Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

EKONOMI

 

Berisha: Duhen marrė masa qė shėrbimi ndaj turistėve tė huaj tė jetė nė nivelet e vendeve tė tyre

 

Qeveria, kontroll hoteleve nė bregdet pėr cilėsinė e shėrbimit ndaj turistėve

 

Pėrveē cilėsisė sė shėrbimeve, qeveria do tė marrė masa edhe lidhur me ndėrtimin e rrugėve dytėsore, tė cilat shėrbejnė si rrugė turistike. Po kėshtu, Ministria e Kulturės ka hartuar planin pėr zhvillimin e njė sėrė aktiviteteve kulturore dhe artistike pėrgjatė sezonit turistik

 

Kryeministri Berisha kėrkoi dje nga Ministria e Turizmit tė ushtrojė kontroll tė rreptė ndaj tė gjitha subjekteve, tė cilat ushtrojnė shėrbime hotelerie ndaj turistėve. Sipas tij, ministria duhet tė pėrdorė tė gjitha masat, me anė tė stimujve, por edhe me anė tė sanksioneve, pėr tė bėrė tė mundur qė shėrbimi ndaj turistėve tė jetė nė nivelet e vendeve perėndimore, nė mėnyrė qė turistėt e huaj tė mund tė gjejnė nė Shqipėri tė njėjtat standarde shėrbimi si nė vendet e tyre. Kryeministri i tha kėto gjatė njė konference tė mbajtur nga Ministria e Turizmit me temė "Pėr njė fluks turistik mė tė madh, pėr njė zhvillim tė ri cilėsor tė turizmit shqiptar". Nė konferencė u diskutuan hapat tė cilat do tė ndėrmerren pėr tė pėrmirėsuar shėrbimet nė fushėn e turizmit, nė mėnyrė qė tė mund tė ketė njė rritje tė kėtij sektori, i cili ėshtė konsideruar si sektori i dytė ekonomik nė vend. Lidhur me standardet e shėrbimit, kryeministri Berisha u ndal edhe nė ēmimet e shėrbimeve nė turizėm. Sipas tij, duhet tė konsolidohet mendimi se, me ēmime tė arsyeshme mund tė fitohet mė tepėr. Nė veēanti pėr biznesmenėt e zonės turistike tė Sarandės kryeministri tha: “Nė rast se do tė jenė mė tė vėmendshėm nė ēmimet me tė cilat ofrojnė shėrbimet, do tė mund tė arrijnė tė dyfishojnė kohėn e turizmit nė Sarandė dhe do tė mund tė rrisin numrin e turistėve nga mbarė bota.”

Vitin e kaluar, turizmi shėnoi rritje mbi 30 pėr qind dhe ky ritėm ėshtė shumė shpresėdhėnės. Turizmi llogaritet tė ketė sjellė nė tė ardhurat e vendit mbi 600 milionė euro, duke u rreshtuar sektori i dytė nė kontributin e prodhimit tė brendshėm tė vendit. Shpeshherė turizmi ėshtė sektori i parė nė shitje dhe sipas disa statistikave, i pari nė punėsim.

 

Pango: Do tė zhvillojmė infrastrukturėn e rrugėve dytėsore nė vendet turistike

 

Pėr tė stimuluar rritjen e turizmit nė vend, qeveria ka vendosur tė tregojė njė vėmendje mė tė madhe nė rrjetin rrugor nė vend. Zhvillimi i kėtij rrjeti ėshtė parė me prioritet pėr tė arritur pėrafrimin e strukturės shqiptare tė turizmit me atė tė vendeve tė tjera. Kryeministri ka kėrkuar prej bashkive, qarqeve dhe Ministrisė sė Transportit tė shohin me pėrparėsi tė gjitha projektet rrugore si dhe tė furnizimit me ujė tė zonave turistike.

Gjithashtu, edhe Ministri i Kulturės, Ylli Pango, u shpreh se rrugėt nė Shqipėri nuk kanė fituar ende statusin e rrugėve turistike, por janė akoma rrugė rurale. Sipas tij, do tė shihet me pėrparėsi zhvillimi i infrastrukturės sė re tė rrugėve dytėsore, tė cilėt janė rrugė turistike. Pėrveē kėsaj, Ministria e Kulturės ka nė plan ngritjen e zyrave tė informacionit turistik, tė cilat duhet tė jenė qė nė pikat hyrėse, por njėkohėsisht nė ēdo qytet turistik. Ndėr tė tjera, ministria do tė ketė nė vėmendje pėrmirėsimin e sinjalistikės turistike, shėrbimin shėndetėsor dhe sigurinė, tė cilat janė masat qė do tė kėrkojnė koordinimin e punės me tė gjitha dikasteret pėrkatėse.

