Withers: Nuk jam i sigurt pėr vėrtetėsinė e shprehjes qė ēdo popull ka qeverisjen qė meriton
Mirėmbrėma zoti ambasador, faleminderit qė pranuat ftesėn qė tė jeni sonte nė emisionin Ora e intervistės dhe nė televizionin Ora News.
Faleminderit shumė Alfred, ėshtė njė privilegj i vėrtetė pėr mua qė gjendem kėtu. Para sė gjithash do tė dėshiroja tju thosha gėzuar ditėlindjen, u bėfsh edhe 100.
Faleminderit, e kemi nisur me njė surprizė, por edhe unė kam pėrgatitur disa surpriza pėr ju. Unė do tė doja qė ju tė mė pėrgjigjeshit dhe tė mė thoshit se shumė e shumė vite mė parė, duke kaluar nė Karolinėn e Veriut dikush dėgjoi njė kėngė, ajo kėngė thoshte: Zoti im ēfarė agimi, zoti im ēfarė agimi, zoti im ēfarė agimi kur yjet nisin dhe bien drejt rrugės sime, drejt tokės sė premtuar dėgjova prej qiellit, dėgjova qė Perėndia do tė mė japė dorėn e djathtė. Po, zoti im ka pėr tė mė ēliruar, kėtė dėgjova prej qiellit sot. E keni idenė se kush ėshtė ky fėmijė?
Po, besoj se e njoh se cili ėshtė ky fėmijė.
Ai ėshtė...?
Ky fėmijė nė fakt jam unė. Ndoshta mund tė kem qenė 7 ose 8 vjeē. Kam qenė njė nxėnės shkolle dhe isha duke ecur me ēantėn time tė shkollės nė sup. Ndėrsa ecja pėrgjatė rrugės nga shkolla drejt e nė shtėpi, shpesh mund tė shihje gra tė cilat ishin ulur nė avlli dhe ato bėnin gjėra tė ndryshme, disa prej tyre merreshin me qėndisje, disa prej tyre pėrgatisnin darkėn. Ndėrsa e bėnin kėtė, shpesh, ndoshta nė njė mėnyrė tė qetė dhe tė butė, ato nisnin, fillonin tė mėrmėrisnin muzikė dhe pastaj fillonin tė kėndonin. Kjo ishte njė nga kėngėt qė ato kėndonin. Ėshtė njė kėngė nga periudha e skllavėrisė dhe ėshtė njė kėngė qė gjithmonė mė ka shprehur mua shpresėn e skllevėrve, madje edhe pėrgjatė ekzistencės sė tyre nė ato kushte shumė tė vėshtira, kjo ishte me tė vėrtetė njė surprizė shumė e kėndshme.
Zoti ambasador, unė jam rritur me njė fėmijė me ngjyrė, shoku im mė i ngushtė, kur unė isha i vogėl, ishte njė fėmijė me ngjyrė. Ne ishim tre fėmijė, bashkė me tė bėheshim katėr. Kur u rritėm atė filluan ta pėrbuznin pėr ngjyrėn e lėkurės. Unė njė ditė lexova Shekspirin dhe aty hasa kėto vargje: Mos mė pėrbuz ngjyrėn e lėkurės, dhuratė e diellit pėrvėlues. Arsyeja pse jemi sot kėtu ėshtė se muaji shkurt ėshtė muaji i historisė kombėtare afro-amerikane dhe do tė doja pėr kėnaqėsinė e tė gjithė teleshikuesve dhe pėr privilegjin tim ju tė tregonit historinė tuaj nė kėtė kontekst.
Do tė ishte kėnaqėsi ta bėja kėtė.
Pse muaji i historisė kombėtare afro-amerikane ėshtė caktuar nė shkurt dhe sa i rėndėsishėm ėshtė ky pėr SHBA?
Nė fakt ideja fillestare pėr tė veēuar njė kohė dhe pėr tė pėrqendruar nė historinė afrikano-amerikane ka qenė rrjedhojė i njėri prej afrikano-amerikanėve qė ka studiuar historinė e afrikano-amerikanėve nė Amerikė. Emri i tij ishte Karter G. Vudson dhe nė vitin 1926, e cila ishte njė periudhė nė tė cilėn kishte dallim ose veēim racor, ai sugjeroi qė tė paktėn njė javė tė mund tė hiqej veēas. Ai zgjodhi muajin shkurt, pėr shkak se ishte muaji qė pėrmbante ditėlindjen e Presidentit Abraham Linkoln, i cili ka qenė njė person qė ėshtė ēmuar shumė prej afrikano-amerikanėve si Presidenti i cili fitoi luftėn civile dhe pėr kėtė arsye i dha mundėsinė lirisė sė skllevėrve. Ndėrsa personi tjetėr qė ka qenė tejet i rėndėsishėm pėr afrikano-amerikanėt qė ka lindur gjithashtu nė muajin shkurt, ka qenė njė person i quajtur Frederik Dagllas, qė ka qenė njė aktivist shumė i madh pėr ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut, duke filluar qė nga shekulli i XIX. Ideja e Vudsonit ishte njė ide qė nuk ishte praktikuar shumė. Por ndėrsa vitet rodhan dhe ndėrsa u rrit ndėrgjegjėsimi dhe tė kuptuarit e njerėzve, pėrherė e mė tepėr njerėzit nisėn tė shohin, ti kthehen pėrsėri ideve tė tij dhe tė shikonin vlerėn e tyre. Pėr shembull, kur unė u rrita nė Karolinėn e Veriut, studimi i historisė ishte tėrėsisht studimi i historisė Amerikane dhe nuk pėrfshinte pėrvojat e afrikano-amerikanėve, ose pėrvojat e asnjė lloj tjetėr grupi. Dhe ne mund tė lexonim libra pėr presidentėt, mund tė lexonim lidhur me liderėt e mėdhenj politikė tė vendit, mund tė mėsonim rreth tyre, por nė fakt nuk kishte aspak diskutim lidhur me afrikano-amerikanėt. Ajo qė mendoj se ky ėshtė muaj ėshtė caktuar tė bėhet dhe ėshtė hartuar tė bėhet, nuk ėshtė qė tė pėrqendrojė vėmendjen tek njė pjesė e veēuar, tek njė pjesė e veēantė e historisė amerikane, por nė fakt ėshtė hartuar qė tė mund tė tregojė qė historia afrikano-amerikane ėshtė njė pjesė integrale, njė pjesė pėrbėrėse e pėrvojave tė pėrgjithshme tė populli amerikane. Unė mendoj qė pėr kėtė arsye nė 1976, Presidenti Fort ishte qė ai qė e caktoi njė muaj tė veēantė pėr tė pėrkujtuar historinė e afrikano-amerikanėve.
Kur ne risjellim nė vėmendje tė gjithė historinė kombėtare afro-amerikane na vijnė nė mendje njė sėrė figurash tė shquara tė artit, tė sportit, tė luftės pėr tė drejtat civile, pėr politikanė. Tė gjithė jemi rritur me magjinė e Luis Armstrong, Rei Ēarls, Ella Xherald, Majls Devis, por edhe Martin Luterking, Roza Park, Kolin Paull, Kondoleza Rajs dhe deri tek Presidenti Barack Obama. Nė ēfarė linje ėshtė kjo histori me ėndrrėn amerikane?
