|
|
|
|
|
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
POLITIKA
Sekretari organizativ shpjegon pse ėshtė vendosur qė tė ndėrpritet mandati delegatėve pėr kongres
Fino: Mandati po ndėrpritet qė tė pėrgatitemi pėr zgjedhje tė parakohshme
Sekretar Organizativ i PSSH, Bashkim Fino ka shpjeguar dje arsyet pse ėshtė vendosur qė tė shkurtohet mandati i tė zgjedhurve nė strukturat e PS. Sipas tij, ėshtė shkelur statuti me shkurtimin e mandatit tė kongresmenėve dhe kryetarit, por kjo ka patur disa arsye. Nga pikėpamja formale mandati i tė zgjedhurve nė organet qendrore tė partisė pėrfundon nė muajin dhjetor 2007, kur plotėsohet afati kohor qė nga Kongresi i fundit zgjedhor i PSSH nė muajin dhjetor 2003. Janė disa arsyet qė AK e PSSH mori njė sėrė vendimesh qė lidhen me zhvillimin e fushatės zgjedhore nė parti nė tė gjitha nivelet nė kėtė periudhė dhe nė njė mėnyrė disi ndryshe nga herėt e tjera, por gjithmonė duke iu pėrmbajtur normave dhe rregullave tė Statutit aktual tė PSSH, thotė Fino. Sipas tij, me ndryshimet e bėra nė Kodin zgjedhor mandatet e tė zgjedhurve nė pushtetin vendor do tė jenė 4 vjeēare. Nga kjo lind nevoja qė edhe mandati i tė zgjedhurve nė strukturat vendore tė partisė tė jetė 4 vjeēar ēka ka tė bėjė me pėrgjegjėsinė e strukturave vendore tė partisė pėr zgjedhjet e pushtetit vendor, rezultatin e arritur nė kėto zgjedhje dhe me ushtrimin e mandatit tė tė zgjedhurve nga partia nė kėto organe. Ky mandat i tė zgjedhurve nė strukturat vendore tė partisė si afat kohor synohet tė barazohet me mandatin e tė zgjedhurve nė organet qendrore tė partisė, ēka krijon mundėsinė qė nė parti tė zhvillohet njė fushatė zgjedhjesh njė herė nė 4 vjet duke filluar nga OS deri nė Kongresin zgjedhor tė Partisė, thotė Fino. Sipas sekretarit organizativ, ndryshimet po bėhen pėr tė shkuar drejt zgjedhjeve tė parakohshme. Analiza e rezultatit tė zgjedhjeve vendore tregon se PSSH dhe aleatėt e saj fituan nė bashkitė kryesore tė vendit. Arsyet pėr kėtė gjė janė shumė por ndėrmjet tė tjerash nė kėtė fitore evidentohet edhe efektiviteti i reformės qė u krye nė riorganizimin e strukturave tė partisė nė nivel rrethi dhe bashkie nė 10 rrethet e mėdha tė vendit dhe aplikimi i parimit njė anėtar njė votė pėr zgjedhjen e kryetarėve tė partisė tė bashkive kryesore. Kjo reforme dhe zbatimi i parimit njė anėtar njė votė pėr zgjedhjen e drejtuesve tė partisė dhe modalitetet pėr zbatimin e saj janė tė pasqyruara si parim themelor nė Statutin aktual tė partisė. Nė vendimet e miratuara nga AK e PSSH synohet qė kjo reforme tė shtrihet nė tė gjithė strukturat e partisė nė nivel vendor si domosdoshmėri pėr tė zbritur qendrėn e rendesės dhe tė vendimarrjes nė strukturat e partisė tė ēdo komune dhe bashkie dhe pėr tė rritur mė tej pėrgjegjėsinė dhe rolin e anėtarėsisė sė partisė pėr zgjedhjen e drejtuesve kryesorė tė partisė nė nivel vendor e qendror dhe tė delegatėve tė Kongresit si anėtarė tė forumit mė tė lartė vendimarrės tė PSSH. Ėshtė vetė situata e zhvillimeve politike nė vend dhe kėtu kemi parasysh krijimin e njė situate tė tillė kur vendi nė vjeshtėn e kėtij viti mund tė ndodhet pėrpara zgjedhjeve tė parakohshme gjė qė nuk varet nga ne dhe qė e bėn tė domosdoshėm njė veprim tė shpejtė dhe nė njė kohė tė shkurtėr tė veprimit organizativ tė Partisė nė nivel vendor dhe qendror dhe qė synon qė partia tė ketė tė pėrfunduar tėrėsisht riorganizimin nė nivel vendor dhe qendror pėr tiu pėrgjigjur me efektivitet politik dhe elektoral konkurimit nė kėto zgjedhje. Riorganizimi tėrėsor i partisė dhe pėrgatitja e saj pėr betejat elektorale tė rradhės ishte ideja qendrore e fjalės politike tė Kryetarit tė PSSH nė mbledhjen e AK nė 14 mars 2007 dhe mbėshtetja e saj nga anėtarėt e Asamblesė e bėjnė tė domosdoshme kėtė riorganizim e pėrgatitje nė pėrputhje me dokumentat e miratuara, thuhet nė deklaratėn e Finos.
Vendimi i qeverisė, Ahmet Premēi zėvendėson Ibrajn nė krye tė policisė
Ahmet Premēi merr drejtimin e Policisė sė Shtetit. Drejtori i deridjeshėm i Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės, ėshtė emėruar dje, nga qeveria nė vend tė Bajram Ibrajt, i cili kishte mbi pesė vite nė kėtė post. Premēi, me gradėn e Kryekomisarit, prej mė shumė se 2 vitesh ka qėndruar nė postin e drejtorit tė policisė sė qarkut tė Shkodrės. Ndėrkohė, ai ka njė karrierė tė pasur nė polici, ndėrsa ka punuar mė parė edhe si oficer i policisė gjyqėsore nė prokurorinė e Tiranės. Ahmet Premēi ėshtė diplomuar nė fakultetin e Ekonomisė dhe Drejtėsisė, si dhe ka marrė gradėn master nė polici. Ahmet Premēi ka punuar gjithashtu edhe si zv. drejtor i policisė sė Gjirokastrės dhe shef i policisė kriminale nė Tiranė. Emri i Premēit nė krye tė policisė u lakua menjėherė pas ardhjes sė Olldashit nė krye tė Ministrisė sė Brendshme, ndėrkohė qė duket se pasardhėsi i tij, Bujar Nishani, e ka paraqitur si propozim tė parė nė tavolinėn e kreut tė ekzekutivit, i cili e firmosi nė mbledhjen e djeshme. Ndėrkaq, emėrimi i Ahmet Premēit nė krye tė bluve duket edhe hapi i parė, konkret i kalimit nė Kuvend tė ligjit tė ri pėr policinė, tė hartuar qė nė kohėn e ministrit Olldashit, ku Policia e Shtetit shihet me detyra mė konkrete nė manaxhimet operacionale, si dhe me njė mandat tė pėrcaktuar tė kohės nė drejtim. Ndėrkohė qė projekti i ri parashikon edhe kalimin e funksionimit me 6 zėvendėsdrejtorė, nga dy qė ka aktualisht Policia e Shtetit. Ndėrkaq, projektligji i ri pėr policinė, i cili prej muajsh ka marrė edhe miratimin e misioneve ndėrkombėtare, pėrcakton edhe gradat e reja nė polici, duke pėrfshirė tė gjitha nivelet.
Meta: Do e ringjall Partinė Socialiste
Kandidati pėr kryetar i Partisė Socialiste nė zgjedhjet qė pritet tė bėhen gjatė muajit tė ardhshėm, Shkėlqim Meta, u shpreh gjatė njė konference pėr shtyp se, "nėse zgjidhem kryetar, do ta ringjall PS-nė politikisht". Zoti Meta, duke paraqitur pikat kryesore tė kandidimit tė tij, tha se, "duke shpallur kandidaturėn time pėr kandidat pėr kryetar tė PS-sė, si anėtar themelues i saj, premtoj se dhe krizėn qė ka pėrfshirė PS-nė do ta zgjidh nėpėrmjet integrimit tė tė gjitha vlerave qė ka PS-ja, nėpėrmjet njė politike tė afrimit dhe jo tė pėrjashtimit tė vlerave tė saj". Duke iu referuar pėrvojės sė tij, politike, zoti Meta tha se, "kam bėrė njė pėrgatitje tė madhe edhe nė rrethet kryesore tė vendit, pasi pretendimet e mia pėr kryetar tė PS-sė janė tė hershme". "Platforma ime ka disa elementė qė nuk i pėrmban ajo e zotit Rama, pasi ai artikulon fjalėn qė "tė vjetrit ta harrojnė qė kanė qenė nė PS", - tha zoti Meta, duke shtuar se, " tė vjetrit e kanė krijuar PS-nė dhe kjo ėshtė njė ndarje qė e thellon krizėn dhe ėshtė teori e pėrjashtimit, ndėrsa unė jam kundėr kėsaj dhe jam pėr teorinė e gjithėpėrfshirjes, pasi PS-ja ėshtė njė familje e madhe qė ka nevojė pėr integrim brezash".
