Home
  TemA

  Forum

  Chat

  Kontakt
  Lidhje
 • Kosova
 • RTV 21
 • Deutsche Welle
 • BBC Shqip
 • Zeri i Amerikes
 • Europa e Lire
 • Gazeta55
 • DBSH
 • Rilindja Demokratike
 • BalkanTimes
 • Koha
 • Koha Jone
 • Lobi
 • AlbaNews
 • B92 - shqip
 • AACL
 • MIA
  Shtypi i Huaj
  Kryeredaktor Agron Tufa
 
spacer
 GAZETĖ E PĖRJAVSHME, E PAVARUR KULTUROLOGJIKE
spacer
 

 

Mercury News
 

 

Ēesllav MILLOSH

Elegji pėr N.N

 

Menjėmend t’u dukėrka kaq larg?

Mjafton tė ngarendėsh mbi valėzat e Baltikut

dhe pas rrafshultės daneze, tej pyjeve me ahishta

kah oqeani tė kthesh, dhe aty, sall dy hapa ma ke

Labradorin –lėbardhur kėsaj stine tė vitit.

Dhe nėse pėr ty qė andrron gjirin e shkretė tė detit,

qė kaq tmerr i ke marrė qytetet dhe ta shpifin autostradat,

do tė gjendet makar njė dhiare – pėrmidis pyjesh tė shurdhėr,

pėrsipri kaltėrsive poshtė borės sė shkrirė tė liqenjve pėrplot gjurmė egėrsirash, -

drejt e tek minerat e braktisura tė arit

                                                            rrėzė maleve tė Sierrės.

Mandej – merr teposhtė rrjedhės sė Sakramentos,

ndėrmjet kodrash, harlisur me lisa gjembaēė,

mandej – shpeshtina halore ekualiptesh, pėrmbas cilit

mė takon mua.

 

E di, shpesh, kur lulėzon mancanita

dhe gjiri kaltėrohet mėngjesesh pranverore,

ndėrmend padashje shtėpinė buzė liqenit,

rrjetat qė thahen nėn qiellin e ulėt lituanez.

Ajo pishinė ku ti zhveshe fundin

ka ngrirė pėrjetėsisht nė kristal tė kulluar.

Terri u mpiks mjaltė pėrqark verandės.

Kukuvajkat rrahin krahėt, dhe kundėrmon lėkurė.

 

Si kemi mundur t’ia dalim gjallė, as vetė nuk e di.

stilet, rradhėt shtjellėn mjegullishtė me masėn e zbėrdhylėt,

Shndėrrohen nė fosile.

S’ke si ia qėllon kėtu thelbit.

Koha qė ikėn lyen me rrėshirė doriun

ēil, dhe kolonadėn vendase

tė tregut, dhe parukėn e madam Figeltaub.

Vetė e di, kemi mėsuar shumė gjėra,

si tė shkasin dore prajshėm ato

qė s’mund duarsh tė dalin: njerėzit, viset,

dhe si rreh zemra atėherė kur duhet tė plasė katėrsh.

Buzėqeshim; ēaji nė trapezė, po ashtu biskotat.

Vetėm dyshimi na ther herdokur, se hiri i furrave

nė Zaksenhauzen do tė na kish qenė paksa mė i shtrenjtė.

Ani, kurmi nuk mund tė dashurohet me hirin.

 

Ti u mėsove me dimrat e rinj ndėr shira.

Me muret e shtėpisė, prej nga ėshtė larė pėrjetėsisht

gjaku i padronit gjerman. Gjithashtu dhe unė

mora prej jetės ē’munda: qytete dhe shtete.

Nė tė njėjtin liqen nuk mund tė hysh dy herė;

sall rrezja diellore pėrkitazi gjethes sė vėrriut,

cek, teksa pėrthyhet nė fundin e tij dhe bredhėrin.

 

Jo, jo pse ėshtė larg

ti nuk m’u shfaqe as ditėn, as natėn.

vit pas viti, duke u bėrė gjithė e mė i madhe,

piqet nė ne fruti i pėrbashkėt: shpėrfillja.

