Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

 

FORUM

 

Edvin Cami, mėsues nė njė shkollė private

 

Fiktiviteti i notės, mospėrzgjedhja e nxėnėsve nė regjistrime bėjnė qė shkollat private tė mos shfaqin nivelin e duhur. Edvin Cami, mėsues nė shkollėn e mesme “Drita e Diturisė” nė Tiranė, shprehet pėr gazetėn Tema se sektori arsimor privat nuk i pėrgjigjet siē duhet kėrkesave profesionale, duke bėrė qė shumė shkolla private tė kenė mjaft probleme. Nė mjaft raste, sjellja e nxėnėsve, tė cilėt ndjejnė sigurinė e parave qė paguajnė pėr tė marrė diplomėn, u krijon vėshtirėsi tė shumta mėsuesve pėr tė zhvilluar njė proces mėsimor normal.

Ēfarė u ofrohet nxėnėsve nga ana e shkollės ku ju ushtroni veprimtarinė e mėsimdhėnies?

Pėrgjithėsisht, nė mjediset e shkollės nxėnėsve u ofrohen mundėsi tė mira pėr njė arsimim tė pėrgjithshėm. Nė drejtim tė infrastrukturės, shkolla ėshtė e pajisur mirė me laboratoret dhe mjetet e nevojshme didaktike, mundėsi tė gjera tė pėrdorimit tė kompjuterit dhe tė internetit pėr tė gjithė nxėnėsit, klasa tė pajisura me sisteme kondicionimi etj.. Njė investim i tillė ka gjetur njė pėrgjigje pozitive nė treg, duke bėrė qė, megjithėse relativisht e re, shkolla tė funksionojė me kapacitet tė plotė nė tė gjitha klasat pėr ēdo cikėl, duke treguar kujdesin e nevojshėm edhe pėr tė mos pasur klasa tė mbingarkuara. Konkretisht, nė klasat ku unė jap mėsim numri maksimal i nxėnėsve pėr klasė ėshtė 20. Krahasuar me mundėsitė e ofruara nga sektori shtetėror, ku dėgjojmė tė bėhet fjalė pėr klasa tė tejmbushura edhe me 60 nxėnės, mund tė thuhet se kushtet nė tė cilat unė punoj janė optimale pėr zhvillimin e njė procesi normal mėsimor.

Cili ėshtė kontingjenti i nxėnėsve qė ndjekin shkollat private dhe si ėshtė ecuria e tyre?

Deri tani fola pėr shkollėn ku jap aktualisht mėsim, por nisur nga pėrvoja disa vjeēare e njohjes me sektorin e arsimit privat nė pėrgjithėsi, mund tė them se ai, pavarėsisht se, nė ēdo rast, qėndron mbi atė shtetėror, nuk ėshtė konsoliduar ende. Nė shumė shkolla private, sidomos tė ciklit tė mesėm, vihet re pranimi i nxėnėsve pa kritere tė pėrzgjedhjes sė tyre. Me pėrjashtim tė kolegjeve turke dhe tė ndonjė shkolle tjetėr tė hapur me kapital tė huaj, ku nxėnėsit merren nė provime tė kujdesshme pėrpara pranimit, thuajse nė tė gjitha shkollat private mund tė regjistrohet ēdo nxėnės qė dėshiron, pavarėsisht nėse shfaq ose jo aftėsi dhe pėrgatitje tė mirė, apo nėse ka ose jo njė sjellje brenda normave tė pranueshme shoqėrore. Nxėnėsit e regjistruar nė shkollat private janė shpesh tė rritur nė familje tė pasuruara rishtas dhe u mungon njė edukatė e qėndrueshme familjare. Pėrgjithėsisht janė tė pėrkėdhelur e tė pamėsuar me disiplinėn e nevojshme pėr zhvillimin e njė procesi normal mėsimor dhe edukativ. Ndodh rėndom qė nė shumė gjimnaze private tė pranohen nxėnės qė nuk kanė qenė nė gjendje tė kalojnė klasėn nė shkolla tė tjera apo qė janė pėrjashtuar prej tyre pėr shkak tė problemeve tė rėnda disiplinore. Nė shumė shkolla private, sidomos tė mesme, mėsuesve u duhet tė pėrballen me nxėnės qė shfaqin probleme tė pėrdorimit tė drogės e tė alkoolit, tė braktisjes me forcė tė orėve tė mėsimit. Nxėnės tė tillė ndikojnė negativisht edhe nė sjelljen dhe nė ecurinė e nxėnėsve tė tjerė qė mund tė kenė aftėsi e prirje pozitive.

