Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

Zhvillim cilėsor i turizmit

 

Bujar Nishani

Ministėr i Brendshėm

 

Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se vendi ynė, pėr vetė pozicionin e favorshėm gjeografik, ėshtė njė perlė turistike, e cila, sigurisht, vetėm nė sajė tė bashkėpunimit tė ndėrsjelltė qeveri qendrore-qeverisje vendore do tė mund tė bėhet atraktive. Nė programin e qeverisė shqiptare, turizmi zė njė vend tė veēantė.

Gjatė sezonit turistik veror, zonat bregdetare dhe kufitare tė vendit pėrballen me shtimin e madh tė popullsisė, fluksin e madh tė pushuesve vendas apo tė huaj qė vijnė pėr pushime nė vendin tonė, nga shtete tė ndryshme dhe shtimin e numrit tė shtetasve dhe automjeteve qė hyjnė e dalin nėpėrmjet pikave tė kalimit kufitar.

Me qėllim parandalimin e krimit ndėrkufitar, rritjen e sigurisė nė vendet e pushimit, gjatė hyrjes e daljes nė Republikėn e Shqipėrisė, rritjen e standardeve e lehtėsimin e procedurave tė kontrollit tė kufirit, krijimin e kushteve normale dhe tė garancisė gjatė hyrjes e daljes nga kufiri tė shtetasve shqiptarė dhe tė huaj, Ministria e Brendshme ka hartuar njė plan masash, i cili konsiston nė shtimin e vendeve tė punės dhe trajnimin e personelit pėrkatės pranė Policisė Kufitare, pėr pėrballimin e fluksit gjatė sezonit, duke shkurtuar maksimalisht kohėn e pėrpunimit tė dokumenteve tė shtetasve dhe mjeteve -udhėzim dalė nga ministri. Nė tė njėjtin kontekst, ėshtė duke pėrfunduar edhe moduli informatik qė mundėson dhėnien e vizave kolektive nė kufi pėr grupet turistike. Pėr tė krijuar njė klimė dhe imazh cilėsor tė shėrbimit policor pėr pushuesit turistikė vendas dhe tė huaj, Policia e Shtetit me strukturat e saj, do tė jetė 24 orė nė shėrbim tė plotė me qėllim, krijimin e lehtėsirave nė qarkullim dhe kushteve normale pėr udhėtim tė sigurt tė shtetasve, ku dimensioni kryesor do tė jetė ndihma pėr tė gjithė pėrdoruesit e rrugės pėr tė mbėrritur lehtėsisht nė destinacionet pėrkatėse turistike.

Rėndėsi e veēantė do t`i jepet paraqitjes dinjitoze, korrektesės dhe etikės sė patrullave nė komunikim me pėrdoruesit e rrugės dhe forcimin e dimensionit tė ndihmės e shėrbimit pėr qytetarėt dhe veēanėrisht tė pushuesve shqiptarė me banim jashtė atdheut dhe tė huajve qė do tė kalojnė pushimet nė zonat turistike tė vendit tonė. Do tė eliminohen plotėsisht ndalimet e panevojshme tė mjeteve me targa tė huaja qė hyjnė me pushues nga pikat e kalimit kufitar, veēanėrisht kur nė to udhėtojnė familjarisht. Nė zonat turistike, gjatė sezonit, do krijohen posta policore provizore, me qėllim mbarėvajtjen dhe garantimin e qetėsisė dhe rendit. Padyshim, kujdes i veēantė do t`i kushtohet mbajtjes nė gatishmėri tė mjeteve tė shpejta lundruese tė Policisė Kufitare, pėr t`i ardhur nė ndihmė pushuesve gjatė sezonit turistik veror. Pararelisht, institucioni i Prefektit dhe njėsitė vendore tė qarqeve, nė kuadėr tė planit tė masave tė hartuar nė Ministrinė e Brendshme, do tė ngrenė grupe pune nėn drejtimin e prefektit pėr pėrcaktimin e masave konkrete pėr zhvillimin normal tė sezonit turistik 2007-tė, duke raportuar ēdo javė nė lidhje me problematika tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me pastrimin e plazheve, sigurimin e ndihmės sė shpejtė mjekėsore dhe pėr ofrimin e shėrbimit tė pėrforcuar tė shėrbimit zjarrfikės. Siguria ndaj zjarrit ėshtė njė tjetėr pikė e rėndėsishme gjatė sezonit turistik, sepse, vetė temperaturat e larta gjatė stinės sė verės krijojnė premisa pėr rėnien e zjarreve, kėshtu qė pėr kėtė arsye, janė vėnė nė gatishmėri tė plotė tė gjitha motopompat dhe pajisjet zjarrfikėse. Po ashtu, jemi kujdesur pėr trajnimin e personelit zjarrfikės, me qėllim ofrimin e njė shėrbimi tė shpejtė e model pėr tė evituar pasoja tė rėnda. E fundit, por jo nga rėndėsia, ėshtė dhe siguria rrugore. Siguria rrugore nuk mund tė konceptohet si njė proces i njė strukture tė vetme, ajo kėrkon bashkėpunim dhe bashkėrendim tė veprimeve tė tė gjitha strukturave tė lidhura me tė. Rritja e volumit tė trafikut nė rrjetin rugor, ka nxjerrė nė pah rritjen e masave tė sigurisė nė rrugė, ne sugjerojmė qė brenda strukturave ekzistuese tė organizimit tė njėsive tė qeverisjes vendore, tė caktohen specialistė qė do tė merren nė mėnyrė permanente me ēėshtjet e sinjalistikės rrugore. Nga ana tjetėr, ka ardhur koha qė nė realizimin e projekteve tė pėrmirėsimit tė infrastrukturės urbane e rurale, tė pėrfshihen dhe elementė tė sinjalistikės rrugore. Ministria e Brendshme ėshtė e angazhuar qė tė mbajė kontakte tė vazhueshme me ēdo njėsi tė qeverisjes vendore, pėr tė siguruar bashkėrendimin e veprimeve tė mėtejshme, qė pėrmirėsojnė shėrbimet nė fushėn e infrastrukturės urbane e rurale, sidomos nė zonat turistike.

Pavarėsisht masave tė marra nga ēdo strukturė e Ministrisė sė Brendshme, pavarėsisht vullnetit tė qeverisė qendrore pėr tė garantuar tė gjitha kushtet, infrastrukturėn, personelin e kualifikuar dhe tė pėrkushtuar nė zbatim tė gjithēkaje qė thashė mė sipėr, do tė dėshiroja t’iu kėrkoja tė gjithė tė zgjedhurve tė rinj vendorė, pėrfaqėsues tė zonave tė mrekullueshme turistike tė vendit tonė, tė krijonit brenda hapėsirave tė komunitetit tuaj gjithė infrastrukturėn e nevojshme pėr ēeljen nė kushte sa mė optimale tė kėtij sezoni turistik, sepe turizėm do tė thotė mė shumė tė ardhura dhe si rrjedhojė, pėrmirėsim jetese pėr komunitetin tuaj.

 

* Fjala e ministrit tė Brendshėm, z. Bujar Nishani, mbajtur nė Konferencėn Kombėtare me temė “Pėr njė fluks turistik mė tė madh dhe pėr njė zhvillim tė ri cilėsor tė turizmit shqiptar”.

 

 

 

 

 

POLITIKA

 

Lajmi bėhet i ditur nga zyra e shtypit pranė Shtėpisė sė Bardhė

 

Presidenti Bush, vizitė nė Shqipėri

 

Presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush, pritet qė tė vizitojė Shqipėrinė. Njė lajm i tillė ėshtė bėrė i ditur nga Shtėpia e Bardhė. Presidenti amerikan do tė kryejė njė tur nėpėr Europė, pas pjesėmarrjes nė Samitin e Grupit tė Tetėshes, qė do tė zhvillohet kėtė vit nė Gjermani, nė Heiligendamm. Pjesė e turit tė presidentit amerikan do tė jenė Republika Ēeke, Polonia, Shqipėria, Bullgaria dhe mė pas Italia.

Vizita e presidentit amerikan do tė realizohet mė 10 qershor nė Tiranė.

Gjatė rrugėtimit tė tij, presidenti amerikan do tė ndalojė nė Pragė, pėr njė takim me drejtuesit e kėtij vendi dhe pėr tė folur nė njė konferencė ndėrkombėtare pėr demokracinė dhe sigurinė.

Pas takimit tė G- 8, presidenti do tė bėjė njė ndalesė tė shkurtėr nė Jurata, Poloni, ku do tė takohet me presidentin Lech Kazinski. Axhenda e presidentit amerikan do tė vijojė nė Vatikan mė 9 qershor, ku do tė realizojė dhe takimin e parė mė Papa Benediktin dhe do tė takohet nė Romė me politikanėt kryesorė italianė.

Nė njoftimin e Shtėpisė sė Bardhė thuhet se takimet me drejtuesit botėrorė do tė vazhdojnė nė Tiranė dhe mė pas nė Sofje, pėrkatėsisht mė 10 dhe 11 qershor.

Kjo ėshtė vizita e parė e njė politikani amerikan tė rangut tė tillė, nė detyrė.

Ndėrkohė qė, drejtues tė lartė tė shtetit amerikan kanė kryer vizita nė vendin tonė.

Shtetet e Bashkuara kanė vlerėsuar rolin qė Shqipėria ka luajtur nė luftėn kundėr terrorizmit. Shqipėria ka marrė gjithashtu vlerėsime edhe nė lidhje me rolin konstruktiv nė rajon.

 

 

Ministri i Jashtėm jep dorėheqjen nė mėnyrė tė papritur, mister arsyet

 

Mustafaj: Jam i lodhur, po jap dorėheqjen si ministėr

 

Dorėheqja e Ministrit tė Jashtėm ėshtė disi e pazakontė pėr politikėn shqiptare. Rėndom, dorėheqjet apo shkarkimet e ministrave tė caktuar janė komentuar mė parė nė media. Nga ana tjetėr, duke iu referuar edhe zhvillimeve qeveritare nuk duket qė Mustafaj tė ketė pasur konflikte apo mosmarrėveshje me shefin e qeverisė

 

“Jam i lodhur dhe lodhja ėshtė njė arsye mėse e mjaftueshme pėr tė dhėnė dorėheqjen”. Me njė vendim tė papritur dhe tė paargumentuar gjatė ministri i Jashtėmm Besnik Mustafaj, ka dhėnė dje dorėheqjen nga ky funksion. Dorėheqjen e ka bėrė dje tė ditur, vetė zoti Mustafaj, nė njė konferencė pėr shtyp, ku u shpreh se pėr kėtė ēėshtje ka vėnė nė dijeni kryeministrin Berisha, tė cilit i ka paraqitur dorėheqjen e parevokueshme. Gjithsesi, Mustafaj e ka konsideruar qėndrimin e tij nė krye tė kėtij dikasteri si njė ndėr eksperiencat mė tė mira tė karrierės sė tij  “Ndodhem para jush pėr t’iu njoftuar se i kam paraqitur dorėheqjen e parevokueshme kryeministrit Berisha. Dua tė theksoj me kėtė rast se, kjo periudhe qė kam punuar nė drejtimin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ėshtė eksperienca mė e pasur, mė e jashtėzakonshme qė kam pasur nė jetėn time”, - tha Mustafaj

Dorėheqja

Dorėheqja e Ministrit tė Jashtėm ėshtė disi e pazakontė pėr politikėn shqiptare. Rėndom, dorėheqjet apo shkarkimet e ministrave tė caktuar janė komentuar mė parė nė media. Mustafaj, sapo ishte kthyer nga njė samit dyditor nė Ohėr tė Maqedonisė, ku diskutoheshin problemet e integrimit nė NATO. Nga ana tjetėr, duke iu referuar edhe zhvillimeve qeveritare nuk duket qė Mustafaj tė ketė pasur konflikte apo mosmarrėveshje me shefin e qeverisė, gjė tė cilėn e vuri nė dukje dhe gjatė deklaratės sė tij. “Falenderoj, nė radhė tė parė, kryeministrin Berisha, i cili e ka pranuar tre muaj mė parė, nė analizėn qė i bėri punės sė qeverisė 2006 se, Ministria e Punėve tė Jashtme dhe diplomacia shqiptare ka qenė tėrėsisht e suksesshme nė kryerjen e misionit tė saj”, - tha Mustafaj

Habia

Por, tė habitur duket se kanė mbetur dhe kolegėt e Mustafajt, nė parlament dhe qeveri. Tė kontaktuar nga gazeta “TemA”, ata u shprehėn se, informacionin pėr dorėheqjen e Ministrit tė Jashtėm e kanė marrė ose nga mediat ose nga telefonatat e gazetarėve, tė cilėve shpjegimi i Mustafajt mbi “lodhjen e tij” iu ėshtė dukur i pamjaftueshėm. Duhet theksuar se, ministri Mustafaj gėzonte edhe simpatinė e kreut tė qeverisė me tė cilin ministri Mustafaj bashkėpunon prej kohėsh. Gjithsesi, dorėhqja “misterioze” e ministrit, duket se do ta fusė edhe njė herė politikėn shqiptare nė hullinė e debateve nė Kuvend, nė lidhje me votimin e emrit tė ministrit tė ri nė Kuvendin e Shqipėrisė.

 

 

Berisha: Pranoj me keqardhje dorėheqjen e Mustafajt

 

 

Menjėherė pas lajmit pėr dorėheqjen e Ministrit tė Jashtėm, Besnik Mustafaj, ka reaguar kryeministri Berisha, i cili pėrmes njė deklarate pėr shtyp ka shprehur keqardhjen pėr largimin e Mustafajt. “Kryeministri Berisha u informua nga ministri Mustafaj pėr vendimin e tij pėr tė dhėnė dorėheqjen nga posti i Ministrit tė Jashtėm.

Kryeministri Berisha shpreh vlerėsimin dhe falenderimin e tij pėr bashkėpunimin e ēmuar qė ka patur me zotin Mustafaj dhe kontributin e tij si Minister i Jashtėm, nė pėrmbushjen e objektivave madhore tė qeverisė, nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian dhe afrimin nė NATO. Me keqardhje, kryeministri tregon mirėkuptim pėr vendimin e tij”, thuhet nė deklaratėn e Kėshillit tė Ministrave.

 

 

 

Kryeministri vlerėson nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė figurėn e shkrimtarit tė madh

 

Berisha: Ismail Kadare, gjeniu mė i madh i letrave pėr Shqipėrinė

 

Kryeministri, Sali Berisha, vlerėsoi njė ditė mė parė nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė, figurėn e Ismail Kadaresė, duke e konsideruar atė si gjeniun mė tė madh tė letrave tė tė gjitha kohėrave. Kėto komente Berisha i bėri nė pėrkujtim tė Ditės ndėrkombėtare tė Librit. “Shqiptarėt kanė motiv tė madh ta nderojnė sot kėtė ditė, sepse libra tė gjenive sė tyre krijuese shndrisin nė trashėgiminė mė tė mirė tė librit botėror. Tė tilla janė veprat e Kadaresė, tė cilat kanė pushtuar mendjen dhe zemrėn e lexuesve dhe elitės nė mbarė botėn. Ndaj edhe ne kemi njė motiv shumė tė fortė qė ta festojmė kėtė ditė, me ndjenjėn e vėrtetė tė krenarisė pėr kontributin e pamohueshėm, tė ēmuar dhe bashkėkohor tė letrave shqipe nė fondin botėror tė trashėgimisė letrare.

 

Pėrmenda shkrimtarin Ismail Kadare, qė, pėr kombin tonė, ėshtė gjeniu mė i madh i letrave nė tė gjitha kohėrat, por ka edhe shumė shkrimtarė tė tjerė tė njohur, si Fatos Kongoli, etj., tė cilėt kanė arritur tė botojnė veprat e tyre nė gjuhė tė ndryshme. Kultura ėshtė vlera mė eprore qė kanė kombet. Thelbin e identitetit tė tyre, kombet, mė shumė se me ēdo gjė tjetėr, e kanė tė lidhur me kulturėn. Ne jemi krenarė me letėrsinė tonė, me krijimet e Ismail Kadaresė dhe tė shkrimtarėve tanė tė tjerė tė shquar”, - tha Berisha.

 

Genc Ruli, kandidatura mė e mundshme pėr zėvendėsimin e Mustafajt

 

Genc Ruli, aktualisht ministėr i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės ėshtė emri mė i pėrfolur qė pritet tė zėvendėsojė ministrin e Jashtėm, Besnik Mustafaj, pas dorėheqjes sė dhėnė dje, nga ky i fundit. Burime nė qeveri shprehen se ky ėshtė emri mė i pėrfolur qė qarkullon nė korridoret e Kryeministrisė pėr postin e ministrit tė Jashtėm. Ruli qė prej formimit tė qeverisė ka mbajtur postin e ministrit tė Ekonomisė dhe i ka qėndruar dhe rrokadės qė u bė sė fundi me ministrat e kabinetit “Berisha”. Ndėrkohė ende nuk ėshtė vendosur se kush do e zėrė vendin e Rulit nė Ministrinė e Ekonomisė. Gjithsesi, duket se rrokada nė kabinetin qeveritar do tė rindezė dhe njėherė debatet nė politikėn shqiptare dhe garėn brenda radhėve tė mazhorancės pėr postet ministrore.

 

 

Viti 1991, sekretari i shtetit, Xhejms Bejker

Viti 1993, ish-presidenti, Xhimi Karter

Viti 1995-sė, sekretari i Pentagonit, William Perri

Viti 1997-tė, ish-presidenti, Xhorxh Bush, Kolin Pauell dhe Riēard Ēeni

Viti 1999-tė, sekretarja e Departamentit tė Shtetit, Medlin Ollbrajt

Viti 2004-tėr, sekretari i Departamentit tė Shtetit, Kolin Pauell

Viti 2004-tėr, sekretari i Pentagonit, Donald Ramsfeld

Viti 2006-tė, sekretari i Pentagonit, Donald Ramsfeld

 

Zhvillohet nė Ohėr takimi mes ministrave tė Jashtėm dhe tė Mbrojtjes sė Shqipėrisė dhe Maqedonisė

 

Mediu – Elenovski, vlerėsohet bashkėpunimi pėr integrimin nė NATO

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, zhvilluan dje paradite nė Ohėr tė Maqedonisė njė takim me homologėt e tyre maqedonas, Llazar Elenovski dhe Antonio Milloshoski, bėri tė ditur Zyra e Shtypit pranė Ministrisė sė Mbrojtjes. Gjatė takimit informal u diskutuan marrėdhėniet dypalėshe, intensifikimi i mėtejshėm i tyre, si dhe u vlerėsua ecuria e deritanishme e bashkėpunimit shqiptaro-maqedonas. Me theks tė veēantė u diskutua dhe u shkėmbyen pikėpamje lidhur me hapat e hedhura, punėn intensive qė po bėhet nga tė dyja vendet, si dhe bashkėpunimi drejt anėtarėsimit nė NATO. Ministrat u shprehėn se ky bashkėpunim i frytshėm duhet tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen si deri mė sot, pėr tė arritur objektivin e marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO. Duke komentuar takimin e zhvilluar, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se, “ai ishte nė kuadrin e takimeve dy dhe tripalėshe qė kemi planifikuar edhe nė tė ardhmen, si nė kuadrin bilateral, ashtu dhe nė kuadrin e Kartės sė Adriatikut, duke pėrfshirė kėtu edhe Kroacinė”. “Kėto takime i shohim si tė rėndėsishme, pasi i shėrbejnė shkėmbimit tė eksperiencės dhe informacionit pėr rezultatet qė kemi nė kryerjen e reformave nė Forcat e Armatosura dhe nė arritjen e objektivave pėr anėtarėsim. Kėto kontakte i shikojmė edhe si pjesė tė diplomacisė ushtarake, pėr tė bėrė tė njohura edhe arritjet tona tė pėrbashkėta ndaj vendeve anėtare tė NATO-s”, - tha zoti Mediu. Gjithashtu, nė kėtė takim u diskutua edhe pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Nė kėtė kuadėr, zoti Mediu deklaroi se, “zgjidhja e statusit tė Kosovės duhet tė jetė sa mė e shpejtė, pėr tė mbyllur pėrfundimisht kapitullin e fundit tė luftėrave tė pėrgjakshme nė Ballkan dhe do t’i shėrbejė paqes nė rajon”. Ndėrsa, ministri i Jashtėm i Maqedonisė, Milloshoski, shprehu dhe njėherė qėndrimin e vendit tė tij nė mbėshtetje tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės sipas planit tė Ahtisarit. Sipas Milloshoskit, qėndrimi i pėrbashkėt ndaj kėsaj ēėshtjeje, si dhe zgjidhja sa mė e shpejtė e statusit tė Kosovės ėshtė njė qėndrim inkurajues jo vetėm pėr rajonin, por nė tė njėjtėn kohė edhe njė kontribut pėr paqen e sigurinė nė rajon. Zgjidhja sa mė e shpejtė e statusit tė Kosovės, sipas Milloshoskit, ėshtė mė e mirė sesa status-quo aktuale dhe do t’i shėrbejė paqes nė rajon. Nė takim u diskutua edhe pėr mundėsinė e organizimit tė njė strategjie tė pėrbashkėt tė vendeve tė Kartės sė Adriatikut nė disa nga kancelaritė kryesore tė Evropės dhe SHBA-ve, pėrsa i pėrket marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, si dhe pėr shpalosjen e ideve tė vendeve tona pėr tė ardhmen dhe sfidat qė na presin. Viti 2007-tė mbetet viti i angazhimeve tė mėdha tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė pėr marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ligji pėr dixhitalin nuk arrin tė marrė votat e duhura nė Kuvend, nga 71 sigurohen vetėm 69

 

Grup i pėrbashkėt pune, pozitė-opozitė, pėr pėrmirėsimet e ligjit

 

 

Pas rrėzimit nė Kuvend tė projektligjit pėr transmetimet numerike tė paraqitur nga komisioni i Medias, ėshtė vendosur ngritja e njė grupi pune, me pjesėmarrje nga tė dyja krahėt e politikės qė do tė bėjė ndryshimet nė ligj. Komisioni parlamentar i Edukimit, Medias dhe Mjeteve tė Informimit Publik ra dakord dje pėr ngritjen e njė grupi pune nė nivel ekspertėsh, me qėllim rishikimin e projektligjit "Pėr transmetimet numerike nė Republikėn e Shqipėrisė". Deputeti i mazhorancės nė komision, Nikollė Lesi, i propozoi komisionit ngritjen e njė grupi qė do tė merret me rishikimin e kėtij ligji, me qėllim gjetjen e njė varianti tė ndėrmjetėm. Pas disa debatesh lidhur me numrin e anėtarėve nė kėtė grup pune, u vendos qė ai tė pėrbėhet nga katėr deputetė: Nikollė Lesi e Astrit Patozi pėr mazhorancėn dhe Alfred Dalipi e Diana Ēuli pėr opozitėn. Ky grup, pjesė e tė cilit, sipas Lesit, "do tė jenė ekspertėt mė tė mirė tė komisionit nė kėtė fushė", ka pėr detyrė tė kontaktojė me grupet e interesit lidhur me projektligjin e debatuar dhe mė pas do t'ia paraqesė seancės plenare, mė 30 prill.

