Ata qe nuk thon kurrė atė qė besojne, dhe nuk besojne kurrė, atė qė thone
Njė skllav nuk e ka tė drejtėn tė thotė tė vėrtetėn, nėse ajo nuk i vjen pėr shtat zotėrinjve tė tij
( Euripidi)
Tė gjithė kemi dobėsi pėr intelektualet tanė. Jo thjesht pėr aftėsite e tyre individuale tė spikatura nė fusha tė ndryshme. Por pėr faktin se historikisht, kanė pėrfaqėsuar shtresėn mė tė emancipuar tė shoqėrisė sonė, sepse me idetė, me programet qė hartuan, por edhe me pushke, janė ndodhur nė radhėt e para tė luftės pėr interesat kombėtare, lirine dhe gjuhėn e arbėrorėve. Duke patur parasysh kėtė nderim, fillova tė lexoj me vėmėndje thirrjen e nėnshkruar tė intelektualėve drejtuar PS , liderit te saj Edi Rama, si dhe grevisteve tė ngujuar pėrpara godinave mė tė rėndėsishme tė shtetit shqiptar, Kryeministrisė dhe Parlamentit.
Cuditrisht, mu krijua pėrshtypja se personat qė e kishin nėnshkruar atė, nuk do ta kishin lexuar pėrmbajtjen e saj (nė tė kundėrt, nuk do ta kishin nėnshkruar). Kjo Thirrje ishte jo vetėm hartuar me njė mangėsi tė theksuar shprehėse, por pėrmbante njė sėrė lajthitjesh mbi historinė e shqiptarėve dhe demokracinė.
Pėrcaktimi i grevės sė urisė, si njė kaos dhe anarki dhe jo si mjet ekstrem i luftės pėr tė fituar arritjen e normave tė njė shoqėrie demokratike, mė detyron tiu kujtoj hartuesve, se pikėrisht me anėn e njė greve tė tillė, rinia e jonė nė vitet 90, bėri tė mundur pėrmbysjen e regjimit diktatorial tė Partisė sė Punės. Besoj se tė gjithve ju kujtohet se si kėtė lėvizje, shteti monist dhe media nė shėrbim tė tij, e quajti huliganizėm , anarshizėm dhe armike tė popullit shqiptar. Vlera e njohjes sė Historisė, qėndron pikėrisht nė sjelljen e shėmbujve qė kanė ndjekur lėvizjet e shoqėrive nė botė, pėr tė pėrmbysur mėnyrat despotike tė qeverisjes, ku grevat e urisė, kanė qėnė shėmbuj madhorė tė sakrificės pėr ndėrgjegjsimin e popujve. A mund tė besojmė se nėnshkruesit nuk e kanė lexuar historinė? Mirė tonėn, por as atė botėrore? Pėr ironi tė fatit tė tyre, pikėrisht nė tė njejtėn ditė me thirrjen, mė 9 maj 2010, presidenti Topi ju drejtua veteranėve tė luftės, tė presekutuarve dhe tė gjithė popullit shqiptar, qė tė kujtojnė qindra intelektualė tė burgosur, masakruar dhe internuar pas 1945-ės deri nė vitet 90, pėr shkak tė ideve tė tyre demokratike, tė cilat nuk i fshehėn, por patėn kurajon ti mbronin dhe tė luftonin pėr to. Ata, kanė pėrdorur edhe grevėn e urisė, si mjet proteste kundėr diktaturės enveriane. A mund ti quajme ata anarshistė?
Vetflijimi si veprim, njihet qė nė lashtėsi dhe tė krishterėt, janė frymėzuar nga ky akt sublim pėr hir tė njerėzimit, nėpėrmjet figurės sė Krishtit. Edhe lufta e arbėrorėve, gjatė tė gjithė historisė sė tyre, pėr hir tė Lirisė sė Kombit, kanė qėnė akte tė vetflijimit. Sami Frashėri i quante ata qė i kryenin kėto akte,shqiptarė tė vėrtetė, kurse tė tjerėt thjeshtė: njerėz me kombėsi shqiptare.
Sigurisht, vetėm njerėz me kurajo heroike dhe ide madhore, mund tė sakrifikojne veten pėr tė tjerėt. Studiuesit e historisė njerėzore e kanė emertuar kėtė veprim :luftė pėr njė ideal!