Ēfarė masash merren ndaj nxėnėsve me probleme tė kėsaj natyre?

Nė shkollėn tonė, nxėnės tė tillė nuk pranohen tė ndjekin studimet, por nė shumė shkolla private kam konstatuar me keqardhje se dėshira pėr pasurim tė shpejtė i shtyn shumė pronarė qė tė mos lejojnė pėrzgjedhje tė kontingjentit apo largim nga shkolla tė kėtyre elementėve tejet problematikė. Ėshtė krijuar bindja se, nėse paguan, ėshtė e lehtė tė diplomohesh nė njė shkollė private, pavarėsisht nga mėnyra e frekuentimit tė saj. Por mė duhet tė theksoj se kjo dukuri dėmton rėndė prestigjin e kėtyre shkollave dhe, nė njė treg relativisht tė ri e ende tė pakonsoliduar, mania pėr tė fituar shumė dhe shpejt, si pasojė e antireklamės, i hap rrugėn falimentimeve tė mundshme nė tė ardhmen, sikurse edhe ka ndodhur nė mjaft raste.

 

Tė dhėna pėr shkollat private nė Tiranė

Niveli i arsimit

8-vjeēar

i mesėm

Totali

Nr. i shkollave

52

28

80

Nr. i nxėnėsve

7 000

3 000

10 000

 

Tė dhėna pėr shkollat publike

Niveli i arsimit

8-vjeēar

i mesėm

Totali

Nr. i nxėnėsve

56 000

24 000

80 000

 

 

 

Arsimi, sfidat privat-shtetėror

Profesionalizimi, i kėrcėnuar nga nevoja pėr fitim tė shpejtė

 

Arsimi privat duket se po merr njė shtrirje tė gjerė kohėve tė fundit nė Shqipėri duke zėnė gjithnjė e mė tepėr njė vend mė tė konsiderueshėm nė arsimin shqiptar. Sot nė Tiranė kemi 80 shkolla private nė tė cilat mėsojnė rreth 10 mijė nxėnės gjė qė pėrbėn, gjė qė pėrbėn 12.5 pėr qind tė numrit total prej 80 mijė nėnėsish qė mėsojnė sot nė kryeqytet nė arsimin 8-vjeēar dhe tė mesėm. Mbipopullimi i shkollave publike ku shpesh kemi edhe klasa me nga 60 nxėnės, ku mėsuesit e kanė tė vėshtirė tė kujdesen pėr tė gjithė, por edhe mjaft fenomene e dukuri shqetėsuese tė pėrhapura tek tė rinjtė, sidomos nė shkolla tė mesme, bėn qė prindėrit tė gjejnė rrugė tė tjera pėr arsimimin dhe edukimin e fėmijėve tė tyre. Por shkollat private janė tė kėrkueshme prej tyre edhe pėr arsye se investimet si dhe shėrbimet janė mė tė mėdha nė shkollat private, ku nė mjaft raste ato ofrojnė edhe shėrbime tė tjera shtesė si grumbullimi dhe shpėrndarja e nxėnėsve me makinė, si nė rastin e shkollave 8-vjeēare, bėn qė pirndėrit tė shfaqin interes pėr tė qenė mė tė qetė pėr fėmijėt e tyre.

