| |
Letra nga tė vdekurit
Ēndryshim ka varri nga vendi yt?
Trifon Xhaxhika
Ali Podrimja
1.
Nuk shkruajnė letra vetėm tė gjallėt. Kam pasur rast tė merrem me
ca tė tilla. Mi linte dikush aty nė njė qoshk. Shumicės u mungonte
adresa se autorėt ishin tė vdekur. Udhėn e tejme e nisnin nė kohė tė
thyerjeve tė mėdha, pėrpiqeshin tė pushtonin tė humburen mbasi u
mungonte dinjiteti. Lėnin pėrshtypjen se shkruesit kishin njė hall tė
madh me vetveten, bėnin ēmos tė ringjallen pėrmes bėrrylave, se ishin
tė pritave. Bridhnin moti dhe kush nuk kishte tua hedhė njė lopatė
dhé. Sa vinin e bėheshin mė nevrikė, tė zhurmshėm, piskamaxhinj; nuk i
zinte as vetvetja, se demoni i brendshėm i fėrfllonte ku nuk mund ta
merrje me mend, pastaj zhdukeshin nė vogėlsinė e tyre.
Rreshtave tė mėrzitshėm kur u bije nė fund, buza lėvizte ndonjėherė
dhe nė gaz, se fillonin tė loznin rolin e ndonjė supermeni, qė veten e
krahasonin me perėndi ose me ndonjė shpėtimtar tė madh kombi. Shkilnin
nė kohėn kur shfaqeshin vagabondėt e historisė (Branko Merxhani),
deshtakė, oborrtarė e shkarravitės pushtetarė, brejtės tė tmerrshėm
deri nė imoralitet. Korrigjues tė autobiografive nga konsomoli nė
disidentė tė orėve tė para. Brenda njė kulture e kombi ndodhnin gjėra
tė pabesueshme. Shumė fenomene tė Vilajetit tė Errėt ta kujtonin kohėn
e kolonializimit pėr tė cilin na kishte folur F. Fanoni. Dhe, nuk
ishte vėshtirė ti zbulosh, dy-tri kasaba mė primitive bėnin pėrpjekje
tė fusnin trurin nė fallakė.
Kohė e ligė bėnte mbi fjalė. Rigonte diēka e padukshme nga e cila
nuk mund tė liroheshe. Gjendeshe nė dredhėn e plasur. Por nuk vononte
e gjithēka rreth teje bėhej transparente. Kapje fillin e mbarim me njė
ēast, por nė cilin kuadėr ta vendosėsh njeriun e ku kafshėn?
Mirėpo, shkruesit e letrave e kishin pėrsosur zanatin nga koha e
kralit dhe nuk pranin. Mė vonė inkuadruan edhe artilerinė e rėndė tė
diktaturės, dėshmonin se ishin shkrime tė Micsokolave tė hijeve.
Kallėzohet se ndonjėrit kur i kishte mbetur vetėm lėkura prapė kishte
zėnė letrat tua dėrgojė tė gjallėve dhe tė vdekurve. I konsideronte
reagime intelektuale, me peshė kombėtare; besonte se ato do ta
shpėtojnė atė grimė atdhe qė kishte mbetur pa e gėlltitur tė tjerėt.
Ata qė merreshin me dėshifrimin e tyre i radhitnin nė materiale
tepėr sekrete pėr kohėn kur shkruheshin e si thuheshin. Letrat nga tė
vdekurit ca besonin se u vinin nga njė planet qė nuk ekzistonte. Por
tė racės kujtonin kohėn e bunkerizmit. E kisha tė qartė pse batakun e
preferonin buajtė, tė cilėt zdirgjeshin nė qendėr me pėrcjellje
solemne nga tufa. Depėrtimi nė terrinė ishte mėse fantastik. Fundi nuk
ishte edhe morali: me gėlltitė e me harrue se kush je e nga vjen.
2.
Shkrimet e tilla njė kritik i quajti tė zeza. Kishe punė me tė
gjallė tė vdekshėm. Asnjėherė nuk dihej fundi. Fati i Planetit Ka Ka
shikohej nė shpatull pule. Ndėrsa nė Vilajetin e Pasmesnatės flitej se
ato shtoheshin bashkė me shkrime tė zeza, qė lexoheshin dhe nė dritė
tė hėnės e pastaj i hidhnin nė kanalizim, aty rrėzė Kėshtjellės, ku
pėrbirohej Monstrumi, tė cilit Magi kishte harruar tia vė edhe
bishtin e minit nėn hundė. Kisha dhimbėsuri megjithatė ndaj tė
vdekurve. Nuk doja mbrapsht ti kapja fjalėt as mesazhet, se ato
lexoheshin nga tė duash. Isha bindur se me tė vdekurit nuk bėn tė
sillesh si me tė gjallėt, kishin njė akumulim e lėvizje tė hatashme
taman drugėza veku. Ndaj nurit tė tyre kisha konsideratė se kaplonte
edhe Majėn, ku Zoti ishte vetėm vėshtėrues i zakonshėm e nuk dinte kur
duhej tė ndėrhynte e ēndodhte rreth tij mbasi ia kishin terruar
horizontin. Shpesh pra i humbaste sysh dhe robi i tij qė lajmėronte
kumtin
3.