Adem Jashari nga Drenica martire, i tregoi botės moderne europiane, se shqiptari edhe sot, vetflijohet pėr Kombin e tij. Arvanitasi dhe intelektuali Aristidh Kola, u vetflijua gjithashtu pėr njė ideal: Tė nxirte nė shesh, tė vėrtetėn historike tė shqiptarėve !
Njė njėri gati i panjohur, ishte kolonel Pashai, por nuk u tremb as nga kėrcėnimi pėr vdekje, as nga pėrballja me njė aparat tė tėrė shtetėror, qė e shpalli sharlatan dhe jokopetent. Bile specialisti qeveritar i marrėveshjes, e akuzoi se fliste si « patriot » duke na habitur, qė ky emėrtim, paskish hyrė nė listėn e vlerave negative tė njeriut. Ky shqiptar i vėrtetė, u shpreh se ishte detyra e tij, ishte tė mbronte sovranitetin territorial tė Atdheut. A nuk e emėrtoi si shkelje tė Kushtetutės, Marrėveshjen kufitare detare, edhe Gjykata Kushtetuese? Ku ishin kėta intelektualė firmėtarė, kur cėnohej sovraniteti i vėndit tonė dhe kur fjala e lirė ėshtė e garantuar, qė tė kėrkonin ndėshkimin sipas ligjit, siē ndodh nė ēdo vėnd demokratik europian dhe jo shpėrblimin, tė hartuesve dhe nėnshkruesve tė marrėveshjes?
Monologu i hartuesve te thirrjes, se greva e urisė ėshtė njė rebelim i dėnueshėm botėrisht dhe rrugė pa krye, kaos dhe anarshi, vijon me keqardhjen qė ata (intelektualėt) fatkeqsisht nuk ua mbajti tė vetflijoheshin nė kohėn e diktaturės sė kuqe atėhere kur edhe do tė kishte kuptim! Si vallė tani, e dėnojnė grevėn e urisė? A mund tė na sjellin fakte, qė tė hedhin poshtė vėrejtjet e ndėrkombėtarėve dhe specialistėve tė politikės dhe ekonomisė, se vėrtet nė Shqipėri nuk ka korrupsion, se gjyqėsori ėshtė i pavarur dhe maliqėt nuk fshihen pas imunitetit dhe shqiptarėt, nė rrugė e nė shtėpi, ankohen padrejtėsisht se: nuk ka shtet dhe nuk vepron ligji? A mund tė bindin, tė uriturit, pėrmbyturit,analfabetėt, tė papunėt e tė pashpresėt se nuk ka krizė? Se transparenca ėshtė e garantuar jo vetėm nė votime por edhe nė marrėveshjet politike dhe ekonomike tė qeverisė sonė? Atėhere pėrse i zė frika europianėt se mos shqiptarėt marrin arratinė nga vėndi i tyre i lulėzuar dhe demokratik pas liberalizimit tė vizave? Sigurisht verbėria nė gjykimin e problemeve tė sotme, ėshtė pasojė e verbėrisė nė gjykimin e historisė sė kaluar.