Mendoj qė ėshtė njė pyetje shumė e mirė dhe unė do ta shpjegoja nė kėtė mėnyrė. Pjesa mė e madhe e pėrvojave tė afrikano-amerikanėve nė Amerikė ka qenė ajo nė tė cilėn humanizmi i tyre ishte nė njė farė mėnyrė i mohuar gjatė periudhės sė skllavėrisė. Trupi i njė afrikano-amerikani mund tė shitej si tė ishte njė send nga njė pronar tek tjetri, nė varėsi tė ēmimit qė mund tė kėmbej, ai mund tė keqtrajtohej, familjet mund tė ndaheshin dhe nuk kishte tė drejta gjatė shumė periudhave tė skllavėrisė. Skllavo-pronarėt gjithmonė kanė rezistuar pėr tu lejuar, pėr tiu dhėnė tė drejtėn afrikano-amerikanėve nė mėnyrė qė ti mbanin tė lidhur dhe nė skllavėri. Por, pėrvoja e afrikano-amerikanėve gjatė gjithė kėsaj periudhe kohore, gjatė gjithė kėtyre vuajtjeve, shprehte njė humanizėm thelbėsor, i cili nuk mund tė mohohej dhe kur ju cituat kėngė tė tilla: Zoti im ēfarė agimi. Ose kur ju citoni kėngė tė ndryshme tė skllevėrve, nė ēfarėdolloj tė mundshme, ato kėngė nėnkuptojnė njė tė vėrtetė shumė tė madhe. Ajo e vėrtetė ėshtė kjo: qė edhe ne jemi qenie njerėzore, qė edhe nė venat tona rrjedh gjak, qė madje sytė mund tė lotojnė, edhe forca e krahėve dhe e duarve tona ėshtė aty dhe ka shpresė brenda zemrave tona, ka njė vizion. Nė mendjet tona ekziston njė vizion brenda mendjeve tona sikurse ekziston njė vizion brenda ēdolloj personi tjetėr nė botė. Pas skllevėrit u ēliruan, gjithsesi nė shumė pjesė tė vendit, veēanėrisht tė tij, kishte veēim racial, nė Afrikėn e Jugut ai emėrtohej aparteid, nė Amerikė e kemi quajtur periudha e Xhim Krout, por nė kėtė u veēuan afrikano-amerikanėt nga pjesa tjetėr e shoqėrisė, atyre nuk u afroheshin punė tė mira, ata shkonin nė shkolla shumė tė kėqija, jetonin nė shtėpi tė pa mirėmbajtura dhe madje kishin shumė e shumė pak mundėsi pėr tu arsimuar siē duhej. Megjithė kėtė pėrgjatė gjithė kėsaj, afrikano-amerikanėt vazhduan qė tė shprehnin njerėzimin e tyre dhe ju pėrmendet periudhėn e xhezit, dhe kjo ishte thjesht njė formė tjetėr shprehjeje, pasi gjatė atyre periudhave ndodhėn luftėrat e mėdha, luftėrat e I dhe II botėrore. Gjatė kėtyre luftėrave afrikano-amerikanėt patėn mundėsi qė tė jepnin kontributin e tyre duke shėrbyer me shumė trimėri dhe u veēuan pėr shkak se luftėn pėr lirinė, qė ata vetė nuk e zotėronin, por ata qėndronin tė fortė nė kėtė besim, nė humanizimin e tyre dhe duke qenė plotė besim nė kėto ideale pėrfundimtare tė Amerikės dhe gjatė gjithė periudhės sė vuajtjeve tė tyre, afrikano-amerikanėt besonin nė drejtėsinė pėrfundimtare tė universit dhe ata besonin qė njė ditė ata do tė mund tė arrinin tė njėjtin status, status tė barabartė me tė bardhėt dhe dyert e mundėsive do tė hapeshin pėrpara tyre. Por, u nevojit shumė kohė, u nevojitėn shumė pėrpjekje, por unė e konsideroj vetėn sikurse shumė afrikano-amerikanė tė tjerė, tėrėsisht, plotėsisht tė bekuar qė kemi pasur mundėsi tė jetojmė dhe tė shohim ditėn nė tė cilėn Amerika si komb, tė bardh e tė zinj sėbashku, mund tė zgjidhnin njė President afrikano-amerikan, qė mund tė ishte President i SHBA. Natėn kur dolėn rezultatet, ėshtė tamam sikurse e tha kėnga: Unė jam pėrgjatė rrugės sime nė tokėn e premtuar dhe unė sot dėgjova prej qiellit, zoti ka pėr tė mė dhėnė krahun e tij djathtė, unė kam dėgjuar prej qiellit sot.
Motivi qė Presidenti i Amerikės, Barak Obama, ka pėrcaktuar pėr muajin e historisė kombėtare afro-amerikane pėrgjatė kėtij viti ėshtė historia e forcimit tė ekonomisė sė zezė sepse synohet tė vlerėsohet suksesi i grave dhe i burrave me ngjyrė, si Madam Uolkėr, themeluesja e njė perandorie bukurie nė fillimet e shekullit XX. Nga ajo periudhė kanė kaluar shumė kohė. Madam Uolkėr nė atė kohė ishte e para grua me ngjyrė qė arriti tė bėjė 1 milionė dollar. Sot pas 100 vjetėsh, Opra Uinfrai, njė nga gazetaret mė tė famshme tė Amerikės, sot ka arritur tė bėjė 1 miliardė dollarė. Nė 100 vjet kanė kaluar shumė ujėra. Sa e rėndėsishme ėshtė sot pėr botėn historia kombėtare afro-amerikane?
Sėrish dua ta theksoj se ėshtė njė pyetje e shkėlqyer, pėr shkak se unė tėrėsisht besoj kėtė, besoj njė parim thelbėsor, jetik pėr pėrvojat nė historinė nė tė cilėn ne po flasim. Unė nuk mendoj qė, nė fakt unė mendoj qė nė fillim, muaji i historisė sė afrikano-amerikanėve, muaji i historisė sė grave, tė gjitha janė hartuar nė mėnyrė qė tė mund tė jepnin dallim kėtyre grupeve qė janė injoruar mė parė. Por unė mendoj qė kjo ka qenė, ka qenė nė rregull, ka funksionuar siē duhej nė atė periudhė, por jo domosdoshmėrish vlen pėr tani, pasi kur shikojmė nė muajin e historisė afrikano-amerikane, ajo qė gjendet aty dhe ajo qė na ofrohet ėshtė njė pėrvojė qė ka terma universale, qė ka njė aftėsi pėr tė prekur njerėzit tė cilėt mund tė mos kenė tė njėjtėn origjinė, tė mos kenė tė njėjtėn ngjyrė, por gjithsesi tė mund tė dallojė natyrėn thellėsisht njerėzore tė asaj qė afrikano-amerikanėt kanė pėrballuar dhe tė asaj qė ata kanė ngadhėnjyer. Mė lejoni tju jap njė shembull shumė konkret. Historia qė ju mė treguat kur isha njė djalė i vogėl dhe e dėgjoja nė njė kėngė, ėshtė njė histori qė unė e ndava disa net mė parė me njė mbrėmje poezie dhe muzike, tė cilėn e kishim organizuar nė mėnyrė qė tė pėrkujtonim muajin e historisė afrikano-amerikane. Unė lexova disa poezi, kishim njė marins, i cili punon nė ambasadė, qė lexoi njė poezi shumė tė bukur, qė ėshtė gjithashtu njė afrikano-amerikanė gjithashtu si person, por persona tė tjera qė lexonin poezi nė atė mbrėmje ishin dhe shqiptarė tė rinj, tė rinj tė cilėt ishin nė fillim pak nervoz. Megjithėkėtė ndėrsa minutat kaluan dhe ata nisėn tė lexonin poezi, ata filluan tė kuptonin dhe tėrėsisht tė kapnin thelbin e atyre poezive dhe poemave qė ata po lexonin, qė kėto poema i bėnė ata tė kuptonin diēka si qenie njerėzore, pavarėsisht se autorėt ishin afrikano-amerikanė ose jo. Kjo ėshtė natyra universale qė unė mendoj se ėshtė pjesa kritike e asaj qė ne bėjmė dhe kur ne flasim pėr historinė afrikano-amerikane, nuk ėshtė histori e zezakėve pėr zezakėt, por ėshtė historia e njė populli pėr tė gjithė popujt.
Nė SHBA numėrohen rreth 40 milionė afro-amerikanė. Nga skllavėria dhe racizmi, tek betimi i Presidentit Obama dhe nga Obama pėrgjatė gjithė shekullit XXI. Ku po shkon bota zoti ambasador?
