Free Online Edition

                                                       

Contra Costa Times
  Drejtor Mero Baze

KULTURA

 

Ministri Pango i jep prioritet librit dhe nxitjes sė leximit  nė manifestin e Ditės Ndėrkombėtare tė Librit

 

2007-a shpallet viti i Mitrush Kutelit 

- Ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve, zoti Ylli Pango, shpalli zyrtarisht dje vitin 2007 si “Vitin Mitrush Kuteli” me rastin e 100- vjetorit tė lindjes, tė kėtij personaliteti shumė dimensional tė kulturės mbarėkombėtare.   Nė ditėn Ndėrkombėtare tė librit, Ministri Pango u shpreh se nė nderim tė kėtij emri tė madh tė letrave shqipe,  gjatė tė gjithė vitit do tė organizohen njė mori veprimtarish  memoristike dhe konferenca...

 

 

 

 

Dhurata Hamzai

 

Festimi nė Shqipėri prej disa vitesh i Ditės Ndėrkombėtare tė Librit, u konsiderua nga ministri Pango si njė nga prioritetet e poltikave kulturore tė mbarė qeverisė. “Libri dhe nxitja e leximit do tė mbeten prioritet i politikave tona”, tha dje Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, zoti Ylli Pango, duke e konsideruar librin si njė shenjė qė bashkėndan tė gjitha vlerat  kulturore tė botės sė qytetėruar dhe duke e konsideruar edhe Shqipėrinė si “pjesė e identitetit tė saj kulturor”. Prej vitesh, ēdo 23 prill, nė tė pesė kontinentet, festohet Dita Botėrore e Librit dhe e tė Drejtės sė Autorit. Kjo ditė ėshtė caktuar nga UNESCO nė nderim tė shkrimtarit tė shquar anglez, Shekspir, i cili mė 23 prill ka ditėn e lindjes. Nė kėtė ditė ka vdekur Miguel Servantes dhe Inca Garcialaso de la Viega. Por po nė kėtė datė kanė lindur edhe mjaft shkrimtarė tė shquar, si Maurice Druon, K. Laxnes, Vladimir Nabukov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Qė nga viti 2002 edhe Shqipėria, fillimisht me nismėn e Bibliotekės sonė Kombėtare dhe e pasuar nga institucionet e tjera kulturore e arsimore tė vendit, i ėshtė bashkėngjitur dhjetra vendeve tė tjera tė botės pėr festimin e kėsaj dite tė shėnuar tė dijes, e cila ėshtė pjesė e kalendarit kulturor botėror. Nė vijim tė kėsaj nisme, vit pas viti, nė vendin tonė po krijohet njė traditė, e cila ka ardhur nė rritje me organizimin e  veprimtarive tė shumta nga bibliotekat, shkollat, shtėpitė botuese, shoqatat e shkrimtarėve, radiotelevizionet, agjencitė e tregtimit tė librit si edhe shoqata tė ndryshme. Nė vende tė ndryshme, nė kėtė ditė feste tė librit, qė pėrfshin natyrshėm tė gjithė moshat e nivelet e shoqėrisė, dashamirės e adhurues tė librit, “punėtorėt e librit” kanė gjetur mėnyra origjinale pėr ta festuar. Nė Spanjė, tė frymėzuar nga tradita e bukur katalane, ėshtė jetėsuar nisma speciale me sloganin “Dhuro njė libėr, dhuro njė trėndafil”, nė Norvegji , “Duke lexuar nė librari”, nė Francė, “Duke lexuar nėpėr rrugė”, nė Afrikė “Pėr leximin publik”, ku vullnetarėt e rinj u lexojnė libra tė sėmurėve, tė moshuarve, tė verbėrve nė shtėpitė e tyre.  Ndėrkohė Ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve, zoti Ylli Pango, shpalli zyrtarisht dje vitin 2007 si “Vitin Mitrush Kuteli” me rastin e 100- vjetorit tė lindjes, tė kėtij personaliteti shumė dimensional tė kulturės mbarėkombėtare. Vitin e kaluar Ministria e Kulturės e kishte shpallur vitin 2006, si vitin e Ismail Kadaresė. Nė ditėn Ndėrkombėtare tė librit, Ministri Pango u shpreh se nė nderim tė kėtij emri tė madh tė letrave shqipe,  gjatė tė gjithė vitit do tė organizohen njė mori veprimtarish memoristike dhe konferenca. Ai pėrmendi me kėtė rast organizimin e  konferencės qė do tė zhvillohet mes dy bibliotekave kombėtare tė Shqipėrisė dhe Kosovės nė vjeshtė tė kėtij viti, si dhe promovime tė botimeve tė zgjedhura nga ky autor, etj. Ēmimet kombėtare nė letėrsi “Penda e Argjendė pėr pėrkthimet” kėtė vit do tė quhet “Penda e Argjendtė -Dhimiter Pasko”, cilėsoi ministri i Kulturės.

