Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

KOMENTE

 

Pėrmasa e Presidencės nga Godo te “Mjaft”-i

 

Fitim Zekthi

 

Nė njė takim nė Pogradec para pak ditėsh, presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, la tė kuptohej se mund tė kthejė sėrish nė Kuvend ligjin pėr procedurat tatimore qė ka tė bėjė me pagimin e rreth 1/6-tės sė gjobės nga biznesi, para se ky tė ankohet nė organet pėrkatėse. Nė bazė tė Kushtetutės sė vendit tonė, presidenti ka tė drejtė tė kthejė pėr rishqyrtim nė Kuvend ēdo ligj qė ka mospėrputhje ose e cenon Kushtetutėn. Deklarata se ai mund tė kthejė mbrapsht njė ligj pėr procedurat tatimore tė risjell nė mendje faktin se ky individ e ka keqkuptuar krejtėsisht detyrėn e tij.

Presidenti ynė e ka nisur detyrėn, pasi gjėmuan pėr herė tė parė nė tė tilla raste disa predha topash luftarakė pėr ta celebruar kėtė gjė. Pak muaj mė pas ai dekoroi me medaljen mė tė lartė tė kėtij vendi shtatė partizanė dhe komandantė ēetash partizane, pas vdekjes, pėr pjesėmarrjen nė njė luftė tė para 50 viteve, emrat e tė cilėve edhe nė tekstet e historisė sė diktaturės nuk zinin ndonjė vend. Mė vonė presidenti gjeti rastin e ditėlindjes sė Mustafa Xhanit, ministėr Shėndetėsie, pėr t’i dhėnė edhe atij njė medalje nga mė tė lartat pėr, medemek, kontributin nė lėmin e drejtimit tė ministrisė. Kjo gjė vijoi me ditėlindjen e Fehmi Abdiut, i cili po ashtu mori njė medalje tė po kėtij klasi pėr punėn e tij, medemek tė mirė. Edhe Fatos Nano nuk shpėtoi, kur pati ditėlindjen, pa njė medalje kėsisoji. Gjasat ishin qė tė mos mbeste qeveritar socialist pa e marrė kėtė medalje, kur tė kishte ditėlindjen, por kjo u ndėrpre, me ē’duket, pėr shkak tė refuzimit elegant qė i bėri kėsaj ftese dhe kėsaj medaljeje Sali Berisha, kryetar i opozitės atėbotė, kur ky kishte ditėlindjen. Presidenti mbahet mend edhe pėr njė ligjėrim nė njė katedėr tė Oksfordit, ku tha se, islami si fe nė kėtė vendin tonė ėshtė thjesht njė syprinė dhe poshtė kėsaj gjendet krishtėrimi. Presidenti Moisiu nė veprimtarinė e tij i ka dhėnė njė pėrmasė tė ēuditshme Presidencės, duke e bėrė atė njė institucion, nga i cili mund tė dėrgohen letra nėpėr zyra tė administratės pėr tė parė mė me vėmendje njė ēėshtje tė njė biznesi. Nė zyrat e Drejtorisė sė Aviacionit ka mbėrritur njė letėr pėr njė kompani fluturimesh e nisur nga Presidenca. E parė nga kjo pikė, Presidenca duket si njė institucion, i cili mund ta kalojė tėrė ditėn e ditės duke lexuar letrat e biznesit dhe duke shkruar tė tjera pėr zyrat e shtetit. Nė Shqipėri ka mbi njėqind mijė biznese, tė cilat mund tė kenė dy, tre apo mė shumė raste, kur kanė probleme me zyrat e shtetit. Kėsisoj, presidenti mund tė presė nė njė vit 300 mijė pėrfaqėsues tė biznesit ose tė paktėn mund tė lexojė 300 mijė letra tė tyre. Ky ėshtė njė skandal i ri nė pėrmasėn qė i dha Moisiu Presidencės. Presidenti, para zgjedhjeve lokale tė vitit 2003, futi nė KQZ nėpėrmjet KLD-sė Dėshira Subashin si anėtare, duke thyer marrėveshjen me opozitėn e atėhershme. Presidenti nė fillimet e tij mbahet mend se priste nė Presidencė pėr