Unė mendoj dhe shpresoj qė ne kemi pėr tė lėvizur drejt njė faze tė re tė tė kuptuarit mes racave dhe tė bashkėpunimit racor. Unė mendoj qė po lėvizim drejt asaj dite qė doktor Kingu pėrshkroi nė fjalimin e tij tė famshėm Unė kam njė ėndėrr. Ndoshta mund tė mos i mbaj fjalėt mend plotėsisht, por njė ditė tė bardhėt dhe tė zinjtė, protestantė, njerėz me ngjyrė, hebrenj, tė gjithė do tė ulen nė tryezė dhe do tė thonė mė sė fundmi tė lirė, mė sė fundmi tė lirė falė Perėndisė. Ajo qė po thoshte me kėtė ishte qė nė njė kohė tė pėrcaktuar nė histori do tė vijė njė ditė kur njerėzit do tė gjykoheshin pėr shkak tė pėrbėrjes, pėr shkak tė stofės sė karakterit se sa tė ngjyrės sė tyre. Nė atė ditė, i gjithė potenciali ynė si qenie njerėzore, pavarėsisht nga ēfarė vijmė, kombe tė mėdhenj ose tė vegjėl, kombe tė pasur ose tė varfėr, tė bardhė, tė zinj, tė verdhė, pavarėsisht nga ngjyra qė ne do tė kishim. Kėto faktorė dallues nuk do tė kenė mė vlerė pėr shoqėritė tona, se sa fakti qė sytė e dikujt do tė jenė blu ose kafe, sėshpejti do tė jemi nė njė situatė ku ne do tė kėnaqemi dhe do tė gėzojmė atė qė buron nga ky grup dhe nga njė grup tjetėr nė mėnyrė tė barabartė dhe do tė kemi mundėsi qė tė nxjerrim nė pah talentet nė bazė tė talenteve dhe jo nė bazė tė ngjyrės, jo tė prejardhjes sė gjakut.
Martin Luterking pėrveēse u bė fitues i ēmimi Nobel tė Paqes nė moshėn 34 vjeē, kėrkoi qė fėmija i tij tė gjykohej nga karakteri dhe jo nga ngjyra e lėkurės. Por, kjo ditė dhe ky muaj pavarėsisht se nė Shqipėri nuk ka afro-amerikanė, apo afro-shqiptarė, gjithsesi mesazhi i kėtij muaji ėshtė universal. Kush ėshtė ky mesazh pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt?
Jam pėrpjekur tė studioj sa mė mirė tė mundesha historinė e Shqipėrisė gjithashtu. Historia e Shqipėrisė gjithashtu shėnoi triumfe dhe tradhti, pasi mund tė shohėsh duke nisur qė ka ilirėt, ato arritje historike qė ky vend ka pasur mundėsi tė ketė dhe duke kaluar pėrgjatė historisė sė tij. Mė pas, diku nė shekullin e XV ishte njė situatė sulmesh dhe shqiptarėt nuk patėn mė mundėsi tė ishin tė lirė brenda tokės sė tyre, pėr shkak tė sundimit tė huaj. Ajo qė dėshiroj tė them dhe ajo qė mendoj qė ėshtė paralele me pėrvojat e afrikano-amerikanėve tė cilat unė sapo i pėrmenda, ėshtė fakti qė gjatė gjithė kėsaj periudhe 5 shekuj nėn sundimin otoman, ndoshta edhe mė pas, pas rėnies sė perandorisė otomane, duke nisur qė nga fqinjėt tanė, shqiptarėt kanė ruajtur njė ndjesi tė asaj qė ata ishin. Shqiptarėt ruajtėn ndjesinė e identitetit qė kurrė nuk e humbėn, pavarėsisht nga gjithēka me tė cilėn u pėrballėn dhe kur erdhi koha e duhur, dhe kur u shpall pavarėsia e Shqipėrisė, kur Ismail Qemali ngriti flamurin, ata e ngritėn flamurin dhe ata ngritėn njė flamur, nuk ngritėn njė flamur otoman, por flamurin shqiptar, njė flamur i cili ishte valėvitur mbi Krujė dhe Petrelė pėrgjatė gjithė kėtyre shekujve mė parė. Ata patėn mundėsi tė ngrinin flamurin e tyre, gjuhėn e tyre, identitetin e tyre, kulturėn e tyre, ata patėn mundėsi qė tė tregonin tė njėjtat parime, qė mund tė tregonin afrikano-amerikanėt, gjatė gjithė kėtyre viteve treguam qė jemi kėtu, treguam qė jemi njė popull, treguam qė kemi tė drejtėn pėr tė ecur, pėr tė jetuar, pėr tė arritur, nė liri, nė njė tokė e cila na pėrket dhe qė ne kemi tė drejtėn ta quajmė tonėn, dhe pėrmes rregullave, dhe zakoneve, tė cilat na frymėzojnė ne. Unė shikoj njė paralele nė kėtė, unė mendoj qė kjo ėshtė njė nga arsyet qė amerikanėt tė cilėt vizitojnė Shqipėrinė, afrikano-amerikanėt qė vijnė kėtu dhe amerikanė tė tjerė qė vijnė nė Shqipėri zhvillojnė njė lidhje dhe njė tė kuptuar me shqiptarėt, pėr shkak se mund tė hiqen kėto pėrvoja paralele. Jo domosdoshmėrish janė e njėjta gjė, por ka mjaftueshėm brendėsi nė to qė ne mund ta kuptojmė njėri-tjetrin.
Pas bisedimit pėr historinė kombėtare afriko-amerikane, do tė doja qė ta bėnim paksa mė intime, nė mėnyrė qė zoti ambasador tė ketė mirėsinė tė na tregojė historinė e tij personale nė prizmin e historisė kombėtare afro-amerikane. Ju keni folur dhe mė parė, por sigurisht ne nuk do e kemi shuar plotėsisht kuriozitetin pėr jetėn tuaj, pėr edukimin tuaj, pėr shkollimin e tij, nė kontekstin e historisė kombėtare afro-amerikane. Diēka mė tepėr pėr teleshikuesit tanė...
Do tė pėrpiqem ta bėj kėtė. Unė kam lindur sikurse pėrmenda nė Karolinėn e Veriut, ka qenė njė shtet nė jugun e Amerikės dhe nė periudhėn qė unė kam jetuar aty ka qenė nėn periudhėn e veēimit racor.
Ne kemi pasur mundėsi tė gjejmė dhe disa foto tuajat familjare, dhe historinė donim ta tregonim sėbashku me shpjegimin e kėtyre fotove.
Nėse shikon fotografinė e familjes sime, janė disa elementė shumė interesant tė pėrvojės afrikano-amerikane tė cilat mund tė tregohen kėtu. Kjo ėshtė njė fotografi e babait tim, i cili ėshtė i ulur, nėna ime, vėllai im Gregor dhe unė. Nėse shikon shumė pranė, po tė pėrpiqesh tė dallosh ngjyrėn e lėkurės, nuk duket shumė qartazi, por babi im ėshtė ai qė ka ngjyrėn e ēokollatės, vėllai dhe unė, do tė quheshim persona me ngjyrė kremi, por nėse do tė shikonim mamanė time, ka njė ngjyrė lėkurė aq tė hapur edhe aq delikate, saqė ka probleme edhe nėse qėndron gjatė nė diell. Kur ka qenė e re, madje flokėt e saj kanė qenė ngjyrė tė verdhė, ajo nuk ka pasur asnjė karakteristikė qė mund tė tregonte se ajo ishte afrikano-amerikane, megjithė kėtė ajo ėshtė afrikano-amerikane.
Mendova se ishit kishit njė histori tė njėjtė me Presidentin Obama.
Pėrveē faktit qė nėna e Presidentit Obama ka qenė njė grua e bardhė, ndėrsa nėna ime ka qenė njė afrikano-amerikane. Sipas teorive tė veēimit racor, nėse do tė kishe nė pemėn e familjes qoftė edhe njė person qė tė kishte ngjyrė tė ndryshme lėkure, atėherė ti pėrcaktoheshe si afrikano-amerikane. Cila ishte pėrvoja e saj afrikano-amerikane. Babai im ishte shumė i qartė qė ishte afrikano-amerikan, ai pėrballej me diskriminim, ishte shumė e qartė. Ndėrsa shpeshherė nėnėn time e merrnin pėr tė bardhė, saqė kur ajo shkonte tė shikonte njė film nė kinema, nė Karolinėn e Veriut ajo nė fat klithe dyshimin se ku duhet tė ulej, nėse do tė ulej me afrikano-amerikanėt tė cilėt uleshin sipėr nė ballkon.