Mitrush Kuteli, i cilėsuar nga kritika shqiptare si rrėfimtari i njohur nė prozė, nė tė gjithė veprėn e tij letrare dėshmoi njohjen e thellė tė jetės shpirtėrore tė njeriut, duke e parė atė gjithnjė tė ballafaquar me jetėn, vdekjen dhe dashurinė. Mjaft tė dukshme nė veprėn e tij, mbeten personazhet veprues nė prozat e tij tė njohura, ku radhiten "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natė kollozhegu", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e Zotit", "Mė kot...", "Lumi i madh", "Fshati im e pi rakinė", "Parvera nė Transilvani", ku pėrfshihen dhe disa krijime tė tij nė vargje si "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shėndaumit" dhe "Po tė vdes nė dhe tė huaj". Mitrush Kuteli, i cili mbaroi studimet ekonomike nė Bukuresht (Rumani), u lidh me letrat shqipe qė nė vitin 1928, kur filloi tė botojė artikuj kritikė pėr shkrimtarėt shqiptarė dhe tregime nė Shqipėrinė e re tė Kostancės. Ndėrkohė, nė galerinė e personazheve tė tij dhe nė shqipen qė e ruajti me fanatizėm, nė fillim pėrfshiu njerėz dhe figura qė i kishte parė me sytė e tij nė shtėpi si, Dervish Hima, Avdyl Ypi, Mihal Grameno, Telemak Gėrmenji, Mendu Zavalani, Themistokli Gėrmenji, nėpėrmjet tė cilėve ruajti frazeologjinė e gjuhės sė gjallė popullore nė ēdo vend dhe situatė.

 

II.

Shpallen ēmimet e konkursit pėr tė rinjtė “eseja mė e mirė e shkollave tė mesme”

 

 

Drejtoria e Politikave Rinore ne Ministrisė sė Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve  shpalli dje nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Librit, ēmimet fituese tė konkursit pėr tė rinjtė “Eseja mė e mirė e shkollave tė mesme” ( nga i gjithė vendi). Nė ceremonine e rastit, e organizuar nė prani tė jurise, u nderua me ēmim tė parė, Evadiola Mbrakulli, shkolla e mesme pedagogjike “Kristo Isak", Berat, me ēmim tė dytė Sofokli Ēakalli, shkolla “Hasan Tahsini”, Sarandė, dhe me  ēmim tė tretė Albana Dragoshi, shkolla   “Havzi Nela”, Kukės. Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve , Ylli  Pango, u shpreh mė kėtė rast se botimi i eseve tė paraqitura nė kėtė konkurs nė njė Antologji ėshtė njė shenjė e mirė e njė realiteti ndryshe qė na fton pėr reflektim".  Sipas tij, “eseja ėshtė njė lloj elitar dhe formė e lartė  mendimi. Ajo ėshtė karakteristike e shkollės perėndimore si shtysė pėr mendim tė pavarur dhe fakti qė studentėt tanė po e eksperimentojnė me sukses tregon se ndarja me edukimin pedant po kryhet e njėkohėsisht integrimi intelektual ėshtė njė qėllim dhe etapė e arritshme". “Tė shkruash do tė thotė tė lexosh dhe nga kėto qasje shohim qė gjeografia e teksteve dhe autorėve me tė cilėn kontaktojnė fėmijėt tanė ėshtė e admirueshme, kėrkimi, kurioziteti, pse-ja dhe vizioni shndrohen nė metaforė dhe gjuhė pėr tė na dhėnė mesazhin e dėshirave tė tyre”, tha Ministri Pango

 

 

III.

 

Pango:  Si lexues i drejtohem shkrimtarit Sabri Hamiti,

 

I dashur mik.

Nė fundin e njė poezie tuaj nė kėtė pėrmbledhje ju pyesni qetėsisht se “Sa zgjat vaji i brezave?”! Me kėtė pyetje sė cilės nuk i shmangesh dot lehtė ngacmuat Brenda meje njė pyetje simetrike me tė, sė cilės e kam po aq tė vėshtirė t’i pėrgjigjem:-  Po heshtja, miku im poet, sa zgjat heshtja e brezave?.... E kam patur gjithnjė bindje se botimi i njė libri ėshtė njė zė qė mund, qoftė edhe pėr pak kohė, heshtjen. Dhe teksa shkruajmė apo lexojmė sot njeri-tjetrin ne kuvendojmė brengat dhe ėndrrat e pathėna tė shumė brezave, breza njerėzorė, breza shqipėtarėsh, breza pejanėsh, gjakovarėsh,prishtinasish,tetovarėsh,shkodranėsh,vlonjatėsh, camėsh,pogradecarėsh,tiransish,durrėsakėsh qė rinisin tė kunvendojnė mes tyre fill aty ku ua  patėn prerė fjalėn kohė mė parė. Brenda meje,njeriu i apasionuar i letėrsisė dhe psikologu kurreshtar nisin e kuvendojnė hapur me poezinė, me fjalėn tėnde. Dhe shfaqet atėhere prej tyre Njeriu Universal , njeriu i bukur,  i pėrjetshėm, i habitur me mrekullinė e fjalės dhe nė kėrkim tė fjalės, njeriu i dashuruar dhe i tradhėtuar, gruaja si jeta dhe varri i fundėm i burrit, kėnga dhe vaji i jetės.Duke tė lexuar mė duket se shterr shumė hamendje mbi ekzistencen. Mendoj qė prej artit,dhe vecanėrisht prej letėrsisė, njeriu mėson krenarinė e qenies, atė krenari qė lind prej vizllimit tė fjalės, tė kumtimit, tė dijes sė lartėsuar nga kėrkimi i sė bukurės dhe sė mirės. Thelbi i  kėsaj krenarie nuk ėshtė tė ndjerit suprem, nuk ėshtė as iluzioni i sė vėrtetės apsolute. Krenaria qė na vjen prej kuvendit me artin, na mėkon me njė nga vlerat mė tė mėdha tė qėnies: pėrulėsinė, pėrulėsinė fisnike pėrpara tė bukurės, pėrpara mundit tė krijimit, pėrpara sfidės sė fjalės. Kjo pėrulėsi ndaj artit mendoj se ėshtė  dhe  casti i pėrjetimit tė lirisė mė tė madhe tė qėnies. Tekstin tuaj poetik e konceptoj si vektor tė  mbėshtjellė me sqimėn e artit   ndermjet krenarisė dhe lirisė e diku aty shoh edhe Pavarėsine e Kosovės.