Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

 

Kriza e adhuruesve tė krizave

 

Ēelo Hoxha

 

Udhėtimi i politikės pluraliste, shqiptare ka qenė njė kalim pengesash tė njėpasnjėshme, tė krijuara prej vetė aktorėve tė saj, pėr shkak se nė fund tė vitit 1990-tė gjithēka nisi prej hiēit. Ashtu si te fėmija, edhe te demokracia foshnjore, reflekset e para krijohen prej kontakteve direkte me materien dhe jo prej kėshillave tė tė tjerėve. Nė fillimet e saj, politikės sonė i duhej tė vepronte dhe tė ishte e pjekur njėherėsh, jo nė tė gjitha rastet ia doli mbanė t’i pėrputhte kėto nevoja e kėshtu, nė mėnyrė tė pavetėdijshme, krijoi tė gjitha krizat qė nuk na shqiten nė mendje as sot. E mė e keqja, tek-tuk vihet re se ka zenė vend njė mendėsi e re, nė qoftė se nuk kemi krizė politike, diēka nė kėtė vend po shkon keq.

Kohėt e fundit kanė ndodhur disa veprime politike qė nuk janė vėnė re mė parė dhe kjo ka shkaktuar, nė vatra jo me ndonjė fuqi vendimmarrėse, por mundėsi ndikimi nė opninin publik, njė farė ēoroditjeje dhe ngarkesa emocionale, negative. Veprimi i parė ėshtė votimi i disa deputetėve tė opozitės pro ministrave tė rinj tė qeverisė, pastaj vijnė votimet nė disa kėshilla bashkiakė, ku, me ndihmėn e votave tė kėshilltarėve tė djathtė, kryetarėt e kėshillave nuk kanė dalė nga PS-ja qė ėshtė nė shumicė nė kėto kėshilla, apo rasti i kėshillit bashkiak tė Beratit, ku, nė njė kėshill tė dominuar nga partitė e majta, u zgjodh kryetar njė kėshilltar i PD-sė.

Pas bėrjes publike tė kėtyre fakteve, politika ia nisi punės nga ai drejtim qė nuk duhej: tė majtėt folėn tė pezmatuar pėr qėndrimet e kėshilltarėve tė tyre, tė pėrfshirė nė ngjarje, tė djathtėt folėn pėr krizė brenda tė majtėve, megjithėse disa prej ngjarjeve ishin nė lokalitete pa ndonjė peshė nė politikėn kombėtare.

Pėrse votuan djathtas deputetėt e majtė? Sipas meje, ata e kanė kuptuar fare mirė qė vota e tyre, pro ose kundėr, nuk ka asnjė vlerė, kur ajo nuk ėshtė vota qė do ta rrėzojė njė ministėr apo gjithė qeverinė. Kėshtu qė, duke e ditur se pėr t’u bėrė mazhorancė ata duhet tė presin kohė mė tė mira, deputetėt e majtė e shfrytėzojnė ndėrkohėn edhe pėr tė bėrė humor apo karagjozllėqe me motive krejt personale – gjėra qė nuk pėrbėjnė shkelje tė asnjė statuti nė botė.

“Deputetėt qė votuan ministrat do ta votonin me kėnaqėsi Bamir Topin pėr president”, - u shpreh me shqetėsim nė njė intervistė pak ditė mė parė Dritėro Agolli. Pėr vjetėrsirat politike ėshtė mė mirė tė kemi njė krizė tė re sesa mirėkuptim, prandaj, tėrthorazi, ata kėshillojnė qė vota kundėr socialistėve nuk do tė jetė e sigurt, nėse ata shkojnė nė parlament ditėn e votimit.

Ndėrsa votimet nė kėshillat bashkiakė qė bėnė bujė, janė histori mė vete. Nė zgjedhjet e fundit, lokale ka patur disa rezultate qė flasin pėr pjekuri tė elektoratit. Ka njėsi vendore, ku ka humbur kandidati i njė partie, ndėrsa po kjo parti, po nė atė njėsi, ka fituar shumicėn e kėshillit. Pra, votuesi ka votuar pėr arsyet e tij kundėr kandidatit, por jo kundėr partisė. E kjo, mendoj, mund tė ketė ndodhur edhe nė rastin e zgjedhjes sė kryetarėve tė kėshillave me disa koalicione tė padėshiruara nga kryesitė e partive nė Tiranė; kandidati qė ka thithur votat mund tė jetė gjykuar si personi mė pėrshtatshėm pėr postin qė ka marrė. Sigurisht, unė nuk i pėrjashtoj rastet qė kėto votime tė kenė qenė edhe rezultat i pakėnaqėsive dhe pazarllėqeve pėr interesa tė vogla, por s’ka pse tė kthehen nė shqetėsim kombėtar. Degėt lokale mund t’i marrin nė shqyrtim mė mirė kėsi fenomenesh, edhe politika vendore ka nevojė pėr njėfarė pavarėsie, sepse njerėzit nuk janė manekinė dhe as duhet kėrkuar qė tė jenė tė tillė.

Megjithatė, edhe sikur disa nga kėto veprime tė kenė qenė vėrtet tė dėmshme pėr partitė pėrkatėse, personat e shqetėsuar nė qendėr nuk duhet t’iu japin rėndėsinė qė nuk e meritojnė; po iu afrove shumė, pleshti elefant tė duket. 

 

 

 

 

 

 

POLITIKA

 

Kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė reagon pėr letrėn qė Rama i dėrgon Berishės

 

Topi: Letrat e hapura nuk janė zgjidhje pėr problemet tona

 

“Nė kėtė tryezė duhet tė jenė tė pėrfshirė shumė faktorė tė rėndėsishėm nga shumė parti dhe jo vetėm dy liderėt, pėr tė bėrė tė mundur kėshtu reformimin e Kodit Zgjedhor dhe nga mazhoranca ėshtė thėnė qartė se pritet njė propozim i opozitės sa mė parė”, - tha Topi

 

Kryetari i grupit parlamentar tė PD, Bamir Topi, ka reaguar dje, ndaj letrės qė kreu i PS-sė, Edi Rama, i dėrgon kryeministrit Berisha. Sipas nėnkryetarit tė PD-sė, letrat e hapura nuk i zgjidhin problemet qė shqetėsojnė vendin dhe nė tryezėn e dialogut duhet tė jenė tė gjithė faktorėt e politikės shqiptare.“Letrat e hapura nuk janė zgjidhja e problemeve. Nė kėtė tryezė pra, duhet tė jenė tė pėrfshirė shumė faktorė tė rėndėsishėm nga shumė parti dhe jo vetėm dy liderėt, pėr tė bėrė tė mundur kėshtu reformimin e Kodit Zgjedhor dhe nga mazhoranca ėshtė thėnė qartė se pritet njė propozim i opozitės sa mė parė. Kėshtu qė unė mendoj se pėr takime tė tilla duhet njėfarė parapėrgatitje dhe nė to i gjithė faktori politik, shqiptar duhet tė shfaqė mendimin e tij, pėr ēėshtje tė rėndėsishme siē janė sistemi zgjedhor, apo dhe ēėshtje tė tjera”, - tha Topi, duke propozuar tė ketė njė fazė pėrgatitore pėr kėtė tryezė. Nga ana tjetėr, Topi sqaroi pėr gazetarėt se ky ishte mendimi i tij dhe jo qėndrimi i PD-sė pėr kėtė ēėshtje. Ndėrkohė, burime nga Kryeministria thanė dje, pėr gazetėn, se shumė shpejt kryeministri do tė dėrgojė njė pėrgjigje zyrtare pėr letrėn, ndėrkohė qė vetėm njė ditė mė parė gjatė njė konference pėr shtyp, ishte kryeministri, i cili u shpreh nė favor tė njė bashkėpunimi mes palėve. “Besoj se kjo qeveri, qė nė themelimin e saj e deri mė sot, ka vetėm njė kurs dhe ai ėshtė kursi i reformave. Ne kėtė kontekst, secili faktor i rėndėsishėm dhe cilido ėshtė shumė i mirėpritur tė kontribuojė nė rrugėn e reformave. Pėr pyetjen konkrete, unė nuk preferoj tė ndėrhyj nė fushatėn elektorale tė partisė kundėrshtare. Ata janė nė njė fushatė elektorale. Mė takon tė respektoj tė gjitha zhvillimet aty dhe tė ruaj paanėsinė. Unė nuk mund tė konceptoj praktika mostakimi me politikanėt shqiptarė. Kėto janė tėrėsisht jashtė koncepteve tė mia. Nuk ka rėndėsi pėr mua duhen apo nuk duhen, unė mbetem i hapur pėr ata qė duan”, - u shpreh kryeministri njė ditė mė parė.

Letra

Gjithsesi, duke gjykuar nga pėrmbajtja e letrės, mė shumė se ftesė pėr bashkėpunim, letra ka tė bėjė me disa kushte qė opozita tenton t’i vendosė mazhorancės, ose pėrndryshe, siē thotė dhe letra, do tė pengohet zgjedhja e presidentit nė qershor dhe vendi do tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme. Nga ana e tij, vetė kryeministri ka deklaruar se, nė rast se tentohet qė t’i imponohet mazhorancės zgjedhja e presidentit, atėherė, PD-ja ėshtė e pėrgatitur tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme.

 

Kryeministri shprehet nė mbledhjen e grupit parlamentar pėr reformat e mėtejshme nė administratė

 

Berisha: Administrata duhet tė shkėputet nga “virusi” i vrasjes sė kohės

 

Nė kuadėr tė reformave administrative dhe pėrshpejtimit tė shėrbimeve, Berisha u shpreh dhe njėherė pėr projektin e dixhitalizimit tė shėrbimeve, dhe pėr sistemin “e-government”

 

 

Reformimi i administratės, thjeshtėsimi i procedurave dhe shėrbimi mė i mirė i qytetarėve do tė jenė objektivat kryesore tė qeverisjes, nė kuadėr tė shėrbimit mė tė mirė ndaj qytetarėve dhe objektivave tė integrimit. Gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė PD-sė, kryeministri Berisha tėrhoqi dhe njėherė vėmendjen nė reformimin e administratės publike, pėrthithjen e individėve tė aftė, me qėllim konsolidimin e mėtejshėm tė saj, si dhe reduktimin e vonesave nė shėrbim. Berisha u shpreh se administrata vazhdon tė lėngojė nga “virusi i vrasjes sė kohės” siē e quajti ai, dhe zvarritja e pafund e procedurave. “Njė drejtim tjetėr do tė jetė shkurtimi i afateve. Afatet janė mekanizmi i vrasjes sė kohės. Afatet shfrytėzohen nga zyrtarėt burokratė, pėr tė mos iu pėrgjigjur deri ditėn e fundit, gjė e cila pėrbėn njė pengesė shumė serioze. Nė vend tė pasionit pėr tė dhėnė pėrgjigje mundėsisht ditėn e parė, burokracia vuan nga virusi i vrasjes sė kohės, virusi mė i tmerrshėm, i trashėguar nga diktatura, e cila ishte regjim i kohės sė ndalur. I pėrcjellė nė qindra e mijėra mėnyra, ky virus duhet pėrfundimisht tė dalė nga administrata, duhet tė dalė nga psikologjia e saj, psikologji, e cila ka tė bėjė me vlerėsimin e gjithēkaje tjetėr pėrveē kohės qė ėshtė mė e ēmuara. Koha, qė ka ēmimin mė tė lartė nė trashėgiminė tonė, ėshtė mjerisht mė pak e kuotuara. Ndaj dhe kjo reformė synon qė tė nxjerrė administratėn nga njė sėmundje me pasoja shumė tė dėmshme pėr shoqėrinė. Burokrati thotė se ka kohė, se ligji i njeh kėtė apo atė afat. Por tė gjitha kėto do tė rishqyrtohen nė sensin e shpejtimit tė kohės”, - tha Berisha

Nė kuadėr tė reformave administrative dhe pėrshpejtimit tė shėrbimeve, Berisha u shpreh dhe njėherė pėr projektin e dixhitalizimit tė shėrbimeve, dhe pėr sistemin “e-government” Nė kėtė kontekst, nuk ka mėdyshje se vektori mė i shpejtė ėshtė procedura dixhitale. Duke qenė jo dhe aq afėr objektivit, me kėnaqėsi mund t’ju them se nuk jemi dhe larg. Agjencitė e ndryshme janė angazhuar nė kėtė proces, ėshtė kompletuar regjistri elektronik i bizneseve, ėshtė i kompletuar regjistri elektronik i penaliteteve, tė cilat krijonin radhėt mė tė mundimshme, mė tė pamėshirshme. Shumė shpejt kompletohet prokurimi elektronik nė tėrėsi. Janė bėrė hapa shumė tė rėndėsishėm dhe tė gjitha dosjet e objekteve pėr legalizim po i nėnshtrohen dixhitalizimit tė tyre. Po kėshtu, zyrat e tyre do tė punojnė pėr dixhitalizimin. Hapa shumė tė rėndėsishėm janė shėnuar, ashtu siē e theksova, nė drejtim tė prokurimeve dhe po vazhdohet nė drejtim tė modernizimit tė administrimit fiskal. Kėto janė linjat mė themelore. Do tė kemi njė pėrqendrim kryesor te qeverisja elektronike (e-government). E theksova se nė shumė aspekte ėshtė punuar dhe ėshtė shėnuar progres, por tani ėshtė i domosdoshėm njė koordinim i plotė dhe finalizim i kėtij procesi sa mė shpejt", - tha Berisha.

 

PDK dhe PDR, pro bashkėpunimit me opozitėn

 

PDK dhe PDR janė shprehur sot, nė mbėshtetje tė njė marrėveshjeje tė mundshme pozitė-opozitė pėr reformat nė vend. Kryetari i PDK-sė, Nard Ndoka, ėshtė shprehur se pėr realizimin e njė marrėveshjeje tė tillė takimet duhet tė vazhdojnė, madje duhet tė jenė intensive. "Duhet tė ketė tryeza permanente, tė cilat tė funksionojnė. Ėshtė e domosdoshme qė njė erė e re tė futet nė politikėn shqiptare. Tė ketė kontakte pėr gjėra tė njė rėndėsie tė veēantė, mes dy liderėve kryesorė, por dhe partive tė tjera, parlamentare", - tha Ndoka. Ndėrsa nėnkryetari i PDR-sė, Tritan Shehu, mendon se, "nė ēdo vend, pėrveē luftės politike dhe debatit politik, funksionojnė dhe marrėveshjet politike, tė cilat nė radhė tė parė kryhen mes pozitės dhe opozitės. Mendoj se ky ėshtė tipari i parė i njė vendi tė qytetėruar dhe i demokracive tė vėrteta. Kjo ėshtė "A"-ja e demokracisė dhe mendoj se askush nuk ka objeksione pėr kėtė gjė. Tė gjithė mendojmė se duhet njė kontakt dhe njė marrėveshje pėr gjėra esenciale qė i interesojnė vendit mes pozitės dhe opozitės”, - tha Shehu. Marrėveshja mes partive aleate tė maxhorancės vjen nė njė ditė, kur kryetari i PS-sė, Edi Rama, i ka dėrguar njė letėr kryeministrit Berisha, ku i kėrkon tė bashkėpunojė pėr zgjidhjen e problemeve tė bėra tashmė publike, siē janė reforma zgjedhore, decentralizimi, apo dhe bashkėpunimi nė kuadėr tė plotėsimit tė kushteve tė imponuara nga marrėveshja e Stabilizim-Asocimit.

 

 

Nėnkryetari i PD-sė shprehet se ristrukturimi i partisė bėhet nė kuadėr tė pėrmirėsmit tė kualiteteve

 

Topi: Ndarja e posteve do tė diskutohet nė forumet e partisė

 

 

Ndarja e posteve nė parti nga ajo e ministrit do tė jenė pjesė diskutimit tė forumeve partiake tė PD-sė. Nėnkryetari i kėsaj partie, Bamir Topi, pranoi dje, se Partia Demokratike ėshtė nė njė proces ristrukturimi, pėr tė pėrmirėsuar mė tej kualitetet nė parti. "Ndarja e posteve nė parti nga ato nė qeveri ėshtė njė ēėshtje qė do tė diskutohet nga forumet e kėsaj partie. PD-ja ėshtė nė prag tė disa ndryshimeve qė kanė tė bėjnė jo thjesht me nevojėn e transformimit tė vazhdueshėm tė strukturave pėr tė pėrmirėsuar kualitetin, por dhe pėr shkak tė disa lėvizjeve qė i kemi parė tė realizuara. Nėse duhet tė ndahet posti nė qeveri me atė nė parti, kjo ėshtė njė ēėshtje diskutimi e forumeve tė PD-sė", - tha Topi. Ideja e ndarjes sė posteve nė PD u hodh nė tregun mediatik dhe atė politik vetėm disa ditė mė parė nga vetė kreu i PD-sė, Sali Berisha. Menjėherė pas kėsaj, drejtori i kabinetit tė kryeministrit, Arben Imami, deklaroi nė media ambicien e tij pėr postin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė PD-sė, post, i cili aktualisht mbahet nga ministri i Financave, Ritvan Bode. Ndėrkohė, nė proces ristrukturimi duket se do futen dhe njė sėrė postesh tė tjera, partiake, ndėrkohė qė pritet tė shtohet dhe posti i sekretarit politik tė partisė. Por, duket se ky propozim jo nė tė gjitha rastet ka marrė aprovimin e duhur. Pak ditė mė parė, ishte Jemin Gjana, njė ndėr eksponentėt e lartė tė PD-sė dhe ministėr i Bujqėsisė, i cili u shpreh se procesi i ristrukturimit duhet tė prekė vetėm tre vende nė PD, ndėrsa postet e tjera mund tė vazhdojnė tė jenė tė njehsuara dhe me postet ministrore.

 

Qeveria zgjidh problemin e familjeve qė janė ngujuar nė grevė urie, nė Patos

 

Vendimi, 10 milionė lekė pėr shtėpi tė reja familjeve tė Patosit

 

 

Qeveria ka akorduar dje, me njė vendim tė posaēėm fondin prej 10 milionė lekėsh pėr familjet e ngujuara tė Patosit, pallati i tė cilėve rrezikohet tė shembet. Nė vendimin e qeverisė thuhet se familjet do i blejnė apartamentet nė tregun e lirė, ndėrkohė qė pronėsinė e truallit detyrohen ta kalojnė nė pronėsi tė Bashkisė sė Patosit. “Bashkisė Patos, tė qarkut tė Fierit, nė buxhetin e miratuar pėr vitin 2007-tė, t’i jepet njė fond shtesė prej 10 000 000 (dhjetė milionė) lekėsh, pėr familjet, qė banojnė nė pallatin nė lagjen “Dukas”, tė kėsaj bashkie, i cili rrezikon tė shembet. Ky fond tė pėrballohet nga fondi rezervė i Kėshillit tė Ministrave. Familjet qė pėrfitojnė nga ky vendim, pėrpara se tė tėrheqin shumėn pėrkatėse pėr blerjen e apartamenteve nė tregun e lirė, detyrohen tė bėjnė kalimin e pronėsisė sė banesės sė vjetėr dhe tė truallit nėn sipėrfaqen e ndėrtimit, nė pronėsi tė Bashkisė sė Patosit. Ngarkohet Bashkia e Patosit, qė, pas lirimit tė plotė tė pallatit nga familjarėt, nė pėrputhje me rregullat financiare dhe teknike, tė marrė masa pėr prishjen e ndėrtesės. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, prefekti i qarkut tė Fierit dhe Bashkia e Patosit pėr zbatimin e kėtij vendimi. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė”, - thuhet ne vendimin e qeverisė.

 

 

 

 

 

Braēe, Sterkaj, Harasani, Idrizi ... marrin nė dorė frenat e PS-sė nė qarqe

 

13 “dishepujt” e Ramės marrin kompetenca tė plota nė PS

 

Baza socialiste pėrgatit peticionin kundėr kryetarit dhe mbėshtetėsve tė tij

 

Nėnsekretarėt e zgjedhur nga Rama pėr 12 qarqet e vendit, do tė kenė kompetenca tė plota pėrgjatė procesit tė zgjedhjeve nė PS. Kryesia socialiste ka vendosur dje, qė nėnsekretarėt e zgjedhur pak ditė mė parė tė marrin tė gjitha kompenecat e forumeve drejtuese tė PS-sė nė bazė pėr tė drejtuar procesin zgjedhor brenda kėsaj partie. Tė njohur si mbėshtetės tė fortė tė Ramės nė PS, 13 nėnsekretarėt do tė organizojnė sipas strategjisė sė parashikuar tė gjitha lėvizjet qė nga zgjedhja e krerėve socialistė nė komuna e bashki e deri te zgjedhja e kryetarit tė madh tė kėsaj partie. Nė ndryshimet e bėra nė mbledhjen e djeshme tė kryesisė socialiste, ėshtė vendosur qė ata qė kandiduan mė 18 shkurt dhe humbėn, tė mos kandidojnė pėr postin e kryetarit tė PS-sė dhe kėtu pėrfshihen edhe ata krerė tė PS-sė, zonat e tė cilėve PS-ja i humbi mė 18 shkurt. Vendimet e marra nė mbledhjen e djeshme tė kryesisė sė PS-sė janė pritur negativisht nė forumet drejtuese tė partisė nė bazė. Disa prej krerėve tė PS-sė nė rrethe kanė qenė dje, tė pranishėm nė kryesinė socialiste, kur Rama ka paraqitur projektin e tij pėr fushatėn elektorale. Ata kanė reaguar menjėherė pėr kalimin e kompetencave te nėnsekretarėt organizativė dhe kanė paralajmėruar Ramėn se ky ėshtė njė veprim qė bie ndesh me statutin e partisė dhe se do tė ketė reaksion nė bazė. Burime pranė PS-sė thanė dje, se kėto reagime pritet tė vijnė nė zyrėn e Ramės nėpėrmjet peticioneve tė forumeve drejtuese socialiste nė bazė, por me mbėshtetjen e elektoratit tė kėsaj partie nė zonat pėrkatėse. Vendimet e marra nga njė grup i vogėl nė PS, sipas kundėrshtarėve tė kėtyre ndryshimeve, nuk mund tė gjejnė miratimin e e forumeve drejtuese, aktuale nė PS dhe aq mė pak tė elektoratit socialist. Reagimi negativ ndaj hapave qė kryetari Rama ka nisur tė ndėrmarrė nė reformimin e PS-sė, janė shfaqur, qė nė momentin kur Rama zgjodhi stafin e tij, besnik nė PS, ku pėrfshihen individė qė kanė pak histori tė pėrbashkėt me PS-nė ose aspak. Brenda kėtij stafi ka edhe individė, tė cilėt i bashkon vėrtet njė histori me PS-nė, por nga ana negative. Kjo, pasi ka nėnsekretarė organizativė tė zgjedhur nga Rama qė pak vite mė parė kanė qenė funksionarė tė lartė nė krahun kundėrshtar, nė atė tė PD-sė. Kjo pritet tė jetė edhe njė prej pikave tė peticioneve tė bazės qė pritet tė mbėrrijnė sė shpejti nė zyrėn e kryetarit socialist, Edi Rama.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pritet njė diskutim i zgjeruar me pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile pėr reformėn zgjedhore

 

LSI: Sistem proporcional, pragu katėr pėr qind

 

Lėvizja Socialiste pėr Integrim pritet tė zhvillojė njė tryezė me shoqėrinė civile pėr reformėn zgjedhore. Pėr kėtė arsye ajo ka pėrgatitur dhe njė platformė. “Qėllimi themelor i kėsaj nisme ėshtė tė nxisė pėrpjekjet e pėrbashkėta tė tė gjithė klasės politike dhe tė opionit tė gjerė publik pėr pėrgatitjen nė kohė tė tė gjithė infrastrukturės sė domosdoshme kushtetuese dhe ligjore qė do tė garantojnė mbajtjen e zgjedhjeve konform standardeve demokratike dhe nxjerrjen nė kėtė mėnyrė tė Shqipėrisė nga lista e zezė e atyre pak vendeve, ku ende dhunohet vullneti i votuesve dhe hapjen realisht tė rrugės drejt integrimit europian”, - thuhet nė njė deklaratė. Duke iu referuar sistemit zgjedhor, LSI-ja thekson se ajo ka propozuar sistemin proporcional, duke lėnė tė hapur diskutimin pėr formėn e tij. “Ne kemi qenė iniciues dhe mbetemi tė hapur pėr tė diskutuar lidhur me sistemin e ri qė duhet adoptuar, por propozimi ynė, qė nė vitin 2005-sė, ėshtė qė ky sistem tė kthehet terėsisht nė proporcional tė pastėr, duke lėnė tė hapur pėr njė diskutim mė tė gjerė pėrcaktimin korrekt tė formės sė tij, (rajonal ose kombėtar)”, - thuhet nė deklaratė. LSI-ja ka numėruar disa arsye, pse duhet ky sistem, duke nėnvizuar eliminimin e fenomenit “Dushk” dhe garantimin e pėrfaqėsimit tė drejtė tė partive politike. LSI-ja ka propozuar dhe kufizimin e pėrbėrjes nė Kuvend nė 100 ose 120 deputetė. “Ndėr propozimet ėshtė dhe rritja e pragut tė hyrjes sė partive nė Kuvend deri nė 4 pėr qind. Propozimet e mėsipėrme kėrkojnė ndėrhyrje imediate nė Kushtetute, pėr t`i hapur rrugė hartimit dhe miratimit tė Kodit tė ri Zgjedhor, gjė e cila kėrkon domosdoshmėrisht njė konsesus tė gjerė politik, real dhe serioz”, - thekson deklarata e LSI-sė.