Si Roza Parku...
Roza Parku ishte shumė qartazi qė ishte afrikano-amerikane. Ajo me qėllim madje, me qėllim e bėri atė qė ajo bėri dhe e sfidoi, shpėrfilli ligjin. Ndėrsa nėna ime kur shkonte nė kinema, i thoshin qė mund tė ulej me tė bardhėt dhe dikush qė e njihte dhe ta dallonte, dhe tė thoshte se ajo ishte person me ngjyrė, atėherė ajo do tė ishte nė kėrcėnim shumė tė madh. Por, nėse shkonte ulej nė vendin e posaēėm tė caktuar pėr zezakėt, atėherė njerėzit do ta shikonin me dyshim, se pėrse ēdo kjo bardhė qė ėshtė ulur nė mesin tonė. Kėshtu qė, nė mėnyrė tė vazhdueshme ajo shikohej nė mėdyshje nga personat e ngjyrave tė ndryshme, kjo gjė e lėndonte shumė. Kjo ka qenė njė pjesė tjetėr e pėrvojės afrikano-amerikanėt. Shpeshherė kur ne shkonim dhe vizitonim vende tė ndryshme, ata ndiheshin tė pasigurt se pėrse ishte njė zezak i cili ishte duke ecur pranė njė tė bardhe, njė situatė shumė e komplikuar pėr secilin prej tyre. Pra ata e kanė dashur shumė njėri-tjetrin dhe kjo u ka dhėnė kurajėn, pėrmes kėsaj ata kanė pasur mundėsinė tė ngadhėnjenin mbi vėshtirėsitė nė tė cilat pėrballen.
Zoti ambasador do tė doja tė ndiqnim kėtė fotografi.
Ky ėshtė njė vizatim i babait tim kur ai ka qenė nė ushtri, kur ka shėrbyer nė ushtri. Mua mė pėlqen ta shikoj shpesh kėtė fotografi, pasi kur e shikon kėtė vizatim, kur shikon sytė e atij nė atė periudhė, mund tė shikosh shumė trishtim brenda tyre. Ai ndihej i trishtuar pasi ai ishte njė rreshter nė ushtri qė luftonte pėr Amerikėn, duke e ditur qė kur tė kthehej nė Amerikė, liria pėr tė cilėn ai po luftonte nuk do ti ofrohej atij, nuk do ti jepej atij. Pavarėsisht nga kjo, kur u kthye, ai ishte shumė i angazhuar nė lėvizjen pėr drejtat e njeriut dhe ai jetoi madje, pati mundėsi tė jetonte deri nė ditėn kur ndryshimet e mėdha ndodhėn nė Amerikė dhe ndodhėn nė jugun e vendit. Ndoshta mund tju tregoj njė histori tė shkurtėr lidhur me tė.
Patjetėr.
Ai ndėrroi jetė nė tetor tė vitit 2007, por disa vite pėrpara se tė ndėrronte jetė, ai u ftua qė tė shkonte nė Karolinėn e Veriut, nė mėnyrė qė tė vizitonte Kolegjin, universitetin nė tė cilin ai kishte studiuar dhe tė mund tė shkonte nė njė projekt tė historisė sė treguar, ai duhet tė ndante me studentėt pėrvojat qė kishte njė student nė vitet 20. Ai ishte hezitues qė tė shkonte tė vizitonte vendin, ai nuk dėshironte tė kthehej nė Karolinėn e Veriut, ndonėse nėna ime dhe unė u pėrpoqėm qė tia mbushnim mendjen, e kishte tė vėshtirė pėr kėtė. Kur ndodhi kjo ishte 89-vjeē dhe i premtuam qė do ta ēonim me makinė, dhe do tė ndihej shumė kėndshėm, dhe i rehatuar aty, dhe ai ra dakord qė tė shkonte ta vizitonte. Nė momentin qė ai dhe nėna ime mbėrritėn nė qytet, ata nisėn tė flisnin, nė ēdo shtėpi ata filluan tė tregonin historinė e saj, ēdo cep rruge kishte diēka pėr tė cilėn ata dėshironin tė shpjegonin dhe gjatė atyre tre ditė ata vazhdimisht na tregonin gjatė gjithė periudhės gjithēka qė kishin pėrjetuar. Ajo qė kishte mė shumė vlerė dhe ajo qė na mahniti mua dhe vėllanė tim, ajo qė na preku mė shumė, ishte fakti qė ata shkonin nė vende nė Karolinėn e Veriut, qė gjatė rinisė sė tyre nuk i ėshtė lejuar tė hynin. Ne i shikonim dhe i qėndronim prapa tyre dhe i shihnim se ēfarė do tė ndodhte, kur ata hynė nė kėto vende si ēdo person tjetėr, ēdo gjė qė ishte aty, tashmė papritmas ishte e hapur pėr ta, pjesė e qytetit qė ata nuk lejoheshin tė hynin, qė ata mund tė ecnin lirshėm, klube, zonat e tenisit, pishinat ku ata nuk mund tė shkonin, tanimė ata mund tė shkonin. Universiteti pėr njerėzit me ngjyrė dhe pėr njerėzit tė bardhė, kinemaja ishte e hapur pėr ta, ishte shumė mahnitėse ndėrsa i shikoje se si ata mund tė shkonin nė tė gjithė kėto vende tė fėmijėrisė dhe rinisė sė tyre, qė dikur nuk ishin tė pranuar, por tanimė pranoheshin. Kjo ishte njė ndjesi shumė ndikuese pėr mua dhe vėllanė tim. Ata u ndikuan shumė prej kėsaj, ishte njėsoj sikur rrethi i jetės sė babait dhe nėnės sime mė sėfundmi u pėrmbush, ata mund tė jetonin deri nė ditėn kur tė shikonin qė vendi i tyre i lindjes tė mund tė bėhej njė vend i barazisė dhe lirisė, qė ata kishin ėndėrruar kur ata ishin fėmijė. Pak kohė pas kėsaj, ai u sėmur dhe ndėrroi jetė. Por ai pati mundėsinė tė jetonte dhe tė shikonte qytetin e lindjes sė tij, njė vend tė lirė, nė liri mund tė ecte nė tė, ishte njė moment shumė i fuqishėm.
Zoti ambasador, ka edhe njė histori tjetėr. Ėshtė edhe historia se si familja juaj ka shpėtuar njė ēifut. Ėshtė miniatura e njė historie qė duket sikur tregohet dhe historia e popullit shqiptar. Populli shqiptar ėshtė nga tė pakėt qė nuk dorėzoi gjatė luftės sė dytė botėrore asnjė hebre. Do tė kisha dėshirė qė nė kėtė kontekst ta tregonit edhe kėtė histori...
