Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

DOSIER

 

Njė tė dielė pa INDRO MONTANELLI-n   

* Shkrimi i famshėm i Karl R.Popper-it

 

Njė patentė pėr tė bėrė televizion

 

KARL R. POPPER

                               

 

        “Njė demokraci nuk mund tė ekzistojė, nėse nuk zotėron televizionin, ose ta thuash mė saktė, nuk mund tė ekzistojė gjatė, pėrderisa pushteti i televizionit, nuk do tė njihet plotėsisht”.

                                                        Karl R.Popper

 

 

Shkrimi i John Condry qė ėshtė kėtu, tregon ndikimin e pamatė tė televizionit mbi fėmijėt si dhe sasinė e madhe tė kohės qė ata kalojnė para tij, dy gjėra kėto qė natyrisht janė tė lidhura midis tyre. Mua mė duket se autori i kėsaj sprove ėshtė mjaft mirė i informuar pėr kėto argumente dhe se ai i trajton me qartėsi dhe nė mėnyrė tejet objektive. Ai mbėrrin nė pėrfundimin – i afirmuar pėr herė tė parė nė fund tė sprovės sė tij, – se fėmijėt nuk duhen kritikuar pėr kohėn qė kalojnė para TV-sė dhe se nuk ėshtė faji i tyre, nėse nėpėrmjet televizionit ata marrin njė informacion tė prishur. Dhe shpjegon shkakun se, pėrse nuk mund tė kemi shpresė, duke thėnė se “televizioni nuk do tė zhduket nė tė ardhmen”, por edhe se “ėshtė e pamundur qė tė mund tė ndėrrojė deri nė atė masė sa tė bėhet njė mjedis i arsyeshėm, i pėlqyeshėm pėr edukimin shoqėror tė fėmijėve”.

Me kėte rast unė do tė doja qė thjesht tė bėja njė spikatje. Pėr shembull, mė duket se vitin e fundit nė Britaninė e Madhe, po shfaqet njė pėrmirėsim i lehtė, e ndonėse disi me zor, ia vlen ta pranosh kėtė. Kėsisoji, tė paktėn mund tė afirmojmė se nė kėtė periudhė tė fundit, gjėrat pėr fat nuk janė pėrkeqėsuar, ndėrkohė qė nė gjithė kėto vite tė fundit, televizioni kishte degraduar thuajse nė tė gjithė kahet.

Mė pas, nė njė paragraf mė poshtė, Condry, nis e thotė se televizioni nuk mund t’iu mėsojė fėmijėve atė qė ata duhet tė dijnė hap pas hapi, derisa rriten e bėhen adoleshentė e mandej burra. Unė do tė isha me mendimin se televizioni, kėshtu siē ėshtė organizuar sot pėr sot, po aq sa ē’ėshtė potencialisht njė lloj force e madhe e sė keqes, po aq mund tė bėhet njė forcė e madhe e sė mirės. Mundet, por kjo duket tejet e vėshtirė qė tė ndodhė, megjithatė. Dhe mendja ta thotė se detyra pėr t’u bėrė njė forcė kulturore e sė mirės, prapseprapė tė duket tmerrėsisht e vėshtirė. Pėr ta thėnė kėtė nė njė mėnyrė mė tė thjeshtė, nuk kemi njerėz, tė cilėt tė mund tė realizojnė pėr njėzet e mė pak orė nė ditė, lėndė tė mirė, programe me vlerė. Ėshtė shumė mė lehtė tė gjesh pra, njerėz, tė cilėt prodhojnė pėr njėzet orė nė ditė lėndė mesatare ose tė keqe, sesa tė gjesh njerėz, tė cilėt prodhojnė njė cilėsi tė mirė pėr njė apo dy orė nė ditė. Ėshtė thjeshtėsisht njė detyrė e njė vėshtirėsie tė skajshme, sepse sa mė tė shumta qė tė jenė stacionet televizive, aq mė e vėshtirė bėhet qė nga ana profesionale tė gjesh televizione tė atilla qė janė me tė vėrtetė tė afta tė prodhojnė gjėra interesante e me vlerė. Ėshtė mė e lehtė tė prodhosh lėndė qė mund tė cilėsohet si “jo e keqe dhe e mėrzitshme”, por jo aq e lehtė qė tė prodhohet lėndė e kėndshme dhe cilėsore pėr njėzet orė nė ditė.