 

Kushtim pėr vėllimin “Shpėtimi”

 

O ti, qė s’tė shpėtova dot,

dėgjo. Gjako tė m’i kuptosh kėto fjalė tė thjeshta.

                                                                        Pėr atė Zot,

nuk di tė tjera. Po flas me ty duke heshtur,

                                                            si njė pemė a si njė re.

 

Ajo ēka mė ka kalitur mua, ty tė vrau.

Ti fundin e epokės e quajte  fillimin e erės

sė re. Dhe pathosin e urrejtjes – ngazėllim lirik.

Forcėn e verbėr – formė tė pėrsosur.

 

Lumejtė e cekėt polakė qė rrjedhin nė fushėtira.

Dhe ura gjigande qė kridhet nė terr tė bardhė.

Dhe qyteti i shkatėrruar. Era t’i pėrplas klithmat

e ēafkave mbi arkivol, teksa po flas me ty.

 

Ndėr sprova tė dėshtuara pena e mbėrrin

Poezinė, ndėr gjakime vargjesh –

                                                Drejt qėllimit tė pakapshėm, -

Nė kėtė, e vetėm nė kėtė gjė, sikundėr u mor vesh, gjendet shpėtimi.

 

Mė parė, me mel e me fara lulėkuqesh

I stėrpiknin varret – pėr hir tė shpesėve prore tė pastreha;

Brenda tyre, besohej se hynin shpirtrat e tė vdekurve.

 

Kėtu po e vė tash kėtė libėr

Qė kurrė mė tė mos kthehesh midis nesh.

 

Pjella e Evropės

 

1

Ne, me mushkėritė qė thithin freskinė e agut,

me sytė qė ngazėllojnė prej blerimit tė degės nė maj,

- ne jemi mė tė mirė sė ata qė (cofėn) vdiqėn.

 

Ne, kush shijon arritjet e kuzhinės lindore,

kush ia del tė ēmojė nuancat e dheleve,

- ne jemi mė tė mirė se ata qė dergjen varreve.

 

Nga flakhedhėset, nga gjėmbat,

Pas tė cilėve fėrshėllen vjeshta me plumba,

Na shpėtoi dinakėria jonė dhe njohja e jetės.

 

Tė tjerėve u mbet zona e rrahur nga predhat

Dhe urdhėrat tanė tė mos lėshojnė asnjė pėllėmbė.

Se ne na ra barra e mendimit pėr punė tė mėdha.

 

Duke zgjedhur midis vdekjes tonė dhe vdekjes sė shokut,

Ne anuam nga kjo e fundit, duke menduar: veē sa mė shpejt.

 

Ne i mbyllėm dyert e dhomave tė gazit, vodhėm

Bukė, duke e ditur se nesėr do tė jetė mė mėnxyrshėm se sot.

 

Siē u shkon pėr shtat njerėzve, ne njohėm tė mirėn dhe tė keqen.

Urtėsia jonė shkėrdhate nuk e ka shoqen.

 

E pranojmė dėshminė qė nė jemi mė tė mirė

Sė kokėkrisurit, tė dobėtit, naivėt qė nuk e vlerėsuan jetėn.

 

2

Ēmimi i dijės pikėllore, ferrishtja e Evropės,

qė mori pas sipas trashėgimisė katedralet gotike,

kishat e stilit barok, sinagogat dhe lagjet

me krrokamė hidhėrimi, punimet e Dekartit,

Spinozėn dhe fjalėn e madhe “nder”.

Vlerė ėshtė kjo pėrvojė e shkepur nė kohė lebetie.

Arsyeja jote praktike ngėrthen n’ajri

mungesat dhe volitė e gjithfarė sendi.

Delikatesa dhe skepsisi garantojnė kėnaqėsinė,

tė marrta pėr shpirtat primitivė.

