Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

POLITIKA

 

 

Avokatėt kėrkojnė dokumente qė vėrtetojnė falsifikimin. Gjyqtarja Elona Gjoka i lė nė burg drejtuesit e PBDK-sė

 

Procesi, interpretimi politik i Bilbil

Metes lė nė qeli Roshin e Hoxhėn

 

Prokurori: Unė jam kėtu pėr t’ju thėnė se veprimi i tyre ka tentuar standardet zgjedhore, madje edhe procesin e integrimit, tė cilin sapo e kemi firmosur

 

Gjykata e Tiranės, pėrmes gjyqtares Elona Gjoka, ka vendosur tė mbajė nė burg kreun e Ballit Kombėtar Demokrat, Artur Roshin dhe sekretarin e pėrgjithshėm tė kėsaj partie, njėkohėsisht gazetarin dhe publicistin, Ēelo Hoxha. Pas mė shumė se tri orėsh debat nė sallėn e gjyqit mes avokatėve tė tė pandehurve, Neshat Fana e Bashkim Cami, me prokurorin Bilbil Mete, gjyqtarja Gjoka ka vendosur tė lėrė nė fuqi vendimin e koleges sė saj, Anita Hoxha, pėr tė mbajtur nė burg dy tė akuzuarit pėr falsifikim tė dokumenteve zgjedhore.

Debati

Avokati Fana i ka konsideruar tė gjitha pretendimet e prokurorit Bilbil Mete “interpretime me ngjyrime politike, jashtė gjuhės sė ligjit dhe argumenteve ligjore”. Sipas Fanės, nė tė gjitha dokumentet e lexuara nė gjykatė nga Bilbil Mete, nuk thuhej nė asnjė rast se, “Roshi dhe Hoxha kanė falsifikuar dokumente”. “Ju kėrkoj zonja gjykatėse qė t’i kėrkohet prokurorit Mete tė paraqesė njė dokument tė vetėm qė tė vėrtetojė se dokumentet, pėr tė cilat bėhet fjalė, janė falsifikuar nga Roshi apo Hoxha, apo, nėse ka ndonjė dėshimtar, i cili mund tė na thotė se tė dy tė akuzuarit kanė patur dijeni pėr falsifikimin pėr dokumentet, pėr tė cilat pretendohet se ėshtė kryer kjo vepėr”, - tha Fana. Ndėrkaq, vetė prokurori i ėshtė pėrgjigjur kėsaj kėrkese me interpretimin se, veprimet e Roshit dhe Hoxhės kanė cenuar standardin e zgjedhjeve, madje, sipas Metes, edhe procesin e Stabilizim-Asocimit, tė cilin Shqipėria sapo e ka firmosur. “Unė jam kėtu pėr t’ju thėnė se veprimi i tyre ka tentuar standardet zgjedhore, madje edhe procesin e integrimit, tė cilin sapo e kemi firmosur”, - tha prokurori Mete. Madje, nė akuzat e lexuara nė gjykatė, prokurori Metes deklaroi se, kishte arritur nė pėrfundimin qė PBDK-ja nuk ka kryer as mbledhje tė rregullta, duke anashkaluar takimin me kandidatėt pėr kryetarė apo kėshilltarė. “I bėj thirrje prokurorit tė heqė dorė nga interpretimi i jetės politike dhe t’i pėrmbahet procedurės pėr dhėnien e vlerėsimit pėr masėn e arrestit. Kėtu nuk jemi nė orė tė leksioneve politike pėr organizimin e jetės nė parti, por pėr tė gjykuar mbi procedurėn dhe masėn e ndalimit”, - tha avokati Neshat Fana, duke i bėrė thirrje prokurorit tė heqė dorė nga shfaqja politike dhe t’i pėrmbahet ligjit.

Dhėnia e vendimit

Zėvendėsuesja e Anita Hoxhės nė proces ėshtė tėrhequr pėr tė marrė vendim pas tri orėsh debat. Por, pas pak minutash, Elona Gjoka ka lexuar “tė njėjtėn letėr” si paraardhėsja e saj, duke lėnė nė qeli Artur Roshin dhe Ēelo Hoxhėn. Menjėherė pas kėtij vendimi, avokatėt Fana dhe Cami thanė pėr mediat se do tė nisin procedurėn e apelimit, qė, sipas tyre, duhet t’i japė fund njė precedenti tė tillė, kur arresti jo vetėm qė ėshtė marrė mė parė nė mungesė, por qė vazhdon tė mbetet nė fuqi, edhe kur ende nuk ka asnjė provė direkte qė tė fajėsojė dy tė akuzuarit.

 

 

Kundėrshtimi i Fanės pėr masėn ndaj Roshit

 

“Nuk ekziston dyshimi i arsyeshėm se Artur Roshi tė ketė falsifikuar formularėt e pretenduar, sepse nuk ka asnjė provė shkencore tė tillė, siē nuk ka asnjė provė me dėshmitarė apo tė ndonjė lloji tjetėr qė tė vėrtetojė dijeninė e tij pėr mungesėn e autenticitetit tė firmės sė personit, nė emėr tė tė cilit ėshtė kandiduar, kusht ky i kėrkuar nga pika 1 e nenit 228 tė Kodit tė Procedurės Penale. Nuk ekziston asnjė shkak i rėndėsishėm qė tė rrezikojė marrjen ose vėrtetėsinė e provave, pasi ato janė marrė nga akuza. Nuk ekziston asnjė shkak qė Artur Roshi t’i fshihet hetimit dhe tė largohet, pasi ai ndodhet para jush me vullnetin e tij dhe nuk ka menduar nė asnjė ēast njė gjė tė tillė, pasi nuk ka, pse tė largohet. Nuk ekziston asnjė rrezik pėr tė menduar se ai pėr shkak tė personalitetit tė tij mund tė kryejė vepra penale tė tė njėjtit lloj apo krime mė tė rėnda, pasi zgjedhjet kanė pėrfunduar dhe nė skedat e policisė nuk ka asnjė gjurmė qė ai tė jetė kontigjent krimi, kushte qė i kėrkon pika 3 e nentit 228 tė Kodit tė Procedurės Penale.

... Ju nuk mund tė pretendoni dhe nuk mund tė argumentoni se veprat penale, pėr tė cilat hetohet Artur Roshi, pėrbėjnė njė rrezikshmėri tė veēantė nė kuptim tė ligjit penal, pa folur pastaj pėr rrezikshmėrinė e veēantė tė Artur Roshit, pėr tė cilin nuk dispononi asnjė tė dhėnė”.

 

Kundėrshtimi i Fanės pėr masėn ndaj Ēelo Hoxhės

 

Pranimi nga gjykata i kėrkesės sė prokurorit, me pretendimin se ka tė dhėna se Ēelo Hoxha mund t’i fshihet hetimit dhe gjykimit, pa kėrkuar nga prokurori qė tė vėrtetonte kėtė pretendim e kompromenton rėndė gjykimin e kėsaj kėrkese nga gjykata. Fakti se ekzekutimi i vendimit tė gjykatės ėshtė bėrė nė ambientin e tij tė punės, vėrteton falsitetin e pretendimit tė prokurorit dhe gjykatės se Ēelo Hoxha do t’i fshihej hetimit dhe gjykimit. Analiza qė gjykata nė vendim i ka bėrė kushteve dhe kritereve pėr caktimin e masės sė sigurisė “Arrest nė burg”, ėshtė joligjore dhe e njėanshme.

Nuk ekziston dyshimi i arsyeshėm se Ēelo Hoxha tė ketė falsifikuar formularėt e pretenduar, sepse nuk ka asnjė provė tė tillė, shkencore, siē nuk ka asnjė provė me dėshmitarė apo tė ndonjė lloji tjetėr qė tė vėrtetojė dijeninė e tij pėr mungesėn e autenticitetit tė firmės sė personit, nė emėr tė tė cilit ėshtė kandiduar, kusht ky i kėrkuar nga pika 1 e nenit 228 tė Kodit tė Procedurės Penale.

...Nuk ekzistojnė nevojat e sigurimit tė asaj shkalle qė arresti me burg ėshtė masa mė e pėrshtatshme pėr shkak tė mungesės sė rrezikshmėrisė sė veēantė tė veprės penale, objekt hetimi dhe mungesės sė rrezikshmėrisė sė tė mbrojturit prej meje, Ēelo Hoxha, i cili jo vetėm qė nuk ka precedentė tė mėparshėm, penalė, por me profesionin e tij si gazetar ėshtė i dobishėm pėr shoqėrinė dhe asnjėherė i rrezikshėm pėr tė, kritere kėto tė pėrcaktuara nė nenin 229 tė Kodit tė Procedurės Penale”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komisioni pritet tė marrė vendim pėr tė numėruar vetė votat e Bushatit

 

KQZ rrėzon ankesėn e PS-sė pėr Elbasanin

 

Nga ana tjetėr, pėr Bashkinė e Elbasanit ankimime janė depozituar edhe nga Partia Demokratike, kėrkesa, tė cilat pritet qė sė shpejti tė merren nė shqyrtim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t`i cilėsojė si jo tė qėndrueshme juridikisht ankimimet e Partisė Socialiste nė lidhje me disa parregullsi nė procesin zgjedhor nė Bashkinė e Elbasanit. Ditėn e djeshme anėtarėt e KQZ-sė morėn nė shqyrtim dy kėrkesat e depozituara nga ana e PS-sė lidhur me kėrkesėn pėr rinumėrimin e votave nė disa qendra votimi nė Elbasan. Nga ana tjetėr, pėr Bashkinė e Elbasanit ankimime janė depozituar edhe nga Partia Demokratike, kėrkesa, tė cilat pritet qė sė shpejti tė merren nė shqyrtim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Ankimimet, numri shkon nė 207-tė

Nė bazė tė shortit tė hedhur ditėn e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi qė Njėsia Bashkiake nr. 10, nė Tiranė do tė kalojė pėr relatim dhe shqyrtim nė seancėn e datės 5 mars nė ora 12:30, ndėrkohė qė Bashkia, Durrės, nė datėn 1 mars, nė orėn 17:30. Ndėrkaq, zėdhėnėsi i KQZ-sė, Leonard Olli, deklaroi se ankimimet deri ditėn e djeshme kanė kapur numrin 207-tė, praktikisht mė shumė se 50% e zonave ku ėshtė votuar.

“Fluksi i ankimimeve deri nė kėtė moment ka arritur numrin 207-tė, pra, ėshtė mė shumė se 50 pėr qind e zonave ku janė zhvilluar zgjedhjet. KQZ-ja ka operuar me shpejtėsi dhe njė pjesė prej tyre e ka marrė tashmė nė shqyrtim, ndėrkohė qė disa prej tė ankimuarve kanė vazhduar mė tej procesin e ankimimit drejt Kolegjit Zgjedhor”, - deklaroi Leonard Olli.

 

KQZ-ja do numėrojė votat e Bushatit

Zėdhėnėsi i KQZ-sė, Leonard Olli, deklaroi ditėn e djeshme se KQZ-ja do tė marrė njė vendim pėr sjelljen e bazės zgjedhore dhe tė proces-verbaleve nė KQZ. Sipas Ollit, KZQV-ja e Bushatit ka marrė njė vendim pėr mbylljen e procesit tė numėrimit, pa numėruar pjesėn dėrrmuese tė kutive tė votimit.

“KZQV-ja Bushat me vendimarrjen e saj ka marrė nė konsideratė vetėm 5 nga 21 qendrat e votimit qė janė sjellė pėr t'u parė nė Tiranė dhe nė bazė tė kėsaj ecurie kanė vendosur edhe ta mbyllin de jure procesin. Ka marrė njė vendim pėr mbylljen e procesit tė numėrimit, pra edhe shpalljen e rezultateve nga kėndvėshtrimi i tyre dhe aktualisht, KQZ-ja nuk mund tė operojė nė mėnyrė tjetėr, veēse tė marrė nė dorėzim, pra, tė marrė njė vendim pėr sjelljen e bazės zgjedhore dhe tė procesverbaleve nė KQZ”, - theksoi zėdhėnėsi i KQZ-sė, Olli.

Fatjona Mejdini

 

Miller vlerėson reformat e Forcave tė Armatosura

 

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u takua nė Tiranė me zv/komandantin e Komandės sė Forcave tė Bashkuara (JFC) tė NATO-s nė Napoli, marshall Dusty Miller, i shoqėruar edhe nga komandanti i Shtabit tė NATO-s nė Tiranė, gjeneral brigade, Georgios Mouroutsos.

Qėllimi i vizitės sė tij nė Tiranė ėshtė diskutimi nė lidhje me ecurinė e zhvillimit tė konceptit tė aftėsive operacionale “OCC evaluation process” tė nėnreparteve dhe reparteve tė deklaruara nė kėtė kuadėr pėr vitin 2007-tė, duke u ndalur sidomos nė Batalionin e Dytė tė Brigadės sė Reagimit tė Shpejtė.

Nė fjalėn e tij, ministri Mediu u pėrqendrua nė thellimin e partneritetit me NATO-n, sidomos pas Samitit tė Rigės, “i cili, - theksoi ai, - mbetet esencial pėr arritjen e objektivit pėr anėtarėsim nė Aleancėn Euroatlantike”. Nė kėtė kuadėr, vijon me sukses bashkėpunimi me JFC nė Napoli nė fushėn e manaxhimit tė personelit, operacionet, planifikimi, stėrvitja dhe marrėdhėniet civile-ushtarake, komunikimi dhe sistemet e informimit, buxheti dhe financat, etj.

Duke u ndalur nė rritjen e kontributit tė Shqipėrisė nė misionet e drejtuara nga NATO, zoti Mediu theksoi se nė kuadrin e strukturės sė re, vartėsia e trupave me mision jashtė vendit kalon nėn Komandėn e Forcės sė Bashkuar.

Brenda vitit 2007-tė Shqipėria synon tė rrisė kontributin nė misionin ISAF, tė drejtuar nga NATO nė Afganistan; do tė vijojė kontributi i Ekipit tė Pėrbashkėt Mjekėsor nė ISAF, nė kuadėr tė A-3-shit, si dhe do tė realizohet pjesėmarrja nė Operacionin “Active Endeavour”, drejtuar nga NATO nė Mesdhe. Po ashtu, do tė vijojė kontributi nė misionin “Liria e Irakut”, nė misionin ALTHEA nė Bosnjė-Hercegovinė, etj.

Nga ana e tij, zv.komandanti i JFC nė Napoli, marshalli Miller, vlerėsoi dhe mbėshteti reformat e ndėrmarra deri tani nė FA shqiptare. “E rėndėsishme, - theksoi ai, - ėshtė qė energjitė, pėrparimi dhe burimet financiare tė fokusohen nė prioritetet qė do tė pėrcaktohen nė FA, tė cilat kanė si synim marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO.

 

Sekretari organizativ i PD-sė komenton rezultatin zgjedhor

 

Noka: Analizė nė Lushnjė, Korēė dhe Durrės

 

Sekretari organizativ nė PD, Flamur Noka, theksoi dje, se PD-ja ėshtė fituese nė zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit dhe si e tillė ajo nuk do t'i hyjė analizave tė thella, por do tė korrigjojė tė metat nė dy-tri bashki tė mėdha nė vend dhe nė disa nėndegė nė kryeqytet. Noka e ka konsideruar fitoren e PD-sė si mė tė bujshmen pas zgjedhjeve tė 1992, por nuk ka lėnė pa pėrmendur se Partia Demokratike nuk e anashkalon humbjen nė disa qytete ku mė parė ka qenė fituese PD-ja. Sipas Nokės, "pjesė e analizės do tė jenė dy-tri qytete, si Korēa, Lushnja, mundet edhe Durrėsi, nė tė cilat janė vėrejtur dobėsi tė strukturave tė PD-sė. Po ashtu, analizės do t'i nėnshtrohen dhe 3 nėndegė nė Tiranė (Njėsitė nr. 1, 3, 4), ku do tė rishikohen tė metat dhe dobėsitė dhe do tė merren masa pėr korrigjimin e tyre". Ndėrkohė, nuk ka caktuar njė afat se kur PD-ja do tė marrė nė analizė rezultatet e procesit zgjedhor, duke komentuar se kjo nuk ėshtė urgjente, por, sipas tij, ēėshtjen e analizės duhet ta bėjė PS-ja, e cila nė kėto zgjedhje mori 145 mijė vota mė pak se nė vitin 2005-sė. I pyetur pėr rezultatin e PD-sė nė rrethe tė tjera ėshtė shprehur se, nė Fier elektorati i djathtė ka shėnuar rritje me 7-10 %. "Fieri ka njė rritje tė madhe nė vota dhe nuk mund tė quhet i humbur, pasi nė kėtė qytet kemi pasur vetėm njė komunė, ndėrsa tani kemi njė rritje me 3000 vota".

"Ndėrsa Durrėsi dhe Elbasani janė nė proces administrimi nga KQZ-ja dhe ende nuk mund tė thuhet asgjė”.

Noka u ndal edhe te rezultati nė Berat, pėr tė cilin tha se konstatohet njė rritje e ndjeshme e elektoratit tė PD-sė edhe nė mazhoritar, edhe nė proporcional.

A. Alia

 

Durrės, opozita merr shumicėn nė Kėshillin Bashkiak

 

Nė Kėshillin Bashkiak tė Durrėsit do tė kenė pėrfaqėsuesit e tyre vetėm 13 subjekte politike nga 21 qė konkurruan me lista kėshilltarėsh.

Nė pėrfundim tė procesit tė numėrimit tė votave, rezulton se dy partitė kryesore nė vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanė fituar pėrkatėsisht nga 14 dhe 13 vende nė Kėshillin Bashkiak, ndėrsa si forcė e tretė politike nė pėrfaqėsimin e kėtij kėshilli renditet LSI-ja me 5 vende.

Sipas tė dhėnave zyrtare nga KQZV-ja e Durrėsit, 10 partitė e tjera, qė fituan tė drejtėn pėr tė pasur kėshilltarė, do tė pėrfaqėsohen nga 1 deri nė 2 vende. Kėshtu, PDR, PR dhe PDI, tė cilat nėnshkruan njė kontratė parazgjedhore me PD-nė, do tė kenė nga 2 vende nė kėshill, ndėrsa PAA, LZHK, PBDNJ dhe PDK nga njė vend secila.

Nė Kėshillin Bashkiak tė Durrėsit e djathta do tė pėrfaqėsohet nga 24 anėtarė, ndėrsa e majta nga 21 anėtarė.

 

Berisha nis takimet me kryetarėt e partive aleate

 

Solis: Nuk duam njė post tjetėr ministror

 

Sekretari i pėrgjithshėm i PBDNJ-sė, Leonard Solis, deklaroi dje, pėr mediat se partia qė ai pėrfaqėson ėshtė e kėnaqur me Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, duke mohuar zėrat pėr ēdo post tjetėr, ministror. Madje, ai ka pohuar se, "ėshtė e vėrtetė qė ka njė shtim tė oreksit edhe nga ana e demokristianėve, tė cilėt kėrkojnė dy poste ministrore, ndėrkohė qė nuk kanė asnjė, por mendoj se i takon partisė kryesore tė koalicionit tė bėjė llogaritė".

"Nuk mendoj se ėshtė njė kėrkesė e logjikshme qė nga zero tė kalosh nė 2 ministri, por nga ana tjetėr, mund tė them se PBDNJ-ja ėshtė e kėnaqur me njė post ministror dhe mundėsisht do tė kėrkojmė qė tė qėndrojė po tek ajo ministri qė ėshtė. Unė di ēfarė ndodh me kokėn time, qė unė nuk jam i gatshėm pėr t'u ribėrė ministėr i Shėndetėsisė", - theksoi Solis. Po kėshtu, mėsohet nga burime zyrtare se nė kuadėr edhe tė deklaratave tė bėra nga kryeministri Berisha pėr ndryshime nė qeveri, ai do tė vazhdojė njė sėrė takimesh me tė gjithė kryetarėt e koalicionit.

Ditėn e djeshme kryeministri ka organizuar njė takim me kreun e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, sipas tė cilit, ėshtė biseduar vetėm nė lidhje me situatėn paszgjedhore dhe tėrėsinė e tyre dhe ka hedhur poshtė faktin se mund tė kenė folur pėr ndryshime nė qeveri. Dule ka konkluduar se, “nuk kemi kėrkuar post tjetėr dhe nuk kemi folur pėr ndryshime nė kabinet. Nėse kėrkohet, mund tė japim edhe postin qė disponojmė aktualisht”, - ka argumentuar Dule, duke hedhur poshtė zėrat pėr kėrkesa tė dyfishta nė kabinetin “Berisha”.

