E mėrkurė, 8 shtator 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Nuk rroj per te treguar... Nje interviste e gjate e Mero Baze per Celeribity (Botim i gazetes Ballka

Nga Intervistoi Elisabeta Ilnica

Zjarri, Uji dhe… Qeveria. Janė tri gjėrat pėr tė cilėt njerėzit porositen aq shumė pėr tė mos “lozur”. Cilėsohen tė rrezikshme pėr t’i pėrballluar, sa u pėrket fuqive njerėzore. Patjetėr qė duhet ta ketė dėgjuar kėtė edhe Mero Baze, por siē duket, ai ka gjetur formulėn pėr tė bėrė tė mundshme gjithēka. Po pėrdor dy proceset e para natyrore, pėr t’iu kundėrvėnė tė tretės - shpikjes njerėzore: Nxjerr “zjarr nga goja”, por qė njėkohėsisht bėn pėr “ujė tė ftohtė” atė – Qeverinė! Ėshtė nga ata qė nuk rron pėr tė treguar, por qė tregon pėr tė jetuar… Dhe, ky ėshtė njė nga ato rrėfimet qė do tė mbahet mend gjatė jo vetėm pėr “odisenė” e gjatė si gazetar opozitar, por edhe pėr ato detajet e vogla tė njė jete qė nuk ia dinim; atė tė mikut, babait, por edhe bamirėsit….

Z. Baze, i pėrkisni gjeneratės qė u diplomuam vitin e fundit tė komunizmit. Cilat janė mėsimet dhe pėsimet e kėsaj gjenerate?

Besoj se kemi mė shumė privilegje kronologjike se sa historike. Ėshtė e vėrtetė qė kemi jetuar dy sistemet, kemi parė si ėshtė rrėnuar komunizmi nė sytė tanė dhe si kemi tentuar me sendet e mbetura tė komunizmit tė mobilojmė njė shtėpi pėr demokracinė nė kėtė vend. Ėshtė historia e njė brezi qė e ka pėsuar nga dy regjime, mė shumė se sa ka mėsuar nga dy regjime. Ėshtė e dhimbshme qė tė rritesh deri nė pjekuri nė komunizėm dhe pastaj tė provosh tė ndėrtosh tė kundėrtėn ditėn qė del nė jetė... Kjo ka bėrė qė shumė bashkėmoshatarė tė mi tė bėhen protagonistė tė shoqėrisė shqiptare nė moshė tė re, por edhe ta pėsojnė nga ky protagonizėm, pėr shkak tė mungesės sė pėrvojės dhe idealizmit me tė cilėn e morėn ndryshimin e sistemit nė Shqipėri.

Jeni diplomuar nė Gjeologji dhe me sa dimė, keni punuar edhe njė vit si inxhinier gjeolog nė Martanesh. E kujtoni ndonjėherė kėtė periudhė dhe nėse po, si?

Ėshtė njė pjesė e rėndėsishme dhe thelbėsore e jetės sime. Ishte viti 1990, njė vit i cili ndryshoi dramatikisht fatet e vendit. Mė ka shoqėruar gjatė nė kujtesėn time, mikėpritja e vendasve, dhe kulti qė kishin pėr inxhineirėt dhe tė ardhurit nė pėrgjithėsi. Ishte njė pėrzierje mes adhurimit dhe mikpritjes. Aq e fortė ishte kjo, sa shpesh punėtorėt e mi, qė ishin pėrgjithėsisht nga Martaneshi dhe Maqellara, ngulnin kėmbė se nė Jug kishte vetėm diell, portokalle dhe qytetete tė bukura, ndėrkohė qė e vėrteta ishte shumė ndryshe. Malet e Jugut janė mė tė lartė, mė tė shėmtuar dhe mė tė egėr se tė Veriut dhe se varfėria ishte njėsoj gjithandej... Madje, nė Jug mė e fortė, pasi mungonin minierat dhe industria e rėndė, e cila paguante mė shumė se ndėrmarrjet artizanale tė Jugut. Ishte po ashtu njė periudhė ku kam parė me sytė e mi paralizimin e sistemit tė ekonomisė sė planifikuar. Kur unė

shkova nė Ndėrmarrjen Gjeologjike nė Burrel, duhet tė bėja qysh nė Janar tė 1990 projektin pėr zbulimin e vitit 1991. Nė projekt, duhet tė planifikoje mes tė tjerash edhe bazėn materile. Pasi e dorėzuam projektin, na u kthye nga Ministria vetėm me kryqe tė kuq. Thuajse gjithė bazėn materiale qė kishim kėrkuar, pėrgjithėsisht tuba shpimi, llamarinė, motorra pompash etj, nuk kishin mundėsi tė plotėsoheshin. Evropa Lindore kishte rrėzuar Murin e Berlinit dhe ekonomia e planifikuar e Shqipėrisė, nuk furnizohej dot mė me “klering” (shkėmbim malli), forma e vetme e tregtisė sė jashtme tė saj. Pėr rrjedhojė, nuk shitej dot mė krom dhe tė merreshin psh tuba. Duhet tė paguanim nė valutė dhe pėr kėtė gjė, nuk kishim as ligj dhe as valutė. Ishte e vetmja krizė qė e pėrjetonim si shpresė. Dhe, brenda vitit erdhi kolapsi. Gjithė ndėrmarrjet e industrisė sė rėndė u paralizuan dhe qeveria u detyrua tė shpikė

