|
|
|
|
|
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
Droga, pranga shqiptarėve nė Itali e Greqi
Njėzet persona janė arrestuar pėr trafik lėndėsh narkotike, si edhe janė bllokuar edhe 55 kilogramė drogė, e pastėr 55 pėr qind, me njė vlerė prej mė shumė se tre milionė euro. Ky ėshtė bilanci i njė operacioni, i pėrfunduar nga policia italiane nė Milano. Sipas mediave italiane, ky operacion ka pėrfunduar dy ditė mė parė me 7 arrestimet e fundit. Sipas mediave italiane, ky ka qenė njė nga operacionet qė ka shkatėrruar njė organizatė tė rrezikshme tė trafikut tė lėndėve narkotike. Sipas tė njėjtave burime, kjo organizatė ėshtė drejtuar prej kohėsh nė Milano nga shtetasi shqiptar Altin Konda. Ky i fundit, sipas policisė italiane, ėshtė njė sipėrmarrės me dokumente tė rregullta qėndrimi nė Itali, njė sipėrmarrės shqiptar, i cili importonte, priste dhe shpėrndante mė pas nė zona tė ndryshme tė Italisė rreth 40 deri nė 50 kilogramė lėndė narkotike nė muaj. Nė arrestet e kryera nga policia italiane kanė qenė pėrveē shtetasve shqiptarė edhe disa italianė dhe afrikanoveriorė. Sipas drejtuesve tė policisė italiane, droga e sekuestruar ka qenė e njė cilėsie shumė tė lartė, e cila qė prej shumė kohėsh nuk ishte parė nė tregun e narkotikėve. Operacioni i quajtur Alfredo 2006, ka nisur nė vitin 2005-sė, nė dhjetor, me arrestimin e dy korrierėve tė 150 gramėve kokainė. Arrestimi i kėtyre personave ėshtė bėrė gjatė njė kontrolli rutinė nė stacionin e trenit pėr klandestinė. Ndėrsa mė pas, gjatė muajve tė fundit, janė arrestuar edhe disa persona tė tjerė pėr kėtė rrjet tė trafikut. Ndėrsa dje, janė arrestuar edhe personat e fundit tė dyshuar si korrierė tė lėndės narkotike. Nė njė banesė nė pronėsi tė anėtarėve tė bandės janė gjetur 40 kilogramė lėndė narkotike, e ndarė nė pako. Sipas mediave italiane, droga vinte nga Turqia nė Shqipėri dhe qė andej me anė tė automjeteve tė ndryshme transportohej nė Itali. Ndėrsa policia greke ka arrestuar njė shqiptar 22 vjeē pėr transportimin e njė sasie tė madhe lėndėsh narkotike brenda Greqisė. Shqiptari u arrestua nė rajonin Palajo - Faliron nė jug tė Athinės. Emri i tė riut shqiptar nuk ėshtė bėrė publik nga policia greke. Shqiptarit iu gjetėn 2 kg kokainė, 87.5 kg kanabis, dy armė dhe 105 fishekė. I dyshuari besohet se operonte nė njė bandė ndėrkombėtare tė trafikimit tė lėndėve narkotike nga Shqipėria nė Greqi. Policia pritet tė marrė nė pyetje tė arrestuarin, ndėrsa pas pėrgjigjeve pritet tė zbulojė mė tepėr tė dhėna pėr shkatėrrimin e kėsaj bande trafikantėsh.
Mariglen Halka dhe Pirro Bregu janė lėnė nė qeli
Vjosa 2007, rrjet pėr shpėrndarjen e hashashit Nė total numri i tė arrestuarve ka shkuar nė 13 persona. Atyre iu ėshtė bllokuar edhe njė sasi e konsiderueshme sendesh qė pėrdoreshin pėr trafikimin e lėndėve narkotike, ndėrkohė qė prangosjet kishin nisur qė nė fillim tė janarit tė kėtij viti.
