e Shkollės sė Artit tė St. John, ku artistė tė rinj tė ardhshėm tė tillė si Byam Shaw, do tė ishin disa nga nxėnėsit e tij. 

Pavarėsisht vėshtirėsive tė shumta gjatė dekadave tė jetės sė tij, Waterhouse vazhdoi tė pikturonte derisa vdiq nga kanceri nė vitin 1917. Qė nga 1908 deri nė 1914, veprat e tij bazoheshin nė legjendėn “Persefoni”. Ato janė pasuar nga piktura tė bazuara nė letėrsi dhe mitologji nė vitin 1916 (Miranda, Tristiani dhe Isolta). Njė nga punėt e tij mė tė fundit ishte “Kopshti i fshehur”, i cili mbeti i papėrfunduar pėr shkak tė vdekjes sė tij dhe tani gjendet nė koleksionin e Lady Lever Art Gallery, nė Liverpool. Aty tregohet modeli i tij i preferuar i identifikuar nga kėrkuesit e Ėaterhouse, Ken dhe Cathy Baker, e njohur si Miss Muriel Foster.

 

Pergatiti: Xhuli Moran

 

 

 

 

 

 

 

EDITORIAL

 

Ruajeni ujin, ēdo pikė ėshtė e shenjtė

 

Enkelejda Patozi

 

Mė 22 dhjetor 1992, Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara vendosi qė tė deklarojė 22 marsin e ēdo viti si Ditėn Botėrore tė Ujit, konform Axhendės 21 tė Konferencės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Mjedisin dhe Zhvillimin, (referencė, A/RES/47/193) e njohur si Samiti i Rios.

Nė kėtė ditė ftohen shtete tė ndryshme pėr tė kontribuar nė nivel lokal (kombėtar), me qėllim konkretizimin e aktiviteteve nė lidhje me informimin publik, inicimin e tryezave tė rrumbullakta, organizimin e seminareve dhe ekspozimeve nė lidhje me ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve ujore, si dhe diskutimi i fazave tė implementimit tė rekomandimeve qė shtrohen nė Axhenden 21 nė nivel lokal.

Nė mbėshtetje tė kėsaj iniciative u hartua rezoluta e adoptuar nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara, e cila me anė tė vendimit 58/217 (referencė, A/58/485) shpalli datėn 22 mars 2005-sė si dita qė deklaron dhe fillimin e Dekadės Ndėrkombėtare 2005-2015-tė pėr veprim, me temė “Uji pėr jetėn”.

 

Dita botėrore e ujit, 2007: pėrballja me krizėn

 

Tema e pėrzgjedhur kėtė vit pėr Ditėn Botėrore tė Ujit, datė 22 mars, ėshtė “Pėrballja me Krizėn e Ujit”. Tema nėnvizon vlerėn e bashkėpunimit dhe rėndėsinė e njė manaxhimi tė integruar tė burimeve ujore si nė nivel ndėrkombėtar, ashtu edhe atė lokal. Ėshtė esenciale tė adresohen ēėshtje tė lidhura me barazinė dhe tė drejtat, kulturėn apo etikėn, kur bėhet fjalė pėr burimet e kufizuara tė ujit tė pijshėm. Prishja e ekuilibrit midis mundėsisė dhe kėrkesės, degradimi i cilėsisė sė ujėrave nėntokėsore dhe sipėrfaqėsorė, debatet ndėr rajonale dhe ndėrkombėtare, tė gjitha sillen rrotull pyetjes sesi duhet tė pėrballemi me krizėn e pamjaftueshmėrisė sė burimeve ujore.

 

 

Ēfarė rezultatesh priten nėpėrmjet kėsaj dite?

 

Tė rikujtojmė rezolutėn 55/196 tė datės 20 dhjetor 2000, e cila e ka quajtur vitin 2003 si Viti Ndėrkombėtar i Ujėrave tė Ėmbla.

Tė vihet theksi nė faktin qė uji ėshtė njė ēėshtje kyēe nė zhvillimin e qendrueshėm, pėrfshirė dhe integritetin e tij me varfėrinė dhe urinė.

Tė rikujtohet, Axhenda 21, dispozitat e sė cilės u planifikuan nė Samitin Botėror pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm-Johannesburg.

Tė riafirmohet pėr t’u mbėshtetur deklarata e Kombeve tė Bashkuara tė Mileniumit qė deri nė vitin 2015-tė tė pėrgjysmohet numri i njerėzve, tė cilėt janė pa akses pėr ujė, si dhe atyre, tė cilėve u mungojnė kushtet bazė tė sanitetit.

Tė shėnohet raporti i Kombeve tė Bashkuara i Zhvillimit Ndėrkombėtar pėr ujė “Uji pėr njerėzit, uji pėr jetėn” si njė projekt i pėrbashkėt i njėzet e tre agjencive tė pėrfshira nė kėto lėvizje.

Po Shqipėria?! A po i kushtojmė rėndėsinė e duhur ujit?

