Home
  TemA

  Forum

  Chat

  Kontakt
  Lidhje
 • Kosova
 • RTV 21
 • Deutsche Welle
 • BBC Shqip
 • Zeri i Amerikes
 • Europa e Lire
 • Gazeta55
 • DBSH
 • Rilindja Demokratike
 • BalkanTimes
 • Koha
 • Koha Jone
 • Lobi
 • AlbaNews
 • B92 - shqip
 • AACL
 • MIA
  Shtypi i Huaj
  Kryeredaktor Agron Tufa
 
spacer
 GAZETĖ E PĖRJAVSHME, E PAVARUR KULTUROLOGJIKE
spacer
 

 

Mercury News
 

 

1000 sytė e gjallė tė Argosit dhe 1000 sytė e vdekur tė palloit

(Mbi librin e Qemal Sakajevės “Qendėrcikloni”, E.B.P “Gjergj Fishta”, 2002)

Agron TUFA

 

1

Zhanri i lashtė i memuaristikės (shėnimeve, ditareve bio-monografive etj,) ka qenė gjithėherė ndėr mė tė lexueshmit dhe sidomos, ka qenė njė ndėr nyjet e kujtesės kolektive historike, kundruall sė cilės ėshtė pozicionuar vetėdija nacionale e popujve, qėndrimi etik, politik, psikologjik e madje filozofik. Duke pėrcjellė jehonat e tragjedive, pėrgjakjeve, urtive tė ndryshme nė epoka e civilizime tė shkuara, memuaristika ka patur njė rol vendimtar pėr rekonstruktimin e historisė, faktit dhe dokumentit autentik si dėshmi, por gjithashtu, ajo i ėshtė ofruar prore bashkėkohėsisė nė cilėsinė e pėrvojės (mėsimit) dhe – ēka ėshtė mė vendimtare – kujtesės si thelb i kuptimėsimit filozofik tė historisė. Jo mė kot, nė mitet antike, ndėr nėntė muzat-vajza tė Zeusit dhe Mnemozinės, mė e rėndėsishmja quhej Klio, muza e historisė. Memuaristika ka qenė pėrpirė vazhdimisht dhe kjo kureshtje ndaj kėtij zhanri ėshtė prirja e vetvetishme e natyrės njerėzore pėr tė depėrtuar nė thelbin e tė vėrtetave, pėrtej velit tė misterit dhe manipulimit tė saj. Nė Shqipėri, pėrjashto memuarėt perverse tė Enver Hoxhės, tė cilat qysh nė krye tė herės nisnin paramendueshėm pėr tė falsifikuar ēdo gjė e gjithēka, zhanri i memuaristikės ėshtė lėvruar lirshėm vetėm pas rėnies sė komunizmit si ideologji. Nė vitet postkomuniste, nėse shihen me vėrejtje, librat memuaristike kanė vazhduar me njė ethe tė paparė, gjithėsekushi pėr tė shprehur pengjet e veta a tė shokėve, ku rend tė parė zė memuaristika e burgologjisė, nėse shprehemi me njė term tė V. Zhitit. Tė tilla janė veprat e mrekullueshme tė At Zef Pllumit, Uran Kalakulės, Fatos Lubonjės, Visar Zhitit etj, sikundėrse dhe memuarėt historiografikė e politikė tepėr tė ēmuar tė Sejfi Vllamasit, Eqrem Bej Vlorės etj. Ndėrkaq njė pol i pėrkundėrt i efektit tė memuaristikės qė dominon sasinė mbetet, pėr turp, ajo zanafillė e mbrapshtė e falsikimit dhe pėrligjjes sė gjenocidit gjithėshqiptar alla-enverist, sikundėrse janė memuarėt e Ramiz Alisė, tė cilat e mbėrrijnė pikun e vet deri momentin kur po flasim, me pėrrallat e neveritshme tė vejushės sė diktatorit – Nexhit e qė janė, me sa duket, balsam pėr shpirtrat e komunistėve, kriptokomunistėve e nostalgjikėve tė diktaturės. Sidoqoftė, nė Shqipėri kjo tipologji memuaristike ėshtė mė e pėrkrahura nė industrinė e pėrditshme tė gazetave, njė fakt ky, shumė interesant pėr sociologėt, nėse do tė merrej parasysh numri i madh i konsumatorit tė tyre. Gjithēka tjetėr qė shohim nėpėr faqet e pėrditshme ėshtė njė vėrshim llumrash tė pakontrolluar memuaristikė, njė pije dehėse e trallisėse nostagjike pėr atė tė ėmblėn, tė ėmblėn diktaturė. Protogonistėt e kėsaj memuaristike janė jashtė ēdo dyshimi, katastrofa tė plota personaliteti, humnera tė verbra ordinere dhe, tekefundit, njerėz pa pikė rėndėsie; gjellėbėrės tė diktatorit, mjekė, pastrues, kėshilltarė, shofera, rrobaqepės, berberė, korierė, fotografė, gjahtarė, roje, bahēevanė, shitės, elektriēistė, dentistė, hidraulikė, kėpucarė, bozaxhinj, fėmijė ish-diktatorėsh tė skartuar, pėrkthyes, vejusha, pseudo-ish-dashnore, dylberė, sozi, - njė lukuni e tėrė tertipash qė pretendojnė tė gjithė tė vėrtetėn mbi diktatorin. Pėrmbajtja e tyre rėndom reduktohet nė: “ēfarė tha, ēfarė  bėri, si vėshtroi, ēfarė gjesti, ēfarė i tha nė vesh, ku u takua Teme Sejko me tė dėrguarin e Hrushovit, ē’lidhje kish Petrit Dume, kush ia blente brekėt Nexhit e dėrci e vėrci pa mbarim. Njė tip tjetėr memuaristike janė librushkat e djemoēave qė i kanė bėrė nja dy-tri ditė nėpėr konjuktura partiake dhe mendojnė njėmend se kanė goxha pėr tė thėnė. Ata, duke marrė tonin e njė plaku tė bjerrur nga kėrrusmat e mėdha politike, mėnxyrrave fatale, pėrplot mistere e enigma, por qė nė fakt, janė njė ligjėrim i bezdisshėm ego-fallo-centrik, pa asgjė pikante, e shumta, ndofta, - njė tjerrje e tėrkuzėt thashathemnaje tė ekzagjeruar, me dėshirin pėr t’u pėrfillur dhe ata ndonjė ditė si faktorė.