Njė ditė mė parė parlamenti diskutoi gjatė rreth kėtij drafti, i cili ngjalli debate mes mazhorancės dhe opozitės. Nė fund ligji, megjithė mbrojtjen qė i bėnė deputetėt e mazhorancės, nuk arriti tė merrte votat e nevojshme. Nga 71 vota qė duheshin pėr miratimin e ligjit, u arrit tė merreshin vetėm 69 vota, numėr ky, i cili bėri qė ligji tė mos kalonte aprovimin e Kuvendit.

 

Shkon nė 10 numri i shteteve qė ratifikojnė marrėveshjen

 

Parlamenti hungarez ratifikon MSA-nė mes Shqipėrisė dhe BE-sė

 

Parlamenti i Hungarisė ratifikon unanimisht marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipėrisė dhe BE-sė, bėnė tė ditur sot burime zyrtare nga Kuvendi i Shqipėrisė. Ratifikimi i MSA-sė nga parlamenti hungarez vjen pas ratifikimeve tė MSA-sė nga parlamentet e Polonisė, Sllovakisė, Sllovenisė, Letonisė, Suedisė e Belgjikės, ndėrkohė qė deri nė fund tė majit pritet qė marrėveshja e Stabilizim-Asocimit tė ratifikohet edhe nga Estonia, Gjermania dhe Austria. Pak ditė mė parė, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vuri nė dukje se nė njė periudhė tė shkurtėr ėshtė bėrė e mundur qė nė 10 muaj tė arrihet ratifikimi nga 10 parlamente tė vendeve anėtare tė BE-sė.“Pavarėsisht nga debatet e shumta brenda vetė BE-sė pėr zgjerimin, Shqipėria arriti tė ketė njė sukses tė tillė, natyrisht pėr shkak tė lidershipit tė fortė dhe tė guximit nė reformat e suksesshme, gjithashtu, edhe si rezultat i plotėsimit tė angazhimeve dhe detyrimeve qė burojnė nga nėnshkrimi i MSA-sė”, - tha znj. Topalli.

 

 

Miratohen katėr kandidaturat pėr ambasadorė

 

Komisioni parlamentar i Politikės sė Jashtme miratoi dje, katėr kandidatura pėr ambasadorė tė Republikės sė Shqipėrisė, tė propozuara nga Ministria e Jashtme.

 Komisioni, pasi i shqyrtoi kandidaturat e paraqitura, i miratoi ato me konsensus tė plotė. Kėshtu, deputetėt miratuan kandidaturėn e znj. Mimoza Halimi pėr postin e Ambasadores sė Jashtėzakonshme dhe Fuqiplotė tė Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Belgjikės dhe nė Misionin e Republikės sė Shqipėrisė pranė BE-sė.

 Zef Mazi u miratua nga komisioni si kandidaturė pėr Ambasador tė Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar tė Britanisė sė Madhe dhe nė Irlandė, si jorezident.

Artur Kuko u miratua Ambasador nė Misionin e Republikės sė Shqipėrisė pranė NATO-s dhe Rezart Bregu u miratua Ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Republikėn e Argjentinės dhe si Ambasador jorezident nė Republikėn Federative tė Brazilit, nė Republikėn e Ekuadorit, tė Kilit, tė Kolumbisė, tė Paraguajt, tė Perusė, Republikėn Orientale tė Uruguajt dhe nė Republikėn Boliviane tė Venezuelės.

 

 

Debati brenda PS-sė, deputeti socialist, akuza Ramės pėr mungesė tė dialogut brenda partisė

 

Koēi: Rama nuk komunikon me mua

 

“Tė bėhet referendum nė bazėn e partisė pėr zgjedhjet e parakohshme”

 

I shkarkuar nga posti i nėnkryetarit tė grupit parlamentar socialist, Petro Koēi, flet pėr debatin brenda partisė, duke theksuar se mungon komunikimi i tij me kryetarin socialist, Edi Rama. "Me kryetarin e ri tė grupit tė PS-sė, Ben Blushi, komunikoj normalisht, por ai qė nuk ka komunikuar me mua ėshtė kryetari i PS-sė", - tha dje Koēi. Duke anashkaluar vėmendjen prej shkarkimit tė tij nga posti i nėnkryetarit tė grupit parlamentar, Koēi tha se ka tė tjera probleme shumė mė tė rėndėsishme brenda PS-sė pėr tė zgjidhur, duke theksuar shkeljet e statutit tė PS-sė nga kryetari i saj, Edi Rama. Ndėrsa kėrkesa e tij pėr tė marrė mendimin e bazės pėr qėndrimin e PS-sė lidhur me zgjedhjet e parakohshme, ėshtė hapi i parė qė Koēi pritet tė hedhė nė strategjinė e tij kundėr Ramės pėr zhvillimet brenda PS-sė.

Shkarkimi

Rreth njė javė mė parė, kur u zgjodh nė krye tė grupit parlamentar socialist Ben Blushi, kryesia e PS-sė dhe grupi parlamentar kanė vendosur qė nė njė tjetėr mbledhje tė grupit tė zgjidhet nėnkryetari i kėtij grupi, si dhe sekretari i tij, duke bėrė fakt tė kryer largimin e Koēit nga posti i nėnkryetarit tė grupit parlamentar. Pėr kėtė ēėshtje, Koēi tha dje se nuk kishte patur asnjė sinjal nga strukturat e partisė lidhur me votėbesimin e tij nė kėtė post. "Askush nuk ka komunikuar me mua zyrtarisht pėr kėtė gjė dhe jam i ēuditur nga fakti qė nė media kanė dalė variante shkarkimesh, apo variante tė tjera. Mendoj se kėto janė intriga tė vogla, qė nuk mund tė prekin dinjitetin tim. Pak kohė mė parė kam kėrkuar qė tė institucionalizohen tė dyja strukturat: drejtimi i partisė dhe kam parasysh sekretariatin, i cili nuk ėshtė zgjedhur me votė tė fshehtė, por dhe kryesia e grupit, me pėrjashtim tė kryetarit tė tij. Mendoj se zgjedhja me votė tė fshehtė e kėtyre strukturave ėshtė njė hap nė drejtimin e duhur. Sigurisht qė zgjedhja e kėtij momenti pėr ta bėrė kėtė mund tė jetė pak e kompromentuar, gjithsesi unė e kam pėrshėndetur si veprim, pavarėsisht se nė parti ka probleme tė tjera shumė mė tė rėndėsishme sesa halli, nė thonjėza i nėnkryetarit tė grupit", - tha dje Koēi.

Ai theksoi dje se aktivizimi i tij si kundėrshtar i i kryetarit Rama nuk lidhet me pretendimet e tij pėr poste drejtuese nė parti, por vetėm me zbatimin e statutit tė kėsaj partie. "Unė, nėse jam aktivizuar pėr tė rivendosur rendin statutor nė administrimin e partisė, kėtė nuk e kam bėrė nė emėr tė kėrkimit apo mbajtjes sė ndonjė posti. Janė tė tjerė ata qė pėrfshihen nė qėndrime politike pėr arsye karrigesh", - tha Koēi.

Referendumi nė bazė

Qėndrimi i PS-sė pėr zgjedhjet e parakohshme ka mbetur i paqartė, qė pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Kreu i saj, Edi Rama dhe kundėrshtarėt e tij nė PS, janė shfaqur herėpashere nė media me gjysmė vendimi pėr tė kėrkuar zgjedhje tė parakohshme, por asnjėherė nuk ka patur njė qėndrim tė qartė tė tyre pėr kėtė ēėshtje. Madje, kjo ka qenė njė ndėr ēėshtjet, ku dy palėt kanė kėrkuar tė fitojnė mbėshtetjen e bazės, nė momentet kur iu ėshtė dashur, duke u pozicionuar pėr zgjedhje tė parakohshme. Petro Koēi sjell sėrish nė debatin e ditės, ēėshtjen e zgjedhjeve tė parakohshme, duke hedhur idenė e referendumit nė bazėn e PS-sė pėr tė arritur mė pas njė qėndrim tė qartė tė PS-sė pėr zgjedhjet e parakohshme. Koēi tha dje se, nė rast se anėtarėsia do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes pėr vendimmarrjen nė parti, atėherė duhet tė jetė pikėrisht ajo qė pėrcakton edhe vendimin e PS-sė pėr zgjedhjet e parakohshme. Ai propozon qė mendimi i bazės pėr zgjedhjet e parakohshme tė merret pėrgjatė procesit tė zgjedhjeve nė parti.

Luljeta Progni

 

Rama: Protesta me barrikada njerėzore pėr votėn

 

“Elbasani ka njė kryetar bashkie tė mandatuar nga populli i Elbasanit dhe tė njohur si i tillė me vendim tė formės sė prerė tė Kolegjit Zgjedhor”, - kėshtu ka deklaruar kryetari i PS-sė tė Shqipėrisė, Edi Rama, gjatė njė takimi tė zhvilluar mesditėn e djeshme nė selinė e PS-sė sė qytetit tė Elbasanit.

“Shpallja e zgjedhjeve tė reja nė Elbasan dhe ēdo shpallje zgjedhjesh tė reja nė ēdo pjesė tė Shqipėrisė, duke filluar nga Tirana e duke pėrfunduar deri nė komunėn mė tė largėt, qė praktikisht ka njė kryetar tė zgjedhur, ėshtė njė vendim sa absurd, aq edhe domethėnės pėr shkallėn e lartė tė rrezikshmėrisė qė paraqet kjo KQZ dhe kjo qeveri”, - tha Rama.

“Jam kėtu sot pėr tė thėnė se solidariteti im, i yni, i PS-sė ndaj kryetarit tė Bashkisė sė Elbasanit dhe ndaj PS-sė sė Elbasanit do tė jetė njė solidaritet i shprehur jo me fjalė, por me vepra, ēka do tė thotė se askush nuk do tė guxojė tė provojė barrikadėn tonė, duke i shkuar mė tutje aventurės sė zgjedhjeve tė reja nė Elbasan. Shpresoj se Kolegji Zgjedhor do tė konfirmojė vendimin e vet tė formės sė prerė, por nga ana tjetėr, rideklarojmė se do tė ēojmė pėrpara organeve tė drejtėsisė Ēlirim Gjatėn, do ndėrmarrim njė nismė nė parlament pėr shkarkimin e kėtyre personazheve, tė cilėt ngrenė dorėn kundėr Kushtetutės. Ne do tė pėrgatitemi pėr t`u pėrballur. Kush mendon se me njė process mund tė pushtojė Bashkinė e Elbasanit jo vetėm gabon, por ta provojė njė gjė tė tillė, do tė ishe prova e forcės qė na jep mandati i popullit tė Elbasanit dhe vendimi i formės sė prerė tė Kolegjit Zgjedhor.

Rama ka mbėshtetur vendimin e simpatizantėve tė PS-sė, dega Elbasan, pėr fillimin e protestės, duke i siguruar qė nė kėtė rrugė tė protestave do tė bashkohet me popullin e Elbasanit. “Elbasani nuk do tė pushtohet duke djegur Kushtetutėn, ligjin dhe votat e lira e tė ndershme tė qytetarėve qė bėnė kryetar bashkie Qazim Sejdinin”, - tha Rama.

“Do tė pėrgatitemi pėr barrikada njerėzore”, - tha Rama, - do tė hidhemi nė protestė qysh ditėn e nesėrme e nė vijim pėr tė kėrkuar tė drejtat tona”.

Suela Azemi

 

PBDNJ distancohet nga deklaratat e Bollanos pėr Vorio Epirin

 

Solis: Janė “shashka” qė nuk shkaktojnė asnjė dėm

Sekretari i Pėrgjithshem i PBDNJ-sė, Leonard Solis, ėshtė distancuar dje publikisht nga deklaratat e kryetarit tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, i cili disa ditė mė parė i krahasoi pėrpjekjet e ekstremistėve grekė pėr Vorio Epirin me pėrpjekjet e kosovarėve pėr pavarėsi. Solis nė njė deklaratė pėr mediat ėshtė shprehur se deklaratat e Bollanos nuk duhen marrė seriozisht, duke i cilėsuar si “shashka qė nuk kanė asnjė dėm” dhe qė nuk duhen marrė seriozisht nga asnjė forcė politike. Vetėm disa ditė mė parė, kreu i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, u shpreh se rasti i Kosovės ėshtė nė analogji me atė tė minoritetit grek nė jug tė Shqipėrisė, megjithėse rasti i gjenocidit serb nė Kosovė ėshtė krejtėsisht ndryshe nga ai minoritetit grek. Njė ndėr reagimet e pakta ka qenė nga zėdhėnėsi i LSI-sė, i cili ėshtė distancuar dhe iu ka bėrė thirrje partive tė tjera, sidomos mazhorancės qė reagimi i tyre tė jetė zyrtar nė kundėrpėrgjigjen ndaj deklaratave, tė cilat janė antishqiptare. Sipas tij, kėto deklarata po bėhen nė dėm tė ēėshtjes sė Kosovės me afrimin e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė saj. Kėto deklarata janė konsideruar si provokuese dhe tė qėllimshme pėr tė shkaktuar destabilitet nė rajon dhe marrėdhėnien mes Shqipėrisė dhe Greqisė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPECIALE

 

 

Kėndvėshtrim

 

T: Njė vepėr me mesazh tė fortė kombėtar pėr brezat e sotėm dhe tė ardhshėm

 

Moto: Ibrahim Kadriu: “Kalorėsi i Karadakut”, roman historik, botuar nga “Rozafa” Prishtinė, faqe 525.

 

Prof. Dr. Xheladin Shala

 

Vargut shumė tė gjatė tė veprave, rreth 40 sosh tė autorit tė mirėnjohur Ibrahim Kadriu, kėto ditė iu shtua edhe njė vepėr – roman historik me titull “Kalorėsi i Karadakut”, e cila pėr objekt trajtimi ka figurėn e atdhetarit Idriz Seferi, njė personalitet i shquar i kombit shqiptar. Gjithashtu, autori nė kėtė vepėr shpalos tipare dhe pėrkujton shumė bashkėluftėtarė besnikė tė Idriz Seferit, kėtij kreshniku tė Karadakut.

Tashmė ėshtė i njohur fakti se nė vargun e burrave mė tė shquar shqiptarė, tė ēerekut tė fundit tė shekullit XIX dhe tė ēerekut tė parė tė shekullit XX, njė vend nderi zė edhe kreshniku i maleve dhe grykave tė famshme tė Kosovės, Idriz Seferi. Pra, ai i pėrkiste plejadės sė personaliteteve mė tė njohura, sikundėr ishin: Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Haxhi Zeka, Isa Boletini, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi e shumė tė tjerė. Ai u lind, u rrit dhe u kalit nė periudhėn mė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare, nė kohėn kur pas shumė shekujsh pritej tė vendosej fati edhe i popullit tonė nė kėtė gadishull tė lashtė tė Ilirisė.

Rrallė gjenden personalitete kombėtare me jubile karakteristikė si pėrputhja e viteve tė kreshnikut tė Karadakut, Idriz Seferit, qė sivjet njėkohėsisht ka 160-vjetorin e lindjes dhe 80-vjetorin e vdekjes. Pra, Idriz Seferi u lind para 160 vjetėsh nė fshatin malor nė Karadak tė Gjilanit. Ai rrjedh nga njė familje me tradita tė shkėlqyera kombėtare, zėri i tė cilit pėrfshiu jo vetėm Gjilanin me rrethinė, por edhe Kosovėn Verilindore, Kumanovėn, Shkupin, Tetovėn, Prishtinėn e tj. Sidomos zėri i tij buēiti fuqishėm nė Grykėn e Kaēanikut – nė Termopilen shqiptare. Karadaku me rrethinė gjithnjė ndėr shekuj ka nxjerrė personalite me nam kombėtar, tė cilėn nė ēdo periudhė kritike tė historisė i kanė prirė me dinjitet kėtij populli, me qėllim qė ta ruajnė krenarinė dhe identitetin kombėtar shqiptar. Kuptohet, njėri ndėr ta qė rrezatoi mė sė forti nė territoret e Kosovės ishte kolosi i Karadakut – Idriz Seferi.

Mirėpo, edhe pse kanė kaluar shekuj tė tėrė – ende kjo tokė  e shenjtė nė qendėr tė Ballkanit nuk ka marrė formėn e rrugės sė zgjidhjes fatlume mbarėkombėtare, paēka se edhe zezakėt e Afrikės e kanė fituar lirinė dhe pavarėsinė qysh para 3-4 dekadave. Ndėrkaq, serbėt deri nė qershor tė vitit 1999 ndaj shqiptarėve nė Kosovė kanė arritur tė bėjnė krejt atė qė ua ka dashur shpirti i zi. Andaj, ishte vėrtetė madhėshtore ajo thėnie profetike e kuptimplote kur burri i madh i kėsaj ane, Idriz Seferi, deklaroi nė momentin e fundit tė jetės:...”U munova tanė jetėn me e ba kėt ven Shypni, po zor  te koka, bre!” – ofshamė dhe thėnie e dalė nga thellėsia e shpirtit dhe zemrės sė madhe, thėnie kjo qė edhe tani ėshtė aktuale, sė cilės askush nuk mund t’ia luajė as njė pikė e as njė presė.

Vepra “Kalorėsi i Karadakut” ka gjithsej 525 faqe tekst, tė cilėn autori i njohur Ibrahim Kadriu e ka ndarė nė 25 kapituj qė lexohen me kureshtje, duke vijuar kronologjikisht ngjarjet madhore tė kohės sė personaliteteve tė devotshme, qė shkruan dhe vulosėn me gjak historinė. Vepra hyn nė zhanrin e romaneve historike, meqė kjo tematikė ka munguar pėr shkak tė rrethanave tė njohura. Vepra pėrēon mesazh tė fortė kombėtar pėr brezat e sotėm dhe tė ardhshėm. Autori pėr kėtė vepėr duket se ka angazhuar shumė mund dhe, nė bazė tė tė gjitha pamjeve nė tė dhe dokumenteve tė pėrdorur, edhe shumė djersė gjatė hulumtimeve shumėvjeēare. Pėr kėtė lloj tė veprave nė Shqipėrinė administrative janė tė njohur Sabri Godo, Sylejman Krasniqi, etj.

Sipas gjithė brumit romanesk me tė drejtė konkludohet se Idriz Seferi, si shumė udhėheqės rilindės tė tjerė, kishin kuptuar qė, ose duhej tė formoheshin si komb i njohur nga bota, ose tė binin nė humnerė sė bashku me tė “Sėmurin e Bosforit”, siē e kanė quajtur kronistėt e kohės Portėn e Lartė. Ata vėrtet kuptuan se ēėshtja shqiptare nė dhjetėvjetėshin e parė tė shekullit XX ishte nė prag tė katastrofės. Perandoria Osmane ua kishte lejuar tė gjithė popujve pėrreth territoreve etnike shqiptare t’i kenė shtetet e tyre, vetėm Shqipėrisė i mohohej kjo e drejtė e ligjshme kombėtare. Pra, vetėm populli shqiptar i njė gjuhe, njė gjaku dhe njė historie tė pėrbashkėt, nuk e kishte Atdheun e merituar. Ishte urgjente edhe zgjidhja e drejtė e ēėshtjes shqiptare me anė tė kryengritjeve, pėr ēka thuhej janė “yndyra e politikės”.

Shihej qartė se Rusia dėshironte atėbotė, si nė ditėn e sotme, qė tėrė Ballkani tė ishte sllav dhe t’i pėrkiste ortodoksisė sllave. Ndėrkaq, kryengritjet shqiptare ua prishin planet megalomane fqinjėve pėrreth tokave shqiptare. Asokohe ishin momentet e fundit qė kombi shqiptar tė njihej nė Evropė dhe mė gjerė.

Nė veprėn e autorit Ibrahim Kadriu, Idriz Seferi pėrshkruhet si njė koordinator i shkėlqyer me prijėsit e tjerė tė shquar nė tė gjitha ngjarjet e mėdha kombėtare, qė nga koha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881), te Lidhja e Pejės (1899-1900), nė Kuvendin e Verrave tė Llukės (1902), nė tubimin e mbi 20 mijė shqiptarėve nė Ferizaj (mė 1908) nė Kryengritjen e Kosovės prill-maj 1910, nė Kuvendin e Junikut (maj 1912) dhe nė Kryengritjen e Pėrgjithshme nė verė tė vitit 1912.