Me rastin e Ditės Botėrore tė Ujit, 22 mars 2007-tė, Shoqata e Ujėsjellės-Kanalizimeve tė Shqipėrisė nėnshkroi njė marrėveshje bashkėpunimi me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės pėr realizimin e programit pėr fėmijė "Miqtė e Ujit". “Tė kursejmė ujin dhe tė ruajmė burimet tona, ujore” ėshtė njė nga motot e programit tė pėrgatitur nga shoqata, i cili synon tė kultivojė ndėrgjegjėsimin te brezat e rinj nė Shqipėri mbi rėndėsinė e mbrojtjes sė burimeve tona, ujore dhe pėrdorimin e kėtyre burimeve me pėrgjegjėsinė e duhur.

Gjithashtu, ėshtė hartuar dhe shpėrndarė njė fletėpalosje, e cila ka pėr qėllim sensibilizimin mbarėkombėtar pėr rėndėsinė qė ka kjo ditė dhe uji nė veēanti. Njėkohėsisht, nėpėrmjet saj i bėhet apel konsumatorėve: Ruaj ēdo pikė uji, ēdo pikė kushton.

* Shoqata e Ujėsjellės-Kanalizimeve tė Shqipėrisė

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

 

 

Evropiani i fundit i Serbisė

 

Sonja Biserko

 

Zoran Xhinxhiē ka qenė personalitet i veēantė nė skenėn politike, serbe. Background-i i tij, intelektual dhe kozmopolit thelbėsisht kishte determinuar raportin e tij ndaj ēėshtjeve kruciale pėr tė ardhmen e Serbisė. Fati i tij, tragjik, si dhe prapavija politike e vrasjes sė tij, dėshmon se nacionalistėt serbė tek ai kishin hetuar rrezikun pėr “pretendimet serbe” pėrkundėr faktit se ai vetė me disa qėndrime radikale pėr programin nacional ishte munduar qė ta maskonte orientimin e tij, proevropian, duke i bėrė kėshtu lėshime Serbisė patriarkale dhe ‘domaqine’.

Dy janė ēėshtje me rėndėsi, kur kemi fjalėn pėr qėndrimin e Xhinxhiēit ndaj Hagės. Njėra ka pėrcaktuar fatin e tij, e tjetra dytėsinė e tij, politike. Xhinxhiē ishte i vetmi politikan i skenės politike, serbe nė 20 vjetėt e fundit qė kishte vizion autentik, evropian pėr Serbinė, mirėpo njėkohėsisht ishte edhe pragmatist, gjė qė krijonte njė konfuzitet sa i takon qėndrimeve tė tij. Nga ana tjetėr, pikėrisht bashkėpunimi i tij me Tribunalin e Hagės dhe sidomos dorėzimi i Slobodan Milosheviēit nė Hagė, kanė shenjuar misionin e tij, politik dhe kanė pėrfunduar fatin e tij, jetėsor. Nga perspektiva e sotme, ėshtė krejt e qartė se Xhinxhiē artikulonte vizionin evropian dhe trasonte rrugėn e transformimit tė Serbisė. Kjo ėshtė njė legatė qė as Vojislav Koshtunica nuk mund ta mohojė.

Zoran Xhinxhiē ishte “plotėsisht koshient pėr rrezikun jetėsor” nga shkaku i pregatitjeve “pėr reforma delikate tė strukturave ushtarake e policore”. Nė njėrėn nga bisedat e fundit tė tij me prokuroren Carla del Ponte, duke shpjeguar nė detaje programin e tij tė reformave, befas thotė: “Ata do tė mė vrasin”.

Raporti i Xhinxhiē-it ndaj kriminelave tė luftės dhe ndaj Hagės u vėrtetua nė rastin e Slobodan Milosheviēit. Vendimi i tij qė ta burgosė e mandej edhe ta dorėzojė Milosheviēin ishte largpamės dhe strategjik. Ky ishte momenti vendimtar pėr Serbinė, mė shumė se data 5 tetor, sepse vetėm me burgosjen e Milosheviēit kristalizohej thelbi i ndryshimeve qė ndodhe nė tetor. Xhinxhiē me kėtė shembull dėshmonte se “pėr krime lufte s’ka amnestim”. Ishte krejt koshient se burgosja e Milosheviēit ka me pasė domethėnie mė tė thellė, se ai akt profilon qeverinė e re dhe e kthen nga bota demokratike, me fjalė tjera, e pėrcaktonte gatishmėrinė e saj “pėr ta paguar biletėn pėr atė botė demokratike”.

Xhinxhiē ishte krejt koshient pėr rolin e tij nė ato momente historike, qė diktoi dhe pėr tė cilat ishte pėrgatitur shumė vite mė parė. Ishte i vetėdijshėm se detronizimi i Milosheviēit, ishte akt i domosdoshėm pėr ndryshime nė Serbi.

Edhe katėr vjet pas vrasjes, Zoran Xhinxhiē ende antagonizon opinion serb. Mendoj se kjo do zgjasė edhe disa vjet, sepse Zoran Xhinxhiē ka qenė simbol i njė trendi nė shoqėrinė serbe, qė e shihte ardhmėrinė e vet nė Evropė. Largimi i tij, brutal edhe shumė kohė do mbetet trumė qė do e ngarkojė kėtė shoqėri dhe qė do e determinojė dilemėn e Evropės; Serbisė neutrale, e cila pėrgjithmonė do qė tė mbetet e lidhur Rusinė dhe me atė qark qytetėrues. Fakti se ende s’ka pėrfunduar procesi ndaj vrasėsve tė tij, dėshmon se nuk ėshtė lehtė qė ta vėsh pikėn nė rastin e tij. Sidomos nga fakti se atė proces e kanė ndjekur aq shumė pėrpjekje qė kishin pėr qėllim qė vrasjen e tij ta konsideronin si njė larje mafioze, hesapesh.