 

 

Kryetari i PS-sė i shkruan kryeministrit dhe i kėrkon instalimin e njė tryeze pėr koordinimin e punės

 

Rama: Tė lexojmė votėn e 18

shkurtit, tė ulemi nė tryezė pėr reformat

 

“Propozimi konkret i Partisė Socialiste ėshtė ngritja pa humbur kohė e njė tryeze tė pėrbashkėt me pėrfaqėsues nga qeveria e nga opozita pėr tė pėrgatitur fillimisht njė draft propozimesh pėr temat qė partitė tona do tė duhet tė trajtojnė bashkarisht dhe mekanizmat e mundshėm tė njė pune tė pėrbashkėt”

 

Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, i ka nisur njė letėr kryeministrit dhe kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, ku i propozon instalimin e njė tryezė tė pėrbashkėt pėr reformat qė ka nevojė tė kryhen nė vend, nė kuadėr tė anėtarėsimit tė shpejtė. “Mė 18 shkurt tė kėtij viti, Shqipėria mbylli njė konsultim tė rėndėsishėm, elektoral. Verdikti popullor i 18 shkurtit na dha sinjalin e qartė se shqiptarėt duan ekuilibrin e pushteteve, bashkėpunimin mes tyre nė funksion tė zhvillimit e tė mirėqenies dhe bashkėjetesėn jokonfliktuale mes forcave politike nė vend. Ky ėshtė njė mesazh qė gjykoj se na takon mė sė pari neve, drejtuesve tė forcave politike, ta lexojmė drejt, duke ecur pa ngurrim nė rrugėn e dėshiruar prej qytetarėve tanė.

18 shkurti solli edhe njėherė nė vėmendjen e opinionit publik dhe tė partnerėve tanė, ndėrkombėtarė nevojėn urgjente pėr ndryshime tė shpejta, thelbėsore tė sistemit e tė infrastrukturės zgjedhore nė Shqipėri. Zgjedhjet e lira e tė ndershme, nė kuptimin qė ky koncept ka nė jetėn e familjes evropiane, vazhdojnė tė mbeten pėr ne shqiptarėt njė objektiv pėr t’u arritur. Dhe pa arritur kėtė objektiv, ne s’mund tė shkojmė larg nė rrugėn aspak tė lehtė tė integrimit nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Kjo rrugė ėshtė njė sfidė e pėrbashkėt, historike qė nuk mund tė kapėrcehet pa reforma tė mėdha tė shtetit, tė cilat kėrkojnė njė frymė dhe angazhim bipartizan”, - thuhet nė letėr.

“Prandaj, me shqetėsimin e thellė pėr ecurinė e proceseve integruese, tė cilat janė nė thelb procese tė demokratizimit tė shoqėrisė e tė modernizimit tė shtetit, Ju bėj apel qė tė mos humbasim tjetėr kohė tė ēmuar nė ndėrtimin e njė fryme dhe angazhimi bipartizan pėr reformat e mėdha. Deklaratat e ndėrsjella pėr pėrkushtim ndaj kauzės sė demokratizimit e tė integrimit evropian tė Shqipėrisė, si edhe prononcimet e gjithanshme pėr gatishmėrinė e bashkėpunimit me palėn tjetėr jo vetėm nuk mjaftojnė, por janė bėrė tė lodhshme pėr qytetarėt shqiptarė.

Propozimi konkret i Partisė Socialiste ėshtė ngritja pa humbur kohė e njė tryeze tė pėrbashkėt me pėrfaqėsues nga qeveria e nga opozita pėr tė pėrgatitur fillimisht njė draft propozimesh pėr temat qė partitė tona do tė duhet tė trajtojnė bashkarisht dhe mekanizmat e mundshėm tė njė pune tė pėrbashkėt. Pėrsa na takon, jemi gati tė vemė nė dispozicion pėrfaqėsuesit tanė dhe tė sugjerojmė konkretisht njė rend pune”, - vijon mė tej letra.

“Unė besoj se, fillimi me kurajė i kėsaj pune tė pėrbashkėt, do tė ishte njė hap pėrpara drejt ēeljes sė njė kapitulli tė ri nė marrėdhėniet mes forcave politike nė Shqipėri, duke plotėsuar kėrkesėn e qytetarėve shqiptarė pėr njė politikė qė krijon shpresė e qetėsi dhe jo dėshpėrim e tension, duke mundėsuar trajtimin e temave tė mėdha me seriozitetin qė kaq shumė i mungon klasės sonė politike dhe parlamentit shqiptar nė gjendjen e krizės permanente tė komunikimit, duke krijuar kushte tė favorshme pėr ndėrtimin e njė sistemi dhe infrastrukture zgjedhore tė denjė pėr aspiratėn e qytetarėve tanė, si edhe duke dhėnė njė sinjal tė fortė tė vullnetit tė mirė pėr partnerėt tanė tė pazėvendėsueshėm”, - thekson Rama.

 

 

 

Kolegji pas deklaratave politike shtyn shqyrtimin e Elbasanit

 

Kolegji Zgjedhor shtyn dhėnien e vendimit pėr Bashkinė e Elbasanit nė njė tjetėr seancė. Nė kėtė mėnyrė, Kolegji nuk mori vendim nė lidhje me kėrkesėn e Partisė Socialsite pėr tė numėruar kutinė e njė qendre votimi, tė cilėn Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e cilėsoi si tė dėmtuar nė njė masė tė tillė qė nuk mund tė merrej parasysh. Kandidati i mazhorancės pėr Bashkinė e Elbasanit, Luēiano Boriēi, kėrkon pavleshmėrinė e zgjedhjeve nė kėtė njėsi vendore. Sipas avokatit tė Boriēit, procesi pėr njėsinė vendorė tė Elbasanit ka patur shkelje tė rėnda para dhe pas ditės sė zgjedhjeve. Sipas tij, nė qendrėn e votimit 23.78 procesi zgjedhor nuk ka nisur fare dhe pėr pasojė, 800 zgjedhės, tė cilėt duhet tė votonin nė kėtė qendėr nuk kanė pasur mundėsinė tė votojnė. Nga ana tjetėr, nė 18 qendra votimi nga 97 gjithsej nė kėtė zonė, ka munguar regjistri pėr indeksin e certifikatave dhe pėr pasojė, minimalisht 2745 zgjedhės tė pajisur me certifikata si mjet identifikimi nuk kanė arritur tė votojnė. Nga ana tjetėr, kryetari i PS-sė, Edi Rama, i ka kėrkuar publikisht mazhorancės tė qėndrojė larg nga presioni qė po iu bėn gjyqtarėve tė Kolegjit Zgjedhor pėr vendimin qė do tė marrin pėr Bashkinė e Elbasanit.

 

 

 

 

 

 

 

Ministri i Punėve Publike ngre shqetėsimin nė grupin parlamentar pėr vonesėn nė ēeljen e buxhetit tė vitit 2007-tė

 

Berisha: Kush pengon investimet, do pėrballet me ligjin

 

Burime shprehen se kryeministri Berisha ka reaguar ashpėr pas ngritjes sė shqetėsimit nga ana e Bashės, duke u shprehur se, “Ēdo punonjės i administratės publike qė me veprimin apo mosveprimin e tij do tė shkaktojė vonesa nė investime, do tė mbajė pėrgjegjėsi tė rėndė, administrative, por edhe ligjore, sipas rastit”

 

Tė gjithė ata punonjės tė administratės qė do tė vonojnė investimet e qeverisė, do tė mbajnė pėrgjegjėsi tė rėndė, administrative, por edhe ligjore. Kryeministri, Sali Berisha, ka qenė tejet i ashpėr nė deklaratėn e tij nė grupin parlamentar tė PD-sė pėrsa i pėrket vonesave qė janė shfaqur nė investimet publike. Burime brenda grupit parlamentar tė PD-sė shprehen se ka qenė ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulėzim Basha, ai qė ka ngritur shqetėsimin gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar tė PD-sė, nė lidhje me vonesat nė lėvrimin e fondeve, gjė qė ka sjellė nė disa raste dhe vonesa nė investimet publike. Tė njėjtat burime shprehen se, kryeministri Berisha ka reaguar ashpėr pas ngritjes sė kėtij shqetėsimi, duke u shprehur se, “Ēdo punonjės i administratės publike qė me veprimin apo mosveprimin e tij do tė shkaktojė vonesa nė investime, do tė mbajė pėrgjegjėsi tė rėndė, administrative por edhe ligjore, sipas rastit”.

Investimet

Deklarata e kryeministrit vjen dhe pas shqetėsimit tė ngritur nga disa deputetė tė PD-sė pėr mungesėn e investimeve nė zonat e tyre, elektorale. Megjithėse njė pjesė e mirė e kėtyre shqetėsimeve dhe projekteve tė tjera u pasqyruan nė buxhetin e shtetit tė kėtij viti, sėrish janė shfaqur vonesa nė lėvrimin e fondeve, megjithėse po hyjmė nė tremujorin e dytė tė vitit. Kėto vonesa jo nė pak raste janė bėrė shkak pėr vonesa nė kryerjen e tenderave pėr investimet e parashikuara. Nga ana tjetėr, dhe vitin e kaluar nė disa raste vetėm pėr arsye tė zvarritjes sė procedurave, u vunė re mungesa investimesh nė disa sektorė tė rėndėsishėm, si nė ujėsjellėsa, turizėm, apo dhe nė shtrime rrugėsh. Nė disa qytete tė mėdha tė vendit, kjo zvarritje u pasqyrua dhe nė rezultatin e votimeve tė 18 shkurtit, ku PD-ja humbi nė thuajse pjesėn mė tė madhe tė qyteteve tė mėdha. Ndėrkohė, ēelja e fondeve sa mė shpejt do tė bėnte qė tė rifillonte puna nė investime, ngecja e tė cilave ka pasoja jo tė vogla nė ekonominė e vendit.

 

Plasnik: Shtysė pėr liberalizimin e vizave

 

Ministrja e Jashtme e Austrisė, Ursula Plassnik, nė njė intervistė pėr "Salzburger Nachrichten" ka deklaruar sė bashku me ministrat e Jashtėm tė Hungarisė, Polonisė, Ēekisė, Sllovenisė dhe Sllovakisė se i duhet dhėnė njė shtysė liberalizimit tė vizave pėr shtetet ballkanike. "Ne do t'i ēojmė njė letėr tė pėrbashkėt Komisarit pėr Drejtėsi, Frattini, dhe atij pėr Zgjerimin, Olli Rehn, nė tė cilėn do tė theksojmė se duhen krijuar "roadmaps" pėr liberalizimin e vizave". Ndonjėherė, nė kėto vende lind ideja se ēėshtja e vizave vihet ose hiqet nga rendi i ditės pėr shkaqe politike. Ky ėshtė njė keqkuptim. Ne duhet tė sigurojmė se rregullat elementare tė sigurisė do tė mbahen dhe tė krijojmė "roadmaps" njėkohėsisht".

 

Rama sulmon kritikuesit e votės socialiste pro qeverisė sė djathtė dhe harron “fajtorėt”, reagojnė ashpėr deputetėt:

 

Marko Bello: Zoti Rama, Partia Socialiste nuk drejtohet me SMS

 

Debat i ashpėr nė grupin parlamentar socialist pėr votėn e deputetėve socialistė pro qeverisė “Berisha 2”

 

Vota e deputetėve socialistė pro qeverisė “Berisha 2” thellon ēarjen brenda radhėve tė PS-sė. Nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar, socialist ėshtė zhvilluar njė debat i ashpėr ndėrmjet kryetarit Rama dhe deputetit socialist, Marko Bello, deri nė akuza personale ndėrmjet tyre. Ndėrsa Rama ka sulmuar deputetin Marko Bello, i cili u shpreh kundėr kolegėve tė tij, deputetė socialistė, pėr votėn qė ata dhanė pro qeverisė “Berisha”, Rama ka harruar tė pėrqendrohet pikėrisht nė kritikat pėr votėn socialiste pro qeverisė demokrate dhe ėshtė pėrqendruar nė sulmet ndaj kritikuesve ndaj kėtij fenomeni. Pasi Rama ka pranuar se vota e socialistėve pro qeverisė “Berisha” ishte pėr t`u kritikuar, ka shprehur rezerva tė forta pėr kritikat e Bellos apo deputetėve tė tjerė qė mbėshtetėn kėto kritika. Pas kėsaj, ka reaguar ashpėr Bello, ndėrsa pėrfshihen nė debat deputetėt Braēe, Malaj e Koēi, duke shkaktuar njė debat tė ashpėr nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar.

Debati

“Si mund ta justifikojmė veprimin qė deputetėt socialistė bėnė nė votimin pėr qeverinė “Berisha”, kur i dhanė votėn ministrave tė Berishės? Mė pas ,si mund tė justifikojmė edhe reagimin e deputetėve tė tjerė, tė cilėt dolėn para mediave, duke kritikuar me tė madhe kolegėt e tyre, tė cilėt gjithsesi kishin vepruar gabim? Kujt i drejtoheshin deputetėt qė nuk i pushuan kritikat ndaj kolegėve tė tyre, socialistė?!”, - mėsohet tė jetė shprehur Rama nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar. I menjėhershėm ka qenė reagimi i Bellos, i cili i ėshtė drejtuar Ramės me zė tė lartė nga fundi i sallės sė grupit parlamentar: “Ty tė drejtoheshim zoti Rama. Ti nuk paske kuptuar gjė nga ajo qė ka ndodhur. Unė kam folur pėr njė skandal tė paprecedent qė ndodhi nė grupin e PS-sė, ku pėr herė tė parė deputetėt socialistė votuan qeverinė e Berishės. Cfarė mendon ti, se fajin pėr votėn pro ministrave tė Bererishės e kemi ne qė kritikuam ata qė votuan qeverinė e Berishės?! Nėse ėshtė kėshtu, merrni masė dhe mė pėrjashtoni nga grupi parlamentar. Por nė kėtė rast, unė nuk jam i vetėm. Po me zotin Dritėro Agolli ēdo tė bėni zoti Rama?! Do ta pėrjashtoni?! Sepse edhe ai mendoi se vota pro ministrave tė qeverisė “Berisha” ishte gabim, pra edhe ai e tha nė media kėtė gjė. Do na pėrjashtoni?! Ti duhet tė kuptosh se Partia Socialiste nuk drejtohet me SMS”, - mėsohet tė jetė shprehur Bello dje, nė grupin parlamentar tė PS-sė. Mė pas, Rama ka ulur tonet dhe nė debat janė pėrfshirė edhe deputetė tė tjerė. Me tė njėjtėn mėnyrė siē e justifikuan votėn e tyre pro ministrave demokratė, Braēe e Sterkaj, janė pėrpjekur ta justifikojnė edhe nė mbledhjen e djeshme tė grupit socialist. Ndėrsa Malaj ka kėrkuar tė ulen tonet dhe tė mos vlerėsohet maksimalisht veprimi i deputetėve qė votuan pro qeverisė sė PD-sė, Paulin Sterkaj ėshtė shprehur me ironi: “Mua nė zonėn time mė pėrgėzuan pėr votimin e Nard Ndokės”. Ndėrsa Braēe, duke u pėrpjekur tė justifikojė qėndrimine tij nė votėn pro qeverisė “Berisha”, ka sjellė nė vėmendje votat kundėr tė socialistėve pėr qeverinė e tyre gjatė qeverisjes socialiste. “Vota ime ishte pėr t`u tallur me qeverinė, pasi seanca u zhvillua nė njė mėnyrė qesharake. Por ka edhe deputetė socialistė qė kanė votuar kundėr qeverisė socialiste, kur ne ishim nė pushtet”, - mėsohet tė ketė thėnė Braēe nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar. Braēe ka folur edhe pėr procesin e votimit nė Berat pėr zgjedhjen e kryetarit tė kėshillit bashkiak. Braēe ėshtė shprehur se nė kėtė proces u shitėn votat e PS-sė dhe sipas tij, socialistėt atje janė treguar tė pafytyrė dhe pėr kėtė ai ka hedhur dyshime pėr kryetarin e PS-sė sė Beratit.

 

Grupi i pėrēarė socialist

 

Pandeli Majko vazhdon ndėrkohė bojkotin ndaj forumeve drejtuese tė PS-sė, si kryesia dhe grupi parlamentar, duke dhėnė kėshtu njė tablo tė plotė tė pėrēarjes sė PS-sė nė prag tė zgjedhjeve brenda kėsaj partie. Mbledhja e djehme e grupit parlamentar socialist ėshtė mbyllur pa pėrmirėsuar asgjė nė debatin e hapur pėr votimin e qeverisė, duke lėnė tė hapur gjithashtu mundėsinė e kristalizimit tė grupeve tė ndryshme brenda grupit parlamentar socialist. Ndėrsa Majko mungoi, zėvendėsi i tij, Koēi, ka mbėshtetur Bellon nė kritikat pėr votimin pro qeverisė “Berisha”, ndėrsa deputetėt e tjerė apo sekretarėt kanė refuzuar tė pėrfillin qėndrimin e Koēit si nėnkryetar i grupit parlamentar socialist.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SPECIALE

 

 

Lista e re e barnave kushton 39 milionė dollarė dhe pėrmban 361 medikamente

 

Hana: Mė 1 prill, subvencionim 20% mė shumė se viti 2006

 

ISKSH-ja ka vendosur qė tė shtrihet mbulimi, kryesisht pėr pensionistėt pėr 21 barna, nga tė cilat, 12 kanė kosto tė lartė financiare

 

Mė datė 1 prill 2007 hyn nė fuqi lista e re e barnave tė rimbursueshme. “Kjo liste e re sjell njė shėrbim mė tė mirė pėr popullatėn dhe konkretisht njė subvencionim 20 pėr qind mė shumė se viti 2006”, - u shpreh ditėn e djeshme drejtoresha e Institutit tė Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor (ISKSH), Elvana Hana, e cila theksoi se, nė listėn e re pėrfundimtare, vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar kategorisė sė fėmijėve dhe pensionistėve, ku ndryshimet nė listė pėrmbajnė tashmė njė kosto shtesė qė kapėrcen 6 milionė dollarėt. Kjo faturė financiare do tė pėrballohet nga ISKSH-ja dhe nė total, lista pritet tė kushtojė rreth 39 milionė dollarė dhe pėr vitin 2007 nė tė gjenden gjithsej 361 barna.

Pėrfituesit

Pėrmes listės sė re tė barnave, ISKSH-ja ka marrė vendimin pėr lirimin e kufizimeve pėr disa barna tė rėndėsishme qė prekin kryesisht kategorinė e pensionistėve. Duke e konsideruar prioritet kategorinė e pensionistėve, ISKSH-ja vendosi tė shtrijė mbulimin me barna tė rėndėsishme pėr kėtė shtresė nė nevojė, duke pėrmirėsuar cilėsinė e jetės sė pensionistėve. "Bazuar nė prioritetet qė vetė kjo kategori kishte vendosur, por bazuar edhe nė logjikėn mjekėsore e financiare, grupi i ekspertėve i ngritur nga ISKSH-ja vendosi qė tė shtrihet mbulimi, kryesisht pėr pensionistėt pėr 21 barna, nga tė cilat 12 kanė kosto tė lartė financiare", - tha Hana, sipas sė cilės bėhet fjalė pėr medikamentet qė trajtojnė kryesisht sėmundjet kardiovaskulare, katėr  medikamente tė tjera antiprostatike, barna neurologjike, antidiabetike etj. Fatura financiare e pėrafėrt qė ka pėrllogaritur ISKSH-ja pėr lirimin e kufizimeve pėr kėto barna shkon nė 4-5 milionė dollarė.

Lista e re

Bazuar nė listėn e re tė barnave tė rimbursueshme, barnat ku ėshtė ndėrhyrė pėr lirimin e kufizimeve janė: medikamentet kardiologjike (Losartan Potassium 50 mg; Valsartanum 80 mg; (diovani); Valsartanum 160 mg; (diovani); Ibersartan 75 mg, 150 mg dhe 300 mg; Olmersartanum 10 mg, 20 mg dhe 40 mg; Valsartan + Hydrochlortiazide); barnat urologjike (Alfuzosinum 5 mg dhe 10 mg; Tamsulosinum 0.4 mg; Terazosinum 2 mg dhe 5 mg; Finasteridum 5 mg); Antikoagulantet (pėr personat e operuar nga zemra zgjatet koha e pėrdorimit nga 3 nė 6 muaj, bari Clopidogrel 75 mg, plavix); Hormonet e Hipofizės dhe Hipotalamusit (rritet mosha e trajtimit me hormonin e rritjes me barin Somatropinum 5, 6 dhe 10 mg); barna neurologjike (Risperidonum 1mg/1ml-30ml); barna antidiabetike (Pėr tė gjitha insulinat rritet numri nga 4 pena/muaj nė 5 pena/muaj). Lirime kufizimesh, pra mundėsi pėr pėrdorim mė tė gjerė tė barnave ka edhe nė disa medikamente qė kurojnė ulēerėn, tek barnat astmatike, etj., por kėto ndryshime janė tė vogla krahasuar me njė vit mė parė.