Mustafaj nė New York: Zgjidhja pėr Kosovėn, pavarėsia
Ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, u shpreh gjatė disa takimeve tė zhvilluara nė New York, se Kosova ėshtė rast unik qė ka si zgjidhje vetėm pavarėsinė. Zoti Mustafaj ndodhet nė SHBA nė prag tė ēeljes sė debatit nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė rreth raportit tė presidentit Ahtisari, si dhe rekomandimeve tė tij pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Zyra e Shtypit pranė MPJ-sė bėri tė ditur se, gjatė qėndrimit nė New York janė parashikuar tė zhvillohen takime me tė gjithė ambasadorėt e vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit. Njė takim tė veēantė nė datėn 2 prill, ministri Mustafaj do tė ketė me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Mun. Qėllimi i kėtyre takimeve do tė jetė paraqitja e pikėpamjes sė qeverisė shqiptare rreth raportit, si dhe rekomandimeve tė zotit Ahtisari, ku pėrcaktohet qartė se e ardhmja e Kosovės mund tė jetė vetėm njė pavarėsi e mbikėqyrur si opsioni mė realist dhe i qėndrueshėm. Nė ditėn e parė, ministri Mustafaj pati takime tė posaēme me pėrfaqėsuesin e Pėrhershėm tė Katarit nė Kėshillin e Sigurimit, ambasadorin Naser Abdul Azis Al-Naser. Katari ėshtė anėtar jo i pėrhershėm i Kėshillit tė Sigurimit. Ministri i Jashtėm, shqiptar, e njohu bashkėbiseduesin me arsyet, pse Kosova duhet trajtuar si njė rast unik qė ka si zgjidhje tė vetme pavarėsinė, zgjidhje kjo qė iu pėrgjigjet interesave thelbėsore tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, qofshin ata shqiptarė apo pjesėtarė tė komuniteteve tė tjera, etnike. "Po ashtu, kjo ėshtė zgjidhja qė siguron pėrfundimisht edhe paqen e stabilitetin nė tė gjithė rajonin e Ballkanit Perendimor", - theksoi Ministri Mustafaj. Nė vazhdim, zoti Mustafaj pati njė bisedė me pėrfaqėsuesin e pėrhershėm tė Francės nė Kėshillin e Sigurimit, ambasadorin Jean-Marc De Lasablier. Kreu i diplomacisė shqiptare falėnderoi Francėn, si anėtare e Grupit tė Kontaktit, pėr mbėshtetjen qė iu ka dhėnė negociatave gjatė kėsaj periudhe 14-mujore pėr tė pėrcaktuar statusin final tė Kosovės, duke nxitur tė gjitha palėt nė bisedime qė tė udhėhiqen nga parimi i realizmit. Ministri Mustafaj e njohu ambasadorin Jean-Marc De Lasablier me pėrpjekjet kėmbėngulėse tė qeverisė shqiptare pėr tė inkurajuar Grupin e Pėrfaqėsuesve tė Kosovės qė tė pėrpiqen sinqerisht pėr njė zgjidhje kompromisi me palėn serbe.
Deputeti i sė majtės nė Parlamentin Evropian, Johan Svoboda, kundėrshton zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme nė Shqipėri
Svoboda: Nė demokraci vendos shumica, jo zgjedhjeve tė parakohshme
Tė majtė dhe tė djathtė nė Parlamentin Evropian shprehen kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve tė parakohshme nė Shqipėri. Eurodeputetja e sė djathtės, Doris Pack, thotė se ėshtė absurde tė mendosh pėr zgjedhje, nė njė kohė kur funksionon normalisht qeveria dhe parlamenti. Nė krah tė saj del dhe deputeti i sė majtės, Johan Svoboda.
Ideja pėr zgjedhje tė parakohshme po kundėrshtohet gjithnjė e mė shumė nga faktori ndėrkombėtar, duke i sugjeruar politikės shqiptare nė pėrgjithėsi dhe opozitės nė veēanti tė jetė mė e matur nė veprimet e saj. Zėrit tė eurodeputetes Doris Pack i ėshtė shtuar dje, dhe njė tjetėr eurodeputet, Johan Svoboda, deputet i sė majtės nė Parlamentin Evropian, i cili ka kundėrshtuar prerė idenė e zgjedhjeve tė parakohshme nė Shqipėri. Pack dhe Svoboda shprehen se, pėrderisa ka njė parlament qė funksionon, si dhe njė qeveri, atėherė ideja e zgjedhjeve tė parakohshme nė kėto momente ėshtė sa e dėmshme, aq edhe absurde. Svoboda Nė prononcimet e tyre dje, Pack dhe Svoboda u shprehėn se, politikanėt shqiptarė le tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt nė zgjedhjen e presidentit, ashtu siē ndodhi dhe nė 2002-shin, nė zgjedhjen e presidentit aktual. Svoboda u shpreh sė, ėshtė absolutisht kundėr zgjedhjeve tė parakohshme nė Shqipėri. Nė shumė vende ndodh fenomeni qė partitė politike tė fitojnė zgjedhjet lokale dhe nė nivel kombėtar e pėrdorin kėtė mbėshtetje pozitive, duke bėrė thirrje pėr zgjedhje tė reja, po ėshtė parlamenti ai qė vendos pėr kėtė. Jam krejtėsisht kundėr kėmbėnguljes pėr zgjedhjet e reja pėrmes demonstratave popullore dhe formave tė tilla, nė demokraci shumica vendos nė parlament, nėse nevojiten zgjedhje tė reja apo jo dhe ky qėndrim duhet pranuar", - tha Svoboda Pack Ndėrsa pėr Doris Pack, ėshtė absurde tė mendohet nė njė kohė normaliteti pėr zgjedhje tė parakohshme. Pack tha se, pėrderisa parlamenti dhe qeveria funksionojnė normalisht, atėherė mund tė gjendet mirėkuptimi pėr zgjedhjen e parakohshme dhe nuk ka pse krijohen kriza artificiale. Nuk mund tė bėhen zgjedhje tė tjera pa patur mė parė karta identiteti, kjo ēėshtje duhet mbyllur, pasi duhen baza pėr zgjedhje korrekte. Mjaft mė me pritje, qeveria ka premtuar se do tė bėjė mė tė mirėn e mundshme pėr nxjerrjen e kėtyre kartave e mė pas do tė bėjmė zgjedhje. Pėr zgjedhje tė parakohshme nuk shoh asnjė arsye, pasi ka njė parlament qė funksionon dhe njė qeveri qė funksionon e po ashtu, dhe njė opozitė, atėherė, pėrse zgjedhje? Kush do ta dijė qė, nėse bėhen zgjedhje tė parakohshme, nė to do tė dalė njė mazhorancė ideale qė i ka votat mė pas pėr presidentin. Politikanėt duhet tė zgjidhin nė fund tė fundit kėto probleme qė janė tė vjetra nė fakt dhe mė pas tė shohim zhvillimet e tjera, politike", - tha Pack
Kryeministri mbledh qeverinė jashtė radhe, ministrat raportojnė pėr listėn e objekteve qė do i kalojnė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave
Berisha: Janė nė proces shqyrtimi 1 mijė dosje pronarėsh
Janė bėrė nė jo pak raste transferime krejtėsisht tė pamotivuara tė pronave private, sikur ato tė ishin prona publike. Janė bėrė ndryshime tė mėdha destinacionesh, - tha kryeministri
Kryeministri, Sali Berisha, ka mbledhur dje, jashtė radhe kabinetin e Kėshillit tė Ministrave pėr tė diskutuar rreth pėrshpejtimit tė procesit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Kryeministri gjatė fjalės sė tij u shpreh se, shumė nga pronat publike, tė disponuara nga autoritetet shtetėrore tashmė kanė humbur thuajse krejtėsisht funksionin e tyre, tė mėparshėm dhe tė gjitha kėto sipas rastit duhet ti kalojnė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Kjo mbledhje qeverie ka pėr kryefjalė problemin e kthimit tė pronave, tė disponuara nga institucionet publike, Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė pronave, njė pjesė e tė cilave duhet tė kalojė nėpėrmjet Agjencisė sė Privatizimit dhe tė drejtės sė parablerjeve qė kanė pronarėt. Shpejtimi i reformės sė kthimit dhe tė kompensimit tė pronave pėrbėn njė nga detyrimet mė madhore tė qeverisė. Prona tė shumta, tė disponuara nga autoritetet publike, sot kanė humbur tėrėsisht destinacionin e mėparshėm. Duhet, sipas rastit, tė shkojnė drejt Agjencisė sė Kthimit dhe tė Kompensimit tė Pronave, por njė pjesė e madhe, e tyre pėr shkak tė objekteve tė ndėrtuara nė to, duhet tė kalojnė nė Agjencinė e Privatizimit, nė mėnyrė qė tė pėrgatiten tė gjitha kushtet ligjore pėr tė dalė nė treg me tė drejtėn e parablerjes nga pronarėt, - tha Berisha Abuzimet Kryeministri nė fjalėn e tij vuri nė dukje dhe njėherė abuzimet e mėdha qė janė bėrė me pronėn private nė Shqipėri. Sipas tij, nuk janė tė pakta rastet, kur janė bėrė transferime krejt tė pamotivuara prone nga njė pronar te tjetri, duke shkelur kėshtu njė nga ligjet bazė tė sistemit nė njė shtet ligjor Abuzimi me pronat ėshtė njė nga abuzimet mė tė mėdha, i cili nė shumė raste ka dhunuar nė mėnyrė flagrante tė drejtat e pronarėve tė ligjshėm. Janė bėrė, nė jo pak raste, transferime krejtėsisht tė pamotivuara tė pronave private sikur ato tė ishin prona publike. Janė bėrė ndryshime tė mėdha destinacionesh, - tha kryeministri. Nga ana tjetėr, Berisha iu kėrkoi tė gjithė ministrave, tė raportojnė nė lidhje me listėn e pronave qė duhet ti kalojnė agjencisė sė hartuar nga Ministria e Ekonomisė dhe Drejtoria e Privatizimit, me qėllim qė brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr tė bėhet i mundur kthimi i pronės tek i zoti. Kjo mbledhje u thirr jashtė radhe, pasi 10 ditė mė parė, ju morėt listėn e tė gjitha pronave, tė cilat Ministria e Ekonomisė, Drejtoria pėrkatėse e Privatizimit, i pret nga institucionet dhe agjencitė tuaja tė varėsisė. Kjo ēėshtje duhet tė ketė vlerėsimin maksimal nga ministri, cili duhet ta konsiderojė njė ēėshtje tė dorės sė parė, nė veprimtarinė e tij dhe ta shtyjė pėrpara pėr tė ecur drejt kompletimit. Ėshte plotėsuar nė tėrėsi kuadri ligjor i funksionimit tė institucioneve tė kthimit dhe kompensimit tė pronave. Ishin mbi 1 mijė dosje, tė cilat janė mbledhur dhe janė nė shqyrtim, por, ju garantoj se janė edhe qindra nė mos mijėra tė tjera qė presin angazhimin, interesin tuaj, tė vartėsve tuaj, pėr t`i ēuar drejt privatizimit, pėr tia kthyer pronarėve, sipas rastit. Sot, do tė raportojė secili prej jush pėr qėndrimet e tij ndaj kėsaj liste, por ky do tė jetė njė proces nė vazhdim, - tha Berisha