A. Alia

 

Koalicioni qeveritar udhėheq bindshėm nė mazhoritar dhe nė proporcional

 

PD dominon kėshillat bashkiakė nė 42 bashki

 

Nė 2007-tėn, koalicioni qeveritar nė rezultatet e 335 njėsive vendore (ku janė dhe rezultatet e Tiranės, Durrėsit dhe Elbasanit) ka marrė 661 309 vota kundrejt 548 938 tė opozitės me njė diferencė prej 10% ose 54% me rreth 45 % e majta

 

Partia Demokratike, pėrmes zėdhėnėses sė saj, Majlinda Bregu, tha dje, se kjo parti ka fituar shumicėn e kėshillave bashkiakė nė gjithė vendin. Ajo tha se koalicioni qeveritar dominon nė kėshillat bashkiakė nė 42 bashki.

Bregu tha se PD-ja ka shėnuar njė rritje tė ndjeshme me vota qė nga viti 2005-sė. Sipas saj, koalicioni i djathtė ka rreth 65 mijė vota mė shumė se ai i majtė, pėrsa i pėrket rezultateve pėr kandidatė.

“Partia Demokratike ka thelluar avantazhin, jo vetėm pėr kandidatėt ku udhėheq me njė diference mbi 65 000 vota, por edhe nė proporcional.

Konkretisht: Koalicioni qeveritar dominon nė kėshillat bashkiakė nė 42 bashki.

Po tė krahasosh rezultatet pėr kandidatėt, pa 14 bashki e komuna, koalicioni qeveritar udhėheq me 632 888 vota kundrejt 567 627 tė tė majtėve.

Nė 2005-sėn, tė djathtėt, siē ka qenė i kompozuar atėherė koalicioni, kanė marrė 568.437 vota ose 42%. Koalicioni i majtė 533.404 vota ose 40%”, - tha ajo.

Nė 2007-tėn, koalicioni qeveritar nė rezultatet e 335 njėsive vendore (ku janė dhe rezultatet e Tiranės, Durrėsit dhe Elbasanit) ka marrė 661 309 vota kundrejt 548 938 tė opozites me njė diference prej 10% ose 54% me rreth 45 % e majta. Por rezultati pritet tė thellohet, sepse nuk kanė mbėrritur ende tė dhėnat nga disa komuna”, - tha Bregu.

Zėdhėnėsja e PD-sė tha se koalicioni i djathtė ka 6 pėr qind mė shumė vota se ai i majtė nė proporcional. “Koalicioni qeveritar ka fituar vota pėr kėshillat bashkiakė nė bashkitė e vendit, 320 578 vota kundrejt 289 453 vota, me njė diferencė gati 6 %”, - tha Bregu. Sipas saj, koalicioni i djathtė ka fituar 37 bashki nga 64 dhe 201 nga 300 komuna ku janė zhvilluar zgjedhjet. “Me gjithė 14 njėsitė vendore, ku pritet tė dalė rezultati, koalicioni i djathtė pritet tė marrė mė shumė vota se nė 2005-sėn. Ndėrkohė qė opozita ka njė humbje mbi 100 000 vota. PD-ja dhe aleatėt kanė fituar ndjeshėm nė mbi 2/3 e komunave tė Shqipėrisė. Koalicioni qeveritar udhėheq ndjeshėm nė tė gjithė vendin”, - u shpreh Bregu.

 

Flet nėnkryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Pėllumb Xhufi

 

Xhufi: Do kėrkojmė zgjedhje tė parakohshme

 

Z. Xhufi, dje, eksponentė tė PSD-sė akuzuan PS-nė dhe LSI-nė, ku sipas tyre ky bashkėpunim bėri qė tė humbiste kjo parti nė disa zona ku ajo konkurronte?

 

Me duket se bashkėpunimi mes LSI-sė dhe PS-sė ėshtė cilėsuar ndryshe nga pėrfaqėsues mė tė autorizuar tė sė majtės, tė cilėt e kanė konsideruar si boshtin e fitores dhe unė do tė thosha qė LSI-ja nuk ka asnjė pėrgjegjėsi pėr rezultatet e tė tjerėve. Natyrisht, ne jemi tė kėnaqur me rikonfirmimin e vendit qė LSI-ja ka brenda sė majtės shqiptare si njė komponent i rėndėsishėm dhe i pazėvendėsueshėm. Ne gjithashtu, jemi konfirmuar si njė forcė e rėndėsishme e spektrit politik, shqiptar nė tėrėsi. Ne jemi jashtėzakonisht tė kėnaqur qė kemi dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr fitoren e tė majtės. Pėrsa i pėrket tė tjerave, mund tė them qė edhe ne kemi pakėnaqėsi tė justifikuara, sepse nė shumė zona kandidatėt e sė majtės sė bashkuar qė janė pėrfaqėsuar nga pėrfaqėsues tė LSI-sė, janė ndodhur edhe pėrballė akteve tė sabotuesve, tė cilat kanė kompromentuar fitoren e tė majtės nė tėrėsi. 

 

Z. Xhufi, sa e ka dėmtuar koalicionin opozitar dalja e tė pavarurve?

 

Natyrisht, ne na shqetėsoi fakti qė disa deputetė janė angazhuar realisht nė kundėrshtim me frymėn dhe me obligimet qė lindin nga marrėveshja e koalicionit tė majtė. Unė e kuptoj humbjen e sė majtės nė Pėrmet dhe ne si LSI jemi vėrtet tė trishtuar pėr humbjen e sė majtės nė kėtė qytet, ku e majta kėtu pėrfaqėsohej nga njė pėrfaqėsues i PSD-sė, i cili u mbėshtet fuqimisht nga strukturat e LSI-sė. Pati edhe aty kandidatė tė pavarur, tė mbėshtetur nga dikush brenda sė majtės, tė cilėt pėrcaktuan edhe humbjen e kandidatit tonė, tė pėrbashkėt. Dhe kėtu pėrgjegjėsia nuk ėshtė sigurisht e LSI-sė.

 

A do i kėrkoni PS-sė qė tė mbajė qėndrim ndaj atyre deputetėve qė mbėshtetėn tė pavarurit?

 

Kjo ėshtė njė ēėshtje, tė cilėn duhet ta shohė nė radhė tė parė PS-ja. Analiza e kėtyre zgjedhjeve do tė pėrfshijė edhe kėta kandidatė tė pavarur, tė cilėt rrezikuan tė kompromentonin fitoren, e cila do tė ishte ndoshta shumė mė e thellė.

 

Z. Xhufi, i qėndroni idesė pėr zgjedhje tė parakohshme nė vend?

 

Ne kemi arsye t'i qėndrojmė mė shumė kėtij angazhimi, duke parė edhe zhvillimet e lidhura me procesin elektoral tė 18 shkurtit, ku u pa qartė qė qeverisja e PD-sė dhe aleatėve tė saj u refuzua nga shumica e qytetarėve. Ajo u refuzua ne qytetet e mėdha, kryesore ku ėshtė pėrqendruar jeta ekonomike- sociale dhe politike e vendit dhe duke parė gjithashtu edhe reagimet aspak tė denja qė humbėsit, pra PD-ja, bėri pas shpalljes sė rezultateve paraprake. Njė parti qė nuk njeh humbjen dhe kėrkon tė mashtrojė shqiptarėt edhe nė kushtet e njė humbjeje sfilitėse si kjo e 18 shkurtit, ėshtė njė parti joserioze qė nuk meriton tė vazhdojė mė tej tė drejtojė fatet e shqiptarėve.

 

 

 

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

 

Ankara/ Kėrkohet detajim i kėrkesės sė ministrisė sė Bumēit pėr kreun e “Bandės sė Lushnjės”

 

Aldo Bare, Gjykata Supreme kėrkon

rigjykim tė kėrkesės pėr ekstradimin

 

“Duhej qė Gjykata e Shkallės sė Parė tė jepte shkaqe tė detajuara qė tė bindnin Gjykatėn Supreme pėr tė vendosur rreth kėrkesės sė qeverisė sė Tiranės pėr ekstradim tė Alfred Shkurtit (Aldo Bare)”, - shkruan gazeta “Start”

 

Aldo Bare do t’i nėnshtrohet njė rishikimi dosjeje qė nga shkalla e parė nė Turqi. Sipas sė pėrditshmes “Start”, Gjykata Supreme nė Ankara ka dėrguar dosjen e Aldo Bares pėr rishqyrtim nė shkallėn e parė. I njėjti burim, qė ka cituar burime zyrtare pranė kėsaj gjykate, bėn tė ditur se kjo gjykatė aktualisht ka rikthyer pėr shqyrtim vendimin e Gjykatės sė Shkallės sė Parė, por kjo nuk do tė thotė se ėshtė vendosur pėrfundimisht pėr mosekstradim tė Aldo Bares. Sipas tė njėjtave burime, mėsohet se vendimi i Gjykatės Supreme ka ardhur si pasojė e mospėrcaktimit nė mėnyrė tė detajuar nga Gjykata e Shkallės sė Parė tė shkaqeve qė dėrgojnė nė ekstradimin e ish-kreut tė “Bandės sė Lushnjės”. “Duhej qė Gjykata e Shkallės sė Parė tė jepte shkaqe tė detajuara qė tė bindnin Gjykatėn Supreme pėr tė vendosur rreth kėrkesės sė qeverisė sė Tiranės pėr ekstradim tė Alfred Shkurtit (Aldo Bare). Gjykata Supreme, pasi ka analizuar vendimin e Shkallės sė Parė, ka vėnė re mangėsi proceduriale. Kėshtu , Gjykata Supreme ka rikthyer vendimin te Gjykata e Shkallės sė Parė, nė mėnyrė qė tė rihartojė raportin dhe vendimin e saj lidhur me kėtė ēėshtje. Me kėtė vendim tė Supremes, Gjykatės sė Shkallės sė Parė do t’i duhet qė tė rinisė nga fillimi procedurat e saj lidhur me kėtė ēėshtje”, - shprehen burimet nga Gjykata Supreme turke pėr gazetėn “Start”.

Mbrojtja

Sipas avokatit turk tė Aldo Bares, Gjykata e Lartė e shtetit turk rrėzoi vendimin e Shkallės sė Parė, e cila mė 15 maj kishte vendosur ekstradimin e Bares nga Turqia nė Shqipėri, sipas kėrkesės sė kėsaj tė fundit. Kėrkesa pėr ekstradimin e Aldo Bares, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Alfred Shkurti, u bė nga qeveria shqiptare, pėrkatėsisht, Ministria e Drejtėsisė. Avokati ka kėrkuar ndėrkohė shqyrtimin edhe tė kėrkesės sė palės italiane, e cila gjithashtu ka kėrkuar ekstradimin e Bares. I akuzuari si organizator i shumė krimeve nė Shqipėri njihet si njė ndėr trafikantėt mė tė mėdhenj tė drogės nė Itali dhe nė disa vende tė tjera, tė cilėt duket se janė rreshtuar nė garė me vendin tonė pėr ekstradimin e tij.

Akuzat

Mbi Aldo Baren rėndojnė mė tepėr se 15 akuza pėr vrasje, rrėmbim personi, shkatėrrim prone apo dhunim varresh, nė kuadrin e njė grupi tė strukturuar kriminal. Sipas akuzės, Bare dhe organizata e tij, kriminale akuzohen pėr vrasjen dhe gjymtimin e kufomės nė korrik tė vitit 1997-tė, tė Artur Dajės, pėr vrasjen nė vitin 2000 tė agjentit tė policisė, Klejdi Bano, pėr vrasjen e mbetur nė tentativė tė ish-shefit tė policisė, Sinan Meta, pėr vendosjen e eksplozivit nė stadiumin e Lushnjės, pėr vendosjen nė 2001-shin tė eksplozivit nė banesėn e inspektorit tė policisė, Idriz Shuli, pėr vrasjen nė janar tė vitit 2005-sė tė Klodian Haxhiut, pėr vendosjen nė mars tė 2005-sės tė eksplozivit nė njė apartament nė rrugėn “Don Bosko” nė Tiranė, pėr vrasjen nė korrik 2005-sė tė Baki Taullaut, pėr vendosjen e eksplozivit nė makinėn e ish-drejtorit tė policisė kriminale, Xhavit Shala, si dhe pėr disa krime tė tjera, tė rėnda.

 

 

Krimet e Rėnda rrėzojnė kėrkesėn e Dondollakut pėr trupin gjykues

 

Nė seancėn gjyqėsore nė ngarkim tė Enver Dondollakut trupi gjykues ka hedhur dje, poshtė kėrkesėn e bėrė nga mbrojtja njė javė mė parė pėr tė ndėrruar kryetarin e trupit gjykues, Sandėr Simonin. Ndėrsa gjykata, pasi e ka shqyrtuar kėtė kėrkesė, ka vendosur qė Dondollaku tė gjykohet nga i njėjti trup gjykues me nė krye Sandėr Simonin. Sipas gjykatės, kėrkesa e mbrojtjes ėshtė e pabazė, ndėrkohė qė nuk ka ndonjė arsye tė fortė. Krimet e Rėnda kanė pėrfunduar gjykimin pėr njė pjesė tė bandės sė Aldo Bares. Ndėrkohė, pritet ekstradimi i krahut tė djathtė tė Alfred Shkurtit nga vendi fqinj. Ministria e Drejtėsisė ka pėrkthyer dhe ka nisur nė Itali dosjen me 126 faqe nė ngarkim tė tė pandehurit Enver Dondollaku. I kapur muaj mė parė nė Itali, Dondollaku ėshtė cilėsuar si njė ndėr personazhet kryesore tė grupit tė Lushnjės, nė krye tė tė cilit prej vitesh qėndronte Aldo Bare, me emrin e tij tė vėrtetė Alfred Shkurti, edhe ky i kapur nė Ankara, Turqi. Sipas ekspertėve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, dosja pėrbėhet nga 126 faqe tė pėrkthyera nė italisht, nė tė cilat janė tė gjitha provat, mes tė cilave edhe proces-verbale tė policisė, fotografi tė provave materiale, foto qė fajėsojnė Dondollakun pėr kryerjen e njė sėrė veprash penale. Dondollaku pėrfundoi nė pranga nė Sarmeola di Rubano, nė Padova tė Italisė. Enver Dondollaku sė bashku me Erjon Cicin, sipas organit tė akuzės dhe dėshmive tė dhėna nė seancė gjyqėsore nga i penduari dhe njėkohėsisht i pandehuri Petrit Liēi, janė cilėsuar si krahu i djathtė i Aldo Bares. Kanė qenė kėta dy tė pandehur, qė pas marrjes sė urdhrave nga “babai” (Aldo Bare) pėrgatisnin terrenin, duke gjetur mė parė rekrutėt dhe mė pas urdhėronin ekzekutimin e personave tė piketuar. Grupi funksiononte nė mėnyrė tė strukturuar dhe ishte tepėr i organizuar. Ndėrkohė qė kreu i tij, Aldo Bare, ndodhet i arrestuar nė Turqi. Shumė vrasje, rrėmbime, vėnie gjobe dhe trafiqe ndėrkombėtare droge bėheshin nė emėr tė kėtij grupi, tashmė tė shpėrbėrė. Akuzat ndaj Enver Dondollakut janė ato tė organizimit dhe pjesėmarrjes nė organizatė kriminale, kryerjen e krimeve nė kėtė organizatė. Gjykimi ndaj Dondollakut ėshtė ndėrprerė deri nė momentin e ekstradimit tė tij. Ndėrkohė, me kėrkesė tė prokurorisė dhe vendim tė gjykatės, ėshtė vėnė sekuestro mbi pronat, tė cilat organet hetimore pretendojnė se janė tė organizatės kriminale.

 

 

“BANDA E LUSHNJĖS”

 

I akuzuar si krijues i bandės sė armatosur,

 

Alfred Shkurti (Aldo Bare)

 

Tė pandehurit

 

Enver Dondollaku

Erjon Cici

Dritan Vila

 

Maksin Ēela

Erjon Kashari

Elton Mermali

Arben Boriēi

Enver Boriēi

Ilir Stėrgu

Abdyl Blliku

Ndriēim Boriēi,

Rexhep Gina

 

Arben Stefa nė kėrkim

 

Leonard Prifti, i vrarė mė 3 korrik nė Lushnjė

 

Petrit Liēi, i penduar

 

 

shkurt

Qėlloi gjyqtaren, mjekėt: Malaj nė rregull psiqikisht

 

Atentatori i gjyqtares nė Fier, Hajdar Malaj, nuk ka probleme me shėndetin mendor. Kėtė e kanė pohuar dje, para Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda ekspertėt e ngarkuar me detyrė nga kjo gjykatė pėr ekzaminimin e tė pandehurit. Kjo ka qenė kėrkesa e avokatit mbrojtės, i cili ka pretenduar se agresori i gjykatėses sė Fierit ka patur probleme mendore. Mjekėt ekspertė janė betuar para Gjykatės pėr Krime tė Rėnda, pasi kanė marrė pyetjet, nėpėrmjet tė cilave do tė nxirret gjendja psiqike e tė pandehurit Hajdar Malaj. Ky i fundit ėshtė duke u gjykuar me procedurė tė pėrshpejtuar nga Krimet e Rėnda, pas tentativės pėr vrasje qė bėri ndaj gjyqtares, Irena Myniri, nga Fieri. Hajdar Malaj akuzohet pėr tentativė vrasjeje tė gjyqtares dhe pėr kėtė vepėr penale ai ėshtė duke u gjykuar nga Krimet e Rėnda. Para gjykatės, i pandehuri ėshtė shprehur se e kishte paralajmėruar gjyqtaren dhe se ai nuk ishte penduar pėr veprimin qė kreu ndaj saj. Malaj qėlloi menjėherė pas pėrfundimit tė procesit gjyqėsor pėr pjesėtimin e pasurisė me ish- bashkėshorten. Malaj erdhi dje, nė sallėn e gjyqit dhe tha se ishte nė pritje tė pėrgjigjes qė do tė japin mjekėt. Ndėrkohė qė avokati i tij, mbrojtės deklaroi se klienti qė ai pėrfaqėson nuk duhet tė trajtohet si njeri normal, pasi ka kaluar trauma nė jetė dhe nė kėto kushte ėshtė nė gjendje tė vazhdueshme depresive.

 

Vrasja e Vathit, dėshmon edhe Veli Rada

 

Nė gjyqin nė ngarkim tė tė pandehurit Bashkim Kulla ka dėshmuar dje, gazetari Veli Rada. Ky i fundit ka dėshmuar mbi ngjarjen e 3 korrikut, ku ka mbetur i vdekur komisioneri i Partisė Republikane, Learton Vathi. Rada ka dhėnė versionin e tij tė ngjarjes sė rėndė, tė ndodhur nė oborrin e shkollės “Hasan Prishtina”. Nga hetimet paraprake tė kėtij procedimi penal ka rezultuar se mė datėn 3 korrik tė vitit 2005-sė, ditėn e zhvillimit tė procesit tė votimit pėr zgjedhjet nė Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė, rreth orės 17.00, nė qendrėn e votimit nr. 37, nė ambientet e shkollės 9-vjeēare “Hasan Prishtina” nė Tiranė, i pandehuri, Bashkim Kulla, ka qėlluar me armė zjarri, me pasojė vdekjen, Learton Vathin. Sipas prokurorisė, pasi ka qėlluar mbi viktimėn, i pandehuri, Bashkim Kulla, ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes dhe nė datėn 12 tetor 2005-sė ėshtė ndaluar nė ambientet e shtėpisė sė tij, ku qėndronte i fshehur. Forcat e RENEA-s dhe ato tė policisė sė Tiranės gjetėn nė bodrumin e sajuar nga i arrestuari njė pistoletė me mulli, njė automatik, njė armė gjahu, njė palė dylbi, si dhe sende tė tjera, si telefon celular.