Figura markante e Idriz Seferit, me bashkėluftėtarėve tė kėtyre anėve, shkėlqeu sidomos nė kryengritjen e fundit tė vitit 1912, ku nė ballė tė forcave ēlirimtare shqiptare ēliroi Gjilanin, Preshevėn, Kumanovėn, Ferizajn dhe mė 12 gusht, sė bashku me udhėheqėsit e tjerė me rreth 35 mijė luftėtarėve, e ēliruan kryeqytetin e Vilajetit tė Kosovės – Shkupin. Pra, edhe nė kėtė vepėr shpaloset njė periudhė e bujshme historike, kur kėrkohej liria pėr 4 Vilajete me 90.100 km katror, tokė shqiptare, pėr njė Shqipėri konkrete. Njėkohėsisht, shtjellohet edhe periudha tragjike dhe e dhimbshme kur u nda e u copėtua Shqipėria e vėrtetė nga orekset e pa ngopura tė aleancave famėkeqe ballkanase. Pra, si gjithnjė gjatė historisė, Serbia i kishte e kishte dhe e ka nė shpirt hilen, dinakėrinė, gėnjeshtrėn  dhe pabesinė, ndėrkaq fytyrėn e  saj tė plotė tė zezė e tregoi edhe gjatė vjeshtės dhe dimrit tė vitit 1912-1913, kur sė bashku me aleatėt e saj sllavo-ortodoksė sulmuan pas shpine derisa populli shqiptar po priste t’i realizonte frytet e kryengritjeve tė pareshtura – tė fitimit tė autonomisė. Ende pa u ftohur mirė grykat e pushkėve dhe pa u tharė gjaku i derdhur shqiptar kundėr pushtuesve osmanė, Idriz Seferi, me bashkėluftėtarė, ua ktheu pushkėn pushtuesve tė rinj, pėrball tė cilėve u zhvilluan luftimet gjatė gjithė shekujve tė kaluar pėr tė qenė tė lirė e tė pavarur.

Dihet se nė fillim tė nėntorit tė vitit 1912 Idriz Seferi sė bashku me ideologun kry3esor tė Shqipėrisė sė Sipėrme, Hasan Prishtinėn dhe 12 prijės tė tjerė zihen rob  nga ushtria serbe, pastaj dėrgohen nė burgun e kėshtjellės famėkeqe tė Beogradit deri nė gjysmėn e prillit tė vitit 1913, kur lirohen. Mirėpo, Idriz Seferi do tė deklaronte botėrisht sipas pėrshkrimeve nė roman, se ai dhe tėrė populli i Vilajetit tė Kosovės me 32.900 km. Katror ishte nė njė burg kolektiv nga pushtuesit serb-malazezė.

Nė vepėr spikat periudha rreth dyshekullore, koha kur Serbia u zgjerua nė kurriz tė territoreve shqiptare, duke vėnė nė pah edhe implikimin e Rusisė nė kėtė pjesė tė rėndėsishme gjeostrategjike tė Evropės nė Ballkan.

Autori, me kėtė roman historik, bėn njė analizė tė hollėsishme dhe ofron vlerėsime tė qėndrueshme kombėtare. Aty spikat dashuria pėr tokėn, pėr popullin, duke shprehur njė pėrkushtim tė veēantė pėr sakrificėn dhe krenarinė kombėtare, pėr ēka ka punuar e frymuar kombėtarisht fill e mbarim, ku del nė pah qartė synimi i drejtė kombėtar e i lartė artistik i autorit Ibrahim Kadriu

Ai na dhuroi njė vepėr tė kompletuar pėr trimat e asaj kohe, tė trazuar me ngjarje tė shumta, sa heroike, aq edhe tragjike. Shkrimtare e pasuron kėtė libėr me emra burrash nė zė, qė i mbetėn besnik ēėshtjes kombėtare deri nė vdekje. Pėr kėtė, sipas pėrshkrimeve dhe faktografisė sė ofruar, bind se ėshtė konsultuar nga shumė burime tė shkruara arkivore, por duke u shėrbyer edhe me burime gojore. Autori, me kėtė vepėr, shpalosh ato faqe tė hidhura, duke pėrcjell kreshnikun i cili afro shtatėdhjetė vjet nuk e hoqi pushkėn nga krahu, qė u dėnua nga tre pushtues, edhe me 101 vjet burg, qė barti plumbin nė kokė 52 vjet, ngjarje kjo e shėnuar si fenomen i panjohur nė botė. Me njė dinamik tė theksuar veprimesh, tė cilat nxisin qė vepra, edhe me kėtė voluminozitet, tė lexohet me njė frymė. Gjithė kėsaj i ndihmojnė edhe tė dhėnat e ofruara nga shtypi i huaj, nga njerėz tė penės tė kohės tė cilėt pėrcillnin veprimet e kėtij strategu tė veēantė. Gjuha e pėrdorur nė kėtė vepėr ėshtė e begatshme, ka njė stil tė rrjedhshėm dhe tė lehtė, me fjali tė shkurta e kuptimplote. Duhet theksuar, nė mėnyrė tė veēantė, njohjen e gjithanshme tė saktėsisė historike. Duke ia rritur vlerėn veprės, tė shkruar me aq pėrkushtim.

 

 

 

Box

 

Nė vazhdėn e shėnimit tė 160vjetorit tė lindjes dhe 80-vjetorit tė vdekjes sė Idriz Seferit, pėrpos manifestimeve tė ndryshme qė organizohen, me ngritjen e busteve qė janė paraparė nė fshatin Zhegėr, ku ėshtė varri i Idriz Seferit, (busti ėshtė vepėr e skulptorit tė madh Odhise Paskali) dhe nė Kaēanik , vepėr e skulptorit preshevar, organizohen edhe  pėrurime tė kėsaj vepre, siē ishte pėrurimet nė Gjilan e Preshevė, sikur do tė jenė edhe pėrurimet nė Kaēanuik e Shkup si dhe (mė 2 maj) nė Tiranė.

Ibrahim Kadriu

 

 

 

 

 

 

SPEICALE PER SHARREN

 

Burime nga Ministria e Punėve Publike shprehen se parashikohet qė pala italiane do tė miratojė dokumentat e projektit nė fund tė majit

 

Nė qershor miratohet projekti italian pėr rehabilitimin e Sharrės

 

Ndotėsit nga sharra mund tė pėrhapen nė mjedis me dy rrugė kryesore, nėpėrmjet ajrit ose ujrave sipėrfaqsorė e nėntokesorė. Pėr shkak tė djegies sė plehrave nė Sharrė dhe gjeologjisė e hidrogjeologjisė lokale, pėrhapja e ndotėsve nėpėrmjet ajrit konsiderohet tė jetė rreziku mė serioz  pėr mjedisin, duke paraqitur njė kėrcėnim tė pa pranueshėm pėr shėndetin e banorėve lokal

 

Rildo Ngjela

Shqipėria i ėshtė nėnshtruar njė tranzicioni tė thellė gjatė dekadės sė shkuar. Sot vendi po pėrpiqet tė arrijė rritje tė qėndrueshme shoqėrore dhe ekonomike. Nė vitin 2000, UNEP-i kreu njė vlerėsim tė mjedisit nė Shqipėri. Rezultatet u paraqitėn tė detajuar nė raportin “Vlerėsimi i mjedisit pas konfliktit – Shqipėria”. Gjatė kėtij vlerėsimi, UNEP-i investigoi pesė “pika tė nxehta” potenciale qė ishin identifikuar gjatė njė misioni paraprak tė kryer nė bashkėpunim me autoritetet shqiptare dhe kėto pika paraqisnin rreziqe urgjente ndaj shėndetit publik dhe mjedisit. Landfill-i i Sharrės pranė Tiranės u identifikua si njėra prej pikave tė nxehta qė shkaktojnė rreziqe tė papranueshėm pėr shėndetin e njeriut. Nė kėtė situatė, specialistėt e ambjentit rekomandojnė qė tė ndalohet rreptėsisht hyrja e qytetarėve dhe e kafshėve nė fushėn e plehrave, gjė qė ėshtė nėn administrimin e Bashkisė sė Tiranės. rekoamndimi i dytė i ambjentalistėve ėshtė qė tė pėrpunohet njė sistem menaxhimi pėr landfill-in, ku tė pėrfshihen strategjitė pėr ndėprerjen e djegies sė plehrave, duke identifikuar tipet e plehrave dhe duke  kufizuar ndotjen e tokės e tė ujrave nėntokėsore, tė bėhen puse monitorues e tė shqyrtohen ata nė nivele tė ndryshėm, tė bėhet njė program monitorimi qė tė  pėrfshijė ujrat sipėrfaqsore dhe ujrat nėntokesore qė derdhen nė lumė nga fusha e plehrave. Specialistėt shprehen se monitorimi duhet tė pėrfshijė parametrat mikrobiologjike e ata tė komponimeve organik.

Pėrhapja e ndotėsve

Ndotėsit nga landfill-i mund tė pėrhapen nė mjedis me dy rrugė kryesore, nėpėrmjet ajrit ose ujrave sipėrfaqsorė e nėntokesorė. Pėr shkak tė djegies sė plehrave nė landfill dhe gjeologjisė e hidrogjeologjisė lokale, pėrhapja e ndotėsve  nėpėrmjet ajrit konsiderohet tė jetė rreziku mė serioz  pėr mjedisin, duke paraqitur njė kėrcėnim tė pa pranueshėm pėr  shėndetin e banorėve lokal.

Rezultatet e studimeve tė cilėsisė sė ajrit

Rezultatet e studimeve tregojnė se shkarkimet nė  ajėr  nga landfill-i pėr shkak tė djegies sė mbetjeve tė ngurta  kanė  pėrmbajtje tė larta tė lėndės sė ngurtė pezull LNP, grimcave tė respirueshme PM 10, bioksidit tė squfurit SO2, bioksidit tė azotit NO2 dhe formaldehidės HCHO, ndėrsa  permbajtjet e Pb, As dhe Hg janė pranė ose nėn kufijtė e detektimeve.

Krahasimi i rezultateve tė studimeve me standardet Shqiptare dhe udhezimet e OBSH pėr elementet e zgjedhur, tė dhėnė nė tabelat 001 dhe 002  mė poshtė, tregojnė qė vlerat e shkarkimeve nė ajėr  nga landfill-i i Sharres  janė tė rendit 2 deri 20 herė mbi standardet dhe  udhėzimet  respektivė. Krahas elementeve tė monitoruar, procesi i djegies sė mbetjeve shtėpiake favorizon kushte tė mira pėr formimin e  substancave toksike jashtzakonisht helmuese, tė tilla si dioksinat dhe furanet, tė shprehura  nė TEQ (ekuivalent toksiciteti). Faktori i shkarkimit pėr djegien e hapur tė plehrave nė landfill-e, qoftė kjo e qėllimtė apo aksidentale, ėshtė nė diapazonin e 1000 mikrogramėve TEQ/ton materjal tė djegur x) , ndėrsa  djegia e pa kontrolluar  e mbetjeve shtėpiake ėshtė nė diapazonin e 300 mikrogramėve TEQ/ton materjal tė djegur. Pėr situatėn nė landfill-in e Sharres  mund tė pranohet atėhere njė faktor shkarkimi prej 300 - 1000 mikrogramėsh TEQ/ton materjal tė djegur.  Kjo vlerė duhet krahasuar me  13-16 mikrogram TEQ/ton materjal tė djegur nė mėnyrė tė kontrolluar nė djegėsa industrialė. Duke pranuar njė sasi mesatare prej 20 000-30 000 ton  plehrash tė djegur nė vit  nė landfill-in e Sharres  (rreth 20-25 perqind tė sasie totale tė mbledhur), kjo do tė thotė se sasia e dioksinave dhe furaneve tė shkarkuar nė ajrin mjedisor  mund tė arrijė deri 10-30 gram TEQ/vit, qė nė tė vėrtetė pėrbėn njė sasi tepėr tė madhe  pėr njė burim tė veēuar.

Rezultatet e studimeve tė ujit

Rezultatet e studimeve tregojnė vetėm njė rritje tė vogėl tė elementeve tė studjuar nė ujra, si ata sipėrfaqsorė ashtu edhe ata nėntokėsorė, tė ndikuar prej pėrbėrjes sė landfill-it  dhe rrjedhjeve e shplarjeve tė ndotėsve  nga landfill-i krahasuar me vlerat “fon” tė ujrave siperfaqsorė e nentokėsorė. Dhe lidhur me  pėrmbajtjen e hidrokarbureve totale, rezultatet bile tregojnė njė zbritje. Analizat pėr pesticidet me pėrmbajtje klori  tregojnė vlera tė ulta dhe variacione jo tė rėndėsishėm nė mostrat e ndikuara prej landfill-it, krahasuar me vlerat “fon”. Pėrqėndrimi i DDT ėshtė rreth 140 herė mė i ulėt se kufiri maksimal i lejuar i pėrmbajtjes nė ujėt e pijshėm sipas standardeve Shqiptare. Rezultatet nė pjesėn e poshtme tė rrjedhjes  tregojnė njė rritje tė lehtė, ndonse akoma nėn nivelin maksimal tė lejuar  pėr ujin e pijshėm, nė pėrbėrjen e PCBve totale  krahasuar me mostrat e marra nė pjesėn e sipėrme tė rrjedhjes.

Receptorėt e ndotėsve

Receptori kryesor i ekspozuar ndaj ndotjes  ėshtė popullata lokale  qė jeton brenda dhe rreth territorit tė Landfill-it. Banorėt dhe kafshėt shtėpiake kanė liri tė plotė pėr tė hyrė nė Landfill dhe disa familje, pėrfshirė fėmijtė, jetojnė nė ‘tė duke mbedhur e ricikluar  plehra. Nuk janė ndėrmarrė masa mbrojtėse  pėr tė evituar ndotjen nga Landfill-i tė mjedisit rrethues.

Aspekti ligjor

Menaxhimi i plehrave tė ngurta ėshtė njė sfidė madhore pėr Shqipėrinė. Pėrgjithsisht ai nuk ekziston akoma nė kėtė vend. Shqipėria akoma nuk ka njė ligj gjithpėrfshirės qė tė qeverisė trajtimin e mbetjeve tė ngurta. Mbetjet nuk janė definuar nė mėnyrė tė pėrshtatėshme, dhe nuk ka standarde pėr menaxhimin e duhur tė tyre, pėrfshirė planifikimin, ndėrtimin dhe mirėmbajtjen e landfill-eve. Si rezultat, nuk ka rregullore bashkiake qė qeverisin landfill-et.  Gjithashtu nuk ka landfill-e ligjorė nė Shqipėri. Ligji Shqiptar pėr menaxhimin e mbetjeve  (Ligji  No. 9010) i vitit 2003 dhe  ligji i vitit 1996 pėr mbetjet publike (Ligji  No. 8094) paraqet kuadrin ligjor ekzistues pėr menaxhimin e mbetjeve. Ligji pėr mbetjet publike , megjithatė, rregullon vetėm mbledhjen, transportin dhe pastrimin e plehrave bashkiake. Ai nuk i adresohet trajtimit tė mbetjeve ose ndonjė aspekti tė menaxhimit tė plehrave jo bashkiakė.  Kjo do tė thotė se  Landfill-i i Sharrės tani operohet dhe menaxhohet pa njė kuadėr ligjor.

 

BOX

Permbajtjet e ndotesve kryesore te ajrit ne tre pika te monitoruara te qytetit tė Tiranės, periudha 2001-2006

 

Tirana 1 – Qendra

Tirana 3 – Stacioni i Fundit i Kinostudios

Tirana 4 – Kryqėzimi i 21 Djetorit

 

 

µg / m3     Viti   LNP   PM 10        NO2  O3

Tirana 1     2001 345   189   44     33

        2002 304   147   36     68

        2003 286   119   37     95

        2004 280   126   40     97

        2005 279   129   34     96

        2006 249   116   30     102

Tirana 3     2001 117   82     18     16

        2002 145   65     24     45

        2003 126   70     20     91

        2004 151   67     23     102

        2005 146   73     26     102

        2006 171   84     23     106

Tirana 4     2001 660   231   67     51

        2002 683   360   61     89

        2003 995   483   48     110

        2004 965   432   57     93

        2005 964   445   63     97

        2006 754   369   55     102

        AL limit      140   70     60     120

        BE limit     70     40     40     110

 

 

 

 

Permbajtjet e ndotesve kryesore te ajrit ne tre pika te monitoruara te qytetit tė Tiranės, periudha 2001-2006

 

 

LNP – Lėnda e ngurtė pezull

PM10 – Lėnda e ngurtė me dimensione grimcash nėn 10 mikron

NO2 – Dioksid azoti

O3 – Ozon

 

 

 

 

 

 

Metoda mė e mirė pėr trajtimin e mbeturinave ėshtė groposja e tyre

 

Metoda mė e mirė ekologjike pėr trajtimin e mbetjeve urbane ėshtė ajo me vendgroposje apo vendmbulim, pasi kjo ėshtė shumė pozitive si nga ana financiare, ashtu edhe nga ajo shėndetėsore. Sipas teknicienit Agron Deliu, nėse plehrat urbane digjen apo pėrpunohen nė impiante, ato prodhojnė njė lloj lėnde qė quhet dioksinė, e cila ėshtė shumė e rrezikshme, nėse shpėrndahet nė ajėr.

Deliu nė njė raport tė hartuar pėr INSTAT, thekson se pėr ndėrtimin e njė metode pėr eleminimin e plehrave me vendgroposje duhet bėrė mė parė njė vlerėsim paraprak i vendit tė hapjes sė gropės. Nė raport theksohet se ky vend, duhet tė jetė sa mė larg qendrave tė banuara dhe tė mos kontaminojė ujėrat nėntokėsore.

Sipas raportit tė INSTAT, pėr Shqipėrinė forma mė e mirė e trajtimit tė mbetjeve urbane do tė ishte ajo me vendgroposje. Pėr eleminimin me vendgroposje tė plehrave, Deliu pėrmend si shembuj disa shtete europiane, tė cilat pėrdorin tė njėjtėn metodė. Kėshtu nė Itali shteti aplikon vendgroposjen pėr 74 % tė mbetjeve urbane dhe djegien termike pėr vetėm 16 % tė tyre. Por kjo metodė nuk pėrdoret vetėm nė Itali, po nė tė gjitha shtetet kryesore, si Greqia me 100 %, Anglia me 90 %, Portugalia me 85 % etj.

 

 

 

 

 

 

Garuli: Bashkia saboton Sharrėn

 

Zv/ministri i Mjedisit, Aleksandėr Garuli, i pyetur nga “TemA” se cili ėshtė fajtor pėr djegien e plehrave nė Sharrė, ai pėrgjigjet qė aktualisht ėshte faji i Bashkisė sė Tiranės, e cila ka pėr detyrė tė menaxhoje dhe tė ruajė sipėrfaqen e plehrave

 

“Pėr fat tė keq opozita po e politizon problemin e Sharrės, ndėrkohė qė objektivisht ėshtė pėrgjegjėsia e djeshme e saj dhe e sotme. Pėr problemin e Sharrės ėshtė nė fuqi njė marrėveshje midis qeverisė shqiptare dhe asaj italiane e ratifikuar nė parlament nė vitin 2003. Prej asaj kohė kjo marrėveshje u la tė mykej nėpėr syrtarė. Rreth 2 muaj pasi qeveria aktuale filloi punė, kjo marrėveshje u riaktivizua. Janė ndjekur tė gjitha procedurat qė ky projekt tė riaktivizohej dhe janė plotėsuar trė gjitha kushtet e marrėveshjes qė kėrkonte pala italiane, pra janė procedura qė ndiqen ligjėrisht. Nė janar tė kėtij viti ėshtė organizuar edhe tenderi me pjesėmarrjen e palės italiane, e cila ėshtė edhe financuesja. U pėrcaktua sipas kushteve, tre subjektet e para, tė cilėt janė dėrguar nė Ministrinė e Punėve tė Jashtėme italiane dhe ajo do tė pėrzgjedhė njė nga kėto, pra jemi brenda kushteve tė marrėveshjes. Tashmė jemi nė pritje, pra problemi qėndron nga pala italiane deri sa ata tė shqyrtojnė dokumentacionin. Menjėherė pas miratimit tė dokumentave shpallet subjekti fitues dhe pas shpalljes sė subjektit fitues, lidhet kontrata dhe dy vite pas lidhjes sė kontratės pėrfundon landfilli. Kemi marrė kontakte me ministrinė e jashtme italiane, pėr ta nxitur si proces nė mėnyrė qė mos tė vonohet mė shumė. Landfilli do tė jetė zgjidhja pėrfundimtare e problemit tė sharrės, sepse parashikon pėrpunimin e mbetjeve aktuale, kthimin e sipėrfaqeve tė plehrave nė njė sipėrfaqe tė gjelbėr, hapjen e gropės brenda kushteve, normave dhe standardeve europiane. Pra brenda normės 9931 qė ėshtė normativa e kėtyre landfill-ave, do tė ndėrtohet landfill-i i ri, i cili pėr njė periudhė prej tetė vje[are do tė pėrballojė tė gjithė fluksin e mbetjeve urbane tė Tiranės dhe me trajtim bashkėkohor, pra nuk do tė kemi mė situatė tė tillė nė Sharrė.