Historia e babait tim ishte njė histori shumė e thjeshtė, sepse ushtria nė kohė nė tė cilin u bė ai vizatim ishte i veēuar nga ana racore. Kėshtu qė, kishte njėsi tė tė bardhėve, njėsi tė zezakėve, pėr mė tepėr, pėr shkak tė paragjykimit shumė prej amerikanėve tė bardhė mendonin se ata amerikanėt nuk kishin kurajėn dhe nuk kishin forcėn fizike tė luftonin. Kėshtu qė, kėto afrikano-amerikanėt i kishin vendosur nė qendrat e punės dhe jo nė njėsitė e luftės. Nė pėrfundim tė luftės, kjo njėsi afrikano-amerikane nė tė cilėn bėnte pjesė babai im, pati mundėsi tė vizitonte kampin e pėrqendrimit nė Dakao. Kėta njerėz nė njėsinė e babait tim kishin pasur njė jetė shumė tė vėshtirė pėr shkak tė Xhim Krout, por ato u prekėn shumė kur panė vuajtjet nė Dakao, saqė patėn mundėsi qė tė merrnin dy tė mbijetuar nga holokoasti drejtuar hebrenjve, i mundėn qė tė ti fshihnin ata brenda kompanisė afrikano-amerikanėve dhe tė mund ti merrnin ato, ti nxirrnin jashtė vendit. Ata patėn mundėsi qė ti mbanin aty pėr njė vit dhe i bėnė vėllezėr tė vegjėl tė kompanisė, dhe babai im u lidh shumė me ta. Gjatė kohės qė kompanisė iu desh qė tė rikthehej nė Amerikė, kėta fėmijė ishin tė shėndetshėm dhe patėn mundėsi qė tė vazhdonin mė tej jetėn. Ai na tregonte kėtė historinė kur ne ishim ende fėmijė, diku 50 vite pasi e pa pėr herė tė fundit kėtė djalė tė ri. Unė fillova ta kėrkoj nėse mund ta gjeja atė dhe shokun e tij. Shoku i tij kishte ndėrruar jetė, pas 50 vitesh, thuajse 55 vite nga hera e fundit qė babai i kishte parė. Pata mundėsinė qė ta takoja babanė tim me kėtė djalosh tė ri dhe ata patėn mundėsi qė tė bisedonin nė Amerikė. Miqėsia qė nga periudha e luftės patėn mundėsi qė tė ripėrtėrihej dhe ta vazhdonin derisa mė sė fundi babai im ndėrroi jetė. Dukshėm, kjo histori dhe tė parėt e kėsaj historie ishte tejet mbresėlėnėse dhe prekėse pėr mua kur vizitova Shqipėrinė. Gjeta qė ju kishit jo vetėm disa burrė qė morėn pėrsipėr tė ndėrmerrnin kėtė rrezik, por kishit njė komb tė tėrė qė ndėrmori pėrsipėr rrezikun, qė mori pėrsipėr tė hapte shtėpitė, familjet e tyre, madje dhe qenien e tyre ekzistent, pėr tė shpėtuar hebrenjtė qė ishin nė Shqipėri dhe pėr tė mos lejuar qė ata tė mos pėrfundonin nė kampet e tmerrshme tė pėrqendrimet, nė tė cilin nazistėt po dėrgonin hebrenjtė e tjerė nga vende tė ndryshme tė botės. Unė kam dėgjuar histori dhe nuk kam dėgjuar asnjė tė ngjashme me kėtė, nė tė gjithė Evropėn, kombe shumė mė tė pasura se Shqipėria, kombe qė ndoshta kishin tradita mė jetėgjatė se Shqipėria, kombe qė kishin pėrvoja shumė mė tė gjata, me popullsi shumė tė madhe hebreje nė vendin e tyre, dėshtuan nė testimin. Ndėrsa Shqipėria triumfoi mbi sfidėn dhe ia doli mbanė. Kjo gjė duhet dhėnė kredi dhe meriton nderim tė pėrjetshėm, tė gjithė shqiptarėt duhet tė jenė krenarė pėr kėtė.
Ne jemi krenar pėr kėtė dhe jo vetėm pėr kėtė zoti ambasador. Nė kėtė shtrat ka rrjedhur gjithė jeta juaj, e cila ėshtė njė histori suksesi e njė afro-amerikani. A mund tė na thoni nė mėnyrė tė pėrmbledhur shkollimin dhe deri emėrimin tuaj si ambasador i SHBA nė Tiranė?
Nė fakt unė jam shumė i arsimuar. Mendoj qė deri nė njė pikė prindėrit e mi mendonin nėse unė do tė pėrfundoja student i pėrjetshėm gjatė gjithė jetės sime. Unė mendoj qė ajo qė ėshtė shėnuese pėr tė gjitha kėto ndryshime qė erdhėn nė Amerikė, ishte qė pata mundėsinė tė ndiqja shkolla shumė tė mira, universitete shumė tė njohura nė Amerikė. Kam mbaruar universitetin nė Harvard, kam studiuar pėr dy vite nė Kanada dhe pastaj mora doktoraturėn nė universitetin Jell. Ajo qė ishte domethėnėse pėr tė gjithė arsimimin tim ishte fakti qė unė gjykohesha aty pėr shkak tė interesave tė mia intelektuale dhe tė aftėsive tė mia, jo pėr shkak tė origjinės qė unė mund tė kisha ose prejardhjes sime. Kjo ishte njė pėrvojė shumė e jashtėzakonshme pėr mua. Dukshėm, me kalimin e viteve, fakti qė unė isha rritur jashtė Amerikės, fakti qė unė isha rritur nė kombe tė ndryshme tė botės, pata mundėsi qė tė mund tė kombinoja interesat e mi intelektuale. Pėr shembull, pata mundėsi qė tė lidhja interesat e mi intelektual pėr Kinėn dhe bashkėshortja ime, jemi takuar bashkė kur unė isha ende student nė Kinė. Ne kishim kėtė interes tė pėrbashkėt qė tė punonim jashtė Amerikės dhe pastaj pėrfunduam nė shėrbim diplomatik.
Ju kėtė keni dalė nė njė moment kur ėshtė shpallur fitorja e zotit Obama. Dallohet qartė nė stemėn qė keni vendosur nė xhaketėn tuaj. Ėshtė njė histori shumė interesante, ka pika tė pėrbashkėta, por nga ana tjetėr ajo ēfarė e bėn mė interesante pėr ne ėshtė se me sa di unė, jeni i pari ambasador me ngjyrė i SHBA nė Shqipėri. Kjo ka ndryshuar diēka nė tė gjithė misionin tuaj?
Fakti a ka ndryshuar kjo. Unė shpresoj qė pėrvoja lejon njė person qė tė pėrmirėsohet dhe tė zhvillohet me kalimin e kohės, dhe tė mund tė dalė nė fund tė saj, njė person mė i mirė se sa ka nisur. Mendoj qė pėr mua fakti i tė qenit nė Shqipėri ka qenė njė pėrvojė e jashtėzakonshme dhe mbresėlėnėse. Mė lejoni tju tregoj njė histori tė shkurtėr kur kam mbėrritur nė Shqipėri. Kur mbėrrita kėtu nė gusht tė vitit 2007 dhe kur pata mundėsi tė takoja shqiptarė pėr herė tė parė, kam dėgjuar sėrish e sėrish, zoti ambasador Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl dhe unė e dėgjoja pareshtur kėtė shprehje. Por, ndėrsa mbėrrita kėtu dhe mėsova mė tepėr pėr Shqipėrinė, atėherė unė zhvillova njė pėrgjigje pėr tė gjithė kėto fjalė. Pėrgjigja ime ishte qė ndoshta Shqipėria mund tė jetė njė vend i vogėl nėse do ta masėsh me kilometra katror, por ėshtė njė komb shumė i madh nėse do ta masje pėr nga thellėsia me kilometra kub, pasi thellėsia e pėrvojės sė popullit shqiptar ėshtė po aq e madhe sa ēdo komb, shkon madje pėrtej historisė sė Amerikės dhe kohės kur Amerika u bė njė vend. Unė jam tejet i bindur, qė kjo pėrvojė historike, kjo mbijetesė kulturore, qė ky farkėtim nė buzė tė suksesit dhe vėshtirėsive, dhe tragjedive, i ka shndėrruar shqiptarėt nė njė vend shumė tė veēantė, nė njė popull shumė tė veēantė. Unė e di kėtė sepse kam mėsuar mė tepėr gjatė kėtyre dy vite e gjysmė kam qenė nė Shqipėri, sepse ndoshta mė shumė se sa dhjetė viteve pėrpara qė i kanė paraprirė kėtyre viteve. Disa nga miqtė qė ndodhen kėtu nė kėtė studio ne lexojmė sėbashku, ne studiojmė libra sėbashku dhe diskutojmė kėto libra. Ndėrsa dėgjoj perspektivėn e kėtyre shqiptarėve tė rinj mbi botėn dhe mbi shoqėri tė tjera, dhe njerėz edhe kombe tė tjera, ata mund tė mos ta kuptojnė, por nė kėtė akt ata janė bėrė mėsuesit dhe unė jam shndėrruar nė nxėnės tė tyre. Kėto janė tė gjitha ato tė cilat unė do ti mbart me vete kudo qė unė tė shkoj, unė do ti mbart me vete me shumė nderim gjatė gjithė jetės sime.