 

 

 

 

 

 

 

 

KOMENTE

 

Merkel: Nuk duam 'Pėrplasjen e Civilizimeve', por paqe, liri dhe drejtėsi

 

Bernd Rieger

 

Kancelarja Merkel nė Parlamentin Evropian bėri thirrje pėr angazhim nė procesin e paqes nė Lindjen e Mesme dhe pranim tė mbrojtjes sė klimės. Pėr tė dytėn herė gjatė legjislaturės sė saj kancelarja Angela Merkel mbajti si presidente e Kėshillit Evropian njė fjalim nė Parlamentin Evropian nė Strasburg. Pėrveē pėrqafimit hapur tė mbrojtjes sė klimės, ajo e vendosi fokusin te Lindja e Afėrme.  E sapokthyer nga udhėtimi i saj nė Lindjen e Afėrme dhe tė Mesme presidentja e radhės nė Kėshillin Evropian i bėri thirrje Evropės tė angazhohet mė shumė pėr njė proces tė ri, paqeje. “Tejkalimi i Luftės sė Ftohtė dhe ribashkimi i Evropės nė Bashkimin Evropian duhet tė shėrbejnė si shembull”, - tha Angela Merkel. "Ajo ēka ėshtė mrekullia e kohės sonė duhet tė na inkurajojė qė tė angazhohemi pėr mrekulli dhe mundėsi edhe nė rajone tė tjera tė botės. Atė qė palestinezėt dhe izraelitėt nuk e pėrjetojnė prej dekadash - jetėn nė paqe, nė dy shtete qė ekzistojnė pranė njėri-tjetrit, qė nuk janė nė luftė, njė jetė me perspektivė e mirėqenie – ai duhet tė jetė edhe synimi ynė, sepse ne kemi provuar qė armiqėsia mund tė kthehet nė paqe dhe miqėsi", - theksoi Merkel. Nė cilėsinė e kryetares sė radhės, Gjermania e pėrfaqėson aktualisht Bashkimin Evropian edhe nė kuartetin ndėrkombėtar, ndėrmjetėsues pėr Lindjen e Afėrme, i cili mblidhet javėn e ardhshme nė Berlin. “Njerėzit nė rajon presin nga Evropa mė shumė udhėheqje dhe shqetėsohen prej programit bėrthamor iranian”, - tha Angela Merkel. Kancelarja kishte ardhur nė Strasburg me rastin e fjalimit tė ardhjes nė post tė presidentit tė sapozgjedhur tė parlamentit, kolegut tė saj, partiak, Hans-Gert Pöttering. Pöttering tha se, “edhe parlamenti duhet tė kujdeset mė shumė pėr rajonet fqinje tė Lindjes sė Afėrme dhe tė Afrikės veriore”. "Nuk duam 'Pėrplasjen e Civilizimeve', por duam paqe, liri dhe drejtėsi mes tė gjithė popujve dhe drejtimeve tė besimit. Pėr kėtė qėllim duam tė ndėrtojmė njė urė intelektuale dhe kulturore mbi Detin Mesdhe". Nė politikėn pėr klimėn kancelarja hoqi dorė nga rezistenca e saj, fillestare kundėr synimeve ambicioze tė Komisionit Evropian, pasi qeveria gjermane pranoi uljen pėr pesė vitet e ardhshme tė vlerave pėr tregtinė me emisionet e dioksidit tė karbonit tė dėmshėm pėr klimėn, Angela Merkel si presidente e radhės e Kėshillit Evropian u vu si tė thuash nė krye tė lėvizjes. Ajo e pranoi shprehimisht nė Strasburg planin e Komisionit Evropian qė deri nė 2020-tėn tė ulė me 30 pėr qind ēlirimin e dioksidit tė karbonit, tė dėmshėm pėr klimėn. "Asnjė shtet anėtar nuk mund t'i bėjė bisht objektivit - e them kėtė fare shkoqur. Prandaj, qeveria gjermane - mė lejoni ta them kėtė si kancelare - u detyrua tė bėjė njė kompromis me Komisionin Evropian, gjė qė nuk ishte e lehtė pėr ne", - theksoi ajo. Sipas sondazheve, shumė shtetas evropianė presin qė BE-ja tė japė rezultate konkrete nė ēėshtjen e mbrojtjes sė klimės. Ky fakt u pasqyrua nė fjalimin e kancelares si presidente radhės nė Kėshillin Evropian.

"Evropa duhet tė jetė pararendėse. Mendoj se duhet ta bėjmė kėtė zotim. Por Evropa duhet tė bėjė gjithashtu tė qartė se nuk ka asnjė problem tjetėr pėrveē mbrojtjes sė klimės qė tregon dukshėm se bota ėshtė e ndėrlidhur dhe se nuk mjafton vetėm veprimi i njė kontinenti pėr tė evituar rrezikimin e gjithė njerėzimit. Bashkimit Evropian i duhet njė treg i pėrbashkėt energjetik, i cili do tė thoshte edhe mė shumė konkurrencė midis koncerneve”, - u shpreh kancelarja. Edhe kėtu kancelarja sinjalizoi gatishmėri pėr kompromis. Me Rusinė Angela Merkel do tė negociojė mundėsisht sė shpejti mbi temė e sigurisė nė livrimin e gazit dhe naftės. Por ende kėto negociata bllokohen prej grindjes ruso-polake pėr sigurinė e produkteve ushqimore.

 

Vendimi i Gjykatės sė Hagės nuk ia heq pėrgjegjėsinė Serbisė

 

Benjamin Pargan

 

Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės e ktheu mbrapsht padinė e Bosnjė-Herzegovinės kundėr Serbisė dhe Malit tė Zi si fajtore pėr genocidin ndaj kroatėve dhe myslimanėve boshnjakė. Gjykata mė e lartė e Kombeve tė Bashkuara shkroi tė hėnėn njė kapitull tjetėr pėr historinė e gjatė dhe kontroverse tė luftėrave tė fundit tė Ballkanit. Sidoqoftė, gjykatėsit e Hagės e vlerėsuan masakrėn e Srebrenicės si genocid dhe vendosėn qė shteti serb mban njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr kėtė masakėr. Sėrish as po, as jo nga bashkėsia ndėrkombėtare. Zhgėnjimi i viktimave tė luftės nė Bosnjė-Hercegonivė, shumica e tė cilėve janė myslimanė, ėshtė i kuptueshėm. Shumė prej tyre u dėbuan, dhunuan dhe vranė nga serbėt. Pėr shembull, tė afėrmit e boshnjakėve tė vrarė nė qytetin boshnjak Bijeljina nuk do ta kuptojnė kurrė vendimin e Hagės. Tė afėrmit e tyre u vranė qė nė ditėt e para tė luftės nga forcat speciale dhe trupat e vrasėsve, qė vinin nga Serbia me urdhėr tė ish-qeverisė nė Beograd. E njėjta gjė ndodhi edhe nė disa qytete nė Bosnjė-Hercegonivė dhe kjo u vėrtetua madje, nė disa seanca gjyqėsore qė u zhvilluan nė Hagė. Edhe presidentja e Gjykatės sė Lartė Ndėrkombėtare, Rosalyn Higgins, e pranoi kėtė gjė, kur tha se Serbia i ka mbėshtetur nė mėnyrė tė ndjeshme nga na financiare dhe ushtarake serbėt boshnjakė.

Por, ku ėshtė ndryshimi mes pėrgjegjėsisė direkte dhe mbėshtetjes masive? Duket sikur gjykatėsit e OKB-sė nuk kishin kurajėn dhe durimin e duhur pėr tė marrė njė vendim qė mund tė kishte pasoja politike. Sidoqoftė, vendimi i gjykatėsve tė Hagės ka edhe anėn pozitive. Deri tani njė pjesė e madhe e politikės serbe kish deklaruar se serbėt paragjykohen pandėrprerje. Forca tė tilla, nacionaliste, serbe pėrpiqeshin kėshtu ta bindnin popullin se po bėhej padrejtėsisht pėrgjegjės pėr akte tė qė nuk ishin nė duart e tij. Shumė serbė tė thjeshtė e pranuan me mirėnjohje kėtė shpjegim, kur shtroheshin pyetjet mbi rolin qė luajti vendi i tyre nė luftė. Njė vendim kundėr Serbisė do t“i kishte mbėshtetur kėto forca nacionaliste. Fundja ėshtė hera e parė nė histori qė njė shtet akuzohet pėr vrajse masive. Tani, qeveria e Serbisė ka njė pretekst mė pak pėr tė mos i dorėzuar gjeneralėt serbė qė kėrkohen nga Haga si kriminelė lufte. Me kėtė vendim u hodh njė hap nė drejtimin e duhur, edhe pėr Serbinė – pra, individualizimin e fajit. Qeveria nė Beograd do tė mendojė ndoshta se mė kėtė vendim iu hoq edhe pėrgjegjėsia. BE-ja duhet t“ia bėjė tė qartė Serbisė, tani mė shumė se kurrė se bashkėpunimi me Tribunalin e Hagės mbetet njė kriter vendimtar pėr afrimin e saj drejt famijes evropiane, ndryshe pėrpjekjet e Serbisė pėr tė dėnuar kriminelėt e luftės, do tė bėhen edhe mė tė pakta e tė qeta sa deri tani.

 

REXHEP SHAHU

 

Frika qė sillet pėrmbi kokat tona

 

Ēelo Hoxha, ai gazetari, qė mė mbėrthente nė faqen e gazetės dhe qė e ndiqja me endje, ngaqė mėsoja prej tij, qė dje, mbeti nė burg pa afat.

Nga ekranet, pashė prokurorin qė ftohtė, fort ftohtė artikulonte akuzėn ndaj gazetarit. Nė fillim mė vinte tė qeshja. Por prokurori, ftohtė, fort ftohtė, ashpėr, pa asnjė drithėrimė apo dridhje qerpiku, derdhi akuzėn ndaj Ēelos.

Pėrfytyroja Ēelon, qė s’e kam njohur kurrė personalisht, me pranga nė duar. Nė ato duar qė veē stilolaps kishte mbajtur. Se ėshtė gazetar. Qė veē tastierė kompjuteri kishte goditur (ai di tė shkruajė nė kompjuter, ai nuk shkruan pretenca nė makina shkrimi...)

Ēelo mbeti nė burg. Dhe njė ndjenjė e madhe frike mė mbėshtolli.

Nė ē’kohė jetojmė vallė?! Jam gazetar dhe vetvetiu mendja hyn nė punė tė gjeje se nė ē’kohė jemi, jetojmė. Nė ē’epokė, ē’sistem. Nga ekranet pashė pjesė tė seancės gjyqėsore. Frika mė mbėshtolli. Frika, qė kisha menduar se e kemi vrarė prej shumė vitesh. Frika, qė e kemi mbajtur fshehur, frika me tė cilėn jemi veshur shumė e shumė vite, frika, e cila na ka qėndruar mbi kokat tona rėndė, shumė rėndė. Frika qė na ka tjetėrsuar si njerėz, si popull dhe vuajtėm shumėfish krahasuar me popujt e tjerė.

Ēelo Hoxha ėshtė nė burg. Nga ekranet dėgjova se ish zemėruar prokuroria se Ēelo i paska bėrė karshillėk drejtėsisė!! A thua, vėrtet pėr kėtė zemėrim, pėr kėtė karshillėk?! Nė fakt, prokurori i ēėshtjes, i ngarkuar nga Sollaku mėsova se qenka njė hetues i dikurshėm i degėve tė Punėve tė Brendshme dhe paska dėnuar madje, edhe qytetarė pėr tentativė arratisjeje pėr jashtė shtetit. Madje, mėsova se paska dėnuar edhe shumė syresh pėr agjitacion e propagandė. Nė fakt, kėtė po bėn edhe sot, saktėsisht vetėm kėtė.

Njė tufė njerėzish nė njė emision televiziv vendēe tė sponsorizuar derdhnin vrer kundėr Ēelos. Bėnin drejtėsi. Gjykonin. Ngrinin gishtin e akuzės. Dhe japin mend si mentarė tė mbaruar.

Po Ēelo Hoxha ėshtė nė burg.

Thonė se prokuroria e nxitur nga eksponentė tė Partisė Socialiste burgosi Ēelo Hoxhėn, gazetarin. Thonė se opozita e ekzaltuar nga fitorja e zgjedhjeve lokale, administrative nė Tiranė, po hakmerret ndaj Ēelos nėpėrmjet prokurorisė. Hajde fitimtarė hajde! Fitimtarė qė dridhen nga frika. Fitimtarė qė duan ta dėnojnė me burg gazetarin Ēelo Hoxha, qė njerėzia tė merret me Ēelo Hoxhėn dhe njerėzia e shteti, prokuroria e gjykata tė mos merren me gjėrat qė duhet nė fakt tė merren. Tė mos dėnohen nė fakt ata qė vėrtet duhen dėnuar, por tė dėnohet Ēelo Hoxha, gazetari.

Gazetari Ēelo Hoxha ėshtė nė burg.

S’ka qytetar qė tė mė bindė se Ēelo Hoxha nuk ėshtė nė burg si gazetar qė ka shkruar pro tė djathtės shqiptare, kundėr tė majtės, kundėr mafias, kundėr krimit, kundėr frikės qė kujtuam se ėshtė vrarė, por qė befas u shfaq pėrmbi kokat tona dhe na kėrcėnon me burg. Nė pamundėsi pėr tė vrarė gazetarin, pėr tė vrarė fjalėn, fjalėn e lirė.

Gazetari Ēelo Hoxha ėshtė nė burg. Zemėrimi dhe hakmarrja e kundėrshtarėve politikė ia vuri zinxhirėt. Jo gjė tjetėr. Qė tė na kallė datėn tė gjithėve. Qė frika tė rritet ndėr ne. Qė frika tė jetė pjesė e shpirtrave tanė.

 

 

 

 

 

TĖ HETOHESH I LIRĖ APO NĖ BURG

 

NGA

Kreshnik Spahiu

 

Dje, gjykata e rrethit tė Tiranės ka rikonfirmuar

arrestimin me burg ndaj dy eksponentėve tė Partisė sė

Ballit Kombėtar, me akuzėn e falsifikimit tė

dokumenteve zyrtare.

Ēelo Hoxha dhe Artur Roshi janė dy nga personat, tė

cilėt prokuroria i ka vėnė nėn akuzė si tė dyshuar pėr

tė regjistruar njė kandidat nė listėn pėr kryetar

bashkie nė qytetin e Tiranės.

Ngjarja e tentativės pėr tė pėrfshirė nė listėn e

kandidatėve pėr kryetar bashkie edhe njė pėrfaqėsues

tė kėsaj partie, tė ndjerin Akile Rama, ėshtė bėrė prej

kohėsh refren i hapjes sė edicioneve televizive apo i

faqeve tė para tė gazetave. Historia tragjikomike e

pėrcjellė nga gjithė publiku tėrhoqi nė mazhorancė njė impakt negativ pėr situatėn dhe seriozitetin e aktorėve politikė nė fushatėn elektorale. Tentativa pėr tė realizuar njė makinacion elektoral, pėrgjithėsisht

ishte njė akt i ndėshkueshėm moralisht dhe nuk u

mirėprit nga publiku.

Pak ditė mė parė u njohėm me jetėn dhe CV-nė e tė

ndjerit Akile Rama, i cili ndėrroi jetė njė ditė para

zhvillimit tė zgjedhjeve elektorale. Shumė i nderuari

dhe i ndjeri Akile Rama kishte njė tė shkuar shumė

fisnike dhe tė vlerėsuar, por fatkeqėsisht tė panjohur

nga publiku.

Njė javė pas vdekjes sė Akile Ramės dhe pėrfundimit tė zgjedhjeve, prokuroria ndėrmori masėn e arrestit me burg pėr dy tė dyshuarit e falsifikimit tė nėnshkrimit tė Akile Ramės pėr kandidimin pėr kryetar bashkie.

Menjėherė pas kėtij arrestimi, tė dy palėt e politikės

u pozicionuan nė llogoret e tyre, duke ekstremizuar

argumentet e tyre. Mazhoranca e konsideronte si njė

goditje ndaj fjalės sė lirė, ndėrsa opozita si njė

veprim, i cili duhej pėrshėndetur nė mbrojtje tė votės

sė lirė.

Fatkeqėsisht, nė kėtė stuhi argumentesh politike u zbeh dhe gjykimi juridik i prokurorisė dhe gjykatės. Nga njė analizė e shpejtė, juridike dhe ligjore duhet t`iu kujtonim gjyqtarėve, prokurorėve, politikanėve dhe publikut, ata tė cilėve i duan tė lirė apo nė burg dy politikanėt e arrestuar se, nga ngjarja e ndodhur nuk ėshtė cenuar as vota dhe as fjala e lirė, por thjesht janė viktimizuar dy qytetarė. Miopia, paaftėsia, militantizmi, cinizmi dhe mungesa e plotė e

profesionalizmit tė atyre, tė cilėt ideuan dhe

aprovuan arrestimin e qytetarėve Ēelo Hoxha dhe

Artur Roshi na detyrojnė tė parashtrojmė publikisht

disa shkaqe juridike, tė cilat nuk legjitimojnė

arrestimin e tyre nga prokuroria dhe aprovimin e kėsaj mase nga gjykata.

1. Edhe sikur tė merrnim tė mirėqenė ēdo akuzė tė

hedhur mbi tė pandehurit, duhet tė pranonim faktin se

nga veprimet e tyre nuk ka ardhur asnjė pasojė, por ka qenė njė veprim i kryer nė tentativė dhe pėr rrjedhojė, kjo fazė e tentativės nuk e pėrbėn element tė konsumimit tė veprės penale, pasi nuk ka cenuar asnjė marrėdhėnie. Mungesa e lidhjes shkak-pasojė do tė rrėzonte ēdo lloj akuze mbi dy tė pandehurit.

2. Dėshmia kryesore e ēėshtjes penale do tė

konsiderohej dėshmia e tė ndjerit Akile Rama, gjė e cila ėshtė e pamundur pas vdekjes sė tij. Nė mbėshtetje tė normave tė procedurės penale, ēdo provė merr vlerėn juridike, kur ajo administrohet nga gjykata. Kjo e fundit e ka tė pamundur sot, dhe nė tė ardhmen tė realizojė njė shqyrtim tė tillė, juridik.

3. Edhe sikur tė dy argumentet e mėsipėrme tė mos

qėndronin dhe tė hamendėsonim nė mėnyrė hipotetike se falsifikimi i dokumenteve ėshtė kryer nga dy tė pandehurit Hoxha dhe Roshi, sėrish vendimi pėr arrestimin e tyre do tė ishte i papranueshėm pėr shkak tė rrethanave qė parashikon ligji pėr tė ndėrmarrė njė hap tė atillė. Nga e gjithė praktika gjyqėsore, ėshtė e provuar se nė tėrėsi ēdo ēėshtje penale pėr akuzėn e falsifikimit apo veprave tė ngjashme me tė, prokuroria i gjykon subjektet nėn masa tė tjera, sigurie. Janė me qindra persona, tė cilėt akuzohen pėr falsifikim nga prokuroria, por tė cilėt ndiqen tė lirė ose nėn masa tė tjera, por jo nė burg.

4. Tė dy personat nuk pėrbėnin rrezikshmėri

shoqėrore pėr publikun, gjė e cila do tė justifikonte

masėn e sigurisė tė arrestit me burg. Madje, ata tė dy

ishin persona publikė dhe me njė aktivitet tė

pėrditėshėm, ku nuk mund tė rrezikonin hetimet e

mėtejshme.

5. Edhe provat, tė cilat pretendohet nga prokuroria se

ishin tė administruara (gjithmonė sipas saj) dhe kjo

rezulton t`u hiqte ēdo mundėsi tė pandehurve qė tė

pengonin marrjen e provave nė tė ardhmen. Prokuroria ose ka provat e mjaftushme dhe mund ta dėrgonte ēėshtjen pėr gjykim pėr tė kėrkuar ndėshkimin e tyre, ose nuk i ka ato prova dhe i arreston tė pandehurit qė tė mundėsojė marrjen e provave nė tė ardhmen. Njė zgjidhje e mesme vėshtirė tė ekzistojė nė kėtė ēėshtje.

Sa mė sipėr dhe shkaqe tė tjera, juridike e bėjnė

arrestimin e dy eksponentėve politikė dhe mediatikė tė paargumentuar nė ligj dhe nė prova. Hoxha dhe Roshi nuk mund tė jenė koka turku pėr zgjedhjet e fundit tė qeverisjes vendore. Nėse Shqipėria nuk ka pėrmbushur standardet, do tė ishte e udhės qė nė bankėn e akuzės tė ishin ata politikanė qė nuk lejuan realizimin e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues dhe zbatimin e dekretit tė presidentit pėr tė votuar mė 20 janar.