Alketa Alia

 

 

BOX

Tarifa qė do tė pėrballohet nga ISKSH-ja

 

- Pėr pensionistėt 21 barna, nga tė cilat 12 kanė kosto tė lartė financiare, kostoja ėshtė mbi 4-5 milionė dollarė.

- Pėr fėmijėt 14 barna, kostoja ėshtė mbi 1.6 milion dollarė.

- Ndryshimet e fundit pėr kategorinė e pensionistėve si dhe futja e disa barnave tė reja nė listė kanė njė kosto shtesė qė kapėrcen 6 milionė dollarėt. Nė total, lista pritet tė kushtojė rreth 39 milionė dollarė dhe nė listėn e vitit 2007 janė gjithsej 361 barna.

 

BOX

Disa nga barnat, ku ėshtė ndėrhyrė pėr lirimin e kufizimeve:

 

 

- Nė grupin e barnave kardiologjike:

1.Losartan Potassium 50 mg;

2.Valsartanum 80 mg; (diovani)

3. Valsartanum 160 mg; (diovani)

4. Ibersartan 75 mg, 150 mg dhe 300 mg;

5. Olmersartanum 10 mg, 20 mg dhe 40 mg

6. Valsartan + Hydrochlortiazide

 

- Nė grupin e barnave Urologjike (antiprostatikė). Zgjatet koha e pėrdorimit nga 1 vit qė ishte nė 2 vjet dhe nė raste tė veēanta mė shumė se kaq.

1.Alfuzosinum 5 mg dhe 10 mg

2.Tamsulosinum 0.4 mg

3.Terazosinum 2 mg dhe 5 mg

4.Finasteridum 5 mg

 

- Nė grupin Antikoagulantet (pėr personat e operuar nga zemra zgjatet koha e pėrdorimit nga 3 nė 6 muaj)

Pėr barin Clopidogrel 75 mg (plavix)

 

- Nė grupin Hormonet e Hipofizės dhe Hipotalamusit (rritet mosha e trajtimit me hormonin e rritjes)

Pėr barin Somatropinum 5,6 dhe 10 mg  

 

- Nė grupin e barnave neurologjike

Pėr barin Risperidonum 1mg/1 ml-30 ml

 

- Nė grupin e barnave antidiabetike

Pėr tė gjitha insulinat tė rritet numri nga 4 pena/muaj nė 5 pena/muaj.

 

 

BOX

Lista

 

Lista e barnave tė rimbursueshme hartohet nga Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit tė Listės sė Barnave qė Rimbursohen pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė. Ky komision kryesohet nga ministri i Shėndetėsisė dhe pėrbėhet nga 21 anėtarė. Ndryshimet e fundit nė listėn e barnave tė rimbursueshme janė miratuar mė 28.02.2007, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Barnat e shtuara nė listėn e rimbursimit 2007:

1.Deferasirox 250 mg 

2.Lipaze+amylaze+protease

3.Pravastatine sodium 20 mg

4.Pravastatine sodium 40 mg

5.Magnezio valproate 500 mg

6.Danazol 200 mg

7.Pyridostigmine bromide 60 mg

8.Phenoxymethylpenicillin um 250 mg

9.Potasium chloride combinations

10.Phenil Keton Urea 500 g

11. Cyclophosphamide 50 mg

12. Mercaptopurinum 50 mg

13.Chlorambucil 2 mg

14. Melphalan 5 mg

 

 

 

BOX

Rimbursimi i barnave nė masėn e plotė 100%, zė 83% tė peshės sė rimbursimit

Masa e mbulimit tė ēmimeve tė barnave tė listės sė barnave qė rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, tė jetė nė masėn 50 pėr qind deri nė 100 pėr qind, sipas grupeve, si mė poshtė vijon:

Grupi I - Masa e mbulimit 100 pėr qind tė ēmimit

Nė kėtė grup pėrfshihen barnat qė kanė masėn mė tė lartė tė rimbursimit tė ēmimit dhe qė bėjnė pjesė nė kėto grupe terapeutike: A12, A16, G03, J04, L01, L02, L03, L04, M05, N02, V03, pėrkatėsisht:

- Shtesa tė kripėrave minerale (Potasium chloride comb);

- Barna tė tjera, tė aparatit gastro-intestinal dhe tė metabolizmit;

- Hormonet seksuale dhe modulatorėt e sistemit gjenital (Cyproteronum Acetatum);

- Antimykobakterialėt;

- Antineoplazikėt;

- Barnat, qė pėrdoren pėr terapinė endokrine;

- Imunostimuluesit;

- Imunosupresivėt;

- Barnat, qė pėrdoren pėr ērregullime tė sistemit muskulo-skeletik;

- Analgjezikėt (Morphinum, Pethidinum);

- Tė gjitha produktet e tjera terapeutike.

Grupi II- Masa e mbulimit 85 pėr qind deri 95 pėr qind tė ēmimit. Nė kėtė grup pėrfshihen barnat qė bėjnė pjesė nė kėto grupe terapeutike: A09, A10, A12, B01, B03, H01, H05, M04, N03, N04, N07, pėrkatėsisht:

- Digjestivėt, pėrfshi dhe enzimat;

- Antidiabetikėt;

- Shtesa tė kripėrave minerale;

- Antikoagulantėt;

- Antianemikėt;

- Hormone tė hipofizės dhe hipotalamike;

- Kalcium homeostatikėt;

- Preparatet antigutoze;

- Antiepileptikėt;

- Antiparkinsonikėt;

- Barna tė tjera, tė sistemit nervor.

Grupi III - Masa e mbulimit 75 pėr qind deri nė 85 pėr qind tė ēmimit. Nė kėtė grup pėrshihen barnat qė bėjnė pjesė nė kėto grupe terapeutike: C01, C02, C08, C09, H03, J05, N05, R03, pėrkatėsisht:

- Barnat, qė pėrdoren nė terapinė kardiake;

- Antihipertensivėt;

- Kalēibllokuesit;

- Barnat qė veprojnė nė sistemin renin-angiotensin;

- Barnat qė pėrdoren nė terapinė e tiroides;

- Barnat antivirale sistematike (Lamivudinum);

- Psikoleptikėt;

- Antiastmatikėt.

Grupi IV - Masa e mbulimit 65 pėr qind deri nė 75 pėr qind tė ēmimit. Nė kėtė grup pėrfshihen barnat qė bėjnė pjesė nė kėto grupe terapeutike: A02, A07, B05, C03, C07, G01, G02, G04, H02, N02, N06, pėrkatėsisht:

- Antiacidet, barnat pėr mjekimin e ulēerės peptike dhe flatulencės;

- Antidiarreikėt, antiinflamatorėt dhe antiseptikėt intestinalė;

- Zėvendėsuesit e plazmės dhe perfuzionet;

- Diuretikėt;

- Betabllokuesit;

- Antiinfektivėt dhe antiseptikėt gjinekologjikė;

- Barna tė tjera gjinekologjike;

- Urologjikėt;

- Kortikosteroidėt sistemikė;

- Analgjezikėt;

- Psikoanaleptikėt

Grupi V - Masa e mbulimit 55 pėr qind deri nė 65 pėr qind tė ēmimit. Nė kėtė grup pėrfshihen barnat qė bėjnė pjesė nė kėto grupe terapeutike: A03, A05, A11, G03, J01, J02, M01, P02, R05, S01, pėrkatėsisht:

- Barnat antispastike, antikolinergjike dhe propulsive;

- Kolagogėt dhe hepatoprotektorėt;

- Vitaminat;

- Hormonet seksuale dhe modulatorėt e sistemit gjenital;

- Antibakterialėt sistemikė;

- Antimykotikėt sistemikė;

- Antiinflamatorėt dhe antireumatikėt;

- Antihelmentikėt;

- Barnat kundėr kollės dhe rrufės;

- Barnat oftalmike.

Grupi VI - Masa e mbulimit 50 pėr qind tė ēmimit. Nė kėtė grup pėrfshihen barnat qė kanė masėn mė tė ulėt tė mbulimit tė ēmimit dhe ku bėjnė pjesė kėto grupe terapeutikė: D01, D06, D07, C10, J05, N05, R01, R06, V07, pėrkatėsisht:

- Antimykotikėt dermatologjikė;

- Antibiotikėt dhe barnat kimioterapeutike dermatologjike;

- Preparatet dermatologjike tė kortikosteroidėve;

- Barnat pėr reduktimin e lipideve nė gjak;

- Barnat antivirale sistematike;

- Psikoleptikėt (Lorazepam, Chlorazepatum)

- Preparatet nazale;

- Antihistaminikėt sistemikė;

- Tė gjitha produktet e tjera joterapeutike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

 

Shpiket nė Kaliforni njė mikroprocesor i ri, me emrin “baypass” nė sy

 

Mikroprocesori optik qė bėn tė verbėrit tė shikojnė

 

Pajisja pėrbėhet nga njė mikroprocesor, i cili vendoset nė mėnyrė kirurgjike mbrapa retinės. Njė kamera e vogėl montohet nė njė palė syze dhe transmeton imazhe tek mikroprocesori, i cili, nėpėrmjet nervit optik, i pėrcjell sinjalet nė trurin e njeriut tė verbėr

 

Shkencėtari amerikan, Mark Humayun, ka krijuar njė pajisje tė re, e cila mendohet se do t’u kthejė personave tė verbėr shikimin, pothuajse tė plotė. Humayun thotė se ėshtė pranė pėrfundimit tė plotė tė punės pėr njė mikroprocesor tė ri, i cili transmeton imazhe nė tru. Njė pajisje e ngjashme ka kohė qė ėshtė pėrdorur tek tė verbėrit, duke rikthyer tek ata shikim tė pjesshėm. Pajisja e re synon rikthimin e plotė tė tė parit. “Hymen Marder ėshtė pjesėrisht i verbėr. Retina e dėmtuar e lejon atė tė shohė nė mėnyrė tė kufizuar. Ai thotė se ka raste qė mendon se sheh diēka, por nė fakt nuk e shikon derisa kthen kokėn nė njė kėnd tė caktuar”, - thotė shkencėtari. Sipas mjekėve okulistė, njerėzit si Marder, sė shpejti mund tė marrin ndihmė nga shkencėtari Mark Humayun, pranė institutit “Doheny” nė Kaliforni, i cili po krijon njė mikroprocesor tė kompjuterizuar, pėr tė anashkaluar retinėn, duke komunikuar imazhet drejtpėrdrejt nė tru.

Mikroprocesori

Humayun e quan metodėn e tij “baypass” nė sy. Pajisja pėrbėhet nga njė mikroprocesor, i cili vendoset nė mėnyrė kirurgjike mbrapa syrit (retinės). Njė kamera e vogėl montohet nė njė palė syze dhe transmeton imazhe tek mikroprocesori, i cili, nėpėrmjet nervit optik i pėrcjell sinjalet nė trurin e pacientit. Doktor Humyan thotė se, njė version i hershėm i kėsaj pajisjeje ka ndihmuar personat plotėsisht tė verbėr qė tė shikojnė pjesėrisht. Versioni i vjetėr pėrbėhej vetėm nga 16 mikroelektroda, ndėrsa tani po bėhen prova me njė version tė ri me 60 mikroelektroda. Doktor Humyan shpreson se, mikroprocesori me 60 elektroda do ta lejojė njė tė verbėr tė shikojė, por jo aq sa mund tė lexojė ose tė njohė fytyrat. Arritjet e tij, shkencėtari i njoftoi nė takimin vjetor tė shoqatės amerikane pėr pėrparime shkencore. Ai thotė se versioni i ri i mikroprocesorit ėshtė 4 herė mė i vogėl se versioni i parė, por qė ėshtė nė gjendje tė dėrgojė mė shumė sinjale nė tru. Agjencia federale e ushqimeve dhe ilaēeve ka miratuar pėrdorimin eksperimental tė mikroprocesorit tė ri nė klinikė. Doktor Humyan, pranė institutit “Doheny”, thotė se kjo do ta ndihmojė ekipin e tij pėr kryerjen e provave tė tjera, pėr ta bėrė pajisjen edhe mė tė fuqishme. Synimi i tij ėshtė krijimi i njė mikroprocesori me deri nė 1 mijė elektroda, nė mėnyrė qė pacienti tė jetė nė gjendje tė dallojė fytyrat dhe tė mos quhet mė i verbėr. Ai shpreson qė mikroprocesori pėr rikthimin e tė parit tė dalė nė treg brenda 2 ose 3 vjetėsh. Deri nė fund tė kėtij viti ėshtė parashikuar qė mikroprocesori i ri tė provohet klinikisht tek 50 tė verbėr.

 

 

 

 

Gjana: 5 mln USD pėr vreshtarinė, pemėtarinė dhe ullishtet

 

Ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Jemin Gjana, u shpreh ditėn e djeshme, gjatė njė konference pėr shtyp se, qeveria ka akorduar njė fond prej 5 milionė dollarėsh pėr mbėshtetjen e sektorit tė vreshtarisė, pemėtarisė e ullishteve. Ministri i MBUMK-sė, Gjana, tha se qeveria shqiptare ka vendosur, duke filluar qė nga janari i vitit 2007, ndėrprerjen e furnizimit me naftė pėr serat dhe fillon njė projekt tė ri, atė tė mbėshtetjes financiare pėr sektorė tė vreshtarisė, pemėtarisė e ullishteve. Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, nė prioritetet e saj pėr vitin 2007, ka mbėshtetjen e 8 drejtimeve kryesore bujqėsore-agroindustriale (vreshtari, pemėtari, ullishte, agroindustri, pėrpunim qumėshti, mishi, perime, sera) me qėllim, rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e mėtejshėm tė bujqėsisė nė vendin tonė.

 

 

 

 

ME MBISHKRIMIN SHKODĖR

 

Italianėt, fonde pėr kualifikimin profesional tė 50 jetimėve

 

Rreth 50 jetimė nga rrethe tė ndryshme tė vendit, qė kanė mbushur moshėn 18 vjeē, do tė kualifikohen nė profesione tė ndryshme, nė kuadėr tė njė projekti me vlerė 40 mijė euro, fondet e tė cilit janė siguruar nga shoqata italiane “AIDI”. Projekti i hartuar nga Shoqata Kombėtare e Jetimėve, nė bashkėpumim me shoqatėn italiane “AIDI”, e cila ėshtė edhe mbėshtetėsja kryesore nė aspektin financiar ėshtė pėrcaktuar tė zbatohet nė Shkodėr. Kryetari i Shoqatės sė Jetimėve Shqiptarė, Kadri Aliaj, u shpreh se, “pala italiane ka vėnė nė dispozicion njė shumė prej 40 mijė eurosh pėr organizimin e kurseve profesionale pėr 50 jetimė shqiptarė”. Sipas Aliajt, 40 djem jetimė do tė aftėsohen nė profesionet e hidraulikut, elektroaut, nė fushėn e ndėrtimit si dhe nė kurse pėr kompjuter. Ndėrsa, 10 vajza jetime do tė kualifikohen nė rrobaqepsi, parukeri dhe gjuhė tė huaj. Duke pėrfunduar, Aliaj tha se, shoqata italiane “AIDI” synon tė kontribuojė nė drejtim tė aftėsimit profesional tė jetimėve, duke ndikuar kėsisoj nė pėrmirėsimin e standardeve tė jetės sė tyre.

 

 

 

 

Jep dorėheqjen, me anė tė njė letre, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Ndėrtimore

 

Ahmetaj largohet pėr arsye personale

 

Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Ndėrtimore, Elez Ahmetaj, ka dhėnė ditėn e djeshme dorėheqjen nga pozicioni i tij. Ahmetaj e ka dhėnė dorėheqjen e tij me anė tė njė letre, tė cilėn ia ka dėrguar ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha. Sipas letrės, Ahmetaj ka dhėnė dorėheqjen pėr arsye personale. Burime jozyrtare nga Ministria e Punėve Publike shprehen se, Ahmetaj ka dhėnė dorėheqjen pėr arsye shėndetėsore, gjendje e cila kishte kohė qė e kishte munduar. Sipas tė njėjtave burime, nė pozicionin e tij ėshtė emėruar Hekuran Hoxholli, i cili ka qenė nėndrejtor i kanalizimeve pėr Tiranėn dhe ėshtė me profesion inxhinier ndėrtimi. Burimet shprehen se, Hoxholli ėshtė emėruar nė kėtė pozicion si drejtor i pėrkohshėm dhe pritet qė brenda pak ditėsh ministri tė marrė njė vendim tė qartė, nėse ky i fundit do tė vazhdojė tė drejtojė Policinė Ndėrtimore apo do tė zėvendėsohet nga njė person tjetėr.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

 

Mondializimi sipas Zhak Atalisė

 

 

(Sipas shėnimeve tė mbajtura gjatė njė konference qė Zh. Atali mbajti mė 20 nėntor 2006-tė, nė auditorin e Shkencave Politike tė universitetit tė Lilės, Francė)

 

D. Kokonozi

 

Ēdo dalje nė publik e Zh. Atalisė, njeriut qė pėr mė shumė se dhjetė vjet e kishte e zyrėn ngjitur me atė tė presidentit francez, F. Miterand dhe ishte "kėshilltar special" i tij, pėrbėn njė lloj ngjarjeje qė tėrheq jo vetėm vėmendjen e shtypit, por edhe tė tė gjithė atyre qė pėrpiqen tė ndjekin mė afėr zhvillimet mė tė fundit botėrore nė lėmin politikės e ekonomisė. Autor i mė shumė se 40 botimeve, ai cilėsohet si njė nga intelektualėt mė tė njohur tė kohės sonė dhe pjesėn mė tė madhe tė vitit ndodhet duke mbajtur ligjėratat e tij nė universitetet mė seriozė nė botė.

 

Besnik i thėnies se e ardhmja nuk bie nga qielli, por atė mund ta kuptojmė duke analizuar tė kaluarėn, Zh. Atali nis bisedėn e tij duke argumentuar se fillimet e mondializimit kanė lindur sė bashku me qytetėrimin njerėzor. Por, tiparet e tij, mė thelbėsorė nisen e shfaqen aty nga shekulli i XIII, si shprehje e asaj qė ai e quan "Rendi tregtar". Ekonomia ėshtė ende e nivelit artizanal dhe vėrehet se nė njėfarė mėnyre pushteti i vėrtetė ėshtė nė duart e atyre qė lėvizin. Dhe ata qė lėvizin mė shumė janė tregtarėt. Dhe pėr tė zgjeruar kufijtė e kėsaj lėvizjeje vėrehet se ligjet e tregut po fillojnė tė ushtrojnė njė trysni jo tė papėrfillshme edhe mbi vetė politikėn. Dhe nė kėtė logjikė tė zhvillimeve nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se njė nga cilėsitė e para e mė tė dukshme tė demokracisė ėshtė e drejta pėr tė lėvizur (kėtu, pėr njė ēast, Atali ndėrpret rrjedhėn e parashtrimit tė tij dhe thekson se nuk ėshtė e rastit qė edhe para regjimeve totalitare, komuniste nė fund tė shekullit tė kaluar si kėrkesė e parė nga masat e protestuesve u shtrua liria e lėvizjes).

Nė vartėsi tė kushteve dhe mjeteve tė lėvizjes qė krijonte ēdo epokė, vėrehet se nė shekuj tė ndryshėm njerėzimi ka patur "zemra" tė ndryshme qė me dinamikėn e tyre, tė pashoqe ndikonin fuqimisht nė tė gjithė botėn e njohur deri atėhere. Si njė prej kėtyre "zemrave" Atali analizon veprimtarinė qė u zhvillua nė/ dhe rrotull portit tė Bryzhės, nė Belgjikėn e sotme. Zhvillimi i mirė, bujqėsor i zonave rrotull, shpikjet e ndryshme, teknike nė mjeshtėrinė e endjes e mbi tė gjitha shpikja e timonit tė anijeve qė lejonte qė mjetet lundruese tė manovronin me lehtėsi nė thellėsi tė lumenjve tė Evropės Qendrore, tė gjitha kėto pra, bėnė qė Bryzha tė marrė tiparet e njė kryeqendre tė parė, moderne tė tregtisė botėrore. Aty erdhėn e u vendosėn tregtarė edhe nga Anglia, Italia e Spanja, tė cilėt me mjetet e kohės e me etapa tė ndryshme zhvilluan veprimtari tregtare deri me Indinė dhe Kinėn.

 

Kjo ndikoi qė Bryzha tė bėhet "zemra" e njė rendi tė ri, e kapitalizmit. Mė pas, rėnia e njė epidemie tė tmerrshme mortaje, qė rralloi sė tepėrmi popullsinė e Evropės Qendrore, si dhe fillimi i kryqėzatave bėnė tė ngrihet e tė marrė rėndėsi njė qytet i bregdetit Adriatik: Venedikut. Pėr mė tepėr, aty mbretėronte njė liri e madhe, intelektuale e artistike. Janė venedikasit ata qė caktojnė ēmimet e mallrave kudo nė botė, si edhe kursin e monedhės. Aty do tė mblidhen edhe mjaft nga mendjet mė tė shquara tė kohės dhe ndryshe nga Roma katolike e pedante, Venediku do tė predikojė lirinė e veprimit dhe tė gjithēkaje tjetėr. Republika e Venedikut do tė dijė tė pėrfitojė edhe nga shpikjet dhe fuqia krijuese e qyteteve rrotull saj. Kėshtu, ajo pėrfiton dhe fut nė veprim monedhėn e arit qė kishin derdhur sė pari dhe futur nė treg, gjenovezėt, po venedikasit futėn nė qarkullim menjėherė edhe ēekun dhe konceptin e holding-ut qė shpikin bankierėt e Firences. Dhe pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit aty do tė shfaqen e veprojnė edhe shoqėritė e sigurimeve.

Nga porti i Venedikut do tė nisen pėr herė tė parė pėr udhėtime tė gjata, tregtie galerat e financuara nga shoqėritė aksionare, tė financuara nga kursimet e qytetarėve tė thjeshtė.

Gjithēka tjetėr pėrreth, Evropa, Azia, Bizanti, Afrika etj, nuk janė veēse "lagjet e saj, periferike".

Por jeta aty ėshtė e shtrenjtė dhe pėrballė forcės dhe ekspansionit osman ajo nuk i ka mundėsitė tė mbrojė tė gjitha rrugėt tregtare, ku lėviz flota e saj, e pamasė. Shenjat e perėndimit nisėn tė shfaqen pa vonesė dhe aty pėrreth askush tjetėr nuk ėshtė gati tė marrė stafetėn e tė bėhet qendėr botėrore e tregtisė dhe financės. Franca, Anglia, Gjermania etj., i janė kushtuar ndėrtimit tė katedraleve dhe tė luftėrave me njėra-tjetrėn.