Problemet

Por shpesh arsimi privat shfaq fenomene problematike tė cilat bėjnė qė mjaft prindėr t’i tėrheqin fėmijėt e tyre nga kėto shkolla. Shpesh, shkollat private frekuentohen nga nxėnės tė cilėt e kanė tė pamundur tė pėrballojnė sistemin arsimor publik dhe i shohin shkollat private si njė mundėsi pėr tu diplomuar me pagesė. Po kėshtu, pagesa i jep njė pjese tė mirė tė kėtyre nxėnėsve sigurinė e notės, duke bėrė qė tė shfaqin shumė pak interes pėr mėsimin. Nė tė vėrtetė edhe vetė pronarėve tė kėtyre shkollave u intereson qė tė mos i mbesin nė klasė nxėnės tė tillė, me qėllim qė ata tė mos largohen nga shkolla, gjė qė sjell shpesh edhe fiktivitetin e notės. Njė tregues i kėsaj ėshtė edhe fakti qė kalueshmėria nė shkollat private ėshtė mbi 98 pėr qind, qė duket mjaft e lartė nė krahasim me sektorin publik. Po kėshtu, siguria pėr mosndėshkimin pėr probleme tė sjelljes, bėn qė tė krijohen mjaf probleme tė kėsaj natyre nė shkollat jopublike, gjė qė sjell edhe largimin e mjaft nxėnėsve tė tjerė qė janė tė interesuar pėr procesin mėsimor.

Tregu

Arsimi privat ėshtė njė dukuri mjaft e re nė arsimin shqiptar, e cila po krijon me mjaft vėshtirėsi tregun e vet. Tendenca pėr ta parė kėtė sektor thjesht si biznes, por pa menduar pėr njė fitim mė afatgjatė ka sjellė qė ky treg tė mos sjellė njė produkt tė me parametra profesionalė. Kjo vjen jo vetėm ngaqė ende nuk ėshtė krijuar pėrvoja e duhur pėr zhvillimin e kėtij sektori, por edhe prej faktit qė pornarėt e shkollave private, ashtu si tė ēdo ndėrmarrjeje private nė pėrgjithėsi, vijnė nga shtresa biznesmenėsh qė nuk kanė domosdoshmėrisht lidhje me arsimin. Po kėshtu, shpesh pronarėt e shkollave ndėrhyjnė vetė nė menaxhimin e tyre, pa kuptuar nevojėn e profesionalizmit nė kėtė fushė. Kjo ka bėrė qė mė tė sukseshme nė kėtė sektor kanė qenė, pėrgjithėsisht shkollat me kapital tė huaj, si kolegjet turke apo edhe shkolla teknike si Harry Fultz etj. Pėrvoja e huaj duket se ėshtė mė e aftė ti pėrgjigjet nevojave nė njė treg tė tillė tė pakonsoliduar siēėshtė ai i arsimit privat nė Shqipėri.

 

 

Faqe 12

 

Muhamed Mesi, ispektor nė Drejtorinė Arsimore Tirane

 

Shkollat private duket se nuk shfaqin ndonjė pėrparėsi ndaj atyre publike. Sipas drejtorisė arsimore, pėrveē kushteve mė tė mira tė ambjenteve dhe faktit qė nė to ka pak nxėnės pėr klasė, nuk vihet re ndonjė ndryshim nė procesin mėsimor, por edhe nė nivelin dhe aftėsitė e nxėnėsve.

Si duket niveli i arsimit privat nė Shqipėri. Cilat janė ndryshimet qė ai mund tė ketė krahasuar me arsimin publik?

Nė pėrgjithėsi arsimi privat nuk ka ndryshime tė mėdha nga ai publik. Kjo vjen pėr disa arsye. Nė rradhė tė parė programet mėsimore tė arsimit privat janė tė njėjta me atė tė arsimit publik, por po kėshtu edhe niveli i mėsuesve ėshtė pothuaj njėsoj. Madje mund tė thuhet se nė arsimin publik kemi mėsues tė vjetėr dhe me pėrvojė tė cilėt janė mė tė aftė se mėsuesit nė shkolla private. Pėrparėsi e shkollave private ėshtė se klasat janė mė tė vogla, me mė pak nxėnės gjė qė e lehtėson punėn e mėsuesit pėr tė zhvilluar orėn e mėsimit, si dhe pėr tė ndjekur ecurinė e nxėnėsve. Po kėshtu njė tjetėr pėrparėsi e shkollave private ėshtė se kanė kushte mė tė mira dhe mė komode tė ambjenteve. Nė kėtė, drejtim ka njė mangėsi qė e ndeshim nė shkollat private, e cila ka tė bėjė me mungesėn e terreneve sportive, gjė tė cilėn, pėrgjithėsish shumė shkolla e kanė zgjidhur duke shfrytėzuar ambjente me qira. Pėrsa i pėrket procesit mėsimor, ndryshojnė fare pak lėndė, si informatika dhe gjuhėt e huaja tė cilat zhvillohen nė njė program mė tė zgjeruar nė shkollat private.

