E premte, 30 korrik 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Rezart Taēi, letėr Berishės: Pėrjashtoni anijen time nga taksat

Nga Tema

Skandali i anijes “Athina”, e cila kaloi mbi njė javė qė rri nė portin e Vlorės, po thellohet pėrditė. Pas botimit nė gazetėn “TemA” tė fakteve mbi pėrpjekjet e Rezart Taēit pėr tė futur naftėn kontrabandė, tė quajtur si krudo oil, Rezart Taēi i drejtohet kryeministrit Berisha me njė letėr nė datėn 20 korrik, nė tė cilėn deklaron se anija e tij ėshtė duke kryer procedurėn doganore dhe ka tė ngarkuar krudo oil. Pėr kėtė arsye Rezart Taēi i kėrkon Berishės qė kjo ngarkesė tė konsiderohet lėndė e parė dhe tė pėrjashtohet nga taksat doganore.

Letra pėrmban numėr protokolli 2007/092 dhe ėshtė dėrguar nė datėn 20 korrik 2009.

Rezart Taēi i kėrkon qė kjo ngarkesė, pra nafta e papėrpunuar e tij, tė trajtohet sipas Kodit doganor 27101931, qė ėshtė njė nomenklaturė, e cila pėrjashton lėndėt e para nga taksimi. Rezart Taēi kėrkon qė Berisha tė injorojė faktin qė ky ėshtė mall i akcizės dhe ta trajtojė si lėndė ndėrtimi apo lėndė tė tjera tė para pėr industrinė.

Por skandali nė tė vėrtetė nis me Genc Rulin. Letra e Rezart Taēit drejtuar Berishės pėr tė shpėtuar nga taksat ngarkesėn, bazohet nė njė letėrkėmbim tė tij me Genc Rulin mė 10 korrik 2007, nė tė cilin Ruli i miraton atij praktikisht futjen e naftės krudo nė vend duke e kėshilluar qė nga ajo tė prodhohet vetėm gazoil. Letėrkėmbimi i Rezart Taēit me Genc Rulin mban numėr protokolli 5774, dt. 10.7.2009. Sipas Rulit, nga pėrpunimi i kėsaj nafte bruto tė importuar, duhet tė prodhohet vetėm gazoil me Kod doganor pėrkatės.

Pra, e gjithė kjo tregon qartė se skema e futjes sė naftės kontrabandė ka qenė e mirorganizuar nga bashkėpunimi i Genc Rulit me Rezart Taēin. Nga ky bashkėrendim, shteti shqiptar humbet mbi 7 milionė euro dhe ėshtė ēėshtje e Rulit dhe Taēit se si ndahen kėto fitime.

Por me gjithė kėto veprime tėrėsisht antiligjore, ata kanė pėrpara dhe njė pengesė serioze. Fleta e analizave qė shoqėron mallin me numėr 7700-0072-09, e kryer nga laboratori “Intertek”, dėshmon se nuk kemi tė bėjmė me naftė krudo, por me naftė tė pėrpunuar. Kjo fletė analize tregon se densiteti i ngarkesės ėshtė 082.2, ēka dėshmon se nafta ėshtė e pėrpunuar. Ndėrkohė, niveli i squfurit nė tė, sipas analizės qė e shoqėron, ėshtė 012, ndėrsa standardi ynė ėshtė 0035.

Analizat e bėra nga laboratori “Intertek”, qė shoqėrojnė mallin, tregojnė se nafta ėshtė ngarkuar nga terminali i Batumit nė Gjeorgji, dhe ėshtė shkruar se ėshtė naftė krudo oil me destinacion ARMO-n nė Ballsh.

Gazeta “TemA” ka siguruar tashmė dosjen e plotė tė manifestit tė ngarkesės sė anijes dhe letėrkėmbimin e ARMO-s me Berishėn dhe Rulin.

Ėshtė interesant fakti se si Berisha do tė shkelė ligjet qė ka miratuar vetė duke futur nė treg naftė krudo, ndėrkohė qė “Albpetrol” apo “Bankers” kanė gjendje rezervė nga nafta jonė, tė cilėn Rezart Taēi nuk e merr dot mė, se ka rreth 50 milionė euro borxh tek ata.

Sidoqoftė, shpėrthimi i kėtij skandali ka zgjuar interesa tė larta nė opinion publik dhe zyrtarėt e doganave po tregohen tė kujdesshėm tė mos u ngelet atyre pėrgjegjėsia e skandalit tė mundshėm.

Gazeta “TemA” do tė vazhdojė ta ndjekė nga afėr kėtė skandal, i cili po merr pėrditė e mė shumė pėrmasa tė mėdha.

back | 22.07.2009

Nga Mero Baze, "Faktori Plus"

Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė!

Ky ndoshta ėshtė editoriali i fundit i “Faktor Plus”. Pėr dy vite radhazi jemi takuar ēdo natė pėr tė diskutua... |

Sandri propozon zgjidhjen pėr trasparencėn e WC te grevisteve

Kėrkesa e doktorit pėr trasparencėn e cadrave hyri nė ditėn e 17-tė. Dhjetra deputete tė qeverisė, po sido... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di