 

Pikėrisht nė atė kohė si levė lėvizėse e zhvillimi tė njerėzimit do tė bėhet njė tjetėr shpikje e madhe: karavela. Pėr herė tė parė ajo u hodh nė ujė nė Portugali, por mbretėrit vendas nuk ditėn tė pėrfitojnė prej saj e pėrfundimisht do tė jetė K. Kolombi qė do tė zbulojė njė pjesė tė madhe tė botės ende tė panjohur, ndėrkohė qė ishte nisur nė kėrkim tė arit pėr mbretėrit e Spanjės.

Por ēuditėrisht, edhe mė tej, ajo pjesė e Evropės vetėm se do tė shpenzojė arin qė vjen nga kolonitė e reja dhe nuk do tė zhvillojnė asnjė lloj teknologjie. Pėr mė tepė, ata do tė bėjnė ēmos tė pėrzėnė ēifutėt nga vendet e tyre. Njė pjesė e kėtyre tė fundit do tė shkojnė tė zhvendosen nė Evropėn lindore e nė Afrikė e njė pjesė do vendoset nė Anversė. Ngurtėsia e kishės katolike aty ėshtė mė pak vepruese edhe pėr shkak se besimi protestant ka hedhur mirė rrėnjė pas luftėrave tė gjata, fetare. Kėtu, nė kėtė qytet tė fundit, "rendi tregtar" do tė arrijė njė nga kulmet e tij. Veē ekonomisė sė lulėzuar tė Flandrės, bursa e Anversės do tė bėhet qendra financiare, evropiane mė e sigurt. Prej saj do tė varet njė rrjet i gjerė bankash me kurs monedhe tepėr sigurt e tė kontrolluar. Ndonėse nuk ka ushtri, Anversa arrin tė "sundojė" me fuqinė e saj, administruese nė tregun financiar tė kohės. Veēse e keqja asaj do t`i vijė nga Amerika, ku shfrytėzimi masiv i minierave tė argjendit nis e ndikon fuqishėm nė uljen e vlerės sė rezervave tė saj.

Njė trajtesė tė veēantė, Zh. Atali do t`i kushtojė asaj qė ai quan "fuqi e avullit", pra, atij zhvillimi historik, industrial qė filloi nė Angli, por pa harruar tė theksojė edhe jetėn intelektuale qė zhvillohet aty. Ai veēanėrisht e vė theksin te vepra tė njė rėndėsie historike qė u krijuan nė atė kohė si Traktati i qeverisjes sė John Locke, apo veprat mbi ekonominė tė A. Smithit, tė cilat merreshin seriozisht e viheshin nė jetė nga qeveritė e kohės.

Zhvillime tė druajtura, por tė prekshme, demokratike janė tė pranishme gjithkund ku lulėzon tregu i lirė. Pėr pasojė, krahas aristokratėve ėshtė gjithnjė e mė i madh numri i borgjezėve qė kanė tė drejtė tė votojnė pėr ēėshtje tė ndryshme. Dhe si pėrfundim logjik tė kėtij procesi, Atali vėren se: Shteti autoritar krijoi tregun, ndėrsa tregu krijoi demokracinė.

Franca mbetet pa shanse. Nė valėn e luftėrave qė kishin pėr qėllim tė zhduknin mbretėrit e Evropės, Napoloni, refuzoi tė vinte nė jetė shpikjen qė i propozoi R. Fultoni, anijen me avull. Nuk iu duk se mund tė pėrdorej pėr qėllime ushtarake! Por mė e keqja do tė vijė mė pas. Ndonėse makinat e para do tė shpiken nė Evropė, do tė jetė Amerika ajo qė do tė ngrihet shumė shpejt si "zemėr" e re e qytetėrimit dhe tregtisė botėrore, duke pėrdorur fuqinė e lėndėve djegėse, tė nxjerrė nga tokė e duke zhvilluar industrinė e automobilave, njė mjet ky qė deri nė fillim tė shekullit tė kaluar ende nė Evropė shihet si mjet luksi.

Pas analizave tė imta qė i bėn shekullit tonė, Atali nis pjesėn mė interesante e problematike tė trajtesės sė tij: shpalos vizionin e tij pėr tė ardhmen e botės. Nė traditėn mė tė mirė tė intelektualit francez, ai sė pari jep parashikimet e tij pėr rėnien e Amerikės si fuqi botėrore, por kjo nuk mund tė ndodhė para vitit 2040. Deri atėherė, Los Anxhelosi do tė jetė nga qendrat mė tė rėndėsishme, botėrore tė teknologjive tė reja, Uashingtoni, kryeqyteti politik dhe Nju Jorku, kryeqyteti financiar. Mė tej problemet do tė dalin nga ekonomitė e reja, kryesisht ato aziatike, por edhe ato tė Oqeanisė e Amerikės Latine. Shtetet e Bashkuara do tė fillojnė tė ndihen tė lodhura, tė lodhura nga pushteti mbi botėn, por tė lodhura edhe nga mosmirėnjohja e atyre qė kanė mbrojtur nga terrorizmi e qė qahen si viktima tė tij.

Ato do tė kenė nevojė tė mblidhen nė vetvete, tė pėrmirėsojnė financat dhe problemet e brendshme e mbi tė gjitha do ta mbrojnė vetveten jo sikundėr sot, por thjesht brenda territorit tė tyre, kombėtar. Armėt e tyre do tė jenė kryesisht mbrojtėse. Kjo do tė jetė njė zgjedhje e saj, jo njė akt i detyruar. Nė njė farė mėnyre do tė heqin dorė sė qeni "zemra" e "rendit tregtar" tė radhės.

Ajo qė vijon mė tej nė trajtesėn e Atalisė duket se qėndron midis esé-sė teorikė tė njė intelektuali dhe fiksionit. Sipas tij, njerėzimi shkon drejt njė qeverisjeje botėrore, modelin e sė cilės (nė formė shembulli) ai e sheh te njė organizatė botėrore, ekzistuese si FIFA, qė pėr tė ėshtė njė shembull negativ qeverisjeje tė pakontrolluar nga askush dhe korrupsioni. “Mundet qė Somalia e sotme, - thotė ai, - njė komb pa shtet, tė jetė njė tjetėr model i qeverisjes botėrore nė tė ardhmen”.

Ndonėse ekonomia kriminale sot, pėrfaqėson nga 15 deri 20 % tė ekonomisė botėrore, ai thotė se ėshtė tepėr e habitshme sesi nuk po krijohen mekanizmat e duhura pėr frenimin e saj, ndėrkohė qė vetė procesin e mondializimit nuk e ndalon asgjė.

Nė vazhdim, ai parashikon se, po qe se do tė mbetet i vetėm qė do tė bėjė ligjin nė botė, tregu, me kohė do tė formojė atė qė ai e quan Mbiperandori. Do tė krijojė pasuri tė mėdha, por edhe varfėri tė skajshme. Gjithēka do tė privatizohet, madje edhe vetė forcat e armatosura, policia, drejtėsia. Me kohė, vetė njeriu do tė bėhet njė mall tregu. Por, ēdo pėrpjekje pėr tė frenuar procesin e mondializimit, do tė bėhet shkas dhune e pėrplasjesh shkatėrrimtare, qė ai i cilėson me emrin Mbikonflikt.

 (Nė sallė ka njė lloj reagimi e mungesė mirėkuptimi nga ana e studentėve dhe e tė ftuarave). “Njė minutė, - vazhdon Atali, - kam edhe lajme tė mira”.

“Deri tani kam folur pėr rastin, kur mondializimi lihet tė zhvillohet krejt nė mėnyrė tė lirė, apo kur atij i kundėrvihemi verbtazi. Ekziston mundėsia qė ai tė kanalizohet pa i ndėrprerė rrugėn me dhunė. Tregu mund tė kanalizohet nėpėrmjet ligjeve, nė kushtet e njė demokracie planetare. Kjo heq mundėsinė e sundimi tė njė perandorie tė vetme, tregtare (si ato pėr tė cilat ėshtė folur mė lart) e kėtu do tė kemi lindjen e lirive tė reja, tė pėrgjegjėsisė njerėzore dhe dinjitetit. Dhe kjo do tė sjellė atė qė do ta quaj Mbidemokraci.

Nė thelb, si institucione ajo do tė ketė njė qeveri botėrore, demokratike dhe njė tėrėsi institucionesh rajonale e lokale, qė do tė qeverisin demokratikisht problemet e pėrditshme.

Pėrdorimi i teknologjive tė reja nuk do tė jetė problem pėr askėnd. Ndėrkohė qė gjithnjė e mė tepėr do tė pėrfitohet nga konsumi pa pagesė dhe pėrfitimi nė mėnyrė tė drejtė e tė barabartė i tė mirave tė tregut, por duke ruajtur lirinė nga abuzimet, e duke u kujdesur t`iu lihet brezave pasardhės njė mjedis, ku njerėzimi tė vazhdojė tė krijojė e jetojė bashkėrisht”.

 

 

 

 

 

 

 

Zona gri e RTK-sė

 

Mehmet Kraja

 

Gjatė kėsaj jave qė ėshtė nė pėrfundim, u mbyll konkursi njėmujor i tė ashtuquajturit Komisionit tė Pėrkohshėm tė Medieve, pėr nominimin e kandidatėve pėr bordin e ri tė Radiotelevizionit tė Kosovės. Realisht, me mbylljen e kėtij konkursi dhe me procedurat vijuese rreth pėrzgjedhjes sė kandidatėve, do tė duhej tė quhej e mbyllur faza e punės “nė tė zezė” e bordit tė tanishėm tė RTK-sė dhe tė stafit udhėheqės, gjysmėlegal tė transmetuesit publik tė Kosovės. Nga mėnyra si janė zhvilluar gjėrat deri nė kėtė fazė, duket se procedurat pėr vendosjen e rendit dhe ligjit nė RTK kanė qenė tė vėshtira, tė rėnda dhe tė ngatėrruara, me implikime dhe ndėrhyrje nga tė gjitha anėt. Nuk kanė qenė tė interesuara vetėm strukturat e UNMIK-ut dhe OSBE-sė ta ruajnė sa mė gjatė gjendjen e pezull nė kėtė institucion, por nė kėtė punė janė treguar tė zellshėm edhe organet vendore, pėrfshirė edhe partitė politike dhe individėt vendimmarrės nė tė gjitha nivelet e qeverisjes dhe tė ndikimit publik, tė cilėt kėtė situatė tė mjegullt janė pėrpjekur ta shfrytėzojnė maksimalisht, duke krijuar njė transmetues publik jo tė pavarur, as profesionalisht tė qėndrueshėm, por sa mė tė pėrdorshėm pėr ambiciet e tyre, politike nga njėra anė dhe sa mė manipulues pėr opinionin nga ana tjetėr.

Natyrisht, me aprovimin e ligjit pėr RTK-nė dhe fillimin e zbatimit tė tij nė disa pika themelore, gjendja nė transmetuesin publik tė Kosovės nuk do tė ndryshojė shumė, madje mund tė bėhet edhe mė e keqe nė kuptim tė pavarėsisė dhe objektivitetit, por gjendja e hibriditetit dhe gėnjeshtrės, mbase do tė marrė fund njėherė e mirė. Kjo do tė mjaftonte, sepse pavarėsia e rreme ėshtė mė e keqe se vartėsia; profesionalizmi i rremė ėshtė mė i keq se joprofesionalizmi; liria e rreme e fjalės ėshtė mė e keqe se mungesa e saj, pėr arsye se tek opinioni krijon ndjenjėn e topitjes dhe pėrjashtimit, tė trushpėlarjes dhe gjendjes pezull. Deri mė tani, funksionin e qėndrimit pezull RTK-ja e ka kryer nė mėnyrė perfekte, veēmas nė ngatėrrimin e pafund tė sistemit tė vlerave. Duke iu falėnderuar RTK-sė, natyrisht jo vetėm asaj, nė Kosovė nuk dihet mė se ēfarė bėhet: kush prihet nga virtytet e kush nga veset, kush ėshtė hero e kush ėshtė tradhtar, kush ėshtė i ndershėm e kush ėshtė hajn, kush ėshtė i dijshėm e kush i padijshėm. Zona gri e RTK-sė, morale dhe vlerore, ka qenė (do tė vazhdojė tė mbetet edhe pėr njė kohė) sindrom pėr Kosovėn dhe, nėse dikush nuk ka emėrtim mė tė pėrshtatshėm, le ta quajė sindromi RTK.

Ky sindrom u bė mė i dukshėm tani, nė fazėn e nominimit tė kandidatėve pėr bordin e ardhshėm tė RTK-sė, sepse ėshtė vetė institucioni, natyra e tij, mėnyra e funksionimit tė tij, nami dhe reputacioni, tė cilat tėrheqin me vete njė “lėvizje shoqėrore” tė pėrshtatshme dhe tė denjė vetėm pėr tė. Kjo “lėvizje” ėshtė sindromatike dhe konsiston nė dy segmente themelore: nė kaosin e vlerave dhe nė natyrėn spekulative tė kėtij mediumi, masė kjo qė i pėrgjigjet pikė pėr pikė transmetuesit publik tė Kosovės. Por, nga ana tjetėr, ėshtė vetė shoqėria kosovare, rendi i saj, vlerat dhe jovlerat e saj, kaosi i saj, ideor dhe konceptual, i cili del i pėrshtatshėm pėr njė ngarendje masive pas “herdheve tė dashit”. Qė tė jemi mė tė qartė, duhet njė pėrgjigje sa mė e saktė nė pyetjen: Pėrse kjo ngarendje imorale e njerėzve dhe institucioneve pas bordit tė RTK-sė? Ku qėndron enigma? Ēka e bėn kėtė bord aq joshės, saqė pėr javė tė tėra tė qėndrojė nė axhendėn e tė gjitha bisedave joformale tė individėve nga kategoria mė e lartė shoqėrore, siē janė gazetarėt dhe njerėzit e tjerė tė proveniencės intelektuale? Rėndėsia e bordit? Rėndėsia e institucionit? Ē’ėshtė e vėrteta, ngarendja pas bordeve, ēfarėdo qofshin ato, nuk ėshtė njė gjė e panjohur dhe e paditur pėr ambientin dhe rrethanat tona. Gjithashtu, ėshtė e qartė se kjo ngarendje nuk bėhet pėr ideale, nuk bėhet as pėr mbarėvajtjen e punėve nė institucione, por thjesht pėr faktin se bordet janė bėrė sajesa tė pėrshtatshme pėr pėrfitime enorme, pa bėrė asnjė punė. Nė kėtė kuadėr, bordi i RTK-sė dallon nga tė tjerėt: ai ofron njė pagė mujore prej 500 eurosh, njė mbledhje koti njė herė nė dy javė, mundėsi tė mėdha pėr punėsimin e hallave dhe tezeve nė RTK, dalje sa herė tė teket nė “penxheren” e TV-sė (qė tė tė shohė mileti dhe tė thotė: “Sa i menēur qenka!”) dhe benificione pa kufij qė ia ofron stafi drejtues i RTK-sė bordit tė vet, prej tė cilit varet, ose me tė cilin bėn pazare paraprake. Pra, kjo ėshtė enigma dhe enigma tjetėr qė i paraprin kėsaj, ėshtė dijenia se RTK-ja, njėsoj si posta, aeroporti, KEK-u etj., janė vendet model, ku shpėrdorohet paraja publike dhe e taksapaguesve tė Kosovės. Kjo gjendje imorale ėshtė leva kryesore qė ka vėnė nė lėvizje mendjet e ndritura tė kombit pėr njė muaj tė tėrė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Pėshtyma” majtiste e fajdeve

 

Feti ZENELI

fetizeneli@yahoo.com

 

Ndėrkohė qė qytetarėt shqiptarė presin nga politika e tė gjitha krahėve akte qytetarie e mirėkuptimi pėr kontributin e pėrbashkėt nė kryerjen e reformave tė ndryshme integruese, tė cilat pėr momentin kanė ngecur te “kartat e identitetit”, “presidenti konsensual” dhe “antikorrupsioni i sistemit tė drejtėsisė”, rikthehet nė skenė ēėshtja e firmave piramidale. Nėn shembullin e gazetės partiake tė opozitės, e gjithė media antiqeveritare e ka bėrė kėtė ēėshtje objekt shkrimesh e intervistash tė ndryshme me protagonistė ish-“boss”-ė tė firmave piramidale dhe figura tė ndyshme publike. Shkak pėr rihapjen mediatike tė kėsaj “dosjeje tė zezė”, duket se u bė intervista provokuese e Gani Kadrisė, njė prej administratorėve tė “Gjallicės”, i ndodhur nė njė moment dizekuilibri personal dhe i shtyrė ndoshta nga qarqe tė caktuara tė politikės sė majtė, tė cilat kanė nė bazė tė veprimtarisė sė tyre, publike intrigėn, meskinitetin, interesat e ngushta, private dhe vese sigurimsash tė pashpirt. Duke filluar qė nė gjashtėmujorin e parė tė vitit ’05-sė, nė prag tė fushatės elektorale pėr zgjedhjet e pėrgjithshme, parlamentare e nė vazhdim, tė majtėt tentuan edhe njėherė tjetėr tė fitojnė pushtetin me ngjarjet e ’97-tės. Kishin 8 vite radhazi qė i fitonin zgjedhjet, pikėrisht duke abuzuar me kėto ngjarje, njė periudhė qė iu mjaftoi qytetarėve shqiptarė tė dallonin se, kush ishte “engjėlli” dhe kush “djalli” i krijimit tė piramidave dhe ngjarjeve qė pasuan rėnien e tyre.

Ėshtė e vėrtetė qė piramidat financiare lulėzuan nė kohėn e qeverisjes sė parė tė demokratėve, gjė pėr tė cilėn udhėheqja politike e Partisė Demokratike iu kėrkoi tė falur shqiptarėve dhe u “vetėdėnua” me 8 vjet nė opozitė. Pėr njė forcė politike qė pėrmbysi komunizmin, ndėrtoi ekonominė e tregut dhe i hapi perspektivat integruese vendit, ky dėnim ishte mjaft i rėndė. Krijimi i firmave piramidale dhe pėrdorimi politik prej opozitės i pasojave tė tyre ishte njė pėrgjegjėsi e pranuar botėrisht nga lidershipi i PD-sė, por kjo s’do tė thotė qė tė mohohen tė gjitha kontributet pozitive tė qeverisjes demokratike nė periudhėn ’92-’97-tė. Siē dihet, arritjet qeverisėse tė viteve ’94-’95-’96-tė e detyruan faktorin ndėrkombėtar tė formulonte konsideratat e tipit: “Shqipėria-vendi i suksesit suprizė”, “Vendi me rritjen mė tė lartė ekonomike, krahasuar me gjithė vendet e tjera ish-komuniste tė Evropės Lindore”, etj. Nga ana tjetėr, sikundėr kanė provuar edhe hetimet tetėvjeēare tė majtistėve, tė cilėt pėr 8 vjet rresht, pas ’97-tės kishin nė dorė tė gjitha pushtetet, asnjė prej qeveritarėve tė PD-sė nuk rezultoi tė ketė qenė i implikuar me fajdet. Njihet gjithashtu edhe deklarata e ish-ministrit tė Financave nė vitin ’96-tė, zotit Bode, pėr rrezikun e firmave piramidale, e kundėrshtuar ashpėr nga opozita e kohės dhe pėr hir tė sė vėrtetės, e pambėshtetur nga qeveria “Meksi”. Sidoqoftė, pėrgjegjėsia e vetme e kėsaj qeverie ka qenė lejimi i firmave piramidale dhe mosparandalimi i pėrdorimit politik tė tyre pėr krijimin e ngjarjeve tė ’97-tės. Siē dihet, tė gjithė “bosėt” e firmave piramidale, duke filluar nga Sudja e duke pėrfunduar tek Alimuēaj, kanė qenė njerėz pranė tė majtės si bindje politike dhe pranė strukturave ushtarake tė ish- Sigurimit tė Shtetit, si profesione. Tė kėsaj kategorie kanė qenė edhe drejtuesit e revoltave tė fajdeve nė pranverėn e vitit ’97-tė. Njė pėrbėrje e tillė politiko-shoqėrore e “bosėve” tė fajdeve dhe “bosėve” tė ngjarjeve tė ’97-tės u bė shkak i moshetimit tė skemave piramidale nė vitet ’97-’05-sė, megjithėse pėr kėtė qėllim u ngrit njė strukturė e veēantė, administrative dhe mazhoranca e majtė kishte nė dorė tė gjitha pushtetet, duke filluar nga presidenti e deri te drejtuesit e tė gjitha niveleve tė sistemit tė drejtėsisė. Nė kėto kushte, tė majtėt dhe mediat pro tyre, po tė “pėshtyjnė lart pėr fajdet, e pėshtytura iu bie nė fytyrė dhe po tė pėshtyjnė poshtė, ajo iu bie te kėmbėt”.

Logjikisht, tani ėshtė radha e tė djathtėve tė kėrkojnė “shpagim” pėr akuzat e padrejta, tė ngritura ndaj tyre nė vitin ’97-tė e nė vazhdim, si dhe tė bėjnė njė transparencė tė plotė tė “transparencės” socialiste pėr firmat piramidale. Gjithashtu, ėshtė momenti tė publikohen tė dhėna tė hollėsishme pėr pėrkatėsinė politike tė “bosėve” dhe sekserėve tė fajdeve, mė shumė pėr tė ndėrgjegjėsuar shqiptarėt sesa pėr t’iu mbyllur gojėn telendarėve tė pandreqshėm tė politikės destabilizuese. Por kjo ēėshtje, zgjidhjen mė tė drejtė mund tė marrė pas reformimit tė sistemit tė drejtėsisė, nė tė cilin ka plot prokurorė e gjyqtarė tė implikuar nė firmat piramidale. Njėkohėsisht ka ardhur koha tė hetohet edhe pėr pėrfshirjen e pėrdorimin politik tė rėnies sė piramidave nė rrėzimin me dhunė tė rendit kushtetues dhe sistemit tė vlerave demokratike. Megjithatė, kjo lėndė e dekompozuar nuk ngre peshė nė kandarin e trajtimit tė problemeve shqiptare, nė aspektin qė tė anashkalohen problemet aktuale pėr t’u marrė me ēėshtje anėsore. Pėr njė qeveri tė pėrgjegjėshme, po edhe pėr njė opozitė serioze, pasėsore mbetet ēėshtja e reformave integruese. Qeveria “Berisha” e ka shndėrruar nė moto tė punės sė vet ēėshtjen e integrimit, nėpėrmjet ndėrmarrjes sė njė sėrė iniciativash reformuese dhe investuese. Reforma arsimore, shėndetėsore, ajo e pagave dhe pensioneve, investimet nė infrastrukturė, energjitikė, turizėm, etj., janė tashmė tė njohura pėr efektet e tyre, pozitive si brenda, ashtu dhe jashtė vendit. Opozita nuk po iu bashkohet me ndėrgjegjje kėtyre masave me karakter kombėtar, pėr arsye se gjithė qėllimi i politikės sė saj, makiaveliste ėshtė pushteti pėr interesa personale dhe jo pėr interesa tė tė gjithė shoqėrisė. Dhe njė pushtet tė tillė, tė pamerituar ta jep vetėm manipulimi me firmat piramidale dhe ngjarjet e ’97-tės.