Ndodhemi kėshtu pėrpara njė vėshtirėsie bazė, tė brendshme, qė ėshtė rėnia drejt prishjes sė televizionit. Niveli ka rėnė, sepse stacionet televizive, pėr tė ruajtur “audience”-n e tyre, mendojnė se duhet tė prodhojnė gjithnjė e mė tepėr lėndė skarco dhe sensacionale. Pika thelbėsore qėndron nė vėshtirėsinė pėr tė arritur qė lėnda sensacionale tė jetė njėkohėsisht edhe e mirė.

Tash, nėse dikush dėshiron qė unė tė shpjegoj se “ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė ėshtė e keqe”, do tė pėrgjigjesha se nuk mė pėlqen qė tė jap pėrcaktime. Besoj megjithatė, se ēdo person, i cili ndjehet me tė vėrtetė pėrgjegjės dhe intelektual, e di se ēka duhet marrė “pėr tė mirė” dhe ēka duhet marrė “pėr tė keqe” nė kėtė fushė. Nuk dua tė pėrimtėsoj nė kėtė pikė. Mjafton qė pėr ēdo rast tė kujtojmė se, ndėrkohė kemi shumė njerėz tė pėrgatitur nė problemet e edukimit, sidomos nė Amerikė, ku kėto tema janė tejet tė pranishme, veēanėrisht nė universitete. Nuk mungon pra, aftėsia pėr tė qenė ata nė gjendje qė tė dijnė tė dallojnė se ēfarė ėshtė e mirė dhe se ēfarė jo, nė pikėpamjen edukative. Dhe mu falė kėsaj, ėshtė ndėrkaq e mundshme qė kjo lloj diturie tė shfrytėzohet pėr t’u realizuar njė prodhim televiziv mė i mirė, pa harruar qė kjo nuk do tė jetė e lehtė dhe se realizimi i gjėrave interesante dhe tė mira ėshtė pėrherė njė detyrim i njerėzve me talent.

Ky ėshtė problemi bazė, ndėrkohė qė ka dhe njė tė dytė, po kaq tė rėndėsishėm: ėshtė ai i pranisė nė garė tė shumė stacioneve televizive. Pėr ēfarė garojnė? Natyrisht pėr tė fituar telespektatorėt dhe jo, mė lejoni ta them kėtė, pėr njė synim edukativ. Kėshtu, ata nuk bėjnė garė pėr tė prodhuar programe tė njė cilėsie tė njė morali solid, dhe as pėr tė prodhuar emisione qė t’iu mėsojnė fėmijėve ndonjė lloj etike. Ky aspekt ėshtė i rėndėsishėm dhe i vėshtirė, sepse etika fėmijėve mund t’iu mėsohet vetėm duke iu blatuar atyre njė mjedis tėrheqės dhe tė mirė, e mbi tė gjitha, duke iu blatuar atyre, shembuj tė mirė.

E pra, ēka duhet tė bėjmė?

Analizat e Condry-t, nuk na lėnė asnjė shpresė, ndonėse kanė megjithatė meritėn, se, tė paktėn nuk na propozojnė ndonjė recetė iluzore dhe tė parealizueshme. Nėse reflektojmė mbi historinė e televizionit, kujtojmė se nė vitet e tij, tė para, ai ishte shumė i mirė. Nuk kishte gjėrat e kėqia qė mbėrritėn mė pas, ai ofronte filma tė mirė dhe mjaft gjėra tė matuna. Shkaku i gjithė kėsaj qėndronte pjesėrisht nė faktin se, nė fillim nuk kishte garė, apo ngaqė kjo ishte e shumė e pakėt, por edhe ngaqė ftesa pėr t’u pėrfshirė nė tė ende nuk ishte bėrė. Dhe mu pėr kėtė shkak, bėhej e mundur qė prodhimi tė ishte mė i pėrzgjedhur.

