Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

ARKIVA

 

EDITORIAL

 

 

Pėrveē ministrit, turizmi kėrkon njė vizion tė ri

 

Alban Bala

 

 

Sot pėr sot, oferta turistike nė kėtė zonė ėshtė mė pak se primitive: rėrė dhe fast-food.

 

 

Fillimi nga puna i ministrit tė ri tė Turizmit, Ylli Pango, pėrputhet me pikun e pėrgatitjeve pėr ciklin e ri tė veprimtarive promovuese tė turizmit shqiptar pėr sezonin e ardhshėm, veror. Pėr kėtė arsye, gabimet e mėparshme dhe gjetjet e realizuara nga analiza sektoriale – nėse njė e tillė ėshtė bėrė deri tani- ėshtė mirė tė mbahen parasysh.

Nė fakt, z.Pango ka shumė ēfarė tė mėsojė nga paraardhėsit, sidomos pėr mėnyrėn sesi nuk duhen bėrė gjėrat.

Nė pėrgjithėsi ministrat shqiptarė tė turizmit e kanė parė veprimtarinė promocionale tė sektorit mė shumė brenda optikės politike, sesa asaj tregtare.

Nė panairet promocionalė tė rajonit operatorėt turistikė janė zhgėnjyer shumė nga mbėshtetja e marrė prej titullarėve, ndėrsa kamerat e televizioneve fokusonin deklaratat dhe takimet politike tė ministrave, duke anashkaluar stendat e ofertave tė tyre. Nė aktivitetet shtetėrore, edhe qasja e komunikimit mes bizneseve ka funksionuar dobėt, pikėrisht prej dominimit tė optikės politike tė punės.

Nėse vitin e shkuar Mali i Zi – konkurrenti kryesor i Shqipėrisė sipas strategjisė sė zhvillimit tė turizmit – ishte me reklama nė Euronews dhe CNN, duke promovuar edhe njė faqe interneti shumė tėrheqėse, Shqipėria mbetet ende larg kėsaj gare tė natyrshme, tė mbėshtetur mbi interesa ekonomike.

Nuk dua tė them se jam pesimist mbi shanset e vendit nė fushėn turistike. Thjesht mendoj se ne nuk kemi arritur, tė paktėn ende - tė kemi njė ofertė turistike, ndjellėse.

Kemi njė sektor turistik kryesisht informal, me njė numėr mikroskopik qendrash tė licencuara, me njė cilėsi shėrbimi qė lė pėr tė dėshiruar dhe me ēmime shumė tė larta pėr vlerėn e shėrbimeve qė realizohen. Mungesa e barazisė nė trajtimin fiskal dhe oferta alternative familjare – e toleruar dikur pėr tė zbutur varfėrinė- ka zbehur interesin pėr pasurim tė ofertės nga ana e operatorėve qė respektojnė ligjin dhe pretendojnė njė prani afatgjatė nė treg.

Zonat tona, turistike vuajnė ende nga njė koncept shumė i prapambetur pėr investimet. Harta e restoranteve dhe hoteleve ėshtė shtuar pa kriter, ndėrsa mungojnė qendrat apo format e tjera tė tėrheqjes turistike.

Publiku i targetuar, turistik nga Shqipėria nuk ėshtė as i ndarė, as i pėrcaktuar. Turizmi shqiptar synon tė pėrthithė popullata. Pėr kėtė arsye, plazhet e Durrėsit, Shėngjinit e Velipojės kanė pritur vitin e shkuar vetėm turistėt e dėshpėruar, qė nuk kishin mundėsi pėr mė shumė dhe zgjodhėn “tė keqen mė tė vogėl”. Pak maqedonas (jo shqiptarė) e provuan “Sekretin e Fundit” dhe nuk besoj se kanė shumė motive t’i rikthehen.

Vitin e kaluar, Shqipėria u favorizua pasivisht nga njė rritje e lehtė e ēmimeve nė Malin e Zi, ku pritshmėria pėr thithjen e turistėve u forcua falė marketingut ndėrkombėtar tė qeverisė sė atij vendi.

Kroacia ndėrkaq i ka konsoliduar pozitat e saj nė nivel evropian, si atraksioni kryesor i Adriatikut dhe Mali i Zi pritet edhe sivjet tė pėrfitojė nga afėrsia gjeografike me kėtė vend, si dhe nga diferenca e ndjeshme me tė nė ofertėn turistike. Por Shqipėria nė kėtė rast nuk ėshtė aspak e favorizuar.

Megjithė bukurinė natyrore dhe mjedisin e pashkatėrruar, Velipoja ėshtė njė mjedis, ku dalėngadalė - ashtu si nė Golem- rrezikon tė lulėzojė pylli i ndėrtimeve kaotike dhe filozofia e vetėshkatėrrimit. Sot pėr sot, oferta turistike nė kėtė zonė ėshtė mė pak se primitive: rėrė dhe fast-food.

Shėngjini ėshtė si njė mjedis i mbetur prej luftės sė Dytė Botėrore, dėshmi sesi ndėrtimi dhe plehrat janė nė gjendje ta shkatėrrojnė njė vend mė mirė se bombat.

Durrėsi dhe gjiri i Golemit paraqesin njė plazh qė segmentohet hareshėm nga kanalet e ujėrave tė zeza, tė cilat derdhen nė det. Edhe pse ndėrtimet vazhdojnė, situata ėshtė po aq dėshpėruese.

Vlora ėshtė njė qytet i mjerueshėm, po tė mos ishte zona e ndėrtimeve tė reja nė Skelė dhe plazhi i ri, qė ngjan i vogėl nė ditėt e nxehta. Rruga Lushnjė- Fier ėshtė arsyeja, pse Vlora dhe gjithė bregdeti i saj deri nė Orikum rrezikojnė pėrsėri sivjet tė vuajnė njė thatėsirė ekonomike nė turizėm.

Situata e rrugės se bregdetit nga Vlora nė Sarandė dhe gjendja katastrofike e rrugės Tepelenė- Gjirokastėr e vėshtirėsojnė gjallėrimin e perlės mė jugore tė Jonit, Sarandės. Fillimi i rehabilitimit me koncesion tė aeroporteve nė Pish Poro (Vlorė) dhe Delvinė apo Mesopotam (Sarandė) duhej tė kishte ndodhur tashmė.

Segmente tė tėra, atraktive pėr turizmin, si turizmi malor, ai i aventurės, turizmi kulturor, etj, janė sot, vetėm tekste fjalimesh politike nė parlament apo tryeza donatorėsh.

Sigurisht, disa kruizerė grekė do vazhdojnė tė shkarkojnė pėr gjysmė dite turistė amerikanė nė Sarandė, tė shoqėruar vetėm nga policia. Por kjo nuk mendoj se mund tė shėndoshė financat e turizmit shqiptar, i cili sot, shet mė shumė nė Tiranė se nė bregdet.

Po ashtu, kam bindjen se kriza energjitike e kėtij dimri (qė bėri lajm botėror), do tė ndikojė sidoqoftė mbi aftėsinė pėrthithėse, turistike tė Shqipėrisė, po aq sa kriza e furnizimit me ujė vitin e shkuar.

Ministria e Turizmit ka njė nevojė imperative tė ndėrtojė njė strukturė ndėrministrore me disa dikastere, por sidomos me pushtetin vendor, pėr tė vlerėsuar ēfarė mund tė bėhet pėr emergjencėn turistike tė kėtij viti.

Sidomos nė hapėsirėn bregdetare duhet tė nisė me urgjencė njė proces i regjistrimit tė operatorėve turistikė, i kualifikimit tė tyre pėr shėrbimet qė ofrojnė pėrmes standardizimit, rilicencimit turistik, etj.

Me qėllim riformulimin e ofertės nė parametra sadopak konkurrencialė, ministria mund tė nismojė njė proces sezonal tė incentivimit fiskal, nėse ekziston vullneti politik dhe mirėkuptimi nga ana e FMN-sė. Lehtėsimi i ngarkesės fiskale pėr hotelet pėr tė rritur numrin e netėve turistike, duke e balancuar kėtė me shėrbimet e tjera, alternative (ushqimi/zbavitja, etj) do tė ishin njė rrugė e shpejtė e favorizimit tė sektorit brenda mundėsive qė ai ka.

Po ashtu, njė ndėrhyrje nė sistemet e promocionit online do tė ishte mė se urgjente pėr tė zgjeruar ofertėn rajonale sidomos nė bregdetin e Jonit, duke promovuar kualitete tė besueshme shėrbimesh.

Gjykoj se ėshtė imperativ shfrytėzimi i ēdo shansi pėr tė ndėrtuar njė cikėl tė ri tė shėrbimeve tė transportit ujor, kombėtar nė pėrpjekje pėr tė fuqizuar shitjen e shėrbimeve turistike brenda vendit, kur disa qindra milionė dollarė shkojnė sot, nga Shqipėria drejt tregjeve tė huaja, turistike.

Mbi tė gjitha, mendoj se strategjia e zhvillimit tė turizmit duhet tė riformulohet sidomos nė drejtim tė rritjes sė shkallės sė njohjes sė Shqipėrisė nė botė, promovimit tė vendit si njė i tėrė- jo thjesht si bukuri natyrore dhe pėrmes fillimit tė procesit tė ndėrtimit tė markės kombėtare. Kėto hapa strategjikė kėrkojnė pjesėmarrjen e shumė mė tepėr aktorėve, sesa thjesht tė ministrit apo stafit tė z.Pango.