Pėr fat tė keq, Bashkia e Tiranės, si pėrgjegjėsia kryesore e situatės nė Sharrė pretendon tė spostojė pėrgjegjėsitė. Sipas ligjit 8652 tė miratuar nė vitin 2001, pra nė maxhorancė socialiste dhe nė nenin 10 pėrcaktohet qė detyra pėr menaxhimin e mbetjeve urbane ėshtė e pushtetit vendor. Bashkia ka njė ndėrmarrje, qė quhet ndėrmarrja e plehrave me administratė tė plotė, administrator dhe me njė numėr tė konsiderueshėm punėtorėsh qė menaxhojnė mbetjet urbane nė Sharrė. Nė bazė tė njė rregulloreje Bashkia ka pėr detyrė tė bėjė rrethimin e zonės, tė ndri[ojė kėtė zonė, tė bėjė mbulimin me dhera tė zonave qė kanė djegje etj. Pra Bashkia ka detyrime ligjore, ka dhe njė strukturė, e cila merret me kėto probleme dhe Ministria e Mjedisit ka pėr detyrė ti kontrollojė kėto mjedise. Agjencia rajonale e mjedisit tė tiranės, ka bėrė kontrolle tė herėpashershme dhe ka konstatuar qė kjo ndėrmarrje nuk ėshtė e pajisur me leje mjedisi. Bashkia ka funksionuar si njė shtet brenda shtetit, pra ka shkelur ligjet. Kjo protestė e qytetarėve ėshtė normale, por ajo drejtohet kundėr bashkisė dhe ėshtė absurde qė tė instrumentalizohet politikisht. Pra tė dalin administrator i bashkisė dhe ti drejtohet qeverisė duke thėnė se [‘po bėhet aktualisht me mbetjet nė Sharrė. Ėshtė tjetėr problem landfill-i qė qeveria pararendėse e la pa bėrė dhe ne po e vėmė nė linjė pėr ta bėrė dhe ėshtė tjetėr problem [‘ndodh nė kėto [aste, nė kėto kushte me mbetjet urbane nė sharrė.”

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

Merr me vete edhe njė djalė 17 vjeē. Policia vazhdon kėrkimet

Arratiset nga shtėpia nusja 18-vjeēare

 

Sipas deklarimeve nė polici tė tė afėrmve tė nuses, mėsohet se, 18- vjeēarja Dorina Melēani ishte larguar nga banesa nė mbrėmje, rreth orės 21.00 dhe nuk ishte kthyer mė...

 

KORĒĖ- Njė nuse 18 vjeē, nga fshati Pojan i rrethit tė Korēės ka rezultuar e arratisur nga shtėpia, krejt papritur dhe pa vėnė nė dijeni familjarėt. Nė tė njėjtėn kohė, po nė kėtė fshat ka rezultuar i larguar nga banesa edhe njė djalė 17-vjeēar, i cili kėrkohej nga familja pėr tė njėjtat arsye, pasi nuk kishin dijeni mbi mungesėn dhe vendndodhjen tij. Pėr largimin e nuses 18-vjeēare, por edhe tė djalit 17 vjeē ėshtė vėnė nė dijeni policia, e cila ėshtė vėnė nė kėrkim tė tyre. Burimet policore bėjnė tė ditur se, largimi i dy tė rinjve ėshtė bėrė nė tė njėjtėn kohė, madje ka qenė 18-vjeēarja qė ka marrė me vete 17-vjeēarin, duke i kėrkuar ndihmė kėtij tė fundit, qė tė largoheshin nga fshati i tyre. Ndėrkohė, tė njėjtėt burime kanė pohuar se po punohet pėr sqarimin e plotė tė motiveve qė kanė nxitur dy tė rinjtė tė largohen nga banesat e tyre, por nga hetimet paraprake mėsohet se, 18-vjeēarja ka  pretenduar se ka patur kotradikta me familjen e burrit tė saj, mosmarrėveshje kėto qė e kanė detyruar tė largohet nga shtėpia. Po ashtu, mėsohet se 18- vjeēarja Dorina Melēani ėshtė larguar edhe mė parė nga shtėpia e burrit tė saj, Erin Melēani, ndėrsa ėshtė kthyer sėrish atje, me shpresėn se do tė gjenin gjuhėn e mirėkuptimit, por qė nė tė vėrtetė, sipas pretendimeve tė nuses, nuk ka ndodhur kėshtu

                                                                      

                                                             Ngjarja

 

Sipas deklarimeve nė polici tė tė afėrmve tė nuses mėsohet se, nusja 18- vjeēare, Dorina Melēani, ishte larguar nga banesa nė mbrėmje, rreth orės 21.00 dhe nuk ishte kthyer mė. Mėsohet gjithashtu se vajza nga Rėmenji i Pogradecit ishte martuar me Erin Melēanin, dy vjet mė parė dhe nga kjo martesė ata kishin njė fėmijė. Ajo kishte dalė nga shtėpia e burrit tė saj dhe nuk ishte kthyer mė. Ngaqė nuk po gjendej nė ambientet e banesės dhe pėr shkak tė mungesės sė tejzgjatur tė saj, njerėzit e shtėpisė janė vėnė nė alarm. Ata kanė nisur ta kėrkojnė, fillimisht tek tė afėrmit dhe mė pas nėpėr fshat, por prania e saj nuk ndihej askund. Nga investigimet qė kishte mundur tė bėnte vėtė familja e nuses, kishte arritur tė mėsonte se Dorina ishte arratisur sė bashku me njė djalė nga fshati i tyre. Tė trembur nga ajo ēfarė kishte ndodhur dhe duke parandjerė ndonjė tė papritur tė keqe pėr nusen e tyre, sepse 18-vjeēarja ishte larguar edhe dy herė tė tjera mė parė, kanė vėnė nė dijeni komisariatin e policisė sė Korēės, pėr tė kėrkuar ndihmėn e tij. Nė tė njėjtėn kohė, ikjen e nuses ata e kanė denoncuar si njė rrėmbim nga ana e njė djalė 17-vjeēar, S. SH, i cili rezultoi i zhdukur, gjatė kohės  qė kėrkohej nusja e humbur. Policia tha se, largimi i dy banorėve tė fshatit Pojan ishte bėrė pa lejen e familjeve respektive. Askush prej tyre nuk kishte dijeni pėr vendndodhjen e njėrit apo tė tjetrit. E gjendur nė kėto kushte edhe familja e djalit ka informuar komisariatin e policisė Korēė, pėr largimin nga banesa tė djalit tė tyre.

                                                               Policia  

 

Policia e qarkut bėri tė ditur se ishte vėnė nė dijeni nga familjarėt e dy shtetasve tė larguar, nė orėn 09.00 tė mėngjesit. Fill pas marrjes sė kėtij njoftimi, ata janė vėnė nė kėrkim tė gjetjes sė personave tė humbur. Si dėshmitarė tė hetimit tė nisur janė marrja nė pyetje familjarėt e nuses edhe tė ata tė 17-vjeēarit, por edhe banorė tė fshatit Pojan, tė cilėt kanė qenė dėshmitarė okularė, pasi kanė parė nga afėr largimin e dy tė rinjve, nė drejtim tė Korēės. Konkluzioni i parė ka qėnė se nusja 18-vjeēare kishte dashur tė largohej nga familja, pėr shkak tė kontradiktave qė kishte patur mė njerėzit e burrit tė saj. Familjarė tė Dorina Melēanit iu kanė pohuar hetuesve se kanė qenė po kėto kontradikta qė e kishin detyruar bijėn e tyre tė largohej edhe mė parė nga shtėpia e burrit. “E detyruam tė kthehet sėrish nė shtėpinė e burrit tė saj me shpresėn se do tė gjente njė klimė tjetėr, por pėrsėri u gjend nė tė njėjtin ambient armiqėsor me njerėzit e burrit. Pėr kėtė arsye ka menduar tė largohet pėrfundimisht nga shtėpia e bashkėshortit”, - mėsohet tė kenė pohuar njerėzit e 18-vjeēares. Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se, ndėrsa Dorina dėshironte tė largohej nga fshati Pojan, ka kėrkuar ndihmėn e 17-vjeēarit pėr ta shoqėruar nė qytetin e Korēės, nga ku do tė nisej nė drejtim tė vendlindjes sė saj nė Rėmenj tė Pogradecit. Dy tė rinjtė ishin parė tė udhėtonin me njė furgon. Deri tani nuk ėshtė konfirmuar fakti se mes 18- vjeēares dhe 17-vjeēarit mund tė ketė patur ndonjė lidhje intime. Gjithsesi, nusja 18-vjeēare nuk ka shkuar nė Rėmenj, por as 17-vjeēari nuk ėshtė kthyer nė shtėpinė e tij. Pėr momentin mendohet se mund tė jenė strehuar diku ose mund tė kenė kaluar kufirin nė mėnyrė ilegale. Gjithsesi, hetimet vazhdojnė.

Seldi Hasanasi

 

Vdes studenti i Gjuhėve tė Huaja

 

ELBASAN-Rreth orės 13. 00 tė ditės sė djeshme ka gjetur vdekjen natyrale studenti 23-vjeēar Vilson Kujtim Bragjeci, 23 vjeē, lindur e banues nė fshatin Zdrajz tė rrethit tė Librazhdit. Studenti i vitit tė katėrt nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja nė Universitetin “Aleksandėr Xhuvani”, prej disa muajsh punonte nė njė bingo nė qendėr tė qytetit tė Elbasanit. Shefi i Sigurisė sė Rendit dhe Qetėsisė Publike pranė Drejtorisė sė Policisė sė Elbasanit, Sejfulla Metko, bėri tė ditur se, 23-vjeēari ka pėsuar njė infarkt nė momentin qė po numėronte paratė nė kasėn e bingos. Menjėherė nė vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili konstatoi se 23-vjeēari ka gjetur vdekjen si pasojė e njė infarkti tė shkaktuar nė zemėr, pasi prej disa vitesh ai vuante nga zemra.

Suela Azemi

 

Ndalohet falsifikatori

 

SHKODĖR- Forcat e policisė kanė ndaluar dje njė 36-vjeēar, i cili akuzohet pėr falsifikim tė dokumenteve dhe stampave. Burime zyrtare nga policia thanė se, shtetasi i arrestuar quhet Bajram Ēelepia, 36 vjeē, lindur dhe banues nė Qender tė komunės Bushat tė rrethit tė Shkodrės, i dėnuar mė parė pėr armėmbajtje pa leje, i cili u ndalua nga shėrbimet e policisė kriminale. Ndalimi i 36-vjeēarit u bė pasi rezultoi se nė automjetin tip "Mercedez Benz", me targė SH 21 80 D, me ngjyrė tė bardhė, tė cilin e drejtonte 36-vjeēari, kishte ndėrhyrje nė numrin e shasisė, si dhe dokumente tė falsifikuara. Materialet nė ngarkim tė kėtij shtetasi i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor tė Shkodrės pėr veprėn penale “falsifikim tė dokumenteve” dhe “falsifikim tė stampave".

 

 

Grushta mbi 40-vjeēarin, pranga vėllezėrve

 

DURRĖS- Dy vėllezėr u arrestuan ditėn e martė nga policia, pasi akuzohen tė kenė ushtruar dhunė ndaj njė 40-vjeēari, i cili ndodhet nė gjendje tė rėndė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės. Burime zyrtare tė policisė thanė se, Beqir dhe Lulėzim Tahiri, pėrkatėsisht 42 dhe 34 vjeē, banues nė lagjen nr. 8 tė qytetit tė Durrėsit, u arrestuan, pasi nė bashkėpunim kanė goditur me grushta nė kokė shtetasin A. K, 40 vjeē, banues nė lagjen 13. Nė kėtė ngjarje ėshtė pėrfshirė dhe vėllai i dy tė arrestuarve Emiliano Tahiri, 30 vjeē, i cili ėshtė shpallur nė kėrkim nga policia. Mėsohet se materialet proceduriale i kaluan pėr hetime tė mėtejshme Prokurorisė sė rrethit tė Durrėsit.

 

Ndalohet kontrabandisti

 

Njė shtetas 37-vjeēar, banor i rrethit tė Shkodrės u ndalua tė martėn nėn akuzėn e tregtimit dhe transportimit tė mallrave kontrabandė. Burime zyrtare tė policisė lokale thanė se, 37-vjeēari Artan Tagani, lindur dhe banues nė komunėn Berdicė tė rrethit tė Shkodrės, u ndalua nė vendin e quajtur Rranza-Bushat, teksa po transportonte me automjetin e tij tip “Volkswagen”, ngjyre blu, me targė SH 4811C, 80 palė kėpucė dhe sandale pėr meshkuj dhe femra, pėr tė cilat nuk dispononte asnjė dokument shoqėrues tė mallit. Materialet nė ngarkim tė 37-vjeēarit Tagani i kaluan prokurorisė sė rrethit tė Shkodrės, pėr veprėn penale “tregtim dhe transportim tė mallrave kontrabandė”. 

 

 

 

 

 

 

 

 

     Aksioni ėshtė zhvilluar gjatė natės, autorėt mbeten anonimė 

      Grabiten kapakėt e 44 pusetave tė ujėrave tė zeza

 

KUKĖS- Jo pak, por numėrohen 44 puseta tė ujėrave tė zeza qė kanė mbetur tė zbuluara pas vjedhjes sė kapakėve, nga persona ende tė paidentifikuar. Banorėt e Kukėsit sapo janė zgjuar kanė vėnė re se nė pusetat para dritareve tė tyre mungonin kapakėt. Nė fakt janė habitur nga kjo ngjarje e rrallė, vetėm kur kanė ndeshur me njėri-tjetrin dhjetėra qytetarė qė po ankoheshin nė bashki pėr grabitjen e pusetave. Specialistėt e bashkisė kanė evidentuar gjendjen nga afėr dhe kanė vėrejtur se nė shumė rrugica tė qytetit mungonin 44 kapakė, tė hequra gjatė natės. Janė vėnė nė lėvizje menjėherė policia bashkiake dhe ato tė komisariatit tė policisė sė Kukėsit, por pa mundur tė gjejnė autorėt e grabitjes. Disa punonjės tė shėrbimit tė pastrimit kanė pohuar se kanė parė njė kamionēinė tė kuqe, sė bashkuė me tre djem tė rinj, qė po rrėmbenin kapakėt, por nga errėsira nuk kanė identifikuar asnjėrin prj tyre. Megjithatė, ata kanė ushtruar njė seri kontrollesh nėpėr pikat e grumbullimit tė hekurishteve pėr tė parė nėse kanė dorėzuar gjė nė kėto vendgrumbullime apo jo.

Nė fakt, nė qytetin e Kukėsit nuk ėshtė hera e parė qė grabiten kapakė pusetash, por kaq masivisht nė njė natė nuk ka ndodhur kurrė mė parė.

Bujar Muēmata

 

(FOTO nga arkiva gjej ca ndėrtime mbi kolektor)

 

Drejtori Dhėmbi fajėson drejtuesit e pushtetit lokal

Ndėrtimet pa leje pushtojnė kolektorin

 

Prania e kėtyre ndėrtimeve ka bėrė qė kolektorėt tė qėndrojnė pa u pastruar pėr vite me radhė, duke pėrbėrė rrezik pėrmbytjeje, pėr familjet qė banojnė pranė tyre…

 

BERAT- Sipas drejtorit tė Bordit tė Kullimit tė rrethit tė Beratit, Bujar Dhėmbi, numrit 25 tė ndėrtimeve pa leje tė ngritura mbi kolektor, tė mbartura nga viti i kaluar dhe qė ndodhen nė aksin rrugor Berat-Lushjė u shtohen edhe disa tė tjera tė ndėrtuara dhe identifikuara pėr kėtė vit, pa futur kėtu ato tė ndodhura nė rrethin e Kuēovės. Kėto ndėrtime konsistojnė nė mure rrethues, gardhe, ura tė vogla kalimi, por nuk mungojnė edhe lokalet apo lavazhot. Lidhur me kėto ndėrtime, drejtori Dhėmbi, mė sė shumti fajėson bashkitė dhe kryetarėt e komunave, tė cilėt, jo vetėm qė nuk i kanė penguar kėto ndėrtime, por nė shumė raste pronarėt shprehen se pėr ndėrtimet e tyre kanė marrė leje nė komunė apo bashki. Kėto ndėrtime kanė bėrė qė kolektorėt tė ngelen pa u pastruar pėr vite me radhė dhe tė pėrbėjnė rrezik pėr pėrmbytjen e dhjetėra banesave me leje tė rregullta, por qė janė ndėrtuar nė afėrsi tė kolektorve. Por, ndėrtimet mbi kolektor apo edhe mbi kanalet kullues, sipas drejtorit tė Bordit tė Kullimit,  nuk pėrbėjnė rrezik vetėm nė ditėt me shi, por edhe nė ditėt me diell, pasi kėta kolektorė janė tė mbushur me aluvione dhe gjithėfarė mbeturinash, qė hidhen brenda tyre nga qytetarėt. Prej tyre priten tė shpėrthejnė epidemi tė ndryshme. I pyetur pėr mundėsinė e pastrimit tė kėtyre kolektorėve, Dhėmbi shprehet se ndėrmarrja qė ai drejton ka bėrė tė mundur sigurimin e njė fondi pėr tė ndėrhyrė nė mirėmbajtjen e kolektorėve dhe kanaleve kulluese, por mė parė duhet qė tė ndėrpriten dhe tė prishen ndėrtimet pa leje, me qėllim qė t’i hapet rrugė kėsaj nderrmarrjeje pėr kryerjen e punimeve. Ai kėrkon pėr kėtė edhe ndihmėn e Policisė Ndėrtimore, e cila njė vit mė parė projektoi njė aksion pėr prishjen e kėtyre ndėrtimeve, aksion qė u realizua vetėm nė letėr. Ky aksion pritej tė fillonte nga qyteti i Kuēovės pėr tė vazhduar nė qytetin Ura Vajgurore, ku gjithėsej ishin konstatuar 44 tė tilla. Prishja e kėtyre ndėrtimeve nga Policia Ndėrtimore, kishte si afat tė fundit 15 dhjetorin e vitit tė kaluar, “por dhjetor tė tjerė do tė kalojnė dhe kėto ndėrtime jo qė nuk do tė prishen, por do tė shtohen”, - shprehet mosbesues Bedri Kalemi, shtėpia e tė cilit ėshtė njėra nga viktimat e kėtyre ndėrtimeve dhe qė pėrmbyten sa herė bie shi.

Dino Kaja

 

Aksioni i Policisė Ndėrtimore zbret nė bregun e Adriatikut

Ruspat piketojnė gjirin e Lalzit

 

      DURRĖS- Aksioni pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje, qė ka nisur para disa ditėsh nė bregdetin e Jonit, do tė shtrihet edhe ne zonėn bregdetare tė gjirit tė Lalzit, nė veri tė qytetit tė Durrėsit. Kėtė e ka konfirmuar kreu i degės rajonale tė Policisė Ndėrtimore, Pėllumb Berisha, i cili tha se aksioni do tė nisė javėn e ardhshme, fillimisht nė plazhin e “Shėn Pjetrit”, qė ndodhet rreth 30 km larg qytetit tė Durrėsit. Sipas Berishės, njė grup ekspertėsh ka nisur  verifikimin e dokumentacionit tė objekteve tė ndėrtuara nė kėtė zonė begdetare, e cila shquhet pėr bukurinė natyrore me vlera turistike. Nga tė dhėnat e deritanishme mėsohet se ruspat do tė rrafshojnė tė paktėn 27 objekte tė mėdha tė ndėrtuara nė mėnyrė tė paligjshme. Berisha sqaroi se, ky aksion synon tė ruajė tė paprekur vlerat natyrore tė bregdetit tė gjirit tė Lalzit, pėr tė shmangur dėmet e pariparueshme qė janė krijuar nga ndėrtimet pa kriter nė zonėn e ngjashme bregdetare tė Golemit. "Njė marrėveshje me forcat e Ministrisė sė Mbrojtjes do tė mundėsojė largimin e menjėhershėm tė inerteve tė shkaktuara nga prishjet, duke mos penguar shfrytėzimin turistik tė bregdetit", - komentoi Berisha. Ndėrkohė, mėsohet se specialistėt e Policisė Ndėrtimore, paralelisht po punojnė pėr evidentimin e ndėrtimeve tė paligjshme nė aksin e rrugės sė ardhshme, qė do tė ndėrtohet nga Maminasi deri nė plazhet e gjirit tė Lalzit. "Rruga qė do tė jetė njė degėzim i superstradės Durrės-Tiranė do tė ndėrtohet me njė financim prej rreth 9 milionė eurosh, tė akorduara nga qeveria shqiptare", - tha Berisha, duke shtuar se hapja e kėtij segmenti do tė krijojė kushte pėr njė turizėm gjithėvjetor nė bregdetin e Lalzit dhe pjesėn kodrinore tė tij.

R.Belo

 

Shemben 12 objekte tė paligjshme nė Bunec

 

 SARANDĖ- Gjatė ditės sė djeshme, forcat e Policisė Ndėrtimore shembėn dymbėdhjetė objekte tė paligjshme, tė cilat ishin ngritur nė pikėn turistike tė Bunecit, qė ndodhet nė afėrsi tė fshatit Borsh, tė komunės sė Lukovės, rrethi Sarandė. Aksioni i nisur ditėn e hėnė po mbėshtetet edhe nga forcat e komisariatit tė policisė sė Sarandės. Shefi i Policisė Ndėrtimore tė Sarandės, Aurel Kurami, tha se, gjatė valės sė parė do tė shemben rreth 12 objekte tė ndėrtuara pa leje nė Bunec, por aksioni do tė vijojė edhe nė ditėt nė vazhdim nė tė gjithė vijėn bregdetare Lukovė-Borsh, ku parashikohet tė prishen 25 objekte. Sipas tij, ka patur mirėkuptim tė plotė me pronarėt e objekteve tė paligjshme, tė cilėt ndėrhynė vetė nė prishjen e kėtyre objekteve.

