| |
Ad extremum spiritum!
Petrit NIKA
Por do ta them mė shkoqur se kush jam,
tė mos lehė pas meje fariseu
dhe ta shqyrtojnė mirė kartelėn time
psikanalisti,
dijetari,
dedektivi.
Jam hije
qė banoj nė hije
dhe ushtar qė luftoj kundėr hijes.
* * *
Ndėrsa gjaku im pėr flijim ėshtė paracaktuar.
Leon Filipe
Njė ditė prej kėso ditėsh pata rastin me pa jo pa njėfarė pezmatimi
sesi ti kishe vendosur pėr tu shkuar punėve sė prapthi ad extremum 1
nė atė farė epistole, ku gjithė ato fraza tė unit mi kishe ex memoria
2. Kurrkush sta ka fajin nėse tregohesh i pazoti me e kapėrthye unin
tėnd, tė cilin cinizmi ta teptisi medet nėpėr rrugina tė padenja pėr
njė krijues e nėpėr kthina terri ku harbojnė shpendra e hithra pėrposh
tė cilave lėvrijnė gjarpėrinj, me unin e atij krijuesi qė ndjek
pagabueshmėrisht rrugėn flurore tė mendimit drejt pėr nė ostia domus
3, duke rrugėtuar nėpėr udhėn Eminentia 4, plot dritė mendimi, shmang
lakadredhive tokėsore e zilepsjeve, tė cilat nga inati qė u kanė
lartėsive provokuese sdinė gjė tjetėr veēse ti gjuajn me hobe
pėshtymash tė helmatisuna pajadį. Kurrėsesi nuk e prisja atė farė
ngrehine kutėrbuese, qė e kishe ngritur me aq vrer e me gurėt e njė
gėrmadhe tempullore, qė ti mė pretendon se e kishe shembur
pėrgjithmonė, bile edhe truallin ku qenė themelet kujton tash se ia
ktheve paq nė Trojė, - aq pa njerėzi, etikė dhe arsye pėr njė krijues
zėri i tė cilit, herė i ējerrė e herė melodioz, dėgjohet tash sa vjet
tė klithi edhe si dre edhe si shqarth egrash nė pyllnajėn e
skėterrshme tė letrave shqipe. Unė pėrpiqem, por skuptoj dot se ētė
ka shtyrė ti biesh mė qafė letėrsisė, ku kėrkohet dritė mendimi edhe
atje ku e mbulon tejetej erėsira, ndėrkohė qė spėrton tė rrokullisesh
nėpėr terroda e terrditė e smėnon me i vu minat gjithandej kah tė
shikon syri, sepse, dreqi e marrtė, e paske edhe kėtė huq prej njeriu
destruktiv ndėr gjithsa ligėsi qė ia shumėzon njeriut pula kllukė e
njė egoje cinike. Ti vetė diku ke thėnė se realiteti ėshtė njė gjė e
madhe, e madhe qė pėrfshin gjithēka e ndoshta asgjė, e mandej fill i
referohesh picingulthi plot pasiguri asgjėsė duke e identifikuar me
realitetin. E pra, ajo asgjėja ėshtė bash enigma, ajo qė ti se njeh
megjithėse ėshtė realitet. Ajo pra tė lė nė mėdyshje, sepse ėshtė
horizonti qė thua se tė tėrheq, mbasi, natyrisht tė pėlqen tė merresh
me hemisferėn e pandriēuar tė mendimit, sepse edhe vetė e pranon se je
njė idealist i pandreqshėm. Je shumė i saktė kur konstaton se arti
ėshtė njė iluzion, bile do saktėsoja se arti merr pėrsipėr ta
konkretizojė nė llojin e vet botėn iluzore, por sjam dakord kur artin
na e quan; fluturoi gomari, megjithėse ndoshta tė ka hipur nė kokė
tė qeshėsh e tė gajasesh me vetveten tėnde gjė qė sta ndalon dot
njeri, sepse nė fund tė fundit ti thua se ska fort rėndėsi edhe nėse
e gjithė kjo ėshtė njė idiotizėm.
Si krim-jues qė je e ndjen thellė veēansinė e tė qenit artist, bile
herė-herė aq thellė sa thua edhe vetė se nuk e di se ēje, bile tregon
se shkruan vetėm sa pėr tė kompensuar qitapin e gjanė e tė gjatė tė
gjėrave qė i ndjen mungesore, - tė lumtė deri kėtu, - por a e kupton
dot qė tė del zbuluar animus sub vulpe latens 5 i cinizmit tėnd kur
thua se tė duket fyese qė nė letėrsi tė ketė vend edhe pėr tė tjerėt?
