Punesim

  Makina

  Shtepi

  Apartamente
Contra Costa Times
   Kryeredaktor Mero Baze

                 Editoriali





Contra Costa Times

E drejta pėr tė folur Gramoz Ruēi

 Nga Mero Baze

 Interpelanca e djeshme me kryeministrin Sali Berisha rreth projekteve tė qeverisė sė tij pėr akset rrugore tė jugut dhe veriut tė Shqipėrisė, u pėrdor nga deputeti socialist Gramoz Ruēi, pėr tė ngritur njė platformė politike antiqeveritare, tė mbėshtetur nė ndarjen krahinore tė vendit. Duke ruajtur egėrsinė e tij tė vjetėr politike, zoti Ruēi u pėrpoq tė paraqiste programin e qeverisė sė re, si njė program tė strukturuar kundėr interesave tė Jugut tė vendit. Teza tė tilla, shpesh vlejnė si kamerdare pėr tė dalė nga kriza ku zhyten partitė pas humbjeve tė thella, ose humbjes sė pushtetit. Racizmi dhe krahinarizmi kanė qenė dy armė tė vjetra tė socialistėve kundėr Berishės, qysh nė vitin 1992, dhe nuk kanė funksionuar keq. Si ēdo perversitet politik, edhe ky krijon njė lloj kapitali negativ dhe mund tė pėrdoret pėr tė nxitur urrejtjen nė politikė. Nė kėtė pikė, Gramoz Ruēi ėshtė njeri i suksesshėm. Por, mbi tė gjitha, ėshtė i suksesshėm, sepse ai ėshtė i vetmi politikan qė krahinarizmin dhe razicmin politik, i ka pėrdorur mė mirė se kushdo tjetėr nė politikėn shqiptare. Pėr ata qė nuk e njohin Jugun, unė, pa shumė dhimbje, pranoj se Tepelena ėshtė rrethi mė pak i preferuar pėr ēdo jugor, megjithėse ėshtė vendlindja ime. Pėr ata qė njohin Tepelenėn, Salaria ėshtė fshati mė pak i preferuar pėr ēdo tepelenas. Pėr ata qė njohin Salarinė, mėhalla e Gramoz Ruēit, ėshtė mėhalla mė e keqe e fshatit. Por nga kjo mėhallė, Gramoz Ruēi ka arritur tė nxjerrė katėr deputetė nė parlamentin shqiptar dhe 3 tė tjerė nga mėhallat rrotull kėtij fshati. Kulmi arriti kur pas 3 Korrikut, tri figurat kryesore tė Partisė Socialiste, Sekretari i Pėrgjithshėm - Gramoz Ruēi, Sekretari Organizativ - Elmaz Sherifi, dhe Sekretarja e Marrėdhėnieve me Publikun - Valentina Leskaj, pėrfunduan sėrish nga “mėhalla” e Gramozit dhe “mėhalla” fqinje. Dy “profesorė” tė tyre, Et’hem Ruka dhe Luan Memushi, djem tė “mėhallės Ruēi”, thjesht pėrdoren si ilustrim se jo tė gjithė ata qė janė nė politikė nga Salaria, janė pa shkollė. Ky krahinarizėm nė krye tė PS-sė dhe ky centralizim i pushtetit nė emėr tė krahinarizmit, derivohet nė Jug nė 100 nipa, mbesa dhe dhėndurrė tė Gramoz Ruēit, qė kontrollojnė 100% policinė, doganat, ndėrmjetėsojnė tenderat publikė dhe strukturat e Partisė Socialiste nė jug. Kryetari i PS-sė nė Tepelenė ėshtė nipi i Gramoz Ruēit, 10 drejtorė - nipa tė tij, Drejtori i Policisė - njeriu i shtėpisė sė tij, Shefi i rendit - nipi i tij, policia e Gjirokastrės - e gjitha e tij, shefi i policisė sė Kakavijės ėshtė djali i vėllait tė tij, doganieri i Kakavijės - nipi i tij, drejtorėt e Sarandės - nipa apo dhundėrrė tė tij dhe, mė tej akoma, njė oktapod i tmerrshėm i mafias sė pėrzier me politikėn. Por jo vetėm nė Jug. Nė Drejtorinė e Doganave - tre njerėz tė afėrt tė tij, nė Ministrinė e Brendshme, sė paku nė 15 poste kyēe janė njerėz tė tij, nė Ministrinė e Lulzim Bashės, gjysma e drejtorėve janė njerėz tė shtėpisė sė tij, ndėrsa nė ministritė e tjera janė njerėz tė tij, ose shefat e personelit, ose drejtorėt kyē.