Ėshtė interesante tė shėnojmė ndėrkaq, se ēfarė thonė pėr kėtė ēėshtje ata qė prodhojnė televizion. Me rastin e njė leksioni tė mbajtur nė Gjermani pak vite mė parė, kam takuar njė drejtues tė njė televizioni, i cili kishte ardhur tė mė dėgjonte sė bashku me disa bashkėpunėtorė. Nuk po e jap emrin pėr tė mos e personalizuar rastin. Pata me tė njė diskutim gjatė, nė tė cilin ai kėmbėngulte nė disa teza tė tmerrshme, nė vėrtetėsinė e tė cilave ai natyrisht qė besonte. Thoshte pėr shembull: “Duhet t’iu ofrojmė njerėzve atė qė njerėzit duan”, a thua se prej statistikave tė ndjekjes sė emisioneve mund tė merrej vesh se ēfarė duan njerėzit. Nė njė kohė qė ajo ēfarė mund tė vjelim prej kėsaj mėnyre, ėshtė thjesht njė tregues i parapėlqimeve vetėm prej prodhimeve qė njerėzve iu janė ofruar. Duke parė kėto shifra ne nuk mund tė dijmė se ēfarė duhet dhe ēfarė mund t’iu ofrojmė, ndėrkohė qė ai, pėrgjegjės i kėtij televizioni, nuk mund tė dijė asesi se ēka do tė pėrzgjidhte njerėzia, nėse do tė shihte gjėra tė tjera nga ato qė transmetonte ai. Fakti ėshtė se ai besonte me tė vėrtetė se pėrzgjedhja mund tė bėhet vetėm nė kuadrin e ofertės, ashtu siē jepej ajo, e kėsisoji, ai nuk shihte alternativė tjetėr. Diskutimi qė kam pasė me tė ishte vėrtet diēka e pazakonshme. Ai besonte se tezat e tij rridhnin prej forcės sė “arsyeve tė demokracisė” dhe kėmbėngulte se ishte i detyruar tė ecte drejt kėsaj rruge, qė pėr tė ishte e vetmja qė ai ishte nė gjendje tė kuptonte, njė rrugė qė sipas tij, ishte kryefortėsisht edhe “mė popullorja”. Mirėpo, dihet se nuk ka asgjė nė demokraci qė justifikon tezėn e kėtij shefi televizioni, sipas sė cilės, fakti i tė ofruarit tė emisioneve me nivel gjithnjė e mė tė keq nga pikėpamja edukative, i korrespondon parimeve tė demokracisė “ngaqė e duan njerėzit”. Po tė jetė kėshtu, atėherė duhet tė na marrė dreqi tė gjithėve!

