| |
Ia njihni kėtij shpirti ēmimin!
Aleksandėr Ēipa
Si shkrimtar ėshtė krahasuar me Heminguejin, por si personazh,
Hemingueji do tė ndihej i varfėr para Petro Markos. Nuk gjen odise
biografike tė tillė si ajo e Markos. Nė qenien dhe fatin e tij
individual ishin gatuar Feniksi dhe Uliksi dhe pse jo, vetė Krishti.
Petro Marko mbetet nė letrat shqipe mitiku i pashėmbullt i ditėve tona.
Petro Marko e deshi shoqėrinė, shtetin dhe kombin e vet si
aristotelian, por i rezultuan gjatė gjithė jetės tė tipit aquinas.
Nė vendlindjen e tij, Himarė, pėrdoret shprehja pėrpjekur si vala pėr
shkėmbi.
Po nė
vendlindjen e tij pėrmendet shprehja e vetme: Nga inati dallga nuk
merr formėn e shkėmbit po bėhet shkumė-dallgė. Tė gjitha kėto
fenomene mes dy elementeve themelorė tė jetės njerėzore nė kėtė vend,
pra ujit dhe tokės, gjejnė domethėnie sfiduese nė rastin krahasues tė
jetės sė publicistit dhe gazetarit, njėheraz autor i librit Ditėn qė
rrojta unė.... E njohim si prozator tė nivelit tė lartė, e njohim si
patriot qė i kushtoi jetėn e vet lirisė dhe demokracisė, tani
pėrballemi me njė publicist tė rrallė, i cili shpaloset qartė,
ndjeshėm, thellė nė librin Ditėn qė rrojta unė.... Hija e tij sa
vjen e zvogėlohet, duke u mbuluar tėrėsisht nga dielli i plotė i
veprimtarisė sė P.M. Ēthotė njė koleg - ėshtė ese-ja e shkruar nė
vitin 1937. Ky ėshtė teksti qė prin dhjetra krijime publicistike tė
gazetarit aktiv nė mė shumė se 54 vjet. Nuk ėshtė pėrkuese sentenca e
Zola-s, gazetari ėshtė kaminė, sė cilės i referohet gazetari i
pashėmbėllt P.Marko. Nė kėtė kaminė ky gazetar shqiptar dogji
shėndetin, rininė, dashuritė dhe shumė tė drejta qė pėr shkak tė
natyrės, jepen vetėm njė herė. Petro Marko ėshtė rasti i pėrkimit
gjenial tė aftėsisė dhe sakrifikimit pėr tė qenė gazetar me fatin e
personazhit qė bėmat i ka shumė herė mė tė shumta se ditėt e jetės.
Kronologjia e jetės profesionale tė tij nė librin Ditėn qė rrojta unė,
ėshtė njė kalendar ku triumfon martiri, mirėsia, liria, e drejta dhe
atributet e botės qė admiron Njeriu. Mirėpo nė kėtė kronologji, beteja
e shumėpėrsėritur, antologjike nė tė gjitha pamjet dhe kohėt e saj e
gazetarit-shkrimtar me pushtetet, ka shkaktuar edhe pauzat, bllokimet,
duarlidhjet, ēensurimet dhe heqvuajtjet e pashembullta. Kur nuk ka
mundur tė shkruajė, Petro Marko sė paku ka bėrė me dhimbjen dhe
vuajtjen e vet, intelektualin-Krisht. Nė kėto vjet, personazhi Petro
ka qenė modeli i pėrmasės pėr gazetarin e guximit Marko. Praktika
publicistike botėrore e meriton kėtė shembull si njė model tė vėrtetė
tė pėrkushtimit, mishėrimit dhe integritetit profesional. Pėr kėtė
jetė gazetari qė ai ka bėrė, do tė ishte pak tė thuhej se njėra ndėr
shkollat e paqena tė gazetarisė kombėtare duhej tė mbante emrin e tij.
Madje mund tė ishte mė me vend se edhe nderimi i pagėzimit tė teatrit
tė njė rrethi me emrin e shkrimtarit. Njeriu Petro Marko, udhėtues
dhe pashėmbėllisht vuajtės i idealit tė vet gjithė jetėn, duhet parė
si rasti i intelektualit-Uliks, i sakrifikuar pėr idealin kombėtar,
pėr fatin dhe ardhmėrinė e Atdheut. Nė historinė e letrave shqipe
vėshtirė se gjen tė dytė si Petro Marko, por po kaq vėshtirė se gjen
tė dytė si ai, nė praktikėn publicistike ballkanike dhe mė gjerė,
gjatė 100 vjetėve tė fundit. Pėr kėtė arsye, dhe shumė tė tjera
fatkeqėsisht tė panjohura, ky zė i margjinalizuar i publicistikės sonė
duhet vlerėsuar si i rrallė. Petro Marko vuajti idealin e vet qytetar,
atė ideal fisnik tė barazvlefshėm nė ndjesi dhe sinqeritet me
filozofėt e lashtėsisė. Nė kėtė pikė ai mbetet mė i vlerėsuar se shumė
bashkėkohės tė tij, pėr tė vetmen arsye, se, nuk neglizhoi artin e tė
shkruarit dhe tė pėrdorimit tė fjalės, e cila mbetet edhe pas vdekjes.