 

 

 

 

 

 

POLITIKA

 

Komisioni i Ligjeve vlerėson punėn e Inspektoriatit tė Deklarimit tė Pasurive

 

Fino: Pasuritė e zyrtarėve nuk duhet tė bėhen publike

 

Deputeti i PS-sė theksoi se bėrja publike e pasurisė sė subjekteve qė e deklarojnė atė bie ndesh me tė drejtat e njeriut

 

Komisioni i Ligjeve vlersoi ditėn e djeshme punėn e Inspektriatit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontollit tė Pasurive, duke e quajtur kėtė njė institucion tė konsoliduar dhe me fizionominė e tij. Pas paraqitejes sė raportit vjetor tė kėtuj institucioni nga kreyinspektorja, Fatmira Laska deputetėt nė komisionin e Ligjeve ngritėn pretendimet e tyre nė lidhje me funksionimin e ligjit pėr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive. Deputeti i Partisė Socialiste nė komision, Bashkim Fino theksoi se nė kėtė ligj duhet tė ndėrhyej nė lidhje me publikimin e deklaratave tė pasurive nė media . Sipas Finos, mund tė shkelen tė drejtat e njeriut nė rastin qė tė dhėnat e njė subjekti i cili ka detyrimin tė deklarojė pasurinė e tij bėhen publike. Deputeti i PS-sė, Fino theksoi se do tė ishte e udhės qė tė bėhej njė ndėrhyrje nė kėtė ligj nė mėnyrė qė emrat e subjkteve tė cilėt nuk do tė kishin probleme nė deklarimet e tyre tė mos beheshin public.

“Nuk duhet tė publikohet pasuria ime nė media, sado qė unė e kam detyrim ligjor ta deklaroj atė” theksoi Bashkim Fino nė komision, duke shtuar se nga ky fakt mund tė abuzonin edhe persona tė tjerė tė cilėt nė mėnyrė fare tė lehtė mund tė kishin informacion pėr pasurinė e tij. Kryetari i komisionit tė Ligjeve, Fatos Beja theksoi se ēėshtje ishte e pėrcaktuar nė ligj dhe megjithėse ky ligj ishte i rreptė funksiononte nė mėnyrė tė mirė. Kryeinspektorja e ILDKP-sė, Fatmira Laskaj raportoi nė mbledhjen e komisionit mbi punėn e kėtij instucioni pėr vitin 2006, duke theksuar se puna sa ka ardhur dhe po bėhet mė voluminoze nė kėtė instutucion. Sipas saj, gjatė vitit 2006 janė evidentuar, trajtuar dhe zgjidhur 135 raste tė konfliktit tė interesave tė zyrtarėve qė kryejnė funksione publike nė institucione tė ndryshme. Laska shpjegoi se mėnyra e zgjidhjes pėr to ka qėnė: 19 nėpunės tė larguar nga detyra, ndėrsa 65 nėpunės tė tjerė kanė shmangur konfliktin e interesave. Nga kėto, nė 60 raste ėshtė mbyllur aktiviteti privat, ndėrsa pėr 4 raste vazhdon ende procedura nė veprim pėr shmangie tė konfliktit tė interesave. Tashmė pritet qė projket rezoluta qė do tė hartoj komisioni i Ligjeve nė lidhje me punėn e kėtij institucioni tė hidhet pėr votim nė Kuvend.

Fatjona Mejdini  

 

 

 

Kuvendi pritet tė votojė sot, ndryshimet nė ligjin

“Pėr Regjistrimin e Pasurive tė Paluajtshme”

 

Mazhoranca pranon amendimet e opozitės pėr regjistrimin e pasurive tė paluajtshme

 

Sipas ndryshimit, nėse Kryeregjistruesi konstaton parregullsi gjatė regjistrimit tė njė prone, ai duhet tė lajmėrojė pronarin dhe t`i lėrė kohė atij pėr t`i plotėsuar parregullsitė. Nė rast se pronari i tokės nuk i bėn kėto korrigjime, atėherė Kryeregjistruesi ka detyrimin ta ēojė kėtė ēėshtje nė gjykatė

 

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka marr parasysh ditėn e djeshme ndryshimet e kėrkuara nga opozita nė lidhje me ligjin pėr “Pėr Regjistrimin e Pasurive tė Paluajtshme”. Kėshtu, pas debateve nė senacėn plenare tė disa ditėve mė parė nė lidhje me rolin e Kryeregjistruesit, nė lidhje me pronėn, opozita kėrkoi qė ky ligj tė kthehej pėr shqyrtim nė komisionin parlamentar tė Ligjeve. Nė mbledhjen e djeshme tė komisionit merrte pjesė dhe ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali, i cili theksoi se roli i deputetėve tė tė gjithė spektrit politik nė pėrmirėsimin e dispozitave ligjore do tė jetė njė kontribut i rėndėsishėm nė reformimin e sistemit dhe eliminimin e korrupsionit. Kėshtu, sipas kėrkesės sė deputetėve tė opozitės, Kryeregjistruesi i pronave nuk ka tė drejtėn ta fshijė njė pronė, nėse gjatė regjistrimit tė saj vihen re parregullėsi dhe pronari nuk merr pėrsipėr t`i rregullojė ato. Sipas propozimit tė opozitės, nėse Kryeregjistruesi konstaton parregullsi gjatė regjistrimit tė njė prone, ai duhet tė lajmėrojė pronarin dhe t`i lėrė kohė atij pėr t`i plotėsuar parregullsitė. Nė rast se pronari i tokės nuk i bėn kėto korrigjime, atėherė Kryeregjistruesi ka detyrimin ta ēojė kėtė ēėshtje nė gjykatė. Deputetėt e opozitės e justifikuan kėtė kėrkesė pėr ndryshim tė kėsaj dispozite me tė drejtėn absolute qė ka gjykata pėr tė marrė vendime tė kėtij lloji, vendime, tė cilat nuk mund tė merren nga presona dhe institucione tė tjerė. Sipas tyre, nė rast se deputetėt e mazhorancės nuk do tė merrnin parasysh kėto ndryshime, atėherė ata do t`i drejtoheshin Gjykatės Kushtetuese pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Ditėn e sotme pritet qė kėto ndryshime sė bashku me pjesėn tjetėr tė projektligjit “Pėr Regjistrimin e Pasurive tė Paluajtshme” tė kalojnė pėr votim nė seancė plenare.

Fatjona Mejdini

 

Kandidatja e PS-sė pėr minibashkinė nr. 10 ka deklaruar se nuk do e njohė rezultatin e shortit

 

Shorti nė KQZ nxjerr fituese Veizin e PS-sė

Shorti i hedhur nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve ditėn e djeshme shpalli fituese tė zgjedhjeve nė minibashkinė nr. 10 nė Tiranė, kandidaten e opozitės, Mira Veizi. Veizi, e cila ishte e pėrfaqėsuar nė KQZ nga avokatėt e saj, doli fituese e shortit, ku si rival kishte kandidatin e mazhorancės pėr kėtė njėsi vendore, Gerti Bogdanin. Dy ditė mė parė, kandidatja e opozitės pėr kėtė minibashki deklaroi se nuk do ta merrte parasysh rezultatin e shortit qė do tė hidhej nė KQZ, sepse ajo kėrkonte qė me anė tė procedurave tė fitonte kėtė minibashki. Veizi pretendon se ėshtė fituese e kėsaj njėsie vendore nė kryeqytet me 107 vota mė shumė se kandidati i mazhorancės, Gerti Bogdani dhe kėrkon pėrsėritjen e votimit nė kėtė njėsi vendore. Vendimi pėr tė hedhur short nė lidhje me fituesin e njėsisė vendore nr. 10 nė Tiranė erdhi nga Kolegji Zgjedhor, i cili vendosi qė KQZ-ja tė procedonte me short nė momentin qė 2 kandidatėt rivalė dolėn me njė numėr tė njėjtė votash. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditė mė parė tė pranojė kėrkesėn e kandidatit tė mazhorancės pėr njėsinė zgjedhore nr. 10, Gerti Bogdani, pėr mosfutjen nė tabelėn e rezultateve tė 2 kutive tė qendrave tė votimit, atė 19.96 dhe 19.85. Kėshtu, 5 anėtarė tė KQZ-sė vendosėn tė shpallnin fitues Bogdanin, i cili kishte njė diferencė prej 18 votash plus nga kandidatja e opozitės, Mira Veizi. Nga ana tjetėr, Kolegji Zgjedhor i konsideroi si tė rregullta votat e njė njėsie vendore dhe pėr pasojė, marrja parasysh e kėtyre votave bėri qė kandidatėt tė dilnin barazim.

F.M

 

 

 

Tė vegjlit kundėrshtojnė platformėn e LSI-sė pėr ndryshimin e sistemit zgjedhor

 

Milo: Pragu elektoral s`mund tė jete pre e dėshirave tė veēanta, partiake

 