Kryeministri i Shqipėrisė pret demokristianėt e Kosovės
Berisha: Raporti i Ahtisarit i hap rrugėn shtetit tė pavarur
Kryeministri, Sali Berisha, zhvilloi dje, njė takim me delegacionin e Unionit Demokristian Mbarėshqiptar, kryesuar nga Zef Morini, kryetar i Partisė Demokristiane tė Kosovės. Ky delegacion shoqėrohej nė kėtė takim nga kryetari i Partisė Demokristiane shqiptare, Nard Ndoka. Duke u ndalur nė ēėshtjen e Kosovės, Berisha vlerėsoi dokumentin e paraqitur nga presidenti Ahtisari, i cili i hap rrugėn krijimit tė shtetit tė pavarur, duke i dhėnė fund njė periudhe tė gjatė mundimesh tė shqiptarėve nė Kosovė. Pėrfaqėsuesit e Unionit Demokristian Mbarėshqiptar i bėnė kryeministrit njė ekspoze tė aktivitetit tė tyre, politik nė mjaft shtete. Nga ana e tij, Morini falėnderoi kryeministrin pėr pritjen e rezervuar, duke vlerėsuar me kėtė rast kontributin e z.Berisha dhe tė qeverisė shqiptare pėr pėrshpejtimin e procesit tė pavarėsisė sė Kosovės. Nė vazhdim tė bisedės, kryeministri i njohu bashkėbiseduesit me reformat e ndėrmarra nga qeveria shqiptare pėr tė krijuar njė treg tėrheqės nė rajon, si dhe me procesin e integrimit. Integrimi nė familjen evropiane ėshtė fati ynė i pėrbashkėt. Ndaj ne duhet tė arrijmė sa mė shpejt drejt kėtij stacioni, - tha Berisha
Qeveria, 4 milionė lekė pėr kurimin e Gazidedes nė Itali
Me propozim tė ministrit tė Shėndetėsisė, Nard Ndoka, Kėshilli i Ministrave vendosi dje, qė tė shtojė dhe katėr milionė lekė nė buxhetin e vitit 2007-tė, pėr mbulimin e pjesshėm tė shpenzimeve pėr kurimin e nėndrejtorit tė Hipotekės, Bashkim Gazidede, nė Itali. Bashkim Gazidede, prej kohėsh vuan nga njė sėmundje e stomakut dhe prej disa muajsh ndodhet pėr kurim nė Itali. Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 21 e 27, tė ligjit nr.8379, datė 29.7.1998-tė, Pėr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tė shtetit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė neneve 8 e 12, tė ligjit nr.9645, datė 27.11.2006-tė, Pėr buxhetin e shtetit, tė vitit 2007-tė, me propozimin e ministrit tė Shėndetėsisė, Kėshilli i Ministrave i shton Ministrisė sė Shėndetėsisė, nė buxhetin e miratuar pėr vitin 2007-tė, nė programin Administrim, planifikim, manaxhim, zėri Shpenzime operative, fondin prej 4 000 000 (katėr milionė) lekėsh, pėr mbulimin e pjesshėm tė shpenzimeve pėr kurimin, nė Itali, tė Bashkim Gazidedes. Ky fond tė pėrballohet nga fondi rezervė i Kėshillit tė Ministrave. Pagesa tė kryhet pas paraqitjes sė faturave pėrkatėse, - thuhen nė vendimin e qeverisė.
Nis pėrplasja brenda grupeve nė PS nė prag tė fushatės sė zgjedhjeve tė kėsaj partie
Koēi: Kongresi i 9 prillit do tė sjellė ēarjen e PS-sė
Nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS-sė paralajmėron trazira brenda radhėve tė kėsaj partie nė kongresin e 9 prillit. Koēi paraqet ankesė pranė KQGS-sė pėr platformėn Rama, duke e konsideruar si tė rrezikshme thyerjen e statutit. Koēi: Nėse Rama shkel sot, statutin e PS-sė, nesėr shkel ligjin
Nėnkryetari socialist, Petro Koēi, paralajmėron ndarjen e PS-sė nė kongresin e 9 prillit.Ndryshimet nė statutin e PS-sė, tė ideuara nga kryetari Rama, nėnkryetari i deputetėve socialistė i konsideron si njė tendencė tė plotfuqishmėrisė sė Ramės pėr tė cenuar kushtetutėn e PS-sė, statutin e kėsaj partie. Duke e konsideruar tėrėsisht antistatutore ndėrprerjen e mandatit tė delegatėve tė kongresit, Koēi ka paraqitur dje, ankimim nė Komisionin Qendror tė garancive Statutore tė PS-sė pėr rrėzimin e kėsaj pike. Ai u shpreh gjithashtu se, reformat qė tė ēojnė nė rrėzimin e institucioneve tė partisė, nuk tė ēojnė nė bashkėpunim brenda kėsaj partie, por nė pėrēarje tė saj. Sipas traditės sė vjetėr tė politikės shqiptare, ku individėt janė mė tė fuqishėm dhe mposhtin institucionet, ėshtė antistatutore tė ndėrpresėsh para kohe mandatin e anėtarit tė kongresit apo dhe vetė kryetarit tė partisė dhe kjo nuk mund tė justifikohet nėn emrin reforma. Reformat qė ndėrtohen nė kundėrshtim me statutin, nuk ēojnė nė kohezionin dhe bashkimin e partisė, por ēojnė nė pėrēarjen e partisė. Thyerjet e statutit janė gjithmonė burim i pėrēarjes politike nė njė forcė partiake siē ėshtė PS-ja, - tha dje, Koēi. Ankimimi Nėnkryetari socialist i grupit parlamentar, i cili ka mbajtur pėr disa vite edhe postin e sekretarit organizativ tė kėsaj partie, pohoi dje, se kishte paraqitur ankesėn pranė KQGS-sė pėr rivendosjen e rendit institucional nė PS, tė cenuar nga hapat e ndėrmarrė javėt e fundit nga Rama dhe mbėshtetėsit e tij, socialistė. Unė e kam ēuar ankimimin nė KQGS me emrin tim dhe mendoj se duhet ta shqyrtojnė me shpejtėsi kėtė ankimim pėr tė rivendosur rendin institucional nė funksionimin dhe vendimmarrjen nė PSSH, - tha dje, Koēi. Ai ka shpjeguar edhe arsyet, pėr tė cilat Rama dhe tė tjerė drejtues nė PS po kryejnė reforma tė tilla brenda partisė nė dėm tė statutit tė saj, duke theksuar se tė gjitha kėto reforma urgjente janė me tendencė pėr tė justifikuar dėshtimin e PS-sė pėr tė arritur nė zgjedhje tė parakohshme, ashtu siē kishte premtuar lidershipi i kėsaj partie para zgjedhjeve lokale. Nuk mendoj se dėshtimi pėr zgjedhje tė parakohshme, parlamentare mund tė zėvendėsohet me zgjedhje tė parakohshme nė PS dhe nuk mundet kurrsesi qė hapa tė tillė tė ndėrmerren nė kundėrshtim tė plotė me pėrmbajtjen statutore tė partisė, pasi statuti nuk ėshtė njė copė letėr, por ėshtė kushtetuta e funksionimit dhe e ndėrtimit tė vendimmarrjes nė PS. Nė PS vazhdon praktika e faktit tė kryer qė pastaj e detyron kongresin pėr tė ndryshuar statutin sipas faktit tė kryer, - tha Koēi. Shkelja e statutit, pasojat I pyetur se, cilat janė lėvizjet qė do tė bėhen nė PS, nėse KQGS-ja rrėzon ankesėn e paraqitur prej tij dje, Koēi tha se kishte bėrė detyrėn, duke ankimuar njė vendim qė mendon se cenon statutin e partisė dhe sjell ēarje tė saj. Duke e konsideruar si mjaft tė rėndėsishėm respektimin e satutit tė partisė, Koēi tha se, nėse mund tė shkelet sot, statuti i saj, nesėr mund tė ndodhė qė tė shkelet edhe ligji i saj nga ata qė sot po dėshmojnė se janė tė gatshėm tė shkelin statutin e partisė, duke cenuar institucionet e kėsaj partie. Ne po bėjmė detyrėn tonė nė emėr tė njė eksperience, tė ndėrtimit tė njė politike tė re, tė respektimit tė institucioneve nė PS dhe nė politikė, pasi duke shkelur statutin nė qeverisjen e partisė, pasi, nėse shkel statutin nė parti sot, nesėr do shkelėsh ligjin nė parti. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė vendoset rendi statutor nė mėnyrėn e funksionimit tė partisė. Pėr sa i pėrket pėrmbajtjes sė ndryshimeve tė mundshme nė statut, ka nevojė pėr tė bėrė analiza mbi mėnyrėn dhe rezultatet e mėparshme nė statut dhe ka nevojė pėr tė marrė mendimin e gjerė tė anėtarėsisė, sidomos tė ekspertėve statutorė qė ka PS-ja nė nivel qendror dhe lokal", - tha Koēi.