E bėra kėtė hyrje i detyruar nga kaotika ku gjėllon njė zhanėr fort i nderuar, sikundėr ėshtė mėnjėmend memuaristika si dhe pėr tė theksuar se jo gjithkush mund tė shkruajė memuare. Rėndėsia e asaj ēka ofron njė memuarist ėshtė rifreskimi i kujtesės kolektive tė njė bashkėsie, meditimi e rikuptimėsimi i njė periudhe historike nga lartėsitė e sė sotmės kur ėshtė mė e lehtė tė gjykosh e ku konjukturat shpėrfaqen kulluar, aq sa tė dallosh mekanizmin si kanė funksionuar ngjarjet.

 

2

Mė konkretisht ne do tė kufizohemi mbi librin “Qendėrcikloni” tė publicistit dhe prozatorit Qemal Sakajeva, drejtor i pėrgjithshėm i Televizionit Shqiptar gjatė periudhės 1992-1997. Ky libėr vjen pas memuarėve analitike tė Sakajevės tė botuar mė 1998 me titull “Armatosja e Politikės”, njė sprovė pėr tė rikuptimėsuar tragjikėn kombėtare tė 1997-ės me revolucion bolshevik, terroristo-jakobin, tė provokuar e udhėhequr nga strukturat e ish-sigurimsave, partisė socialiste dhe nostalgjikėve tė komunizmit, kamufluar nėn tė ashtuquajturėn “shoqėri civile”. Ky libėr, i kompozuar periodikisht, sipas kapitujve, me parabola pikante nga realiteti i ’97-ės, e shtrin rrėfimin deri nė fund, nėn harqet e kėtyre mini-rrėfimeve parabola.