Mos vallė ajo kėshtjella me roja armiqėsore sendėrgjohet nė jeremitė e
tua, kredhur nėpėr volumina fumi 6 dhe luftės me rojat ia ke hyrė vetė
i pari pėr tė qenė sall vetė zot i plotpushtetshėm i gjithė asaj
alamet kalaje tė murrėtyer? Dhe stė shkon aspak ndėrmend, medet, se
nėse ėshtė kala (kjo duhet parė, unė mendoj se ėshtė diēka mė pak, por
nejse), - pra se ke ndėrtuar vetėm ti, qė tė tė takojė vetėm e vetėm
ty, - dhe ato rojat nuk janė vetvetiu, por pėr tė tė treguar ty dhe
ndonjė tjetri qė mendon si ti, pluralitetin dhe pėr ta qortuar
njerėzisht atė grykėsinė tėnde/tuajėn tė pahijshme.
Si krijues nuk meriton tė kritikohesh ashpėr, pėrkundrazi them se
meriton njė interesim mė tė madh, mbasi nganjėherė e ke njė vox
splendida 7, (ndoshta edhe sepse thua se fundja sje kundėr cilėsimit
tėnd si shkrimtar i famshėm, pra pėr tė ta bėrė pak qejfin), por nėse
tė ka shkrepur nė kokė, thjesht ngase nuk tė pėlqen qė tė tjerėt tė
merren me letėrsi dhe pėrmes cinizmit tė derdhur nė shkronja shqipe
kėrkon ti ēosh kolegėt e tu drejt Kryqit, atėherė vėrtetė, siē thotė
Ovidi, nec verba volenti suficiunt 8.
Artisti ėshtė artist, sepse tė tillė ia bėri shpirtin Ati (siē e
vėren edhe njė koleg yni me fodullėk), kur ia mprehu intelektin tė
hetojė se bota ėshtė e mbushur plot me sende qė tingėllojnė nga
dėshirat e jetės dhe paniku i ikjes, ėshtė artist sepse ai sua ndan
dot sytė hapėsirave tė bekuara tė ėndėrrimit plot dlirėsi, drithėrimėn
e tė cilave e bėn tė pranishme paēka largėsive tė tyre kozmike, nė atė
spektakėl fantastik ku fqinjit industrialist si mbahen pordhėt atje
majė vilės sė tij shkėlqimtare, ndėrsa ai vetė ska ngrėnė gjė prej
gjėje ēprej dy ditėsh, aty pėrposh nė kasolle. Artisti ėshtė artist
sepse, siē e thua edhe ti pėr veten tėnde, fundja ai atė gjė di tė
bėjė, mbasi midis kėtij realiteti nuk u la as dy gisht vend pėr
lumturinė e tij, dhe ketė lumturi tokėsore, - ti e di, - ai smundet
ta fitojė duke i trokitur atij fqinjit tė lumtur nė portė i veshur
tebdil me kravatėn e politikanit, apo virtualisht me maskėn e kusarit,
lapėrdhisht me minifundin e lerosur tė prostitutės, apo shenjtėrisht
me dollamanė e panjollė tė atij fetarit. Ti i di mirė kėto dhe unė
tė kam admiruar dikur pėr kėtė, kur nga njė ditė e largėt e vjeshtės
sė vitit 92 mė vinte zėri yt, i cili thoshte se e ka secili nga ne
pasqyrėn e vet, ku pas ēdo mefshtėsie a lirie tė shthurur e rishikon
mė pas vetveten krejt nudo pothuaj, duke mos patur mundėsi ta veshė
qyrkun e gėnjeshtrės. Pra nėse edhe ti beson ende kėshtu tė them se
se ke keq, por kur vringėllin gjithė pėrēmim kamxhikun tėnd tė
cinizmit kundėr fėrgėllimės gjysmė tė vdekur tė lumturisė sė ndonjė
tjetri, duke u tallur me krahėt mungesorė tė saj, tė cilėn ia rrėmbyen
ata qė u mėshojnė pordhėve nėpėr mercedesat e vilat e fituara
padenjėsisht, atėherė quid sibi vult ea res 9 ?
Unė kisha ndėr mend qė atė zėrin tėnd brilant, tė largėt por tė
sinqertė, ta ndėrmendja nė njė tjetėr vend, vetėm pėr tia kujtuar
lexuesit tė kohės sonė edhe vlerat e tua tė mirfillta letrare ndėr sa
e sa gjumbotruajtes tė tjerė qė shkruajnė ende, por kurrė smė kishte
shkuar nėpėr mend se do tė mė duhej tė ta kujtoja tė parit ty vetė,
mbasi mesa duket (larg qoftė!), tashmė tė ėshtė thyer ajo pasqyra qė e
posedoje dikur, - nė njė kohė qė ti sia gjen dot vendin as nė tė
shkuarėn, sepse nuk tė kujtohet, - mos qoftė se tė shkuarėn e mohon si
tė tillė, sepse pastaj asgjėja pėr tė cilėn folėm mė lart sėshtė mė
realitet dhe triniteti i Kohės sėshtė mė trinitet.
