Home
  TemA

  Forum

  Chat

  Kontakt
  Lidhje
 • Kosova
 • RTV 21
 • Deutsche Welle
 • BBC Shqip
 • Zeri i Amerikes
 • Europa e Lire
 • Gazeta55
 • DBSH
 • Rilindja Demokratike
 • BalkanTimes
 • Koha
 • Koha Jone
 • Lobi
 • AlbaNews
 • B92 - shqip
 • AACL
 • MIA
  Shtypi i Huaj
  Kryeredaktor Agron Tufa
 
spacer
 GAZETĖ E PĖRJAVSHME, E PAVARUR KULTUROLOGJIKE
spacer
 

 

Mercury News
 

 

Bisedė nė fokusin e logjikės

Siri SULEJMANI

 

Aty nga fillimet e viteve ’70-tė, tė ndodhur nė njė stėrvitje ushtarake me ca forca rezerviste, bashkė me disa shokė isha ulur nė njė gropishte, pas njė shkėmbi tė madh, pėr t’u mbrojtur nga njė erė e ftohtė qė frynte nga veriu. Gjatė bisedės sė pėrzier, dikush i tha shokut pranė:

- Mos e kthe gunėn nga fryn era!

- Ngadalė, ore, mos e lėsho fjalėn kot! Pse e ka thurur gunėn i shkreti njeri, pėr tė marrė plevitin? – ia ktheu bashkėbiseduesi.