“Qendėrcikloni” qysh nė titull, nėpėrmjet dyzimit gjuhėsor, na jep tė kuptojmė se kemi tė bėjmė me tė vėrteta tė pėrjetuara nė njė shoqėri tė dyzuar, tė cilės, tė pėrēarė e tė indoktrinuar nga ideologjia komuniste gjysmėshekullore, e vėrteta i intereson vetėm kur kjo e vėrtetė ėshtė e dobishme pėr interesat e momentit. Ky libėr memuaristik merret me njė segment dramatik tė demokracisė sė parė shqiptare, fill pas diktaturės mė tė egėr nė botė, tė parė nga njė pozicion strategjik – institucionit tė vetėm informativo-viziv, Televizionit – pikėprerja ideale ku pėrplaseshin interesat politike e ontologjike tė klasve politike. Lexuesi e di qysh mė parė kur merr nė dorė kėtė libėr, rėndėsinė e narracionit pėr fatet e shoqėrisė tonė nė kėtė periudhė. Rėndėsia mandej ka tė bėjė edhe me personin, pėrkatėsisht besueshmėrinė e tij, aftėsinė intelektuale, ndėrgjegjen profesionale dhe sinqeritetin nėpėrmjet faktesh tė verifikueshme. Njė tipologji tė kėtillė kėndvėshtimesh kanė ofruar nė memuaret e veta pėr ngjarje tė caktuara, intelektualė tė penės si Mero Baze me librat “Realitete Shqiptaro-Greke” dhe “Rambuje”, Elez Biberaj “Shqipėria dhe Tranzicioni”, Preē Zogaj me memuaret e librit “Nga hiri” etj.

“Qendėrcikloni”, me diapazonin kohor brenda njė dhjetėvjeēari dhe vėllimin e ngjarjeve dhe tė rrėfimit (afro 400 faqe), tė ngulit nė mendje, pasi e lexon, faktin se djalli ka patur ngaherė avokatėt e vet pėr tė manipuluar tė vėrteten, prandaj ajo duhet thėnė e rithėnė qė tė mos mund tė bėhet e manipulueshme.

Kompozicioni i “Qendėrcikloni” zė fill me njė gjest simbolik - heqjen e blindimit tė Televizionit, heqjen nga programet e tij tė portreteve tė diktatorit dhe diktatorėve tė tjerė, dhe mbyllet me rikthimin sėrishėm tė blindimit dhe rikthimin e portretit tė diktatorit nė momentin e triumfit tė revolucionit bolshevik tė 97-ės. Tė gjithė kapitujt qė pėrbejnė narracionin e librit janė ambivalenca gjuhėsore, sikundėr paraqitet shoqėria postkomuniste - Janusė dyfytyrėsh, me njėrėn fytyrė qė sheh nga e shkuara dhe tjetrėn nga ardhmja. Kushtet e presionit politik tė opozitės socialiste, angazhimi i vėrbėr i medias sė shkruar, dredhitė e tė ftuarve pėr tė sabotuar emisionet, akuzat, fyerjet, angazhimi nė fushatė shpifėse kundėr gjithēkaje qė jep TVSH-ja, telefonatat fyese e kėrcėnuese familjes sė drejtorit tė TVSH-sė, deri tek kėrcėnimet me telefon se “do tė hidheshin nė erė”, sabotazhi i punonjėsve tė rekrutuar nga shėrbimet e huaja, nė rradhė tė parė - greke, “Kali i Trojės” me dhurata, pėrballimi i vėshtirėsive teknike e teknologjike, situata e rėndė nė Kosovė dhe pėrballimi i saj informativ, lufta pėr reformimin dhe ngritjen profesionale tė gazetarėve, presioni me gjyqe, pėrballimi i “dogmatizmit blu”, korrupsioni etj, pėrbėjnė sfondin e acaruar psikologjik tė rrėfimit. Kur me ardhjen e socialistėve nėpėrmjet revolucionit bolshevik u pushtua dhe Televizioni, e mandej, nė situatėn qė e njohim tė gjithė mirė – vjedhjen e mjeteve teknologjike, grabitjen e pajisjeve dhe sidomos tė arkivit, zhytjen e TVSH-sė sot nė njė gjendje tė pashpresė obskurantizmi, rikthimi nė modelet e vjetra totalitare – tė bėn njėmend pėrshtypje, ku ėshtė ajo fushatė e tėrbuar dhe e ndėrkryer e kritizerėve tė djeshėm, tani qė TVSH-ja gjendet nė pozitat e njė anektode tė shpėlarė, vulgare?