Dhunimi Kushtetutės dhe Kodit Zgjedhor, si dhe mosrespektimi i dekretit tė presidendit apo afatit

kushtetues ishin cenimi dhe goditja mė e rėndė pėr

zgjedhjet. Politikanėt, tė cilėt e ndjejnė veten imunė

ndaj ligjit dhe Kushtetutės, sigurisht qė janė tė

paprekshėm nga prokuroria dhe gjykata. Paaftėsia dhe anėsia e prokurorisė dhe gjykatės sigurisht qė nuk mund tė “lahen” me arrestimin e dy eksponentėve politikė dhe mediatikė. Tė jesh nė ballin e luftės kundėr krimit, nuk do tė thotė tė arrestosh dy ballistė, por tė garantosh barazinė para ligjit nė njė proces tė rregullt gjyqėsor e, nėse kėto tė dyja do tė ishin ekuivalente, tė dy politikanėt, Hoxha dhe Roshi, do tė ishin duke u hetuar, por padyshim ashtu si ēdo qytetar tjetėr qė akuzohet pėr tė njėjtėn akuzė, sot, ata do tė ishin tė lirė dhe ky artikull nuk do tė ishte shkruar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Absurdi i njė gjyqi pa akuzė

 

XHOVANI SHYTI

 

Dje, Gjykata e Faktit tė kryeqytetit mori nė shqyrtim dosjen “Akile Rama”, nė tentativėn e saj tė radhės pėr tė bėrė rivlerėsimin e masės sė mėtejshme tė hetimit ndaj autorėve tė njė vepre penale.

Protagonistėt e kėsaj dosjeje hetimore janė pėrkatėsisht z. Artur Roshi, kryetar i PBKD-sė, gazetari Ēelo Hoxha, ndėrkohė edhe sekretar i pėrgjithshėm i PBKD-sė, si edhe z. Tomorr Gostivari, sekretar organizativ i kėsaj partie.

Dy tė parėt janė arrestuar fundjavėn e shkuar, me njė vendim tė marrė nga njė trup gjykues i po kėsaj gjykate, veēse me praninė vetėm tė prokurorit tė ēėshtjes.

 Tre tė izoluarit nuk kanė qenė prezentė nė atė seancė vlerėsuese, kurse e kanė parė veten tė kėrkuar nga policia, edhe pse askush mė parė nuk i kish thirrur pėr t`u pėrballur me togat e zeza tė drejtėsisė.

Pėr kėtė arsye Roshi dhe Hoxha frekuentonin tė qetė aktivitetet e tyre, tė pėrditshme, derisa policia “u kujtua” se ndaj tyre ekzistonte njė “urdhėr-arresti” dhe u turr pėr ta ekzekutuar atė…

 Kjo ėshtė nė vija tė trasha ajo ēka ka funksionuar deri ditėn e shtunė pasdite, kur kolegu Ēelo Hoxha u prangos nga policia nė ambientet e redaksisė, kurse ditėn e diel, Roshi u paraqit me dėshirė nė komisariatin e policisė sė kryeqytetit.

 Me kėtė akt prokuroria ia kish arritur qėllimit “tė izolimit tė sė keqes” qė mund t`i vinte procesit nga “manipulimi” i provave e fakteve prej protagonistėve. Po mė tej?

Seanca gjyqėsore e sė hėnės u shty pėr arsye tė mosqenies nė detyrė tė gjyqtares. Procesi gjyqėsor u rihap ditėn e martė, rreth orės 12:20, kur tė akuzuarit Artur Roshi dhe Ēelo Hoxha, tė shoqėruar prej avokatėve tė tyre, qėndronin pėrballė gjyqtares, Elona Gjoka dhe prokurorit akuzator, Bilbil Mete. Qėllimi i seancės: Rivlerėsim i masės sė sigurisė pėr hetim tė mėtejshėm tė njė ēėshtjeje penale… Ēfarė ēėshtjeje konkretisht?

Prokurori Mete pretendonte se bėhej fjalė pėr dyshime qė lidheshin me falsifikim firmash e shkresash, qė “sabotonin” ngritjen e votimeve tė 18 shkurtit nė nivelin e standardeve tė kėrkuara nga BE-ja. Avokatėt kundėrshtonin, duke tėrhequr vėmendjen e shkėputjes sė procesit nga politizimi dhe pėrqendrimin te vepra penale, e konsumuar… Por, te cila vepėr? Pėr ēfarė akuze ishin arrestuar tė dyshuarit? Dhe pikėrisht kėtu fillon ana komike e procesit tė hetimit.

 Kur gjyqtarja Gjoka i pyeti tė penalizuarit, nėse e dinin, pėrse akuzoheshin, as Roshi dhe as Hoxha nuk ishin nė gjendje tė pohonin. Sepse askush nga prokuroria nuk i kishte komunikuar ndonjė akt-akuzė konkrete, as shkresėrisht dhe as gojarisht.

 Gazetarit Hoxha policia i kishte komunikuar faktin se ndaj tij ishte nxjerrė njė urdhėr-arresti dhe po e njėjta gjė kishte ndodhur edhe me kolegun e tij Roshi. Me tė vetmin ndryshim se nxjerrjen e njė urdhėr-arrestit nė mungesė Roshi e kish marrė vesh nga njerėz tė tij, pra, nga persona “jo kompetentė”.

 Dhe kėtu, pas aktit komik tė mosdijenisė pėr akuzėn, nis tragjizmi i qėndrimit nė burg pa afat. Standard mė tė lartė, perėndimor drejtėsie nuk ke ku gjen.

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

 

 

-Poeti dhe piktori Sadri Ahmeti lindi nė Vuthaj tė Plavės - Mali i Zi mė 1939, nė  njė fshat nga i cili kanė dalė shumė krijues e artistė me emėr nė kulturėn shqiptare. Pas shkollimit tė mesėm  nė Pejė (Kosovė), ai emigroi nė Shqipėri nė  vjeshtėn e vitit 1957 ku dhe nis kalvari i tij jetėsor.  Mik i ngushtė i shkrimtarit disident Bilal Xhaferri, Sadriu njihej nė rrethet kulturore tė Tiranės pėr guximin e tij nė fjalė

 

 

Sabri Ahmeti ekspozon  45 punime nė akuarel nė Galerinė Kombėtarė tė Arteve

 

 

Veprat qė fshehin piktorin rebel

 

Xhuli Moran

 

 

Piktori Sabri Ahmeti  ka ēelur mbrėmė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė njė ekspozitė personale tė titulluar “Poezia e ylberit”. Tė paktėn 45 punime nė akuarel e plotėsojnė portretin e artistit tė njohur si njė njeri qė karrierėn e tij artistike e ka tė vendosur nė dy pole, poezi dhe pikturė. Ekspozita e tij ka zgjuar kėrshėrinė e vizitorėve. Piktori Sabri Ahmeti ka marrė pjesė nė 15 ekspozita kolektive dhe personale  si brenda ashtu edhe jashtė vendit . Nė Tiranė ai ka hapur ekspozita nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, Muzeun Historik Kombėtar, Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės, ndėrsa jashtė vendit nė Belgjikė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Slloveni, Turqi, Suedi, Zvicėr etj. Ndėrkohė pas viteve ’90-tė ka botuar njė varg librash poetikė si  "Njė e qeshur harbon nėpėr errėsirė", "Dielli pėr nė Ballkan nuk kalon nėpėr Goli Otok", "Masakra e Tivarit", "Ajsbergu i preludit tė katastrofės","Vallja e katrahurave","Kalėroj rreth botės mbi re","Tek lahem nė dritėn e Hėnės","Loz era me gjethet e vjeshtės sime", "A do mund tė takohemi nesėr?", si dhe librin me prozė "33 vjet nė mitrėn e ferrit tė fjalės".  Poeti dhe piktori Sadri Ahmeti lindi nė Vuthaj tė Plavės - Mali i Zi mė 1939, nė  njė fshat nga i cili kanė dalė shumė krijues e artistė me emėr nė kulturėn shqiptare. Pas shkollimit tė mesėm  nė Pejė (Kosovė), ai emigroi nė Shqipėri nė  vjeshtėn e vitit 1957 ku dhe nis kalvari i tij jetėsor.  Mik i ngushtė i shkrimtarit disident Bilal Xhaferri, Sadriu njihej nė rrethet kulturore tė Tiranės pėr guximin e tij nė fjalė. Ai u arrestua kur ishte student nė Akademinė e Arteve nė Tiranė  dhe  u dėnua  me 3 vjet  burg e pastaj me internim  pėr 20 vjet tė tjera, nga minierat e Spaēit deri nė kantieret e Elbasanit. Shkaku i arrestimit ishte njė vepėr nė pikturė, qė paraqiste njė tė ri kosovar tė lidhur me zinxhir. Pas viteve '90 ai pėrfundoi studimet e lėna pėrgjysmė ne Akademinė e Arteve.

 

 

II

 

Regjisori gjerman Donnersmarck fiton ēmimin Oscar

 

Regjisori gjerman Florian Henckel von Donnersmarck fitoi ēmimin Oscar pėr filmin e tij 'Das Leben der Anderen'/'Jeta e tė tjerėve' nė kategorinė filmi mė i mirė nė gjuhė tė huaj. Ėshtė ky njė film mbi dramėn e shkaktuar nga sigurimi i shtetit nė Gjermaninė e ndarė mė dysh, njė film mbi efektin shkatėrrues tė shėrbimit tė fshehtė tė Republikės Demokratike Gjermane nė jetėn private tė shtetasve. Ai lind nė Kėln. Fėmijėrinė dhe rininė e kalon nė Neė York, Berlin, Frankfurt dhe Bruksel. Fillimisht ai studion nė Neė College nė Oxford. Mė pas nis karriera e tij nė film, e cila e ēon sė pari nė shkollėn e lartė pėr televizion dhe film nė Mynih.

 

Njė portret i fituesit

 

“Sikur ta fitoj Oscar-in, atėherė do tė jem ish-trajneri i kombėtares Jürgen Klinsmann qė megjithatė ka arritur tė fitojė Kampionatin Botėror tė Futbollit', kishte thėnė Florian Henckel von Donnersmarck pėrpara ndarjes sė ēmimeve Oscar. 'Jam mbreti i botės!', thirri nga tribuna regjisori kanadez James Cameron pas fitimit tė ēmimit tė tij Oscar me filmin 'Titaniku'. Stili i Donnersmarck-ut ėshtė njė tjetėr. Ai ėshtė modest, por nė tė njėjtėn kohė tejet i sigurt. Njė burrė dy metra i gjatė me autoritet, qė nuk 'rrėshqet' as nė tribunėn e Oscar-it. "Falėnderim prodhuesve, aktorėve tė mi, tėrė ekipit, Gjermanisė dhe Bavarisė, Arnold Schėarzenegger-it sepse mė mėsoi tė fshija nga fjalori im fjalėt 'Nuk mundem' dhe gruas sime Christiane - tė dua." 'Jeta e tė tjerėve', nė fund kinematografia elegante, precize dhe e xhiruar nė mėnyrė klasike ishte mė e afėrt pėr akademinė sesa konkurrenti i madh nga bota e fantazisė, filmi meksikan "Pan's Labyrinth'. Von Donnersmarck nuk e priste detyrimisht fitimin e ēmimit, por ai e meriton atė, dhe kėto nuk janė fjalė boshe. Tė gjithė regjisorėt e rinj punojnė me shumė pėrkushtim nė debutimet e tyre, por tė investosh pesė vite jete nė filmin e parė, ta pėrpunosh me pėrpikmėri tė skajshme njė temė historike, tė zhytesh pėr muaj tė tėrė nė detaje, tė mos bėsh kompromise, kjo kėrkon guxim, me forcė vullneti, pak marrėzi dhe njė dashuri tė pakusht pėr filmin. "Ky ėshtė njė vendim qė duhet marrė pėr veten. Kėrkon nė radhė tė parė tė jetosh mirė apo tė bėsh film tė parė pikėrisht njė film, tė cilit i rri besnik." Njė regjisor qė me veprėn e tij tė parė tė paraqesė njė film kaq tė kompletuar, kaq tė pjekur pėrmbajtėsisht dhe vizualisht, nuk ka pasur nė Gjermani. Donnersmarck ėshtė njė perfeksionist i zellshėm. Ai ka nėn kontroll ēdo centimetėr katror tė ekranit - njė formues klasik pamjesh si Alfred Hitchcock-u. Donnersmarck ėshtė jashtėzakonisht miqėsor, ėshtė nė gjendje tė dėgjojė me vėmendje. Kėtė ai e bėn edhe gjatė xhirimit. Dėgjon me durim se ēfarė propozimesh kanė kolegėt mė me pėrvojė, dhe bėn mė pas pikėrisht atė qė do. 1,5 milionė shikues e kanė parė nė Gjermani filmin 'Jeta e tė tjerėve' dhe kėshtu duhet tė jetė, gjykon Donnersmarck. Njė lirik mund tė shkruaj pėr veten dhe pėr njė rreth tė vogėl, por prodhuesit e filmave qė nuk mendojnė pėr publikun nuk do tė kenė mė shanse.

"Pėr mua ka shumė rėndėsi qė filmi tė mbahet direkt emocional dhe qė tė punoj vėrtet pėr shikuesin. Unė dua tė pėrcjell njė pėrjetim kinematografik me ndjenjė dhe fare direkt. Nuk besoj nė kinematografinė elitare." Donnersmarck ka punuar shumė javėt e fundit pėr fitimin e ēmimit Oscar dhe pėr pranimin e filmit tė tij nė SHBA. Ai ka lėvizur nga njė kinema nė tjetrėn pėr t'i bėrė reklamė 'Jetės sė tė tjerėve'. Mendėrisht dhe fizikisht kjo ėshtė njė punė e mundimshme, tė cilėn ai e pranon po problem. "Kjo ėshtė diēka, tė cilėn unė ia kam premtuar gjithnjė vetes: Nė qoftė se do tė vinte dikur ēasti qė prej meje tė kėrkohej shumė, atėherė unė vetėm do tė kėnaqesha nga kjo. Sepse kjo ėshtė shumė mė e bukur sesa faza e dėshpėruar, gjatė sė cilės tė tjerėt janė inderentė ndaj teje." Oscar-i nuk ėshtė gjithnjė krijesė e muzave. Shpesh atė e qeshin si fushatė reklame nė veshje artistike, por nė rastin e Donnersmarck-ut ai i jepet njė artisti qė ka punuar pa hesap pėr filmin e tij duke e pėrēuar vizionin e tij me shumė stil dhe frymėzim.

 

III

 

MTKRS shpall konkursin pėr tė rinj- eseja mė e mirė e shkollave tė mesme

 

 

Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve,  ka shpallur  konkursin kombėtar pėr tė rinjtė, “Eseja mė e mirė e shkollave tė mesme”, njoftoi tė martėn median, Suela Musta, zėdhėnėsja e kėtij dikasteri. Konkursi i organizuar nga Drejtoria e Politikave Rinore, nė bashkėpunim  me British Council dhe drejtorinė e Librit nė MTKRS, ka pėr qėllim krijimin e njė tradite kulturore pėr tė rinjtė qė duan tė shfaqin talentin dhe idetė e tyre mbi ēėshtje dhe problematika tė ndryshme tė shoqėrisė sonė. Ēdo autor do tė paraqitet me dy ese me temė tė lirė, ndėrkohė qė sipas njoftimit, ato duhet tė paraqiten deri mė 20 prill. Tri ēmimet pėr  “Esenė mė tė mirė”, do tė shpallen gjatė njė ceremonie tė veēantė me rastin e 23 Prillit “Ditės Kombėtare tė Librit” nga njė juri e pėrbėrė nga emra tė njohur tė fushės sė letėrsisė,Viktor Canosinaj, kryetar, Lindita Murthi dhe Brunilda Zllami. Sipas drejtoreshės sė Politikave Rinore, Migena Reēi, "esetė mė tė mira do tė pėrmblidhen nė njė antologji, e cila do t'i shpėrndahet dhuratė, librarive tė disa prej shkollave tė mesme".  Nxitja e talenteve tė reja nė fushėn e letėrsisė dhe artit ėshtė njė nga prioritetet e shpallura pėr kėte vit nga MTKRS.  Njėherėsh dhe Strategjia e politikave rinore 2007-2013, synon qė nėpėrmjet konkurseve dhe aktiviteteve tė ndryshme letrare tė mbėshteten talentet dhe puna krijuese e tė rinjve nė botėn artistike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

- Me skulptorin Kreshnik Xhiku, qė jeton dhe krijon nė SHBA, bisedojmė pėr pėrparėsitė dhe vėshtirėsitė e njė artisti qė jeton larg atdheut dhe se cili ka qenė motivi pėr ta krijuar dhe realizuar monumentin e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut nė Miēigan (ShBA), i cili u pėrurua para pak kohėsh

 

 

Intervistė me skulptorin Kreshnik Xhiku, qė jeton dhe krijon nė SHBA

 

 

Shkolla realiste e artit nuk ėshtė nė antagonizėm

 

 

 

Ragip SYLAJ

 

 

 

Me skulptorin Kreshnik Xhiku, qė jeton dhe krijon nė SHBA, bisedojmė pėr pėrparėsitė dhe vėshtirėsitė e njė artisti qė jeton larg atdheut dhe se cili ka qenė motivi pėr ta krijuar dhe realizuar monumentin e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut nė Miēigan (ShBA), i cili u pėrurua para pak kohėsh, ēka humb dhe ēka fiton artisti, pėrkatėsisht vepra e tij nė raste kur autori merret me krijimtari abstrakte dhe realiste, pėr nivelin e arteve pamore nė SHBA, pėr planet e reja tė kėtij artisti etj. Skulptori Kreshnik Xhiku, shkollėn e mesme artistike dhe Akademinė e Arteve e ka kryer nė Tiranė. Ka punuar si pedagog nė Akademinė e Arteve tė Bukura dhe ka qenė dekan i Fakultetit tė Arteve Figurative. Ka marrė pjesė nė shumė ekspozita brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Ėshtė nderuar me disa ēmime kombėtare dhe ndėrkombėtare. Nė vitin 1993 ka hapur njė ekspozitė personale nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė. Nė vitin 1998 emigron bashkė me gruan dhe dy vajzat nė SHBA, ku punon si skulptor dhe jep mėsim nė njė shkollė arti. Ka marrė pjesė nė disa ekspozita si nė Nevv York, Neė Jersey, North Carolina, Virginia, VVashington etj. Ai ka realizuar edhe veprat "Ushtari", e frymėzuar nga ndėrhyrja e trupave tė NATO-s nė Kosovė nė vitet '90, "Nėnė Tereza" ėshtė njė temė qė Kreshniku e ka bėrė disa herė nė Tiranė dhe nė Amerikė me synimin pėr tė realizuar monumentin e saj, pastaj "Konica", qė ėshtė vendosur nė kodrat e Liqenit Artificial nė Tiranė me rastin e sjelljes sė eshtrave tė Konicės nė atdhe, me veprėn "Forma" konkurroi nė ekspozitėn nė "VVashington Square" nė 2004, ku autori fitoi ēmimin e parė pėr skulpturėn tjetėr tė tij 'The Rug", ndėrkaq vepra "Torsi" ėshtė realizuar nė Tiranė.

 

Intervista

 

Cilat janė pėrparėsitė dhe vėshtirėsitė e njė artisti si ju qė jeton larg atdheut, por nė SHBA?

 

Monumenti i Skėnderbeut ėshtė njė vepėr komplekse...

 

-Emigrimi, ashtu si pėr ēdo njeri tjetėr, edhe pėr artistin ėshtė i vėshtirė, veēanėrisht vitet e para. Natyrisht unė lashė shume gjėra prapa, por mė kryesorja, ishte lidhja ime emocionale me vendin tim. Amerika ka dimensione tė tjera mė tė mėdha si nė kuptimin fizik ashtu edhe nė kuptimin e lėvizjeve artistike. Nuk ka nevojė tė them qė muzeumet janė tė pafundme dhe artisti ėshtė nė kontakt me lėvizjet mė tė fundit tė artit. Vėshtirėsia ėshtė si tė hysh nė kėtė rrjedhė, nė kėto lėvizje.

 

Ju e dini mitin e Anteut. Por thuhet se edhe artisti ka diēka nga misteri i kėtij miti nė raport me truallin, nė kėtė rast, atdheun dhe fuqinė e tij pėr tė krijuar. Ēka ju mban juve tė lidhur me atdheun? Sa ėshtė kjo e rėndė dhe pikėlluese pėr njė krijues dhe sa frymėzuese njėkohėsisht pėr krijimtari artistike (nėse kjo pyetje nuk e ka brenda vetes vetė absurdin)?

 

-Unė jam formuar si artist dhe si njeri nė Shqipėri dhe mbart me vete njė grumbull tė madh kujtimesh. Mėnyra ime e tė menduarit, aftėsitė dhe mungesat e mia kanė vulėn e jetės sime nė Shqipėri. Veēanėrisht, fėmijėria ime, e pandarė nga Gjirokastra, Delvina, dhe Saranda, ėshtė si njė shportė e artė qė unė e kam gjithmonė me vete.

 

Cili ka qenė motivi pėr ta krijuar dhe realizuar monumentin e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut nė Miēigan (ShBA), i cili u pėrurua para pak kohėsh?

