| |
Mandarinizmi, dhuna dhe realizmi socialist
Dhuna e sotme e shtypit mė ngjan pak sterile, ēnjerėzore si e
djeshmja. Profesorėt e universiteteve dhe instituteve tona, pėr arsye
qė dihen, i rrinė larg polemikave. Njė brez i mesėm i shkrimtarėve tė
viteve 70, 80 pėrsėritin fjalė bajate nė promovime librash, por dhe
kėta shtypit i shmangen. Dhe pa polemika serioze, pa fėrkimin e
farkėtimin e tė vėrtetave, fjala e sharja mbeten veē dhunė. Ose
ndoshta nė kulturė po infiltron igrasia e hidhėt e dhunės politike,
dhunė kjo qė sot kėnaq vetėm ata qė e prodhojnė. Kultura ėshtė fuqi,
ėshtė fuqia e butė (S. Huntington)
qė pushton mė gjerė dhe mė thellė se forca e armėve. Kultura e sė
djeshmes ishte kultura e dhunės. Po sot?
Sadik Bejko
1. Mandarinizmi i djeshėm dhe kultura si dhunė
Njė nga akademikėt mė tė shquar nė njė intervistė nė fund tė jetės
nė gazetėn Shekulli tha, pak a shumė, se unė komunizmin e shfrytėzova,
nuk ishja trim, se trimat vallė a qenė tė mėnēur? Nuk po zgjatem me
pėrvojat e Profesorit, (ai qe njė nga mandarinėt e sistemit tė shkuar,
njė punėtor i shquar dhe i palodhur i letrave) mė bje mė mirė tė
mbetem i kėnaqur me paqėtimin qė gjen ai nė fund tė jetės: bota ėshtė
imorale dhe nuk ia vlen tė merresh seriozisht me tė. Ajo ēfarė mbetet
pas llomotitjeve mbi moralin a jomoralin, ėshtė shumė ose ėshtė fare
pak, a aspak. Vepra, po, ajo mbetet dhe pėr hir tė saj kufinjtė moralė
le tė shkelen, sidomos kur nuk kėrkohet me domosdo qė tė jesh
njėherėsh edhe i frytshėm, edhe i moralshėm. Deri kėtu dhe mund tė
vėmė pikė. Asgjėmangut nuk i mbetet sė djeshmes, por kėshtu i vijmė
hakut edhe sė sotmes: nė mjediset tona njeriut i mbetet tė jetė me
shumė maska e me shumė dredha, nė se do qė ta shpėtojė nderin e tė
mbetet me atė qė mund tė bėjė mė shumė e mė mirė, me veprat e tij.
Nė tė vėrtetė, tė respektuarin Profesor po e sjell si pėrvojė dhe
kaq. Pėrvoja se si mund tė kalohet mespėrmes kaosit se rregulli i
dhunshėm ėshtė kaos - kjo ishte e djeshmja dhe se kaosi i
vazhdueshėm shpje te njė rregull- kjo ėshtė e sotmja. Kėto dy vargjet
(nė korsiv) nga njė poezi e U. Stivens na thonė se nė tė dyja kohėt
dhuna mbetet e gjallė, gllabėruese. Kanunet e rrepta tė sė djeshmes tė
bėnin ose hero, ose hipokrit. Pa i fyer heronjtė pėr mua heroizma nuk
ėshtė as e pėlqyeshme as e kėshillueshme se, dihet, heronjtė u
pėrkasin kohėve tė ngarkuara rėndė me fatkeqėsi dhe tė pranosh heroin
do tė thotė, sė pakut, njė fatkeqėsi njerėzore mė shumė. Nė planin
individual (dhe shoqėror, kur nė fund tė jetės je njė njeri i
realizuar, ke lėnė vepra me vlerė pas vetes) ėshtė mbase krenari tė
jesh dhe pa moral, se, sado cinike tė tė duket, kjo i jep hakun kohės
dhe njeriut. Asgjė mė shumė veēse realitet. Dhe realitetit nuk kemi
pse ti shmangemi.
Koha e sotme me pluralitetin e papjekur, me etjen reklamuese, me
dhunėn e kaotikes, me joshjen pas skpektakolares, pas ēastit, me
epshin e tregut, nuk tė lė tė shohėsh qimen sa njė tra te kroi i syrit
dhe as traun e shtėpisė pėrzjerė me plehrat e flakura nė lumė. Lumi
njė ditė mundet do ti nxjerrė nė breg prapė trarėt, por do tė jetė
vonė. Njeriu do tė ketė zėnė tė prehet poshtė barit. Por hero nuk tė
kėrkohet tė jesh dhe rregulli sido-sido dikur vendoset. As tė jesh
hipokrit nuk tė detyron kush.