Njė urtak kishte lėnė njė kėshillė: nuk bėn gjithkush tė tė
lavdėrojė. Se duhet hulumtuar se ku ke gabuar. Shasi tė nderon shpesh
se sharja ėshtė mjerim i moralit. Shikojeni se ēfarė trillohet e
fshihet nėpėr arkivat e armiqve tanė? Bėn ti shohim Ismail Qemalin,
Bajram Currin, Isa Boletinin e shumė figura tė tjera ashtu siē i
shohin armiqtė tanė?
Po tė
pranohej kjo, shtetin tonė na paskan bėrė agjenturat. Po ēpaskem bėrė
ne? Pėrmes servilėve, mediokėrve e vlerave tė dyshimta gjithmonė u
pėrpoqėn fqinjėt tė rrėnojnė majėt e orientimit tonė. Ne ramė dhe nė
grackė shpesh. Nuk mund e pranuam vlerėn. Triumfin e kėrkuam nė
rrėnimin e njėri-tjetrit. Prandaj na lexuan se mund tė manipulojnė e
tė na mposhtin edhe pėrmes trillimeve. E fatkeqėsisht, ne armikun e
kėrkojmė nė vete, ndėrsa pėrreth na tkurr, na bėn xhuxhimaxhuxh. Nė
Fushėn e Mėllenjave kur kishte zbritur Skėnderbeu njė i ramė e kishte
parė veten si po humbaste nė Fermėn e qenve, andaj nuk kishte mundur
tė pėrmbahej, kishte vjellur gjithēka. Pėshpėritnin se atė qė e
thoshte nuk i kishte rėnė ndėrmend as Kasapit tė Ballkanit
Urtaku e
la edhe kėtė kėshillė: klyshi ėshtė mė i rrezikshėm se qeni, qoftė ky
edhe i fermės. Me letra tė vdekurish vazhdoj tė argėtohem.
4.
Dėgjoj se filan vdektarin nuk kishin mundur ta varrosnin me
pesėkatshen; si duket i kishte shkuar huq dhe ėndrra. Kjo ishte vdekje
e dyfishtė. Mė ishte kujtuar Trifon Xhaxhika, poeti i parė disident
nė gjithė Lindjen komuniste tė pasluftės (Agron Tufa) dhe poezia e
tij Atdheu ėshtė lakuriq.
Po imi me ēfarė rroba ngjitet nė Majė tė majės, tė kėrkojė
Zotin?
5.
Nė njė kohė habitore ia kisha kushtuar njė poezi Marshall Kikos,
siē e quante Titon ungji im, Bala, dhe kėtė nuk e kam fshehur kurrė,
siē bėjnė shumė tė tjerė. Rreth kėsaj poezie kam shkruar edhe nė vitet
e nėntėdhjeta: pse dhe pėr ēfarė arsye e kisha bėrė kėtė. Me ca poezi
e kisha qitur nė hall poetin Esad Mekulit, nuk mund tė bėhesha
shkaktar tė mbyllej edhe Jeta e Re. Pra sakrifikohesha edhe pėr
lotin e poetit. Shumė vjet mė vonė kishte vrapuar njeri ta deponojė
tejdrinit kėtė poezi pėr tė cilėn dinin dhe tė tejmit. Hajgarja e
Kryeqendrės shkoi gjurmėve tė maratonit dhe e nxori nga harresa pėr
ti argėtuar lexuesit e Planetit tė Mugtė. Nė tė vėrtetė, poezia ėshtė
buzėqeshje e hidhur pėr njė
Marshall
tė vdekur. Kokėēarje me letra nga tė vdekurit nuk pranin. Ishin
kaptinė mė vete. Qendra gri dinte ku tė godiste.
Ali Podrimja
ZGJIMI
Gjumė gjumė gjumė
nuk ka mė
gjumė
Gjumė gjumė
gjumė
gjuuu mė
edhe njė sy
Vijnė flakėngrėnėsit
na zgjojnė
me britma e thika
Nga majėt zbresin
Perėnditė e Sharrit
na mbulojnė me ēarēafė tė bardhė
Imazh pikėllues
Nuk ka mė gjumė
gjuuu mė
nuk ka mė ė
As ėndrra
(Tetovė, 1999)
LEHMJE ATJE POSHTĖ
U ka dalė zėri
Heronj apo brejtės
Zėri u ka dalė zoti im
Kur nata bie mbi Kullė
Vė veshin nė frangji
Dhe pėrgjoj terrin
Nuk ėshtė shenjė e mirė
Tė lehurit atje poshtė
Zėri u ka dalė zoti im
(Ulqin, gusht 2004) |