| |
Me rastin e ditėlindjes ( 27 gusht 1910) - 94 vjetorit tė lindjes sė
Nėnė Terezė shqiptarte
Gonxhe Bojaxhiu: madhėshtia e dashurisė
Granit Zela
Askush nuk e kishte menduar se vajza shqiptare nga Shkupi, ajo qė
nė rininė e vet qe poete dhe luante me mandolinė, do tė bėhej njėra
prej grave mė tė famshme nė historinė e njerėzimit dhe shqiptarja mė e
njohur mbi tokė gjer mė sot. Mirėpo kur gazetarėt e shtypit botėror i
bėnin pyetje pėr familjen e saj, ndėrkohė qė shtypi shqiptar as qė e
pėrmendteasfare emrin e kėsaj shenjtoreje tė pashoqe, Nėnė Tereza
jepte gjithmonė pėrgjigje tė prera, duke iu shmangur kėsisoj ēdo
hollėsie qė kishte tė bėnte me familjen e saj, pėr tė fshehur
dhimbshėm misterin e njė drame familjare, qė mbeti pengu i pėrjetshėm
i saj. Kjo dramė lidhej me faktin se ajo, e mbetur jetime qysh ne
moshėn tetėvjeēare, nuk mundi tė shihte kurrėmė nėnėn e motrėn e vet,
ngase ato jetonin nė Shqipėri, vendin e vetėm nė botė ku ateizmi ishte
sanksionuar me kushtetutė dhe vendet e kultit ishin kthyer nė muze,
kinema, ndėrsa klerikėt persekutoheshin e burgoseshin.
Nėnė Tereza kishte frikėn e tyre pasi ajo e dinte
fort
mirė se ndėrsa jetonin nė Tiranė, ato mbaheshin nėn mbikqyrje sepse
ishin farefisi i Llazar Bojaxhiut, njė refugjat nė Itali, i dėnuar me
vdekje nė mungesė nga shteti shqiptar, si dhe Gonxhe Bojaxhiut, njė
murgeshe tė njohur nė botė me emrin Nėnė Tereza e Kalkutės. (Vijon nga
faqja 1)
Prej mėse dhjetė vjetėsh Gonxhja nuk pati ndonjė letėr prej tyre.
Paskėsaj mėsėfundi ajo mori vesh se ato jetonin nė Tiranė, porse u
lejohej tė shkruanin vetėm njėherė nė muaj, megjithėse dihej se tė
gjithė letrat kalonin nė duart e njė censure shtetėrore, e cila
kontrollonte edhe hollėsitė mė tė vogla. Biografė tė shumtė tė Nnė
Terezės shkruajnė se ajo kishte njė dėshirė tė zjarrtė tė vizitonte
Shqipėrinė, madje pėr kėtė ajo fliste shpesh me miq tė ngushtė tė saj,
por ky vend nė mėnyrė absurde ishte njė tokė e ndaluar pėr tė.
Dua tė tė shoh par se tė vdes, ky ėshtė hiri i vetėm qė i kėrkoj
Perėndisė, i shkruante e ėma Drane Bojaxhiu, tė cilėn fėmijėt e saj e
thirrnin Nanėloke e qė Gonxhja gjithmonė thoshte pėr tė se ishte
njė grua e shenjtė qė na ka edukuar me dashurinė pėr njerėzit dhe
Zotin Nuk dij-ka thėnė ajo- nėse ka qenė shembulli i nėnės sonė e
dashunia e saj pėr tė vobegtit apo frekuentimi ynė ndėr jezuitėt. Jam
e bindun veēse fillova me mendu pėr me marrė kėtė rrugė qysh nė moshėn
dymbėdhjetė vjeēare. Nuk i tregova askujt se ēka mendojsha. Vijova
studimet dhe kreva studimet. E kur mbarova tetėmbėdhjetė vjetėt nėnės
i tregova gjithēka. Nė rast se ėshtė vullnesa e Zotit mu pėr gjigj
ajo grua e shenjtė - nuk do tė jem unė qe kam me tė pengue. Dranja dhe
Agja jetonin nė varfėri. Agja punonte si folėse te Radio Tirana, por,
menjėherė pasi regjimi nisi njė nga shtrėngimet e kohėpaskohshme
kundėr armiqve tė shtetit socialist, Agja u pushua nga puna. Ajo
ishte i vetmi ngushėllim i sė ėmės dhe nuk u martua pėr ti ndenjur
praėn asaj. Age , ti je ėngjėlli mbrojtės i nėnės sonė, i shkruante
Nnė Tereza.