Me kėtė vendim i hapet rruga mandatimit tė kandidatit tė PD-sė, Osman Metalla, si deputet
Kolegji Zgjedhor hedh poshtė kėrkesėn pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė Shijak
Kolegji Zgjedhor vendosi ditėn e djeshme tė hedhė poshtė kėrkesėn e Partisė Socialiste pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve parlamentare nė Shijak. Me vendimin e djeshėm tė Kolegjit Zgjedhor mbyllen edhe pretendimet e opozitės pėr parregullsinė e zgjedhjeve nė Shijak dhe i hapet rruga mandatimit tė kandidatit tė mazhorancės, Osman Metalla, si deputet i zonės zgjedhore nr. 26. Disa javė mė parė, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte rrėzuar kėrkesėn e Partisė Socialiste pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė Shijak me 5 vota kundėr dhe 4 pro. Kėrkesa pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė Shijak nė KQZ e mė pas nė Kolegjin Zgjedhor, ėshtė depozituar vetėm nga subjekti i Partisė Socialiste dhe jo nga kandidati i opozitės pėr zgjedhjet nė Shijak, Igli Ēela. Kjo u vu re edhe nė sallėn e mbledhjeve tė KQZ-sė, ku kandidati i mazhorancės pėr zgjedhjet nė Shijak, Osman Metalla, ishte i pranishėm dhe i shoqėruar nga avokati i tij dhe nga ana tjetėr, mungonte Igli Ēela dhe avokati qė mund ta pėrfaqėsonte atė. Ditėn kur nė zonėn zgjedhore nr. 26 po mbahej procesi zgjedhor, kandidati i opozitės, Igli Ēela, me anė tė njė deklarate pėr mediat vendosi tė tėrhiqej nga procesi zgjedhor, duke theksuar se zgjedhjet nė kėtė zonė zgjedhore nuk po zhvilloheshin nė pėrputhje me standardet. Por, nga ana tjetėr, kandidati i opozitės, Ēela, nuk ka dhėnė komente tė mėtejshme, nėse e ka pranuar ose jo humbjen e tij nė kėtė zonė zgjedhore. Nga ana tjetėr, sipas KZZ-sė tė njėsisė zgjedhore nr. 26, kandidati i opozitės pėr zgjedhjet nė Shijak, Igli Ēela, ka arritur tė marrė vetėm 9% tė votave. I pėrkthyer nė vota rezultati ėshtė 10.078 pėr kandidatin e mazhorancės, Osman Metalla dhe 1.051 vota pėr kandidatin e opozitės, Ēela. Nė zgjedhjet e Shijakut morėn pjesė 37% e votuesve. Zgjedhjet nė Shijak nisėn nėn njė atmosferė tė tensionuar mes forcave politike, e cila bėri qė njė komisioner i PD-sė, 23 vjeē, tė plagosej nga njė komisioner i opozitės. Fatjona Mejdini
EDITORIAL
Zgjidhja e ish-shkrimtarėve
Ēelo Hoxha
Anėtarėt e Lidhjes sė Shkrimtarėve kenė qenė tė ngarkuar vitet e fundit dhe me sa duket, nuk janė nė korent me jetėn jashtė dritareve, kėshtu qė, kujt i ndodh tė kalojė nga rruga e Kavajės, bėn mirė tė kthehet te lokalet, ku ata rrinė dhe tiu japė haberin e diēkaje qė ka ndodhur 17 vjet mė parė: qė regjimi komunist ėshtė rrėzuar. Nė qoftė se ata habiten, le tė bėhet edhe njė sqarim shtesė: Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė institucioni qė po bie i fundit; respekti pėr qėndresėn e tyre mund tiua ngrinte pak moralin nė betejėn e vėshtirė pėr tu pėrballur me realitetin. Jo tė gjithė janė dakord, por Lidhja e Shkrimtarėve nuk ėshtė njė organizatė pėr ekzistencėn e sė cilės, me privilegjet qė ka dhe produktet qė nxjerr, mund tė ndihesh krenar. Kush kėmbėngul pėr tė kundėrtėn, thjesht vazhdon tė tregojė se nuk e kupton dot historinė e re, nė tė cilėn jetojmė. Unė nuk jam kundėr organizatave jofitimprurėse, por ajo ska pėrse tė jetė mė e privilegjuar se mijėra OJF-tė e tjera qė operojnė nė Shqipėri. Pronat qė Lidhja ka shfrytėzuar deri tani, veē sherreve pėr tė kontrolluar vjeljen e qirave, nuk ka prodhuar gjė tjetėr. Lavdia e tė shkuarės sė kėsaj organizate nuk i hyn kujt nė punė, madje ajo ėshtė njė e shkuar e dėmshme. Nė qoftė se e pėrfytyrojmė regjimin komunist si njė makinė, Lidhja e Shkrimtarėve ka qenė boria e saj, ndėrsa ēdo shkrimtar ka qenė njė molekulė e metalit tė instrumentit qė propagandonte direktivat e regjimit. Kush nuk bindet nga kėto qė lexon kėtu, le tė shfletojė gazetėn Drita, organin e Lidhjes, nė muajt pas vdekjes sė diktatorit, plot me elegji qė mbinė si kėrpudhat pas shiut. Mė kėmbėngulėsit le tė shfletojnė gjithė numrat e saj, qysh prej fillimit, por kjo duhet bėrė nėn masa tė rrepta, sigurie; pa kundėrgaz mund tė helmohet nga propaganda pro diktaturės. Dikush mund tė pėrmendė njė sėrė vjershash apo tregimesh tė mira, por kjo do tė ishte njėlloj si tė kėrkosh mbrojtjen e njė njeriu qė qeras me ēokollata dy fėmijė tė lagjes, ndėrkohė qė mė herėt ka vrarė njė kompani me tė pafajshėm. Lidhja e Shkrimtarėve ka qenė nė pararojė tė luftės civile, mendore qė ėshtė zhvilluar nė Shqipėri, paralel me luftėn e klasave. Shkrimtarėt mė tė mirė tė asaj periudhe janė gjeneralėt e kėsaj lufte qė zgjati pėr gjysmė shekulli; tė tjerėt janė ushtarėt xhenierė; tė parėt ndėrtuan piramida, tė dytėt bunkerė letrarė. Instalimi i diktaturės nuk ishte vepėr e njė njeriu tė vetėm, as e Byrosė Politike, madje as e gjithė politikanėve tė kohės tė marrė sė bashku. Shkrimtarėt, gjithė artistėt, nė fakt piktorė, skulptorė, muzikantėt etj. kanė pjesėn e tyre tė investimit nė ndėrtimin e veprės mė kriminale nė historinė e Shqipėrisė; mė tė shquarit, pjesėn e luanit. Njerėzit e thjeshtė nuk i adhuruan komunistėt, se ata ishin tė dėrguarit e Zotit nė tokė, por, ngaqė shkrimtarėt, nė veprat e tyre, i trajtuan komunistėt si tė tillė; le ta lėmė mėnjanė propagandėn e viteve gjashtėdhjetė, feja nuk u ndalua, sepse ishte e dėmshme, zakon prapanik e bla-bla, por, sepse populli, i prirur ti pėrulet njė fuqie tė epėrme, me ndihmėn e institucioneve tė propagandės, si Lidhja e Shkrimtarėve pėr shembull, do ta zhvendoste vėmendjen fillimisht me dhunė, me kalimin e kohės me ndėrgjegje nga Zoti te diktatori dhe, faktikisht, kėshtu ndodhi; falė Zotit, jo pėrjetėsisht. Por, le tė kthehemi nė ditėt e sotme. Lidhja e Shkrimtarėve ėshtė njė OJF si gjithė tė tjerat dhe ajo ska pėrse tė ketė privilegjin tė jetė pronare e pronave tė dikujt tjetėr. Nė Shqipėri mund tė ketė me mijėra OJF shkrimtarėsh, mos vallė duhet qė tė gjitha tė pajisen nga shteti me njė godinė tre-katėrkatėshe e me ca lokale pėr ti lėshuar me qira? Natyrisht, Shqipėria, si gjithė vendet e tjera, si tė gjitha shoqėritė njerėzore, ka nevojė pėr shkrimtarė, por ata nuk janė specie qė bėhen me inkubatorė. Tė sigurosh jetesėn si shkrimtar ėshtė e vėshtirė, por pėr kėtė nuk e ka fajin shoqėria qė nuk na blen librat, por ne qė nuk e kemi detyruar qytetarin, tė shkruajmė diēka mė tunduese se ēokollatat dhe njė gjė e tillė nuk bėhet me subvencionime, por me pėrpjekje. Mora shembull ēokollatat, sepse ato janė njė produkt luksi, ashtu si edhe letėrsia dhe blerėsi mund ta shkėmbejė njėrėn pėr tjetrėn, me mė lehtėsi se ēdo tė bėnte i urituri pėrballė dilemės: bukėn apo librin. Sigurisht, njė shoqėri e organizuar, siē ėshtė edhe shoqėria shqiptare, ka nevojė pėr politika tė caktuara nė fushėn e kulturės, por kjo nuk bėhet duke iu dhėnė prona njė grupi dembelėsh. Arti, kryesisht, nuk ėshtė fitimprurės dhe ka nevojė pėr subvencionim, por kjo duhet bėrė e orientuar prej qendrave tė opinionit qė nė arritjen e pėrfundimeve arrijnė prej arsyes sė shėndoshė e dashurisė sė sinqertė pėr artin, jo prej interesave tė vogla. Ministria e Kulturės duhet tė mendohet mirė se ēdo tė bėjė me mjediset e Lidhjes. Personalisht, do tė isha qė ato tiu ktheheshin ish-pronarėve, por, nė qoftė se ministria do tė vazhdojė ti mbajė, e mira do tė ishte qė tė gjitha tė ardhurat prej qirave tė pėrdoreshin pėr subvencionimin e vlerave tė vėrteta, kulturore apo sportive: mund tė financoheshin botime serioze, koncerte, ekspozita, artistė apo sportistė qė arrijnė diēka dhe, kur nuk gjejnė vėmendjen e duhur, largohen nga Shqipėria, por kurrsesi tiu jepen rroga mushkonjave, tė cilat nuk emigrojnė, sepse nuk lėviz vendit elefanti, tė cilit po i thithin gjakun.