Zoti ambasador, po mbushni tre vite qė ju jeni me shėrbim nė Shqipėri dhe tani jeni shumė popullor, dhe pothuajse jeni edhe njė star, prania juaj ėshtė gjithmonė njė lajm nė mediat shqiptare. Nė fillim tė punės suaj na keni treguar njė histori interesante kur nuk ju njihnin publikisht akoma nė lidhje me ngjyrėn e lėkurės, qė ju ngatėrronin me arab...
Thuajse kudo ku unė kam shkuar, njerėzit mė kanė ngatėrruar pėr njė gjė apo diēka tjetėr. Pėr shembull, kur kam qenė nė Kinė mė kanė konsideruar se isha ndoshta njė minoritet diku nga Perėndimi. Kur isha nė Etiopi njerėzit mendonin se isha ndoshta njė formė etiopiani. Por shumė njerėz mė kanė marrė qė ndoshta kam pasur origjinė arabe. Kur kam vizituar Egjiptin, njerėzit gjithmonė mė janė drejtuar nė gjuhėn arabe. Ajo qė mund tė them pėr kėtė ėshtė qė unė i kam marrė kėto identitete tė gabuara qė mė kanė dhėnė, ndoshta si njė kompliment shumė tė madh. Unė mendoj qė ajo qė kėta njerėz po thonė, qė ti ngjan si dikush tė cilin ne mund ta dallojmė, ti ngjason me dikė me tė cilin ndoshta ne duhet tė lidhim njė ndėrveprim dhe duhet ta njohim mė mirė, ky ėshtė njė kompliment shumė i madh. Shpresoj qė disa nga incidente tė vazhdojnė tė rrjedhin.
Si ėshtė tė jesh ambasador i SHBA nė Tiranė, nė raport me njė vend tjetėr, nė pėrmbushje tė detyrės suaj, por nė raport me klasėn politike, me shoqėrinė shqiptare, me mediat, me aktorė dhe faktorė tė ndryshėm tė jetės sė vendit. Ėshtė tė jesh mė i privilegjuar apo mė i vlerėsuar?
Nėse kam kuptuar pyetjen, ajo qė dėshironi tė thoni, jo thjesht ndjesia profesionale se ēfarė do tė thotė qė tė jesh ambasador i Amerikės nė Shqipėri, por ndoshta nė sensin personal. Ndėrsa unė jam pranė pėrfundimit tė mandatit tim si ambasador nė Shqipėri, unė e gjej veten time qė ndoshta kam filluar tė reflektoj mė thellė, mund tė mendosh ndoshta pėr gjėra tė ndryshme, ndoshta pėr gjėra tė tjera qė unė dėshiroj tė bėj dhe mė duhet tė bėj pėrpara se unė tė largohem. Mund tė mendosh pėr gjėra tė tjera qė mė kanė mbetur tė papėrfunduara dhe qė dėshiroj qė tė mbarojnė, njėra prej atyre, qė tė mund tė ndihmoj nė ndėrtimin e njė memoriali pėr tė gjithė ato shqiptarė tė cilėt kanė shpėtuar hebrenjtė gjatė holokaustit, ne po punojmė pėr kėtė. Ndoshta ajo qė ėshtė ndjesia mė e fuqishme qė unė kam marrė, ėshtė aftėsia e shqiptarėve pėr tė bėrė tė ndihesh si nė shtėpinė tėnde, jo pėr shkak se ke njė titull, jo pėr shkak se janė faktorė tė tjerė tė jashtėm, pėr shkak se shqiptarėt i trajtojnė miqtė me kaq ngrohtėsi dhe mikpritje saqė unė nuk e kam ndeshur askund tjetėr. Tė qenit nė gjendje qė unė tė ulem me tė rinjtė dhe tė flasim pėr librat, tė shkėmbejmė idetė rreth tyre, mundėsia qė tė mund tė ulesh me persona dhe tė flasėsh pėr poezinė, ose tė dėgjosh muzikė, kam pasur mundėsi qė tė ndjek njė festival kulturor tė jashtėzakonshėm nė Gjirokastėr, festivalin folklorik. Aftėsia e shqiptarėve qė mė kanė ndihmuar tė kuptoj njerėzit, mėnyrėn se si funksionon jeta, ndjesitė qė ata mbartin nga jeta dhe kjo bashkėngjitje, kjo bashkėsi mes personave, kjo ka qenė gjėja mė e bukur dhe mė e mrekullueshme qė unė kam ndeshur kėtu.
Ju sapo pėrmendet pėrfundimin e mandatit tuaj, ka njė kohė tė caktuar?
Jo, nė fakt nuk ka njė datė tė pėrcaktuar nė kalendar. Do tė ketė njė person tė ri, i cili do tė emėrohet dhe ka pėr tė ecur gjatė tė gjithė procesit tė emėrimit. Kur tė ndodh kjo dhe kur tė informohet publiku, atėherė ne do tė kontaktojmė njėri-tjetrin dhe do tė gjejmė njė kohė kur do tė jetė e pėrshtatshme pėr kėtė person qė tė mbėrrijė nė vend, kur do tė jetė e pėrshtatshme pėr mua qė tė largohem nga Shqipėria. Ne dėshirojmė sipas traditės diplomatike, ne na pėlqen qė tė lemė njė interval mes largimit tė ambasadorit dhe ardhjes sė ambasadorit tė ri. Kėto gjėra diskutohen mes palėve dhe bėhet gjėja qė funksionon mė mirė pėr tė dy palėt. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė kesh njė ambasador nė njė vend sepse kjo ėshtė njė shenjė e respektit dhe miqėsie midis dy vendeve. Ne do tė punojmė qė tė ketė njė vazhdimėsi dhe tė mos ketė njė largėsi mes kėtyre zėvendėsimeve, sikurse ka pasur njė vazhdimėsi mes ndėrrimit tim me ambasadoren Ris, duhet tė ketė vazhdimėsi nė kėtė.
Ju keni ardhur nė gusht tė 2007, ka lidhje kjo edhe me gushtin e 2010 apo gushti 2011 tė pėrfundimit tė mandatit, apo nuk ėshtė e thėnė?
Gushti ndoshta mund tė shėrbejė si njė pikėnisje, si njė direktivė. Nėse do tė kishte diēka shumė tė rėndėsishme qė do tė zhvillohej dhe do tė kishte kuptim qė personi i ri qė do tė vinte nė vend duhej tė vinte, atėherė unė mund ta aranzhoj largimin tim qė ky person i ri tė mund tė merrte pjesė nė kėtė veprimtari tė rėndėsishme. Ka pasur raste gjithsesi kur ambasadori qė ishte caktuar ka pasur ndoshta njė vajzė qė do tė martohej gjatė kohės qė ishte pėrcaktuar dhe ndėrsa ėshtė shtyrė largimi i ambasadorit paraardhės nė mėnyrė qė tė akomodohej kjo kėrkesė e ambasadorit pasardhės. Pra, ėshtė ndoshta njė sistem kolegjial midis diplomatėve.
Vetėm emrin nuk i keni thėnė ambasadorit tė ri...