Nė demokraci, siē kam kėmbėngulur edhe herė tė tjera, nuk ka asgjė tjetėr pėrveē parimit tė mbrojtjes nga diktatura, dhe nuk ka askund qė tė gjendet apo tė thuhet, pėr shembull, se njerėzit, tė cilėt zotėrojnė mė tepėr njohuri, nuk duhet t’iua ofrojnė kėtė atyre qė i kanė mė pak kėto njohuri. Pėrkundrazi, demokracia synon pėrherė qė tė bėjė tė mundur rritjen e nivelit tė edukimit; dhe ky ėshtė synimi i vjetėr, tradicional i saj. Idetė e kėtij zotėrie nuk i korrespondojnė nė asgjė idesė sė demokracisė, qė ka qenė dhe ėshtė: tė bėjė tė mundur rritjen e edukimit tė pėrgjithshėm, duke ofruar gjithmonė tė gjitha mundėsitė mė tė mira. Pėrkundrazi, parimet qė ai mė paraqiste mua kanė pėr pasojė pėrfitimin e “audience”-s, pėrmes niveleve tė njė prodhimi gjithnjė e mė tė keq dhe se “audience” e pėlqen atė, ngaqė kjo ėshtė mė therėse se tė tjerat, prej atyre llojeve me shije tė fortė, qė pėr mė tepėr pėrfaqėsojnė violencė, seks dhe sensacionalizėm. Fakti tregon se, sa mė shumė qė zė vend kjo lloj gjinie, aq mė tepėr edukohen njerėzit me tė dhe aq mė tepėr do ta kėrkojnė atė. Dhe qysh nga ēasti qė kjo lloj ndėrhyrjeje parapėlqehet lehtėsisht nga ana e prodhuesve dhe qė ajo nxit njė “audience”, atėherė tė bėn qė tė mos guxosh tė mendosh mė pėr ndėrhyrje mė tė vėshtira. Mjafton pra, tė hapėsh kutinė e erėzave dhe t’ua mbarsėsh atė transmetimeve. Kėshtu, njė drejtues televiziv mund tė mendojė se me kaq problemi u zgjidh. Mu kjo ėshtė ajo qė ka ndodhur vit pas viti, qysh kur televizoni ka lindur: prodhohen llojet mė tė forta tė njė ushqimi tė pėrgatitur keq dhe me mė shumė kripė e mė me shumė “aromė”, qė kėrkojnė madje t’ia kalojnė edhe shijes mė tė pakėndshme.

Kur filluan transmetimet televizive, unė isha rreth tė dyzetave dhe pata pasė njė diskutim tė ndezur me njė docente tė psikologjisė, e cila ishte ngarkuar nga qeveria britanike pėr tė dhėnė njė vlerėsim rreth problemit sesa televizioni ishte apo nuk ishte i rrezikshėm pėr fėmijėt. Profesoresha nė fjalė dha ndėrkaq pėrgjigjen e saj: jo, televizioni nuk ishte i rrezikshėm pėr fėmijėt. Unė besoja se ajo kishte arritur nė kėtė pėrfundim, pasi kishte parė disa programe tė atij televizioni tė fillimit dhe se mbi kėtė bazė kishte gjykuar. Pas gjithė kėsaj, qeveria britanike paraqiti gjykimin e vet dhe gjithēka nuk u konsiderua njė problem. Mirėpo, qysh nga ky ēast dhe mė tej, sigurisht qė niveli i ofertės televizive nisi tė prishej pa ndalesė deri afėrsisht njė vit mė parė, tė paktėn nė Britaninė e Madhe, ku u regjistruan shumė shfaqje tė njė rangu tė pamatė violence dhe krimesh tė paraqitura pėrmes programeve televizive dhe tė ndjekura edhe prej fėmijėve, duke u rritur kėshtu dukshėm niveli i tyre nė krahasim me ēka qe deri nė atė periudhė.

Tetė vjet mė parė, nė njė leksion, kėmbėngula pėr tezėn se jemi duke iu edukuar fėmijėve tanė violencėn dhe qė, nėse nuk bėjmė diēka, situata detyrimisht do tė pėrkeqėsohet, sepse gjėrat lėvizin gjithnjė kah njė rezistencė e dobėt. Me fjalė tė tjera, po shkohet gjithnjė nga ana mė e lehtė, nga ajo nė tė cilėn dikush pėrpiqet ta kapėrcejė problemin duke flakur tej cilėsinė e punės. Kėto specie, pėr tė cilat kemi folur, pėrbėjnė mjetin qė prodhuesit televizivė e zotėrojnė mė lehtė pėr ta pėrdorur, dhe falė tė cilit ata ndjehen tė fortė pėr tė eksperimentuar, ēka gjithnjė iu jep “audience”-n. Dhe nėse ”audience” lodhet, mjafton tė shtosh dozėn. Ėshtė fjala kėshtu pėr njė mekanizėm qė rifillon tė veprojė, edhe sa herė puna shkon mbrapa. Nuk e njoh televizionin italian, por kėshtu ngjet nė Britaninė e Madhe dhe nė Amerikė. Ka tashmā njė numur rastesh qė tregojnė se aktet kriminale e kanė marrė pėrgjegjėsinė e frymėzimin prej krimeve tė shfaqura nė televizion. Dhe ėshtė zhurmėmadh rasti i dy fėmijėve, dhjetė vjeē e gjysmė, tė cilėt grabitėn dhe vranė nė Liverpul pa asnjė shkak njė fėmijė dy vjeē, nė shkurtin e vitit 1993. Fakti ngjalli njė interes shumė tė madh dhe alarmues: ishte fjala pėr njė tip imoraliteti kaq tė thellė, pėr tė cilin ishte tejet e vėshtirė tė gjeje pėrngjasime tė mėparshme.

