|
|
|
|
|
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
EDITORIAL
Dhori Sollaku, njė dordolec qė nuk na tremb dot
Mero Baze Drejtor i gazetės TemA
Kryeprokurori nė detyrė, Dhori Sollaku, ka arrestuar dje, mbasdite, redaktorin e komenteve politike tė gazetės TemA, Ēelo Hoxha, me njė akuzė absurde qė ka tė bėjė me ēėshtjet teknike tė regjistrimit tė kandidatėve pėr zgjedhje nė Tiranė. Arrestimi, i cili ėshtė tėrėsisht njė hakmarrje e pastėr e Edi Ramės dhe ushtarit tė tij, tė bindur, Dhori Sollaku, ndaj gazetės TemA, nė tė vėrtetė ngre shumė pikėpyetje pėr revanshizmin dhe frymėn tėrėsisht politike qė pėrshkon Prokurorinė e Pėrgjithshme. Dhori Sollaku ėshtė njė njeri qė i ka borxhe kriminelėve shqiptarė. Tė gjithė e dimė se atij njė bandit i ka vrarė shoferin e gruas nė sy tė gruas dhe vajzės sė tij dhe Sollaku bėri sa mundi qė banditi tė ikte pa u lagur nga Shqipėria, pastaj bėri sa mundi qė banditi tė mos ekstradohej nė Shqipėri. Arsyeja ėshtė e thjeshtė. Po tė arrestohej, ai do tė fliste dhe ato qė mund tė tregonte pėr tė dhe gruan e tij, mund ta varrosnin pėr sė gjalli nderin e familjes Sollaku. Dhori Sollaku ėshtė njė mendje e vjetėr e drejtėsisė shqiptare qė e pėrdor karrigen pėr hakmarrje personale. Ai qė sillet si qen i rrahur para ēdo vepre kriminale qė ndodh nė vend, gjen kurajė tė arrestojė njė gazetar dhe redaktor politik, vetėm pse ai punon nė njė gazetė, e cila nuk i nėnshtrohet atij dhe Edi Ramės. Redaktori Hoxha po arrestohet se ka denoncuar vazhdimisht aferat korruptive tė zotit Sollaku, historitė e tij, tė pista dhe tė familjes sė tij me drejtėsinė, tė cilat dolėn nė dritė nga komisioni hetimor, ryshfetet e tij si kryeprokuror, shoqėrimin e tij me njerėz tė kėrkuar nga ligji dhe mbi tė gjitha, gatishmėrinė e tij pėr tė mbrojtur politikisht krimin nė vend. Ishte i njėjti kryeprokuror qė hapi padi penale ndaj TV Ora njė muaj mė parė, vetėm se ky televizion parashikohej tė mos ishte nėn urdhrat e Edi Ramės dhe ēėshtja penale u hap pėr krimin e vetėm se TV Ora lindi si njė televizion jashtė inkubatorit tė mafias sė shtypit shqiptar, qė kontrollohet prej Edi Ramės. Dhori Sollaku ėshtė kthyer sot, nė njė dordolec, i cili pėrpiqet tė trembė gjithkėnd qė i afrohet parcelės sė Edi Ramės. Ai ėshtė bėrė sot, njė vegėl qorre nė duart e Edi Ramės. I frikėsuar se politika, e cila po e mbron, mund tė lodhet prej tij, ai po pėrpiqet tė bėhet mė i zellshėm sesa duhet pėr t`i mbushur mendjen Edi Ramės se ai ėshtė gati tė bėjė sakrifica tė mėdha pėr tė, mjafton qė ata ta mbrojnė politikisht. Nė kėtė gjendje tė rėnduar, psikologjike, me njė histori tė gjatė pėrzierjesh nė afera korruptive, me njė grua, e cila ende nuk ka sqaruar, pse ia vranė shoferin para syve, me njė lumė akuzash tė pasqaruara nga komisioni parlamentar, me njė peng te presidenti i vendit pėr tė mos e shkarkuar dhe mbi tė gjitha, me njė objektiv tė tij pėr t`u hakmarrė politikisht ndaj ēdo kundėrshtari. Dhori Sollaku ėshtė kthyer sot, mes tė tjerash dhe nė njė rrezik pėr vetė drejtėsinė. Dhjetėra prokurorė qė varen prej tij po pėrdoren si ushtarė duke i fyer nė dinjitetin e tyre, vetėm qė tė ruhet karrigia e Dhori Sollakut. Ata u pėrzien direkt nė procesin zgjedhor, duke bllokuar deri mbasdite Minibashkinė nr. 1 nė Tiranė, me qėllim qė tė mos votohej kundėr Edi Ramės.. Dhori Sollaku ėshtė kthyer sot, nė njė gardian tė krimit nė Shqipėri. Sollaku ka bllokuar me urdhėr tė tij rreth 100 urdhra pėr pėrgjim telefonash nga Ministria e Brendshme, vetėm pse tė dyshuarit janė miq tė tij. Ai po pėrpiqet tė kthehet nė garant tė krimit nė Shqipėri, vetėm qė qeveria tė mos avancojė nė luftėn kundėr krimit dhe tė mos i quhet asaj njė sukses. Ai po pėrpiqet t`i kthejė vulėn e turpit Shqipėrisė, vulė turpi qė mbante, nė kohėn kur nė makinėn e gruas sė tij vritej shoferi dhe ky nuk arrestonte vrasėsin. Sė fundi, dua tė them se Dhori Sollaku nuk pėrbėn ndonjė rrezik pėr gazetėn TemA duke arrestuar gazetarė. Ne nuk trembemi as nga shtatshkurtri Dhori Sollaku, as nga shtatgjati Edi Rama pėr tė thėnė dhe shkruar fjalėn tonė. Nėse ai nuk e liron menjėherė gazetarin tonė, ne do tė nisim njė proces shumė origjinal tė deklarimit tonė pėr historinė e pistė tė familjes Sollaku nė drejtėsinė shqiptare.
POLITIKA
Prokuroria pret njė mandat arresti pėr redaktorin e komenteve pranė gazetės TemA
Arrestimi i Ēelo Hoxhės Abuzim i pastėr i prokurorisė
Tė arrestosh dikė se ka falsifikuar firmėn e dikujt qė tashmė ka ndėrruar jetė dhe nė kohėn qė ai qe gjallė, nuk pati bėrė asnjė denoncim nė prokurori pėr falsifikim tė firmės sė tij ėshtė padiskutim njė thyerje e pastėr e ligjit
Arrestimi i djeshėm prej prokurorisė i redaktorit tė komenteve pranė gazetės TemA, Ēelo Hoxhės, me pretekstin e falsifikimit tė njė firme nė paraqitjen e njė kandidati pėr zgjedhjet e kaluara vendore ėshtė krejtėsisht i pabazė nga pikėpamja ligjore. Pa asnjė pėrjashtim, tė gjithė kandidatėt nė zgjedhjet e pushtetit lokal janė regjistruar nė komisionin e zgjedhjeve me dokumente tė firmosura nga zyrat e organizmit tė partive dhe jo nga dokumente tė firmosura nga kandidatėt. Kjo ėshtė njė gjė qė ka ndodhur prej 17 vjetėsh dhe kėshtu do tė ndodhė. Sė dyti, tė arrestosh dikė se ka falsifikuar firmėn e dikujt qė tashmė ka ndėrruar jetė dhe nė kohėn qė ai qe gjallė, nuk pati bėrė asnjė denoncim nė prokurori pėr falsifikim tė firmės sė tij, ėshtė padiskutim njė thyerje e pastėr e ligjit dhe e moralit tė organit tė akuzės. Asnjėherė dhe nė asnjė rast, i ndjeri Akile Rama nuk paditi askėnd pėr falsifikim tė firmės sė tij. Kjo padi ėshtė paraqitur nga zyrtarė tė Partisė Socialiste dhe pėr ēudi organi i akuzės ėshtė vėnė nė lėvizje dhe ka bėrė atė mė ekstremen. Sė treti, nė legjislacionin e botės demokratike ndiqet njė rregull, qė ėshtė pjesė asaj qė quhet praktikė e qeverisjes sė mirė, e cila iu kėrkon prokurorėve dhe gjykatave qė tė mundin nė vendimet e tyre tė pajtojnė palėt. Me kėtė vendim tė prokurorisė pėr tė arrestuar njė redaktor gazete, nisur nga padia e njė zyrtari socialist pėr falsifikim tė firmės sė njė qytetari, i cili nuk ka paditur askėnd, ka lindur njė gjykim i ri mbi tė drejtėn penale, e formuluar nga prokuroria shqiptare. Tashmė gjithkush qė paditet nga njė zyrtar partiak se ka falsifikuar firmėn e dikujt qė paraqitet pėr tė kandiduar nė zgjedhje, pavarėsisht se vetė i kandiduari nuk padit askėnd, mund tė arrestohet. Madje, kjo vlen, edhe kur personi qė do tė kandidojė e tėrheq kandidimin, madje, edhe kur ai ndėrron jetė. Pra, prokuroria shqiptare nė njė farė mėnyre ka miratuar si tė jetė parlamenti i kėtij vendi njė nen tė ri tė Kodit Penal tė Shqipėrisė. Prokuroria kėshtu mund tė arrestojė gjithkėnd qė paditet nga njė parti, edhe njė gazetar, edhe njė redaktor. Me kandidimin e tė ndjerit Akile Rama, ka ndodhur siē ka ndodhur me kandidimin e mbi njė mijė kandidatėve tė tjerė nė Shqipėri. Njė parti modeste me pėlqimin e Akiles pėrgatit dokumentet dhe e regjistron po me pėlqimin e tij, kandidat pėr zgjedhje. Partia Socialiste e detyron duke i bėrė presion kandidatin tė tėrhiqet dhe paraqet nė prokurori kallėzim penal pėr falsifikim tė firmės. Prokuroria arreston redaktorin si tė pėrfshirė nė pėrpilimin e dokumentacionit, pak ditė pas mbarimit tė zgjedhjeve. Marrėzia ėshtė edhe se prokuroria nuk e ndjek atė nė gjendje tė lirė, por e arreston sikur tė kemi tė bėjmė me njė rrezik tė madh, shoqėror dhe me njė person mjaft tė rrezikshėm. Ēelo Hoxha si ēdo ditė ka shkuar nė redaksi, si ēdo ditė para tė tjerėve me ēantėn mbi shpinė plot me libra, madje, dhe kishte hapur kompjuterin. Kur vijnė kolegėt, shohin ēantėn e tij dhe kompjuterin dhe mėsojnė mė vonė se atė e kishin arrestuar me njė vendim tė prokurorisė. Me kėtė logjikė, tė paktėn 1 mijė njerėz tė zyrave partiake qė kanė pėrpiluar dokumentacion pėr kandidatėt mund tė arrestohen nė ēdo cast. Kjo ėshtė logjikė e dhunės.
Pas denoncimeve tė abuzimeve tė shumta tė kryeprokurorit, vjen dhe goditja
Sollaku, sulm mbi gazetėn TemA
Ēelo Hoxha, i cili nuk kishte shumė kohė qė ishte kthyer nga specializimi nė njė nga universitetet mė tė mira nė botė, nga Cambridge i Britanisė sė Madhe, e ka parė veten nė pranga, pėr tė pėrmbushur njė dėshirė, jo dhe aq tė heshtur, pėr hakmarrje tė kryeprokurorit
Ka ndodhur ajo qė pritej. Njė kryeprokuror, i mbajtur nė detyrė nga Presidenti i Republikės, por i akuzuar, demaskuar dhe rrėzuar nga ligjvėnėsit, qeveria dhe nga mediat, ka nxituar tė godasė mbi ndoshta tė vetmen gazetė qė ka botuar me dhjetėra komente, artikuj dhe materiale qė kompromentonin rėndė pozicionin e tij nė kėtė post. Redaktori i komenteve, sektorit mė kyē tė gazetės, ėshtė arrestuar nė orėt e pasdites, pasi ndaj tij ėshtė prerė njė urdhėr-arresti. Ēelo Hoxha, i cili nuk kishte shumė kohė qė ishte ishte kthyer nga specializimi nė njė nga universitetet mė tė mira nė botė, nga Cambridge i Britanisė sė Madhe, e ka parė veten nė pranga, pėr tė pėrmbushur njė dėshirė, jo dhe aq tė heshtur, pėr hakmarrje tė kryeprokurorit tė vendit. Arrestimi i Ēelo Hoxhės nuk ėshtė veēse njė goditje mbi gazetėn qė guxoi si asnjėherė tjetėr tė luftonte pėr tė pėrmbushur standardet zgjedhore, standarde tė cilat, si rrallė ndonjėherė nė ndonjė vend tė botės, u cenuan hapur nėn sytė e organit tė akuzės dhe asnjėherė nuk u veprua. Gazeta ka botuar me dhjetėra raste tė shkeljeve flagrante me ligjin nė tė gjitha proceset zgjedhore gjatė qeverisjes socialiste, me dhjetėra padi janė depozituar nė organin e akuzės, me dhjetėra prova janė sjellė, raste nga mė ekstremet, mė tė ēuditshmet. E megjithatė, ajo ka heshtur, ka anashkaluar gjithēka. Nė zgjedhjet e parafundit lokale, vetėm ditėn e zgjedhjeve u pa masakra me listat zgjedhore, nė ditėt mė pas u pa masakra mbi kutitė e votimit, falsifikime flagrante firmash e proces-verbalesh, raste par excellence pėr tė hetuar, tė sjella si nė tepsi pėr prokurorinė, e sėrish vetėm heshtje. Gazeta ka botuar njė seri shkrimesh qė faktuan dhe qė vunė nė lėvizje strukturat policore nė lidhje me vrasjen e shoferit tė prokurorit tė pėrgjithshėm, vrasje e kryer nė sytė e gruas dhe vajzės sė tij, duke vėnė theksin te lidhja me organizatėn Hakmarrja pėr Drejtėsi. Por sėrish heshtje. Heshtje dhe frikė. Paqe me krimin. Gazeta ka botuar me dhjetėra raste tė korrupsionit tė zyrtarėve tė lartė, tė ish-qeverisjes socialiste, raste tė faktuara, raste qė sollėn dhe ndėshkimin me votė tė tyre, por prokuroria sėrish heshtje. Gazeta ka botuar disa dokumente tė frikshme qė provonin lidhjen e njėrit prej zyrtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė me kreun e njėrės prej bandave mė tė rrezikshme nė gjithė rajonin dhe mė tej. Prokuroria sėrish kaloi gjithēka nė heshtje. Kur njė mekanizėm mė i gjerė hetimi, iu bashkua zėrave tė paktė, publikė gjer mė atė kohė, nė lidhje me abuzimet e kryeprokurorit, atėherė panorama u zbardh deri nė detaje. Abuzimet e Sollakut nuk kishin tė sosur. Gjithēka e faktuar, e pohuar publikisht dhe nga prokurorėt. Kėsaj radhe kishte vendosur tė heshte dikush tjetėr. Presidenti Moisiu. Dita post-votimit tė raportit pėr Sollakun ishte ditė ēlirimi nė kampin rozė. Burrat me imunitet tani mund tė nxirrnin nga garazhi makinat e tyre off-road, orėt e shtrenjta, dhėmbėt e florinjtė dhe tė tregonin forcėn e tyre. Forcė qė mbante emrin e Sollakut. Por, nuk mjaftoi me kaq. Betejės sė nisur me krimin nga qeveria e re iu shtua njė aleat. Nė fakt, ėshtė gabim. Aleati iu shtua krimit dhe jo policisė. Me dhjetėra aksione tė policisė, me frikėn e dekonspirimit tė policisė, dekonspirim qė si rrallė ndonjėherė nuk pėrhapej vetėm ndėr kriminelė, por tentonte tė bėhej dhe publik pėrmes mediave. Njė apologji e krimit qė kjo prokurori kishte pėrhapur ndėr media, me parimin e reciprocitetit, unė nuk tė sulmoj, ti nuk mė denoncon. Dhe historitė nuk kanė tė sosur. Njė njeri pa mandat vazhdon tė mbajė peng shtetin.
Gazeta ėshtė e vetmja qė ka denoncuar shkeljet flagrante tė kryetarit tė PS-sė
Edi Rama nė prapaskenėn e arrestimit
Ka dhe njė person, tė cilit sulmi ndaj njė gazetari tė gazetės TemA i intereson mė shumė se ēdokujt tjetėr. Bėhet fjalė pėr kryetarin e Partisė Socialiste, aleatin e Sollakut, ose e thėnė qartė, urdhėrdhėnėsin Edi Rama. Njė ditė mė parė, gazeta nxori nė pah njė rast flagrant, lehtėsisht tė faktueshėm, tė jashtėzakonshėm pėr njė vend normal, kėrcėnimin e njė komisioneri tė mazhorancės nga ana e kryetarit tė Partisė Socialiste pėr tė tėrhequr firmėn mbi njė kėrkesė pėr rinumėrim votash nė qytetin e Durrėsit, kėrkesė krejt e ligjshme, normale, kushtetuese. Nė njė vend normal, do tė kishte nisur njė hetim i menjėhershėm pėr kėtė ēėshtje. Por, djaloshin qė ka hedhur firmėn pėr tė zbatuar ligjin nė Durrės, nuk ka kush ta mbrojė. Simbioza me krimin ėshtė aq e madhe, sa njė telefonatė e tillė nuk mund tė quhet kėrcėnim, edhe pse ėshtė bėrė nė mėnyrė publike, nga telefoni i njėshit tė PS-sė, me tone mafioze. Mendoj se bėn mirė tė tėrheqėsh firmėn, - fraza, si e dalė nga ndonjė trill mafioz, drejtuar komisionerit tė sė djathtės, nuk bėn mė pėrshtypje pėr organin e akuzės. Gazeta, ashtu siē tė gjithė e dinė, ka qenė e vetmja qė i ėshtė shkėputur makinerisė ekstreme, mediatike qė ėshtė krijuar dhe ka mbėshtetur Ramėn gjatė proceseve elektorale nė tė gjitha rastet. Gazeta ka botuar me dhjetėra abuzime tė tij, abuzime qė datojnė, qė nė kohėn kur ai u bė zyrtar pėr herė tė parė i kėtij shteti dhe deri nė ditėt e sotme. Pėr to dhe pėr njė raport tė detajuar nga njė komision hetimor, parlamentar nuk ka patur asnjė reagim nga ana e prokurorisė. Gazeta publikoi gjatė kėsaj fushate zgjedhore fotot e njė skandali tė kryetarit tė Partisė Socialiste, i cili, i zhveshur totalisht, nė mes tė njė plazhi publik, bėnte gjeste tė turpshme, tė dėnuara jo vetėm moralisht dhe ligjėrisht. Njė armatė e tėrė analistėsh dhe gazetarėsh nisėn sulmin nė mbrojtje tė modernitetit tė Ramės. Nė njė vend ku shumė zėra zhvlerėsojnė pak zėra, roli i ushtrisė mediatike tė Ramės mori pėrmasa tė frikshme. Tani hakmarrja duhej tė pėrqendrohej te njė emėr, tek e vetmja gazetė qė ka mbrojtur dhe ka publikuar me koherencė dhe kėmbėngulje skandalet e zyrtarėve qė kanė abuzuar me zgjedhjet dhe paratė e taksapaguesve.
Rasti ekstrem nė zgjedhjet e vitit 2003. U denoncua, u la nė heshtje
Falsifikimi i firmave nė lokalet 2003, prokuroria heshti
Nė zgjedhjet lokale tė vitit 2003, nė periudhėn kur manipulimi kishte dalė sheshit, qė nė momentin kur listat zgjedhore u provuan si tė manipuluara, ndodhi njė tjetėr skandal. Kryetari i KZQV-sė sė Tiranės, Perikli Dhales, deklaroi se firma e tij mbi proces-verbalet e asaj kohe ishte e falsifikuar. Nė vend tė firmės sė tij, mbi vendin ku duhej tė ishte firma e kryetarit tė KZQV-sė, ndodhej firma e anėtarit socialdemokrat tė kėtij komisioni, Pirro Simo. Dhe jo nė pak, por nė 120 tabela tė tilla, ndodhej firma e Simos. Nuk kishte ndonjė nevojė pėr ekspertizė. Firma ishte e Simos dhe kjo ishte e dallueshme. Kandidati i PD-sė iu drejtua prokurorisė, duke depozituar njė kallėzim nė lidhje me anėtarin e KZQV-sė, pėr njė krim qė ishte duke u kryer. Gjithēka ndodhi ishte thjesht sekuestrimi i materialeve zgjedhore pėr pak kohė dhe mė pas flluska. Krimi kishte ndodhur nė mes tė ditės, pėrpara tė gjithė komisionerėve, ishte pranuar dhe nga vetė Simo, por prokuroria vendosi ta lėrė vjedhjen dhe manipulimin tė vazhdonin rrjedhėn e tyre.
Deklaratė e Forumit Shqiptar pėr Media tė Lira
Rama dhe Sollaku hakmerren ndaj gazetės TemA
Redaktori i komenteve tė gazetės TemA, Ēelo Hoxha, ėshtė arrestuar sot, (dje) mbasdite, pasi Prokuroria e Pėrgjithshme ka nisur njė ēėshtje penale lidhur me hetimin e regjistrimit tė njė kandidati tė Partisė Balli Kombėtar Demokrat nė zgjedhjet lokale nė Tiranė. Arrestimi i gazetarit Ēelo Hoxha ėshtė bėrė nėn njė arsyetim tėrėsisht politik dhe shihet qartė se motiv kryesor ka qenė fakti qė ai ka drejtuar faqen e komenteve tė gazetės TemA prej mė se njė viti. Gazeta TemA ka qenė njė gazetė kritike me Edi Ramėn dhe Dhori Sollakun dhe ka botuar shpesh pikėpamje dhe komente qė dėshmojnė pėrfshirjen e kėtyre dy emrave nė afera korruptive nė vend. Gazeta shmangu presionet pėr tė mos publikuar foto nudo tė Edi Ramės gjatė fushatės elektorale dhe ka publikuar po ashtu, komente tė ashpra lidhur me implikimin e familjes Sollaku nė vrasjen e shoferit tė tij prej bandės Hakmarrja pėr Drejtėsi disa vjet mė parė. Hakmarrja politike e Dhori Sollakut dhe Edi Ramės mbi gazetėn TemA ėshtė njė vepėr e dėnueshme, e cila shpresojmė tė marrė fund nė gjykatėn e Tiranės pėr t`u pushuar si ēėshtje dhe pėr ti kthyer lirinė redaktorit tė gazetės TemA.
A ia ka treguar e shoqja, Zeqineja, Dhori Sollakut tė vėrtetėn pėr vrasjen e shoferit tė tij?
Gazeta pret njė pėrgjigje nga kryeprokurori. Pyetja do tė qėndrojė nė kokėn e gazetės, derisa tė vijė reagimi! Mazhoranca merr shumicėn nė Kėshillat Bashkiakė nė Durrės, Elbasan dhe Korēė
Zėdhėnėsja e fushatės sė Partisė Demokratike, Majlinda Bregu, konfirmoj dje, se nė 4 kėshillat bashkiakė tė Shqipėrisė fitorja e koalicionit tė djathtė ėshtė mė se e qartė. Deputetja Bregu ka renditur ndėr tė tjera se pėrveē fitores sė Bashkisė nė Shkodėr, PD-ja ka mundur tė udhėheqė nė 3 Kėshilla Bashkiakė tė tjerė si nė Durrės, Korēė dhe Elbasan. Deputetja Bregu pohon se, " Partitė e koalicionit tė djathtė dhe aleatėt lokalė janė konfirmuar si shumicė nė Kėshillin Bashkiak tė Durrėsit, ku do tė kemi 24 pėrfaqėsues nga koalicioni i djathtė, pėrkundrejt 21 tė opozitės me njė diferencė prej 3245 votash dhe konkretisht, 20 592 vota pėr pėrfaqėsuesit e djathtė dhe 17 257 vota pėr pėrfaqėsuesit e majtė". "Nė Elbasan, Kėshilli Bashkiak do tė ketė 24 pėrfaqėsues nga koalicioni qeverisės me aleatėt e tij, qendrorė dhe lokalė, 20 nga e majta dhe njė pėrfaqėsues i pavarur, me njė diferencė prej 2582 votash, ku e djathta ka fituar 16 772, e majta 14 190 vota, dhe kandidati i pavarur 725 vota". Ndėrsa pėr Bashkinė e Korēės, e cila ka gjithsej 24 122 votues, Bregu theksoi se, 12 025 vota janė marrė pėr koalicionin e djathtė dhe 11 955 vota pėr koalicionin e majtė, ose e shprehur me pėrqindje koalicioni i djathtė udhėheq me 49.8 pėrqind, pėrkundrejt 49.5 pėrqind tė tė majtėve. A.Alia
Publikohet rezultati zgjedhor pėr 325 njėsi vendore
KQZ, mazhoranca vazhdon epėrsinė
Partia Demokratike ka fituar 49.90% tė votave pėr 325 njėsitė vendore. Nga ana tjetėr, Partia Socialiste ka arritur tė marr ė40.25% tė votave tė kėtyre njėsive vendore
Mazhoranca vazhdon tė ketė epėrsi votash ndaj opozitės nė njėsitė vendore dhe nė kėshillat pėr komunat dhe bashkitė nė vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bėri publike rezultatet e ardhura nga Komisionet Zonale tė Qeverisjes Vendore pėr 325 njėsi vendore nga 384 njėsi gjithsej nė vend. Sipas zėdhėnėsit tė KQZ-sė, Leonard Olli, Partia Demokratike ka fituar 49.90% tė votave pėr 325 njėsitė vendore. Nga ana tjetėr, Partia Socialiste ka arritur tė marrė 40.25% tė votave tė kėtyre njėsive vendore, duke pasur nė total 10% mė pak se PD-ja pėr numrin e votave tė marra nė komunat dhe bashkitė e numėruara nė vend.
Mazhoranca 2% mė shumė vota pėr kėshillat Sipas rezultatit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve tė shpallur pėr 325 njėsi vendore, rezulton se votat e mazhorancės nė total janė 2% mė shumė nga ato qė ka fituar opozita pėr kėshillat e komunave dhe bashkive. Kėshtu, mazhoranca ka arritur tė pėrfitojė 42.69% tė votave nga 40.47% qė ka arritur tė sigurojė opozita nga numėrimi i 325 njėsive vendore nė vend. Nga ana tjetėr, sipas partive politike ėshtė PS-ja ajo qė ka arritur tė marrė 20.02% tė votave dhe mė pas PD-ja me 19.19% e pasuar nga LSI-ja me 8.56% tė votave pėr kėshillat e komunave dhe bashkive nė vend. Partia e Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut ka arritur tė marrė 4.36% tė votave nė proporcionalin e 325 njėsive vendore, tė numėruara deri ditėn e djeshme.