Propozimet e LSI-sė pėr ndryshimin e sistemit elektoral nė Shqipėri, si dhe uljen e pragut elektoral kanė sjellė reagimin e partive tė vogla, tė cilat nuk duket tė jenė dakord me propozimin e LSI-sė. Kryetari i PDS-sė, Paskal Milo, i cili ėshtė dhe pjesė e grupit parlamentar tė LSI-sė tha dje, se ēėshtja e pragut elektoral nuk mund tė jetė dėshirė e ndonjė partie tė veēantė. Sipas Milos, mė e rėndėsishmja lidhur me reformėn zgjedhore ėshtė administrimi i votės sė lirė tė shqiptarevė. “Nuk duhet tė nisemi nga interesa tė veēanta tė njė partie, por tė shohim se ē`rėndėsi ka balanca nė spektrin politik, shqiptar. Ajo qė ka mė shumė rėndėsi, ėshtė mekanizmi i administrimit tė votės sė shqiptarėve”, - tha Milo. Tė njėjtin qėndrim ka mbajtur edhe kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, lidhur me ēėshtjen e pragut elektoral dhe ndryshimin e sistemit elektoral. Ai tha dje, se nuk ėshtė problemi te sistemi zgjedhor, por problemi ėshtė te zbatimi i tij. “Nuk mund tė kesh argumente kundėr njė sistemi zgjedhor, nė njė kohė qė asnjėherė nuk e ke provuar atė me njė proces zgjedhor. Pragjet elektorale nuk mund tė jenė pre e dėshirave partiake, ato reflektojnė njė realitet politik, shoqėror, etnik dhe rrjedhimisht nuk mund tė operohet me njė cektėsi tė tillė”, - tha Dule. Ndėrsa kryetari i PSD-sė, Gjinushi, ėshtė rezervuar nė kritikat ndaj platformės sė LSI-sė dhe ka theksuar se ēėshtja e pragut elektoral nuk ėshtė kryesorja. Gjinushi ėshtė shprehur se raporti i OSBE-ODIHR-it ka tė pėrcaktuar qartė se lidhur me sistemin elektoral tė zbatohet kushtetuta. “Rekomandimi i OSBE-ODIHR-it ėshtė qė tė zbatohet sistemi kushtetues dhe tė pastrohet “Dushku”. Tė gjitha deklarimet e partive kanė qenė nė kėtė linjė dhe sistemi qė ėshtė nė kushtetutė, ėshtė po aq proporcional dhe kėtė s`e ka kuptuar asnjėri. Ai ėshtė njė kombinim. Dihet qė sistemet proporcionale puro dhe mazhoritare puro, si ēdo gjė ekstreme kanė difektet e tyre. Dhe pragu pastaj ėshtė njė nga temat, por nuk ėshtė kryesorja, sepse pragu nuk ka rėndėsi nė kėtė aspekt”, - tha Gjinushi. Pak ditė mė parė, krerėt e LSI-sė mblodhėn njė tryezė me ekspertė pėr tė diskutuar pėr platformėn e tyre pėr reformėn zgjedhore. Nė platformėn e LSI-sė parashikohet ndryshimi i sistemit zgjedhor, proporcional i pastėr;

rritja e pragut elektoral nė mbi 4 pėr qind, ulja e numrit tė deputetėve nga 140 nė 120 ose 100, krijimi i komisioneve zgjedhore me teknikė dhe jo pėrfaqėsues tė politikės; reforma territorialo-administrative pėr tė krijuar njė hartė elektorale; pėrgatitja e regjistrit tė zgjedhjeve, si dhe pajisja e shqiptarėve me dokumente identifikimit pėr votim.

Luljeta Progni

 

Paskal Milo

 

“Nuk duhet tė nisemi nga interesa tė veēanta tė njė partie, por tė shohim se ē`rėndėsi ka balanca nė spektrin politik, shqiptar. Ajo qė ka mė shumė rėndėsi, ėshtė mekanizmi i administrimit tė votės sė shqiptarėve”, - tha Milo.

 

Vangjel Dule

 

 “Defektet e zgjedhjeve nė Shqipėri nuk kanė ardhur nga sistemi, por nga deformimi i tij. Mund tė kesh argumente kundėr njė sistemi zgjedhor, pragjet elektorale nuk mund tė jenė pre e dėshirave partiake. Ato reflektojnė dhe mund tė operohet me njė sistem tė tillė. Nuk mund tė kesh argumente kundėr njė sistemi zgjedhor, nė njė kohė qė asnjėherė nuk e ke provuar atė me njė proces zgjedhor. Pragjet elektorale nuk mund tė jenė pre e dėshirave partiake, ato reflektojnė njė realitet politik, shoqėror, etnik dhe rrjedhimisht nuk mund tė operohet me njė cektėsi tė tillė ”, - tha Dule.

 

Skėnder Gjinushi

 

“Rekomandimi i OSBE-ODIHR-it ėshtė qė tė zbatohet sistemi kushtetues dhe tė pastrohet “Dushku”. Tė gjitha deklarimet e partive kanė qenė nė kėtė linjė dhe sistemi qė ėshtė nė kushtetutė, ėshtė po aq proporcional dhe kėtė s`e ka kuptuar asnjėri. Ai ėshtė njė kombinim. Dihet qė sistemet proporcionale puro dhe mazhoritare puro, si ēdo gjė ekstreme kanė difektet e tyre. Dhe pragu pastaj ėshtė njė nga temat, por nuk ėshtė kryesorja, sepse pragu nuk ka rėndėsi nė kėtė aspekt”.

 

Flet sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste

 

Majko: Unė nuk kandidoj pėr kryetar tė PS-sė

 

Zoti Majko, PS-ja ka nisur fazėn e ristrukturimit, ku njė nga pikat ėshtė edhe ndarja e dy posteve qė ju mbani. Si do e komentoni?

 

Jo jo, nuk besopj se ėshtė kjo pika kryesore qė do tė diskutohet kryesisht. Ky ėshtė mė tepėr njė moment mediatik qė diskutohet nė media tė caktuara, kur

ato s’kanė me ē`merren. Kjo ėshtė diskutuar qė nė kongresin e kaluar dhe kjo ėshtė njė histori qė ka brenda PS-ja. Ne, aktualisht, problemin kryesor kemi

tė bėrin opozitė dhe gjithēka e shikojmė vetėm nė kėtė funksion.

 

Si e shikoni, tė parakohshėm kėtė ndryshim, apo nė kohėn e duhur?

 

Problemi ėshtė qė nė opozitė nė radhė tė parė mė shumė sesa logjika e posteve, funksionon logjika e detyrimit. Dhe tė bėrit opozitė nė radhė tė parė ėshtė njė detyrė morale, ose sigurisht, ka edhe elementė tė tjerė. Kėshtu qė e tillė ėshtė edhe piramida. Mund tė kesh njė post, por mund tė jesh nė njė radhė, e cila nuk tė takon, nė kuptimin e asaj sa ti prodhon protagonizėm. Kėshtu qė mendoj, qė aktualisht, PS-ja nuk ėshtė duke diskutuar postet, por ėshtė duke diskutuar sesi tė hapet pėr tė garantuar logjikat e ndėrtimit tė njė familjeje sa mė tė madhe. Pėr ne, 18 shkurti ishte njė provė goxha eficiente, por sigurisht, identifikoi edhe probeleme, tė cilat

dėshirojmė t`i zgjidhim dhe kjo s’ka tė bėjė me ndarje apo me bashkime postesh.

 

Pothuaj pėr dy javė jeni larguar nga dalja nė publik, ndėrkohė qė zėrat nė media kanė pėrfolur sikur keni patur kundėrshtime me platformėn e zotit Rama tė paraqitur nė asamble?

 

Kam qenė sėmurė pėr dy javė dhe ju mė kemi marrė nė telefon dhe ju jam pėrgjigjur.

 

Do tė ketė njė kandidaturė tjetėr pėrballė zotit Rama dhe flitet qė ju do kandidoni nė kėtė post.

 

Do kandidoj unė? Jo mi motėr, as qė bėhet fjalė.

 

Atėherė, si ju duket kandidimi i vetėm zotit Rama?

 

Nė qoftė se nuk ka kandidatė tė tjerė? Normal! Sipas shprehjes: “Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe popull kapedani”.

 

Po ftesa e zotit Rama pėr njė tryezė tė pėrbashkėt qė i ka drejtuar zotit Berisha si ju duket zoti Majko?

 

Ftesa duhet kuptuar si njė moment, nė asnjė rast nuk do tė thosha moderacioni, por nė radhė tė parė i pėrgjegjshmėrisė. Nė radhė tė parė ajo qė po diskutohet sot, nė politikėn shqiptare nuk ėshtė se, kush ėshtė radikal dhe kush ėshtė i moderuar, por po diskutohet se kush ėshtė i pėrgjegjshėm dhe kush ėshtė i papėrgjegjshėm. Mėnyra sesi kryeministri i pėrgjigjet oborreve apo rrugėve qė inauguron, pėr tė dhėnė komente rreth opozitės, po ftesave tė opozitės, tregon se kjo situatė nga ana e tij nuk po shikohet me seriozitet, nė tė kundėrt, ku njėri mendon qė politika ėshtė vetėm intrigė. Nė qoftė se e mendon kėshtu, ėshtė vetėm problemi i tij, nuk ėshtė problemi

ynė.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RRETHE

 

 

89-vjeēari Pinateli, i pėrket shoqatės “Ndihma popullore”

Francezi bamirės, 6300 euro kesh pėr urėn

 

Ajo ēfarė i ka habitur tė pranishmit ka qenė fakti se, bamirėsi francez ia ka dhėnė nė dorė 6300 eurot znj. Marie Biba, duke i shoqėruar me njė dokument tė thjeshtė, tė shkruar me dorė dhe duke shmangur rrugėn burokratike...