U diskutua tejet, duke e lidhur kėte epsiod edhe me televizionin, por u gjetėn shumė eskspertė, tė cilėt thanė se psikologjikisht ishte gabim qė tė bėhej njė lidhje e tillė. Pėr kėtė unė dėshiroj tė bėj njė afirmim shumė tė thjeshtė dhe shumė tė qartė rreth psikologjisė sė marrėdhėnieve midis fėmijėve dhe televizionit. 

 

                        (Pjesa e dytė tė dielėn e ardhshme.)    

 

                        E pėrzgjodhi pėr botim dhe e pėrktheu BESNIK DIZDARI

 

NE FOTO: Karl R. Popper.

 

------------------------------------------------------------------

10 radhėt e mia…

 Popper-i dhe sprova e tij pėr televizionin      

 

Dihet qė Karl R. Popper (Vienė 1902 – Londėr 1994), ėshtė njė filozof i madh i Shekullit XX, britanik, me origjinė austriake. Duke treguar “falsitetin” e kriterit tė veēimit midis shkencės sė vėrtetė dhe formimit intelektual, ai ka pėrpunuar pėrmes epistemologjisė (teoria e njohjes shkencore, qė i referohet sidomos matematikės dhe fizikės) njė kritikė globale tė determinizmit (koncepti sipas tė cilit ēdo fenomen ka njė shkak tė drejtpėrdrejtė dhe tė domosdoshėm) dhe ka mbrojtur nė politikė “shoqėrinė e hapur” liberale, (“Llogjika e zbulimit shkencor”, 1933; ” Varfėria e historicizmit”, 1956; “Kėrkimi nuk ka fund”, 1974).

Ky shkrim apo sprovė studiuese e tij, qė “TemA” po e boton nė dy pjesė, si njė intermexo tė rubrikės sė saj tashmā tradicionale me Indro Montanelli-n (ēka ajo e ka bėrė edhe ndonjė herė tjetėr), ėshtė botuar mė 1994-trėn dhe sot e kėsaj dite vazhdon tė ribotohet nė disa gjuhė, pėr shkak tė polemikės qė nxit nė lidhje me rolin e televizionit nė shoqėrinė e sotme. Ndonėse ka shumė mbėshtetės, kjo sprovė e filozofit tė shquar, ka dhe diskutues jo tė pakėt, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ky shkrim me titullin “Njė patentė pėr tė bėrė televizion” vazhdon tė ngjallė njė interes tė pamatė.

Siē thekson studiuesi, Giancarlo Bossetti, kur fliste apo shkruante pėr televizionin, Popper-i kishte parsasysh letėrsinė psikologjike, gjithmonė nė lidhje me atė ēfarė shkruhej apo trajtohej rreth kėsaj nė tre shtete, me tė cilėt ai kishte tė lidhur jetėn e tij: SHBA, simbol “i shoqėrisė sė hapur”, edhe pėrsa i pėrket televizionit; Anglinė qė kishte pėrzgjedhur pėr tė jetuar dhe Gjermaninė ku flitej gjuha e tij e nėnės dhe ku kalonte njė pjesė tė vitit. Dihet ndėrkaq se, Popper ndonjėherė e kishte krahasuar televizionin me luftėn, dhe kėtė jo si pėr njė batutė. Ai thoshte se “njerėzit nuk arrijnė tė kuptojnė pasojat e televizionit, pra, sa ai ėshtė nė gjendje t’i ndryshojė bazat e edukatės”. Dhe pėrfundon: “Jemi duke rritur shumė fėmijė kriminelė!”.