Nėse nė tė shkuarėn ēėshtja e fajdeve u pėrdor drejtpėrdrejt pėr tė marrė pushtetin prej tė majtėve, nėpėrmjet “kthimit 100% tė parave nė skemat piramidale”, “mbledhjes dhe shpėrndarjes sė ēdo qindarke tė grabitur nga qeveritarėt e djathtė”, “hetimit dhe vėnies para pėrgjegjėsisė tė “kompetentit”, etj., rinxjerrja momentalisht nė skenė e kėsaj ēėshtjeje, synon pėrdorimin indirekt prej tė majtėve po pėr tė njėjtat qėllime e pėrfitime, si dikur. Duke mos qenė nė gjendje dhe duke mos dashur t’i bashkėngjiten kėrkesės kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr reforma integruese tė Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike, po edhe tė mbėrthyer nga njė sėrė problemesh tė brendshme, politike, pėrfaqėsuesit e opozitės kėrkojnė qė nėpėrmjet ēėshtjes sė fajdeve tė tėrheqin vėmendjen e publikut nga shqetėsimt reale. Por, njėkohėsisht, ata synojnė t’i diktojnė parlamentit, prokurorisė, gjykatave, etj., ēėshtje tė tjera nga ato qė dikton integrimi i vendit. Njė njėfarė mėnyre, kjo situatė bėhet pengesė edhe pėr qeverisjen, pasi shumė reforma dhe detyra integruese ajo pretendon t’i realizojė nėpėrmjet bashkėpunimit institucional me opozitėn. Tė majtėt, tė ndodhur pėrballė organizimesh e zgjedhjesh partiake nė strukturat e tyre, drejtuese, synojnė qė nėpėrmjet risjelljes nė skenė tė ngjarjeve tė shkuara, tė testojnė dhe joshin pjesėn konservatore tė anėtarėsisė, tė cilėt e shikojnė rikthimin nė pushtet tė tė majtėve, jo te pėrkrahja e reformave integruese, por te stimulimi i fenomeneve pėrēarėse e penguese. Nė kėto kushte, mua mė vjen keq qė shoh tė preokupohen pėr ēėshtje kaq primitive edhe politikanė seriozė, ndėrkohė qė duhet t’i sugjerojnė politikės dhe medias sė majtė tė mos e lodhin dhe provokojnė qytetarinė shqiptare me “skema piramidale”, “gogola tė “`97-tės” apo etiketime tė tjera tė kėsaj natyre. Skenarėve tė tillė iu ka dalė boja me kohė dhe s’e kanė mė pėrqendrimin e helmit tė dikurshėm pėr tė helmuar ndėrgjegjen qytetare dhe pėr tė ripėrsėritur edhe njėherė shkatėrrimin e demokracisė sė ringritur nga hiri i ngjarjeve tė ’97-tės dhe qeverisjes korruptive tė periudhės ’97-’05-sė. Pėr mė tepėr qė, “pėshtyma” e fajdeve iu ėshtė tharė nė grykė me kohė tė gjithė atyre qė mendojnė t’iua hedhin padrejtėsisht nė fytyrė tė tjerėve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   

REPORTAZH

 

27 mars 1999, "eksodi biblik" i kosovarėve drejt Shqipėrisė

Kukėsi, qyteti qė strehoi mbi 500 mijė kosovarė

 

    Mė 27 mars 1999, “kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviē, nėnshkroi urdhrin e kobshėm tė shpėrnguljes masive me dhunė tė njė populli tė tėrė, me qėllim mbjelljen e farės sė keqe tė shovinizmit…

 

      Askujt nuk do t’i shkonte ndėr mend se nė fundshekullin XX, njė popull i tėrė do tė linte      trojet e veta etnike dhe do tė niste dhimbshėm kalvarin e gjatė biblik, tė paparė nė historinė   e njerėzimit. E pra, kjo ndodhi, pikėrisht me 27 mars tė vitit 1999, kur Sllobodan  Millosheviē, i cilėsuar si “kasapi i   Ballkanit” dhe qė vdiq pa marrė atė qė meritonte nga    Tribunali i Hagės, nėnshkroi urdhrin e kobshėm pėr qindra mijėra kosovarė, shpėrnguljen masive me dhunė, qė nė fakt ishte planifikuar pėr tė qenė njė spastrimin etnik, me qėllim mbjelljen e farės sė keqe tė shovinizmit. Fjala “eksod” eci mė shpejt se drita dhe banorėt kuksianė i hapėn dyert e banesave tė tyre, kur vėllezėrit e tė njėjtit gjak gjendeshin nė udhė e sipėr. Pėr tė parėn herė pas 50 vitesh, trau i doganės sė Morinės u ngrit pėr t’u ulur, vetėm pasi klika shoviniste e Sllobodan Millosheviēit shpalli dorėzimin. Porta e madhe e Morinės u hap nė 27 mars, duke i ftuar kosovarėt nė sofėr, pėr tė kaluar dhimbjen e madhe tė Kosovės. Ēdo minutė ndryshonte dhe rriste fluksin e tė ardhurve. Fėmijė e gra, pleq e plaka tė lodhur nga rruga, tė mbushur me lot e plagė nė shpirt, hipur mbi ēfarėdo lloj mjet

   transporti e kalonin atė portė mikėpritjeje.  Njė fakt i paparė ndonjėherė dhe tejet e vėshtirė pėr t’u besuar. Mbėrrinin papushim njerėz qė mallkonin kėtė ditė, vajtonin tė vrarėt, qanin e ulėrinin pėr djemtė e tė rinjtė qė ishin vrarė. Mes lotėsh tregonin se si paramilitarėt dhe militarėt serbė i ndanin burrat nga gratė, vajzat nga familjet e tyre. Shkjau, tė rinjtė pėrpiqej t’i rekrutonte dhe tė pabindurit i vriste. A mund tė parafytyrohet njė skenė kaq mizore? Ishin nisur qė nga skaji i Kosovės, Mitrovica e largėt, Xerxa e Rahoveci. Gjithēka qė kishin lėnė pas nxirrte flakė e tym, trualli i tė parėve ishte bėrė shkrumb e hi dhe e gjithė kjo kishte ndodhur vetėm tre ditė pasi Aleanca Veriatlantike kishte nisur fushatėn e bombardimeve ndaj Beogradit dhe venddislokimeve ushtarake tė Serbisė nė Kosovė.

 

1999, rikthim nė sheshin e qytetit

 

 

Sheshi kryesor i qytetit tė Kukėsit fillonte tė mbushej sa hap e mbyll sytė. Tė pafundme ishin radhėt me traktorė, vetura, autobusė si dhe radhėt e pambarimta tė tė ardhurve nė kėmbė. Por, pėr ēudi, i tėrė ai shesh zbrazej nė ēast. Tė gjitha familjet kuksiane kishin dalė nė shesh e merrnin kush nga dy e kush nga tre familje kosovare tė ardhura nga rruga e gjatė. Njė solidaritet i paparė ndonjėherė dhe qė shėnoi kapitullin e parė nė historinė mė tė re tė Shqipėrisė. Kukėsi, brenda njė nate u bė kryeqendra botėrore. Brenda njė nate filloi tė bėhej dhjetėfish, njėzetfish e tridhjetėfish mė i madh nė numėr seē ishte. Brenda njė nate rendnin tė vinin shoqatat humanitare, nga drejtuesit ndėrkombėtarė e nė mėnyrė tė veēantė, media ndėrkombėtare. Gjithēka transmetohej live nė tė gjithė globin, pėr t’i treguar atij se ē’po ndodhte me njė popull tė tėrė, sesi shpėrngulej nga ēetnikėt e Serbisė dhe sa i rėndė ishte ky eksod i pagėzuar si “Eksodi Biblik ’99”. E nė anėn tjetėr, tregonin sesi kishte hapur dyert e zemrės qyteti i vogėl verilindor, por me zemrėn dhe bujarinė e madhe.

Kukėsi dhe sheshi i tij u bė kryefjala e ditės. Qyteti ngjante me njė kamp tė madh nė ēdo cep tė territorit tė tij. Nuk mbeti pėllėmbė toke pa ngritur njė ēadėr strehe, pėr kosovarėt. Tė pafundme e kilometrike ishin radhėt pėr t’u regjistruar si tė tillė, megjithėse mungonte eksperienca, bota dha vlerėsimet mė pozitive pėr koordinimin e veprimtarinė e tė gjitha organizmave tė angazhuara nė manaxhimin e kėsaj krize. Gjithēka niste nė Kukės e mė pas pėrfundonte nė Sarandėn e skajit tė largėt jugor. Ndoshta, mė parė nuk ishte dėgjuar kurrė emri Kukės, por tashmė rrjetet prestigjioze televizive ndėrkombėtare, “EURONEĖS”, “CCN”, “BBC”, “SKY” etj, me Kukėsin hapnin lajmet e ditės, madje me Kukėsin fillonin edhe parashikimin e motit shėrbimet meteorologjike.

Pėr tė ndarė dhimbjen e pėr t’u solidarizuar vinin nė Kukės edhe krerėt e njė sėrė shteteve dhe institucioneve ndėrkombėtare pėrfshirė ish-Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė Koffi Anan. 79 ditė e net zgjati e gjithė kjo dhimbje e madhe e ndarė nė dy territoret shqiptare Kosovė-Shqipėri. Zgjati deri nė 12 qershorin e vitit 1999, kur shkeli kėmba e parė e ushtarit tė NATO-s, pas njė fushate tė gjatė bombardimesh ajrore. Rikthimi i kosovarėve tė dėbuar nė Kosovė erdhi, pikėrisht atė ditė kur tanket e NATO-s mbusheshin me lule nė Prizren, Gjakovė, Pejė, Prishtinė e deri nė Mitrovicėn e mbetur ende problematike.

 

Kukėsi, pas pėrballimit tė krizės

 

Nė vlerėsimin pėr gjithēka qė bėri Kukėsi nė pėrballimin e krizės u pėrcaktuan prioritete pėr investime tė shumta, nė pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe objekteve tė amortizuara tė kthyera pėr tre muaj nė strehė pėr kosovarėt. Iniciativa e qeverisė shqiptare, tė kryesuar nga ish-kryeministrit Ilir Meta, arriti deri nė propozimin e qytetit tė Kukėsit si kandidat pėr Ēmimin Nobel tė Paqes, ēmim pėr tė cilin Kukėsi konkuroi denjėsisht deri nė finale pėrkrah ish-presidentit amerikan Bill Klinton. Ishte i pari propozim i kėtij lloji pėr tė cilėn juria dha vlerėsimet maksimale.

Kukėsi, pas krizės, tashmė e sheh veten shumė mė tė lidhur me Kosovėn. Hapja e kufijve ndikoi jo pak nė zhvillimin e kėsaj zone. Banorėt, nė mėnyrė tė veēantė, ishin pėrftuesit e drejpėrdrejtė pėr tė ruajtur lidhjet e forta tė afrimitetit e miqėsisė nė dy anėt e kufirit. U pėrmirėsua infrastruktura nė tėrėsi, rruga kombėtare Kukės-Fushė Arrėz, me investimin prej 14 milionė dollarėsh, u rikonstruktuan tė gjitha institucionet arsimore e shėndetėsore, brenda vitit 2000, u ndėrtuan ujėsjellėsa e kanalizime, u shtruan tė gjitha rrugėt e brendshme tė qytetit e tė gjitha kėto donacione tė dhėna nga organizata tė ndryshme humanitare e fondacione ndėrkombėtare.

Kukėsit dhe kuksianėve, tashmė, u ka mbetur nė pėrkujtim tė kėsaj krize njė aeroport ndėrkombėtar bashkėkohor, dhuratė e Emirateve tė Bashkuara Arabe.

Por vallė, a mjaftojnė vetėm kaq? Banorėt e Kukėsit dhe tė Kosovės kėrkojė mė shumė impenjim nga qeveritė respektive nė krijimin e hapėsirave tė lira mes vendeve kufitare, fshatrave e zonave tė rajonit tė Kukėsit. Aktualisht, nė qarkun e Kukėsit dhe nė gjithė gjatėsinė e brezit kufitar Shqipėri-Kosovė, funksionojnė pesė pika tė kalimit tė kufirit, njėra prej tė cilave ėshtė dogana e Morinės, me aktivitet tė plotė dhe mė e rėndėsishmja. Banorėt e zonave kėrkojnė vėnien nė efiēencė tė plotė tė pikave tė tjera tė kalimit dhe shoqėrimin me pėrmirėsim tė infrastrukturės sė tyre nė Shishtavec, Borje, Orgjost, Qafė-Prushė, Qafė-Morinė tė Tropojės, Dobrunė, Pogaj etj. E megjithatė, e tėrė kjo histori, e tėrė kjo epokė e re shqiptare, ende nuk ka njė simbol pėrkujtimor, sepse njė obelisk gjigant, i nisur pėr t’u ndėrtuar vite mė parė ėshtė lėnė nė harresė. Dhe, nga sa duket, edhe kėtė vit, nė vend tė betonit tė harruar do mbetet po kjo ngrehinė me masiv betoni.

Por kjo nuk ėshtė e vetmja mangėsi. Periudha poskrize, natyrisht qė mbarti edhe njė sėrė problemesh sociale. Qindra hektarė tokė nė brezin kufitar nė Tropojė, Kukės e Has u mbollėn me mina nga tė cilat humbėn jetėn 37 banorė tė kėtyre zonave dhe u gjymtuan 231 tė tjerė.

Bujar Muēmata

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

Ministri i Drejtėsisė akuzon presidentin pėr kriteret e amnistisė dhe kėrkon ndryshimin e metodave

 

Rusmali: Faljet e

Moisiut, nė

mėnyrė arbitrare

 

“Pa asnjė lloj norme, pa asnjė lloj kriteri, pa as njė bazė vlerėsimi tė mirėfilltė, shkencor, iu jepet individėve tė caktuar ky potencial i jashtėzakonshėm rehabilitimi dhe riintegrimi nė shoqėri”, tha dje, Rusmali

 

Rikthehen kritikat lidhur me amnistinė e presidentit Moisiu. Vetėm njė javė pasi ėshtė ulur nė krye tė Drejtėsisė, Ilir Rusmali i ėshtė rikthyer ēėshtjes sė amnistisė sė kryer nga presidenti, duke e konsideruar atė si “tė papranueshme” dhe njė gjė qė duhet tė rishikohet. “Ėshtė e papranueshme qė e drejta e faljes qė ushtrohet nga Presidenti i Republikės, tė vazhdojė tė ushtrohet si njė e drejtė arbitrare”, -tha dje, Rusmali, gjatė analizės pėr punėn e bėrė nė vitin 2006-tė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve. Rusmali deklaroi dje, se e drejta e faljes qė ushtrohet nga Presidenti i Republikės nuk ka njė justifikim normal e as kriteret, pėr tė cilat mbėshtetet amnistia. “Pa asnjė lloj norme, pa asnjė lloj kriteri, pa as njė bazė vlerėsimi tė mirėfilltė, shkencor, iu jepet individėve tė caktuar ky potencial i jashtėzakonshėm rehabilitimi dhe riintegrimi nė shoqėri”, - tha dje, Rusmali, duke deklaruar se shumė shpejt do tė ketė iniciativė qė e drejta e faljes tė shndėrrohet nė instrument tė mirėfilltė tė ligjit dhe nė shėrbim tė asaj pjese tė dėnuarish qė ka treguar vullnet pėr t’u riintegruar. “Aministinė duhet t'iua vemė nė shėrbim nė radhė tė parė dhe mbi tė gjitha njerėzve qė e meritojnė atė, jo njerėzve qė marrin njė deklaratė mbėshtetėse nga 'x' politikan, jo njerėzve qė marrin njė deklaratė mbėshtetėse nga 'x' kėshill bashkiak ose politikan lokal, jo njerėzve qė kanė njohje me 'x' funksionarė tė Presidencės apo me presidentin vetė, por njerėzve qė nė rrjedhėn e tyre tė vuajtjes sė dėnimit kanė treguar vullnet tė palėkundur pėr t'u riintegruar nė shoqėri, kanė treguar vullnet tė palėkundur pėr tė pėrfituar nga sistemi i edukimit dhe i trajtimit qė ekziston nė burgjet tona, kanė treguar qė janė tė gatshėm t'i kthehen shoqėrisė”, - tha Rusmali. Ndėrkaq, ministri i Drejtėsisė ka deklaruar se do tė nisė shumė shpejt sanksionimi lidhur me kėtė tė drejtė. “Sot, ne nuk e kemi kėtė instrument, por nuk mund tė humbim kohė dhe tė mos e vėmė nė funksionim me ritme tė shpejta njė gjė tė tillė, si njė instrument evidentimi dhe raportimi korrekt, evidentimi dhe raportimi tė paanshėm, objektiv pėr secilin tė dėnuar qė ėshtė nė trajtim nga sistemi i burgjeve nė Shqipėri”, -tha Rusmali.

Burgjet, anashkalim nga presidenti

Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve deklaroi menjėherė pas publikimit tė emrave tė amnistuar se, lista e tė dėnuarve tė amnistuar nga presidenti Moisiu nuk kishte “kaluar” nga institucioni qė ai drejton. Sipas Saimir Shehrit, kjo amnisti, e cila la tė lirė shumė persona qė nuk e meritonin atė, ishte e papranueshme, pasi nė burgje ka shumė persona tė tjerė, tė cilėt e kanė emergjente amnistinė. Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve mohoi faktin qė DPB-ja tė kishte hartuar listėn e tė amnistuarve. Ai ka deklaruar se presidenti i kishte kėrkuar vetėm sjelljen e kėtyre tė dėnuarve, ndėrsa ekspertėt e DPB-sė kanė bėrė pikėrisht kėtė gjė. Ata kanė pėrpiluar vetėm tė dhėnat mbi sjelljet e tė dėnuarve nė burg. Faljen vetėm tė dy grave nė amnistinė e presidentit me rastin e festave tė nėntorit, kreu i burgjeve e cilėsoi si shkelje tė tė drejtave tė kėsaj kategorie. Amnistia e presidentit nė fund tė nėntorit shkaktoi mjaft debate, pasi nė listėn prej 70 personash gjendeshin emrat e dy prej tyre, tė akuzuar pėr vrasje, si Gac Cuka, i dėnuar me 10 vjet heqje lirie dhe qė kishte bėrė mė pak se gjysmėn e kohės sė dėnimit. Nė listėn e tė falurve ndodheshin gjithashtu persona nėn akuza pėr trafikim dhe shitje lėndėsh narkotike apo pėr vjedhje me armė.

 

 

 

Moisiu fali nipin e Arben Malajt dhe tė akuzuarit pėr drogė

 

Presidenti i Republikės ka falur mė rastin e festave tė nėntorit nipin e Arben Malajt dhe kunatin e Frederik Durdės. I pari ka patur pėr tė vuajtur dėnimin me 10 vjet heqje lirie, tė dhėnė nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda, sipas tė cilit Muhametaj sė bashku me njė bashkėpunėtor kanė grabitur me armė njė refugjat nė fshatin Llakatund, i cili sapo ishte kthyer nga Greqia.

Ndėrkohė, edhe pse lufta kundėr trafikut tė lėndėve narkotike mbetet njė nga problemet me tė cilat po pėrballet vendi ynė, pėr presidentin duket se nuk ka rezultuar diēka e tillė. Kjo pėr shkak se disa nga emrat qė kanė pėrfituar faljen e presidentit janė dėnuar pėr trafik lėndėsh narkotike. Dhe nuk bėhet fjalė pėr sasi tė vogla, por sasi tė mėdha. Kėshtu, Moisiu ka vėnė firmėn mbi emrin e Alban Papuēiut, i dėnuar nga gjykata pėr trafik narkotikėsh, (bėhet fjalė pėr 500 kg marijuanė tė gjetur nė makinė) me rreth 12 vjet heqje lirie. Por, falė zemėrgjerėsisė sė presidentit, ai do tė vuajė dy vite, sepse vitet e tjera do tė shijojė lirinė. Nė listė ėshtė edhe Gazmend Gjyzeli, i dėnuar nga gjykata po nė mėnyrė skandaloze me 6 vjet pėr prodhim dhe trafikim lėndėsh narkotike, qė do tė jetė i lirė. Tė tjera emra pasojnė listėn e narko-trafikantėve, si Ilirian Gėrveshi, i dėnuar me 10 vjet burg pėr kėtė arsye, por qė ka vuajtur vetėm 2 vjet dhe tani do tė jetė jashtė qelive.

Nuk mungon nė listėn e rekordeve edhe falja e tė dėnuarve pėr krimin e vrasjes, duke filluar nga vrasjet me paramendim e deri te grabitja me dhunė qė ka ēuar nė vrasje. Nė listėn e tė falurve janė dhe persona tė dėnuar pėr pengmarrje, njė krim nga mė tė ndėshkuarit dhe me tė rėndit. Nė listėn e nėntorit, nė pjesėn dėrrmuese tė emrave, presidenti ka faluar dėnimin e mbetur dhe vetėm nė pak raste ka falur njė ose dy vjet nga dėnimi i pėrgjithshmėm. Sipas burimeve nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve, mėsohet se kjo listė ėshtė bėrė nė bazė tė kėrkesave tė vetė tė dėnuarve, tė dėrguara nė drejtim tė kreut tė shtetit.

 

 

Disa nga faljet

Krimi monstruoz, presidenti i fal tetė vite

 

Nė listėn e presidentit ishte dhe i dėnuari Mentor Leēini, i dėnuar nga gjykata me 16 vjet burg pėr veprėn penale tė vjedhjes me pasojė vdekjen, tė kryer nė bashkėpunim. I dėnuari nė tentativė pėr tė ndaluar njė makinė, ku udhėtonin babė e bir, tė cilėn synonte ta grabiste, ka lėnė tė plagosur rėndė djalin, i cili kishte pak kohė qė ishte kthyer nga Gjermania. Pasi kanė grabitur njė shumė krejt qesharake parash qė kishin nė makinė, rreth 500 marka, ata kanė lidhur drejtuesin e automjetit, i cili gjatė kėsaj kohė iu ka kėrkuar qė ta lejojnė pėr tė dėrguar djalin nė spital, lutje qė nuk janė marrė parasysh. Djali ka vdekur nga plagėt e marra dhe gjaku i derdhur.