 

MIRDITĖ- Jo pak banorė tė komunės sė Kaēinarit janė habitur teksa kanė parė njė 89-vjeēar, i cili, pėr mė shumė se njė orė ka vizituar terrene tė vėshtira malore pėr tė vėzhguar njė pėrrua qė ndan fshatin me shkollėn. Ai quhet Andre Pinateli dhe ėshtė nga Marseja e Francės. Pinateli ėshtė anėtar i kėshillit administrativ tė shoqatės me njė histori 60-vjeēare tė quajtur “Ndihma popullore franceze”. Pas inspektimit tė fshatit Shtuf nė Kaēinar, Pinateli ka dhuruar 6300 euro, me tė cilat do tė ndėrtohet njė urė, e cila do t’iu shėrbejė dhjetra banorėve tė kėtij fshati, sidomos fėmijėve tė shkollės, tė cilėt edhe nė kohė tė keqe e kanė tė detyrueshme kalimin mbi pėrrua. Ajo ēfarė i ka habitur tė pranishmit ka tė bėjė me faktin se, bamirėsi francez nuk ka preferuar tė ndjekė rrugėt burokratike, por shoqėruar me njė dokument tė thjeshtė tė shkruar nė dorė, ia ka dhuruar paratė nė dorė pėrfaqėsueses sė shoqatės analoge-shqiptare pėr Mirditėn znj. Marie Biba, ish-kryetare e Bashkisė sė Rrėshenit. Nė kėtė ceremoni, pėrveē z. Pinateli dhe stafit tė ngushtė tė tij, merrnin pjesė edhe presidenti i shoqatės analoge-shqiptare, z. Pertef Shehu, kryetari i komunės sė Kaēinarit z. Kastriot Ndoji dhe drejtues tė pushtetit lokal tė komunės. Znj. Marie Biba dhe kryetari i komunės, Kastriot Ndoji, kanė falenderuar pėrfaqėsuesin francez dhe e kanė siguruar atė pėr cilėsinė e punimeve me fondet e dhėna, pasi, sipas tyre, kjo ėshtė njė arsye pėr tė kėrkuar donacione tė tjera. Kryetari i fshatit Shtuf, Ndoc Pacani, tha se, ky ėshtė njė investim i rėndėsishėm pėr fshatin e tij dhe do tė ndikojė dukshėm nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės, sidomos tė fėmijėve, tė cilėt, deri mė tani, e kanė pasur jetėn seriozisht tė rrezikuar nga ujėrat nė kohė me shira. Ndėrsa, kryetari i shoqatės “Ndihma popullore shqiptare”, z.Pertef Shehu tha se, aktiviteti i shoqatės sė tij ka filluar tri vite mė parė dhe lidhja me Mirditėn ėshtė bėrė pėrmes ish-kryetares sė bashkisė Marie Biba. Ai siguroi se, pas kėsaj ndėrhyrjeje do tė vijohet me ivestime tė reja nė shumė fshatra tė tjerė.

Gjon Marku

 

(BOX)

Flet Andrea Pinateli, prifti pa kishė

“Shitėm ėmbėlsira, pėr paratė e urės”

 

Kush ėshtė Andre Pinateli dhe lidhja e tij me tė varfėrit?

 

E gjithė jeta ime ka qenė meraku pėr tė varfėrit. Kam studiuar deri nė moshėn 20-vjeēare dhe mė pas jam pėrfshirė nė luftė kundėr hordhive tė Hitlerit. Kjo kohė mė mori plot pesė vite e gjysmė, por falė rastėsisė shpėtova i gjallė. Mė pas e kam cilėsuar veten si njė prift, por pa njė kishė. Pėr mė shumė se 20 vite kam jetuar nė baraka shumė pranė me mė tė varfėrit e Francės. Pikėrisht kėtu, unė u lidha me shoqatėn franceze “Lidhja popullore”. Punonim pa reshtur pėr tė mbledhur tė ardhura, duke shfrytėzuar ēdo lloj mundėsie dhe gjithēka e kemi vėnė nė shėrbim tė tė varfėrve. Nė ēdo distrikt apo zonė tė Francės janė themeluar filiale tė kėsaj shoqate, qė kanė njė aktivitet mjaft tė rėndėsishėm edhe nė ditėt tona.

 

Kur u lidhėt me Shqipėrinė dhe cili ka qenė aktiviteti juaj?

 

Pėr herė tė parė unė u lidha me Kosovėn nė vitin 1999, nė kohėn e luftės nė kėtė vėnd. Aty, unė isha nė nė pėrbėrje tė ndėrhyrjes sė Komunetit Europian, nė kuadrin e ndihmave humanitare. Kėshtu, fillimisht u vendosėm nė Vushtri, ku kemi dorėzuar 30 kamionė me ndihma ushqimore pėr tė prekurit nga lufta dhe mė pas u zhvendosėn nė ndjekje tė refugjatėve kosovarė nė drejtim tė Shqipėrisė. Nė Fushė-Krujė kemi dorėzuar 70 kamionė tė tjerė me ndihma tė mbledhura nga filialet e shoqatės sonė nė Francė. Pikėrsht kėtu nisi edhe lidhja me vendin tuaj. Ne kemi njė sėrė projektesh dhe do tė kujdesemi qė ato tė realizohen sa mė shpejt. Pėr tė grumbulluar paratė pėr urėn e fshatit Shtuf, amvisat e shoqatės tonė kanė bėrė ėmbėlsira dhe ne kemi dalė duke i shitur nėpėr rrugėt e qytetit. Me paratė e grumbulluara, ne mundėm tė siguronim edhe kėto para me tė cilat do tė ndėrtohet kjo urė.

G. Marku

 

 

Tregtarėt kėrkojnė lehtėsira nga shteti

         

KUKĖS-Shoferėt qė kryejnė aktivitet tė pėrditshėm tregtar me Kosovėn kanė protestuar pranė bashkisė, pėr tė sensibilizuar autoritetet lokale dhe ato dogonore se ka ditė qė puna dhe fitimi i tyre ėshtė ndėrprerė. Shkėmbimi i mallrave mes Kosovės dhe Shqipėrisė, nė dy javėt e fundit ka njohur rėnien mė tė madhe, pėr shkak se aktiviteti i tregtarėve tė vegjėl ėshtė ndėrprerė totalisht dhe mėse 70 shoferė qė bėnin pėrditė kėtė punė, ka ditė qė nuk kanė kryer njė aktivitet tė tillė, qė pėr ta dhe familjet e tyre ėshtė jetik. Pėrfaqėsia e tregtarėve i ka kėrkuar deputetetit tė zonės, Fatos Hoxha, drejtuesve tė doganės dhe tė policisė qė kėta tė fundit tė ndėrhyjnė tek shėrbimi doganor i Kosovės, pėr tė lejuar tė paktėn njė aktivitet tregtar deri nė shumėn 30 mijė lekė, qė bėhej mė pėrpara. Pezullimi i kėsaj tregtie ka bėrė qė tė ndihet mungesa e mallrave nė treg dhe ato qė vijnė nga Tirana tė jenė me ēmime mė tė larta, pėr shkak tė kostos sė rritur. Nga ana e tyre, drejtuesit e doganės thanė se ata qė marrin mallra nė Kosvė pėr konsum personal e familjar, nuk po paguajnė taksė doganore, por furgonėt janė shndėrruar nė furnizues tė magazinave dhe tregtarėve tė mėdhenj nė Kukės e mė gjerė, duke bėrė qė ata t’iu shmagen detyrimeve doganore. Si pasojė e kėtij spekulimi, arkės sė buxhetit tė shtetit i shkaktohet njė dėm fiskal prej 4 mijė eurosh nė ditė. Sa pėr tarifėn prej 30 mijė lekėsh, qė lejon kodi doganor, drejtori i doaganės, Gėzim Cengu, ka sqaruar se, kjo shumė lejohet tė kalojė pa zhdoganim, vetėm kur mallrat nuk janė tė njė serie. Cengu ka treguar edhe pėrēapjet qė ka bėrė dogana e Morinės, pėr tė gjetur rrugėt e tolerancės brenda ligjeve, por dogana e Kosovės varet nga UNMIK-u dhe zbaton rregullat e atjeshme.

Bujar Muēmata

 

Policia ka marrė masa pėr tė shmangur vonesat

Pashkėt, 12 sportele pėr emigrantėt

 

GJIROKASTĖR- Drejtuesit e policisė kufitare tė pikės sė Kakavijės kanė marrė tė gjitha masat pėr pėrballimin e fluksit tė shtuar tė emigrantėve shqiptarė qė punojnė dhe jetojnė nė Greqi, tė cilėt kanė nisur tė vijnė dhe qė pritet tė kthehen nė atdhe me rastin e festės sė Pashkėve. Sipas komandantit tė kėsaj policie kufitare, nė dispozicion tė emigrantėve do tė jenė 12 sportele, me qėllim shmangien e ēdo vonese artificiale. "Falė eksperiencave tė viteve tė kaluara dhe komunikimit tė shpejtė me homologėt grekė janė marrė qė tani masat pėr tė koordinuar punėn nė tė dyja anėt e kufirit", - tha Enea Gjergjani. Ai nėnvizoi se, tė gjithė emigrantėt qė dėshirojnė tė festojnė Pashkėt nė atdhe duhet tė njohin mirė udhėzimet e Ministrisė sė Brendshme greke dhe tė pajisen me tė gjitha dokumentet e nevojshme qė pėrfshihen nė kėtė udhėzim, pasi kjo do tė jetė nė favor tė tyre gjatė kthimit. Duke pėrfunduar, Gjergjani bėri tė ditur se, gjatė kėtyre ditėve fluksi i lėvizjeve nė pikėn kufitare tė Kakavijės ka qenė i shtuar, por jo nė pėrmasat e pritshme tė ditėve tė ardhshme. Vetėm deri nė mbasditen e ditės sė djeshme, numri i tė ardhurve llogaritej deri nė rreth 500 vetė, kurse ai i automjeteve arrinte nė rreth 150. Kėtyre iu shtohet numri tė pėrgjithshėm prej 1440 shtetasish shqiptarė si dhe 370 mjete, tė hyrė deri tė mėrkurėn.

R.Belo 

 

Enti shpėrndan 24 apartamente

 

SHKODĖR- Enti i Banesave ka shpėrndarė apartamente pėr 24 familje tė pastreha, banuese nė qytetin e Shkodrės, tė cilat janė pajisur edhe me tapinė pėrkatėse. Familjet e pastreha, tė cilave iu dorėzuan apartamentet janė miratuar nga Kėshilli Bashkiak nė nėntor tė vitit 2005. Burime zyrtare nga bashkia bėnė tė ditur se, numri i familjeve tė pastreha nė qytetin e Shkodrės ėshtė i madh, ndaj pėr kėtė problem ėshtė planifikuar ndėrtimi i vazhdueshėm i pallateve tė tilla, nė mėnyrė qė ky fenomen problematik pėr qytetin verior tė marrė zgjidhjen e duhur. Pallatet kanė pėrfunduar sė ndėrtuari nė fund tė vitit tė kaluar.