 

-Unė e quaj veten me fat qė m’u dha mundėsia tė bėj monumentin e Skėnderbeut, jo vetėm nė aspektin patriotik, por edhe nė atė profesional. Me kėtė tė fundit dua tė them se realizimi i monumentit me tė tilla pėrmasa ėshtė njė sfidė me tė cilėn ēdo skulptor do tė kishte dėshirė tė pėrballohej. Monumenti i Skėnderbeut ėshtė njė vepėr komplekse, dhe nė qoftė se do tė bėj njė paralelizėm me muzikėn, do tė thosha qė ėshtė si njė vepėr simfonike, nuk ėshtė njė kėngė e thjeshtė.

 

Ju nė njė rast nė Nju Jork keni marrė ēmimin kryesor pėr skulpturė abstrakte, ndėrsa tash keni bėrė njė vepėr tė karakterit dhe tė pėrmasave monumentale – atė qė e pėrmendėm mė lartė (Skėnderbeut), tė stilit realist (nėse mund tė shprehemi kėshtu). Ēka humb dhe ēka fiton artisti, pėrkatėsisht vepra e tij nė raste tė tilla?

 

Ēfarė drejtime dhe tendenca tė artit pamor zhvillohen sot nė Amerikė?

 

-Unė kam mbaruar Akademinė e Arteve tė Bukura tė Tiranės nė vitin 1983. Nė ato vite shkolla kishte karakter realist, figurativ, dhe kjo nuk ėshtė nė antagonizėm me artet bashkėkohore. Natyrisht qė ka ndryshime, por nė fund, tė dyja janė vizuale. Varet se ēfarė realizmi bėhej nė shkollėn ku unė studiova dhe ku mė pas dhashė mėsim. Po tė sjell njė shembull nga skulptori shumė i talentuar qė unė kam pasur fatin ta njoh personalisht, Agim Ēavdarbasha. Nė vitet 1996-1997 u organizua Java Kosovare nė Tiranė dhe Ēavdarbasha hapi njė ekspozitė personale nė qendrėn kulturore, ish muzeu “Enver Hoxha”. Sė pari dua tė them qė ishte njė ekspozitė qė mua mė tronditi pėr vitalitetin dhe energjinė qė kishin veprat. Pėrgjithėsisht ishin vepra tė artit bashkėkohor, por kishte edhe disa portrete malėsoresh qe ishin realiste, figurative, por jo njė realizėm akademik. Kėto portrete ishin njė pjesė e natyrshme e ekspozitės. Mė lejo tė sjell njė shembull tjetėr: Pablo Pikaso, nė krijimtarinė e tij, pėrveē veprave kubiste, abstrakte, etj. ka edhe vepra fare realiste. Gjithmonė duhet tė dallojmė se me ēfarė lloj realizmi kemi tė bėjmė. Pyetja juaj mė del shpesh pėrpara dhe unė pėrpiqem tė jem i ndershėm me veten time si profesionist. Unė e ndjej qe ka njė moment delikat kur skulptori ndryshon terrenin dhe mendoj qė eksperienca e gjatė mė jep mundėsi t’i pėrballoj kėto lėvizje. Edhe monumenti i Skėnderbeut nė Micigan ėshtė njė vepėr realiste, por nuk ėshtė njė realizėm pėrshkrues. P.sh., pėr tė realizuar portretin e Skėnderbeut nuk u mbėshteta nė fotografi tė veēanta, por u mbėshteta nė imagjinatėn e popullit dhe nė timen personale pėr heroin.

 

Nėse nuk ėshtė naive kjo pyetje, a mund tė thoni cili ėshtė niveli i arteve pamore nė SHBA, qoftė nė bazė tė kritikės sė arteve pamore, qoftė nė bazė tė bindjes suaj dhe kriterit profesional? Ose, ose, do t’ju pyesnim: ēka krijohet dhe nė ēfarė stili krijohet aktualisht nė kėtė fushė nė SHBA?

 

- Unė nuk mund tė marr pėrsipėr tė bėj njė analizė tė nivelit tė arteve pamore nė Amerikė, por disa mendime mund t’i jap me modesti. Drejtimet dhe lėvizjet artistike tė tanishme janė shumė tė ndryshme nga ato tė mėparshmet dhe megjithėse ka shumė tendenca, nuk mund t’i ndash me thikė nga njėra tjetra. Mbase pas disa vitesh, ajo qė ndodh sot, do tė pėrcaktohet mė saktė. Tė gjitha lėvizjet artistike tė viteve 60-70, qė tani konsiderohen tė vjetruara, kishin lidhje me harmoninė, ekuilibrin e vėllimeve. Sot artistėt nuk preokupohen shumė pėr ekuilibrin e vėllimeve, ėshtė njė tjetėr dinamikė qė I shtyn artistėt sot. Pėrveē kėsaj, ajo qė unė vė re ėshtė qė arkitektėt kalojnė shumė lehtė ose natyrshėm nė zonėn e skulpturės nė momente tė caktuara, ashtu siē ndodh dhe e kundėrta.

 

A mund tė thoni pėr artdashėsit tanė, nė ēfarė formash a grupimesh janė tė organizuar krijuesit e arteve pamore nė SHBA? Po, krijuesit shqiptarė, pėrkundėr faktit se kėto arte janė forma tė krijimtarisė individuale (e mbase edhe tė krijimtarisė nė vetmi tė thellė) a kanė ndonjė organizim pėr tė zhvilluar veprimtari ekspozuese dhe tė ndonjė natyre tjetėr tė karakterit sindikal bie fjala? 

 

-Shumė janė tė organizuar nė grupe, shumė organizojnė ekspozita tė pėrbashkėta, ose qė galeritė i bashkojnė nė njė periudhė tė caktuar kohe, por nuk kam dėgjuar tė ketė sindikata artistesh apo diēka tė tillė tė ngjashme. Bėjnė pjesė nė shoqata, paguajnė pėr anėtarėsinė dhe sallat sė bashku. Ka shumė artistė qė punojnė vetėm me porosira ose me agjente.

 

Kur mendoni tė hapni njė ekspozitė me veprat tuaja nė Shqipėri apo nė Kosovė dhe cilat janė planet tuaja tė tjera nė tė ardhmen nė rrafshin artistik?

 

-Kam shumė dėshirė tė hap njė ekspozitė nė Shqipėri ose Kosovė, megjithėse transporti nuk ėshtė i kollajtė pėr skulpturat. Tani jam i angazhuar me disa projekte qė kam kėtu nė Amerike dhe po punoj qė tė hap njė ekspozitė personale.

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTUALITET

 

Dokumenti qė provon se i ndjeri Rama deri nė momentet e fundit ka qenė nė dijeni tė kandidimit nėn siglėn e Ballit Kombėtar

 

Dokumenti, Akile Rama ka kandiduar me dėshirėn e tij

 

Gazeta disponon njė kopje me firmėn origjinale tė tė ndjerit Rama, ku tregohet qartė se kandidimi nuk ka qenė i stisur, por ėshtė bėrė me dėshirėn e vetė kandidatit. Nė deklaratėn e dorėheqjes thuhet se tėrheqja nga kandidimi bėhet pėr arsye shėndetėsore

 

Akile Rama ėshtė tėrhequr vetė nga kandidimi dhe kėtė e ka nėnshkruar nė njė kėrkesė noteriale, tė firmosur rreth 10 ditė pėrpara se tė ndahej nga jeta. Gazeta disponon njė kopje me firmėn origjinale tė tė ndjerit Rama, ku tregohet qartė se kandidimi nuk ka qenė i stisur, por ėshtė bėrė me dėshirėn e vetė kandidatit. Nė deklaratėn e dorėheqjes thuhet se tėrheqja nga kandidimi bėhet pėr arsye shėndetėsore. Kėrkesa mban datėn 29 janar tė kėtij viti dhe ėshtė njė dokument zyrtar, i noterizuar, i cili i dėrgohet kryesisė sė partisė

“Dėshiroj t`ju vė nė dijeni se, pėr arsye shėndetėsore, tė pafavorshme, vendosa tė tėrheq kandidaturėn pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės, nė zgjedhjet e 18 shkurtit 2007-tė. Ju falėnderoj pėr vlerėsimin dhe shpresoj nė mirėkuptimin tuaj pas kėsaj kėrkese. Ju dėshiroj suksese nė zgjedhjet lokale. Juaji, me nderime, Akile Rama”, - thuhet nė kėrkesėn, e cila mė pas i ėshtė dėrguar KQZ-sė, e cila ka bėrė dhe ēregjistrimin e kandidatit Rama, i cili vdiq vetėm njė ditė para zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Ndėrkohė qė poshtė emrit ėshtė dhe firma e tė ndjerit Rama, e cila ėshtė shumė e ngjashme dhe me firmėn qė ėshtė hedhur nė kėrkesėn pėr kandidim. Pra, ekspertėt e prokurorisė e kanė nė dosjet e tyre, hetimore kėtė kėrkesė, e cila provon katėrcipėrisht se Akile Rama ka qenė kandidat pėr tė deputet i Partisė Balli Kombėtar Demokrat, por mė pas, pėr arsye shėndetėsore ėshtė tėrhequr nga kjo garė. Nga ana tjetėr, nė momentin qė ėshtė bėrė kėrkesa, Akile Rama ka qenė nė gjendje tė mirė shėndetėsore, ndėrkohė qė shėndeti i tij ėshtė pėrkeqėsuar brenda njė kohė tė shkurtėr, si pasojė e njė ceroze nė mėlēi, sipas diagnozės sė mjekut.

Ndėrkohė, dalja nė dritė e kėtij dokumenti, tė cilin prokurori i ēėshtjes, Bilbil Mete, u mundua ta paraqiste si tė stisur, megjithėse ėshtė firma origjinale e Akile Ramės, nė bazė tė legjislacionit shqiptar hedh poshtė pretendimet e prokurorisė, e cila kėrkon tė fajėsojė me ēdo kusht gazetarin Ēelo Hoxha dhe kreun e PBKD-sė, Artur Roshi. Nga ky dokument kuptohet fare qartė se akuza e ngritur me denoncim tė krerėve tė PS-sė, ėshtė  vetėm njė farsė politike dhe e urdhėruar nga selia rozė, e cila mbart nė vetvete sigurinė se numri njė i hetimit do i zbatojė pikė pėr pikė udhėzimet qė vijnė prej andej. Prokuroria qėllimisht mundohet ta neglizhojė ekzistencėn e kėtij dokumenti, i cili shpreh dhe vullnetin e lirė tė kandidimit dhe mė pas tė tėrheqjes tė Akile Ramės nga kandidimi pėr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės.

 

 

Prokurorit tė ēėshtjes i kanė djegur dy herė shtėpinė dhe nuk ėshtė bėrė denoncimi.

 

Mete, karriera e dyshimtė e njė prokurori qė nga koha e diktaturės

 

Zoti prokuror duhet t’i pėrgjigjet pyetjes se, pėrse nė tė dy rastet qė i ėshtė djegur shtėpia, nuk ka bėrė denoncim. Mos rastėsisht kjo ka tė bėjė me punėn e tij? Njė pyetje tjetėr qė duhet t’i pėrgjigjet ish-hetuesi i diktaturės ėshtė se, pėrse nuk i shkoi deri nė fund ēėshtjes “Gjallica” nė vitin 1997-tė.....

 

Prokurori i ēėshtjes nė ngarkim tė tė dy tė pandehurve duket se pėrveē karrierės sė tij si njė vegėl e bindur e ish-Sigurimit tė Shtetit dhe mė pas hetuesisė nė kohėn e diktaturės, fsheh dhe disa dilema tė pashpjegueshme dhe pėr njė njeri normal, dhe jo mė pėr njė prokuror nė karrierė. Sipas tė dhėnave qė na vijnė nga rrugė tė ndryshme, mbetet e dyshimtė se, pėrse zotit Mete nė dy raste i ėshtė djegur shtėpia dhe nė tė dy rastet ky zotėri nuk ka reaguar. Mos ndoshta, kjo mungesė reagimi nga njė njeri i vendosur nė detyrė pėr tė zbatuar ligjin dhe gjetjen e kriminelėve ka tė bėjė pikėrisht me detyrėn e tij si hetues nė Dibėr dhe mė pas kryeprokuror i Pogradecit? Madje, zoti Mete, sipas burimeve tona tė informacionit ka braktisur qytetin e Dibrės, ku ishte emėruar para viteve `90-tė si hetues, pikėrisht pėr shkak tė djegies sė shtėpisė qė iu bė atje. Nė 1992-shin, vendoset nė Pogradec dhe fillimisht jeton me qira nė njė nga fshatrat e kėtij qyteti dhe mė pas akomodohet nė njė apartament, sėrish nė detyrėn e prokurorit tė rrethit nė vitin 1993 dhe akomodohet dhe kėtu me shtėpi. Por sėrish, edhe nė Pogradec i djegin shtėpinė, njė akt vandalist ky dhe i dėnueshėm, por pėr habinė e tė gjithėve numri njė i hetimit nė qytet nuk ndėrrmer asnjė reagim pėr tė gjetur autorėt.  Nga ana tjetėr, zoti Mete njihej pėrgjatė kohės sė diktaturės pėr dėnimet qė ka dhėnė, pėr agjitacion e propagandė, por duket se pika mė e dobėt e tij ka qenė kalimi i paligjshėm i kufirit, ku nga informacionet qė kemi bėhet e ditur se nga firma e Metes janė dėnuar dy persona nė Dibėr. Shkojmė mė tej, nė vitin 1997-tė, pas trazirave, PS-ja e emėron prokuror nė Tiranė, ku i ngarkohet pėr hetim ēėshtja e kompanisė “Gjallica”, tė cilėn e abandonon, pa e zbardhur mirė. Nė vitin 2003, zoti Mete ngarkohet nga zoti Sollaku pėr zbardhjen e ēėshtjes sė tregtarit maqedonas, Remzi Hoxha, gjatė sė cilės, pa pasur asnjė fakt nė dorė, arreston dhe mban nė burg pėr mė shumė se njė vit disa persona, tė cilėt mė pas gjykata i shpall tė pafajshėm. E pra, kėto janė vetėm disa nga episodet e punės sė zotit Mete dhe gazeta nė ditėt nė vijim do tė investigojė dhe do tė nxjerrė edhe tė tjera. Por, vetėm nga kaq sa pėrmendėm, duket qartė se prokurori i devotshėm Mete, karrierėn e tij mė tė suksesshme e ka pasur gjatė kohės sė monizmit, ku i pėlqente tė dėnonte njerėz pa fakte, sepse e mbėshteste partia, por duke harruar se kohėt kanė ndryshuar dhe sot, Mete gdhihet me tė njėjtat metoda, nė vitin 2007-tė, duke harruar se shqiptarėt kanė mė shumė se 16 vjet qė jetojnė nė njė shtet demokratik, dhe prokuroria ėshtė pėr t`i ardhur nė ndihmė qytetarėve dhe jo pėr tė zbatuar urdhrat e Edi Ramės, tė cilat i pėrēon me anė tė interlokutorit Dhori Sollaku.

 

 

Partia Republikane dhe Partia Demokrate e Re dėnuan arrestimin e kryetarit tė Partisė Balli Kombėtar Demokrat, Artur Roshi, si dhe tė analistit Ēelo Hoxha.

  Nė njė konferencė pėr shtyp, kryetari i grupit parlamentar tė PR-sė, Arjan Madhi, sqaroi se, "kėrkesa proceduriale pėr masat e arrestit me burg kėrkojnė domosdoshmėrisht rrezikshmėrinė e veēantė tė tė pandehurve".

  Nė kėtė drejtim ai theksoi se, "ėshtė fakt domethėnės se nga vepra penale, e pretenduar nuk ėshtė shkaktuar asnjė pasojė, si ndaj subjektit qė kėrkoi fillimin e procedimit penal, ashtu edhe ndaj shoqėrisė".

  Ndėrsa zėdhėnėsi i PDR-sė, Ermal Bushi, u shpreh se, "duke konsideruar se personat nė fjalė nuk janė as tė dhunshėm dhe as nė ndonjė mėnyrė tjetėr nuk paraqesin ndonjė rrezik pėr bashkėqytetarėt apo pėr punonjėsit e gjyqėsorit qė merren me kėtė ēėshtje, mbajtjen e tyre nė burg e konsideron shumė tė pavend".

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

Ministria e Punės prezanton programin e ri tė punėsimit pėr 2007-ėn

 

Programi i punėsimit, kėtė vit 2 700 persona fillojnė punė

 

Sipas programit tė punėsimit janė pėrcaktuar si elemente tė rėndėsishme, realizimi i 9 500 ndėrmjetėsimeve pėr punėkėrkuesit e papunė, nga tė cilėt, 1 350 do tė jenė nga skema e mbėshtetjes me tė ardhura, 350 punėkėrkues, tė papunė nga skema e pagesės sė papunėsisė dhe 1 mijė punėkėrkues, tė papunė nga skema e ndihmės ekonomike

 

Rildo Ngjela

Rreth 2 700 persona tė papunė qė janė tė regjistruar nė skemėn e Ministrisė sė Punės do tė punėsohen nėpėrmjet programit tė punėsimit pėr kėtė vit tė hartuar nga kjo ministri. Sipas kėtij programi, i cili ėshtė nė zbatim me programin e qeverisė, pėr shėrbimet e punėsimit, nė varėsi tė Ministrisė sė Punės janė pėrcaktuar si elemente tė rėndėsishme, realizimi i 9 500 ndėrmjetėsimeve pėr punėkėrkuesit e papunė, nga tė cilėt 1 350 do tė jenė nga skema e mbėshtetjes me tė ardhura, 350 punėkėrkues tė papunė nga skema e pagesės sė papunėsisė dhe 1 mijė punėkėrkues tė papunė nga skema e ndihmės ekonomike. Nė programin e punėsimit thuhet se, gjatė vitit nė vazhdim, Shėrbimi Kombėtar i Punėsimit, nė bashkėpunim me AMS-nė nė Suedi do tė bėjė tė mundur realizimin e projektit “Shėrbime punėsimi efiēiente nė Shqipėri”, i cili synon informatizimin e zyrave rajonale tė punėsimit. Sipas objektivave tė punėsimit, informatizimi i shėrbimeve tė punėsimit nė tė gjithė vendin ėshtė njė domosdoshmėri dhe pritet tė ndikojė nė rritjen e efektivitetit tė zyrave tė punės dhe konkretizimit tė bashkėpunimit me sipėrmarrjen, duke pėrafruar nė kohė reale ofertėn me kėrkesėn nė tregun e punės. Kėsaj kėrkese tė tregut tė punės, sot nė Shqipėri i shėrben edhe bashkėpunimi me Agjencinė Kombėtare pėr Punėsim tė Francės, nė kuadėr tė njė programi qė synon tė ndikojė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimeve nė tė gjitha zyrat e punėsimit, duke synuar afrimin e shėrbimeve tė punėsimit me standardet e Bashkimit Europian.

Formimi profesional

Pėrveē rritjes cilėsore tė shėrbimeve tė punėsimit, prioritet i Ministrisė sė Punės dhe Shėrbimit Kombėtar tė Punėsimit pėr vitin 2007 ėshtė edhe pėrmirėsimi i shėrbimit nė formimin profesional. Programi i punėsimit thotė se ėshtė parashikuar qė gjatė kėtij viti, nė nėntė qendrat publike tė Formimit Profesional nė tė gjithė vendin tė trajnohen rreth 8 mijė personave, nga tė cilėt 400 tė marrin njė profesion tė ri. Nga ky kontigjent parashikohet qė 2 mijė persona qė do tė formohen profesionalisht, tė jenė nga skema e punėkėrkuesve tė papunė tė regjistruar si tė tillė nė zyrat e punės pėrkatėse, nga tė cilėt 1 200 me tarifa tė reduktuara, 300 falas dhe vetėm 500 me pagesė tė plotė.

Trajnimi

“Me qėllim rritjen e cilėsisė tė mėsimdhėnies nė kėto qendra me njohuri bashkėkohore dhe tė teknologjisė sė fundit ėshtė parashikuar edhe hartimi i kurrikulave tė reja si dhe rritja e investimeve pėr ngritjen e kabineteve tė reja dhe pėrmirėsimin e atyre aktuale. Kėshtu, nėpėrmjet programit CARDS, nė Qendrat publike tė Formimit Profesional parashikohen tė investohen 800 mijė euro, ndėrsa nga buxheti i shtetit pėr katėr qendra tė tjera do tė investohen rreth 70 milionė lekė tė reja”, thuhet nė programin e punėsimit tė Ministrisė sė Punės. Gjatė kėtij viti parashikohet hartimi i pesė kurrikulave tė reja nė pėrputhje me kėrkesat qė bėjnė Drejtoritė Rajonale tė FPP. Kėto kurrikula do tė pėrfshijnė riparim radio-televizioni, punim druri, mekanik metal-prerės, elektro-shtėpiake dhe autoservis. Nė bashkėpunim me “Swisscontact”, nėpėrmjet projektit “Alb VET”, kėtė vit do tė fillojė projekti pėr krijimin e qendrės sė lėvizshme tė formimit profesional, e cila do tė ushtrojė aktivitetin e saj nė zonėn verilindore tė vendit tonė, zonė qė deri tani nuk ka mundur tė mbulohet nė mėnyrė tė plotė nga nėntė qendrat publike tė formimit profesional.