- Pėr atė shko e pyet popullin. Proverbat janė tė tijat dhe ai i di mė mirė se unė e ti, - ia ktheu shoku i sigurt. – Kėtu mė shtyti edhe mua instinkti dhe ndėrhyra: proverbat, nė tė vėrtetė, nuk i ka thėnė bash populli, pasi nuk ka se si tė mblidhet populli i njė fshati apo qyteti dhe tė deklarojė njėzėri: “Shtriji kėmbėt sa ke jorganin!”, bie fjala. Kėtė mendim duhet ta ketė thėnė njė njeri i menēur nė njė bisedė, nė njė dasmė apo ksoth, pėr njė kohė tė caktuar. Fillimisht ėshtė mbajtur nėpėr gojė emri i tij, pastaj ėshtė harruar dhe fjala i ka mbetur pronė popullit…   Meqė vura re se arsyetimi im tėrhoqi vėmendjen e tė gjithėve, e shpura mendimin mė tej:  - Nė kėtė botė ndryshojnė kohėt, njerėzit bėhen mė tė menēur e, pėr rrjedhojė, kanė tė drejtė t’i marrin nė analizė edhe proverbat. Kėtu nuk ka asgjė tė keqe, pasi proverbi qė pėrmenda mund tė jetė thėnė qysh nė kohėn e Gjin Bue Shpatės, kur nuk kishte as pambuk, as kombinate, kurse sot Partia e ka mbuluar Myzeqenė me pambuk dhe kombinati ėshtė pak mė tej. Kėshtu qė ne fare lehtė mund ta zgjasim jorganin dhe t’i shpijmė kėmbėt e mpira ndėr shekuj…        Pesė a gjashtė vetė qeshėn. Njėri duartrokiti, kurse njė pjesė u treguan mė tė pėrmbajtur. Komandanti i togės, njė brigadier komunist ky nė ndėrtim, ndėrhyri:           - Mė vjen keq, por mendimin nuk e ke tė drejtė…  Ato proverbat edhe mund tė jenė thėnė ashtu, por i kanė mbetur pėrjetė popullit dhe nga populli i merr partia. Nė fjalimet e tij pėr ekonominė shoku Enver thotė shpesh herė: “Ne do tė ecim gjithmonė siē thotė populli ynė i menēur: do t’i shtrijmė kėmbėt sa kemi jorganin.”  - Gjallėria e bisedės u fashit. Shokėt shikuan njėri-tjetrin me bisht tė syrit. Unė e ndjeva se mė kishte mėsuar shejtani t’i futesha asaj ligjėrate. Menjėherė i ktheva pėrgjigjen shokut tė “luftės”:  - Ne kėtu bisedojmė si vėllezėr, pa asnjė prapamendim. Unė fola si logjikė, si lindin dhe ndryshojnė gjėrat. Qė nga fėmijėria mė kujtohet se nėna, kur thurte nė avlėmend qilimat ose velenxat, i maste me ēapokėt e gjyshit, i cili ishte mbi njė e tetėdhjetė i gjatė, kėshtu qė ne tė tjerėt dilnim tė gjithė me kėmbėt mbuluar. Natyrisht, ka proverba qė mund tė mos i qėndrojnė dot ecjes sė jetės, madje mund tė lindin edhe tė reja. Sot, p.sh., fryma e kohės nuk i lė hapėsirė thėnies sė vjetėr tė popullit:  Kush tė rreh, ai tė do. Pse u dashka rrahur? Nuk mund ta edukosh njeriun qė foshnjė me urtėsi pėr tė mirėn? Pse ta lėmė tė rritet kuturu e pastaj ta rrahim pėr veset qė ka mėsuar nga tė mėdhenjtė? Ose proverbi i jorganit sot mund tė thuhet edhe: Shto jorganin t’i shtrish kėmbėt…  - Shokėve iu kthye disi gjallėria, por komandanti vazhdoi: - Mirė o mirė, kush ka mend tė nxjerrė proverba, por, sė pari, t’i mėsojmė ato qė na ka lėnė populli.  – Biseda u mbyll nga thirrja e komandės eprore pėr t’u nisur drejt bazės. Nė mbrėmje, kur ishim ulur nė dhomėn ku banoja bashkė me njė djalė nga Himara, ky u kthye te biseda e bėrė nė faqen e malit: - Ē’t’u desh ai arsyetim sot me atė idiot? Nuk e di qė ai me zor lexon vetėm gazetėn “Zėri i Popullit”?!  E pe se ēfarė drejtimi i dha fjalės? Ti, me logjikė, e kishe mirė, pikės i re, por ajo pikė kthehet fare lehtė edhe nė pykė. Atė proverbin e jorganit qė pėrmende ti e kanė nė majė tė gjuhės tė gjithė udhėheqėsit, paēka se kanė kaluar tridhjetė vjet punė. Tė kam thėnė: llafosu me librat e lėre filozofinė me injorantėt… -        Himarioti ishte ekonomist i lartė. Ishte amator i librave dhe njeri me shpirt tė pastėr. Kishim kohė qė merrnim frymėn e njėri-tjetrit nė njė dhomė dhe besimi i ndėrsjellė ishte formuar…  Pas nja dhjetė ditėsh mė thirri nė zyrė operativi i zonės. Ishtė njeri i ardhur pėr keq nė kėtė botė, ishte me origjinė nga Vurgu. Pas njė heshtjeje, si pėr tė zgjidhur lėmshin e ngatėrruar, e lėshoi pyetjen te proverbat popullore. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė them se u tremba, ngaqė e dija se gojės nuk ia kisha gjetur mirė ēelėsin e sigurt, pėr tė mos dalė prej saj ato qė mė shikonin sytė apo m’i zbėrthente mendja. Megjithatė, u pėrpoqa t’i mbush mendjen minoritarit se biseda nė stėrvitjen ushtarake ishte thjesht e rastit, rrjedhim logjik, pa asnjė qėllim tė keq. Ai u ngrit dhe, pasi bėri tre-katėr hapa drejt derės, u kthye dhe mė tha:                                                            - Qėllim tė keq edhe mund tė mos ketė pasur, por kuptimi tek e keqja del. Proverbat e popullit janė tė shenjta, prandaj i pėrdor herė pas here vetė shoku Enver nė fjalimet e tij…  Kėshtu qė mendoj se ka vend pėr tė reflektuar. Ti je me kulturė, lexon libra e duhet tė mėsosh tė tjerėt. Duhen parė gjėrat me partishmėri, apo jo?                                 - Po, kini tė drejtė, por ju siguroj se biseda mund tė jetė keqinformuar, - i thashė i sigurt, - por ai mė ndėrpreu: - Jo, nuk ka asnjė informim. Bisedėn tuaj ma thanė nė klub si pėr humor, rastėsisht. Megjithatė, - u thashė, - duhen parė punėt me partishmėri. – U ndava me tė, por me vete mora hijen e pasigurisė. Ishte koha kur njė fjalė tė mėrrte ne ballė.                                                                   