 

Vetaksidentohet 26-vjeēari

 

ELBASAN-Ditėn e djeshme, rreth orės 20.30’ nė vendin e quajtur “Dega Ushtarake” shtetasi Maksim Zenel Koci, 26 vjeē, lindur e banues nė lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” nė Elbasan, duke drejtuar njė ciklomotor tip “Kavasak”, qė cilin nuk e kishte tė vetin, sipas shpjegimeve tė kunatit tė tij shtetasit me iniciale P. C, ėshtė rrėzuar nga motori e pėr pasojė ėshtė dėmtuar e ndodhet i shtruar nė spitalin kirurgjik tė Elbasanit nė gjendje tė rėndė. Nė vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, i cili po punon pėr zbardhjen e shkaqeve tė aksidentit.

 

Policia kap tė shpallurin nė kėrkim

 

ELBASAN-Mesnatėn e sė hėnės, rreth orės 23.30’ forcat e komisariatit tė policisė kanė bėrė tė mundur kapjen e personit nė kėrkim Ramazan Hasan Lushnjari, 49 vjeē, lindur e banues nė Elbasan, i dėnuar mė parė pėr vjedhje. Polcia tha se kapja e tij u bė pėr arsye se ishte shpallur nė kėrkim, pasi mė datė 19.04.2007, nė bashkėpunim me tė vėllain e tij, shtetasin Albert Lushnjari, kanė plagosur me mjete tė forta shtetasit Gentian Balla, 27 vjeē dhe Laureta Balla, 31 vjeē, qė tė dy banorė tė lagjes “Partizani” nė Elbasan. Vepra penale parashikohet nga neni 89 dher 25 i Kodit Penal “Plagosje e lehtė me dashje nė bashkėpunim”.

 S.Azemi

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

Berisha: Duhen marrė masa qė shėrbimi ndaj turistėve tė huaj tė jetė nė nivelet e vendeve tė tyre

 

Qeveria, kontroll hoteleve nė bregdet pėr cilėsinė e shėrbimit ndaj turistėve

 

Pėrveē cilėsisė sė shėrbimeve, qeveria do tė marrė masa edhe lidhur me ndėrtimin e rrugėve dytėsore, tė cilat shėrbejnė si rrugė turistike. Po kėshtu, Ministria e Kulturės ka hartuar planin pėr zhvillimin e njė sėrė aktiviteteve kulturore dhe artistike pėrgjatė sezonit turistik

 

Kryeministri Berisha kėrkoi dje nga Ministria e Turizmit tė ushtrojė kontroll tė rreptė ndaj tė gjitha subjekteve, tė cilat ushtrojnė shėrbime hotelerie ndaj turistėve. Sipas tij, ministria duhet tė pėrdorė tė gjitha masat, me anė tė stimujve, por edhe me anė tė sanksioneve, pėr tė bėrė tė mundur qė shėrbimi ndaj turistėve tė jetė nė nivelet e vendeve perėndimore, nė mėnyrė qė turistėt e huaj tė mund tė gjejnė nė Shqipėri tė njėjtat standarde shėrbimi si nė vendet e tyre. Kryeministri i tha kėto gjatė njė konference tė mbajtur nga Ministria e Turizmit me temė "Pėr njė fluks turistik mė tė madh, pėr njė zhvillim tė ri cilėsor tė turizmit shqiptar". Nė konferencė u diskutuan hapat tė cilat do tė ndėrmerren pėr tė pėrmirėsuar shėrbimet nė fushėn e turizmit, nė mėnyrė qė tė mund tė ketė njė rritje tė kėtij sektori, i cili ėshtė konsideruar si sektori i dytė ekonomik nė vend. Lidhur me standardet e shėrbimit, kryeministri Berisha u ndal edhe nė ēmimet e shėrbimeve nė turizėm. Sipas tij, duhet tė konsolidohet mendimi se, me ēmime tė arsyeshme mund tė fitohet mė tepėr. Nė veēanti pėr biznesmenėt e zonės turistike tė Sarandės kryeministri tha: “Nė rast se do tė jenė mė tė vėmendshėm nė ēmimet me tė cilat ofrojnė shėrbimet, do tė mund tė arrijnė tė dyfishojnė kohėn e turizmit nė Sarandė dhe do tė mund tė rrisin numrin e turistėve nga mbarė bota.”

Vitin e kaluar, turizmi shėnoi rritje mbi 30 pėr qind dhe ky ritėm ėshtė shumė shpresėdhėnės. Turizmi llogaritet tė ketė sjellė nė tė ardhurat e vendit mbi 600 milionė euro, duke u rreshtuar sektori i dytė nė kontributin e prodhimit tė brendshėm tė vendit. Shpeshherė turizmi ėshtė sektori i parė nė shitje dhe sipas disa statistikave, i pari nė punėsim.

 

Pango: Do tė zhvillojmė infrastrukturėn e rrugėve dytėsore nė vendet turistike

 

Pėr tė stimuluar rritjen e turizmit nė vend, qeveria ka vendosur tė tregojė njė vėmendje mė tė madhe nė rrjetin rrugor nė vend. Zhvillimi i kėtij rrjeti ėshtė parė me prioritet pėr tė arritur pėrafrimin e strukturės shqiptare tė turizmit me atė tė vendeve tė tjera. Kryeministri ka kėrkuar prej bashkive, qarqeve dhe Ministrisė sė Transportit tė shohin me pėrparėsi tė gjitha projektet rrugore si dhe tė furnizimit me ujė tė zonave turistike.

Gjithashtu, edhe Ministri i Kulturės, Ylli Pango, u shpreh se rrugėt nė Shqipėri nuk kanė fituar ende statusin e rrugėve turistike, por janė akoma rrugė rurale. Sipas tij, do tė shihet me pėrparėsi zhvillimi i infrastrukturės sė re tė rrugėve dytėsore, tė cilėt janė rrugė turistike. Pėrveē kėsaj, Ministria e Kulturės ka nė plan ngritjen e zyrave tė informacionit turistik, tė cilat duhet tė jenė qė nė pikat hyrėse, por njėkohėsisht nė ēdo qytet turistik. Ndėr tė tjera, ministria do tė ketė nė vėmendje pėrmirėsimin e sinjalistikės turistike, shėrbimin shėndetėsor dhe sigurinė, tė cilat janė masat qė do tė kėrkojnė koordinimin e punės me tė gjitha dikasteret pėrkatėse.

 

Ministria do tė organizojė jetėn artistike pėrgjatė sezonit turistik

 

Ministria e Turizmit ėshtė duke hartuar disa projekte pėr pasurimin e jetės kulturore dhe artistike pėrgjatė sezonit turistik. Kjo bėhet pėr tė mundėsuar krijimin i njė ambienti atraktiv publik dhe privat pėr kėto zona, duke ndikuar nė pėrmirėsimin e jetės turistike nė vend. Sipas ministrisė, kėtė vit ėshtė organizuar qė pjesa mė e madhe e kėtyre aktiviteteve kulturore dhe artistike tė pėrkojnė me sezonin turistik veror dhe tė realizohen nė zonat kryesore turistike tė vendit. Sipas Pangos, tė gjitha masat e ndėrmarra synojnė qė Shqipėria tė bėhet pjesė e rėndėsishme e guidės turistike rajonale, duke tėrhequr njė fluks sa mė tė madh tė turistėve tė huaj.

Pėrsa i pėrket turizmit kulturor, kryeministri Berisha u shpreh se, Shqipėria, ende nuk i ka shfrytėzuar siē duhet potencialet reale tė saj nė kėtė drejtim. Sipas tij, pėr tė bėrė tė mundur zhvillimin e duhur lidhur me turizmin kulturor ėshtė e rėndėsishme qė tė krijohet profili i pėrshtatshėm lidhur me kėtė lloj turizmi, gjė qė Shqipėria nuk e ka bėrė akoma.

Ergys Mėrtiri

 

 

Rishikohen lejet dhe licencat nė Ministrinė e Turizmit dhe atė tė Punės 

 

Ministria e Ekonomisė ka ngritur njė grup pune pėr tė rishikuar lejet dhe licencat, i cili tashmė do tė vijojė punėn e tij nė Ministrinė e Turizmit. Kėto rishikime lidhen me fenomenin e pengesave tė ndryshme administrative qė vihen re nė sektorėt e lejeve dhe licencave, nė tėrėsi nė sektorėt e ndryshėm ekonomikė dhe synojnė tė shmangin kėto pengesa administrative pėr tė lehtėsuar biznesin. Mė tej, grupi i punės do tė vazhdojė rishikimin e licencave nė disa dikastere. Gjatė periudhės maj-korrik, ai do tė vijojė punėn nė Ministrinė e Ekonomisė, ku do tė rishikojė tė gjitha lejet ekzistuese si dhe licencat nė Ministrinė e Turizmit si dhe nė Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta.     

 

KESH: Ndėshkimet pėr mospagimin e energjisė nuk do tė jenė mė kolektive, por individuale

 

Korporata elektroenergjitike ka vijuar ndėrprerjet e energjisė elektrike ndaj debitorėve si dhe ndaj atyre qė janė kapur me lidhje tė dyfishta edhe nė rrethet e Vlorės dhe Korēės. Sipas korporatės, ky nuk ėshtė njė aksion i pjesshėm, por ato do tė kthehen nė njė pjesė rutinė e punės sė korporatės. Korporata ka vendosur qė energjia do tė ndėrpritet pėr ēdo abonent debitor, i cili nuk paguan energjinė e konsumuar. Gjithashtu, korporata ka vendosur t’i ndėshkojė individualisht debitorėt e saj dhe tė mos ushtrojė ndėshkime kolektive. Sipas korporatės, kjo strategji ėshtė mė e sukseshme nė shtimin e arkėtimit tė energjisė dhe gjithashtu, ajo eliminon qė masat ndėshkimore tė bien mbi qytetarėt, tė cilėt janė korrekt nė pagesat e energjisė, por qė penalizohen pėr faktin se zona e tyre ka nivel tė ulėt arkėtimesh. Sipas korporatės, tani pėrgjegjėsia mbetet individuale dhe kushdo qė nuk paguan energjinė do tė pėsojė ndėrprejen e saj. Sipas KESH-it, asnjė nuk do tė lejohet tė rilidhė linjėn e furnizimit me energji elektrike, pa shlyer detyrimet ndaj KESH-it.

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtori i auditit, Shehu, thotė se, kėto pėrmirėsime i kėrkoi BE-ja qė tetorin e vjetshėm

 

Auditi, atje ku ka kontrolluar KLSH-ja nuk do tė kontrollohet

 

 

Nė ligjin e ri, tė gjitha njėsitė e auditimit nė institucionet e pavarura, vetėm nga pikėpamja metodologjike do tė varen nga Ministria e Financės, ndėrkohė qė nga pikėpamja funksionale do tė varen prej titullarit tė institucionit. Vetė institucionet do tė emėrojnė aty njerėzit dhe jo Ministria e Financave

 

Auditimi i institucioneve tė pavaruara do tė bėhet vetėm nga struktura tė auditit qė do tė krijohen nga vetė institucionet dhe kėto nuk do tė varen nga Drejtoria e Auditit nė Ministrinė e Financave. Drejtori i Pėrgjithshėm i Auditit, Pajtim Shehu, i tha dje gazetės “Tema” se, nė thelb, ligji i ri krahasuar me atė tė vjetrin kufizon veprimtarinė e drejtorisė sė pėrgjithshme. Nė ligjin e ri tė miratuar tė hėnėn, tha ai, tė gjitha njėsitė e auditimit nė institucionet e pavaruara, vetėm nga pikėpamja metodologjike do tė varen nga Ministria e Financės, ndėrkohė qė nga pikėpamja funksionale do tė avren prej titullarit tė institucionit. Nė lidhje me ligjin e ri do tė ketė njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave, i cili do tė pėrcaktojė kriteret se kur mund tė ngrihet njė njėsi auditi nė njė institucion, pasi ka institucione tė vogla, siē janė disa komuna, tė cilat nuk mund tė kenė njėsi auditi, pasi shpenzimet nė to janė mjaft tė vogla.  Qėllimi i ligjit tė ri ėshtė qė ēdo institucion tė kontrollohet. Saktėsisht, me ligjin e ri do tė jetė nė fokus tė kontrolleve ēdo gjė qė ka tė bėjė me paranė publike. Drejtori, Shehu, tha se, zėrat pėr marrje kompetencash tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit janė krejt pa bazė. Nė ligjin e ri kėrkohet tė institucionalizohet marrėdhėnia mes auditit tė brendshėm dhe KLSH-sė. Kjo gjė, do tė thotė qė tė shkėmbehen raportet e kontrolleve dhe tė dhėnat dhe gjithashtu tė mos kontrollohet njė institucion qė e ka kontrolluar mė parė KLSH-ja, pasi kjo ėshtė kosto e tepėrt. Pajtim Shehu bėri me dije se, kėto pėrmirėsime nė ligjin pėr auditin e brendshėm janė qė tė gjithė kėrkesat e donatorėve ndėrkombėtarė, tė cilėt japin paratė, janė njėheresh edhe kėrkesa tė Bashkimit Europian. Nė tetorin e kaluar, ekspertėt e Bashkimit Europian i bėnė kėto kėrkesa nė mėnyrė tė detajuar dhe kėrkuan qė tė pėrfshiheshin nė ligjin e ri. Nė lidhje me kontrollet ndaj bashkive dhe komunave, auditi i brendshėm do tė mund tė kontrollojė vetėm mėnyrėn se si do tė shpenzohen paratė e dhėna nga qeveria me anė tė granteve tė kushtėzuar. Pra, do tė kontrollohet vetėm puna e kryer me paratė qė jepen nga qeveria, nė bazė tė projekteve tė fituara. Auditi, me ligjin e ri, nuk ka tė drejtė tė kontrollojė shpenzimet qė bėhen me paratė qė mbledhin vetė bashkitė dhe komunat dhe po ashtu, nuk do tė kontrollojė shpenzimet qė kryhen me grantet e pakushtėzuara, tė cilat pėrdoren nga njėsitė e qeverisjes vendore sipas nevojės sė tyre. Ligji ri, thjesht ngushton hapėsirat e auditit tė brendshėm dhe detajon se kur kontrollohet dhe kush kontrollohet, duke mos lėnė asnjė institucion jashtė kėsaj fryme.

 

 

 

Bashkitė dhe komunat do t’i ngrejnė vetė zyrat e auditit

 

Bashkitė dhe komunat nuk do tė kenė asnjė kufizim nė punėn e tyre nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Auditimit. Me ligjin e ri tė auditimit, kėto institucione tė qeverisjes vendore, nė bazė tė vendimit tė qeverisė, i cili do tė pėrcaktojė disa kritere pėr mėnyrėn se si do tė ngrihet njė strukturė auditi dhe pėr rastet kur ajo duhet tė ngrihet, do tė kenė tė gjitha kompetencat pėr tė ngritur kėto njėsi. Nė ligjin e ri, Drejtoria e Pėrgjithshme e Auditimit do tė ketė mundėsinė e kontrollit, vetėm pėr shpenzimet qė kėto njėsi do tė kryejnė me fondet e deleguara, pra me paratė qė qeveria do t’u japė atyre nė bazė tė projekteve fituese qė kėto njėsi paraqesin nė qeveri. Nė lidhje me shpenzimet qė komunat dhe bashkitė kryejnė me paratė qė mbledhin apo me paratė qė jepen nga qeveria si grante tė pakushtėzuara do tė merren vetėm njėsitė e auditimit qė do tė ngrihen nė kėto institucione dhe qė do tė jenė nėn drejtimin e vetė kryetarėve tė bashkive dhe tė komunave. Siē dihet, bashkitė dhe komunat i bėjnė buxhetet e tyre tė shpenzimeve nė bazė tė parave qė mbledhin nga taksat, nė bazė tė granteve tė pakushtėzuara qė iu jep qeveria, tė cilat i pėrdorin sipas nevojave dhe nė bazė tė parave qė marrin si grante tė kushtėzuara dhe qė i pėrdorin vetėm sipas projektit tė caktuar. Vetėm kėto tė fundit do tė jenė objekt i auditimit apo i kontrollit tė drejtorisė sė pėrgjithshme. Auditimi i pėrgjithshėm ka njė diapazon kontrollesh qė mbulon rreth dy mijė institucione.

 

 

 

Dalin nė shitje 22 miliardė lekė bono thesari

 

Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave zhvilloi dje ankandin e radhės pėr shitjen e bonove tė thesarit tė qeverisė. Sipas Departamentit tė Operacioneve Monetare pranė kėsaj banke, nė kėtė ankand Ministria e Financave ofroi pėr shitje bono thesari me maturim 3-mujor, 6-mujor dhe 12-mujor, tė cilat do tė pėrdoren pėr Bankėn e Shqipėrisė dhe pėr bankat e nivelit tė dytė.  Nga totali prej 22.14 miliardė lekėsh, 3.2 miliardė do tė jenė bono me maturim 3-mujor, 6.4 miliardė do tė jenė bono me maturim gjashtėmujor dhe 12.6 miliardė do tė jenė bono me maturim 12-mujor.

 

 

Doganat, instalohen skanera pėr tė shmangur ēdo abuzim

 

Gjatė muajit korrik 2007 do tė instalohen skanerat e teknologjisė sė lartė dhe pajisjeve matėse nė doganat shqiptare. Gjithēka ėshtė e pėrfshirė nė planveprimin pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit pėr vitin 2007, e hartuar nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės. Sipas burimeve tė kėsaj ministrie, me vendosjen e skanerave do tė garantohen kushtet e pėrshtatshme pėr kontrollin fizik tė mallrave, si dhe do tė mėnjanohet subjektivizmi nė kontrollet e ushtruara nėpėr dogana. Administrata e doganave, prej kohėsh ėshtė duke bėrė njė punė tė lavdėrueshme pėrsa i pėrket rritjes sė tė ardhuave dhe mpakjes sė evazionit fiskal apo kontrabandės. Tė ardhurat dhe shėrbimi nė kėtė administratė kanė pėsuar njė pėrmirėsim tė dukshėm krahasuar me njė vit mė parė. Futja e kėsaj teknologjie do tė bėjė qė ky shėrbim tė jetė gjithnjė e mė korrekt.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

 

Sot mėsohen edhe emrat e dy skuadrave finaliste tė kupės sė Shqipėrisė. Luhen takimet e kthimit

 

Partizani - Teuta, akti i parė i sezonit tė egėr

 

Sot do zhvillohen takimet e kthimit tė kupės sė Shqipėrisė. Pėrballja mė interesante ėshtė ajo qė do zhvillohet nė stadiumin “Qemal Stafa” midis tė kuqve tė Hasan Likės dhe djemve tė detit tė Starovės. Ndeshja e parė ka pėrfunduar me rezultatin e bardhė 0 me 0. Tė dy ekipet duan tė kalojnė nė finale, pėr tė pasur njė mundėsi qė tė luajnė nė kupėn UEFA vitin tjetėr. Njė mungesė e madhe pėr Partizanin nė kėtė takim do jetė mesfushori Elis Bakaj, i cili nė takimin e parė ėshtė ndėshkuar me karton tė kuq. Teutės i rikthehet Bledar Mancaku, i cili duket se i ka sqaruar mosmarrėveshjet me stafin. Takimi i nesėrm mendohet se do tėrheqė shumė tifozė nė stadiumin kombėtar, pėr vetė ecurinė e mirė tė ekipit tė kuq. Europa pėr tė dy ekipet ėshtė vetėm dy ndeshje larg dhe ėshtė mėnyra mė e shkurtėr dhe mė e lehtė pėr tė bėrė realitet objektivin e tyre ėshtė ajo e kampionatit. Partizani ėshtė mė i favorizuar, pasi luan nė fushėn e tij, por Teuta ka treguar se forcėn mė tė madhe e ka jashtė “Niko Dovanės”. Ka ndryshuar orari i zhvillimit tė ndeshjes sė kthimit tė kupės mes Partizanit dhe Teutės. Pritej qė ky takim tė niste nė 14:30, por pas njė bisede mes drejtorit tė akademisė, Genc Tomorri dhe drejtorit tė stadiumit, Perikli Dhales, ėshtė vendosur qė tė luhet nė orėn 16:30 lokale. Djemtė e kuq kanė zhvilluar njė stėrvitje shumė serioze, ku kanė praktikuar disa nga metodat dhe taktikat qė pritet t’i paraqesin nė ndeshjen e kthimit ndaj Teutės, pėr gjysmėfinalen e kupės. I pranishėm nė stėrvitjen e radhės ka qenė edhe presidenti Albert Xhani. Pėr skuadrėn durrsake dhe trajnerin e saj Sulejman Starova, lajmi mė pozitiv ėshtė rikthimi pas pezullimit tė sulmuesit kryesor tė skuadrės bregdetare, Bledar Manēaku. Ai ka filluar stėrvitjen me skuadrėn dhe pritet tė jetė i gatshėm pė takimin e kthimit ndaj Partizanit.