vitin tjetėr ligjin e famshėm tė 80 pėr qindėshit, ku punėtorėt paguheshin ndėrkohė qė ndėrmarrja ishte e paralizuar nga mungesa e lėndės sė parė. Krasta, po ashtu, ishte njė shkollė e antikomunizmit. Aty kishte rreth 500 inxhinierė, ekonomistė dhe mėsues qė shėrbenin nė atė zonė dhe po aq familje tė persekutuara qė i kishin internuar aty. Mbaj mend familjen e peshėngritėsit tė njohur, Aleksandėr Kondo dhe pėrpjekjet pėr t’i poshtėruar aty. Ndėrkohė, i gjeja ende tė gjalla legjendat pėr gazetarin e famshėm, Vangjush Gambeta, apo njė nga ekonomistėt mė nė zė tė regjimit qė kishte pėrfunduar aty pas ndėshkimeve, Vasil Katin. Ishte koha e duhur, vendi i duhur dhe njerėzit e duhur, qė nuk e pranonin dot mė atė rregjim. Dhe, kėtė gjė e kujtoj si njė nga vlerat e mėdha tė jetės sime aty. Aty kam patur debatet e para publike pėr komunizmin me ish-zyrtarė tė kohės, aty kam patur kėrcėnimet e

para, por aty kam marrė edhe kurajo po ashtu nga njerėz tė mėsuar mė komunizmin. Nuk e harroj kurrė Ramazan Cenin, njė kryeinxhiner tė ndėrmarrjes, tė cilit dikush nga Dega e Brendshme dhe Komiteti i Partisė, i kishte tėrhequr vėrejtje se unė flisja shumė lart e poshtė. Mė thirri nė njė kafe afėr punės dhe mė pyeti me takt, se ē’po ndodhte nė Tiranė. I shpjegova se Ramiz Alia kishte thirrur disa intelektualė dhe se Sali Berisha, Ismail Kadareja dhe Gramoz Pashko kishin folur. I tregova dhe disa skeda nga shėnimet nga ky takim, qė m’i kishin dhėnė miq tė mi gazetarė te “Zėri i Rinisė”, nė Tiranė. I pa i ēuditur...

- Vetėm kaq? - mė pyeti.

- Po, - kaq i thashė, - nuk ėshtė pak. Pastaj, ēdo mė bėjnė mua, - i thashė. Unė inxhiner jam, nė Martanesh mė kanė ēuar, ēdo mė bėjnė mė keq….?

- Qenke idiot, - tha. Nė vitin 1946, tre inxhinerė kishte e gjithė Shqipėria. I vunė tė thanin Kėnetėn e Maliqit dhe pastaj i pushkatuan, jo tani qė ka nja 300 mijė si puna jote. Unė thashė se dije ndonjė gjė mė shumė, po mbyll gojėn se ua ke humb durimin.

Ishte njė episod shumė njerėzor dhe njė qėndrim shumė tokėsor i njė njeriu, qė e njihte mirė sistemin dhe i kishte mbijetuar atij. Ata qė mė mbajnė mend dhe ata qė mbaj mend aty, i mbaj si tė tillė, me vlera personale dhe profesionale, mė shumė se sa vlera politike.

Gjatė viteve tė studimit keni qenė paralelisht pjesė e redaksisė sė gazetės “Studenti”. Mė pas, ’92-’93 - Drejtor i Lajmeve nė ATSH e prej Janarit 1993 - Kryetar i Lidhjes sė Gazetarėve tė Shqipėrisė, derisa qeveria (1994) miratoi njė ligj pėr shtypin pėr tė cilin nuk ishit dakord dhe dhatė dorėheqjen. Ēfarė nuk shkonte nė atė ligj dhe a ka qenė ky veprim oponenca juaj e parė antiqeveritare?

Historia e ligjit pėr shtypin, ishte njė histori tipike e prodhuar pėr tė shpėrdoruar shanset pėr tė bėrė ligje tė mira, siē ndodh rėndom nė Shqipėri dhe siē ka ndodhur me ligjin e lustracionit. Genc Pollo, qė shėrbente atėhere si kėshilltar i Berishės, kishte pėrkthyer njė ligj nga Landi i Vesfalisė nė Gjermani. Si ligj gjerman ishte i mirė, por kėtu ne nuk kishim as sistemin e drejtėsisė sė Gjermanisė dhe as kulturėn demokratike tė institucioneve gjermane. Ligji kishte dy defekte thelbėsore. Nė nenin 4 tė tij, kufizohej e drejta pėr informacion dhe nė njė nen tjetėr sankionohej e drejta pėr kontroll mbi median nė emėr tė “Sigurisė Kombėtare”. Pėr shembull, SHIK sipas ligjit, mund tė bllokonte gazetėn nė shtypshkronjė, nėse sinjalizohej se kishte shkrime qė preknin sigurinė kombėtare. Ishte pra njė situatė qė linte shumė vend pėr spekullime. Tentova t’ua pėrcjell shqetėsimin tim nė

rrugė zyrtare, por nuk mė pėrfillėn. Mė sulmuan publikisht tek “RD” dhe nė “TVSH”. Atėherė u detyrova t’i bėj Berishės njė letėr tė hapur, qė nuk kisha ku ta botoja, veēse te njė gazete minore e “Ballit Kombėtar”. I thashė se ligji do tė faktorizonte median kritike dhe do tė njolloste pushtetin si censor i lirisė sė medias. Pas kėsaj, u krijua njė klimė edhe mė armiqėsore. Njė ditė pas miratimit nė Kuvend tė Ligjit, mblodha atė qė quhej kryesi e Lidhjes sė Gazetarėve dhe dhashė dorėheqjen. Kjo i bėri dhe mė keq punėt, por unė sė paku u ndjeva i lirė.