 

 

 

 

 

KRONIKA

 

 

Prokurori kėrkon lėnien nė fuqi tė Shkallės sė Parė

 

Ushtarėt e Bares, Apeli

rihap “dosjen e vrasjeve”

 

Avokati Leka kėrkon tė imitojė rastin e avokatit tė Aldo Bares nė Turqi: “Ky ėshtė gjyq politik. Nuk mund tė gjykohen nga njė gjykatė”

 

 

Avokati i tre prej tė pandehurve, tė akuzuar si anėtarė tė bandės sė Lushnjės, ka kėrkuar pafajėsinė dje, nė Apelin e Krimeve tė Rėnda, gjatė leximit tė konkluzioneve pėrfundimtare. Avokati mbrojtės i Dritan Vilės, Maksim Ēelės dhe Erion Cicit, Ardian Leka, ka deklaruar dje se, klientėt e tij janė tė pafajshėm dhe se e gjithė ēėshtja e tyre ėshtė politike. Kėta tė pandehur, sipas avokatit, nuk kanė lidhje me asnjėrėn prej bandave kriminale dhe se janė gjykuar qė nė Shkallėn e Parė tė paragjykuar si miqtė apo ushtarėt e Aldo Bares. Por, gjithnjė sipas mbrojtjes, nuk ėshtė i vėrtetė njė fakt i tillė. Avokati ėshtė mbėshtetur dje nė tė njėjtėn strategji, ashtu si edhe avokati turk i Alfred Shkurtit. Madje, ai ka kėrkuar qė tė akuzuarit tė mos gjykohen nga anėtarė gjykate, tė cilėt kanė votuar mė vonė pėr nė KLD Artan Gjermenin, i cili ėshtė akuzuar mė pas si mbrojtės i tė akuzuarve si anėtarė tė bandės sė Lushnjės.

Megjithatė, Gjykata e Apelit tė Krimeve tė Rėnda ka kėrkuar njė javė kohė pėr tė dhėnė vendimin. Nė seancėn e djeshme gjyqėsore, prokurori i ēėshtjes i ka kėrkuar trupit gjykues qė tė lėrė nė fuqi vendimin e dhėnė nga Gjykata e Shkallės sė Parė, e cila ka kėrkuar dėnimin me burgim tė pėrjetshėm pėr Dritan Vilėn, i cili ėshtė konsideruar killeri i grupit. Ndėrsa, Maksim Ēela dhe Erion Cici janė dėnuar me nga 25 vjet heqje lirie, pėr pjesėmarrje nė organizatė kriminale dhe kryerje tė krimeve nė tė.

Ēėshtja

E ashtuquajtura ēėshtja e “bandės sė Lushnjės” ka nisur nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda qė me krijimin e saj. Tė pandehurit e arrestuar veē dhe tė gjykuar tė ndarė deri nė atė kohė do tė gjykoheshin si njė grup i vetėm. Ndėrsa, lista e tė pandehurve ka qenė mė e gjatė se 4 persona. Nė krye tė grupit ka qenė Alfred Shkurti, dosja e tė cilit u veēua nga grupi, pėr shkak tė mungesės sė tij. Po kėshtu, pas pendimit tė Petrit Liēit, i cili ndihmoi me detaje nga veprimtaria e bandės drejtėsinė shqiptare, gjyqi mori njė tjetėr kthesė. Nė 4 korrik u vra nė Lushnjė njėri prej tė pandehurve, Leonard Prifti. Ndėrsa, pas arrestimit tė kreut tė grupit nė Turqi, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ndėrroi edhe akuzat nga vrasje nė bashkėpunim, nė organizatė kriminale dhe kryerja e krimeve nė tė. Ka qenė dėshmia e Petrit Liēit dhe pendesa, ajo qė ka lehtėsuar punėn pėr organin e akuzės dhe nė fund pėr gjykatėn. Duke rrėfyer gjithēka ka bėrė nė emėr tė grupit tė Aldo Bares dhe duke marrė urdhra nga Erjon Cici, Petrit Liēi ėshtė ndjerė i penduar. Kėshtu, nga 25 vjet qė ishte masa e dėnimit pėr tė, nė bazė tė ligjit pėr personat e penduar, ai do tė vuajė vetėm 8 vite burg. Tė pandehurit akuzohen se, qė nga viti 1998, nė qytetin e Lushnjės kanė kryer njė seri vrasjesh, tė urdhėruara nga Aldo Bare.

 

 

Banda e Lushnjės

Alfred Shkurti (Aldo Bare) nė gjykim, nė pritje tė ekstradimit pėr nė Shqipėri

Enver Dondollaku, nė gjykim, nė pritje tė ekstradimit nga Italia

 

Tė dėnuar

Dritan Vila, burgim i pėrjetshėm

Petrit Liēi, dėnohet me 8 vite

Maksim Ēela, 25 vite burg

Erjon Cici, 25 vite burg

 

Tė veēuar nga dosja

Erjon Kashari gjykohet nė Lushnjė

Elton Mermali gjykohet nė Lushnjė

 

 

Ekstradimi i Hamdi Haklajt, akuza dhe

mbrojtja me dosje tė ndryshme nė Suedi

 

Nė gjyqin nė ngarkim tė Hamdi Haklajt, nė gjykatėn e kryeqytetit, dje, prokurori i kėsaj ēėshtjeje ka hequr dorė nga njėri prej dėshmitarėve, i cili ka refuzuar tė vijė nė sallėn e gjyqit qė prej disa muajsh. Hamdi Haklaj, i cili u arrestua nė Suedi disa ditė mė parė, akuzohet pėr vrasjen e Ramė Hoxhės dhe mbesės sė tij. Ndėrsa, avokatėt mbrojtės kanė deklaruar dje se janė duke pėfunduar dosjen me materialet hetimore qė akuzojnė Haklajn dhe pritet qė ta nisin kėtė dosje paralelisht me atė tė Ministrisė sė Drejtėsisė. Vetėm dy ditė pas arrestimit nga interpoli suedez, Hamdi Haklaj, pėrmes avokatėve tė tij ka kėrkuar azil politik nė kėtė vend. Suedia ka nisur procedurat mbi kėrkesėn e tė arrestuarit, ndėrkohė qė autoritetet shqiptare konfirmojnė nisjen e dokumentacionit pėr ekstradimin e shpejtė tė tij, pasi nė dispozicion kanė vetėm 40 ditė kohė. Menjėherė sapo ėshtė arrestuar nga agjentėt e zyrės sė Interpol Stokholmit nė Suedi, tropojani i njohur me nofkėn “Padrino” ka kėrkuar statusin e azilantit politik, pasi nė rast riatdhesimi i rrezikohet seriozisht jeta. Tashmė, pritet qė autoritetet suedeze tė marrin nė shqyrtim kėrkesėn e Haklajt dhe tė vendosin pėr fatin e tij. Nėse gjykata suedeze do tė vėrtetojė faktin se ēėshtja penale ndaj tė arrestuarit pėr llogari tė drejtėsisė shqiptare mund tė ndikohet nga politika apo qė jeta e tij vihet nė rrezik sado tė vogėl nė rast ekstradimi, atėherė mundėsia qė ai tė vijė me pranga nė Shqipėri ėshtė shumė e vogėl. Hamdi Haklaj, i shpallur nė kėrkim, akuzohet se, nėn njė pritė, nė bashkėpunim me njė person tjetėr ka qėlluar mbi pjesėtarėt e familjes Hoxha. Haklaj, sipas akuzės, i ka zėnė pritė kėsaj familjeje, ku ka mbetur i vrarė Ramė Hoxha dhe pas disa orėsh nga njė plumb i marrė nė kokė, vajza e vėllait tė tij, Fatmira Hoxha. Vrasja, sipas akuzės, ėshtė kryer pėr hakmarrje.

 

 

 

 

 

Droga e Sarandės, nis gjykimi pėr tre policėt dhe biznesmenin

 

Nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda ėshtė lexuar edhe kėrkesa pėr gjykim nė ngarkim tė tė pandehurve Gentian Baba, Ylli Kapo, Ermal Nika dhe Pelivan Mehmetaj, tė akuzuar pėr trafik dhe prodhim tė lėndėve narkotike. Sipas akuzės, kėta tė pandehur kanė qenė nėn vėzhgimin e policisė sė Sarandės prej tre muajsh para se tė arrestoheshin. Sipas akuzės, ata dyshohen si pjesėtarė tė njė rrjeti tė gjerė tė trafikut tė narkotikėve, pjesėtarėt e tė cilit janė kryesisht punonjės policie. Nė aksin rrugor Muzinė-Delvinė ėshtė kryer arrestimi nė flagrancė i tre punonjėsve tė policisė dhe njė biznesmeni, tė cilėt po transportonin drogė. Ylli Kapo, inspektor i Sektorit tė Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar nė Komisariatin e Policisė Sarandė, Gentian Baba, inspektor i Policisė Kriminale nė Komisariatin e Policisė Sarandė janė kapur, ndėrsa po transportonin lėndėn narkotike me njė furgon, ndėrsa destinacioni i drogės ka qenė Greqia. Ndėrsa, nė mungesė ėshtė duke u gjykuar edhe Ermal Nika, lindur dhe banues nė Sarandė, person me precedentė tė mėparshėm kriminalė. Kėtyre shtetasve, nė momentin e arrestimit u ėshtė sekuestruar njė furgon me targa gjermane, brenda tė cilit ishin tė fshehura 26 ēanta tė mbushura me 750 pako njėkilogramėshe kanabis sativa, gjysmė i gatshėm, i presuar dhe i ambalazhuar.