 

 

Aksidentoi me vdekje tre persona, Moisiu i jep liri

 

Nė listėn e amnistisė sė presidentit ndodhet dhe emri i Xhevahir Ēalės, njė personi qė ka aksidentuar pėr vdekje tre persona. Shifra nė fjalė duket se nuk ka bėrė aspak pėrshtypje, madje as fakti qė ai ėshtė dėnuar nė mėnyrė fare qesharake me pesė vjet burg pėr shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor (kaq ėshtė minimumi qė parashikon kodi nė lidhje me kėtė krim). Ēala ka vuajtur njė vit dhe dhjetė muaj dhe pjesėn tjetėr do e shijojė nė liri. Numri i aksidenteve nė vendin tonė ėshtė kthyer nė njė problem serioz, ndėrkohė qė vetė Moisiu ka kėrkuar masa tė rrepta, ndėshkuese, duke fajėsuar policinė.

 

Falja ndaj personave qė sapo kanė nisur dėnimin

 

Shumica e personave janė falur nga presidenti nė nisje tė dėnimit tė tyre. Kėshtu, Valdimir Buēajt i janė falur nėntė vite burg. Vetėm tre muaj nė burg pėr Buēajn, edhe pse ai ishte dėnuar nėntė vjet e katėr muaj burg pėr veprėn e rrėmbimit tė personit nė bashkėpunim. Tė tillė fat ka patur dhe Gac Cuka, i dėnuar pėr krimin e vrasjes me paramendim me 10 vjet burg dhe ka vuajtur fizikisht 3 vjet e 11 muaj. Edhe Sajmir Cani, i dėnuar me 17 vjet burg pėr krimin e vjedhjes me armė, vuajti shtatė vite dhe pjesėn tjetėr do e kalojė nė liri. Edhe Dashnor Myftari duket se ka pėrfituar nė kėtė formė. 12 vjet dėnim pėr rrėmbim personi, tre muaj vuajtje dėnimi dhe mė pas liri.

 

 

“Andoni & Selimi”, procesi i drogės dhe pa tė akuzuarin

 

Pas bojkotit qė i pandehuri Armando Andoni i ka bėrė gjyqit, ku akuzohet pėr trafik lėndėsh narkotike, Gjykata e Krimeve tė Rėnda ka vendosur qė ky shtetas tė gjykohet nė mungesė. Me dhjetėra seanca gjyqėsore janė shtyrė qė prej 3 vitesh nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda pėr shkak tė mungesės sė kėtij tė pandehuri. Ky i fundit ka refuzuar tė paraqitet nė gjykatė, por ka refuzuar edhe qė tė gjykohet nė mungesė. Duke marrė parasysh kėtė ēėshtje dhe vonesat e saj nė gjykim pėr shkak tė kėtyre mungesave, dje, pas disa muajsh shtyrjeje, gjykata vendosi qė seancat tė vazhdojnė tė bėhen, edhe nėse i pandehuri nuk ka dėshirė tė paraqitet nė seancė. Ndėrsa Armando Andoni, i njohur edhe si Arjan Selimi, ka njė tjetėr ēėshtje nė ngarkim tė tij nga autoritetet amerikane me emrin Brian Forter. Pas arrestimit tė tij nė vitin 2003, nė media njihej vetėm si Arjan Selimi. Mė pas, u verifikua se emri i vėrtetė ishte Armand Andoni, por nė SHBA njihej edhe me emrin Brian Forter. Andoni nė SHBA akuzohet pėr shpėrndarje tė rreth njė ton marijuane nė zonėn e Miēiganit perėndimor nė vitin 1998-tė. Fakti qėndron ende i publikuar nė faqen e internetit tė “U.S. Marshall”, ku emri i 33-vjeēarit shqiptar ndodhet sė bashku me personat e tjerė, tė kėrkuar nga autoritetet e SHBA-ve. Sipas kėrkesės sė autoriteteve amerikane pėr ekstradimin e tij, thuhet se Andoni alias Forter ėshtė arrestuar fillimisht nė maj tė vitit 1998-tė nėn akuzėn e “Bashkėpunimit kriminal nė shpėrndarjen e kokainės dhe marijuanės”. Pak muaj mė vonė, autoritetet amerikane e liruan nga qelia nė kėmbim tė njė garancie pasurore dhe u vendos nė vendin e quajtur “Grand Rapids”, ku mbahej nėn mbikėqyrje, por, sapo iu dha mundėsia, u arratis nė drejtim tė Shqipėrisė. Ndaj tij ėshtė ngritur edhe akuza e “Shkeljes sė garancisė”. Mėsohet se Armando Andoni, nėpėrmjet mbrojtėsve tė tij, ligjorė, do tė kėrkojė mosekstradimin e tij pėr nė Amerikė.

 

 

 

 

 

 

EKONOMIA

 

 

Departamenti i Stabilitetit Financiar do tė jetė njėsia e re, e cila do tė synojė tė mbikėqyrė tregun nga rreziku i inflacionit

 

Fullani: Masa tė rrepta pėr tė mbikėqyrur tregun financiar

 

Guvernatori i BSH-sė, Ardian Fullani, u shpreh se, banka ėshtė duke ndėrmarrė njė sėrė masash pėr tė ruajtur zhvillimet e tregut bankar nė Shqipėri. Rritja e prodhimit, rritja e kredidhėnies, si dhe e investimeve krijojnė pėr bankėn mundėsi pėr inflacion. Banka parashtron masat e saj, tė cilat do tė garantojnė mbajtjen e tregut nė kushte optimale

 

 

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, tha dje se, banka do tė ngrejė sė shpejti njė njėsi tė specializuar, e cila do tė synojė tė ruajė stabilitetin ekonomik dhe financiar, duke parė me vėmendje zhvillimet e tregut financiar nė vend. Departamenti i Stabilitetit Financiar do tė jetė struktura e cila do tė ketė nė vėmendjen e saj tė gjitha zhvillimet e tregut financiar nė pėriudhėn e ardhshme, e cila do tė propozojė edhe ndėrhyrjet e nevojshme pėr ta mbajtur nėn kontroll kėtė treg. Sipas guvernatorit, masa tė tilla janė parė tė nevojshme nisur nga shtimi i shpejtė i kredive, si pjesė e rritjes sė konkurrencės midis vetė bankave tė nivelit tė dytė. Banka e Shqipėrisė zhvilloi dje nė mjediset e hotel "Tirana International", njė takim, me temė "Sistemi bankar nė vitin 2007, guvernatori komunikon me tregun". Nė takim, merrnin pjesė pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore, Nadir Muhammed, drejtues tė bankave tė nivelit tė dytė qė operojnė nė Shqipėri, nga shoqatat e biznesit, etj. Takimi u organizua nė kuadėr tė rritjes sė transparencės dhe komunikimit me grupet e interesit. Rritja e dialogut ndėrmjet bankės dhe grupeve tė interesit u vlerėsua si domosdoshmėri nė funksion tė zbatimit tė politikave tė suksesshme monetare si dhe nė funksion tė mbikėqyrjes efektive tė sistemit bankar. Nė takim u diskutuan ēėshtje qė kanė tė bėjnė me manaxhimin e likujditetit, perceptimi i pritshmėrisė sė tregut, ligji i ri "Pėr bankat nė Republikėn e Shqipėrisė", stabiliteti financiar dhe konsolidimi i sistemit bankar, etj.

 

Inflacioni

 

Fullani paraqiti njė raport mbi situatėn e sistemit bankar nė Shqipėri si dhe zhvillimet financiare nė vend, ku, sipas tij, ekonomia shqiptare ka vazhduar tė konsolidohet nga aspekti makroekonomik pėrgjatė vitit tė kaluar. Tė dhėnat qė flasin pėr kėtė, siē u shpreh guvernatori, janė rritja me 5 pėr qind e Prodhimit tė Brendshėm Bruto (PBB), si dhe stabiliteti i ēmimeve, i cili e ka ruajtur inflacionin nė masėn 2.4 pėr qind, megjithėse PBB-ja ėshtė rritur. Po kėshtu, sipas tij, nė vitin e kaluar, kushtet monetare kanė favorizuar nė mėnyrė tė veēantė rritjen e investimeve si dhe rritjen e konsumit, duke sjellė rritjen e shpejtė tė kredisė si dhe rritjen e mėtejshme ekonomike.

Guvernatori i Bankės, Ardian Fullani, u shpreh gjatė takimit se, banka ka punuar me kujdes pėr tė mbajtur nėn kontroll inflacionin pėrgjatė fundit tė vitit 2006 dhe tremujorit tė parė tė kėtij viti. Sipas Fullanit, banka parashikon qė kjo situatė tė vazhdojė edhe mė tej dhe se banka do tė vazhdojė tė ketė nė fokusin e saj kontrollin e presioneve tė mundshme inflacioniste.

 

Masat e mėtejshme

 

Banka e Shqipėrisė do tė vazhdojė tė ketė nė vėmendjen e saj kryesore, mbajtjen e inflacionit nė nivelet e tanishme. Pėr kėtė do tė nisė njė projekt i ri, i cili do tė synojė pėrballimin e rritjes sė kėrkesės, e cila lidhet me zhvillimin ekonomik afatshkurtėr dhe afatgjatė nė vend. Gjithashtu, lidhur me kėtė, do tė nisė sė shpejti edhe zbatimi i rregullores sė re mbi marrėveshjet e riblerjes, e cila pritet tė sjellė njė zhvillim tė shpejtė tė tregut tė repo-ve midis bankave tė nivelit tė dytė. Fullani tha se: "Zhvillimi i kuadrit rregullator do tė ndihmojė nė krijimin e njė tregu ndėrbankar mė likuid dhe njė administrimi mė aktiv tė likuiditetit nga ana e bankave tė nivelit tė dytė". Nė kėtė kuadėr, ai kėrkoi nga sistemi bankar qė tė rrisin dhe forcojnė strukturat pėrkatėse, qė punojnė me administrimin e risqeve tė kreditit dhe operacional, si njė proces qė ndihmon vetė bankat nė sigurinė e tyre. Nga ana tjetėr, ngritja e Departamentit tė Stabilitetit Financiar do t’i shėrbejė krijimit tė kushteve pėr zhvillimin e tregut financiar, duke e ruajtur tregun nga presionet inflacioniste.

 

 

"INTEREG 3", financon 22 projekte pėr Gjirokastrėn

 

Gjirokastra ka fituar financime pėr 22 projekte tė paraqituara, tė cilat do tė pėrfitojnė nga programi i BE-sė "INTEREG 3". Nga 30 projekte qė Gjirokastra ka paraqitur pėr financime nė kėtė program, ka fituar 22 prej tyre. Ndėr projektet qė do tė financohen nga ky program ėshtė edhe ndėrtimi i rrugės rurale Durmalės-Skopik, me njė gjatėsi prej 4 km, e cila do tė kushtojė njė milion euro. Po kėshtu, ky program do tė financojė edhe sistemimin e fushės sė Dropullit tė Poshtėm, me njė financim prej 200 mijė eurosh si dhe trajnimin e mjekėve tė spitalit civil “Omer Nishani”. Trajnimi do tė bėhet nė spitalin e Janinės, nė tė cilin mjekėt e kėtij spitali do tė pėrfitojnė pėrvojė profesionale tė specializuar. Aplikimi pėr kėto projekte ėshtė bėrė gjatė vitit 2006 dhe tashmė pritet qė tė fillojė realizimi i tyre.

 

ERE, raporton nė komisionin parlamentar tė ekonomisė

 

Enti Rregullator i Energjisė (ERE) ka raportuar nė Komisionin Parlamentar tė Ekonomisė pėr punėn e bėrė nga ky institucion gjatė vitit 2006 si dhe pėr projektet qė ky institucion do tė ndėrmarrė nė mbėshtetje tė zgjidhjes sė problemit tė energjisė nė vend. Kryetari i ERE-s, Bujar Nepravishta, nė raportin e mbajtur bėri njė analizė tė hollėsishme tė situatės energjitike tė vitit tė kaluar, duke u ndalur edhe nė masat qė ky ent synon tė ndėrmarrė nė mbėshtetje tė fuqizimit tė sistemit energjitik. Nesėr, seanca parlamentare do tė vijojė me diskutimet e anėtarėve tė komisionit, tė cilėt do tė marrin nė analizė raportin e ERE-s.

 

Reshjet e rėna, e rrisin nivelin e Fierzės nė 270 m

 

Reshjet e rėna pėrgjatė javės sė kaluar kanė bėrė qė situata hidroenergjitike nė vend tė pėrmirėsohet ndjeshėm. Sipas Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare, niveli i liqenit tė Fierzės ka arritur nė rreth 270 metra, si pasojė e kėtyre reshjeve. Prurjet e ujit nė kėtė liqen llogariten nė 310 m3 pėr sekondė, duke bėrė qė niveli i ujit nė hidrocentral tė rritet me 40 cm nė ditė. Niveli i tanishėm ėshtė 26 metra nga kuota maksimale e mundshme e ujit, e cila shkon nė 296 metra. Si rrjedhim, me kėtė nivel prurjesh, Fierzės i duhet rreth njė muaj e gjysmė pėr tė arritur nė kuotat maksimale. Megjithatė, KESH-i vazhdon tė importojė njė sasi energjie prej rreth 9 milionė kW/h nė ditė, ndėrsa prodhimi nė vend ka vazhduar me 10kW/h nė ditė, duke bėrė qė korporata tė vazhdojė tė ruajė rezervėn hidrike nė hidrocentral.   

 

      

 

 

 

 

 

 

 

Misioni i FMN-sė nė Tiranė tha dje se, kontributet e sigurimeve shoqėrore duhet tė ulen qė kėtė vit

 

FMN: Jemi dakord me uljen e taksave qė kėtė vit

 

Pra, mesa duket, misioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar do tė mbėshtesė uljen e kontributit tė sigurimeve shoqėrore nė mesin e kėtij viti, uljen e tatimit mbi tė ardhurat personale dhe do tė bjerė dakord qė tatimi mbi fitimin tė ulet nė janarin e ardhshėm. Pra, taksa e sheshtė, duket se do tė hyjė nė fuqi, vetėm nė janar

 

 

Fondi Monetar Ndėrkombėtar e quan tė shėndetshėm sistemin shqiptar tė taksave dhe thotė se, mė sė pari, ulja e taksave duhet tė pėrqėndrohet nė uljen e kontributit tė sigurimeve shoqėrore. Kryetarja e kėtij misioni nė Shqipėri, An Margaret Wrestin, ka bėrė tė qartė dje, me anė tė njė komunikimi pėr shtyp se, pas uljes sė taksės sė punės apo kontributeve tė sigurimeve shoqėrore, nė njė hap tė dytė tė uljes sė taksave duhet tė ulet edhe tatimi mbi fitimin dhe ai mbi tė ardhurat personale. Nė fakt, duke mbajtur kėtė qėndrim, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, duket se ėshtė kundėr aplikimit tė taksės sė sheshtė qė kėtė vit, por kėrkon njė lloj gradualiteti nė lidhje me kėtė sistem tė ri. Drejtuesja e misionit, Wrestin, thotė se, institucioni qė ajo pėrfaqėson nė Shqipėri ėshtė duke i vlerėsuar kėto propozime tė bėra nga qeveria dhe po pret qė tė diskutohen nė detaje gjatė vizitės sė ardhshme nė Tiranė tė misionit tė rishikimit tė programit tė FMN-sė, tė planifikuar pėr datat 25 prill-8 maj.

Misioni i FMN-sė ėshtė shprehur dje prerė, kundėr rishikimit tė vlerės sė tatimit mbi vlerėn e shtuar, duke e quajtur kėtė si njė nga taksat mė tė fundit qė duhet tė rishehen. “Nė njė hap tė dytė, mund tė ndėrmerren ulje paralele nė normėn mė tė lartė tė tatimit mbi tė ardhurat personale dhe nė normėn e tatim-fitimit”, thuhet nė njoftimin e shpėrndarė dje nga zyra e FMN-sė nė Tiranė. “Ēdo ulje nė normėn e TVSH-sė duhet konsideruar e fundit. Kėto ulje taksash duhet tė ndėrmerren vetėm nė kushtet e pėrmirėsimeve tė qėndrueshme nė mbledhjen e tė ardhurave”, saktėson njoftimi, nė lidhje me uljen e taksave dhe sistemin e Flat Tax (taksės sė sheshtė).

Zyra e Fondit Monetar Ndėrkombėtar shpreh megjithėkėtė gatishmėrinė e saj pėr tė punuar me qeverinė, nė mėnyrė konstruktive sipas tyre, me kusht qė kuadri fiskal afatmesėm mbi tė cilin ėshtė rėnė dakord, tė mos dobėsohet dhe tė bazohet nė praktikat mė tė mira ndėrkombėtare. “Nė kėtė kontekst, ne do tė kėshillonim, - thonė ata, - kundėr ndryshimit tė taksave nė mes tė vitit. Kjo ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme pėr tatim-fitimin qė ėshtė njė taksė vjetore. Ne do tė ritheksonim gjithashtu qė ka shumė variabla tė tjerė qė mbeten mjaft mė tė rėndėsishėm pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit sesa norma e tatim-fitimit.” Pra, mesa duket, misioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar, do tė mbėshtesė uljen e kontributit tė sigurimeve shoqėrore nė mesin e kėtij viti, uljen e tatimit mbi tė ardhurat personale dhe do tė bjerė dakord qė tatimi mbi fitimin tė ulet nė janarin e ardhshėm. Pra, taksa e sheshtė, duket se do tė hyjė nė fuqi, vetėm nė janar.

 

 

Taksa e sheshtė                                                  Aktualisht

 

Tatimi mbi tė ardhurat 10%                              20%

 

Tatimi mbi fitimin 10%                                      20%

 

Kontributi i sigurimeve 10%                             28%

 

 

 

Ulja e taksave, njė rrugėtim mbi 1-vjeēar

 

 

Sistemi i taksės sė sheshtė ėshtė artikuluar pėr herė si njė mundėsi pėr vendin tonė qė para njė viti, kur qeveria ēoi nė parlament disa ndryshime nė buxhetin e shtetit dhe atėherė u fol qė nė kėtė sistem do tė pėrfshihej edhe tatimi mbi vlerėn e shtuar. Nė atė kohė, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, sikurse edhe tani, ishte kundėr uljes sė tatimit mbi vlerėn e shtuar dhe pėr taksat tha se nė njė kohė tė dytė mund tė bėhej. Qeveria shqiptare e koalicionit tė sotėm, qė kur erdhi nė pushtet uli menjėhere tatimin mbi biznesin e vogėl, duke e bėrė atė nga 3 %, nė 1.5%. Mė pas, nė paketėn fiskale tė buxhetit tė 2006-ės, ajo uli tatimin mbi fitimin nga 23%, nė 20%. Qeveria uli nė mėnyrė tė konsiderueshme me rreth njė tė tretėn tatimin mbi punė apo kontributet e sigurimeve shoqėrore, duke i bėrė ato nga 30%, nė 20% pėr pjesėn qė paguante punėdhėnesi. Sistemi i taksės sė sheshtė ėshtė mbėshtetur nga zėra tė rėndėsishėm tė ligjėrimit ekonomik, si akademiku amerikan me origjinė ruse, qė ishte para pak kohėsh nė njė seminar nė akademinė tonė tė shkencave apo John Butcher, njė kėshilltar i parlamentit shqiptar ish-ministėr i Margaret Thatcerit. Nė kohėn kur qeveria nisi tė artikulojė idenė mbi nxitjen e biznesve tė huaja me anė tė skemės “Shqipėria 1 euro”, kėshilltarja e kryeministrit foli pėr taksa tė sheshta nė vlerėn 10 % dhe kjo ishte hera e parė qė flitej pėr kėtė gjė kaq konkretisht. Mė pas, ishte vetė kryeministri, ai i cili e hodhi kėtė ide, pak ditė mė parė, nė inaugurimin e termanialit tė Rinasit. 

 

U zgjodhėn organet drejtuese tė Bashkimit tė Dhomave tė Tregtisė e Industrisė

tė Shqipėrisė. Kryetar u zgjodh zoti Ilir Zhilla

 

Dhoma e Tregtisė, mbėshteje dhe oponencė me ekspertė tė reformės sė qeverisė

 

Pas riorganizimit tė Dhomave tė Tregtisė e Industrisė nė qarqe, Asambleja e Bashkimit tė Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė tė Shqipėrisė, e mbledhur nė Tiranė, mė 21 mars 2007, zgjodhi organet e reja drejtuese tė kėtij institucioni. Kryesia e re pėrbėhet prej 20 anėtarėsh, pėrfaqėsues nga tė gjitha dhomat e vendit. Kryetar u zgjodh zoti Ilir Zhilla. Zgjedhjet pėr organet e reja drejtuese tė Dhomave tė Tregtisė e Industrisė u zhvilluan nė pėrputhje me Ligjin nr. 9640, datė 9.11.2006, “Pėr Dhomat e Tregtisė dhe Industrisė”. Ky ligj erdhi si njė nevojė e biznesit shqiptar pėr mė shumė frymėmarrje, si dhe e kėrkesave tė kohės pėr pėrafrimin e legjislacionit shqiptar me atė europian. Zgjedhja e organeve drejtuese tė Bashkimit tė Dhomave shėnon kurorėzimin e punės pėr ristrukturimin e Dhomave tė Tregtisė, qė tashmė do tė jenė 12, sipas qarqeve pėrkatėse (nga 36 sipas staturės sė vjetėr). Riorganizimi i dhomave nė nivel qarku krijon kushte pėr ngritjen e njė institucioni mė funksional, qė lidhet edhe me rritjen e buxhetit dhe pėrdorimin mė efikas tė tij, si dhe me ndryshimin e koncepteve tė anėtarėsisė dhe njė pėrqasje tė re tė komunitetit tė biznesit ndaj kėtij institucioni. Ky ėshtė njė hap i ri nė punėn pėr njė harmonizim dhe pėrsosje tė veprimtarive tė dhomave, si institucione qė mbėshtesin promovimin e biznesit e tė ekonomisė shqiptare, nė pėrputhje me kėrkesat e rėndėsishme qė shtrohen nė kuadėr tė integrimit tė vendit. Sot, biznesi privat nė Shqipėri ėshtė shndėrruar nė njė faktor tė fuqishėm zhvillimi dhe pėrparimi. Ai realizon rreth 80 pėr qind tė Prodhimit tė Pėrgjithshėm Bruto, ndėrkohė qė i takojnė rreth 75 pėr qind e numrit tė tė punėsuarve. Ritmet e zhvillimit tė ekonomisė dhe pėrafrimi i standardeve tė saj me ato rajonale, kanė shtuar nevojėn e rritjes sė prodhimit vendas, sjelljen nė tregjet rajonale tė vlerave mė tė mira tė biznesit shqiptar. Kjo kėrkon rritjen e cilėsisė dhe tė standardeve, por edhe njė marketing tė fuqishėm dhe imponues. Komuniteti i biznesit ka vlerėsuar angazhimet qeverisėse nė nisma tė tilla, si ajo pėr reduktimin e kohės sė regjistrimit tė bizneseve, projekti “One stop shop”, “Shqipėria - 1 euro”, inkurajimi konkret i subjekteve eksportuese pėrmes financimit deri nė 10 mijė euro, etj. Kėto masa po krijojnė njė klimė pėrherė dhe mė favorizuese, pėrherė dhe mė stimuluese pėr investimet e huaja dhe ato vendase nė Shqipėri. Nga ana e vet, Bashkimi i Dhomave do tė angazhojė ekspertėt mė tė mirė, pėr tė ndjekur ecurinė e tė gjitha nismave, si dhe pėr tė kryer oponencėn e ligjeve dhe udhėzimeve qė i takojnė fushės sė biznesit.