Partitė depozitojnė 174 ankimime Zėdhėnėsi i KQZ-sė, Leonard Olli, deklaroi ditėn e djeshme se aktualisht nė kėtė komision janė depozituar 174 ankimime nga subjektet zgjedhore, pjesėmarrėse nė zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit. Sipas tij, njė pjesė e kėtyre ankesave kanė marrė njė pėrgjigje nga anėtarėt e KQZ-sė duke u konsideruar tė mbyllura. Zėdhėnėsi i KQZ-sė theksoi se procedura e shqyrtimit tė ankesave nė KQZ ėshtė shumė e shpejtė dhe ėshtė e vėshtirė ta pėrcaktosh me saktėsi numrin e ankimimeve, i cili ndryshon nė ēdo moment. Njė pjesė e madhe e ankimimeve tė depozituara nė Komision Qendror tė Zgjedhjeve kėrkojnė rinumėrinin e votave nė disa qendra votimi dhe njė pjesė e tyre kėrkojnė pavlefshmėrinė e zgjedhjeve nė njėsi vendore tė caktuara.
KQZ do vendosė pėr Elbasanin dhe Tiranėn Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur qė pėr shkak tė debateve dhe parregullsive qė janė shėnuar nė KZQV-tė e kėtyre qyteteve ėshtė marrė vendimi qė tė jetė ky institucion ai qė do tė marrė njė vendim. Zėdhėnėsi i KQZ-sė, Leonard Olli, deklaroi dje se, pėr njėsitė e qeverisjes vendore tė Elbasanit dhe Tiranės ėshtė marrė vendim qė dokumentacioni i tyre tė sillet nė kėtė komision dhe mė pas tė ketė njė vendimmarrje pėr tė. Ai sqaroi se pėr kutinė e fundit tė votimit nė KZQV-nė, Elbasan, dokumentacioni pėrkatės do tė administrohet nė institucionin qendror zgjedhor dhe mė pas do tė jetė ky i fundit qė do tė marrė njė vendim pėr tė. Nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprohet edhe me dokumentacionin zgjedhor tė kryeqytetit Fatjona Mejdini
Kuvendi nis tė hėnėn, ja ligjet qė do shqyrtohen
Kuvendi i Shqipėrisė nis tė hėnėn punimet nė njė seancė plenare, ku pritet tė miratohet kalendari i punimeve pėr periudhėn 26 Shkurt -19 Mars 2007-tė. Gjithashtu, Kuvendi pritet tė miratojė edhe projektligjin Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin nr. 9267, datė 29.7.2004-tėr Pėr veprimtarinė e sigurimit, tė risigurimit dhe ndėrmjetėsimit nė sigurime dhe risigurime. Duke iu referuar tė dhėnave nga Kuvendi, gjatė muajve nė vazhdim pritet qė vėmendja krahas miratimit tė projektligjeve, tė pėrqendrohet nė diskutimin mbi raportet qė pritet tė paraqiten nė Kuvend nga institucionet kushtetuese. Kėshtu, sipas tė dhėnave, raporte mbi veprimtarinė e kėtyre institucioneve pritet tė paraqesin Komisioni i Shėrbimit Civil, Prokurori i Pėrgjithshėm, Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartė i Shtetit, Kėshilli i Ministrave (pėr gjendjen nė Shėrbimin Civil), Kėshilli Drejtues i Radio-Televizionit, Inspektoriati i Lartė i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), Autoriteti i Konkurrencės, Enti Rregullator i Telekomunikacionit, Enti Rregullator i Energjisė Elektrike, Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare dhe Agjencia e Sigurimit tė Depozitave.
Kreu i PDR-sė, Genc Pollo, deklaroi dje se, partia, e cila drejtohet prej tij ka arritur tė sigurojė njė rezultat shumė tė mirė gjatė zgjedhjeve lokale, duke sjellė dyfishimin e numrit tė kėshilltarėve tė saj dhe rikonfirmim nė nivelet e saj mė tė larta. Me kėtė rezultat theksohet dhe njėherė pesha e PDR-sė si njė forcė kryesore e qendrės sė djathtė. PDR-ja synon dhe ėshtė e sigurt qė jo vetėm do ta konfirmojė dhe njėherė, por dhe do ta dyfishojė kėtė rezultat nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, - ėshtė shprehur kryetari i PDR-sė, Pollo. Gjithashtu, ai ka pohuar se kjo fitore i dedikohet punės sė kandidatėve tė saj, aktivistėve dhe votuesve, tė cilėt besuan te kjo forcė politike, duke sjellė kėshtu fitoren e saj nė shumicėn e bashkive dhe tė komunave, ku kandidatėt e koalicionit vinin nga PDR-ja. Ndėrsa i urojmė punė tė mbarė kryetarėve tė bashkive dhe komunave, si dhe kėshilltarėve bashkiakė e komunalė qė u shpallėn fitues, do tė thoja sėrish se mazhoranca e djathtė ka njė mandat katėrvjeēar. Ēdo ndryshim qė do tė bėhet dhe do tė diskutohet nė Konferencėn e partive tė koalicionit duhet t`i shėrbejė pėrshpejtimit tė reformave tė nisura dhe shpjegimit mė efikas tė tyre. Besoj qė edhe kryeministri Berisha e sheh nė kėtė mėnyrė ēėshtjen, - pohoi Pollo. A.Alia
Nėnkryetarja e Partisė Demokratike, Jozefina Topalli, flet pėr procesin zgjedhor
Topalli: E drejta pėr ankimim, e drejtė kushtetuese
Box 1 Pėrsa i takon diferencės sė kandidatėve, konstatoj me kėnaqėsi se Partia Demokratike ka fituar nė tėrėsinė e territorit tė Shqipėrisė. Dhe kėtė po ta shikosh nė kėndvėshtrimin matematik, e gjen qoftė nė numra absolutė, qoftė nė pėrqindje tė pėrkthyera, e gjen nė tėrėsinė e shumicėn e qarqeve; nga 12 tė tilla, 10 i ka fituar PD-ja
Box 2 Ajo qė unė mund tė them ėshtė se nė 2007-tėn, askush nuk mund t`i heqė askujt tė drejtėn e ankimimit nė pėrputhje me ligjin dhe me kushtetutėn. Dhe unė besoj se ka ikur koha, kur rezultatet mund tė deformoheshin dhe, kur mandatet mund tė merreshin qoftė me forcė me gjuhėn e kėcėnimit, apo me forma tė tjera
Cili ėshtė komenti juaj pėr rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit?
Pėrpara se tė komentojmė fitoren e PD-sė, nė territoret e Republikės sė gjithė Shqipėrisė, sė pari doja tė thoja se jam shumė e kėnaqur qė zgjedhjet pėrfunduan dhe mund tė vazhdojmė me reformat e mėtejshme dhe pėr kėtė duhet shumė energji dhe pikėrisht kėtė tė hėnė parlamenti fillon dhe punėn pėr tė vazhduar me ligjet mė tė rėndėsishme qė tė shėrbejnė si bazė e kėtyre reformave. Lidhur me kėtė nuk mund tė lė pa pėrmendur edhe faktin se kėto ishin zgjedhje tė lira dhe demokratike dhe nė tėrėsi votat kanė shkuar, aty ku dėshironte edhe vullneti, dėshira e qytetarėve shqiptarė. Pėrsa i takon diferencės sė kandidatėve, konstatoj me kėnaqėsi se Partia Demokratike ka fituar nė tėrėsinė e territorit tė Shqipėrisė. Dhe kėtė po ta shikosh nė kėndvėshtrimin matematik, e gjen qoftė nė numra absolutė, qoftė nė pėrqindje tė pėrkthyera, e gjen nė tėrėsinė e shumicėn e qarqeve; nga 12 tė tilla, 10 i ka fituar PD-ja, nė 57 % tė bashkive, nė 59% tė komunave; po t`i shohėsh si numėr votash, tė paktėn deri nė kėtė moment qė ne po flasim, nga shifrat zyrtare, tė publikuara tashmė nga KZQV-ja, vėrejmė sesi te votat e mbėshtetura nga subjektet pėr kandidatė, diferenca ėshtė rreth 80 mijė vota nė bllokun e djathtė; e pėrkthyer nė pėrqindje, i bie qė diferenca ėshtė 50 % blloku i djathtė dhe 40% PD-ja. Po tė shohim te kėshilltarėt pėr komuna dhe bashki rezulton se blloku i djathtė ka rreth ka 54 %, ndėrsa kualicioni i majtė ka 41 %. Pra, nė tė gjitha aspektet kjo ėshtė njė fitore shumė e shtrirė e PD-sė, po ta shohim nė njė kėndvėshtrim tjetėr, Partia Demokratike jo vetėm qė ėshtė rikonfirmuar nė zonat e saj, tradicionale, por ėshtė shtrirė akoma mė shumė te kėto zona. Ajo qė ėshtė mė e veēanta dhe qė na jep njė kėnaqėsi, ėshtė fakti qė kemi marrė bashki e komuna qė tradicionalisht kanė qenė mbėshtetėse tė Partisė Socialiste. Dhe kėtu unė nuk kam parasysh vetėm Tepelenėn apo Gjirokastrėn apo komunat e saj, vetėm qarkun e Vlorės apo vetėm qytetin e Sarandės, apo komunat e saj, por edhe pėr Pėrmetin, edhe pėr Konispolin, edhe Delvinėn, edhe Gramshin, edhe shumė qytete dhe komuna tė tjera qė nuk kanė qenė tė tonat edhe nė zgjedhjet e vitit 2005-sė. Kėshtu qė e parė nė tėrėsinė e saj, e lexuar matematikisht nė peshėn e saj, reale tė votės fakti qė ka qenė njė kapėrcim i fitores sė 2005-sės, sigurisht qė nuk ėshtė njė arsye qė PD-ja tė kalojė nė triumfalizėm. Meqenėse lexoj edhe votėn nė disa qytete tė mėdha, ku PD-ja dhe aleatėt e saj nuk janė rikonfirmuar, sigurisht qė nuk mė vjen mirė, sepse unė e kisha shumė pėr zemėr Tiranėn dhe kisha shumė dėshirė qė kjo tė drejtohej nga koalicioni i djathtė. Megjithatė, pavarėsisht nga kjo, pluralizmi ėshtė pėr t`u respektuar. Unė mendoj se tė gjitha projektet qė ne i kishim pėr tė gjitha qytetet kryesore, ashtu si edhe pėr disa zona tė tjera tė Shqipėrisė do tė vazhdojnė tė jenė projektet tona shumė serioze pėr pėr t`u pėrqendruar dhe pėr t`u realizuar. Mendoj se nė kėto momente qė jemi nė pėrfundimin dhe finalizimin e zgjedhjeve, tė kėtyre rezultateve, them se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė lexohen me tė njėjtin seriozitet si fitorja, aty ku nuk pritej, si dhe shtrirja e kėsaj bluje nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Me tė njėjtin seriozitet duhet tė shohim edhe se ēfarė difektesh kemi pasur, ēfarė duhet tė shikojmė ndryshe nga qytetet e mėdha, ku nuk kemi gjetur konfirmim. Pra, do tė bėjmė njė analizė tė koalicionit tė djathtė. Njė analizė po bėjmė, ku flasim edhe pėr fitoren, edhe pėr vendet ku nuk jemi konfirmuar. Them se ėshtė njė rezultat shumė i mirė, por personalisht mendojn se asnjėherė nuk duhet tė jemi tė kėnaqur as me punėn tonė, as nė planin personal, as nė planin partiak, as nė planin kombėtar, kėshtu qė gjithmonė e rėndėsishmė ėshtė tė shikojmė se ēfarė mund tė bėhej mė shumė. Ka qenė 1 vit e gjysmė reformash tė guximshme, qė dhanė rezultatin e tyre dhe gjėrat kėrkojnė qė nga ky moment tė gjejnė njė impuls dhe njė energjizim akoma e mė tė madh.
A mendoni se i plotėsuan kėto zgjedhje standardet?
Pėr kėtė ka patur disa deklarata, qoftė nga ODIHR-i qoftė nga SHBA-tė. Po tė lexosh me vėmendje ODHIR-in, nė kemi bėrė ēfarė ėshtė e mundur pėr tė arritur standardet ndėrkombėtare, por plotėsisht ne nuk i kemi arritur kėto standarde. Sigurisht qė nuk do tė dėshiroja kurrė mė qė qė tė shihja skena si ajo e Ndroqit, apo e Gjirokastrės. Kėto gjėra janė pėr t`u mbyllur njėherė e pėrgjithmonė. Por kėto zgjedhje kanė qenė tė lira dhe nė pėrgjithėsi kanė shkuar, aty ku ka dashur vullneti i popullit.
Mendoni se duhen ndryshime nė qeveri, ashtu siē deklaroi edhe kryeministri Berisha pėrpara zgjedhjeve?
Duke u kthyer tek ajo qė po diskutonim pak bashkė, ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė raportet e tė gjithė ndėrkombėtarėve pėrfshi edhe ODIHR-in, vėren pėr herė tė parė nė historinė e raportit tė zgjedhjeve vendore dhe politike qė, pėrsa i takon qeverisė dhe ministrive, kabinetit nė pėrgjithėsi, ato nuk kanė asgjė pėr t`u ankimuar, pėrkundrazi ato kanė dėshmuar njė vullnet tė plotė pėr tė pasur zgjedhje tė lira dhe tė ndershme dhe ky ėshtė njė standard shumė i rėndėsishėm. Pėrpara se tė fillonin zgjedhjet lokale, kryeministri Berisha ka informuar shqiptarėt nė bazė qė edhe sipas marrėveshjeve tė nėshkruara do tė bėjmė njė rishikim tė kabinetit, por mendoj se kjo vjen nė momentin e duhur, njė moment, nė tė cilin kėkohet edhe mė shumė vazhdimi edhe me ritėm mė tė fuqishėm i reformave tė nevojshme, qoftė nė NATO, qoftė nė procesin tonė tė stabilizim-asocimit tė kėrkesave nga ana e saj, kėshtu qė ky do tė jetė njė moment tjetėr dhe njė dhėnie e njė impulsi tė ri tė qeverisjes pėr tė vazhduar me sukses reformat.
Cili ėshtė komenti juaj nė lidhje me deklaratėn e djeshme tė kryesocialistit Rama pėr barrikadė njerėzorė nė lidhje me mbrojtjen e votės?
Mendoj se vjen nga njė moment mėrzie apo mungese luēiditeti, pėr faktin se realisht, pavarėsisht se ka fituar si kryetar i Bashkisė sė Tiranės, ka humbur si kryetar i PS-sė. Ajo qė unė mund tė them ėshtė se mė 2007-tėn askush nuk mund t`i heqė askujt tė drejtėn e ankimimit nė pėrputhje me ligjin dhe me kushtetutėn. Dhe unė besoj se ka ikur koha, kur rezultatet mund tė deformoheshin dhe kur mandatet mund tė merreshin qoftė me forcė, me gjuhėn e kėrcėnimit, apo me forma tė tjera. Kėshtu qė edhe fakti qė ka shkuar pėr tė festuar sonte nė Durrės, vjen nga frika e asaj qė ka qenė e vėrtetė nė Durrės. Unė mendoj se vota ėshtė pėr t`u respektuar, ashtu siē ėshtė drejtuar ajo, pėr t`u respektuar nė respekt tė ligjit dhe pėr tė mos i hequr askujt tė drejtėn e ankimimit. E garantuar kjo nga ligji, nga kushtetuta.
Marrė nga TVSH
Engjėll Bejtaj ka ngritur tonet, duke theksuar se PS-ja shkaktoi humbjen e PSD-sė
Gjinushi refuzon turin e falėnderimeve
Skėnder Gjinushi i PSD-sė ka refuzuar ftesėn e kryetarit socialist, Edi Rama, pėr tė marrė pjesė nė mitingun e djeshėm tė falėnderimit nė qytetin e Durrėsit. Burime pranė dy partive thanė dje se, pas daljes sė rezultateve, ku u vu re humbja e kandidatėve tė PSD-sė nė thuajse tė gjitha zonat, ku kandidonte nė emėr tė opozitės, ka patur debate tė ashpra ndėrmjet Ramės dhe Gjinushit, pasi ky i fundit e ka cilėsuar tė qėllimshme kėtė humbje nga ana e PS-sė. Ndėrsa nėnkryetari socialdemokrat, Engjėll Bejtaj, tha dje se, PS-ja shkaktoi humbjen e PSD-sė, ku kandidati i saj ishte nė garė nė emėr tė opozitės. Bejtaj ka dėshmuar problemet qė aktualisht ekzistojnė ndėrmjet kreut socialist, Edi Rama dhe atij socialdemokrat, Skėnder Gjinushi, i cili ka munguar edhe dje, nė mitingun e falėnderimit nė Durrės. "Pėr hir tė sė vėrtetės, kjo pėr PSD-nė ėshtė mė e prekshme, sepse kemi kandiduar pėr kryetar bashkie nė Pėrmet, i cili ka humbur, pasi kandidoi si i pavarur kryetari i PS-sė sė Pėrmetit, ēka do tė thotė se koalicioni nė variantin e vet ka funksionuar, por nuk ka qenė struktura e PS-sė e disiplinuar. Kėtu pėrgjegjėsia nuk ėshtė e koalicionit, por ėshtė pėrgjegjėsi individuale, pasi kjo ndodh nė zgjedhjet lokale, ku dhe interesat janė mė tė prekshme dhe mė afėr individit. Ky rast nuk ėshtė i izoluar, pasi nė territore tė caktuara ka marrė trajtėn e njė fenomeni, si majtas dhe djathtas, siē ishte rasti i Bushatit qė kandidati i pavarur u mbėshtet nga segmente tė caktuara tė PD-sė, ndėrkohė qė pėr koalicionin e djathtė kandidonte kandidati i PDK-sė", - u shpreh Bejtaj. Ai ka injoruar fitoren e koalicionit tė majtė, duke theksuar se PSD-ja humbi nė kėto zgjedhje pėr shkak tė mangėsive tė theksuara nga ana e PS-sė. Kjo nuk duhet tė ketė asnjė koment brenda kėtij konteksti, pasi fitorja e koalicionit tė majtė ėshtė sa e pėrbashkėt, aq edhe e veēantė pėr secilin subjekt politik mė vete, pasi PSD-ja deri nė kėtė moment nuk ėshtė nė parametrat e zgjedhjeve tė mėparshme dhe kjo ėshtė dhe produkt i defekteve qė mund tė kemi patur si subjekt gjatė kėsaj periudhe, gjatė fushatės, e cila ishte e reduktuar nė kohė, prandaj ne njohim dhe pėrgjegjėsitė tona, duke mos iua faturuar ato aleatėve", - tha Bejtja.
Nis turi i falėnderimeve nė njė qytet, ku nuk ėshtė shpallur fituesi zyrtar
Rama nė Durrės: Falėnderoj LSI-nė dhe Kokėn
Kryetari i PS-sė tha se, "fitorja e sė majtės nė qytetet e mėdha ėshtė njė kredi qė na kanė dhėnė shqiptarėt pėr tė reformuar PS-sė dhe koalicionin e majtė"
Edi Rama e nis turin e falėnderimeve me falėnderime pėr LSI-nė, e cila i dha fitoren koalicionit tė majtė nė zgjedhjet e 18 shkurtit, si dhe pėr ish-kryetarin e Bashkisė sė Durrėsit, Lefter Koka. Kreu i PS-sė, Edi Rama, bashkė me krerėt e partive tė tjera tė koalicionit tė majtė shkuan dje, nė Durrės pėr tė falėnderuar elektoratin e majtė atje pėr fitoren e kandidatit socialist nė kėtė qytet. Gjatė takimit, qė u zhvillua nė sallėn e pallatit tė kulturės "Aleksandėr Moisiu" tė qytetit bregdetar, kryetari i PS-sė, Edi Rama, vlerėsoi votėn e qytetarėve durrsakė pėr kreun e bashkisė dhe shprehu mirėnjohjen pėr tė gjithė komisionerėt e sė majtės. Ai tha se, "bashkimi i forcave tė majta nė kėto zgjedhje pėrbėn fillimin e njė solidariteti pėr tė reformuar tė majtėn shqiptare". Kryetari i PS-sė iu drejtua qytetarėve qė nuk e kanė votuar alternativėn e majtė, duke thėnė se, "ne e konsiderojmė pakicėn si njė alternativė dhe jo si njė kundėrshtar qė duhet asgjėsuar". Ai falėnderoi kontributin e Lefter Kokės nė drejtimin e Bashkisė sė Durrėsit dhe garantoi se nė tė ardhmen bashkia do tė jetė nė krah tė qytetarėve. Rama tha se, "fitorja e sė majtės nė qytetet e mėdha ėshtė njė kredi qė na kanė dhėnė shqiptarėt pėr tė reformuar PS-nė dhe koalicionin e majtė", pasi, sipas tij, "do tė ishte njė fatalitet, nėse fitorja do tė pėrdorej si alibi pėr tė mbuluar "sėmundjet tona, qė u trashėguan para 3 korrikut 2005-sė". Rama nėnvizoi se, "tashmė, e majta pėrgatit vizionin pėr tė ardhmen e vendit tonė nė Evropėn e bashkuar". Gjatė takimit, e mori fjalėn edhe kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, i cili, pasi falėnderoi zgjedhėsit qė kanė votuar pėr kėtė forcė politike, tha se, "nė Durrės fitorja ishte e vėshtirė dhe e merituar". Kryetari i PAD-sė, Neritan Ceka, vlerėsoi traditėn e qytetarisė sė Durrėsit nė zgjedhjet e 18 shkurtit. Ndėrsa kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, tha se, "kjo fitore pėrbėn njė kthim tė nderit tė humbur tė sė majtės nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005-sė". Kandidati i sė majtės, Vangjush Dako, vlerėsoi votėn e qytetarėve tė Durrėsit dhe nėnvizoi se do ta shpėrblejė me punėn e tij.
Brokaj: Dalja e kandidatėve tė pavarur, dėmtoi koalicionin
Nėnkryetari i Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Sabit Brokaj, u shpreh se, "dalja e faktorit kandidat i pavarur nė disa zona nė zgjedhjet e fundit vendore, ka ndikuar nė mosfunksionimin e mirė tė koalicionit tė majtė". Zoti Brokaj tha se, "koalicioni ka funksionuar mjaft mirė, por nė ndonjė zonė ku bėhet fjalė vetėm pėr zona rurale, mundet tė mos jetė arritur qė tė mos shuheshin dhe tė zbuteshin mosbesimet apo kundėrshtitė qė kishin lindur nė zgjedhjet parlamentare tė kaluara, gjė qė e ka cenuar koalicionin, megjithatė, ritheksoj se ka funksionuar mjaft mirė". Pyetjes se a ka ndikuar nė humbjen e disa zonave dalja e kandidatėve tė pavarur, zoti Brokaj iu pėrgjigj se, "pjesėmarrja e kandidatėve tė pavarur ka ndikuar dhe nė humbjen e kandidatėve tė opozitės sė bashkuar nė kėto zona, pasi dalja e kėtyre kandidatėve tė pavarur si faktorė, provoi se eliminuan kandidaturat e koalicionit". Sipas tij, kjo provohet, sepse "koalicioni i majtė, edhe aty ku ka humbur kryetarėt, ka dalė fitues, veēanėrisht nė jug, dhe kjo provon faktin qė koalicioni nuk ka funksionuar nė kėto zona".
Moisiu: Forcat politike tė angazhohen seriozisht pėr procesin
Presidenti, Alfred Moisiu, iu bėri thirrje forcave politike qė tė jenė seriozisht tė angazhuara pėr mbylljen ligjore tė procesit zgjedhor. Zyra e Shtypit pranė presidentit bėri tė ditur se, zoti Moisiu pėrmes njė deklarate i kėrkon forcave politike tė dėshmojnė vetėpėrmbajtje dhe pėrgjegjshmėri tė lartė. Gjithashtu, presidenti i kėrkon Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor tė jenė korrektė nė zbatimin e ligjit.
KULTURA
MKTRS/ Shpallen pėrfitues vetėm 10 tė rinj, secili me njė fond deri nė 300.000 lekė nė vit
Krijohet fondi pėr artistėt e rinj nė TKOB
Dhurata Hamzai
Ka qenė njė shqetėsim i kahershėm i drejtorit tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, ēėshtja e artistėve tė sapodiplomuar. Atij nuk do ti mjaftonte fakti qė u ofronte atyre role dhe pjesėmarrje nė aktivitete, pėrderisa nuk kishte njė mėnyrė ligjore pėr tu paguar. Kėtė gjė e dinin dhe artistėt e rinj, tė cilėt pėr hir tė dashurisė pėr skenėn pranonin tė promovoheshin falas para publikut. Por kjo nuk ėshtė normale, thotė drejtuesi i Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, edhe pse e dija qė mė sė pari i ndihmoja kėta tė rinj, nga ana tjetėr mė dukej sikur po i vidhja. I gjithė ky shqetėsim pas shumė diskutimesh e debatesh mė nė fund ėshtė kthyer nė njė projekt ligjor, i cili nuk ėshtė vonuar pėr pėrkrahje nga Ministri i Turizmit dhe Kulturės, zoti Bujar Leskaj. Nė shtėpinė e Operas ka vend dhe hapėsirė pėr tė gjithė tė rinjtė dhe kėtė e kemi dėshmuar mė sė miri me aktivizimin e lanēimin e zėrave tė rinj, instrumentistėve tė rinj, balerinėve tė rinj, tha dje nė njė konferencė pėr shtyp, drejtori i TKOB, Zhani Ciko. Duke evidentuar rėndėsinė e zėrave tė rinj nė ngritjen e premierave dhe spektakleve, Ciko ka vėnė nė dukje se nisma e tij ėshtė bazuar nė programe e nisma mė tė hershme nė dobi tė kėtyre artistėve tė rinj. Mbi 30 tė rinj kanė interpretuar nė skenėn e TKOB kėto tre vitet e fundit. U shpall projekti CEE Musik Theater me qendėr nė Vjenė, i cili prej tre vitesh ofron nė bazėn e audicioneve bursa pėr tė rinjtė e Europės Lindore, ku pėrfshihen edhe artistėt e rinj shqiptarė. Po ashtu dita e 21 Qershorit - dita e muzikės pėr tė tretin vit iu dedikua talentit tė tyre. Cikli i Koncerteve tė Integrimit, kthen nė skenėn e operas tė rinj qė zhvillojnė aktivitet artistik jashtė vendit. Pra shfaqjet skenike me kaste tė rinjsh janė tashmė pjesė e kalendarit skenik tė kėtij teatri qė gjeneron vlera dhe tė ardhme, pohon Ciko. Ndėrsa ky projekt i TKOB nė mirėkuptim dhe me miratimin e Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, z. Bujar Leskaj, i ėshtė bashkuar vazhdimėsisė sė politikave kulturore integruese rinore qė MTKRS pėrcjell nėpėrmjet inisiativave tė pėrbashkėta me institucionet kulturore.