 

 

 

 

Neglizhoi pacienten, gjykata kėrkon “edhe forcėrisht” mjekun Ibi

 

Pas kėrkesave tė shumta tė gjykatės pėr paraqitjen e tė pandehurit, dje, nė seancėn e radhės, gjykata ka vendosur qė Bashkim Ibi tė shoqėrohet forcėrish pėr nė gjykatė. Mjeku i Qendrės Spitalore Universitare, Bashkim Ibi, akuzohet pėr mjekim tė pakujdesshėm ndaj shtetases Mehdiha Neēoku, e cila ka vdekur nė spital, ndėrsa mjek pėrgjegjės pėr kėtė paciente ka qenė pikėrisht Ibi. Familjarėt, pas vdekjes tė sė afėrmes sė tyre i kanė kėrkuar prokurorisė tė merret me ēėshtjen e tyre. Sipas pretendimeve tė familjarėve, Ibi nuk i ėshtė afruar pacientes sė tij, kur tė afėrmit e saj e kanė lajmėruar se ka humbur ndjenjat nga temperatura e lartė. Sipas bashkėshortit tė viktimės, mjeku nuk i ka lejuar qė pavijon e sėmura tė futej nė dhe i ka lėnė gjithė natėn nė korridor, ndėrsa nė mėngjes, pacientja 53-vjeēare ka gjetur vdekjen. Nė dokumentin e lėshuar nga spitali thuhet se, sipas analizave tė rastit qė i janė bėrė tė sėmurės, vdekja ka ardhur si pasojė e njė infarkti akut masiv tė miokardit, por diagnoza nuk u vėrtetua me autopsi. Ndėrkohė qė, sipas tė njėjtit dokument, nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” pacientes i janė bėrė tė gjitha shėrbimet e duhura. Mjekėt dhe infermierėt nuk kanė neglizhuar nė trajtimin e sė sėmurės, por i kanė bėrė tė gjitha mjekimet e nevojshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KULTURA

 

Romancierja qė hyjnizon Satanain, njė mbrojtėse fanatike e tė drejtave tė homoseksualėve

 

 

Marie Corelli and her Occult Tales

-Marie do tė merrte ēdo lloj teorie apo historie dashurie e do t’i shtonte disa elementė tė tjerė tė cilat ishin brutalisht cinikė dhe heretikė, pėr shkak tė vetė tezave tė besimit qė ajo kishte nė vetvete, duke lėnė mėnjanė kontekstin kristian. Fantazia e saj revizioniste pėr Kryqėzimin, Barabbas, e alarmoi mjaftueshėm botuesin e saj, zotin Bently, i cili e refuzoi dorėshkrimin, duke u shprehur se “kishte frikė nga efekti qė kjo vepėr do tė krijonte nė publik”

 

 

 

 

 

Jesicca Amanda Salmonson

 

 

Maria Corelli ka qenė njė ndėr autoret mė tė lexuara tė Anglisė. Shpesh, shkrimet gazetareske kanė lėshuar sulme tė shumta mbi figurėn e saj, duke akuzuar edhe publikun pėr shijet e tij tė kėqija. Ndoshta publiku nga ana e tij e ka gjykuar tė drejtė qė tė mbėshtesė njė autore tė pėrmasave tė tilla, pasi nėse ajo do tė kishte gjithė ato vese, siē edhe pėrflitej, atėherė ata thjesht do ta kishin injoruar atė.

Ndėr miqtė e saj mė tė ngushtė mund tė pėrmendim Sir Henry Irving, Lily Langtree, Ellen Terry, Sarah Bernhardt, Beerbohm Tree, Alice Meynall, Georege Meredith, Ella Wheeler Wilcox, Frank Harris, Robert Hichens, Alfred Noyes, Algernon Swinburne dhe shokun e saj Theodore Watts, dhe vėllezėrit shkrimtarė A.C. Benson dhe R.H Benson.

Shpesh ajo kishte aftėsinė qė tė largonte edhe ata qė e kanė vlerėsuar atė. Hugh Benson pėlqente shumė tė rrinte tek Mason Croft, duke marrė me vete edhe ndonjė shokė pėr tė shijuar kopshtet e saj. E megjithatė, kur ka shkruar mė vonė pėr figurėn e saj, edhe ai ka shprehur pakėnaqėsitė e veta. Ai ka qenė njė prift anxhelik, i cili mė pas iu pėrkushtua katolicizmit. 

Pėr ata tė cilėt nuk e pėlqenin atė, ajo iu sillej me njė vetpėrmbajtje dhe njė menefregizėm. Ndėr ata tė cilėt ajo i konsideronte si armiqtė e saj ishte dhe Hall Caine; Grabt Allen, i cili nė “The Spectator” e quante atė “njė grua me njė talent minimal e cila mendonte se ishte gjeni, dhe pranohej si e tillė nga njė publik sentimentalist dhe tė njė shtrese tė ulėt”. James Agate, i cili e pėrcaktonte atė si njė kombinim i “imagjinatės sė Poe me stilin e njė Ouida dhe mentalitetin e njė infermiereje”; dhe i pamėshirmshmi Edmund Gosse i cili ka shpėrhapur thashetheme tė shumta mbi tė. Kishte diēka tepėr specifike tek sjellja e Marie-s. Ajo gjithmonė kishte energji tė mjaftueshme; megjithatė, dikush tjetėr nė vendin e saj do t’i kishte ruajtur ato energji pėr beteja mė tė rėndėsishme. Pėr shembull, ajo nisi luftėn e saj ndaj Hall Caine para se karriera e saj tė pėrfundonte. Ai ishte njė nga lexuesit e parė tė “Njė romancė e dy botėve”, novelės sė saj tė parė, pėrpara se ajo tė publikohej. Kur George Bentley pa raportin negativ, ai dyshoi instiktivisht pėr njė reklamė jo tė mirė dhe i shkruajti Marie-s qė ta merrte mbrapsht dorėshkrimin. Kur Caine takoi Marie-n, ajo ishte bėrė njė dritė udhėheqėse, kėshtu qė ai duke gėnjyer u shpreh se ka qenė avokati i saj me Bently. Nėse do tė ishte njė politikane e mirė, ajo do ta kishte lejuar atė tė gėnjente dhe tė pėrfitonte nga mbėshtetja e tij. Nė tė vėrtetė, ajo e ofendoi atė tė publik dhe nė forume private, duke e konsideruar si njė armik tė pėrjetshėm.

Marie ishte homoseksuale. Duhet thėnė se pėr shkak tė mėnyrės sesi pėrflitet historia e gei-ve dhe lesbikeve, nė tė kaluarėn janė bėrė pėrpjekje pėr ta anashkaluar kėtė fakt. Shpesh herė ajo shfaqej si njė person qė i urrente meshkujt dhe nėse njė mashkull do ta prekte atė qoftė dhe aksidentalisth, ajo do ta urrente atė pėr ditė me radhė. Dikur thuhej se Bethhoven mund tė ishte i vetmi burrė qė ajo mund tė donte, pasi ai kishte avantazhin e tė qenit i vdekur.

Edhe pse e frymėzuar pėr tė shkruar poemėn e dashurisė “Pėr njė vizion”, ajo flet pėr dėshira seksuale, me hije gjurmėsh qė i afrohen “errėsirės sė natės”, duke sjellė puthje tė shumta, aromė lulesh dhe duar tė pakujdesshme, tė gjitha kėto pa njė gjini tė pėrcaktuar, pėrveē faktit tė pėrmendjes sė njė gjoksi femėror.

Ajo tė cilėn autorja guxonte ta dashuronte ishte Bertha Vyver, e cila e kishte njohur Marie-n qė nga rinia e saj, dhe ka qenė dėshmitare e ēdo suksesi dhe thyerje zemre nė karrierėn e Marie-s. Ato nisėn tė jetonin sėbashku nė vitin 1878 kur Ber isthe 24 vjec dhe Marie njė vit mė e vogėl. Pėr Bertha, Marie ishte gjithmonė “ėmbėlsira”, apo “autorja e ėmbėl”. Ber gjithmonė mendonte pėr tė dashurėn e saj si njė ėngjėll i vogėl, e cila kishte nevojė pėr kujdes, gjithmonė.

Marie e quante Berthan “mamasita”, kur ato ishin nė Fern Dell, mė pas nė Longridge Road, Kensinton dhe mė pas ajo ishte “e dashura ime Ber” dhe “e dashura Ber”, tė cilėn i nderuari at William Stuart Scott e pėrshkruante si nė “jastėk i madh i rehatshėm ku Marie mund tė mbėshteste kokėn e saj”. Scott, i cili i njihte shumė mirė tė dyja gratė, ishte komentuesi i vetėm jo paragjykues i dashurisė sė tyre.

Marie shpesh herė ėshtė fajėsuar pėr opinionin qė ajo kisthe ndaj martesės, pasi dhe pyetjes “pse ajo nuk ishte martuar kurrė”, ajo i pėrgjigjej sipas stilit tė vetė origjinal. Megjithatė, nėse do tė shikonim me kujdes, do tė shihnim dėshirėn e saj pėr njė martesė tipike heteroseksuale, nė tė cilėn ēdo gjė konsiderohet si e shenjtė. Ajo ėshtė shprehur “Martesa nuk ėshtė Kisha, rituali, pagėzimi, apo aprovimi i gjithė miqve dhe tė pranishmėve. Asgjė s’mund ta bėjė njė martesė tėrėsisht tė shenjtė, pėrveēse dashuria e madhe”.