Nė kohėt e sotme, madje nė ditėt e fundit, nė disa tė pėrkohshme
vėren njė mėri si acid i flakur nė fytyrė ndaj trashėgimisė sė djeshme.
Tė ngjan se mė shumė se me letėrsinė, me rrėnjėt e trungun e saj, kėto
tė pėrkohshme merren me njerėzit. Nuk ėshtė njerėzore tė flakėsh acid
nė fytyrė njeriu, por ja qė po ndodh. Fjala nė kėto tė pėrkohshme
kthehet nė dhunė (ashtu siē e nisėn dhe disa tė tjerė 10 vjet para
tyre), kjo se nuk ka dashuri dhe nuk ėshtė e mbėshtetur nė analiza, nė
teza a nė postulate pėr tė shprehur a pohuar, siē ėshtė e udhės, njė
kuptim tė pėrhershėm dhe universal mbi artin. Pra dhuna prapė mbetet,
siē e thamė. Pluraliteti i tė vėrtetave, pėrthyer nė interesa, nė
politikė, nė pėrfitime tė ēastit, nė mjete tregu, nė egoizma tė fyera
personash a grupesh, me motive nga e sotmja a nga e djeshmja, merr
edhe shfaqje tė tilla gėrryese. Kjo ndodh edhe se problemi mbetet: si
ishte poezia, letėrsia e djeshme dhe vepra e disa prej mandarinėve tė
regjimit tė djeshėm dhe jo vetėm e tyre, por e gjithė prodhimtaria
kulturore (dhuna e sotme merret vetėm me letėrsinė), si ishin studimi,
letėrsia, muzika, kinematografia, piktura, skulptura etj ? Si duhen
vlerėsuar ato?A ka ndonjė ēelės qė hap gjykimin mbi atė apo ēdo lloj
prodhimtarie kulturore? Le ta gjejmė ēelsin, apo ēelsat, nė vend qė tė
shtojmė sharjet dhe pėrbaltjet e njerzve sipas rendit alfabetik.
Mua nė tė vėrtetė nuk mė tremb dhuna. Ai dyvargshi mbi kaosin dhe
regullin nga poezia e Stivensit mė vjen tamam pas idesė. Dhunės nuk
mund ti shmangemi. Ka disa arsye, nė mos mė shumė, qė dhuna mehet dhe
ndizet prapė. Ne pamė se si disa nga mandarinėt e sė djeshmes u
ridekoruan nga Presidentėt tanė tė Republikės. Heronjtė e skulpturės
sė realizmit socialist pas njė gjumi nėn merimanga dolėn nga hambaret
e Galerisė sė Artit dhe po rreziten nė diell mbi barin e oborrit tė
saj. Disa vepra qė dhe nė kohėn e tyre sqenė vepra, po ribotohen.
Mandarinėt letrarė tė komunizmit nė Sėrbi mbėshtetėn masakrat nė
Bosnjė dhe nė Kosovė. Kėto masakra rėnqethėn ndėrgjegjen e botės si
shembujt mė tragjikė e mė tė freskėt tė kafshėrisė (G. Steiner). Vallė
imoraliteti, dehumanizmi i mandarinėve tanė tė kulturės nuk e ka
ushqyer kėtė kafshėri qė herė-herė shpėrthen keqas e nuk mbahet nėn
fre tek ne?
Dhuna e sotme e shtypit mė ngjan pak sterile, ēnjerėzore si e
djeshmja. Profesorėt e universiteteve dhe instituteve tona, pėr arsye
qė dihen, i rrinė larg polemikave. Njė brez i mesėm i shkrimtarėve tė
viteve 70, 80 pėrsėritin fjalė bajate nė promovime librash, por dhe
kėta shtypit i shmangen. Dhe pa polemika serioze, pa fėrkimin e
farkėtimin e tė vėrtetave, fjala e sharja mbeten veē dhunė. Ose
ndoshta nė kulturė po infiltron igrasia e hidhėt e dhunės politike,
dhunė kjo qė sot kėnaq vetėm ata qė e prodhojnė. Kultura ėshtė fuqi,
ėshtė fuqia e butė (S. Huntington)
qė pushton mė gjerė dhe mė thellė se forca e armėve. Kultura e sė
djeshmes ishte kultura e dhunės. Po sot?
