Berisha paralajmėron pėrkeqėsim tė qėndrimit tė BE me Shqipėrinė
Kryeministri, Sali Berisha, bėri tė ditur dje se Bashkimi Evropian mund tė pėrkeqėsojė qėndrimin e tij ndaj vendit tonė. Ai tha se shkak pėr kėtė mund tė jetė qėndrimi qė po mban opozita ndaj procesit zgjedhor. Duke folur nė konferencėn e djeshme, Berisha tha se Edi Rama po synon tė pengojė liberalizimin e vizave dhe shqyrtimin e kėrkesės pėr aplikim nė BE.
Ajo qė dua tu them sot shqiptarėve ėshtė kjo: Edi Rama ka njė qėllim tė vetėm, tė pengojė me sa tė mundet lėvizjen e lirė tė qytetarėve shqiptarė. Ai e di qė muajt e afėrt qė vijnė janė muajt e kėtij vendimi. Ai nuk e ka problemin te zgjedhjet. Ai po e pėrdor kėtė pėr interes tmerrėsisht tė ngushtė personal, sepse zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhjet e para nė historinė e kėtij vendi, nė tė cilat sistemin zgjedhor e vendosi opozita dhe jo qeveria, ishin zgjedhjet e para nė historinė e kėtij vendi, nė tė cilėn Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u zgjodh me konsensus tė plotė, ishin zgjedhjet e para nė historinė e kėtij vendi qė u zhvilluan me infrastrukturė bashkėkohore, mė moderne tė kohėrave, - tha Berisha.
Ai deklaroi se Rama nuk do e pengojė dot procesin e heqjes sė vizave. Unė dua ti garantoj qytetarėt shqiptarė se qeveria ime mbetet tėrėsisht e hapur pėr bashkėpunim luajal me opozitėn, pėr respekt tė plotė ndaj saj, por dua tė garantoj gjithashtu qytetarėt shqiptarė se, aq sa zoti Rama pengoi me bilbila e bori firmosjen e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit nė vitin 2006, po aq do tė mund tė pengojė procesin e liberalizimit, tė heqjes sė plotė tė vizave dhe lėvizjen tuaj tė lirė. Por akti ėshtė i shėmtuar. Ju e dėgjoni si luan kukafshehthi me parlamentin dhe institucionet. Unė i them zotit Rama: merr cilindo vendim qė ta gjykosh tė arsyeshėm. I sigurt tė jesh se nuk do tė mund tė penalizosh shqiptarėt dhe shoqėrinė shqiptare. Duke respektuar ēdo lloj vendimi qė zoti Edi Rama do tė marrė, e garantoj se qeveria mbetet plotėsisht e hapur pėr bashkėpunim luajal me opozitėn. Sikundėr i sugjeroj tė nxjerrė mėsimet, - tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se tė burgosurit qė u pėrdorėn pėr fushatė u liruan konform tė gjitha rregullave.
Qė kur ka ndodhur rėnia nė krye tė detyrės e katėr oficerėve tė policisė, ky zotėri harron se Dritan Dajti ėshtė nė vuajtje dėnimi, mendon se me tezėn e kriminelit do tė mund tė damkosė zgjedhjet. Ai ka njė deficit tė theksuar nė logjikė. Dritan Dajti nuk iku, u prangos. Vėrtet ranė katėr oficerė policie, por ranė nė emėr tė tolerancės zero ndaj krimit. Tani ai flet pėr tė burgosurit. Zotėri, ky ėshtė njė vend demokratik. Absolutisht tė gjithė tė burgosurit kanė tė drejtėn e votės. Ēdo javė e ēdo muaj u ėshtė dhėnė dhe do tu jepet leje pėr tė shkuar nė shtėpinė e tyre. Nė parlament ne kemi votuar ligjin e vuajtjes alternative tė dėnimit. Zotėri, nėse ke raste konkrete, paraqiti. Nuk ekziston asnjė raport dhe asnjė ankesė pėr asnjė prej tyre, qė u liruan pėrkohėsisht me leje, qė tė ketė bėrė ndėrhyrjen mė tė vogėl. Ka raste tė dyfishojmė dėnimin, tė propozojmė ligj pėr kėtė. Por tė akuzosh vetėm e vetėm se janė vuajtės dėnimi, kjo ėshtė totalisht e papranueshme dhe shumė primitive, - tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se numrat qė ka nė parlament janė tė mjaftueshėm pėr fitore nė vitin 2013, edhe pse ishte i bindur se reforma nuk mund tė bėjė dot reforma pa opozitėn.
Berisha tha gjithashtu se nuk do tė drejtojė seancėn e parė tė Kuvendit, ashtu siē e parashikon rregullorja, pėr shkak se ai ėshtė deputeti mė i vjetėr.
Berisha komenton Kongresin e PS, por thotė se nuk ndėrhyn asnjėherė nė punėt e brendshme tė partive politike
Kryeministri shqiptar, njėkohėsisht kryetar i Partisė Demokratike, si arsye kryesore pėr konferencėn e djeshme kishte njė sulm ndaj mėnyrės se si u zhvillua kongresi socialist. Edhe pse qartėsisht njė ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė forcės kundėrshtare, Berisha lėshoi njė lumė akuzash ndaj Edi Ramės.