Fatkeqėsisht Marie ishte njė mbrojtėse fanatike e tė drejtave tė homoseksualėve, fakt i cili ishte bėrė arsye polemikash pėr shkrimtarė si Vernon Lee dhe teoricieni Edward Carpenter. Nė tė vėrtetė, nė njė ese tė Lady’s Realm, ajo radhiste preferencat e saj dhe shprehej se “poeti i ri, i cili lėpin flokun nė njė mėnyrė aspak mashkullore, i cili la gjurmė deri nė vitin 1890, gjatė luftės sė parė botėrore dhe “gratė me biēikleta apo meshkuj me natyrė femėrore” tė cilat pėr tė tregonin se pėlqente femrat e buta dhe tė brishta, si puna e Berthas. Mund tė interpretohet si njė afėrsi tipike, apo njė besim personal i cili tregon se homoseksualiteti duhet tė jetė, gjithmonė sipas pėlqimit tė shumicės, tepėr korrekt dhe nė pėrputhje me normat e vendosura nga shoqėria gjatė gjithė kėsaj periudhe. Asaj i dukej e panevojshme qė meshkujt gej tė merreshin me flokėt e tyre, nw vend tė atletikės apo pėr lesbiket tė merreshin me ushtrime atletike nė vend tė flokėve tė tyre. 

Marie dhe “e dashura Ber”, blenė Mason Croft, njė banesė nė Tudor, dhe e restauruan atė. Nė studion e tyre muzikore, Marie vendosi njė oxhak tė bukur me gurė tė rėndė, nė tė cilėn ishin gdhendur inicialet e Bertha Vyver dhe ato tė sajat. Ishte nje shprehje e natyrshme e dashurisė sė tyre. Ky ishte njė rrėfim i sinqertė, pasi ato i kishin gdhendur inicialet e tyre dhe nė njė pemė nė Kensington Park.

Pėr shkak tė paragjykimeve tė preferencave tė saj dhe shtrembėrimeve tė bėra nga komente tė njėanshme qė pėrpiqeshin tė injoronin figurėn e autores, nė ditėt e sotme nuk gjendet ndonjė studim apo pėrmbledhje e veprave tė saj, ashtu si gjenden zakonisht biografitė e autorėve tė ndryshėm. Duke i shkruar dorėshkrimet e saj me shkrim dore, shpesh herė duke shėtitur nėpėr kopshtet e saj, ajo dėshironte qė t’i linte kėsaj bote diēka tė pastėr dhe tė brishtė. Vetėm disa kritikė, tė tillė si Rebecca West apo Leonard Woolf e kanė mbrojtur punėn e saj. Henry Miller e ka konsideruar punėn e saj si “tė jashtėzakonshme”, “tepėr krijuese” dhe i ėshtė referuar asaj si njė autore “me njė kurajo dhe imagjinatė tė jashtėzakonshme”, e cila pėrpiqej tė shpaloste sa mė thjesht stilin e saj. “Ajo kishte njė dhunti tė jashtėzakonshme pėr figura portretesh, pėrshkrime skenike, karakterizime tė jashtėzakonshme dhe njė aftėsi pėr ta mbajtur nė ankth lexuesin. Edhe pse ėshtė pėrfolur pėr shkelje tė normave tė shoqėrisė, unė personalisht mendoj se puna e saj ėshtė vėrtet e jashtėzakonshme”-ėshtė shprehur ai.

Nė epokėn “teosofike”, ku njerėzit besonin nė njė edukim korrekt dhe kishin standarte tė caktuara shoqėrore, ku qyteti mė i vogėl zhvillonte takime tė “Shoqatės sė Studimeve Fizike” apo takime kishtare, novelat e siketshme tė Correlit ishin njė absurditet pėr kohėn. Ajo kishte idetė e veta specifike dhe iu qendronte besnike atyre, gjė kjo e cila ishte shumė e mirė, pasi duke qenė se kishte njė qėndrim tė vetin pėr dukuritė, nuk jetonte me frikėn e tė bėrit pre pėr lėvizjet e shumta fetare apo antirymat shoqėrore. Novelat e Correlit ishin tepėr egocentrike dhe shpalosnin vetėm kėtė lloj atmosfere. Nė ato kohė, thuajse gjithė pjesa tjetėr e shkrimtarėve ishin romancierė, por as gjysma e tyre nuk kishin dhuntitė qė posedonte Coreli. Ajo ėshtė e vetmja autore e llojit tė saj, pas Bulwer Lytton, i cili ka pasur tė gjitha tiparet e njė antagonisti modern.

Stili dhe filozofia e saj ishin disi dekandente, edhe pse nė disa aspekte, vijat morale tė pėrshkruara nė librat e saj ishin kundėr demoralizimit tė “Dekadencės sė madhe gjatė viteve Nėntėdhjetė”. Marie do tė merrte ēdo lloj teorie apo historie dashurie e do t’i shtonte disa elementė tė tjerė tė cilat ishin brutalisht cinikė dhe heretikė, pėr shkak tė vetė tezave tė besimit qė ajo kishte nė vetvete, duke lėnė mėnjanė kontekstin kristian. Fantazia e saj revizioniste pėr Kryqėzimin, Barabbas, e alarmoi mjaftueshėm botuesin e saj, zotin Bently, i cili e refuzoi dorėshkrimin, duke u shprehur se “kishte frikė nga efekti qė kjo vepėr do tė krijonte nė publik. Marie, me qetėsinė qė e karakterizonte, e mori dorėshkrimin dhe e ēoi tek njė botues tjetėr duke e shndėrruar “Barabbas” nė njė sukses ndėrkombėtar, i pari i njė triologjie e cila reformonte tė gjithė historinė e Krishtėrimit dhe tė djallit, pėr t’iu pėrshtatur sa mė mirė besimit tė saj fantazmagorik.   

 

Keqardhja e Satanait....

 

Nė “Keqardhja e Satanait”, pjesa e parė e Barabbas, ka njė fuqi mistike e hyjnizimit tė Satanait, si njė aventurier tė cilin e kishin keqkuptuar nė botėn moderne. Kjo vepėr theu ēdo rekord nė historinė e botimeve nė Britaninė e Madhe, duke e shndėrruar librin nė mė tė shiturin e Anglisė, pėr kohėn. Kjo vepėr i mėrziti sė tepėr kritikėt, tė cilėt janė shprehur se nė vepėr, Corelli ka shprehur mė shumė nga ē’duhet simpatinė qė ka pėr tė paudhin. Mjeshtri-Kristian, ishte kurorėzimi i triologjisė. Ishte njė protret i vogėlushit Jesus, si njė udhėtar rrugėsh, duke e zhgėnjyer sė tepėrmi kėshtu botėn viktoriane, edhe pse edhe ky libėr u shndėrrua nė njė nga mė tė suksesshmit dhe mė tė pėlqyerit pėr kohėn, duke vazhduar tė ruajė atė cilėsi mistike tė cilėn lexuesit morrėn nga libri “Keqardhja e Satanait”.

Puna, pėrkushtimi dhe pasioni qė ajo kishte, ashtu sikurse dhe William Beckford ėshtė shprehur, e shndėrruan atė nė njė shkrimtare origjinale. Novela e saj mė e ēuditshme e titulluar “Ardath”, ėshtė cilėsuar nga George Bently “si njė ėndėrr e mrekullueshme”, dhe u shndėrruar nė njė ndikimi tepėr tė madh pėr imagjinatėn e lordit Dunsany. Heroi i veprės, i dashuruar me njė ėngjėll edhe pse jo krejtėissht i bashkuar me tė, udhėton 7000 vjet mbrapsht nė kohė pėr tė eksploruar njė votė fantastike dhe duke pėrjetuar aventura nga mė tė magjishmet dhe transformueset. Ky libėr u krahasuar, nė mėnyrė tė menjėhershme, me “Vathek”, njė pjesė kryesore e fantazisė arabeske. Vetė Corelli e pėlqente Ardath mė shumė sesa librat e saj.

Njė tjetėr vepėr pėr t’u pėrmendur ishte novela e saj me titull “Njė romancė nė dy botė”, sė cilės Ardath i shėrbeu si pasuese. Historia bazohej nė ėndrra magjike, fuqi tė mbinatyrshme dhe tepėr tė ēuditshme. Heroina me emocione tė forta dhe fuqi tė pakrahasueshme, i cili nė mėnyrė elektrike u rinua nga mjeshtri Heliobas, ngre njė sėrė pyetjesh pėr kuptimin e jetės, duke u pėrmbledhur nė njė udhėtim kozmik me mjete qė ishin pjellė e imagjinatės dhe me njė udhėheqje ėngjėllore, i cili prekte Saturnin, shihte teknologjinė e Jupiterit dhe eksploronte qendrėn e universit, vendin e krijimit ku Zoti shfaqej nė formė elektrike. Duke kombinuar shkencėn e tė ēuditshmes me spiritualizmin, kjo ishte novela mė e suksesshme pėr atė periudhė kohe, pas asaj tė H.Rider Haggard, me titull “Ajo”.

“Shpirti i Lilith” ishte dhe pėrmbledhja e fundit e “triologjisė Heliobiase”, e cila nisi me “Njė romancė e dy botėrave” dhe “Ardath”. Ėshtė njė interpretim i bukur i temės sė Faustit, me elemente tė Pygmalionit sė cilit i ishte bashkangjitur shpirti i njė vajze tė vdekur, duke krijuar kėshtu njė lloj familiariteti me figurėn e femrės, tė cilėn ai nuk mund ta ndalonte, pavarėisht nga paralajmėrimet e tė menēurit Heliobas.

Korelli ėshtė pėrcaktaur si versioni i “Haggard femėr”, dhe mund tė ketė qenė i vėrtetė fakti qė gratė e reja, lexonin novelat e asaj pėr tė arritur tė tėrhiqnin vėmendjen e djemve tė tillė si ata tė shfaqur nė “I imi, mbreti Salomon” Ėshtė njė koincidencė qė Rider Haggard, Rudyard Kipling, Arthur T. Quiller, Arhtur Conan Doyle dhe Marie Corelli kanė pasur sukesin e tyre tė parė nė prag tė jubileut Viktorian, nė vitin 1887, ku promovoheshin fantazistėt.