Ai plaku i ditur, akademiku i merituar i shkencave tona, nė fund tė
jetės vendosi tė ēlirohet shpirtėrisht: nuk kishte ētė mbante mė, i
hodh tutje maskat dhe me kėtė dėshmoi atė qė Ē. Millosh nė esenė
Mėndja e robėruar e quan tė kesh ushtruar ketmanin. Nė vendet
ideokratike muslimane ketmani ėshtė ajo mėnyrė sjelljeje qė publikisht,
pėr tu pėrshtatur me jetėn, detyrimisht do tu pėrmbahesh rregullave
tė kuranit, megjithse nė thellėsi e mė vete mund tė jesh e tė
praktikosh kundra tyre. Kjo e shpėton disi atė brez qė jetoi nėn
komunizmin, se, nė fund tė fundit, me pak pėrjashtime, si Danillo
Kish, Kundera, Kadare etj, njerėzit e kulturės nė ēdo diktaturė
islamike, naziste a komuniste janė pėrshtatur. Profesori i doli ballas
kėtij problemi: i tha gjėrat troē, kur shumė nga mandarinėt tanė tė
djeshėm, pėr arsye qė ata duhet ti dinė mė mirė, nuk u distancuan
thellėsisht nga e djeshmja dhe pėr tu pėrshtatur me kohėn, ndėrruan
ngjyrat, maskat, vazhduan avazin e vjetėr nė kohė tė reja. Kjo solli
atė shkatėrrim e atė krizė tė autoritetit. Njerėzit e kulturės sė
lartė ndėr ne si autoritete publike u zbardhėn e u zbėrdhulėn si atij
kostumit qė i
del
ngjyra. Ndonjėri, sidoqė personalitet i shquar nė Kosovė, qė krijoi
dhe parti, mbase e pėsoi mė dhimbshėm. Kjo lloj sjelljeje pse tė mos
jetė njėra nga arsyet e dhunės nė shtypin e ditėve tona? Se edhe
mandarinėt e Akademisė sė Sėrbisė mund tė thonė, ne flirtuam me
pushtetin. Me qė ēdo kohė investon autoritet te disa persona me cilėsi
tė shquara, edhe sot mund tė flirtosh. Kur personalitet je dhe mund tė
jesh nė thelb, por abuzon e flirton me personalitetin nė jetėn publike,
bėhesh bashkėfajtor me njė regjim stalinist, vallė sqėnkish dhunė kjo?
Dhuna mė e pashembullt.
Po krijimtaria, ēdo bėrė me krijimtarinė e tyre?
2.Njė kriter vlerėsues pėr letėrsinė e realizmit socialist
Nė vitet e fundit janė bėrė pėrpjekje pėr ta rehabilituar letėrsinė
qė u shkrua nė vitet e realizmit socialist, pėr ta mohuar atė, kjo
sidomos nga shtypi, nga gazetat e pėrditshme, pėr ta anashkaluar fare
si letėrsi tė realizmit socialist dhe, me qė ky ishte njė term i
huazuar nga politika, tashmė veprat mė tė mira tė kėsaj kohe janė
klasifikuar nė realizmin integral, a nė letėrsi realiste, duke e
zgjeruar kėshtu termin realizėm sa brenda tij tė pėrfshihen dhe
Balzaku, Kafka a Gabeiel G. Markesi. Nė disa nga shkrimet, pėr tiu
shmangur vlerėsimit politik a ideologjik, janė thirrur nė ndihmė terma
tė tilla si talenti (M. Zeqo), stili (A. Tufa), personaliteti. Teoria
mbi talentin, personalitetin a stilin (e rėndėsishme ėshtė tė jesh i
talentuar, tė sjellėsh nė letėrsi njė stil tėndin, pavarėsisht
ēideologjie a politike i shėrben, tė jesh njė personalitet me ndikim
letrar a shoqėror) patjetėr ka vlerė, por njė histori letėrsie, dihet,
merret me tė talentuarit, me stilet dhe me personalitetet. Ne mund tė
themi personaliteti a stili i Konicės, i Fishtės, i Kadaresė etj, siē
mund tė themi stili i Lasgushit, i Migjenit, i Camajt a i Pashkut. Nga
ana tjetėr ky lloj tė menduari mbulon edhe dehumanimin e atyre
shkrimtarėve tė majtė qė qenė bashkėfajtorė tė kriminalitetit nė
regjimet e tyre, por edhe dehumanizmin e tė djathtėve si F. L. Selini.