MKTRS/ Projekti
Krijimi i fondit publik pėr artistėt e rinj nė TKOB
Krijimi i njė perspektive pėr tė ardhmen e artistėve tė rinj qė pas studimeve aspirojnė karrierėn muzikore me tė gjitha variabilitetet e saj (vokale, koreografike, instrumentore) ėshtė pjesė e mirėmenaxhimit tė kulturės nė Shqipėri. Mė tė interesuarit pėr reformimin e sistemit tė rekrutimit tė mė tė aftėve janė vetė tė rinjtė, tė cilėt ndjehen tė pafuqishėm tė ndikojnė individualisht mbi strukturat ekzistuese pėr shkak tė ngurtėsimit qė e karakterizon. Nė njė plan mė tė gjerė, po kaq i interesuar ėshtė dhe TKOB, i cili si i vetmi institucion i llojit pėr kombin, ndjen tė gjitha trysnitė dhe dėshiron ta tejkalojė gjendjen duke gjetur zgjidhje frytdhėnėse dhe tė pėrshtatshme pėr kohėn. Nė vijim tė kėsaj idejeMinistria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve me propozimin e drejtorisė sė T.K.O.B inicion inisiativėn pėr krijimin e fondit tė artistėve tė rinj pėr T.K.O.B me qėllim dhėnien e mundėsive pėr tė prezantuar aftėsitė e tyre artistike. Ky projekt synon qė mbi bazėn e konkurimit pėr artistėt e rinj tė arrihet integrimi i mė tė mirėve mbi bazėn e konkurencės nė jetėn skenike muzikore. Pėr tė vazhduar kėtė nismė nė mbeshtetje tė artistėve tė rinj, MKRS shpall projektin me fondin publik njė vjetor prej 3 milion lekė. Do tė shpallen perfitues vetėm 10 tė rinj, ku secili do tė pėrftoje njė fond deri nė 300.000 lekė nė vit. Drejtoria e Artit do tė jetė pėrgjegjėse pėr sigurimin e fondit, ndėrsa vlerėsimi dhe shpallja e pėrfituesve do tė bėhet nga Drejtoria e T.K.O.B dhe do ti bėhet me dije Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Individėt tė cilėt do tė pėrftojnė kėtė shumė do tė pėrfshihen brenda trupave artististikė tė T.K.O.B dhe do tė marrin pjesė rregullisht nė tė gjitha aktivitetet vjetore tė institucionit. Gjithashtu ata kanė detyrim tė realizojnė si solistė role tė dyta apo impenjime tė tjera qė do tu ngarkohen. Pėr secilin do tė ketė program tė veēantė pune tė miratuar nga Drejtoria e produksionit muzikor tė T.K.O.B. Aplikantėt fitues mund tė pėrfitojnė edhe burime tė tjera financiare nga donatorė apo fondacione tė ndryshme pėr projekte ku mund tė pėrfshihen duke marrė dhe miratimin e T.K.O.B. Dhėnia e kėtij fondi do tė lėvrohet nga M. T.K.R.S nė T.K.O.B nė fillim tė vitit financiar, e ndare ne tremujor Janar Mars, Prill - Qershor, Tetor Dhjetor. Fondi public pėr artistėt e rinj, do tė zhvillohet nė afat tė pacaktuar mbi bazėn e projektit njė-vjeēar tė pėrshtatshėm pėrshtatshėm pėr sa kohė do tė gjykohet i vlefshėm pėr impaktin e tij nė shėrbim tė politikave kulturore pėr pėrkrahjen e tė rinjve tė talentuar.
Impakti i kėtij projekti
1. Ndikim i drejtpėrdrejtė nė: a) Mundėsimi i konkurrencės sė tė rinjve mė tė mirė pėr zhvillimin e veprimtarisė artistike. b) Integrimi i tyre nė institucionet publike tė artit c) Perfitimi i fondeve publike pėr kategorinė e mė tė talentuarve. d) Rritjen e ndėrgjegjėsimit tė institucioneve kombėtare tė kulturės, pėr krijimin e sa mė shumė hapsirave nė shėrbim tė artistėve tė rinj. e) Pėrdorimi i infrastrukturės artistike ekzistuese nga tė rinjtė. f) Pėrfshirja dhe plotėsimi nė masėn e mundėsive i nevojave tė artistėve tė rinj.
Faza 1- Shpallja e projektit Faza II - Shqyrtimi dhe vlersimi i kandidateve qe do te paraqiten ne projekt Faza III-Shpallja e perfituesve Faza 4-Lidhja e marreveshjeve me perfituesit Faza V - Vleresimi i arritjeve te ēdo perfituesi Faza VI - Raportimi i rezultateve Faza VII - Propozimi per vijimesine
2. Rezultatet e pritshme
- Hartimi i njė platforme tė mundshme pėr zbatim, mbėshtetur nė reformat e nisura nė fushėn e prodhimit dhe menaxhimit tė T.K.O.B. - Rritja e kredibilitetit dhe personalitetit tė artistėve tė rinj nė sytė e institucioneve kombėtare tė kulturės dhe publikut. - Krijimi i njė klime integruese tė brezit tė ri dhe modernizimi i sistemit. - Bashkėpunimi aktiv ndėrmjet MKRS dhe pėrfituesve tė projektit (gjeneratės mė tė re tė artistėve) do tė jetė njė faktor motivues pėr pjesėmarrėsit nė aktivitetet e projektit dhe do tė ketė njė impact social tė konsiderueshėm. - Produksionet e T.K.O.B qė do tė reflektojnė evolucionin e mjeshterisė artistike tė artistėve tė rinj, kualifikimin e tyre mbi bazėn e pėrvojės dhe traditės ekzistuese.
II.
Alberto Sordi : Simboli i shpirtit italian ndėrroi jetė nė 25 shkurt 2003
Thuajse 200 filma pėr gjysėm shekulli...Alberto Sordi qė ndėrroi jetė mė 25 shkurt tė vitit 2003 ka qenė ndoshta aktori, tek i cili, mė shumė se tek kushdo tjetėr, kanė gjetur veten italianėt e thjeshtė. U lind nė Romė mė 15 Qershor 1920 dhe para fillimit tė luftės zėri i tij bas kumbonte nė veshėt e publikut italian qė ndiqte filmat me Oliver Hardin, tė dubluar nga ai. Talenti i tij komik filloi tė shfaqej edhe nė emisionin radifonik "Vi parla Alberto Sordi", nga i cili dolėn personazhe tė tillė si Mario Pio. Pas njė "stazhi" tė dėndur nė filma tė dorės sė dytė, takimi me kolosin italian tė regjisė, Federiko Felini, nė fillim tė viteve '50, i hapi dyert e kinemasė sė vėrtetė. Nga filmi "Lo Sceicco bianco" (1952) tek "Vitelloni" (1953) ai filloi tė krijonte njė fizionomi, nga e cila nuk do tė ēlirohej veēse nė raste tė rralla. Dhe pikėrisht ajo e italianit provincial, nė dukje sentimental, por cinik nė thelb, individualist dhe oportunist, shpesh herė hileqar, por edhe i aftė pėr vepra qė kėrkojnė kurajo tė madhe. "Pėr vdekjen mendoj, si tė gjithė, por pa dhimbje. E di qė njė ditė do tė ndahem nga kjo botė, megjithatė vazhdoj tė jetoj me tė njėjtin entuziazėm si tė isha i ri. Jeta ėshtė njė dhuratė shumė e ēmuar pėr ta jetuar," thoshte shpesh herė Sordi, i cili nuk u martua kurrė. Tė parėt qė mbėrritėn pėr t'i dhėnė lamtumirėn Sordit ishin banorėt e thjeshtė tė Romės sė tij tė dashur. Sapo morėn vesh lajmin qytetarė tė thjeshtė iu drejtuan shtėpisė sė tij. Thuajse tė gjithė mbanin nė duar buqeta me lule tė cilat pushtuan kangjellat e vilės. Pėr bashkėkombasit e tij jashtė vendit tė tij , Alberto Sordi ishte simboli i madh i Italisė, dhe veēanėrisht i asaj qė emigronte, sė cilės diti t'ia kėndonte hallet, dhimbjet dhe sakrificat. Dhjetra mijėra italianė mė 26 shkurt u grumbulluan pėr t'i dhėnė lamtumirėn legjendės sė filmave komikė italianė. Simpatizantė, tė vjetėr dhe tė rinj, tė famshėm dhe jo, pritėn me orė tė tėra nė sheshin e projektuar nga Mikelanxhelo para Bashkisė sė kryeqytetit italian, Roma, pėr tė bėrė homazhe para arkivolit tė hapur me trupin e Alberto Sordit. Njė ekran, ku luheshin filma tė Sordit, ishte vendosur nė shesh pėr pritjet e gjata tė atyre qė donin tė bėnin homazhe.Ceremonia mortore u zhvillua nė katedralen e Romės ku, sipas medias italiane, morėn pjesė afro 800 000 vetė
Proza romaneske e Izet Shehut
Sadik Bejko
Nė njė rrėfim, bisedor qoftė ky apo i shkruar, merr shumė rėndėsi toni qė i pėrcjell ngjarjet dhe gjėndjet. Pėrmes ngjyrave tė kėtij toni vjen e regjistruar dhe e gjallė gjithė ajo tėrėsi bote gjer dhe hollėsitė e saj, pra, gjithėsa pėrmban lėnda qė kumtohet. Regjistrat e kėtij toni, ngjyrimet e tij janė disi fluturuese dhe tė pakapshme, pasi, nė rend tė parė, ne ia vėmė veshin asaj qė po rrėfehet. Si qenie logjike mundet tė jemi ose jo tė njė mendjeje me atė qė na kumtohet, me atė qė po flet. Por nė tė dyja rastet, pa kuptuar, ndėrhyn e na merr me vete, na ndiell a na lė shtang toni, i cili i jep rrėfimit njė pėrmasė tjetėr. Njoftimet mbi ngjarjet janė tė pėrfshira nė avujt, nė ngjyrat, nė pozicionimin e zėrit tė rrėfyesit. Ftohtėsia apo vlaga e tonit janė jo vetėm sfondi, thellėsia, po edhe shpejtėsia a pėrkulshmėria e ujėrave pėr nga rrėshqet, shtrihet a degėzohet rrėfimi. Njoftimet e kėtj toni (disa njoftime ekstra) mund tė na nguliten po aq sa edhe kumtet e drejtpėrdrejta tė rrėfimit qė nė vijim vizaton tipat, karakteret, ngjarjet. Kėto mund tė kapen mė me lehtėsi, mund dhe tė analizohen prej logjikės sonė. Toni prapė mbetet aty, ėshtė brenda ngjarjeve; ėshtė edhe pėrsipėr tyre. E nisa me tonin e rrėfimit se rrėfimtari nė romanin Vetėm njė grua tė Izet Shehut ėshtė personazh i romanit. Ėshtė njė burrė i moshuar, me plagė nga e kaluara, pastaj dhe njė i lodhur nga e sotmja e Shqipėrisė, nga shoqėria e ashtuquajtur e tranzicionit. Do sdo, me kalimin e viteve, mosha njeriun e vė nė skaj. Si pėr protestė, nė skaj dhe mė pėrtej se nė skaj e degdis veten e tij ky lloj njeriu. Pėr tė mos e rėnduar mė vetveten. Njė tėrheqje jo pėr tu fshehur, mė shumė pėr tu mbrojtur, pėr tė mbrojtur thellėsitė. Njė liqen, njė lumė, njė park me pemė, njė kafe e mėnjanuar. Kjo lloj tėrheqjeje kėrkon prehjen, bukurinė, mbase dhe pak lėndė pėrmbajtėsore qė nuk lidhet domosdo me kėto vise tė qetėsisė sė pėrjetshme. Njė marrėdhėnie e shtuar me vetveten dhe e rrudhur me tė tjerėt. Pra, kėrkohet pak poezi. Poezi qė vjen nga fryma dhe pamjet e mjediseve, po edhe nga lėvizjet e brendshme qė duan qetėsim. Qetėsimi, nė mos ardhtė prej zbulimit tė tė fshehtave fisnikėrisht tė ruajtura sė brendshmi, sė paku, tė vijė prej shfrimit tė pengjeve dhe tė gulēeve tė sė shkuarės. (Ja, kudo tė shkojmė, kudo tė futemi, nuk shpėtokemi dot prej vetes sonė). Shfrime tė tilla ēojnė nga pastrimi dhe tėharrja e sė keqes qė ka bėrė vend brenda nesh. Kėtė pastrim dhe ēlirim nga barrėt e kujtesė ku ta gjesh? Pėr mė tepėr kur brenda vetes ke shumė trungje qė nxijnė. Kėshtu hapet ky roman i Izet Shehut. Dy tė moshuar, shtyrė nė pėriferitė e njė qyteti, ku me rrėfimet e njėrit, vjen dhe ēlirimi i tjetrit. Sė paku, tashmė kaq gjė mund ta kenė. Tė pinė njė kafe lirshėm, tė shėtisin nėn pemė, ta zbrazin zemrėn paq, pa asnjė pengesė, pa asnjė gardh, pendim a mėdyshje. Asgjė smund tu merret pėr keq. Tė kėqijat e sė shkuarės kanė qenė tė tilla, sa, edhe duke i rrėfyer, edhe sikur tė shlirohesh pak prej tyre, nuk i bėhet dėm askujt. Jo se nė tė sotmen, amullia dhe e keqja morėn fund. Jo, ato gėlojnė e tė fundosin edhe sot. Por e sotmja nuk i prek mė drejtpėrsėdrejti kėta tė moshuar. Nuk u pėrket mė atyre. Ky ēift i poetizuar i dy tė moshuarve vetėm sa do tė zbrazet pak nga tė kėqijat e kohės sė tyre. Vetėm kaq. Rrėfehen histori rrėnqethėse, vizatohen gjėndje tė tėrheqjes dhe tė simpatisė sė fortė midis dy tė moshuarve. Ky ėshtė sfondi poetik nė fillim dhe nė fund tė romanit. Rrėfimtari nuk e fsheh dalldinė e njė simpatie tė fortė qė i rrėmben dy tė moshuarit pėr njėri-tjetrin. Nuk e fsheh qė e mirėkupton dhe e fal nė tė metat, madje dhe nė mėkatet e saj gruan qė sapo ka njohur. Kjo dalldi dhe ky mirėkuptim sikur e pastron dhe e dlir atė grua. Kjo e moshuar vazhdon ta dojė jetėn, ėshtė ende e pashme dhe e do praninė e njė burri nė krahun dhe nė jetėn e saj. Ėshtė njė grua, Vetėm njė grua, siē na thuhet dhe nė titullin e romanit. Njė grua E ka pėrbaltur jeta, ėshtė varrosur pėr sė gjalli nga mė tė afėrmit e saj, vetėm dhe vetėm se ka dashur kaq gjė: tė jetė grua. Kėshtu i ka ndodhur asaj. Ajo asnjėherė nuk ka hequr dorė tė jetė e tillė, ka dashur me patjetėr tė plotėsojė, sė paku, thellėsitė e saj mė themelore e mė tė pacipa: tė gjejė njė burrė qė do ta kėnaqė edhe fizikisht si femėr. Ndryshe, ajo ikte, i linte, i braktiste burrat. Dhe nuk ka braktisur pak: katėr burra njėri pas tjetrit. Familja e martonte (jeta e kish vėnė nė qarkun e ngurtėsuar: o te prindi, o te burri) dhe ajo e pranonte martesėn si fatalitet, si kėrkesė tė sajėn, si dėshirė pėr tu plotėsuar si grua. Nė se kjo nuk ndodhte, ajo prapė u kthehej nė derė tė afėrmve tė saj. Ajo smund tė mos ishte femėr, grua. Njė temė kjo jo e zakontė nė letrat tona. Kjo temė na kthen pas te njė e kaluar qė sapo e lamė. Shkrimtarėt e tjerė edhe vetė Izet Shehu nė poezinė dhe nė tregimet e tij kanė folur pėr natyrėn kriminale tė sė kaluarės sonė, pėr vrasjen e humanitetit nga ajo kohė, pėr varret pa emėr, pėr burgjet e asaj kohe Nė kėtė roman ai e shtron ndryshe mungesėn e plotė tė lirisė sė individit, kthehet nga dramat e parrėfyera tė jetės sė pėrditshme tė gruas, te kėto tragjedi qė nxijnė dhe ashtu tė shuara nė heshtje. Gra tė privuara edhe seksualisht. Etja seksuale dhe mohimi i saj, mos zėnia nė gojė e njė turpi tė tillė, e poshtėronin dhe e degradonin njeriun, nė kėtė rast gruan, nė intimitetin mė tė thellė. Rebelimi i kėsaj gruaje kundėr martesės si formalitet, kundėr njė shoqėrie patriarkale dhe komunisto-puritane ėshtė i pabujė, pa thekse politike. Por kėshtu godet mė mirė nė shenjė. Kjo vajzė nga familje tė thjeshta minatorėsh vetėm kaq gjė ka kėrkuar nga jeta: tė gjejė burrin qė e bėn tė ndjehet grua. Asgjė mė shumė. Familja e saj, qė ti mbyllė gojėn vajzės, vetes dhe botės, pra, pėr zakon, e ndien si detyrė qė ti gjejė njė burė, ti sigurojė njė ēati mbi kokė. Tė gjetėm burrė, tė bėmė njė dasėm, ēdo mė tepėr: nėnshtroju fatit. Kėtu mbaronte detyra e familjes. Tej kėsaj, je apo nuk je e kėnaqur nga shtėpia e re, nga burri, nga tė tjerat, kėto ishin tė tepėrta edhe ti zije nė gojė. Klisheja ishte: vajza e ka fundin nė martesė, gruaja e ka vendin te burri. Personazhja e kėtij romani thotė: ju mė jepni njė burrė dhe unė e pranoj. Spo kėrkoj tė tjera. Por, nė se burri im nuk mė jep sė paku njė shtrat tė ngrohtė, atėherė unė nuk kam ēe dua martesėn dhe burrin. Unė po i pranoj tė gjitha: zakonet, varfėrinė, nėnshtrimin. Vetėm njė gjė nuk e fal: burrin qė nuk ėshtė burrė. Si tia bėjė vėllai i saj minator, vėllai qė me punėn e krahėve tė tij mban e ushqen katėr gojė, gruan, nėnėn fėmijtė, si tia bėjė ai qė e marton tre-katėr herė kėtė motrėn e tij dhe ajo nuk zė vend? Shkon dhe nga shkon dhe prapė i pėrplaset nė prag. Ky minator, mė sė fundi, me sy tė errur nga tėrbimi, njė natė ngre barominėn e hekurt tė minierės dhe i bie sė motrės nė kokė. E pėrgjak, e lė pa frymė. E pandehin tė vdekur dhe e varrosin nė breg tė Vjosės nė njė natė me furtunė, me qėllim qė ujėrat e dallgėt ta degdisin nė pakthim. As varr tė mos ketė. Nėna nė kėtė rast mban anėn e djalit; edhe ajo merr pjesė nė krim. Duke mos u mbajtur nė efektet dramatike, as nė efektet e jetės seksuale (thamė qė pikėnisja ėshtė nga nga e sotmja, rrėfimet vijnė nga njė vend me drunj tė bleruar nė breg tė njė liqeni) autori, pas kėsaj varrosjeje me vlera mė tepėr simbolike, personazhen e tij e ēon nė njė teqe bektashinjsh. Nė njė vend tė shkėputur nga shoqėria, vend ku ajo e merr veten shpirtėrisht. Teqeja ėshtė njė vend prehjeje dhe meditimi pėr kėtė grua tė pėrgjakur e tė sakatuar nga jeta. Ngjyrat e bardha tė teqesė, e blerta e korijes rreth e rrotull saj, tipat njerėzorė tė dervishėve, bujaria dhe pėrkushtimi i tyre i pėrditshėm ndaj njerėzve, jeta e pėrkorė, tėrheqja nga jeta vizatohen me hollėsi. Teqeja ėshtė nga vendet me pėrshkrimin mė tė plotė nė roman. Kėtė grua atje e presin ashtu siē ėshtė, pa e pyetur: nga je, kush je, ku shkon? Teqeja ėshtė njė vend bujarie qė pret dhe pėrcjell cilindo, pa e gjykuar, pa asnjė kushtėzim. Personazhja e vrarė dhe e tallandisur nga jeta aty pėson njė pėrndritje tė brendshme. Pėrndritje qė ka tė bėjė me mohimin e sė kaluarės sė saj dhe kapėrcimin nė njė jetė tjetėr, jetė ku tė vendosė vetė pėr fatin e saj. Mohon familjen, mohon tė shkuarėn, ndėrron dhe emrin. Ajo nuk duhet tė ishte mė plehu i shtėpisė sė babait. Pleh qė duhet nxjerrė nga shtėpia. Nuk duhet tė ishte mė femra qė vetiu, qė me lindjen e saj, ėshtė e rrezikshme, e pistė dhe qė pastrohet dhe merr emrin njeri, grua, vetėm nė se mbillet nė vatrėn e njė burri, e njė shtėpie tjetėr. Mbas kėsaj ngjarjet rrokullisen po njėsoj. Kjo grua jo se e gjeti pėrfundimisht lumturinė, por tashmė e ka gjetur vetė familjen. Tashmė i lind dhe instinkti i mėmėsisė. Parė nga e sotmja, ėshtė shėruar ajo (ne) nga gjithė helmet e sė shkuarės? Njė dramatikė e rėndė e mbrun nė thelb kėtė roman. Drunjtė e njė parku, shėtitjet nėn kėta drunj e mbulojnė atė. Njė vend i pėrkohshėm prehjeje dhe mirėkuptimi. Ngadalėsim, ndalesė nė njė stol parku pas ecjes sė rėndė. Po a nuk kishte kėrkuar ajo kaq gjė nė jetėn e saj: mirėkuptim, mirėsi dhe prehje. Me kėtė mesazh dhe mė kėtė ton tė trishtimit poetik, nė fund dhe nė krye tė tij, tė prek ky roman, kjo prozė e re e Izet Shehut.
