Vota ime: Pėr Polin e Lirisė
Herėn e fundit qė kam votuar, sipėr derės sė qendrės sė votimit, njė parullė e madhe lexonte: Votat pėr Frontin, plumb pėr armikun! Kuptohet qė nė ato kushte nuk bėhej fjalė pėr zgjedhje - e vetmja alternativė votimi ishin kandidatėt e Frontit Demokratik. Ndėrsa, kur pėr herė tė parė mu dha mundėsia tė bėja njė zgjedhje nė votim (nė marsin e vitit 1991), njėra nga alternativat ishte vetja ime - isha kandidat pėr deputet i Partisė Demokratike. Por njė problem teknik mė pengoi tė hidhja votėn nė zgjedhjet e para tė lira pas 50 vjetėsh nė Shqipėri. Dhe pastaj, nė tė gjitha zgjedhjet e mėvonshme, fati e deshi qė tė isha larg mėmėdheut nė ditėn e votimit...
Pas disa javėsh, duket se fati do tė bėjė qė pėr herė tė parė nė jetėn time tė marr pjesė nė zgjedhje qė, nė dashtė Zoti, do tė jenė tė lira e tė ndershme. Dhe pavarėsisht se vota ėshtė e fshehtė, meqenėse opinionet e mija kam kohė qė i bėj publike, e quaj tė arsyeshme qė edhe votėn time ta bėj publike. Mė poshtė do tė tregoj se pėr kė do tė votoj dhe pse.
Meqenėse jam biri i dy njerėzve qė u burgosėn ose internuan pėr arsye politike gjatė regjimit komunist, dhe qė kishin nė rrethin familjar vėllezėr, motra, kushėrinj e kushėrira qė kishin pėsuar tė njėjtin fat (rrethi i ynė familjar akumuloi mbi 100 vjet burgim e internim politik gjatė atyre viteve tė errėta), pjesa emocionale e qenies sime ėshtė natyrshėm e prirur drejt sė djathtės. Ndėrkohė, pjesa racionale e qenies sime analizon me ftohtėsi alternativėn e majtė.
Duke u kthyer nė verėn e vitit 1997, kur e majta mori pushtetin, kujtoj se si shumė ish-tė persekutuar tė tjerė ndjeva goxha ligėshti nė shpirt pėr faktin e thjeshtė se e majta ishte trashėgimtarja e drejtpėrdrejtė e PPSH. Ndėrkohė, duke u udhėhequr nga motoja Kurrė mos i dėshiro atdheut tė keqen pėr hir tė njė fitoreje tė ardhme tė partisė tėnde, si ndoshta pak ish-tė persekutuar tė tjerė, urova me gjithė zemėr qė premtimet e tė majtėve nė verėn e vitit 1997 tė bėheshin realitet.
Por, nė fakt, tetė vitet e qeverisjes sė majtė fatkeqėsisht provuan se premtimet e socialistėve ishin thjesht njė poezi e ėmbėl, e se qeverisja e tyre nuk ishte veēse njė prozė e hidhur. Pėr kėtė arsye, pjesa racionale e vetes time e ka tė vėshtirė tia japė votėn tani sė majtės.
Njė alternativė e natyrshme pėr votėn time do tė ishte PD. Jo pak drejtues tė saj janė miq tė mi, me tė cilėt kam bashkėpunuar qė ditėn e themelimit tė PD, dhe me tė cilėt kam jo pak pikėpamje tė pėrbashkėta. Si tė tillė, ata do ta meritonin votėn time. Por, meqenėse do tė futen nė Kuvend falė aprovimit tė Berishės, ata kanė njė handikap tė madh - janė tė detyruar moralisht ta votojnė atė pėr kryeministėr.
Dhe kjo gjė mua nuk mė pėlqen. Sepse e kam tė vėshtirė tė shoh nė kolltukun e kryeministrit ish-komunistin qė urdhėroi rrahjen e ish-pronarėve dhe ish-tė persekutuarve nė grevėn e urisė sė vitit 1994. Sepse e kam tė vėshtirė tė shoh nė kolltukun e kryeministrit njeriun kokėfortė qė nuk pranoi nė fillim tė vitit 1997 promemorien e Dashamir Shehit, zbatimi i sė cilės do tė ndalonte shkatėrrimin e Shqipėrisė dhe ardhjen e ish-komunistėve nė pushtet.
Njė alternativė tjetėr e natyrshme pėr mua do tė ishte edhe Partia Republikane. Kjo sepse PR synon tė mė kthejė mua e shumė tė tjerėve pronat qė gjyshėrve tanė ua rrėmbyen komunistėt.
Por PR do tė futet nė Kuvend vetėm falė votave tė PD. Si e tillė, ajo nuk do mund tė bėjė dot gjė pėr pronat tona - ajo thjesht do tė jetė nėn diktatin e ish-komunistit Berisha.
Dhe tani tė ndalojmė pak mė gjatė te Poli i Lirisė.
Aleksandėr Meksi, udhėheqėsi politik i kėsaj lėvizjeje, ka deklaruar publikisht se Poli i Lirisė mund tė bėjė koalicion paszgjedhor me PD vetėm me kushtin qė Berisha tė mos jetė kryeministėr. Pėr kėtė arsye, votėn time do tia jap me gjithė zemėr kėtij Poli.
Poli i Lirisė ėshtė lėvizja qė mbledh rreth vetes ish-pronarėt, ish-bejlerėt e ish-agallarėt, tė cilėve Enver Hoxha ua mori tokėn pa asnjė shpėrblim, dhe tė cilėve pasardhėsit e tij nuk kanė ndėrmend as tua kthejnė e as ti dėmshpėrblejnė. Pėr kėtė arsye, votėn time do tia jap me gjithė zemėr Polit tė Lirisė.
Sė fundi, por jo mė sė pakti, Poli i Lirisė ėshtė lėvizja qė mbledh rreth vetes njerėzit qė u rrahėn, burgosėn, internuan e persekutuan ēnjerėzisht nga komunistėt. Prandaj, pėr hir tė plagėve tė shkaktuara nė kurrizin e babait tim nga kamxhiku nė hetuesinė komuniste, pėr hir tė hundės sė thyer tė tezes time nė tė njėjtėn hetuesi, pėr hir tė internimit tė gjatė tė hallave tė mija, pėr hir tė vuajtjeve pafund tė dajės tim e shumė e shumė kushėrinjve tė mi, votėn time do tia jap me gjithė zemėr Polit tė Lirisė.
Dashtė Zoti qė tė sė njėjtės mendje tė jenė edhe shumė tė djathtė si unė!
back | 13.06.2009
Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė!
Ky ndoshta ėshtė editoriali i fundit i Faktor Plus. Pėr dy vite radhazi jemi takuar ēdo natė pėr tė diskutua...
Sandri propozon zgjidhjen pėr trasparencėn e WC te grevisteve
Kėrkesa e doktorit pėr trasparencėn e cadrave hyri nė ditėn e 17-tė. Dhjetra deputete tė qeverisė, po sido...

Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė! | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... Nje interviste e gjate e Mero Baze per Celeribity (Botim i gazetes Ballka | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... | 31.12.1969
Tė tjera...
» Njė kėshillė pėr tė plotėsuar kushtet pėr vizat brenda ditės
27.05.2010
» Berisha duhet tu japė llogari ndėrkombėtarėve pėr transparencėn
26.05.2010
» Berisha po mbulon dėshtimet e tij duke sulmuar opozitėn
24.05.2010
» Berisha po lartėson kundėrshtarėt duke njollosur tė djathtėn
21.05.2010