Dy vlonjatėt e dyshuar si trafikantė hashashi, pas operacionit Vjosa 2007, nuk iu janė pėrgjigur dje pyetjeve tė gjykatėsit tė gatshėm nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda. Kėta tė fundit kanė deklaruar se nuk kanė patur dijeni pėr asgjė dhe se akuzat ndaj tyre janė tė montuara. Mariglen Halka dhe Pirro Bregu janė lėnė nė qeli deri nė pėrfundim tė hetimeve, ndėrsa burimet nga prokuroria kanė deklaruar se kėta dy shtetas nuk janė tė vetmit persona nė hetim pėr kėtė rrjet tė trafikut tė hashashit. Tashmė priten edhe arrestime tė tjera, pasi operacioni ėshtė duke vazhduar. Operacioni i koduar Vjosa 2007 ka sjellė arrestimin e Maringlen Halkės dhe Pirro Bregut, tė dy banues nė Vlorė. Veprimet e policisė janė kryer nė koordinim edhe me Prokurorinė pėr Krimet e Rėnda, e cila ka hapur njė dosje pėr tė gjithė trafikantėt e hashashit. Nė total numri i tė arrestuarve nė kuadrin e operacionit tė koduar Vjosa 2007 ka shkuar nė 13 persona. Atyre iu ėshtė bllokuar edhe njė sasi e konsiderueshme sendesh qė pėrdoreshin pėr trafikimin e lėndėve narkotike, ndėrkohė qė prangosjet kishin nisur qė nė fillim tė janarit tė kėtij viti. Akuza Sipas pėrfaqėsuesit tė organit tė akuzės, dje nė gjykatė, mė datė 18 dhjetor tė vitit 2006-tė, Prokuroria pėr Krimet e Rėnda ka nisur procedimin penal pėr trafikimin e lėndėve narkotike nė zonėn e Vlorės dhe Fierit. Kėto dy rrethe janė konsideruar si mė problematiket nė kuadrin e trafikut dhe kultivimit tė hashashit. Tė gjitha operacionet e policisė janė grumbulluar nė njė dosje tė vetme nga ana e organit tė akuzės dhe hetimet po kryhen njėkohėsisht pėr tė gjithė tė pandehurit. Kryesisht, lėnda narkotike trafikohet nė drejtim tė Italisė dhe vetėm njė pjesė e vogėl e saj ka si destinacion tregun shqiptar. Ndėrsa janė sekuestruar 15 kg e 324 gramė heroinė dhe 561 kg e 635 gramė marijuanė. Operacionet janė kryer nė bashkėpunim me organin e akuzės dhe janė pėrdorur teknika tė specializuara hetimore, duke pėrfshirė kėtu edhe blerjen e stimuluar. Operacioni mė i fundit ėshtė ai i arrestimit tė dy tė pandehurve qė janė paraqitur dje nė gjykatė. Maringlen Halka, 26 vjeē, lindur nė Fier dhe banues nė Vlorė dhe Pirro Bregu, 42 vjeē, lindur e banues nė fshatin Mifol, Vlorė. Tė dy tė arrestuarit akuzohen se nė bashkėpunim me persona tė tjerė kanė trafikuar lėndė narkotike tė tipit hashash, i cili blihej nė fshatrat e Vlorės. Nė kėtė zonė, policia arrestoi disa javė mė parė dy efektiva policie, pėr tė cilėt dyshohet se transportonin hashash, qė mė pas pėrcillej drejt tregut italian.
OPERACIONET
Mė datė 14.01.2007-tė, rreth orės 13.25, nė vendin e quajtur Lerat e Zeza nė Pyllin e Poros, nė Vlorė u sekuestruan me cilėsinė e provės materiale:
221 kg lėndė narkotike, tip marijuanė, e paketuar nė 9 pako, 1 mjet lundrues, tip gomone me dy motorė, 8 bidona me benzol. Pėr kėtė ngjarje janė arrestuar nė flagrancė shtetasit: Toni (Theodhori) Llambro Kushi, vjeē 26, lindur e banues nė Mifol Vlorė, Petraq Pandeli Lala, vjeē 38, lindur nė Mifol e banues nė Vlorė.
Mė datė 08.02.2007-tė, nė qytetin e Tiranės, (Tirana e re), janė sekuestruar me cilėsinė e provės materiale: Sasia prej 15 kg e 324 gramėsh heroinė, 1 presė hidraulike dhe njė peshore, 2 autovetura, Shuma prej 4.450 eurosh dhe 18.700 lekėsh. Pėr kėtė ngjarje janė arrestuar nė flagrancė shtetasit;
Devis Luan Koleci, vjeē 24, lindur nė Ēorovodė dhe banues nė Tiranė, Artan Andon Aliaj, vjeē 28, lindur nė Kuēovė e banues nė Durrės, Myrteza Hajri Beja, vjeē 49, lindur nė Pėrmet e banues nė Tiranė.