E mua sma merr mendja qė uni yt tė mos e dėgjojė muzikėn e
universit tek ia melodizon hapėsirėn e netėve tė fryra e tė fryra nė
boshllėkun e tyre fatal, tek ti rri i ulur pranė flakės se njė mendimi
tė harruar duke numėruar skeletet e thara tė ditėve tė tua tė humbura
pakthim dhe tek fėrgėllon duke kėrkuar gjurmėt e vetvetes, qė sjanė
veēse kthim nė parajsėn e humbur. Gjithēka e humbur kridhet thellė
universit, nė djepin e tė panjohurės prej nga dėrgon tingujt dhe hijen
e vet tė mėparshme, tė cilat vetėm fjala me mrekullitė e saj i bėn
tingėllore dhe tė dukshme nė kėtė botė. Uni i gjumėbotėruajtėsit
pikėrisht kėtė mision kryen, dhe nėse nuk do tė ishte kėshtu, atėherė
uni i tij, nuk bėn gjė tjetėr veēse kėrcet gishtat tek rri dhe
rravgon mbi rrokopujėn muzikore qė buron prej rropullive rrondokope tė
atij fqinjit miliarder, tė cilat pas drekės sė shijshme i rrokjezojnė
rreptė; rru-rru, rru-rru.
Gjithkush e di se Sibila nuk
del nga
zgavra e mendermethanshme e anusit. Edhe ti e di. Po tė zė lemeri?!
Se kishe menduar ndonjėherė mė duket se nė sytė e pilivesės
pasqyrohet mali bashkė me thellėsitė e tij tė errėta, plot shkėmbinj e
arinj, plot zgėrbonja dhe ulkonja. Por mė duket se ushtria uturuese e
fjalėve qė tė vėrtitet pėrpara syve nganjėherė tė bėhet aq e
padisiplinuar sa tė fut nė grindje jo me tjetėr njeri pos me vetveten.
Ajme, sa keq o i fortnridēmi Apollon! Dhe haraglisesh mandej duke ua
ngjeshur tė tjerėve mu nė surrat kėtė paaftėsi, pa e ditur se nė fakt
ajo pėrbėn me tė vėrtetė njė ndėr ēėshtjet themelore pėr ēdo
gjumėbotėruajtės.
Meqė e di ēėshtė fjala pse sna e thua? Pse nuk thua dot qė fjala
pėr poetin ėshtė tingull prej drite iluzore, (sa ēudi, ė?!), e cila
lėviz nėpėr vendet e hijes me mallin e pėrjetshėm tė realiteteve tė
bjerruna dhe pikėrisht atij gjumėbotėruajtėsit (poetit) i takon ta
nxjerrė nga hija, por ama, vetėm nėse ajo ėshtė e aftė ta pėrballojė
dritėn vizėllore, qoftė atė tė diellit, qoftė atė tė rrufesė, e cila,
po dihet, shkrepėtin nga skaje tė rrezikshme cinizmi pėrzhitės?
Pse nuk thua se cinizmi ėshtė njė heshtė qė ta zhgjeton lik
pėrmjeti vetėdijen, duke ta kalamendur unin e artistit medet prej
naltėsive tė tij pėr ta plandosur nė ferrnaja shqimit? Megjithėse
pėrsiatja jote bodrumerrėt nuk e thotė, ėshtė nėnvetėdija jote ajo qė
e thotė. Dhe atėherė gjumėbotėruajtėsi pezmatohet me tė drejtė. Ajo
shigjetė e helmatisur, e hedhur drejt tij armiqėsisht nga diku larg,
nuk ėshtė honorari i merituar pas gjithė atij salikimi. Qė tė mos
mėrzitesh, tashmė po tė kujtoj pak njė moment kritik nga dialogu i
nderė midis Gertrudės, Mbretėreshės komplotiste dhe Hamletit, i cili
e vė atė nė saje tė arsyetimeve pėrballė asaj pasqyrės sė bekuar pėr
tė cilėn folėm mė lart.
Ajo ka duruar me gjakftohtėsi deri nė fund kritikėn e hidhur, por
dikur ēmeritet e kėlthet: O Hamlet, mu nė mes ma ēave zemrėn! Dhe
Hamleti e ngushėllon: Oh, hidhe tutje pjesėn mė tė keqe dhe rro me
gjysmėn tjetėr mė tė pastėr!
Le ti shėrbejmė tempullit tė fjalės, tė cilit edhe ti edhe unė i
jemi flijuar, - fundja me aq sa tė mundemi, por me vetėdije dhe me
dashuri. Ad extremum spiritum 10!
Fjalorth
1. (lat.) deri nė fund
2. (lat.) pėrmendėsh
3. (lat.) dyert e tempullit
4. (lat.) - Persosmėria
5. (lat.) thėngjilli i mbuluar
6. (lat.) fjolla tymi
7. (lat.) zė i kthjellėt
8. (lat.) dua tė flas, por skam fjalė tė mjaftueshme. (Ovidius)
9. (lat.) - ēdo tė thotė kjo gjė?
10. (lat.) - deri nė fymėn e fundit |