t’u kėshilluar njerėz tė tillė si Kadare dhe si Meidani apo Godo, ndėrkohė qė tani kjo gjė ka degjeneruar nė kėshillime nga “Aksioni Civil” dhe nga “Mjaft”-i. Nė fakt, kjo trajektore ėshtė pasqyra e vėrtetė e Presidencės shqiptare. Personalitete si Kadare, Godo dhe Meidani, qė mund tė kėshillojnė simbolin e urtisė sė vendit, ky vend ka pak, ndėrsa organizata jofitimprurėse si “Aksioni” apo “Mjaft”-i nė vend ka mbi 400. Moisiu trajektores sė Presidencės i ka dhėnė edhe pėrkulje tė tjera, edhe mė tė mėdha. Ai ėshtė bėrė habitshmėrisht palė, kur, pasi kishte dekretuar njė datė zgjedhjesh dhe, kur tė gjithė faktorėt politikė dhe jopolitikė tė huaj dhe vendas i kėrkonin Ramės tė hynte nė zgjedhje nė atė datė, Moisiu thoshte: “Merruni vesh, se unė e ndryshoj datėn”. Ky ėshtė rast skandaloz nga pikėpamja tė paktėn juridike. Dekreti pėr datėn ėshtė pėrfundimtar dhe presidentit i takon botėrisht tė kėmbėngulė pėr respektimin e saj, por, nė fakt, ai vetė kėmbėngulte pėr mosrespektimin e datės sė caktuar nga vetė ai. Presidenti, duke qenė se priti dy apo tri herė njė pėrfaqėsues tė dy OJF-ve, vendosi etalonin e ri se ai mund ta kalojė ditėn dhe tėrė kohėn duke pritur nga dy apo tri herė OJF-tė nė kėtė vend. Pra, i bie qė, meqė kėtu ka mbi 400 OJF, ai tė presė ēdo ditė nga dy syresh, duke pėrfshirė kėtu edhe shoqatėn e gjuetisė sė rosave, tė mbrojtjes sė sherebelės etj. Presidenti nė mėnyrė anekdotike, kur ishte pėr pushime para dy vitesh nė Himarė, nxjerr nė shtyp njė njoftim se gjatė kėsaj kohe takoi punonjėsit e policisė sė atjeshme dhe diskutoi pėr rendin. Ky njeri, nėse do tė diskutojė pėr rendin, kur tė vijė nė zyrė nė Tiranė, mund tė thėrrasė ministrin e Brendshėm ose drejtorin e policisė, por jo tė takojė pėrgjegjėsit lokalė tė saj. Kėtė gjė nė mėnyrė identike pak kohė mė vonė e bėri, edhe kur qe nė Pogradec, kur takoi njė kryetar komune tė zonės atje. Pak a shumė kjo ėshtė Presidenca nė pėrmasėn e saj. Me kėtė logjikė ecėn edhe ideja se ai mund tė kthejė ligjin pėr procedurat tatimore. Ligjet pėr buxhetin, tė ardhurat, taksat, shpenzimet e tė tjera tė kėsaj natyre nuk kanė asnjė lidhje me Kushtetutėn, asfare. Ato janė ligje ekskluzivisht qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e ecurisė ekonomike apo me rregullime tė kėtij lėmi. Ligjet e tjera si pėr pronėn, pėr institucionet e pavarura apo drejtėsinė janė ligje, tė cilat ai dhe t`i shohė dhe t`i kthejė, kur e gjykon. Pėr sa i takon ligjeve pėr procedurat e mbledhjes sė taksave, ai nėse e sheh, kur vjen, korrierin me dokumentin nė dorė, duhet ta firmosė qė nė korridor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vrasja e poetėve

 

Bedri Ēoku

 

“E tmerrshme! E tmerrshme!”, - bėrtiste daja i Genc Lekės, poetit tė pushkatuar, teksa kthehej nė shtėpi i dėrrmuar shpirtėrisht.

“Ishte i zbehtė dhe gati i vilanosur, kur po ngjiste shkallėt e verandės”, - tregon e bija. “Mė sillni njė gotė ujė”, - kishte thirrur, duke u mbajtur me zor te parmakėt e verandės. “I kanė vrarė barbarisht, i kanė masakruar, djemtė tanė, poetėt tanė”.

“Ēfarė thua, more baba?”