Pėrpjekja qė Xhinxhiē tė kriminalizohet, nuk pati sukses, andaj nacionalistėt serbė u munduan qė ta kthejnė nė gjirin e vet, duke i veshur tani “patriotizmin”, qė nuk dallon fare nga ai i Koshtunicės. Nė vlugun e bisedimeve pėr statusin e Kosovės, si dhe pėr planin e Ahtisaarit qė Beogradi nuk e pranoi, elita serbe sillet, a thua se ende ka shans qė Kosova tė ndahet. Dhe mu nė kėtė premisė do mundohen qė ta funksionalizojnė Xhinxhiē’in. RTS bilé  organizoi edhe njė debat nė kėtė temė nė emisionin “Klju?”, nė tė cilin u lidh edhe Dobrica Qosiē. Libri i tij pėr Kosovėn, qė u botua para dy vitesh, ėshtė bash strategjia e Beogradit, kur ėshtė fjala pėr Kosovėn – e ajo strategji ėshtė –ndarja. Qosiē nė atė emision, si dhe nė libėr, tregonte sesi fshehtazi ėshtė takuar me Xhinxhiēin (nuk ėshtė e qartė, pėrse fshehurazi) dhe sesi kanė biseduar pikėrisht pėr ndarjen e Kosovės. Mesazhi i atij intervenimi ishte se edhe ai qė ishte i kthyer nga reformat dhe nga Evropa e mbėshteste ndarjen e Kosovės. Ėshtė fakt se Xhinxhiē donte qė ēėshtja e Kosovės tė vihej nė rendin e ditės, para tė hyhet nė rrethin e dytė tė zgjedhjeve, pėr t’u letuar nga kjo temė qė i shėrbente si legjitimim nacionalizmit serb.

Zoran Xhinxhiē, ashtu si thotė Dobrica Qosiē, i ka tradhtuar nacionalistėt serbė, edhe atė personalisht, sepse u bė autonom dhe sidomos qė guxoi ta burgoste dhe ta dėrgonte nė Hag Slobodan Milosheviēin e t’i hynte reformave nė ushtri e polici.

 

 

 

 

 

 

 

“Hundėshtypurit” dhe ritmi i reformave

 

Nga Feti ZENELI

 

Nė mbledhjen e parė tė qeverisė “Berisha 2”, kryeministri shqiptar iu kėrkoi vartėsve tė tij tė punojnė nė pėrputhje me kėrkesat e reja tė kohės, me qėllim “pėrshpejtimin e ritmit tė reformave”. Realizimi i programit qeveritar dhe plotėsimi i detyrimeve tė ndryshme integruese qė rrjedhin nga nėnshkrimi i MSA-sė, natyrisht qė s’mund tė bėhen realitet me ritmin e deritanishėm tė punėve. Siē dihet, mazhoranca ka shpalosur para shqiptarėve objektiva mjaft tė rėndėsishme social-ekonomike pėr t’u pėrmbushur dhe nė shumė aspekte punėt po ecin mirė; si nė sektorėt financiarė, fushėn arsimore, infrastrukturėn rrugore, shtimin e burimeve energjitike, legalizimin e ndėrtimeve pa leje, reformėn e pronėsisė, etj. Performancėn e deritanishme tė qeverisjes qendrore e kanė vlerėsuar pozitivisht edhe institucionet financiare, ndėrkombėtare apo organizma tė lartė, politikė tė Brukselit dhe Uashingtonit, pavarėsisht kėrkesave tė tyre, tė vazhdueshme pėr thellimin e mėtejshėm tė reformave integruese. Nga ana tjetėr, edhe mungesa e argumentave tė opozitės nė sulmet politike ndaj qeverisė tregon pikėrisht staturėn e kėnaqshėm tė ekzekutivit aktual, qė gjithsesi ka nevojė tė rifreskohet e testohet vazhdimisht. Mbi bazėn e kėtyre pretendimeve u ndryshuan edhe njė sėrė ministrash nė kabinetin qeveritar, me pėrjashtim tė ministrit tė Brendshėm dhe atij tė Shėndetėsisė. Megjithatė, gjėrat nė tėrėsi s’kanė pėr tė lėvizur me ritmin e duhur, nėse reforma administrative nuk vijon tė thellohet, atje ku ka filluar apo tė fillojė tė ecė me ritėm tė shpejtė, atje ku vijojnė tė vegjetojnė militantėt e majtė, tė trashėguar nga qeverisjet social-komuniste nė periudhėn ’97-’05-sė dhe pėr tė cilat opozita thotė se janė “engjėj”.