Aty kah fillimi i viteve 70, kohė kur Nėnėn Tereza mėsoi pėr
sėmundjen e nėnės sė saj, ajo i dendėsoi pėrpjekjet pėr tiu dhėnė
mundėsia qė tė vizitonte vendin e saj. Shkoi tė takonte Atasheun e
Ambasadės Shqiptare nė Romė me shpresė qė tė paktėn do tė lejoheshin
qė e ėma dhe e motra tė iknin nga Shqipėria. Kur Nėnė Tereza po dilte
prej ambasade,- shkruan Dom Lush Gjergji nė librin Nėnė Tereza Jonė,-
pėr herė tė parė nė jetė e pashė ti shkonin lotė nėpėr faqe. U ndal,
drejtoi sytė kah qielli dhe tha:O Zot, unė e kuptoj dhe e pranoj kėtė
vuejtje pėr vedi, por shumė e vėshtirė ta pranoj dhe kuptoj pėr nėnėn,
Loken time, e cila nė pleqėri tė shtyeme nuk dėshiron asgjė tjetėr
pėrpos tė na shoh edhe njė herė. E pyetur nga shoqėruesja dhe
biografja e saj Eileen Egan se ēfarė i tha atasheut tė ambasadės, ajo
i qe pėrgjigjur: I thashė tė vėrtetėn, qė kam shkuar tek ai si njė
ēupė qė kėrkon tė ėmėn. I shpjegova se nėna ime ėshtė tetėdhjetė e njė
vjeēe dhe se unė nuk e kam parė qėkur isha tetėmbėdhjetė vjeēe dhe se
do tė doja aq shumė qė ti jepnin vizėn qė tė vinte nė Itali me motrėn
time.
Nė Itali, gjatė vizitės sė saj tė parė nė Romė, Nėnė Tereza takoi
pėr herė tė parė pas 31 vjetėsh tė vėllain, Nė vitin 1934, ai me tė me
tė ėmėn dhe tė motrėn ishin vendosur nė Tiranė. Mė 1 shtator 1928, kur
Zogu i Parė u shpall mbret, Llazari shėrbeu si oficer i tij, Pėr kėtė,
ai i shkroi me krenari Nėnė Terezės pėr t i thėn se po shėrbente nė
ushtrinė e Mbretit tė Shqiptarėve, po Nėnė Tereza duke shprehur
pėrkushtimin e saj ndaj besimit, i qe pėrgjigjur se ndėrsa ai po i
shėrbente mbretit tė njė popullsie tremilionshe, ajo po i shėrbente
mbretit tė gjithė botės. Nga qeveria shqiptare e kohės Llazari mori
njė bursė studimi si jetim nė Akademinė Ushtarake tė Vienės ku studioi
artin ushtarak. Si shumė tė tjerė pas pushtimit tė Shqipėrisė mė 1939,
ai u dėrgua me shėrbim nė ushtrinė Italiane nė
Torino
si oficer artilerie. Nuk deshi kurrė tė hiqte dorė nga nėnshtetėsia
shqiptare dhe kjo ndikoi nė vendimin e tij pėr tė hequr dorė nga
ushtria. Nė Shqipėri nuk mund tė kthehej sepse pas vendosjes sė
regjimit tė Enver Hoxhės u ngrit padi ndaj tij si tradhtar dhe u
dėnua me vdekje. E bija e Lllazarit, tė cilėn ai e quajti Age, kujton
takimin e tė atit me Nnėnė Terezėn. Babai dhe nėna flisnin papushim
shqip ,-kujton ajo.Halla tani ishte bėrė e famshme por babai e
trajtonte si njė motėr tė vogėl. I bėri pėrshtypje qė e pa ashtu tė
mplakur. Puna kishte lėnė shenjat e veta. Ajo kishte kaluar njė jetė
me shumė lodhje dhe mundime.
Pėrgjigja, qė Nėnė Tereza mori nga shteti shqiptar pėr kėrkesėn e
saj qė tu jepej tė ėmės dhe motrės vizė pėr nė Itali ishte e prerė:
Drane dhe Age Bojaxhiu nuk janė nė gjendje fizike tė ndėrmarrin njė
udhėtim jashtė shtetit. Gėnjeshtėr,-kishte komentuar Llazari.