Mė 1995 filloni punė si reporter i “Zėri i Amerikės” nė Tiranė. Intervista juaj nė burg me ish-liderin e PS, Fatos Nano dhe raportimet direkte nga trazirat nė qytetin e Vlorės nė vitin 1997, kanė lėnė gjurmė asokohe. Por pas kėtyre viteve, cilat raportime tuaja mendoni se do tė bėhen “histori”?

Ėshtė njė periudhė qė e kujtoj gjithnjė pėr mirė. Atėherė “Zėri i Amerikės” ishte jo vetėm institucion informimi, por edhe autoritet informimi nė vend. Nuk ka qenė kjo media qė ėshtė sot dhe kjo larmi. Kishte vetėm njė TVSH, po kaq i keq sa tani, dhe njė media e copėzuar dhe e varfėr. “Zėri i Amerikės” dhe “BBC” ishin stacionet qė ndanin tė vėrtetėn nga spekullimi. Fati im dhe i kolegėve tė mi ishte se nė atė kohė kishim drejtor Elez Biberaj, tashmė nėndrejtor i pėrgjithshėm i “Zėrit tė Amerikės”. Nė jetėn time nuk kam pas kurrė njė shef tė tillė, qė tė ketė fuqinė tė mbaj distancė mes gjėrave personale dhe raporteve njerėzore, mes njerėzve qė personalisht i ēmonte shumė dhe profesionit tė tij. S’kisha parė asnjė njeri qė tė ishte 8 orė amerikan dhe 16 orė shqiptar. S’kisha parė kur njė njeri qė interesohej dhe pėr hallet mė tė vogla tė jetės tėnde personale

dhe ishte aq i largėt dhe i ftohtė nė punėn tėnde si gazetar. Ishte e pabesuehsme pėr kulturėn tonė tė mangėt demokratike dhe perėndimore, se si njė gazetar qė nė Shqipėri ishte simbol i rrėzimit tė komunizmit dhe mbėshtės i fortė i lėvzijes antikomuniste, ishte i pamėshirshėm dhe i rreptė si gazetar me Sali Berishėn dhe PD-nė, kur devijoi nė rrugė antidemokratike nė vitin 1996, pas manipulimit tė zgjedhjeve dhe mė pas, anarkisė nė vend. Dhe njė njeri i tillė, natyrisht qė tė frymėzonte nė punė. Gjithēka tė dukej mė e lehtė, edhe tė shkoje nė burg te Fatos Nano, dhe tė shkoje mes grupeve tė armatosura nė Vlorė... Por, edhe pas kėsaj pėrvoje, njė gazetar gjithmonė ka gjėra qė duhet t’i kujtojė. Unė kujtoj jo pa nostalgji hyrjen nė Kosovė si gazetar i “Evropės sė Lirė”, bashkė me trupat e NATO-s nė Qershor tė vitit 1999 dhe reportazhet nga qytetet e braktisura. Kujtoj raportet e mia

nga Kėshtjella e Rambuje-sė, ku isha po ashtu si gazetar i “Evropa e Lirė” dhe disa mediave shqiptare. Mė pas, historia me gazetėn “Tema”...

Keni qenė ndėr themeluesit e PD-sė. Si e shihni tashmė kėtė godinė nga “jashtė”?

Kam njė copė letėr me makinė shkrimi nė formė autorizimi, qė i lėshonte nė atė kohė Azem Hajdari, si kryetar i Komisionit Nismėtar tė PD-sė, qė na autorizonte tė themelonim PD-nė nė rrethe tė caktuara. Ėshtė e dhjetorit 1990. Mua mė autorizoi tė shkoja pėr tė themeluar PD-nė nė Burrel, meqė mė kishin emėruar aty. Duhet njė libėr i tėrė tė pėrshkruash peripecitė e refuzimit tė njerėzve tė frikėsuar dhe tė disa intelektualėve, qė tani bėjnė si antikomunistė. Keqkuptimet e mėdha, mungesa e kulturės demokratike, frika nga regjimi, paqartėsia pėr tė ardhmen, e kishin bėrė atė qytet, njė bunkier komunist. Vetėm 2 vetė, kanė pranuar tė afrohen qė javėn e parė, Hysen Kuka qė e bėmė dhe kryetar dhe njė ish-mik i tij, qė u bė Sekretar i Degės. Tė tjerėt u afruan nė javėt qė pasuan. Kishte pyetje torturese qė sot tė vjen pėr t’i qeshur t’i kujtosh. Psh, njėri, i cili tani punon nė

hipotekė nė Tiranė dhe nuk tė jep as vėrtetim pėr shtėpi po i the “nuk jam me Sali Berishėn”, mė thoshte atėherė: “Vij, nėse do tė keni edhe ju si parti dhjetė cilėsi tė demokratit, siē ka dhjetė cilėsi tė komunistit”. Njė tjetėr thoshte: “Vij nė parti, por tė mos kritikojmė shokun Enver”. Por, nuk harroj kurrė ditėn qė arrita tė bėj mbledhjen themeluese, nė njė sallė, nė Burrel. Unė mora fjalėn, po sqaroja procedurat dhe po u thosha se, ne, shumica aty, ishim tė ardhur dhe duheshin deomos njerėz nga Bureli tė drejtonin degėn e partisė. Kėtė e pėrsėrita dhjetra here, me qėllim qė t’i inkurajoja tė kandidonin. Natyrisht, flisja pak shpejt, pak “toskėrisht” dhe me fjalor tė ngarkuar. Njė burrė i kėndshėm nė pamje, me mustaqe, qė i ishte bashkuar Hysen Kukės qė ditėn e parė, nxorri njė thikė, e vuri mbi tavolinė dhe kėrkoi tė fliste.