Mė datė 15.02.2007-tė, nė Novoselė, Vlorė janė sekuestruar me cilėsinė e provės materiale: sasia prej 96 kg e 635 gramėsh lėndė narkotike, e tipit marijuanė, 1 autoveturė tip Benz pa targa. Pėr kėtė ngjarje ėshtė bėrė arrestimi nė flagrancė i shtetasve: Artur Thanas Rrumbullaku, vjeē 39, lindur nė Patos Fier dhe banues nė Tiranė, Albert Koēi Binjaku, vjeē 44, lindur e banues nė fshatin Levan, Fier.
Mė datė 16.03.2007-tė, nė Vlorė, janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale: sasia prej 344 kg lėndė narkotike marijuanė, 1 gomone, 2 automjete. Pėr kėtė ngjarje janė arrestuar nė flagrancė shtetasit: Fatbardh Muhamet Kapllanaj, vjeē 31, lindur e banues nė fshatin Kaninė, Vlorė. Taulant Muhamet Kapllanaj, vjeē 23, lindur e banues nė fshatin Kaninė, Vlorė, Sokol Myrto Resulaj, vjeē 31, lindur e banues nė Vlorė, Silvan Agim Haxhiraj, vjeē 21, lindur e banues nė Vlorė.
Mė datė 21.04.2007-tė, nė kuadėr tė operacionit tė koduar Vjosa 2007 nga strukturat e Policisė sė Shtetit ėshtė bėrė ekzekutimi i urdhrave tė ndalimit pėr shtetasit: Maringlen Kajo Halka, vjeē 26, lindur nė Fier dhe banues nė Vlorė. Piro Mihal Bregu, vjeē 42, lindur e banues nė fshatin Mifol, Vlorė.
Kėta shtetas akuzohen pėr veprėn penale tė trafikimit tė lėndėve narkotike, tė kryer nė bashkėpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Dy vrasje trondisin Tiranėn. Njė oficer policie dhe njė lojtar kumari shkaktojnė 2 tė vdekur
Zėnka, oficeri i Briskut vret 30-vjeēarin, pastaj tenton vetėvrasjen
Dorian Vuēiterna, i goditur nga oficeri Avdo, ndėrron jetė nė spital. Polici nė rrezik pėr jetėn. Ndėrsa kapet, pas 12 orėsh, vrasėsi me thikė i manaxherit tė lojėrave tė fatit. Hodaj qėlloi Durrėsin, pas kėrkimit tė borxhit
Oficeri i Briskut qėllon pėr vdekje njė tė ri, pastaj teton tė vetėvritet me armėn e punės. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, pak pas orės 17.00, pranė Repartit tė Ndėryrjes sė Shpejtė nė lagjen Ali Demi. Sipas burimeve policore mėsohet se, ngjarja ndodhi pranė lagjes "Ali Demi", nė kryeqytet, kur oficeri i Repartit tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, i njohur ndryshe si Brisku, 28-vjeēari Arjan Avdo, nga Tirana, ka qėlluar me armė zjarri 30-vjeēarin Dorian Vuēiterna. Policia tha se, Vuēiterna ėshtė qėlluar me armė nga Avdo, teksa ndodhej nė krahun e pasagjerit tė automjetit tip Mercedes-Benz 250 D, me tragė TR 1332 M, i cili kishte ndaluar pėrpara derės kryesore tė Repartit tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, nė lagjen "Ali Demi". Mė pas, autori ka qėlluar dhe nė drejtim tė vetes, duke mbetur i plagosur nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Sipas dėshmive tė para bėhet fjalė pėr njė grindje banale, ndėrkohė qė shumė dėshmitarė dhe tė njohur janė marrė nė pyetje. Vuēiterna dhe Avdo u transportuan menjėherė nga forcat e gatshme tė kėtij reparti, pėr nė Spitalin Ushtarak. Dorian Vuēiterna ndėrroi jetė nė spital, si pasojė e plagėve tė marra nė trup, ndėrkohė qė oficeri i Repartit tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, Arjan Avdo ndodhet nė rrezik pėr jetėn. Policia e Tiranės konfirmoi se, pėr hetimin e kėsaj ngjarjeje u krijua grupi hetimor, i cili