Athinė 1992

Nė gushtin e vitit 1991 kalova edhe unė malet e kufirit grek dhe arrita nė Athinė, pėr tė punuar, nė moshėn 56-vjeēare, me shpresėn tė ndryshoja sadopak ekonominė e varfėr familjare, tė trashėguar nga jorgani i shkurtėr i socializmit, ndonėse kisha punuar mbi tridhjetė vjet, nė mbi pesė profesione, pa pėrmendur autorėsinė e gjashtė librave dhe tė shumė shkrimeve, tė botuara nė gjithė shtypin e vendit. Pas ndonjė muaji nėpėr punė ditore apo javore, gjeta njė punė afatgjatė nė njė fabrikė stofrash nė periferi tė Athinės. Pronari ishte dy vjet mė i madh se unė. Ishte njeri i mirė, i afrueshėm. Ngaqė ishte rritur jetim, si edhe unė, pėrjetonte ndjenjėn e mėshirės, ndonėse nė pagesė ishte disi i shtrėnguar (tė tillė janė edhe “afendikonjtė” tanė, shqiptarė, kėtu, sot, me vėllezėrit e tyre). Jorgua kishte shkollim tė mesėm. Tepėr i dhėnė pas punės. Ditėn e parė mė shėtiti njė gjysmė ore nėpėr fabrikė pėr t’u njohur me vendet e punės, pastaj mė shpuri pranė njė gruaje rreth tė dyzetave, e cila duhej tė mė mėsonte pėrdorimin e makinės sė masurėve, nė tė cilėn do tė punoja fillimisht. Fabrika e Jorgos e kishte bazėn te 14 tezgjahė modernė zviceranė. Punės ia mora dorėn brenda dy orėve. Hekurat e tė gjitha llojeve nuk mė ishin ndarė nga duart njė jetė tė tėrė nė Shqipėrinė time…  Greqishten pėr biseda tė pėrgjithshme e kisha mėsuar nė Vurg tė Sarandės vite tė shkuara, kur punoja me njė eskavator. Kėshtu qė u miqėsova shpejt me zotin Jorgo.

Nė njė hotel nė Athinė, pranė hotelit “Orea Thesalia”, ku banoja vetė, ndodhi njė grindje mes shqiptarėsh me pasojė vdekjen e njė djali tė ri. Media greke bėri shumė zhurmė. U lajmėruan shumė pronarė gojarisht qė tė largonin ēdo shqiptar nga puna, pėrndryshe do tė pėrballeshin me njė gjobė shumė tė rėndė. Ngjarja e llahtarshme midis bashkatdhetarėve tė mi mė rėndoi shumė, pasi ende nuk e kisha marrė veten nga stresi qė mė kishte shkaktuar kontrasti i thellė midis Athinės dhe Tiranės, nė tė gjitha pamjet!!!

Pėr tė mos mė gjetur ndonjė kontroll i mundshėm, Jorgua mė mori nė shtėpinė e tij deri sa tė harrohej jehona e ngjarjes. Atje do tė saldoja ca kangjella pėr murin e vilės. Shtėpia e tij ma shtoi stresin. Ishte njė vilė e mrekullueshme me tre kate. E rrethuar me lule e pemė, nė hijen e tė cilave ishin vendosur dy tryeza dhe karriget pėr pushim. Kėtu kishte arritur zoti Jorgo pas tridhjetė vjet pune tė lodhshme si llamarinist, orėndreqės dhe tezgjahist. Mė caktuan tė jetoja nė katin e nėndheshėm, tė cilin e kishin pėrshtatur me pamjen e lashtėsisė greke. Aty unė isha “mbret”, me tė gjitha pajisjet moderne, por edhe me njė oxhak, brenda tė cilit ishin dy drurė tė trashė gjysmė tė djegur. Karriget ishin me mbėshtetėse tė larta, antike, kurse nė murin pėrbri shtratit ishte njė musėndėr me shishe konjaku “Metaksa”, uzo dhe uiski. Nė mėngjes zoti Jorgo do tė shkonte nė fabrikė pėr ndonjė problem dhe do tė kthehej sėrish pėr tė mė ndihmuar nė saldimin e kangjellave.

E shoqja, zonja Stavrulla, ishte me arsim tė lartė, fetare, shtėpiake dhe me horizont tė kufizuar dijesh. Pėr shqiptarėt kishte mendim tė keq dhe shumė frikė prej tyre. Fjalėt e mira tė Jorgos dhe pėrpjekjet e mia pėr t’i folur rreth sė vėrtetės shqiptare bėnė qė tė largohej disi “lugati” nga pėrfytyrimi pėr ta. Ditėn qė i mbarova kangjellat, zonja Stavrulla na e shtroi tryezėn nė verandėn e vilės. Nė mes tė shumė pjatave vuri edhe njė broke me verė fshati. Ata tė dy pinin pak, kurse mua vera e tyre mė kujtoi atė tė Nartės dhe po ia ulja nivelin brokes. Tė zotėt e shtėpisė kujtonin se shqiptarėt nuk e paskėshin idenė e pijeve! Pasi e lėvdova zonjėn Stavrulla pėr shijen e gjellėve dhe larminė e tyre, ajo hapi bisedėn rreth krimeve nė Athinė, duke e pėrgjithėsuar ligėsinė te shqiptarėt. Fjalėt e saj mė sėmbuan gjenin. Koha nė Greqi mė krijoi bindjen se ndjenja nacionale ėshtė “infeksion” instinktiv nė ndėrgjegjen njerėzore qė lidhet me veēantinė e vetekzistencės, me sedrėn dhe dashurinė pėr vendin ku ke ardhur nė jetė. Nisa t’iu flas diēka pėr historinė tonė, pėr shqiptarėt me emėr nė botė dhe pėr rrethanat dhe dėmet qė u solli atyre regjimi komunist. Nuk di se nga mė erdhi nė mendje njė thėnie proverbiale e pėrdorur kryesisht nė Veriun e Shqipėrisė lidhur me mikpritjen. E thirra nė ndihmė proverbin pėr t’u treguar fisnikėrinė e shqiptarėve: kur pranė kullės sė shqiptarit kalon njė njeri, edhe i panjohur qoftė, dhe pėrshėndet, i thonė: hajde, bujrėm, me bukė e kripė e zemėr.