Njė ditė, shkrimtari francez i shekullit tė XVIII, D’Orevij, thoshte se, “nuk kishte takuar gra tė shėmtuara”. “Tė gjitha gratė janė engjėj”, - thoshte ai. Njė zonjė e ndėrpreu duke qeshur. Ajo kishte hundė shumė tė shtypur. “Mos doni tė thoni qė edhe unė me kėtė hundė tė shtypur jam engjėll?” “Po, zonjė”, - iu pėrgjigj shkrimtari. “Ju jeni njė engjėll i rėnė nga qielli, por kini patur fatkeqėsinė tė bini me hundė…” Ndaj mė kot kėrkojnė t’iua fshehin “hundėn” udhėheqėsit e majtė nėpunėsve tė sė njėjtės pėrkatėsie politike qė kanė mbushur administratėn e qeverisė “Berisha” dhe punojnė atje kundėr interesave tė mazhorancės aktuale. Rezultati i padėshirueshėm i zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit nė Tiranė dhe disa qytete tė tjera, tė mėdha tė vendit s’ka si tė mos ketė ardhur edhe nga kėta “hundėshtypur”, pėr shkak tė moszhvillimit si duhet tė reformės administrative. Nėse nė nivelet e ulėta tė qeverisjes ka sot, korrupsion, paaftėsi profesionale, egėrsi komunikimi, servilizėm, spiunllėk, etj; nė shumicėn e rasteve ato janė produkt i veprimtarisė apo sjelljes administrative tė nėpunėsve tė mbartur pėr lloj-lloj arsyesh tė pandershme e tė padrejta nga nomenklatura majtiste. Me sjelljen dhe veprimet e tyre, tė pėrvetėsuara nga qeverisjet e shkuara dhe tė urdhėruara nga opozicioni i sotėm, ata kanė vendosur nė heshtje mjaft “shkopinj” nėn rrota pėr qeverinė “Berisha”, duke e demaskuar atė nė sytė e qytetarėve. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, ata janė prezentė nė disa sektorė shėrbimi pėr popullatėn, ku fytyrat e tyre kanė vite qė iu kanė mbirė nė sy njerėzve. Pėr mjaft gazeta dhe televizione antiqeveritare, qė pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese tė medias nė Shqipėri, ata mbeten njė burim i rėndėsishėm informacioni dhe dizinformacioni. Nė disa dikastere e sektorė tė varur prej tyre sheh ato fytyra nėpunėsish qė i ka sjellė nė zyrė “kontributi” i rrugės. Edhe sikur ēdo muaj tė ndryshojnė ministrat, po qe se ndryshimi nuk shtrihet poshtė nė nivelet e ulėta tė qeverisjes, atėherė nuk ka asnjė shpresė pėr shtimin e ritmit tė reformave, pėrkundrazi, mund tė pritet rėnie e mėtejshme e ritmit tė tyre. Kujdesi i treguar deri tani nga qeveritarėt aktualė pėr tė mos shpėrblyer me poste drejtuese e pune militantėt e djathtė, sikundėr bėnė parardhėsit e tyre, politikė, nuk ka pse tė shndėrrohet nė “pėrkujdesje” pėr militantėt e majtė, pėr t’i mbajtur ata nė administratė, thjesht ngaqė kėshtu i jepen argumenta opozitės t’i konsiderojė lėvizje tė tilla, “politike”. E keqja mė e vogėl nė kėtė rast do tė ishte zėvendėsimi i njė militanti tė majtė me njė militant tė djathtė, pasi nė analizė tė fundit kontributi i tyre i ēmuar duhet vlerėsuar. I patolerueshėm ėshtė edhe rasti tjetėr, kur tėrheqja nė administratė bėhet jo mbi bazėn e aftėsive profesionale, viteve tė larta tė karakterit apo vlerave e koncepteve tė duhura, qeverisėse, por mbi bazėn e njohjeve individuale, lidhjeve familjare, pėrkatėsive krahinore, etj. Mbajtja parasysh e kėtyre treguesve pėr zgjedhjen e njė nėpunėsi tė caktuar nga ministra apo nėnministra tė ndryshėm sjellin nėpėr zyra kapacitete tė zakonshme, pėr t’mos thėnė problematike. Nga ana tjetėr, kjo kategori nėpunėsish e vė eprorin nė pozitė tė vėshtirė pėr shkak tė lidhjeve tė ndryshme nepotike, qytetarin nė mosbesim dhe arritjen e ritmeve tė kėrkuara nė diskutim.

Reformat e deritanishme tė qeverisė “Berisha” kanė prekur e zhdėrvjelltėsuar mjaft praktika organizimi tė punėve, por nuk kanė bėrė mė shumė sesa rehabilitimin e njėrit midis dy “syve” tė verbėr nga indoktrinimi dhe korruptimi majtist i administratės. Syri i nėpunėsisė vazhdon tė jetė akoma i pakuruar, sepse reforma administrative vijon prej kaq muajsh tė jetė nė fillimet dhe deformimet e saj. Koalicioni qeverisės e ka bėrė edhe mė tė vėshtirė kėtė lloj reforme, pasi njė pjesė e ministrave tė koalicionit vijnė nė bashkėqeverisjen demokratike, pasi kanė flirtuar nė mjaft raste me qeveritarėt e majtė tė periudhės ’97-’05-sė. Tė gjithė e kemi parasysh se njė pjesė e mirė e ministrave tė koalicionit iua kanė hequr shpesh litarin nga gryka mazhorancave majtiste, pėr t’i mbajtur ekstraelektoralisht nė pushtet, nėpėrmjet aleancave tė ndryshme fluide. Mė e pėrdalė se nė ato vite politika shqiptare nuk ka qenė kurrė ndonjėherė. Shembujt nė kėtė janė tė shumtė, por mjafton tė kujtojmė se qeveria “Nano 4” ka funksionuar 6 muaj me dy ministra tė dorėhequr (!?). Nė kėto kushte, specialistėt dhe demokratėt e vėrtetė ose janė pa punė, ose iu ėshtė gjetur ndonjė punė sa pėr t’iu zėnė gojėn, duke u detyruar ta hedhin “vallen” sipas ritmit tė eprorėve tė tyre me status “socialist”. Mė 3 korrik 2005-sė, administrata shqiptare kishte rreth 30 mijė nėpunės tė kėsaj kategorie, tė pajisur nga shteti socialist, pėrveēse me diploma dhe certifikata kualifikimi, tė pamerituara, edhe me statusin e nėpunėsit civil, pėr tė mos u tundur nga “furtunat” e reformave tė duhura tė shtetit ligjor, qė deri tani kanė qenė po aq tė qeta, sa dimri qė sapo shkoi.