pėrbėhet nga oficerė tė policisė gjyqėsore tė sektorit tė kontrollit tė brendshėm nė Ministrinė e Brendshme, ekspertė kriminalistė, tė drejtuar nga prokurorė tė Prokurorisė sė Tiranės. Ky grup hetimor, pohuan burimet zyrtare tė policisė, po punon intensivisht pėr sqarimin e plotė tė rrethanave dhe motivit tė kėsaj ngjarjeje. Bėhet me dije se forcat e policisė, tė cilat shkuan menjėherė nė vendin e ngjarjes, kanė bėrė shoqėrimin edhe tė disa dėshmitarėve okularė. Vrasja te lojėrat e fatit Nuk ka zgjatur mė shumė se 12 orė arratia e vrasėsit tė Naim Durrėsit, manaxherit tė njė rulete nė zonėn e njohur si Komuna e Parisit. Kanė qenė dėshmitė e shumta tė marra nga tė ndaluarit qė kanė bėrė qė tė ndalohet 33-vjeēari Plarent Hodaj. Policia bėri tė ditur se kishte prangosur tė dyshuarin si autor tė vrasjes me thikė tė shtetasit Naim Durrėsi, mėngjesin e djeshėm, nė rrugėn "Komuna e Parisit". Policia tha se, nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se, motivi i kėtij krimi ka tė bėjė me njė konflikt tė ēastit tė lindur midis viktimės, administrator i njė rulete nė rrugėn "Komuna e Parisit" dhe autorit, pėr shkak tė njė borxhi tė krijuar nga loja nė ruletė. 40-vjeēari Durrėsi ndėrroi jetė nė Spitalin Ushtarak, si pasojė e goditjeve tė rėnda me thikė, pas njė grindjeje tė ēastit me Hodajn, pėr shkak tė mospagesės sė kėtij tė fundit. Policia ndaloi mėngjesin e djeshėm rreth 30 dėshmitarė pėr kėtė ngjarje, tė cilėt mė pas rindėrtuan ngjarjen.
Vrasja te Brisku
Arjan Avdo, oficer policie (i vetėplagosur) Dorian Vuēiterna (i vrarė nga Avdo)
Vrasja te ruleta Naim Durrėsi (ndėrroi jetė nė Spitalin Ushtarak) Plarent Hodaj (I prangosur pėr goditjen me thikė ndaj Durrėsit)
Riprangoset Polisi, policia i gjen edhe 8.7 kg heroinė nė makinė
Informacionet kanė riarrestuar Arjan Polisin. I prangosuri i mbrėmjes sė tė premtes nė Durrės, nga operacioni Pranverė 2007, tashmė do tė pėrgjigjet jo mė pėr 9.7 kilogramė heroinė, por pėr ngarkesėn prej 18.4 kilogramėsh heorinė. Njė kontroll i dytė nė makinėn e Arjan Polisit, i ndaluar tė premten nė tė hyrė tė Durrėsit ka ēuar nė gjetjen edhe tė 8.7 kg tė tjerė tė fshehura ne makinė, ndėrkohė qė natėn e parė tė arrestimit atij iu sekuestrua vetėm njė pjesė prej gati 10 kilogramėsh. Burime tė besueshme tė Antidrogės bėjnė tė ditur se kanė qenė informacionet operative pėr momentin e nisjes sė drogės, ato qė kanė detyruar specialistėt qė tė zbėrthejnė Benzin e 52-vjeēarit me origjinė nga Librazhdi e banues nė Tiranė. Prangosja Polisi u prangos tė premten, mė 20 prill, nė periferi tė qytetit tė Durrėsit, teksa udhėtonte nė drejtim tė Tiranės me makinėn e tij, tip Benz me targė TR 29 58 F. Operacioni pėr kapjen e 52-vjeēarit ishte i mirorganizuar, pas marrjes sė informacionit nga informatorė nga Tirana nė adresė tė antidrogės sė Durrėsit. Kjo e fundit ka njoftuar policinė e qytetit, e cila mė pas i ka bėrė pritė makinės ku ndodhej droga. Sipas njoftimeve tė para tė policisė, mendohet se heroina ishte e fshehur poshtė serbratorit tė makinės dhe ishte e desitinuar pėr shpėrndarje brenda pėr brenda vendit, por edhe pėr tu trafikuar jashtė. Policia ka nisur hetimet pėr tė zbardhur origjinėn e trafikut si dhe