Rėndėsia e padiskutueshme e memuarėve tė “Qendėrcikloni”-t, ėshtė se i ofron mundėsinė gjithkujt qė ka mbetur me arsytim tė kthjellėt, tė meditojė mbi natyrėn e atyre forcave regresive qė erdhėn tė drejtojnė fatet tona, mėnyrėn se si erdhėn, shkallėn vapirike tė egėrsisė, dehumanizmin katastrofik dhe mungesėn e sadopak njerėzillėku e atdhedashurie. Libri, nėpėrmjet faktesh tė denduara e ballafaqimesh tė imėta, dėshmon edhe njėherė se shqėria shqiptare postkomuniste ishte dhe vazhdon tė jetė e dezintegruar nga konstitucioni shpirtėror, njė shoqėri me tru tė hekurosur, me njė vetėdije primitive, se ajo paraqet nė vetvete njė rrangull gjigante, tė ngjashme me SMT-tė e vjetra tė kooperativave bujqqėsore tė komunizmit. Prodhimi i njė dhune tė paparė e absurde ndaj institucioneve, ndaj profesionalizmit dhe njerėzve tė idealeve humanitare, ndaj presidentit tė papėrkulshėm demokrat Sali Berisha, na sjell tek njė e vėrtetė e dhimbshme: qė ndėrgjegja jonė kolektive ėshtė ende e pazonja, ėshtė ende nė stadin e mendimit tė egėr, e gatshme tė rrokė armėt, kosoret e zjarrin pėr tė shkuar prapa jehut tė egėr tė batkēinjve – formatit tė politikanit-terroristit. Tani qė punėt, siē u panė, shkuan keq e mė keq, kur vitet e sundimit socialist do tė kundrohen si njė fatkeqėsi kombėtare, kur perspektiva e njė ardhmėrie tė sigurtė ėshtė pėrdhosur nė tė gjitha nivelet e saj, kur dinjiteti dhe tė drejtat e shqiptarėve janė nėpėrkėmbur kafshėrisht dhe jeta e individit gjendet nė arbitraritet tė plotė, a nuk ėshtė vallė koha, pikėrisht tani, t’u rikthehemi kėtyre dėshmive dhe tė vetėdijėsohemi mė nė fund se farėrat e dhunės dhe sė keqes u bartėn nga PPSH-ja, u ringjallėn nga ish-PPSH-ja e quajtur PS dhe se ardhja e tyre me dhunė, veēse dhunė do tė prodhojė? Mos vallė vetėdija e njeriut tė ri shqiptar duhet tė mbetet peng i kėsaj kaste kriminelėsh qė e ka treguar fytyrėn edhe dje dhe vazhdon tė na tregojė tė njėjtėn ngėrdheshje edhe sot? Mos vallė mund tė shpresohet me tej nė ligjėratat demagogjike dhe dogmatike tė ish-komunistėve? Tė kryetarit tė tyre qė e quan publikisht Enver Hoxhėn Babė?