“Vetėm pasi u qetėsua dhe u rehatua nė divan, e morėm vesh se pse ishte tronditur aq shumė babai. Ai kishte blerė gazetėn, ku gjendej njė artikull i Bedri Blloshmit dhe kishte shkuar pėr ta lexuar nė njė stol tė lulishtes pėrpara parlamentit. Aty, pėrkarshi, ulur ndodheshin edhe dy burra tė tjerė, pak a shumė tė thyer nė moshė. Njėri nga tė cilėt, pasi kishte parė babain qė po mblidhte gazetėn e lexuar me artikullin e Bedriut, i qe lutur t’ia jepte edhe atij “pėr t’i hedhur njė sy”.

Ndėrkohė, ky, sapo kishte parė titullin e artikullit tė vėllait tė poetit tė pushkatuar, Vilson Blloshmit, ēuditėrisht, kishte filluar menjėherė t’i tregonte shokut sesi ishin pushkatuar dy poetėt nė Pėrroin e Firarit, nė Librazhd.

“Kam qenė pushkatar”, - tha ai. “Nuk do ta harroj kurrė atė natė. Patėm marrė urdhėr qė tė mos i qėllonim pėrnjėherė tė dy tė dėnuarit me vdekje, por vetėm njėrin. Nė fillim do tė qėllonim mbi trupin e Lekės. Nuk e dinim pse. E kuptuam, kur Leka u var mbi krahun e Vilsonit, duke rėnkuar nga dhimbjet e mėdha. Ēudi, nuk i doli shpirti menjėherė, ndoshta ngaqė plumbat nuk e kishin goditur nė zemėr. Ai rėnkonte, gjithmonė rėnkonte, ndėrsa komandanti ynė pyeste Vilsonin se, a do tė pranonte bashkėpunimin me organet e Sigurimit qė tė mos e pushkatonim. E kam parasysh edhe tani sesi Vilsoni rrinte gjysmė i pėrkulur nga pesha e trupit tė Lekės, lidhur nė dorėn e tij dhe kundėrshtonte. Ishte shumė kurajoz. Kokėfortė. Vallahi, nuk e di ēdo tė ndodhte me mua, sikur tė isha nė vend tė tij, pas krismave tė automatikėve dhe rėnkimeve tė shokut tė ngushtė, qė klithte vazhdimisht, ndėrsa gjaku i dilte ēurg nga trupi. Me siguri, unė do tė isha dorėzuar. Do tė kisha pranuar. Vallahi, jeta qenka e dhimbshme. Sidomos, kur e sheh vdekjen me sy. Unė do tė kisha pranuar”.

“Po Vilsoni, ēfarė tha?”, - pyeti shoku me padurim. “Ndoshta ai s’ishte nė vete atė ēast, fliste kot mė kot. Nuk thonte gjė tjetėr, veē pėrsėriste: “Jeni tė poshtėr. Jeni kriminelė. Mė mirė i vdekur sesa spiuni juaj. Mė mirė pleh pėr tė ushqyer bimėt sesa m... juaj. Qėllomėni edhe mua, maskarenj! Ē’prisni? Pse e torturoni Lekėn? Qė tė lemeritem unė? Kot e keni. Ne kemi qenė shokė nė kėtė jetė qė s’po na lini ta jetojmė dhe do tė jemi tė pandarė nė atė tjetrėn”. Na ēuditi tė gjithve qėndrimi i tij. Pritėm gati njėzet minuta qė tė ndėrronte mendje, por ishte e pamundur. Edhe kur na u dha urdhri, tė them tė vėrtetėn na erdhi keq, na u dhimbs, qė po ekzekutonim atė djalė aq trim e besnik i shokut tė tij. Madje, e sharruam njėherė nė mes, sepse ashtu donte komandanti. Ky i shkoi te koka dhe i tha: “Nuk deshe tė jetoje nė Paris apo nė Nju-Jork, por deshe tė vazhdoje jetėn tėnde me krimbat dhe shokun tėnd tė pandarė. Rrugė tė mbarė!”. Dhe e qėlloi me njė plumb nė ballė. Atė bėri edhe me Lekėn qė ende s’i kishte dalė shpirti.