Tiranė, 26. 12. 2006
SPORTI
Pas kombėtares dhe merkatos, kosovari kuqezi tregon pėr etapat e jetės sė tij me futbollin
Besnik Hasi rrėfen karrierėn e tij nė Europė
Lėvizjet e lojtarėve nga njė skuadėr nė tjetrėn, shumė herė tė justifikueshme, falė dėshirės sė tyre ose tė pakomentueshme kur janė tė pavullnetshme, por falė interesave personale tė atyre qė kontrollojnė skuadrat, gjithmonė tė rrit ankthin dhe tė godet rishtazi me pyetjen intriguese, ēfarė do tė ndodhė me ty tani? Besnik Hasi kur kaloi nga Racing Genk, skuadėr tek e cila luajti 5 edicione me njė vit nderprerje (u aktivizua nė Gjermani me TSV Munchen 1860) i drejtoi vetes tė njėjtėn pyetje retorike pėrgjigjen e sė cilės ai do ta mėsonte kohė mė vonė. RSC Anderleht, koha mė e bukur e jetės sime si futbollist Tek Anderleht erdha nė kohėn e duhur. Ishte njė nga lėvizjet e paevitueshme, falė pozitės sime, emrit dhe reputacionit qė kishte skuadra, pa harruar dhe neglizhuar faktin qė edhe Racing ishte njė nga skuadrat top nė Jupiler League, pasi kishte fituar edhe Kupėn e Belgjikės. Ndonėse unė jam tip qė nuk kam qejf tė lėviz nga njė ekip nė njė tjetėr, kur u hap fjala edhe mua mė ra nė vesh interesimi nga Anderleht dhe nuk doja ta toleroja kėtė mundėsi. Nuk mund ta mohoj, isha i predispozuar pėr tė shkuar nė Bruksel dhe jam shumė i lumtur qė e bėra njė lėvizje tė atillė. Karriera ime pa ato vite tek Anderleht nuk do tė kishte aspak kuptim, - tregon Besniku rreth kalimit tek klubi mė i suksesshėm belg, i cili ka njė reputacion, jo vetėm lokal, por edhe eropiano-botėror. Muaji nėntor 2000, mė i larmishmi dhe i paharrueshmi me dy gėzime nė njė javė Pasi kisha filluar aktivizimin tim tek Anderleht, filluan tė shfaqen edhe disa dėmtime tė lehta qė me kalimin e kohės u rikuperuan plotėsisht. Menjėherė mė shkonte nėpėr mendje ideja e mospasjes fat dhe sesi po mė shkonte sezoni jo kaq satisfaksionues. Por atėherė kur mendoja me vete se po kaloja njė vit jo siē e dėshiroja, gjėrat filluan tė marrin kthesė. Pothuajse, isha i shėruar plotėsisht. Menjėherė, kursi i drejtimit merr kthesėn 180 gradė. Fillojnė aktivizimet e rregullta nė ndeshjet e kampionatit dhe kupė, por mbresėlėnės ishte takimi i parė nė Champions League ndaj PSV Eindhoven, mė 8 nėntor 2000, ndeshja e fundit nė fazėn e pare grupore. Pasi kisha humbur sė luajturi tė gjitha ndeshjet ndaj Manchester, Dinamo Kiev dhe ndeshjen e pare ndaj PSV, trajneri Aime Antheunis mė bėri shenjė tė bėhem gati se do tė futem nė fushė. Minuta e 55-tė dhe ndeshja ishte mbėrthyer nė shifrat 2-2, barazim i cili na kalonte nė fazėn e dytė tė grupeve. Unė zėvendėsova Alin Stoican, njė zėvendėsim taktik-difensor pėr tu kujdesur qė tė mos pėsonim gol. Minutėn e 84-t futet nė lojė ai qė do kujtohet gjithnjė, Sulejman Youla, nė vend tė Tomas Radzinski dhe pesė minuta mė vonė, Youla shėnon golin e avantazhit, qė eventualisht pas fėrshėllimės tė tė madhit Pierluigi Kolina. Ai ishte goli i fitores, duke na ngjitur tė parėt nė grup. Lamė pas Manchesterin (qė kaloi nė fazėn e dytė), Dinamon e Kievit dhe PSV-nė, - kujton Besniku, i cili do tė vazhdojė me njė tjetėr ngjarje po aq mbresėlėnėse nga rėndėsia. Njė javė mė pas, njė tjetėr ditė e shėnuar dhe e paharruar. Debutimi me fanelėn kuq e zi nė Tiranė, nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa, para sportdashėsve tanė dhe pėrsėri fitore. 3-0 ndaj Maltės, nė njė takim miqėsor qė u aktivizova nga trajneri Mehdin Zhega nė fillim tė pjesės sė dytė nė vend tė Devi Mukės dhe luajta deri nė fund. Pra, dy gėzime tė paharrueshme brenda njė javė atė muaj nėntori tė mileniumit tė ri, - shpjegon Besniku. Kėmbėmbari barazimi nė Porto, ndeshja mė me fat qė kam luajtur Sapo kisha mbėrritur tek Anderleht. Ishte verė dhe sezoni futbollistik sa kishte filluar ose ishte nė fillimet e tij (nuk mė kujtohet saktė). Por ndeshjet e luajtura mė kujtohen si sot. Si mund ti harroj? Ndeshjet ndaj Portos ishin ato qė mė dhuruan kalimin nė fazėn e grupeve tė Champions League gjatė atij sezoni, tė parit tek skuadra kampione belge. Ishte fillimi i gushtit dhe luanin ndeshjen e parė ndaj Portos nė stadiumin Constant Vanden Stock nė Bruksel. Fituam 1-0 me gol tė Jan Koller. Atė ndeshje si dhe dy tė mėparshmet ndaj Famagustės, unė nuk u aktivizova, sepse nuk kishin pėrfunduar akoma tė plota letrat e regjistrimit tim zyrtar, por isha i gatshėm pėr ndeshjen e kthimit, dy javė mė vonė nė Das Antas. Nuk di se si ta shpjegoj, por ishte padyshim ndeshja mė e lodhshme dhe mė me fat qė kam luajtur. Besoj se e keni dėgjuar shprehjen na mbyllėn nė portė (shprehet buzagaz Besniku), ashtu ndodhi. Portugezėt na kanė mbytur me rastet e tyre, me presionin, por goli nuk deshte tė hynte. Fati ishte me ne dhe mbi 25-30 gjuajtjet e tyre disa herė shkuan jashtė, disa herė u ndaluan, disa herė i ranė shtyllave, vetėm e vetėm qė ne tė kalonim turin dhe tė kualifikoheshim. Rezultati pėrfundimtar, pa gola 0-0. Anderleht futet nė Champions League. Ajo ishte me tė vėrtetė njė ndeshje dramatike qė mezi prisnim tė mbaronte, - kujton mesfushori shqiptar, i cili, padyshim e shikonte kėtė kualifikim si diēka supersticioze, duke menduar se ai ishte kėmbėmbari pėr njė sukses tė tillė. Champions League, intensiteti, forca dhe ritmi shumėfishohen drastikisht Asnjėherė nuk e mendoja se sa shpejt, me ritėm, shpejtėsi, forcė, elasticitet e intensitet mund tė luhet njė ndeshje e vėrtetė futbolli, derisa luajta pėr herė tė parė nė Champions League. Ēdo gjė shumėfishohet pėr vetė faktin se ėshtė njė shkallė tjetėr e nivelit tė futbollit. Luan me skuadra qė janė nė nivel shumė mė tė forta dhe padyshim mundohesh qė ta ngresh nivelin e lojės nė rangun e tyre qė tė rritėsh konkurrencėn dhe qė tė pretendosh pėr mė tepėr. Vetėm duke luajtur me skuadra mė tė mira se ato ku aktivizohesh mund ta kuptosh se nė ēfarė niveli ėshtė skuadra jote dhe se sa duhet tė pretendosh. Praktikisht, ta hedhėsh hapin sa e ke shtatin. Prandaj, pasi kaluam fazėn e parė tė grupeve, mund tė them se niveli u rrit akoma mė shumė dhe eventualisht ishte thuajse i parezistueshėm pėr ne tė konkurronim. Teatri Santiago Bernabeu, aty ku magjistarėt e futbollit dhurojnė spektakėl Gjatė dy viteve tė para tek Anderleht, nė Champions League u ballafaquam katėr herė me Realin e Madritit, qė padiskutim mund tė them se ishte nė kulmin e vet gjatė atyre viteve. Fituam njė ndeshje dhe u mundėm 3 herė. E veēanta, dy ndeshjet nė Bruksel pėrfunduan 2-0 (nga njė fitore pėr secilėn) nė Madrid pėrfunduan 4-1. Pėr herė tė parė u ballafaquam me madrilenėt nė fazėn e dytė tė grupeve pėr Champions League, 2000-01. Kur hymė nė fushėn e blertė tė stadiumit Santiago Bernabeu lėkura e trupit mu bė kokrriza-kokrriza nga madhėshtia qė stadiumi paraqet nė vetvete. Njė ndjenjė qė ėshtė shumė vėshtirė ta shpjegosh dhe akoma mė e vėshtirė ta kuptosh nėse nuk e pėrjeton. Rrėngjethėse, gjigande, emocionale nga thirrjet, brohorimat dhe zhurma e tifozėve, tė cilėt duket sikur nga minuta nė minutė mund tė gjenden nė fushė mbi lojtarėt nga forma e prerė qė kanė shkallėt dhe nga tė bėrtiturat. Atė edicion fituam ndeshjen e luajtur nė Bruksel, me dy gola nė 5 minutat e fundit, pasi Reali e kishte siguruar kualifikimin pėr nė ēerekfinale. Njė vit mė pas u vumė ballė pėr ballė me madrilenėt pėrsėri. Edhe njėherė tjetėr pata fatin tė luaj nė teatrin e madh tė futbollit botėror dhe kėtė herė i pamė regjizorėt e vėrtetė tė lojės sė futbollit se si e kthejnė takimin nė njė shfaqje spektakolare. Duke patur parasysh se njė vit mė parė madrilenėt na shkatėrruan, trajneri, pasi e kishte parė forcėn e tyre na tha: Djema luani pėr qejfin tuaj dhe si tė doni. Kėnaquni qė po luani nė Bernabeu, sepse kėta lojtarė qė ka Reali janė nga njė planet tjetėr. Por loja rrodhi ndryshe nga si e menduam ne tė gjithė. Ajo qė po ndodhte nė fushė mė kujtonte realin e viteve 80-tė qė e shikoja nė televizor me Chendo, Kamacho, Gordiljo, Galliego, Michell, Butrageno, Santiliana, Hugo Sanchez e Valdano qė mundin ēfarėdo lloj skuadre qoftė, bindshėm dhe thellė nė Bernabeu, pa konsideruar fare se sa ishin mundur nė ndeshjet jashtė fushe. E kisha parė dhe e mbaja mend shumė mirė se si nė Kupėn UEFA tė edicionit 1985-86 ata mundeshin jashtė fushe totalisht, por e pėrmbysnin gjithēka me aq gola sa u duheshin nė stadiumin e tyre legjendar: Nė Munchengladbach pėr 1/8 finales, mundeshin 1-5, dy javė mė vonė fitonin nė Madrid 4-0. Me Neuchatel nė ēerekfinale, mundeshin 0-2 nė Zvicėr, fitonin 3-0 nė Bernabeu. Nė ½ finale u mundėn nga Inter nė San Siro 1-3 fituan nė Bernabeu 5-1 pas shtesės me dy golat e fundit tė Santilianės, pėr tė arritur tek finalja e madhe kundėr Kėln qė kishte fituar takimin e parė nė Gjermani 2-0 dhe u shkatėrrua nė Santiago Bernabeu 5-1, pasi kishin shėnuar edhe tė parėt me Kllaus Allofs (min 15) dhe pa as mė tė voglin hezitim mund tė them se atė qė kisha parė nė televizor po e shikoja me sytė e mi nė realitet. Shėnuam tė parėt dhe pjesa e parė u mbyll 1-0 pėr ne. Pas pushimit, skenė tjetėr. 11 dema spanjollė nė fushė, qė nuk pushonin sė vrapuari. Katėr gola ishin pak qė hėngrėm. Tė papėmbajtshėm, brezi i ri i atyre magjistarėve tė shfaqur nga e njėjta shkollė madrilene, me Casillas, Hierro, Roberto Carlos, Figon, Mc Manaman, Gutti, Morientes e Raul qė do tė dirigjoheshin nė finalen e madhe pėr tė fituar titullin Kampion Europe nga mė i miri i Botės, Zinedine Zidanė, me nė krye regjizorin Del Bosko. Ashtu si njė vit mė parė, unė u aktivizova si titullar, por nuk luajta tė gjithė ndeshjen. Pasi kishim zhvilluar takimet e para me Romėn e Tottit dhe Kapelos si dhe me Lokomotivėn e Moskės, patėm rastin tė ballafaqoheshim pėrsėri me ata qė tė magjepsnin me lojėn e tyre dhe kur mendonim se mund tė fitonim, ashtu siē ndodhi njė vit mė parė nė Bruksel, pėrsėri gabuam. U mposhtėm 0-2. Sipas staticienėve tė ndeshjes, pėrpara se tė shėnohej goli i dytė, lojtarėt e Realit e mbajtėn topin nėn kontroll 2 minuta e 56 sekonda, pa u prekur nga asnjė lojtar i joni dhe pas gjithė atij aksioni arritėn ta konkretizonin pozitivisht me golin e Mac Manaman, duke vulosur rezultatin pėrfundimtar dhe duke na dhėnė njė leksion tė shkėlqyer se si luajnė kampionėt, - kujton Besniku ato ndeshje, tė cilat do tė ngelen pėrherė nė mendjen e tij si takimet mė tė bukura dhe tė paharrueshme. Kalimi tek Lokeren, dėshtim i pashpjegueshėm, largimi opsioni i fundit Pėrpara njė viti, pas shumė ndeshjesh nė stolin e Anderlehtit vendosėm dhe ramė dakort midis meje dhe klubit qė unė tė kaloja tek njė skuadėr tjetėr. Ajo ishte Lokeren, tek e cila mund tė them se gjėrat po kalonin normal gjatė periudhės qė u aktivizova nė edicionin e kaluar. Edhe me fillimin e sezonit tė ri u duk sikur skuadra do tė kalonte mire, por rezultatet nuk ishin aq tė kėndshme sa sollėn largimin nga stoli, tė trajnerit Ariel Jacobs me tė cilin kisha marrėdhėnie tė mira, ashtu siē kisha edhe me trajnerin parardhės. Ndėrkohė, situata ka ndryshuar pėr keq dhe unė jam nė njė pozitė ku ndihem aspak mirė dhe i parrespektueshėm, - u shpreh Besniku. Pas humbjes sė fundit me Beveren, nė Jupiler league, presidenti i skuadrės Roger Lambrecht u revoltua jashtė mase, duke iu drejtuar trajnerit serb Slavoljub Muslin se ai dėshironte tė shikonte mė shumė lojtarė tė rinj nė fushė. Donte tė shikonte talentin Overmeire nė vend tė Besnik Hasit. Por kėto fjalė nuk u pritėn mirė nga futbollisti shqiptar qė, falė moshės sė tij po shikon tek Lokeren tė njėjtat probleme qė ai po kalon tek skuadra kombėtare - rinovimi i skuadrave - zėvendėsimi i veteranėve me tė rinj, situatė me tė cilėn Besniku nuk dėshiron tė pajtohet. Po, ashtu ėshtė. Presidenti aktual do qė unė mos shikoj aq shumė minuta si titullar nė lojė. Kjo ndodh se nuk po fitojmė dhe nuk ndodh, sepse unė nuk jam nė gjendje qė tė luaj me nivel. Unė nuk kam patur asnjė konflikt verbal me presidentin. Nuk kemi shkėmbyer kurrė fjalė, por tė them tė drejtėn, nuk mė pėlqyen komentet e tij dhe nuk mė ka pėlqyer situata nė total tek Lokeren, ku mė shikojnė me njė sy krejt pa respekt. Nuk e kuptoj. Tek Genk dhe Anderleht ishte komplet ndryshe. Respektohesha nė kulm. Kėtu ndodh opozita. Filloi mirė edhe me ingranimin tim me stafin e trajnerėve nė stėrvitje, ashtu siē bėhej tek skuadrat e mėparshme kur unė edhe pyetesha dhe mė merrej mendimi kur drejtuesit donin tė rekrutonin lojtarė. Branko Supar ėshtė njė shembull qė ka qenė njė nga zbulimet e mija. Por ajo qė nuk mė pėlqen kėtu ėshtė se si ndiqet praktika e rinovimit. Unė gjithnjė e kam thėnė se nuk kam asnjė problem tė ulem nė stol kur dikush shfaqet dhe e luan pozicionin tim mė mire sesa unė. Por kur ēdo lojtar qė vendoset nė atė pozicion nuk ėshtė nė lartėsinė time, pse duhet qė unė ta le vendin e lire? Nuk pajtohem aspak. Kjo ėshtė luftė pėr ekzistencė jo pozitė. Unė mendoj se kam akoma forca dhe talent tė jem titullar dhe e meritoj pėrderisa tė shfaqet zėvendėsuesi. E kuptoj qė klubi do tu japi pėrparėsi tė rinjve, por edhe njėherė e cilėsoj, ata duhen tė jenė mė tė mirė se une qė tė aktivizohen. Ta meritojnė dhe ta fitojnė vendin me konkurrencė siē e kam fituar edhe unė, jo ta marrin. Aktualisht, jam gati tė kėrkoj qė tė largohem nga klubi po qe se gjendja nuk rregullohet. Jam i lodhur me fjalė. Ka ardhur koha e veprave dhe e lojės qė tė fitojmė dhe tė arrijmė rezultate. Pėrndryshe, rrugėzgjidhja: unė nė punėn time, ata nė punė tė tyre, - cilėsoi nė pėrfundim tė bisedės futbollisti Besnik Hasi, mesfushori titullar i skuadrės pėrfaqėsuese shqiptare dhe i Sporting Lokeren. marrė nga albanisoccer.com
SUPERLIGA/ Pėrfundojnė takimet e radhės nė fushat e futbollit shqiptar. Kreu nuk ndryshon
Tirana ruan kreun, Partizani fiton derbin
Partizani fiton kundėr bluve tė Jupit dhe ngjitet nė kuotėn e 36 pikėve, por duke mbetur nė vendin e katėrt, pasi tė dyja skuadrat qė renditen mbi tė, Teuta dhe Vllaznia, korrėn gjithashtu fitore sot. Ndėrkaq, Dinamo zbret nė vendin e gjashtė tė renditjes, me 28 pikė, pasi Besa ka fituar dhe ngjitet nė kuotėn e 31 pikėve
Humbja me Besėn ka ēuar nė reflektimin direkt tė skuadrės sė Josės qė nė takimin e radhės nė kampionat kundėr Flamurtarit. Vendosin dy protagonistėt e pėrhershėm, fillimisht Duro me njė tjetėr perlė nxjerr nga bagazhi i tij klasik dhe mė pas, Sinani, qė vazhdon tė shėnojė. Kėshtu, Tirana ka bėrė menjėherė edhe autokritikėn e parė edhe pse Besa tashmė ėshtė harruar. Ka qenė gjithēka mė e thjeshtė dhe mė komode pėr bardheblutė e drejtuar nga trajneri Shkėlqim Muēa, tė cilėt kanė gjetur golin e epėrsisė qė nė minutėn e shtatė, me anė tė Klodian Duros dhe pavarėsisht nga pėrpjekjet e miqve nga Vlora, gjithēka ėshtė vulosur nė favor tė kryesueses 14 minuta para pėrfundimit tė kohės sė rregullt, kur Vioresin Sinani sigloi kėshtu golin e 15-tė sezonal. Trajneri Muēa ka hedhur thuajse tė njėjtin formacion si nė ndeshjet e fundit, nė njė kohė qė dukej menjėherė qė Tirana ishte mė shumė sesa e egėr nė ndeshjen kundėr vlonjatėve, qė gjithsesi kėrkonin qė tė frenonin sado pak edhe hovin bardheblu. Duro, menjėherė merr nė dorė edhe komandėn e skuadrės teksa, kur tė gjithė prisnin ndonjė asist, ka vendosur vetė me njė gol shumė simpatik dhe qė ēon shifrat menjėherė nė 1-0. Tirana jep e para sinjalin e golit nė fushat e superligės, ndėrsa Flamurtari nis tė mendojė qė tė mos pėsojė shumė. Kalendari i keq kėtė javė iu pėrkiste sėrish vlonjatėve qė tė pėsonin. Tirana ndėrtoi dhe prodhoi jo pak, teksa sulmi dhe mesfusha kėtė herė kishin koordinimin e tyre. Nga ana tjetėr, mbrojtja vlonjate kishte dhe regjistroi jo pak punė kėtė radhė. Pjesa e parė do tė mbyllet me avantazhin e Tiranės falė golit tė Duros, nė njė kohė qė 45 minutat e dyta do tė regjistrojnė njė tjetėr temp pėr skuadrėn e Flamurtarit. Por kėtė radhė Tirana, shumė mė ndryshe nga nata 2-sh me Besėn ėshtė shumė herė mė e kujdesshme dhe nuk lėshon hapėsira tė lira. Aspak. Madje, vazhdon tė ndėrtojė pa kaluar nė gol, deri sa Sinani do tė qetėsojė Muēėn dhe shokėt e tij me golin e sigurisė 14 minuta nga fundi i takimit nė 2-0. Tirana kalon lehtėsisht kėtė pengesė nė Qemal Stafa, duke lėnė pas atė humbje 1-2 nė kupė para 10 ditėsh ndaj Teutės dhe atė 1-2 qė pėsoi nė mesjavė nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa ndaj Besės. Rikonfirmohet supremacia e saj nė krye tė renditjes sė Kategorisė Superiore, ku kryeson meritueshmerisht e shkėputur 8 pikė nga ndjekėsja mė e afėrt, Teuta. Nė radhėt e skuadres spikat forma optimale e Klodian Duros, qe udheheq skuadren drejt fitoreve. Flamurtari nga ana tjetėr ndalet, pas fitores vetėm tė mėrkurėn me Dinamon edhe pse e dinte nė njė farė mėnyre qė kėshtu do tė shkonte. Partizani vesh me tė kuqe derbin kryeqytetas Vetėm 36 minuta lojė i kanė mjaftuar Partizanit pėr tė sigluar fitoren 2-1 nė derbin e vogėl kryeqytetas ndaj Dinamos, duke u ngjitur kėshtu nė kuotėn e 36 pikėve, por duke mbetur nė vendin e katėrt, pasi tė dyja skuadrat qė renditen mbi tė, Teuta dhe Vllaznia, korrėn gjithashtu fitore sot. Ndėrkaq, Dinamo zbret nė vendin e gjashtė tė renditjes, me 28 pikė, pasi Besa ka fituar dhe ngjitet nė kuotėn e 31 pikėve. Nė fakt, ka qenė njė ndeshje ku kanė spikatur tė rinjtė, pasi ka qenė fillimisht Fatjon Tafaj, ai qė ka ndjekur deri nė fund aksionin e skuadrės sė tij, duke e pėrcjellė nė rrjetė topin pėr epėrsinė e Partizanit, por vetėm 3 minuta mė pas ėshtė njė tjetėr i ri, Vangjel Mile i Dinamos, qė shėnon dhe rikthen barazheshėn nė rezultat. Gjithsesi, do tė jetė 19-vjeēari Arbėr Abilaliaj, ai qė do tė rikthejė epėrsinė e Partizanit, me njė goditje nė kokė nė minutėn e 36-tė dhe tė kuqtė do tė vijojnė ta ruajnė kėtė epėrsi deri nė fund, duke marrė 3 pikėt e mundshme. Besa, fitorja qė pėrmbyt edhe mė tepėr Shkumbinin Besa ka treguar se ajo fitore e bujshme 1-2 qė korri nė mesjavė nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa kundėr Tiranės nuk ishte njė rastėsi, duke kapėrcyer sot pasdreke pėsimin e njė goli dhe duke fituar me tė njėjtat shifra nė fushėn e vet pėrballė Shkumbinit, i cili tashmė e sheh veten mjaft tė rrezikuar pėrsa i pėrket mbijetesės. Nė fakt, stadiumi Besa i Kavajės u zhyt nė heshtje pas vetėm 120 sekondash lojė, kur Erion Rizvanolli e gjeti tė papėrgatitur skuadrėn vendase dhe shėnoi, duke e kaluar kėshtu Shkumbinin nė epėrsi. Gjithsesi, Besa u rikthye gradualisht nė lojė dhe arriti tė barazonte rezultatin 5 minuta para pėrfundimit tė pjesės sė parė, duke vijuar tė vuante, por gjithsesi, ta fitonte ndeshjen 6 minuta para pėrfundimit tė kohės sė rregullt, me anė tė golit tė Elokandit. Vllaznia, 4 gola nė fushėn e Fierit, vendasit rrezikojnė Vllaznia ėshtė hakmarrė sot pasdreke pėr atė humbje tė pėsuar nė fazėn e parė, nė stadiumin e saj, kur ishte mundur 1-2 nga Apolonia, duke e shpartalluar skuadrėn fierake me rezultatin e thellė 4-1, nė sfidėn e zhvilluar nė Loni Papuēiu tė Fierit. Blerja mė e re e klubit shkodran, senegalezi El-Haxhi Gudjabi ka gjetur rrugėn e rrjetės qė nė minutėn e 20-tė, por vendasit kundėrpėrgjigjen 10 minuta mė pas, me anė tė Gėrxhos. Nė barazim 1-1 do tė mbyllen 45 minutat e para tė ndeshjes, ndėrsa ato tė dytat kanė qenė njė rrugė me njė kalim, pasi Vllaznia ka dominuar plotėsisht, duke rigjetur epėrsinė e saj me anė tė Klevis Dalipit, i cili shėnon nė minutėn e 55-tė dhe duke e thelluar atė fillimisht me anė tė tė riut Xhevahir Sukajt, qė shėnon nė minutėn e 81-tė dhe pastaj me anė tė Dalipit, i cili siglon kėshtu dygolėshin e tij personal, 6 minuta para pėrfundimit tė kohės sė rregullt. Teuta, fitorja me njėqind mundime pėr vendin e dytė Teuta ka rrezikuar mjaft, por gjithsesi ka korrur frytet e guximit tė saj, duke mposhtur Kastriotin nė fushėn e vet, me rezultatin 2-1 dhe duke ruajtur hapin me kryesuesen e Kategorisė Superiore, Tiranėn. Ndonėse vendasit kaluan nė epėrsi pas 33 minutash lojė, kur Marenglen Kapaj finalizoi me sukses njė aksion tė vendasve, miqtė e gjetėn tė papėrgatitur mbrojtjen e Teutės nė minutėn e 62-tė dhe eshte Osui, ai qė gjen rrugėn e rrjetės dhe barazon rezultatin pėr krutanėt. Gjithsesi, vetėm 5 minuta ka zgjatur kjo barazpesh nė rezultat, pasi goli i pėsuar e ka rizgjuar Teutėn, e cila ėshtė hedhur menjėherė nė sulm dhe nė minutėn e 67-tė, gjyqtari Bardhyl Pashaj do tė akordojė njė 11-metėrsh pėr durrsakėt, qė do tė shndėrrohet nė gol nga Bledar Mancaku. Teuta ruan vendin e dytė nė renditje, por tashmė ėshtė nė kuotėn e 38 pikėve, 8 pikė prapa Tiranės kryesuese. Ndėrkaq, horizonti bėhet i zymtė pėr Kastriotin, qė tanimė duhet ti bėjė mirė llogaritė pėr mbijetesė. Luftėtari-Elbasani, pika e shpresės dhe e status-quo-sė Luftėtari dhe Elbasani janė ndarė sot nė qytetin e ngurtė me njė barazim qė nuk para ju bėn shumė punė tė dyja skuadrave, por qė gjithsesi ėshtė mė i vlefshėm se humbja. Nė njė ndeshje tė barazpeshuar, nė tė cilėn tė dyja skuadrat e kėrkuan fitoren, rastin mė tė mirė e kanė patur vendasit, tė cilėt qė nė minutėn e dytė tė lojės kanė fituar njė 11-metėrsh tė akorduar nga gjyqtari Sokol Jareci. Por ka qenė pikėrisht gjirokastriti Arlind Nora, njė ish-lojtar i Elbasanit sezonin e shkuar, ai qė ka gabuar nga pika e bardhė, duke shpėrdoruar kėshtu njė rast pėr tė marrė 3 pikė mjaft tė vlefshme. Elbasani ngjitet kėshtu nė kuotėn e 28 pikėve, po aq sa Dinamo e vendit tė gjashtė, ndėrsa Luftėtari nė atė tė 23 pikėve, duke iu larguar kėshtu Kastriotit tė vendit tė 10-tė. Rezultatet LUFTĖTARI - ELBASANI 0-0 TEUTA - KASTRIOTI 2-1 Shėnues: Marenglen Kapaj 33', Bledar Mancaku 67'(penalty / 11-metersh)/ Osui 62' APOLONIA - VLLAZNIA 1-4 Shėnues: Gerxho 30' / El-Haxhi Gudjabi 20', Klevis Dalipi 55', 84', Sukaj 81' BESA - SHKUMBINI 2-1 Shėnues: Parid Xhihani 40', Elokand 84' / Erion Rizvanolli 2' TIRANA - FLAMURTARI 2-0 Shėnues: Klodian Duro 7', Vioresin Sinani 76' PARTIZANI - DINAMO 2-1 Shėnues: Fatjon Tafaj 21', Arbėr Abilaliaj 36'/ Vangel Mile 24' Kategoria e Parė, java e 16-tė: SKĖNDERBEU - ADA 4-0 POGRADECI - GRAMSHI 2-0 TURBINA - LUSHNJA 1-0 TEPELENA - BESĖLIDHJA 0-0 LAĒI - ERZENI 2-1 SOPOTI - TOMORI 2-0
RAJONI
Rusia dhe Gjermania, nė pozicione tė ndryshme pėr statusin e Kosovės
"Pa njė kompromis tė pranueshėm nga tė dyja palėt, nuk mund tė ketė paqe tė qendrueshme nė rajon", - ka thėnė Lavrov
Mes Rusisė dhe Gjermanisė po kristalizohen kontradikta nė lidhje me statusin e ardhshėm tė Kosovės. Ministri rus i Puneve tė Jashtme, Sergej Lavrov, ka kėrkuar tė enjten nė Berlin qė ēėshtja e Kosovės duhet tė zgjidhet vetėm me anė tė njė kompromisi. "Pa njė kompromis tė pranueshėm nga tė dyja palėt, nuk mund tė ketė paqe tė qendrueshme nė rajon", - ka thėnė Lavrov, mbas njė takimi tė zhvilluar me homologun e tij gjerman, Frank Walter Steinmeier. Steinmeier vuri nė dukje se pozicionet mes Rusisė dhe Gjermanisė pėr ēėshtjen e Kosovės janė tė ndryshme dhe theksoi nevojėn e njė koordinimi mė tė ngushtė nė javėt e ardhshme. "Kjo ėshtė njė pikė, pėr tė cilėn ne nuk jemi tėrėsisht tė njė mendimi. Gjatė javėve dhe ditėve tė ardhshme kemi nevojė pėr koordinim tė ngushtė paralelisht me bisedimet qė po zhvillon Marti Ahtisari me personat pėrgjegjės nė Kosovė dhe nė Serbi. Vlerėsimi i parė i Marti Ahtisarit nuk ėshtė i kėnaqshėm. Ky vlerėsim ėshtė qė deri tani nuk ka pasur afrim ndėrmjet pozicioneve serbe dhe kosovare. Pėrpjekjet duhet tė vazhdojnė me gjithė vėshtirėsitė ekzistuese dhe nė fund do tė duhet tė bihem dakord edhe pėr rrugėn e mėtejshme nė Kėshillin e Sigurimit", - ka theksuar Steinmeier. Nė lidhje me paralajmėrimin e Ahtisarit pėr tė mos e shtyrė mė tej statusin e Kosovės, Lavrov ėshtė shprehur: "Sigurisht qė unė kam shumė konsideratė pėr mikun tim tė vjetėr, Ahtisari, por nuk ėshtė ai qė vendos. Gjetja e njė zgjidhjeje ėshtė ende e hapur. Ai do t'i paraqesė Kėshillit tė Sigurimit njė propozim dhe pėrfundimisht tė gjitha palėt duhet tė bien dakord pėr njė zgjidhje." Zgjidhja e Kosovės nuk mund tė jetė e njėanshme, tha mė tej Lavrov. Njė zgjidhje e tillė ėshtė e papėrfytyrueshme. Rusia nuk do ta mbėshtesė njė gjė tė tillė. Ai i hodhi poshtė kritikat pėr njė rol jo konstruktiv tė Rusisė nė Grupin e Kontaktit. "Ne punojmė nė mėnyrė konstruktive me Grupin e Kontaktit, duke pasur parasysh qė bėhet fjala pėr vėnien nė jetė tė rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit 1244. Kėtė e kemi theksuar vazhdimsht nė gjithė kėto vite, sidomos nė ato raste kur ka patur pėrpjekje pėr ta pėrshpejtuar procesin. Rezoluta deri tani ėshtė respektuar vetėm nė ato pika, me tė cilat kanė qenė dakord shqiptarėt", - tha Lavrov. Si shembull pėr kėtė Lavrovi pėrmendi kthimin e refugjatėve joshqiptarė, i cili praktikisht nuk ka ndodhur, me pėrjashtime shumė tė vogla. "Mbi 90 pėr qind e refugjatėve nuk janė kthyer. Shumica e serbėve dhe romėve nuk kanė mundėsi tė kthehen. Nė radhė tė parė, kjo ka tė bėjė me faktin qė siguria nė Kosovė, megjithė praninė e misionit tė OKB-sė nuk ėshtė garantuar ende", - tha ai. Lavrov tha se pėrmbushja e rezolutės parashikon edhe kthimin e forcave policore dhe kufitare serbe nė Kosovė: "Kjo rezolutė ka qenė rezultat i njė kompromisi tė arritur mes tė gjitha palėve, Ajo parashikon edhe kthimin i njė numri tė madh tė policėve serbė nė Kosovė dhe domosdoshmėrinė e stacionimit tė forcave serbe nė kufitė e jashtėm tė Kosovės. Kjo pikė nuk ėshtė pėrmbushur asnjėherė. Nese rezoluta plotėsohet, atėherė edhe ne do ta pranojmė." Lavrov paralajmėroi qė rezoluta 1244 tė mos instrumentalizohet pėr qėllime politike: "Ne kemi filluar tė punojmė mbi bazėn e mbrojtjes sė tė drejtave tė pakicave. Pastaj do tė fillonte diskutimi pėr statusin. Partnerėt tanė nė Grupin e Kontaktit iu kanė thėnė shqiptarėve tė pėrmbushin standardet, pastaj do tė vendosej pėr statusin. Ndėrsa tani, procesi i statusit po ndodh paralelisht me pėrmbushjen e standardeve." "Anėtarėt e Grupit tė Kontaktit na kanė paralajmėruar vazhdimisht se po rritet padurimi tek shqiptarėt, prandaj dhe na janė lutur qė tė gjejmė njė zgjidhje pėr statusin e mė vonė tė pėrmbushim standardet. Megjithėse kjo ka hasur nė kufijtė tanė, ne kemi vazhduar tė tregohemi konstruktivė", - ka thėnė mė tej Lavrov. "Konsensi i fundit nė shtator tė vitit tė kaluar nė takimin e grupit tė kontaktit nė New York thotė shumė qartė se ne e mbėshtesim Ahtisarin nė pėrgatitjen e propozimit pėrmes bisedimeve dhe kjo ėshtė ajo qė kemi nėnshkruar", - ka pėrfunduar ministri i Jashtėm rus, Sergej Lavrov.