- Njė minute, - tha, - se s’jam ka marr vesh ēfarė po thua. Flet shpejt dhe s’po di ē’po luhet kėtu. Sekretarin e parė tė Partisė e kena nga Vlora (ishte Qerim Riba), kryetarin e Komitetit e kena pas nga Gjirokastra (Ishte Nedin Hoxha), mė pas dhe tė parin e PD-sė nė Burrel nga Tepelena, ja kam q… nėnėn kėsaj partie….

Ishte njė situatė shumė komike, por edhe tragjike njėkohėsisht. Pėr herė tė parė ndjeva se tė qėnit jugor, ishte padrejtėsisht dhe njė taksė e regjimit komunist, edhe pse nė Jug komunizmi kishte bėrė po aq dėm sa nė Veri, edhe pse shumica e komunistėve mė fanatikė dhe sekretarėve tė partisė mė dogmatikė, ishin nga Veriu. Mes hakėrrimit tė atij burri tė sinqertė qė dukej qė e urrente komunizmin dhe keqkuptimit qesharak, duhej deomos njė ndėrprerje mbledhjeje, qė situata tė sqarohej. Mė pas, u bėm miq pėr kokė, por kurrė nuk e harroj, sa u frikėsova nga ajo skenė. Tani, kanė kaluar 20 vite nga ajo kohė. Brenda asaj partie ka gjithnjė e mė pak njerėz idealistė dhe janė shtuar shumė njerėz, qė nė vitin 1990 madje dhe mė pas, ishin kundėr ndryshimeve. Mjafton t’ju kujtoj se tani ka deputetė nė atė parti, qė nė vitin 1999 ose 2000, kanė kėrkuar eleminimin e Sali Berishės. Hapni arkivat dhe

ridėgjoni konferencat e shtypit tė Mesila Dodės kundėr “kriminelit” Sali berisha. Kjo nuk ėshtė ndonjė fatkeqėsi e madhe, por thjesht tregon se ėshtė njė ndėrtesė qė po pėrdor hipotekėn e antikomunizmit nė shėrbim tė shumė ish-komunistėve, qė janė aty pėr shkak tė lidhjeve personale, familjare apo financiare, dhe jo si idealist tė njė partie qė rrėzoi komunizmin. Aty i ke tė gjithė ata, qė kanė qenė kundėrshtarė tė PD-sė kėto 15 vitet e parafundit, deri mė 2005. Ndaj, je mė koherent me veten, tė jesh prapė kundėr tyre….

A ju kanė mbetur ende miq aty brenda?

Nėse kam miq dhe armiq nė kėtė botė, i kam brenda asaj partie. Vetėm se ka ndryshuar rangu i tyre. Kam gjithnjė e mė tepėr miq nga ata militantėt e asaj partie, qė kanė qenė nė ditė tė vėshtira pranė asaj partie, nga ata qė arrestonte Ilir Meta dhe mallkonte zėdhėnėsja e tij. Dhe, gjithnjė e mė pak miq, nga ata qė i janė ngjitur asaj partie, pėr para, pushtet dhe lidhje familjare. Por, edhe kjo nuk duhet marrė si tragjedi. Ajo ėshtė tani njė bashkėsi interesash, qė komandohet nga njė Familje, dhe si e tillė duhet pranuar.

Kur nisėt serinė e shkrimeve denoncuese pėr korrupsionin qeveritar, qė kishin tė bėnin me aktivitetin e mbesės sė bashkėshortes sė Kryeministrit, a e kishit “llogaritur” mirė se ēfarė po bėnit?

Natyrisht qė isha shumė i qartė se ēfarė po bėja dhe jam ende sot shumė i qartė se ēfarė ka ndodhur. Nuk ka lidhje me mbesėn e kryeministrit, por me mentalitetin e drejtimit tė shtetit prej Familjes. Njeriu kyē i Familjes nė tė vėrtet nuk ėshtė Sali Berisha, por gruaja e tij. Nėse shikoni rrethin e Sali Berishės, psh nipat e tij, janė njerėz tė zakonshėm, pa privilegje, pėr tė mos thėnė me punė tė rėndomta. Po tė shikosh rrethin e Liri Berishės, edhe vajza e kushėririt tė saj tė shtatė, ėshtė Drejtoreshė e rėndėsishme apo nė pika kyēe tė pushtetit. Dhe ndonjė i afėrt i Berishės qė ka bėrė para, ka kaluar pėrmes saj dhe jo pėrmes Berishės. Distanca ime me kėtė stukturė pushteti ka nisur qysh nė vitin 2005 dhe 2006. Ka dhjetra shkrime tė mia kritike, madje shpesh me zemėrim pėr ēfarė ndodhte, por siē e kanė shqiptarėt, e merrnin pėr “lojė”. Egėrsia e familjes ndaj meje, nuk ka ardhur