Ata, tė dy, pėrqėndruan vėmendjen dhe Jorgua mė tha:

- Ti ine afto Suri? Pesmu qe mia fora. Dhiladhi? (Ē’ėshtė ajo, Siri? Thuama edhe njė here. Domethėnė?) Ua shpjegova edhe njė herė me kujdes. Jorgua mė tha duke mė parė drejt nė sy:

-  Suri, ju do tė mbeteni pėrjetė tė varfėr.

-  Pse, zoti Jorgo?

- Po ē’ėshtė ajo? Tė vij unė,  tė djeg stomakun me kripė pėr tė kuptuar se ti ke zemėr tė mirė? Ē’mė thua, Suri? (Ndonėse mė kishte qėlluar jo vetėm njė herė tė gjeja nė shtėpi fshatarėsh vetėm bukė misri me njė gjizė tejet tė kripur).

U pėrpoqa t’ua shpjegoja jo vetėm anėn figurative tė proverbit, por edhe faktin se nuk do tė hante patjetėr bukė e kripė, por ai kėmbėnguli:

- Tė lutem, pse nuk mė thua: bujrėm, me bukė e mish e verė? Na mungon gjė neve kėtu? Jo. Atėherė ti, sado i lig tė jesh nga shpirti, kur tė ikėsh nga ne nuk mund tė thuash se unė dhe Stavrulla e kemi zemrėn tė keqe. Jo, Suri. Njeriu qė punon mundimshėm dhe nuk e ndien nga koha nė kohė rritjen e mirėqenies, ai rron kot. Ja, shikomė mua ku jam pas njė pune tridhjetėvjeēare. E ke parė nė fabrikė edhe skafin katėrvendėsh? Sapo vjen koha e pushimeve, marr Stavrullėn dhe shkojmė deri nė Nikosia. Njeriu nuk mund ta quaj jetė atė qė e vuan deri sa shkon nė varr.

E pashė se ishte e kotė pėrpjekja pėr t’ua mbushur mendjen. Jorgua e shikonte proverbin nga maja e milionerit, kurse unė nga ajo e tė mjerit.

Nė ēast, fare papritur, m’u fanit nė ndėrgjegje kujtimi i atij proverbit tė jorganit, pėr tė cilin, sa isha nė atė zonė, nuk m’u shqit operativi as edhe njė hap tė vetėm. Biseda me Jorgon mė ka futur shpesh herė nė mendime: mos vallė ne, shqiptarėt, e paskemi tė vėshtirė tė shkėputemi nga psikologjia e varfėrisė? Edhe sot, kur nė Shqipėri kanė ndryshuar shumė gjėra, kur mijėra vetė kanė ngritur biznese, kur janė ndėrtuar vila e pallate shumėkatshe, janė ngritur lokale tejet moderne dhe janė dyndur mijėra vetura, mjegulla e varfėrisė nuk ėshtė shpėrndarė ende nga logjika dhe fjalori i njerėzve. Njė ditė takoj njė tė njohurin tim prej shumė vitesh, i cili tani ka njė servis makinash modern. E pyes se si ia kalon dhe marr prej tij pėrgjigjen e rėndomtė: “Hajt mo, shtyje, punojmė pėr bukėn e gojės”!! Jashtė lokalit ka lėnė Benzin, madje nė gushė dhe nė dorė ka varur nga njė zinxhir floriri. Mirėpo realiteti i mirėqenies nuk e ka mėsuar tė thotė tė paktėn: punoj pėr gjellėn e bukės. I ka mbetur shpirti te “buka dhe kripa”!! Ndoshta edhe pėr disa proverba duhet tė ketė “moshė”, apo do t’i lėmė edhe ato si “kapelja pas kokės”, pėr tė luajtur spekulatorėt nė emėr tė popullit?..

20 qershor 2004