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

Analiza e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve pėr vitin 2006

 

Shehri: Ndryshuam sigurinė dhe

ushqimin e sistemit tė vjetėr

 

Vitin e shkuar, pėrfundoi edhe procesi i gradimit tė punonjėsve tė policisė sė burgjeve si edhe caktimi i pagesave pėr kėtė sektor tė rėndėsishėm

 

 

Rritja e sigurisė dhe rritja e cilėsisė sė shėrbimeve nė burgjet shqiptare kanė qenė dy nga shtyllat kryesore tė punės sė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve nė vitin 2006. Ky dikaster ka prezantuar dje analizėn vjetore nė prani tė ministrit tė ri tė Drejtėsisė, Ilir Rusmali. Saimir Shehi, kreu i brugjeve shqiptare, ka paraqitur para eprorėve tė tij tė gjitha aspektet e punės sė institucionit qė ai drejton. Sipas Shehrit,  pėrmirėsimi i elementeve tė sigurisė me kryerjen e investimeve, tė cilat kanė ndikuar nė pėrmirėsimin e kushteve, trajtimit dhe mbipopullimit, ka bėrė qė gjendja e disa viteve mė parė nė burgje tė ndryshojė. Bllokuesi i telefonave celularė si edhe instalimi i njė sistemi kamerash nė njė pjesė dėrrmuese tė burgjeve shqiptare ėshtė njė tjetėr arritje pėrsa i pėrket sigurisė. Ndėrsa, njė tjetėr pikė delikate nė sistemin e burgjeve, procesi i gradimit tė punonjėsve tė policisė sė burgjeve si edhe ai i caktimit tė pagesave pėr kėtė sektor tė rėndėsishėm ėshtė pėrfunduar gjatė vitit qė shkoi. 

Paraburgimet

Prioritet i punės sė Drejtorisė sė Policisė, sipas Shehrit ka qenė edhe zbatimi i vendimit tė qeverisė pėr kalimin e sistemit tė paraburgimit nė varėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė. Ky proces ėshtė nė fazėn e shqyrtimit tė detyrimeve pėr kalimin real tė kėtij sistemi nė varėsi tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve. Hartimi i dosjes psiko-sociale ka qenė padyshim njė nga arritjet e burgjeve shqiptare. Nė kėtė dosje pasqyrohen tė dhėnat e tė dėnuarit, problematika individuale e karakterit psiko-social dhe puna rehabilituese qė bėhet me kėta tė dėnuar nga ana e stafit edukativ tė institucionit pėrkatės. Nga ana e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve janė blerė 5 mijė kopje tė dosjeve psiko-sociale dhe ka pėrfunduar shpėrndarja dhe plotėsimi i tyre nė institucionet pėrkatėse. Vlerėsimi periodik i sjelljes sė tė dėnuarit ka qenė njė tjetėr arritje nė lidhje me punėn e tė dėnuarve dhe sjelljen e tyre. Nga tė dhėnat e marra nga tė gjitha institucionet e vuajtjes sė dėnimeve dhe paraburgimet nė varėsi janė kryer tre studime, nė tė parin janė trajtuar problemi i vetėvrasjes nė kontigjentin e personave me liri tė kufizuar, duke u bazuar nė tė dhėnat e marra pėr periudhėn kohore 2000-2006. Sipas studimeve, janė evidentuar disa faktorė qė mendohen si mė vendimtarėt pėr tendenca tė tilla qė kanė tė bėjnė kryesisht me probleme emocionale apo psikike tė rėnduara, si pasojė e privimit nga liria apo probleme sociale qė shoqėrojnė burgosjen. Nė studimin e dytė ėshtė evidentuar dhe analizuar efekti i dhėnies sė lejeve tek tė burgosurit. Ndėrsa, njė studim tjetėr i rėndėsishėm pėr personat me liri tė kufizuar ėshtė studimi i bėrė mbi punėsimin e tė dėnuarve nė burgjet shqiptare. Pėr pėrmirėsimin e situatės sė tė dėnuarve nė burgjet shqiptare ėshtė bashkėpunuar edhe me Komitetin Shqiptar tė Helsinkit, pėr tė parė mundėsinė e krijimit tė hapėsirave tė reja tė punėsimit.

 

 

Rusmali: Shmangėm gjendjen dėshpėruese nga burgjet

 

Nė daljen e tij tė parė si ministėr i Drejtėsisė, Ilir Rusmali ka premtuar se sistemi i burgjeve nė vend do tė ketė mbėshtetjen maksimale tė qeverisė pėr tė vazhduar punėn e nisur. “Jemi tė vetėdijshėm, pėr faktin qė trashėgimia jonė nė sistemin e burgjeve, ditėn kur ne morėn pushtetin, ishte dėshpėruese, ishte e tillė, sepse ishte e mbushur me dukuri, fenomene e ngjarje, tė trajtimit ēnjerėzor tė tė burgosurve dhe tė tė paraburgosurve, evidenduar kjo nga tė gjitha strukurat e specializuara ndėrkombėtare, por edhe tė trajtimit fiktiv dhe fals tė tyre”, - tha Rusmali. Ministri i Drejtėsisė ka theksuar se ka patur shumė vend pėr tė punuar, shumė hapėsirė dhe mundėsi dhe sistemi i drejtėsisė kėtė mundėsi ka ditur ta  shfrytėzojė nė dobi tė punės. Ministri ka pėrshėndetur punėn dhe shifrat qė Shehri ka paraqitur para tij, por ėshtė ndalur tek tė drejtat e personave qė i janė besuar nga shoqėria kėtij institucioni pėr rehabilitim. Sipas Rusmalit, ėshtė arritje e jashtėzakonshme e kėsaj qeverie, fakti qė pėr herė tė parė nė Shqipėri u hoq dorė, me vullnet tė hekurt, nga trajtimi i tė burgosurve sipas standardeve tė viteve ’70 tė shekullit tė kaluar, qė nga heqja e kuotave ushqimore dhe jo vetėm nga ajo. “Jemi tė vetėdijshėm se kėtyre njerėzve pėr rrethanat personale tė tyre iu ėshtė kufizuar liria, por kėtyre njerėzve nuk iu ėshtė kufizuar dinjiteti njerėzor, prandaj dhe ne duhet tė vazhdojmė tė punojmė fort qė t’ua sigurojmė dinjitetin njerėzor. Resurset financiare i kemi qė tė gjitha nė dispozicion. Sigurisht qė sistemet janė vėnė nė funksionim, ka njerėz qė i dedikohen kujdesit njerėzor, por puna jonė nuk ka mbaruar, sepse ne ende kemi mangėsi, ne ende vuajmė pėr t’u ofruar mundėsi tė burgosurve pėr tė ushtruar aktivitet pune,  pavarėsisht se ka projekte qė zhvillohen”, - tha Rusmali, duke kėrkuar pėrforcimin e metodave qė do tė shmangnin korrupsionin e ēdo lloji nga burgjet.

 

 

Cigaret e Kokės, asgjė e re nga dėshmitė

 

Nė gjykatėn e Krimeve tė Rėnda janė duke vazhduar ende deklaratat e tė pandehurve nė lidhje me natėn e 27 dhe 28 marsit tė dy viteve mė parė. Nė dėshmitė e dėgjuara dje, nga dy prej tė pandehurve, punonjės tė policisė me shėrbim nė port, ėshtė thėnė se nuk ėshtė parė asnjė prej tė pandehurve tė tjerė qė tė qarkullonin nė port apo tė shkarkonin kontenierė. Shkėlqim Takaēi dhe Rexhep Hoxha janė dy tė pandehur qė ndiqen nė gjendje tė lirė.

Ndėrkohė, aktualisht tė pandehurit: Leonard Koka, Ndoc Gjergji, Fatmir Zotaj, Bilal Koēi, Ardian Cani, Gentian Koēi, Tahir Hoxha, Skėnder Thaēi, Elmaz Stroka, Ardian Gjergji, Ngushėllim Hyzoti, Alfred Ēoba, Telah Shehu, Shkėlqim Takaēi, Rexhep Hoxha, Naun Ranxha, Pėllumb Aruēi, Arben Xhixha, Agim Moka, Behar Kasa dhe Fran Prenga janė duke dhėnė shpjegimet e lira para gjykatės. Pothuajse qė tė gjithė janė tė mendimit se, dikush, natėn e 27 dhe 28 marsit 2005, kur edhe u bllokua anija “Eni” me cigare kontrabandė, kishte fuqinė e plotė tė pastronte zonėn pėr tė mos krijuar dyshime, por askush nuk e ka thėnė saktėsisht se ēfarė ka ndodhur edhe nė njė vit gjykim. Prokuroria pretendon se tė gjithė urdhrat pėr kalimin e anijeve dhe zhvendosjen e radarit i ka dhėnė Leonard Koka dhe Ndoc Gjergji. Kjo, sipas akuzės, vėrtetohet me deklarimet e bėra nga i pandehuri Fatmir Zotaj. Ky i fundit ėshtė shprehur se, Koka dhe Gjergji, para se tė futej anija nė port, kishin rregulluar ēdo gjė. Dyshohet se, tė pandehurit nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė arritur tė manipulojnė punonjėsit e portit tė Durrėsit, duke futur anije me cigare kontrabandė. Malli qė transportohej natėn dhe shkarkohej po natėn nga anija “Eni”, pronė e Fatmir Zotaj, magazinohej po nė magazinat e tij nė Shkozet. I gjithė malli vinte pėr llogari tė Leonard Kokės dhe Ndoc Gjergjit.

 

 

Pėrmbarimi, Selmani dorėhiqet, kėrkon post paralel 

 

Ylvi Selmani, drejtori i Pėrmbarimit nė Ministrinė e Drejtėsisė ka kėrkuar dorėheqjen nga posti qė ka marrė disa muaj mė parė. Ndėrsa, Selmani ka bėrė tė ditur se, arsyet e tij pėr kėtė dorėheqje janė thjesht teknike. Sipas burimeve nga Ministria e Drejtėsisė, Selmani ka kėrkuar njė post paralel, qė tė mund t’i pėrgjigjet kualifikimit tė tij. Zyrtarisht, nga ana e Ministrisė sė Drejtėsisė nuk ka tė dhėna pėr pranimin apo jo tė dorėheqjes sė Selmanit. Ndėrsa, tė njėtat burime kanė bėrė tė ditur se vlerėsimi i kualifikimeve tė drejtuesve tė tė gjitha niveleve nė kėtė ministri ka nisur qė prej disa ditėsh. Ndėrsa, pritet qė tė ketė qarkullime tė kėsaj natyre nė dy javėt e ardhshme. Pas pėrfundimit tė verifikimit dhe rivlerėsimit tė kualifikimeve pritet qė nė postet e drejtuesve tė drejtorive kryesore nė Ministrinė e Drejtėsisė tė ulen kandidatė tė tjerė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

Nga lamtumira e fundit pėr aktorin e madh tė skenės dhe ekranit, Sulejman Pitarka

 

 

Pitarka, nė panteon me ata qė bėnė historinė e teatrit kombėtar

 

 

Dhurata Hamzai

 

Lamtumira e fundit pėr aktorin e madh Sulejman Pitarka, u dha dje, ditėn e hėnė nė Teatrin Kombėtar. Sulejman Pitarka, i cili ėshtė vlerėsuar si aktori mė i madh shqiptar i gjysmės sė dytė tė shekullit XX, ka ndėrruar jetė, nė moshėn 83-vjeēare, ditėn e shtunė nė shtėpinė e tij. Ceremonia e lamtumirės pėr aktorin Pitarka u zhvillua nė sallėn me emrin e mikut tė tij Kadri Roshi. Kryeministri i Shqipėrisė Z. Sali Berisha dhe ministri i Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve, z.Ylli Pango, morėn pjesė dje nė homazhet e mbajtura nė Teatrin Kombėtar, nė nderim tė aktorit Sulejma Pitarka. Ministri Pango vendosi njė kurorė me lule pranė arkivolit tė tė ndjerit, si dhe shkroi njė mesazh vlerėsimi nė librin e hapur me kėtė rast, nga drejtuesit e TK-sė, pėr aktorin e shquar tė teatrit dhe kinematografisė shqiptare. Nė njė nga faqet e kėtij libri Ministri Pango ndėr tė tjera shkruan: “Ndjej humbjen e thellė jo vetėm tė aktorit tė madh, tė njėrit prej gjigandėve tė fundit tė plejadės sė aktorėve themelues tė Teatrit Kombėtar, por edhe tė mikut, komshiut tim tė vjetėr, njeriut qė qysh kur isha fėmijė e ndiqja nė skenė, nė rrugė, kudo. Ndjej fort dhimbjen e familjarėve pėr tė afėrmin e humbur. Mė pas ministri i Kulturės shprehet pėr median se “Tė ndjerin Pitarka e kam admiruar si artist qė fėmijė. E kam pėr nder tė them se kam qenė edhe mik i tij personal dhe admirues i artit tė tij. Kujtimi i fundit qė kam pėr tė ėshtė pas shfaqjes “Pjata e Drurit” qė ai vuri nė skenė, ku unė shkruajta pėr tė dhe ai mė ftoi nė shtėpinė e tij; u takuam dhe folėm gjatė, kujtuam periudhėn e dikurshme ku ne jetonim bashkė me shumė tė tjerė nė atė lagje ku unė jam rritur nė fund tė rrugės sė Durrėsit. Ndihem i prekur pėr humbjen e tij, jo vetėm pėr humbjen e njė artisti tė madh, por edhe sepse ėshtė njė njohje personale shumė e gjatė. Ėshtė njė humbje e madhe pėr tė gjithė, e njė aktori kalibri, Pitarka ishte njė nga ata qė bėnė historinė e teatrit kombėtar shqiptar”. 

I ka dhėnė lamtumirėn e fundit dje aktorit tė shquar edhe presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, i cili nderoi kujtimin e njėrit prej kolosėve tė kulturės sonė kombėtare, duke vendosur pėr tė njė kurorė me lule. Presidenti vlerėsoi nė librin e pėrshtypjeve karrierėn brilante tė Sulejman Pitarkės, staturėn e tij tė veēantė profesionale dhe njerėzore, si dhe i shprehu ngushėllimet mė tė sinqerta familjarėve dhe tė afėrmve pėr humbjen e njeriut tė dashur pėr ta dhe tė paharruar pėr tė gjithė artėdashėsin shqiptar. “Sulejman Pitarka ishte njė ndėr ata qė la njė pasuri tė madhe pėr artin dhe kulturėn shqiptare. Figurat e tij shumė tė goditura qoftė nė skenėn e teatrit, qoftė nė kinema, janė monumente tė sė ardhmes e tė kulturės shqiptare”, u shpreh Presidenti, duke theksuar se shembuj tė tillė do tė frymėzojnė talentet e reja qė do tė rriten nė mbarė vendin. 

Shumė kolegė e studentė tė tij, sot aktorė tė njohur, kanė shprehur dje dhimbjen e thellė dhe vlerėsimet mė tė larta pėr aktorin e madh, i cili pas njėzet vjetėsh shkėputje, nė vitin 2005, u ngjit me shumė sukses nė skenėn e Teatrit Kombėtar, me interpretimin e shkėlqyer nė dramėn “Pjata e drunjtė”. Aktorja Tinka Kurti u shpreh se “Skena dhe ekrani humbi njė nga emrat mė tė rėndėsishėm tė historisė sė tij nė gjysmė shekulli. Sulejman Pitarka po na lė njė boshllėk tė madh”. Pitarka ka luajtur shumė karaktere. Ai luajti luftėtarin, gjeneralin rus, njeriun e thjeshtė, spiunin…, role pa fund dhe i kish mbetur vetėm tė luante vetveten. Me “Pjatėn prej druri” i dha fund karrierės sė tij artistike, duke lėnė nė kujtesėn e shikuesit plakun e urtė me bastun, qė tė bėn tė qash prej emocionit”, pohon njė nga nxėnėsit e tij, qė ka pasur rastin tė punoj me tė. “Ne vajtojmė sot humbjen e njė aktori tė madh, njė miku dhe pedagogu”, thotė njė tjetėr. Kineasti dhe regjisori Kujtim Ēashku ėshtė shprehur se “Janė tė dhimbshme ēastet kur dikush ikėn dhe nuk kthehet mė. Ikja e kėtij artisti tė madh dhe ajo e Kadri Roshit, si dhe disa kolosėve tė tjerė tė kulturės dhe artit shqiptar, qė u larguan nga jeta kėto dy vitet e fundit mė ka bėrė gjithnjė e mė tepėr evidente njė brengė, qė ne po humbin nė shpirtin e kombit shqiptar. Talentet dhe vlerat e njė kombi nuk prodhohen nė fabrika, truste apo banka, por janė meteor dhe privilegj i njė shoqėrie, e cila duhet tė konsiderohet me fat kur i ka dhe fatkeqe kur i humb”. Regjizori Gėzim Kame, i cili ruan kujtimet e fundit me aktorin e madh Sulejman Pitarka gjatė realizimit tė dramės “Pjata prej druri”, shprehet se “Nė punė ai ishte njė profesionist i madh. Kishte njė logjikė tė jashtėzakonshme nė krijimin e figurės sė vet, duke pėrfshirė gjendjen emocionale, eksperiencėn e thellė dhe mbi tė gjitha, kulturėn qė pėrfshinte kėtė filozofi. Eksperienca e tij ėshtė njė mėsim pėr tė rinjtė nė teatėr”.

 

 

 

2.

 

Pitarka pėrjetoi mbi 100 role nė teatėr dhe nė film

 

 

Aktori Sulejma Pitarka u lind nė Dibėr nė vitin 1924. Nė moshė tė vogėl shkoi nė qytetin Durrės. Nė fillim vazhdoi shkollėn tregtare ku punoi nė njė ndėrmarrje dhe pastaj nė bankė, por ndjesitė e tij ishin tek skena, tek teatri. Jetoi nė njė barakė, ku plehrat mbushnin detin dhe rrethonin karakatinėn e tij. Iu desh tė punonte qysh i vogėl pėr tė nxjerrė kafshatėn e gojės. Por pėr Pitarkėn aktrimi ishte njė joshje magjike. Ndaj u aktivizua me grupet amatore tė Shtėpisė sė Kultures sė Durresit, ku luajti nė dramat “Ishulli i paqes”, “Invadimi”, etj. Dhe erdhi viti 1951 ku ai shkeli pėr herė tė parė derėn e Teatrit Popullor e ku pėrjetoi mbi 100 role nė teatėr dhe nė film nga dramaturgjia shqiptare dhe ajo botėore. Dalėngadalė disa pėrvoja skenike, pothuaj rastėsore, gjatė shėrbimit ushtarak (1945-‘47) e shtynė tė interesohej mė shumė pėr teatrin dhe tė pėrfshihej nė lėvizjen amatore tė Durrėsit. Mė 1951, u pėrzgjodh pėr t’iu bashkangjitur trupės, ende nė formim, tė Teatrit Popullor (sot Teatri Kombėtar) nė Tiranė dhe po kėtė vit ai merr rolin e parė atė tė Hysen Agės, te komedia “Prefekti” i Besim Levonjės dhe mė pas tė dytin rolin e Halilit tek drama “Toka Jonė” e Kol Jakovės, duke u bėrė menjėherė njė nga aktorėt kyē tė skenės ku interpretoi rreth 50 role qoftė nė dramė, qoftė nė komedi. Nė 1952 i bie tė luajė Ljapkin Tjoplinit nė komedinė e Gogolit "Revizori". Deri nė vitet '60 figura e tij do tė sprovohet mirė me personazhet e kryeveprave tė dramaturgjisė botėrore, dhe pikėrisht tė Shekspirit me Otellon, Pejxhin te "Gratė gazmore tė Uinsdorit" dhe Gildesernin te "Hamleti". Nė vitet '63-'64 shquan me interpretimin e "Borgjezit fisnik" tė Molieirit dhe Monseratit. Pas njė ndėrprerjeje disavjeēare Pitarka i kthehet Teatrit me role qė kanė mbetur nė vemendje tė shikuesit si aktori te Arturo Ui. Ai realizoi mjeshtėrisht karaktere tė dramaturgjisė shqipe, ndėr mė tė rėndėsishmit pėrmendin: "Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur", Bako te "Zonja nga qyteti", Sulemjan Vokshin te "Epoka para gjyqit", Turhani te "Kėshtu tė dua", Faiku te "Karavidhet". Kur pėrmendet emri i Sul Pitarkės nė teatėr, nuk ka si tė mos pėrmendet edhe autori i dramės "Familja e peshkatarit" njė vepėr qė pėr kohėn ėshtė vlerėsuar mjaft. Pitarka dramaturg ka shkruar edhe komedinė "Burri me pėrparėse", dramat "Trimi i mirė me shokė shumė" (1957), "Heronjtė e Linasit" (1967), "Kulla e Linasit". Ishte regjisori Gėzim Kame ai qė e ktheu nė skenė pas shumė vitesh, mė nė fund nė 2005 me dramėn "Pjata prej druri" pėr interpretimin nė tė cilin vlerėsohet nė festivalin e aktrimit "Apollon 2005" si aktori mė i mirė. Drama e Ruzhdi Pulahės "Streha e tė harruarve" ku Pitarka interpreton edhe me disa aktorė tė brezit tė tij, ishte interpretimi i tij i fundit nė Teatėr. Ai u ngjit nė atė skenė nė vjeshtė tė 2006 kur Teatri Kombėtar i dha titullin honorifik "Kalorės i skenės". Artisti i Popullit, Sulejman Pitarka ka edhe njė karrierė kinematografike. Edhe kėtu ai ka provuar ashtu si nė teatėr tė shkruajė skenar filmi. Ėshtė autor i "Oshėtimė nė bregdet". Si aktor kinemaje ka realizuar rreth 20 role qė nė filmat e parė tė Kinostudios. Pėrmendim rolet e mėsuesi te "Debatik", Sokrati te "Horizonte tė hapura", Galipi te "Tinguj Lufte", Lipja te "Pas gjurmėve", Zheleznovi te "Ballė pėr ballė", Xha Avdiu te "Gjeneral Gramafon", kasapi Ēelo te "Nxėnėsit e klasės sime", llambi te "Rrethimi i vogėl" dhe deri tek interpretimet e fundit "Vdekja e burrit" (1991) dhe tek filmi francez i regjisores Liri Begeja "Larg barbarėve".

