Autostrada dhe gomari
Nė Kukės gjithēka mund tė mungojė, por respekti pėr Amerikėn jo. Ėshtė e vetėkuptueshme qė njėri ndėr hotelet mė tė frekuentuara tė qytezės quhet Amerika dhe i pėrngjan njė parku me lule plastike. Hoteli ka njė ashensor qė duket modern dhe i cili funksionon, vetėm nėse mbi pullat me numrat e kateve vendosni kartėn qė shėrben edhe si ēelės pėr tė hapur dhomėn - atėherė ashensori do tė niset. Shpesh edhe nuk niset, njė dreq e di pse. Sidoqoftė, mysafirėve duket se u pėlqen qėndrimi nė hotelin Amerika. Interneti punon pa ndėrprerje dhe me shpejtėsi, kėshtu qė jo vetėm turistėt amerikanė tė armatosur me telefonat e tyre BlackBerry mund tė kyēen nė Facebook dhe tu tregojnė familjarėve tė tyre matanė Atlantikut se gjenden diku larg (Mom, im in Albania!). Para dhjetė vjetėsh hotel Amerika ka qenė strehė emergjente pėr shumė gazetarė, tė cilėt raportonin pėr eksodin e refugjatėve kosovarė tė pėrndjekur nga forcat serbe. Shumė shqiptarė tė Kosovės nė atė kohė pėr herė tė parė takoheshin me bashkėkombėsit e tyre matanė kufirit. Kukėsi dhe rrethina i pėrngjanin trevave tė shkreta tė hėnės, jo pak kosovarė edhe sot kėtė lokalitet e quajnė Ku-ku dhe jo Kukės. Ky rajon ishte lėnė pas dore nga regjimi komunist, i cili dominohej prej politikanėve tė jugut tė Shqipėrisė.
Nė sytė e tyre veriu ishte i dyshimtė, sepse pothuaj nuk kishte luftuar kundėr pushtuesve italianė dhe gjermanė, sepse nuk e kishte pėrqafuar ideologjinė komuniste, sepse nuk pranonte tė shlyhej kultura dhe historia e krijuar nga intelektualėt nė veri tė Shqipėrisė, me Shkodrėn si qendėr. Kur u rrėzua diktatura, mijėra shqiptarė veriorė u vėrsulėn drejt Tiranės, ndėrtuan kasolle nė periferi e nė qendėr tė kryeqytetit, liria absolute u shndėrrua nė keqpėrdorim absolut. Ishte njė lloj hakmarrjeje ndaj terrorit komunist dhe pėrbuzjes. Njė hakmarrje nė kohė tė gabuar dhe me pasoja fatale. Jo vetėm pėr shkak tė kėtyre sjelljeve shqiptarėt veriorė nga qytetarėt e Tiranės, jo pak prej tyre po ashtu ardhacakė nga jugu, filluan tė etiketohen si ēeēenė. Me kėtė sinonim synohej tė tregohej prapambeturia e tyre. Qė nga viti 1991, pra qė kur nė Shqipėri, siē thuhet, fitoi demokracia, Kukėsi dhe rrethina nuk kanė pėrfituar pothuaj asgjė. Banorėt shpesh tregojnė njė legjendė, sipas sė cilės njėherė nė kėtė rajon kishte ardhur njė dreq pėr tė jetuar. Ditė e net kishte kėrkuar njė vend pėr tė ndrequr folenė, kishte parė malet e errėta dhe gropat e thella, gurėt e thepisur dhe kodrat e larta. Nė fund kishte hequr dorė, ishte larguar, sepse edhe dreqit ky vend i ishte dukur i shkėputur nga bota.
Ngjashėm mund tė kenė menduar edhe banorėt e Kukėsit gjatė jetės sė tyre tė vėshtirė. Kėtu lart, mes maleve tė Shqipėrisė sė Veriut, jetojnė vetėm ata qė skanė pasur nga tia mbajnė dhe me kalimin e viteve janė pajtuar me fatin e tyre jo aq buzėqeshės. Gati asnjė mėsues nuk dėshiron tė japė mėsim nė Kukės dhe fshatrat pėrreth, po ashtu edhe korpusi policor i Kukėsit ėshtė i pėrgjysmuar, sepse askush nuk dėshiron tė vijė kėtu pėr tė punuar e jetuar. Tė rinjtė ėndėrrojnė njė vend pune nė Greqi apo Itali, ose edhe mė larg, nė Zvicėr e Gjermani, si shumė bashkėvendės tė tyre, tė cilėt me paratė qė fitojnė nė mėrgim mbajnė familjet e mbetura kėtu. Kukėsit mbi tė gjitha i ka munguar njė rrugė, njė udhė e shpejtė qė e lidh kėtė rajon me pjesėn tjetėr tė vendit. Nė kohėn e komunizmit udhėtimi me autobusė pėr nė Tiranė zgjaste gati dhjetė orė. Nė Kukės tregojnė se si nė kėta autobusė shpesh vdisnin gra shtatzėna, tė cilat niseshin pėr vizita mjekėsore ose pėr tė lindur nė Tiranė.