Besa - Shkumbini

Besa ėshtė thuajse e kualifikuar pėr nė finale, pasi takimi i parė i zhvilluar nė Peqin ka pėrfunduar me rezultatin 3 me 3. Kavajasit e kanė tė gjithė kontingjentin e lojtarėve tė disponueshėm. Nė ndeshjen e sė shtunės, shumica e lojtarėve mė tė mirė nuk u aktivizua nė ndeshjen pėr kampionat kundėr Teutės. Bici, tashmė mendon vetėm pėr finalen, pasi kualifikimi ndaj Shkumbinit ėshtė i sigurt. Drejtuesit e Peqinit e kanė deklaruar se skuadra e tyre s’mund tė luftojė nė tė dy frontet, sepse nuk ka njė kontingjent qė t’i pėrballojė tė dy kompeticionet si kupėn dhe kampionatin. Kėtė javė, Shkumbini pret nė fushėn e tij Elbasanin dhe fitorja nga ish-kampionėve tė shkurorėzuar, tashmė i duhet pėr tė qenė mė tė qetė nė klasifikim. Pėrballja e kėsaj gjysmėfinaleje ka vėnė pėrballė dy ekipe me objektiva krejt tė kundėrta dhe ku mė i favorizuar mbetet ekipi i president Bizhdilit.

Tre mungesa tė garantuara pėr Besėn e Kavajės nė ndeshjen ndaj Shkumbinit. Ndonėse me mungesat e Nanės, Belishės dhe Dragushės, pėrsėri skuadra kavajase ka shumė besim se do tė arrijė nė finalen e Kupės sė Shqipėrisė pėr kėtė sezon

 

Tigrat Verdheblu: “Ne dimė politikėn e tifozerisė”

Nisur nga rezultati i turpshėm i Elbasanit nė ndeshjen kundėr Tiranės, pėr vetė atė qė tregoi mė mirė fusha e lojės, ne tifogrupi elbasanas “Tigrat Verdheblu” duam tė protestojmė hapur ndaj asaj qė na kanė parė sytė dhe na kanė dėgjuar veshėt para, gjatė dhe pas ndeshjes. Ne mundet dhe tė heshtim, por nė tė tilla raste, kur flitet pėr Elbasanin, tė cilin ne e duam me zemėr, nuk mund tė heshtim. Mungesa jonė nė stadium ishte njė tregues i mirė, se ne diēka kishim nuhatur dhe ndaj nuk erdhėm nė stadium, pasi nė asnjė mėnyrė nuk mundet tė bojkotonim njė ndeshje tė tillė, por Elbasani ėshtė i vogėl dhe njė herė tė shtiesh pėrpjetė e merr vesh i gjithė qyteti. Nuk ėshtė nevoja tė tregojmė se ēfarė kemi bėrė ne pėr Elbasanin, por duam tė vėmė nė dukje atė qė ka “bėrė” Elbasani dhe drejtuesit e tij pėr ne tifozėt verdheblu. Sepse, ėshtė krejt normale qė Tirana ta mundė Elbasanin, por nuk ėshtė normale tė tallen me ne duke na treguar “politikėn”, apo njė ditė Tirana do tė fitonte nė Elbasan. I themi Devi Mukės se me atė lojė qė bėri Tirana, po tė kishte luajtur Elbasani me grintė dhe pa doreza, jo nė njė ditė, por nė 1 mijė ditė nuk do tė fitonte asnjė ndeshjen me Elbasanin. Me apo pa kompromis ne si tifozė nuk na intereson aspak, ne duam tė shikojmė nė fushė 11 gladiatorė qė respektojnė fanellėn verdheblu dhe jo disa aktorė qė zbatojnė skenarin, pa pasur nevojė as pėr regjisor as pėr skenarist. Nė radhė tė parė duam tė flasim hapur se ndeshja kishte dukshėm njė tolerim, nuk hyjmė nė detaje tė saj, por nga ana tjetėr i kėrkojmė dhe drejtuesve tė klubit tė mos fusin hundėt nė politikėn e tifozerisė, pasi siē kanė deklaruar dhe ata: “Politikėn e futbollit e dimė vetė dhe nuk duam tė na ndėrhyjė njėri”. Duam t’iu kujtojmė atyre se nuk i “hamė” kollaj broēkullat e tyre nėpėr media, se do tė luftojmė ndershėm deri nė fund pėr kampionat, apo qė “kėtė ndeshje do ta fitojmė pėr fansat qė i respektojmė”. Respektin ndaj nesh e keni “0”, pėr kėtė gjė tė jeni tė sigurt, pasi e keni treguar dukshėm. Por edhe drejtuesve tė Elbasanit iu kujtojmė, pa dashur tė fusim hundėt nė aftėsitė e tyre brenda dhe jashtė botės sė futbollit, se politika e vetme nė futboll ėshtė fitorja. Kemi dėgjuar shumė fjalė poshtė e lartė, e bleu ky e shiti ai, pak rėndėsi ka cilėt ishin regjisorėt. Ajo qė na vlen ne mė shumė dhe qė kuptojmė shumė mirė disa gjėra qė do tė na shėrbejnė pėr tė ardhmen ėshtė konsiderata qė keni pėr fanellėn verdheblu nė radhė tė parė dhe pėr ne tifozėt ne radhė tė dytė. Ju kujtojmė drejtuesve tė Elbasanit se, nė pėrkrahje tė Elbasanit kemi pėrfunduar nėpėr komisariate edhe pse shumica e pjesėtarėve ėshtė me arsim tė lartė, kemi ndjekur skuadrėn tonė nė borė, shi, diell, tufan, acar, dreq dhe djall dhe shpėrblimi qė na bėni ėshtė njė mospėrfillje e theksuar dhe ky pazar i shpifur me skuadrėn e Tiranės. Po ta shikosh ndeshjen nga tribuna VIP normal qė nuk kupton gjė, por drejtuesit e klubit e dinė mirė rivalitetin dhe inatin qė qėndron mes nesh dhe Tiranės, banderolat qė na kanė treguar ata “Urime Dylberave” dhe shumė “luftra” tė tjera qė na kanė bėrė brenda dhe jashtė botės sė futbollit. Drejtuesit shkojnė e vijnė, por ne tifozėt do tė jemi gjithnjė nė stadium nė pėrkrahje tė skuadrės sonė tė zemrės dhe do tė mbahemi mend gjithnjė pėr shpirtin qė kemi dhėnė nė vite pėr skuadrėn tonė nė mėnyrėn tonė tė tė bėrit tifo, ndėrsa ju do tė mbaheni mend nga tė gjithė si shitėsa apo politikanė tė futbollit, pėrderisa nuk pranoni tė sqaroni me tifozerinė “tuaj” pėr ato qė ndodhėn tė shtunėn nė “Ruzhdi Bizhuta”. (tifozėt e Elbasanit)

 

 

 

 

Ajo ēfarė po “gatuhet” ėshtė vepėr vetėm e klubeve qė janė besnike tė aleancave

 

Klubet dhe aleancat e lexueshme tė kampionatit

 

Skuadrat nė Shqipėri, duket se kanė filluar “pazaret” e tyre me leverdi nė kėtė fundkampionati. Ekipet e mesit tė tabelės, duke mos u rrezikuar pėr njė rėnie nė inferioren dhe duke qenė tė dalė jashtė nga ēdo objektiv duket se janė mė “zemėrgjerėt” dhe mė tė fituarit nė kėtė mes.

Elbasani: “Nuk jemi marshi i askujt”

Pavarėsisht deklarimeve tė drejtuesve verdheblu: “Ne nuk jemi marshi i askujt”, duhet thėnė se Elbasani ėshtė kthyer nė njė kaqol (4x4 e makinave tė vjetra tė viteve ’80), pasi njė javė mė parė kishim njė “tolerim” (le ta quajmė tė tillė) ndaj Vllaznisė nė “Loro Boriēi” dhe tani pas ndeshjes me Tiranėn nė “Ruzhdi Bizhuta” vjen kaqolizmi i radhės, pasi Tirana fiton pa probleme. Por, pas ndeshjes njė lumė me akuza ndaj drejtuesve dhe futbollistėve elbasanas nga ana e tifozerisė vendase. Protestat e tyre, duket se nxiten edhe mė shumė nga ana e mediave, tė cilat duhet thėnė se gjithnjė luajnė rolin e katalizatorit tek ēėshtjet e nxehta nė botėn e futbollit. Mos harrojmė, “aty ku ka tym nuk ėshtė pa zjarr”, thotė populli, qė praktikisht nuk gabon. Ajo qė u pa nga tė gjithė ditėn e shtunė nė Elbasan, nuk mundet tė mėnjanohet kollaj nga ana e tifozėve verdheblu, kur pėr mė tepėr drejtuesit e Elbasanit lėshojnė deklarata tė tilla si “politikėn e futbollit e dimė vetė”, duke mos treguar as respektin minimal ndaj tifozėve tė tyre, qė duhet thėnė se kanė qenė “arma plus” e Elbasanit nė kėto vitet e fundit. Por, deri ku do shkojė ky Elbasan qė tashmė mban mbi shpatulla titullin kampion? Pėrgjigjja quhet Shkumbin, pasi Elbasani kėtė javė i takon tė jetė kaqoli i Shkumbinit...

Besa, shumė mungesa pėr njė rezultat

Sa tutje do tė marshojė Besa dhe talentet e saj? Duket se pėrgjigjja nga ajo qė po shohim kėto javė tė fundit tė kampionatit ėshtė “Kupa e Republikės”. Tė bėsh aleancė me Teutėn, do tė thotė tė kesh tė sigurtė trofeun e kupės, sigurisht nėse kjo e fundit do tė dalė nė finale, por bathėt duken pėr njė Besė “pro Teuta”, e cila, pasi ka luajtur me mish e me shpirt njė javė mė parė ndaj Partizanit nė “Selman Stėrmasi”, duke marrė dhe kartona nė lojėn e pėrfunduar dhe duke parė lėshimin e ndeshjes nė minutat e fundit ndaj Teutės nė Kavajė, duket qartė aleanca mes kėtyre skuadrave. “Fshati qė duket nuk do kallauz”, thotė populli, qė pėrsėri edhe kėtė radhė nuk gabon. Duket se kartonat qė kanė marrė ndaj Partizanit njė ndeshje para se tė luajnė kundėr Teutės nuk kanė qenė gjė tjetėr, veēse shumė letra me ngjyrė “verdh e kuq” pėr njė rezultat tė saktėsuar mė parė.

Dinamo, karikatura dhe sezoni pa motiv

Dinamo e ka nisur shumė mirė kėtė fillimkampionati nėn drejtimin e Faruk Sejdinit, por mė pas disa rezultateve tė dobėta vjen edhe shkarkimi i Xhaxhit. “Njė dru i shtrembur, shtrembėron tė gjithė stivėn”, thotė populli, qė pėrsėri nuk gabon. U mendua se “druri” i shtrembur ishte Sejdini dhe u hoq, por kur stiva vazhdon tė ikė edhe mė shtrembur duhet gjetur se kush ėshtė me tė vėrtetė shtrembėruesi i saj. Drejtimi i skuadrės nga futbollisti trajner Redi Jupi nuk solli ndonjė “risi” tė madhe nė kampin dinamovit, por vetėm pėrēarje. Shembull i keq i saj ishte largimi pėr mungesė impenjimi i portjerit Ilion Lika, njė portier tė cilin e ėndėrrojnė shumė skuadra nė Shqipėri. Tirana i hap derėn pėr miqėsi, por dinamovitėt, mendojnė se do ta urojnė pėr trashėgimi, por harrojnė qė Hidi dhe Nallbani janė akoma tė celebruarit e skuadrės bardheblu. Pas humbjes sė derbit ndaj Partizanit, vjen njė deklaratė “bombė” nga Jupi: “Kjo nuk ėshtė Dinamo, por njė karikaturė e saj”. (ALBANIASOCCER.COM)

 

 

ELBASANI

Elvis Sina: “Luajmė vetėm pėr fanellėn qė veshim”

"Skuadra e Elbasanit duhet t'iu kėrkojė falje tifozėve tė vet." Kėshtu ka deklaruar tė dielėn pėr Televizionin Publik Shqiptar, mesfushori i kampionėve nė fuqi. Duke folur nė "Rubrikėn Sportive", ku ishte i ftuar, Sina ka pohuar se jo gjithė skuadra e tij ėshtė impenjuar maksimalisht nė takimin e sė shtunės me Tiranėn, duke nėnkuptuar edhe mundėsinė e njė lėshimi nga ana e skuadrės vendase. "Ishte padyshim njė ndeshje e vėshtirė, por unė mendoj se Tirana vinte nė kėtė takim, duke qenė nėn njė presion tė madh, qė natyrisht do tė ndikonte te loja e saj. E kundėrta ndodhte me ne, pasi ne ishim tė ēliruar nga trysnia e objektivave tė sezonit, kishim publikun nė anėn tonė dhe nuk kishim asgjė pėr tė humbur", - ka theksuar mesfushori kryeqytetas i kampionėve nė fuqi. Mė tej, Sina theksoi: "Por, ne si futbollistė, jem i thjesht punėtorė, nė shėrbim tė klubit dhe luajmė pėr imazhin tonė, si dhe pėr atė fanellė, qė dikush vendos ta shesė e dikush jo." Fjalė tė rėnda, por tė sinqerta kėto nga ana e Sinės, i cili ka vijuar tė theksonte se, ndonėse nuk mund t'i vinte gishtin askujt, ajo qė ndodhi nė fushėn e blertė nė "Ruzhdi Bizhuta", e kishte lėnė tė zhgėnjyer. Nė fakt, Elbasani kaloi i pari nė epėrsi nė atė ndeshje, duke shėnuar qė nė minutėn e 9-tė me anė tė Ilir Nallbanit, por kryesuesit u kundėrpėrgjigjėn nė ekstremin e pjesės sė parė, me anė tė tė riut Eleandro Pema, i cili vijoi tė pėrmbyste gjithēka nė favor tė vendasve me golin e tij tė dytė, tė shėnuar nė minutėn e 51-tė.

 

Kombėtare, Bariē shtyn ardhjen nė Tiranė

Trajneri i kombėtares shqiptare, kroati Oto Bariē, ka shtyrė ardhjen e tij nė Tiranė.

Kėtė e bėri tė ditur zėdhėnėsi i shtypit nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit (FSHF), Lysjen Nurishmi. Sipas tij, Bariē kishte konfirmuar ardhjen e tij fillimisht nė datėn 25 prill, por e ka shtyrė atė me tre ditė. Ai tha se tekniku do tė jetė nė Tiranė pėr tė vėzhguar nga afėr disa futbollistė, tė cilėt aktivizohen nė kampionatin kombėtar. Ndėrsa, zv/trajneri Kovaēiē pritet qė tė mbėrrijė nė Tiranė nė fillim tė muajit maj.

 

HANOVER ‘96

Altin Lala, dy javė larg fushave tė blerta

Altin Lala do tė mungojė pėr dy ndeshjet e ardhshme tė Hanoverit. Kapiteni i kėsaj skuadre dhe i pėrfaqėsueses shqiptare ka pėsuar njė dėmtim njė ditė para ndeshjes me Borusian e Mėnshengladbahut dhe ndonėse ka bėrė njė injeksion nuk i ka mundur tė jetė nė dispozicion tė trajnerit. "Bėra njė injeksion para ndeshjes, por sėrish ndieja dhimbje dhe vendosa tė mos luaj. Nė 70 minutat e para isha i bindur se skuadra ime do tė fitonte, por ashtu si shkuan gjėrat, nė 20 minutat e fundit u bėra me zemėr, sepse kundėrshtarėt mund tė na kishin ndėshkuar. Kalova shumė stres edhe pėr faktin qė nuk isha vetė nė fushė dhe nuk mund tė bėja asgjė", - ka thėnė shtatshkurtri kuqezi. Sipas stafit mjekėsor tė Hanoverit Lala mund tė qėndrojė jashtė fushave pėr dy javėt e ardhshme.

 

Rustemi, 71 minuta dhe humbje me skuadrėn e tij

Nje humbje te thelle, 1-5 ka pesuar ne ndeshjen e djeshme, ne Ligen Rajonale Gjermane, Borusia Moenchengladbah (2), ndaj St. Paulit. Skuadra e Moenchengladbah, ku aktivizohet edhe mbrojtesi i kombetares shqiptare, Blerim Rustemi, ka pesuar keshtu humbjen me te thelle te saj, ne kete sezon, edhe pse ka luajtur ne shtepi. Goli i pare eshte shenuar nga miqte, me ane te Braun, ne minuten e 5-te. Goli i dyte ka ardhur ne te 23', nga Megle, ndersa goli i trete i pesuar ka ardhur, pikerisht si pasoje e nje gabimi trashanik te bere nga Rustemi, i cili, ne te 57', ka lejuar Brunsin ta kalonte ne zonen e rreptesise, ku me pas ai ka shenuar. Rustemi do te dale nga fusha ne minuten e 71-te, per t'u zevendesuar nga Knoche. Megjithate, as ai nuk ka mundur te beje dot gje per skuadren e tij, pasi njehere Shulci (69') dhe njehere Kuru (85') e kane ēuar ne 5-1 rezultatin. Goli i vetem nga vendasit eshte shenuar me penallti, nga Shnitzler, ne te 39'.

 

CHAMPIONS

Benitez: “Tė fitojmė njė herė nė Londėr”

Tekniku i Liverpulit dėshiron tė pėrsėrisė kryeveprėn e vitit 2005 nė gjysmėfinalet me Ēelsin: “Nė Londėr shkojmė pėr tė shėnuar tė paktėn njė gol. E njohim Ēelsin dhe ata na njohin ne”. Rafa Benitez ėshtė shumė i pėrqėndruar. Tekniku i tė kuqve tregon dhe rrugėn pėr tė mundur sėrish Mourinjon, ashtu siē ndodhi nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve tė vitit 2005. “Idea jonė ėshtė tė fitojmė ndeshjen e parė nėse do tė ishte e mundur. Ndonjėherė mund tė luash me kundėrsulm dhe herė tjetėr duke bėrė presion tė vazhdueshėm, varet nga situata. Nė “Stamford Bridxh” do tė ishte thelbėsore tė shėnosh, madje tė khehesh nė shtėpi edhe me njė fitore”.

 

ITALI, shkarkohet trajneri Guidolin i Palermos

Trajneri i Palermos, Francesco Guidolin, eshte larguar nga detyra te henen, u be e ditur nepermjet nje njoftimi te klubit siēilian, aktualisht ne vendin e 6-te ne kampionatin italian te futbollit. Guidolin, 52 vjeē, u zevendesua nga Renzo Gobbo, ndihmėstrajner dhe Rosario Pergolizzi, qe ka drejtuar ekipin rezerve. Ish-trajneri i Monaco, i kritikuar prej javesh, nuk mundi t'i shmangej humbjes te ekipit te tij te dielen perballe Parmes (3-4) per javen e 33-te te kampionatit. Palermo, qe ishte lider ne dimer, nuk ka fituar asnje ndeshje qe nga 2 shkurti (2-1 perballe  Katanias per javen e 22-te). Prej 11 javesh, ekipi ka barazuar 7 ndeshje dhe ka humbur 4.

 

MANCESTER JUNAITED

Kristiano Ronaldo, mė i miri nė Ligėn Premiere

Kristiano Ronaldo ėshtė shpallur sot futbollisti i mė i mirė nė Ligėn Premiere, nė anketėn tradicionale tė federatės angleze, e ku fituesin e pėrcaktojnė votat e futbollistėve tė kėsaj lige. Nė zgjedhjen e futbollistit mė tė mirė, mesfushori portugez ka fituar para Didie Drogbės dhe Pol Skolsit. Njėherėsh, Ronaldo ka fituar edhe ēmimin si futbollisti mė i mirė ndėr tė rinjt, duke lėnė pas vetės Ēesk Fabregasin dhe Aron Lenonin. Kėsisoj, ai u bė futbollisti i dytė nė historinė e futbollit anglez, i cili nė tė njėjtin edicion fitoi tė dy kėto ēmime. Mė parė, njė gjė tė tillė e ka arritur Endi Grej, nė vitin 1977. "Pėr mua ky ėshtė momenti mė i lumtur nė kėtė edicion. Futbolli anglez ėshtė nė zemrėn time. Liga Premiere ėshtė liga mė e fortė nė botė dhe unė ndiej kėnaqėsi kėtu, sepse luhet futboll i shpejtė. Kėtė trofe ia dedikoj klubit, i cili mė ka ndihmuar dhe mė ka ofruar kushte tė shkėlqyeshme pėr tė pėrparuar", - ka thėnė Ronaldo. "Ronaldo, pa dyshim ėshtė futbollisti mė i mirė nė botė pėr momentin. Ky ēmim ėshtė rezultat i punės sė vazhdueshme dhe tė palodhshme, para sė gjithash nė stėrvitje. Pėr njė futbollist tė ri, ky trofe ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe kėtė Ronaldo e ka kuptuar", - ka theksuar trajneri i Manēester Junajtedit, Aleks Ferguson. Ndėrkohė, 11-shja mė e mirė e kėtij edicioni ėshtė kjo: Van der Sar, G. Nevill, Vidiq, Ferdinand, Evra, Gigs, Skols, Ronaldo, Xherard, Drogba dhe Berbatov.

 

Filip Koku kėrkohet nga Sidnei FC

Holandezi Phillip Cocu eshte shprehur te marten se ka patur oferta nga Sidnei FC (D1 australian) per sezonin e ardhshem. Ai tha per gazeten “The Sydney Morning Herald” se, "eshte e vertete qe ka patur kontakte te agjentit tim, por per momentin nuk mund te them gje tjeter, pasi kam edhe oferta te tjera". Cocu, 36 vjeē, luan aktualisht me PSV Eindhoven. Mesfushori holandez ka luajtur me Vitesse Arnhem (1990-1995), PSV Eindhoven (1995-1998) dhe me FC Barcelona (1998-2004), duke i dhene fund karrieres nderkombetare pas Boterorit 2006.