KOMENT
Fati i njeriut tė zakonshėm nė Kosovėn e pavarur
Milazim Krasniqi
Pavarėsia e Kosovės po bėhet realitet, edhe pse kanė mbetur ende shumė pengesa nė rrugėn e pavarėsimit tė saj, tė plotė (ndėr to edhe rreziku i shkėputjes sė pjesės veriore). Por, pavarėsia e saj nga Serbia po bėhet edhe zyrtarisht realitet, e kjo pavarėsi ėshtė kėrkuar edhe me gjakun e njerėzve mė tė mirė tė kėtij vendi, me gjakun e shenjtėruar tė dėshmorėve. Mbetet tė bėhen nė tė ardhmen analiza sesa ka ndikuar gjeopolitika e rikompozimit tė Ballkanit nė pavarėsimin e Kosovės. Mbetet tė shihet sesi do tė funksionojė Ballkani si pjesė e Evropės, tash qė po mbyllet vatra mė tektonike e krizės. Mbetet qė tė bėhen edhe shumė analiza sesi vetė Kosova do ta gjejė veten dhe vendin e vet nė Ballkanin e rikonfiguruar edhe me pavarėsinė e saj. Vetėm njė aspekt i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė tashmė i qartė: fati i njeriut tė zakonshėm nė kėto hapėsira. Ky fat do tė ndryshojė plotėsisht. Ky tekst edhe po shkruhet pėr ta shpalosur pikėrisht kėtė fat tė ri tė njeriut shqiptar nė Kosovėn e pavarur. - Shqiptari nė Kosovėn e pavarur mė nuk do tė jetė qytetar i rendit tė dytė, sikundėr ka qenė nė Serbinė e Parė, nė Mbretėrinė Serbo-Kroate-Sllovene, nė Jugosllavinė e AVNOJ-it dhe nė Jugosllavinė e Millosheviēit. - Shqiptarėt e Kosovės mė nuk do tė jenė fajtorė kujdestarė pėr tu zbrazur mbi ta hidhėrimi i qeverive tė karaxhorgjeviēėve, tė pashiēėve, tė stojadinoviēėve, tė lotiēėve, tė drazhiēėve, tė rankoviēėve, tė milloshevėve e liderėve tė tjerė, gjakatarė, qė urrejtjen ndaj shqiptarėve e patėn busull tė politikave tė veta, nacionaliste dhe raciste. - Shqiptarėt e Kosovės mė nuk do tė paguajnė taksat e tatimet nė shtetin e huaj, i cili taksat e tyre i ka pėrdorur pėr tė prodhuar armė, ose pėr ti blerė ato qė nuk i ka pasur (disa nga helmet kimike, tė pėrdorura kundėr nxėnėsve shqiptarė nė vitin 1990-tė, fjala vjen) me tė cilat ka ushtruar terror e dhunė mbi ta. - Shqiptarėt e Kosovės mė nuk do tė detyrohen tė flasin serbisht nė komunė, nė gjyqe, nė zyrat e vendit, nė shkollė, nė autobus, sepse tash e tutje do tė jenė njė popull lirė, i cili gjuhė tė parė, zyrtare ka gjuhėn e vet. Natyrisht, kjo nuk na jep asnjė tė drejtė qė eventualisht tė nėnēmojnė ndonjė gjuhė tė komuniteteve qė bashkėtojetojnė me ne. - Shqiptarėt e Kosovės mė nuk do tė detyrohen ti dėrgojnė djemtė e tyre nė ushtrinė e huaj dhe tė presin njė vit nė ankth se mos iu kthehen nė arkivole, sikundėr iu ka ndodhur nė tė kaluarėn. - Shqiptarėt e Kosovės mė nuk e kanė rrugėn pėr nė Beograd si rrugė qė i dėrgon nė Evropė, sepse tash tė gjitha rrugėt nisen nga Prishtina, e jo nga Beogradi. - Shqiptarėt e Kosovės mė nuk kanė nevojė tiu japin ryshfete administratorėve tė Serbisė, tė cilin vinin nė Kosovė dhe pasuroheshin pėr pak vite shėrbim, pa pasur nevojė tė shkonin nė Perėndim, sepse Kosovėn e kishin bėrė Perėndim tė egėr; tė plaēkitjeve. - Shqiptarėt e Kosovės mė nuk kanė nevojė tė ushqehen me prodhime nga Serbia, (nėse nuk duan), po mund tė zgjedhin se, nga cilat shtete tė blejnė me paratė e veta. - Shqiptarėt e Kosovės mė nuk kanė shtrėngime qė tė punojnė pėr agjenturat serbe, nė dėm tė vetes sė vet e tė popullit tė vet, sepse tash janė popull i lirė e i pavarur. Pėr tė gjitha kėto favore qė i kanė fituar shqiptarėt e Kosovės me pavarėsinė e vendit tė vet, duhet tė jemi tė gjithė tė lumtur dhe krenarė. Duhet ta falėnderojmė Zotin qė na ka shpėrblyer me kėtė pavarėsi. Duhet tė falėnderojmė tė gjitha ata burra dhe ato gra guximtare tė kombit tonė, qė luftuan pėr lirinė e kėtij vendi, shumė prej tė cilėve dhanė edhe jetėn. Secili qytetar i lirė i Kosovės duhet tė shkojė deri nė Marinė, tė paktėn aty, e tė lexojė njė nga njė emrat e dėshmorėve tė kėsaj pavarėsie, qė nga Adem Jashari (i cili pėr simbolikė mban emrin e njeriut tė parė, babait tė njerėzimit) e deri te dėshmori i fundit. Duhet ti falėnderojmė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe aleatėt e saj nė NATO, qė luftuan pėr lirinė e Kosovės. Ata aviatorė qė bombarduan makinerinė gjakatare tė Serbisė nė vitin 1999-tė, janė heronj tė denjė edhe tė Kosovės. Vendimmarrėsi i asaj ndėrmarrjeje, Bill Klintoni, mbetet hero i lirisė sė Kosovės Por, pavarėsa e njė vendi sjell edhe pėrgjegjėsi tė tij, tė reja dhe tė shtetasve. Njerėzit e lirė kanė mė shumė pėrgjegjėsi se robėrit. Prandaj, si qytetarė tė lirė tė njė shteti tė pavarur duhet tė dimė ta manaxhojmė pavarėsinė e vendit tonė. Duhet tė ndėrtojmė njė shoqėri tė njerėzve tė lirė e tė barabartė para ligjit, njė shoqėri efikase e tė moralshme, njė shoqėri qė konkurron me botėn e qytetėruar nė demokraci, nė solidaritet e nė paqe. Secili qytetar i kėtij vendi duhet tė ndjehet pėrgjegjės pėr fatet e Kosovės sė shumėvuajtur. Secili qytetar i Kosovės duhet tė kontribuojė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e kėtij vendi, tė cilit nė fund tė shekullit XX, pas njė katastrofe tė lemerishme, megjithatė, i ndriti fati. Me njė fjalė, pavarėsia e Kosovės do tė sjellė njė fat mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi, nėse e shfrytėzojmė si duhet shansin jetėsor qė po na jepet nė dorė.