pritėsit. Vazhdimi i kėrkimeve Megjithėse policia bėn tė ditur se Polisi nuk ka pranuar tė flasė, kanė qenė informacionet e agjentėve tė infiltruar nė kėtė trafik, qė kanė ēuar, jo vetėm nė zgjerimin e emrave nėn hetim, por edhe tė rikėrkimit nė makinė. Kėrkimi ka bėrė qė pjesa tjetėr prej 8.7 kilogramėsh tė gjendej nė pjesėn e sipėrme te tė dyja parafangot e para tė automjetit, pas njė adaptimi tė realizuar pėr tė mundėsuar qėndrimin e kėsaj sasie. Sipas policisė, edhe kjo drogė ishte ambalazhuar nė qese plastmasi, njėlloj si sasia tjetėr e kapur fundjavėn qė shkoi. Ndėrkaq, policia ka bėrė tė ditur se ėshtė nėn hetimin e tė gjithė rrjetit qė siguronte sasitė e drogės si dhe mėnyrėn e tregtimit tė saj. Dyshohet se destinacion ka qenė Tirana, si dhe tregu nė Itali. Sipas policisė, nga tė dhėnat e marra nga tė prangosurit e javėve tė fundit ėshtė bėrė e mundur tė ndėrtohet njė hartė e rrugės qė ndjek ky trafik. Heroina medohet se vinte nga Maqedonia, rrugė pėr tė cilėn besohet se ka ndjekur edhe ngarkesa e sekuestruar nė mars nė operacionin Segmenti i Ndėrprerė.
Shkurt
Go West, akuza paraqet provat e falsifikimit
Prokuroria ka paraqitur dje nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, provat shkresore nė ngarkim tė tė pandehurve tė dosjes Go West, qė akuzohen pėr falsifikime tė vulave, stampave dhe vizave". Gjatė seancės sė djeshme gjyqėsore, pėrfaqėsuesi i Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda paraqiti nė cilėsinė e provave shkresore disa dokumente, mes tyre edhe pasaporta, qė pretendohet se janė falsifikuar nga tė akuzuarit. Ndėrkohė, nė seancat gjyqėsore tė radhės, pritet qė tė dėshmojnė disa persona rreth mėnyrės se si kanė kaluar kufirin, me pasaporta false qė pretendohet se janė pėrgatitur nga tė akuzuarit. Tė pandehurit e kėtij procesi janė: Nikolin Cako, Eduart Bejko, Voltan Turtulli, Ylli Xhametaj dhe Demir Shaba.
Gjyqi ndaj Tarifės, kėrkohet prania e ish-ambasadorit
Gjykata e Tiranės i ka kėrkuar Ministrisė sė Drejtėsisė njoftimin e tė pandehurit Fatos Tarifa nė rrugė zyrtare, pėr gjyqin qė ka nisur qė prej disa muajsh nė kėtė gjykatė. Ish-ambasadori shqiptar nė SHBA akuzohet pėr shpėrdorim tė detyrės dhe abuzime me tė. Dėmi i shkaktuar nga Fatos Tarifa gjatė kohės qė ka qenė nė detyrėn e ambasadorit, sipas raportit tė KLSH-sė mendohet tė jetė rreth 33 mijė dollarė. Pas kėsaj, pritet qė Tarifa tė jetė i pranishėm pėr tė dhėnė sqarime para gjykatės pėr kėtė skandal tė zbuluar.
Kule-Pollo, lista e pedagogėve shkon nė rektorat
Nė seancėn gjyqėsore tė radhės nė ngarkim tė Ministrisė sė Arsimit, e paditur nga Fakultetti i Ekonomisė, juristėt e kėsaj ministrie kanė paraqitur listat e pedagogėve. Kjo listė ka bėrė qė ēėshtja midis kėtyre dy institucioneve tė pėrfundojė nė gjykatė. Vonesa e plotėsimit tė kėrkesės sė fakultetit nga ana e Ministrisė sė Arsimit ka bėrė qė juristėt e Ekonomikut tė padisin ministrinė. Fakulteti i ka kėrkuar ministrisė listėn e pedagogėve qė japin mėsim nė universitetet private, kjo pėr tė shmangur dypunėsimin e kėtyre pedagogėve. Ndėrsa lista, tashmė i ka shkuar rektoratit. Juristėt e Ekonomikut kanė kėrkuar dje qė kjo listė brenda javės duhet ti shkojė kėtij fakulteti.
|
|