Dhe nuk bėhet fjalė pėr njerėz, qė kanė ndonjė vlerė profesionale apo politike, por thjesht ushtarė, qė u binden urdhrave tė klanit politik. Modeli i tyre ėshtė, pėr shembull, Eqerem Braēe, i cili nga bari nė Salari deri nė vitin 1996, “u vesh” prej Gramoz Ruēit si biznesmen dhe tani ka fituar tenderin e ushqimit tė Gardės sė Republikės, qė komandohet nga “veriori” Sali Berisha, tenderin e rrugės Dukaj-Tepelenė ku nuk ka hedhur asnjė lopatė dhe qė paguhet nga “tironsi” Lulzim Basha, tenderin e gjimnazit tė Tepelenės dhe disa shkollave nė fshatra tė humbur tė Tepelenės, ku nuk ka as mėsues, as nxėnės, po vetėm objekte tė lyera dhe miliona tė pėrfunduara nė xhepat e Gramoz Ruēit. Ky Eqerem Braēja, sė fundmi ėshtė dėnuar me 9 muaj burg nga Gjykata, dhe politikani parimor Gramoz Ruēi, jo vetėm qė nuk ia dorėzon drejtėsisė, por e mban nė makinė tė tij pėr tė mos e kapur policia. Nipi tjetėr i tij, krimineli Gjolek Malaj, ėshtė pronar i njė ndėrtese pa leje nė qendėr tė Tiranės dhe, pėrmes pushtetit politik tė Gramoz Ruēit, ka detyruar njė fondacion kulturor iranian, tė vendosė aty aktivitetin e tij tė shpallur si arsimor, me qėllim qė kėtij banditi t’i quhen tė pastra paratė, pasi kanė ardhur nga Irani. Dhe kjo bėhet nėn mbikėqyrjen e ministrit “anti-iranian” Genc Pollo. Ky model politikani, i cili pėrpiqet tė thėrrasė nė ndihmė krahinarizimin me tė cilin ekziston nė politikė, si njė mjet lufte pėr tė ndezur urrejtjen Jug-Veri, nė tė vėrtetė ėshtė i vetmi nė politikėn shqiptare, qė ėshtė ende nė skenė, pėr shkak tė kėtij krimi. Unė nuk e di pėrse do t’i duhej Shqipėrisė Gramoz Ruēi me dy klasė shkollė partie, nėse nuk do tė kishte 100 nipēet dhe dhėndurrėt nė pushtet pėr t’u motivuar politikisht si plaēkitės. Nuk di ē’do t’i duhej politikės shqiptare ky njeri, nėse nuk do tė transferonte mafian e rrugės nė Tepelenė, nė mafia ndėrtimi nė Tiranė dhe tė gjunjėzonte me tė Edi Ramėn. Nuk di pse do t’i duhej politikės shqiptare ky njeri primitiv, qė as gėrmat e alfabetit nuk shqipton dot, nėse nuk do t’u imponohej me radhė kryeministrave socialistė me ato qė ai i quan bastione tė sė majtės dhe qė kontrollohen nga familja e tij mafioze.

Nė gjithė kėtė histori, Gramoz Ruēi ka vetėm njė tė drejtė. Ka tė drejtėn e triumfatorit mbi pushtetin e Sali Berishės, qė jo vetėm nuk arrin tė ēmontojė kėtė familje mafioze nga politika, por nė mėnyrė qesharake, klani i tij dikton qeverinė e re, tallet me tė dhe ministrat e tij dhe paguhet ende me paratė e buxhetit tė varfėr tė shqiptarėve. Gramoz Ruēi ka tė drejtė tė ngrejė kokėn, pėrderisa nipat e tij kriminelė, arrestohen nė flagrancė duke dhunuar ligjin dhe lihen tė lirė rrugėve, vazhdojnė tė ndėrtojnė nga Tiranė nė Sarandė, me lejet e ndėrtimit qė kontrollon qeveria e Sali Berishės, vazhdojnė tė marrin paratė e tenderave tė fituara nė mėnyrė tė paligjshme nga qeveritė e mėparshme dhe mbrohen politikisht nė Kuvend nė emėr tė luftės Jug-Veri.

Kjo ėshtė e drejta qė Gramoz Ruēit po i jepet dita-ditės nga pushteti i ri. Derisa kjo qeveri nuk do tė arrijė tė marrė pushtetin, derisa kjo qeveri nuk do tė arrijė tė ketė nėn kontroll situatėn nė vend, derisa kjo qeveri nuk do tė jetė nė gjendje tė dominojė mbi bandat politike tė Jugut tė Shqipėrisė, qė rrinė kėmbėkryq nė Tiranė, nė Kuvend do tė mbahen pėrditė fjalime raciste dhe platforma tė luftės krahinore, siē ishte ligjėrata e djeshme e Gramoz Ruēit. Atij i ka ardhur shpejt dita tė ngrejė zėrin nė emėr tė Jugut, ndėrkohė qė Jugu, ndryshe nga Partia Socialiste, nuk e ka njohur dhe as e ka shpallur kryeqendėr tė tij, Salarinė.