Tė trija prirjet e mėsipėrme janė tė pranishme nė mendimin tonė
shkencor ose jo tė tillė. Edhe nė tekstet shkollore, nė leksionet
universitare ka mbizotėruar mendimi pėr tiu shmangur konteksit
shoqėroro- politik, duke u mbajtur mbi kriteret estetike tė stilit,
talentit, personalitetit.
Dhuna e shtypit nė tė pėrkohshmet, ndonse jo aq e fisme nė
shprehjet e saj, kėmbėngul nė mohimin mė shumė se nė vlerėsimin e
kėsaj trashėgimie. Jo pėr ti lėshuar pe kėtij mendimi, nė fund tė
fundit, sot jemi nė lirinė e shprehjes, por edhe kulturologė nga mė tė
mėdhenjtė e botės sot, si G. Steiner, R. Boyers etj kanė njė prirje
pėr ta parė letėrsinė e krijuar nėn diktaturat komuniste (dhe jo vetėm
atė), sipas idiomės e mirė, e vėrtetė, e bukur. A mund tė vihet njė
kriter i tillė dhe pėr rastin tonė? A nuk e kemi studiuar letėrsinė
tonė tė traditės pėr letrarėsinė, por dhe pėr humanizmin e saj, frymė
kjo qė i ka pas dhėnė asaj njė kontratė tė sigurtė me tė nesėrmen? Ne
kemi vepra qė e kanė kaluar shekullin si nė rastin e veprės sė Naimit,
tė mbushulluar me mirėsinė, tė vėrtetėn dhe tė bukurėn, tė cilėn si
ai nė mal Perėndinė e kėrkoi edhe te fytyra e vashės, De Radėn e
pėshpirtshėm tė derdhur nė njė poezi aq tė lartė, pėr tė ardhur te
Mjeda e Lasgushi, shkrimtarė vėrtetė tė perėndishėm nė mesazhet e tyre.
Nga ana tjetėr kemi njė Nol qė me tensionin e brendshėm tė krijuar
ndėrmjet kėrkimeve mesianike nė pėrplasje me patosin shoqėror, arriti
disa maja zor tė arritshme. Vjen Migjeni me ashpėrsinė e ankthėt tė
tragjikes qė ėshtė i vėrtetė dhe i bukur nė mirėsinė e dhimbsurinė e
synuar, por tė pagjetur nė tokė.
Letėrsia e gjysmės sė dytė, me disa pėrjashtime, nuk i pėrmbush
kriteret e sė vėrtetės, sė bukurės dhe tė mirės. E vėrteta e saj ishte
politike, vetėm njė e vėrtetė e diktuar dhunshėm, e mira, po ishte nė
vartėsi tė kėsaj tė vėrtete, e bukura ishte e kanonizuar.
Hiq vepra tė veēanta, hiq letėrsinė e dhembjes dhe tė protestės nė
Kosovė, hiq A. Pashkun e poetė dhe prozatorė tė tjerė, hiq letėrsinė
arbėreshe qė ishte jashtė kėtij konteksti politik, njė Camaj qė ishte
aq modern dhe i tjerrė nė fijet e njė mungese qė e lartėson deri nė
qiell, njė Kadare qė me bllokun masiv tė prozės sė tij qė prej dyzet
vjetėsh diti tė jetė kombėtar dhe universal njėherėsh, duke sjellė pėr
herė tė parė nė kulturėn tonė personalitetin botėror, shkrimtarin e
njohur e tė pėrkthyer nė mbi tridhjetė gjuhė (dhe vazhdon tė
pėrkthehet), pjesa tjetėr e letėrsisė mbetet pėr tu qėmtuar. Duhet
qėmtuar dhe dashuruar dhe studiuar gjithēka e mirė dhe me vlerė prej
saj. Nuk duhet qėmtuar me qėllim tė keq e denigrues siē bėhet shpesh
nė shtyp pjesa e shėmtuar e saj.
Letėrsia, poezia dhe proza respektive, e J. Xozes, e D. Agollit,
deri diku e P. Markos, e Arapit nė skeletin e saj vlerėsues ėshtė
brenda filozofisė komuniste. Nuk po flas kėtu pėr mandarinėt letrarė
nė studime, nė kinematografi, nė muzikė e pikturė. Vetėm njė regjizor,
nga mė tė mirėt, V. Anagnosti, ka patur guzimin tė shkruajė me njė
ndjesė reale pėr veten: unė artisti si ndihmės i partisė. Letėrsia e
shkrimtarėve tė mėsipėrm, dhe kur ėshtė energji e pashoqe
gjuhėsore(J.Xoxe), dhe kur ėshtė poetike nė impulset e thellėsitė (Agolli,
Marko, Arapi) nė tėrėsinė e saj nuk i pėrmbush kriteret e sė vėrtetės,
sė mirės, sė bukurės. Racionaliteti, idioma e pasur me njė energji
rrėnjore tė shqipes, tema historike i shpėton disa romane tė Godos. Me
pėrjashtimet e mundshme pėr vepra tė veēanta, proza dhe poezia e shumė
autorėve tė djeshėm nuk e pati atė begatinė e kėrkimeve tė sė
mrekullishmes sė Kutelit, atė kėrkim tė iracionalitetit virgjin me
stilin qė rrėshqet ndritshėm e hollė si filli i mjaltit te Koliqi.