 

Rolet e Pitarkės nė kinema:

 

“Larg barabarėve” (1994)

“Vdekja e burrit” (1991)

“Historiani dhe kameleoni” (1989)

“Rrethimi i vogėl” (1986)

“Nata e parė e lirisė” (1984)

“Nė prag tė lirisė” (1981)

“Shtėpia jonė e pėrbashkėt” (1981)

“Goditja” (1980) (TV)

“Ballė pėr ballė” (1979)

“Gjeneral gramafoni” (1978)

“Pas gjurmėve” (1978)

“Gunat mbi tela” (1977)

“Tinguj lufte” (1976)

“Horizonte tė hapura” (1968)

“Debatik” (1961)

 

 

 

Pėr Pitarkėn kanė thėnė: "Gjysma e viteve tė shekullit XX ka nxjerrė figura tė madhėrishme nė skenė dhe nė ekranin shqiptar. Figurat e Sulejman Pitarkės i ka interpretuar jo si vizitues por i ka gdhendur siē gdhendet skulptura".

 

Josif Papagjoni: "Nė morinė e epiteteve pėr artistin Pitarka duhet thėnė se ka bėrė njė veprimtari sublime nė artin shqiptar".

 

Kadri Roshi: "Njė artist i tillė si Sulejman Pitarka rrallė i vjen kombit. Ėshtė pėrfaqėsuesi mė i denjė i fjalės shqipe nė skenė".

 

Andon Qesari: "Kur shihja artistin mbushesha me veprimin artistik".

 

Agim Zajmi: "Sulejman Pitarka ėshtė aktor i madh i skenės dhe i filmit, kam punuar si skenograf nė dramat e shkruara prej tij si: "Familja e Peshkatarit", "Heronjtė e Linasit".

 

Mirush Kabashi: "Pitarka, aktor me njė diapazon shumė tė madh duke filluar nga rolet e heronjve antagonistėsh por pėr mendimin tim ai vlerėn mė tė madhe e ka si aktor karakteresh. Ai dinte tė veēantėn e personazheve. Nuk arrij tė pėrmend gamėn e gjerė tė roleve por do tė ndalesha nė njė rol, tek "Nxėnėsit e klasės time", ku Sula ka njė rol episodik, njė kasap ku e trajtonte me finesėn e tij me prejardhjen prej Ēamėrie. Nuk mund tė mendoj qė mund tė ketė pėrfaqėsues si nė pikėpamjen e aksentit, nė pikėpamjen e plastikės, si nė pikėpamjen e psikologjisė. Dmth, se si mundet tė ishe vėrtetė njė personazh real ēam qė tė ishte mė i vėrtetė, mė simpatik se sa Sulejman Pitarka nė atė rol. E kur ke parasysh qė ky aktor ėshtė prej Dibre, ku ka jetuar nė Durrės dhe tej andej ėshtė shpėrngulur nė Tiranė dhe di kaq bukur tė zbėrthejė njė figurė, njė tip tė njė krahine shqiptare, Ēamėrinė. Kėtė mund ta bėjė Pitarka. Ishte dhe aktor, i cili ka fatmirėsinė qė tė ketė ndjesinė kreative tė kombinuar megjithė njė studim tė thellė, plus ndjenjės sė improvizimit. Sa ėshtė aktor improvizues, aq ėshtė aktor krijues. Edhe sot mendimet e Pitarkės pėr teatrin, pėr regjinė dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr interpretimin aktoresk janė kaq tė vyera saqė ėshtė pėr tė ardhur keq qė nuk ėshtė gjendur dikush qė ta vjelė se do tė ishte njė pasuri e madhe pėr brezat qė do tė vijnė…

 

 

 

 

 

 

 RRETHE

 

 

 

Godet stacionin e autobusit, aksidenton mėsuesen 24-vjeēare

Oficeri i policisė, “cirk” me “BMW” nė mes tė qytetit

 

BERAT- Edhe nė trotuarin sipėr rrugės, ndėrsa je duke pritur autobusin pėr tė shkuar nė punė, nuk mund tė jesh i sigurt prej goditjes nga mjetet qė qarkullojnė nė rrugė. Ngjarja e paprecedent ka ndodhur rreth orės 07:30 minuta tė mengjesit tė ditės sė djeshme, nė stacionin e autobusit tė lagjes “30-vjetori”, kur disa qytetarė, mes tyre edhe 24-vjeēarja Sonila Zeneli, me profesion mėsuese nė shkollėn 9-vjeēare “Ajet Xhindole”, Berat, kanė qėnė nė pritje tė autobusit urban. Ndėrsa, tė gjithė i mbanin sytė nė drejtimin nga do tė vinte autobusi i linjės “Uznovė-Kombinat”, njė autoveturė tip “BMW”, me targa BR.5916 A, e drejtuar nga shtetasi Donald Koroveshi, vjeē 25, banor i lagjes “Kushtrim”, tė qytetit tė Beratit, me detyrė oficer i policisė ushtarake, ka dalė nga rruga, duke goditur stacionin e autobudit si dhe mėsuesen 24-vjeēare, Sonila Zeneli. Kjo e fundit ka pėrfunduar nė spital me fraktura, ndėrsa i kanė shpėtuar goditjes nga makina qytetarėt e tjerė, tė cilėt kanė mundur tė largohen me shpejtėsi nga vendi i ngjarjes, pa e fshehur frikėn dhe habinė pėr atė qė panė tė ndodhte. Pas aksidentit, drejtuesi, sė bashku me mjetin e tij ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes. Por ka qenė targa, ajo qė ka identifikuar shumė shpejt Donald Korovershin, me detyrėn oficer i policisė ushtarake si autor tė kėsaj ngjarjeje. Qytetarėt e ndodhur nė vendngjarje i kanė dhėnė ndihmėn e parė mėsueses sė plagosur, duke e nisur me urgjencė pėr nė spitalin e qytetit. Pas mbėrritjes nė repartin e urgjencės, mjekėt kanė konstatuar tek 24-vjeēarja Zeneli disa shembje dhe fraktura, pėr tė cilat i kanė dhėnė ndihmėn e duhur mjekėsore. Mjekėt e spitalit pohojnė se, mėsuesja e shkollės “Ajet Xhindole”, ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn, megjithėse ka marrė goditje serioze, tė cilat duan njė periudhė tė gjatė kohe qė tė rikuperohen. Menjėherė, nė vendngjarje kanė shkuar ekspertė tė policisė sė Qarkullimit Rrugor, tė cilėt pas kėqyrjes dhe marrjes sė informacionit kanė identifikuar dhe shoqėruar pėr nė ambientet e komisariatit tė policisė Berat, sė bashku me mjetin e aksidentit, drejtuesin D.Koroveshi. Po punohet pėr tė pėrcaktuar shkaqet e aksidentit qė paraprakisht mund tė jetė humbja e kontrollit nga shpejtėsia e madhe ose mungesa e vėmendjes sė drejtuesit tė mjetit, pėr shkaqe tė cilat ngelen pėr t’u zbardhur nga hetimi i ngjarjes. Aksidenti i djeshėm e ēon nė 11 numrin e pėrgjithshėm tė aksidenteve tė ndodhura pėr kėtė vit, katėr prej tė cilave kanė qenė me pasojė vdekjen.

Abedin Kaja

 

 

 

Policia zgjeron investigimin e trafikut tė automjeteve

Hetime nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi

 

Policitė e vendeve fqinje janė treguar tė gatshme pėr bashkėpunim me homologen shqiptare, ndėrkohė qė edhe rrethi i tė implikuarve nė trafikun e makinave sa vjen dhe ngushtohet…

 

TROPOJĖ-Policia shqiptare ka zgjeruar rrethin e tė dyshuarve pėr pėrfshirje nė trafikun e mjeteve motorike, duke hetuar edhe nė Kosovė e Mal tė Zi, menjėherė pasi nė pikėn e kalimit kufitar tė Qafė-Morinės qė lidh Kosovėn mė Shqipėrinė, nė rajonin e Tropojės, tė dielėn u kapėn katėr shtetas kosovarė me dy autovetura tė tipit “Volkswagen”, qė po i trafikonin nė Tropojė. Drejtuesit e policisė sė qarkut tė Kukėsit thanė se, menjėherė pas kapjes se 4 tė dyshuarve, arrestimit tė tyre nė flagrancė dhe bllokimit tė dy autoveturave luksoze, prodhim i vitit 2005, menjėherė struktrat e policisė kanė marrė takim me policinė e Kosovės dhe tė Malit tė Zi, pasi nga tė dhėnat e para ka rezultuar se kjo linjė trafiku pėrfshin trekėndėshin Shqipėri-Kosovė-Mali i Zi. Policitė e vendeve fqinje janė treguar tė gatshme pėr bashkėpunim, ndėrkohė qė edhe rrethi i tė implikuarve nga Tropoja sa vjen dhe ngushtohet. Nga burime tė brendshme tė policisė mėsohet se, ekspertėt e kėsaj tė fundit, tashmė janė nė hapat e fundit tė identifikimit tė personave pritės tė automjeteve nė qytetin e Bajram Currit. Tė dielėn nė mėngjes, gjatė kontrollit nė pikėkalimin kufitar nė Qafė-Morinė, dy autovetura “Volkswagen” prodhim i vitit 2005 rezultuan me mangėsi nė dokumentacion. Kjo ngriti dyshime tek policia, e cila ndaloi katėr pesona, tė cilėt ndodheshin tė ndarė dy e nga dy nė autovetura. Kėshtu, shtetasit Alban Dina, 29 vjeē, nga Peja, Asllan Zenelaj, 25 vjeē, Elbasan Ukaj dhe Albert Avdimataj u prangosėn, kurse prokuria e Tropojės ka nisur ndaj tyre ēėshtjen penale me akuzėn e trafikimit tė mjeteve motorike. Nė fakt, kjo linjė trafiku ka lulėzuar mė shumė nė vitet 1999-2003, por nuk kanė munguar dhe rastet e mėvonshme. Gjatė vitit tė kaluar, nė prangat e policisė sė Tropojės kanė rėnė pesė grupe trafikantėsh tė automjeteve.

Bujar Muēmata

 

Vetėvritet me “Kallash” pas divorcit

 

SHKODĖR-Vetėvritet me automatik tė tipit “kallashnikov”, njė shtetas 58-vjeēar, nga njė fshat i rrethit tė Shkodrės, i cili po kalonte njė periudhė tė vėshtirė psikologjike, pas divorcit me tė shoqen. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sė dielės, nė komunėn e Bushatit, qė ndodhet pėrbri superstradės Shkodėr-Lezhė, rreth 15 kilometėr larg qytetit verior.

Sipas burimeve nga policia, mė datėn 25 mars 2007, rreth orės 18.45’, nė fshatin Hoten, shtetasi V. Nika, 58 vjeē, lindur dhe banues nė kėtė fshat ėshtė vetėvrarė me armė zjarri automatik. Viktima nė fjalė mėsohet se kishte arsim 8 klasė dhe prej disa kohėsh ishte i divorcuar. Policia gjeti dhe sekuestroi nė vendngjarje nė cilėsinė e provave materiale 4 gėzhoja, armėn e zjarrit, njė automatik tip “Model 56” si dhe 3 krehėra dhe 55 copė fishekė tė po kėsaj arme. Ajo qė mund tė thuhet me siguri, sipas pėrfundimeve tė ekspertėve tė kriminalistikės ėshtė fakti se nuk ka asnjė dyshim se shkrehja e armės ėshtė bėrė nga vetė viktima, i cili ka ndėrmarrė vetė veprimin fatal tė vetėvrasjes, pas situatės sė vėshtirė psikologjike nė tė cilėn ndodhej pas divorcit.

Arben Lagreta

 

Vdes nė rrugėn e Kotės 14-vjeēari

 

VLORĖ-Njė shtetas me moshė minorene ka gjetur vdekjen, kurse njė adoleshent ėshtė plagosur si pasojė e njė aksidenti automobilistik tė ndodhur nė njė segment rrugor tė fshatit Kotė. Qė tė dy viktimat janė banorė tė rrethit tė Vlorės. Shkak i aksidentimit ka qenė dalja nga ruga e autoveturės me tė cilėn ata udhėtonin. Sipas policisė sė Vlorės, mėsohet se, shtetasi 14-vjeēar quhej Aldo Hasanaj. Ai gjeti vdekjen e menjėhershme, si pasojė e dėmtimeve tė rėnda pas daljes nga rruga tė autoveturės tip "Renault", me tė cilėn udhėtonte sė bashku me katėr persona tė tjerė. Po nė kėtė aksident mbeti i plagosur dhe njė 19-vjeēar, i cili ndodhet aktualisht ndodhet nė spitalin e qytetit tė Vlorės, jashtė rrezikut pėr jetėn. Policia tha se, shkak i kėtij aksidenti mendohet tė ketė qenė shkelja e rregullave tė qarkullimit dhe shpejtėsia e madhe me tė cilėn lėvizte autovetura.

R.Belo

 

Pranga kontrabandistit tė viēave

 

KUKĖS- Forcat e policisė sė rendit kanė ndaluar mbrėmjen e kaluar njė 40-vjeēar, i cili transportonte me automjetin e tij mallra kontrabandė nga Kosova nė Shqipėri. Sipas burimeve zyrtare tė policisė, mjeti kamionēinė tip “Benz-Mercedes”, me targė TR 3024 B, u ndalua pėr njė kontroll rutinė, nė aksin rrugor Kukės-Tiranė, por mė pas rezultoi se ai po transportonte viēa nė drejtim tė Tiranės, pa asnjė dokumentacion. Pėr kėtė arsye, policia ndaloi nė flagrancė drejtuesin e mjetit Mahmut Tola, 40 vjeē, nga Kukėsi dhe me banim nė Tiranė, nėn akuzėn e falsifikimit tė dokumenteve zyrtare dhe tė ushtrimit tė kontrabandės, ndėrsa ka sekuestruar automjetin dhe mallin. 40-vjeēari Tola posedonte dokumente se viēat i kishte blerė nga ish-kryetari i komunės sė Grykė Ēajės, por mė pas rezultoi se ato ishin tė falsifikuara.

 A. Muri     

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas protestės, largohen mėsuesit “e dashuruar”

 

LIBRAZHD- Ėshtė zgjidhur konflikti mes banorėve tė fshatit Xhyrrė dhe tre mėsuesve tė shkollės 9-vjeēare tė kėtij fshati. Vetėm dje, zyra e drejtorisė sė Arsimit tė Librazhd ka marrė vendimin pėr largimin e tyre nga shkolla, duke i transferuar pėr nė shkolla tė fshatrave tė tjera. Sipas pėrgjegjėsit tė zyrės arsimore, Flori Haxhiaj, konflikti mes fshatarėve dhe njė pjese tė mėsuesve nuk mund tė zgjidhej, veēse me largimin e tyre, pavarėsisht se shkaqet ishin mė tepėr subjektive sesa objektive. Dje, ish-drejtori i shkollės pėr 17 vjet, Arben Koxhaj, ėshtė transferuar nė shkollėn e fshatit Polis; Edmon Kurti nė fshatin Orenjė dhe Zilie Poēi, nė fshatin Zgosht. Pėr kėtė tė fundit, njė grup prindėrish me fėmijėt e tyre kanė qėndruar dje pėr rreth njė orė para zyrės arsimore tė kėtij rrethi, nė kėrkim tė rikthimit tė saj nė punė. Ndėrkohė, mėsohet se ka dėshtuar edhe tentavia e tė tre mėsuesve, tė cilėt janė paraqitur dje nė shkollėn e Xhyrrės, pėr tė siguruar pėrkrahje nga nxėnėsit e tyre, ku inspektori i policisė sė zonės, pėrveēse ka shuar njė konflikt tė dytė, nuk i ka lejuar qė tė futen nė mjediset e shkollės.

Suela Azemi

 

 

 

Niko Peleshi e shtyn mbajtjen e premtimit pėr vitin tjetėr

Kryebashkiaku “harron” uljen e taksave

 

Deklarata e kryebashkiakut Peleshi, pėr mosmbajtjen e njė prej premtimeve tė dhėna gjatė fushatės elektorale ka ardhur pikėrisht nė kohėn kur biznesi i qytetit priste tė lehtėsohej nga barra e taksave lokale…

 

KORĒĖ- Kryebashkiaku i ri i qytetit tė mandolinave, Niko Peleshi, i sapoulur nė karrigen e kėtij posti, ka deklaruar se nuk do tė ketė ulje tė taksave, ashtu siē kishte trumbetuar ēdo ditė gjatė fushatės sė tij elektorale. Ky premtim, ėshtė shprehur ai, do tė bėhet i mundur gatė vitit 2008. Por, tashmė ėshtė mjaft e dyshimtė, nėse premtimi i hedhur me aq bujė do tė jetė realitet pas njė viti, pasi sėrish mund tė gjenden njėmijė e njė arsye pėr ta shtyrė nė vitin 2009 apo nė fund tė mandatit. Deklarata e kryebashkiakut tė Korēės, pėr mosmbajtjen e njėrit prej premtimeve tė dhėna ka ardhur pikėrisht nė kohėn kur biznesi i kėtij qyteti priste tė lehtėsohej nga taksat. Premtimi i Peleshit ishte pėr njė ulje deri nė masėn 30 %, duke arsyetuar dhe argumentuar se njė masė e tillė do tė nxiste biznesin, do tė ndikonte nė zhvillimin e tij, madje edhe nė hapjen e bizneseve tė reja. Pėr rrjedhojė, do tė sillte hapjen e vendeve tė punės, ku do tė gjenin punėsim banorėt e qytetit tė Korēės, veēanėrisht familjet nė nevojė. Pra, siē shihet, premtimi i Peleshit nuk kishte qenė aq i thjeshtė, madje i prezantuar me mjeshtėri dhe kėndshėm nga ana e tij, ngjante me njė ėndėrr mjaft tė bukur. Gjithsesi, tashmė nuk kanė mbetur tė zhgėnjyer vetėm bizneset e vogla, por edhe ata qė kishin shpresuar tė gjenin njė punė, ēfardo qė tė ishte ajo. Deklarata e Peleshit se premtimi nuk do tė mbahet pėr kėtė vit, ka hedhur mjaft dyshime, nėse ai do tė mund tė realizojė dot premtimet e tjera. Gjithsesi, Peleshi, duke dashur tė qetėsojė banorėt e Korēės, nuk ka nguruar tė japė dhe arsyet se pėrse nuk mundet qė tė ulė taksat pėr vitin 2007 dhe pse ėshtė e mundur nė vitin 2008. Sipas tij, ai ka gjetur njė buxhet tė miratuar dhe tashmė e ka tė pamundur tė bėjė ndryshime. Pėr shumė nga banorėt e qytetit tė Korēės, argumentim i Peleshit se, “paska gjetur njė buxhet tė miratuar”, nuk pėrbėn gjė tjetėr, veēse njė mashtrim tė radhės. Pra, ai mashtron dy herė pėr tė njėjtėn gjė. Ėshtė e vėrtetė qė kryebashkiaku i ri ka gjetur njė buxhet tė miratuar, por po kaq i vėrtetė ėshtė fakti qė buxheti i bashkisė u miratua gjatė fushatės elektorale, ēka do tė thotė se Peleshi e dinte shumė mirė qė do tė gjente njė buxhet tė miratuar. E megjithatė, vazhdoi nė ēdo ditė tė fushatės tė trumbetonte se do tė ulte taksat deri nė masėn 30 pėr qind. 

Seldi Hasanasi

 

Vetėvritet me njė plumb nė kokė

 

VLORĖ- 40-vjeēari me inicialet E. K, banor i qytetit tė Vlorės i ka dhėnė fund jetės, dje, duke u vetėvrarė me armė zjarri, ndėrkohė qė policia bėri tė ditur se viktima vuante nga depresioni pėr tė cilin dhe kurohej. Vetėvrasja e tij ndodhi nė orėt e vona tė ditės sė djeshme, me njė plumb nė kokė. Njė grup hetimor i policisė dhe prokurorisė po punon pėr zbardhjen e plotė tė kėtij rasti, ndėrsa pėr kėtė ngjarje janė marrė nė pyetje edhe tė afėrmit e tij. 

 

Kapet peshkaqeni 420 kg

 

SARANDĖ -Njė tjetėr peshkaqen ėshtė kapur dje nė brigjet pranė lagjes “Limion” nga disa peshkatarė, tė cilėt gjuanin me motobarkėn e tyre nė afėrsi tė gjirit tė Limionit. Sipas peshkatarėve, peshkaqeni ka pasur njė gjatėsi dy metra dhe peshonte rreth 420 kg. Hasan Aliaj, njė nga peshkatarėt gjuetarė tha se ishte hera e parė qė njė peshkaqen i kėtyre pėrmasave kapej nė brigjet e Sarandės. Ndėrkohė, Hidriz Muēa, ish-notar, i cili aktualisht merret me zhytje dhe eksplorim nėnujor, pohon se nė kėto brigje, madje nė cektina, ka nisur tė hasen peshkaqenė tė peshave 50-70 kg, me gjatėsi trupore rreth 1.5 metra. "Ėshtė e pamundur tė mos shihja njė nė javė gjatė muajve qė kaluan", - shprehet zhytėsi. Sipas tij, kjo ka ndodhur pėr shkak tė temperaturave tė larta dhe ngrohjes sė ujėrave gjatė kėtij viti, me njė dimėr pa borė dhe pa ngrica, tė pakrahasueshėm me vitet e kaluara. "Kjo ka afruar nė brigjet e Sarandės, jo vetėm kafshė deti tė rralla pėr ne, por ka shtuar edhe peshqit, sinagridhėn, etj", - thotė Muēa. 

 

Policia largon tregtarėt nga trotuaret

 

FIER- Policia bashkiake ka ndėrmarrė ditėt e fundit njė aksion pėr largimin e tregtarėve tė paligjshėm qė ushtrojnė aktivitetin nė trotuaret e qytetit.  Burimet zyrtare tė bashkisė thanė se, frenimi i kėtij fenomeni ėshtė kėrkuar si nga sektori i shėrbimit tė inspektoriatit tė shėndetit, ashtu dhe nga drejtoria e shėrbimeve dhe ajo e tatim-taksave. Pėrmes kėtij aksioni synohet qė tė parandalohet edhe tregtmi i produkteve ushqimore jashtė standardeve dhe nga ana tjetėr goditet konkurrenca e pandershme. Aksioni i policise bashkiake synon edhe normalizimin e qarkullimit tė kėmbėsorėve.

 

Vidhet farmacia “Alb-Farm”

 

DURRĖS- Persona ende tė paidentifikuar kanė grabitur gjatė natės njė shumė tė konsiderueshme lekėsh nė njė nga farmacitė e qytetit tė Durrėsit. Burimet e policisė sė Durrėsit thanė se, nga hetimet e deritanishme rezulton se, grabitėsit kanė vjedhur shumėn prej 250 mijė lekėsh nė farmacinė “Alb Farm”, pronė e shtetasit P. K, 65 vjeē, lindur nė Peshkopi dhe banues nė Durrės. Autorėt kanė thyer njė nga xhamat e dritares sė farmacisė dhe mė pas kanė arrritur tė gjejnė ēelėsin e kasafortės, duke realizuar kėshtu qėllimin e tyre.