Tė pėrndjekurit nuk do tė pėrdoren nga dashakeqasit e tyre
Bardhok Pėrjaku
Gjatė fushatės elektorale tė vitit 2005-sė, koalicioni i djathtė premtoi ndėr tė tjera edhe ndreqjen e disa gabimeve ndaj ish-tė persekutuarve, aleatė tė natyrshėm tė sė djathtės. Menjėherė pas fitores, qeveria dha 137 tė drejta studimi pėr fėmijėt e kėsaj shtrese. Gjithashtu, caktoi njė fond prej 3 milionė dollarėsh nė buxhetin e vitit 2006-tė, pėr fillimin e dėmshpėrblimit tė-ish tė dėnuarve politikė nga sistemi komunist. Pėr kėtė qėllim, me udhėzim tė kryeministrit, u ngrit njė komision qeveritar, i kryesuar nga zv/ministri, Rusmali, por vėshtirėsitė dhe zvarritjet burokratike pėr verifikimin e listave dhe pėr pėrcaktimin e faturės financiare, bėnė qė ai fond tė mos lėvrohej brenda atij viti. Kjo shkaktoi zhgėnjim dhe sipas analistėve, ishte njė nga faktorėt pėr rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit, kur shumė ish-tė pėrndjekur nuk shkuan tė votonin. Nė fillim tė kėtij viti, Ministria e Drejtėsisė dhe ajo e Brendshme e kanė pėrfunduar verifikimin arkivor dhe kanė saktėsuar listat, gjė qė lejon pėrgatitjen pa vonesė tė draftit qeveritar, dėrgimin e tij pėr miratim nė Kuvend dhe nisjen e menjėhershme tė dėmshpėrblimit. Zoti Rusmali e pa tė arsyeshme tė merrte edhe mendimet e pėrfaqėsuesve tė shoqatave tė ish-tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve. Prandaj, nė datėn 16 mars 2007-tė, thirri nė zyrėn e tij kryetarėt e pesė shoqatave, tė cilėve iu dorėzoi njė pyetėsor, pėr tu kėshilluar me njė rreth mė tė gjerė bashkėvuajtėsish, me qėllim qė tė jepeshin pėrgjigje sa mė tė arsyeshme dhe tė pranueshme. Pėr ēėshtjet kryesore, pėrfaqėsuesist e shoqatave gjetėn mirėkuptim dhe u duk sikur gjithēka shkonte mirė, por, papritmas, dikush vendosi ti vinte gurė nė rrota kėtij procesi tė shumėpritur. Nė njė gazetė qė njihet pėr qėndrimet e saj, antidemokratike dhe antishqiptare, mė 23 mars 2007-tė, nė faqen e parė, me germa tė mėdha e ngjyrė tė kuqe, shkruhej: Shoqata e tė pėrndjekurve: Berisha, duam paratė tona! Do tė fillojmė protestat! Kėtė kushtrim e lėshonte i persekutuari dhe spekulanti Besim Ndregjonaj. Ai qė nuk ka asgjė pėr tė marrė dhe shumė pėr tė kthyer. Duam paratė tona! na kujton vitin e mbrapshtė `97-tė. E njohur ėshtė edhe gazetarja e asaj kohe qė tani ka realizuar kėtė intervistė tė porositur. Ky skenar ėshtė i qartė dhe i pėrgatitur nė mėnyrė trashanike: ashtu siē u nxitėn nė revolta tė pakėnaqurit e fajdeve nė vitin 1997-tė, tani kėrkohet tė nxiten e hidhen nė protesta ish-tė pėrndjekurit politikė, tė pakėnaqur nga dėmshpėrblimet. Parulla ėshtė e njėjtė: Duam paratė tona!. Por, llogaritė janė bėrė keq, nė qoftė se - si nė vitin 1997-tė - mund tė gjenden nja dy veta qė pėr inat tė vjehrrės tė flenė me millonain, ish-tė pėrndjekurit e mirėfilltė, politikė nuk do ta bėjnė kurrė kėtė gjė. Tashmė, dihen bėmat e atyre individėve qė pėr interesa meskine mund ti lejojnė vetes qė tė pėrdoren nga forcat destruktive. Besim Ndregjoni asnjėherė nuk ka mundur tė mohojė falsifikimin e diplomės dhe shpėrdorimet e detyrės qė u bėnė shkak pėr largimin e tij nga posti i drejtorit tė Institutit tė tė Pėrndjekurve Politikė dhe dėrgimin e ēėshtjesh nė prokurori. Po ashtu, ai nuk ka mundur tė justifikojė 30 milionė lekė tė marra nga shteti, pas tė cilave u pushuan protestat e tė pėrndjekurve kundėr qeverisė sė Fatos Nanos. Mosshpjegimi pėr pėrdorimin e tyre u bė shkak pėr shpėrbėrjen e kryesisė sė Shoqatės sė Integrimit tė tė Pėrndjekurve, prej sė cilės u larguan elementėt e ndershėm. Tani ajo ka mbetur me shtatė a tetė vetė, me sekretar Besimin qė nuk e ka provuar persekutimin, pėrjashto 3 vjet burg tė babait. Tė gjitha kėto dhe tė tjera ai mund ti mbulojė me llafollogji boshe, por thirrjeve tė tij, mashtruese dhe luftėnxitėse pėr tė dalė te sheshi i demonstratave, nuk iua vė veshin askush.
Paradokset e dekorimeve
Bedri Blloshmi
Presidenti Berisha dekoroi tė persekutuarit, presidenti Meidani dekoroi persekutorėt
Vitet 90-tė sollėn fundin e Luftės sė Ftohtė, e cila arriti me fitoren pėr shkatėrrimin e kėshtjellės sė komunizmit dhe satelitėve tė saj nė tė gjithė Evropėn. Nė Shqipėri, kjo furtunė e fuqishme e bėri efektin e saj. Gjithė ajo shtypje e ushtruar pėr gati 50 vjet, shpėrtheu dhe fshiu nga faqja e dheut tė gjitha simbolet e komunizmit. Tėrhoqi zvarrė arkitektin e kėsaj tė keqeje, e copėtoi me varre, e ēfarė nuk i bėnė. U hoqėn dhe simbolet e huazuara, Lenin-Stalin dhe nuk i shohim mė ti shtrijnė dorėn njėri-tjetrit nė tė dy anėt e bulevardit, ku qėndruan pėr gati 50 vjet. Partia Demokratike, me fitoren e zgjedhjeve tė para, pluraliste, me njė vizion tėrėsisht perėndimor dhe me parlamentin qė krijoi, iu vu punės me zell pėr tė krijuar ēdo gjė ndryshe nga ēe gjeti. Krijoi institucione dhe nė vazhdimėsi pėr tu hapur me botėn e jashtme, u pėrpoq qė kėtė vend ta ēlironte nga pushtimi komunist i 1944-trės. Kjo rrugė e mbarė dha frymėmarrje dhe ajėr tė pastėr nė tė gjitha drejtimet. Shumė gjėra tė mohuara gjatė kėsaj periudhe filluan tė kthehen nė vendin e vet. Veē tė tjerave, tė gjithė ata bij nėnash, tė gjithė ata qė kishin studiuar e ishin diplomuar nė perėndim, tė zhdukur pa nam e nishan, tė gjithė ata qė mendonin ndryshe apo shpreheshin ndryshe, iu rezervohej tjetėr fat. Ishte presidenti Berisha, qė do tė vlerėsonte tė gjithė kėta tė rėnė pa asnjė dyshim pėr Shqipėrinė. Ishte z.Berisha, qė me kurajė do tė vlerėsonte dhe dekoronte sipas kontributeve tė dhėna. Kėto ndryshime i sjell koha, por dhe kohėn e sjellin njerėzit. Duhet kurajė pėr veprime tė tilla, duhet kurajė tė thuash tė vėrtetėn dhe, ku, nė njė vend ku sundoi terrori dhe demagogjia pėr dekada me radhė. Nė njė vend qė ishte mbjellė kanceri dhe e vadisnin kancerozėt, kėtė sėmundje tė pashėrueshme, kėtė e mori pėrsipėr Berisha ta kuronte dhe kura po e bėn efektin e vet. Nga kėta mijėra tė pushkatuar, kemi dhe ne nė familje, nuk janė pak tė pushkatuar dhe tė zhdukur. I fundit ėshtė Vilson Blloshmi, qė ėshtė pushkatuar mė 17 korrik 1977-tė, bashkė me kushėririn e tij, Genc Leka. Me dekret nr.451, datė 8.2.1993, Vilsoni dekorohet nga Presidenti i Republikės, z.Sali Berisha, me medaljen Martir i demokracisė. Nuk munguan as nderimet e tjera. Morėn pjesė shumė deputetė, kryetari i Kuvendit, miq e dashamirės dhe shumė e shumė tė njohur. Me gjithė kėto ndryshime qė u bėnė nė tė gjitha institucionet, u duk se po funksiononte shteti ligjor. Kjo nuk zgjati aq sa shijohej deri nė fund, nga ata qė e kishin ėndėrruar prej vitesh. Nuk u la kohė qė platforma e servirur tė shpalosej e gjitha. Shėrbėtorėt e sė keqes dolėn nga vrimat, ku ishin futur dhe me njė tė rėnė tė lapsit, fshinė ēdo gjė. Merakun e parė dhe porosinė kryesore qė kishin e nxorėn. Lejuan me ligj krijimin e Partisė Komuniste. Shkatėrruan tėrėsisht sistemin gjyqėsor qė ishte krijuar nga parlamenti i 92-shit. Kthyen nė vendet e mėparshme tė gjithė atė qė kishin inskenuar tė keqen pėr 50-vjet me vrasje, varje, burgosje, internime. Hoqėn nga puna tė gjithė bijtė e atyre qė baballarėt i kishin kalbur nėpėr burgje. Zbuluan tė gjitha porositė qė merrnin nga skeleti i nomenklaturės komuniste. Shpėrblyen me dollarė tė gjithė ata keqbėrsa dhe i shpallėn tė pafajshėm. Ēdo gjė e bėnė me ligje tė parlamentit tė krijuar nga ata vet. Shfuqizuan tė gjitha ato ligje tė aprovuara nga parlamenti i vitit 1992. Bėnė e ēnuk bėnė, duke i kthyer nė gjendjen e tyre, tė mėparshme tė para vitit 90-tė. Nuk lanė sigurims dhe operativ pa ēuar nė vendet e mėparshme tė punės, duke i shpėrblyer apo dekoruar pėr merita tė veēanta tė zbulimit tė armiqve tė brendshėm dhe tė jashtėm. Njė i dekoruar nga ish-presidenti Meidani, quhet Myzafer Xhaxhiu, qė unė e kam dėgjuar pėr herė tė parė nė gjyqin e inskenuar qė u zhvillua ndaj nesh. Dora e kėtij bashkėpunėtori qė mban datėn 29 tetor 1976-tė, tė gjithė poetėt francezė me pėrmasa botėrore, i klasifikonte dekadentė, ku ka dhe shumė shkrimtarė tė kombėsive tė tjera qė pėrmendin fjalėn pėrparimtar, por qė nga kėta, Vilsoni ka zgjedhur anėn negative tė tyre. Po nė kėtė ekspertim letrar, del qartė se ka bashkėpunuar me bashkėpunėtorin tjetėr. Koēi Petriti, i cili ekspertoi vjershėn Saharaja. Ishte Meidani qė e dekoroi nė 80-vjetorin e turpit, kėtė kompetent tė frėngjishtes. Besoj se dhe ambasada franceze nė Tiranė do e falėnderonte qė zbuloi gjithė kėta dekadentė nė kulturėn franceze.
