E premte, 30 korrik 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Berisha: Deklarimi i besimit dhe etnisė nuk do sjellė probleme

Nga Tema

Kryeministri Sali Berisha komentoi dje nismėn e qeverisė pėr tė regjistruar qytetarėt duke i pyetur ata dhe pėr besimin fetar dhe pėr etninė.

Duke folur pėr besimin fetar, Berisha tha se deklarimi nuk pėrbėn asnjė problem. “Shqiptarėt edhe kur i kanė regjistruar tė tjerėt edhe kur nuk kanė pasur regjistrim janė njė komb unik , pėr tė cilin identiteti ėshtė mė i lashtė me sa duket se sa vetė fetė dhe besimet fetare. Besimet kanė qenė dhe janė hyjnore, frymėzuese dhe tė pazėvendėsueshme, por identiteti ka qenė i veēantė. Nė kėtė kontekst tė mendosh se deklarimi i besimit fetar pėrbėn njė element supozojmė pėrēarės fetar, kjo nuk qėndron. Nuk ka asnjė bazė reale, sepse kėtu nė Shqipėri si askund tjetėr njerėz me besime tė ndryshme fetare kanė jetuar nė harmoni nė tė gjitha kohėrat.

Tė krishterėt e kėtij vendi kanė qenė tė vetmit armėmbajtės tė krishterė nė tė gjithė perandorinė otomane dhe kjo pėr faktin e vetėm se nėse ndokush do tė tentonte t’i ēarmatoste, reagimi do tė ishte i pėrgjithshėm dhe mbarėpopullor pavarėsisht nga besimi, pėr tė mos hyrė pastaj nė rite tė tjera qė i kanė pėrshkuar Bajroni dhe Eduart Lear, ku tregohet sesi shqiptarėt, tė premten shkonin nė xhami dhe tė dielėn nė kishė. E bėnin pėr respekt tė njėri-tjetri apo tė ndonjė lloj besėtytnie, nuk e dimė, por e vėrteta ėshtė se ata mbi tė gjitha kanė identitetin e tyre kombėtar”.

Pėr sa i takon deklarimit tė pėrkatėsive etnike tha se edhe regjistrimi qė ėshtė bėrė nė kohėn e mbretit Zog, e pėrmbante kėtė pyetje. “Mbreti i parė i shqiptarėve nė kohėrat moderne Ahmet Zogu, nė regjistrimin e tij ka pranuar qė ēdo shtetas i kėtij vendi tė shprehė origjinėn e tij etnike. Mendoj se Zogu ka zbatuar standardet mė tė mira tė kohės.

Si komb ne mund tė kemi pasur njė mijė e njė mungesa, por pėr njė gjė nuk kemi vuajtur kurrė, ne nuk kemi vuajtur pėr identitet. Kjo ėshtė njė ēėshtje e historianėve, por fakti ėshtė fakt, qė ne nuk kemi pasur kurrė probleme tė llojit se kush jemi, nga vijmė, ku kemi qenė, ēfarė jemi, etj. Kėto nuk kanė ekzistuar dhe kjo na ka ndihmuar shumė, kjo na ka kompensuar atė mungesėn e 1001 mungesave qė fola pak mė parė. Kjo ka bėrė qė ne tė hyjmė nė kohėrat moderne pas pushtimeve ndonjėherė ndėr mė barbaret dhe mė tė egrat, herė tė tjera mė tė zgjatura dhe prapė tė zgjohemi kėshtu siē jemi sot shqiptarė. Ėshtė absolutisht pėr mua jashtė ēdo lloj koncepti sepse unė qytetar i kėtij vendi do tė lėndohem pėr arsye se njė qytetar tjetėr do tė deklarojė kombėsinė e tij greke, arumune, sllave apo sė cilės i pėrket.

Duhet qė shumica tė jetė shumė e vetėdijshme e dhe pėrmbajtur, flas kėtu pėr shumicėn e shoqėrisė, e cila duhet tė ketė vetėdije tė thellė dhe nuk duhet tė bėjė deklarata lėnduese pėr minoritetet dhe grupet etnike. Dikush mė thotė se do tė dalė nė Cerem apo Valbonė dikush me origjinė greke. Unė them se nuk mund tė dalė aty. Ligjvėnėsi pėrcakton rregullat se si do tė jetė deklarimi. Thirrja ime ėshtė se shumica e shoqėrisė, e cila ka njė nga visaret mė tė ēmuara tė shpirtit tė saj, tolerancėn, ta pėrdorė atė.”

back | 27.01.2010

Nga Mero Baze, "Faktori Plus"

Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė!

Ky ndoshta ėshtė editoriali i fundit i “Faktor Plus”. Pėr dy vite radhazi jemi takuar ēdo natė pėr tė diskutua... |

Sandri propozon zgjidhjen pėr trasparencėn e WC te grevisteve

Kėrkesa e doktorit pėr trasparencėn e cadrave hyri nė ditėn e 17-tė. Dhjetra deputete tė qeverisė, po sido... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di