Pakicat serbe ndihen tė pasigurta nė Kosovė
Pėrfaqėsuesit politike tė serbėve tė Kosovės, mendojnė se vetė pavarėsia si e tillė do tė thotė pasiguri pėr ta, pavarėsisht nga garancitė qė u ofrohen pakicave nė pakon e Ahtisarit. Ata thonė se ėshtė e domosdoshme qė serbėt e Kosovės tė pėrcaktohen si komb e jo me tė drejta sikur pakicat tjera. Ndėrkohė, analistėt kosovarė mendojnė se edhe nėse bashkėsia ndėrkombėtare e pranon pavarėsinė e Kosovės, serbėt e Kosovės do tė kėrkojnė mė shumė sesa qė u ėshtė ofruar nė pakon e ndėrmjetėsit, Marti Ahtisari.
Maqedoni-Tetovė, konferencė rajonale pėr punėsimin
Nė Universitetin e Europės Juglindore nė Tetovė u mbajt tė shtunėn njė konferencė rajonale pėr politikėn e punėsimit, ku u prezantuan strategjia kombėtare e punėsimit dhe plani kombėtar i veprimit pėr punėsimin. "Strategjia kombėtare e punėsimit parashikohet pėr periudhėn deri nė vitin 2010, ndėrsa plani kombėtar i veprimit pėr punėsimin vlen pėr njė fashė kohore dyvjeēare, 2006-2008. Kėto dokumente strategjike janė hartuar nė bazė tė analizave tė gjendjes nė tregun e punės, qė janė pėrgatitur paraprakisht", - deklaroi nė Konferencė Stojan Trajanov, kėshilltar nė Ministrinė e Punės dhe Politikės Sociale. Dokumenti i paraqitur parashikon hapjen e vendeve tė reja tė punės, duke filluar nga punėsimi i prindėrve tė divorcuar ose qė kanė humbur bashkėshortin. Siē u bė e ditur, deri tani punėdhėnėsit kanė deklaruar nevojėn pėr 925 punonjės nga kėto grupe, ndėrsa nė planin operativ tė qeverisė ishin konfirmuar 600 vende pune. Konferenca e organizuar nga Ministria e Punės dhe Politikės Sociale synon tė inkurajojė autoritetet lokale dhe qendrat lokale tė punėsimit nė Tetovė qė, sė bashku me palėt e tjera lokale tė interesuara, tė pėrgatisin strategjinė lokale tė punėsimit dhe plane lokale veprimi pėr punėsimin, tė bazuara nė politikat kombėtare.
BOTA
Prodi do tė kėrkojė votėbesim tė ri
Presidenti italian, Giorgio Napolitano, i ka kėrkuar kryeministrit tė dorėhequr, Romano Prodi, qė tė qėndrojė nė kėtė post. Pas dy ditė bisedimesh me drejtuesit e forcave politike, presidenti i kėrkoi zotit Prodi qė tė kthehej nė parlament pėr tė kėrkuar njė votėbesim tė ri. Zoti Prodi tha se do ta bėnte kėtė shumė shpejt. Ai tha se kishte marrė garanci nga partnerėt e tjerė tė koalicionit tė qendrės sė majtė se ata do ta mbėshtesin politikėn e tij tė jashtme dhe reformat ekonomike. Presidenti Napolitano tha se e kishte marrė kėtė vendim, sepse kishte marrė garanci se zoti Prodi gėzon mbėshtetjen e nevojshme nė parlament. Kryeministri italian dha dorėheqjen tė mėrkurėn, pasi parlamenti votoi kundėr planeve tė qeverisė pėr polilitikėn e jashtme, pėrfshirė vazhdimin e pranisė ushtarake nė Afganistan. Nėse zoti Prodi rikonfirmohet si kryeministėr, qeveria e tij do tė ketė vetėm njė vend mė shumė nė senat dhe do tė jetė nė mėshirė tė luhatjeve tė partive tė vogla. Zoti Prodi thotė se ka marrė garanci se partnerėt e koalicionit do tė jenė nė tė njėjtėn linjė me qeverinė. Opozita e djathtė, e udhėhequr nga Silvio Berluskoni, e cila kishte kėrkuar mbatjen e zgjedhjeve tė reja, shprehu zhgėnjimin e saj me kėtė vendim tė presidentit. Drejtuesi i Aleancės Kombėtare, Gianfranco Fini, e quajti 'anomali demokratike' rikthimin nė pushtet tė zotit Prodi, pa pasur njė shumicė tė garantuar nė parlamentin italian. Ai tha se kreu i shtetit duhet tė garantojė qė nė senat tė ketė njė shumicė politike edhe pa votat e atyre qė njihen si senatorė tė pėrjetshėm. Ka shumė tė tjerė qė kanė shprehur shqetėsim se, duke mos pasur njė shumicė tė qartė, zoti Prodi do ta ketė shumė tė vėshtirė tė kryejė me vendosmėri disa nga reformat mė tė rėndėsishme.
-------------
Cheney parashtron mundėsitė pėr Iranin
Zėvendėspresidenti amerikan, Dick Cheney tha se do tė ishte gabim i madh nėse Irani do tė lejohej tė bėhej fuqi bėrthamore. Duke folur nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi me kryeministrin austrialian John Howard nė Sydney, z. Cheney tha se ai, ende preferonte njė zgjidhje diplomatike nė ēėshtjen e Iranit, por shtoi se nuk mund tė pėrjashtonte asnjė mundėsi. Z. Cheney i bėri kėto komente, pasi Irani shkeli afatin e vendosur nga OKB-ja pėr tė ndaluar pasurimin e uraniumit. Perėndimi beson se Irani kėrkon tė pasurojė uranium pėr ta pėrdorur pėr armė bėrthamore.
Diplomaci
Korrespondenti ynė thotė se, nė ēėshtjen e Iranit dihet qė z.Cheney ėshtė njėri nga pjesėtarėt e vijės mė tė ashpėr tė administratės sė presidentit Bushit. Por edhe pse diplomacia deri tani nuk ka arritur t'i pengojė ambicjet bėrthamore tė Iranit, ai tha se ajo mbetej rruga e preferuar nga Uashingtoni. Zėvendėspresidenti amerikan duket i indinjuar nga vendimi i Iranit pėr tė sfiduar ultimatumin e vendosur nga OKB-ja pėr ta pezulluar programin e pasurimit tė uraniumit. Tė hėnėn, ndihmėssekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns udhėton pėr nė Londėr, pėr tė zhvilluar bisedime pėr hartimin e njė rezolutė tė re tė OKB-sė pėr Iranin. Nė tė mund tė pėrfshihet vendosja e sanksioneve mė tė ashpra ekonomike dhe ushtarake pėr Teheranin.
Rrugė tė tjera
Por z. Cheney, duke pėrsėritur pikėpamjen e presidentit Bush tha nė Sydney se nė rastin e Iranit, nuk pėrjashtohej asnjė mundėsi, duke pėrfshirė kėtu dhe ndėrhyrjen ushtarake. Ēėshtja shtrohet se ēfarė do tė ndodhė nėse Teherani do tė sfidonte edhe njė rezolutė tė re tė OKB-sė rreth programit tė tij bėrthamor tė sponsorizuar nga SHBA-tė. Nė njė intervistė dhėnė gazetės "The Australian", Dick Cheney mbėshteti pikėpamjen e senatorit republikan, John McCain. Sipas kandidatit pėr president tė Amerikės, gjėja mė e keqe se konfrontimi ushtarak me Iranin ėshtė njė Iran i armatosur me armė bėrthamore.
Royal fton rivalėt nė kampin e fushatės
Dalja nė televizion e Royal u prit mirė dhe i pėrmirėsoi sondazhet
Kandidatja socialiste pėr zgjedhjet presidenciale nė Francė, Segolene Royal, ka shkaktuar suprizė kur ka pėrfshirė ish-kryeministrin Lionel Jospin nė ekipin e pėrmirėsuar tė fushatės. Edhe dy rivalėt qė ajo mundi nė garėn e kandidaturave nė muajin nėntor i janė bashkuar ekipit tė saj. Ndryshimet u njoftuan pas njė periudhe tė vėshtirė, gjatė tė cilės socialistėt shėnuan edhe njė rėnie tė mbėshtetjes pėr zonjėn Royal nė sondazhe. Pėrtej grimcave tė fushatės qė ishte nė rrezik tė shkonte tatėpjetė, Segolene Royal po kryen njė kundėrsulm, qė ajo shpreson se do tė bashkojė tė majtėn dhe do t'i hapė rrugėn njė sfide serioze pėr presidencėn franceze. Ky ndryshim ėshtė pėrshkruar si njė pėrgjigje e dėshpėruar pėr krizėn. Royal ka dalė nė sondazhe prapa ministrit tė Brendshėm, Nicolas Sarkozy. Mbėrritja e zotit Lionel Jospin nė kamp ishte suprizė e madhe. Ish-kryeministri, qė ėshtė tėrhequr nga politika pas humbjes sė zgjedhjeve nė 2002, ka treguar mungesė mbėshtetjeje pėr Segolene Royal. Ai vihet pėr mosmiratimin e hapur tė politikave dhe metodave tė zonjės Royaj dhe pėrfshirja e tij ėshtė provė e njė ripajtimi domethėnės. Ekperienca e zotit Jospin do tė jetė e vlefshme nė pėrpjekjen pėr tė parandaluar pėrsėritjen e njė katastrofe, si ajo qė socialistėt pėsuan pesė vjet mė parė, kur ai humbi pėrballė Jean-Marie Le Pen, liderit tė Frontit Nacional. Nė ekipin e ri janė edhe Dominique Strauss-Kahn dhe Laurent Fabius, rivalėt e zonjės Royal nė garėn pėr kandidaturėn pėr president. Njoftimi pėrmbyll njė javė tė mirė pėr Segolene Royal. Njė paraqitje e pritur mirė nė televizion u shoqėrua me rezultate tė pėrmirėsuar nė sondazhe. Nė sondazhin mė tė fundit mė shumė se 80 pėr qind e francezėve e shohin atė me simpati, por gati mė pak se gjysma thonė se ajo ėshtė bindėse.
RRETHE
Municioni po transportohej pėr nė njė magazinė tjetėr Shpėrthen predha, pesė vetė nė spital
Predha luftarake ka shpėrthyer mbi karrocerinė e makinės, ndėrsa mendohet se shkak mund tė ketė qenė rruga e keqe dhe lėkundjet e makinės
BOX TĖ PLAGOSURIT
Mark Frroku, 40 vjeē Llesh Lleshi, 45 vjeē Gjon Prendi, 43 vjeē Ndue Pervathi, 57 vjeē Pjetėr Prendi, 33 vjeē
PUKĖ- Tre ushtarakė dhe dy civilė janė bėrė dje viktimė e njė shpėrthimi tė beftė tė ndodhur ndėrsa makina me tė cilėn transportohej municioni ishte nė ecje e sipėr. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, ngjarja ka ndodhur nė rrethin e Pukės. Shpėrthimi i papritur i predhės ndodhi ndėrsa ajo po zhvendosej sė bashku me njė sasi tjetėr municioni me njė kamion, nė afėrsi tė njė reparti ushtarak tė ndodhur nė njė zonė tė thellė tė rrethit tė Pukės. Si pasojė e kėtij shpėrthimi kanė mbetur tė plagosur pesė persona, tė cilėt janė nisur urgjentisht drejt spitalit, ku kanė marrė ndihmėn e nevojshme mjekėsore. Mjekėt thanė se, pas konstatimit tė dėmtimeve, ata janė shtruar urgjentisht nė spital dhe ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn. Ngjarja e rėndė ka ndodhur dje nė orėt e para tė drekės, nė ambientet pranė njė reparti ushtarak qė ndodhet nė afėrsi tė Komunės sė Gjegjanit, tė rrethit tė Pukės. Sipas policisė, terreni jo i shtruar mirė me asfalt ka qenė njė ndėr shkaqet e shpėrthimit tė papritur tė njėrės prej predhave luftarake, tė cilat po transportoheshin pėr tu sistemuar nė njė vend tjetėr jo shumė larg depos ekzistuese. Kėshtu, si pasojė e lėkundjeve tė shkaktuara nga rruga me cilėsi tė dobėt, njėra prej predhave papritmas ka shpėrthyer, duke i shkaktuar viktimave dėmtime tė shumta kryesisht nė kėmbė dhe nė bark. Si pasojė janė plagosur pas kėtij shpėrthimi tre ushtarakėt me gradėn nėnoficer dhe kapter, pėrkatėsisht Mark Frroku, 40 vjeē, Llesh Lleshi, 45 vjeē, si dhe Gjon Prendi, 43 vjeē. Ndėrsa kanė pėsuar tė njėjtin fat edhe Ndue Pervathi, 57 vjeē si dhe Pjetėr Prendi, 33 vjeē, qė tė dy punonjės civilė nė ushtri. Tė pesta viktimat janė banorė tė kėtij rajoni. Nė vendngjarje mėsohet tė kenė mbėrritur forcat e ushtrisė sė kėtij reparti, ato tė dislokuara nga kjo prefekturė si dhe nga rrethi i Mirditės. Autoambulancat e kanė parė tė drejtė qė ti drejtoheshin pėr mė shkurt spitalit tė Rrėshenit, sepse Komuna e Gjegjanit ndodhet jo shumė larg kufirit ndarės ndėrmjet Pukės dhe Mirditės. Nuk ka kaluar shumė dhe atje kanė mbėrritur edhe pėrfaqėsues nga Prokuroria Ushtarake e Shkodrės pėr tė hetuar shkaqet e kėtij aksidenti qė u mbyll vetėm me tė plagosur. Tė paktėn deri mbrėmė, nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Shkodrės nuk ka patur asnjė njoftim zyrtar, pėrveē tė dhėnave konfidenciale tė marra atje. Por kanė qenė edhe ata tė prokurorisė ushtarake qė nuk janė prononcuar zyrtarisht, ndonėse ngjarja mori dhenė. ARBEN LAGRETA
Kozeta Merkaj u arrestua pėr ushtrim prostitucioni Denoncon tutorin, pranga Kananit
BERAT- Kozeta Merkaj, 37-vjeēarja e martuar, nėnė e dy fėmijve dhe banore e lagjes D.Kastrioti tė qytetit tė Beratit, e arrestuar dy ditė mė parė pėr ushtrim prostitucioni, ka qenė e hapur me hetuesit e ēėshtjes. Sipas pohimeve tė saj tė bėra pėrpara oficerve tė policisė, ka qenė varfėria ajo qė e ka detyruar atė qė njėrėn prej dhomave tė banesės ku jetonte ta kthejė nė shtėpi publike, ku vetė ajo ushtronte profesionin e prostitutės, kundrejt njė shumė prej 500 deri 1000 lekėsh. Midis tė tjerėve, klientė tė saj kanė qenė edhe pleq tė moshave 60 apo 70 vjeē. Pas marrjes nė pyetje K.Merkaj ka shpjeguar tė gjitha shkaqet qė e kan ēuar atė nė ndėrmarrjen e njė veprimi sa tė turpshėm pėr mentalitetin e shoqėrisė tonė, aq edhe tė dėnueshėm nga ligji. Edhe pse e martuar dhe me dy fėmijė K.Merkaj, pas marrjes nė pyetje nga organi i hetimit ka thėnė se nė vitin 1998 ėshtė mashtruar nga shtetasi Eduart Kanani, 41 vjeē, lindur dhe banues nė lagjen "Barikadė", tė kėtij qyteti. Sipas Merkajt, Kanani duke shfrytėzuar varfėrinė e familjes sė saj i kishte premtuar se do ti siguronte njė punė tė ndershme nė qytetin e Venecias nė Itali, premtim tė cilit Merkaj i ka besuar. Nė muajin janar tė vitit 1998 Merkaj, sė bashku me 41-vjeēarin Kanai ka mbėrritur nė Venecia tė Italisė, por nė vend tė punės, ajo ėshtė detyruar qė pėr tetė muaj rresht tė ushtrojė prostitucion nė rrugėt e qytetit metropolitan. Pas tetė muajsh, Merkaj ėshtė riatdhesuar nė muajin gusht nga policia italiane pėr nė vendlindje dhe pasi ka mbėrritur nė familje ku e priste bashkėshorti dhe dy fėmijėt, ajo u ka pohuar atyre se nuk kishte mundur tė gjente punė nė Itali. Pa u treguar tė vėrtetėn pėr atė qė kishte bėrė nė Venecia, e detyruar nga tutori i saj E.Kanani. Edhe pas kthimit nga Italia pėr rreth nėntė vjet rresht, familja Merkaj ėshtė pėrballur me njė varfėri tė tejskajshme. I vetmi qė punonte nė familjen Merkaj ka qenė bashkėshorti i Kozetės, i cili mblidhte kanaēe nėpėr kazanėt e plehrave. E ndodhur pėrballė kėsaj situate, pėrpara katėr muajsh, Kozetės i kishte shkuar nė mendje puna e bėrė pėrpara nėntė vjetėsh nė Venecia, por kėtė radhė e pa shtyrė nga askush dhe ndryshe nga koha e shkuar, ajo nuk do tė kishte tutor, por ajo do tė ishte vetė edhe punonjėse seksi edhe padrone. Veprimtaria e Kozetės ka rėnė shpejt nė sy tė gjitonėve tė saj, tė cilėt mė pas kanė njoftuar agjentėt e policisė kriminale, tė cilėt dy ditė mė parė kanė prangosur nė kushtet e flagrancės 37-vjeēaren Merkaj. Pasi ėshtė marrė nė pyetje nga oficerėt e policisė, ajo iu ka thėnė atyre se profesionin e prostitutės ia kishte mėsuar nė mėnyrė tė detyruar shtetasi Eduard Kanai. Pas kėtij denoncimi, rreth orės 20:30 tė ditės sė djeshme policia ka prangosur shtetasin Eduart Kanai, i cili do tė pėrballet me akuzėn trafikim i femrave pėr prostitucion, tė parashikuar nga neni 114/b,i K.Penal. Nė qoftė se ai do tė gjendet fajtor do tė marrė njė dėnimin qė shkon nga shtatė deri nė pesėmbėdhjetė vjet burg. Materialet i kaluan prokurorisė sė rrethit pėr hetime tė mėtejshme. ABEDIN KAJA
Gjendet 22-vjeēarja e humbur
DURRĖS- Njė 22-vjeēare nga Bulqiza, e cila ishte shpallur nė kėrkim nga forcat e policisė ėshtė gjetur mbrėmjen e kaluar nė mjediset e portit detar tė Durrėsit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut bėnė tė ditur dje se, "22-vjeēarja E. H, lindur dhe banuese nė Bulqizė ėshtė gjetur natėn e kaluar nga forcat e policisė portuale". Sipas tė njėjtave burime, 22-vjeēarja ishte larguar nga banesa e saj qė prej disa ditėsh. Forcat e komisariatit tė policisė nė Bulqizė, pas kallėzimit nga ana e familjarėve, e kishin shpallur nė kėrkim 22-vjeēaren, e cila tashmė do tė rikthehet pranė familjes.
24-vjeēarja tenton vetėhelmimin
SHKODĖR- Njė 24-vjeēare ka tentuar dje vetėhelmimin dhe aktualisht ndodhet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore nė spitalin rajonal tė Shkodrės. Burime zyrtare nga policia lokale thanė se, 24-vjeēarja A. B, lindur dhe banuese nė lagjen Guerrile tė qytetit tė Shkodrės ėshtė dėrguar menjėherė nė gjendje tė rėndė nė spitalin rajonal, ku mjekėt konstatuan simptoma tė helmimit." Sipas burimeve, nga hetimet paraprake, rezulton se 24-vjeēarja ka pirė njė sasi pesticidi qė pėrdoret pėr pemėt frutore, nė kushtet e depresionit nervor. Materialet pėr ngjarjen i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor tė Shkodrės pėr hetime tė mėtejshme.
