Edhe sondazhi i Gallup: Korrupsioni ėshtė rritur ndjeshėm pėr njė vit
Pas publikimit tė Indeksit tė Perceptimit tė Korrupsionit nga Transparency International, njė tjetėr sondazh i kompanisė prestigjioze, Gallup, tregon se korrupsioni nė Shqipėri ka pėrmasa tė frikshme.
Gallup publikon rregullisht njė sondazh tė quajtur Balkan Monitor qė synon tė japė njė panoramė tė asaj se ēfarė mendojnė banorėt e Ballkanit Perėndimor, rajonit mė tė nxehtė dhe mė tė prapambetur nė Evropė.
Sondazhi realizohet nė bashkėpunim me Fondin Evropian pėr Ballkanin. Vetė BE ėshtė e interesuar nė kėtė mėnyrė qė tė krijojė njė opinion nė lidhje me atė ēka mendojnė banorėt e Ballkanit pėr gjendjen dhe perspektivat e tyre.
Gjatė prezantimit tė kėtij sondazhi nė Bruksel, zyrtarė tė lartė kanė bėrė thirrje qė Ballkani tė anėtarėsohet sa mė shpejt nė BE, pėr shkak se ėshtė njė bombė me sahat.
Mė tė korruptuar se vjet
Shqipėria: Tė kėnaqur me jetėn, tė kėnaqur me BE, por do tė ishin tė lumtur, nėse do largoheshin nga vendi. Me kėtė titull nis pėrmbledhja e sondazhit pėr Shqipėrinė.
Por mė e rėndėsishme ėshtė se janė 52% e shqiptarėve qė kanė dhėnė njė ryshfet vitin e kaluar, shifra mė e lartė nė Ballkan.
Njė vit mė parė numri i atyre qė duhet tė paguanin ryshfet ishte mė i ulėt, vetėm 32%.
Por kėtė vit vihet re se shqiptarėt janė mė tė kėnaqur me standardet e jetesės, por studiuesit e Gallup shprehen tė habitur, sepse kjo duket se kontraston me faktin se numri i shqiptarėve qė duan tė largohen nga vendi ėshtė shumė i madh, mė i larti nė rajon, dhe nė rritje nė krahasim me vitin e kaluar.
Gjithashtu ata thonė se dėshira e madhe pėr anėtarėsim nė BE dhe pritshmėritė e tyre nga ky anėtarėsim tregojnė dhe problemet, me tė cilat pėrballen shqiptarėt.
Megjithatė, ajo ēka presin njerėzit pas anėtarėsimit tė mundshėm nė BE hedh dritė dhe mbi problemet mė akute nė vend: njerėzit mendojnė se anėtarėsimi do tė sjellė udhėtim lirshėm, mė shumė siguri dhe mė njė zbatim mė tė fortė tė ligjit. Kjo reflektohet dhe te tė dhėnat pėr korrupsionin - 52% e shqiptarėve duhet tė paguanin njė ryshfet vitin e kaluar, shifra mė e lartė nė Ballkan, - thuhet nė sondazh.
Sondazhi i Gallup vjen njė ditė pasi Transparency International publikoi njė sondazh, ku vendi ynė renditej dhjetė vende mė poshtė se njė vit mė parė.
Beteja antikorrupsion mbetet njė sfidė pėr qeverinė, parlamentin, gjyqėsorin, agjencitė e zbatimit tė ligjit, medien e pavarur dhe shoqėrinė civile - nė rrugėn e integrimit nė Bashkimin Evropian. Zbatimi i strategjisė antikorrupsion nga ana e qeverisė, reformimi i gjyqėsorit dhe dalja nga apatia e mosndėshkimit ligjor tė rasteve korruptive janė sfidė serioze pėr politikėn dhe pushtetin gjyqėsor nė vend. Transparenca e financave tė partive politike mbetet njė problem veēanėrisht serioz pėr funksionimin e demokracisė nė Shqipėri. Ēėshtjet ku supozohet se ka korrupsion janė njė sfidė pėr pavarėsinė dhe profesionalizmin e gjyqėsorit, - thuhej nė deklaratėn e Transparency International.
Gallup Balkan Monitor
2009
Shqipėria: Tė kėnaqur me jetėn, tė kėnaqur me BE, por do tė ishin tė lumtur, nėse do largoheshin nga vendi
Shqipėria duket se ėshtė surpriza e radhės nė kėtė valė sondazhi: rezultatet treguan njė ndjenjė nė pėrmirėsim e sipėr nė shumė fusha si ajo e standardeve tė jetesės apo identifikimi me lidershipin politik.
