Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

BOTA

 

 

Fati i Pol Ulfovic, ende nė pikėpyetje

 

Pol Ulfovic, Presidenti i Bankės Botėrore, qė kėto kohė ėshtė nė qendėr tė polemikave, vazhdon pėrpjekjet pėr tė ruajtur postin nė institucionin mė tė madh botėror pėr zhvillim ekonomik. Personeli i Bankės nuk i ka reshtur thirrjet pėr dorėheqje pas dyshimeve se ai ka favorizuar mikeshėn e tij. Bordi ekzekutiv i Bankės zhvilloi ditėt e fundit njė takim tė gjatė pėr tė debatuar se ēfarė masash duhet tė marrė. Nė pamundėsi pėr tė arritur njė pėrfundim, bordi me 24 anėtarė po ngre njė komision pėr tė bėrė rekomandime lidhur me tė ardhmen e Ulfovicit. Burime tė afėrta me debatin thonė se vendimi pėr ta pushuar nga puna Ulfovicin ose pėr tė lejuar qėndrimin e tij nė post do tė merret nga qeveritė anėtare tė Bankės. Mandati i tij pėrfundon pas tre vjetėsh. Debati pėrqėndrohet nė rolin qė Ulfovici ka luajtur pėr t’i dhėnė njė rritje tė majme rroge njė punonjėseje tė Bankės me tė cilėn kishte marrėdhėnie intime. Javėn e kaluar, Ulfovici kėrkoi ndjesė pėr veprimet e tij. Megjithėse ai tha se synon tė qėndrojė nė post, ai shtoi se do tė respektojė rekomandimet e bordit. Alison Kejv, ekonomiste qė drejton shoqatėn e personelit tė Bankės, kėmbėngul qė Ulfovici tė japė dorėheqjen. Zonja Kejv thotė se ai ka sakrifikuar autoritetin e tij moral dhe ka humbur kredibilitetin e stafit: "Nė kėtė moment, nuk mendoj se ka ndonjė gjė qė mund tė bėjė pėr tė rifituar autoritetin. Nuk mendoj se ēėshtja ėshtė thjesht incidenti, por edhe mėnyra si reagoi ai qė kur doli nė dritė ky informacion," tha zonja Kejv.

Fillimisht Ulfovici u pėrpoq tė minimizonte rolin e tij, mė pas, javėn e kaluar ai dha urdhėr pėr bėrjen publike tė tė gjitha dokumentave lidhur me mikeshėn e tij, Shaha Riza, arabe me origjinė nga Afrika Veriore, e cila ishte punonjėse e Bankės kur ai erdhi nė postin e Presidentit tė institucionit nė vitin 2005. Por pak mė pas, zonja Riza u transferua nė Departamentin e Shtetit, pėr tė shmangur njė konflikt tė mundshėm interesi.

Robert Holland, i cili deri kohėt e fundit ka qenė pėrfaqėsuesi amerikan nė Bankėn Botėrore, mendon se polemikat nuk kanė shumė lidhje me pagėn e zonjės Shaha Riza, e cila u rrit nga 130 mijė nė mbi 190 mijė dollarė. Ēėshtja thelbėsore, thotė ai, ėshtė mllehi qė ekziston kundėr Ulfovicit pėr rolin e tij nė luftėn nė Irak, gjatė kohės kur ishte figura numėr 2 nė Pentagon.  Zoti Holland shpjegon se nuk ka shumė gjasa qė Pol Ulfovici tė mbijetojė nė kėtė post nėse evropianėt fillojnė tė presin kontributet pėr Shoqatėn pėr Zhvillim Ndėrkombėtar pranė Bankės Botėrore, e cila u jep grante vendeve mė tė varfėra. "Nėse bordi, dhe mbi tė gjitha nėse vendet qė i japin udhėzime bordit, vendosin se ėshtė bėrė njė dėm kaq i madh qė mund tė ndikojė negativisht nė raundin e ardhshėm tė furnizimit tė fondit pėr zhvillim ndėrkombėtar, mendoj se kjo do ta vulosė fatin e Ulfovicit. Mendoj se do tė ishte gabim pėr Shtetet e Bashkuara tė vazhdojnė ta mbėshtesin atė, nėse vetė institucioni do ta dėbojė." Deri tani administrata e Presidentit Bush e ka pėrkrahur Ulfovicin, i cili ėshtė amerikani i dhjetė radhazi qė drejton Bankėn Botėrore qė pas themelimit tė saj nė vitin 1945. Sipas njoftimeve, qeveritė evropiane janė tė pėrēara nė qėndrimet e tyre: gjermanėt dhe britanikėt janė pėr dorėheqjen e Ulfovicit. Njė nga ndihmėsit kryesorė tė Pol Ulfovicit u ėshtė bashkuar thirrjeve pėr dorėheqjen e tij si President i Bankės Botėrore.