Meditime e asosacione tė kėtilla tė shoqėrojnė gjatė faqeve tė librit “Qendėrcikloni”, ku ballafaqohesh me qindra fakte, veprime e gjeste, prapaskena e konjuktura, dhe natyrisht, ėshtė krejt nė logjikėn e gjėrave qė njė sfond i tillė, i mbingarkuar me mllefe, urrejtje, atentate, spiunazhe, sterkėmbsha e sabotime, do tė ēonte pandalshėm nė atė plojė tė turpshme tė 97-ės kur arriti pikun e vet tė skėterrshėm pėrēarja kombėtare Veri-Jug, vėllarasja, diversioni grek, shėrbimet e huaja, - gjithnjė si njė skenar i parapėrgatitur mjeshtėrisht nga shėrbimet e huaja me gjithė eksperiencėn e fituar nė kėsi plojash nė republika bananesh. Aktivizimi i ēmendur i nėnfushės komuniste risolli edhe njėherė nė skenė karakterin fatalist tė historisė shqiptare, revolucionet, grushtet e shtetit, puēet, klanizimin dhe polarizimin politiko-ekonomik, duke bėrė sunduese e tė gjithėpranishme nė fatet tona sektantizmin, sektet, apo mė troē ddo tė thuhej kopilizmin me gjithė kompleksin e mundshėm tė kopilėve, sikundėrse paraqitet zelli ideologjik komunist nė kushtet e skarcuara tė ideologjisė sė kuqe sot.  

Unė do tė desha, zonja e zotėrinj, t’ju tėrhiqja vėmendjen pėr leximin e librit memuaristik “Qendėrcikloni”, dhe sidomos, tė zhveshur prej ēfarėdo paragjykimi, tė ndėrtoni njė dialog me faktet dhe panoramėn e kėtyre viteve qė kaluam, me shpresėn se kriteret e leximit i pėrcakton gjithkush sipas mendėsisė. Por ka dhe kritere tė paluajtshme e tė pėrjetshme: gjithēka ka ndodhur, nuk e ribėn dot; ajo mbetet pėrvojė dhe si e tillė duhet asimiluar, rikuptimėsuar si pjesė e pandarė e pėrjetimeve tona edhe pse tė dhimbshme. Dhe kriteret mė tė epėrme e tė paluajtshme nė pėrvetėsimin e kėsaj pėrvoje historike janė, nė rradhė tė parė, atdhedashuria/shqiptarizmi dhe e Vėrteta. Nėse bien kėto dy nocione, atėherė s’ka rėndėsi kush i lexon kėto libra, sepse do tė ishte njėsoj sikur tė mos lexoheshin fare.

Ka nė mitet antike njė krijesė tė quajtur Argos. Ėshtė njė krijesė gjithėshikuese qė ka njėmijė sy. Sipas mitit, gruaja e Zeusit, Hera e bėri Argosin roje tė Ios, tė cilėn ajo nga xhelozia e kishte kthyer nė lopė. Por Hermesi, me urdhėr tė Zeusit, teksa i binte flautit, i hodhi nė sy Argosit pluhur, e mandej e vrau. Hera i mori njėmijė sytė e vdekur tė Argosit dhe i vendosi ne bishtin e palloit. A nuk ju duket dhe juve qė ky mit i shkon pėr shtat syve tė vrarė tė Argosit? A nuk ju duket se me kėto sy tė vdekur ėshtė stolisur dhe se pėrmjet tyre e shikon realitetin gjithė ajo dyndallė kanalesh televizive nė Shqipėri? Ndėrsa rrėfimi i Qemal Sakajevės ėshtė rrėfim nėpėrmjet syve tė Argosit, kur ky ishte ende i gjallė. Ndėrsa pėr sytė e vdekur, ju vetė e keni nė dorė: mjafton tė hapni nė shtėpi ekranin e televizioneve tona.

Agron Tufa