Atij do ti shkonte shprehja e Harold Laskit:- pėr tė pasuruar jetėn
e pėrbashkėt, sakatoi dhe vetflijoi jetėn vetiake. Pėr tė pasuruar
jetėn e pėrbashkėt fali vetiakisht vetveten. Beteja e fituar e Petro
Markos me mbajtėsit e pushtetit
Dhe ėshtė fjala pėr betejėn e tė
njėjtit sua, me pushtete tė ndryshme, nė kohė tė ndėrruara. Ishte njė
fitore qė nuk llogariti pragmatizmin, por peshoi virtytin e idealit
dhe tė sė drejtės. I gjendur nė gjithė shtypin shqiptar mė tė
rėndėsishėm qė nga vitet 1930 e mė pas, i ndodhur edhe kur ishte
dėnuar me mosshkrim, Petro Marko mbetet simbol i militantit tė jetės
demokratike. Shpirti i tij nuk njihte kufij shtetesh dhe kombesh,
dinte tė jetonte tė pėrditshmen e krejt shoqėrisė dhe gjendjes
njerėzore si ardhmėri me tė Drejtė dhe demokraci. Nuk ishte e
rastėsishme qė kur nė dritaren e vjetėr tė apartamentit tė tij nė
Tiranė nė krye tė viteve 1990, u dėgjuan zėrat e mijėra qytetarėve tė
liruar nga jetėzeza e
dikurshme, Petro Marko reflektonte me shprehjen: Brezi i ri do tė
shkruajė historinė e vėrtetė. Sepse ai i pėrkiste miriadės sė
vullneteve
se, siē do tė shkruante si poet... mu nė thellėsirė/ tė
shpirtit,/ nė njė kėnd,/ lindi njė shqetėsim/ qė ēeli varrin tėnd...
Gazetari-Njeri qė udhėtoi nėpėr stacione kryqėzimesh
Vetė Krishti do ta kishte zili epigramin e madh tė Petro Markos, qė
pashmangshmėrisht mund tė quhet sot epitafi i goditur, por ende i
pashkruar mbi varrin modest tė tij nėn qiellin e asaj vendlindjeje.
Atje ku siē thotė gazetari : ...Eshtė qielli qė nė asnjė vend tė
botės ske pėr ta parė kurrė. Ditėn qė Linda unė, /planeti ishte nė
furtunė
/ditėn qė rrojta unė /planeti ishte nė furtunė,/ ditėn qė
vdiqa unė,/ planetin e lashė nė furtunė. Marko ėshtė intelektuali qė
vijoi pa shkėputje maratonėn e aspirimit tė moralit dhe idealit mė tė
lartė njerėzor. Udhėtimi i tij qė kalon kufijtė e njė vendi, arrin ato
tė njė gadishulli, kapėrcen kufijtė e Europės, falė syrit dhe penės sė
gazetarit, ishte pashmangshmėrisht i shoqėruar nga kultura e lartė dhe
persekutimi, nga militantizmi dhe sakrificat e pashembullta, nga
lartėsimi i arsyes dhe poshtėrimi i fjalės prej atyre qė kurrė se
njohėn pėr tė gjallė. Nė planin e afėrt tė identitetit dhe ndėrgjegjes
kombėtare, publicisti i shquar duhet marrė si ekuivalenti mė i
pėrjetshėm i identitetit tė pohuar himariot. Zėri i fjalės sė shkruar
dhe jeta individuale e Petro Markos peshojnė pėr tė vėrtetėn e Himarės
sonė, po aq sa e thėna e skalitur e arkeologut francez Leon Rei:Nėse
Shqipėria ka me se tė mburret, ajo, nė rradhė tė parė duhet tė mburret
me historinė e Himarės. Dhe unė do tė shtoja, nėse gazetaria jonė ka
me se tė krenohet, ajo ka emrin e Petro Markos. Sot, pėr arsye si
ardhja e librit Ditėn qė rrojta unė... Petro Marko, na mungon duke e
patur... Nuk mund tė mos e respektosh tė vėrtetėn pėrballė kontributit
sjellės tė sė bijės sė shkrimtarit-gazetar, Arianita Marko. Pėrbėn
ndoshta njė rast unikal ky i Arianitės, nė praktikėn e letrave nė
tėrėsi. Meritat e saj pėr ardhjet e pasvdekjes sė Petro Markos, duhen
njohur prej studiuesve tė letėrsisė dhe jetėshkrimit shqip.Por pėr
publicistikėn, pėrmes librit Ditėn qė rrojta unė, vajza qė
natyralisht mbart kualitetin e vlerėsueses sė veprės, ka pėrgatitur
njė vepėr plotėsuese. Sepse pikėrisht duke lėēitur krijesat
publicistike tė tij nėpėr dekada dhe tė humbura nė faqet e shtypit
kombėtar tė 60 vjetėve, do tė verifikojmė koherencėn dhe tė vėrtetėn e
thėnė sipas Lermontovit: Ia njihni kėtij shpirti ēmimin
Dhe
tundohemi sinqerisht nga meraku: si do tė jenė ditėt qė do tė rrojmė
ne? |