 

Francė, sezon i pėrfunduar pėr mbrojtėsin e Bordosė, Henrike

Mbrojtesi qendror brazilian i Bordose, Henrike, i demtuar rende ne gjurin e djathte te dielen ne kampionat perballe Saint-Etienne, nuk do te luaje me kete sezon, bene te ditur te marten burime nga stafi mjekėsor i klubit. Lojtari qe iu nenshtrua rezonances mangetike, ka demtime ne ligamentet e gjurit te djathte. "Ai duhet te operohet se shpejti", - theksuan burimet e stafit mjeksor te klubit, pa dhene detaje te tjera. Henrique, heroi i finales se Kupes se Liges perballe Lionit dhe shenoi golin e fitores, pritet qe te mungoje gjashte muaj.

 

 

 

 

KRONIKA

 

Droga, pranga shqiptarėve nė Itali e Greqi

 

Njėzet persona janė arrestuar pėr trafik lėndėsh narkotike, si edhe janė bllokuar edhe 55 kilogramė drogė, e pastėr 55 pėr qind, me njė vlerė prej mė shumė se tre milionė euro. Ky ėshtė bilanci i njė operacioni, i pėrfunduar nga policia italiane nė Milano. Sipas mediave italiane, ky operacion ka pėrfunduar dy ditė mė parė me 7 arrestimet e fundit. Sipas mediave italiane, ky ka qenė njė nga operacionet qė ka shkatėrruar njė organizatė tė rrezikshme tė trafikut tė lėndėve narkotike. Sipas tė njėjtave burime, kjo organizatė ėshtė drejtuar prej kohėsh nė Milano nga shtetasi shqiptar Altin Konda. Ky i fundit, sipas policisė italiane, ėshtė njė sipėrmarrės me dokumente tė rregullta qėndrimi nė Itali, njė sipėrmarrės shqiptar, i cili importonte, priste dhe shpėrndante mė pas nė zona tė ndryshme tė Italisė rreth 40 deri nė 50 kilogramė lėndė narkotike nė muaj. Nė arrestet e kryera nga policia italiane kanė qenė pėrveē shtetasve shqiptarė edhe disa italianė dhe afrikanoveriorė. Sipas drejtuesve tė policisė italiane, droga e sekuestruar ka qenė e njė cilėsie shumė tė lartė, e cila qė prej shumė kohėsh nuk ishte parė nė tregun e narkotikėve. Operacioni i quajtur “Alfredo 2006”, ka nisur nė vitin 2005-sė, nė dhjetor, me arrestimin e dy korrierėve tė 150 gramėve kokainė. Arrestimi i kėtyre personave ėshtė bėrė gjatė njė kontrolli rutinė nė stacionin e trenit pėr klandestinė. Ndėrsa mė pas, gjatė muajve tė fundit, janė arrestuar edhe disa persona tė tjerė pėr kėtė rrjet tė trafikut. Ndėrsa dje, janė arrestuar edhe personat e fundit tė dyshuar si korrierė tė lėndės narkotike. Nė njė banesė nė pronėsi tė anėtarėve tė bandės janė gjetur 40 kilogramė lėndė narkotike, e ndarė nė pako. Sipas mediave italiane, droga vinte nga Turqia nė Shqipėri dhe qė andej me anė tė automjeteve tė ndryshme transportohej nė Itali. Ndėrsa policia greke ka arrestuar njė shqiptar 22 vjeē pėr transportimin e njė sasie tė madhe lėndėsh narkotike brenda Greqisė. Shqiptari u arrestua nė rajonin Palajo - Faliron nė jug tė Athinės. Emri i tė riut shqiptar nuk ėshtė bėrė publik nga policia greke. Shqiptarit iu gjetėn 2 kg kokainė, 87.5 kg kanabis, dy armė dhe 105 fishekė. I dyshuari besohet se operonte nė njė bandė ndėrkombėtare tė trafikimit tė lėndėve narkotike nga Shqipėria nė Greqi. Policia pritet tė marrė nė pyetje tė arrestuarin, ndėrsa pas pėrgjigjeve pritet tė zbulojė mė tepėr tė dhėna pėr shkatėrrimin e kėsaj bande trafikantėsh.

 

 

Mariglen Halka dhe Pirro Bregu janė lėnė nė qeli

 

“Vjosa 2007”, rrjet

pėr shpėrndarjen e hashashit

Nė total numri i tė arrestuarve ka shkuar nė 13 persona. Atyre iu ėshtė bllokuar edhe njė sasi e konsiderueshme sendesh qė pėrdoreshin pėr trafikimin e lėndėve narkotike, ndėrkohė qė prangosjet kishin nisur qė nė fillim tė janarit tė kėtij viti.

 

Dy vlonjatėt e dyshuar si trafikantė hashashi, pas operacionit “Vjosa 2007”, nuk iu janė pėrgjigur dje pyetjeve tė gjykatėsit tė gatshėm nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda. Kėta tė fundit kanė deklaruar se nuk kanė patur dijeni pėr asgjė dhe se akuzat ndaj tyre janė tė montuara. Mariglen Halka dhe Pirro Bregu janė lėnė nė qeli deri nė pėrfundim tė hetimeve, ndėrsa burimet nga prokuroria kanė deklaruar se kėta dy shtetas nuk janė tė vetmit persona nė hetim pėr kėtė rrjet tė trafikut tė hashashit. Tashmė priten edhe arrestime tė tjera, pasi operacioni ėshtė duke vazhduar. Operacioni i koduar “Vjosa 2007” ka sjellė arrestimin e Maringlen Halkės dhe Pirro Bregut, tė dy banues nė Vlorė. Veprimet e policisė janė kryer nė koordinim edhe me Prokurorinė pėr Krimet e Rėnda, e cila ka hapur njė dosje pėr tė gjithė trafikantėt e hashashit. Nė total numri i tė arrestuarve nė kuadrin e operacionit tė koduar “Vjosa 2007” ka shkuar nė 13 persona. Atyre iu ėshtė bllokuar edhe njė sasi e konsiderueshme sendesh qė pėrdoreshin pėr trafikimin e lėndėve narkotike, ndėrkohė qė prangosjet kishin nisur qė nė fillim tė janarit tė kėtij viti.

Akuza

Sipas pėrfaqėsuesit tė organit tė akuzės, dje nė gjykatė, mė datė 18 dhjetor tė vitit 2006-tė, Prokuroria pėr Krimet e Rėnda ka nisur procedimin penal pėr trafikimin e lėndėve narkotike nė zonėn e Vlorės dhe Fierit. Kėto dy rrethe janė konsideruar si mė problematiket nė kuadrin e trafikut dhe kultivimit tė hashashit. Tė gjitha operacionet e policisė janė grumbulluar nė njė dosje tė vetme nga ana e organit tė akuzės dhe hetimet po kryhen njėkohėsisht pėr tė gjithė tė pandehurit. Kryesisht, lėnda narkotike trafikohet nė drejtim tė Italisė dhe vetėm njė pjesė e vogėl e saj ka si destinacion tregun shqiptar. Ndėrsa janė sekuestruar 15 kg e 324 gramė heroinė dhe 561 kg e 635 gramė marijuanė. Operacionet janė kryer nė bashkėpunim me organin e akuzės dhe janė pėrdorur teknika tė specializuara hetimore, duke pėrfshirė kėtu edhe blerjen e stimuluar. Operacioni mė i fundit ėshtė ai i arrestimit tė dy tė pandehurve qė janė paraqitur dje nė gjykatė. Maringlen Halka, 26 vjeē, lindur nė Fier dhe banues nė Vlorė dhe Pirro Bregu, 42 vjeē, lindur e banues nė fshatin Mifol, Vlorė. Tė dy tė arrestuarit akuzohen se nė bashkėpunim me persona tė tjerė kanė trafikuar lėndė narkotike tė tipit hashash, i cili blihej nė fshatrat e Vlorės. Nė kėtė zonė, policia arrestoi disa javė mė parė dy efektiva policie, pėr tė cilėt dyshohet se transportonin hashash, qė mė pas pėrcillej drejt tregut italian.

 

OPERACIONET

 

Mė datė 14.01.2007-tė, rreth orės 13.25, nė vendin e quajtur “Lerat e Zeza” nė Pyllin e Poros, nė Vlorė u sekuestruan me cilėsinė e provės materiale:

 

221 kg lėndė narkotike, tip marijuanė, e paketuar nė 9 pako,

1 mjet lundrues, tip gomone me dy motorė,

8 bidona me benzol.

Pėr kėtė ngjarje janė arrestuar nė flagrancė shtetasit:

Toni (Theodhori) Llambro Kushi, vjeē 26, lindur e banues nė Mifol Vlorė,

Petraq Pandeli Lala, vjeē 38, lindur nė Mifol e banues nė Vlorė.

 

Mė datė 08.02.2007-tė, nė qytetin e Tiranės, (Tirana e re), janė sekuestruar me cilėsinė e provės materiale:

Sasia prej 15 kg e 324 gramėsh heroinė,

1 presė hidraulike dhe njė peshore,

2 autovetura,

Shuma prej 4.450 eurosh dhe 18.700 lekėsh.

Pėr kėtė ngjarje janė arrestuar nė flagrancė shtetasit;

 

Devis Luan Koleci, vjeē 24, lindur nė Ēorovodė dhe banues nė Tiranė,

Artan Andon Aliaj, vjeē 28, lindur nė Kuēovė e banues nė Durrės,

Myrteza Hajri Beja, vjeē 49, lindur nė Pėrmet e banues nė Tiranė.

 

Mė datė 15.02.2007-tė, nė Novoselė, Vlorė janė sekuestruar me cilėsinė e provės materiale:

sasia prej 96 kg e 635 gramėsh lėndė narkotike, e tipit marijuanė,

1 autoveturė tip “Benz” pa targa.

Pėr kėtė ngjarje ėshtė bėrė arrestimi nė flagrancė i shtetasve:

Artur Thanas Rrumbullaku, vjeē 39, lindur nė Patos Fier dhe banues nė Tiranė,

Albert Koēi Binjaku, vjeē 44, lindur e banues nė fshatin Levan, Fier.

 

Mė datė 16.03.2007-tė, nė Vlorė, janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale:

sasia prej 344 kg lėndė narkotike marijuanė,

1 gomone,

2 automjete.

Pėr kėtė ngjarje janė arrestuar nė flagrancė shtetasit:

Fatbardh Muhamet Kapllanaj, vjeē 31, lindur e banues nė fshatin Kaninė, Vlorė.

Taulant Muhamet Kapllanaj, vjeē 23, lindur e banues nė fshatin Kaninė, Vlorė,

Sokol Myrto Resulaj, vjeē 31, lindur e banues nė Vlorė,

Silvan Agim Haxhiraj, vjeē 21, lindur e banues nė Vlorė.

 

Mė datė 21.04.2007-tė, nė kuadėr tė operacionit tė koduar “Vjosa 2007” nga strukturat e Policisė sė Shtetit ėshtė bėrė ekzekutimi i urdhrave tė ndalimit pėr shtetasit:

Maringlen Kajo Halka, vjeē 26, lindur nė Fier dhe banues nė Vlorė.

Piro Mihal Bregu, vjeē 42, lindur e banues nė fshatin Mifol, Vlorė.

 

Kėta shtetas akuzohen pėr veprėn penale tė trafikimit tė lėndėve narkotike, tė kryer nė bashkėpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

 

 

 

 

 

 

Dy vrasje trondisin Tiranėn. Njė oficer policie dhe njė lojtar kumari shkaktojnė 2 tė vdekur

 

Zėnka, oficeri i “Briskut” vret 30-vjeēarin, pastaj tenton vetėvrasjen

 

Dorian Vuēiterna, i goditur nga oficeri Avdo, ndėrron jetė nė spital. Polici nė rrezik pėr jetėn. Ndėrsa kapet, pas 12 orėsh, vrasėsi me thikė i manaxherit tė lojėrave tė fatit. Hodaj qėlloi Durrėsin, pas kėrkimit tė borxhit

 

 

Oficeri i “Briskut” qėllon pėr vdekje njė tė ri, pastaj teton tė vetėvritet me armėn e punės. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, pak pas orės 17.00, pranė Repartit tė Ndėryrjes sė Shpejtė nė lagjen “Ali Demi”. Sipas burimeve policore mėsohet se, ngjarja ndodhi pranė lagjes "Ali Demi", nė kryeqytet, kur oficeri i Repartit tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, i njohur ndryshe si “Brisku”, 28-vjeēari Arjan Avdo, nga Tirana, ka qėlluar me armė zjarri 30-vjeēarin Dorian Vuēiterna. Policia tha se, Vuēiterna ėshtė qėlluar me armė nga Avdo, teksa ndodhej nė krahun e pasagjerit tė automjetit tip “Mercedes-Benz” 250 D, me tragė TR 1332 M, i cili kishte ndaluar pėrpara derės kryesore tė Repartit tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, nė lagjen "Ali Demi". Mė pas, autori ka qėlluar dhe nė drejtim tė vetes, duke mbetur i plagosur nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Sipas dėshmive tė para bėhet fjalė pėr njė grindje banale, ndėrkohė qė shumė dėshmitarė dhe tė njohur janė marrė nė pyetje. Vuēiterna dhe Avdo u transportuan menjėherė nga forcat e gatshme tė kėtij reparti, pėr nė Spitalin Ushtarak. Dorian Vuēiterna ndėrroi jetė nė spital, si pasojė e plagėve tė marra nė trup, ndėrkohė qė oficeri i Repartit tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, Arjan Avdo ndodhet nė rrezik pėr jetėn. Policia e Tiranės konfirmoi se, pėr hetimin e kėsaj ngjarjeje u krijua grupi hetimor, i cili pėrbėhet nga oficerė tė policisė gjyqėsore tė sektorit tė kontrollit tė brendshėm nė Ministrinė e Brendshme, ekspertė kriminalistė, tė drejtuar nga prokurorė tė Prokurorisė sė Tiranės. Ky grup hetimor, pohuan burimet zyrtare tė policisė, po punon intensivisht pėr sqarimin e plotė tė rrethanave dhe motivit tė kėsaj ngjarjeje. Bėhet me dije se forcat e policisė, tė cilat shkuan menjėherė nė vendin e ngjarjes, kanė bėrė shoqėrimin edhe tė disa dėshmitarėve okularė.

Vrasja te lojėrat e fatit

Nuk ka zgjatur mė shumė se 12 orė arratia e vrasėsit tė Naim Durrėsit, manaxherit tė njė rulete nė zonėn e njohur si “Komuna e Parisit”. Kanė qenė dėshmitė e shumta tė marra nga tė ndaluarit qė kanė bėrė qė tė ndalohet 33-vjeēari Plarent Hodaj. Policia bėri tė ditur se kishte prangosur tė dyshuarin si autor tė vrasjes me thikė tė shtetasit Naim Durrėsi, mėngjesin e djeshėm, nė rrugėn "Komuna e Parisit". Policia tha se, nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se, motivi i kėtij krimi ka tė bėjė me njė konflikt tė ēastit tė lindur midis viktimės, administrator i njė rulete nė rrugėn "Komuna e Parisit" dhe autorit, pėr shkak tė njė borxhi tė krijuar nga loja nė ruletė.

40-vjeēari Durrėsi ndėrroi jetė nė Spitalin Ushtarak, si pasojė e goditjeve tė rėnda me thikė, pas njė grindjeje tė ēastit me Hodajn, pėr shkak tė mospagesės sė kėtij tė fundit. Policia ndaloi mėngjesin e djeshėm rreth 30 dėshmitarė pėr kėtė ngjarje, tė cilėt mė pas rindėrtuan ngjarjen.

 

 

Vrasja te “Brisku”

 

Arjan Avdo, oficer policie

(i vetėplagosur)

Dorian Vuēiterna

(i vrarė nga Avdo)

 

Vrasja te ruleta

Naim Durrėsi

(ndėrroi jetė nė Spitalin Ushtarak)

Plarent Hodaj

(I prangosur pėr goditjen me thikė ndaj Durrėsit)

 

 

“Riprangoset” Polisi, policia i gjen edhe 8.7 kg heroinė nė makinė

 

Informacionet kanė “riarrestuar” Arjan Polisin. I prangosuri i mbrėmjes sė tė premtes nė Durrės, nga operacioni “Pranverė 2007”, tashmė do tė pėrgjigjet jo mė pėr 9.7 kilogramė heroinė, por pėr ngarkesėn prej 18.4 kilogramėsh heorinė. Njė kontroll i dytė nė makinėn e Arjan Polisit, i ndaluar tė premten nė tė hyrė tė Durrėsit ka ēuar nė gjetjen edhe tė 8.7 kg tė tjerė tė fshehura ne makinė, ndėrkohė qė natėn e parė tė arrestimit atij iu sekuestrua vetėm njė pjesė prej gati 10 kilogramėsh. Burime tė besueshme tė Antidrogės bėjnė tė ditur se kanė qenė informacionet operative pėr momentin e nisjes sė drogės, ato qė kanė detyruar specialistėt qė tė zbėrthejnė “Benzin” e 52-vjeēarit me origjinė nga Librazhdi e banues nė Tiranė.

Prangosja

Polisi u prangos tė premten, mė 20 prill, nė periferi tė qytetit tė Durrėsit, teksa udhėtonte nė drejtim tė Tiranės me makinėn e tij, tip “Benz” me targė TR 29 58 F. Operacioni pėr kapjen e 52-vjeēarit ishte i mirorganizuar, pas marrjes sė informacionit nga informatorė nga Tirana nė adresė tė antidrogės sė Durrėsit. Kjo e fundit ka njoftuar policinė e qytetit, e cila mė pas i ka bėrė pritė makinės ku ndodhej droga. Sipas njoftimeve tė para tė policisė, mendohet se heroina ishte e fshehur poshtė serbratorit tė makinės dhe ishte e desitinuar pėr shpėrndarje brenda pėr brenda vendit, por edhe pėr t’u trafikuar jashtė. Policia ka nisur hetimet pėr tė zbardhur origjinėn e trafikut si dhe pritėsit.

Vazhdimi i kėrkimeve

Megjithėse policia bėn tė ditur se Polisi nuk ka pranuar tė flasė, kanė qenė informacionet e agjentėve tė infiltruar nė kėtė trafik, qė kanė ēuar, jo vetėm nė zgjerimin e emrave nėn hetim, por edhe tė rikėrkimit nė makinė. Kėrkimi ka bėrė qė pjesa tjetėr prej 8.7 kilogramėsh tė gjendej nė pjesėn e sipėrme te tė dyja parafangot e para tė automjetit, pas njė adaptimi tė realizuar pėr tė mundėsuar qėndrimin e kėsaj sasie. Sipas policisė, edhe kjo drogė ishte ambalazhuar nė qese plastmasi, njėlloj si sasia tjetėr e kapur fundjavėn qė shkoi. Ndėrkaq, policia ka bėrė tė ditur se ėshtė nėn hetimin e tė gjithė rrjetit qė siguronte sasitė e drogės si dhe mėnyrėn e tregtimit tė saj. Dyshohet se destinacion ka qenė Tirana, si dhe tregu nė Itali. Sipas policisė, nga tė dhėnat e marra nga tė prangosurit e javėve tė fundit ėshtė bėrė e mundur tė ndėrtohet njė hartė e rrugės qė ndjek ky trafik. Heroina medohet se vinte nga Maqedonia, rrugė pėr tė cilėn besohet se ka ndjekur edhe ngarkesa e sekuestruar nė mars nė operacionin “Segmenti i Ndėrprerė”.

 

 

Shkurt

 

“Go West”, akuza paraqet provat e falsifikimit

 

Prokuroria ka paraqitur dje nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, provat shkresore nė ngarkim tė tė pandehurve tė dosjes “Go West”, qė akuzohen pėr “falsifikime tė vulave, stampave dhe vizave". Gjatė seancės sė djeshme gjyqėsore, pėrfaqėsuesi i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda paraqiti nė cilėsinė e provave shkresore disa dokumente, mes tyre edhe pasaporta,  qė pretendohet se janė falsifikuar nga tė akuzuarit. Ndėrkohė, nė seancat gjyqėsore tė radhės, pritet qė tė dėshmojnė disa persona rreth mėnyrės se si kanė kaluar kufirin, me pasaporta false qė pretendohet se  janė pėrgatitur nga tė akuzuarit. Tė pandehurit e kėtij procesi janė: Nikolin Cako, Eduart Bejko, Voltan Turtulli, Ylli Xhametaj dhe Demir Shaba.

 

 

Gjyqi ndaj Tarifės, kėrkohet prania e ish-ambasadorit

 

Gjykata e Tiranės i ka kėrkuar Ministrisė sė Drejtėsisė njoftimin e tė pandehurit Fatos Tarifa nė rrugė zyrtare, pėr gjyqin qė ka nisur qė prej disa muajsh nė kėtė gjykatė. Ish-ambasadori shqiptar nė SHBA akuzohet pėr shpėrdorim tė detyrės dhe abuzime me tė. Dėmi i shkaktuar nga Fatos Tarifa gjatė kohės qė ka qenė nė detyrėn e ambasadorit, sipas raportit tė KLSH-sė mendohet tė jetė rreth 33 mijė dollarė. Pas kėsaj, pritet qė Tarifa tė jetė i pranishėm pėr tė dhėnė sqarime para gjykatės pėr kėtė skandal tė zbuluar.