nga shkrimet pėr “mbesėn e Lirisė”, por pėrmendja prej meje publikisht qysh nė nėntor tė vitit 2007, tė pėrfshirjes sė djalit tė kryeministrit nė aferėn e fabrikės sė Gėrdecit. Ishte njė intervistė e imja nė ALSAT me gazetaren Eni Vasili dhe tė nesėrmen njė shkrim nė gazetėn Tema, ku komentoja dorėheqjen e Ilir Rusmalit. E argumentova se ėshtė njė standart shumė i lartė qeverisjeje, qė tė japė dorėheqjen njė minister, vetėm pse i pėrflitet nė mėnyrė tė inskenuar vėllai. Merreni me mend, thashė dhe shkruajta tė nesmėrmen, kur kryeministrit t’i dalė emri i djalit si sekser apo mbulesė biznesesh tė dyshimta, etj… Kjo egėrsoi Familjen. Prej asaj dite, humbi ēdo komunikim dhe nisi njė luftė e ndyrė personale. Humbėn kohė njė periudhė tė gjenin dikė tė mė sulmonte nga brenda partisė. Dikush prej tyre edhe guxonte dhe ma thoshte kėtė kėrkesė tė Berishės. Mė nė fund, shpėrtheu vetė,

pas njė debati qė pata me Jozefina Topallin tek emisioni “Opinion”. Shpėrtheu nė mesnatė nė grup parlamentar dhe mua mė sqaroi gjatė me njė SMS Genc Ruli, i cili mė shkruante se sot hyra nė histori me atė betejė, qė po nisja me Berishėn. Pastaj, gjithēka shkoi siē e dini... Si ēdo stukturė mafioze dhe stuktrua mafioze e njė familje nė pushtet, nuk ndalet pa shkatėrruar gjithēka!

Nga gjithė kėto denoncime qė bėtė dhe vazhdoni tė bėni, ndjeheni i humbur apo i fituar? Tė mos harrojmė qė gazeta juaj “Tema” u mbyll, tė tjera incidente me pronat tuaja ndodhėn, etj…

Gazeta u mbyll, shtypshkronja me njė investim tė certifikuar nga Ministria e Ekonomisė prej 480 mijė euro u shkatėrrua, kompanisė qė kishte botuar mė parė gazetėn “Tema” iu vu gjobė. Pastaj, kompanisė sė shtypshkronjės iu dėrgua kontrolli dhe po bėhet presione pėr gjoba, pa pasur asnjė shkas. Prindėrve tė mi iu dėrguan fadromėn pėr t’u prishur shtėpinė, por e kishin me leje dhe u tėrhqėn. Njerėz tė afėrt dhe tė largėt tė mi u hoqėn nga puna. Sali Berisha harxhoi dy muaj kohė tė pushonte nga puna pa asnjė motiv gruan time, edhe pse kishte statusin e nėpunėsit civil, tė konfirmuar 5 herė. Episodi i fundit ndodhi njė javė mė parė. Motra ime qė jeton nė Ksamil, ashtu si 2 mijė banorėt e Ksamilit, ka bėrė njė shtėpi nė atė vend qė jeton prej viteve ‘70-tė. Ksamili ka mbetur njė ishull antiligjor pėr pronėsinė, pasi prej vitit 1990 banorėt e vjetėr tė tij, nuk kanė pėrfituar asgjė nga

privatizimi. Dhe kanė ndėrtuar me njė leje jo zyrtare, nga komuna. Ka shkuar i “moderuari” dhe “parimori” Gjergj Bojaxhiu dhe ka nisur prishjen e ndėrtimeve, duke bėrė rrafsh qė me 5 tė mėngjesit, shtėpinė e motrės sime, duke lėnė rrotul saj katėr shtėpi tė tjera, qė janė ndėrtuar shumė kohė pas motrės sime. Dhe, ajo shtėpi nuk ishte as nė breg tė detit, as nė anė tė rrugės, por nė njė grup qė s’dukej nga askund. Kanė vuajtur dhe e pėr ta gjetur. E prishi dhe raportoi i ēliruar, se shtėpia u prish dhe pėr 4 orė nuk ka bėrė mė asnjė punė. Komshijtė rrotull mė thanė se kishin paguar nga njė mijė euro, te njė i Policisė Ndėrtimore nga Vlora dhe kanė shpėtuar. Shpresoj qė shkatėrrimi i pronės sė motrės sime, ta ndihmojė Bojaxhiun tė rehabilitohet nė sytė e Familjes, por kam frikė se nuk kanė pėr t’ia ditur kėtė nder, siē nuk ia ditėn nderin qė i dha Damir Fazlliēit gjithė

tenderat e energjisė elektrike.

Keni deklaruar se keni qenė mik i z. Berisha, po tashmė ēfarė jeni me atė?