Nuk kam njohuri mbi emrin e personit qė do tė pėrcaktohet si ambasador i ri nė Shqipėri. Ajo qė di unė ėshtė fakti kur unė hyj nė ambasadė ēdo mėngjes, ne kemi njė mur ku ndodhen tė gjithė fotografitė e tė gjithė ambasadorėve tė mėparshėm nė Shqipėri, duke nisur qė nga vitit 1920. Tradita ėshtė, fotografia ime nuk ėshtė varur ende nė atė pjesė tė murit, por sipas traditės nuk do tė vendoset aty derisa tė largohem nga Shqipėria. Por, ajo qė kam vėnė re ndėrsa kam parė ambasadorėt e kohėve tė fundit qė kanė qenė nė Shqipėri, ata kanė qenė miqtė e ngushtė tė mi. Pėr shembull, Jozef Leik. Ai mė ka kėrkuar tė jem zėvendės i tij kur ai ka qenė ambasador, qė tė shėrbeja si zėvendėsambasador i Shqipėrisė shumė vite mė parė, ai ėshtė njė mik shumė i mirė i imi. Marisa Lino ėshtė njė mike e mirė e imja, Xhejms Xhefri, Marsi Ris, gjithashtu kanė qenė miqtė e mi tė mirė. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme pėr kėtė ėshtė qė Shqipėria gjithmonė ka marrė ambasadorė shumė tė mirė dhe unė jam tėrėsisht besimplotė qė kushdo do tė pėrzgjidhet ka pėr tė qenė personi tė cilit i ėshtė dhėnė nderi pėr tė shėrbyer nė Shqipėri, ka pėr tė qenė njė person i shkėlqyer dhe e them kėtė pa pikė dyshimi.
Pas njė ambasadori kaq tė shkėlqyer sa jeni ju... Po pėr ju a ka njė ide se ku mund tė shkoni pas Shqipėrisė?
Jo, nuk e di, ndryshe nga ju qė po festoni ditėlindjen e 43-tė. Unė jam shumė pranė moshės sė daljes nė pension. Ju patė bashkėshorten time, ėshtė shumė e vėshtirė qė ne tė dy tė mund qėndrojmė bashkė, tė shėrbejmė nė vende jashtė Amerikės, pėr shkak tė rangut qė ne kemi. Unė kam marrė parasysh mundėsinė qė tė mund tė dal nė pension, pėrfshirė mundėsinė e tė shkruarit tė disa librave, por kemi pėr ta marrė kėtė vendim kur tė vij koha e duhur. Mua mė janė ofruar disa pozicione tė tjera pune dhe do tė shikojmė, do tė marr vendimin e duhur nė kohėn e duhur.
Do tė na vini privatisht pas pėrfundimit tė misionit diplomatik?
Sigurisht. Po, dua tė kthehem dhe mė duhet tė shikoj se si do tė jetė e ardhmja. Nė fakt unė dua tė ta parathem se si do tė jetė e ardhmja e Shqipėrisė.
Para se tė shkoni tek e ardhmja a mund tė na thoni diēka se si ėshtė e tashmja, sidomos e tashmja politike...
E tashmja politike nė Shqipėri, sikurse ju e dini mė mirė se sa unė, ėshtė e komplikuar. Por unė mendoj qė gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė e ardhmja e Shqipėrisė ėshtė shumė e shndritshme, ėshtė e ndritur, ėshtė njė nga gjėrat qė unė admiroj mė shumė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ėshtė qė ju keni kaluar njė histori tė tmerrshme gjatė sistemit totalitar komunist. Unė konsideroj kėto vite si vite tė humbura, si vite gjatė tė cilave Shqipėria nė rrethana tė tjera mund tė ecte pėrpara shpejt. Gjithsesi ajo qė ėshtė domethėnėse, mbresėlėnėse pėr Shqipėrinė, ėshtė qė gjatė kėtyre viteve Shqipėria ka ecur kaq shpejt nė kaq shumė mėnyra tė ndryshme dhe mendoj qė ndėrsa gjėrat vazhdojnė, dhe zhvillohen, dhe rriten avantazhet e gjeografisė sė Shqipėrisė, me gjithė kėto porte tė bukura, me daljet nė det, me gjithė kėtė infrastrukturė tė zhvilluar qė ka pėr ta lejuar Shqipėrinė edhe njėherė sikurse ka qenė nė tė shkuarėn, qė tė mund tė bėhet njė udhėkryq pėr tregtinė dhe kulturėn, dhe pėr njerėzit tė cilėt do tė mund tė pohojnė edhe njėherė begatinė e madhe tė kombit kėtu. Por, kam pėrshtypjen qė po largohemi pak nga historia afrikano-amerikane.
Nėn shembullin e historisė kombėtare afriko-amerikane, pyetja e fundit e imja pėrpara se tia kalojmė tė ftuarve nė studio, ėshtė njė shprehje qė thotė se ēdo popull ka klasėn politike qė meriton. A e meriton populli shqiptar kėtė klasė politike qė ka?
Nuk jam tejet i sigurt pėr vėrtetėsinė e kėsaj thėnie. Pasi mua mė duket sikur nė njė formė apo nė njė tjetėr, shqiptarėt kanė merituar perandorinė otomane, ose ilirėt kanė merituar pushtimin romak. Nuk e shikoj kėshtu. Mendoj qė shoqėritė lindin, dalin nė pah dhe pastaj zhvillohen, dhe politika ndjen tė njėjtėn pėrqasje. Por, pjesa kritike nė atė se si do tė jetė e ardhmja e Shqipėrisė do tė jetė fakti, do tė jenė tė rinjtė e Shqipėrisė sepse e ardhmja qėndron tek tė rinjtė dhe ajo qė tė rinjtė qė dėshirojnė pėr kėtė rajon, qė dėshirojnė pėr mbarė botėn, ėshtė ajo qė ka pėr tė qenė. Ndėrsa unė shikoj kėta rinj dhe ndėrsa unė bisedoj me ta, dhe kam pasur mundėsi qė ti njoh, mendoj qė e ardhmja e Shqipėrisė ėshtė nė duar tė sigurta, nė duar tejet tė sigurta.
Faleminderit dhe shpresoj qė kur tė riktheheni nė televizionin Ora e News dhe nė emisionin Ora e Intervistės.
Me kėnaqėsi, do tė mė intervistoni ju sėrish?
Po.
Shumė mirė, do tė mė pėlqente pa masė kjo.
Zoti ambasador ju keni qenė shumė aktiv gjatė javėve tė fundit nė takime me liderėt politik shqiptar pėr zgjidhjen e krizės politike nė Shqipėri. Mund tė na thoni cili ėshtė mendimi juaj pėr situatėn nė tė cilėn neve ndodhemi sot?
Mendoj qė ka kohė mjaftueshėm pėr tė folur pėr politikėn, ndoshta nė njė kohė tjetėr mė tė pėrshtatshme, por unė mendoj qė mbrėmja e sotme, tema e pėrqendrimit janė njerėzit dhe pėrvojat e njerėzve, dhe urtėsia qė buron pėr shkak tė pėrvojės, qoftė kjo urtėsia e shqiptarėve, pėr shkak tė historisė sė gjatė qė ju keni, ose urtėsia e afrikano-amerikanėve dhe amerikanėve, me historinė relativisht tė shkurtėr qė kemi pasur. Kjo ėshtė njė temė e rėndėsishme, njė temė tėrheqėse, pasi ėshtė kaq interesante qė ka pasur njė lidhje kaq jetėgjatė midis shqiptarėve dhe amerikanėve. Shumė njerėz mė pyesin se cila ka qenė baza e saj, nga ka buruar kjo miqėsi, sa mė shumė e kam studiuar, aq mė shumė unė mendoj qė ėshtė fakti sepse ka gjėra nė origjinėn tuaj kulturore qė kaq shumė ngjasojnė me historinė dhe origjinėn tonė kulturore. Ėshtė themeli i kėsaj ndjesie tė tė kuptuarit qė ne kemi kėtu, qė ndonjėherė mund tė jetė e vėshtirė pėr tu pėrcaktuar. Por, gjithsesi ėshtė diēka shumė e bukur.
Deputetėt e PS hynė nė Parlament, bėnė betimin dhe dolėn pėrsėri pėr tė vazhduar bojkotin e tyre. Ju si e vlerėsoni kėtė sjellje tė opozitės?
Mė lejoni tju bėj njė pyetje. A ka ndonjė anėtar tė dy kaheve politik afrikano-amerikane, do tė kisha shumė dėshirė qė tė flisja pėr ndjesinė, pėr pikėpamjet e ēdo anėtari tė parlamentit nė Shqipėri qė ka njė origjinė afrikano-amerikane, le tė pėrpiqemi qė ti mbahemi temės qė dėshirojmė tė diskutojmė. Nė njė moment tjetėr do tė mund tė flasim pėr politikėn.
