Asgjė pėr tu shqetėsuar
Kryeministri, Sali Berisha, po pėrpiqet tė korrigjojė imazhin e tij nė publik duke u pėrpjekur tė bėjė lojė luftash me ministrat, madje dhe zėvendėsministrat e kabinetit tė tij, pėr tė ilustruar me kėtė mungesėn e kontrollit mbi qeverisjen dhe frymėn e debatit brenda qeverisė. Nė njė inskenim thuajse banal, kryeministri dhe dy zyrtarėt e tij tė financave debatuan mbi shifrėn e rritjes ekonomike nė vend. Sipas kryeministrit, Sali Berisha, kjo ka qenė fillimisht 14 pėr qind, pastaj, po sipas tij, u bė 12 pėr qind dhe sė fundmi, po sipas tij dhe INSTAT, u bė 9,9 pėr qind, kurse sipas zyrtarėve tė financave ajo ėshtė rreth 7 pėr qind, e sipas FMN, 6 pėr qind. Kjo kakofoni shifrash, qė dėshmon mes tė tjerash krizėn e ekspertizės dhe besueshmėrisė sė institucioneve tona statistikore, u pėrdor dje publikisht prej Berishės, jo pėr tė dėshmuar krizėn e statistikės te ne, por pėr tė demonstruar fuqinė e debatit dhe mungesėn e kontrollit tė tij tė plotė mbi ekipin qė drejton.
Loja luftash, e shfaqur para kamerave, natyrisht qė nuk i shpėtonte dot detajeve tė buzagazit tė ministrit tė Financave dhe qetėsisė sė zėvendėsministrit tė tij. Rritja dyshifrore ka qenė prej muajsh refreni i propagandės elektorale tė kryeministrit Berisha. Askush tjetėr veē tij nuk e thoshte dhe nuk e citonte. Ai e shpiku, e shpalli dhe zhvlerėsoi vetė. Tashmė, pėr tė shmangur efektin banal qė pati nė publik rritja e tij dyshifrore, ai po pėrpiqet tė shpikė njė konflikt fals me autoritetet e financave, tė cilat janė tė dėnuara tė mos bėjnė shumė propagandė me shifrat, pasi mbi bazėn e tyre ndėrtojnė buxhetin dhe politikat financiare.
Por pėrtej lojės sė Berishės pėr debat me Boden, zbulohet njė prirje tjetėr e papėrgjegjshme nė qeverisje, ajo e debatit mbi perceptimin e rezultateve dhe jo mbi realitetin e tyre. Kryeministri e shikon qeverisjen si njė betejė propagandistike dhe jo si plan konkret veprimi. Nėse debati Bode-Berisha do ishte real, do tė ishte njė katastrofė e vėrtetė pėr vendin, pasi ne do tė kishim minimumi njė kryeministėr qė nuk ka njė plan tė tij pėr qeverisje, por njė tabelė emulacioni socialist, ku shėnon me shkumės shifrat qė do. Nėse debati do tė ishte i vėrtetė, atėherė njėri prej tyre duhet tė jepte dorėheqjen. Duhet tė jepte dorėheqjen, pasi diferenca pėr atė qė ata debatojnė nuk ėshtė njė shifėr e zakonshme, por shifra mbi tė cilėn ėshtė mbėshtetur buxheti dhe perspektiva e zhvillimit tė vendit.
Por nuk ka vend pėr panik, pasi nuk janė duke debatuar pėr rritjen ekonomike. Atė e dinė sa ėshtė dhe nuk kanė ndonjė plan pėr ta rritur apo pėr ta ēuar aty ku duan. Nuk kanė fare asnjė plan dhe ajo shkon sa tė dojė, ose rritet, ose bie vitin qė vjen. I vetmi plan i tyre ėshtė tė justifikojnė budallallėkun tremujor tė Berishės qė del ekran mė ekran dhe thotė se Shqipėria ka rritje dyshifrore.
Problemi i vetėm qė mendoj se del pas kėsaj ėshtė vetėm se mos kėtė debat tė inskenuar nė ekrane ua pėrkthen dikush pėrfaqėsuesve tė institucioneve ndėrkombėtare financiare, pasi mund tė vihen nė alarm duke e marrė seriozisht mungesėn e seriozitetit tė qeverisjes. Kėtu nuk ka vend pėr panik, pasi diferencat nė shifra tė tilla shkaktojnė tėrmete vetėm nė ato vende, ku kėto shifra janė efekt i njė plani veprimi dhe qeverisjeje. Te ne kėto shifra janė rezultat i njė ekonomie tė re nė zhvillim pa ndonjė strategji, tė cilėn jo vetėm qė nuk e parashikojmė dot sa do tė jetė, por nuk kemi as fuqi ta llogarisim, pasi ndodh. Pėr kėtė shkak debati nuk ėshtė real, nuk ėshtė pėrmbajtėsor dhe nuk iu thotė asgjė as ekspertėve dhe as qytetarėve shqiptarė. Ėshtė thjesht njė nevojė politike e kryeministrit tė shmangė efektin qesharak tė deklaratave tė tij paraelektorale pėr rritje dyshifrore, pėr shkak tė furtunės sė krizės ekonomike qė po i afrohet vendit dhe si pasojė e krizės botėrore. Nė atė debat nuk ka asnjė lajm tė ri. As qetėsia e Bodes dhe Mimės dhe as ngritja e zėrit tė Berishės nuk kanė tė bėjnė me rritjen ekonomike dhe as me performancėn e qeverisjes. Janė thjesht nevoja personale tė Berishės dhe, sa herė ai ka tė tilla, tė tjerėt janė gati ti mbajnė oturakun.
back | 06.01.2009
Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė!
Ky ndoshta ėshtė editoriali i fundit i Faktor Plus. Pėr dy vite radhazi jemi takuar ēdo natė pėr tė diskutua...
Sandri propozon zgjidhjen pėr trasparencėn e WC te grevisteve
Kėrkesa e doktorit pėr trasparencėn e cadrave hyri nė ditėn e 17-tė. Dhjetra deputete tė qeverisė, po sido...

Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė! | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... Nje interviste e gjate e Mero Baze per Celeribity (Botim i gazetes Ballka | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... | 31.12.1969
Tė tjera...
» Njė kėshillė pėr tė plotėsuar kushtet pėr vizat brenda ditės
27.05.2010
» Berisha duhet tu japė llogari ndėrkombėtarėve pėr transparencėn
26.05.2010
» Berisha po mbulon dėshtimet e tij duke sulmuar opozitėn
24.05.2010
» Berisha po lartėson kundėrshtarėt duke njollosur tė djathtėn
21.05.2010