RAJONI
A do tė bėhej zgjidhja e statusit tė Kosovės pengesė pėr marrėdhėnie normale amerikano-ruse?
Nga Maja Draker
Nė seminarin me temė Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, njė nga ēėshtjet qė u prekėn ishte edhe statusi i Kosovės nė kontekstin e marrėdhėnieve mes Shteteve tė Bashkuara dhe Rusisė. Ajo qė disa ekspertė e shikojnė si rishfaqje tė simptomave tė Luftės sė Ftohtė nė marrėdhėniet amerikano-ruse, ėshtė njė karakterizim i zmadhuar. Kjo ishte nė pėrgjithėsi pikėpamja e pjesėmarrėsve nė seminarin qė u mbajt ditėt e fundit nė qendrėn Nikson nė Uashington. Megjithatė, asnjė prej atyre qė pėrfaqėsonin qeveritė e Shteteve tė Bashkuara dhe Rusisė nuk thanė se kėto marrėdhėnie janė nė rugėn e duhur pėr tu bėrė njė partneritet i mirėfilltė. Pėr mė tepėr, duket se bashkėpunimi mes Uashingtonit dhe Moskės ndodh, vetėm kur interesat e tyre ndėrthuren, fenomen qė sipas presidentit tė qendrės Nikson, Dimitri Simes, nuk ndodh shpesh. Demokracia perėndimore, ashtu siē e pėrcaktojnė Shtetet e Bashkuara, nuk ėshtė njė model i pranueshėm pėr Rusinė, e cila ėshtė krenare pėr tė ashtuquajturėn demokraci sovrane, qė nuk pranon udhėzime apo ndėrhyrje nga jashtė. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk janė shembujt mė tė mirė pėr Rusinė dhe promovimi i fuqishėm i interesave amerikane nė hapėsirat pas-sovjetike, veēanėrisht nė Ukraninė dhe Gjerogji, ėshtė shqetėsues pėr Moskėn, sipas zotit Simes, i cili thekson se plani amerikan pėr tė vendosur njė sistem mbrojtės nga raketat nė Poloni dhe nė Republikėn e Ēekisė, ėshtė parė nga Rusia si njė hap tepėr irritues. Prandaj, nuk ėshtė aspak e papritur qė njė ēėshtje si statusi i Kosovės tė marrė edhe pėrmasa shpėrthyese. Fakti qė Rusia po e shfrytėzon kartėn e Kosovės, ėshtė mė tepėr simptomė e problemit sesa shkaku i tij, - thotė zoti Simes. Megjithatė, ai paralajmėron qė tė tregohet kujdes nė kėtė ēėshtje, pasi Rusia mund tė vendosė ta bėjė Kosovėn shembull pėr Abkhazinė dhe Osetinė Jugore. Rusėt nuk mund ta pengojnė Kosovėn tė bėhet e pavarur. Ne nuk mund ti pengojmė Abkazinė dhe Osetinė e Jugut tė shkėputen nga Gjeorgjia. Pėr mendimin tim, kjo ėshtė hera e parė nė shumė e shumė vjet qė ne kemi pėrballė mundėsinė e konfrontimit ushtarak.
Rusia do tė irritohej sė tepėrmi, - thotė zoti Simes, - nė qoftė se Kosova do tė fitonte pavarėsinė pa miratimin e Kombeve tė Bashkuara, sepse njė gjė e tillė do ti kujtonte asaj rolin e papėrfillshėm tė saj nė vitin 1999-tė, gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO-s kundėr Serbisė. Duke theksuar se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme dhe rrjedhim logjik i procesit qė filloi me fushatėn e NATO-s tetė vjet mė parė, zoti Simes vė nė dukje se ka njė opsion qė Serbia do tė ishte e predispozuar ta pranonte, megjithėse me ngurrim. Rusia do tė pranonte njė rezolutė tė re tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, ose tė paktėn nuk do ta bllokonte njė tė tillė, nėqoftė se do tė arrihej njė zgjidhje qė Serbia ta pranonte nė heshtje. Jo ndarje nė enklava dhe kantone tė vogla, por ruajtja e pak zonave nė veri tė Kosovės qė tė mos jenė tė banuara vetėm nga Serbėt, por as tė mos kontrollohen nga qeveria e Kosovės. Serbėt mund ta pranonin kėtė dhe nė kėto kushte, Rusia mund tė pranonte njė rezolutė tė re. Kėshtu, Kosova nuk do tė vendoste njė precedent pėr Abkazinė dhe Osetinė Jugore, sepse kjo do tė votohej nė Kombet e Bashkuara. Ambasadori i Rusisė nė Shtetet e Bashkuara, Juri Ushakov, njė nga tė ftuarit e rėndėsishėm nė seminarin e organizuar nga qendra Nixon, nuk bėri ndonjė koment lidhur me opsionet e mundshme nė Kėshillin e Sigurimit pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
Presidenti Sejdiu do tė marrė pjesė nė KS dhe do tė flasė atje
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, do tė mbajė fjalim pėr herė tė parė nė sesionin zyrtar nė Kėshillin e Sigurimit mė 3 prill, kur pritet tė raportojė edhe ndėrmjetėsi ndėrkombėtar, Marti Ahtisari. Udhėheqėsit politikė kosovarė thonė se votat dėrrmuese qė mori rezoluta e Parlamentit Evropian pėr Kosovėn, dėshmojnė unitetin evropian pėr pavarėsinė e Kosovės. Skėnder Hyseni ėshtė zėdhėnės i grupit negociator: Presim qė ky unitet tė kthehet sė shpejti nė mbėshtetje efektive pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Pėrshėndesim qėndrimin e qartė tė komisionerėve Havier Solana dhe Oli Rehn, rreth statusit tė Kosovės. Po ashtu, ekipi i Unitetit ka ēmuar shumė punėn e madhe qė ka bėrė eurodeputeti Josst Langedijk pėr tė siguruar mbėshtetje pėr rezolutėn e parlamentit, - tha Hyseni. Ndėrmjetėsi ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, Marti Ahtisari, mė datėn 3 prill do tė raportojė pėr propozimin e tij pėr Kosovėn para anėtarėve tė KS-sė, nė Nju Jork. Po nė kėtė ditė, nė sesionin formal tė KS-sė, pėr herė tė parė, do tė mbajė fjalim edhe presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Kjo u bė e ditur pas mbledhjes sė ekipit negociator tė Kosovės. Sėrish, Skėnder Hyseni: Edhe pse nuk ėshtė marrė ftesa zyrtare, ekipi i Unitetit ėshtė pothuaj i sigurt se kryetari i Kosovės do tė flasė pėr herė tė parė nė njė sesion formal tė Kėshillit tė Sigurimit. Sipas tė gjitha shenjave dhe paralajmėrimeve pothuaj ėshtė e sigurt se kryetari Sejdiu do tė marrė pjesė nė KS edhe do tė flasė, - tha Hyseni. Qė nga dorėzimi i planit tė Marti Ahtisarit pėr Kosovėn nė KS, anėtarėt e grupit negociator vazhdimish po udhėtojnė nėpėr qendra tė ndryshme tė Kosovės, pėr t`iu shpjeguar nga afėr qytetarėve pėrmbajtjen e dokumentit. Anėtarėt e ekipit, nė tė cilin bėjnė pjesė udhėheqėsit e forcave kryesore, politike tė pozitės dhe opozitės, thanė se ata do tė qėndrojnė sė bashku nė njė ekip, deri nė miratimin e njė rezolute tė re tė Kėshillit tė Sigurimit qė zėvendėson rezolutėn 1244. Menjėherė pas miratimit tė rezolutės sė re, thuhet se grupi negociator i Kosovės do tė pushojė sė funksionuari, pėr ti lėnė vendin qeverisė sė Kosovės dhe parlamentit qė tė zbatojnė marrėveshjen e statusit.