Kėshtu, intelektualėt tanė firmėtarė, na pohojnė se paskemi jetuar si nomade kur dihet historikisht se jemi autoktonė dhe jo tė ardhur dhe se, jo mė larg se nė shekullin e XIX, mbretėritė dhe shtetet e kėsaj SHTEPIJE europiane, nuk pėrbėnin akoma njė familje europiane, por sejcili veēmas apo nė aleancė me tė tjerėt, pėrpiqej tė zgjeronte sa tė ishte e mundur , me lufte apo mashtrime ,kufijte e vet. Intelektuali Sami Frashėri, zbulon qartė parimet nė politikat shtetėrore tė Europės sė asaj kohe:
Nė kėto ēaste, kur ne po shkruajmė kėto fjalė, sytė e dipllomatėve tė Kongresit (tė Berlinit ,13 qershor-13 korrik 1878) janė ngulur mbi njė pankarte qė nuk ndahet nga tryeza qė ndodhet nė mes tyre. Sipėr njė topi tė madh Krup, qė ėshtė vizatuar nė mes tė pankartės, me shkronja tė medha janė shkruar kėto fjalė tė njė njeriu qė ėshtė lideri i politikės (Otto Bismarkut, kancelar i Perandorisė Gjermane 1871-1890) nė shekullin tonė:Forca e mposht tė drejtėn dhe Sa i lumtur ėshtė ai, qė ka dale fitimtar. Kurse nė cepat e pankartės janė shkruar me gėrma tė vogėla fjalet : « Autonomi », « Pavarsi », « Liri e popujve », « Sigurimi i paqes dhe i qetėsise». Sado qė disa nga diplomatėt mundohen tė shikojnė nėpėrmjet syzave tė tyre kėto shkronja tė vogla qė janė nė cepa, figura e mesit qė tė shtie frikėn dhe shkronjat e mėdha sipėr saj, tėrheqin vėshtrimet e tyre nė qėndėr tė pankartės (f108 S.F.shkrimi Ceshtja e lindjes. Kongresi 23, 06,1878 Vepra vell I)
Nė emėr tė lirisė, paqes dhe qetėsisė shtetet nė familjen europiane zgjeronin kufijte e tyre : Traktati i Berlinit vuri si kusht qė Austria tė merrej vesh (pėr okupimin e Bosnjė-Hercegovinės) me Perandorinė Osmane. Mirėpo Austria nuk e respektoi kėtė kusht ...dhe hyri me kokė tė vetė dhe filloi tė vriste dhe tė priste ...Austria po e shpall pothuaj zyrtarisht, se meqė vėndet qė ka okupuar (Bosnje-Hercegovinen) i ka marre me gjak, ka ndėrmėnt qė tė mos i kthejė mė ato, por ti mbaj tė pushtuara ashtu siē morri Bosnjė-Hercegovinėn pėr sigurimin e paqes e tė qetėsisė nė Kroaci dhe Dalmaci, kėrkon edhe Novipazarin pėr sigurimin e paqes dhe qetėsisė nė Bosnje-Hercegovine? Atehere kush mund tė na siguroje se ajo, mbasi tė ketė marrė Novipazarin, nuk do tė kishte okupuar Shqipėrinė qė tė mund tė garantojė paqen e qetėsinė nė Novipazar e pastaj Maqedoninė e Thesalinė pėr sigurimin e paqes e qetesisė nė Shqipėri? ...Veē Traktatit tė Berlinit po lidhen veē e veē traktate tė tjera . (f203-204 S.F.Shėnime politike 2.09.1878 Vepra vėll I) .
Nė kėto kohė, shqiptarėt qė dėshironin tė jetonin tė lirė, nė SHTĖPINĖ e tyre shiheshin si pengesė pėr ekspansionin grek nė veri, atė bullgar nė perėndim dhe pėr atė serb e malazez nė jug Ata (kėto shtete) e kanė kuptuar se nė qoftėse tė dy milion shqiptarėt bashkohen si njė trup i vetėm, bėhen njė forcė e madhe. Prandaj intrigantėt e kanė gjykuar si shumė tė leverdishme pėr realizimin e qėllimeve tė tyre, qė nė radhė tė parė ti ndajnė e ti pėrēajnė shqiptarėt. (f120 S.F. Vepra vell I)
Shumė gjak u derdh nė shekullin e XIX dhe XX nė SHTĖPINĖ europiane dhe me shumė luftė nga ana e popujve e sidomos tė intelektualeve, u arit tė ndėrgjėgjsohen politikanėt dhe qeveritė, pėr njė bashkjetesė, duke respektuar tė drejtat e gjithsejcilit.
Kjo bashkjetesė nėnkupton pėrpjekje tė ēdo shteti anėtar, qė nė shtėpinė e tij dhe nė marrėdhenie me shtetet e tjera, tė mbrojė konventat e nenshkruara nga kjo familje europiane mbi tė drejtėn e pronės private, fjalės sė lirė, zbatimit tė ligjit dhe sidomos transparencės - parimit bazė tė Demokracisė.
Kėshtu na pranon Europa dhe vetėm duke zbatuar kėto norma nė shtėpinė tonė, plotėsohen ėndrat e shqiptarėve. Lėvizja e lirė turistike, ėshtė njė e drejtė qė shoqėron tė gjitha tė drejtat e tjera tė shprehura ne konventat europiane.