Babai, kur dėgjoi kėtė histori, u trondit aq shumė sa s’kishte pasur mė fuqi pėr tė pyetur e mėsuar, qoftė edhe emrin pushkatarit tė Gencit e Vilsonit. Vetėm kishte fshirė lotėt, ndėrsa rrėfimtari ishte larguar qetė-qetė nga lulishtja e parlamentit, ku pak muaj mė parė u sanksionuan ligjet pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ibrahim Berisha

 

Modeli socio-filozofik i Krist Malokit

 

Krist Maloki ėshtė intelektual erudit, i paraqitur nė botimet periodike shqiptare nė vitet ’30-tė, shek. XX, bashkė me njė plejadė tė famshme dijetarėsh si Mithat Frashėri, Branko Merxhani, Nebil Ēika, Vanxhel Koēa, Anton Arapi etj., tė cilėt elaboruan idenė dhe shpirtin dhe kompozuan notat themelore tė identitetit shqiptar. Vendosėn krahasueshėm vlerat e identitetit shqiptar nė kontekstin e vlerave universale.

Preferues i njė publicisitike dhe filozofie me kritike e racionale, duke mos u rreshtuar nė njė kolonė a grup, me shkrimet e tij ai krijoi identitetin intelektual nga mė tė veēantėt e kulturės, filozofisė dhe publicistikės shqiptare.

Veprues nė njė shoqėri paraliberale me konflikte tė shumta reale dhe po aq shumė tė shpifura, Maloki nuk miraton konceptin etik dhe publik tė kėtyre konflikteve, duke nxjerrė esenca kritike qė zgjuan dhe vazhdojnė tė zgjojnė edhe sot diskutimin kreativ intelektual dhe publik. I njohur me analizėn e kthjellėt pėr raportin e Orientit me Oksidentin nė botėn shqiptare, ai objekt tė kėtij konflikti pėrcakton, jo siē ishte krijuar stereotipi, “muhamedanizmin”, por specifikueshėm arsyeton, mendėsinė dhe botėkuptimin e ngurtė. Orientalizmi apo Lindorizma shqiptare, sipas Malokit, ėshtė “njė sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim tė tijin”. Maloki vė nė pah tė thėnėn pak deri atėherė se, Lindorizma erdhi nga Azia, nga krishterimi euro-aziatik. Orientalizmi shqiptar ka nė thelb bizantizmin, duke argumentuar tezėn se, “ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u pėrhap shpirti bizantin si njė epidemi rrėnimtare”.

Nė anėn tjetėr, gabimi po kaq i papeshuar bėhet, kur vlerėsohet oksidentalizmi shqiptar duke parė sjelljet dhe veprime formale. Maloki koncepton se, “djelmnia e shkollueme e ka gabim, kur kujton se perėndimorja pėrmbahet vetėm ndėr veshje e mbathje evropiane, apo nė tė ndejunit plot kotėsi nėpėr sallone apo edhe me kryemjen e ndonjė detyre sa pėr formė e pėr tė rrėmbye njė rrogė tė majme”. Duke modeluar perėndimoren, ai shton moton “Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė tė atillė qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė gjithė”. Pra, modeli oksidental i Malokit ėshtė pėrgjegjėsi, etikė dhe punė. Maloki argumenton si tė domosdoshme tė ardhmen oksidentale pėr tė pasur njė qytetėrim tė zhvilluar shqiptar.

Ende mbetet tė studiohen konceptet e Malokit, nėse “njėqind pyetjet dhe njėqind hallet shqiptare”, konfliktet dhe krizat janė mungesė e kulturės individuale dhe kolektive apo mungesė e etikės dhe e dijes. “Nji shoqėni apo popullsi quhet e kulturueme, kur ajo pėrshkohet nga ideale tė shėndosha e tė ndershme dhe e ka vullnetin me gjallue mbas atyne idealeve”, - shkruan ai. Ngase “njė ent etnik, si kombi ynė, nuk do tė kishte muejtė me i qindrue kurrė gjithė atyne rreziqeve dhe kėrcėnimeve tė njė fati tė pashpirt, po mos tė kishte vlue nė trupin e tij njė gjak i nxehtė kulturor”. Dhe ėshtė e njohur se ai vinte si esenca themelore tė kulturės shqiptare: Besėn, Nderin dhe Burrninė! Tė tri kėto sisteme etike dhe shpirtėrore Maloki i vė nė thelbin e qytetėrimit oksidental tė shqiptarėve, duke i riafirmuar ato si vlera tė njė kombi, me tė cilat mund tė valorizojė veten nė botėn perėndimore.