 

Ministria do tė organizojė jetėn artistike pėrgjatė sezonit turistik

 

Ministria e Turizmit ėshtė duke hartuar disa projekte pėr pasurimin e jetės kulturore dhe artistike pėrgjatė sezonit turistik. Kjo bėhet pėr tė mundėsuar krijimin i njė ambienti atraktiv publik dhe privat pėr kėto zona, duke ndikuar nė pėrmirėsimin e jetės turistike nė vend. Sipas ministrisė, kėtė vit ėshtė organizuar qė pjesa mė e madhe e kėtyre aktiviteteve kulturore dhe artistike tė pėrkojnė me sezonin turistik veror dhe tė realizohen nė zonat kryesore turistike tė vendit. Sipas Pangos, tė gjitha masat e ndėrmarra synojnė qė Shqipėria tė bėhet pjesė e rėndėsishme e guidės turistike rajonale, duke tėrhequr njė fluks sa mė tė madh tė turistėve tė huaj.

Pėrsa i pėrket turizmit kulturor, kryeministri Berisha u shpreh se, Shqipėria, ende nuk i ka shfrytėzuar siē duhet potencialet reale tė saj nė kėtė drejtim. Sipas tij, pėr tė bėrė tė mundur zhvillimin e duhur lidhur me turizmin kulturor ėshtė e rėndėsishme qė tė krijohet profili i pėrshtatshėm lidhur me kėtė lloj turizmi, gjė qė Shqipėria nuk e ka bėrė akoma.

Ergys Mėrtiri

 

 

Rishikohen lejet dhe licencat nė Ministrinė e Turizmit dhe atė tė Punės 

 

Ministria e Ekonomisė ka ngritur njė grup pune pėr tė rishikuar lejet dhe licencat, i cili tashmė do tė vijojė punėn e tij nė Ministrinė e Turizmit. Kėto rishikime lidhen me fenomenin e pengesave tė ndryshme administrative qė vihen re nė sektorėt e lejeve dhe licencave, nė tėrėsi nė sektorėt e ndryshėm ekonomikė dhe synojnė tė shmangin kėto pengesa administrative pėr tė lehtėsuar biznesin. Mė tej, grupi i punės do tė vazhdojė rishikimin e licencave nė disa dikastere. Gjatė periudhės maj-korrik, ai do tė vijojė punėn nė Ministrinė e Ekonomisė, ku do tė rishikojė tė gjitha lejet ekzistuese si dhe licencat nė Ministrinė e Turizmit si dhe nė Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta.     

 

KESH: Ndėshkimet pėr mospagimin e energjisė nuk do tė jenė mė kolektive, por individuale

 

Korporata elektroenergjitike ka vijuar ndėrprerjet e energjisė elektrike ndaj debitorėve si dhe ndaj atyre qė janė kapur me lidhje tė dyfishta edhe nė rrethet e Vlorės dhe Korēės. Sipas korporatės, ky nuk ėshtė njė aksion i pjesshėm, por ato do tė kthehen nė njė pjesė rutinė e punės sė korporatės. Korporata ka vendosur qė energjia do tė ndėrpritet pėr ēdo abonent debitor, i cili nuk paguan energjinė e konsumuar. Gjithashtu, korporata ka vendosur t’i ndėshkojė individualisht debitorėt e saj dhe tė mos ushtrojė ndėshkime kolektive. Sipas korporatės, kjo strategji ėshtė mė e sukseshme nė shtimin e arkėtimit tė energjisė dhe gjithashtu, ajo eliminon qė masat ndėshkimore tė bien mbi qytetarėt, tė cilėt janė korrekt nė pagesat e energjisė, por qė penalizohen pėr faktin se zona e tyre ka nivel tė ulėt arkėtimesh. Sipas korporatės, tani pėrgjegjėsia mbetet individuale dhe kushdo qė nuk paguan energjinė do tė pėsojė ndėrprejen e saj. Sipas KESH-it, asnjė nuk do tė lejohet tė rilidhė linjėn e furnizimit me energji elektrike, pa shlyer detyrimet ndaj KESH-it.