 

 

 

 

 

 

Akreditimi i institucioneve shėndetėsore, zhvillohet konferenca e parė

 

Institucionet e shėndetėsisė shkėmbejnė eksperienca nė rajon

 

Pėrfundoi dje konferenca dyditore “Institucionalizimi i Cilėsisė sė Shėrbimeve Shėndetėsore nė Europėn Juglindore”, njė nismė e pėrfunduar me sukses nga Qendra Kombėtare e Cilėsisė dhe Akreditimit tė Shėrbimeve Shėndetėsore. Nė kėtė konferencė morėn pjesė drejtues tė qendrave tė akreditimit tė rajoneve Marche, Bari, Peskara, (Itali), nga Kroacia, Serbia, Kosova, Maqedonia, Polonia, pėrfaqėsues tė OBSH-sė pėr rajonin e Europės si dhe nga shoqata europiane pėr cilėsi nė kujdesin shėndetėsor. Bashkėpunimin rajonal nė fushėn e shėndetėsisė, ministri i Shėndetėsisė, Maksim Cikuli, nė fjalėn e tij e konsideroi “njė tregues tė frytshėm qė bashkojnė shėndetėsinė e vendeve tona dhe pėr realizimin e standardeve mbi tė cilat do tė realizohet akreditimi”. Sipas tij, disa probleme janė tė njėjta; mbi tė gjitha pacientėt janė tė pėrbashkėt, mjekėt po ashtu, por ka ndryshime nė financim dhe e gjithė kjo mund tė pėrmblidhet nė cilėsi tė shėrbimeve shėndetėsore tė ofruara. “Ėshtė pikėrisht kjo qė e bėn krejt tė ndryshme cilėsinė e shėrbimeve shėndetėsore nė vendet e Europės Juglindore dhe nė vendet e BE-sė”, - tha Cikuli, duke theksuar mė tej se, “dhėnia e njė kujdesi shėndetėsor tė sigurtė dhe me cilėsi tė mirė e mbi tė gjitha me njė ekuilibėr optimal midis barazisė dhe kostefektivitetit ėshtė prioriteti themelor i Ministrisisė sė Shėndetėsisė”. Drejtori i QKCAISH-sė, Isuf Kalo, e konsideroi takimin si “konferencėn e parė ndėrkombėtare qė bėhet pėr instuticionalizimin e cilėsisė sė kujdesit shėndetėsor pėr vendet e Europės Juglindore”. Kalo e komentoi atė tė nxitur nga dėshira pėr tė ndarė me njėri-tjetrin njė proces, si ai i akreditimit, qė ėshtė ende i ri pėr shumė vende dhe pėr tė pėrfituar nga zgjidhjet optimale tė njėri-tjetrit. Sipas tij, problemet qė hasen nė sistemin e akreditimit dhe licencimit nė tė gjitha vendet e rajonit janė tė ngjashme, pasi pothuaj tė gjitha vendet juglindore kanė kaluar kėtė periudhė tė tranzicionit.

 

 

Ministria e Bujqėsisė lehtėson tarifat bujqėsore

 

Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit po rishikon tė gjitha tarifat bujqėsore, me qėllim uljen e tyre brenda normave tė lejuara, duke iu ardhur kėshtu nė ndihmė tė gjithė atyre qė merren me bujqėsi. Burime nga kjo ministri bėnė tė ditur se, me urdhėr tė ministrit tė MBUMK-sė, Jemin Gjana, tė gjitha institucionet pėrkatėse, entet e farėrave, imputeve bujqesore, institute kėrkimore e laboratorike, po rishikojnė tarifat pėr tė gjitha llojet e analizave tė farėrave dhe imputeve bujqėsore qė importohen si dhe tė atyre qė prodhohen nė vend, me qėllim uljen e tyre nė kuotat normale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prezantohet programi pėr prevalencėn e lartė tė kancerit

 

Cikuli: Program i posaēėm pėr kurimin e kancerit

 

Hartimi i Programit Kombėtar tė Kontrollit tė Kancerit nė Shqipėri (PKKK), me mbėshtetjen e OBSH-sė, do tė bashkėrendojė tė gjitha politikat e ndėrmarra shėndetėsore nė uljen e vdekshmėrisė nga kanceri nė vend

 

Rildo Ngjela

Grupi i Punės sė Bordit Kombėtar tė Kancerit ka  prezantuar, ditėn e djeshme, draftin e parė tė hartuar tė Programit Kombėtar tė Kontrollit tė Kancerit, i cili parashikohet tė mbajė nėn kopntroll prevalencėn e  lartė tė kėsaj sėmundjeje. Sėmundja e kancerit, shkaku kryesor i vdekshmėrisė nė vend pas sėmundjeve kardiovaskulare, po shėnon rritje tė  ndjeshme nga viti nė vit, njė tregues qė parashikon dyfishim tė rasteve nė tre dekadat e ardhshme. Hartimi i Programit Kombėtar tė Kontrollit tė Kancerit nė Shqipėri (PKKK), me mbėshtetjen e OBSH-sė, u konsiderua nga Ministri i Shėndetėsisė, Maksim Cikuli, si njė instrument qė do tė bashkėrendojė tė gjitha politikat e ndėrmarra shėndetėsore nė uljen e vdekshmėrisė nga kanceri nė vend, duke vėnė nė dukje se krijimi pėr herė tė parė pas 15 vitesh i kėtij dokumenti, pėrbėn objektivin prioritar tė qeverisė.

Kanceri

Cikuli u shpreh se, Shqipėria po pėrballet me shtim tė shpejtė tė rasteve tė kancerit dhe pėr kėtė kėrkohet tė trajtohet me njė pėrqasje nga kėndvėshtrimi i shėndetit publik, por lufta kundėr kėsaj sėmundjeje nuk ėshtė njė gjė e re pėr politikat tona shėndetėsore, tė cilat kanė ecur pėrpara nė intensifikimin e luftės kundėr kancerit. “Ministria e Shėndetėsisė me  veprimtarinė e saj ka intensifikuar luftėn kundėr kancerit, duke rehabilituar e pajisur me mjete Spitalin  e Onkologjisė, dyfishuar shumėn pėr blerjen e  citostatikėve, implementuar ligjin kundėr duhanit,  alkoolit dhe ka ndėrmarrė njė sėrė projektesh tė tjera qė po zhvillohen paralelisht me synimin e uljes sė rasteve tė kancerit nė vendin tonė”, - tha Cikuli.

Rastet

Sipas patologut onkolog, Shahin Kadare, Regjistri Kombėtar pranė Qendrės Spitalore Universitare nė Tiranė tregon njė rritje tė pėrditshme tė rasteve tė kancerit dhe kėto ritme flasin pėr njė dyfishim tė rasteve nė tri dekadat e ardhshme. Ai argumentoi se, rritja e rasteve nė tė ardhmen do tė ndodhė si pasojė e ndryshimit nė strukturėn moshore tė popullsisė shqiptare, me rritjen e moshės mesatare tė popullsisė dhe shtimin e grupmoshave tė vjetra. “Nga tė dhėnat e shėrbimit onkologjik, disa forma tė kancerit si ai i gjirit, nė tri dekadat e fundit janė trefishuar. Vendin e parė e zė kanceri i mushkėrisė dhe i lėkurės pėr meshkujt, ndėrsa pėr femrat e zė kanceri i gjirit dhe i lėkurės. Nga 9 lloje tė kancereve qė hasen nė Shqipėri, shtatė prej tyre janė tė mundshme pėr t'u parandaluar, duke shmangur shkaktarėt parėsorė tė riskut", - tregoi Kadare. Duke krahasuar prevalencėn e kancerit tė vendit tonė me shtetet europiane dhe tė rajonit, Kadare saktėsoi se, 100 rastet e reja nė vit me sėmundje tė kancerit pėr 100 mijė banorė tė vendit tonė, konsiderohen tė ulėta. “Kjo pėrhapje shpjegohet me moshėn e re tė popullsisė sonė, ku mosha mesatare ėshtė 31 vjeē dhe regjistrimi jo i plotė i tė gjitha rasteve, si pasojė e mungesės sė regjistrit kombėtar pėr kancerin”, - tha ai. Nga tė dhėnat e OBSH-sė mėsohet se, nė tė gjithė botėn ekzistojnė 10 milionė raste tė reja nė vit me kancer, nga tė cilėt 7 milionė do tė vdesin nga kjo sėmundje. Mė shumė se 70 pėr qind e vdekjeve nga kanceri ndodhin nė vendet me tė ardhura tė ulėta dhe tė mesme, ku burimet e mundshme pėr zbulimin e hershėm, diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin paliativ janė tė kufizuara ose nuk ekzistojnė. Pėr kėtė, OBSH-ja ka nisur dhe zhvilluar njė strategji pėr kontrollin e kancerit, duke promovuar udhėzimet pėr ngritjen e Programeve Kombėtare tė Kontrollit tė Kancerit.

 

 

TAGLIO

 

Njė program prej 40 mijė eurosh do tė shtojė gjelbėrimin nė shkollat e Tiranės

 

MASH-MMPAU fillojnė aksionin “Pemė nė ēdo shkollė”

 

Rreth 30 fidanė pemėsh u mbollėn ditėn e djeshme nė shkollėn e mesme “Partizani”, nė Tiranė, nė kuadėr tė nismės “Pemė nė ēdo shkollė”, tė ndėrmarrė sė fundmi nga Ministria e Arsimit, nė bashkėpunim me Ministrinė e Mjedisit. Ministrat Pollo dhe Xhuveli, tė pranishėm nė kėtė aktivitet, e vlerėsuan zhvillimin e kėtij aksioni si njė domosdoshmėri pėr tė patur gjelbėrim nė ambientet shkollore. Aktiviteti i djeshėm i MASH-it dhe MMPAU-sė, promovoi fillimin e njė projekti me vlerė 40 mijė euro me disa partnerė tė huaj, pėr realizimin e veprimtarive me karakter mjedisor nė 20 shkolla tė arsimit parauniversitar nė katėr rrethe tė vendit, pėrkatėsisht nė Tiranė, Durrės, Shkodėr dhe Korēė. Shkollat qė janė pėrzgjedhur nė Tiranėn nga janė: "Doria D’Istria", "Myslym Keta", "Besnik Sykja", "Bajram Curri" dhe "Sabaudin Gabrani". Ky projek, pėrveē pėrmirėsimit fizik tė cilėsisė sė mjedisit nė kėto shkolla synon edhe nxitjen e pjesėmarrjes sė nxėnėsve aktivitete mjedisore. “Me kėtė projekt synojmė tė ketė pemė nė ēdo shkollė, njė nismė qė synon ndėrkohė gjelbėrimin e Tiranės, njė qytet qė vuan nga kufizimi i hapėsirave tė gjelbėrta, por tė paktėn mendojmė se nė oborret e shkollave ka vend e mundėsi pėr tė pasur mė shumė pemė”, - tha Pollo. Ndėsa Xhuveli u shpreh se, shtimi i mbjelljeve tė fidanėve, pėrmes veprimtarive tė karakterit mjedisor do tė mundėsojė qė prania e gjelbėrimit tė ndihet kudo nė kryeqytet, duke ndihmuar nė pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe krijimin e mjediseve tė gjelbėruara.

 

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

Pas vjedhjes sė “Volkswagen”-it largohet nė drejtim tė paditur

Arrestohet grabitėsi i makinės

 

Kanė mjaftuar 48 orė qė policia tė vendosė nė pranga shtetasin 22-vjeēar Nertil Ciko, i cili i ka grabitur 38-vjeēarit, Arjan Janku, automjetin tip “Volkswagen”…

 

KORĒĖ- Nė njė kohė kur trafiku i automjeteve kishte dy vjet qė nuk ishte rishfaqur nė qytetin e Korēės, 22- vjeēari, i quajtur Nertil Ciko, banor i qytetit tė Korēės ka rrėmbyer makinėn e Arjan Jankut dhe ėshtė zhdukur, ndėrsa policia bėri tė ditur se ishte vėnė nė ndjekje tė tij qė nė ēastin e marrjes sė njoftimit. Mė shumė se njė rrėmbim makine, veprimi i Cikos duket se ka qenė njė grabitje, motivet e tė cilit ende kanė mbetur tė panjohura. Gjithēka e ndodhur me automjetin tip “Volkswagen” ėshtė bėrė e njohur pėr policinė e Korēės nga vetė pronari i automjetit, 38-vjeēari Arjan Janku, i cili ka bėrė kallėzim penal. Ndėrkohė, policia e Korēės ka bėrė tė ditur se pas 48 orė kėrkimesh ėshtė arrestuar autori i vjedhjes sė makinės. Burime pranė policisė bėnė tė ditur se, shtetasi Arjan Janku, 38 vjeē, lindur dhe banues nė fshatin Drenovė, tė qytetit tė Korēės kishte bėrė kallėzim penal pėr 22-vjeēarin Nertil Ciko, nėn pretendimin se kishte qenė ky shtetas qė i kishte grabitur automjetin. Pėr sa mė sipėr, Janku ishte paraqitur pranė komisariatit tė oolicisė Korēė, nė orėn 15.00, tė dy ditėve mė parė, vetėm pasi kishte konstatuar se automjeti i tij nuk gjendej mė. Nė tė njėjtėn kohė, Janku ka dhėnė informacion e nevojshėm mbi automjetin e tij, duke saktėsuar se makina e tij ishte e tipit “Volkswagen  Golf-3”, nė ngjyrė tė zezė, me targa SUW-2N. Nė kallėzimin e tij penal, 38-vjeēari Janku kishte  pėrmendur emrin e Nertil Cikos, si grabitės i mundshėm i “Volkswagen”-it tė tij, ēka ka bėrė tė mundur qė policia e Korēės tė vihet nė kėrkim tė shtetasit tė dyshuar pėr konsumim tė veprės penale tė vjedhjes. Ndėrkohė, policisė i kanė mjaftur vetėm 48 orė kohė pėr tė kapur shtetasin e dyshuar pėr vjedhjen e automjetit tė banorit nga fshati Drenovė i rrethit tė Korēės. Fill pas marrjes sė kėtij njoftimi, bėn tė ditur policia, strukturat e policisė sė antitrafiqeve janė vėnė nė lėvizje tė menjėhershme pėr gjetjen e shtetasit tė denoncuar nga Janku. Edhe pse Ciko nuk ishte gjetur nė banesėn e tij, siē konfirmojnė burimet policore, pėrpjekjet pėr gjetjen e tij nuk janė ndėrprerė. Vetėm pas 48 orė kėrkimesh, policia e Korēės bėn tė ditur se, ka mundur tė arrestojė 22-vjeēarin Nertil Ciko, nga qyteti i Korēės. Burime pranė Drejtorisė sė Policisė konfirmuan gjithashtu se, tashmė po punohet pėr dokumentimin e plotė tė kėsaj ngjarjeje, e cila do tė mund tė zbardhė tė vėrtetėn e kėsaj vjedhjeje, e cila ėshtė e lidhur ngushtė me fenomenin e grabitjes sė makinave. Sipas statistikave tė policisė konstatohet se, grabitja e automjeteve ka pothuajse dy vjet qė ėshtė ndėrprerė, ku para vitit 2005 gjatė njė viti grabiteshin mė shumė se 10 automjete, veēanėrisht automjetet e tipi “Benz”. Tashmė, gjetja e tė denoncuarit do tė ndihmojė pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje, nėse 22-vjeēari, Nertil Ciko do tė jetė vėrtet i implikuar nė fenomenin e trafikimit tė automjeteve. Ndėrkohė, bėhet e ditur se, tashmė kjo ēėshtje i ka kaluar Prokurorisė sė Rrethit Korēė, e cila ka nisur hetimet pėr kėtė vepėr penale.

SELDI HASANASI

 

Kapen hajdutėt e nėnstacionit tė Fllakės

 

DURRĖS- Dy persona tė dyshuar pėr vjedhjen e  materialeve elektrike qė ndodhen brenda nė kabinat e transformatorėve tė qytetit tė Durrėsit dhe tė nėnstacionit tė Fllakės janė ndaluar nga forcat e policies lokale. Burime zyrtare tė policisė sė qarkut tė Durrėsit thanė se shtetasi E. K, 28 vjeē, lindur nė Katundin e Ri ėshtė ndaluar, pasi dyshohet tė ketė vjedhur njė sasi materialesh elektrike nė njė nga kabinat e nėnstacionit tė Fllakės, qė ndodhet 12 km larg qytetit bregdetar tė Durrėsit. Nė tė njėjtėn ditė ka rėnė nė prangat e policisė edhe shtetasi G. T, 32 vjeē, lindur dhe banues nė qytetin e Durrėsit, i cili dyshohet se ka vjedhur njė sasi kablli elektrik qė ndodhej nė njė nga kabinat e transformatorėve nė lagjen nr.5 tė qytetit bregdetar. Pas kėsaj, tė dy kėta shtetas do tė procedohen penalisht pėr autorėsinė e konsumimit tė veprės penal tė shkatėrrimit tė rrjetit elektrik dhe atij tė vjedhjes.

 

Konflikti pėr pronėn, plumba 36-vjeēarit

 

SHKODĖR- Rreth orės 14:00, nė lagjen “Kongresi i Pėrmetit” ėshtė shėnuar njė goditje me armė. Sipas  policisė, shtetasi Besnik Velia ka pasur njė konflikt me shtetasin A. E, nė lidhje me njė pronė. Tė dy shtetasit janė takuar pėr tė diskutuar rreth problemit, por kanė kaluar nė fyrje dhe sharje mes tyre. Nė debat e sipėr 34-vjeēari, Besnik Velia, lindur dhe banues nė lagjen “Salo Halili”, tė qytetit tė Shkodrės, ka nxjerrė armėn e zjarrit dhe ka qėlluar nė bark shtetasin 36-vjeēar A. E. Pas plagosjes, autori Velia ėshtė larguar me shpejtėsi nga vendi i ngjarjes, sė bashku me shoqėruesin e tij, shtetasin 39-vjeēar Bektash Kazazi, lindur dhe banues po nė lagjen “Salo Halili”, tė qytetit tė Shkodrės. Sipas policisė, dy shtetasit janė larguar me automjetin tip “Benz 280”, me targa SH 4320 C. Efektivat e policisė bėnė tė mundur gjetjen e armės me tė cilėn u krye palgosja, njė pistoletė e tipit “TT”, qė ishte fshehur disa metra larg nga vendi i ngjarjes, si dhe arritėn tė bllokonin  automjetin. Po ashtu, policia bėri tė mundur  ndalimin dhe shoqėrimin pėr nė komisariat tė shtetasit Afrim Kazazi pėr tė sqaruar shkallėn e pjesėmarrjes sė tij nė ngjarje. Strukturat e policisė kanė bėrė dokumentimin ligjor tė kėsaj ngjarjeje, si dhe kanė shpallur nė kėrkim shtetasin Besnik Velija. Materialet hetimore i kaluan pėr ndjekje Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Shkodėr, pėr hetimin e mėtejshėm tė veprės penale “Plagosje e rėndė me dashje” dhe “Mbatje pa leje e armėve tė zjarrit”.

 A.LAGERTA

 

Aksidenti, dy persona nė spital

 

LUSHNJĖ-Dy shtetas u plagosėn nė njė aksident automobilistik, tė ndodhur nė segmentin rrugor Lushnjė–Divjakė, ndėrkohė qė Prokuroria e Rrethit  ka nisur ēėshtjen penale nė ngarkim tė njėrit prej tyre, i cili mendohet tė ketė shkaktuar aksidentin. Sipas policisė, ngjarja ka ndodhur rreth orės 22.00, nė hyrje tė Divjakės, ku 19-vjeēari, teksa drejtonte motorin e tij tip "Jamaha", ka humbur kontrollin e tij. Si pasojė, ėshtė aksidentuar drejtuesi i motorit dhe shtetasi Panajot Shahini, 34 vjeē, banues nė fshatin Shėnepremte tė rrethit tė Lushnjes, i cili udhėtonte me tė si pasagjer. Tė plagosurit janė dėrguar menjėherė nė spitalin rajonal tė Lushnjės, ku kanė marrė ndihmėn e parė mjekėsore. Aktualisht, drejtuesi 19-vjeēar i motorit ndodhet nė spitalin ushtarak nė Tiranė, nė gjendje tė rėndė shėndetėsore, bėnė tė ditur burimet nga policia.  