Kėto tregime tani pėrfundimisht do ti takojnė tė kaluarės, asaj tė kaluare, pėr tė cilėn pėrgjegjės ėshtė diktatori Enver Hoxha dhe ndihmėskasapėt e tij, disa prej tė cilėve janė ende gjallė dhe paturpėsisht mbrojnė regjimin qė i poshtėroi, i mposhti, i shpėrfytyroi shqiptarėt. Shenjat e ndryshimit shihen qė nė hyrje tė Kukėsit. Viadukte dhe ura, e mbi to disa punėtorė maqedonas qė nė lartėsi duken si miza; firma maqedonase Granit ėshtė kontraktuar nga Qeveria e Shqipėrisė pėr ndėrtimin e segmentit tė autostradės nga kufiri i Kosovės deri afėr tunelit tė Kalimashit. Kėtu e tutje, pėrmes maleve e kodrave tė ēara tė Mirditės, deri nė Milot pėrgjegjės pėr ndėrtimin e rrugės ėshtė firma amerikane Bechtel dhe ajo turke Enka. Ky ėshtė terreni mė i vėshtirė. Ėshtė dashur tė ndėrtohen 29 ura dhe viadukte, si dhe tuneli i Kalimashit i gjatė 5,6 kilometra pėr tė bėrė tė pamundshmen tė mundshme: shkurtimin e kohės sė udhėtimit prej Kukėsit nė Tiranė prej 6, 7 ose 8 orėve (varėsisht nga kushtet atmosferike), nė vetėm dy orė. Pak para Kalimashit gjendet kampi i punėtorėve tė konsorciumit Bechtel & Enka. Kėtu ushqehen dhe flenė mbi 500 punėtorė, kryesisht turq, amerikanė dhe kroatė. Tė gjithė ushqehen nė kuzhinėn e kampit. Nė hyrje tė tunelit tė Kalimashit secili vizitor pajiset me njė numėr, njė pllakė hekuri. Nė rast tė ndonjė aksidenti fatal ekipet shpėtuese mund ti identifikojnė viktimat pėrmes kėtyre numrave. Derisa njėri tunel tashmė ėshtė hapur, nė tjetrin po punohet me ngulm. Brenda nė tunel makina tė shumta e gjejnė rrugėn e tyre nėpėr pluhurin infernal, pėr fat tė mirė deri mė sot nė kantiere nuk ka pasur asnjė viktimė. Prej 3.500 punėtorėve mbi dy tė tretat janė shqiptarė, kryesisht nga Kukėsi dhe Mirėdita, njerėz qė ndoshta pėr herė tė parė nė jetėn e tyre punojnė me rrogė. Njė punėtor me tesha tė pluhurosura thotė: Ky ėshtė ēlirimi i vėrtetė i Kukėsit, rruga, rruga, superstrada ėshtė shpėtimi ynė.
Ėshtė fushatė zgjedhore dhe nė kėtė ditė qershori ėshtė vėshtirė tė takosh zyrtarėt e Kukėsit. Megjithatė, pak para mesnatės kryetari i bashkisė, Hasan Halilaj, gjen kohė pėr tė biseduar. Nė zyrėn e tij opulente ai thotė se tani e tutje Kukėsi do tė jetė kryeqyteti i shqiptarėve. Duket qė kėtė e ka me gjithė mend, kur thotė: Dy orė deri nė Tiranė, dy orė deri nė Prishtinė, dy orė deri nė Shkup. Kukėsi po bėhet qendėr rajonale. Nuk mungojnė as krahasimet e mėdha. Shikoni rreth e rrotull. Kukėsi dhe rrethina kanė natyrė tė mahnitshme, liqene, lumenj. Si nė Zvicėr. Vetėm rruga na ka munguar, - thotė Halilaj, i cili ėshtė anėtar i Partisė Demokratike. Edhe retorika e tij ėshtė krejtėsisht partiake. Nėse ndokush e pyet Halilajn se pse nė ditėn e hapjes sė tunelit nga kryeministri, Sali Berisha, dhe ai kosovar, Hashim Thaēi, nuk ishte i ftuar asnjė politikan i Partisė Socialiste, ta zėmė Pandeli Majko, Halilaj e gjen shpėtimin nė cinizėm: Ne nuk e kemi ndėrmend ta prishim rrugėn e vjetėr. Atė do tua lėmė socialistėve. Pėrtej polarizimeve politike argumenton Sokol Kolgjini, njė biznesmen lokal, i cili shet kompjuterė, Coca-Cola dhe instalon lidhje interneti nė Kukės. Ai thotė se me ndėrtimin e rrugės mund tė gjallėrohet ekonomia, sepse tani nuk duhet humbur aq shumė kohė pėr tė sjellė mall nga porti i Durrėsit. Po ashtu edhe bujqit e Kukėsit tani mė lehtė mund plasojnė prodhimet e tyre nė tregjet e qyteteve shqiptare. Mbi tė gjitha nė Kukės mbretėron shpresa se autostrada do tė ndikojė nė ndėrprerjen e shpopullimit tė rajonit. Madje disa shpresojnė se jo pak shqiptarė veriorė, tė cilėt jetojnė nė Tiranė, tani sė paku pėr fundjavė do tė kthehen nė vendlindje, nė ajėr tė pastėr, siē thotė Kolgjini.