Nė hyrje tė esesė sė tij “Ekspertėt”, Faik Konica, pasi pėrshkruan “ngritjen dhe rėnien” e ministrave dhe politikanėve nė vitet e para tė shtetit tė ri, shqiptar, “…tė ēarė nga partitė dhe interesat vetjake…”, mė tej vazhdon: “Po nė kėtė fluturim tė ēuditshėm qė mund tė shėmbėllehet vetėm mė Meksikėn dhe me republikat e tjera tė Amerikės sė Mesme, njė grusht njerėzish nė Shqipėri kanė mundur tė mbajnė dhe tė shtojnė rrogat e tyre dhe tė rrinė tė patundur nė mes tė furtunave. Kėta njerėz janė tė vetėquajturit “ekspertė”. Po,r mė shumė sesa fjalėt e Konicės dhe tė ndonjė eruditi tjetėr, tė famshėm, shqiptar tė viteve tė shkuara, pėr tė pėrshkruar “profesionalizimin” e njė pjese tė mirė tė nėpunėsve tė administratės sė sotme, shqiptare bėn vend inversi i thėnies sė Arbnorit nė njė emision televiziv se, “kėta nuk janė socialistė, por specialistė”, qė konvertohet nė togfjalėshin: “kėta nuk janė specialistė, por socialistė”. Trashėgiminė e dukshme, socialiste tė administratės sė sotme, shqiptare e konfirmoi mė sė miri edhe njė anketim i bėrė nga Qendra pėr Kėrkim e Zhvillim para dhe gjatė fushatės zgjedhore tė 3 korrikut 2005-sė. Sipas kėtij anketimi, gati gjysma e tė intervistuarėve mendonin se, statusi i nėpunėsit civil iu garanton qėndrueshmėri nė vendin e punės, gjė, e cila i obligon ata t’i jenė mirėnjohės politikės dhe qeverisjes sė majtė. Kjo ishte arsyeja qė 47,6% e tyre e shikonin luftėn kundėr korrupsionit, pėrmirėsimin e eficiencės sė administratės publike dhe zbatueshmėrinė e ligjeve si njė ēėshtje qė mund tė zgjidhej brenda qeverisjes socialiste. Duke i shtuar kėsaj shifre 16,2% qė mendonin se “nuk ka nevojė pėr ndryshim” dhe 17,8% qė hezitonin tė pėrgjigjeshin, mbetej vetėm 16,2% e administratės qė mendonte se “ka nevojė pėr ndryshim”. Fakte tė tilla tregojnė se mbi 80% e administratės sė sotme, shqiptare ka qenė e komunistizuar mė 3 korrik tė vitit 2005-sė, gjė e cila ka pėrbėrė njė pengesė serioze pėr kryerjen e reformave tė ndryshme, tė parashikuara nė programin e qeverisė “Berisha”, gjatė kėtyre 17-18 muajve qė kanė shkuar, qysh atėherė. Edhe sikur gjysma e kėtyre tė jenė larguar nėpėrmjet reformash tė ndryshme nga qeverisja aktuale, pėrsėri ėshtė pėrbėrja majtiste, krahinariste apo nepotiste, apo qė mbizotėron nė administratėn aktuale. Njė strukturė e tillė e bėn tė vėshtirė rritjen e ritmit tė reformave, pėr tė mos thėnė qė shndėrrohet nė pengesė tė pakapėrcyeshme pėr arritjen e ritmit normal tė punėve.