 

Kanos me pistoletė, shpallet i kėrkuar

 

ELBASAN-Policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė shtetasit Klevis Gripshi, lindur e banues nė qytetin e Elbasanit, i cili gjatė njė grindjeje pėr motive tė dobėta me shtetasin Bajram Hidri, e ka kėrcėnuar kėtė tė fundit me pistoletė dhe mė pas ėshtė larguar nė drejtim tė paditur. Kallėzimin penal nė ngarkim tė Gripshit e ka bėrė vetė i kėrcėnuari, i cili ka deklaruar se, mbas njė konflikti pėr motive tė dobėta Klevis Gripshi e ka kėrcėnuar me pistoletė, nė qendėr tė qytetit, tek vendi i thirrur “Kryqėzimi i  Krsitoforidhit”. Menjėherė, efektivat e komisariatit tė Policisė janė vėnė nė ndjekje tė shtetasit Klevis Gripshi, 32 vjeē, ndaj tė cilit ka filluar ēėshtja penale nė gjendje tė lirė, ndėrkohė qė materialet nė ngarkim tė tij i kanė kaluar Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor tė Elbasanit.

SUELA AZEMI

 

Policia e qarkullimit, aksion pėr vjeljen e gjobave

 

 FIER- Sektori i policisė sė qarkullimit rrugor ka ndėrmarrė njė aksion pėr vjeljen e gjobave tė vendosura ndaj drejtuesve tė automjeteve qė kanė shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Shefi i kėsaj policie, Leonard Muka, bėri tė ditur se janė vjelė 70 gjoba me vlerė 150 mijė lekė. “Pėr kėtė, u ngritėn postblloqe nė segmentet kryesore tė rrugėve nacionale, ku ai kryesor ishte nė rotondon tek parku, qė ėshtė nyja kyē e qarkullimit, pasi ėshtė porta hyrėse dhe dalėse qė lidh qytetin e Fierit me zonėn juglindore dhe perėndimore tė vendit”, - ka deklaruar Muka. Sipas tij, kjo bėri tė ditur vjeljen e gjobave tė shumė drejtuesve tė automjeteve tė kėtyre zonave. Megjithatė, sipas tij, ende ka drejtues automjetesh, tė cilėt kanė mė shumė se 3-4 gjoba. Sipas tij, gjobat e vendosura duhen vjelė brenda vitit, pasi me kalimin e tij, kėto gjoba digjen dhe policia nuk ka tė drejtė mė t'i arkėtojė. Aksioni ka nisur ditėn e premte tė javės sė shkuar dhe do tė vazhdojė edhe nė ditėt e ardhshme, deri nė likujdimin e plotė tė tė gjitha gjobave. Rrethi i Fierit radhitet ndėr tė parėt nė shkallė vendi pėrsa i pėrket vjeljes sė gjobave.

 

 

 

 

RAJONI

 

Vazhdojnė konsultimet pėr statustin e Kosovės ndėrmjet delegacioneve tė Prishtinės dhe Beogradit

 

Kosova kėrkon decentralizim qytetar, Serbia territore 

 

Nė Vjenė kanė vazhduar edhe dje konsultimet pėr statustin e Kosovės. Nė rend dite tė pėrfaqėsuesve tė Prishtinės dhe Beogradit ėshtė tema e decentralizimit qė konsiderohet njė nga ēėshtjet mė tė rėnda tė bisedimeve teknike. Kryesuesi i delgacionit kosovar, Lutfi Haziri, flet pėr dallimet e thella konceptuale midis delegacioneve. 

Prishtina ka kėrkuar njė "decentralizim qytetar", pra jo mbi baza etnike, duke pėrjashtuar mundėsinė e krijimit tė njė pushteti tė ndėrmjetėm, ndėrkohė qė Beogradi ka pėrsėritur qėndrimin se do pushtet mė tė madh pėr komunat serbe dhe lidhje tė fuqishme tė tyre me autoritetet nė Serbi.

Kryesuesi i delegacionit tė Kosovės, Lutfi Haziri, ka deklaruar se, parimi i ndarjes nė vija etnike ėshtė pengesė pėr pėrafrim tė qėndrimeve. “Delegacioni i Serbisė, parimet e procesit tė decentralizmit i ka vendosur nė ndarje tė dy bashkėsive, nė ndarje tė shumicės dhe pakicės, pra nė ndarje territoriale tė kėtyre grupeve etnike. Ata e shohin Kosovėn nga njė shumicė shqiptare dhe pakicė serbe qė janė tė ndara territorialisht”, - ėshtė shprehur Haziri.

 

 

 

Intervistė e zv.kryeministrit Lutfi Haziri

 

 

 

Ēfarė ka kėrkuar sot delegacioni i Kosovės pėr ēėshtjen e aneksit tė decentralizimit?

 

Lutfi Haziri: Ne i kemi adresuar ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me definime, me qartėsi tė disa neneve dhe deri kėtu kemi gjetur njė angazhim konstruktiv mund tė them, pėrderisa pala tjetėr vazhdon tė jetė refuzuese dhe tė bėjė propozime, ashtu siē ka bėrė propozime para njė viti dhe ashtu siē ėshtė sjellė deri tani nė tė gjithė procesin, mendon ta ndėrrojė strukturėn dhe ta ndėrrojė dokumentin e tillė.

 

Cilat mendoni se janė gjasat pėr tė ndryshuar propozimin e Ahtisarit, kur merret parasysh edhe fakti qė, siē thoni, qėndrimet janė diametralisht tė kundėrta, mes Prishtinės e Beogradit?

 

Lutfi Haziri: Realisht, dokumenti ėshtė njė themel pozitiv, ndėrsa qartėsimet nėnkuptojnė qė e funksionalizojnė mė shumė, ose implementimin e bėjnė nė tė lehtė nesėr, ose institucionet lokale janė mė tė qėndrueshme nė kėtė raport. Nė kėtė rrafsh, ne duam qė tė kemi rolin tonė pozitiv. Realisht, besoj se nė tėrėsi po ecet mė njė frymė konstruktiviteti. Ne as nuk kemi pritur dhe as qė kemi besuar qė pala serbe mund tė sjellė diēka pozitive, apo qė sė paku sjelljen ta kishte mė realiste.

 

A ėshtė i pranueshėm decentralizimi pėr palėn kosovare, nė formėn qė ėshtė propozuar nga Ahtisari edhe nėse nuk ndryshohet asnjė pikė?

 

Lutfi Haziri: Ai aneks e rregullon... vetėm vendos parimet, rregullon dhe formėson funksionalitetin dhe mėnyrėn e bashkėpunimit, vendos norma dhe fushėn e parimit tė buxhetit lokal dhe tė drejtat e kompetencave, i saktėson ato dhe formėn e bashkėpunimit. Pjesa tjetėr do tė kryhet nė Kosovė. Infrastruktura ligjore, sjellja e ligjeve tė reja dhe shumė akte tė tjera qė e rregullojnė buxhetin lokal do tė duhet tė miratohen nga parlamenti i Kosovės. Nė Prishtinė rregullohet infrastruktura ligjore, atje miratohet. Kėto procese, realisht janė tė vėshira, janė tė shtrenjta, janė tė komplikuara, aq mė shumė qė ka edhe kriterin etnik. Nė pėrgjithėsi, besoj se e ardhmja e pushtetit lokal do tė vendoset nė parime tė qėndrueshme. S'ėshtė krejt ashtu siē kemi dashur ne, por e kemi parasysh se kontributi jonė lidhet ngushtė me tė ardhmen e vendit dhe pavarėsinė e Kosovės: finalizimin e kėtij procesi. Nė jemi duke bėrė gjithēka qė vėrtet edhe zgjidhjet kėtu tė jenė funksionale, pra ta realizojmė pavarėsinė nė aspektin formal sa mė shpejt. 

 

 

Beograd

 

Serbėt protestojnė kundėr planit tė Ahtisarit

 

I ngarkuari me punė i ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Beograd, Roderick Moore, ka biseduar me organizatorėt e protestės sė djeshme para ndėrtesės sė ambasadės. Disa mijėra njerėz u tubuan para ambasadės, nė protestėn e organizuar nga Kėshilli Nacional Serb, pėr tė kundėrshtuar planin e tė dėrguarit tė Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari. Moore ka theksuar se, Shtetet e Bashkuara, si njė vend demokratik, "e mbėshtesin tė drejtėn pėr protestė paqėsore, si mėnyrė legjitime tė lirisė sė shprehjes". Nė takimin me pėrfaqėsuesit e protestuesve, Moore gjithashtu ka theksuar se SHBA-tė e mbėshtesin tė ardhmen e sigurtė dhe tė qetė pėr tė gjithė njerėzit qė jetojnė nė Kosovė, pėrfshirė edhe serbėt e Kosovės.

Protestuesit mbajnė parulla me mbishkrimin "Rusi, pėrdore veton". Thirrje pėr dalje masive nė protestė ka bėrė edhe Partia Radikale e Serbisė. Sipas agjencive perėndimore tė lajmeve, protesta pritet tė jetė demonstrata mė e madhe antiamerikane nė Serbi qė nga rėnia e Sllobodan Millosheviēit.

 

 

OSBE: Beogradi tė jetė konstruktiv nė qasjen ndaj Kosovės

 

Kryesuesi i OSBE-sė, ministri i Jashtėm i Spanjės, Miguel Angel Moratinos, iu bėri thirrje autoriteteve tė Serbisė qė tė miratojnė njė qasje konstruktive nė fazėn e fundit tė konsultimeve pėr statusin e Kosovės.

"I kam inkurajuar liderėt serbė qė nė mėnyrė konstruktive tė angazhohen nė konsultimet pėr Kosovėn", - tha Moratinos pas takimit me presidentin Boris Tadiē, kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe ministrin e Jashtėm, Vuk Drashkoviē.

"Pėr tė ruajtur karakterin shumėetnik tė Kosovės, tė gjitha palėt, pėrfshirė Beogradi, Prishtina dhe serbėt e Kosovės, duhet tė punojnė pėr njė kompromis, duke patur parasysh se propozimi i tė dėrguarit tė KB, Marti Ahtisari synon tė gjejė njė zgjidhje pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės", - ka thėnė Moratinos.

Tadiē ka thėnė se Serbia do tė udhėheqė politika paqėsore dhe jo politikat e viteve 1990.

"Serbia dėshiron kompromis. Nuk duam zgjidhje qė do tė ēonte nė shkallėzimin e dhunės apo jostabilitetit nė rajon, por ne presim mirėkuptim pėr pėrpjekjet tona pėr ta ruajtur integritetin territorial tė vendit tonė", - ka thėnė Tadiē, pėr tė shtuar se, "pavarėsia e Kosovės ėshtė e papranueshme". Nė njė deklaratė tė lėshuar pas takimit, Koshtunica, ndėrkaq, ka thėnė se, "ēdo zgjidhje e imponuar do tė kishte pasoja serioze pėr stabilitetin."

 

 

Rehn: Vetoja e Rusisė mund tė nxitė kaos dhe destabilitet nė Ballkan

 

Bashkimi Europian e ka paralajmėruar Rusinė kundėr bllokimit tė rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn, duke thėnė se kjo mund tė nxitė "kaos dhe jostabilitet" nė rajon.

"Nėse Kėshilli i Sigurimit i KB-sė nuk merret vesh pėr rezolutėn, ne rrezikojmė kaos dhe jostabilitet nė Ballkan", - tha komisioneri pėr Zgjėrimin, Oli Rehn, duke paralajmėruar kundėr "unilateralizmit" tė Rusisė, e cila ka tė drejtėn e vetos nė Kėshillin e Sigurimit.

"Ndėrsa, Rusia nė pėrgjithėsi e dėnon unilateralizmin, pėrse ajo kėrcėnohet me pėrdorimin e vetos nė Kėshillin e Sigurimit, me njė akt pėrfundimisht unilateral", - ka thėnė Rehn, nė njė fjalim nė Fondacionin Bertelsmann nė Berlin. Rehn, gjithashtu ka insistuar se, Kosova nuk ėshtė precedent pėr "konfliktet e ngrira" gjetkė, "ndonėse Rusia pėrpiqet tė pohojė ndryshe."

 

 

 

 

 

 

 

 

SPORTI

 

 

 

Sot ēerekfinalja e kthimit. Gjykon ndėrkombėtari i bilbilit, Sokol Jareci. Tre ndeshjet e tjera, javėn tjetėr

 

KUPA, Dinamo me mungesa pėrballė Besės

 

Ndeshja e ditės sė nesėrme ndaj Besės per ēerekfinalet e Kupes se Shqiperise paraqitet me probleme nė ekipin e Dinamos si nė aspektin psikologjik (humbja nė derbin ndaj Partizanit) dhe nė atė fizik nga dėmtimet e disa lojtarėve. Burime nga stafi mjekėsor i kampit blu thanė se trajneri-lojtar Redi Jupi nuk do tė ketė mundėsi tė jetė nesėr nė fushė ndaj Besės, pasi nuk ka arritur tė rikuperojė dėmtimin e pėsuar nė kavilje para dy javėsh. Ndėrkohė, edhe Erjon Xhafa nuk ėshtė stėrvitur me skuadrėn dhe sipas stafit mjekėsor pėr tė nuk ėshtė vendosur ende nėse do tė jetė nė gjendje tė luaje nesėr. Xhafa ėshtė dėmtuar nė kofshė para njė jave dhe nė derbin ndaj Partizanit u dėmtua sėrish. Nė pikėpyetje mbetet edhe aktivizimi i Julian Ahmataj, i cili i ka zhvilluar seancat stėrvitore i diferencuar nga ekipi, pasi ka shqetėsime nga njė dėmtim i vjetėr. Besa gjendet nė njė formė tė jashtėzakonshme nė kampionat me 4 fitore radhazi, pėrfshirė dhe atė me kryesuesen e kampionatit (10 gola tė shėnuar dhe 3 tė pėsuar), pėr mė tepėr e shkėputur 3 pikė nga Dinamo. Njė fitore me dy gola diferencė 2-0 (3-1) apo dhe njė fitore 3-2 pėr kavajasit do tė thoshte kualifikim, teksa bluve tė Redi Jupit i mjafton edhe njė humbje nė shtėpi 0-1, duke iu falur dy golave nė fushėn kundėrshtare. Dinamo nė kampionat vjen nė ballafaqimin me Besėn pas dy humbjeve me Flamurtarin dhe Partizanin dhe e pozicionuar nė vendin e 6-tė dhe shumė larg tri ekipeve qė pretendojnė vendet 2-3 (automatikisht Kupa UEFA dhe Kupa Intertoto), e shikon Kupėn e Shqipėrisė si tė vetmen mundėsi pėr tė hyrė nė zonėn europiane. Dinamo, 13 herė fituese e Kupės sė Shqipėrisė dhe Besa, 6 herė finaliste e pasuksesshme, janė pėrballur 14 herė midis tyre, ku blutė kanė nė bilancin e tyre 7 fitore kundrejt 2 fitoreve tė Besės (5 barazime). Dinamo ka njė pėrvojė tė mjaftueshme dhe statistika tė “bukura” si pjesėmarrėse 41 herė nė ēerekfinale, ndėrsa kavajasit e kanė shijuar 19 herė tė qenit nė ēerekfinale. Pėr tė ecur mė “thellė” nė “pusin” e statistikave, Dinamo ka shansin tė kualifikohet pėr herė tė 30 nė gjysmėfinalet e Kupės sė Shqipėrisė nė 49 edicione tė Kupės sė Shqipėrisė, ndaj njė Bese qė ka marrė pjesė vetėm 9 herė.

 

 

SUPERLIGA/ Lojtari shkodran ėshtė mjaft optimist pėr ecurinė e ekipit

 

Safet Osja: “Vllaznia do tė luajė nė UEFA”

 

Valter Fushaj: “Tė ruajmė kėto ritme”

 

Presidenti Fushaj ėshtė shprehur shumė entuziast mbas fitores sė arritur nė fushėn e Fierit. “Ekipi ėshtė nė gjendje shumė tė mirė dhe mendoj se ėshtė nė rrugėn e duhur pėr tė realizuar objektivat qė i kemi vėnė vetės nė fillim tė vitit. Lojtarėt duhet tė qėndrojnė me kėmbė nė tokė dhe tė vazhdojnė tė mbajnė kėtė ritėm. Kėtė javė kemi njė ndeshje mjaftė tė fortė me Teutėn nė fushėn tonė. Ata duhet ta fitojnė kėtė ndeshje, pėr tė bėrė tė mundur ndėrrimin e vendit me ekipin Durrsak nė tabelėn e klasifikimit. Objektivat e Vllaznisė pėr kėtė vit mbeten ato tė fillim sezonit: njė nga dy vendet e para nė renditjen e superligės dhe fitimin e Kupės sė Republikės.”

Pas dy fitoreve brenda 3 ditėve, ndaj Partizanit dhe nė Fier ndaj Apolonisė, skuadra shkodrane e Vllaznisė nėn drejtimin e Mirel Josės po afirmohet akoma mė shumė si kandidate pėr njė nga vendet e sipėrme nė klasifikim, qė po marshon e inspiruar nga optimizmi qė kanė gjithė skuadra me nė krye stafin drejtues. Kėtė gjė e shpreh edhe Safet Osja, i cili ka shumė besim tek njė fitore e Vllaznisė ndaj rivales Teuta gjatė fundjavės sė ardhshme, ndeshje e cila mund t’i japė edhe njė fizionomi akoma mė tė qartė pozitės sė ekipeve qė luftojnė pėr vendin e dytė.

Si ndihet Osja dhe ekipi i Vllaznisė pas fitoreve tė kėsaj jave, Partizanit dhe nė Fier?

Ēdo fitore ka kėnaqėsinė e vet, aq mė shumė kur arrihet jashtė fushės sonė dhe kundėr atij ekipi qė na kishte mundur nė fushėn tonė. Ekipi ndihet mjaft mirė dhe pret me optimizėm ndeshjen e radhės.

Mendoni se ėshtė zgjidhur pėrfundimisht problemi i sulmit tek Vllaznia?

Nuk kemi pasur shumė probleme madhore nė sulm, por me mbėrritjen e Gudjabit jemi forcuar akoma e mė shumė. Njė fakt tė tillė e tregon edhe ndeshja e Fierit, ku ne arritėm tė shėnonim katėr gola. Tre sulmuesit tanė ishin ata qė shėnuan nė kėtė ndeshja, ēka tregon qė Vllaznia nuk ka problem nė sulm, por pėrkundrazi ėshtė bėrė e frikshme pėr tė gjithė mbrojtjet kundėrshtare.

Si e parashikoni ndeshjen e sė shtunės?

Ndeshje mjaft e fortė dhe e hapur. Teuta ka nė pėrbėrjen e saj mjaft lojtarė cilėsorė, por siē e theksova, Vllaznisė nuk i falen hapat falsė nė fushėn e vet. Do tė jemi disi tė favorizuar, sepse Teuta do luajė tė mėrkurėn ndeshjen e kthimit me Tiranėn pėr kupė ndėrsa ne e kemi pushim. Shpresoj tė bėhet njė ndeshje e bukur pėr tė kėnaqur tifozerinė shkodrane.

Vllaznia ėshtė brenda objektivave tė saj?

Sigurishtė qė po. Ashtu siē ėshtė shprehur e presidenti Fushaj, objektivat e Vllaznisė janė njė nga dy vendet e para nė superligė dhe fitimi i kupės sė Shqipėrisė. Nė renditjen e superligės jemi tė tretėt dhe me ndeshjen qė kemi nė fushėn tonė mund tė rikuperojmė. Jemi nė lojė ende pėr kupėn, pasi kemi ndeshjen e kthimit me Partizanin. Diēka e them me siguri, qė vitin tjetėr Vllaznia do tė luajė nė UEFA.

Tifozėt iu kanė pėrkrahur kėtė vit?

Ato janė pjesė e pandarė e ekipit. Dua t’i falenderoj nga zemra tė gjithė tifozėt shkodranė pėr mbėshtetjen qė i kanė dhėnė ekipit tė tyre. Mendoj qė i kemi mėrzitur disa herė kėtė vit, por iu kėrkoj ndjesė nė emėr tė gjithė skuadrės. Iu premtoj atyre qė ekipi i tyre zemrės kėtė vit do luajė nė Europė.