KRONIKA
EURALIUS ka studiuar sistemin aktual dhe ka vėnė nė dukje mangėsitė e tij
Njė sistemi ri pėr tė vlerėsuar prokurorin
Rekomandimet e ekspertėve duke u bazuar edhe nė eksperiencėn e vendeve evropiane
Misioni evropian pėr asistencė nė drejtėsinė shqiptare kohėt e fundit ka publikuar edhe disa rekomendime, nė lidhje me vlerėsimin e punės sė njė prokurori. Nė bazė tė kėtyre rekomandimeve vendoset vlerėsimi zyrtar. Sipas rekomandimeve thuhet se deklarimi apo mendimi i detajuar nė lidhje me kualifikimin, aftėsitė dhe rezultatet profesionale duhet tė jetė i saktė dhe i kujdesshėm, meqenėse nga kjo varet pėrftimi i njė informacioni tė pėrgjithshėm, tė plotė dhe tė saktė pėr personalitetin e personit qė vlerėsohet dhe dhėnia e njė pėrshkrimi tė vėrtetė dhe tė kuptueshėm tė tij. Ēdo vlerėsim mund tė mbėshtetet mbi pėrshtypjen personale tė eprorit qė bėn vlerėsimin. Ēdo sistem vlerėsimi ėshtė i pėrfshirė nė njė proces qė vazhdon e qė iu jep mundėsi shefave dhe eprorėve tė tjerė dhe kėrkon dialog, si dhe mekanizmin e vėrejtjeve brenda personelit dhe eprorėve. Pikat kryesore qė duhet tė merren parasysh, duhet tė jenė: pėrmirėsimi i efikasitetit, efektivitetit dhe aftėsimit, pėrkushtimi profesional; pėrfaqėsimi i interesave ligjore dhe kompetencave tė gjyqėsorit, forcimi i pėrgjegjshmėrisė dhe pėrgjegjėsisė; intensifikimi i pėrkushtimit moral pėr secilin prokuror dhe forcimi i reputacionit tė tij. Studimi Ekspertėt e Euralius-it kanė publikuar se projekti ekzistues i rregullores shqiptare pėr vlerėsimin e punės nė pėrgjithėsi tė prokurorėve shqiptarė ėshtė rishikuar pėr shkak tė disa boshllėqeve dhe pjesėrisht pėr shkak tė renditjes sė pasaktė. Pėr mė tepėr, teksti ndonjėherė duket sikur ėshtė mė shumė njė sistem vlerėsimi nė lidhje me zyrėn, mbase e krijuar edhe pėr arsye statistikore dhe jo si njė sistem pėr vlerėsimin e punės sė njė prokurori tė veēantė. Ka qenė dhe ėshtė e paqartė, nėse vlerėsimi dhe rezultati i tij, pėrfundimtar do tė ndikojė nė shanset e ngritjes nė detyrė tė prokurorit tė vlerėsuar; si funksionon dhe si diferencohen nė mėnyrė specifike detyrat e ndryshme; si vlerėsohet madhėsia e ndryshme e zyrave dhe ngarkesa e punės sė tyre. Nga ana tjetėr, megjithėse nė tėrėsi duket e mjaftueshme, shumė tema tė dukshme duhej tė ndryshoheshin pėr tė pėrftuar njė vėshtrim mė tė mirė dhe tė plotė tė punės sė bėrė nga prokurori i veēantė. Pėr ta bėrė mė tė qartė, nė rekomandimin e mėposhtėm janė zbatuar pesė grupe kryesore tė ndryshme, si: kompetenca profesionale, kompetenca personale, aftėsitė dhe pėrshtatshmėria shoqėrore, kompetencat manaxheriale dhe masat disiplinore. Pėr shkak tė sistemit ligjor, shqiptar dhe rregullores ekzistuese dhe duke mos harruar madhėsinė e vendit, vlerėsimi pėrfundimtar duhet tė jetė nė kompetencėn e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, ndėrsa Kryeprokurori i rrethit duhet tė ketė tė drejtėn tė propozojė vlerėsimin dhe shkallėn qė varet nga ai. Njė ndarje e tillė e punės vlerėsuese nė vazhdim iu shėrben tė dy interesave. Qėllimi i Sistemit tė Vlerėsimit Pjesa kryesore e sistemit tė vlerėsimit pėr prokurorėt dhe gjyqtarėt ėshtė i ashtuquajturi pėrshkrimi i punės pėr tė pėrshkruar njohuritė, profesionalizmin, sjelljen dhe paraqitjen qė duhet tė ketė njė prokuror pėr tė realizuar detyrat e tij. Kėshtu, ėshtė e mundur tė krahasohet profili i punės nė lidhje me detyrat, me personalitetin e prokurorit pėrkatės dhe pėr tė pėrftuar njė bazė pėr njė sistem tė sofistikuar, objektiv dhe transparent tė vlerėsimit. Specifikimi i punės ėshtė instrumenti bazė pėr pėrzgjedhjen dhe zhvillimin e personelit. Ėshtė njė pikė e rėndėsishme pėr ata qė do tė donin tė bėnin kėrkesė dhe do tė donin tė ngriheshin nė detyrė, si dhe pėr ata qė duhet tė vendosin njė lidhje me llojet e ndryshme tė kėrkesave ose kryerjen e detyrave. Qėllimi i tij ėshtė arritja e njė transparence mė tė lartė dhe pranimi pėr tė gjithė ata qė pėrfshihen nė procesin e vlerėsimit. Njė specifikim pune, i interpretuar nė mėnyrėn e sipėrpėrmendur pėrbėhet nga kritere tė ndryshme pėr katėr cilėsi. Nė ēdo grup bėjnė pjesė nėngrupe nė lidhje me llojin e klasifikimit pėr tė ilustruar dhe tė paktėn pėr tė verifikuar tiparet e ndryshme tė secilit grup. Shembujt e dhėnė nė nėngrupet nuk duhet tė jenė pėrcaktues apo detyrues nė kuptimin e njė liste kontrolli. Megjithėse, nga ideja bazė e detyrimit, ato duhet tė jenė njė lloj ndihme ose udhėzuesi dhe shėrbejnė njėsoj si njė kod praktik pėr tė lehtėsuar identifikimin dhe specifikimin e kriterit nė fjalė. Kjo pėrfshin mundėsinė pėr tė pėrshkruar njėtrajtshmėrisht njė kriter me shembuj tė tjerė qė nuk pėrmenden shprehimisht nė nėngrup.
Organizimi dhe Funksionimi i Kėshillit tė Zyrės sė Prokurorit
Rekomandimi pėr ndryshimet nė rregullore
Duhet tė amendohet dhe ndryshohet si mė poshtė, Kėshilli i zyrės sė Prokurorit kėshillon Prokurorin e Pėrgjithshėm, pėr sa mė poshtė, Shqyrtimin dhe vlerėsimin e kėrkesave tė kandidatėve pėr prokurorė, si dhe pėr prokurorėt qė bėjnė kėrkesė pėr ngritje nė detyrė, transferim, lėvizje paralele ose pozicione tė tjera, specifike nė lidhje me vlerėsimin e paraqitur te Kėshilli dhe pėrshkrimin e punės sė vendit bosh qė duhet tė zihet. Shqyrtimin e treguesve tė punės (vlerėsimin) e prokurorėve nė detyrė, nė rastet kur ata bėjnė kundėrshtime me shkrim kundėr tij brenda njė periudhe kohe tė caktuar. Shqyrtimi i shkeljeve disiplinore tė kryera nga prokurorėt, nė lidhje me tė cilat Prokurori i Pėrgjithshėm do ti propozojė Presidentit tė Republikės pėr largimin e tyre nga detyra. Vlerėsimi periodik i prokurorėve bėhet nga Kryeprokurori pėrkatės si propozim qė i dėrgohet Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Departamentit tė Inspektimit dhe Personelit pėr rishikim dhe aprovim final, me qėllim qė tė pėrftohet njė vlerėsim i drejtė nė shkallė vendi dhe i balancuar. Vlerėsimi duhet tė kryhet ēdo tre vjet; nė vitin e emėrimit njė prokuror duhet tė vlerėsohet pas gjashtė muajsh pune dhe nė fund tė vitit tė shėrbimit tė tij nė prokurori. Nė rastet e aplikimit pėr ngritje nė detyrė, transferim ose lėvizje paralele apo pozicion tjetėr, specifik, kėrkohet njė vlerėsim i punės dhe i aftėsive profesionale tė prokurorit dhe pas marrjes sė tij nga Kryeprokurori, Prokurori i Pėrgjithshėm ia paraqet ata Kėshillit tė Zyrės sė Prokurorit pėr tė marrė mendimin e tij nė pajtim me Nenin 42 tė Ligjit Mbi Organizimin dhe Funksionimin e Zyrės sė Prokurorit. Njė vlerėsim i kundėrshtuar nga prokurori pėrkatės sė bashku me ankesėn e tij, tė shkruar ose vetėvlerėsimin dhe njė deklarim tė prokurorit tė Departamentit tė Inspektimit dhe Personelit duhet ti paraqiten Kėshillit tė Zyrės sė Prokurorit pėr marrjen e mendimit tė tij. Kėshilli i Zyrės sė Prokurorit ka tė drejtėn tė kėrkojė ose tė rishikojė kėtė vlerėsim. Prokurori i Pėrgjithshėm ka tė drejtėn tė fillojė njė vlerėsim tė ri, nėse propozimi i Kryeprokurorit nuk i pėrmbush kėrkesat e Rregullores sė Vlerėsimit dhe nuk pėrmbush as kėrkesat ligjore.
Pse duhet ndryshuar
Komentet e mėposhtme pėrshkruajnė arsyet dhe idenė pėr ndryshimin ose amendimin e rregullores sė vjetėr dhe ligjet pėrkatėse, mbi tė cilat bazohen rregullat. Ideja kryesore ishte strukturimi i Sistemit tė Vlerėsimit nė pajtim me standardet e pėrhapura evropiane nė lidhje me aspekte tė tilla si kompetenca dhe aftėsitė profesionale dhe personale, aftėsitė dhe kompetenca sociale dhe manaxheriale, aftėsia dhe gatishmėria pėr tė pranuar ndryshimet dhe zhvillimet ligjore, organizative dhe teknike dhe, nė tė njėjtėn kohė, pėr tė ofruar diēka rreth udhėzimeve si tė pėrdoret ky sistem. Paralelisht me ngritjen e kėtij sistemi qė lidhet me personalitetin pjesa mė e madhe e treguesve janė fshirė dhe duhet tė pėrdoren mė shumė pėr arsye statistikore (nė kuptimin e vlerėsimit tė zyrės) sesa pėr njė vlerėsim personal tė prokurorit pėrkatės. Megjithatė, duhet tė jetė e qartė qė disa aspekte tė ashtuquajtura statistikore duhet tė merren parasysh, meqenėse cilėsia dhe sasia shpesh janė tė lidhura ngushtė, veēanėrisht nė fushėn e hetimit.
EKONOMIA
Dhoma e Tregtisė shprehet se ka njė rritje tė ndjeshme tė bizneseve tė huaja pėr tė shtrirė aktivitetin e tyre nė Shqipėri
Bizneset e huaja, 32 oferta pėr bashkėpunim me bizneset shqiptare
Vendet e rajonit, por edhe disa prej atyre tė BE-sė kanė rritur interesin pėr tė sjellė produktet e tyre nė Shqipėri, duke u lidhur me biznesmenė shqiptarė. Pėrmirėsimi i imazhit ekonomik, rritja e promovimit tė ekonomisė Shqiptare si dhe nėnshkrimi i Marrėveshjeve tė Tregtisė sė Lirė, duken arsyet e rritjes sė vėmendjes sė huaj pėr tregun shqiptar
Bizneset e huaja kanė shtuar interesimin pėr tė bashkėpunuar me bizneset shqiptare gjatė fillimit tė kėtij viti. Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės bėn tė ditur se ka pasur njė rritje tė ndjeshme tė numrit tė ofertave nga biznesmenė tė huaj pėr tė shtrirė aktivitetet e tyre nė Shqipėri, duke lidhur kontakte me bizneset vendase nė fushėn e tregtisė. Pėrgjatė kėsaj periudhe, nė Dhomėn e Tregtisė kanė ardhur 32 oferta tė ndryshme nga biznesmenė nga vende tė ndryshme tė rajonit si dhe tė BE-sė, tė cilėt kanė shprehur interesin pėr tė shtrirė aktivitetin e tyre nė Shqipėri. Ofertat kanė qenė kryesisht nga prodhues tė kėtyre vendeve, tė cilėt e kanė parė tregun shqiptar me interes, duke synuar qė produktet e tyre tė futen nė kėtė treg nėpėrmjet biznesmenėve shqiptarė. Kjo rritje e interesit shikohet si njė tregues i rėndėsishėm pėr zhvillimin e tregut shqiptar, si dhe pėr forcimin e biznesit vendas nė bashkėpunim me atė tė huaj. Njė hapje e tillė e tregut pritet tė rrisė edhe investimet e huaja nė vend, duke bėrė qė investues tė ndryshėm tė sjellin nė Shqipėri filialet e tyre. Kryesisht, mė tė interesuarit kanė qenė kompani tė ndryshme nga vendet e rajonit si Maqendonia, Kroacia, Serbia, Mali i zi, Bullgaria etj., por gjithashtu bėhet e ditur se ka patur njė rritje tė interesit edhe nga kompani tė vendeve tė tilla si Rumania, Holanda apo edhe Greqia, Italia si dhe kompanitė amerikane. Pėrgjithėsisht, interesi i tyre ka qenė pėr produkte ushqimore si dhe materiale ndėrtimi, por edhe nė sektorė tė tillė si produktet e industrisė tekstile etj. Kjo rritje e vėmendjes ndaj tregut shqiptar ka ardhur si pasojė e treguesve ekonomikė nė rritje nė vendin tonė si dhe si pasojė e krijimit tė kushteve lehtėsuese pėr bizneset vendase dhe tė huaja. Pėr mė tepėr, kushtet lehtėsuese pėr bizneset janė rritur ndjeshėm edhe me firmosjen e marrėveshjeve tė MSA-sė si dhe tė Marrėveshjeve tė Tregtisė sė Lirė me vendet e rajonit, si pasojė e tė cilave ka pasur njė ulje tė ndjeshme tė tarifave doganore, tė cilat shkojnė drejt bėrjes zero, pėr mallrat e vendeve tė rajonit si dhe tė BE-sė. Tė gjitha kėto kanė bėrė qė tregu shqiptar tė afrohet dhe tė hapet ndaj tregjeve tė huaja duke rritur shkėmbimin e mallrave dhe prodhimeve. Gjithashtu, rritja e interesimit pėr tregun shqiptar ka ardhur edhe si pasojė e punės sė bėrė prej vetė dhomės, si dhe organizmave tė tjera shtetėrorė si dhe privatė, pėr tė promovuar biznesin dhe ekonominė shqiptare nė tregjet e huaja. Promovimi i biznesit shqiptar ka qenė nė fokusin e qeverisė nė njė sėrė ndėrmarrjesh tė saj, pėr tė rritur mundėsitė e investimeve tė huaja si dhe pėr tė rritur prezencėn e bizneseve shqiptare nė tregjet e huaja. Ergys Mėrtiri
Albinvest-i, fushatė marketingu pėr rritjen e investimeve nė sektorin e BPO-ve
Agjencia shtetėrore Albinvest do tė rrisė marketingun nė tregun italian pėr sektorin e BPO-ve. Sipas saj, agjencia ka nė plan dy misione biznesi nė Itali, tė cilat do tė synojnė promovimin e kėtij sektori nė investitorėt italianė. Nė kėto misione do tė zhvillohen takime nė tė cilat do tė promovohen mundėsitė si dhe pėrfitimet e investimit nė Shqipėri nė kėtė sektor. Pėr kėtė do tė kryhen takime me 10 kompani tė ndryshme italiane qė operojnė nė kėtė sektor, tė cilat do tė bėhen me pėrzgjedhjen e Bankės Botėrore, e cila do tė ofrojė konsulencėn e saj nė kėto misione. Albinvest-i ka filluar nė kėtė fushė njė fushatė marketingu, e cila do tė synojė realizimin e projekteve konkrete investimi, prandaj zhvillimi i kėtij sektori shihet i rėndėsishėm nga kjo agjenci. Misionet e biznesit janė nė strategjinė e kėsaj agjencie, pėr tė stimuluar investimet e huaja nė vend. Kėto misione kanė pėr qėllim tė informojnė investitorėt e huaj pėr pėrparėsitė dhe pėrfitimet qė ata mund tė gjejnė, duke investuar nė Shqipėri. Rritja e informacionit tė nevojshėm pėr Shqipėrinė shihet si njė mjet i rėndėsishėm pėr rritjen e kėtyre investimeve.
Rritja e parashikuar e eksporteve gjatė kėtij viti, pritet tė ulė deficitin tregtar
Norma e pritur mė e lartė e rritjes sė eksporteve nė krahasim me atė tė importeve pėr vitin 2006 pritet tė ndikojė nė rėnien e deficitit tregtar dhe rrjedhimisht edhe nė ndryshimin e kontributit tė kėrkesės sė jashtme nė rritjen e GDP-sė. Sipas tė dhėnave, ky kontribut ka patur pėrmirėsime tė ndjeshme, duke shkuar nga -2.53 pėr qind, qė ka qenė nė vitin 2005 nė -0.9 pėr qind nė vitin 2006. Pritshmėritė pėr njė normė rritjeje tė eksporteve mė tė lartė se ajo e importeve, dhėnia e efektit real tė pėrdorimit tė makinerive dhe pajisjeve tė importuara gjatė viteve tė kaluara (si njė pjesė e rėndėsishme e strukturės sė tyre), pėrmirėsimi i kushteve infrastrukturore, rritja e popullaritetit tė turizmit vendas si dhe thellimi i vazhdueshėm i reformave strukturore nė kushtet e ruajtjes sė rritjes ekonomike tė Eurozonės pothuajse nė nivelet e viteve tė fundit do tė sjellin gjatė periudhės sė shqyrtuar brenda kėtij programi njė shpėrndarje mė tė rregullt tė strukturės sė kėrkesės agregate, duke e rritur influencen e kėrkesės sė jashtme
Privatizimet, brenda vitit do tė shiten tė gjitha asetet nė trojet e ish-pronarėve
Ministria e Ekonomisė ka nisur punėn pėr pėrgatitjen e praktikave pėr fillimin e procedurės sė privatizimit pėr shoqėritė aksionere si dhe SHPK-tė. Nė kėtė proces do tė pėrfshihen edhe asete tė ndryshme shtetėrore, tė cilat do tė nxirren nė shitje nė vijim tė kėtij procesi. Ministra ka si qėllim qė, me anėn e shitjes sė kėtyre shoqėrive dhe aseteve, tė cilat nuk kanė rezultuar tė frytshme tė rrisė maksimalisht tė ardhurat nė buxhetin e shtetit. Nga ana tjetėr, privatizimi i kėtyre shoqėrive dhe ndėrmarrjeve do ti bėjė mė eficiente ato, duke i hedhur nė treg. Pėr realizimin e kėtij procesi, ministria do tė bashkėpunojė me Agjencinė e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, pėr pėrcaktimin pronėsisė sė truallit dhe ēmimit tė shitjes sė tij, nė pėrputhje me aktet e reja ligjore. Gjithashtu, sipas ministrisė, kjo bėhet edhe duke synuar sigurimin e tė drejtės sė parablerjes pėr ish-pronarėt nė realizimin e privatizimit tė kėtyre objekteve. Gjatė kėtij viti, ministria do tė kalojė nė privatizim tė gjitha asetet e tilla qė kanė mbetur ende pronė shtetėrore. Nė kėtė proces do tė kalojnė tė gjitha asetet shtetėrore, pėr tė cilat ka pronarė tė trojeve, tė njohur me vendime tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, tė cilėt gėzojnė tė drejtėn e parablerjes, nė pėrputhje me ligjin "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave".
KRONIKA
Drejtuesit e burgjeve, masa pėr tė pėrmirėsuar edukimin dhe rehabilitimin e fėmijėve
Tė miturit e dėnuar, takim nė ambientet e reja
Prindėrit falenderojnė edukatorėt dhe psikologėt pėr kujdesin e treguar gjatė kėtyre kohėve
Nė takimin e djeshėm, tė organizuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve me tė miturit, edukatorėt, prindėrit e tyre dhe tė pranishmit kanė patur mundėsinė e njė bashkėbisedimi, ku mendimi i tė gjithėve ėshtė dėgjuar pėr tė gjetur metodat e edukimit tė tė miturve. Nė ambientet reja, tė cilat janė konceptuar pikėrisht pėr qėndrimin e tė miturve tė dėnuar apo tė paraburgosur, prindėrit kanė dhėnė falenderimet dhe vėrejtjet e tyre nė lidhje me trajtimin. Mungesa e hapėsirės pėr tė miturit e dėnuar ėshtė njė prej ēėshtjeve kryesore, por sipas drejtuesve tė burgjeve, gjendja e mėparshme ėshtė ndryshuar, pasi janė krijuar ambiente tė reja pėr tė miturit dhe kėta tė fundit janė ndarė plotėsisht nga qelitė e tė rriturve. Drejtėsia Sipas tė dhėnave tė mbledhura nga raportet e organizatave tė ndryshme qė merren me tė drejtat e fėmijėve, mėsohet se mungesa e infrastrukturės sė nevojshme, e bazės nėnligjore pėr zbatimin e alternativave, mungesa e institucioneve pėr trajtimin e tė miturve, mungesa e ambienteve tė nevojshme dhe tė mjaftueshme pėr zhvillimin e seancave publike nė disa gjykata, sidomos nė gjykatėn mė tė madhe tė vendit nė atė tė Tiranės, mungesa e asistencės psikologjike ndaj tė miturve krijojnė vėshtirėsi pėr zbatimin e standardeve ndėrkombėtare dhe vetė kėrkesat e legjislacionit shqiptar lidhur me drejtėsinė pėr tė mitur. Megjithatė, gjykatat shqiptare kanė bėrė pėrpjekje pozitive pėr tė respektuar tė drejtat e fėmijėve nė proces. Rekomandimet Ministria e Drejtėsisė tu sugjerojė autoriteteve ngritjen e seksioneve tė tė miturve nė gjykatat e mėdha, sidomos nė atė tė Tiranės, tė pėrbėrė nga gjyqtarė tė specializuar nė drejtėsinė e tė miturve. Kjo ka qenė njė prej kėrkesave dhe rekomandimeve mė urgjente tė bėrė nga organizatat e tė drejtave tė njeriut. Nė caktimin e gjyqtarėve tė tė miturve, tė tregohet kujdes pėr caktimin e gjyqtareve femra, me qėllim qė tė krijohen lehtėsira nė pyetjen e tė miturve nė ēėshtje delikate. Mė shumė kujdes i duhet kushtuar hartimit tė vendimeve gjyqėsore, duke synuar pėrmirėsimin e arsyetimeve tė tyre dhe argumentin e tyre sipas standardeve ndėrkombėtare dhe praktikės sė Gjykatės Europiane. Bazuar nė kushtet nė tė cilat ndodhen vendet e paraburgimit dhe burgjet nė Shqipėri dhe dėmet qė mund tė shkaktojė arrestimi dhe burgosja e tė miturve, do tė ishte e dobishme qė gjykata tė mbajė parasysh faktin se, paraburgimi i tė miturve tė jetė njė masė e jashtėzakonshme dhe nėse ėshtė i domosdoshėm, periudha e paraburgimit tė jetė sa mė e shkurtėr. Gjykatat duhet tė bėjnė mė shumė kujdes lidhur me zhvillimin e seancave gjyqėsore. Shtyrjet e seancave gjyqėsore nė pėrgjithėsi dhe pėr tė miturit nė veēanti cenojnė rendė besimin e publikut te drejtėsia, por edhe shkelin rėndė tė drejtat e shtetasve nė proces.
Banaj vrau nė 97-ėn tre shtetas qė hynė nė lokanin e tij
Ekstradohen dy shtetas tė akuzuar pėr vrasje
Interpol Tirana ka mundur tė sjellė nė atdhe dy shtetas tė arrestuar nga Greqi pėr llogari tė drejtėsisė shqiptare. Burimet zyrtare tė policisė sė shtetit kanė bėrė tė ditur se, mesditėn e djeshme ėshtė ekstraduar shtetasi Ēaush Banaj, vjeē 60, nga Fieri. Kėtė shtetas, Gjykata e rrethit Gjyqėsor Fier, me vendim tė datės 03.04.2000, e ka dėnuar me 25 vjet burg pėr veprat penale tė vrasjes me dashje dhe armėmbajtjes pa leje parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 tė Kodit Penal. Shtetasi Ēaush Banaj, mė 27 qershor tė vitit 1997, rreth orės 20.00, nė bashkėpunim me djalin e tij, Enkelejd Banaj, kanė vrarė me armė zjarri shtetasit Gentian Nuhaj, Afrim Nuhaj dhe Luftar Shehaj. Ngjarja ka ndodhur nė lokalin e shtetasit Ēaush Banaj, pas njė debati ndėrmjet kėtij shtetasi dhe tre viktimave, lidhur me pagesėn e faturės pėr mallrat qė kishin konsumuar tre tė sipėrpėrmendurit. Ndėrkohė qė, ditėn e premte, rreth orės 22.30 ėshtė ekstraduar shtetasi Edmond Mali, vjeē 46, nga Tirana. Kėtė shtetas, Gjykata e rrethit Tiranė, me vendim tė datės 24.03.1999 e ka dėnuar me 20 vjet burg pėr veprat penale tė vrasjes me dashje dhe armėmbajtjes pa leje parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 tė Kodit Penal. I ekstraduari, Edmond Mali, mė 13 shtator tė vitit 1998 ka vrarė shtetasen Nexhmije Kora. Ngjarja ka ndodhur pas njė debati pėr motive tė dobėta ndėrmjet shtetasi Edmond Mali dhe shtetases Nexhmije Kora, ku pas kėtij debati i ekstraduari Edmon Mali ėshtė kthyer pas rreth 10 minutash, duke qėlluar nė drejtim tė shtetases Nexhmije Kora dhe duke i shkaktuar vdekjen. Kėto shtetas ishin shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar nga Zyra Qendrore Kombėtare Interpol Tirana dhe ekstradimi i tyre ėshtė bėrė nė kuadėr tė bashkėpunimit e shkėmbimit tė informacionit ndėrmjet Interpol Tiranės dhe autoriteve homologe policore nė Greqi. Ekstradimi i kėtyre shtetasve nga Athina ėshtė bėrė me qėllim qė tė vuajnė dėnimin pėr krimet pėr tė cilat janė deklaruar fajtorė nga organet shqiptare tė drejtėsisė. Nė aeroportin Nėnė Tereza tė Rinasit, dy tė ekstraduarit iu janė dorėzuar specialistėve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve.
