E hėnė, 8 shkurt 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Nismė tjetėr e qeverisė pėr tė grabitur toka nė bregdet

Nga Tema
Nismė tjetėr e qeverisė pėr tė grabitur toka nė bregdet

Deputeti i Partisė Socialiste, Erion Braēe, denoncoi dje njė pėrpjekje tė qeverisė pėr tė grabitur toka nė bregdet.

Ai tha se nė Kuvend kėto ditė pritet qė tė shqyrtohej njė projektligj, “Pėr disa ndryshime nė ligjin e vitit 1995, pėr kalimin nė pronėsi pa shpėrblim tė tokės bujqėsore”, qė nė fakt nė Kuvend ndodhej qė nė fillim tė vitit tė kaluar.

Por vetėm tani ai projektligj do tė kalojė pėr shqyrtim. Sipas Braēes qėllimi ėshtė i qartė, tė grabitet toka nė bregdet.

Skema ėshtė kjo. Nė vitin 1995 u pėrgatit njė projektligj qė synonte qė toka bujqėsore, qė ishte marrė nė pėrdorim nga banorėt, tani t’u kalonte nė pronėsi. Nė ligj pėrcaktoheshin rastet, kur toka nuk u kalonte atyre nė pronėsi. Gjithashtu specifikohej se toka qė nuk do tė kalonte nė pronėsi tė tyre, do tė ishte tokė shtetėrore.

Pak mė vonė, nė nisje tė fushatės zgjedhore, presidenti i asaj kohe dhe kryeministri aktual, Sali Berisha, pėrgatit njė dekret, tė kundėrfirmuar nga kryeministri, Aleksandėr Meksi, qė saktėson sasinė e tokės qė do t’u jepej nė pronėsi nė zonat me pėrparėsi turizmin.

Pėr familjet me mbi 6 anėtarė, sipėrfaqja e kthyer do tė ishte deri nė 1500 metra katrorė.

Por nė projektligjin e ri qė ka mbėrritur nė Kuvend, kjo sasi toke qė do jepet nė pronėsi ėshtė reduktuar ndjeshėm dhe ka shkuar nė vetėm 500 metra katrorė.

Duhet thėnė se toka nė kėto zona bregdetare ėshtė kthyer nė njė fole manipulimesh pėr zyrtarėt, qė kanė pėrdorur banorėt qė mund tė pėrfitonin nga dekreti pėr t’u marrė njė pjesė tė tokave nė kompensim tė ndihmės qė do u afronin. Sekserėt e pushtetit kanė vėrshuar nė bregdet pėr tė marrė tokat mė tė lakmuara nė vend duke pėrdorur garancitė paraprake.

Tashmė qė banorėve do u kthehet mė pak tokė, pjesa tjetėr do tė shkojė pėr shtetin qė ka legalizuar dhe shitjen e tokave shtetėrore.

Pasi fitoi zgjedhjet, kryeministri, Sali Berisha, ndėrmori njė seri nismash qė synonin kryesisht ēėshtjet e pronėsisė. Pas formimit tė kabinetit tė ri, nismat janė shtuar dhe ēėshtja e pronave ėshtė bėrė “specialitet” i pushtetarėve tė sotėm.

Ligji pėr blerjen e vilave nė fshatrat turistikė apo ai pėr shitjen e pronave shtetėrore janė dėshmi e kėsaj.



PS: Vendimi pėr shitjen e tokės publike bėhet pėr tė favorizuar Familjen Berisha


Deputetja e Partisė Socialiste, Shegush Ligori, tha dje se vendimi i qeverisė pėr tė shitur toka publike bėhet pėr tė maksimalizuar fitimet e Familjes Berisha.

“Dje Sali Berisha na tregoi tė gjithėve se Familja dhe shteti janė bėrė njė. Dje kryeministri ua bėri sėrish tė qartė shqiptarėve se qeveria ėshtė vėnė nė interes tė Familjes, dhe tashmė kjo bėhet haptazi.

Pasi i dha mundėsinė vajzės dhe ministrave tė tij tė privatizojnė tokat dhe vilat nė bregdet, pasi pėrdori Policinė e Shtetit kundėr pronarėve tė ligjshėm nė Orikum pėr tė ndihmuar Rrahmanin, mikun e ngushtė tė djalit tij, pasi rrethoi forcėrisht njė pronė private nė Tiranė, tė cilėn njėrėn ditė Olldashi e mbolli me shkurre, dhe ditėn tjetėr Berisha vendosi ta shiste, konflikti i interesit arriti dje kulmin, me vendimin e marrė nga qeveria pėr tė shitur tokėn publike.

Nga tė gjitha fjalėt qė tha dje Sali Berisha, vetėm njė gjė ishte e vėrtetė. Vendimi i djeshėm bėhej pėr tė maksimalizuar fitimin. Por Berisha nuk e kishte fjalėn pėr fitimin e pronarėve, as fitimin e shqiptarėve, por fitimin e Familjes sė tij.

Ne i bėjmė thirrje Sali Berishės, tė mbajė duart larg pronės sė shqiptarėve dhe tė ndalojė zinxhirin e abuzimeve dhe korrupsionit qė po ndodh sot me pronat dhe asetet publike!” - tha Ligori.

back | 14.11.2009

Nga Mero Baze, “Faktori Plus”

Takime nė presidencė apo te presidenti?

Presidenti Bamir Topi do tė ndeshet ditėn e shtunė pėr herė tė parė me njė mision qė i ka munguar institucioni... |

Sandri, i mėrzitur qė po bėhet koleg me Rezart Taēin

Lajmi qė Taēi po blen Alsatin, ėshtė i vetmi lajm qė e ka tronditur Sandrin. U bė keq dhe nuk dinte si ta ndal... |

A duhet bėrė regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike e fetare?
Po
Jo
Nuk e di