 

 

 

 

 

 

 

 

Drejtori i auditit, Shehu, thotė se, kėto pėrmirėsime i kėrkoi BE-ja qė tetorin e vjetshėm

 

Auditi, atje ku ka kontrolluar KLSH-ja nuk do tė kontrollohet

 

 

Nė ligjin e ri, tė gjitha njėsitė e auditimit nė institucionet e pavarura, vetėm nga pikėpamja metodologjike do tė varen nga Ministria e Financės, ndėrkohė qė nga pikėpamja funksionale do tė varen prej titullarit tė institucionit. Vetė institucionet do tė emėrojnė aty njerėzit dhe jo Ministria e Financave

 

Auditimi i institucioneve tė pavaruara do tė bėhet vetėm nga struktura tė auditit qė do tė krijohen nga vetė institucionet dhe kėto nuk do tė varen nga Drejtoria e Auditit nė Ministrinė e Financave. Drejtori i Pėrgjithshėm i Auditit, Pajtim Shehu, i tha dje gazetės “Tema” se, nė thelb, ligji i ri krahasuar me atė tė vjetrin kufizon veprimtarinė e drejtorisė sė pėrgjithshme. Nė ligjin e ri tė miratuar tė hėnėn, tha ai, tė gjitha njėsitė e auditimit nė institucionet e pavaruara, vetėm nga pikėpamja metodologjike do tė varen nga Ministria e Financės, ndėrkohė qė nga pikėpamja funksionale do tė avren prej titullarit tė institucionit. Nė lidhje me ligjin e ri do tė ketė njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave, i cili do tė pėrcaktojė kriteret se kur mund tė ngrihet njė njėsi auditi nė njė institucion, pasi ka institucione tė vogla, siē janė disa komuna, tė cilat nuk mund tė kenė njėsi auditi, pasi shpenzimet nė to janė mjaft tė vogla.  Qėllimi i ligjit tė ri ėshtė qė ēdo institucion tė kontrollohet. Saktėsisht, me ligjin e ri do tė jetė nė fokus tė kontrolleve ēdo gjė qė ka tė bėjė me paranė publike. Drejtori, Shehu, tha se, zėrat pėr marrje kompetencash tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit janė krejt pa bazė. Nė ligjin e ri kėrkohet tė institucionalizohet marrėdhėnia mes auditit tė brendshėm dhe KLSH-sė. Kjo gjė, do tė thotė qė tė shkėmbehen raportet e kontrolleve dhe tė dhėnat dhe gjithashtu tė mos kontrollohet njė institucion qė e ka kontrolluar mė parė KLSH-ja, pasi kjo ėshtė kosto e tepėrt. Pajtim Shehu bėri me dije se, kėto pėrmirėsime nė ligjin pėr auditin e brendshėm janė qė tė gjithė kėrkesat e donatorėve ndėrkombėtarė, tė cilėt japin paratė, janė njėheresh edhe kėrkesa tė Bashkimit Europian. Nė tetorin e kaluar, ekspertėt e Bashkimit Europian i bėnė kėto kėrkesa nė mėnyrė tė detajuar dhe kėrkuan qė tė pėrfshiheshin nė ligjin e ri. Nė lidhje me kontrollet ndaj bashkive dhe komunave, auditi i brendshėm do tė mund tė kontrollojė vetėm mėnyrėn se si do tė shpenzohen paratė e dhėna nga qeveria me anė tė granteve tė kushtėzuar. Pra, do tė kontrollohet vetėm puna e kryer me paratė qė jepen nga qeveria, nė bazė tė projekteve tė fituara. Auditi, me ligjin e ri, nuk ka tė drejtė tė kontrollojė shpenzimet qė bėhen me paratė qė mbledhin vetė bashkitė dhe komunat dhe po ashtu, nuk do tė kontrollojė shpenzimet qė kryhen me grantet e pakushtėzuara, tė cilat pėrdoren nga njėsitė e qeverisjes vendore sipas nevojės sė tyre. Ligji ri, thjesht ngushton hapėsirat e auditit tė brendshėm dhe detajon se kur kontrollohet dhe kush kontrollohet, duke mos lėnė asnjė institucion jashtė kėsaj fryme.