ODIHR-i vlerėson rolin e policisė nė procesin zgjedhor
Grunnet, shefi i Misionit tė Vėzhguesve tė OSBE/ODIHR-it, dje, me anė tė njė letre i ka dėrguar Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit vlerėsimin e tij mbi punėn e policisė gjatė zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė shtetit, Grunet i ka shkruar Ibrajt se, Dėshiroj tė shpreh vlerėsimin tim pėr ndihmesėn tuaj dhe pėr bashkėpunimin e shkėlqyer tė ofruar nga Policia e Shtetit nė nivel qendror dhe rajonal, nė dhėnien e sigurisė personale pėr grupet e vėzhgimit EOM OSCE/ODiHR tė vendosura nė gjithė vendin. Ata kanė lavdėruar reagimin dhe performancėn e policisė nė kryerjen e detyrave tė tyre nė lidhje me zgjedhjet. Grunnet ka vazhduar mė tej nė letrėn e tij: Do tė doja tė falenderoja nė veēanti, Rasim Borishin, drejtor i Departamentit tė Rendit dhe Sigurisė Publike dhe Helidon Bekteshin, drejtor i Departamentit tė Bashkėpunimit Ndėrkombėtar tė Policisė, pėr reagimin e tyre profesional dhe efektiv pėr tė gjitha kėrkesat dhe pyetjet drejtuar atyre nga Emil Pyrich, shef i Sigurisė sė EOM-it gjatė fushatės elektorale dhe ditės sė zgjedhjeve. Nė sajė tė kėtij bashkėpunimi tė frytshėm dhe zbatimit tė Kodit tė Sjelljes dhe udhėzimeve tė sigurisė nga ana e vėzhguesve tanė, ne nuk kemi patur ndonjė raport pėr incidente tė lidhura me policinė, duke pėrfshirė vėzhguesit ndėrkombetarė tė EOM-it dhe stafin e tyre lokal.
RRETHE
400 banesat e ndėrtuara pa leje ndotin Ujin e Ftohtė
VLORĖ- Rreth 400 banesa tė ndėrtuara pa leje nė zonėn e Ujit tė Ftohtė janė shndėrruar nė njė rrezik pėr ndotjen e ujit tė pijshėm tė kėtij burimi. Problemi ėshtė i njohur prej vitesh nga institucionet lokale, por ato nuk kanė ndėrhyrė pėr zgjidhjen e problemit, sė paku pėr frenimin e ndėrtimeve dhe parandalimin e pasojave tė mėtejshme. Numri i ndėrtimeve ka ardhur nė rritje dhe po ashtu ėshtė rritur edhe rreziku i ndotjes. Ky rrezik konfirmohet edhe nga drejtues tė Drejtorisė sė Shėndetit Publik, tė cilėt, gjithsesi nuk saktėsojnė shkallėn e ndotjes sė kėtyre ujėrave. Ndėrtimet e realizuara gjatė 15-16 viteve tė fundit ndodhen nė territorin qė pėrkon me basenin e burimit tė Ujit tė Ftohtė dhe ato pėrfshihen nė ato kategori, qė do ti nėnshtrohen njė procesi tė diferencuar legalizimi. Kreu lokal i legalizimit, Roland Tafili, thotė se pėr zonat tė tilla janė parashikuar politika tė caktuara, tė cilat do tė kushtėzohen nga njė sėrė faktorėsh, mes tė cilėve edhe pozicioni gjeografik nė raport me turizmin. Ndėrtimet pa leje nė kėtė zonė si dhe pasojat qė ato krijojnė pėr burimet e Ujit tė Ftohtė janė shndėrruar prej vitesh nė njė "mollė sherri", mes institucioneve tė ndryshme nė nivel lokal. Por, kjo nuk ka mjaftuar qė tė gjendej njė zgjidhje e qėndrueshme, pasi mbeturinat e krijuara nga familjet qė banojnė kėtu vazhdojnė tė depėrtojnė nė shtresat ujėmbajtėse tė burimit, bashkė me papastėrtitė. Por edhe mė e madhe ėshtė ndotja qė krijojnė mbeturinat e bagėtive, qė nė kėtė zonė janė tė shumta. Familjet qė kanė ardhur nga zonat rurale kanė sjellė pas edhe tufa me bagėti, tė cilat i mbarėshtojnė nė kėtė zonė bregdetare, nė periferi tė qytetit tė Vlorės.
Bashkia denoncon hedhjen e inerteve nė mes tė qytetit Vidhen kapakėt e kontenierėve tė plehrave
Drejtori i Ndėrmarrjes sė Shėrbimeve Publike pranė bashkisė sė qytetit tė Elbasanit, Albert Shopi, lėshon apel pėr situatėn e krijuar
ELBASAN-Ndėrmarrja e Shėrbimeve Publike pranė Bashkisė sė Elbasanit vazhdon tė ngrejė shqetėsimin e hedhjes tė inerteve nė rrugė tė ndryshme tė qytetit tė Elbasanit, si edhe nė bulevardin kryesor Qemal Stafa. Ēdo akt i papėrgjegjshėm nga persona tė papėrgjeshėm ndodh vetėm nė orėt e vona tė natės. Vetėm tre muajt e fundit, nga bashkia janė hequr mbi 2000 m3 inerte dhe plehra nė lagje tė ndryshme tė qytetit dhe ky ėshtė njė shpenzim i madh nga ana e kėtij institucioni. Ditėt e fundit, nė qytetin e Elbasanit janė konstatuar dėme nė kontenierėt e grumbullimit tė plehrave si dhe mbeturina tė ndryshme, tė cilat ndodhen nė mjedise publike, nė anė tė rrugėve tė qytetit, pranė merkatos sė fruta-perimeve, kudo ku kėto kontenierė janė tė nevojshėm e tė domosdoshėm. Drejtori i Ndėrmarrjes sė Shėrbimeve Publike pranė Bashkisė sė Elbasanit, Albert Shopi, lėshon apel pėr kėtė situatė tė krijuar. Kėta kontenierė kushtojnė dhe bėjnė pjesė nė investimet e bėra pėr qytetin e Elbasanit. Kapakėt e tyre janė vjedhur, po ashtu janė dėmtuar rrotat, ndėrsa vetė kazanėt janė pėrmbysur apo janė larguar nga vendi i caktuar. Ky gjest i bėrė nga disa persona tė papėrgjegjshėm, tė cilėt inertet i hedhin jashtė kontenierėve flet jo pėr kulturė, por pėr antikulturė, e kundėrta e asaj qė karakterizon qytetarin e ndershėm elbasanas, - deklaron Shopi. Disa herė, Bashkia e Elbasanit ka bėrė thirrje qė materialet inerte tė hidhen nė vendin e caktuar, nė grumbullimin e plehrave nė Topcias, por nė fakt ndodh e kundėrta. 600 kontenierėt qė Bashkia e Elbasanit ka vėnė nė lagje tė ndryshme tė qytetit shėrbejnė vetėm pėr hedhjen e plehrave tė zakonshme dhe jo pėr inerte. Ndėrkaq, policia bashkiake ka ndėrmarrė njė aksion nė orėt e vona tė natės, pėr tė kapur ata persona tė cilėt veprojnė nė mėnyrė tė pamoralshme, duke hedhur inertet nė anė tė kontenierėve. Nė rast se dikush kapet do tė sanksionohet me ligj kundrejt njė vlere tė konsiderueshme parash. Duke qenė se qyteti i Elbasanit njihet si njė ndėr qytetet mė tė ndotura nė Shqipėri, pėrsa i pėrket edhe tre aktorėve mė tė mėdhenj industrialė qė ushtrojnė aktivitet nė qytet siē ėshtė Kurum International, ECF dhe DARFO, hedhja e mbeturinave inerte vend e pa vend e kthen qytetin e Elbasanit nė njė burim kancerogjen dhe aspak jetik. SUELA AZEMI
Vidhet dyqani nė qendėr tė qytetit
BERAT-Mėngjesin e ditės sė djeshme ėshtė konstatuar vjedhja e njė dyqani nė qendėr tė qytetit tė Beratit, ndėrkohė qė policia ende nuk ka mundur tė indentifikojė autorėt e saj. Burime tė komisariatit tė kėtij qyteti bėnė me dije se shtetatsi A.Brami, pronar i dyqanit tė vjedhur ka kėrkuar ndihmėn e policisė, pasi rreth orės 07:00 tė mėngjesit kishte konstatuar vjedhjen e pronės sė tij. Ekspertėt e policisė kanė mbėrritur menjėherė nė vendin e ngjarjes, nė lagjen "22 Tetori" tė kėtij qyteti, ku ishte kryer me anė tė thyerjes vjedhja e dyqanit, tip kioskė me artikuj tė pėrgjithshėm. Nga hetimet e para, policia mėsoi se vjedhja e dyqanit kioskė ishte realizuar me anė tė thyerjes. Autoėt kishin mundur tė grabisnin nė dyqan njė sasi lekėsh, paketa cigaresh dhe karta telefonike rimbushėse. Nga konstatimet e pronarit mėsohet se shuma e mallit tė vjedhur ka kapur shifrėn e 2 milionė lekėve. Policia tha se po punon pėr tė indentifikuar autorėt e kėsaj vjedhjeje. A. KAJA
Ndalohet i kėrkuari pėr vjedhje
MALĖSI E MADHE- Forcat e policisė ndaluan nė pikėn e kalimit kufitar tė Hanit tė Hotit njė 31-vjeēar nė kėrkim pėr vjedhje. Shtetasi Elton Deliu, 31 vjeē, lindur dhe banues nė rrugėn Barrikadat pranė stacionit tė trenit nė Tiranė, u ndalua dje nė pikėkalimin kufitar tė Hanit tė Hotit nė rrethin e Malėsisė sė Madhe nga ana e forcave tė policisė kufitare. Sipas burimeve policore, ndalimi i 31-vjeēarit, i dėnuar mė parė pėr armėmbajtje pa leje, u krye, pasi rezultonte person nė kėrkim nga komisariati i policisė nr. 2 nė Tiranė pėr veprėn penale 'vjedhje e pasurisė private.
Peshkatarėt kapin peshkaqenin Tigėr
DURRĖS- Njė peshkaqen me peshė rreth 400 kg ka rėnė nė rrjetat e motopeshaktores Tinis dje, vetėm njė kilometėr nė afėrsi tė portit tė Durrėsit. Burime zyrtare nga dispeceria e Sektorit tė Peshkimit bėnė tė ditur se motopeshkarexha qė ishte kthyer dje paradite nė porti ka peshkuar njė peshkaqen tė tipit Tigėr, me pėrmasa rreth 3.8 metra dhe me peshė afro 400 kg. Burimet saktėsuan se peshkaqeni ka rėnė nė rrjetė sot nė orėt e para tė mėngjesit rreth 3 milje larg Kepit tė Palit, teksa motopeshkatorja me tonazh tė mesėm i drejtohej portit tė Durrėsit". Pasi kanė mbėrritur nė port, peshkaqeni ėshtė copėtuar nga peshkatarėt dhe i ėshtė shitur njėrit prej pronarėve tė restoranteve nė qytet. Motopeshkatorja prej druri "Tonis", me kapiten Jorgji Ēunin, ndodhej nė gjueti qė nga mėngjesi i mėrkurės dhe ka peshkuar kryesisht nė gjirin e Lalzit, rreth 20 milje nė veri tė qytetit tė Durrėsit.
Kapet hajduti minoren
LEZHĖ- Policia ka ndaluar tė shtunėn njė 14-vjeēar, i cili akuzohet pėr vjedhje tė njė lokali. Pas njoftimit tė marrė pėr vjedhjen me thyerje tė njė lokali nė lagjen Besėlidhja tė qytetit tė Lezhės dhe kryerjes sė veprimeve tė para tė hetimeve u identifikua si autor i ngjarjes 14-vjeēari me iniciale P. D, lindur dhe banues nė qytetin e Lezhės. Pas kryerjes sė veprimeve proceduriale, materialet nė ngarkim tė 14-vjeēarit i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor tė Lezhės. Pėr shkak tė moshės sė tij tė mitur, 14-vjeēari do ndiqet nė gjendje tė lirė.
Vodhėn nė bashkėpunim, prangosen
LUSHNJĖ- Policia ka ndaluar dje dy shtetas, banorė tė fshatit Karbunarė, pasi akuzohen pėr vjedhje nė magazinėn e firmės "Diekat". Burime zytare nga policia lokale thanė se shtetasit Ahmet dhe Fatjon Lloshi, banues nė fshatin Karbunarė e Madhe tė rrethit tė Lushnjės janė arrestuar dje nė orėt e pasdites. Ata akuzohen se janė autorė tė vjedhjes sė magazinės sė firmės "Diekat", nė tė cilėn kanė hyrė nga muri rrethues i saj. Nėpėrmjet kėsaj rruge, ata kanė grabitur 3 metėr kabėll tė tensionit tė lartė 6000 W, si dhe kishin pėrgatitur pėr tė vjedhur dhe njė sasi prej 20 m tė mbėshtjellė nė barabane. Pas kryerjes sė veprimeve tė para hetimore, materialet nė ngarkim tė dy autorėve tė ngjarjes pėr veprėn penale "vjedhje nė bashkėpunim" i kaluan Prokurorisė sė Rrethit tė Lushnjės.
KOMENTE
Gabimet e pandreqshme
Mehmet Kraja
Dy ēėshtje nga dokumenti i Ahtisaarit pėr statusin e Kosovės kanė ngjallur mė sė shumti debat nė Kosovė: decentralizimi dhe trashėgimia kulturore. Ndonėse, nė dukje tė parė, kėto dy ēėshtje do tė duhej tė ishin periferike, nė krahasim me ato pika tė dokumentit qė lidhen drejtpėrdrejt me statusin, pėrqendrimi i vėmendjes sė opinionit nė decentralizim dhe trashėgimi kulturore ka tė bėjė jo aq me statusin, sa me mėnyrėn si do tė funksionojė shteti i ardhshėm i Kosovės. Opinioni nė Kosovė tashmė e ka tė qartė se pikat themelore tė statusit, siē ėshtė rregullimi kushtetues, ēėshtja e kufijve, tė drejtat e minoriteteve, prania ndėrkombėtare, suksesioni etj., as kanė qenė shumė kontestuese pėr palėn kosovare, as kanė lėnė shumė mundėsi pėr zgjidhje alternative. Prandaj, edhe bisedimet nė Vjenė pėr njė kohė mė tė gjatė janė zhvilluar pikėrisht rreth kėtyre dy ēėshtjeve. Nga ana tjetėr, pikėrisht nė kėto dy pika ėshtė shpėrfaqur mė sė miri aftėsia ose paaftėsia negociuese e ekipit kosovar tė bisedimeve, pėrfshirė edhe (mos)pėrgatitjen e tij, politike dhe profesionale. Dhe, kur bėhet fjalė pėr trashėgiminė kulturore, opinioni tashmė e ka tė qartė se pala kosovare, megjithėqė e pėrforcuar edhe me ndonjė ekspert nga Shqipėria, ka bėrė gabime tė mėdha, qė do tė kenė pasoja afatgjata pėr Kosovėn. Nuk ėshtė i gabuar vetėm koncepti i zonave tė mbrojtura pėrreth objekteve tė kultit dhe tė trashėgimisė kulturore, serbe, qė e pėrmbys imazhin e Kosovės dhe i vė asaj njė stigmė tė papėrballueshme, por edhe mėnyra sesi janė pėrcaktuar nė terren kėto zona tė mbrojtura. Kėshtu, ta zėmė, pala kosovare, sikur tė mos kishte jetuar nė kėtė vend dhe sikur tė mos e njihte fare historinė e Kosovės, e ka miratuar pa ndonjė kundėrshtim serbizimin e disa monumenteve kulturore, tė cilat as janė serbe dhe as kanė prejardhje serbe. E tillė ėshtė Ura e Gurit nė Vushtrri, e cila, siē thonė historianėt, ka ngjashmėri dhe ėshtė e sė njėjtės kohė me Urėn e Bogdanėve nėn Kalanė e Cerjes nė Shqipėri. Kjo urė ka disa shtresa ndėrtimesh e meremetimesh, qė nga koha romake e deri tek ajo bizantine dhe turke. Por serbėt atė e quajnė Ura e Vojnoviēėve, jo sipas ndonjė dėshmie historike, por sipas njė kėnge tė tyre, popullore. Kjo kėngė popullore ka mjaftuar qė Ura e Gurit e Vushtrrisė tė quhet monument i trashėgimisė kulturore, serbe dhe dokumenti i Ahtisaarit pėrreth saj tė vendos njė zonė mbrojtėse. Kjo zonė mbrojtėse nė qytetin e Vushtrrisė, pėrveēse do tė krijojė implikime tė mėdha, administrative dhe urbanistike, ėshtė edhe njė ndihmesė e madhe ndaj prirjeve serbe pėr deformimin e historisė. Diēka ngjashėm mund tė thuhet edhe pėr Kalanė e Novobėrdės. Ka qenė njė qytet i vjetėr, mesjetar, nė afėrsi tė njė miniere ari dhe argjendi, qė, mė sa dihet, ėshtė ndėrtuar nga sasėt. Nė afėrsi tė kėsaj kalaje janė themelet e njė kishe tė hershme, katolike. Pėr afro njė shekull sundimi nė Kosovė, vetė serbėt jo vetėm qė nuk kanė qenė tė interesuar tė bėjnė hulumtime rreth kėtij vendbanimi, por vetė e kanė lėnė tė shkatėrrohet pothuajse tėrėsisht, kėshtu qė sot, Kalaja e Novobėrdės nuk ėshtė gjė mė shumė se njė grumbull gurėsh. Po me motivet e pėrvetėsimit dhe tė deformimit tė historisė, tani Kalaja e Novobėrdės shpallet monument i trashėgimisė kulturore, serbe dhe pėrreth saj vihet njė zonė e gjerė mbrojtėse. Po,r gjithsesi, me dokumentin e Ahtisaarit, dėmi mė i madh do ti shkaktohet vendbanimit antik tė Ulpianės, i cili, sikundėr dihet, gjendet jo shumė larg Manastirit serb tė Graēanicės. Me dokumentin e Ahtisaarit, Graēanica (rreth 10 km larg Prishtinės) do tė bėhet komunė serbe dhe me aneksin pėr decentralizim tė kėtij dokumenti, kėsaj komune tė ardhshme i jepen ingerenca shtesė pėr tė ruajtur dhe manaxhuar trashėgiminė kulturore nė territorin e saj, jo vetėm serbe, por edhe tjetėr, pra edhe tė Ulpianės antike. Meqė pėrvojat e deritashme flasin pėr politikat e shkatėrrimit sistematik tė monumenteve joserbe nė Kosovė, ėshtė e pritshme qė dyzet hektarėt e vendbanimit antik tė Ulpianės sė ruajtur kryesisht nėn tokė, do tė pėrvetėsohen nga komuna serbe e Graēanicės dhe pėr njė kohė tė shkurtėr do tė mbulohen me ndėrtime gjithfarėshe. Uzurpimi i tokės sė Ulpianės ka filluar tė ndodhė tani, ende pa u bėrė komuna e Graēanicės dhe ende pa i marrė kompetencat sipas dokumentit tė Ahtisaarit. Nga ana tjetėr, ėshtė sinjifikativ fakti se nė hartėn e Graēanicės qė e shoqėron kėtė dokument, vendbanimi antik i Ulpianės nuk figuron askund. Vargu i gabimeve gjithsesi nuk mbaron kėtu. Opinioni i Kosovės ka qenė i shokuar, kur ka marrė vesh se Kulla e Isa Boletinit nė afėrsi tė Mitrovicės do tė pėrfshihet nė njė zonė mbrojtėse tė njė kishe serbe nė afėrsi tė saj. Pėr tė qenė ironia edhe mė e madhe, kjo kishė e vogėl ėshtė ndėrtuar nga ēipēinjtė serbė qė kanė jetuar nė tokėn e Isa Boletinit, qė nė gjallje tė tij. Shpronėsimi i familjes Boletini, qė ėshtė bėrė nga Jugosllavia e Vjetėr, pėrfshirė kėtu edhe tė ashtuquajturat reforma agrare, tė gjitha kėto kanė bėrė qė kisha tė marrė nė pronėsi shumicėn e tokave pėrreth Kullės sė Isa Boletinit. Tani, me dokumentin e Ahtisaarit, kjo kishė bėhet edhe me njė zonė mbrojtėse, ndėrsa kompetencat mbi tė do ti kalojnė komunės serbe tė Zveēanit. Nuk ėshtė vėshtirė tė merret me mend se ēfarė do tė ndodhė, tani e kėtej, me Kullėn e Isa Boletinit. Por, gjithsesi, dėmet mė tė mėdha, ekonomike do ti shkaktojnė zonat mbrojtėse pėrreth Patriarkanės sė Pejės dhe Manastirit tė Deēanit. Pėrreth kėtyre monumenteve kulturore dhe fetare, serbe janė pėrcaktuar zona shumė tė mėdha mbrojtėse, kryesisht nė hapėsirat qė pėrbėjnė dy qendrat mė atraktive turistike tė Kosovės. Nė zonėn mbrojtėse tė Patriarkanės sė Pejės ėshtė pėrfshirė njė pjesė e mirė e Grykės sė Rugovės, ajo qė ėshtė mė afėr qytetit tė Pejės, kurse nė zonėn mbrojtėse tė Manastirit tė Deēanit, pėrveē njė pjese tė gjerė tė periferisė sė qytetit tė Deēanit, ka hyrė edhe kompleksi Pishat e Deēanit, ku gjenden hotele, kampshtėpiza dhe pushimore turistike. Sipas dokumentit tė Ahtisaarit, nė kėto zona ndalohet ndėrtimi i rrugėve, banesave, objekteve hoteliere, restoranteve, klubeve, pra, ēdo gjė qė kėto zona do tė mund ti avanconte nė pikėpamje turistike. Se sa ka qenė kjo pikė e ndjeshme nė opinion, dėshmon edhe fakti se publikimin e dokumentit tė Ahtisaarit nuk e kanė shoqėruar hartat pėrkatėse (ndonėse kjo ka qenė e domosdoshme), gjithnjė nga frika e reagimit tė opinionit. Dhe, e fundit nga krejt kėto marrėzi tė vogla e tė mėdha, ėshtė zona mbrojtėse pėrreth pėrmendores sė Gazimestanit, vendit ku mendohet dhe supozohet se ėshtė zhvilluar Beteja e Kosovės e vitit 1389-tė. Vendin e saktė se ku ėshtė zhvilluar kjo betejė, nuk e thonė dot as historianėt, por njė kodrinė jo shumė larg Obiliqit dhe fshatit Mazgit (ku gjendet Tyrbja e Sulltan Muratit), nė afėrsi tė rrugės magjistrale Prishtinė-Mitrovicė, ka dalė si vend i pėrshtatshėm pėr ti ngritur njė pėrmendore kėsaj beteje. Pėrmendorja ėshtė ngritur nė vitin 1953 (njė pirg i shėmtuar) dhe deri nė kohėn e ringjalljes sė nacionalizmit serb tė kohės sė Milosheviēit, pothuajse askush nuk shkonte pėr ta vizituar, kėshtu qė vendi pėrreth pėrmendores ishte mbuluar me shkurre dhe barishte. Tani, me dokumentin e Ahtisaarit tė ashtuquajturit Monument Memorial i Gazimestanit i vihet njė zonė mbrojtėse, mbase mė shumė pėr ti bėrė respekt Milosheviēit dhe nacionalizmit serb, sesa vetė Betejės sė Kosovės.
Tė dielėn me INDRO MONTANELLI-n *Letra & Editorialė
. De Gasperi: Shtetari i fundit
I dashur Montanelli, Do tė ndieja kėnaqėsi tė lexoja njė ndėrhyrje tuajėn me rastin e pėrvjetorit tė vdekjes sė De Gasperit (19 gusht 1954-tėr). Duke e ditur se trashėgimtarėt e tij (politikanė) kanė shpėrdoruar gjithė trashėgiminė e tij, a nuk mund tia arrijmė qė tė paktėn shtetari ynė ti dorėzohet historisė me mbiemrin e tij, tė shkruar drejt? Lexon De Gasperi dhe Degasperi (Treccani nuk hutohet dhe e njeh personazhin me tė dy mėnyrat), por duket e papranueshme qė presidenti (titulli i eklipson tė gjitha tė tjerat) tė jetė midis tė dytėve, siē mund tė lexohet edhe nė librin telefonik tė Borgo Valsugana-s, ku shtėpia e tij nė Sella, qė u pushtua nė 54-trėn prej njė lumi njerėzish, figuron nė emrin e gruas Francesca, e cila mė 30 gusht mbushi 102 vjeē.