Popper i ėshtė dhėnė kėsaj teme pėr herė tė parė mė 1988-tėn, kur qe ftuar prej Lordit Kilmarnock pėr njė konferencė nė Dhomėn e Lordėve. Por shkrimi i tij qė po boton “TemA” merr nxitje prej njė shkrimi tė John Condry-t kushtuar ēėshtjeve tė sotme rreth rolit tė televizionit, me titull “Vjedhėsi i kohės, shėrbėtori i pabesė”, botuar nė revistėn e amerikane “Daedalus”, si njė koment mbi kėtė shkrim.

I pėrshkuar midis filozofisė dhe psikologjisė, Sir Karl R.Popper, ndėrkohė edhe anėtar i Akademisė Amerikane tė Shkencave, i cili pėr pak kohė nė rini kishte pasė simpati pėr Leon Trockin, por i distancuar prej komunizmit dhe marksizmit, duke kaluar madje nė njė sulm frontal kundėr tyre, mbėrrin te kjo sprovė e bujshme pėr televizionin me idenė origjinale “Njė patentė pėr tė bėrė njė televizion”. Siē thotė botuesi i tij, ndonjėherė Popper pėshpėriste edhe fjalėn “censurė” televizive, ndonėse e dalė prej gojės sė njė mjeshtri tė kulturės liberale, dukej skandaloze, po nė tė vėrtetė, kėtė ai e kishte thjesht pėr idenė se gjithmonė “ka diēka pėr tė mėsuar para se tė fillosh”. Si ajo qė Papa Vojtila tha mė 1994-trėn: “Fikni televizorin si njė gjest dashurie pėr mė tė vegjėlit”.

Sir Karl R. Popper, i cili e gjente krejtėsisht tė gabuar faktin qė nė Moskė u formua Bursa para se tė reformohej Drejtėsia, me sa duket, kishte kėrkuar tė ligjėsojė “njė patentė para se tė bėsh njė televizion”, gjithmonė me synimin pėr tė ndalur ndotjen e mjedisit shoqėror prej njė televizioni tė keq. Dhe ka ndėrkaq, njė tė dhėnė dramatike qė flet qartė: ėshtė llogaritur se nė SHBA, kur njė i ri amerikan mbush 18 vjeē, deri nė kėtė moshė ai ka parė nė televizion 200.000 skena tė violencės dhe 40.000 vrasje!

Po Shqipėria?

E kush ka bėrė deri mė sot njė studim pėr tė parė se ēka, si dhe sa iu transmetohet pėrmes televizionit shqiptarėve, sidomos atyre tė rinj? Dhe jo mė pėr tė tė shkuar ndėrmend pėr tė vendosur pėr “njė patentė pėr tė bėrė televizion”. Ajo qė bėn punėn edhe ndėr ne ėshtė padyshim overdoza televizive. Dhe, qofsha i gabuar, por tash pėr tash nė Shqipėri, nė dy drejtime: nė overdozė televizive politike dhe nė overdozė televizive tė futbollit ndėrkombėtar. Ende nuk kemi tė dhėnė tė regjistruar pėr ndikimet apo jo pėr te krimi, ndonėse ai ėshtė thuajse pėrditė nė emisionet e lajmeve. Por mė kot ta zgjasim. Nuk kemi ende asgjė nė dorė pėr tė analizuar, ndonėse jemi tė bindur qė edhe nė Shqipėri televizioni ėshtė bėrė i “rrezikshėm” pėrsa i pėrket edukimit tė shoqėrisė, sidomos tė fėmijėve dhe tė rinjve. Shkrimi i Popper-it natyrisht vlen edhe pėr ne.

E pra? “Njė patentė pėr tė bėrė televizion”?...

 

                                                BESNIK DIZDARI