 

Energi Kotbus, Skela nė dorė tė mjekėve

Koha e rikthimit tė mesfushorit tė Energie Kotbus, Ervin Skela nė fushėn e gjelbėrt ėshtė shtyrė sėrish. Shqiptari 30-vjeēar ėshtė nė pėrmirėsim e sipėr, pas konstatimit tė vlerave tė larta tė gjakut dhe trajtimit nė klinikėn e specializuar tė Esenit nė Gjermani.

Sport1.de shkruan se trekuartisit nuk ėshtė ende gati pėr tė zhvilluar ndeshjen e parė pėr klubin e tij. "Fatkeqėsisht, unė nuk mund tė them pėr momentin asgjė dhe mund tė flas vetėm nė parim. Ne i kemi duart e lidhura. Gjithēka tjetėr varet nga mjekėt”, - pohoi trajneri i Kotbus, Petrik Sander pėr tė pėrjavshmen presitigjioze gjermane “Kicker”.

Ervin Skela u transferua nė Gjermani gjatė merkatos dimėrore nga skaudra e Serisė A nė Itali, Ascoli Calcio, duke nėnshkruar njė kontratė deri nė vitin 2009. Deri tani Skela nuk ka luajtur qoftė edhe njė minutė me Energie. "Ai ėshtė kėtu, duke u trajtuar dhe njėkohėsisht, duke u ushtruar nė njė stėrvitje tė lehtė. Nėse do tė na jepet drita jeshile, ai nuk do ta fillojė nga zero. Pėrndryshe, rruga e tij do tė ishte shumė e gjatė”, - pėrfundon Sander.

 

Kaēi: Skėnderbeu, i aftė pėr tė pėrballuar ēdo situatė

Fitorja e arritur ndaj ekipit tė Adės, me rezultatin e thellė, 4-0, ka rritur moralin e lojtareve tė Skėnderbeut dhe trajnerit Jani Kaēi. "Lojtarėt e Skėnderbeut janė mė tė aftė pėr tė pėrballuar situata tė vėshtira edhe nė fushė tė huaj", - ky ėshtė pėrfundimi nė tė cilin ka arritur trajneri Kaēi, pasi skuadra e tij ka mundur tė jetė sėrish nė krye tė tabelės sė renditjes pėr Kategorinė e Parė. Trajneri korēar vlerėson bashkėqytetarin Ngjela, i cili luan nė sulm, Ēipin, por edhe kosovarin Hashani, i cili, nė ndeshjen me Adėn ka bėrė njė paraqitje mjaft tė mirė, pa pėrjashtuar mė tė mirin e tyre, kapitenin Ligor Tiko, i cili ėshtė kthyer nė ditėt mė tė mira tė tij. “Kėta lojtarė, - pohon Kaēi, - mua mė bindin tashmė se janė mė tė pėrgjegjshėm dhe dinė tė vlerėsojnė pozicionin qė kanė nė skuadrėn e tyre".

 

Aperture faqe 22 me foto

 

BOKS/ Kreshnik Qato mė 3 mars pėrballė ukrainasit Zaitsev

Qato: “Rival i fortė, por do tė jap maksimumin”

 

Mė 3 mars, boksieri 29-vjeēar Kreshik Qato do tė ndeshet me boksierin ukrainas, Aleksandėr Zaitsev, pėr titullin "Kampion Europe pėr shtetet ekstrakomunitare". Federata mė e madhe e boksit, EBU, i dha tė drejtėn kompanisė Yldon dhe bashkė me tė tė gjithė shqiptarėve qė ndeshja tė zhvillohet nė Tiranė, nė pallatin e sportit "Asllan Rusi". Qato nė vitin 1992 fiton titullin kampion vendi pėr tė rinjtė; nė vitin 1996 fiton titullin e boksierit mė luftarak tė kampionatit kombėtar pėr tė rritur. Nė 1997-ėn merr titullin "Kampion Ballkani". Nė vitin 2000 pėrfaqėson Shqipėrinė nė Lojėrat Olimpike nė Sidnei, ndėrsa mė 16 nėntor 2004, nė Jaltė tė Ukrainės shpallet kampion pėr Europėn Lindore. Mė 5 mars 2005 i akordohet titulli nga Bashkimi i Boksit Boteror, pas ndeshjes dhe fitores mbi boksierin ukrainas Rizvan Magomedov. Ndėrkohė, nė dhjetor 2006 ai merr titullin Kampion i Anglisė Jugore. Ne ndeshjen e 3 marsit, sikurse ėshtė shprehur ai, kėrkon mbėshtetjen e madhe tė tifozerisė shqiptare, duke i dhuruar asaj njė fitore tė bukur. Pėr kėtė sfidė, vetė sfidanti dhe pretendenti shqiptar deklaron: “Kemi parė disa kaseta tė kundėrshtarit tė radhės dhe mund t’iu them se Aleksandėr Zajcev ėshtė njė boksier shumė teknik dhe prandaj unė po pėrqėndrohem nė stėrvitje nė kėtė aspekt. Ajo qė unė mund t’iu premtoj shqiptarėve ėshtė ajo qė unė bėj gjithmonė nė ndeshjet ku marr pjesė, domethėnė do tė jap maksimumin tim pėr tė bėrė njė paraqitje sa mė tė mirė mė 3 mars 2007 dhe shpresoj qė kjo tė mė ēojė drejt fitores”. Ēmimet e biletave, sikundėr ishte premtuar, do tė nisin nga 1,000 lekė tė reja nė 1,500 lekė tė reja pėr dy tribunat kryesore tė Pallatit tė Sportit “Asllan Rusi”, ndėrsa pėr vendet qė janė mė pranė ringut, apo zona “VIP”, siē mund tė quhet ndryshe, ēmimet shkojnė nė 2,000 lekė. Gjithsesi, duke gjykuar nga ritmi i shitjeve, promotori i Qatos pret qė brenda tė enjtes, tė jenė shitur pjesa e mbetur e biletave. Nė programin e 3 marsit 2007, nė Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” nė kryeqytet do tė zhvillohen 5 ndeshje, duke filluar nga ora 18:00 pasdite, nga tė cilat ajo e shqiptarit Kreshnik Qato me rusin Aleksandėr Zajcev ėshtė mė e rėndėsishmja dhe tė pranishėm atė mbrėmje nė Tiranė do tė jenė presidenti i EBU-sė, Bob Loxhis dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i EBU-sė, Enzo Xhakopone.

Skeda e ndeshjes:

Titulli Vakant i Peshės Super tė Mesme

Kreshnik QATO (Shqipėri/Britani e Madhe) - Aleksandėr ZAICEV (Rusi)

Datė: 3 mars 2007

Vendi: Tirana (Shqipėri)

Promotor: Ylli Ndroqi (Yldon Sh.p.k.)

Gjyqtar nė ring: Adrio Zannoni (I)

Gjyqtarė tė dytė: Predrag Aleksiē (Mali i Zi) - Zhan Xhiakomantonio (Luksemburg)

Supervizor: Rinze Van der Meer

 

 

INTERVISTA/ Ish-futbollisti i kombėtares flet pėr situatėn nė klubin e Arminias

 

Fatmir Vata: “Situata aktuale nuk po mė pėlqen fare”

 

"Jo, rikthim nė kombėtare. Unė ua kam lėnė vendin tė rinjve, ndoshta edhe pse mund tė vazhdoja tė luaja”

 

Fatmir Vata, njė prej qendėrsulmuesave mė me pėrvojė tek Arminia Bielefeld ka filluar tė aktivizohet me minutazh mė tė lartė. Nė ndeshjen ndaj Energie Cottbus, rivalja e drejtpėrdrejtė e tyre nė konkurrencėn pėr tė qendruar nė Bundesliga, shqiptari u aktivizua qė nė pjesėn e parė kur zėvendėsoi lojtarin e dėmtuar tė ekipit tė tij nga trajneri Frank Gedeik. “Trajneri mė kishte nxjerrė nė nxehje qė nė minutėn e 25-tė dhe mė kishte shpjeguar se dėshironte tė forconte sulmin. Kur ndodhi dėmtimi i lojtarit tonė, unė hyra menjėherė pak minuta pėrpara pėrfundimit tė pjesės sė parė. Nė kėtė aspekt jam i kėnaqur qė fillova tė luaj mė tepėr minuta, sepse kjo tregon qė rikuperimi i plotė i dėmtimit ėshtė duke ardhur plotėsisht”, - u shpreh sulmuesi shqiptar, Fatmir Vata, nė njė bisedė ekskluzive qė ai zhvilloi me Albaniasoccer.com via-phone, gjatė udhėtimit tė tij tė gjatė disa orėsh me tren nga Cottbus nė Berlin e mė pas nė Bielefeld.

“Mė vjen keq qė humbėm, shumė keq, sepse zhvilluam njė ndeshje tė mirė, sidomos nė pjesėn e parė. Luajtėm fort, shėnuam dhe i kishim nėn vete. Filluam edhe presionin sulmues, por nuk arritėm tė konkludonim, atėherė kur duaj. Gabuam nė ekzekutimin final. Cottbus u vu nė presion nga tifozeria vendase me fėrshėllima dhe tė bėrtitura dhe ne kishim mundėsinė mė tė madhe pėr ta shumėfishuar rezultatin, por nuk ndodhi dhe kjo ėshtė e pafalshme sepse, siē e dimė tė gjithė kur nuk shėnon, pėson dhe ashtu ndodhi me ne nė pjesėn e dytė, ku hėngrėm dy gola skandalozė dhe humbėm ndeshjen, tė cilėn duhet ta kishim fituar”, - u shpreh nė vazhdim tė bisedės sė tij Fatmir Vata.

“Humbja ishte shumė e hidhur. Nga mė tė dhimbshmet, sepse nuk e meritonim aspak dhe ndihem keq pėr bashkėlojtarėt dhe trajnerin, tė cilėt u dėshpėruan po aq sa unė, sepse luajtėm mirė dhe u ndėshkuam me dy gola tė evitueshėm”, konkretizon sulmuesi shqiptar humbjen e trishtueshme. Qė pas largimit tė Tomas Von Hessen, nė vend tė tij ka ardhur njė ish-anėtar i stafit drejtues, Frank Gedeik. Vata, nė lidhje me skuadrėn dhe gjendjen e saj aktuale shton: “Trajneri nuk mund tė them se ėshtė problemi. Ne luajmė nė fushė edhe pse bėjmė gabime dhe ndėshkohemi nuk besoj se duhet ngarkuar me faj trajneri”, vazhdoi vata, duke dale nė mbrojtje tė trajnerit tė tij tė ri.

“Situata e tanishme ėshtė shumė delikate, pasi humbėm njė ndeshje me rivalin kryesor dhe tani ata janė sipėr nesh dhe ne jemi nė zonėn “e kuqe” dhe duhet tė mbijetojmė”, - shpjegon Fatmiri rreth gjendjes problematike qė ka skuadra nė renditjen aktuale tė Bundesliga. Lidhur me ish-bashkėlojtarin e tij dhe mesfushorin tjetėr shqiptar, Ervin Skela, i cili ka nėnshkruar kontratė tė re me Cottbus, por akoma nuk ka filluar aktivizimet nė ndeshje zyrtare, pasi ėshtė duke kaluar fazėn e rikuperimit pas atij shqetėsimi qė pati me anomalitė e gjakut, Fatmiri u shpreh me shpresa dhe besim. “Mu bė shumė qejfi kur mora vesh se do tė vinte pėrsėri nė Gjermani dhe mė ka ardhur shumė keq kur mora vesh pėr problemet qė pati. Jam i kėnaqur qė ai ndihet mirė tani dhe ėshtė pothuajse nė fazėn para aktivizimit. Unė kėrkova qė tė takohesha, por duke patur parasysh se ai nuk ishte me skuadrėn, mė thanė se do tė mė dėrgonin haber kur ai tė paraqitej. Unė mė pas po merresha me tifozėt tanė dhe para ndeshjes ishte vėshtirė kur unė isha nė fushė. Nuk patėm rast tė shiheshim, pasi ai ishte nė tribunė, siē mė thanė disa nga bashkėlojtarėt e Arminias, tė cilėt e kishin vėnė re. Po padiskutim qė komunikimet tona qėndrojnė nėpėrmjet telefonit dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, shėndeti i tij, po pėrmirėsohet. Kjo mė kėnaq”, - u shpreh Vata, i cili nuk pati rast tė takohet me bashkatdhetarin.

Vata nuk harron tė flasė edhe pėr kombėtaren, aktivitetet e sė cilės i ndjek rregullisht, ndonėse ka vite qė ėshtė larguar prej saj. “Padiskutim. Unė jam shqiptar. Unė isha edhe nė Holandė, ku e ndoqa dhe e pashė nė stadium kombėtaren. Dėshpėrohem qė humbasim, por jam i kėnaqur qė kemi disa lojtarė tė rinj me perspektive. Prandaj edhe nuk kam dėshirė qė tė kthehem dhe tė luaj pėr t’iu zėnė vendin tė rinjve. Mė kanė pėlqyer dhe i admirojė lėvizjet e Aliajt dhe Muratit qė kanė vendosur gjithashtu t’i lėshojnė vendin brezit tė ri”, - shpjegoi Vata, nė lidhje me vendimin e tij pėr tė mos u aktivizuar me kuq e zinjtė. “Bariēin e njoh. Jam takuar nė Kroaci dhe kemi biseduar mė parė bashkė. Mė pėlqen se ėshtė trajner me reputacion. Nuk kemi biseduar pėr t’u kthehem nė kombėtare, asnjėherė, por patjetėr, kur tė vijė koha qė tė mbyll karrierėn, ndodhta mė krijohet mundėsia tė zhvilloj njė ndeshje tė fundit simbolike”, - pėrfundoi Vata bisedėn e tij.

 

Flet njė nga futbollistėt qė aktualisht luan nė radhėt e skuadrės sė Ankonės nė Serinė C italiane

Xhulian Rrudho: “Fanella e kombėtares, njė objektiv i imi”

Njė prej futbollistėve mė tė talentuar qė luan nė Italia ka kaluar tek skuadra e Kievo Veronės, ku ėshtė bashkuar me sulmuesin tjetėr shqiptar Erjon Bogdani. Javėn e kaluar nė njė ndeshje stėrvitore, tė dy lojtarėt luajtėn sė bashku dhe Xhuliani shėnoi edhe gol. Lidhur me situatėn qė e ka rrethuar talentin 19-vjeēar zhvilluam njė intervistė ekskluzive pėr tė mėsuar akoma mė shumė rreth tė rejave mė tė fundit dhe se ēfarė ndjen Xhuliani.

Xhulian ēfarė mund tė na thuash pėr kėtė transferim nė radhėt e Chievos?

Eshte nje transferim qe me gezoi teper, sepse te besh pjese tek nje ekip i Serise A per nje djale 19 vjeē si unė eshte nje arritje e madhe.

Ēfarė mund tė na thuash pėr periudhėn e parė nė radhėt e Chievos?

Gjithēka po shkon normalisht, eshte natyrshme qe do te me duhet pak kohe per t’u ambientuar me nje ambient komplet te ri per mua. Por edhe me ndihmen e Erjonit besoj se do t’ia arrij shpejt.

Meqė e pėrmendėt, si janė raportet me Bogdanin?

Bogdanin nuk e njihja personalisht, ishte thjesht nje idhull per mua. Tani qe po e njoh personalisht nuk mund te them fjale te tjera, perveēse eshte nje person i mrekullueshem. Eshte nje djale i thjeshte dhe po tregohet shumė i afrueshem me mua. Per ēdo gje qe kam nevojė, ai me ndihmon pa piken e problemit.

Do tė jetė edhe mė tepėr idhulli juaj?

(Qesh). Perpara e adhuroja si lojtar, sepse me ate qe po ben ne Serine A nuk kisha si mos ta merrja si shembull, por tani mund te them me gjithe goje qe eshte nje person shumė pozitiv dhe jam gėzuar jashtė mase me dygolėshin e tij qė shėnoi ndaj Torinos

Po drejtuesit dhe trajnerėt e Chievos ēfarė iu thonė?

Drejtuesit e Chievos me kane qėndruar afer dhe mundohen te m’i realizojne te gjitha nevojat qe kam. Trajneret jane shprehur qe iu pelqen loja ime dhe do te kem raste te shprehem edhe ne ekipin e pare.

Po me Del Nerin keni pasur mundėsi tė komunikoni?

Po. Me foli ne ndeshjen e fundit kontrolluese qe ekipi i pare beri me Primaveren.

Mund ta dimė se ēfare iu tha?

Si jo. Me tha qe do te me vezhgojne nga afer me ane te ketyre ndeshjeve kontrolluese, sepse ka degjuar fjale te mira per mua. Me tha gjithashtu qė te punoj shume me perkushtim, sepse do te vije edhe momenti im.

Si shkoi turneu i ViareXhos me ekipin e tė rinjve?

Nuk mund te them se shkoi mire.

Arsyeja?

Ne ate periudhe isha i semure dhe kam luajtur i mbushur me ilaēe dhe normalisht, rendimenti im nuk ishte ai i dershiruari, keshtu qe nuk arrita te tregoja vlerat e mia reale. Megjithate, mund te them qe ishte nje eksperince pozitive per sa i perket karrieres sime sportive.

Po pėr golin qė shėnuat nė ndeshjen e kontrollit me ekipin e parė?

Del Neri me besoi nje pjese loje (30 minuta). Ne fillim luajta bashke me Erin pastaj me Pellissier. Ne nje fare menyre m’u realizua endrra te luaja se bashku me idhullin tim Bogdani. Ne fund te ndeshjes, Bogdani dhe trajneret me bene komplimenta per golin qe shenova.

Pėr kombėtaren shqiptare, ēfarė mund tė na thuash?

Siē iu kam thene edhe nė bisedėn e mėparshme, kam bere ate zborin para disa kohesh dhe kaq. Natyrisht, deshira ime eshte te perfaqesoj vendin tim dhe do te jem gati nese trajneret e kombetares do te me therrasin. Te veshesh fanellen e kuqe te kombetares eshte nje objektiv qe duhet ta kete ēdo lojtar shqiptar. (marrė nga albaniasoccer.com)

 

 

Shkurt nga Bota

Trajneri Hiddink pezullohet, dėnohet me gjobė pėr evazion fiskal

Njė gjykatė holandeze vendosi pezullimin pėr njė periudhė gjashtėmujore dhe gjobitjen me 45 000 euro tė trajnerit tė famshėm tė futbollit, Guss Hiddink, pasi u shpall fajtor nėn akuzat pėr evazion fiskal. Hiddink, i cili, aktualisht drejton kombėtaren ruse tė futbollit ishte akuzuar pėr fshehjen nga taksat tė afro 1.4 milionė eurove, duke pretenduar se ishte banor i Belgjikės gjatė periudhės 2002-2003. Nė fillim tė muajit, prokurorėt kėrkuan dėnimin me 10 muaj burg tė Hiddink, i cili nuk ishte i pranishėm nė sallėn e gjyqit pėr tė dėgjuar verdiktin.

Santa Cruz do tė largohet nga Bayern Mynih

Sulmuesi paraguajan i Bayern Munich, Roque Santa Cruz, beri te ditur te marten se do te largohet kete vere nga klubi gjerman i futbollit nese kontrata e tij nuk zgjatet deri ne 2009. "Spanja ose Anglia me pelqejne per te ardhmen time", - theksoi Santa Cruz, 25 vjeē. Ai do te largohet nga klubi bavarez pas tete sezonesh, ku nuk ka qene gjithnje titullar.

Nese Bayern refuzon largimin e tij, lojtari u shpreh se, "do te respektoj kete vendim, por une nuk mund te qendroj me ne pankine."

Mesfushori Borowski do tė mungojė pėr disa javė

Mesfushori gjerman i Brźme, Tim Borowski, do te jete i padisponueshem per disa jave pas demtimit te ligamenteve te dielen gjate ndeshjes se kampionatit gjerman te futbollit ndaj Mönchengladbach (2-2), beri te ditur klubi. Borowski ishte seleksionuar ne ekipin e Gjermanise, qe zuri vendin e trete ne Boterorin 2006.

SHBA-tė do tė ndeshen me Kinėn mė 2 qershor

SHBA-tė do te ndeshen me Kinen ne nje ndeshje miqesore me 2 qershor ne San Jose (Kaliforni), beri te ditur Federata Amerikane e Futbollit. Amerikanet po pergatiten per dy kompeticione nderkombetare, Gold Cup (6-24 qershor ne SHBA) dhe Kupa America (26 qershor-15 korrik ne Venezuela). Federata po mendon per teknikun qe do te zevendesoje Bob Bradley, qe zuri vendin e Bruce Arena, qe u largua pas Boterorit 2006.