Sėmundja e vetme e nėnės dhe Ages quhet vetmi dhe dėshpėrim. Janė tė
varrosura pėr sė gjalli,-kishte thėnė ai. Pasi nuk pati sukses nė
mabasadė Nėnė Tereza nuk reshti pėrpjekjet pėr tė nxjerrė tė ėmėn dhe
tė motrėn nga Shqipėria. Pėr kėtė ēėshtje, ajo kėrkoi ndihmėn e shumė
personaliteteve botėrore si tė J.F.Kenned-it, president i SHBA-sėtė De
Golit, president i Francės, tė Indira Gandit, kryeministre e Indisė,
por pa sukses. Nuk mund tė bėj gjė tjetėr, vetėm se tė lutem pėr ju,
i shkruante tė ėmės dhe tė motrės pasi pa se ėndrra e saj e kahershme
po shuhej.
E megjithatė, ajo nuk shprehej kurrė publikisht pėr kėtė ashtu siē
nuk komentonte vrasjen e tė atit, pėr tė cilin ajo deklaroi se kishte
vdekur papritur nė moshėn 46 vjeēare, pasi kjo ngjarje kishte tė
bėnte me rrethana politike, ndėrkohė qė ajo, duke qenė njė besimtare e
devotshme, nuk merrej kurrė me politikė. Mirėpo Llazari kishte njė
natyrė krejt tjetėr dhe nė Stokholm, kur vajti pėr tė shoqėruar Nėnė
Terezėn pėr marrjen e ēmimit Nobel , ai deklaroi pėrpara gazetarėve
se vdekja e babait tė tij kishte qenė njė helmim pėr arsye politike,
sepse babai i tij, Kolė Bojaxhiu, , ishte njė nacionalist i fortė qė
kėrkonte bashkimin e Kosovės ne Shqipėrinė.
Kreu i familjes Bojaxhiu, Nikolla, ishte pėrzier me politikė dhe
luftonte pėr tė drejtat e popullit tė Kosovės. Nė vitin 1912, kur
Shqipėria shpalli pavarėsinė, nė shtėpinė e tij pėr tė festuar kėtė
ngjarje ishin edhe Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Sabri Qyteza. Ai
sihte njė sipėrmarrės i suksesshėm ndėrtimesh dhe gėzonte dhe
pėrkrahjen morale tė popullit. Pas shpėrbėrjes sė Shqipėrisė mė
1913-ėn dhe kalimin e Kosovės nė pėrbėrjen e Jugosllavisė, Kolė
Bojaxhiu merrte pjesė nė tė gjitha mbledhjet e atdhetarėve shqiptarė.
Pėr kėtė, ai ishte nga ata persona qė pėrndiqej nga policia e fshehtė
sllave. I ftuar nė Beograd nė nėntor tė 1919-ės. Me cilėsinė e
kėshilltarit tė komunė sė Shkupit, ai u kthye prej andej me dhimbje tė
forta qė i shkaktuan vdekjen e menjėhershme. Kolė Bojaxhiu u varros
nė Shkup, por Llazar Bojaxhiu nuk mėnonte tė shprehej se ai ishte
helmuar nga Beogradi.