Koncepti i identitetit nacional dhe politik i Malokit ėshtė: “Pėr mue – si kosovar – i gjakut shqiptar dhe si humanitar i kulturės oksidentale – ka vetėm nji politikė: politika e kombit shqiptar. D.m.th. tė njati enti historik, kulturor e moral qė i pėrmbledh nė vedi tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė, kudo qofshin nė botė”. Nė kėtė kontekst, ai shpreh relevancėn e idealit, pėrkatėsisht tė ideve qė janė pjesa mė e fortė e dihotomisė sonė nacionale shqiptare, sot aktuale mė shumė se kurrė pėr arsye tė procesit politik, nė tė cilin gjenden shqiptarėt nė Kosovė. Qytetėrimi nacional jeton nga idetė, njė njėjtėsime me idealet. Ideja shqiptare e parė asht: patriotizmi apo atdhedashunia. Por Maloki kėtė parėsi e sheh si “ide e lindun ma fort nėpėr luftimet liridashėse tė kombėsive tė ndryshme nė Itali e nė Ballkan”, qė d.m.th. rishtron tezėn e njohur mbi shqiptarėt si luftėtarė tė lirisė pėr tė tjerė mė shumė se pėr veten. Ideja e dytė ėshtė: ideja nacionale. Ideja liridashėse vihet pėrpara idesė nacionale dhe po nė kėtė kontekst ai vė re “ndjenjat kolektive, tė cilat janė lidhun gjithmonė me njėfarė ideali, na janė shue vetėm nė kėtė Shqipninė e lirė”. Liria, njė zhgėnjim, apo?

E ēfarė nė tė vėrtetė ndodh nė njė liri tė porsafituar? Pasaniku i hedh – “tė hollat e veta ma tė sigurueme nė nji bankė tė ndonji shteti tė huej sesa ndėr ndėrmarrje (anterpriza) po t'ashtullojshme nė Shqipnķ. Tregtari shqiptar tė gjitha fitimet i vendos nė nji tenčqe vajgurit, i mbyll mirė e mirė dhe i fshehė nėn dhź. Nėpunėsi i zhduk edhe ato pak kursime qė mund tė bante, rreth nji luksi tė dyshimt dhe t'importuem nga Evropa”. Janė kėto shenja tė anomalisė, tė njė disfunksionaliteti kolektiv, si njė fenomen social, qė ishte hetuar qė atėherė nga Maloki, po elemente tė tij ndeshim gjerėsisht sot edhe nė Kosovė.

Sė fundi, po nė kontekstin shkencor, por tashmė edhe utilitar pėr ne, Maloki jep njė qasje pėr kombin, nocioni etnik dhe nacioni, nacion shtetnor, dy kategori tė dallueshme. Sipas tij, “kombi pėrmbledh nė gji tė vet nji grumbull personash qė janė lidhė shoq me shoq (ideal!) nėpėr gjakun e fisin e njajt dhe ma fort nėpėr nji botėshikim e botėkuptim”. Kombi mund tė jetė edhe pėrtej kufijve dhe nė kėtė kontekst, ai nė njė studim historik, thekson mbetjen e gjysmės sė shqiptarėve nėn Jugosllavinė. Ndėrsa nacionin e vlerėson nė kuptimin e “popullit shtetnor” dhe po nė kėtė koncept i sheh tė veēuara idenė nacionale nga ideja kombėtare. Sipas teorisė sė Malokit, kthyer nė realitetin qė po krijohet, shqiptarėt nė Kosovė do tė duhej t’i pėrkasin kombit shqiptar dhe nacionit kosovar. Po ēėshtje ėshtė, pse njė komb nuk mund tė jetė njė nacion dyshtetėror?

Krist Maloki meriton mė shumė pėrkushtim kulturor dhe shkencor, se i dha kulturės dhe shkencės sonė filozofike, ekonomike, historike, sociologjike, letrare dhe publicistike vlera qė e bėjnė nga mė tė dallueshmit e mendimit shqiptar. Botimi i plotė i veprės sė tij do tė ishte njė respekt jo vetėm pėr Krist Malokin, po pėr dijen shqiptare, pėr sistemimin e vlerave, pa tė cilat edhe kultura dhe qytetėrimi ynė nuk mund tė jenė oksidentale, njė synim tashmė i proklamuar nga shqiptarėt si komb dhe si nacion, referuar modelit sociologjiko-filozofik tė Krist Malokit.