 “Qeverisja me duar tė pastra” apo eficiencė tė lartė nuk mund tė realizohet pa pastruar administratėn nga nėpunėsit e komunistizuar, militantėt ordinerė dhe kameleonėt e tjerė, politikė, tė sjellė revolucionarisht nė dikasteret dhe institucionet tona, shtetėrore. Paralajmėrimet katastrofike tė tipit Bufi “pėr 6 ditė bukė” tė bėrė kėto muaj tė qeverisė “Berisha”, jo vetėm nėpėrmjet tė zhgarraviturit nė dėrrasėn e zezė tė Sajmir Tahirit, por edhe nėpėrmjet titujve tė gazetave apo titrave nė emisionet e lajmeve tė mediave pro opozitare, argumentohen e formulohen nė zyrat e niveleve tė ndryshme, qeverisėse. Formulime tė tilla si: “edhe njė muaj drita kemi”, “nuk ka fonde pėr rrugėn Durrės-Kukės”, “mbyllet porta e integrimit evropian pėr Shqipėrinė dhe vendet e tjera tė Ballkanit”, “krizė parlamentare pėr moszgjedhjen e presidentit”, etj., i ngulen pėrditė si gozhdė tė ndryshkura nė indet e jetės normale, shumicės sė qytetarėve shqiptarė, pikėrisht me kontributin e drejtpėrdrejtė tė kėtyre nėpunėsve. Qėllimi i “ndjellėsve tė fatkeqėsisė” nuk ėshtė ndėrgjegjėsimi i publikut pėr problemet dhe shqetėsimet, me tė cilat duhet tė pėrballet nė tė ardhmen, por krijimi i panikut dhe demoralizimi i njerėzve tė ndershėm e punėdashės. Kėmbėngulja, pėrqendrimi i forcave dhe intensiteti i lartė i propagandės pėr t’i bėrė sa mė tė besueshme te pėrkrahėsit e tyre kėto lloj profecish antishqiptare, ka si qėllim final t’iu faktojė shqiptarėve tė kundėrtėn e asaj qė ka pohuar deri tani komuniteti ndėrkombėtar pėr arritjet mbresėlėnėse tė qeverisė “Berisha”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

INTERVISTA E POLITIKEWS

 

 

Intervista nw “Top Story”/ Enimgat e fajdeve. Si e ka bllokuar prokuroria zbardhjen e procesit

 

Bilbil Mete futi

nw qorrsokak

zbardhjen e fajdeve

 

Ish-bashkwshorti i Shemsie Kadrisw, Gani Kadria akuzon publikisht prokurorin Mete, se ka penguar ballafaqimin e Shemsies me Fitim Gwrxhaliun nw proces

 

 

Prokurori Bilbil Mete ka futur nw mwnyrw tw qwllimshme ēwshtjen e zbardhjes sw fajdeve nw qorrsokak. Akuza ndaj prokurorit tw Prokurorisw sw Pwrgjithshme ka ardhur dje publikisht nw “Top Story” nga ish bashkwshorti i Shemsie Kadrisw, Gani Kadria. Ky u fundit,duke iu referuar procesit tw hetimeve, ka akzuzuar prokurorin Mete se nw mwnyrw tw qwllimshme ka penguar ballafaqimin e protagosnitwve, duke bwrw qw as dy tw arrestuarit, Shemsia dhe Fitim Gwrxhaliu tw mos ballafaqohen kurrw nw proces.

Ndwrkaq, Bilbil Mete, njw ndwr mw tw besuarit e Sollakut nw shumw procese hetimore, wshtw akuzuar nga Kadria se ka kwshilluar Shemsien “tw bwhet si e swmurw” qw tw mos ballafaqohet nw proces me Gwrxhaliun. Edhe ky i fundit, nw njw intervistw tw disa kohwve mw parw nga qelia, akuzonte hetuesit se e kishin shmangur nga ballafaqimi me Shemsien nw gjyq. Ndwrkaq, Kadria ka deklaruar se, qwndrimi i Metes ka ardhur pwr shkak tw njohjeve me njw prej vwllezwrve tw Shemsiesshumekohw mw parw, kur punonin nw Peshkopi. Pwr shumw kohw mw radhw Bilbil Mete ka mohuar nw gjyq edhe kwrkesat e disa kreditorwve tw “Gjallicws”, tw cilwt kishin hyrw pwr tw marrw disa shtwpi tw shwnuara nw emwr tw Pashtrik Shllakut, burrit tw motrws sw Shemsies. Nw emwr tw Shllakut kanw qenw tw shwnuara shumw shtwpi nw Tiranw, tw cilat mw pas u zunw ndaj kreditorwt, tw cilwt pwr shumw kohw e humbwn gjyqin, ndwrkohw qw prokuroria pwrfaqwsohej gjithnjw nw kwto procese me Bilbil Meten.    

Ndwrkohw, Kadria ka deklaruar seka biseduar edhe me Arapin, Sollakun apo me ish ambasadorin Kastriot Robo nw Greqi, por pa marrw kurrw gadishmwrinw pwr zbardhje.

 

Z. Gani Kadria ju keni qenw ish bashkėshorti i boses sw Gjallicws Shemsies. A mund tw na thoni se si e krioj ajo firmwn piramidale dhe a keni ju fakte qw kreditorwt tw marrin lekwt e hedhura nga qytetarwt te firma Gjallica.