Ne skemi pse ta fshehim, pse tė bjemė nė amnezi, qė energjia
kryesore e artit qė shkoi, nė romane, drama, poema, filma, pikturė e
skulpturė etj, qė tendenca e saj (dhe kėtė fjalė mendimi i kohės e
kishte shumė pėr zemėr) u derdh pėr tė na bindur se e pabesueshmja,
absurdia dhe spekullimet mė imagjinare utopike ishin tė vėrteta.
Shkrimtarėt u bėnė propagandues tė mistikės sė shndėrrimeve
revolucionare, i shėrbyen ēmendurisė staliniste, realitetit tė
shkretėtirave qė i jetojmė edhe sot. Prirja qė talenti, stili kanė
rėndėsi, kėtė letėrsi e pėrjashton nga ky kontekst shoqėror dhe
politik; inkuadrimi vetėm si letėrsi realiste e shekullit tė njėzetė
nuk ėshtė nė praktikėn e historianit tė letėrsisė dhe i hyn nė hak
letėrsisė sė shkruar nė gjysmėn e parė tė shekullit 20. Nga ana tjetėr,
duke qenė afėr e tė afėrt me shumė nga autorėt, ne shmangim atė
pėrgjegjėsi qė duhet tė ketė shkrimtari pėr tė shkruar sipas kritereve
universale e tė qėndrueshme, prirje thelbėsore qė e pati letėrsia jonė
e traditės qė nga Rilindja.
Dehumanizimi i njerzve tė artit dhe i veprės sė tyre u pa nė
pėrkrahjen qė u dhanė shkrimtarėt serbė masakrave nė Kosovė e Bosnjė,
realitete aq tragjike sa i bėnė shumė nga kulturologėt mė tė njohur tė
venė nė dyshim ndėrgjegjen botėrore e tė thonė se humanizmi e paska
humbur luftėn me kafshėrinė. Nė kėto kohė kur ne kemi aq halle e
probleme tė mėdha sociale e kombėtare, kur fatet tona shkuan deri buzė
greminės, kur gjėrat janė ende luhatshėm, shumė nga personalitet tona,
e pakta, nuk qenė tė aftė tė gjejnė rrugėn, tė mos themi se zbehja e
emrit tė tyre e la vendin nė krizėn e autoritetit.
Letėrsia ėshtė nga ato shfaqje tė larta qė i japin vlerė e kuptim
njė qytetėrimi dhe njė kulture.
Qėllimi im nuk ėshtė ta mohojmė kulturėn e krijuar nėn diktaturė,
pėrkundrazi, po propozoj njė rrugė pėr pėrvetėsimin e saj. Pėr
qendrimin ndaj pjesės mė tė madhe tė kėsaj letėrie e kėtu, veē atyre
mė lart, pėrjashtoj dhe letėrsinė e shkruar nė Kosovė, e cila pas
viteve 70 e braktisi realizmin socialist, bashkohem me vlerėsimin e
Suzan Sontag qė kur flet pėr letėrsinė e Andi Warhol e quan atė
letėrsi tė efektshme, tė rėndėsishme, pa qenė e mirė (nė kuptimin
platonian), tė fuqishme, pa qenė e bukur, tė vėrtetė pėr rrethanat e
kohės, pa arrtitur tė vėrteta tė qenėsishme, pėr tė shtuar, se ka faqe
vėrtetė tė urrejtshme te letėrsia e realizmit socialist. Tė urryera,
thėnė me stil, talent. Pėrfundoj me fjalėt e Robert Boyers nga
Refuzim pėr tė vajtuar fatin e muzave se idioma e sė vėrtetės,
mirėsisė dhe bukurisė mund tu duket tė gjthėve e dyshueshme deri nė
klishe, por pėr shkrimtarėt seriozė ėshtė e detyrueshme.
Sadik Bejko |