Kemi qenė miq, kur ishte nė opozitė. Tani pėr mua ėshtė njė Kryeministėr qė ka kapur shtetin me Familjen e tij dhe po hyn nė njė spirale tė rrezikshme, pasi frika se drejtėsia mund tė funksionojė apo media mund tė qartėsojė gjithēka, e ka bėrė atė njeri regresiv. Ai po pėrdor dhunėn, kėrcėnimet, deri dhe shantazhet fizike, pėr tė kontrolluar drejtėsinė dhe median. Shikoni, ka marrė gjithė gjykatat nėn kontroll. Asnjė gjykatė nuk gjykon dot njė padi kundėr Sali Berishės, Shkėlzen Berishės, apo Argita Berishės. Shikoni, ka marrė gjithė median. Edhe ato qė kanė qenė mė kritike ndaj tij, tani janė tredhur dhe kanė leje vetėm tė lavdėrojnė Edi Ramėn, por jo tė kritikojnė qeverinė. Arriti tė pėrfshijė nė spiralen e korruptimit dhe njė ish-zyrtar tė Titos, qė ėshtė pjesė e bordit tė Vizion Plus-it. Dhe, nė shkėmbim tė ndereve, futi nėn kontroll Vizion Plus-in, duke mbyllur praktikisht

emisionin “Factor Plus” dhe duke ndėrruar drejtorin e lajmeve, Arban Hasani. Falė kėsaj feste, ai ka emėruar tashmė Drejtor tė kėtij televizioni njė ish-nėpunės sė Prefekturės sė Tiranės, qė nė vitin 1997 drejtonte gjatė gjendjes sė jashtėzakonshme celulėn e kontrollit tė shtypit, para botimit nė Prefekturėn e Tiranės.

Nėse ju do tė shkruanit njė libėr me tė njėjtin titull si tė At Zef “Rron vetėm pėr me tregue”, ēfarė do tė tregonte Mero Baze?

Unė nuk rroj pėr tė treguar, pasi nuk jam pensionist, por tregoj pėr tė jetuar, pasi ky ėshtė profesioni im.

Ndėrkaq, jeni ndėr gazetarėt qė keni mė shumė procese gjyqėsore nga tė gjithė, po ashtu edhe incidente tė drejtėpėrdrejta me persona publikė. Ndiheni i drejtė, profesionist, krenar, i kėrcėnuar, apo… si ndiheni?

Ndihem i bezdisur nga incidentet e sajuara dhe proceset e montuara gjyqėsore. Nuk ėshtė se mė shqetėsojnė shumė, por mė sjellin njė lloj bezdie, sidomos kur shikoj se pushteti pėrfshihet menjėherė, duke u bėrė palė me njerėzit qė prodhojnė incidente. Shikoni se si Rezart Taēi u bė mik i Familjes, pas incidentit me mua. Sali Berisha nuk e dorėzoi pėr tri ditė nė polici dhe i shkoi nė studio nė ALSAT, sapo ai u shpall pronar i tij. Ka dhjetėra raste tė tilla. E konsideroj njė taksė qė duhet t’ia paguajmė profesionit tonė dhe zgjedhjes pėr tė qenė njerėz tė lirė.

Cili ka qenė njė ndėr momenet mė tė bukura dhe mė tė vėshtira nė profesionin tuaj si gazetar?

Ka shumė momente tė bukura nė jetėn time si gazetar. Pa ato, do ta kisha lėnė me kohė kėtė profesion. Shumė prej tyre janė dhe momentet mė tė vėshtira njėkohėsisht.

A ka patur ndonjė moment, kur i keni thėnė vetes “mjaft, Mero”, duhet tė tėrhiqesh?

Nuk e kam menduar derisa nuk e kam bėrė, por natyrisht qė e kam menduar se pala tjetėr nė atė kohė, ka menduar pikėrisht atė gjė.

Kush ju ėshtė dukur mė e vėshtirė gjatė kėtyre viteve nė gazetari; konkurrenca, gjetja e ideve apo vėnia nė zbatim e tyre, apo… ēfarė tjetėr?

Infrastruktura gazetareske ka qenė dhe mbetet gjėja mė e vėshtirė. Jam detyruar tė hap gazetėn “Tema” nė vitin 1999, pasi pushteti i asaj kohe dhe sidomos marrja e pushtetit prej Ilir Metės, krijoi njė kėnetė tė madhe pėr lirinė e shtypit. Mė ėshtė dashur pra, tė nis njė gazetė me 500 franga zviceriane qė kisha nė xhep, pėr tė mbijetuar 11 vite nė shtypin shqiptar, derisa u rikthye sėrish Ilir Meta tashmė me Sali Berishėn, pėr tė shkatėrruar gjithēka.

Vihet re njė joshje e publikut ndaj lajmeve negative. Mediat e kėqia krijojnė publik tė keq, apo publiku i keq dėshiron media tė kėqia?

Lajm i keq, ėshtė “lajm i mirė” pėr median, por natyrisht nuk ėshtė lajm i mirė pėr shoqėrinė. Ėshtė njė debat i pėrjetshėm qė nuk ėshtė zgjidhur akoma, pėrse ne nuk shkruajmė pėr ēdo avion qė nuk rrėzohet, por shkruajmė vetėm pėr avionin qė rrėzohet. Pra, nuk ka gazetari pozitiviste nė kuptimin e thjeshtuar tė fjalės. Vetėm propaganda ėshtė pozitiviste apo negativiste, informacioni dhe lajmi janė thjesht e vėrteta. Nga tė vėrtetat, media zgjedh ato mė tė fortat dhe ato fatkeqėsisht nuk janė gjithmonė gjėra tė mira.

Ata qė vetėcilėsohen ose qė cilėsohen nga tė tjerėt si ndėr gazetarėt mė tė mirė sot, thonė se kanė dalė nga viti ’97. A mund tė lindė njė gazetari e mirė nga anarkia? Ju vetė ndiheni i mirė, apo mė i miri?