Kongresi i njė partie tė madhe ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme, jo vetėm pėr forcėn politike sė cilės ai i pėrket, por pėr tė gjithė vendin. Mirėpo ndodhi ajo qė ju e dėshmuat vetė. Kryetari i kėsaj partie u paraqiti kongresmenėve atė realitet qė, nė mėnyrė absolute, asnjė shqiptar nuk e pranon pėr tė tillė. Zoti Edi Rama, nė ligjėratėn e tij prej 50 minutash, u foli shqiptarėve - pėr veten e tij i mori valėt e ekraneve tuaja - pėr njė realitet fund e krye tė trilluar pėr interesat mė tė ngushta personale. Pas Kongresit, ka dy ditė qė del nė bahēe me tė njėjtat teza. Thellėsisht i lėnduar mbeta nga censura qė ai i rezervoi kundėrshtarėve tė tij. Mirėpo Partia Socialiste, si njė parti, e cila nė background-in e saj ka Partinė e Punės sė Shqipėrisė, ishte shkėputur nga censura dhe u kthye sėrish. Unė i them zotit Rama se ne, si politikanė, duhet tė turpėrohemi qė nė momentin kur ne mund tė na shkojė ndėrmend censura, jo mė ta aplikojmė atė ndaj kundėrshtarėve tanė. Kaq ėshtė komenti im, sepse ishte e shėmtuar, kur zoti Rama ndiqej nga kamerat edhe nė puthje e pėrqafimet e tij me kongresmenė, ndėrsa kundėrshtarėt e tij vendoseshin nė shurdhi e nė terr tė plotė. Por shpresoj qė kjo tė mos pėrsėritet mė, - tha Berisha.
Por mė vonė, i pyetur po pėr njė pėrplasje brenda partisė sė ēamėve, Berisha tha se ėshtė shumė neutral dhe nuk ndėrhyn kurrė nė problemet e njė partie.
Unė nuk ndėrhyj nė asnjė problem tė asnjė partie politike. Tė jeni tė sigurt pėr kėtė. Ėshtė njė parim i hekurt i imi. Unė nuk ndėrhyj. Jam jashtė ēdo lloj ndėrhyrjeje tė cilėsdo force politike. Jam shumė neutral. Nuk ndėrhyj nė ēėshtje tė brendshme tė forcave politike. Ėshtė nė detyrimin e tyre ti zgjidhin vetė problemet dhe jo me ndėrhyrjen time. Nuk i bėhem krah njeriu nė asnjė lloj rrethane, sepse kjo ėshtė kultura ime politike, - tha Berisha.
Pak a shumė tė njėjtėn pėrgjigje dha ai edhe i pyetur nė lidhje me pėrplasjet brenda LSI.
Berisha tha se do qeverisė me Metėn edhe nė vitin 2021. Zoti Meta sot bėri fjalė pėr 2013. Unė mund tju garantoj ju edhe pėr 2021. Ky ėshtė njė koalicion, i cili ka tė gjithė prerogativat, maturinė, ekspertizėn, vullnetin e hekurt pėr ti dhėnė vendit qeverisjen mė tė mirė, mė eficiente, pėr tė shtyrė pėrpara projektin e madh, ėndrrėn e integrimit evropian tė shqiptarėve. Nė ēdo parti ka diskutime, por unė nuk ndėrhy nė diskutimet e asnjė force politike. Kjo ėshtė jashtė kulturės sime politike, - tha Berisha. I pyetur se pse partia e tij nuk po mbledh Kuvendin, Berisha tha: Partia Demokratike ėshtė parti qeverisė dhe nuk mund ti vendosė problemet e brendshme tė saj, para problemeve madhore tė vendit dhe tė kombit, siē ėshtė qeveria. Pasi tė finalizojė tėrėsisht problemin e vendosjes sė qeverisjes nė tė gjitha nivelet tė koalicionit, sigurisht ajo do tė merret me zgjedhjet e saj, siē e ka parashikuar statuti.
back | 31.08.2009
Takime nė presidencė apo te presidenti?
Presidenti Bamir Topi do tė ndeshet ditėn e shtunė pėr herė tė parė me njė mision qė i ka munguar institucioni...
Sandri, i mėrzitur qė po bėhet koleg me Rezart Taēin
Lajmi qė Taēi po blen Alsatin, ėshtė i vetmi lajm qė e ka tronditur Sandrin. U bė keq dhe nuk dinte si ta ndal...

Nėse do tė shkosh nė Tropojė | 31.12.1969
Shqipėria zgjat moratoriumin ndaj skafeve, duke dėmtuar turizmin | 31.12.1969
INTERVISTA/ Ngjela: Ose zgjedhje ose zgjidhje! | 31.12.1969
Tė tjera...
» Pėrulja ditė pas dite e Sali Berishės
04.02.2010
» Aksion ndėrkombėtar pėr negociatat Rama-Berisha
03.02.2010
» Njė provokim qė tejkalohet me kurajė politike
02.02.2010
» Qeveria, asnjė plan pėr daljen nga kriza ekonomike
02.02.2010