Ėndra shekullore e shqiptarėve ka qėnė dhe ėshtė: Tė jetojnė nė njė shtet sovran, ku mirqėnia dhe siguria , ku dinjiteti dhe ardhmėria, tė jenė prioritete tė politikave qeveritare.
Kur je mire nė shtėpinė tėnde, shkon me dinjitet edhe nė shtėpinė europiane, qoftė pėr vizitė apo pėr tė punuar. Pėr tia aritur kėsaj dite, ashtu siē ka ndodhur dhe ndodh edhe ne shtetet e tjera europiane, luftojnė nė radhė tė parė intelektualėt e vėrtetė siē do ti emėrtonte Sami Frashėri , njerėzit qė punojnė dhe luftojnė edhe pėr tė tjeret.
Thirrja e firmėtarėve, na dėshmoi dukurinė e vėrejtur nga studiuesi Tomas Maldonado nė librin e tij Che cosč un intellettuale? (Cfarė ėshtė njė intelektual ?) se, intelektuali historikisht, ka luajtur rolin ose tė diskretituesit ose tė mbrojtėsit tė pushtetit. Kjo dukuri ėshtė emėrtuar « mekiavelizėm » dmth aprovimi teorik, i heshtur nė Realpolitik dhe arėsye shtetėrore , njė dredhi manipuluese nė ushtrimin e pėrditshėm tė pushtetit, mosgjyqėsimi i vendosur ndaj veprimeve tė diktatorėve apo tė synuesve pėr tė qėnė tė tillė. Ky emėrtim ėshtė bėrė, pėr shkak tė figurės sė njohur historike tė Makiavelit, i cili pėrfaqėson vėshtirėsite qė pėrballet gjithėmonė intelektuali, nė rolin e mbėshtetėsit tė pushtetit.
Intelektualėt qė marrin pėrsipėr kėtė rol, pavarsisht bindjeve tė tyre dhe fakteve reale, janė tė destinuar tė veprojnė larg misionit tė tyre historik, dhe tė transformohen nė rrogėtarė tė vlerėsuar, tė ēfarėdo pushteti. Kėtė transformim vetė Makiaveli, e pėrcakton
nė letrėn e famshme drejtuar Francesco Guicciardinit :« Prej disa kohėsh nuk them kurrė atė qė unė besoj, nuk besoj kurrė, atė qė them. Edhe kur mė thuhet ndonjė gjė e vėrtetė, une e fsheh ndėrmjet shumė gėnjeshtrave, sa ėshtė e vėshtirė ta gjesh » ... Studiuesi Tomas Maldonado, nė librin e tij kushtuar gjithė historikut tė veēorive tė figurės sė intelektualit nė kohė, arin nė pėrfundimin se:Ne rast se intelektuali, do tė jetė i dobishėm pėr kohėt moderne, duhet ti qėndrojė besnik, detyrės sė tij: « tė zgjimit te ndergjegjjes » ! Ne ditet e sotme, tė tillė intelektualė, pėr fatin tonė tė mirė, janė tė shumtė. Amjentalistė, gazetarė, historianė, politikanė dhe tė shumė fushave tė tjera tė shkencės dhe artit, qė punojnė brėnda dhe jashtė trevave shqiptare, i mbėshtesin intelektualėt dhe mbėshtetėsit e tyre tė greves sė urisė, nė emėr tė ardhmėrisė tė tė gjith atyre qė kanė veshur bluza tė kuqe , blu apo dhe tė ngjyrave tė tjera, por qė kanė vetėm njė emėr Shqipėtarė!
Fatbardha Demi
11.05.2010
back | 11.05.2010
1997: Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė
Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull 1997, Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin...
Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė
Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v...

1997: Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė | 31.12.1969
Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė | 31.12.1969
Gazeta Tema se shpejti serisht ne treg | 31.12.1969
Tė tjera...
» Nuk rroj per te treguar...
30.05.2010
» Botime si tė Ballės pėr tė freskuar memorien e shqiptarėve
28.05.2010
» Njė kėshillė pėr tė plotėsuar kushtet pėr vizat brenda ditės
27.05.2010
» Berisha duhet tu japė llogari ndėrkombėtarėve pėr transparencėn
26.05.2010