Lufta, anarkia, rėnia e shtetit, gjendja e jashtėzakonshme dhe tė tjera si kėto, janė ngjarje tė forta qė ndajnė shoqėrinė dhe mėnyra se si gazetaria sillet ndaj tyre ėshtė njė shkollė e fortė, qė tė shoqėron gjithė jetėn. Viti 1997 ishte i tillė edhe pėr shumė gazetarė shqiptarė, tė cilėve pėr tė gjetur dallimin mes ėngjėjve dhe djajve, u duhej tė llogarisnin dhe kokėn e tyre. Ėshtė njė pėrvojė e fortė pėr njė gazetar, natyrisht dhe pėr njė politikan, por edhe njė pėrvojė e hidhur pėr qytetarėt qė e pėsojnė.

A ka njė lloj anarkie edhe vetė shoqėria shqiptare?

Ka njė qeverisje pa vizion, me doza tė forta anarkizmi, qė na bėn tė ndjehemi shoqėri anarkiste, qė shkon ku mund dhe nuk di nga vjen… Ju siguroj se, sikur SHBA tė qeverisej sa njė e dhjeta e jonė kaq keq, do tė ishte kryeqendra e anarkisė nė botė.

Nė cilėn nga formatet e tė bėrit gazetari ndiheni mė mirė: Nė median e shkruar apo nė atė vizive?

I kam provuar tė gjitha, gazetat, revistat, radion, televizionin. Tė gjitha kanė njė kusht: Duhet tė sillesh me to si gazetar. Po e realizon kėtė kusht, bėhesh miqėsor me tė gjitha. Natyrisht, mendoj se media e shkruar tė bėn mė autoritar, kurse media televizive mė popullor.

Sot nė median shqiptare, kemi mė shumė gazetarė qė bėjnė analistin apo analistė qė bėjnė gazetarin?

Ėshtė njė turp qė pėrpiqem ta heq nga vetja. Ju lutem gjithmonė tė mė quajnė gazetar. Ėshtė njė sajim paksa i qėllimshėm dhe synon tė vrasė autoritetin nė gazetari, pėr t’i bėrė tė gjithė njėsoj dhe pėr t’i pėrdorur pastaj lehtėsisht nė emėr tė autoritetit tė gazetarisė.

Ēfarė i mungon sot gazetarisė shqiptare krahasuar me dy dekada mė parė dhe ēfarė ka tė pėrmirėsuar?

I mungon pasioni i profesionit dhe identiteti i atyre qė shkruajnė. Ėshtė bėrė kujdes qė gazetaria tė humbasė klasin e fjalės, e ekranit, dhe tė kthehet njė shėrbim gati-gati komunal, pėr tė cilin mund tė pajtosh dhe njė njeri qė rri tek “Ushtari i Panjohur”. Gazetat janė bėrė si fletore zyrtare qė botojnė lista pensionesh, ndėrsa ekranet, si zyra protokollesh me kamera pas dere. Dikur kishte mė shumė shpirt dhe mė pak llogari, tani ka shumė llogari dhe thuajse aspak shpirt nė ato qė shkruhen. Dikur, ne gazetarėt e varfėr shkruanim pėr “mendjet e pasura” tė vendit, pra pėr njė shtresė mė tė lartė, kurse tani “gazetarėt e pasur” shkruajnė pėr njė shtresė tė ulėt, gati-gati pėr ata qė nuk duan tė kuptojnė asgjė.

Cilėn do tė veēonit si periudhėn mė tė dobishme dhe mė interesante tė jetės suaj dhe mes karrierave qė keni provuar?

Jam nga gazetarėt e pakėt nė kėtė vend, qė kam shkruar pėr 20 vite ēdo ditė. Nuk i ndaj dot.

A i ka ndryshuar raportet tuaja njerėzore dhe me segmente tė caktuara tė shoqėrisė tė qenit gazetar pėr shumė vite?

Po. Tė qėnit gazetar ėshtė edhe njė privim, edhe njė deformim i raporteve normale me shoqėrinė. Ėshtė njė profesion qė tė ndan shpesh nga miq, me tė cilėt ke shumė gjėra tė pėrbashkėta nė jetė, por qė nėse do t’i rrish besnik profesionit, do tė duhet tė ndahesh me ta. Ėshtė njė bilanc i dhimbshėm, qė duhet ta pranosh. Kėtė e kam kuptuar tani vonė, kur konsatoj se miqtė mė tė mirė mė kanė mbetur ata tė periudhės sė studimeve nė shkollė tė mesme, apo universitet.

Cilat kanė qenė fitoret dhe humbjet kjo gjė?

Ėshtė bilanc dinamik qė ndėrron vazhdimisht…

Pėr shkak tė punės, a i jeni trembur tjetėrsimit dhe komoditetit tė tė pasurit tė marrėdhėnieve tė vėrteta me miqtė tė njohurit, etj?

Jo, e kam marrė si taksė tė profesionit.

Ēfarė pengon gazetaria nga dėshirat tuaja?

Tė qėnit nė disa orė tė ditės dhe disa ditė jetės si i panjohur dhe jashtė vemendjes sė njerėzve tė zakonshėm. Dhe, pėr njė njeri si unė, qė ēdo fundajvė do tė udhėtoj nėpėr Shqipėri, ėshtė njė bezdi pa fund...

Do tė doja tė citoj pak Cėrcillin: Gazetaria ėshtė profesion tepėr interesant, por duhet tė braktiset me kohė. E keni menduar kėtė?