Intervistė me komandantin e KFOR-it, Roland Kather
NATO: Tė gatshėm pėr ēdo skenar nė Kosovė
Komandanti i trupave paqeruajtėse nė Kosovė, gjenerali gjerman, ka deklaruar se NATO-ja mbėshtet plotėsisht propozimin e presidenit Ahtisaari pėr tė ardhmen e Kosovės. Ai i ka thėnė BBC-sė, se duke marrė parasysh rrethanat, historinė e Kosovės dhe ngjarjet e disa viteve tė fundit, dokumenti i Ahtisaarit ėshtė njė kompromis i mirė dhe se duhet tė shihet rezultati i fundit. Gjenerali Kather ka thėnė se nuk e pėrjashton mundėsi qė grupe tė ekstremistėve tė provojnė tė shkaktojnė trazira nė prag tė zgjidhjes sė statusit, por forcat paqeruajtėse, - ka thėnė ai, - do tė reagojnė me vendosmėri ndaj ēdo akti tė dhunės. Sipas gjeneralit Kather, KFOR-i do tė qėndrojė nė Kosovė edhe disa vjet me radhė.
A mendoni se ėshtė humbur kohė e gjatė pėr tė gjetur njė zgjidhje pėr statusin e Kosovės? Para sė gjithash, duke parė nga e ardhmja dhe duke u pėrballur me situatėn, atėherė, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė ose deri tash, sekretari i pėrgjithshėm e kanė pėrkrahur propozimin e presidentit Ahtisaari dhe mendoj se kjo ėshtė njė pikė e mirė e fillimit pėr tė ardhmen mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Duke parė njė dritė nė horizont dhe nė fund tė tunelit dhe duke parė pjesėn e rolit qė KFOR-i duhet tė luajė, nė kuptimin se duhet tė ofrojė njė mjedis tė sigurt pėr tė gjithė, pėr tė marrė njė vendim tė tillė, tė rėndėsishėm, mendoj se ky ėshtė njė fillim i mirė pėr tė ardhmen e Kosovės.
Ju thoni njė fillimi i mbarė pėr Kosovėn, por plani i zotit Ahtisaari ka hasur nė kundėrshtim tė fuqishėm, nė veēanti nga Rusia dhe Serbia? Si di tė zbatohet atėherė ai plan? Mendoj se kjo ėshtė njė procedurė tipike, demokratike. Problemi ėshtė se ka qėndrime shumė tė kundėrta. Kjo nė fakt, ėshtė njė sfidė pėr udhėheqėsit tanė, politikė. Unė nganjėherė jam i gėzuar, se jam njė ushtarak i strukturuar. Unė do ta kryej misionin tim dhe do t'i lė ata me sfidėn e tyre dhe tė gjejnė njė zgjidhje tė mirė. Unė jam plotėishst i bindur se ata do tė gjejnė njė kompromis tė mirė dhe njė zgjidhje tė mirė pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn.
Po thoni njė kompromis tė mirė. Por, a nuk ėshtė plani i Ahtisaarit njė kompromis i mirė? Unė jam i bindur dhe pėr kėtė arsye edhe sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s ka deklaruar se Aleanca e pėrkrah plotėsisht propozimin e presidenit Ahtisaari. Unė vetėm mund tė pajtohem me kėtė. Mendoj se po, duke marrė parasysh rrethanat, historinė e Kosovės, ngjarjet e disa viteve tė fundit, mendoj se po, ėshtė njė kompromis i mirė dhe duhet tė shohim se, cili do tė jetė rezultati i fundit.
Ju do tė jeni kėtu, kur tė ndodhė kjo. Por, sa kohė do tė qėndrojnė trupat e KFOR-it kėtu nė Kosovė? Shumė lehtė e kam ta them, sepse sėrish do ta citoj sekretarin e pėrgjithshėm, qė ka thėnė se KFOR-i do tė qėndrojė aq sa duhet. Duke iu pėrmbajtur statistikave, dikush do tė thoshte se, kur tė zgjidhet statusi, do tė kemi njė periudhė tranzitore prej afro 120 ditėsh. Bazuar nė kėtė, Kėshilli i NATO-s ka vendosur qė KFOR-i tė qėndrojė edhe gjashtė muaj tė tjerė pa ndonjė ndryshim nė mandat, organizim, numėr dhe nė mision. Prandaj mund tė themi se nuk do tė ketė ndryshim nė vitin 2007-tė dhe mė vonė nė vitin 2008-tė ne do tė shohim. Kjo do tė varet nga situata nė terren. Por ndjenja ime ėshtė se NATO do tė jetė kėtu edhe pėr disa vjet me radhė.
Por, nė kohėn kur pritet zgjidhja e statusit, a mendoni se mund tė ketė trazira nė Kosovė? Nuk parashoh asnjė lloj tė dhune. Mendoj se njerėzit e kanė marrė porosinė. Njerėzit e kanė kuptuar mirė se kjo do tė ishte kundėrproduktive. Ajo qė nuk shpresoj, por qė nuk e pėrjashtoj, ėshtė se disa njerėz tė papėrgjegjshėm dhe ekstremistė mund tė provojnė tė shkaktojnė akte dhune. Por kjo ėshtė arsyeja, pse jemi kėtu dhe KFOR-i ėshtė plotėsisht i pėrgatitur pėr kėtė. Mė lejoni qė tė pėrfitoj nga rasti dhe t'i porosis njerėzit qė tė pėrmbahen nga dhuna, sepse ajo nuk i ēon drejt sė ardhmes. Prandaj iu duhet lėnė udhėheqėsve qė tė gjejnė njė zgjidhje.
Dhe mė lejoni t'ju pyes, ēfarė pėrgjigje mendoni t`ju jepni ekstremistėve? Pėrgjigjja ndaj ekstremistėve ėshtė absolutisht e qartė. Njė pėrgjigje e shpejtė, e fuqishme dhe e pėrkushtuar. Nuk do tė tolerojmė asnjė lloj dhune.
Dhe sė fundi gjeneral, nė Kosovėn e pavarur ushtarėt e KFOR-it do tė luajnė rolin e ruajtėsve tė kufirit apo? Kjo ėshtė ēėshtje e vendimeve qė duhet tė merren me kohė. Por mendoj se kur ta kemi zgjidhur statusin, do tė vijė koha, kur do tė duhet tė dorėzojmė pėrgjegjėsitė nė duart e pushtetit lokal. Sė bashku me BE-nė ne do t'i pėrkrahim ata, por ne tani jemi nė mes tė atij diskutimi dhe tė planifikimit sesi dhe kur do t`i dorėzojmė pėrgjegjėsitė.
Komisioneri pėr Zgjerimin, Oli Rehn, flet pėr unitet evropian pėr Kosovėn
Rehn: Do jemi nė unison pėr Kosovėn
Ministrat e Jashtėm tė Bashkimit Evropian kanė diskutuar pėr Kosovėn nė takimin e zhvilluar tė premten nė Bremen tė Gjermanisė. Nė prag tė kėtij takimi, komisioneri evropian pėr Zgjerimin, Olli Rehn, i dha njė intervistė BBC-sė.
Cili ėshtė mesazhi juaj pėr vendet anėtare tė BE-sė nė prag tė diskutimit tė ēėshtjes sė Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė? Mesazhi im, kryesor ėshtė se ne duhet tė ruajmė dhe ta forcojmė unitetin evropian, pėr tė ndihmuar procesin e miratimit tė njė rezolute nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Nėse nė Kosovė do tė ketė mungesė stabiliteti, nuk janė as Shtetet e Bashkuara, as Rusia ato qė do tė paguajnė ēmimin, por Evropa. Prandaj duhet tė hedhim hapa pėr ta mbyllur kėtė proces nė Kombet e Bashkuara.
Por, duket se disa vende evropiane nuk janė tė bindura pėr kėtė? Sigurisht. Menjėherė pas zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit, Bashkimi Evropian duhet tė krijojė nė Kosovė misionin mė tė madh, civil qė kemi pasur ndonjėherė pėr manaxhimin e krizave. Ky mision nuk mund tė financohet vetėm nga buxheti i Bashkimit Evropian. Ne kemi nevojė pėr kontributin e rėndėsishėm tė vendeve anėtare, apo edhe tė partnerėve tanė ndėrkombėtarė.
A duhet Bashkimi Evropian qė tė shlyejė pjesėn e Kosovės nė borxhin e Serbisė? Kjo ėshtė njė ēėshtje qė do tė trajtohet nė konferencėn e donatorėve qė do tė zhvillohet mėnjėherė pas zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit. Ėshtė me rėndėsi tė themi se Kosova do tė mbajė peshėn e vet, financiare. Por, sigurisht, pėrveē kėsaj duhet edhe kontributi i Bashkimit Evropian, i vendeve tė tij, anėtare apo edhe i partnerėve tė tjerė, ndėrkombėtarė.
Si do ta bindni Sllovakinė, p.sh. qė tė pranojė qėndrimin e Bashkimit Evropian, kur dihet se parlamenti sllovak ka miratuar njė rezolutė kundėr ēdo forme pavarėsie pėr Kosovėn? Unė mendoj se ne e kemi forcuar unitetin evropian nė javėt e fundit, sidomos pas takimit qė kėshilli pėr ēėshtjet e pėrgjithshme zhvilloi nė muajin shkurt . Unė kam besim tė plotė se ne do ta ruajmė dhe do ta forcojmė kėtė unitet qė ėshtė kyē nė miratimin e njė rezolute nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.
A mendoni se shpresat qė populli i Kosovės ka pėr tė ardhmen, janė realiste? Sigurisht qė ka shpresa jorealiste si nė Kosovė, ashtu edhe nė Serbi. Kjo ėshtė njė nga arsyet, pėrse qėndrimet e tyre kanė qenė diametralisht tė kundėrta pėr ēėshtjen e statusit. Por, tani, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė duhet tė ushtrojė pėrgjegjėsinė e tij dhe tė hedhė hapa pėr marrjen e njė vendimi pėr kėtė ēėshtje.
|