 

 

 

Bashkitė dhe komunat do t’i ngrejnė vetė zyrat e auditit

 

Bashkitė dhe komunat nuk do tė kenė asnjė kufizim nė punėn e tyre nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Auditimit. Me ligjin e ri tė auditimit, kėto institucione tė qeverisjes vendore, nė bazė tė vendimit tė qeverisė, i cili do tė pėrcaktojė disa kritere pėr mėnyrėn se si do tė ngrihet njė strukturė auditi dhe pėr rastet kur ajo duhet tė ngrihet, do tė kenė tė gjitha kompetencat pėr tė ngritur kėto njėsi. Nė ligjin e ri, Drejtoria e Pėrgjithshme e Auditimit do tė ketė mundėsinė e kontrollit, vetėm pėr shpenzimet qė kėto njėsi do tė kryejnė me fondet e deleguara, pra me paratė qė qeveria do t’u japė atyre nė bazė tė projekteve fituese qė kėto njėsi paraqesin nė qeveri. Nė lidhje me shpenzimet qė komunat dhe bashkitė kryejnė me paratė qė mbledhin apo me paratė qė jepen nga qeveria si grante tė pakushtėzuara do tė merren vetėm njėsitė e auditimit qė do tė ngrihen nė kėto institucione dhe qė do tė jenė nėn drejtimin e vetė kryetarėve tė bashkive dhe tė komunave. Siē dihet, bashkitė dhe komunat i bėjnė buxhetet e tyre tė shpenzimeve nė bazė tė parave qė mbledhin nga taksat, nė bazė tė granteve tė pakushtėzuara qė iu jep qeveria, tė cilat i pėrdorin sipas nevojave dhe nė bazė tė parave qė marrin si grante tė kushtėzuara dhe qė i pėrdorin vetėm sipas projektit tė caktuar. Vetėm kėto tė fundit do tė jenė objekt i auditimit apo i kontrollit tė drejtorisė sė pėrgjithshme. Auditimi i pėrgjithshėm ka njė diapazon kontrollesh qė mbulon rreth dy mijė institucione.

 

 

 

Dalin nė shitje 22 miliardė lekė bono thesari

 

Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave zhvilloi dje ankandin e radhės pėr shitjen e bonove tė thesarit tė qeverisė. Sipas Departamentit tė Operacioneve Monetare pranė kėsaj banke, nė kėtė ankand Ministria e Financave ofroi pėr shitje bono thesari me maturim 3-mujor, 6-mujor dhe 12-mujor, tė cilat do tė pėrdoren pėr Bankėn e Shqipėrisė dhe pėr bankat e nivelit tė dytė.  Nga totali prej 22.14 miliardė lekėsh, 3.2 miliardė do tė jenė bono me maturim 3-mujor, 6.4 miliardė do tė jenė bono me maturim gjashtėmujor dhe 12.6 miliardė do tė jenė bono me maturim 12-mujor.

 

 

Doganat, instalohen skanera pėr tė shmangur ēdo abuzim

 

Gjatė muajit korrik 2007 do tė instalohen skanerat e teknologjisė sė lartė dhe pajisjeve matėse nė doganat shqiptare. Gjithēka ėshtė e pėrfshirė nė planveprimin pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit pėr vitin 2007, e hartuar nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės. Sipas burimeve tė kėsaj ministrie, me vendosjen e skanerave do tė garantohen kushtet e pėrshtatshme pėr kontrollin fizik tė mallrave, si dhe do tė mėnjanohet subjektivizmi nė kontrollet e ushtruara nėpėr dogana. Administrata e doganave, prej kohėsh ėshtė duke bėrė njė punė tė lavdėrueshme pėrsa i pėrket rritjes sė tė ardhuave dhe mpakjes sė evazionit fiskal apo kontrabandės. Tė ardhurat dhe shėrbimi nė kėtė administratė kanė pėsuar njė pėrmirėsim tė dukshėm krahasuar me njė vit mė parė. Futja e kėsaj teknologjie do tė bėjė qė ky shėrbim tė jetė gjithnjė e mė korrekt.