Nė njė farė mėnyre, thuhet shpesh se ka njė dorlėshim nė nota nė shkollat private, por gjithsesi, njė gjė e tillė do tė mund tė vėrtetohet nė maturėn shtetėrore e cila ėshtė vendosur tė aplikohet tani, pasi testimi do tė jetė i pėrgjithshėm dhe do tė mund tė na japė njė ide mė tė qartė pėr kėtė.

Si duket ecuria e nxėnėsve nė shkollat private dhe a kanė dallim ata nga nxėnėsit e tjerė tė shkollave publike?

Nė pėrgjithėsi nuk ka shumė dallim. Ndryshime mund tė vėrehen disi nė shkollat e mesme, pasi nė shkollat 8-vjeēare nxėnėsit janė pothuaj njėsoj. Shkollat private nuk kanė ndonjė pėrparėsi nė kėtė drejtim, pasi ato nuk ushtrojnė teste apo kritere pėrzgjedhėse nė pėrgjithėsi, pėr regjistrimin e nxėnėsve. Me pėrjashtim tė Kolegjit Turk dhe shkollės Harry Fultz, nė asnjė shkollė private nuk pėrdorin kufizime pėr regjistrimet e nxėnėsve. Kjo vjen edhe prej faktit qė pronarėve u intereson tė tėrheqin sa mė shumė nxėnės pasi u intereson mbi tė gjitha fitimi. Po kėshtu kritere pėrzgjedhėse nuk pėrdoren as pėr shkollat teknike nė sektorin privat, ndėrkohė qė nė sektorin shtetėror nė kėto shkolla nxėnėsit mund tė regjistrohen vetėm pasi kalojnė testet pėrkatėse. Sigurisht, mungesa e pėrzgjedhjes sjell njė farė rėnie tė nivelit tė nxėnėsve.

Cili ėshtė kontrolli qė juve ushtroni nė shkollat jopublike dhe cfarė cfarė ju ka rezultuar gjatė kėtij procesi?

Kontrolli qė ne ushtrojmė nė shkollat private ėshtė i njėjtė me atė qė ushtrojmė nė shkollat publike pa dallim. Ne kontrollojmė me rigorozitet drejtoritė me tė gjithė aksesorėt e saj. Kontrollojmė planin mėsimor, planin edukativ, ligjshmėrinė programet, pasi ndodh qė shkollat nė shkollat private tė bėhen ndryshime nė programe duke shtuar apo hequr lėndė tė ndryshme. Nė kėto raste ne ndėrhyjmė qė tė mos bėhen ndryshime nė programe, jashtė asaj hapėsirave tė pėrcaktuara nga ministria. Po kėshtu kontrollojmė pajisjet, laboratorėt, tė cilat kėto shkolla janė tė detyruara t’i blejnė pėr t’i vėnė nė shėrbim tė nxėnėsve etj. Nuk mund tė thuhet se ka ndonjė rezultat tė veēantė gjatė inspektimit nė shkollat private nė krahasim me ato publike. Kemi pasur kujdes tė veēantė tek amzat, pėr tė mos lejuar ndonjė abuzim tė mundshėm, por nuk ka patur deri tani ndonjė problem, pasi vetė shkollat janė tė interesuara tė jenė nė rregull, pasi nuk dėshirojnė tė prishin emrin e tyre.

Njė fenomen negativ deri mė tani ka qenė ekzistenca e shkollave tė palicensuara tė cilat ushtronin veprimtarinė e tyre, por tashmė ato janė mbyllur dhe mund tė themi se sot nuk kemi mė asnjė shkollė tė palicensuar.