Pavarėsisht krizės financiare, tė kėnaqurit me standardet e jetesės janė rritur me 10% nga njė vit mė parė dhe tashmė kjo pėrqindje ėshtė 54, njė nga mė tė lartat nė rajon.
Mbėshtetja e shqiptarėve pėr hyrjen nė BE ėshtė rritur akoma mė shumė, duke arritur nė 88%, sė bashku me Kosovėn kjo ėshtė shifra mė e lartė e regjistruar nė rajon.
Megjithatė, ajo ēka presin njerėzit pas anėtarėsimit tė mundshėm nė BE hedh dritė dhe mbi problemet mė akute nė vend: njerėzit mendojnė se anėtarėsimi do tė sjellė udhėtim lirshėm, mė shumė siguri dhe mė njė zbatim mė tė fortė tė ligjit. Kjo reflektohet dhe te tė dhėnat pėr korrupsionin - 52% e shqiptarėve duhet tė paguanin njė ryshfet vitin e kaluar, shifra mė e lartė nė Ballkan.
Nga ana tjetėr, niveli i korrupsionit nė botėn e biznesit vlerėsohet si ndėr mė tė ulėtit nė rajon dhe tė pyeturit shprehen se ata janė mė pak tė prekur nga krimi i organizuar.
Njė tendencė pozitive nė opinionin publik shqiptar ėshtė identifikimi nė rritje me klasėn politike: 63% thonė se ka njė parti ose njė politikan qė pėrfaqėson plotėsisht kėndvėshtrimet e tyre politike - mė e larta nė rajon dhe me njė rritje tė ndjeshme nga 43% qė ishte nė vitin 2006.
Mbėshtetja pėr qeverinė megjithatė mbetet mikse: ndėrsa 40% thonė se qeveria po bėn punė tė mirė ose shumė tė mirė, 30% thonė se puna e saj ėshtė e dobėt.
Kjo kėnaqėsi relative e shqiptarėve duhet parė nė perspektivėn e numrit tė lartė tė njerėzve qė shohin mundėsi mė tė mėdha jashtė vendit tė tyre (64%) dhe e atyre qė duan tė largohen nga vendi (38%, nė rritje nga 32% nė vitin 2006). Pak a shumė 4 nė 10 shqiptarė (41%), raportuan se anėtarė tė familjes kanė lėnė vendin gjatė pesė viteve tė shkuara - niveli mė i lartė i migracionit nė rajon.
Gallup Balkan Monitor
2008
Shqipėria: Mbėshtetėse ndaj BE, tė kėnaqur tė lėnė vendin
Shqiptarėt besojnė se vendi i tyre do tė mirėpritet nga BE si njė vend i ri anėtar. Bashkimi Evropian, nė fakt, ėshtė parė tė ketė njė ndikim tė fortė: shumica e shqiptarėve besonin nė institucionet e BE dhe 83% besonin se anėtarėsimi nė BE do tė ishte i mirė pėr Shqipėrinė. Ryshfeti ndaj nėpunėsve qeveritarė dhe punonjėsve civilė u raportua tė ishte nga mė tė lartėt nė rajon me njė tė tretėn e tė intervistuarve qė u ishte dashur tė paguanin njė ryshfet nė vitin pėrpara vėzhgimit. Vetėm 29% besonin se qeveria po bėnte diēka pėr kėtė. Shqiptarėt dukej tė ishin populli mė i lėvizshėm i rajonit, me mbi dy tė pestat e tė intervistuarve qė pohonin se kishin njė anėtar tė familjes qė punonte apo studionte jashtė. Mbi njė e treta e shqiptarėve thanė se donin tė iknin nga vendi.
back | 18.11.2009
Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė!
Ky ndoshta ėshtė editoriali i fundit i Faktor Plus. Pėr dy vite radhazi jemi takuar ēdo natė pėr tė diskutua...
Sandri propozon zgjidhjen pėr trasparencėn e WC te grevisteve
Kėrkesa e doktorit pėr trasparencėn e cadrave hyri nė ditėn e 17-tė. Dhjetra deputete tė qeverisė, po sido...

Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė! | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... Nje interviste e gjate e Mero Baze per Celeribity (Botim i gazetes Ballka | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... | 31.12.1969
Tė tjera...
» Njė kėshillė pėr tė plotėsuar kushtet pėr vizat brenda ditės
27.05.2010
» Berisha duhet tu japė llogari ndėrkombėtarėve pėr transparencėn
26.05.2010
» Berisha po mbulon dėshtimet e tij duke sulmuar opozitėn
24.05.2010
» Berisha po lartėson kundėrshtarėt duke njollosur tė djathtėn
21.05.2010



