Shtet i falimentuar
Prej ditėsh mes Greqisė e Gjermanisė ka shpėrthyer njė luftė mediatike. Mė shumė se njė betejė mes mediave, duket njė betejė mes dy shteteve me koncepte tė kundėrta pėr zhvillimin. Njė anketė e bėrė sė fundmi nga gazeta mė e madhe gjermane, BILD, kėrkon qė grekėt tė pėrjashtohen nga BE. 80 pėrqind e qytetarėve tė vendit mė tė fuqishėm nė Europė, nuk pranojnė qė tė paguajnė para pėr tė ndihmuar Greqinė, dhe BILD rreshton arsyet pėrse. Mė poshtė janė tė botuara shkaqet pse sipas BILD Greqia po shkon drejt falimentimit. Ėshtė interesante tė shohėsh se si njė shtet, qė ėshtė brenda BE, po rrėshqet nė kėtė mėnyrė, ndėrkohė qė mėkatet e Greqisė janė pothuajse tė njėjtat me mėkatet e ekonomisė shqiptare.
Greqia ėshtė nė prag tė falimentimit, por shpreson pėr miliarda ndihmė nga Bashkimi Europian. Grekėt vazhdojnė tė jetojnė pėrtej mundėsive tė tyre- kur mundeshin tė kursenin miliarda. BILD numėron mėkatet mė tė kėqija tė grekėve:
Nuk ka fatura, nuk ka kasa: taksistėt, kamarierėt, lulishtarėt: pothuajse askush nė sektorin e shėrbimit nuk lėshon fatura. Kur u bė njė pėrpjekje qė karburantet tė kishin kasa, pati grevė. Rreth 30 pėrqind e ekonomisė greke ėshtė nė tė zezė.
Kaosi me taksat: fshehja e taksave ėshtė si njė lojė fėmijėsh. Pėr shembull: mjekėt e njohur nė lagjen luksoze tė Athinės, Kolonaki, deklarojnė tė ardhura mujore nga 300 deri nė 1000 euro.
Luksi nė pleqėri: Punonjėsit nė Greqi heqin vetėm 6.7 pėrqind tė pagės sė tyre pėr pensionet (Gjermania: rreth 10 pėrqind). Megjithatė, ata marrin pensione pėrrallore (tė pėrllogaritura nė bazė tė tė ardhurave tė pesė viteve tė fundit): deri nė 95.7 pėrqind tė pagės sė fundit (Gjermania e ka rreth 43 pėrqind tė pagės sė fundit). Njė shifėr e pabesueshme, thotė Monika Queisser, eksperte pėr kursimet pranė OECD. Deficiti nė arkėn e kursimit: 13 miliard euro!
Ēmenduria e pensioneve: Spikerėt e televizioneve dhe 300 zanate tė tjera njihen si punė tė vėshtira dhe tė rėnda pėr shėndetin, dhe tė dėrgojnė direkt nė pension tė parakohshėm. Dhe: vajzat e pamartuara tė gjeneralėve tė vdekur tė ushtrisė, marrin deri nė fund tė jetės njė pension tė majmė.
Kohėzgjatja e grevave: grekėt dalin nė grevė dy herė mė shumė se gjermanėt (nga 1000 ditė punė, 23 i kanė grevė, Gjermania 12).
Politika luksoze: parlamenti gjigand (300 anėtarė, katėr herė mė shumė pėr votues sesa Bundestag) u paguan deputetėve 16 rroga mujore nė vit, pėrveē kėsaj kanė dhe zyra e makina shėrbimi. Nė total, Greqia ka 50 mijė makina pėr nėpunės e politikanė. Kostot: 350 milion euro nė vit.
Kampionė tė Europės nė borxhe: nė mėnyrė qė tė vjedhin euro, Greqia prej kohėsh ka falsifikaur bilancin shtetėror. Grekėt kanė nė total 300 miliardė euro borxhe, deficiti i shtetit ėshtė rreth 12.7 pėrqind (3% ėshtė e lejuar)- njė rekord europian.
Moral i ndyrė i shifrave: pėr shkak se ėshtė bėrė keq pėr lekė, shteti grek tė lė nė dispozicion 165 ditė pėr tė paguar faturat. Pėr momentin shteti grek u ka borxh prodhuesve europiane tė pajisjeve mjekėsore rreth 5.2 miliardė euro.
back | 01.03.2010
Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė!
Ky ndoshta ėshtė editoriali i fundit i Faktor Plus. Pėr dy vite radhazi jemi takuar ēdo natė pėr tė diskutua...
Sandri propozon zgjidhjen pėr trasparencėn e WC te grevisteve
Kėrkesa e doktorit pėr trasparencėn e cadrave hyri nė ditėn e 17-tė. Dhjetra deputete tė qeverisė, po sido...

Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė! | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... Nje interviste e gjate e Mero Baze per Celeribity (Botim i gazetes Ballka | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... | 31.12.1969
Tė tjera...
» Njė kėshillė pėr tė plotėsuar kushtet pėr vizat brenda ditės
27.05.2010
» Berisha duhet tu japė llogari ndėrkombėtarėve pėr transparencėn
26.05.2010
» Berisha po mbulon dėshtimet e tij duke sulmuar opozitėn
24.05.2010
» Berisha po lartėson kundėrshtarėt duke njollosur tė djathtėn
21.05.2010