 

Une kam qenw burri i Shemsies deri nw 1992. Atw ditw qw Shemsia mori paratw me 1,5% nw ditw hua tek publiku i gjerw, qw atw ditw nuk ishte mw gruaja ime. E demaskova nw rrjetin tim shoqeror. Qw atwherw unw mendoj qw duke u zbardhur ky problem nw mwnyrw kronologjike del figura e vwrtetw e Shemsies, sepse Shemsia ka dy figura. Figura e mardhwnieve familjare dhe figura me publlikun. Po u demaskuan kwto dy figura del problemi se kush wshtw Shemsia dhe kush wshtw Gjallica. Jo si komentohet nw publik qw e mori nw qafw burri Shemsien, wshtw e kunderta, ajo mori nw qafw familjen dhe shqiptarwt. Shemsia nw ēdo hap, nw ēdo pisllwk qw ka bwrw e ka bwrw me vwllain e saj Islam Elezin. Atw ka patur bashkwpuntor. Sapo dwgjova dhe pashw qw po dilte nga burgu e lidha me njw fakt tjetwr tw sw kaluarws nw 1997. Po kwshtu, Shemsia u fut nw listw dhe atwherw u bw ajo amnisti vetėm pwr Shemsien. Ajo bwri njw pagesw tw madhe prej 500 mijw dollare i ka marrw Sul Petku.

 

Kujt ja dha ajo lekwt pwr amnisinw e 1997 dhe si ja dha?

 

Ali Dragoxhi ishte prokurori i pwrgjithshwm dhe kwrkoi 500 mijw usd, ta fusim emrin ne listw. 150 mije I dwrgoi me te vellain dhe 350 mije I dha nje prokure te pergjithshme te noterizuar ne emrin e nipit Sali Vataj qe ta terhiqte nga banka, i kishte ne llogarine e saj ne banken e shtetit shqiptar. Kjo eshte e verteta jam gati qe ta deshmoj para Shemsies, para te gjitheve. Kjo amnisti nw 1997 kur u pregatit, pavaresisht nuk u realizua, ne parlament thane qe kjo behet vetem per Ramiz Aline dhe per Shemsien. Edhe tani jam I sigurte, si ka mundesi qe propozimi behet per Shemsien, si ka mundesi qe ka shkaktuar nje plage te madhe. Edhe une kam pak njohuri juridike, si ka mudnesi qe e lane te bente vetem 5 vjet burg. Pa patur nje mbeshtetje te madhe nga politika nuk behej. Kwte dua te denoncoj. Pse e denoncoj tani? Kjo pune ka shkuar ne transparence dhe I eshte bere e ditur kryetarit te ketij ekshilli qe po del Shemsia, a mundet valle qe ta bejme kete me Shemsien, Ieshte thene Bajramit. Shemsia ka marre premtimin,. Ajo ka patur lidhje me politiken, se po te mos dilte Shemsia, ajo eshte bushter e madhe dhe flet dhe nuk ta perton dhe flet. Shemsia do te marre keto para, ajo ka tentuar gjithmone keto para por nuk ka patur keto dokumenta. Keto dokumetna I kam une. Une kam dokumentat origjinale, dokumentacionin financiar, dokumentat e marrjes kesh te parave I kam marre une dhe do t’ia jap shtetit, prokurorise se pergjithshme, organit ligjvenes dhe une jam gati te bashkwpunoj.

 

Ēfarw dokumentash keni dhe a do ja jepni prokurorisw?

 

Organi i akuzes asnjeherw nuk i ka parw kwto dokumentat. Kwto dokumenta tregojnw veprimtarinw e Gjallices me partnerwt e huaj. Kwta partnerw kanw paratw nw banka. Llogariten nga Izmiri nw Itali, janw 14 ose 15 milionw dollarw. Nw dhjetor tw 1996 gjendja e parave ka qenw shume e madhe.

 

A mund ti jepni ju prokurorisw se ku janė paratw apo njw pjesw e parave, duke pasur parasysh se njw pjesw e tyre kanw dalw jashtė vendit?

 

Njw pjesw e parave janw Brenda Shqipwrisw, sepse janw tw shperndare nga tw ashtwquajturit menaxherw, kwta ishin piramidat e vogla tw vwrteta qw bwnw piramidwn e madhe. Edhe ata duhet tw futen nw transparencw, po t’u bwsh transparencwn do tw dalin plotwsisht sesa para janw kwtu ne Shqiperi. Wshtw njw grup manaxherwsh, tre i njoh une. Shemsia ka patur Florika Elezin, Violeta Qalliun, Plikron Koēon, Nasi Gomarakun, menaxherw qw punonin nw SHIK. U kam harruar emrat por Shesia i di mire.

 

 A ka dokumenta qe vertetojne kwto  para?

 

Florika u ka mbledhur para 117 vetave 1 100 000 usd, miliarda lireta, miliona marka. Kwshtu edhe tw tjerwt. Psh. Me shwnimin e Shemies thuhet qe Polikron Koēos ia mbylla fletoren, fletorja ishte ajo ku ishin llogaritw e njerwzve. I ndante 10% nw muaj, 5 % menaxheri dhe 5 % firma.

 

Ju thoni qw keni qenw i ndarw nga Shemsia. Si ka mundėsi qw je nw dijeni tw kėtyre fakteve?