Ishte po Llazari, i cili, duke parė spekullimet nė lidhje me
origjinėn e tyre edhe pas deklaratės sė Nnėn Terezės se nga gjaku
dhe prejardhja jam shqiptare, deklaroi me vendosmėri Dėshiroj mbi tė
gjitha me ba tė kjartė njėherė e pėrgjithmonė se na jena shqiptarė e
jo jugosllavė siē po don me thanė gati nė pėrgjithsi i gjithė shtypi
nė botė. Keqkuptimi ka lindun nga fakti se Shkupi, qyteti ku kemi
lindun, ishte ma pėrparė njė qytet shqiptar pastaj I kaloi
Jugosllavisė.;porn a tė gjithė vijojmė me folun shqip e letrat ime
motėr qė flet anglishten dhe pak frėngjishten) mI shkruen nė gjuhėn
shqipe. Mbrėmjen e ceremonisė sė Nobelit ai ishte gati tė rrėfente
shumėēka pėr gazetarėt por ishte bllokuar nga buzėqeshja e Nėnė
Terezės. Dashunija, duhet ta keni gjithmonė parasysh, don me thanė
mbi tė gjitha me dijtė me falun thoshte ajo. Por ato qė nuk I tha atė
mbrėmje Lazar Bojaxhiu i rrėfeu vite mė vonė pėr tė treguar se: motra
e vogėl, e pėrulura, ajo e cila u pat ardhur nė ndihmė miliona tė
braktisurve, ajo qė u ka dhėnė dashuri dhe solidaritet aq njerėzve tė
dėshpėruar, u ndalua ti qėndroj mbi krye tė shtratit tė vdekjes nanės
sė vet. Dhe ajo grua e gjorė vdiq e dėshpėruar duke shtrėnguar nė
kraharor njė fotografi tė njomur me lot. Ai e dinte se po hapte njė
plagė tė pambyllur tė Nėnė Terezės dhe qė do tė mbyllej me vėshtirėsi
ndėrkohė qe vetė ajo kishte qenė gjithmonė e pėrmbajtur madje e
drojtur pėr tė folur pėr familjen e vet pasi ējanė ankthet tona tė
vogla para tragjedisė sė qenieve njerėzore, tė cilėt vdesin ēdo ditė
pėr bukė por ai foli vetėm ngase njerėzit ėshtė mirė tė zbulojnė e ta
dinė se si ėshtė vdekja nė njė vend komunist, nė Shqipėri Llazar
Bojaxhiu vdiq nga kanceri nė vitin 1981, nė moshėn 73 vjeēare, pa e
parė mė kurrė nėnėn dhe motrėn e tij dhe u varros nė Siēili. Nė njė
letėr tė shkruar pas vdekjes sė tė vėllait Nėnė Tereza thoshte: Tėrė
jetėn e saj, nėna jonė pati ėndėrruar qė Llazari tė kthehej nė shtėpi.
Djali i vetėm, tė cilin ajo e donte mė shumė se jetėn, mė sė fundi
ėshtė takuar me tė.
Me babain e varrosur nė Shkup, Llazarin qė kishte mbetur nė Itali,
Nėnė Terezėn nė Indi dhe Dranen dhe Agen nė Shqipėri, familja e
Bojaxhinjve e shpėrndarė nė katėr shtete, jetonte si nė njė balada
tragjike, ku tė gjallėt e tė vdekurit, duke dėgjuar thirrjen e gjakut,
kėrkojnė, por nuk munden tė takojnė njėri-tjetrin. Lokja e saj, Drane,
e cila ishte njė fetare e pėrbetuar, qė edhe fėmijėt e saj i kishte
edukuar nė kėtė mėnyrė, pėr ta bėrė mė tė lehtė dhimbjen e fėmijėve tė
saj, nė rast tė ndonjė vdekjeje tė mundshme, atėherė kur i pat humbur
shpresat pėr ti parė pėr sė gjalli, i shkruante Gonxhes nė kėtė
mėnyrė E nė mos u pafshim nė kėtė tokė tė mjerė, bija ime, ne me
siguri do tė shihemi nė qiell.
Kėshtu, Nėnė Terezės i duhej tė priste telegramin e datės 14 korrik
1972, ku i vėllai Lazėr Bojaxhiu i shkruante si mė poshte: Lutu pėr
Loken, qė ndėrroi jetė mė 12 korrik. Drane Bojaxhiu vdiq me dhimbje
nė zemėr, qė nuk arriti ti shoh pėrsėri tė birin e mbetur nė Itali
dhe vajzėn misionare nė Indi. Dranja, bijės sė vet, qė nuk e shihte
prej dyzet e pesė vjetėsh fotografinė e fundit ia dėrgoi me kėtė
nėnshkrim: Gonxhe, tė puth nanėlokja. Pas ardhjes nė Shqipėri Nėnė
Tereza do tė thoshte Dua tė shkoj te nėna ime, tė takoj dhe motrėn,
bashkė flenė pranė e pranė nė rrethinė tė Tiranės. Tė pėrkėdhel gurėt
dhe tė lutem, tė lutem shqip. Agja vdiq njė vit pas vdekjes sė tė
ėmės, mė 1973.