 

Kule-Pollo, lista e pedagogėve shkon nė rektorat

 

Nė seancėn gjyqėsore tė radhės nė ngarkim tė Ministrisė sė Arsimit, e paditur nga Fakultetti i Ekonomisė, juristėt e kėsaj ministrie kanė paraqitur listat e pedagogėve. Kjo listė ka bėrė qė ēėshtja midis kėtyre dy institucioneve tė pėrfundojė nė gjykatė. Vonesa e plotėsimit tė kėrkesės sė fakultetit nga ana e Ministrisė sė Arsimit ka bėrė qė juristėt e Ekonomikut tė padisin ministrinė. Fakulteti i ka kėrkuar ministrisė listėn e pedagogėve qė japin mėsim nė universitetet private, kjo pėr tė shmangur dypunėsimin e kėtyre pedagogėve. Ndėrsa lista, tashmė i ka shkuar rektoratit. Juristėt e Ekonomikut kanė kėrkuar dje qė kjo listė brenda javės duhet t’i shkojė kėtij fakulteti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

Pėrmasa e Presidencės nga Godo te “Mjaft”-i

 

Fitim Zekthi

 

Nė njė takim nė Pogradec para pak ditėsh, presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, la tė kuptohej se mund tė kthejė sėrish nė Kuvend ligjin pėr procedurat tatimore qė ka tė bėjė me pagimin e rreth 1/6-tės sė gjobės nga biznesi, para se ky tė ankohet nė organet pėrkatėse. Nė bazė tė Kushtetutės sė vendit tonė, presidenti ka tė drejtė tė kthejė pėr rishqyrtim nė Kuvend ēdo ligj qė ka mospėrputhje ose e cenon Kushtetutėn. Deklarata se ai mund tė kthejė mbrapsht njė ligj pėr procedurat tatimore tė risjell nė mendje faktin se ky individ e ka keqkuptuar krejtėsisht detyrėn e tij.

Presidenti ynė e ka nisur detyrėn, pasi gjėmuan pėr herė tė parė nė tė tilla raste disa predha topash luftarakė pėr ta celebruar kėtė gjė. Pak muaj mė pas ai dekoroi me medaljen mė tė lartė tė kėtij vendi shtatė partizanė dhe komandantė ēetash partizane, pas vdekjes, pėr pjesėmarrjen nė njė luftė tė para 50 viteve, emrat e tė cilėve edhe nė tekstet e historisė sė diktaturės nuk zinin ndonjė vend. Mė vonė presidenti gjeti rastin e ditėlindjes sė Mustafa Xhanit, ministėr Shėndetėsie, pėr t’i dhėnė edhe atij njė medalje nga mė tė lartat pėr, medemek, kontributin nė lėmin e drejtimit tė ministrisė. Kjo gjė vijoi me ditėlindjen e Fehmi Abdiut, i cili po ashtu mori njė medalje tė po kėtij klasi pėr punėn e tij, medemek tė mirė. Edhe Fatos Nano nuk shpėtoi, kur pati ditėlindjen, pa njė medalje kėsisoji. Gjasat ishin qė tė mos mbeste qeveritar socialist pa e marrė kėtė medalje, kur tė kishte ditėlindjen, por kjo u ndėrpre, me ē’duket, pėr shkak tė refuzimit elegant qė i bėri kėsaj ftese dhe kėsaj medaljeje Sali Berisha, kryetar i opozitės atėbotė, kur ky kishte ditėlindjen. Presidenti mbahet mend edhe pėr njė ligjėrim nė njė katedėr tė Oksfordit, ku tha se, islami si fe nė kėtė vendin tonė ėshtė thjesht njė syprinė dhe poshtė kėsaj gjendet krishtėrimi. Presidenti Moisiu nė veprimtarinė e tij i ka dhėnė njė pėrmasė tė ēuditshme Presidencės, duke e bėrė atė njė institucion, nga i cili mund tė dėrgohen letra nėpėr zyra tė administratės pėr tė parė mė me vėmendje njė ēėshtje tė njė biznesi. Nė zyrat e Drejtorisė sė Aviacionit ka mbėrritur njė letėr pėr njė kompani fluturimesh e nisur nga Presidenca. E parė nga kjo pikė, Presidenca duket si njė institucion, i cili mund ta kalojė tėrė ditėn e ditės duke lexuar letrat e biznesit dhe duke shkruar tė tjera pėr zyrat e shtetit. Nė Shqipėri ka mbi njėqind mijė biznese, tė cilat mund tė kenė dy, tre apo mė shumė raste, kur kanė probleme me zyrat e shtetit. Kėsisoj, presidenti mund tė presė nė njė vit 300 mijė pėrfaqėsues tė biznesit ose tė paktėn mund tė lexojė 300 mijė letra tė tyre. Ky ėshtė njė skandal i ri nė pėrmasėn qė i dha Moisiu Presidencės. Presidenti, para zgjedhjeve lokale tė vitit 2003, futi nė KQZ nėpėrmjet KLD-sė Dėshira Subashin si anėtare, duke thyer marrėveshjen me opozitėn e atėhershme. Presidenti nė fillimet e tij mbahet mend se priste nė Presidencė pėr t’u kėshilluar njerėz tė tillė si Kadare dhe si Meidani apo Godo, ndėrkohė qė tani kjo gjė ka degjeneruar nė kėshillime nga “Aksioni Civil” dhe nga “Mjaft”-i. Nė fakt, kjo trajektore ėshtė pasqyra e vėrtetė e Presidencės shqiptare. Personalitete si Kadare, Godo dhe Meidani, qė mund tė kėshillojnė simbolin e urtisė sė vendit, ky vend ka pak, ndėrsa organizata jofitimprurėse si “Aksioni” apo “Mjaft”-i nė vend ka mbi 400. Moisiu trajektores sė Presidencės i ka dhėnė edhe pėrkulje tė tjera, edhe mė tė mėdha. Ai ėshtė bėrė habitshmėrisht palė, kur, pasi kishte dekretuar njė datė zgjedhjesh dhe, kur tė gjithė faktorėt politikė dhe jopolitikė tė huaj dhe vendas i kėrkonin Ramės tė hynte nė zgjedhje nė atė datė, Moisiu thoshte: “Merruni vesh, se unė e ndryshoj datėn”. Ky ėshtė rast skandaloz nga pikėpamja tė paktėn juridike. Dekreti pėr datėn ėshtė pėrfundimtar dhe presidentit i takon botėrisht tė kėmbėngulė pėr respektimin e saj, por, nė fakt, ai vetė kėmbėngulte pėr mosrespektimin e datės sė caktuar nga vetė ai. Presidenti, duke qenė se priti dy apo tri herė njė pėrfaqėsues tė dy OJF-ve, vendosi etalonin e ri se ai mund ta kalojė ditėn dhe tėrė kohėn duke pritur nga dy apo tri herė OJF-tė nė kėtė vend. Pra, i bie qė, meqė kėtu ka mbi 400 OJF, ai tė presė ēdo ditė nga dy syresh, duke pėrfshirė kėtu edhe shoqatėn e gjuetisė sė rosave, tė mbrojtjes sė sherebelės etj. Presidenti nė mėnyrė anekdotike, kur ishte pėr pushime para dy vitesh nė Himarė, nxjerr nė shtyp njė njoftim se gjatė kėsaj kohe takoi punonjėsit e policisė sė atjeshme dhe diskutoi pėr rendin. Ky njeri, nėse do tė diskutojė pėr rendin, kur tė vijė nė zyrė nė Tiranė, mund tė thėrrasė ministrin e Brendshėm ose drejtorin e policisė, por jo tė takojė pėrgjegjėsit lokalė tė saj. Kėtė gjė nė mėnyrė identike pak kohė mė vonė e bėri, edhe kur qe nė Pogradec, kur takoi njė kryetar komune tė zonės atje. Pak a shumė kjo ėshtė Presidenca nė pėrmasėn e saj. Me kėtė logjikė ecėn edhe ideja se ai mund tė kthejė ligjin pėr procedurat tatimore. Ligjet pėr buxhetin, tė ardhurat, taksat, shpenzimet e tė tjera tė kėsaj natyre nuk kanė asnjė lidhje me Kushtetutėn, asfare. Ato janė ligje ekskluzivisht qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e ecurisė ekonomike apo me rregullime tė kėtij lėmi. Ligjet e tjera si pėr pronėn, pėr institucionet e pavarura apo drejtėsinė janė ligje, tė cilat ai dhe t`i shohė dhe t`i kthejė, kur e gjykon. Pėr sa i takon ligjeve pėr procedurat e mbledhjes sė taksave, ai nėse e sheh, kur vjen, korrierin me dokumentin nė dorė, duhet ta firmosė qė nė korridor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vrasja e poetėve

 

Bedri Ēoku

 

“E tmerrshme! E tmerrshme!”, - bėrtiste daja i Genc Lekės, poetit tė pushkatuar, teksa kthehej nė shtėpi i dėrrmuar shpirtėrisht.

“Ishte i zbehtė dhe gati i vilanosur, kur po ngjiste shkallėt e verandės”, - tregon e bija. “Mė sillni njė gotė ujė”, - kishte thirrur, duke u mbajtur me zor te parmakėt e verandės. “I kanė vrarė barbarisht, i kanė masakruar, djemtė tanė, poetėt tanė”.

“Ēfarė thua, more baba?”

“Vetėm pasi u qetėsua dhe u rehatua nė divan, e morėm vesh se pse ishte tronditur aq shumė babai. Ai kishte blerė gazetėn, ku gjendej njė artikull i Bedri Blloshmit dhe kishte shkuar pėr ta lexuar nė njė stol tė lulishtes pėrpara parlamentit. Aty, pėrkarshi, ulur ndodheshin edhe dy burra tė tjerė, pak a shumė tė thyer nė moshė. Njėri nga tė cilėt, pasi kishte parė babain qė po mblidhte gazetėn e lexuar me artikullin e Bedriut, i qe lutur t’ia jepte edhe atij “pėr t’i hedhur njė sy”.

Ndėrkohė, ky, sapo kishte parė titullin e artikullit tė vėllait tė poetit tė pushkatuar, Vilson Blloshmit, ēuditėrisht, kishte filluar menjėherė t’i tregonte shokut sesi ishin pushkatuar dy poetėt nė Pėrroin e Firarit, nė Librazhd.

“Kam qenė pushkatar”, - tha ai. “Nuk do ta harroj kurrė atė natė. Patėm marrė urdhėr qė tė mos i qėllonim pėrnjėherė tė dy tė dėnuarit me vdekje, por vetėm njėrin. Nė fillim do tė qėllonim mbi trupin e Lekės. Nuk e dinim pse. E kuptuam, kur Leka u var mbi krahun e Vilsonit, duke rėnkuar nga dhimbjet e mėdha. Ēudi, nuk i doli shpirti menjėherė, ndoshta ngaqė plumbat nuk e kishin goditur nė zemėr. Ai rėnkonte, gjithmonė rėnkonte, ndėrsa komandanti ynė pyeste Vilsonin se, a do tė pranonte bashkėpunimin me organet e Sigurimit qė tė mos e pushkatonim. E kam parasysh edhe tani sesi Vilsoni rrinte gjysmė i pėrkulur nga pesha e trupit tė Lekės, lidhur nė dorėn e tij dhe kundėrshtonte. Ishte shumė kurajoz. Kokėfortė. Vallahi, nuk e di ēdo tė ndodhte me mua, sikur tė isha nė vend tė tij, pas krismave tė automatikėve dhe rėnkimeve tė shokut tė ngushtė, qė klithte vazhdimisht, ndėrsa gjaku i dilte ēurg nga trupi. Me siguri, unė do tė isha dorėzuar. Do tė kisha pranuar. Vallahi, jeta qenka e dhimbshme. Sidomos, kur e sheh vdekjen me sy. Unė do tė kisha pranuar”.

“Po Vilsoni, ēfarė tha?”, - pyeti shoku me padurim. “Ndoshta ai s’ishte nė vete atė ēast, fliste kot mė kot. Nuk thonte gjė tjetėr, veē pėrsėriste: “Jeni tė poshtėr. Jeni kriminelė. Mė mirė i vdekur sesa spiuni juaj. Mė mirė pleh pėr tė ushqyer bimėt sesa m... juaj. Qėllomėni edhe mua, maskarenj! Ē’prisni? Pse e torturoni Lekėn? Qė tė lemeritem unė? Kot e keni. Ne kemi qenė shokė nė kėtė jetė qė s’po na lini ta jetojmė dhe do tė jemi tė pandarė nė atė tjetrėn”. Na ēuditi tė gjithve qėndrimi i tij. Pritėm gati njėzet minuta qė tė ndėrronte mendje, por ishte e pamundur. Edhe kur na u dha urdhri, tė them tė vėrtetėn na erdhi keq, na u dhimbs, qė po ekzekutonim atė djalė aq trim e besnik i shokut tė tij. Madje, e sharruam njėherė nė mes, sepse ashtu donte komandanti. Ky i shkoi te koka dhe i tha: “Nuk deshe tė jetoje nė Paris apo nė Nju-Jork, por deshe tė vazhdoje jetėn tėnde me krimbat dhe shokun tėnd tė pandarė. Rrugė tė mbarė!”. Dhe e qėlloi me njė plumb nė ballė. Atė bėri edhe me Lekėn qė ende s’i kishte dalė shpirti.

Babai, kur dėgjoi kėtė histori, u trondit aq shumė sa s’kishte pasur mė fuqi pėr tė pyetur e mėsuar, qoftė edhe emrin pushkatarit tė Gencit e Vilsonit. Vetėm kishte fshirė lotėt, ndėrsa rrėfimtari ishte larguar qetė-qetė nga lulishtja e parlamentit, ku pak muaj mė parė u sanksionuan ligjet pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ibrahim Berisha

 

Modeli socio-filozofik i Krist Malokit

 

Krist Maloki ėshtė intelektual erudit, i paraqitur nė botimet periodike shqiptare nė vitet ’30-tė, shek. XX, bashkė me njė plejadė tė famshme dijetarėsh si Mithat Frashėri, Branko Merxhani, Nebil Ēika, Vanxhel Koēa, Anton Arapi etj., tė cilėt elaboruan idenė dhe shpirtin dhe kompozuan notat themelore tė identitetit shqiptar. Vendosėn krahasueshėm vlerat e identitetit shqiptar nė kontekstin e vlerave universale.

Preferues i njė publicisitike dhe filozofie me kritike e racionale, duke mos u rreshtuar nė njė kolonė a grup, me shkrimet e tij ai krijoi identitetin intelektual nga mė tė veēantėt e kulturės, filozofisė dhe publicistikės shqiptare.

Veprues nė njė shoqėri paraliberale me konflikte tė shumta reale dhe po aq shumė tė shpifura, Maloki nuk miraton konceptin etik dhe publik tė kėtyre konflikteve, duke nxjerrė esenca kritike qė zgjuan dhe vazhdojnė tė zgjojnė edhe sot diskutimin kreativ intelektual dhe publik. I njohur me analizėn e kthjellėt pėr raportin e Orientit me Oksidentin nė botėn shqiptare, ai objekt tė kėtij konflikti pėrcakton, jo siē ishte krijuar stereotipi, “muhamedanizmin”, por specifikueshėm arsyeton, mendėsinė dhe botėkuptimin e ngurtė. Orientalizmi apo Lindorizma shqiptare, sipas Malokit, ėshtė “njė sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim tė tijin”. Maloki vė nė pah tė thėnėn pak deri atėherė se, Lindorizma erdhi nga Azia, nga krishterimi euro-aziatik. Orientalizmi shqiptar ka nė thelb bizantizmin, duke argumentuar tezėn se, “ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u pėrhap shpirti bizantin si njė epidemi rrėnimtare”.

Nė anėn tjetėr, gabimi po kaq i papeshuar bėhet, kur vlerėsohet oksidentalizmi shqiptar duke parė sjelljet dhe veprime formale. Maloki koncepton se, “djelmnia e shkollueme e ka gabim, kur kujton se perėndimorja pėrmbahet vetėm ndėr veshje e mbathje evropiane, apo nė tė ndejunit plot kotėsi nėpėr sallone apo edhe me kryemjen e ndonjė detyre sa pėr formė e pėr tė rrėmbye njė rrogė tė majme”. Duke modeluar perėndimoren, ai shton moton “Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė tė atillė qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė gjithė”. Pra, modeli oksidental i Malokit ėshtė pėrgjegjėsi, etikė dhe punė. Maloki argumenton si tė domosdoshme tė ardhmen oksidentale pėr tė pasur njė qytetėrim tė zhvilluar shqiptar.

Ende mbetet tė studiohen konceptet e Malokit, nėse “njėqind pyetjet dhe njėqind hallet shqiptare”, konfliktet dhe krizat janė mungesė e kulturės individuale dhe kolektive apo mungesė e etikės dhe e dijes. “Nji shoqėni apo popullsi quhet e kulturueme, kur ajo pėrshkohet nga ideale tė shėndosha e tė ndershme dhe e ka vullnetin me gjallue mbas atyne idealeve”, - shkruan ai. Ngase “njė ent etnik, si kombi ynė, nuk do tė kishte muejtė me i qindrue kurrė gjithė atyne rreziqeve dhe kėrcėnimeve tė njė fati tė pashpirt, po mos tė kishte vlue nė trupin e tij njė gjak i nxehtė kulturor”. Dhe ėshtė e njohur se ai vinte si esenca themelore tė kulturės shqiptare: Besėn, Nderin dhe Burrninė! Tė tri kėto sisteme etike dhe shpirtėrore Maloki i vė nė thelbin e qytetėrimit oksidental tė shqiptarėve, duke i riafirmuar ato si vlera tė njė kombi, me tė cilat mund tė valorizojė veten nė botėn perėndimore.

Koncepti i identitetit nacional dhe politik i Malokit ėshtė: “Pėr mue – si kosovar – i gjakut shqiptar dhe si humanitar i kulturės oksidentale – ka vetėm nji politikė: politika e kombit shqiptar. D.m.th. tė njati enti historik, kulturor e moral qė i pėrmbledh nė vedi tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė, kudo qofshin nė botė”. Nė kėtė kontekst, ai shpreh relevancėn e idealit, pėrkatėsisht tė ideve qė janė pjesa mė e fortė e dihotomisė sonė nacionale shqiptare, sot aktuale mė shumė se kurrė pėr arsye tė procesit politik, nė tė cilin gjenden shqiptarėt nė Kosovė. Qytetėrimi nacional jeton nga idetė, njė njėjtėsime me idealet. Ideja shqiptare e parė asht: patriotizmi apo atdhedashunia. Por Maloki kėtė parėsi e sheh si “ide e lindun ma fort nėpėr luftimet liridashėse tė kombėsive tė ndryshme nė Itali e nė Ballkan”, qė d.m.th. rishtron tezėn e njohur mbi shqiptarėt si luftėtarė tė lirisė pėr tė tjerė mė shumė se pėr veten. Ideja e dytė ėshtė: ideja nacionale. Ideja liridashėse vihet pėrpara idesė nacionale dhe po nė kėtė kontekst ai vė re “ndjenjat kolektive, tė cilat janė lidhun gjithmonė me njėfarė ideali, na janė shue vetėm nė kėtė Shqipninė e lirė”. Liria, njė zhgėnjim, apo?

E ēfarė nė tė vėrtetė ndodh nė njė liri tė porsafituar? Pasaniku i hedh – “tė hollat e veta ma tė sigurueme nė nji bankė tė ndonji shteti tė huej sesa ndėr ndėrmarrje (anterpriza) po t'ashtullojshme nė Shqipnķ. Tregtari shqiptar tė gjitha fitimet i vendos nė nji tenčqe vajgurit, i mbyll mirė e mirė dhe i fshehė nėn dhź. Nėpunėsi i zhduk edhe ato pak kursime qė mund tė bante, rreth nji luksi tė dyshimt dhe t'importuem nga Evropa”. Janė kėto shenja tė anomalisė, tė njė disfunksionaliteti kolektiv, si njė fenomen social, qė ishte hetuar qė atėherė nga Maloki, po elemente tė tij ndeshim gjerėsisht sot edhe nė Kosovė.

Sė fundi, po nė kontekstin shkencor, por tashmė edhe utilitar pėr ne, Maloki jep njė qasje pėr kombin, nocioni etnik dhe nacioni, nacion shtetnor, dy kategori tė dallueshme. Sipas tij, “kombi pėrmbledh nė gji tė vet nji grumbull personash qė janė lidhė shoq me shoq (ideal!) nėpėr gjakun e fisin e njajt dhe ma fort nėpėr nji botėshikim e botėkuptim”. Kombi mund tė jetė edhe pėrtej kufijve dhe nė kėtė kontekst, ai nė njė studim historik, thekson mbetjen e gjysmės sė shqiptarėve nėn Jugosllavinė. Ndėrsa nacionin e vlerėson nė kuptimin e “popullit shtetnor” dhe po nė kėtė koncept i sheh tė veēuara idenė nacionale nga ideja kombėtare. Sipas teorisė sė Malokit, kthyer nė realitetin qė po krijohet, shqiptarėt nė Kosovė do tė duhej t’i pėrkasin kombit shqiptar dhe nacionit kosovar. Po ēėshtje ėshtė, pse njė komb nuk mund tė jetė njė nacion dyshtetėror?

Krist Maloki meriton mė shumė pėrkushtim kulturor dhe shkencor, se i dha kulturės dhe shkencės sonė filozofike, ekonomike, historike, sociologjike, letrare dhe publicistike vlera qė e bėjnė nga mė tė dallueshmit e mendimit shqiptar. Botimi i plotė i veprės sė tij do tė ishte njė respekt jo vetėm pėr Krist Malokin, po pėr dijen shqiptare, pėr sistemimin e vlerave, pa tė cilat edhe kultura dhe qytetėrimi ynė nuk mund tė jenė oksidentale, njė synim tashmė i proklamuar nga shqiptarėt si komb dhe si nacion, referuar modelit sociologjiko-filozofik tė Krist Malokit.