Pėr ndėrtimin e kėsaj rruge shteti shqiptar ėshtė fundosur thellė nė borxhe. Jo tė gjithė janė tė entuziazmuar me kėtė investim tė shtrenjtė, mbase mbi njė miliard euro. Shpenzimet e sakta nuk dihen ende, sepse rruga ende nuk ka pėrfunduar, me gjithė pėrshtypjen qė e krijoi Berisha me ceremonitė e tij inauguruese parazgjedhore. Barra financiare pėr shtetin shqiptar ėshtė e madhe. Ndaj kėtyre kritikave Berisha ėshtė pėrgjigjur: Po tė jetė nevoja, do tė shesim edhe stolitė e grave dhe kėtė rrugė do ta ndėrtojmė. Si ēdo investim i madh edhe projekti i rrugės qė tani e ka lidhur Shqipėrinė Veriore dhe Kosovėn me Tiranėn dhe detin Adriatik ėshtė shoqėruar me akuza pėr korrupsion. Tė gjithė kritikėt Berisha, me zėrin e tij tė ngjirur dhe shpesh irritues, pėrpiqet ti mbėshtesė pėr muri me akuzėn se nuk ia duan tė mirėn kombit, se janė madje shqiptarofobė. Kėshtu, ky projekt i rėndėsishėm ėshtė bėrė pjesė e debateve polarizuese shqiptare, tė cilat e mbajnė peng Shqipėrinė prej vitesh. Stuhia e sulmeve tė Berishės ka ndikuar qė edhe opozita e majtė tė kundėrsulmojė nė mėnyrė irracionale, duke njoftuar se me paratė e harxhuara pėr rrugėn do tė mund tė ndėrtoheshin shkolla. Sa i pėrket rėndėsisė qė ka kjo rrugė pėr Kosovėn kėtu duhet kujtuar njė deklaratė e politikanit serb, Vuk Drashkoviē. Para shpalljes sė pavarėsisė, kur Drashkoviē ende ishte ministėr i Punėve tė Jashtme tė Serbisė, ai kishte kėrcėnuar se, nėse shkėputet Kosova, atėherė Beogradi do tė bllokojė tė gjitha rrugėt dhe shqiptarėt e Kosovės vetėm me gomar mund tė shkojnė nė Shqipėri. Sot mund tė themi qė kjo ka qenė njė fyerje e rėndė qė Drashkoviē i ka bėrė kėsaj kafshe aq tė urtė dhe aq kėmbėngulėse.
back | 06.07.2009
Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė!
Ky ndoshta ėshtė editoriali i fundit i Faktor Plus. Pėr dy vite radhazi jemi takuar ēdo natė pėr tė diskutua...
Sandri propozon zgjidhjen pėr trasparencėn e WC te grevisteve
Kėrkesa e doktorit pėr trasparencėn e cadrave hyri nė ditėn e 17-tė. Dhjetra deputete tė qeverisė, po sido...

Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė! | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... Nje interviste e gjate e Mero Baze per Celeribity (Botim i gazetes Ballka | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... | 31.12.1969
Tė tjera...
» Njė kėshillė pėr tė plotėsuar kushtet pėr vizat brenda ditės
27.05.2010
» Berisha duhet tu japė llogari ndėrkombėtarėve pėr transparencėn
26.05.2010
» Berisha po mbulon dėshtimet e tij duke sulmuar opozitėn
24.05.2010
» Berisha po lartėson kundėrshtarėt duke njollosur tė djathtėn
21.05.2010