Duke e njohur pasionin tuaj pėr letėrsinė, shkrimtari mė i madh i kohėve moderne sot nė Shqipėri ėshtė Ismail Kadare. Nėse do tė ishte e mundur ta krahasonit me njė shkrimtar afro-amerikan qė mund tė ketė njėjtat vlera, si zoti Kadare pėr letėrsinė...
Sė pari, mė lejoni tju them qė kam lexuar shumė prej romaneve tė Kadaresė dhe madje njė pjesė tė poezisė sė tij. Dėshiroj ta nis me kėtė, qė ai ėshtė i veēantė, ai ėshtė tėrėsisht unik. Por, unė mbaj mend me sa kujtohet kam lexuar njė libėr tė tillė, e cila titullohej Kėshtjella, fliste pėr rrethimin e Krujės gjatė periudhės sė Skėnderbeut. Ajo qė mė preku mua dhe mė goditi pėr kėtė ka qenė e gjithė thellėsia e kėtij romani, gjithė gjerėsia qė pėrmbante ai. Nėse mendohet pėr romanėt afrikano-amerikanė ato nė njė farė mėnyrė janė shumė personal dhe nė kėtė pikėpamje ndoshta kishte njė autor afrikano-amerikan i cili mund tė realizonte kėtė gjė sikurse Kadareja. Kam lexuar dhe Kronikė nė gur, e cila ka folur mbi fėmijėrinė e tij nė Gjirokastėr gjatė periudhės parė tė luftės botėrore dhe ne kemi njė autor Riēard Vajt, i cili ka shkruar mbi gjithė mundimet dhe vuajtjet e pėrpjekjet e afrikano-amerikanėve ndėrsa ata rriteshin. Ndoshta kėtu mund tė gjejmė njė paralele tė ngjashme. Por, Kadare ėshtė gjeni edhe ėshtė unik. Jam nė mėdyshje nėse mund tė bėj njė krahasim tė duhur pėr tė.
Ju keni shprehur gjithmonė qėndrimin pėr pavarėsinė e institucioneve nė Shqipėri. A keni parė ju ndonjė tentativė nga ana e mazhorancės pėr tė ndėrhyrė nė kėto pushtete dhe a mendoni se kjo e rrezikon seriozisht demokracinė nė Shqipėri?
Nuk do ti pėrgjigjem kėsaj pyetje. Ajo qė dėshiroj tė them ėshtė kjo, ju pėrmendet faktin qė unė kam folur pėr institucionet e pavarura nė Shqipėri pėr njė periudhė shumė tė gjatė kohe dhe ju do tė dėshironit tė dini pse, pse vazhdoj ti kthehem dhe ti rikthehem kėsaj teme nė mėnyrė tė pėrsėritur. Unė mendoj qė kjo mund tė ketė lidhje me origjinėn dhe pėrvojėn time afrikano-amerikane. Presidenti Obama mbajti njė fjalim kohėt e fundit kur ai po diskutonte mbi sistemin gjyqėsor nė Amerikė dhe ai kishte bėrė gati fjalimin, por kur filloi tė fliste pėr sistemin gjyqėsor nė Amerikė, ai e la mėnjanė fjalimin dhe ajo qė tha ishte tejet e thjeshtė. Ai tha: Unė nuk do tė isha pa sistemin e drejtėsisė nė Amerikė, pa pavarėsinė e tij, pa pėrmbajtjen e tij ndaj ligjit. Dhe pėr tė gjitha gjėrat pėr tė cilėt folėm, duke nisur qė nga periudha e vuajtjeve, qė nga periudha e aparteidit, e trajtimit si tė ishte njė person i klasės sė dytė nė vendin tonė tė lindjes. Nė atdheun tonė, nė njė situatė ku mund tė kesh njė Kolin Paul, Kondoleza Rajs dhe njė Barak Obama, tė qendėrzuar nė faktin qė sistemi gjyqėsor nė fund mundi qė ti pėrmbahet Kushtetutės, e bėri kėtė pavarėsisht nga presionet e ndryshme politike, nga njerėzit qė kanė dashur tė ruajnė sistemin e mėparshėm. Faktin qė unė flas pėr institucione tė pavarura dhe pėr rėndėsinė e tyre, ėshtė pėr shkak se unė e kam parė kėtė nė veprim dhe tė gjithė personat tė cilėt adhurojnė Presidentin Obama, dhe gjithsecili qė admiron aftėsinė e popullit amerikan pėr tė zgjedhur njė President afrikano-amerikan pėr pozicionin mė tė rėndėsishėm tė kombit amerikan. Nėnkupton dhe pohon qė unė e respektoj njė sistem tė pavarur gjyqėsor, ndoshta me kėtė pjesė do tė doja tė lidhja pyetjen tuaj sonte.
A mund tė tregoni kontributin tuaj nė Shqipėri nė mbrojtje tė drejtave tė minoriteteve kėtu nė vendin tonė, do tė ishte interesante tė tregoni paska lidhur me atė ēfarė keni bėrė ju nė lidhje me kėto, njėkohėsisht edhe me projektet qė ju keni nė tė ardhmen, nė lidhje me minoritetet nė pėrgjithėsi dhe njerėzit me ngjyrė...?
Unė mendoj qė gjėja e rėndėsishme ėshtė diēka qė ėshtė shumė-shumė e thjeshtė, ėshtė fakti qė njerėzit janė njerėz. Ne tė gjithė kemi aspiratat tona, tė gjithė kemi ėndrrat tona, tė gjithė na pėlqen tė kemi miqėsitė tona, tė gjithė neve na pėlqen tė kemi shpresat tona, megjithatė ne pėrballemi me frikat tona. Ne kemi kėtė dėshirė tė brendshme qė ne ta pėrmirėsojmė veten, qė kombi ynė tė jetė njė komb mė i mirė, qė mund tė zhvillohemi me tė gjithė botėn. Unė mendoj kur njė person i ka kėto ndjesi dhe kėto ndjenja, dhe kėto aspirata, asgjė tjetėr nuk ka mė vlerė, ēdo gjė tjetėr zbehet sepse nė pėrfundim ne takohemi dhe prekim mirėsinė e njerėzve.
Faleminderit pėr intervistėn.
Faleminderit, mė ke komplimentuar shumė sonte, unė dėshiroj tua ktheja me njė kompliment, pasi keni hapur studion tuaj dhe keni ftuar kėto persona, mė keni ofruar mundėsinė qė unė tė ndaj diēka nga pėrvoja e njerėzve tė mi dhe me njerėzit nė mbarė Shqipėrinė. Kjo ka qenė tejet e veēantė, ka qenė njė ēėshtje qė mė ka prekur thellė dhe pėr tė cilėn janė tejet falėnderues. Faleminderit juve dhe Ora News, ju jam shumė mirėnjohės.
back | 02.03.2010
Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė!
Ky ndoshta ėshtė editoriali i fundit i Faktor Plus. Pėr dy vite radhazi jemi takuar ēdo natė pėr tė diskutua...
Sandri propozon zgjidhjen pėr trasparencėn e WC te grevisteve
Kėrkesa e doktorit pėr trasparencėn e cadrave hyri nė ditėn e 17-tė. Dhjetra deputete tė qeverisė, po sido...

Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė! | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... Nje interviste e gjate e Mero Baze per Celeribity (Botim i gazetes Ballka | 31.12.1969
Nuk rroj per te treguar... | 31.12.1969
Tė tjera...
» Njė kėshillė pėr tė plotėsuar kushtet pėr vizat brenda ditės
27.05.2010
» Berisha duhet tu japė llogari ndėrkombėtarėve pėr transparencėn
26.05.2010
» Berisha po mbulon dėshtimet e tij duke sulmuar opozitėn
24.05.2010
» Berisha po lartėson kundėrshtarėt duke njollosur tė djathtėn
21.05.2010