27 gushti ėshtė ditėlindja e Nėnė Terezės. Ditė tė tilla janė njė
mundėsi e shkėlqyer qė Gonxhja shqiptare tė vijė nė Shqipėri. Koha
po i shkul nga kujtesa njėherė e pėrgjithmonė ditėlindjet e
diktatorėve dhe po pėrjetėson tė shenjtorėve. Gonxhe Bojaxhiu ėshtė
shndėrruar tashtimė nė njė simbol tė pėrbotshėm. Historia e jetės sė
saj i ngjan atdheut tė vet. Ajo qė ishte njė njeri pa familje dhe
atdhe tė mohuar qė mjeronte nėn mjeraninė totalitare, hapte kudo nė
botė shtėpi pėr tė vetmuarit, tė sėmurėt, lebrozėt, tė braktisurit, tė
pashpresėt, lypėsit, pėr ata qė dergjeshin nė grahmat e vdekjes, pėr
tė mohuarit e botės duke i ftuar e pushtuar mirėsisht prej lumnisė
pėr me dhanė tė gjenin strehė te shtėpia e njerėzimit dhe dashurisė.
Ajo themeloi njė bashkėsi pėr tu shėrbyer tė varfėrve me qendrat e
veta nė pesė kontinente, i pastronte ata prej plagėve tė fėlliqura tė
lebrės, u shuante urinė duke i ushqyer, i pėrkėdhelte me ngrohtėsi tė
pėrdėllimtė, u gjendej pranė nė ēastin e fundit kur ata qė kishin
nė trup shenjat e vuajtjes ngėrthyer prej spazmave tė dhimbjes,
kthenin shpirtin qė u kishte dhėnė Zoti. Ajo lutej pėr ta dhe pėr tė
gjithė ne. Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tem shqiptar. Shumė
luti Zotin qi Pagja e Tij tė vijn nė zemrat tona, nė gjitha familjet
tona, nė gjithė botėn. Lutuni shumė pėr fukarat e mij- dhe pėr mua dhe
motrat e mija. Unė lutem pėr juve shkruante shqip ditė e marrjes sė
ēmimit Nobel nė Oslo, mė dhjetė dhjetor.1979.
Por mė sė miri e shpreh vetė se si ishte shtėpia e saj e re nė
letrėn qė i dėrgon sė ėmės prej Kalkutės pasi kishte hapur Qendrėn e
parė pėr mbledhjen e atyrė qė presin vdekjen . Kam shtėpinė teme tė
re dhe asht shtėpia e tė vorfėnve; jo e tė vorfėnve por e atyre qė
ndėr tė vorfėn janė mė tė vorfėnit; e atyne qė njerėzia largon nga
shkaku se mendon se asht rrezik se po ngjesin lėngatėn e pisllėkun tue
qenė tė mbuluem me mikrobe e insekt; e atyne qė nuk shkojnė me u lutun
sepse nuk mujt me dalun nga shtėpia lakuriq; se nuk hajnė ma se nuk
kanė fuqi me ngranė; qė bijnė rrugės se e dijnė se janė tue vdekun, e
afėr tė cilėve tė gjallėt kalojnė pa u dhanė as ma tė voglin vėshtrim;
e atyne qė nuk kjajnė se nuk kanė ma lotė.
Nėnė Tereza ėshtė nderuar kudo nė botė me ēmime ndėrkombėtare pėr
paqen, shėrbimin ndaj njerėzve tė vetmuar, pėr mirėkuptimin ndėrmjet
besimeve, pėr vėllazėrimin mes popujve, pėr lirinė. Gonxhe Bojaxhiu, e
vlerėsuar si gjigandja e kohės sonė (B Klinton), gruaj qė i dha
formė shekullit tė XX (Papa Gjon Pali I Dytė) ajo para sė cilės ne
tė gjithė turpėrohemi(Indira Gandi), ėshtė njėkohėsisht njė simbol
modern i shqiptarėve drej Evropės sė Bashkuar, sepse ajo arriti tė
bėhet qytetare e botės pa mohuar identitetin e saj. Ajo ėshtė prijėsja
qė ne prisnim, pika e referimit pėr shekullin XXI. Tė mos rrėnjosėsh
nė ndėrgjgjen e brezave, filozofinė e saj tė dashurisė, do tė thotė tė
vazhdosh ta mohosh atė. Ditėn e ndarjes nga familja shkruante Yllin e
vatrės po lė sot/ po lė shtėpinė tė shtrenjtin prag/ Shkoj nė Bengalin
halleplot/ po shkoj nė lindje tepėr larg/. Trupi i saj prehet nė
Kalkutė, tepėr larg
kurse shpirti nė Shqipėri, si nė njė baladė.
Gonxhe Bojaxhiu duhet ti kthehet atdheut tė saj! |