 

Motivi i “Racės sė Humbur”

 

Mari i pėlqente sė tepėrmi novelat e Haggard. Ajo mishėroi temėn e preferuar tė Rider –motivin e “Racės sė Humbur”- nė njė nga romancat e saj mė tė fundit “Fuqia ekrete”, nė formėn e njė qyteti tė fshehur me njerėz tė pavdekshėm, i cili zbulohet nga njė heroinė nė shkretėtirėn e Egjiptit, Marie, i dėrgonte shpesh herė letra Rider, duke shpresuar se njė ditė ai do tė gjente edhe mundėsinė pėr tė ardhur dhe pėr t’i bėrė njė vizitė asaj nė Mason Croft, ndėrsa ai nga ana e tij, pasi pėrfundoi sė lexuari veprėn “Ardath”, i tha asaj se “kishte njė dhunti tepėr tė rallė tė imagjinatės”.

Romancat e saj nė vazhdim, shtonin vazhdimisht interesin.  Botuesi i saj i parė, zoti Bentley, e krahasonte novelėn e saj tė dytė me titull “Hakmarrja”, me Bulwer Lytton, njė nga romancierėt mė tė mirė tė epokės viktoriane; George Augustus Sala ka folur rreth forcės dhe aftėsisė sė saj pėr tė pėrshkruar situata dhe njė goticizmi brutal.

Wormwood, ashtu sikurse “Hakmarrja”, ėshtė gotike dhe e mbinatyrshme, duke krijuar nė kėtė mėnyrė rathė bohemianė nė Paris. Pikėrisht kjo zgjoi disa ndjenja tė reja nė liderat e Europės, duke rezultuar nė aprovimin e disa ligjeve tė rrepta kundėr alkolit nė Zvicėr.

Njė ndėr fantazitė e saj mė tė mira, ėshtė ajo nė novelėn “Ziska”, njė pėrrallė erotike e mbushur me horror, qė flet pėr transformimin e shpirtit, njė legjentė nga Egjipti i Lashtė, e cila arrin kulmin kur pėrflitet sekreti pėr njė kishė tė nėndheshme, nė njė piramidė. Ajo pėrdori edhe temėn e rinisė sė pėrjetshme, njė aventurė shkencore femėrore, tepėr e ēuditshme, e krahasueshme me “E Reja Diana”, njė temė e ripėrpunuar nga Frankenshtain, ku rinia deformohet nė formė monstruoze, duke sjellė imoralitet. “Jeta e pėrjetshme”, ėshtė njė tjetėr vepėr qė flet mėr pavdekshmėrinė, vizionet dhe njė numėr tė madh rimishėrimesh. Marie e ka pėrcaktuar atė si njė vazhdimėsi tė “Romancė e dy botėrave”, duke e shpėrhapur edhe mė shumė teorinė e elektricitetit nė radium dhe radioaktivitet. Marie shpesh herė shtonte elementė tė fiction dhe i kombinonte me ata ekzistues, duke nxjerrė kėshtu vepra si “Romanca e dy botėrave”, “E Reja Diana” dhe “Fuqia Sekrete”. Ashtu si u bėnė tė njohura shpikjet e sė ardhmes tė Zhyl Vernit, shumė njerėz e ndjenė, nė atė kohė, se “Romanca e dy botėrave” mund tė krahasohej me telegrafin e ardhshėm apo me rrezet X.

Vija e aj e tregimit nė novela ishte tepėr e mbushur me elemente dhe kėrkonte pėrqendrim. Por nė disa nga tregimet e saj tė shkurtra, shpalosej thjeshtėsia. “Gruaja me Mishėrim”, ėshtė tregimi mė i mirė pėr tė mbinatyrshmen, duke pėrfshirė dhe “Cameos”, njė histori fatazmash, e cila paraqitet nė mėnyrėn mė reale tė mundshme. Ndėr fantazitė e saj heretike, pėrmendet “Motori i Djallit”, tė cilin Brian Stableford e pėrshkruante si “tėrėsisht egocentrik” dhe qė akoma pushtonte lexuesit. Njė tjetėr pėrmbledhje ka qenė ajo me titull “Pėrshėndetjet e Krishtlindjeve”, nė tė cilėn shpalosen Poemat, esetė dhe tregimet mė tė mira tė Marie-s, madje dhe njė kėngė. Disa vite mė vonė “Motor” u botua si pjesė mė vete, me rreth dyzet e pesė faqe, dhe arriti qė tė botohej nė 5000 kopje, tė cilat nė ditėt e sotme janė tepėr tė vėshtira pėr t’u gjendur. “Fantazma nė karrigen-Sedan”, ėshtė njė tjetėr fantazi nė “Pėrshėndetjet e Krishtlindjeve”, e cila tregon njė histori tė fantazmave, gjatė periudhės sė festave. 

Njė tjetėr novelė Krishtlindjesh u botua nė formėn e njė libri tė vogėl tė bukur e tė ilustruar nė mėnyrė tė magjishme, qė mbante titullin “Vizita e ēuditshme e Josiah McNason”, njė suplement Krishtlindjesh qė nisi nė vitin 1904, dhe u votua nė revistėn “The Strand Magazine”.

Nė 21 prill, 1924, Marie Correlli vdiq. Ajo kishte njė parandjenjė tė ēuditshme pėr vdekjen e saj, dhe i kėrkoi infermieres e cila i shėrbente, qė tė gjente dhe tė sillte pranė saj Berthan. Por kjo nuk ndodhi; infermierja nuk i besoi fjalėt e Marie-s qė u shpreh se vdekjen e kisthe shumė tė afert dhe nuk mund tė ecte dot mė. Bertha nuk u lajmėrua. “Marie nuk pushonte. E ulur nė karrigen e saj gjithė natėn, ajo nisi tė lutej, me lotėt qė i derdheshin nėpėr faqe, qė tė mė kėrkonin; por infermierja, duke mos e kuptuar sesa afėr ishte vdekja pėr tė, nuk e besonte. Mėngjesin tjetėr ajo u nda nga jeta, pa arritur qė tė mė shikonte apo tė ndjente prekjen e dorės sime”. 

Bertha vdiq pak mė vonė, nė vitin 1942 dhe u varros sėbashku me tė dashurėn e saj, Marie Corelli, nė varrezat e Strataford, nė Evesham Road. Mason Croft, megjithė pėrpjekjet e vazhdueshme tė Berthas pėr ta ruajtur nė formėn qė donte Marie, u rėnua sė tepėrmi dhe mė nė fund u shit. Njė ndėr preferencat e Marie ishte dhe shėtitja me poni, gjė tė cilėn ajo e bėnte me kėnaqėsinė mė tė madhe nėpėr qytet, madje njėherė ka shkuar deri tek njė producent i teatrit nė Londėr. Ajo kishte edhe njė anije tė cilės i kishte vendosur emrin “Ėndrra”.

Henry Miller, duke qenė edhe botuesi kryesor i pjesės mė tė madhe tė novelave tė Marie Corelli-t, e parandjeu se njė ditė interesi pėr punėn e saj do tė rizgjohej. Dikur ai ėshtė shprehur: “Nėse do tė ketė njė ri-vlerėsim tė punės sė saj, atėherė ajo do tė bėjė qė Marie Corelli tė shndėrrohet nė njė nga shkrimtaret mė tė mira tė tė gjitha epokave. Pikėrisht kjo femėr mund tė shndėrrohet nė njė fiksim, ose nė njė armike e vetmuar”. Vetėm nėse do t’i hidhnim njė vėshtrim tė shpejt “Romancės sė dy Botėrave”, “Ardath”, “Shpirtit tė Lilith”, “Keqardhjes sė Satanait”, “Ziskas” dhe tregimeve tė tjera tė shkurtra, do tė arrinim qė tė krijonim njė mendim tė mjaftueshėm pėr figurėn dhe veprėn e Marie Corelli-t.

 

Pėrktheu: Xhuli Moran

 

 

 

 

 

 

 

SOCIALE

 

 

Molusqet e Butrintit do tė rieksportohen, nėse BE-ja verifikon “mikrobitetin” e tyre

 

Shqipėria humb 40 mln USD, vetėm nga molusqet

 

Pritet qė sė shpejti tė rinisė sėrish eksporti i molusqeve drejt vendeve tė Bashkimit Europian. Burime nga Ministria e Bujqėsisė bėjnė tė ditur se, ėshtė bėrė gati njė kėrkesė nga ky dikaster pėr lejimin e eksportimit tė molusqeve drejt BE-sė. Sė shpejti bėhet e ditur se, pritet tė kthehet njė pėrgjigje pozitive, duke lejuar edhe eksportin e tyre. Nga ndėrprerja e eksportit tė molusqeve, statistikat tregojnė se, ēdo vit, shqiptarėt humbin rreth 40 milionė dollarė. Kryesisht, vendi ynė ka mundur tė eksportojė molusqe nė rajon dhe ndonjėherė e ka kaluar edhe kėtė kufi. Vendet ku eksportohet janė Greqia dhe Italia. Kryesisht, ata pohojnė se molusqet janė ndaluar tė kalojnė kufirin fqinj, konkretisht Greqinė, pėr shkak tė konkurrencės qė ato paraqesin pėr tregtinė vendase. Bėhet e dituar se, prej disa ditėsh u ėshtė dėrguar njė kėrkesė autoriteteve pėrkatėse pėr tė lejuar sėrish eksportimin e tyre, por sė shpejti, pas kėrkesave tė pėrsėritura vit pas viti pritet tė jepet “drita jeshile”, nė lidhje me eksportin e molusqeve. Para se tė ndalohej eksportimi i molusqeve, vendi ynė eksportonte jashė vendit afro 1 mijė ton, duke pėrfshirė kėtu tė gjitha produktet e detit. Prej vitit 1980,