Ia kam lėnė gazetarisė ta marrė kėtė vendim!

Me ēfarė do tė krenoheshit sot para dy djemve, pas kaq viteve kontribut nė media? Potė turpėroheshit?

Duhen pyetur ata, nėse ka ndonjė gjė qė mund tė krenohen me mua, por unė jam i turpuruar me aq pak kohė dhe aq pak fėmijėri, sa u kam lėnė. U ėshtė dashur tė rriten me problemet e mia dhe deri me rreziqet e mia.

A ka patur raste qė, pėr shkak tė problemeve tė profesionit, jeni frikėsuar edhe pėr fėmijėt tuaj? Po fėmijėt pėr ju?

Natyrisht qė jam gjithmonė i frikėsuar pėr ata, por frika pėr fėmijėt nuk mė ka bėrė kurrė frikacak, pėrkundrazi mė ka dhėnė mė shumė guxim. Mbaj mend, vetėm kur mė dogjėn makinėn para shtėpisė dhe tim bir qė pa i pari skenėn, nė orėn 3 tė natės. Zbriti tinėz pas meje dhe komshive, tė cilėt po mė tregonin pėr njeriun e mundshėm qė kishte djegur makinėn. U tremba kur pashė se im bir kishte dėgjuar gjithēka. Ishte mė shumė nervoz, se sa i trembur.

Mendoni se keni qenė njė baba mė i mirė me fėmijėt tuaj, se sa babai juaj me ju?

Nuk jam i sigurtė, nėse dobėsia ime pėr fėmijėt dhe toleranca ime ndaj tyre, do t’u bėjė atyre mė shumė mire, nga sa mė ka bėrė mua ashpėrsia dhe pamundėsitė e babit tim pėr mua.

Si person publik, ndodh qė edhe t’ju joshin... Ju ka ndodhur qė t’ju provokojnė femrat nė mjedise tė ndryshme?

Femrat janė pjesė e jetės dhe njeriu ka me to historitė qė meriton tė ketė...

Ju mė shpesh u jepni tė drejtė grave apo burrave nė njė konflikt apo marrėdhėnie ndėrmjet tyre ku duhet mbajtur qėndrim?

Nuk kam kritere gjinore nė kėtė pike.

A mendoni se pasuria na bėn tė ndihemi mė tė sigurtė nė jetė?

Duket sikur na bėn mė tė sigurtė, por shumė nga pasiguritė qė hetoj te njerėzit, e kanė burimin pikėrisht te pasuria e tyre. Tė gjithė njerėzit qė janė thyer para syve tė mi, ose qė kanė deformuar karakterin, e kanė bėrė pėr hir tė pasurisė.

Larg gazetarisė, tani disa pyetje direkte vetėm me personin tuaj… Cilat janė pasionet e Mero Bazes?

Udhėtimet nė fundjavė.

Ēfarė ka ndryshuar te Mero Baze gjatė gjithė kėtyre viteve?

Vitet!

Keni shkelur ndonjė njeri nė jetėn tuaj? Ju rėndon diēka nė ndėrgjegjje?

S’kam bėrė kurrė diēka tė tillė me ndėrgjegjie, por ndoshta tipi im i ashpėr dhe i drejtpėrdrejtė mund tė ketė lėnduar dikė. Shpresoj tė mos ketė ndodhur, ose nėse ka ndodhur, tė mė falė.

Jeni zhgėnjyer? A ėshtė e mundur tė fitosh pėrvojė pa iluzione?

Unė kam plot zhgėnjime nė jetė. Por, edhe pa i pasur ato, mendoj se mund tė jepja njė mendim pėr pasojat e tyre.

A di tė jetė i keq Mero Baze? Si mund tė shikonim njė variant tuajin tė keq?

Kjo ėshtė relative. Njė version i imi i keq….? Ndoshta kur tė mos kem mė guxim tė shkruaj dhe t’i them tė zezės - tė bardhė.

Po variantin mė tė mirė tė mundshėm?

Ndoshta pas vdekjes, kur tė jenė tė gjithė tė qetė pėr tė gjykuar.

Ēfarė manish e defektesh ka Mero Baze?

I njoh vetes shumė defekte, por mendoj defekti mė i madh, ėshtė njeriu pa defekte.

Cilat janė ato vese qė nuk i honepsni dot?

Mania pėr tė bėrė llogaritė pėr ēdo veprim.

Cili ėshtė proverbi qė keni mė pėr zemėr?

“Ēfarė lė pa thėnė, e ke grurė nė lėmė”, thonė nga Jugu pėr tė kėshilluar njeriun qė nuk duhet tė tregojė gjithēka. E kam shumė pėr zemėr kėtė fjalė tė urtė, se nuk kam mundur ta zbatoj kurrė.

Cila ėshtė bamirėsia mė e madhe qė keni bėrė?

Kam shpėtuar nga vdekja njė fėmijė 1 vjeē e gjysėm nga Kastrioti i Peshkopisė, i cili ishte duke vdekur nga katėr vrima nė zemėr.

Pėr ēfarė do tė vinte mė shumė keq nga ndarja nga kjo jetė?

Nga trishtimi i fėmijėve.

Tė trishtojnė kėto gjėra kur i mendon?

Pėrpiqem tė mos i mendoj.

Ēfarė ju jep komoditet shpirtėror?

Djemtė e mi.

E premte 28 Maj 2010

back | 30.05.2010

Nga Mero Baze

1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin... |

Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė

Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di