 

 

 

Siguria, ēelėsi qė mund tė

hapėsh njė shkollė private

 

Siguria e objektit dhe e vazhdimėsisė sė procesit! Kjo ėshtė kryefjala nė procedurat qė kėrkohet pėr tė hapur njė shkollė private, ndėrkohė qė duhen plotėsuar edhe njė sėrė kriteresh tė cilat Ministria e Arsimit i ka vendosur si kusht pėr tė licensuar subjektet e interesuara pėr kėtė lloj aktiviteti.. Garancitė kryesore qė aplikues pėr tė hapur njė shkollė private duhte tė plotėsojė janė ato qė kanė tė bėjnė me sigurimin e ambjenteve tė pėrshtatshme pėr tė zhvilluar njė proces mėsimor. Pėr kėtė aplikuesi duhet tė paraqesė si pjesė tė dokumentacionit pėr licensim dokumentacionin ligjor, qė i jep tė drejtė subjektit tė pėrdorė ndėrtesėn dhe mjediset e tjera ndihmėse nė vendin ku do tė hapet shkolla, ku duhet qe sipėrfaqja dhe mjediset tė jenė tė mjaftueshme pėr zhvillimin e procesit mėsimor, nė tė gjitha nivelet, pėr tė cilat subjekti do tė licensohet. Kėshtu subjekti duhe tė ketė pėr ciklin 9-vjeēar institucioni duhet tė ketė tė paktėn 9 dhoma pėr klasa si dhe dy dhoma mėsuesish. Ku dhe veē tė tjerash duhen plotėsuar edhe paramentrat e ndriēimit si dhe paramentrat higjeno-sanitare. Gjithashtu subjekti qė kėrkon tė hapė njė shkollė private duhte tė posedojė edhe tėrė bazėn materiale tė nevojshme pėr procesin mėsimor, ku pėrfshihen edhe tė gjitha mjetet didaktike tė detyrueshme nga ministria.

Pėrsa i pėrket programeve, ēdo aplikues duhet tė ketė tė pregatitur planin mėsimor qė do tė zbatojė, programet lėndore, listėn e teksteve mėsimore qė do tė pėrdoren si dhe listėn e plotė tė stafit drejtues. Po kėshtu duhet paraqitur edhe informacioni i nevojshėm mbi planin afatmesėm dhe afatgjatė tė zhvillimit institucional, format e organizimit tė mėsimit dhe tė kontrollit tė dijeve tek nxėnėsit, tė drejtat dhe detyrimet e nxėnėsve dhe mėsuesve. Paraprakisht subjekti duhet tė ketė tė pėrcaktuar 60 pėr qind tė stafit pedagogjik pėrpara fillimit tė ushtrimit tė aktivitetit.

Po kėshtu janė edhe isa paramtra tė tjera tė cilat duhet tė pėrcaktohen qė nė fillim si tarifat tė cilat do tė paguajė ēdo nxėnės pėr frekuentimin e shkollės si dhe numrin e nxėnėsve qė do tė ketė pėr ēdo klasė.

Njė nga kriteret kryesore pėr njė aktivitet tė tillė ėshtė edhe garancia financiaretė cilėn cdo subjekt duhet tė paraqesė pėr tė marrė licensėn. Kėshtu ēdo subjekt ėshtė i detyruar tė paraqesė dokumentacionin qė vėrteton garancitė financiare, ngurtėsim bankar minimalisht 100.000 lekė deri nė momentin e vlerėsimit tė kėrkesės nga MASH.

 

Tarifat pėr licensim

 

Tarifa pėr ēdo leje tė dhėnė do tė jetė si mė poshtė:

Pėr kopshtet 30.000 (tridhjetė mijė) lekė.

Pėr shkollat e ciklit tė ulėt fillor 40.000 (dyzet mijė) lekė.

Pėr shkollat e ciklit tė lartė 9-vjeēar 40.000 (dyzet mijė) lekė.

Pėr shkollat 9-vjeēare 60.000 (gjashtėdhjetė mijė) lekė.

Pėr shkollat e mesme tė pėrgjithshme 50.000 (pesėdhjetė mijė) lekė.

Pėr shkollat e mesme teknike-profesionale e social-kulturore 60.000 (gjashtėdhjetė mijė) lekė.

Pėr kurset plotėsuese (IAPPrP) 60.000 (gjashtėdhjetė mijė) lekė.