- Giuseppe De Sandre, Bassano del Grappa (Vi)
X X X
I dashur De Sandre, Para se tė rregullohet ēėshtja e emrit, pėr ēka besoj se edhe vetė De Gasperi (apo Degasperi) nuk do ti jepte shumė rėndėsi, do tė ishte mirė qė tė parandalohej, apo tė ndalohej, pėrdorimi, apo mė mirė tė themi, shpėrdorimi, qė kanė bėrė, ose qė pėrpiqen tė bėjnė disa qė mėtojnė tė jenė trashėgimtarė tė tij. Me tė drejtė, e bija, Maria Romana, ruajtėse besnike dhe inteligjente e kujtimit tė tij, iua ka prerė shkurt, kur ka deklaruar nė njė intervistė: Babai im ka vdekė pa lėnė trashigimtarė. Ky diskutim pėr trashėgiminė, merret me mend, qė nuk ka lindur sot. Qe komunikuar para se De Gasperi ti mbyllte sytė nė shtėpizėn e tij prej nėpunėsi nė Valsugana, sepse nėn emrin e tij, ia hoqėn meritat pėr tiu pėrvetėsuar nga partia dhe polemika ishte kaq e ashpėr dhe e paturpshme, saqė gjatė funeralit, njė kalimtar, duke vėshtruar arkivolin e rrethuar prej nomenklaturės, iu kthye kėtyre tė ndritshmėve, tė cilėt ndjeheshin tė nderuar qė po e mbanin mbi supe, me fjalėt: Hiqini duart prej arkivolit! De Gasperi ėshtė i ne, italianėve, jo i ju demokristianėve! Nuk e di, kush ishte ky i panjohur, fjalėt e tė cilit mė kujtonin se kronikat nuk bėzanin: ndoshta qe thjesht ndonjė bashkėvendas i tė vdekurit, i cili, ndėrkaq, po prej tė vdekurit kishte kuptuar atė qė nuk po kuptohej, ose qė bėnin sikur nuk e kuptonin ata qė mėtonin tė ishin trashėgimtarėt: dikush nė emėr tė sė djathtės, dikush tė sė majtės, dikush tė qendrės; por tė gjithė nė emėr tė partisė. Dhe kėtu, i paramenduar apo jo, qėndronte mashtrimi i tyre. De Gasperi nuk qe kurrė njeri i partisė. Dhe mu pėr kėtė arrinin ta mėnjanonin me aq lehtėsi, duke i dhuruar njė Presidencė, prej ku rridhnin nderimet ex-voto, por pa asnjė pushtet tė vėrtetė. Ėshtė po kaq e vėrtetė ndėrkaq, se ai nuk i hynte kėsaj gare, edhe sepse ishte tashmā me gjysmė fryme. Po ia merrte kėtė jo vetėm azotemia, por edhe falimentimi i i CED-it , Komuniteti Evropian i Mbrojtjes, mbi tė cilėn De Gasperi synonte, ashtu si Adenauri, Schumani, Monneti mendjet mė tė ndritshme tė Perėndimit ėndrrat e tij tė shpėtimit dhe tė madhėshtisė evropiane, tė cilėn francezėt e Mendes-France, do ta dėnonin me prishje. Nuk mund ta marrim as me mend sesi njė njeri i pushtuar prej kėtyre problemeve, tė mund tė bashkohej me kėta profesorushė qė e rrethonin, tė gjithė aparatēikė, tė ngurtėsuar, tė stėrdijshėm nė artin e rrymave dhe tė kombinacioneve tė tyre, por qė tė gjithė njerėz vetėm tė partisė, tė paaftė pėr tė parė jashtė saj. De Gasperi ishte njeri i Shtetit, i fundit qė Italia ka pasė mbas Giolitti-t. Ja pėrse Maria Romana ka tė drejtė ai nuk ka dhe as mund tė ketė trashėgimtarė. 31 gusht 1996
E pėrzgjodhi pėr botim dhe e pėrktheu BESNIK DIZDARI
NĖ FOTO: ALCIDE DE GASPERI (1881-1954)
Socialdemokratėt e Kroacisė tronditen nga sėmundja e liderit
Goran Jungvirth Partia kryesore, opozitare e Kroacisė ėshtė tronditur nga lajmi se lideri i saj mjaft i popullarizuar ėshtė shumė mė i sėmurė sesa ēmendohej mė herėt. Sesa rėndė ėshtė i sėmurė lideri i Partisė Socialdemokrate, SDP, u bė e qartė kėtė javė, kur mjekėt nė Minhen, tė cilėt kryen njė biopsi, zbuluan se tumori kancerogjen nė krahun e tij ishte sekondar. Kur Raēan, 64-vjeēar, sė pari zbuloi diagnozėn e tij me 1 shkurt, zyrtarėt e partisė pohuan se sėmundja do tė thotė vetėm njė pushim i pėrkohshėm nga pozita e tij si lider i SDP-sė. Por, lajmi i fundit vė kėto pohime nė dyshim dhe, derisa bisedat pėr lider tė ri mbesin tabu-temė, shumica e vėzhguesve politikė besojnė se uniteti i tanishėm ėshtė vetėm njė masė e pėrkohshme. Derisa askush nuk pret qė fraksionet brenda partisė tė vėrehen deri pas zgjedhjeve parlamentare qė priten tė organizohen nė fund tė kėtij viti, ėshtė e qartė se socialdemokratėt, tė cilėt gjithmonė kanė qenė shumė tė varur nga udhėheqja e Raēanit, nuk mund ti ikin reformave edhe pėr shumė kohė. Posti i liderit tė SDP-sė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Kroacinė. Socialdemokratėt, tė cilėt u krijuan nga Lidhja Komuniste Jugosllave, pėr nga fuqia janė tė barabartė me Unionin Demokratik tė Kroacisė, HDZ, qė pėr momentin e qeveris vendin dhe pėr nga numri i votave ėshtė shumė afėr me HDZ-nė. Pėr momentin, socialdemokratėt po mundohen tė tregohen tė qetė. Mė 2 shkurt, zėvendėskryetarja, Zhelka Antunoviē, tha se, gjėrat po funksionojnė si zakonisht. Sekretari i SDP-sė, Igor Dragovan, tregoi edhe mė shumė besim. Raēan do tė kthehet nė krye tė partisė, - tha ai, duke refuzuar tė diskutojė mundėsinė e pasardhėsve. Raēani do tė kthehet. Raēan ishte i rėndėsishėm nė transformimin e partisė nė njė forcė moderne, socialdemokrate dhe e udhėhoqi partinė nė zgjedhjet e para, tė lira parlamentare nė vitin 1990-tė, si dhe nė shpalljen e pavarėsisė nė vitin 1991. Gjatė viteve nėntėdhjetė ai qėndroi nė krye tė SDP-sė, edhe pse u ballafaqua me kohėra tė vėshtira. Pasi arriti ta heqė identifikimin me partinė komuniste tė regjimit jugosllav, arriti ta shndėrrojė partinė e tij nė partinė e dytė mė tė fuqishme nė sistemin e dytė, pluralist. Megjithatė, tė tjerėt e konsiderojnė largimin e pritur tė Raēanit si njė shans pėr ta modernizuar partinė, e cila ka filluar tė duket e vjetėruar. Askush nuk dėshiron tė ofrojė parashikime pėr pasardhėsin e Raēanit, pasi kandidatėt e hershėm gjithmonė eliminohen tė parėt, - tha njė burim i SDP-sė pėr Ballkan Insajt-in. Por ne shpresojmė nė gjeneratėn e re, meqė kjo situatė mund ti japė fund praktikės, ku vetėm njė lider i vetėm dallohet nė nivelin shtetėror dhe ai mund tė largohet vetėm pėr shkaqe natyrore, - tha i njėjti burim. Ankesa e zyrtarit tė ri i referohet faktit se SDP-ja lėngon nga tipari i zakonshėm i sistemit politik tė Kroacisė tendenca e partive qė tė dominohen dhe tė varen nga njė udhėheqės i fuqishėm. Branko Caratan, profesor i politikės nė Zagreb dhe anėtar i kėshillit tė SDP-sė, tha se suksesi historik i Raēanit si lider i partisė e bėn shumė tė vėshtirė parashikimin pėr zėvendėsim tė tij. Nevojitet kohė, nė mėnyrė qė partitė tė mėsohen tė ndėrrojnė liderėt e tyre nėpėrmjet zgjedhjeve tė rregullta, - tha ai. Si njė demokraci e re, Kroacia edhe ashtu ėshtė prapa nė kėtė aspekt. Por burimet nė SDP i thanė Ballkan Insajt-it se gjatė ditėve tė fundit, shumė anėtarė tė rinj tani janė tė padurueshėm nė heqjen e monopolit tė zyrtarėve tė vjetėr tė partisė. Anėtarėt e vjetėr dėshirojnė ta ruajnė sistemin e vjetėr dhe pozitat e tyre, por kjo situatė e re mund tė ofrojė njė shans pėr demokratizim tė partisė, - tha njė burim. Analisti i pavarur, Davor Gjenero, tha se dėshtimi pėr tė ndėrmarrė ndryshime mė herėt e ka lėnė SDP-nė nė njė krizė serioze, sepse partia nuk ka asnjė kandidat tė mundshėm pėr ta zėvendėsuar Raēanin. Ai e fajėsoi Raēanin pėr dėshtim pėr modernizimin e partisė dhe pėr centralizimin e pushtetit nė duart e tij. Pėr vite tė tėra Raēani.. ka pėrfshirė vetėm njerėz tė dėgjueshėm [nė udhėheqėsi] pėr ti ikur rrezikut ndaj pozitės sė tij, - tha ai. Kritikėt si Gjenero pohojnė se SDP-ja mund tė paguajė njė ēmim pėr kėtė dėshtim, nga i cili HDZ-ja ka pėrfituar. Partia nė pushtet ka modernizuar vetveten pas vdekjes sė themeluesit dhe liderit tė saj, autoritar nė vitin 1999-tė, ish- presidentit tė Kroacisė, Franjo Tugjan. HDZ-ja shfrytėzoi kohėn nė opozitė pėr tė lejuar zgjidhjen e problemeve nė mes tė fraksioneve rivale; proces, i cili gjithashtu solli nė sipėrfaqe njė numėr tė liderėve tė njohur partiakė. Edhe pse rivaliteti brenda SDP-sė nuk mund tė krahasohet me betejėn dramatike pėr udhėheqėsi brenda HDZ-sė nė vitin 2000, megjithatė ai ekziston. Zgjedhjet pėr pozitėn e zėvendėspresidentit nė vitin 2004-tėr u shėnuan me njė konkurrencė serioze, - tha Caratan, duke iu referuar garės prej dy raundesh nė mes tė Antunoviēit dhe kryetarit tė komunės sė Zagrebit, Millan Bandiē. Burimi i Ballkan Insajt-it se, brenda SDP-sė parashikon njė pėrplasje nė mes tė anėtarėve tė rinj tė partisė, me zyrtarėt mė tė vjetėr qė tani janė mė tė brishtė pas humbjes sė kampionit tė tyre, Raēanit. Struktura e vjetėr do tė tronditet, me qė ata varen nga Raēani e jo nga aftėsitė pėr ti ruajtur pozitat e tyre, - tha ai. Por, derisa disa socialdemokratė me padurim presin ndryshimet, tė gjithė janė tė vetėdijshėm sesa dėm mund ti shkaktonte njė betejė brenda partisė shanseve zgjedhore tė partisė. [Para zgjedhjeve] nuk do tė ketė konflikt nė mes tė fraksioneve brenda SDP-sė, - tha Caratan. Liderėt e saj nuk do tė dėshirojnė tė fajėsohen pėr humbje tė mundshme nė zgjedhje si rezultat i humbjes sė mbėshtetjes nga votuesit e tyre, e cila mund tė nxitet nga njė betejė pėr pushtet. Gjenero pajtohet me kėtė, duke thėnė se SDP-ja nuk do ta ndėrrojė strukturėn e saj tė udhėheqėsisė deri pas zgjedhjeve parlamentare. Partia do ti mbajė fraksionet e brendshme nė sipėrfaqe deri pas zgjedhjeve, beson ai, sepse ata kanė pėrvojė politike.
Se kush do ta marrė timonin nė dorė, do tė varet nga rezultati i zgjedhjeve dhe nga aftėsia pėr ti mobilizuar tė gjitha fraksionet brenda partisė, - tha Gjenaro.
INTERVISTA
Intervistė me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare
Beli: Unė mes krizės energjitike
Drejtori i Pėrgjithshėm i Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Andi Beli, shpjegon faktorėt qė sollėn krizėn energjitike, tė cilėt janė importi dhe thatėsira. Sipas tij, kishte vetėm njė zgjidhje tė krizės, pra ajo e pavarėsisė, qė ndryshe do tė thotė se, duhet tė kishim tė paktėn dy TEC-e brenda vendit, njė fuqi qė duhet tė shkonte mbi 400 apo 500 megavat, qė tė eliminonte mungesėn e importit apo tė eliminonte mosprodhimin e vendit. Beli shpehet se kjo krizė nuk ka qenė mė e rėnda, por absolutisht mė e mediatizuara dhe me njė sulm tė madh tė shumicės sė mediave. Drejtori i KESH-it jep arsyet pėr tė cilat ai nuk ka dhėnė dorėheqjen. Sipas tij, dy janė pėrgjigjet Si do ta sillnim shiun nė kėto katėr muaj thatėsire dhe si do ta zgjidhnim problemin e energjisė nė rajon dhe nė Europė? Beli ka shpjeguar se gjithēka ėshtė rregulluar dhe nuk do tė ketė krizė as mbas zgjedhjeve. Sa ėshtė data sot? Shi nuk po bie, energji elektrike ka, - thotė ai.
Cilėt ishin faktorėt qė shkaktuan kėtė krize energjitike?
Mendoj se dy janė faktorėt kryesorė. Nė radhė tė parė ėshtė mungesa e importit, sepse dy kompanitė qė u impenjuan pėr tė sjellė energji, nuk respektuan deri nė fund tė gjitha kushtet e kontratave dhe faktori i rendit tė dytė ėshtė ai i thatėsirės, thatėsirė qė u pėrsėrit vetėm njė herė nė 50 vjet dhe ne, praktikisht jemi nė fund tė shkurtit dhe pesė ndėr muajt qė duhet tė ishin muajt qė duhet tė mbushnin kaskadėn janė pothuajse pa shi. Ėshtė njė kohė e jashtėzakonshe qė nuk mund tė quhet normale apo e parashikueshme pėr njė periudhė. Faktikisht, munguan burimet pėr furnizimin qė janė uji dhe importi, pra mendoj se kėta janė padiskutim faktorėt kryesorė.
A mendoni se kishte ndonjė zgjidhje alternative pėr tė zgjidhur kėtė krizė?
Duhet tė kemi parasysh qė kjo ėshtė kriza e dytė e verifikuar dhe jo e para. Kriza e parė erdhi pikėrisht pėr shkak tė importit, sepse nuk ishte planifikuar dhe nuk ishin bėrė nė kohė tenderat pėr importin. Masa qė u mor ishte rritja e importit nė nivele qė duhet tė ishin tė pranueshme pėr sistemin energjitik dhe sipas parashikimeve shumėvjeēare. Ajo masė qė u mor, mbase nuk ishte e mjaftueshme. Dėshtuan ato masa qė u morėn, sepse nuk mund tė parashikonim njė thyerje tė kontratės, nuk mund tė parashikonim njė thatėsirė. Pavarėsia do tė ishte zgjidhja e vetme e krizės, ēka do tė thotė qė ne duhet tė kishim tė paktėn dy TEC-e brenda vendit, njė fuqi qė duhet tė shkonte mbi 400 apo 500 megavat, qė tė eliminonte mungesėn e importit apo tė eliminonte mosprodhimin e vendit.
Kjo krizė ka qenė mė e rėndė apo mė e lehtė se kriza e 2001-shit apo se tė gjithė krizat e mėparshme?
Qė tė krahasohen krizat duhet tė kemi njė parametėr matjeje tė krizave. Unė nuk po e krahasoj me 2001-shin, por po e krahasoj me vitin e kaluar. Sasia energjisė qė ėshtė hedhur nė treg gjatė kėtij viti ėshtė mė e lartė sesa vitin e kaluar apo edhe mė parė, ēka do tė thotė se energji ėshtė konsumuar mė tepėr pavarėsisht temperaturave tė ulėta. E para, duke pasur kėtė si parametėr, pra orėt e ndėrprerjes sė energjisė, nuk lė asnjė lloj dyshimi qė parametrat e kėtij viti janė mė tė lartė se vitet e kaluara dhe nėnvizoj: kur, nė njė periudhė qė ne jemi pa rreshje. Do tė thotė qė kjo ėshtė njė situatė absolutisht jo mė e rėndė se e viteve tė kaluara. Atė ēka e bėn perceptimin e kėsaj situate mė tė rėndė mund tė jenė thjesht komentet apo mediatizimi i njė situate tė tillė, pra njė situate tė acaruar elektorale. Teknikisht tė gjithė parametrat janė mė lartė.
A ka influencuar ndėrprerja e energjisė elektrike nė procesin zgjedhor?
Unė mendoj qė pėrsa i pėrket procesit zgjedhor, pra nė lidhje pėr atė qė ishte pjesa mė kritike e procesit zgjedhor, pra fundjava e zgjedhjeve arrij nė konkluzionin qė ky proces, pra dita e zgjedhjeve, dita para dhe dita pas zgjedhjeve, e cila ishte dhe mė e rėndėsishmja, ajo e numėrimit tė votave, nuk pati nė mėnyrė absolute asnjė lloj influence nė furnizimin me energji elektrike, sepse nuk pati asnjė lloj ndėrprerjeje. Dy ndėrprerje tė vogla nga 10 minuta kanė qenė nė zonėn e Tiranės, por nė tė gjithė Shqipėrinė nuk ka pasur asnjė ndėrprerje, prandaj e quaj njė target tė arritur dhe njė respektim tė plotė tė marrėveshjes me KQZ-nė. Nuk e mohoj qė ishte njė element kritik qė mund tė ndikonte jo pak nė proces, prandaj e quaj njė target tė arritur. Unė e quaj njė sukses qė nuk patėm probleme.
Sa kanė ndikuar humbjet nė rrjet nė krizėn energjitike?
Humbjet nė rrjet nuk janė njė faktor qė kanė dalė kėtė vit, humbjet nė rrjet janė njė faktor permanent i gjithė viteve tė fundit. Ishte diēka qė dihej dhe nuk mund ta quaj njė nga faktorėt kryesorė qė kanė ndikuar, pėr njė arsye shumė tė thjeshtė: humbjet nė rrjet ndodhin pėrgjithėsisht nga pėrvetėsimi i energjisė dhe ajo ėshtė njė energji qė konsumohet, pra pėrdoret dhe nuk humbet. Konsumi i kėtij vendi kėtė vlerė ka dhe kėtė vlerė duhet tė kishte qė tė kishte njė furnizim normal. Humbja nė rrjet ka tė bėjė me pėrvetėsimin, ka tė bėjė me procedurat penale qė duhet tė ndiqen pėr njė pėrvetėsim tė kėsaj energjie, pra nuk ka tė bėjė me sistemin nė pėrgjithėsi.
Cilat janė masat qė KESH-i duhet tė marrė pėr kėto vjedhje tė energjisė?
Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė qė ky legjislacion tė zbatohet deri nė fund, por ėshtė e pamundur qė ta bėjė vetėm KESH-i. Energjia ėshtė njė mall si gjithė tė tjerėt, por nė ndryshim nga mallrat e tjera, ku nėse pėrvetėsohet njė mall i konsumit tė pėrditshėm, pėrvetėsuesi pėrballet me ligjin dhe procedurat penale, nė rastin e energjisė mendoj se duhet tė ketė njė koordinim shumė mė tė fuqishėm me policinė elektrike, pse jo edhe me forca tė tjera tė shtetit, nė mėnyrė qė tė ngrihet nė nivelin e duhur kujdesi ndaj kėtij malli. Nuk diskutohet qė nuk duhet tė harrojmė edhe njė element tjetėr, qė energjia ka njė impakt social jo tė vogėl. Mendoj se qeveria i ka marrė tė gjitha masat qė kjo tė bilancohet, pikėrisht me kompensimet qė janė bėrė pėr rritjen e ēmimit tė energjisė dhe ėshtė shprehja mė e qartė e ndjeshmėrisė tė ekzekutivit pėr elementin social, por nuk duhet qė shtresa tė tjera tė spekullojnė me elementėt socialė.
Ju thatė se duhet bėrė njė bashkėpunim me policinė elektrike dhe forca tė tjera tė shtetit qė ky legjislacion tė zbatohet deri nė fund. Atėherė, pse nuk bėhet ky bashkėpunim? A ka bėrė KESH-i ndonjė kėrkesė pėr tė bashkėpunuar qė ky legjislacion tė zbatohet?
Bashkėpunimi deri tani ka qenė i suksesshėm me policinė elektrike, pėrsa i pėrket gjetjes sė bizneseve qė pėrvetėsojnė energjinė, pse jo dhe qytetarėt, por tė dyja palėt gjenden pėrballė njė fakti qė, pėrveē bashkėpunimit qė deri tani themi se kemi arritur nė limitet e njė mundėsie njerėzore, ėshtė edhe e domosdoshme qė tė mendohet se ēfarė do tė bėhet dhe me futjen e teknologjisė. Bėjmė njė paralelizėm: Nėse nė Albtelekom, para shumė vitesh ekzistonte fenomeni qė vidhej linja e telefonit tė qytetarėve pėr tė folur sidomos me jashtė, prandaj u vunė kodet pėr mbrojtjen e linjave, duhet tė shkojmė drejt njė zgjidhjeje shumė tė afėrt me kėtė, ēka do tė thotė qė duhet qė duhet tė futet njė teknologji pėr kontrollin e linjės nė distancė. Nė Albtelekom ky fenomen tashmė nuk ekziston mė, por nė botė nė tė gjitha vendet ekziston teknologjia e kontrollit tė linjės nė distancė dhe e komandimit nė distancė. Kjo ėshtė zgjidhja e cila ėshtė gjetur nė tė gjitha vendet e Europės, kjo ėshtė zgjidhja qė ėshtė gjetur nė SHBA dhe kjo ėshtė zgjidhja mė efikase, meqenėse ėshtė njė problem qė nuk ėshtė vetėm nė Shqipėri. Kjo ka njė kosto shumė tė madhe. Nuk diskutohet qė pėrballemi me problemin e investimit, sepse kjo teknologji, si ēdo teknologji tjetėr ka nevojė pėr njė investim fillestar, por jam i bindur qė ashtu siē do dalė me sukses investimi nė tė gjitha vendet e tjera, ska pse mos tė dalė nė Shqipėri.
Para pak kohe, Drejtori i Pėrgjithshėm i Tatim-Taksave, Alfred Prifti, u shpreh se, KESH-i ėshtė duke dalė me humbje, ndėrkohė qė disa media thanė se kjo humbje po e ēon KESH-in drejt falimentimit. Ēfarė mund tė thoni nė lidhje me kėto?
Ēdo vit bėhet njė planveprim, njė plan masash dhe ēdo vit dimensionohet njė buxhet. Ky ėshtė njė plan masash qė miratohet nė KESH, miratohet nė qeveri, miratohet edhe nga donatorėt e huaj. Nė kėtė plan masash, kėtė vit, ne kishim parashikuar qė pėr tė dhėnė 24 orė energji nė vend ėshtė e nevojshme qė nė kushtet e kėsaj thatėsire tė mund tė marrim import. Normalisht, importi prish bilancet financiare tė kėtij viti dhe mund tė dalė me humbje, sepse nuk ėshtė gjithmonė nė varėsi tė rreshjeve. Kemi marrė njė ndėr skenarėt mė realistė qė duhet importuar gati 2.2 miliardė, nė mėnyrė qė tė sigurojmė kėtė furnizim, pra nė emėr tė kujt del ky bilanc, nė emėr tė pėrmbushjes sė njė misioni. Nga ana tjetėr, ka shumė faktorė qė kanė ndikuar kėtė sistem, pra folėm mė parė pėr humbjet nė rrjet, flasim pėr ēmimin e energjisė, flasim pėr mosarkėtimet, janė tė gjithė faktorė qė ndikojnė nė njė bilanc, por nuk e shikoj nė mėnyrė absolute kėtė si falimentimin e njė kompanie, pėr njė arsye shumė tė thjeshtė: Nuk ekziston asnjė lloj kompanie nė botė qė tė mos ketė nė bilancin e saj luhatje gjatė aktiviteteve dhe sidomos nė periudha tė vėshtira pėr tregun dhe nė dispozitat klimatike qė ajo varet. Ky ėshtė njė vit, nė tė cilin ne realizuam disa faktorė nga njėra anė me furnizim mė tė mirė me energji elektrike dhe ky ėshtė fakt tashmė. Paguam gjatė vitit qė kaloi dhe vazhdojmė tė paguajmė borxhet qė trashėguam nga fushata e 2005-ės qė ishin pothuajse 6 miliardė, po blejmė me ēmim mė tė lartė dhe dalim lehtėsisht me humbje. Pra, tė dalėsh lehtėsisht nė humbje, nuk do tė thotė tė falimentosh. Cili ėshtė rezultati qė u arrit? Unė mendoj se qytetarėt kanė nevojė tė kenė mė tepėr energji, tė kenė mė tepėr drita dhe kompania do tė mund tė vazhdojė tė ekzistojė dhe tė mund tiu japė atyre vazhdimėsinė e njė furnizimi.
Nga shumė media dhe pėrgjithėsisht nga shtypi ėshtė thėnė se kriza energjitike ėshtė dėshtimi juaj dhe i ministrit tė Ekonomisė, Genc Ruli dhe paralelisht me kėtė ėshtė kėrkuar qė ju dhe ministri tė jepnit dorėheqjen. Pse nuk e dha Andi Beli dorėheqjen?
Nė radhė tė parė, unė nuk kam gjetur asnjė argumentim, pra njė pse tė kėtij dėshtimi, njė argumentim teknik tė kėtij dėshtimi, sepse mund tė ekzistonte njė zgjidhje tjetėr, por asnjėherė kjo alternativė nuk ėshtė dhėnė. Do tė doja qė dikush nga ata qė kėrkojnė dorėheqjen time tė jepnin njė alternativė, pra qė ishte mė mirė tė bėhej nė kėtė mėnyrė. Nuk kam asnjė lloj problemi tė dėgjoj se cili ishte versioni tjetėr. Dy janė pyetjet: Si do ta sillni shiun nė kėto katėr muaj thatėsire dhe si do ta zgjidhni problemin e energjisė nė rajon dhe nė Europė? Nėse do tė arrijnė tė mė japin njė pėrgjigje tė tillė...
Si ėshtė gjendja aktuale e furnizimit me energji elektrike nė tė gjithė vendin?
Gjenda e furnizimit deri tani ėshtė mėse e plotė nė tė gjithė vendin. Absolutisht, deri tani nuk kam firmosur asnjė lloj urdhri pėr furnizim. I gjithė sistemi ynė ėshtė krejtėsisht i balancuar dhe niveli nė Fierzė rritet ēdo ditė me 30 centimetra, importi ėshtė nė nivele tė ekuilibruara dhe mund ta shikoni qė gjithēka ėshtė konstante dhe nuk ka asnjė lloj problemi.
Shumė media kanė deklaruar se do tė kemi energji elektrike deri nė datėn 18 shkurt. Ēfarė mund tė thoni nė lidhje me kėtė?
Shi nuk po bie, energji elektrike ka.
Mendoni se do tė ketė njė krizė tjetėr energjitike?
Termi krizė nė ekonomi pėrdoret kur situata ėshtė e jashtėzakonshme. Mua mė vjen ēudi qė pėrdoret termi krizė kur diēka pėrsėritet ēdo vit dhe kufizimet pėrsėriten ēdo vit. Pra nuk ėshtė normale, ėshtė njė term spekulativ. Pėr sa i pėrket problemit tė furnizimit me energji, pra nėse do tė ketė apo jo kufizime, sepse ka kufizime apo jo, nuk do tė thotė se ka apo jo krizė. Kėto dy koncepte janė shumė larg nga njėri-tjetri. Tė gjithė ne duhet tė kuptojmė diēka: Ke shi pas 5 muajsh? Jo. Kemi energji 24 orė.
Bisedoi: Rildo Ngjela
|
|