 

Shume fakte i kam mwsuar nga dokumentat dhe nw atw kohe nw Izmir isha nw kontakt me fwmijwt me rrjetin atje. Mua mw ka gjetur nw Izmir ajo. Unw vwrtetoj me dokuemnta qw nw 1992 nuk kam patur lidhje me Shemsien. Dua t’ju bwj njw fakt tjetwr tw qarte. Nw kohen kur Fitimi wshtw dorwzuar dhe nw Apel do te ballafaqoheshin me kwrkeswn e tij se nw gjykaten e faktit ajo ia la krejt Fitimit, politika ndwrhyri dhe Bilbil Mete i tha asaj “bwhu e swmurw e mos hajde”. Pwr kwtw jam dwshmitar unw sepse e kam marrw nw telefon Violeta Qalliun qe komunikonte dhe flisnin nw telefon dhe tha : sot ka ardhur dita. Mw ktheu pergjigje, shkoi porosia nga Bilbili qw gjoja bwhu e swmurw, jam me diarre. Fitimi ka ndenjur kaq kohw e mbronin nw ilegalitet, jetonte mire, por ai ka dalw vetwm e vetwm pwr t’ia mbyllur gojwn Shemies sepse ajo wshtw kryeautorja e gjwrave, prandaj Fitimi ka mllef pwr kwtw. Nuk them qw Fitimi wshtw i pastwr, sepse pwr Fitimin interesohej direkt Sabri Godo. Kam patur shoqwri dhe miqwsi me tw. Sabriu edhe sot intresohet pwr tw. Sabriu kur ishte ne Apel interesohej me kryetarin e gjykatės sw Apelit Muharrem Kushen, ka ngrwnw njw darkw me Muharremin dhe Maksin, avokatin tim. E mora Maksin nw telefon dhe i thashw qw ke Fitimin klient apo mua, se mw tha: po shkoj bashkw me plakun te Muharrem Kushe qw tw flas edhe pwr ty. Jam dwshmitar qw nw komisionin hetimor parlamentar u vendos qw tw shkonim ne tw ballafaqoheshim atje. Mw tha Preē Zogaj qw ishte kryetar: bwj gati valixhen dhe do vish tw ballafaqohesh. Pwr ēudi ballafaqimi nuk u bw, Shemsia, Fitimi dhe unw. Ballafaqimi qwllimisht nuk u bw asnjwherw. Sepse po u takua Fitimi me Shemsien do tw dalin tw palarat njeri-tjetrit, do tw regojnw ku kanw shkur njw pjesw e mirw e parave e cilwt politikane kane marrw. Sepse vetw Fitimi tha qw Shemisa mori 20 milione dollarw pwr t’ia dhwnw nje pushtetari qe do t’i mbronte ne dite reziku. Nuke di si eka emrin. Kwte deklaratw e ka zoti Dhori , kryeprokurori, dhe Preē Zogaj

 

Pse keni besim tek prokuroria?

 

Unw kam besim tek Prokuroria e Pwrgjithshme jo tek Bilbil Mete qw e ka futur nw qorrsokak. Do tw dorwzohem menjwherw sapo tw rihapet ēwshtja ime dhe jam gati tw ballafaqohem me drejtwsinw. Jam I sigurte qe une fitoj sepse eshte nje e drejta ime. Ne shtetin tone thyhen te drejtat elementare te njeriut. Mua me jane thyer prandaj e kerkoj nje gje te tille. Atehere nuk kam patur mudnesi te dorezohem sepse avokatet me kane thene mos u dorezo sepse do te te vrasin

 

 

Po me faradin Arapin a jeni takuar ndonjwherw?

 

Kam patur fatin qe te takohem ne kembe dy min me FArudin Arapin sepse mesova qe SHemsia takohej shpesh me te , ne Tirane, ne Durres, hapur fare ne 1998. Mesova qe kishte ardhur dhe shkova e takova dhe  thashe po me mua ccfare keni? “Me ju e ka prokuroria,”- mw tha Arapi. E pashe qe I kishte mardhenie te mira me SHemsien keshtu qe nuk do te fitoja asgje. Nderkohe qe Shemsia insistoi qe te hiqej emri I Hysen Velise dhe te futej ne grupin e  eksperteve, I varen ujkut meleite ne qafe. Hysen Velia ishte bashke me Shemsien, hajdut se kishte marre gjithe ato pare padrejtesisht dhe ai u fut ne grupine e ksperteve. Nderkohe kur isha ne Izmir mesova qe Hysen Velia kur ishte ne grupine e eksperteve donin te organizonin ne Izmir nje piramide tjeter me menaxhere me pare qe do te merrnin nga Vlora e nga Tirana dhe t’I fusnin ne nje  banke atje. Shyqyr qe falimentoi ajo banke atje. Ne njeriu im I besuar ka shkuar tek FArudini dhe nga telefoni mesova se per here te pare I shikonte dokumentat qe kam sot une ne dore dhe e dyta me tha qe mori ne telefon se kam bere gati shkresen prokuroise se pergjithshme per t’u rihapur. Ndryshoi pushteti, ai u pushua nga puna dhe kjo mbeti pa u bere. KEte e di me saktesi. Po deshe them se kush eshte njeriu konfidencional qe e ka takuar. Nese FArudn Arapi apo ndonje tjeter hedhin balte rreth problemit qe ngre une dhe duan t’I japin kahe te ndryshme e kane gabim dhe duan te genjejne popullin. Prandaj I jam drejtuar Top Channeli, prandaj kerkoje bashkepunim mbi te gjitha qe te grumbullohen parate. Kjo kurre nuk ka per t’u mbyllur. Mos t’I rreje mendja politikes. Edhe Fitimi, edhe njeres te tjere jane gati te flasin mbi keto te verteta. Edhe mbesa ime mund te flas, bashkeshortja e Fitimit. Kush di wshtw gati tw flas.