 

Duke zotėruar prirjen e mendjes sonė pėrshkruar

mė lart, vlerėso thellėsinė e kėshillės sė mėposhtme:

zgjidh freskinė e agut me gjithė forcėn e mushkėrive.

 

Parashtrojmė njė sėrė rregullash mizore, por tė urta.

 

3

Asnjė kuvendim mbi triumfin e forcės.

Nė ditėt tona zotėron, ngulite mirė, drejtėsia.

 

Mos e pėrmend forcėn, qė tė mos tė tė fajėsojnė

Pėr shkarjen tinėzare nė doktrinė tė gabuar.

 

Ai qė ka pushtetin e zotėron atė nė bazė

Tė logjikės historike. Jepja pra hakun kėsaj.

 

Dhe buzėt qė hartojnė doktrinėn nuk dinė

Pėr dorėn qė falsifikon rezultatet e eksperimentit.

 

Se nuk di asgjė dora qė falsifikon rezultatin,

gjėsend nuk di pėr buzėt qė hartojnė doktrinėn.

 

Mėsohu tė parashikosh rėnien e zjarrit me saktėsi gjer nė minutė.

Mandej vėrja zjarrin vetė shtėpisė tėnde, duke pėrligjur profecinė.

 

4

Rrite pemėn e rrenės, por prej familjes sė tė vėrtetave tė jetė.

Mos e ndero rrenacakun qė pėrbuz realitetin.

 

Rrena duhet tė jetė me logjike se e vėrteta. Udhėtari

I lodhur do tė prehet nė hijen e saj tė degėzuar.

 

Nė ditėn qė i kushtove rrenės, mund tė shqyhesh gazit rrethesh

tė ngushta, nė mbrembje, tek ndėrmend, si ka qenė e vėrteta.

 

Ne – jemi tė mbramėt, shkathtėsia e tė cilėve ngjet

Me dėshpėrimin, cinizmi i tė cilėve ėshtė burim zgėrdhirjeje.

 

Tashma ka marrė rritė njė gjeneratė serioze,

E aftė t’i hajė tekstualisht ligjėratat tona.

 

5

Le tė nėnkuptojė fjala jote, jo atė ēka do tė thotė,

Nė gjakun e pėrdhosur pėrmes fjalės. 

 

Dykuptimshmėria qoftė prore njaj lavdi yt.

Rrasi fjalėt e thjeshta nė gji t’enciklopedisė.

 

Mos ua var torbėn fjalėve, pėrsa nga kartoteka

Nuk tė vjen haberi se kush po i pėrdor.

 

Sakrifiko zėrin e arsyes pėr hir tė zėrit tė pasionit.

Se i pari nuk ndikon nė spiralen e historisė.

 

6

Mos hidh dashni me atdheun tėnd: mund tė zhduket nga harta.

Aq me pak, me qytetin: priret tė shkrehet nė rrėnoja.

 

Mos ruaj suvenire. Komodina tėnde

Mund t’i dalė tymi qė mudn tė tė mbytė.

 

Mos u lidh me njerėz: ata vdesin lehtė.

Apo me tė rėnė nė hall, tė thėrrasin pėr ndihmė.

 

Po aq dėm bėn tė shihesh nė liqejt e fėmijnisė:

i kanė mbuluar rrangullat e ndryshkura, ta pėrēudnojnė fytyrėn.

 

7

Atė qė e thėrret historia, rrallėherė e zgjedhin.

Tė vdekurit nuk ringjallen qė tė kundėrshtojnė.

 

Mund t’ua ngarkosh nė samar ēka tė tė teket ty.

Reaksioni i tyre prore ka me qenė heshtja.

 

Prej zgafellės sė natės pluskojnė fytyrat e tyre tė zbrazėta...

Mund t’u mveshėsh ēfarėdo tipari qė ta jep kaplloqja.

 

Krenar me pushtetin ndaj atyre qė s’janė mė,

Pėrsose dhe tė kaluarėn. Sipas ngjashmėrisė tėnde.

 

8

E qeshura, qė dikur ishte jehona e sė vėrtetės,

Tanimė ėshtė armė e armiqve tė popujve.

 

Le ta shpallim tė mbyllur shekullin e satirės.

Mjaft me shpotitė e holla pėr tiranin e shkuar nė moshė.

 

Tė ashpėr, siē u shkon luftėtarėve tė ēeshtjes sė drejtė,

vetes t’i lejojmė veē humorin e punės.

 

Me buzė tė kyēura, vendosmėrisht, por me kujdes tė madh

hyjmė nė epokėn e zjarrit vallėzues.

 

 

Pėrmatanė

Disa lloje tė ndryshme ferri kanė pamjen e rrėnojave qytetėse qė lindin si pasojė e rėnies sė zjarreve, dhe shpirtrat e ferrit ngulitėn ndėr kėto zgavra, duke gjetur aty strehė. Nė situatat pak mė modeste ferri pėrbėhet prej ngrehinash tė sistemuara, qė tė ndėrmendin me kompaktėsinė e tyre rrugėt e rėndomta dhe sokaqet.

Emanuel Svedenborg

 

 Duke rėnė, u kapa pas perdes sė rėndė,

dhe kadifeja e saj nė tokė qe e mbramja

gjė qė mbaj mend, teksa gremisesha ne askuuuuund.

 

Kurrė s’e kam besur me tamam se edhe unė qenkam si gjithkushi.

 

Mandej brodha nėpėr binarė, nė llohė, pėrgjatė udhėzės

Ndanė barakave me fenerė. Mė tė rrallė diē lindej

Prej gurėsh, mbuluar me gjembaēė;

Lehet me patate pėrmbytur nė gjemba.

Brenda luanin pothuajse me letra, kundėrmonte pothuajse klabje,

pinin pothuajse-vodkė, mbretėronte pothuajse-kėllira

dhe kalonte, e shtanguar, pothuajse-koha.

Unė ia nisa: “Tekembrambja...” Por ata ngitėn supet

ose vėshtruan mėnjanė: kėtu qenė ē’mėsuar nga sikleti.

Dhe nga lulet. Elbaroza e tharė nė kuti

Konservash, mbuluar pre njė shtrese pluhuri.

Po aq dhe nga ardhmėria. Gėrvinė gramofonėt,

duke pėrsėritur atė ēka nuk ekzistonte.

Kuvendimet sosnin po aty ku nisnin,

qė askush tė mos brofte: ku jam? Dhe pėrse?

Pashė qenė tė ēuditshmėm, me surretėn qė herė u zgjateshin,

herė ngjesheshin si firsamonikė, duke ndėrkaluar kėsodore

nga qen stani nė buldokė e dėrish nė taks,

ēka mė lanė tė kuptoj se nuk janė krejtėsisht qenėr.

Tė zeza si bythė tenxheresh gabeli vizgėllinin nė qiell,

tė marrdhura nė flatrim, korbat...

 

I lumi

Pleqėria e tij pėrkoi me epokėn e bollėkut.

Nuk pati as tėrmete, as thatėsira, as pėrmbytje.

Qenė barabitur kufijtė ndėrmjet stinėve tė vitit.

Yjet fekėtinin pėrshkenditshėm; po ashtu si dielli.

Mdaje as nė provinca nuk luftohej mė.

Gjeneratat rriteshin mė nderimin pėr tė afėrmit.

E hidhur qe tė ndaheshe prej njė bote kaq tė pėrsosur.

Duke i kqyrur kėto, ai i trpėrohej mendimit dėshpėrak

Dhe gėzohej se tok me tė, do tė ngordhte dhe kujtesa e tmerrshme.

Dyzet e tetė orė pas vdekjes sė tij

Njė urragan shpartallues e kositi gjithė bregdetin.

Tymosėn vullkanėt qė kishin dremitur pėr dyqind vjet.

Llava i pėrlau tė gjitha pyjet, vreshtat e fshatrat.

She lufta rinisi nė arkipelagun e pėrzhitur.

Pėrktheu nga origjinali: Agron TUFA